automagazina_prezentimi

Page 1

automagazina e d i c i o n

i

l i m i t u a r

// Magazina e specializuar për automobilizëm

prezantimi për 2012

P u b l i s he d by: // drafti i parë, mund të shfletohet me dy duar në timon;)


// koncept origjinal // koncept origjinal

‘për ditë të ‘për ditë të vështira’ vështira’

AutoMagazina është magazina e parë në gjuhën shqipe, e konceptuar veçanërisht për adhuruesit e profesionistët e automobilizmit dhe specifikisht e profilizuar për një shtresë të ngushtë të tregut të botimeve. Sado që kjo fjali tingëllon akademikisht korrekte, fjala është për një magazinë që synon ti shesë 2,000 numra në muaj meqë përmbajtja e saj është ekskluzive dhe i dedikohet të varurve nga adrenalina dhe kurreshtarëve për luks. Ne, në AutoMagazinë kemi konstatuar se automobilistët janë shtresë e diskriminuar e njerëzve në tregun medial meqë për ta nuk shkruan e nuk flet askush, dhe kemi vendosur t’i japim fund këtij diskriminimi duke i hyrë misionit të mundur, që të botojmë një magazinë për automobilizëm në një vend ku luksi është terapi dhe ku “kualiteti” i jetës nuk le shumë kohë të mendohet për automobila. AutoMagazina është konceptuar vetëm për një grup shumë specifik të njerëzve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i kënaqim kriteret e vështira të cilat i kanë ata.

2

Në Targetin Primar hyjnë të gjithë të punësuarit me të ardhura mbi mesataren e Entit të Statistikave të Kosovës (FYI: GDP-ja për vitin 2010 është 2,383 EUR për kokë banori dhe është më e ulët se dy vitet e kaluara). Në grupin dytë apo në Targetin Sekondar hyjnë vetëm ata persona që janë në kërkim të stilit luksoz të jetës dhe kërkojnë frymëzim nga idetë e fundit në fushat në të cilat AutoMagazina merret në mënyrë të profilizuar. Jetojmë në kohë të vështira për të gjithë dhe para vetës i kishim dy opsione: të rrinim në kokërr të shpinës dhe të pohonim se “ka edhe ma zi”, ose të fillonim të dëshmonim se me punë mund të bëhët një magazinë cilësore dhe serioze që mund të kontribuojë direkt në treg dhe në industri në Kosovë. Si për inat, e zgjodhëm opsionin e dytë! Me dorën n’zemër, AutoTeam.

// MAGAZINA E SPECIALIZUAR PËR AUTOMOBILIZËM


BMW M5 ishte i pari i llojit të tij që ofronte performancë të lartë garuese, brenda një dizajni elegant që nuk “dallohej” në trafikun e përditshëm. Ky koncept unik u transformua në një sukses të shquar, që u shtri mbi katër gjenerata, në vazhdim shihni gjeneratën e pestë.

GoLF Gti eDition 35

2012 Bmw ConCept m5

me zemër të artë

¬ promovim

¬ exclusive

BmW prezenton gjeneratën e pestë të legjendës

golf gti 35 vjet

tradita vazhdon Në 35 vite të ekzistimit prej asaj kohe, WV Golf GTI është shndërruar në një ikonë automotive me gjashtë gjenerata dhe mbi 2.5 milion modele të shitura anembanë botës... Gëzuar Ditëlindja, GTI!

maj 2011

52

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

¬ hi-tech

¬ prezentim

2012 mercedes sls amg roadster E keni parasysh atë thënien: “Janë vetëm dy lloje veturash në botë: Mercedes’i një dhe dy, krejt të tjerët”, pikërisht tek SLS AMG përdorimi

2012 auDi Q3

2012 meRCeDeS SLS amG RoaDSteR

është adekuat deri në pikë të fundit. Roudster'i i ri do të paraqitet për herë të parë në panairin e Frankfurtit kah mesi i shtatorit...

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

53

REVULUCIONI GjERMAN!

2012 audi q3

sugari i familjes Pas gjashtë viteve të promovimit të gjeneratës së parë të modelit Q7 dhe prej dy viteve nga premiera botërore e Q5, erdhi koha e rritjes së “Familjes Q”.

Sistemi i zërimit BOSE me 14 altoparlanta dhe një kuti bassi i cili është ndriçues në mbrëmje, sistemi

Anëtari i tretë, pikërisht emërohet me numrin 3, që ofron një crossover të aftë për manevrim të lehtë në qytet si dhe në kushtet e rënda atmosferike, duke iu falemnderuar sistemit Quattro.

navigimit, ekran me ngjyra 17”, 3D dhe me Touch Screen. Drita Xenon dhe LED. Interieri luksoz.

www.AUTOXMAG.COM

maj 2011

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

29

L a m B o R G H i n i aV e n ta D o R L p 7 0 0 - 4

e fundit!

FoRD FoCuS RS500 - eDiCion i LimituaR

58

¬ promovim

ford focus rs

gjenerata

¬ sport

28

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

59

FITUESI I LINDUR! Shumica e veturave të reja nuk fillojnë procedurën prej vizatimeve në letër, por i trashëgojnë vetitë e paraardhësit të tyre. ndërsa, aventadori është modeli i vetëm "i virgjër" i cili është krijuar prej skicave në letër. Në fakt,

shefi i kompanisë Stephan Winkelmann e konfirmon që Aventadori prezenton top modelin e kompanisë i cili është avansuar sa dy gjenerata përpara...

Kjo veturë i bashkohet një rreshti të gjatë të ikonës Ford RS dhe është pranues i denjë i emrit RS500, i cili u bë sinonim i suksesit në rrugë dhe pistë me “Sierra RS500 Cosworth”

Aston Martin ka premtuar se një bashkëpunim i ri me Zagato do të sjell së shpejti një fryt të ri, dhe krejt çka na mbetet neve të themi pas këtij prezentimi, është "faliminderit.”

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

37

66

¬ plus extra

BISHA!

maj 2011

poRSCHe 911 Gt3 RS 4.0

a S t o n m a R t i n V 1 2 Z a G at o

¬ exclusive

www.AUTOXMAG.COM

www.AUTOXMAG.COM

maj 2011

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

67

maj 2011

www.AUTOXMAG.COM

73

REKORDERI REKORDERI AT MOSFE RIK ATMOSFERIK edicioni ekskluziv i garuesit ciliv Me fuqinë rekorde atmosferike specifike prej 125 kalëfuqi në litër, dhe raportit të fuqisë dhe të masës, pasi që në një kalëfuqi shkojnë vetëm 2,72 kilogramë, Porsche 911 GT3 RS 4.0, vendos standarde të reja për motorët pa kompresor. Këtë mundësi do ta kenë vetëm 600 pronarë fatlumë

72

// prezentimi për 2012

www.AUTOXMAG.COM

maj 2011

3


// koncept origjinal // çka, pse e si?

‘për ditë të ‘content is vështira’ the king’ AutoMagazina do të jetë magazina e parë shqiptare për automobilizëm, e konceptuar që me dizajn unik, stil bashkëkohorë të të shkruarit dhe cilësi të pakompromistë të shtypit dhe fotografive, të paraqesë risitë dhe trendet në industrinë e automobilizmit dhe industritë përcjellëse, nganjëherë duke mos pasur konsideratë për pagat e lexuesve ose përqindjen e pagave që harxhohet nga gratë e tyre në produkte “të dyshimta” ;-) Detajet:

Titulli: Publikimi: Gjuha: Tirazhi: Tregu: Çmimi:

Auto Magazina 12 numra në vit Shqipe Standarde 2,000 copë - me Edicion të Limituar Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi Kosovë 3 EUR, Shqipëri 500 LEK, Maqedoni 200 DEN

Target Grupi: Target Grupi primar i AutoMagazinës i përfshin të gjithë profesionistët e automobilizmit dhe lexuesit që automobilizmin dhe segmentet e tij përcjellëse i kanë pjesë të stilit të jetës. Target grupi sekondar përbëhet nga meshkujt e punësuar me kurreshtje për automobilizëm dhe stil aktiv të jetesës si dhe blerësit potencial të veturave të reja. Shpërndarja e revistës: AutoMagazina do të shitet në të gjitha pikat kyçe të rrjetit të shpërdarjes së Rilindjes dhe të rrjeteve private të shpërdarjes.

4

// MAGAZINA E SPECIALIZUAR PËR AUTOMOBILIZËM


Përshkrim i shkurtër i përmbajtjes: Cover story:

rezantimi i modelit që gjendet në kopertinën e magazinës, që zakonisht përbën top temën e P muajit në auto industri, ose ndonjë model ekskluziv të testuar nga magazina jonë.

Premierë:

rezantimi i modeleve më të reja të fabrikave të ndryshme, ose modeleve që pritet të lansohen P në treg së shpejti

Top:

Prezentim ose Testim i modeleve Premium të fabrikave përkatëse.

Promo:

Prezentim dhe Testim i modeleve të reja në tregun e Kosovës.

Head 2 head:

rahasim ballë për ballë i dy modeleve të një kategorie, me motorë të ngjashmëm dhe me K çmime të përafërta dhe shpallja e një fituesi në bazë të kritereve standarde për vlerësim të automobilave.

Concept: Prezentim i koncepteve të dizajnit, prototipave ose studimeve të fabrikave dhe studiove të dizajnit. Techno:

Prezentim i risive teknologjike të automobilizmit dhe metodave të transportit për të ardhmen.

Lajme:

Blic lajme për ngjarjet kryesore nga automobilizmi.

Lifestyle:

rtikuj për modelet e reja dhe specifike të jahteve, aeroplanëve privatë, biçikletave, orëve, A smartfonëve, laptopave, pajisjeve teknologjike, video lojërave...

Green:

Modelet e automobilave dhe idetë teknologjike me “eko” standarde.

Sport:

ema të veçanta nga Formula 1, WRC dhe kampionatet tjera kryesore të automobilizmit në T botë.

Tuning/supercars: Prezentim i modeleve shumë të rralla me super performanca, ose të shtëpive të specializuara për tuning ose edicioneve të kufizuara të super automobilave. Moto:

Faqet kushtuar top modeleve të motoçikletave të firmave japoneze dhe italiane.

Auto Salloni: Risitë nga distributorët e automobilave të rinjë në Kosovë. Aksionet e shitjes, zbritjet e modeleve, arritja e modeleve të reja në Kosovë... Portret: Biografitë e ngasësve të Formulës 1, themeluesve të fabrikave të automobilave, njerëzve me ndikim në historinë e automobilizmit dhe historitë e fabrikave më të njohura të automobilave.

// prezentimi për 2012

5


// koncept origjinal // kush?

‘për ditë të ‘the team vështira’ is the key’ Magazina për automobilizëm si koncept i botimit nuk do të jetë risi për asnjë adhurues të automobilizmit në trojet shqiptare. Mirëpo, fakti që AutoMagazina do të jetë botimi i parë i kësaj natyre në gjuhën shqipe e bën këtë produkt shumë interesant dhe misionin tonë shumë ambicioz. Ne synojmë që me lansimin e AutoMagazinës, të gjithë adhuruesve, por edhe profesionistëve të automobilizmit, t’u japim një mundësi që të informohen për risitë dhe trendet kryesore botërore në këtë industri, por edhe të shprehin idetë e tyre rreth përmirësimit të situatës në komunikacionin dhe auto tregun në Kosovë. AutoMagazina, synon të jetë mediumi që bashkon të gjithë të interesuarit për automobilizëm dhe të shërbejë edhe si një platformë e përbashkët reklamuese dhe promovuese për të gjithë distributorët e automobilave të rinj në Kosovë dhe distributorët e autorizuar të materialeve shpenzuese për automobila. Ideja është që një blerës mesatar i AutoMagazinës, që është pronar i një veture ose blerës potencial i një veture të re, përveç trendeve botërore të mund të njoftohet në detaje për gjithë atë që ofrohet në tregun kosovar të automobilave të rinj, por edhe e pajisjeve përcjellëse, trendeve të tuningut në Kosovë e rajon dhe informatave të tjera tek të cilat nuk është lehtë të arrihet përkundër përhapjes së informatave me internet.

6

Vizioni i AutoMagazinës është që nga një botim mujor dedikuar automobilizmit në shndërrohet në një “institucion”, që mbledhë në vete të gjithë entuziastët e kësaj industrie. Pjesë e planit tonë janë edhe organizimi i salloneve të automobilave, revyve të old-timerëve, manifestimeve të tuningut, fushatave për siguri në trafik dhe ngasje të sigurt si dhe i së paku një gare tradicionale vjetore në automobilizëm në disiplinë rrethore. Përveç si mjet të informimit dhe pjesë përbërëse e stilit të jetës për njerëz me “benzinë nëpër vena”, ne AutoMagazinën e shohim si mjet vital për ngritjen e vetëdijes për automobilizëm dhe për komunikacion, posaçërisht tek gjenerata e re e ngasësve që do t’ia mësyjë rrugëve gjithnjë e më cilësore dhe më të shumëta të Kosovës. Po ashtu, pjesë e misionit tonë është që të ndihmojmë bizneset vendore të auto-industrisë të lidhen me partnerë të huaj të fuqishëm duke kontribuar në mënyrë indirekte në ngritjen ekonomike të vendit nëpërmjet auto industrisë.

// MAGAZINA E SPECIALIZUAR PËR AUTOMOBILIZËM


Team profiles “Të gjesh lojtarë të mirë është punë e lehtë, por të bësh ekip nga ta është punë shumë e rëndë”, kishte thënë një herë një trajner. AutoTeam përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët të përbashkët kanë entuziazmin e madh për automobilizëm, përvojën në gazetari dhe botime, idetë inovative dhe konsideratën e lartë për fundjavën dhe për birrën e ftohtë. Mumin Nexhipi Pasi ka dizajnuar libra, monografi, katalogje, gazeta, revista e magazine, i ka lindur ideja se mund të punohet një automagazinë në gjuhën shqipe. Ajo që në fillim dukej Mission Impossible, tani veçse duket botim i prekshëm dhe i realizueshëm. Mumini është ”ngjitësi” që e mban ekipin e AutoMagazinës së bashku dhe njeriu që i ka “detyruar” të gjithë në ekip të besojnë në konceptin e magazinës. Mumini është tip i njeriut që ka punuar 8 orë dhe kur është bërë shef ka filluar të punojë 12 orë.

Gazmend GASHI Disa anëtarë të AutoTeam nuk kanë qenë të lindur kur Gazi është marrë e automobilizëm. Nga garimi me Yugo gjërat përgjatë viteve kanë lëvizur dhe Gazi ka bërë karrierë në Kosovë dhe në rajon duke fituar kampionate e gara të shumëta. Sigurisht emri më i njohur në automobilizmin e Kosovës dhe një profesionist i komunikacionit me kualifikim, ai është pjesë vitale e AutoTeam’it dhe garanci e fuqishme për cilësinë e punës dhe përmbajtjes së magazinës. Nuk i thonë rastësisht Carlos Sainz i Kosovës.

Çelik Nimani “Ti njohësh automobilat është një gjë, të dish të shkruash për ta është një gjë tjetër”. Mbase, kjo moto më së miri e përshkruan punën e Çelikut, njeriut, i cili ka treguar se është në gjendje të shkruajë për atë që e sheh dhe e di, pavarësisht se për cka bëhet fjalë. Me shumë vjet përvojë në gazetari të shkruar dhe sens të përsosur për përdorim të gjuhës e terminologjisë, Çeliku është preciz si VTEC-u i Hondas. Dhe, kuptohet vullneti i tij për punë dhe besimi në suksesin e këtij projekti kanë qenë asgjë më pak sesa të “çeliktë”.

Shkëlzen LAJQI Nëse përmenden fjalët Keni dhe Honda në një fjali atëherë të gjithë e dinë se fjala është për tandemin që kampionatet e automobilizmit në Kosovës i ka bërë “bajat” duke e fituar secilën garë dhe për njeriun dhe automobilin që kanë bërë emër në Evropë duke garuar kampionatin FIA CEZ. Përvoja e tij prej një garuesi evropian të disiplinës malore e bën Kenin njeri ideal për të gjitha llojet e testeve dhe “punëve praktike” në AutoMagazinë.

Leart HOXHA Për 7 vjet si gazetar televiziv, Learti ka “punuar” ngjarje që mund të jenë çfarëdo, por jo të ngjashme. Kampionati Botëror në basketboll dhe garat e Formulës 1 nga vendi i ngjarjes, zgjedhjet presidenciale në SHBA ose transmetimi i Miss Universit dhe pjesëmarrja në rreth 500 emisione televizive janë disa prej fakteve që gjenden në CV-në e tij. Fitohet përshtypja se AutoMagazina është ajo që duhej për “kompletim të kolazhit”, sepse i duhet të shkruajë e jo të flasë “milimetralisht saktësisht”.

// prezentimi për 2012

7


Rr.Agim Ramadani, 36/15, Prishtinë Republika e Kosovës Tel.: +377 44 (0) 127 732 Email: automagazina@gmail.com Skype: automagazina

Pub lish ed by:


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.