Revista Haemus Nr. 45-50 - online version - Part I

Page 235

tij të gjumit; vdekje të cilën Kadareja e paraqet natën e 13 dhjetorit, pa shënjuar vitin. Këtë ngjarje autori e paraqet përmes fokalizimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe fokalizimin e viktimës, i cili flet nga bota e përtejvarrit. Filli tragjik ka si pikënisje dashurinë e Suzanës, vajzës së Pasardhësit, lidhjen e saj të gabuar, për të dytën herë, me një djalë nga një familje e deklasuar, pasi një i afërmi i tyre ishte arratisur për në Amerikë. Suzana kishte kryer një fejesë mirëfilli të papranuar politikisht, e ky ishte “shkaku” primar, sipas autorit-narrator, që nxiti zemërimin e Partisë kundrejt njërit prej përfaqësuesve të saj më të denjë, pasi për një familje të thjeshtë edhe mund “të anashkalohej”, por për familjen e tij kurrsesi nuk mund të tolerohej një fejesë e atillë. Dhëndri i ardhshëm i Pasardhësit nuk mund të ishte biri i një të deklasuari, akuzë diskredituese në Shqipërinë e para viteve ‘90, nga e cila ndodh edhe shkatërrimi i Pasardhësit dhe familjes së tij. E thënë me fjalët e autoritnarrator, do të kishim: totalitarizmi e nënshtron dashurinë si gjithë pasionet, çka sjell një gjendje shumë të mjerueshme, primitive.231 Disa prej elementeve të romanit policor te “Pasardhësi” Pasardhësi-n nuk mund ta klasifikojmë mirëfilli si roman policor, zhanër kryesisht i palëvruar në letërsinë shqipe, por në të gjejnë vend disa përbërës të romanit policor, të cilët janë: ndodhja e një krimi, pra, historia e një krimi, kërkimi i zbardhjes së gjurmëve të krimit, kërkohet të hidhet dritë mbi të vërtetën, kërkohet të gjendet autori ose bashkëpunëtorët në krim, zbulohen e hetohen disa prej motiveve të krimit, kemi një rrëfimtar-investigator etj. Më tej, do të vazhdonim me disa zbërthime të gjurmëve tekstuale: Së pari, pretendimi i vrasjes: Vdekja që ndodh nuk është për shkaqe natyrore, por presupozohet se kemi të bëjmë me një vrasje politike, vrasjen e Pasardhësit. Së dyti, kemi të bëjmë me një vrasje misterioze: Jepen të dhëna, të cilat synojnë që të çojnë në zbulimin e misterit: i) dokumente/fakte të rëndësishme – zbulohet letra e autokritikës së Pasardhësit pas “vetëvrasjes” së tij, për ta bërë edhe më të dukshme krisjen që kishte nisur mes tij dhe Partisë; paraqiten biseda e qëndrime të Pasardhësit në mbledhjet e Byrosë Politike; ii) sende vetjake të viktimës – sipas variantit zyrtar, u vetëvra me armë, e cila ishte gjendur në dhomën e tij të gjumit;

231

http://www.zemrashqiptare.net/article/ArtKulture/3817/1/print/ 235 | R e v i s t a H a e m u s N r . 4 5 - 5 0 / 2 0 1 4


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.