
1 minute read
“Elysian Penthouse”
Kur e sheh këtë penthouse, për një moment të ndalet fryma.
Mendon dhe pyet vetën nëse ke parë diçka më fascinuese më parë. Një hapësirë e cila ka plot kreativitet e bukuri hyjnore. Përjeton qetësinë, perfeksionin dhe ndjenjën e parajsës.
Advertisement
“Elysian Penthouse” janë njësitë nën çati me lartësi mbi
3.5 m dhe përbëjnë hapësirat e reja më dramatike të jetesës në qytezën e Marigona Hill. Të gjitha njësitë kanë mure prej xhami të cilat zbulojnë pamje të mrekullueshme të të gjithë zonës. Çdo njësi ka një tarracë të madhe, mundësi të pishinës me xham transparent dhe oaza botanike.
Organizimet e penthouse mundësojnë shfrytëzim optimal të hapësirës, depërtim të rrezeve të diellit duke e bërë apartamentin që mos ta lesh të vetëm në asnjë moment, por që të krijosh një atmosferë të paharruar me më tē dashurit e tu.
Këto penthouse kanë sipërfaqet në vijim:
194.87m2 me tarracë 343.166m2
215.75m2 me tarracë 266.34m2
217.78m2 me tarracë 150.57m2
267.1m2 me tarracë 360.09m2
313.98m2 me tarracë 375.34m2
