
1 minute read
Fashion City
Në “Fashion City” ju do të keni mundësinë të eksploroni shumëllojshmërinë e brendeve ekskluzive që do të jenë pjesë e kësaj zone.
Këtu do të gjeni disa nga brendet më të mëdha të veshjeve, ku ju mund të bëni “shopping” brenda qytezës dhe të ndiheni sikur me të vërtetë jeni në pasarelë.
Advertisement
Të pasurit një apartment apo shtëpi në Marigona Hill do të thotë të jetoni në një qytezë ku ju jeni të rrethuar nga gjelbërimi, ku ju frymëzoheni çdo ditë dhe zgjoheni me energji pozitive.
Një hapësirë e tillë është zhvilluar falë eksperiencës së arkitektëve Italian të specializuar në fushën e hapësirave gjelbëruese ku çdo lule e mbjellur ka qëllimin dhe hapësirën përkatëse të analizuar me çdo detaj.
“Marigona Hill” do të jetë një botë plot ngjyra, me parqe të shumta të mrekullueshme, të cilat rrisin nivelin e mirëqenies.
Qëllimi është që të krijohet biodiversitet për sa i përket zgjedhjes së bimëve.
Pasurimi i bimëve, ngjyrave dhe aromës, janë të alternuara sipas stinëve, kështu duke garantuar çdo sezonë të njëjtën shumëllojshmëri.
Të njëjtën zgjedhje kemi bërë dhe për pemët, duke marrë të mirëqenë që pemët janë kolonat e kopshteve tona, ato që krijojnë lidhjen mes tokës dhe qiellit e kështu zgjodhëm forma të ndryshme pemësh që shprehen në mënyra të ndryshme.

Thonë se vetëm një vijë e hollë është në mes imagjinatës dhe përjetimit…
Plani jonë i jetës është të jetojmë në këtë mes!