
29 minute read
SHQIPTARE NË SHKUP
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
I. REFLEKTIME PAS BOTIMIT TË PARË PËR FAMILJET KATOLIKE SHQIPTARE NË SHKUP
Advertisement
Dr. Nora Maliqi Zylali
Instituti i Trashëgimisë Shqirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me zgjerimin dhe thellimin e hulumtimit shkencor, erdhi duke u formësuar edhe si një adresë ku do të gjejnë udhë shumë ide e projekte me rëndësi jetike për qenësinë shqiptare në këto troje.
Për rrjedhojë, ITSHKSH-ja vitin që shkoi denjësisht u mor edhe me një dimension paksa të harruar të kësaj qenësie, duke nxjerrë në pah dimensionet e shumanshme kulturore, fetare, tregtare, humane të familjeve fisnike katolike shqiptare të Shkupit. Qasja më e mirë ndaj kësaj problematike u bë nëpërmjet librit “Familjet Katolike Shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, bazuar në dokumente, fotografi e faksimile të ndryshme që dëshmojnë vitalitetin e një sage të madhe familjare, e cila nga gjiri i vet kishte nxjerrë korifej të kulturës, humanizmit, dijes shqiptare, përfshi këtu edhe familjen Bojaxhiu, prej ku doli e famshmja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, e bija e patriotit dhe kulturologut të parë shqiptar në fillimi të shek. XX në këto vise.
Në mendësinë publike që ishte imponuar me dekada kishte mbizotëruar teza se shqiptarët janë vetëm myslimanë dhe këtë tezë propaganda sllave e kishte përdorur për qëllimete veta, që në instancë të fundit kishte krijimin e arealeve civilizuese në kundërshtim me gjendjen faktike në terren. Dhe ishin pikërisht familjet katolike shqiptare në Shkup që e prishnin falsitetin e këtij diskursi civilizues, kurse ky libër është pasqyra më besnike e një kronologjie jo vetëm faktografike, por edhe identitare që lidhej ngusht me shenjat dalluese të një etnie. Libri “Familjet Katolike Shqiptare në Shkup”, përpos jehonës që pati në gjithë hapësirën shqiptare, në të ardhmen do të shërbejë edhe si pikënisje prej ku do të vazhdojnë përpjekjet tona serioze si ITSHKSH që të nxjerrim
në dritë edhe shumë aspekte të tjera nga kjo plejadë e fisnikëve shqiptarë, te të cilët u ruajt me xhelozi gjuha, kultura dhe tiparet etno-psikologjike të të parëve, pikërisht në Shkupin e lashtë të ndodhive të mëdha historike e të kryqëzimeve gjeopolitike.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
I.1 Fjalë rasti në promovimin e veprës: Familjet katolike shqiptare në Shkup (dokumente, fotografi dhe dëshmi I). Shkup: ITSHKSH & Acta non Verba, 2018:
FAMILJET KATOLIKE SHQIPTARE NË SHKUP: NJË RELIKT DHE ASET KOMBËTAR
Nga Gjon BERISHA, recensent
E ndjej si nder që sot na jepet mundësia, që në cilësinë e njërit prej recensentëve, t’i themi disa fjalë për librin që po e promovojmë - një vepër dokumentare e autorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, që nga vetë titulli i saj na jep të kuptojmë që u kushtohet familjeve apo, thënë më gjerësisht, komunitetit shqiptar katolik në Shkup.
Në të vërtetë, ky studim dokumentar, mëton të rinxjerrë në dritë një komunitet, aset kombëtar me të cilin dikur identifikohej e gjithë historia e Shkupit dhe e Dardanisë, por që sot edhe mund të quhet një relikt në historinë tonë.
Kur flasim për reliktet në histori, zakonisht kuptojmë një send, dukuri ose organizëm që ka ardhur deri në ditët tona si mbetje e kohëve të lashta ose të kaluara. Fillimisht na shkon mendja në ndonjë relikt shenjtorësh, relikt arkeologjik, material apo gjuhësor. Kur studiuesit marrin në shqyrtim njërën nga këto, nëpërmjet metodave të ndryshme shkencore,
mund të arrijnë shumë lehtë deri te rezultatet se cilës periudhë kohore i takojnë ato relikte.
Por, në rastin e studimit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Asani dhe Ramaj, puna qëndron ndryshe dhe vjen e vështirësohet, pikërisht për faktin se këtu kemi të bëjmë me një relikt, i cili na vjen nga e kaluara e lashtë, por që vazhdon të frymojë ende, ndonëse jo si dikur. Autorëve iu shtohet jo vetëm trajtimi i të kaluarës, por edhe faktorët që kanë ndikuar që ky komunitet të vijë deri në këtë fazë apo gjendje që është sot, që ne vazhdimisht po e quajmë relikt. Dhe një detyrë tjetër e autorëve dhe të gjithë neve është që t’i japim përgjigje se si të shpëtohet ky relikt i gjallë.
Në përjashtim të kësaj të fundit, të gjitha këto të tjerat, qoftë drejtpërsëdrejt në tekst apo në mes rreshtash, janë thënë nga autorët. Megjithatë unë po mundohem t’i jap një mendim timin, gjithmonë duke u bazuar në librin në fjalë, lidhur me pyetjen se cilët ishin faktorët që sollën deri në këtë gjendje. Sipas mendimit tonë janë tre faktorë: 1. Rrethanat historike dhe vitaliteti i tyre, 2. Roli koheziv i dikurshëm i kishës katolike, dhe 3 Qëndrimi i bashkëkombësve të tyre në raport me këtë komunitet.

Gjatë promovimit në Prishtinë të librit ‘Familjet katolike shqiptare në Shkup’
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
1. Rrethanat historike dhe vitaliteti i tyre
Me këtë rast kujtojmë se shumica e familjeve shqiptare katolike të Shkupit, ishin me një të kaluar historike mjaft të lashtë dhe kryesisht, si familje fisnike zejtare, tregtare dhe intelektuale të kohës. Në mesin e këtyre familjeve kemi argjendarë, mjekë, muzikologë e shumë profesione të tjera, dhe disa nga këto familje fisnike, janë trajtuar mjaft mirë në libër (Bojaxhiu, Serreqi, Antoni, Gjini, Ukajdari, Ndreca, Marku e ndonjë tjetër). Nga këto familje dolën emra të mëdhenj në historinë dhe kulturën shqiptare, si dom Ndue Bytyçi, Kolë Bojaxhiu, Shën Nënë Tereza, Lorenc Antoni, Gasper Gjini, Vinçenc Gjini e shumë e shumë të tjerë.
Reduktimi i parë i këtyre familjeve filloi me pushtimin e Shkupit nga Perandoria Osmane, vendosjen e administratës së pushtuesit dhe fillimin e ndryshimit të strukturës fetare. Fillimisht, katolikët nuk u konsideruan si qytetarë të barabartë dhe më pas u vranë, si edhe të gjithë shqiptarët e tjerë, ua konfiskuan pasuritë dhe i dëbuan. Ata që ia dolën t’u mbijetojnë pushtimeve osmane, detyrohen ta marrin udhën e mërgimit, në Venedik, Sicili, Dalmaci, ose do t’u rreken shkrepave të larta malore, larg prej çdo qytetërimit, por më të lirë në ruajtjen e fesë dhe kombit.
Nga shumë burime të botuara e në dorëshkrime, veçanërisht relacionet e dërguara Selisë së Shenjtë nga ipeshkvijtë e misionarët, hedhin dritë të mjaftueshme mbi gjendjen e gjithëmbarshme religjioze e morale të shqiptarëve gjatë pushtimit osman në trevat shqiptare, përfshirë këtu edhe Shkupin.
Ky proces i filluar që në periudhën e Stefan Dushanit, i ndjekur edhe nga Perandoria Osmane, u vazhdua pas vitit 1912 nga Mbretëria e SKS-së gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, për të mos u ndalur edhe në Jugosllavinë e Titos.
Dëbimi i parë i madh i shqiptarëve katolikë të Shkupit, pas Luftë së Dytë Botërore, nisi pas tërmetit të vitit 1963. Në emër të ndërtimit të Shkupit të ri, qeveria sllave me mbështetjen e Beogradi ua konfiskoi pronat shqiptarëve katolikë në qendrën e vjetër, për të ndërtuar apartamente shumëkatëshe.
Vala e dytë e shpërnguljes së tyre u bë pas vitit 1981, kur nisi terrori kundër shqiptarëve të arsimuar e nacionalistëve. Shqiptarët katolikë dhe intelektualët e këtij komuniteti u larguan nga Shkupi, erdhën në Prishtinë e Prizren, por shumë prej tyre u shpërngulën në vendet perëndiore, sidomos
në Kroaci. Nga ata që mbetën, një pjesë në rrethana të ndryshme sociale e politike (nën presionin politik sllavomaqedonas, pa mbështetje, pa mundësi të shkollimit në gjuhën shqipe, pa mundësi të punësimit, pa kishë në gjuhën shqipe, nëpërmjet martesave me pjesëtarë të komunitetit maqedonas) u asimiluan.

2.Roli koheziv i dikurshëm i kishës katolike
Komuniteti katolik në Shkup, ose me këtë komunitet është e lidhur edhe historia e krishterimit te shqiptarët: Shkupi ishte kryeqendra e Dardanisë dhe Argjipeshkvia e Dardanisë, aty ishin të dëshmuar ipeshkvijtë e parë dardanë, të cilët arritën të marrin pjesë edhe në diskutimet për çështje të ndryshme kishtare (në koncilët) të kohës.
Kujtojmë se kishën e Shkupit e udhëhoqën klerikë dhe burra të shquar të kombit tonë, si: Andrea e Pjetër Bogdani, Mikel Suma, Gjon Nikollë Kazazi, Matej Mazreku, Matej Krasniqi, Andrea Logoreci, Pashk Trokshi, Lazër Mjeda dhe, i fundit, famullitari dhe studiuesi don Gasper Gjini.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Kisha katolike, siç është thënë edhe në libër, gjatë historisë së saj nuk ka luajtur rolin vetëm si institucion fetar, por ajo ishte bartëse e proceseve arsimore, kulturore dhe për këtë komunitet ishte faktor koheziv.
Se kisha katolike kishte luajtur prej kohësh rol koheziv apo të qëndresës për ta, e thonë edhe vetë familjet e Shkupit, të cilat, siç e pohojnë vetë, ishin të koncentruar me vendbanime për rreth Kishës Katedrale “Zemra e Krishtit” në Shkup, e cila ishte rrënuar nga tërmeti i vitit 1963, për t’u ndërtuar jo aty, por në një vend tjetër. Vetë Lorenc Antoni kishte dëshmuar: “Nënë Tereza dhe të gjithë ne jemi rritur në oborrin e kishës”. Pra me kishën dhe rreth kishës ishte e lidhur gjuha shqipe, shkolla, muzika, loja, tradita, jeta e përditshme; me një fjalë - jeta dhe vdekja e tyre.
Ajo që ishte më e rëndësishmja - mesha zhvillohej në gjuhën e besimtarëve, pra në gjuhën shqipe, gjë që ishte një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar e fetar të tyre. Por, me shpërnguljen e popullatës katolike nga qyteti dhe reduktimin e numrit të tyre; me ndarjen e Ipeshkvisë Shkup-Prizren, në atë të Shkupit dhe Prizrenit, dhe marrjen në duar të ipeshkvisë dhe katedrales së Shkupit nga autoritetet kishtare maqedonase, sidomos pas vdekjes së famullitarit don Gasper Gjinit, mesha në gjuhën shqipe pushoi së ekzistuari. Së bashku me të pushoi së ekzistuari edhe roli kohëziv i kishës për shqiptarët katolikë. Dhe kjo mund të konsiderohet edhe si vala e fundit e shkombëtarizimit të shqiptarëve katolikë të Shkupit.
Nuk mund të kalojmë pa përmendur, se sot shqiptarët katolikë gjenden në duart e një udhëheqësi kishtar me kombësi maqedonase, i cili i takon kishës katolike të ritit bizantin dhe që deri më sot, ndonëse në medie është deklaruar për ekumenizëm, duke mos krijuar kushte që të ketë meshë të rregullt në gjuhën shqipe, sipas mendimit tonë, ai ndjek politikat ditore dhe në fakt e bën të kundërtën e ekumenizmit.
3. Faktori i tretë dhe i fundit që ne kemi radhitur është qëndrimi i bashkëkombësve të tyre në raport me këtë komunitet .
Është e ditur botërisht se, pas pushtimit të Shkupit nga Perandoria Osmane, ajo u kthye edhe në qendër administrative-politike të kësaj perandorie. Krahas ndryshimit të strukturës fetare, nëpërmjet administratës dhe ndërtimeve, Shkupi, si edhe shumë qytete shqiptare, filloi të merrte pamjen e një qyteti tipik oriental. Kjo ndikoi jo pak në
krijimin e një mentaliteti dhe në një mënyre të ndryshme të të jetuarit, si dhe në krijimin e një hendeku në mes të dy komuniteteve fetare të kombit shqiptar.
Me kalimin e kohës, këta filluan të barrikadohen secili në pjesë të ndryshme me mentalitete të ndryshme. Kjo ndikoi negativisht në komunikim të ndërsjellët, në punë, në martesa e veprime të jetës së përditshme. Si komunitet për nga numri shumë më i vogël, të papërkrahur nga pjesa tjetër shqiptare, krijuan një diskurs të ri dhe të ndryshëm të jetesës, i cili ndikoi dhe ndikon edhe sot në shuarjen e ngadalshme të tyre.
Para nesh, sidomos para qeverive të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, para intelektualëve shqiptarë në Maqedoni dhe para Kishës Katolike të Kosovës, mbetet obligim që t’i jepet përgjigje pyetjes se çka dhe si duhet të bëhet për ta shpëtuar nga zhdukja totale këtë aset kombëtar, që të mos mbetët vetëm si relikt i dikurshëm.
Krejt në fund, uroj autorët për mundin, punën dhe, pse jo, edhe për guximin që të merren me një studim mjaft të vështirë dhe kompleks, dhe uroj të vazhdojnë më tutje dhe të na sjellin edhe vepra të tjera me interes për historinë dhe, përgjithësisht, për albanologjinë.
Faleminderit për vëmendjen!
Prishtinë, 26 gusht 2018
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
I.2. Vlerësim rreth librit“Familjet katolike shqiptare në Shkup”:
SHKUPI I DIKURSHËM, VJENA KULTURORE E SHQIPTARËVE

Nga Emin AZEMI, recensent
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, i drejtuar nga dr. Skender Asani, po bëhet një zë i fuqishëm i afirmimit të vlerave dhe valorizimit të kritereve historike-shkencore për të kaluarën e lavdishme të këtyre trevave, që për shumë arsye kishin qenë të mbuluara me pluhurin e harresës. Tash së fundmi nga ky institut doli edhe një vepër kapitale që trajton njërën nga temat më interesante e cila lidhet me komunitetin katolik shqiptar në Shkup. Autorët Skender Asani dheAlbert Ramaj për herë të parë, në mënyrë të sistemuar dhe të argumentuar, i ofrojnë lexuesit një panoramë shëtitëse nëpër kohë, duke na njohur nga afër me një sagë të gjerë familjesh bujare katolike në Shkup që kishin qenë vertikalja shpirtërore e shqiptarëve në fund të shekullit XIX dhe fillim të shek. XX.
“Familjet katolike shqiptare në Shkup” është një vepër me shumë rëndësi për vetë historiografinë shqiptare, sepse autorët nëpërmjet dokumenteve, fotografive, faksimileve dhe dëshmive të ndryshme fokusojnë vëmendjen e lexuesit në disa shtylla që e bëjnë kujtesën tonë
historike të liruar nga mjegullimet e panevojshme, që në rrethana e kontekste të caktuara na u imponuan.
Për të dëshmuar autoktoninë e pandërprerë të shqiptarëve në qytetin e Shkupit dhe për të argumentuar këtë tezë, autorëveu ështëdashur të hulumtojnë traditën, folklorin, gjuhën, fenë dhe, në përgjithësi, trashëgiminë kulturore të familjeve të vjetra katolike shqiptare. Ky objektiv, që është gjithëpërfshirës në tërësinë e materialit hulumtues, zgjerohet me detaje përshkruese që si zanafillë kanë përpjekjet titanike të fisnikëve katolikë të Shkupit, personifikuar nëpërmjet familjeve Bojaxhiu, Serreqi, Ukajdari,Gjini, Ndreca, Marku e shumë të tjera, në funksion të ruajtjes së kontinuitetit të pandërprerë të traditës dhe mbamendjes kolektive shqiptare që nga antikiteti e deri në dekadat e mëvonshme të bashkëkohësisë sonë.
E vendosur mbi një bazament mjaft të fuqishëm argumentues, vepra në fjalë nuk kufizohet vetëm në observimet e tre autorëve, por shkon përtej duke marrë në shqyrtim edhe burime dhe autorë të vjetër antikë, me Shkupin si njërën nga qendrat parahistorike të civilizimit ilir dhe, për rrjedhojë, autoktonia e shqiptarëve në këtë qytet del si një hallkë materialeshpirtërore e prezencës dhe vijimësisë iliro-dardane. Ky është edhe dimensioni më domethënës që e bën Shkupin të zërë vend të merituar në kronikat dhe udhëpërshkrimet e shtegtarëve të ndryshëm që e kishin trajtuar këtë qytet si një nyje tregtare dhe rrugore që i lidhte akset strategjike më të njohura të Ballkanit, sikundër ishin: Via Dezeta (ShkupPrizren-Shkodër); Via Egnatia (Shkup-Ohër Durrës, dhe nga ana tjetër Selanik-Konstantinopojë) ;Via Naisus (Nish – Singidinum(Beograd) dhe Via Sertika (Sofje – Adrianopolis (Edrene).
Arkitektura e librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup” është e ngritur mbi punën hulumtuese të tre autorëve që si udhërrëfim kanë pasur materialet arkivore të familjeve katolike në Shkup, por edhe fonde të shumta të dokumenteve e fotografive të marra nga arkivat e ndryshme europiane (Arkivi Shtetëror i Vjenës, Arkivi Shtetëror i Luzernës, Arkivi i Qytetit në Budapest, Arkivi Piedestar në Budapest, Arkivi i Famullisë së Prizrenit, Arkivi i Propagandës Fide në Romë dhe Arkivi i familjes Kukaj në Vjenë).
Homogjeniteti shpirtëror i shqiptarëve me shekuj ishte ruajtur me anë të kultivimit të traditës autoktone dhe ruajtjes së mëvetësive etnopsikologjike. Ky homogjenitet nuk do të kishte kuptim pa Ipeshkvinë
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Shkup-Prizren, bashkë me ipeshkvijtë dhe famullitarët që shërbyen në Shkup, duke filluar nga Pjetër Bogdani, e deri te Toma Raspasani, Dom Zef Ramaj, Lazër Mjeda etj. Të gjithë këta prijës, sipas burimeve që ofron ky libër, ndonëse mbanin veladonin e katolicizmit, me veprime konkrete ishin të lidhur me hallet e banorëve, duke u ndihmuar atyre në emancipimin kulturor e kombëtar. Të ballafaquar me sfidat që impononte logjika e pushtimit otoman, këta ipeshkvij ishin edhe kronistë pedantë të zhvillimeve në Shkup dhe më gjerë dhe kjo mund të dëshmohet në letrat dhe raportet që ata ia dërgonin jo vetëm Vatikanit, por edhe qendrave të ndryshme diplomatike dhe redaksive të gazetave europiane. Kështu, bie fjala, Dom Zef Ramaj nga Stublla, një famullitar që gjithë veprimtarinë e kishte të lidhur me Famullinë e Shkupit, që njihet edhe si pagëzues i Gonxhe Bojaxhiut në Kishën Katolike në Shkup, më 27 gusht 1910, përpos fushëveprimit të tij fetar, ishte edhe mësues në shkollën shqipe pranë Famullisë së Shkupit, por edhe në Shkollën e Hekurudhës, shkollë elitare për kohën ku mësonin dhe fëmijët e diplomatëve të huaj. Jemi në kohën kur në Ballkan priteshin të ndodhin ndryshime dramatike gjeopolitike, kurse barra për të përballuar pasojat e këtyre ndryshimeve iu binte pikërisht këtyre përfaqësuesve shqiptarë të Kishës Katolike në Shkup. I tillë ishte edhe rasti me Dom Zef Ramajn i cili qe dëshmitar i masakrave serbe mbi popullatën shqiptare në luftërat ballkanike më 1912 dhe 1913, kur vakumi i ikjes së turqve ishte mbushur me kronika rrëqethëse që si lajtmotiv kishin raprezaljet e soldateskës serbe e cila nuk kursente asgjë shqiptare dhe ishte pikërisht dom Zef Ramaj që ato kronika ua dërgonte në formë letrash kancelarive të ndryshme europiane dhe gazetave perendimore.
Në mendësinë publike që ishte imponuar me dekada kishte mbizotëruar teza se shqiptarët janë vetëm myslimanë dhe këtë tezë propaganda sllave e kishte përdorur për qëllime të veta, që në instancë të fundit kishte krijimin e arealeve civilizuese në kundërshtim me gjendjen faktike në terren. Dhe ishin pikërisht familjet katolike shqiptare në Shkup që e prishnin falsitetin e këtij diskursi civilizues, kurse libri që kemi në dorë është pasqyra më besnike e një kronologjie jo vetëm faktografike, por edhe identitare që lidhej ngusht me shenjat dalluese të një etnie. Gjuha, arsimi, kënga, kostumet, mënyra e jetesës, ishte alfabeti shpirtëror i shqiptarëve, kurse katolikët shqiptarë të Shkupit i dhanë kuptim qenësisë kombëtare duke e integruar këtë alfabet në sfondin e përgjithshëm të civilizimit perëndimor, atje ku shqiptarët bënin pjesë. Libri i Asanit dhe Ramajt vë në
pah pikërisht këtë poentë, ashtu siç del e pakontestueshme lidhshmëria e familjeve katolike shqiptare të Shkupit me përpjekjet për zhvillimin e arsimit shqip në Shkup dhe me rizgjimin kulturor e shpirtëror të shqiptarëve. Kjo kauzë emancipuese-kulturore e këtyre familjeve shquhet nëpërmjet një galerie personazhesh mjaft të spikatur që kishin vepruar në Shkup, sikundër ishin Kolë Bojaxhiu, dom Ndue Bytyçi, Lorenc Antoni, dom Gaspër Gjini, Vingjenc Gjini e ndonjë tjetër. Sikur kjo traditë të kishte vazhduar edhe në ditët e sotme, sigurisht që Shkupi do të ishte Vjena kulturore e shqiptarëve.
Prandaj, edhe ky libër duhet të shërbejë si nxitje për brezin e shqiptarëve të sotëm dhe të nesërm, që famën e Shkupit të dikurshëm ta rikthejë me projekte emancipuese e kulturore, kurse traditën e katolicizmit shqiptar në këtë qytet ta vendosë në parametrat konkurrues më botën e qytetëruar, atje ku gjithë shqiptarët synojnë të jenë.
Shkup, 18 korrik 2018
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
I.3. Fjalimi i drejtorit të ITSHKSH-së dhe autori i librit, Skender Asani, me rastin e promovimit të librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”:
KALLDËRMA E SHKUPIT RUAN JEHONËN E HAPAVE TË NËNË TEREZËS
Sot në mëngjes, para se të nisemi për Prishtinë, bashkë me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe kolegët e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, vendosëm lule të freskëta në vendin ku dikur ka qenë shtëpia e Nënës Terezë dhe ku tash është një pllakë përkujtimore. Ndjesia që, pas këtij përkujtimi, të jem në Prishtinë, për të kremtuar 108-vjetorin e lindjes së kësaj nëne të madhe, më jep kënaqësinë që këtë çast përkujtimor ta ndajmë bashkërisht edhe në njërin kënd tjetër të shqiptarisë...
Nga Skender ASANI, autor

Të nderuar të pranishëm,
Nëna Terezë, që tashmë gjithë bota e njeh si Shën Tereza, pas gjithë asaj pune të madhe që e la, njëherazi duke u mburrur edhe me përkatësinë e saj kombëtare, si edhe me përkatësinë e saj gjeografike, na ka lënë mësimin më të mirë se, ndonëse ajo u bë nënë e gjithë botës, megjithatë mbeti para së gjithash nëna jonë kombëtare. Andaj edhe sot, kur e kujtojmë 108-vjetorin e lindjes, në fakt i kujtojmë gjurmët e saj në gjeografinë shqiptare, i ndjejmë hapat e saj në Shkup, e dëgjojmë zërin e saj në korin e kishës katolike në Shkup, ndërsa përmes kësaj ekspozite dhe këtij libri, ne sikur i themi asaj se ndonëse gjurmët e saj fizike e religjioze janë zbehur në Shkup, përsëri ekzistojnë shkupjanë dhe bashkëkombës që jetojnë në Maqedoni, që – si të dehur – gjurmojnë pas gjurmëve të saj, që i zbulojnë familjet katolike shqiptare, që i nderojnë ato dhe që mundohen ta rilidhin historinë e fragmentuar të shqiptarëve në Shkup.
Ndonëse ne të gjithë e pranojmë se Nëna Terezë nuk u bë e madhe në ato përmasa vetëm sepse ishte shqiptare dhe vetëm sepse ishte shkupjane, por mbi të gjitha sepse ishte shpirt i falur në zemrën e Krishtit, megjithatë askush edhe nuk mund ta mohojë se fëmijëria e saj, edukimi i saj familjar e kombëtar dhe, në përgjithësi, vitet e qëndrimit në Shkup janë shtylla mbi të cilat ngrihet personaliteti i saj, që arriti t’i falë dashuri gjithë botës.
Prandaj, derisa ne në mesin tonë kemi pasur një bijë që u bë nënë e gjithë botës, nuk mund të mos mburremi që ajo para se të bëhej nënë e të varfërve dhe e të braktisurve ishte bijë shqiptare në Shkup, aty ku puqen etnitë, kombet, fetë, kulturat dhe qytetërimet e ndryshme. Zaten tashmë është dëshmuar se përthyerjet janë ato që prodhojnë refleksione të jashtëzakonshme të dritës. Nëna Terezë ishte pikërisht reflektim i kësaj përthyerjeje të rrezeve që bien mbi Shkupin tonë.
Shumë të nderuar të pranishëm,
Puna që ka bërë Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me këtë ekspozitë dhe me këtë libër, ku vihet në pah jo vetëm prania, por edhe roli i familjeve katolike shqiptare është jo vetëm freski e kujtesës sonë kolektive, por njëherazi edhe mirënjohje për atë pjesë të rëndësishme të kombit tonë, pa të cilën nuk ka kuptim as shqiptaria e sotme në Shkup. Unë uroj që ato të shërbejnë si hallka që e rilidhin zinxhirin e historisë kombëtare në Shkupin e Dardanisë dhe të Vilajetit të Kosovës.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
Këtu më lejoni ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për kujdesin e tij që kjo ditëlindje po shënohet edhe në Prishtinë me nderimet më të larta shtetërore, ndërsa si drejtor i Institutit dhe si njëri ndër autorët e ekspozitës dhe të këtij libri, jam tejet mirënjohës për nderimin e madh që ia bëni punës sonë.
Për fund do të më lejoni të përfundoj duke thënë se ne jemi komb me fat që e kishim një Nënë Terezë, ndërsa ne shqiptarët shkupjanë jemi dyfish të nderuar që – përveç lidhjes etnike – e kemi lidhjen gjeografike. Ndërkaq kënaqësia është më e madhe kur kujtimi për Nënën Terezë, njësoj si në Shkup, shënohet edhe në Tiranë, në Prishtinë dhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare. Vërtet Nëna Terezë nuk u bë nënë biologjike e askujt, por ajo u bë nëna historike e gjithë botës. Andaj edhe ne mburremi sot që jemi bij të saj.
Prishtinë, 26.08.2018
I.4. Fjalë rasti gjatë promovimit:
NJË LIBËR QË FUQIZON ARSYEN E TË QENIT UNIK

Nga Jahja LLUKA, Prishtinë
Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në shënimin e 108 vjetorit të lindjes së Shën NënëTerezës, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, më 26 gusht 2018, është promovuar libri “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, dhe është hapur ekspozita dokumentare, “Jeta nëpërmjet kujtimeve”.
Transformimet që solli koha, si rezultat i përpjekjve të pareshtura të brezave që sakrifikuan gjithçka për lirinë që po e gëzojmë sot, po ndodhin në kohën kur Kosova si shtet, krahas konsolidimit institucional, po shënon edhe një ngritje cilësore në kulturën e nderimit të figurave e ngjarjeve që na bëjnë krenarë si komb edhe në arenën ndërkombëtare.
Para dy vjetëve, në kryeqendrën tonë, në Prishtinë, shteti i Kosovës, nëpërmjet kryeministrit të atëhershëm, Ramush Haradninaj, nuk promovoi vetëm një libër, por vendosi edhe një standard të ri valorizues, në mënyrë që rrugëtimi ynë si shtet dhe si shoqëri të ketë si pikë referuese vlerat tona sublime, që lehtësisht mund të konsiderohen edhe si adresa të çmuara të civilizimit tonë iliro-arbëror.
Edhe librin “Familjet katolike shqiptare në Shkup” duhet shikuar në korpusin e këtyre vlerave , sepse siç e ka thënë edhe dr. Skender Asani,
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ne jemi komb me fat që e kishim një nënë si Nënë Tereza, dhe vërtet Nënë Tereza nuk ka qenë nënë biologjike e askujt, por nënë historike e gjithë botës, dhe ne mburremi që jemi bijtë e saj.
Prandaj jo rastësisht edhe kujdesi institucional i shtetit të Kosovës mbetet konstant në ngritjen e vazhdueshme të përkushtimit tonë si shoqëri ndaj yjeve të pashuar që i dhanë dritë rrugëtimit tonë si komb, kurse nëpërmjet kësaj monografie për familjet katolike shqiptare të Shkupit, po dëshmohet pashkëputshmëria e lidhjeva tona shpirtërore në hapësirën tonë etnike.
Këtë lidhshmëri më së miri e përshkroi dr. Asani në fjalën e tij promovuese për këtë libër, duke nënvizuar se edhe sot kur e përkujtojmë 108-vjetorin e lindjes dhe gjurmët e saj në gjeografinë shqiptare, i ndjejmë hapat e saj në Shkup dhe zërin e saj në korin e kishës dhe me anë të këtij libri ne i themi asaj se, ndonëse gjurmët e saj janë zbehur në Shkup, përsëri ekzistojnë shkupjanë dhe bashëkombas që jetojnë në Maqedoni e që gërmojnë pas gjurmëve të saj dhe i zbulojnë familjet katolike shqiptare“.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe stafi i tij ishin kujdesur që promovimi i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të jetë një mozaik i çmuar në kuadër të shënimit të 108 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, duke i dhënë këtij përvjetori dimensionin e vlerave universale që promovonte Nënë Tereza dhe prositë largpamëse që la ajo për brezat e mëvonshëm.
Ndërkaq don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, me atë rast, me të drejtë pat thënë se shqiptarët janë falënderues ndaj Zotit dhe familjes Bojaxhiu që sollën Nënë Terezën si dhuratë për të gjithë shqiptarët.
“Monografia, për të cilën jemi mbledhur, mbulon një zbrazëti dhe mangësi historike aktuale për Shkupin e dikurshëm. Ne si bijtë dhe bijat e Nënë Terezës ta falënderojmë Zotin dhe familjen Bojaxhiu për këtë dhuratë dhe mundësi, që kudo ku ka shqiptarë në botë, të ndjehen Shën Nënën Terezë”, tha Gjergji.
Veprat që lënë gjurmë asnjëherë nuk mund të harrohen për dritën që sjellin në sipërfaqet gjysmë të errta të kujtesës sonë. Edhe me librin “Familjet katolike shqiptare në Shkup” tash e tutje kujtesa jonë do të ndriçohet me një korpus të pasur dokumentesh e dëshmish, që e fuqizojnë arsyen tonë për të qenë unik në shënimin dhe nderimin e gjithë asaj tradite të pasur kombëtare e kulturore që kombit tonë i jep më shumë vlerë e respekt.
I.5. Fjalë rasti gjatë promovimit:

Pal LEKAJ, ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës
Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në shënimin e 108 vjetorit të lindjes së Shën Terezës është promovuar libri “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, dhe ekspozita dokumentare, “Jeta përmes kujtimeve”.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emër të kryeministrit përcolli fjalët përshëndetëse dhe theksoi që institucionet kanë kujdes për nderimin e figurave të mëdha.
“Në emër të kryeministrit përcjell fjalën e tij përshëndetëse për shënimin e 108-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe e theksoi si krenari institucionale kujdesin që ka Qeveria e Republikës sonë për t’i nderuar këta viganë të kombit tonë me të cilët ne vazhdojmë të mburremi”, tha Lekaj. Ky gjithashtu tha se libri është një ogur i mirë për shqiptarët dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup është shembull që duhet të ndiqet.
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
“Edhe ky përvjetor, ky libër dhe kjo ekspozitë, që sot e kanë nderuar Prishtinën, janë ogur i mirë që kombi shqiptar me Maqedoninë është në duar të sigurta.Edhe përkundër paragjykimeve, puna e këtij instituti që përkujdeset për çdo fragment të historisë shqiptare atje,është shembull që ia vlen të ndiqet”, tha Lekaj.
Ai tha se në përvjetorin e ditëlindjes së Nënë Terezës, kombi jonë po e nderon një figurë si ajo e që është një letërnjoftim për shqiptaret në mbarë botën.“Gjëja e dytë që sot jemi tubuar është ditëlindja e Nënë Terezës dhe një komb që i nderon këto figura dhe e respekton të kaluarën, mund të shpresojë për një të ardhme të ndritur”, tha ai.“Emri i saj sot është letërnjoftim i çdo shqiptari në botë, sepse bota nuk njeh shqiptar tjetër me të famshëm se ajo”, shtoi Lekaj.
Autori i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, Skender Asani, po ashtu drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup tha se nëpërmjet këtij libri tregohet se shkupjanët dhe ata që jetojnë në Maqedoni, po gjurmojnë dhe zbulojnë gjurmët e Nënë Terezës, por edhe të familjeve katolike, raporton EO. “Edhe sot kujtojmë 108-vjetorin e lindjes dhe gjurmët e saj në gjeografinë shqiptare, i ndjejmë hapat e saj në Shkup dhe zërin e saj në korin e kishës, dhe nëpërmjet këtij libri ne i themi asaj se, ndonëse gjurmët e saj janë zbehur në Shkup, përsëri ekzistojnë shkupjanë dhe bashëkombas që jetojnë në Maqedoni, që gërmojnë pas gjurmëve të saj dhe i zbulojnë familjet katolike shqiptare“, tha ai.“Ne jemi komb me fat që e kishim një nënë si Nënë Tereza, dhe vërtet Nënë Tereza nuk ka qenë nënë biologjike e askujt, por nënë historike e gjithë botës, dhe ne mburremi që jemi bijtë e saj”, shtoi Asani.
Ndërsa, don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se shqiptarët janë falënderues ndaj Zotit dhe familjes Bojaxhiu që sollën Nënë Terezën si dhuratë për të gjithë shqiptarët.

Momente nga shënimit i 108-vjetorit të lindjes së Shën Terezës dhe promovimin e libri “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani dhe Albert Ramaj, dhe ekspozita dokumentare “Jeta përmes kujtimeve”
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
I.6. Fjalim i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj:
KY INSTITUT PO DËSHMON PËRKUSHTIMIN SERIOZ ATY KU RËNDON MË SHUMË PESHA E HISTORISË SONË – NË SHKUP!

Nga Ramush HARADINAJ, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Kam kënaqësi që sot, në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, të jem zot shtëpie në shënimin e 108-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe këtë më shumë e them si krenari institucionale, pra për kujdesin që ka qeveria e Republikës sonë për t’i nderuar këta viganë të kombit tonë, me të cilët ne vazhdojmë të mburremi.
Me këtë rast dëshiroj ta përgëzoj drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, dr. Skender Asani, për punën dhe përkushtimin e madh që shfaq në afirmimin dhe nderimin e figurave të mëdha të historisë sonë kombëtare. Qoftë në shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, qoftë me përkujtimin e viganëve të historisë së pavarësisë dhe çlirimit të Shkupit, siç janë Hasan Prishtina e Isa Boletini, qoftë nëpërmjet kujtimit që i bëhet Nënë Terezës, ky institut ka dëshmuar përkushtimin serioz në afirmimin e
historisë sonë kombëtare pikërisht aty ku rëndon më shumë pesha e historisë sonë – në Shkup. Prandaj edhe ky përvjetor, ky libër dhe kjo ekspozitë, që sot e kanë nderuar Prishtinën, janë ogur i mirë se kombi shqiptar në Maqedoni është në duar të sigurta. Përkundër paragjykimeve që gjenden gjetiu, puna e këtij instituti, i cili kujdeset për çdo fragment të historisë shqiptare atje, është shembull që ia vlen të ndiqet. Në këtë kuadër, nderimi që ata ia bëjnë Nënë Terezës është dëshmia më e mirë se gjenerata e re në Shkup është e ndërgjegjshme për peshën e madhe historike që bart për afirmimin e kombit shqiptar në Maqedoni. Pa patetizëm dhe folklorizma konfliktuoze, por me qasje studimore dhe maturi profesionale, ky institut – ashtu si sot – edhe në të kaluarën, na ka bindur se ka vizion dhe strategji për studimin dhe vlerësimin e historisë kombëtare shqiptare në Maqedoni.
Të nderuar të pranishëm, gjëja e dytë që dua ta theksoj është arsyeja që sot ne jemi mbledhur, është ditëlindja e Nënë Terezës. Dhe, për mua, një komb që i nderon këto figura, pra një komb që e respekton të kaluarën, mund të shpresojë për një të ardhme të ndritur. Në të vërtetë, ne nuk po bëjmë asgjë më shumë seç e kemi për detyrim. Nëse Nënë Tereza ia fali jetën dashurisë për të varfrit dhe të sëmurët dhe, për shkak të kësaj nuk krijoi as jetë private, më e pakta që ne mund të bëjmë, është ta shënojmë ditëlindjen e saj. Një nënë që i fali dashuri gjithë botës, ndërkohë që e pohoi me mburrje dhe krenari përkatësinë e saj kombëtare, është shndërruar sot në mburrje për secilin shqiptar në mbarë globin. Emri i saj sot është letërnjoftim i çdo shqiptari në botë, sepse ne jemi thellë të bindur se bota nuk njeh shqiptar tjetër më të famshëm se ajo. Dhe, kur kësaj i shtohet se identiteti i saj ishte dashuria dhe bamirësia, nuk mund të ketë përfaqësim më të mirë, më dinjitoz dhe më të ndershëm që dikush mund t’ia ketë bërë kombit tonë.
Për këto arsye jam i nderuar që sot kam mundësi të jem në këtë ngjarje dhe të shpreh nderimin e madh të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve tanë për Nënë Terezën, ndërsa më vjen mirë që kjo ditëlindje sot po kremtohet njësoj edhe në Shkup edhe në Prishtinë, duke besuar se është pikërisht dashuria e Nënë Terezës ajo që na ka bashkuar tok këtu.
Po e përfundoj fjalën time duke iu referuar pikërisht fjalëve të nënës së madhe shqiptare. Si një njeri që kishte frymëzim dashurinë dhe sakrificën, ajo ka lënë disa këshilla, që mund të jenë leksione universitare për të gjithë ne. Kështu, në një rast ajo tha: “Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar
NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.” Përkthyer në kontekstin tonë, do të thoja se ajo na ka mësuar se me dashuri të këtillë duhet ta duam atdheun tonë, kombin tonë dhe fqinjin tonë, sepse vetëm ashtu mund të mburremi se vërtet ne jemi bij të kësaj nëne të madhe.
Ju faleminderit!
Prishtinë, 5.9.2018
~42~