Issuu on Google+

itineraret më të mira të destinacioneve më të mira të Kosovës

Hulumtoni

2010

Katalogu i Ofertave Turistike

∙ Trashëgimia/Historia ∙ Aktivitete/Aventura ∙ Art & Argëtim ∙ Pamje të qyteteve ∙ Turizëm Rural ∙ Kalërim/Çiklizëm ∙ Turne interpretuese ∙ Turne në natyrë ∙ Shoping ∙ Atraksione


Hamami i Prizrenit


Turne dy-ditore

Qyteti i Prizrenit dhe veraria e Rahovecit

Pikat kryesore • Një vozitje skenike përmes Grykës së Caralevës • Turne e udhëhequr në terrenet historike të Prizrenit, të cilat datojnë nga Perandoria Romake dhe ajo Osmane • Darkë tradicionale e Kosovës me pamje në Malet e Sharrit • Degustimi i verës në Verarinë Stone Castle, më e madhja në Evropën Juglindore. Me nisjen nga Prishtina, ne do vozisim përmes Grykës së bukur të Caralevës dhe të arrijmë në Prizren për një turne me ciceron nëpër qytet. Ne do të vizitojmë Kalanë e Prizrenit, e cila daton që nga Perandoria Romake, si dhe Xhaminë dhe Hamamin e Sinan Pashës nga koha Osmane. Ne po ashtu do ta shohim pemën e vjetër 200 vjeçare, Monumentin e Lidhjes së Prizrenit që përkujton nacionalizmin shqiptar në Perandorinë Osmane, Katedralen Katolike të shekullit 15, verarinë Stone Castle – veraria më e madhe në rajon, si dhe bodrumin e Familjes Daka. Në restorantin “Te Syla” në Prizren ne do t’i prezantojmë grupit “Qoftet e Prizrenit” dhe specialitete tjera të shijshme të rajonit. Qëndrimin do ta bëjmë në kompleksin turistik të sapo rinovuar SHARRI, në Malet e Sharrit mbi Prizrenin.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com


Gjergj Kastrioti - SkĂŤnderbeu


Turne një-ditore

Turne në qytetin e Prishtinës dhe Kalërim Pikat kryesore • Shëtitje me ciceron nëpër qytetin e Prishtinës për të vizituar - Statujën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, një prej figurave më të famshme të historisë së Kosovës rezistencën 25 vjeçare ndaj pushtimit osman - Muzeu Kombëtar – Zonë e trashëgimisë botërore sipas UNESCO-s - Teatri Kombëtar - Statuja e Nënë Terezës - Zonën Universitare dhe shenjën kolosale “NEWBORN” të ndërtuar për përkujtimin e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 - Bibliotekën publike kombëtare • Shopping dhe Dreka • Kalërim Në shoqëri të një ciceroni anglisht-folës, turneu i Prishtinës, fillon me një kafe relaksuese në një bar historik afër Muzeut Kombëtar. Do mësojmë më tepër për këtë zonë magjepsëse gjatë vizitës së statujave të figurave të famshme historike si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe Nënë Tereza, si dhe Bibliotekën Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Bibliotekën Publike. Shëtitje nëpër oborrin e Ndërtesës së Qeverisë dhe Universitetit të Prishtinës, shëtitje në dyqane për artizanale tradicionale dhe pason shijimi i drekës në një restorant lokal. Pas drekës,vozitje jashtë qytetit në “Ranchin” e afërt dhe vizitë në fushë-betejën e vitit 1389 duke kalëruar. Kthimi nga Prishtina pasdite.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com


Malet e Lubotenit


Turne një-ditore

Ecje në Malet e Lubotenit

Pikat kryesore • Ecje me ciceron përgjatë Maleve të Lubotenit • Dreka afër Liqenit të akullt të Livadicës, që gjendet 2,173 metra të lartësisë mbi detare

Lini stresin e qytetit prapa me largimin tuaj nga Prishtina për vozitje 90 minutëshe në Malet e Lubotenit. Pas një pauze të shkurtër për kafe, filloni ecjen tuaj nëpër Malet e Lubotenit ku një ciceron i ditur do të përshkruajë florën dhe faunën unike të kësaj zone. Ne do kemi një drekë çlodhëse në restorantin “White House” përgjatë Liqenit mbresëlënës të akullt të Livadicës, 2,173 metra të lartësisë mbi detare. Kthimi në Prishtinë të relaksuar dhe freskuar diku pasdite vonë.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com


Turne katër-ditore

Përjetoni shtetin më të ri të Evropës Pikat kryesore • Turne nëpër të gjithë Kosovën – shtetin më të ri të Evropës • Udhëtim një ditor në qytetin osman dhe Malet e Sharrit • Udhëtim me ciceron në Prishtinë • Udhëtim me ciceron në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe në Shpellën e Gadimes • Udhëtim ditor me ciceron në Pejë dhe vizitë në Boge të Grykës së Rugovës

Dita e parë – Prizren dhe Malet e Sharrit Nisja nga Prishtina në mëngjes me një vozitje të këndshme përgjatë Grykës mahnitëse të Caralevës në qytetin osman të Prizrenit, që nga disa konsiderohet si kryeqyteti i kulturës së Kosovës. Vizitë Kalasë së Prizrenit dhe ndalim tek pema vjetër 200 vjeçare, Eksplorim i Xhamisë së Sinan Pashës e ndërtuar në 1561 dhe Hamamit banjë e stilit të vjetër turk. Shëtitje në Muzeun Etnografik, që është në një shtëpi të shekullit të 18, e mandej vizitë në Monumentin e Lidhjes së Prizrenit 1878, si dhe në Katedralen Katolike të shekullit 15. Kënaquni me drekën në Kompleksin Turistik „Sharri“ në Malet madhështore të Sharrit. Kaloni një natë komfore në Prizren para nisjes për në Brezovicë në mëngjes. Dita e dytë – Qendra e skijimit në Brezovicë dhe në Shpellë të Gadimes Nisja nga Prizreni në mëngjes për në Brezovicë, qendër e famshme turistike në Kosovë me pika të lartësisë deri në 2,500 metra. Kënaquni me një kafe në njërën nga pikat më të larta të vendit. Zbritje në luginë për drekë të shoqëruar me një vozitje në Gadimen e Poshtme ku ju do të shihni Shpellën e Gadimes, thesarin nëntokësor të Kosovës, një shpellë mahnitëse e mermerit paleozoik që gjendet në skajet lindore të Kosovës. Kthimi në Prishtinë për darkë dhe qëndrim në një nga restorantet më të mira të qytetit.


Dita e tretë – Turne në qytetin e Prishtinës dhe kalërim Në shoqëri të një ciceroni anglisht-folës, Turneu i Prishtinës, fillon me një kafe relaksuese në një kafene historike afër Muzeut Kombëtar. Mësoni për historinë e këtij rajoni magjepsës duke i vizituar statujat e figurave të njohura historike, si të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe Nënë Terezës, si dhe Muzeun Kombëtar, Teatrin Kombëtar dhe Bibliotekën Kombëtare. Shëtitje nëpër oborret e ndërtesës së Qeverisë dhe të Universitetit të Prishtinës, shihni dyqanet për artizanalet tradicionale dhe kënaquni për drekë në një restorant lokal. Pas drekës, vozitje jashtë qytetit në „Rançin“ e afërm dhe vizitoni fushë-betejën e Kosovës së vitit 1389 deri sa jeni duke kalëruar. Kthimi në Prishtinë pasdite vonë. Dita e katërt – Rajoni i Pejës dhe Gryka e Rugovës Nisja nga Prishtina pak më vonë në mëngjes për një vozitje dy orësh për në Pejë ku do të takoheni me një ciceron të dijshëm nga “Rugova Experience”. Nikoqiri juaj do t’ju udhëheqë nëpër zonat historike dhe kulturore të Pejës dhe mandej do t’i vizitoni freskat e bukura të Manastirit të Deçanit nga shekulli i 14-të, për të vazhduar me drekën në Grykën e bukur të Boges në zemër të Maleve të Rugovës, kthimi për në Pejë për kafe pasdite vonë, para nisjes për në Prishtinë.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com

Reflektimi i Xhamisë në Prishtinë


Turne tre-ditore InTOURS & Travel

Përjetoni Prishtinën dhe Prizrenin

Pikat kryesore • Jeta e natës në Prishtinë • Shëtitje nëpër Prishtinë - Monumenti i Skënderbeut dhe Ndërtesave të Qeverisë së Kosovës - Varri i ish-kryetarit Rugova - Muzeu Kombëtar - Parku i Gërmisë – “mushkëria” e Prishtinës - Hamami (banjë turke), Shtëpia e vjetër Eminixhikut, Shtëpia e Akademisë së Kosovës - Biblioteka Kombëtare dhe Universiteti i Prishtinës - Mauzoleu i Sulltan Muratit • Vizitë rreth Prishtinës dhe Prizrenit - Manastiri i Graçanicës (manastiri ortodoks serb) - Shpellat unike të mermerit në Gadime - Zona arkeologjike e qytetit Romak në Ulpianë • Akomodimet për qëndrim në Prishtinë dhe Prizren

Dita e parë - Arritja dhe shikimi i Prishtinës gjatë natës Regjistrimi në Hotel ”Ora” në Prishtinë, të premten pasdite në kohë për një darkë çlodhëse në restorant ”Pishat”, i cili në ”Ciceronin tuaj të xhepit” të Prishtinës përshkruhet si restoranti më i mirë i qytetit.


Dita e dytë - Shëtitje nëpër Prishtinë Fillojmë me një shëtitje në këmbë nëpër Prishtinë, që do të përfshijë vizitat në monumentet e famshme të Prishtinës dhe muzeun, si dhe një kafe në Bistro Rings, një prej kafeneve më të mira të Prishtinës. Vazhdoni shëtitjen me ciceron në Parkun e bukur të Gërmisë, që konsiderohet “Mushkëria” e Prishtinës dhe kënaquni me drekën në parkun Restoranti Vila Gërmia. Pas drekës vizitoni Monumentin e fushë-betejës së Kosovës në Gazimenstan, që përkujton mundjen e Perandorisë Osmane para 600 viteve dhe Mazoleumin e Sulltan Muratit. Kthimi në hotel dhe darkë në një mjedis relaksues. Dita e tretë - Terrenet rreth Prishtinës dhe Prizrenit Pas mëngjesit në Hotel Prishtina, ju do të voziteni jashtë qytetit për t’i parë disa nga atraksionet unike të rajonit. Një vozitje e shkurtër nga Prishtina, shihni freskat madhështore që i dekorojnë muret e epokës 600 p.e.s të Manastirit Ortodoks Serb në Graçanicë. Prej aty ju do gjeni shpellat e veçanta dhe të bukura Paleozolike të Gadimes, për të vazhduar me një vizitë në mbetjet antike Romake në Ulpianë. Pas drekës ju do vazhdoni udhëtimin tuaj në qytetin osman të Prizrenit dhe pastaj do ktheheni në Prishtinë vonë pasdite.

Intours & Travel

Eleonora Çeku – Kryeziu, Specialiste Udhëtimi Dardania, Mustafa Venhari, Nr. 10, 10000 Prishtinë – Kosovë Tel/fax: + 381 (0) 38 552 103 Mob : + 377 (0) 44 938 708 + 377 (0) 44 500 325 Email: info@tpdconsulting.com Intours@tpdconsulting.com Web: www.tpdconsulting.com

Shtëpia e Vjetër në Prishtinë


Turne tre-ditore InTOURS & Travel

Përjetoni Prizrenin, Dragashin dhe Brodin

Pikat kryesore • Turne ditore dhe të mbrëmjeve në qytetin antik të Prizrenit: - Kalaja e Prizrenit - Muzeu i Lidhjes së Prizrenit - Hamami i Prizrenit, një banjë e vjetër turke - Pazari i vjetër, Çarshia e Vjetër e Prizrenit - Muzeu arkeologjik i Prizrenit • Kënaquni me ushqimet tradicionale • Turne në qytetin historik të Dragashit • Pamjet panoramike të Argjenës, Maleve të Sharrit dhe Vërmicës • Përjetoni mikpritjen gorene me fshatarët e Brodit

Dita e parë - Prizreni natën Arritja në qytetin antik të Prizrenit vonë pasdite dhe regjistrimi në Hotel “Theranda”. Përjetoni jetën e natës në Prizren, duke nisur me një shëtitje nëpër Pazarin e vjetër; kënaquni ne kuzhinën tradicionale Prizrenase në Restorant “Sharri” (starterë: speca me ajkë dhe djathë, djathë tradicional Sharri; menyra kryesore: tavë me mish viçi dhe patate të pjekura, sallatë; deserti: bakllava dhe tullumba).


Dita e dytë - Përjetoni Prizrenin dhe Dragashin Filloni me mëngjesin në Hotel “Theranda” për të vazhduar me një shëtitje në Kalanë e Prizrenit (rekomandohen mbathje të përshtatshme!); vizitë në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit dhe Hamamin e Prizrenit, një banjë e vjetër turke; shëtitje nëpër Çarshinë e vjetër - të pasuar me një vizitë në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit. Ndaloni për drekë në Restorant “Alhambra” që njihet për specialitetet e skarës. Pas drekës udhëtim në Dragash për të mësuar historinë e qytetit para se të vazhdoni në Qendrën turistike ”Argjena”, ku do të qëndroni gjatë natës, do kënaqeni me pamjet, drekën dhe zbavitjen në restorantin e kësaj qendre. Dita e tretë - Vizitë komunitetit goran në Brod dhe Vërmicë Filloni ditën tuaj me mëngjesin tradicional në Qendër dhe shihni pamjet e dhive të egra që shëtisin nëpër gurë afër tarracës së restorantit; vizitoni komunitetin Goren në fshatin e veçantë të Brodit; bleni suvenire dhe kostume tradicionale; kënaquni me një kafe turke me fshatarët dhe dëgjoni historitë e tyre; përjetoni bukurinë e maleve të Sharrit dhe admironi pamjen e liqenit nga tarraca e Qendrës ”Univers” në Vërmicë para se të ktheheni në Prizren pas drekës dhe vazhdoni për në Prishtinë.

Intours & Travel

Eleonora Çeku – Kryeziu, Specialiste Udhëtimi Dardania, Mustafa Venhari, Nr. 10, 10000 Prishtinë – Kosovë Tel/fax: + 381 (0) 38 552 103 Mob : + 377 (0) 44 938 708 + 377 (0) 44 500 325 Email: info@tpdconsulting.com Intours@tpdconsulting.com Web: www.tpdconsulting.com

Qyteti i Prizrenit


VerĂŤrat e Stone Castle


Turne një-ditore InTOURS & Travel

Turne për degustimin e verës, Rahovec Pikat kryesore • Turne nëpër katër verari private • Mostra të verërave më të mira në rajon dhe Evropë • Zbritje me rastin e blerjes së verës • Mësoni për historinë e bërjes së verës në rajon • Darkë në qytetin e Gjakovës, ku ofrohen ushqime që konsiderohen më të mirat në Kosovë Itinerari: Prishtinë – Gryka e Llapushnikut – Malishevë – Gryka e Zatriqit - Rahovec – Veraria Stone Castle Nisja nga Prishtina në mesditë për një vozitje për në Luginën e Rahovecit dhe në verarinë Stone Castle. Do kemi një pije për mirëseardhje në Zyrën e Drejtorit për t’u takuar me bashkëpronarin Hysen Geci dhe me Drejtorin Shani Mullabazi, i cili do na shoqërojë për një shëtitje dhe në degustimin e verës në bodrumin e tyre të madh të verës. Ju do provoni dy lloje të verës së bardhë dhe tri të së kuqes, duke përfshirë verërat e Stone Castle që kanë fituar çmim, Chardonnay dhe Merlot. Kthimi në Rahovec për një turne në Verarinë e vjetër “Podrumi i vjetër”, ku do ju mirëpresë pronari Halim Haxhijaha dhe do ju shërbejë verërat Pinot Noir dhe Vranac. Do vazhdojmë në fshatin Hoça e Madhe, në pronësi dhe që udhëhiqet nga manastiri lokal. Vazhdojmë për në Gjakovë për një darkë të hershme, me ushqimet që konsiderohen më të mirat në Kosovë dhe do kthehemi në Prishtinë atë mbrëmje.

Intours & Travel

Eleonora Çeku – Kryeziu, Specialiste Udhëtimi Dardania, Mustafa Venhari, Nr. 10, 10000 Prishtinë – Kosovë Tel/fax: + 381 (0) 38 552 103 Mob : + 377 (0) 44 938 708 + 377 (0) 44 500 325 Email: info@tpdconsulting.com Intours@tpdconsulting.com Web: www.tpdconsulting.com


Turne një-ditore InTOURS & Travel

Vranoci nëpër shekuj Pikat kryesore • Mësoni për historinë magjepsëse të këtij rajoni duke shëtitur nëpër Pejë, fshatin Vranoc dhe fshatin Llukë • Kënaquni me mikpritjen tradicionale dhe mësoni për “teknikat e prodhimit” • Vizitoni Kullat tradicionale (shëtpitë e vjetra prej guri) të njerëzve të suksesshëm në sferën ndërkombëtare nga Kosova dhe dëgjoni për tregimet e tyre • Vizitoni fshatin e Deçanit, Grykën magjepsëse dhe Manastirin e Deçanit

Pejë Filloni shëtitjen në Pejë dhe vizitoni tregun e vjetër të Pejës, Çarshinë e Pejës, Muzeun e Pejës, Institutin për mbrojtjen e trashëgimisë, dhe Monumentin Mulliri tradicional dhe Kullën e Haxhi Zekës, një patrioti nga Peja, i cili ka luftuar kundër sundimit osman për 30 vite. Vranoci Vazhdoni deri në Vranoc dhe kënaquni me mikpritjen tradicionale të “Bukë, kripë e zemër”. Vizitoni monumentin e heroit të luftës Ardian Krasniqi, zonat arkeologjike osmane dhe xhaminë. Në Vranoc, ju po ashtu do t’i vizitoni “Kullat” e njerëzve të njohur dhe të suksesshëm të Kosovës dhe do dëgjoni tregime nga anëtarët e tyre të familjes. Do të dëgjoni historinë e familjes Krasniqi nga Sherif Krasniqi, anëtari më i vjetër i familjes dhe takohuni me familjen e Harri Bajraktarit, një prej kosovarëve më të suksesshëm të Kosovës në SHBA. Ju po ashtu do të mësoni për teknikat e vjetra të prodhimit me rastin e vizitës në Mullirin e gurit të vjetër dhe shihni “valavicën” që është përdorur për larjen e rrobave në kohët e vjetra.


Fshati Llukë Në fshatin Llukë, mësoni për tregimin e jashtëzakonshëm të Kullave të familjes Geci. Z.Geci është një biznesmen i suksesshëm në SHBA dhe bashkë-pronar i Verarisë Stone Castle në Rahovec. Dëgjoni për planet e verarisë dhe investimeve tjera në Kosovë. Përjetoni mikpritjen dhe kuzhinën lokale tradicionale. Deçani Pas drekës, nisuni kah perëndimi në Deçan, një qytet i vogël që gjendet në Grykën magjepsëse të Deçanit dhe vizitoni Manastirin e Deçanit, që gjendet në Hyrje të Grykës dhe përgjatë lumit Lumbardh. Manastiri ishte ndërtuar mes viteve 1327 dhe 1335 nga Mbreti Serb Shën Stefani i Deçanit. Edhe pse ndërtesat kanë pësuar dëmtime gjatë okupimit osman, freskat e bukura trë shekullit të 14-të ishin ruajtur tërësisht. Sot 30 murgj jetojnë në manastir, për të vazhduar traditën shekullore.

Intours & Travel

Eleonora Çeku – Kryeziu, Specialiste Udhëtimi Dardania, Mustafa Venhari, Nr. 10, 10000 Prishtinë – Kosovë Tel/fax: + 381 (0) 38 552 103 Mob : + 377 (0) 44 938 708 + 377 (0) 44 500 325 Email: info@tpdconsulting.com Intours@tpdconsulting.com Web: www.tpdconsulting.com

Pamje nga Gryka e Deçanit


Manastiri i Deรงanit


Turne një-ditore

Kënaquni me natyrën dhe çlodhuni me Rugova Experience

Turne në Pejë, Kullat e Dranocit dhe Manastiri i Deçanit Pikat kryesore • Shëtitje nëpër Pejë ku do ju shoqërojë një ciceron anglisht-folës • Vizitoni monumentet kulturore dhe historike në tregun e vjetër • Vizitoni Dranocin (Kulla e Mazrejkave) • Drekë tradicionale në Restorantin “Art Design” • Vizitoni Manastirin e Deçanit Peja është një prej vendbanimeve më të vjetra në Kosovë. Përmendet nga Ilirët dhe ishte qyteti kryesor në Dardaninë antike. Këtu janë zbuluar disa punime arkeologjike, që tregojnë se kjo ishte një qendër administrative komunale për të gjithë Rrafshin e Dukagjinit. Nga zyra e Rugova Experience, ciceroni juaj do t’ju shoqërojë nëpër qytet dhe në pamje të ndryshme. Mandej ne do vozisim në perëndim të Pejës për në Kullën e Mazrekajve dhe Manastirin e bukur të Deçanit të shekullit të 14-të, me freska të magjishme të ruajtura mirë. Ne do kthehemi në Pejë për drekë në restorantin “Art Design”.

Rugova Experience

Vyrtyt Morina Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 217 741 E-mail: rugovatour@hotmail.com info@rugovaexperience.org Web: www.rugovaexperience.org


“Gjyveç” - ushqim tradicional me perime


Turne një-ditore

Kënaquni me natyrën dhe çlodhuni me Rugova Experience

Demonstrimi i kuzhinës lokale

Pikat kryesore • Ciceron anglisht-folës • Vozitje nëpër luginën mahnitëse të Rugovës • Vizitë në fshatin Reka e Allagës • Demonstrimi i të gatuarit tradicional tek një familje lokale

Parku nacional i Rugovës, i cili është pjesë e “Bjeshkëve të Nemuna” gjendet vetëm 2 km nga Peja në luginën e bukur të Rugovës, e cila përshkohet 56 km nga Lumi Lumbardh. Gryka e Rugovës shpesh krahasohet me Zvicrën dhe është ideale për ngjitje nëpër shkëmbinj, ecje, çiklizëm, eksplorim të shpellave dhe kuzhinës. Një familje lokale do të demonstrojë përgatitjen e ushqimeve tradicionale dhe mandej do të shtrojnë një drekë shumë të pasur.

Rugova Experience

Vyrtyt Morina Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 217 741 E-mail: rugovatour@hotmail.com info@rugovaexperience.org Web: www.rugovaexperience.org


Malet e RugovĂŤs


Turne një-ditore

Kënaquni me natyrën dhe çlodhuni me Rugova Experience

Ngjitja në shkëmbinj

Pikat kryesore • Tri deri në katër orë të ngjitjes në shkëmbinjtë e Grykës së Rugovës • Ciceron anglisht-folës me përvojë në alpinizëm • Drekë në restorant Rugova

Nëse bëni një ngjitje intensive në male, mandej ejani dhe bashkohuni me ne për një ditë pa stres. Rekomandohet seriozisht përvojë e mëhershme në alpinizëm. Po ashtu mund të aranzhohen mësimet për ngjitje në shkëmbinj, takohuni në zyrën e Rugova Experience në Pejë dhe përkujdesuni që të keni veshmbathje të përshtatshme.

Rugova Experience

Vyrtyt Morina Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 217 741 E-mail: rugovatour@hotmail.com info@rugovaexperience.org Web: www.rugovaexperience.org


Pamje e shtegut pĂŤr ecje


Turne një-ditore

Kënaquni me natyrën dhe çlodhuni me Rugova Experience

Ecje nëpër Grykën e Rugovës Pikat kryesore • Tri deri katër orë ecje nëpër komunitetin lokal në grykën e Rugovës • Ciceron anglisht-folës me përvojë • Vizitë në Xhaminë lokale në Drelaj dhe shihni se si jetojnë njerëzit në këtë rajon

Parku Nacional i Rugovës, që është pjesë e “Bjeshkëve të Nemuna”, gjendet vetëm 2 km nga Peja në grykën e bukur të Rugovës dhe e cila përshkohet 56 km nga lumi Lumbardh. Gryka e Rugovës shpesh krahasohet me Zvicrën dhe është vend ideal për ngjitje në shkëmbinj, ecje, eksplorim të shpellave, skijim, ecje nëpër borë dhe piknik me miq. Filloni me një njoftim dhe kafe nga stafi ynë në zyrën e Rugova Experience në Pejë. Pas kafes ne do të vozisim për një orë në fshatin piktoresk të Drelaj në Grykën e Rugovës, ku do fillojmë ecjen nëpër vendbanimet dhe peizazhin mahnitës të Grykës së Rugovës. Pas një dreke tradicionale dhe një kafeje tek një familje lokale, ne kthehemi në Pejë.

Rugova Experience

Vyrtyt Morina Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 217 741 E-mail: rugovatour@hotmail.com info@rugovaexperience.org Web: www.rugovaexperience.org


AventurÍ e çiklizmit


Turne një-ditore

Kënaquni me natyrën dhe çlodhuni me Rugova Experience

Turne ditore e çiklizmit në luginën e Rugovës Shënim: Pjesëmarrësit duhet t’i kenë biçikletat e veta

Pikat kryesore • Çiklizëm 50 km me ciceron nga Kuqishta përgjatë peisazhit magjepsës të fshatit Boge, për të kaluar nëpërmes fshatrave Haxhaj dhe Stankaj • Në udhëheqje të Agim Malës, Kryetar i Shoqatës së çiklistëve të Pejës, një çiklist ekspert i cili ka ngarë biçikletën në secilin shteg dhe rrugë të rajonit • Drekë në restorantin Rudi Group në Boge • Kafe në një familje lokale • Vizitë në fabrikën e ujit Rugova Rugova Experience do të bëjë transportin tuaj dhe të biçikletave tuaja nga Prishtina në Kuqishte në zemër të luginës së Rugovës. Ne mandej do të ngasim biçikletat në fshatin Boge ku ju do të keni drekë tradicionale në Restorantin Rudi Group. Pas drekës, së pari do ecim e mandej do ngasim lartë kodrës nga Boge drejt Shkrelit dhe më tutje në Koshutan. Gjatë rrugës, ne do kemi një kafe në shtëpinë e një familjeje lokale në fshat dhe mandej do vazhdojmë deri të fillimi i Lumit Lumbardh. Prej aty, ne do të vazhdojmë ngasjen poshtë kodrës përmes grykës së bukur deri në Fabrikën e ujit Rugova, për një pushim freskues para 14 kilometrave të fundit, shumica në terren të pjerrët deri në Pejë.

Rugova Experience

Vyrtyt Morina Tel: +381 (0) 39 432 352; Mob: +377 (0) 44 217 741 E-mail: rugovatour@hotmail.com info@rugovaexperience.org Web: www.rugovaexperience.org


Vizitoni kulturën e gurit Pikat kryesore • Kulla Osdautaj (Shtëpi Kullë tradicionale prej guri) në fshatin Isniq të Dukagjinit • Mulliri historik me ujë (ende ruan funksionin origjinal) • Manastiri Ortodoks i Deçanit i shekullit 14-të • Vizitë në kompleksin e kullave historike në Dranoc • Drekë tradicionale në Kullën e Ramë Zymerit • Shëtitje nëpër qytezën e Junikut • Vizitë në Teqen e Helvetit Nisja nga Prishtina herët në mëngjes për vozitje dy orësh për në fshatin e Isniqit ku ju do vizitoni Kullën e Osdautajve (Shtëpi Kullë). Kulla e Osdautajve është unike katër katërshe ose shtëpi tradicionale prej guri. Në katin përdhes, muzeu i vogël etnologjik prezanton një ekspozitë të fshatit Isniq, duke përfshirë ‘odën’ autentike, dhomë tradicionale për mbledhjen e burrave. Ne mandej do vazhdojmë në Mullirin tradicional me ujë në Isniq dhe në Manastirin Ortodoks të shekullit të 14-të në Deçan. Manastiri ofron mundësinë për të përjetuar “Rilindjen Paleologe” të Bizantit dhe për t’i parë freskat origjinale në këtë kishë të veçantë që nga UNESCO është paraparë si Zonë e Trashëgimisë Botërore. Ambienti malor i Deçanit i shton kënaqësinë kësaj përvoje. Një ciceron do të ofrohet nga Manastiri. Ne mandej do vozisim për në Dranoc dhe gjatë rrugës do ndalemi në “Dyqanin e Suvenireve Jeta”. Në Dranoc, ne do të vizitojmë kompleksin e veçantë të Kullave (shtëpitë Kulla prej guri). Kullat ofrojnë pasqyrë të brendshme të jetës tradicionale në rajon – oda e burrave (dhoma e mbledhjeve), sofra (tryezë e përbashkët e ushqimit), ahuri ( kat përdhes për magazinim dhe gjedhe), lama (hapësira për përgatitjen e grurit). Në ‘odën’ e Kullës së Mazrekajve do të shërbehet kafe tradicionale.


Pas kafes ne do të vizitojmë Kullën e Ramë Zymerit për drekë tradicionale për të vazhduar edhe me një shëtitje në këmbë nëpër Junik, që është vendlindja e ish boksierit të kategorisë së rëndë të Evropës Luan Krasniqi, artistit dhe shkrimtarit Rexhep Goci, politikanit dhe shkrimtarit Haxhi Kraki dhe e poetit Din Mehmeti mes të tjerëve. Turneu vazhdon në Teqenë e Helvetit, një vend i rëndësishëm shpirtëror për sektin e religjionin Tarikat në Kosovën perëndimore. Ceremonitë fetare në Teqe shprehin traditën e lashtë të besimit. Një ciceron do ofrohet nga autoritetet e Teqesë.

NGO ORTA

Adresa: Rr. Skenderbeu pn. 10 000, Deçan Mob: +377 (0) 44 392 648 +377 (0) 44 651 869 Email: orta.ngo@gmail.com

Kulla e Ramë Zymerit


Turnetë e përshtatura ORTA organizon një shumëllojshmëri të turneve të përshtatura që japin përvoja autentike në natyrë dhe përvoja kulturore. Këto përvoja përfshijnë: • Dy ditë ecje nga fshati Dragjin i Isniqit 2,000 metra lartësi në malet e Belegut, një natë në një ‘stan’ (shtëpizë malore). Ushqimi tradicional do të ofrohet nga një bari lokal. • Një fundjavë në natyrë duke filluar në lartësi 800 metra mbi nivelin detar në fshatin e Isniqit dhe vizitë në Qeli Kullë, si dhe drekë tradicionale me fli, djathë dhe suxhuk të pjekur në zjarr (gaca). • Turne për të parë trashëgiminë e Prishtinës udhëhequr nga nja ciceron profesional nëpër këto vende: - Mbetjet antike Romake të Ulpianës - Kalaja mesjetare e Artanës (Novobërdë) - Xhamitë e shekullit 15-të të Prishtinës - Hamami i qytetit (banjë turke) - Kisha katolike - Manastiri Ortodoks i Graçanicës - Muzeu i Kosovës - Muzeu Etnologjik - Shtëpia Muze e Pavarësisë - Akademia e Shkencave dhe Artit - Sahat kulla - Instituti për ruajtjen e Monumenteve të Kosovës - Varrezat hebreje - Mauzole e Sulltan Muratit


• Vizita një deri dy ditore në “kulla” (shtëpitë tradicionale prej guri) Kullat shqiptare… …një vend ku zjarri nuk u shua për qindra vite …një vend ku guri flet më shumë se historia …një vend ku uleni në Sofër, ku e gjeni historinë e: Kanunit, Odës dhe Besës… Shumica e kullave datojnë nga shekujt 18 dhe 19 dhe janë karakteristikë e pjesës perëndimore të Kosovës dhe e verilindjes së Shqipërisë. Shumica e kullave ishin dëmtuar dhe shkatërruar, por ato që mbesin dhe që janë restauruar paraqesin vendet ideale për turizmin kulturor. Vizitat po ashtu mund të aranzhohen në kullat vijuese: Kulla e Ramë Zymberit, Junik Kjo është e vetmja kullë renovimi i së cilës është iniciuar dhe financuar nga investime private. Kjo kullë zyrtarisht u inaugurua në vitin 2007 me rastin e kremtimit të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë. Kulla e Mazrekajve / fshati Dranoc, Deçan Me mbështetje nga Qeveria Suedeze, kjo Kullë është riparuar në vitin 2004 dhe sot, kjo kullë është shndërruar në një qendër kulturore. Kjo ofron një vend ideal për kampe të rinjsh, seminare dhe darka të natyrës familjare, si dhe për qëndrime dhe mëngjes. ORTA po ashtu e rekomandon këtë kullë për xhirime, fotografi, reklama të produkteve dhe prezantime ndërkombëtare. Muzika tradicionale, vallëzimi, interpretimi në ‘lahutë’, këndimi dhe tregimi i ngjarjeve nga Kanuni po ashtu mund të aranzhohen. Lahuta është instrument muzikor me nje tel në të cilën është luajtur nëpër të gjithë Ballkanin. “Kanuni” është pako e ligjeve zakonore që ekzistojnë në të gjithë rajonin.

OJQ ORTA

Adresa: Rr. Skenderbeu pn. 10 000, Deçan Mob: +377 (0) 44 392 648 +377 (0) 44 651 869 Email: orta.ngo@gmail.com

Kulla - Shtëpi tradicionale prej guri


Muri i lashtë i Novo Bërdës


Turne një-ditore

Turizmi Rural në Novo Bërdë

Ecje, çiklizëm, ushqim tradicional dhe natyrë

Pikat kryesore • Qëndrim gjatë nate dhe ushqim në shtëpinë e një familjeje lokale • Ecje në male nëpër fshatra • Ushqim organik Vetëm 35 minuta nga Prishtina, Novo Bërda, komuna më e vogël e Kosovës, është e një madhësie të lezetshme me ambient tërheqës për vizitorët. Një vend i mrekullueshëm për të ikur për fundjavë nga Prishtina! Ejani dhe përjetoni peizazhin e Kosovës në Novo Bërdë. Ne mund t’ju ofrojmë akomodim të rehatshëm me ushqim të shëndoshë, tradicional dhe organik në një ambient rural dhe relaksues. Nikoqiri juaj mikpritës në shtëpitë që ofrojnë qëndrim dhe mëngjes, do të kujdesen shumë mirë për juve. Kënaquni me natyrën dhe përjetoni atë duke ecur apo duke ngarë biçikletën, apo ndoshta edhe me një seancë të ‘paintball’ me miqtë tuaj. Qendra jonë e informatave turistike ka një sallë për konferenca për 25 persona, ideale për seanca trajnimi.

Turizmi Rural Novo Bërdë

Qendra për informata turistike / Qendra trajnuese Adresa: Fshati Bostane, Novo Bërdë Mob: +377 (0) 44 465 471 +377 (0) 44 419 249 E-mail: rural.tourism.nb@gmail.com Web: www.tourism-novoberdo.com


Hani i HaraçisÍ


Turne një-ditore

OJQ Arteza

Mirëserdhët në Gjakovë, qyteti i traditës, kulturës dhe trashëgimisë Pikat kryesore • Atraksionet kulturore të Gjakovës së vjetër 500 vite • Pazari i vjetër unik, një prej më të mëdhenjve në rajon • Artizanale të cilësisë së lartë • Xhamia e Hadum Agës e shekullit të 16-të • Restoranti i vjetër i Haraçisë, një restorant muze, i cili paraqet në përmbledhje historinë e Gjakovës • Shtëpitë tradicionale me arkitekturë interesante Nga Prishtina arrijmë në Gjakovë, për t’u ndalur për kafe në Çarshinë e vjetër dhe për të parë Sahat Kullën e vjetër, e cila shënon qendrën e Pazarit të vjetër. Ne po ashtu do të vizitojmë tregun e drithërave dhe do shohim artizanalet e punuesve të jorganëve, shalë-bërësve, argjendarëve dhe qëndistarëve. Mandej do vizitojmë Xhaminë e Hadum Agës së shekullit të 16-të, një shtëpi tradicionale për të pushuar për çaj dhe do të shohim një grup të zejtarëve që punojnë kuti druri të punuar me dorë. Pastaj, ne kemi mundësinë e veçantë për të parë “teqenë” e Bektashive (faltore tradicionale) dhe të dëgjojmë tregime nga “Babai” (udhëheqësi shpirtëror) i Teqesë. Bektashinjtë janë një urdhër Sufit islamik, që konsiderohet një degë e Islamit Shiit. Ne po ashtu do të vizitojmë kafenenë e shekullit të 16-të të “Hanit të Haraçisë”, zonën tregtare të Çarshisë së Vjetër dhe Muzeun Etnografik. Dreka do të jetë në Hotelin “Çarshia e Jupave”, që është ndërtuar në vitin 2004 me kombinim të gurit tradicional dhe elementeve të dizajnit modern. Shënim: Madhësia minimale e grupit: 10 persona

OJQ Arteza

Kujtim Rrahmani Tel: 0390 32 44 58 Mob: +377 44 (0) 44 187 918 E-mail: arteza2001@yahoo.com E-mail: kujt.rrahmani@gmail.com


Kuajt e Ranchit


Kalërimi

Vetëm 20 min nga kryeqyteti Prishtina

Pikat kryesore • Përjetoni ambientin e fshatit duke kalëruar • Mësoni për historinë e rajonit duke kalëruar në fushat e Betejës së Kosovës të shekullit 14-të • Ofrohen orë kalërimi për fillestarë • Përvoja të përshtatura të kalërimit • Restoranti në dispozicion për organizimin e ngjarjeve Stili i ngarkuar i jetës së sotme do të thotë që secili ka më pak kohë për t’i shijuar aktivitetet në natyrë me familje dhe miq. Ranchi, që gjendet vetëm 20 minuta jashtë Prishtinës, ofron një mundësi të ikjes së shpejtë për tu kënaqur me bukurinë e qetë të natyrës së Kosovës duke kalëruar. Varësisht nëse ju tashmë jeni kalorës apo synoni të mësoni kalërimin, Ranchi do t’ju sigurojë që të keni një përvojë të sigurt dhe të kënaqshme me kuajt tanë të ushtruar mirë. Restoranti i Ranchit është çdo herë i hapur për vizitorë dhe mund të akomodojë takime dhe ngjarje speciale, duke përfshirë martesat dhe ditëlindjet. Lista e çmimeve: Fundjavë - 10 € / 1 orë kalërimi Ditëve të punës - 10 € / 1 orë kalërimi + 1 pice +1 pije jo-alkoolike Piknik - 45 € / kalërim tërë ditën + drekë Kalërim i shkurtër - 5 € / 30 minuta kalërim + 1 pije jo-alkoolike RANCH Adresa: Gazimestan, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës Mob: +377 (0) 44 555 003, +386 (0) 49 555 003 Email: shkk.galloper@hotmail.com Web: www.kosovotheranch.shutterfly.com Facebook: Enver Ranch (shkkgalloper@gmail.com)


Turne tre-ditore

Udhëtim në zemër të Ballkanit Pikat kryesore • Vizitoni trashëgiminë antike dhe moderne në Prishtinë dhe rrethinë • Gryka e Rugovës dhe qyteti i Pejës • Shpella e Gadimes • Mulliri i Haxhi Zekës, i emëruar sipas patriotit të njohur shqiptar • Patriarkati i Pejës shek 13të • Manastiri i Deçanit, i ndërtuar nga Shën Stefani. • Darkë me troftë të freskët në restorantin e famshëm Trofta në Istog Dita e parë - Prishtina me rrethinë Kënaquni me një mëngjes në hotelin tuaj dhe filloni turneun tuaj në zonat historike në dhe rreth Prishtinës, si “Xhamia e Madhe” e shekullit 15 e Sulltan Mehmet Fatih, Xhamia e Çarshisë së Mesme e ndërtuar nga Sultan Bajaziti në 1389, Hamami i Prishtinës (Banjë turke), Sahat Kulla e vjetër që nga shekulli 19 dhe Muzeu i Kosovës. Muzeu gjendet në një ndërtesë së stilit AustroHungarez fillimisht e ndërtuar për administratën rajonale të Perandorisë Osmane. Prej vitit 1945 deri në 1975, ndërtesa ka shërbyer si seli kryesore për Armatën Nacionale të Jugosllavisë, edhe pse po ashtu është bërë muze në vitin 1963. Ju po ashtu do të vizitoni Muzeun Etnografik, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Administratën e parë të Perandorisë Osmane për provincën e Kosovës. Nga Prishtina ne do të vozisim në Monumentin e Gazimestanit që përkujton betejën e famshme mes ushtrisë osmane dhe “Koalicionit të popujve të Ballkanit” me 15 qershor 1389. Vizitë në varrin e Sulltan Muratit në Tyrben e Mazgitit dhe mandej në Manastirin e bukur të Graçanicës i ndërtuar rreth 1315, si dhe mbetjet e kohës Romake të Ulpianës – mes zonave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Qëndrim në Prishtinë.


Dita e dytë – udhëtim nëpër kulturën e Pejës Ne do të vazhdojmë në Pejë në mëngjes për një turne nëpër qytet për të vizituar Patriarkaten e shekullit të 13-të të Pejës dhe në Grykën e bukur të Rugovës. Ne mandej do të vizitojmë Manastirin e Deçanit, i cili është ndërtuar nga Mbreti Stefan dhe do vazhdojmë në Radavc, burimi i Lumit Drini i Bardhë e mandej në Istog, vendi i restorantit të famshëm “Trofta”, për një drekë me troftë. Zgjidhni nga 20 mënyrat e ndryshme të përgatitjes së troftës. Qëndrim në Prishtinë Dita e tretë – Shpella e Gadimes Pas mëngjesit, ne do vozisim në Shpellën Paleologe të mermerit në Gadime ku Drejtori do të na njoftojë me rajonin dhe do të shpjegojë formimin antik të Shpellës. Që nga 1976 është e vetmja shpellë e hapur për turistë në Kosovë. Shpella i ka tri hyrje natyrore që gjenden në 576, 582 dhe 584 metra të lartësisë mbidetare dhe më pak se 10 metra nga shtrati i lumit. Kthimi në Prishtinë.

Veneta Travel

Adresa: Sheshi Bill Clinton, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës Mob: +377 (0) 44 506 099 Zyra: +381 (0) 38 247 701 Email: dija@veneta-travel.com info@veneta-travel.com Web: www.veneta-travel.com

Një shtëpi guri në Pejë


Turne katër-ditore

Hulumtoni me ne! Pikat kryesore • Zonat kulturore të Prishtinës • Mauzoleu Sulltan Muratit • Manastiri i Graçanicës • Mbetjet antike Romake të Ulpianës • Shpella e Gadimes

• Qendra e skijimit në Brezovicë • Zonat kulturore të Gjakovës, përfshirë edhe Kalanë e Prizrenit • Ujëvara e Mirushes

Dita e parë - Hulumtimi i Prishtinës, një qytet modern me gjurmë të kulturave antike – Ilire, Romake, Bizantine dhe Osmane Do të fillojmë në orën 10:00 paradite me vizitë në Muzeun Etnografik, Shtëpinë e Emin Gjikut, xhaminë perandorake të ndërtuar në 1461 nga Sulltan Mehmeti Turk II (i njohur si Pushtuesi) Banjën Mbretërore të ndërtuar me 1462 dhe Xhaminë e Jashar Pashës të ndërtuar mes shekujve 6të dhe 9të – të gjitha të ndërtuara në një stil të njëjtë arkitektural. Ne do vazhdojmë tek Sahat Kulla e ndërtuar në 1764, që përmban një kambanë të sjellë nga Romania, Muzeu i Kosovës, i cili paraqet trashëgiminë kulturore të Kosovës që nga kohët parahistorike, Galeria e Arteve të Kosovës; dhe Kishën Katolike Shqiptare. Ne po ashtu do të shohim ndërtesën e Parlamentit, Statujën e Nënë Terezës, Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Statujën e Zahir Pajazitit, komandant i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës. Dita e dytë - Periferia e Prishtinës dhe më larg Ne do fillojmë me vizitë në Mauzoleun e Sulltan Muratit, e ndërtuar nga Sulltan Pajaziti dhe gjendet aty ku është vrarë Sulltan Murati Turk gjatë betejës së Kosovës në 1389 kur “Koalicioni i popujve të krishterë të Ballkanit” luftoi kundër ushtrisë Osmane. Një monument për “Heronjtë e Kosovës”, më fushëbetejën që përkujton ngjarjen. Ne mandej do të udhëtojmë për në Manastirin e Graçanicës, i cili daton që nga shekulli i 4 i epokës së Kishës Ilire-Dardane. Prej aty, në do të vazhdojmë në mbetjet e qytetit Romak të Ulpianës, që daton deri në shekullin e dytë dhe thuhej se ka qenë qyteti më i bukur i Dardanisë Ilire. Janë gjetur shumë gjëra në këtë zonë – monedha, enë qeramike, armë dhe bizhuteri – që tani janë të paraqitura në Muzeun e Kosovës. Ne po ashtu do të vizitojmë Kalanë e Artanës së shekujve 14-15 dhe Shpellën e Mermerit në Gadime, e cila përmban stalaktite mahnitëse dhe stalagmite si dhe shtresa të mermerit shumë-ngjyrësh.


Ne mandej do ta vizitojmë qendrën e skijimit të Brezovicë e cila gjendet në Parkun Nacional Sharri dhe do vazhdojmë në Prizren për të qëndruar në Qendrën turistike Prevallë. Dita e tretë – Prizren – Gjakovë – Përgjatë rrugës tregtare të Mesjetës për në Dubrovnik Ne do të vizitojmë Urën e Gurit të ndërtuar në Prizren në vitin 1534 nga Ali Begu, Hamamin e Prizrenit po ashtu të ndërtuar në 1534, Xhaminë e Sinan Pashës, Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me 10 qershor 1878, patriotët dhe intelektualët nga të gjitha trojet shqiptare, e themeluan një program politik, ushtarak dhe kulturor për t’i ruajtur territoret shqiptare. Ne mandej do të vizitojmë Kalanë e Prizrenit që është mbetje e epokës Romake, Tempullin Ortodoks të Kishës së Shenjtë të Levishit, si dhe Manastirin e Shën Arhangjelit e ndërtuar afër qytetit mes 1343 dhe 1352. Ne mandej do të kalojmë pak kohë në qendrën e vjetër tregtare, që ofron filigran të punuar nga argjendi. Në rrugë prej Prizrenit në Gjakovë, ne do të vizitojmë Urën e Terezive, një urë e madhe prej guri me njëmbëdhjetë harqe, që është ndërtuar para 300 viteve nga terezitë e Gjakovës dhe Prizrenit si një lidhje e rëndësishme strategjike tregtare e njohur si “Via Egnatia”, një rrugë e ndërtuar nga Romakët në shekullin e 2të para erës sonë, e cila kalonte nëpër Iliri, Maqedoni, Greqi dhe pjesën Evropiane të Turqisë. Në Gjakovë, me do të vizitojmë zonën e Çarshisë së Vjetër, që paraqet arkitekturën tradicionale të Kosovës, Xhaminë e Hadumit dhe Teqenë e Bektashive, një shtëpi feudale dhe Katedralen e Shën Petrit dhe Shën Palit. Dita e katërt – Ujëvara e Mirushës – Deçan-Pejë Ne do të vizitojmë ujëvarën e Lumit Mirusha dhe të vazhdojmë drejt Pejës për të ndaluar gjatë rrugës në Manastirin Ortodoks të Deçanit dhe të Patriarkatit në Pejë, ku që të dyja paraqesin shembuj të jashtëzakonshëm të pikturave nga shekujt 13 deri në 17. Rrafshi i Dukagjinit, që përfshinë Prizrenin, Gjakovën, Deçanin dhe Pejën, është i njohur për numër të madh të Kullave, shtëpitë tradicionale shqiptare prej guri që datojnë nga dekadat e fundit të Perandorisë Osmane. Ne do të vizitojmë Kullën e Haxhi Zekës në Isniq, që gjendet buzë Bjeshkëve të Nemuna, 12 km nga Peja. Ne mandej do të vozisim përmes Grykës së Rugovës, një vend i shkëlqyeshëm për kamping, peshkim, skijim dhe ngjitje, si dhe në Luginën e Boges. Dita jonë do përfundojë me një drekë në Istog/ Burim, në Restorantin Trofta, që ka pishinën më të madhe të troftës në Kosovë.

FIBULA AIR TRAVEL AGENCY

Rr. Nëna Terezë 47,Prishtinë – Republika e Kosovës Tel: 038 24 25 26 Fax: 038 24 59 82 Mob: 049 24 25 26 E-mail: info@fibula-ks.com Web: www.fibula-ks.com

Ujëvaret e Mirushës


Turne tre-ditore

Kultura dhe natyra në jug të Kosovës Pikat kryesore • Përjetoni Prizrenin gjatë natës duke shëtitur përmes Çarshisë së vjetër • Kënaquni me ushqimin tradicional të këtij rajoni • Ecje nëpër Prizren • Vizitoni fshatrat magjepsëse të epokës së gurit të frymës Osmane në Dragash dhe Brod • Gryka e Brodit • Malet e Sharrit E premte: Me rastin e arritjes, do lëshohemi nëpër Çarshinë e vjetër të Prizrenit dhe të kënaqemi me një darkë tradicionale Prizrenase në Restorant Sharri. Darka përfshinë një starter me speca me ajkë dhe djathë Sharri, menynë kryesore të “Tavës” (përzierje e perimeve dhe mishit të ziera) me medaljon mishi dhe patate të pjekura dhe sallatë të përcjellë me një desert të bakllavasë dhe tullumbave dhe mandej do jemi gati për të parë jetën e natës në Prizren. Do qëndrojmë në Hotel Theranda. E shtunë: Pas mëngjesit në hotel, do vazhdojmë turneun tuaj në Prizren me vizitë monumenteve kulturore, për të parë Kalanë e Prizrenit, Muzeun e Lidhjes së Prizrenit, hamamin dhe Muzeun arkeologjik të Prizrenit. Një drekë e shijshme me specialitete të skarës së Kosovës do të ofrohen në restorantin e skarës Alhambra. Pas drekës, kthimi në hotel për të parë dhe filluar një turne një orë e gjysmë drejt fshatrave mahnitëse të Dragashit dhe Bordit, ku do të shihni peizazhe të mrekullueshme dhe boronicat e egra. Vonë pasdite do të arrijmë në qendrën turistike Arxhena, hotel në Brod, do përjetojmë pamje të mahnitshme të maleve me gurë rreth Arxhenës. Më vonë atë mbrëmje do kënaqemi me një darkë tradicionale dhe zbavitje në restorant Arxhena.


E diel Filloni ditën tuaj me një mëngjes tradicional në tarracë të restorantit të hotelit dhe shikoni dhitë e egra duke kullotur nëpër shkëmbinjtë e afërt. Pas mëngjesit turneu juaj do t’ju dërgojë në Grykën e bukur të Bordit për të vizituar komunitetin Goran në fshatin Brod, e cila i paraqet mbetjet osmane dhe mësoni për historinë unike dhe traditat e fshatit; bleni suvenire dhe kostume tradicionale; shëtitni dhe pini kafe turke me njerëzit lokal; përjetoni bukurinë e veçantë të maleve të Sharrit gjatë rrugëtimit tuaj në qendrën Turistike “Universe” në Vërmicë. Ndaloni për pije freskuese në Tarracën e Madhe përballë Liqenit të Vërmicës para se të ktheheni në Prizren ose për të vazhduar udhëtimin tuaj (alternative: vazhdimi në Shqipëri).

Kompania Turistike VECTOR

Asllan Karavida (Pronar) Adresa: Prizren Tel: +381 (0) 29 242 804; Mob: +377 (0) 44 139 918 +386 (0) 49 139 918 Email: vector_ak@hotmail.com Web: www.vectortours.com

Brodi


Turne dy-ditore

COMMAG TRAVEL

Mirëserdhët në Mitrovicë dhe Boletin Pikat kryesore • Vizitoni Mitrovicën, një prej vendbanimeve më të vjetra në Kosovë • Përjetoni skenën kulturore në zhvillim - Takohuni me artistët lokalë dhe skulptorë - Vizitoni Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” dhe shihni grupin e artistëve 7 ARTET, të cilët njihen për filmat dokumentarë historikë - Zbavituni nga Ansambli i Qytetit për Muzikë Folklorike dhe Valle. • Turne në fshatin Boletin dhe Kullën e Isa Boletinit, patriot, udhëheqës ushtarak, vizionar paqësor i cili ka luftuar kundër osmanëve • Diskutim me sfidat e jetës në një qytet të ndarë me gazetarë nga ana e veriut dhe jugut të Mitrovicës.

Dita e parë Takohuni me udhëheqës të udhëtimit në Grand Hotel, Prishtinë dhe niseni për vozitje një orësh për në qytetin historik dhe kulturor të Mitrovicës. Me rastin e arritjes në Mitrovicë, ecni përgjatë Lumit Ibër në urën më të bukur të Kosovës dhe regjistrohuni në Hotel Palace. Pas mëngjesit në hotel, filloni turneun tuaj në Muzeun e Mitrovicës dhe vizitoni zonën e Hamamit të Vjetër. Ndaloni për një kafe në Çarshinë e qytetit ku ju mund të takoheni dhe bisedoni me artistët lokal, piktorë dhe skulptorë. Kënaquni me drekën në brigjet e lumit Ibër në Restorant Antika. Pas drekës, ju do të vizitoni Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” dhe shihni dokumentarë nga festivalet e fundit të filmave duke përfshirë prezantime nga grupi artistike 7 Artet, që njihet për filmat e vet dokumentarë historikë. Kthehuni në Hotel Palace për darkë dhe një shfaqje të Ansamblit të qytetit për Këngëve dhe Valleve Folklorike.


Dita e dytë Pas mëngjesit në Hotel Palace, do çregjistroheni dhe vozitni për në fshatin e vjetër Boletin ku ju do të vizitoni Kullën e Isa Boletinit, patriot, udhëheqës ushtarak dhe vizionar i cili ka luftuar kundër osmanëve. Ne mandej do vizitojmë Kishën e Sokolicës dhe Manastirin në një kodrinë të qetë që është sipër fshatit Boletin. Kënaquni me peshkun e freskët të fërguar për drekë në Restorant Krapi, me gazetarë nga pjesa jugore dhe veriore e Mitrovicës, të cilët do të diskutojnë për përvojat e tyre të të jetuarit në një qytet të ndarë. Pas drekës, nisja për në Prishtinë ku do arrini pasdite herët.

COMMAG TRAVEL

Commag Travel, Mitrovicë Tel: +381 (0) 28 532 940 Mob: +377 (0) 44 200 458 Email: commag_travel@hotmail.com

Kulla e Isa Boletinit


Qyteti i MitrovicĂŤs


Turne një-ditore

COMMAG TRAVEL

Mitrovica, Stan Tërgu, Shala e Bajgorës Pikat kryesore • Vizitë në fshatin Stan Tërg dhe Muzeun e Kristaleve • Dëgjoni për historinë e minierës së Trepçës nga menaxheri i minierës • Demonstrim i gatimit tradicional • Alternative , vizita në Shpellat e Kristaleve Nisja nga Prishtina drejt Mitrovicës për të vozitur në fshatin e Stan Tërgut ku ju do të vizitoni Muzeun e Kristaleve. Mësoni për historinë e minierave të afërme nga menaxheri i minierës së Trepçës, e cila gjatë kohës së Jugosllavisë ishte pronë e njërës nga kompanitë më të mëdha në vend. Do arrini në Bajgorë dhe kënaqeni më një kafe turke dhe ujë mineral nga burimet e freskëta të Shalës së Bajgorës. Shikoni demonstrimin e gatimit të “Flisë” dhe qengjit të pjekur në mënyrë tradicionale me spinaq. Në Shalë ne do të dëgjojmë performancën e llautës tradicionale të bariut, do takohemi me gjuetarët lokal dhe informatorët, do provojmë ujin natyral të Shalës, shikojmë florën e shumëllojshme, duke përfshirë barishtet mjekësore t�� Maleve të Shalës së Bajgorës, do të vizitojmë “shtegun e garave” – një fenomen natyror i një fushe ku bari mbetet i gjelbër gjatë gjithë vitit, edhe gjatë dimrave më të ftohtë. Gjatë vizitës në Shalën e Bajgorës, ne do të takohemi edhe me artistët akademik të Mitrovicë. Kënaquni me performancën nga një grup shqiptar në Motel Dodona dhe do kemi darkë me ushqime tipike të Shalës së Bajgorës: Flia e shërbyer me ajkë, jogurt dhe djathë të bardhë, mish qengji të pjekur në furrën klasike të gurit, verën e Kosovës, mish të tharë, pite me spinaq dhe kos. Kthimi në Prishtinë.

COMMAG TRAVEL

Commag Travel, Mitrovicë Tel: +381 (0) 28 532 940 Mob: +377 (0) 44 200 458 Email: commag_travel@hotmail.com


Teleferiku nĂŤ BrezovicĂŤ


Turne një-ditore

Motel “Ljuboteni”

Përjetoni Brezovicën

Pikat kryesore • Mëngjesi me “Mjaltë Sharri” në Motel “Ljuboteni” • Kënaquni me pamjet piktoreske të maleve “Careve Livade” në znixhirin e “Svinjarski Potok” në Brezovicë dhe mblidhni boronica pylli, dredhëza dhe manaferra • Peshkim i troftës së Sharrit • Ushqim në ambient të hapur në luginën e “Careve Livade”

Qendra e skijimit në Brezovicë është qendër e njohur turistike në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit, një kompleks i veçantë turistik që gjendet mes 900 deri në 2,500 metra të lartësisë mbidetare. Me natyrën e vet alpine dhe male të larta, ambienti i Brezovicës është i ngjashëm me qendrat e famshme turistike në Evropë. Pyjet e vjetra, kullosat e bukura dhe livadhet e pafundme plotë me lule të malit, barishte mjekësore dhe lojërat e rralla janë atraksione për vizitorë. Niveli relativisht i lartë i reshjeve dhe terreni shkëmbor kanë rrjet të dendur të lumenjve, puseve të pasura dhe ujërave sipërfaqësore. Puset dhe burimet me ujë të ftohtë dhe të pastër janë elemente speciale piktoreske të këtij rajoni. Klima e favorshme e bën Brezovicën ideale për sporte të të gjitha sezoneve dhe të turizmit rekreativ.

Motel “Ljuboteni”

Motel Ljuboteni Mob: +377 (0) 45 280 815 Web: www.brezovica-ski.com


Provoni kuzhinĂŤn tradicionale


Qendra turistike “HOTEL SHARRI” Pikat kryesore/ofertat e përvojave: • Përvoja të gastronomisë së Sharrit • Udhëtime ditore me veturë në Sharr në Malet e Prevallës dhe Brezovicë • Turne të ecjes dhe shëtitjes nëpër male • Peshkimi i troftës, çiklizmi në male dhe motoçiklizmi • Gjuetia • Vizita për komunitetet lokale • Demonstrime të gatimit • Trashëgimia Kulturore e Prishtinës

Rishtazi e ndërtuar në vitin 2008, qendra turistike Hotel Sharri gjendet në Luginën e Zhupës në Malet e Sharrit, afër fshatit shumë të bukur të Mushnikovës. Nga tarracat e gjera dhe verandat, ju mund të kënaqeni me bukurinë e rrallë të maleve dhe pyjeve. Malet e Sharrit kanë florën dhe faunën më të pasur në Ballkan. Në Hotel Sharri, ju mund të përjetoni mikpritjen e klasës se parë dhe të mësoni për traditat e veçanta të komuniteteve të ndryshme në rajon, përfshirë shqiptarët, serbët, goranët dhe të tjerë. Restoranti është në mesin e restoranteve më të mira në vend, me kuzhinën vendore dhe atë ndërkombëtare të përgatitur nga kuzhinierë të shkëlqyeshëm. Hoteli ka në dispozicion 28 dhoma në ndërtesën kryesore dhe 14 chaleta (shtëpi të stilit në Zvicër) atraktive malore, si dhe salla për konferenca dhe mbledhjes që janë ideale për seminare, punëtori dhe seanca trajnimi.

Qendra Turistike “HOTEL SHARRI”

Jahir Hasani Adresa: Prevallë, Sharr, Prizren Mobil: +377 (0) 44 501 997 ose +377 (0) 44 662 674 Email: jahir-sharri@hotmail.com


Rudi Group


Rudi Group

Akomodim i rehatshëm dhe ushqim tradicional

Rudi Group ju ofron akomodim të rehatshëm dhe ushqim tradicional në fshatin e bukur të Boges, që gjendet në Luginën e Rugovës përgjatë shpateve perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, 29 km larg qytetit të Pejës. I rinovuar në vitin 2007, hoteli dhe restoranti gjenden përballë shpateve të skijimit me tetë dhoma gjumi dhe apartamente të stili bungallov që ofrojnë nga dy dhoma gjumi për pesë persona dhe një kat përdhes me televizion, kuzhinë dhe banjë. Lifti i karrigeve është vetëm pak metra larg dhomave. Restoranti dhe tarraca mund të akomodojnë deri në 70 mysafirë dhe shërben ushqim të shijshëm nga kuzhina tradicionale e Rugovës. Restoranti po ashtu mund të jetë vend ideal për organizimin e punëtorive, kurseve, seminareve dhe konferencave. Huazimi i skive po ashtu mund të aranzhohet.

RUDI GROUP Q.R.S.T. Rudi Group, Bogë Tel: +377 (0) 44 127 637 +386 (0) 49 127 637 +377 (0) 44 125 488 +386 (0) 49 125 488 Email: ylber_rudi@yahoo.com Web: www.rudigroup.net


Artizanalet


OJQ Jeta

Artizanalet e grave OJQ JETA është themeluar në maj të vitit 2005 me qëllim që t’i ndihmojë gratë që kanë vuajtur gjatë luftës. Kjo ofron arsimimin, konsultimin dhe programe të asistencës profesionale. Për vizitorët e rajonit të Deçanit, kjo ofron: - Artizanale - Ushqime tradicionale në kulla - Qëndrime dhe mëngjes nëpër kulla - T V programe dhe orë të gatimit tradicional me persona të famshëm lokalë. OJQ Jeta aktualisht ka 500 anëtarë nga rajoni i Deçanit. Zyra e tyre dhe dyqani gjenden në një mulli të vogël e të vjetër në qendër të Deçanit.

OJQ Jeta

Safete Gacaferi – Menaxhere e përgjithshme Mob: +377 (0) 44 253 412 Email: ojqjeta@hotmail.com


Hotel “Çarshia e Jupave”, Gjakovë


Tradita Kulturore në Gjakovë Pikat kryesore • Kompleksi i ri i hotelit prej 2580 metra katrorë i ndërtuar në stilin e kullave të vjetra tradicionale • Komfor modern me sharmin e botës së vjetër • Pazari tradicional për blerjen e artizanaleve në Çarshinë e vjetër të Gjakovës • Tregime të ngjarjeve të veçanta lidhur me Babën e Teqesë së Bektashive • Vizitë në Urën e Vjetër të Terezive Hoteli “Çarshia e Jupave” është një kompleks i stilit të kullave të qytetit të vjetër me standard të lartë të komforit modern. Ofron një vend të qetë për akomodim të relaksuar, restorant dhe shoping në pazarin e vjetër, biznes, konference dhe objekte argëtuese. Mund të organizohen turne të përshtatura, por në vijim ne do të paraqesim një shembull të turneve të aranzhuar nga kompania lokale “In Tours & Travel”: Pas mëngjesit, jeni të ftuar për kafenë e mëngjesit për të dëgjuar tregimet e Babës, një udhëheqës shpirtëror Sufi në Teqenë e Bektashive. Ne mandej do vizitojmë Pazarin e vjetër, një prej tregjeve më të vjetra të ruajtura në Ballkan, ku ju do keni mundësinë e blerjes së artizanaleve dhe të shihni një prej zonave kulturore – Muzeun, Xhaminë e Hadumit të ndërtuar në vitin 1595 dhe Urën e shekullit të 15-të “Ura e Terezive”. Përjetoni mikpritjen tradicionale të Gjakovës dhe gastronominë si Tavën e Gjakovës me qepë, torten Hasude dhe ajranin freskues.

Hotel Çarshia e Jupave

Adresa: 50000 Gjakova, Ismail Qemajli 9, Tel: +381(0)390 326 798 +381(0)390 330 444 Mob: +377(0)44 129 159 Fax: +381(0)390 326 798 E-mail: qarshiaejupave@hotmail.com Website: www.qarshiaejupave.com


Qendra Turistike Arxhena


Qendra Turistike Arxhena Përjetoni traditën kulturore në Dragash Pikat kryesore • Akomodimi në Hotel Arxhena në Malet e Sharrit • Dëgjoni legjendat e rajonit nga vendorët e Brodit • Bleni artizanalet • Ecje me ciceron në luginën e Brodit dhe kanionin e Grykës së Bordit Hotel “Arxhena” gjendet në hyrje të grykës së veçantë të Brodit, në Malet e mrekullueshme të Sharrit, afër “Skajit të Botës”, një përvojë e paharrueshme për udhëtuesit që e donë aventurën. Ky është një vend ku ju mund të kënaqeni me mikpritjen dhe traditat madhështore dhe të veçanta. Ndërsa keni drekë në Restorant Panorama, dhitë e egra do të kullosin aty pranë. Hoteli i mirëpret adhuruesit e natyrës dhe kulturës, duke ju ofruar relaksimin, rekreacionin, sportet dimërore dhe objektet e takimit. Ushqimi i shijshëm tradicional përgatitet nga përbërës vendor që shërbehen gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimin 24-orë në dhomë. Pajisjet e skijimit dhe shërbimet, interneti uireles janë po ashtu në dispozicion. Mund të organizohen turne të përshtatura, por në vijim po japim një shembull të një turneu ditor të organizuar nga kompania lokale “In Tours & Travel”. Pas mëngjesit, kaloni një mëngjes çlodhës duke dëgjuar tregime për legjendat e rajonit, mandej dilni për të blerë artizanale në Brod, bëni një shëtitje dhe vizitoni në Luginën e Brodit dhe kanion. Ne do të përjetojmë mikpritjen tradicionale të Brodit dhe gastronomisë me një drekë të shijshme me speca në kajmak, djathë dhie të Sharrit, mish katundi të Brodit, Bakllavë dhe Hallvë dhe kos të deleve, deri sa dhitë e egra do t’i shini duke kullotur aty afër. Pas drekës ju mund të bëni një ecje me ciceron nëpër këtë zonë.

Resort Center Arxhena

Adresa: 220000 Dragash – Fshati Brod Tel: +381 (0) 29 285 170 Mob: +377 (0) 44 402 368 Fax: +381 (0) 29 285 170 E-mail: info@arxhena.com Website: www.arxhena.com


Qendra Turistike Kosova Park


Qendra Turistike Kosova Park

Kënaquni me traditën kulinare të Istogut (Burimit)

Qendra Turistike “Kosova Park” ofron një mundësi të shkëlqyeshme për t’u larguar gjatë fundjavave ose në ndonjë kohë tjetër. Ecja nga qendra turistike pranë maleve të afërta, provoni peshkimin e troftës dhe vizitoni qendrën e afërt termale. Qendra turistike është në Istog (Burim) vetëm 12 km nga Peja dhe 75 km nga Prishtina. Shërbimet: Qendra turistike ofron 20 dhoma dhe tetë vila me xhakuzi, televizion, qasje interneti dhe saunë, park për fëmijë, qendër turistike dhe një liqeni të vogël artificial. Sallë për mbledhje dhe ngjarje si martesa, ditëlindje dhe konferenca të vogla e seminare. Restoranti ofron ushqim tradicional si dhe troftë dhe një varietet të ushqimeve ndërkombëtare. Ofrohet edhe parking.

Qendra Turistike Kosova Park

Mob: +377 (0) 44 640 008 +377 (0) 44 640 009 +377 (0) 44 640 010 Email: info@hotelkosovapark.com Web: www.hotelkosovapark.com


Mirëseardhje e ngrohtë


Café Mezeria

Sports Café Kaloni një fundjavë argëtuese me ne Sports Café është një kafene e veçantë në Prishtinë, me stil dhe dekor unik. Ne transmetojmë drejtpërdrejt ngjarjet kryesore të sportit nga e gjithë bota ne pesë TV të mëdha me ekran të rrafshët. Ofrojmë edhe një sallë të veçantë me një projektor për prezantime, ngjarje sportive dhe seminare. Ne po ashtu me kënaqësi pranojmë suvenire nga ekipet tuaja të preferuara – fanella, topa, shalle, fotografi, posterë – për t’i paraqitur në muret me pllaka ku shkruajmë kush e ka dhënë këto kujtime. Ne ofrojmë: Dy meny të ndryshme, drekë dhe darkë, me zgjidhje të shumta Menyja e mëngjesit për 1.99 € me një filxhan kafe, prej orës 8-11 paradite Happy Hour prej orës 16:00 – 19:00 e hënë – e premte, 0.99 € menyja përfshin ushqim dhe pije Oferta spontane gjatë lojërave, si pije me gjysmë çmimi, shots, etj. Paradrekë të shtunave dhe të dielave Futboll amerikan çdo të diel Shpresojmë që qëndrimi juaj në Kosovë t’ju lërë mbresa.

Café Mezeria

Sports Cafe, Staf, Visar Gërvalla Mobil: +377 (0) 44 604 610 Email: vissar78@gmail.com


Pushim të këndshëm


Qendra Turistike Brezovica Ndjehuni si në shtëpi, në Brezovicë Synimi i Woodland Hotel është që t’ju bëjë të ndjeheni si në shtëpi në një ambient të kënaqshëm. Ky biznes privat së pari u hap në Brezovicë. Menaxhohet nga Familja Vitija, e mirënjohur për biznesin e gastronomisë. Qëndrimi në hoteli është që t’ju japë një përvojë të ngrohtë, personale dhe mirëseardhëse në një atmosferë të cilësisë së vërtetë ku fokusi është çdo herë tek mysafiri. 21 dhomat tona luksoze janë të mobiluara me orendi moderne. Restoranti ynë shërben kuzhinë të mirë me përbërësit më të mirë. Stafi ynë profesional do të sigurojë shërbim dhe komfor të klasës së parë për përvoja gjatë fundjavave. Ne jemi të sigurt që ju do të dëshironi t’i thoni miqve tuaj dhe familjes për qëndrimin tuaj. Shërbimet Përvojë e ngrohtë, personale dhe mikpritëse është përvoja e parë dhe më e rëndësishme në “Woodland Hotel”, paraqet me shumë se një shtrat të rehatshëm dhe një ushqim të mirë. Ne ofrojmë “Queen’s Room”, “Sweet Rooms” dhe një restorant që rrezaton një atmosferën e “një vendi të mirë për të qëndruar”, diçka që nuk doni t’ju ikë! Ne po ashtu kemi një kafene të stilit irlandez afër liftit të skive, një vend i përkryer për të shijuar kafenë e mëngjesit. . Çmimet: Apartamenti 150 € Dhoma dopio 70 € Dhoma njëshe (3 shtretër) 90 € Dhoma njëshe (4 shtretër) 120 € Shpresojmë që do ju mbetet në kujtim qëndrimi në Kosovë WOODLAND HOTEL Mob: +377 (0) 44 444 448 +377 (0) 44 900 900 +386 (0) 49 444 448 Email: info@woodlandhotel-ks.com Web: www.woodlandhotel-ks.com


R

E

17

I

41

RUS IR

20

GB

NL

O

O

18

28

H

B&H

I

E

O

U

SLOCR

LEPOSAVIÇI (Leposaviè)

CK A

CH

F

29

Ibri 4

H

PEJA (Peè)

6

2656

KLINA

.i R ad

14

on

iqit

Gllogjani

(Miruša)

22

Juniku

11

8

16

Blinaja

15

H

12

16

10

H

Bifurkacioni Nerodime

(Suvareka)

6

rdh ë Ba

M

7

7H

4 11

Vermica

8

10

7

I

R

A

I Zi

Kompleks përkujtimor

7

Terrene skijimi Skijaše terene Ski terrain

Urë e vjetër guri Stari most Old stone bridge

BUJANOCI

Teater Teatar Theater

H

Hotel Hotel Hotel

Restoran Restoran Restaurant

M

Motel Motel Motel

(Bujanovac)

23

VITI

12

DRAGASHI (Dragaš)

13

10 Hani i Elezit

21

ku m

bi ni

Cultural heritage place

Vreshta (Bodrume vere) Vinogradi (Vinski podrumi) Wine yards

Arkitekturë e vjetër Stara arhitektura Old architecture

Terren gjuetie Lovacki tereni Hunting terrain

Termocentral Termocenral Thermal power plant Hidrocentral Hidrocentral Hydro power plant

SKOPJE (SHKUPI)

3 28

TETOVA

A

(Tetovo)

4

40

K

E

D

O

N

I

A

Katalogu i Ofertave Turistike Hulumtoni itineraret më të mira të destinacioneve më të mira të Kosovës 2010

www.KosovoGuide.com

28

Sh

R

Kufiri Granica Boundary

PRESHEVA (Preševa)

KUMANOVA

19

Drini i

Ski-lift Ski-lift Ski-lift

Kllokoti

18

4 5

21

Kulla e Boletinit Boletinska Kulla Boletin’s Kulla

Manastir Manastir Monastery

7

23

14

Kështjellë mesjetare Srednjovekovna tvrdava Middle age Castle

M

(Kaèanik)

Prevallac

KUKESI

4

Lokalitet antik Anticka lokacija Antique locality

Kishë e vjetër katolike Stara katolicka kisha Old katholic church

3

12

7

42

A

Lokalitet parahistorik Preistoristicka lokacija Prehistorical locality

Vend noti (pishinë, liqe) Mesto plivanja (bazen, jezero) Swimming place (pool, lake)

15

20

3

Jashar’s Kulla

P

KAÇANIKU 21

Lybeteni 2656

Brezovica

35

3

Mora va

Letnica

i enc Lep enac) (Lep

E P N I A Q B SH L A

11

i ni Dr i

7

H

Kulla e Jasharve

8

SHTRPCA (Štrpce)

H

PRIZRENI

H

6

17

Landovica 10

Aeroport Aeroport Airport

Peshku Riba Fish

Vend noti (pishinë, liqe) Mesto plivanja (bazen, jezero) Swimming place (pool, lake)

12

3

27

3

3

15

Qeni i Sharrit Šarski pas Sharr’s dog

Vend me trashegemi kulturore

Terrnoci

20

6

Venkalim kufitar Granicni prelaz Cros border

Xhami e vjetër Stara Ðamija Old Mosque

(Ternovac)

GJILANI A (Gnjilane)

(Ferizaj)

Ujëvara Slapovi Waterfall

Shqiponjë Orao Eagle

Vend peshkim Mesto za ribovanje Fishing place

KAMENICA

22

FERIZAJ

(Racak)

Lepuri Zec Rabbit

Kamping Kampovanje Camping

20

19

Shpella në Gadime

23

Raçaku 13

9 SUHAREKA

21

(Peèina)

18

Çafa e Prushit

Liq .i F ierz es 33

LIPJANI

SHTIME (Štimle)

18

Liqe Jezero Lake

Bajë Banja Spa

(Janjevo)

7

Derri i egër Divlja svinja Wild Pig

Bird

Janjeva

24

21

19

11

Lum Reka River

Zogu i malit

NOVOBRDA (Novobrdo)

10

Baja 15

M

11

(Graèanica)

11

Duhle

Xerxe

9

19

10

(Lipovica)

MALISHEVA (Mališevo)

(Djakovica)

GREQIA GREECE

13

Graçanica

Ujku Vuk Wolf

Shpell Pecina Cave

i ovc Bad

16 Graçanka

Magura

GJAKOVA

11

A Ulpiana

12

18 Goleshi 8 1019

6

(Orahovac)

14

12

(Kosovopolje)

RAHOVECI

4

5

17

12

Mirusha

25

0 200 21

33

(Priština)

H

Pokleku

5

M irusha

Thesaloniki

PRISHTINA

FUSHËKOSOVA

(Glogovac)

13

Germia

R

15

12

Volljaka

M

MAQEDONIA MACEDONIA

16

(Obiliè)

12

Liq

(Deèane)

Morina

6 10

OBILIQI

GLLOGOVCI

Klina

13

9

11

25

M

DEÇANI

(Djeravica)

14

Zllakuqani

A

Gjeravica

Prekazi

Hekurudhë Zeleznica Railways

Bajë shëruese Zdravstvena banja Remedial Spa

4

19

(Zlakuèane)

26

14

17

3

1

SKENDERAJ

16

ini

Shkupi Skopje

8

Va rd ar i

7

Dr

Sofja

19

Baja e Pejës

14

Durresi Tirana

MESD HE SEA

5

Rrugë lokale Lokalni putevi Local roads

Kaproll

12

18

M

9

Batl lava

(Vuèitrn)

ica

(Kuèište)

5

34

7

7

Sitn

Bogaj

Kuqishte

8

H

15

Galica

VUSHTRRI

MMeha`01.

14

Burimi i Drinit (Izvor Drina) Radafc

3

8

4

M

1710

ISTOGU (Istok)

10

Lla pi

O

15

P

10

3

M

12

ROMANIA

.N KOSOVA M Podgorica Prishtina

24

DETI 0 0 15 40 MED ITERA N 0 50 100 150km

O

SERBIA RO EG

IA ER QIP NIA SH ALBA

H

Merdare

6

PODUJEVA (Podujevo)

MITROVICA

10

Beograd

Sarajevo

A

A L I I Z I C R N A G O R O N T A E N E G R

I AT

7

M

21

Istogu

6

ZVEÇANI (Zveèan)

20

(Rozhaja)

22

5

Ibri

ROŽAJA

Çafa e Çakorrit (Èakore)

5

ZUBIN POTOK

38

Zhlebi

Boletini

28

O

BOSNA & H.

DE AD TI RI AD AT R IC IAT SE IK IT A A L 42 0 Roma I A BARI

Baja

19

Gaz ivod a

12

6

O

9

Rrugë regjionale Regionalski putevi Regional roads

Ari Medved Bear

TR

10 GR

O CR

12

13

BG

K

P

Ribariqi

RO

MA AL

30

27

Rrugë magjistrale Magistralski putevi Magistral roads

Pyje gjethëmbajtëse

P

D

MO

NOVI PAZAR

18

S

O

Qytetet Gradovi Cities

Pyje gjethërënëse

26

10 21

17

N

A

FI

IA

B

Park turistik Turisticki park Touristic park

20

IS

16

AR

14

13

12

LG

(Rashka)

TOURISTIC MAP OF REPUBLIC OF KOSOVA

BU

RAšKA

12

S

TURISTIÈKA KARTA REPUBLIKE KOSOVA

SC R

HARTA TURISTIKE E REPUBLIKËS SË KOSOVES

10


Përjetoni Kosovën Shënim: përvojat e përshkruara në këtë katalog janë shembuj të ofertave nga operatorët turistikë, hotelet dhe restorantet. Turnetë janë normalisht për grupe me pesë dhe më shumë pjesëmarrës, por ato mund t’i përshtaten preferencave tuaja. Kontaktoni operatorët individualë dhe/ose vizitoni ueb faqet e tyre për informata shtesë lidhur me itinerar specifik dhe çmimet. Për t’i lehtësuar turistëve që t’i përdorin ofertat e përfshira këtu, ne në versionin anglisht të katalogut kemi përdorur shqiptimin zyrtar të emrave të qyteteve dhe qytezave në Kosovë.


Hulumtoni itineraret më të mira të destinacioneve më të mira të Kosovës www.KosovoGuide.com


Katalogu i ofertave turistike të Kosovës