Gazeta Mapo

Page 3

02

e hënë, 30 PRILL 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Kreu i LSI garanton bashkëqeverisjen me PD deri në 2013 dhe e lidh zgjedhjen e presidentit me reformat e tjera konsensuale

Ilir Meta: Presidenti, pas bashkëbisedimit të aktorëve politikë Lëvizja Socialiste për Integrim rrit edhe më shumë presionin ndaj aleates së saj në qeveri, Partisë Demokratike. Pas disa lëkundjeve që ka demonstruar kohët e fundit në qëndrimet dhe veprimet e saj karshi vendimmarrjeve të mazhorancës së djathtë, LSI ka hedhur hije dyshimi edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me PD-në pas 2013-ës. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, kreu i kësaj force, Ilir Meta është deklaruar i rezervuar dje lidhur me vijimin e bashkëpunimit me PD-në edhe pas zgjedhjeve të 2013-ës. Duke folur nga Selaniku, Meta, sigurinë për

përmbylljen e kontratës katërvjeçare të bashkëqeverisjes me PD-në nuk ka mundur ta japë dhe për pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke lënë të hapur mundësinë e mosripërtëritjes së këtij bashkëpunimi me demokratët. “LSI ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike. Ne i jemi përmbajtur dhe do i përmbahemi me shumë seriozitet implementimit të marrëveshjes 4-vjeçare të nënshkruar me PD-në pas zgjedhjeve të vitit 2009”, - tha Meta nga Selaniku, ku mori pjesë në ceremoninë e krijimit të degës së kësaj partie për

këtë qytet. Ndërkohë, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, ai i ka mëshuar fort idesë se kreu i ri i shtetit duhet të jetë produkt i një bashkëbisedimi mes aktorëve politikë. “Të krijojmë mundësinë që përmes zgjedhjes së presidentit të ketë një pikë tjetër bisedimi midis aktorëve kryesorë politikë për të bashkëpunuar dhe për të vijuar disa reforma tepër të rëndësishme, ashtu siç janë ato në fushën e drejtësisë, të cilat kërkojnë në shumicën e rasteve edhe ligje apo ndërhyrje në ligje me një shumicë të kualifikuar”, - tha Meta.

Shpallet partia e Topit , ja detajet e ceremonisë “Fryma e Re Demokratike” është emri zyrtar i partisë që do të shpallet sot nga grupi nismëtar ku bëjnë pjesë, Oketa, Biberaj, Meksi, Shehu etj. Simboli i partisë, një syth peme i sapoçelur Fejzi Braushi

Ftesë i është dërguar edhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami, por prania e tij në këtë ceremoni nuk është konfirmuar për shkak se ai ndodhej në SHBA

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Merr jetë sot edhe zyrtarisht projekti i partisë “Fryma e Re Demokratike”, e njohur ndryshe si partia e presidentit Bamir Topi. Grupi nismëtar i kësaj force pritet të zyrtarizojë sot në orën 12:00 në selinë e saj përballë Kuvendit dhe shumë afër selisë së Partisë Demokratike, krijimin e kësaj partie, e cila vjen si një grup që i shkëputet partisë më të madhe të mazhorancës. Lajmi është bëri i ditur nga dy prej nismëtarëve të këtij projekti, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, të cilët nëpërmjet faqeve të tyre në rrjetin social Facebook kanë njoftuar kohën dhe vendin e zhvillimit të kësaj ceremonie. “Nesër (sot) ora 12.00 në Tiranë zhvillohet ceremonia e zyrtarizimit të ‘Fryma e Re Demokratike’. Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni kësaj iniciative, e cila synon të sjellë një frymë të re në politikën e vjetër shqiptare”, - shprehej Gazmend Oketa në faqen e tij në Facebook, ku

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji - Urologji - Check-Up Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

Selia e re e Partisës së Topit

anonçonte dhe finalizimin e kësaj përpjekjeje disavjeçare. Po ashtu edhe ish-deputeti tjetër demokrat, Aleksandër Biberaj, duke lajmëruar vendin dhe kohën e zhvillimit të kësaj ceremonie ka ftuar dhe qytetarët e interesuar që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje të re politike. Për rrjedhojë, dje në selinë e kësaj force në rrugën “Xhorxh W Bush” kanë vijuar punimet për të bërë rregullimet e fundit, ndërkohë që gjatë paradites së djeshme është vendosur emri i partisë në ballinën e kësaj godine, ku përveç emërtesës së partisë, “Fryma e Re Demokratike” gjendej dhe stema e saj, një syth peme i sapoçelur në një fushë blu,

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike (mbi 40 vjec) - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

dhe kjo jo pa simbolikë. Ndërkohë që inicialet zyrtare të saj me të cilat ajo do të regjistrohet në gjykatë dhe që do të njihet në media dhe publik do të jenë FRD, pra shkronjat e para të tri fjalëve që përbëjnë dhe emërtesën e plotë të partisë, Fryma e Re Demokratike. Po ashtu dje, në ballinën e kësaj godine është vendosur edhe flamuri i kësaj force, një fushë blu me sythin e pemës në mes, si dhe një flamur kombëtar. Nga burime pranë organizatorëve të kësaj force bëhet e ditur se sot do të dalin para medias një pjesë e grupit nismëtar, ndërkohë që pritet që mbështetës të saj të qëndrojnë si brenda godinës, pra në sallën ku do të zhvillohet ceremonia, ashtu edhe jashtë saj. Sipas të njëjtave burime mësohet se ftesë i është dërguar edhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Eduard Selami, por prania e tij në këtë ceremoni nuk është konfirmuar për shkak se ai ndodhej në SHBA. Megjithatë, siç mësohet nga të njëjta burime, Selami ka konfirmuar se ai do e mbështesë këtë forcë të re politike. Pas zyrtarizimit të krijimit të kësaj force dhe regjistrimit në gjykatë, ajo pritet të drejtohet në m ë ny r ë t ë p ë rko h sh m e n g a Gazmend Oketa deri në mbajtjen e kongresit zgjedhor që pritet të mblidhet në vjeshtën e ardhshme, kjo për t’i krijuar mundësi angazhimit të plotë edhe të Presidentit aktual, Bamir Topi, të cilit i mbaron mandati në korrik. Gjithashtu mbështetje ka shprehur publikisht edhe ishministri i Jashtëm demokrat, Besnik Mustafaj, i cili pak kohë më parë ka folur me superlativa për projektin në fjalë, por pa bërë të ditur nëse do të bëhet pjesë e saj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.