Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare - Plani i Zhvillimit të Sektorit

Page 141

3.2.2 Mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore Infrastruktura rrugore përbën një ndër asetet më të rëndësishme publike të një vendi, dhe së bashku me transportin jep një kontribut thelbësor në zhvillimin ekonomik. Faktet kanë treguar se vendet me infrastrukturë moderne, efikase dhe të sigurt, janë më të zhvilluar ekonomikisht, e për pasojë banorët e tyre kanë një cilësi jetese më të mirë. Për të përballuar kërkesat gjithnjë e në rritje të fluksit të turistëve, infrastruktura rrugore duhet të zgjerohet dhe zhvillohet. Krahas zgjerimit dhe zhvillimit, rëndësi të veçantë luan edhe mirëmbajtja në mënyrën e duhur. Degradimi i infrastrukturës rrugore fillon menjëherë pas ndërtimit të saj, sidomos në zonën e alpeve ku agjentët atmosferikë dhe mjedisorë për shkak të klimës malore përshpejtojnë shkatërrimin e shtresave të asfaltit. Mirëmbajtja realizohet kryesisht në dy kategori: mirëmbajtje parandaluese dhe mirëmbajtje kapitale ose rehabilitim. Në mirëmbajtjen parandaluese bëjnë pjesë mirëmbajtja rutinë, ajo dimërore dhe e emergjencës. Mirëmbajtja rutinë nënkupton punimet e vogla periodike që kanë për qëllim ruajtjen e integritetit strukturor të rrugës, sigurinë dhe parandalimin e shkatërrimit të tyre. Nëse mirëmbajtja parandaluese nuk bëhet, ruajtja e infrastrukturës në kushte të mira dhe të sigurta bëhet më vonë edhe më e kushtueshme. Mirëmbajtja kapitale ose rehabilitimi nënkupton proceset e riparimit të segmenteve ekzistuese të shtresave të asfaltit, zëvendësimet e elementeve të rrugës, sinjalistikës, sistemet e shpatullave të rrugës, kanalizimeve, etj. Klima malore dhe reshjet e borës në zonën e alpeve bëjnë që gjatë stinës së dimrit sezoni turistik dhe aksesi të jenë të kufizuara. Për këtë arsye, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha rrugët që lidhin qendrat turistike dhe të banuara duhet të mirëmbahen gjatë të gjitha stinëve, si një nga nevojat kryesore që kanë banorët, hotelet dhe bujtinat e kësaj zone. Sistemimi i rrugëve sipas standardeve dhe mbajtja e tyre në nivel optimal operimi, jo vetëm do të rrisë aksesueshmërinë dhe sigurinë rrugore, por do të nxisë edhe zhvillim ekonomik duke tërhequr më shumë turistë.

Plani i Zhvillimit të Sektorit

141


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.