Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa

Page 16

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Recension:

GJETJA E COPËZAVE GATI TË HUMBURA TË NJË MOZAIKU SHPIRTËROR Libri "Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza – një sagë për jetën e shqiptarëve katolikë të Shkupit" po vjen si përpjekje e vazhdueshme e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për të rikthyer në binarë të duhur studimin dhe hulumtimin shkencor mbi një traditë pak a shumë të mohuar, por asnjëherë të harruar. Kjo edhe për faktin se vepra që kemi në duar tani është vazhdimësi e një pune të nisur para dy vjetësh kur filloi botimi i korpusit tematik mbi shqiptarët katolikë të Shkupit. Shkupi i Dardanisë dhe i udhëkryqeve gjeopolitike e tregtare, nuk ka mundur të jetë jashtë fokusimit edhe në këtë vepër, kurse personazhet që zënë vend brenda kopertonave të këtij libri, janë pjesë e galerisë së ndritshme të personaliteteve të kombit, siç ishte familja Bojaxhiu, dhe sidomos kryefamiljari Kolë Bojaxhiu, që më vonë do të njihet si babai i humanistes dhe misionares së madhe , Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze. Kjo e fundit zatën është alfa dhe omega e preokupimit tematik të autorëve të librit, me ç’rast dalin në pah edhe shumë detaje të panjohura nga jeta e saj, sidomos raportet që kishte ajo me familjen dhe shtetin shqiptar. Aspekti dokumentar dhe arkivor, këtë libër e bën më të besueshëm në sytë e lexuesit, për faktin se përpos që jepet një tablo më e zgjeruar e historive individuale të familjeve katolike shqiptare në Shkup, për herë të parë bëhen publike edhe disa dokumente, fotografi e faksimile, përfshi edhe letrat origjinale të Nënë Terezës, dërguar familjes. Për historiografinë shqiptare kjo është një prurje mjaft e dobishme, sidomos në kohën kur në raste të vetmuara, nuk mungojnë edhe përpjekje amatore për të shkruar mbi ngjarje e personalitete pa kaluar nëpër filtrat e domosdoshëm të verifikimit shkencor. Prandaj rëndësia e këtij libri qëndron në efektin që mund të prodhojë në ngritjen e standardeve

~15~


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.