mirdita tosi

Page 250

Mirdita

Sikurse mund të pritej, gjyqi e liroi Nikollë Lekën nga akuza për vrasjen e Pjetër Budit. Vetë akuzuesi, Frang Bardhi, ka shkruar me dorën e tij në pjesën e pasme të proces - verbaleve se nuk mund të pranonte një vendim të tillë, i cili nuk ishte bazuar në asnjë hetim të ngjarjes. Me dinjitet të nëpërkëmbur dhe i detyruar të jetonte në një Shqipëri me të cilën nuk ishte dakord, Frang Bardhi i mbylli sytë shumë shpejt. Dha shpirt në Zadrimë në selinë ipeshkvnore të Nënshatit pas një lëngate të shpejtë. Kur vdiq ishte vetëm 37 vjeç. Vendin e tij e zuri menjëherë ungji ambicioz, Gjergj Bardhi. Emri i tij, zhduket më pas nga dokumentet kishtare. Duhet të ketë vdekur edhe ai këtu, duke marrë me vete barrën e rëndë të intrigave dhe vrasjeve. Nikollë Leka, vrasësi i Pjetër Budit i hoqi më në fund petkat e priftit. U bë mercenar në shërbim të Venedikut, diku andej nga Italia e Veriut. Me siguri duhet të ketë pasur një fund të denjë për jetën që pati.

253


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.