Vleresimi Strategjik Mjedisor - PKST ALPE

Page 179

Në aktivitetet gërmuese që çojnë në ndryshime të sipërfaqes së tokës duhen marrë këto masa: • Për mbrojtjen e mjedisit natyror, ekskavatorët e pajisur mirë dhe të fuqishëm duhet të kenë përparësi ne raport me mjetet e tjera, veçanërisht për përcaktimin e shtegut dhe kufijve të zonës së punës në terrene të pjerrëta. • Në zonat malore, prerja e pemëve duhet të mbahet në minimum për të parandaluar erozionin dhe degradimin e tokës. Kur punohet në afërsi të rrugëve ujore, është e nevojshme të merren masa paraprake për të parandaluar shkarkimin e sedimenteve në rrjedhjet ujore. Masat parandaluese mund të përfshijnë edhe instalimin e “kurtheve” të sedimenteve ose rrjetave për mbajtjen e tyre. • Roli më i rëndësishëm që luan operatori i ekuipazhit gjatë ndërtimit të rrugëve është përcaktimi i përdorimit më të sigurt dhe më efikas të pajisjeve. • Ekspertët duhet të marrin në konsideratë jo vetëm koston e përgjithshme të rrugës por edhe ndikimin mjedisor të shkaktuar nga ndërtimi dhe përdorimi i rrugës. • Operatorët, inspektorët dhe mbikëqyrësit duhet të trajnohen dhe të informohen për procedurat ekologjike që duhet të zbatohen në të gjitha rastet e operimeve. • Përdorimi i metodave të përshtatshme të ndërtimit, përmirësimit dhe mirëmbajtjes për të menaxhuar kullimin dhe minimizuar erozionin dhe sedimentimin në rrjedhjet ujore apo në shpate. • Duhen përcaktuar zona buferike vegjetative për të minimizuar ndikimet. Aktivitetet në tokat me pjerrësi të madhe duhet të kufizohen maksimalisht ose të ndalohen. Kjo vlen si për tokat bujqësore ashtu dhe për pyjet. Gjithashtu, përdorimi i materialeve të riciklueshme dhe ripërdorimi i elementeve është një mundësi më shumë për ruajtjen e tokës natyrale.

Masa zbutëse specifike Toka bujqësore • Të aplikohen praktika të mira bujqësore (punime, mirëmbajtje, rotacion kulturash, ujitje etj), të cilat synojnë përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore; • Të mbrohen dhe të zhvillohen llojet vendase (kulturat bujqësore tradicionale – bimët, pemët, pjergullat, racat lokale të blegtorisë, bletaria etj); • Të shmanget djegia e tokave; • Të mbrohen tokat nga rrëshqitjet, erozioni dhe degradimi; • Tokat me pjerrësi të theksuar të kultivohen me bimë shumëvjeçare (psh.jonxha), në mënyrë që t’i mbrojë ato nga erozioni; • Aplikimi i praktikave agro-pyjore; • Menaxhimi i tokave të braktisura; • Mospërdorim i tokës (në zonat qendrore të Zonave të Mbrojtura); • Përdorim tradicional i tokës (në zonat e menaxhimit efektiv dhe zonat e përdorimit tradicional të Zonave të Mbrojtura); • Përdorim nga banorët bazuar në praktikat e mira menaxhuese (në një pjesë të zonave të mbrojtura, nën-zonat e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm); • Përdorim racional i tokës (në zonat e përdorimit tradicional dhe zonat e zhvillimit të qëndrueshëm të parkut). • Tokat pyjore dhe kullotat • Të zbatohen praktikat e mira në fushën e menaxhimit të pyjeve; • Të ndalohet prerja e drurëve në anë të rrugëve (mbi dhe nën rrugë); • Të ndalohet prerja e drureve në anë të rrjedhjeve ujore; • Të ndalohet prerja e pyjeve në kufijtë e sipërm të vegjetacionit, në shpatet e pjerrëta dhe në toka që rrezikohen të rrëshqasin; • Të zbatohen programe për mbjelljen e sipërfaqeve të zhveshura, ato që ndodhen përreth qendrave të banuara si dhe në anët e rrjedhjeve ujore. Mbjelljet duhet të bëhen me lloje që rriten natyralisht në zonë.

179


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.