
1 minute read
Konceptet e apartamenteve
Të jetosh në apartamentet e konceptuara në Marigona Hill do të thotë të zgjohesh çdo ditë dhe të jetosh në sinonimin e pësosmërisë, në magjinë e arkitekturës së sotme që e bën jetesën në këto apartamente një përjetim në vetvete.
Apartamentet përmbajnë shumë veçanti mbresëlënëse si: shtrirja e xhamave përreth apartamentit të cilat mundësojnë pamje marramendëse që ju frymëzojnë, lartësi tē katit deri në 4m, organizime një dhe dy-katëshe, mundësi për pishinë individuale, kopshte botanike dhe veçanti tjera unike. Konceptet e apartamenteve janë një ftesë për të provuar rutinat e përditshme në një qytezë kreative, që është e lidhur ngushtë me komunitetin, me parqe të ndryshme dhe qendra rekreative.
Advertisement
Në Marigona Hill ju do të keni rast të jetoni në ekskluzivitetin e rezidencave/apartamenteve me sipërfaqe nga 72m2 e deri në 500m2. Të gjitha apartamentet përbëhen nga korridore të ndriçuara me galeri dhe recepcion të centralizuar.
Ju do të keni mundësinë të zgjedhni nga konceptet më të bukura të ndërtuara gjerë më tani:
“Supreme” Apartment
“Maison” Apartment
“Splendour” Apartment
“Elysian” Penthouse
Në faqet në vijim ju prezantojmë disa prej modeleve të apartamenteve.


