Gazeta Mapo

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Call Center-at italianë?! Tashmë janë në Shqipëri

Eni Vasili Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 15 maj 2013. Numër 908. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Majko-Islami, replikat në distancë për kalimin te PD dhe Ramën

Aleatët e 'tradhtuar', lëkundjet e koalicionit të Ramës Koalicioni i majtë shkon me mëri dhe pakënaqësi drejt zgjedhjeve. Pas Gjinushit, edhe Paskal Milo shpërthen ndaj kreut të PS: Rama na shiti për LSI-në. Telefoni i tij nuk funksionon më për ne, ndërsa qurravecët e PS na tregojnë se ç’është e majta”. Pakënaqësitë e listave përfshijnë edhe Petro Koçin apo kreun e komunistëve, Marko Dajti. Koka i LSI: Arsyeja e Ramës për Dukën, si para ’90-ës Faqe 3

KQZ, negociata PD-PS me ndërkombëtarët për ngërçin Majko: Oh sa mirë me qenë tradhtar!...Fushata elektorale që sapo ka filluar, e ka të shkruar në “ballë” këtë fjali turpëruese. Kastriot Islami i përgjigjet ish-kryeministrit: Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës

Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

A ka nevojë Shqipëria për një politikë të jashtme?

koment Virgjil Muçi

Dhuna dhe pornografia si zgjidhje shqiptare të problemit gjinor koment Klementin Mile

12 libri i ri

Të tjera zhvillime për zgjedhjet priten të shënohen në ditët në vijim pas mbërritjes së misionit të ODIHR-it që do të monitorojë 23 qershorin. Amerikania Conny B. McCormack, e cila do të hartojë raportin vlerësues për parlamentaret në Shqipëri, së bashku me delegacionin e saj do të mbajë sot në mesditë një konferencë për shtyp. I përbërë nga 15 ekspertë, misioni... Faqe 5

Akuza e një 16-vjeçareje: Më mbajtën peng dhe më përdhunuan Një adoleshente nga Librazhdi denoncon rrëmbimin dhe dhunën e një burri 40-vjeçar. “E njoha përmes telefonit dhe më mashtroi se kërkonte nuse. Më ka mbajtur të lidhur këmbë e duar dhe më përdhunoi”. Policia arreston 40-vjeçarin

Këtu e shtatë vjet më parë, kur Agim Nesho botoi librin e tij të parë...

Mjafton t’u hedhësh një sy të rastësishëm postimeve në...

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka paralajmëruar dje zhvillime të reja politike lidhur me KQZ-në. Ai deklaroi për mediat se ditët në vijim SHBA do të bëjë publike pozicionet e saj jo vetëm për KQZ-në, por dhe klimën politike parazgjedhore në tërësi. “Prisni në ditët dhe javët e ardhshme. Besoj se nuk do të zhgënjeheni”, - tha ambasadori Arvizu.

Në adoleshente nga Librazhdi është mbajtur një javë peng në Tiranë, pas rrëmbimit nga një 40-vjeçar. Pëllumb Dini, baba i dy fëmijëve nga fshati Pezë i Tiranës, u arrestua dje në mesditë nga policia e Librazhdit, pasi akuzohet për rrëmbimin e një adoleshenteje. Ai ishte në kërkim prej më tepër se një javë, pasi dyshohej se kishte rrëmbyer një 16-vjeçare nga fshati... Faqe 7

premtimi

Në kërkim të gropave

Agim Nesho sjell tezën e diplomacisë aktive Promovimi i librit më të ri të Ambasador Neshos mblodhi në UET figura të njohura të politikës, medias, diplomacisë dhe botës akademike si Kastriot Islami, Arta Dade, Ylli Bufi, Arben Malaj, Rexhep Mejdani, Edmond Haxhinasto etj

Berisha në Durrës: Me reformat që do bëjmë, do heqim vizat me SHBA

FAQE 5

koment/ 11

Faqe 16

Arjan VASJARI

Një skenar i mundshëm (dhe ndoshta më i miri) pas 23 qershorit Është plotësisht legjitim shqetësimi i të gjithë atyre që e lexojnë me skepticizëm skenarin e pas 23 qershorit. Gjykuar mbi kontekstin politik, linearitetin e polle-ve dhe formulën elektorale, duket thuajse e paravendosur se, në 23 qershor nuk do të kemi një fitimtar politik. Në rastin më të mirë, mund të kemi një fitues të brishtë zgjedhjesh, i cili do vërtitet rreth pragut psikologjik të 50% dhe kaq. Ka shumë të ngjarë që të na prodhohet një situatë identike (në mos më e ngushtë) me zgjedhjet e 2009-ës, kur Partia Demokratike mori diçka më shumë se socialistët në shifra, por nuk arriti t’i fitonte politikisht bindshëm ato. Asokohe, asnjë nga palët (detyrimin më...


2

afër/larg

1

politikë

Berisha në Durrës:

Akuza e një 16-vjeçareje:

Majko-Islami, debat për Ramën dhe kalimin te PD

Me reformat që do bëjmë, do heqim vizat me SHBA

Më mbajtën peng dhe më përdhunuan

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 7

“Kur bëhet fjalë për të mbyllur një marrëveshje, fjala e fundit i takon gjithmonë gruas. “Fraza: ‘Prisni pak se duhet të pyes time shoqe’, është një nga më të dëgjuarat”, tregojnë djemtë e Future Generation

Call center-at shqiptarë nisën të gjithë të njëjtën mënyrë: një apartament me qira, tavolina e kompjutera të ngjeshur me njëritjetrin, një linjë interneti dhe mjaft të rinj që flasin italisht dhe që paguhen pak. Por kur në Tiranë zbritën kompanitë ndërkombëtare, u kuptua që bëhej fjalë për një biznes të madh.

Call Center-at italianë?! Tashmë janë në Shqipëri Nga Eni Vasili*

Ë

shtë babai që kërkon një vend pune për të birin, shtëpiakja nga jugu që është transferuar në Veri dhe që tregon mallin për vendlindjen e saj, partizani 90-vjeçar, i cili kujton kohët e luftës në Shqipëri, e moshuara që kërkon të ritelefonohet pasi “do të donte të fliste me dikë”… Këta janë italianët e treguar prej operatorëve shqiptarë të call center-ave (qendrave telefonike): janë thuajse 6 mijë të rinj që kalojnë ditën e tyre në telefon me Italinë. Ata kanë ndërtuar për në një ekskluzive për Panorama.it identikitin e italianit të mesëm, i parë përmes një aparati telefonik në anën tjetër të detit. Janë 57 call center me seli në Tiranë, Durrës e Vlorë, që punojnë për Italinë. Të punësuar prej tyre janë të rinj të diplomuar ose në rrugë për t’u diplomuar, që u telefonojnë me një italishte të përsosur kompanive apo personave privatë për të shitur të mira dhe shërbime të çdo lloji: nga streçet anticelulit tek fshesat elektrike, nga hapësirat e publicitetit tek kontratat për furnizim me energji elektrike … Dhe jo vetëm: call center-at në Shqipëri japin edhe ndihmë teknike. Pak e dinë, por kur telefonohet një numër jeshil i një kompanie ajrore apo një banke, shpesh të përgjigjet një i ri shqiptar krejtësisht i padallueshëm, i lidhur në telefon përmes internetit nga një sallë kaotike në qendër të Tiranës. Është një fenomen që ka filluar në vitin 2005, por që ka njohur një bum të vërtetë në dy vitet e fundit. Ashtu si në Tunizi e në Rumani, edhe në vendin e shqiponjave janë vendosur shërbime të call center-it të ndërmarrjeve të rëndësishme të trembura prej krizës. Përveç disa rasteve, shoqëritë italiane zakonisht mbështeten në realitetet lokale që ofrojnë shërbime të dorës së parë. Zgjedhja e Shqipërisë nuk është rastësore dhe nuk është vetëm prej faktit se krahu i punës paguhet më lirë. Një gjysmëkoloni italiane për pak vite të Luftës së Dytë Botërore, ai është një vend që gjithmonë ka pasur pikë referimi Italinë. Italishtja: të gjithë shqiptarët e flasin dhe e kuptojnë mjaft mirë. Call center-at shqiptarë nisën të gjithë të njëjtën mënyrë: një apartament me qira, tavolina e kompjutera të ngjeshur me njëri-tjetrin, një linjë interneti dhe mjaft të rinj që flasin italisht dhe që paguhen pak. Por kur në Tiranë zbritën kompanitë ndërkombëtare, u kuptua që bëhej fjalë për një biznes të madh. Ai u vu në shënjestër nga tregu i pa-

sur italian: shoqëri si Vodafone, Wind, Edison, Fastweb, Telecom, Tiscali. Kriza është, por italianët blejnë gjithmonë. “Italianët ankohen shumë dhe për gjithçka, por në fund blejnë gjithmonë”, thotë Agron Shehaj, pronari i Ids, call center-i më i madh në Shqipëri. Shtabi i tij ndodhet në një pallat prej xhami e betoni në qendër të Tiranës. Sapo hyn, ndjen mërmërimën karakteristike të prodhuar nga qindra të rinj, shumica vajza, me kufje në kokë që flasin në të njëjtën kohë dhe vazhdimisht: “Mirëdita, jam Stella. Telefonoj nga Ids Albania për llogari të Edison. A keni një minutë kohë?». Edhe Agroni, pronari i vetëm i “Intercom Data Service”, është mjaft i ri. I veshur me rroba italiane, ai sapo i ka kaluar të 30-tat. Tani në Tiranë është si njëfarë ylli, një rast biznesmeni i suksesshëm. Intervistohet në televizione dhe ftohet në universitet për të treguar eksperiencën e tij. Historia e tij është tashmë qendra e një dokumentari të regjisorit shqiptar Roland Seiko, “Anija”, i cili u shfaq për javë të tëra në fillim të këtij viti në qytete të ndryshme të Italisë si Romë, Firence, Torino, Milano, por edhe në Tiranë. Ndërsa na ofron një kafe, edhe ajo sigurisht italiane, ai tregon jetën e tij, atë të një ish-emigranti si shumë të tjerë. I shkolluar dhe diplomuar në Itali, i kthyer prej 8 vjetësh në Shqipëri për t’u vënë në krye të një armate me 2000 të rinj nga 20 deri në 25 vteç. Janë të gjithë fëmijë të viteve 90’. Të lindur dhe të rritur pas diktaturës, kanë të njëjtën moshë sa demokracia shqiptare. Paga mujore varion nga 200 deri 300 euro, më pak se gjysma e asaj që marrin kolegët në Itali, por që për një të ri shqiptar është një e ardhur e mirë. Mjaft prej operatorëve janë të apasionuar pas asaj që bëjnë, të tjerë e përdorin si trampolinë profesionale. Albana Kapxhillari është një nga këto të fundit. E diplomuar në mjekësi ajo ëndërron që një ditë të jetë mjeke, por derisa kushtet të piqen për këtë, ajo e kalon ditën duke folur me italianë në telefon. Për vajzën që ka emrin e atdheut të saj, italianët janë të

sjellshëm, edhe kur bezdisen prej telefonatave të herëpashershme. Nuk janë të paedukuar dhe nuk përgjigjen asnjëherë keq në telefon, përveç rasteve të veçanta. Përgjithësisht janë të tunduar për të blerë edhe pse së fundmi mund të mendohen pak më gjatë para se të vendosin. “Unë punoj për kategorinë biznes dhe outbound (shitje)”, thotë Albana. “Unë telefonoj ndërmarrjet për të shitur shërbime: telefoni, energji, internet. Njerëzit ankohen shumë prej krizës. Dje në mbrëmje fola me titullarin e një ndërmarrjeje të vogël, nuk donte të blinte një shërbim sepse parashikonte që do ta mbyllte punën, por në fund, sidoqoftë, bleu”. Suada punon për Edison. Ajo tregon me një fije buzëqeshje se një baba i një familjeje i kishte propozuar se do të abonohej nëse Edison i ofronte punë djalit të tij. Gjatë pushimit për kafe, tek makineria e ekspresit të rinjtë tregojnë histori të italianëve që i kanë takuar çdo ditë në mënyrë virtuale. Të gjithë janë dakord që ka një ndryshim të fortë mes jugorëve dhe veriorëve. Arrijnë ta dallojnë në ajër. “Në Jug punojnë akoma me letër”, thonë të rinjtë shqiptarë, të rritur në erën dixhitale. “Veriu është më i informatizuar dhe më i informuar”. Para se të vënë kufjet në kokë, ata nënvizojnë se nuk ndodh thuajse kurrë që një operator të flasë me një drejtues të një kompanie në Veri, e madhe apo e vogël qoftë: “Jugorët janë më të hapur dhe më të këndshëm”. Kur po mbarojmë vizitën në sallë dëgjohet një duartrokitje e fortë. “Është për një kontratë të mbyllur”, shpjegon pronari. Një strategji amerikane për t’i motivuar operatorët. Është gruaja që vendos të blejë E njëjta duartrokitje dëgjohet edhe te “Future Generation”, një tjetër call center në Tiranë. Ka dy palë zyra: një në Elbasan, me 121 vende, dhe një në Tiranë, me 124. Future Generation ka një treg më familjar: 10 herë më e vogël sesa Ids, ajo punon për klientë si Faqet e Bardha dhe të Verdha, Media shopping

Janë 57 call center me seli në Tiranë, Durrës e Vlorë, që punojnë për Italinë. Të punësuar prej tyre janë të rinj të diplomuar ose në rrugë për t’u diplomuar, që u telefonojnë me një italishte të përsosur kompanive apo personave privatë për të shitur të mira dhe shërbime të çdo lloji

(telemarketing) dhe Giordano Vini (Verëra). Alesandro Gala, pronari, është një italian që ka ardhur në Tiranë si administrator i deleguar i të parës call center të një biznesi ndërkombëtar në Shqipëri. Pas katër vjetësh ka ngritur kompaninë e tij dhe është martuar me Denadën, një ish-operatore në varësi të tij. Edhe sot punojnë ende bashkë. Edhe Denada e dallon Veriun nga Jugu. Madje arrin të dallojë edhe origjinën e atij me të cilin flet: “Nuk është e vështirë të dallosh një grua nga Milano me një nga Jugu, por të emigruar në Milano”. Kur bëhet fjalë për të mbyllur një marrëveshje, fjala e fundit i takon gjithmonë gruas. “Fraza: ‘Prisni pak se duhet të pyes time shoqe’, është një nga më të dëgjuarat”, tregojnë djemtë e Future Generation. Një fytyrë, një racë Diego Pisa, administrator dhe përfaqësues i ndërkombëtares Teleperformance, ka shkruar nnë Twitter: “Është një vend i ri në qendër të Evropës, aq i pasur me talente, sa është e vështirë të imagjinohet. Quhet Shqipëri”. Për Pisan, avantazhet e Shqipërisë nuk janë vetëm krahu i lirë i punës, por edhe taksat e ulëta dhe niveli i lartë i kualifikimit të personelit. Për Teleperformancën punojnë 1400 të rinj: Ornela, Roza, Xhino dhe mjaft të tjerë tregojnë për italiane të sjellshëm, të mirëkuptueshëm e të qetë, të mësuar të shqetësohen nga call center-at, gjithmonë me respekt për punën e tjetrit. Tregojnë edhe për të moshuar të vetmuar me fëmijë larg, për të cilët telefonata nga një operator është një moment unik shoqërie gjatë ditës, sepse nuk i telefonon kurrë askush. “Mjaft prej tyre kërkojnë të ritelefonohen qoftë edhe vetëm për t’u përshëndetur”, thotë Xhina me një hije trishtimi. Roza shton: “Një ditë më është përgjigjur një partizan 93-vjeçar, që i njihte qytetet në veri të Shqipërisë dhe rreth Shkodrës më mirë se unë. Kjo histori më ka bërë të besoj në këtë punë, e cila për shumë njerëz është sipërfaqësore dhe pa peshë”. Për gjithë këta të rinj Italia është një mit. “Italianët janë si ne: vëllezërit tanë të mëdhenj. Jam e bindur që edhe këtë herë do t’ia dalin”, thotë Xhina, e cila ka besim te një histori e madhe e një populli të madh që ka ditur gjithmonë të ndihmojë të tjerët me bujari e altruizëm. Nuk e harron kurrë, aq më shumë kur është në telefon: “Alo, jam Xhina. Telefonoj nga Teleperformance Albania. A mund t’ju vjedh një minutë? Kemi oferta të reja …”. *Marrë nga revista italiane Panorama (panorama.it)


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2013

3

Edi Rama me aleatët

Aleatët e “tradhtuar”, lëkundjet e koalicionit të Ramës drejt 23 qershorit Pas Gjinushit, edhe Paskal Milo shpërthen ndaj kreut të PS: Rama na shiti për LSI-në. Telefoni i tij nuk funksionon më për ne, ndërsa qurravecët e PS na tregojnë se ç’është e majta”. Pakënaqësi edhe Petro Koçi apo Marko Dajti Tiranë Kryetari i Partisë Socialiste,

Edi Rama, po shkon drejt 23 qershorit i rrethuar prej mërish. Pas valës së parë të pakënaqësive nga socialistët e mbetur jashtë listave, Rama po përballet edhe me rezervat e aleatëve të vet historikë, që ndryshe nga ata të Berishës, e kanë të pasigurt mandatin e deputetit. Pas Skënder Gjinushit, edhe kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ndjehet i tradhtuar nga Rama. I ftuar në emisionin “Opinion” të ‘News24’, Milo shprehu hapur zhgënjimin e tij për atë që e quajti “shitje për LSI-në”, duke treguar kështu ndasitë në kampin e majtë për betejën e 23 qershorit. “Sigurisht, jemi koshientë që PS na shiti për LSI-në, këtë e dinë gjithë shqiptarët”, - tha ai, duke shprehur më tej motivim për mbledhjen e sa më shumë votave. Pakënaqësitë në koalicionin e majtë duket se janë shtuar edhe nga qëndrimi i ndryshëm që Berisha mbajti me aleatët, duke i përfshirë ata në listat e PD-së. Një vendim i tillë është vlerësuar hapur nga Milo, i cili përdori fjalën re-

spekt për këtë luajalitet të Berishës. Por nuk është vetëm përjashtimi nga listat, ajo që shqetëson aleatët e Ramës në këto prag zgjedhjesh. Kryetari i PDS-së e kritikoi Ramën edhe për injorimin e aleatëve të vegjël, duke mos u hapur as telefonin. “Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec qoftë. Dhe PS ka shumë qurravecë. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS”, -shtoi Milo, duke theksuar se pas bisedës shpreson të marrë përgjigje nga Rama. Tonet e ashpra ndaj kryesocialistit kanë vazhduar më tej në intervistën e Milos, teksa pohonte që aleatët janë të demotivuar në këtë fushatë zgjedhore. “Rama i ka demotivuar aleatët e vet. Jo mua, se unë po punoj në të gjithë Shqipërinë. Kështu është fjala për t’i dhënë ndryshim rrënjësor Shqipërisë më 23 qershor. Unë ndjej përgjegjësi jo vetëm i qytetar, por dhe si politikan i së majtës shqiptare. Të paktën kam guximin t’i them se këtu e ke gabim”, - theksoi Milo. Por, a do të ketë pasoja sjellja e Ramës me aleatët, sidomos

Paskal Milo “Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec qoftë. Dhe PS ka shumë qurravecë. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS”

pas miklimit që Berisha u bëri të vetëve duke i përfshirë me bujari në lista? Në intervistën për ‘News24’, Milo tha se edhe pse i pakënaqur, do të vazhdojë të punojë në funksion të fitores. Në të njëjtën situatë si ai ndodhen edhe kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, kreu i PSV 91, Petro Koçi apo aleatët radikalë në kampin e majtë, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë artikuluar publikisht pakënaqësitë që kanë me Ramën dhe problemet në koalicion, në prag të zgjedhjeve. Shënjestra e mërive ka përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, që aleatët e shohin si një ndër arsyet që i la jashtë listave. Nga ana tjetër, LSI e Ilir Metës arriti të siguronte një kandidat të saj, Spartak Brahon, i vetmi i përfshirë në pjesën e sigurt të listës së Partisë Socialiste. Një ditë më parë, Gjinushi kritikoi Partinë Socialiste se nuk respektoi marrëveshjen me aleatët për t’i kandiduar në listat fituese. Por, pavarësisht kësaj, edhe Gjinushi argumentoi se partia e tij do të jetë aleate e besueshme e selisë rozë.

Lefter Koka: Arsyeja e Ramës për Dukën, si para ’90-ës Deputeti i LSI-së shpreh pakënaqësinë për moskandidimin e Agron Dukës nga Rama, por thotë se dëmi që ai mund të shkaktojë është i rikuperueshëm Tiranë Deputeti i LSI-së, Lefter Ko-

ka e cilëson përgjegjësi të Ramës largimin e Agron Dukës drejt PR-së. “Largimi i z Duka me këtë motivacion, se dy njerëz kishin lidhje familjare ngjan si para viteve ’90, ku dy kunetër nuk arsimohen në univer-

sitet, vetëm njëri po. Rama shoqërohet nga paranoja dhe frika për një aleancë që mund ta dëmtonte. Por Duka ka kontributet e tij në PS dhe do jepte vlera në PS”,-tha Koka për ‘News24’. Duke e cilësuar një rast të veçantë çështjen e Agron Dukës, Koka i ka cilësuar megjithatë si amorale kalimet e “ylberit” në politikë, si në rastin e tre deputetëve që kaluan në listat e PD. Por a e dëmton koalicionin e majtë, kalimi i Dukës në të djathtë? “Qarku i Durrësit është shumë i madh dhe duhet të përfaqësohet me 14 deputetë”,-tha ai, duke e cilësuar të rikuperueshëm

dëmin që mund të shkaktohej në këtë rast. Koka ka komentuar edhe largimet e bujshme nga PS, si rasti i Malajt, por edhe i një tjetër deputeti në Vlorë si Eltar Deda. “Mendoj se votat e Malaj, Eltar Deda, etj do të bënin të mundur për një rezultat më spektakolar se ai që pritet për PS në datën 23 qershor”,-tha ai. Koka ka shtuar më tej se klima në Durrës për LSI është shumë optimiste. “Është mandati i dytë që unë kandidoj për Durrësin dhe LSI ka një klimë me të vërtetë nga më optimistet dhe mendoj se rezultati do dyfishohet. Mendoj se nga Durrësi do vijnë 2 depu-

tetë nga LSI, vetëm nga Durrësi. Ajo që gjejmë sot në Durrës, jemi një atmosferë komplet optimiste dhe për këtë jemi të bindur. Do kemi rezultat spektakolar”,- premtoi ai. Lefter Koka ka shtuar më tej se FRD-ja do të ulë numrin e votuesve të PD në qarkun e Durrësit, ndërsa u bëri një thirrje kryetarëve të partive që të mos i zgjedhin deputetët mbi preferenca personale. Pyetjes nëse synonte një post ministror, nëse e majta vjen në pushtet, Lefter Koka i është përgjigjur indirekt. Ai tha se është i gatshëm të japë kontributin e tij për vendin, kudo qoftë ai.

takimi

Rama takon Tony Blair: Do punojmë pas 23 qershorit Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama takoi në Londër ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Sipas zyrës së shtypit, Rama dhe Blair biseduan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Rama e njohu ish-Kryeministrin britanik me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e tij. “Një takim i shkëlqyer me Tony Blair, njeriun që transformoi përgjithnjë të majtën europiane, njeriun që mbetet sot e gjithë ditën një pikë referimi për të gjithë ne dhe njeriun me të cilin ramë dakord që të punojmë nga afër pas 23 qershorit, për të ndërtuar qeverisjen dhe për të realizuar programin tonë për një “Rilindje Shqiptare”. Me Tony Blair dhe me skuadrën e tij ne do të kemi në krah një partner jashtëzakonisht të rëndësishëm me një eksperiencë unike dhe me të gjitha këshillat e duhura për të ndërtuar një proces qeverisës të suksesshëm dhe për të bërë realitet programin tonë të Rilindjes Shqiptare”, u shpreh pas takimit Rama. Kryesocialisti Rama kërkoi mbështetjen e z. Blair dhe ekspertizën e tij për qeverisjen e pas 23 qershorit, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ish-Kryeministri britanik. “Do të jem shumë i lumtur t’ju ndihmoj ju. Vendi juaj është një vend për të cilin kam shumë interes”, e ka siguruar kreun e PS-së, ish-kryeministri laburist.


4

në fokus

ngjarje e ditës

Kastriot Islami i përgjigjet ish-kryeministrit: Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës

Majko-Islami, debat për Ramën dhe kalimin te PD Majko: Oh sa mirë me qenë tradhtar!...Fushata elektorale që sapo ka filluar, e ka të shkruar në “ballë” këtë fjali turpëruese. Fejzi Braushi

Deri para një viti ishin anëtarë të forumeve më të larta të Partisë Socialiste, sot janë më shumë se kundërshtarë politikë. Pandeli Majko dhe Kastriot Islami janë përfshirë dje në një debat virtual, duke përdorur një fjalor që kalon caqet e një debati normal. Majko e ka quajtur atë tradhtar që ka harruar historinë nga vjen, ndërsa Islami në përgjigje të tij e ka quajtur atë mediokër dhe inferior. Majko

Debati ka marrë udhë në llogarinë e Pandeli Majkos në rrjetin social Facebook, ku ai duke iu referuar prezantimit të Islamit si pjesë e listës së PD-së për Tiranën, ka shkruar jo pa ironi statusin “Oh sa mirë me qenë tradhtar”. Në fakt Majko në statusin e vet, megjithëse nuk flet duke iu drejtuar direkt Islamit, me fenomenet që karakterizojnë këtë prag fushate, lë të kuptohet qartë se mesazhi i tij është pikërisht për të. “Oh sa mirë me qenë tradhtar!...Fushata elektorale që sapo ka filluar, e ka të shkruar në “ballë” këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar”, - shkruajti Majko në faqen e tij. Më tej ai thekson se “paturpësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e “supës” së premtimeve të

zgjedhjeve të 23 qershorit”. Në fund ai, duke dënuar këto veprime që sipas tij hyjnë te tradhtitë, përcjell ndjenjën e respektit për të gjithë ata politikanë që pavarësisht rreshtimit politik respektojnë historinë nga kanë ardhur. “Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetvetes dhe historisë nga vijnë. Mirëmëngjes!” - mbyllte Majko komentin e vet në Facebook.

Përgjigjja

Islami

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Islamit, i cili pavarësisht se nuk përmendej personalisht në komentin e Majkos, ka kuptuar se mesazhi që përcillte kolegu socialist ishte pikërisht për të. Ndaj ai ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, duke lënë të kuptohet se vetë Majko, por edhe lidershipi politik i PS-së është mediokër dhe mbi të gjitha ndihet inferior. “Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër. Turp me pasë në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85-vjeçar dhe familjen time. Turp për ty”, shkruajti Islami në faqen e Majkos në rrjetin social Facebook. Më tej ai i bën të ditur ish-bashkëpunëtorit të tij në PS se termat e përdorur prej tij si tradhtar, janë normale vetëm për sistemet totalitare dhe jo për demokracitë. Ai nuk nguron t’i kujtojë Majkos se e kishte mbështetur atë

“Tradhtar është term stalinist. Armik është term i luftës së ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh, të cilit më 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar”

kur të tjerët në këtë parti e kishin konsideruar atë vetë tradhtar. “Tradhtar është term stalinist. Armik është term i luftës së ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh, të cilit më 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar”, - shkruante më tej Islami. Më pas ai i bën të ditur se e keqja e tyre e përbashkët është Edi Rama dhe Koço Kokëdhima. “Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh, së paku mos u bëj pjesë e maskaradës. Nëse ke guxim, jam gati të ballafaqohem, por unë dhe ti ballafaqimin e kemi më të keqen e madhe, që mban emrin Koço dhe Edi. Do të vijë dita që do ta kuptosh, por do të jetë vonë. Unë kam shpëtuar...”, - theksonte Islami, duke i bërë të ditur se janë socialistët ata që e kanë kaluar cakun e këtij debati.

Arvizu paralajmëron zhvillime: Për KQZ do flasim për pak ditë TIRANË Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka paralajmëruar dje zhvillime të reja politike lidhur me KQZ-në. Ai deklaroi për mediat se ditët në vijim SHBA do të bëjë publike pozicionet e saj jo vetëm për KQZ-në, por dhe klimën politike parazgjedhore në tërësi. “Prisni në ditët dhe javët e ardhshme. Besoj se nuk do të zhgënjeheni”, - tha ambasadori Arvizu. Të tjera zhvillime për zgjedhjet priten të shënohen në ditët në vijim pas mbërritjes së misionit të ODIHR-it që do të monitorojë 23 qershorin. Amerikania Conny B. McCormack, e cila do të hartojë raportin vlerësues për parlamentaret në Shqipëri, së bashku me delegacionin e saj do të mbajë sot në mesditë një konferencë për shtyp. I përbërë nga 15 ekspertë, misioni i ODIHR-it do të verifikojë së pari saktësinë e listave të votuesve për të cilat opozita ka shumë ankesa për dublime. Por në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që aktualisht po punon me katër

anëtarë, pas largimit të tre përfaqësuesve të opozitës. Zgjidhja

Dy partitë e mëdha politike PD e PS janë në pritje të një zgjidhjeje nga ndërkombëtarët për çështjen e kalimit të ngërçit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burime nga të dy kampet thanë se ekspertët janë duke përcjellë variantet përkatëse e duke marrë pas përgjigjet e palëve. Ajo që qarkullonte dje kishte të bënte me një zgjidhje që “do t’i shpëtonte faqen para opinionit publik PS-së”. Me fjalë të tjera, që opozita të rimarrë vendet e saj në KQZ, tre anëtarët e propozuar prej saj dhe mazhoranca të ruajë katër anëtarët. Ajo që mbetet për të vendosur është se a do të kemi një rizgjedhje të shtatëshes në Parlament, pra një rikompozim që ruan balancat e periudhës para largimit të LSI –së nga qeveria, apo do të kemi vetëm një zgjedhje në Kuvend të treshes së opozitës sipas ndarjes, dy anëtarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe një i propozuar nga LSI e Metës.

Dy partitë e mëdha politike PD e PS janë në pritje të një zgjidhjeje nga ndërkombëtarët për çështjen e kalimit të ngërçit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burime nga të dy kampet thanë se ekspertët janë duke përcjellë variantet përkatëse e duke marrë pas përgjigjet e palëve.

Malaj:

Majko flet kur duhet të heshtë Pandeli Majko është bërë dje objekt i një debati tjetër në distancë edhe me një figurë tjetër të rëndësishme, deri dje pjesë e së njëjtës parti, Arben Malajn. Ky i fundit duke marrë shkas nga një intervistë që Majko kishte dhënë për median e shkruar, i ka kthyer atij përgjigje duke i kujtuar se flet kur duhet të heshtë dhe hesht kur duhet të flasë. “Ndjesë, është një komunikim pa televizor me kolegun Majko, që hesht kur duhet të flasë dhe flet kur moralisht duhet të heshtë. I dashur Majko, besoj edhe ti, me zemër dhe jo përballë kamerave televizorëve apo përballë kryetarit - në Berat mbështet Flamurin, në Lezhë Agustinin, dy ish-kryetarët e PS dhe socialistë të sprovuar në betejat e përbashkëta politike. Mbështetja e çdo socialisti që është në listat e aleatëve nuk çon asnjë votë tek PD dhe i bën nder PS-së, pasi do të rritet cilësia e përfaqësimit edhe njerëzore në parlamentin e ardhshëm. I dashur Majko, shumë miqësisht ju këshilloj, përdoreni çdo sekondë të kohës suaj (si njëshi i listës së Tiranës dhe përgjegjës për suksesin e gjysmës së saj) për fitoren tonë të përbashkët”, - shprehej Malaj në një reagim në Facebook. Më tej ai shkruante se “është fisnike t’i shërbesh vendit tënd dhe PS edhe duke qenë jashtë listave personale të imponuara ndaj jush dhe të miratuara kokulur dhe buzagaz nga “anëtarët e Kryesisë”. “Kam shpresuar se duke heshtur kur duhet të flisnit, ju nuk do të flisnit kur duhet të heshtni kundër kolegëve tuaj edhe sikur kjo t’ju kërkohej me votim ‘unanim’ të kryesisë”, shkruante Malaj.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

1

“Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mtbarë botën. Asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqenies”

2

“Ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer më të sigurt, konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë… ekonomia shqiptare, në vitet më të vështira, ia doli me sukses të ruajë rritjen e saj”.

3

15.05.2013

5

“Ne nuk kemi qene 22 vite në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, dhe kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Por atëherë, çfarë ndodh me partinë tjetër, si ka mundësi që në 20 vite nuk ka qoftë dhe një firmë të vetme në integrimin e Shqipërisë”

fu s hata

Rama në Lezhë: Kadeli tradhtar, turpi i tij kalimi me PD Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga Lezha ku ka prezantuar skuadrën e ‘Rilindjes’ për këtë qark, ka sulmuar direkt ish-deputetin e tij, Gjovalin Kadeli, i cili në këto zgjedhje kandidon nën siglën e PD-së, dhe e ka cilësuar si tradhtar të socialistëve. Duke folur në këtë takim elektoral, Rama ndërsa renditi disa nga arsyet që sipas tij duhet t’i shtyjnë qytetarët të mos votojnë PD-në, akuzoi Kadelin si tradhtar që u ktheu kurrizin qytetarëve për të përfituar një karrige në Kuvend. “Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili katër vjet më parë erdhi në Parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës dhe sot, katër vjet më vonë, u ka kthyer atyre kurrizin vetëm për një karrige druri me katër këmbë, që është turpi i përhershëm i tij dhe i emrit të tij në këtë qytet”,- deklaroi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Lezhës. E megjithatë, Rama ka theksuar se çdo e keqe e ka një të mirë pas, duke bërë të ditur se pavarësisht tradhtisë së Kadelit, opozita në këtë qark do marrë 4 deputetë. “Megjithatë, gjyshja ime, grua shumë e mençur katolike nga Shkodra, thoshte gjithmonë se jo të gjitha të këqijat vijnë për keq, e pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste është më e pastër, është më e fortë, është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në Parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë”, - tha kreu socialist.

Berisha në Durrës: Me reformat që do bëjmë, do heqim vizat me SHBA Kryeministri premtoi punësim, paga më të larta dhe integrim të vendit në Bashkimin Europian. Ai tha se alternativa e opozitës është ajo e taksave të larta dhe largimit të investimeve TIRANË Hapja e fushatës elektorale për PDnë në qarkun e Durrësit nuk dallonte nga ajo i Tiranës, e mbajtur dy ditë më parë. Ishin po ata këngëtarë, po ajo skenografi e po ajo mënyrë prezantimi kandidatësh. E reja ishte vetëm rreshtimi i kryetarit të PAA-së, Lufter Xhuveli me kandidatët e djathtë dhe premtimi i ri i kryeministrit Berisha. Kreu i ekzekutivit premtoi dje nga Durrësi se reformat që kjo mazhorancë do të ndërmarrë katër vitet që vijnë do të mundësojnë heqjen e

vizave edhe me SHBA-në. “Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne ju besojmë ju, mundit dhe djersës suaj, aspiratave vlerave tuaja, asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqenies”,- tha ai. Thuajse gjatë gjithë fjalës së tij, Berisha premtoi punësim, paga më të larta dhe integrim të vendit në Bashkimin Europian. Kryeministri hoqi sërish një paralele mes alternativës që ata ofrojnë dhe opozitës në anën tjetër. “Sot përballen dy qëndrime, dy alternativa. Përballet alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira në liritë familjen në kombin dhe integrimin. Kjo alternative na udhëhoqi ne dhe këto 20 vite, mundi dhe djersa juaj, e emigrantëve shqiptarë kudo që janë, reformat tona bënë të mundur që të ngrihemi nga

Porti i peshkimit, Kryeministri: Vangjush Dako e bllokoi pa arsye DURRËS Kryeministri Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve për portin e ri të peshkimit, në qytetin e Durrësit, financim i Bankës Islamike, në vlerën e 14.6 milionë dollarësh. Baseni, me një sipërfaqe prej 13 ha, do të bëjë të mundur ankorimin e 130 anijeve peshkimi. Pas inaugurimit, ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me peshkatarët Ai i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, që të kërkojë falje për bllokimin, sipas tij, të këtij projekti. “Jam shumë i impresionuar që jam sot tek ju ‘burrat e detit’, njerëzit e guximit dhe të sakrificës, vetëmohimit ndaj dhe dua tju shpreh ju nderimin tim më të madh dhe tu garantoj se së bashku do

përcaktojmë në kuadrin e një plani kombëtar për peshkimin rregullat e mbështetjes tuaj, do dëgjoj me interes dhe vëmendje të gjitha sugjerimet se si ne këtë degë me potencial kaq të madh për ekonominë tonë ta vendosim në vendin që meriton. Një investim prej 14 milionë eurosh që do të krijojë për flotën e peshkimit të Durrësit kushtet më normale të veprimtarisë tuaj. Kryetari i Bashkisë duhet të kërkojë të falur, se jua them haptazi juve se nuk do ishim takuar për të inauguruar fillimin e punimeve, por përfundimin, dhe ai e ka bllokuar në mënyrë të çuditshme dhe të paarsyeshme. Por me ato motive që e bllokoi, e zhbllokoi”, - tha ai

QARKU DURRES Eduart Halimi Igli Cara Albana Vokshi Gent Strazimiri Oerd Bylykbashi Osman Metalla Vullnet Topalli Lufter Xhuveli Zamir Ramadani Merita Bakiu Arian Dedei Mirlinda Çeka

një mjerim i paparë ndonjëherë dhe të ecim të sigurt në rrugën e begatisë dhe prosperitetit. Ne shkojmë në këto zgjedhje me programin më të shkëlqyer më të sigurt, konkret për punësimin e qytetarëve shqiptarë. Detrat e ekonomisë europiane dhe botërore kanë qenë më me tallaze se kurrë, por ekonomia shqiptare, në vitet më të vështira, ia doli me sukses të ruajë rritjen e saj. Ia doli të krijojë vende pune dhe të japë ulje të papunësisë. Këto vite në kulmin e një krize, besimi ynë tek liritë tuaja, iniciativa juaj e lirë ka bërë që Shqipëria të marrë më shumë se kurrë investime të huaja, të krijojë vende pune…”, - tha Berisha, duke shtuar se alternativa tjetër është ajo “e rritjes së taksave” dhe “largimeve të investimeve”. Ai tha gjithashtu se protagoniste e zhvillimeve të rëndësishme të integrimit të vendit ka qenë vetëm qeverisja e djathtë. “Si ka mundësi që në 22 vjet me rad-

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

hë të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, NATO, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit, të lidhen vetëm me emrin e PD-së. Ne nuk kemi qene 22 vite në pushtet, kemi njohur pushtetin dhe opozitën, dhe kemi qëndruar në mbështetje të fuqishme të integrimit. Por atëherë cfarë ndodh me partinë tjetër, si ka mundësi që në 20 vite nuk ka qoftë dhe një firmë të vetme në integrimin e Shqipërisë drejt botës perëndimore?”- shtroi pyetjen Berisha. Në tubimin e djeshëm folën edhe kryetari i grupit të punës dhe ai që udhëheq listën e deputetëve në këtë qark, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, kryetari i PD-së së Durrësit dhe njëkohësisht kandidat për deputet, Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi. Të tre ata e vunë theksin tek reformat që kjo qeverisje ka ndërmarrë. N.Perndoj

VIZITA FALAS ! OTORINOLARINGOLOGJI (ORL). Dr. Andrea Palmieri Dr. Paolo Agostini Dr. Francesco Oriolo Dr. Edlir Shytaj

ORTOPEDI Dr. Mauro Cardinale Dr. Leonardo Basso Dr. Mauro di Leo

GASTROENTEROLOGJI – EKOGRAFI- EKOKODOPLER Dr. Ermira Zykaj

Përfitoni tani....!

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Për të lënë një takim, telefononi në : Salus Tirana Sh.a : + 355(0) 4 2390500 + 355(0) 66 2053 180


6

ekonomi

ditari Bashkia, Qendër të posaçme për Kontrollin e Trafikut Semaforët në kryeqytet do të kontrollohen nga një qendër e posaçme, e ngritur falë një investimi me vlerë rreth 2.3 milionë dollarë, duke ndihmuar kështu në evitimin e trafikut të rënduar. Qendra e re e Kontrollit të Trafikut është përuruar nga kryebashkiaku Basha dhe kryeministri Berisha. Z. Basha është angazhuar për ta bërë Tiranën një qytet modern, por për projektet e mëdha që ka shpalosur duhet edhe mbështetja e qeverisë, prandaj ka kërkuar votën e qytetarëve që më 23 qershor

të mundësojnë që transformimi të vazhdojë. “Na duhet mbështetja e qeverisë, partneriteti, që të bëjmë të mundur realizimin e investimeve. Më 23 qershor të bëni të mundur që ky transformim të vazhdojë”, - deklaroi kryebashkiaku. Tirana do ta kapë kohën e humbur. Ndryshimet e arritura e kanë nxitur kryeministrin Berisha të garantojë mbështetje për çdo projekt madhor: “Qeveria do mbështesë vendosmërisht si interes kombëtar çdo projekt të madh në këtë qytet. Tirana është ën-

drra e çdo shqiptari kudo që ai ndodhet. Do e ngremë Tiranën në lartësinë e ëndrrës së qytetarëve të vendit. E nxore Tiranën nga harta e qyteteve lartësisht kancerogjene. Pak muaj më parë, zoti kryetar, Tirana bëri një lajm të madh në botë, ajo u rendit në 20 qytetet më inteligjente, të cilat ofrojnë shërbime më të mira të teknologjisë më të lartë të qytetarëve të tyre”, - theksoi shefi i qeverisë. Teknologjia së fundi vjen në ndihmë edhe për të menaxhuar trafikun.

Ankandi i bonove, ulja e interesave të borxhit, rekord historik Miliona euro më pak pagesa nga buxheti për interesat dhe këste më të ulëta mujore për të gjithë individët që kanë marrë kredi në lekë. Interesat e borxhit qeveritar shënuan dje nivelin më të ulët historik. Ja efektet... Blerina Hoxha Në kohët e sotshme, si kurrë ndonjëherë, normat e interesit i ndryshojnë thelbësisht jetët tona, por edhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe stabilitetin e një shteti. Kjo për shkak të borxheve në të cilat është përfshirë bota në tërësi. Më në fund një lajm i mirë. Interesat e borxhit shqiptar kanë rënë në minimumin historik, si për interesat e borxhit të jashtëm dhe ato të borxhit të brendshëm. Kjo përkthehet në miliona euro më pak pagesa nga buxheti për interesat dhe këste më të ulëta mujore për të gjithë ata individë që kanë marrë kredi në lekë. Borxhi i brendshëm Letrat e borxhit të qeverisë (bonot e thesarit 12-mujore) u shitën në ankandin e djeshëm me 5.9 për qind interes. Një vit më parë interesi i tyre ishte mbi 7 për qind në këtë periudhë. Borxhi i brendshëm i qeverisë aktualisht është 448 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e tij është në bono thesari, sipas afateve 3-6 dhe 12-mujore. Duke qenë se interesi për çdo maturim është ulur në mënyrë të ndjeshme, i bie që qeveria të ulë ndjeshëm koston e shërbimit të borxhit. Ku vetëm për këtë vit janë llogaritur të shlyhen rreth 400 milionë euro në formën e interesave. Në dy ankandet e zhvilluara dje qeveria kërkoi një vlerë totale borxhi prej 12 miliardë lekësh, ndërsa oferta për financim ishte në total rreth 19 miliardë lekë. Ekspertët në Bankën e Shqipërisë shpjeguan se e gjithë kjo situatë i dedikohet bllokimit të kredidhënies nga bankat për privatët. Kështu, pothuajse të gjitha depozitat e qytetarëve investohen nga bankat në blerjen e borxhit të qeverisë. Shumat e mëdha të ofruara në ankandet e letrave të borxhit kanë sjellë edhe norma të ulëta interesi. Përfitues në këtë rast nuk

reagimi

Dollapi: Nuk do të falen kamatëvonesat

është vetëm qeveria, por edhe individët që paguajnë këstet e kredisë në lekë. Interesi i kredisë në lekë llogaritet me interesin e bonove 12-mujore plus 5-6 për qind. Kështu, sa më i ulët të jetë interesi i bonove 12-mujore, aq më i ulët bëhet edhe interesi i kredisë. Eurobondi Ashtu si bonot e thesarit, ulje të ndjeshme kanë pësuar edhe interesat e eurobondit shqiptar të emetuar në tregun ndërkombëtar në vjeshtën e vitit 2010. Norma e interesit tani është 5.3%, duke pësuar një rënie gati pikiate me interesat mbi 11 për qind që u vunë re në fund të vitit 2011. Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit të përgjithshëm në treg për

Norma e interesit tani është 5.37%, duke pësuar një rënie gati pikiate me interesat mbi 11 për qind që u vunë re në fund të vitit 2011. Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit të përgjithshëm në treg për borxhin qeveritar.

abuzimet

akuzat

Manipulimet me çmimet e naftës, BE heton kompanitë e mëdha Autoritetet europiane kanë gërmuar në zyrat e të mëdhenjve të naftës Shell, BP dhe Statoil, si pjesë e një hetimi për manipulime të dyshuara të çmimeve të naftës, një nga veprimet më të mëdha të koordinuara që nga skandali i normave ndërbankare Libor. Të martën, Komisioni Europian tha se po hetonte kompanitë më të mëdha të naftës mbi marrëveshje të dyshuara antikonkurruese, të lidhura me dorëzimin e çmimeve te Platts, agjencia kryesore në botë e vendosjes së çmimeve dhe pjesë e grupit McGraw Hill. “Oficerët kryen inspektime të panjoftuara në ambientet e disa kompanive aktive në naftë dhe

borxhin dhe pozicionit më të mirë të bankave në eurozonë. Kjo ka përmirësuar performancën e eurobondit shqiptar dhe aktualisht, qeveria shqiptare do kishte një kosto më të ulët riemetimi borxhi, krahasuar me emetimin fillestar. Në këto kushte, sektorit bankar i duhet të luftojë me norma shumë të ulëta interesi. Teprica në interes është një burim i rëndësishëm të ardhurash për bankat. Si rregull, bankat pranojnë depozita nga klientët me interesa më të ulët dhe i japin këto fonde në formë kredish me interesa më të lartë. Por Banka e Shqipërisë e ka bërë tejet të lirë lekun. Gjatë viteve të fundit banka qendrore e ka ulur koston e lekut, duke aplikuar një normë bazë interesi 3.75%, më e ulëta deri më tani.

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi, hodhi poshtë lajmet e përhapura në media për mundësinë që kompania të falë faturat e papaguara dhe kamatëvonesat e energjisë elektrike. I pranishëm në nisjen e punimeve për rrjetin 20 kWh tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, Dollapi u bëri thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e prapambetura të energjisë elektrike. “Dua të hedh poshtë si plotësisht të pavërtetë lajmin e rremë që po qarkullon këto ditë në shtypin e shkruar për amnisti për ata që nuk kanë paguar. Kjo është plotësisht e pavërtetë dhe një informacion dashakeq që del në një pjesë të shtypit sa herë ka fushatë elektorale. Nuk ka falje as për faturat e papaguara, as për kamatëvonesat. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre trillimeve dashakeqe, por të paguajnë në kohë faturën e energjisë. Sa më shumë vonohen, aq më shumë do të paguajnë dhe në rastin më të keq do t’u ndërpritet energjia si debitorë”,- deklaroi Dollapi. Në lidhje me rrjetin 20 kWh tek Shkëmbi i Kavajës, Dollapi tha se ky investim është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e sezonit turistik. “Janë me mijëra biznese, me mijëra familje që kanë në këtë zonë një shtëpi pushimi, si dhe janë me qindra e mijëra pushues të cilët janë përfitues direkt nga ky investim. Ju premtoj se investimi do të jetë i përfunduar deri në qershor dhe nisja reale e sezonit turistik do ta gjejë të gjithë këtë zonë të bregdetit me infrastrukturë shumë të mirë të furnizimit me energji elektrike”, - deklaroi Dollapi.

ofrimin e shërbimeve të naftës bruto”, bëri të ditur Komisioni. Inspektimet u kryen në dy shtete anëtare të BE-së dhe në një joanëtar. “Komisioni ka shqetësime se kompanitë mund të kenë bashkëpunuar në raportimin e çmimeve të shtrembëruara në agjencinë e raportimit të çmimeve, për të manipuluar me çmimet e publikuara për një sërë produktesh të naftës dhe biokarburanteve”. Ai tha se edhe një shtrembërim i vogël i çmimeve të vlerësuara mund të ketë një ndikim të madh në çmimet e naftës bruto, blerjeve dhe shitjeve të naftës e biokarburanteve, duke dëmtuar potencialisht konsumatorët finalë.

Halim Kosova: Nuk do të ketë me afera kurruptive me ilaçet Grosistët e barnave kanë përdorur shpesh mënyra korruptive për të përfituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë apo qendra spitalore. Por kjo formë do të marrë fund, siç garantoi ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, gjatë një takimi me përfaqësues të kompanive farmaceutike. Një formë tjetër për të luftuar korrupsionin në tenderat e ilaçeve është edhe shmangia e konkurrencës së pandershme. Ministri i Shëndetësisë tha gjithashtu se disa nga barnat që përdoren në Shqipëri, prodhohen në një vend dhe ambalazhohen në një vjet tjetër. Por kjo është vetëm në fazën e dyshimeve. Duke e quajtur këtë një formë falsifikimi të ilaçeve, ministri

paralajmëroi masa të ashpra nëse këto dyshime do të rezultojnë të vërteta. Po dje Kosova ka quajtur të pavërtetë dhe dezinformues lajmin për mosfunksionimin e sistemit të urgjencës në vend, akuzë e bërë kjo nga Partia Socialiste. Kosova në një deklaratë për shtyp ka sqaruar opinionin publik mbi gjendjen e sektorit të urgjencës në rang vendi, duke thënë se ai është mjaft funksional në shërbim të qytetarëve. “Është përfunduar strategjia e shërbimit të urgjencave mjekësore. Në spitalin e urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” ka një infrastrukturë dhe pajisje mjekësore bashkëkohore, si rezonancë, skaner etj, me reanimacion modern.


kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2013

7

Arrestohet autori i vrasjes së inspektorit të Mjedisit Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e inspektorit të mjedisit, Andi Naçi, krim i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Përmet. I dyshuari për vrasjen, Jeton Veizaj kundërshtoi policinë në momentin e arrestimit. Ai fillimisht qëlloi me armë zjarri ndaj oficerëve e më pas plagosi me thikë njërin prej tyre. Por gjithçka ka për-

funduar me arrestimin e tij nga policët e drejtorisë së Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen. 28-vjeçari Andi Naçi është qëlluar teksa zbriste nga një taksi në Grykën e Këlcyrës dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve. Ai po udhëtonte me të njëjtën taksi me Jeton Veizajn, në momentin që janë konfliktuar me

njëri-tjetrin deri në vrasjen e inspektorit. Policia e Gjirokastrës ka vazhduar kërkimet intensive për ndalimin e autorit të vrasjes së 27- vjeçarit nga Përmeti, i cili u qëllua me pistoletë ndërsa udhëtonte në një automjet taksi. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, efektivët blu kanë vijuar intensivisht kërkimet përgjatë

shtratit të lumit Vjosë për ndalimin e vrasësit të 27-vjeçarit Andi Naçi, deri në arrestimin e tij. Të afërmit e Andi Naçit kanë pretenduar se shkak për vrasjen janë bërë procedurat e divorcit të njeriut të tyre me të shoqen. Pas arrestimit të Jeton Veizajt, policia shpreson të zbardhë të gjitha rrethanat e këtij krimi të rëndë.

Akuza e një 16-vjeçareje:

Më mbajtën peng dhe më përdhunuan Një adoleshente nga Librazhdi denoncon rrëmbimin dhe dhunën e një burri 40-vjeçar. “E njoha përmes telefonit dhe më mashtroi se kërkonte nuse. Më ka mbajtur të lidhur këmbë e duar dhe më përdhunoi”. Policia arreston 40-vjeçarin Dashamir Biçaku Tiranë Në adoleshente nga Librazhdi është mbajtur një javë peng në Tiranë, pas rrëmbimit nga një 40-vjeçar. Pëllumb Dini, baba i dy fëmijëve nga fshati Pezë i Tiranës, u arrestua dje në mesditë nga policia e Librazhdit, pasi akuzohet për rrëmbimin e një adoleshenteje. Ai ishte në kërkim prej më tepër se një javë, pasi dyshohej se kishte rrëmbyer një 16-vjeçare nga fshati Bushtricë i Librazhdit. Vajza është denoncuar si e zhdukur një javë më parë nga babai i saj, pasi nuk ishte kthyer nga shkolla. Policia tha se në këtë hetim është përfshirë edhe një grua me shtëpi në Qytetin Studenti, ku dyshohet se është strehuar një pjesë të kohës 16-vjeçarja. Vajza, emri i së cilës nuk bëhej i ditur nga policia, mësohet se është lidhur nëpërmjet telefonit me Pëllumb Dinin. Komunikimet e shpeshta me telefon i kanë shtyrë ata drejt takimit. Sipas policisë, 40-vjeçari e kishte mashtruar nxënësen e klasës së nëntë përmes telefonit. Ai i kishte thënë asaj se ishte 25 vjeç dhe se kërkonte nuse për t’u martuar. Në takimin e parë me vajzën, ai e ka marrë atë me një makinë dhe e ka sjellë në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, vajza mësohet se është mbajtur me dhunë, fillimisht në një shtëpi private në Qytetin Studenti e më pas në Pezë. Pronarja e shtëpisë ka qenë një grua e sapoliruar nga burgu, edhe ajo e përfshirë në hetim. Në Pezë, ajo është mbajtur në një shtëpi të braktisur, pronësia e së cilës ende nuk dihet. “Vajza na ka thënë se është mbajtur për ditë të tëra e lidhur në këmbë e duar, si dhe është keqtrajtuar e dhunu-

ar”, -i tha MAPO-s një burim nga policia e Tiranës. Ditën e largimit nga banesa, babai i vajzës i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Librazhdit, ku kishte denoncuar rrëmbimin e saj. Mbi këtë bazë policia ka nisur verifikimet dhe kërkimet e saj, duke kontrolluar në disa motele në akset Librazhd- Pogradec, e Librazhd- Elbasan. Më tej policia e Librazhdit bashkëpunoi me policinë maqedonase, ku mësohet se janë kryer disa kontrolle në aksin Qafë- Thanë Strugë, si dhe në qytetin e Strugës. Pas dështimit të kërkimeve, policia e Librazhdit gjeti nëpërmjet shoqeve të klasës një numër të vajzës, të cilin ajo nuk ia kishte treguar të atit. Pas kërkimeve të policisë është zbuluar se vajza ishte larguar me një person nga Tirana. Menjëherë, policia nisi kërkimet në Tiranë dhe arriti të komunikonte me vajzën, ndërsa sipas hetuesve të policisë së Librazhdit, i akuzuari për rrëmbimin e saj mësohet se ka kërcënuar disa herë edhe hetuesit. Pas ngushtimit të rrethit, Pëllumb Dini u detyrua të lërë të lirë adoleshenten ndërsa e kërcënoi që të mos fliste dhe të mos tregonte në polici. Pas kthimit në Librazhd, vajza u drejtua në komisariatin e policisë së qytetit, ku iu tregoi hetuesve se ishte rrëmbyer e keqtrajtuar nga autori i dyshuar i krimit. Sipas burimeve të policisë, vajza ka pretenduar se është keqtrajtuar rrahur e lidhur nga këmbët e duart, si dhe është përdhunuar nga i akuzuari. Dje në mesditë, efektivë të komisariatit të Librazhdit dhe të atij nr.1 në Tiranë, prisnin personin në afërsi të një lokali të njohur në rrugën e ‘Barrikadave’, pranë 9- katësheve, pronari i së cilës ishte i njohur me Dinin. Në këtë kohë, ai dredhoi rrugë, por më pas u kap nga blutë në bulevardin “Bajram Curri”, në një qendër tregtare pranë piramidës. Policia i vuri prangat personit, ndërsa në këtë moment ai kundërshtoi dhe goditi oficerët e policisë. Pritet që policia të dërgojë çështjen për hetim pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi personi akuzohet për rrëmbim, mbajtje peng personi, keqtrajtim, torturë si dhe përdhunim.

Dajti vazhdon “estradën”: Po zvarrisni gjyqin Tiranë Dritan Dajti i kërkoi dje llogari gjykatës përse procesi gjyqësor ndaj tij nuk po zhvillohet. Kur numërohen plot 216 seanca të shtyra për mungesë të avokatëve mbrojtës, i pandehuri nuk ka nguruar t’i kërkojë llogari trupit gjykues dhe administratës së gjykatës për shtyrjen e vazhdueshme të procesit. “Po zvarrisni gjyqin, kërkoj avokat. Do rikthehem në seancë kur të më caktoni avokat”, - iu drejtua gjykatës i pandehuri Dritan Dajti. Madje Dajti shkoi edhe më tej kur i kujtoi gjykatës dhe administratës se në fund të muajit ata paguhen për të zhvilluar proceset gjyqësore. “Në fund të muajit ju merrni rrogë për punën që bëni. Përse nuk janë paraqitur avokatët në seancë?”- tha i pandehuri duke iu drejtuar trupit gjykues. Por “kërkesa e llogarisë” nga ana e Dajtit u pasua nga një batutë e prokurorit të çështjes, i cili e pyeti të pandehurin se fjala “rrogë” ishte një kërkesë që dhe ai duhej të paguhej nga shteti? Pas shkëmbimit të batutave në sallën e gjyqit, fenomen tashmë i zakonshëm në këtë proces, trupi gjykues

vendosi të shtyjë edhe seancën e 216-të gjyqësore ndaj Dritan Dajtit. Edhe pse seancat po dështojnë njëra pas tjetrës, sërish trupi gjykues nuk heq dorë nga rituali i zakonshëm: caktimi i mbrojtësve nga lista e avokatëve kryesisht. Asnjë prej tyre nuk është paraqitur në këtë proces, duke shtyrë kështu plot 216 seanca, çka e ka lënë procesin thuajse në pikën zero. Gjykata e Krimeve të Rënda i është drejtuar disa herë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, madje dhe Presidentit të Republikës për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por gjithçka mbetet si më parë. Në këto kushte gjykata vendosi të caktojë të tjerë avokatë për të mbrojtur interesat e Dritan Dajtit, duke paralajmëruar kështu edhe shtyrjen e seancës së ardhshme. Pas largimit të avokatit Hasaf Hadëraj, nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore në procesin ndaj të pandehurit Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë në atë që njihet si masakra e Durrësit në vitin 2009. L.Bakillari

Në takimin e parë me vajzën, ai e ka marrë atë me një makinë dhe e ka sjellë në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, vajza mësohet se është mbajtur me dhunë, fillimisht në një shtëpi private në Qytetin Studenti e më pas në Pezë.

Shkodër, ndizen incidentet e para të fushatës Incidenti i parë i fushatës është shënuar në Shkodër. Në orët e para të së martës, në bashkinë e Vaut të Dejës është konstatuar djegia e pankartës së zyrës elektorale të PS, ndërsa në komunën fqinjë të Gurit të Zi nuk është lejuar vendosja e posterit të takimit të kryetares së Parlamentit me banorët. Në qendër të Bashkisë së Vaut të Dejës, persona akoma të paidentifikuar kanë djegur në pjesën e poshtme tabelën e zyrës elektorale të PS. Ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje, e cila mendohet të ketë ndodhur gjatë natës, kryetari i PS në këtë bashki, Nikolin Huba shprehet se ky është rasti i parë në 20 vite që ndodh një incident i tillë në këtë zonë, ku nuk ka patur asnjëherë provokime mes forcave politike. Ai ka shtuar se të gjithë njihen me

njëri-tjetrin, duke shpresuar që incidente të tilla të mos përsëriten. Ndërsa në komunën Guri i Zi, jo larg Vaut të Dejës, administrata e komunës që drejtohet nga e majta, ka penguar vendosjen e një posteri që njoftonte takimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli me banorët e kësaj komune. Punonjësit e komunës nuk e kanë lejuar këtë, duke thënë se nuk është marrë leje për vendosje posterash e njoftimesh në ambiente publike. Militantët e PD-së kanë pretenduar se hapësira që do zinte posteri është brenda ligjit dhe ka patur debate, ndërsa ndërhyrja e policisë ka qetësuar situatën dhe penguar konfrontimet fizike. PD ka dërguar në komunë kërkesën zyrtare për vendosjen e posterit dhe më pas gjithçka ka shkuar normalisht. D.Kolaj

REPUBLIKA E SHQIPERISE E N T I R R E G U L L ATO R I E N E R G J I S E

NJOFTIM PER LICENSIM Ne zbatim te nenit 16, te Ligjit Nr. 9072, date 22.05.2003” Per Sektorin e Energjise Elektrike” i ndryshuar, te nenit 18 te Rregullave te Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te nenit 10 te “Rregullores per Procedurat e Licensimit Modifikimit, Transferimit te Plote/ te Pjesshem dhe Rinovimit te Licensave”, bejme me dije te gjithe personat, institucionet ose shoqerite e interesuara se: shoqeria “ENERGY PARTNERS-AL” sh.p.k, ka aplikuar prane Entit Rregullator te Energjise per Modifikimin e Licences se Prodhimit te Energjise Elektrike. Te interesuarit lidhur me kete kerkese mund te drejtohen prane zyrave te ERE-s ne adresen: Bulevardi “Gjergj Fishta” , prane Institutit te Gjeofizikes, Tirane, brenda afatit te percaktuar ne nenin 10 te ‘Rregullores per Procedurat e Licensimit Modifikimit,Transeferimit te Plot/ te Pjesshem dhe Rinovimit te Licensave”.

KRYETARI Sokol RAMADANI


CMYK

8 15.05.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Logo mund te perdoret ne dy menyra

tandek 速 Exchange your mind


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2013

9

CEZ Shpërndarje Për një shërbim të shpejtë, korrekt dhe cilësor, CEZ Shpërndarje njofton se ka vendosur disa mënyra komunikimi me abonentët:

E-BILL

Në website: cezshperndarje.al abonentët informohen për faturën mujore të energjisë dhe historikun e faturave.

ANKESA DHE SQARIME

E-mail: ankesajuaj@cezshperndarje.al kujdesi_abonentit@cezshperndarje.al Tel: 042274141 042274184

INFORMACION PËR DEFEKTE DHE NDËRPRERJE TË ENERGJISË

Dispeçeria Rajoni Qendër

– 04 2258888, 04 2355269, 04 2355270 Dispeçeria Rajoni Juglindje – 054221000, 054221001, 054221002 Dispeçeria Rajoni Jugperëndim – 034210000, 034210001, 034210002 Dispeçeria Rajoni Verior – 0228001023, 0228001024, 0228001025 Dispeçeria Durrës – 052 22097 Dispeçeria Gjirokastër – 084 26255

FACEBOOK Në adresën në facebook CEZ Shperndarje - Faqja Zyrtare bëhet përditësim në kohë reale për situatën e furnizimit me energji në të gjithë vendin.

NJOFTIM PËR PUNËSIM Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të udhëzimit Nr.4, datë 19.02.2013, kërkon të përzgjedhë shtetas të cilët të jenë të gatshëm të ushtrojnë detyrën e anëtarit apo sekretarit të KQV-së në të gjithë vendin. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e

LEAD Albania Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi

THIRRJE PËR APLIKIME Programi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka hapur aplikimet për Programin “LEAD Albania”. Ky program është konceptuar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (angl. White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë sonë nëpëmjet një përvoje njëvjeçare që e vendos përfituesin pranë një pozicioni qeveritar shumë të lartë. Individëve të përzgjedhur do t’u ofrohet mundësia për të punuar në pozicione të larta qeveritare në stafet drejtuese të institucioneve të larta shtetërore si Kryeministria, Institucioni i Presidentit, Ministritë, Banka e Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës. Vendimet për pozicionet do të merren mbi bazën e interesave dhe përvojës së aplikantëve. Përvoja e pjesëmarrjes në Program do të pasurohet me një komponent edukimi, ku do të trajtohen tema si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme, politika të sigurisë apo zhvillim të kompentencave sociale dhe aftësive të lidershipit. Programi do të mbulojë për secilin individ të përgjedhur shpenzimet e lidhura me pagën dhe përfitimet përkatëse, sipas kategorisë së pagave në institucionin ku vendosen. Kushtet për të aplikuar Për të aplikuar në programin “LEAD Albania”, kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: • Aplikantët duhet të jenë nënshtetas shqiptarë (pranohet nënshtetësia e dyfishtë). • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet në arsimin e lartë. Përfundimi i studimeve pasuniversitare mund të jetë avantazh i rëndësishëm. • Aplikantët duhet të kenë përvojë pune. Preferohet një minimum prej të paktën pesë vitesh. Në rast përfundimi të studimeve të doktoraturës, minimumi i preferuar zbret në tre vjet. • Personat, të cilët punojnë aktualisht në institucione të qeverisjes qendrore (Kryeministri ose Ministri) ose Institucionin e Presidencës, NUK lejohen të aplikojnë. • Nuk ka kufizime moshe. Megjithatë, Programi është krijuar për t’u dhënë aplikantëve të përzgjedhur përvojën e qeverisjes në fazat e para të karrierës së tyre. Profili i kandidatëve Programi “LEAD Albania” dhe Komisioni Përzgjedhës do të kenë parasysh kriteret e mëposhtme në përzgjedhjen e finalistëve: • Arritje profesionale të rëndësishme në karrierë; • Dëshmi të aftësive për lidership dhe potencial për rritje të mëtejshme; • Angazhim të provuar në sektorin publik; • Aftësi për të pasur sukses në nivelet më të larta qeveritare dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip. Cilësi të tjera të rëndësishme përfshijnë: • Aftësi shumë të mira në të shkruar; • Njohuri të gjuhëve të huaja; • Qëndrim pozitiv; • Aftësi të mira menaxhuese; • Aftësi shumë të mira ndërpersonale; • Nivel të mirë ekspertize në fushën e propozuar si fokus në kuadër të Programit. Procedura e aplikimit Aplikimi kryhet vetëm online. Informacione të mëtejshme dhe udhëzimet përkatëse gjenden në faqen e internetit www.aadf.org/lead. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve është 30 qershor 2013, ora 17:00. Nuk do të merren në konsideratë aplikimet e paraqitura dorazi apo me email.

KONKURSI I MADH

“Unë Krijoj” Fitoni 1,000 Euro dhe bursë të plotë studimi në UET

maturantët

mëposhtme: a) gëzojnë të drejtën për të qenë zgjedhës; b) kanë të paktën arsimin e mesëm; c) të jenë me vendbanim në zonën zgjedhore përkatëse; d) nuk janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një

krimi;

e) ndaj tyre nuk është marrë masë disiplinore në proceset zgjedhore të

mëparshme.

Kandidatët për sekretar si rregull duhet të kenë arsimin e lartë. Kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme duhët të dorëzojnë brenda datës 30.05.2013, në KQZ ose pranë zyrave rajonale zgjedhore dokumentacionin e mëposhtëm: •

Kërkesën më shkrim në të cilën të përcaktohet pozicioni dhe KQV-ja përkatëse

Çertifikatë personale

Kopje të diplomës të arsimit përkatës

Për informacion në lidhje me kushtin e pikës c, të interesuarit te kontaktojnë në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore pranë KQZ-së, në numrat e tel 04 22 81 681/ 673/ 693.

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

A ka nevojë Shqipëria për një politikë të jashtme?

K

ëtu e shtatë vjet më parë, kur Agim Nesho botoi librin e tij të parë “Në mirëbesim”, shpalosi para lexuesve përvojën e gjatë si ambasador i Shqipërisë në OKB, duke riprodhuar një udhëtim në kohë dhe hapësirë mjaft interesant e intrigues nëpër skenat dhe p r a p a s ke n a t e d i p l o m a c i s ë ndërkombëtare, si dhe duke përshkruar me penelata ekspresive e ngjyra të ndezura një sërë ngjarjesh që, sotmë, janë ngulitur fort në kujtesën kolektive të shekullit të njëzetë dhe atij të njëzetenjë. Kësodore, mund të themi që autori ia doli të ngërthejë në shtratin e Prokustit një lëndë të pasur e të larmishme që zhvendosej me zhdërvjelltësi sa nga njëri regjistër i shprehjes në një tjetër: kujtime, shënime, refleksione, vëzhgime, përsiatje dhe, përmbi të gjitha, një galeri të pazakontë personazhesh po aq të pazakontë, protagonistë të dorës së parë të skenës së politikës dhe diplomacisë shqiptare e asaj botërore. Sot Nesho shfaqet para lexuesit me një libër të dytë “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme”, titull që shoqërohet prej nëntitullit kuptimplotë “Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”, i cili ndryshon jo vetëm në trajtë, por, siç do të shohim në rrjedhën e këtij shkrimi, edhe nga përmbajtja. Gjithsesi, ajo çka është thelbësore, autori nuk shkon e flirton, por i qëndron besnik asaj çka edhe është dashuria e jetës së tij, diplomacisë. Thënë me fjalë të tjera, Nesho kuturis të eksplorojë territore që shembëllejnë gati-gati futuristike për diplomacinë shqiptare, sot e gjithë ditën të kapërthyer nga rutina e përditshme e njëfarë tulatjeje që vjen si rrjedhojë e agresivitetit që shfaq politika në raport me të, por edhe një gjendje nënshtrimi e apatie prej kompleksit të inferioritetit përkundrejt të mëdhenjve me të cilët ka fatin të ulet si e barabartë në tryezat e forumeve ndërkombëtare. Siç ngjet rëndom në kësi rastesh - dhe për këtë i referohemi asaj çka na kumton autori në hyrje të librit, kur flet për takimin e zhvilluar me një personalitet të huaj dhe pyetjes së shtruar prej tij në bisedë e sipër: “Apo mendoni se duke qenë kaq mirë e ‘përshtatur’, në thelb, nuk ka një politikë të jashtme për shtetin shqiptar?” - ngjan sikur edhe ky

koment Virgjil Muçi

Thënë me fjalët e një figure me emër në fushë të politikës së jashtme, në këtë punim Agim Nesho përpiqet të bashkojë e të harmonizojë realizmin me idealizmin, duke i këqyrur si dy elementë që nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por që, përkundrazi, janë përplotësues në mënyrë të ndërsjellë. Tekefundit, realizmi i ndërthurur me idealizmin, a nuk mund e duhet të jenë edhe motoja e diplomacisë sonë? libër është fryt i atyre keqkuptimeve fatlume që bëhen shkas për të nxjerrë në dritë vepra që mbasi i kemi lexuar e kuptojmë se kanë ardhur bash në kohë. Tekefundit, edhe pse me gjysmë zëri dhe më së shumti në biseda krejt informale jo rrallëherë është hedhur si me të patëkeq pyetja: “E për çfarë u duhet politika e jashtme dhe, për rrjedhojë, diplomacia vendeve të vegjël që janë duke u integruar në bashkësi gjigantësh si BE e NATO?” S’do mend që, përtej njëfarë naiviteti, pyetja në fjalë nuk është se përbën ndonjë sakrilegj. Gjithsesi, Nesho në punimin e vet hedh një vështrim zhbirilues dhe shkel në këtë farë terreni rrëshqitës për të argumentuar bash të kundërtën dhe shtjelluar nevojën e domosdoshmërisë jo vetëm e thjesht të një veprimi normal diplomatik, por të shkathët e dinamik, për të mos thënë agresiv, për t’iu përgjigjur kësisoj sfidave të shekullit në të cilin kemi hyrë. utori merr e kryen një analizë të hollësishme kritike të çdonjërit prej aktorëve më me peshë në skakierën globale, si dhe të marrëdhënieve që Shqipëria lypset të ndërtojë me çdonjërin prej tyre.

A

Duke bërë, s’do mend, specifikat dhe dallimet e duhura nisur nga një sërë faktorësh historikë e bashkëkohorë, parimorë e pragmatikë, strategjikë dhe gjeopolitikë, autori parashtron rrugët e kahet që duhen ndjekur për t’u orientuar me sens realist në zhvillimet e vrullshme të botës së sotme. Ajo çka të bie në sy në gjykimet dhe vlerësimet e Neshos është njohja deri në hollësi të imta e dinamikave diplomatike në politikën e jashtme të çdo vendi, si dhe perceptimi realist e i esëllt i konceptit të marrëdhënieve me të mëdhenjtë e politikës europiane e amerikane. Ndoshta si rrallëkush nga analistët dhe studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare, Nesho shpalos një qasje pragmatiste nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, gjithë dinjitet, edhe pse është i vetëdijshëm për përmasat dhe peshën modeste në skenën botërore për një shtet i vogël si i yni. ë punimin e vet, autori u përkushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë, shembjes së mureve të diktaturave njëpartiake dhe përfundimit të konflikteve të përgjakshme në hapësirën e ishJugosllavisë, duke i hedhur sytë nga perspektiva që ofron shekulli XXI dhe zhvillimet e pritshme në të. Ashtu si edhe në këqyrjet e mëparshme, ai rreket t’i ridimensionojë këto politika, duke e p a r ë o r i e nt i m i n e t y r e l a rg voluntarizmit të individëve të veshur m e p u sht e t , ske m at i z m it , dogmatizmit dhe amatorizimit, shkurt e shkoqur sëmundjeve të vjetra e të reja prej të cilave ka hequr e ka vuajtur politika jonë e jashtme, du ke u d h ë n ë nj ë p ë r m a s ë emancipuese dhe duke i shtrirë ato për kah interesat madhore të të gjithë shqiptarëve, kudo që ata gjenden në rajon; më shkoqur me një theks që rreh për kah zhvillimet dhe bashkëpunimin ekonomik, kulturor e social, duke i konsideruar ata faktor paqeje e stabiliteti në rajon e në krejt kontinentin europian e më gjerë. Duke hedhur një vështrim përimtues lidhur me rolin e mbarë faktorit shqiptar, si dhe duke e këqyrur atë në mënyrë evolutive falë arritjeve të shënuara përgjatë këtyre

N

Në kërkim të gropave

viteve të fundit, arritje që kulmuan me pavarësinë, ngritjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës si një entitet i ri shtetëror në botë, por edhe Marrëveshjen e Ohrit, marrëveshje që i dha fund konfliktit në Maqedoni mes shqiptarëve dhe maqedonëve, por që nuk i ka dhënë ende fund trajtimit si qytetarë të dorës së dytë të shqiptarëve në trojet e tyre, autori shpalos pikëpamjet e tij kundër një nacionalizmi anakronik që do ta kthente Ballkanin pas në periudhën e errët të luftërave të përgjakshme etnike e religjioze, si dhe realizimin e asaj që ai shkon dhe e quan unifikim të faktorit shqiptar brenda procesit të integrimit europian përmes zhvillimit të infrastrukturës, intensifikimit të lidhjeve kulturore, njësimit të natyrshëm të gjuhës dhe sistemit arsimor për të mbërritur në nisma të përbashkëta rajonale e europiane. E megjithatë autori nuk ndalet këtu, por e shpie më tej idenë e tij kur parasheh një konfiguracion shtetëror me trajta federative midis Shqipërisë dhe Kosovës, si një proces që nuk prish as drejtpeshimet gjeopolitike, as cenon stabilitetin rajonal. eza e Neshos lidhur me boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme, tezë që përbën edhe strumbullarin e këtij libri, sjell një risi në politikën tonë të jashtme, si dhe i shërben instrumentit të aplikimit të saj, diplomacisë, e cila, për hir të së vërtetës, është e konsumuar dhe e shteruar idesh. Autori përpunon dhe hedh idenë e tri boshteve ku mund e duhet të mbështetet politika jonë e jashtme: së pari, boshti, Gjermani-Austri-Shqipëri, si një dukuri e re e aplikueshme kryesisht në proceset integruese europiane, por duke e këqyrur edhe si një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Sipas Neshos, Shqipëria e ka humbur dy herë shansin për ta sendërtuar këtë bosht; herën e parë pas dëbimit gati të dhunshëm të Princ Vidit, ndërsa herën e dytë pas refuzimit të OstPolitikës së Willy Brandt-it, ndaj dhe nuk mund t’i lejojë vetes luksin të lajthisë edhe një herë të tretë, por as të tolerojë kokëtrashësinë dhe dritëshkurtësinë e klasës politike për ta shpërfillur këtë shans. E megjithatë, duke i

T

këqyrur gjërat në një perspektivë shumërrafshëshe rajonale, kontinentale e globale, Nesho i bashkëngjit politikës sonë të jashtme edhe një bosht të dytë: atë të gjallërimit dhe fuqizimit të linjës strategjike për një politikë, por jo vetëm, aktive me vendet e pellgut të Mesdheut brenda suazës së Unionit për Mesdheun, ku deja jemi anëtarë. Teksa boshti i tretë, sipas këndvështrimit të Neshos, është ai ku Shqipëria shkon e bashkohet me një aleat strategjik e fuqi globale, SHBA-ja dhe një superfuqi rajonale, Turqia. Ky bosht synon ruajtjen e drejtpeshimit të forcave në rajon, ndërkohë që mund të këqyret si një vlerë e shtuar në sytë e NATO-s për një rol më të gjallë e aktiv në Lindjen e Mesme e Kaukaz, por edhe si një bosht sigurie e garancie i vlerave të demokracisë dhe qytetërimit perëndimor në juglindje të kontinentit europian. Libri është i pajisur me një bibliografi të pasur artikujsh dhe botimesh nga autorë shqiptarë, por kryesisht të huaj, ndër të cilët të bien në sy emra me mjaft reputacion në lëmë të studimeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, çka na jep të kuptojmë jo vetëm e thjesht punën skrupuloze që ka kryer autori në fushë të kërkimit dhe të përzgjedhjes së mendimit më të fundit lidhur me politikën e jashtme dhe diplomacinë, por edhe prurjet e reja që e bëjnë edhe më të ngutshme nevojën e përplotësimit të bibliotekës në gjuhën shqipe nga kjo fushë botimesh me emra dhe tituj ende të panjohur si për lexuesin e specializuar ashtu edhe atë të gjerë në Shqipëri. Thënë me fjalët e një figure me emër në fushë të politikës së jashtme, në këtë punim Agim Nesho përpiqet të bashkojë e të harmonizojë realizmin me idealizmin, duke i këqyrur si dy elementë që nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin, por që, përkundrazi, janë përplotësues në mënyrë të ndërsjellë. Tekefundit, realizmi i ndërthurur me idealizmin, a nuk mund e duhet të jenë edhe motoja e diplomacisë sonë? * Parathënia e librit, botuar nga UET Press.


op-ed

2

Blog / Në detin blu; petali i kuq i Gridës dhe ajsbergu i Bashës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë Felini dhe Shqipëria që njohu

15.05.2013

Universitet Agim Nesho sjell tezën e diplomacisë aktive

11

Prosperiteti është mbrojtësi më i mirë i parimit. Mark Twain

Një skenar i mundshëm (dhe ndoshta më i miri) pas 23 qershorit Ë shtë plotësisht legjitim shqetësimi i të gjithë atyre që e lexojnë me skepticizëm skenarin e pas 23 qershorit. Gjykuar mbi kontekstin politik, linearitetin e polle-ve dhe formulën elektorale, duket thuajse e paravendosur se, në 23 qershor nuk do të kemi një fitimtar politik. Në rastin më të mirë, mund të kemi një fitues të brishtë zgjedhjesh, i cili do vërtitet rreth pragut psikologjik të 50% dhe kaq. Ka shumë të ngjarë që të na prodhohet një situatë identike (në mos më e ngushtë) me zgjedhjet e 2009-ës, kur Partia Demokratike mori diçka më shumë se socialistët në shifra, por nuk arriti t’i fitonte politikisht bindshëm ato. Asokohe, asnjë nga palët (detyrimin më të madh e kishte Partia Demokratike) nuk e lexoi në mënyrë korrekte votën e shoqërisë, e cila ishte qartazi një votë që nuk prodhonte fitimtarë. “Vendimi” i trupit elektoral ishte që palët kryesore të ndërtonin një qeveri koabitacioni. Kështu nuk ndodhi. Gjërat më pas dihet si degjeneruan me përfshirjen e LSI-së në një pazar amoral për shitjen e me copa të pushtetit. Pra sot, shqetësimi buron pikërisht prej kësaj prognoze, prej mungesës së një fitimtari të qartë politik pas datës 23 qershor. Me shumë probabilitet, do të jemi në një situatë elektoralisht të ekuilibruar dhe politikisht njësoj ambigue. Fituesi nuk do të jetë plotësisht i

tillë dhe humbësi gjithashtu. Praktikisht, do jemi viktima të rezultatit politik të një paqartësie elektorale, që nënkupton veç të tjerash, një legjislaturë nën déjà vu-në e obstruksionit, intolerancës, antagonizmit, agresivitetit, sherreve. Ky është skenari nëse logjika e fituesit (cilido qoftë ai) nuk ka avancuar nga logjika e vitit 2009. Është skenari tipik i mbivendosjes së logjikës së brishtë elektorale ndaj logjikës së fortë politike. Skenari tjetër është ai që ndërtohet mbi përputhshmërinë e arsyeshme të këtyre dy logjikave. Ka shumë gjasa që mos të jetë ky skenari që palët duan, por, padyshim që në këtë moment historik, është skenari që Shqipërisë i duhet. Dhe ja pse: Mbi të gjitha, skenari i një qeverisjeje koabitacioni PD-PS, do të ishte e vetmja terapi e mundshme që do të zbuste krizën e mosbesimit total mes palëve dhe do të na nxirrte përfundimisht nga stadi i demokracisë së pezulluar prej urrejtjes. Demokracia shqiptare e kësaj fillimdekade ka nevojë sublime për një traktat paqeje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Shëndeti demokratik i Shqipërisë ka nevojë për një qeverisje të solidaritetit kombëtar. Mund të mos biem dakord rreth fajtorëve dhe përgjegjësive të palëve për këtë distancë antidemokratike; mund të mos biem dakord për fajtorët dhe përgjegjësitë e palëve ndaj zgjedhjeve;

mund të mos biem dakord për leksikun politik, sjelljet, natyrën e lidershipit të secilës palë. Për të gjitha mund të mos biem dakord përveç njërës: qoftë distanca antidemokratike, qoftë çështja e zgjedhjeve, qoftë konsideratat e ndryshme etiko-morale kanë, në thelb, vetëm një shkak: mosbesimin e frikshëm që palët kanë mes tyre. Palët janë në mosbesim absolut, sistemi nuk ka institucione besimi, shoqëria është politikisht e polarizuar për shkak të mosbesimit shkatërrues që palët kanë ushqyer ndaj njëra-tjetrës. Një bashkëqeverisje, që nënkupton jo një çngjyrosje identitare apo ideologjike, por një marrje e përbashkët dhe e sinqertë përgjegjësish për një kohë të caktuar, do t’i bënte palët më pak paragjykuese; do t’i vendoste një argjinaturë kolerës antipolitike të “kundërshtarit që duhet asgjësuar”; do të rikthente besimin e individit dhe komunitetit tek mundësia e bashkëjetesës politike. Së dyti, një qeverisje e përbashkët do të ishte e pazëvendësueshme për të përballuar sizmën e tejzgjatur të një krize të tmerrshme ekonomike globale. Kriza është e thellë, është shumëplanëshe, është krizë investimesh, krizë ndërmarrjesh, krizë papunësie, krizë konsumi, krizë sociale. Që do të thotë se, nuk përballohet as me formula standarde, as me aventura ideologjike dhe as me një lloj autarkizmi politik arrogant. Nuk ka

koment

Arjan VASJARI

receta biblike për të dalë prej saj. Kjo krizë, veçanërisht për një ekonomi të brishtë si kjo jona, mund të administrohet vetëm nga mazhoranca politike solide. Eksperiencat e vendeve përreth nesh janë të mjaftueshme për të kuptuar se, marrëveshjet me bazë të gjerë janë zgjidhja më racionale e mundshme për t’i minimizuar kostot rrënuese të krizës. Dhe në fund, pakti PD-PS për të bashkëqeverisur, do të ishte alternativa më e pjekur për të tejkaluar impasin e pafund dhe të turpshëm të mosvotimit të tri ligjeve dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Madje nga një ngërç që ndan, ai mund dhe duhet kthyer në një akt të madh paqëtimi politik. Unilateraliteti, qoftë në formën e referendumit, qoftë në formën e kalkulimeve matrapaze, qoftë në formën bufonadë të ftesave alla Ilir Meta, do të ishte njësoj antihistorik dhe kundërproduktiv. Europa nuk mund të jetë protagonizëm unilateral. Europa mund të jetë vetëm konsensuale. Europa duhet të regjistro-

het në historinë tonë republikane si bilanc pozitiv për të gjithë dhe pa përjashtuar askënd. Sigurisht që është, gati-gati, reaksionare të imagjinosh “qeverisje koabitacioni”, “traktat paqeje”, “pushtet i solidaritetit kombëtar” ndërkohë që palët kanë filluar të japin shenjat e qarta të njërës prej përplasjeve më të ashpra të gjithë post-komunizmit shqiptar. Kërkon kurajë të madhe dhe vizion të madh, qoftë edhe ta imagjinosh, lëre më pastaj ta bësh. Por, është e vetmja mënyrë për të çliruar demokracinë tonë nga pengmarrja prej mosbesimit dhe urrejtjes. Është e vetmja rrugë për të mbyllur kapitullin e padenjë të delegjitimimit të kundërshtarit. Është e vetmja mundësi për të rikompaktësuar shoqërinë tonë të përçarë. Në të kundërt do të vijojmë të tërhiqemi zvarrë në këtë lëngatë demokratike përmes zgjedhjesh të kontestuara, përmes mospranimit të dialektikës demokratike të alternancës, përmes legjislaturash ku qeveria injoron ku të mundë opozitën dhe opozita sfidon me ç’të mundet qeverinë. Duhet pranuar me zë të lartë: të dyja palët ende nuk e kanë kulturën e fitores relative. Sepse janë të dyja ithtare të fitores absolute. 23 qershori, me sa duket, do të jetë kundër tyre. Ka shumë mundësi që t’i detyrojë të merren vesh si jofitimtarë. Më mirë kështu. Për të gjithë.

Dhuna dhe pornografia si zgjidhje shqiptare të problemit gjinor

M

jafton t’u hedhësh një sy të rastësishëm postimeve në Facebook dhe do vësh re se gati gjysma e tyre janë përpjekje për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të tipit: “Kush janë në të vërtetë meshkujt?” dhe “Kush janë në të vërtetë femrat?” Format e shprehjes së kësaj ontologjie janë të ndryshme: që nga posterat groteske deri te fjalitë melankolike e citimet filozofike. Të përbashkët kanë shqetësimin për ta adresuar këtë çështje e për t’i dhënë përgjigje. Natyrisht, realiteti i Facebook-ut nuk është më pak real se realiteti jashtë tij. Ky shqetësim ekziston dhe prandaj manifestohet në komunikimin virtual. Por, si kemi arritur deri këtu dhe pse? Për shekuj të tërë, deri në fund të viteve ’60 të shekullit XX, dallimi gjinor ndërmjet meshkujve dhe femrave (pra ontologjia gjinore) garantohej nga atribuimi i tipareve esenciale. Me fjalë të tjera, pretendohej se femrat dhe meshkujt ishin esencialisht të ndryshëm: femrat ishin të brishta, emocionale dhe bashkëpunuese, meshkujt të fortë, racionalë dhe konkurrues. Kësaj semantike i korrespondonte edhe ndarja e punës në shoqëri, aktivitetet sociale, veshja dhe sjellja. Kështu femra duhet të edukohej për t’u bërë nënë, për t’u marrë me punët e shtëpisë dhe nuk mund t’i lejohej e drejta e votës. Nga ana tjetër, mashkulli duhet të angazhohej në jetën publike, duhet të merrte vendime politike, duhet të siguronte ekonomik-

koment Klementin Mile

isht familjen. Nëse duhet të gjejmë një term për të përshkruar gjithë këtë, ky do të ishte aksesi i diferencuar për meshkujt dhe femrat në mundësitë kulturore të shoqërisë. Kjo ishte një botë e sigurt, pa surpriza. Nëse do të shihje një siluetë në kuzhinë, me siguri do ishte femër; nëse silueta do të gjendej në pub, do ishte patjetër mashkull. Në Europën Perëndimore dhe Amerikë kësaj bote i vjen fundi në fund të viteve ’60, nën presionin e lëvizjeve feministe për të drejta të barabarta, por edhe të dyshimit intelektual për ekzistencën e ndonjë esence që i bënte meshkujt dhe femrat të ndryshëm prej njëri-tjetrit. Kështu, aksesi dikur diferencial, bëhet akses i barabartë në shoqëri si për meshkujt ashtu dhe femrat. Femrat mund të votonin, mund të vishnin xhinse, mund të pinin birrë dhe duhan, mund të kryenin punë që dikur ishin për meshkujt etj. Veçse kjo përhapje të drejtash, ky akses i barabartë, e vendosi ontologjinë gjinore në krizë. Tani nuk mjaftonte më të shihje një siluetë në stadiumin e futbollit dhe të nxirrje konkluzionin që ishte mashkull.

Mund të ishte edhe femër. Me fjalë të tjera, dallimi gjinor nuk mund të bazohej dot më as te tiparet esenciale dhe as te situatat sociale: tiparet esenciale ishin reduktuar në konstrukte sociale, ndërsa situatat sociale mund të aksesoheshin parimisht njësoj si nga meshkujt dhe femrat. Një vëzhgues i interesuar për të kuptuar nëse kishte para syve një qenie femërore apo mashkullore, do të duhej të bënte kërkesën “e paturpshme” për ta parë tjetrin nudo. Vetëm kështu do mund të bindej për përkatësinë gjinore. Por ky test ishte i papërshtatshëm për dy arsye: e para, në pjesën më të madhe të kohës ne ndërveprojmë me tjetrin e veshur; e dyta, siç na e ka treguar edhe fenomeni i homoseksualitetit, gjenitalet nuk përbëjnë garanci për përkatësinë gjinore. Sidoqoftë, qytetërimi perëndimor arriti të prodhojë një zgjidhje, të cilën e praktikon edhe sot. Në kushtet e aksesit të barabartë, kur meshkujt dhe femrat kanë të drejtë të përdorin të njëjtën gjuhë, të veshin të njëjtat veshje, të shkojnë në të njëjtat shkolla dhe ambiente pune e argëtimi, kur gjenden në të njëjtën sallë parlamenti, zgjidhja u gjet te mënyra e ndryshme e përdorimit të së njëjtës. Kështu theksi u vu te nuancat: te mënyra e komunikimit, te mënyra e ecjes, te mënyra e trajtimit të hapësirës dhe objekteve. Me fjalë të tjera, duhan mund të pinë të dyja gjinitë, por mënyra e kryerjes së veprimit mund të jetë e ndryshme.

Dhe kjo mënyrë e ndryshme prodhon cilësitë femërore dhe mashkullore, pra dallimin gjinor, pa pasur nevojë të kthehemi në kohën e mohimit të së drejtës për akses të barabartë. Natyrisht, kjo nuk realizohet lehtë; kërkohet imagjinatë dhe kreativitet. Nga ana tjetër, siç demonstrojnë pyetje-përgjigjet ontologjike të të rinjve shqiptarë, shoqëria jonë duket se nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë. Sigurisht, edhe në Shqipëri u dha aksesi i barabartë, madje nisi edhe programi i ashtuquajtur “emancipimi i gruas”. Dhe në fakt, si rezultat i shkatërrimit të këtyre barrierave, gruaja e periudhës komuniste u bë literalisht ‘me muskuj’ dhe shoqëria e atëhershme nuk arriti të prodhojë sa duhet feminitet. Gjithçka që bëhej gjeneronte vetëm maskilitet, si kur vepruesi ishte burrë ashtu dhe grua. Rënia e komunizmit solli më shumë mundësi materiale dhe, nga perspektiva e gruas, më shumë mundësi për të mbuluar muskujt dhe rrudhat e kohës së komunizmit me tesha të shtrenjta dhe kremra cilësore. Por feminiteti nuk prodhohet në këtë mënyrë. Në këtë mënyrë prodhohet vetëm siguria e përkatësisë seksuale të njerëzve. Në fakt, reagimi i shoqërisë shqiptare ndaj problemit të ruajtjes së dallimit gjinor është zhvilluar në dy drejtime: 1. Në disa zona, kryesisht rurale dhe konservatore, duke u rikthyer tek aksesi i diferencuar dhe mohimi i të drejtave të barabarta; 2. Në zonat e zhvil-

luara urbane, duke ekzagjeruar diferencën fizike. Zgjidhja e parë është jo funksionale në kushtet kur pretendojmë se jetojmë në një shtet modern që u garanton të gjithëve të drejta të barabarta. Veç kësaj, kjo zgjidhje mbart me vete të gjitha problemet e ndrydhjes së personalitetit dhe dëshirave, duke i shndërruar njerëzit në qenie gati mekanike. Kjo përjetohet si monotoni e akumuluar ditë pas dite dhe pastaj shpërthen në ngjarje të dhunshme brenda familjes, siç janë krimet e tmerrshme për të cilat na ka informuar masmedia. Zgjidhja e dytë është gjithashtu jo funksionale, edhe pse në këtë rast respektohen të drejtat e barabarta për akses. Zgjatja e thonjve, shkurtimi i fundeve dhe tualeti i rënduar i femrave, vërtet mund të na bindë për përkatësinë seksuale të tyre, por nuk prodhon feminitet. Sikurse ushtrimi i forcës fizike dhe tregimi i muskujve mund të na bindë për përkatësinë seksuale të meshkujve, por nuk prodhon maskilitet. Një shoqëri e paaftë për të prodhuar dallime gjinore (maskilitet dhe feminitet), por vetëm seksuale, nuk është për t’u habitur që gjeneron kaq shumë konflikt dhe që zakonisht përdor si zgjidhje mjetet e dhunës para mjeteve të komunikimit. Në një shoqëri të tillë nuk ka vend për romantizëm, por për cinizëm, nuk ka vend për erotiken, por vetëm për pornografiken. *Pedagog në UET.


12

aktivitetE

promovimi

Rasti i promovimit të librit më të ri të Ambasador Neshos kishte mbledhur në hollin e Universitetit Europian figura të njohura të politikës, medias, si Kastriot Islami, Arta Dade, Ylli Bufi, Arben Malaj, Rexhep Mejdani, Edmond Haxhinasto, Petro Koçi, Marko Bello, Grida Duma, Artur Zheji, Andi Bushati, Armand Shkullaku e shumë të tjerë.

Agim Nesho

sjell tezën e diplomacisë aktive “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”, është titulli që diplomati i njohur shqiptar ka zgjedhur për librin e tij të dytë. Ai ka në vëmendje ngritjen e një strategjie të politikës së jashtme shqiptare duke përfshirë institucionet politikëbërëse, ato të politikës së jashtme dhe mendimin akademik të vendit. Ai shtron zgjerimin e aktivitetit në dy drejtime thelbësore për Shqipërinë; rritjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe procesin e integrimit europian.

N

uk ka zgjedhur t’i sjellë të shkruara në formën e kujtimeve, por ka zgjedhur esenë, i vetëdijshëm që ky zhanër i ri i shkrimit direkt do të sjellë impakt te lexuesi dhe mund të rezultojë në përvojë të çmuar të trashëgimisë së politikës së jashtme në Shqipëri. “Libri është një rrugëtim i gjatë dhe shpreh mendimet e mia modeste rreth politikës së jashtme dhe rolit të diplomacisë”, –iu drejtua ai të pranishmëve në promovim, duke shtuar se është bazuar jo vetëm në eksperiencën e tij të gjatë si diplomat, por edhe nga Instituti Studimor “Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë”. Në punimin e tij, i cili tashmë bën pjesë në kolanën “Ese, Ide dhe Debate” të botimeve UET-Press, autori u kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi, në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë, shembjes së mureve të diktaturave njëpartiake dhe përfundimit të konflikteve të përgjakshme në hapësirën e ishJugosllavisë, duke i hedhur sytë nga perspektiva që ofron shekulli XXI dhe zhvillimet e pritshme në të. Libri është i pajisur me një bibliografi të pasur artikujsh dhe botimesh

nga autorë shqiptarë, por kryesisht të huaj, ndër të cilët të bien në sy emra me mjaft reputacion në lëmë të studimeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, Botuesi Henri Çili u shpreh se refleksionet, ditarët apo shënimet e ish-ambasadorëve, e pjesëtarëve aktivë të trupit diplomatik, janë përvoja më e çmuar që diplomatët mund t’ i lënë shoqërisë dhe politikës së jashtme. “Më bëhet qejfi që Ambasador Nesho bën një vepër të nivelit të dytë, një refleksion, një sintezë, një kontribut për debatin publik dhe politikën e jashtme. U them studentëve dhe pedagogëve të Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare apo fushave publike, se këto janë vepra të një rëndësie të dorës së parë”. Pas librit të parë “Në mirëbesim”, Nesho shfaqet para lexuesit me këtë libër të dytë “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme”, i cili ndryshon jo vetëm në trajtë, por siç do të shohim në rrjedhën e këtij shkrimi, edhe nga përmbajtja. Autori vazhdon t’i qëndrojë besnik diplomacisë. Vetë eseja ka në vëmendje ngritjen e një strategjie të politikës së jashtme shqiptare duke përfshirë institucionet politikëbërëse, ato të politikës së jashtme dhe mendimin ak-

Sot duke ditur interesat e gjera të Shqipërisë dhe mendimin përparimtar se faktori shqiptar do të jetë dominues në rajonin e Ballkanit, mjaftohen me bërjen e marrëveshjes së miqësisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

ademik të vendit. Eseja përmbledh disa pjesë, shtron zgjerimin e aktivitetit në dy drejtime thelbësore për Shqipërinë; rritjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe zgjidhjen e çështjes nacionale, dhe së dyti, procesin e integrimit europian. “Në këtë të fundit jepen disa mendime që partnerët dhe aktorët bashkëpunues me Shqipërinë të zgjerohen në disa linja të tjera si Gjermania dhe Austria, vende tradicionalisht mike me Shqipërinë, por edhe fuqi ekonomie botërore, që jo vetëm do fuqizojnë vendin por edhe shkallën e lirisë për diplomaci aktive për të komplementuar aktorët prezentë në politikën e jashtme shqiptare”, - shtoi ambasadori. Ai shtoi se tradicionalisht dhe sidomos në vitet e tranzicionit në çështjet e politikës së jashtme shqiptare vihen re shenja vulentariste të liderëve politikë, që në momente të caktuara, në bazë të rrethanave dhe kritikave të çastit formulojnë edhe politikën e ditës. “Ka ndodhur në fillimet e tranzicionit kur partnerët strategjikë listoheshin nga vendi i parë në të pestin prej kritikave dhe marrëdhënieve të momentit. Nga ana tjetër, sot duke ditur interesat e gjerë të Shqipërisë dhe mendimin përparimtar se faktori shqiptar do të jetë dominues në rajonin e Ballkanit,

mjaftohen me bërjen e marrëveshjes së miqësisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Këto janë shprehje të pamjaftueshme të asaj politikë të jashtme”, - tha Nesho duke mos e fshehur kriticizmin të paktën sa i përket politikës së jashtme në vend. Ai tha se për të qenë politikisht korrekt dhe për të shmangur gabime, librin ua ka dhënë për ta lexuar në dorëshkrim ish-presidentit Mejdani dhe ish-kryeministrit Bufi. Veprën e ambasadorit Nesho e përshëndeti dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, aktualisht rektor i UET-it, Tonin Gjuraj, i cili tha se një ish-diplomat duhet t’i hedhë në letër përjetimet dhe ato çka ka parë gjatë përvojës, duhet ta bëjë për të krijuar një traditë të diplomatëve dhe të diplomacisë shqiptare. “Ajo që kam konstatuar në libër është një lloj shqetësimi se diplomacia është tulatur si rezultat i agresivitetit të politikës në raport me të. Pjesërisht bie dakord, pasi në fund të fundit, diplomacia është ingredient pushteti dhe është në thelb aktivitet politik”, - përfundoi Gjuraj. Në fund të fjalës së tij, Agim Nesho iu drejtua Arben Malajt, i cili ishte i pranishëm në promovim si një lider i së majtës që po promovon diçka që meriton respektin dhe vëmendjen e të gjithëve, si një akt emancipues për të mirën e Shqipërisë.

Në kërkim të urave të bashkëpunimit Konferenca Kombëtare “Forcimi i Bashkëpunimit mes Politikëbërjes dhe Kërkimit në Shkencat Sociale në Shqipëri” mblodhi rreth vetes aktorë nga bota akademike, politikëbërja, shoqëria civile dhe sipërmarrja për përballimin me sukses shumë prej sfidave që kalon një vend në tranzicion si Shqipëria. Në qendër të diskutimit ishin reformat në arsimin e lartë dhe përmirësimi i kërkimit shkencor për të rritur efikasitetin e politikëbërjes në Shqipëri, përmes bashkëpunimit mes palëve. Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata vuri në dukje arritjet në shoqërinë e dijes, jo vetëm në përdorimin e teknologjive të informacionit por edhe në hartimin e politikave publike. “Qeveria i kushton çdo vit buxhet të veçantë kërkimit shkencor. Fondi i ekselencës aktualisht është 1 milion euro dhe po punohet për një projekt të rëndësishëm për ngritjen e

qendrave të ekselencës. Së bashku me projekte ndërkombëtare për periudhën 2009-2015, shpenzimet për kërkimin shkencor parashikohet të jenë 180 milionë dollarë”. Në Shqipëri, në tre vitet e fundit programi i financuar nga Universiteti i Friburgut dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka mbështetur mbi 10 projekte kërkimore me vlerë rreth 723 mijë franga zvicerane, duke e bërë donatorin kryesor në këtë fushë. Ambasadori zviceran, Alexander Wittwer, tha se kërkimi shkencor dhe inovacioni janë instrumente thelbësorë për përmirësimin dhe zhvillimin e vendit dhe luftën ndaj varfërisë. “Çdo vit, fondi i Zvicrës për kërkimin në vendet në zhvillim shkon në 20 milionë euro. Është e rëndësishme që rezultatet e kërkimeve shkencore të jenë të disponueshme për publikun, për politikëbërësit, median, grupet e interesit, shoqërinë civile. Vetëm kështu ndërtohet besim në komunitetin akademik e shkencor”, përfundoi ambasadori. Rektori i UT-së, Dhori Kule u shpreh se kjo konferencë konkretizon marrëveshjen mes aktorëve. “Është mesazh i mirë për ne sesi duhet ta orientojmë kërkimin, që ka nisur mirë në univer-

sitetet tona. Tematika e doktoraturave duhet të orientohet në problematikat e shfaqura dhe ato që do të shfaqen”, përfundoi ai. Një shqetësim i lidhur me punën kërkimore shkencore ishte ai i ngritur nga Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici, i cili theksoi mungesën e një tregu të mirëfilltë të kërkimit shkencor dhe dijes. “Nëse ka një linjë ku duhet të stimulohet konkurrenca dhe zhvillimi, është prodhimi i dijeve të informacionit cilësor për ta shitur atë sa më shtrenjtë në funksion të

atij që e prodhon. Një nga dobësitë kryesore sot është mungesa e një tregu të mirëfilltë të dijes. Kush e kërkon punën tonë shkencore kërkimore? Në institucionet vendimmarrëse shtrohet pyetja se ku e marrin produktin shkencor për vendimet që marrim? Ky projekt është rast i mirë për të stimuluar krijimin e një tregu idesh në Shqipëri. Mendoj se kjo është vlera e vërtetë e këtij projekti dhe e një mase të madhe kërkuesish që po prodhojnë pse jo dijen ballkanike”, përfundoi Civici. Sipas koordinatorit kombëtar të këtij projekti, Besart Kadia, Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimit (RRPP) për Ballkanin Perëndimor ka si qëllim kryesor zhvillimin e mëtejshëm kërkimor në fushat sociale. Në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Ky program ka në themel bashkëpunimin ndërmjet vendeve pjesëmarrëse. Gjatë konferencës u diskutua mbi alternativat më të mira për të ngritur një urë komunikimi më të mirë mes këtyre dy fushave, për të ndihmuar në përballimin me sukses shumë prej sfidave që kalon një vend në tranzicion si Shqipëria.


kulturë

Gazeta MAPO

15.05.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

Ismail Kadare: Europianë, vështroni nga ne Numri i parë i revistës filozofike franceze hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës Në numrin e saj të parë, revista filozofike “NOOR”, themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë, përfshin dhe një intervistë me shkrimtarin Ismail Kadare,

si dhe një novelë nga shkrimtari Ylljet Aliçka. Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe krishterëve”. Gjithashtu ai shton se“ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”.Revista gjashtëmujore “NOOR” u shfaq suk-

sesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro etj, me synimin“të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmit në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Trashëgimtarja e vetme e Federico Felinit, ka prezantuar një pjesë të panjohur të regjisorit italian; njeriun jashtë pelikulave të filmit

Fotografi të panjohura shkëputur nga albumi i familjes Felini

Felini dhe Shqipëria që njohu Françeska Felini, trashëgimtarja e regjisorit të njohur italian, Federico Felini, në vizitën e parë në Tiranë ka zbuluar një Shqipëri tjetër nga ajo që kishte “vizatuar” në mendjen e saj në Itali. Po për herë të parë ajo vjen për të prezantuar për publikun shqiptar Felinin njeri, me anët e ndritura dhe të errëta të jetës së tij

premtoj se herën tjetër që do të vij, do të mësoj edhe shqip. Më trondit fakti që shumë italianë injorantë nuk e flasin kaq mirë sa ju gjuhën italiane, prandaj dua t’ju përgëzoj”.

homazh për Federico Felinin dhe nënën time Magdalena Felini. Aty janë të gjitha recetat që Federico pëlqente, gastronomia ishte pika e tij e dobët. Për Federico-n tavolina ishte shumë e rëndësishme. Kjo shihet dhe në filmat e tij, ku tavolina është gjithmonë prezente. Prandaj dhe libri titullohet “Në tavolinë me Felinin”. Pjesë e këtij libri janë edhe disa fotografi që unë kam shkëputur nga albumi i familjes. Janë fotografi që ju nuk keni patur asnjëherë mundësi t’i shihni”, - prezanton Françeska familjen Felini.

Beteja e dinastisë Felini

Shqipëria që njoha

Aida Tuci

Françeska Felini, trashëgimtarja e vetme e regjisorit të njohur italian, Federico Felini, ka vizituar për herë të parë në Shqipëri. Arsyeja e vizitës së saj është për të prezantuar një pjesë të panjohur të regjisorit italian; njeriun Federico Felini, jashtë pelikulave të filmit. Në dokumentarin që prezantoi mbrëmë në Institutin Italian të Kulturës, shfaqej për rreth 50 minuta një tjetër Federico Felini.“Më shumë Federico se Felini”, - thotë Françeska. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Tullio Pinelli, Tonino Guerra, drejtori i fotografisë, Giusepe Rotuno, muzikanti Nicola Piovani por dhe montazhieri Lugero Mastroianni, vëllai i aktorit të njohur Marcello Mastroiani, me rrëfimet e tyre e zbresin regjisorin e njohur nga piedestali për ta sjellë sa më pranë njerëzve. “Sot ju kam sjellë dy dhurata, që mendoj se janë unike në llojin e tyre. Dhurata e parë është dokumentari që tregon Felinin njeri me anët pozitive dhe negative. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij tregojnë sipas mënyrës së tyre si e kanë njohur Federico Felinin. Këtu janë vetëm një pjesë e intervistave. Ky projekt vazhdon dhe vitin tjetër më ftoni sërish që t’ju prezantoj pjesën tjetër të dokumentarit. Dhurata tjetër që kam sjellë është një libër që vjen si

Françeska Felini është me profesion gazetare. Ka udhëtuar në shumë vende të botës, por për herë të parë vinte në Tiranë. Kishte dëgjuar shumë rreth vendit fqinj dhe së largu Shqipëria ishte “vizatuar” sipas modelit të Shqipërisë dhe shqiptarëve që jepnin lajmet ne TV dhe gazeta. “Jam shumë e lumtur që përmes ftesës për të ardhur në Shqipëri si trashëgimtare e Felinit, m’u dha mundësia të njihja këtë vend që nuk e paskam njohur. Shqipëria për mua ishte një vend për të cilin kisha dëgjuar të flitej, por mendoj se ka ardhur koha që të mos dëgjojmë më se çfarë thuhet për vendin fqinj, por të marrim një avion ose një anije dhe ta prekim me dorë realitetin e këtij vendi kaq të afërt me Italinë. Unë jam në profesion gazetare dhe për Shqipërinë do të marr me vete në Itali një kujtim timin. Një kujtim që unë do ta përcjell edhe në ‘qoshen’ time, ku do të tregoj një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që ka uri për kulturë dhe dije dhe këtë e ka çuar në nivele të jashtëzakonshme. Unë do të them fjalën time në vendin tim dhe ju siguroj që do të rikthehem sërish këtu”. Françeska bën dhe një tjetër premtim që, herës tjetër do të vijë më e përgatitur, do të mësojë të flasë shqip. “Është kënaqësi kur dëgjoj se sa mirë e flisni gjuhën time. Unë kam studiuar gjermanisht, anglisht, frëngjisht dhe fatkeqësisht nuk flas shqip. Ju

Shqipëria për mua ishte një vend për të cilin kisha dëgjuar të flitej, por mendoj se ka ardhur koha që të mos dëgjojmë më se çfarë thuhet për vendin fqinj, por të marrim një avion ose një anije dhe ta prekim me dorë realitetin e këtij vendi kaq të afërt me Italinë

Botës së komercit me sa duket nuk i ka shpëtuar as Felini i madh. Trashëgimtarja e dinastisë Felini thotë se ajo është në luftë të vazhdueshme me psikologjinë e komercit, sidomos kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj të artit dhe kulturës. “Federico Felini nuk është vetëm i Italisë. Unë gjithmonë përpiqem ta kujtoj si një krijues ëndrrash, si artist, si një trashëgimi me vlerë për njerëzimin. Unë them se krijesa të mrekullueshme si Federico Felini, Bethoven, Pisaco, duhet të mbrohen nga UNESCO, si trashëgimi e vlerave më të rëndësishme njerëzore që u duhen trashëguar brezave. Më shumë se kurrë sot të rinjtë kanë nevojë për modele për t’i ndjekur. Kur Federico Felini u largua nga jeta, nëna ime Magdalena dëshironte të mbante gjallë kujtimin e tij, t’ua përcillte të rinjve që dhe ata ta njihnin kush ishte Felini. Sigurisht që kjo është një betejë e vështirë, sepse për fat të keq, këto vitet e fundit emri i Federico Felinit është komercializuar përmes gjërave banale. Dhe kjo është beteja ime”, - thotë Françeska. Si i gjente në metro personazhet e tij

Çdo mëngjes para se të shkonte në Cinecitta, Federico Felini ndalej të pinte kafen e zakonshme në një kafe në ‘Piazza di Spagna’. Nëse ndonjë kalimtar i rastit e ndalonte që ta pinin bashkë kafenë, ai pranonte me shumë dëshirë. Pas ritualit të zakonshëm zbriste të merrte metronë për të shkruar në Cinecitta. “Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që Felini i madh nuk shkonte me makinën e tij apo me limuzinë. Jo, ai merrte çdo ditë metronë, sepse që aty duke parë fytyrat e njerëzve që udhëtonin bashkë me të ato 5 minuta, ai niste të mendonte për filmin e ardhshëm”.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Kryebashkiaku katërvjeçar

3

4

5

6

7

13 17

18

19

8

9

10

14

15

12

16

21

20

11

22

23 24

25 31

40 45

28

29

30

33

36

44

27

32

35

44

26

37

34

38

39

41

42

46

43

47

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

1. Humbje e shpresës, a e besimit, zhgënjim. 8. Ministria Financave. 10. Jo kundër. 13. Formulë matematike, që ka dy anë me madhësi e me vlerë të barabartë ndërmjet tyre. 16. Flori. 17. Përputhja, përshtatja. 21. Kthimi prapa në një gjendje të pazhvilluar. 23. Që mund të ketë pasoja të rënda, që është mjaft shqetësues. 24. Njeri që beson në shumë perëndi. 25. Botim periodik me shumë faqe. 29. Njeri i keq, ose i ... 31. Post zyrtar. 33. Armaturë e përkohshme prej trarësh e dërrasash ose prej gypash metalikë të lidhur gjatë një ndërtimni. 34. Dega Ushtarake. 35. Denis i Formula 1. 36. Që është i saktë e i sigurt, që nuk ngjall dyshime, i vërtetë. 39. Hapësirë me ujë të kripur. 41. Fruta të vogla ngjyrë kafe. 42. Çuni pa të forta. 43. Rritet në tokë. 44. Thupra të holla e të drejta. 48. Uzinë Mekanike. 49. Metal i butë si dylli, me ngjyrë të bardhë e me shkëlqim argjendi. 50. Kërkime mbi masat më të efektshme për tregtimin e mallrave.

Vertikalisht:

1. Shpërndarja e një popullsie jashtë vendorigjinës. 2. E folme e një shtrese të ngushtë shoqërore ose e një grupi njerëzish të një profesioni, e cila ka shumë fjalë e shprehje të veçanta. 3. Shtet në Europën Veriore. 4. Organ i rëndësishëm i trupit. 5. Shkoj. 6. Organizatë Ushtarake. 7. Njeri të cilit i pëlqen vetja. 8. Avion luftarak. 9. Që bëhet sa për t’u dukur, sa për sy e faqe.11. U rrëzua. 12. Lloj majmuni. 14. Central Elektrik. 15. Përemër vetor. 18. Mbretëresha e bukurisë. 19. Edit, këngëtare e famshme franceze. 20. Instituti Zoologjisë. 22. Notë muzikore. 26. Tarifa, këngëtare e prezantuese. 27. Pjerrtas ose tërthorazi në një krah a në një anë. 28. Njeri që e njeh mirë një punë. 30. I ngjashëm, i njëllojtë. 32. E kam emrin. 37. Një nga zhurmat e orës. 38. Simboli kimik i neonit. 39. Veshje popullore. 40. Ngjyrë. 43. Fuçi për verë. 44. Pjesëz mohuese. 45. E kundërta, ngrej. 46. Tregu Ushqimor. 47. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 4

6 9 3

9 3

5 3

2

1

7 7

8 1

6

9

4 9

2 8

8

3

9

4 1 6

6

5

3 2

4

7 9

4

7

9

3

6 7

6 7 9

2 9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5

Koha e fillimit _____:____

8 1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

5

Qyteti amerikan Dorset në Minnesota është bërë me kryetar të ri bashkie, ndërsa ky është katërvjeçari Robert Tufts. Secilin vit në këtë vend zgjidhet kreu i bashkisë me tërheqje të shortit gjatë festivalit “Shija e Dorsetit”. Kësaj radhe është tërhequr emri i të voglit Robert, i cili gjatë një viti do të qeverisë me qytetin që numëron 22 banorë. Atij i pëlqen të luajë, të vallëzojë, të këndojë dhe të flasë me bashkëqytetarët. Madje ka thënë se ka edhe një të dashur, e cila quhet Sophia...

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Çështjet e dashurisë nuk do ndikohen aspak nga planetët gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa e mendonit dhe emocionet do shumëfishohen. Edhe për beqaret jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Ne planin financiar do keni fat, po kjo nuk do te thotë qe pa mbledhur mire para te shpenzoni shuma marramendëse.

Nëse ju qe keni një lidhje do vendosni ta bëni xheloz atë qe keni ne krah, përgatituni shpirtërisht edhe për disa debate. Mos mendoni se ngaqë nuk iu ka kushtuar kohen e duhur se fundmi ai nuk iu do me. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Ne planin financiar duhet t’i zgjidhni sa me pare problemet dhe me pas te shpenzoni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju qe jeni ne çift do ëndërroni me shume sesa duhet sot dhe kur te ktheheni ne realitet do mërziteni. Mos mendoni se jeta është si një lume i qete, here pas here ka edhe dallge. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin çfarëdo lloj hapi. Perspektivat financiare do jene te mire. Mund te shpenzoni edhe për disa gjera qe me pare as qe mendonit t’i kryenit.

Ne planin sentimental te çifteve do ketë goxha përmirësime gjate kësaj dite. Klima do jete e ngrohte dhe do e keni me te lehte te komunikoni. Për disa do ketë edhe një rizgjim te pasionit. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te hedhin hapa te pamenduara. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa ju i kishit menduar. Do dini sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ndikimi jo i mire i planetëve do e prishe qetësinë e jetës suaj ne çift sot. Do refuzoni kategorikisht te toleroni dhe do kërkoni qe gjerat te bëhen ashtu si ju dëshironi. Beqaret do iu japin me shume prioritet miqve dhe nuk do mendojnë për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do ketë disa ndryshime pozitive te cilat do iu bëjnë te ndiheni edhe me mire.

Jeta juaj ne çift do ndikohet shume nga ata qe iu rrethojnë gjate kësaj dite. Për çdo dyshim sado te vogël do debatoni me partnerin dhe nuk do e mendoni aspak se te tjerët dëshirojnë t’iu shohin te mërzitur. Kujdes! Beqaret do kenë me tepër fat dhe do realizojnë takime te rëndësishme. Financat do jene goxha te qëndrueshme dhe nuk do keni probleme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite e mbushur me surpriza dhe emocione te shumta kjo e sotmja. Do e vlerësoni me shume atë qe keni ne krah dhe do ia shprehni pa pushim ato qe ndjeni. Beqaret edhe pse do dalin neper takime dhe do njohin persona te rinj do jene te pavendosur. Ne planin financiar gjerat nuk do shkojnë aq mire sa ju mendonit. Mos jepni hua edhe nëse këtë ua kërkojnë miqtë e ngushte.

Gjate gjithë kësaj dite do mbizotëroje një klime pasionante ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni ashtu si ju dini dhe do përjetoni kënaqësi pa fund. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, nuk do keni mundësi te mira as sot për ta gjetur. Financat do jene me te mira se ditët e fundit. Përfitoni për te investuar dhe për ta përmirësuar sa me shpejt kapitalin tuaj.

6 6

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

2 9 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 101, 115, 232, 265, 370, 477, 484, 548, 651, 815, 848, 987. Numra me 4 shifra: 0156, 0215, 0424, 1452, 2544, 2581, 3215, 4152, 4221, 5263, 5908, 5985, 6629, 8391, 8595, 9754. Numra me 5 shifra: 02326, 03026, 14256, 15241, 32015,

41521, 42455, 43545, 52415, 53628, 55145, 82421. Numra me 6 shifra: 041815, 151481, 154765, 281594, 340125, 349538, 384801, 401544, 417255, 462514, 485415, 548754, 595874, 625987, 627404, 759250. Numra me 7 shifra: 1589574, 5419280.

Me ne fund do arrini ta zgjidhni një problem te madh qe keni pasur ne çift dhe do ndiheni me mire për këtë arsye. Mundohuni qe here tjetër te tregoheni me te kuptueshëm dhe mos thoni fjale te pamenduara. Beqaret do kenë flirtime dhe mundësi për aventura te këndshme.Neplaninfinanciarduhettetregoheni largpamës dhe te mos e lëshoni veten para problemeve te vogla.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) fakti qe partneri do i komplimentoje gjate gjithë ditës do iu beje te ndiheni me se miri sot.Mosharroniasjutapërgëzoniatëdhet’ia shprehni dashurinë. Beqaret do joshin pa fund dhe me siguri do e gjejnë një person me te cilin mund te mendojnë për një lidhje serioze.çështjetfinanciaredojeneinteresante dhe mund te bëni shpenzimet e menduara.

Dite shume e bukur dhe e mbushur me momente emocionuese kjo e sotmja. Do komunikoni e do bashkëpunoni me tepër me partnerin tuaj. Beqaret edhe pse janë ne kërkim te dikujt, nuk duhet te tregohen te pamatur dhe te pranojnë çfarëdo lloj ftese. Financat do fillojnë te stabilizohen fale një programi strikt qe ju keni ndjekur kohet e fundit. Do jeni me te qete.

PESHQIT (20/II-19/III) Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite dhe do dëshironi te jetoni ne një ambient harmonik. flisni hapur me partnerin për gjithçka dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe histori dashurie serioze e afatgjata. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te tregoheni te pamatur.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2013

15 maj

ditë që formësuan botën

15

Njeriu që ka fituar miliona me koston e ndërgjegjes së tij, është një dështak. B. C. Forbes

1525

Shtypja e revoltës së fshatarëve Më 15 maj 1525, Lufta e Fshatarëve pësoi një humbje të madhe në Frankenhausen, që çoi në kapjen dhe ekzekutimin e liderit Anabaptist Thomas Muntzer. Revoltës i erdhi fundi kur qytetet dhe fisnikët arritën një traktat paqeje sipas kushteve të tyre me Perandorin e Shenjtë Romak, Karli V. Në vitin 1524 rebelimi shpërtheu në Gjermani dhe u përhap në pjesë të asaj që sot është Zvicra dhe Austria. Revolta ishte kryengritja më e madhe popullore deri në Revolucionin Francez të 1789-ës dhe përfshiu të gjitha pjesët e shoqërisë që nga fisnikëria te fshatarësia. E njohur si Lufta e Fshatarëve, në të u

përfshinë një numër njerëzish të përllogaritur në 300 mijë vetë dhe pati 100 mijë të vdekur. Thomas Muntzer u bë një prej prijësve të saj, teksa shqetësimet ekonomike dhe entuziazmi fetar shpejt u kthyen në një revoltë kundër feudalizmit, mbështetur pas një liste pakënaqësish të quajtur ‘12 Pikat e Pyllit të Zi’. Shkaqet e revoltës i kishin rrënjët te faktorët socialë, fetarë dhe ekonomikë që preknin popullsinë në rritje të qëndrueshme. Kushtet e favorshme të fshatarësisë në fund të shekullit XV gradualisht u gërryen nga çmimet në rrije të ushqimeve dhe leshit përgjatë fillimit të shekullit XVI dhe nga një rënie e të ardhurave.

Veç këtyre, kushtet e rënda jetësore u bënë edhe më të këqija kur pronarët e tokave rritën qiratë për të ruajtur standardet e tyre të jetesës. Megjithatë, faktorët fetarë gjithashtu mund të kenë luajtur një rol, veçanërisht sfida ndaj autoritetit kishtar përfaqësuar nga një grup i njohur si Anabaptistët. Muntzer, një lider i lëvizjes Anabaptiste kishte udhëtuar gjerësisht gjatë vitit 1524, duke shpallur doktrinën e tij radikale me sukses gjithnjë e në rritje ndërmjet klasave të ulëta të shoqërisë. Sfida e Muntzer-it ndaj autoritetit të kishës dhe shtetit tërhoqi madje edhe kritikat e reformatorit protestant Martin Luther.

Blitz

Foto dite

45

Është numri i gjuhëve në të cilat janë botuar romanet me histori detektivësh të Agatha Christie.

2

Miliard kopje kanë shitur librat e saj që nga viti 1920.

670

Milionë kopje ka shitur Barbara Cartland, romanciere romantike britanike që vdiq në vitin 2000.

700

Romane mbajnë emrin e Cartland, një autore e pëlqyer në të gjithë botën.

Titulli: Never Sleeping City foto: Scanderbeg

Në Facebook Sokrat Turtulli

Digitalb bllokon kanalet që po transmetonin mitingun në Durrës...Vazhdojnë të jenë të hapura vetëm kanalet e Nexhmijes...

Alfred Lela

Gilman Bakalli

Fakti se disa deputetë vdiqën politikisht, nuk do të thotë se kishin jetuar ndonjëherë si të tillë. Marsel Lela

Me një popull të atomizuar dhe një klasë politike të poltronizuar, efektet do të jenë gjithmonë zheeerooo. Dorela Kurani

Situatë në mëngjes: dal nga shtëpia, thërras ashensorin se përtoj me zbrit 7 kate, 10...9...8...7, sa hapet 4 burra, njëri me barkun më të madh se tjetri, të 4-t në muajin e 9-të të shtatzanisë... nejse, tentoj të futem t’i bashkohem grupit kur një piiiiipppp i ashensorit, më barkmadhi:”o goce, ty nuk të nxë ashensori ... Tiva Iço

E keni parasysh kur robi mezi pret të zgjohet se do shkojë në punë? As unë.

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Në detin blu; petali i kuq i Gridës dhe ajsbergu i Bashës E kuqja e fortë e fustanit të Grida Dumës u duk e vetmja shenjë proteste në pikturën demokrate të përmbytur në blu të së hënës mbrëma. Ilir Rusmali kish zgjedhur të protestonte për gremisjen që i kish blatuar Zeusi në lisat e kandidatëve për deputetë, duke munguar. Shkëlqente me mungesën e tij, duhet thënë, më shumë se do iluminonte me praninë. Flakërimi i Gridës mbet’ kështu si petali i një trëndafili të kuq në blunë e përgjithshme demokrate. Një pikë në det domethënë. Të tjera copëza jete në ato dallgë demokrate që përplaseshin te këmbët e Korpusit universitar vijonin me të përhershmen gazmore Jozefina Topalli që bënte rolin e cheerleader-es së parë. Jorida, hirushja e radhës e Partisë Demokratike në një rresht me dama të tjera, rishtare e të kahershme, të radhëve blu; një tabak amortizues, bashkë me Dashamir Shehin, i impaktit potencial të FRD-së së Topit në elektoratin tirons. Por edhe xhaketat e vjetra, të heshtura në rëndësinë e vet, aktorët e mëdhenj të PD, Bode, Olldashi e të tjerë në krah me një firmëtar të kthyer Eduard Selamin, i cili ndoshta habitet me përmbysjen e madhe në komunikimin politik: dikur ishte një ndër ata të tribunës, tani është gjithmonë poshtë në rreshtin e parë. Gjithçka është përmbysur përveç Doktorit, ka menduar ai. Berisha ishte si gjithnjë lideri pa script që, megjithatë, e ka në kokë të

gjithë skenarin. Entuziazmi dhe siguria e tij në oktavën e fundit, populli i mbledhur, i mjaftueshëm dhe përligjës i populizmit të tij; historia vetë që ka filluar në një shesh në Qytetin Studenti për të kaluar te sheshi ‘Skënderbej’ e për ta përmbyllur trekëndëshin te sheshi ‘Nënë Tereza’. Nuk ka shenjtërim të tijin politik në këtë trini; ai është vërtitur në këtë Bermudë politike si force de nature. Mizanskenat janë rrotulluar në mitingun e së hënës mbrëma të demokratëve duke sjellë edhe qortimin e shartimit ideologjik. Kastriot Islami e Asllan Dogjani u thirrën për t’u ngjitur në një podium, ngjyra e të cilit para pak muajsh mund t’i zinte si një traget në det të keq. Ky koktejl që deri dje mund të konsiderohej si ground zero (i pagjasë) është sot një reliev politik. Prej të cilit ngrihet si shkuma mbi valë profili i Lulzim Bashës, kryebashkiakut të Tiranës. Ai u shfaq si një ajsberg politik, çka shihej prej të cilit ishte e kënaqshme për sytë dhe veshëve u jepte ndjesinë e një përplasjeje nënujore me kundërshtarin. Fjalimi, vazhdim i një koncepti të nisur në zgjedhjet lokale ku fabula e kundërshtarit që s’është armik ishte zgjeruar me dy vite kohë si test për oponentin politik që me aktet e tij ‘nuk mund të jetë mik i shqiptarëve.’ Perdja bie dhe akti i secilit mbetet prapa saj. Politika është në skenë, por si në teatër nuk e ke rastin për t’u kapur për dore me trupën e për të dalë para publikut për të kuptuar paskëtaj se e cilit qe loja më e mirë.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 15.05.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.