This watermark does not appear in the registered version - http://www.clicktoconvert.com
www.bibladhekurani.com
Thomas W. Arnold
HISTORIA E PËRHAPJES SË ISLAMIT Rrjedhat historike të misionit Përktheu: Nexhat S. Ibrahimi Titulli i origjinalit: The Preaching of Islam A history of the Propagandion, of the Muslim Faith, by T.W. Arnold M.A. C.J.E London, Constable & Company Ltd. 1913 Titulli në boshnjakishte: Povijest islama - historijski tokovi misije, El-Kalem - Izd, djelatnost, III izd., Sarajevo 1990. Përkushtim Të gjithë atyre që fjalën, veprën dhe sjelljen vetjake ndihmuan në paraqitjen e drejtë të dini islamit! PARATHËNIA BOTIMI TË PARË Këto faqe po i botoj majft i dekurajuar. Temën që e përpunojnë është mjaft e vëllimshme. Gjatë shkrimit të këtij punimi jam gjetur në kushte të disfavorshme dhe shpresoj në sukses të kufizuar. Pasi që më mirë jam përgatitur për punë, studimet e mëtejme më kanë mundësuar që t’i përmbushi zbraztësitë1 të krijuara në këtë punim. Dëshiroj ta bëjë kontribut të vlefshëm një pjese të lënë pas dore të historisë islame. Për këtë do t’i jam thellë mirënjohës kritikës dhe korrekcioneve të çdo hulumtuesi që dinjitohet ta vërejë këtë libër. Të tillëve dëshiroj t’u drejtohe me fjalët e Shën Augustinit: “Kush e lexon këtë e thotë: - Të thënën pa dyshim e kam kuptuar - e në këtë nuk ka të vërtetë, ai në realitet shpreh mendimin e vet personal dhe i kundërvihet timit. Mirëpo, nëse ai këtë e bënë nga dashuria dhe përkushtimi dhe synon që këtë çështje tek unë ta bëjë më të qartë (nëse Zoti më le të jetojë) unë atëherë me këtë punën time do të mundësoj shumë të mira.”2 1 Pasi nuk gëzoj kurrfarë të drejte të autoritetit dhe të specialistit për çfarëdo periode me çka merret ky libër dhe pasi shumë ndodhi në të cilat