30 maj mapo ok (1)

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Risi apo vendqëndro? Politika e re e jashtme e Obamës Pritshmëritë ndaj Presidentit të SHBA, Obama ishin të mëdha, po ashtu si pakënaqësia mjaft e gjerë me politikën e tij të jashtme.

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 30 maj 2014. Numër 1222. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Sondazhi i Opinion

Basha më lart se PD, merr 52 % të votave

Sondazhi i IBSK e nxjerr Lulzim Bashën, politikanin më të pëlqyer në PD. Berisha merr 35 % vota pozitive dhe 38 % negative. Aksioni i opozitës vlerësohet pozitivisht nga 37 % e të anketuarve dhe mesatarisht nga 26 % e tyre FAQE 3

Ismail Kadare: Romani im “i mohuar” i ngjante një fëmije të paligjshëm Bisedë me Ismail Kadarenë për romanin e parë, të cilin shkrimtari e ka shkruar gjatë kohës së studimeve universitare në Tiranë (1957-1958). “Mjegullat e Tiranës” është botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” dhe që nga dita e djeshme është në qarkullim FAQE 14-15

Rama: Kemi prova të forta. trafiku me avionë është bërë në kohën e PD Kryeministri u shpreh dje se raporti i komisionit hetimor për trafikun e drogës ka nxjerrë fakte tronditëse, që tregojnë se avionët janë përdorur për transportin e lëndës narkotike para shtatorit 2013. “Nuk dua të jap detaje, por informacioni që unë kam marrë nga komisioni hetimor më ka tronditur për faktin se provat, të cilat unë nuk kam dashur t’i besoj se në Shqipëri mund të kishte trafiqe të tilla, tregonin se kishte një veprimtari të tillë më parë. Kjo ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj, që sot me zell të madh bëjnë denoncimet”. Faqe 5

Akuza për motrën e Kodhelit në kuvend

Ambasada e SHBA: Jemi të skandalizuar, Berisha të reflektojë Gjobat fiktive, shkarkohen 13 oficerë të Policisë Rrugore

FAQE 6

NgërÇ

të pabaza, Berisha të reflektojë. Ish-kryeministri: Mbetem i vendosur t’i paraqes qeverisë së SHBA çdo provë lidhur me problemin në fjalë

Ish-kryeministri Berisha deklaroi në Kuvend se motra e ministres Kodheli, punonjëse e OPDAT, u kishte bërë presion prokurorëve për të arrestuar gjeneralin Gjoka. Reagon fort ambasada amerikane: Akuzat

Deklarata e beftë e ish-kryeministrit Sali Berisha dje në Kuvend... Faqe 3

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Fashizmi është kthyer në Europë

Trafiku i drogës dhe statusi

Bret Stephens

Kastriot Islami

FLE shpall 10 më të pasurit dhe më të suksesshmit e Shqipërisë, kryeson Samir Mane Fondacioni për Liri Ekonomike publikoi dje 10 personat më të pasur në Shqipëri. Drejtori i Fondacionit, Besart Kadia radhiti emrat që janë përzgjedhur duke marrë në konsiderate metodën e vlerësimit, të ngjashme me atë të “Forbes”. Kush janë njerëzit më të pasur në vend Faqe 7

Radikalizimi politik, një Deja Vu Roland Lami

kuvendi

Berisha: Do nxjerr lidhjet e Edi Ramës me bandat e krimit Berisha dhe Rama, replika për enverizmin, drogën dhe lidhjet e politikës me krimin. Në debat përfshihet edhe deputeti Islami. Ish-kryeministri: Do faktoj lidhjet e Ramës me krimin. Kryeministri: Kjo është hera e fundit që replikoj me ty

Poli & Tika

FAQE 4


2

afër/larg

1

intervista / Rama: Prova se

kronikë/ Bie dëshmia e Saimir

trafiku i drogës me avionë Bajramit, zbulohen 11 gjurmë është bërë në kohën e PD gishtash në pakot e kanabisit Faqe 5

Faqe 6

ekonomi/ FLE zbardh 10 më

të pasurit e Shqipërisë, kryeson Samir Mane

Faqe 7

Presidenti përsëriti se dhuna ushtarake për të nuk është opsion, kur është fjala për menaxhimin e krizave ndërkombëtare. “Qeveritë paraardhëse i kanë çuar në limit fuqitë e SHBA-së”, - mendon Micheal Werz nga “Center for American Progress”.

“Ishte një fjalim zhgënjyes, me shumë pak iniciativa të reja”, - shpreh mendimin e shumëkujt në Uashington, Darrell West nga Instituti “Brookings”. Ai përmbante shumë pak risi. “Vetëm premtimi i Obamës për një program anti-terror prej 5 miliardë dollarësh ishte diçka e re”, thotë Darrel West për “Deutsche Welle”.

Risi apo vendqëndro? Politika e re e jashtme e Obamës Pritjet ndaj Presidentit të SHBA, Obama ishin të mëdha, po ashtu si pakënaqësia mjaft e gjerë me politikën e tij të jashtme. Pas fjalimit në West Point, nuk duket të kenë ndryshuar shumë gjëra.... Nga Gero Schließ

K

ëshilltarët e presidentit Obama i përcaktuan shumë lart objektivat: politika e jashtme e SHBA-së gjendet në një moment kthese, - u cituan ata përpara fjalimit të Obamës në West Point, duke zgjuar kështu shpresa për një fjalim udhërrëfyes. Një fjalim, në të cilin Obama do të shpjegonte në mënyrë bindëse përfytyrimet e tij për një politikë të re të jashtme dhe të sigurisë. Shumë pak suksese në politikën e jashtme “Ishte një fjalim zhgënjyes, me shumë pak iniciativa të reja”, shpreh mendimin e shumëkujt në Uashington, Darrell West nga instituti “Brookings”. Ai përmbante shumë pak risi. Vetëm premtimi i Obamës për një program anti-terror prej 5 miliardë dollarësh ishte diçka e re, thotë Darrel West për “Deutsche Welle”. Por SHBA edhe vitet e kaluara ka shpenzuar shumë para në luftën kundër terrorit. Konkluzioni i tij: “Nuk besoj se ky fjalim do të bëjë të heshtin kritikët e politikës së jashtme të Obamës.” Eksperti për sigurinë, Nile Gardinet nga fondacioni konservator “Heritage”, shprehet edhe më mprehtë: “Është e vështirë të mbash një fjalim për politikën e jashtme kur nuk ke suksese për të cilat të tregosh. Këtë e pamë sot. Fjalimi bosh është simbol i një politike të jashtme pa përmbajtje.” Michael Werz nga “Center for American Progress” kundërshton: “Fjalimi ishte ashtu si pritej. Ndoshta mund të cilësohet si një fjalim tranzitor.” Presidenti duhet t’u flasë

grupeve të ndryshme të synuara, mendon Werz: “Kritikëve konservatorë dhe liberalë, të cilët mendojnë se ai bën shumë pak në politikën e jashtme”, por edhe atyre forcave që janë për tërheqjen e SHBA nga Iraku dhe Afganistani, pas një dekade të gjatë luftërash. Sipas Werz, Presidenti Obama ka zgjedhur të vetmen rrugë të mundshme të mesme: “Ai tha krejt qartë se as izolacionizmi dhe as intervencionizmi nuk janë alternativat.” Përpara kadetëve të akademisë ushtarake me traditë në West Point, Obama nguli këmbë në lidershipin e SHBA. Ai nuk sqaroi megjithatë konkretisht se çfarë nënkupton kjo për konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Siri, negociatat për programin bërthamor të Iranit apo raportin afatgjatë me Rusinë dhe Kinën. “Ajo që njerëzit duan nga qeveria Obama është një strategji e qartë për sfidat kryesore”, është rekomandimi i Darrell West për Presidentin. “Siria është një problem i madh por qeveria nuk ka për këtë një politikë të qartë. Me Iranin ajo synon një zgjidhje përmes negociatave, kjo jep pak shpresë.” Bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës nga ana tjetër kanë dështuar plotësisht dhe në të gjithë botën kërcënojnë atentate të tjera terroriste. “Në këto fusha njerëzit duan të shohin konkretisht përmirësime. Nëse Obama do të ofronte këtu diçka njerëzit do të thoshin se ai bën një politikë të mirë. Por gjithçka që është më pak se kaq, do të ketë si pasojë vazhdimin e kritikës ndaj politikës së tij të jashtme.” Presidenti përsëriti se dhuna ushtarake për të nuk është opsion kur është fjala për menaxhimin e krizave ndërkombëtare. Qeveritë

“Atëherë ai tha se do të reduktoheshin sulmet me drone, do të mbyllej Guantanamo dhe do t’i jepej fund misionit në Afganistan”, - përmbledh Gopal dhe bën një krahasim me realitetin e vitit 2014: “Deri sot nuk ka asnjë lëvizje për Guantanamon, sulmet me dronen janë reduktuar në Pakistan, por shtohen vazhdimisht në vende si Jemeni”.

Përpara kadetëve të akademisë ushtarake me traditë në West Point, Obama nguli këmbë në lidershipin e SHBA. Ai nuk sqaroi megjithatë konkretisht se çfarë nënkupton kjo për konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Siri, negociatat për programin bërthamor të Iranit apo raportin afatgjatë me Rusinë dhe Kinën.

paraardhëse i kanë çuar në limit fuqitë e SHBA-së, mendon Micheal Werz nga “Center for American Progress”. Obama bëri të qartë se kostot për ndërhyrjet ushtarake janë shumë të larta. SHBA do të jetë aktive në aksione individuale vetëm nëse kërcënohen “interesat themelorë”. Presidenti foli në këtë kontekst për një rrezik të drejtpërdrejtë për SHBA apo kërcënim për aleatët e NATO-s. Në të ardhmen ai synon t’i mbështesë më fort institucionet ndërkombëtare dhe aleatët rajonalë. Kritikë e ashpër vjen nga republikanët në opozitë. Duke iu referuar tërheqjes së planifikuar të trupave nga Afganistani, senatori Lindsey Graham tha: “Obama nuk përfundon luftëra, ai i humbet ato”. Ngjashëm u shpreh edhe senatori John McCain, sipas të cilit politika e sigurisë e Obamës inkurajon armiqtë e SHBA-së. Anand Gopal nga Instituti “New America Foundation”, bën të qartë se çfarë pasojash ka politika e Obamës për rajonet e krizës: “Më pak trupa dhe më pak prani fizike e SHBA-së në vende të ndryshme. Në këmbim do të ketë më shumë dronen - avionë pa pilot dhe përfaqësim lokal për të zhvilluar luftën kundër terrorit.” Ish-korrespondenti i “Wall Street Journal” në Kabul shton: “Në Afganistan do të ketë aleanca me ‘warlords’, të cilët do të marrin përsipër pjesën më të madhe të luftimeve së bashku me ushtrinë dhe policinë afgane.” Për vlerësimin e fjalimit të sivjetshëm të Obamës ia vlen të bësh një krahasim me tekstin e fjalimit të një viti më parë. Edhe atëherë Presidenti foli para kadetëve në West Point: “Atëherë ai tha se do të reduktoheshin sulmet me drone, do të mbyllej Guantanamo dhe do t’i jepej fund misionit në Afganistan”, përmbledh Gopal dhe bën një krahasim me realitetin e vitit 2014: “Deri sot nuk ka asnjë lëvizje për Guantanamon, sulmet me dronen janë reduktuar në Pakistan por shtohen vazhdimisht në vende si Jemeni.”


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

3

reagimi Braçe: Prokuroria të reagojë për shpifjet e Berishës TIRANË Pas reagimit të ambasadës amerikane që hedh poshtë deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, lidhur me një punonjëse të OPDAT që është motra e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Sipas Braçes, ambasada e kapi në flagrancë Berishën me një shpifje të pashembullt. “Nuk ka ndodhur kurrë më parë në 24 vite!! Asnjëherë!! Ambasada e SHBA në Tiranë kap në flagrancë Sali Berishën në një shpifje të pashembullt!! Tërësisht i përgjegjshëm, sot në seancën e radhës së shpifjeve tha se: Motra e Mimi Kodhelit, punonjëse e misionit amerikan në Tiranë, ka ushtruar presion mbi 2 prokurorë të Tiranës për arrestimin e një ushtaraku!!!! Thjesht: Një shpifje nga shumë shpifjet e çdo të enjteje të Sali Berishës!! Kjo është opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Kaq dinë të bëjnë. Ambasada e SHBA thotë se është e skandalizuar nga kjo deklaratë dhe i kërkon Sali Berishës të reflektojë menjëherë!!”, shkruan deputeti Braçe në Facebook. Braçe më tej shprehet se është i shokuar se si nuk ka reaguar Prokuroria për këto shpifje “Pas secilit prej nesh në sallën e Kuvendit, tani është edhe një institucion tjetër ndërkombëtar, i sulmuar për të disatën herë nga Sali Berisha që hedh në erë shpifjet e ndyra të tij!! E enjtja tashmë është e tija dhe vetëm për shpifje. Në anë tjetër, Jam i shokuar se si Prokuroria e Republikës nuk reagon për shpifjet e Sali Berishës edhe kur përmendet vetë si institucion. Ky është kulmi”, - shkruan ai.

Akuza për motrën e Kodhelit, ambasada e SHBA: Jemi të skandalizuar nga Berisha Ambasada amerikane në Tiranë i cilëson të pabaza akuzat e ish-kryeministrit për punonjësen e OPDAT dhe i bën atij thirrje për reflektim. Reagon Berisha: Mbetem i vendosur t’i paraqes qeverisë së SHBA çdo provë lidhur me problemin në fjalë TIRANË Deklarata e beftë e ish-kryemin-

istrit Sali Berisha dje në Kuvend se një punonjëse e OPDAT-it (misioni amerikan i ndihmës në fushën e zbatimit të ligjit) konkretisht motra e ministres se Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka ndërhyrë në një çështje penale ka sjellë mbrëmë replika në distancë mes ambasadës amerikane në Tiranë dhe Berishës. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e

pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga z. Sali Berisha, anëtar i Parlamentit gjatë një seance të Parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë. Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë. Por si lindi ky debat? Duke folur dje në Kuvend, Berisha akuzoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se qëndron pas arrestimit të gjeneralit Syrja Gjoka, pak ditë më parë. Ai tha se Kodheli përmes motrës së saj që punon tek OPDAT u ka bërë

Berisha tha në Kuvend se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, përmes motrës së saj që punon tek OPDAT, u ka bërë presion dy prokurorëve për arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës

presion prokurorëve për arrestimin e Gjokës. “…Mimi Kodheli ka nisur motrën e saj si korbë të zezë, në emër të OPDAT-it, në emër të misionit ku është punonjëse e thjeshtë. Duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm prokurorëve, por jo një, por dy prokurorëve: O Syrja Gjoka në litar, o ju do të humbisni se kështu është vendosur. Kjo është e vërteta. A merret një baba, një gjeneral, një ushtarak, një njeri në detyrë kafshërisht siç e mori kjo ndrikull. Unë s’e njoh, se kam takuar kurrë Syrja Gjokën. Por kur dy prokurorët refuzuan, iu bë në emër të OPDAT-it presion i llahtarshëm. S’keni turp, merrni më qafë njerëz të pafajshëm. Për ndonjë që ka dy gram ndërgjegje njerëzore duhet ta dini se Syrja Gjoka u arrestua pasi e ndoqi si korbë motra e Mimi Kodhelit, duke e thënë në emër të OPDAT-it arrestimin”, tha dje Berisha. Por, disa orë më vonë nga qëndrimi i tij i parë në Kuvend, ish-kryeministri pati

një reagim të dytë pas deklaratës së SHBA-së duke sqaruar ndër të tjera se ai është gati që t’i paraqesë qeverisë së SHBA-së, ( dhe jo ambasadës) provat që ai disponon për problemin në fjalë. “Lidhur me një deklaratë të ambasadës amerikane për një denoncim timin të sotëm në Parlament, sqaroj dhe një herë opinionin publik sa vijon: Znj. Alba (Ibrahimi) Vata ka ndërhyrë me insistim që të hapet çështje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokës dhe kjo ndërhyrje, që sipas saj është bërë në emër të OPDAT, është refuzuar nga prokurorët tek të cilët ajo ka ndërhyrë. Nuk kam asnjë dijeni se misioni i OPDAT-it ka tagër të ndërhyjë në çështje penale të veçanta. Gjykata e Apelit gjeti të paligjshëm arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës. Duke shprehur konsideratën më të lartë për ambasadën e SHBA-së në Tiranë, mbetem i vendosur t’i paraqes qeverisë së SHBA çdo provë lidhur me problemin në fjalë”, thuhet në reagimin e dytë të Berishës

Ambasadorët e BE: Palët të bashkëpunojnë, nga kjo varet statusi Ambasadori italian: “Ne presim një zgjidhje të gjithçkaje që po ndodh, jemi në favor të dialogut, në favor të një pune të përbashkët dhe duhet të ketë një objektiv prioritar për të gjitha partitë, për integrimin e Shqipërisë. Gjithçka duhet e fokusuar te ky objektiv”. TIRANË Ambasadorët e Italisë, Polonisë dhe Republikës Çeke, në tri takime të ndryshme në qytetin e Shkodrës dhe Korçës, u kanë kërkuar forcave politike që të bashkëpunojnë dhe të fokusohen tek prioriteti i integrimit. Ambasadorja çeke ishte në një takim me studentët në Qendrën e Bashkimit Europian në Shkodër. “Jemi në dijeni që Komisioni Europian po punon për një raport, që do të dalë në

qershor, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë politik. Por, siç e theksova, polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie, sepse ky fenomen dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që bën Shqipëria në procesin e integrimit. Shqipëria do të ishte patjetër më afër Bashkimit Europian, nëse polarizimi i shoqërisë do ishte eliminuar. Në çdo vend demokratik, sigurisht që ka opozitë dhe mazhorancë dhe është e vërtetë që mes tyre ka disa elementë, që përbëjnë edhe pikën e kundërshtisë së fortë, por gjithashtu ka dhe shumë fusha, që qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevojitet edhe Shqipërisë. Duhet që politikanët të përfaqësojnë interesat e vendit, në radhë të parë, dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë bashkëpunimi më e fortë”, - tha Branislava Tomasova, Ambasadore e Republikës së Çekisë. Një tjetër ambasador që komentoi situatën politike në vend ishte edhe ai i Italisë Massimo Ga-

Ambasadorja e Çekisë

“Duhet që politikanët të përfaqësojnë interesat e vendit, në radhë të parë, dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë bashkëpunimi më e fortë”

iani, pas një ceremonie me ministren e Kulturës për Fototekën Marubi në Shkodër. Ai është pyetur, nëse do të kenë pasoja negative protestat dhe grevat, që po mbahen në Tiranë. Gaiani theksoi se ato zhvillohen për një qëllim të caktuar. “Ne mbështesim dialogun politik. Jemi pro bashkëpunimit për një objektiv të vetëm që duhet të konsiderohet si prioritare i të gjitha forcave politike për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Sa i takon statusit, komisioni do të vlerësojë nëse janë plotësuar ose jo kriteret teknike dhe më pas do të vendosë Këshilli. E rëndësishme është që të gjitha palët të flasin në një gjuhë të vetme”, tha ai. Ndërsa ambasadori polak ishte në Korçë, duke përcjellë të njëjtat mesazhe të ngjashme. “Tek ne në Poloni, çështja e integrimit europian është bërë në atë kohë një investim strategjik i padiskutueshëm, ishte një qëllim që nuk ishte vënë në diskutim nga asnjë parti politike serioze”, - tha ambasadori Marek Jeziroski.


4

në fokus Kuvendi është përfshirë sërish në akuza e replika, duke filluar nga enverizmi e deri tek nëntoka e krimit. Në debat u përfshi edhe Kastriot Islami, deputet i PD-së, i cili i kërkoi Ramës të bënte testin e drogës

Debatet në Kuvend

Berisha: Do nxjerr lidhjet me bandat, Rama: PD në dorën tënde dhe të Kaçit, fatkeqësi Berisha dhe Rama, replika për enverizmin, drogën dhe lidhjet e politikës me krimin. Në debat përfshihet edhe deputeti Islami. Ish-kryeministri: Do faktoj lidhjet e Ramës me krimin. Kryeministri: Kjo është hera e fundit që replikoj me Berishën Kuvendi është përfshirë sërish në akuza e replika, duke filluar nga enverizmi e deri tek nëntoka e krimit. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Ramën se është i lidhur me një seri bandash, ndërsa Rama “u betua” se kjo ishte seanca e fundit kur merrej me Berishën. Në debat u përfshi edhe Kastriot Islami, deputet i PD-së, i cili i kërkoi Ramës të bënte testin e drogës. Sali Berisha: Sa i përket enverizmit, trauma më e madhe e tij ka qenë dështimi për t’u bërë dhëndër i Enverit. Rrinte me lule në dorë, me shpresën se do dorëzonte lulen në destinacionin e duhur. Vdekja e Enver Hoxhës e gjeti këtë për spital. Një muzikant i madh, mik i të atit e gjeti në gjendje të mjerë mbushur dhomën me piktura. Përmendi dhjetorin në një kohë kur daja yt bënte thirrje për të futur tanket, ty të kishte çuar në Korfuz se mendoje se Spiro do fuste tanket dhe nuk duhej të lëndoheshe nga tanket. Edi Rama: Po të ishte Enveri këtu sot, në këtë sallë, kë do njihte nga ne të tre (Berisha, Rama e Kastriot Islami)? Sigurisht, sekretarin e vet të partisë dhe profesorin e vet që e bëri profesor parlamenti. Mua, Enveri nuk më njihte. Mund të të qëllojë që të lindësh dhe të jesh nipi, mbesa apo vajza dhe djali i dikujt, edhe pse unë jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam shumë i lumtur kur shoh Saliun që përkulet para Nënë Shqipëri, atje kur shkon. Ama që të jesh me mendtë e tua dhe këmbët e tua dhe të shkosh ti rrish te dera dhe mos të të hapin derën, pastaj të bësh xhiro më varkë, duke thënë se unë jap jetën për shokun Hysni e unë për shoqen Vito Kapo e adhuroj, dhe të vish këtu e të merresh me të shkuarën, është fatkeqësi e madhe. Berisha: Jemi këtu për të qëndruar dhëmb për dhëmb në të drejtën tonë për të mbrojtur interesat tuaja nga krimi, droga dhe bëmat e aleancës së qelbësirave. Ne do qëndrojmë dhe do qëndrojmë të palëkundur sikur këtë sallë ta mbushë karrige për karrige me killer e serial- killer, të mbledhë gjithë trafikantët e Shqipërisë. Njeriu që numëron 85 deputetë, që erdhi në pushtet duke blerë 48% të votave me paratë e qelbësirave, nuk ndihet i qetë. Hakmarrës primitiv. Njeri i një mentaliteti të tejshkuar. U ndje i tmerruar, i trembur nga fjala e opozitës. Bën biografira njëlloj sikur të dilte nga dyert e Sigurimit të Shtetit ndaj atyre që martirizohen. Javën e kaluar ishte i zbardhur dhe bënte lëvizje të pa kontrolluar dhe Strazimiri i tha miss- kokaina, sepse ishte miss kokaina dhe për këtë i realizoi kurthin e turpshëm. Turp për burracakun. 6 mijë euro u kap duke marrë militantja, hernia e Tiranës. Por 6 mijë euro nuk i merrte për vete ajo, harrojeni ju, i ndante. Ka patur trafiqe por problem është se eksporti ndaj Italisë dhe Greqisë është tetëfishuar. Dhje ju që sulmoni Lazaratin, shihni pak Progonatin, Kurveleshin etj. A e dini ju se ky zotëri çoi një nga qelbësirat e tij për ti dhënë 20 mijë euro Telnis Skuqit për të mos dhënë lajmin. Po në qoftë se zotëria nuk i çon çantën me para siç thuhet, a mund të bëhet ministër një njeri që nisi detyrën duke

qenë i implikuar direkt për vrasje. Ai Olsi i tij, a e dini që kur u vra po fliste me oficerin e tij në mënyrë që vrasësi t’i binte lehtësisht në kurriz dhe në kokë. Ai është mercenari dhe vetëm mercenar. Le t’i armatosë sa të dojë ata vrasës, ne do jua çjerrim maskën. Kontrolluesi kryesor i drogës është djali i Luiza Xhuvanit. Kushërinjtë e tij janë mbjellësit kryesor. Koleka kërkonte të fuste tanket në Qytet Studenti. Dije se po e çon vendin drejt situatave të paparashikuara. Del e flet ti për statusin, ndërkohë që e bllokove atë për dy vite rreth për tre ligjet. Edi Rama: “Ky parlament ka ngritur komisionin hetimor për çështjen e drogës… Sali Berisha: Tërësisht antikushtetues. Rama: Komisioni po punon intensivisht dhe ju siguroj se në ditët në vijim, për herë të parë do sjell prova konkrete që lidhen me këtë çështje. E më pas do ja çojë Prokurorisë dhe më pas do publikohen të gjitha. Nuk ka nevojë fare të ndodhë kjo dhe as të provoni 10 apo 15 linja, çohu ti, bëhu burrë i pari dhe shko në prokurori, provo një akuzë të vetme, jo nga këto por një nga ato që ke lëshuar në këtë sallë dhe unë ta kam thënë se çdo bëj. Për asnjë nga ata që i ke marrë për gojë këtu nuk provon dot. Kjo është fatkeqësia e asaj partie që ka ngel në dorën tënde dhe të Kaçit. Nuk paskan pas faji ata që thoshin se nuk ka kala që nuk e marrin komunistët. E morën dhe PD-në. Ti zotëri je dëshmi e gjallë e asaj që thoshte Kanti: “Kur dikush akuzon tjetrin për diçka për të cilën nuk ka prova, është në gjendje që ta bëjë vetë. Ti akuzon të tjerët se kanë familje të përfshirë në çështje të rënda, sepse je vetë në gjendje ta përfshish familjen në çështje të rënda. Dhe e ke dëshmuar këtë. Ti akuzon kalamajtë, vëllezërit, kushërinjtë e të gjithëve me radhë se në fakt tribunë tënde e bëre një bandë që e mori shtetin peng. Ndaj je në gjendje t’i akuzosh të tjerët kështu. Meqë e the se Statusin nuk e dhanë se ishin tre ligjet, por kur i kaluam, pse nuk e dhanë?! Ja ta shpjegoi unë: Sepse gjithçka ne bëmë në muajt e parë, për të cilat morëm gjithë përgëzimet e mundshme, sepse Shqipëria dhe qeveria e mëparshme na ka zhgënjyer shumë, për të parë nëse duhet apo jo të japim statusin.”- bëri me dije Rama më tej. Natyrisht, se sa të keni Saliun dhe Kaçin, do jeni këtu ku jeni. Dhe një arsye pse LSI nuk e integroi socialistin e vërtetë Kastriotin. E kishte Ramizi, humbi, e kishte Fatosi, humbi, më ngeli mua, humba dhe unë. E morët ju tani, humbët dhe ju dhe aty rrini tani. Kastriot Islami: Nga kompleksi i inferioritetit i djeg shumë kur flas unë. Sa herë flas unë, i vjen alivania. I fillon trullosja dhe s’di çfarë thotë. Pasi qe nga momenti që jemi njohur, unë e kam nxjerrë nga kryeministria, se ai ka ardhur me brekë ne zyrë, e unë i thash ik vish pantallona. Ky njeri flet integrimi, lufta kundër drogës e të tjera me radhë. Kryetari i parlamentit ka përsëritur një akuzë për këtë njeri dhe i ka thënë: shko bëji testin e drogës. Unë vetëm si shkencëtar i them nuk shpëton dot, nëse ke pirë një

Islami: Me një kërbaç budallallëku, mediokriteti sillet si mazokist, gjuan vetveten. Ndjej keqardhje, jo për budallallëkun, por për ata që janë krenarë për budallallëkun. Kaq mund të thosha me elegancë për një kryeministër, që nuk u bë kurrë kryeministër.

Rama: Natyrisht, se sa të keni Saliun dhe Kaçin, do jeni këtu ku jeni. Dhe një arsye pse LSI nuk e integroi socialistin e vërtetë Kastriotin. E kishte Ramizi, humbi, e kishte Fatosi, humbi, më ngeli mua, humba dhe unë. E morët ju tani, humbët dhe ju dhe aty rrini tani.

herë drogë. Prandaj shko bëj testin e drogës, që të vish të flasësh këtu për drogën, për integrimin, për enverizmin. Ilir Meta: Unë vazhdoj të jem i distancuar nga dalja e të gjithë juve nga rendi i ditës. Rama: Në qoftë se e ke dhe e keni për qytetarët shqiptarë dhe e vrisni mendjen se çfarë të bëni që të shpëtoni shqiptarët, është shumë e thjeshtë, lërini këto rrotullimet rreth vetes se historia po tregon zotrote, jo ne, nga ato historia që ke 23 vite që tregon. Por ka mbaruar ajo historia jote. Trego një provë të vetme. Nuk të kërkoj të shkosh me Jozefinën të dezinfektosh mushkonjat në Divjakë nëse nuk e provon, por të kërkoj diçka më të thjeshtë, po bashkë me Kastriotin të shkoni t’i kërkoni falje atyre që ngrenë fotografinë e Enverit, sepse ata të shkretët e kanë humbur rrugën, kurse zotrote ja ke humbur rrugën PD-në dhe e ke katandisur PD-në në këtë pikë halli që ta mbrosh bashkë me atë që e quajte zoti Kastriot, dhe që deri dje ishte shoku Kastriot që spiunonte shokët në Paris. Berisha: Këtu nuk më nxjerr ky shoku, me nxjerr Kushtetuta e vendit, e cila në nenin 77 ka parashikuar ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Të kërkosh burrni aty ku nuk ekziston dhe trimëri kur ferri dhe tmerri janë ligj është njëlloj si të kërkosh rrethin në katror… Ti je frikacak me lepur në bark që kur të kap frika, nuk di çfarë bën. Do nxjerr çdo lidhje tënden, duke filluar nga lidhjen me bandën e Rrugës së Kavajës. Po Hakmarrja për Drejtësi që i dhe qindra e mijëra metra katror ndërtime? Po me Dritan Dajtin, po me këtë tjetrin që e ke marrë zëdhënës, Shullazin dhe sulmon Lamen dhe harron se e ke mikun më të ngushtë....Ai e ka ushtar këtë që shihni ju (Tahirin), se e merr me shkelma. Ta mban, s’ta mban, se s’ke burrëri ti. Islami: Me një kërbaç budallallëku, mediokriteti sillet si mazokist, gjuan vetveten. Ndjej keqardhje, jo për budallallëkun, por për ata që janë krenarë për budallallëkun. Kaq mund të thosha me elegancë për një kryeministër, që nuk u bë kurrë kryeministër. Rama: Është shumë e drejtë vërejtja, por sot është një ditë për të folur jo për parafolësin më të shkurtër, se sot nuk ka asnjë gjë që mund të thuhet, sesa fakti që është bërë pjesë e një partie në gazetën e së cilës, ndër shumë gjëra të tjera për të është thënë se Kastrioti na paska qenë dhe pak spiun. Pra kur ka qenë me studime në Francë, ka qenë

rezident i ish-policisë sekrete komuniste dhe ka nisur formacione të bollshme në dëm të shokëve të tij. Këtë e thotë RD. Nuk mund të marr seriozisht një person që i është bashkuar kësaj partie me të cilën ka pasur një çështje të hapur. Duhet ta ul kokën shumë poshtë për ta parë. Jozefinë, duhet ta pranosh, ishte më dinjitoze kur të nënshtroi Enveri se sa të ulesh në gjunjët e Saliut. Etërit shpirtërorë janë ata që i zgjedh vetë Sali dhe ti e zgjodhe Enverin, Stalinin dhe ti i ndoqe pas. Atë punën e dëshirës për t’u bërë dhëndër i Enverit mos e ke nga vetja Sali, se unë kam qenë shumë i vogël. Mendoje një herë, ashtu siç të doli dhe diçka këtu një punë baxhanaku. Mos e ke se s’të zë gjumi meqë mohove baxhanakun që u vra. Dhe sot solemnisht jap fjalë këtu që në këtë sallë unë nuk merrem më me ty. Do marrim vendimin që ty do të lëmë të flasësh sa të duash, se nuk do harrojnë shqiptarët se kush je ti. Injoranca kur të del përballë ka vetëm një mënyrë për ta përballur: lëre të flasë dhe mos u merr me të. Fol sa të duash, unë me ty nuk merrem më. Ka një mënyrë për të më përzier në këtë, shko te prokurori dhe vërteto vetëm një. Berisha: Më nxori këtu betimi i tij i fundit. Meqë i tha Kastriotit ça i tha RD-ja, unë nuk po i them çfarë I ka thënë gazeta e Ilirit për Ramën apo gazeta e Ramës për Ilirin, por them çfarë ka thënë Ilir për të (vë të dëgjohet videoja e konferencës së Metës më 2011). Meta: Kot thoni që nuk është njeri i kohës. Merri ato bëji spote, mos e lodh parlamentin tani. Berisha: E vërteta ju ofendon. Meta: Nuk jam dakord për atë që tha doktori, se e vërteta është vetë doktori, ai as dhunon as ofendon. Berisha: Zoti Meta, kur nxori ai ato të RD për Kastriotin nuk e ndërpreve, tani do japim ca ke thënë ti për të? Meta: Po ta japësh mo dakord, por shko në ndonjë TV se këtu jemi në parlament. Nuk kam unë asnjë merak për të vërtetat, por i vetmi merak që kam unë është se kur të vërtetat vihen në gojën tënde, deformohen. Berisha: Rama ta mban, krijo komisionin parlamentar hetimor dhe në qoftë se unë nuk nxjerr në dritën e diellit lidhjet e tua për atë çka të akuzoj, unë nuk shkel më në këtë parlament. Meta: Jo, këtë nuk e pranoj, se po ikët ju, do iki dhe unë nga Parlamenti pastaj. Ky betim nuk pranohet.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

5

Kryeministri u shpreh dje se raporti i komisionit hetimor për trafikun e drogës ka nxjerrë fakte tronditëse, që tregojnë se avionët janë përdorur për transportin e lëndës narkotike para shtatorit 2013

Rama: Prova se trafiku i drogës me avionë është bërë në kohën e PD

“Nuk dua të jap detaje, por informacioni që unë kam marrë nga komisioni hetimor më ka tronditur për faktin se provat, të cilat unë nuk kam dashur t’i besoj se në Shqipëri mund të kishte trafiqe të tilla, tregonin se kishte një veprimtari të tillë më parë. Kjo ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj, që sot me zell të madh bëjnë denoncimet”. Intervistoi Sokol Balla/Top Story

N

jë koment të shkurtër, a do e mbani këtë premtim? Aq më tepër kur bëhet fjalë për të shkuarën, siç është zoti Berisha? Të replikosh me Bashën është normale… Një njeri për fat të keq mban peng Kuvendin dhe PD-në. Pavarësisht se ka shumë gjëra të rëndësishme për të diskutuar, është vërtetë për t’u ndjerë jo mirë kur përfshihesh në atë vorbull. Për sa më takon, unë e konsideroj të mbyllur replikën me liderin e opozitës. Është për fat të keq një personazh i degraduar që udhëheq procesin e degradimit të Parlamentit. Parlamenti duhet të jetë pasqyra e zgjedhjes së bërë nga populli. Unë jam i bindur se shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe që PD në Parlament nuk përfaqëson asgjë nga interesat e atyre që e kanë votuar, por vetëm ato të një grushti njerëzish që nuk u ka dalë ende pija nga vdekja e një pushteti. Edhe ju i përgjigjeni me të njëjtat tone... Këtë e refuzoj kategorikisht. Pavarësisht se mund të ketë pasur marrëdhënie të vështira mes nesh në opozitë dhe Parlamentit, nuk ka asnjë gjë që mund të na bëjë të ngjashëm si dy pika uji me ata që janë sot në opozitë, apo që të më bëjë mua dhe qeverinë e sotme me paraardhësin dhe qeverinë e djeshme. Kjo reflektohet tek deputetët tuaj, njëri prej tyre rrahu një deputet të opozitës... Është një proces degradimi i debateve të Parlamentit që udhëhiqet nga lideri i PD, për të dëmtuar marrëdhënien që duhet të ketë mes palëve në një demokraci normale, por që është edhe gjëja e vetme që ai di të bëjë. Gjithsesi, unë besoj në rilindjen e brendshme të një grupi që ka humbur gjithçka dhe që sot jeton me të shkuarën, me një frikë dhe rezistencë ndaj shumë lidhjeve që po këputen dita ditës me botën e aktivitetit të paligjshëm. Është humbja e një grushti njerëzish që fituan shumë, por që për fat të keq prej tyre shqiptarët humbën shumë. Akuzat e opozitës i krahasuat me mushkonjat... Unë kam reaguar ndaj një idiotësie se, në Divjakë çdo natë në ora 8 ngriheshin avionët. Dhe unë thash se, mbase janë mushkonjat që duken si avionët. Kjo ka qenë ajo që unë kam thënë dhe i qëndroj akoma. Po pas ngjarjes që ka ndodhur në Divjakë, mendoni se është mushkonjë apo avion? Ne i kemi qëndruar besnik zotimit që është ende në lojë. Ne nuk kemi ardhur në qeveri për të përsëritur gabimet e paraardhësve tanë. Kur ne kemi thënë se nuk zotërojmë asnjë provë e fakt të pohuar për këtë formë të trafikut të drogës, kemi qenë tërësisht korrekt dhe besnik ndaj zotimit tonë. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe SHISH me një deklaratë publike. Por pas kësaj deklarate ndodhi ngjarja... Po, por ky është një problem nga i cili ne nuk duhet të habitemi dhe të themi se ky është fundi i botës, pasi kjo formë e trafikut, për të cilin nuk kemi pasur asnjë

provë, ndodh në mënyrë të vazhdueshme edhe në vendet e BE-së. Mesa duket e kanë bërë vetë ata kur ishin në pushtet, sepse kjo është zbuluar nga komisioni hetimor që drejtohet nga një deputete me eksperiencë në drejtësi. Ka struktura shtetërore të përfshirë në të? Jam njohur me raportin e komisionit, që është i pari komision serioz që ka funksionuar dhe që do të japë prova konkrete se si kjo ka ndodhur më parë. Që ka ndodhur para se të vinit ju në pushtet? Po, ka ndodhur para shtatorit. Unë dhe ministrja e Mbrojtjes jemi në dijeni të informacioneve të klasifikuara. Ka struktura policore dhe ushtarake në këtë trafik? Nuk dua të jap detaje, por informacioni që unë kam marrë nga komisioni hetimor më ka tronditur për faktin se provat, të cilat unë nuk kam dashur t’i besoj se në Shqipëri mund të kishte trafiqe të tilla, tregonin se kishte një veprimtari të tillë më parë. Kjo ka ndodhur në periudhën kur qeverisnin këta zotërinj që sot me zell të madh bëjnë denoncimet. Është arrestuar një person i tretë lidhur me ng jarjen e Divjakës, duke e bërë ng jarjen më interesante. Ç’mund të na thoni? U qëndroj atyre që kam thënë dhe e përsëris se ka qenë një periudhë e vështirë, pasi jemi ndodhur në një valë sulmesh nga opozita, bazuar në një përbaltje sa më shpejt e sa më shumë ndaj qeverisë, në një moment kur po i afrohemi datës së statusit kandidat. Në këtë situatë, nga njëra anë dëgjojmë vlerësime dhe inkurajime, sepse më në fund po luftohet droga në Shqipëri, se kjo hordhi që ka qenë nuk është më dhe sepse diçka që ndodhte dje s’merrej vesh, por sot merret vesh, ndodh sepse gjithçka po goditet shumë fort. Po goditen rrjete të ngritura nga ata që kishin pushtetin. Dhe nga ana tjetër dëgjojmë këtë lukuni akuzash. Po akuzoni ata që kanë qenë më parë në pushtet... Disponojmë prova të pakontestueshme se kjo ka ndodhur më parë. Mbledhja e forcave të policisë rreth plazhit të Divjakës ishte para se të rrëzohej avioni dhe planifikohej të kapej pjesa në tokë, jo avioni. Sokol Balla: Dje Partia Demokratike ka kërkuar hetimin e shkarkimeve në administratë. Përse e refuzoni komisionin hetimor për këtë çështje? PD ishte në komision, por deputetët e saj u ngritën nga tavolina dhe thanë se duhet një komision tjetër. Ne mund të jemi tolerantë, sa t’i lejojmë në seanca ku shpërfytyrohet Parlamenti dhe ku shkelet me të katër këmbët e opozitës etika, por nuk mund të pranojmë çdo absurditet që kërkohet. Është e rëndësishme të kujtohet se ndaj meje Saliu dhe opozita e sotme kanë ngritur tre komisione. Duan komision hetimor në mënyrë që çdo të enjte ta kthejnë Parlamentin në sallë debatesh të shterpëta.

Për statusin "Ua kam thënë në sy që rruga e zgjedhur nga disa prej forcave të moderuar për të luftuar me këta idiotë që duan të shkatërrojnë BE, që janë shprehje e tendencave raciste, anti-myslimane, që janë me forcë të prirur që ta refuzojnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe gjithë rajonin…

Është interesant qëndrimi i Metës. Nuk kemi dëgjuar asgjë në mbrojtje të qeverisë, as nga ai, as nga deputetët e LSI, përkundrazi, ka patur ndonjë pickim sic ishte ai i zotit Luan Rama… Besoj që ne jemi qeveria e parë në të paktën sa më kujton përvoja ime në këtë periudhë pas shembjes së regjimit, që punon si një skuadër dhe ju siguroj që nuk ka asnjë dallim. Detyrat janë të ndara. Meta është kryetar u Kuvendit dhe po bën një punë të admirueshme në drejtimin e Kuvendit, si një person ashtu sic duhet të jetë mbi palët, çka nuk është aspak e thjeshtë në kushtet e këtij lloji Kuvendi kur imponohet një degradim i përjavshëm. Për asnjë moment nuk mund të them që edhe kur ka patur debat krejt normal brenda shumicës të ketë patur pickime të natyrës që të kemi parë të shkuarën brenda mazhorancës. Sinergjia është e plotë për të formësuar ritmin që duhet të zhvillohet marrëdhënia mes qeverisë dhe grupeve parlamentare apo shumicës, ku të dyja palët kanë shumë për të përmirësuar. Në thelb Aleanca për Shqipërinë Europiane do të transformojë vendin. Këto ditë po përflitet për akuza për marrëveshjen e detit, kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm. Përse tani ndaj Bashës? Duket si kundërsulm... Unë e di shumë mirë çfarë shqiptarët sot përjetojnë negativisht në raport me ne; faktin që nuk ka ende para drejtësisë përgjegjës të peshës së rëndë. Në 2008-ën akuzonit Fazlliç, Fazlliç dhe në dhjetor i dhatë interkonjeksionin… Kjo është gënjeshtër dhe unë e refuzoj gënjeshtrën. Sa i përket ndëshkimit, vazhdoj të shpresoj që prokuroria do të çojë përpara një sërë çështjesh të ndjeshme që janë bërë publike dhe që nuk janë bërë publike. Bëhet fjalë për çështje të rënda implikimesh që kanë shkuar deri në kërcënim të stabilitetit të vendit dhe sigurisë kombëtare. Prokuroria ka në tryezë jo një, por shumë çështje të rënda që implikojnë drejtpërdrejtë ish-ministra dhe zyrtarë të lartë. Ne mund të bëjmë çdo

gjë, por s’mund të marrim përsipër të bëjmë edhe prokurorin edhe gjyqtarin. Por një gjë, ne nuk do të bëjmë sehir përballë kësaj farse dhe korrupsionit në gjyqësor. Ne do të bëjmë një reformë të drejtësisë pa marrë përsipër të bëjmë gjykatësin dhe prokurorin, por nuk mund të mbyllim sytë përballë gjykatësit dhe prokurorit të korruptuar që në gjithë këto vite ia morën frymën këtij populli. Do të marrim statusin në qershor? Kur unë thosha në dhjetor që Shqipëria u penalizua nga ekstremistë në vendet anëtare, shumëkush dhe me gjithfarë mënyrash e përqeshën këtë që thashë unë, ndërsa sot jemi përpara provës, jo vetëm Shqipëria u penalizua, por që nga ana tjetër, vetë BE po penalizohet për shkak të rritjes së këtyre forcave ekstremiste dhe unë kam qenë shumë i hapur me të gjithë ata që kam takuar. Ua kam thënë në sy që rruga e zgjedhur nga disa prej forcave të moderuar për të luftuar me këta idiotë që duan të shkatërrojnë BE, që janë shprehje e tendencave raciste, antimyslimane, që janë me forcë të prirur që ta refuzojnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe gjithë rajonin… Sapo quajtët një të tretën e Parlamentit Europian “idiotë”. Në një intervistë keni quajtur “injorantë” 90 për qind të deputetëve, duke u thënë që nuk njohin mekanizmin e dhënies së statusit. Mendoni që këto deklarata nga Kryeministri i Shqipërisë ndihmojnë kur kanë mbetur pak ditë nga statusi? Unë i qëndroj deklaratave të mia. Dhe kam quajtur të paditur 90 për qind të deputetëve të vendeve anëtare që nuk e dinë ndryshimin mes statusit, negociatave dhe anëtarësimit, dhe kjo është e vërtetë. Edhe një herë, do e marrim apo jo statusin? E rëndësishme është që Komisioni Europian thotë po, dhe ky është matësi ynë. Neve na duhet një raport pozitiv nga Komisioni dhe këtu e kemi kryer detyrën dhe në momentin që vendet anëtare ulen për ta diskutuar… një pjesë kanë probleme të mëdha me veten.


6

ngjarje e ditës

ditari

Edhe pas reformimit, Komisariati i Policisë Rrugore, i përfshirë në afera të paligjshme. Ndëshkohen 28 punonjës

Gjobat fiktive, shkarkohen 13 oficerë të Policisë Rrugore Pesë oficerë dhe 23 efektivë të Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë u ndëshkuan me masa të ndryshme, pas një kontrolli të ushtruar nga eprorët e Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi firmosi masat për 28 efektivë, 13 prej të cilëve u larguan nga radhët e policisë. Shkeljet, sipas burimeve të policisë kanë të bëjnë me gjobat e vendosura ndaj shoferëve. Sipas burimeve, kontrolli ka synuar të zbulojë dhe të evidentojë shkelje të realizuara nga personat e ndëshkuar në periudhën janar-shkurt. Në fillim janë kontrolluar vendimet dhe ndëshkimet e marra nga komisio-

ni i vlerësimit për heqjen apo pezullimin e lejeve të drejtimit. Por pas këtij kontrolli është nisur dhe realizuar edhe një kontroll tjetër, që ka pasur tematikë vlerësimin e ligjshmërisë së vendosjes së gjobave nga agjentët e policisë rrugore për shkelje të ndryshme. Pas kontrollit të kryer nga një grup i përbërë nga specialistë të Drejtorisë së Policisë Rrugore, Drejtorisë së Standardeve si dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë gjetur një sërë shkeljesh të kryera nga 28 efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës. Pas hetimit administrativ mbi shkeljet e realizuara nga policët e ndësh-

kuar, është përpiluar një raport i imtësishëm. Në fund është konkluduar se duheshin ndëshkuar 28 oficerë të policisë rrugore të kryeqytetit. Në mesin e të ndëshkuarve është shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Dritan Bona, ndërkaq mësohet se janë 10 efektivë policie të nivelit të komandantëve të turnit në trafik, për shkelje të detyrës dhe plotësimin nga ana e tyre të gjobave fiktive dhe abuzive. Sipas policisë, masa e largimit të këtyre efektivëve nga puna ka ardhur pas hetimeve 3-mujore të kryera nga Drejtoria e Standardeve, pas ankesave të bëra nga qytetarët për gjoba abuzive. Ven-

dimi për shkarkimin e 28 policëve është marrë mbrëmjen e djeshme gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura mes Drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi, drejtorit të Tiranës, Ardian Çipa dhe atij të Qarkullimit Rrugor, Ervin Hoxha. Ndërkohë, vendimi iu është komunikuar sot efektivëve. Kontrolle mbi ligjshmërinë e vendosjes së gjobave nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore apo të komisariateve të policisë në qarqe dhe në Tiranë, pritet të kryhen edhe në ditët në vijim, për të verifikuar dhe kontrolluar korrektësinë e zbatimit të ligjit nga efektivët e policisë në bazë.

Bie dëshmia e Saimir Bajramit, zbulohen 11 gjurmë gishtash në pakot e kanabisit Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall në kërkim edhe 4 persona të tjerë për avionin e Divjakës. Avokati kërkon ekspertizë mendore për Saimir Bajramin, por Gjykata e Apelit e lë në qeli deri në fund të hetimeve Leonard Bakillari Tiranë Tentativa për të trafikuar drogë me avion nga plazhi i Divjakës rezulton të jetë një operacion i mirorganizuar, ku dyshohet se janë përfshirë të paktën shtatë persona. Pas arrestimit të 35-vjeçarit shqiptar Saimir Bajrami, pilotit italian Giorgio Riformato, dhe një 24-vjeçari nga Lushnja, burime të prokurorisë thonë se dyshohet të jenë përfshirë edhe katër persona të tjerë. Të gjithë të dyshuarit tashmë janë identifikuar nga prokuroria dhe janë shpallur në kërkim si pjesë e rrjetit që do të trafikonte rreth 300 kilogramë kanabis nga plazhi i Divjakës në Pescara të Italisë. Ndaj katër të dyshuarve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa ata janë shpallur në kërkim pas provave të mbledhura që i implikojnë këta persona në procese të ndryshme të përgatitjes dhe tentativës së trafikut të narkotikëve. Nuk jepen të dhëna për identitetin e katër personave të tjerë, por mësohet se ndaj tyre janë siguruar prova shkencore si dhe të dhëna nga dëshmitë e dy të arrestuarve të tjerë. I dyshuari i tretë që u vu në pranga për këtë ng-

jarje ishte 24-vjeçari nga Lushnja, Aurol Pupe, i cili pranoi se kishte paketuar një pjesë të lëndës narkotike që u sekuestrua nga policia në plazhin e Divjakës. Provat për arrestimin e tij u siguruan nga policia shkencore, e cila arriti të identifikojë gjurmë gishtash mbi mbështjellësin e lëndës narkotike, që korrespondojnë me të dyshuarin. Në të njëjtën mënyrë janë siguruar prova edhe për të paktën katër persona të tjerë, të cilët zyrtarisht konsiderohen si bashkëpunëtorë të 35-vjeçarit Saimir Bajrami dhe pilotit italian, Giorgio Riformato. Këto të dhëna ndryshojnë tërësisht dëshminë e dhënë nga 35-vjeçari, duke rrëzuar kështu alibinë e tij se lëndën narkotike e kishte blerë në Krujë nga një person i quajtur Agron. Rrëfimi i të dyshuarit është vendosur në pikëpyetje menjëherë sapo ekspertët e Kriminalistikës zbuluan 11 gjurmë gishtash në pakot e drogës, e cila përkundër deklaratës së Bajramit, nuk rezulton të jetë paketuar në Krujë, por në Lushnjë. Të dhënat kontradiktore në dëshminë e 35-vjeçarit Bajrami kanë bërë që avokatët e tij mbrojtës të kërkojnë ekspertim mendor për klientin e tyre. Ai dje u paraqit në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ku gjithashtu mori masën e sigurisë “arrest me burg” si i dyshuar në trafikun e lëndëve narkotike në bashkëpunim me pilotin italian Giorgio Riformato. Në përfundim të seancës së sigurisë, avokati i Bajramit tha se dëshmia e klientit të tij nuk është e vërtetë dhe se ai ka gënjyer në kushtet e presionit. “Ne do japim pretendime të reja, sepse nuk diskutohet që ato deklarime janë dhënë në

Rrëfimi i të dyshuarit është vendosur në pikëpyetje menjëherë sapo ekspertët e Kriminalistikës zbuluan 11 gjurmë gishtash në pakot e drogës, e cila përkundër deklaratës së Bajramit, nuk rezulton të jetë paketuar në Krujë, por në Lushnjë.

kushte të rënduara të momentit të gjendjes së tij emocionale. Ato nuk qëndrojnë. Ne, përsa i përket pjesës së personalitetit të tij, e vëmë shumë në dyshim”, - deklaroi avokati i Bajramit. Megjithatë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Bajramit, duke rikonfirmuar kërkesën e Prokurorisë për masën “arrest me burg”. Ndërkohë që në fillim të javës tjetër pritet që të dalë para Apelit edhe piloti Riformato, për të cilin sërish avokatët do të kërkojnë lirinë e tij. Kjo për faktin se piloti italian ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave, duke thënë se nuk kishte asnjë njohje me shqiptarin Saimir Bajrami dhe asnjë lidhje

Procedimi i gjyqtarëve, KLD rrëzon ministrin Naço Anëtarët e Këshillit kanë votuar kundër procedimeve disiplinore të kërkuara nga ministria ndaj 4 gjyqtarëve Tiranë Për të disatën herë me radhë,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesat e ministrit Nasip Naço për procedimin disiplinor të tre g jyqtarëve. Në përfundim të mbledhjes që ka përfunduar rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes, me shumicë votash anëtarët e KLD-së kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën për shkarkim nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha. Po ashtu është rrëzuar kërkesa e parë për masë disiplinore ndaj gjyqtares së Apelit Shkodër, Lindita Hoxha, duke mi-

ratuar vetëm propozimin e dytë të ministrit për masën “vërejtje”. KLD ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën për masë disiplinore ndaj gjyqtares së Gjykatës Administrative Shkodër, Valbona Durraj, duke mos dhënë asnjë masë ndaj saj, edhe pse ligji i njeh të drejtën ministrit që pas rrëzimit të propozimit të parë, të propozojë një masë të dytë. “Këshilli shqyrtoi propozimet e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për katër gjyqtarë. Pas diskutimeve mes anëtarëve, bazuar në kërkesat e dërguara nga ministri i Drejtësisë, Këshilli vendosi të rrëzojë propozimin e parë të ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore ‘shkarkim nga detyra’ për gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Pas kësaj vendimmarrjeje ministri, në kundër-

shtim me ‘Rregulloren për procedimin disiplinor të gjyqtarëve’, nuk propozoi një masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë”, thotë në një njoftim zyrtar Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në vijim të procedimeve disiplinore, të cilat janë depozituar rreth një vit më parë në KLD, Këshilli vendosi të miratojë kërkesën e ministrit të Drejtësisë për dhënin e masës disiplinore “vërejtje” ndaj gjyqtarit K. A, të cilin KLD nuk e identifikon me emrin e plotë në njoftimin për mediat. Kjo është beteja e radhës që ministri i Drejtësisë humb përballë KLD-së, pasi në të gjitha rastet e kërkesave për procedim, vetëm një masë disiplinore “shkarkim nga detyra” është pranuar me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit.

me trafikun e dyshuar të drogës. Ai ka pretenduar se është ulur në plazhin e Divjakës pas një problemi që ka patur në avion dhe nuk ka dijeni për një veprimtari të jashtëligjshme, që sipas prokurorisë do të kryhej mes tij dhe Bajramit. Por pavarësisht këtij qëndrimi, organi i akuzës ka siguruar pamje filmike që tregojnë takimet e Riformatos dhe Bajramit në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Prokuroria pritet të zbardhë skemën e plotë pas arrestimit të të dyshuarve të tjerë dhe marrjen e dëshmive të tyre, pasi deklarimet e Saimir Bajramit nuk përputhen me provat e siguruara nga hetimi i deritanishëm.


ngjarje e ditës

ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

7

Vlerësimi i përdorur nga FLE ka marrë parasysh xhiron vjetore të kompanisë, fitimin vjetor, kapitalin e investuar dhe një vlerësim të përafërt të vlerës së tregut të biznesit etj.

FLE zbardh 10 më të pasurit e Shqipërisë, kryeson Samir Mane Fondacioni për Liri Ekonomike (FLE) publikoi dje 10 personat më të pasur në Shqipëri. Drejtori i Fondacionit, Besart Kadia radhiti emrat që janë përzgjedhur duke marrë në konsiderate metodën e vlerësimit, të ngjashme me atë të “Forbes”. Ja lista Shqiptarët e duan paranë, madje dëshirojnë të bëhen të pasur shumë shpejt. Dhe shumë prej tyre ia kanë dalë. Për më shumë se dy dekada ekonomi të tregut të lirë Shqipëria ka dhe ajo milionerët e parë, pse jo edhe miliarderë. Pavarësisht katastrofave dhe krizave që ka pësuar ekonomia pas viteve 1990, vendi zotëron biznese serioze dhe prestigjioze me shtrirje edhe jashtë kufijve. Fondacioni për Liri Ekonomike (FLE) publikoi dje 10 personat më të pasur në Shqipëri. Drejtori Ekzekutiv i FLE, Besart Kadia radhiti emrat që janë përzgjedhur duke marrë në konsiderate metodën e vlerësimit, të ngjashme me atë të “Forbes”. Toplista kryesohet nga Samir Mane, me aktivitet kryesisht në sektorin e tregtisë, i dyti radhitet Vasil Naçi, zotërues i kompanive të import-eksportit, i treti është Bashkim Ulaj, me aktivitet në ndërtim dhe në telekomunikacion, i katërti Artan Dylaku, kryesisht në fushën e ndërtimit, e pesta është Vjollca Hoxha, pronare e Top Media, i gjashti renditet Shefqet Kastrati me aktivitet në tregtinë e hidrokarbureve, i shtati në radhë është Grigor Joti, me “Infosoft Group”, i teti renditet Edmond Leka me aktivitet financiar, e nënta radhitet Vilma Nushi në biznesin e tregtisë dhe ilaçeve dhe listën e dhjetëshes e mbyll, Ramë Geci me veprimtari në shërbime dhe ndërtim. Fondacioni për Liri Ekonomike e prezantoi dje edicionin e parë të projektit “10 njerëzit më të pasur të vitit”, çka pritet të shndërrohet në traditë. Rezultati është nxjerrë në përfundim të një kërkimi metodologjik nëpërmjet metodës së vlerësimit, në pamundësi për metodën e matjes. Metoda e përdorur nga FLE është një përafrim i metodës së përdorur në Amerikë nga revista “Forbes”, ku merret parasysh xhiroja vjetore e kompanisë, fiti-

më të pasurit e Shqipërisë 1-Samir Mane Kompanitë aksionet fusha ku operon Balfin 100% Investime, konsulencë Neptun 90% Tregtim mallrash Manetci 100% Ndërtim, Real Estate Albchrome 100% Industri TEG 88% Qendër tregtare 2-Vasil Naçi Kompanitë aksionet fusha ku operon Agna 34 % Import-eksport Alfa sha 27% Import-Eksport Platea 17% Ndërtim, menaxhim Albatrex 34% Tregti me shumicë Banka S. Generale 4% Bankë

Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë, si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar. Të dhënat për këtë vlerësim janë marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Nuk ka qenë i lehtë për pjesën më të madhe të bizneseve shqiptare viti 2013.

mi vjetor, kapitali i investuar, një vlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit etj. Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë, si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar. Të dhënat për këtë vlerësim janë marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Nuk ka qenë i lehtë për pjesën më të madhe të bizneseve shqiptare viti 2013. Konkurrenca është shtuar teksa shumë tregje po maturohen. Kriza globale nga ana e vet bëri punën e saj, teksa rritja ekonomike në 2013 ka qenë në nivelin më të ulët historik me vetëm 0.4%, nga 8% që arriti para se të shpërthente kriza financiare globale në fund të 2008ës. Frenimi i konsumit të brendshëm ka qenë i dukshëm, duke reflektuar çmimet e larta, pasigurinë për të ardhmen apo rritjen më të ngadaltë të të ardhurave, dukuri që është pranuar tashmë dhe nga Banka e Shqipërisë. Bizneset po vuajnë nga problemet e likuiditetit, me kohën e likuidimit të pagesave që sa vjen e zgjatet dhe bankat kanë ndaluar pothuajse fare huadhënien.

TAP, Albpetrol rezervon 1.2 miliard metër kub gaz natyror në vit Albpetrol ka aplikuar për të rezervuar një sasi prej 1.2 bcm/vit (miliardë metër kub) gaz natyror, duke pasur parasysh se kërkesa e Shqipërisë për furnizim me gaz natyror nga viti 2020 (lidhja me rrjetin rajonal të gazit) do të jetë rreth 1.2 bcm në vit. Aplikimi i “Albpetrol sh.a” për rezervimin e kapaciteteve në gazsjellësin TAP do të shqyrtohet nga kompania TAP AG, në përputhje me metodologjinë dhe procedurat që përcaktohen në procesin e vlerësimit të aplikimeve. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionin Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës për projektin e gazsjellësit TAP, që u zhvillua nën drejtimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri. Axhenda e takimit kishte të bënte me diskutimin mbi progresin e arritur dhe hapat që duhen ndërmarrë në drejtim të çështjeve të tilla, si prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror nga projekti, krahasimi i HGA greke me atë shqiptare, autorizimi i ndihmës shtetërore, krijimi i një komisioni për menaxhimin e çështjes së blerjes/ marrjes me qira të tokës ku do të kalojë projekti TAP dhe hartimi i dy marrëveshjeve në zbatim të Benchmark Agreement. Anëtarët e Komisionit Ndërin-

stitucional u informuan nga sekretariati teknik, se në vazhdim të njoftimit të TAP-it për hapjen e “First Booking Phase”, 05 – 19 maj 2014, shoqëria Albpetrol realizoi një prenotim të kapaciteteve të gazit natyror, në kuadër të projektit të gazifikimit të Shqipërisë. Komisioni Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës për projektin e gazsjellësit TAP Axhenda e takimit kishte të bënte me diskutimin mbi progresin e arritur dhe hapat që duhen ndërmarrë në drejtim të çështjeve të tilla si prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror nga projekti TAP (booking capacities); krahasimi i HGA Greke me atë shqiptare; autorizimi i ndihmës shtetërore; krijimi i një komisioni për menaxhimin e çështjes së blerjes/marrjes me qira të tokës ku do të kalojë projekti TAP dhe hartimi i dy marrëveshjeve në zbatim të Benchmark Agreement. Anëtarët e Komisionit Ndërinstitucional u informuan nga sekretariati teknik, se në vazhdim të njoftimit të TAP-it për hapjen e “First Booking Phase”, 05 – 19 maj 2014, shoqëria Albpetrol realizoi një prenotim të kapaciteteve të gazit natyror, në kuadër të projektit të gazifikimit të Shqipërisë.

3-Bashkim Ulaj Kompanitë aksionet fusha ku operon Gener 2 100% Ndërtim Platinium investiment 100% Finance, jo bankë Tirana Datacom 70% Telekomunikacion 4-Artan Dulaku Kompanitë aksionet fusha ku operon Concord investiment 34% kompani ndërtimi INER 34% Tregti me Shumice Inter gaz sha 50% Tregtim gazi Alissa Albania 100% Prodhimin materiale ndërtimi As Comuniacation 26% Shërbime telekomunikacioni Albeton 5 100% Prodhim inertesh Ilira shpk 49% Real estate Alba –beton 34% Aktivitet Ndërtimi Media Vizion 33% Veprimtari televizive Euro aditiv 20% Tregti materialesh kimike 5-Vjollca Hoxha Kompanitë aksionet fusha ku operon Plus Comunication 6% Telekomunikacion Digitalb 10% Prodhim audio video Top-Channel 8% Veprimtari televizive Valtelina 20% Lori kafe Video Grafic 20% Prodhim Reklamash 6-Shefqet Kastrati Kompanitë aksionet fusha ku operon Kastrati sha 100% Hidrokarbure Green Fuel 49% Prodhim biokarburesh Kaspetrol 17% Impiante hidrokarburesh Murataj 50% Tregtim mjetësh transporti Continental Group 50% Import dhe tregti hidrokarburesh Albsiguracion 73% Shoqëri sigurimi Kastrati shpk 100% Import, ekport, tregti karburantesh 7-Grigor Joti Kompanitë aksionet fusha ku operon Infosoft Goup 80% Investime në pjesmarrje Inveg 100% Ndërtime konstruksione 8-Edmond Leka Kompanitë Unioni Financiar Union Bank sha

aksionet 35% 2%

fusha ku operon Këmbim valutor, transferta Bankë

9-Vilma Nushi Kompanitë aksionet fusha ku operon Marketing Distribution 100% Tregti, Duty Free Shop Trimed 50% Depo farmaceutike 10-Ramë Geci Kompanitë Geci shpk

aksionet 100

fusha ku operon Pronari i i Hotel Tirana international


8

30.05.2014 Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

Njoftime/reklama

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Jo vetëm politikë si zakonisht

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

MAKS VELO

e përmuajshme

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

Pranoi krimin, arrestohet babai vrasës

Një person vetëdigjet në mes të qytetit

Dibër - Policia ka arrestuar

Durrës - Një ngjarje e rëndë ka

shtetasin Doksan Dushku, me akuzën e vrasjes së vajzës së tij 21-vjeçare Fatmira Dushku, në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër. Ai ka pranuar autorësinë e vrasjes gjatë marrjes në pyetje në polici. Pas dyshimeve për një vrasje të mundshme, policia

kontrolloi në një ekspertizë trupin e vajzës pajetë dhe zbuloi se ajo ishte vrarë, ndërsa familjarët e saj po e trajtonin rastin si vdekje natyrale për të fshehur vrasjen. Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që viktima rezultonte të ishte 26 javë shtatzënë.

ndodhur dje në qytetin e Durrësit, ku një person i ka vënë flakën vetes së tij. Burri me inicialet H.R, 64 vjeç, është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetës përpara Pallatit të Kulturës në këtë qytet. Një kalimtar i rastit i ka ardhur në ndihmë 64-vjeçarit të mbuluar nga

9

flakët, duke i shuar ato. Më pas ai është dërguar me shpejtësi drejt spitalit. Pavarësisht se ende nuk dihen shkaqet e plota që e çuan H.R të bënte një veprim të tillë, policia dyshon se ai vuan nga çrregullime mendore, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3-8 mijë euro për t’u bërë “i përndjekur politik”, në pranga ish-grevisti i urisë Ish i përndjekuri politik Asllan Patrioti arrestohet me akuzën e mashtrimit. Pajiste me dokumente false si ish të përndjekur emigrantët për në SHBA dhe Kanada. Akuzohet dhe për mashtrim me strehimin, ku kërkonte 2-5 mijë euro. Patrioti ishte një nga grevistëte urisënë vitin 2012 Ish i dënuari politik i kohës së diktaturës, Asllan Patrioti e kishte kthyer statusin e të përndjekurit politik në një biznes fitimprurës. Ai lëshonte karta vërtetimi false si ‘ish i përndjekur politik’, me të cilat persona të ndryshëm kërkonin azil në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende të tjera të BE-së. Ditën e enjte Asllan Patrioti, 61 vjeç, lindur e banues në Durrës, lagjia 13, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit me akuzën e mashtrimit dhe bashkë me të është zbuluar dhe “rrjeti” i bashkëpunimit. Policia bën të ditur se u shpall në kërkim shtetasi Arben Shezi, 44 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë, i cili është kryetar i Shoqatës së Përndjekurve për qytetin e Durrësit, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorë të tjerë në skemat e mashtrimit. Asllan Patrioti është një nga ish të përndjekurit më të famshëm në vend. Ai ishte një nga drejtuesit e grevës së urisë të ish të përndjekurve në vitin 2012. Hetimi si jepeshin kartat false Policia e qytetit të Durrësit ka dhënë detaje për hetimet që kanë çuar në vënien në pranga të Patriotit. Ajo bëri

të ditur se në shtëpinë e Patriotit u gjetën dokumente të 80 shtetasve, të cilët prisnin të merrnin kartën e ‘ish të përndjekurit” nga i arrestuari. Nga hetimet rezulton se Patrioti merrte 2-5 mijë euro për vërtetimet e arta, me të cilat nuk dihet akoma se sa vetë kanë përfituar “azilin” në SHBA apo Kanada. Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës ka filluar hetimet prej dy muajsh, duke zbuluar dhe mekanizmin e këtij mashtrimi. Personat nën akuzë kanë arritur të mashtrojnë shtetas të ndryshëm duke u premtuar “pajisjen e tyre me dokumente të ndryshme për të aplikuar për të shkuar në shtete si Kanada, SHBA, Britani apo Belgjikë, me dokumente me mbishkrimet ‘CBI’, ‘Antiterror’, ‘Antimafia’ etj., dhe pas arritjes së tyre në destinacion do të pajiseshin me karta të tjera, si “vërtetim anëtarësie pranë Shoqatës për Integrimin e të Përndjekurve Durrës”, me të cilat do të mund të fitonin azil. Për këto shërbime Patrioti kërkonte pagesë në shumat që varionin nga 3 mijë deri në 8 mijë euro. Sipas versionit zyrtar të policisë, ndaj këtyre shtetasve është ngritur akuza për veprën penale të “mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143, paragrafi 2 dhe 25, i Kodit Penal shqiptar. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, si distinktivë me mbishkrimet e CBI, dokumente me mbishkrimet “Antiterror”, 80 dokumente identifikimi personash të tjerë, si dhe 40 vërtetime nga “Shoqata për Integrimin e të Përndjekurve Durrës”. Por akuza e mashtrimit nuk përfundon këtu për Patriotin, pasi ai akuzohet gjithashtu se ka falsifikuar edhe dokumente për

strehimin. Patrioti fuste në listë persona që të përfitonin strehim falas nga shteti.

Nga hetimet rezulton se Patrioti merrte 2-5 mijë euro për vërtetimet e arta, me të cilat nuk dihet akoma se sa vetë kanë përfituar “azilin” në SHBA apo Kanada. Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës ka filluar hetimet prej dy muajsh, duke zbuluar dhe mekanizmin e këtij mashtrimi.

Arrestimi i parë Kjo nuk është hera e parë që ishkoordinatori i grevës në vitin 2012 të të përndjekurve politikë përfundon prapa hekurave. Më 17 tetor 2012, tri ditë pas përfundimit të grevës së ish të përndjekurve, policia arrestoi Patriotin me akuzën për mitmarrje. Sipas policisë, Patrioti i kishte marrë një shumë parash një shtetasi italian Massimiliano Nicolini, pasi e kishte mashtruar se i kishte gjetur makinën e tij të vjedhur. Gjykata e Apelit e liroi me arrest shtëpie Patriotin.

Shembet pallati 9 -katësh, dëmtohen banesat dhe hotelet përreth Durrës - Shembja e një pallati pa leje

nga ana e INUK-ut ka rezultuar në një bilanc të pamenduar, pasi nga shpërthimi janë dëmtuar çatitë dhe thyer xhamat e dritareve të dhjetëra banesave përreth. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendoi ta shembte me eksploziv pallatin 9-katësh në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Për shpërthimin e godinës janë përdorur 150 kg C4, të vendosur në rreth dy mijë vrima në të gjithë ndërtesën. Pavarësisht se forcat e policisë

kishin larguar banorët në një rreze prej 500 metrash rreth ndërtesës, ata nuk kanë parashikuar dot dëmin që ka shkaktuar shpërthimi për banesat apo bizneset e tyre, duke sjellë dhe revoltë e zemërim. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime të mëdha në bizneset pranë, duke prishur çatitë e dritaret dhe shkaktuar panik. Dëmtimet më të mëdha janë konstatuar në godinat që gjenden në një rreze prej 200 metrash nga pallati 9-katësh. Banorët shprehen të revoltuar për

mediat, duke kërkuar dëmshpërblim nga shteti për dëmet materiale. “ Të marrë masa të dëmshpërblejë ose të sjellë njerëz që të rindërtojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. Janë prishur panelet diellore, është copëtuar çatia dhe janë thyer xhamat e gjithë pallatit”, thanë ata për mediat. Sipas INUK-ut, ky objekt pa leje u bllokua më 19 maj, ndërsa pak ditë më parë u vendos që të prishej me shpërthim të komanduar. Pallati që u shemb ishte ende në ndërtim dhe është në pronësi të shtetasit Enver Shala.

Shpallje ankandi

Shpallje ankandi

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e premte më dt. 13.06.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,803,200 (njemilioneteteqindetremijeedyqind) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan.

Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "Ndërtesë", me nr. pasurie 438/9-N1/2, vol 8, faqe 84, me sip. 90 m2, ZK 3120, "truallin nën ndërtesë", me nr. pasurie 438/13, vol 8 faqe 83, me sip. 90 m2, ZK 3120, në bashkëpronësi,"truallin pjesë përbërëse të ndërtesës", me nr. pasurie 438/12, vol 8 faqe 82, me sip. 73.75 m2, ZK 3120, pasuri të regjistruara në ZVRPP Librazhd, e ndodhur në rrugën nacionale, pranë komunës Qukës, në pronësi të shtetasit Selami Blloshmi. Ankandi zhvillohet ditën e enjte më dt. 12.06.2014, ora 16.oo, me çmimin fillestar 3,157,000 (tremilionenjeqindepesedhjeteeshtatemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F. Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

shkurt Minierat marrin një tjetër jetë, vdes minatori 31-vjeçar

Mat - Një minator ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti në minierën e Cërrmijes në Mat të Burrelit, ndërsa ndodhej brenda saj duke punuar. Mësohet se viktima është Shkëlqim Pisli, 31 vjeç, i cili u aksidentua në ambientet e minierës ku po punonte, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Pisli është nxjerrë gjallë nga ambientet e minierës ku u aksidentua, por nuk arriti dot të mbijetonte edhe pse u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës. Gjatë transportit të tij me helikopter, 31-vjeçari ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Zbulohet sera e kanabisit, fidanë në gota plastike Tepelenë - Mënyra më e re e rritjes së kanabisit nga fermerët shqiptarë është zbuluar në Tepelenë, ku bimët rriteshin në gota plastike në një serë të posaçme. Policia e qytetit ka zbuluar një serë me 3500 fidanë kanabis-sativa gati për t’u kultivuar. Sera ishte në zonën e ishminierës së fosforit në fshatin Gusmar të komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë. Operacioni i koduar “Derveni” u organizua nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë. Personat kishin hapur edhe 3500 gropa dhe bërë gati dy rezervate uji, ku ishin shtrirë rreth 1000 metra tubo plastike. Grupi hetimor ka siguruar në vendngjarje prova shkencore që do çojnë në identifikimin e autorëve, të cilët në rrugë operative janë të identifikuar nga policia. Fidanët dhe gjithë baza materiale është shkatërruar me anë të djegies, ndërsa do të vijojë kontrolli i territorit.


10 30.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore ndje apo aksidenti) • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Njoftime/reklama

VKUS Mapo vesnik 27,5 x 42,8cm.pdf 1 12.3.2014 16:46:45

shije

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Çfarë ka vera Aleksandrit të Madh? C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia është një vend i gurmanëve. Ndjeni paletën e shijeve të mrekullueshme që do ta rrisin oreksin tuaj që nga kafshata e parë. Vendi i verërave të shkëlqyera që nga koha e Aleksandrit të Madh dhe traditës shekullore të specialiteteve të peshkut, siç është trofta e famshme endemike e Ohrit. Ushqime të ndryshme janë të përgatitur dhe shërbyer në periudha të ndryshme nëpër histori. Por një gjë nuk ka ndryshuar në më shumë se një mijë vjet. Vera më e mirë e shtëpisë në Ballkan bëhet në Maqedoni. Gëzuar!

30.05.2014

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Trafiku i drogës dhe statusi S

hqipëria është vend origjine i marijuanës që kultivohet në Shqipëri dhe i tranzitimit të drogave të përpunuara që vijnë nga lindja drejt perëndimit. Fatkeqësisht, të konfirmuara edhe nga mediat ndërkombëtare. Për herë të parë, SHISH dhe AIM (Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes), ngritën “dyshime serioze” për përdorimin e “aerodromeve ushtarake” për qëllime të trafikut të drogës me avion. Në datën 10.05.2014, publiku u bë me dije me rastin e “trafikimit të drogës me avion” në Divjakë. Pra, në Shqipëri është kryer trafik droge me avionë të vegjël. Pyetja që shtrohet: A është implikuar qeveria dhe drejtuesit e lartë të qeverisë në këtë trafik të drogës? Përgjigjen finale do ta japë Prokuroria, e cila ka paralajmëruar se zotëron “prova e fakte”. Rastet e trafikut të drogës i) prej 5.6 ton në Gjermani me kamion, ii) prej rreth 1,7 ton në Itali nga deti; iii) dhe prej rreth 700 kilogramë në Greqi përmes kufirit kanë rritur “dyshimet serioze” për “trafikun qeveritar të drogës”…Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, duket se ka gjasa për marrjen e statusit në qershor, ndonëse mesazhet nga Tirana janë më konfuze se në dhjetor 2013. Dyshime serioze për “trafik qeveritar të drogës”… Që nga momenti i bërjes publike të informacionit inteligjent për “dyshime serioze” për trafikun e drogës me avion dhe deri në njohjen me ngjarjen e Divjakës, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri janë përpjekur të mohojnë informacionet, të fshehin gjurmët, të eliminojnë faktet e provat, të pengojnë hetimin opozitar, të kërcënojnë dëshmitarët okularë e gazetarët investigativë, të tallen me këtë dukuri serioze, të maskojnë gjithçka media zbulon dhe të paraqesin dështimet për suksese. Këto janë arsyet përse logjikisht qeveria nuk është thjesht e paaftë dhe vetëm e papërgjegjshme për të luftuar trafiqet, por ekzistojnë “dyshime serioze” që të jetë e implikuar dhe/ose bashkautore e këtij trafiku. Prej 15 vjetësh Rama ka ngritur një “sistem oligarkik”… Sistemi i qeverisjes klienteliste

koment

Kastriot Islami

është i) konceptuar e ngritur gjatë 11 vjetëve kur Rama ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ii) gjatë 8 vjetëve të Ramës në krye të PS dhe iii) po konsolidohet e përmbyllet 9 muaj pas formimit të qeverisë në shtator 2013. Shqipëria është në fazën finale të një sistemi oligarkik, të ngjashëm me atë të Ukrainës. Ndonëse Rama është vetëm prej 8 muajsh në drejtimin e qeverisë qendrore, i) formësimi i rrjetit klientelist e i klaneve përfaqësuese të interesave të oligarkisë, ii) eliminimi i të gjithë kundërshtarëve politikë, iii) blerja e medias dhe biznesit, iv) futja nën sqetull e shoqërisë civile, v) zotërimi i një pjese të gjyqësorit, janë të konceptuara, ngritura e forcuara prej 15 vjetësh. Me përmbylljen e “Reformës Territoriale” sistemi klientelist-korruptiv merr formën e tij përfundimtare në nivel qendror e rajonal. Një situatë e ngjashme me Ukrainën në vitin 2004, në prag të Revolucionit Portokalli. Dyshime serioze mbi Ministrinë e Mbrojtjes…. Dyshime serioze bien mbi Ministren e Mbrojtjes. Pyetjes nëse kishte pasur informacion lidhur me “përdorimin e objekteve ushtarake” për trafik narkotikësh, Ministrja e Mbrojtjes, normalisht do të duhej t’i përgjigjej: “.. Po, kam informacion, kam marrë të gjithë masat dhe po pres nga vartësit të hartojnë planin e veprimit për adresimin e kësaj çështjeje…Jam e hapur të bashkëndaj gjithçka me Kuvendin e publikun… ”. Ajo iu shmang pyetjes dhe me arrogancë refuzoi të paraqitej në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit. Disa ditë më vonë, e ligështuar e jashtë loje, paraqiti në Kuvend një fjalë, i) duke demonstruar se nuk e kontrollonte situatën, ii) se ishte detyruar të fshihte gjithçka, iii) të akuzonte e ofendonte të gjithë, dhe iv) më tej, të largohej e fshihej për t’ua lënë përgjegjësinë Ramës e Tahirit. Kjo sjellje përforconte dyshi-

met se ishte bërë trafik narkotikësh përmes përdorimit të aerodromeve ushtarake, dhe për më tepër se ajo kishte pasur dijeni dhe nuk kishte vepruar. Vendosja e blloqeve të betonit veçse i konfirmon dyshimet serioze. Sulmet ndaj opozitës me akuzën false se kishte prishur imazhin e Forcave të Armatosura dhe implikimi i paprecedentë i gjeneralëve të ushtrisë ishin jo vetëm të gabuara, por edhe një tentativë e dëshpëruar për të dalë nga një batak ku u zhyt më thellë. Po ashtu, implikimi i disa drejtuesve të lartë të ushtrisë në debatin për çështjen e drogës ishte një precedent i rrezikshëm, i cili përbën një rast për t’u hetuar seriozisht. “Dyshime” serioze mbi Ministrinë e Brendshme…. Ministri i Brendshëm ishte në dijeni të “dyshimeve serioze” nga letra e SHISH, ku ndër të tjera thuhej se “nga ana jonë janë evidentuar raste që lidhen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e P ë rg j it h sh m e t ë Po l i c i s ë s ë Shtetit...”. Ministria e Brendshme, ndonëse ishte në dijeni, nuk kishte ndërmarrë asnjë aksion për të luftuar këtë lloj trafiku. Veprimet e Ministrit të Brendshëm, të tilla si i) shkatërrimi i strukturave të antitrafikut, ii) emërimet në Policinë e Shtetit të personave të akuzuar për trafik droge; iii) kundërthëniet për ngjarjen e 10 majit 2014, iv) tentativa për të paraqitur si “superaksion”, veprimet e komprometuara të policisë nga aksidenti “i avionit dhe makinës”; v) hedhja e tezës së “inskenimit të ngjarjes nga forcat e errëta”; vi) lënia e lirë e narkotrafikantit për të grumbulluar e transportuar 460 kg drogë; e tjerë mund të konsiderohen si “dyshime serioze” për implikim të Ministrisë së Brendshme në trafikun e drogës. “Dyshime serioze” nga kërcënimi i një dëshmitari në Divjakë… Genti Kuqi, një banor i fshatit Bedat të Divjakës ka deklaruar se “rreth një muaj më parë kishte parë të ulej një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit…”. Por pas disa ditësh ky dëshmitar në vend që të pyetej në

prokurori u shoqërua në komisariat, ku thuhet se “dha dëshminë për gjithçka kishte parë”. Kjo ishte një mënyrë kërcënimi për të gjithë banorët e zonës, të cilët kishin parë ngjarjen, por duhet të heshtnin. Në zonë banorët filluan të kishin frikë të flisnin edhe midis tyre për këtë çështje. Madje për të ushtruar terror u përhap lajmi se kjo është një çështje që ka të bëjë me trafikantët më të rrezikshëm të zonës, në mënyrë që banorët e zonës të heshtnin. Ky ishte një rast tjetër që ngrinte “dyshime serioze” për përfshirjen e shtetit në trafikun e drogës. “Dyshime serioze” nga kërcënimi i një gazetari… Edhe një fakt tjetër që përforcon “dyshimet serioze” për implikim të qeverisë. Brenda tri orëve gazetari Telnis Skuqi u kërcënua dy herë. Kërcënimet kishin ardhur vetëm pasi ai kishte botuar një shkrim investigativ mbi uljen e avionëve të vegjël të drogës në fushën e Kardhiqit në Gjirokastër, si dhe përdorimin e bazës ushtarake në fshatin e quajtur “Arshi Lengo”. Në një sms kërcënuese dërguar gazetarit shkruhej “si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mirë ne, legen”. Në drejtim të gazetarit u bë kërcënimi i dytë me “një kokë dhie të prerë të hedhur para banesës së tij”. Nga mosveprimi i policisë rriteshin “dyshimet serioze” për implikimin e saj. Ndërkohë që mediat pranë Ramës, të porositura nuk kanë dhënë lajmin e kërcënimit të gazetarit. “Dyshimet serioze” bien të gjitha mbi Kryeministrin Rama…. Të gjitha veprimet e mosveprimet e kryera nga Ministri i Brendshëm, nga Ministri i Mbrojtjes, nga strukturat e agjencitë publike të përfshira në këtë trafik janë të konceptuara, përpunuara dhe urdhëruara nga kryeministri. Gjithçka është thënë publikisht: i)mohimet, ii) kundërshtimet për paraqitje në komisionet e përhershme apo ngritjen e komisioneve hetimore, iii) talljet, sulmet agresive dhe fjalori banal në kuvend; iii) kundërthëniet e mashtrimet me superaksionin e policisë; iv) mburrjet me emërimet në polici të personave të implikuar në trafiqet e drogës; v) hedhja në treg e skenarit për in-

skenim të ngjarjes nga opozita apo shërbimet e huaja sekrete; vi) paraqitja si normale e veprimeve dhe mosveprimeve të Albcontrol; vii) implikimi aspak profesional i Forcave të Armatosura në këtë çështje; viii)tentativat për të fajësuar opozitën për dëmtim të imazhit të FA, e tjerë e tjerë janë konceptuar, përpunuar, urdhëruar, orkestruar vetëm nga Rama. Kulmi i diskreditimit do të arrihej në seancën e 17 prillit 2014 në Kuvend. Në këtë seancë, Rama, i kapur në flagrancë e dëshpërim të thellë, do të zhytej edhe më thellë pas një reagimi joserioz: “…Doktorit i shkojnë sms çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh….”. Kjo mënyrë talljeje do të rriste “dyshimet serioze” për implikim të Ramës në trafikun e drogës… “Dyshimet serioze” dhe statusi… Nga informacionet e faktet arrihet në përfundimin e parë së droga nga Shqipëria drejt perëndimit ka filluar të transportohet me avionë të vegjël duke përdorur të gjithë objektet civile e ushtarake. Së dyti, analiza racionale e të gjithë veprimeve e mosveprimeve, talljeve, sulmeve ndaj opozitës dhe kundërthënieve të Ramës e të qeverisë së tij për çështjen serioze të trafikut të drogës kanë lënë hapësirë për “dyshime të arsyeshme e serioze” lidhur me kryerjen trafikut të drogës nga kupola e shtetit, Mbetet prokuroria dhe gjyqësori të merren ligjërisht me këto dyshime. Po ashtu mbetet të vlerësohet ndikimi i kësaj sjelljeje të qeverisë në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndikimi i këtij trafiku do të ishte negativ në marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërkohë që vendimmarrja për statusin mund të ndikohej pozitivisht nga gjykimi “gjeopolitik” i Brukselit bazuar në ngjarjet në Ukrainë. Ndikimi i rezultatit të zgjedhjeve europiane mbetet për tu vlerësuar. Disa ambasadorë në Tiranë po përpiqen të mbështesin një qasje prostatusit duke lënë përkohësisht mënjanë “dyshimet serioze” për trafikun e drogës dhe mjaft shqetësime të tjera që do alertohen me forcë pas mbledhjes së Këshillit Europian në qershor…


op-ed

2

Blog / Nga antena tek interneti, televizioni në një USB

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

Kulturë / Kadare: Ky roman Universitet / 45 mijë një vepër e mohuar, i ngjante maturantë i nënshtrohen sot një fëmije të paligjshëm provimit të Gjuhës shqipe

13 Një gënjeshtër përshkon gjysmën e botës para se e vërteta të ketë shansin të veshë pantallonat. - Sir Winston Churchill (1874-1965)

Radikalizimi politik, një Deja Vu

N

gjarjet e fundit të japin të kuptosh se strategjitë e partive politike në thelb mbeten po ato, pavarësisht se kontesti dhe format e manifestimit të saj ndryshojnë. Mjafton të listojmë disa elemente tek e majta dhe e djathta, për t’u bindur për këtë fakt. Kujtojmë radikalizimin e sjelljes politike të opozitës në prag të marrjes së vendimit të Parlamentit Europian ose Këshillit të Europës për avancimin e Sh q ip ë r i s ë n ë p r o c e s i n e anëtarësimit. Kujtojmë periudhën e përpjekjeve të qeverisë së djathtë për të siguruar qoftë liberalizimin e vizave dhe më vonë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në krahun tjetër, radikalizmin e sjelljes së opozitës. E gjitha kjo, me strategjinë që qeveria e djathtë të mos ketë mundësi për një bilanc pozitiv në adresë të integrimit në zgjedhjet lokale të 2011 dhe ato të përgjithshme të 2013. Të njëjtën strategji po ndjek opozita e sotme, pavarësisht se krijon përshtypjen në publik se po lobon tek kancelaritë ndërkombëtare për të mos penalizuar vendin për shkak të një qeverie të papërgjegjshme, në thelb po kërkon të mos jepet ky status, pasi është i njohur fakti se vendimi i ndërkombëtarëve bazohet kryesisht tek kritere që varen nga klasa politike dhe jo nga pritshmëritë e opinionit publik. Pra, qeveria e djeshme që akuzonte opozitën p ë r b l l o k i m i n e p r o c e s it t ë anëtarësimit për qëllime të ngushta

politike, sot bën të njëjtën gjë. Aspekt tjetër i ngjashëm në strategjinë e opozitës është radikalizimi i sjelljes së disa kategorive sociale. Më konkretisht, opozita e djeshme shtyu disa deputetë dhe mbështetës të saj të futen në grevë urie me synim tensionimin e mëtejshëm të klimës politike dhe jo vetëm kaq, por bojkotuan edhe parlamentin për një periudhë gjashtëmujore. Po s o t , ke m i o p o z i t ë n q ë n x i t mbështetësit e saj ish-punonjës të administratës publike të futen në greve urie, si dhe braktis disa komisione parlamentare për hartimin e reformave të rëndësishme. Ndryshimi në këtë rast është vetëm statusi i personave të ngujuar, por jo përkatësia partiake. E njëjta gjë mund të thuhet për ish të përndjekurit politikë. Dje, ishte opozita që në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-ës nxiti disa përfaqësues të këtij komuniteti të futen në grevë urie, sot është mazhoranca që bën të njëjtën gjë, sigurisht, jo për llogari të zgjedhjeve të përgjithshme, por për ato lokale të 2015. Aspekt tjetër i ngjashëm është organizimi i përsëritur i protestave. Opozita gjatë periudhës 2009 – 2011 organizoi disa protesta për të krijuar përshtypjen në publik dhe më gjerë kush ishte shumica reale politike. Ju kujtohen debatet për numrat, jo ishim dyqind mijë, jo dymijë etj. E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Opozita e sotme ka organizuar disa

protesta dhe planifikon të organizojë edhe të tjera në vazhdim, dhe analiza në shumicën e rasteve është më shumë tek numri – sa ishin - sesa tek përmbajtja e ligjërimit në protestë. Dje ishte Rama që pretendonte se kishte krijuar frymë dhe kjo do të manifestohej në zgjedhjet lokale të 2011, sot është opozita që po projekton të bëjë të njëjtën gjë me rastin e zgjedhjeve lokale të 2011, por, a do të marrë një rezultat të ndryshëm nga ai i Ramës në 2011? Në fakt, zgjedhjet lokale nuk e shpërblyen këtë sjellje të opozitës në 2011, mos ka gjasa të ndodhë e njëjta gjë me opozitën e sotme në zgjedhjet lokale të 2015? Aspekt tjetër i ngjashëm është personalizimi i ligjërimit politik. Dje, kryetari i opozitës e përqendronte përmbajtjen e ligjërimit tek teza “Sali hap kutitë ose largohu”, sot është kreu i opozitës Basha që thotë “Rama ik, re bashkë me avionin”. Pra, të dy liderët e shikojnë zgjidhjen tek dorëheqja e kreut të ekzekutivit, pavarësisht se çfarë oferte kanë përgatitur ata. Për ta, ka më shumë rëndësi largimi i kundërshtarit sesa çfarë do të bëjnë nesër nëse vijnë në pushtet. Aspekt tjetër i ngjashëm është bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Dje, ishte kryetari i Bashkisë njëkohësisht dhe kryetari i opozitës që i bllokohej buxheti nga shumica e këshilltarëve të koalicionit të djathtë, sot është mazh-

koment Roland Lami

oranca që bllokon buxhetin e Bashkisë dhe njëkohësisht kreun e opozitës. Dje, me logjikën e mungesës së bilanceve të qeverisjes së majtë në pushtetin lokal, edhe sot me të njëjtin qëllim. Shkurt, strategjia e aktorëve politikë kanalizohet në dy linja kryesore. E para, e keqja jote është e mira ime, e mira jote është e keqja ime, pak rëndësi ka se çfarë kostoje i shkakton publikut kjo qasje. Konkretisht, mosmarrja e statusit të vendit kandidat është një lajm i mirë për mua, pasi kam arsye për të radikalizuar më shumë situatën politike dhe për të pretenduar një rezultat pozitiv në zgjedhjet lokale. Po ashtu, bllokimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës është një lajm i mirë për mua dhe një lajm i keq për demokratët, pasi nuk i krijon mundësi kreut të këtij institucioni të ketë një bilanc pozitiv qeverisjeje në zgjedhjet lokale të 2015. Pra, strategjia blloko – fito. E dyta, radikalizimi i situatës për të forcuar liderin dhe shmangur pakënaqësitë brenda partisë. Armiku jashtë nesh është më i rrezikshëm

se armiku brenda nesh, prandaj të lëmë mënjanë qejfmbetjet dhe kritikat ndaj lidershipit dhe të mobilizohemi si një trup i vetëm rreth partisë për t’i bërë ballë kundërshtarit politik. Tipik mendësi puniste. Mirëpo, eksperienca ka treguar se problemet me këtë strategji vetëm shtyhen në kohë, por ato janë po aty. Është po Rama që nuk respekton të njëjtin statut ku dje e obligonte të jepte dorëheqje në rast humbjeje, sot të organizojë zgjedhjet për kreun e partisë. Po ashtu, është Basha që gjen motiv për të shtyrë ristrukturimin e drejtimit të partisë dhe shmangien e kokëçarjes me të pakënaqurit, por problemi është përsëri aty për sa kohë një proces i tillë nuk ka ndodhur, por thjesht shtyhet në kohë. Të tilla strategji të përsëritura në harkun kohor 2001–2003, 2009– 2011, kanë treguar se mobilizojnë elektoratin fanatik apo besnik, por mbajnë larg elektoratin e paqëndrueshëm duke mos sjellë ndryshim rezultati zgjedhjesh. Mbajnë të karikuar mbështetësit duke siguruar një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish në protesta apo tubime të ndryshme, por nuk krijojnë dot frymën e nevojshme për të ndryshuar rezultatin. E kundërta ka ndodhur me strategjinë konstruktive dhe përmbajtësore. Kujtojmë strategjinë 2003–2005 të PD, 2011 të PD në zgjedhjet lokale dhe 2012– 2013 të PS.

Fashizmi është kthyer në Europë

L

idhur me pikëpamjen se ekziston një shtresë e mjegullt në pjesën më të madhe të gjërave, duhet të keni parasysh rezultatet e zgjedhjeve europiane. Fashizmi është kthyer, zyrtarisht, i shëmtuar si çdoherë. Por, së paku amerikanët mund të kursehen nga leksionet se janë të patakt ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara ndaj Evropës. Sa herë që dëgjon për Frontin Kombëtar të shkon mendja tek Amendamenti i Dytë i kësaj partie. Shumë njerëz janë për t’u fajësuar për këtë turpërim ndaj kontinentit, por të fillojmë me atë që është më së tepërmi për t’u fajësuar: elektorati francez. Javën e kaluar, Jean-Marie Le Pen, themelues i Frontit Kombëtar, hienë e partisë në dimër, ka sugjeruar një metodë se si Evropa do të mund ta zgjidhte “problemin e emigrimit” të saj. Ai tha se “zoti Ebola do të mund të largohet brenda tre muajsh”. Një prej katër zgjedhësve francezë ka

Wall Street Journal Bret Stephens

votuar për Frontin Kombëtar, duke e anashkaluar partinë e qendrës së djathtë UMP dhe duke u shkaktuar disfatë socialistëve në qeveri. Në mbrëmje të ditës së zgjedhjeve për Parlamentin Europian, vajza e zotit Le Pen, dhe liderja aktuale e partisë, Marine Le Pen, deklaroi : “Populli ynë kërkon vetëm një politikë, politikën e francezëve për francezët”. Po çfarë është franceze për një njeri? Zonja Le Pen supozohet se ishte me fytyrë më të butë dhe të lëmuar në partinë e babait të saj, por dëshmohet se kjo është vështirë të shihet.

Muajin e kaluar ajo bëri një vizitë në Moskë, me ç’rast e kritikoi ashpër Bashkimin Europian për shpalljen e “Luftës së Ftohtë” ndaj Rusisë, dhe e përqafoi separatizmin në Ukrainë. Sa i përket Vladimir Putinit, ajo aktualisht e lavdëroi në një intervistë, duke e cilësuar atë si “patriot”, i cili “e mbështet pavarësinë e popullit të vet” dhe i mbron “vlerat e civilizimit europian”. Me sa duket, këto vlera, sipas saj, janë invadimi dhe frikësimi i fqinjëve, mbushja e kutive të votimit, burgosja e disidentëve dhe përpjekja për ripërtëritjen e reputacionit të Bashkimit Sovjetik. Kremlini, po ashtu, u është qasur në mënyrë miqësore edhe partive të tjera në Evropë: partisë Jobbik në Hungari, e cila mori afro 15% të votave në zgjedhjet e javës së kaluar, dhe partisë greke, Agimi i Artë, e cila fitoi 9.4%. Këto parti nuk janë neofashiste, sipas shabllonit të hershëm të

Benito Musolinit. Ato janë neonaziste, sipas shabllonit të vonshëm të Ernst Rohm. Partia greke Agimi i Artë, marshon nën flamurin e ngjashëm me kryqin e thyer. Sa i përket partisë hungareze Jobbik, kur Kongresi Botëror i Hebrenjve mbajti mbledhje në Budapest vitin e kaluar, ajo ka organizuar një tubim për t’i denoncuar “okupatorët izraelitë, këta investitorë të cilët duhet të shikojnë për një vend tjetër në botë për vetveten, pasi Hungaria nuk është në shitje”. Kjo, po ashtu, është zë i “civilizimit europian”. Pozitë të lartë në listën e fajit në Europë ka klasa elitë politike europiane, që është një aristokraci gjarpërore, e cila ende nuk e ka kuptuar se përse stërgjyshërit e tyre politikë marshuan deri në gijotinë. Para një dekade ishte një mençuri konvencionale për të observuar se Evropa ishte

shndërruar në zonë të paqes së përhershme, një faktor i fuqisë së butë dhe së drejtës ndërkombëtare, pra një Venerë e Marsit amerikan. Por, historia po kthehet prapa në Evropë, dhe jo vetëm në margjina të largëta në vendet si Donjecku. Parlamenti Europian ndoshta mund të jetë i padhëmbë si institucion politik. Por, tani nuk mund të mbyllen sytë ndaj faktit se fashizmi tashmë nuk është vetëm pjesë e së kaluarës në Evropë, por, po ashtu, mundësi realiste për ardhmërinë e saj. Do të ketë përpjekje për varrimin e implikimeve të këtij votimi për pesë vite të tjera. Por, nëse papunësia e të rinjve mbetet 25% në Francë dhe 57% në Spanjë, këto zgjedhje do të jenë vetëm fillim i një kaptine tjetër të shëmtuar në civilizimin europian. Zoti Putin mund të ndjejë se fantazmat që rrinë pezull mbi kontinent, janë të favorshme për të.


14

kulturë

intervistë

Ismail Kadare flet për romanin e parë, të cilin shkrimtari e ka shkruar gjatë kohës së studimeve universitare në Tiranë (1957-1958). “Mjegullat e Tiranës” është botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” dhe që nga dita e djeshme është në qarkullim

Ismail Kadare:

Ky roman një vepër e mohuar, i ngjante një fëmije të paligjshëm Përmes bisedës me studiuesen Viola Isufaj që i paraprin botimit të romanit “Mjegullat e Tiranës”, shkrimtari tregon se çfarë është ky roman, konteksti në të cilin u shkrua dhe arsyet se përse botohet tani. Nga Viola Isufaj

Zoti Kadare, jeni shprehur se nuk do të shkruani më letërsi artistike. Në fakt, kjo ka ardhur ngase keni ndjerë se i keni thënë gjithçka lexuesit, apo ngaqë me të gjitha mënyrat i keni thënë diçka? As njëra, as tjetra. Është një fazë që i vjen natyrshëm një pjese të shkrimtarëve. Ndërkaq, vështirë se mund të gjendet një shkrimtar që mendon se ka thënë gjithçka. S’është e mundur, madje s’është e nevojshme të thuhet gjithçka. Jeni shprehur se nga mosha 10-12 vjeç keni kuptuar se letërsia ju tërhiqte. Ja ku jeni tani, para një auditori global; nga “Qyteti pa Reklama” tek “Aksidenti”, i keni bërë njerëzimit një dhuratë të paçmueshme. Përveç viteve, çfarë i ndan këto dy momente? Si do ta karakterizonit këtë kohë të midistë? Me ç’fjalë do ta përshkruanit? Kam pasur fat. Të duash letërsinë e quaj fat. Të bësh letërsi, në këtë rast, është fat i dyfishtë. Ta duan edhe të tjerët atë që ti krijon, është fat i rrallë. Gjithashtu keni treguar se e kishit parë veten para një auditori kozmik. Ky përfytyrim, para apo pas romanit që po botojmë këtu? Kam qenë magjepsur pas letërsisë së paku shtatë ose tetë vjet përpara këtij romani. Sa më herët të vijë kjo magjepsje, aq më mirë është. Arti kërkon që ti të mrekullohesh përpara tij. T’i besosh si asnjë gjëje tjetër në botë. Dhe kjo, më lehtë dhe më natyrshëm se kurdoherë, ndodh në periudhën midis fundit të fëminisë dhe fillimit të adoleshencës. Ëndrra për auditor të përbotshëm të duket e rrokshme në këtë moshë. E pamundura gjithashtu, bashkë me gëzimin që s’njeh kufij, programohen pikërisht në këto vite. Ndërkaq, koha ngre përpara shkrimtarit të ardhshëm paradoksin më të madh: nuk i jep mundësinë e të shkruarit. Duket sikur kjo ndodh si një ndëshkim për atë fluturim e atë guxim të marrë. Dhe kjo është në të vërtetë një fat. Shumë shpejt shkrimtari i ardhshëm e kupton se ato që ka shkruar në atë moshë nuk kanë e nuk mund të kishin asnjë vlerë. Dhe se e gjithë aventura duhej të mbaronte kështu. Ndërkohë, ai e ndien se, pavarësisht nga kjo, ajo aventurë ka qenë e tillë, që e ka bërë rob të një dashurie të pangjashme me asnjë tjetër në botë. Dhe ai bëhet gati seriozisht, dramatikisht të vihet në shërbim të saj. Pra, jeni magjepsur pas letërsisë dhe pas ëndrrës për auditor të përbotshëm disa vite përpara shkrimit të këtij romani të titulluar “Mjegullat e Tiranës”. A ka mbajtur gjithnjë këtë titull romani në fjalë apo ia keni ndryshuar më vonë? Ky roman nuk ka pasur asnjëherë titullin “Mjegullat e Tiranës”. Ai titull nuk ka qenë, veçse një gabim i kujtesës sime. E kam quajtur, me sa duket kështu, në ndonjë bisedë me shokët, dhe më pas, sinqerisht për një kohë të gjatë, e kam besuar si të vërtetë.

Titulli, në të vërtetë, ka qenë “Dashuria Nr. 2”. “Dashuria Nr. 2” tingëllon e pazakonshme. A mund të thuhet se ka një dozë snobizmi? Natyrisht që titulli e ka gjithë dozën e snobizmit të mundshëm. Dhe bashkë me të një lloj lehtësie të shtirur, tipike për shumë djem të kohës. Ishte një lloj kundërshtimi i “dashurisë romantike”, që ngjante si tipar i prapambetur i një letërsie të prapambetur. Një lloj shpalljeje se kishte ikur koha e “dashurisë së vetme”, që “s’harrohej kurrë” etj., etj., dhe në vend të këtij sublimimi, dashuria, si shumë gjëra të tjera, mund të kishte një numër! Në të vërtetë, e gjithë kjo ishte një trill, me të cilin ne studentëve na pëlqente të gënjenim veten. Siç mund të duket nga vetë romani, ne dashuronim gati-gati njëlloj si më parë, me po ato dufe e psherëtima, ndonëse hiqeshim si cinikë modernë. A mund të na thoni si i gjeni titujt e veprave tuaja? Pak a shumë si shumica e shkrimtarëve. Rastësisht, në fillim ose gjatë shkrimit të veprës. Rrallëherë në fund. A është kjo sprova juaj e parë për të shkruar një roman? Ky është romani im i parë i vërtetë. Në fakt, siç e kam rrëfyer shumë herë, përpara tij kam shkruar ndonjë duzinë “romanesh”, për të cilat epiteti “i çuditshëm” do të tingëllonte i zbehtë. Këto romane përbëheshin zakonisht nga një tekst që shkonte nga dy faqe në dhjetë ose dymbëdhjetë. Ndërkaq, secili prej tyre shoqërohej me një sasi të madhe reklamash të përfytyruara të tipit “Doli në shitje romani i mahnitshëm, madhështor, i pashoq etj., etj., i I. H. Kadaresë”. Teksti i reklamave e kalonte zakonisht vetë tekstin e romanit, madje, shpesh i lodhur prej tyre, s’kisha durim të shkruaja veprën e shpallur me aq bujë. Më duket sikur po lexoj një tekst të ri tuajin në këtë rrëfim gjithë humor për “romanet me reklama”! Natyrisht, ato duzina romanesh më shumë të përfytyruara se të shkruara, nuk e panë asnjëherë dritën e botimit... Po “Mjegullat e Tiranës”, ky roman “i parë i vërtetë”, siç e quani, përse nuk u botua asnjëherë? Nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Di vetëm që çështja e botimit nuk u shtrua as prej meje, as prej ndokujt tjetër. Ka gjasë që mbarimi i tij përkon me përgatitjet për të shkuar për studime në Moskë. Ethja e daljes jashtë shtetit ka qenë ndoshta shkaku i shpërfilljes ndaj tij dhe i braktisjes, më pas. Po përse romani në fjalë nuk përmendet në intervistat dhe esetë tuaja; përse nuk përmendet në “Ftesë në studio”, një libër që është pikë referimi për çdo studiues të veprës suaj, gjenetist qoftë ky ose jo? Arsyeja ishte e thjeshtë. Ky roman mbeti edhe më pas si një vepër e mohuar prej meje. Për të qenë më i saktë, ai ishte pjesë e jetës sime të njeriut, por jo e asaj të shkrimtarit. Në këtë të fundit, ai i ngjante një fëmije të paligjshëm. Kjo kishte të bënte, ndoshta, me dyshimin tim se

romani, duke qenë jashtë problemeve të kohës, do ta kishte të pamundur botimin. Veç kësaj, pas kthimit nga Moska, ishte e natyrshme që ai të më dukej i prapambetur. Sidomos pas “Qytetit pa reklama”, që e kisha shkruar atje, dhe që qëndronte, nga çdo pikëpamje, më lart se ai. Më vonë, kur ka ardhur puna për të përcaktuar atë që do të ishte teksti im i parë, pak a shumë serioz, zgjedhja ra mbi novelën e shkurtër “Në dheun e huaj”, shkruar më 1953, kur isha ende gjimnazist, shtatëmbëdhjetë vjeç. Atëherë, si vendosët që dorëshkrimi të dilte nga sirtarët dhe të merrte formën e një libri të shtypur? Kjo ka ndodhur shumë vonë, më 2012, në kohën kur po qartësohej ideja e një botimi të ri të veprave të plota në shtatë vëllime, ku vëllimi i fundit do të përmblidhte vepra të pakryera plotësisht, shestime, sinopse ose motërzime të ndryshme. Kjo do të ishte një lëndë tepër e larmishme, që mund të zgjonte interes po aq te studiuesit, sa te lexuesit e mirëfilltë. Pasi vendosët ta botoni romanin, a ju mundoi ndonjëherë frika se lexuesi, i mësuar me madhështinë tuaj, do të harronte se këtu kishte të bënte, përmbi të gjitha, me një “archi-roman”, e, njëkohësisht, me një shkrim të brishtë? Sigurisht që s’kishte si të mos ndodhte një gjë e tillë. Megjithatë më ka qetësuar mendimi se herët a vonë ky krijim letrar do të merrej ashtu siç ishte: edhe archi-roman, edhe i brishtë, edhe imi e, njëherësh, jo. Në fund të fundit, pa kërkuar ndërlikime, mund të thuhet se kjo ishte edhe arsyeja kryesore që ai do të botohej jo me emrin tim në mbulesë, por me atë të studiuesit, në këtë rast me emrin tuaj. Zoti Kadare, si është shkruar romani; dua të them: është shkruar në letër, është incizuar me magnetofon (si një pjesë e “Qytetit pa reklama”), ka ardhur nga një ditar, nga një letërkëmbim, a kishit një dosje të parë shënimesh, copëza letre... diçka tjetër? Romani është shkruar me dorë, në fletore shkrimi. Është shfrytëzuar një ditar që kam mbajtur me ndërprerje gjatë viteve studenteske në Tiranë. Letra gjithashtu. Të mia dhe të vajzës studente që ka shërbyer si personazh. Ju tregoni dhe dëshmoni se romani lindi nga një ditar. A mund të na thoni për lexuesin, po ditari me çfarë është shkruar, me penë, me stilograf, laps?

Është e vërtetë. Është shkruar pjesërisht me stilograf, pjesërisht me laps. Letrat e tjera i keni sajuar vetë? Nuk më kujtohet mirë. Ndoshta një pjesë. Është diçka lehtësisht e vërtetueshme. Mund të na thoni, zoti Kadare, çfarë lexonit teksa shkruanit “Mjegullat e Tiranës”? Me fjalë të tjera, çfarë leximesh kanë ndikuar në ngjizjen e tij? E kam vështirë të përgjigjem saktësisht. Në atë kohë lexoja në shqip dhe në rusisht. S’mund të them se kishte botime të mjaftueshme, por as nuk mendoj se ndihej uria e leximit. Më bën përshtypje përkthimi i një vjershe të Pushkinit që përsëriste Ema, personazhi i këtij romani, dhe që thuhet se e kish përkthyer një shok i kursit: “Përse të fundit lule vallë/na zgjojnë në zemër më shumë mall?/Në shpirt të trishtë me kujtime/ato na ndjellin fushës qetë/ ashtu sikurse nga takimet/m’e ëmbël ndarja ndodh të jetë”. Kush e ka bërë përkthimin? Ndoshta ju? Ç’vend zinte Pushkini në formimin dhe parapëlqimet tuaja; sa u detyrohet ky roman i parë ndikimeve nga Pushkini dhe, në përgjithësi, autorëve rusë? Me sa duket, përkthimin e kam bërë vetë. Lidhur me ndikimin e Pushkinit, me kalimin e kohës, kam kuptuar diçka tepër të veçantë: shumë shkrimtarë që janë ndikuar prej tij, shumë shpejt e harronin këtë, aq sa, duke kujtuar të kundërtën, e mohonin ndikimin, madje dukej sikur iu vinte turp për të. Mendoj se kjo vjen ngaqë ndikimi i Pushkinit është aq i natyrshëm, saqë nuk bie në sy. S’është asnjëherë i bujshëm si ai i Shekspirit, që bubullin që larg. Është më i përkorë se prania e stinës. Vonë e kam kuptuar se kam qenë i ndikuar prej Pushkinit. Dhe s’kam ndier kurrfarë bezdie, aq më pak turp. Përkundrazi. Jeta e Tiranës jepet përmes zhurmave, vitrinave, shkëlqimit të rrugëve; aty ka të qeshura, grupe të gëzuara të rinjsh, djem e vajza, me dëshira, pasione. Parqet e Tiranës janë përplot tryeza dhe vallëzues, ka reflekse dritash në sheshin “Skënderbej”, ëmbëlsi, net dehëse; ju përshkruani se në sytë e vajzave që takojnë djemtë shkëlqen lumturia dhe turpi që gënjejnë prindërit dhe ndiejnë në buzë të puthurat... ato përshëndeten me “Hello” dhe “adio” dhe në sfond jehon “Storia dolce d’amor”. Kështu shkëlqente Tirana në të vërtetë apo keni hedhur më shumë dritë se ç’kishte, për shkak se


kulturë

ishit i ri dhe perceptimi ndryshonte? Apo është ndoshta një poemë dashurie juaja, që e sjell Tiranën ashtu siç do të dëshironit të ishte? Kur, pas më shumë se gjysmë shekulli, e kam lexuar dorëshkrimin, atmosfera kryeqytetase që përmendni ka qenë për mua po aq befasuese, sa edhe për ju. Pyetjen se cila nga dy tablotë ka qenë e vërtetë, ajo që është përshkruar në roman, apo ajo e jetës së njëmendtë, e kam bërë së pari unë vetë. Jeta e njëmendtë ka qenë vërtet e ashpër dhe e mërzitshme, por, sado e keqe të ishte jeta, më e keqe se ajo ishte letërsia. Kjo e fundit ngjante aq e mjerë, sa të vinte turp të ishe shkrimtar. Mund të thuhet se në vitet pesëdhjetë letërsia shqipe ishte në ditët më të zeza të saj. Një thatësirë e papërfytyrueshme zotëronte kudo, personazhe pozitive që të kallnin krupën, politizim i skajshëm, ngjyra bardhë e zi partizanë, ballistë - shkurt asgjë njerëzore nuk ndihej në faqet e saj. Në roman nuk ka përftesa moderne të dukshme, por atë e përshkon kryekëput një frymë moderne; aty gjenden personazhet që te “Dimri i vetmisë së madhe” do të jenë djemtë e rrugës “Broduej”, aty është Bardhyli, të cilin e kishin kritikuar për tendencë modernizmi, aty thuhet se në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve po flitej në lidhje me përhapjen e modernizmit në letërsi, pikturë dhe muzikë. Sa i vetëdijshëm ishit për këtë frymë moderne që përcillte romani juaj në klimën që mbizotëronte në Shqipëri në ato vite? Ajo që ju e quani “frymë moderne” nuk është shpikja ime. Ndonëse e drojtur është ndier vërtet, fill pas dënimit në Moskë të krimeve të Stalinit, kryengritjes në Hungari më 1956 dhe konferencës së Tiranës, po atë vit. Unë disi e kam theksuar atë frymë, por në rrethet kryeqytetase, sidomos studenteske, pulsonte vërtet. Për fat të keq, në letërsinë shqipe nuk pati asnjë shenjë, asnjë jehonë të saj. Ndaj, parë nga ky këndvështrim, romani im nuk mund të ishte veçse rrëfimi i një Don Kishoti të vetmuar. Kjo ka qenë ndoshta edhe arsyeja që s’kam bërë asnjë përpjekje për botimin e tij. Madje, as mendja s’më ka shkuar, përderisa dorëshkrimi nuk është daktilografuar kurrë. Të jesh i vetëdijshëm se romani që ke shkruar nuk do të botohet kurrë (çka edhe i ndodhi këtij romani brenda epokës komuniste), mendoj se dëshmon për një vetëdijesim më të gjerë. Këtu dua të përsëris se kjo liri, përpara se të më vinte nga idetë

dhe burimet e njohura të lirisë së njeriut, më ka ardhur prej vetë letërsisë. Më saktë, prej andej nga s’pritej: fantazmave të Shekspirit. Ndalemi pak te personazhi që nuk u ngjet aspak atyre që diktonte Socrealizmi. Bardhyli nuk ka asgjë të përbashkët me heroin pozitiv. Si mundët të krijonit një personazh të tillë në kohën kur teknikat tuaja poetike ishin ende të pasofistikuara? A e ndienit ju këtë? Pra, sa e kuptonit se, dashje pa dashje, ai, Bardhyli, ishte i ndryshëm nga personazhet që kërkonte koha? Ndoshta enkas e krijuat të tillë? Çështja e “heroit pozitiv” ka qenë e para që më ka dalë përpara, në raportet e mia me realizmin socialist. Për t’i rënë shkurt, ishte shëmtia e parë që arrita të dalloj, pa ndihmën e askujt, përveçse të vetë letërsisë. Ishte një nga themelet e socrealizmit, ndaj dhe ndarja me të më ka ndihmuar në ndarjen e përgjithshme me këtë mjerim. Me të ashtuquajturin “hero pozitiv” në qendrën e tij, realizmi socialist kishte nënshkruar dekretin e vet mortor. Pa u zgjatur, po ju tregoj një ngjarje që lidhet me romanin për të cilin po flasim. Një letrar i kohës, dashamirës dhe i njohuri im, shkroi dhe botoi një “histori dashurie”, të ngjashme me atë që përshkruhej në “Dashuria Nr. 2”. Kishte qenë në dijeni të ngjarjes mbi të cilën ishte bazuar teksti im, ndaj dhe ngjashmëria e tramës ra në sy të rretheve letrare, madje të lexuesve, që rastësisht dinin diçka rreth saj. Shkurt, e njëjta ngjarje përshkruhej dy mënyrash, por romanet ishin me fate të ndryshme: njëri do të botohej e tjetri jo. Por ky ishte vetëm ndryshimi i jashtëm. Ndryshimi tjetër, ai thelbësori, ai fatali, ishte se, ndërsa njëri nga tekstet i përkiste realizmit socialist, tjetri, imi, s’kishte të bënte me të. Kur e kam lexuar, në vend të kënaqësisë, që do të ndiente çdokush që një ngjarje e jetës së tij kishte frymëzuar një vepër letrare, kam vënë duart në kokë. M’u duk një tmerr i vërtetë. Dhe ky tmerr lidhej, në radhë të parë, me personazhin kryesor, që duhej të isha unë vetë. Çdokush mund të pyeste: të paska nxjerrë keq në atë vepër? Të ka bërë personazh negativ? Përgjigjja ime do të ishte e qartë: ku ta gjeja të isha negativ. Ishte e kundërta, duke kujtuar se më bënte nder, më kishte vënë në qendër të veprës si “hero pozitiv”! Dhe ishte pikërisht kjo që m’u duk si fatkeqësi. Nuk e kisha marrë me mend se do të vinte dita që mbi shpinën time të ndieja se ç’turp do të ishte të gjendeshe si hero pozitiv në një vepër të realizmit socialist! Që ta rrokni këtë, po jua shpjegoj. Personazhi qendror, domethënë unë vetë, isha një student që më rrinte mendja ditë e natë se si, pas mbarimit të studimeve, të shkoja ku të më dërgonte partia, për t’i shërbyer popullit. Që ia kisha bërë të qartë të dashurës sime, studente gjithashtu, se mbi dashurinë ndaj popullit s’vija asgjë, madje as atë vetë, e kështu me radhë. Nga ana tjetër, e dashura ime portretizohej si një vajzë trillane kryeqytetase, që e kishte mendjen të krihej e të zbukurohej, pa çarë kryet “për kauzën” etj. Ky ishte edhe thelbi i dramës që do të na çonte në ndarje! Zemërimi im për negativitetin e së dashurës (në të vërtetë, ajo ishte një vajzë e mrekullueshme nga të gjitha pikëpamjet) bashkohej me mllefin për pozitivitetin tim të padurueshëm. Por kryesorja ishte tjetër gjë. Për herë të parë, si një ndëshkim për atë me të cilën do të merresha, unë kuptova se sa çnjerëzor mund të ishte ky art. S’ishte ndonjë teprim po të dëgjoje se ishte shpikur një mallkim i ri, si ata që nisnin me fjalët “të pafsha në dreq a në dreqollë”. Në këtë rast, mallkimi do të ishte: të pafsha hero pozitiv në një roman të realizmit socialist! Artisti i talentuar që, kur mbushi 17 vjetët, pati sukseset e para të ndjeshme në art, që kur kthehej në qytetin e lindjes e shihnin me kuriozitet, sepse vinte nga kryeqyteti, dhe që, për shkak të natyrës së ftohtë, indiferencës dhe talentit, shihej si mendjemadh nga meskiniteti i zakonshëm i provincës, artisti i ri që nuk ecte në normat e caktuara të jetës, që nuk rrinte me njerëz “të dëgjuar “të cilët s’pushonin së dhëni këshilla nga pozita e mësuesit artistik, që këshillat i dëgjonte me shumë skepticizëm, që linte leksionet, që bridhte me duar në xhepa duke i matur rrugët me vërshëllimë, jeni ju? Ashtu mendoj. Zakonisht ky tip quhej personazh negativ, por unë e pranoja me kënaqësi. Mendoj se është i njëjti personazh i novelës “Në dheun e huaj”. Në atë kohë tipa të tillë letrarë njiheshin si “njeriu i tepërt” (Eugjen Onjegini i Pushkinit, Peçorini i Ljermontovit). Ka gjasë që termi i saktë do të ishte “njeriu i gabuar”. Ndërkaq, në rusisht nuk përdorej shprehja “ashiboçnyj”, por “lishnyj çellovjek”, që s’ishte gjë tjetër veçse përkthimi fjalë për fjalë i stilemës frënge “homme de trop”, “njeriu i gabuar”. Përtej pengesës nga mjedisi, artisti, personazhi i romanit, i quajtur Bardhyl, nuk do ta shohë më vajzën (Emën), nuk do të martohet me të, ta “konsumojë” ndjenjën në martesë. Çfarë është kjo frikë që ka artisti, mund të na e shpjegoni për lexuesit? Romani është shkruar në moshën njëzetvjeçare, kur ideja e martesës është vetvetiu e huaj. Aq më

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

tepër personazhi është një student me ambicie të mëdha, në pritje të një ndryshimi tronditës në jetën e tij: udhëtimit në Moskë për studime të mëtejshme letrare. Shtojini kësaj edhe snobizmin rinor dhe xanxën e të qenit modern, për të kuptuar se martesa merrej si një mbyllje e jetës. Ema është personazhi i parë në galerinë e personazheve-femra. Cili është emri më tingëllues, më i bukur i femrës në galerinë e personazheve tuaja? Cili është ai që doni më shumë? Përgjithësisht s’kam qenë ndonjë kërkues i qëllimshëm emrash. Me sa më kujtohet, “Ema” ishte një emër që përdorej prej meje dhe shokëve të mi, si një lloj nofke, për vajzën-personazh, që u përmend më lart. Ajo vetë e përdorte gjithashtu për vetveten. Si emër vajze ose gruaje i parapëlqyer prej meje ka qenë Ana. E kam vështirë të saktësoj arsyet. Tingëllimi universal i saj ka qenë ndoshta njëra prej tyre. Anna Kern, gruaja njëzetetrevjeçare e gjeneralit Kern, me të cilën Pushkini i internuar pati një lidhje dashurie dhe i kushtoi vjershën më të famshme të dashurisë në letrat ruse: “Kujtoj atë çast të mrekullueshëm”, ka gjasë të ketë qenë një tjetër shtysë. Një vajzë ruse që e kam njohur dy-tri javë pas mbërritjes në Moskë, në shtator të vitit 1958, gjithashtu... Ndonjë tjetër rast s’përjashtohet. Siç e shihni, është një vargor rastësish, disi i brishtë. Pas një mbrëmjeje vallëzimi, Emës i ka ndodhur diçka e rëndë - kjo është intriga që thuret për të prishur lidhjen e saj me Bardhylin. A mund të thuhet se intriga që thuret te “Nata me hënë” e ka pikërisht këtu zanafillën? Nuk më besohet. Megjithatë s’përjashtohet si mundësi. Le t’i rikthehemi vendimit tuaj: pasi kishit thënë se nuk do të shkruanit më poezi, në vitin 2005 botoni poemën “Tirana në dimër”. A keni fituar apo keni humbur diçka me “thyerjen” e kësaj fjale? Së dyti, çfarë ndodhi me Tiranën, e cila, në vitet gjashtëdhjetë, ishte realiteti më i bukur, ndërsa në vitin 2005 është realiteti i vanitetit, korrupsionit, krimit? Jo, nuk kam humbur. “Tirana në dimër” është një poemë që duhej shkruar. Ka mbetur e huaj për kohën jo për faj të saj, por të kohës. “Mjegullat e Tiranës” dhe “Tirana në dimër”, në këndvështrimin tim, përbëjnë një binom antitetik. Ka një binom antitetik në veprën tuaj qytet-provincë, ku i njëjti qytet është herë në njërin e herë në tjetrin cak. Qyteti i lindjes, Gjirokastra, del provincë te “Mjegullat e Tiranës” dhe te “Qyteti pa reklama”, por del një qytet mrekullor te “Kronikë në gur”. Po ky kalim, si ndodh? Për letërsinë nuk besoj se ka qendra. Për studiuesit është tjetër gjë. Gjirokastra, qyteti ku kam lindur dhe jetuar gjer në moshën 17-vjeçare, nuk ka qenë për mua, asnjëherë, as qendër, as provincë. Ashtu siç nuk ka qenë qytet i vogël ose i madh. Ka mbetur kështu i papërcaktueshëm. Ajo që di me siguri, është se do të më duhej të ikja larg, madje tepër larg, rreth tri mijë kilometra, për të shkruar, në Moskë, veprën e parë për Gjirokastrën, romanin “Qyteti pa reklama”. Romanin e dytë, “Kronikë në gur”, e kam shkruar në kryeqytet, në Tiranë, gati dhjetë vjet më pas. Për të tretin, “Çështje të marrëzisë”, do të më duhej, veç rënies së komunizmit, dyfishi i largësisë së Moskës, plus kapërcimi i Oqeanit Atlantik, pra Nju-Jorku, për ta shkruar atje. Romanin e katërt dhe të fundit, “Darka e gabuar”, do ta shkruaja në Paris. Siç mund ta shihni, krijohet përshtypja e një pakti të veçantë midis meje dhe këtij qyteti. Siç mund ta keni vënë re, epiteti “i çuditshëm” përdoret sa herë që del një problem saktësimi. Në këtë rast mund të thuhet: i veçantë, trillan e njëherësh i palogjikshëm, për të mos thënë i krisur. Me Gjirokastrën është fare i lehtë përdorimi i secilit prej tyre. Thelbi i paktit do të ishte: rri larg kur të shkruash për mua. Kam përshtypjen se janë të shumta qytetet që kanë pakte të ngjashme. Për Moskën e viteve studenteske, për shembull, kam shkruar jo vetëm kur u gjenda larg, por edhe kur e humba çdo shpresë rikthimi. Gjendja në larginë e shpjegon, me sa duket, arsyen se përse ka ca treva, për të cilat shkrimtarët e kanë lehtë të shkruajnë: ato të vdekjes. Të ndalemi tani te vepra: ka studiues të cilët u drejtohen vetëm versioneve të para të veprave të para të një autori të caktuar. Kemi disa versione të “Gjeneralit”, të “Kronikës në gur”, të “Kështjellës”, të “Dimrit të vetmisë së madhe”. Sa e rëndësishme është, sipas jush, vepra e parë e një shkrimtari? Nuk mendoj se vepra e parë e shkrimtarit ka ndonjë farë rëndësie të veçantë. Aq më pak se ajo mund të ketë ndonjë krahasim, ta zëmë, me dashurinë e parë, ose, më falni, me vrasjen e parë... Sa për studiuesit që iu drejtohen vetëm veprave të para, të them të drejtën, nuk i kuptoj. Në qoftë se, në ethet e rendjes pas postmodernizmit në kritikë, do të krijohej kjo fazë, le ta quajmë fazë “materniteti në letrat shqipe”, edhe për këtë s’do të dija ç’të thosha. Nga ana tjetër, është e dukshme se nuk do të kemi version të mëvonshëm të “Mjegullave”... Jo vetëm është e dukshme tani, por ka qenë e til-

30.05.2014

15

lë përherë. Kjo është një vepër që ka lindur e tillë, pa jetë. Shumë shprehje si kjo, që tingëllojnë të frikshme në përdorim, te ne, domethënë në letërsi, s’janë ashtu. Pa jetë, te ne, do të thotë pa jetë të mëtejshme. Pra, pa jetë publike, pa lexues. Autori e ndien kur vepra lind e tillë, si ato lule që s’kanë stinë tjetër. Janë ca shenja për këtë, por ato shenja është tepër vështirë t’i dallosh, e aq më tepër, t’i zbërthesh. Si mundët, gjithsesi, të mos preknit asgjë në këtë tekst deri tani para botimit teksa besoni se prirja për të ndrequr diçka në vepër bën pjesë në lirinë e saj? Si i shpëtuat tundimit për të mos bërë ndërhyrje? Apo nuk u tunduat aspak? Nuk jam tunduar kurrë, përpara vitit 2012. Me sa duket, më është dukur e panatyrshme. Si një kundërkah, si dhunim. Ai tekst duhej të mbetej në atë trajtë të vet. Meqenëse u përmend fjala “liri”, kjo ka qenë ndoshta një formë e tij e lirisë. Më 2012 ndodhi ndryshimi. Akti i parë i përgatitjes së një vepre të tillë, për të dalë në jetën publike, ka qenë daktilografimi. Teksti, i shkruar me dorë, u shtyp për herë të parë në një makinë shkrimi në vitin 2012, pas gati gjashtëdhjetë vitesh. Ishte herë e parë që po e lexoja, në të vetmen formë që isha mësuar të lexoj një dorëshkrim: të daktilografuar. Gjatë leximit kisha përshtypjen se radhë të tëra më zbardheshin përpara syve. Dukej sikur teksti e kundërshtonte, e sprapste leximin. Ndoshta në këtë sprapsje lozte një rol ndonjë dilemë juaja për të mos bërë publike një ngjarje personale, për arsye etike? Personazhi i vajzës, për shembull, që, siç kuptohet nga biseda, ka qenë lehtësisht e identifikueshme. A keni pasur rast ta takoni më vonë, kur jeni bërë shkrimtar i njohur? Ç’mund të mendonte ajo për ndodhinë, për përshkrimin e saj? Dhe, kryesorja, a ka ngjashmëri midis ngjarjeve të përjetuara nga rrëfimi i tyre në vepër? Po e nis nga fundi: ngjashmëria. Është pyetja më e ndërlikuar në kësi rastesh. Është vështirë që ndodhia të ngjajë, por më e vështirë akoma, është të mos ngjajë. Ndryshe nga një parullë e njohur e komunizmit “kufiri ynë është i pakalueshëm”, kufiri letërsi-jetë e njëmendtë s’mund të jetë veçse i kalueshëm. Takimi me personazhin? Po t’ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit të letërsisë në Tiranë, ku ishim të dy, pra, qysh nga ikja ime në Moskë, dhe gjer më sot, në këtë ditë që po flasim, nuk e kam takuar kurrë, ju ndoshta s’do të më besoni. Tirana, ndonëse kryeqytet i shtetit, nuk mund të përfytyrohej kurrë aq e madhe, saqë të mos e takoje asnjëherë ish-mikeshën tënde. Megjithatë, kështu ka ndodhur. Sa herë që flitej për zmadhimin e Tiranës, më shkonte ndër mend një gjë e tillë. Kur nga njëqind mijë banorë shkoi në dyqind mijë, mendova se kjo mund të përligjej disi. Por rastet e kundërta, domethënë të njohurit e shumtë, që më dilnin përpara, sidomos kur s’doja, ma hidhnin poshtë. Pastaj Tirana shkoi katërqind mijë, e më pas gjysmë milioni banorë, dhe tani mostakimi më ngjante i natyrshëm. Por, kur një ditë në Paris, tek ecja më këmbë në St. Michel, u ndesha me botuesin tim gjerman nga Cyrihu, Egon Ammann, m’u kthye shpresa se takimit në Tiranë me vajzën e fakultetit të letërsisë do t’i vinte radha një ditë. Nuk ndodhi asnjëherë, madje, edhe pas rastit të pabesueshëm kur, një mëngjes, në një bar të Nju-Jorkut, m’u afrua dikush që më përshëndeti: hello, jam Dan Pope, ju kujtohet, jemi takuar para ca vitesh në Central Park, e mblodha mendjen se mund të kryqëzohesha në rrugë me Dan Pope, madje me kinezë që i kisha njohur në Shangai, veç me atë vajzën e fakultetit, në Tiranën e ngushtë, s’do të duhej të ndeshesha kurrë. Ishte e qartë se diçka e errët, por e epërme, e pengonte. Ju ka munduar ndonjëherë ndjenja e humbjes? Nëse po, në ç’kuptim? Shumë herë. Në të gjitha kuptimet. Në radhë të parë, humbja rastësisht e dorëshkrimit. Besoj se nuk ka shkrimtar në botë që s’e ka përjetuar një gjë të tillë. Në radhë të dytë, edhe më keq, bastisja. Është i njohur si ankth nga gjithë shkrimtarët e vendeve tiranike. E kam provuar që larg, në tetor të vitit 1990, kur policia e Tiranës i mori krejt dorëshkrimet. E treta, zjarri, përmbytja, furia e vetë shkrimtarit (si në rastin e Nikollai Gogolit me pjesën e dytë të “Shpirtrave të vdekur”). Zoti Kadare, a keni shkrime të tjera të pabotuara? Më duket vetëm një novelë, me titullin “Barka në rërë”, shkruar pak kohë përpara romanit që po flasim. Është ende e padaktilografuar. Pra, në gjendje të midistë, mes jetës dhe pajetës. Dhe së fundmi, a keni dashur ndonjëherë, qoftë edhe në fëmijërinë e hershme, të bëheni dikush tjetër përveçse shkrimtar? Asnjëherë. Sidomos në fëmininë e hershme, atëherë kur kujtoja se e doja letërsinë marrëzisht, ngaqë isha i bindur se, sa më shumë ta doja, aq më i famshëm si shkrimtar do të bëhesha! (Më saktë, aq më i famshëm, isha, ndërkaq!!) Jashtë mahisë, mund të them se një tekst kënge, për dashurinë, që gjendet në një nga librat e mi, do ta përshtatja kështu për letërsinë: Dhe njëqind jetë të jetoja Në të njëqindtat do t’të doja.


16

arsim

Matura Shtetërore

Në deklaratën e lëshuar, zv/Ministrja Malaj ka zbuluar edhe disa prej risive që MAS ka ndërmarrë në drejtim të miradministrimit të Maturës Shtetërore 2014, si deklarimi për herë të parë i “cut off”, përpara provimit të MSH në 20% nga 10% që ishte, si dhe vlerësimin e mesatares së 3 viteve në MSH nga 20 % në 26%.

45 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, në deklaratën e lëshuar ditën e djeshme ka dhënë udhëzimet e fundit për procesin e provimit të dytë të Maturës Shtetërore në Gjuhë shqipe dhe Letërsi. 45 mijë e 65 maturantë u drejtohen sot bankave për provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore në lëndën Gjuhë shqipe dhe Letërsi. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, në një deklaratë të lëshuar ditën e djeshme ka shprehur se kjo ministri ka marrë masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit në përputhje me rregulloren e Maturës Shtetërore, masa që do të vijojnë edhe për provimet e tjera. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit kanë marrë përsipër ruajtjen e rendit dhe normaliteti në të gjitha qendrat e provimeve në mbarë vendin, ndërsa Posta Shqiptare më anë të shërbimeve të saj do të transportojë të gjitha materialet e provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore. Duke iu uruar sukses në provimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe, zv/ministrja Malaj i quajti maturantë bashkëpunëtorë në realiz-

qasje

Gjatë prezantimit të një tjetër fushate për të tërhequr më shumë studentë drejt degëve të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, Kancelari George Osborne ka thënë: “Vetëm dy për qind e vajzave marrin notat maksimale në Fizikë. Kjo nuk është e mjaftueshme”. Ai ka sugjeruar se më shumë gra modele ose prezantuese televizive duhet të ndihmojnë në adresimin e gjendjes”. Unë jam një nga ato modele. Unë jam femër dhe punoj në universitet duke dhënë lëndën e kimisë dhe bëj kërkim shkencor. Nuk ndjej të kem përjetuar seksizmin gjatë kohës së studimeve apo punës në shkencë, por kjo është padyshim një problem për të tjerët. Kam vendosur të zbuloj më shumë, dhe kam kuptuar se George Osborne e ka gabim. Pavarësisht disa shenjave të kohëve të fundit se gjërat mund të ndryshojnë, numri i vogël i grave që japin mësim ose studiojnë shkencat në arsimin e lartë ka qenë një problem prej shumë vitesh. nuk është vetëm fizika, kimia, inxhinieria, edhe matematika e informatikë janë gjithashtu në probleme. Tentativat për të tërhequr vajzat në shkencë kanë qenë që, të jesh shkencëtare shkon në përputhje me të lyerit me të kuq buzësh dhe veshjen e takave të larta - një qasje e mishëruar nga një video e Komisionit Europian (e hequr tashmë nga rrjeti ) për të nxitur fushatën se “Shkenca është një gjë vajzash”. Nuk ka shumë fytyra femrash në televizion, të cilat mund të konsiderohen si modele të shkencave. Pra disa më shumë prej tyre, do të munden të ndihmojnë për të tërhequr vajzat në shkencë?! Studimet e publikuara në vitin 2013 nga Diana E. Betz dhe Denise Sekaquaptewa kanë parë ndikimin e llojeve të ndryshme të

imin e këtij procesi. “Njohja dhe zbatimi i detyrave tuaja gjatë procesit të provimeve, janë parakushte me rëndësi përcaktuese për mbarëvajtjen e çdo provimi të Maturës Shtetërore, por sidomos për suksesin e secilit prej jush” –iu drejtua ajo maturantëve duke i ftuar t’i bashkohen nismës dhe angazhimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për një maturë me dinjitet dhe të besueshme. “Ashtu siç ju e meritoni, ashtu si prindërit tuaj e meritojnë, ashtu si e gjithë shoqëria jonë e meriton” –është shprehur Malaj. Në deklaratën e lëshuar ajo ka zbuluar edhe disa prej risive që MAS ka ndërmarrë në drejtim të miradministrimit të Maturës Shtetërore 2014, si mundësimi për herë të parë i shërbimit postar në paketimin e sigurisë dhe transportin e materialeve të provimit të MSH. Deklarimi për herë të parë i “cut off”, përpara provimit të MSH në 20% nga 10% që ishte, si dhe vlerësimin e mesatares së 3 viteve në MSH nga 20 % në 26%. “Cut off” është kufiri ku ndahet niveli kalues, i cili shoqërohet me notën e përshkallëzuar. Në thelb 20 për qind e pikëve të provimit të bëjnë kalues. Nota kaluese është 4.5. Vitet e kaluara bëhej pasi jepeshin provimet, ndërsa këtë vit deklarohet përpara provimit. Këtë vit është

krijuar gjithashtu një guidë për çdo maturant –emër për emër –si edhe është hapur Zyra e karrierës e alternuar me Javën e inovacionit. Ajo ka renditur gjithashtu detyrat e përfaqësuesve të MAS-it në monitorimin e provimit të detyruar të Maturës Shtetërore 2014 si monitorimi i kutive të provimit, hedhja e shortit në qendrat e provimit për ndarjen e administratorëve në klasa, futjen e maturantëve sipas listës, shpërndarja e testeve, raportimi mbi mbarëvajtjen e procesit etj. “Ne jemi të vendosur ta udhëheqim me sukses këtë proces. Nuk do të tolerohen shkelje dhe çdo tentativë që do të rrezikojë sigurinë e këtij procesi, sikurse ka ndodhur në të shkuarën”- duke nënvizuar edhe njëherë pezullimin e dy mësuesve pasi u konstatuan shkelje në provimin e parë të maturës shtetërore 2014 dhe mosnjohjen e provimit për dy nxënës që po ashtu nuk zbatuan rregulloren. Ajo u bëri thirrje që t’i zbatojnë me rigorozitet rregullat. “Prindër, mësues, administratorë, është detyra jonë, që të kujdesemi bashkërisht që procesi të jetë i rregullt, transparent dhe dinjitoz”. Rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, zhvilluar në gjuhë të huaj, do të publikohen më 2 Qershor 2014.

Britani, vajzat nuk do të ndjekin modelet e bukura në shkencë “Përdorimi i grave joshëse në shkencë për të tërhequr vajzat në degë të shkencave dhe inxhinierive është krejt i gabuar”, mendon Julia Percival, një akademike në fushën e shkencave

modeleve femra në mendimin e vajzave për aftësitë e tyre për të pasur sukses në një degë shkencash. Ato zbuluan se modelet tipike femërore mbi fushën shkencave jo vetëm që ulin interesin e vajzave në lëndët e shkencave, por edhe ulin besimin e tyre për të pasur sukses në ato lëndë dhe gjasat për t’i studiuar. “Në vend të hapin mendjet këtyre vajzave drejt mundësive të reja, modeli femëror i shkencave duket sikur i mbyll ato më tej”, thotë Sekaquaptewa. Më vjen keq për këta studentë! Rachel Riley, matematikania, e cila shfaqet në “Countdown” është një ambasadore e madhe shkencave, por edhe dikush si unë, me një PhD në Kimi, ndjehem si një dështim në krahasim me të, sepse ajo është elegante dhe simpatike, ndërsa unë jo. Vajzat

ndikohen fort nga presioni për të qenë tërheqëse dhe t’u kërkosh atyre të jenë të zgjuara, ndërsa shoqëria pret që ato të jenë të bukua, i bën të ndjehen se po u kërkohet shumë. Perceptimi publik është negativ

Pra, nëse modelet nuk janë përgjigja, atëherë cila është? Faktori tjetër është thelbësor dhe instiktiv: frika. Unë kam bërë një punë të madhe në kimi, ndërsa reagimi i parë kur të tjerët zbulojnë se me çfarë merrem është : “Oh, kimi! Kam qenë shumë keq në këtë lëndë në shkollë”. Pikëpamja e publikut në degën time të shkencës është pothuajse krejt negative. E si do ta mbështesin prindërit një fëmijë për të studiuar këtë degë, kur ata kanë një memorie kaq negative të përvojës së tyre? Shoqëruar me frikën e prindërve se fëmija i tyre

nuk do të marrë nota mjaft të larta për të garantuar një punë dhe një jetë të rehatshme, atëherë çfarë motivimi ka për prindërit që t’i inkurajojnë të rinjtë të studiojnë degë të vështira kur ata vetë nuk kanë përvojë prej tyre? Tabloja është e gjerë: një studim zbuloi se nxënësit e shkollave mendojnë vetëm se njerëzit më të zgjuar mund të punojnë në një punë të lidhur me shkencat. Prindërit e mi, një inxhinier dhe një gjuhëtare, ishin pafund inkurajues dhe kishin shumë përvojë për të ndarë. Unë kurrë nuk mendoja se lëndët kur merrja notat më të larta si kimi biologji dhe fizikë, ishin të veçanta, por duket se unë jam në pakicë. Punonjësit e shkencave duhet të jenë në gjendje të përballojnë dështimin

Lëndët shkencore janë të vështi-

ra. Kërkojnë përqendrim, qëndrueshmëri dhe një dozë të mirë pikëpamjesh, por çdo njeri i gatshëm për t’i kushtuar kohë dhe përpjekje ka potencial për të qenë i suksesshëm në këto fusha. Nuk ka pse të jesh gjeni! Shoqëria duhet t’i japë fund izolimit të të rinjve nga dështimi; është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit dhe zhvillimit, sidomos për shkencëtarët dhe inxhinierët. Askush nuk pret që eksperimentet të funksionojnë gjithë kohës, dhe punonjësit e ardhshëm të shkencave duhet të mësojnë të përballen me dështimin, të përshtaten dhe të ecin përpara, gjë e cila duke theksuar shumë notat e larta dhe suksesin, nuk mund të arrihet. Në një kuptim, çdo grua që jep shkencë në një universitet apo shkollë, që inkurajon studentët e saj të të dyja gjinive të tejkalojnë veten, është një modele e shkencave. Dikush që tregon se praktika e shkencës është e arritshme nga të gjithë, që janë të gatshëm të punojnë shumë. Nuk mendoj se fatkeqësia e madhe është se ka një numër të ulët të vajzave që studiojnë fizikë; mendoj se është numri i vogël i studentëve që studiojnë shkencat në përgjithësi. Ne si popull jemi të njohur si inxhinierë, shkencëtarë dhe shpikës dhe kemi arritur të trembi fëmijët tanë për të mos e ndjekur rrugën tonë për hir të notave të mira. Festoni artin e dështimit dhe përpiquni sërish! Përqendrohuni më pak te notat e larta dhe më shumë në të mësuarit me kuptim! Përndryshe rrezikojnë të humbasin reputacionin dhe rrugën tonë në një botë që zhvillohet shumë shpejt. *Julia Percival, pedagoge e Kimisë në Universitetin Surrey.


sport

sport

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

17

Guardiola rikthehet në Barcelonë... Timonieri i Bajern Mynihut, Jozef Guardiola është rikthyer në Barcelonë, jo për të marrë drejtimin e ndonjë skuadre futbolli, por për t’u martuar. Ish-trajneri i Barcelonës është martuar pas 20 viteve bashkëjetesë me Kristina Serrën. Martesa është zhvilluar larg syrit të me-

diave, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit. Martesa është formalizuar të enjten në Komunën Matadepera, në Katalunjë. Sipas burimeve pranë çiftit mësohet se ceremonia ka zgjatur diçka më shumë se 30 minuta dhe pjesë

e saj kanë qenë edhe fëmijët e sapo të martuarve, Maria, Marius dhe Valentina. Pep Guardiola kishte disa kohë që po përgatiste dasmën dhe arsyeja që ka zgjedhur Matadeperën është se gjykatësi që zyrtarizoi martesën është mik shtëpie i çiftit.

shkurt

Brazucam, topi teknologjik i “Brazil 2014”

Shkencëtari Hauking: Ja si Anglia fiton Botërorin

Arbi Fortuzi

P

asi ka kaluar një jetë duke zbuluar sekretet më të errëta të kozmosit, gjeniu anglez Stefën Hauking është përqendruar në zbulimin e një enigme të re; rruga që duhet të ndjekë Anglia për të fituar kampionatin botëror të futbollit, si dhe penalltinë perfekte. Ka qenë viti 1966 kur Anglia ngjitej në fronin e kampionëve të botës, për të parën dhe të fundit herë në histori. Këtë sezon Anglia do të nisë me Italinë rrugëtimin drejt objektivit madhor, që mungon prej gati gjysmë shekulli. Gjeniu sfidon të gjithë parashikuesit edhe pse shpejton të precizojë se “futbolli është më i komplikuar se fizika kuantike”. Fillimisht ai ka analizuar faktorët që kanë ndikuar në 45 sfidat e Botërorit të vitit 1966 dhe sipas shkencëtarit, faktorët kryesorë kanë qenë: temperatura brenda në stadium, lartësia e stadiumit, fanella e lojtarëve anglezë, kombësia e gjyqtarëve, si dhe rreshtimi në fushë i skuadrës. Tempera-

tura: Rezulton se temperatura perfekte do të ishte 20 gradë celsius, një rritje prej 5 gradësh e temperaturës do të ulte me 59% mundësinë e fitores së Anglisë. Lartësia mbi nivelin e detit: Anglia ka dyfish mundësi për të arritur fitoren në rast se lartësia e stadiumit është më pak se 500 metra mbi nivelin e detit. Distanca nga mëmëdheu: Diferencat kulturore dhe largësia nga vendlindja ndikojnë tek skuadra angleze. Sipas studimit, anglezët kanë 22% më shumë mundësi të fitojnë kur luajnë afër mëmëdheut sesa në një kontinent tjetër. Formacioni: Moduli 4-3-3 rezulton më i favorshëm për anglezët me 58% probabilitet për të fituar, kundrejt rreshtimit 4-4-2, i cili ka një probabilitet suksesi 48%. Ngjyra e fanellës: Sipas studimit, fanella me ngjyrë të kuqe është më fatsjellëse për anglezët se fanella tradicionale. Kjo sipas shkencëtarit, pasi e kuqja frymëzon tek lojtarët më shumë agresivitet dhe vendosmëri, prandaj dhe rrit mundësinë e fitores me 20%. Kombësia e gjyqtarit: Gjy-

Anglia ka dyfish mundësi për të arritur fitoren në rast se lartësia e stadiumit është më pak se 500 metra mbi nivelin e detit.

qtarët me kombësi europiane sjellin fat për Anglinë, e cila ka fituar 68% të ndeshjeve kur arbitri është me origjinë nga kontinenti plak, ndërsa 38% në rastet e tjera. Penalltia perfekte: Gjeniu anglez, për të zgjidhur këtë enigmë ka studiuar 204 ndeshje të përfunduara me penallti. Karakteristikat e marra në konsideratë janë: roli i lojtarit, ngjyra e flokëve, mosha, drejtimi i goditjes, këmba me të cilën lojtari godet topin, lëvizja e portierit, si dhe vrulli që merr lojtari gjatë goditjes së 11-të metërshit. Rezultatet treguan se goditja e penalltisë nga krahu i majtë i portierit rrit probabilitetin për sukses. Ashtu siç rriten mundësitë për sukses për futbollistët që gjuajnë me këmbën e majtë. Sa i takon flokëve, lojtarët me flokë në ngjyrë të hapur apo pa flokë kanë më shumë mundësi suksesi sesa kolegët e tyre. Një distancë e vogël vrulli zbret me 41% mundësinë e shënimit, ndërsa distancat mesatare apo të largëta janë më të sigurta drejt suksesit.

Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi, të “çmendura” në merkato Kampionët e Shqipërisë, Demat e Kuq dhe Kukësi janë tri skuadrat më aktive në këtë nisje të merkatos së verës. Ujqërit e dëborës kanë siguruar Sefën, Agoboin, Vangjelin dhe Osmanin, ndërsa kanë larguar Bicin, Muzakën, Tomiç, Fagun dhe Gvozdenoviç. Me këto ndryshime Skënderbeu po kthehet në një skuadër të pathyeshme dhe duket se i ka të qartë objektivat; fitimin e titullit të pestë radhazi të Superligës Shqiptare të Futbollit dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, që do ishte një ngjarje historike për futbollin shqiptar. Në të njëjtën rrugë janë edhe “të kuqtë” e kryeqytetit, të cilët po tregohen mjaft aktivë në këtë nisje të merkatos së verës. Pas zyrtarizimit të Duros në pankinë, Partizani ka nënshkruar me Bathën dhe Mustafën, ndërsa ka larguar Mazrekajn, Memellin dhe Pliskan. Duro gjithashtu ka paralajmëruar edhe largime të tjera

ndërsa ka premtuar një skuadër konkurruese për titullin kampion. Edhe Kukësi ka bërë lëvizjet e tij, ka siguruar Bicin, Bakajn dhe Karabecin (dy të fundit fillimisht vetëm për në Europë, më tej do diskutohet më konkretisht), ndërsa s’ka largime. Pritet një sprint në merkato i Flamurtarit dhe Tiranës. Kuqezinjtë presin zyrtarizimin e turqve në drejtimin e klubit për të nisur ndërtimin e skuadrës së sezonit tjetër, ndërsa bardheblutë e kryeqytetit janë me sytë nga Bashkia për të kuptuar të ardhmen e tyre. 24 herë kampionët e Shqipërisë gjatë kohës që presin lajme nga Bashkia kanë siguruar parimisht 4 lojtarë, ndërsa po punohet për rinovimin e një pjese të madhe nga grupi i sezonit të shkuar. Në vështirësi paraqitet skuadra shkodrane e Vllaznisë e cila, ashtu si edhe Tirana, i ka sytë tek Bashkia për të kuptuar si do jenë financat e klubit.

Skuadra e traditës e futbollit shqiptar rrezikon të përsërisë sezonin që lamë pas, për shkak të mungesës së një presidence që do të zgjidhte problemet financiare dhe që do të niste punën për ndërtimin e një ekipi pretendent.

I frymëzuar nga ngjyrat e FIFA-s dhe ngrohtësia amerikano latine e Rio de Zhaneiros, Adidas ka prezantuar topin e ndeshjeve zyrtare që ka përgatitur për Botërorin “Brazil 2014”, të pagëzuar me emrin Brazucam. Adidas i ka surprizuar të gjithë pasi veç versionit zyrtar ka prodhuar edhe një model teknologjik të Brazucam, i cili ka të instaluara 6 kamera profesionale, që regjistrojnë në 360 gradët e sferës duke iu ofruar një pamje magjike shikuesve. Ky top është pagëzuar me emrin Brazucam dhe do përdoret nga Adidas gjatë fushatës promocionale “Brazil 2014”. Topi teknologjik, i prodhuar nga Adidas mund të jetë një frymëzim i mirë për të ardhmen e futbollit, duke zgjidhur përfundimisht debatin e kahershëm mbi golat fantazmë dhe lejimin e teknologjisë në sportin e magjishëm të futbollit.

Australia, skuadra e parë e mbërritur në Brazil Australia është përfaqësuesja e parë kombëtare që ka shkelur kontinentin amerikano- latin në kuadër të Kampionatit Botëror të futbollit, që do të nisë më 12 qershor në Brazil. Skuadra australiane ka mbërritur rreth orës 18:00 të së enjtes në aeroportin e Rio De Zhaneiros, “Curtiba”. Më pas skuadra u nis drejt Vittorias, vendi ku ekipi i drejtuar nga Angel Postecoglou do të zhvillojë përgatitjet e fundit për t’u paraqitur denjësisht në kampionatin botëror. Australia është pjesë e grupit “B”, së bashku me Holandën, Kilin dhe Spanjën. Ndeshjen e parë, skuadra e Postecoglout do ta zhvillojë më datë 13 qershor 2014 ndaj Kilit, më tej do të sfidojë Holandën dhe Spanjën. Tekniku australian ka zgjedhur vijimin e përgatitjeve në Brazil, me qëllim që lojtarët të mësohen me orarin dhe klimën e kontinentit amerikano-latin.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 15

5

6

7

20 25 30

21

26

22

27

31

35

32

33

34

37

40

41 45

38

42

46 51

23

28

36

50

11

18

19 24

10

14

17

44

9

13

16

29

8

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

43

47

48

Koha e fillimit ____:____

49

51

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Prishtina, luftëtar patriot. 4. Qytet në Greqi, i banuar historikisht nga shqiptarë autoktonë. 9. E kundërta, dënoj. 12. Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës. 13. E mira, dobia e rëndësia që ka diçka. 14. Lëndë ngjitëse. 15. Raport që i paraqesim një organi epror për një çështje a për gjendjen e një pune. 18. Punë e detyruar pa shpërblim. 19. Kafaz për kafshë të egra a për zogj. 20. Kafshë gjitare barngrënëse që jeton në Afrikë. 22. Shtet në gadishullin Arabik. 24. Shaban i volejbollit. 25. Fillimi i diçkaje, maja. 27. Varg automjetesh që ecin njëra pas tjetrës. 29. Markë makine. 31. Përmbledhje hartash. 33. Gjokë, poet i njohur. 35. Personazhi kryesor te filmi Debatik, mbrapsht. 36. Pjesë e një dyqani. 38. Pantallona prej shajaku për burra. 40. Organizatë terroriste. 41. Në atë sasi. 42. U rrëzua. 44. Qepa pa të forta. 45. Sistemi i organizimit shoqëror. 47. Male të larta mes Spanjës e Francës. 50. Bashkësi e qendrueshme njerëzish e formuar historikisht në një truall të caktuar. 51. Figurë letrare. 52. Notë muzikore.

Vertikalisht:

1. Hero i mitologjisë greke. 2. Shtet në Amerikën Qendrore. 3. Një liqen me ujë të kripur. 4. Vetia që ka një trup të ruajë gjendjen e qetësisë ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, inerci. 5. Markë makine. 6. Kolonja në makina. 7. Vend i cekët për të kaluar lumin. 8. Gjoleka, luftëtar patriot. 9. Tërësia e shtresave të tokës, që janë formuar në kushte të njëjta gjeologjike. 10. Gjergj Elez i legjendës. 11. Shkronjë dyshe. 13. Vend Islamik. 14. Fis ilirësh që kanë jetuar brigjeve të Jonit. 16. Dru gjithmonë i gjelbër, që rritet shumë shpejt. 17. Prek, ose... 18. Thirrje telefonike. 21. Mangut në dialekt. 23. Simboli kimik i natriumit. 26. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të trashë e të lartë, me gjethe të mëdha, të dhëmbëzuara. 28. Organizatë Bujqësore. 30. I ftohti i madh. 32. Karrocë e hapur, me katër rrota. 34. Institut Republikan. 37. Skuadër futbolli greke. 39. Vangjel, trajner i njohur i volejbollit. 43. Kafshë e madhe gjitare. 44. kafshë pune. 46. Departamenti Kulturës. 47. Pjesëz mohuese. 48. Ent Monetar. 49. Sigla e Elbasanit.

Sudoku | nivel mesatar 9

5 8 1

4

9

7 1

6

9 4

9 2

4 8 1 3

4

7

2

7 9 1 1 7

8 9 7 5

4 2

6 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

1 4

7 8 4 1 3

6

4 6

8 3

7 3

2

8 3

5

8

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Google prezantoi prototipin e makinës vetë-drejtuese Google ka zbuluar detajet e prototipit të makinës vetëdrejtuese, e cila nga pamja duket si makinat që kemi parë në filmat fantastiko-shkencore. Këto makina nuk kanë pedale. Kjo do të thotë se nuk ka pushim manual. Makina gjithashtu nuk do të ketë as timon. Ideja është që dy pasagjerë të hipin në makinë dhe të shkojnë në destinacionin e duhur pa ndërhyrjen e tyre tek makina. Softueri i Google-it do të drejtojë makinën shumë mirë dhe pa rrezik, dhe gjithçka që duhet të bëjnë pasagjerët është të shtypin butonin që të niset makina. Këto makina thuhet se do të lëvizin me shpejtësi 40 km/h. Google ka në plan të prodhojë 100 prototipa të makinave, dhe do të vazhdojë t’i testojë gjatë verës. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, kompania shpreson që të mund t’i nxjerrë në rrugët e Kalifornisë brenda dy viteve të ardhshme.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Venusi do krijoje mundësinë qe ju te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do ndihen shume mire me lirinë qe kane, por kur një person interesant t’i joshe, nuk do mund ta përballojnë dot. Financat do i menaxhoni me më shume maturi dhe kujdes, prandaj edhe gjendja nuk do jete e keqe.

Do jeni me shprehet dhe me pasionante sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do shkoje me se miri mes jush dhe partnerit. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite romaneske dhe plot surpriza. Ne planin financiar duhet pasur shume kujdes. Yjet ne fakt do ju nxitin te shpenzoni pa mase.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Saturni do luaje një rol shume te rëndësishëm sot ne jetën ne çift. Ky planet do e thelloje edhe me shume lidhjen qe keni krijuar. Do e keni me te lehte te shpreheni dhe te dashuroheni si e ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnë as sot personin ideal, por nuk duhet te mërziten sepse kjo do ndodhe me shpejt sesa mendojnë. Financat do jene shume te mira.

Do jeni me te drejtpërdrejtë sot ndaj atij qe keni ne krah dhe ne këtë mënyrë do mund te sqaroni disa mosmarrëveshje te se kaluarës. Nga ana tjetër duhet te largoni rutinën dhe te provoni eksperienca te reja. Beqaret do marrin shume propozime, por duhet te mendohen mire para se te pranojnë ndonjë. Me financat tregohuni gjithë kohës vigjilente.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Kjo do jete një dite e veçante për çiftet sepse pikërisht sot do merren vendime te rëndësishme te cilat mund te ndryshojnë edhe te ardhmen. Beqaret do fillojnë ta pëlqejnë jashtë mase një mik i cili i ka kuptuar ne momentet me te vështira. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën. Do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

8 2 1 6 8

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite shume e paqëndrueshme pritet te jete kjo e sotmja për ta qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me personin qe keni ne krah dhe kjo do sjelle debatet te njëpasnjëshme. Edhe beqaret do jene te paqartepëratëqeduantebëjnëprandajnuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime,moskryenishpenzimetëkota.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 025, 054, 111, 152, 155, 166, 216, 225, 392, 490, 540, 545, 547, 596, 641, 781, 861, 863, 961, 987. Numra me 4 shifra: 0111, 2145, 2821, 3558, 4043, 8542, 9551, 9854. Numra me 5 shifra:

05666, 10158, 11964, 13110, 15965, 18018, 21351, 30256, 41541, 47888, 50765, 54079, 54701, 57698, 59678, 84155, 85254, 88490, 98580, 99854. Numra me 6 shifra: 134211, 286320, 425472, 511142, 563201, 615050, 695965, 859592.

Pas një periudhe te mbushur me zënka, me ne fund do pajtoheni e mate qe keni ne krah. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe te dy do dini te kërkoni falje. beqaret do fillojnë aventura kalimtare, por qe do i bëjnë te ndihen mire për disa kohe. Financat nuk do jene shume te mira, megjithatë fale ndihmës se disa miqve nuk do keni probleme serioze.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Ju dhe partneri do krijoni një lidhje te qëndrueshme dhe mjaft te forte gjate kësaj dite. Gjerat do ecin edhe me mire sesa mendonit. Beqaret do fillojnë te njihen seriozisht me dike te cilin kane pak kohe qe e kane njohur. Financat nuk do jene te këqija, por dhe jo aq te mira sa për te kryer shpenzime kuturi.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do ju jepen mundësi pa fund për aventura kalimtare sot, por nëse nuk doni ta humbni përgjithmonë partnerin, as qe duhet t’iu shkoje neper mend t’i provoni ato. Beqaret nga ana tjetër duhet te përfitojnë sa me shume dhe duhet te hidhen ne sulm. Me financat duhet te vazhdoni ende te tregoheni vigjilente qe te mos keni vështirësi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Te dashuruarit do kenë një dite normale, pa debate, por edhe pa pasion te zjarrte. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u shqetësuar aspak për te nesërmen. Do joshni cilindo qe do shihni sot ju beqare dhe mundësitë për te filluar një lidhje te qëndrueshme do jene me te mëdha. Gjendja financiare do jete e mire. Mundohuni te hiqni disa para mënjanë për rastet e papritura.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni kujdes me debatet dhe mosmarrëveshjet qe do keni. Partneri do jene ne humor shume te keq dhe po u kalua caku do marre masa ekstreme. Beqaret duhet te tregohen sa me te hapur dhe te peritone nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet te tregoheni largpamës dhe te mendoni edhe për te nesërmen.

PESHQIT (20/II-19/III) Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do ua bëjnë jetën tuaj ne çift sa me te bukur. Do e zgjedhoni ne shume kohe foljet “Dashuroj”. Beqaret do kenë flirtime pa fund, por ende nuk pritet te ndodhin lidhje te qëndrueshme. Me financat do merreni me shume se kurdoherë tjetër. Financat do të kenë përmisime.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

30.05.2014

30 maj

19

Vetëm dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budalliku njerëzor, dhe unë nuk jam i sigurt për të parën. - Albert Einstein (1879-1955)-

1431

Digjet Zhan’Dark Sot një kishë ngrihet në një treg në Rouen të Francës, aty ku një vajzë nëntëmbëdhjetëvjeçare u lidh në një turrë drush dhe u dogj para një turme të madhe më 30 maj 1431. Teksa zjarri përhapej, ajo i kërkoi një prifti që të mbante një kryq para syve të saj dhe të lutej në një zë mjaftueshëm të lartë sa ajo ta dëgjonte përmbi kërcëllitjen e flakëve. Kur ajo vdiq, ushtarët anglezë mblodhën mbetjet e trupit të saj dhe ia hodhën hirin në lumin Senë. Vajza fshatare nga Domremy, e cila pretendonte se i ishte thënë nga shenjtorët Mikael, Katerinë dhe Margaret ta pastronte vendin nga anglezët, dhe e cila me veshje të bardhë dhe shenjat e saj i priu

një ushtrie për të çliruar Orleansin e rrethuar në vitin 1429, kish rënë në duart e Gjonit të Luksemburgut, një kapiten burgundias, i cili ua shiti anglezëve. Ata e përgatitën për ta gjykuar si heretike para një gjykate kishtare nën juridiksionin e Pierre Cauchon, ipeshkv i Beauvis, i cili ishte një simpatizant i anglezëve. Përgjatë gjithë pranverës së vitit 1431 procesi zvarritej teksa gjykata e shtynte atë me përpjekjen për të nxjerrë prej saj një pranim faji. Rekordet e gjyqit tregojnë se: ‘e pyetur nëse ajo e njihte se pse mbahej me hatër nga Zoti, ajo u përgjigj: nëse nuk jam, Zoti më marrtë në hatër; dhe në jam, Zoti më

mbajttë aty!”. Më 29 maj, tri ditë pas firmosjes së një dokumenti ku hiqte dorë nga kredoja e saj, ajo ndryshoi mendje dhe hoqi mantelin të cilin e kishin detyruar ta hiqte dhe veshi edhe një herë rroba burri. Ky veprim e vulosi fatin e saj dhe ajo iu dorëzua anglezëve. “Virgjëresha e New Orleansit”, e cila dy vjet më parë pat arritur një fitore të shkëlqyer mbi anglezët dhe pa Dauphin të kurorëzohej si mbret i Francës, u ekzekutua publikisht. Njëzet e katër vjet më vonë pasi anglezët u përzunë nga Franca, dënimi i Zhanës u hoq nga papa. Një simbol qëndrestar i kurajës kombëtare franceze ajo u bë shenjtore në vitin 1920.

Blitz

Flickr

95

Për qind e egjiptianëve që thonë se është e nevojshme të besosh në Zot, që të jesh një person moral.

53

Për qind e amerikanëve që besojnë të njëjtën gjë.

14

Për qind e kinezëve që besojnë të njëjtën gjë.

8

USD kompensimi maksimal ditor që një agjenci turistike kineze u ofron turistëve që firmosin për “siguracion smogu’.

*Sipas Harper’s Index qershor 2014.

Foto: Cuito Cuanavale / Bariu

Nga antena tek interneti, televizioni në një USB REVOLUCION DIXHITAL. Lëvizjet e Google dhe Amazon: ide të reja për të transformuar videot në një server Televizori dhe televizioni nuk janë më sinonime. Kolosët e teknologjisë dhe të argëtimit janë duke punuar për të transformuar vizionin tonë mbi botën, për të na mësuar ta shohim televizorin si një panel që riprodhon pamje, video dhe muzikë që vijnë nga burime më të shpërndara, ndërkohë që televizioni braktis antenën dhe dekoderat për të udhëtuar përmes internetit. Për momentin, zhurmën më të madhe po e bën Chromecast. I vogël sa një pendrive USB, vendoset në portën HDMI të televizorit dhe arrin të marrë përmes internetit filma dhe muzikë. Funksionet e saj për momentin janë të kufizuar: mund të shihen fotografi dhe video që i kemi në smartphone-n tonë apo në tablet, mund të futesh në YouTube apo mund të blihen filma në PlayStore, dyqani virtual i Google. Në Europë, ndryshe nga sa ndodh në SHBA, ende nuk ofron shërbime abonimi si Netflix, Hulu, Hbo apo Pandora. Pershtatur ne shqip nga bota.al

gazetamapo@gmail.com

Përgjigja ka ardhur e menjëhershme nga Amazon me Fire TV, një kuti e vogël e zezë që përveç transmetimit në formën streaming, mundëson të luash “me mijëra lojëra elektronike”. Më e fuqishme se paraardhësja, është një minikompjuter i vërtetë me procesor quad-core dhe me 2 Giga RAM. Ndërkohë është edhe i hapur: përveç Prime Instant Video, repertorin e filmave dhe serive televizive të Amazon, nxit zhvilluesit e tjerë që të ofrojnë shërbimet e tyre. Ka një telekomandë bluetooth që lejon kërkimin zanor të të dhënave ndërkohë që një algoritëm na këshillon se çfarë mund të na pëlqejë. Edhe këtu çmimi është popullor: 99 dollarë për kutinë e zezë me telekomandën dhe 39 dollarë për joypadin e lojërave. Në këtë hibridizim të ri, prodhuesit e televizorëve marrin pjesë përmes Smart TV, televizorët ku mund të instalosh aplikacione, dhe një ide e mirë vjen nga Panasonic, me TV Anyëhere, ose televizioni që na ndjek kudo. I menduar edhe për ata që janë pak të mësuar me teknologjinë, ai e transformon televizorin në një server

që shpërndan foto, filma dhe muzikë në të gjitha pajisjet tona elektronike. Mjafton të lidhësh një hard disk me modelet e pajtueshëm për të mundur të riprodhosh përmbajtjen e tij përmes rrjetit ëireless apo lidhjeve 3G dhe 4G. Avantazhi është që mund të kemi akses në të gjithë materialet tanë, kudo ku ndodhemi, dhe nuk ka nevojë t’i blejmë nga një dyqan i caktuar. Pastaj është Apple, një prej pionerëve të sektorit me Apple TV, lindur në vitin 2007 dhe që tashmë ka mbërritur në brezin e tretë. Me formë katërkëndore, është i ngjashëm me Fire TV dhe lejon të riprodhosh në televizor muzikë, filma dhe fotografi nga çfarëdolloj pajisjeje (i ashtuquajturi AirPlay) ose të shohësh në televizor ekranet e iPhone, iPad, iPod dhe Mac (mirroring). Formatet janë të kufizuar dhe blerjet e reja mundësohen vetëm përmes iTunes. Çmimi është 109 euro. Versioni i fundit i përket vitit 2013 dhe që tani ka nisur të flitet për një model të ri që pritet të dalë këtë vit. Do të jetë i vogël si Chromecast, do të ketë komanda me gjeste dhe do të mundësojë trans-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

metimin e aktiviteteve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por, televizioni i gjeneratës së re mundet që edhe të shkëputet fare nga pajisjet tona dhe të udhëtojë i vetëm. Janë të shumtë shërbimet e streaming që na ofrojnë një kinotekë virtuale për ta parë në kompjuter, smartphone apo tablet, pa blerë asgjë. Mjafton të bësh një pagesë të përmuajshme. Çmimi varion nga 0.99 euro për çdo film, lejohen 24-48 orë për ta parë dhe është e mundur të ndalësh në çfarëdo momenti, për t’u rikthyer më vonë. Kapitulli i fundit u përket të ashtuquajturave console, aparateve të lojërave elektronike. Xbox One dhe PlayStation 4 kanë shënuar transformimin nga makina lojërash në furnizuese që të materialeve fotografikë dhe filmikë, kanë aplikacione për transmetimin e këtyre si dhe për shërbimet e blerjes së filmave. Xbox One lejon edhe lidhjen e një dekoderi satelitor apo tokësor. Më në fund, televizioni është i çliruar nga kutia e televizorit. *Nga Wired/. Përshtatur në shqip nga bota.al

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 30.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.