Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa

Page 140

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

që fryma e saj të jetë e pranishme në çdo pore të saj. Sepse nuk mjafton që ne të identifikohemi me të, por edhe të jemi shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit të çdoditshëm. Madje ne si shtet dhe si shoqëri jemi vonuar në kodifikimin legjislativ të shëmbëlltyrës së Nënë Terezës, duke e konservuar trashëgiminë e saj edhe në rrugë ligjore. ITSHKSH-ja mund të jetë mbase institucioni i vetëm në botë që në kuadër të fushëveprimit të vet ka përfshirë edhe një segment të rëndësishëm të zhvillimit shkencor e hulumtues, duke themeluar Departamentin për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Studiuesit dhe hulumtuesit e këtij departamenti kanë objektiva të qarta që të riaktualizojnë gjithë historinë familjare e individuale të Nënë Terezës, duke e digjitalizuar një pjesë të madhe të materialit arkivor, i cili pastaj do të na shërbente për projekte e ide që lidhen me veprimtarinë botuese, filmike-dokumentare dhe me projekte të caktuara shkencore. Qyteti i Shkupit ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes për disa veprime të ngutshme që nuk i bënin nder bashkëqytetares sonë, Gonxhe Bojaxhiut. Efektet e kësaj ngutje fatkeqësisht patën edhe impakt shoqëror, pasi një debati konfrontues në mes autoriteteve të Shkupit dhe neve që përfaqësonim zërin e pavarur të qytetarisë. Por, mënyra se si e zhvilluam dhe e plasuam në opinionin publik këtë debat, krijoi një efekt pozitiv, duke u mundësuar krerëve të Qytetit të Shkupitt të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje që do kthente situatën në gjendjen paraprake, që nënkupton kthimin e gjurmëve që shënjojnë themelet shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës, hapjen e shtegut për pelegrinazh te pllaka përkujtimore, që nënkupton edhe përfshirjen e realitetit gjuhësor brenda asaj pllake. Jemi në pritje të përmbushjes së premtimeve që i ka dhënë i pari i Qytetit të Shkupitt, z. Shilegov, i cili me deklaratat publike ka dhënë shpresë se kur arsyeja dominon mbi inatet politike, është i mundur çdo kompromis, por edhe çdo hap që na bën të barabartë në rrugëtimin tonë drejt asaj që dikur Nënë Tereza thoshte: “Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të”.

~115~


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa by Micky Hax - Issuu