Revista Haemus Nr. 45-50 - online version - Part I

Page 239

kaplonte gjumi, ndërsa ime shoqe sillte një tjetër gotë me kamomil. 236 Kadareja pasi jep disa nga variantet e tij kërkon që të japë edhe variantin e Pasardhësit mbi natën e 13 dhjetorit. Në këtë pikë rrëfimore, për herë të parë rrëfimtari barazohet me Pasardhësin. Që në titull fillon hapi i parë i përcaktimit të një sekuence, e cila kërkon që të hetohet nga lexuesi. Në këtë rast, edhe lexuesi merr rolin e një investiguesi, i cili kërkon që të zbërthejë kumtet e tekstit nëpërmjet vëzhgimit dhe zbërthimit të atyre që Roland Barthes i quan lexias - njësi leximi. Autori ndërton rrjetin e tij të pyetjeve: Vrasje apo vetëvrasje? E nëse ishte vrasje, kush e kishte kryer? Dhe kryesorja: për ç’shkak?237 Këto pyetje nuk të çojnë në definicion. E vetmja gjurmë për evidentimin e personit që ka ndikuar në këtë ngjarje është hija e zyrtarit tepër të lartë, që ishte parë të hynte te shtëpia e Pasardhësit natën fatale: Nga lagjja e mbyllur, ajo që quhej “Bllok” vinin lajme të tjera. Më e çuditshmja ishte se, aty nga mesnata, ndoshta pak më pas, një hije ishte parë të hynte në shtëpinë e të ndjerit. Një zyrtar i lart, tepër i lartë... por për këtë s’duhej folur në asnjë rast... kurrsesi... një zyrtar, pra... tepër i lartë, kishte hyrë... për të dalë më pas... 238. Në roman nuk kemi të bëjmë me një rrëfimtar omnisient, por me një rrëfimtar i cili ngre pikëpyetje gjatë të gjithë rrëfimit, pra kemi të bëjmë me një rrëfimtar që di më pak se personazhet. Nëpër Tiranë, të gjithë ata që dyshonin se Pasardhësin e kishin vrarë, pëshpëritnin të njëjtën pyetje: Kush e ka vrarë? Gjithfarë dyshimesh vërtiteshin dhe askujt s’i shkonte mendja te vrasësi i vërtetë 239. Sipas variantit autorial, kjo ngjarje paraqet si vrasje me prapaskenë politike, e jo si vetëvrasje, duke analizuar sjelljet dhe veprimet që vijnë nga partia në pushtet. Kadareja zbardh shenjat që të bëjnë të besosh se nuk kemi të bëjmë me një vetëvrasje, të cilat janë: mosshpallja e zisë kombëtare, mungesa e flamujve gjysmështizë, mosorganizmi i marsheve “të mërzitshme”, mosndryshimi i programeve televizive, varrimi i thjeshtë, mosshtënia me top pas varrimit e shumë shenja të tjera, të cilat kishte gjasë të realizoheshin nëse do të ishte një vetëvrasje e njëmendtë. Krimi/vetëvrasja=vrasja; fshehja e krimeve shtetërore Në roman, vrasja e Pasardhësit shmanget nga Partia në pushtet, në të vërtetë e vetmja parti, nëpërmjet: Kadare, Ismail, Pasardhësi, Onufri, Tiranë, 2010, f. 170. Kadare, Ismail, Pasardhësi, Onufri, Tiranë, 2010, f. 34. 238 Kadare, Ismail, Pasardhësi, Onufri, Tiranë, 2010, f. 18. 239 Kadare, Ismail, Pasardhësi, Onufri, Tiranë, 2010, f. 61. 239 | R e v i s t a H a e m u s N r . 4 5 - 5 0 236 237

/

2014


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.