Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 28

Vizitoni kulturën e gurit Pikat kryesore • Kulla Osdautaj (Shtëpi Kullë tradicionale prej guri) në fshatin Isniq të Dukagjinit • Mulliri historik me ujë (ende ruan funksionin origjinal) • Manastiri Ortodoks i Deçanit i shekullit 14-të • Vizitë në kompleksin e kullave historike në Dranoc • Drekë tradicionale në Kullën e Ramë Zymerit • Shëtitje nëpër qytezën e Junikut • Vizitë në Teqen e Helvetit Nisja nga Prishtina herët në mëngjes për vozitje dy orësh për në fshatin e Isniqit ku ju do vizitoni Kullën e Osdautajve (Shtëpi Kullë). Kulla e Osdautajve është unike katër katërshe ose shtëpi tradicionale prej guri. Në katin përdhes, muzeu i vogël etnologjik prezanton një ekspozitë të fshatit Isniq, duke përfshirë ‘odën’ autentike, dhomë tradicionale për mbledhjen e burrave. Ne mandej do vazhdojmë në Mullirin tradicional me ujë në Isniq dhe në Manastirin Ortodoks të shekullit të 14-të në Deçan. Manastiri ofron mundësinë për të përjetuar “Rilindjen Paleologe” të Bizantit dhe për t’i parë freskat origjinale në këtë kishë të veçantë që nga UNESCO është paraparë si Zonë e Trashëgimisë Botërore. Ambienti malor i Deçanit i shton kënaqësinë kësaj përvoje. Një ciceron do të ofrohet nga Manastiri. Ne mandej do vozisim për në Dranoc dhe gjatë rrugës do ndalemi në “Dyqanin e Suvenireve Jeta”. Në Dranoc, ne do të vizitojmë kompleksin e veçantë të Kullave (shtëpitë Kulla prej guri). Kullat ofrojnë pasqyrë të brendshme të jetës tradicionale në rajon – oda e burrave (dhoma e mbledhjeve), sofra (tryezë e përbashkët e ushqimit), ahuri ( kat përdhes për magazinim dhe gjedhe), lama (hapësira për përgatitjen e grurit). Në ‘odën’ e Kullës së Mazrekajve do të shërbehet kafe tradicionale.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.