Аktivitetet pas artroplastikës në gju

Page 1

IPSH Spitali i specializuar për sëmundjet kirurgjike

“FILIP VTORI” Tel. 02 / 3091 – 484; www.cardiosurgery.com.mk

АКТIVITETET PAS АRTROPLASTIKËS NË GJU -Nëse jeni një kandidat për operim, sigurisht pritni që jeta juaj të jetë sikur dikur, por pa dhembje. Duhet të dini që ky ndryshim nuk do të ndodhë gjatë natës. Që të siguroni rezultat të mirë në procesin e shërimit tuaj duhet një pjesëmarrje e juaj aktive. Mund të vazhdoni me shumë aktivitete, por duhet të anashkaloni aktivitete që së tepërmi e ngarkojnë gjurin. Gjuri është nyja më e madhe në trup. Nëse dëshirojmë që pas operacionit të jeni më pak aktiv, lëvizjet e hershme dhe mobilizimi janë shumë me rëndësi. Para operacionit sigurisht keni qenë më pak të lëvizshëm, prandaj muskujt e juaj janë dobësuar në mënyrë të konsiderueshme. Për këtë arsye është me rëndësi të përfshiheni më herët në procesin e rehabilitimit. Mjeku juaj dhe terapeuti do t’ju japin udhëzime të veçanta lidhur me kujdesin ndaj plagës, kontrollimin e dhembjeve, ushqimin dhe ushtrimet.

Теrapeuti do t’ju vizitojë një ditë pas operacionit dhe do t’ju sqarojë se si do të ndaleni te krevati, si të ecni apo si ta përdorni gjurin e ri derisa jeni të shtrirë në krevat, më shpesh lëvizni shputat që të siguroni lëvizje normale të gjakut në këmbë. Se sa gjatë do të jeni në spital varet nga shpejtësia e rimëkëmbjes. Para lëshimit duhet t’i arrini këto qëllime: - Të ngriheni dhe shtriheni pavarësisht në krevat. - Sa më shumë ta lakoni gjurin tuaj. - Sa më shumë ta drejtoni gjurin tuaj. - Të mësoheni të ecni me shkopinj për nënsqetull në bazë të rrafshët, nëpër shkallë poshtë e lart. - T’i mësoni ushtrimet të cilat duhet t’i vazhdoni t’i bëni në shtëpi. Me siguri kur të lëshoheni, gjuri edhe më tej do të jetë i ënjtur. Për zvogëlimin e së ënjturës do të kontribuon ngritja e këmbës në jastëk, mbajtja e çorapes elastike dhe fashave të ftohta (15 – 20 minuta në ditë).


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Аktivitetet pas artroplastikës në gju by Blagica Hadzipetrova - Issuu