Madame Mapo

Page 1

E përmuajshme Nr. 18, Viti II botimit janar 2012 Çmimi 300 Lekë

DOSSIER Përrallat Nostalgji dhe rrëfime VIP, mesazhe të fshehura, shkrimtare dhe tregimtare hapin botën jo vetëm të fëmijëve

Yjet që dansojnë për Holta Dulakun Në prag të “Dancing with the Stars 3”, vizitë në shtëpinë e producentes

EXTRA

Manual për përdorimin e burrave. Si të gjesh dadon ideale Libra, dekor modë

KOHË KRIZE

Bukuri me pak para Si të kursejmë. Brunilda Lahe rrëfen truket e saj HOROSKOPI

Yjet në 2012 DITAR

Desada Metaj Jeta në foto

MODA Lidhje të komplikuara dashurie




SiFillim

Të dëgjojmë përrallëzën tonë Ngrica dhe i ftohti është po ai. Edhe ditët e shkurtra gri edhe netët e gjata të errëta. Porse zhurma e mbytur e kondicionerëve dhe zërat që vijnë nga televizori që rri i hapur nga mëngjesi në mbrëmje, ndriçimi që vjen nga abazhuri i madh, nga disa spote në tavan dhe në mure të bëjnë të mendosh që dimri tani ka ndryshuar. Nuk ka dimra si më parë. Atëherë ishte ndryshe. Ishte ndryshe kuzhina me atë dritën e zbehtë, me erën e lëkurës së portokajve që liheshin mbi sobë, me qetësinë e pasdites që prishej hera herës nga ndonjë emision në radio apo film i rrallë në televizion dhe nga zërat e fëmijëve “do më tregosh një përrallë?”… Dhe pastaj ai rrëfimi “Na ishte njëherë një vajzë e vogël... Ec e ec, ec e ec… dhe në fund jetuan të lumtur përgjithmonë”. Ishte dhe një orë e caktuar pasdite, kur në radio një zë i ngrohtë gruaje i ftonte të gjithë fëmijët “të dëgjojmë përrallëzën tonë”, ishte dhe një e shtunë pasdite kur disa fëmijë uleshin në ca stolëza të një studio televizive dhe një gjyshe e dashur u tregonte ca përralla… Në një ditë ngrice, nën zhurmën e mbytur të kondicionerëve na u kujtua ajo botë e dikurshme. Plot me përfytyrime e fantazi. Dhe menduam që ta rrëfejmë dhe njëherë. Pyetëm atë gjyshen e dashur, Marika Kallamatën. Por gjetëm dhe kujtimet e atij zërit të ngrohtë Vera Zhejit. Folëm dhe me Donika Omarin, “mamanë” e Gërzhetës, mbledhësen e përrallave shqiptare. Por rrëmuam dhe në fëmijëritë e të tjerë personazheve, që e kanë rinjohur botën e përrallave për herë të dytë, kur ua kanë lexuar fëmijëve të tyre. Ky është dossieri ynë këtë muaj. Sepse përrallat

4

mund të të magjepsin në çdo moshë. Në to mund të takosh Princin e Kaltër dhe ai ka gjithçka që mund të keni ëndërruar. Në përralla të ligjtë kuptohen menjëherë cilët janë – djali i keq është i veshur me të zeza dhe ti gjithmonë e di se cili është. Dhe ai përfundon gjithmonë keq. Në përralla ti mund të flesh njëqind vjet dhe gjithë bota ndalet… Pastaj rritesh dhe zbulon se Princi i kaltër nuk gjendet dhe aq lehtë. Dhe se djali i keq nuk vishet gjithmonë me të zeza dhe nuk dallohet që është i keq: ai ngjan i ëmbël, të bën për të qeshur dhe ka një buzëqeshje prej princi të kaltër… e përfundon mirë. Dhe se ti mund të flesh gjatë, por kur del nga shtëpia sheh se bota jo vetëm që nuk është ndalur, por ka ecur shumë përpara, bota nuk do t’ja dijë që ti ke qenë në gjumë. Rritesh dhe zbulon se gjithë këtë botë e ke harruar fare, siç ke harruar aromën e portokajve mbi sobë... Pasi të keni mbaruar së shfletuari këtë revistë, pasi të jeni zhytur pak në kujtimet dhe nostalgjitë e dikurshme, mund të riktheheni sërish në të sotmen, ku dimri nuk është më si dikur. Dhe të jetoni të lumtur përgjithmonë.

ivatico@gmail.com janar 2012


5


Botimet Media MAPO sh.p.k. Bulevardi “Gjergj Fishta”, Nd.70, H.1, Kodi Postar 1023 TIRANA, ALBANIA Drejtore: Iva Tiço Kryeredaktore: Klaudeta Skënderasi Redaktore: Arta Çano Gladiola Bendaj Fotograf: Armand Sallabanda Art Designer: Ilir Drizari Bashkëpunëtorë: Agjencia: Bindi Model Management Diana Çuli Alfred Lela Ilva Tare Zefina Hasani Klodiana Turhani Darjel Sina Enkeleida Ferollarri Marketing & Menaxhim: Vera Përleka Cel.: 068 20 55 437 Email: v_perleka@yahoo.com

PERMBAJTJE JANAR

NË KOPERTINË

Holta Dulaku ZONJA QË NUK I THONË DOT JO KËNGËTARË QË SHNDËRROHEN NË AKTORË. AKTORË E GAZETARË QË GUXOJNË TË KËRCEJNË. POLITIKANË QË ZHVISHEN NGA KOSTUMET SERIOZE. ARTISTË TË FAMSHËM NDËRKOMBËTARË QË PRISHIN AXHENDAT E TYRE. SEPSE NUK I REZITOJNË DOT OFERTËS PËR TË QENË NË PROJEKTET E HOLTA DULAKUT. QË NISËN ME MUSICAL PËR TË KALUAR NË TË TJERA FORMATE, EDHE MË TË MËDHENJ. SI “DANCING WITH THE STARS”. DHE DISA TË TJERË...

8 Kinkaleri 12 Punë burrash Florian Agalliu 14 Ditar në vetë të parë Dhe tani kalojmë në një tjetër lajm 18 Guidë komunikimi It’s a bib big world

lta Dulaku Në kopertinë: Ho llabanda Sa nd ma Fotot: Ar

20

92 Horoskop Parashikimi për vitin e ri 96 Mes fletësh Botimet e reja 98 En Prive Merita Tërshana

Menaxher shitjesh: Robert Mane Cel.: 068 20 55 440 Llogaritë bankare: Banka Kombëtare Tregtare: 402167411CLPRCLALLJI ALL 402167411CLPRCFEURYL EURO Banka CREDINS: 67524 ALL 239126 EURO Raiffeisen Bank: 0002076051 ALL

6

DOSSIER RRËFENJA MBRËMJEJE 30 34 36 39 42

Përrallat, dhe për të vegjël dhe të mëdhenj I ëmbël zëri i... atyre që rrëfenin përralla në RTSH Donika Omari dhe rrëfenjat me fund të lumtur Seksi në përralla? Histori e vërtetë apo trillim? Kulti i princeshës janar 2012


EDITORIAL FASHION

Dashuria: It’s complicated HERË ËSHTË FUSHË ME LULE. HERË ËSHTË E NGRIRË. ASNJËHERË NUK ËSHTË E THJESHTË. ËSHTË THJESHT E KOMPLIKUAR

56

STIL & BEAUTY FAKTORI NGRICË

46 Stil Personal Orgesa Zaimi, n

ë

kolegj për çësh

tje

stili 49 In&Out

Çfarë hyn e çfarë del nga moda 50 Çantat kult Kur mban në d

orë

një mit

70 ADRESA PER T’U NDALUR

Ca këshilla bukuria nga Brunilda Lahe

56 Editorial Fash ion Dashuria: It’s complicated

66 Marka e buk ur Kate Spade, një

përrallë e modë

68 Stil arredim i

Liu-Jo, Vesa Center, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë; Jardin de Paris, rr. Vaso Pasha, Tiranë; La Grieffe, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Tres Jolie, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; Migato, Rr. Myslym Shyri, Tiranë, City Park,

s

Glamorous Hom

e!

Madame Extra Këshilla dadon Si ta zgjedhësh ideale 80 Në çift një burrë të Si ta bindësh për ty bëjë gjithçka hs d hme 84 Ide të rrje 10 mitet e ujit 88 Tendencë gatuaj unë Sa qejf, sot s’ 90 Në tryezë a për fillim të Receta të leht mbarë

78

Km.5,Autostrada Tiranë-Durrës, Riviera Center, Vlorë; Glamorous, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; In Style by Genta, Rr. Vaso Pasha, Tiranë; American Apparel, Rr. Myslym Shyri, Tiranë; Geraldina Sposa, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit,

Tiranë. Art galeri Petraq Pecani, Rr. Myslym Shyri, Tiranë Emi Bijoux & Accessories, Blvd. Zhan d’Ark Tiranë So Chic, përballë Drejtorisë së Policisë, Tiranë

7


Kinkaleri

Topa djegësi E mbani mend atë lojën që bënim kur ishim fëmijë, kur mjaftonte të të prekte topi dhe digjeshe duke dalë jashtë loje? Pak a shumë edhe loja e videove dhe përgjimeve që ka filluar të luhet në ekrane, gazeta dhe sidomos bisedat e njerëzve, ka të njëjtën filozofi. Kush ka video është kontigjent për t’u djegur, por jo nëse hyn në lojë drejtësia, se me të edhe gjendet gjuha e pazarit. Përfoljet nëpër Tiranë dhe baret nga ku ngjizen të vërteta dhe fantazi janë me të vërtetë interesante. Thuhet se janë përgjuar e regjistruar shumë figura të njohura të politikës, biznesit dhe medias, në momente pune e private, në biseda të lira dhe të shthurura. Gjithçka e regjistruar në mënyrë të paligjshme dhe për rrjedhojë edhe viktimat janë të imunizuara nga burgu. Pyetja është përse mbajtësit e këtyre përgjimeve kërcënojnë me publikimin e tyre, kur dëmi i vetëm është ai moral? Dhe për moral nuk i ka hyrë kujt gjemb në këmbë ndër personalitetet shqiptare. Po atëherë, përse gjithë kjo zhurmë për të të hedhur topin, dmth videon, në sy të publikut? Përgjigja është e thjeshtë: Meqenëse të gjithë e kanë përgjuar njëri - tjetrin në shtrat dhe jashtë tij, në pazare dhe ndarje parash, në rrëfime dhe hamendësime, duhet që të gjithë të futen në një thes, përndryshe dalja e vetëm disa videove, do bënte të ndryshëm dhe te dallueshëm të papërgjuarit. Ndaj beteja e fundit është sa më shumë topa për të gjithë. Pas çdo gjuajtjeje, një i djegur e kështu me radhë, deri sa të spastrohet morali i një shoqërie që është bërë pis deri në fyt. Megjithatë në fund të lojës druaj se fituesit do të jenë sërish ata që ishin regjistruar duke vjedhur dhe tradhëtuar ideale dhe premtime. Dhe i vetmi moral do jetë ai i më të dobtëve të dorëzuar përpara fuqisë manipuluese të topa mbledhësve më të fuqishëm.

8

Kur duam dhe ne të dukemi trendy! Të them të drejtën nuk jam shumë e dhënë pas teknologjisë. Madje, për të qenë e sinqertë deri në fund, nuk ia kam haberin fare. Mbaj mend në kohën e shkollës, në orën e informatikës, unë dhe shoqja ime e ngushtë ishim të vetmet në klasë që për të kaluar nga një program në tjetrin, e fiknim fare kompjuterin… le pastaj të tregoj se ç’kam heq kur u futa në punë dhe mendohej se unë dija mirë disa programe (ende për exel-in, i them një shoqeje të zyrës dhe kam shpikur shprehjen se kam fobi nga kuadratet, prandaj nuk punoj dot aty). E meqë jemi tek momenti i sinqeritetit, po ju them edhe se kurrë nuk kam përdorur skype dhe aq që ia kam idenë se si funksionon. Nuk kam parë kurrë filma në internet dhe vetëm para ca muajsh, mësova të dëgjoj këngë në youtube. Prandaj mendoj se ndonjë ditë mund të jem e aftë edhe për të parë filma… Gjithsesi, me këto gjërat e reja nuk jam dhe aq mbrapa. Tani ç’është e drejta, ka një tre vjet që kam një faqe në twitter dhe akoma nuk e di se ç’të bëj me të, ama në facebook jam njësh fare. Çfarë nuk bëj: komentoj andejkëndej, shkarkoj foto dhe ngarkoj aplikime, shkoj te muret e shoqeve dhe ato bëjnë vizita rregullisht tek i imi. Dhe mirë që jam bërë mjeshtre në facebook, se ndryshe nuk do kisha se nga të mësoja gjithë ato gjëra të reja. Më saktë do lija nam dhe nuk do dija të përktheja gjithë ato shenja pikësimi e gërma që tregojnë buzëqeshje të caktuara. Si puna e dy pika dhe një kllapë, që në varësi të hapjes apo të mbylljes së kllapës tregojnë se surrati është I buzëqeshur apo I trishtuar. Dhe një sërë pikësimesh të tjera, për zemer, qarje, puthje, përqafim… dalëngadalë po përparoj dhe në një fushë tjetër, që në facebook (mos duhet të shkruaj fcb, si gjithë dynjaja?!) përdoret rëndom: shkurtimi i fjalëve vetëm me ca gërma. Le pastaj kur futet në mes anglishtja dhe italishtja, ç’të të them, rrezik do na duhet të kemi një fjalor

për këtë punë, një tip fjalori që mund të quhej shkurtimi shqipo - anglo italiane shqip, apo SHSHAI – Shqip (ja pra si bëhen shkurtimet). Kështu gjithë dynjaja nuk do vuante nja dy vjet, si puna ime, kur të shihte andejkëndej llafe të tilla si LOL (dmth të qeshësh me të madhe lough out loud), TVB (të dua shumë, ti voglio bene) dhe do gjente tak fak përkthimin e një llafi që muajin e fundit po e shoh gjithmonë e më shumë, por që mos të dukem injorante nuk guxoj të pyes LMAO. Apo që të mos kaloj në drama sentimentale, si shoqja ime e ngushtë, e cila pas një viti vuajtjesh dhe dramash se ishte ndarë me të dashurin, ra në kontakt sërish me të. Filluan të frekuentoheshin si shokë dhe ndërsa mikeshën time e mbante shpresa se shumë shpejt do lidheshin, nuk hapte muhabete për të shkuarën, që të mos ziheshin nga e para. Madje silleshin sikur s’kishin pasur kurrë gjë. Derisa një ditë kjo i nis një mesazh të thjeshtë shoqëror, ku e pyet nga bëhet. Dhe ai i kthen përgjigjen Te DPTSH. Hë, si do e përkthenit ju? Shoqja ime normal e përktheu – të dua përjetësisht shpirt. Dhe e entuziazmuar, iu përgjigj – edhe unë Te DPTSH. Kur në sekondë ai e merr mbrapsht në telefon dhe i thotë – po ti ç’po bën te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve? Se nuk po të shoh... Nuk di ç’i tha kjo mikesha ime. Më vjen zor ta pyes, sepse në fakt nuk e kam dëgjuar më të më thotë që po takohet më me ex-in e saj... Madje edhe këtë histori nuk ma kishte treguar deri dy ditë më parë, kur më vjen një sms nga zemra ime që thotë vetëm kaq – TKS. Normalisht që unë nuk di çfarë domethënë. Do doja të përkthehej të kam shpirt. Por sapo shoqja ime më tregon këtë histori stepem dhe nuk shkruaj “edhe unë”. Ku i dihet me kto teknologjirat dhe trendet e sotme. Po sikur të jetë ndonjë gjë tjetër dhe unë të lë nam? Më mirë po i nis dy pika dhe një d të madhe :D. Një qeshje e madhe nuk merret për keq. Kaq gjë e kam mësuar unë.

janar 2012


LEGAL DARJEL SINA

Pyesni juristin Jemi vëlla e motër dhe para disa kohësh morëm vesh se daja ynë, që nuk ishte as i martuar, as kishte fëmijë, ia kishte lënë testamentin një nipi të tij më të largët se ne. Ai kishte motër vetëm mamanë tonë. Daja, kishte filluar të abuzonte me alkoolin dhe disa na thanë se nipi i tij mund të ketë përdorur gjendjen e tij jo të kthjellët për t’i marrë testamentin. Duam të dimë : mamaja jonë, e afërta e parë e tij dhe ne si fëmijët e saj, nuk përfitojmë gjë dhe pse jemi shumë me afër se nipi i tij dhe familja jonë e ka ndihmuar për vite me radhë financiarisht dajën? Në rastin në fjalë ne kemi dy çështje të rëndësishme juridike të cilat lidhen me njëra- tjetrën në mënyrë të pandashme. Së pari, ne kemi një një trashëgimi me ligj e cila sipas Kodit Civil shqiptar përcakton shkallët e trashëgimisë sipas afrmitetit të

Jurist, pedagog në UET

gjakut të trashëgimlënësit. Në radhë të parë sipas nenit 361 të Kodit Civil thërriten në trashëgim fëmijët dhe bashkëshorti të cilët trashëgimojnë në pjesë të barabarta. Në radhën e dytë kemi ( Neni 363 i Kodit Civil) prindërit e trashëgimlënësit të cilët një vit përpara vdekjes së trashëgimlënësit, bashkëjetonin me atë si anëtarë të familjes dhe në ngarkim të tij. Pikërisht në nenin 364 të Kodit Civil ne kemi përgjigjen që ju kërkoni. Në këtë nen sanksionohet që në radhën e tretë të trashëgimisë thërriten kur nuk ka trashëgimtarë të tjerë të radhës së dytë, vëllezërit, motrat si dhe fëmijët e vëllezërve e të motrave të paravdekur. Pra ju jeni trashëgimtarët e

ai & ajo

KLODIANA TURHANI

Psikologu përgjigjet « KAM PËRSHTYPJEN SE KA DIÇKA QË S’SHKON KËTU » Jam një vajzë-24 vjeçare, që prej disa vitesh përpiqem për t’u dobësuar dhe më në fund jo vetëm ia kam arritur, por edhe po e ruaj formën time të mirë. Por kam vënë re që po ndodh diçka te unë. Kam një nënvlerësim të madh për njerëzit e shëndoshë që takoj, kushdoqofshin: i mendoj si me më pak vlera, si të paaftë për të konkurruar me mua, sikur janë njerëz që nuk kërkojnë nga vetja, që nuk kanë as vlera mjaftueshëm për t’u bërë miqtë e mi. Kam përshtypjen se ka diçka që s’shkon këtu. Çfarë me rekomandoni? Ju e mbyllni letrën tuaj me një konstatim ku shkruani «Kam

vërtetë dhe jo nipi i cili siç citoni ju ndodhet në radhën e trashëgimisë më të largët se mamaja juaj e cila pozicionohet në radhën e tretë. Pikësëdyti duhet të përmendim që ky testament është i pavlefshëm pasi sipas neneve 408-409 të Kodit Civil testamenti është i pavlefshëm kur është bërë në kundërshtim me ligjin ose kur është bërë me mashtrim duke konsumuar veprën penale të mashtrimit. Në rastin tonë nipi i largët ka vepruar kundra ligjit duke mashtruar dajën tuaj me pasojë shkaktimin pavlefshmërinë e këtij testamenti të lëshuar.

përshtypjen se ka diçka që s’shkon këtu». Ju afirmoni ndryshimin që ka ndodhur tek ju në mënyrën se si e perceptoni « Tjetrin » e shëndoshë në raport me veten. Ju thoni më lart se « Jam një vajzë 24 vjeçare, që prej disa vitesh përpiqem për t’u dobësuar dhe më në fund jo vetëm ia kam arritur, por edhe po e ruaj formën time të mirë». Ndoshta ju doni të shkruani se keni bërë një sakrificë për të pasur trupin në formë duke refuzuar gjëra të cilat ju keni pasur shumë dëshirë t’i hanit. E përballur më njerëz të cilët nuk kanë ndjekur modelin tuaj ju konfrontoheni me një ambivalencë. Së pari, refuzim për të pranuar që ndoshta ka njerëz për të cilët shëndeti apo mbipesha nuk është aq e rëndësishme sa për ju. Të cilët nuk e shikojnë veten si « performues » dhe për të pasur miq duhet të

Psikologe klinike, shefe e departamentit të Psikologjisë në UET

jenë të « bukur ». Së dyti, ndoshta ju do të kishit dashur që të mos ta kishit bërë këtë sakrifice mbi trupin tuaj. Por duke qenë se sot jetojmë në botën e imazhit janë shumë individët të cilët në formë direkte apo indirekte dëshirojnë të jenë imazhi i suksesit, trupit të bukur dhe performuesit. Në vend që t’i japim rëndësi marrëdhënies ndërpersonale që krijojmë me tjetrin ndërtojmë « kësula të arta » të cilat në vend që ta na ndihmojnë të ndihemi mirë në trupin tonë, rrisin më shumë distancën me tjetrin. Individi fillon dhe largohet nga njerëzorja e cila, sa përfaqëson suksesin përfaqëson dhe dobësinë, sa përfaqëson trupin e shëndetshëm përfaqëson dhe trupin me celulit. kloturhani@yahoo.com

9


Kinkaleri KËSHILLAT E GJYSHES

ENKELEJDA FERROLLARI 7

Dietologia Një dietë për t’u shëndoshur Si të heqësh erën e vezëve nga enët e kuzhinës Kushdo që gatuan e di, ka ca ushqime që lënë te pjatat dhe enët një erë me të vërtetë të pakëndshme që mezi ikën. Si për shembull veza. Këtu do sjellim disa këshilla të gjyshes që vlejnë për të hequr nga pjatat erën këmbëngulëse të vezës. 1.

Para së gjithash është e këshillueshme të shpëlahen sa më shpejt që të jetë e mundshme pjatat dhe enët ku ka ngelur vezë me ujë të ftohtë, pasi i ngrohti do ta fiksonte erën;

2.

Pra është mirë t’i lini në ujë ku keni tretur më parë detergjentin e enëve dhe keni hedhur gjysmë gote uthull të bardhë;

3.

Lajini pjatat me një sfungjer ku keni hedhur ca pika uthull të bardhë ose shtrydhni pak limon;

4.

Lajini pjatat dhe tenxheret veçmas nga të tjerat sepse mund të shpërndahet era dhe te të tjerat.

5.

Në rast se nuk keni kohë ose dëshirë t’i lani pjatat me dorë, po doni të përdorni lavapjatën atëherë shpëlajini pjatat si në pikën një, vërini në lavapjatë, pasi keni hedhur gjysmë gote uthull në vendin ku hidhni detergjentin për shkëlqim dhe gjysmë limoni në mbajtësen e enëve.

RREGULLA NISJE E ZGJUAR Në këtë fillim vit, po të udhëzojmë si ta filloni mbarë...çdo gjë 1 Nëse dielli është ngritur, po nisesh shumë vonë. 2 Më shumë se çështje orari, është çështje gjysme (e gjysmës së punës në fillimin e mbarë). 3 Mos u mbështet te nisjet e zgjuara të të tjerëve. 4 Konkurrencën mund ta mundësh kështu: hidhe me short datën dhe orën në të cilën do nisesh atë datë. 5 Të nisësh diçka në korrik apo gusht nuk është asnjëherë zgjedhje inteligjente. 6 Je zgjuar në katër të mëngjesit për të arritur 10 pesëdhjetë minuta më përpara. Ia vlen barra qiranë për këtë?

Jam 27 vjeçe. Kam qenë gjithmonë e dobët dhe tani dua të shtoj në peshë, por sigurisht jo të pushtohem brenda pak kohësh nga celuliti. Dua të marr disa kile në mënyre harmonike. A mund të më propozoni një regjim ushqimor ju lutem. Për të kuptuar nëse jemi nënpeshë ose jo mjafton të bëjmë një llogari të thjeshtë: të pjesëtojmë peshën me gjatësinë të ngritur në katror (P/Gj2). Nëse rezultati që del nga kjo formulë është më i vogël se 18,5 atëherë mund të themi që jemi në kushtet e nënpeshës. Për të korrigjuar problemet e nën peshës duhet të rregullojmë bilancin energjetik ditor, d.m.th. sasinë e kalorive që marrim në ditë nga ushqimet. Kjo sasi kalorish duhet të jetë më e madhe se sa energjitë ditore që ne harxhojmë. Për të përcaktuar sasinë e kalorive të nevojshme duhet të llogarisim sasinë energjetike që organizmit të personit që ndodhet në kushtet e nënpeshës, do t’i nevojitej nëse ai do të ishte në kushtet e peshës normale. Por nuk mjafton vetëm llogaritja e energjive ditore të nevojshme, një element i rëndësishëm do të ishte edhe përzgjedhja e ushqimeve që do të përbënin dietën tonë ditore dhe që do të na furnizonin me kaloritë e nevojshme. Sasinë e kalorive të nevojshme duhet ta sigurojmë nëpërmjet një diete të ekuilibruar që do të thotë 50-60% të kalorive ditore duhet të përbëhen nga karbohidratet, këto në formën e drithërave (bukës, makaronave, orizit, etj.) dhe në sasi të kontrolluar karbohidratet në formën e ëmbëlsirave. 30% e kalorive ditore duhet të jetë nga yndyrnat të cilat duhet të preferohen ato të pangopura apo ato bimore. Duke preferuar më mirë vajrat bimore, të ullirit, lulediellit, etj. Dhe duke reduktuar konsumin e yndyrnave të ngopura dhe trans në formën e gjalpit, margarinës, dhjamit, etj.Yndyrnat janë ndër ushqimet më shumë kalorike, por edhe pse duam të shtojmë në peshë duhet të kontrollojmë sasinë dhe përbërjen dhe e yndyrnave, në mënyrë që t’i marrim kilet në formë të shëndetshme. 20% e kalorive ditore duhet të jetë në formën e proteinave, të mishit, peshkut, fasulet, thjerrëzat, bulmetrat etj. Nuk duhet ta teprojnë me konsumin e proteinave shtazore duke menduar që na duhet të depozitojmë në masë muskulore. Proteinat shtazore janë të shoqëruara me yndyrna të ngopura në formën e dhjamit dhe të konsumuara me tepri shkaktojnë probleme në shëndet. Një element i rëndësishëm i një diete për të marrë në peshë është edhe rregullsia e të ngrënit. Konsumimi i vakteve të rregullta, 5 vakte në ditë dhe shmangia e konsumit të ushqimit jashtë vakteve. Duke konsumuar ushqim jashtë vakteve rrezikojmë të konsumojmë jo të plota vaktet kryesore duke bërë që të mos arrijmë të marrim sasinë e nevojshme të kalorive ditore. Një dietë për marrje kilesh duhet gjithnjë të shoqërohet me aktivitet fizik. Është shumë e rëndësishme jo vetëm shtimi në peshë por edhe përbërja e trupit. Nëse marrim energji më shumë se sa konsumojmë në ditë në mënyrë të pashmangshme do të depozitojmë në masë dhjamore. Në mënyrë që të mos depozitojmë vetëm në masë dhjamore, por të depozitojmë më shumë masë muskulore dhe në sasi të paktë mase dhjamore, duhet gjithnjë ta shoqërojmë dietën me një aktivitet fizik të përshtatshëm. Duhet të koordinohet mirë sasia e kalorive ditore me aktivitetin fizik të përshtatshëm për të pasur rezultat të mirë dhe të shëndetshëm. Shpesh personat që janë në kushtet e nënpeshës, shmangin aktivitetin fizik me frikën se harxhojnë energji dhe humbasin kile. Nëse kryejmë aktivitet fizik, harxhojmë energji gjë që stimulon dhe nevojën dhe dëshirën për të ngrënë.

ferrollari@yahoo.com janar 2012


LIMONI

që shpëtoi botën Limonat nuk janë vetëm për t’u ngrënë. Lëngu i tyre përmban afërsisht 5% acid, gjë që e bën limonin një zëvendësues të rëndësishëm të dhjetëra produktesh të dëmshme për mjedisin, në shumë aspekte shtëpiake të cilat ne po jua zbulojmë këtu Kundër milingonave Thuhet se po të hedhësh lëng limoni rreth zonës ku dalin milingonat, arrin ta pastrosh atë. Në rrethana të tjera do kaloje në planin e helmeve. Për freskimin e ajrit Po të hedhësh në pajisjen aromatizuese sasi të njëjta lëngu limoni dhe uji do krijoje një freskues të mrekullueshëm për shtëpinë. Mikrovalë Ngroh një enë me ujë dhe copa limoni në mikrovalë 30 sekonda deri në një minutë, pastaj fshi furrën. Njollat do ikin më lehtë dhe erërat e ushqimeve do largohen . Frigoriferi Gjysmë limoni në frigoriferin tuaj, ndihmon për të kontrolluar dhe eleminuar erërat e këqija.

Krom-Bakër Fërkoni me lëng limoni dhe sodë buke mjetet prej kromi ose bakri, shpëlajini dhe pastaj fshijini duke I fërkuar me një copë të butë ose letër higjienike. Rrobat Për të zbardhur rrobat, shto ½ filxhan lëng limoni në procesin e shpëlarjes së lavatriçes dhe pastaj nderi rrobat jashtë për t’u tharë. A, do kenë dhe aromë të freskët! Dërrasa e punës Fërkoje me limon sipërfaqen e dërrasës së punës, lëre një natë dhe shpëlaje. Dhe pse ruri ka vetë aftësinë të mos mbajë baktere, limoni do largonte gjithë papastërtitë e mbetura dhe neutralizon erërat.

NGA DUART E TUA

Kur kopshti i jep dritë lëkurës Lodhja, stresi, i ftohti...të gjitha ndikojnë që lëkura të mos ketë dritë. Dhe ta teprosh me make-up-in nuk shërben për asgjë! Zgjidhja Një ritual hidratues me dy lëvizje që duhet përsëritur çdo mëngjes. Përbërësit Një flakon i vogël me pompë (20 cl) Një flakon me ujë lulesh portokalli me veti hidratuese 10 cl vaj karotash 10 cl vaj trëndafili (rosa moschata), që rregullon formimin e yndyrës së lëkurës Receta Çdo mëngjes, për të tonifikuar lëkurën, përdor vaj lulesh portokalli. Aplikoje në sasi të konsiderueshme në fytyrë me një tampon kartoni. Përziej vajin e karotës me vajin e trëndafilit dhe hidhe përzierjen në flakon. Masazho fytyrën me këtë koktej çdo mëngjes, para grimit. Në qoftë se e ke lëkurën shumë të thatë, përdor vaj argani dhe nëse e ke të yndyrshme, zgjidh një pëzierje me ujë trandafili dhe vaj trëndafili, për të rregulluar prodhimin e sebumit.

Xhamat dhe pasqyrat 4 lugë gjelle lëng limoni të përziera me dy kile ujë formojnë një pastrues efektiv xhamash. Kundër yndyrës Drejtpërdrejt lëng limoni në vendet ku ka grumbullim yndyre dhe…shihni rezultatet.

11


Punë Burrash Foto: Edvina Meta

ME SE MERRESH: ME TEATËR MOSHA: E KONSIDEROJ VETEN TË RI VENDLINDJA: NGA NJË VEND KU NUK KA MË NAFTË KU JETON: JETOJ NË METROPOL STATUSI CIVIL: CIVIL

Xhaketë sportive me shumë xhepa apo xhaketë serioze? Sportive.

4.

Prej kashmiri apo të leshta? Të leshta.

5.

Kapele sportive me strehë apo berretë? Sportive me strehë.

6.

Pranverë apo vjeshtë? Vjeshtë. Diesel apo Hugo Boss? Diesel.

7. 8. 9.

Halle Berry apo Selma Hayek? Halle Berry. E zezë apo blu e errët? E zezë.

10. Kostum sportiv apo kostum serioz? Sportiv. 11. Kravatë apo papijon? Papijon. 12. Stof me viza apo me cërka? Me viza. 13. Dardhë apo Dhërmi? Dhërmi. 14. Basketboll apo futboll? Të dyja.

15. Ngjyra apo neutrale? Neutrale. 16. Pica apo patate me pulë të pjekur? Patate me pulë. 17. Rombe apo viza? Viza. 18. Pardesy apo pallto e leshtë? Pardesy. 19. Pantallona me penca apo pa penca? Pa penca. 20. Fuoristradë apo makinë sportive? Makinë sportive. 21. Të gatshme apo të qepura me porosi? Të gatshme. 22. Aksion apo komedi? Komedi. 23. Birrë apo verë? Verë. 24. iPhone apo Blackberry? Iphone.

12

Florian Agalliu 25. Tuksedo apo kostum të zi? Kostum të zi.

33. Evropë apo SH.B.A? Evropë. 34. Plazma apo LCD? Plazma.

26. Lajme sportive apo debate sportive në studio? Lajme sportive.

35. Jazz apo rock? Rock.

27. Pistachio apo kikirikë? Asnjëra. 28. Bulldog apo Pastor Gjerman? Kavje. 29. Hotmail apo Gmail? Hotmail. 30. Harley apo Honda? Harley. 31. Laptop apo iPad? Laptop. 32. Sushi apo Thai? Sushi.

36. Çantë apo thjesht portofol? Çantë shpine. 37. Shah apo Bilardo? Bilardo. 38. DJ apo bandë live? Bandë live. 39. Ngjitje në mal apo not? Not. 40. Golf apo shall? Shall. 41. Shapka me gisht apo sandale lëkure? Shapka lëkure.

janar 2012

E PËRMUAJSHME

3.

FOTO: BLERTA KAMBO

2.

NR. 1 (248), VITI VII BOTIMIT JANAR 2012 ÇMIMI 300 LEKË

Këpucë apo atlete? Atlete. Me lidhëza apo pa lidhëza? Me lidhëza.

1.


Paul Hollander: Saga e Post-Komunizmit shqiptar

Fatos Tarifa shkruan kujtimet e Washington-it

Ardian Ndreca: Nuk na çliroi as 28 as 29 Nandori

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

SEKRETI I NICHOLAS GAGE

NËNËN IA VRANË SHQIPTARËT Dy librat e greko-amerikanit, ‘Eleni’ dhe ‘Një vend për ne’, që hedhin dritë mbi raportin e vështirë me shqiptarët. Pavlo Arvaniti dhe Arqile Lika pjesë e grupit që i dënoi me vdekje të ëmën gjatë Luftës Civile Greke. Arben Kallamata kujton debatin me Gage në Harvard në vitin 1993: Gage është gjysmë shqiptar, mercenar i paguar nga Federata Panhelenike.

13


DitarNë vetë të parë

E

vogël fare kam qenë një fëmijë i urtë, shumë e mbarë dhe e shëndetshme. Më kanë thënë se kam lindur me shumë flokë. Jam rritur kryesisht në çerdhe, por duke qenë se isha mbesa e parë, për nga fisi i mamit, gjithë tezet dhe dajat ishin shumë të dhënë pas meje. Kështuqë veç prindërve, që për shumë vite më kishin vajzë të vetme, edhe tezet e dajat më kanë llastuar të gjithë nga pak.

Desada Metaj

k e t , i n a t i m e l Do të nda m i i r a t i d : m j a l një tjetër

NJË FËMIJË, QË S’KA DITUR E PREFERUAR KURRË TË LUAJË ME TOP E LITARË NË OBORRIN E PALLATIT. NJË NXËNËSE SHEMBULLORE, FOTOGRAFINË E SË CILËS E HIQNIN NGA TABELA E NDERIT, SEPSE KISHTE BIOGRAFI TË KEQE. NJË VAJZË E RRITUR ME SHUMË DASHURI, JO VETËM NGA PRINDËRIT POR EDHE TEZET, DAJAT E HALLAT E SAJ. QË SOT KUJDESEN PO AQ, TASHMË, PËR DJALIN E SAJ, ANDREAN. GAZETARJA E TV KLANIT, ËSHTË ULUR ME “MADAME”, PËR TË KUJTUAR, PËRMES FOTOGRAFIVE DISA MOMENTE TË BUKURA TË JETËS SË SAJ. NGA ZEFINA HASANI

N

ë këto dy fotografi jam me tezen, Shpresën (mesa kujtoj në vitin 1976, kur pashë për herë të parë dëborë në Tiranë), dhe me hallën, Nado (në Sarandë, ku deri në moshën 10 vjeçare kaloja çdo vit pushimet verore). Halla, kur isha e vogël, kujdesej shumë për mua, por edhe sot e kësaj dite më thur me shtiza pupat dhe shallet e dimrit, që si mbërdhace që jam, të mos e ndjej shumë të ftohtët e dimrit. Gjë që tashmë ajo e bën edhe për djalin tim, Andrean. Edhe teze Shpresa, por dhe teze Eva, më mbanin shumë kur isha e vogël. Ndërsa tani që të dyja kujdesen për tim bir, ç’ka më kënaq pa masë.

14

janar 2012


K

K

ëtu jam me kushëririn tim Elidonin, tek Liqeni Artificial i Tiranës. Është mosha kur shumëkush mund të kujtoj prej atyre lojërave kolektive në oborret e pallateve, me topa e litarë, ndërsa unë, të them të drejtën, nuk kam luajtur kurrë kështu. Kujtoj që lojërat e mia të preferuara në këto kohë ishin revistat, televizioni dhe më pas librat. Nuk është se më pengonin prindërit, apo se donin ata të më mbanin të mbyllur në shtëpi, si vajzë llasticë. Ishte në natyrën time të rrija ashtu e veçuar, e kënaqur në botën time. Kur flitet për lojërat me litarë, unë kujtoj që vetëm mund ta kem tundur ndonjëherë litarin, për t’u hedhur as që bëhej fjalë J. Edhe në shkollë nuk mësova dot kurrë, që të kapërcej kaluçin, për shembull.

ëtu jam me dy prindërit e mi Fatmira dhe Fatbardh. Prej mamit kujtoj në gjithë këto vite përkushtimin dhe sakrificat e jashtëzakonshme që ajo ka bërë e vazhdon të bëjë për të gjithë ne, si dhe dhembshurinë dhe zemërgjerësinë e saj tejet të theksuar. Ndërsa nga babi kujtoj autoritetin e tij të padiskutueshëm, që është bërë dhe pjesë e karakterit tim. Them se u ngjaj nga pak të dyve, e se ky kombinim nuk ka qëlluar keq, është i suksesshëm J.

K

jo është fotografia e tabelës së nderit, kur unë isha në klasën e parë, në shkollën “8 Nëntori”. Më kujton përballjen time të parë me regjimin e asaj kohe. Duke qenë me biografi të keqe, prej gjyshit, ndonëse isha shembullore në mësime, këtë fotografi e vendosën, e hoqën, e rivendosën disa herë në atë tabelë. Ky do të ishte i vetmi rast, derisa do të shkoja në klasën e VIII- të, kur diskutimet e shumta, nëse duhej të më pranonin apo jo si komandante të shkollës, ma kujtuan edhe njëherë njollën në biografi. Kujtoj se atëherë, ishte këmbëngulja e mësueses time, që më lejuan të bëhesha komandante e shkollës.

E

mri im Desada është bashkimi i gërmave të para, të emrave të gjyshes dhe gjyshit tim, Deko dhe Sadush. Unë nuk arrita t’i njoh e të jetoj me ta, sepse kanë vdekur para se të lindja unë, por jam rritur me rrëfimet për ta. Vonë, shumë vonë, kur isha rritur disi, prindërit filluan të më tregonin historitë e vërteta të jetës së tyre të vështirë, si dhe të pushkatimit të gjyshit, në janarin e 1944-ës. Atëherë fillova të kuptoj pse im atë më thoshte, se duhej të merrja vetëm 10-ta në shkollë, që të mund të fitoja të drejtën e studimit, të cilën atij vetë dhe vëllait të tij, ua kishin mohuar.

15


DitarNë vetë të parë

N

ë vitet e shkollës fillore aktivizohesha shumë në konkurset e revistës “Horizonti”. Kjo fotografi, ku unë jam me miken time më të ngushtë, Jonela Ruka (e cila tani jeton në Amerikë), më kujton një nga ato konkurse. Më tërhiqnin vetëm këto lloj gara dijesh, mes shkollash, ndaj nuk u aktivizova kurrë në konkurse recitimesh, këngësh a vallesh. Kisha qejf pikturën, në fakt, e ime më i ka ruajtur deri vonë pikturat që bëja atëherë, por duke kaluar nga njëra shtëpi në tjetrën, kanë humbur. Edhe sot e kësaj dite shkarravis.

G

jimnazin e kam kryer tek “Myslym Keta” në lagjen e Kombinatit, në vitet 1989- 1993. I kuptoj si kohët më të bukura ato vite. Duke u rritur fillova të afrohesha më shumë me shokët e shoqet. Më të bukurat, se gjithçka tjetër, ishin ato mbrëmjet e vallëzimit, që organizonim në shtëpitë e njëri- tjetrit. Kujtoj se, ditën kur u rrëzua busti i Enverit në shesh, kishte ditëlindjen një shoku ynë, e më shumë se të shkoja atje në shesh më tundonte dëshira të shkoja tek ajo festë. Sot them sa mirë që prindërit e mi këmbëngulën e më morën me vete, e kështu unë nuk e humba atë moment historik. Përfundimi i gjimnazit ishte shumë domethënës për mua, sepse dola nga ajo shkollë me medalje të artë. U shpalla, atëherë, dhe fituese e olimpiadës së rusishtes.

I

kam përkitur brezit të dytë që filloi studimet e larta për Shkenca Sociale, në këtë degë të re që sapo ishte e hapur, e ku, sigurisht, pritshmërinë për të diplomuarit e parë do të ishin shumë të mëdha. Mirëpo unë u divorcova nga ky profesion, pa e provuar as edhe një ditë. Në 1997-ën, pikërisht në vitin kur do të diplomohesha, kur nuk mund të pretendoje të gjeje lehtë ndonjë punë të mirë, mua, falë lidhjeve që familja ime kishte me të djathtën, mu dha mundësia të filloja punë tek Radio Kontakt. Shkolla, që sapo kisha kryer, më ndihmoi të kisha oratorinë e duhur e kështu nisa së pari me emisione sociale, derisa Reis Çiço më tërhoqi pastaj tek TV Shijaku. Atëherë nuk isha shumë e ndërgjegjshme, për famën që po më jepte ekrani. Kisha hyrë në një rutinë shumë intensive pune që më pëlqente dhe kaq. Gjithçka që ndodhte më dukej thjesht punë. Kujtoj se në ato vite kishim mundësi shumë të mira për t’u trajnuar jashtë Shqipërisë e se Remzi Lani më ka ndihmuar shumë në këtë drejtim.

16

K

ur lindi Edesa, gati 11 vjet pas meje, ndjeva një gëzim shumë të madh. Atëherë motra ime e vogël, ishte si një kukull në duart e mia. E çoja në çerdhe, në kopsht, kujdesesha shumë për të. Deri sa ajo mbaroi filloren marrëdhënia mes nesh ka qenë shumë e ngushtë, pastaj me kalimin e viteve u krijua një shkëputje. Gjithsesi çdo zgjedhje e saj, është bërë nën ndikimin tim të fortë. Kujtoj që kur ishte në gjimnaz, në mbledhjet me prindërit, shkoja gjithmonë unë J.

janar 2012


K

y është një kujtim me Berishën, në një nga përvjetorët e PD-së, (ndoshta në 1998-ën) kur njerëzit që vinin në të tilla festa nuk ishim të shumtë ato kohë. Isha gazetare e politikës në Tv Shijak atëherë ndaj më qëllonte ta takoja shpesh dhe habitesha se si një njeri që kishte moshën e tim eti, arrinte të karikonte energjitë e një 24 vjeçare, siç isha unë.

F

amilja nuk erdhi si një gjë e planifikuar, por krejt organike. Si unë, ashtu edhe Sokoli vijmë nga familje tradicionale, prej të cilave kemi marrë shumë, por duke qenë të rinj kemi dhe këtë frymën moderne të funksionimit të një familje, në këto kohë. Andrean, djalin tonë, e pamë si një gjë të bukur që erdhi mes nesh. Nuk na e ka kushtëzuar aspak jetën, përkundrazi. Por e them me bindje, se pa ndihmën e prindërve tanë, të Dhuratës (mamasë së Sokolit) dhe Mirës (mamaja ime) do ta kishim shumë të vështirë. Falë ndihmës së tyre ne arrijmë të mos e përcjellim asnjëherë tek djali lodhjen dhe stresin e punëve tona. E shmangim sa të mundemi qëndrimin me Andrean kur jemi nervozë, kështuqë ai ka shansin të shohë vetëm dy prindër të qetë e të lumtur, me të cilët, koha kalohet shumë bukur.

M

e Ornelën jemi njohur që në vitet kur ishim të dyja reportere, unë në Tv Shijak, ajo në Tv Klan. Ajo, është padiskutim një nga mikeshat e mia më të afërta. Kemi një raport që nuk e ka cenuar asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm, e që i ka rezistuar kohës, ndoshta sepse, duke u njohur mirë, nuk i kemi kaluar asnjëherë caqet e pyetjeve ndaj njëra- tjetrës.

17


SipasVendit

It’s a big, big w rrld! një guidë mbi stilet e komunikimit të vendeve të ndryshme SOT PO BËHET GJITHMONË E MË E ZAKONTË TË TAKOSH PËR PUNË NJERËZ NGA SHTETE TË TJERA. PËR TË PASUR SUKSES, DUHET TË NJOHËSH MËNYRËN E KOMUNIKIMIT TË VENDEVE TË NDRYSHME. NËSE E ARRIN KËTË, PJESA TJETËR DO JETË MË E LEHTË.

prirje diplomatike ose të drejtpërdrejtë Disa kultura vendosin komunikimin e drejtpërdrejtë para diplomacisë, në të tjera ndodhe e kundërta. Në kulturat që i japin përparësi komunikimit të drejtpërdrejt, e vërteta shihet pothuaj si një objekt. Është e rëndësishme që e vërteta të thuhet në mënyrë të qartë, të thjeshtë, pa shmangie. Ato kultura që vendosin diplomacinë para komunikimit të drejtpërdrejtë nuk e thonë kurrë drejtpërdrejt të vërtetën nëse ndiejnë se e vërteta do i lëndonte të tjerët. Kjo qasje e ndryshme mund të ketë ndikime negative kur kultura të ndryshme

18

përplasen në një takim ose situatë biznesi. Ata të anës së “drejtpërdrejtë” shpesh akuzojnë kulturat diplomatike për shmangie nga e vërteta dhe deri për pandershmëri, ndërsa këta të fundit shpesh mendojnë se qasja e kulturave të drejtpërdrejta është e vrazhdë, gati e paedukuar. Vendet tipike me kulturë të drejtpërdrejtë janë: Gjermania, Holanda, Suedia, SH.B.A, Australia Vendet tipike me kulturë diplomatike janë: Japonia, India, Koreja, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika shtator 2011


Gjuha e thjeshtë ose e koduar Njerëzit në disa kultura flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë pak a shumë: në to njerëzit përpiqen të thonë atë që kanë ndër mend dhe kanë përshtypjen se po të veprojnë ndryshe do ishte evazive dhe inefiçente. Në kultura të tjera flitet me një gjuhë që përgjithësisht e quajnë “të koduar” dhe njerëzit përpiqen ta zbusin çfarë thonë nga frika se mos ofendojnë bashkëfolësin. Palët e kanë të vështirë të ndërtojnë marrëdhënie bashkë. Vendet tipike që përdorin gjuhë literale janë: Gjermani, Holandë, Suedi SHBA, Australi Vendet tipike që përdorin gjuhë të koduar janë: Japonia, India, Koreja, Mbretëria, Belgjika

Të rezervuar apo emocionalë Në disa kultura, mbajtja e qetësisë dhe të qenit i/e rezervuar shihet si një domosdoshmëri profesionale. Ata që nuk mbajnë dot ekuilibrin e tyre profesional dhe shfaqin ndjenjat shihen me dyshim në kulturat më të rezervuara. Njerëzit nga kultura të tjera, e shohin shprehjen e emocioneve në disa situata biznesi si shenjë angazhimi. Mungesa e emocioneve shihet nga këta njerëz si shenjë e qartë mungese interesi. Ky ndryshim bën që njerëzit nga kultura të ndryshme t’i keqkuptojnë sjelljet dhe emocionet e të tjerëve. Ata emocionalët, mendojnë se pala e rezervuar është e paangazhuar, ndërsa të rezervuarit mendojnë se ata që mbrojnë një ide me pasion e kanë gabim. Asnjë nga palët nuk lexon si duhet. Vendet tipike të rezervuara: Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Holanda, Japonia, India Vendet tipike emocionale: Italia, Spanja, Greqia, SHBA, Arabia Saudite, Brazili

Promovimi apo nënvlerësimi i vetes Në disa kultura, njerëzve iu duket e tepërt të flasin për vete dhe parapëlqejnë të nënvlerësojnë aftësitë e tyre dhe të kritikojnë veten në përgjithësi. Në kultura të tjera, njerëzit e mburrin veten dhe iu duket e paimagjinueshme të thonë që nuk e kanë bërë diçka shumë mirë, nëse janë të specializuar në atë fushë. Në këto kultura ata thonë se nuk janë të aftë për diçka nëse vërtet kanë probleme në atë fushë. Njerëzit që i përkasin kulturave të nënvlerësimit, mendojnë se ata që promovojnë veten janë agresivë, ndërsa të dytët e besojnë se të tjerët kanë vërtet mangësi! Shtetet ku njerëzit nënvlerësojnë veten: Japoni, Kinë, Kore, UK, Finlandë Kulturat ku njerëzit promovojnë veten: SHBA, Australia, Franca, Brazili

Fjala e shkruar dhe e folur Disa kultura i kushtojnë shumë rëndësi gjuhës së shkruar. Një gjë bëhet realitet vetëm kur shkruhet. Të tjera i japin rëndësi gjuhës së folur: gjërat besohen vetëm kur thuhen mes njerëzve që kanë marrëdhënie të fortë. Shtetet që vlerësojnë gjuhën e shkruar: Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Suedia, Holanda Shtetet që vlerësojnë fjalën e folur: Spanja, Italia, Arabia Saudite, India, Brazili

19


Në Kopertinë

Holta Dulaku

Zonja që nuk i thotë kush “JO” Këngëtarë që shndërrohen në aktorë. Aktorw e gazetarw që guxojnë të kërcejnë. Politikanë që zhvishen nga kostumet serioze. Artistë të famshëm ndërkombëtarë që prishin axhendat e tyre. Sepse nuk i rezitojnë dot ofertës për të qenë në projektet e Holta Dulakut. Që nisën me musical për të kaluar në të tjera formate, edhe më të mëdhenj. Si “Dancing with the Stars”. Dhe disa të tjerë...

Nga Zefina Hasani Fotot: Armand Sallabanda 20

janar 2012


21


Në kopertinë Kopertinë

Janë ditët pak përpara se në “Vizion Plus” të nisë spektakli i Adi Krastës dhe kur punohet intensivisht për fillimin e sezonit të tretë të “Dancing with the Stras”. Eshtë pastaj dhe një projekt i tretë, një reality edhe më i madh në organizim, por që do jetë në ekran në sezonin e ri, pas pushimeve të verës…

22

janar 2012


Edhe e zonja e kësaj shtëpie, Holta Dulaku, duket se nuk ka ndër mend që, në një ditë si kjo, të dalë nga shtëpia. Jo thjesht për të shijuar pak më gjatë ngrohtësinë dhe atmosferën e festive, as për të qëndruar pak më shumë në shoqërinë e Nikolës, vajzës së saj njëmbëdhjetëvjeçare që tanimë i është bërë si shoqe, apo për të marrë pjesë në shqiptimin e fjalëve të reja që mëson çdo ditë i vogli Noah, që nuk ka mbushur ende një vjeç e gjysmë

23


Në Kopertinë

ë

shtë një nga ato ditët gri të fillimjanarit, ku zbukurimet e Krishtlindjeve, që duken edhe më magjepsëse, sepse u ka kaluar koha, dhe i ngrohti i shtëpisë, janë të afta të dembelosin çdokënd e ta bëjnë të mos dojë të dalë jashtë. Sidomos nëse me fjalën shtëpi, nënkuptohet një vilë në kodrat e Saukut, ku zbukurimet me ngjyra të kuqe, të arta e të gjelbra bëjnë rezistencë, e nuk duan të ikin, jo vetëm nga dhomat, por as nga kopshti. Edhe e zonja e kësaj shtëpie, Holta Dulaku, duket se nuk ka ndër mend që, në një ditë si kjo, të dalë nga shtëpia. Jo thjesht për të shijuar pak më gjatë ngrohtësinë dhe atmosferën e festive, as për të qëndruar pak më shumë në shoqërinë e Nikolës, vajzës së saj njëmbëdhjetëvjeçare që tanimë i është bërë si shoqe, apo për të marrë pjesë në shqiptimin e fjalëve të reja që mëson çdo ditë i vogli Noah, që nuk ka mbushur ende një vjeç e gjysmë. Një set fotografik, i programuar për revistën tonë, është arsyeja më e mirë që Holta të mos dalë në mëngjes për në zyrë. Gjë që s’do të thotë, që dita është krejt pushim. Sepse kur ne mbërrijmë aty, ndërsa ulemi në kuzhinën e kuqe të katit të pare, për të pirë një kafe, ndërsa Holta bën shpejt e shpejt tualetin, gjejmë stilistin Ardi Asllani, bashkë me një nga asistentet e produksionit “Dancing with the Stars”. Telefonat bien vazhdimisht, flitet për materiale skene, për xixa e pupla, qarkullojnë emra VIP-ash, pastaj për biletë avioni për një të ftuar të huaj, që do jetë në çeljen e talkshow-t të shumëpritur të Adi Krastës… Edhe pse Holta nuk ka dalë sot në zyrë, është zyra ajo që ka zbarkuar në

24

kuzhinën e saj. Në fakt kjo nuk është aspak gjë e re. Kështu ka ndodhur që në krye të herës, që atëherë kur emri i saj njihej vetëm në një rreth të ngushtë njerëzish të artit dhe të biznesit dhe ajo vendosi të merrej me organizimin e produksioneve të mëdha teatrore. Edhe atëherë, në një ambient shtëpie, me një grusht miqsh bashkëpunëtorë, nisi të ideonte të parën shfaqje musical që do ngjitej në një skenë shqiptare. Edhe tani që bashkëpunëtorët janë bërë me dhjetëra dhe emri i saj është bërë i njohur për shkak të disa produksioneve gjigande, kuzhina e kuqe e katit të parë vijon të jetë vendi, ku bashkë me kafen e ngrohtë dhe biskotat me krem, rrihen dhe ide, skicohen skena e veshje dhe lakohen emra të famshëm për shfaqjen e radhës.

Prag premierash Më tepër sesa për shfaqjen e radhës, në kuzhinën e Dulakëve po flitet për tre projekte të mëdha. Janë ditët pak përpara se në “Vizion Plus” të nisë spektakli i Adi Krastës dhe kur punohet intensivisht për fillimin e sezonit të tretë të “Dancing with the Stras”. Eshtë pastaj dhe një projekt i tretë, një reality edhe më i madh në organizim, por që do jetë në ekran në sezonin e ri, pas pushimeve të verës… Pra nuk është prioriteti i ditës së Holta Dulakut, por që do kthehet në të tillë kur dy shfaqjet e tjera të kenë marrë udhë. Edhe pse është i treti ediocion i spektaklit të kërcimit, edhe pse nuk duket sikur po ecet në një fushë të minuar por në një rrugë që njihet

mirë, “Dancing” vijon të mbetet harxhuesja kryesore e energjive. Sepse, gjithë sekreti qëndron tek përzgjedhja e personazheve të njohur, që do jenë në garën e kërcimit. E nëse vitin e parë do t’i duhej të përdorte gjithë njohjet familjare e personale, për të bindur dymbëdhjetë njerëz të njohur në fushat e tyre, por aspak të njohur e të familjarizuar me kërcimin, të linin gjithë impenjimet e tjera e për dymbëdhjetë javë rresht të mbylleshin në palestër e të vinin në punë gjithë muskujt e trupit, këtë vit i duhet që në morinë e të famshmëve shqiptarë,që duken entuaziastë te jenë pjesë e një spektakli të tillë, të përzgjedhë atë dymbëdhjetëshe që garanton spektakël. Sepse suksesi i dy edicioneve të shkuara, fama dhe shikueshmëria e spektaklit, kanë bërë që shumica e “kandidatëve” për të marrë pjesë në garën e kërcimit, jo vetëm të pranojnë me qejf të jenë pjesë e spektaklit, por madje edhe të dërgojnë fjalë me anë miqsh të përbashkët, që do donin të ishin pjesë e tij… Dhe kjo ka vështirësitë e veta, sepse duhet që dymbëdhjetëshja të përfaqësojë fusha sa më të ndryshme profesionesh, të ketë nga të gjitha moshat, nga trevat shqiptare jashtë kufijve, të ketë vajza të bukura, por edhe zonja pak më në moshë, të ketë nga ata që e ngrenë publikun peshë thjesht sapo hyjnë në skenë, por edhe nga ata që janë hazërxhevap dhe grricen me jurinë, nga ata që përlotin amvisat dhe nga ata që të bëjnë për të qeshur… E këta janë vetëm dymbëdhjetë. Gjashtë femra dhe gjashtë meshkuj, që duhen përzgjedhur me kujdes nga një listë e gjatë, që ka më shumë se tridhjetë janar 2012


25


Në kopertinë Kopertinë

26

janar 2012


emra. Një ekuacion me shumë të panjohura, ku shtimi i një personazhi lë jashtë dikë tjetër… Jo jashtë fare, sepse pas një viti, në edicionin e katërt, do bëhet një tjetër listë, e të tjerë emra do lakohen.

Sikur Holta Sikur të kishte dëgjuar këshillën e Agron Aliajt, që i kishtë thënë nënës së saj, pianistes Shpresa Kolaneci, se vajza e saj e vetme kishte të dhëna të mira për t’u bërë balerinë, ndoshta tani do kishim një balerinë më shumë dhe një producente më pak. “Ime më nuk donte kurrsesi, që unë të merresha me balet, megjithë rekomandimet e Agron Aliajt, se unë kisha fizikun e përshtatshëm për këtë e megjithë dëshirën dhe pasionin tim për çdo gje që kishte lidhje me artin. Ndoshta sepse ishte pjesë e rrethit artistik, ajo vetëm me art që nuk donte të merresha”. Kështu Holta u bind dhe zgjodhi të studionte në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku u diplomua në Anglisht dhe pastaj vijoi studimet Master për Administrim Biznesi. Dhe pikërisht në kohën kur gjithkush mendonte se ajo mund ta kishte harruar joshjen e dikurshme për artin, ajo foli për të pari projekt ambicioz, një shfaqje alla- Broduej, që askush nuk e kishte bërë deri atë ditë dhe pakkush e njihte në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë që deri atë ditë, ajo kishte shijuar jetën e ëmbël prej vajze të rritur me pekule nga prindërit dhe prej bashkëshorteje biznesmeni të pasur. “Kam dashur gjithmonë të punoj vetë. Prandaj, që në gjimnaz, nisa të merresha me përkthime. Më pas, kur isha studente, ku nuk kam punuar: në zyrë avokatore, në bankë, asistente konsulli, në një gazetë shqiptaro-zvicerane. Më pas jam marrë me organizatën që themeluam në Shqipëri, si pjesë e UNICEF-it, “Save the children”, e cila gjatë ”98ës u angazhua për të ndihmuar fëmijët e Kosovës. Më pëlqen pjesa e bamirësisë në aktivitetet e mia”. Por aktivitetet e saj kishin qëndruar

larg botës së artit e të famës. Të parën vijonte ta kishte ëndërr, të dytën nuk e mendonte fare. Të pakta janë intervistat, që ajo ka dhënë në shtyp gjatë këtyre viteve, dhe shumë më të pakta serviset fotografike. Sepse Holtës, ndoshta që nga fëmijëria kur nuk u lejua të merrej me art, i është bërë natyrë të mos qenit protagoniste. Ndihet shumë më mirë në zyrën e saj, apo edhe në kuzhinën – zyrë, mes bashkëpunëtorëve, sesa përpara aparatit fotografik apo largqoftë përpara kamerave televizive. Edhe pse një vit më parë, pati nga ata që ngulmuan që në një nga netët e spektaklit të ishte ajo e ftuara, që do kërcente, ajo vijoi të thoshte prerë “jo, në asnjë mënyrë”… Në rrethin e autorëve të spektaklit ende nuk janë zbehur shpresat, që asaj t’i mbushet mendja për një nga edicionet e radhës, edhe pse vetë Holta duket se i ka mbyllur njëherë e mirë hesapet me ëndrrat e fëmijërisë për baletin. Ka sjellë në ekran spektaklin më të madh të kërcimit dhe kjo i mjafton.

Zonja alla-grande Të mos qenit pjesë e botës së artit, ka pasur dhe përparësitë e veta. Përshembull është më e ftohtë ta shohë një shfaqje si një biznes të mirëfilltë, duke mos e lënë veten të rrëmbehet nga emocioni e patetizmi dhe duke e llogaritur mirë si një formulë suksesi. Biznesit ia ka marrë mirë dorën, mund ta quajmë pa frikë nxënësen më të mirë të bashkëshortit të saj Tanit. Prandaj dhe guxoi që në herën e parë me projekte gjigande

Sikur të kishte dëgjuar këshillën e Agron Aliajt, që i kishtë thënë nënës së saj, pianistes Shpresa Kolaneci, se vajza e saj e vetme kishte të dhëna të mira për t’u bërë balerinë, ndoshta tani do kishim një balerinë më shumë dhe një producente më pak

dhe jo me gjëra të vogla. Me salla të mbushura plot dhe me ato lloj shfaqjesh që përfshinin shumë elementë bashkë: aktrim, këngë, balet, muzikë, skenografi gjigande, kostume… Të gjitha elemente të shfaqjeve musical, që veç saj nuk ka guxuar t’u qaset askush tjetër. “Të them të drejtën, hera e parë ishte shumë e sikletshme, ishin shumë hallka të panjohura, që më duhej t’i lidhja me njëra tjetrën. Ishte vetëm uni im i fortë, që kërkonte të bënte me çdo kusht realitet ca ëndrra të mbartura që nga rinia. Kur nisa punën konkrete me këto shfaqje, sapo kisha filluar të ndihesha e lirë pas rritjes së vajzës sime e që më shtyu të mos ndaloja në punën e nisur”. Puna e nisur nuk do ndalonte as vite më vonë, kur në verën e 2010ës do vinte në jetë djali i saj Noah. Vetëm dy muaj më pas ajo do ishte producente e “Miss Albania” dhe gjashtë muaj më vonë do largohej me orë të tëra nga shtëpia për të nisur edicionin e dytë të “Dancing…”. Kurse në fillim fare gjithçka ishte ndryshe, madje të parat takime me bashkëpunëtorët i linte në një lokal të vogël, pranë kopshtit, ku kishte çuar për herë të parë Nikin, duke e shkëputur për të parën herë nga vetja. Kishte qëndruar gjatë në gjendje pasiviteti dhe prandaj e hodhi këtë hap. Një hap gjigand . “Gjithçka u vendos në një bisedë tavoline mes miqsh. Unë vetë, duke qenë e rritur në Akademinë e Arteve, ku mami më merrte me vete vite me radhë, jam e dashuruar me artin dhe kam dashur përherë të merresha me art. Balerinë apo këngëtare nuk mund të bëhesha, festivale dhe Miss-e organizonin të gjithë dhe mendja më shkoi te vënia në skenë e musical-ave, diçka që s’e kishte bërë askush më parë. Dritan Huqi, bashkëproducent në këto projekte dhe mikesha ime, Vikena Kamenica, më përkrahën. U formua kompania ”Theater International” dhe musical-i i parë, me protagoniste Vikenën dhe tenorin amerikan Justin Vickers, u vu në skenë në dhjetor 2004. Sot janë realizuar pesë të tillë”. Vetëm për “Romeo dhe Zhuljetën”

27


Në Kopertinë

ka bashkëpunuar me një regjisor jashtë stafit të përhershëm: me Gjergj Xhuvanin. Ky bashkëpunim ishte një përvojë nga e cila, përveç shijes së mirë, Holta kujton dhe thirrjet e tij: ”Ky është musical-i i parë dhe i fundit që po bëj. Ti je e çmendur që e merr përsipër”. Por nuk është e vetmja çmenduri e saj. Holta e tillë është: e paparashikueshme. Kur i shoqi, i kërkoi që të organizonte ceremoninë e hapjes së Qendrës Tregtare Evropiane, ajo nisi menjëherë të vrasë mendjen si të bënte diçka që s’e kishte bërë askush më parë. Të gjitha këto festa organizohen njëlloj, ndërsa ajo donte diçka të veçantë. Prandaj vendosi një balonë të madhe ndërmjet ETC-së dhe Piramidës, që ndaloi qarkullimin rrugor dhe porositi të hidheshin aq shumë fishekzjarrë, si të ishte dita e Pavarësisë (dhe pse qendra u hap në 16 prill, për ditëlindjen e Holtës). “Nuk duhet të hapet një qendër biznesi, në fakt, që unë t’i bëj gjërat të mëdha. Më pëlqen ta ekzagjeroj dhe kur bëhet fjalë për festa familjare”. Siç kanë qenë ditëlindjet e Nikolës, apo dhe festat për “Dancing with the Stars”, që nëse nuk do ishin private por do shfaqeshin në ekran, rrezik do e konkurronin denjësisht spektaklin.

Ajo që s’njeh “jo” Për momentin suksesin e pritshëm të “Dancing with the stars”, nuk ka asnjë që ta rrezikojë. “Eshtë një formulë nga më të suksshmet sot në botë dhe që unë e kam shumë për zemër. Më ka pëlqyer që kur e kam parë për herë në parë në BBC dhe më vonë tek RAI “Ballando con le stelle”, atëherë kur nuk mendohej se dhe në Shqipëri mund të bliheshin patenta programesh. Më dukej lloji i programit që doja të bëja, konkurset e talenteve të reja i kishin bërë të tjerët, reality-t që nuk kanë ndonjë produkt artistik, nuk më tërhiqnin. Kisha provuar ndërkohë në shfaqjet musical, që këngëtarët të shndërroheshin edhe në aktorë e

28

kërcimtarë. Prandaj dhe “Dancing” ishte ai që më duhej”. Por edhe “Dancing”-ut i duhej një njeri si Holta, që shpenzon energji të pafundme dhe shumë para si për sigurimin e një llampadari klasik gjigand, tejet vezulluez, ashtu dhe për t’i mbushur mendjen dhe atyre më skeptikëve, apo që thjesht i tremben skenës së kërcimit. Sepse nuk është aspak e lehtë të marrësh pjesë në një show të tillë, ku të duhet të ushtrohesh me orë të tëra në palestër, të mos kesh aspak komplekse për t’u veshur me fustane të shkurtra, xixa temina e pupla, të arrish të bësh koreografi nga më të vështirat, të futesh në dieta të rrepta për të rënë disa kilogramë në kohë rekord madje të organizosh edhe fansa e grupe njerëzish, që të të votojnë për të mbetur në garë e në fund për të fituar… Por pakkush arrin t’i thotë “jo” këmbënguljes së saj për të qenë pjesë e këtij spektakli. Nuk mundi t’i thoshte “jo” Amarda Toska, që ishte bërë ikonë e “Portokalli”-së në Top Channel. Nuk mundi t’i thoshte jo as Edi Rama, që për një natë u bë protagonist duke kërcyer e duke u bërë pjesë e jurisë. As Ilir Shaqiri që çdo javë bën vajtje ardhje nga Roma, për të qenë pjesë e jurisë. As Viktor Zhusti dhe Enver Petrovci, që kapërcyen kufijtë e moshës e u shndërruan në yje të vallëzimit. As Josè Perez, balerini i famshëm i një prej spektakleve më të suskseshëm në Itali, “Amici”, që pas herës së parë, në mbarim të performancës së tij në skenën e “Dancing”-ut, nuk do të kishte nevojë për një ftesë të dytë nga

“Eshtë mëse normale që në botën e televizioneve të ketë lëvizje nga një kanal në tjetrin”, - thotë Holta, “Të qenit në pultin e regjisë së dikujt tjetër, nuk do t’i ndryshojë asgjë një spektakli të tillë

producentja. Nuk i rezisoti dot tundimit për të qenë edhe në finalen e këtij spektakli shqiptar. Nuk i tha dot jo as grupi i famshëm Kaoma i “Lambada”-s, e as Alexia.

Po këtë vit? Dhe siç ka njerëz që vijnë, ka dhe njerëz që ikin. Pas dy vjetëve si regjisore në “Dancing”, Vera Grabocka ka nisur një tjetër spektakël në tv Klan, me një tjetër patentë, “X Factor”. “Eshtë mëse normale që në botën e televizioneve të ketë lëvizje nga një kanal në tjetrin”, - thotë Holta, “Të qenit në pultin e regjisë së dikujt tjetër, nuk do t’i ndryshojë asgjë një spektakli të tillë. Eshtë i njëjti staf artistik, organizativ dhe teknik, që punon me këtë spektakël, është e njëjta frymë pune. Ajo që ndryshon, janë konkurrentët. Janë ata që e bëjnë spektaklin”. Prandaj dhe puna e saj kryesore këto ditë është përcaktimi i dymbëdhjetëshes së famshme. Disa janë vendosur, të tjerë emra kanë në krah pikëpyetje. Si mbi një puzzle të madh Holta qëndron me laps në dorë mbi listën provizore. Derisa troket dera e kuzhinës dhe ajo e mbyll bllokun me shpejtësi. Në derën e kuzhinës shfaqet Adi Krasta, që vetëm pak ditë pasi është bërë kjo intervistë, do nisë të përjavshmen “A Show”, në një spektakël gjithashtu alla-grande në Pallatin e Kongreseve. Ai është një tjetër nga ata që nuk i ka thënë dot “jo” Holtës. “Të dy e kemi menduar këtë program, një lloj talk show dhe variete”, thotë Holta, “Jemi të dy njëlloj ambiciozë dhe na pëlqejnë gjërat e mëdha. Pastaj është emri i Krastës, që e ka brenda vetes edhe suksesin”. Dhe planet e tyre shkojnë më tej. Në sezonin e vjeshtës, në një tjetër reality, me personazhe të njohur dhe me drejtimin e Krastës. Por vetëm kaq. Nuk mund të rrimë më gjatë në kuzhinën e kuqe të katit të parë. Kemi kaluar gati gjithë ditën dhe po fillon të ngryset. Dhe ta mendosh që kjo është dita perfekte për të ndenjur brenda një shtëpie të tillë, ku ka ende aromë Krishtlindjesh! janar 2012


Një mama për shoqe Duket sikur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ajo koha kur Holta Dulaku vendosi të shkëputej për të parën herë nga e bija Nikola, për ta çuar në kopësht e për ta larguar për të parën herë nga vetja. Ditët e para i kalonte në një kafe afër kopështit, thjesht sepse mendonte që do t’i nevojitej që t’i rrinte të voglës sa më pranë. Por pak e nga pak arriti të shkëputej dhe Niki, tashmë dymbëdhjetë vjeç dhe e gjatë gati sa ajo, vetëm vajzë mami, që nuk është. Përkundrazi, ka një personalitet të vetin mjaft të fort, shijen e saj në të veshur dhe pasionet e saj. Normalisht, që nuk lë puntatë të spektakleve të të ëmës pa ndjekur, por me kërcimin nuk ka asnjë lidhje. Nuk ka shprehur kurrë dëshirën për t’u marrë me art, as për pasion, sepse spektaklet nuk e tërheqin kurrë sa librat.

29


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

Na ishte një herë... dhe është përsëri Dëshira për të dëgjuar përralla. Gëzimi i leximit të tyre. Emocioni i rikthimit në botën magjike për t’ua treguar fëmijëve. Por pse jo, edhe për të marrë vetë kënaqësi. Nga Arta Çano 30

janar 2012


Monika tregon... Pas fëmijërisë, u kthye te përrallat në konkursin e Akademisë së Arteve. Pastaj dhe një herë tjetër kur ia lexonte vajzës së saj. Së fundmi, sepse ne te Madame Mapo e ftuam në këtë dossier mbi përrallat. Dhe çdo herë për Monika Lubonjën përrallat kanë qenë një kënaqësi

Monika si Audrey “Po të isha e sinqertë do ju thosha se unë ende lexoj përralla dhe i pëlqej më shumë se çdo gjë tjetër” Audrey Hepburn

Në këto ditë të ftohta, kur jam strukur në ngrohtësinë e kuzhinës, revista juaj më ka futur në kujtimet e fëmijërisë sime. Kur gjyshja ime më tregonte përralla. Kam pasur një gjyshe labe që me mençurinë e saj m’i përshtaste përrallat. Duke qenë një fëmijë që nuk haja, ajo fillonte dhe krijonte vetë përralla, duke më bërë të harroja e të hapja gojën. Sigurisht që nuk kishin princ e princesha. Por kishin një vajzë që e lodhte gjyshen, ose një mami që duhet ndihmuar, kishte dhe përralla klasike me ujkun dhe kecat...kishte ahahah dhe përralla edukuese. Ato ishin në orarin e gjumit J! Po përalla shumë të bukura dëgjoja dhe në televizor në emisionin që transmetohej në orën 18.30. Isha më e rritur, por prapë më pëlqenin se i tregonin dhe aktorët shumë bukur. Përrallat më ndoqën edhe kur u rrita dhe u bëra e madhe. Për konkurs dhe pastaj për provimin e vitit të parë m’u deshën t’i rilexoja përrallat. Por të them të drejtën nuk i tregoja aq bukur sa gjyshja ime. Interpretimi i parë i përrallës sime ishte “Princesha mbi bizele” se kështu isha dhe unë në tregimet që nëna ime më tregonte... “Monik e zog pik” më quante...ehhh po largohem nga kujtimet e gjyshes. Një nga përrallat që mbaj mend ishe kur mami më tregonte për Hirushen...si ajo u kthye në zog...e kisha aq qejf sa e kërkoja të ma thoshte shpesh. Më pas në jetën time erdhi princesha ime Tea. Kur e shikoja që po rritej fillova t’i blija të gjitha revistat që dilnin në librari...i tregoja revistat me ngjyra dhe ajo fokusohej në ngjyrat e bukura, po nganjëherë dhe qante kur shikonte ujkun e zi që kishte hapur gojën, më kujtohet dhe që e shtynte. Kur u rrit dhe pak fillova t’i blija të gjitha revistat, si “E bukura dhe bisha”, “Borëbardha me 7 xhuxhat”, “Hirushen” që është aq e bukur për të gjithë kalamajtë. Në atë kohë mbaj mend që u fiksova pas ca revistave të cilat u ribotuan përsëri që ishin shumë të bukura dhe e kishin me shkëlqim kopertinën, figurat kishin një pastërti që dhe ne të mëdhenjve na bënin t’i lexonim me qejf...ehhh atëherë dhe çmimi u rrit, u bë dymijë lekë, por ishin të veçanta. Dhe për fëmijët ato ishin akoma më të preferuara. Akoma s’kishte ardhur koha e filmave vizatimorë që i mbytën fëmijët me imazhin dhe bën që imagjinata pothuaj të zhdukej. Teas i lexoja shumë dhe ajo kënaqej, por kishte raste që dhe më pyeste dhe pyetja e saj më vinte në siklet, për përgjigjen...kishte përralla që ja lexoja disa herë se ishin të preferuarat e saj..kur i lexoja asaj padyshim kënaqesha dhe vetë. Unë jam me idenë që përrallat duhen lexuar sepse kanë emocion, të fusin në imagjinatën e të vegjëlve që është pa pengesa, që është aq e pastër, dhe ata besojnë se do u ndodhi realisht dhe atyre po ajo histori... Tani jam duke lexuar përralla si dikur kur i dëgjoja.... Ju faleminderit që më rifutet në botën e përrallave e të fëmijërisë...

31


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

Kur vajzat mbyllin derën dhe shkojnë të flenë... Në familjen Bregu, tri motrat, kishin sajuar lojërat e tyre për kohën para gjumit, ndërsa më pas, Benina, vajza e Ornelës kërkonte shumë më tepër para se të flinte

Foto: Edvina Meta

Motrat Bregu, në vend të përrallave, kishin sajuar diçka tjetër për t’u argëtuar para gjumit. “Përrallat tona ishin gudulisjet. Gjithmonë niste njëra e para dhe e vazhdonim zinxhir deri sa na zinte gjumi të lodhura nga të qeshurat”. Po edhe përralla të vërteta kishte në fëmijërinë e saj. Vërtet nuk ia tregonin prindërit, sepse ata të dy ishin të zënë me punë, shpesh edhe me turne, por motra më e madhe Majlinda (ministria aktuale e Integrimit) i lexonte herë pas here motrës më të vogël përralla nga librat që kishin në shtëpi, ashtu si më vonë, Ornela, ia tregonte motrës së tretë, më të voglës së tyre. Zinxhir, si gudulisjet, ecte dhe rrëfimi i përrallave mes motrave Bregu...Më vonë, shumë më vonë, kur Ornela u bë mama në fillim me vajzë, rrëfimi i përrallave nuk ishte më një detyrë do si do. “Kur vajza ishte e vogël para se të flinte kërkonte t’i tregoja përralla. Nisja t’i tregoja përrallat e njohura, që vetëm fillimin e kishin normal, përdorja emrat e personazheve të njohur si Borëbardha, Kësulëkuqja, Barbie pastaj vazhdoja me improvizime duke treguar ngjarjet e ditës. Mirëpo nuk mjaftonin një e dy. Duheshin dhjetë. Dhe Beninën s’e zinte asnjëherë gjumi para se të bëheshin dhjetë përralla. Mua më zinte. “Më ke treguar shtatë deri tani, thoshte ajo, ke dhe tre”. Ngaqë më vinte shumë për gjumë në tregim e sipër e humbisja fillin vetëm kur dëgjoja: “oo maaa, po ç’a po thua, po ç’a është kjo Borëbardha vajti te lokali?!!!!”. Nuk e kisha punën aspak të lehtë”. Duhet të zgjohej, ta nxirrte personazhin nga lokali e ta çonte në pyll. Deri sa zgjuar apo jo, t’ia tregonte të dhjeta përrallat. “Me djalin ka qenë më ndryshe. Ai nuk kërkon me këmbëngulje përralla të reja. I kam treguar më klasiket, të cilat i sheh edhe në ekran pasi i kemi marrë me DVD”. Duket se ka përfunduar koha me përralla-përrallisje për Ornela Bregun.

Asnjëherë nuk është vonë për përralla

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli

Foto: Armand Sallabanda

“Tani në këtë moshë me vjen keq që nuk kam jetuar gjatë me përrallat. Sepse përrallat janë hyrja më e bukur për në botën e fantazisë. Unë me përrallat jam njohur më vonë, ndoshta sepse prindërit e mi nuk kanë pasur ndonjë talent të veçantë për të treguar përralla. Më vonë, nëpërmjet vajzës sime Korës e kam kuptuar se si mund të futeshe në botën e fantazisë nëpërmjet përrallave, që unë vetë i kam lexuar vonë. Kam lexuar Andersenin apo dhe “Tregimet e moçme shqiptare”, shumë më vonë pastaj “Njëmijë e një net” dhe kam vlerësuar vlerën didaktike dhe lehtësinë me të cilën përralla i jep mesazhet”.

32

janar 2012


Meksi e ka nisur me përralla Ndër të parët libra që mban mend është përmbledhja “Përralla kombëtare”, ndoshta i pari libër që Aleksandër Meksi, fëmijë gjashtëvjeçar, e kishte marrë dhuratë për vit të ri. “Në ato kohë bëheshin dhuratë vetëm libra”. Në vend të tij, botim i vitit ’42, sot ka në bibliotekë një botim të ri, përmbledhja e vjetër e përrallave që mban një datë të re. “Është në gegnisht, e njoh mirë këtë dialekt sepse e kam lexuar në të fare i vogël”. Si dikur i ati, mësues historie në Gjimnazin e Tiranës dhe në Institutin Femëror, edhe ai e ka blerë si dhuratë për nipin e tij shtatë vjeçar. “Ia bëra dhuratë sepse brenda tij ka plot përralla nga ato që ndikojnë në fëmijërinë e çdokujt. Madje mbaj ende mend nga leximi i këtij libri një thënie, ‘borxhi i vonë gëzon të zonë’…”. Nga këto përralla mban ende mend urtësinë, kurse nga botimet françeskane të kohës kujton ende “Rreth votrës”, të Justin Rrotës.

Xhindi i përrallave E ka ende të hapur Nevila Xhindi, kapitullin e përrallave në jetën e saj. Sepse vajzat, 3 dhe 8 vjeçe, nuk harrojnë asnjëherë të kërkojnë një përrallë në mbrëmje dhe mami, si xhindi i Aladinit që plotësonte dëshirat nuk thotë asnjëherë “jo” Është fiks si një xhind i mirë që plotëson dëshirat e të bijave për përralla. Që bën edhe interpretime zërash madje, sidomos në kohën kur kishte vetëm një vajzë. “Nea, ime bijë, i adhuronte përrallat dhe ishte e pamundur të flinte pa përrallë. Aq shumë e vëmendshme ishte ndaj leximit, saqë kur unë ndonjëherë e lodhur dhe përtace për ta lexuar të plotë paragrafin, i bija shkurt, ajo thoshte: ‘O mami, po ti nuk po e lexon tamam, e harrove atë rreshtin, të lutem lexoje mirë ’”. Sot, Nea është tetë vjeç dhe di të lexoj vetë. Madje e ka lehtësuar mami Nevilën, “pasi lexon edhe për të motrën 3 vjeçe, e cila para se të shkojë në krevat ka një pyetje standard: do ma exosh ni pëlalë?”. Por kjo nuk do të thotë se vetë Nevila e ka ndalur zakonin e tregimit të përrallave, jo, jo! “Përrallat janë çdo natë prezent në shtëpinë time. Unë kam dy vajza; 8 dhe 3 vjeç. Sot ka pafund botime me përralla, shumë të mira, të ilustruara bukur dhe histori interesante. Unë vazhdoj të tregoj Hirushen, Borëbardhën dhe për vajzën tre vjeçare Arushi Pu dhe derrkuci Piglet janë të preferuara. Këto dy të fundit e shumë e shumë të tjera nuk kanë ekzistuar në fëmijërinë time”. Ama, edhe e saja, ka qenë një fëmijëri e mbushur me përralla. I kanë lexuar shumë të tilla, ashtu si dhe i kanë rrëfyer histori pa fund. Por, plotësuesi më i madh i dëshirave të saj ka qenë i ati. “Im atë shpenzonte shumë kohë me mua, sidomos darkave ( televizori ishte privilegj në ato kohëra për ne të vegjlit) dhe shpesh librat që lexonte i transformonte në histori të shkurtra për mua. Por përrallat, ishin më të preferuarat. Përralla që nuk lodhesha kurrë së dëgjuari ishte Mara e Përhimtë (Hirushja). Arsyeja që më pëlqente ishte princi dhe fundi i lumtur i Hirushes me princin. Edhe tani që e kujtoj më emocionon. Më pëlqente shumë edhe Historia e Rozafës, por me trishtonte shumë, dhe nuk doja asnjëherë që të ma lexonin para gjumit, sepse pavarësisht dëshirës së madhe që kisha për ta dëgjuar, qaja gjithmonë”. Deri sa mësoi t’i lexonte vetë. “Ne kishim në shtëpi tre volume të vjetra me përralla “dibrane”, të paktën kështu thoshte im atë, dhe gjuha e përdorur ishte dibrançe (dialekt) dhe mezi e kuptoja, por m’i “përkthente” ai. Sot një pjesë të mirë të atyre përrallave i gjej tek përmbledhja “Përrallat Shqiptare” të Virgjil Muçit”. Të cilave iu është kthyer për t’ua treguar të bijave, bashkë me përrallat më të reja me arushin Pu dhe derrkucin Piglet.

Dr. Nevila Xhindi, pedagoge dhe zv.Rektor për Partneritetet dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Universitetin Europian të Tiranës

33


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

I ëmbël zëri i... Marika Kallamatës, Vera Zhejit, Pavlina Manit...etj. që nëpërmjet valëve të Radios apo Televizionit Shqiptar kanë treguar përralla për disa breza fëmijësh. Në vitet kur argëtimet ishin me pikatore. Dhe në këtë dossier për përrallat nuk mund të mos i kujtojmë ato kohë... A.Çano

Marika Kallamata, TVSH-

ja dhe “Koha” për t’u kthyer te përrallat

Përrallat:

një të gjatë dhe dy më të shkurtra, i merrja që një të shtunë më parë nga redaktorja e programit Xhuljeta Manushi dhe të hënën, që e kisha pushim, i mësoja përmendësh. I përgatisja gjithë javën dhe pastaj i regjistronim në studion e TVSH-së 34

Vërtet nga emisionet e përrallave të realizuara në vitet ’80 në Televizionin Shqiptar, Marika Kallamata, nuk ka në arkivën personale xhirimet e asnjë emisioni, por ka ama kujtime pa fund. Dhe jo vetëm ajo, edhe brezat e fëmijëve të atyre viteve. “Ndodh që më ndalojnë në rrugë prindër të rinj me fëmijët e tyre prej dore dhe iu thonë fëmijëve: “Shikoni, kjo na ka treguar përralla kur ishim të vegjël. Dhe të vegjlit shohin me habi, prindërit e tyre, sikur nuk e kuptojnë dot faktin që edhe ata kanë qenë fëmijë dikur. Kjo është një kënaqësi shumë e madhe për mua”. Ashtu siç ishte dhe kënaqësia e marrë në kohë reale në vitet ’80, kur pasditen e së shtunës, vinte ora e fillimit të emisionit të përrallave. “Në atë kohë, jo të gjitha familjet kishin televizor dhe ndodhte që fëmijët mblidheshin në një shtëpi me televizor për të parë një program të caktuar. Kur vinte koha e fillimit të emisionit të përrallave, dëgjoheshin zërat e mamave që thërrisnin: Blediiii (ose Ilir!!!!), hajde se filloi përralla”. Në atë kohë emisioni, i regjistruar më parë, ishte gati për transmetim. “Përrallat: një të gjatë dhe dy më të shkurtra, i merrja që një të shtunë më parë nga redaktorja e programit Xhuljeta Manushi, ose më vonë Albana Mëlyshi dhe të hënën, që e kisha pushim, i mësoja përmendësh. I përgatisja gjithë javën dhe pastaj i regjistronim në studion e TVSH-së, ku fëmijët vinin nga kopshtet, të organizuar dhe uleshin në stolat e vegjël prej bukë peshku”. Zgjati plot shtatë vjet përvoja e saj në TVSH me këtë program, e cila shtator 2011


filloi, me ç’mban mend Marika, që në vitin 1979. “E kisha përzemër këtë program. Mund të them se pas teatrit, është dashuria ime më e madhe profesionale. E bëja me dëshirë, edhe fëmijët i doja. Isha mësuar mes tyre, pasi kisha punuar edukatore më parë”. I referohet viteve të rinisë, ku pasi mbaroi shkollën e mesme në Fier, punoi si edukatore për disa vjet, para se të vinte në Tiranë e të diplomohej në Akademinë e Arteve,atëherë Instituti i Lartë i Arteve. E ndërsa nga shtatë vjet regjistrime të përjavshme në TVSH, kanë mbetur vetëm kujtime, Marikës iu krijua mundësia që të ketë edhe video nga studiot e përrallave. Kjo, për shkak të rikthimit në ekran, për dy vjet në TV Koha me emisionin “Bota e përrallave”, ku Marika Kallamata, sërish mes fëmijëve, ulet dhe tregon përralla. Këtë herë të zgjedhura nga vetë ajo, pa merakun e viteve të atëhershme për të shmangur përrallat me mbret dhe princa, që nuk mund të dilnin heronj në kohën e luftës së klasave. “Përrallat i zgjidhja vetë. Nga “Përrallat shqiptare”, të Andersenit, të vëllezërve Grim. Ka shumë përralla të bukura në këto libra. Është punë shumë interesante, por ka dhe ca vështirësi të vogla. Për shembull, disa përralla shqiptare janë shkruar në dialekt dhe unë duhet t’i përshtasja në gjuhë letrare. Lexoja një herë në një përrallë “shtriga nga dele u bë qur” dhe nuk e kuptoja ç’do me thënë “qur”. Kur një ditë, kur kisha dalë nga liqeni, dëgjoj që disa njerëz komunikonin në dialekt verior, ndalem e i pyes nga ishin. E pasi marr vesh që ata mund të më ndihmonin, i pyes për fjalën qur. I thoshin pulë e madhe në dialekt verior. Ky është një episod nga ata që ofron bota e pasur e përrallave”...Në të cilën Marika Kallamata, ka kaluar disa vite të bukura të jetës së saj. E si mund të kalohet ndryshe në botën e përrallave...

Na ISHIN Një Herë eMISIoNeT e përrallaVe Në rTSH Radio Tirana është themeluar në vitin 1938. Transmetimet e para të përrallës radiofonike, e kanë fillesën në pas vitit 1948. Rrëfyesja e parë e tyre është Vera Zheji. Tregimi i përrallës në televizion, ka filluar në fund të vitit 1972, fillim të vitit 73 e më pas. Interpretët e saj të parë kanë qenë: Ilia Shyti, Marika Kallamata, Pavlina Mani, Violeta Kongo.

FëMIjë Të daSHur, po FIllojMë përrallëZëN Tuaj...

Kjo frazë, aktivizon në kujtesë edhe zërin që e ka thënë për vite me radhë. Atë të Vera Zhejit. Zërit të parë të përrallave në Shqipëri. Ajo nisi të punojë në Radion Kombëtare më 12 shkurt 1948. Në një intervistë të dhënë më shumë se tri vjet më parë në gazetën “Shekulli” vera tregon fillimin e karrierës së saj në radio. Bëhej një konkurs i shkollave të mesme. Në ato kohë nuk mund të futej në mikrofon kushdo, qoftë “nga ana profesionale por edhe nga ana e seleksionimit natyral”. Ajo tregon se ishte turmë e madhe. Vera lexoi një fragment nga libri i historisë, revolucionet e 1848-ës në Evropë. Kujton gjithashtu dhe se karshi saj ishte një inxhinier italian që punonte akoma në Shqipëri dhe 2-3 të tjerë që e dëgjonin thanë: “kjo vajza ka zë të mirë”. Në gjithë atë turmë fitoi ajo. Dhe nëse ai emision përrallash ka lënë gjurmë në kujtesën e shumë brezave, nuk mund të mos shenjonte shpirtin e vetë Verës. Kështu që ajo iu rikthye atyre, vite më vonë. Me iniciativën e saj seleksionoi 60 përralla dhe nisi në vitin 2008 regjistrimin në Radio Tirana. “E ndjeva për detyrë, është shprehur ajo në intervistën e asaj kohe, sa s’më kanë lënë akoma sytë, zëri, zemra”. Janë përralla dhe fabula nga Naim Frashëri, përshtatje nga La Fonteni, të Çajupit, Nonda Bulkës, mësuesi i saj. Breza të tërë fëmijësh kanë dëgjuar përralla në radio të treguara nga Vera Zheji, por pas regjistrimeve të reja, edhe mbesa e saj Nadia Frenzke që jeton në Gjermani, dhe pse e lindur në 1996-ën, mund të dëgjojë përralla të treguar nga gjyshja në variant elektronik.

35


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

Kur

përrallat bëjnë rojë

në kopshtin

e së Mirës NJË INTERVISTË ME DONIKA OMARIN. AUTOREN E LIBRIT KULT TË VITEVE ’90 “PËRRALLA SHQIPTARE”. E CILA KUJTON KOHËN KUR PËRRALLAT U BURGOSËN PËR SHKAK TË ELEMENTIT TË TYRE MAGJIK QË BINTE NDESH ME REALIZMIN SOCIALIST. NJË PARADOKS SI SHUMË TË TJERË. SEPSE NGA PËRRALLAT NJERËZIMI NUK GJEN VEÇSE MIRË...

Nga ARTA ÇANO

Nuk janë shumë shkrimtarët dhe studiuesit që iu kushtohen përrallave. Pse zgjodhët të merreshit me to? Ndonjë tërheqje e fortë ndaj foklorit shqiptar, vetë gjinisë së përrallave apo...? Në kohën e fëmijërisë sime të hershme përrallat ishin për mua kënaqësia më e madhe. Kur vinte për të bujtur në shtëpinë tonë gjyshja nga babai, pritej me gëzim

36

janar 2012


të madh edhe ngaqë ajo dinte të tregonte shtruar e bukur gjithfarë përrallash. Më vonë, kur mësova të lexoja, erdhi koha e përrallave të botuara: të Musine Kokalarit (Rreth vatrës), përrallat e mbledhura prej at Donat Kurtit, ndonjë përrallë e botuar në revistën “Mituria” e në ndonjë gazetë të shtypit periodik. Por, siç kam shkruar në parathënien e përmbledhjes “Përralla shqiptare”, për fat të keq, erdhi një kohë kur iu vu kufi botimit të përrallave popullore, sepse ato nuk ishin gjithnjë në përputhje me ideologjinë e kohës. Gjatë diktaturës, me politikat shtrënguese ndaj botimeve, librat me përralla popullore mbetën të lejueshme vetëm në botimet akademike (me tirazh të paktë, pra të lexuara prej një numri fare të vogël lexuesish). Pjesës tjetër të popullsisë iu mohua kontakti me këto përralla. Juve vetë, ju shqetësonte kjo? E ndieja si një mungesë të madhe sidomos në formimin e fëmijëve, pamundësinë e njohjes së këtij thesari të folklorit tonë. Filloi botimi i përrallave me autor, por edhe këto duhet t’u përmbaheshin kërkesave të realizmit socialist. Më vinte keq kur shihja ç’u jepej fëmijëve të lexonin si libra jashtëshkollorë. Më vinte keq kur vëreja se as prindërit nuk dinin më të tregonin përralla. Pas 1944-ës, nuk ishte bërë më asnjë botim me përmbledhje përrallash popullore. (Ndërkohë në Kosovë ishte botuar “Përralla të Drenicës” prej Anton Çetës). Qëndrimi që mbahej ndaj përrallave të kujtonte konservatorizmin e klerit në Evropën Mesjetare, që i shihte me dyshim për elementin e tyre të mrekullisë. Te ne, veç kësaj, s’pranoheshin as mbretërit e mirë.

Përrallat shkuan duke marrë një vlerësim gjithnjë e më të madh sidomos në shekullin e shkuar, duke shërbyer si burim frymëzimi për artet e ndryshme, për letërsinë, kinematografinë; ato japin modele artistike, dhe ndikojnë kështu në zhvillimin e ndjenjës estetike

Dhe kur u krijua, më në fund, hapësira për të përgatitur përmbledhjen tuaj? Vitet që pasuan 1985-ën, shënuan njëfarë liberalizimi të ndruajtur edhe në fushën e botimeve. Atëherë nisa të mendoja se ndoshta mund ta bindja redaksinë e prozës së shkurtër në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” të pranonte botimin e një përmbledhjeje përrallash popullore. Pas një gjysmë miratimi, fillova punën për përgatitjen. Çfarë bëtë konkretisht? Nga cilat burime i gjetët përrallat? Së pari duhej bërë përzgjedhja. Iu

drejtova Bibliotekës Kombëtare, si edhe përmbledhjeve “Prozë popullore” në disa vëllime, të Institutit të Folklorit. Është interesante të shqyrtohen këta vëllime. Më kujtohet që i fundit, (ndofta i gjashti), me material të mbledhur prej përrallëtarësh të kohës, nuk paraqiste interes, sepse përrallat ose përsërisnin motive të njohura, ose kishin diçka të mekur, pa limfë jetësore. U mungonte ajo natyrshmëria dhe joshja e përrallave të vjetra, që, duke kaluar brez pas brezi, kanë shmangur gjërat e tepërta dhe kanë ruajtur me përkorje përmbajtjen dhe formën e duhur, çka u siguron atë gjallëri e tërheqje që e ruajnë edhe në ditët tona. Kam lexuar atëherë rreth 2000 faqe, me ngurrimin e herëpashershëm për të përfshirë këtë apo atë përrallë. Dhe në bazë të cilit kriter vendosët? Kriteri i parë, për mua, ishte ai artistik. Pastaj natyrisht edhe interesi i përmbajtjes, i domethënies. Po edhe ai i larmisë “tematike”, si edhe i prejardhjes. Kështu në përmbledhjen “Përralla shqiptare” që u dërgua në shtyp nga fundi i 1989-ës, ka përralla që joshin me subjektin, ka përralla me kuptim filozofik, përralla humoristike etj. Sa kohë ju desh për ta përgatitur vëllimin? M’u deshën tri-katër vjet për ta përfunduar. Cilave treva u takojnë përrallat e përzgjedhura? Ka nga veriu (përfshirë ndonjë përrallë nga Kosova), dhe nga jugu, si edhe ndonjë përrallë nga arbëreshët e Italisë.

37


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

Mendoni se është zgjedhje më e mirë botimi në dialekt, se sa në gjuhë letrare? Përrallat janë një strehë mbrojtëse edhe për gjuhën, sidomos për dialektet. Ato sjellin modele gjuhësore të mirëfillta të gjuhës amtare. Lidhur me të folmet e ndryshme, të krahinave të ndryshme, janë një thesar i vërtetë, por që duhet njohur e shfrytëzuar. Prandaj për fëmijët e rininë, por edhe për të rriturit, është më me dobi t’i lexojnë përrallat siç janë mbledhur prej gojës së rrëfimtarit popullor, sesa të përpunuara në gjuhën letrare. Do të ishte një ndihmesë e mirë për njohjen e dialekteve, për çka diskutohet mjaft sot. Ndër të tjera, të folmet janë një burim i pashtershëm për gjuhën standarde. Pasi me veten tuaj morët gjithë këto vendime, libri ishte gati për botim. Ndonjë surprizë? Libri u botua atëherë nga shtëpia botuese shtetërore “Naim Frashëri” në 30.000 kopje. Që u shitën menjëherë, sepse ishte diçka ndryshe në kuadrin e botimeve pak a shumë njëngjyrëshe të kohës. Më vonë, kur krijova shtëpinë time

38

botues private, u bëra një ribotim me titullin “Gërzheta dhe përralla të tjera shqiptare”(2005), të pajisur me ilustrime objektesh materiale popullore nga Ilir Zaloshnja, e me një pikturë në kopertinë frymëzuar prej miteve shqiptare të piktorit Andis Gjoni, çka e pasuroi librin. Meqë përmendët pikturën e kopertinës, le të ndalemi pak te ajo e vëllimit tuaj të parë. Një femër e zhveshur, që paraqet një personazh përrallash, por që gjithsesi është zgjedhje e guximshme për një libër me përralla, që do e lexonin fëmijët dhe për ato vite ende delikate? Duhet të shtoj që përmbledhja nuk u konceptua si libër për fëmijë, por për të gjithë lexuesit, pra edhe për të rritur, se përrallat nuk janë vetëm për fëmijët, aq më tepër në rastin tonë kur qysh prej një kohe të gjatë masa e lexuesve nuk i njihte. Kjo shpjegoi edhe shitjen e menjëhershme të një tirazhi aq të madh. Kopertina u realizua prej Besnik Trungut, një piktori të ri të talentuar që kishte nisur punë në redaksinë e ilustrimeve në shtëpinë botuese. Piktura tregon pikërisht Gërzhetën, (ose nusen e ujit, figurë e besimeve popullore shqiptare), për të cilën flitet në një nga përrallat më të bukura. Për fat nuk pati ndonjë vërejtje për “lakuriqësinë”. Ndodhte edhe kështu. Pas kaq vitesh punë me përrallat, a mund të thoni: ka diçka që njerëzit mund ta mësojnë prej tyre? Vlera e përrallave është më e madhe nga ç’mund ta mendojmë. Ato zhvillojnë fantazinë, japin mesazhe të shëndetshme për jetën, në përrallat nuk gjen favorizim të së keqes, ato janë roje të mira të moralit popullor. Sintetizojnë urtësinë popullore, që di të gjejë rrugë të thjeshta e logjike për të ndëshkuar veset shoqërore:

Piktura tregon pikërisht Gërzhetën, për të cilën flitet në një nga përrallat më të bukura. Për fat nuk pati ndonjë vërejtje për “lakuriqësinë”. Ndodhte edhe kështu.

A keni ndërhyrë në variantet origjinale? Çfarë keni ndryshuar? Për vëllimin “Përralla shqiptare”, pasi pata përfunduar punën e përzgjedhjes, më priste një kujdes tjetër jo më pak i rëndësishëm. Si do t’i jepeshin lexuesit? Personalisht do të doja të mos prekja asgjë nga origjinali. Por duke parashikuar vështirësitë që do të haste lexuesi, u detyrova të zgjidhja mes parapëlqimeve të mia dhe dëshirës që ato të ishin të arritshme për një masë sa më të madhe lexuesish. Për t’ia arritur kësaj, u mundova të shmang nga ndonjë e folme trajta tepër lokale, të shmangja aty këtu ndonjë krahinorizëm, por duke ruajtur në përgjithësi dialektin.

vjedhjen, përtacinë etj. Përrallat pasqyrojnë në mënyrën e tyre realitetin. Ato kanë vlerë njohëse jetësore dhe historike. “Kuptime më të thella fshihen në përrallat që kam dëgjuar në fëmijëri sesa në të vërtetat që më ka mësuar jeta”, thotë Shileri. Në to mund të dallosh tiparet e njërit a tjetrit komb, të njërës a tjetrës krahinë të vendit tënd. Nga zakone, nga emra funksionesh, vendesh e njerëzish, sendesh të përdorimit të përditshëm, veshjesh, etj. nuk është vështirë të përcaktosh kohën dhe vendin për të cilët tregon rrëfyesi dhe të mësosh një tog gjërash për ato kohë e për ato vende. Shoqëria, institucionet, mediat, duhet të gjejnë mënyrat sesi t’i popullarizojnë këto krijime të popullit, të cilave koha që kalon ua shton vlerën: organet e masmedias duke u hapur dyert, shkollat e kopshtet duke ua bërë të njohura fëmijëve, prindërit duke ua mësuar fëmijëve të vet krahas përrallave më të bukura botërore. janar 2012


Pa Dietë

Seksi në përralla:

fantazi apo histori e vërtetë? IDETË E FROJDIT NUK KANË NDIKUAR VETËM FUSHËN E PSIKOLOGJISË. LETËRSIA FOLKLORIKE ËSHTË PREKUR GJITHASHTU. PAPRITUR NJERËZIT DËGJUAN SE HISTORITË LEGJENDARE PËR FËMIJË NA KISHIN KUPTIME TË FSHEHTA SEKSUALE. QË KËSULKUQJA NA SIMBOLIZONTE MATURINË SEKSUALE DHE MENSTRUACIONET…PO SI VAZHDON HISTORIA? ZBULOJENI...

39


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

P

ërrallat, Frojdi dhe shokët e tij Duke nisur me baballarët e fushës Zigmund Frojdit dhe Karl Jung, psikoanalistët janë kthyer shpesh nga përrallat në përpjekje për të kuptuar mendjen njerëzore. Ata e kanë bërë këtë në dy aspekte: duke analizuar psikologjinë e autorëve si dhe vetë personazhet. Dhe kanë zbuluar shumë mbi psikikën njerëzore në to. Freud mendonte se ëndrrat dhe përrallat buronin nga i njëjti vend dhe ulja e barrierave në ëndërr sipas tij vlen dhe për shkrimtarë përrallash. Kështu, përrallat mund të shërbejnë, ashtu si ëndrrat, si dritare që shohin nga e pandërgjegjshmja. Sipas Frojdit përrallat janë të mbushura me realizime të fantazive dhe rryma të nëndheshme seksuale. Përrallat janë gjithashtu shumë të lidhura me punën e Karl Jung-ut. “E pandërgjegjshmja kolektive” që gjendet në thelb të punës së tij, për të cilën thuhet se e kanë te të gjithë njerëzit, shfaqet nëpërmjet arketipeve, formave dhe simboleve që gjenden dukshëm te përrallat. Disa jungianë thonë se një nga arsyet që përrallat pëlqehen nga fëmijët është sepse ata ndodhen në një fazë të zhvillimit shumë afër me shtresat e thella të së pandërgjegjshmes kolektive. Psikologët jungianë studiojnë përrallat për të analizuar ëndrrat e pacientëve. Ata i interpretojnë përrallat si jetë në miniaturë, duke sugjeruar që çdo karakter në një përrallë mund të përfaqësojë një aspekt të personalitetit. Më pas, psikologu më i njohur dhe ndoshta më i referuari për përfshirjen e përrallave në praktikën e punës së tij është Bruno Bettelheim, i cili ka publikuar “Uses of Enchantment: The Meaning and Importance of Fairy Tales” (Përdorimet e Magjepsjes: Kuptimi dhe rëndësia e

40

përrallave) në 1976-ën. Bettelheim thotë se përrallat janë një mjet i rëndësishëm për fëmijët që të mësojnë të lundrojnë në realitet dhe të mbijetojnë në një botë që udhëhiqet nga të rriturit. Konfliktet familjare dhe edukimi moral i protagonistëve (shpesh fëmijë) mund të sigurojnë modele për t’u kopjuar. “Fëmijët i duan përrallat …sepse, përveç gjithë inateve dhe anktheve në kokën e tyre, të cilave përrallat u japin trup dhe kontekst, këto histori kanë gjithmonë një fund të lumtur, të cilin fëmijët nuk mund ta imagjinojnë dot vetë”. Teza kryesore e Bettelheim ishte që fëmijët kur dëgjonin përralla si për shembull ato të vëllezërve Grimm, në mënyrë të natyrshme zbulonin në këto histori mesazhet e fshehura për seksualitetin: Rapunzel-a mbahet e burgosur në një kullë të ngjashme me një organ gjigand mashkullor, xhuxhat shihen si organe mashkullore që punojnë thellë nëpër vrima për të siguruar jetesën dhe këpuca dhe gjaku që del nga prerja e gishtit të madh te “Hirushja” simbolizon frikën nga menstruacionet e parakohshme e me radhë. Kësulëkuqja është parë gjithashtu si një paralele me pjekurinë seksuale.

Në këtë interpretim, kësula e kuqe përfaqëson menstruacionet, që gjallërojnë “pyllin e errët” të feminilitetit. Ose pelerina mund të simbolizojë membranën e virgjërisë (versionet e hershme nuk e përmendin se pelerina është e kuqe). Në këtë rast, ujku kërcënon virgjërinë e vajzës. Ujku simbolizon një burrë, i cili mund të jetë një dashnor, ose gjuetar seksi. Ky interpretim ndryshon nga interpretimi i zakonshëm në pikën që hyrja në moshë të rritur përcaktohet nga ana biologjike, jo shoqërore. Disa studiues kanë kundërshtuar aspekte të këtij interpretimi që e ka origjinën te tezat e Frojdit. Filozofi gjerman Walter Benjamin thekson se morali i përrallave është shumë i ndërlikuar, me protagonistë që gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe torturojnë. Por ka një ide të mprehtë ama në këto përralla, siç shkruan studiesja Maria Tatar: “triumfi i të voglit dhe të dobëtit mbi të madhin dhe të fuqishmin”. Teoritë nuk janë si përrallat... ndonjëherë nuk kanë “happy end” Na ishte një herë një psikiatër frojdian amerikan që quhej Bruno Bettelheim i cili u bë i njohur në gjithë mbretërinë e psikologjisë duke i quajtur përrallat si mjetin parësor të zhvillimit konjitiv të fëmijëve me stduimin e tij të 1976 të titulluar “The Uses of Enchantment”. Tani disa vite më vonë pas vetëvrasjes së tij, Bruno Bettelheim është bërë i njohur për faktin se studimi i tij ka qenë plot me gabime. Bettelheim krijoi teorinë për kuptimin e përrallave pas viteve të tëra pune me disa fëmijë me handikap mendor. Duke bashkuar filozofinë me dogmën frojdiane, autori pohonte se qëllimi përfundimtar i jetës është të gjesh një kuptim për ekzistencën dhe, megjithëse të rriturit janë të janar 2012


përgatitur për këtë betejë mendore, fëmijët kanë nevojë për guida, siç janë përrallat, për të shpjeguar konceptet themelore të jetës dhe papërsosmëritë e brendshme njerëzore të cilat ata do i zbulojnë më vonë vetë me përvojën. Edhe pse mbrojtja e fëmijëve nga e keqja është një nga instinktet prindërore bazë, edhe përrallat janë të dobishme se nxjerrin në pah defektet njerëzore dhe theksojnë problemet universale që jo vetëm instruktojnë fëmijët, por rrisin kureshtjen e tyre dhe nxisin intelektin. “Kundërvënia e karaktereve të kundërta nuk bëhet me qëllimin për të theksuar sjelljen e duhur...Duke shfaqur polaritetin e personazheve, fëmijët e kutpojnë më lehtë ndryshimin mes tyre”. Ai zbërthen pothuaj të gjitha përrallat si “Borëbardha” dhe “Hirushja”, si dhe “Bleta mbretëreshë”, “Motër e vëlla” dhe tregon mësimet “e vërteta” që ato u japin fëmijëve. Për shembull “Hansel dhe Gretel” e ndihmon një fëmijë të kapërcejë ankthin e ndarjes kur ai ose ajo arrin moshën dhe dëshiron të zbulojë autonominë. Ajo gjithashtu i mëson fëmijës mos ta teprojë me nepsin (ha bukë dhe jo ëmbëlsira!). “Borëbardha” është një vajzë adoleshente e cila shkëputet nga njerka djallëzore frojdiane dhe shpëtohet nga meshkujt, duke dhënë mesazhin e transferimit të atashimit dhe besnikërisë. Bettelheim bëri kërkime mbi përkufizimin frojdian të idit, egos dhe superegos dhe pohon se e pandërgjegjshmja e fëmijëve mund të qartësohet vetëm nëpërmjet imazheve që i flasin direkt të pandërgjegjshmes. Imazhet e përrallave e bëjnë këtë”. Por pas një largimi të gjatë nga të bijat që e çuan në vetëvrasje, u zbulua se Bettelheim ishte gabuar. “Tani është e sigurt që ai ka kopjuar pjesë të The Uses of Enchantment dhe ka abuzuar verbalisht dhe fizikisht mbi fëmijët që kishte nën kujdes”, ka shkruar Mark Abley në një artikull të 1992 në Montreal Gazette. Profesoresha e Harvardit Maria Tatar është e para që ka sfiduar analizat frojdiane mbi përrallat në librin e saj “Off With Their Heads!: Fairy Tales and the Culture of Childhood”. Ajo e quan analizën e tij “rrënjësisht të padrejtë dhe të pasaktë”.

Po Pipi është me të vërtetë raciste? PARA PAK KOHËSH SHPËRTHEU ALARMI ÇORAPEGJATË NË GJERMANI. POR KY ËSHTË VETËM I FUNDIT. JANË EDHE PUFFI-T NAZISTË DHE NJË ASTERIX “I DROGUAR” Tani edhe vetë Pippi Çorapegjata duhet të mbrohet nga akuzat për racizëm. Eske Ëollrad, leader e grave evangjeliste në Gjermani, ka ndezur një alarm: ajo thotë se është vënë në siklet duke ia lexuar historinë, nipit të saj zezak, për shkak të disa pjesëve të historisë së shpikur në vitet Dyzetë. Babai i Pipit është i humbur në një ishull në Detrat e Jugut, ku bëhet “Mbret i Negrëve”. Në këtë pjesë të rrëfimit shpërthen mungesa e delikatesës dhe zonja Ëollrad ka propozuar që në botimet e ardhshme të futen disa shënime sqaruese ose të hiqen fare këto pjesë. Nuk është hera e parë që studiuesit, sociologët ose drejtuesit fetarë gjejnë domethënie konradiktore te perosnazhet e veprave për fëmijë. Ja disa procese të famshme të ngritura kundër tyre në opinion. Puffi-t stalinistë dhe nazistë

Asterix pro drogës

Sipas sociologur Antonie Bueno, për Puffi-t ka vlerë vetëm pastërita e racës dhe hierarkia sociale. Puffeta? Ideali i bukurisë ariane. Dhe Puffi i Madh i ngjan Marksit.

Po ç’patriotizëm francez! Sipas Michel Serres, personazhi është brumosur me vlera mbinjerëzore dhe mbështet përdorimin e drogës (pi shumë lëngje magjike).

Piter Pan ksenofob

Aladini kundër arabëve

Amerikanët autoktonë kanë kritikuar mënyrën si paraqiten indianët në filmin me kartona të vitit 1953: vetëm klishe, gjëra për të bërë “ua!” dhe ekzotizëm për të qenë sa më interasnt.

Ligës araboamerikane nuk i pëlqen fare Aladini dhe Jasmina që ka një varg në këngën e parë: “Këtu nëse nuk ta pëlqejnë fytyrën, të presin veshët”.

Hakëlberi Fin skllavist

Spongebob pro obezitetit

Protagonisti e përdor aq herë fjalën “nigger” (negër) sa vitet e fundit kanë dalë versione “të pastruara” të librit.

Sipas Qendrës së Shkencës në Interes të Publikuar, sfungjeri i animuar ka faj në promovimin e obezitetit te fëmijët, me dietën e tij jo të shëndetshme dhe me formën e vet pa linja.

41


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes

Kulti i

princeshës

nuk është një përrallë KA GJITHMONË NJË PRINCESHË NË KOKËN E SECILËS PREJ NESH. DUHET TA SHKATËRROJMË. NDËRSA SHTYPI ANEKËND BOTËS VAZHDON TË USHQEJË ME KULTIN E KATE MIDDLETONIT, KOMPANITË PËRFITOJNË NGA OREKSI I PANGOPUR DHE I PASHUAR I VOGËLUSHEVE DHE VAJZAVE TË REJA PËR XHINGLA PRINCËRORE: DIADEMA FALSE DHE MANUALE MODE USHQEJNË KËSHTU DITË PËR DITË SHPRESËN KOLEKTIVE SE, NJË DITË, NËSE DO JEMI MJAFT TË MIRA, TË EDUKUARA DHE TË BUKURA, EDHE NE MUND TË MARTOHEMI ME NJË PRINC. 42

janar 2012


organizojnë festa me veshje princeshash dhe turren për të parë fustanin e nusërisë së Dianës teksa bën xhiron e Amerikës. Ndërkaq, gazetare e shkrimtare serioze i kushtojnë sa e sa artikuj të gjatë dhe të vëmendshëm deri në detajet më të vogla të eksperiencës pas martesore të Kate Middelton. Mos jemi çmendur të gjitha?!

K

jo valë e sheqerosur klishesh ngjyrë rozë filloi pak a shumë në mesin e viteve ’80, duke rritur dalëngadalë një ëndërr të pafajshme me sy hapur deri në transformimin e saj në një iluzion të frikshëm kolektiv mirësjelljeje e bonton-i të vlerësuar me dhurata të privilegjuara. Që kur Disney hodhi në treg linjën e prodhimeve Princess, në vitin 2000, me qëllimin për të futur tre a katër xhingla të shndritshme brenda dhomës së çdo vogëlusheje, vala erdhi e u shndërrua në një cunami. Linja “Disney Princess” vlen tani katër miliardë sterlina dhe është ekskluziviteti më i madh për vogëlushet në të gjithë botën. Por përralla nuk përfshin vetëm ato më të voglat: edhe vajzat më të rritura luajnë me maskime,

Kate Middleton është pa diskutim princesha e përsosur e ditëve të sotme, në kuptimin e shfaqjes, përgjithësisht pa ndonjë karakteristikë të spikatur të karakterit: megjithë përpjekjet për të qenë e thjeshtë në jetën e saj të përditshme, që nga bërja e pazareve vetë në supermarketet masive e deri tek gatimi nga duart e saj, gjithsesi, për epokën dorështrënguar në të cilën po jetojmë, ajo mbetet një kukull që vishet me rroba të bukura. Muskujt e rinj mbretëror duken kaq fort të kontraktuar nën atë buzëqeshje të përhershme dorëzimi modest dhe të bindur, saqë kur hapi gojën për të folur gjatë ceremonisë që po transmetohej drejtpërdrejt në të gjithë botën, shumë nga ne u ulën dhe pritën gati duke mbajtur frymën. Në fund, u zbulua që tha vetëm “Po!”, sikur dikush të kishte

tërhequr një kordele pas atij fustani të mrekullueshëm princeshe për të aktivizuar tingullin e ritualit të pranimit. PËR TË QENË NJË PËRRALLË, ÇUDITËRISHT E PRIVUAR NGA FANTAZIA Rrugëtimi i shkurtër i Kate-it, nga e bija e një milioneri në Dukeshën e Kembrixhit duket si një përshtatje e keqe e modelit të vjetër të Hirushes, me komentues të rëndomtë që përpiqeshin si e si ta përshkruanin si një femër e zakonshme që, falë faktit që ishte e lezetshme dhe simpatike, disi e rezervuar, modeste dhe fatmirësisht nën peshë, mori në këmbim një diademë princeshe dhe një jetë të krahasueshme me të ëmën e William-it, të zhdukur tragjikisht. Middleton nuk është sigurisht vajza e derës ngjitur, por kulti i metamorfozës në princeshë është, në një vështrim më të afërt, një kult i lëvizjes sociale. Një fantazi e tradhtisë ndaj klasës falë së cilës, vajzat e mira duke u rritur siç duhet mund të arrijnë të kenë nën urdhrat e tyre kamerierë e mazhordomë. Libra të famshëm për fëmijë, pak a shumë të idesë manuali i një princeshe kanë kapituj të tërë ku shpjegojnë se si duhet të sillesh me shërbyesit. Kjo është fantazia më supreme e metamorfozës, një përrallë moderne auto-promocioni me dantella, fjongo, temina e gurë të çmuar, që nënkupton një respektim rigoroz të rregullave të feminilitetit bashkëkohor: buzëqesh dhe hesht, ji e bukur dhe hap rrugë, kështu edhe do të shpërblehesh. I njëjti princ i kaltër, siç edhe rrëfen Peggy Orenstein në librin e tij “Cinderella ate my daughter” (Hirushja hëngri vajzën time)

43


Dossier Rrëfenjat e mbrëmjes është “dytësor krahasuar me këtë fantazi. Në hipotezën më të mirë, një nevojë e mjerueshme”. Sepse në momentin që vendoset unaza e shtrenjtë në gishtin mbretëror, në momentin që e keni mbërthyer princin tuaj, në botën e një realiteti fals dhe qesharak është me të vërtetë shqetësuese në transmetim të drejtpërdrejtë në “Sky TV”, Princi kërkon grua, pjesa e tij në histori mori fund dhe realiteti i jetës bashkëshortore nuk shfaqet aspak. Ky vizion i pamëshirshëm dhe mercenar i marrëdhënieve nuk është sigurisht një model pozitiv për të rinjtë. Orenstein vë në dukje se kjo princomani është konceptuar nga disa prindër si një formë mbrojtjeje nga “seksualizmi i hershëm”; mbajtësi i lapsave me lepurushin e Playboy-t dhe bluzat prej lolite që vajzat e tjera të vogla i reklamojnë me të madh. Princeshat janë parë si një fantazi e pafajshme që ofron avantazhe të virtytshme krahasuar me lëpirëset dhe sorollatjet rreth topit në koketerinë e moshës adoleshente. Vajzave u ofrohen dy modele kundërshtuese të feminilitetit të ëmbël dhe gjoja të çliruar: princesha dhe ylli i pornografisë. Është një alternativë që ekziston prej shekujsh: e virgjër apo e përdalë, një princ i bukur apo një tutor i bukur, me cilin do të shkosh për të fituar famë dhe pasuri? Sot, spektri me shumë ngjyra e aspiratave femërore shkon vetëm nga roza e çelët tek verbuesja rozë seksi, me një devijim rastësor për të bardhën nusërore. Por jashtë është një ylber i tërë përvojash mes të cilave vajzat mund të zgjedhin. Mania e princeshave nuk është vetëm një dështim i feminizmit, por një dështim i të gjithë shoqërisë që nuk di të respektojë dhe vlerësojë gratë e saj të reja duke i ofruar diçka më shumë sesa një fantazi e paqëndrueshme dhe rozë si “jetuan gjithmonë të lumtur e të gëzuar”. Nuk ka asgjë të keqe të fantazosh pak, por për vajzat e vogla të të gjithë botës ka ëndrra më të mira sesa vetëm të duash të jesh e këndshme si një princeshë.

44

janar 2012


STIL PERSONAL ORGESA ZAIMI IN&OUT ÇFARË HYN E ÇFARË DEL NGA MODA ÇANTAT KULT KUR MBAN NË DORË NJË MIT EDITORIAL FASHION DASHURIA: IT’S COMPLICATED MARKA E BUKUR KATE SPADE NJE PERRALLE E MODES STIL ARREDIMI GLAMOROUS HOME! BEAUTY BUKURI DHE KURSIM SIÇ BËN BRUNILDA LAHE (në foto) NË STINËN E FTOHTË FAKTORI NGRICË I KREMRAVE 45


StilPersonal

Orgesa Zaimi

Në kolegj për çështje stili

27 VJEÇARJA E ETHEVE, TASHMË E NJOHUR EDHE PËR KËNGËT E PERFORMANCAT E MWPASTAJME, TREGON ME DETAJE STILIN E SAJ KREJT TË VEÇANTË: ME JAKA TË MBËRTHYERA DERI NË GRYKË, ME AKSESORË MASHKULLORË QË E BËJNË TË DUKET SI NJË VAJZË ÇAPKËNE QË SAPO KA DALË NGA NJË KOLEGJ KONSERVATOR Çfarë nuk do vishje kurrë? Çizme të bardha deri tek gjuri dhe bluzë me bark jashtë. Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde? Labello, laps i zi për sytë dhe paracetamol. Buzëkuqi i të gjitha kohërave? Për mua është gjithnjë i kuqi. (Chanel no.88) Ke një aksesor fatsjellës? Kam unazën prej argjendi dhuratë nga gjyshja ime, u bënë gati 10 vjet që e mbaj në dorë. Cilës pjesë të trupit tënd i kushton më shumë kujdes dhe cila është linja e produkteve që përdor? Më pëlqen të kujdesem për të gjithë trupin tim, nuk lë asnjë pjesë të tij mënjanë, gjithnjë përdor krem dhe gjalpë trupi, linja që përdor këto kohë është Elisabeth Arden qe ka krem trupi, scrub për këmbët dhe trupin, dhe disa herë perdor edhe gjalpin e trupit të Victoria Secret. Ndonjëherë për mua ka shumë rëndësi kjo përkujdesje që tregoj për trupin se sa vet make up-i i fytyrës. Parfumi i preferuar? Kam shumë të tillë, por po zgjedh Chanel nr.5 sepse është edhe parfumi i preferuar i partnerit tim. Blerja e fundit? Këpucë stil vitesh ’20 te Zara dhe

46

parfumin bashkë me linjën e trupit ALIEN nga Thierry Mugler. Stili yt me tre fjalë? Origjinal, i guximshëm dhe i thjeshtë. Cilat nga tendencat e sezonit të fundit të ka pëlqyer më shumë? Kam nje ide timen mbi tendencat më të fundit, këtë e kam diskutuar me një miken time para disa kohësh: një vajzë ose një femër, duhet të ketë stilin e saj, në momentin që ndryshon në varësi të tendencave sezonale, rrëzon një identitet të tërë të ndërtuar

në vite. Nuk jam kundër modës apo tendencave, jam kundër ndryshimeve radikale. Ka gjëra shumë interesante të fundvitit: mund të veçoj bluzat me jaka apo me lidhje tek qafa dhe këpucët e stilit të viteve ’20 ’30, po gjithnjë unë personalisht nuk heq dorë nga veshja e kolegjit, më pëlqen gjithnjë të vishem si lolitë. Këpucët dhe çanta kult? Këpucët e mia të preferuara që i ëndërroj këto kohët e fundit janë këto. Louboutin të 2010. Ndërsa çanta ime e

ndit Blerja e fu

preferuar Aroma e

Për lëkurën e trupit

rn Hepbu Audrey ikona është tilit s e saj e janar 2012


Foto: Edvina Meta

Foto: Stela Subashi

preferuar e gjithë kohërave është një nga çantat e Jackie Kennedy-t, e kam si imazh në mendje. Kur nuk ke ide shumë të qarta për një mbrëmje, cila është veshja e parë që të vjen në mend? Pantallona të zeza, këmishë e bardhë, taka të larta. Më vjen gjithnjë në mendje e para, pastaj rrugës mundohem të sajohem.

E mbron shikimin me syze Ray Ban

Thuaj të drejtën, sa kohë të duhet për t’u bërë gati për një mbrëmje? Duke llogaritur stresin që më kap gjithnjë orë më para, le të themi 2 ose 3 orë. Ajo që më qetëson më shumë është takimi te parukierja ime përpara dhe pastaj çdo gjë rregullohet. Tre produktet bazë të grimit Kremi mbrojtës (unë përdor produktet e LR me bazë aloe vera), make up Max Factor nr.105 dhe buzëkuqin e kuq. 14. Çdo stinë ka tendencat e saj të ngjyrave të flokëve. U bindesh pikë për pikë? Unë nuk i kam lyer asnjëherë flokët e mia dhe nuk kam ndërmend që t’i lyej për disa kohë, madje mendoj se do filloj t’i lyej kur të thinjem krejtësisht. I besoj shumë kësaj gjëje, edhe pse ndonjëherë më mërzisin flokët e mi sepse janë shumë delikatë, boja edhe i forcon (më kanë thënë), megjithatë, më pëlqen natyraliteti dhe shumë njerëz ma lavdërojnë edhe ngjyrën e flokëve. Kështu që për disa kohë jam mirë, nuk mendoj fare për bojë flokësh.

Produktet bazë të grimit

e këpucët y-t Çanta dh y Kenned il ta e Jeck këpucët st e h d kult: Çan ) m a L k 0 e 1 20 (Der ouboutin Costanza hristian L C r o ll u k mash

47


Foto: Stela Subashi

Thonjë natyralë apo fals? Natyral pa diskutim. Çfarë përdor për luftën kundër celulitit? Celuliti është një mallkim për të gjitha ne femrat dhe asnjëra nuk i shpëton dot. Edhe unë kam, patjetër, por nuk përdor asnjë krem apo produkt anticelulit, thjesht kremrat e trupit dhe masazhin që i dedikoj vetes kur i përdor ato. Me çfarë syzesh dielli e mbron shikimin? Syzet janë një nga dobësitë e mia, qoftë diell apo shi unë asnjëherë nuk dal pa to, madje ndonjëherë i harroj vënë edhe naten. Jam besnike e Ray Ban. “Uniforma” e fundjavës? Në fundjavë më duhet të këndoj kështu që jam tek fustanet jo shumë klasike, të sajuar me streçe ose geta shumëngjyreshe për dimër, dhe me shorts, t shirt, kambale dr.martens në verë, por baza e çdo fundjave janë xhinset (Zoti i bekoftë J).

48

Kokteji i preferuar

Bizhutë, të vogla e të çmuara apo të mëdha e të dukshme? Varet nga gjendja dhe dëshira, vite më parë i përdorja të dukshme dhe të mëdha, aq të rënda sa më linin pasojë tek duart, por vitet e fundit më shumë përdor vathë të ndryshëm e të çuditshëm për veshet dhe ndonjë varëse me kafshë, bufa, bilbila apo simbole.

Kam shumë të tilla, por Audrey Hepburn është për mua AJO.

Xhinset, vetëm në fundjavë apo edhe në ditë të zakonshme dhe cili model të përshtatet më shumë? Edhe në këtë moment që po flasim jam veshur me xhinse, të grisura ngjyrë të hapur dhe poshtë geta të zeza. Ndërkohë që nëse bllokohem para se të dal, gjëja e parë që vesh janë xhinset dhe pastaj filloj mendoj për bluza e kepucët.

Në cilin qytet do të doje të jetoje? Në shumë qytete, përveç Edinburgh-ut do doja të jetoja në York, është një qytet në Angli (2 orë larg Londrës).

Koha më e gjatë që ke kaluar në një sallon bukurie? S’më shkon asnjëherë më shumë se 1 orë, sepse flokët tani i kam të shkurtër dhe make up-in e përdor mundësisht sa më të thjeshtë, por një herë mbaj mend në mbrëmje mature që kishte radhë të madhe dhe ndenja 4 orë në sallon, për të pritur radhën jo për t’u rregulluar J. Cilit stilist do t’i besoje fustanin tënd ideal? Në Shqipëri Anila Zajmit dhe nëpër botë Vivienne Westwood. Ikona e padiskutueshme e stilit?

Aksesori që nuk del kurrë nga moda? Unaza e fejesës J Në ç’vend i ke kaluar pushimet më të bukura deri tani? Në Edinburgh, Skoci.

Ushqimi që i bën mirë trupit dhe mendjes? Unë jam ngrënësja më e madhe e orizit, quajeni pilaf në shqip J. Mendoj se orizi dhe karotat jane ato që mua më bëjnë mirë për trupin dhe mendjen. Kokteji ideal për të shoqëruar një natë me miq? Cocktail fruti i pasionit më pëlqen këto kohët e fundit. York, qyteti ku do dëshironte të jetonte

Ke përdorur ndonjëherë maska frutash në shtëpi? Nëse po, na jep recetën. Kam përdorur maskën klasike të vezëve, është e vetmja që kam përdorur për flokët, i bënë më të fortë dhe të shkëlqyeshëm.

janar 2012


Viti i ri…çfarë hy� e çfarë del nga moda

CILAT DO JENË TENDENCAT PËR 2012? JENI KURESHTARE PËR TENDENCAT E MODËS DHE BUKURISË PËR 2012-ËN? JA NJË PËRZGJEDHJE E ATYRE QË DO JENË “IN” DHE ATYRE QË DO JENË “OUT”. ZBULONI ÇFARË DO JENË NË MODË KËTË VIT. DHE ÇFARË NUK ...

OUT • • • • • • • • • • • • • • • • • • • •

Xhaketa mashkullore (boyfriend’s blazer) Pantallonat me shtrat të varur (harem) Flokët extension (më në fund!!!!!!) Modelet e flokëve stil mashkullor për vajzat Dizenjot lëkurë gjarpri (snake skin) Ngjyra e kafenjtë Zinxhirët në kyçin e këmbës Çizme deri te kyçi i këmbës Fustanet e gjatë stil bohem Gjëra “të vjedhura” nga gardëroba e atij Këmbët e zhveshur Leggings Katrorët dhe vijat Manikyr French Gurët me ngjyra Vitet ‘70 Çizmet mbi gju Dizenjot leopard Look-u ushtarak Tunikat e derdhura stil i viteve ‘70

IN • • • • • • • • • • • • • • • • • • • •

Xhaketa me pala të cilat fillojnë në pjesën e mesit deri në fund Pantallona të gjera e të derdhura pak këmbanë Modele flokësh që ngjajnë si natyralë Modele flokësh me shumë shkallëzim Dizenjot e luleve Ngjyra portokalli Vathët Çizme deri te gjuri Kostume tailleur me pantallona të shkurtra Stili shumë femëror Çorape me dizenjo Fundet tub deri te gjuri Ngjyrat pastel dhe neon Smalti ngjyrë ari Perlat Vitet ‘20 Jakat alla Piter Pan Dantellë ngjyrë ari, organzë e tyl Veshjet sportive chic Tunikat elegante të viteve 60

49


StilPult

Në vitet ’60 Jackie Kennedy, në version bon ton

1962

Një çantë përgjithmonë NË DOLLAPËT E MBUSHUR ME SEKRETE SURPRIZË, RAFTET E HARRUAR E KUTITË QË PATE TRANSPORTUAR GARDËROBËN SHUMË VITE MË PARË, ATËHERË KUR SAPO ISHE KTHYER NGA STUDIMET DHE VENDOSE TË HIDHJE RRËNJË NË QYTETIN QË DITA DITËS DO TË TË BËHEJ EDHE MË I AFËRT. POR EDHE NË ATO DYQANET E VOGLA QË NUK BËRTASIN FARE NGA JASHTË, PO KANË BRENDA ÇDO GJË E PAK NGA TË GJITHA. DUHET VETËM PAK DURIM PËR TË RRËMUAR DHE, NATYRISHT, FANTAZI DHE SHIJE E MIRË, PËR TË ZBULUAR NJË NGA 5 ÇANTAT MIT NË HISTORINË E MODËS. E, NËSE KJO GJUETI “E PAFAJSHME” DEL HUQ, MOS U MËRZISNI. BASHKË ME PËRRALLËN, PO JU SJELLIM EDHE CA ALTERNATIVA TË TJERA. ME KOSTO MINIMALE!

CHANEL 2.55, NJË ÇANTË ME DUAR TË LIRA 2011 Lady Gaga e kombinon me gjithçka, madje dhe me look-ët e saj më ekstrem Pastaj shpërtheu shpirti i saj agresiv, si në rastin e Ursula Andress

1969

E lodhur duke mbajtur gjithmonë çantën në dorë, Mademoiselle Coco, në 1929, u inspirua nga torbat e ushtarëve për të krijuar menjëherë një stil jersey me një rrip të gjatë metalik krahaqafë. E gjitha kjo, një tendencë e re për të bashkuar në një komoditetin e përdorimit dhe stilin e pa ngatërrueshëm. Kjo ide e Coco-s mori formë të plotë në shkurt të vitit 1955 dhe kjo datë historike ajo ka marrë dhe emrin. Vajzat e vëmendshme ndaj modës e dinë fort mirë se 2.55 nënkupton pikërisht muajin dhe vitin e lindjes së saj, shkurt i ’55. Edhe sot, pas kaq vitesh, ajo mbetet e tillë. Mund ta dallosh fare lehtë, për mbylljen klasike me palosje dhe mbërthesë në mes, për qepjen me punim matelasse, ose e mbushur dhe e qëndisur si një jorgan i vockël i butë, si dhe prej astarit, pothuajse gjithmonë në një vishnje të ngrohtë shege (granata).

Versioni i fundit i 2.55 nga Chanel

2

Zgjidhje low cost Frymëzuar nga 2.55-a, por mund t’i bësh të tuat duke investuar shumë më pak para... Shenja të veçanta? Formë drejtkëndore dhe rrip prej ordinance. Ti cilën do zgjidhje? 1. 2. 3. 4. 5.

50

Një tokëz diskrete dhe rrip ngjyrë ari – OVS indystry Shumë shik, lëkurë e zezë e stampuar si krokodil – Dondup Përkëdhelëse, prej një stofi të butë a pois – Camomilla Milano E ëmbël– Emme Lamatildedotty Me zinxhir, chic- Marc by Marc Jacobs

3 1 5

4 janar 2012


BAGONGHI E ROBERTA DI CAMERINO-S Dorë për dore me Bagonghi Ndryshe nga 2.55 e Chanel-it, Bagonghi, kjo kutizë sqimatare u krijua për të mos u ndarë nga dora. Ajo lindi në 1956 dhe e mori emrin nga njw xhuxhmaxhuxh. Fakti që Giuliana Coen, në art Roberta di Camerino, e realizoi këtë çantë me copa kadifeje, të rënda dhe me ngjyra të forta, e çon mendimin pikërisht tek cirku dhe protagonistët e tij. Por nuk është vetëm kaq. Ajo ç’ka e bën këtë çantë edhe më speciale është fakti që tokëzat dhe mbërthesat tipike realizoheshin nga të njëjtët artizanë venecianë që punonin zbukurimet e çmuara të tunxhit në gondola.

1959 Princesha Grace e adhuronte Bagonghi-n në versionin e saj pink

Zgjidhje low cost 1

2

3

Bagonghi, vija të kadifenjta – Roberta di Camerino (1150 Euro)

4

5

2011

Forma është pothuajse e njëjta, por përmbajtja të lejon të shpenzosh një të dhjetën e kostos së një Bagonghi (madje edhe më pak). Karakteristika të domosdoshme:dorezë e shkurtër dhe mbyllje (mundësisht me mbërthesë metalike) në pjesën e lartme. Me një përjashtim për mbrëmjen... 1. 2.

Melisa Berkelhammer e kombinon edhe në stilin e saj modern, me një fustan me dizenjo print.

3. 4. 5.

Edhe plastike! Me dizenjo të guximshme – Leitmotiv Prej shumë copash – J&C (Jacky & Celine) E thjeshtë dhe e njëtrajtshme– Camomilla Me doreza– Miss Sixty Për mbrëmje vajzërore– Lollipops

51


StilPult KELLY E HERMES-IT Shfaqja e saj e parë daton më 1930 dhe q prej atëherë askush nuk mundi t’ia zero vendin. Ekziston në shtatë përmasa të ndryshme (nga Mini Mini Kelly deri tek Kelly 40), por më e këkuara është Kelly 32. Fillimisht bëhej fjalë për një çantë shale e cila përdorej gjatë gjuetisë me kuaj. Por pastaj ajo u reduktua dhe u përshtat nga shtëpia e modës Hermes për të nxjerrë prej saj një çantë. Ajo ia dedikon emrin e saj princeshës Grace Kelly, e cila, gjatë një fotoje që u bë shumë e famshme atë kohë, e përdori çantën për të fshehur shtatëzaninë nga gazetarët dhe paparacët.

1956 Ajo që i dha emrin është Grace Kelly, pikërisht në këtë foto

Ultraklasike, Kelly nga Hermes (nis nga 4500 Euro).

2012 Sot, Kim Kardashian kapardiset me një Kelly të verdhë shafran

Vite më vonë, për princeshën ajo është ende një must

Zgjidhje low cost

1 3

Kelly është absolutisht një nga çantat më të imituara, përveç faktit që përfaqëson inspirimin për shumë dizenjues. Sigurisht, të bësh tënden një Kelly të vërtetë mund të jetë e largët, madje shumë e largët, por ama mund të ndihesh brenda stilit të saj me ndonjë prej propozimeve që po sjellim më poshtë. Natyrisht me çmime shumë më “tokësore”. 1.

Në variant lëkurë krokodili, ngjyrë okër Kelly La Samantha– Camomilla 2. Flakë e kuqe me formë drejtkëndëshe– Camomilla 3. Dyngjyrëshe– Twin-Set

52

2 janar 2012


SPEEDY E LOUIS VUITTON, NJË BAULE E VOGËL E SHPEJTË 1968

Zgjidhje low cost 1

E krijuar në vitet ’30, baulja e vogël mitike është konsideruar çanta ikonë e shtëpisë së modës Vuitton. Ajo quhet Speedy për nder të të ashtuquajturve globetrotter, ose e thënë ndryshe, atyre personave që udhëtojnë duke fuguar me shpejtësi nga njëri cep i botës në tjetrin. Speedy e parë ishte prej një pëlhure ngjyrë kafe, që u bë monogram në vitin 1959. sot Speedy-t kanë zinxhira dhe zbukurime të tjera ngjyrë ari.

Në fund të viteve ’60 Audrey Hepburn çmendej pas saj

2

3 4

E famshmja Speedy nga Louis Vuitton nis nga 705 euro

5 6

2011

Këtu e shohim përsëri nëpër duart e Audrey Hepburn

Ende kult, për ato më ekstravagantet si topmodelja Agyness Deyn vjen versioni me grafite të dizenjuara

Forma e saj klasike prej bauleje të vogël e bën padyshim të gjithanshme absolutisht të kombinueshme me çdo gjë dhe mbi të gjitha aty mund të fusësh gjithë shtëpinë... për më tepër, ajo është një shoqe shumë e mirë dhe besnike në të gjitha ditët e tua të ngarkuara që kërkojnë të kesh me vete shumë rraqe, por edhe gjatë mbrëmjeve. Tendencat e fundit e kanë sjellë modelin e Speedy-t edhe me rrip krahaqafë. Jeni më sportive, por dukeni prapë shumë bukur. 1. 2. 3. 4.

Me dizenjo animalier– Oviesse Monocolor me efekte – Cromia Nëse je një logo addict – Krizia Për një dimër të ngrohtë – Miss Sixty 5. E ëmbël dhe fëminore – Tod’s 6. Dekoruar me dantella – Liu Jo

53


StilPult ÇANTA BAMBU E GUCCI-T Ajo vjen drejt e nga 1947, gjithaq e largët me ditët tona, vit në të cilin datojnë edhe daljet e saj të para në skenë. Në pasaportën e saj, në seksionin “shenja të veçanta”, është shkruar qartë dhe bukur: dorezë prej bambuje e lakuar në formë gjysmërrethi. Një kuriozitet më shumë: përdorimi i bambusë dhe lëkurës së derrit të egër që e karakterizojnë këtë çantë u bë i nevojshëm në kohën e pasluftës, për shkak të varfërisë dhe mungesës së theksuar të materialeve më me vlerë. Një shembull i përsosur i krijimtarisë gjeniale.

1950 Elizabeth Taylor në filmin “Cat on a Hot Tin Roof”

2011

E pangatërrueshmja Bamboo Bag nga Gucci (1350 Euro)

1983

Sot, ajo që ka ende një dobësi të theksuar për të, është Ashley Greene

Këtu, një maniake e stilit si Jean Shrimpton mban një model me dopio tokëza

Zgjidhje low cost

4

1

Karakteristika e veçantë e dorezës së bambusë, në krahasim me modelet e tjera, e bën këtë çantë më të vështirë për tu klonuar. Por shumë stilistë janë frymëzuar nga format e saj minimanliste dhe nga impakti i lartë që ky model ka pasur në botën e modës. 1. 2. 3. 4. 5.

54

Çantë lëkure– Sportmax Me doreza bambu– Las Palmas E thjeshtë nga Coccinelle Me “dritare marinari” – Coccinelle E ngjashme në formë, njëngjyrëshe– Marc nga Marc Jacobs

5 3 2 janar 2012


Christina Ricci Ashlee Simpson

Çfarë tregon çanta jote për ty

Është e bukur vetëm

Megan Fox

Gwen Stefani

Nicole Richie

VETE NGA VETE “SHTËPINË” E MERR ME VETE Je nga ato që mban vetëm çanta të formatit XXL? Pas kësaj zgjedhje që padyshim të vjen mëse natyrshëm, me çdo mundësi fshihet një nevojë e theksuar për autonomi. Të lëvizësh nëpër qytet e kudo me një çantë që të lejon të marrësh me vete gjithçka të nevojitet, tregon hapur nevojën për të qenë gjithmonë gati, në çdo lloj situate. Është pak a shumë si t’i deklarosh botës se mund ta përballosh duke e mbajtur kokën lart çdo gjë që mund të të ndodhi. Rreziku? T’i dorëzohesh njëfarë manie për kontroll që do të përfundonte të të mbante gjithmonë e më larg spontanitetit tënd të natyrshëm.

ante

kur është ekstravag

KUR ÇANTA BËHET MË 3-SH...

Jackie-Kennedy

Nëse blen gjithmonë të njëjtin model, kjo nuk është e rastësishme. Nicole Richie ka një dobësi të dukshme për Motorcycle nga Balenciaga dhe e mban gjithmonë. Aq shpesh sa duket sikur nuk përdor asnjë lloj tjetër çante. Nëse bën të njëjtën gjë si Nicole duke të shkuar sytë e duke blerë gjithmonë të njëjtin stil çantë, mbase është rasti të themi se ndoshta ke nevojë për një dozë të mirë sigurie. Ideja është pak a shumë kjo: “skuadra që fiton ndërrohet sa më pak të jetë e mundur”. Por ama kij kujdes se mos sëmuresh pas kësaj ideje fikse dhe fillon të limitohesh gjithmonë e më shumë në gardërobën tënde.

Elle Macpherson

NËSE BËN EDHE PA TË Sa herë që mund t’ia lejosh vetes dhe s’ke asnjë detyrim, bën ç’bën dhe e lë çantën në shtëpi (ose në makinë, ose në zyrë...)? Me shumë mundësi dëshira jote për të qenë e lirë dhe e lehtësuar është më e fortë sesa nevoja për të vënë theksin tek siguria dhe maturia. Nga njëra anë kjo lëvizje e jotja të lejon të të përfitosh nga çdo lloj situate me një lehtësi të paparë. Nga ana tjetër ama, rrezikon të kapësh të kapësh gjithmonë linjën e autobusit “të vejë ku të vejë”. Ndërsa i vë zjarrin gjysmës tënde të saktë dhe precize, kujdes mos kalon në ekstremin tjetër duke u bërë shumë e shpërndarë, ose sic do ta quanin plakat “e shpërëndur”.

55


Bindi Model Management Model profesionistë: Anila Lleshaj, Marsel Seitaj, Ramazan Daci, Fioralba Dizdari, Mariglen Bilibashi Model: Ornela Mullalli, Aldrit Photographer: Jack “Mirror Studio” Hair & Make up: Klodi Mengri Fashion Editor: Dorina Shehu Vendndodhja: “Mirror Studio” Veshjet dhe aksesorët: Club Soda, Angelo Di Nepi, Glamour Fashion, Kalimero, Madam Bijou, Unique, Home Trend “Club Soda” nga B.M.M, Rr. Vaso Pasha “Angelo Di Nepi” Rr.Brigada nr.8 “Glamour Fashion” te Vesa Center “Kalimero” Rr.Dëshmorët e 4 Shkurtit , nr.9 “Madam Bijou” Rr. Vaso Pasha “Unique” Rr.Sami Frashri “Home Trend” Rr. Bulevardi Gjergj Fishta “INFINIT” Rr. Zogu i Zi

Dashuria: It’s complicated Herë është fushë me lule. Herë është e ngrirë. Asnjëherë nuk është e thjeshtë. Është thjesht e komplikuar

56

shtator 2011


Varëse: Kil Xhaketë lah/Koleksion P ersonal : CLUB SODA n Çantë: M ga B.M.M iss sixty /Koleksio Byzylyk :M n Perso nal Vathë: K ADAM BIJOU ALIMER O Pirsing: KALIME RO Kostum : Koleks ion Pers onal

57


Xhakëtë /C Shall/CL LUB SODA nga UB SOD B.M.M A nga B Këmishë .M : GLAM OUR FA .M Pantallo SHION na te Vesa Çantë: G : ANGELO DI N Center E attinoni/ UNIQUE PI Këpucë : Koleks ion Kostum Kuzhinie Personal ri Pandofl a: INFIN : INFINIT IT

58

shtator 2011


59


nal ion Perso ra/Koleks a Z : n a st Fu onal ksion Pers rsonal Rrip:Kole Pe n io ks le o .M.M Këpucë: K DA nga B nal CLUB SO ion Perso ks Xhaketë: le o K / ty ix S s is M Çantë: ALIMERO n Personal Varëse: K io illah/Koleks K : Varëse O R E IM L A Unazë: K LIMERO Vathë: KA LIMERO A K : Pirsing IJOU A 60 Byzylyk: M DAMionB Personal oleks Kostum: K

shtator 2011


Foto- 95 01 Fustani: Red Vale ntino/Ko Persona leksion l Doreza: Koleksio n Perso Vathë S nal ëarovsk i/Koleks Persona ion l Paliçeta : IN Atlete: IN FINIT F Karrike: INIT HOME T REND

61


LAMOUR AVALLI /G Fustani: C Vesa Center te UE FASHION teli / UNIQ arlo Pigna Këpucë: C U O DAM BIJ Çantë: MA AM BIJOU D A M : se Varë OU ADAM BIJ HION te Byzylyk: M AS F R U O M LA T-shirt: G ter Vesa Cen AMOUR kapuç: GL Bluzë me enter C sa e V te FASHION

62

shtator 2011


Xhaketë : CLUB SODA n Shall: C ga B.M.M LUB SO DA nga Këmishë B.M.M : GLAM OUR FA Vesa Ce SHION nter te Pantallo na: ANG ELO DI Kostum NE kuzhinie ri: INFIN PI IT

63


SHION MOUR FA ALLI: GLA V A C n a st Fu enter UE te Vesa C teli: UNIQ arlo Pigna Këpucë C U DAM BIJO Çantë: MA AM BIJOU D A M : Varëse OU ADAM BIJ HION te Vesa S Byzylyk: M A F R U O LAM T-shirt: G SHION Center MOUR FA puç: GLA ka e m zë Blu enter te Vesa C ND OME TRE Karrike: H

64

shtator 2011


65


MarkaE bukur

kate spade

NJE PERRALLE E MODES KULETA NË FORMË KUTIE, TRASTA PREJ NAJLONI, PESHQIRI TË BARDHË, STOFI SKOCEZ, LINOJE, FANELLATE... JANË ÇANTAT REVOLUCIONARE NGA KATE SPADE, STILISTJA E CILA E PUSHTOI BOTËN E MODËS ME VETËM DY DOLLARË NË XHEP, DUKE E BËRË TË THJESHTËN DHE MODESTEN TË DUKET SHIK

K

ur Katherine Noel Brosnahan mbërriti në Nju Jork, i gjendeshin vetëm dy dollarë në xhep-një fakt që ka ndikuar skicimet e saj të thjeshta pa shumë pretendime , e megjithatë tejet elegante. Pasi kishte qenë redaktore e modës në revistën ‘Mademoiselle’, Kate me bashkëshortin Andy Spade i dha jetë kompanisë së çantave të dorës, duke prezantuar kuleta në formë kutie, trasta prej najloni, që mbanin etiketën e vogël drejtëndore të markës. Përzierja novatore e emrit të Kate-it me mbiemrin e bashkëshortit krijuan një linjë çantash dore që e bëjnë të thjeshtën dhe modesten të duket shik. Karakteristikat kryesore të stilit të Spade-it janë ngjyrat e pazakonta dhe materialet, që njerëzit nuk janë mësuar t’i

66

shohin në çanta dore; siç është peshqiri i bardhë, stofi skocez, linoja e verdhë apo fanellata. Spade bëri të pamundurën që ta shndërronte aksesorin e saj në idealen- duke luajtur me ngjyrat e çelëta dhe format e veçanta ( çanta me një dorezë e solli shportën e “Kësulëkuqes” në skenat e stilit njujorkez duke e bërë të dëshirueshme dhe moderne). Tendencat amerikane u rikthyen në front. Tri vjet pasi Spade krijoi kompaninë, Këshilli i stilistëve të modës në Amerikë e nderoi atë, në 1996-ën, si talenti i ri i modës amerikane në aksesorë, dhe në vitin 1998 e kandiduan si stilistja e vitit për aksesorët. Me vetëm pak vite në treg, kompania e Kate-it ka rivalizuar tashmë marka si Gucci dhe Prada, janar 2012


LINJA E BUKURISË KATE SPADE Një koleksion krejtësisht femëror dhe i pakohë fragrancash,artikujsh luksi për banjë dhe trup, që përfshin parfume, kremra , pudra kompakte dhe vajra për banjë. Koleksioni pasqyron stilin e Kate-it dhe ndjeshmërinë prej stilisteje. Fragranca e saj u krijua me kujdes të madh ndaj dëshirës së Kate-it për një parfum të thjeshtë me një aromë të bukur. Një koleksion makeup-i do të hidhet të treg vitin që vjen.

duke mos shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi. Kompania, e cila pati rreth 60 milionë dollarë shitje vitin që shkoi ka dyqane në Nju Jork, Boston, Greenwich dhe Beverly Hills. Të gjitha çantat janë të punuara me kujdes në Itali dhe të veshura mirë (veçanërisht stilet në lëkurë të rrudhosur). Duke qenë se çantat e Kate Spade janë njëkohësisht moderne dhe klasike (por jo trendy) ato nuk dalin asnjëherë jashtë stilit.

Të gjithë aksesorët e tjerë të Kate Spade (axhenda, syze dielli, këpucë, kuleta dhe produkte bukurie) janë gjithaq të shkëlqyeshëm dhe të pakrahasueshëm. Ndaj nuk është çudi që produktet e Spade-it shfaqen në listën e më të kërkuarave në Vogue ashtu si edhe në krahët apo këmbët e të famshmëve. Me siguri që Kate Spade i ka tanimë në çantën e saj Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin …dhe pjesa tjetër e botës po kërkon të pajiset bukur me to.

KOLEKSIONI I SYZEVE KATE SPADE Koleksioni për veshje sysh dhe syzesh dielli nga Kate Spade identifikohet me shfaqje si Seksi dhe Qyteti dhe së fundmi ka shkaktuar një tronditje në industrinë e veshjeve për sy. Nëse po kërkoni për syzet revolucionare apo ato me shumë stil, është e qartë që Kate Spade i zotëron bindshëm stilin dhe cilësinë.

DEKORI I SHTËPIVE DHE IDETË PËR DHURATA NGA KATE SPADE Në pranverën e vitit 2004, Kate Spade iu bashkangjit radhëve të stilistëve më të mirë duke ndërruar drejtim nga moda e paqëndrueshme drejt një sfere më të gjerë të produkteve për shtëpi, duke hedhur në treg linjën e dekorit për shtëpi, që përfshin enë dhe gota si edhe ide për dhurata dhe shtretër. Dhuratat përfshijnë qirinj aromatikë, vazo dhe sahanë, të aftë të zbukurojnë çdo apartament apo eveniment. 67


Stil Arredimi

Home Shandan i qelqtë

Me transparencën dhe madhështinë e tij e shton menjëherë efektin glamour në një dhomë. Produkti i ekspozuar nga: Restoration Hardëare Çmimi: Duke nisur nga 49 $

Glam orous

Home Kuti eklektike bizhuterish e larë me argjend

Nuk mohohet dot atmosfera vintage miksuar me atë glam që krijohet rreth një kutije të tillë Produkti i ekspozuar nga : Pottery Barn Çmimi: $39.68 – $52.91

68

Stili glamour i arredimit nuk i përshtatet të gjithëve, por nëse ty të pëlqejnë copat luksoze, lustrat e shkëlqyeshme, aksesorët e bukur dhe dizenjot dramatike, atëherë është është e sigurt që do të pëlqejnë këto ide, për t’I dhënë pamje glamour shtëpisë suaj. “Pak vezullim ndihmon shumë për krijimin e një hapësire glamour”, thotë Lisa Canning, dizajnere. “Shandanët e rëndë, vazot e bukura…krijojnë një pamje me të vërtetë luksoze”, thotë ajo. “Look-u glamour mund të krijohet shumë lehtë me letër muri. Letra me reliev, me shkëlqim metalik ose dizenjot dramatike krijojnë dramacitet dhe tërheqin vëmendjen.” Nuk të duhet të gjesh domosdoshmërisht artikujt e markave apo firmave të cituara. Ju duhet të merrni vetëm idenë. As të përmbysni shtëpinë nga e para, thjesht duhet që këto elementë t’i vini pranë atyre që keni dhe faktori glam do rritet në maksimum. Fyrmëzohuni: janar 2012


Vazo lejla

Vendosini pranë vazove të bardha, mbi një tavolinë ku bie drita natyrale. Produkti i ekspozuar nga: Crate & Barrel Çmimi: $29.95

Qirinj të mëdhenj ngjyrë fildishi

E bëjnë atmosferën romantike dhe classy. Produkti i ekspozuar gjendet: Restoration Hardëare Çmimi: Nis nga $49

Letër muri barok

Jastëkë mëndafshi

Vazo sferike si diamand

Duken shumë bukur mbi sipërfaqe të pastra. Një formë e rregullt, që thyhen rregullat ama për sa i përket formave të vazove Produkti i ekspozuar gjendet në: dëellstudio.com Çmimi: $47.50

Mjafton dhe një I vetëm në cop të sofës. Shikimiet që do I ngulen do jenë shumë. Produkt I ekspozuar gjendet: West Elm Çmimi: $60.99 – $133.34

Është shumë e thjeshtë me letër muri. Mjafton ta zgjedhësh me dizenjo dramatike, shkëlqim të artë metalik dhe fap! sa hap e mbyll do rrotulloheni brenda një hapësire glamour. Produkti i ekspozuar gjendet te: grahambroën.ca Çmimi: $85/roll

Perde prej mëndafshi (jo të vërtetë)

Çarçafë të bardhë sateni Nuk e bën asgjë më shumë se kompleti i çarçafëve atmosferën rreth e rrotull të jetë e thjeshtë, verore, klasike...apo glamour. Dhe këta këtu, me fileto që krijojnë forma gjeometrike të pastra, janë absolutisht glam. Të ekspozuarit gjenden te: Restoration Hardware Çmimi: $29.99 - $279

Nuk është e nevojshme të shpenzoni një djall e gjysmë. Ndonjëherë vetëm efekti ka rëndësi. Mos I lini dritaret lakuriq nëse doni që brenda tyre çdo gjë të ketë pamje galmour. Gjenden në: Sears Çmimi: Fillon nga 34.99$

Mbulesa jastëkësh me lesh mongolez

Nëse efektin galmour e keni vërtet për zemër zgjidhni materiale me peshë siç është leshi mongolez, që do u japë volum jastëkëve të zbukurimit dhe atmosferë sallonit. Produktet e ekspozuara gjenden te: West Elm Çmimi: $60.99 – $133.34

69


Stil Lowcost

Bukuri me kursim

Erërat e krizës financiare kanë zbritur dhe në fushën e produkteve të bukurisë. Duke na sjellë këshilla të vlefshme. Jo si të heqim dorë prej tyre. Por të bëjmë blerje të zgjuara, duke kursyer deri në 30 për qind të buxhetit


Të mësosh të shpenzosh më pak në dyqanin e kozmetikëve apo në parfumeri, (duke zgjedhur momentin e duhur), të përfitosh nga promocionet që i përshtaten portofolit tënd, të lundrosh në internet në kërkim të ofertave me çmimin më të leverdishëm… Këto janë disa këshilla të vockla e të zgjuara, për të mos hequr dorë nga rutina e bukurisë e as nga ndonjë vanitet. Edhe në kohë të vështira si këto të sotmet, kur gjithmonë e më shumë nuk dëshiron ta hapësh portofolin. LE TA NISIM ME BEAUTY – CASE Hapni kutinë apo raftin e banjos ku mbani gjithë produktet e bukurisë dhe të tualetit dhe bëni një listë me shkrim të të gjitha gjërave që keni aty. Në krah vendosni çmimin e çdo produkti. Objektivi është që ta ulim totalin e shpenzimeve me 30 për qind. Nëse do arrini t’i bëni si ç’duhet llogaritë, do të zbuloni se me kënaqësi do hqini dorë nga ndonjë manikyr firmato, nga ndonjë eyeliner me xixa apo nga një krem trupi firmato që veç aromës dhe emrit në shishe, nuk ka ndonjë përbërës tjetër të çmuar për mirëqenien e lëkurës. SHFRYTËZO STRATEGJINË UP AND DOWN Kjo do të thotë të zgjedhës produktet up – dhe të shpenzosh më shumë – dhe ata down, me të cilat mund të fillosh të kursesh. Sa produkte kozmetike për trajtim lëkure përdorni nga mëngjesi deri në darkë dhe sa shpenzoni për to. Sipas kërkimeve të tregut, mesatarisht nga serumi tek kremi i ditës dhe i natës shpenzohen rreth 170 euro. Ne mund të arrijmë të shpenzojmë vetëm 100. Duke parë që serumi është thelbësor për lëkurën sepse ka përbërës aktivë shumë të përqendruar dhe një përbërje që arrin të depërtojë lehtësisht në thellësi të lëkurës, zgjidhni një të mirë, edhe pse do t’ju kushtojë ca më shtrenjtë. Në këtë pikë pastaj mund të mjaftoheni me një krem dite dhe me një nate pak më të thjeshtë e të lirë. E meqë jemi tek trajtimi i ditës dhe i natës, në vend që të blini dy produkte, mund të blini dhe një të vetëm, njëzetekatër orësh, vetëm se duhet të keni parasysh që duke filluar nga muaji shkurt, kremi i ditës duhet të ketë patjetër faktor mbrojtës për rrezet e diellit, që kremrat 24 orësh nuk e kanë. Kjo lloj strategjie, up and down, mund të përdoret edhe për pastrimin e lëkurës: up për tonikun, për të cilin ia vlen të paguhet më tepër për shkak të formulës së avancuar dhe sepse e përgatit lëkurën për kozmetikët dhe down për larësin, i cili mund të kushtojë dhe pak euro. VENDOS TË PËRDORËSH NJË KREM TË VETËM Dy zgjidhje të tjera të zgjuara sapo janë shpikur: kremrat multiperformancë (quhen edhe demokratikë) dhe BB Cream. Të parat (me në krye Estee Lauder që në shkurt ka paralajmëruar se do hedhë në treg Revitalizing Supreme, 57 euro) janë kremra që me një formulë të vetme, kujdesen për të shumë se një problem të lëkurës. Sigurisht që nuk kanë efektet “kurative” të një programi trajtimi me disa hapa, por hidratojnë, stimulojnë dhe mbrojnë lëkurën. Kurse BB Cream janë të specializuar për të qenë si trajtues, ashtu edhe bazë për grimin: kanë përbërje lehtësisht të ngjyrosur që hidraton, ushqen dhe në të njëjtën kohë bën më uniforme ngjyrën e lëkurës. Në krye të listës është Garnier, që propozon BB Crema Idratante All – in - One, 8.99 Euro.

Booster për rininë e lkurës Serum Capital Lumiere Clarins (79 Euro), zbeh njollat

Tonik shumëfunksional Tonique Eclat Lozione Vitaminizzata Lierac Paris, 24, 20 Euro, në faramcitë evropiane përveç funskionit të pastrimit jep shkëlqim dhe ka veprim antioksidant

Ujë për të pastruar grimin Dermolab Deborah (12 Euro) një formulë dekikate që aplikohet dhe në zonën e syve

Fondotintë dhe trajtim Diorskin Forever (43, 73 Euro)

Fije natyrale, blending Brush 6, 50 Euro e.l.f.

Dite dhe nate, krem për konturin e syve, Rilastil 31, 90 Euro, hidoraton dhe ka efekt antirudhë

Cil Architecte 4D L’Oreal, 17.99 Euro

71


Stil Lowcost

Brunilda Lahe tregon për Madame sekretet e saj të bukurisë Elegante, si ta kishin sjellë në televizion nga ndonjë sfilatë. Me një look veçanërisht tërheqës, sikur të shpenzonte orë dhe para të tëra për ta arritur. Po nuk është as njëra, as të tjerat. Prezantuesja, tashmë e njohur, e emisionit të mëngjesit në Vizion Plus, Brunilda Lahe, zbulon se pavarësisht se sasia e lekëve të shpenzuara, për këtë qëllim, nuk është asnjëherë shumë e madhe, ajo i kushton rëndësi pamjes. Zgjedhjet e saj të zgjuara na i tregon edhe ne, si për shembull që te “Myslym Shyri” është një zonjë, ku ajo ble maska bimore... E mësuam që i kushton veçanërisht kujdes fytyrës. Do na e tregosh rutinën tënde të bukurisë? Për pastrimin përdor qumësht dhe tonik në mbrëmje pasi gjithë ditën e kam fytyrën të mbuluar me make up. Produktet i zgjedh në bazë të markës? Produktet i marr në qendra estetike ku shkoj një herë në muaj për të bërë pastrimin e fytyrës dhe nëse ka nevojë për ndonjë trajtim më të veçante, kjo sipas muajit e stinës, jo më shumë se një herë

72

janar 2012


në muaj. Bëj maska edhe vetë në kushtet e shtëpisë me mjaltë me vaj ulliri, me fruta e perime...Blej maska bimore. Firma që përdor për fytyrën është Lakshmi, janë produkte ekonomike, italiane. Pra iu beson produkteve low cost? Po, iu besoj. Por kremi duhet të jetë me cilësi, për këtë nuk bëj kompromis, përdor Lancome. Po për sa i takon kujdesit të duarve, konkretisht manikyrit, ç’të të kapë dora, apo...? Thonjtë, dikur i mbaja me xhel, tashmë kujdesem vetë, i ndroj ngjyrën çdo 2- 3 ditë, ose sa më natyrale. Manikyrët janë GOSH, jo të kushtueshëm, por me ngjyra e me shkëlqim. Flokët e shkurtër nuk mund të kapen bisht, kur nuk janë në formë të mirë…Në ditët që nuk je në transmetim, shkon në parukeri për t’u krehur? Dita e diel është dita kur unë flokët thjesht i kreh me krehër (është fare e thjeshtë të stilosh flokët e shkurtër), edhe nëse nuk i kreh me tharrëse duken mirë. Edhe për sa i përket fytyrës, është e vetmja ditë e javës që unë vendos vetëm krem e asgjë tjetër.

73


Stil Lowcost

Kremi ekologjik, Nature Fusion kremdite kundër rrudhave Olaz (9, 90 Euro në supermarketet evropiane) me rrush dhe ginseng

NË KËRKIM TË SKONTOVE Në Tiranë nuk ka ende dyqane të mëdha kozmetike si Sephora apo Douglas, që në periudha të caktuara bëjnë ulje çmimesh deri në 30 për qind për markat më të njohura të kozmetikëve. Prandaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të shpresoni që sa herë vizitoni ndonjë vend evropian, të qëllojë periudhë uljesh, apo të shpresoni të dashamirësinë e mikeshave që udhëtojnë më shpesh. Dhe nëse nuk rastis që të jetë periudhë ulje çmimesh, në aeroport gjithsesi produktet janë të garantuara që janë origjinale, dhe janë deri në njëzetë për qind më lirë, për shkak se çmimi i shitjes nuk taksohet.

Speciale Corpo Perfetto, Collistar 45 Euro në vazo 700 gramëshe për 9-10 gommage

Përdoret edhe si larës Krem eksfoliant Vichy 12, 5 Euro

Professional Accessories Furçë fondotinte Deborah (9, 90 Euro)

NJË KONCEPT I RI PROMOCIONI Përballë krizës së këtij viti, ofertat promocionale nëpër parfumeri, farmaci dhe tek shpërndarësit e mëdhenj, kudo nëpër Europë, sjellin mjaft avantazhe. Në këto oferta këtë vit janë përfshirë edhe firmat e mëdha si Clarins, Clinique, Biotherm, Vichy dhe Skinceutikals dhe dhurojnë vërtet nga një produkt. Për shembull nëse zgjidhni një krem dite nga ata në promocion, mund të kërkoni e të merrni dhuratë kremin e natës apo atë për konturin e syve. Dhe nuk do të merrni një të vogël, me pak gram siç ndodhte më parë, por formatin që është në shitje. Dhe jo vetëm kaq. Për marka të caktuara mund të ndërtohet dhe promocion sipas kërkesave. Një shembull: zgjidhet një markë e caktuar, blihet xheli hidratues dhe të jepet dhuratë kremi antirrudhë. Për produktet e tualetit, oferta të tulla parashikohen vetëm në lançimin e linjave të reja kurse për parfume dhe linjën e banjos, ofertat do të jenë të disponueshme në shtator, tetor dhjetor dhe janar. Thjesht kalendarin e ofertave, bashkëngjitjani kalendarit të udhëtimeve.

lejo Dhe tani që ke kursyer, vetes pak luks

NËPËR INTERNET Mos u besoni adresave që ju ofrojnë kursime të mëdha për produktet kozmetikë, sepse nuk jeni kurrë të sigurt për prejardhjen dhe cilësinë e produkteve. Megjithatë ka faqe të specializuara, që funksionojnë me grupe të mëdha firmash dhe që janë të kontrolluara nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve. Normalisht që blerjet në faqet zyrtare të markave janë ato më të sigurtat. Mund të provoni në straëberrynet.com që ka ndërkohë shërbimin në shqip dhe i shpërndan produktet pa taksa transporti dhe që herë pas here ka oferta promocionale dhe ulje çmimesh deri edhe në 50 për qind.

Chanel Le Vernis 531 Peridot, 21, 68 Euro

MASA TË MËDHA HAUTE COUTURE Nuk po u themi ndonjë gjë që nuk e dinit në fakt, por po ua rikujtojmë edhe njëherë se shishet, sa më të mëdha të jenë, aq më pak kushtojnë. Vërtetë që shpenzoni pak më shumë para ditën që i blini, por në total është llogaritur që me to kurseni 30 për qind. Për më tepër që dhe produktet firmato tashmë kanë nisur të prodhojnë shishe deri në 500 ml për shampot e trupit për shembull, ndërsa një vit më parë mezi shkonin deri në 200 ml. Mesa duket kriza ekonomike e ka bërë të vetën e nëse nuk duam të heqim dorë nga të ëmblat vanitete, mirë është të mësojmë si të harxhojmë më pak me to.

74

Delikat me përbërës aktiv vegjetal dhe natyral, Nivea Visage Pure & Natural Në çdo supermarket

i

Buzëkuq ikonë Rouge pur Couture Y.S. Laurent (29 Euro) shërben edhe si balsam dhe ka ngjyrë të veçantë

janar 2012


75


Stil I akullt

FAKTORI NGRICË

Si të zgjedhësh SPF-në në dimër E vërtetë apo e gabuar: kremi mbrojtës ndaj diellit ruhet vetëm për ditët e kaluara në plazh dhe në ujë?! Nëse mendoni se kjo është një pyetje naive, konsiderojeni veten pjesë e minoritetit të mirë informuar , sepse sipas Qendrës së Kërkimeve mbi të dhënat e konsumatorëve, 31% e amerikanëve përdorin krem dielli rregullisht. “Njerëzit duhet të vendosin të paktën një ‘SPF 30’ çdo ditë, shi apo diell qoftë, nga janari në dhjetor, pa marrë parasysh etninë”, thotë Jeanine Downie, drejtore e Image Dermatology P.C. në Montclair, New Jersey. Sfida: të gjesh një krem dielli, i cili rrëshqet në mënyrë elegan-

te nën hidratuesin dhe fondëtintën-dhe nuk ju bën të ndiheni (apo të vini erë) sikur jeni nisur për një festë në pishinë.

Multi-mbrojtësi nga Chanel Chanel UV Essentiel Multi-protection Daily UV Care SPF 50

Mburoja e dëborës nga Dior Diorsnow UV Shield SPF 50

Për bazën e fytyrës Bobbi Brown Brightening SPF 50 UV Protective Face Base

Butësi kashmiri Sunday Riley Cashmere SPF 30

Për mbrojtje të lartë Avène High Protection Cream SPF 50

Kremi i ditës Clarins UV Plus HP Day Screen SPF 40

Përbërje jo vajore Alyria Corrective Protection Sunscreen SPF 30 Oil Free Lotion

Shkëlqim dimëror Natura Bissé NB-Ceutical SPF 50 Luminous Shield, $125

Pa rregulla graviteti RoC Multi Correxion Lift AntiGravity Day Moisturizer SPF 30

Ruajtësi i moshës StriVectin-SH Age Protect SPF 30

Rrëzëllitëse Aveeno Positively Radiant Daily Moisturizer SPF 30

Pastërti nga Neutrogena Neutrogena Pure & Free Liquid SPF 50

76

Një krem dielli i posaçëm (si Dirosnow UV Shield) apo një hidratues me nuanca të kadifejta pasuruar me SPF (si Natura Bissé’s NB-Ceutical Luminous Shield)? Preferenca mbetet individuale, sipas llojit të lëkurës. E rëndësishme është ta vendosni gjithmonë. Kemi zgjedhur më të mirat e sezonit, nga shtresat me peshë puple të Clarins dhe Chanel tek formula jo-vajore e Alyria-s

janar 2012


KËSHILLA Si ta zgjedhësh dadon ideale NË ÇIFT Si ta bindësh një burrë të bëjë gjithçka për ty IDE TË RRJEDHSHME 10 mitet e ujit TENDENCË Sa qejf, sot s’gatuaj unë NË TRYEZË Receta të lehta për fillim të mbarë HOROSKOP Parashikimi për vitin e ri MES FLETËSH Botimet e reja EN PRIVE Merita Tërshana

77


Këshilla të Vlefshme

K

u më shumë e ku më pak, është shqetësimi i të gjithë nënave të reja që janë në punë. Herët a vonë vjen një moment që impenjime të tjerë të imponojnë të kërkosh ndihmë për kujdesin ndaj bebes. Pas muajve të parë është momenti të rifillosh punën dhe një person në shtëpi që mund t’i përkushtohet totalisht fëmijës do të të bënte të vazhdoje më e qetë. Plus që në këtë mënyrë nuk detyrohesh as që t’i ndryshosh ambientin. Marrja e një dadoje është një zgjidhje shumë e mirë. Vetëm se është shumë e rëndësishme të mos gabosh në zgjedhje. Çfarë karakteristikash duhet të ketë? Sa autoritare duhet të jetë ajo dhe deri në çfarë pike mund të bëhet një shoqe për të luajtur? Si t’ia bësh pra për të gjetur babysitter-in ideale? Është më mirë të veprosh me maturi dhe të fillosh nga seleksionimi i kandidateve. Edhe pse CV-ja dhe referencat janë shumë të rëndësishme për krijimin e idesë fillestare, intuita jote mund të ketë një rol vendimtar në zgjedhjen finale. Duhet të mprehësh shpirtin tënd të vëzhgimit të gjërave dhe të mos lësh të të shpëtojë asnjë hollësi. Edhe gjuha e trupit mund të të japë sinjale shumë të vlefshme. Sido që të jetë, për të evituar hapa të gabuar specialistët e psikoterapisë këshillojnë duke sjellë në vëmendje këto pika:

Si të zgjedhësh dadon ideale Marrja e një dadoje është një zgjidhje shumë e mirë. Vetëm se është shumë e rëndësishme të mos gabosh në zgjedhje. Si duhet të jetë një baby-sitter ideale? testoje! 78

Intervista Në momentin që ke piketuar kandidatet përmes agjencive të specializuara në këtë fushë apo përmes të njohurve të tu, duhet të organizosh siç duhet intervistën duke përzgjedhur mirë pyetjet dhe duke parë me vëmendje përgjigjet. Cilat pyetje nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë gjatë intervistës? Çfarë lloj përvoje ka fituar duke u marrë me fëmijët? Çfarë moshe kanë pasur ata? Bën dadon sepse është profesioni i saj, apo sepse, nga njëra punë në tjetrën, i duket më e thjeshtë të merresh me fëmijët? Të bësh baby-sitter-in, në fakt, nuk është një zanat që mund të improvizohet. Për këtë është janar 2012


thelbësore të kontrollosh mirë CVnë dhe referencat e kandidateve. Eksperienca që kanë është një nga faktorët vendimtar në zgjedhje. eMPatIa Raporti që krijohet nga takimi me fëmijën është shumë i rëndësishëm. Nuk duhen lënë pas dore as dëshirat dhe prirjet e më të voglit, simpatitë e tij personale. Por si mund ta marrësh këtë ndjeshmëri? Cilat janë sinjalet pozitive? Për ta kuptuar më thjeshtë të vjen në ndihmë gjuha e trupit. Shiko me vëmendje se si dadoja afrohet dhe lëviz me fëmijën, me çfarë toni zëri i flet dhe mënyrën se si e shikon. Po fëmija si reagon? Tregon entuziazëm, është i qetë, dëshiron të luaj dhe madje kërkon t’i ndajnë lodrat bashkë? Sa më shumë fëmija të jetë i lirshëm, aq më shumë ai dëshiron të të thotë se dadoja ka hyrë në sintoni me të. “Kujdes ama të mos bëheni konfuzë. Nuk duhet ngatërruar simpatia me zellin dhe pranimin e dados: këto nuk janë sinonim i empatisë”, shpjegojnë specialistët. HUMOrI Për një fëmijë që kalon gjithë ditën në kontakt me dadon, përvetësimi i humorit që ajo ka është i paevitueshëm. Për këtë është e rëndësishme që baby-sitter-i të ketë një karakter alegro. Jo, dadove shumë të ashpra apo ndëshkuese. Dhe mbi të gjitha, kujdes ndaj ndryshimeve të humorit. Vi re nëse është në gjendje të përshtatet

me nevojën për vëmendje të fëmijës, si dhe aftësitë për të hyrë emocionalisht në botën e tij. Ky është një tregues shumë i mirë i aftësive për të lënë mënjanë emocionet e saj dhe për tu përqendruar tek ato të vogëlushit. FLeKsIBILItetI Përballë situatave të paparashikueshme, dadoja ideale nuk duhet të tregohet e ngurtë në oraret dhe detyrimet. Ajo duhet të tregojë se e ka për zemër fëmijën dhe i intereson e mira e tij, përtej punës në kuptimin e parë. Por si mund të testohet elasticiteti i saj? Para së gjithash është e rëndësishme të jeni të qartë dhe duke respektuar oraret reciproke mund t’i kërkoni asaj edhe ndonjë përjashtim. Me një fëmijë, të papriturat janë nga më të ndryshmet. Temperatura e lartë apo një impenjim i minutës së fundit janë gjëra që ndodhin. Nëse nuk do të tregohej e kuptueshme para një urgjence të shëndetit të vogëlushit, atëherë kjo nuk është shenjë e mirë. KOrreKtËsIa Është pa diskutim treguesi kryesor i seriozitetit. Nëse prezantohet në intervistë më vonesë, zor se mund ta meritojë vëmendjen tënde. Por, një personi që respekton me korrektësi orarin, sigurisht që nuk i

mungon të qenit e rregullt dhe e organizuar. Një dado e përpiktë, di gjithashtu të organizojë shumë mirë kohën që kalon me vogëlushin duke ia bërë orët më të këndshme. Pra bëni kujdes ndaj kandidateve që nuk e ka idenë e orareve dhe të lë të presësh. Organizimi, besueshmëria, respekti janë cilësi të domosdoshme, që një nga ato që vetëm vonohet, nuk ka gjasa që t’i ketë. KOHa e PrOvËs Në momentin që e ke përzgjedhur një dado të mundshme ideale për vogëlushin tënd, s’të mbetet veçse të programosh një fazë prove paraprake. Vetëm kështu mund të kuptosh vërtet nëse ke bërë ose jo zgjedhjen e duhur. Ndërkaq, mund të fillosh gradualisht ta lësh të voglin në shoqërinë e dados dhe të mos e braktisësh papritur në krahët e saj. Hap pas hapi, kështu ke për të verifikuar më lehtë nëse fëmija ndihet realisht mirë me personin që ti ke zgjedhur. Sa kohë duhet të zgjasë kjo periudhë prove? Specialistët sugjerojnë të paktën 15 – 20 ditë, periudhë kjo, gjatë së cilës duhen parë me vëmendje reagimet e bebes. Shenjat e para inkurajuese që do të vijnë do të jenë karakteristikat e pritshmërive të tua. Vogëlushi do të ndihet sa vjen e më rehat, duke mësuar ta ndajë kohën e tij midis mëmës dhe dados.

79


Burrat Rregulla Përdorimi

Dhe ai do bëjë gjithçka Madje dhe të harrojë ish-in e tij apo të bjerë menjëherë në gjumë pas seksit. Ekskluzivisht për ty kemi ndërtuar të çmuarën Guidë për Përdorimin e Meshkujve 80

janar 2012


STRATEGJITË QË DO TA BINDIN QË TË… Të të blejë dhurata të shkëlqyera Sipas studimeve të ndryshme, meshkujt stimulohen nga reagimet positive (si në rastin kur ti i tregon se e çmon një dhuratë) dhe jo nga ato negative, që ia presin krahët bujarisë së tyre) praktikisht, nëse fillon dhe e vë në lojë kur të ka blerë të brendshme që nuk janë në masën e duhur, herën tjeter të jeni të sigurta se do t’ju dhurojë… çokollata! Duhet të kesh parasysh se një burrë, bën mesatarisht tre dhurata në vit, prandaj mos i çoni dëm rastet. Prandaj sa herë të marrësh një dhuratë prej tij, gëzohu sikur brenda kutise po gjen çantën Louis Vuitton dhe herët a vonë ai do të ta blejë me të vërtetë. TË JETË MË AMBICIOZ Sipas një studimi të New York University, është më e thjeshtë të gjesh zgjidhje që funksionojnë për problemet e të tjerëve, sesa për problemet e tua. Në vend që ta futësh në krizë duke i vënë gishtin në plagë për karrierën e vet, kërkoji një mendim për një “mik” që gjendet në një situatë të ngjashme me të tijën në punë: çdo të kishte bërë ai po të ishte në vend të tij? Ke për ta parë, do ta ketë më të thjeshtë të gjejë një strategji efikase për karrierën. Rezultati: ti nuk i bën presion dhe ai zbulon një plan më të mirë se ai që do kishte gjetur, nëse do kishte vrarë mendjen për veten e vet. TË QËNDROJË ZGJUAR PAS SEKSIT Sapo bën dashuri, menjëherë ia fut gjumit? Përpara se të fillosh të bëhesh e bezdisur, duke i thirrur që të zgjohet, është mirë që të dish diçka: faji është i kimisë.

Kontraksionet e orgazmës i provokojnë një ulje të glikogjenit në nivel muskulor, gjë që i ndjell gjumin. Për ta shmangur këtë, provo të bësh seks në një vend, që ai nuk e lidh me idenë e gjumit. Apo ftoje për të bërë bashkë dush, menjëherë pas seksit: një xhel dushi me aromë menteje dhe rrjedha e ujit do t’i sjellin gjallëri. Dhe ki parasysh: asnjë mashkull nuk përgjumet nëse i thua se është i jashtëzakonshëm në shtrat. QË TË HAPET MË SHUMË ME TY Fol më pak dhe më ngadalë. Sipas një studimi, gratë zbrazin 250 fjalë në minutë, 25 mijë në ditë. Normale që shumica e meshkujve tremben nga ideja se do duhet të durojnë blablabla pa fund. Prandaj nuk ia vlen të qahesh me orë të tëra për një koleg që ai as që e njeh. Tregoji vetëm pjesën më të mirë dhe më të keqen e ditës tënde dhe lëre me kaq. Nëse i përshtatesh ritmit të tij dhe i jep hapësirën e duhur, duke i treguar se je dëgjuese e mirë, do ta ketë më të thjeshtë të të hapë zemrën. TË TË PUTHË VETËM PËR T’U PËRKËDHELUR Në përgjithësi e përkthen çdo puthje tënden si ftesë për të bërë seks, ndërsa ti mund të kesh thjesht dëshirë për t’u përkëdhelur… Përgjithësisht, ajo që i “gënjen” është se puthjet dhe përkëdhelitë janë pjesë e nxemjeve para aktit. Duhet vetëm ta mësosh që të shkëmbejë me ty përkëdheli, pa i finalizuar. Puthe, ndërsa qëndroni në divan, dhe pastaj largohu me merru me punë të tjera. Kështu do t’i dëshmosh me fakte se puthjet nuk të shpien me doemos në dhomën e gjumit. Dhe ai do të të dëshirojë akoma më shumë.

TË BËSH HAPIN E MADH Ti mezi po pret që të jetoni bashkë në një shtëpi, por duket se ai nuk ka ndër mend një plan të tillë. Shumë mendojnë se mënyra më e mirë për ta bindur, është t’i jepni arsye praktike. “Uuuuffff, harrova prapë ndërresat. Kush rri e bën varavingo nga një shtëpi në tjetrën në këtë trafik…”. Gabim! Arsyet praktike nuk kanë punë këtu, një zgjedhje kaq e rëndësishme për jetën në çift duhet bërë në bazë të ndjenjave. Arsyetimi i thellë, që duhet bërë në këtë rast, është se nëse vërtetë duheni shumë, është e drejtë dhe mëse e natyrshme që lidhja juaj të bëjë një hap përpara. Nëse në të kundërt, ankohesh për situatën ku jeni, vetëm sa e acaron. Qetësohu, ji vetvetja dhe do e shohësh veten në qiellin e shtatë, kur ai të të thotë “kërkojmë një shtëpi së bashku”. TË PROVONI SË BASHKU LODRA SEKSI Pse nuk e përfshin edhe atë në lojrat e tua më hot me sexy toy-n sekret, që deri tani mund ta kesh përdorur në vetmi? Megjithatë, duhet shumë kujdes. Sepse meshkujt mund të ndihen të rrezikuar nga objekte me përmasa të pakonkurrueshme, e që për më tepër, dinë të vibrojnë... Mënyra, se si ia

81


Burrat Rregulla Përdorimi

propozon një gjë të tillë, është thelbësore. Duhet që ai të kuptojë se vibratori është një aksesor, që të dy mund ta përdorni për t’u zbavitur dhe nuk është një zëvendësues i partnerit. A nuk të ka mësuar dhe mami që lodrat duhet t’i ndash me të tjerët?! Prandaj konfirmoji që ai është një mjet plotësues dhe jo zëvendësues dhe tregoji se si mund ta përdorë, për të ngacmuar klitorin tënd, por përdore dhe ti tek ai. Ledhatojeni në gjoks me vibrator, në pjesën e brendshme të kofshëve dhe në vithe. Thjesht ideja se po ngacmohet nga diçka, që është ekskluzivisht në pronësinë tënde, do ta eksitojë pa masë. Dhe do ta bëjë më të guximshëm në mënyrën se si do ta përdorë tek ti. TË NDALOJË KRRUARJEN ATJE Në momentet më pak të përshtatshme, duart e tij shkojnë në pjesën e përparme të pantallonave? Po t’ia thuash larg e larg, të jesh e sigurt që nuk funksionon. Propozoji një shkëmbim: ti nuk do bësh më diçka që atë e bezdis, me kusht që dhe ai të ndalojë së bëri këtë veprim. Caktoni vetëm nga një gjë për secilin: rregullat e thjeshta krijojnë sjellje të mira, ato të ndërlikuara sjellin vetëm dhimbje koke. Sipas ekspertëve, duhen tridhjetë ditë që të arrish të heqësh qafe një mani të pakëndshme. Ama tridhjetë ditë pa hile. T’I KUSHTOHET PJESËS SË NXEMJES Provo me atë që quhet “striptease grackë”: fillo të zhvishesh me një dorë, duke e kaluar dorën tjetër poshtë të brendshmeve. Fillo të ngacmosh thithkat nën sutjena, pastaj kaloje njërën dorë mbi mbathje, por nëse ai do tentojë të t’i heqë, rezisto në

82

mënyrë lozonjare. Duke e lënë ta presë trupin tënd lakuriq, do të të japë idenë se je mjaft e fuqishme dhe duke e ruajtur distancën fizike, sa më shumë të jetë e mundur, do t’ju çmendë të dyve. TË DASHUROHET ME TY Nëse do që ta bësh për vete, në vend të asaj darkës së zakonshme, që mund ta ketë provuar me të gjitha, guxo me diçka tjetër. Përshembull, përballimi i një situate stresuese së bashku, të bën më të afërt. Studimet më të fundit kanë treguar se, meshkujt magjepsen më shumë nga një femër, nëse janë në momente kur ndihen të dobët. Propozoji një film horror, apo të patinoni në akull… Dhe pastaj qetë qetë syno seksin. Funksionon. TË JETË MË ROMANTIK Si ta shtysh të bëjë veprime që duket se nuk janë sjellje të natyrshme të shumicës së meshkujve? Duke filluat t’ja japësh ti shembullin e parë. Por nëse fillon e merr shembuj të tillë si i

dashuri i motrës tënde që “është një shpirt i vërtetë ndërsa ti…”, vetëm sa do prishësh punë. Një tjetër truk? Vendosni me radhë se ç’do bëni kur të dilni. Nëse di të stilulosh shpirtin e tij të garës, ai do përpiqet të të tejkalojë në programimin e mbrëmjes. TË HARROJË ISHI-IN E TIJ Ekspertët thonë se nevojiten dhjetë javë për të qetësuar stresin e ndarjes. Ai sapo ka mbyllur një histori? Siguroji një periudhë tre mujore, gjatë së cilës nuk do t’i bësh presion. Pastaj kalo tek teknika e krijimit të kushteve të reja. Mjafton të evitosh vendet, personat apo aktivitetet që lidhen me ish-in e tij e të bëjnë t’i gërvishtet plaga apo që t’i rilindë dëshira për të. Prandaj duhet të krijosh zakone të reja dhe rrethe të tjera shoqërore. TË BËJË MË MIRË SEKS ORAL Ai është kaq i kënaqur, që më në fund ka gjetur klitorin, sa gjuha e tij nuk largohet më prej aty? Të takon ty ta shpiesh gjetkë: në vend që të dëshirosh që të shkojë pak më djathtas, shko ti pak më majtas. Apo ngri vithet për ta drejtuar. Ndërsa të sheh që reagon, ai do eksitohet edhe më shumë (dhe as që ka për ta kuptuar arsyen e vërtetë). TË JETË I PAJISUR MË MIRË Sigurisht që nuk mund t’ia zmadhosh, por që të arrish ta ndiesh më shumë, këtë po, mund ta bësh. Gjatë ereksionit është mesatarisht i gjatë dymbëdhjetë centimetër, por pjesa më e madhe shkon dëm: vetëm një e treta e parë e vaginës është shumë e ndjeshme. Pozicioni lugë, që ofron një penetrim më të thellë, jep rezultate më të mira, edhe në rastin e përmasave mini. janar 2012


E gjeni në çdo librari

LIBRI I RI i Spartak Ngjelës Kujtimet politike të një personazhi që jetoi dhe e sintetizoi si askush tjetër, Shqipërinë e 50 viteve të fundit

epokën e tij. Ngjarje, personazhe, momente historike, ku Në volumin e parë përfshihen dy libra me ngjarjet nga 1957-1975 deri në burgosjen e autorit. Në volumin e dytë, që do të botohet së afërmi, përfshihet periudha 1975-2010, burgu politik dhe ngjarjet pas 1990

83


Pro Dhe Kundër

10 mitet e ujit Uji me akull të dobëson, ndërsa ai i rubinetit të bën shumë dëm… Të vërtetat dhe mashtrimet e vogla që na iluzionojnë e deziluzionojnë përditë teksa presim që pas një gjesti krejtësisht jetik, ne, trupi ynë, humori, alkimia, raportet e gjithëfarëlloj tjetër, të ndryshojnë si me magji. Po edhe sikur diferencën ta bënte vërtetë një gotë ujë, e meqë jemi bërë 70% prej ujit, atëherë, le të zbresim me këmbë në tokë e të dëgjojmë specialistët.

E

dimë të gjithë se uji të bën mirë, na e kanë përsëritur deri në bezdi dietologët, trajnerët, shoqet elegante... Është thelbësore të jemi të hidratuar mirë, që organizmi ynë të zhvillojë funksionet e tij sa më mirë dhe që lëkura dhe flokët tanë të jenë të fortë dhe të shëndetshëm. Thuhet se në ditët e

84

nxehta duhet të pimë më shumë ujë, ta paktën 1.5 litra në ditë, por prapë mbeten disa pika jo shumë të qarta. Specialistët e hidrologjisë mjekësore shprehin mendimin e tyre për dhjetë dyshimet më të përfolura mbi temën e ujit duke përgënjeshtruar të gjitha mitet false që qarkullojnë rreth këtij argumenti. janar 2012


1 Duhet të pimë më shumë se 2 litra ujë në ditë E GABUAR

2 Uji i gazuar është tretës shumë i mirë E GABUAR

3 Duke pirë sa më shumë lëngje eliminojmë toksina E VËRTETË

Sasia mesatare vërtitet rreth 1.5 – 2 litra në ditë. Kjo është mëse e mjaftueshme, sepse një masë e konsiderueshme uji është e fshehur në ushqimin që hamë (frutat dhe zarzavatet sidomos kanë në përmbajtjen e tyre një sasi të konsiderueshme). Kështu që, nëse jeni të zënë me dhjetëra punë të përditshme e ju del nga mendja të pini, mjafton të konsumoni 4-5 porcione të vogla frutash apo zarzavatesh dhe keni arritur të stabilizoni sasinë e nevojshme të ujit.

Eh, do të ishte fantastike që thjesht duke pirë ujë të gazuar të mund të harronim në çast drekën e bollshme, së cilës nuk mundëm t’i rezistonim. Por, në të vërtetë, anhidridi karbonik me të cilin është i mbushur uji i gazuar, nuk ka asnjë veti tretëse. Flluskat, duke zgjeruar stomakun, favorizojnë dëbimin e gazrave, por kjo nuk është sinonim i tretjes. Prandaj, pas një vakti të tepruar është e kotë t’i ngjiteni shishes së ujit të gazuar, do të rrezikonit vetëm të fryheshit.

Organizmi ynë për të kryer funksionet e tij primare (tretja, qarkullimi, lëvizjet) prodhon mbeturina, që rëndom quhen toksina. Një hidratim i mirë i lejon mëlçisë dhe veshkave “fshesa të trupit”, të lehtësojnë punën e tyre duke lehtësuar eliminimin e skorieve. Natyrisht, për rrjedhojë , është e nevojshme të kufizohen ushqimet e përpunuara , të rënda dhe hiperkalorike, kështu edhe raporti ynë me peshoren do të lumturohej!

4 Të pish ujë gjatë ngrënies të bën mirë E VËRTETË

5 Të pish ujë me shumë akull të ndihmon të dobësohesh E GABUAR

Është e nevojshme që ushqimi, sidomos kur është i thatë, siç mund të jetë buka ose pastat e ndryshme, të zbutet për të lehtësuar veprimin e lëngjeve të stomakut, i dënuar me një tretje të ngadaltë dhe të vështirë. Megjithatë duhet të kini gjithmonë parasysh që nuk duhet ta ekzagjeroni: shumë ujë mund të hollojë lëngjet gastrike duke i bërë ata më pak efikasë. E mesmja e artë? Tre gota në vakt.

E shumta mund t’ju bëhen grykët! Kush e ka përhapur këtë sugjerim vërdallë, me siguri vlerëson tezën e tij, duke deklaruar se trupi djeg më shumë kalori për të stabilizuar temperaturën e duhur trupore. Por është një bindje krejt e pa bazë. Pini ujë me temperaturën e ambientit ose nëse i nxehti nuk ju lë rehat, të ftohtë, por kurrë të akullt.

85


7 Uji i rubinetit nuk është krejt i shëndetshëm E GABUAR

6 Uji është kalorik E GABUAR Qoftë ujë natyral apo me gaz, ai është krejt pa kalori. E njëjta nuk mund të pohohet për disa lloje uji aromatik që gjenden në treg dhe mund të përmbajnë edhe 60 kalori në 100 ml. Bëni kujdes dhe lexoni mirë etiketat, sepse edhe një lëng i tejdukshëm mund të fshehë gjurmë kalorish.

9 Të pish ujë të nxehtë në mëngjes nxit tretjen. E VËRTETË Të konsumosh ujë të vakët me stomak bosh lehtëson kontraktimin intestinal. Bëni një provë në mëngjes, përpara kafesë, duke pirë lëngun e gjysmë limoni të holluar në ujë të vakët. Do t’i vlerësoni menjëherë rezultatet. Është edhe dizintoksikues i mirë natyral.

86

Qoftë nga këndvështrimi ekologjik ashtu edhe nga ai ekonomik do të ishte më mirë të preferohej ai i rubinetit. Kursehen kuintalë plastike të nevojshme për paketimin e ujit dhe është shumë më ekonomik (një metër kub kushton thuajse sa një shishe e vogël e blerë), ndër të tjera kontrollohet rregullisht nga institucionet e shëndetit dhe nga laboratorët biologjikë të rrethit, kështu që është krejt i sigurt. Por, nëse keni nevojë për ujëra të veçanta (sulfate, bikarbonate, apo me kalcium) që gjenden vetëm në shishe, bëni kujdes me datën e skadimit (zakonisht gjendet e shtypur mbi tapë), zgjidhini ato me shishe plastike të errët, më pak e ekspozuar ndaj dëmeve të rrezeve diellore dhe zgjidhni ato të zonës suaj sepse pësojnë më pak transferime, të dëmshme për konservimin e tyre.

8 Të pish shumë dhe shpesh zgjidh problemin e grumbullimit të lëngjeve E GABUAR Uji shkon e vjen, ajo që shkakton grumbullimin e lëngjeve është sasia e sheqerit dhe kripës që marrim bashkë me ushqimet. Janë këta dy elementë në fakt, që thithin ujin dhe e mbajnë atë, duke krijuar kështu të bezdisurën “lëkurë portokalli” në trup. Pakësoni ushqimet shumë të kripura apo të sheqerosura dhe do të vini re që pauzat në tualet do të rritin shpeshtësinë dhe gropëzat mbi këmbë dhe vithe do të ulen.

10 Në avion duhet të pish më shpesh E VËRTETË Për të kompensuar efektin dehidratues, i shkaktuar nga ajri i kondicionuar dhe pakësimi i presionit, është e nevojshme të hidratohesh më shpesh, duke pirë ujë apo lëngje të pa gazuara. Merrni me vete edhe një shishe ujë termal në formë spray në konfeksion të vogël (që të mos rrezikoni t’ua sekuestrojnë në check in). E gjeni në farmaci. Spërkateni shpesh mbi fytyrë e trup; efekti hidratues është freskues dhe i menjëhershëm. janar 2012


87


Pa Furnela

Sa qejf, sot s’gatuaj unë! OSE HA USHQIME TË GJALLA. PËR ARSYE SHËNDETËSORE DHE ETIKE DHE PËR TË GJETUR NJË PIKË KONTAKTI ME TOKËN. PO PA ESKTREMIZMA DHE GJITHMONË ME KËNAQËSI. SEPSE RAW FOOD NUK ËSHTË NJË DIETË, POR NJË AKT DASHURIE Është një nga tendencat më të fundit të yjeve që kujdesen për të bërë jetë të shëndetshme Natalie Portman, Uma Thurman dhe Demi Moore: raw food (ushqimi i gjallë) përmban perime, fruta, fara dhe drithëra, të prera, të marinuara, të centrifuguara, të thara, por asnjëherë të gatuara. “Mbi 40 gradë enzimat dhe vitaminat e ushqimeve, humbasin”, thonë studiuesit mbështetës të kësaj mënyre.

Nuk është një regjim ushqimor absolutist: edhe në rast se zbatohet një ditë në javë, e bën ndryshimin”, propozojnë studiuesit.

ZGJIDH PËRQINDJEN TËNDE Nëse po mendon një menu me bazë sallatë dhe karota, qetësohu! Ekziston versioni raë i bukës, picës, pudingut...Dhe disa receta të pagatuara janë të thjeshta dhe të shpejta. “Konsumi i të ushqime të gjallave na ndihmon të afrohemi me nënën Tokë dhe ritmet e saj.

dezintoksikimi. Si për shembull Kris Grove, wshtw ushqyer me ushqime tw gjalla për një muaj me ndihmën e një terapisti holistik. “Procesi detox më ka ndihmuar të ndjejë dhembje të vjetra, fraktura

88

ME KOHË TË PËRCAKTUAR Të tjerë njerëz e përshtasin këtë regjim për një kohë të caktuar me qëllim

Ju kujtohen Kris & Kris, të MTV-së? Në të majtë është Kris Grove, 40, që ka ngrënë vetëm ushqime të gjalla një muaj rresht dhe tani është 30 %.

janar 2012


How to do EDHE PËR ATA QË I KANË QEJF SFIDAT Për habi, kjo mënyrë praktikohet edhe nga sportistët. Ka nga ata që merren me stërvitje intensive dhe hanë ushqime të gjalla deri në 80 për qind të sasisë së përgjithshme të ushqimit.

emocionale që i kisha harruar. Por diçka misterioze më bindte që mos të hiqja dorë”. POR KA DHE NGA ATA QË THONË PJO “Gatimi ka një arsye që është: shërben për të eliminuar viruset dhe bakteret”, kujtojnë specialistët e ushqyerjes. “Pastaj shumë perime të gjalla lëshojnë fibra të cilat i bëjnë mineralet të patretshme dhe nuk këshillohen për ata që vuajnë nga mostretja ose koliti”. Pra, mos të harrojmë të vëmë në tavolinë arsyen.

“Nëse do ta provosh ta mbështesësh regjimin ushqimor në ushqime të gjalla, nis të ndërtosh një kronohistori të ushqyerjes. Sa vakte ha në ditë? Çfarë ha gjatë këtyre vakteve? Po në vaktet e ndërmjetme? Përllogarit në mënyrë empirike përqindjet e ushqimeve të gjalla dhe rrite gradualisht këtë përqindje”, sugjerojnë ekspertët. Cilat janë gabimet më të zakonshme? “Të ushqehesh vetëm me sallata ose ta teprosh me frutat. Të cilat duhen ngrënë në sasi të vogël, përndryshe fermentohen në stomak”. Dy receta të shpejta dhe të mira... “Supë me karota dhe avokado, qepë dhe speca: kaloji në mikser dhe është gati. Dhe pastaj një ëmbëlsirë me çokollatë që përgatitet duke hedhur në përzierësin elektrik një filxhan kakao, një filxhan me vaj kokosi dhe mjaltë. Shto pak lajthi të grira dhe vendose në ngrirje për pak orë. Një mrekulli”!

89


NE TRYEZE

Fillim i lehtë PASI KENI GATUAR PA FUND PËR FESTA ËSHTË KOHA T’I KTHEHENI DREKAVE DHE DARKAVE NORMALE. DUKE U BAZUAR, PSE JO, TE RECETAT MË POSHTË Sallatë me domate dhe avokado Përbërësit 2 domate mesatare, të prera 1 avokado, i prerë 1 lugë gjelle vaj ulliri 1/4 filxhan qepë e kuqe e prerë 1 lugë çaji lëng limoni 1 lugë gjelle uthull balsamike Kripë dhe piper, për shije Përgatitja: 1. Hidhi gjithë përbërësit në një enë të thellë të vogël. Përzieji. 2. Lëri të rrinë afërsisht 5-10 minuta para se t’i shërbesh.

Pulë e pjekur me salcë spinaqi Përbërësit Spraj gatimi ose vaj vegjetal Gjysmë gjoks pule pa kocka dhe pa lëkurë 250 gram spinaq i pastruar dhe i grirë, Kripë dhe piper i grirë 1/2 filxhan majonezë light Rrepa tw bardha 1/4 filxhan vermut 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët 2 lugë gjelle majdanoz i grirë Përgatitja Lyej një tigan të madh me vaj. Bëji me kripë dhe piper nga të dyja anët gjokset e pulës. Vendose mishin në tiganin e nxehur sa të marrë ngjyrë të artë në çdo anë dhe të jetë gatuar. Në një përzierës elektrik, përziej spinaqin, majonezën, vermuthin, lëngun e limonit dhe majdanozin. Përpunoji sa të jenë lidhur. Hidh erëza sipas shijes. Hidhe salcën me lugë mbi pulë. Dekoro pjatën. Haje të vakët.

90

janar 2012


Rizoto me shafran PËR 4 RACIONE Përbërësit: 1 litër lëng pule pak fije shafrani 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë e bardhë, e prerë hollë 2 thelpinj hudhër, e shtypur 1 ½ filxhan oriz arborio 1/2 filxhan verë e bardhë e thatë 20 g gjalpë 1/3 filxhani djathë parmexhan

Përgatitja 1. Hidhe lëngun e pulës dhe shafranin në një tenxhere të vogël. Mbuloje. Vëre për të zierë. Lëre të ziejë sa të jetë e nevojshme. 2. Ngroh vajin në një tigan të madh në nxehtësi mesatare. Shto qepën dhe hudhrën. Skuqe, duke e përzierë, për 5 minuta ose sa të zbutet. Shto orizin. Gatuaj, duke e përzier, për 1 minutë. Shto verën. Çoje për të zierë. Lëre për 1- 2 minuta ose deri sa vera të përgjysmohet. 3. Hidh 1/3 e filxhanit me lëng pule në përzierjen e orizit. Lëre në zjarr duke e përzierë, deri sa të përthithet lëngu. Përsërite me lëngun e mbetur, shto nga 1/3 filxhani, sa i gjithë lëngu të përthithet dhe orizi të bëhet i butë dhe kremoz. 4. Hiqe nga zjarri. Përzieje me gjalpin dhe djathin. Hidhi kripë dhe piper. Shërbeje me erëza dhe djathë.

Cheesecake Përbërësit: Baza: 1 filxhan biskota ose vafer i copëtuar (ose çokollatë) 3 lugë gjelle gjalpë 2 lugë gjelle sheqer Mbushja: 250 g krem djathi, normal ose i lehtë 1/2 filxhan sheqer 1/2 filxhan sheqer ngjyrë kafe 3 lugë gjelle miell 1 lugë çaji vanilje ose ekstrakt rumi 3 vezë të mëdha 1/2 filxhan qumësht i ëmbëlsuar me vezë 1/2 lugë çaji arrë moskat e grirë Sheqer ekstra, për sipër (opsional) Përgatitja Parangrohe furrën në 180° C. Për të përgatitur bazën, përziej biskotat e shtypura, gjalpin dhe sheqerin dhe shtype përzierjen në fund të një forme rrumbullake të lyer me spraj antingjitës. Piqi për 10 minuta, pastaj lëre. Rrite gradimin në 250 gradë C. Për mbushjen përziej kremin e djathit në një enë të thellë me përzierës elektrik sa të bëhet i lidhur. Shto sheqernat, miellin dhe vaniljes dhe rrihi prapë sa të njëtrajtësohet. Shto vezët, jo njëherësh, duke e rrahur mirë përzierjen pas secilës. Shto qumështin e ëmbëlsuar dhe arrën moskat dhe hidhi sipër bazës. Piqe cheesecake-un për 10 minuta, pastaj ule nxehtësinë në 180°C dhe vazhdo pjekien për 30-35 minuta të tjera. Mund ta kuptosh që është bërë kur anët janë ngurtësuar ndërsa në qendër është i butë. Ajo pjesë do ngurtësohet kur të ftohet. Kalo menjëherë një thikë rreth e rrotull për ta shkëputur nga tava, por lëre të ftohet plotësisht dhe vëre në frigorifer të paktën një orë para se të heqësh bordurën e enës. Priteni me një thikë që e keni zhytur në ujë të ngrohtë, dhe fshiheni pas çdo prerje. 16 racione.

91


Dossier

HOROSKOPI

SI DO JETË DASHURIA, SHËNDETI, PUNA DHE PARATË, KËTË VIT, SIPAS YJEVE? LEXONI PARASHIKIMET

Dashi

21 mars-20 prill

Dashuria Dhe pse nga prilli në korrik do e jetoni dashurinë në mënyrë të shkujdesur, në shtator do e keni më lehtë të përfitoni nga sharmi juaj. Nga tetori, ajo pesha që keni pasur prej disa vitesh në raportet tuaja më të rëndësishme, papritur do ikë, falë largimit të Saturnit.

Demi

21 prill-20 maj

Binjakët 21 maj- 21 qershor

Dashuria Nuanca romantike do ngjyrosin jetën tuaj sentimentale në muajin e dytë të vitit dhe muajin gusht, ndërsa pasioni dhe dëshira për ta jetuar plotësisht dashurinë në çdo përmasë të saj do spikatë në mars, ngaqë Afërditën dhe Jupiterin do i keni aleatë.

Dashuria Do keni një vit drithërues. Afërdita që do jetë për shumë kohë aleatja juaj, nga prilli në korrik, do sjellë dashuri të gëzueshme që megjithëse mund të kenë ngritje ulje, do ju lejojnë të jetoni një periudhë sentimentale shumë të kënaqshme.

Shëndeti dhe forma Nga korriku në gusht dhe nga gjysma e dytë e nëntorit deri në fund të vitit duhet të keni kujdes me lëvizjet në rast se nuk doni të keni pasoja të papritura jo shumë të këndshme.

Forma dhe shëndeti Aftësia për të administruar si duhet fuqitë, duke shmangur aktivitetet që mund t’ju lodhin shumë, do bëjë ndryshimin gjatë gjithë tremujorit të parë dhe nga nëntori në dhjetor fal Marsit në favorin tuaj.

Puna Perspektiva dhe mundësi për të kthyer faqe në sektorë të vjetëruar do dallohen në janar dhe në fund të vitit. Në korrik dhe gusht projektet tuaja do dallohen për stilin e tyre dhe do befasojnë konkurrencën. Nga tetori, partnershipet ndrydhëse do i lënë vendit dinamikave më të volitshme për ju.

Puna Profesionalisht viti do nisë shumë mirë, duke qenë se menjëherë pas festave mundësi konkrete do shfaqen të favorizuara nga Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri në shenjë. Në këtë fushë aftësitë tuaja për të vepruar me seriozitet në punë do spikasin gjatë gjithë tremujorit të parë, duke iu çuar në rezultatet të kënaqshme.

Forma dhe shëndeti Viti do nisë me ca shqetësime, të importuara nga viti 2011. Marsi, akoma, në pozicion pak të favorshëm, të paktën deri në fillim të korrikut, mund ta ndërlikojë gjendjen duke ju bërë që të shqetësoheni për gjendjen tuaj ndoshta më shumë seç duhet.

Paratë Një rrugë e re do hapet për ju që nga muaji qershor: falë Jupiterit do keni mundësi t’i shfrytëzoni kontaktet dhe në fund të realizoni importe të konsiderueshme parash. Gjatë shkurtit dhe shtatorit mund të prisni hyrje të papritura parash dhe ju takon juve të dini si t’i administroni pa u gabuar në investime të dyshimta.

Paratë Periudha e mbarë e nisur në vitin 2011, do vazhdojë akoma deri në qershor, duke ju lejuar të mblidhni ca para për momente të vështira. Në janar, maj dhe shtator do keni mundësinë të përpunoni plane optimale për të investuar në mënyrë efikase atë që keni grumbulluar, ose për të gjetur mundësi të reja pa rrezikuar.

92

Puna Ju pret një vit I rëndësishëm dhe plot me sadisfaksion profesionalisht. Nga qershori, aleati juaj Jupiteri, do ju ndihmojë t’i menaxhoni në mënyrë optimale marrëdhëniet me publikun dhe kështu do restauroni raporte të vlefshme. Paratë Parashikimet për këtë vit janë të thjeshta: 2012-a është viti juaj. Jupiteri, aleati juaj që nga fillimi I qershorit do sjellë kënaqësi të mëdha, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Falë edhe aftësisë suaj do jeni në gjendje të keni përfitime dhe sidomos nga qershori në korrik do habiteni se sa mirë do ju venë punët. janar 2012


2012 Gaforrja

Luani

22 qershor-22 korrik

Dashuria Nga romanticiteti i shkujdesur i gushtit dhe shtatorit, mund të vijojnë çaste me pasione ngacmuese në periudhën mes nëntorit dhe dhjetorit. Nga tetori, marrëdhëniet do jenë më pak shtypëse, madje mund të jeni ju që do bëheni pak më shumë xhelozë. Forma dhe shëndeti Veçoria për të administruar si duhet energjitë tuaj do vazhdojë të spikasë, të paktën deri në fund të qershorit. Po në shtator mund të tregoheni të rrëmbyer duke vënë në provë limitet tuaja. Duhet të keni kujdes sidomos për problemet e kockave nga nëntori deri në dhjetor. Puna Deri në maj, sjellja juaj profesionale do tentojë të ruajë pozicionin e fituar. Nga qershori, do jetë më e lehtë për ju të krijoni marrëdhënie me të tjerët në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe të çlirët. Paratë Në përgjithësi nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Qëndrueshmëria ekonomike, e arritur gjatë vitit të kaluar, do vazhdojë edhe si pasojë e favorizimit të Jupiterit të paktën deri në fillim të qershorit. Gjatë vitit do jetë e lehtë të hidhni bazat mbi të cilat mund të vazhdoni të shfrytëzoni ato që keni arritur deri tani.

Virgjëresha

23 korrik-22 gusht

Dashuria

Ndoshta nuk do jetë gjithmonë e thjeshtë të gjeni një ekuilibër në planin sentimental. Deri në qershor, gjithsesi nuk do mungojë pozitiviteti yt i tepërt, ndërsa që nga tetori, me ardhjen e Saturnit jo shumë të favorshëm, mund të tregoheni të ftohtë edhe ndaj njerëzve që ju duan.

Forma dhe shëndeti

Përgjithësisht në gjashtëmujorin e parë do stepeni para çdo aktiviteti, duke vepruar më shumë si ata që sapo kanë marrë veten se sa si ata që janë në maksimumin e tyre. Kjo prirje juaja gjithsesi do ketë pasoja, veçanërisht nga fundi i nëntorit, kur, duke u lodhur pak, do rrezikoni t’i çoni deri në fund rezervat e energjisë.

Puna

Tendenca juaj për të mos ndryshuar pozicionet e arritura, mund të vazhdojë t’ju karakterizojë muajt e parë. Kurse nga qershori, disa ide brilante që do shkundin ato që keni mbajtur pas vetes në mënyrë të kotë, do favorizohen edhe nga yjet. Pozicione prestigji, të vlerësuara nga bashkëpunëtorët, mund të rrëmbehen nga ju sidomos mes korrikut dhe gushtit, duke e çuar aktivitetin tuaj në lartësitë e kohëve më të mira.

Paratë

Menaxhimi i situatës ekonomike nga ana juaj, siç është vënë re, mund të mos jetë optimal, të paktën deri në fillim të qershorit kur Jupiteri do ju lërë rehat duke u larguar me gjithë ndikimin e tij jo pozitiv. Në shtator mund të merrni disa para që nuk i prisni, që do ju ndihmojnë të vini pak rregull në financat tuaja, që nuk do jenë dhe aq mirë.

23 gusht-22 shtator

Dashuria

Mënyra juaj e të jetuarit të dashurisë, e prirur për të gjetur porte të sigurt, do ketë mundësi të shprehet sidomos në mars dhe tetor falë ndikimit të Afërditës në shenjë. Po deri në qershor dhe Jupiteri do kontribuojë për t’ju garantuar stabilitetin për të cilin keni nevojë. Nëse ju do i hapnit rrugë ngjarje më pasionante mund të karakterizojnë raportet tuaja në shtator dhe mes nëntorit dhe dhjetorit.

Forma dhe shëndeti

Vazhdon periudha e artë për ju: në gjashtëmujorin e parë të vitit do ndiheni në formë shumë të mirë dhe do çoni përpara ato plane që i mendoni prej kohësh. Në gjysmën e dytë, një mani për ta drejtuar vëmendjen në disa drejtime, do jetë pak e lodhshme për ju.

Puna

Serioziteti, profesionaliteti, saktësia dhe përkushtimi do ju karakterizojnë gjatë gjashtëmujorit të parë. Të qenit konkretë dhe me aftësi shumë të mira administrative do ju ndihmojë në mars dhe tetor, ndërsa mes nëntorit dhe dhjetorit strategji shumë të mira do ju lejojnë të vendosni ca themele të rëndësishme. Nga qershori, është mirë të mos e shpërndani vëmendjen në shumë drejtime, sepse jo të gjitha mund t’ju japin kënaqësi.

Paratë

Evolucioni i ndikimit të yjeve mund t’ju çojë në zero gjatë vitit. Që nga qershori, Jupiteri pasi do ketë qenë në favorin tuaj për disa muaj, duke ju ndihmuar të konsolidoni situatën, do ju vihet kundër. Mund të gjendeni duke bërë vlerësime që do prishin stabilitetin e arritur më parë.

93


Dossier

HOROSKOPI Peshorja

Akrepi

23 shtator-23 tetor

Dashuria

Afërdita në shenjë do ju ndihmojë të jeni më të çlirët dhe më të papërfshirë, duke favorizuar dashuriçkat mes prillit dhe korrikut. Pasioni dhe një përfshirje e madhe do i japin shpirt lidhjeve tuaja sidomos mes nëntorit dhe dhjetorit, ku do ndiheni më të lirë për të guxuar, pa penguar ndonjë përvojë të mundshme.

Forma dhe shëndeti

Niveli i energjive tuaja mund të jetë pak i lartë gjatë vitit. Në gjashtëmujorin e parë do jepni prova se dini si t’I menaxhoni mirë fuqitë tuaja. Nga një ekuilibër në korrik dhe gusht, mund të vazhdojë një lodhje e madhe në shtator. Nga nëntori deri në fund dhjetori mund të keni ndonjë problem me kockat .

Puna

Do ketë zhvillime interesante gjatë këtij viti, sidomos nga qershori e deri në fund të dhjetorit. Aftësia juaj për të ngritur marrëdhënie shumë të mira profesionale do theksohet e ju do jeni edhe më të shkujdesur. Për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë, do ndihet deri në fillim të tetorit nevoja për të rishkuar raporte me peshë dhe për të vendosur nëse do mbahen apo do shkatërrohen.

Paratë

Do jenë idetë dhe vlerat tuaja që do ju ndihmojnë për të shfrytëzuar disa mundësi të mira ekonomike. Mes prillit dhe korrikut do e ndjeni këtë prirje dhe mes tetorit e nëntorit mund të shijoni hyrjen e ca parave në xhepat tuaja që do i përmirësojnë financat. Ju të lindurve në dhjetëditëshin e parë do ju shpëtojnë disa raste shumë premtuese.

94

Shigjetari

24 tetor- 21 nëntor

Dashuria

Tendenca juaj për t’i menaxhuar marrëdhëniet me shumë pozitivitet, do shfaqet edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Gjithsesi do keni dhe momente romanticiteti dhe qetësie në janar-shkurt dhe në gusht.

Forma dhe shëndeti

Gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë do jeni në gjendje të menaxhoni, forcat tuaja. Nëse në shtator do krijoni përshtypjen se doni të guxoni deri në kufijtë e mundësive tuaja, mes nëntorit dhe dhjetorit do shfaqni një koracë mbrojtëse, aspak elastike, që nuk do lejojë askënd t’u afrohet.

Puna

Gjatë gjashtëmujorit të dytë do ketë zhvillime të rëndësishme yjore. Deri në qershor, do keni përshtypjen se rezultatet nuk janë në lartësinë e pritshmërive tuaja. Në shtator dhe tetor do e dini shumë mirë si t’i konkretizoni strategjitë optimale, duke e mundur konkurrencën dhe mes nëntorit dhe dhjetorit metodat tuaja do ju lejojnë të konsolidoni pozita me rëndësi, duke i dhënë baza të sigurta projekteve që do rriten nën sytë tuaj të vëmendshëm.

Paratë

Është ende e këshillueshme të mos i shtrini këmbët më shumë se keni jorganin. Mes fundit të nëntorit dhe mesit të dhjetorit disa të ardhura që nuk i pret mund të ndihmojnë financat tuaja të ekuilibrohen.

22 nëntor-21 dhjetor

Dashuria

Një periudhë pasionante, intensive dhe aspak e mërzitshme do nisë në shkurt duke ju garantuar një Shën Valentin të mrekullueshëm. Në vazhdim të vitit, mes prillit dhe korrikut, në të kundërt, Afërdita, prej kohësh jo në favorin tuaj, mund të jetë shkaktare për një farë pakënaqësie në fushën sentimentale.

Forma dhe shëndeti

Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2012 mund t’ju kapë një shqetësim i tepruar për gjendjen tuaj shëndetësore. Më pas, sidomos mes tetorit dhe nëntorit, kur do e keni marrë shumë mirë veten, mund të keni dëshirë për t’i harxhuar energjitë e rigjeneruara në disa drejtime, duke rrezikuar kështu të mos ju ngelen më rezerva.

Puna

Viti do nisë pak ngushtë. Por mes korrikut dhe gushtit, do e merrni prapë veten dhe do shfaqen mundësi për të krijuar raporte të rëndësishme me partnerë të fuqishëm. Mes tetorit dhe dhjetorit aftësia juaj për ta rinovuar sektorin ku punonin me optimizëm, do sjellë një hap përpara në ecurinë e punëve.

Paratë

Aftësia e rinovuar për t’i dhënë duarve, që do ju karakterizojë pas gjysmës së parë të vitit, do përkojë me një periudhë në të cilën kujdesi i tepruar në menaxhimin e financave mund të shkaktojë një rënie. janar 2012


2012 Bricjapi

Ujori

22 dhjetor- 20 janar

Dashuria

Yjet do të sjellin disa situata emocionale të fuqishme. Afërdita dhe jo vetëm do ju sjellë momente të qeta në muajt mars dhe tetor. Do jetë ama mbi të gjitha largimi i Saturnit që do hedhë dritë mbi marrëdhëniet tuaja gati për t’u shembur, për të cilat nuk është e thënë se duhet revolucion.

Forma dhe shëndeti

Peshqit

21 janar-19 shkurt

Dashuria

Sidomos periudha mes prillit dhe korrikut do jetë me të vërtetë drithëruese për ju gjatë së cilës do keni rastin të shprehni plotësisht mënyrën tuaj të shkujdesur të përjetimit të marrëdhënieve. Partnerin do e keni në qendër të vëmendjes në tetor, edhe pse disa nga mënyrat tuaja nuk do mirëkuptohen. Janë të mundshme dashuritë me shikim të parë për të lindurit në dhjetëditëshin e parë.

20 shkurt- 20 mars

Dashuria

Disa pozicione yjesh të favorshme për ju, do ju lejojnë që të ndiheni stabël. Mes prillit dhe korrikut nuk do e dini as vetë çfarë doni dhe mund t’i jetoni historitë vetëm në plan mendor dhe pa përfshirje, gjë e pazakontë për ju. Afërdita do ju favorizojnë nga janari në shkurt, në gusht dhe nëntor-dhjetor, duke e ngjyrosur jetën tuaj sentimentale me nuanca më të ndezura.

Matja e forcave, duke marrë rezultatin maksimal me shpenzimin më të vogël të energjive, mund të jetë sekreti juaj gjatë gjashtëmujorit të parë. Ndërsa gjatë pushimeve do jeni paksa të plogësht, në shtator do jeni të gatshëm t’i shteroni energjitë vetëm për të arritur diçka që ju intereson.

Forma dhe shëndeti

Ju pret një vit me shumë oshilacione. Luhatja e mundshme në peshë, e shfaqur edhe gjatë 2011-ës, mund t’ju karakterizojë. Të mbërthyer nga disa emocione jo plotësisht të kontrolluara, do ishte rasti që nga java e katërt e gushtit në mes të nëntorit mos të abuzoni me fuqitë tuaja, nëse nuk doni të gjendeni pa fuqi.

Forma dhe shëndeti

Puna

Puna

Puna

Shpirtit konstruktiv të majit do i bashkohen zgjedhjet strategjike në tetor, duke krijuar mundësi për ndonjë revolucion në marrëdhënie të rëndësishme por të lëna pas dore. Mes nëntorit e dhjetorit do angazhoheni me vendosmëri brenda një projekti siç dini vetëm ju ta bëni.

Paratë

Do ketë stabilitet ekonomik si në 2011. Deri në qershor, përveçse nuk do keni arsye për t’u shqetësuar për sa i përket financave, do dini si të veproni për të ruajtur nivelin e arritur. Strategji, që për të tjerët do jenë të dyshimta, ju do i konkretizoni në muajt e fundit, vetëm që të keni më shumë përfitime financiare.

Në shkurt, në maj e qershor dhe në periudhën shtator tetor, do shfaqen për ju çastet më të mira në fushën profesionale. Perspektivat do i shfaqni në një grup bashkëbiseduesish dhe do keni mundësi të zgjidhni më të mirin për të krijuar një grup shumë të mirë. Nga shtatori mund të shfaqen kontradiktat sidomos me shefat me të cilat nuk do merresh vesh. Do kesh përshtypjen se dikush po bën diçka që t’ju dëmtojë.

Paratë

Vështirësia juaj për të menaxhuar paratë në mënyrë të ekuiliburar mund të vijojë deri në qershor, duke konsideruar dhe praninë e Jupiterit jo shumë të favorshme. Viti, pas qershorit, ju rezervon mundësinë për të vendosur ekuilibrin që muajt e fundit mund t’ju ketë kompromentuar ndjeshëm.

Në pjesën e parë të vitit mund të jepni ende përshtypjen se doni të ruani formën tuaj të përgjithshme. Vetëm me ikjen e verës mund të keni më shumë energji, edhe pse mednërisht mund të dukeni të shpërqendruar dhe jo dhe aq koherent. Në shkurt, mars, qershor dhe tetor do e keni më të lehtë të hyni në empati me njerëzit me të cilët punoni, klientët ose pacientët, në mënyrë edhe më të spikatur. Nga qershori, duhet të keni kujdes të mos i harxhoni energjitë në shumë drejtime, duke pasur objektiva, që në fund, mund t’ju kënaqin vetëm pak kohë.

Paratë

Jupiteri, në favorin tuaj që në fillim të qershorit, nëse në fillim do kontribuojë për t’iu dhënë arsye të shëndoshë dhe pothuaj shpirt sipërmarrësi në menaxhimin e parave, në gjashtëmujorin e dytë mund t’ju bëjë pak si shumë të shpërqendruar.

95


sh

të MesFle

Eleganca e iriqit Muriel Barbery Roman Botime Dudaj Nr. i faqeve: 348 Çmimi: 1000 lekë

Libra Historia e seksualitetit Michel Facault Botime UET PRESS Çmimi: 900 lekë 194 faqe

Pallati 7 Edhe pse shumë e zgjuar dhe me një kulturë të përgjithshme mjaft të gjerë, që e ka fituar si autodidakte duke frekuentuar bibliotekat e qytetit, Rëneja, 54 vjeçe, konsierzhë e një rezidence ku banon ajka e borgjezisë së lartë parisiene, që nga e djathta ultrakonservatore e deri tek e majta e salloneve, ka vendosur të jetojë e fshehur pas petkut të konsierzhës së trashë dhe të pakultivuar, që banorët e pasur të pallatit numër 7 të rrugës “Dë Grënelë” mendojnë se e njohin, por që as që mund të mendojnë se pas asaj pamjeje fshihet një grua e kultivuar më shumë se të gjithë ata vetë të mbledhur së bashku. Në klandestinitet, zonja Mishelë është fanse e kinemasë, adhuron pikturën, muzikën klasike dhe filmat e Ozysë, lexon shumë, sidomos veprat Tolstoit dhe Prustin. Vizioni i saj për banorët e pallatit është një radiografi, e fuqishme dhe e qartë e shoqërisë sonë bashkëkohore. Paloma, 12 vjeçe, tepër e zgjuar dhe e revoltuar, banon në të njëjtën ndërtesë, në një apartament pasanikësh. Ajo është vajza e një deputeti dhe e një “intelektualeje” të diplomuar për letërsi. Paloma i përçmon familjarët e saj, që i konsideron idiotë, të çmendur, patetikë dhe pa kurrfarë interesi. Ajo nuk e duron dot pakuptimësinë e ekzistencës së tyre. Bota e të rriturve e tmerron dhe i duket si një akuarium me peshq, plot marrëzi dhe dukla. Ndaj dhe për t’i shpëtuar kësaj, ka vendosur që, në fund të vitit shkollor, ditën kur të mbushë 13 vjeç, do të vrasë veten dhe do t’i vërë zjarrin apartamentit të prindërve. Por gjithçka ndryshon me mbërritjen në pallat të një personazhi të tretë të çuditshëm, Kakyro Ozysë, një japonez shumë i dhënë pas kulturës, kushëri i largët i regjisorit Jazyzhiro Ozy. Mes satirës sociale dhe një refleksioni filozofik, ky roman është një kritikë e aparencave dhe duklave, një apologji e së vetmes inteligjencë që ia vlen dhe që është ajo e shpirtit. Muriel Barbury nuk mjaftohet thjesht të na tregojë historinë e dy shpirtrave, a priori, të humbur. Ajo shkon më tej. Sipas saj, asgjë nuk është përfundimtare dhe jeta mund të rezervojë ndonjëherë surpriza të këndshme. Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.

96

Botimi i radhës nga shtëpia UET Press; Historia e Seksualitetit, një libër ku filozofi I shquar francez i shekullit XX, Michel Facault shpreh në mënyrë magjistrale herë në një analizë e herë në paraqitjen e një skene klasike, marrëdhënien e seksualitetit me pushtetin

Ai që nuk dinte të dashuronte Harold Robbins Roman Nr. faqe: 740 Shtwpia botuese: Dudaj Çmimi: 1500 lekë

“Ai që nuk dinte të dashuronte” është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

janar 2012


97

97 shtator 2011


En privé

ë vajzë 23 vjeçe, Brenda saj është nj r. ikin. Por jo e trembu që t te vi r pë r tu bi e ha gor pianistes dhe peda lu fa në ka i te vi to Kë ve, ato që ka më te Ar sw w is em ad ges sw Ak miljen, dashurinë, fa : të je në a jt en të shtr ... pianon dhe muzikën Tipari kryesor i karakterit tuaj? Optimizmi, i shikoj gjërat pozitivisht. Po ai për të cilin jeni më pak krenare? Nuk jam energjike, më kalon pjesa më e madhe e ditës në vende të mbyllura dhe me pak aktivitet fizik. Çfarë do të ndryshonit tek vetja nëse do mundeshit? Do doja të isha më e guximshme, të bëja sporte ekstreme, udhëtime në vende të largëta. Terapia juaj kundër stresit? Puna individuale, studimi në piano më ndihmon të gjej qetesi. Cila ëshë gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta? Dashuria, në fillim e prindërve, më pas e burrit dhe tani e fëmijëve. Tre detajet bazike të veshjes suaj Këpucë të rehatshme dhe elegante, rroba të bëra me materiale shumë të mira dhe një çantë që e mbaj me qejf. Ç’është eleganca për ju? Për mua eleganca nuk bërtet. Është sofistikim që i reziston kohës, është një grua që nuk ndjek stinët, por shijet e veta. Çdo ditë. Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën? Jo shumë të ngushtë, nuk mbaj pasqyrë me vete. Shifemi në mëngjes dhe në darkë. Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj? Njerëzit më interesantë të kësaj bote, shkrimtarë, artistë, ata që bëjnë ushqimin e shpirtit, Artin. Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon? Është një personazh real, quhet Clara Schumann, pianiste e madhe, gruaja e

98

Merita Tërshana kompozitorit Robert Schumann dhe nënë e 7 fëmijëve. Një nga gratë më influente në kulturën gjermane të shek. XIX. Nëse ju kujtohet kartmonedha 100 markëshe kishte portretin e saj.

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit? Në të ardhmen, kështu si po ndryshojnë gjërat jam shumë kurioze si do të jetë pas 200 vjetësh.

Dhurata që ju pëlqen të bëni? Lule, për të shprehur mirënjohje. Libra, sidomos libra që i kam lexuar dhe që më kanë kënaqur, për ti dhënë miqve të njëjtën kënaqësi.

Bëni bilance në fund të ditës? Do të doja. Por shpesh jam shumë e lodhur dhe s’e kuptoj si më ka zënë gjumi.

Për ju, luksi është…? Luksi i vërtetë është i thjeshtë, i vetëdijshëm dhe i veçantë siç është bukuria e vërtetë. E bukur nuk do të thotë patjetër e shtrenjtë, nuk do të thotë e paarritshme. Talenti që do të doje të kishe? Çdo talent e dhunti është një dhuratë e madhe që të bën natyra. Mua më ka dhuruar dhuntinë e muzikës dhe jam shumë e kënaqur me këtë. Deri ku do arrinit për dashurinë? Deri në fund, është gjëja më e rëndësishme që kam. Fjalët që ju hutojnë? Fjalët e shumta më hutojnë, i preferoj gjërat koncize. Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve? Për momentin fjalët e mësuesëve në takim me prindër, më bëjnë shumë të lumtur kur flasin mirë për fëmijët e mi.

Ju trembin vitet që ikin? Brenda çdo gruaje që i kalojnë vitet është një vajzë e re që po habitet çfarë po ndodh. Kjo vajza brenda meje shte 23 vjeç, është e habitur, por jo e trembur.. Frika duhet fshehur? Nuk ndihmon fshehja, frika duhet përballuar, dhe pse nuk është kollaj. Vdekja ju tmerron? Natyrisht, po me sa duket nuk ka ndonjë rrugë tjetër. Shpresoj vetëm që të vijë sa më vonë. Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë? Mendoj që është shumë i rëndësishëm momenti kur vendos të kesh fëmijë. Të jesh e pakënaqur dhe e parealizuar në profesion nuk ndihmon që të jesh një nënë e mirë. Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij? “Va dove ti porta il cuore” , “Shko aty ku zemra të thërret”.

janar 2012


99



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.