Revista Haemus Nr. 45-50 - online version - Part I

Page 110

në zemrën e “kulturës heroike të vendlindjes, të malësisë shqiptare të veriut, së vetmes shoqëri heroike të pacenuar në Evropë.”52 Padyshim që edhe në krijimtarinë pararendëse të Fishtës e kemi ndeshur detin: detin si peizash, detin si metaforë, thjesht si përmendje apo edhe detin si nëmatë etj, siç e gjejmë te “Lahuta…” (Eh ju dhaça ujüet e detit) apo në rastin e poezisë “Një gjamë dëshpërimi”: “E mallkue kjoftë Evropa! Atë e vraftë Zoti, E shoftë me fise, popuj e qytete Edhe premtoftë që dersa t’endet moti, Kurrë lufta mos iu daftë për tokë e dete.” Por te “Lahuta…” detin e ndeshim edhe në shumë funksione të tjera me vlerë stislitike, estetike, shenjuese, me vlera përshkrimore si në shembujt në vijim. E po bâni e t' kcej dalldí Bregut detit me u baritë, Per me u lá, per me u flladitë, Per n' mos daç kaluer me shkue M' bedeví, qi kem' n' katue: Bishtalec kripin trimnue: (Koha e re) Marash Uci e t' bijt e Calit: Dy djelm t' letë si shpezt e malit. Marash Uci i Uc Mehmetit, Anë e m' ânë i kisht' rá detit. (Marash Uci) Porsi njaj tallazi i detit, Qi dyndë mal e bardh prej shkûme, Dekë e mnderë tue lânë mbas vetit, Vjen e thehet m'kep t'ndo i gûme: (Lidhja e Prizrendit) Me i rá - detit ânë e m' ânë (Kuvendi i Berlinit) 52

Rreth trajtimit epikës dhe heroikës shih Robert Elsie: “Historia e letërsisë shqiptare”. 110 | R e v i s t a H a e m u s N r . 4 5 - 5 0 / 2 0 1 4


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.