Mapo 22 janar ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

A po i vjen (vërdallë) Radikës Gruevski?! Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 22 Janar 2014. Numër 1114. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

INSTAT: Rritet papunësia, 88% e shqiptarëve kërkojnë punë me mik

Zbardhet raporti Kuvendi “shkarkon” Xhukën e ILDKP, PD e çon në Kushtetuese Kuvendi finalizon dokumentin për shkarkimin e të parës drejtuese të një institucioni të pavarur, të zgjedhur nga qeveria e PD. Grupi i kontrollit rekomandon shkarkimin e menjëhershëm të Zana Xhukës, me arsyet se është zgjedhur në kundërshtim me kriteret ligjore dhe nuk ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën gjatë ushtrimit të detyrës. PD kundërshton mazhorancën dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese Grupi i kontrollit, i ngritur në Kuvend për hetimin e veprimtarisë së Zana Xhukës, kërkon shkarkimin e saj të menjëhershëm nga Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. MAPO ka siguruar raportin e përgatitur nga deputetët Armando Subashi, Piro

Lutaj dhe Ulsi Manja, ku konstatohet se Xhuka jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën në ushtrimin e detyrës, por është zgjedhur në këtë pozicion në kundërshtim me ligjin. Për këto arsye, mazhoranca i propozon komisionit të Ligjeve... Faqe 3

LSI në homazhet për 21 janarin, Rama: Ferri i drejtësisë s’ka ndryshuar Papunësia totale në vend shënoi 16, 9 për qind në tremujorin e tretë të 2013, duke u rritur me më shumë se 1%. Niveli i të papunëve, më i lartë te meshkujt në moshë të re. 88 % e papunëve u drejtohen miqve dhe jo zyrave të punës

op-ed / 10-11

NgërÇ

Faqe 6

NGA bujar kapexhiu

‘Abenomics’ në Shqipëri për të rikthyer rritjen 6%

koment Epidamn Zeqo

Traktati i Elizesë dhe projekti europian

koment

Christine Moro dhe Hellmut Hoffmann

Të majtët kanë kujtuar edhe këtë vit ngjarjet e 21 janarit 2011, në një ceremoni të organizuar me protokoll shtetëror. Pjesë e përkujtimores është bërë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kryetari i së cilës ishte një ndër shkaqet e protestës së tri viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë. Ceremonia ka nisur me një takim, që kreu i qeverisë, Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe... Faqe 4

Atentati i kryekomunarit të PD, hetim konflikteve për shkak të detyrës Policia merr në pyetje 22 persona dhe sekuestron kamerat e sigurisë në vendet ku Berberi parkonte makinën. Hetim problemeve për shkak të detyrës dhe tokave në bregdet. Mjekja: Nuk mund të themi ende se i plagosuri është jashtë rrezikut. Basha: Kryeministri, nxitës i akteve kundër të zgjedhurve të PD

Shqipëria nuk është Japonia, por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja për problemet...

22 janari shënon përvjetorin e Traktatit të Elizesë, i cili përbën...

Të majtët përkujtojnë të vrarët e 21 janarit, ndërsa familjarët e tyre presin ende drejtësi. Rama: Shumë gjëra kanë ndryshuar, por jo ferri i drejtësisë. Të pranishëm në ceremoni edhe deputetët e LSI. Vasili: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, por respektojmë viktimat

Kamerat e sigurisë janë shpresa e vetme e hetuesve për të zbardhur atentatin me tritol që la të plagosur rëndë kryetarin e Komunës Qendër në rrethin e Vlorës, Fredo Berberi. Pas shpërthimit në qendër të qytetit të Vlorës, prokurorët e Krimeve të Rënda dhe hetuesit e çështjes kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në godinën e komunës dhe ato të një lokali, ku parkohej zakonisht automjeti... Faqe 7

marrëveshja

Ditë e lumtur

Zbarkojnë në dogana 17 drejtues britanikë të “Crown Agents”

FAQE 6

13 kulturë

Dy artiste ‘thyejnë’ muret e izolimit përmes fotografisë Përditshmëria në Durrës, Elbasan dhe Luginën e Preshevës dokumentohet nëpërmjet 30 fotografive të Flutura Aliut dhe Brilanta Kadillarit

koment / 11

Faqe 16

Ruben Avxhiu

Si e pengoi Assadi njohjen e Kosovës nga bota myslimane Vonesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet myslimane ka qenë një nga zhgënjimet më të përfolura për shqiptarët. Serbia në vite është përpjekur ta nënvizojë në Perëndim faktin se Kosova kishte popullsi myslimane, me shpresën për të ushqyer paragjykimet. Në dhunën e saj kundër Kosovës dogji e shkatërroi qindra xhami dhe u kujdes për të fyer ndjenjat fetare të myslimanëve. Pikërisht për këtë ishte zhgënjyese për shqiptarët kur panë një numër të madh vendesh myslimane të ngurronin për ta njohur pavarësinë, madje që një pjesë treguan më shumë afërsi dhe mirëkuptim për pretendimet serbe sesa për kauzën kosovare. Kjo situatë filloi të përmbyset nga dy faktorë. Vendimi i Turqisë për t’u...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë / LSI në homazhet

politikë: Reforma territoriale,

për 21 janarin, Rama: Ferri i opozita i thotë Jo komisionit drejtësisë nuk ka ndryshuar nëse s’jepet e drejta e vetos Faqe 4

Faqe 5

ekonomi: INSTAT: Shtohen

të papunët, 88% kërkojnë të punësohen me mik

Faqe 6

Banka Botërore ndërkohë mbetet e angazhuar në projekt dhe deri tani ka financuar studimet rreth tij, përfshi edhe atë mbi ndikimin në mjedis që ka nisur diku nga marsi i vitit që shkoi

Por nga ana tjetër, ministri Saraçini pohon se pala shqiptare është në dijeni të idesë së qeverisë së Shkupit dhe se ai vetë ka komunikim të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin ‘Fusha e Lukovës’.

A po i vjen (vërdallë) Radikës Gruevski Vladimir Karaj

Q

ë kryeministri i Maqedonisë është i dhënë pas miteve, kjo nuk kërkon shumë mend. Mjaft të shihet si është “katandisur” Shkupi në një qytet megashtatoresh që në një pjesë të madhe nuk i përkasin fare atij, për ta kuptuar këtë, por nëse ai ka dëshirë për t’u përfshirë në këngët epike shqiptare, kjo mbetet për t’u parë. Ajo që dihet është se prej muajsh në tavolina apo nën tavolina diskutohet devijimi i një pjese të lumit të Radikës që mbledh ujëra në shpatin e Korabit dhe malësinë rreth Dibrës së Madhe. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të përfitonte nga kjo një hidrocentral të ri dhe shtimin e fuqisë në një ekzistues, ndërsa shqiptarët e Dibrës thonë se do të shkatërrohej ekosistemi i zonës, përfshi edhe tharjen e një liqeni në atë zonë e për këtë prej muajsh janë në protesta kundër projektit. Por ndërsa FYROM po investon të realizojë projektin dhe madje në faqen zyrtare të kompanisë energjetike ELEM ai është i shpallur, gjasat janë që hesapet po bëhen pa hanxhinë, që në këtë rast, veç banorëve të zonës është edhe Shqipëria zyrtare. Ujërat e Radikës rrjedhin më tej në Drinin e Zi dhe devijimi do të donte marrëveshje mes dy vendeve. Kryeministri i Shqipërisë, pas disa javësh heshtje dhe pas një proteste në Tiranë, reagoi duke e cilësuar gjithçka si shumë zhurmë për asgjë. “1. S’ka projekt, 2. S’ka gjasë të ketë fillim të njëanshëm. 3. S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë!”, shkroi Rama në faqen zyrtare në Facebook. Fakti që ende nuk ka një projekt zyrtar dhe që ende qeveritë nuk janë duke e diskutuar çështjen, u pohua edhe nga ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini, i cili ka thënë për “Zërin e Amerikës” se ende nuk ka një studim fizibiliteti për hidrocentralin në Fushë të Lukovës dhe se po ashtu projekti nuk është miratuar ende nga qeverisja e Shkupit e, për rrjedhojë, ende asgjë për t’u diskutuar nga grupet e punës që duhet ta diskutojnë këtë me Shqipërinë. Por nga ana tjetër, ministri Saraçini pohon se pala shqiptare është në dijeni të idesë së qeverisë së Shkupit dhe se ai vetë ka komunikim

të vazhdueshëm me palën shqiptare, respektivisht me ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe se do të respektohen normat ndërkombëtare në lidhje me projektin Fusha e Lukovës. Ky i fundit po ashtu ka pranuar të ketë dijeni mbi çështjen, por ka theksuar se “nuk ka një projekt konkret që të na jetë dorëzuar si qeveri apo si Ministri e Energjetikës. Për një gjë dua ta siguroj publikun shqiptar; është një projekt-ide e hedhur prej shumë kohësh nga qeveria maqedonase”, tha Gjiknuri. Por ashtu si Rama, ai nuk ka qenë kategorik nëse Shqipëria do e pranojë apo jo projektin, duke lënë të kuptohet se ende janë në pritje të shohin propozimin zyrtar nga pala tjetër. Opozita në Shqipëri nga ana tjetër është shpallur tashmë kundër projektit. Më herët, pas reagimit të Ramës ishin disa deputetë që e akuzuan se po gënjente për faktin që nuk ka projekt, duke postuar edhe faqen e ELEM, ku ndodhej i afishuar projekti. Ndërkohë, dje në mbrëmje ish-kryeministri Sali Berisha reagoi duke akuzuar Ramën se po mashtronte dhe madje se kishte dhënë dakordësi në parim për ndërtimin. “Gjithashtu theksoj se prononcimi i Ramës në FB e tij, se nuk ka projekt për devijimin e Radikës dhe se ai ‘nuk di asgjë, nuk shoh gjë’ është thjesht dëshmi tjetër e kodit të heshtjes dhe trillimi i tij i radhës në kuadrin e platformës së tij të politikës, të zero problemit me fqinjët. E vërteta është se muajt e fundit midis dy qeverive është diskutuar për projektin, mënyrën e kompensimit të Shqipërisë, madje në parim është rënë dakord për të”, thotë Berisha në faqen e tij në Facebook. Por as qëndrimi i tij nuk duket krejtësisht i qartë, pasi ndërkohë projekti ende nuk është miratuar prej qeverisë së Maqedonisë dhe as ka fituar të drejtën e financimit nga Banka Botërore. Nga ana tjetër, Berisha mund të ketë

E gjithë çështja sidoqoftë mbetet e paqartë dhe pa zgjidhje përfundimtare. Ajo që duket është se Gruevski i ka inatosur sërish shqiptarët këtë herë duke shkaktuar reagim në të dyja anët e kufijve, por ende jo aq sa për të zënë vendin e Hajredin Pashës në këngën epike.

Nga ana tjetër, Berisha mund të ketë qenë në dijeni të projektit që më korrik 2011, kur sipas raportit të Bankës Botërore pas miratimit të fillimit të studimeve, Maqedonia duhej të njoftonte Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë si vende që prekeshin drejtpërdrejt. (Faqja e BB: Lukovo Pole Water Regulation and Renewable Energy Project)

qenë në dijeni të projektit që më 2011, kur sipas raportit të Bankës Botërore pas miratimit të fillimit të studimeve Maqedonia duhej të njoftonte Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë si vende që prekeshin drejtpërdrejt. Në raport thuhej se njoftimi do të ishte i mjaftueshëm, pasi sasia e ujërave që devijoheshin ishte e ulët, më pak se 2m3/s. Një grup ekspertësh shqiptarë (Prof. Dr. Molnar Kolaneci, Ing. Hidrolog: Tefik Jegeni dhe Jurist: Dok: Saimir Shatku) thonë ndërkohë se ELEM ka në plan të transferojë një sasi më të madhe uji, që sipas tyre shkon 4.17 m3/s. Banka Botërore ndërkohë mbetet e angazhuar në projekt dhe deri tani ka financuar studimet rreth tij, përfshi edhe atë mbi ndikimin në mjedis që ka nisur diku nga marsi i vitit që shkoi, por ende nuk ka rezultate publike. Kjo e fundit ndërkohë në faqen zyrtare promovon politikat sensibilizuese të “energjisë së etjes” (Thirsty Energy) dhe kërkon kursim të burimeve ujore për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe mundësisë së rënies së këtyre burimeve. Gjë që praktikisht e bën të paleverdishëm për Shqipërinë projektin në fjalë. Jo zyrtarisht, ministri i Ekonomisë, Saraçini thotë për VOA-n se me gjasë, projekti do të marrë një përgjigje negative nga BB dhe se deklaratat e mëparshme të qeverisë kanë pasur të bëjnë me zotimet elektorale, ndërsa kundërshtimi i projektit duket i madh. Një grup ekspertësh shqiptarë mbi çështjen thonë se projekti nuk mund të realizohet dhe se bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për ujërat. “Për mendimin tonë si ekspert, projekti për marrjen e 2.00 m3 uji nga lumi i Radikës për në Vardar është i parealizueshëm, si në aspektin tekniko-fizik, si në aspektin e të drejtës ndërkombëtare të mbrojtjes së ujërave dhe liqeneve ndërkombëtare”, thuhet në fund të raportit të punuar nga Prof. Dr. Molnar Kolaneci, Ing. Hidrolog: Tefik Jegeni dhe Jurist: Dok: Saimir Shatku. E gjithë çështja sidoqoftë mbetet e paqartë dhe pa zgjidhje përfundimtare. Ajo që duket është se Gruevski i ka inatosur sërish shqiptarët këtë herë duke shkaktuar reagim në të dyja anët e kufijve, por ende jo aq sa për të zënë vendin e Hajredin Pashës në këngën epike.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.01.2014

3

Konstatimet Grupi i deputetëve për kontrollin në ILDKPKI është i mendimit se Kuvendi i Shqipërisë, me përgjegjshmërinë e autoritetit të lartë kushtetues për të mos lejuar delegjitimitetin e organeve të emërtesës së tij (ILDKPKI), por edhe me synimin për të rivendosur në vend ligjin e cenuar rëndë, ka detyrimin për të konstatuar pavlefshmërinë absolute të aktit të emërimit të Znj. Zana Xhuka në detyrën e Inspektores së Përgjithshme të ILDKPKI në dt. 21.01.2013.

Raporti i Kuvendit për Xhukën: Shkarkim i menjëhershëm Kuvendi finalizon dokumentin për shkarkimin e të parës drejtuese të një institucioni të pavarur. Grupi i kontrollit rekomandon shkarkimin e menjëhershëm të Zana Xhukës, me arsyet se është zgjedhur në kundërshtim me kriteret dhe nuk ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën Fejzi Braushi

G

rupi i kontrollit, i ngritur në Kuvend për hetimin e veprimtarisë së Zana Xhukës, kërkon shkarkimin e saj të menjëhershëm nga Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. MAPO ka siguruar raportin e përgatitur nga deputetët Armando Subashi, Piro Lutaj dhe Ulsi Manja, ku konstatohet se Xhuka jo vetëm që nuk ka zbatuar ligjin dhe Kushtetutën në ushtrimin e detyrës, por është zgjedhur në këtë pozicion në kundërshtim me ligjin. Për këto arsye, mazhoranca i propozon komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit shkarkimin e saj, duke ndryshuar kështu kreun e njërit prej institucioneve të pavarura në vend, të zgjedhur nga Partia Demokratike. Hetimi Pas më shumë se dy muajsh punë, grupi i kontrollit, i ngritur me vendim të komisionit të Ligjeve ka mundur të hartojë një raport mbi hetimin e kryer, dokumentacionin e shqyrtuar, si dhe konstatimet e arritura në përfundim të gjithë kësaj procedure. Që në fillim, grupi i kontrollit përpiqet të justifikojë legjitimitetin e vet në këtë hetim, ndërsa bën të ditur se procedura mori udhë nga disa ankimime që ishin paraqitur pranë institucionit të Kuvendit nga punonjës të ILDKP-së, ku denoncohej mosangazhimi në zbatimin e

detyrës nga ana e kryeinspektores Zana Xhuka. Gjithashtu, në këtë raport thuhet se shkas u bë edhe një ankesë e një kompanie private telefonie, e cila ankohej kundër ILDKP-së për mosshqyrtim në kohë të një shqetësimi të saj lidhur me konfliktin e interesave. Në raportin e tyre, tre deputetët rreshtojnë të gjithë hapat e ndërmarrë më pas gjatë këtij hetimi parlamentar, ku evidentojnë se në të gjitha rastet e thirrjes së kryeinspektores për të bashkëpunuar, ajo nuk kishte pranuar, duke refuzuar t’u përgjigjej kërkesave të tyre. Deputetët anëtarë të këtij grupi kontrolli bëjnë me dije se në funksion të detyrës që iu ngarkoi komisioni i Ligjeve, kanë zhvilluar seancë dëgjimore edhe me punonjësit e ILDKP-së si dhe kanë marrë në shqyrtim gjithë legjislacionin dhe dokumentacionin mbi të cilin u bazua dhe u zhvillua zgjedhja e Xhukës në krye të këtij institucioni. Përfundimet e raportit Grupi i kontrollit thekson se, pavarësisht faktit se Xhuka nuk u vuri në dispozicion informacionet e kërkuara, u arrit në përfundimin se ajo ka kryer shkelje të rënda të ligjit. Më konkretisht, grupi i kontrollit konstaton “mosushtrim kompetencash dhe paaftësi profesionale në drejtimin dhe funksionimin e institucionit”. Nga ana tjetër, deputetët theksojnë se

Sipas deputetëve, si Presidenca ashtu edhe Kuvendi nuk kanë përmbushur kriteret ligjore në momentin kur zgjodhën Xhukën në këtë pozicion. “Ajo nuk ka as arsimimin e kërkuar nga ligji si ekonomiste apo juriste dhe as vjetërsinë prej 10 vjetësh në një prej këtyre dy fushave, duke e bërë këtë vendim absolutisht të pavlefshëm”

në emërimin e saj nuk janë zbatuar asnjë nga kriteret ligjore për diplomimin, përvojën në profesion dhe meritën në zgjedhjen e Inspektores së Përgjithshme nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas deputetëve, si Presidenca ashtu edhe Kuvendi nuk kanë përmbushur kriteret ligjore në momentin kur zgjodhën Xhukën në këtë pozicion. “Ajo nuk ka as arsimimin e kërkuar nga ligji si ekonomiste apo juriste dhe as vjetërsinë prej 10 vjetësh në një prej këtyre dy fushave, duke e bërë këtë vendim absolutisht të pavlefshëm”, - thuhet në raport. Gjithashtu, raporti thekson se është konstatuar moskryerje e detyrave ligjore dhe institucionale, duke sjellë si pasojë mungesën e rezultateve në drejtimet kryesore të funksionimit të këtij institucioni në administrimin dhe kontrollin e deklaratave të interesave private, trajtimin e ankimeve të konfliktit të interesit dhe masat për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre. Gjithashtu, grupi i kontrollit evidenton “moszbatim me dashje të detyrimeve ligjore për të informuar dhe raportuar para komisionit të Kuvendit”. Ndaj për të gjitha këto arsye, ky grup kontrolli propozon “Miratimin e këtij raporti nga komisioni i Ligjeve dhe nisjen e procedurës parlamentare të shpalljes së pavlefshmërisë absolute të vendimit për zgjedhjen e Znj. Zana Xhuka në detyrën e Inspektores së Përgjithshme të ILDKPKI, dhe shkarkimit të saj nga detyra”.

PD çon në Kushtetuese shkarkimin e Xhukës dhe serverin e tatimeve Bylykbashi: “Me shkarkimin e kreut të ILDKP, Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur, në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre”. TIRANË Prej dy ditësh, në Gjykatën Kushtetuese

janë depozituar dy kërkesa të tjera ankimore të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në kërkesën e parë, PD-ja kërkon shpalljen si antikushtetuese të sulmit, që sipas saj po i bëhet institucionit të pavarur të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të qeveritarëve, si dhe të përpjekjeve “të

palig jshme për shkarkimin e kreut të këtij institucioni”. “Me shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur, në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Mazhoranca po shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit për t’ia arritur këtij qëllimi. Duke ditur se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lënë hapësirë për këto sulme ndaj një institucioni të pavarur, kjo mazhorancë ka orkestruar një sulm me fletërrufe nga kolektivi i punonjësve dhe ka ngritur një grup kontrolli të paligjshëm që nuk e njeh as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Parlamentit”, - tha dje deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi. Partia Demokratike ka kërkuar

gjithashtu që të shpallë si antikushtetues vendimin e mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndërhyrjen që i është bërë sistemit kompjuterik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe zhdukjen e miliona të dhënave dhe deklaratave të subjekteve tatimore. “Me arrogancë, mazhoranca ia mohoi opozitës këtë të drejtë kushtetuese, të cilën Gjykata Kushtetuese e quan si një instrument të fuqishëm kontrolli të opozitës mbi qeverinë dhe mazhorancën. Kjo gjykatë ka përcaktuar qartë se kërkesa e opozitës për të hetuar nuk mund të rrëzohet e as të kufizohet… Ata rrëzojnë kërkesën e opozitës me justifikimin se po heton prokuroria, ndërkohë kontrollin e paligjshëm mbi ILDKP-në e kryejnë paralel me një hetim të prokurorisë”, - tha Bylykbashi.

Në veprimtarinë ligjore dhe institucionale të Inspektorit të Përgjithshëm konstatohen shkelje të rënda të ligjit si më poshtë : • Mosushtrim kompetencash dhe paaftësi profesionale në drejtimin dhe funksionimin e institucionit. • Moskryerje e detyrave ligjore dhe institucionale, duke sjellë si pasojë mungesën e rezultateve në drejtimet kryesore të funksionimit të këtij institucioni si më poshtë: • Administrimin dhe kontrollin e deklaratave të interesave private; • Trajtimi i ankimeve të konfliktit të interesit dhe masat për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre; • Forcimin e kapaciteteve investiguese dhe rolin e ILDKPKI në ndërgjegjësimin e zyrtarëve dhe autoriteteve përgjegjëse; •

Forcimin e transparencës së institucionit dhe krijimin e aksesit të nevojshëm për informimin e publikut, medias dhe institucioneve shtetërore në frymën edhe të vendimeve të gjykatës kushtetuese;

• Nxjerrjen e akteve nënligjore dhe ndërmarrjen e veprimeve të domosdoshme si pasojë e ndryshimeve të fundit të ligjore,ne ligjin 9049/2023 dhe ligjin 9367/2005; • Mungesën e rakordimit të regjistrave themeltarë me të gjitha institucionet shtetërore në fillim të vitit 2013, për personat që mbartin detyrimin për deklarim, duke krijuar potencialisht një situatë të rëndë të mosdeklarimit të shumë subjekteve që me ligj e kanë këtë detyrim; • Moszbatim me dashje i detyrimit ligjor për të informuar dhe raportuar para komisionit të Kuvendit.


4

fokus

ngjarje e ditës

Petrit Vasili: Kemi ardhur për të nderuar viktimat, nuk ndryshuam qëndrim, 21 janari duhet të zbardhet

LSI në homazhet për 21 janarin, Rama: Ferri i drejtësisë nuk ka ndryshuar Të majtët përkujtojnë të vrarët e 21 janarit, ndërsa familjarët e tyre presin ende drejtësi. Rama: Shumë gjëra kanë ndryshuar, por jo ferri i drejtësisë. Të pranishëm në ceremoni edhe deputetët e LSI Fejzi Braushi

T

ë majtët kanë kujtuar edhe këtë vit ngjarjet e 21 janarit 2011, në një ceremoni të organizuar me protokoll shtetëror. Pjesë e përkujtimores është bërë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kryetari i së cilës ishte një ndër shkaqet e protestës së tri viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë. Ceremonia ka nisur me një takim, që kreu i qeverisë, Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe grupeve parlamentare të PS dhe LSI-së kanë zhvilluar me familjarët e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, kryeministri Rama edhe një herë ka vënë theksin se ai personalisht, por edhe mazhoranca që ai drejton, nuk e kanë harruar 21 janarin dhe nuk do ta harrojnë, derisa drejtësia të vendoset në vend dhe përgjegjësit e atyre vrasjeve të marrin dënimin e merituar. “Shumë gjëra kanë ndryshuar nga 21 janari i paharrueshëm 2011, kur shqiptarët e mbushur me dëshpërim dolën në bulevard, për të refuzuar një fat që nuk e kishin zgjedhur, një lëngatë që nuk e kishin merituar, një rrënim që nuk e kishin dëshiruar. Atë ditë, katër shqiptarë, katër burra, katër baballarë të varfër i mbetën këtij bulevardi të kujtesës historike të shtetit shqiptar, si shenja të pashlyeshme në trup. Shenja për të gjithë të tjerët, shqiptarët e gjeneratave të tjera, që do të kalojnë mbi këtë rrugë dhe do t’i prekin me sy ato shenja, si plagët e një të shkuare për të mos u përsëritur dhe as harruar më kurrë”, - tha Rama. Duke iu referuar edhe pllakateve që janë vendosur në bulevard në kujtim të

këtyre 4 viktimave, ai ka deklaruar se ato do të jenë shenja edhe për atë vetë për të mbajtur zotimin për të bërë drejtësi. “Por, padyshim, edhe shenja, në radhën më të parë për mua dhe për ne, të zgjedhur nga një milion njerëz të zakonshëm, sepse harresa, në radhën më të parë, nuk duhet dhe nuk mund të jetë në asnjë rast dhe për asnjë arsye, alternativa jonë përballë drejtësisë”, - tha kryeministri. Edhe pse në postin e lartë të kryeministrit, ai nuk ka lënë pa atakuar ashpër sistemin e drejtësisë, që sipas tij është vendi ku vuajnë të varfrit dhe të pambrojturit. “Shumë gjëra kanë ndryshuar nga 21 janari i padrejtësisë së përgjakshme, por një nga shumë gjërat që nuk ka ndryshuar, më e rënda dhe më fyesja për Shqipërinë në mes të Evropës, është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë. Është ferri ku përvëlohen të varfrit, të dobëtit, të pambrojturit. Është ferri ku përpëliten nënat që kërkojnë hakun e djemve të vrarë, gratë që kërkojnë drejtësi për vrasësit e burrave të tyre, fëmijët që shohin të lirohen kriminelët, që iu çuan baballarët nën dhe’”, - tha Rama. Më pas, i shoqëruar edhe nga familjarët e viktimave, Rama ka dalë nga hyrja ballore e Kryeministrisë në bulevard, ndërsa u është bashkuar qytetarëve që kishin mbërritur për të bërë homazhe në vendet ku u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Rama ka zbuluar bashkë me familjarët pllakatet e bronzta që janë stampuar tashmë në bulevard, në kujtim të jetëve të humbura, ndërsa ka vendosur lule pranë portreteve të tyre. Përveç kryeministrit, në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe aleatët e

Vasili: Nderojmë viktimat, s’kemi ndryshuar qëndrim Disa të rinj që qëndronin para piramidës, kanë hedhur parulla ironizuese ndaj pranisë së LSI-së në këtë protestë, duke përdorur fjalët që ka thënë kreu i kësaj force në ditët pas 21 janarit 2011. “Ne jemi kokëpalarë” shkruhej në njërën nga pankartat

Veç pllakateve të bronzta, të vendosura në bulevard dhe organizimit të ceremonisë me protokoll shtetëror, ajo që përbënte risi në homazhet e këtij viti ishte prania e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo për vetë faktin se ishte pikërisht videoja e skandalit ‘Meta-Prifti’, pra dy nga ministrat e asaj kohe të qeverisë “Berisha”, ajo që shërbeu si indicio për atë protestë të dhunshme para Kryeministrisë. Kështu, ndërsa vetë kreu i kësaj force, Ilir Meta gjendej në një vizitë pune jashtë Shqipërisë, LSI-ja është përfaqësuar në këto homazhe nga personalitetet më të larta të saj, si ministrat Edmond Panariti dhe Edmond Haxhinasto, kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, si dhe deputeti Luan Rama. Ata kanë marrë pjesë filli-

socialistëve në koalicionin qeverisës, si Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili dhe Luan Rama të LSI-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Paskal Milo i PDSsë, Skënder Gjinushi i PSD, apo Petro Koçi i PSV91. Ndërkohë që kësaj ceremonie i ka paraprirë dhe një incident, ku disa të rinj që qëndronin para piramidës, kanë hed-

Kreu i PD: Viktimat e 21 janarit u përdhosën Berisha: “Denoncoj 21 janarin, si ngjarjen më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit” TIRANË Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket asaj që ndodhi më 21 janar të 2011-ës, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, iu përgjigj shkurt pyetjes drejtuar atij lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për drejtësi të munguar për 21 janarin. “Pasojat e 21 janarit nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët e 21 janarit, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit”, - tha dje Basha. Ndërsa më herët, në një postim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ishte po aq njësoj në qëndrimin e tij si tre vjet më parë. “Tre vjet më parë Edvin Kristaq Rama ndërmori sulmin e organi-

zuar dhe të koordinuar kundër selisë së Këshillit të Ministrave për marrjen e pushtetit me dhunë. Ngjarja pati, sipas Edi Ramës, si shkak ‘bllokun e Ilir Metës’, por shkaku i vërtetë i saj ishte etja e pashuar e Edvinit për të marrë pushtetin me dhunë. Më 21 janar të vitit 2011, banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit

të Ministrave. Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me një megafon se do mund t’u fliste shqiptarëve nga ballkoni i zyrës së kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato të Gardës së Republikës mbrojtën me vetëmohim dhe heroizëm institucionet dhe rendin kushtetues. Në përleshjet që u zhvilluan atë ditë pati katër viktima dhe dhjetëra e dhjetëra policë, gardistë e qytetarë të plagosur. Duke shprehur edhe një herë ngushëllimet e sinqerta për viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen më të rëndë në historinë e shtetit shqiptar në 80 vitet e fundit”,- shkruan Berisha në Facebook. Ndërkohë po dje, lidhur me 21 janarin reaguan edhe Eduart Kukan, kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian dhe raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç, të cilët apeluan sërish për drejtësi për 4 të vrarët e 21 janarit. “Nuk ka kompromis për këtë çështje, Shqipërisë i nevojitet një start i pastër dhe një fillim i ri”, tha Vuljaniç.

misht në takimin që Rama ka zhvilluar me familjarët në Kryeministri dhe më pas i janë bashkuar edhe turmës së qytetarëve që kanë bërë homazhe pranë portreteve të 4 viktimave. I pyetur lidhur me praninë e LSI-së në këtë ceremoni, kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili do të shprehej se ishte aty për të respektuar viktimat, por jo se kishte ndryshuar qëndrim për 21 janarin. “Kemi ardhur për të nderuar viktimat, nuk ndryshuam qëndrim, 21 janari duhet të zbardhet”, - tha Vasili. Ndërkohë që kreu i PDS-së, Paskal Milo, i pyetur mbi përgjegjësinë që kishte LSI si pjesë e qeverisjes së shkuar në vrasjen e 4 protestuesve, do të shprehej se “pushkët ndaj protestuesve nuk i drejtoi LSI-ja, por pushteti i Berishës”.

hur parulla ironizuese ndaj pranisë së LSIsë në këtë protestë, duke përdorur fjalët që ka thënë kreu i kësaj force në ditët pas 21 janarit 2011. “Ne jemi kokëpalarë” shkruhej në njërën nga pankartat e mbajtura nga këta të rinj, të cilët më pas janë shoqëruar në polici si persona që po tubonin pa marrë një leje paraprake.

takimi me drejtorin e ATSH

Sequi me Podgoricën: Pavarësia e gazetarëve, esenciale Kryetari i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi priti dje në një takim drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica. Gjatë takimit, ambasadori Sequi foli për rëndësinë që ka kualifikimi dhe pavarësia që duhet të kenë gazetarët dhe rëndësinë që ata duhet t’i japin një lajmi që ia përcjellin publikut. “Sa më shumë që të rritet besueshmëria, aq më shumë rritet per formanca e ag jencisë suaj, por edhe e medias në tërësi”, - nënvizoi ambasadori i BE-së. Nga ana e tij, drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica falenderoi për takimin dhe shkëmbimin e mendimeve dhe u pajtua për të g jitha ato çështje e probleme që rrisin transparencën në marrëdhënien me publikun. Në këtë takim u diskutua edhe për nismën e ATSH-së për të realizuar projekte të përbashkëta rajonale midis ag jencive të lajmeve të vendeve të Ballkanit, të cilat lidhen me pasqyrimin e problemeve jo vetëm ndërkufitare, po edhe ato që kanë të bëjnë me punën dhe përpjekjet për të bërë hapa konkretë drejt integrimit europian.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

22.01.2014

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në opozitë kanë një qëndrim të përbashkët për reformën territoriale. Ato nuk do të bëhen pjesë e procesit në rast se nuk iu garantohet konsensusi. Sot, debate në Konferencën e Kryetarëve

v izita

Punimet në Marseille, Meta lobon për projekte për Shqipërinë TIRANË Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Marseille, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi dje një takim me Zv. Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, Michel Vauzelle. Gjatë takimit, Meta shprehu ndër të tjera vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit konkret në fusha prioritare, duke eksploruar mundësinë e projekteve të përbashkëta në kuadër të prioriteteve euro-mesdhetare. Po dje Meta pati një takim edhe me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Marokut, z. Karim Ghellab. Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin për të rritur në një nivel të ri marrëdhëniet ndër-parlamentare dhe shkëmbimet politike e ekonomike mes Shqipërisë dhe Marokut, duke theksuar se Maroku përfaqëson një vend të rëndësishëm për shqiptarët, jo vetëm në planin bilateral, por edhe në kuadër të Rajonit të Mesdheut. Në këtë drejtim, Meta theksoi se Shqipëria i vlerëson zhvillimet dhe stabilitetin politik të Marokut duke parë mundësi të mira për një bashkëpunim të suksesshëm mes dy vendeve. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, Meta ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë ndaj Mbretërisë së Marokut për njohjen e pavarësisë së Kosovës, vendim që do t’i shërbente forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Reforma territoriale, opozita i thotë Jo komisionit nëse s’jepet e drejta e vetos

Basha me aleatët: “Një është parimi nga i cili nuk lëvizim dhe të cilin dëshirojmë t’ia përcjellim mazhorancës si një qëndrim të përbashkët e të panegociueshëm të koalicionit tonë opozitar: Parimi i konsensusit”

TIRANË Ata janë një zë kur bëhet fjalë për reformën administrativo-territoriale. Për të konfirmuar se kanë dalë me një qëndrim unik, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ai i PR-së, Fatmir Mediu, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka dhe ai i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu bashkuan sërish dje tryezës së përbashkët në PD, për të kërkuar një reformë territoriale vetëm me konsensus në të gjitha hallkat e vendimmarrjes. “…Një është parimi nga i cili nuk lëvizim dhe të cilin dëshirojmë t’ia përcjellim mazhorancës si një qëndrim të përbashkët e të panegociueshëm të koalicionit tonë opozitar: Parimi i konsensusit. Siç e dëshmon, jo vetëm përvoja perëndimore, por edhe precedentët e mirë të jetës sonë të re parlamentare, konsensusi merr

jetë në votim dhe garantohet nga e drejta e vetos e pakicës dhe jo nga formatimi i komisionit parlamentar me numër të barabartë anëtarësh nga shumica dhe opozita, apo qoftë dhe drejtimi i tij me bashkëkryetarë, apo edhe me kryetar nga opozita”, tha Basha. Thënë kjo, opozita nuk do të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar që do të ngrihet për këtë çështje në rast se për të nuk garantohet e drejta e vetos. “…Ajo që kërkohet nga mazhoranca është; garancia për të gjithë shqiptarët që akti i shëmtuar i shkeljes së konsensusit për Nëpunësin Civil përmes arbitraritetit të Aktit Normativ antikushtetues, të jetë një mësim i hidhur i së kaluarës. Pra të reflektohet dhe jepet garanci, përndryshe ç’kuptim ka që ne ulemi, angazho-

“…Ajo që kërkohet nga mazhoranca është; garancia për të gjithë shqiptarët që akti i shëmtuar i shkeljes së konsensusit për Nëpunësin Civil përmes arbitraritetit të Aktit Normativ antikushtetues, të jetë një mësim i hidhur i së kaluarës. Pra të reflektohet dhe jepet garanci, përndryshe ç’kuptim ka që ne ulemi, angazhohemi, marrim parimet e konsensusit…, dhe javës tjetër ato hidhen poshtë me akt normativ...”

hemi, marrim parimet e konsensusit, hartojmë dispozitat ligjore, i miratojmë me konsensus, dhe javës tjetër ato hidhen poshtë me akt normativ...”, - shtoi Basha. Por, cili do të jetë qëndrimi i opozitës në rast se kjo garanci nuk ofrohet nga mazhoranca? Për Lulzim Bashën, një refuzim i tillë do të sjellë reagimin e opozitës në çdo hapësirë institucionale, qytetare, kombëtare dhe ndërkombëtare. “…Uroj që të mos e shikojë këtë si një provë muskujsh, për të cilën natyrisht nuk angazhohemi, por jemi gati nëse na thërrasin në sheshin e një beteje, që në fakt për ne dhe për çdo qytetar shqiptar do të ishte beteja për mbrojtjen e kufirit të shenjtë të demokracisë. Por uroj ta shohë si një mundësi të artë për të rikthyer besimin. Besimin që ata

vetë e kanë shkelmuar dhe goditur me shkeljen e paprecedentë të konsensusit për Nëpunësin Civil, dhe nëpërmjet këtij akti të investohen për të rivendosur konsensusin si vlerë, që është një kërkesë themelore edhe e Bashkimit Europian për avancimin në procesin e integrimit, është padyshim edhe një test themelor, bashkëkohor për qytetarët shqiptarë që presin një stad të ri të një demokracie pjesëmarrëse gjithëpërfshirëse dhe jo vazhdimin e arbitraritetit dhe shurdhërisë ndaj shqetësimeve, halleve dhe problemeve të tyre”, - tha Basha. Kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për çështjen sa më sipër pritet që të diskutohet sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. N.Perndoj

Basha: Të përgatitemi për t’u bashkuar si kurrë më parë “….Të evidentojmë më të mirët, më të aftit, më të përkushtuarit, më të ndershmit për të udhëhequr betejat tona lokale, e për të filluar menjëherë nga puna për sendërtimin e alternativës sonë, jo si opozitë, por si qeveria e nesërme” TIRANË Në takimin e zhvilluar me demokratët e Gjirokastrës, në kuadër të 23-vjetorit të krijimit të PD-së në këtë qytet, kryetari i opozitës, Lulzim Basha është përqendruar më së shumti tek premtimet elektorale të mazhorancës. “…Mashtrimi

me të cilin kanë ardhur në pushtet duket se është dhe thembra e Akilit, shkaku kryesor që Shqipëria zhytet ditë e për ditë më thellë, në krizën e stampës “alla Rama”, në pasigurinë dhe dështimin e rendit dhe sigurisë “alla Tahiri” dhe mashtrimet më galopante, propagandën më të shfrenuar të mazhorancës Rama-Meta. A premtuan këta që me ardhjen e tyre në pushtet nuk do kishte më lista? Që me ardhjen e tyre në pushtet çmimet do të uleshin? Që me ardhjen e tyre në pushtet do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune. Çfarë ka ndodhur? Sa lista janë eliminuar këtu në Gjirokastër, sa vende pune janë hapur në Gjirokastër? Sa janë ulur çmimet në Gjirokastër? Ne nuk themi që gjithçka duhet të ishte bërë brenda katër muajve,

por ajo që dënojmë dhe do dënojmë gjithë ditën, është braktisja solemne që ky kryeministër i ka bërë premtimeve me të cilat erdhi në pushtet”, - tha Basha. Duke folur në një qark ku PD-ja humbi ndjeshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare, kryetari i opozitës theksoi domosdoshmërinë e hapjes ndaj të rinjve, bashkimit e ripërtëritjes. “Të nisim përgatitjen tonë për t’u rikthyer më të bashkuar se kurrë më parë, më të hapur se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë për të evidentuar më të mirët, më të aftit, më të përkushtuarit, më të ndershmit për të udhëhequr betejat tona lokale, e për të filluar menjëherë nga puna për sendërtimin e alternativës tonë, jo si opozitë po si qeveria e nesërme”, - tha Basha.

“Ne nuk themi që gjithçka duhet të ishte bërë brenda katër muajve, por ajo që dënojmë dhe do dënojmë gjithë ditën, është braktisja solemne që ky kryeministër i ka bërë premtimeve me të cilat erdhi në pushtet”


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

BERZH tkurr parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sapo ka publikuar raportin më të fundit mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore. Për herë të parë, Banka ka parashikuar një rritje minimale për ekonominë e vendin tonë. BERZH pret që ekonomia shqiptare të shënojë një rritje të Prodhimit të

Brendshëm Bruto për këtë vit me vetëm 0.3%. Ky është një reduktim i ndjeshëm në raport me parashikimin e fundit të saj që i përket muajit tetor. Banka e kishte ulur edhe më tej parashikimin e saj për Shqipërinë, duke e zbritur në 1.2% nga 1.5%. Sfidat fiskale janë të ashpra, ndërkohë që borxhi publik në nivelin 67% është një prob-

lematikë për ekonominë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25% të totalit të kredive të sistemit bankar. Rritja e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Evropës Juglindore, por nën rritjen ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë.

INSTAT: Shtohen të papunët, 88% kërkojnë të punësohen me mik Papunësia totale në vend shënoi 16, 9 për qind në tremujorin e tretë të 2013, nga 15.8 për qind që ishte një tremujor më parë. Niveli i të papunëve ndër të rinj 27%. Rreth 88 % e papunëve u drejtohen miqve dhe jo zyrave të punës Numri i të papunëve rezulton të jetë rritur ndjeshëm sipas një ankete që INSTAT zhvilloi me 5000 familje në të gjithë vendin. Të dhënat finale rezultojnë me një rritje të papunëve për periudhën qershor-shtator me 1.1 për qind, ndërsa papunësia totale shënoi 16.9 për qind, ose rreth 4 për qind më pak se niveli zyrtar i deklaruar i papunësisë. Puna kërkohet me mik

Papunësia, që është i vetmi tregues disi stabël në këto vite të krizës ekonomike, duket se po tronditet. Anketa e INSTAT-it, që në fakt nuk është treguesi zyrtar që i referohen institucionet, jep një panoramë krejt tjetër. Nga kjo metodë dalin si të papunë më shumë se 10 mijë persona. Por alarmi vjen tek papunësia ndër të rinjtë, që është në shifra alarmante. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 26,9 %, ndërsa për popullsinë 3064 vjeç ishte 14 %. Por e keq ja është se të papunët nuk u drejtohen për ndihme institucioneve të shtetit, por më së shumti njerëzve të njohur ose miqve. INSTAT pohon se 88 % kërkojnë punë në këtë mënyrë, pasi zyrat e punës janë krejtësisht formale. Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës (63,6 %) si dhe me vendosjen e lajmërim e ve n ë g a z e t a , s t u d i m i n e

lajmërimeve për vende të lira pune në gazeta etj. Sektorët që ndikuan

Gjatë tremujorit të tretë 2013 punësimi ka patur një rënie në sektorin e ndërtimit me 4.6 % dhe në sektorin e industrisë përpunuese me 3.1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, punësimi në sektorin e ndërtimit ka rënë me 18.8 % dhe punësimi në sektorin e shërbimeve të tregut ka rënë me 6.3 %. Ndërsa rritje mësohet të ketë patur punësimi në industrinë nxjerrëse me 34%, duke përfshirë prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, të gazit, avullit dhe ujit, si dhe në industri me 3.2 %. Në sektorin e shërbimeve pati një rritje të lehtë me 0.6 %. Gjatë tremujorit të tretë 2013, punëtorët pa pagesë të familjes përbënin 33 % të punësimit total. Tre në pesë të punësuar si punëtorë pa pagesë në biznesin e f amiljes ishin femra. Gjatë qershor –shtator 2013, rreth 52 % e femrave të punësuara ishin të angazhuara në aktivitete bujqësore, 37.5 % në sektorin e shërbimeve dhe 9.4 % në industrinë përpunuese. Ndërsa ndër të punësuarit meshkuj, 36 % ishin të punësuar në sektorin e bujqësisë, 40 % në sektorin e shërbimeve, dhe 13.2 % në sektorin e ndërtimit. Krahasuar me tremujorin e dytë 2013, pjesëmarrja e femrave në

Krahasuar me tremujorin e dytë 2013, pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është ulur me rreth 1.5 pikë përqindje, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1 pikë përqindje

t regun e punës është ulur me rreth 1.5 pikë përqindje, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1 pikë përqindje. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se ishin nxënës/studentë ose në trajnim, përbënin 61% të të rinjve ekonomikisht joaktivë. Gjatë tremujorit të tretë 2013, rreth 17%

e popullsisë ekonomikisht joaktive e moshës 15-64 vjeç ishte duke përmbushur detyrat shtëpiake, vëren INSTAT. Gjatë këtij viti, INSTAT do të zgjerojë bazën e anketimit të familjeve për fenomenin e punësimit, duke e çuar në 8 mijë familje nga më shumë se 5 mijë që janë aktualisht.

Zbarkojnë në dogana 17 drejtues britanikë të “Crown Agents” Në dogana do të zbarkojnë 17 drejtues dhe këshilltarë të kompanisë angleze “Crown Agents”, kjo në përmbushje të detyrimit për realizimin e kontratës ndërmjet palëve. Sipas anekseve të kontratës të botuar në Fletoren Zyrtare, mësohet se britanikët do të asistojnë nivelet më të larta drejtuese deri punët në terren. Drejtor për Doganat dhe Lehtësimin e Tregtisë do të jetë Stephen William Brady, i cili duket se do të drejtojë grupin e “Crown” dhe do të asistojë Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali. Objektivi kryesor i “Crown” sipas kontratës mbetet rritja e të ardhurave doganore me 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë kjo e barabartë me më tepër se 130 milionë dollarë. Me qëllim për të rritur efektivitetin në punë, “Crown Agents” do të rishikojë dhe përmirësojë planifikimin, metodologjinë dhe vlerësimin e operacioneve doganore si, ndalim, kontroll dhe in-

spektim. Gjithashtu do mobilizojnë 8 grupe operacionale doganore, që do të kenë në përbërje personel nga doganat shqiptare dhe këshilltarë nga “Crown Agents”. Kompania e huaj do të mobilizojë grupet në pikat doganore në të gjithë vendin për të vlerësuar rrezikun e mbledhjes së të ardhurave, do të synojë të ardhurat në rrezik, si dhe të sensibilizojë tregtarët në drejtim të përshtatjes me rregullat dhe do të mbështesë zhvillimin e zbatimin e profileve të riskut mbi bazën e informacionit të përfituar nga grupet operacionale, të fokusuar në mallrat me vlerë dhe rrezik të lartë. Nga ana tjetër, zhvillimi i burimeve njerëzore do të synojë të krijojë një administratë doganore me personel profesional të trajnuar. Në mbështetje të kësaj, kontraktuesi do të ofrojë një sistem për matjen e performancës në punë dhe lidhjen e sistemit të vlerësimit me sistemin e karrierës, si dhe rishikimin e përshkrimeve të vendeve të punës

Detyrimet e “Crown Agents” 1.

2. 3. 4.

5. 6.

për çdo pozicion. Kontraktuesi do të ndërmarrë një qasje dyrrugëshe për t’iu përgjigjur korrupsionit. Elementi i parë do të synojë të arrijë një reduktim të shpejtë të korrupsionit brenda administratës. Si hap i parë do të prezantohet Kodi i ri i Etikës për të gjithë personelin doganor.

Objektivi kryesor i “Crown” sipas kontratës mbetet rritja e të ardhurave doganore me 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shumë kjo e barabartë me më tepër se 130 milionë dollarë.

7. 8. 9.

Një rritje prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB-së. 75 në muaj: Numri i zbulimeve, i bërë nga njësitë vepruese për muaj 250: Numri i inspektimeve të plota, i ndërmarrë nga njësitë vepruese për çdo muaj 175: Numri i inspektimeve të pjesshme, të ndërmarra nga njësitë vepruese për çdo muaj 10: Numri i lokacioneve të vizituara çdo muaj Për të rënë dakord brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mbi bazën e procesit të testimit të riskut paraprak. Krijimi, pajisja dhe organizimi i 8 njësive vepruese Identifikimi, kuantifikimi dhe rishikimi i profileve ekzistuese të riskut. Rishikimi i kompetencave të vendeve ekzistuese të punës.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.01.2014

7

Eksploziv shtëpisë së shefit të burgut të Fushë-Krujës Një sasi eksplozivi është vendosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e shefit të policisë së burgut të Fushë-Krujës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e Lulzim Haxhisë në Kamëz, ndërsa dyshohet se arsyet lidhen me detyrën e tij. Lënda eksplozive është vendosur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa sulmi është denoncuar më pas në polici. Forca të pol-

icisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk dihet sasia e eksplozivit të përdorur, por nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Ky është shpërthimi i tretë me eksploziv i ndodhur përgjatë 24 orëve të fundit. Mesditën e së hënës, nga shpërthimi me tritol u plagos kryekomunari Fre-

do Berberi, i Komunës Qendër në Vlorë. Më pas, në orët e mbrëmjes një sasi e vogël tritoli u hodh në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës. Nga shpërthimi nuk pati persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Ndërsa mëngjesin e djeshëm, edhe shefi i policisë së burgut të Fushë-Krujës është kërcënuar me tritol. Për të tria këto ngjarje nuk ka ende asnjë person të dyshuar.

Atentati i kryekomunarit të PD, hetim konflikteve për shkak të detyrës Policia merr në pyetje 22 persona dhe sekuestron kamerat e sigurisë në vendet ku Berberi parkonte makinën. Hetim problemeve për shkak të detyrës dhe tokave në bregdet. Mjekja: Nuk mund të themi ende se i plagosuri është jashtë rrezikut Leonard Bakillari

Kamerat e sigurisë janë shpresa e vetme e hetuesve për të zbardhur atentatin me tritol që la të plagosur rëndë kryetarin e Komunës Qendër në rrethin e Vlorës, Fredo Berberi. Pas shpërthimit në qendër të qytetit të Vlorës, prokurorët e Krimeve të Rënda dhe hetuesit e çështjes kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në godinën e komunës dhe ato të një lokali, ku parkohej zakonisht automjeti në pronësi të kryekomunarit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime pranë prokurorisë thanë se do të verifikohen pamjet filmike, pasi sipas dëshmive të të afërmve dhe punonjësve të komunës së drejtuar nga i plagosuri, mësohet se automjeti i tij parkohej zakonisht në këto dy vende. Nga të dhënat e para, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka si pistë kryesore të hetimit konfliktet e mundshme të 54-vjeçarit për shkak të detyrës që ai ushtron. Pista më e mundshme sipas burimeve mund të jetë një konflikt pronësie, pasi Komuna Qendër administron një pjesë të mirë të tokave buzë detit. Një konflikt i mundshëm për çështje pronësie që lidhet me detyrën e të pla-

gosurit, sipas prokurorisë është pista e vetme e vlefshme, kjo edhe pas dëshmive të punonjësve të Komunës Qendër dhe familjarëve të të dëmtuarit, të cilët konfirmuan për hetuesit se Fredo Berberi nuk ka patur asnjë konflikt personal. Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar mbi 20 persona, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me shpërthimin që tronditi qytetin e Vlorës mesditën e së hënës. Personat e shoqëruar, kryesisht dëshmitarë, janë pyetur rreth të shkuarës së Berberit dhe konfliktet e mundshme që ai ka patur. Por, pavarësisht dëshmive të shumta që janë marrë, prokuroria dhe hetuesit nuk kanë ende të dhëna konkrete që do t’i çojnë ata tek autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë. Jo zyrtarisht prokuroria thotë se nuk mund të japë detaje lidhur me hetimin, por konfirmon se pisa kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm për shkak të detyrës. Teksa prokuroria heton për të zbardhur ngjarjen, 54-vjeçari i plagosur nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai i është nënshtruar një operacioni të gjatë për të rikuperuar dëmtimet fizike të pësuara nga shpërthimi, ndërsa mjekët thonë se është ende herët për të thënë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Shefja e Shërbimit të Politraumës, Lida Shoshaj deklaroi se është ende herët për të thënë se zoti Berberi është jashtë rrezikut, pasi traumat dhe dëmtimet që ka marrë janë të rënda dhe masive. “Pacienti u paraqit me plagë të shumta. Prezencë e trupave të huaj të dimensioneve të ndryshme, copa metalike, sfungjer, copa rrobash në pjesë të ndryshme të trupit. Iu nën-

Basha: Kryeministri, nxitës i akteve ndaj të zgjedhurve të PD Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dënoi nga Spitali Ushtarak, aktin barbar ndaj kryekomunarit Fredo Berberi. Ai vizitoi në spital të plagosurin nga atentati dhe shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e opozitës për Berberin. “Dua të dënoj në formën më të prerë, më të ashpër këtë akt barabar që ka goditur një personalitet të opozitës shqiptare, i cili bëhet shënjestra e dytë në një hark kohor pas tentativës me lëndë eksplozive ndaj kreut të PD-së në Pogradec. Dua t’u drejtoj një thirrje institucioneve të mobilizohen për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të sulmit kundër kryekomunarit”, - tha ai. Sipas Bashës, një furi e tillë aktesh barbare ndaj personaliteteve të PD-së nuk është regjistruar që në vitet ’97-’98. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin si nxitës të këtyre akteve. “Këto akte frymëzohen nga gjuha e urrejtjes dhe destruktiviteti që kanë zënë vend në gojën dhe veprimet e zotit Rama, që nuk i njeh vetes asnjë përgjegjësi për këto akte të pashembullta, - tha ai.

shtrua një operacioni të zgjatur, që në tërësi kaloi mirë. Situata e pacientit është e rëndë. I është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nuk mund ta themi se është jashtë rrezikut për jetën”,- bëri të ditur mjekja Shoshaj. Ngjarja ku mbeti i plagosur kryetari i Komunës Qendër në rrethin e Vlorës, ndodhi rreth orës 14:00 të së hënës, në rrugën Ujë i Ftohtë-Skelë. Fredo Berberi ishte duke lëvizur me automjetin e tij kur një sasi e konsiderueshme tritoli, që sipas ekspertëve mund të jetë rreth 500 gramë, shpërtheu duke e lënë të plagosur rëndë.

Ish-polici arrestohet për 1 vrasje dhe dy plagosje më ‘97 Bashkim None përfundon në pranga 17 vjet pas një vrasjeje të kryer në Berat. Sipas policisë, ai qëlloi me armë në drejtim të një makine ku udhëtonin tre të rinj, sepse ata nuk pranuan t’i paguanin pijet Një nga “të fortët” e vitit 1997 në qytetin e Beratit është arrestuar dje me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet për një vrasje dhe dy plagosje. Bashkim None është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person, tashmë i vrarë, kanë qëlluar në drejtim të tre shtetasve me breshëri automatiku, duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë. Prokuroria e Beratit thotë se ngjarja ka ndodhur për motive ba-

nale, pasi i arrestuari None dhe bashkëpunëtori i tij kishin vendosur “taksën e pijes”, duke detyruar çdo automjet që kalonte para lokalit të tyre t’u paguante pijet që ata konsumonin. Ky sipas prokurorisë ka qenë motivi i vrasjes së Hasan Shallarit dhe plagosjes së Altin Zhurit dhe Jaçe Hajdarit, të cilët nuk kanë pranuar të ndalojnë për të paguar pijet e dy personave, të cilët nuk kanë nguruar të qëllojnë me breshëri automatiku drejt furgonit ku ndodheshin tre të rinjtë. Sipas prokurorisë, kjo ngjarje është hetuar disa herë që prej vitit 1997, por asnjëherë nuk është zbardhur e vërteta. Një vit më parë, prokuroria ka rifilluar hetimet duke kryer edhe zhvarrosjen e viktimës, i cili është qëlluar nga katër plumba automatiku, armë e cila përdorej nga shtetasi Bashkim None, asokohe efektiv policie dhe pjesë e atyre që konsideroheshin ‘Komitete

Shpëtimi’. “Më 15 prill 1997, shtetasi Altin Zhuri ka pasur në furgonin e tij shtetasit Hasan Shallari dhe Jaçe Hajdari dhe po lëviznin nga Kuçova në drejtim të Skraparit. Gjatë rrugëtimit të tyre, kanë kaluar pranë një lokali, sipër varrezave, ku gjendeshin, ndër të tjerë, edhe shtetasit Bashkim None (Nona) dhe Festim Hasanllari. Shtetasi Bashkim Nona në atë kohë ka qenë edhe efektiv i policisë (më saktësisht ato që konsideroheshin ‘Komitetet e Shpëtimit’ në atë kohë). Këta dy shtetas kanë qenë të armatosur, përkatësisht Bashkimi me automatik kallashnikov, ndërsa Festimi me pistoletë. Sipas ‘një rregulli të pashkruar’, kushdo që kalonte me automjet para këtij lokali ku gjendeshin dy shtetasit, duhej të paguanin faturat për alkoolin e konsumuar nga B. Nona dhe F.Hasanllari”, - thotë prokuroria. Por ky “rregull” nuk

është zbatuar nga drejtuesi i furgonit, i cili nuk ka ndaluar, por dy personat kanë qëlluar në drejtim të mjetit me breshëri automatiku dhe pistoletë. “Shtetasi Bashkim Nona ka qëlluar me automatik kallashnikov disa breshëri. Pasi kanë konstatuar se furgoni nuk lëvizte më, dy agresorët janë afruar te mjeti dhe kanë konstatuar se kanë qëlluar tre

persona, dy prej të cilëve ishin plagosur (Altin Zhuri dhe Jaçe Hajdari) dhe lëviznin, ndërsa i treti (Hasan Shallari) nuk mund të lëvizte”, thotë prokuroria e Beratit. Sipas akuzës së prokurorisë mësohet se shtetasi Bashkim None, nëpërmjet të afërmve të tij, në kohë të ndryshme është ofruar t’i kërkojë falje familjes së viktimës, gjë e cila nuk është pranuar nga familjarët e të vrarit. “Sipas hetimeve, vrasja dhe plagosja e dyfishtë nuk kanë pasur asnjë motiv konkret, por vetëm thjesht fakti që drejtuesi i mjetit nuk i është bindur “rregullit të pashkruar” për të paguar pijet e dy të dyshuarve B. Nona dhe F.Jashallari (i vdekur në fund të vitit 1997)”- thotë prokuroria. Ndaj shtetasit Bashkim None janë ngritur akuzat e “vrasjes me dashje” në bashkëpunim dhe “vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim. L.Bakillari


logo - spacing requirements minimum size is 4cm wide

8

22.01.2014

CMYK

Gazeta MAPO

NJOFTIM / REKLAMA

Albanian - American

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com logo - regular color

Albanian - American

LEAD Albania Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

Request Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request forfor proposal GRD-RFP-2014-004

logo - black & white

For

Thirrje për aplikime Albanian - American

Programi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare, që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar si pjesëtarë në kabinetet e titullarëve të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministri të ndryshme, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës. Përvoja e pjesëmarrjes në Programin “LEAD Albania” do të pasurohet me një komponent edukimi, i cili do të shoqërojë përvojën e punës gjatë gjithë vitit. Në formate seminaresh dhe takimesh do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillimi i kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përgjedhur shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku vendosen. Kushtet për të aplikuar Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm. • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet. • Personat, të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë. • NUK ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre. Profili i kandidatëve Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve: • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë; • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme; • Interes i provuar për sferën publike dhe/ose shoqërinë civile; • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip. Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë: • Aftësi shumë të mira në të shkruar; • Njohuri të gjuhëve të huaja; • Qëndrim pozitiv; • Aftësi të mira menaxhuese; • Aftësi shumë të mira ndërpersonale; • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit.

For:of Office Supplies” “Purchase “Uniforms for Bank’s Employees” Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: 1 - Purchase of Office Supplies.

Generale Bank Documents invites proposals fromfor eligible and at qualified TheSociete complete RequestAlbania for Proposal is available download Societe Generale Alba companies for: Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request procurement.al@socgen.com . 1 - Uniforms for Bank’s Employees.

Proposal must be delivered on or before 25 February 2013, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelo marked with:

The complete Request for Proposal Documents is available for download at Societe

Banka Societe Generale Albaniawww.societegenerale.al/ Tenders section, or upon Generale Albania Bank’s website General Resources Department request to: procurement.al@socgen.com. Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Proposal must be delivered on or before February 07th 2014, 12:00 hrs (CET) in a Tirana, Albania

sealed envelope marked with:

To the attention of:

Mr. Igli Kasneci General Resources Manager

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret Proposals sent by faxeorKombit email will not be accepted. Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Name of the bidding service provide

Mr. Igli Kasneci Head of General Resources Department Name of the bidding service provider

Proposals sent by fax or email will not be accepted.

e diel

Procedura e aplikimit Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është data 15 mars 2014, ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitura dorazi apo me postë elektronike.

Shitje e Ankandit I nga Shitje e Ankandit i Dyte ngaStudio StudioPërmbarimore PërmbarimoreL.D.C. L.D.C.

NJOFTIM NJOFTIM

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

Shitje e Ankandit i Pare nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM

Pershkrimi i pasurise: Pershkrimi i pasurise: Nr.regjistrin pasurie 4/225, Zoname Kadastrale 8592, me14.12.2006, vol. 24, faqe Objekti: “Truall+Ndërtesë” me79.07 sipërfaqe m2, me ne Objekti: “Apartament”, me sip. m2, i 500 regjistruar hipotekor Nr. 8521 nr. – 180, date 135,Kadastrale me adreseNr. e ndodhur ne Lagjia Shkodër në pronësi të Besnik Rexhepshk. BISHANAKU dheap. Fatmir Zona 8521, pasuria meGuerile, Nr. 8/440 + 1 –regjistruar 38, me adrese ne L. “Beqir Dardha”, 1, kati 10, 38, RexhepNe BISHANAKU. Elbasan. pronesi te Pellumb Kociasi. Çmimi fillestar: 39.680 (tridhjete e nentemije e gjashteqind e tetedhjete) Euro. Çmimi fillestar: 3.600.000 (tremilion e gjashteqindmije) Leke. Data e shpalljes 08.01.2014 20.01.2014. Data e celjes: Data e zhvillimit 22.01.2014 Data e mbarimit: 04.02.2014 deri deri ne ne oren oren 16. 16.0000 Ankandi zhvillohet ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C.,Permbarues PermbaruesGjyqesore GjyqesoreLefter LefterCANAJ CANAJtetendodhur ndodhur Ankandi zhvillohet nene ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila Kati Tirane. nene adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, 8, Kati 1, 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet te tel: Ofertuesit te drejtohen praneprane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel:numrit 0682026575 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com. dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Pershkrimi i pasurise: Objekti: “Apartament” me sipërfaqe 96.20 m2, me Nr. pasurie 62/30+1-3, Zona Kadastrale nr. 2461, me vol. 1, me faqe 172, me adrese e ndodhur ne Permet, Lipe me pale debitore Arjana Jani. çdo ditë gazeta ‘MAPO’ Çmimi fillestar: 880.000 (teteqind e tetedhjetemije) Leke. PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’ Data e shpalljes 26.12.2013 dhe ‘MADAME MAPO’ Data e zhvillimit 10.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te E përmuajshme E përmuajshme ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

SHPALLJENJOFTIM ANKANDI

NJOFTIM

Me date 21.01.2014 Permbaruesja Gjyqesore Private Ermira Mhilli do te zhvilloje Pershkrimi i pasurise: Objekti: .“ Truall + per Ndertese 2 kateshe”, me siperfaqe 246 m2 truall dhe 200 m2 ndertese 2-kateshe, me Nr. Pasurie Ankandin shitjen e pasurise se paluajtshme: Nr. 76/18, Zonen Kadastrale 3852, me adrese Xhafzotaj, Durres, regjistruar ne emer te z.Astrit Hoxha. Nr.12/20 pasurise Truall me siperfaqe 828.49Euro. m2 dhe brenda tij Çmimi fillestar: +12/1009,lloji 156.800 Euro i(njeqind e pesedhjete e gjashtemije e teteqind) Data Ndertese e celjes 10.01.2014 1 kat me sip.124.60 m2. 00 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16. Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur PronaRruga ndodhet Lgj.”Guerrile” ne adresen: “Myslym Shyri”, Vila 8, KatiRr.”Mujo 1, Tirane. Ulqinaku” (e Sukave)/Shkoder. Ofertuesit te me drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: Çmimi te cilen fillon ankandi eshte 4.800.000 leke 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Pershkrimi i pasurise: Objekti:“Toke Are”, me siperfaqe 6561 m2 me Nr. Pasurie Nr. 18/13, Zonen Kadastrale 3852, me adrese Xhafzotaj, Durres, regjistruar ne emer te z. Hasan Hoxha.. Çmimi fillestar: 91.840 (nentedhjete e njemije e teteqind e dyzete) Euro. Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. 300 lekë 300 lekë Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore SHPALLJE ANKANDI

L.D.C.

NJOFTIM PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

NJOFTIM

Pershkrimi i pasurise: Permbaruesi gjyqesore genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : Apartament me Nr. Pasurie Nr. me 95/105, ZonenLagjja Kadastrale adrese Sallmone, me siperfaqe 630 m2 me ne sipObjekti:“Toke 65 m2,emeAre”, nr pasurie 3/180+1-19 ZK 8591 adrese Salo3255, halilime, Pall 1023 Durres, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. Shkoder Çmimi fillestar: 7.056 Euro (shtatemije e pesedhjete e gjashte) Euro. Çmimi per10.01.2014 shitjen ne ankand eshte ne vleren 1,400,000 (njemilion e katerqind Data efillestare celjes 00 mije) Ankandi do te organizohet me 16. date, 18.02.2014 nga ora 8:00 -16:00 ne adresen Dataleke. e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren Ankandi ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur Rruga Donzhvillohet Bosko Shkoder ne adresen: Rruga “Myslym Vila 8,kete Kati 1, Tirane.duhet te derdhin 10% te vleres si garanci ne Personat e interesuar perShyri”, te blere pasuri Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: llogari te permbaruesit gjyqesore 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHOMA KOMBËTAREShitje E PËRMBARUESVE PRIVATË e Ankandit GJYQËSORË II nga Studio Përmbarimore PERMBARUES GJYQESOR VASIL SHANDRO

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

L.D.C.

NJOFTIM PERMBARUESI GJYQESOR VASIL SHANDRO DO TË ZHVILLOJË ANKANDIN PËR PASURINE E PALUAJTSHME: Pershkrimi i pasurise: Objekti:“Toke Are”, me siperfaqe 805 m2 me Nr. Pasurie Nr. 95/109, Zonen Kadastrale 3255, me adrese Sallmone,

- Durres, Pasuria e rregjistruar me NrHoxha. 10/1, ZK 8581, Truall me sip. totale 380 m2 nga sa nderregjistruar ne emer te z. Astrit tesa 177 m2, vol 6,8.960 fq.112, e ndodhur ne Pogradec. Çmimi fillestar: Euro (tetemije e nenteqind e gjashtedhjete) Euro Data e celjes fillestar10.01.2014 Çmimi me te cilin do te filloje ankandi eshte ne vleren 242,864 Euro. Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi do të zhvillohet datë PERMBARIMORE 27.01.2014 ora në zyrën përmbarimore Vasil Ankandi zhvillohet ne ambjentet në e STUDIOS L.D.C.,16:00, Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur Shandro, “Reshit Collaku”, ne adresen:me Rrugaadresë “Myslym Rr Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. pall “Aurora Konstruksion”, kati 5, prapa Gjykatës Tiranë. OfertuesitLartë, te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: Nr.tel: 04/2278031, / E-mail: vshandro@yahoo.com 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Pershkrimi i pasurise: Objekti:“Toke Are”, me siperfaqe 832m2 me Nr. Pasurie Nr. 95/107, Zonen Kadastrale 3255, me adrese Sallmone, Durres, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. Çmimi fillestar: 9.352 Euro (nentemije e treqind e pesedhjete e dy) Euro. Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.

Shitje e Ankandit II nga Studio Përmbarimore L.D.C.

NJOFTIM Pershkrimi i pasurise: Objekti:“ Pemetore”, me siperfaqe 1000 m2 me Nr. Pasurie Nr. 4/48, Zonen Kadastrale 3051 me adrese Priske e Madhe, Tirane, regjistruar ne emer te z. Astrit Hoxha. Çmimi fillestar: 16.800 Euro (gjashtembedhjetemije e teteqind) Euro Data e celjes 10.01.2014 Data e mbarimit 24.01.2014 deri ne oren 16.00 Ankandi zhvillohet ne ambjentet e STUDIOS PERMBARIMORE L.D.C., Permbarues Gjyqesore Lefter CANAJ te ndodhur ne adresen: Rruga “Myslym Shyri”, Vila 8, Kati 1, Tirane. Ofertuesit te drejtohen prane STUDIO PERMBARIMORE L.D.C., ose te kontaktojne nepermjet numrit te tel: 0682026575 dhe e-mailit lefter.canaj@yahoo.com ose info@ldc-al.com.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA JONILA GODOLE Në përkthim ndjej nevojën e paskajores së gegnishtes

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

REPORtAZH Komuna e Parisit, Getoja e kuqe

22.01.2014

9

DOkumENtE Dosjet e FBI për Camus e Sartre

Nr. 24 (269), Viti Viii botimit dhjetor 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

EDI RAMA-NJERIU I VITIT

RREFIMI I KRYEMINISTRIT Intervista Ekskluzive/ Raportet e reja e të vjetra me Metën, Ngjelën, Zogajn, Blushin, Imamin, Kokëdhimën dhe eulogjia për Olldashin … Pse është i gatshëm të qeverisë vetëm një mandat, por të realizojë vizionin e tij për Shqipërinë. Detaje rreth ‘obsesionit’ kryeministror, raportit të shumëpërfolur me vdekjen dhe … pesë portrete të paautorizuara nga Mero Baze, Armand Shkullaku, Henri Çili, Belina Budini dhe Gilman Bakalli.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

‘Abenomics’ në Shqipëri për të rikthyer rritjen 6%

S

hqipëria nuk është Japonia, por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja për problemet ekonomike është që ekonomistët dhe politikanët të përdorin arsyen dhe të jenë pak më të guximshëm. Çfarë i mungon programit ekonomik të qeverisjes, është një vizion i ri për shfrytëzimi e metodave zyrtare dhe jozyrtare monetare dhe financiare për të arritur norma më të larta të rritjes ekonomike. ‘Abenomics’: Viti 2013 e pa ekonominë japoneze të ndryshojë kurs nga dy dekadat e stagnimit, për shkak të asaj që opinionistët e kanë quajtur ‘Abenomics’ - një sërë masash agresive në bazë të ‘tri shigjetave’ – 1) politika monetare për t’i dhënë fund deflacionit; 2) stimuli fiskal për të rritur shpenzimet qeveritare në infrastrukturë; dhe 3) reformat strukturore për të inkurajuar investimet private në vend. Dy ‘shigjetat’ e para patën ndikim të qartë, ndërsa e treta kërkon kohë dhe këmbëngulje. Ajo që Japonia po përjeton tani është ‘surpriza e pagave’: optimizëm dhe ngritja e një konsensusi kombëtar, një ndjenjë të përbashkët që qeveria, industritë e mëdha, dhe punëtorët e organizuar duhet të punojnë bashkë për rritjen e pagave. Nevoja për të stimuluar kërkesën agregate dhe për të ulur koston e kredisë provokon një debat që shkon përtej teknikaliteteve ekonomike të pyetjeve në lidhje me përgjegjësitë gjithëpërfshirëse të qeverisë. Por justifikimi për një politikë të tillë duhet të kapërcejë çdo logjikë ekonomike në qoftë se ajo është për të fituar mbështetje politike. Një rol më i madh për qeverinë dhe Bankën Qendrore kërkon një mision mbizotëruese, si për shembull paketa antikrizë. Kjo është e domosdoshme për një stimul të financuar nga borxhi dhe për Bankën Qendrore që të shtypë para. Kur kryeministri japonez, Shinzo Abe erdhi në pushtet vitin e kaluar, ai e kuptoi se një problem i ngulitur - vetëm në Japoni pagat nominale kishin mbetur në territor negativ shumë gjatë – kërkon një plan themelor, gjithëpërfshirës për zgjidhjen e tij. Kur ai nisi këtë plan inflacionist, shumë ekonomistë parashi-

koment Epidamn Zeqo

kuan katastrofa ekonomike. Në vend të kësaj, likuiditeti i injektuar ka përmirësuar ekuilibrin e tregut edhe kur teoritë themelore në ekonomi moderne e shohin me moskuptim këtë qasje. Abenomics po provon që John M. Keynes kishte të drejtë, edhe një herë tjetër. Megjithatë, më e rëndësishme është fakti që ‘Abenomics’ ka qenë i suksesshëm në kuptimin më themelor, siç Abe ka deklaruar, “ka restartuar psikikën kolektive të Japonisë. Mendimi i dorëheqjes i ka dhënë rrugë mundësive të pafundme.” Shqipëria nuk është Japonia, por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja është për të përcaktuar arritje të larta dhe të lexueshme për politikat e rëndësishme. Qeveria e së Majtës shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama, pret të marrë një borxh $400m me norma të ulëta interesi nga Fondi Monetar. Kjo do të ishte një arritje pozitive. Por ky stimul fiskal që përfshin pagimin e detyrimeve të trashëguara nga e Djathta dhe shpenzimet për mirëqeverisjen, mund të mos mjaftojë në përballimin e krizës. Për t’u kthyer besimi dhe rritja në ekonomi, problemet kryesore për t’u adresuar në radhë janë: furnizimi i kreditit, kërkesa agregate, dhe papunësia. Kjo mund të arrihet nëpërmjet një stimuli ‘shock’ -me efekte afatmesme- të koordinuar, fiskal dhe monetar. Efekti në rritjen ekonomike do të jetë i drejtpërdrejtë dhe do të përmirësohet atraktiviteti, që do adresojë më mirë pabarazitë e rrezikshme por të përballueshme, të tilla si borxhi i lartë publik. Shqipëria - problemi rrënjosur: Pothuajse gjysmë dekade ka kaluar që kur kriza tregoi katër simptomat e saj kryesore: 1) krediti shumë i shtrenjtë dhe rritja e borxhit të keq; 2) rënia e kërkesës së konsumit, 3) rritja e papërfillshme e

PBB-së, 4) rritja e papunësisë. Për më tepër, Shqipëria sot mbetet vendi me PBB më të ulët për frymë në Europë, në vetëm 33 % të mesatares së EU27. A nuk është kjo një krizë në vetvete? Perspektiva ekonomike për rritje në 2014 është e ulët dhe pasiguria është shumë e lartë. Konsumi aktual është më i ulëti në kontinent dhe është në rënie në vend që të rritej. Besimi i konsumatorit, i cili është një indeks i saktë për ekonominë në tërësi, asnjëherë nuk ka qenë më i ulët. Besimi është i ulët në përgjithësi. Borxhi i keq i ka frikësuar bankat, të cilat japin kredi shumë të shtrenjtë për njerëzit dhe bizneset, duke i bërë ato të prekshme ndaj ‘peshkaqenëve të kredisë’ ose fajdeve. Gjithkush dëshpërimisht dëshiron të holla, Lek, Euro, Dollar. “Tempulli i Lekut”, Banka Qendrore e jona, nuk ka ofruar një plan të qartë me një stimul monetar real përkatës për të zgjidhur problemin e borxhit të keq; rënien e kërkesës së konsumit; dhe performancën nënpotencial ekonomike. Justifikimi është apologjetik: mandati thotë se roli i Bankës është që të mbajë inflacionin të ulët (përgjithmonë?). Ajo ka përdorur inflacion e ulët për të justifikuar pasivitetin e saj në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me paratë që kontrollon. Problemi është mungesa e parave sesa teprica e tyre. Një rritje në sasinë e lekut nuk do të ndjekë një sasi të kufizuar të mallrave; problemi është se më pak njerëz janë përpjekur për t’i kapur ato, duke krijuar presione deflacioniste. Shtypja e parave dhe kredia e lirë stimulon direkt konsumin dhe investimet, prodhimin dhe krijimin e vendeve të punës. Ka disa zhvillime pozitive, të tilla si reforma institucionale dhe stimuli fiskal financuar nga borxhi prej $400m që FMN-ja ka ende për të rënë dakord. Norma bazë e interesit është ulur pak e nga pak, por vazhdon të jetë shumë e lartë, ka hapësirë për ulje të mëtejshme më radikale. Megjithatë, këto nuk janë të mjaftueshme për ta ristartuar dhe as rivitalizuar ekonominë në periudhën afatshkurtër, në qoftë se nuk ndiqet nga një stimul më i madh monetar.

Ditë e lumtur

Për më tepër, edhe modeli ekonomik shqiptar është në krizë pasi është bazuar në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, e cila për shkak të krizës në eurozonë është ‘tharë’. Abenomics për Shqipërinë: Qëllim i qartë i misionit duhet të jetë rikthimi në rritjen ekonomike 6% të PBB (rritja mesatare para krizës) në 2-3 vjet. Bashkë me optimizmin do rikthehet edhe rivitaliteti ekonomik. Fokusi afatshkurtër duhet të jetë një stimul i madh fiskal dhe monetar, për të përgatitur terrenin dhe për të krijuar optimizëm për reformat strukturore. Meqenëse stimuli fiskal është më i shtrenjtë, stimuli monetar duhet të jetë mjaftueshëm i madh. Ekonomia dhe agjentët e saj kanë nevojë për të parë përmirësime të shpejta dhe të ketë një pikëpamje optimiste për të ardhmen, para se të shkojnë së bashku me reformat strukturore të kushtueshme dhe të gjata. Kjo është për shkak se reformat strukturore janë subjekt i problemit kohor. Nga ana tjetër, kjo krijon një problem të veprimit kolektiv që mund ta rrisë pesimizmin në ekonomi. Banka Qendrore e Shqipërisë gjithashtu ka nevojë urgjente për një qëllim të ri. Një mandat i ri duhet të zëvendësojë objektivin konservativ të inflacionit, me një objektiv më të dobishëm dhe zhvillues, atë të rritjes dhe punësimit. Inflacioni duhet ta influencojë politikë monetare, por jo ta përcaktojë atë. Ka shumë metoda të propozuara që mund të përmirësojnë trade-off-in midis inflacionit dhe prodhimit në politikën monetare. Banka jonë minimaliste dhe jointervencioniste është një relike e viteve ‘90 dhe ‘samuraji i fundit’ i paradigmës që politika monetare duhet të jetë komplet e pavarur nga politika. Prodhimin i një stimuli ‘shoku’, të koordinuar fiskalisht dhe monetarisht, do të rivendosë besimin në ekonomi dhe do të stimulojë konsumin e brendshëm dhe investimet. Si një efekt anësor, normat e ulëta të interesit dhe shtypja e parave ka shumë të ngjarë ta dobësojë lekun në periudhën afatmesme, e cila ka implikime direkte për shkak të nivelit

të lartë të eurozimt në ekonomi. Por, në qoftë se menaxhohet siç duhet, patjetër do të përmirësojë konkurrencën e produkteve Made in Albania, rritjen e eksporteve, produktivitetit dhe prodhimit. Për më tepër, do të rikthejë besimin në ekonomi, e cila do të ndikojë në krijimin e një tregu më tërheqës të kreditimit. Çfarë është e nevojshme në fund është që të kalojmë në një model modernizimi ekonomik të udhëhequr nga pjesëmarrja e huaj direkte dhe jo investime të huaja direkte: bazuar n ë t ë rh e q j e n e ko r p o r at ave shumëkombëshe nga Italia, Gjermania, Austria , Polonia, Turqia dhe Kina. Kjo do të trajtojë papunësinë dhe do ndihmojë në modernizimin e industrisë dhe forcës sonë punëtore dhe profesionale. Përfundim: Është koha e duhur që qeveria e së Majtës dhe Banka Qendrore të jenë gati për të marrë përgjegjësinë e tyre për ta goditur krizën në ‘ballë’. Së bashku, duhet të rikthejmë në 6 % nivelin e rritjes së PBB nëpërmjet një stimuli të madh dhe të koordinuar, fiskal dhe monetar, të ndjekur nga reformat strukturore. Kjo do të rikthejë besimin, do të përmirësojë perspektivën afatshkurtër, dhe ekonomia do vihet në një rrugë të qëndrueshme të rritjes. Një model ekonomik modernizues duhet huazuar që të rritet industria përpunuese dhe teknologjike. Shpresa është se, në qoftë se ka sukses, rrjedhimisht dhe organikisht prodhon “surprizën e pagave” edhe në Shqipëri: një ndjenjë e përbashkët që qeveria, Banka Qendrore, kompanitë dhe punëtorët të punojnë së bashku për rritjen e pagave, ndërsa përmirësojnë produktivitetin. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje të mëtejshme; por ka nevojë për më shumë arsyetim dhe një qëndrim më të guximshëm nga elita. Ne shqiptarët jemi popull dinamik, që do e kalojmë krizën dhe do ta mbështesim modernizimin e ekonomisë. *Autori ka një Master të Arteve nga Universiteti St. Andrews, Skoci dhe një Master Shkencor nga London School of Economics. Ai jeton dhe punon në Londër


op-ed

2

Blog / Rruga e gjatë e evolucionit estetik të Hashim Thaçit

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Dy artiste ‘thyejnë’ muret e izolimit përmes fotografisë

22.01.2014

Universitet / Mobiliteti i studentëve, sa mirë po i bën Evropa detyrat e shtëpisë?

11 Çdo njeri që përpiqet të jetë i mirë gjatë gjithë kohës, nuk shpëton pa u rrënuar në mes numrit të madh të të këqijve. Kështu që një princ që do të ruajë autoritetin e tij duhet të mësojë si të mos jetë i mirë, dhe ta përdorë atë dije, ose të përmbahet në përdorimin e saj, siç ia kërkon nevoja. - Makiaveli

Si e pengoi Assadi njohjen e Kosovës nga bota myslimane V

onesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet myslimane ka qenë një nga zhgënjimet më të përfolura për shqiptarët. Serbia në vite është përpjekur ta nënvizojë në Perëndim faktin se Kosova kishte popullsi myslimane, me shpresën për të ushqyer paragjykimet. Në dhunën e saj kundër Kosovës dogji e shkatërroi qindra xhami dhe u kujdes për të fyer ndjenjat fetare të myslimanëve. Pikërisht për këtë ishte zhgënjyese për shqiptarët kur panë një numër të madh vendesh myslimane të ngurronin për ta njohur pavarësinë, madje që një pjesë treguan më shumë afërsi dhe mirëkuptim për pretendimet serbe sesa për kauzën kosovare. Kjo situatë filloi të përmbyset nga dy faktorë. Vendimi i Turqisë për t’u angazhuar në lobim dhe e dyta, njohja e Kosovës në prill të vitit 2009, nga Arabia Saudite, një vend me ndikim në një pjesë të madhe të botës myslimane. Ndonëse kjo e fundit ka disa shtete që pretendojnë role udhëheqëse, në konkurrencë, në mos në konflikt me njëra-tjetrën, të paktën tashmë Kosova kishte dy baza nga ku mund të ndërtonte një sistem serioz lobimi. Shpresa kryesore ishte që për inerci, një numër i rëndësishëm vendesh myslimane do të ndiqnin shembullin e Arabisë Saudite, vendit ku ndodhen Meka e Medina. Në këtë kontekst, samiti i radhës i Konferencës Islamike kishte një rëndësi të dorës së parë. Aty Kosova mund

të shkonte e armatosur me njohjen e freskët saudite dhe të paraqiste kauzën e saj, të një vendi që më në fund po dilte nga një pushtim e kolonizim denigrues, që veç shtypjes e masakrave kishte ofenduar rregullisht identitetin fetar të shumicës së popullsisë. Mëkatet e Serbisë në Kosovë nuk ishin një rastësi historike. Bota myslimane ishte shokuar nga masakrat dhe përdhunimet në Bosnje vetëm pak vite më parë. Në shumë kuptime bëhej fjalë për një kriminalitet në seri. Shpresat kosovare i shtonte edhe fakti që Sekretari i Përgjithshëm në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (siç njihet zyrtarisht “Konferenca Islamike”) diplomati dhe akademiku turk, Ekmeleddin Ihsanoglu ishte angazhuar personalisht për të lobuar në atë samit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht nga të gjitha këto parakushte optimiste, shansi për një kthesë në raportet me botën myslimane u sabotua nga diplomacia e një udhëheqësi: Bashar al-Assadi. Samiti i radhës do të mbahej në Damask, kryeqyteti i Sirisë. Ishte ende një kohë kur dukej se regjimi asadian ishte i paprekshëm e i përjetshëm. Jo vetëm që Siria refuzoi që Kosova të ishte e pranishme në Damask, duke ia refuzuar vizat diplomatike, po edhe përpjekjet për vizita private nga Kosova në kryeqytetin sirian u refuzuan. Ndërsa diplomatëve e hoxhallarëve kosovarë iu mohua mundësia edhe për të hyrë në Siri, “sa për ta pirë një kafe,

në klubin përballë samitit”, në krye të vendit mes delegacioneve ndodhej ai i Serbisë, i ftuar e i ledhatuar nga të zotët e shtëpisë. Ndonëse diplomacia kosovare në atë kohë u përpoq të nënvleftësonte sabotimin që iu bë nga Siria, diskriminimi ishte gati i pabesueshëm. Serbisë iu dha mundësia që në korridoret e mjediset e samitit të bënte një fushatë keqinformuese e çorientuese. Në fund të fundit, Serbia kishte nevojë vetëm që të sabotonte momentin e kthesës që frymëzonte njohja saudite. Domethënë, në samitin e myslimanëve të botës u kapardis vendi që më së shumti kishte kryer krime kundër myslimanëve në Europë në 20 vitet e fundit, ndërsa një prej viktimave, Kosova, njohja e së cilës veç të tjerash do të shtonte numrin e vendeve me shumicë myslimane në botë, nuk u pranua as te pragu i derës. Ishte një mësim i mirë realist në politikën ndërkombëtare. Të gjithë myslimanët janë vëllezër, thotë Kurani, por në jetë vëllazëria shpesh ka vulën e interesave politike e ekonomike. Siria nuk ka as më të voglin interes në Kosovë e Serbi. Vendimi i saj diskriminues ishte udhëzim nga Moska. Megjithë pozat e diktatorit të paprekshëm, Asadi e di se është një kukull në duart e Rusisë. Sot, shumë më tepër së atëherë. Sigurisht, Kosova nuk do të jetë më kurrë serbe dhe rrota e historisë nuk mund të kthehet pas. Njohja e Kosovës ka vijuar, ndonëse një shans historik

koment Ruben Avxhiu

për ta përshpejtuar në një samit me mbi 50 vende anëtare të OKB-së u dogj nga servilizmi i skajshëm filorus i regjimit sirian. Ai shans nuk vjen më, po as edhe mundësia e Asadit për ta dëmtuar më aq rëndë Kosovën. Ky ishte shansi i tij dhe e dëshmoi fytyrën e tij. Lufta civile në Siri mund të ishte shmangur nëse do të kishte një proces decentralizimi në mos demokratizimi të vendit. Po Asadi preferoi ta shihte të digjej vendin e tij, sesa të lëshonte sadopak nga pushteti i tij absolut. Është tipike në fakt, që udhëheqësit të cilët ua mohojnë lirinë popujve të tyre, janë gjithashtu në vijën e parë të mohimit të lirisë ndaj popujve të tjerë. Prandaj, kur Asadi ndjeu t’i rrëshqiste toka nën këmbë, nuk i rezistova dot një ndjenje kënaqësie, ngjante shumë me ndjenjën e shpagimit. Unë nuk e di nëse shoqëria siriane është vërtet e përgatitur për të krijuar një demokraci të mirëfilltë pas Asadit. Nuk ka pasur në krahun e kryengritësve ndonjë model të qartë regjimi që të bën optimist e që të siguron se nuk po rrëzohet një diktaturë për t’u ngritur një tjetër. Mirëpo, në këndvështrimin e ngushtë të interesit kombëtar

shqiptar, një gur shahu më pak i Rusisë në tabelën e madhe të politikës botërore është një fitore edhe për shqiptarët. Shiko, ndoshta nuk do të jetë në fund të fundit, një rrëzim i Asadit. Të ngecur në një pozicion “pat” apo “remi” siç e quajnë ata që luajnë shahun, pa një fitues të qartë është e vështirë të imagjinohet se çfarë e ardhme e pret popullin e stërmunduar sirian. Një gjë mund të thuhet megjithatë se, edhe nëse i mbijeton kësaj lufte që shkatërroi vendin për hir të fronit të një njeriu, pushteti i Asadit nuk do të jetë më kurrë njësoj. Nuk do të jetë më kurrë ajo kohë e pranverës së vitit 2009, kur shpërfilli kërkesën e një populli që nuk deshi asgjë më shumë përveçse që t’i dëgjohej fjala e lutja e tij. (Për ironi të fatit, anëtarësia e Sirisë në Konferencën Islamike u pezullua ndërsa Kosova filloi të merrte pjesë rregullisht. Tani është regjimi i Asadit që bën lutje të hyjë nga dera e pasme. Të shkon mendja nganjëherë se ka pak “drejtësi poetike” në këtë jetë.) Vërtet, pikëpamjet e shumë prej vullnetarëve shqiptarë në Siri janë tërësisht të kundërta me pikëpamjet e mia. Jetojmë dhe ëndërrojmë dy botë të ndryshme. E, sigurisht, do të doja që rekrutime të tilla të merrnin fund, sidomos nëse bazohen në abuzime të ideologjisë fetare. Por nuk mund të rri pa thënë se është të paktën një ngushëllim i madh që po luftojnë kundër një regjimi, i cili e meriton të rrëzohet, për të mirën e sirianëve e të shqiptarëve së bashku.

Traktati i Elizesë dhe projekti europian

22

janari shënon përvjetorin e Traktatit të Elizesë, i cili përbën themelin e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve tona dhe simbolizon transformimin e një marrëdhënieje të g jatë urrejtjeje që bëri të shpërthejnë konflikte të përgjakshme në një periudhë kohore prej 80 vitesh, në një miqësi shumë të frytshme në të mirë jo vetëm të dy vendeve tona, por të të gjithë kontinentit Evropian. Në vitin 2013, me rastin e 50-vjetorit të Traktatit, u organizuan aktivitete të shumta dypalëshe, nga të cilat një vizitë shtetërore në Francë e Presidentit të Republikës Federale gjermane, z. Joachim Gauck, gjatë së cilës ai vizitoi fshatin martir të Oradour-sur-Glane, vizitë kjo shumë prekëse dhe emocionuese. Shumë aktivitete u organizuan për festimin e këtij përvjetori nga shoqëritë civile të dy vendeve tona. Fakti që marrëdhënia jonë e ngushtë dhe miqësore shkon përtej dy qeverive tona duke përfshirë qytetarët, autoritetet lokale dhe të rinjtë, është një gjë shumë e rëndësishme. Nëse kemi parasysh peshën e rëndë të së shkuarës, nuk do të kishte qenë e mundur që dy vendet dhe dy popu-

koment Christine Moro dhe Hellmut Hoffmann

jt tanë të pajtoheshin pa mbështetjen aktive dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile. Aktualisht, kjo marrëdhënie e rrënjosur thellë është një forcë e madhe dhe një garanci për të ardhmen. Që prej fillimit të marrëdhënies sonë të re në vitet ’50 dhe ’60, vështrimi drejt së ardhmes ishte njëkohësisht pjesë e procesit të pajtimit dhe një sfidë nxitëse. Franca dhe Gjermania kanë hedhur – së bashku me katër vende partnere fqinje – themelet e atij që më vonë do të bëhej Bashkimi Europian. Ato kanë menduar gjithmonë se kishin një përgjegjësi të veçantë në vazhdimin e ndërtimit të Europës. Pavarësisht situatave dhe pikëpamjeve të ndryshme, dy vendet tona kanë vazhduar ta ushtrojnë këtë përgjegjësi edhe gjatë krizës financiare dhe ekonomike që prej vitit 2008: pas viteve të para, gjatë së

cilave solidariteti evropian me shtetet anëtare më të prekura nga kriza u realizua nëpërmjet një ndihme pragmatike urgjente, 2013-a ishte viti i vënies në lëvizje të mjeteve që realizonin njëkohësisht solidaritetin dhe aftësitë e përhershme të zonës euro për t’u bërë ballë krizave të ardhshme. Siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, edhe këtë herë u vërtetua se konvergjenca e dy vendeve tona vazhdon të mbetet një faktor vendimtar për funksionimin e Europës. 2014-a do të jetë një vit i rëndësishëm për Europën, për arsye të zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe rinovimin e Komisionit dhe të Presidentit të Këshillit. Por akoma më e rëndësishme është të vazhdojmë të angazhohemi me imagjinatë në përpjekjen për rimëkëmbjen e ekonomisë, punësimit dhe konkurrueshmërisë. Pjesa më e keqe e krizës është lënë pas dhe shenja rimëkëmbjeje ekonomike dallohen qartë në horizont, por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të vazhdojmë reformat e nevojshme me qëllim krijimin e një baze të zhvillimit të qëndrueshëm. Ne duhet që jo vetëm të përfundojmë krijimin e mekaniz-

mave të rinj, siç është Unioni Bankar, duhet që qeveritë jo vetëm të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kontrolluar borxhin publik dhe deficitin buxhetor, por vendet europiane duhet gjithashtu të përshtaten me realitetet e reja që janë shfaqur në botën që na rrethon. Në rendin e ditës ne kemi konsolidimin e zonës euro, si dhe projekte që do t’i japin një shtytje të re ekonomisë. Mesazhi ynë themelor për partnerët tanë më të prekur nga kriza është si më poshtë: ne vlerësojmë shumë përpjekjet e mëdha, të dhimbshme dhe të guximshme që juve u është dashur të bëni, ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, në solidaritet të plotë në këtë ndërmarrje, ne besojmë në suksesin tuaj, i cili do të jetë suksesi i të gjithëve ne! Por ne kemi përballë dhe një sfidë tjetër, që i përket më shumë fushës së psikologjisë. Kriza ka bërë të shpërthejë një valë e re “europianopesimiste” në gjirin e opinionit publik të shumë shteteve anëtare. Bashkimi Europian ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë gjatë ekzistencës së tij 60-vjeçare, si për nga përmasat ashtu dhe nga përbërja, organizimi apo mjetet me të cilat ushtron solidaritetin e tij – bota

rreth tij gjithashtu ka ndryshuar rrënjësisht. Për shkak të problemeve aktuale, të shumtë janë ata që harrojnë se BE-ja është në të vërtetë një “success-story”: ajo ka realizuar atë që shumë breza kanë ëndërruar, do të thotë një hapësirë paqeje, sigurie, të fqinjësisë së mirë, të demokracisë, të shtetit të së drejtës, të prosperitetit ekonomik, të drejtësisë sociale, të kulturës, inovacionit dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, një forcë e së mirës në botë. Ne nuk mund të lejojmë – dhe nuk do ta lejojmë – që qytetarët europianë të humbin besimin në projektin europian! Europa është më shumë se një treg i përbashkët dhe se një monedhë e përbashkët – Europa është shpresë për një të ardhme të përbashkët dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për vende të cilat, si dhe Shqipëria, kanë hyrë në rrugën e integrimit të Bashkimit Europian. Dy vendet tona, ashtu siç kanë vepruar gjithmonë, do të bashkojnë forcat së bashku me të gjithë partnerët e tyre, për të fituar gjatë 2014-ës betejën e “euro-optimizmit”. *Shkrim i përbashkët i Ambasadorëve të Francës, Christine Moro, dhe të Gjermanisë, Hellmut Hoffmann.


12

l ë vi z j a e l i r ë

universitet

Sa të përgatitur janë vendet e BE-së për t’u dhënë studentëve të huaj këshillim për t’u integruar? Cilat prej tyre lejojnë që studenti të transferojë studimet bashkë me të drejtën për t’u mbështetur financiarisht që ka pasur në vendin e tij? Raporti i “Eurydice” zbulon disa informacione të reja, të vyera edhe për studentët shqiptarë që përfitojnë nga mobiliteti si pjesë e procesit të Bolonjës

Mobiliteti i studentëve

Sa mirë po i bën Evropa detyrat e shtëpisë? N

jë raport i BE-së ka zbuluar shumë të reja duke hetuar për herë të parë politikat shtetërore që inkurajojnë studentët për të shpenzuar një pjesë të studimeve dhe trajnimit jashtë vendit të tyre. Përveç 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, raporti i rrjetit “Eurydice” i quajtur “Drejt një deklarate për mobilitetin: Kushtet për të mësuar në shtete të tjera, në Evropë” ka përfshirë gjithashtu Lihtenshtejnin, Turqinë dhe Norvegjinë. Dokumenti do të krijojë një bazë për monitorimin e ardhshëm të politikave dhe sistemeve të mobilitetit të studentëve në nivelin e Bashkimit Europian. Mandati për agjencinë e Eurydice të BE, EACEA – Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Audiovizualitetit dhe Kulturës– siguron informacion mbi sistemet dhe politikat arsimore në 36 shtete duke bërë studime për çështjet e përbashkëta të sistemeve arsimore europiane. Në raport, kërkuesit janë fokusuar në pesë fusha: informacioni, gjuhët e huaja, grantet publike dhe huatë, njohja e rezultateve si dhe mbështetja e mobilitetit për studentë me një sfond të varfër shoqëror-ekonomik. Përfundimet e papritura

Ky raport solli disa përfundime të papritura, për shembull në aspekte tipikisht të përfshira në konceptin e “planifikimit strategjik’-zhvillimi i një strategjie kohët e fundit për informacionin dhe tutoriatin mbi mobilitetin e studentëve, iniciativat e lançuara në dy vitet e shkuara dhe ekzistencën e strukturave qeveritare apo të financuara publikisht të ngarkuara me detyrën e informimit për mobilitetin-situata në vende të ndryshme ishte shumë ndryshe nga ç ’mendohej. Ndërkohë që shumica e vendeve kishte një strategji të vo-

në, iniciativat e veçanta nuk ishin të zakonta në Evropë. Në Luksemburg dhe Suedi, një grup i financuar publikisht mbikëqyr planifikimin strategjik mbi informacionin dhe këshillimin. Kur është bërë një dallim midis strategjive ekzistuese vetëm Gjermania dhe Kroacia kishin një strategji të përgjithshme për mobilitetin e studentëve. Franca dhe Polonia ishin shtetet e vetme që kishin zhvilluar një strategji specifike informimi dhe këshillimi për këtë aspekt. Këshilli i Eurydice rekomandoi përmirësimin e cilësisë së informacionit dhe këshillimit në aspektet e gjetjes së granteve, mundësive të lëvizjes kombëtare, rajonale dhe lokale dhe targetimin e një grupi specifik studentësh brenda dhe jashtë BE-së. Shtetet duhet gjithashtu të përdorin mënyra creative dhe interaktive nëpërmjet portaleve të centralizuara dhe shërbimeve të tjera në rrjetet online dhe qendrave ndihmëse si “zyrat europiane” për të shpërndarë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë përvojat mes të rinjve dhe grupeve të tjera të interesit.

Kur është bërë një dallim midis strategjive ekzistuese vetëm Gjermania dhe Kroacia kishin një strategji të përgjithshme për mobilitetin e studentëve. Franca dhe Polonia ishin shtetet e vetme që kishin zhvilluar një strategji specifike informimi dhe këshillimi për këtë aspekt.

Gjuha e huaj dhe deklarata e mobilitetit

Çështja e gjuhëve të huaja është gjithashtu e pazgjidhur: ajo është shpesh një faktor i rëndësishëm për studentët që vendosin të studiojnë jashtë. Qiproja, Luksemburg dhe pjesa gjermanishtfolëse e Belgjikës kanë vënë më shumë nga të tjerët theksin te mësimi i gjuhëve të huaja në shkolla ndërkohë që Irlanda dhe Skocia, brenda Britanisë së Madhe nuk kanë g juhë të huaja të detyrueshme në shkolla. Është interesante që kur vjen puna te cilët kanë nisur ose jo të përdorin deklaratën europiane për mobilitetin, u gjet që

Raporti thotë që të gjitha shtetet kanë deklaruar që kanë shërbime këshillimi të personalizuara për studentët që lëvizin, por në shumicën e rasteve, janë zyrat ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë që e bëjnë këtë funksion.

afërsisht dy të tretat e shteteve nuk e bënin këtë. Vetëm 10 e kishin përqafuar. Gjermania e ka adoptuar deklaratën vetëm për mobilitetin në sektorin e arsimit dhe trajnimit profesional. Megjithatë, për mobilitetin në arsimin e lartë, ku institucionet kanë më shumë autonomi, qeveria federale mbështet Shërbimin e Shkëmbimit Akademik Gjerman – DAAD – në rolin e tij si agjencia më e madhe e mobilitetit global që siguron informacion dhe këshilla, kurse gjuhësh, mentorim dhe vlerësim të eksperiencave Shërbimet e këshillimit

Raporti thotë që të gjitha shtetet kanë deklaruar që kanë shërbime këshillimi të personalizuara për studentët që lëvizin, por në shumicën e rasteve, janë zyrat ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë që e bëjnë këtë funksion. Nëntë shtete deklaruan që studentët kishin akses për këshillim në dy kohë: para dhe pas largimit jashtë shtetit, dhe ky numër është i barabartë me atë të vendeve ku këshillimi nuk mbulonte asnjërën nga këto etapa. Në 10 shtete, studentëve iu jepet këshillim si të shfrytëzojnë mobilitetin për të rritur njohuritë, aftësitë dhe përgatitjen, por jo studentëve që duan të riintegrohen pas një periudhe studimi jashtë shtetit. Vetëm Lituania është në një pozicion të kundërt , ajo këshillon studentët që duan të riintegrohen pas një periudhe studimi jashtë, por nuk ofron këshillim mbi shfrytëzimin e mobilitetit për të përmirësuar dijet dhe aftësitë. Rrjeti Eurydice shpalli Gjermaninë, Belgjikën, Spanjën, Francën dhe Italinë si siguruese të mbështetjes më të madhe me struktura këshillimi dhe informacioni. Më pak të zhvilluara në këto drejtime janë Greqia, Sllovenia, Bullgaria dhe Qiproja.

Zbulime të tjera kyçe

Një zbulim tjetër i rëndësishëm ishte që pjesa hollandishtfolëse e Belgjikës, si dhe Italia, Gjermania dhe Austria kishin një strukturë mbështetëse financiare të zhvilluar mirë për studentët që vinin nga shtresa të dizavantazhuara dhe që donin të studioheshin apo të specializoheshin jashtë dhe sisteme për të monitoruar mobilitetin në termat e prejardhjes sociale. Dhe mbi çështjen e transferimit të ndihmës studentore-që u mundëson studentëve të marrin fonde publike në vendin tjetër me të njëjtat kushte si kur studionin në vendin e tyre-grantet dhe huatë janë të transferueshme në pjesët holandisht dhe gjermanishtfolëse të Belgjikës, Qipro, Luksemburg, Sloveni, Finlandë dhe Suedi. Krejt ndryshe, sistemet e mbështetjes financiare ishin më të shtrënguara në pjesën frëngjishtfolëse të Belgjikës, Bullgari, Republikën Çeke, Greqi, Kroaci, Lituani, Sllovaki dhe Rumani. Ndërsa Turqia nuk ka fare politika kombëtare mbi grantet. Raporti këshillon një listë përparësish për të përmirësuar mobilitetin e studentëve, ndër të cilat një theks më të madh mbi këshillimin dhe skemat e binjakëzimit për të siguruar integrimin e studentëve të ardhur në universitetet pritëse. Një përparësi tjetër ishte zbatimi i deklaratave aktuale të cilësisë si ajo evropiane për mobilitetitn dhe deklaratat e nivelit rajonal, për të siguruar standardin dhe promovuar cilësinë për çdo aspekt të mobilitetit. Androulla Vassiliou, komisionerja europiane e arsimit, kulturës, multilingualitetit dhe rinisë ka thënë: “Studimi dhe kualifikimi jashtë është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar aftësi të vlefshme dhe përvojë, që është motivi që BE ka rritur dukshëm fondet për mobilitetin.” Politikat e BE synojnë rritjen e lëvizshmërisë së studentëve në hapësirën evropiane.


kulturë

ekspozita

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.01.2014

13

“Thej mure” është një projekt artistik, që në rrugëtimin e tij në dymbëdhjetë qytete shqiptare të bëjë bashkë artistë shqiptarë të fotografisë dhe filmit me metrazh të shkurtër...

Botime

Suzana Turku prezanton trashëgiminë tonë shpirtërore në një album

Dy artiste ‘thyejnë’ muret e izolimit përmes fotografisë Përditshmëria në qytetet Durrës, Elbasan e Luginë të Preshevës, është dokumentuar nëpërmjet 30 fotografive të dy artisteve; Flutura Aliu nga Bujanovci dhe Brilanta Kadillari nga Tirana, në ekspozitën titulluar “Thej mure” “Thej mure” është një projekt artistik, që në rrugëtimin e tij në dymbëdhjetë qytete shqiptare të bëjë bashkë artistë shqiptarë të fotografisë dhe filmit me metrazh të shkurtër. Projekti i cili vjen si ide e diplomacisë kulturore, do të realizohet në qytetet shqiptare të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë e Luginës së Preshevës. Sipas organizatorit të këtij projekti, Valon Arifi, arsyeja se përse ky projekt titullohet “Thej mure” është se ne shqiptarët integrimin e kemi parë gjithmonë me ura lidhëse. Ai thekson ndërkaq se populli shqiptar nuk ka nevojë për ura lidhëse, por as mure ndarëse e sidomos në fushën kulturore. Projekti u prezantua së pari në Tiranë me çeljen e një ekspozite dhe shfaqjen e dy filmave me metrazh të shkurtër, për të vijuar udhëtimin e radhës në Prishtinë. Përditshmëria në qytetet Durrës, Elbasan e Luginë të Preshevës është dokumentuar nëpërmjet 30 fotografive të dy artisteve; Flutura Aliu nga Bujanovci dhe Brilanta Kadillari nga Tirana. Përmes fotove, ato përcjellin një mesazh të qartë: thyerja e mureve dhe loja me këtë kapërthehet në titullin “Thej mure”. Nga Prishtina “thyerja” do të vazhdojë rrugëtimin nëpër qytete të tjera shqiptare, në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe në Luginën e Preshevës. Por në udhëtimet e radhës do të marrë me vete edhe krijues nga Kosova. E kjo do të vazhdojë në çdo

qytet shqiptar, ku në çdo ndalesë grupit do t’i bashkohen të tjerë artistë. E gjithë kjo ka si mision kryesor integrimin në një grup që sa vjen e rritet të artistëve nga të gjitha trevat shqiptare. Ekspozita në Tiranë dhe më pas në Prishtinë është shoqëruar edhe me

shfaqjen e dy filmave të shkurtër. “Zakonisht”, e regjisorit nga Presheva, Kastriot Saqipi, dhe “Cigarja e fundit”, e kineastit Gledis Bica, nga Tirana.“Thejmure” është pra një lëvizje që deri tani ka udhëtuar në itinerarin Tiranë-Prishtinë, për t’iu ofruar artistëve nga Kosova mundësinë që t’i bashkohen udhëtimit. “Kjo është iniciativë e artistëve preshevarë me idenë e integrimit të shqiptarëve e që realisht ka ende shqiptarë edhe të Preshevës, edhe të qyteteve të tjera që nuk njihen”, - tha organizatori Valon Arifi, i cili mendon se deri në fund të këtij udhëtimi të gjatë do të jenë shumë artistë që do t’i bashkohen këtij projekti. Në ekspozitën që u çel në Tiranë ishte vetëm fotografja Flutura Aliu e para që “theu muret” izolimit mes artistëve. Në këtë ndalesë të parë asaj iu bashkua edhe fotografja nga Tirana, Brilanta Kadillari. Në Prishtinë, dy artisteve pritet t’u bashkohen të tjerë artistë nga Kosova. “Unë isha në Tiranë dhe më është propozuar nga Valoni, që është organizatori i ekspozitës, që të jem pjesë e kësaj ekspozite. M’u duk shumë interesante që ekspozita të fillonte diku dhe të vazhdonte deri në pikën e fundit”, - shprehet fotografia Kadillari. Ndërsa për fotografen nga Kosova, Flutura Aliu, qëllimi i kësaj ekspozite të përbashkët ka qenë shumë i thjeshtë; të thyejmë muret përmes artit.

Shqipëria, më afër Europës si pjesë e rrjetit “Traduki” Ministria e Kulturës nënshkroi zyrtarisht dje një marrëveshje me rrjetin europian të botimeve “Traduki”. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorja e ‘Traduki’, Antje Contius. Sipas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, marrëdhënia me ‘Traduk’-in, si një nga rrjetet aktive dhe me ndikim të klimën europiane të letrave, po merr një dimension të ri: atë të hyrjes në rrugë institucionale duke e radhitur Shqipërinë mes vendeve si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihtenshtejni, dhe nga rajoni Sllovenia dhe Kroacia. Kështu, për herë të parë institucionalizohet shkëmbimi nëpërmjet një programi përkthimesh dhe bëhet pjesë jo vetëm e rrjetit ‘Traduki’, por edhe partnere me të drejta dhe përfaqësim të plotë. Drejtoresha e rrjetit ‘Traduki’, Antje Contius e vlerësoi

hapin e parë të bashkëpunimit institucional, si një hap të rëndësishëm që e afron Shqipërinë me rajonin dhe Europën, në frymën e një hapjeje dhe qasjeje të një filozofie bashkëpunimi me partnerët në fushën e letrave. Rrjeti ‘Traduki’ mbështetet në shkëmbimin midis pjesëmarrësve nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë-dokumentarë aktualë, si dhe libra për fëmijë e të rinj të shekujve XX dhe XXI. Një vëmendje e veçantë u kushtohet përkthyesve, veprimtaria e të cilëve si përçues të rëndësishëm kulturorë i ka dhënë emrin këtij projekti. Takimet midis shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve, bibliotekarëve, kritikëve dhe shkencëtarëve kanë për qëllim të nxisin shkëmbimin e informacionit europian e ndërrajonal, si dhe të forcojnë bashkëpunimin.

“Trashëgimia Kulturore Shpirtërore Shqiptare” titullohet albumi i realizuar nga Instituti i Studimit, Ruajtjes dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n, që promovohet sot në Muzeun Historik Kombëtar. Suzana Turku, një nga kontribuueset në realizimin e këtij albumi, u shpreh se ky botim është një vështrim i përgjithshëm dhe i shpejtë i Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare. “Të ndërgjegjshëm mbi vlerat e pafundme që kjo trashëgimi ka, mbi diversitetin e shprehive kulturore të popullit tonë dhe pasurinë e madhe që kjo trashëgimi ofron, jemi përpjekur që këtë botim ta konceptojmë si një «panoramë» konçize të elementëve më përfaqësues dhe domethënës të saj. Të zbulosh vlera të paprekshme dhe t’i bësh ato të prekshme, të dukshme, është një mision sa fisnik aq dhe i vështirë, ndaj ky botim është një sprovë e parë për të sjellë në pak faqe atë çka është krijuar ndër shekuj. Duke marrë në dorë këtë botim, lexuesi do të njihet me elementë të Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare, si pjesë e mozaikut të larmishëm të gjithë Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”,- shprehet në krye të botim muzikologia Suzana Turku.

Konferenca

Shkrimtarët e ekzilit prezantojnë letërsinë e tyre në Tiranë Ata janë shkrimtarët shqiptarë që shkruajnë në gjuhë të huaj, e që për këtë arsye njihen fare pak në vendin e tyre. Kujtesa, identiteti dhe integrimi – Letërsia shqiptare, migrante në gjuhën italiane, - është konferenca që do të bëjë bashkë shkrimtarët shqiptarë që shkruajnë në gjuhën italiane e që në vendin fqinj përtej Adriatikut ata janë vlerësuar nga kritika. Konferenca mbahet nesër në Hotel “Tirana International” në Tiranë. Qëllimi i autorëve, botuesve, kritikëve dhe ekspertëve të fushës është krijimi i një klime dialogu mes dy brigjeve të Adriatikut. Konferenca lind edhe nga nevoja e njohjes më të gjerë në Shqipëri të një dukurie që nga ky krah i Adriatikut ka pasur një rritje të ndjeshme në njëzet e ca vitet e emigracionit shqiptar. Janë të shumtë shkrimtarët shqiptarë, të njohur e të vlerësuar në Itali, që shkruajnë drejtpërdrejt në gjuhën italiane, e jo të gjithë njihen mirë në Shqipëri. Është fjala për shkrimtarë të talentuar si Anilda Ibrahimi, Elvira Dones, Gëzim Hajdari, Ornela Vorpsi, Arben Dedja, Ron Kubati, Darien Levani, Artur Spagnolli e të tjerë që, pavarësisht gjuhës në të cilën shkruajnë, kanë shpesh në qendër të veprave të tyre Shqipërinë. Konferenca organizohet nga Besa Editrice, Idk, Cesforia, Cisva, Fondacioni Gramsci Puglia, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, me mbështetjen e Drejtorisë për Mesdheun të Krahinës së Pulias.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Milionerja që pastron rrugët

4

5

6

7

12 15

9

10

11

13 17

16 22

18

19

25

27

30

31

33

34 40

39 43

21

24

26 29

14 20

23

28

8

35

41

44

32 36

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

42

45

46

47

48

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

50

Vertikalisht:

1. Lëndë djegëse. 5. Ndërprerja e përkohshme e një pune, a aktiviteti. 12. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore. 13. Ferdinand i muzikës shqiptare. 14. Pak djathë. 15. Sofia, aktore e famshme italiane. 17. Drejtimi, ose... 20. Vullkani që shkatërroi Pompein. 22. Oliver, aktor i famshëm komik. 23. Ndoja, aktore. 24. Gonzales i futbollit spanjoll. 25. Që nuk është bërë ashtu siç duhet. 26. Gojëz prej metali që u vihet kuajve. 27. Ëmbëlsirë si qull i trashë. 28. Ar francez. 29. Forcat Tokësore. 30. Lëng që del nga syri. 31. Kushtatuta Italiane. 32. Ushqehet. 33. Jo djathtas. 34. Forcat më të tmerrshme të Hitlerit. 36. Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha në majë të kërcellit. 39. Krelani, këngëtare kosovare. 40. Universiteti Tiranës. 41. Zizo, këngëtar. 43. Lëndë Toksike. 44. Degë e mekanikës që merret me studimin e gjendjes së trupave në baraspeshë dhe me ndryshimet nën veprimin e forcave që nuk sjellin lëvizje. 46. Mjet i thjeshtë lundrimi. 49. Zeliha e këngës. 50. Vangjel, aktor i njohur. 51. Vegël muzikore.

1. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë. 2. Bimë barishtore e ngjashme me koprën. 3. Jetë. 4. Në bazë të asaj shpallet kampione një skuadër. 5. Në sasi të vogël. 6. Mundim i madh. 7. Letërsia Daneze. 8. Peshk me mish të shijshëm. 9. Njeri që ka prirje të ëndërrojë dhe s’është në gjendje të veprojë në përputhje me realitetin. 10. Nënprodukt i naftës. 11. Shkollë e mesme e përgjithshme. 14. Devolli në makina. 16. Qytet në Maqedoni. 18. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri. 19. Universiteti Amerikan. 21. E kundërta, ngrije! 25. Ishull grek pranë Sarandës. 26. Vegël muzikore. 29. Diçka që ekziston objektivisht e realisht. 32. Simboli kimik i heliumit. 33. Dhembje e thellë shpirtërore e trishtim që ndjejmë për dikë që është larg. 34. Pjerrtas, ose... 35. Pije alkoolike japoneze. 37. Tërësia e rregullave dhe e metodave që kërkohen për ta kryer me mjeshtëri një veprimtari. 38. Heroina e Kelmendit. 42. Ndajfolje sasie. 44. Sekt Arab. 45. Gjysëm topi. 47. Agjensi Ndërtimesh. 48. Pjesëz pohuese.

Sudoku | nivel mesatar 5 4

9 8

9

2

8 5

6

1

8 3

2

5 4

8

7

8 9

8

5

2

1

7

3

6 9

5

6 3

5 1

7 1

5 1 1

Horoskopi i ditës

51

Horizontalisht

6

Kinezja Yu Youzhen nuk heq dorë nga pastrimi i rrugëve edhe pse është e pasur. 54-vjeçarja ka një pasuri prej 1.2 milion eurosh, mirëpo kjo nuk e pengon që ta vazhdojë punën e saj, që është pastrimi i rrugëve. Rroga mujore e një pastruesi rrugësh në Kinë është 169 euro, ndërsa në vend që ta shijojë jetën me pasurinë që ka dhe të japë dorëheqje nga puna, Youzhen vazhdon të punojë në mënyrë që të jetë shembull për fëmijët. “Njeriu nuk punon vetëm për para. Punon që të qëndrojë i fokusuar. Përtesa shkakton shprehi të këqija. Unë dua të jem shembull për fëmijët e mi, nuk do të qëndroj në shtëpi dhe të shpenzoj pasurinë time”, ka deklaruar ajo. Yu u bë e pasur pasi ia shiti shtetit tokën e saj, ndërsa paratë i investoi në patundshmëri dhe tash fiton mirë. Gjatë jetës së saj, pos si pastruese, ajo ka punuar edhe si fermere, kuzhiniere dhe vozitëse kamioni.

4 9 3

2 1 3

7 3 5 6 9

4

9

3

7 2 1 8

6

2 9

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie serioze e cila do ua ndryshoje edhe mënyrën e te parit te gjerave. Ne pune duhet te vini me tepër ne pune imagjinatën ne mënyrë qe te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Perspektivat janë te mira sot edhe për ju. Komunikimi ne çift do jete i ngrohte dhe te gjitha dëshirat do iu plotësohen. Beqaret nuk do e kenë as sot te lehte ta gjejnë dashurinë dhe do qëndrojnë me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë situatën shume shpejt. Do ndiheni me te qete.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ende nuk do rivije pasioni qe keni pritur ne jetën tuaj ne çift sot. Marrëdhënia nuk do jete problematike, por as nuk do mund te flisni hapur për ato qe ju shqetësojnë. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar fatmirësisht nuk do keni vështirësi, megjithatë gjykoni mire para se te kryeni shpenzime.

Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni një nga një problemet qe keni pasur. Do toleroni dhe do bëni me tepër lëshime. Beqaret do jene te angazhuar me projekte profesionale dhe nuk do mund te mendojnë për jetën sentimentale. Financat do vazhdojnë te mbeten po njësoj. Shpenzoni me kujdes qe te mos përballeni me vone me vështirësi.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Klima ne çift do jete mjaft pasionante gjate kësaj dite. Partneri do ju beje shpesh te ndiheni si ne ëndërr dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment prej tij. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa fat. Ne planin financiar disa do arrijnë jo vetëm ta stabilizojnë situatën, por te kenë edhe përmirësime te ndjeshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8 8 6 4 1 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 195, 198, 222, 263, 320, 331, 444, 596, 612, 641, 981. Numra me 4 shifra: 1188, 2110, 2144, 5415, 6321, 6669, 8481, 8596. Numra me 6 shifra: 111020, 125064, 218236, 230222,

248503, 257945, 261259, 326999, 374641, 464374, 515154, 525554, 530214, 541625, 631285, 685341, 725355, 796521, 915180, 966623. Numra me 7 shifra: 1510944, 2256663, 6454028, 7848581.

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mund t’i shmangni dot krizat ne çift dhe do vuani shpeshherë ne heshtje. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do ua mbushin aq shume mendjen sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar ka ardhur koha ta menaxhoni me më tepër kujdes paranë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Tregohuni sa me diplomate sot ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do jete me nerva dhe nuk do duroje gjithçka. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën. Jeta sentimentale e beqareve do marre një kthese edhe me te mire se me pare. Shume shpejt do jete ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa strikte pa qene shume vone.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jo për te gjithë çiftet jeta sentimentale do jete e mire sot. Ata qe kane pasur debate do i japin fund gjithçkaje, ndërsa ata qe kane pasur një periudhe te qëndrueshme do i shtojnë dozat e komunikimit. Beqaret do jene joshës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Kombinimi i yjeve do jete i favorshëm për financat.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ditën e sotme nuk do mund ta harroni për një kohe te gjate. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje t’i harroni te gjitha telashet qe mund te keni ne fusha te tjera. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap gjate kësaj dite sepse mundësitë nuk do jene te mira. Situata financiare do lere për te dëshiruar kështu qe shmangni çdo lloj investimi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dialogu, mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe do doni te mos ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do jene me te shoqërueshëm me personat qe sapo do takojnë. Disa prej tyre do iu tërheqin vëmendjen. Me ne fund financat do jene me te mira.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, sot do rilinde serish dielli. Do flisni me hapur me njeri-tjetrin dhe do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa takime mbresëlënëse. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Financat do përmirësohen fale një shume te ardhurash qe do iu japin disa te afërm. Pranojini pa bere zë sepse do iu duhen.

PESHQIT (20/II-19/III) Shprehni gjithçka qe ndjeni dhe gjithçka qe mendoni gjate kësaj dite. Me mire t’i keni gjerat te hapura me partnerin ne mënyrë qe te mos keni probleme me vone. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime nga me te shumtat. Ne planin financiar do tregoheni strikte dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara mire.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

22.01.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22 janar

1879

15

Nuk ka parime, ka vetëm ngjarje. Nuk ka të mirë e të keqe, ka vetëm rrethana. Njeriu superior martohet me ngjarjet dhe rrethanat në mënyrë që t’i udhëheqë ato. Nëse do kishte parime dhe ligje të ngulitura, kombet nuk do t’i këmbenin ato siç ne ndërrojmë këmishat dhe një njeri nuk pritet të jetë më i mençur se një komb i tërë. -Balzak

Triumfi i zuluve Humbja në Isandhlëana ishte pasojë e arrogancës britanike dhe inkompetencës së komandantit të tyre, Lord Chelmsford por edhe shkak i kurajës së zuluve dhe taktikave dhe epërsive të tyre numerike. Shaka, themeluesi i kombit zulu e kishte kthyer popullin e vet në një makinë fituese lufte në vitet 1820. Kur nipi i tij Cetshwayo u ngjit në fron në vitin 1873, Zululandi kërcënohej nga britanikët, të cilët kishin si synim bashkimin e Afrikës së Jugut si një koloni të udhëhequr nga të

bardhët. Kur Cetshwayou e refuzoi një ultimatum britanik për t’i dhënë fund sovranitetit zulu, Britania pushtoi. Chelmsford dhe ushtria e tij prej 17 mijë vetash e ngritën kampin e përkohshëm në këmbë të malit Isandhlëana. Por ai neglizhoi t’i tërhiqte vagonët ushtarakë nën një fortifikatë për të mbrojtur kampin. Duke përforcuar një prej kalorësve zbulues që ishte ndeshur me një forcë zulush prej 1500 vetësh, ai e ndau forcën e tij në dy pjesë, duke lënë 1700 vetë në Isandhlaëana nën

kolonel-lejtnantin Pulleine. Më 22 janar Pulleine u lajmërua se zulutë po përparonin drejt kampit. Ushtria zulu me 20 mijë vetë ra mbi britanikët e papërgatitur. Vetëm 350 vetë mbijetuan. Të vdekurit u copëtuan në një ritual nga fituesit sipas një zakoni për të çliruar shpirtrat e tyre. Zulutë humbën rreth 1500 vetë. Kjo ishte një humbje e rëndë për imperializmin viktorian në pik të vet dhe iu atribuua pothuajse krejtësisht nënvlerësimit të armikut nga Chelmsford.

Blitz

Flickr

109

Mijë e 884 km2 është sipërfaqja e Kubës.

11.2

Milionë banorë është popullsia e Kubës.

102.4 Banorë për km2 është dendësia e popullsisë së Kubës.

2.1

Milionë banorë është popullsia e kryeqytetit të Kubës, Havana.

Titulli: Albania 2007: Waiting for the Train foto: Erik Stewart

Në Facebook Erion Delvina Tërmete si ky, Durrësi ka plot.

Alma Lama Kokëforti për pavarësi, vizionari, properëndimori Ibrahim Rugova...Kosova e përkujton sot me respekt!

Haris Vongli Nga malli për Londrën, shiu i këtushëm më duket diell dhe i lehtë, i bukur. Më fanepsen tendat e mëdha, vitrinat e shndritshme, parqet e gjelbra me aromë passhiu, fytyrat e qeshura të gjithë kulturave e ngjyrave botërore. Herë strukesha të mbrohesha, aq larg, në ndonjë cep të lexoja një kapitull libri. Dhe herë ecja krenare majë takave, të kapja autobusët e kuq a ndonjë taksi rrallë bosh. Ka aq shumë gjallëri atje jashtë. Dhe unë shumë mall, kaq shumë mall për madhështinë e gjërave dhe më të vogla. hv

Lutfi Dervishi Pyetja që tregon se gazetari nuk ka të ardhme: “Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?”

Aldona Luari

21 janari është kthyer në “ditën ndërkombëtare të shfajësimit të politikës”. Mund edhe të heshtnin e të “ulnin” kokat sa për sy e faqe. Por jo. Vazhdojnë të tregojnë përralla me mbret, a thua sikur kanë kaluar 100 vjet që nga ajo ditë e jo vetëm tre.

gazetamapo@gmail.com

RRUGA E GJATË E EVOLUCIONIT ESTETIK TË HASHIM THAÇIT Evolucioni nuk ka punuar askund më shumë se sa në pamjen e jashtme të Hashim Thaçi, veçmas në frizurën e tij, në një hark kohor prej 15 vitesh. Të gjithë ata që sot i kanë mbi 30 vjeç sigurisht i kanë të freskëta imazhet e një djaloshi, atëbotë nën moshën 30-vjeçare, tek i printe delegacionit shqiptar të Kosovës në Rambuje. Ndoshta jeta në ilegalitetit kishte bërë që në vitin 1999 Hashim Thaçi të lajmërohej përpara publikut me tipin e frizurës që - ta themi me gjysmë zemre - ka qenë deri diku në trend në vitet e 80-ta. Sigurisht frizura e Hashim Thaçit nuk do të binte në sy aq shumë, sikur dendësia e qimeve në kokën e tij të mos ishte e përmasave të papara. Prandaj, rreziku për të eksperimentuar ishte vazhdimisht prezent. Një qethje joadekuate vinte në spikamë mungesë të madhe të shijes, e që ndoshta më

shumë se sa faj i tij do të mund të ishte faj i atyre berberëve, që sot fare lehtë do të mund të paditeshin në secilën gjykatë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Kryeministri Thaçi dhe look-u i tij do të mund të ndahej së paku në tri faza. Faza e parë që përfshin kohën e luftës dhe vitet e para të pasluftës. Në këtë kohë Thaçi kishte flokë të zeza skëterrë, e që kombinohej gjithashtu me një mungesë të shijes në gardërobë. Në trupin e tij kryesisht dominionin rrobat me ngjyra të hapura, e këmishat me ngjyra të mbyllura e më mëngë të shkurtra. Kravatat gjithashtu linin tepër për të dëshiruar. Diku rreth viteve 2003-2004, atëkohë Kryetari i PDK-së, vërehet se ishte duke bërë përpjekjet e para për të depërtuar në trendet e veshjes, por ajo që edhe më tutje e tërheq fuqishëm prej këmbëve është frizura e tij. Sidomos ishte për keqardhje ngurrimi i berberëve

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

për të vu dorë në shtëllungën e tij, që tash kishte filluar edhe të fitonte qimet e para të bardha. Faza e tretë, ku edhe më tutje operon Kryeministri Thaçi, ka filluar për të diku në fund të vitit 2005. Kjo është koha kur ai e merr hapin e tij më të guximshëm - ndoshta një hap i tillë mund të krahasohet veç me hapin që e kishte ndërmarrë për të nisur luftën me Serbinë. Kjo është koha kur ai është përballur sy me sy me frizerin dhe e ka toleruar atë që përfundimisht, e njëherë e mirë t’ia lë shëndenë ballukeve të tij. Kjo reformë në dukjen e tij nuk i ka rënë në sy vetëm Gazetës Express, e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Se si duket, e se si vishet Kryeministri Thaçi, kanë shkruar mediat më prestigjioze botërore, si The New Yorker, Time Magazine e New York Times. *Express

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 22.01.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

E përmuajshme, Nr. 40, Viti II i botimit, 2013, Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

me Madame

Nr. 40 Viti II i botimit dhjetor 2013

Çmimi 300 Lekë

dossier

SHPIRTI I FESTAVE TË ANJEZA MAJËS, REZARTA SKIFTERIT DHE SAIMIR BRAHOS ide dhuratash dhe këshilla dekori

Elia Zaharia Ndryshe nga Mbretëresha e borës së Andersenit, Elia Zaharia është princesha e ëmbël e bardhësisë, që me rrëfimet e saj sjell magjinë e ngrohtë të festave. Nga kujtimet e fëmijërisë me pakot me lodra te mbrëmjet gala në Oborrin mbretëror...

EVI REÇI FLAKA KRELANI MIRA KAZHANI ËNGJËLLUESHE SHQARI IVA TIÇO FLEURA SHKËMBI

personazh ENXHI CUKU HIRUSHJA E RE E KINEMASË SHQIPTARE

fashion

ËNDRRAT E NJË NATE DIMRI


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.