Gazeta Mapo

Page 1

FAQE 4

AMBASADORI ARVIZU, TAKIM ME FEVZIUN NË NJË LOKAL NË ISH-BLLOK Takimi i dy personazheve të njohur në lokalin “Wiskey” nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e klientëve

THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E DIEL, 22 JANAR 2012. NUMËR 482. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA"

Berisha në Lushnjë me ftesë të kryebashkiakut të PS, Fino: Ja pse ishim aty

PAS PROVAVE NGA FBI “21 JANARI”, NJË DEPUTET I PS DREJT HEQJES SË IMUNITETIT Mbështetës të opozitës dhe familjarët e viktimave të 21 Janarit bëjnë homazhe në bulevard dhe thirrje për drejtësi. Rama: Falë ndihmës së ShBA-së, 21 Janari tjetër nuk do të jetë i trazuar. Pas mbërritjes së ekspertizës nga FBI, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën dhe dërgon në organin qendror të akuzës dosjen për një deputet të opozitës, pasi imuniteti i tij pengon hetimet në linjën e organizatorëve

Kryetari i Bashkisë, Tushe: Berisha, i ftuar nga unë në 92-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Në ceremoni edhe deputetët socialistë të zonës. Fino: Unë natyrisht do të doja të isha në Tiranë në homazhe, por së bashku me Bashkinë , ne ishim organizatorë të këtyre aktiviteteve. FAQE 4 Berisha ishte thjesht i ftuar

Rrëfimi i Sonila Meços: Si e ndryshoi vajza jetën time

NGËRÇ

NGA BUJAR KAPEXHIU

Skema politike të importuara nga Tirana

KOMENT

BARDH FRANGU

Pesha e “gurve të kufinit”

KOMENT ARSIM CANOLLI

MOTI TIRANË

4 | 10 °C SHKODËR

3 | 8 °C VLORË

8 | 13 °C

KURSI

139.0

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

Edi Rama me nënën e Hekuran Dedës gjatë protestës homazh

Letra për Ina Ramën, Prifti: Më kanë kërcënuar me vdekje Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka denoncuar për të dytën herë brenda vitit kërcënime me vdekje, që, sipas tij, i janë bërë ditët e fundit. Në një letër jopublike, drejtuar kryeprokurores Ina Rama, ish-ministri Prifti, që aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar të hetohen disa kërcënime me vdekje, që i janë bërë pas publikimit të videos mes tij dhe ishzv.ministrit Leonard Beqiri. faqe 5

Qeveria ul dietat për sh.a-të, merrnin deri në 300 euro në ditë Qeveria u pret riskun edhe punonjësve të shoqërive aksionere. Nga 300 euro dita, në çdo dalje jashtë kufijve për punë apo trainime pune të firmosura nga titullari i institucionit, ata do të paguhen vetëm 50 euro në ditë

Kemi konstatuar në mënyrë të përsëritur se vuajmë shumë nga shkalla e lartë...

Prozës shqiptare të diskursit të shkencave sociale i është shtuar edhe një studim mjaft i thukët antropologjik...

tre demonstruesve, prokuroria dhe policia kanë mundur të mbledhin prova që orientojnë hetimet drejt një deputeti të opozitës, sa i përket organizatorëve të protestës. FAQE 2-3

Deputeti Dritan Prifti reagon pas publikimit për letrën e drejtuar në adresë të kryeprokurores: Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar. I kërkova kryeprokurores t’i hetonte

Gazetarja flet për ditët e para pas lindjes së Amaris dhe rikthimin e shpejtë në punë FAQE 17

OP-ED / 10-11

Hetimet për ngjarjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit pritet t’i kushtojnë imunitetin njërit prej deputetëve të opozitës, pjesëmarrës në protestën që përfundoi me katër të vrarë dhe disa të plagosur. Paralelisht me zbardhjen e vrasjes së

Qeveria ka rënë në gjurmë të dietave abuzuese që shoqëritë aksionere u japin punonjësve për çdo dalje jashtë vendit. Burime konfidenciale pranë disa shoqërive aksionere që kanë një buxhet të majmë, bëjnë me dije se dietat për jashtë shtetit variojnë deri në 300 euro dita FAQE 9

HIJE DYSHIMI MBI KUZHEN

Kombëtarja kuqezi e trukuar! Përgjimet greke zbardhin skandalin

FAQE 21

Kujtesë

EDITORIAL / 11 ALFRED LELA

21 janari i Ibrahim Rugovës Në Tiranë 21 janari ka ardhur si i Partisë Socialiste. Forca kryesore e opozitës dhe mbështetësit e saj kanë zbritur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një marshim-protestë për të përkujtuar viktimat e një manifestimi jopaqësor të organizuar prej saj si dje një vit më parë. Familjarët e (dritë paçin!) Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës kanë qenë në ballë të procesionit mortor, të cilin e kanë sunduar karafilat e kuq dhe muzika funebre, por edhe profili i gjatë i kreut të opozitës, z. Edi Rama. Kryeministri, me një teknikë të njohur berishiane, ka ‘shpluhurosur’ nga arkivat e historisë përvjetorin e 92-të Kongresit të Lushnjës dhe ka zbritur në qytetin jugor, ndjekur nga një shpurë e fortë e mazhorancës...


2

MAPO

e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

E veja e Faik Myrtajt

E veja e Faik Myrtajt: Më vranë dy herë E veja e protestuesit të vrarë Faik Myrtaj tha në mesazhin e saj në sallën e Akademisë së Arteve, në takimin homazh për 4 të vrarët e 21 janarit, se e kishin vrarë dy herë, ndërsa akuzoi për këtë Berishën. “Më 21 janar jeta ime mori fund. Sali Berisha më vrau burrin në mes të bulevardit, me plumbat e Gardës, më vrau përsëdyti me ato shpifje dhe sharjet që lëshoi

për burrin tim dhe pak muaj më vonë më vrau dhe djalin e vogël Bardhoshin. Për një grua është e rëndë të humbasë burrin, por dhe për një nënë është një torturë e vërtetë të fusë në dhé djalin që e kam rritur mes 1000 halleve e mundimeve. Dhe për këto unë akuzoj Sali Berishën”, tha Mamude Myrtaj. Mes lotëve ajo tha se kishte varrosur gjysmën e familjes,

ndërsa akuzoi kryeministrin Berisha dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, se ia kishin rivrarë duke i sharë në televizion. “E kam dëgjuar Saliun e Ilir Metën t’i quajë puçistë, kokëpalarë, banditë dhe më është dashur të mbyll veshët, sytë sepse nuk duroja dot më”, tha ajo dhe bëri thirrje për të vazhduar e këmbëngulur në kërkim të drejtësisë.

Homazhet për 21 Janarin, të afërmit e viktimave akuzojnë mes vajit Gjithçka shkoi qetësisht, ndërsa opozita, të afërm e mjaft qytetarë nderuan me homazhe viktimat e protestës së një viti më parë. Policia kishte marrë masa dhe rrethuar godinat qeveritare

sa ceremonia në nderim të viktimave u zhvendos në Akademinë e Arteve. E ndërsa për rreth Kryeministrisë dhe Kuvendit ishin vendosur forca të shumta policie, madje dhe dy makina ujëhedhëse për të shpërndarë protestat, gjithçka ka kaluar përzishëm por pa probleme. Nënat, gratë e fëmijët e viktimave parakaluan të parët para portreteve të tyre, të mbajtur nga krahët dhe të Vladimir Karaj shoqëruar nga drejtues të PS, u Një roje që shtyu të mbyllë me forcë përfshinë nga emocionet dhe lotët derën e vjetër dhe të rëndë të Aka- në momentin kur u afroheshin pordemisë së Arteve, ishte akti i fundit treteve. Disa prej tyre vunë kujën e i tre orëve homazh e protestë në ku- qanë me ligje të afërmit e vdekur, jtim të viktimave të 21 Janarit, ndërsa mes të qarave hodhën akundërkohë që çështja dhe hetimet za të rënda për qeverinë dhe rreth saj mbeten të hapura. pjesëtarë të saj, duke i quajtur fajHomazhet për vrasjen e Ziver Veiz- torë për vrasjet e një viti më parë. it, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe “Ata që të vranë, rrinë të qetë e vjedHekuran Dedës filluan para derës hin dhe askush nuk i dënon”, thërsë Partisë Socialiste, ndërsa në kr- riste ndërsa qante me zë bashye të një mase njerëzish ishin krerët këshortja e njërit prej të vrarëve të e kësaj force politike dhe familjarët 21 Janarit. Vetë kreu i PS, mbajti nga e viktimave. Fotografitë e katër të krahët nënën e njërit prej provrarëve në bulevardin përballë testuesve, ndërsa kjo e fundit Kryeministrisë ishin vënë në ven- lëshonte po ashtu akuza të forta din e ngjarjes, duke imituar në një ndaj qeverisë dhe drejtuesve të saj. farë mënyre edhe pikat ku ata dha- Ceremonia vijoi me njerëz që ndiznin qirinj Dje, edhe pse nuk pritej të kishte probleme, dhe vendosnin hija e ngjarjes së rëndë shoqëroi protestën lule para portreteve, ndërsa homazh deri në momentin që ajo u mbyll organizatorët kishin menduar në frymën e fundit apo morën plagë sërish për një kordon sigurie me për vdekje. I ndarë në dy kolona, ata djem dhe vajza, por edhe të moshqë iknin dhe ata që vinin, marshi- uar me shirit të kuq, që mbanin në mi i heshtur përpos vajeve dhe rregull rreshtat dhe kontrolluan ligjeve me zë të nënave dhe grave të protestën edhe pse ndërhyrja e tyre viktimave zgjati rreth një orë ndër- nuk u kërkua. Ziver Veizi, Faik

Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda mbetën të vrarë apo morën plagë për vdekje një vit më parë gjatë protestës së opozitës, që u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Ngjarja që ende hetohet është konsideruar nga opozita si një akt kriminal dhe shtypje e dhunshme e një proteste paqësore, ndërsa drejtues të saj i kanë cilësuar viktimat si “Dëshmorë të Demokracisë”. Vrasjet për të cilat akuzohen efektivë të Gardës së Republikës janë ende pa autorë, ndërsa vetëm një person është arrestuar. Çështja që gjithashtu është një nga betejat më të ashpra politike në vend hetohet gjithashtu nga një komision parlamentar, i cili heton pretendimet se protesta ishte skenar i një grushti shteti, në të cilin sipas Kryeministrit ishin të përfshirë edhe Presidenti, Prokurorja e Përgjithshme dhe opozita. Ndërkohë dje, edhe pse nuk pritej të kishte probleme, hija e ngjarjes së rëndë shoqëroi protestën homazh deri në momentin që ajo u mbyll, ndërsa një pjesë e njerëzve u grumbulluan në një sallë të Akademisë së Arteve, ku u mbajt një takim për nder të tyre. Këtu familjarët e viktimave dhe kreu i PS kërkuan drejtësi dhe premtuan se nuk do të ndalonin së kërkuari këtë deri sa ajo të vihej në vend, ndërsa akuzuan për vrasjet kreun e qeverisë. Në fund të ceremonisë njësi lokale të drejtuara nga PS, pranë të cilave jetonin edhe viktimat, i shpallën ata qytetarë nderi dhe ua dorëzuan titujt familjarëve të tyre.

Rama: Falë ShBA-së, 21 janari tjetër s’do të jetë i trazuar Rama për hetimet: “Provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit”. TIRANË Në aktivitetin përkujtimor

për katër të vrarët e 21 janarit të vitit që lamë pas, zhvilluar në sallën e Akademisë së Arteve, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi ndër të tjera se falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 21 janari i vitit të ardhshëm nuk do ta gjejë Shqipërinë të trazuar sa sot. “Sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative, do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Mirënjohje

dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, të cilat me këtë mbështetje të vyer në rrugën e gjetjes së të vërtetës për 21 janarin, po i tregojnë Shqipërisë e shqiptarëve, të gjithëve ne, se rruga e demokracisë, e lirive, e të drejtave, e barazisë së të gjithëve para ligjit dhe e drejtësisë së barabartë për të gjithë mund të mos jetë e lehtë kur kërkohet paqësisht, por vetëm paqësisht mund të ndërtohet mbi themele të qëndrueshme”, - tha ai. Duke folur për dhimbjen e familjarëve të katër qytetarëve të vrarë, Rama u ndal edhe në rrëfimin e fundit të një prej vëllezërve të Hekuran Dedës: “Në orët e para të kësaj dite pimë një kafe me vëllezërit e Hekuranit, malësorë të varfër e kryelartë, të lënduar thellë në shpirt prej asaj trokitjeje në mesnatë të hijes së Kryeministrit të vendit, po dhe prej shpifjes së radhës të atij që i akuzon sot si gënjeshtarë, e madje u kërkon 5 milionë lekë pse gjoja paskan gënjyer kur i kanë treguar publikut të vërtetën therëse të asaj mesnate. “Një valixhe me para për të pritur Kryeministrin në

Edi Rama gjatë fjalimit të djeshëm

shtëpi dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait!”, ofertë rrëqethëse prej koskash mafioze që ka efektin tmerrues të së vërtetës se nuk vjen prej një mafieje të fshehtë, po prej vetë qeverisë që u vrau vëllanë”. Kryetari i opozitës këmbënguli se drejtësinë e kërkon jo vetëm Shqipëria, por edhe partnerët ndërkombëtarë: “Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon me zë përditë e më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e part-

nerët e pazëvendësueshëm të popullit shqiptar në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit nuk janë mjaftuar me fjalë, po kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në”. Kryetari i opozitës shtoi ndër të tjera: “Qeveria të merr ç’të dojë, ëndrrat, shpresat, dinjitetin, punën, lekët, shpirtin, të merr edhe jetën kur ia sjell

në majë të hundës me pakënaqësinë tënde dhe as e ndal kush as e ndëshkon kush në mes të Europës së Bashkuar, paçka se është fillimi i dekadës së dytë të shekullit XXI, kur Europa, protestuesit e vet që shpërthejnë molotovët dhe dëndin me gurë policinë, djegin e shkatërrojnë në Athinë, Londër, Paris, Romë e kudo që u shkrepet të ngrenë krye për liri e të drejta që rëndom i kërkojnë në tym, ndërkohë që jetojnë në parajsën e paarritshme për protestuesit shqiptarë, i qëllon vetëm me shkopinj gome, me ujë me presion, me plumba kauçuku në rastin më të keq, po jetën ua ruan si gjënë më të shenjtë për konstitucionin e saj moral dhe nëse, largqoftë, në kushtet e vetëmbrojtjes reale jo si “vetëmbrojtja” kriminale e Saliut në 21 janar, një polic europian hap zjarr për të shpëtuar jetën e vet e i merr jetën një të riu europian, dorëhiqet automatikisht ministri i Brendshëm, shkarkohet prefekti, zhvishet komisari dhe polici fatkeq përfundon pas hekurave të burgut”.


e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

1

Çështja e parë që po heton prokuroria është zbardhja e 3 vrasjeve përballë Kryeministrisë, më 21 janar 2011. Përgjigja e FBI-së pritet të hedhë dritë mbi to

2

Organizatorët e protestës së opozitës, e cila degjeneroi në dhunë kundër forcave të rendit, është një tjetër linjë e hetimeve për 21 janarin

3

MAPO

3

Fshehja e provave dhe pengimi për zbardhjen e së vërtetës është një tjetër akuzë e ngritur për ngjarjet e 21 janarit, që ka lidhje me serverin e Kryeministrisë

21 janari, prokuroria drejt kërkesës për imunitetin e një deputeti të PS Prokuroria e Tiranës dërgon në organin qendror të akuzës dosjen për një deputet të opozitës, që dyshohet se ka organizuar aktet e dhunës, pasi imuniteti i tij pengon hetimet e mëtejshme. Leonard Bakillari

Tiranë Hetimet për ngjarjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit pritet t’i kushtojnë imunitetin njërit prej deputetëve të opozitës, pjesëmarrës në protestën që përfundoi me katër të vrarë dhe disa të plagosur. Paralelisht me zbardhjen e vrasjes së tre demonstruesve, prokuroria dhe policia kanë mundur të mbledhin prova që orientojnë hetimet drejt një deputeti të opozitës, sa i përket organizatorëve të protestës. Duke qenë se në këtë rast imuniteti bëhet pengesë për hetimin e të zgjedhurit të Partisë Socialiste, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shpallë moskompetencën, duke dërguar çështjen për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ku pas një analize të detajuar, grupi i prokurorëve që hetojnë demonstruesit ka vendosur që hetimi i njërit prej deputetëve pjesëmarrës në demonstratë t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për kompetencë. Burime të rezervuara pranë organit të akuzës konfirmojnë se tashmë vendimi për dërgimin e dosjes pranë organit të akuzës është marrë dhe konkretizimi i saj është çështje kohe. Bashkëngjitur vendimit për shpalljen e moskompetecës, akuza e Tiranës ka vënë në dis-

Prokurorët në kryeministri

pozicion të Prokurorisë së Përgjithshme edhe materialet e dosjes hetimore, të mbledhura deri më tani për këtë deputet. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se gjatë hetimeve 1-vjeçare për organizatorët e demonstratës, që përfundoi në dhunë dhe përleshje me policinë, dyshohet se është përfshirë edhe një deputet i Partisë Socialiste. Për të vërtetuar informacionet e mbledhura, sipas prokurorisë, del e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore dhe verifikimeve, të cilat nuk mund të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Konfirmohet se dëshmitë e personave të arrestuar në demonstratë kanë implikuar deputetin e PS-së si një nga personat që ka drejtuar demonstratën, e cila më pas përfundoi në katër të vrarë. Këto dëshmi, sipas prokurorisë, janë në harmoni me provat e mbledhura, përfshi edhe pamjet filmike të administruara në dosjen “21 janari”. Për këta arsye, deputeti i dyshuar si organizator i akteve të dhunës në demonstratë do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në funksion të kryerjes së disa veprimeve të nevojshme hetimore pritet t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imu-

nitetit të deputetit në fjalë. Burime pranë organit të akuzës nuk pranojnë të bëjnë publik emrin e deputetit që do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, edhe pse gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë marrë në pyetje të gjithë deputetët e opozitës, pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit të vitit të shkuar. Të gjithë deputetët e pyetur për demonstratën që degjeneroi në përdorim dhune ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës kanë deklaruar se demonstrata është organizuar konform ligjit për mitingjet dhe është marrë zyrtarisht leje në policinë e kryeqytetit. Paralelisht me këtë proces, organi i akuzës pritet të zbardhë shumë shpejt vrasjen e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, për të cilët ekspertiza e FBI-së ka mundur të identifikojë armët që i kanë qëlluar. Procesi, sipas burimeve, është në fazën e fundit dhe gjithçka pritet të konkretizohet brenda javës së ardhshme. Ngjarja e shumëpërfolur e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, përfshi punonjës të policisë dhe Gardës, duket se do të marrë zgjidhje falë ekspertizës së specializuar të FBI-së.

Reagimet e familjarëve të viktimave

I afërmi i Ziver Veizit: Të dënohen ata që urdhëruan krimin

E veja e Aleks Nikës: Do të kërkojmë shpagim në drejtësi

Mbesa e Hekuran Dedës: Berisha ta çojë fotografinë e vrasësit në prokurori

Ana, vajza e mitur e protestuesit të vrarë para derës së Kryeministrisë më 21 janar, Ziver Veizi, ka dalë duke qarë para foltores për të folur për babain e saj. Ajo ka lexuar në kujtim të të atit dy vjersha, në të cilat shprehte dhimbjen dhe njëkohësisht denonconte ata që për të janë autorët e krimit dhe mos ndëshkimin e tyre. “Një zemër qan, që ata s’ma lanë, Një zemër qan, Një jetë të tërë babanë...”,- thuhej në vargjet e Vajza e Ziver Veizit Anës. Një mik i viktimës tha se “edhe pse kishte kaluar një vit, ende nuk kishte dëgjuar të jenë arrestuar ata që vranë Ziver Veizin me duar në xhepa. “Për Sali Berishën Ziveri ishte një kokëpalarë që donte ta rrëzonte nga pushteti. Për drejtësinë vrasja e Ziverit është një vrasje që do donin të mos ta hetonin kurrë. Kurse për mua Ziveri ishte miku im i mirë, një burrë hallexhi, baba i dy fëmijëve. Dhe kjo histori nuk mund të mbarojë vetëm me viktima të vrarë me plumbat e Gardës dhe pa asnjë të dënuar. Dikush dha urdhër që ai gardist të hapte zjarr dhe të vriste njerëzit e pafajshëm. Dhe këta njerëz, që e urdhëruan këtë krim, duhet të dënohen”, tha Belul Hila mik i Veizit, ndërsa bëri thirrje që të gjenden fajtorët dhe çështja të mos mbyllej.

E veja e Aleks Nikës në fjalimin e saj në sallën e Akademisë së Arteve, gjatë ceremonisë homazh për të vrarët e 21-janarit, shprehu dhimbjen e familjes dhe të saj, ndërsa tregoi sesi ende nuk mund t’ia thoshte të vërtetën vajzës së vogël. Ndërsa i tregonte asaj që i ati nuk ishte vrarë, por që ka ikur në Itali për t’i blerë dhurata. “Qysh atëherë, Amelia, vajza ime trevjeçare, më ka pyetur shumë herë “ku është babi”? I them: “Babi ka ikur në Itali që t’i blejë Amelias rroba të bukura, sepse e do shumë”. Por ora e së vërtetës po afron edhe për Amelian. Ajo po rritet. Një ditë do më duhet t’i tregoj si e qysh”, tha Rajmonda Nika. E veja e Aleksit iu drejtua Kryeministrit duke e pyetur: “Ç’faj bëri burri im që mori pjesë në protestë dhe mbeti i vdekur?” “Kam dëgjuar Kryeministrin tuj tregue me gisht të vrarët dhe jo vrasësit, sikur këta kanë zbatuar ligjin! Cilin ligj? Cilin ligj shkeli Aleksi im? Kë popull po dhunonte Aleksi im?...nuk kemi akoma një përgjigje nga drejtësia. Ne do të kërkojmë sa të kemi frymë shpagim në drejtësi”, tha bashkëshortja e Aleks Nikës, duke shtuar se ata jetonin për këtë.

Mbesa e protestuesit të vrarë Hekuran Deda u shpreh se dhimbja për familjarët e saj do të pushojë kur të vihet drejtësia. Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha ajo tha: “Malësorët nuk shiten, dhimbja do pushojë kur të vihet drejtësia”. “Pjesëmarrja juaj na e ka bërë më të lehtë dhimbjen tonë për humbjen e Hekuranit, por shpirti i tij nuk do të jetë rehat derisa të gjendet vrasësi dhe të bëhet drejtësia”, tha mbesa e Dedës. Ndërkohë ajo ka përsëritur sërish atë që Nëna e Hekuran Dedës më herët kishin thënë pjesëtarë të tjerë të familjes, se u janë ofruar para për të heshtur. “Ka 1 vit që rrimë me shpresën se shteti do t’i gjejë vrasësit e Hekuranit por kjo qeveri nuk ka ndërmend me i gjet, bile për turp të Zotit na ka vrarë dy herë kur na ka afruar para për të mbyllur gojën për këtë vrasje”, tha ajo, ndërsa akuzoi direkt Kryeministrin për këtë. “Sali Berisha na çoi një lajmës për të na ofruar fotografinë e vrasësit të vëllait tonë. Na ofroi lekë dhe gjithçka, vetëm e vetëm me i leju me ardh e me pi kafen e mortit në shtëpinë tonë, për me u tregu burrë i mirë... Në do me u bë burrë i mirë, Sali Berisha le të shkojë në prokurori me fotografinë e vrasësit të Hekuranit dhe t’i thotë prokurorisë dhe popullit pse e kanë bërë këtë vrasje”, tha ajo.


4

MAPO

e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Ambasadori Arvizu, takim me Fevziun në ish-Bllok Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu takon në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut gazetarin dhe drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Dy personazhet e njohur janë parë pasditen e djeshme, rreth orës 19.00, në bar “Ëiskey”, ku kanë konsumuar kafe dhe një bisedë të gjatë me

njëri-tjetrin. Takimi Arvizu-Fevziu nuk ka kaluar pa vëmendje nga klientët e shumtë të lokalit, edhe për faktin se u zhvillua vetëm disa orë pas tubimit-homazh të opozitës për 1-vjetorin e 21 Janarit. Nga ana tjetër, ambasadori Arvizu ka qenë shumë aktiv ditët e fundit lidhur me këtë

çështje, pas mbërritjes në Prokurorinë e Përgjithshme të ekspertizave të FBI-së. Nuk dihet se cili ka qenë fokusi i takimit dhe i bisedës mes Fevziut dhe ambasadorit Arvizu, por me gjasë zhvillimet politike të ditës nuk kanë mbetur jashtë bisedës së tyre në bar “Wiskey”.

Berisha në Lushnjë me ftesë të PS, Fino: Ceremonia u organizua nga ne Kryeministri Berisha merr pjesë në 92-vjetorin e Kongresit të Lushnjes, përkrah deputetëve socialistë Bashkim Fino e Arben Çuko. Fino: Unë natyrisht do të doja të isha në Tiranë në homazhe, por së bashku me Bashkinë e Lushnjës, që drejtohet nga socialistët, ne ishim organizatorë të këtyre aktiviteteve

Sistemi zgjedhor, PD në negociata me partitë e vogla TIRANË Përpara se Partia

Lushnjë- Duke përfituar nga krem-

timet për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në përkujtimin e Kongresit të Lushnjës, të mbajtur në këtë qytet 92 vite më parë. Një arsye më shumë për të mos qenë prezent dje në Tiranë, aty ku po zhvillohej protestahomazh e Partisë Socialiste në kujtim të katër qytetarëve të vrarë plot një vit më parë para Kryeministrisë. Por nuk ishte vetëm pjesëmarrja e kryeministrit Berisha ajo që ra në sy në aktivitetin e djeshëm të organizuar nga socialistët. Në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia e Lushnjës ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; ministri i Kulturës, Aldo Bumçi; deputetja e qarkut të Fierit, Mesila Doda; por edhe deputetët socialistë Arben Çuko dhe Bashkim Fino. Në një prononcim për gazetën “Mapo”, deputeti Çuko tha se ishte detyrim ndaj qytetarëve të Lushnjës organizimi i një ceremonie të tillë. I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti tjetër i PS-së në këtë zonë, Bashkim Fino. Fino theksoi përmes një prononcimi për MAPO-n se takimi në Lushnjë ishte organizuar nga Bashkia e Lushnjës dhe deputetët e PS-së të këtij qyteti. Sipas Finos, kryeministri Berisha ka qenë thjesht i ftuar në ceremoninë e përkujtimit të Kongresit të Lushnjes. Fino u shpreh se do të donte që të ishte pjesë e homazheve që u zhvilluan në Tiranë për të vrarët e 21 janarit, porse detyrimi që ai ka ndaj qytetarëve të Lushnjës e bëri të pamundur pjesëmarrjen e tij. “Unë natyrisht do të doja të isha në Tiranë në homazhe.

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, dje në Lushnjë

Por, me mirëkuptimin e partisë, bashkë me z.Cuko, të dy deputetë të Lushnjës kishim detyrimin që të ishim në aktivitetin që u organizua me rastin e 92- vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Kjo në radhë të parë në respekt të qytetarëve të Lushnjës, por edhe se pse ne, së bashku me Bashkinë e Lushnjës që drejtohet nga socialistët, ishim organizatorë të këtyre aktiviteteve. Ndërkohë, përsa i përket Saliut, ai ishte si i ftuar aty dhe jo si organizator”,-shtoi Fino. Pjesmarrjen në ceremoninë e Lushnjes, Fino e lidhi edhe me detyrën e tij si sekretar të Pushtetit Vendor në PS. “Nga ana tjetër unë jam edhe Sekretar për Pushtetin Vendor dhe kam detyrimin të ndihmoj drejtuesit vendorë socialistë, i cili në këtë rast është z.Fatos Tushe, ish-deputet”,- tha dje Fino. Pikërisht me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Berisha bëri një vizitë në

Fino theksoi përmes një prononcimi për gazetën se takimi në Lushnjë ishte organizuar nga Bashkia e Lushnjës dhe deputetët e PS-së të këtij qyteti shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës”, aty ku zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri u shpreh se pasuria kombëtare që gjendet në këtë muze tregon për madhështinë e kësaj dite, dhe këtij Kongresi, i cili më shumë se çdo gjë tjetër “mund dhe meriton të vlerësohet si Kongresi shpëtimtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar”. Më pas, kryeministri Berisha mori

pjesë në aktivitetin e organizuar në qendrën e kulturës “Vaçe Zela”. Në këtë aktivitet u pasqyruan materiale historike, muzikore e letrare, dedikuar Kongresit të Lushnjës, ndërkohë që Trupa e Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor perfomuan një program artistik në nderim të 92-vjetorit të këtij Kongresi. Në përshëndetjen e tij kryeministri Berisha vlerësoi Kongresin e Lushnjës si njërin nga aktet më të rëndësishme, një nga përpjekjet më të mëdha dhe më themelore të shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre të lirë dhe të pavarur. “Nderimi më i madh që ne u bëjmë këtyre burrave, që u bëjmë sot qytetarëve të Lushnjës për sakrificën e tyre, është të lartësojmë gjithnjë e më shumë vlerat e sistemit tonë demokratik, të ecim gjithnjë e më të sigurt në procesin e integrimit tonë në Europë”, tha Berisha.

Demokratike të arrijë një marrëveshje me Partinë Socialiste, ajo po avancon së tepërmi në gjetjen e një komprimisi mes partive të koalicionit qeverisës. Burime nga PD-ja deklaruan dje për gazetën “Mapo” se prej ditësh ekspertë të Partisë Demokratike janë përfshirë në negociata intensive me partitë e vogla me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët, që lidhet pikësëpari me sistemin zgjedhor. Burimet citojne se PD-ja është e hapur edhe ndaj variantit për një korrektim të mundshem të sistemit, porse për partinë më të madhe në pushtet, ky mbetet guri i fundit për tu luajtur. Për pasojë, demokratët po shikojnë mundësinë e gjetjes së një kompromisi lidhur me votat që secila prej partive do të fitojnë, pa ndryshuar aspak sistemin aktual. Bëhet fjalë për numrin e votave që secila prej partive do të përfitojë në zgjedhjet e 2013-ës dhe në varësi të tyre do të jetë edhe përfaqësimi në qeveri duke filluar nga nivelet më të larta në atë ministror e deri në nivel drejtorish. Nëse ky pakt do të arrihet, atëherë PD-ja nuk do t’i hyjë bisedimeve për korrektimin e sistemit zgjedhor. Pak ditë më parë, në një intervistë për Vision Plus, kryeministri Berisha u shpreh i hapur për negociata porse sistemi aktual nuk mund të ndryshojë. “S’është serioze të ndryshosh sistemin çdo 3-4 vjet”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Aleatet e PD

Homazhet, Berisha: Protesta e drejtë e çdo qytetari TIRANË Thuajse gjatë gjithë

ceremonisë së zhvilluar dje në Lushnjë, kryeministri Sali Berisha është përqendruar në rëndësinë e Kongresit të Lushnjës dhe vendimeve të tij, duke mos dashur që të komentojë protestënhomazh që po zhvillohej paralelisht në Tiranë, në kujtim të katër qytetarëve të vrarë një vit më parë. Kreu i ekzekutivit nuk mundej t’i mëshonte kësaj ngjarjeje në një qytet bastion i

socialistëve e ku më shumë ishte i ftuar nga vetë ata për të qenë pjesë e 92-vjetorit të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës. Berisha i është referuar ngjarjes së 21 janarit vetëm me një fjali, gjatë një prononcimi të shkurtër të mbajtur për mediat. “Le të shprehim nderimin tonë më të madh për ata qytetarë të Lushnjës, në radhë të parë, që në një Shqipëri tërësisht të pushtuar, hapën dyert dhe zemrat e tyre, pritën këtu

përfaqësuesit më të shquar, më atdhetarë të kombit shqiptar, i mbrojtën ata dhe u dhanë mundësinë të marrin vendimet historike. Këto vendime bënë që, një Shqipëri e pushtuar nga të katër anët, brenda një kohe të shkurtër të shndërrohet në një Shqipëri të lirë, anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ato vendime do të hidhnin bazat e një shteti modern shqiptar, do t’i jepnin Shqipërisë Tiranën, si kryeqytet të saj. Ndaj

edhe kjo ngjarje nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër, veçse me Vlorën e Pavarësisë dhe me Prizrenin e Lidhjes. Natyrisht, po të kthehemi te Lushnja dhe Kongresi i saj, një nga meritat e jashtëzakonshme të qeverisë së Lushnjës është se ajo themeloi pluralizmin, themeloi de facto dhe de juro, sistemin që ne gëzojmë sot. Protesta është një e drejtë e qytetarëve në çdo vend të lirë”, tha dje Berisha.


E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

5

Kërcënimet me e-mail, nga Greqia Kërcënimi i disa muajve më parë ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, ndodhet aktualisht nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka mundur të zbulojë se e-mailet kërcënuese janë dërguar nga Greqia. Për këtë arsye,

autoritetet shqiptare kanë dërguar drejt homologëve të tyre grekë një letër-porosi nëpërmjet të cilës kërkojnë informacion për identifikimin e autorëve të këtij kërcënimi. Gjithashtu, ish-ministri i Ekonomisë ka denoncuar disa herë publikisht kërcënime për

jetën, të cilat, sipas tij, lidhen me regjistrimin dhe transmetimin e një video-regjistrimi mes tij dhe ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Pak ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata e Lartë, Prifti paralajmëroi se do të publikojë të tjera video, që, sipas tij, denoncojnë korrupsionin.

Letra për Ina Ramën, Prifti: Më kanë kërcënuar me vdekje Deputeti Dritan Prifti reagon pas publikimit për letrën e drejtuar në adresë të kryeprokurores: Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar. I kërkova kryeprokurores t’i hetonte Leonard Bakillari Tiranë Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ka denoncuar për të dytën herë brenda vitit kërcënime me vdekje, që, sipas tij, i janë bërë ditët e fundit. Në një letër jopublike, drejtuar kryeprokurores Ina Rama, ish-ministri Prifti, që aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar të hetohen disa kërcënime me vdekje, që i janë bërë pas publikimit të videos mes tij dhe ish-zv.ministrit Leonard Beqiri. Prifti i lidh kërcënimet me vdekje me zhvillimet e fundit, kur është paralajmëruar publikimi i të

tjera video-regjistrimeve. Letra është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, burime zyrtare pranë të cilës thanë se përmbajtja e saj nuk mund të bëhet publike. Por ditën e djeshme, ish-ministri Prifti, në një reagim për mediat, ka deklaruar se letra dërguar Ina Ramës ka si objekt hetimin e kërcënimeve me vdekje që i janë adresuar atij. Sipas Priftit, ditët e fundit ka marrë kërcënime me vdekje, çka e detyruan atë t’i drejtohet prokurorisë për ndihmë dhe hetimin e personave që ushtrojnë presion mbi të. “Unë i kam shkruar Prokurores së Përgjithshme një letër tepër sekrete, për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time, për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrë telefonata dhe sms për dënim me vdekje dhe jam shumë i shqetësuar”- ka deklaruar dje ish-ministri Prifti. Letra që denoncon kërcënime me vdekje u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme vetëm një ditë pas transmetimit në emisionin “Opinion” të një videoregjistrimi mes ish-ministrit Dritan

Prifti dhe ish-zëvendësit të tij Leonard Beqiraj. Në pamjet filmike tregoheshin dy personat duke ndarë një shumë parash prej rreth 70 mijë eurosh. Pas transmetimit të kësaj videoje reaguan Prifti dhe Beqiri, duke deklaruar se është një marrëdhënie private mes tyre dhe nuk ka lidhje me detyrën, apo ndonjë aferë të mundshme korruptive. Videoja, që prej një viti është në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, pa-

Sipas Priftit, ditët e fundit ka marrë kërcënime me vdekje, çka e detyruan atë t’i drejtohet prokurorisë për ndihmë dhe hetimin e personave që ushtrojnë presion mbi të

si eksperti amerikan mundi të rikuperojë nga memoria e orës kamera, videon ku shfaqet ish-ministri Prifti dhe ish-zëvendësi i tij Beqiri duke ndarë një shumë parash prej rreth 70 mijë euro. Menjëherë, organi i akuzës kërkoi heqjen e imunitetit për deputetët Ilir Meta dhe Dritan Prifti, i cili është ende në hetim për këtë video. Publikimi i këtij regjistrimi është konsideruar si nxjerrje e sekretit hetimor nga Prokuroria, e cila ka nisur një proces verifikimi, ku janë përfshirë edhe tre ekspertët e videos Meta-Prifti. Por menjëherë pas këtij publikimi, Dritan Prifti denoncoi kërcënime serioze për jetën, që sipas tij lidhen me zhvillimet e ditëve të fundit. Ky është denoncimi i dytë që ish-ministri Prifti bën në prokurori, duke pretenduar kërcënime me vdekje. Rreth një vit më parë, ai ka denoncuar në prokurori disa e-maile kërcënuese të dërguara nga persona të panjohur, të cilët kërkonin një shumë prej 1 milion dollarësh, në të kundërt paralajmëronin rrezik për jetën e deputetit Dritan Prifti.

Letra e Priftit, Prokuroria: Të vendosur për hetimin e çështjeve Prokuroria e Përgjithshme e ka cilësuar insinuatë, një shkrim të botuar në një të përditshme lidhur me letrën e dërguar nga Dritan Prifti Tiranë Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur dje vendosmërinë për të kryer detyrën e saj, përsa i përket hetimit të çështjeve që janë në fokus të opinionit publik. Duke e cilësuar “insinuatë që synon të devijojë angazhimin e prokurorisë” një shkrim që lidhet me një letër që Prifti i ka dërguar Ina Ramës, Prokuroria e Përgjithshme garan-

ton se do të kryejë detyrat e saj kushtetuese. Në një reagim për mediat, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka përgënjeshtruar një shkrim të publikuar dje në një të përditshme rreth përmbajtjes së letrës që deputeti Dritan Prifti i dërgon Prokurores së Përgjithshme. “Duke marrë shkas nga elementet denigruese dhe të pavërteta që janë shprehur në këtë media, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se deputeti Dritan Prifti i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, por se përmbajtja e saj është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë”- thuhet në

n j o f t i m i n e P r o ku r o r i s ë s ë Përgjithshme. Sipas akuzës, kjo letër është protokolluar menjëherë sapo ka mbërritur në prokurori dhe do të mbetet në arkivin e këtij institucioni. “Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme, shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese, pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë dhe në fokus të vëmendjes së opinionit publik”- përfundon deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme.

hetimi

Videoja Prifti-Beqiraj, në proces verifikimi Videoja që i kushtoi imunitetin dhe një procedim penal deputetit Dritan Prifti u transmetua 3 ditë më parë në emisionin “Opinion”, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për nxjerrje sekreti. E dorëzuar në studio përmes një CD-je nga Spartak Braho, videoja 45-minutëshe, ku ish-ministri Prifti shfaqet duke ndarë 70 mijë euro me ish-zëvendësin e tij Leonard Beqiraj mban datën 11 mars 2010. Më së pari në video shfaqet Prifti, duke rregulluar pas një çante përgjuesin e orës, tik-taku i së cilës dëgjohet më pas gjatë gjithë bisedës në sfond. Përgjimi i transmetuar është realizuar në studion e Dritan Priftit, brenda shtëpisë së tij, ku Leonard Beqiraj hyn me një tjetër çantë në duar, prej nga nxjerr shumën e 70 mijë eurove. Tashmë, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për të zbardhur sesi ka dalë kjo video, e cilësuar si sekret hetimor, ndërsa në proces verifikimi do të jenë edhe tre ekspertët e videos Meta-Prifti.



e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Qëlloi me thikë 22-vjeçarin, arrestohet policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Armand Maliqi, 32 vjeç, me banim në lagjen nr.2 Cërrik. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me thikë shtetasin V. Tafa 21 vjeç. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik, ku edhe

Qëlloi me thikë një shtetas pas një sherri banal, arrestohet 32-vjeçari. Shërbimet e policisë në Cërrik kanë vënë në pranga një të ri që ka qëlluar me thikë një tjetër pas një grindje të çastit në qytetin e Cërrikut. Gjatë orëve të para të mëngjesit nga ana e komisariatit të

ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve. Nga hetimet e para mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i vjetër mes të rinjve. Grindja është rikthyer kur dy të rinjtë janë parë në një lokal dhe pasoja ka qenë goditja me thikë nga 32-vjeçari i arrestuar më pas nga policia.

shkurt

Dimri i ashpër, vazhdon të mbajë peng Korçën Korçë- Dimri vazhdon të mbajë

Armët e sekuestruara nga policia

Arrestohet me arsenal armësh 32-vjeçari i sapo kthyer nga Franca Edmir Vukaj dyshohet edhe për vrasjen e një të afërmi të tij në Tropojë. Iu kapën granata mitraloz dhe pushkë e fishekë. Sapo kishte dalë nga qelitë në Francë, ku ishte dënuar për tentative vrasje

ekspertiza e armëve të hedhë dritë mbi ngjarjet për të cilat dyshohet 32-vjeçari. Arrestimi

Drejtori i Policisë së qarkut të Kukësit, Sadri Ramcaj, bëri të ditur dje për mediat se “Edmir Vukaj, 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj të komunës së Margegajt, me arsim 5-vjeçar, është ndaluar rreth orës 23.00 të natës së kaluar në banesën Tropojë-Një 32-vjeçar nga Tropo- e tij”. Policia duket se e ka ndjekur ja u ndalua dje nga policia, pasi gjatë të riun pasi ka marrë informacion se një kontrolli në një shpellë në afërsi ai ishte kthyer në Shqipëri nga Frantë banesës së tij u gjetën një arsenal ca, ku mësohet se ka vuajtur një i tërë armësh, që dyshohet se janë dënim 5-vjeçar. Burime nga policia përdorur nga ana e tij për kryerjen e thanë se, gjithashtu, kanë pasur të disa veprave penale në vitet 1997- dhëna se ai zotëronte dhe mbante ar2000, për të cilat ai akuzohet dhe më të fshehura. Operacioni për arndiqet prej kohësh. Edmir Vukaj restimin e tij është kryer në orët e vodyshohet edhe për vrasjen e një të af- na, duke mos i dhënë mundësi të diktonte policinë U sekuestruan: Një mitraloz të lehtë, dy apo t’i shmangej pushkë, 55 kapsolle detonatore, 11 kallëpe asaj. Policia tha se nuk kishte hasur tritoli, 8 granata dore mbrojtëse, 8 krehra rezistencë nga i kërkuari. Kjo e automatiku fundit, madje, ërmi të tij në Tropojë, por policia tha menjëherë pas ndalimit ka ushtruse për momentin ai akuzohet vetëm ar edhe kontroll në shtëpi dhe rrethipër armëmbajtje pa leje. Pritet që nat e saj, ku edhe ka gjetur armët të

cilat mendohet se i zotëronte 32-vjeçari. Armët

Burime nga policia thanë se arsenali i gjetur në një vend të fshehtë pranë banesës së të arrestuarit, përmbante një mitraloz të lehtë, dy pushkë, 55 kapsolle detonatore, 11 kallëpe tritoli, 8 granata dore mbrojtëse, 8 krehra automatiku, një krehër pistolete, një shirit mitralozi të lehtë me 80 fishekë, 1020 fishekë model 56 e pajisje të tjera të armëve luftarake. Mësohet se Edmir Vukaj është kthyer nga Franca më 22 dhjetor të vitit 2011, pas vuajtjes së dënimit për një tentativë vrasje të kryer atje, gjatë kohës që ishte emigrant. Ai akuzohet edhe për një numër krimesh në Shqipëri, ku ende pritet të gjykohet. Vukaj, njihet ndryshe si vrasësi i ‘kodrës së varreve’, ndërsa dyshohet se ai është autor i vrasjes së një të afërmi të tij, ngjarje së cilës i është kushtuar edhe një emision televiziv investigativ. Tani për tani mësohet se ai do të akuzohet për arsenalin e armëve që dyshohet se i përkasin, ndërsa mendohet se ekspertiza e këtyre të fundit mund ta provojë atë fajtor për krimet për të cilat dyshohet.

Dy aksidente në Shkodër, dy të vdekur dhe 5 të plagosur Shkodër-Dy aksidente rrugore me pasojë dy viktima janë regjistruar pasditen e së shtunës në qarkun verior të Shkodrës. Një prej aksidenteve ka ndodhur në aksin rrugorë Shkodër-Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së makinës ka gjetur vdekjen një person që ishte edhe drejtues i makinës. Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore,

sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Krye Bushat, ku një makinë ka dalë nga rruga. “Për rrjedhojë, njofton policia, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur”. Mjeti tip “Benz” me targë AA 710 AF dyshohet se doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe. Vetëm pak më vonë një aksident i ngjashëm është shënuar, këtë herë në aksin që lidh

Shkodrën me Hanin e Hotit, edhe këtu me një viktimë. Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, Hana Braka ka gjetur vdekjen pasi makina me të cilën ajo udhëtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, tre persona të tjerë që udhëtonin bashkë me 42-vjeçaren Braka kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve, të aksidentuarit dhe viktima janë anëtarë të së njëjtës familjes.

peng qarkun juglindor të vendit, ndërsa në orët e natës së kaluar janë rikthyer reshjet e dëborës. Ndërsa mësimi është pezulluar për një afat të pacaktuar në 180 shkolla të sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm, prej ditës së premte në këtë zonë të vendit, duket se kjo gjendje do të vazhdojë për disa kohë. Por gjatë mëngjesit të të shtunës janë vërejtur probleme në disa akse nacionale të qarkut të Korçës, ndërsa janë rikthyer edhe njëherë zonat e izoluara nga bora. Duke iu referuar burimeve të policisë rrugore lokale, të cilave u referohet gazeta, mësohet se aksi KorçëPogradec në Qafë-Plloçë dhe në Grabovicë janë të kalueshëm me zinxhirë, pasi sasia e borës është e madhe për shkak të erës. Ndërkaq me zinxhirë qarkullohet dhe në segmentin Korçë-Vithkuq dhe Korçë-Dardhë, dy zona të njohura turistike të zonës. Përsa u përket akseve nacionale të tjera, ato janë të hapura dhe pa probleme. Por nuk paraqitet e njëjta situatë në zonat e thella malore. Si rezultat i rikthimit të reshjeve të borës, sërish janë kthyer në gjendjen e mëparshme zonat malore, që do të

thotë se janë nën pushtetin e borës dhe të izolimit prej saj. Kështu, sipas të dhënave zyrtare, mësohet se zona e Lekasit, Moglicës, por dhe fshatrat e zonës së Vikthkuqit, si Panaritit, Orgocka, Grabocka, Shtika etj., ndërkaq të izoluara paraqiten dhe komuna e Novoselës në Ersekë, por dhe Mokra në Pogradec. Duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Nacionale, sërish janë transportuar gjatë ditës së sotme sasi kripe dhe skorje në akset nacionale, për të përballuar një situatë të vështirë, pasi pritet që reshjet e borës gjatë fundjavës të jenë dhe më të mëdha.

Ngrihen temperaturat, rrugët zhbllokohen nga akulli Gjirokastër-Ngritja disa gradë e temperaturave të motit ditën e shtunë ka bërë që rrugët e brendshme të qytetit të zhbllokohen nga akulli dhe ngricat. Ngrohja disi e motit si dhe reshjet e shiut kanë sjellë shkrirjen e shtresave të akullit, të cilat prej disa ditësh mbulonin segmentet rrugore në qytet, duke e bërë thuajse të pamundur lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Më normale ka qenë lëvizja e mjeteve

në pjesën historike të qytetit, pasi akulli i cili prej disa ditësh kishte mbuluar kalldrëmet e gurta, kishte paralizuar lëvizjen e kalimtarëve dhe makinave në lagjet karakteristike. Vazhdimisht Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar nga banorët që në këto ditë me temperatura të ulëta të eliminojnë rrjedhjet e pakontrolluara të ujërave përgjatë rrugëve të brendshme të qytetit të Gjirokastrës.

Alarmet e rreme, problematike për zjarrfikësit Gjirokastër-Telefonatat dhe alarmet e rreme që mbërrijnë në sallën operative të repartit zjarrfikës në Gjirokastër po bëhen gjithmonë e më shqetësuese për strukturat e Policisë për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, aq më tepër në këto ditë dimri kur janë regjistruar disa zjarre problematike në banesa. Sipas përfaqësuesve të zjarrfikësve të Gjirokastrës, si shkak i informacioneve të pasakta apo alarmeve të rreme, janë disa raste prej fillimit të këtij viti, gjatë të cilëve zjarrfikësit kanë shpenzuar më kot energjitë dhe kohën, madje duke rritur edhe koston financiare të këtij shërbimi.”Shpesh telefonuesit japin informacione të pasakta ose të rreme vetëm për t’u argëtuar me

lëvizjen kot të efektivave tanë”, thonë specialistët zjarrfikës në Gjirokastrës. Së fundi një telefonatë e rreme në qytetin e Gjirokastrës ka sjellë mobilizimin e efektivave zjarrfikës madje shkuarjen e dy autobotëve në vendngjarjen për të cilën bënte fjalë informacioni i cili ka rezultuar i pasaktë. “Telefonata të tilla krahas çorientimit që sjellin për strukturat tona ulin edhe cilësinë e shërbimit karshi qytetarëve, pasi mbajnë të bllokuar për minuta të tëra linjat e telefonave të shërbimit”, thonë specialistët zjarrfikës. Ndërkohë efektivat zjarrfikës po punojnë për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të këtyre telefonuesve anonimë.


8

MAPO

e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Kreditë e këqija, Përmbarimi sekuestron një karburant Përmbarimi nis të ekzekutojë kolateralët. Mosshlyerja e kredisë së marrë pranë bankës “Societe General Group”, tanimë një kredi e keqe, ka detyruar Përmbarimin të ushtrojë kompetencën e tij për të sekuestruar biznesin. Bëhet fjalë për një karburant në zonën e “Ali Demit”. Zyrat e Përmbarimit kanë sekuestruar dje

karburantit “Rira” në lagjen ‘Ali Demi”, për shkak se biznesi nuk ka shlyer kredinë ndaj bankës. Bëhet me dije se pronari Xhevdet Rira ka marrë një kredi te Banka ‘Societe General Group’ dhe nuk ka mundur ta shlyejë. Gjithashtu, Banka i ka dhënë Xhendet Rirës një vit afat për të shlyer pagesat e prapambetura, por ai nuk ka mundur t’i shlyejë.

Ligji: Pullat fiskale shpenzim i zbritshëm për bizneset

Alfred Rushaj

Evazioni fiskal, mbledhja e akcizës i kalon doganave Për të parandaluar evazionin fiskal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, taksa e akcizës nuk do mblidhet më nga administrata tatimore, por ajo doganore

nga administrata doganore për mallrat e importit dhe nga administrata tatimore për mallrat e akcizës që prodhohen në vend, apo të cilat kanë nevojë të pajisen me pullë fiskale. Referuar risisë për akcizën, lindja e detyrimit të akcizës për mallrat e akcizës lind në momentin e hedhjes për konsum në territor, që do të thotë dalja, përfshirë edhe daljen e parregullt, të produkteve të akcizës nga një regjim i pezullimit të detyriSabina Veizaj meve; mbajtja e produkteve të akTë gjitha bizneset që ushtrojnë ak- cizës jashtë një regjimi pezullues të tivitetin me mallra akcize do të për- detyrimeve, ku akciza nuk është ballen shumë shpejt me procedura vjelë. Edhe prodhimi, përfshirë edtë reja të pagimit të kësaj takse. Ligji he prodhimin e parregullt, i produkpritet të implementohet në muajin teve të akcizës, jashtë një regjimi të korrik 2012, pasi të kalojë të gjitha pezullimit të detyrimeve. Gjithashhallkat e diskutimeve dhe miratime- tu edhe importi, përfshirë edhe imve sipas procedurave. Akciza do të portin e parregullt, i produkteve të vilet konform ligjit në prodhim dhe akcizës me përjashtim të rastit kur import, ndërsa do të jetë Admin- produktet menjëherë pas importit istrata Doganore ajo që do të kujde- janë futur nën një regjim të pezulset për procedurat. Në këtë mënyrë, limit të detyrimeve. Në të njëjtën kodo të bëhet kalimi i kompetencave hë, momenti i hedhjes për konsum nga administrata tatimore në atë është: momenti i dërgimit të produkdoganore për vjeljen e akcizës. Ad- teve të akcizës nga një depozitues i ministrimi i ri do të sjellë mbylljen e miratuar drejt një personi juridik ose fizik që nuk Akciza do të mblidhet në import dhe është i autorizuar të presë prodhim. Kompetencat kalojnë në këtë mallra akcize mënyrë nga tatimet te doganat nën regjimin e p e z u l l i m it t ë ciklit, duke përjashtuar mundësinë detyrimeve etj. Pagesa e akcizës e evazionit, pasi administrata parashikohet të bëhet nga depozdoganore është e pajisur me një ituesi i miratuar, pritësi i regjistrusistem informatizimi. Me ligjin në ar ose çdo person tjetër që kryen fuqi, administrimi i akcizës bëhet nxjerrjen e produkteve që i nënsh-

trohen akcizës. Ndërsa në rastet e parregullsive gjatë një lëvizjeje të produkteve të akcizës nën një regjim pezullues të detyrimeve, nga depozituesi i miratuar, dërguesi i regjistruar ose çdo person tjetër që ka garantuar pagesën e detyrimeve ose nga çdo person që ka pasur dijeni për nxjerrjen e parregullt ose që duhet të ketë qenë në dijeni të nxjerrjes së parregullt. Kurse në importimin e produkteve të akcizës nga personi që deklaron mallrat e akcizës ose që për llogari të të cilit ato deklarohen në momentin e importit, ndërsa në rastet e importit të parregullt nga çdo person që ka marrë pjesë në këtë importim. Përsa i përket rimbursimit, parashikohet rimbursim për prodhuesit e produkteve të akcizës, që ka blerë mallra akcize me akcizë të paguar dhe i ka përdorur ato për të prodhuar produkte të reja akcize; eksportuesi i mallrave të akcizës për të cilat akciza është paguar në Shqipëri; kur sasia e pullave të akcizës të vendosura në mënyrë automatike është prishur ose kjo sasi bëhet e papërdorshme etj. Ndërsa borxhi shuhet kur paguhet shuma e detyrimit të akcizës; shuhet shuma e detyrimit të akcizës; mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës konfiskohen; mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës sekuestrohen dhe në të njëjtën kohë ose më pas konfiskohen; mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës asgjësohen nën mbikëqyrjen doganore ose kalojnë në pronësi të Shtetit.

Pullat fiskale do të jenë një shpenz- me pullë edhe duhani dhe nënim i zbritshëm për bizneset. Në mo- produktet e tij. Ligji i ri mbi akcizën mentin e aplikimit të ligjit të ri të ak- parashikon që të përjashtojë nga cizave për t’iu përshtatur stan- vendosja e pullës birrën e prodhuar dardeve të BE-së, ato do të subven- në vend, kur kërkohet pajisja me kocionohen. Në këtë mënyrë biznesi do din e sigurisë. Duke iu referuar ligjit, të jetë i mbrojtur nga kostot shtesë me kod sigurie kuptohet një shenjë për pullat fiskale. Ato do të llogariten direkte që aplikohet ekskluzivisht si shpenzim i zbritshëm, sipas pro- për produktet e birrës që prodhohen jektligjit të ri të akcizave. Pullat e ak- në Shqipëri nga prodhuesit në shkalcizës do të vendosen në produktet e lë të madhe. Prodhuesit në shkallë akcizës në momentin e hedhjes për të madhe, përgatitja dhe vendosja e konsum. Kodet e sigurisë do të kodit të sigurisë, kërkesa të tjera dhe p r o c e du r at e printohen dhe zbatueshme përpullat e akcizës Prodhuesit në shkallë të caktohen me do te aplikohen madhe, përgatitja dhe Udhëzim të mindirekt mbi istrit të Finanproduktet për- vendosja e kodit të sigc ave. Nd ë r s a k a t ë s e, g j a t ë urisë, kërkesa të tjera dhe produktet e akprodhimit në cizës që duhet të linjat plotësisht procedurat e zbatueshme pajisen me pullë t ë a u t o m a t i - përcaktohen me Udhëzim dhe që kanë deszuara të të ministrit të Financave tinacion ekspormbushjes. Përsa tin, mund të kei përket masës së detyrimit, në bazë të ligjit ajo do të në pulla fiskale që kërkohen nga garantohet në momentin e blerjes se shteti importues. Në këtë rast eksporpullave dhe paguhet në momentin e tuesi duhet t’u paraqesë prova autohedhjes për konsum. Por ligji para- riteteve doganore që tregojnë se ka shikon në të njëjtën kohë që masa e tërhequr pullat fiskale të shtetit imdetyrimit mund të paguhet edhe në portues. Pulla fiskale duhet të ngjitet/ momentin e blerjes së pullave fis- stampohet në shishe ose në ambalazh kale. Kurse lëvizja e pullave të ak- tjetër në mënyrë të tillë që të jetë e dukcizës do të kryhet sipas të njëjtave shme dhe të griset/bëhet e papërdorprocedura si dhe mallrat e akcizës. shme kur hapet tapa. Pulla e akcizës Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të ak- duhet të ngjitet në paketat e cigareve cizës do të pajisen me pullë akcize: poshtë ambalazhit plastik, ose ammallrat e tatueshme me akcizë në balazhit letër që mbështjell paketën, vend, birra, vera, dhe pijet e tjera në mënyrë të tillë që të jetë e dukalkoolike. Gjithashtu do të pajisen shme dhe të griset kur hapet paketa.

Pagesa e akcizës, ja penalitetet Bizneset që kryejnë veprimtari me mallrat e akcizës do të lënë garanci edhe për borxhet ndaj administratës doganore. Ligji i ri për akcizat, ndryshe nga ai në fuqi, parashikon lënien e garancisë për borxhet. Për një borxh, autoritetet doganore mund të kërkojnë vetëm një garanci. Me kërkesë të depozituesit të miratuar, dërguesit të regjistruar, pritësit të regjistruar/operatorit të regjistruar ose nga përfaqësuesi fiskal, autoritetet doganore mund të lejojnë dhënien e një garancie globale për të mbuluar dy ose më shumë veprime, për të cilat ka lindur ose mund të lindë një borxh. Depozituesi i miratuar është i detyruar të depozitojë një garanci në masën 100% të detyrimit të akcizës të produkteve të depozituara. Nëse garancia jepet nga subjekte të tjerë, shuma e garancisë së dhënë nga depozituesi i miratuar zvogëlohet në të njëjtën shumë. Depozituesit e miratuar, dërguesit e regjistruar, pritësit e

regjistruar, janë të detyruar të garantojnë në masën 100% detyrimin e akcizës edhe për të gjitha operacionet e tjera me pezullim të detyrimeve të akcizës. Garancia mund të jepet në formën e: një depozitë në të holla ose dorëzanie. Garancia nuk çlirohet për sa kohë që borxhi, për të cilin kjo garanci është lëshuar, nuk është shlyer ose mund të lindë përsëri. Garancia duhet të çlirohet sapo borxhi shlyhet ose nuk mund të lindë përsëri. Kur borxhi shlyhet pjesërisht ose mund të lindë vetëm në lidhje me një pjesë të shumës që është siguruar, me kërkesë të personit të interesuar, çlirohet vetëm pjesa përkatëse e garancisë, me përjashtim të rastit kur shuma në fjalë nuk e justifikon këtë veprim. Pavarësisht nga ndjekja penale, dënohet me gjobë sa 5 fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por për çdo rast jo me pak se 1 000 000 lekë,


e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

ekonomi

9

MAPO

Kontrolli: Dëmi në shpenzimet operative, 25 087 mijë lekë Pavarësisht qeverisë në dietë, me shpenzime operative të shkurtuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë procesit të audimit në institucione 25 087 mijë lekë dëm në zërin e shpenzimeve operative. Kjo tregon që, pavarësisht shkurtimeve, punonjësit e korruptuar e kanë gjetur shtegun e kompensimit duke zbrazur xhepat e arkës së shtetit.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2011 citon se gjatë kontrolleve kanë rezultuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 7 027 566 mijë lekë. Dëmi që i përket periudhës 2008-2011 do të shpërblehet 100%.

Bujar Leskaj

Qeveria ul dietat e kompanive SH.A, harxhonin deri në 300 euro në ditë Qeveria u pret riskun e të ‘pasuruarit’ punonjësve të shoqërive aksionere. Nga 300 euro dita, në çdo dalje jashtë kufijve për punë apo trainime pune të firmosura nga titullari i institucionit, ata do të paguhen për dietën vetëm 50 euro në ditë. Sabina Veizaj

Qeveria ka rënë në gjurmë të dietave abuzuese që shoqëritë aksionere u japin punonjësve për çdo dalje jashtë vendit. Burime konfidenciale pranë disa shoqërive aksionere që kanë një buxhet të majmë, bëjnë me dije se dietat për jashtë shtetit variojnë deri në 300 euro dita, sipas hierarkisë së punonjësve. Përballë një situate krize globale, e cila ka lëshuar tentakulat e saj edhe në vendin tonë, pavarësisht ngërçit ligjor, qeveria ka vendosur t’u thotë stop abuzimeve me paratë. Në fakt, shoqëritë aksionere nuk përfitojnë asnjë të ardhur nga buxheti i shtetit dhe çdo vendim për funksionimin e tyre merret nga bordi drejtues i sh.a- së respektive. Në këtë mënyrë, qeveria, me miratimin e vendimit për të ulur masën e pagesës së dietave jashtë vendit, si për institucionet dhe shoqëritë aksionere, ka cenuar pavarësinë e këtyre të fundit. Vendimi, i cili mban datën 14 dhjetor 2011, citon se rregullat e vendosura për zërin dieta, zbatohen edhe për entet publike jobuxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror. Sipas vendimit, pagesat që punonjësi i dërguar jashtë shtetit përfiton janë: dieta ditore, shpenzimet e transportit, shpenzimet e fjetjes, shpenzimet për pagesa të ndryshme. Referuar tabelës që mbart masat e dietave në eu-

Mbledhje qeverie

ro ose dollarë, sipas monedhës që përdor vendi bujtës, Presidenti i Republikës merr 120 euro ose dollarë amerikanë në ditë, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit 100 euro ose dollarë amerikanë; zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Kuvendit, ministrat dhe funksionarë të tjerë me pagë më të lartë apo që barazohen me ta në pagë, 80 euro ose dollarë amerikanë; deputetët e Kuvendit dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, 70 euro ose dollarë amerikanë; zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm në minis-

tri dhe institucione të tjera qendrore, dhe funksionarë të tjerë që barazohen me ta në pagë, 60 euro ose dollarë amerikanë; ambasadorët, konsulli i përgjithshëm, të ngarkuarit me punë në shtete të huaja, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët në ministri dhe institucione të tjera qendrore dhe të gjitha funksionet e tjera që barazohen me ta në pagë, 50 euro ose dollarë amerikanë; diplomatë të tjerë në shtete të huaja, përgjegjës sektori dhe specialistë të ministrive, punonjësit e institucioneve në varësi të ministrive dhe institucioneve të

Vendimi, i cili mban datën 14 dhjetor 2011, citon se rregullat e vendosura për zërin dieta, zbatohen edhe për entet publike jobuxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror

tjera buxhetore, 40 euro ose dollarë amerikanë; dhe punonjësit mbështetës (teknike, sekretarë, shoferë etj.), 35 euro ose dollarë amerikanë në ditë. Përsa i përket akomodimit, punonjësit janë të detyruar të paraqesin faturat përkatëse për rimbursim. Në fakt, edhe pse qeveria ka menduar të përcaktojë edhe hotelet sipas kategorive të mësipërme të punonjësve, këta të fundit do të dinë fare mirë sesi të procedojnë me faturat e akomodimit në hotele, sidomos pas shkurtimit me ¾ e shumës së ditës ditore.

SETimes: Ekonomitë e Ballkanit përballen me krizën globale Agjencia e lajmeve SETimes.com në një artikull të gjatë për ekonomitë e vendeve të Ballkanit në kohën e krizës globale thekson se Shqipëria mund të hasë një situatë edhe më të vështirë, e vënë në mes, siç është midis Greqisë dhe Italisë, me një numër të madh emigrantësh në të dy vendet. Duke cituar ekspertin Artan Hoxha, SETimes shkruan se “ekonomia shqiptare nisi t’i ndjejë efektet e krizës në vjeshtën e 2008-s. Shenja e parë qe tërheqja e pjesshme e kursimeve, për fat të mirë, në shkallë të ulët, pa shenja paniku, por jo më pak e rëndësishme dhe bankat morën një qëndrim konservator lidhur me kreditë. Pati gjithashtu reduktime të eksporteve dhe më pas reduktime të importeve. Kjo u shoqërua nga remitanca më të ulëta dhe monedha kombëtare, leku,

humbi vlerë ndaj euros. Megjithatë, pasojat e hershme u kompensuan. Duke iu referuar sërish ekspertit Hoxha, artikulli citon se ‘Shqipëria nuk përjetoi një reduktim thelbësor të investimeve private, të vendit apo të huaja, ndonëse fuqia investuese e shtetit ra. “Në fund të 2009-s, ‘ringjallja’ e eksporteve nisi, pasuar nga një kthim i parave që qenë tërhequr nga bankat. Në qoftë se kjo kishte mbaruar në këtë pikë, ne mund të flisnim rreth skenarëve optimistë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu. Që nga pranvera 2010 [u ndez] çështja grek. Dhe pastaj Italia, Spanja, Portugalia,” thotë Hoxha për agjencinë SETimes. Ai shprehet se vala e dytë e krizës, e përqendruar rreth Greqisë, por përfshirë Italinë, gjithashtu, do të vazhdojë të ndiko-

Eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha

jë ekonominë e Shqipërisë”, veçanërisht lidhur me remitancat. Hoxha gjykon se emigrantët do të nisin të kthehen në shtëpi dhe konsumatorët e bizneset, ndjerë të pasigurt,

do të investojnë më pak. Ndërsa Edmond Arizaj, këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, i intervistuar nga SETimes, u vesh meritën një sërë masave që ai

i përshkruan si “disa nga arsyet që ekonomia nuk u dëmtua”. Ato përfshijnë “një politikë të kujdesshme ekonomike e monetare” dhe “kujdesin për asetet e rëndësishme dhe privatizimin e disa pronave publike”, i thotë ai SETimes. Përsa i përket Kosovës, kriza mund të shpjerë në çmime më të larta. “Pasi Kosova është ende një vend që kryesisht importon dhe varet nga importet, ne do të kishim një rritje të inflacionit, që do të kishte një pasojë mbi buxhetet familjare dhe në zhvillimin e bizneseve,” thotë për SETimes Flamur Keqa, drejtor i departamentit të tregtisë në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë. Por, lajm i mirë është se Kosova nuk ka rrënjë të thella në tregjet financiare botërore, kështu që kriza, në një kuptim, ka pasoja të kufizuara, të paktën për tani.


OpEd

10

MAPO

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

01

Revolucioni i mendimit gjithnjë i paraprin kryengritjes me armë.

02

Guximi fizik është një instinkt kafshëror; guximi moral është shumë i lartë dhe më i vërtetë.

03

Në anën e Zotit edhe një njeri i vetëm është shumicë.

Nga Bujar Kapexhiu

Wendell Phillips

Opinione dhe Editoriale

Pesha e “gurve të kufinit” P

rozës shqiptare të diskursit të shkencave sociale i është shtuar edhe një studim mjaft i thukët antropologjik. Ky është libri i Nebi Bardhoshit “Gurtë e kufinit” (2011). Ky studim rrok temën e së drejtës pronësore dhe pikëlidhjeve të saj me aspektet tjera të jetës sociale, kulturore, ekonomike e politike të kozmologjisë shqiptare të shtresuar në dimension të dhënë kohor e hapësinor (Has), gjegjësisht me traditën kanunore dhe sistemet ligjore shtetërore. Pa dyshim se një ndër veçantitë e këtij studimi është pikërisht fakti se vjen nga disiplina e antropologjisë, gjegjësisht antropologjisë juridike. Kjo fushë ka qenë dhe është ende në përpëlitje të planifikimit të mirëfilltë të shtigjeve e udhëve të kërkimit të saj. Andaj, prozës shqiptare për një kohë të gjatë i ka munguar një studim antropologjik që shtjellon të drejtën kanunore (brenda saj atë pronësore) në raport me marrëdhëniet e tjera kulturore, ekonomike e politike dhe bashkëjetesën e kësaj të drejte me sistemet e ndryshme ligjore. Studimi i Bardhoshit, përfill udhën tashmë të rrahur në antropologji juridike që nga Malinowski e këndej, se e drejta dokesore me gjithë normativitetin e saj nuk duhet të studiohet e leçitur nga shtegu burimor kulturor, por gjithnjë brenda kozmologjisë së këtij shtegu. Si i tillë, vjen si një sprovë e mirë dhe e duhur në antropologjinë shqiptare. Libri jep një hartë mjaft të thuktë të relacioneve sociale brenda fshatit shqiptar si bashkësi e traditës shqiptare, duke i parë ato gjithnjë në relacion me spektrin e pronës dhe pronësisë si katalist të zhvillimi të tyre. Bardhoshi nuk mëton të përqafojë shkolla deterministe a priori, por interpreton shtegun social (moral e ligjor) në Has, duke i veneruar prej së afërmi marrëdhëniet sociale në lidhje me marrë e dhëniet materiale. Për të, këto gjëra janë gjithnjë në lidhje me njëra-tjetrën. Në disa raste disa dukuri brenda spektrit të marrëdhënieve sociale Bardhoshi i nxjerr si “në funksion” të marrë e dhënieve materiale. P.sh. mjafton të ndalemi te “pirja e kafes” si rast sui generis i etikës juridike shqiptare, i cili ishte bërë akt solemn në kujtesën kolektive. Pra, nëse i pihej kafja një pune (si simbol, sepse mund të ishte edhe darkë), atëherë ajo ishte punë e evidentuar në kujtesën kolektive të fshatit dhe mund të përkujtohej e të shërbente si dëshmi e garanci për

koment

Arsim Canolli

Studimi i Bardhoshit, përfill udhën tashmë të rrahur në antropologji juridike që nga Malinowski e këndej, se e drejta dokesore me gjithë normativitetin e saj nuk duhet të studiohet e leçitur nga shtegu burimor kulturor, por gjithnjë brenda kozmologjisë së këtij shtegu. Si i tillë, vjen si një sprovë e mirë dhe e duhur në antropologjinë shqiptare.

palët në bashkëpunim. Ndonëse kjo formë solemne shërbente si dëshmi dhe garanci në marrëdhëniet sociale në fshat, duhet të cekim se kemi tashmë mjaft evidenca se dhënia e bukës (prej së cilës del edhe “pirja e kafes”) është një ndër komponentët kyç të etikës shqiptare. Si e tillë nuk është vetëm në funksion të transaksioneve ekonomike, por nis nga një funksion etik origjinar, sikurse besa e nderi, të cilat shpesh janë të vetmjaftueshme nën hijen e strukturës etike të Kanunit. Me një shtjellim të thukët të pronës e pronësisë dhe peshës që ato kishin në traditën shqiptare, duke e përvijuar atë nëpër ndryshimet e mëdha të sistemit politik, ligjor e social, Bardhoshi dëshmon se kur një sistem ligjor imponohet prej së larti dhe nuk është në favor të njerëzisë, dhe në raste të ndryshimit të sistemit, është i prirë të “humbë betejën” përkundër ligjit apo të drejtës tradicionale. Ajo që duhet të theksojmë është se Nebi Bardhoshi rrok temë që çel udhë në shtegun interpretativ të diskursit antropologjik; udhë të vetëinterpretimit dhe konfidencës akademike e intelektuale mbi peshën e gurëve tanë kufitarë, të luajtur apo të ngulitur, të ngjyrosur apo të mbetur anash, të randë e të thyer. Studimi i tij ndihmon dijen shqiptare që të tejkalojë gurtë e “kufirit” të saj për të zgjeruar frymëmarrjen e frymëdhënien antropologjike dhe të kthehet dhe të vërë gurë të randë e të latuar mirë në themelet e antropologjisë juridike (por jo vetëm të asaj juridike, siç cek edhe autori), si një disiplinë ende e re në studimet shqiptare. Duhet të cekim edhe njëherë se zgjedhja e temës është mjaft e qëlluar, sepse rrok për brirësh një objekt mjaft të ngjeshur empirik siç është prona në një zonë e cila në kosmologjinë e saj kulturore ishte e njëjtë, ndërsa ndahej në dy juridiksione territoriale të ndryshme, mes Shqipërisë dhe Kosovës (e cila gjendej nën juridiksionin e shtetit jugosllav). Hasi është një zonë me një traditë dokesore mjaft kompakte, e cila frymonte nën hijen e së drejtës kanunore (të pashkruarës), por iu desh që për më së 30 vite t’i nënshtrohej një kontrate sociale ideologjike (të mbishkruarës), e cila e shpronësoi malësorin e saj nga toka e tij, shtegu për të cilin e me të cilin kishte frymuar me shekuj. Pa dashur të nënvlerësoj shkrimin, larg asaj, dua të piketoj një rast

Kujtesë kur Bardhoshi citon mendimin e Zef Valentinit, se të jesh subjekt i Kanunit nis “fillimisht si një konsensus i lirë … pastaj vazhdon gjithmonë si një zgjidhje e lirë…” dhe e cilëson atë si mendim të gabuar. Bardhoshi këtu jep argumentin se subjekti nuk ishte i lirë, p.sh. nuk mund të shitej toka pa pyetur vëllazërinë etj. Mirëpo, mendoj se Valentini këtu flet për një lidhje morale të detyrimit si konsensus tradicional përkundër një bindjeje ndaj një vullneti të një autoriteti imponues. Ai jep këtë konkluzion duke pasur parasysh besën shqiptare (që është botëkuptim i vetë shqiptarit) e jo bindjen ndaj një autoriteti apo ndaj atij që zotëron jus glandii. Valentini nuk flet specifikisht për lirinë mbi marrëdhëniet pronësore, por flet në përgjithësi për besën si një liri kozmologjike e Kanunit, subjekti i të cilit lidhej në të moralisht dhe me konsensus, sepse ishte t’bana e tij etike, estetike e politike. Mendoj se në këtë rast, dhe në disa raste tjera, analogjia mes koncepcionit induktiv dhe empirisë së evidentuar në terren mund të mos bëjë përshtypje. Por, nuk do të thotë se s’ka peshë fare. Sa i përket etnografisë në “dheun tand” (antropologji në shtëpi), atëherë ekziston një shprehi etnografike të cilën shumica e antropologëve vendas e marrin apo e përvetësojnë: funksionalizohet evidenca e marrë nga njohja e informantëve arktipë përkundër dhe/ose krahas hapjes ndaj informantëve realë. Për t’i ikur kësaj shprehie shumë antropologë vendas si objekt studimi marrin diçka brenda “dheut” të tyre, të cilën nuk e njohin aq mirë. Kjo në njërën anë është një mënyrë e mirë për të krijuar distancë etnografike dhe lavruar terrenin tand me sy çelë, pasi që nuk e njeh si pëllëmbën e dorës, por, në anën tjetër, mund të na hyjë në hak, sepse lavrën e bëjmë me sy mshelë, duke u bazuar në informatat arketipe nga terreni e rreth terrenit tonë. Nebi Bardhoshi në librin e tij “Gurtë e kufinit” ka dëshmuar se “dheun” e tij e njeh edhe me sy mshelë, por e interpreton dhe e prezanton gjithmonë me sy çelë. Andaj, ky studim i prezantuar në këtë libër, pa dyshim se është një ndër studimet më serioze në fushën e antropologjisë juridike e antropologjisë në përgjithësi në studimet shqiptare. *Pedagog në Departamentin e Etnologjisë-Universiteti i Prishtinës

Me një shtjellim të thukët të pronës e pronësisë dhe peshës që ato kishin në traditën shqiptare, duke e përvijuar atë nëpër ndryshimet e mëdha të sistemit politik, ligjor e social, Bardhoshi dëshmon se kur një sistem ligjor imponohet prej së larti dhe nuk është në favor të njerëzisë, dhe në raste të ndryshimit të sistemit, është i prirë të “humbë betejën” përkundër ligjit apo të drejtës tradicionale. Ajo që duhet të theksojmë është se Nebi Bardhoshi rrok temë që çel udhë në shtegun interpretativ të diskursit antropologjik; udhë të vetëinterpretimit dhe konfidencës akademike e intelektuale mbi peshën e gurëve tanë kufitarë, të luajtur apo të ngulitur, të ngjyrosur apo të mbetur anash, të randë e të thyer


E diel, 1322 qershor janar 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Në rrafsh simbolik, dita e djeshme, me opozitën që përkujtonte 21 janarin e saj në Tiranë dhe qeverisë 21 janarin e Republikës në Lushnjë, ka qenë një përballje e Legalitetit me Revolucionin Demokratik. E zogizmit me fannolizmin. Jo rastësor ka qenë edhe një mbitheksim i rolit të Ahmet Zogut në historinë e Shqipërisë, në ligjëratën e pas 21 janarit të vjetshëm të Kryeministrit të vendit. Pjesë e grupit që shoqëronte shefin e qeverisë ka qenë edhe Leka Zogu, nipi i Ahmet Zogut, ministrit të Brendshëm në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe më vonë President i Republikës. — Alfred Lela

21 janari i Ibrahim Rugovës

Skema politike të importuara nga Tirana K

emi konstatuar në mënyrë të përsëritur se vuajmë shumë nga shkalla e lartë e politizimit; në kuadër të kësaj, edhe nga konsumimi i tepërt i demagogjisë. Të gjitha këto i pamë dhe i shijuam gjatë kësaj jave dhe sigurisht që do t’i shohim dhe përjetojmë edhe në vazhdim. U bënë të pamjaftueshme mediat e shkruara dhe elektronike për të konsumuar të vërtetën e kësaj proteste të mbështetur mbi demagogji. U shfaq nevoja që debati të zhvillohet edhe nëpër rrjete sociale, veçmas në Facebook. U shpërfaqëm të gjithë në një dimension që dëshmon se jemi larg një kulture politike, e cila do të nënkuptonte një debat të shëndoshë dhe kaq të nevojshëm për demokracinë tonë të brishtë. Gjithnjë e më shumë dëshmuam se po bëhemi viktima të importimit të skemave politike nga Tirana, duke ndërtuar kështu pozicione të tipit të llogoreve, që në mënyrë tepër ekskluzive të krijohen dy të vërteta, të cilat do të identifikonin armiqtë dhe miqtë e palëve në konflikt, në mënyrë që lufta të jetë permanente. E morën si të vërtetë, përkatësisht si të drejtë, pretekstin e Lëvizjes “Vetëvendosje” për organizimin e protestave kinse për të detyruar Qeverinë që të respektojë vendimet e Kuvendit. Në fakt një lëvizje e identifikuar si populiste që nga themelimi i saj, në esencë nuk mund të ketë për qëllim që të ndihmojë Qeverinë, por ka për qëllim të kundërtën. Nuk është lehtë të shihet dhe të dihet kjo. Kjo Lëvizje në mënyrën më të egër shpërfill dhe mbase përdhunon simbolet e shtetit. Ngado përdhunon edhe Kushtetutën, ndërsa kurdo dhe ngado dhunon ligjet që dalin nga ajo. Më në fund dihet se kjo Lëvizje nuk njeh shtetin e Kosovës të ndërtuar në këtë format. E të gjitha këto harrohen kur debati ndizet për të vërtetën e saj të mbështetur mbi emocione. Madje edhe shoqëria civile bëhet viktimë e kësaj demagogjie, duke dëshmuar fytyrën e saj të deformuar plotësisht. Për mua, përtej emocioneve, shumë më pak e dhembshme ishte pamja e përballjes së policisë me populistët e Vetëvendosjes karshi rrokullisjes së kamionëve nëpër rrugët e Kosovës. Krejt normale është kur një grup politik a jopolitik përballet në mënyrë të hapur me policinë, por nuk është fare normale kur një qytetar, pavarësisht përkatësisë dhe vendit nga vjen ai, bie në prita të populistëve të Vetëvendosjes, duke u bërë dëshmitar i krimit mbi pronën e tij. Në këto raste dështoi Shteti, përkatësisht Qeveria, por dështoi edhe shoqëria civile, e cila është e obliguar të mbrojë të drejtat dhe lirinë e gjithsecilit në hapësirat ku vepron ajo.

koment Bardh Frangu

Gjithnjë e më shumë dëshmuam se po bëhemi viktima të importimit të skemave politike nga Tirana, duke ndërtuar kështu pozicione të tipit të llogoreve, që në mënyrë tepër ekskluzive të krijohen dy të vërteta, të cilat do të identifikonin armiqtë dhe miqtë e palëve në konflikt, në mënyrë që lufta të jetë permanente

Në historinë më të re të Kosovës rrokullisja e kamionëve nëpër prita të organizuara do të mbeten aktet më primitive. Po në fakt lëvizjet populiste edhe ndërtohen mbi këtë bazë, ndërsa janë surrogate të etnonacionalizmit, nëpërmjet të cilit etnia shikohet si bashkësi biologjike, duke përjashtuar kështu individualizmin dhe liberalizmin. Te Vetëvendosja etnia shikohet ekskluzivisht si fole e shqiponjës, madje jo vetëm si pamje, por edhe si përmbajtje. Nuk është në natyrën e partive politike që të identifikohen me lëvizje të tilla, por metodat e kombinuara edhe janë esenca e demagogjisë politike që reflekton kjo lëvizje me përmbajtje të kamufluar. Zakonisht lëvizjet e tilla paraqiten me pamje rurale ose urbane. Në fillimet e saj kjo lëvizje u paraqit në pamje rurale, duke shpërndarë logot

dhe programin e saj edhe nëpër shtëpitë e pylltarëve, por me kohë në gjirin e saj futi partinë FER për të krijuar brenda vetes edhe pamjen urbane. Vazhdon të funksionojë si OJQ, duke shfaqur performanca të mrekullueshme për t’ia marrë primatin shoqërisë civile. Vazhdon të veprojë si parti, brenda institucionit më të lartë të shtetit, për t’u angazhuar për interesin e masave të gjera, siç ishte rasti i ligjit për lejimin e shamisë dhe mbajtjen gjallë të konfliktit me armikun, duke u shfaqur në trajtën e heroit të vonuar. Në këtë mënyrë kjo lëvizje përdor metodat institucionale dhe jashtë institucionale, për të mbajtur gjallë luftën kundër armikut të brendshëm dhe të jashtëm. Si të tilla lëvizjet populliste kërkojnë të përfitojnë vëmendjen dhe përkrahjen e sa më shumë qytetarëve, të cilëve u premtojnë gjëra joreale. Për këtë arsye këto lëvizje në veprimet e tyre janë shumë vulgare dhe të pa kompromis në përballje me kundërshtarët e tyre. Tjetër dimension demagogjik i këtyre lëvizjeve është fakti se, duke iu falënderuar sistemeve demokratike, në të cilat ndërtohen, formalisht deklarohen sikur mbrojnë institucionet demokratike. Këto lëvizje shpesh gjejnë edhe përkrahjen e mediave, të cilat duke prodhuar lajm nëpërmjet aktivitetit të tyre rrisin popullaritetin dhe në këtë mënyrë edhe përfitimin. Mbase të tilla kemi parë shumë këto ditë. Mbështetur në këtë, në një shkrim timin të botuar para formimit të Qeverisë Thaçi 2, duke shfaqur opinioni tim se është në interes të Kosovës që të kemi një qeveri me bazë të gjerë, pata konstatuar se Vetëvendosje do të ishte një opozitë më shumë se e mjaftueshme. Në fakt, në kuadër të gjithë kësaj, pamë edhe një pamje të mirë të partive opozitare, përkatësisht LDKsë dhe AAK-së, të cilat përkundër që në Kuvend kishin përkrahur një vendim për vendosjen e reciprocitetit, dënuan sjelljen e Vetëvendosjes për bllokimin e rrugëve, në këtë mënyrë duke dëshmuar një kulturë dhe vetëdije institucionale, e cila sigurisht do të prodhojë efekt të mirë tek anëtarësia e tyre dhe te simpatizantët, mbase te qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Po a ka mundës të marrim mësim nga të gjitha këto që po ndodhin në shtetin e ri, perspektivën e të cilit po e vrasim çdo ditë nëpërmjet krimit të organizuar, korrupsionit, bllokimit të rrugëve etj? Sigurisht që jo. Këtë bindje ma forcon edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili, ndërsa bëj këtë shkrim, andej nëpërmjet televizorit, ankohet në papërgjegjësinë e deputetëve, të cilët nuk kishin marrë mundin të qëndronin as në karriget e tyre, le më të bënin më shumë.

editorial

Alfred Lela

Në Kosovë, e cila për unitet, nganjëherë të kërkuar, me tokën mëmë, Shqipërinë, 21 janari i djeshëm mund të kishte qenë i Kongresit të Lushnjës ose i marshimit të opozitës

N

ë Tiranë 21 janari ka ardhur si i Partisë Socialiste. Forca kryesore e opozitës dhe mbështetësit e saj kanë zbritur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një marshimprotestë për të përkujtuar viktimat e një manifestimi jopaqësor të organizuar prej saj si dje një vit më parë. Familjarët e (dritë paçin!) Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës kanë qenë në ballë të procesionit mortor, të cilin e kanë sunduar karafilat e kuq dhe muzika funebre, por edhe profili i gjatë i kreut të opozitës, z. Edi Rama. Kryeministri, me një teknikë të njohur berishiane, ka ‘shpluhurosur’ nga arkivat e historisë përvjetorin e 92-të Kongresit të Lushnjës dhe ka zbritur në qytetin jugor, ndjekur nga një shpurë e fortë e mazhorancës mbushur me deputetë dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ka qenë i shumëfishtë mesazhi që ka përcjellë dje shefi i qeverisë. Në fjalët e tij Kongresi i Lushnjës solli pluralizmin në vend dhe pjesë e këtij pluralizmi është edhe e drejta për të protestuar. (Pjesë e tij mund të konsiderohet edhe prania në ceremoni e dy deputetëve socialistë). M’anë tjetër Kongresi i Lushnjës simbolizon edhe themelimin e Republikës shqiptare dhe qeverisë së saj pluraliste. Sali Berisha e ka identifikuar simbolikisht veten si mbrojtës të Republikës, së njëjtës republikë që në shumë deklarata të tij u sulmua nga opozita me synimin për t’u marrë me dhunë, më 21 janar të vitit të shkuar. Në rrafsh simbolik, dita e djeshme, me opozitën që përkujtonte 21 janarin e saj në Tiranë dhe qeverisë 21 janarin e Republikës në Lushnjë, ka qenë një përballje e Legalitetit me Revolucionin Demokratik. E zogizmit me fannolizmin. Jo rastësor ka qenë edhe një mbitheksim i rolit të Ahmet Zogut në historinë e Shqipërisë, në ligjëratën e pas 21 janarit të vjetshëm të Kryeministrit të vendit. Pjesë e grupit që shoqëronte shefin e qeverisë ka qenë edhe Leka Zogu, nipi i Ahmet Zogut, ministrit të Brendshëm në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe më vonë President i Republikës. I një rrafshi simboli ka qenë edhe një 21 janar tjetër. Ai i Prishtinës, ku klasa politike, pozitë e opozitë bashkë, ka përkujtuar 6-vjetorin e vdekjes së Presidentit dhe themeluesit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova, i cilësuar si Gandi apo Haveli i Kosovës, u fut në orbitën politike të, asokohe krahinës autonome të Jugosllavisë, duke u faktorizuar në një shtet federal që shkrumbohej në luftëra ndëretnike, duke u bërë njëzëri i pranueshëm nga faktori ndërkombëtar, sidomos për profilin e tij intelektual. Të huajt që ndiqnin zhvillimet në Jugosllavi nuk mund të mos vërenin te Rugova një udhëheqës të ndryshëm nga ata që prodhonte zakonisht Ballkani, të tipizuar nga diktatorët apo burrat e fortë si Milosheviçi, Tuxhmani, Karaxhiçi e të tjerë. Në Kosovë, e cila për unitet, nganjëherë të kërkuar, me tokën mëmë, Shqipërinë, 21 janari i djeshëm mund të kishte qenë i Kongresit të Lushnjës ose i marshimit të opozitës. Nuk ka qenë i tillë, sepse nuk mund të ishte i askujt e asgjëje, përveçse i Ibrahim Rugovës. Edhe kjo ndoshta për të theksuar një simbolikë e për t’ia kundërvënë ngjarjeve të fundit në Kosovë të shenjuara nga protestat e lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë që në Tiranë zhvillohej përkujtimorjaprotestë e 21 janarit prirë nga opozita dhe në Lushnjë kryetari i mazhorancës deklaronte se protestat janë shenjë e pluralizmit, në Prishtinë përkujtohej Ibrahim Rugova, një dishepull i pacifizmit, i marrëveshjeve dhe institucionalizmit. Këtu ndoshta mbyllet edhe përballja e Legalitetit me Revolucionin Demokratik.




14

MAPO

e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

Direktiva “makinat në fund të jetës” Makineritë jashtë përdorimit përmbajnë një sasi të lartë substancash ndotëse, duke përfshirë vajin, solucione dhe produkte të tjera petrolike. Edhe pse në të gjithë Shqipërinë ka objekte që po merren me çmontimin e këtyre makinerive, shumica e tyre nuk janë të pajisura me masat e duhura parandaluese. Direktiva “Makinat në fund të jetës” MFJ (2000/53/KE) synon të zvogëlojë sasinë e mbetjeve të prodhuara nga

makineritë (makina dhe kamionë) kur ato të jenë braktisur. Në veçanti ajo përfshin shtrëngimin e standardeve mjedisore për trajtimin e makinerive, si dhe që pronarët të jenë në gjendje të çaktivizojnë makineritë e tyre pa pagese që prej 2007-s, kjo masë përcakton në rritje ripërdorimin, riciklimin, rigjenerimin dhe shtrëngon përdorimin e substancave të rrezikshme për makineritë e reja dhe pjesët e këmbimit.

Makinat e vjetra, pronarët certifikatë për shkatërrimin Ministria e Mjedisit ka gati projektligjin i ri “Për makinat në fund të jetës”, sipas të cilit automjetet që nuk përdoren nuk mund të braktisen, pa u çregjistruar më parë Jonida Tashi

Pronarët që nuk i përdorin makinat e vjetra, do t’u duhet të pajisen me një certifikatë të posaçme që u njeh atyre të drejtën e shkatërrimit të automjetit, një proces ky që do të kryhet nga një komision i posaçëm. Së shpejti askush prej zotëruesve të makinave të vjetra nuk do mundet t’i braktisë ato ku të mundet, apo t’i çojë në vendet e grumbullimit të tyre. Sipas përllogaritjeve, në Shqipëri qarkullojnë 110 mijë makina të vjetra dhe problematike për shëndetin, por ato ende nuk janë të çregjistruara. Disa prej këtyre makinave janë çuar për skrap, ndërsa të tjerat janë pjesë kryesore e materialeve bazë me të cilat merren bizneset që grumbullojnë automjete jashtë funksionit. Projektligji “Për makinat në fund të jetës” synon që të disiplinojë këtë treg, duke hequr nga tregtimi të gjitha pjesët e rrezikshme të makinave që përmbajnë substanca të rrezikshme, siç është plumbi, zhiva, kadniumi dhe kromi 6 valent. Sipas këtij projektligji, operatorët që do të merren me këtë biznes duhet që të kenë të gjitha certifikatat që tregoj-

në se ky automjet ka dalë nga qarkullimi dhe ku do të jetë destinacioni i tij final, një formë kjo që do të shërbejë për të shmangur edhe abuzimet e ndryshme që mund të jenë kryer me këto automjete. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit japin disa nga detajet e projektligjit të ri “Për makinat në fund të jetës”, i cili është dërguar për mendim në ministritë përkatëse dhe brenda këtij muaji parashikohet të paraqitet në Kuvend. Sipas drejtuesve të Mjedisit, të paktën 110 mijë makina duhet të pajisen me certifikatën e shkatërrimit nga pronarët e tyre, të cilët për vite me radhë nuk kanë paguar taksën e kolaudimit. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit ka përgatitur projektligjin e ri, i cili i detyron pronarët e automjeteve që nuk i përdorin të mos i braktisin ato pa marrë më parë certifikatën e shkatërrimit. “Kodi Rrugor thotë që pronari i fundit i mjetit duhet të kryejë procedurën e çregjistrimit. Por çregjistrimi nuk mund të quhet i finalizuar, nëse nuk ka kaluar më parë procesin e shkatërrimit të makinës. Shkatërrimi nënkupton që ajo makinë merr fund në funksionin

“Kodi Rrugor thotë që pronari i fundit i mjetit duhet të kryejë procedurën e çregjistrimit. Por çregjistrimi nuk mund të quhet i finalizuar nëse nuk ka kaluar më parë procesin e shkatërrimit të makinës. Shkatërrimi

e saj dhe për këtë duhet të krijohet një strukturë tjetër, një skemë tjetër e mënyrës sesi do të lëshohet certifikata e shkatërrimit”, - pohon drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Në vendin tonë numërohen 320 vendgrumbullime makinash dhe ku janë depozituar shumë makina, edhe pse nuk janë çregjistruar më parë. Ministria e Mjedisit kërkon që përmes këtij ligji t’i japë fund krijimit të këtyre mbetjeve. “Makinat në fund të funksionit janë makina që duhet t’i nënshtrohen një procesi të çregjistrimit dhe të shkatërrimit dhe ky ligj parashikon të gjithë hapat që duhen marrë. Fakti është që baza ligjore aktuale, Kodi Rrugor dhe ligji që parashikon disa elemente, nuk është i mjaftueshëm dhe aktualisht nuk është zbatuar”, - shprehet më tej Abeshi. Për çdo pronar automjeti që nuk do të zbatojë këtë ligj do të ndërmerren gjoba nga Inspektoriati i Mjedisit. Ndërkohë, në projektligj saktësohet se më 1 janar të vitit 2017 ripërdorimi dhe rikuperimi i automjeteve në fund të jetës do të rritet të paktën deri në 85% të peshës mesatare për automjet çdo vit.

nënkupton që ajo makinë merr fund në funksionin e saj dhe për këtë duhet të krijohet një strukturë tjetër, një skemë tjetër e mënyrës sesi do të lëshohet certifikata e shkatërrimit.” Pëllumb Abeshi

Pensionet, ISSH nxjerr 12 formularët e rinj të aplikimit Dokumentet duhet të paraqiten për efekt të kërkesës paraprake për pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon 12 formularët e rinj të aplikimit për të përfituar pensione. Sipas skemës së re të aplikimit, që do të kryhet për herë të parë në vendin tonë nëpërmjet internetit, çdo i interesuar që është në prag të daljes në pension duhet të plotësojë në faqen zyrtare të internetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore www.issh.gov.al, formularët me të dhënat që kërkohen. Në skemën e re të llogaritjes dhe caktimit të pensioneve, ISSH ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen nga aplikuesit hap pas hapi. Kështu, hapi i parë që duhet të bëjë çdo i interesuar është hapja e faqes së internetit të ISSH-së www.issh.gov.al, ku duhet të klikohet mbi linkun që gjendet në të djathtë të saj “e Pensione”. Këtu gjenden 12 formularët që pas plotësimit në internet duhet të dërgohen drejt specialistëve të Sigurimeve Shoqërore. E para në radhën e dokumenteve që

duhet të plotësohen dhe më pas të paraqiten te Sigurimet Shoqërore është kërkesa paraprake për pension pleqërie. Në të bëjnë pjesë disa dokumente që janë: kërkesa paraprake; deklarata për vitet e punës; fotokopje e kartës së identitetit ose certifikatë lindje personale me fotografi; certifikatë martese (për mbiemrin para martese për kërkueset femra); fotokopje e librezës së punës; fotokopje e librezës së kontributeve (pas vitit 1993); vërtetim për pagat pas vitit 1993 (Formulari TIP); vërtetim nga arkivi i DRSSH-së për vjetërsi në punë; vërtetim nga agjencia për derdhjet, si i vetëpunësuar në bujqësi; vërtetim nga dega ushtarake për kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak; dëshmi penaliteti për të përndjekurit politikë; vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimit për të përndjekurit politikë; diploma e shkollës së lartë (për gratë). Formulari ku përfshihen dokumentet e mësipërme, i jepet çdo personi që është i interesuar për të paraqitur kërkesë paraprake për pension pleqërie, ndërkohë që shenja “X” duhet të vendoset vetëm për dokumentet që do të paraqiten. Pas kërkesës paraprake vijohet me dorëzimin e dokumenteve që duhet të paraqiten për

Nr. ___________ Rregjistrit Data e rregjistrimit ____________ Plotësohet nga sigurimet shoqërore, pas marrjes në dorëzim. Nga kjo datë, afati i lidhjes së pensionit është deri në ditën e fundit të muajit të ardhshëm.

KËRKESË PARAPRAKE PËR CAKTIM PENSIONI Drejtuar: Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ______________ Agjensia e Sigurimeve Shoqërore ______________________

Pjesa e parë TË DHËNA MBI GJENDJEN CIVILE Emri _______________ Vendlindja B/K _______________Qarku ____________Q/F_______________ Atësia ____________ 1 - Vendbanimi B/K ______________ Qarku ____________Q/F_______________ Mbiemri i lindjes _____________ Nga viti ____________ deri në vitin _____________

Kërkesa për caktim Mbiemriparaprake aktual _____________ 2 -pensioni Vendbanimi aktual B/K _________ Qarku ________ Q/f________

efekt të daljes në pension pleqërie, in- ushtarake për kohën e kryerjes së shërDatëlindja ____/ _____/ _____ Nga viti ___________ deri më sot validiteti dhe familjar. Në këto doku- bimit ushtarak; vërtetim nga shkolla, Numri ibëjnë Sigurimitpjesë: _________________ Adresa: Lagjia __________________ kur fëmija ështëRruga mbi________________ 18 vjeç deri në 25 mente kërkesa për pension; deklarata për vitet e punës; foto- vjeç; vërtetim nga dega e tatim-taksave Pallati Nr.___, Ap. nr.____, Shkalla nr.____, Nr.Tel. ___________ për pjesëtarët që në kagjendjet në ngarkim; vërkopje e kartës sëeidentitetit ose certifi(Shënim) Të dhënat mësipërme plotësohen duke patur parasysh regjistrimet civile. katë lindje personale me fotografi; cer- tetim nga zyra e punës si punëkërkues; Pjesa e dytë tifikatë familjare; certifikatë martese dy fotografi për efekt libreze; fotokopje KËRKESA të kontratës me KESH-in; dëshmi pe(për mbiemrin para martese për Duke qene se kam plotësuar / jam duke plotësuar: kërkueset femra); libreza e punës; li- naliteti për të përndjekurit politikë; Moshën breza e kontributeve ....... (pas vitit 1993); vërtetim i kohës së vuajtjes së dënimvërtetim për pagat pas…….. vitit 1993 (for- it për të përndjekurit politikë; Për shkaqe shëndetësore mulari-tip); vërtetim nga arkivi i diplomën e shkollës së lartë (për gratë); Për shkaqe familjare drssh-së për vjetërsi në....... punë; vërtetim fletë-drejtimi për në KMCAP, shoqëruarJ: me fletë-dalje nga spitali; analiza nga agjencia për derdhjet si të vetëpuKËRKO Pension në bujqësi; vërtetim nga dega mjekësore, sipas diagnozës; certifikatë nësuar 1. Pension pleqërie

.. .....

2. Pension invaliditeti

.. . ...

3. Pension familjar

.. . ...

4. Pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë ….. ..

Formularët e rinj 1. Lista e dokumenteve për kërkesë paraprake 2. Lista e dokumenteve për pension 3. Kërkesa paraprake për pension 4. Kërkesa për caktim pensioni 5. Kërkesa për rishqyrtim pensioni 6. Kërkesë për rishqyrtim dosje pensioni 7. Kërkesë për sigurim shoqëror suplementar për ushtarakët 8. Kërkesë për sigurim suplementar shtetëror 9. Kërkesë për sigurim shoqëror suplementar për akademikët 10. Kërkesë për sigurim shoqëror suplementar për dëshmorët 11. Kërkesë për sigurim shoqëror suplementar për efektivët lundrues 12. Kërkesë për sigurim shoqëror suplementar për pilotët. vdekjeje; certifikatë lindje për fëmijët që përfitojnë pension familjar; vërtetim nga bashkia, komuna, që i ndjeri ka bashkëjetuar me përfituesin.


e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Rikthehet mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm I ftohti do të rikthehet sërish në vendin tonë, por jo me temperaturat ekstreme të disa ditëve më parë. Sinoptikanët parashikojnë se të dielën e 22 janarit, moti do të jetë i kthjellët, por temperaturat pritet të ulen 3 deri 4 gradë celsius. Në zonat

malore në veri dhe juglindje të vendit termometri pritet të zbresë në minus 8 gradë, ndërsa në Tiranë e Durrës 0 dhe minus 1. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, java e fundit e janarit do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe

luhatje të temperaturave. Nga dita e hënë deri të mërkurën do të ketë reshje dhe një rritje të lehtë të temperaturave. I ftohti rinis të enjten e vazhdon deri në fundjavë, ku pritet dhe ulje e temperaturave nën zero gradë.

Sëmundjet që përkeqësohen në dimër, mjekët: Si t’i parandalojmë Specialistët e Shëndetit Publik japin këshillat për gripin, virozat, ftohjen dhe problemet me zemrën. Cilat janë sëmundjet për të cilat pacientët duhet të konsultohen me mjekun për ndryshimin e dozës së ilaçeve

Sëmundjet që shfaqin probleme 1. Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite). 2. Sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë. 3. Dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë. 4. Rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij te të sëmurët kronikë. 5. Shtrëngime deri në infarkte të zemrës. 6. Problem të qarkullimit të gjakut, si: morthi, scleroderma etj. 7. Fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull. 8. Ngrirjet e ekstremiteteve deri në amputime të tyre.

Jonida Tashi

Gjatë dimrit organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa kushtet e motit duket se nuk janë aspak favorizuese, pasi duke filluar që nga dita e sotme do të ketë përsëri një ulje të temperaturave me 3 deri në 4 gradë celsius, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) japin këshillat sesi mund të parandalohen sëmundjet që përkeqësohen në dimër. Mjekja Daniela Nika pranë Departamentit të Promocionit në ISHP shpjegon se cilat janë disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër dhe masat që duhet të merren për trajtimin e tyre. Sipas saj, disa nga sëmundjet që shfaqin më shumë probleme në këtë stinë janë: sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite); sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë; dhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut në kokë; rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij te të sëmurët kronikë; shtrëngime deri në infarkte të zemrës; probleme të qarkullimit të gjakut, si: morthi, scleroderma etj; fraktura, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve në akull. Ndaj këshillohet të ecni me kujdes e hapa të vegjël dhe duart duhet të mbahen jashtë xhepave; ngrirjet e ekstremiteteve (koka, këmbët e duart) deri në amputime të tyre. Parandalimi Nëse sëmureni me grip apo një nga virozat e stinës, përdorni medikamente për të ulur temperaturën, Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-

38,5°C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 5 ditë dhe është mjaft rebele, atëherë drejtohuni te mjeku i familjes. Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli etj. dhe ajrosni herë pas here ambientet. Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi, fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve. Futini këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë, mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut. Në rastet kur temperatura e pacientit vazhdon të mos bjerë, fillon të shfaqet vështirësia në frymëmarrje, dhimbje veshi, fyti, koke, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes, të cilat kërkojnë trajtim me antibiotikë, bronkodilatatorë etj., ndaj duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj. Nëse ju shfaqet apo vuani me rritje të tensionit arterial (hipertension mbi 140/90 mmHg) apo shtrëngim në zemër drejtohuni menjëherë te mjeku dhe këshillohuni për dozat dhe llojin e medikamenteve. Qëndroni në ambiente të ngrohta. Evitoni daljet në orët më të ftohta të ditës, pasi sa më e ftohtë temperatura e ambientit, aq më shumë vështirësohet pu-

Ilaçet a. Duhet të konsultoheni me mjekun për ndryshimin e dozave nëse merrni medikamente për: a. sëmundjet kardio-vaskulare (tension të lartë gjaku, sëmundje të zemrës, apo enëve të gjakut), pasi gjatë të ftohtit këto sëmundje përkeqësohen ndjeshëm; b. por edhe për sëmundje si epilepsia, pagjumësia, ankthi, hipotiroidizmi etj. (qetësues, antiepileptikë, hormone etj.), pasi këto medikamente ndërhyjnë në qendrën e rregullimit të temperaturës në tru dhe ju mund të mos jeni më vigjilent ndaj të ftohtit dhe të mos e ndjeni që tashmë po ngrini. na e zemrës. Mos përdorni pije alkoolike për t’u ngrohur, por çajëra, apo ushqime të ngrohta. Alkooli ul vigjilencën dhe pengon aftësinë për t’u mbrojtur nga i ftohti. Nëse keni probleme të qarkullimit të gjakut, si: morthi, scleroderma etj. nuk duhet të dilni nga shtëpia pa përdorur kremrat e këshilluar nga mjeku dhe duhet të

mbani sa më ngrohtë pjesët e ekspozuara, duke përdorur dorashka leshi, shall, kapuç etj. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa harxhon dhe ju do të filloni të vuani nga hypothermia ose ulja e temperaturës dhe me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur, të mpirë dhe konfuzë. Kjo pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru; ai fillon të mos mendojë qartë dhe pastaj lëvizjet fillojnë të ngadalësohen deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35° C deri në ngrirje. Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës dhe nënlëkurës në ekstremitete (kokë, këmbë e duar) dhe zonat më të ekspozuara si fytyra, veshët etj. Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen pjesët e ngrira, por duhet të futeni menjëherë në një ambient të ngrohtë dhe të pini pije të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit, duke evituar përdorimin e alkoolit. Kujdes nëse lëkura merr ngjyrë të zbehtë deri në të verdhëjeshile, pasi mund të shkojë deri në gangrenizim që kërkon dhe amputimin e tyre. Nëse rrëzoheni në ngrica dhe pësoni ndrydhje apo fraktura, thërrisni menjëherë ambulancën dhe drejtohuni në spital për ndihmë të specializuar.

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti Fëmijët: Sa më të vegjël ata, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj evitoni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi. Për bebet nën 6 muaj, nëse sëmuren, drejtohuni menjëherë te mjeku. Të moshuarit që rrezikojnë të pësojnë fraktura kockore dhe të kenë vështirësi në frymëmarrje, rritje të tensionit apo shtrëngim në zemër dhe pjesën e prapme të kraharorit. Të sëmurët kronikë, sidomos ata me sëmundje të zemrës dhe hipertension, apo me sëmundje pulmonare. Shtatzënat kërkojnë gjithashtu përkujdesje të veçantë gjatë ditëve të ngricave. Të gjithë këta persona (përveç foshnjave nën 6 muajsh) për t‘u mbrojtur nga virozat e ndryshme të stinës së ftohtë, duhet të vaksinohen me vaksinën antigrip vit pas viti.

Spitalet, ministria: Kalojnë pagat e dhjetorit Mjekë dhe infermierët në të gjithë vendin mund të tërheqin në llogaritë e tyre bankare rrogën e prapambetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëjnë me dije se pagesat e muajit dhjetor për personelin shëndetësor në të gjitha

spitalet tashmë kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare. “Duke filluar nga data 20 janar, punonjësit e sistemit shëndetësor kanë marrë pagat e prapambetura. Mjekët dhe infermierët: Pukë, Kavajë, Durrës, Korçë, Elbasan etj., por edhe 2 685 punonjësit e QSUT-së, gjatë mesditës së djeshme në llogaritë e tyre bankare kanë pasur të kaluar rrogën e muajit dhjetor. Kjo procedurë e

pagave, e cila është e përsëritur, ndodh për faktin se çdo fillim viti Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë përcaktojnë numrin e nevojshëm të punonjësve për sistemin shëndetësor si dhe fondin e pagave që parashikohet për një periudhë 1-vjeçare, e cila nis nga data 1 janar e përfundon më 31 dhjetor, pas çeljes së Thesarit të Shtetit”, - sqaroi pasditen e

djeshme nëpërmjet një njoftimi për shtyp, drejtoria e QSUT-së. Sipas të njëjtave burime, aktualisht ka përfunduar përpilimi i tabelave të 15-ditëshit të parë të janarit dhe paga e këtij muaji do të jetë aktive për të gjithë punonjësit në fillim shkurtit, ashtu sikurse është edhe praktika e përmuajshme për pagesat e bluzave të bardha. Ditën e premte, tetë mijë infermierët e spitaleve në mbarë vendin

paralajmëruan se të martën do të pezullonin punën nëse nuk do të merrnin deri ditën e parë të javës një përgjigje për zgjidhjen e ngërçit të pagave. Gjatë muajit dhjetor kanë ngelur pa u paguar plot 11 888 punonjës në të gjitha spitalet e vendit, ndërkohë që edhe këtë vit fillimisht shqetësimi u ngrit nga bluzat e bardha të QSUT-së, që është edhe spitali me personelin më të madh në numër.


16

MAPO

e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

rajoni

Liderët e Kosovës përulen para kujtimit të Rugovës Përkujtohet në Prishtinë 6-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit Ibrahim Rugova Në Kosovë kujtohet 6-vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugova. Udhëheqësit politikë dhe institucionalë të Kosovës nderuan figurën e presidentit të ndjerë, duke kujtuar njëherësh kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ata bënë

homazhe tek varri i presidentit Rugova, ndërsa gjatë ditës janë mbajtur manifestime të ndryshme ku është përkujtuar e vlerësuar roli i tij në procesin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në një akademi përkujtimore, e cila u mbajt nën përkujdesjen e saj, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se Ibrahim Rugova është njëra nga figurat më të rëndësishme shqiptare të fundshekullit njëzet. “Përkujtimi i veprës kolosale të Presidentit Ibrahim Rugova na bënë nder të gjithëve, sepse kujtojmë

liderin historik të Kosovës, i cili në kohët më të vështira mori vendime të rëndësishme që i përcaktuan kahet e historisë dhe përcaktuan edhe fatin tonë si popull në rrugëtimin drejt ndërtimit të Kosovës shtet të lirë dhe të pavarur, me miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja Jahjaga. Nderime tek varri i presidentit bëri edhe kryeministri Hashim Thaçi. “Sot jemi këtu për të bërë nderime shtetërore për presidentin Rugova, për të bërë

vlerësimin dhe nderimin më të lartë shtetëror për jetën, veprën, personalitetin dhe kontributin e presidentit Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur, për perspektivën e Kosovës evropiane”, -tha kryeministri Thaçi. Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha në një manifestim të veçantë të kësaj partie se Kosova moderne identifikohet me emrin e Ibrahim Rugovës, të cilit Kosova i dha lamtumirën e fundit, gjashtë vjet më parë.

Vetëvendosja nuk heq dorë nga protesta, skenari mbetet i njëjtë Lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti do të zhvillojë sërish protesta sot në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë. “Mocioni kundër reciprocitetit, jokushtetues dhe i turpshëm” Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga protesta e paralajmëruar për sot në dy pikat kufitare me Serbinë, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, edhe pse Kuvendi i Kosovës votoi të premten mocionin që rrëzon atë të 7 dhjetorit për reciprocitet me Serbinë. Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje e quajtën “jokushtetues dhe të turpshëm” mocionin e së premtes dhe thanë se me protestat e së dielës synojnë mbrojtjen e republikës dhe prodhimit vendor. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me ndërhyrjen e policisë në protestat e 14 janarit, iu hap rruga Serbisë ekonomikisht, ndërkaq me mocionin e 20 janarit, iu hap edhe politikisht. “Me protestën tonë të nesërme, sërish ne synojmë që t’ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë dhe t’ia japim këtë pushtet shtetit të Kosovës, të cilin duam ta forcojmë. Prandaj, kërkojmë nga Policia e Kosovës, e posaçërisht nga njësitë e saj speciale që të mos na pengojnë në pengimin e Serbisë. Neve po na zhduket Republika, përderisa nuk kemi reciprocitet me Serbinë”,- tha Kurti. Kreu i Vetëvendosjes i bëri këto komente në një konferencë për mediat, ku

Nga protestat e “Vetëvendosjes”

drejtoi akuza ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, duke thënë se nga zyra e tij “ka urdhëruar dhunën policore ndaj protestuesve më 14 janar”, si dhe kërkoi që përmes 10 pyetjeve të sqarojë në detaje takimet që, sipas Kurtit, kryeministri Thaçi i ka zhvilluar dy herë me presidentin serb, Boris Tadiç. Kuvendi i Kosovës miratoi të premten me 59 vota për mocionin e ri për reciprocitet me Serbinë, i cili shfuqizon jo vetëm mocionin e iniciuar nga Vetëvendosja më

datën 7 dhjetor, por edhe të gjitha vendimet e Kuvendit që kishin të bënin me reciprocitet ndaj Serbisë. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se mocioni i së premtes nënkupton vdekje të republikanizmit dhe parlamentarizmit. “Me ditën e djeshme, Kosova si shtet ka hyrë në një fazë të re të autoritarizmit të pushtetit. Tash të gjithë po e kuptojmë se kemi një Qeveri tërësisht të pakufizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Dje, Qeveria na ka thënë ‘unë bëj

“Kërkojmë nga Policia e Kosovës, e posaçërisht nga njësitë e saj speciale që të mos na pengojnë në pengimin e Serbisë” Albin Kurti

ç’të dua me shtetin, sepse i kam 59 d e p u t e t ë ’ . M i r at i m i i m a r rëveshjeve me Serbinë me 59 deputetë tregon se Qeveria e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë”,- u shpreh Konjufca. Ai la të kuptohet se mund të kërkohet mendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mocionin e djeshëm, por shprehu dyshimin se Qeveria, sipas tij, sërish do të dalë edhe mbi vendimin e Kushtetueses, po qe se gjykata thotë se mocioni është jokushtetues.

Policia e Kosovës zbardh planin operativ për protestën Përmes një njoftimi për shtyp, policia bën thirrje të mos bllokohen rrugët dhe qarkullimi i lirë i mallrave Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për mediat zbuloi planin operativ për 22 janarin, në të cilin iu bëhet thirrje protestuesve që të mos i bllokojnë rrugët magjistrale, të mos bllokohet qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan. Policia e Kosovës bëri të ditur se do “t’i ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin

dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve, si dhe mallrave përmes vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës”. Përmes njoftimit për media, Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ”t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve”. Policia e Kosovës, po ashtu, u është drejtuar përmes një shkrese qytetarëve, ku ka kujtuar obligimet e Policisë për ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe të drejtat e qytetarëve sipas ligjit për tubimet publike. Që nga protestat e 14 janarit, në të cilat ndërhyri Policia e Kosovës, u zhvillua një debat i zjarrtë mes Vetëvendosjes dhe Qeverisë së

Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ”t’u shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve”

Policia e Kosovës duke shpërndarë protestuesit

Kosovës. Ndërkohë, presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi takime me krerët e partive politike parlamentare, nga të cilët ka kërkuar që të gjejnë zgjidhje

brenda institucioneve dhe përmes dialogut. Të premten ajo u takua me kryeministrin Hashim Thaçi, që është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kreun e

Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala. Ndërkaq dje ka zhvilluar takime me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, dhe atë të Aleancës Kosova e re, Behxhet Pacollin.


MAPO

Sonila

Meço

Si ndryshoi vajza jetën time Vështirësitë e ditëve të para dhe rikthimi i shpejtë në punë. Frikërat e mamit Sonilës dhe gugatjet e para të Amarisit Të kemi para dy net më parë në emisionin “Opinion”. Dukeni shumë në formë për dikë që ka vetëm dy muaj e g jysmë që ka sjellë në jetë një fëmijë. Faleminderit për miklueset fjalë. Për syrin mund të jetë kësisoj, por mendja dhe trupi ‘thërrisnin’ drejt një dhome rozë, ku e vogla ime gugaste e përpiqej teksa rrekej të dallonte fytyrën time dhe nuk e gjente dot. Atë mbrëmje s’di si ndante truri gazetaren nga të qënurit nënë, shkoi gjatë e vonë dhe me këmbën fort në gaz i kam dhënë makinës duke u lutur ta gjej zgjuar për t’ja puçur syçkat Amarisit. Si është Amaris? Është fëmijë e qetë? Kujt i ngjan më shumë? Amaris është kombinimi më i mirë i mundshëm mes meje dhe Drinit, ka ditur të zgjedhë genet e duhura dhe kjo është prova e parë e aftësisë së saj (qesh). Herë e qetë dhe

herë e trazuar, mua po njësoj më mban në ankth duke përgjuar çdo zhurmë e reagim të saj. Si i keni përshtatur ritmet tuaja me ato të vajzës? Një bebush ta kontrollon jetën po aq sa kontrollohet nga prindërit. Por ne po mësojmë njëra-tjetrën, po e njohim çdo ditë nga pak, dallojmë shenjat e secilës dhe përshtatja ndodh vetvetiu. Në krye të herës më ngjante një ortek para vetes për të rimarrë angazhimet e mia, por mësohesh kaq shpejt ta vërtitësh ditën për të mos humbur ato më kryesoret, oraret e punës, kujdesin për veten, vëmendjen për partnerin. E nis ditën duke marrë masat për veten, si atë maskën e oksigjenit që në kushte alarmi nëna e vendos vetë më parë për të qenë e gatshme për gjithçka do t’i duhet fëmijës. Energjia është aty edhe kur të ngjan se nuk do t’ja dalësh dot.

Sonila Meço me vajzën Amaris duke pozuar për revistën "Psikologji"

Biznesi që nis nga “Dancing”

Vijon në faqen 18

Mrekullia e një Nobeli për poezinë

20 Si të gatuash në 2 orë për 10 veta

Këshillat e gjyshes: tri zgjidhjet që jep soda e bukës


18

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

Flash

Biznesi që nis nga “Dancing”

Nga e majta në djathtë Lori Bala, Isida Mollaymeri dhe Olta Ahmetaj

Vijon nga faqja 17...Perëndia i ka marrë masat për rezervat e energjisë (qesh), mund të mos kesh nge e nerv për një krehje flokësh, por për bebin tënd je gjithëherët e lehtë pendë. Ishin të vështira ditët e para? Të qarat, zgjimet natën? Fillimi qe i vështirë, por ardhja e një fëmijë në jetë është si zanafilla e gjithçkaje, e gëzimit, frikës, mundësisë….po të më pyesje ato ditë dhe këtu jam shumë e sinqertë, mund të dëgjoje veç ankime nga unë, por nuk ka asgjë të më ketë lënë gjurmën më të vogël të mërzisë, as pagjumësia dhe të qarat e natës që më kanë bërë shoqëri për net të tëra, as mastiti me temperaturë 40 që dhënia e gjirit ma bëri dhuratë, shpesh më kaplonte një frikë e madhe irracionale se isha tepër e brishte, e ndjeshme për të përballuar kërkesat e një qenieje aq te vogël që domosdoshmërisht më kërkonte të fortë. Diku e kam dëgjuar se ardhja e një fëmije është pak a shumë si një bombë që ta vendosin në shtëpi e mandej të mbyllin derën me kyç (qesh). Por sot e them plot bindje se është kënaqësi sublime të konsumohesh për fëmijën tënd. Amaris ushqehet me qumësht natyral apo ushqim artificial? Me gji dhe formulë. Dhënia e gjirit, përpos atyre avantazheve të pa zëvendësueshme që i ofron bebit, është përgjigja për thirrjen e trupit e shpirtit që ka nevojë të ushqejë feminilitetin në mua. Vajza fle në dhomë më vete apo keni vendosur krevatin në dhomën tuaj? Në dhomën e saj që e kemi ndërtuar e arreduar me aq shumë dashuri. Por këndet ku Amaris mund të pushojë janë ngritur në çdo dhomë, në tonën, atë të ndenjjes. Gjithçka është vënë në dispozicion të saj, ajo orienton tashmë çdo pozicionim të sendeve në shtëpi. A është Sonila nga ato mamatë që kanë frike se mos bebi i tyre sëmuret? Jam gati të bëj çdo gjë veç zemra ime e vogël të jetë e shëndetshme dhe e qetë. Dhe e kam bërë. Nuk hutohem në ato çaste, megjithëse ankthi më bën shoqëri në pjesën më të madhe të kohës. Por frika kalon dhe ti mëson të vendosësh pri-

Sonila me bashkëshortin Drini Jasa

oritetet. Nuk di nëse kjo siguri relative është thjeshtë një flluskë apo do jetojë gjatë, por them se zgjedhja për të sjellë në jetë një fëmijë në të 30-at jep më siguri dhe unë vetë ndihem më e fokusuar, e gatshme dhe e pjekur. Drini çfarë babai është? Ngrihet edhe ai natën? Kur u kthyem nga materniteti në shtëpi kemi kuptuar sa kishin ndryshuar ekuilibrat, nevoja e secilit për konfort, dashuri, mbështetje. Thuajse çdo orë i kërkoja Drinit të më siguronte se na donte shumë dhe do të ishte gjithnjë aty për ne. Kemi diskutuar shumë, edhe jemi grindur, por më shumë kemi përqafuar njëri-tjetrin si kurrë më parë. Drini i ndërron pampersin kur nuk jam unë, e ushqen dhe lan dhe kjo e ka ndihmuar të afrohet shumë me bebushen e të rikuperojë edhe atë që meshkujt nuk provojnë dot, çfarë një grua që sjell fëmijë në jetë ndjen. Për më tepër që njeriu, grua a burrë qoftë, nuk është kurrë i kompletuar derisa sheh fëmijën që ka sjellë në jetë. Sa kohë pas lindjes iu riktheve punës? Ardhja e Amarisit në jetë rikrijoi renditjen e prioriteteve të mia, ato më të rëndësishmet e ato më pak të tilla. Puna

është një dashuri e madhe imja, “fëmija im i dytë”, e kam dëshiruar për vite. Le ta themi troç, kur mbetesh shtatzënë pyet veten nëse për këtë do paguash edhe një çmim profesional. Jo se druhesh se nuk do të kthehesh më, porse kur të kthehesh gjërat nuk do jenë si më parë, të tjerët janë mësuar pa ty. Por është një drojë e pabazuar. Pas një muaji e gjysmë jam rikthyer në punë, pavarësisht se do të kisha dashur të qëndroja dhe pak më shumë me Amarisin në një angazhim full time me të. Por teksa e diskutoja dhe me Drinin kuptoja se në çdo kohë që do të ndodhte kjo shkëputje, unë do kisha kërkuar edhe pak më shumë kohë. Andaj u riktheva kur e ndjeva që çdo gjë ishte nën kontroll e Amarist nuk do t’i mungonte dashuria, përkujdesja, qumështi dhe përkëdheljet edhe në mungesën time. Kush kujdeset për vajzën gjatë kohës që ti je në punë? Drini, gjyshet dhe gjyshërit. Një ushtri e tërë në dispozicion të vajzës(qesh). Gjatë promovimit të librit të Blendi Fevziut një muaj më parë, kur besoj se ishte dhe dalja e parë publike pas lindjes, të gjithëve u ka rënë në sy dhe kanë komentuar faktin se nuk ke shtuar asnjë kg. Duhet të jesh mërzitur duke dhënë shpjegime, por na e thuaj dhe ne, si u ktheve kaq shpejt në formë? Bëj ç’ndjej e më pëlqen, e përjetova shtatzëninë e lumtur, i jepem me shpirt Amarisit, po i gëzohem edhe kënaqësive sado të vogla të jetës, nuk po mbaj asnjë dietë dhe po ushqej me gji të voglën time. As palestër, joga apo pillates, jo se nuk dua, porse lista e prioriteteve që ju përmenda do donte 36 orë ditën që të mundja t’i realizoja. Amaris do behet së shpejti me një motër apo me një vëlla? Po shijojmë krijesën tonë, teksa i shton repertorit çdo ditë nga një buzëqeshje apo gugatje. Kjo është mrekullia që më bën të ndihem aq shumë krenare. Fëmija është një bekim, nëse ka një plan perëndia për mua nuk ka metodë planifikimi familjar që mund t’a sfidojë (qesh).

N

ë botë ndodh gjithmonë. Tani po bëhet mëse normale edhe në Shqipëri. Fama nuk është vetëm për të shpërndarë autografe. Është edhe për të fituar më shumë. Edhe në biznes. Lokale e restorante, dyqane e qendra estetike... Fytyra të njohura të ekranit që pozojnë edhe për biznesin e tyre. Dhe klientë që shtohen vetëm prej atyre, pronarëve VIP. Në Tiranë listës së VIP-ave në biznes tanimë po u shtohen dhe balerinat. Në modën më të re që po përhapet në Tiranë: palestrat e vallëzimit. E kush më mirë se protagonistet e dy sezoneve të shkuara të “Dancing with the stars” mund ta shfrytëzonte më mirë vallëzimin që bëhet popullor nga spektakli i “Vizion Plus” sesa vetë ato?! Kur gjithkujt i vjen dëshira të mësojë salsa e rumba, tango dhe vals, të parat fytyra që të vijnë E para që e ndër mend janë pikërisht të shfrytëzoi famën balerinave të e spektaklit qe “Dancing”. E para që e balerina Olta shfrytëzoi famën e Ahmetaj. Në një spektaklit qe balerina Olta palestër të hapur Ahmetaj. Në një në pranverën e palestër të hapur në pranverën e shkuar, ajo ngriti shkuar, ajo ngriti të parat klasa të të parat klasa të baletit, me fëmijë baletit, me fëmijë dhe të rritur. Në të njëjtën kohë me të, dhe të rritur tjetër balerinë, Lori Bala (fituesja e edicionit të dytë me Enver Petrovcin), u shfaq në fletëpalosjet e një tjetër palestre vallëzimi. Në këtë inisiativë u mbështet edhe nga Ledia, që kërceu vetëm në sezonin e parë të dancing. E treta qe Isida. Edhe pse pa ambicien e kolegeve të veta për të hapur një palestër të vetën, ajo sapo është punësuar në spa-në më të re të Tiranës, më e madhja dhe luksozja e Tiranës, e cila në ofertat e shumta përfshin dhe klasën e kërcimit. E nëse gjithë shërbimet e tjera thjesht përshkruhen, kur vjen puna te vallëzimi nuk është harruar të shkruhet që mësuese është pikërisht Isida Mollaymeri. Sepse të gjithë e kanë kuptuar se sa e çmuar është fama që të jep një spektakël i tillë. Sidomos kur sezoni i tretë është në prag.


19

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

Janë disa këshilla për të përmirësuar situatën dhe, mbi të gjitha, një frymë solidarizimi që me siguri do t’ju ndihmojë

Kur puna bëhet stres për ju

Mrekullia e një Nobeli për poezinë Mund të kishte qenë inxhinier, pianist, “ekspert i natyrës”. Tomas Tranströmer zgjodhi psikologjinë, u bë poet dhe fitoi Nobelin. Në sajë (edhe) të dashurisë së tij të parë: analizat, specializimi Pluto dhe Paperino

T

omas Tranströmer është një zotëri 80 vjeçar, ish psikolog në qendrat e rehabilitimit të adoleshentëve të alkolizuar, pianist vetëm me dorën e majtë, inxhinier hekurash në tentativë, koleksionist i shquar i insekteve, sidomos atyre afrikane. Në vjeshtën e shkuar, çmimi Nobel për letërsinë. Për herë të pare, që kur iu dha çmimi dhe ekskluzivisht për revistën Vanity Fair, i ka hapur shtëpinë një gazetari të huaj, në katin e katërt të një blloku pallatesh me tulla te kuqe në Stokholm. Tranströmer nuk është as memec e as i mbyllur në vetvete për shkak të sëmundjes, siç është shkruar. Thjesht flet ngadalë dhe kaq. Për herë të fundit kishte ndodhur në 1996, me polakun Wislawa Szymborska, që një poet të merrte çmimin Nobel për letërsi. Ju e keni krahasuar jetën me një vazhdë drite, me një kometë, pjesa më e dendur është ajo e viteve të para në të cilën përvijohen tiparet kryesore të ekzistencës sonë. Kush i shënoi më shumë ato vite, gjyshi shofer rimorkiatori, fqinji fotoreporter, dadoja dizenjatore e Walt Disneyt? Sigurisht që gjyshi, pastaj Annalisa, dadoja, gruaja e parë me të cilën u dashurova. Ajo vizatonte Pluton dhe Paperinon dhe unë e imitoja, edhe pse Dumbot dhe Topolinot e mi nuk ishin dhe aq keq, isha shtatë vjeç. Pastaj qe Wilhelm Törnqvist, një piktor që shpeshherë ishte mysafir në shtëpinë tonë të fshatit: më mësoi ndjesinë për format. Keni qenë i dashuruar me biologjinë, fosilet, molusqet, donit të bëheshit inxhinier hekurudhe por pastaj u bëtë

psikolog dhe poet. Në të vërtetë doja të bëhesha siç i thonë në Suedi “Ekspert natyre”. Që i vogël studioja guackat dhe insektet, i mblidhja dhe i ruaja në dollap. Gjatë dimrit ime më dinte ku të më gjente: përballë balenave në seksionin e paleontologjisë, në Muzeun e Historisë së Natyrës. Po pastaj, çfarë ndodhi? Nuk ndodhi ndonjë thyerje e beftë brenda meje në vitet që pasuan, mendoj se mbi të gjitha qe një kalim i natyrshëm. Dhe për më tepër, tek poezitë e mia, gjallesat e kafshët kanë qenë gjithmonë të pranishme. Ama mund të ishit bërë edhe pianist. Si gjithë djelmoshat e asaj kohe, fëmijë të shtresës së mesme të borgjezisë – ime më ishte mësuese, im atë gazetar: iku nga shtëpia kur unë isha vetëm tre vjeç – isha i detyruar të studioja në piano, por më dukej e mërzitshme dhe e lashë kur mbusha pesëmbëdhjetë vjeç. Pastaj, me të njëjtën natyrshmëri iu afrova sërish këtij instrumenti dhe kjo ishte një dashuri e madhe: ëndërroja të bëhesha kompozitor. Psikologu gërrmonte shpirtrat e njerëzve. Sa ju shërbeu për poezinë? Nuk isha një psikolog klasik, por ajo e imja ishte një punë në bashkëbisedim me pacientin, një eksperiencë gjithëpërfshirëse në planin fizik e mendor. Në vitet ’60 kishte një qasje mjaft konkrete ndaj problemeve mendore. Mendohej që vetëm me anë të punës mund të rehabilitoheshin të rinjtë e alkolizuar: i çonin sa më shpejtë në punë prodhuese. Unë përdorja shumë dialogun. Gjithçka la gjurmë te poezia, si çdo gjë që ndodh lë gjurmë tek ne. Nuk dukeni njeri i trishtuar dhe

i vetmuar siç thuhet. Nuk e di pse kanë thënë kështu për mua. Gjithmonë më ka pëlqyer të flas me njerëzit dhe mendoj se jam natyrë me humor. Ime shoqe mund ta konfirmojë: nuk mund të rrihet me dikë për 53 vjet, nëse ai nuk mëson të bëjë shaka. Për ta zgjatur një martesë, nevojitet sens humori. Tek poezitë tuaja, njerëzit bëhen kafshë, kafshët pemë, yjet kuaj… ju kanë quajtur “një realist magjik”. I urrej përcaktimet e tilla, e vënë veprën e dikujt në një cep dhe pastaj ajo duhet parë gjithmonë sipas një këndvështrimi. Sëmundja: a ndiheni vërtetë “një violinë e mbyllur në këllëf”. Eshtë një imazh i bukur dhe i trishtë, e di, por pikërisht për këtë jeta paraqet një enigmë të pazgjidhur. Jam i sëmurë prej njëzetë vitesh, nuk është një situatë e thjeshtë. A besoni tani në Zot? Eshtë e vështirë të përgjigjesh, gjithmonë besimi im ka qenë shumë i thjeshtë, që nuk është ankoruar në kisha e famulli, disa herë është më i fortë, disa herë më i dobët, por është. Nobeli për një poet, mrekulloi shumë njerëz, edhe pse jeni përkthyer në 46 gjuhë, jeni adhuruar si poet kulti në universitetet amerikane, jeni ngritur në qiell nga kritika. Mirënjohje e drejtë, apo magji kjo? Kisha marrë ndërkohë kaq shumë çmime, jam tepër i lumtur për Nobelin, por nuk kam ngritur shumë pyetje për kuptimin e tij. Më ngjan se në kohët kur konsumizimi dhe materializmi dështuan botërisht, një Nobel për një poet që të ngroh shpirtin, është një lajm i bukur. Nuk ju duket kështu?!

Thonë se të fisnikëron, por ajo që dimë me siguri për punën është që të streson dhe është origjina e shumë streseve, frustracioneve, inateve... Sepse puna në shumicën e rasteve është detyrim (po nuk shkove në punë, nuk ke rrogë!), që ne duhet t’i bindemi, po që thellë-thellë nuk duam dhe nuk mund ta pranojmë. Bëni përjashtimet e rastit, normalisht. Sigurisht, janë ato me fat, që kanë një punë të lehtë dhe argëtuese. Janë të tjerat që kanë një punë që vlerësohet në shoqëri (që ndoshta sjell më shumë stres se një punë “normale”, po ama në dukje çdo gjë shkon mirë), pastaj janë ato që janë të kënaqura. Shpesh, këto që janë të kënaqura, paguhen mirë. Po nëse hidhni një sy përreth në punën tuaj, çfarë shihni? Ka shumë mundësi të shikoni një shef zyre (ose “supervizor”, siç i quajnë tani) të paaftë dhe jo të prirur për të motivuar bashkëpunëtorët e tij. Ju rastis të shikoni punonjës që bëjnë maksimumin për të reduktuar me sa munden ngarkesën e tyre, shikime të herëpashershme te ora që presin sa të “lirohen” dhe mundësisht të gjejnë pak rrugë të lirë në trafikun e rënduar në orarin e kthimit nga puna (gjithmonë më mirë se të rrish aty në punë, do thoshte dikush). Ose ndoshta shihni kolege xheloze, ziliqare, që nuk humbin rastin për të dërdëllitur. Apo kolege të tjera, që nuk janë në lartësinë e vendit që mbajnë, por që bëjnë karrierë. Kolege që i tremben riorganizimit të kompanisë me shkurtime të pashmangshme në vendet e punës... “Çfarë tabloje negative!”, mund të thoshte ndonjëra. “Sa e vërtetë!”, do thoshin të tjerat. E në fakt, puna shpesh përjetohet në mënyrë negative. Të jesh e detyruar të punosh, t’u nënshtrohesh hierarkive, të ndryshosh rrënjësisht stilin vetjak dhe ritmin e jetës në funksion të punës, nuk do t’i pëlqente askujt. Zgjidhja? Të mos punosh. Ose të punosh për vete, ndoshta vetëm për kënaqësinë e të punuarit dhe me një goxha llogari në bankë që të shpëton nga çdo kokëçarje për të ardhmen. E pamundur? Në fakt, po, të paktën për shumicën prej nesh. Prandaj ekzistojnë modele profesionale që ndihmojnë të përfshihesh dhe të pranosh atë që instinkti na thotë

të mos e pranojmë. Por kur në fund të muajit mbërrijnë faturat dhe njoftimet e bankës... të mbetet të zgjedhësh vetëm mes dy gjërave: të pranosh ose të rrish pa ngrënë. E trishtueshme! Ne ju urojmë që të jeni të kënaqura me punën tuaj ose ta gjeni shpejt një punë që t’ju bëjë të ndiheni më të lumtura. Në pritje të kësaj, nëse mendoni se puna juaj aktuale është shkak i mungesës së lumturisë dhe frustracioneve, ndoshta do t’ju duket e dobishme ndonjë këshillë nga këto që janë zgjedhur. 1. Nëse keni konflikte me kolegët, bëni mirë t’i zgjidhni me pjekuri dhe në mënyrë përfundimtare. Me përfundishmërinë nënkuptojmë edhe kërkesën për t’u transferuar në një zyrë tjetër. Ose, në rast se tjetri apo tjetra e ka tepruar, edhe pushimin e tij apo të saj nga puna. 2. Nëse është shefi që ju shkakton probleme, zgjidhja është ajo e shkruar më sipër. Ose të ndërrosh punë. 3. Nëse problemi janë paratë, provoni të kuptoni se deri në ç’pikë ju janë bërë kufizuese në kërkesat tuaja në rritje. Nëse duket qartë që ju, gjithsesi, paguheni më pak se sa normalja dhe ka ndonjë alternativë, kapeni pa humbur kohë. Nuk ka gjë më frustruese se ndjesia që nuk të paguajnë sa duhet për atë që vlen. 4. Nëse nuk ju japin pozicione përgjegjësie, të cilat jeni e bindur se mund t’i merrni, mos kini frikë ta vini këtë gjë në dukje! Shpesh, kush merr nismën e para, arrin atë që do. 5. Në qoftë se puna është e mërzitshme, ndërroni punë. 6. Nëse punën e keni shumë larg shtëpisë, mundohuni, nëse është e mundur, të gjeni një më afër. Nuk mund ta kaloni jetën duke shkuar nga shtëpia në punë. Në jetë ka më shumë për të bërë... 7. Puna që bëni është maksimumi që mund të keni në bazë të nivelit tuaj të përgatitjes? Nëse jeni akoma të reja, pse nuk mendoni për një shkollë part-time, e cila më vonë mund t’ju garantojë një pozicion më interesant?! 8. Ideja që ju duhet të kaloni gjithë jetën e mbetur në një bodrum pa dritare (ose më keq, me një atmosferë për vetëvrasje) ju bën t’ju vijë për të vjellë? Ngushëllohuni, nuk jeni vetëm... Punë të mbarë!!!


20

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

Sonte të gjithë për darkë nga ty? No panic, buffet-në për dhjetë e përgatit për dy orë. Kohën që mbetet shfrytëzoje për t’u rregulluar Menuja

Qofte me patëllxhan Crochette me ricotta Pure avokadoje me karkaleca Domate të mbushura Kotoleta patëllxhani dhe domatesh Patëllxhanë të mbushur Mousse me mjaltë gështenjash Role me brumë krepash dhe ricotta Cilindra me patate, ton dhe limon Milfej me kungull, patate dhe pesto Fritatë souffle me salsë djathi Kuba çokokoko Mini magnum me çokollatë

Këshillat e gjyshes

Lista e blerjeve për 10 persona 2 patate, 2 kunguj, 8 patëllxhanë, 500 gram domate të vogla, 1 tufë të madhe borzilok, 2 avokado, 2 limona, 10 vezë, 350 ml qumësht, 1 kuti me beshamel të gatshme, 5 pako ricotta 250 gram, 1 top djathi provola, 1 racion parmixhano i grirë, 1 mocarela e vogël, gjalpë, 1 lugë capperri, 1 konservë ton, 1 kavanoz salcë domateje, 1 vazo pesto, 20 karkaleca të freskët, 7 feta bukë të fortë, galetë, 1 konfeksion pluhur arrash kokosi, 1 panidispanjë katrore e gatshme, 50 gram sheqer, 200 gr çokollatë fondente, mjaltë akaciesh ose gështenjash ,kripë, piper, vaj  Vendos patatet për të zierë dhe karkalecat për marinim në lëng limoni të shtrydhur me pak piper (2 min)  Prit panidispanjën në katrorë në madhësinë e një biskote (3 minuta)  Shtyp pesë racionet e ricotta deri sa t’i kthesh në krem. Vendos në një qese pastiçerie njërën nga këto porcione.  Përziej një porcion tjetër ricotta me sheqer, formo kuba, fut nga një shkop akulloresh dhe vendosi në ngrirje. (5 min)  Shtoji 2 racioneve të ricotta-s 50 gram mozzarella të copëtuar, 50 gram parmixhano dhe një të verdhë veze. Me gjysmën e përzierjes bëj topa dhe lyeji me dy vezë të rrahura dhe bukë të grirë. (5 min)

Shkri çokollatën në një tenxhere. Nxirr kubat e ngrirë me ricotta nga frigoriferi, zhyti në çokollatën e shkrirë dhe futi prapë në frigorifer. Fut në çokollatë dhe kubet e pandispanjës dhe ngjyeji në miellin e arrave të kokosit. Mini magnum dhe kubat me arra kokosi janë gati. (7 min)  Përziej bukën me gjysmën e patëllxhanëve “si kërpudha”, një vezë dhe mozzarella-n e ngelur, capperit dhe borzilokun e grirë. Formo qofte dhe lyeji me vezë të rrahur dhe galetë. (6 min)  Rrih katër vezët me qumështin e mbetur, një lugë vaj, gjysmën tjetër të patëllxhanëve, kripën, piperin dhe pjesën që ka mbetur të parmixhanos. Hidhe përbërjen e fritatës në një tavë të lyer me gjalpë.  Vendos në furrë kroketat e ricotta-s, qoftet e patëllxhanit dhe fritatën: 200 gradë Celcius për 20 minuta. (1 min)  Formo tortëza me purenë e patateve dhe tonin: pjata e ftohtë është gati. (3 min)  Prit përgjysmë një numër domatesh vogla dhe zbukuro me ricotta të nxjerrë nga sache a pche. Dhe domatet e vogla të mbushura janë gati. (3 min)

 Në po ato vezë dhe bukë të grirë, lyej patëllxhanët e prerë në feta dhe skuqi në tigan. (4 min)

 Shtrydh ricotta-n e mbetur me forma direkt në një pjatë të zbukuruar me një fije të hollë mjalti. (2 min)

 Rrih dy vezë me 250 ml qumësht, 125 gr miell dhe pak kripë. Lyej me pak gjalpë një tigan të madh dhe hidh përzierjen, duke e lënë të piqet për të përftuar një krep të hollë. Lëre të zbutet, lyeje me racionin e fundit të ricotta-s, shto pak borzilok dhe formo një cilindër. Lëre të ftohet në frigorifer. (7 min)

 Prit kungujt në rrota dhe krijo ca kulla të vogla me patate të shtypur. Shtoji pak pesto. Edhe milfejo me kunguj është gati. (5 min)

 Vendose bukën në ujë të vakët dhe kungujt vëri për të zierë. (1 min)

 Prite djathin provola në feta dhe krijo kulla duke i alternuar me feta patëllxhnidhe gjethe borziloku. (3 min)

 Merr katër patëllxhanë, prit skajet dhe prite pjesën qendrore sa për të formuar 4-5 cilindra. Hiqju pjesën e zemrës, vendosi në furrë për 180 gradë Celcius për 25 mintua dhe vëre pjesën e mesit në tigan me vaj, kripë dhe salcën e domateve për 10 minuta. (5 min)  Kullo patatet, shtypi me pirun dhe hidh 2/3 e tonit, pak kripë, një lugë vaj ulliri dhe lëngun e limonit tjetër. (3 min)  Prit 2 patëllxhanët në copa të vogla (si kërpudha) dhe kaloji në tigan me pak vaj dhe kripë. (4 min)  Kullo kungujt. (2 min)

 Mbush cilindrat e patëllxhanit me sugon me patëllxhan, hidhi sipër parmixhanon dhe zbukuro me pak borzilok: voila cilindrat e mbushur të patëllxhanëve. (2 min)

 Hiq qoftet, kroketat, fritatën nga furra dhe vendos kullat me patëllxhan, sa djathi të filloj të shkrijë: ja ku janë gati dhe kotoletat me patëllxhan. (1 min)  Prit crepe-n në rrota, fritatën në kuba dhe hidhi sipër beshamel të vakët: rrotat e krepit dhe firtata souffle janë gati. (2 min)  Përgatit avokadot me pak kripë, vendos përzierjen në lugë të vogla, të cilat do i lësh mbi pjatë, dekoro me një karkalec të qëruar: pureja e avokados është gati. (4 min) Koha në furrnela: 1 orë e 32 minuta

Zgjidhja? Sodë buke Përdoret: kundër djegies së stomakut, për zbardhjen e dhëmbëve, kundër erës së rëndë të gojës, afteve, etj. Përbërësit Sodë buke ( në shitje në çdo dyqan) Përgatitja Sodë buke (bikarbonat sodium) pluhur- Përdoreni për zbardhjen e dhëmbëve ose tresni një lugë në një gotë ujë (kundër djegies së stomakut ose nëse keni frymë të rëndë). Përdorimet Për dhëmbë më të bardhë: Vendosni pak sot buke mbi furçën e lagur, disa herë në javë. Kundër djegies së stomakut: Soda e bukës kundër djegies së stomakut përgatitet në këtë formë: Tresni një lugë kafeje me sodë buke në një gotë me ujë dhe piheni shpejt. Zgjidhje natyrale dhe e lirë, e vlefshme kur keni aciditet gastrik ose djegie stomaku, kjo përzierje ama nuk duhet përdorur shumë gjatë me këtë qëllim sepse mund të shkaktojë fryrje stomaku ose hipertension. Me këtë preparat ekziston rreziku “i rikthimit”, ose një rritje e aciditetit . Kundër erës së rëndë të gojës: Në një gotë ujë tresni një lugë kafeje dhe përdoreni për gargara.

E bërë vetë

Maskë pastruese ekologjike Lëkura me prirjen për t’u bërë me yndyrë, duhet të trajtohet në mënyrë delikate që gjendja mos të rëndohet! Zgjidhja Një maskë pastruese dhe forcuese, që gjallëron ngjyrën, kufizon prodhimin e yndyrës dhe formimin e pikave të zeza. Përveç kësaj zvogëlon poret dhe lëkura nuk shkëlqen më shumë! Përbërësit Një tas , 3 lugë mjaltë, 20 cl ujë trëndafilash, me veti tonifikuese, 6 pika vaj esencial levande, për të rregulluar sekretimin e sebumit Receta Përziej mjaltin me 1 lugë ujë trëndafilash dhe 6 pika vaj esencial levande. Apliko një shtresë të trashë nga kjo maskë në gjithë fytyrën dhe veçanërisht në zonën mjekër, hundë, ballë. Lëre për ca minuta. Bëj një masazh të lehtë me mollëzat e gishtave. Shpëlaje. Përsërite maskën një herë në javë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.


e diel, 22 JANAR 2012 www.mapo.al

sporti

Juventusi kampion dimri i Serie A! Bardhezinjtë e drejtuar nga Antonio Konte kanë arritur të marrin një tre pikësh me shumë vlera në Bergamo përballë Atalantës vendëse. Juventusi e ka dominuar ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave të saj, përjashtuar ndonjë rast sporadik i krijuar nga zikaltërit. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në barazim

me rrjeta të paprekura, ndonëse torinezët do të godisnin një herë shtyllën dhe një herë traversën në këtë fraksion, pa llogaritur rastet e mira për shënim. Në 45 minutat e dyta, Juvja do të shënojë dy golat, një herë me Lishtajnerin, që e dërgon topin me kokë aty ku portiere vendës nuk e arrin. Sidoqoftë, duhet theksuar harkimi i

MAPO

21

Serie A – Java XIX

mrekullueshëm i Pirlos. Pak minuta më vonë, dyshja Morone-Xhakerini do të prodhojë golin e dytë pas një asisti alla-Ksavi Hernandez nga i pari dhe një finalizimi perfekt nga i dyti. Me këto tri pikë, Juventusi e çon avantazhin në 4 pikë nga Milani i vendit të dytë që luan sot dhe siguron kurorën simbolike të dimrit.

Të shtunën Roma – Çezena Atalanta – Juventus Të dielën Bolonja – Parma Udineze – Katania Palermo – Xhenoa Siena – Napoli Kajliari – Fiorentina Novara – Milan Leçe – Kievo Verona Inter – Lacio

5-1 0-2 12:30 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 20:45

Kombëtarja kuqezi e trukuar! Përgjimet zbardhin skandalin Arrestimet e një rrjeti kriminal në Selanik hedhin dritë mbi ngjarjen. Një nga të arrestuarit pohon se ka folur me trajnerin e Shqipërisë (Kuzhe në atë periudhë) dhe do të luajë shuma të mëdha në ndeshjet kundër Argjentinës (4-0) dhe Malit të Zi (3-2) Jeton Selimi

Kombëtarja e Shqipërisë ka njollosur emrin e saj! Sipas informacionit që vjen nga Greqia, ndeshjet e trukuara janë ato kundër Argjentinës (4-0) dhe Malit të Zi (3-2) dhe, sipas bisedës së përgjuar ndaj njërit prej të arrestuarve, janë luajtur shumë të mëdha parash, pasi ai kishte biseduar me trajnerin e Shqipërisë, që në atë periudhë ishte Josip Kuzhe! Federatës Shqiptare të Futbollit kësaj radhe do t’i duhet diçka më tepër sesa një justifikim. Situata e krijuar pas arrestimit të katër bandave kriminale në Selanik të Greqisë, ka prodhuar informacionin bombastik. Gjithçka ka dalë nga zbardhja e 3500 faqeve me përgjimeve dhe që janë publikuar në stacionin ERT 3 me qendër në Selanik. Janë arrestuar 35 persona, që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte

Ish-trajneri i kombëtares, Josip Kuzhe

edhe nga trukimi i ndeshjeve. Në bazë të materialit audio që ka në dorë policia greke, një person i ashtuquajtur “Portugezi” i propozon kreut të një prej katër grupeve, me emrin Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në verën e kaluar, me Argjentinën dhe me Malin e Zi. Ndeshja e parë, ajo me Argjentinën, ka përfunduar 4-0 për skuadrën e Lionel Mesit, dhe është luajtur më 21 qershor të vitit 2011, ndërsa sfida me Malin e Zi është fituar nga skuadra e Josip Kuzhes me rezultatin 3-2 dhe është luajtur në 10 gusht të

vitit të shkuar. Nëse ndeshja e parë ka qenë pa histori, në të dytën malazezët kanë kaluar dy herë në avantazh, për t’u përmbysur më pas nga goli me rrofeshatë i Hamdi Salihit. “Portugezi” konfiormon se çdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar (Josip Kuzhe), madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin çfarëdo rezultati. Federata hesht

Të shkëpusje një fjalë nga ndonjëri prej zyrtarëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dje, ishte një

Po ku bëhet tani trajneri Josip Kuzhe. Kumarxhiu i thekur që ka lënë disa herë të tërë pasurinë e tij në kumar, tani po drejton skuadrën kineze Tianzhin

“mission impossible”. Thuajse të gjithë telefonat ishin të fikur, por edhe në atë që mund të gjeje të lirë nuk merrje përgjigje. Sidoqoftë, qeveria e futbollit në Shqipëri detyrohet të bëjë një shpjegim publik në lidhje em ngjarjen. Kuzhe në Kinë

Po ku bëhet tani trajneri Josip Kuzhe. Kumarxhiu i thekur që ka lënë disa herë të tërë pasurinë e tij në kumar, tani po drejton skuadrën kineze Tianzhin. Kroati ka pak ditë që emëruar në këtë post duke zëvendësuar holandezin Ari Han, një tjetër ish-trajner kuqezi.

De Biazi: Shqipëria i ka dyert e hapura për lojtarët! Trajneri i kombëtares, italiane De Biazi, nis punën me tuta veshur. Për të, drejtimi i skuadrës sonë përfaqësuese është nder dhe privilegj! Ndonëse kontratën e ka firmosur më shumë se një muaj më parë, trajneri Xhani de Biazi e ka nisur dje zyrtarisht punën e tij me skuadrën tonë përfaqësuese. i përqëndruar në zborin që do të zhvillojë me lojtarët që militojnë në Kategorinë Superiore. Megjithatë, italiani ka vendosur që në fjalët e tij të para, të japë inkurajim për të gjithë talentet që mendojnë se mund të japin me fanellën e Shqipërisë. Gjithashtu, De Biazi ka komentuar edhe situatën në grupin aktual të përfaqësueses dhe se deri në periudhën e fillimit të eliminatoreve, ka në program 2 apo 3 miqësore të tjera. Çfarë prisni nga lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar? Për mua është një takim i parë për të parë nga afër se çfarë mund të ofrojë niveli i kampionatit shqiptar. Ky është një impakt i parë i rëndë-

sishëm për mua. E dini që në kampionatin shqiptar nuk është zbuluar ndonjë lojtar, apo thjesht doni të njihni? Për mendimin tim, që të jem modest në këtë rast, dyert e ekipit kombëtar janë të hapur për të gjithë. Nuk do të paragjykojmë as lojtarët e as punën e trajnerëve të mëparshëm. Unë do ti shoh të gjithë lojtarët. Unë do të zgjedh lojtarët më të mirë, qofshin këta të kampionatit shqiptar dhe nëse nuk mjaftojnë do të marrim ata që luajnë jashtë. Keni ndonjë projekt për lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar, më saktë a keni emra? Duke pasur parasysh se ndeshja e ardhshme është më 29 shkurt, nuk i kam mundësitë që t’i shoh të gjithë lojtarët, pasi edhe mundësia reale fizike është për të parë 2-3 lojtarë. Duke parë edhe situatën e muajve të fundit (ndeshjeve) të ekipit kombëtar, na duhet një informacion sa më i plotë për lojtarët që do të grumbullojmë. Ka pak mbrojtës në listën e lojtarëve, vetëm 5 mbrojtës... Është dhe ajo realisht një e veçantë që mund të ofrojë kampio-

Xhani de Biazi

nati ynë. Për mua e rëndësishme është nëse këta lojtarë që janë ftuar të jenë teknikisht shumë mirë. A keni biseduar me lojtarët tanë që luajnë në kampionatin italian, Bogdanin, Canën e Ujkanin? Kam pasur mundësinë të flas me Canën, për të parë mundësinë e rikuperimit të tij, pra kohën që i duhet. Do të shoh një ndeshje të Serisë A ku luan Ujkani. Kam informacion për të gjithë lojtarët që janë të Kombëtares, kështu që nuk duhet të shqetësohemi.

Për Bogdanin? E ardhmja nuk i dihet, por Bogdani është një lojtar i rëndësishëm i ekipit dhe do të jetë i tillë dhe për së afërmi, një nga shënuesit më të mirë të ekipit kombëtar, e ka treguar veten në shumë ndeshje, por do të jetë fusha që do e tregojë se çfarë mund të bëjë? Keni parë 20 ndeshje të kombëtares. Çfarë përshtypje ke krijuar? Gjëja që më ka pëlqyer te kjo skuadër është shpirti i lartë i garës

dhe, edhe kur ndodhen në disavantazh reagojnë fuqishëm, ndërsa për defektet është tjetër gjë. Gjithmonë mundohen të rikuperojnë, por gjithkush mund të gjejë defekte, por s’dua të flas për këtë. Jeni njohur me faktin e baza e kombëtares që luajnë jashtë nuk janë titullarë? Sa ju shqetëson kjo? Nuk është diçka e lehtë, i dimë këto gjëra. Mirë është që të gjesh një lojtar që luan, pasi ka kondicion fizik të mirë. Por ne do të duhet të përshtatemi me ato kushte që kemi. A keni ndonjë program deri në prag të eliminatoreve? Ne po përgatitemi që të kemi dy ose tri ndeshje në periudhën e majit ose të qershorit. Do të përpiqemi të gjejmë kundërshtarë për miqësore. Nëse nuk do gjejmë e fundit është 15 gushti, por do të përpiqemi të gjejmë kundërshtarë që të testojmë gjendjen. Nuk është kollaj, por shumë ndeshje na ndihmojnë. Me Italinë kemi ndonjë shans? Nëse nuk do të ndodhë tani, do të ndodhë në një të ardhme të afërt, kështu që ka shumë shanse që ta luajmë në të ardhmen me Italinë.


22

MAPO

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

Pasione në zyrë Sipas një sondazhi të fundit informohemi që 38% e të gjithë europianëve ka pasur të paktën një lidhje me një koleg/e. Ndoshta ndodh ngaqë kalojnë shumë kohë në punë, ose sepse tani të gjithë sektorët përfshijnë që të dy sekset. Por nuk është e gjitha: ata që nuk kanë pasur ndonjëherë një histori në punë, mendojnë që nuk ka asgjë të keqe nëse mund të ndodhë ndonjë gjë e tillë. Vendet më të ‘lira’ për këtë problem janë Anglia dhe Irlanda, që ndiqen më pas nga Italia. Vendi më i rezervuar është Franca me 5%. Shumica e të anketuarve thanë gjithashtu se kanë një çështje të hapur sentimentale me një koleg në tavolinën e punës, gjë që, sipas tyre, u jep më shumë lumturi dhe energji. Në veçanti, gratë kanë pohuar se dashuria me një koleg është më produktive, se me një mashkull jashtë mjediseve të punës, në 65% të rasteve. Ndërkaq, 1 në 3 persona ka pranuar se kur e ka të dashurin në zyrë, shkon për të punuar më me dëshirë atje.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

100 mijë dollarë për dy orë aheng Në Twitter kohë më parë u publikua një faturë e një feste datëlindjeje, në klubin Cavalli të Dubait. Shuma totale e faturës ishte pak më shumë se 100 000 dollarë - për dy orë! Shumë thonë se kjo është tepër, por njëri prej të punësuarve në këtë klub vërtetoi se shuma është e saktë dhe se kjo nuk është diç e jashtëzakonshme në këtë klub. “Vitin e kaluar kemi pasur dy tavolina në të cilat çdo muaj myshterinjtë kanë shpenzuar ndërmjet 50 000 deri 125 000 dollarë për një natë. Presim që ky trend do të vazhdojë”, tha menaxheri i klubit, David Lescarret. Pjesëmarrësit e festës kryesisht kanë pirë. Përveç pijeve joalkoolike - ku shpenzuan më së paku vetëm 223 dollarë - në festë kryesisht është shërbyer Cristal (rreth 20 litra). Të ftuarit pinë edhe vodka dhe viski, ndërsa kur në faturë shtohet edhe bakshishi për shërbimin, fatura fryhet edhe për 20 000 dollarë tjera. Në festë është shërbyer edhe një tortë e vogël e datëlindjes - me vlerë 33 dollarë.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Situata do jetë e qetë për çiftet dhe marrëdhënia e tyre do jetë mjaft e ngrohtë. Do jeni të gatshëm në çdo moment për ta dëgjuar atë që keni në krah. Për beqarët pritet të ketë një romancë. Neptuni do ua ngrohë zemrën dhe trupin.

DEMI (21/IV-20/V)

Ataqëjetojnënëçiftdokenënjëdëshirëtëzjarrtëpër ndryshime. Kujdes, mos hiqni dorë edhe nga disa gjëra të rëndësishme. Ju beqarë duhet të përgatiteni sot për dashuri me shikim të parë. Sapo ta njihni nuk do doni më të ndaheni nga ai person.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Venusi, perëndesha e dashurisë do të jetë aleatja juajnëçështjetedashurisë. Ky planet ju premton një ditëharmonikenësejeninë çift.Vetëmdisadokenëpak probleme në komunikim. Beqarëtdokenëshumëqejf për flirtime por jo për t’u angazhuar seriozisht.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nëse vazhdoni të tregoheni mjaft kërkues ndaj partnerit do lindin probleme në çift. Mërkuri nuk do sjellë surpriza të këndshme. Asnjë planet nuk do të prekë sektorin e takimeve dhe nuk pritet ndonjë gjë e rëndësishme për beqarët.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Influenca e yjeve në jetën sentimentale të çifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarë edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj.

Përsaupërketçështjevetë zemrës, kjo ditë do jetë mjafteanimuar.Osedokeni një takim pas të cilit do hidhnihapamëtej,osejuqë jeninëçiftdokaloninjëditë pasionante. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë të shtunë dhe do zbuloni gjëra të reja.

Mos e torturoni veten sot dukemenduarmëshumesesaduhetpërçështjetezemrës.Qëndronitëgatshëmpër tëshijuarmomentetëkëndshme të cilatdo juvijnësinjë dhuratë nga yjet. Ju beqarë, edhe pse do e ndieni shumë vetminës’duhettëlidhenime personineparëqëdotakoni

Yjet ju premtojnë një jetë të qetë në çift. Do ju jepen mundësi të mblidheni me familjarët apo edhe me miqtë dhe do e largoni monotoninë që ju kishte pushtuar. Për beqarët dashuria do jetë pika më e fortë, falë ndihmës së Venusit.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Për të gjitha çiftet kjo ditë do jetë e mbrojtur nga Venusi, i cili do ju bëjë të zbuloni mundësi për ta pasuruar marrëdhënien tuaj dhe për të zbuluar një tjetër tip sensualiteti. Beqarët do kenë disa mundësi për njohje por duhet të jenë më të hapur.

Jupiteri i cili përfaqëson fatin,dotëinfluencojënëjetën tuajsentimentale.Nësejeni të lidhur do ndiheni të lumturmepersoninqëkenipranë.Ditadojetëplotngrohtësi,bashkëpunimdhesensualitet. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm me personinqëkanëëndërruar.

Falë mjedisit yjor, ju do e përmirësoni cilësinë e jetës në çift. Ajo do jetë më harmonike dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Beqarët do takojnë dikë por do bëjnë shumë gabim nëse e idealizojnë që në momentet e para.

Jeni vetëm? Mos u mërzitni, nuk do jeni edhe për shumë kohë sepse Merkuri do ju bëjë shumë joshës. Përfitoni nga rastet që do ju dalin para por pa nxituar shumë. Jeta në çift do të rimojë me humorin dhe kënaqësitë e përbashkëta.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Gjendje pa rrugëdalje, rrugë pa krye. 7. Fytyrë ndryshe. 12. Domosdosh-

1. Pa paguar gjë, falas në kurriz të të tjerëve. 2. Qytet i vendit tonë. 3. Qendroj,

mëri për të ngrënë. 13. Shahin, futbollist i Realit të Madridit. 14. Roje i hare-

ose... 4. Funksion trigonometrik. 5. Fjalë me kuptim të kundërt. 6. Targa e

mit të sulltanit. 15. Presion që i bëjnë një grup njerëzish një qeverie. 16. Tregu

makinave të Kukësit. 7. Faltore e besimtarëve çifutë. 8. Ai që nuk bin-

Bujqësor. 17. Qytet i vendit tonë. 22. Shtet mysliman në Azi. 25. Këngëtare

det e ngre krye. 9. Repart Ushtarak. 10. Kundër, ose... 11. Gyp i hapur nga

e njohur kosovare. 26. Kafshë pune. 27. Industria Ndërtimit. 28. Përfytyri-

të dyja anët e me gjerësi të ndryshme, nëpër të cilin kalojnë lëngjet,

mi i çastit i dikujt. 30. Akuadër futbolli e njohur franceze. 31. Bakër në di-

gazrat, avujt etj. 17. I mëvetësishëm, ose i ... 18. Metal që përftohet nga

alekt. 34. Lidhje e zhivës me një metal tjetër. 36. Notë muzikore. 37. Nëpër

bashkimi i hekurit me një sasi karboni. 19. Skuadër futbolli shqiptare.

to rrinë bletët. 38. Program që jepet në radio, a televizion. 39. Saranda në

20. Shkalla e vlerës ose e dobisë që ka një send. 21. Frut tropikal. 23.

makina. 41. Një medikament i njohur kundër dhimbjes. 42. Përemër vetor.

Shtojca e një dhome, a e një ndërtese. 24. Përemër pronor. 26. Secila

43. Grup njerëzish me lidhje gjaku. 44. Përdorimi me masë e me kujdes i

prej nënndarjeve për së gjati në një regjistër. 29. Industria e Lehtë. 32.

diçkaje. 45. Këngë epike popullore ose legjendë e përhapur sidomos në

Alfabet komunikimi. 33. Njeri me të cilin jemi lidhur me miqësi gjatë

vendet skandinave.

jetës. 35. I përzier, ose... 40. Kilometra, shkurt.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 104, 242, 385, 517.

Numra me 4 shifra:

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

1162, 1456, 2102, 2152, 2246, 2948, 3521, 4121, 4879, 6320, 6452, 7584, 8205, 8386, 8541. 14448, 17264, 18349, 24618,

28052, 29045, 32514, 54141, 57246, 59774, 65221, 87485.

Numra me 6 shifra:

012012, 053541, 241526, 255435, 255569, 455852, 511127, 526352, 542559, 586710, 635210, 845151, 848552, 896521.


retro 1788 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 22 janar 2012 www.mapo.al

MAPO

23

22 janar

Child Harold-i

George Gordon Byron u lind në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Më 1809, në korrik, 21-vjeçari u nis për udhëtimin e tij të parë me një shpurë shërbëtorësh, i shoqëruar prej shokut të tij të shkollës Cam Hobhouse. Së pari zbriti në Lisbonë, pasi Portugalia ishte aleate e Anglisë në Luftën Gadishullore. Nga Lisbona udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz. Nga ky port spanjoll një luftanije angleze e solli nëpër Mesdhe, prej Gjibraltarit në Maltë, dhe që aty

në Prevezë, në Shqipëri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhën në Janinë. Vizitorët e shquar nuk e gjetën Ali Pashën në kryeqytet, prandaj më 11 tetor e vazhduan udhëtimin 160 kilometra të tjera në veri. Më 17 tetor u nisën në Libohovë dhe arritën në Qesarat e në Erind. Prej Erindit u nisën më 19 tetor dhe arritën në Tepelenë. Pas tri ditëve si mysafirë të Ali Pashës, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisën për në Prevezë dhe së andejmi kaluan për në Greqi, nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve.

Duke u larguar nga Shqipëria, Bajroni përshkoi Akarnaninë, kapërceu pyjet aeoliane të lumit Ahelos dhe më 21 nëntor 1908 arriti në Mesolongji, ku 16 vjet më vonë do të jepte jetën për Greqinë. Atje ktheu për në shtëpi të tyre gjithë shqiptarët që e përcollën, vetëm një jo, Dervishin, që mbeti me të përsa kohë që poeti qëndroi në Lindje. Bajroni u kthye në Londër në korrik 1811. Gjatë udhëtimit shkroi një ditar në vargje të cilin e pagëzoi me titullin: Shtegtimi Çajld Haroldit.

Rauf Denktash

Zoti i Luftës në ishullin e Afërditës

The Economist

Ajo që ai, ashtu si shumë grekë radikalënuk pëlqente në skema të tilla ishte, së pari, prezumimi i një kombi qipriot. Nuk ekzistonte një gjë e tillë. Gomerë qipriotë, po. Zakone të caktuara qipriote si për shembull i parapëlqyeri prej tij, zhytja e ëmbëlsirave në konjak, po. Përndryshe, thoshte ai, ishulli përbëhej nga turq e grekë që jetonin ngjitur e ngjitur.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Bash në bregun afër Paphos-it në Qipron jugperëndimore, perëndesha Afërditë u ngrit yllësore nga shkuma e detit për të shpërndarë gjithkund kumtin e saj për harmoni dhe dashuri. Sa ironike që pikërisht ky vend në breg të detit solli në jetë Rauf Denktashin, të shkurtër, trashaluq e të patundur si një shkëmb, me një portret që i bëhej kundërshtar çdo zgjidhjeje harmonike mbi qeverisjen e ishullit, nëse nuk përkonte me kushtet e tij. Kushtet e tij ishin të thjeshta. Qiproja veriore turke, e cila zinte pak a shumë një të tretën e ishullit, e zbrazur nga banorët grekë, duhej të ishte një republikë njësoj e pavarur si edhe pjesa greke, shumë më e madhe se ajo, dhe duhej të njihej nga bota. Fakti që nuk u bë kurrë e tillë, përjashto në sytë e Turqisë, nuk ishte si pasojë e mungesës së dëshirës apo përpjekjeve nga ana e tij. Pas dy dekadash si zëdhënësi kryesor e dredharak dhe negociatori kokëfortë i Qipros turke, ai deklaroi, në nëntor të vitit 1983, pavarësinë e njëanshme dhe e udhëhoqi i vetëm për 22 vitet e ardhshme. Megjithëse formalisht ai e pranoi idenë e një federate të çlirët, një pakt me dy shtete ishte dëshira e tij mbytëse. Vizitorët në pallatin e tij presidencial, të ngazëllyer nga mirësjellja, aparati fotografik që fiksonte çdo takim dhe kanarinat e ëmbla që i këndonin në zyrë, merrnin gjithashtu leksione të gjata për masakrat e qipriotëve grekë mbi ata turq në periudhën 1963-1974. Të dërguarit e huaj, përfshirë të shkëlqyerin Richard Holbrooke, në vitin 1998, përcilleshin me zukama në veshë. As një periudhë problemesh kardiake në vitin 2002 nuk e ndali në kundërshtimin e tij për një marrëveshje të kujdesshme për Qipron (‘diabolike’, sipas tij) të hartuar nga Kofi Annan, asokohe shef i OKB-së. Ajo që ai, ashtu si shumë grekë radikalë- nuk pëlqente në skema të tilla ishte, së pari, prezumimi i një kombi qipriot. Nuk ekzistonte një gjë e tillë. Gomerë qipriotë, po. Zakone të caktuara qipriote si për shembull i parapëlqyeri prej tij, zhytja e ëmbëlsirave në konjak, po. Përndryshe, thoshte ai, ishulli përbëhej nga turq e grekë që jetonin ngjitur e ngjitur. Ata kishin bashkëjetuar kështu qysh me mbërritjen e osmanëve në vitin 1571, si komunitete të ndara me gjuhë të ndryshme. Turqit ishin muslimanë sunitë, grekët të krishterë ortodoksë. Në djalëri ai kish lozur me grekët, por shpejt mësoi të mos u zinte besë. Siç edhe ata atij. Mund të vinin në skenë momente dashurie, siç ndodhi kur Glafcos Clerides, cuounterpart-i i tij në anën qipriote greke dhe një rival i vjetër i sallave të gjyqeve, bëri shaka dhe hëngri supë me të në vitin 2001. Por ai i njihte thellë në shpirt. Thellë në zemrën e grekëve, thoshte ai, ishte dëshira e kolonizimit të turqve, ose më keq ende. Të pakënaqur me trajtimin e tyre si të nënshtruar dhe shfuqizimin e të drejtave të barabarta, grekët kishin si qëllim t’i përzinin nga ishulli dhe

më pas të bashkoheshin me Greqinë. Arkipeshkvi Makarios, udhëheqësi i tyre, dhe gueriljet e kishin kërkuar këtë prej vitesh para se, pa ndonjë dëshirë, të bënin kompromis. Si jurist i mprehtë dhe i trajnuar në Londër, në vitet ’50 Denktash kishte qenë në anën e akuzës kundër grekëve të përzier në tregti eksplozivësh. Ai nuk dyshonte se, megjithëse ata po luftonin kundër britanikëve që asokohe sundonin Qipron, targeti i tyre përfundimtar ishin patriotët e tij turq. Nëse enosis (bashkimi) materializohej ndonjëherë, shkruante ai, qipriotët turq do të fikeshin si qirinjtë në stuhi. Shpresa e vetme e tyre ishte shtimi i qëndresës, ndarja dhe ndihma nga Turqia. Denktash e mbante veten si të pavarur dhe ai merrte të gjitha vendimet në rripin e tij të ngushtë të tokës ishullore. Por u desh një pushtim turk në vitin 1974, si reagim ndaj një puci të dështuar grek, që i lejoi komunitetit të tij të konsolidonte zotërimet e veta territoriale; ishte ndihma turke rreth 500 milionë dollarë në vit që i mundësoi shtetthit të tij të mbijetojë; dhe ishte prania e 30 mijë trupave turke, që e kthyen Qipron veriore në një kamp ushtarak, që e bënin atë të ndihej i sigurt. Nga pishina e vilës së tij në ishullin e Gjarprit, ishte Turqia në bregun tjetër që ia mundësonte indulgjencën. Nga fundvitet ’50 ai furnizonte me informa-

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

cione Ankaranë rreth gueriljeve greke dhe më pas të gjitha qëndrimet e tij nëpër negociata kalonin nga Ankaraja. Prej këtej, pjesërisht vinte edhe siguria e tij shkëmbore. Pati edhe mosmarrëveshje: në veçanti rreth ëndrrës së Turqisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, të cilin Denktash-i urrente, sepse BE këmbëngulte në njohjen vetëm të pjesës greko-qipriote të ishullit, e cila ishte bërë pjesë e klubit në vitin 2004. Por ai nuk e mbante sekret faktin se, nëse Qiproja i duhej bashkuar një vendi tjetër, ky duhet të ishte Turqia, sepse, arsyetonte ai, Turqia e kish patur pronë të vetën dikur, ndërsa grekët, që nga koha e Homerit e këtej, vetëm sa kishin banuar aty. Ndërsa koha kalonte, Denktash-i nuk ishte më i parapëlqyeri i popullit të vet. Ai fitoi mandatin e tretë si President në vitin 1995 vetëm në raundin e dytë. Pavarësisht rrufeve të tij, turko-qipriotët votuan për planin e Annanit, megjithëse greko-qipriotët bënë të kundërtën. Veriorët e pëlqenin idenë e anëtarësimit në BE dhe si rrjedhim devijimin e fluksit të turizmit dhe zhvillimit që kishte kapluar jugun. Në disa vende kufijtë me tela me gjemba ndërmjet dy komuniteteve filluan të hiqeshin. ‘Problemi qipriot’ sidoqoftë mbeti dhe mbetet. Denktash, për sa kohë mori frymë, ishte simboli i këtij problemi.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.