Mapo 22 tetor ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shqipëria si kundërpeshë e Gazpromit, shanset e ngritjes së një superfuqie Nga Borut Grgic/ Hurriyet

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 22 tetor 2013. Numër 1044. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Qeveria heq tollonat e naftës për kryebashkiakët dhe 31 institucione

hapen konkurset

Nisin ndryshimet në Arsim, ikin 12 drejtorë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha dje se janë zgjidhur kontratat me 59 zyrtarë të arsimit, të gjetur me shkelje, mes të cilëve edhe 12 krerët e drejtorive arsimore. Bëhet publik raporti i inspektimit në 26 shkolla, ku rezulton se mësuesit punësohen si IT apo inxhinierë. Hapet konkursi për 12 drejtorët e rinj, të cilët do të seleksionohen në një dëgjesë publike. Nikolla: Do të çlirojmë arsimin nga mediokriteti dhe propaganda politike Reforma në Arsim nis nga “piramida” e drejtorive. 12 drejtorët në qarqe janë larguar nga detyra, pas një inspektimi të kryer në të gjithë vendin, e njëkohësisht është shpallur konkursi për

zëvendësimin e tyre. Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në një konferencë për mediat tha se situata në arsim është më keq se ç’ishte menduar... Faqe 3

Gjysma e ILDKP denoncon shefen: Ka bllokuar kontrollin e pasurive Basha në një takim me të zgjedhurit vendorë të PD-së

Qeveria përjashton nga bonusi për transport drejtuesit e pushtetit lokal në qarqe, prefektët dhe drejtuesit e policisë. Numri i funksionarëve që do të përfitojnë këtë bonus ulet 187 persona nga 624 funksionarë që përfitojnë Faqe 7

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Unë jam gegëshqiptari i dyzuar brenda nesh

Blog Gilman Bakalli

Shiko të vdekurit për të kuptuar si janë të gjallët

koment Reis Çiço

Një Këshill Ekonomik Kombëtar për Shqipërinë…

koment Zef Preçi

Pak histori për dialogun publik-privat dhe Këshillin Konsultativ...

Zana Xhuka

Shqiptarët, trafik nga qelia me 200 kg heroinë dhe 500 kg hashash Policia italiane lëshon 71 urdhër-arreste për një rrjet gjigant, ku vetëm herën e fundit trafikoi 200 kg heroinë dhe gjysmë toni hashash. Nga shqiptarët e implikuar, 4 ndodhen në qeli për krime të tjera. Ja si vepronin “celulat” e organizatës

Përgjithësisht, kritikët e librave në Shqipëri nuk janë edhe aq mendjehapur...

Për të kuptuar shkallën e qytetërimit të një vendi, shiko varrezat...

Rreth 30 nga 42 punonjësit e ILDKP kallëzojnë në prokurori Zana Xhukën për shpërdorim detyre dhe vjedhje. “Inspektorja e Përgjithshme refuzon të firmosë kallëzime dhe gjoba për abuzime me qindra mijë dollarë”. ILDKP nuk reagon

200 kilogramë heroinë dhe gjysmë toni hashash ishte sasia e fundit që një rrjet ndërkombëtar trafikantësh kanë mundur të çojnë në Itali, pak kohë para arrestimit të tyre. Plot 71 persona mes të cilëve edhe 9 shqiptarë janë pjesë e një super-rrjeti me shtrirje në Kosovë, Bosnje, Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Ellenica”. Hetimet për këtë grup trafikantësh janë drejtuar nga... Faqe 6

zonat muzeale

Detyra e re e deputetit

Zbardhet raporti: Berati dhe Gjirokastra vlejnë 78 mln euro

FAQE 13

Rreth 30 punonjës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kanë firmosur një kallëzim penal kundër drejtueses së këtij institucioni, zonjës Zana Xhuka, të cilën e akuzojnë për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Kallëzuesit nuk janë identifikuar publikisht, por nëpërmjet një njoftimi për mediat, ata thonë se ky denoncim tashmë i ka shkuar Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe... Faqe 4

letër e hapur / 11

Faqe 16

Alma Lama

Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë I nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur. Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me...


2

afër/larg

1

Raporti i auditit\ LSI, 47

milionë lekë shpenzime për zgjedhjet e qershorit

Faqe 4

politikë / Gjysma e ILDKP

denoncon shefen: Ka bllokuar kontrollin e pasurive

Faqe 5

kronika: Shqiptarët, trafik

nga qelia me 200 kg heroinë për organizatën në Itali

Faqe 6

Po ashtu plani duhet të parashikojë edhe ndërtimin e termocentraleve me gaz në Shqipëri dhe linjave nënujore të interkonjeksionit me Italinë dhe linjën tokësore me Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë.

Kjo është pak a shumë ideja për krijimin e një qendre rajonale të gazit në Shqipëri dhe Europa (BE) duhet të angazhohet në zhvillimet e energjisë në rajon dhe ta ndihmojë Shqipërinë që të bëhet një kundërpeshë në Ballkan për Gazprom-in rus. Kjo është në përputhje me objektivat e përgjithshme të energjisë së Europë dhe do të ndalojë që rajoni të bëhet viktimë e fiksimit të çmimeve të energjisë dhe dominimit politik të Moskës.

Shqipëria si kundërpeshë e Gazpromit, shanset e ngritjes së një superfuqie Nga Borut Grgic/ Hurriyet*

S

hqipëria s’ka qenë kurrë një lojtar i rëndësishëm në Ballkan, të paktën jo në fushën e energjisë. Por tani që gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) është një realitet, Shqipëria ka mundësinë për të ndryshuar fatin e saj për t’u bërë një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit. Sot, e ardhmja e energjisë në Ballkan është e rrezikuar në shumë mënyra. Infrastruktura është në pjesën më të madhe e vjetër dhe ka nevojë për përmirësim. Termocentralet e vjetra janë akoma në funksion dhe duhet të mbyllen për të përmbushur rregullat mjedisore të BE-së. Energjia bërthamore nuk ekziston dhe mikroklima e ka bërë energjinë e hidrocentraleve jashtëzakonisht të paparashikuar, dhe në rastin e Shqipërisë krejt të paqëndrueshme. Burimet e reja të energjisë janë të nevojshme për të vitalizuar ekonominë në terma afatgjatë. Gazi natyror është në dispozicion, i besueshëm dhe me çmime konkurruese, por duhet të sigurohen pika të ndryshme aksesi. Nuk është në interesin e askujt që ky hendek energjie në rajon të mbushet vetëm nga Rusia, e cila ka tashmë nën kontroll tregun e gazit natyror në Serbi. Gazprom po ndjek një politikë agresive për zgjerimin në rajon mbështetur nga projekti Rrjedha e Jugut. Ky gazsjellës synon që të mbulojë të gjithë rajonin e Ballkanit, dhe është projektuar të kalojë nga Bullgaria përmes Sllovenisë për në Itali, duke e mbushur tregun ballkanik me gaz rus. Lufta e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës është një shembull i mirë se çfarë do të thotë në terma afatgjatë të bësh tregti me një monopol të shtetit rus: përfundimisht duhet të paguash një çmim politik

ose çmimet e gazit rinegociohen në mënyrë të njëanshme ose gazi të mbyllet fare. Kjo është një perspektivë e keqe për konsumatorët dhe industrinë e Ballkanit, e cila në mënyrë që të zhvillohet dhe të konkurrojë globalisht, ka nevojë jo vetëm për energji të qëndrueshme dhe të besueshme, por edhe për energji me çmim në bazë të tregut. Përpjekjet që po bëhen nga qeveritë ballkanike për të ofruar stimuj me taksa për industrinë evropiane, janë asgjë nëse furnizimi me energji është i pasigurt dhe çmimi fiksohet politikisht. Fakt është se gazi rus është tre herë më i shtrenjtë sot se gazi amerikan. Çmimi botëror për gazin natyror ka rënë këto vite, ndërkohë që çmimet e energjisë elektrike që bazohen kryesisht nga importi i gazit rus, nuk kanë ndryshuar shumë. Kjo për shkak se kushton më shumë për të nxjerrë, pompuar dhe për të dërguar gazin rus sesa projektet alternative. Kjo sepse teknologjia ruse e nxjerrjes së gazit është e vjetruar dhe aksesi në këtë gaz nuk është i lehtë. Rajoni i Ballkanit ka nevojë për një alternativë ndaj Gazprom, dhe zhvillimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit duhet të mbështetet edhe nga Bashkimi Europian. Kjo është e mirë për konkurrencën afatgjatë të çmimeve në Ballkan. Në mënyrë që Shqipëria të funksionojë si një

Rajoni i Ballkanit ka nevojë për një alternativë ndaj Gazprom, dhe zhvillimi i Shqipërisë në një qendër rajonale të shpërndarjes së gazit duhet të mbështetet edhe nga Bashkimi Europian. Kjo është e mirë për konkurrencën afatgjatë të çmimeve në Ballkan. Në mënyrë që Shqipëria të funksionojë si një qendër rajonale, duhet të ketë akses në tregun e gazit likuid dhe gazit kaspik.

Burimet e reja të energjisë janë të nevojshme për të vitalizuar ekonominë në terma afatgjatë. Gazi natyror është në dispozicion, i besueshëm dhe me çmime konkurruese, por duhet të sigurohen pika të ndryshme aksesi.

qendër rajonale, duhet të ketë akses në tregun e gazit likuid dhe gazit kaspik. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të ndërtojë një terminal për gazin e lëngshëm, depozita të mëdha për të ruajtur gazin, një tubacion që do e transportojë gazin në Shqipëri dhe tubacione që e çojnë këtë gaz në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci. Po ashtu plani duhet të parashikojë edhe ndërtimin e termocentraleve me gaz në Shqipëri dhe linjave nënujore të interkonjeksionit me Italinë dhe linja tokësore me Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë. Marrëveshja për gazsjellësin TAP do të sjellë gazin azer përmes rajonit drejt Italisë, parashikon një sasi prej 10 bcm (Njësi matëse për gazin), por ajo mund të përmirësohet deri në 20 bcm pasi gazsjellësi të fillojë punë. Një tjetër marrëveshje e veçantë mund të nënshkruhet në atë kohë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit për këtë 10 bcm shtesë. N ë m ë ny r ë a l t e r n a t ive , ko m p a n i a shtetërore e gazit në Azerbajxhan, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe BE-në, mund të ndërtojnë një gazsjellës alternativ të dedikuar për Shqipërinë i cili mund të lidhet me TANAP (Gazsjellësi që lidh Turqinë me burimet e gazit në detin Kaspik). Kjo është pak a shumë ideja për krijimin e një qendre rajonale të gazit në Shqipëri dhe Europa (BE) duhet të angazhohet në zhvillimet e energjisë në rajon dhe ta ndihmojë Shqipërinë që të bëhet një kundërpeshë në Ballkan për Gazprom-in rus. Kjo është në përputhje me objektivat e përgjithshme të energjisë së Europë dhe do të ndalojë që rajoni të bëhet viktimë e fiksimit të çmimeve të energjisë dhe dominimit politik të Moskës.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.10.2013

3

Nis reforma edhe në Arsim, ikin 12 drejtorët e qarqeve Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha dje se janë zgjidhur kontratat me 59 zyrtarë të arsimit, të cilët janë gjetur me shkelje. Bën publike raportin e inspektimit në 26 shkolla dhe paralajmëron ndryshime të tjera. Hapet konkursi për 12 drejtorët e rinj Reforma në Arsim nis nga “piramida” e drejtorive. 12 drejtorët në qarqe janë larguar nga detyra, pas një inspektimi të kryer në të gjithë vendin, e njëkohësisht është shpallur konkursi për zëvendësimin e tyre. Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në një konferencë për mediat tha se situata në arsim është më keq se ç’ishte menduar. “Nga dëshmi prindërish, histori mësuesish e ngjarje të treguara nga nxënësit, e dinim që situata në sistemin tonë arsimor ishte e rëndë. Por as në makthin tonë më të keq, nuk e imagjinonim dot që gjërat ishin aq keq sa i gjetëm”, - tha ministrja Nikolla, teksa komunikoi masat e marra deri tani. Ajo shtoi më tej se është realizuar zgjidhja e menjëhershme e kontratës për 59 zyrtarë të implikuar në shkelje të hapur të ligjit, përfshi edhe 12 drejtorët në të gjitha qarqet, janë paralajmëruar 13 punonjës dhe kanë marrë vërejtje 5 të tjerë. “Për shkelje

të konstatuara, drejtorët që shkarkohen si dhe ata që nxituan të japin dorëheqjen, pasi u përballën me faktet e keqmenaxhimit dhe shkeljet e konstatuara nga ekipi auditues, sigurisht do të përballen edhe me forcën e ligjit”,- paralajmëroi ministrja e Arsimit. Shkeljet e konstatuara

Inspektimi i kryer në 12 drejtoritë e qarqeve ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh në sistemin arsimor. Grupi i punës nuk ka gjetur urdhra për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të punonjësve e as vlerësime mbi bazën e dosjeve të tyre personale. “Kriteri i vetëm përzgjedhës ka qenë militantizmi dhe jo profesionalizmi. Ndaj dhe mësuesi i letërsisë emërohet në detyrën e përgjegjësit të IT-së, apo, diku tjetër, një specialist me diplomë për gjuhë–letërsi emërohet inxhinier ndërtimi”,- denoncoi dje ministrja e Arsimit. Në raportin e bërë dje publik rezulton se në 26 shkollat e monitoruara, 119 mësues

ishin emëruar mbi normën e përcaktuar. Specialistët, në shumë raste, nuk kanë përshkim pune. Ata, ose nuk kanë produkt, ose punojnë tërësisht jashtë funksioneve apo sektorit të tyre. Nuk ekziston një procedurë standarde e vlerësimit të arritjeve (performancës) të punonjësve. Sipas ministres Nikolla, kjo situatë nuk mund të vazhdojë më!

Në raportin e bërë dje publik rezulton se në 26 shkollat e monitoruara, 119 mësues ishin emëruar mbi normën e përcaktuar. Specialistët, në shumë raste, nuk kanë përshkim pune.

Kriteret për emërimet e reja

Pas shkarkimeve nga detyra, Ministria e Arsimit ka hapur procedurat e konkurrimit për vendet e mbetura vakante në 12 drejtoritë arsimore rajonale. “Seleksionimi do bëhet duke u bazuar në kritere të qarta të shpallura publikisht dhe në transparencë publike të plotë. Do ketë 13 finale publike mes 3 deri në 5 kandidatë, përballë një jurie prestigjioze të përbërë nga personalitete të arsimit”,- bëri me dije ministrja Nikolla, e cila u shpreh e vendosur për të çliruar arsimin shqiptar nga mediokriteti, paaftësia dhe propaganda politike. Në faqen online të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit janë publikuar kriteret për pozicionin e drejtorit të DAR. Përveç kritereve të përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil, kandidatët duhet të kenë mbaruar Master Shkencor për mësuesi. Por ky është veçse një nga kriteret e kërkuara. Eksperienca është një tjetër pikë e rëndësishme, ku kërkohen 5 vjet përvojë profesionale dhe menaxhuese.

Rama: Shqipëria i detyrohet një ndjesë Gjermanisë Kryeministri pohon në një intervistë për DW se arka e shtetit është bosh, por Shqipëria nuk vuan nga kriza e likuiditetit Kryeministri Edi Rama përsëriti alarmin se arka e shtetit është bosh, por shtoi se Shqipëria nuk vuan nga kriza e likuiditetit. Në një intervistë për DW, ai tha se: “Bankat kanë shumë likuiditet madje, por arsyeja përse ato nuk kreditojnë lidhet me ngërçin e madh ku e ka zhytur eko-

nominë borxhi i madh ndaj sipërmarrjes”. Rama shtoi se sistemi në Shqipëri është ende larg të qenit një sistem që i mban njerëzit që punojnë në shtet larg tundimeve të korrupsionit dhe shprehu angazhimin e tij për ta ndryshuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, Rama tha se nuk janë aty ku duhej të ishin. “Kam pasur rastin ta them dhe po e përsëris edhe për ‘Deutsche Welle’-n sot, se qeveria e Shqipërisë i detyrohet një ndjesë Gjermanisë për sjelljen krejt të pakuptueshme në raport me një

kontribut të shkëlqyer gjerman lidhur me interkonjeksionin Shqipëri-Kosovë, që besoj ka lënë pas edhe gjurmë mbresash jo fort të pëlqyeshme tek Gjermania, e cila është donatori më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe një pikë referimi për ne”, - tha ai. Lidhur me krizën financiare, Rama tha se Shqipëria nuk është në kushtet që mund të kërkojë ndihmë nga BE, por e ka bërë këtë me institucione si FMN, Banka Botërore apo një grup ekspertësh të nivelit të lartë botëror. Administrata është një tjetër çështje e diskutueshme, të cilin

kryeministri e sheh si pjesë të sfidës për t’u anëtarësuar në BE. “Ne jemi të vetëdijshëm për traditën e shëmtuar të rotacioneve që shkatërrojnë administratën për qëllime politike dhe mbi baza krejt të paqëndrueshme të zëvendësimit të disave me disa. Po kështu jemi të vetëdijshëm që njerëzve më të talentuar dhe më të përgatitur që duan t’i shërbejnë shtetit, t’u krijohet mundësia për t’i shërbyer shtetit përmes konkursesh tërësisht transparente, bazuar në ligjin për nëpunësin civil dhe me qëllim meritën dhe vetëm meritën”, - tha ai.

Emërimet

Juri dhe dëgjesë publike për kandidatët Ministria e Arsimit u kërkon të gjithë kandidatëve për drejtor të drejtorive rajonale të paraqesin kërkesën e tyre deri më 28 tetor. Një kërkesë për konkurrim, CV, dy letra rekomandimi, fotokopje të diplomës dhe librezës së punës si dhe dëshmi të gjuhëve të huaja apo njohurive kompjuterike janë të nevojshme. “Pas verifikimit paraprak, më datë 05 Nëntor 2013 në selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të shpallet lista e konkurrentëve, të cilët kanë plotësuar kërkesat dhe do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do zhvillohen finalet publike përballë një jurie prestigjioze. Konkurrimi do të bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2004-2015, Kodin e Procedurave Civile, Legjislacionin e shërbimit civil etj”,-thuhet në njoftimin e hapjes së konkurrimit. Krerët e drejtorive arsimore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin tonë arsimor. Prej tyre varen më pas emërimet në të gjitha qarqet për arsimtarët, të cilët përbëjnë edhe numrin më të madh të buxhetorëve në vend.


4

fokus

ngjarje e ditës

Shpenzimet totale që LSI-ja ka kryer nuk e kalojnë kufirin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ndërsa është vërejtur se të gjitha shpenzimet e kryera gjatë fushatës elektorale janë dokumentuar duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi.

Raporti i auditit LSI, 47 milionë lekë shpenzime për zgjedhjet e qershorit Për LSI-në kanë kontribuar dy donatorë në vlerën e 950.000 lekëve, ndërsa donacionet me vlerë më të vogël se 100.000 lekë kanë arkëtuar për LSI-në shumën e 201.600 lekëve TIRANË Lëvizja Socialiste për Integrim është treguar e kursyer në shpenzimet e saj për fushatën zgjedhore të 23 qershorit. Në raportin përfundimtar të auditit të pavarur për fondet e përdorura nga LSI-ja për periudhën majqershor 2013 (e depozituar tashmë në KQZ) thuhet se kjo forcë politike ka shpenzuar 47.194.359 lekë të reja, ndërsa shuma totale e fondeve të përfituara ka qenë 25.334.368 lekë. Nga raporti rezulton gjithashtu se LSI-ja ka de t y r i m e t ë p a l i ku i du a r a n ë vlerën e 22.974.922 lekëve. Edhe pse mori një rezultat të kënaqshëm, numri i donatorëve për këtë forcë politike ka qenë vetëm dy. Dy donatorët të cilët kanë firmosur edhe deklaratën tip të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas së cilës ata nuk kanë asnjë konflikt interesi për financimin e kësaj force politike, kanë kontribuuar në vlerën e 950.000 lekëve ndërsa donacion e t m e vl e r ë m ë t ë vo g ë l s e 100.000 lekë kanë arkëtuar për LSI-në shumën e 201.600 lekëve. Në raportin përfundimtar të auditit të pavarur vërehet gjithashtu se LSI-ja nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për konsulencë.

Ndërsa shpenzime të konsiderueshme ajo ka pasur për spotet publicitare, në vlerën e 38.868.078 l e k ë ve. L S I-j a k a shp e n z u a r 640.000 lekë të reja për qira salle gjatë fushatës, si dhe 5.200.927 leke te reja për flamuj, bluza, postera, fletëpalosje, banderola si dhe materiale të tjera. Pagat e punonjësve të LSI-së për muajin Maj dhe Qershor në vlerën 938.450 lekë janë konsideruar shpenzime të fushatës zgjedhore e po aq edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore që llogaritën në vlerën e 247.986 lekëve. Sipas ekspertit kontabël që ka përpiluar raportin, shpenzimet totale që LSI-ja ka kryer nuk e kalojnë kufirin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ndërsa është vërejtur se të gjitha shpenzimet e kryera gjatë fushatës elektorale janë dokumentuar duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi. Në raport thuhet gjithashtu se pasqyrat dhe evidencat mbështetëse të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore në zgjedhjet p ë r k uve n d i n p a r a q e s i n n ë mënyrë të sinqertë në të gjitha aspektet materiale fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore.

shpenzimet

Fondet e përfituara Fondi për fushatën zgjedhore 2013

3.100.410

Fondi i përmuajshëm

1.000.000

Rexhep Ballmi Në raportin përfundimtar të auditit të pavarur vërehet gjithashtu se LSI-ja nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për konsulencë. Ndërsa shpenzime të konsiderueshme ajo ka pasur për spotet publicitare, në vlerën e 38.868.078 lekëve.

200.000

Aldit Tabaku

750.000

Donacione me vlerë më të vogël se 100.000

201.600

Fonde të krijuara nga kartat e anëtarësisë

147.600

Fonde të krijuara nga marrëveshje me palët e treta 118.889 Përfitim nga reklama televizive sipas Kodit TCH

14.931.493

Media Vision sha

538.661

Mjete monetare gjendje në fillim në bankë

4.345.731

Shuma totale e fondeve

25.334.368

Bylykbashi: Nuk ndalemi nga beteja për Aktin Normativ

Berisha: Për ditëlindje mora 12 mijë mesazhe urimi

TIRANË Edhe pse bojkotuan mbledhjen e komisionit të

TIRANË Kur kanë kaluar pesë ditë nga festimi i

Ligjeve, ku më shumë se një javë më parë po diskutohej Akti Normativ i qeverisë për “Nëpunësin civil”, të rikthyer tashmë në Kuvend, në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni ku në rend të ditës ishte miratimi i kalendarit 3-javor dhe jo vetëm, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se ky komision kishte për detyrë që t’i vinte fre “anti-kushtetutshmërisë së Aktit Normativ”. “Ky komision kishte për detyrë të ishte filtri i parë i madh, i cili do t’i vinte fre anti-kushtetutshmërisë, por nuk e bëri. Gjithsesi ne, betejën për ligjin dhe Kushtetutën do ta vazhdojmë”, - tha dje nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj deklaroi se kjo ishte çështje e mbyllur tashmë. ”Ky është opinioni nga ana juaj. Ne kemi shprehur opinionin tonë në mbledhjen e komisionit edhe në seancën parlamentare dhe gjykoj se sot këtu nuk është vendi për të folur për Aktin Normativ, por për kalendarin e punimeve të komisionit”, - tha Xhafaj. Pas kësaj replike, komisioni i Ligjeve miratoi tri marrëveshje të firmosura nga qeveria e mëparshme, të cilat kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes.

ditëlindjes së tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh falenderimi, ku ndër të tjera ai shkruan se ka marrë 12 mijë mesazhe urimi. “Të dashur miq, këtë vit pata fatin e madh që Zoti, në një koincidencë hyjnore frymëzuese për mua, bëri të mundur që unë më dt.15 tetor të festoj Kurban Bajramin dhe ditëlindjen time. Por urimet e ngrohta e miqësore të miqve nga Shqipëria dhe mbarë bota që vërshuan në këto festa ishin gëzimi dhe mirësia e asaj dite. Ato i bënë këto, festat më të ngrohta, më të ndjera, më të hareshme dhe më frymëzuese të jetës sime. Në Facebook, në mesazhe, në What’s’app dhe email unë kam marrë 12 mijë mesazhe urimi. Në pamundësi reale për t’u përgjigjur, siç e meriton secili prej tyre, unë me këtë mesazh dua të falenderoj çdonjërin prej tyre me mirënjohjen më të thellë…Unë dua gjithashtu të falenderoj me mirënjohje të veçantë edhe 107 mijë miq të FB, që patën mirësinë të shprehin urimin e tyre me pëlqime në statuset e rrjetit tonë kushtuar dy festave”,- shkruan Berisha në FB.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

0

35 000

kallëzime

Kallëzuesit e shefes së tyre pohojnë se është viti i parë që ILDKP nuk ka bërë asnjë kallëzim në prokurori. Zero kallëzime penale për 2012-2013, zero masa administrative, zero parandalim dhe zgjidhje konflikti interesi.

22.10.2013

5

Lekët e bonusit për transportin e zyrtarëve pa makinë, në kallëzim thuhet se janë shpërdoruar. “Znj. Zana Xhuka ka në përdorim personal makinën me targa zyrtare të ILDKPKI, gjithë sasinë e naftës prej 7000 litrash, shoferin personal dhe nuk duhet ta përfitonte këtë bonus”

denoncimi

Pranga policit, ngacmoi seksualisht fqinjën 45-vjeçare Një punonjës policie ka përfunduar në pranga, pas denoncimit të fqinjës së tij se e ngacmonte seksualisht. Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe ka për protagonist një 50-vjeçar, punonjës i patrullës së qarkullimit rrugor. Pas denoncimit polici është arrestuar me urdhër të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, ndërsa priten hetimet e mëtejshme për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Por nga ç’u bë publike pasditen e djeshme, arrestimi i 50-vjeçarit Petrit B. u realizua pranë Urës së Mbrostarit në Fier. Vetëm pak kohë më parë ai ishte kallëzuar në polici nga fqinja e tij 45-vjeçare për ngacmim seksual. Gruaja ka pohuar në polici se fqinji i saj shfrytëzonte detyrën, ndërsa ushtronte vazhdimisht presion mbi të. Kallëzimi i ka kaluar SHKB-së, e cila ka firmosur edhe urdhër-arrestin për punonjësin e policisë së Fierit. Ky i fundit, gjatë seancës së marrjes në pyetje ka mohuar akuzat, ndërkohë që ngjarja është ende në proces hetimi.

Gjysma e ILDKP denoncon shefen: Ka bllokuar kontrollin e pasurive Rreth 20 nga 42 punonjësit e ILDKP kallëzojnë në prokurori Zana Xhukën për shpërdorim detyre dhe vjedhje. “Inspektorja e Përgjithshme refuzon të firmosë kallëzime dhe gjoba për abuzime me qindra mijë dollarë”. ILDKP nuk reagon Leonard Bakillari Rreth 30 punonjës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kanë firmosur një kallëzim penal kundër drejtueses së këtij institucioni, zonjës Zana Xhuka, të cilën e akuzojnë për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Kallëzuesit nuk janë identifikuar publikisht, por nëpërmjet një njoftimi për mediat, ata thonë se ky denoncim tashmë i ka shkuar Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe drejtuesve të institucioneve kryesore në vend. Që në nisje të kallëzimit, zyrtarët e ILDKP-së thonë se emërimi i zonjës Xhuka në krye të këtij institucioni është në kundërshtim me ligjin, i cili përcakton se kryeinspektori duhet të jetë jurist ose ekonomist-financier dhe të ketë jo më pak se 10 vite në këtë profesion. “Arsimimi i saj i papërshtatshëm me detyrën aktuale dhe mospasja asnjë lidhje profesionale me ILDKP-në, ka sjellë bllokimin total të punës në institucionin tonë, paaftësi të plotë në kryerjen e detyrave që ngarkon ligji, falsifikime, shpërdorim të detyrës dhe vjedhje nga ana e Inspektores

së Përgjithshme, që prej emërimit të saj e deri më sot”- thuhet në kallëzim. Por akuzat e gati gjysmës së stafit nuk mbarojnë me kaq. Ata thonë se eprorja e tyre ka larguar nga shërbimi civil Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtoren e Burimeve Njerëzore dhe Drejtoren Juridike në kundërshtim flagrant me ligjin, edhe pse gëzonin statusin e nëpunësit civil. Shkaku i largimit të tre zyrtarëve të lartë, sipas kallëzimit është se “ata nuk pranuan të firmosnin urdhrat e saj të kundërligjshëm lidhur me administrimin e deklaratave të interesave private për subjekte të veçantë dhe përfitimin e padrejtë nga ana e saj të vlerave monetare dhe aseteve në ILDKPKI”- thuhet në kallëzimin penal. Por sipas tyre, Inspektorja e Përgjithshme ka refuzuar të firmosë raportet e inspektorëve të lartë ku propozohen kallëzime penale dhe gjoba për zyrtarë me fshehje pasurie qindra mijë dollarë dhe konflikte flagrante interesi. “Ka bllokuar punën e nisur në datë 19.11.2012, për kontrollin e plotë të rreth 200 zyrtarëve për shkak të funksionit dhe për dyshime për

"Nuk mund të gjesh zyrtar tjetër në Shqipëri, në botë jo e jo, përveç znj. Zana Xhuka, që orarin zyrtar të punës ta ketë 11.00 deri 15.00 dhe jo 8.00 deri 16.00 siç përcakton ligji. Kamerat e sigurisë e vërtetojnë lehtësisht këtë fakt”

pasurinë e tyre, me arsyetimin absurd e antiligjor se kjo nuk ishte puna e saj”- thuhet në kallëzim, ku shtohet se këto dosje tashmë kanë dalë jashtë afateve ligjore, duke i bërë aktet të pavlefshme. Akuzat ndaj drejtueses së ILDKP-së vijojnë me mungesën e kontrollit aritmetik dhe logjik si dhe hetimin administrativ për konfliktin e interesave për rreth 1200 deklarata të mbartura nga viti 2012, të patrajtuara dhe jashtë afateve ligjore, të cilat Inspektorja e Përgjithshme refuzon t’i kontrollojë duke i arkivuar të papërfunduara e të pafirmosura prej saj. “Nuk dihet fati i rreth 100 dosjeve të kontrollit të plotë të filluara në muajin qershor, afati i të cilave mbaronte më 23 shtator. Edhe pse ka filluar kontrolli i plotë për këto dosje, Inspektorja e Përgjithshme refuzon t’u japë Inspektorëve të Lartë deklaratat e interesave private për të kryer detyrën edhe pse është njoftuar nga të gjithë punonjësit nëpërmjet emailit për këtë fakt”thuhet në kallëzim. Denoncuesit ankohen edhe për orarin zyrtar të kryeinspektores si dhe për mbledhjet me punonjësit, ku

flitet për modë dhe kulinarinë e asnjëherë për punën dhe detyrimin ligjor që ka ky institucion. “Nuk mund të gjesh zyrtar tjetër në Shqipëri, në botë jo e jo, përveç znj. Zana Xhuka, që orarin zyrtar të punës ta ketë 11.00 deri 15.00 dhe jo 8.00 deri 16.00 siç përcakton ligji. Kamerat e sigurisë e vërtetojnë lehtësisht këtë fakt”,- thonë punonjësit, duke folur edhe për mbledhjet. “Për të mos folur pastaj për mbledhjet me kolektivin në të cilat vetëm për punën nuk është diskutuar ndonjëherë. Është diskutuar për Frojdin dhe teorinë e tij, Jungun dhe teorinë e tij, Don Kishotin dhe bëmat e tij, modën dhe të rejat e fundit të saj, kulinarinë etj., etj. Për rritjen e kapaciteteve investiguese, për kallëzimet penale që duhen dërguar në Prokurori, për masat administrative ndaj zyrtarëve të gjetur në shkelje të ligjit, për konfliktin e interesit nuk është diskutuar ndonjëherë që prej janarit 2013 në ILDKPKI”thuhet në kallëzim. Të kontaktuar për këtë çështje, burimet zyrtare pranë ILDKP-së thanë se do të kenë një reagim sapo të njoftohen zyrtarisht për këtë kallëzim penal.

Bllokohen 600 makina lojërash fati në bodrumin e një pallati Policia e Tiranës ka sekuestruar makineritë, të cilat mendohen se janë fshehur për shkak të operacionit. Nis procedimi penal për pronarin Tiranë Afërsisht 600 makina elektronike të lojërave të fatit u bllokuan dje në mesditë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, në afërsi të urës së Lanës, pranë Shkozës. Përmes një njoftimi për shtyp, policia tha se kishte nisur hetimin

dhe procedimin penal për pronarin e kompanisë, së cilës i përkisnin makinat e lojërave të fatit, të bllokuara dje. Policia bëri të ditur zyrtarisht se nga kontrolli janë zbuluar dhe sekuestruar 600 kompjutera të pa ligjshëm. Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky ambient magazine shërbente për grumbullimin e lojërave të fatit dhe kompjuterave, të cilat janë të kompanisë “Apex” me administrator shtetasin A.Kontaci, 45 vjeç, me banim në Tiranë Policia tha se gjatë kontrollit të kryer, nga hetimet rezultoi

se magazina me kompjuterat e sekuestruar nuk kishte dokumentacion përkatës. Materialet e mësipërme u sekuestruan në kuadër të operacionit “Fund marrëzisë”, i cili vazhdon që prej datës 14 tetor në kryeqytet dhe gjithë Shqipërinë. Ndërkaq, dje policia tha se kishte dërguar për ndjekje penale 5 shtetas për konsumim të veprave penale “organizim i lotarive të palejuara” dhe “vënie në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar gjatë ditës së djeshme kishte gje-

tur e bllokuar në së paku pesë raste makina, pika bastesh të palicencuara, të cilat nuk kishin dokumentacionin e duhur. Veç makinave elektronike

policia tha se bllokoi në to edhe një sasi objektesh të tjera, si televizorë, kompjutera e sende të tjera që janë bllokuar e referuar në prokurori. Që prej një jave, e gjithë policia është hedhur në operacion për bllokimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Thuajse 90 % e lokaleve të lojërave të fatit rezultojnë të mbyllura, ndërsa pritet që Ministria e Brendshme të propozojë një moratorium deri në miratimin e një ligji të ri, që do të vendosë kushte të rrepta për këtë aktivitet.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Ekstradohet nga Belgjika “hasmi” i Kasandër Nogës Ekstradohet nga Belgjika hasmi i Kasandër Nogës. Në muajin gusht policia ekstradoi vëllain e tij nga Belgjika, ndërsa dje u realizua edhe sjellja në Shqipëri e Erion Hasanbelliut, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim, i cili është ekstraduar nga Brukseli.” Erion Hasanbelli, 35 vjeç nga Fieri, akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë vrarë për hakmarrje Juljan Çelën dhe kanë plagosur rëndë Kasandër Nogën. Ky i fundit

gjithashtu është arrestuar nga policia belge në vitin 2003, dhe në vitin 2006 është ekstraduar nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar Hasanbelliun me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale “vrasje me paramendim për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim, “vrasje me paramendim për gjakmarrje”, kryer në bash-

këpunim, mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit“. “Shtetasi Erion (Mikel) Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasin Juljan Çela dhe kanë plagosur rendë shtetasin, Kasandër Noga. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë”, - bën me dije policia. 35-vjeçari ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza“ në Rinas dhe i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shqiptarët, trafik nga qelia me 200 kg heroinë për organizatën në Itali Policia italiane lëshon 71 urdhër-arreste për një rrjet gjigant, ku vetëm herën e fundit trafikoi 200 kg heroinë dhe gjysmë toni hashash. Nga shqiptarët e implikuar, 4 ndodhen në qeli për krime të tjera. Ja si vepronin “celulat” e organizatës Leonard Bakillari 200 kilogramë heroinë dhe gjysmë toni hashash ishte sasia e fundit që një rrjet ndërkombëtar trafikantësh kanë mundur të çojnë në Itali, pak kohë para arrestimit të tyre. Plot 71 persona mes të cilëve edhe 9 shqiptarë janë pjesë e një super-rrjeti me shtrirje në Kosovë, Bosnje, Shqipëri dhe Itali, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Ellenica”. Hetimet për këtë grup trafikantësh janë drejtuar nga prokuroria e Aquilas, e cila ekzekutoi dje 71 urdhër-arrestet për të dyshuarit si trafikantë droge, mes të cilëve edhe 9 shtetas shqiptarë. Katër prej tyre aktualisht ndodhen në qeli në Shqipëri si të dënuar për trafik drogë, tre u arrestuan dhe mëngjesin e djeshëm, ndërsa dy shtetas shqiptarë u prangosën në Itali. Sipas prokurorisë italiane, personat e arrestuar janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe DCSA, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare. Prokuroria shqiptare tha se ditën e djeshme janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare nga 71 gjithsej që përmbante operacioni ‘Ellenica”. “Bëhet fjalë për persona të njohur të krimit në vend”, -theksoi prokuroria. Zyra për shtyp e prokuror-

isë bëri me dije se nga aksioni ndërkombëtar “Ellenica”, janë 9 të arrestuar në Shqipëri për trafik heroine dhe kokaine. Pala shqiptare thekson se një superaksion kundër trafikut të lëndëve narkotike, drejtuar nga Prokuroria Italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme Shqiptare, Zyra për Marrëdhëniet Juridiksionale me Jashtë, është finalizuar mëngjesin e sotëm, me arrestimin e 9 personave, 7 prej të cilëve në Shqipëri dhe 2 në Itali. “Katër prej tyre aktualisht gjenden në burg pas vendimeve të gjykatës shqiptare disa kohë më parë, të gjithë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Prokuroria shqiptare ekzekutoi urdhër-arrestet ndërkombëtare për shtetasit: Zenel Balla, Elvin Muço, me banim në Durrës, si dhe shtetasin Shpëtim Danaj, nga Vlora, të gjithë të arrestuar mëngjesin e djeshëm. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ellenica”, u është komunikuar urdhri i arrestit në qeli shtetasve Endrit Dokle, Jorid Xhunga dhe Shefqet Vata, të dënuar nga drejtësia shqiptare si pjesë e të njëjtit grup që trafikonte lëndë narkotike jashtë vendit, kryesisht në Itali. E njëjta masë i është komunikuar në qeli edhe shtetasit Arben Shtëmbari, i cili është arrestuar pas një ngarkese prej 95 kilogramë kanabis

Përgjimet e korrierëve të super-rrjetit Nga hetimet 8-vjeçare u arrit të zbuloheshin organizata që operonin nga shtete e Ballkanit në drejtim të Italisë. Bëhet fjalë për celula droge, 3 të tilla, ‘Grupi i shqiptarëve” ku bëjnë pjesë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova që operonin në qytete të ndryshme të Italisë, “Grupi i korrierëve”, organizata kriminale e transportit të drogës, kryesisht e heroinës që përbëhej nga boshnjakët dhe “Grupi Gargivolo” që operonte në Pescara. Zona e Pescara-s ishte një ndër më të lakmuarat nga organizata e drejtuar nga Besnik Gostivari. Thelbësore për hetimet kanë qenë dhe zbardhja e bisedave të përgjuara mes të dyshuarve. “Po më bëjnë të rrezikoj 20 vjet burg për këta idiotët këtu. Më ndaluan madje dhe karabinierët”, shprehet njëri nga korrierët teksa flet me një anëtar të organizatës së drogës. “Mirë që hodha mallin. E hodha anash autostradës. Ata kishin fikur dhe telefonat. Dhe unë ua hodha mallin. Nëse e donin le të vinin ta merrnin, nëse jo, e lënë të humbasë....Unë po shkoj tani në drejtim para dhe pas në autostradë me 10 kg në duar! E hodha njëherë dhe tani e rimora. Kam frikë se e vjedhin dhe nuk dua të paguaj borxhet e tyre pastaj!”. Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shpërndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia.

të sekuestruar në brigjet e Himarës disa kohë më parë. Sipas prokurorisë, shtetasit Renald dhe Roxhen Velja janë arrestuar ditën e djeshme në Itali, në kuadër të operacionit që u shtri në disa shtete. Në kuadër të këtij operacioni, sipas hetimit të prokurorisë italiane një vend të veçantë zë “Grupi i Shqiptarëve”, i cili është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë italiane. Sipas hetimit është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe heroinë. Një prej tyre është edhe shtetasi shqiptar Endrit Dokle, i dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm si pjesë e Bandës së Durrësit. Në janar të këtij viti Dokle u dënua me 16 vite burg pasi sipas gjykatës u gjet fajtor për veprën penale të “drejtimit nga burgu të organizatës kriminale për trafikun e drogës”.

Sherri për xhelozi, vret të fejuarën në kasollen e lopëve Një 28-vjeçar u arrestua mbrëmë në Dibër, pasi vrau të fejuarën e tij pas një grindjeje me të në kasollen e bagëtive të dajës Një 28-vjeçar nga Dibra ka vrarë të fejuarën me plumb pas shpine në kasollen e lopëve, pas dyshimeve për xhelozi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Staravec të Dibrës, ku Arbër Deda i mori jetën Mbaresa Torbës, 18 vjeçe, pas një grindjeje që kishte pasur mes tyre. Ngjarja mësohet se ndodhi dje në mesditë, rreth orës 13:30, kur Deda ishte në shtëpinë e dajës së tij, së bashku me të fejuarën. Burimet e policisë thanë se dy personat kishin pasur afërsisht një vit të fejuar, ndërsa dyshohet se ata nuk kanë shkuar mirë dhe kanë pasur marrëdhënie të tensionuara mes tyre. Burimet e policisë thanë se Deda edhe më parë ka qenë i skeduar prej tyre dhe njihej si person problematik, ndërsa arrestimi i tij është realizuar në orët e vo-

na të mbrëmjes së djeshme. Burimet e policisë thanë se dyshohet se autori i krimit ka sajuar një arsye për të shkuar tek kasollja e lopëve me të fejuarën e tij, ku mësohet se kanë debatuar për motive ende të panjohura. Pikërisht aty, i dyshuari i ka drejtuar asaj në shpinë një pushkë karabinë me dhjetë fishekë, duke mos hezituar ta shkrepë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes menjëherë pas krimit, pasi ishte njoftuar nga të afërm të vajzës dhe familjes së dajës së djalit. Këta të fundit kanë njoftuar policinë, e cila është nisur menjëherë drejt fshatit ku ka ndodhur ngjarja për të nisur hetimet dhe për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e mundshme të saj. Hetuesit dhe specialistët e krimeve të Policisë së Shtetit, mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet. Në vendin e krimit, policia gjeti një gëzhojë arme zjarri, të kalibrit, 7.62 mm. Vajza 18-vjeçare sipas burimeve të policisë ishte nisur për në spital, por se kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, pasi plaga që kishte marrë me drejtim hyrjeje në shpinë dhe dalëse nga përpara, ishte tepër e

rëndë. Burimet e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme thanë se vajza kishte pasur dëmtime të rënda të organeve jetësore çka ia kishin bërë të pamundur asaj mbijetesën. Në vendin e ngjarjes, oficerët dhe agjentët e krimeve kanë mundur të gjejnë dhe të administrojnë një sërë objektesh që sipas saj mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe konfirmimin me prova shkencore të autorësisë së vrasjes së vajzës 18-vjeçare. Burimet thanë se dëshmitë e marra nga specialistët dhe hetuesit e Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Dibrës, nëpërmjet dëshmive të marra kanë konkluduar se autor i dyshuar i krimit të rëndë është pikërisht Arbër Deda. Ky i fundit pas krimit ishte larguar nga vendi I ngjarjes në një zonë malore të fshatit. Pas identifikimit të autorit të dyshuar të krimit, policia nisi krehjen e zonës, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të krimit. Ndërkaq edhe pse burimet e policisë thonë se dyshimet më të mëdha të tyre në lidhje me krimin lidhen me motivet e xhelozisë së të dyshuarit të krimit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

22.10.2013

Doganat arkëtojnë detyrimin doganor të “Kurum”, por jo gjobën Dega e Doganës Elbasan i ka vjelë kompanisë “Kurum” shumën e detyrimit doganor prej 72.244.585 lekësh. Drejtoria e Doganave bën të ditur se “Dega e Doganës Elbasan, më datë 10.10.2013, për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë ‘Kurum Internacional’ ka marrë vendimet nr. 138, 139 dhe 140, ku penalizon për kundravajtje administrative këtë kompani me 72.244.585 lekë detyrim doganor të munguar, si dhe 216.73 3.75 5 lekë penalitete. Në total 288.978.340 lekë. Dega e Doganës Elbasan ka vjelë tashmë shumën e detyrimit doganor të munguar”, - thuhet në njoftim. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se po vazhdon me rigorozitet procedurat për vjeljen e penaliteteve. Pak ja-

vë më parë Njësia e Antikontrabandës, strukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, bllokoi magazinën doganore të kompanisë “Kurum”, pasi u konstatua se në të mungon një sasi prej 4 mijë tonësh hekur, e pazhdoganuar. Burime të kësaj njësie bënë të ditur se sasia e hekurit ka dalë jashtë magazinës, në kundërshtim me legjislacionin përkatës dhe aktet normative në fuqi. Dyshohet se subjekti me këtë veprim ka shmangur pagesën e TVSH-së në vlerë 450 mijë euro. “Kurum International” është kompani turke e vendosur në Shqipëri, e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve dhe e ushtron aktivitetin në ambientet e privatizuara të uzinave të prodhimit të hekur-çeliqeve në Elbasan që prej vitit 2009.

Qeveria heq tollonat e naftës për pushtetin lokal Numri i funksionarëve që do të përfitojnë këtë bonus ulet 187 persona nga 624 funksionarë që përfitojnë. Përjashtohen nga bonusi të gjithë drejtuesit e pushtetit lokal, që nga kryebashkiakët, prefektët dhe drejtuesit e policisë në qarqe Kryetarët e Bashkive, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut nuk do të marrin bonusin për shpenzimet e transportit. Në një projektvendim të miratuar tashmë nga qeveria, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi, mësohet se nga 35 mijë deri në 15 mijë lekë bonus për karburant në muaj, me ligjin e ri, një pjesë e madhe zyrtarësh nuk do të marrin asnjë lek. Gjithashtu nga tollonat e naftës janë hequr edhe drejtuesit e policisë në qarqe. Nga shuma e përgjithshme e parave që viheshin në dispozicion të bonuseve pritet të kursehet një vlerë prej 165 milionë lekësh. Nga e gjithë kasa e zyrtarëve të lartë që përfitojnë bonus për transportin mujor, deputetët pritet të jenë më të privilegjuarit e projektvendimit të ri për shkurtimet. Aktualisht një deputet përfiton bonus 45 mijë lekë të reja në muaj dhe shuma do të shkurtohet vetëm me 5 mijë lekë, ndërsa për zyrtarët e tjerë shkurtimet vijojnë nga 30 për qind në 100 për qind. Po shkurtimet drastike janë bërë për disa funksionarë të lartë të ministrive, ku

vlera e tollonave është bërë zero nga 35 mijë lekë që kishte qenë më parë. Kështu sekretarët e përgjithshëm në Kuvend, Presidencë dhe qeveri, nga 35 000 lekë që merrnin në muaj, tani nuk do të përfitojnë më asnjë lek. Po kështu për shefat e kabineteve në Kuvend, Presidencë dhe KM, vlera mujore 35 000 lekë për transportin bëhet zero. Gjithashtu të gjithë gjeneralët dhe majorët, drejtorët e doganave, tatimeve, burgjeve, ALUIZNI-t etj., nga 20 mijë lekë në muaj nuk do të financohen më për transport. Bonusi prej 150 mijë lekësh hiqet gjithashtu edhe për drejtorin e ISSH, ISKSH, Drejtorin i Emergjencave Civile etj. Nga bonusi janë përjashtuar edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Sekretari i Akademisë, të cilët me ligjin aktual përfitonin përkatësisht 35 mijë dhe 15 mijë lekë. Në draftin e paraqitur nga Ministria e Financave dhe që mori aprovimin e Këshillit të Ministrave në datën 4 tetor, nga bonusi financiar për transport do të përfitojnë 14 rangje zyrtarësh nga 46 që aktualisht financohen për karburantin e harxhuar me makinat shtetërore. Ndërkaq, numri i funksionarëve që do të përfitojnë këtë bonus ulet në mënyrë drastike në 187 persona nga 624 funksionarë që përfitojnë aktualisht. Me këtë masë qeveria aktuale kursen rreth 1.2 milionë euro, ndërsa ish- qeveria ‘Berisha’ me një masë të ngjashme në vitin 2009 kurseu 30 milionë dollarë, ku më pikantja ishte heq ja e makinave dhe shoferëve personalë për deputetët.

Me këtë masë qeveria aktuale kursen rreth 1.2 milionë euro, ndërsa ish- qeveria ‘Berisha’ me një masë të ngjashme në vitin 2009 kurseu 30 milionë dollarë, ku më pikantja ishte heqja e makinave dhe shoferëve personalë për deputetët.

“POWER & JUSTICE” PUBLIKIM I VENDIMIT TE ANKANDIT Shoqeria “Power & Justice” sh.p.k (P&J) bazuar ne nenet 567, 568 e vijues te K.Pr.Civile shpall shitjen me ankand te pasurise se palujteshme te pales debitore te perbera nga: • • • •

“Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/3B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 17, fq.205, me sip.totale 21 m2, me vlere fillestare 940.800 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-B e ndodhur ne Tirane ne rr “M. Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270, volumi 20, fq.76, me sip. totale 12.6 m2, me vlere fillestare 564.480 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-54/B1 e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha”, e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.209, me sip. totale 21.8 m2, me vlere fillestare 976.640 leke. “Bodrum” - me numer pasurie 2/331+7-53/1B e ndodhur ne Tirane ne rr “M Gjollesha” , e ndodhur ne Z K Nr.8270 volumi 17 fq.207, me sip. totale 23.50 m2, me vlere fillestare 1.052.800 leke.

Ankandi i pasurive te paluajteshme te pales debitore fillon me cmimin fillestar ne masen prej 3.534.720 Leke (tre milion e peseqind e tridhejete e kater mije e shtateqind e njezete). Ankandi do te qendroje i hapur dhe do te zhvillohet ne date 28.10.2013 prane zyres se shoqerise permbarimore te ndodhur ne adresen Bulevardi “Gjergj Fishta” Pall. i shoqerise “Gora” Kulla 3, Kati 2, Zyra nr. 2. Ofertuesit qe jane te interesuar mund te kontaktojne me shoqerine nepermjet numurit te tel. 00355 67 20 82543,nepermjet e-mailit ilir_dervishaj@yahoo.com si dhe faqen WEB www.powerjustice-al.com.

Funksionet

ishte

u bë

Deputet Kryebashkiak qendër qarku Kryetar i AMF Kryetar i AK Kryekomisioneri për mbrojtjen e të dhënave Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil Kryetar i KKRT Kryetar i AKEP Kryetar i ERE Kryetar i ERU Kryetar i Inspektoratit të Deklarimeve të Pasurive Kryetar i KQZ Kryetar i Akademisë së Shkencave Rektor në universitet Zv/kryetar i KLD Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses Anëtarë të KQZ Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit Kryetar Bashkie Dekan (universitet) Avokati i prokurimit Zv/ministër Sekretarët e përgjithshëm (Kuvend, Presidencë, KM) Shefat e kabineteve (Kuvend, Presidencë, KM) Këshilltar Gjeneral Lejtnant dhe Major Komandanti i F. A. tokësore, ajrore detare Drejtor i Tatimeve Drejtor i Hipotekës Kryetar i KSHK Drejtori i Doganave Drejtori i Burgjeve Drejtori i ALUIZNI Sekretar i përgjithshëm/ drejtor kabineti në ministri Gjeneral Brigade Prefekt Avokati i Shtetit Drejtori i Emergjencave Civile Drejtues të policisë së qarkut Drejtues i SHISH për çdo qark Drejtor i ISSH Drejtor i ISKSH Sekretar i Akademisë së Shkencave

45 000 45 000 35 000 35 000

40 000 0 20 000 20 000

35 000

20 000

35 000 35 000 35 000 35 000 35 000

20 000 20 000 20 000 20 000 20 000

35 000 35 000 35 000 35 000 35 000 35 000

20 000 20 000 0 0 20 000 0

35 000 35 000

0 0

35 000

0

35 000 35 000 30 000 30 000 35 000

0 0 0 0 15 000

35 000

0

35 000 35 000 20 000

0 0 0

20 000 20 000 20 000 20 000 20 000 20 000 20 000

0 0 0 0 0 0 0

15 000 15 000 15 000 20 000 15 000 15 000 15 000 15 000 15 000 20 000

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0


CMYK

8 22.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al 300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Grand

optika


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.10.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Një Këshill Ekonomik Kombëtar për Shqipërinë… Pak histori për dialogun publik-privat dhe Këshillin Konsultativ të Biznesit ë shumë nën presionin ndërkombëtar për shkak të futjes së vendit në rrjedhat e integrimit europian sesa nga vullneti politik vendas, rreth një dekadë më parë u bënë disa amendime ne kuadrin ligjor që rregullonte krijimin dhe funksionimin e Dhomave të Tregtisë dhe të Industrisë, përmes të cilave u synua institucionalizimi i dialogut publik-privat midis qeverisë dhe komunitetit të biznesit. Si rezultat, në shkurt të vitit 2000 u krijua Këshilli Konsultativ i Biznesit (KKB). Objektivi kryesor i këtij institucioni ka qenë sigurimi i një dialogu të vazhdueshëm midis qeverisë dhe komunitetit të biznesit në lidhje me legjislacionin që ndikon drejtpërdrejt këtë të fundit. Prej asaj kohe KKB, i drejtuar nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve të ekzekutivit (9 zëvendësministra ose më shumë se 40% anëtarëve), ky këshill ka bërë përpjekje të shprehë opinionin e vet në rastet kur qeveria ka konsultuar aktet ligjore dhe nënligjore përpara se ato të miratoheshin nga instancat përkatëse shtetërore. Sipas një studimi të Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) të vitit 2012 rezulton se komuniteti i biznesit, për shkak të caktimit të përfaqësuesve të këtij komuniteti në përbërje të KKB nga Ministri përgjegjës për ekonominë, është ndjerë përgjithësisht i papërfaqësuar plotësisht në të. Veprimtaria e këtij Këshilli ka qenë e cunguar për faktin se roli këshillimor ka konsistuar vetëm në dhënie komentesh a sugjerimesh mbi draft-aktet ligjore të përgatitura nga qeveria dhe ministritë e linjës, shumë herë në një kohë prej vetëm disa ditësh dhe nuk ka funksionuar në drejtimin e kundërt. Dmth komunitetit të biznesit nuk i është krijuar mundësia për të adresuar në tryezën e KKB si institucion i dialogut publik-privat problematikën e përditshme të zbatimi të ligjit në marrëdhëniet e shtetit me të, në mjaft raste aktet ligjore as që janë konsultuar qoftë edhe formalisht me të, veçanërisht amendimet e shpeshta të viteve të fundit në ligjet fiskale, pjesëmarrja në Këshill është kushtëzuar me pagesë kuotizacioni, etj. Mbështetur në programin e vet ekonomikfinanciar, me synim zhvillimin e dialogut publik-privat dhe vendosjen e këtij dialogu në funksion të përballimit të situatës së krizës ekonomike aktuale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes prej dy javësh ka hedhur në qarkullim projekt-vendimin e qeverise: “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar (KEK)”. Me dëshirën që të kontribuoj në një debat të hapur publik rreth këtij akti që pritet të miratohet së afërmi nga qeveria Rama, nisur nga konstatimet e studimit të mësipërm të ACER, por edhe nga përvoja e vendeve të tjera duke përfshirë edhe ECOSOC të komentuar më sipër, pa pretenduar për një trajtim shterues të problematikës në fjalë, në vijim po rendis disa mendime rreth projekt-vendimit të sipërcituar. Së pari, vlen të theksohet se në draftin që qarkullon prej dy javësh parashikohen disa zhvillime pozitive sa i takon krijimit të bazës së nevojshme ligjore që përfaqësuesit e komunitetit të biznesit me nismën e vet të ofrojnë opinione dhe rekomandime për çështje me ndikim në jetën ekonomike, biznesin, investimet, punësimin, etj. Së dyti, Këshilli që mendohet të krijohet do të fokusohet në një gamë më të gjerë problematike, dhe jo thjesht në aspektet fiskale të politikave qeveritare ndaj biznesit. Të tilla janë çështjet e hartimit të strategjive dhe të programeve qeveritare të zhvillimit ekonomik; përgatitja e buxhetit të shtetit dhe paketave përkatëse fiskale; politikat e privatizimit dhe të prokurimeve publike; politikat e investimeve, tregtisë, konkurrencës, mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, deri tek marrëveshjet ndërkombëtare dhe politikat arsimore dhe kërkimit shkencor. Gjithashtu nuk mbeten jashtë fokusit të veprimtarisë së parashikuar të këtij Këshilli edhe politikat e punësimit dhe të pagave, politika të cilat deri në tani kanë qenë në qendrën e

M

koment Zef Preçi

veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Punës. Në të vërtetë, ky i fundit (KKP) me shkrirjen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe krijimin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit merr fund së ekzistuari. Dmth struktura e re që pritet të krijohet mbas pak ditësh, edhe pse në emërtimin e vet nuk parashikon shprehimisht mbulimin e çështjeve që lidhen me tri-partitizimin (punëdhënësit, punëmarrësit dhe qeveria), de facto do të jetë struktura e vetme qeveritare që trajton çështjet e politikave publike në këtë fushë. Së treti, projektvendimi parashikon një përfaqësim më të larmishëm të komunitetit të biznesit në këndvështrimin e statusit pronësor (përfshirja e biznesit global), madhësisë së biznesit (përfaqësimi i biznesit të madh vendas dhe të huaj ose VIP-ve siç njihet ndryshe në publik), disa llojeve të reja të bizneseve (p.sh shërbimeve të konsulencës) etj. Gjithashtu drafti parashikon procedura më të detajuara të funksionimit të Këshillit (p.sh mbledhjen e zakonshme çdo muaj) si dhe kohëzgjatjen e mandatit të anëtareve në tre vjet, gjë që u jep mundësi atyre të kontribuojnë në mënyrë sistematike në përmbushjen e misionit të këtij institucioni. Një risi të draftit të paraqitur përbën edhe strukturimi i anëtareve në anëtare të përhershëm dmth të atyre anëtareve që gjenden aty për shkak të funksionit publik që mbajnë e që lidhet me atributet e tyre për lëshimin e akteve normative, si dhe në anëtarë që përfaqësojnë sipërmarrjen, organizatat dhe shoqatat e biznesit, botën akademike duke përfshirë edhe studiues të huaj, etj. Edhe parashikimi në projekt i një numri komisionesh si struktura të brendshme të Këshillit përbën një prerogative ligjore që meriton të vlerësohet në krahasim me kuadrin ligjor të mëparshëm. Përveç sa sipër, në vlerësimin tim, nisur si nga përvoja dhe problemet e akumuluara në zbatimin e kuadrit ligjor të derisotëm, ashtu edhe nga praktikat e mira të vendeve të tjera, janë një numër çështjesh që në kushtet e vullnetit politik të deklaruar të mazhorancës aktuale për përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit meritojnë të elaborohen më tej edhe në projektvendimin e qeverisë ende të pashqyrtuar, të cilat po i rendis në vijim: 1. Fokusi i veprimtarisë. Në vlerësimin tim, shkrirja e deklaruar ë Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe bashkë me të edhe e Këshillit Kombëtar të Punës e bën të nevojshme që Këshilli që do të krijohet të përfshijë edhe de jure rrethin e veprimtarive të atij institucioni, gjë që do ta bënte atë të ngjashëm me institucionet homologe të vendeve të tjera, si dhe me strukturën e OKB-se të analizuar në fillim të këtij shkrimi (ECOSOC). Dmth, më e saktë do të ishte të emërtohej “Këshilli Kombëtar Social Ekonomik”, si dhe të zgjerohej fushëveprimi i këtij institucioni duke përfshirë edhe ato veprimtari që aktualisht deri më sot mbuloheshin nga Këshilli Kombëtar i Punës, gjë që u përgjigjet më mirë edhe fushëveprimit të parashikuar në projektin e paraqitur. 2. Rruga e shqyrtimit të akteve ligjore të qeverisë. Studime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të ACER konfirmojnë gjerësisht se institucionet qeveritare dhe qeveria nuk ndjejnë detyrimin për të konsultuar paraprakisht draftet e akteve të tyre me përfaqësuesit e grupeve të interesit dhe shoqërinë civile, për të bërë transparente se ç’farë rrjedhojash mund të krijojnë këto akte, si dhe për t’u mundësuar këtyre të fundit të riorientohen në zhvillimet e ardhshme duke menaxhuar në mënyrë të përshtatshme edhe risqet përkatëse. Në vendet demokratike kjo rregullohet kryesisht me akte të tjera që lidhen me informimin

publik ose edhe me akte të posaçme si p.sh ligjet mbi transparencën në procesin e vendim-marrjes. Kjo mbasi çështje të tilla nuk mund të jenë subjekt vetëm i një numri të kufizuar institucionesh publike apo vetëm i qeverisë dhe një numri përfaqësuesish të botës së biznesit të zgjedhur individualisht prej saj, por është e nevojshme të rregullohet me ligj procesi i vendim-marrjes në funksion të sigurimit të transparencës si brenda autoriteteve qendrore dhe lokale të administratës publike dhe autoriteteve të tjera publike, ashtu edhe në raport me segmentet e tjera të interesuara të shoqërisë, të përfaqësuara ose jo në Këshillin në fjalë. Më konkretisht propozoj që në projektvendimin në fjalë të parashikohet detyrimi i autoriteteve publike që në çdo rast, të marrin masat e nevojshme në mënyrë që të ofrojnë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve, shoqatave dhe palëve të tjera të interesuara në procesin e vendimmarrjes së Këshillit përmes publikimit paraprak të draft-akteve që qeveria dhe institucionet e saj janë duke ndërmarrë dhe që do të duhet të jenë objekt shqyrtimi nga Këshilli. Dmth të parashikohet detyrimi i kësaj administrate për të lajmëruar/shpallur fillimin e procesit të hartimit të një akti ligjor që do të sjellë efekte në jetën e ekonomike dhe sociale të vendit, si dhe të garantojë aksesin përkatës në projekt-vendimet që ndërmerren. Ndoshta do të kishte qenë e dobishme që edhe vetë projekt-vendimi i qeverise që po komentojmë të ishte publikuar ne website të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe të kishte një sqarim për afatet e shqyrtimit të tij nga qeveria. Ndërkaq përcaktimi në projektdokumentin në fjale “për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit janë me dyer të mbyllura, nëse shumica nuk vendos ndryshe”, mendoj se përbën një lapsus të paqëllimshëm të autorëve të dokumentit dhe që bie ndesh jo vetëm me transparencën e shpallur nga mazhoranca aktuale, por edhe me praktikën modeste të Këshillit të mëparshëm, mbledhjet e të cilit ishin të hapura dhe mund të transmetoheshin lirisht prej kanaleve të ndryshme radio-televizive. Personalisht do të propozoja që ligji të parashikojë detyrimin për transmetimin nga Radio-Televizioni Shqiptar të çdo mbledhjeje të Këshillit, pasi kjo do të shërbente edhe për atë pjese të popullsisë e cila nuk ka mundësi të informohet përmes paketave të transmetimeve televizive me pagesë në kanalet e tjera që operojnë në vendin tonë. 3. Balanca e përfaqësimi të qeverise dhe të komunitetit të biznesit Nisur nga mënyra se si është konfiguruar përbërja e Këshillit, nuk mund të mos konstatohet një mbipërfaqësim i sektorit publik dhe sipërmarrjes jovendase. Më konkretisht, edhe sipas shënimeve sqaruese të projekt-vendimit, ky institucion do të ketë këtë përbërje: “Kryeministri (qe është edhe Kryetar i Këshillit), Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministri i Financës, Ministri i linjës përkatëse, 6 personalitete të ekonomisë globale, 6 përfaqësues nga tatimpaguesit më të mëdhenj të biznesit privat (vendas ose i huaj), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, drejtues të Shoqatave të Biznesit, përfaqësues nga Shoqata Shqiptare e Bankave, Akademikë, përfaqësues nga zyra konsulence, përfaqësues i Dhomave të Tregtisë, përfaqësues i Dhomës Amerikane të Tregtisë”. Përvoja e vendeve të tjera ku është ngritur prej vitesh një Këshill i tillë me funksione dhe fushëveprimi krejtësisht të ngjashme p.sh ne Bullgari), tregon se ai nuk drejtohet nga kreu i ekzekutivit, por nga një person i zgjedhur nga Kuvendi, të cilin e këshillon gjithashtu për shkak të rolit shumë të rëndësishëm në procesin ligjvënës. Po kështu, strukturimi i Këshillit, për të cilin ofrohen përvoja të ndryshme, në të njëjtin vend përbëhet nga tre kategori anëtarësh me nga 12 vetë secili. Grupi i parë i anëtareve vijnë nga trupat menaxheriale dhe organizatat përfaqësuese të punëdhënësve në nivel kombëtar. Grupi i dytë përbëhet nga 12 përfaqësues të organizatave të punëtoreve dhe punëmar-

Detyra e re e deputetit rësve ne nivel kombëtar. Ndërsa grupi i trete përbëhet nga përfaqësues të organizatave të prodhuesve të bujqësisë, të industrisë, zejtarëve, organizatave të profesioneve të lira, shoqatave të konsumatoreve, organizatave të grave, shoqatave të ekologjistëve, shoqatave të personave me aftësi të kufizuara dhe atyre që ofrojnë ndihmë sociale ndaj tyre, shoqatave të pensionistëve, etj. Gjithashtu në përbërje të Këshillit janë edhe dy akademikë që njohin problemet e politikave ekonomike dhe sociale, të cilët janë të vetmit që emërohen nga Këshilli i Ministrave. Besoj që lexuesi i këtyre radhëve nuk e ka të vështirë që mbas krahasimit të përbërjes së propozuar në projekt-vendimin tonë dhe modelit krahasimor të ofruar (të ngjashme janë edhe në vendet e tjera anëtare të ECOSOC) të mbërrijë në disa konkluzione që e bëjnë skeptik në lidhje me rolin që do të mund të lozë Këshilli që pritet të jetë efektiv mbas pak ditësh. Kështu ai mbetet një strukturë në të cilën nuk përfaqësohet dhe as ka ndonjë rol Kuvendi (ndonëse presupozohet që do t’i shërbejë edhe atij); anëtarësia është e dominuar nga qeveria ashtu sikurse ka ndodhur me Këshillin Konsultativ të Biznesit të derisotëm; Këshilli mbetet një organ i centralizuar me ndryshimin se në qeverisjen e mëparshme drejtohej nga Ministri përgjegjës për ekonominë tani do të drejtohet nga kreu i ekzekutivit, i cili bën edhe përzgjedhjen e anëtarëve të tij... Ndërkaq nuk i jepet asnjë përgjigje problemit të modaliteteve dhe kritereve të përzgjedhjes së këtyre anëtarëve, kritere të cilat kanë qenë edhe “thembra e Akilit” në Këshillin pararendës. Gjithashtu, vihet re edhe një përfaqësim i tepruar i të huajve, pa ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me botën e ekonomisë dhe biznesit në vend (6 përfaqësues të ekonomisë globale - e paqartë se çfarë përfaqësojnë e si do të marrin pjesë në Këshill; 6 përfaqësues nga bizneset VIP - besoj gjysma, në mos më shumë, të huaj), pa folur për përfaqësues të shoqatës së bankave - të huaja pothuajse të gjitha, disa dhomave të tregtisë, etj). Modeli që analizuam më lart (Bullgaria) ndalon shprehimisht qenien anëtar të Këshillit të personave me shtetësi të huaj, por në rastin tonë ky problem mendoj se është më kompleks dhe meriton trajtim më të gjerë në kuadrin e reformave që pritet të ndërmerren nga mazhoranca e re. Gjithsesi, përshtypja e parë që të krijohet është se ata do të jenë njëlloj “këshilltarësh” të vetë anëtarëve të Këshillit, të cilët në çdo rast janë edhe ata këshilltarë të qeverisë për politikat publike përkatëse. Në këto kushte nuk mund të mos krijohen edhe implikime sa i takon mënyrës së financimit të tyre dhe dublimit të paevitueshëm me format e tjera të asistencës së huaj që merr qeveria dhe institucionet vartëse të saj. Në të njëjtën kohë, projekt-vendimi në fjalë nuk jep përgjigje për mënyrën e përfaqësimit të grupeve shoqërore dhe të biznesit të përmendura në mënyrë analitike në grupin e tretë të anëtarëve të vendit

model që analizuam më lart, si dhe për përfaqësimin e biznesit të vogël. Siç dihet, për kushtet e Shqipërisë nuk ka dyshim se ky i fundit ishin dhe mbeten motori kryesor i rritjes ekonomike të derisotme dhe ndër mundësitë kryesore të zënies me punë të qytetareve shqiptare edhe për shumë dekada të tjera…Nuk po flasim për mënyrën e përfaqësimit të një numri organizatash biznesi të njohura si organizata rrjeti (ombrella), disa prej të cilave kane profil të qartë përfaqësimi dhe përbëjnë zëra autoritare që nuk mund të injorohen në procesin konsultativ për politikat ekonomike, sociale dhe fiskale që ndjek qeveria. Edhe për këtë çështje projekt dokumenti në fjalë nuk jep përgjigje të qartë. Objekte diskutimi mund të përbëjnë edhe një numër çështjesh të tjera jo më pak të rëndësishme si p.sh mënyra e financimit të Këshillit etj., për të cilat ekzistojnë modele të ndryshme, por me diçka të përbashkët: thuajse në asnjë rast anëtarët e Këshillit apo bizneset e përfaqësuara nuk paguajnë kuota apo kontribute për pjesëmarrjen në këtë institucion të së drejtës publike. Nëse synohet të krijohet një institucion i pavarur këshillimor, nuk ka përse të mos mbulohen nga buxheti shpenzimet e funksionimit të tij, ashtu sikurse një numër funksionesh të Këshillit të përmendura si kompetenca të tij si p.sh: zbatime projektesh, kryerje analizash dhe ndërmarrje studimesh, rekomandime konventash ndërkombëtare, apo zbatim të programeve të asistencës teknike të huaj, etj., përbëjnë një largim nga cilido model i njohur botërisht deri më sot i institucioneve të ngjashme dhe të japin përshtypjen e krijimit të një Këshilli “sui generis”, që më e pakta që mund të thuhet për të nëse do të miratohen është propozuar, do të sjellë një dublim të kompetencave të institucioneve të shtetit të ngarkuara me Kushtetute dhe ligj për përmbushjen e tyre, duke përfshirë edhe vetë qeverinë. Në përfundim të këtyre komenteve dhe duke qenë në favor të ngritjes së Këshillit Kombëtar Social Ekonomik, mendoj se janë të gjitha mundësitë e evitimit të përsëritjes qoftë edhe pjesërisht të përvojave të pasuksesshme të së shkuarës së afërt përmes adaptimit të arritjeve më të mira bashkëkohore në këtë fushë, duke filluar me ECOSOC, anëtar i të cilit është vendi ynë prej gati një dekade. E përmenda gjerësisht këtë organizatë të OKB-së dhe ngjashmërinë institucionale me të, mbasi kam bindjen se qeveria aktuale ka shansin të ndërtojë një institucion të dobishëm përmes të cilit mund të vjelë kontribute të rëndësishme të komunitetit të biznesit, punëmarrësve e organizatave sindikale të tyre, si dhe shoqërisë civile në dobi të zbatimit të programit të saj në favor të përmirësimit real të klimës së biznesit në vend. Në këtë këndvështrim, sugjeroj që krijimi i këtij institucioni të bëhet me një ligj të posaçëm, duke parashikuar edhe shfuqizimin e akteve ligjore në fuqi, gjë që do t’i kontribuonte qëllimit të mirë të shpallur në hyrje të projektit në fjalë.


op-ed

2

Blog / Unë jam gegë- shqiptari i dyzuar brenda nesh

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Berati dhe Gjirokastra. Raporti: vlejnë 78 milionë euro

11

22.10.2013

Universitet / BE, njerëzve u mungojnë njohuritë bazë për punësim

Studimi i fortë i Biblës do të ruajë çdo shkrimtar nga vulgariteti, sa i takon stilit. -Samuel Taylor Coleridge

Shiko të vdekurit për të kuptuar si janë të gjallët P

ër të kuptuar shkallën e qytetërimit të një vendi, shiko varrezat. Kështu shpreheshin romakët, për të treguar superioritetin civil dhe perandorak. Kjo frazë magjike, që përmbledh një filozofi të tërë brenda saj, ndoshta nxiti Francën e shek. XIX për të sistemuar përfundimisht varrezat në Paris. Në kryeqytetin francez u ndërtuan varreza madhështore si ajo në Montparnasse, Montmarte, dhe monumentalja, PERE-LACHIESE. Çdo dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë, shkoj në varreza (Sharrë) për të vendosur lule, dhe për t’u çmallur me prindërit e mi. Me trishtim të madh çdo herë konstatoj degradimin që s’ka të ndalur. Rrugët që ndanin parcelat nga njëratjetra, nuk ekzistojnë. Për të shkuar te njerëzit e tu, duhet të shkelësh mbi

varre. Sindroma e ndërtimeve pa leje ka pushtuar edhe varrezat. Lopë dhe qen, që vijnë vërdallë dhe kërkojnë ushqim nëpër varre. Fëmijë e të rritur, enden me sqepar e shishe uji për të gjuajtur ndonjë vizitor, që të presin barin, apo të lajnë varrin për të fituar diçka. Dhimbja bëhet më e madhe, kur shikon vazo të shkulura nga varri, germa të hequra, lulet që mungojnë, dhe të gjitha rishiten në tezgat ambulante, që kanë mbirë në të gjithë territorin e varrezave. Pisllëku i tmerrshëm e plotëson këtë tablo HORROR. Në këto dy dekada të demokracisë, vendi është drejtuar nga të majtë e të djathtë, të cilët kanë bërë punëra të pamohueshme, në fusha të ndryshme të jetës. Por ajo që të bie në sy, është fakti se asnjëra palë, kurrë nuk foli për banesën e fundit të njeriut, kurrë nuk u paraqit një projekt zhvillimi i tyre,

por u lanë në mëshirë të fatit, për të përfunduar në gjendjen e tmerrshme aktuale. A nuk kanë shkuar politikanët në një varrim, a nuk shkojnë ata te njerëzit e tyre? Mos vallë nuk e dinë se kjo do të jetë edhe për ata, banesa e fundit? Po si është e mundur, që një shoqëri e tërë të pësojë deformacione të mëdha karakteriale, për gjëra themelore, që kanë të bëjnë me vlera humane? Turp për politikën, Turp për ne qytetarët, që jemi pajtuar me një realitet HALUCINANT. Në regjimin e kaluar, kur ne ishim një popull ateist, të paktën varrezat ishin dinjitoze, të pastra, me rrugica të shtruara, me qiparisa e lule, të rrethuara, e me roje. Ndërsa sot në liri, kontrasti është i frikshëm, ne jemi zhveshur nga çdo përgjegjësi njerëzore, duke harruar se

koment

Reis Çiço

aty prehen njerëzit tanë, që janë lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që meritojnë respekt, shumë respekt. Kjo tregon një flagrancë të madhe, se ne i bëjmë gjërat nën frikë, dhe jo se i ndjejmë ato. Sigurisht, askush nuk pretendon të ndërtohet në Tiranë Pere Lachaise e Parisit, por nuk mund të pranohet gjendja skandaloze, e cila ngre pikëpyetje të mëdha mbi vlerat tona. Respekti ndaj të vdekurve është i përbotshëm, sublim, vlerë, dhe njerëzor.

Nëse dikujt i ka rënë rasti të shohë varreza në vendet perëndimore, është ndjerë me siguri i hutuar nga diferenca tronditëse midis asaj që ka parë, dhe realitetit shqiptar. Kudo në botë varrezat janë vende të shenjta ku arkitektura dhe estetika harmonizohen në mënyrë perfekte, e të fusin në një botë mistike, relaksuese dhe reflektuese. Gjithë përkujdesja e shoqërive të zhvilluara buron nga besimi religjioz, kultura e përgjithshme dhe respekti tabu ndaj atyre që prehen në varreza. Ne synojmë Europën, por jam i sigurt se europianët nëse do të shihnin gjendjen e varrezave tona, rindërtimin e tyre do ta vinin kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Respekti për të vdekurit është fillimi i rrugës për të gjitha respektet e tjera. Shiko të vdekurit për të kuptuar se si janë të gjallët.

Z. Erdogan, axhenda islamike është helm për ne Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur. Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë Presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin, unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave. z. Erdogan, Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë. Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i

I

koment Alma Lama

xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj. Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare. Pritshmëria ime lidhej me tema të tjera në fakt, si p.sh thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt, ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë. Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri, i cili ka shkuar të ankohet tek kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhej me Komunën e Prishtinës. Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e

përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës. Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim. Por, sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davutoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neo-otomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish. Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit. Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njëjtë si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë! Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët.” z. Erdogan, Ne në Kosovë por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk, pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit. Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktu-

am për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm. Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për axhendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë axhendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta sjellë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv. Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se axhenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu. Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë. E në fakt, një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër, sepse unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë. Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja

që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi iu është vënë flaka disa herë nga këta pushtues, se si mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë. Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj, por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi të bardhë, të përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim. Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij. Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palon fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura. E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive. Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë më datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë. *Deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës


12

studimet

universitet

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Europian zhvillon një studim në 24 shtete për nivelin e njohurive në fushat si gjuha, matematika dhe kompjuteri. Rezultatet flasin për mangësi të theksuara në vendet e BE-së.

BE, njohuri të ulëta në gjuhë, matematikë dhe IT N

jë studim i madh ndërkombëtar për standardet e arsimit ka identifikuar dobësi serioze të aftësive në shtetet e Bashkimit Europian krahasuar me vende të tjera të zhvilluara. Përveç investimeve të mëdha në arsimin e lartë në BE, studimi propozon që një e pesta e popullsisë në moshë pune kanë shfaqur njohuri të pakta në gjuhësi dhe dije numerike dhe një e katërta e të rriturve nuk kanë njohuritë e duhura dixhitale për të përdorur efektivisht teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit. Raporti, OECD Skills Outlook 2013, është i pari që bëhet mbi njohuritë në gjuhë, algjebër dhe zgjidhjen e problemeve me anë të kompjuterit në grupmoshën 16- 65 vjeç në 24 shtete. Ai u zhvillua nga Programi i OECD për Vlerësimin Ndërkombëtar të Kompetencave të të Rriturve dhe Komisioni Europian. Jo vetëm niveli i përgjithshëm i progresit në Europë është i ulët, por gjithashtu ka ndryshime të ndjeshme midis shteteve. Kështu, ndërkohë që një i rritur në pesë ka njohuri të ulëta në gjuhë dhe algjebër, në Irlandë, Francë, Poloni dhe Britani, ky numër rritet në pothuaj një në tre në Spanjë dhe Itali. Dhe ndërsa më shumë se 40% e popullsisë në moshë pune në Holandë, Finlandë dhe Suedi kanë aftësi të larta në zgjidhjen e problemeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit, pothuaj një në pesë të rritur nuk ka fare përvojë me kompjuterat në Spanjë, Itali, Qipro, Poloni dhe Sllovaki. Një e dhënë befasuese vjen nga fusha e gjuhës, ku rezultatet nga nxënësit që kanë përfunduar ciklin para shkollës së mesme në Holandë dhe Finlandë “janë afër ose më të mira sesa ato të të diplomuarve të gjimnazeve në Irlandë, Spanjë, Itali, Qipro, Angli dhe Irlandën e Veriut”. Anglia dhe Irlanda e Veriut shfaqen dobët dhe në njohuritë në algjebër, duke u renditur vetëm të 16-at mes 24 shteteve. Komisioni ka thënë që në nivel botëror, Japonia i kalonte të gjitha shtetet me një pjesë të madhe të të pyeturve në nivelet më të larta dhe shumë pak në nivele të ulëta. “Ekonomitë e mëdha joeuropiane si Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk i kanë rezultatet shumë të ndryshme nga shtetet europiane”, thotë raporti. Duke komentuar studimin, komisioneria e BEsë për Arsimin, Androulla Vassiliou tha që rezultatet vënë në pah “dobësinë në sistemet tona të arsimit dhe trajnimit, që duhen zgjidhur nëse duam të kemi persona me aftësi të niveleve të larta, të cilat u duhen”. Ishte e papranueshme që një e pesta e popullsisë së Evropës kishte vetëm aftësi të nivelit të ulët. “Në nivel kombëtar dhe BE-je, ne duhet të investojmë në mënyrë më efikase për arsim dhe trajnim më të mirë”,- ka thënë Vassiliou. Përfundimet theksojnë nevojën për investime në përmirësimin e këtyre fushave për të rritur njohuritë dhe aftësinë për t’u punësuar në shtetet europiane. Në këtë pikë, Brukseli ka thirrur 27 anëtarët e BE-së për të diskutuar rezultatet e studimit dhe për të ndihmuar në identifikimin e zgjidhjes.

1 në 5

kanë njohuri të ulëta në gjuhë dhe algjebër në Irlandë, Francë, Poloni dhe Britani.

1 në 5

nuk kanë fare përvojë me kompjuterat në Spanjë, Itali, Qipro, Poloni dhe Sllovaki.

“Programi i ri për arsimin dhe rininë Erasmus+ do mbështesë projekte për zhvillimin dhe rritjen e aftësive të të rriturve”, ka thënë Komisioni. Sondazhi për aftësitë e të rriturve përfshiu afërsisht 5000 njerëz në çdo shtet, të cilët u testuan për njohuritë në gjuhë, algjebër dhe IT. Ai g jithashtu mati përdorimin e teknologjisë së informacionit në punë dhe jetën e përditshme, njohuritë e përgjithshme në punë dhe nëse aftësitë dhe kualifikimet përputheshin me kërkesat specifike të punës. 21 për qind e të punësuarve u paraqitën të mbikualifikuar për punët e tyre, ndërsa 13 më poshtë nivelit të duhur. A n ge l Gu r r í a , s e k r e t a r i i përgjithshëm i OECD, shkroi në

parathënien e raportit që OECD Skills Outlook do të japë një panoramë çdo vit se si aftësitë po ndryshojnë, aktivizohen dhe përdoren mes OECD dhe vendeve partnere. “Nëse ka një mesazh qendror që del nga ky sondazh i ri, është që ajo çfarë dinë dhe çfarë bëjnë njerëzit me atë që dinë, ka një ndikim të madh për shanset e jetës së tyre”, thotë Gurría. Paga mesatare për orë e punonjësve shumë të kualifikuar ishte më shumë sesa 60% e atyre me aftësi bazë. “Ata me njohuri të ulëta në gjuhë kanë gjithashtu pothuaj dy herë më shumë mundësi për të qenë të papunë. Nëse një pjesë e madhe e të rriturve kanë njohuri të

pakta në gjuhë dhe matematikë, prezantimi i teknologjive për përmirësimin e produktivitetit dhe praktikat organizacionale do të pengoheshin. Megjithatë, shkruan Gurría, ndikimi i aftësive shkon përtej fitimit dhe punësimit. Në të gjitha shtetet, personat me njohuri të ulëta në gjuhë ka më shumë mundësi të kenë probleme me shëndetin, të kenë më pak besim në rolin e tyre ndikues në proceset politike dhe të mos marrin pjesë në aktivitete shoqërore”. Aftësitë e vlerësuara në nivel të ulët, duket që kanë ndikim tej punësimit, prandaj strukturat europiane reaguan menjëherë për të gjetur zgjidhje përballë kësaj situate

Pabarazia

Planifikohen strategji për të përfshirë studentët e shtresave të ulëta ekonomike Një studim ndërkombëtar mbi arsimin e lartë ka zbuluar përfaqësim të pabarabartë në arsimin e lartë mes grupeve të ndryshme socioekonomike në shtete të ndryshme. Studimi i gjashtë shteteve do të japë një strategji aksesi dhe suksesi për studentët që do zhvillohet në Angli dhe mes të tjerash rekomandon kërkesa alternative hyrjeje, programeurë dhe më shumë mësimdhënie dhe të mësuar përfshirës. Raporti i studimit “Kërkimi ndërkombëtar për zgjerimin e pjesëmarrjes” zbulon gjithashtu pabarazi që kanë të bëjnë me reputacionin dhe prestigjin e universiteteve: lloji i diplomave të ofruara, fokusi te kërkimi dhe mësimdhënia, si edhe lloji dhe gjatësia e programeve. Provat tregojnë që studentët nga grupet e ulëta socio-ekonomike kanë më pak shanse sesa bashkëmoshatarët e tyre të pasur për të

ndjekur universitete shumë selektive. Në vend të tyre, ata kanë gjasa të zgjedhin universitete të rankuara më poshtë ose ato me status të mëparshëm “politeknik” ose “institut teknologjie”, në të gjitha shtetet e sonduara. Raporti u bazua në të dhënat nga disa raste studimi shtetesh që detajojnë qasje efektive për strategjitë dhe praktikat në zgjerimin e pjesëmarrjes. Shtetet e studiuara ishin Anglia, Irlanda, SHBA, Holanda, Norvegjia dhe Afrika e Jugut. Raporti thekson suksesin e jashtëzakonshëm që sjell zgjerimi i aksesit, por sjell edhe faktin e trishtuar të kuotës së ulët të përfundimit të studimeve në universitetet afrikane, ku rreth 50 për qind e studentëve nuk i marrin diplomat, krahasuar me Holandën, ku mesatarja e kuotës së progresit për studentët është 85%.


kulturë

vlerësimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.10.2013

13

Shifra bëhen publike gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore-Potenciale dhe Sfida”, që organizohet sot nga Fondacioni “Gjirokastra”

seminari

Studentët e regjisë marrin mësime franceze se si shkruhet një skenar filmi Guy Mousset ndodhet në Tiranë për të zhvilluar një seminar 5-ditor me studentët e Universitetit të Arteve

Berati dhe Gjirokastra

Raporti: vlejnë 78 milionë euro Vlera miliona euro e dy qendrave historike është përllogaritur nga dy kompani të huaja mbi bazën e vlerësimit si pasuri e patundshme të 250 shtëpive, nga rreth 1000 monumente kulture që kanë të dyja qytetet shqiptare të UNESCO-s

N

dërtimet historike dhe monumentet e kulturës në Berat vlejnë rreth 20 milionë e 500 mijë euro, kurse në Gjirokastër, afro 58 milionë euro. Këto shifra bëhen publike gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore-Potenciale dhe Sfida”, që organizohet sot nga Fondacioni “Gjirokastra”. Vlera miliona euro e dy qendrave historike që janë në mbrojtje të UNESCO-s ka dalë nga përllogaritja përpjesëtimore që është bërë mbi bazën e vlerësimit si pasuri e patundshme të 250 shtëpive, nga rreth 1000 monumente kulture që kanë të dyja qytetet shqiptare të UNESCO-s. Vlerësimi është bërë nga dy kompani të specializuara prestigjioze si pjesë e projektit REVATO (Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës), të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar dy vitet e fundit nga Fondacioni “Gjirokastra”. Zbatimi i projektit REVATO nisi në janar të vitit të shkuar. Në pothuaj dy vite, nëpërmjet këtij projekti u adresuan një sërë problemesh që pengojnë përpjekjet vërtet komplekse për ruajtjen e qyteteve

historike të UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër. Projekti i cili u zhvillua në të dyja qytetet, u përqendrua ndër të tjera në: regjistrimin e pronësisë në ndërtesat historike si pasuri të paluajtshme, në krijimin e një OJF-je që përfaqëson interesat e qytetarëve pronarë të monumenteve trashëgimi kulturore, në restaurimin e 11 çative të dëmtuara në monumente të kulturës në Berat dhe Gjirokastër, me pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vetë banorëve në vlerësimin e monumenteve të kulturës si pasuri e patundshme dhe në përgatitjen e 10 planeve të biznesit, duke zhvilluar biznese të vogla, çka sjell përdorimin e trashëgimisë kulturore. Eksperienca e mbledhur dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të këtij projekti do të diskutohen sot në Konferencën Ndërkombëtare, ku do të synohet edhe miratimi i një rezolute për reformat që i nevojiten fushës së trashëgimisë e të sjellin më shumë kuptim dhe mbështetje ndaj trashëgiminë kulturore. Përfaqësues të institucioneve që merren me trashëgiminë kulturore, specialistë, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Tiranë, donatorë dhe

qytetarë të Beratit dhe Gjirokastrës kërkojnë përmes kësaj rezolute një ndërhyrje të fuqishme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, jo vetëm si vlerë për identitetin kombëtar, por edhe si pjesë e trashëgimisë kulturore të përbashkët europiane, menaxhimin e saj sipas standardeve më të mira botërore si burim për punësim dhe zhvillim. Sipas drejtorit të Fondacionit “Gjirokastra”, Sadi Petrela, qëllimi është që të krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare si dhe donatorëve, që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë profesionalizmi, larg çdo improvizimi amatoresk dhe politizimi, apo instrumentalizomi për qëllime që nuk kanë të bëjnë me përdorimin e Trashëgimisë Kulturore si aset identiteti kombëtar dhe eurwopian, por edhe zhvillimi e punësimi duke respektuar mjedisin”. Projekti REVATO u zbatua nga Fondacioni “Gjirokastra”, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Fondacioni “Gjirokastra” ka 12 vjet veprimtari në Gjirokastër dhe së fundmi në Berat.

Premiera

“Ada”, një trill modern në ekranin e kinemasë Një vajzë e re akuzohet për vrasje të dyfishtë. Duart e saj janë të prangosura dhe hetuesi përpiqet të gjejë arsyet e këtij krimi. Dosja që inspektori ka mbi tryezë ka prova solide; armë në dorë, dhomat bosh, gjak në mur. Gjithë ngjarja zbërthehet brenda asaj dhomë hetuesie. Dy pyetje duhet të marrin përgjigje. Pse? dhe Si?... Shkurt ky është sinopsi i filmit “Ada” që do të shfaqet premierë nga data 1-10 nëntor në kinema “Millenium” në Tiranë. Filmi vjen me regji të Spartak Pecanit dhe skenar të Matt Maude, bazuar në romanin e shkrimtarit Fatos Kongoli “Te porta e Shën Pjetrit”. Fabula e filmit është devijuar nga nënteksti i veprës së shkrimtarit

Fatos Kongoli, duke i zhvendosur ngjarjet në ditët e sotme. Në rrjedhën e filmit të intrigon një subjekt që zhvillohet mes lojës psikologjike dhe trillerit. Ky koproduksion shqiptaro-anglezokosovar është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe dy kompanitë filmike “Left Eye Blind” dhe “Concordia Pictures”. Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë së Shqipërisë e të Kosovës; Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj që interpreton dhe personazhin kryesor në film, vajzën me emrin Ada Ndreu, e cila është akuzuar për dy vrasje.

Mungesën e një dege për skenar filmi në Universitetin e Arteve mendohet se mund ta përmbushë një seminar 5-ditor, që një nga skenaristët më të njohur francezë po zhvillon me studentët e regjisë së këtij universiteti që nga dita e djeshme. Skenaristi Guy Mousset ka nisur punën praktike mbi 12 skenarë filmash të shkruar gjatë një viti nga studentët e regjisë së filmit. Për pesë ditë me radhë ai bashkë me studentët e përfshirë në këtë projekt do të diskutojnë rreth procesit të shkrimit të një skenari. Në ditën e parë të seminarit Mousset jep thjesht një diagnozë të gjendjes, ndërkohë që për përfundimet do t’i duhet edhe më shumë kohë. Në vështrimin e parë ai konstaton se studentët shqiptarë nuk ndryshojnë shumë nga studentët e tij francezë (që prej 1995 ai është profesor i përhershëm në shkollën prestigjioze të kinemasë LA FEMIS, dhe në Universitetin Paris VIII), por vëren se mungesa e profilit të diplomës për skenar filmi në Universitetin e Arteve është e dukshme nisur nga këta 12 skenarët që ai si profesionist ka marrë në konsideratë. Mungesën e njohurive mbi procesin e shkrimit të një skenari filmi ai e vëren që tek tematika që kanë zgjedhur të trajtojnë në tekstet e tyre këta studentë dhe tek hallakatja në shumë linja brenda një filmi. “Personazhi është linja ku duhet të fokusoheni. Ngjarjet duhen përqendruar tek personazhet. Ata duhet të mbajnë peshën më të madhe në një film, ndaj gjithë vëmendja juaj duhet të përqendrohet tek kjo linjë”, - sugjeron regjisori Mousset. Rruga për të shkuar te një skenar i mirë filmi sigurisht që është shumë më e gjatë se kaq. Por pikënisja janë këto diskutime të skenaristit Mousset mbi tekstet e prezantuara nga studentët shqiptarë, të cilët sipas tij kanë nevojë të ripunohen, e të marrin formën e vërtetë të një skenari për film. “Është shumë e rëndësishme që këta studentë të filmit të prekin nga afër procesin e shkrimit të një skenari filmi”, -vëren Mousset, i cili vjen në Tiranë i ftuar nga ambasada e Francës në vendin tonë, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve. Skenaristi francez Mousset do të rikthehet sërish në muajin janar për të zhvilluar një tjetër takim me studentët shqiptarë mbi skenarët e ripunuar bazuar mbi njohuritë që ata do të mund të marrin gjatë këtyre pesë ditëve me profesor Mousset-in. Në përfundim të këtij projekti do të përzgjidhet skenari më i mirë (mes 12 të prezantuarve) mbi të cilin do të realizohet një film me metrazh të shkurtër, bashkëprodhim shqiptaro-francez. Kush është Guy Mousset? Ai është shkrimtar, skenarist dhe pedagog. Pas studimeve për Psikologji dhe dy viteve nën drejtimin e Alain Knapp për regji dhe skenar, karriera e tij do të merrte mbarë në vitin 1983, kur filmi i tij “Demain il fera beau”, në bashkëpunim me INA e TF1, merr çmimin “Perspective du Cinéma Français” në Festivalin e Cannes. Të tjera çmime do të vijnë pas kësaj, si Çmimi i Publikut në vitin 1988, në Festivalin e Belfort, për filmin me metrazh të gjatë “Les petites photos”, Çmimi i SCAM në takimin europian të televizioneve në 1992 etj.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Pagoi 100 mijë dollarë të dukej si Justin Bieber 5

6

11

7

12 15

18

20

14

21

22

25

33 38

27

30 34

31

35

36

39

44 48

45

4

46

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

40 45

23

26

29

32

10

17

19

28

9

13

16

24

8

41

42

43 Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1.Mendim që ia parashtrojmë dikujt për ta shqyrtuar e për ta miratuar. 7. Një e mijta pjesë e milimetrit. 11. Njeri që ha shumë, njeri i pangopshëm. 12. Industria Tekstile. 14. Lloj drithi. 15. E kundërta, ngre. 16. Cingu e valleve. 17. Kripë e acidit nitrik. 18. Rob lufte. 20. Hurma në dialekt. 22. Pjesëz mohuese. 24. Ambasada Greke. 25. Anije ushtarake e pajisur me mjete për pastrimin e ujërave nga minat. 27. Letërsia e Rilindjes. 28. Hamall porti. 30. Qytet në Itali. 31. Thirrje e arenave të toreadorëve. 32. Përemër vetor. 33. Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e forcave ushtarake mbi armikun. 36. Sinjal rreziku. 38. Shpend uji. 40. Këngëtar i njohur italian. 41. Abdurrahman i pikturës shqiptare. 44. Makinë në Kosovë. 45. Organizatë Sigurimi. 46. Korça në makina. 47. Vozë e madhe druri. 48. Notë muzikore. 49. Merre! 50. Armë zjarri kundërtanke.

1. Grup njerëzish të shquar në një fushë të veprimtarisë gjatë një periudhe të caktuar. 2. Repart Ushtarak. 3. Armë e rëndë artilerie. 4. Kandërr fluturuese që jeton pranë vendeve me ujë. 5. Luaj, ose... mbrapsht. 6. Pirro, regjizor i njohur. 7. Caku më i ulët i diçkaje, kufiri më i poshtëm. 8. Dry në dialekt. 9. Shkurre e helmët. 10. Bimë e egër barishtore dyvjeçare, me gjethe si të lëpjetës, me kërcell të fortë e me lule të vogla e të verdha. 13. Silva, futbollist i njohur brazilian. 19. Tipar i një njeriu që mendon vetëm për vete. 21. Lloj amballazh qelqi. 23. Veti e një njeriu që e çmon dhe e nderon veten, që nuk i lë të tjerët ta marrin nëpër këmbë. 26. Shtet në Gjirin Persik. 29. Top i mbledhur letre. 34. Vegël pune bujqësore. 35. Ministria Mbrojtjes. 37. Sipër, ose... 39. Ngjyra e melankolisë. 42. Një në Itali. 43. Zonë Arkeologjike. 46. Zotëron. 47. Tregu Europian.

Sudoku | nivel mesatar 1

4 7

6

2

7

4 9

8 3 4 5

6 3

2

1

7

8 5

6 7

6 9

2 1

6 3

4 1

1

4 9

4 9

8

7

8

2 5

2

6

4 8

5

1 5

3

2

7 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

5 8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 6

7

8

Toby Sheldon ka shpenzuar kursimet e tij jetësore për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike që të duket si Justin Bieber. Superfansi 33-vjeçar i krijuesit të hitit “Baby” ka kaluar nëpër procedura disavjeçare të tendosjes së fytyrës, transplantimit të flokëve, madje ka intervenuar edhe në buzëqeshje që ajo të dukej si e idhullit të tij. “Buzëqeshja e Justinit është gjëja kryesore që e bën të duket i ri. Prandaj në buzën e sipërme vendosa silikon, ndërsa të poshtmen e zvogëlova”, ka treguar Sheldon. “Kur Justin u bë i famshëm, fytyra e tij ishte gjithkund dhe kur e shihja fotografinë e tij mendoja vetëm një gjë: ‘Dua të dukem si ai’”, ka shtuar fansi. Toby kishte filluar procedurat duke u dërguar fotografi të Bieber mjekëve të tij, megjithatë, përkundër disa intervenimeve, transplanteve dhe parave të majme që ka shpenzuar, ai nuk duket aspak si idhulli i tij?!

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe do ndihen me se miri sot. Te dy do tregoheni me te kuptueshëm dhe tolerante. Dielli do jete ai qe do i ndihmoje beqaret te gjejnë princin e tyre te kaltër. Ata do ndihen me te plotësuar tashme. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te arsyeshëm nëse nuk doni te përballeni me te papritura.

Kushtojini me tepër vëmendje sot atij qe keni ne krah sepse ai do ketë me te vërtetë shume nevoje për ju. Dita do jete me e qëndrueshme dhe e ngrohte ne mbrëmje. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime te mëdha. Ekuilibri financiar do jene i patundshëm, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mundohet t’ua plotësojë dëshirat me çdo kusht ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime emocionuese. Do e keni ju mundësinë te zgjidhni personin e duhur. Ne planin financiar mire është te mos shpenzoni kuturu.

Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te flisni hapur për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Megjithatë emocionet do jene te mëdha. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni te gjitha transaksionet e mundshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Nëse keni pasur mosmarrëveshje te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot është koha e duhur për t’i zgjidhur një nga një. Yjet do ua qartësojnë mendimet. Beqaret do kenë gjithë mundësitë për te krijuar lidhjen qe aq shume kane ëndërruar. Jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Financat do jene te qëndrueshme dhe për disa do ketë përmirësime.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Nëse jeni ne çift duhet t’i kushtoni me tepër rëndësi jetën suaj intime gjate kësaj dite sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Edhe ajo është një nga pjesët me re rëndësishme te një lidhjeje. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Financat do jene mjaft te favorsh me edhe për te kryer transaksionet e dëshiruara.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

014, 041, 201, 400, 445, 447, 452, 471, 489, 527, 620, 654, 663, 678, 785, 965.

Numra me 4 shifra:

0222, 1544, 1478, 1746, 2563, 4152, 4545, 5263, 5651, 7848, 8547, 9652.

Numra me 5shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

06404, 13500, 16428, 21025, 21843,

22265, 29446, 43620, 43755, 56964, 63256, 63332.

Numra me 6 shifra:

111458, 172721, 325282, 465887, 522115, 541521, 552853, 587485, 642864, 740431, 824474, 848541, 851825, 858951.

Divergjencat ne çift do jene shume te mëdha gjate kësaj dite. Tregohuni me diplomate dhe mundohuni te zgjidhni gjithçka me kujdes dhe maturi. Beqaret do kenë disa takime, por jo te gjithëve do ju përshtaten me se miri personat qe do kenë pranë. Ne planin financiar do ketë disa probleme te vogla, por jo dhe aq shqetësuese sa mendohej.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni edhe disa hatërmbetje qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te mendojnë seriozisht për një lidhje. Personi qe do takoni do jete i mrekullueshëm. Financat do jene goxha te konsoliduara, mos u shqetësoni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Sot nuk do i duroni dot gjerat e zakonshme dhe rutinën, por do kërkoni ne çdo moment te përjetoni ndjesi te reja. Flisni hapur me partnerin për këtë dhe te sy se bashku mundohuni ta ndryshoni situatën. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme.

AKREPI (22/X-21/XII)

Fale mbështetjes qe do ju japë Jupiteri, marrëdhënia ne çift do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mundohuni te mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah, por te tregoheni realiste. Beqaret nuk do joshen aspak nga aventurat kalimtare kështu qe do qëndrojnë serish vetëm. Ne planin financiar duhet te vendosni pak rregull.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ata qe janë ne një lidhje do kenë një nga ditët me te qeta dhe te ngrohta te vitin. Ndonjëherë duhet shume pak mund për te arritur kënaqësinë. Për beqaret priten takime mjaft te rëndësishme dhe qe do ua ndryshojnë tërësisht jetën gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni. financat do varet nga sjellja juaj. Po e tepruat me shpenzimet do keni surpriza te këqija.

PESHQIT (20/II-19/III) Do e përforconi marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do e mendoni me tepër te ardhmen se bashku. Nga ana tjetër do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë takime, por nuk do kenë shume dëshirë te fiksohen diku. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo investim te madh.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.10.2013

22 tetor

15

Unë nuk kërkoj. Unë gjej. - Pablo Picasso

1935

Fundi i Marshimit të Gjatë Marshimi i gjatë ishte një episod epik qëndrese në luftën civile ndërmjet Partisë Komuniste Kineze dhe Ushtrisë së Kuqe të saj dhe qeverisë nacionaliste të Kuomindangut të udhëhequr nga Ciang Kai shek. Pas përshkrimit të 10 mijë deri 12 mijë kilometrave, rreth 8 mijë të mbijetuar të Ushtrisë së Parë të Maos mbërritën në Jenan në tetor 1935 dhe me sukses u vendosën në raj onin e thellë. Pothuajse të zhdukur nga disa sulme të njëpasnjëshme nacionaliste, lidershipi komunist në verën e vitit 1934 kishte urdhëruar 84 mijë trupat e mbetur nën komandën e Marshallit Zhu Te të linin zonat që shërbenin si bazë e tyre në provincën

Jiangxi në Kinën juglindore dhe të lëviznin drejt perëndimit para se të tërhiqeshin në provincën e thellë veriore të Shaanxi për të rimbledhur forcat dhe për të formuar një bazë solide. Forca të tjera komuniste kineze bënë marshime të ngjashme të detyruara me synim final provincën Shaanxi. Marshimi i gjatë ishte rraskapitës. Komunistët sulmoheshin vazhdimisht nga armiqtë e tyre nacionalistë teksa ata kalonin shkretëtira, lumenj dhe qafa malesh dhe u duhej të luftonin me urinë, sëmundjet dhe armiqësinë e popullatave fshatare nëpër zonat e të cilave kalonin dhe rezervat e pakta të të cilëve ata i merrnin me forcë.

Gjatë vitit që iu desh ushtrisë së tij për të përshkuar Kinën, Mao ce Duni u kthye në liderin e padiskutueshëm të komunistëve dhe taktikat e tij dredharake dhe mënjanimi i pamëshirshëm i rivalëve gjatë marshimit si Cu En lai, Lin Biao, Liu Shao Shi dhe Ten Hsiao Pin hapën një rrugë të cilën ai do ta ndiqte përgjatë gjithë jetës së tij. Vetë Mao braktisi të shoqen dhe dy prej fëmijëve, duke i lënë të vdisnin gjatë marshimit. Megjithëse marshimi u zmadhua dhe shtrembëruar nga propagandistët komunistë dhe apologjetët e tyre perëndimorë, pa të komunistët nuk do t’i kishin mbijetuar marrjes së pushtetit në Kinë në vitin 1949.

Blitz

Retroa

71 62 3.66

Qeveri kërkuan informacion mbi përdoruesit nga Facebook në gjysmën e parë të vitit 2013.

Për qind e kërkesave të tyre u plotësuan nga Facebook.

Milionë përdorues të facebook ishin pjesë e një padie kundër fb për dhunim të privacisë së tyre në këto raste.

39 2.36

Mijë dollarë ishte shuma totale e fituar nga paditësit në këtë padi.

Milionë dollarë është shuma që morën avokatët e paditësve në këtë çështje.

Titulli: udhëtim në kohë Foto: Gaetano Fisicaro

Në Facebook Irena Shabani

Kushedi sa lënduese është të të urrejë një staf i tërë... Nuk e di nëse Zana është djalli, apo djajtë nuk bëhen dot zana... Bledar Hasimi

Tu pi kafe turke në Krujë. Imagjino të ishte gjallë Skënderbeu. Gjergj Pashk Meta

Sot mediat thoshin se ishte vrarë një bos i karteleve të drogës në Kolumbi a ku di unë se ku, po sot thuhej se kunati vret kunatën e pastaj veten e shumë çudira e kronikë e zezë si këto, por të them të drejtën atë spektaklin live të prishjes me dinamit të një ndërtese pesëkatëshe pa leje mund të na e kishin kursyer mediat dhe strukturat përkatëse. Jo për gjë po si për ditë të diele kemi nevojë për gjëra pak më relaksuese sesa prishjet me tritol ... Leonard Bakillari

Teksa Kryeministri flet për kancerin e gjirit, drejtoresha e QSUT-së nuk ngurron të përtyp çamçakëz. Nuk është çudi të këtë bërë edhe ndonjë poc në mes të salles...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Unë jam gegë- shqiptari i dyzuar brenda nesh Gilman Bakalli Përgjithësisht, kritikët e librave në Shqipëri nuk janë edhe aq mendjehapur dhe tolerantë. Pasi kanë mbyllur kapakët e një libri nuk është se reflektojnë duke shtruar pyetjen: “Vepër, çfarë ke për të më thënë”? Në shumicën e rasteve, ata ngrenë ndaj tij kërcënueshëm gishtin tregues: “Vepër! Ki kujdes dhe dëgjo mirë se çfarë po të them”! Sidomos kur libri titullohet “Unë jam gegë” dhe sidomos kur autori i saj është një skraparllí me emrin Mustafa Nano, gishti kërcënues i kritikut tendoset që në titull për t’u kthyer më pas në një grusht, që i turret autorit dhe e godet atë. Publikisht dhe poshtë brezit. Çfarë fshihet brenda kapakëve të “Unë jam gegë”? Asgjë më shumë sesa një sprovë eseistike, e cila përpiqet t’i bëjë një fotografi dy pjesëve përbërëse të kombit shqiptar, gegë e toskë. Natyrisht rezultati, është një fotografi e shumë fotografive të mëparshme që autorë të shumtë, vendas e të huaj, i kanë bërë strukturës dykrerëshe të kombit shqiptar, por edhe syri origjinal i Nanos është i pranishëm aty, në atelienë e krijimit të kësaj panorame. Asgjë më shumë se kaq. Problemi është se poetit Bajron ia pranojmë gjithçka thotë për shqiptarët, Edit Durham-it po e po, Konicës e Kadaresë herë po e herë jo, Rexhep Qosjes më shumë jo se po, Schmittit disa po e disa jo. E kështu më radhë, pa përmendur faktin se një shkencë e tërë si antropologjia ngrihet mbi themelet e dyshimta të përgjithësimit të karaktereve të fiseve apo popujve. Rastësisht e quajta “fotografi” esenë e Nanos. Por, mesa duket, këtu fillon problemi. Të tjerë e shohin (nëse kanë denjuar ta lexojnë) atë si “karikaturë”. Arsyeja për sherr në këtë rast është evidente. Fotografia pasqyron besnikërisht (?) një realitet, ndërsa karikatura e shtrembëron atë. E megjithatë kam bindjen se “eksitimi online” (siç e quajti vetë auto-

ri Nano) ka arsye më të thella se një debat i mundshëm “fotografi” vs “karikaturë”. Pretendimi për gjoja mungesë saktësie, objektiviteti shkencor, zgjedhje autorësh apo metodologjie të gabuar në librin e Nanos është i gjithi një alibi. Sepse nuk besoj se mënyra e duhur e leximit për produkte të tilla është ngritja e pyetjes “a është e vërtetë ajo që shkruan autori”? Sigurisht që nuk mund ta provojmë shkencërisht që me “gegët bën komb e me toskët bën shtet”, por kush mund të guxojë shkencërisht të vërë shenjë barazimi kulturor midis një gegu mirditor dhe një labi vlonjat? Po çfarë ka atëherë “Unë jam gegë” sa të zgjojë kritika idhnake, pikcikme tallëse apo parodizimin e Portokallisë? Me një lehtësi lodërtare Nano ka prekur kategorinë më sensibël të shqiptarëve, për të cilët identiteti është një shenjtëri dhe, si e tillë, është sakrilegj ta vësh në pikëpyetje apo ta ndryshosh. Nano ka guxuar të trazojë ujërat e turbullta, poshtë të cilave struket identiteti i dyzuar i shqiptarit. E për atë që guxon ta prekë identitetin s’ka shkencë a objektivitet shkencor që të shpëton. As marrja në mbrojtje nga dy gegë si Alfred Serreqi dhe Primo Shllaku nuk të shpëton nga kryqëzimi... “Unë jam gegë” nuk ngre aspak pretendimin për saktësi shkencore. Është thjesht perceptim i një njeriu të lirë, i cili prek nervin e një shoqërie si kjo e jona që endet e dyzuar përsëbrendshmi nëpër zona tabùsh, mes gegësh e toskësh, myslimanësh e katolikësh, të djathtësh demokratë e të majtësh komunistë. Pickon nervin e shqiptarëve, të cilët identitetin e kanë akoma si garant të qëndrueshmërisë përballë të papriturave të ekzistencës. Mjerë ai, që, si Muç Nano, guxon të lëvizë gardhiqet e kësaj toke. Nano na vë të gjithëve para një pasqyre e në këtë rast vlen aforizmi i Lichtenberg-ut “libri është si një pasqyrë: kur ajo i vihet përballë një majmuni, në të s’ka se si të reflektohet një apostull”.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 22.10.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.