Revistë

Page 1

PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË BULEVARDIT

BASHKIA BERAT

PËR NJË BERAT TË QYTETARËVE

REVISTË PERIODIKE, MAJ 2013


100 vjetori i pavarËsisË Bashkia Berat festoi në datën 24 Nëntor 100-vjetorin e pavarësisë së SHQIPËRSIË. AKTIVITETET ME RASTIN E KËTIJ EVENEMENTI TË RENDËSISHËM PËR POpuLLIN SHQIPTAR ISHIN TË LARMISHME. GJATË DITËS U KRYE NJË PARAKALIM I NXËNËSVE DHE QYTETARËVE PËRGJATË QYTETIT DUKE MBARTUR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. NUK MUNGUAN EDHE PARADAT ME KUAJ, MOTORË, SI DHE NJË PARAKALIM SIMBOLIK I KARROCËS SË PLAKUT ISMAIL QEMALI. AKTIVITETET VIJUAN MË TEJ ME NJE KONCERT.

"

Me rastin e 100-Vjetorin e pavarësisë qyteti i Beratit ishte bërë si rrallëherë i bukur. Lagjet e Mangalemit dhe Goricës u stolisën me flamurin kombëtar duke i dhënë qytetit një pamje të papërsëritshme.

2

festime koncert paradË


FESTIME ORGANIZIMI Në sheshin kryesor të qytetit u organizua një aktivtet me fëmijë të cilët kërcyen dhe kënduan këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

PARADA

KARROCA E ISMAIL QEMALIT

Në sheshin kryesor të qytetit u rikujtua udhëtimi i gjatë i Ismail Qemalit për të arritur qytetin e Vlorës dhe ngritur flamurin e pavarësisë. Djem dhe vajza të veshur me kostumet tradicionale të kohës parakaluan në qytet duke dhënë për qytetarët një pamje historike të kohës kur Shqipëria u bë e pavarur.

3


FOTO NGA DHËNIA E ÇMIMIT

NJERIU I VITIT 2012 4

KLODJAN ALLAJBEU Në praninë e shumë qytetarëve beratas, intelektualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qytetit ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012.


MOTIVACIONI KLODJAN ALLAJBEU Komisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu i Vitit” 2012 t’i jepet Dr. Klodian Allajbeu me motivacionin: “Intelektual i spikatur”, sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues me performancë të lartë menaxheriale në fushën e shërbimit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet Spitalit Amerikan që ka themeluar dhe drejton, ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qytetarëve dhe ka mbështetur e financuar shërbime falas për shumë qytetarë në nevojë” .

5


LAPIDARI I DËSHMORËVE

Në daten 27 Nëntor Bashkia Berat përuroi Lapidarin e Dëshmorëve të Atdheut

Veteranët e qytetit duke vendosur lule në lapidarin e dëshmorëve. DËSHMORËT E PAVAËSISË Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Berat morrën pjesë, drejtues të qytetit, veteranë dhe familjarë të dëshmorëvë të atdheut. Familjeve të dëshmorëve Bashkia Berat u akordoi cmime nderimi në emër të sakrificës së parardhësve të tyre.

6

Intelektualët dhe drejtuesit e qytetit nderojnë dëshmorët që ranë për Pavarësinë e Shqipërisë


EKSPOZITË FOTOGRAFIKE E ARTIT PASBIZANTIN

PIKTORËT ÇETIRI NË MYZEQE AKTIVITETI Në Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze u prezantuan ikonat e piktorëve të famshëm shqiptarë të shek. XVIII-XIX, Çetiri. Ekspozita fotografike e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kulturës.

FOTO NGA AKTIVITETI ME TË PRANISHMIT

Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke filluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza nga familja Çetiri.

7


PIKTURË NGA BURON KACELI

EKSPOZITA NE GALERINË E ARTEVE EKSPOZITAT

Piktori Buron Kaceli erdhi në qytetin e Beratit me një ekspozite personale, me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë vepra të gjinive të ndryshme si natyrë e qetë, pejzazh, portret dhe kompozim. Të gjitha këto realizime të pikturës së kavaletit që i përkasin krijimtarisë së tij të pesë viteve të fundit janë realizuar në teknikën e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli në krijimtarinë e tij shquhet për ndjeshmëri e sens poetik, për një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional të pikturës së tij. Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edward Lear” Berat u organizua ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dallonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj.

8


PIKTURË NGA BAJRAM MATO

FOTO NGA PJESËMARRJA E QYTETARËVE NË GALËRINË E ARTEVE

9


MATURANTËT EKSELENTË Bashkia Berat KËTË VIT SHPËRBLEU NXËNËSIT EKSELENTË TË SHKOLLAVE TË MESME. ME KËTË RAST BASHKIA organizoi nje aktivitet KU U PREZANTUAN NXËNËSIT MË TË MIRË DHE U PERFORMUAN kercimE dhe kengË nga talentet e reja. GJITHASHTU BASHKIA U MUNDËSOI NXËNËSVE NJË UDHËTIM NË QYTETIN HISTOIK TË DUBROVNIKUT. Nxenesit ekselent te ketij viti JANË: Alteo Hysi, Pirro Sania, Eduart Lushka, Adi Totaj, Ariola Fasko, Armis Cuko, Olta Papa, Julian Hoxha, Adela Dauti DHE BRISELDA SELENICA.

10


"

GJATË UDHËTIMIT TË MUNDËSUAR NGA BASHKIA BERAT U VIZITUAN QYTETET HISTORIKE TË BUDVËS, DHE KOTORRIT NË MAL TË ZI SI DHE U U NDALUA NË ISHULLIN E SHËM STEFANIT. NXËNËSIT U NJOHËN MË NGA AFËR ME KULTURËN DHE HISTORINË E VENDEVE TONA FQINJË.

FOTO NË QYTETIN E DUBROVNIKUT

11


8 MARSI AKTIVITETI Me rastin e festës se 8 Marsit në Tavernën Ajka u organizua nje aktivitet me gratë të cilat kanë dhënë kontribute qytetare. Në këtë aktivitet u nderuan me cmim për kontribute të spikatura Znj. Liljana Bica, Znj. Nikoleta Manka dhe Znj. Teuta Qose si dhe përfaqësueset e organizatave PNUD dhe Save the Children.

GJATË CEREMONISË SË DHËNIES SË ÇMIMEVE

12


7 MARSI AKTIVITETI Bashkia Berat organizoi një takim me mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në këtë takim Bashkia nderoi me cmimin e mirënjohjes mësuesit Fitore Suljemani dhe Thanas Greku. Takimi u shoqërua me muzikë dhe me nje kokteil.

FOTO ME MËSUESIT QË U NDERUAN ME CMIMIN E MIRËNJOHJES

13


DITA E VERËS Bashkia Berat në bashkëpunim me partnerë të tjerë organizoi një sërë veprimtarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktiviteti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organizua nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manifestuan aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me funksionimin e lumenjve.

14

FOTO NGA KONCERTI I ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË BASHKISË SË BAGCILLARIT


EKSPOZITË FOTO NGA PËRURIMI I ESKOZITËS ME DOKUMENTE PËR BERATIN NGA ARKIVI OSMAN AKTIVITETE Në Galerinë e Arteve Edward Lear u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcillar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.

FOTO NGA AKTIVITETI LUMI ËSHTË JETË

15


FOTO NGA PROJEKTI Ajo që propozohet në projekt është kthimi i Bulevardit Republika në një rrugë të bukur pedonale për shopping. Asfalti i vjetër dhe trotuaret do të zëvendësohen me pllaka guri dhe një shesh i madh në qendër do të zëvendësoje zonën e cila përdoret sot për taksitë dhe furgonat. Zona do t’i drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetare, evente, panaire artizanati , aktivitete kulturore etj.

16


MIRATOHET PËR FINANCIM RiKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT DHE SHESHIT QENDROR TË QYTETIT PROJEKTI Bashkia Berat ka aplikuar pranë Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për projektin „Rikonstruksioni i Bulevardit Republika dhe Sheshit Qendror të Qytetit”. Fondacioni e ka miratuar projektin për ta financuar. Shuma e përgjithshme tij është 1

400 000 000 (nje miliard e katerqind mije lekë). Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj për buxhetin 2013/2014 në shumën 400 000 000 (katërqind milion leke). Në kuadër të projektit, Fondacioni do të mbështesë me asistencë direkte edhe 57 bizneset që ndodhen në zonë.

FOTO NGA PROJEKTI

17


PËRGJITHNJË BERAT AKTIVITETI Albanian Excellence dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare me mbështetjen e Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Berat organizuan në datat 12-13 Prill aktivitetin “Përgjithnjë Berat”. Gjatë këtij aktiviteti shumëdimensional u krye pastrimi i qytetit me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Beratit, personazheve të librit “Berati, histori suksesi”, përfaqësuesve të pushtetit lokal, aktorëve politikë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Më tej në Bibliotekën e qytetit u organizua ceremonia e dhurimit të disa librave, u prezantuan veprat e shkrimtarit Sh.S.Noe si dhe u shfaq një film nga Vlash Droboniku.

Foto nga Ekspozita Fotografike e aktorit Aleksandër Rapi

18


MBRËMJE GALA Në datën 13 Prill në Universitetin e Beratit u organizua një tryezë e rrumbullakët me titull “Beratasit për Beratin” si dhe u nënshkrua një memorandum në mbështetje te Beratit. Aktiviteti vijoi me themelimin e Fondacionit Berati. Në mbrëmje në hollin e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u çel ekspozita fotografike e aktorit Aleksandër Rrapi si dhe u ORGANIZUA një Mbremje Gala ku u prezantua botimi i ALBANIA EXCELLENCE “BERATI, HISTORI SUKSESI”.

19


GAZMEND TOSKA Gazemend Toska, qytetar beratas, ështe përzgjedhur nga Albania Excellence si një nga qytetarët me cilësi dhe kontribute të spikatura.

pËrzgjedhur nga ALBANIA EXCELLENCE Prej vitesh Gazmend Toska është industrialist dhe drejton 4 fabrikat e tij në Francë dhe një në Berat. Ai thotë së jeta e tij ka kaluar në tre faza dhe se tani është në fazën e tretë. Pjesa e parë ka qënë në Shqipëri, deri në moshën 22 vjeç, pjesa e dytë në Francë, nga mosha 22- 50 vjeç, ku u formua me kulturën dhe mendimin francez dhe ku krijoi familjen me një shqiptare. Sot jeton familjarisht në jug të Francës, por udhëton shpesh për të drejtuar fabrikat e tij që ndodhen në qytete të ndryshme. Bashkëshortja, Ardjana, e diplomuar për gjuhën frënge në Universitetin e Tiranës, punon mësuese në gjimnaz ku

20

jep frengjisht, histori dhe gjeografi. Vajza e madhe, Laura 18 vjeç, sivjet ka nisur studimet në një nga shkollat më të mira të biznesit, që radhitet e 32-ta në botë ndër mijëra të tilla. Ka zgjedhur një specialitet që lidhet me industrinë e tekstilit, ndonëse në fushën e biznesit të luksit dhe modës. Djali, Martini 12 vjeç, ndjek mësimet në klasën e gjashtë. Gazmend Toska thotë se pjesa e tretë e jetës së tij, pas moshës 50 vjeç, lidhet me krijimin e „urave” midis Francës dhe Shqipërisë duke prurë në vendlindje eksperiencën e tij 30 vjeçare dhe duke u bërë lobues i palodhur në Francë për imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.


Klodian Allajbeu

ALBANIA EXCELLENCE Klodjan Allajbeu përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Ankarasë, Turqi. U specializua në Kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë po në Ankara të Turqisë. Specializimet e tjera i kreu në Teksas të Shteteve të Bashkuara dhe në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Gradën Master ai e fitoi në Universitetin e Kardifit. Aktualisht ndjek Doktoraturën në Universitetin e Tiranës me temë “Ndikimi i Infeksioneve Spitalore në Parametrat e Kost-Efiktivitetit”.

Klodjan Allajbeu është themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan. Ai ka themeluar gjithashtu Yes for Albania (Young Entrepreneur of Europe). Ai ka financuar mjaft projekte shëndetësore brenda dhe jashtë vendit si dhe është mbështetës i mjaft projekteve arsimore në vend. Për qytetarët dhe qytetaret në nevojë ai ka ofruar edhe mjaft shërbime falas.

21


DITA e tokËs AKTIVITETI Në datën 22 Prill me rastin e Ditës së Tokës në qytetin e Beratit u organizuan një sërë aktivitetesh nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Bashkisë dhe të një sërë institucionesh të tjera. Gjatë aktiviteteve u zhvilluan konkurse midis nxënësve të shkollave të mesme për esenë më të mirë me temën “Ndotja”. U zhvillua edhe një konkurs midis shkollave 9-vjeçare për gjetjen e sendit më të mirë të riciklueshëm si dhe një konkurs midis nxënësve të Liceut Artistik “Ajet Xhindole” për pikturën më të bukur me temën “UNE E DUA TOKËN”.

Veshje me sende të riciklueshme

22

Konkursi: Unë e Dua Tokën Kryetar Komisioni: Guri Bazaiti

Pastrimi i Bregut të Lumit Osum Merrnin pjesë: Nxënës, Vullnetarë etj.


18 Prill, Dita botËrore e trashËgimisË Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore në Teqenë e Helvetive të Qendrës Mesjetare Berat u organizua një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe me drejtues të qeverisë lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Evropian

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE

Aktiviteti Aktivitetet me rastin e Ditës Botërore të Trashëgimisë vazhduan në Galerinë e Arteve Edward Lear ku u organizua një ekspozitë fotografike e cila ilustronte historikun e marrëdhënieve Ruso-Shqiptare në materialet arkivore të Federatës Ruse dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morri pjesë edhe Ambasadori i Rusisë në vendin tonë.

23


“PROJEKTE” 24

Projekti SUSTCULT

Bashkia Berat është përfshirë në projektin SUSTCULT të finanacuar nga Bashkimi Evropian. Projekti është trevjeçar dhe ka në fokus trashëgiminë kulturore. Objektivi kryesor i Projektit SUSTCULT është të përmirësojë efektivitetin e menaxhimit të siteve të trashëgimisë nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie të përbashkët të vlerësimit të kompleksitetit të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore. Aktivitetet kryesore të projektit: • Ngritja e 7 rrjeteve lokale dhe një rrjeti ndërkombetar në Europën Juglindore në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. • Zhvillimi dhe funksionimi i një platforme WEB GIS për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë; • Përcaktimi i nje metodologjie të përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë kulturore. •Hartimi dhe realizimi i nje pakete trajnimi (kurse trajnimi online dhe në cdo sit) për të rritur kapacitetin menaxhues. •Zhvillimi/Përmirësimi i planeve të menaxhimit në sitet e partnereve bazuar në një metodologji të përbashkët. •Përcaktimi i një strategjie marketingu të qëndrueshëm për resurset specifike kulturore bazuar në analizën e tregut lokal dhe planet e biznesit.

PROJEKTET JANË N


Projekti PLGP

Bashkia Berat është përfshirë gjithashtu në Projektin 5-Vjeçar “Planifikim dhe Qeverisje Vendore në Shqipëri” financuar nga USAID. Projekti fokusohet në këto fusha: - Përmirësimi i Qeverisjes Vendore. Projekti PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 njësive vendore të përzgjedhura, për një sërë çështjesh të menaxhimit dhe qeverisjes. - Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore.Projekti PLGP do të ndihmojë qeverinë shqiptare dhe bashkitë për të siguruar se ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet të tilla si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe, veçanërisht, me standardet mjedisore. Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal.

FILLIMI I PROJEKTIT PLGP

NË VAZHDIM

25


“ARSIMI”

Rikonstruktohet shkolla Zihni Toska. Vlera e rikonstruksionit është 500 000 euro dhe është një bashkëpunim midis bashkisë Berat dhe UNDP.

RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA SHYQYRI LAKRA. PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË KËSAJ SHKOLLE ËSHTË HARTUAR NGA BASHKIA BERAT DHE FONDI PREJ 30 000 000 LEKËSH ËSHTË BËRË I MUNDUR ME ANË TË GRANDEVE KONKURUESE.

sHYQYRI LAKRA

26

ZIHNI TOSKA


“RINIA DHE TRASHËGIMIA”

Në datën 27 Prill, Bashkia Berat organizoi një takim me studentë dhe specialistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore. Në takim pjesëmarrësit morën informacion mbi aktivitetet e projektit SUSTCULT si dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca mbi përfshirjen e të rinjve në fushën e trashëgimisë.

27


Disa ditë më parë është inauguruar përfundimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së qytetit të Beratit. Investimi ka nje vlerë prej 1 milione euro. 75 % e projektit eshte financuar nga Bashkimi Evropian ne kuadrin e Instrumentit IPA dhe 25 % e projektit është bashkë financuar nga Bashkia Berat. Nëpërmjet këtij projekti është restauruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në lagjen Kala. Projekti ka një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin ndjeshëm të infrastrukturës, siguron rritjen e numrit të turistëve si dhe rrit cilësinë e shërbimeve.

28


RIJETËZIMI I KALASË

B

ashkia Berat ne bashkëpunim me Kompaninë Zvicerane Gjeo Bruck kanë bërë një projekt paraprak për të vlerësuar rrezikshmërinë e rënies se shkëmbinjve në shpatin jugor të lagjes historike Mangalem. Në projektin e zhvilluar nga kompania e specializuar është bërë një vlerësim teknik i situatës si dhe janë parashikuar masat e nevojshme për ndërhyrje. Ky projekt përkon edhe me një tjetër projekt sizmik të zhvilluar në Qendrën Historike nga kompani të specializuara Italiane. Qëllim i projektit të fundit është të bëjë një analizë sizmike të nëntokës së Qendrës për të parashikuar dhe marrë masat ndaj tërmeteve të mundshme.

29


“PROJEKTI SSIREC ”

Komunitetet e Margjinalizuara bashkia berat PËrFshihet NË ProJektiN “MbËshtetJe soCiale PËr iNtegriMiN e koMUNiteteve roMe Dhe egJiPtiaNe”.

objektivi i këtij programi është të kontribuojë në fuqizimin social, ekonomik dhe politik të komuniteteve të përjashtuara rome dhe egjiptiane që jetojnë në qytetin e beratit. kjo është një asistencë ndërsektoriale e cila përfshin planifikimin lokal me pjesëmarrje, ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar diskriminimin si dhe të mbështesë implementimin dhe monitorimin e strategjisë rome dhe Planit të veprimit të Dekadës. komunitetet rome dhe egjiptiane janë komunitete sociale të përjashtuara në shqipëri dhe shpesh hasin barriera sociale për të përfituar nga shërbimet dhe mallrat publike.

30

Programi ssireC kontribuon në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe kushteve të jetesës të romëve dhe egjiptianëve nëpërmjet projekteve të zhvillimit të infrastrukturës, aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, asistencës për sekretariatin teknik të romëve në Ministrinë e Punës, Çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta dhe për Zyrën e komisionierit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Programi synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimit e antarëve të komunitetit rom dhe egjiptian rreth politikave, strategjive e instrumentave per perfshirjen e tyre sociale.


Festivali PraNveror i orgaNiZUar Nga shkolla babË DUDË karbUbNara Dhe bashkia berat

Pranvere Fest

31


KOMISIONI KËSHILLIMOR QYTETAR Krijohet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor pranë Bashkisë Berat. Komisioni këshillimor Qytetar është një grup vullnetar qytetar që ka filluar të funksionojë tashmë në Bashkinë Berat si qytet partner në projektin PLGP. KKQV do të shërbejë si organ këshillimor për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak. Ai do të jetë gjithëpërfshirës, dypalësh dhe i pavarur nga kontrolli prej njësisë vendore. KKQV do të ketë një përfaqësim të gjerë, me qytetarë që kanë vizion dhe duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin e tyre. KKQV përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Ai ka si synim të bëjë të mundur trajtimin e sa më shumë problemeve dhe tematikave me rëndësi për komunitetin. KKQV do të institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen me buxhetimin, paketën vjetore fiskale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifikimin e territorit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bashkisë.

32


KONFERENCA EKONOMIKE GJERMANI SHQIPËRI

PROMOVIMI I LIBRIT ANJES 660, GRAM

AKTIVITETE TË NDRYSHME TË KRYERA NGA BASHKIA BERAT DHE PARTNERËT E SAJ

8 PRILL, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE

SEMINAR PËR PLANIN E MENAXHIMIT TË TRASHËGIMISË

33


PANAIR SHKENCOR 2013 NĂ‹ MEDRESEN E BERATIT Si cdo vit, Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor. Nxenesit e medresese ne bashkepunim me nxenesit e shkollave 9-vjecare te Beratit paraqiten punimet e tyre ne ambient te hapur, ne lulishten e qytetit. Ishin pergatitur mbi 20 eksperimente ne lenden e fizikes, rreth 15 eksperimente ne kimi, 6 ne biologji, lojra te ndryshme ne matematike, anglisht, turqisht, arabisht si dhe risia e ketij panairi, mini stacioni metereologjik ku u kryhen 7 matje atmosferike te cilat mund te sherbejne si premise per dhenien dhe parashikimin e motit ne qytetin tone. Pati nje pjesemarrje te gjere te shkollave te qytetit te Beratit, Kucoves, UresVajgurore, Skraparit si edhe fshatrav eperreth. Gjithashtu, u vu re dhe njeinteresim i madh i qytetareve, prinderve, mesuesve dhe kalimtareve te rastit. Pervec ketyre te fundit, te pranishem ishin edhe perfaqesues

34

te Bashkise Berat, Myftinise Berat dhe drejtuesve te shkollave. Ne fjalen e saj nenkryetarja e bashkise shprehu falenderimin e saj per aktivitetin e organizuar nga Medreseja e Beratit, i cili mund te sherbeje si model edhe per shkollat e tjera te qytetit. Nxenesit realizuan, komentuan dhe interpretuan me nivel te larte shkencor dhe metodike duke u bere avangart te aktiviteteve te tilla duke bindur pjesemarresit per formimin e larte shkencor qe kane fituar ne Medresene e Beratit.


35


BASHKIA BERAT www.bashkiaberat.gov.al PËRGATITI: dREJTORIA E tURIZMIT, KULTURËS, rINISË DHE SPORTEVE| DIZAJN: MARIUS QYTYKU


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.