Gazeta Mapo

Page 8

8

MAPO

e hënë, 30 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

Forcohet euro, këmbehet me 140,29 lekë Monedha e përbashkët europaine Euro duket se ka forcuar sërish pozitat e saj në tregun e brendshëm valutor, duke ndikuar në dobësimin e monedhës tonë kombëtare lek. Kjo fundjavë e ka kuotuar monedhën e eurozonës në nivele më të larta se javën që lamë pas. Monedha euro është forcuar

vazhdimisht gjatë ditëve të fundit, duke u tregtuar dje me 140.29 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Kurse monedha e gjelbër amerikane ka vijuar të këmbehet në të njëjtat vlera këto dy javët e fundit. Po sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është

tregtuar dje me 106.10 lekë. Sipas ekspertëve, forcimi i euros është pasojë jo vetëm e reflektimit të bursave ndërkombëtare, por edhe për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së kërkesës për monedhën europiane në tregun shqiptar.

SHKURT

Sot ankandi i bonove të thesarit, shiten 12,4 mld lekë

Eksperti i Financave Publike Artan Gjergji

Ekspertët: Liberalizimi i parasë elektronike, nxitje e konsumit Përdorimi në masë i parasë elektronike në vend shihet nga ekspertët e ekonomisë dhe të financave si një hap pozitiv që bën Banka Qendrore Sabina Veizaj

Ndodh që kur u drejtohesh njësive të ndryshme tregtare në kryeqytet, qofshin ata ofruese mallrash apo shërbimesh, dhe u kërkon të paguash me para elektronike (kartë debiti apo/ose edhe krediti), jo të gjithë e miratojnë këtë formë pagese. Një pjesë e kanë hequr aparatin POS, në të cilin vendosen kartat për të bërë pagesat, të tjerët shprehen se e kanë të prishur, kurse një pjesë shumë e vogël tregohen të sinqertë duke të sqaruar se nuk u leverdis pagesa me para elektronike, pasi ata paguajnë 3% për çdo mall të blerë nga konsumatori apo pagesë shërbimi. Në këtë mënyrë, tregtarët preferojnë transaksionet në cash në një kohë kur ekonomia në vend vuan nga mungesa e kërkesës konsumatore, e cila ka nxitur rrezikun e deflacionit kur në muajin shkurt kujtojmë që niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacioni) arriti në 0,6%. Përballë kësaj situate, vendimi i marrë nga Banka e Shqipërisë për liberalizimin e tregut të parasë elektronike, (vetë BSH do të licencojë institucione financiare jo banka dhe kompani të ndryshme për emetimin e parasë elektronike) vlerësohet si një vendim i duhur në kohën e duhur nga ekspertët në fushën e financave dhe të ekonomisë. Sipas Artan Gjergjit, ekspert në fushën e financave publike, liberalizimi i tregut të parasë elektronike në vend do të nxisë mbi të gjitha rritjen e kërkesës konsumatore duke shmangur rrezikun për deflacion. “Gjykoj që çmonopolizimi i emetimit të parasë elektronike që aktualisht është ekskluzivitet vetëm i bankave të nivelit të dytë, do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e ven-

Avantazhet 1. Liberalizimi i tregut sjell rritjen e aktorëve në treg, duke u hequr bankave ekskluzivitetin e emetimit të kartave elektronike 2. Rrit numrin e operatorëve ne treg 3. Rrit konkurrencën 4. Ul kostot e transaksioneve 5. Sjell rritjen në masë të përdorimit të këtyre pagesave elektronike, çka sjell rritjen e sigurisë së pagesave në përgjithësi 6. Stimulon rritjen e konsumit aq të nevojshëm në fazën ku jemi (rrezik deflasioni)

Problematika deri më sot e Card Payment market: 1. Kosto të larta të transaksioneve 2. Interesat e larta për pagesat kur tejkalohet shtyrja e pagesës 3. Mosinteresi i bizneseve që të përdorin POS, sepse ka kosto të larta (bizneset preferojnë të punojnë cash) dit. Në radhë të parë do të rritet numri i operatorëve në treg, të cilët do të emetojnë këtë formë paraje duke nxitur konkurrencën. Si rrjedhojë, do të nxitet në të njëjtën kohë pagesa në masë me karta debiti apo edhe krediti, pasi konkurrenca do të ndikojë në uljen e kostove të transaksioneve për bizneset që ofrojnë mallra dhe shërbime, duke rritur edhe sigurinë e kësaj forme pagese” – shprehet Gjergji. Kurse deputeti demokrat, anëtar në komisionin kuvendor për Ekonominë dhe Financat, Subi Hida, argumenton se liberalizimi i tregut të parasë elektronike do

të formalizojë më tej ekonominë e vendit, duke shmangur evazionin fiskal. “ Paraja elektronike është etike. Jashtë nuk paguhet në cash, por me kartë krediti dhe debiti. Pagesat në cash tregojnë për informalitet të ekonomisë. Ata që paguajnë në cash do të thotë që punojnë në të zezë. Në këtë mënyrë, futja në treg e operatorëve të rinj dhe të shumtë në numër, të cilët do të emetojnë para elektronike, do të nxisin në masë këtë formë pagese duke rritur kërkesën për konsum. E rëndësishme është se kjo mënyrë pagese do të ndihmojë të huajt që vijnë në vendin tonë, sidomos për turizëm. Ata do të mund të prenotojnë hotelet në internet me kartë krediti, gjë që aktualisht nuk mundet ta kryejnë. Kjo do të ndikojë pozitivisht në sektorin e turizmit dhe në të gjithë sektorët e ekonomisë në përgjithësi”- shpjegon Hida. Por, sot, kjo formë pagese, e cila është e kufizuar në vendin tonë, paraqet një sërë problematikash. Eksperti Gjergji thotë se kostot e transaksionit janë të larta. Gjithashtu janë të larta edhe interesat për pagesat kur tejkalohet shtyrja e tyre. Por, sipas ekspertit Gjergji, me licencimin e operatorëve të rinj në treg, të cilët do të emetojnë paranë elektronike, do të shmangen këto problematika. Referuar të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, përdorimi i kartave të kreditit dhe të debitit ka shënuar rritje. Ritmi i rritjes së përdorimit ka qenë më i lartë për kartat e kreditit, për shkak të bazës më të ulët përsa i përket gjashtë mujorit të dytë të vitit 2011. Megjithatë, kartat e debitit zënë rreth 95% të kartave në qarkullim. Gjatë 2011-ës, bankat kanë shtuar më tej numrin e makinave elektronike të arkës (ATM) si edhe të pikave të pakicës ku mund të kryhen transaksione blerjeje me karta (POS). Në fund të vitit 2011, 11 banka ofronin shërbimet e tyre për klientët nëpërmjet internetit. Numri i transaksioneve të kryera përmes kësaj teknologjie dhe vëllimi i tyre ka shënuar rritje.

Ministria e Financave ka raportuar se sot do të zhvillohet ankandi i bonove të Thesarit, 3 dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë. Bonot me afat tremujor maturimi do të emetohen më datë 3 maj, data e maturimit të tyre është 2 gushti dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 3.9 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka njoftuar paraprakisht se do të blejë 2.59 miliardë lekë dhe 1.21 miliardë lekë do të blihen nga të tjerë subjekte. Kurse, përsa i përket bonove njëvjeçare, ato do të maturohen më datë 2 maj 2013 dhe shuma e

përgjithshme e shpallur është 8.6 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqipërisë ka shpallur se do të blejë 150 milionë lekë. Referuar ankandit të mëparshëm, të fundit të muajit mars, është shënuar rritje e normës së interesit për bonot tremujore dhe një ulje shumë e lehtë për ato me afat njëvjeçar maturimi. Interesi i bonove 3-mujore në bazë vjetore ka qenë 5.3 për qind, nga 5.27%, që ishte në muajin shkurt. Sa u përket bonove 12-mujore, interesi ka zbritur në 7.33%, nga 7.34% që ishte në ankandin e mëparshëm

Panairi, bizneset: 1000 vende të lira pune Çelet sot në Tiranë panairi i punës “Horizonte punësimi dhe formimi”, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Punës dhe atë të Arsimit, nga ku bizneset pjesëmarrëse pritet të shpallin më shumë se 100 vende të lira pune. Panairi përkon edhe me 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve. Kreu i Shërbimit Kombëtar të Punës, Thoma Miço, hedh poshtë shifrat e opozitës për 1 mln të papunë. “Njerëz që pretendojnë të bëjnë karrierë politike, ose nesër të jenë në vendimmarrje, aludojnë për shifra të cilat janë vërtet groteske për ato që thonë. Gjithsej të regjistruar në zyrat tona të punës janë 143 mijë persona, punësojmë 15 deri në 17 mijë veta, mbledhim 19 deri më 20 mijë oferta të përvitshme. Për këtë vit

Thoma Miço

pritet që ky fluks të jetë më i ulët, për arsye edhe të krizës”, është shprehur Miço. Sipas tij, për vitin 2010 janë paraqitur në zyrat e punës, në 36 rrethe të vendit, 1080 shtetas shqiptarë të papunë, të kthyer nga emigracioni. Përsa i përket Panairit të punës, ai ka thënë se “Mendonim se do kishim një fluks më të madh, nuk pritej kaq pak. Rreth 1200 emigrantë ishin vjet, shembull është Fieri, ku nga 100 biznese të reja, 30 janë ngritur nga emigrantët.”

Mali i Zi hyn në Organizatën Botërore të Tregtisë Mali i Zi që dje është një anëtar me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke përmbushur kështu një prej prioriteteve kryesore të vendosura nga Podgorica zyrtare. Lajmin e ka bërë publik Ministria Malazeze e Financave. Me hyrjen e Malit të Zi në OBT, kjo organizatë numëron si anëtarë 154 shtete, ndër të cilët edhe Shqipërinë që prej vitit 2000. Sipas deklaratës zyrtare, anëtarësimi në OBT do të sjellë në mënyrë të menjëhershme një reduktim të kostos së jetesës, rritje të volumit të

tregtisë, rritje të luftës kundër korrupsionit dhe më shumë larmi shërbimesh e të mirash materiale që do t’i ofrohen popullsisë.“Anëtarësimi në OBT është një sinjal që do të inkurajojë investimet e tuaja, pasi tashmë Mali i Zi njihet ndërkombëtarisht si një vend ku rregullat botërore të tregtisë respektohen si kudo”, shkruhej në komunikatën e Podgoricës zyrtare. Vendet e vetme të Ballkanit, që nuk janë ende pjesë e OBT-së, janë Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.