Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 19

BEN BLUSHI DHE YLLJET ALIÇKA, MES SHKRIMTARËVE MË TË MIRË TË BALLKANIT Dy shkrimtarët janë përzgjedhur nga revista e njohur letrare franceze “Shekulli 21”

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MARTË, 7 SHKURT 2012. NUMËR 498. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Kriteret për dëmshpërblimin, Kushtetuesja rrëzon ish-tëpërndjekurit

DËSHMIA NË POLICI:

ELENI ISHTE NË PRAG DIVORCI, PROBLEME PËR NDARJEN E PASURISË NISHANI: PISTA E HETIMIT, AKTIVITETI TREGTAR DHE FINANCAT Një laborante dentare, mikeshë e 35-vjeçares së vrarë në Shkozë, Eleni Basho, ka dëshmuar në polici se ishte në dijeni të konflikteve bashkëshortore. “Mesa di unë, ata ishin në prag divorci dhe po diskutonin mbi ndarjen e pasurisë”. Misteri i 25 mijë eurove të biznesit, që Ilia Basho pohon se ia kishte dhënë së shoqes, tri ditë para se ajo të vritej në afërsi FAQE 2 të shtëpisë në Shkozë.

Sipas Gjykatës, kërkesa e Shoqatës së Trashëgimtarëve të të pushkatuarve politikë, për të shfuqizuar një nen të ligjit për dëmshpërblimin, është paraqitur tej afatit ligjor. Kërkohej që në ligj të përfshiheshin edhe të përndjekurit politikë që janë dënuar për veprime të dëmshme me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë.

FAQE 6

Fëmijët e politikanëve në diplomaci, replikat e Haxhinastos me PS Akuza dhe fyerje në Komisionin e Integrimit. Ditmir Bushati: Ruaj qetësinë zoti Shehu, se për ndryshe ka dhe derë. Shehu: Derën ta tregoj unë. FAQE 4

OP-ED / 10-11

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Topalli, pengesa kryesore e Nanos drejt Presidencës

KOMENT ARBEN VATA

Debatet për hetimet e 21 Janarit si dhe ato të video-përgji...

Sipërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe lufta ndaj monopoleve KOMENT VEHAP KOLA

Ekonomia e lirë e tregut ka në thelb të idesë së saj...

KRONIKË

I afërmi i shënjestrës së atentatit te “Komuna e Parisit” dhe mikesha e tij gjejnë 400 gram tritol në makinë dhe lajmërojnë policinë. Eksplozivi çaktivizohet në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Kombinat

Përgjime për Gjykatën e Lartë, 3 nën akuzë për ndërhyrje në vendim Gjykata e Lartë: Vendimi është dhënë konform ligjit, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje

Nga atentati te "Komuna e Parisit"

Kriza energjetike ndryshon buxhetin, 100 mln euro për KESH Kryeministri lajmëroi dje se do të ndryshohet buxheti i shtetit për të siguruar fondet për importin e energjisë. Bode ka nisur punën. Ja sesi do gjenerohen 100 milionë euro

që do të përdoren nga KESH për blerjen e energjisë

ZGJEDHJET

INTERVISTA

Zyrtarizohen emrat, kandidatët për dekan në UT

Megi Mazreku: Studimi në Britani, tani më afër FAQE 15

Fluturon...fluturon...

17

Hakmarrja e Komunës së Parisit, tritol në makinën e të afërmve të Gocajt

Qeveria është duke marrë në konsideratë ndryshimin e buxhetit të këtij viti, për të siguruar të paktën 100 milionë euro që do t’i akordohen... FAQE 7

FAQE 15

Pas atentatit te “Komuna e Parisit”, ku humbi jetën aksidentalisht 25-vjeçarja Megi Jokiçi, duket se telashet e “shënjestrës” Aleksandër Koca nuk kanë mbaruar. Një sasi prej 400 gramësh eksploziv është vendosur dje në një automjet në Kombinat, ku udhëtonte një i afërm i Kocës, së bashku me mikeshën e tij A. Thaçi. Burime policore thanë dje për MAPO-n se dy pasagjerët e “Mercedesit” C-Class me targa... FAQE 3

ECONOMICUS / 11 ADRIAN CIVICI

Sfidat dhe ngjarjet ekonomike të pritshme për 2012-n Cilat pritet të jenë faktet apo ngjarjet ekonomike më të spikatura për vitin 2012, të cilave duhet t’u kushtohet një vëmendje e veçantë? Pyetje jo fort e lehtë për ekonomistët dhe analistët; megjithatë, duket sikur disa prej tyre tashmë i kanë dhënë sinjalet e para të prezencës së tyre. Ekspertët e kësaj fushe kanë filluar të “ndërtojnë” një listë me probabilitet të lartë për atë që pritet të profilizojë 2012-ta, duke i analizuar në mënyrë sa më të plotë e objektive këto dukuri, ndoshta dhe për të mos iu bashkuar vizioneve katastrofike për të ardhmen e botës në vitin 2012. “Deficiti i lartë publik në ShBA”. Zyrtarisht, pas shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008, ShBA ka dalë nga recesioni ekonomik...


2

MAPO

E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

f kus

Misteri i 25 mijë eurove të biznesit, që Ilia Basho pohon se ia kishte dhënë së shoqes, tri ditë para se ajo të vritej në afërsi të shtëpisë në Shkozë

Dëshmia në polici: Eleni ishte në prag divorci, probleme për ndarjen e pasurisë Një laborante dentare, mikeshë e 35-vjeçares së vrarë në Shkozë, Eleni Basho, ka dëshmuar në polici se ishte në dijeni të konflikteve bashkëshortore. “Mesa di unë, ata ishin në prag divorci dhe po diskutonin mbi ndarjen e pasurisë” Habjon Hasani Tiranë Katër ditë pas ekzekutimit të

35-vjeçares Eleni Basho, dëshmitë e mbledhura nga policia kanë hedhur dritë mbi mosmarrëveshjet që ekzistonin në familjen e saj prej muajsh. Pasditen e djeshme, në policinë e Tiranës ka dëshmuar njëra prej laboranteve që punonte për Ilia Bashon, e cila ka pohuar se çifti ishte në prag divorci. “Mesa di unë, ata të dy ishin në prag të divorcit”, - ka pohuar laborantja, e cila ishte njëherazi edhe mikeshë e viktimës Eleni Basho. Në dëshminë e saj, ajo ka pohuar se, përveç divorcit, Eleni i kishte folur edhe në lidhje me ndarjen e pasurisë. “Nga ato që unë di, ata kanë patur mosmarrëveshje, sidomos në lidhje me ndarjen e pasurisë. Eleni ka pretenduar të mbajë shtëpinë dhe fitimet nga shitja e aksioneve, ndërsa Ilia të mbante laboratorin dentar”, - është shprehur dëshmitarja për grupin hetimor. Vajza e konfliktit

sioneve të kompanisë, që në të vërtetë janë shitur për 100 mijë euro. Mësohet se Yllka Shehaj ka vazhduar të punojë në të njëjtin laborator edhe në tre muajt në vijim, madje mendohet se është personi i fundit që ka parë Elenin, përpara se të nisej nga laboratori, drejt shtëpisë pasditen e së enjtes. “Nga të dhënat dhe deklarimet e dentistes Shehaj, kemi mësuar se Eleni Basho është nisur nga laboratori drejt shtëpisë, rreth orës 16:30, ndërsa është vrarë thuajse 1 orë e gjysmë më vonë”, - thanë dje burimet policore. Ndarja e biznesit

Nga ana tjetër, hetimet janë shtrirë edhe në lidhje me verifikimin e destinacionit të pagesave që janë dhënë nga ish-ortaku i Elenit, Ilirjan Bituni, që prej nëntorit të vitit 2011 e në vazhdim. Policia ka zbuluar se në total, kontrata e shitjes së aksioneve përfshinte dhënien e 100 mijë eurove, të cilat do likuidoheshin 75 mijë si blerje kuotash dhe 25 mijë si “pjesë e fitimit” për vitin e fundit. Ndërsa kontrata përfshinte dhe kalimin e laboratorit dentar për llogari të Eleni dhe Ilia Bashos, ndërsa pjesa tjetër e biznesit i mbetej ortakut Bituni. Nga të dhënat e mbledhura nga policia është zbulu-

Nga ana tjetër, policia ka marrë pasditen e djeshme për rreth 4 orë në pyetje një dentiste që punonte në laboratorin e Eleni dhe Ilia Bashos, të quajtur Yllka Shehaj. Policia nuk dha detaje dje në lidhje me deklarimet e bëra nga Shehaj, por burime të rezervuara nga Hetimet janë shtrirë edhe në lidhje me grupi heti- verifikimin e destinacionit të pagesave që janë mor i thanë MAPO-s se dhënë nga ish-ortaku i Elenit, Ilirjan Bituni, që në fillim të prej nëntorit të vitit 2011 e në vazhdim muajit nëntor Eleni Basho ka pasur një konflikt ar se ish-ortaku Bituni ka dhënë deme të në prani të bashkëshortit, në ri më tani 45 mijë euro dhe në të tre një kafe pranë qendrës tregtare ku rastet paratë i janë dorëzuar Ilia ndodhej edhe biznesi i tyre. Burime Bashos. Kësti i parë është dhënë në të MAPO-s bëjnë me dije se vetëm muajin nëntor dhe ka qenë 25 mijë pak ditë pas këtij konflikti, Eleni euro, si pjesë e fitimit të kompanisë. Basho ka firmosur dhurimin e ak- Kësti i dytë është dhënë në fillim të

Nëna e Elenit, në dijeni të problemeve bashkëshortore Eleni Basho ka folur për problemet me bashkëshortin me nënën e vet, që prej të paktën një viti. Burime policore i thanë dje MAPO-s se nga dëshmitë e mbledhura rezulton e qartë se Eleni është ankuar te nëna e saj në lidhje me problemet që i kishte krijuar një lidhje paralele e bashkëshortit. Në muajt e fundit, që pas tetorit 2011, mësohet se Eleni është konsultuar me të ëmën në lidhje me hapat që do të ndërmerrte për divorcin, pasi, sipas saj, ishte bërë i pashmangshëm. Këto dëshmi të mbledhura kanë bindur hetuesit për të përvijuar kërkimet në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit, përsa i takon ndarjes së pasurisë. Mësohet se në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2010 Eleni Basho ka bërë siguracionin e jetës së saj për 20 vite pranë kompanisë SIGAL, ku në rast të vdekjes së saj, familja do të përfitonte një shumë prej afro 20 mijë eurosh nga kompania e sigurimit.

Bashkëshorti i viktimës, Ilia Basho

muajit janar 2012, në shumën e 10 mijë eurove. Këstin e fundit, Ilia Basho rezulton se e ka marrë më datën 1 shkurt 2012, një ditë përpara se bashkëshortja e tij Eleni të gjendej e ekzekutuar me tri plumba pas shpine, pranë vilës së tyre në Shkozë të Tiranës. Policia nga ana e saj nuk bën të ditura detaje në lidhje me destinacionin e këtyre parave të marra prej bashkëshortëve, nëse janë kaluar në llogarinë e Eleni Bashos apo kanë patur një tjetër destinacion. Vetë bashkëshorti i Elenit, Ilia Basho është shprehur për mediat se deri tani kishte marrë 25 mijë euro dhe ngeleshin dhe 75 mijë euro për të marrë. Mësohet se në polici Ilia Basho është shprehur se “paratë ia kishte

dhënë Elenit, por nuk ishte në gjendje të thoshte nëse ishin depozituar në bankë apo jo”. Pas këtyre deklarimeve në polici, Basho më vonë u shpreh për mediat se “kishte dyshimin që vrasjen mund ta kishte kryer edhe dikush që kishte dijeni se Eleni kishte me vete eurot”. Përtej këtij dyshimi të bashkëshortit, policia ka të qartë deri më tani se ka qenë Ilia Basho personi që ka marrë i pari në dorë këstet e pagesave prej ish-ortakut Bituni dhe jo Eleni dhe ende është në proces verifikimi alibia e bashkëshortit, se, pasi ka marrë lekët, ia ka dhënë së shoqes. Në këtë pikë të hetimit, policia është tejet e rezervuar duke mos ofruar detaje të mëtejshme.

Ilia Basho dhe ortaku, ballafaqim në polici Natën e vrasjes së Eleni Bashos, bashkëshorti i saj Ilia dhe ish-ortaku Ilirjan Bituni kanë patur një moment “sqarimi” mes tyre. Ndërsa është pyetur nga hetuesit mbi rrethanat e shitjes së kuotave, bashkëshorti i Elenit, Ilia Basho, është shprehur se “kam patur shumë presion nga Eleni për të shitur aksionet. Madje, më thonte se ti duhet të ndahesh sa më parë nga Ilirjan

Bituni” - është shprehur Ilia Basho. Pasi ka marrë këtë detaj, hetuesit kanë pyetur ortakun Bituni, i cili merrej në pyetje një kat më poshtë dhe i kanë thënë se përse Eleni Basho kërkonte me çdo kusht që të mos ishin më ortakë. Bituni ka mohuar një fakt të tillë, deri në momentin e fundit dhe për këtë arsye, policët kanë bërë ballafaqimin mes tyre. Gjatë ballafaqimit, bashkëshorti i Eleni

Bashos është shprehur se “Po, unë i qëndroj dëshmisë sime mbi atë çka më ka thënë Eleni për ndarjen nga ortaku, por Ilirjani nuk di gjë, pasi unë nuk ia kam thënë kurrë atij këto gjëra. Ai s’ka nga ta dijë”. Ballafaqimi u krye nga hetuesit për faktin se mbi të dy personazhet kishte dyshime rreth marrëdhënies së tyre financiare dhe shoqërore deri në atë moment.

Ndërsa është pyetur nga hetuesit mbi rrethanat e shitjes së kuotave, bashkëshorti i Elenit, Ilia Basho, është shprehur se “kam patur shumë presion nga Eleni për të shitur aksionet.


E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Rikthehet hakmarrja e “Komunës së Parisit”. Policia ç’aktivizon 400 gr tritol në makinën e të njerëzve të afërt të Aleksandër Gocajt

Nishani: Vrasja e Bashos, hetim aktivitetit tregtar Ministri i Brendshëm informon mbi vrasjet e Eleni Bashos dhe Megi Jokiçit. “Autorët e vrasjes së dytë njihen, kanë qenë në dyert e gjykatave” Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka pohuar mbrëmë se hetimet për vrasjen e 35-vjeçares Eleni Basho kanë si pistë kryesore aktivitetin tregtar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Nishani tha se policia po vazhdon hetimet intensive për të zbardhur ngjarjet e rënda të ditëve të fundit, ku viktima kanë qenë dy femra. Lidhur me vrasjen misterioze të nënës së dy fëmijëve në Shkozë të Tiranës, Nishani tha se dyshimet kryesore bien mbi aktivitetin tregtar që viktima së bashku me

Lart, Eleni Basho

të shoqin kishin, atë të materialeve dentare. Ministri i Brendshëm nuk ka dhënë detaje të tjera, duke i cilësuar ato pjesë të hetimeve, që sipas tij do të zbardhin shumë shpejt ngjarjen. Sa i përket vrasjes aksidentale të 25-vjeçares Megi Jokiçi, gjatë përplasjes mes personave me precedentë, Nishani pohoi në “Opinion” se autorët janë të njohur, e se kanë qenë edhe në dyert e gjykatave. Ministri i Brendshëm i ka cilësuar të rënda këto vrasje, duke pohuar se policia po punon me profesionalizëm për zbardhjen e tyre. Gjatë emisionit, ministri informoi edhe mbi vendosjen e një sasie tritoli në makinën e të afërmve të objektivit të atentatit te Komuna e Parisit, Aleksandër Gocaj. “Kemi pasur sinjalizim për tritolin dhe parandaluam ngjarjen në Kombinat”,-tha Nishani në “Opinion”.

Ministri Bujar Nishani

Hakmarrja, tritol në makinën e njerëzve të afërt të Gocajt I afërmi i shenjestrës së atentatit tek Komuna e Parisit dhe mikesha e tij gjejnë 400 gram tritol në makinë dhe lajmërojnë policinë. Eksplozivi ç’aktivizohet në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Kombinat Habjon Hasani

Atentati ku u vra Megi, hakmarrje për 27-vjeçarin Gocaj Policia gjeti të djegur makinën e atentatorëve në Kombinat, ku mbrëmë iu vendos një sasi tritoli të afërmve të të mbijetuarit Tiranë Atentati me armë në lagjen

“Komuna e Parisit” ku humbi jetën aksidentalisht 25-vjeçarja Megi Jokiçi, sipas policisë kishte si objektiv Aleksandër Gocajn, i cili mbeti i plagosur lehtë. Ngjarja që vijon të mbetet pa autor ndodhi pasditen e 2 shkurtit, kur një person i pa identifikuar hapi zjarr drejt automjetit ku ndodhej Gocaj sëbashku me një mikun e tij. sipas policisë, të dy personat kanë qenë në një fuoristradë “Toyota”, kur një person ka qëlluar nga një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, në drejtim të tyre. Të dy personat ndodheshin në një fuoristradë me targa TR 6116 U duke dalë nga një parking nëntokësor. Në momentin që ata kanë dalë në rrugën kryesore, u ka dalë përpara një automjet “Mercedez- Benz”, me targa të Tiranës. Autori i krimit dalë nga vetura i ka bërë me shenjë që të

ndalojnë dhe fuoristrada ka ulur shpejtësinë. Mara dhe Gocaj nuk kanë mundur të shohin njeriun që u kishte dalë përpara për shkak të errësirës së natës, shiut si dhe për shkak se ai mbante një kapele me strehë në kokë dhe jaka e xhupit i vinte deri tek hunda. Menjëherë në drejtim të tyre është hapur zjarr, ndërsa plumbat e dalë nga një armë tip “Kallashikov” që përdornin atentorët, lanë të plagosur rëndë 25-vjeçaren Megi Jokiçi, e cila ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin Ushtarak. Për këtë ngjarje policia ngriti disa pista hetimore, ku më kryesorja ishte ajo e një hakmarrje të mundshme ndaj Gocajt, i cili rezulton të ketë të paktën tre konflikte gjakmarrje ende të pambyllura. Dy ditë më parë policia gjeti të djegur në Kombinat një automjet tip “Benz” që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 24-vjeçares e cila u ndodh rastësisht në vendngjarje. Ekspertët po analizojnë gjurmët e gjetura në automjet për të parë nëse është përdorur ose jo nga autorët e vrasjes së 25-vjeçares, çka do të bëjë të mundur dhe identifikimin e tyre.

Tiranë Pas atentatit tek “Komuna e Parisit”, ku humbi jetën aksidentalisht 25-vjeçarja Megi Jokiçi, duket se telashet e “shenjestrës” Aleksandër Gocaj nuk kanë mbaruar. Një sasi prej 400 gramësh eksploziv është vendosur dje në një automjet në Kombinat, ku udhëtonte një i afërm i Kocës, së bashku me mikeshën e tij A. Thaçi. Burime policore thanë dje për MAPO-n se dy pasagjerët e “Mercedesit” C-Class me targa gjermane kanë qenë duke udhëtuar pranë shkollës “Myslym Keta” në Kombinat, kur kanë kuptuar se diçka nuk shkonte me makinën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme , kur edhe është sinjalizuar policia. Mësohet se i afërmi i Aleksandër Gocajt dhe mikesha e tij ishin duke udhëtuar, në momentin që automjeti ka pësuar defekt dhe është fikur papritur. Që të dy personat që ndodheshin në automjet kanë zbritur menjëherë, duke hapur kofanon e “Mercedesit” për të parë për ndonjë defekt teknik. Ka qenë ky momenti, kur ata kanë diktuar se poshtë motorit ishte vendosur tritoli, i lidhur me fije. Pasi kanë bërë konstatimin e lëndës eksplozive, mikesha e pronarit të makinës, A. Thaçi ka telefonuar një zyrtar të lartë të policisë, me të cilin mbante kontakte për shkak të hetimeve që zhvilloheshin mbi Aleksandër Gocajt. Pak minuta më vonë, në ve n d n g ja r j e k a n ë mb ë r r itu r ekspertët antieksplozivë të drejtorisë së policisë së Tiranës, të cilët kanë rrethuar perimetrin e sigurisë në

Burime policore i thanë MAPO-s se nuk përjashtohet mundësia që eksplozivi të jetë vënë edhe përpara disa ditësh, megjithatë do të jenë ekspertimet tekniko -shkencore ato që do t’i japin përgjigje këtyre dyshimeve. Që prej mbrëmjes së enjte, Aleksandër Gocaj mbahet i ndaluar në polici, pasi akuzohet për Një sasi prej 400 gramësh eksploziv është armëmbajtje vendosur dje në një automjet në Kombinat, pa leje. Pistoleku udhëtonte një i afërm i Gocajt, së bashku ta e tij u gjet pas atentatit që Gome mikeshën e tij A. Thaçi. caj pësoi mbrëmjen e së pas here, gjatë kohëve të fundit. Poli- enjtes në komunën e Parisit, ku u gocia ka nisur hetimet dhe shpreson se dit me breshëri automatiku në një gjetja e kallëpit të tritolit mund të zonë të mbipopulluar me njerëz. ndihmojë në zbardhjen e autorëve, Gjatë këtij atentati, ku Gocaj shpëtoi nëpërmjet gjurmëve që mund të ke- me një plumb në dorë, humbi jetën në mbetur aty. Mbrëmjen e djeshme dentistja 25-vjeçare Megi Jokiçi, e cijanë shoqëruar në polici edhe i afër- la po udhëtonte në makinë së bashmi i Aleksandër Kocës së bashku me ku me të fejuarin e saj. Për këtë ngmikeshën e tij për të dhënë sqarime jarje, policia e Tiranës thotë se i ka mbi vendet ku ata kanë parkuar au- identifikuar autorët dhe se po punon tomjetin, gjatë ditëve të fundit. për arrestimin e tyre. vendin ku ishte ndalur automjeti. Mbi një orë ka zgjatur puna për ç’aktivizimin e 400 gramëve eksploziv, të vendosura në pjesën fundore të Mercedesit. Burime policore thanë dje për MAPO-n se e njëjta makinë dyshohet se është përdorur nga Aleksandër Gocaj herë


4

MAPO

E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Tension mes Shehut e Bushatit Shehu: Kaq i papërgjegjshëm, sa shfrytëzon karrigen për të thënë këto budallallëqe. Bushati: Rruaj qetësinë zoti Shehu, se për ndryshe ka dhe derë. Shehu: Derën ta tregoj unë. Bushati: Derën ta tregoj unë, përsa kohë jam kryetar komisioni. Kush ka konflikt interesi nuk ka pse të bëhet me nerva. Konflikt interesi ke ti, se ke emrin në atë listë. Rroga që është marrë në kundërshtim me ligjin do të kthehet.

Fëmijët e politikanëve në diplomaci, debatet e Haxhinastos me PS Balla-Bulkut: Vajza jote është emëruar në konsullatën e Selanikut. Bulku: Merre pak atë CV e vajzës sime dhe shihe pak. Fejzi Braushi

Emërimet në shërbimin e jashtëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë futur dje në debat mazhorancën dhe opozitën në komisionin Parlamentar të Integrimit. I pranishëm në këtë mbledhje, ministri i Jashtëm Haxhinasto është përpjekur të sqarojë situatën në shërbimin e jashtëm si dhe rolin që luan ky dikaster në procesin e integrimit, duke vlerësuar se janë zhvilluar 16 takime me homologët europianë për këtë çështje. Gjithashtu ai ka bërë të ditur faktin se ministria që ai drejton ka hartuar një projektligj për shërbimin me jashtë, nëpërmjet të cilit do synohet t’i jepet zgjidhje të gjitha problemeve që janë hasur deri më sot sidomos përsa i përket emërimeve. Por pikërisht kjo çështje ka hapur një debat me përfaqësuesit e opozitës, të cilët kanë bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj homologëve të tyre demokratë për nepotizëm në emërimet në shërbimin e jashtëm si dhe në stafin e Ministrisë së Jashtme. Komisioni Mbledhja ka nisur me një prezantim nga ana e Haxhinastos të gjendjes në të cilën gjendet shërbimi diplomatik shqiptar, duke vlerësuar rolin e përfaqësive tona nëpër botë, si në kuadër të integrimit, ashtu edhe në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës. Duke njohur edhe problematikat që hasen në punën e përditshme, ministri ka vlerësuar rolin që ka luajtur diplomacia shqiptare në 13 njohjet e fundit të shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur në të njëjtën kohë se ministria që ai drejton ka përgatitur një projektligj të ri për shërbimin e jashtëm, i cili, sipas tij, do mundë të zgjidhë ato probleme dhe ta bëjë më fleksibël këtë shërbim. “Në ligjin që do të paraqesim, do të ketë patjetër amendime, do të ketë përmirësime për të gjitha ato çështje që kanë përbërë problem, midis të cilave rekrutimi, midis të cilave sistemi i gradave dhe karrierës, midis të cilave trajtimi i diplomatëve dhe metoda që forcojnë asetet tona edhe fizike të trupit diplomatik, sepse janë përqindje të larta që paguhen për qiratë dhe nuk kapitalizohen për prona të shtetit shqiptar”, - tha Haxhinasto. Debati Por menjëherë pas prezantimit të një raporti përmbledhës për punën e kësaj ministrie nga ana e Haxhinastos, mbledhje ka kaluar në një debat mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Duke marrë

Debati i plotë në Komisionin e Jashtëm Marko Bello: Personalisht kam përshtypjen se MPJ sot është kthyer në një OJF, sepse është zbehur roli dhe aktiviteti i saj, pasi ka dështuar në një sërë objektivash siç është dhe integrimi. Ministria ka hyrë në një ngërç dhe kjo për shkak të nepotizmit dhe lidhjeve farefisnore. Ministria është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit dhe për farefisninë e atyre që janë në pushtet. Fakti që gati 30% e stafit e ministrisë përbëhet nga të tillë prurje, e kthen këtë ministri në një qoshe të rehatshme të pushtetit. Gjithashtu duket sikur jeni dubluar nga Ministria e Integrimit. Zoti ministër, si ka mundësi që një ambasadë si ajo në Londër nuk kanë ende ambasador? Keni fol për një ligj të ri për shërbimin e jashtëm, nuk e di çfarë keni parasysh, keni parasysh të konsolidoni pikërisht këto emërime nepotike jashtë çdo kriteri apo kërkoni të bëni një ligj të ri për të përmirësuar punën? Sherefedin Shehu: Sa për mua, do ishte më mirë që Ministria e Integrimit të ishte pjesë apo drejtori e Ministrisë së Jashtme, por ne këtë sistem zgjodhëm dhe kjo nuk ka asgjë, pasi dihet që Ministria e Jashtme është institucioni kryesor në këtë drejtim. Haxhinasto: Kam një zhgënjim për mënyrën dhe çështjet ë ngritura nga z.Bello, që më lejoni t’u them, gjithashtu tregon se koncepti juaj për integrimin europian është shumë jashtë mode, shumë i vjetër, shumë jo koherent me atë çka kërkohet nga ne. Nëqoftëse ju prisni që MPJ të fusë opozitën në Parlament, nëse prisni që MPJ të ndalojë opozitën nga përdorimi i dhunës më 21 Janar, të ndalojë djegien e gomave dhe ta fusë atë në veprim normal konstruktiv në Parlament, nuk e bëjmë dot. Këto janë shkaqet për këtë situatë. Absolutisht nuk ekzistojnë shifra të tilla që paraqisni ju. E kam dëgjuar edhe herë të tjera dhe më vjen shumë keq. Njëherë filluat duke thënë se ka 30 diplomatë, pastaj me përqindje rreth 80 pa kriter, mendoj se nuk i shërben aspak rritjes së cilësisë dhe vlerave të diplomacisë, që është pasuri kombëtare dhe jo vetëm e mazhorancës. Tauland Balla: Një deklaratë të Presidencës daneze që është ajo e ministrit për çështjet europiane, i cili thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë e zhgënjeu BE-në. Nuk e kuptoj se çfarë ka qeveria jonë që s’ka bërë një vizitë zyrtare në Rumani, vetëm një vizitë zyrtare ka Kryeministri në vendet anëtare të BE-së. Nuk është hamendësim, por është realitet, unë kam këtu të gjitha lidhjet nepotike në MPJ. Thatë se do legalizoni ndërtimet pa leje në ministri me një ligj, por dua t’iu kujtoj se ai ligj s’mund të kalojë, sepse 17 deputetë kanë kon-

flikt interesi, pasi kanë vajzën, djalin, dhëndrin në diplomaci të emëruar jashtë çdo rregulloreje. Më shpjego kriterin me të cilin është pranuar në shërbimin diplomatik dhëndri i Jozefina Topallit? Rajmonda Bulku: Të masakrosh politikën e vendit tënd duke arritur deri aty sa të vrasësh dhe njerëzit e tu për të penguar. Balla: Ju i vratë. Bulku: I vret ai që i nxjerr, i vratë ju. Kjo është politika më e keqe dhe më e egër që ka bërë një opozitë për vendin e vet. Nëse ka fëmijë që punojnë dhe që kanë diploma dhe eksperienca të vyera në botë, ne jemi të kënaqur që punojnë… Balla: Je në konflikt të pastër interesi. Bulku: Jo nuk është konflikt interesi… Balla: Edhe që vajza jote është emëruar në konsullatën e Selanikut është konflikt interesi dhe s’duhet të flasësh fare. Bulku: Merre pak atë CV e vajzës sime dhe shihe pak. Po e meriton dhe duhet të rijë aty se e bënë atë punë. Bushati: Janë një sërë qarkoresh të lëshuara nga ju. Shoh me shumë shqetësim informacionet që vijnë për qarkoret për rolin e sekretarit të KiE. Për qarkoren që keni bërë edhe për librin “Kurban” të liderit opozitës dhe për vizitat e tij në rajon. Haxhinasto: Çfarë janë këto, Ministria e Jashtme qarkore për librin Kurban? Bushati: Janë zonjat e Berishës që i keni në pozicionet kryesore të MPJ dhe ndoshta ju nuk jeni informuar Shehu: Kjo është anti-integrim, kjo është turp. Bushati: Turp është që të kesh konflikt interesi për këtë çështje. Shehu: Kaq i papërgjegjshëm, sa shfrytëzon karrigen për të thënë këto budallallëqe. Bushati: Rruaj qetësinë zoti Shehu, se për ndryshe ka dhe derë. Shehu: Derën ta tregoj unë. Bushati: Derën ta tregoj unë, përsa kohë jam kryetar komisioni. Kush ka konflikt interesi nuk ka pse të bëhet me nerva. Konflikt interesi ke ti, se ke emrin në atë listë. Rroga që është marrë në kundërshtim me ligjin do të kthehet. Haxhinasto: Më vjen keq që debatet tuaja mbeten te ca emra që kanë lidhje apo jo me ca persona të caktuar. Ata kanë të gjithë të drejtën që në bazë të shkollimit që kanë të marrin pjesë edhe në shërbimin e jashtëm. Nëse ju përmendët zgjedhjen e Presidentit, nuk e ka thënë BE si kondicion që e paraqisni ju. Axhenda jonë e integrimit është shumë e qartë. Çështja e Presidentit zgjidhet nga ligji dhe mos e komplikoni integrimin e vendit me qëllimet tuaja politike.

“Ministria është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit dhe për farefisninë e atyre që janë në pushtet”, - tha Bello. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të shumicës, të cilët i kanë quajtur qëndrimet e opozitës anti-integrim dhe antishqiptare. shkas nga deklarata e Haxhinastos, deputetët e opozitës kanë ngritur një sërë shqetësimesh si për emërimet e bllokuara në një sërë ambasadash të rëndësishme, ashtu edhe për atë që ata e kanë quajtur si emërimet nepotike në shërbimin me jashtë. “Ministria është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit dhe për farefisninë e atyre që janë në pushtet”, - tha Bello. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe deri diku agresiv edhe të përfaqësuesve të shumicës, të cilët i kanë quajtur qëndrimet e opozitës anti-integrim dhe antishqiptare. “Më vjen keq që debati juaj mbetet te ca emra që kanë lidhje apo jo me ca persona të caktuar. Ata kanë të gjithë të drejtën që në bazë të shkollimit që kanë të marrin pjesë edhe në shërbimin e jashtëm”, - tha Haxhinasto. Por ky shpjegim nuk ka bindur përfaqësuesit e opozitës, të cilët nuk kanë ngurruar të sjellin në tav-

olinë dhe raste konkrete të emërimeve nepotike, duke kërkuar shpjegim për emërimin e dhëndrit të kryeparlamentares Topalli, vajzës së deputetes Rajmonda Bulku etj.. “Edhe që vajza jote është emëruar në konsullatën e Selanikut, është konflikt interesi dhe s’duhet të flasësh fare”, tha deputeti Tauland Balla. Gjithashtu, përveç këtij debati, të dyja palët kanë bërë përgjegjëse njëra-tjetrën edhe për dështimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, ku mazhoranca ka sjellë në vëmendje demonstratën e 21 Janarit, bllokimin e rrugëve e bojkotin, si shkak për këtë, ndërsa opozita ka këmbëngulur se kjo barrë bie mbi qeverinë e cila nuk ka përmbushur kriteret. Jashtë debatit nuk ka mbetur as çështja e zgjedhjes së Presidentit, e cila për ministrin e Haxhinasto nuk është vënë si kusht nga BE.


E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Rama: Vetëm PS mund ta shpëtojë ekonominë TIRANË “Vazhdon avazi tallës i

ekonomisë më të fortë në botë! Por s’ka përgjigje për pyetjen: A është ulur a rritur kostoja e jetesës së familjeve? Me rroga e pensione që rriten një herë kur çmimet rriten dhjetë e njëzet

herë s’quhet sukses, po rrënim ekonomik”, - komentoi dje Rama në ‘Twitter’, menjëherë pas fjalës së kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Rama shkruan se vetëm PS mund ta shpëtojë

vendin nga situata aktuale ekonomike. “Vetëm PS thotë: Kush fiton më pak do paguajë më pak taksa dhe do blejë më shumë për familjen. Programi ynë çliron 95% të shqiptarëve”, shkruan Rama.

Berisha në Azerbajxhan për gazësjellsin që sjell 1 miliard euro TIRANË I sapokthyer nga Mynihu i Gjermanisë, ku u mbajt Konferenca treditore e Sigurisë, kryeministri Sali Berisha ka bërë një përmbledhje të gjatë të kësaj vizite në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së. “Konferenca ishte për sigurinë, por pikërisht në kuadrin e sigurisë dy çështje morën trajtimin më të gjerë, energjia dhe siguria. Kriza ekonomike dhe siguria ishin edhe dy çështje, të cilat u debatuan nga panelistë të elitës botërore, të kësaj fushe dhe për të cilat, sigurisht Shqipëria ka interesat e veta të mëdha. Në një seancë të veçantë u diskutua për korridoret e energjisë dhe dominoi tërësisht mendimi se korridori i rrymës së jugut është i një rëndësie shumë të madhe për furnizimin dhe sigurinë energjetike të Europës. Korridori i quajtur ‘The Southern Corridor’ “Korridori i Jugut”, siç dihet ka disa variante, por varianti më fizibël, më i besueshëm, është varianti i gazsjellësit Transadriatik, i cili kalon në ter-

ritorin e Shqipërisë dhe realizon ndër të tjera 1 miliard euro investime. Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë i kursen këtij projekti disa miliardë euro dhe e bën këtë projektin më të shkurtër dhe më të shpejtë për t’u realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy-tre muajve merret vendimi përfundimtar nga Konsorciumi i detit Kaspik, i përbërë nga një grup kompanish, ku natyrisht ndër më kryesoret është fjala e kompanisë kombëtare të Azerbajxhanit, vend që ka fushën e Shah Denizit, fushë me sasi kolosale gazi...”, - tha dje Berisha. Kryeministri ka ironizuar gjatë fjalës së tij edhe kryetarin e opozitës, Edi Rama, lidhur me kritikat e këtij të fundit ndaj situatës ekonomike në vend. “Kjo ekonomi është e vetmja ekonomi që krijoi edhe në kulmin e krizës vende të reja pune. Unë e kuptoj atë zotërinë që bën ciu-ciu; ju e keni marrë vesh besoj se atij i kanë thënë që më mirë mos dil në media se të humbet vota, ndaj më mirë

bëj ciu-ciu. Absolutisht, as edhe njerëzit më të afërt të partisë së tij nuk i binden, sepse ai ka një fantazi dhe e vuan shumë suksesin ekonomik të vendit. Suksesi ekonomik i vendit e trishton atë deri në palcë, e dëshpëron atë, sepse ai thotë janë 1 milion të papunë. Është i vetmi që u tha shqiptarëve në vitin 2009 se qeveria po mashtron dhe nuk do t’i rrisë rrogat, ndërkohë që ne rritjen e rrogave e afruam kohë më para, vetëm për të mos e lidhur këtë gjë me zgjedhjet...”, - tha ai.

Integrimi në BE, Sanino: Rrugë e gjatë, por e mundshme Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino theksoi se për Planin e Veprimit duhet të punojnë të gjitha forcat politike

Opozita diskuton sistemin zgjedhur, por s’ka vendim TIRANË Partitë e vogla të majta janë

mbledhur sërish dje në një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama. Në qendër të takimit mësohet se ka qenë sërish reforma zgjedhore e konkretisht mundësia për të ndërhyrë në sistemin aktual zgjedhor, kërkesë kjo e vazhdueshme nga ana e partive të vogla. Por burime nga takimi thanë dje për gazetën “Mapo” se sistemi zgjedhor nuk do të jetë kusht për negociata me PD-në, edhe pse PS-ja është shprehur sërish e gatshme për të ndërhyrë në sistem. Kryetari i PS-së, Edi Rama mësohet të ketë thënë se ai është dakord me kërkesën e partive të vogla për sistemin, por kjo është një çështje që duhet të vendoset bashkërisht me PD-në. Ashtu si edhe në takimet e tjera, mbledhja e djeshme mes tyre nuk ka dalë në një konkluzion të përbashkët, ndërkohë që nuk kanë munguar batutat mes të

vegjëlve. E tillë ka qenë edhe batuta që lëshoi kryetari i PDS-së, Paskal Milo ndaj Spartak Ngjelës, duke i kërkuar Ramës që Ngjela të përfshihej në një tjetër takim që zakonisht Rama zhvillon me parti që gëzojnë mbështetje më të vogël në elektorat. Arsyeja e një qëndrimi të tillë, sipas burimeve lidhet me faktin se Ngjela prej kohësh dominon takimet e të “vegjëlve” me kryesocialistin Edi Rama.

TIRANË Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino ishte dje në Tiranë për t’i kërkuar klasës politike shqiptare që të fokusohet në disa prioritete kyçe, pasi siç u shpreh vetë ai, rruga e integrimit është e gjatë, por plotësisht e mundshme. Fillimisht Sannino është takuar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto. Në takimin me këtë të fundit, Sanino vlerësoi arritjet e deritanishme dhe theksoi se BE dëshiron të shohë Shqipërinë të ecë përpara drejt marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që axhenda europiane të jetë një prioritet kryesor kombëtar dhe të gjitha forcat politike duhet të angazhohen në këtë drejtim. Ndërsa në mbledhjen e komisionit parlamentar të Integrimit, ku merrte pjesë edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, Sanino theksoi se Plani i Veprimit duhet të jetë një dokument i konsoliduar nga të gjitha palët. “Unë duhet t’ju inkurajoj në një proces të rëndësishëm, siç është ai i rishikimit të Planit të Veprimit, i cili duhet të jetë një dokument me vizionin më të mirë për të ardhmen dhe perspektivën tuaj europiane. Ky nuk duhet të jetë një dokument për të cilin njëra palë punon dhe tjetra kritikon, nuk duhet të jetë as i qeverisë, as i opozitës, as i shoqërisë civile, as i frymëzuar nga Bashkimi Europian, duhet të jetë një dokument i konsoliduar, i pëlqyer nga

Stefano Sanino, Sekui dhe Topalli dje në Kuvend

thellë se Shqipëria i ka të gjitha energjitë, forcat dhe aftësitë për të ecur me shpejtësi në këtë proces të integrimit. Për këtë është themelore përpjekja e gjithë forcave politike. Procesi i integrimit europian u përket të gjitha forcave politike të gjithë vendit. Nuk është një monopol i një ane të Planit i Veprimit duhet të jetë një politikës, dhe suksesi është suksesi i të gjithë dokument me vizionin më të mirë forcave politike. Ky është për të ardhmen dhe perspektivën një element i rëndësishëm, sepse bashkimi i qëllimetuaj europiane ve përfaqëson klasën që mund t’i lejojë Shqipërisë organizuar nga Instituti IPALMO të ketë suksese në këtë proces”, në bashkëpunim me ambasadën e tha ai. Sanino zhvilloi gjithashtu Italisë në Tiranë, Dhomën e Depu- takime me kryeministrin Sali Bertetëve italianë dhe Parlamentin isha, liderin e opozitës, Edi Rama shqiptar, që u mbajt në selinë e dhe Presidentin e Republikës, Kryesisë së Kuvendit. Gjatë këtij Bamir Topi. Në takimin me këtë takimi, drejtori i Përgjithshëm për të fundit, Sanino vlerësoi dialoZgjerimin në Komisionin Europi- gun e nisur për miratimin e disa an, Stefano Sanino theksoi se pro- ligjeve që kërkojnë tre të pesta, cesi i integrimit europian u përket por nënvizoi domosdoshmërinë të gjitha forcave politike të të gjithë e ruajtjes së ritmit të reformave invendit. “Nga të gjithë anëtarët e tegruese, duke plotësuar dymbëdKomunitetit Europian ka një hjetë kriteret e vendosura nga gatishmëri të plotë dhe një vullnet Bashkimi Europian për të marrë të madh për ta mbështetur këtë statusin e vendit kandidat nga ana proces. E them me një bindje të e Shqipërisë. të gjitha palët, gjithëpërfshirës, baza e punës për të gjithë ne”, - tha drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Sanino. Thuajse të njëjtin mesazh Sanino përcolli edhe gjatë punimeve të seminarit “Fuqizimi i parlamenteve dhe integrimi europian”,


6

MAPO

e MARTë, 07 SHKURT 2012 www.mapo.al

politika

Propozimi, burg për ata që votojnë familjarisht Të votosh për të tjerët apo të lejosh një zgjedhës që të votojë për dikë tjetër, do të përbëjë vepër penale dhe mund të dënohet me gjobë deri në dy muaj burg. Faktikisht bëhet fjalë për njërin prej disa amendimeve që kanë paraqitur katër shoqata grash për Kodin Zgjedhor, por çka me shumë gjasa mund të bëhet pjesë e amendimeve që Komisioni i Reformës Elektorale do t’i paraqesë Kuvendit për miratim. Nisur pikërisht nga fakti se votimi familjar apo në grup është kthyer në një fenomen

shqetësues në të gjitha zgjedhjet e shkuara, organizatat që mbrojnë interesat e grave i propozojnë komisionit të Reformës Zgjedhore që në nenin 169 të Kodit Zgjedhor të shtohet një pikë me këtë përmbajtje: “Votimi më shumë se një herë, votimi familjar dhe votimi në grup nga ana e zgjedhësit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose heqje lirie deri në tre muaj”. Ky propozim i përket vetëm masës së ndëshkimit që duhet të marrë zgjedhësi që e kryen këtë vepër, pasi shoqatat e grave

propozojnë masa edhe për atë që e lejon, dhe këtu përgjegjësia duhet të bjerë mbi kryetarin e komisionit. Ato propozojnë që në nenin 171 të Kodit Zgjedhor të shtohet një pikë me këtë përmbajtje ose me përmbajtje: “Lejimi nga ana e anëtarëve të KQV i votimit familjar përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë në masën 90 000 lekë”. Pjesë e kësaj pakete propozimesh janë edhe një sërë alternativash që paraqesin këto organizata për sigurimin e 30 për qindëshit të grave në lista e deputetëve.

Kriteret për dëmshpërblim, Kushtetuesja rrëzon ish-të përndjekurit Kërkesa e Shoqatës së Trashëgimtarëve të të pushkatuarve politikë për të shfuqizuar një nen që lidhet me kriteret e dëmshpërblimit, është paraqitur tej afatit ligjor TIRANË Të gjithë ata ish-të përndjekur politikë, që sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë kanë kryer veprime të dëmshme me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë, do të vijojnë të mos përfitojnë nga fondi për dëmshpërblim. Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Shoqatës së Trashëgimtarëve të të pushkatuarve politikë të Shqipërisë, për ta shfuqizuar kërkesën sa më sipër, me argumentin se është paraqitur tej afatit ligjor. Bëhet fjalë për ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, që ka si objekt dëmshpërblimin financiar të ish-të dënuarve politikë, familjarëve të viktimave të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht për motive politike si dhe të internuarve ose të dëbuarve. Ligji, në nenin 4 të tij, ka përcaktuar “kriteret për të përfituar dëmshpërblim”, njëri prej të cilëve është se “sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë”. Pikërisht ky paragraf është konsideruar nga ish-të përndjekurit si anti-kushtetues, pasi, sipas tyre, cenon parimin kushtetues të barazisë përpara ligjit, duke e vendosur këtë kategori në pozita diskriminuese në raport me ish-të dënuarit e tjerë politikë, si dhe kufizimi që i bëhet kësaj kategorie nëpërmjet kësaj dispozite nuk gjen mbështetje kushtetuese për shkak se dëmtimi

Gjykata Kushtetuese

i jetës së tjetrit mund të ndodhë edhe në kushte të tilla si pakujdesia, kapërcimi i kufijve të mbrojtjes së nevojshme etj. Por nga ana e saj Gjykata Kushtetuese nuk i është futur themelit të pretendimeve të parashtruara sa më sipër, pasi, sipas anëtarëve të kësaj gjykate, pretendimet e shoqatës së ish-të përndjekurve i referohen kriterit të vendosur në ligjin bazë “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, dhe jo periudhës kohore “30.11.1944 de-

ri më 1.10.1991”, brenda së cilës do të duhet të veprojë kriteri i dëmshpërblimit, periudhë e përcaktuar përmes një tjetër ligji të vitit 2009. Edhe gjatë gjykimit në seancë plenare përpara Gjykatës Kushtetuese, kërkuesit (shoqata e ish-të përndjekurve) iu përmbajtën të njëjtave pretendime të parashtruara në kërkesë, duke mos ngritur asnjë pretendim në lidhje me periudhën kohore (që i është shtuar nenit të kontestuar nga ata) në një tjetër ligj për ish-të përndjekurit.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Shoqatës së Trashëgimtarëve të të pushkatuarve politikë të Shqipërisë

Me pak fjalë, shoqata e ish-të përndjekurve ka kontestuar një nen të ligjit të vitit 2007 dhe jo ndryshimet që i janë bërë asaj në një tjetër ligj të vitit 2009. Duke qenë se lig jërisht kërkesat në Gjykatën Kushtetuese mund të paraqiten brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e tyre, atëherë kërkesa e shoqatës së ish-të përndjekurve që i referohen ligjit te vitit 2007 nuk është marrë në shqyrtim me argumentin e thjeshtë se është paraqitur tej afatit ligjor. N.P

Rama takon Gjikën: Dede nuk do të kandidojë Kreu socialist Edi Rama është i vendosur që të mos bëjë asnjë hap prapa në vendimmarrjen që kanë ndërmarrë strukturat, qoftë përsa i përket shpërndarjes së të deleguarve të kryesisë dhe asamblesë, por as në detyrimet që përcakton statuti i partisë për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit me atë të kryetarit të partisë. Problemet e hasura së fundmi në gjirin e socialistëve të Vlorës, ku një pjesë e tyre nuk pranuan vendimet përsa i përket delegimit, por duke kërkuar në të njëjtën kohë rikandidimin e deputetit Eltar Deda si kryetar të degës së partisë së këtij qyteti, kanë detyruar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, të thërrasë dje

në një takim të posaçëm drejtuesit më të lartë politikë të këtij qarku. Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë deputetët e këtij qarku, midis të cilëve edhe vetë Eltar Deda, kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, dy të deleguarit e kryesisë për këtë zonë Fatmir Xhafaj dhe Valentina Leskaj. Megjithëse vetë Dede nuk ka dashur të bëjë të ditur detaje lidhur me këtë takim, burime pranë tij kanë sqaruar se në të është diskutuar pikërisht situata e krijuar te socialistët e Vlorës ditët e fundit, si pasojë e këtyre zhvillimeve të reja riorganizative dhe zgjedhjeve që do të bëhen në këtë qytet për kryetarin e ri të partisë. Kështu, mësohet se Rama u ka kërkuar të gjithë drejtuesve të

lartë socialistë të këtij qarku që të lënë debatin e nisur, pasi vendimi i Asamblesë është i pakthyeshëm dhe se qëllimi i tij është për t’i dhënë një ritëm tjetër aktivitetit të partisë në bazë. Ndërkohë që Rama ka hedhur poshtë edhe kërkesën e socialistëve të qytetit të Vlorës për të lejuar rikandidimin e Eltar Dedës në postin e kryetarit të kësaj dege. Rama ka sqaruar dhe njëherë atë që janë përpjekur këto ditë të bëjnë dhe të deleguarit e kryesisë në këtë qark, se Statuti është i qartë dhe nuk lejon kandidimin e deputetit për kryetar të partisë në degë. Takimi i djeshëm erdhi pas debateve që u zhvilluan disa ditë më parë në takimin e Asamblesë së zgjeruar të PS-së së Vlorës.

Edi Rama dhe Shpëtim Gjika


e MARTë, 07 SHKURT 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Berisha: Qarkullimi në ekonomi u rrit 22.9 % Kryeministri Berisha ka dhënë dje shifra mjaft optimiste për zhvillimet e ekonomisë të vitit 2011, bazuar në deklaratat e xhirove të biznesit. Sipas Kryeministrit, qarkullimi në sektorin e prodhimit në vitin 2011, krahasuar me vitin 2010 ishte 21.47 për qind më i madh. Në ndërtim ishte 7.4 për qind më i madh. Tregtia ishte 17.85 për qind më shumë. Shërbimet, 56.17 për qind më shumë, transporti 8.74 për qind më shumë. Sipas

Kryeministrit, qarkullimi në total në ekonomi është 22.9 për qind më shumë. Shitjet e tatueshme kanë qenë: në sektorin e prodhimit 23.24 për qind më shumë, në ndërtim 5.33 për qind më shumë, në tregti 12.65 për qind më shumë. Në total janë 11 për qind më shumë. Eksportet në total kanë qenë 31 për qind më shumë. Ndërsa shitjet e përjashtuara nga TVSH kanë qenë, prodhime 19.96 për qind, ndërtimi 26 për qind, shërbimet 180 për qind, sipas

vet deklarimeve dhe, në total, 60.43 për qind, tha kryeministri. “Këto janë të gjitha të dhënat mbi xhiron dhe shitjet totale të kësaj ekonomie në vitin 2011, gjë që dëshmon për dinamizmin, për funksionimin e modelit, i cili pa diskutim ndikohet nga të gjitha zhvillimet përreth e më gjerë, sepse kjo nuk është një ekonomi e shkëputur nga ekonomia rajonale, europiane, globale”, - tha Berisha para deputetëve të djathtë.

Kriza energjetike ndryshon buxhetin, 100 mln euro për KESH Kryeministri lajmëroi dje se do të ndryshohet buxheti i shtetit për të siguruar fondet për importin e energjisë. Ja se si do gjenerohen 100 milionë euro që do të përdoren nga KESH

kriza

Ekspertët: Greqia duhet t’i kthehet eksportit

Blerina Hoxha

Qeveria është duke marrë në konsideratë ndryshimin e buxhetit të këtij viti, për të siguruar të paktën 100 milionë euro që do t’i akordohen KESH-it për importin energjisë elektrike. Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar tha dje se furnizimi normal me energji elektrike do të përballohet në çdo rrethanë, kjo do të përballohet me ndërhyrjen e buxhetit, sepse mundësitë e tjera janë pothuajse ezauruar tërësisht. Ndërkohë, burimet në Ministrinë e Financave thanë se ka nisur shqyrtimi për ndryshimin e buxhetit. Ndryshimi i buxhetit Ministria e Financave është duke marrë në konsideratë disa variante për sigurimin e një shume rreth 100 milionë euro, që i duhet KESH-it për blerjen e energjisë elektrike deri në sigurimin e prodhimit vendas. Një nga variantet është pagesa e borxheve që institucionet buxhetore i kanë CEZ-it. Shuma është më tepër se 80 milionë euro. Këtë shumë CEZ ia ka borxh KESH-it dhe nëse sh lyh e t n g a q eve r i a , do t ë mundësohet importi i energjisë. Por ndërkohë po rishikohen disa zëra të tjerë të buxhetit, bëjnë të ditur burimet në Ministrinë e Financave, që kanë të bëjnë me konsumimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave dhe Fondin e Kontingjencës. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave në buxhetin e këtij viti është 2 miliardë lekë, ndërsa Fondi i Kontingjencës për ruajtjen e deficitit, 2.6 miliardë lekë. Të dyja vlerat që mund të përdoren për raste të paparashikuara në buxhetin e vitit 2012 nuk mjaftojnë sikur të shpenzohen vetëm për importin e energjisë elektrike.

Energjia, nuk do ketë kufizime Kryeministri Berisha tha dje se do të importohet energji pavarësisht kostove. “Është importuar energji sa kurrë ndonjëherë, është bërë gjithçka që energjia të mos mungojë për shkak të furnizimit, dispozimit të saj dhe do të bëhet gjithçka që të furnizohen me të nga sipërmarrja e shpërndarjes CEZ, në mënyrë që qytetarët shqiptarë dhe veprimtaria tërësore të mos vuajë për mungesë energjie”, - tha dje Kryeministri para deputetëve të mazhorancës. Çmimet janë shumë të kripura, sepse edhe në rajon eksportues të rëndësishëm të energjisë janë shndërruar prej kohësh në importues të saj. “Ne do ta blejmë atë sa kohë që

Ministria e Financave është duke marrë në konsideratë disa variante për sigurimin e një shume rreth 100 milionë euro, që i duhet KESH-it për blerjen e energjisë elektrike deri në sigurimin e prodhimit vendas

do ta gjejmë, në mënyrë që vendi të mos njohë, të mos vuajë mungesën e saj”, - tha Kryeministri. Sipas tij, kjo do të përballohet me ndërhyrjen e buxhetit, sepse mundësitë e tjera janë pothuajse të ezauruara tërësisht. E vërteta është që pavarësisht nga reshjet e shiut në Tiranë apo reshjet e mëdha të dëborës në të gjithë zonën veriore apo verilindore të vendit, digat janë në nivelet më të ulëta historike të tyre. “Bazuar në këtë princip, ne do të mbështesim KESH-in për importimin e sasive të nevojshme, ndonëse konsumi ka arritur vlera të paimagjinueshme, pak vite më parë në 27 milionë kilovat orë dhe më shumë”, - tha Kryeministri.

Me gjithë kursimet e reja, Greqia nuk i ka përmbushur kërkesat e trojkës europiane, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Merkel dhe Sarkozy kanë ofruar një zgjidhje të re për Greqinë. Greqia, de facto ka falimentuar. Trojka këmbëngul për masa të reja kursimi. Partitë greke që mbështesin kryeministrin e ri, Lukas Papademos, ranë dakord vetëm për masa kursimesh në rreth 3 miliardë euro. Se ku do të bëhen këto kursime nuk dihet ende. Trojka vë si kusht për lëvrimin e një pakete të re ndihme për Greqinë, konsensus të gjerë tek të gjitha partitë e mëdha greke. Pa arritur një kompromis në këtë pikë, në mars Greqia nuk arrin dot të përballojë krizën dhe duhet të shpallë falimentimin shtetëror. Edhe bisedimet për borxhin grek vazhdojnë. Me shumë këmbëngulje grekët po negociojnë me kreditorët privatë për një prerje të borxhit grek, e njohur ndryshe si falja e pjesshme e borxhit. Ende nuk është arritur suksesi i shumëpritur. Sipas ekspertit të ekonomisë, Michael Haliassos, është e pashmangshme një falje e pjesshme e borxhit të Greqisë. Por problemet e Greqisë janë dikur tjetër, mendon Haliassos. Vendi jeton kryesisht nga turizmi dhe nuk eksporton asgjë. “Duhet të bëhet më e lehtë për investitorët që të themelojnë firma të orientuara nga eksporti në Greqi, - këshillon ai. Ky është çelësi për të dalë nga kriza, dhe këtu nuk ka pasur asnjë lëvizje. Po ashtu, Greqia duhet të bëjë më efektiv aparatin e saj shtetëror. Gati 1.1 milion të punësuar në Greqi kanë statusin e nëpunësit, kjo në një vend me 11 milionë banorë. Prandaj është e nevojshme një politikë që krijon bazën për prodhim”, - kërkon Haliassos.

Prokurimet publike, përjashtohen 18 firma nga tenderat Agjencia e Prokurimit Publik në buletinin e fundit që i përket datës së djeshme njofton se ka përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimet publike 18 kompani. Përjashtimi është bërë për shkak të abuzimeve dhe problematikave të gjetura nga agjencia përkatëse. Sipas shkeljeve të gjetura gjatë kontrolleve, është përcaktuar më pas edhe kohëzgjatja e përjashtimit. E drejta e shqyrtimit të

ankesave të operatorëve ekonomikë për procedura të ndryshme prokurimi dhe vendimmarrjes lidhur me to i takon institucionit të Komisionit të Prokurimit Publik. Në këto kushte, të gjithë operatorët ekonomike që kanë pretendime për procedura të ndryshme prokurimi duhet të paraqesin ankesat e tyre pranë Komisionit të Prokurimit Publik, bën të ditur

APPP. Kështu, të gjitha autoritetet kontraktore duhet të paraqesin informacionet përkatëse mbi ankesat për procedurat e prokurimit, të ndërmarra prej tyre, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, konform parashikimeve të dispozitave ligjore dhe nënligjore të prokurimit publik në fuqi. Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni kompetent, i cili

ka të drejtën të marrë vendime përfundimtare administrativisht mbi çdo ankesë që paraqitet për procedurat e prokurimit. Mes kompanive të përjashtuara në garat e prokurimeve publike ndodhet edhe Euroil SH.A, një kompani e tregtimit të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, pronari i së cilës, Hajri Elezaj është shpallur në kërkim nga prokuroria për çështjen e kontrabandës së naftës virgine.


8

MAPO

e MARTë, 07 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Operatorët turistikë: Investimet për turizmin të fillojnë tani Operatorët turistikë shprehin shqetësimin se investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjellës-kanalizime dhe ndriçim duhet të bëhen në mënyrë emergjente përpara se të nisë sezoni turistik në muajin maj. Sipas operatorëve turistikë në kryeqytet, kërkesat nga turistët e huaj janë të shumta për të vizituar dhe pushuar në Shqipëri, por ata nuk kthehen për së dyti, pasi

nuk ngelen të kënaqur nga kushtet infrastrukturore në vend. Sipas operatorëve turistikë, duhet t’u ofrohet një klimë e favorshme turistëve të huaj që të vijnë të shpenzojnë në vendin tonë, duke ngelur të kënaqur. Sipas tyre, ankesat e përhershme të turistëve të huaj, por edhe të emigrantëve që jetojnë jashtë kufijve, janë kushtet infrastrukturore.

INSTAT: Inflacioni i janarit më i ulët se parashikimi, vetëm 1.6% Niveli i përgjithshëm i çmimeve në harkun vjetor për janarin është 1,6% sa ½ më pak, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë

Kreu i KASH, Enver Ferizaj

Bllokimi i rrugëve po vështirëson furnizimin e tregjeve Kreu i KASH, Enver Ferizaj, u ka kërkuar dje organeve përgjegjëse që të zhbllokojnë sa më shpejt rrugët problematike të vendit, pasi po krijohen vështirësi në furnizimin e tregjeve me mallra Sabina Veizaj

Reshjet e borës që kanë vazhduar edhe natën e mbrëmshme kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në zonat veriore dhe juglindore të vendit dhe gjithë problemet e mundshme që rrjedhin prej izolimit. Por mbi të gjitha janë bllokuar shkëmbimet tregtare me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, gjë që ka shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në tregjet e kryeqytetit. Tregtarët e kryeqytetit furnizohen me produkte bujqësore kryesisht në Maqedoni, Kosovë dhe Malin e Zi. Patatet, qepët, frutat vijnë nga vendet e sipërpërmendura, me të cilat prej më shumë se një jave qarkullimi është bërë i pamundur për shkak të motit të keq. Por qëndrimi i bllokuar i akseve rrugore të vendit do të përkeqësojë situatën duke çuar në rritje të pakontrolluar të çmimeve të frutave e

perimeve. Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj. Në një dalje për mediat ai theksoi dje se bllokimi i rrugëve në mbarë vendin, për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, ka shkaktuar edhe bllokim të produkteve bujqësore që vijnë drejt kryeqytetit. Kjo situatë po vijon për mbi një javë dhe nëse vazhdon edhe më tej, kryeqytetasit mund të përballen me rritje të mëtejshme çmimeve të fruta-perimeve. Ferizaj u bëri dje thirrje organeve përgjegjëse që të zhbllokojnë me emergjencë rrugët, në mënyrë që të mos krijohen prob-

Janë bllokuar shkëmbimet tregtare me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, gjë që ka shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve bujqësore në tregjet e kryeqytetit. Patatet, qepët, frutat vijnë nga vendet e sipërpërmendura

leme për fermerët dhe të parandalohet një rritje e mundshme e çmimeve. Tregtarët në tregjet e kryeqytetit u shprehën dje për MAPO-n se i kanë rritur çmimet deri në 30 lekë për produkt, pasi produktet e porositura nuk kanë mbërritur në kryeqytet për shkak të gjendjes së rënduar të akseve rrugore, të cilat janë bërë të pakalueshme. Këtu bëhet fjalë për tregjet e shumicës, “Ish-Uzina Dinamo”, tregu “Vasil Shanto” etj. Kurse tregjet me pakicë nuk i kanë ndryshuar çmimet, pasi, sipas tyre, kanë patur gjendje malli. Megjithatë, shprehen tregtarët e shumicës dhe pakicës, “nëqoftëse akset rrugore të vendit do të vazhdojnë të mbeten të pakalueshme dhe ne nuk do të mund të furnizohemi, sigurisht që do të rrisim ç m i m e t , s e p s e nu k ke m i rrugëzgjidhje tjetër”. Emergjencat civile kanë raportuar dje se të p a kt ë n 3 8 ko mu n a j a n ë t ë bllokuara, kryesisht në Shkodër, Kukës dhe Dibër, Korçë dhe probleme ka gjithashtu edhe në qarkun e Gjirokastrës. Probleme janë hasur dhe në disa komuna të Përmetit, Kolonjës. Emergjencat civile në disa raste kanë përdorur edhe helikopterët për të transportuar nga zonat e thella personat që kanë patur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

29.0 për qind, lulelakrës me 17.2 për qind, specave 6.8 për qind, kastravecëve me 2.7 për qind, etj. Çmimet në nëngrupin “fruta” shënuan një rritje prej 2.6 për qind, ku mund të veçohet rritja e çmimit të limonëve me 9.3 për qind, mandarinave me 3.8 për qind, mollëve me 3.6 për qind, portokalleve me 2.5 për qind, dardSabina Veizaj hëve me 2.8 për qind etj. Gjatë muaQytetarët shqiptarë shpenzojnë më jit janar çmimet në disa nëngrupe të shumë për ushqime, karburant, mo- tjera të grupit të ushqimeve kanë bilim shtëpie dhe më pak për veshje. shënuar ulje, ku mund të veçohet Kjo rezulton nga të dhënat zyrtare të ulje në nëngrupin “peshk” me 0.7 për Institutit të Statistikave. Sipas të qind, “sheqer e ëmbëlsira” 0.3 për dhënave të fundit zyrtare, qytetarët qind, “bukë e drithëra” 0.1 për qind shqiptarë janë përballur në muajin etj. Kërkesa në rritje për mobilim janar të këtij viti me çmime më të lar- dhe mirëmbajtje shtëpie ka çuar në ta krahasuar me dhjetorin, përsa i rritjen e çmimeve të tyre me 0.3 për përket fruta-perimeve, karburantit qind, ku mund të veçohet rritja e çmimeve të padhe mobilieve jisjeve shtëpiake për shtëpi. Këto Sipas të dhënave të fundit me 0.9 për qind. grupe produk- zyrtare, qytetarët shqiptarë tesh kanë bërë janë përballur në muajin janar Rritja e çmimit të karburantit që niveli i me hyrjen në përgjithshëm i të këtij viti me çmime më të fuqi të ligjit të çmimeve të jetë larta krahasuar me dhjetorin, taksimit të ri të për janarin 1,6% përsa i përket fruta-perimeautomjeteve solkrahasuar me ve, karburantit dhe mobilieve l i s i r e z u l t at janarin e një viti rritjen e çmimemë parë që ishte për shtëpi ve n ë g r up i n 3,3%. Por në krahasim me dhjetorin, është rritur in- “Transport” me 1.3 për qind. Gjatë flacioni me 0,7%, pikërisht me rritjen muajit janar çmimi i naftës shënoi e çmimeve të fruta-perimeve. Rritja një rritje prej 1.8 për qind dhe më e madhe prej 8.9 për qind rezul- çmimi i benzinës një rritje prej 1.0 ton nga të dhënat zyrtare të ketë qe- për qind. Ndërsa veshjet dhe kënë në nëngrupin “zarzavate përf- pucët kanë shënuar një ulje prej 0.1 shirë patatet”. Këtu mund të për- për qind, ulje kjo që ka ardhur mendet rritja e çmimit të domateve kryesisht si rezultat i uljes së çmime 38.1 për qind, patëllxhanëve me meve të veshjeve.

Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja

Tregu i ndërtimit në stanjacion, banesat e reja po jepen me qira Tregu i palëvizshëm i ndërtimit po detyron pronarët të japin me qira apartamentet që nuk po shiten. Sipas nëndrejtorit të Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, banesat bosh e të pashitura po jepen në një masë të konsiderueshme me qira, në mungesë të shitjes së tyre. Në këto kushte, kur tregu i ndërtimit nuk po bën asnjë hap përpara, bizneset e ndërtimit kërkojnë nga bankat të kreditojnë konsumatorët, me qëllim blerjen e një banese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo do të rriste qarkullimin e kapitalit në këtë sektor, duke shtuar rrjedhimisht të ardhurat nga TVSH-ja në buxhet.

Gjithashtu, do të nxiste likuiditetin në treg. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja, ku ndërtuesit kanë një kontribues kryesor, janë tkurrur ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e qirave të apartamenteve kanë pësuar një rritje prej rreth 9 për qind në fund 2011-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky fenomen ka ndodhur pasi kërkesa për të marrë banesa me qira po shtohet gjithmonë e më shumë, kurse shitjet e banesave kanë rënë ose kanë mbetur në vend që prej katër vitesh.


e MARTë, 07 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Temperaturat e ulëta, ngrin Fierza Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shkaktuar ngrirjen e një pjese të liqenit të Fierzës. Një gjë e tillë është bërë e dukshme kur ujërat e ngrira të liqenit janë zbardhur nga dëbora, dhe fenomeni tashmë shihet lehtësisht nga të gjithë. Njerëzit thonë se ngrirja e liqenit ka ndodhur vetëm dy herë gjatë gjithë historisë që nga krijimi i

hidrocentralit, më shumë se tri dekada më parë. Një banor i Kukësit tregoi dje se liqeni ka ngrirë në vitin 1985 kur rreth 50 ditë i gjithë Kukësi u izolua nga dëbora që shkoi deri në 4 metra trashësi, si dhe në vitin 1998. “Duke parë se temperaturat po vijnë në ulje, ka të ngjarë që liqeni gjatë kësaj nate të ngrijë plotësisht”, thanë banorët Fierza e ngrirë

Moti “vret” punëtorin e rrugëve, stuhi ere dhe kushte ekstreme në Bulqizë Një 64-vjeçar humbi jetën dje në Korçë ndërsa ishte nisur të hidhte kripë në rrugën nacionale. Erëra të forta dhe temperatura -20 gradë izolojnë Bulqizën

shkurt

Dëbora bllokon 38 komuna Reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme në të gjitha zonat malore. Për pasojë, emergjencat civile raportojnë të paktën 38 komuna të bllokuara kryesisht në Shkodër, Kukës dhe Dibër, Korçë dhe disa probleme në qarkun e Gjirokastrës. Ndërkohë që reshjet e shiut të dy ditëve më parë lehtësuan lëvizjen në disa rrugë nacionale që ishin të mbuluara me dëbore dhe akull. Megjithatë, në mjaft rrugë kryesore këshillohet përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë parashikimet e motit flasin për reshje të reja dëbore veçanërisht në Veri dhe Verilindje, si dhe për probleme të vazhdueshme në rrugë, ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve. Mësimi është ndërprerë në shumë zona, ku është e pamundur lëvizja e mjeteve dhe njerëzve, ndërkohe që edhe temperaturat disa gradë nën zero kanë sjellë ndërprerje të aktivitetit në shkolla.

Një punëtor i Ndërmarrjes së Rrugëve në Korçë ka humbur jetën dje pasdite, pasi është bllokuar në dëborën me trashësi 1 metër, ndërsa ndodhej në detyrë për të pastruar rrugën nga qyteti për në Voskopojë. Ai është i 2-ti në këtë qark, që humb jetën nga i ftohti, ndërkohë që një viktimë tjetër është regjistruar në Dibër e çon numrin e vdekjeve nga hipotermia në 3. Moti nuk pritet të përmirësohet deri në fundjavë, ndërsa situata më e rëndë është hasur ditën e djeshme në Bulqizë, ku veç temperaturave -20 gradë celsius dhe dëborës, ka pasur edhe erë të fortë që thuajse e ka izoluar krejt qytetin, duke shkëputur telefoninë dhe penguar jetën normale. Viktimat

Policia njoftoi se Ahmet Metallari ishte nisur për të hedhur kripë në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, por nuk ka mundur të dalë në rrugën kryesore, i bllokuar nga dëbora që shkonte deri në 1 metër trashësi, ai ka humbur jetën si pasojë e hipotermisë. Ndërsa temperaturat tepër të ulëta kanë bërë që 64-vjeçari të humbasë jetën në mes të borës, ku dhe është gjetur nga një banor i zonës në Gjonomadh. Metallari është i 2-ti në Qarkun e Korçës që humb jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem, ndërkohë që edhe dy të moshuar ndërruan jetë disa javë më parë si pasojë e asfiksisë nga qymyri që përdornin për ngrohje. Një tjetër viktimë nga i ftohti u shënua disa ditë më parë në një fshat të Bulqizës. Bllokimi

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë sjellë ndërkohë një mori problemesh në zona të ndryshme të vendit, ndërsa llogariten dhjetëra komuna të izoluara, ndërsa mjaft rrugë nacionale mbahen të hapura vetëm falë ndërhyrjeve dhe shërbimit të borëpastrueseve. Sipas policisë dhe drejtorisë së Emergjencave Civile, rrugët nacionale janë mbajtur të hapura, kurse mjaft komuna dhe zona të thella janë bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës por edhe reshjeve të vazhdueshme. Policia edhe dje shpërndau një komunikatë ku kërkon kujdes të veçantë nga drejtuesit e mjeteve që u duhet të lëvizin në akset dhe rrugët problematike, ndërsa njofton gatishmërinë e saj dhe shërbime policore dhe njoftime të herëpashershme për ndryshimin e situatës. Bulqiza

Qyteti i Bulqizës dhe një pjesë e mirë e qarkut të Dibrës kanë pasur ditën e djeshme situatën më të rëndë të shkaktuar nga moti. Për banorët e rrethit të Bulqizës dje ka qenë një ditë tmerri. Kjo sepse temperaturat kanë shënuar nën 20 gradë,

I ftohti, më shumë se 300 të vdekur në Europë ndërkohë që atyre u është shtuar edhe era e fortë e cila ka bllokuar rrugën nacionale dhe lëvizjen e njerëzve, ndërsa është ndërprerë komunikimi telefonik, nxënësit nuk kanë pasur mundësi të frekuentojnë mësimin si dhe shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për hapjen e rrugës, ndërkaq era e fortë ka grumbulluar sasi të mëdha bore në rrugë, duke penguar lëvizjen e makinave. Askush nuk ka pasur mundësi dje të komunikojë me telefon, pasi të

Mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për hapjen e rrugës, ndërkaq era e fortë ka grumbulluar sasi të mëdha bore në rrugë

gjitha linjat janë dëmtuar nga moti i keq dhe nuk kanë funksionuar. Shqetësimi lidhej me faktin se në raste urgjencash apo bllokimesh të rrugëve nuk është marrë në kohë informacioni. Madje as strukturat shtetërore nuk kanë pasur mundësi të informohen dje se çfarë po ndodhte në këtë rreth. Problem tjetër ka qenë dëmtimi i rrjetit elektrik në disa komuna të thella, si Martanesh, Ostren, Trebisht etj. Rrugët kanë qenë të pushtuara nga akulli dhe automjetet mund të lëviznin vetëm me zinxhirë.

Situata në rrugë: • Në qarkun Kukës, aksi Morinë-Kalimash i kalueshëm me zinxhirë • Akset Kukës-Krumë, B.Curri-Qafë Morinë, kalueshëm me zinxhirë • Aksi rrugor B.Curri-Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë • Akset B.Curri-Valbonë, Krumë-B.Curri janë të pakalueshëm • Akset Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Topojan kalohen me zinxhirë • Aksi Topojan-Shishtavec i pakalueshëm • Në Pukë: Akset Q.Mali-Q.Shllak dhe Q.Mali-Fierzë janë bllokuar për shkak të ortekëve. • Në Dibër, aksi Peshkopi-Bulqizë-Klos kalohet me zinxhirë, ka probleme me shikueshmërinë për shkak të erës së fortë. • Aksi Bulqizë-Shupenzë-Ostren i kalueshëm me zinxhirë • Aksi Peshkopi-Sllovë-Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i kalueshëm me zinxhirë

• Aksi Peshkopi-Muhurr-Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi • Akset Stëblevë-Librazhd dhe Arras-Lurë janë të pakalueshëm • Aksi rrugor Shkodër-Mabe i kalueshëm, por ka ngrica • Aksi Shkodër-Koman i kalueshëm, por ka ngrica • Akset Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës dhe Fushë ArrësGjegjan-Shpal kalohen me zinxhirë • Aksi Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak i pakalueshëm • Akset Bogë-Theth dhe Selcë-Vermosh të pakalueshëm, po punohet për pastrimin e tyre • Akset në drejtim të Dukagjinit dhe Fushë Arrës-Iballë janë të pakalueshme • Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik kalohet me zinxhirë. Rruga e Dardhës dhe e Voskopojës janë të kalueshme me zinxhirë Në qarkun Gjirokastër, aksi Përmet-Çarshovë kalohet me zinxhirë.

Acari dhe i ftohti kanë mbërthyer gjithë Europën, ndërsa numri i viktimave prej temperaturave të ulëta dhe kushteve ekstreme të motit ka shkuar në mbi 300. Moti i ftohtë pritet të vazhdojë, sipas sinoptikës, deri në fundjavë dhe në mjaft zona izolimi nga dëbora dhe temperaturat e ulëta mund të vazhdojë më gjatë. Sipas agjencive të lajmeve, numri më i madh i viktimave është shënuar në Ukrainë rreth 130, ndërsa viktima janë raportuar edhe në Francë, Itali e vende të tjera. Ndërkohë mjaft qytete të rëndësishme janë paralizuar për shkak të akullit dhe dëborës.

Emergjencat dhe furnizimet, ndërhyhet me helikopter Probleme me emergjenca shëndetësore ka pasur dje në komunën Golaj të Hasit dhe në komunën Tropojë e Vjetër, ndërkohë që në Zapod të Kukësit, ku bora arrin në trashësinë mbi 2 metër, ka pasur probleme me furnizimin me ushqime. Komuna Trebisht në Dibër prej 6 ditësh vuan mungesën e energjisë elektrike dhe po ashtu më shumë se njëherë është ndërhyrë me helikopter për të tërhequr të sëmurë në zonat e bllokuara nga dëbora.


OpEd

10

MAPO

E MARTË, 7 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

Opinione dhe Editoriale

01

Është e gjitha te të rrëfyerit e një historie, e di. Ja kjo është gazetaria.

02

Është e lehtë të bësh një dollar. Është shumë më e vështirë të bësh diferencën.

03

Po të flasim në përgjithësi, njerëzit që tërhiqen nga gazetaria janë të interesuar në atë që ndodh nga poshtë lart se sa nga lart poshtë. Tom Brokaw, gazetar amerikan

BUJAR KAPEXHIU NGA

Sfidat dhe ngjarjet ekonomike të pritshme për 2012-n ...vijon nga dje

C

ilat pritet të jenë faktet apo ngjarjet ekonomike më të spikatura për vitin 2012, të cilave duhet t’u kushtohet një vëmendje e veçantë? Pyetje jo fort e lehtë për ekonomistët dhe analistët; megjithatë, duket sikur disa prej tyre tashmë i kanë dhënë sinjalet e para të prezencës së tyre. Ekspertët e kësaj fushe kanë filluar të “ndërtojnë” një listë me probabilitet të lartë për atë që pritet të profilizojë 2012-ta, duke i analizuar në mënyrë sa më të plotë e objektive këto dukuri, ndoshta dhe për të mos iu bashkuar vizioneve katastrofike për të ardhmen e botës në vitin 2012. “Deficiti i lartë publik në ShBA”. Zyrtarisht, pas shpërthimit të krizës financiare të vitit 2008, ShBA ka dalë nga recesioni ekonomik në fund të vitit 2009, por thembra e Akilit vazhdon të mbetet problemi i nivelit të lartë të papunësisë, i cili është akoma mbi 8%. Me gjithë publikimin e shifrave më optimiste të punësimit të janarit 2012, përsëri ekspertët vlerësojnë se kjo çështje do vazhdojë të jetë një temë e nxehtë e fushatës elektorale për postin e Presidentit të ardhshëm të ShBA-së. Nga ana tjetër, garancitë e dhëna nga Kongresi amerikan për borxhin dhe miratimi i tavanit të tij të ri, duket se vetëm e kanë spostuar në kohë problemin e deficitit amerikan që vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Në këtë kontekst, sipas Christina D. Romer, profesore e ekonomisë në universitetin e Californisë, Berkeley, “problemi i vërtetë i ShBA-së mbetet deficiti i lartë publik”, i cili nuk është një deficit vjetor apo konjukturor, por një deficit strukturor afatgjatë 20-30-vjeçar, i “provokuar” veçanërisht nga shpenzimet për shëndetësinë, pensionet dhe konsumin. Presidenti Obama duket se do t’i ketë duart të lidhura për të bërë shkurtime të shpenzimeve publike, të paktën deri në nëntorin e ardhshëm. Pasojat e kësaj situate amerikane pritet të vazhdojnë të ndikojnë në të gjitha financat dhe ekonominë botërore. "Fati i euros dhe dollarit mbetet me shumë pikëpyetje”. Viti 2012 duket se do të asistojë në një “ndeshje monedhash” me shumë të panjohura dhe të papritura, ndërkohë që shumica e ekspertëve bien dakord se, “më shumë sesa fitore e më të fortit, do të jetë një rezistencë e më pak të dobëtit”. Europianët, përveç halleve të shumta të eurozonës dhe përpjekjeve që duhet të bëjnë drejt konsolidimit fiskal dhe

ECONOMICUS ADRIAN CIVICI

Kërkesa për shtimin e kapitalit të vetë bankave mund të çojë në një ngushtim të paketës së kredive për financimin e bizneseve dhe konsumatorëve, çka do të ishte negative për stimulimin dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe largimin e frikës së recesionit apo depresionit. disiplinës së përbashkët buxhetore, duhet të përballen edhe me frikën e recesionit më 2012. Rruga e vetme duket se është “nxitja e rritjes ekonomike dhe çlirimi i të gjithë faktorëve që e stimulojnë atë”, përfshirë këtu dhe një euro më të dobët, por më kompetitive për ekonominë dhe eksportet europiane. Ndërkohë, të njëjtin problem kanë dhe ShBA-ja, që përveç “ruajtjes së dinjitetit të dollarit dhe zvogëlimit sa më shumë të jetë e mundur të dyshimeve për të ardhmen e tij si monedhë botërore stabël”, duhet gjithashtu t’i ruhen një dollari të fortë që mund të penalizojë eksportet dhe ekonominë amerikane në rrugën e rri-ngritjes. Por mjaft ekspertë vlerësojnë se këto llogari apo marrëdhënie ndërmjet euros dhe dollarit do varen shumë dhe nga “sjellja monetare” e Kinës dhe fuqive të tjera emergjente të BRIK-ut, si India, Brazili dhe Rusia, të cilat duket se nuk janë shumë gati të “harxhojnë për të ndihmuar apo shpëtuar euron”. "Pikëpyetjet e fatit të Greqisë dhe borxhit të saj kolosal”. Për europianët, viti 2012 pritet të jetë një vit rekordesh në lidhje me numrin e

samiteve, takimeve ndërministeriale, mbledhjeve të krizës etj., në përpjekje për të zgjidhur krizën e borxheve sovrane. Por “qershia mbi tortë” mbetet Greqia, për të cilën duket se janë në horizont skenarë të vështirë e të paeksperimentuar deri tani. E shumëpritura “Marrëveshje përfundimtare me Athinën” duket se është akoma larg, sidomos për faktin se bankat private që zotërojnë borxhin grek nuk duken të gatshme të humbin me një të rënë të lapsit 50% të vlerës së tij, ose më shumë se 100 miliardë euro humbje, “të pranuara vullnetarisht prej tyre. Edhe qeveria teknike greke e kryeministrit Papademos duket se e ka çdo ditë e më vështirë që të aplikojë masa të reja shtrënguese buxhetore e fiskale për të bindur trojkën FMN-BEBQE për akordimin e shumave të reja të domosdoshme për mbijetesën e Greqisë. Fantazmat e falimentimit të shtetit grek, daljes nga euro dhe eurozona etj., qarkullojnë çdo ditë e më shumë, megjithëse askush nuk guxon t’u shkojë deri në fund pasojave shumë të rënda që mund të shkaktojë një skenar i tillë. Edhe vetë grekët pyesin të habitur se çdo të thotë “falimentim i shtetit” dhe çfarë pasojash do të ketë ai për familjet dhe individët? "Stabiliteti i çiftit euro-eurozonë”. “Borxhe”, “Rigorozitet buxhetor”, “Koordinim ekonomik e financiar”, “Stimulim i rritjes ekonomike” etj., kontinenti i vjetër duhet të gjejë zgjidhje për gjithë këtë arsenal fjalësh çelës. Datëlindja 10-vjeçare e euros, më shumë se me urime, u mbush me dyshime dhe pikëpyetje për të ardhmen e saj: fajtore apo viktimë e situatës aktuale të eurozonës? Italia dhe Greqia janë tashmë me qeveri dhe kryeministra teknikë të cilët ndodhen çdo ditë përballë reagimit të fortë social kundër masave shtrënguese dhe veprojnë në një terren politik delikat, kanë mandate të kufizuara e të kushtëzuara, ndërkohë dhe ndonjë vend tjetër europian mund të jetë i detyruar të bëjë të njëjtën gjë. Vetëm Italia duhet të shlyejë një borxh prej 250 miliardë eurosh më 2012, duke shtuar frikën për mundësinë që Fondi Europian i Stabilitetit Financiar ka për të mos u përsëritur situata të ngjashme si ato me Irlandën, Portugalinë apo Spanjën. Marrëdhëniet me Anglinë janë akoma të acaruara dhe në horizont nuk duken shenja se do të bëhen pjesë e ndonjë zgjidhjeje të përbashkët, ndërkohë që disa vende të rëndësishme të eurozonës, si p.sh. Franca, kanë humbur

Fluturon...fluturon...

vlerësimin AAA të cilësisë së financave publike dhe borxhit të tyre. "Paqëndrueshmëria e bursave dhe tregjeve financiare”. Në këtë drejtim, siguria dhe parashikimet janë bërë më delikate. Situatat ekonomike, financiare e politike evoluojnë me shumë shpejtësi e në mënyrë të paqëndrueshme, duke u reflektuar në një paqëndrueshmëri evidente të bursave. Në bursat amerikane pritet të vërehet një volatilitet i madh dhe i paparashikuar gjatë gjithë vitit 2012. Në mënyrë të veçantë “titujt teknologjikë”, si Apple apo Google, Amazon, Microsoft, Nokia, Samsung, Facebook, Twiter, kompanitë e mëdha energjetike, gjigantët e prodhimit të makinave, kompanitë farmaceutike, të sendeve e shërbimeve të luksit, të produkteve bujqësore e agroushqimore etj., duket se do ecin “në rërë të lëvizshme” dhe mund të rezervojnë surpriza jo fort të këndshme. E njëjta situatë dhe për bursat europiane që janë të lidhura direkt e indirekt me ecurinë e formulave për zgjidhjen e çështjes së borxhit sovran në Europë, me stabilitetin e vendeve si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, Irlanda etj., me nivelin e rritjes ekonomike apo “ashpërsinë e recesionit të pritshëm”. Recesioni i ekonomisë europiane pritet të ndikojë negativisht në masën 10-20% në rentabilitetin e titujve të kuotuar në bursë, çka i bën akoma më të paqarta oscilacionet e saj. "A do të arrijë lëvizja Ocupy Wall Street të krijojë një pol të tretë politik në ShBA?” Ashtu si në Europë, edhe ShBA ka tashmë lëvizjen e saj të të indinjuarve të njohur me emrin “Ocupy Wall Street”, një masë e madhe, kryesisht të rinjsh të të gjitha kategorive sociale, që protestojnë kundër “kapitalizmit financiar”, kundër “mashtruesve të Wall Street-it”, “kundër pabarazisë dhe papunësisë” etj. Moto e tyre është shprehja “ajo që na bashkon ne të gjithëve është se ne jemi 99% që nuk tolerojmë më mashtrimin dhe korrupsionin e 1% tjetër”. Bashkë me ta protestojnë apo solidarizohen dhe figura e personalitete si Michael Moore, Salman Rushdie, Margaret Atwood, Noam Chomsky, Stephan Hessel, George Soros, Tom Morello, Paul Krugman, Joseph Stiglitz, Ron Paul etj. Stiglitz e përmbledh më së miri këtë frymë të re, “ju keni të drejtë të indinjoheni ... ne po paguajmë kostot e gabimeve të tregjeve financiare ... ne jetojmë në një sistem ku humbjet përballohen nga gjithë shoqëria, ndërkohë që fitimet privatizohen nga pak njerëz. Ky

nuk është kapitalizëm; nuk është një ekonomi tregu, por një ekonomi e denatyruar”. A është duke krijuar kjo lëvizje një pol të tretë politik që mund të ndikojë fuqishëm në politikën e ShBA-së? Për momentin ajo është profilizuar thjesht si një lëvizje e protestë sociale, por në muajt në vazhdim mund të konturohet si lëvizje politike e qëndrueshme. “Reformimi i bankave dhe aplikimi sa më i shpejtë i kritereve të reja të mbikëqyrjes bankare”, në kuadrin e Bazel III. E destinuar që të fillojë të hyjë në fuqi në vitin 2013, marrëveshja “Bazel III” fokusohet në disa objektiva themelorë: (1) fiksimi i një niveli të caktuar likuiditeti për bankat, duke futur dy elemente të rinj “LCR” (Liquidity Coverage Ratio), që i jep mundësi bankave t’i rezistojnë krizave të shkurtra deri në 1 muaj të likuiditetit; si dhe treguesit “NSFR” (Net Stable Funding Ratio), që i jep mundësi bankave të rezistojnë për 1 vit ndaj situatave specifike të krizave të sistemit apo të vetë bankave; (2) fiksimi i një niveli të dhënë për “efektin levë”; (3) ripërcaktimi i nocionit dhe përmbajtjes së kapitaleve të vetë bankave; (4) revizionimi i mënyrave dhe formave të mbulesës së disa llojeve risqesh, sidomos atyre të lidhura direkt e indirekt me likuiditetin; (5) aplikimi i masave kundër-ciklike. Domosdoshmëria e marrëveshjes së “Bazel III” imponon edhe një konsensus pothuajse të plotë për zbatimin konkret të saj. Edhe ShBA, deri tani indiferentë dhe shumë pak të përfshirë në këto lloj marrëveshjesh, pranuan që të aplikojnë standardet e saj, në mënyrë që të mos përballen më me një krizë të ngjashme si ajo e viteve 2008-2009 në sektorin e tyre bankar e financiar. Por, për “Bazel III” janë shfaqur dhe disa rezerva, sidomos për risqet makroekonomike që aplikimi i saj mund të provokojë. OCDE publikoi para disa muajsh një studim sipas të cilit “normat e reja të Bazel III mund t’i kushtonin deri në 0.15% të PBB në vit vendeve që do t’i zbatonin ato”, shumë kjo e konsiderueshme po t’u referohemi shifrave minimale të rritjes ekonomike që mjaft vende të botës po përjetojnë aktualisht. Nga ana tjetër, kërkesa për shtimin e kapitalit të vetë bankave mund të çojë në një ngushtim të paketës së kredive për financimin e bizneseve dhe konsumatorëve, çka do të ishte negative për stimulimin dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe largimin e frikës së recesionit apo depresionit.


E MARTË, 137QERSHOR SHKURT 2010 2012 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

11

Pengesa kryesore është Jozefina Topalli, e cila ashtu sikurse Bamir Topi 5 vjet më parë, po investon fort për të qenë ajo, gruaja e parë në krye të shtetit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij. Kryetarja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe nënkryetare e PD-së, i ka të gjitha kredencialet brenda partisë së saj dhe mazhorancës për të marrë të paktën 71 vota —ARBEN VATA

Topalli, pengesa kryesore e Nanos drejt Presidencës

D

ebatet për hetimet e 21 Janarit si dhe ato të videop ë r g j i m e ve, d u ke t s e përkohësisht e kanë zhvendosur axhendën e diskutimeve, jo vetëm politike, nga ngjarja më e madhe politike e vitit, zgjedhja e Presidentit të Republikës, por me afrimin e verës pritet të shtohet temperatura që do të shoqërojë ambientin politik për këtë çështje. Kohë pas kohe, diplomatët e huaj lëshojnë deklarata ambigue për këtë temë, si për të paralajmëruar se rruga nëpër të cilën do të ecë ky proces nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Dhe të tillë në fakt e bëjnë protagonistët e kësaj ngjarjeje, ata që më së shumti përflitet të jenë kandidaturat kryesore për këtë post të lartë shtetëror: Jozefina Topalli dhe Fatos Nano. Shumëkush mund të thotë se zakonisht në politikë diskutohen emra të cilët asnjëherë nuk janë ata që përfundojnë në krye të institucioneve të caktuara, por shpeshherë ka ndodhur e kundërta. Dhe shembulli për këtë është pikërisht zgjedhja e Bamir Topit në krye të shtetit, në verën e vitit 2007. Ishnënkryetari i PD-së në atë kohë, lo-

boi fort në parti dhe ia arriti të ngjitet në këtë post, falë edhe mbështetjes që i erdhi në Parlament nga mbështetësit e Nanos. Njeriut që, për ironi të fatit, këtë herë ka më shumë shpresë për t’u bërë President. Por, pavarësisht dëshirës, përpara Fatos Nanos qëndron sërish një mal i tërë me pengesa në rrugën e tij drejt presidencës. Pengesa kryesore është Jozefina Topalli, e cila ashtu sikurse Bamir Topi 5 vjet më parë, po investon fort për të qenë ajo, gruaja e parë në krye të shtetit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij. Kryetarja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht edhe nënkryetare e PD-së, i ka të gjitha kredencialet brenda partisë së saj dhe mazhorancës për të marrë të paktën 71 vota (sipas Kushtetutës), dhe kësisoj do të ishte ajo në krye të shtetit edhe në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, një rast simbolik të cilin zonja Topalli nuk do të donte kurrsesi ta humbiste. Krahas investimit të saj të hershëm dhe aktual brenda dhe jashtë vendit, Topalli ka realisht edhe publikisht fjalën e kryeministrit Berisha, që mëse

njëherë ka deklaruar se në krye të shtetit shqiptar do të jetë një nga figurat kryesore të PD-së. Ai nuk e ka përmendur me emër Topallin, por për dikë që e ndjek politikën në vijimësi nuk është aspak e vështirë të kuptohet se më shumë se këdo Berisha ka parasysh Topallin, si njeriun që do të ulet në karrigen presidenciale pasi nga zyra të jetë larguar Bamir Topi. Por nuk është Topalli pengesa e vetme e Fatos Nanos, si kandidat për President. Pengesa kryesore është vetë Fatos Nano. Gjatë kohës kur ishte kryeministër, Nano është shquar posaçërisht për papërgjegjshmërinë e tij individuale dhe institucionale. Më 1998, ai u arratis jashtë vendit kur Tirana shpërtheu nga protestat e opozitës, në kohën e vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Në kohën kur Shqipëria kishte shpallur zi kombëtare për vdekjen aksidentale të 16 nxënësve dhe mësuesve nga Kosova, mediat në Tiranë shfaqën pamje të tij duke kaluar ditë haremi në buzukët grekë. Po ashtu, shqiptarët e mbajnë mend mirë kur Fatos Nano nuk ndërpreu

KOMENT ARBEN VATA

Socialistët, edhe pse realisht mund të mendojnë ta “heqin qafe” Nanon duke e mbështetur për President, prapëseprapë nuk mund t’ia harrojnë atij propagandën kundër Ramës dhe PS-së, sidomos në zgjedhjet e vitit 2009

pushimet e gjata familjare, as pas tragjedisë së 9 Janarit, apo edhe në përmbytjet dhe bllokimin e rrugëve nga reshjet e dëborës në vend. Përpara se të pretendojë për në Presidencë, Nanos i duhet të llogarisë edhe pengesat e familjes së tij politike, PS-së. Socialistët, edhe pse realisht mund të mendojnë ta “heqin qafe” Nanon duke e mbështetur për President, prapëseprapë nuk mund t’ia harrojnë atij propagandën kundër Ramës dhe PS-së, sidomos në zgjedhjet e vitit 2009. Fatos Nano ka qenë kryeministër dhe kryetar partie, por as në atë kohë nuk se nuk ka gëzuar mbështetjen e plotë në partinë e tij. Tashmë që ai nuk ka asnjë post dhe asnjë ndikim në Partinë e re Socialiste, vështirë të besohet se mbështetësit e tij të jenë shtuar, apo për më tepër ata të ndikojnë në një zgjedhje të tij në këtë post. Por edhe nëse pragmatizmi aktual për PS-në dhe Ramën do të ishte mbështetja e Nanos për në presidencë, prapëseprapë “mali” Topalli që ai duhet të kalojë duket të jetë i vështirë për Fatos Nanon në ëndrrën e tij të hershme presidenciale

Sipërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe lufta ndaj monopoleve

E

konomia e lirë e tregut ka në thelb të idesë së saj themelore mekanizmin e tregut të lirë. Me pak fjalë, kjo do të thotë jo vetëm që tregu vendos se çfarë, në ç’masë dhe me ç’çmim e kush do ta shesë të mirën dhe shërbimin, por edhe që ai është i lirë ta bëjë këtë, pa asnjë shtrëngim dhe kufizim të padrejtë. Dora e padukshme është simboli më kuptimplotë për të hedhur poshtë çdo mundësi apo propozim për praninë e një institucioni apo instrumenti ndikues mbi mekanizmin. Qoftë institucionet e ashtuquajtura rregullatore, qoftë aktorët konkurrues me peshë të rëndësishme, përfaqësojnë dy rastet ekstreme të ndërhyrjes në ekonomi. Ndonëse, ndërhyrja në ekonomi është një togfjalësh terminolog jik që i shoqërohet gjithmonë shtetit si agjent veprues në sistem, ajo është poaq e mundur edhe për sipërmarrjet apo sipërmarrësit privatë, që duke gëzuar peshë përcaktuese në ofertë, mund të ndikojnë sezonalisht apo lokalisht (globalisht në rastin e transnacionalëve) funksionimin e mekanizmit të tregut. Por si arrihet mosndërhyrja e plotë? Teoricienët e kapitalizmit i kanë dhënë një përg jig je dykrerëshe këtij problemi gjithaq dykrerësh: shteti duhet të jetë i vogël, pra të kryejë vetëm rolet bazë të mbrojtjes, rendit dhe drejtësisë; biznesi duhet të jetë i vogël, pra të mos jetë në gjendje të ndikojë në ekuilibrin e tregut dhe të përfitojë në dëm të konsumatorëve. Madhësia nuk është vetëm tregues i suksesit, por edhe burim i fuqisë, pushtetit dhe ndikimit. Një shtet i madh ngrihet në kurriz të pronës

KOMENT VEHAP KOLA

dhe aktivitetit privat, si një kancer ndaj organeve të shëndosha. Një biznes i madh, i fuqishëm, i pushtetshëm dhe ndikues shkatërron përpjekjet e sipërmarrjeve të vogla e të mesme, ashtu si një kancer malinj shndërron organet në kalbësirë. Megjithatë, e vogla synon të bëhet e madhe dhe kjo është krejt e natyrshme. Çdo gjë e gjallë, rritet. Por mbi të gjitha ajo maturohet. E tillë duhet të jetë edhe sipërmarrja: e maturueshme. Por organizmat plaken dhe vdesin, a duhet të plaken dhe të vdesin edhe iniciativat fitimprurëse private? Sipas ligjit, ato nuk përfundojnë me vdekjen e pronarit, por trashëgohen te pasardhësit. Ashtu siç nuk merr fund jeta me kalimin e brezave, ashtu nuk merr fund as iniciativa me kalimin e kohës. Jeta ruhet përmes riprodhimit. Pasuria dhe biznesi ruhen duke u trashëguar dhe duke u menaxhuar mirë. Por ndërsa një pjesë e sipërmarrjeve rriten për shkak të menaxhimit të mirë, disa të tjera tkurren dhe shuhen për shkak të mungesës së tij. Në këtë rast është supozuar se secila prej tyre ofron produkte dhe shërbime të ngjashme dhe konkurruese. Kështu më të suksesshmit marrin edhe pjesën e lëshuar nga të dështuarit. Kështu ato shëndoshen dhe ndërsa rriten, fitojnë fuqi dhe

pushtet, ndikojnë në dorën e padukshme dhe këtu fillon plakja dhe vdekja e vetë mekanizmit të tregut. Tregu shndërrohet vetëm në një pikëtakim real apo virtual, ku blerësit duhet të paraqiten për t’u furnizuar, pa mundësinë për të zgjedhur ndërmjet dy vendimeve: të blejnë apo të refuzojnë të bëjnë kështu. Të themeluar si nisma individuale apo si ndërmarrje shtetërore, monopolet, bashkë me pjesën e tregut të dështakëve, gllabërojnë edhe fuqinë vendimmarrëse të konsumatorëve, pra tërthorazi edhe mirëqenien e tyre. Ndonëse në emër të eficencës është rrahur mjaft se bizneset e mëdha janë në gjendje të ulin kostot përmes përfitimeve nga ekonomitë e shkallës, për shkak të mundësisë së tyre për të dëmtuar dhe asgjësuar konkurrencën, kjo eficencë nuk kthehet në përfitim të matshëm për publikun blerës, por bëhet një normë e shtuar fitimi për vetë aksionerët/pronarët. Në fakt korporatat do të ishin të pamenaxhueshme nëse do të kompozoheshin si një bashkim i ngurtë i disa/shumë sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. As një shumatore e mikrofunksioneve të tyre nuk është eficente. Kësisoj, ato priren të zëvendësojnë njerëzit me teknologji të automatizuar. E thënë thjesht, një korporatë që realizon një vëllim ekonomik të barabartë me shumatoren e vëllimeve ekonomike të një numri të caktuar sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme, punëson më pak njerëz se ç’punësojnë të gjitha këto sipërmarrje të marra së bashku. Duke qenë se normat e fitimit të korporatave, për shkak të aftësisë së tyre

për të përcaktuar çmimin, priren të jenë më të larta, atëherë jo vetëm që të ardhurat do të shpërndahen në më pak duar, por edhe totali i të ardhurave të shpërndara në këto pak duar është më i madh se totali i të ardhurave të fituara nga sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm. Kës i s o j, s ip a s nj ë p r o g r e s i o n i gjeometrik, thellohen zhbalancimet. SME-të (sipërmarrjet e vogla dhe të mesme), në dallim nga korporatat, priren të punësojnë më shumë njerëz, duke shpërndarë, me gjasë, më shumë të ardhura për të punësuarit. Duke qenë më të konkurrueshme, ato janë më të bindura ndaj çmimit ekuilibër dhe arrijnë të realizojnë fitime më të moderuara. Fitime më të moderuara për SME-të do të thotë më pak tërheqje të parasë nga publiku në drejtim të sipërmarrësve, duke ndikuar sakaq në mënyrë të tërthortë në shpërndarjen e drejtë të pasurisë. Ky lloj i biznesit është përgjithësisht pronë e një ose disa familjeve dhe i shërben tregut lokal, që, duke lënë terren të favorshëm për zhvillimin e bizneseve të ngjashme në çdo rajon, e rrit me progresion gjeometrik shkallën e shpërndarjes së drejtë të pasurisë. Një tjetër argument që përdoret për të justifikuar nevojën për korporatat është se ato janë në gjendje të realizojnë projekte të mëdha, që shpeshherë shtrihen në një plan ndërshtetëror ose global. Projekte të tilla si ndërtimi i korridoreve të transportit, përparimi teknologjik etj., që kërkojnë ndërthurjen e burimeve dhe njohurive të shumëllojta, janë komplekse dhe vetëm korporatat e mëdha dhe me përvo-

jë janë në gjendje t’i implementojnë ato. Ç’është e vërteta, pjesa më e madhe e korporatave funksionojnë si njësi për menaxhimin e projekteve, që nënkotraktojnë pjesën më të madhe të proceseve që përbëjnë projektin. Si të tilla, ato do të ishin lehtësisht të zëvendësueshme nga organizma të vetë bizneseve lokale, për të marrë përsipër vetë realizimin e projekteve të tilla. Ato mund të funksiononin si organizma jofitimprurës dhe të shmangnin kësisoj jo vetëm marzhet overhead të monopoleve, por edhe dëmin që këto të fundit i bëjnë garës në treg. Ndonëse tingëllojnë të djathta, monopolet përfaqësojnë një mutacion të rëndë të idesë së liberale mbi tregun. Duke shfrytëzuar dobësitë dhe mosveprimin e skeptrit të rregullacionit shtetëror, disa prej agjentëve ekonomikë fitojnë epërsi ndaj të tjerëve dhe krijojnë një mosbaraspeshim ndikues mbi ekuilibrin. Një dështim i shtetit të djathtë sjell një dështim të idesë së djathtë mbi tregun. Në thelb të idesë liberale është konkurrenca e plotë, që mund të garantohet vetëm nga SME-të. Asnjë instrument i drejtpërdrejtë nuk mund ta rregullojë mekanizmin e tregut të lirë më mirë se vetë gara e ndershme mes aktorëve. Lufta më e mundur ndaj monopoleve është zhvillimi i SMEve. Të karakterizuara nga një tipar lokal, me pronësi familjare dhe me rol më madh të burimeve njerëzore, SME-të sjellin një zhvillim të balancuar, shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe qeverisje më të decentralizuar. *Vehap Kola është Auditor i Teknologjisë dhe Inovacionit për SME-të.




14

MAPO

E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

sociale

Sinoziti, mjekët: Shmangni antibiotikët pa recetë Sinoziti është infeksioni më i ndeshur gjatë dimrit, por në të shumtën e rasteve ai kurohet gabimisht si dhembje e thjeshtë koke dhe pacientët përdorin aspirinë. Mjekët otorinolaringologë (ORL) thonë se brenda 1 ore vijnë 6 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, pjesa më e madhe të

cilëve kanë përdorur ilaçe pa pasur një diagnozë të saktë. Sipas mjekut të ORL në Poliklinkën nr.3, Përparim Neziraj, shqiptarët po vuajnë gjithnjë e më shumë nga sinoziti. Mjekët thonë se në rast se sinoziti nuk kapet në kohë, infeksionet dhe pasojat janë më të mëdha. Sinoziti është

një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave (seno) të pranë hundës. Ai shfaqet kur një person ka kaluar gripin. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore.

Mungesa e kushteve, mbyllet tregu i bagëtive në Tiranë ASHR: Paraqiste rrezik për konsumatorët. Gjoba edhe për subjektet e tregtimit të ushqimeve dhe në fast-food Jonida Tashi

Mbyllet tregu i gjësë së gjallë në kryeqytet. Vendimi është marrë nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal, pasi ka konstatuar që kushtet higjienosanitare në këtë treg ishin tepër të këqija dhe për pasojë mund të rrezikohej shëndeti i konsumatorëve. Por, para marrjes së këtij vendimi ekstrem, tregtarëve u ishte kërkuar herë pas herë nga inspektorët e Shëndetit Publik që të krijonin kushte më të mira tregtimi, gjë për të cilën ata nuk morën asnjë

masë. Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaço, bën të ditura masat e marra nga kontrollet e ushtruara në tregun e gjësë së gjallë. “Janë kontrolluar rreth 1 300 objekte, janë lënë rreth 600 procesverbale në këto objekte, janë vendosur 17 vendim gjoba dhe është bërë një mbyllje definitive për tregun e gjësë së gjallë. Nëse ne bëjmë një vlerë krahasuese me aktivitetin e muajit të kaluar, shohim që kemi një rritje, si në drejtim të inspektimeve, ashtu dhe në drejtim të masave administrative të marra nga ana e inspektorëve”, - thotë Ramasaço. Po kështu, gjatë muajit janar janë vendosur dhe 17 gjoba në subjektet e tregtimit të ushqimeve dhe në fast-food, shumica e të cilëve operonin pa leje higjieno-sanitare dhe

të tjerë nuk garantonin siguri në lidhje me territoret ku shisnin. “Këto gjoba, kryesisht janë vendosur në ato subjekte që nuk kanë qenë të pajisura me akt miratime, apo dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me Inspektoriatin Sanitar Shtetëror. Kryesisht bëhet fjalë për fast-food dhe tregje”, - pohoi Ramasaço. Më tej, drejtoresha e ASHR bën të ditur se të gjithë subjekteve që u janë lënë procesverbale, pasi janë konstatuar shkelje ligjore dhe nuk janë pak, por rreth 600 të tilla do të riinspektohen. Për çdo detyrë të lënë dhe të pazbatuar nuk do të kursehen gjobat apo vendime për mbylljen e tyre. Si rrjedhojë e mungesës së investimeve, tregu i mishit në kryeqytet ka hasur në vazhdimësi probleme që kanë të bëj-

Inspektimet 1 300 objekte janë kontrolluar 600 objekte do të riinspektohen 17 gjoba janë vendosur

Liljana Ramasaço

në më së pari me mungesën e kushteve higjieno-sanitare të thertoreve dhe mjedisit ku shitet mishi, cilësia e ruajtjes së mishit në frigoriferët etj. Por kushte jo bashkëkohore në tregtinë e mishit nuk shënohen vetëm në pikat e shumicës por edhe në ato të pakicës, konkretisht tek Ura e Institutit, tek Uzina Dinamo, pranë Stacionit të Trenit, te Pazari i Ri etj. Tregtarët e vegjël thonë se vuajnë edhe mungesën e frigoriferëve për ruajtjen e mishit, pasi nuk mund të shitet i gjithi brenda një dite, dhe kjo ka bërë që ata të kenë shpeshherë humbje të mëdha financiare. Bashkia e Tiranës ka premtuar se brenda këtij viti gjedhët nuk do të lejohen më të hyjnë në qytet, por do të ndërtohet një pikë për grumbullimin e tyre.

Tregu i gjësë së gjallë në Tiranë

Pensionet e emigrantëve, nisin punën tre sportelet në Itali Gjatë vitit të shkuar ka pasur rreth 250 kërkesa nga ana e emigrantëve shqiptarë për të verifikuar vitet e punës në Shqipëri dhe për të konfirmuar saktësinë e dokumentacionit Nis trajnimi i punonjësve shqiptarë që do të punojnë në sportelet e hapura në tre qytete të Italisë, ku të gjithë emigrantët shqiptarë do të mund të marrin informacion për sistemin e sigurimeve shoqërore. ”Sot (dje) pranë ambienteve të ISSHsë nisi trajnimi i operatorëve që do të punojnë në tre sportelet e para që Patronati ACLI ka hapur në Milano,

Firence dhe Savona. Në këto tre sportele shërbimi, që do të punojnë punonjës shqiptarë që jetojnë në Itali, do t’u ofrohet emigrantëve informacion i detajuar për legjislacionin shqiptar për mbrojtjen sociale dhe në veçanti në fushën e sigurimeve. Këto informacione kanë të bëjnë me mundësinë e plotësimit të periudhave të sigurimeve sipas legjislacionit shqiptar, verifikimit të vjetërsisë në punë si dhe llojet e ndryshme të përfitimeve që jepen nga ligjet shqiptare”, - sqarohet në njoftimin për shtyp të ISSH-së. Në zbatim të marrëveshjes që ka nënshkruar ISSH me Patronatin italian ACLI, ky i fundit ka marrë përsipër hapjen e zyrave me punonjës shqiptarë që jetojnë në Itali,

të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Sipas marrëveshjes, tre sportelet e para informuese janë hapur në qytetet ku sipas statistikave rezulton një numër i madh shtetasish shqiptarë, ndërkohë që parashikohet që ky numër të vazhdojë të zgjerohet në të gjithë Italinë. Për të njohur më mirë skemën e sigurimeve dhe përfitimet që rrjedhin prej saj, sot këta specialistë të punësuar në këto zyra si dhe përfaqësuesit e ACLI-t në Tiranë dhe në Shkodër filluan një trajnim disaditor me specialistët e ISSH-së. Fillimin e punimeve në këtë takim e hapi drejtoresha e Përgjithshme e ISSH-së, Vjollca Braho, e cila përshëndeti patronatet për nismat e marra dhe në

veçanti ACLI-n për hapat e hedhur në fushën e bashkëpunimit. Në mesazhin e saj Braho vuri theksin në

rëndësinë që ka për ISSH-në vëmendja dhe përkujdesja ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Vetëm gjatë vitit të shkuar, nga marrëveshja me Patronatet INAS-CISLI dhe ACLI në Itali ka pasur rreth 250 kërkesa nga ana e emigrantëve shqiptarë për të verifikuar vitet e punës që kanë të investuara në Shqipëri dhe për të konfirmuar saktësinë e dokumentacionit që ata kanë. Këto kërkesa vijnë periodikisht pranë ISSH-së nëpërmjet e-mailit dhe përgjigjja kthehet po në format elektronik si dhe në rr ugë zyrtare. Ky dokument zëvendëson librezën e punës dhe është i vlefshëm për rastet e përfitimeve që jepen nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore.


E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

arsim

MAPO

15

Për postin e dekanit të Juridikut do të kandidojë vetëm Altin Shegani, shef i departamentit të së Drejtës Penale

Zyrtarizohen emrat, kandidatët për dekan në UT Gjysma tërhiqen nga gara, midis tyre edhe Kaçupi me Stringën. Vijojnë surprizat te Mjekësia, kardiokirurgu Arben Baboçi kandidati i katërt për dekan

kandidaturat për rektorë e dekanë

Jonida Tashi

Zyrtarizohen kandidaturat për postin e rektorit dhe dekanë në Universitetin e Tiranës. Që në nisje të fushatës, gara e zgjedhjes së drejtuesve të rinj për tetë fakultetet e universitetit më të madh të vendit, për nga numri i studentëve, ka sjellë shumë surpriza me kandidaturat. Por, në fund, disa emra të njohur në botën akademike janë tërhequr nga kandidimi, ndërkohë që janë shtuar të tjerë, të papërfolur më parë. Kështu ka ndodhur me Fakultetin e Mjekësisë në veçanti, ku duket se edhe beteja për të fituar do të jetë më e fortë. Pas kandidaturës surprizë të drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, dhe dy kandidatëve të tjerë që janë zëvendësdekani aktual i Mjekësisë, Genc Sulçebe, dhe kancelari i fakultetit Bajram Hysa, një tjetër mjek i njohur, vendos të futet në garë. Ai është kardiokirugu i njohur pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, prof.as.Arben Baboçi. Po kaq e papritur ka qenë edhe heqja dorë nga rikandidimi i dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Skënder Kaçupi. Zyrtarisht mësohet se për postin e dekanit të Juridikut do të kandidojë vetëm Altin Shegani, shef i departamentit të së Drejtës Penale në këtë fakultet. Te Shkencat Socia-

Fakulteti i Mjekësisë

le, Edmond Dragoti ka vendosur të mos kandidojë, duke i hapur rrugën për një mandat të dytë dekanit aktual Theodhori Karaj. Në Fakultetin Ekonomik surprizën e ka bërë dekani aktual Omer Stringa, i cili është tërhequr nga kandidimi, duke lënë në këtë garë shefin e departamentit të Manaxhimit, Andri Koxhaj, dhe pedagogun Sulo Hadëri. Të njëjtin vendim me Kaçupin dhe Stringën ka marrë edhe zv.dekania e Filologjikut, Valentina Duka, e cila u përfol gjatë për

një kandidim të mundshëm përballë Shezai Rrokajt, i cili tashmë do të ketë në këtë përballje vetëm Dhimitër Dokën. Po kështu, nga kandidimi për dekan ka hequr dorë edhe pedagogu i njohur i Gjuhëve të Huaja, Nonda Varfi, i cili pak ditë më parë u dhunua edhe fizikisht nga një student, por nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja për marrjen e këtij vendimi. Tashmë, dy emrat zyrtarë që do të konkurrojnë për vendin e dekanit te Gjuhët e Huaja janë Klodeta Di-

bra dhe Viktor Ristani. I vetmi fakultet i Universitetit të Tiranës që nuk ka shkaktuar, të paktën deri tani, asnjë diskutim në fushatën e zgjedhjes është ai i Infermierisë, ku rikandidon për një mandat të dytë, pa asnjë kandidat tjetër, dekani Petrit Bara. E po kështu, edhe posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, në përfundim të shpalljes së kandidaturave nuk ka sjellë asnjë surprizë tjetër, përveç asaj të njohur tashmë, që Dhori Kule do të jetë përballë pedagoges së Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi.

Universiteti i Tiranës Rektor Dhori Kule Mimoza Hafizi Fakulteti i Drejtësisë Altin Shegani Shkencat Sociale Theodhori Karaj Fakulteti i Histori-Filologjisë Shezai Rrokaj Dhimitër Doka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Viktor Ristani Klodeta Dibra Fakulteti Ekonomik Andri Koxhaj Sulo Hadëri Fakulteti i Shkencave të Natyrës Mynyr Koni Ilirjan Malollari Infermieria Petrit Bara Fakulteti i Mjekësisë Bajram Hysa Pëllumb Pipero Genc Sulçebe Arben Baboçi Universiteti i Arteve Rektor Petrit Malaj Fakulteti i Muzikës Fatmir Hysi Ina Kosturi Petrika Afezolli Sokol Shupo Fakulteti i Artit Skenik Kastriot Çaushi Fakulteti i Arteve të Bukura Artan Peqini Sadik Spahija Universiteti Politeknik Jorgaq Kaçani Universiteti Bujqësor Fatos Harizaj

Studimi në Britani, tani më afër Intervistë me Megi Mazrekun: Study in England dhe CEG, ofrojnë bursa studimi për në Cambridge, Londër dhe Canterbury A mund të na bëni një prezantim se çfarë është programi juaj, Study in England? Study in England është krijuar në vitin 2003 dhe ne bashkëpunojmë me shkollat, kolegjet dhe universitetet më të mira në Londër, Cambridge dhe Oxford. Mbretëria e Bashkuar është një vend shumë tërheqës për studentët. Ka shumë institucione për të zgjedhur, prandaj ne jemi këtu në Shqipëri këto ditë që të bëjmë zgjedhjen tuaj së bashku, të zgjedhim shkollën më të mirë. Misioni ynë është që studentët shqiptarë të njihen me sistemin dhe opsionet që ofron Mbretëria e Bashkuar. Kemi përfaqësues jo vetëm në Tiranë, por edhe në Londër, Cambridge dhe Oxford. Duke njohur shumë mirë sistemin e edukimit në Britaninë e Madhe, ne mund t’i përgjigjemi çdo pyetjeje që ju keni dhe t’ju ndihmojmë në zgjedhjen më të rëndësishme të jetës suaj. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të zgjidhni, ne mundësojmë vizita në shkollat e preferuara, ndihmuar në zgjedhjen tuaj. Kostoja e studimit nëse aplikoni direkt në kolegj apo nëpërmjet një agjenti arsimor është e njëjtë. Ndryshimi qëndron në faktin se ne kemi njo-

huri të shkëlqyera të programeve që këto institucione ofrojnë dhe dimë t’ju orientojmë të bëni zgjedhjen më të mirë për të realizuar ëndrrën tuaj studimore. Dhe ky shërbim që ne ofrojmë është krejtësisht falas. Si funksionon sistemi i përgatitjes për në universitet në Britani? A-level është një sistem kolegji, i cili fillohet në moshën 16-vjeçare dhe është ideal për ata studentë, të cilët kanë ide të qarta se në cilat degë duan të studiojnë në universitet. Ky konsiderohet kualifikimi i artë standard në shtetin anglez dhe është opsioni i preferuar i atyre studentëve të cilët duan të aplikojnë në Cambridge, LSE apo në 10 universitetet më të mira në mbarë Anglinë. A-level përfshin 3- 4 lëndë të zhvilluara në dy vjet. Ndërsa University Foundation është ideal për studentët, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri (17/18+), dhe dëshirojnë një program të shpejtë 1-vjeçar që u shërben për të hyrë në universitetet britanike. Pas moshës 16-vjeçare, studentët mund të ndjekin kolegjet me gjashtë forma ose institucione të tjera të mëtejshme të arsimit. Pas dhënies së provimeve të GCSE-së, studentët mund të lënë shkollën e mesme ose mund të zgjedhin të vazhdojnë studimet e tyre në kolegje profesionale ose teknike, ose mund të japin provime të një niveli më të lartë të shkollës së mesme, i cili njihet si AS-levels pas një viti shtesë studimi. Duke ndjekur dy vite studimi, studentët mund të japin provimet e A-level (Niveli i Avancuar), të cilat kërkohen për të hyrë në univer-

Provimet për Entry Test Kontaktoni me ne para datës 10 shkurt për t’u regjistruar për Entry Test. Provimet do të zhvillohen në datën 11 shkurt dhe më 13 shkurt. Kontaktoni për t’u regjistruar: Megi Mazreku, Market Development Manager Tel: 0692656317 Email: megi.mazreku@gmail.com

sitetet e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse mund të na thoni diçka për Cambridge Education Group (CEG), që tashmë është prezent edhe në Shqipëri... Që në vitin 1952, Cambridge Education Group ndihmon studentët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata ndërkombëtarë për të arritur më të mirën e tyre nga ana akademike dhe kreative. Studentët e CEG vijnë nga mbi 120 vende dhe vazhdojnë studimet e tyre jo vetëm në universitetet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në universitetet kryesore në mbarë botën.

CEG ka krijuar një reputacion të lakmueshëm me universitetet më të mira të Mbretërisë se Bashkuar. Ata janë specialistë në ofrimin e programeve akademike dhe të gjuhës angleze, duke pasur dhe shtrirje globale. Falë fokusimit në cilësi për çdo fazë të studimeve dhe suksesit të padiskutueshëm të studentëve të CEG, tashmë CEG është ofruesi më i madh dhe i pavarur i arsimimit të të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një angazhim absolut në ofrimin e standardeve më të larta të mësimdhënies, mbështetje të studentëve në çdo hap dhe akomodim të rehatshëm. Nëpërmjet shkollave dhe kolegjeve, studentëteCEGkanëaksesnënjëgamëtëgjerë të programeve arsimore në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar që nga ‘English language holidays for Juniors’, e deri tek kualifikimet akademike tradicionale si ‘A-Levels, Cambridge Pre-U dhe programet akademike, duke përfshirë dhe Artet. Gjithashtu, CEG ofron kurse të gjuhës angleze, si “Academic English”, “General English”. Kurse verore të gjuhës në shumë vende atraktive, një aventurë perfekte për të mësuar gjuhën angleze. CEG ofron një sërë mundësish për të vazhduar studimet Master në Universitetin e Londrës. Programi Master Foundation ofrohet në Universitetin Birkbeck të Londrës. Studentët të cilët përfundojnë programin, mund të aplikojnë për çdo lloj diplome Master që ofrojnë partnerët e Universitetit të Londrës, si: Queen Mary, Goldsmiths, Royal Holloway, Instituti i Edukimit. CEG ka një partneritet të gjatë me mbi 60 universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe pu-

non ngushtë me Oxford dhe Cambrigde në përgatitjet e Oxbridge, ofron kurse me qëndrim në kampuse për kolegjet e Universitetit të Londrës (Birkbeck, Goldsmith dhe Queen Mary); LSE dhe Imperial tashmë presin aplikime nga studentët e CEG; Universiteti i Arteve i Londrës dhe Kingston ofrojnë organizime të intervistave ekskluzive dhe akreditojnë programet e CEG. Kur do ta kenë mundësinë studentët shqiptarë për të pasur një intervistë me ta? Regjistrohuni tek Study in England dhe pasi të kryeni Entry Test, mund të realizoni një takim me z.Chris Broadhurst, Market Development Manager i CEG së bashku me Dr. Kevin Savage, Drejtorin e CATS Cambridge dhe Dr.Glen Hawkins, Drejtorin Ekzekutiv, të cilët do të jenë të pranishëm në Tiranë në datat 1316 shkurt për të intervistuar të interesuarit. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në provim, por dëshironi vetëm informacion, mund të regjistroheni vetëm për një takim me përfaqësuesit e Cambridge Education Group. Oraret e intervistave do të jenë për datën 13 shkurt nga ora 17:00- 20:00;datën 14ngaora9:00-13:00dhenëdatë15,ora9:0013:00 dhe 16:00-20:00. Ju keni mundësinë që të përfitoni një ulje deri në 30% të kostos së studimit në Angli. Bursat do të ofrohen duke u bazuar tek rezultatet e testit të pranimit, i cili përfshin testin e matematikës dhe të gjuhës angleze dhe nga intervistat me Dr. Kevin Savage, Drejtorin e CATS Cambridge dhe Dr.Glen Hawkins, Drejtorin Ekzekutiv të CEG.



e MARTë, 07 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

17

Policia greke, rikthen “fshesën”, operacione riatdhesimi Greqi-Policia greke ka nisur dje një valë

operacionesh riatdhesimi, që u kanë kujtuar shqiptarëve operacionet “fshesa” të viteve ‘90. Ndërkohë mësohet se orët e fundit disa dhjetëra shtetas shqiptarë që janë kapur rastësisht në rrugë dhe nuk kanë pasur mjete identifikimi apo leje qëndrimi, janë dërguar në kufi. Ndërkohë një pjesë e tyre janë ankuar se

nuk u është lënë kohë të sjellin dokumentet që për momentin nuk i kanë pasur me vete. “Aksionet për kthimin e emigrantëve të huaj në vendin e tyre po zhvillohen në kuadrin e një operacioni për periudhë pa afat, me qëllim për të luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit të tyre mbulohet nga Fondi Europian i Riatdhesimit”, sqaroi Ministria e

Rendit të Greqisë. Ndërkohë edhe Policia greke ka sqaruar se bëhet fjalë për një operacion të posaçëm kundër emigrantëve të paligjshëm. “Në kuadrin e operacioneve të posaçme policore për riatdhesim të emigrantëve, në Athinë, Departamenti për Deportimin e Shtetasve të Huaj ka krye kontrolle të befasishme në zonën e Atikës”, - bëri të ditur policia e vendit fqinj.

Përgjime për Gjykatën e Lartë, 3 nën akuzë për ndërhyrje në vendim Prokuroria e Fierit procedon penalisht tre persona, të cilët akuzohen se po mblidhnin para për shpalljen të pafajshëm të një të dënuari për vrasje. Gjykata e Lartë: Vendimi është dhënë konform ligjit, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje Leonard Bakillari

Tiranë Prokuroria e Fierit ka vënë nën akuzë tre persona të dyshuar për ushtrim ndikimi në Gjykatën e Lartë, me qëllim shpalljen e pafajësisë për një të akuzuar për vrasje. Dje, prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Fierit dosjen penale në ngarkim të të pandehurve Agron Lumeshi, me banim në Kamëz, Enard Lushakaj, me banim në Tiranë dhe Renato Mellaraj, banues në qytetin e Fierit. Të tre këta persona akuzohen nga prokuroria se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të shpallin të pafajshëm, duke ndërhyrë te kreu i kolegjit penal në Gjykatën e Lartë, Vilson Mellarajn, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në mars të vitit të shkuar, në një tjetër dosje të hetuar nga Prokuroria e Fierit, ku ndër të tjera është diskutuar edhe çështja e Vilson Mellarajt, i cili akuzohet për një vrasje të ndodhur në Greqi në vitin 1999. Madje, gjatë hetimeve prokuroria ka arritur të sigurojë informacione se tre të pandehurit ishin vënë në dijeni për vendimin e Gjykatës së Lartë një ditë para se ai të shpallej zyrtarisht. Por argumentet e prokurorisë janë kundërshtuar dje nga Gjykata e Lartë, e cila nëpërmjet një reagimi ka thënë se anëtarët e Kolegjit Penal që kanë shqyrtuar çështjen e shtetasit Vilson Mellaraj, nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me personat nën hetim dhe se vendimi për këtë rast është marrë konform ligjit. Sipas Gjykatës së

Gjykata e Lartë

Lartë, vendimi është dhënë në bazë të rregullave e është bazuar në ligj dhe nuk ka pasur kontakte me personat nën hetim, dhe si rezultat as përgjime telefonike. Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim zyrtar deklaroi se “nga veprimet hetimore me mjete speciale të hetimit, rezulton se shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj interesohen tek të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat duhet t’i paguanin për të zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Personi që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte i pandehuri Agron Lumeshi, i cili është i afërm i kryesuesit të trupit gjykues”. Nga hetimet gjithashtu rezultoi se Gjykata e Lartë me vendimin e saj nr.71, datë 11.05.2011, vendosi lënien në fuqi të vendimeve të

mëparshme për të dënuarin Vilson Mellaraj, i cili është dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes. “Nga përgjimet telefonike rezulton qartë se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë përpara shpalljes së vendimit, se vendimi do të ish në disfavor të të dënuarit Vilson Mellaraj dhe se njëkohësisht kishin rënë në dijeni të faktit që të gjithë personat e përfshirë ishin në përgjim”, tha zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme. Më tej prokuroria sqaroi se nga hetimet rezultoi se të hollat e mbledhura nga Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj kërkoheshin në funksion të ushtrimit të ndikimit në Gjykatën e Lartë, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të të dënuarit Vilson Mellaraj. “Gjithashtu, rezulton më se i qartë fakti se Agron Lumeshi ka marrë përsipër zgjidhjen e çështjes në

Nga përgjimet telefonike rezulton qartë se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë përpara shpalljes së vendimit favor të të dënuarit nëpërmjet ndikimit të tij tek trupi gjykues dhe ky ndikim është realizuar, pavarësisht ardhjes së pasojës që në këtë rast duket se nuk ka qenë ajo që pritej, pikërisht për shkak të rënies në dije-

ni së ndjekjes dhe përgjimit të kësaj veprimtarie”, - deklaroi prokuroria. Çështja për të cilën u hetuan dhe dërguan në gjykatë tre të pandehurit është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë në maj të vitit të shkuar. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë rezulton se Vilson Mellaraj akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, kish vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe kish plagosur shtetasin Sravri Lalo. Sherri mes tyre kishte ardhur pasi Vilson Mellaraj kishte ngacmuar të dashurën e Dorjan Sulës. Për këtë ngjarje Mellaraj u dënua nga Gjykata e Durrësit me 20 vjet heqje lirie. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës, ndërsa i dënuari bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila më 11 maj të vitit të shkuar la në fuqi dënimin me 20 vjet heqje lirie për Vilson Mellarajn.

Sulmohet menaxheri i supermarketit, grabiten 59 milionë Vlorë- Menaxheri i një supermarketi është sulmuar nga një person i maskuar dhe me armë, ndërsa transportonte paratë nga dyqani drejt bankës rreth 200 metra më tutje, dje në mesditë në zonën e Skelës në Vlorë. Ka qenë ora 10.20 kur 24-vjeçari Admir Levanaj është grabitur nën kërcënimin e armës. Policia tha se ka shoqëruar disa persona, ndërsa drejtori i sapoemëruar ka drejtuar operacionin e kontrollit në kërkim të grabitësit, i cili sipas burimeve ka marrë 59 milionë lekë të vjetra dhe është larguar në këmbë në rrugicat e zonës. Ngjarja

Menaxheri i supermarketit pasi ka dalë nga dera e pasme e dyqanit, i cili ndodhet në zonën e Skelës, ka dashur të shkojë në këmbë për të de-

pozituar xhiron e ditës në bankën e cila ndodhej jo më larg se 200 m nga dyqani. Pasi ka dalë nga dera e pasme e marketit, i riu, që lekët i kishte në një qese plastike, ka ecur në një rrugicë e cila të çonte shkurt për në bankë. Gjatë rrugicës e cila të nxirrte në rrugën kryesore në bulevardin Vlorë-Skelë, përballë stadiumit ‘Flamurtari’, menaxheri ka parë se nga pas kishte një person me një maskë të zezë, e cila, siç ka treguar ai, nuk ia mbulonte të gjithë fytyrën, por vetëm pjesën poshtë hundës. Menaxheri i ka thënë policisë se i maskuari i ka treguar armën tip kallashnikov me qytë metalikë të shkurtër, të cilën e kishte poshtë xhupit dhe e ka kërcënuar të linte paratë ose do ta vriste. I riu ka parë se personi që e ndiqte ishte dhe i ar-

matosur dhe ka vrapuar drejt bankës, por frika se mos qëllohej nga grabitësi, ka bërë që ai ta lërë qesen me para, të futet në një dyqan rrobash pas godinës ku ndodhet banka. Grabitësi pasi ka marrë paratë në shesh, të cilat rezultuan në një shumë prej 5 milion e 900 mijë lekë të reja, është larguar me vrap në zonë pas pallateve për të mos u kapur. Hetimet

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pak minuta më vonë, ka gjetur menaxherin e supermarketit të shtrirë përtokë në dyqanin e rrobave. Ai sipas punonjësve të policisë nuk e kishte marrë veten akoma dhe ndodhej në gjendje shoku në momentin që është kontaktuar nga policia. Pasi ka qëndruar për më

Vendi ku ndodhi ngjarja

shumë se 20 minuta në ambientet e dyqanit të rrobave, ku është marrë dhe në pyetje nga policia, i riu është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës, për të deponuar rreth asaj që i ndodhi. Policia e cila ka mbërritur me forca të shumta në vendngjarje e drejtuar nga vetë drejtori i ri i policisë së Vlorës, Artan Cuku, ka bërë krehjen e të gjithë zonës. Pasi ka kontrolluar të gjitha hyrjet e pallatit, në të cilat nuk është gjetur asnjë shenjë e grabitësit, policia e Vlorës ka nisur dhe kërkimet në pjesë të ndryshme të kësaj lagjeje, ku deri në mbrëmje nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të grabitjes. Pak ditë më parë po në Vlorë u sulmua një argjendar, por grabitësit dështuan të merrnin paratë.


18 16

MAPO

E 6 SHKURT 2012 PREMTE, 15 17 27 MARS MAJ MAJ2011 2011 13 E MARTË, MARTË, QERSHOR 24 2010 JANAR 2012 WWW.MAPO.AL WWW.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

DOKUMENTAR

VLADIMIR PRIFTI:

'SKËNDERBEU' ZBULON JETËN E TIJ PERSONALE Në dokumentarin “Skënderbeu”, regjisori dhe skenaristi Vladimir Prifti e rrëfen heroin në shumë plane, përfshi dhe marrëdhëniet e tij me të shoqen, gjuhët që zotëronte, prejardhjen e nënës së tij Vojsava dhe babait Gjon, lidhjet me vëllezërit, unaza që mbante në gisht dhe simboli sekret, vulat që përdorte etj Aida Tuci

M

ë shumë do të kishte preferuar që të ishin të tjerët të flisnin për dokumentarin e tij. E ka konceptuar të ndarë në katër pjesë. Në ekranin e kinemasë sapo janë shfaqur premierë dy pjesët e para e ndërkohë filmi do të vijojë të shfaqë premierën edhe në ekranin e televizionit. Të dielën në televizionin kombëtar “Top Channel” publiku kishte rastin të shihte pjesën e parë të dokumentarit, realizuar mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, me regji dhe skenar të Vladimir Priftit. Një dokumentar që për herë të parë e sjell Skënderbeun si njeri, por dhe si figurë historike. Ajo çka shohim në ekran është vetëm fasada e vështirësive që ka kaluar regjisori dhe skenaristi Prifti që nga çaku i parë. Ndërkohë, dy seritë e fundit pritet të xhirohen në fillim të muajit qershor, që në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë të mos mungojë edhe Skënderbeu i ekranizuar në katër seri dokumentari. Premiera në kinema e dokumentarit tuaj “Skënderbeu” u shfaq në muajin nëntor, ndërkohë që premiera në ekranin e televizionit nisi këtë të diel, me shfaqjen e serisë së parë të dokumentarit, titulluar “Skënderbeu”. Si e keni ideuar këtë dokumentar dhe, a patët vështirësi në përzgjedhjen e të dhënave historike dhe në ndërtimin e skenarit? Dokumentari “Skënderbeu” u mendua në katër pjesë. Pjesën e parë dhe të dytë ne arritëm që t’i realizonim brenda vitit 2011, ndërkohë që të tretën dhe të katërtën do t’i realizojmë brenda 2012-ës. Ideja që në fillim ishte që të

përfshinim gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Pra, jo vetëm thjesht Skënderbeun si figurë historike, por dhe karakterin e tij njerëzor. Domethënë, ta sillnim atë edhe si figurë njerëzore, marrëdhëniet me të shoqen, gjuhët që zotëronte, prejardhjen e tij, të nënës Vojsava, lidhjet me vëllezërit etj. Kam udhëtuar deri në Maqedoni për të verifikuar prejardhjen e Vojsavës, e cila vjen nga fusha e Pollogut që ndodhet midis Gostivarit dhe Tetovës. Pra aty sillen shumë gjëra të reja, që në fund të fundit e plotësojnë më shumë figurën e Skënderbeut. Shumë njerëz nuk e dinë sesi u trashëguan armët e Skënderbeut brez pas brezi, pasi Donika dhe i biri i morën dhe i çuan në Napoli dhe se si erdhën pas 500 vjetësh në Vjenë. Dhe kjo ka një histori të vetën, që në film ngjall kuriozitet e që sillet shumë mirë nga historiani Moikom Zeqo. Spektatori merr përgjigje edhe për pyetjen se: Cili ishte portreti i vërtetë i Skënderbeut? Edhe ky është një proces analitik i zgjeruar. Tregohet për unazën që ai mbante në gisht dhe mundohemi të zbërthejmë simbolin sekret të saj. Por pasqyrohen aty edhe stemat që kishin të gjitha familjet e principatave shqiptare, si ajo e Muzakajve, Dukagjinasve, Balshajve etj. Këto pothuajse janë përfshirë tek ky dokumentar. Pjesa e parë ka titullin “Principata e Kastriotëve”, ku rrëfehet përmes fakteve shtrirja e kësaj principate, që fillon me dokumentet e 1406-1407, ardhjen e Skënderbeut në oborrin e sulltanit, kthimin e tij në Shqipëri, marrjen e Kalasë së Krujës, ngritjen e ushtrisë, përgatitjen e saj, Kuvendin e Lezhës etj. Në pjesën e dytë jemi ndalur te shteti dhe simbolet, ku

Jam mbështetur për të shkruar skenarin në një vepër shumë të madhe që mendoj se është një nga më interesantet, “Skënderbeu” i Kristo Frashërit. kemi folur përmes fakteve dhe të dhënave historike për stemën, flamurin, vulën që përdorte principata; të madhen dhe të voglën që përdorte Skënderbeu etj. Si u ideuan ato, si erdhën nga ajo kohë deri sot? Të gjitha këto janë përfshirë në pjesën e dytë, që ne e kemi titulluar “Shteti dhe simbolet”. Vështirësia e parë qëndronte në mënyrën e ndërtimit të skenarit. Si do të kalonim nga një fakt apo ngjarje në tjetrën?. Këtë e realizuam duke i lidhur faktet e ngjarjet me tre aktorë dhe katër historianë. Kështu fakti, doku-

menti dhe ngjarja presupozohej që të përcilleshin përmes aktorit që e lexon atë dhe zbërthimit që i bëjnë katër historianët. Janë të shumtë librat që janë shkruar për Skënderbeun. Ju ku u mbështetët për të shkruar skenarin? Duke qenë se për Skënderbeun ka jo pak vepra, duke filluar që me biografët e parë si Barleti, ne nuk e patëm të vështirë gjetjen e këtyre mendimeve, por patëm vështirësi trajtimin e tyre. Për këtë gjeta mbështetje në trajtimin që u bënë këtyre fakteve dhe të dhënave historianët Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani, Luan Malltezi dhe Moikom Zeqo, të cilët e kanë studiuar dhe janë marrë me këtë periudhë historike, me simbolet e shtetit të Skënderbeut. Përmes tyre puna u bë shumë më e lehtë. Por unë jam mbështetur për të shkruar skenarin në një vepër shumë të madhe që mendoj se është një nga më interesantet, “Skënderbeu” i Kristo Frashërit. E kam për nder që jam mbështetur në këtë vepër. Kam biseduar disa herë me profesorin. Sigurisht që jam mbështetur edhe në vepra të tjera, të cilat janë sjellë përmes historianëve që janë pjesë e këtij dokumentari dhe mendoj se vlerat e tij qëndrojnë pikërisht në faktin se figura e Skënderbeut është parë në shumë plane. Po në dy pjesët e fundit, xhirimet e të cilave ende nuk kanë filluar, çfarë do të rrëfehet? Pjesa e tretë dhe e katërt përfshijnë të gjitha lidhjet e Skënderbeut me Perëndimin. Marrëdhëniet e tij me mbretërinë e Napolit dhe sidomos ndihmën që ai i dha Ferdinandit, i cili po trashëgonte fronin. Ferdinandi po

luftohej nga bujarët e tjerë në luftën për fronin dhe Skënderbeu e ndihmoi që ai ta konsolidonte pushtetin. E gjithë kjo mbështetje që Ferdinandi mori nga Skënderbeu pothuajse nuk dihet, ose shumë pak dihet nga publiku shqiptar por edhe i huaj. Gjithashtu, në pjesën e tretë përfshihet dhe një pjesë e mirë e konflikteve të brendshme që kishte vetë Skënderbeu dhe sidomos për tradhtinë e nipit të vet Hamza, si dhe betejën e famshme të ‘Ujit të Bardhë’. Pjesa e katërt flet për kryqëzatën. Papa Piu që e mbështeti Skënderbeun, vendosi të ndërtonte një kryqëzatë, e cila do të quhej Kryqëzata e Papa Piu dhe në krye të saj do të ishte Skënderbeu. Natyrisht kjo do të kishte qenë diçka madhore dhe Skënderbeu do të kishte një emër më të madh, por Papa u sëmur dhe vdiq në Ankona, kështu që Perëndimi nuk arriti të ngrinte një kryqëzatë kundër Perandorisë Osmane. Pjesa e katërt përfundon me vdekjen e Skënderbeut. Në gjithë këtë dokumentar jam përpjekur që të ndërtoj bashkë me operatorin, drejtorin e fotografisë, grupin e xhirimit, historianët etj., një kuadër sa më të vlefshëm, reflektues i së vërtetës në zbërthimin e kësaj figure. Ky dokumentar është gati-gati si një film. Janë dashur 40 ditë xhirime, gjë që nuk ndodh normalisht me filmat dokumentarë. Në dokumentar janë përfshirë dhe pjesë nga filmi artistik “Skënderbeu”, që vjen vetëm me pamjet që në sfond kanë muzikën e Çesk Zadesë dhe kompozitorit rus, Georgi Sviridovi. Po për këtë dokumentar me kë keni bashkëpunuar? Është diçka me shumë vlerë bash-


E MARTË, 6 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

19

Dy shkrimtarët janë përzgjedhur nga revista e njohur letrare franceze “Shekulli 21”. Blushi me librin “Të jetosh në ishull” cilësohet si mjeshtër i ringjalljes së Historisë

Ben Blushi dhe Ylljet Aliçka MES SHKRIMTARËVE MË TË MIRË TË BALLKANIT

R

Fragmet nga filmi artistik Skënderbeu

këpunimi që pata me kompozitorin Aleksandër Peçi, me të cilin arritëm që të sillnim një muzikë origjinale në dokumentar, sepse duke qenë se në të janë përfshirë edhe fragmente nga filmi artistik që mbartin në vetvete muzikën e vetë filmit, ishte pak e vështirë që për pjesën tjetër të përshtatej muzika. Kështu që Aleksandër Peçi, me të cilin kam bashkëpunuar në disa filma, si tek “Dasma e Sakos”, “Kush vdes në këmbë” etj., mendoj se ka arritur një muzikë ndoshta nga më interesantet dhe që ka shumë unitet me pjesën tjetër të muzikës që vjen nga filmi “Skënderbeu.” Por dokumentari nuk mendoj se përfshin vetëm dokumentin apo si të themi ekranizimin e dokumentit dhe faktit, por edhe të veprimit. Duke qenë se jemi në një kinema, më është dashur që të sjell në kohë të gjitha vlerat monumentale, të gjitha kalatë që Skënderbeu i ka përdorur apo shfrytëzuar, siç është në rastin konkret Kalaja e Krujës, Kalaja e Danjës, apo ajo e Shkodrës. Unë këto kala nuk i sjell si vlerë trashëgimore, por si vendi ku janë zhvilluar ngjarjet duke ecur disi në kohë. P.sh. në Kalanë e Danjës ndodh konflikti mes Lek Zaharisë dhe Lek Dukagjinit dhe kjo vjen në film përmes këtyre vlerave të historisë që zbërthejnë gjithçka që na vjen nga ajo kohë. A do të ketë premiera edhe jashtë Shqipërisë? Mendojmë që të japim një premierë të këtij dokumentari edhe në Prishtinë, edhe në Shkup. Madje presim festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, që të mund të shfaqim të katërta pjesët e dokumentarit të parë të realizuar për Skënderbeun. Xhirimet për dy pjesët e tjera do të fillojnë në qershor.

evista e njohur letrare franceze, tremujorja “Shekulli 21”, në numrin e saj të fundit të vitit 2011 i kushton letërsisë së vendeve të Ballkanit një analizë të gjerë me titullin Ringjallja e Ballkanit. “Procesi emancipues letrar i Ballkanit, - thekson ndër të tjera revista, - i përket fenomeneve madhore të letërsisë: Ivo Andriç, Ismail Kadare, Yordan Radichkov. A mund të flasim sot për një ringjallje apo prurje novatore në shijen letrare të Ballkanit? Midis çështjeve që ngre zhvillimi, vendi gjeografik e simbolik, në fajësinë e thellë të një rajoni që fati e bëri të mbajë kryqin e Evropës, literatura e re ballkanike sot po rigjen vendin e saj të humbur. Nostalgjia e korrentit të gjerë të letërsisë së Amerikës Latine në vitet ‘60 na shtyn të imagjinojmë një art ballkanik që noton pranë krijimeve të nxehta të Europës Perëndimore. Pasi po t’i referohemi një personazhi të njohur: Në Ballkan asgjë nuk është e pamundur, çështja që shtrohet në këtë rajon është: Kush do e ketë vendin e parë? Midis botimit të krijimeve të autorëve të njohur sot ballkanikë si Andrija Matiç, Ermis Lafazonski, Timour Muhidin, Aleksander Prokopiev, Dejan Enev, revista ka përzgjedhur të botojë dhe dy shkrimtarë bashkëkohës nga Shqipëria, shkrimtarë këta që në vite kanë qenë seleksionuar në konkursin letrar ‘Ballkanika’: pjesë nga romani i Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, për të cilin komentohet si “mjeshtër i ringjalljes së Historisë”, si dhe nga Ylljet Aliçka, me novelën e tij “Tri shënime nga ndërmarrja N. në lidhje me vdekjen e Udhëheqësit”, për të cilin

ndër të tjera thuhet se “Aliçka zotëron venën e një humori të hollë...”. Ben Blushi, si shkrimtar me romanin e tij të parë dhe surprizë “Të jetosh në ishull” tronditi skenën letrare shqiptare. Dhjetëra mijëra kopje të shitura, një debat mediatik dhe qarqet letrare e bënë Ben Blushin shkrimtarin me numrin më të madh të kopjeve të shitura për libër gjatë 20 vjetëve të fundit. Por jo vetëm

kaq. Kjo vazhdoi edhe me librin e tij të fundit “Shqipëria”, i cili mban logon e “Mapo Edition”. Befasia në stil, në ndërtimin e rrëfimit, në strukturën e gjithë veprës në romanet e tij ishte ndoshta kontributi për një kthim të shijes së letërsisë në këto kohë. “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës” dhe romani i ri “Shqipëria” janë një triptik i kompletuar i letërsisë bashkëkohore shqipe.

B en Blushi në promovimin e librit të ri "Shqipëria"

KUJTOHET KADRI ROSHI

I biri: Më mungon miku me të cilin shkoja për peshk Të gjithë kolegët e kujtojnë si kolegun e dashur, ndërsa i biri, Kliti Roshi e kujton si njeriun më të dashur, me të cilin shkonte çdo fundjavë të peshkonte. “Tek shoh filmat e tij më duket sikur e kam akoma pranë dhe në çdo moment do më thotë se në çfarë ore do ta lëmë të shkojmë për peshk”, - kështu e kujton babain Kadri Roshi, 5 vjet pas ndarjes së tij nga jeta. E pikërisht si dje 5 vjet më parë, i lodhur nga sëmundja e gjatë, aktori i madh i skenës, Kadri Roshi mbylli sytë duke lënë pas një karrierë të gjatë artistike. Në kujtim të tij, familjarë, miq e kolegë u takuan të kujtojnë në hollin qendror të sallës që mban emrin e tij në Teatrin Kombëtar, babain, kolegun dhe mikun e dashur. Regjisori Petrit Ruka solli për herë të parë në këtë 5-vjetor imazhet e panjohura të Kadri Roshit në shesh-xhirim. Pas kuintave ai ishte i njëjtë ashtu siç e kujtonin familjarët, miqtë dhe kolegët. “Interpretimi i Kadri Roshit duhej studiuar me kohë, në mënyrë që të evidentohej interpretimi i tij për të nxitur zhvillimin e kritikës

skenike, e cila sot është shumë larg nga e dikurshmja”, - tha ndër të tjera aktorja Drita Pelinku, si një prej aktoreve të brezit të tij. Kadri Roshi u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. I cilësuar si “Ezopi” i skenës shqiptare, Roshi do të kujtohet për shumë role si në teatër, ashtu edhe në kinematografi. Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, në Mallakastër. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare, duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë për më shumë se 50 vite karrierë solli rreth 180 role në teatër, si “Halili dhe Hajria”, “Revizori”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Hamleti”, “Pas vdekjes”, “Ezopi” etj., ndërkohë që në kinematografi do të kujtohet për rolet e tij te “Tana”, “I teti në bronz”, “Kur zbardhi një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, “Fijet që priten”, “Përballimi”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Njeriu me top”, “Gjeneral gramafoni”, “Partizani i vogël Velo” etj.

“Tek shoh filmat e tij më duket sikur e kam akoma pranë dhe në çdo moment do më thotë se në çfarë ore do ta lëmë të shkojmë për peshk”


20

MAPO

E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

sport

Ditëlindja

Kristiano Ronaldo i uron vetes një “Top të Artë” Kristiano Ronaldo ka festuar dje ditëlindjen e tij të 27-të, në një karrierë të mbushur me suksese dhe në mesin e një sezoni sa rivalizues, aq edhe emocionues. Në një intervistë të dhënë për median portugeze, ai ka pranuar se është ende në mesin e karrierës së

tij dhe se i kanë mbetur shumë objektiva për të realizuar, mes të cilëve një tjetër “Top i Artë” dhe një trofe me kombëtaren portugeze. I pyetur rreth ambicieve të tija për të ardhmen, ylli portugez i Real Madrid u shpreh: “ Kam realizuar shumë prej synimeve që kam pasur. I

kam fituar të gjithë kompeticionet e mundshme në nivelin e klubeve. Gjithashtu kam fituar “Topin e Artë”. Fakti që i kam prekur të gjithë trofetë e rëndësishëm, më bën të ndihem krenar. Por, kam ende objektiva shumë të rëndësishme për të arritur”.

Vizitë e legjendës së Formula1, Zhan Tod në Tiranë Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit është takuar dje me ministrin e MTKRS, Bumçi dhe sot ka në program një takim me kryeministrin Berisha dhe ministrin e Trasporteve, Olldashi Jeton Selimi

Të gjithë e mbajnë mend me tutat e kuqe duke këshilluar Majkëll Shumakerin. Ishte ky binomi i suksesit që e bëri të famshëm pilotin gjerman dhe drejtuesin francez të Ferrarit. Ata bashkë fituan 5 tituj kampion dhe vendosën një numër të madh rekordesh, që janë ende të pathyer. Ku r Z h a n To d ve n do s i t ë tërhiqej nga drejtimi i kokëkuqes, tifozët e Ferrarit në vendin tonë kujtuan se erdhi fundi i skuadrës nga Maranelo. Megjithatë, Tod nuk hoqi dorë nga motorët. Sot ai është president i FIA-s, Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, dhe vijon të japë kontributin e tij në mbarëvajtjen e një sporti që kushton miliarda euro dhe që duhet të kujdeset për jetët e tifozëve dhe pilotëve, sidomos pas aksidenteve të fundit tragjike. Sidoqoftë, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Zhan Tod ka gjetur kohë në axhendën e tij dhe ka mbërritur dje për një vizitë dyditore në Tiranë, me ftesë e Klubit Automobilistik të Shqipërisë. Ish-drejtuesi i lartë i Ferrarit në Formula 1, do të tako-

het me personalitete të njohura të shtetit shqiptar, në kuadër të Promovimit të Dekadës për Sigurinë në Rrugë. Takimin e parë Zhan Tod e zhvilloi në MTKRS, me ministrin Bumçi. Pas vizitoi për pak minuta objektet etnografike të ekspozuara në këtë ministri, Zhan Tod tha se vizita e tij ka për qëllim pikërisht rritjen e sigurisë në rrugët e Shqipërisë. “Jam shumë i gëzuar që jam këtu si president i Federatës Ndëkombëtare të Automobilizmit. Kjo është vizita ime e parë me qëllim për t’u njohur në 360 gradë me situatën e automobilizmit në Shqipëri. Ka pasur shumë aksidente në të gjithë botën dhe ne jemi të shqetësuar për këtë. Ky është një problem shumë i madh, që duhet minimizuar.” Zhan Tod jep nëe mezash të qartë edhe për drejtuesit e mjeteve automobilistike në Shqipëri, me qëllim shmangien e aksidenteve në rrugë. Në mbështesim përmirësimin e sinjalistikës rrugore. Duhet të edukojmë njerëzit dhe të mbështesim qeverinë që duhet të investojë në përmirësimin e cilësisë së rrugëve. Shpresoj që teknologjia me e avancuar e makinave të jetë e pranishme edhe në Shqipëri, sepse është e nevojshme të mos kemi mjete të vjetëruara në rrugë. Ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave: motociklistët duhet të vendosin g jithmonë kaskën në kokë, ndërsa ata që ngasin makinën s’duhet të konsumojnë alkool.”

Zhan Tod do të qëndrojë deri të mërkurën në vendin tonë, ku do të takohet gjithashtu me Ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi si dhe me Kryeministrin Berisha.

Skënderbeu

Levi-lojtarëve: Gabimet le t’i bëjnë të tjerët Dy fitoret e njëpasnjëshme ajo me Flamurtarin dhe tjetra me Laçin për Kupën e Shqipërisë i ka bërë korçarët të jenë shumë më tepër se të lumtur. Ndërsa ekipi e ka lënë Korçën drejt Durrësit përkohësisht, derisa qyteti t’i kthehet normalitetit në temperatura dhe pa reshje bore. Korçarët janë duke u përgatitur për sfidën e prapambetur të javës së 13-të të kampionatit e cila do të luhej në 24 dhjetor të vitit të kaluar dhe tashmë do të luhet të mërkurën. Por gjërat kanë ndryshuar shumë në kaq pak kohë edhe pas ndëshkimit për ekipin e Pogradecit. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” këtë mesjavë, ndërsa derbi i rajonit të juglindjes do të zhvendoset në arenën e kryeqytetit. Por ndërsa kampionët kërkojnë një tre pikësh, trajneri çek nuk harron të japë këshillat e tij, pasi duket se po i sheh të tijtë shumë më tepër se sa duhet në eufori. Nga frika e ndonjë gabimi që mund t’i kushtonte shtrenjtë punës dhe përgatitjeve të deritanishme ai jep alamin. “Kërkoj nga ana juaj siguri në fushë dhe të mos jeni

të vetkënaqur. Ne duhet të kërkojmë shume më tepër dhe të mos gabojmë. Gabimet duhet t’ia lemë të tjerëve, në të kundërt nuk do të realizojmë objektivat tona”, ka thënë për grupin trajneri çek. Ai e ka lëshuar në formën e një ultimatumi porosinë e tij të radhës, ndërkohë që këmbanat e alarmit kanë rënë të forta pas asaj që duket se sheh më nga afër në gjendjen e grupit trajneri. Ekipi ndodhet në Durrës prej shumë ditësh, ndërkohë që të gjithë lojtarët janë shumë më tepër nën vëzhgimin e rreptë të kryepankinës së Skëndebeut. Ai është disi i shqetësuar për ecurinë e grupit, por frika e tij lid-

het me euforinë që mund të ketë përfshirë lojtarët që në fakt kanq sjellë brenda një kohe të shkurtër dy fitore të rëndësishme. Sfida me Pogradecin në Tiranë konsiderohet si tepër e vështirë për çekun, i cili jep këshilla për lojtarët që duhet të tregohen tepër aktivë në fushën e lojës dhe të mos lejojnë kundërshtarin të shënojë para tyre. Megjithatë çeku duket se po ndryshon strategji në sjelljen ndaj të tijëve, duke u përpjekur të jetë më pedant në ditët e fundit dhe për ta mbajtur grupin në tonusin e një tjetër fitoreje, që iu nevojitet aq shumë për kampionatin. Sfida po afron dhe korçarët po përgatiten me seriozitetin e duhur, ndonëse janë shumë larg shtëpisësë tyre. Ndërkaq dy lojtarë të ndëshkuar nga kartonat dhe një i dëmtuar do ti mungojnë këtij takimi. Kështu Muzaka dhe Orelesi kanë numrin e mjaftueshëm të kartonave për te qëndruar larg këtij takimi. Githashtu i dëmtuar mbetet ende Ivan Gvozdenoviç që do dhe pak kohë të shkojë drejt rikuperimit të plotë të tij. Irena Vreto

Real vs Barça

Maskerano: Përgëzojmë Realin nëse fiton titullin Pavarsisht se me 7 pikë më pak në renditje se Reali i Madridit, në kampin e Barcelonës besojnë ende te titulli kampion. Havier Maskerano, i cili mund të luajë titullar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Valencias në Kupën e Mbretit, si pasojë të një dëmtimi të Buskets, beson se blaugranat kanë ende shpresa dhe pse 7 pikë janë të vështirë për t’u rekuperuar: “Reali ka krijuar një diferencë të rëndësishme. Megjithatë një hap fals i Los Blancos kam përshtypjen se do të rihapte sërish kampionatin, aq më tepër që do të kemi dhe një sfidë direkte me ta në prill. E rëndësishme pikësëpari

është që Barcelona të fitojë ndeshjet e saj”. Mascherano pranoi gjithashtu se nëse Reali fiton titullin, Barcelona do ta duartrokasë suksesin e tyre, pavarësisht rivalitetit që ekziston mes këtyre dy skuadrave: “Nëse Reali i fiton të gjitha ndeshjet deri në fund do të thotë që kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe që meritojnë respekt”. Në fund mesfushori argjentinas pranoi se blaugranat për momentin janë totalisht të përqëndruar në ndeshjen e Kupës së Mbretit, që është një trofe i cili vlerësohet maksimalisht nga skuadra.


sport

E martë, 7 shkurt 2012 www.mapo.al

Formula 1

MAPO

21

Red Bull prezanton njëvendëshen e re, RB8 Red Bull zbuloi njëvendëshen e re RB8, që do të zbresë në pistë për sezonin 2012. RB8 paraqet të reja mbi të gjitha në pjesën e përparme dhe shkarkesave të modifikuara, të ndryshuara sipas

parametrave të rinj të rregullores. Skuadra anglo-austriake dominoi në dy sezonet e fundit, duke fituar titullin e pilotëve në 2010 e në 2011 me Sebastian Fettel, dhe gjithashtu fitoi 2 botërorët e

fundit për konstruktorë. Ditë më parë, dy rivalet e austriakëve Ferrari dhe McLaren Mercedes prezantuan makinat e tyre për sezonin e ri të Formula 1 që starton në Melburn më 16 mars 2012.

Ibra pezullohet tri ndeshje, Milani apelon Drejtuesit kuqezinj do të bëjnë çmos që ta kenë sulmuesin suedez të gatshëm për ndeshjen me Juventusin, në program për t’u luajtur më 25 shkurt Jeton Selimi

34

Nuk ka Juventus! Të paktën (besohet) se Zllatan Ibrahimoviç do ta kapërcejë edhe ndeshjen e madhe Milan-Juve, në program për t’u zhvilluar më 25 shkurt. Atë ditë, lojtari suedez do të mbarojë pezullimin prej tre ndeshjesh që ka marrë dje për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 64-t të ndeshjes me Napolin. Një i kuq i nxjerrë nga gjyqtari Ricoli pas sugjerimit të vijërojtësit pasi Ibra kishte goditur me shuplakë mbrojtësin e kaltër Aronika. Sjellja, që u gjykua “e dhunshme” nga gjykatësi sportiv Xhampaolo Tosel, ka bërë që të nisë në mënyrë automatike dënimi për Ibrahimoviç, që do t’i shohë nga tribuna dy ndeshjet e radhës në transfertat e Udinezes dhe Çezenës. Në komunikatën e skualifikimit lexohet se Ibrahimoviç është ndëshkuar “pasi në minutën e 19-të të pjesës së dytë, me lojë të ndalur, ka goditur një futbollist kundërshtar me një shuplakë në fytyrë, shkelje që u vu re nga asistenti”.

Juventus

Marota e ka me gjyqtarët dhe… dënimin e Ibras

Lëvizjet e Milanit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Milanit. Klubi kuqezi nuk priste tre ndeshje ndëshkim (pas ndeshjes Galiani ishte i sigurt: “Ibra nuk mund të dënohet më shumë se dy ndeshje”) ka gati apelimin: “A.C Milan komunikon se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatësit Sportiv që e ka ndëshkuar të federuarin e tij, Zllatan Ibrahimoviç, me një skualifikim prej tri ndeshjesh kampionat”. Precedenti

Apelimi i Milanit do të synojë, natyrisht, reduktimin e skualifikim-

it (duke kërkuar që të ndryshohet dënimi nga “i dhunshëm” në “antisportiv të rëndë”) në mënyrë që ta ketë Ibrahimoviçin në dispozicion në atë që mund të jetë ndeshja vendimtare në luftën për titullin kampion. Ka një precedent relativ për sezonin e shkuar që e bën Milanin të shpresojë. Kundër Barit, më 13 mars 2011, Ibrahimoviç goditi me grusht në stomak mbrojtësin Marko Rosi. Kartoni i kuq i kush-

Dopingu

Alberto Kontador shpallet fajtor, i hiqet Tour de France dhe Giro D’Italia Gjykata e Arbitrazhit Sportive (CAS), vendosi që të pezullojë për dy vjet çiklistin Alberto Kontador, dy herë fitues i Turit të Francës, pasi u verifikua përdorimi prej tij i substancave të ndaluara. Gjithashtu, spanjolli i hiqet titulli i tretë i fituar, ai i vitit 2010 dhe të gjitha fitoret që ka arritur apo mund të arrijë deri në 5 gusht të 2012-s. Pezullimi do ta pengojë që të marrë pjesë edhe në Turin e Francës së 2012-s, në atë që konsiderohet si evenimenti më i madh në vitin kalendarit të garave çiklistike. 29-vjeçari u konsiderua fajtor për përdorimin e substancës të quajtur klenbuterol, me qëllim përmirësimin e rendimentit të tij sportiv. Titulli i vitit 2010 do t’i kalojë luksemburgasit Andy Schleck, i cili përfundoi në vendin e dytë në Turin e 2010-s. Midis titujve të rëndësishëm që rishpërndahen, është edhe ai i

toi sulmuesit tre ndeshje (sjellje e dhunshme), që më pas u reduktua në dy ndeshje pezullim pas apelimit në Gjykatën Federale. Jo provë TV për Aronikan

Nuk do të ketë provë TV (prokuroria federale nuk e ka kërkuar) për Salvatore Aronikan, mbrojtësi i Napolit, që pasi mori shuplakën e Ibrahimoviçit, reagoi duke goditur lehtazi Noçerinon.

Giants e bëjnë poker! Superbowl u takon atyre Njujorkezët kanë mposhtur në finale Nju Inglënd Patriots me shifrat 21-17

Xhiros së Italisë 2011, që gjithashtu i kalon të dytit më të mirë, vendasit Michele Scarponi. Contador fillimisht u shpall i pafajshëm në shkurt 2011, por Agjencia Botërore Anti-Doping (ËADA), dërgoi çështjen në apelin e CAS-it. Në vendimin e marrë nga gjykata, shkruhej se pas shqyrtimit të çështjes nga ekspertët përkatës, u arrit në rezultatin se substanca nuk mund të ishte marrë në forma të tjera, siç mund të kishte qenë konsumi ushqimor.

Gjithë sy e veshë janë në Torino, ku presin me padurim për të mësuar se cili do të jetë fati përfundimtar për Ibran. Natyrisht, që dënimi prej 3 ndeshjesh është më se i merituar, por tifozëria bardhezi i druhet reduktimit, sidomos pas sigurisë që shfaqi administratori i Milanit, Galiani, që deklaroi se nuk priste më shumë se 2 ndeshje ndëshkim për sulmuesin suedez. Sidoqoftë, Drejtori i Sportiv i Juventusit, Bepe Marota, ka deklaruar se kjo situatë nuk i intereson. “Për atë që ndodhi në “San Siro”, nuk ndërhyj sepse nuk dua të futem në të tilla dinamika. Ne do ta përgatisim ndeshjen me Milanin sikur Ibra do të jetë në formacionin titullar. Më duhet të them se në të tilla raste, dënimet janë nga 2 në 3 ndeshje, por nuk do të bëjmë vlerësime pas kësaj. Gjykimi? Kam dashur vetëm të tërheq vëmendjen e arbitrave për më shumë kujdes në vendimet që marrim dhe besoj se kjo është detyra ime”, e mbylli Marota duke iu referuar penalltisë së pa dhënë në ndeshjen e fundit ndaj Sienës.

Delir dhe hidhërim. Kështu mund të përshkruhet me dy fjalë finalja e madhe e SuperBowl mes NjuJork Giants dhe Nju Inglënd Patriots, e fituar nga Giants me shifrat 2117, një ndeshje që pa rezultatin të përmbysej disa herë. Kryebashkiaku Blumberg e ka komentuar kështu fitoren: “Big Blue na kanë dhuruar një ndeshje për ta mbajtur mend dhe ne të martën do të organizojmë një paradë për t’u mbajtur mend”. Herën e fundit që pat ndodhur, në vitin 2008, një milion persona dolën në rrugë për të festuar Big Blue, që edhe njëherë kishin mposhtur Nju Inglënd. Është për të vënë bast se edhe kësaj radhe, turma për Mening me shokë nuk do të jetë më pak. Sot në orën 11:00, fillimisht Betëri Plejs dhe Uashington Strit dhe më pas

Kenion of Hiros do të “pushtohen” nga fansat. Menjëherë më pas, në Sit Holl Plaza, kryebashkiaku do t’u japë NY Giants çelësat e qytetit, që do të merren nga Ellisha Nelson Mening, ose i njohur si Eli për adhuruesit e football. “Kemi luftuar deri në çastet e fundit,” e thjeshtëson ai triumfin. Në të vërtetë, kuorterbeku i Nju Jorkut, 102 kg për 193 cm, e di mjaft mirë se ka bërë diçka të madhe. Football është pjesë e ADN-së së tij: babai i tij, Arçi, ka qenë kuorterbek në vitet 70-80 në fillim me Nju Orlins Saints, pastaj me Hjustonn Oiler dhe në fund me Minesota Vikings. I vëllai, Pejton, datëlindja 76’, është fytyra tjetër e famshme e shtëpisë Mening. Kuorterbek për Indianapolis Colts, ai ka një sërë rekordesh dhe shifrash të pabesueshme: 4 herë MVP dhe i zgjedhur si lojtar i dekadës nga Fox Sports mjafton për ta kuptuar se me çfarë lojtari kemi të bëjmë. Eli, më i riu i Mening me 31 vjetët e tij, e di mjaft mirë se ka qenë ai që i

ka gjunjëzuar Patriots, por e ndaj suksesin me shokët e skuadrës. “Nuk ka të bëjë me një person, është diçka që ka të bëjë me skuadrën.” Performanca e tij është krejtësisht e lidhur me mbiemrat: “Ka qenë një ndeshje e madhe, një sezon i madh”. Edhe kundërshtari i tij më i frikshëm, Tom Bredi, e njeh dominimin e tij, që e ka provuar edhe më parë në vitin 2008. “Eli ka bërë një sezon të madh. Merituan të fitonin. Ne të gjithë e dinim se mund të bënim diçka më shumë. Sidoqoftë, më mirë të jesh aty e të humbasësh, sesa të mos arrish kurrë”.


22

MAPO

E MARTË, 7 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

MERR 193 EURO NË ORË PËR TË QËNDRUAR AFËR LIQENIT Skocezja Sam Firth paguhet 193 euro në orë vetëm për të qëndruar afër liqenit, ndërsa përpjekja e saj e vetme është që çdo ditë të bëjë të njëjtën pozë dhe të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta për nevojat e xhirimit, e më pas të bëjë pauzë. Honorari i përgjithshëm i Firthit do të jetë 12 000 euro, të cilat i jep Instituti Britanik i Filmit dhe organizata ‘Skocia kreative’. Xhirimi do të përfundojë më 21 korrik, kur do të jenë gati gjithsej 61 orë material të Firth-it duke qëndruar para liqenit. Firth është shprehur se xhirimi për të është shumë emocional dhe është një udhëtim i vërtetë i jetës. Materiali i xhiruar prej 61 orëve do të reduktohet në një dokumentar prej 20 minutash dhe do të shfaqet nëpër festivalet e mbarë botës. “Në film do të keni rastin të shihni ndryshimin e dritës përreth meje, por unë do të mbetem e njëjta. Prej se kemi filluar xhirimin, ka qenë shumë e vështirë. Jam detyruar të qëndroj në erë të fortë e në kohë me shi dhe kam luftuar me veten për të mos lëvizur. Ky është një udhëtim emocional për mua dhe i tillë do të jetë për të gjithë ata që do ta shohin dokumentarin”, ka thënë Firth ndërsa transmeton

Nëse jetoni në çift nuk do e keni të lehtë sot të qëndroni besnikë ndaj partnerit. Do gjeni një mijë e një arsye që ta bëni zemrën e tij të rrahë fort. Ju beqarë duhet të bëni shumë durim nëse doni të nisni një histori të vërtetë dashurie.

Ju që keni aq shumë nevojë të dialogoni me partnerin, të ndani entuziazmin me të, shpresat dhe zhgënjimet, ka rrezik të mbylleni në vetvete. Beqarët kësaj radhe do kenë mundësi shumë të mira për të pasur një takim vendimtar.

Venusi premton gëzim në dashuri sot. Pa u sforcuar shumë ju do kaloni një ditë mjaft të mirë me atë që dashuroni. Beqarët do jenë shumë seriozë në dashuri dhe do ndihen paksa të humbur për shkak të ritmit dhe tensionit të ditës.

3

4

5

13 17

6

7

14

21

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Në planin sentimental të ç i f t eve n u k p r i t e n katastrofa, por disa vështirësi të vogla të cilat duhen marrë në konsideratë. Mos lejoni mendimet e familjarëve t’ua prishin mendjen dhe tregohuni më të fshehtë në ato që flisni me partnerin.

Falë Plutonit do e kuptoni sot se ndjenjat kundrejt partnerit janë të sinqerta dhe reciproke. Gjithsesi shmangni marrjen e vendimeve përfundimtare sepse planetët nuk do jenë në anën tuaj. Dashuria do jetë kredoja e ditës për beqarët.

Marrëdhënia me partnerin do jetë edhe më e thjeshtë dhe nuk do keni probleme. Beqarët do e hedhin pas mediokritetin dhe banalitetin për të kërkuar cilësinë në dashuri. Do e tregoni edhe njëherë sa bujarë jeni.

Përpjekjet tuaja për të vënë bashkëpunimin me partnerin do të kurorëzohen me sukses. Më në fund edhe ju vetë do ndiheni të qetë. Beqarët do të kërkojnë pa pushim kënaqësinë. Tentoni më tepër për një lidhje të qetë dhe të lirë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ambienti në jetën tuaj në çift rrezikon të jetë i ftohtë si një mëngjes vjeshte. Urani sinjalizon konflikte të rënda, heqje dore nga diçka dhe në rastin më të mirë debate kalimtare. Beqarët do bëjnë shumë për vete.

Raporti me partnerin do jetë i ngrohtë dhe plot bashkëpunim. Beqarët nga ana tjetër do kenë ndryshime. Do tërhiqeni mjaft pas dikujt dhe nuk do jetë thjesht një tërheqje fizike por një dashuri e vërtetë. Do rrezikonimjaftmefinancat.

Sektori i çifteve do jetë mjaft i qetë. Partneri do jetë mjaft bashkëpunues dhe do e keni më të lehtë të jetoni pranë tij. Për beqarët dita do jetë pështjelluese. Shumë prej jush nuk do e dinë mirë se çfarë duan dhe do ecin në bazë të tërheqjeve fizike.

Përsa i përket çështjeve të zemrës, kjo ditë do jetë e qetë për ata që janë në një lidhje. Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë. Ju beqarë që ëndërroni dashurinë e mrekullueshme dhe të vërtetë do të zhgënjeheni këtë herë.

11

25

26

22

27

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

30

31

32

24

33

35

36

39

42

23

28

37

40

41

43

44 4

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

45

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që

1. Lumë i vendit tonë. 2. Vend bosh, ose... 3. Orët e punës. 4. Trup

ushqejmë ndaj dikujt a diçkaje. 7. Masë ndëshkimore për shkeljen

gjeometrik. 5. Organizatë Financiare. 6. Ngritja cilësore që ka arritur

e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. 13. Kafshë e madhe

dikush a diçka dhe që mund të krahasohet. 7. Gatim me pak oriz e me

gjitare. 14. Pamja e dikujt a e diçkaje. 16. United Kingdom. 17. Zëri i

perime. 8. Markë makine. 9. Lloj çibuku i gjatë i vendeve të Lindjes. 10.

një këngëtari. 19. Mjet lundrimi. 20. Krahinë malore në rrethin e Ko-

Diçka e papritur, që ngjall habi. 11. Shko! 12. Gruaja e ish-presidentit

rçës. 21. Weber, aktore italiane. 22. Copë dheu. 25. Këngë djepi. 28.

Roland Regan. 15. Tërësi e përbërë prej një numri shumë të madh yjesh.

Një nga përmasat e trupave. 29. Lëng që del nga syri. 30. Mbretëre-

18. I ka topi në mes. 23. Dobi, përfitim. 24. Instituti Sizmik. 26. Një nga

sha e bukurisë. 31. Shtet në Amerikën Jugore. 33. Instituti Veteri-

pjesët e Britanisë së Madhe. 27. Notë muzikore. 28. Janë në majë të

nar. 34. Mes i trupit. 35. Përemër vetor. 36. Kënaqësi. 38. Bruni, top-

globit. 34. Një nga brinjët e trekëndëshit. 37. Organizata, ose... 38.

modele e njohur. 40. Mjet ndriçimi. 42. Lëndë djegëse. 43. Janë në

Mbret rus. 39. Rivënie anësore në futboll. 40. Grup njerëzish me lid-

fillim të sundimit. 44. Besim, fe. 46. Kafshë që jeton në trupin e një

hje gjaku. 41. Tërësia e vetive të një njeriu, të cilat ai përpiqet t’i vërë

kafshe tjetër. 47. Të drejtuarit e syve te dikush a te diçka.

në dukje në çdo kohë. 42. Garnizon Amerikan. 45. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 7

8

5

9

1

7

3

8

6 LUANI (23/VII-22/VIII)

10 16

46

Nëse mendoni se e keni lënë pas dore lidhjen tuaj për t’u marrë me punën apo gjëra të tjera, ka ardhur koha të ndryshoni. Urani do sjellë një ripërtëritje të jetës në çift. Do jeni më të disponueshëm dhe dialogu do jetë më i hapur.

9

19

20

4

GAFORRE (21/VI-22/VII)

8

15

18

38

HOROSKOPI I DITËS

BINJAKET (21/V-20/VI)

2

34

Lançimi i pajisjes së re të avancuar në Android të bëhet në Kongresin Botëror Mobil, ndërsa kompania i ka mohuar këto thashetheme duke thënë se nuk do ta prezantojë gjeneratën e tretë të telefonit të saj në ngjarjen vjetore të industrisë në Barcelonë. Mirëpo, tani sipas një njoftimi nga ET News, Samsung Galaxy S III pritet të jetë një model i telefonit të mencur i cili është tejet i hollë, me vetëm mm, ose edhe më i mprehtë se modeli paraprak i telefonit të Samsung, Galaxy II, i cili është 8.49mm i “trashë”. Në anën tjetër, thuhet se Galaxy SIII do të vijë më kamerë prej 8 mega-piksel, ndërsa pritej që ky model të sjell risi dhe të posedojë kamerë me së paku 12 mega-piksel. Karakteristikat tjera që janë përfolur për këtë telefon, përfshijnë edhe versionin e ri të Android, Ice Cream Sandwich, procesorin me katër bërthama, si dhe specifika tjera të avancuara, për të cilat kemi dëgjuar edhe më herët.

DEMI (21/IV-20/V)

1

29

SAMSUNG GALAXY S III, VEÇ 7MM I HOLLË?

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

1

6 2

4 3 8

8 4

4

1

7

9 7

5 2

6 8

6

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 3

8

4

6

7

9

8 3

5

7

2

5

3

6

5

Koha e fillimit _____:____

4 9

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1 3 2 9 0

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

48950, 51805, 52596, 54465, 56251, 62010, 62561, 86599.

077, 172, 218, 254, 451, 614, 673, 879.

Numra me 6 shifra:

Numra me 4 shifra:

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

11180, 16559, 21569, 22223, 22452, 24928, 32107, 42820,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

PËRGJIGJET NR TË DJESHËM

V

GJENI 10 NDRYSHIMET

053610, 118606, 155210, 215478, 359535, 403725, 425362, 526489, 526548, 541526, 555625, 852849, 921571, 945156, 951256, 954150.

0215, 1254, 1329, 5015, 5221, 5415, 5465, 5854.

I

E

J

I

M

E

S

O

D

A

I

N

I

I

T

A

R

O

I

D

S E

B

U N

R

A

L

R

I

N

A

I

V

E

L

A

S

K

L

A

S

M

O

N

A N

K P

E

R

A

I

I

N

M

I

K

A

R

P

E

E

R

N

U

K

D

A

K

A

I

I

O

U

I

I

L

B

T

M

O

I

O

I

J

J

B

M

A

G K

B

F

K

I

R

U

7

2

1

3

2

6

3

1

4

9

5

8

6

4

1

2

0

1

2

3

2

0

2

6

5

9

6

8

7

4

8

4

1

5

3

3

2

0

1

5

2

6

5

1

5

9

8

7 9

R

E

C

L

4

8

5

4

1

5

2

6

3

2

5

U

R

I

M

E

6

5

4

8

5

1

2

3

2

1

5

6

T

O

N

O

M

4

8

5

2

1

5

6

3

5

7

8

9

S

I

R

I

5

4

1

5

2

6

3

2

5

9

5

7

Z

A

1

4

8

2

1

0

2

3

6

0

5

0

E

L

9

9

9

8

7

0

4

1

8

5

4

2

1

4

5

1

2

5

6

2

0

1

4

2

M

I

6

5

9

87

7

4

8

1

5

4

7

1

A

M

A

N

E

L

A

T

C


retro 1812 SOT FAQJA E FUNDIT profil&

E MARTË, 7 SHKURT 2012 WWW.MAPO.AL

MAPO

23

7 S HKU RT

Charles Dickens

Charles Dickens u lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë e Portsmouth-it në Angli, i dyti prej gjithsej 11 fëmijëve. Si fëmijë jetoi në Chatham-Kent. Ai ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i epokës viktoriane, dhe një nga më të popullarizuarit e të gjitha kohërave. Ka krijuar disa nga personazhet më portretizues të letërsisë me temë sociale. Po-

pullariteti i vazhdueshëm i romaneve dhe tregimeve të shkurtra të tij është i tillë saqë ato u botuan më parë në shtypin periodik në formë seriali. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë si tituj emra fëmijësh, dhe personazhet janë kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë. Në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë

shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerrë bukën e gojës. Fëmijëria dhe përvojat e tij të mëpasme janë faktorët kyç për letërsinë e suksesshme të Dikensit. Ndër veprat kryesore të Dikensit përmenden: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi dhe i biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikëllbi”.

JOHN F. KENNEDY

Portreti seksual i një Presidenti Daniel Politi, Slate Magazine

Europa dhe ne të tjerët Branko MERXHANI

Koha jonë, kohë pleonasmash dhe produksioni të tepër, është mbushur edhe nga Profetë, që profetizojnë “Fundin e Evropës”. Vallë? Kaq shpejt? Po kur u-plak dhe po jep shpirtin djali i djeshmë? Gjurmat e para të jetës së saj nuk e kapërcejnë shekullin XII. Po dita e vërtetë e lindjes së saj është më e afërme. Mund të na e kallëzojë edhe fantAzia më e varfër e brezit më të parë. Besimi i “Perëndisë-Njeri” që erdhi dhe iku si ndonjë “VISION” këtu e njëzet shekuj më parë, po mbretëron akoma edhe sot. Byzanti, ky emër mizor dhe për të qarë, qëndroi më se njëmijë vjet. Vetëm hija e tij rrojti pesë shekuj. Po Evropa? Mbaroi? - E rreme! Në rrezat e Uraleve po gjëmon zëri i saj. Shpirti i saj sapo arriti në fushat mëkatare të Azis së harruar. Evropa hyri në Azi këtu e një shekull e gjysmë më parë. Tani që ikën, që ecën praptazi, tani pikërisht hyn në ‘të. Evropa u-fut thellë në kryet, në gjakun, në shpirtin e robërvet të saj të djeshmë. Atje ku ata hynë horizonti ndroi menjëherë. Në stepat e thata pa an’e krye po mbijnë pemë që shtien hije aq sa qielli i kaltërt i vendit të prallës dhe të ëndërës po mbushet me tym të zi, që lëshon një Perëndi e re: MAQINA. Një shekull e gjysmë Azia plakë, ky djep i feve dhe i Theokrative, po lozte me shakat e saj. Dora e saj, e hollë dhe sentimentale po shkruante vjersha dhe bënte lodra. Nuk deshi të ndrojë me fuqin e Maqinës. Trembesh nga armët më të mbaruara dhe nga dituria më e lartë e zaptonjësit si nga ndonjë mëkatë. Kërkoi shpëtimin e saj nga mohimi i duruar dhe i pambaruar i Theokratisë. Atje brenda e kishte burgosur shpirtin e saj. Po turpi i saj mbeti jashtë. Kështu, duke fshehur shpirtin dhe duke lënë jashtë trupin, pandehte se do të shpëtonte. Shpëtoi sa mund të shpëtojë edhe ai zog i varfër që fsheh vetëm

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 GAZETAMAPO@GMAIL.COM CEL: 068 477

kryet brenda në rërë që të shpëtojë nga plumbat e gjahtarit!... Shtrenjt e pagoi Azia verbërinë e saj. U bë skllave. Njëqind e pesëdhjetë vjet shkuan sa të sgjohet Azia. Ballët e saj i ndriti tej-për-tej nga një flakë e bardhë. Pasioni i saj është pa fre, i egër, hakmarrës. Po Theokratët u-vogëluan. Tashmë ajo kërkon Maqinën, beson Maqinën - me atë dashuri, me atë pasion që besonte gjer dje hallet e saj të mëndafshta dhe vazot e saj t’ergjenta. Merr pastaj maqinismën idololatrike dhe e shkrin mirë-emirë brenda në flakën e të dhëmburavet të saj njëqind e pesëdhjetë vjet me rradhë. Ka edhe ajo nostalgji për Qytetërimin dhe për Teknikën e madhe të sotme, jo vetëm me syrin e dobisë, po sidomos me vendimin e çlirimit kombëtar. Në Rusi, në Turqi, në Persi, në Hind, po zien nostalgjia e shpëtimit të Aziarit. Azia vjen në vehte - për hir të Evropës. “EVROAZIA” bredhëse e Trubeckoj-it, kjo copë dhe në mes të Evropës dhe Azisë, ç’bëhet? - Popujt e saj po marin frymë thellë. Demokratitë e saj po shtohen. Është shenjë që edhe ata hynë në periodën e zierjes së brëndëshme. Karta shoqërore dhe ekonomike e popujve të vegjël të ndryshmë, që nga ujrat e shqetësuara të Egjeut gjer në buzëdetin e vërtetë të Filandisë, po sillte gjer dje të nxirat e një rënieje të heshtur. Mirëpo arritën në periodën më karakteristike të mundimeve të tyre të gjata: në periodën e REALITETEVET KOMBËTARE. - Të huajt u-hoqën pothua vetë, pasi humbën robet e tyre të verbër. Po djemt e robërvet, të ritur në pikëllim dhe në mizori, përpiqen të ngulin flamurin e jetës së re mbi gërmadhat e errëta të kullës së neveritur. Sepse besojnë në dynamismën dhe në produktivitetin e popujve të tyre. Evropa na sbrazi xhepin, po na mbushi shpirtin. Botuar në vitin 1934

Pamje nga kalaja Shkodër, 1863 © Josef Szekely

Mimi Alford zyrtarisht ka thyer heshtjen dhe rrëfen detaje të lidhjes së saj me John F. Kennedy-n në librin me kujtime Once Upon a Secret: My affair with President John F. Kennedy and its aftermath. (Sekreti i njëherë e një kohe: lidhja ime me presidnetin John F. Kennedy dhe pasojat”. Libri do të hidhet në treg të mërkurën, por me sa duket gazeta New York Post siguroi një kopje nga një prej librarive të Manhattan-it, duke bërë publike shumë hollësi skandaloze. Mimi Alford, atëherë nën emrin e vajzërisë, Mimi Beardsley, ishte stazhiere në Shtëpinë e Bardhë në verën e vitit 1962 dhe ra menjëherë në sy të Presidentit. Nëntëmbëdhjetëvjeçarja iu bashkua Presidentit dyzet e pesëvjeçar për një kredhje në pishinë katër ditë pasi kish filluar punë si stazhiere. Pasdite ai e zhvirgjëroi në dhomën e “zonjës Kenedy”. “Pasi mbaroi punë, ai ngriti pantallonat dhe më buzëqeshi”. Alford thotë se jeta e tyre seksuale ishte ‘me surpriza e qejf’ dhe përshkruan një lidhje intime që ishte më shumë se vetëm seks. Ata, me sa duket, kaluan “shumë kohë në vaskë” dhe dëgjonin muzikë së bashku. Ai i hapej asaj gjatë momenteve kyçe personale e profesionale, si për shembull vdekjen e djalit të tij të sapolindur përgjatë Krizës së Raketave Kubane. Por ai asnjëherë nuk e puthi në buzë. Në një pikë, gjatë një prej atyre kredhjeve të pasditeve, Kennedy, sipas Alford-it, i kërkoi “të përkujdesej” për një prej këshilltarëve të tij. Ai e vuri veten në rolin e spektatorit ndërsa ajo bëri seks oral me këshilltarin. Kennedy më vonë u kërkoi falje të dyve. Pas ca kohësh Kennedy i kërkoi stazhieres “përkujdesu për vëllanë tim të vogël”, domethënë Ted Kennedy-n gjatë një eventi për grumbullim fondesh. Ajo refuzoi. Mimi Alford përshkruan gjithashtu një mbrëmje në fermën në shkretëtirë të Bing Crosby-t, ku “kapsula të verdha” që ka gjasa të kenë qenë nitrat amili (një lloj droge) shkonin dorë më dorë. Presidenti e pyeti nëse ajo donte të provonte një. Ajo tha ‘jo’, por “ai megjithatë e shpërtheu kapsulën dhe ma mbajti nën hundë”. Identiteti i Alford-it për herë të parë u zbulua në vitin 2003, kur Robert Dallek botoi pjesë të një historie gojore nga vitit 1964, që fliste për lidhjen e saj me presidentin Kennedy. Një këshilltar i shtypit ia kishte përshkruar lidhjen një historiani, duke i kërkuar që ta mbante sekret. Dallek e bindi që të jepte një intervistë për librin e tij. Më pas New York Daily News arriti të binte në gjurmët e Marion Fahnestock-ut, e cila përballë ekspozimit mediatik pranoi ekzistencën e lidhjes. Asokohe, gazetari Hugh Sidey, i cili mbulonte Shtëpinë e Bardhë, shkroi në revistën Time duke konfirmuar ekzistencën e “një Mimi”, duke shtuar po aty se “ishte gjithashtu edhe një Pam, një Priscilla, një Jill (në fakt dy të tilla), një Janet, një Kim, një Mary dhe një Diana e të tjera”. Në vitin 2009 New York Times publikoi faktin se Mimi Alford po shkruante kujtimet. Editorja ekzekutive e shtëpisë botuese Random House tha se e bleu dorëshkrimin pasi pa 20 faqe, duke thënë se do të ishte një tekst “mbushur me rrëfime nga zemra”. Editorja gjithashtu këmbënguli se Alford nuk është ai lloj njeriu që nxjerr të gjitha intimitete në shesh që t’i shohë mbarë Amerika”.

Themelues: Henri ÇILI Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Habjon HASANI. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA, Sabina VEIZAJ. Sociale: Jonida TASHI. Kultura: Aida TUCI. Sporti: Jeton SELIMI. Komentatorë&Analistë: Artur ZHEJI, Mark MARKU. Gentian ELEZI, Arjan VASJARI. Rubrikat: Prof. Dr. Artan FUGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian CIVICI. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi ÇILI. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.