29 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Blushi në Prishtinë: Të shemben kalatë në politikën shqiptare Pas suksesit në Tiranë, “Hëna e Shqipërisë” i Ben Blushit promovohet edhe në Prishtinë. “Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen pa kushte”

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 29 prill 2014. Numër 1195. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

sërish në shenjestër

Kodheli “bën paqe” me Visho Ajazin, Arvizu: Sekretet të mos dalin në publik Ministrja e Mbrojtjes dhe kreu i SHISH kanë shtrënguar duart në praninë e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. Basha: Do t’i qëndrojmë në kokë hetimit për drogën

FAQE 4-5

Rama zbardh legalizimet: Ja kush përfiton falas dhe me ulje Kryeministri deklaroi dje se nuk do të pranohen vetëdeklarime të reja, përveç atyre të emigrantëve. “Nuk do të hapet sërish një fushatë e re vetëdeklarimesh për efekt legalizimi. Zonat informale do të riformatohen” FAQE 8

“Ultimatum” me plumba shotguni mbi dy djemtë e plakut Një muaj pas atentatit me antitank, Fatbardh Plaku vihet sërish në shënjestër. Dy persona me motor qëllojnë me ‘shotgun’ në drejtim të makinës ku ndodheshin dy djemtë e tij 19 dhe 14 vjeç. Policia: Atentatorët kanë pasur si qëllim kërcënimin. Plaku: Nuk e di kush i organizon sulmet kundër meje. PD: Akt terrorist, Rama të mos heshtë. Faqe 7

Universitetet shtetërore dhe private: vetëqeverisëse dhe jofitimprurëse

Makina e Fatbardh Plakut, e qëlluar dje në Farkë

Nisma Adriatiko-Joniane

Meta: Prishtina dhe Shkupi të përfshihen në strategjinë e BE

FAQE 6

NgërÇ

arsimit të lartë, si edhe propozimet e reja në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla: Kjo reformë do të lidhë përfundimisht dijen me tregun dhe do u japë fund problematikave Faqe 12-13

Del raporti i parë i Komisionit për Reformën e Arsimit të Lartë

Reforma, e ndarë në tri shtylla kryesore: riorganizimi dhe ristrukturimi i sistemit shqiptar të arsimit të lartë, propozimi i një skeme të re të financimit të

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Gratë në Kosovë, Arabinë Saudite dhe islami radikal Visar Duriqi

Maqedonia do të udhëhiqet nga fuqia e Gruevskit dhe naiviteti i shqiptarëve Emin AZEMI

Reforma territoriale, harta e re e Shqipërisë me 42 bashki Shqipëria e 2015 nuk do të ketë njësi të qeverisjes vendore me më pak se 30 mijë banorë. Përcaktohen pesë kriteret për ndarjen e re administrative. Mazhoranca nis e vetme punën për ndarjen e re territoriale dhe administrative

Kthesë e fortë

Ç’shenjtërimi i shenjtërimit?

Mazhoranca ka nisur e vetme punën për ndarjen e re territoriale dhe administrative të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, dje është konstituuar komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën territorialo-administrative, ku për shkak se opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë, të majtët falë edhe ndryshimit të vendimit të ngritjes së këtij komisioni kanë... Faqe 3

Gilman Bakalli

intervista

Kadare: Kasem Trebeshina s’duhet të jetë referencë morale për askënd Shkrimtari flet për letrën që kompozitorja Dhora Leka i dërgoi Enver Hoxhës në vitin 1967, ku vetëdeklarohej si bashkëpunëtore e Sigurimit, që i ishte dhënë detyra t’i ngrinte kurth Ismail Kadaresë. “Jemi në tragjedi kombëtare nëse dosjet nuk hapen”... Faqe 9


2

afër/larg

1

politikë / Komisioni për

politikë/ Kodheli “bën paqe”

drogën Basha: Do t’i me kreun e SHISH, pas qëndrojmë në kokë këtij hetimi letërkëmbimit për drogën Faqe 4

Faqe 5

kronikë/ “Ultimatum”

komunarit të Farkës, qëllohet me ‘shotgun’ makina e djemve

Faqe 7

“Po, duhet të bashkohen dhe pa kushte, pavarësisht asaj që ka skeptikë në lidhje me këtë edhe nga Kosova, po ashtu dhe nga shteti shqiptar”, mësohet të ketë thënë Blushi i pyetur për tematikën e bashkimit mes dy vendeve.

Ai ka debatuar për një orë me gazetarë dhe intelektualë kosovarë, të cilët kanë insistuar tek dallimet që Blushi ka gjetur mes dy shteteve të shqiptarëve. I pyetur për integrimin, Blushi ua ka vënë sërish fajin qeverive dhe klasës politike në Tiranë dhe Prishtinë. “Nëse qeveritë ndërrohen, modeli prapëseprapë nuk ndryshon. Pesimizmi vjen edhe nga Evropa, por jemi ne që i sjellim pengesa. Nëse do t’i zbatonim ligjet, do të integroheshim më shpejt”, ka thënë Blushi.

Blushi: Të shemben kalatë në politikën shqiptare Promovohet në Prishtinë pas suksesit në Tiranë botimi i UETPress “Hëna e Shqipërisë”. Ben Blushi: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen pa kushte

B

en Blushi është i bindur se “kalatë politike” në Tiranë e Prishtinë duhet të shemben. Autori i “Hëna e Shqipërisë” tha pikërisht këtë gjatë promovimit të librit të tij në kafenenë “De Rada” në Prishtinë, duke theksuar se këto kala politike ishin problemi. “Unë jetoj brenda një kalaje politike, por nganjëherë dal nga aty, për ta parë nga jashtë”, tha Blushi në promovimin e librit në një takim me gazetarë dhe intelektualë në Prishtinë. Ai duket se ka në shënjestër arbitraritetin dhe kultin e “njëshit” prej dhe drejt të cilit orientohet politika në dy republikat shqiptare. Kalaja duket se është metafora që Blushi ka zgjedhur për këtë formë të politikës, ku mungon në njëfarë mënyre demokracia dhe ku nuk ka një bashkim qytetarësh me të njëjtin interes apo bindje në një parti, por bashkim rreth një individi apo për interesa të ngushta. “Nuk e di a do të mund të jem (njeriu që do rrëzojë kalanë). Kjo kala politike shqiptare duhet rrënuar. Se si do të bëhet dhe kush do ta bëjë, nuk mund ta them. Por do të ishte mirë që të ketë njerëz të vullnetit për ta rrënuar”, - ka thënë Blushi në takimin me gazetarët. Botuesi Henri Çili ka thënë se libri i Blushit mund të krahasohet me atë të Sami Frashërit “Shqipëria çka qenë, ç’është

dhe ç’do të bëhet”. “Blushi ka kryer disa detyra akademike, politikan që mendon dhe tregon për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj pesimiste. Merret me pesimizëm, por s’është pesimist. Ai merret me premisat dhe shanset që na sjell nacionalizmi. Blushi na bën një shërbim me këtë libër”, - ka thënë Çili. Ndërkohë shkrimtari është vënë kryesisht para pyetjeve që kanë të bëjnë me idetë e tij për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës apo edhe për qëndrimet e tij ndaj besimeve fetare. “Po duhet të bashkohen dhe pa kushte, pavarësisht asaj që ka skeptikë në lidhje me këtë edhe nga Kosova, po ashtu dhe nga shteti shqiptar”, mësohet të ketë thënë Blushi, i pyetur për tematikën e bashkimit mes dy vendeve. Blushi mban në libër qëndrimin se klasa politike në Prishtinë është më pak e interesuar për bashkimin se ajo në Tiranë, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkimi të vonshëm. Po ashtu Blushi ka folur edhe për pjesët e librit ku ai paraqet ndryshimet mes shqiptarëve në dy anët e kufirit, ndërsa me interes është diskutuar edhe për pjesën që ka të bëjë me fetë në librin “Hëna e Shqipërisë”. Autori foli gjatë promovimit edhe për problemet që ka shoqëria shqiptare me

Promovimi në Prishtinë vjen menjëherë pas suksesit të librit në libraritë e kryeqytetit, ku sipas botimeve UET-Press pati një bum kërkesash për librin, që u shoqërua edhe me polemika e debat, mbi idetë e autorit dhe çështjet që ai ka propozuar në atë që shihet si një parashikim i tij për Shqipërinë e pas 100 viteve.

“Nuk e di a do të mund të jem (njeriu që do rrëzojë kalanë). Kjo kala politike shqiptare duhet rrënuar. Se si do të bëhet dhe kush do ta bëjë, nuk mund ta them. Por do të ishte mirë që të ketë njerëz të vullnetit për ta rrënuar”, ka thënë Blushi në takimin me gazetarët.

veten, në rrugën e gjatë të integrimit dhe përqafimit të vlerave europiane, probleme që kryesisht, sipas autorit, vijnë nga kasta jo e aftë politike në hapësirën shqiptare. Sipas Blushit, shoqërinë shqiptare po e presin ditë të vështira dhe të pashpresa. “Pesimizmi është një cikël. Kemi jetuar në mes dy perandorive të ndritshme, në mes dy civilizimeve dhe prapë jemi popull i prapambetur”, ka nënvizuar autori. Ai ka debatuar për një orë me gazetarë dhe intelektualë kosovarë, të cilët kanë insistuar tek dallimet që Blushi ka gjetur mes dy shteteve të shqiptarëve. I pyetur për integrimin, Blushi ua ka vënë sërish fajin qeverive dhe klasës politike në Tiranë dhe Prishtinë. “Nëse qeveritë ndërrohen, modeli prapëseprapë nuk ndryshon. Pesimizmi vjen edhe nga Evropa, por jemi ne që i sjellim pengesa. Nëse do t’i zbatonim ligjet, do të integroheshim më shpejt”, - ka thënë Blushi. Promovimi në Prishtinë vjen menjëherë pas suksesit të librit në libraritë e kryeqytetit, ku sipas botimeve UET-Press pati një bum kërkesash për librin, që u shoqërua edhe me polemika e debat, mbi idetë e autorit dhe çështjet që ai ka propozuar në atë që shihet si një parashikim i tij për Shqipërinë e pas 100 viteve. “Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. “Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë”, thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një “Shqipëria ç’do të bëhet” e ditëve tona.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.04.2014

3

Përçarja

PBDNJ kundër PS për Censusin Realizimi i reformës territorialo-administrative bazuar mbi të dhënat që ofron Censusi i vitit 2011, ka përçarë koalicionin e majtë. Aleatja e Partisë Socialiste në mazhorancë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është kundra studimeve që ka bërë ekzekutivi për realizimin e ndarjes së re territoriale mbi bazën e të dhënave që ofron Censusi i vitit 2011. Ka qenë përfaqësuesi i PBDNJ-së në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën territoriale, Andrea Marto, ai që ka kundërshtuar marrjen e të dhënave të Censusit për bazë nga ana e ekzekutivit në përllogaritjet për hartën e re territorialo-administrative të vendit. Sipas tij, këto të dhëna nuk mund të merren parasysh, pasi ai Census nuk është i gjithëpranuar. “Të vetmin shqetësim që kam është mbështetja vetëm tek Censusi i 2011-ës. Pse? Ka dy arsye të forta: e para, që ky census ishte problematik, kishte pasaktësi të ndjeshme dhe përfundimet e tij nuk janë të gjithëpranuara. Gjithashtu, pas Censusit ka një lëvizje të re demografike dhe një pjesë e emigrantëve për shkak të krizës janë rikthyer dhe që nuk janë përfshirë në këtë census. Prandaj do i lutem ministrisë që ta ketë parasysh këtë argument”, - tha Marto. Në përgjigje të këtij shqetësimi, ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, që po merret me realizimin e kësaj reforme, ka sqaruar se të dhënat e Censusit janë më afër realitetit. “Ka pjesë të Censusit që nuk janë pranuar. Përsa i përket numrit të popullsisë, s’ka ndonjë kundërshtim të madh me rezultatet që ka sjellë Censusi, ai është shumë më afër realitetit dhe prezencës fizike të shqiptarëve sot sesa gjendja civile. Kjo e shteron debatin nëse duhet të përdorim gjendjen civile apo Censusin”, - u shpreh ministri.

Reforma territoriale, harta e re e Shqipërisë me 42 bashki Shqipëria e 2015-ës nuk do të ketë njësi të qeverisjes vendore me më pak se 30 mijë banorë. Përcaktohen pesë kriteret për ndarjen e re administrative Fejzi Braushi

Mazhoranca ka nisur e vetme punën për ndarjen e re territoriale dhe administrative të Shqipërisë dhe parashikon që ta miratojë atë brenda 31 korrikut në Kuvend. Shqipëria e 2015-ës nuk do të ketë njësi të qeverisjes vendore me më pak se 30 mijë banorë. Ky është një nga 5 kriteret kyçe që ka përcaktuar grupi i ekspertëve vendas dhe të huaj, të angazhuara nga qeveria shqiptare dhe që janë bërë publike dje nga ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi. Në fakt, ministria që drejton Çuçi parashikon tri fasha për numrin minimal të popullsisë që duhet të ketë një njësi e qeverisjes vendore, 30, 20 dhe 10 mijë banorë, duke marrë parasysh dendësinë e popullsisë për km2. Por ishin deputetët Armando Subashi dhe Blendi Klosi ata që kundërshtuan këtë kriter të paraqitur nga Çuçi, duke kërkuar që qeveria t’i ikte sa më parë numrit minimal 10 mijë. Në fakt Çuçi sqaroi se ky numër ishte vendosur si kufizim, por kjo nuk do të thoshte që do të kishte njësi vendore me këtë numër. Ndaj më vonë, në një material të shpërndarë për

mediat, Ministria e Pushtetit Vendor përcaktonte se ndarja e re territoriale do të bëhej duke u nisur nga parimi i zonës funksionale, që është e organizuar rreth një qendre urbane me një numër të konsiderueshëm popullsie, që sipas ministrisë “nënkupton një popullsi mesatarisht mbi 30 000 banorë”. Kriteret e tjera

Veç këtij kriteri, komisioni miratoi dje edhe 4 kritere të tjera të propozuara nga Çuçi. Më konkretisht, komisioni pranoi propozimin e ministrisë se procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga “rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore, ku bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Gjithashtu, njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme: njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete, distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbi-

Kriteret për ndarjen

1

Procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga ”rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimit të ligjit Nr. 8653 dt.31.07.2000. Bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme: a. Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete; b. Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj. “Numër i konsiderueshëm banorësh” – nënkupton një popullsi mesatarisht mbi 30.000 banorë. c. Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale; d. Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës e. Ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërës; Për njësitë vendore me shumicën e popullsisë përbërëse nga minoritetet etnike, kriteret e mësipërme nuk aplikohen në rast se kjo cenon parimet e konventave ndërkombëtare.

2 3

4

meve për banorët e saj, njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale, ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërëse. Ndërkohë që për njësitë vendore me shumicën e popullsisë përbërëse nga minoritetet etnike, kriteret e mësipërme nuk aplikohen në rast se kjo cenon parimet e konventave ndërkombëtare. Pra nga përcaktimet që bëjnë kriteret e mësipërme, njësia e re e qeverisjes vendore do të jetë një bashki ose komunë (emri nuk është përcaktuar ende) qendër e së cilës do të jetë njësia aktuale më e madhe në krahasim me njësitë e tjera dhe që ka mundësi për ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve publike që duhet të ofrojë një njësi vendore. Harta e re

Nisur nga kufizimi i numrit të popullsisë, por edhe kriteret e tjera që përmban studimi i realizuar nga e k s p e r t ë t , du ke t s e q e ve r i a mbështet një hartë të re territorialo-administrative me jo më shumë se 42 njësi të qeverisjes vendore, të

cilat korrespondojnë me territorin e 36 rretheve, por të korrektuara me disa qendra të reja urbane që janë fuqizuar pas ndryshimeve të viteve 1990. Në fakt, ky është një nga rekomandimet që kanë dhënë disa ekspertë suedezë të kontratuar nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë, të cilët pasi kanë kryer një studim mbi reformën territoriale në Shqipëri, kanë hartuar një raport që është marrë në konsideratë nga qeveria, duke e bërë atë pjesë të dosjes së reformës territoriale, e cila dje i është vënë në dispozicion edhe komisionit të Reformës territoriale. “Ky opsion është konsideruar si më i përshtatshmi për grupin e ekspertëve dhe i mundshëm për t’u aplikuar”, - thuhet në materialin e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe që i është vënë në dispozicion dje komisionit parlamentar. Pjesë e këtij materiali është edhe një propozim tjetër i disa ekspertëve zviceranë, të cilët pasi kanë marrë në analizë disa qarqe të tanishme, i kanë propozuar qeverisë një hartë me afro 80 njësi të qeverisjes vendore.

Britania: Ndarja e re, e mira të bëhet me konsensus Ndërsa mazhoranca është e vendosur që ta vijojë edhe e vetme reformën territoriale, përfaqësuesit diplomatikë në Tiranë vijojnë të besojnë se për realizimin e saj duhet konsensus i gjerë politik dhe jo vetëm. Ka qenë ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nikolas Cannon, ai që ka theksuar rëndësinë e konsensusit për këtë proces. “Mendoj se ka një konsensus në vend përsa i përket nevojës për një reformë të tillë dhe që strukturat aktuale të administrim-

it nuk janë ato të duhurat për të mbuluar nevojat e publikut. Çdolloj reforme e kësaj natyre në çdo vend tjetër është një proces delikat dhe politik për t’u menaxhuar. Prandaj është e mira që të realizohet me konsensusin më të madh të mundshëm, një konsensus brenda forcave në parlament, por edhe midis qeverisë dhe publikut të gjerë, në mënyrë që njerëzit që preken nga këto reforma të kenë mundësi të shprehen se si ata mendojnë që duhet menaxhuar si

proces”, - theksoi ambasadori anglez nga Elbasani, pas një takimi me kryebashkiakun Qazim Sejdini. Ai ka komentuar edhe çështjen e marrjes së vendimit për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, duke bërë të ditur se situata po lëviz në drejtim pozitiv. “Përsa i përket aspekteve politike, mendoj se qeveria e re ka një program ambicioz reformash dhe i uroj sukses në realizimin e këtij programi dhe shpresoj të kontribuojmë në çdolloj mënyre. Përsa i përket statusit, ai është një

vendim që do të merret në qershor nga Këshilli i Europës dhe në momentin që po flasim, mendoj se situata po lëviz në drejtim pozitiv. Nuk është marrë ende një vendim për procesin e statusit në Londër, por as në shtetet e tjera europiane. Nuk mund të paragjykoj se çfarë ministrat dhe kryeministri im do të vendosin për këtë çështje. Por gjykimi ynë për momentin që po flasim është se gjërat po ecin në drejtimin e duhur”, - tha Cannon.


4

në fokus Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se opozita do t’i shkojë deri në fund hetimit mbi mundësinë e përdorimit të infrastrukturës ushtarake për trafik të lëndëve narkotike

Komisioni për drogën

Basha: Do t’i qëndrojmë në kokë këtij hetimi “Ata e kanë me lajmësin, ne e kemi me bërësit. Ata e kanë me gjurmën. Ne e kemi me ujkun. E pamë ne dhe e panë të gjithë si u përpoqën ta trajtojnë si fantazmagori qesharake punën e avionëve të drogës, por kur u plasën informacionet dhe dëshmitë okulare nga të katër anët dhe kur kuptuan se nuk po qeshte njeri përveç tyre, ndryshuan përqasje” TIRANË Pas ngritjes së komisionit hetimor

parlamentar për akuzat e opozitës lidhur me përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafikun e drogës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje para deputetëve demokratë se opozita do t’i shkojë deri në fund këtij hetimi. “…Ne do të angazhojmë në këtë hetim shumë të rëndësishëm deputetë nga më të mirët e më të përkushtuarit. Pra ne si opozitë do t’i qëndrojmë në kokë këtij hetimi, nga dita e parë deri ditën e fundit, të vetëdijshëm se kë kemi përballë, të vetëdijshëm se qeveria është investuar e po investohet fuqishëm në rrugën e bllokimit të transparencës. E pamë ne dhe gjithë publiku sa të vështirë e patën për të pranuar dijeninë e tyre për fenomenin. E pamë ne dhe të gjithë qytetarët se ku konsiston objekti i hetimit të tyre. Ata e kanë me lajmësin, ne e kemi me bërësit. Ata e kanë me gjurmën. Ne e kemi me ujkun. E pamë ne dhe e panë të gjithë si u përpoqën ta trajtojnë si fantazmagori qesharake punën e avionëve të drogës, por kur u plasën informacionet dhe dëshmitë oku-

lare nga të katër anët dhe kur kuptuan se nuk po qeshte njeri përveç tyre, ndryshuan përqasje”, - tha dje Basha. Kryetari i demokratëve shtoi se informacioni është hapi i parë për të shkuar drejt provës. Për pasojë, në optikën e kreut të PD-së, vetë informacioni është një lloj prove. “…Prova aty ka qenë, por e kanë lënë të livadhisë. A mund të na thonë ç’janë këta avionë që një herë ulen në Gjadër, një herë në Divjakë, njëherë në afërsi të Kardhiqit? A mund të na thonë çfarë është ‘sporti’ me të cilin merren këta avionë, çfarë transportojnë? Çfarë e dinë provën dyshja Rama-Meta? Mos vallë kanë pritur që droga të derdhet rrugës? Edhe kjo provë do të dalë, të mos mërziten, por në këtë fazë informacionet e kryqëzuara dhe vetë qytetarët përligjin plotësisht alarmin e dhënë prej nesh dhe nuk lënë asnjë shteg për spekulime. Le të nisë pa humbur kohë hetimi parlamentar. Ndihma, mbështetja, pjesëmarrja dhe kontributi qytetar, siç ka qenë i domosdoshëm për ta zbuluar skandalin, do të jetë i domosdoshëm edhe për ta hetuar atë deri në fund”, - tha ai. Në debatin

“A mund të na thonë ç’janë këta avionë që një herë ulen në Gjadër, një herë në Divjakë, një herë në afërsi të Kardhiqit? A mund të na thonë çfarë është ‘sporti’ me të cilin merren këta avionë, çfarë transportojnë? Çfarë e dinë provën dyshja Rama-Meta? Mos vallë kanë pritur që droga të derdhet rrugës? Edhe kjo provë do të dalë, të mos mërziten…”

e deritashëm Basha theksoi sërish se opozita ka fituar. “…Kjo është një fitore e opozitarizmit dhe parlamentarizmit që na gjen më të vendosur se kurrë për të dhënë kontributin tonë në këtë hetim, për të bërë transparencën e plotë të skandalit, për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, për të çuar përpara lig jit përgjegjësit, ata që u janë bërë ortakë apo urë narkotrafikantëve, ata që kanë njollosur figurën e shtetit dhe autoritetin publik duke vënë në dispozicion të krimit asete publike që zakonisht vendi i vë në dispozicion të strategjive dhe aksioneve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për luftën kundër krimit, por edhe ata që nuk kanë bërë punën për të cilën paguhen nga taksapaguesit shqiptarë pasi kanë marrë informacione dhe indicie të bollshme se çfarë po ndodhte”, - tha ai. N.Perndoj

Rasti ‘Kaziu’

Veliaj: Dëmshpërblim ish të përndjekurve që janë gjallë Ministri i Mirëqenies Sociale paralajmëron ndryshime ligjore për dëmshpërblimin e të burgosurve. “Kujtim Kaziu ka marrë dy këste nga 5 milionë lekë. Duhet mirëkuptim, se lekët nuk janë pafund” Ish të përndjekurit politikë, që deri më sot nuk kanë marrë asnjë lek dëmshpërblim, do të marrin këstin e parë deri në shtator. Premtimi vjen nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, në një intervistë për ‘Njerëz në Fokus” në “News 24”. Veliaj ka komentuar tentativën e vetëdjegies së Kujtim Kaziut para Parlamentit, duke thënë se ndryshimet ligjore do të jenë në favor të personave që janë gjallë. “Zoti Kaziu është nga Durrësi, ka marrë dy këste nga 5 milionë lekë. Nuk po them se mjaftojmë dhe jam interesuar, ka një ekip mjekësor që i ka shkuar në shtëpi. Ka një dramë familjare që po zhvillohet tani. Neve na duhet të vendosim një barazi se nuk është Zvicër. Jemi në Shqipëri, një vend që e gjeti arkën borxh, gjetëm 200 dosje që e kishin dramën edhe më të thellë. Politika prej shumë vitesh i ka ndarë të përndjekurit dhe sindikatat”,- tha Veliaj. Ai shtoi më tej se ndodhej në Parlament kur

ndodhi incidenti me Kaziun, ndërsa shpjegoi edhe vështirësitë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Kujtimi vetë ka punuar si roje nate, është baba i tre fëmijëve dhe vetëm Elisabeta, e bija punon. Kujtimi ato pak para që merr, kujdeset t’i administrojë në mënyrën e duhur. Unë kërkoj një mirëkuptim, për të kuptuar që lekët nuk janë pafund. Është detyrë për të menduar edhe për ata që nuk bëjnë ndonjë gjest për të dalë në media”,- tha Veliaj. Sipas ministrit, problematika e ish të përndjekurve është e gjerë. “Kemi 545 dosje që janë të qarta dhe të tjera që po i plotësojmë. Ne kemi përfunduar me dhënien e këstit të parë deri në muajin shtator. Koha kur faturohej çdo gjë në arkën e shtetit ka përfunduar. Për bosët politikë që i frymëzojnë këto, jam i prekur. Mos bëjnë politikë me hallet që kanë njerëzit. Shoh tundimin për të politizuar çdo veprim”, - shtoi më tej Veliaj. Ministri shtoi më tej se po punohet me ndryshimet ligjore dhe pas shpërndarjes së këstit të parë, përparësi do të kenë ish të përndjekurit që janë gjallë. Të enjten e kaluar, Kujtim Kaziu nga Fushë-Kruja, i cili banon në periferi të Durrësit, tentoi të vetëdigjej para Parlamentit. Ndërsa ish të përndjekurit kanë paralajmëruar të tjera protesta, nëse nuk u paguhen dëmshpërblimet për vitet e burgut në komunizëm.

“Kemi 545 dosje që janë të qarta dhe të tjera që po i plotësojmë. Ne kemi përfunduar me dhënien e këstit të parë deri në muajin shtator. Koha kur faturohej çdo gjë në arkën e shtetit ka përfunduar. Për bosët politikë që i frymëzojnë këto, jam i prekur. Mos bëjnë politikë me hallet që kanë njerëzit. Shoh tundimin për të politizuar çdo veprim”

r e ag i m i

Akuzat për drogën, PS: Na duhet opozitë e përgjegjshme Deputetja e PS, Olta Xhaçka i ka cilësuar të pabaza akuzat e PD për trafikun e drogës. “Turbullira e opozitës vazhdoi edhe sot, kur në deklaratën më të fundit nga selia e SHQUP-it u fol sërish për avionë fantazmë që fluturojnë mbi Shqipëri duke transportuar drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarët dhe teknologjinë më të fundit të ekspertëve të huaj dhe atyre shqiptarë”, - tha Xhaçka. Sipas saj, ky është i vetmi plan i opozitës. “Gënjejnë sa të munden me shpresën se diçka mund të mbetet. Njësoj siç thanë në dhjetor se çmimi i naftës do rritej aq shumë sa makinat nuk do lëviznin më. Njësoj siç gënjyen edhe sot për ekonominë, pikërisht në ditën kur të dhënat tregojnë se eksportet në mars janë 10% më të larta se një vit më parë, pasi Shqipëria i është kthyer punës dhe prodhimtarisë”,- vijoj më tej Xhaçka. Sipas deputetes Xhaçka, sot Shqipërisë i duhet një opozitë e përgjegjshme. “Sot shumëkush qesh me imagjinatën e turbulluar të opozitës, por në fakt është për të ardhur keq, pasi Shqipërisë nuk i duhet vetëm një mazhorancë e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme”,- përfundoi ajo.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.04.2014

5

Takimi i parë publik mes Likës dhe Kodhelit është përcjellë me një buzëqeshje “amerikane” nga Arvizu, i cili që prej javës së shkuar ka qenë tepër aktiv, sidomos në “sheshimin” e debatit politik pas publikimit të letrës së SHISH

apeli

Arvizu: Sekretet nuk duhet të dalin në publik Tiranë Gjatë fjalës së tij në seminarin me temë “Inteligjen-

ca dhe Demokracia”, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu apeloi për një trajtim delikat të çështjeve të sigurisë dhe veçanërisht të dokumenteve të konsideruara sekret. Arvizu theksoi se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë një çështje mjaft delikate dhe se sekretet nuk duhen bërë objekt i debatit publik. “Dua të theksoj se sa e rëndësishme është zhvillimi i një marrëdhënieje pune të fortë dhe të frytshme mes degëve të qeverisjes, siç është legjislativi dhe ekzekutivi. Si pjesë e kësaj marrëdhënieje, dega ligjvënëse ka detyrimin të shkruajë ligje, të miratojë fonde për aktivitetet qeveritare dhe gjithashtu të ofrojë mbikëqyrje që këto fonde dhe aktivitete të zbatohen siç duhet”, deklaroi Arvizu. Sipas tij, ekzekutivi ka detyrimin të zbatojë ligjet, ashtu siç janë shkruar dhe të mbrojë njerëzit përmes punës së përditshme të qeverisë. “Kur flasim për elementë përbërës të inteligjencës, është shumë sensitive, sepse kuptohet fare mirë se sa sensitive janë materialet që diskutohen gjatë seancave të komisionit. Këto materiale nuk duhet të dalin në publik”, tha Arvizu.

Kodheli “bën paqe” me kreun e SHISH, pas shkresës për drogën

Ministrja Kodheli dhe Visho Ajazi kanë shtrënguar duart në praninë e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. Ky gjest publik vjen pas debatit 3-javor mbi dyshimet për përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e drogës Leonard Bakillari Tiranë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kod-

heli ka “bërë paqe” me kreun e SHISHit, Visho Ajazi gjatë një seminari për inteligjencën. I pranishëm gjatë shtrëngimit të duarve ka qenë edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, të cilin debati për trafik droge me avionë nuk e ka lënë indiferent. Shfaqja e diplomatit amerikan përkrah Ajazit dhe Kodhelit tregon edhe një herë “misioni e pajtimit” që ai ka marrë përsipër, pas akuzave dhe kundërakuzave për trafik droge nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë. Që herët në mëngjes, Arvizu zuri vend në radhën e parë të panelit në seminarin me temë “Inteligjenca dhe Demokracia”, i shoqëruar nga Ajazi në krahun e tij të djathtë. Vetëm pak çaste më pas, panelit iu bashkua edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo. Prezenca e Kodhelit

nuk mund të kalonte pa një shtrëngim duarsh fillimisht me ambasadorin Arvizu, dhe më pas me kreun e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika. Takimi i parë publik mes Likës dhe Kodhelit është përcjellë me një buzëqeshje “amerikane” nga Arvizu, i cili që prej javës së shkuar ka qenë tepër aktiv, sidomos në “sheshimin” e debatit politik pas publikimit të letrës së SHISH. Momenti i takimit është fiksuar edhe nga zyra e Shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i përcjellë fotografitë për mediat, duke dhënë kështu sinjale pajtimi. Të paktën kjo është aparenca e një takimi të pritshëm sidomos pas ndërhyrjeve energjike të diplomatit amerikan, të cilit shpeshherë i është dashur të qetësojë ujërat e trazuara të politikës shqiptare. Pas një takimi larg mediave në zyrën e Presidentit të Republikës, Arvizu u shfaq publikisht në mes të dy “protagonistëve” kryesorë të debatit publik mbi

Mimi Kodheli: "Kur flasim për ‘shërbime të inteligjencës’, ne menjëherë na shkon mendja tek ‘sekreti’. Kështu që sfida kryesore që shfaqet apo që kërkon zgjidhje, është si t’i orientojmë që shërbimet apo organizmat që merren më inteligjencën të respektojnë sistemin demokratik”

dyshimet e përdorjes së infrastrukturës ushtarake në trafikun e narkotikëve. Seminari i nisur dje në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, veç zyrtarëve të SHISH dhe të kësaj ministrie, kishte të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht anëtarët e komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë. Disa prej deputetëve të pranishëm në panel pritet të “takohen” sërish me kreun e SHISH-it, por këtë radhë për të kontrolluar punën e institucionit nën drejtimin e Visho Ajazi Likës. Pas përshëndetjeve në dukje të përzemërta, ministrja e Mbrojtjes e dha një mesazh për të pranishmit, duke folur për konceptimin e punës së shërbimeve inteligjente. “Kur flasim për ‘shërbime të inteligjencës’, ne menjëherë na shkon mendja tek ‘sekreti’. Kështu që sfida kryesore që shfaqet apo që kërkon zgjidhje, është si t’i orientojmë që shërbimet apo organizmat që

merren më inteligjencën të respektojnë sistemin demokratik”, - tha Kodheli gjatë fjalës së saj përshëndetëse. Duke shfrytëzuar praninë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në takim, ambasadori i SHBA-së në Tiranë apeloi për më shumë kujdes në trajtimin e çështjeve të sigurisë dhe kontrollit parlamentar të këtyre institucioneve. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Arvizu theksoi se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë një çështje mjaft delikate. Sipas Arvizu, kurrsesi nuk duhet lejuar që informacione të klasifikuara të dalin në publik. Seminari “Inteligjenca dhe Demokracia” i organizuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) pranë Ministrisë së Mbrojtjes përfundon më 2 maj 2014. Pjesëmarrës në këtë aktivitet janë edhe personalitete të njohura në fushën e sigurisë, lektorë në universitete të rëndësishme në botë.

Paloka: Shkresa e SHISH për avionët ka dalë nga Mbrojtja Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka pohoi dje se dokumenti me firmën e Visho Ajazit është vetë një provë. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Paloka tha se shkresa sekrete e SHISH-it ka dalë në media nga Ministria e Mbrojtjes, pasi ka siglën e ministres mbi të. “Ministrja s’kishte pse i kthente shkresën SHISH-it, por për të merrte masa me strukturat e saj. SHISH-i nuk kishte nevojë për OK e ministres. Kjo ishte pjesa tjetër e pyetjes që i bëmë ministres dhe çfarë masash ke marrë. Por jo, ata u tallën dhe vazhduan sot e kësaj dite. Del një deputete e PS-së e thotë “ëndrrat që ka parë opozita”…kur përditë dalin

njerëz që thonë se kanë parë avionë”, - tha Paloka. Kanë thënë se kanë parë drogë në avionë? Ky ishte variant i fundit i mazhorancës, që me avionë pse të transportohet drogë...? Jo po të transportonin groshë! Futën dhe NATO-n aty, por NATO merret me avionë, nuk studion kaçatorrë. Ka radarë nën 3000 mijë metra që nuk kapin asgjë. Po ushtria në Shqipëri është më e fortë se në SHBA?! Ka avionë në SHBA që shkojnë dhe nga Kolumbia. Ka diçka që e dekonspiroi sot Majko. Po me kaçatorrë nuk vjen dot droga nga Amerika Latine… Jo, se ka rrugën e vet kjo punë. Lin-

jat që aty kalojnë janë të arritshme. Janë shumë dëshmitarë që e vërtetojnë këtë. Ata u përpoqën që ditën e parë “gjeni prova e fakte”. Por opozita nuk mund të kapë avionë, janë strukturat që duhet të vërtetojnë se mbase dikush bën tregti groshësh me avionë. Po Visho Ajazi e mohoi…. Visho nuk mohoi dokumentin që kishte firmosur vetë, por tha se nuk provojmë më tepër se kemi informacion. Në dokument thuhet se është konfirmuar që kanë zbritur avionë, por nuk është vërtetuar që avioni ka transportuar drogë. Dyshimi është, rrethanat të çojnë aty. Dyshimi është, a kanë ardhur avionët fshehtas për të sjellë groshë në Shqipëri. Fantazia ka qenë

shumë pjellore në këtë periudhë. Po ju si gjykoni, që Visho i akuzuar si vegël e opozitës, ngre hipoteza të paprovuara që t’ia pëlcasë si bombë kësaj mazhorance? Po pse e ka ndryshuar deklaratën? Nuk e ka ndryshuar deklaratën. Po ai jo vetëm e ndryshon, por bën thirrje pse spekulohet me dokumentin… Unë nuk jam Visho Ajazi, nuk jam në mendjen e tij. Ai mohon që të ketë vërtetuar, provuar se ka trafik droge. Ai i qëndron besnik asaj që ka thënë, pjesën tjetër thotë, është spekulim. Ai quan spekulim faktin se ne e kemi marrë të mirëqenë atë provë.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Meimarakis: Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE TIRANË Kryeministri Edi Rama priti dje në një takim kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Vangelis Meimarakis, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit, Rama u shpreh se vizita e Meimarakis i shërben forcimit të urave të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta mes vendeve të rajonit. Më tej kreu i

qeverisë ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe vijon t’i japë Shqipërisë për përparimin e axhendës europiane. Ndërsa zoti Meimarakis, teksa rikonfirmoi se Greqia mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE, u shpreh se një nga objektivat e Presidencës greke të Këshillit të BE-së,

është që Shqipëria deri në muajin qershor të ketë një raport pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat. Më tej biseda u përqendrua mbi zhvillimet rajonale, ku u theksua se bashkëpunimi i frytshëm mes vendeve të rajonit i shërben prosperitetit të vendeve, si dhe ruajtjes e forcimit të paqes dhe stabilitetit.

Nisma Adriatiko-Joniane

Meta: Shqipëria hapësirë e rëndësishme tranziti tregtie, mallrash dhe energjie Duke marrë në konsideratë zhvillimin infrastrukturor mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, Kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ishte me vlerë të konsiderohet edhe përfshirja e Maqedonisë dhe Kosovës në Strategjinë e Bashkimit Europian për Rajonin Adriatiko-Jonian”

TIRANË Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

kryesoi dje punimet e konferencës së XII të Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria mbajti për një vit Presidencën e kësaj nisme. Gjatë fjalës së mbajtur, Meta tha se Shqipëria u kushton rëndësi të veçantë nismave rajonale dhe veçanërisht Nismës Adriatiko- Joniane. Sipas tij, nisma të tilla çojnë në shembje të barrierave dhe pengesave të panevojshme që janë trashëguar nga e kaluara. Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia kanë pasur një bashkëpunim gjithnjë në rritje mes njëri-tjetrit dhe me strukturat europiane, në funksion të forcimit e konkretizimit të iniciativave dhe strategjisë zhvillimore të rajonit. “Duke vlerësuar kontributin substancial që secili vend ka dhënë në hartimin e Planit të Veprimit të Komisionit Europian për Rajonin Adriatiko-Jonian, përfitoj nga rasti

këtu të bëj një vlerësim të veçantë për takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Nismës Adriatiko-Joniane, që u zhvillua në Athinë në 6 shkurt të këtij viti, nën Presidencën Shqiptare, ku u arrit të krijohet një sinergji me Komisionin Europian, duke kontribuar në dhënien e një mbështetjeje të plotë politike nga të gjitha vendet anëtare, për një ndër aksionet më të mëdha të tij për 2014-ën, miratimit në fund të vitit të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR)”, - tha ai. Sipas Kryetarit të Kuvendit, Shqipëria përfaqëson një hapësirë të rëndësishme tranziti tregtie, mallrash dhe energjie, duke qenë në zemër të disa prej arterieve më të rëndësishme ekonomike për të ardhmen dhe për rrjedhojë, hapësira e Shqipërisë në këndvështrimin e Metës merr një rëndësi të veçantë për sigurinë mjedisore dhe energjetike të Bashkimit Europian. Duke marrë në konsideratë zhvillimin infrastrukturor mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, kryetari i Kuvendit deklaroi se do të ishte me vlerë të konsiderohet edhe përfshirja e Maqedonisë dhe Kosovës në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian. “Kjo përqasje gjithëpërfshirëse, mendoj se do të ishte një vlerë e shtuar për vetë strategjinë EUSAIR, dhe një kontribut i vyer për rritjen e parametrave të stabilitetit, sigurisë, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik për të gjithë rajonin tonë. Parlamentet e vendeve tona kanë një rol dhe peshë të veçantë në garantimin e suksesit

Nisma Rama: Duhet t’i bashkohet edhe Prishtina me Shkupin TIRANË Në konferencën e XII të Kryetarëve të Par-

Ilir META: “…. Rritja e ndërlidhjes rajonale në fusha strategjike si turizmi, bujqësia, peshkimi dhe agropërpunimi, energjia, transporti dhe mjedisi, do të sjellë zhvillim ekonomik, tregje më të integruara dhe për rrjedhojë do të sjellë më tepër siguri e prosperitet për qytetarët tanë”

lamenteve të vendeve anëtare të Nismës AdriatikoJoniane, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Nisma Adriatiko-Joniane, sipas tij, do të shpërbejë si instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha vendeve të rajonit. “Është me rëndësi propozimi për përfshirjen e Prishtinës dhe Shkupit në nismën Adriatiko-Joniane. Kjo nismë është një urë për të ndërlidhur aktorët e niveleve të ndryshme në bashkëpunime të reja, dhe për të bashkëvepruar në prioritet për integrimin evropian”, - tha Rama. Ai u shpreh gjithashtu se angazhimi i Qeverisë mbetet në përmbushjen e objektivave të nismës Adriatiko-Joniane dhe atyre evropiane, si një instrument në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social. “Sfidë e përbashkët që të gjejmë rrugët e reja dhe instrumentet e rinj për ta kthyer këtë hapësirë paqeje në një hapësirë të zhvillimit të qëndrueshëm të të gjitha vendeve tona”, - tha ai. Gjatë konferencës e morën fjalën edhe kryetarët e parlamenteve të Nismës. Kryetari i Parlamentit grek, Vangelis Meimarakis u shpreh për nxitjen e turizmit të të rinjve, si një mënyrë për promovimin e vendeve të këtij rajoni. “Gjatë viteve të fundit të rinjtë deri në 30 vjeç udhëtojnë gjithnjë e më shpesh dhe udhëtimet e tyre kanë një vlerë më shumë, pasi nuk bëhen vetëm nga detyrime profesionale, por se janë në kërkim të eksperiencave, kulturave të reja dhe alternativave të ndryshme”, - tha kryeparlamentari grek.

të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian, jo vetëm përmes rolit mbikëqyrës që ne ushtrojmë mbi qeveritë respektive, por edhe përmes intensifikimit konkret të bashkëpunimit ndër-parlamentar, në funksion të rritjes së efikasitetit të Nismës”, - theksoi Meta. Ai u shpreh gjithashtu se viti 2014 ka domethënie dhe rëndësi të veçantë për Shqipërinë, sepse Presidenca e Këshillit të Bashkimit Europian përgjatë vitit ndahet mes dy vendeve fqinje anëtare të Nismës AdriatikoJoniane, Greqisë dhe Italisë. “Puna jonë duhet të fokusohet në krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj, që sot më tepër se kurrë funksionojnë në një botë rajonesh, jo shtetesh. Rritja e ndërlidhjes rajonale në fusha strategjike si turizmi, bujqësia, peshkimi dhe agropërpunimi, energjia, transporti dhe mjedisi do të sjellë zhvillim ekonomik, tregje më të integruara dhe për rrjedhojë do të sjellë më tepër siguri e prosperitet për qytetarët tanë. Sfidat e përbashkëta mund të trajtohen vetëm përmes veprimit të përbashkët dhe projekteve zhvillimore të qëndrueshme, dhe në këtë frymë duhet të ecim përpara”, - tha ai. Në aktivitetin e djeshëm morën pjesë gjithashtu kryeministri Edi Rama, kryetari i Parlamentit të Bosnjë Hercegovinës, kryetari i Parlamentit të Kroacisë, kryetari i Parlamentit të Greqisë, kryetari i Grupit të Miqësisë Itali-Shqipëri, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, si edhe nënkryetarja e Parlamentit slloven.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.04.2014

7

Nga pamjet e veturës vihet re se agresorët kanë pasur qëllim të godisnin gomën e parë të makinës në krahun e drejtuesit, me qëllim që ai të humbiste drejtimin. PD: Akt terrorist kundër Plakut, Rama të mos heshtë Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur dje ndaj fëmijëve të kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plakut. Në një deklaratë për shtyp, Keltis Kruja bëri me dije se sulmi i ndodhur ndaj dy fëmijëve është tepër i rëndë. “Një akt i rëndë terrorist ka ndodhur sot në mes të ditës, në mes të Tiranës, teksa dy persona të maskuar kanë qëlluar me armë ndaj dy djemve të Fatbardh Plakut”, - tha Kruja. Sipas PD, policia nuk e ka zbardhur ende atentatin e parë që iu bë familjes Plaku. “Ky krim i rëndë ndaj familjes së kryetarit të zgjedhur të Komunës së Farkës, është i dyti brenda muajit, kur ende nuk është zbardhur nga policia atentati i parë me antitank”, - vijoi më tej Keltis Kruja. Sipas Krujës, shteti duhet të zbardhë ngjarjen dhe të marrë në mbrojtje familjen e kryekomunarit të Farkës. “Partia Demokratike e cilëson këtë një akt terrorist të paprecedentë. Ngjarja e sotme tregon se rendi është në ditën më të keqe. Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen dhe të marrë menjëherë në mbrojtje kryetarin e komunës së Farkës dhe familjen e tij”,- u shpreh deputeti Kruja. Më tej, në deklaratën e PD-së citohet se “Partia Demokratike i kërkon Kryeministrit të mos bekojë me heshtjen e tij goditjen e përsëritur ndaj familjes së kryetarit demokrat të komunës së Farkës. Ne i kërkojmë Kryeministrit të marrë masa të menjëhershme”.

Makina edjalit të Fatbardh Plakut e qëlluar dje

“Ultimatum” komunarit të Farkës, qëllohet me ‘shotgun’ makina e djemve Një muaj pas atentatit me antitank, Fatbardh Plaku vihet sërish në shënjestër. Dy persona me motor qëllojnë me ‘shotgun’ në drejtim të makinës ku ndodheshin dy djemtë e tij. Policia: Atentatorët kanë pasur si qëllim kërcënimin. Plaku mohon të ketë konflikte Dashamir Biçaku Tiranë Pas sulmit me antitank në shtëpi-

në e tij, kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku është vendosur sërish në shënjestër. Këtë herë plumbat u janë drejtuar dy djemve të tij, 19 dhe 14 vjeç, të cilët po udhëtonin me makinë në zonën e Farkës. Makina “Mercedez Benz”, e cila drejtohej nga djali 19-vjeçar i Plakut, është qëlluar dje me ‘shotgun’. Atentatorët, dy persona me kaska në kokë, e kanë ndjekur makinën me motor dhe më pas kanë hapur zjarr mbi të. Ngjarja ndodhi dje në pasdite, rreth orës 15:30, në rrugën kryesore të fshatit Farkë të Vogël, jo shumë larg banesës së kryekomunarit Fatbardh Plaku. Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se autorët ndodheshin në një motoçikletë 600-kubikëshe, e cila i është afruar makinës ku ndodheshin dy djemtë e kryekomunarit, një “Mercedez- Benz” modeli CLS 320, në ngjyrë

të zezë. Burimet e policisë thanë se dy djemtë e Plakut po ktheheshin në shtëpinë e tyre, pasi më i madhi kishte shkuar të merrte vëllanë nga shkolla private ku ai studion, po në territorin e Farkës. Kur mjeti me dy djemtë e kryetarit të Komunës së Farkës po i afrohej banesës, një motoçikletë u është afruar në mënyrë të befasishme duke goditur në krahun e shoferit. Nga pamjet e veturës vihet re se agresorët kanë pasur qëllim të godisnin gomën e parë të makinës në krahun e drejtuesit, me qëllim që ai të humbiste drejtimin. Për fat të mirë, nga goditja mjeti nuk ka pësuar dëmtime serioze që mund të ndikonin në lëvizjen e tij, ndërsa dy djemtë e kryekomunarit Plaku veç shokut të pësuar nga sulmi i papritur, nuk janë prekur nga plumbi. Makina nga ana tjetër e ka marrë plumbin në pjesën anësore të parafangos. Menjëherë pas ngjarjes, kryekomunari prej 17 vjetësh, Fatbardh Plaku ka njoftuar policinë për sulmin. Nga marrja e dëshmive të djemve të kryekomunarit të Farkës, policia ka mësuar se autorët e sulmit kishin qenë dy persona, që udhëtonin me një motoçikletë të fuqishme. Sipas tyre, atentatorët ishin të maskuar me kaska motori në kokë, ndërsa janë larguar nga vendi i ngjarjes duke humbur nëpër rrugicat e fshatit Farkë e Vogël. Sipas përshkrimit të dhënë nga djemtë, personat nuk kanë folur, ndërsa fytyrat nuk iu dalloheshin thuajse fare. Kjo ka

Plaku: Nuk e di kush i organizon sulmet kundër meje Kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku tha dje në mbrëmje për “MAPO”-n se nuk e di kush i organizon atentatet kundër tij, e aq më pak ata që gjuajnë mbi fëmijët. “Unë nuk di se kush mund të fshihet pas kësaj. Mund t’ju them se nuk kam konflikte me ndonjë person”,- tha Plaku në një bisedë telefonike. Më tej ai pohoi se djali i tij i madh kishte qenë duke marrë të vëllanë në shkollë, ndërsa kanë qenë në kthim, kur nga një motoçikletë është qëlluar në drejtim të tyre me një armë. “Djali i madh ka qenë duke marrë të voglin me veturë në shkollë dhe kanë qenë në kthim kur janë goditur nga një motor. Kanë qenë dy persona që janë larguar me shpejtësi, por nuk njiheshin pasi në kokë kishin kaska”, - tha Plaku. Ai konfirmoi se djemtë e tij ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kishin marrë plagë, ndërsa tha se nuk kishte dijeni se kush mund të ketë qenë. Ai nuk pohoi por as nuk mohoi se ngjarja e djeshme kishte lidhje me atentatin e datës 24 mars të këtij viti, kur banesa e tij u godit me antitank në mesnatë.

Ekstradimi

Grabitësi i bankës vjen me pranga nga Zvicra Ekstradohet nga Zvicra Musli Mehmetaj, i kërkuar nga policia si i dënuar për grabitjen me armë të një banke të nivelit të dytë që operon në vendin tonë, filial i Bankës Amerikane, në bulevardin “Zogu i Parë”, në afërsi të Stacionit të Trenit. Ai së bashku me disa persona të tjerë patën hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e armës morën që andej një shumë prej rreth 100 mijë eurosh. Lidhur me këtë fakt është bërë i

mundur sot ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë i 39-vjeçarit nga në Peja e Kosovës. Ai sipas policisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit, e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Mehmetaj në bashkëpunim me katër personat e tjerë kanë mundur të grabisin me armë filialin e bankës dhe disa muaj pas grabitjes Mehmetaj

u arratis në drejtim të Kosovës e më pas mbërriti në Zvicër, ku edhe u arrestua nga autoritetet zvicerane si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ndërsa për të kishte edhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga policia e Shqipërisë. Ndërkaq, pas arrestimit të tij në Zvicër ai qëndroi disa vjet në burg, për shkak të problemeve që pati me drejtësinë vendase, ndërsa më pas u transferua në Shqipëri.

bërë që policia të kishte vështirësi në përftimin e të dhënave identifikuese për autorët e mundshëm të krimit. Ndërkaq, pas marrjes së deklarimeve të dy djemve të kryekomunarit të Farkës, hetuesit kanë pyetur edhe vetë Plakun. Por njësoj si në atentatin e parë, ai ka mohuar të ketë ndonjë konflikt me ndokënd. “Nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe as jam kërcënuar direkt”, - mësohet të ketë thënë Fatbardh Plaku në polici, deklaratë kjo që nuk ndihmon zbardhjen e krimit. Thuajse një muaj më parë, vila 3-katëshe e Plakut në Farkë u sulmua gjatë natës me një armë kundratank. Kamerat e sigurisë kapën momentin e sulmit, por kjo ngjarje nuk është zbardhur ende. Policia dyshon se kryetari i Komunës së Farkës ndodhet në konflikt për çështje që kanë lidhje me detyrën e tij. Por vetë Plaku ngulmon se nuk është konfliktuar me askënd për asnjë arsye. Specialistë të krimit në policinë e Tiranës bëjnë me dije se si në rastin e parë, ashtu edhe atentatin e djeshëm, qëllim duket të ketë qenë kërcënimi dhe jo dëmtimi i Fatbardh Plakut apo djemve të tij. Sinjalet e sugjeruara nga krimi flasin për një ultimatum drejtuar kreut të Komunës së Farkës, për arsye që mbeten ende mister.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k Zhvillon ankandin e dytë për pasurinë:

Njoftim për ankand Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi fillestar: 1.532.185 (një milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë. Përfundon më datë 26.05.2014, ora 16.00, Adr : Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com


8

Gazeta MAPO

29.04.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ekonomi

Cinizmi i konfliktit bashki –qeveri ka lënduar edhe jetën e përtejme, duke detyruar qytetarët të gjejnë zgjidhje nga më të pazakontat. Tani halli për të gjetur varr në Tiranë e tejkalon dhimbjen për humbjen e të afërmit.

Konflikti bashki -qeveri lëndon jetën e përtejme, tani varr mbi varr Një qese me kocka është vendosur në cep të gropës. Familjarët nuk kanë patur asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të shkelin mbi ritet dhe doket e të varrosin në të njëjtin varr të afërmit e tyre. Cinizmi i konfliktit bashki –qeveri ka lënduar edhe jetën e përtejme, duke detyruar qytetarët të gjejnë zgjidhje nga më të pazakontat. Tani halli për të gjetur varr në Tiranë e tejkalon dhimbjen për humbjen e të afërmit. Buxheti i Bashkisë është bllokuar nga qeveria, e cila nuk ka me se të blejë tokën, duke lënë si alternativë të vetme varrosjen varr mbi varr. Por pasojat e këtij konflikti banal po i vuajnë më shumë të varfërit, ata që nuk kanë

mundësi të paguajnë privatisht për të siguruar prehjen e përjetshme. Më të pasurit e kanë zgjidhur me kohë, duke e blerë tokën privatisht. Madje, ata më të pasurit kanë krijuar varrezat familjare, kur përveç varrit ka edhe hapësira rreth e përqark. Ndërkohë po bëhet gjithçka për të kursyer metrat e fundit të tokës. Është një situatë e krijuar nga bllokimi i buxhetit të Bashkisë nga qeveria. Në buxhet janë përcaktuar edhe fondet që do të përdoren për shpronësimin e dy parcelave të reja që do të hapen në dy varrezat e kryeqytetit. Në kryeqytet dje janë kryer 5 ceremoni mortore, 3 janë varrosur në varrezat e Sharrës, ndërsa 2

në varrezat e Tufinës. Të gjitha varrimet janë varr mbi varr. Bashkia kishte deklaruar mbylljen përfundimtare të varrezave, por është detyruar të gjejë këtë zgjidhje për të mos i lënë të vdekurit pa varre. Njoftimi se në kryeqytet nuk ka më vend për varre të reja, ka mbërritur edhe në të gjitha agjencitë funerale. Në Tiranë mesatarisht, në dy varrezat Sharrë dhe Tufinë kryhen rreth 7 varrime në ditë. Një muaj më parë qeveria miratoi dhe vendimin për shpronësimin e pronarëve të tokës që do të vihet në dispozicion me një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katror, por buxheti i Bashkisë mbetet ende i bllokuar.

Rama sqaron legalizimet, ja kush përfiton falas dhe me ulje projekligji

Kryeministri Rama pohoi dje se do të njihen të gjitha vetëdeklarimet e deritanishme, por nuk do të pranohen më të reja. Do të riformatohen zonat informale. Ja kategoritë që përfitojnë falas “Nuk do të hapet sërish një fushatë e re vetëdeklarimesh për efekt legalizimi”, është shprehur dje kryeministri Rama gjatë një takimi me qytetarë. “Në shumën totale të vetëdeklarimeve, pjesa dërrmuese e tyre nuk janë verifikuar. Ata që kanë marrë hipotekën janë vetëm 5% e vetëdeklarimeve. Nuk do të pranohen vetëdeklarime të reja, përveç atyre që nuk kanë arritur të vetëdeklarojnë për arsye emigrimi”, - pohoi Rama Legalizimi “falas”

Filozofia e legalizimit falas është një proces i lidhur drejtpërdrejt me të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi për familjen e tyre dhe jo për përfitime, - tha Kryeministri. - Por kjo nuk vlen për shtëpinë e dytë, dyqanin apo hotelin pa leje në bregdet. Për ta saktësuar legalizimin falas do të ripërcaktohen edhe një herë zonat informale. Më pas këto zona në brendi të tyre do të studiohen për të përfituar falas. “Kush ka ndërtuar një shtëpi në kërkim të një jete më të mirë do të legalizohet falas, duke nisur nga zonat informale. Kush ka bërë një ndërtim dhe më pas ka bërë një shtesë anësore apo diçka më shumë, do të mirëkuptohen, pasi nuk ka qenë faji i atyre që kanë bërë vetëdeklarimet fillimisht në vitin 1993, pastaj në vitin 2003, të cilët nuk kanë marrë certifikatën”, - sqaroi Kryeminis-

Bode: Ndryshimet në ligjin e legalizimeve komplikojnë procesin

tri në lidhje me ndryshimet që pritet të pësojë procesi. Çmimi i tokës

Përsa i përket çmimit favorizues për parcelat ndërtimore, Kryeministri Rama tha se “një nga problemet më të mëdha që ka pasur procesi ka qenë çmimi fiks prej 14 mijë lekësh në të gjithë territorin e vendit. Ky çmim ka penalizuar zonat dhe familjet e varfra sepse ka qenë i njëjtë. “Ne nuk do nisemi nga një çmim fiks, por do të nisemi nga çmimi i tregut dhe këtë çmim do ta ulim me 50%. Këtu flasim kur toka është publike apo me pronar. Nuk flasim për rastet kur ai që ka ndërtuar pa leje e ka tokën e tij. Më pas, nga 50% do të ulet edhe një 50% tjetër nga letrat me vlerë. Më pas do të jetë edhe një ulje prej 400 mijë lekësh për en-

“Ne nuk do nisemi nga një çmim fiks, por do të nisemi nga çmimi i tregut dhe këtë çmim do ta ulim me 50%. Këtu flasim kur toka është publike apo me pronar. Nuk flasim për rastet kur ai që ka ndërtuar pa leje e ka tokën e tij. Më pas, nga 50% do të ulet edhe një 50% tjetër nga letrat me vlerë" shtoi Kryeministri

ergjinë elektrike”, - shtoi Kryeministri. “Me këtë proces familjet mbyllin edhe konfliktet e mundshme që mund të kenë me njëra-tjetrën, pasi kur mbyllet ky proces nuk kanë më detyrim me njeri, pasi është shteti ai që merr detyrimin për këtë pronësi”, - tha Kryeministri Rama. Ndërsa për familjet që kanë tokën me certifikatë pronësie, kreu i qeverisë tha se “pagesa nuk do të jetë as edhe një qindarkë”. Ai shtoi se i gjithë procesi do të bëhet nga ALUIZNI, që do të vijë në shtëpi dhe do të ndihmojë për plotësimin e dokumentacionit. Dhe në këtë rast merret hipoteka pa asnjë detyrim tjetër dhe në këtë kategori futen 67 mijë familje në Shqipëri”, - tha Rama. Gjithashtu, familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara në shtëpi nuk do të paguajnë asgjë, edhe sikur ta kenë shtëpinë në tokën e shtetit. B.Hoxha

Eksportet vetëm me fasone, rritje 30% për janar-mars Eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë shënuan rënie për herë të parë këtë tremujor në shumë vjet. Ndërsa tekstilet e këpucët shënuan një rritje rekord prej 30%, sipas të dhënave të djeshme të INSTAT-it për tregtinë me jashtë. Eksportet u rritën me 11% për periudhën janar-mars 2014, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tekstilet dhe këpucët janë grupmalli që kanë ndikuar në 83% të rritjes, ndërkohë që grupmalli “Minerale, lëndë djegëse e energji”, që në tre vitet fundit ka qenë udhëheqësi kryesor i zgjerimit të ndjeshëm të eksporteve shqiptare, shënoi rënie për herë të parë. Sipas statistikave, eksportet e “Minerale, lëndë djegëse dhe energji” arritën në 20.6 miliardë lekë për tremujorin

e parë, duke u tkurrur me 3.5% (760 milionë lekë), teksa deri në fund të 2013-ës ky tregues ishte me rritje dyshifrore. Bankers Petroleum raporton rritje të eksporteve në muajt e parë të 2014-ës, ndërkohë që janë reduktuar eksportet e energjisë si rrjedhojë e thatësirës, por edhe mineralet nuk po shfaqin rezultatet pozitive, për shkak të rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare. Vetëm gjatë muajit mars ky grupmall u tkurr me 13%. Industria e tekstileve dhe këpucëve është ajo që ka marrë stafetën e eksporteve këtë vit, duke u zgjeruar ndjeshëm me 30% (5.1 miliardë lekë) me bazë vjetore për tre muajt e parë të vitit, për të arritur në 21.6 miliardë lekë, duke dalë sërish në grupin e parë më të eksportuar në vend, me 36% të totalit.

Sipërmarrjet vendase po i gëzohen së fundmi shtimit të porosive nga partnerët italianë që po i largohen Kinës e Lindjes së Mesme. Industria ka tërhequr së fundmi dhe interesin e qeverisë, që po punon për një paketë të veçantë masash nxitëse për këtë sektor. Eksportet e materialeve të ndërtimit arritën në 7.36 miliardë lekë, duke ndalur ritmet e rënies të konstatuara në pjesën e dytë të vitit të kaluar. Grupmallrat e tjera, ndonëse me një peshë të vogël në totalin eksporteve, kanë shfaqur ecuri pozitive, ku veçohen ushqimet, pijet dhe duhani, shitjet e të cilave jashtë vendit u rritën me 27%, apo 691 milionë lekë dhe ato të “prodhime druri dhe letre), që u zgjeruan me 60%, apo rreth 880 milionë lekë.

Projektligji i ri i legalizimeve ka kaluar komisionin parlamentar të Ekonomisë pa ndryshime, porse opozita dhe mazhoranca kanë shkëmbyer debate për të ashtuquajturin proces falas. Opozita ka munguar në procesin e votimit, duke e argumentuar këtë qëndrim me farsën në të cilën qeveria po synon të gënjejë qytetarët. Ndryshimet e reja në projektligjin e legalizimeve më shumë e kanë komplikuar procesin, sesa e kanë lehtësuar atë”, - tha ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, sipas të cilit ndryshimet e reja e komplikojnë më keq procesin. Një prej arsyeve që opozita nuk e votoi projektligjin ishte sipas tyre, mosmbajtja e premtimit për legalizime falas. Duke iu përgjigjur Bodes, ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e akuzoi atë se si ish- kryefinancier në qeverinë e mëparshme ka shpërdoruar fondet që do të përdoreshin për kompensimin e ish-pronarëve. Në raportimin e tij, kreu i ALUIZNI-t tha se procesi i legalizimeve po ecën në rrugën e duhur. Sipas tij, në 6 muaj janë bërë matjet në terren për afro 6 mijë aplikime. Për këtë Lame u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e personave që trokasin në banesa si punonjës të ALUIZNI-t për të mashtruar qytetarët. Ministrja e ka ftuar opozitën të marrë pjesë me propozime konkrete në procesin e legalizimeve, të vështirë sipas saj, por jo të parealizueshëm. Puna e deritanishme nga ana e INUK-ut sipas saj, ka çuar në uljen e gati 70% të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve për të bashkëpunuar në këtë proces. Prishja e ndërtimeve të paligjshme për Gjermenin do të vijojë deri sa territori të vihet nën kontroll të plotë.


intervista

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.04.2014

9

Shkrimtari flet për letrën që kompozitorja Dhora Leka i dërgoi Enver Hoxhës në vitin 1967, ku ajo i kërkonte diktatorit mbështetjen e tij, duke u vetëdeklaruar si bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, së cilës i është dhënë detyra t’i ngrinte kurth shkrimtarit Ismail Kadare. Sipas shkrimtarit, kjo tregon nevojën e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ndryshe jemi në një lloj tragjedie kombëtare nëse ato nuk hapen

K

a një biografi shumë të rënduar nga kjo anë. Ka shërbyer vetë. Ka qenë oficer i Sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes, që quhej në atë kohë Ministri e Brendshme. S’kam dëshirë të flas për të”. Përshëndetje zoti Kadare! Në median e shkruar, ditët e fundit është botuar një letër që kompozitorja Dhora Leka i ka dërguar diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, në të cilin shprehet se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe synonte që t’ju fuste ju në kurth. Ju si e keni pritur botimin e kësaj letre unikale, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ndoshta edhe në tërë Evropën ish-komuniste? Është e vërtetë që është rast i rrallë, mesa e njoh unë jetën e shkrimtarëve, kolegëve të mi në shtete të ndryshme komuniste. Ka patur kurthe të vazhdueshme, të ngritura, por që të ekzistojë një letër e tillë, një rrëfim i tillë ndaj shefit komunist të një vendi, unë nuk di të ketë ndodhur. Ose të paktën nuk është botuar, nuk është bërë e njohur. Ngjarjen e kam ditur gjithmonë, ka ndodhur gjysmë shekulli më parë, por letrën nuk e kam ditur as që ekzistonte, pale të kem ditur përmbajtjen e saj. Si u ndjetë në momentin që e lexuat të gjithë letrën? Jam befasuar jashtëzakonisht nga vetë letra, përmbajtja e saj dhe nga stili, toni i saj, një lloj ekstaze e aktit të denoncimit. Ajo që mua më ka bërë përshtypje zoti Kadare, ndoshta dhe sepse i përkas një brezi tjetër, ishte vetofrimi që kompozitorja Dhora Leka bënte për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit. Madje duke bërë edhe vërejtje, duke treguar edhe detaje të asaj që ajo e quante komplot, që ajo e kishte në mendje dhe që Sigurimi e kishte në plan si ide. Çfarë ishte ky? Ishte një rast sporadik, apo kështu funksiononte sistemi, sidomos ndaj shkrimtarëve dhe konkretisht ndaj jush? Ishte sistemi, natyrisht. Nuk ka gjë sporadike, nuk ka gjë të pazakonshme, është në logjikën e mbrapshtë të gjërave të një diktature. Zakonisht, në një diktaturë shkrimtarët e njohur, filozofët e njohur, artistët e njohur janë në përgjim. Kur ka diktaturë në një vend, ka përgjim njerëzish të shquar, qofshin këta të sferave politike, artistike, filozofike. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është tregimi me pasion i këtij aksioni, sesi është e mundur që njeriu që e ka bërë këtë përpjekje për të futur në kurth një njeri tjetër, një koleg të saj artist, nuk ka kurrfarë pendimi, madje ka një lloj krenarie. Se këtu ka dy anë, që tregojnë edhe atë që e merrte denoncimin, edhe atë që e përgatiste. Njëra anë ai që përgatit kurthin dhe i kërkon denoncuesit të ngrejë kurthin, ndërsa ana tjetër është ai që e merr këtë rezultat për ta shfrytëzuar. Këtu ka ndodhur një gjë pak e çuditshme. Ka një mister, që jo gjithçka kuptohet e qartë. Njeriu që e ka marrë këtë, udhëheqësi i vendit, diktatori, shefi si ta quajmë, ka ditur diçka apo s’ka ditur asgjë. Personazhi nuk është gjallë që të japë sqarime. Ndoshta ka dokumente të tjera të fshehura me shumë kujdes. Por edhe mund të jenë zhdukur? Edhe mund të jenë zhdukur, padyshim. Ato që janë më “kompromentuese”. Ndoshta çdo sistem zgjedh dokumentet që duhet t’i zhdukë. Ato që mund t’i ruajë njëfarë kohe, ato që i djeg përgjithmonë pamëshirë, sepse turpi është kaq i madh saqë është i padurueshëm edhe kohë më vonë sikur të zbulohen. Zoti Kadare, ishte momenti kur ju ishit në Berat rasti që zonja Dhora Leka shfrytëzoi të realizonte atë bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. A patët ndonjë moment me të vërtetë të vështirë që ju kuptuat se Shërbimi Sekret ju survejonte? Jo, kur erdhën këto letra….Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim, e më pas letra kërcënuese. Sigurisht, nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë për një shkrimtar të marrë letra nga një vajzë, e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë përshtypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht, sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante: “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin?” Është e habitshme ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë

Ismail Kadare:

Kasëm Trebeshina s’duhet të jetë një referencë morale për askënd grua, e kisha parë vetëm në rrugë. Ju e diskutuat me njeri këtë? Po, e kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë. Këto letra nuk mundej më të m’i kapte dikush mua në një bastisje, e të më thoshte pse s’i ke treguar. I bëra bisedë me shokët e mi, kisha shumë shokë atëherë të qarkulluar në Berat, inxhinierë kryesisht, ndonjë shkrimtar. Edhe kjo prishje e sekretit dogji rezultatin e tyre. Pas vitit ’90, zonja Leka mori njëfarë vlerësimi ose rivlerësimi. Si e vlerësoni ju figurën e saj? Kur edhe produktet e saj muzikore u vlerësuan, madje edhe një shkollë në Tiranë mori emrin “Dhora Leka”. Si i komentoni? Unë nuk kam dëshirë të merrem më një bisedë të tillë, të them të drejtën. Ajo s’është më në jetë. Ajo e ka marrë mbi ndërgjegjen e saj këtë që ka ndodhur, ndoshta ka lënë shpjegime në një ditar të sajin, në një letërkëmbim me dikë të afërt. Por që unë kam shprehur mendimin dhe i përmbahem këtij mendimi. Që ajo ka qenë një grua që ka vuajtur vërtet, për fat të keq, vuajtja e çoi në një humbje drejtpeshimi mendor, moral, të logjikës. Në radhë të parë është një letër e pikëllueshme që arrin të shkruajë një kompozitore e njohur shqiptare. Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend është që ka dashur të shpëtojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur një mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që ‘nuk e kam bërë me kokën time’. U mat t’i thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur të gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qenë çudia, befasimi i kësaj ngjarjeje. Zoti Kadare, të vetmin rast mes shkrimtarësh që kemi një pendesë është ai i shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili ka shkruajtur një roman, ku shpreh pendesën e vet për një dëshmi që ka bërë në gjykatë për një kolegun e tij, i cili

ishte dënuar. Ky është rasti i parë dhe i vetëm që një shkrimtar e bën këtë gjë. Përse nuk kemi raste të tjera zoti Kadare, që të kenë atë pendesën e madhe? Varet. Pendesa pritet nga një njeri që ka diçka për t’u penduar. Mund të jetë një kërkesë e përgjithshme. Secili përgjigjet përpara ndërgjegjes së vet. Si e vlerësoni ju rastin e Fatos Kongolit? Ishte një rast i kuptueshëm për një njeri që e vret ndërgjegjja për diçka, është normale. Më bëri përshtypje kur po përgatisja intervistën, ju keni shpëtuar nga burgu një të ri me emrin Maks, jam befasuar nga ajo që ju keni bërë, nga ajo shpirtgjerësi. Ai ishte i arrestuar, por mund ta dënonin edhe me pushkatim, dhe ju e keni shpëtuar duke i bërë atë relacionin hetuesit, që nuk ka lidhje që kjo poezi të jetë bërë kundër pushtetit dhe kundër regjimit të asaj kohe. Pse z. Kadare e keni fshehur këtë anë, që ju me ato ekspertiza keni ndihmuar? Ky është rasti i vetëm që ka ndodhur. Nuk më ka ndodhur rast tjetër. Mua s’më drejtoheshin për ekspertizë. Por ka qenë një rast unik. Një hetues, i cili gjithashtu ishte në dilemë dhe mbante në pranga dikë në burg, i bëri thirrje ndërgjegjes sime si profesionist. “Z. Kadare, kam një poet të mbyllur në qeli. A mund t’ju tregoj ju lutem një vjershë të tij, vetëm kaq”. Dhe më la të kuptoja që nuk i mbushej mendja se është fajtor. Nuk mund t’ia refuzoja sepse kjo nuk është ekspertizë. Përkundrazi, kapa nuancën që e mundon diçka këtë hetues. Nuk i mbushej mendja. Nuk e tha haptazi, por mesa kuptova unë, me shume sjellje, shumë mirësjellje. E pashë që ishte tmerruar. Unë nuk kam dashur t’i bëj reklamë një gjëje që është normale për një shkrimtar; në qoftë se ti ke në dorë të shpëtosh një njeri, në qoftë se të vjen dikush dhe të thotë, dëgjo se i kemi kapur në dorë një vjershë këtij armikut. Ai më tha sesi mendonte zyra e tij. I thashë që këtu nuk ka asgjë armiqësore. E bëra pa mëdyshjen më të vogël, kjo ekziston, gjendet dhe dokumentet janë. Hetuesi më duket se jeton. Nuk e kam bërë bisedë për të mos u dukur si një sjellje e pazakonshme. Nuk ishte as heroizëm, ishte një sjellje që nuk pësoi asnjë nga kjo. Krejt normale si sjellje.

Zoti Kadare, ju e bëtë këtë gjest. Por nga ana tjetër dhe Sigurimi i Shtetit ju ka survejuar nga format më të ndryshme. A keni ndonjë moment kulmor që me të vërtetë ju e keni vuajtur më shumë sesa denoncimi apo synimi për kurth që donte të bënte Sigurimi i Shtetit me Dhora Lekën? Jo. Këtë gjë e dija, e merrja me mend edhe prapë më dukej normale për një shtet si i yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve. Të gjithë shkrimtarët e shquar ishin të përgjuar, dhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar. Nuk kishte pse të të shqetësonte kjo gjë. Ne ishim mësuar të gjithë. Domethënë, shkalla e përgjimit lidhej me shkallën e nivelit të shkrimtarëve? Jo, gjithmonë. Por shkrimtari është shumë i lehtë të përgjohet. Ka raste kur edhe në Perëndim janë përgjuar ndonjëherë shkrimtarët. Kaq e lehtë është për një shtet, për një polici, për një shërbim sekret të përgjojë një shkrimtar. Është si një sport zbavitës. Zoti Kadare, sa herë diskutohet një denoncim, një debat i tillë, bëhet pyetja e famshme: “Pse nuk hapen dosjet?”. Më ka bërë përshtypje që më 1994 është përmendur fraza që, në qoftë se ‘hapen dosjet e Sigurimit në Shqipëri, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare’. Si e komentoni ju ? Kjo është një alibi. Njëfarë përpjekjeje për të përligjur moshapjen e arkivave të fshehta. Unë e kam pasur mendimin të prerë gjithmonë. Madje kam bërë shumë armiq me këtë. Një pjesë e njerëzve që më sulmojnë, ata s’mund të thonë që ne po të sulmojmë që të hapen dosjet. Por është shumë e lehtë të akuzosh një shkrimtar, nga drejtimet më të ndryshme. Pra mendimi im ka qenë i prerë, që duhen hapur dosjet, duhen hapur arkivat e fshehta. Duhet që çdo vend kur kapërcen, kalon nga një diktaturë, gjëja e parë që bën, shqyrton pjesën e keqe të ndërgjegjes së vet. Pa këtë nuk ka asnjë emancipim. Ose duket sikur ka ecje përpara, por në fakt ka ngecje në vend. Kasëm Trebeshina, kur i është referuar mbledhjes së Beratit ka thënë për zonjën Leka se nuk është faji i saj, por i Ismail Kadaresë ajo që ndodhi. Nuk kam asnjë koment. Për mua edhe për asnjë njeri normal, Kasëm Trebeshina nuk duhet të jetë një referencë morale. Ka një biografi shumë të rënduar nga kjo anë. Në ç’kuptim? Ka shërbyer vetë. Ka qenë oficer i Sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes, që quhej në atë kohë ministri e Brendshme. S’kam dëshirë të flas për të. Përse një pjesë e shkrimtarëve, edhe pse kanë këtë njollën që ju thatë, vazhdojnë pas vitit 1990 të nderohen edhe me çmime, edhe me rritjen e vlerës publike. A është kjo e moralshme z. Kadare? Kurrsesi. Sigurisht nuk është e moralshme për asnjë moral njerëzor në asnjë rend, në asnjë kohë, në asnjë sistem shoqëror. Këta njerëz në heshtje duhet të vuajnë ato që kanë bërë, sa kanë bërë, pa bujë. Ky është ndëshkimi më i madh për ta. Të vuash në heshtje dhe pa bujë, atë që ti gjen të papastër në ndërgjegjen tënde. Që të bëhen nderime kur shteti e di çfarë janë, nuk është normale. Është të kapërcehet, të bëhet një mbrapshti morale e pakapërcyeshme. S’ka pse t’iu bëhen nderime. S’po them a duhen ndëshkuar më vonë, apo jo. Ky është një ndëshkim moral, secili e vuan në mënyrë private. Por ta nderosh një denoncues, një njeri që ka marrë në qafë njerëzit, është akti më i keq i njerëzimit. Të nderosh Judën, i cili është personazhi më i zi i referencës morale botërore të njerëzimit, njeriu më i afërt i Krishtit, i cili e tradhtoi atë... Prandaj paradigma e Judës dhe njerëzve të afërt që rrinin disa herë rrotull shkrimtarëve për t’i përgjuar, është e pafalshme. Akti i tyre është i pafalshëm. Për fat të keq, tek ne falen. Po të kthehem tek ajo që thatë ju, që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim i ndërgjegjes. Tërë vendet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermania, Çekia, Polonia, me shumë vështirësi Rusia. Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq në tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehte. Intervistoi Roland Qafoku/ “Debati në Channel One”


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Maqedonia do të udhëhiqet nga fuqia e Gruevskit dhe naiviteti i shqiptarëve Legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, gjithsesi do ta përcaktojë edhe shkalla e gatishmërisë së partisë fituese për të rivendosur një komunikim dhe dialog normal institucional në mes të aktorëve politikë. - Sa ministrat dhe deputetët e BDI-së do t’u nënshtrohen disa kompetencave, që burojnë nga shefi i shtetit? - Ku qëndron përgjegjësia e BDI-së për moszgjedhjen e së paku, deputetit nga Europa?- Ahmeti më tepër se për vete, e lut Zotin që t’i japë shëndet oponentit të tij nga PDSH. - Analizat e mirëfillta do ta nxjerrin lidershipin e RDK-së të papjekur ende në menaxhimin e resurseve intelektuale, organizative, financiare, që ngelën të painkorporuara në filozofinë e drejtimit dhe fitores së kësaj partie

N

ë Maqedoni përfunduan zgjedhjet. Fituan të njëjtit, humbën të njëjtit. Në shikim të parë, asgjë e re. Por në esencë, këto zgjedhje sollën shumëçka të re, që meritojnë të shikohen më me vëmendje. Maqedonia pas 27 prillit do të hyjë në fazën e kontestimeve institucionale. LSDM opozitare do të kontestojë institucionet e dala nga këto zgjedhje. BDI do të kontestojë Presidentin e porsazgjedhur dhe dy parti opozitare shqiptare, PDSH dhe RDK, secila në mënyrën e vet, do të kontestojnë diçka. Partia e Gruevskit doli më e fuqishme se asnjëherë më parë. Asaj i ndihmuan edhe aleatët e ardhur nga lagjet e varfra rome, boshnjake, turke. Por mbetet të shihet se si do të arrijë ta menaxhojë këtë fuqi parlamentare kjo parti dhe sa ajo do të mund të lirohet nga ambicia për të drejtuar shtetin, e vetme, pa ndihmën e subjekteve të tjera, sidomos shqiptare. Akuzat në adresë të saj për monopol shtetëror të propagandës dhe veprimeve, që kishin aromë manipulimi, nuk u morën shumë seriozisht nga kryeministri i ardhshëm i vendit. Ai, duke ironizuar me këto akuza, mori shembull boksin për të dëshmuar, se ata që humbin në no-

koment Emin AZEMI

PDSH assesi të zgjerojë listën e deputetëve që do ta përfaqësojnë këtë parti në parlament. Arsyeja për këtë moszgjerim qëndron tek mediat, tek RDK, tek tradhtia e Zijadin Selës, tek presionet e BDI-së. Lideri i kësaj partie, me mosedukimin e tij politik për të pranuar humbjen, po hyn edhe më tepër borxh tek shqiptarët e Maqedonisë, duke i konsideruar ata si ‘hajvanë‘ të gjallë, që nuk po dinë ta vlerësojnë drejt largpamësinë politike të tij dhe ekipit të vockël që ai menaxhon. Të gjithë jashtë tij (madje edhe RDK!!!), përveç atij vetë, janë fajtorë për këtë bilanc zgjedhor, i cili mund t’i sigurojë edhe një vegjetim katërvjeçar në opozitë. Edhe 400 vjet BDI do të marrë nga 19, 20 deputetë me këtë lider opozite dhe Ahmeti më tepër se për shëndetin e tij, e lut Zotin që t’i japë shëndet oponentit të tij nga PDSH, sepse vetëm ai i mundëson fitore të tillë kolosale dhe askush tjetër. Të lumtë M.Th që na kënaqe me këtë shërbim, që po i bën konkurrentit tënd politik.

kaut klasik, nuk kanë të drejtë të fajësojnë arbitrin. Sipas Gruevskit, LSDM nuk pati ofertë bindëse për të qenë konkurrente e denjë e VMRODPMNE-së. Populli e ka kuptuar dallimin e këtyre ofertave, andaj u përcaktua për neve, tha Gruevski. LSDM ndodhet para përgjegjësisë së dyfishtë: të menaxhojë efektet që do të prodhojë bojkoti dhe të rikuperojë pasojat e humbjes brenda elektoratit dhe strukturave të veta partiake. Kjo parti ka kohë që bojkotin e përdor si mekanizëm për të parandaluar, siç thonë reprezentët e saj, industrinë e manipulimit institucional të vullnetit të popullit nga ana e partisë së Gruevskit. Një tentim për bojkot u provua edhe në prag të zgjedhjeve të fundit vendore, mirëpo në moment të fundit u hoq dorë dhe LSDM sërish doli e mundur nga konkurrenti i saj – VMRO-DPMNE. Tani, kur kjo parti ka vendosur të mos i njohë këto zgjedhje parlamentare edhe përkundër faktit se ka fituar 34 mandate (deri në momentin kur po shkruhet ky tekst, ky ka qenë rezultati i KSHZ-së), asaj i shtohet edhe një përgjegjësi para vetvetes: të ruajë monolitetin e brendshëm. Një parti që fiton aq mandate, nuk do ta ketë edhe lehtë t’i bindë të gjithë mbështetësit e vet që të heqin dorë lehtësisht nga beteja institucionale dhe nga shanset që jep dialogu i brendshëm institucional. Legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve gjithsesi do ta përcaktojë edhe shkalla e gatishmërisë së partisë fituese për të rivendosur një komunikim dhe dialog normal institucional në mes të aktorëve politikë, qofshin ata në pushtet, apo në opozitë. Nga keqardhja e Gruevskit për mosnjohje të këtyre zgjedhjeve nga ana e LSDM-së, vërehet se kjo gatishmëri nuk do të mungojë. Se sa ai do të arrijë të rikthejë klimën e (mos) besimit reciprok, kjo do të varet shumë nga ngjarjet, që do të përcjellin këtë periudhë e që lidhet me tejkalimin e problemit me Greqinë, me sfidat para marrjes së datës për bisedime me BE-në dhe para anëtarësimit eventual në NATO. Por, ajo që do të mungojë tek Gruevski, e që po kërkohet me këmbëngulje nga opozita maqedonase,

është gatishmëria për të hequr dorë nga monopolizmi dhe kontrollimi shtetëror i disa resurseve shoqërore e institucionale, siç janë: hapësira mediatike, gjyqësori, partizimi i administratës shtetërore, jotransparenca financiare në disa projekte kapitale etj. Në ditët në vijim sigurisht do të pasojnë analizat mbi shkaqet e vërteta të këtij bilanci zgjedhor. Do të analizohet më detajisht arsyeja se pse VMRO-DPMNE arriti sërish të ketë kaq shumë besim në elektorat, edhe përkundër skandaleve të publikuara nga ana e LSDM-së. Çka e bën këtë parti të veçantë që të jetë kaq imune ndaj akuzave dhe çka po ndodh me disponimin publik? Është një manipulim mediatik që po përkthehet si sukses, gjithë ky projekt gjigant i Gruevskit, apo po ndodh pamundësia e LSDM-së për të përmbysur këtë manipulim me një ofertë më konkurruese? Këto dhe pyetje të ngjashme, sigurisht që do të bëhen edhe në të ardhmen. Por situatën asgjë nuk e ndryshon, nëse përgjigjet që do të pasojnë do të jenë të njëjtat, si ato që i kemi dëgjuar deri më tani. Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë Gjorgje Ivanov. Sa do të ndikojë që rizgjedhja e tij definitivisht të ndajë rrugët në mes të VMRODPMNE-së dhe BDI-së, apo do të hyjmë në një fazë interesante të kohabitimit, i paparë deri më tani? Në të kaluarën ka ndodhur që presidentin ta kontestojë një forcë opozitare politike. Por, nëse BDI hyn sërish në qeveri dhe ideja e saj për President konsensual do të vazhdojë të jetojë ende në kokat e përfaqësuesve të saj, atëherë shtrohet dilema esenciale: nëse ministrat dhe deputetët e kësaj partie do t’u nënshtrohen disa kompetencave që burojnë nga shefi i shtetit? Si do të sillen deputetët dhe ministrat e BDI-së në situata, kur Ivanovi do të nënshkruajë ligje dhe akte të tjera juridike, që nuk do të jenë në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e tyre politik? A do të njihen ato ligje dhe akte juridike edhe nga ministrat dhe deputetët e BDI-së? Apo ndoshta BDI nuk e njeh vetëm Ivanovin si President jokonsensual, por jo edhe kompetencat e tij?

Kur jemi te BDI, domosdoshmërisht shtrohet edhe çështja e mënyrës skandaloze të zgjedhjes së deputetëve maqedonas të diasporës. Ku qëndron përgjegjësia e kësaj partie për moszgjedhjen e së paku deputetit nga Europa? Si është e mundur që shërbimi diplomatik e konsullor i Maqedonisë në Europë e Amerikë të jetë aq i pandikimueshëm nga kuadrot e kësaj partie dhe a do të ndodhë që të merret në përgjegjësi ndonjë punonjës diplomatik nga radhët e kësaj partie? Apo, ndoshta edhe kësaj radhe do të mungojë analiza e mirëfilltë mbi shkaqet e humbjes së shansit për të zgjedhur një deputet shqiptar nga Europa për në Parlamentin e Maqedonisë. Të presim e të shohim çka do të ndodhë. PDSH assesi të zgjerojë listën e deputetëve që do ta përfaqësojnë këtë parti në parlament. Arsyeja për këtë moszgjerim qëndron tek mediat, tek RDK, tek tradhtia e Zijadin Selës, tek presionet e BDI-së. Lideri i kësaj partie, me mosedukimin e tij politik për të pranuar humbjen, po hyn edhe më tepër borxh tek shqiptarët e Maqedonisë, duke i konsideruar ata si ‘hajvanë‘ të gjallë, që nuk po dinë ta vlerësojnë drejt largpamësinë politike të tij dhe ekipit të vockël që ai menaxhon. Të gjithë jashtë tij (madje edhe RDK!!!), përveç atij vetë, janë fajtorë për këtë bilanc zgjedhor, i cili mund t’i sigurojë edhe një vegjetim katërvjeçar në opozitë. Edhe 400 vjet BDI do të marrë nga 19, 20 deputetë me këtë lider opozite dhe Ahmeti më tepër se për shëndetin e tij, e lut Zotin që t’i japë shëndet oponentit të tij nga PDSH, sepse vetëm ai i mundëson fitore të tillë kolosale dhe askush tjetër. Të lumtë M.Th që na kënaqe me këtë shërbim, që po i bën konkurrentit tënd politik. Rufi Osmani përfundimisht e humbi shansin të etablohet si një forcë serioze në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Sigurisht, edhe kjo parti po paguan tagrin e manipulimit në terren, por analizat e mirëfillta do ta nxjerrin lidershipin e saj të papjekur ende në menaxhimin e resurseve intelektuale, organizative, financiare që ngelën të paainkorporuara në filozofinë e drejtimit dhe fitores së kësaj partie.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Çshenjtërimi i shenjtërimit?

29.04.2014

Universitetet shtetërore dhe private: vetëqeverisëse dhe jo fitmiprurëse

11

Tundimi është një armë të cilën e mbajmë nga tehu. - James M. Barrie

Gratë në Kosovë, Arabinë Saudite dhe islami radikal A

rabia Saudite, një vend që dominohet nga meshkujt, po ndryshon ngadalë. Një shembull tipik është hapja e re që bëhet në filmin e vitit 2012 “Wadjda”, filmi i parë artistik në Arabinë Saudite që është bërë nga regjisorja e parë femër- Haifaa Al-Mansour. Vendi i im, Republika e Kosovës, me një popullsi më të madhe se 90 për qind myslimane, kontrollohet po ashtu nga meshkujt por që duket se do të ndryshojë. Ky impresion, megjithatë, është krijuar sepse Kosova ka një grua presidente, Atifete Jahjagën, që është mendim i gabuar. Presidentja Atifete Jahjaga nuk i takon kategorisë së njëjtë si Wadjda, protagonistes në filmin saudit. Ne kemi nevojë për një Wadjda për vendin tonë – për një femër që ka shpirtin e karakterit të filmit dhe një film sikurse ai. Ne kemi nevojë për shumë Wadjda. Me Wadjda, regjisorja tregon një tregim të një vajze 10-vjeçare në një botë ku gratë ekzistojnë për të lindur fëmijë, për të plotësuar kërkesat seksuale dhe të bëjnë bukë. Wadjda, jeton në kryeqytetin saudit, Riad, bën një përpjekje të pafundme për të blerë një biçikletë, e njëjtë sikurse e ka një djalë, fqinj i saj. Asaj i tërhiqet vërejtja që vajzat nuk duhet të vozisin biçikletë, që

reflekton në doktrine wahhabi saudite. Megjithatë, nëna e Wadjdas shpenzon paratë e kursyera të saj për të blerë një fustan të kuq për t’ia blerë asaj një biçikletë. Në fund Wadjda shëtit në autostradë më të, duke u ruajtur nga meshkujt saudit. Wadjda merr atë çka e meriton, pa u ankuar në të qenit një grua. E dëshirojë një Wadjda për Kosovën. Vendi i im ka plotë gra të cilat dëshirojnë të drejtat e tyre, ato janë inteligjente dhe të arsimuara, por të cilat dështojnë. Ata ngushëllohen me mendimin “Jam një grua, e pabarabartë, pa të drejta dhe duhet të me jepen të drejta”. Kosova është një vend evropian dhe pengesat në barazinë e grave në Ballkan janë rrallë prezente kur krahasohen me atë të Mbretërisë Saudite. Poligamia është e rrallë në Kosovë, shkurorëzimi civil është një e drejtë e garantuar, gratë janë të prezantuara gjerësisht në të gjitha profesionet – presidentja Atifete Jahjaga ishte komandante e policisë – dhe të gjitha religjionet kanë të drejtat e tyre. Mirëpo, Kosova me një industri filmike që nuk ka ndalesa nga gjërat e ashtuquajtura “morale” dhe kërkesa fetare si në realitetin saudit, po ashtu ka nevojë për filma që do të paraqesin aspektet e errëta të jetës në republikë – ku kasta e liderëve mashkullorë vendos e

vetme për të ardhmen e vendit, duke injoruar apo manipuluar pothuajse të gjitha gratë, zyrtarët qeveritarë dhe liderët fetarë. Ata veprojnë pa ju përmbajtur ligjit apo zakoneve të shtetit – duke shpërndarë korrupsionin në jetën private dhe publike, nëpërmes kërcënimit, një zakon i rregullt që dërgon në padrejtësi. Kosova ndan një problem shoqërorë me Arabinë Saudite. Ky është infiltrimi i islamit radikal tek aparati kryesor i klerikëve në këtë vend. Kosova ka nevojë për një “Wadjdas” për të kundërshtuar hapur ata të cilët, në emër të islamit, imponojnë zakone e huaja tek ne. Tregimi për viktimizimin e klerikëve të moderuar mysliman dhe intelektualëve, largimi i tyre nga kongregacioni, largimi nga pozita e mësimdhënësve, sulmet fizike dhe abuzime të tjera, duhet të vihen në spikamë. Si një qytetar i Kosovës, detyrohem të besoj në kreun e shtetit tonë, presidenten Atifete Jahjaga, e njohur me nofkën “Zarf-tifete”. Pozitën e saj ajo e mori para afro katër vitesh, në prill të vitit 2011, në kohën kur u prezantua si emër në një zarf për Politikën e Kosovës, nga ish ambasadori Amerikan në Kosovë nga viti 2009-2012, Christopher Dell, i cili ishte emëruar në këtë pozitë nga Obama. Jahjaga ishte një grua e panjohur –

koment Visar Duriqi

kur ajo u prezantua në publik ishte vetëm një fotografi e saj në Google Images. Atifete Jahjaga nuk e kërkoi postin e presidentes, në mënyrën sikurse Wadjda luftoi për biçikletën e saj. Atifete Jahjaga nuk rrezikoi asgjë. Ajo doli të jetë mbi partitë politike. Është fatkeqësi që vendi i im i vogël nuk e ka vetëm një Atifete Jahjaga, që është një person me pozitë të lartë, që e ka marrë si dhuratë atë. Fatkeqësisht, shumica e grave në jetën publike në Kosovë janë sikurse ajo. Ato janë mbështetur nga diplomatët amerikanë dhe personalitet lokale duke i shtyrë dhe dhënë pozita të ndryshme si: në biznes, në politikë, operacione kriminale, por si gjithmonë partnere të heshtura. Presidentja Atifete Jahjaga na e prezantojnë thjesht si një imazh pozitiv për Kosovën, në një vend më mbi 90 për qind nga 1.8 milion banorët e saj të përkatësisë myslimane, një vend me shumicë myslimane por me një presi-

dente femër. Regjisorja e Wadjdas, Haifaa AlMansour, bëri vite për të bërë filmin e saj. Ajo u detyrua që të bëjë kompromise duke ndryshuar edhe skenarin. Vendi i im Kosova, me identitet fetar mysliman, ka nevojë për gra të forta në jetën publike, të cilat guxojnë të bëjnë gjëra të ndaluara në emër të islamit, por cili islam i ndalon ato? Arabia Saudite po ndryshon. Wadjda, një film që ofron një përshkrim real për hapjen e shoqërisë Saudite mori mbështetje edhe nga Mbreti saudit, Abdullah. Disa patën kritika që filmi ku tregon nënën e Wadjdas duke blerë biçikletën në vend që vajza të bëjë këtë vetë. E dua një Wadjda për vendin tim, jo si disa gra- sikurse presidentja Atifete Jahjaga. Kam motra dhe shoqe. Do të dëshiroja të isha një vëlla apo shok i një presidenteje femër, por e një presidenteje, e cila e ka marrë atë pozitë sikurse Wadjda biçikletën e saj – sepse ajo femër luftoi dhe e meritoi atë. * Visar Duriqi është gazetar i ri kosovar, i cili është bërë i njohur si gazetar investigativ që ka ekspozuar penetrimin e islamit radikal, dhe probleme të tjera sociale. Ai është korrespondenti në Kosovë i Center for Islamic Pluralism. Ky artikull është botuar nga Gatestone Institute.

Rikrijimi i debatit ose ç’është një gazetë… Ç’është një gazetë? Disa përg jig je duhet të jenë të përjashtuara si të pamjaftueshme ose të padenja, siç edhe menjëherë s’mund të nxjerrim një përkufizim të thjeshtë, pozitiv, që mund ta kthejmë menjëherë në strategji editoriale. e jemi një gazetë!” thoshte titulli i vendosur në lajmet kryesore, nga e kemi marrë pjesën e mësipërme, shkëputur kjo nga korrespondenca e konfliktit të hapur midis Libération dhe pronarëve të saj. Po ç’është një gazetë? Është e qartë që disa përgjigje duhet të përjashtohen si të pamjaftueshme ose të padenja, vetëm nëse i shërbejnë projekteve dhe tendencave (një gazetë nuk është një tweet i madh, kjo nuk është paraqitja e vlerësimeve të agjencive të vlerësimit, nuk është as koshi i insituatave për jetën private të “people”, nuk është logoja monétisable për të organizuar takime dhe pastaj për t’i bërë jehonë në rrjetet sociale…), por vështirë të nxjerrësh ndërkohë një nocion të thjeshtë, pozitiv, dhe që lehtësisht të mundemi ta kthejmë në strategji editoriale. Ndërkohë që lexuesit e rregullt i vesh tri elemente refleksioni (për të cilat nuk e kam ekskluzivitetin). Më së pari, një gazetë është ritmi njohës, ose është instrumenti që në mënyrë permanente çritmizon informacionin, ndaj i përket asaj të drejtojë kuptueshmërinë dhe historicitetin e

N

koment Etienne Balibar

së përditshmes që kushtëzon gjykimin. Natyrisht që për shaka e përmendim deklaratën që i përket Hegelit Leximi i gazetës është lutja e mëngjesit për filozofin citim elitist ky, po ashtu edhe i vjetëruar, por s’duhet të mohojmë grimcat e vërteta që ka në të. Leximi i gazetës s’mund të jetë tjetër veçse ritual, si kafja ose qumështi, por ky ritual mbetet gjithashtu mënyra më e thjeshtë, më e rregullt dhe më e shpeshtë e artikulimit të aktiviteteve tona të veçanta mbi gjendjen e botës, asaj që na rrethon. Dhe gazetarët të nënshtruar ndaj detyrimit të përfundimit të punës dhe daljes së ngutshme të gazetës, të nesërmen, janë artizanët e fabrikimit të këtij kuptimi. Në një kohë me këtë lloj lajmi është edhe ai i rrjedhimeve të papritura, news-i nga kërkimi, ku shfaqet “koha për të kuptuar” atë që ne jemi apo bëhemi në të tashmen – atë që asnjë rrjet social, sado i gjallë që të jetë, nuk mund ta japë kurrë. Më tej – siç e thoshte edhe Gramshi – një gazetë fabrikon një numër të

madh “intelektualësh”, në sensin demokratik, që do të thotë, qytetarë që mendojnë dhe që reagojnë përballë mendimeve të të tjerëve. Rëndësia e “postës së lexuesve” – një institucion që Libération [gazeta në të cilën është botuar shkrimi] mund ta zhvillonte. Në këtë rast dallohet një diferencë e madhe midis postës së dërguar me anë të letrës së printuar dhe asaj elektronike, por nuk është e thjeshtë të thuash se te cila duhet të besosh sepse njëra sjell më shumë liri dhe tjetra shaka dhe dokrra, por ky është rregulli i lojës dhe i mbetet lexuesit të gjykojë. Më tej, rëndësia e kombinimit pastërtisht “gazetaresk” (që nga origjina e shtypit modern) dhe thellësisht të rishpikur nga Libération-i, mes politikës dhe kulturës si masa të ndryshme dhe si dy elemente kryesore që shërbejnë për të fabrikuar intelektualë. Këtu tradhtohet karakteri “i klasës” nga gazeta herë elitiste, herë narcisiste. Por arti i gazetarisë si profesion ose si i rastësishëm (psh. në faqet e Rebonds-it), që s’është as pedagogjik, as “komunikativ”, është të zg jeruarit e publikut përtej ekspertëve apo të brendshmëve. Në fund, mendoj se një gazetë përmbush (ose mund të përmbushë) një funksion kritik në vetë fushën e politikës, që e plotëson këtë të fundit me instrumente të përfaqësimit, të pjesëmarrjes apo i korrigjon këto. Në këtë pikë duhet t’u jepet të drejtë lib-

eralëve si Habermas-i (në gjenealogjinë e tij të “sferës publike”) më shumë sesa revolucionit profesional të Leninit (me idenë e tij të “organizatorit kolektiv” të luftërave sociale). Natyrisht që nuk është rastësi që për arsye teknologjike, ekonomike dhe kulturore, regjimi i shtypit sot kalbet njëkohësisht si edhe partitë. Dy dukuritë kontribuojnë në jodemokratizimin për të cilin na duhet të shpikim proteza. Por, ndërsa politika duhet të mbijetojë, roli i shtypit do të mbetet specifik, sepse një gazetë e vërtetë është njëkohësisht kuadri për shprehjen e një orientimi (dhe Libération e ka një, me historinë e saj, edhe pse ai s’është i përcaktueshëm në një etiketë të thjeshtë), dhe vendi në të cilin nënvendosim objektivitetin e informacionit. Ky orientim mund të problematizohet, ekspozohet në gabimet dhe dobësitë e tij, aq sa asnjë parti s’do të jetë ndonjëherë në gjendje të arrijë këto balanca të informacionit dhe debatit. Këto janë disa ide të përgjithshme, të cilat i vë në qarkullim për shumë arsye. Si shumë të tjerë mendoj se politika në Francë dhe Evropë shkon keq, po edhe kultura nuk shkon më mirë. Paraja zëvendësoi borgjezinë. Zhgënjimi zëvendësoi ndërgjegjen e klasës. Kombi nuk do të vdesë, por ai nuk di si të jetojë. Republika laike u bë maska e fiksimeve për siguri dhe identitete. Kapaciteti për të qeverisur brak-

tisi institucionet parlamentare. Franca është pra një nga kandidatet kryesore në Evropë me një episod autoritar, për të cilin ambiciet janë tashmë të deklaruara majtas dhe djathtas, nga qeveria dhe nga opozita. Pra, është nevoja urgjente për një aktivitet intensiv në hapësirën publike, një shkëmbim i informacionit kritik, imagjinatave dhe analizave. Nëse mendojmë në një kuadër evropian (aty ku luhet gjithçka), shtojmë çështjen e mediumit, mbështetjes materiale, pa dyshim edhe të qarqeve tregtare por, gjithashtu edhe gjuhëve dhe përkthimit. Institucioni i shtypit, siç e kanë treguar historianët, është ngushtësisht i shoqëruar me konceptin e kombeve moderne. Si ta kapërcejmë kombin, por jo të shkojmë në globalizimin e informacionit? Përpjekjet e përkthimit simultan ose të “bashkimit” midis gazetave të vendeve të ndryshme nuk kanë funksionuar kurrë mirë. Duke e ditur që kjo kërkon mjete të cilat rrezikojnë të jenë të papërballueshme në një të përditshme në mes të krizës financiare, mund të themi ndërkohë që është një nga kantieret kryesore të mosprovincializimit të informacionit. Ajo bën pjesë në rrugët që ne kemi nevojë për të krijuar apo rikrijuar debat ose konflikt, dhe një fjalë politike, që i tejkalon kufijtë. *Marrë nga Libération. Përktheu: Dilfirus Vrioni


12

Universitet

Reforma E pranishme në këtë prezantim ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e cila theksoi se ky raport për reformimin e Arsimit të Lartë do të lidhë përfundimisht dijen me tregun dhe do u japë fund problematikave të shitblerjeve të diplomave universitare

Del Raporti i parë

për Reformën e arsimit të lartë

Universitetet shtetërore dhe private: vetëqeverisëse dhe Jo fitimprurëse Raportin që u prezantua dje nga ekspertët e komisionit të Reformës për Arsimin e Lartë, e kishin ndarë në tri shtylla kryesore: riorganizimi dhe ristrukturimi i sistemit shqiptar të arsimit të lartë, propozimi i një skeme të re të financimit të arsimit të lartë, si edhe propozimet e reja në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor.

R

istrukturim, autonomi e universiteteve, financim institucioneve të arsimit të lartë dhe më shumë fokus te kërkimi shkencor, ishin këto pikat kyçe të prezantimit të Raportit të parë për Reformën e arsimit të lartë nga komisioni i Hartimit të Reformës. Ky raport i parë, i cili u prezantua për publikun ditën e djeshme në mjediset e “Hotel Tirana International”, është fryt i një pune katërmujore të ekspertëve të fushës, sipas kryetarit Arjan Gjonçaj, që hap edhe siparin e kritikave dhe vërejtjeve. Raporti u prezantua nga ekspertët, të cilët e kishin ndarë në tri shtylla kryesore: riorganizimi dhe ristrukturimi i sistemit shqiptar të arsimit të lartë, propozimi i një skeme të re të financimit të arsimit të lartë, si edhe propozimet e reja në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor. Anëtarët e komisionit të kësaj reforme janë Dr. Arjan Gjonça, kryetar i Komisionit, Dr. Besnik Aliaj, Dr. Myftar Barbullushi, Dr. Dhurata Bozo, Dr. Adrian Civici Dr. Ervin Demo, Dr. Edmond Hadëri, Dr. Artan Hoxha, Dr. Anila Paparisto, Prof. Shkencave Biologjike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT, Dr. Elida Rapti, Dr. Aleksandër Xhuvani, Prof. i Inxhinierisë Informatike, Universiteti

Nikolla “Reforma e arsimit të lartë është pjesë një procesi që do të lidhë dijen me tregun. Sepse, pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave, që për fat të keq karakterizon arsimin tonë të lartë, nuk mund të kthehet në një industri të dijes, të rritjes së aftësive dhe promovimit të vlerave. Kjo reformë dhe produkti i saj na përket të gjithëve, sepse na prek të gjithëve”

Politeknik. E pranishme në këtë prezantim ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e cila theksoi se ky raport për reformimin e arsimit të lartë do të lidhë përfundimisht dijen me tregun dhe do u japë fund problematikave të shitblerjeve të diplomave universitare. “Institucionalisht ndjehem shumëfish mirënjohëse që falë punës suaj arritët të shënjonit një standard të ri të politikëbërjes në Shqipëri, atë të vendosjes së një vije të qartë mes reformës së domosdoshme dhe aspak partizane për të cilën ka nevojë sistemi dhe llogoreve të politikës”. Ministrja Nikolla shtoi se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga qeveria dhe as nga opozita në punën e komisionit. Ky raport, tha ajo, “do të dalë me një version përfundimtar në muajt maj-qershor dhe në fund të korrikut do të kalojë në miratimin e ligjit për sistemin e ri të arsimit të lartë shqiptar”. “Arsimi i lartë është një e mirë publike që na përket të gjithëve, të gjithë jemi aktorë dhe përfitues të këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Kjo është bindja dhe thelbi i vizionit që na ka udhëhequr deri këtu, në këtë moment të prezantimit të raportit të parë. Reforma e arsimit të lartë është pjesë e një procesi që do të lidhë dijen me tregun. Sepse pa bërë këtë lidhje, paz-

Ky raport i parë, i cili u prezantua për publikun ditën e djeshme në mjediset e “Hotel Tirana International”, është fryt i një pune katërmujore të ekspertëve të fushës, sipas kryetarit Arjan Gjonçaj, që hap edhe siparin e kritikave dhe vërejtjeve...

ari i madh i shitblerjes së diplomave, që për fat të keq karakterizon arsimin tonë të lartë, nuk mund të kthehet në një industri të dijes, të rritjes së aftësive dhe promovimit të vlerave. Kjo reformë dhe produkti i saj na përket të gjithëve, sepse na prek të gjithëve, jo vetëm reforma, por edhe procesi deri në këtë fazë. Për këto arsye, parimet si ai i gjithëpërfshirjes për transparencë dhe dialog me palët e interesuara kanë karakterizuar dhe do të vijojnë në këtë proces. Komisioni ka punuar në pavarësi të plotë si interlokutor mbi të gjitha palët. Ky është një dokument i rëndësishëm mbi të cilin do të ngrihet debati publik”, - përfundoi Nikolla. Sipas Gjonçajt, sfidë e madhe e hartimit të këtij raporti ka qenë gjithëpërfshirja. “Qëllimi kryesor i kësaj reforme ishte si të arrijmë të për-

Dhurata Bozo: E nevojshme struktura e re organizative N

ga një analizë e thellë dhe e detajuar e funksionimit, drejtimit, organizimit dhe akreditimit të IAL, si dhe nga vlerësimet e bëra në vite nga institucionet vendase dhe të huaja rezulton se sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri paraqet një sërë problematikash komplekse dhe nuk u përgjigjet nevojave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit, si për sa u përket aspekteve të mësimdhënies, ashtu edhe atyre të punës kërkimore-shkencore. Për të mundësuar zgjidhjen e problematikave të sipërpërmendura propozohet një strukturë e re organizative për institucionet e arsimit të lartë, e cila do të rriste efikasitetin dhe pavarësinë institucionale të IAL-ve. Disa nga elementët dhe parimet kryesore ku janë bazuar sugjerimet për strukturën e re të IAL-

ve janë: vendosja e konkurrencës në themel të financimit dhe menaxhimit të arsimit të lartë, eliminimi i burokracisë dhe krijimi i institucioneve të pavarura, krijimi i mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies, në mënyrë që të rritet cilësia dhe përgjegjshmëria. Propozimet e bëra mbajnë parasysh uljen e kostos së kalimit nga skema e vjetër tek e reja, duke transformuar disa nga institucionet ekzistuese, por edhe duke krijuar institucione të reja dhe të pavarura dhe me eficiencë më të lartë dhe duke hyrë në zemër të sistemit që janë vetë organizimi, strukturimi dhe funksionimi më eficient i institucioneve. Një nga agjencitë e rëndësishme që shfaqet në panoramën e menaxhimit të arsimit të lartë është Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë.

mirësojmë cilësinë e arsimit të lartë, të mësimdhënies, programeve dhe strukturës”. Gjonçaj theksoi edhe një herë përmirësimin dhe nxitjen e kërkimit shkencor, si një element kryesor dhe shumë të rëndësishëm të kësaj reforme. Kërkimi shkencor, sipas hartuesve, jo vetëm që do të shkojë krah për krah me zhvillimet dhe tregun e punës, por edhe t’u paraprijë zhvillimeve të vendit. Gjonçaj shtoi se një sfidë tjetër e kësaj reforme është edhe unifikimi dhe standardizimi i sistemit, i cili është një proces afatgjatë dhe kërkon kohë për t’u arritur. “Kemi një sistem jo të mirë financuar nga qeveria dhe nuk përdoren thuajse aspak burimet e tjera të financimit. Duam një sistem të qëndrueshëm nga ana financiare por edhe që t’u përballet sfidave organiza-


Universitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Besnik Aliaj: Të eliminohet dypunësimi në arsimin e lartë Procesi i reformës në arsimin e lartë është një proces i gjatë evoluimi që prej vitit 1990 dhe ka pësuar ndryshime radikale. I kërkoj politikës që ta lërë të eci këtë proces. Ndryshimi i Statusquosë nis nga ne. Nëse e shohim si diçka të huaj, atëherë do ta kemi jashtë tregut. Një gjë e rëndësishme është thellimi i demokracisë së institucioneve. Ndarje dhe funksionim i qartë, por edhe llogaridhënia dhe kontroll, eficiencë më e mirë me më pak burime. Liri e plotë e institucioneve. Institucionet e arsimit të lartë, qofshin këto private duhet të kenë parasysh misionin social. Të maksimalizojmë shembujt dhe praktikat e mira dhe të minimizojmë ose shmangim fare shembujt negativë. Një nga elementët kryesorë të ristrukturimit është eliminimi i dy punësimit në institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat. Arkitektura e institucioneve klasike do të ndahet në katër kategori. Duke pasur parasysh organizimin ekzistues të IAL-ve në vend, traditën ekzistuese si dhe eksperiencat më të mira ndërkombëtare, Komisioni sugjeron këto tipa të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri: Universiteti, i strukturuar me të paktën 3 njësi kryesore (3 fakultete ose 2 fakultete dhe 1 Institut). Kolegji Universitar – i strukturuar me të paktën 2 Fakultete me të njëjtën strukturë. Këto IAL ofrojnë programe studimi në Ciklin e Parë dhe Ciklin e Dytë dhe në formimin profesional. Akademia – e strukturuar me 1 Fakultet me të njëjtën strukturë si ajo e Fakulteteve në përbërje të Universiteteve. Këto IAL ofrojnë programe studimi në dhe me të drejtë për organizimin e të tri Cikleve të studimit në fushën përkatëse të kompetencës. IV. Kolegji Profesional – ofron shkollim profesional 1-2 vjeçar me të drejtën e lëshimit të një Diplomë Profesionale. Zgjedhja e dekanëve, drejtorët e institucioneve dhe zgjedhja e rektorit nëpërmjet bordit akademik me kontrata të rregullta. Të marrë fund abuzimi me përfshirjen me shifrat që e ndyjnë procesin elektoral. Të krijohet një bord drejtorësh menaxhimi me në krye një CEO që është menaxher që do të bashkëpunojë me rektorët, shefet e financës, dekanët, drejtorët e instituteve, etj, një menaxher të departamentit.

tive; që të mos ndryshojë sa herë kemi kriza financiare ekonomike, por t’i përballojmë këto sfida që na vijnë në të ardhmen”, - cilësoi Gjonçaj. Diskutime të tjera të komisionit mbi Reformën janë bërë edhe për ngritjen mbi parimet e meritokracisë, një arsim i lartë për të gjithë mbi bazat e meritës dhe financimit të studentëve për të përballuar arsimin e lartë, pavarësisht gjendjes ekonomike. Reforma gjithashtu kërkon të nxitë konkurrencën, e cila sipas ekspertëve është motori që i shtyn zhvillimet përpara, për ta futur konkurrencën në çdo nivel nga studenti, te pedagogu për të kërkuar fonde mbi kërkimin shkencor, te departamenti për ngritjen e programeve të reja, konkurruese në treg dhe cilësore, si dhe te qendrat e

kërkimit shkencor. Ajo që i ka munguar arsimit të lartë, sipas komisionit është integrimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. “Reforma strukturore e AL nuk ishte e lehtë. Duke filluar që nga maja e riorganizimit, arkitektura, organizimi qeveritar, institucionet që e drejtojnë këtë. Besoj se nuk do të kemi probleme nga shteti. Duhet të ndryshojmë vetveten”. Veç autonomisë së plotë të institucioneve, theksi u vu edhe te krijimi i një sistemi të brendshëm dhe të jashtëm kontrolli dhe llogaridhënieje, për të shmangur abuzimet në sistem, ngritja e një sistemi efikas, me burokraci jo të rënduar, krijimi i institucioneve me qëndrueshmëri financiare, krijimi i instrumenteve nxitëse për pedagogët për punë kërkimore dhe mësimdhënie. S.Balliu

Gjonçaj: Implementimi i reformës do të ndahet në dy faza R

eforma nuk mund të vihet në jetë brenda natës, sepse na mori 20 e ca vjet për të krijuar këtë situatë që duam ta ndryshojmë. Do të marrë kohë, por e kemi menduar të ndahet në dy faza. Faza e parë është ajo që ne e quajmë shëndoshja e arsimit të lartë shqiptar, ristrukturimi dhe riorganizimi i strukturës së arsimit të lartë. Të ndryshojnë agjencitë ekzistuese dhe të krijohen agjenci të reja kombëtare. Të rrisim standardin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në këtë periudhë të parë. Të krijohen mekanizmat e kontrollit. Reforma duhet të zbatohet gradualisht, sepse ndryshe është e vështirë të kemi sukses. Nxitimi nuk është në favorin tonë. Faza e dytë është shkuarja drejt një

sistemi të ri, ridimensionim në hapësirën shqipfolëse. Të kemi një shërbim publik, që prodhon një të mirë publike, ku pak a shumë është e njëjta formë organizmi e të gjithë sistemit, vetëm kështu do të aplikohen me efikasitet. Unifikimi dhe standardizimi i sistemit, integrim i sistemit tonë në hapësirën europiane. Të kemi objektivat tona me afatet tona. Brenda kësaj periudhe duhet të mendojmë që studentët dh pedagogët të jenë të matshëm me kolegët e tyre europianë. Ajo çka dua të theksoj është të kemi një sistem të unifikuar me standarde, ku standardet implementohen dhe standardet monitorohen, një sistem i konkurrueshëm dhe i bashkëmatshëm në rajon.

29.04.2014

13

Shpërndarja e fondeve do të bëhet mbi standardet e cilësisë...

Adrian Civici:

Skema e re e financimit, universitetet të kthehen jofitimprurës

P

ropozojmë një model të ri që ndryshon shumë nga modeli aktual në konceptim dhe atë që pritet. Kemi një sistem shtetëror që financohet thuajse 100 për qind nga buxheti i shtetit dhe pak nga studentë dhe Privati që financohet 100% nga pagesat e studentëve. Aktualisht, buxheti i shtetit ka në dispozicion rreth 38 milion euro për të mbështetur mbi 126 000 studentë në universitetet shtetërore, afërsisht 460 euro për student në sektorin shtetëror. Sektori privat me rreth 34 500 studentë e ka çmimin rreth 1000-1500 euro/student ose rreth 31-35 milion euro plus, duke operuar në shifrat 900-1000 euro/student. Ndërkohë që vendet modeste të BE si Rumania dhe Bullgaria kanë kuota financimi për student rreth 2700-2900 euro/student, pa folur për vende si Britania e Madhe, Franca, etj. që janë në kuotat 10000-11500 euro/student, Zvicra 15700 euro/student, Suedia 15210 euro/student, SHBA 22000 euro/student. Në Shqipëri, duke filluar nga viti 1992, me përjashtime shumë të rralla, buxheti për arsimin në përgjithësi nuk ka qenë kurrë më i lartë se 3% e PBB duke u lëkundur në intervalet 2.2-2.8% e PBB, ose 10-15% të shpenzimeve totale të buxhetit. Duhet theksuar se këto shifra janë për arsimin në përgjithësi ( me të gjitha nivelet) dhe jo vetëm atë universitar. Vendet e zhvilluara perëndimore në kuadrin e OCDE e financojnë në nivelet 5 - 8% të PBB arsimin e tyre universitar, nga i cili 1 - 3% e PBB shkon direkt për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Shqipëria e ka aktualisht 0.4 – 0.6% % të PBB. Forma e financimit të arsimit të lartë duhet të kthehet në një instrument, i cili i vendos universitetet në lëvizje për zhvillim të mëtejshëm dhe profilizim të tyre sipas prioriteteve te përcaktuara nga universiteti por edhe nga zhvillimi strategjik i vendit. Skema e re e financimit (në fazën e parë) duhet t’i japë frymë reale autonomisë financiare në universitet publike, në mënyrë që ata të shëndoshen financiarisht për fazën e dytë zhvillimore. Skema e re duhet të krijojë mundësinë që universitetet të marrin koston reale për të ofruar një arsimim cilësor për të gjithë shoqërinë. Kjo detyrimisht nënkupton edhe rritje të tarifave vjetore që bashkë me kontributin nga buxheti i shtetit reflekton koston reale që ka ofrimi arsimit të lartë cilësor. Pa pasur parasysh këtë kosto reale të studimeve të arsimit të lartë është e pamundur të jemi serioz për reformë serioze. Është e rëndësishme të përmendim që në fillim se parimet mbi të cilat duhet të mbështetet financimi i arsimit të lartë në Shqipëri janë ato të: Konkurrencës së lirë midis institucioneve. Pra institucionet janë të barabartë në aplikimin dhe shpërndarjen e fondeve. Studentet që e meritojnë por nuk kanë mundësi financimi duhet të financohen plotësisht nga shteti. Shpërndarja e fondeve do të bëhet mbi standardet e cilësisë për mësimdhënien, kërkimin-shkencor, inovacionin/zhvillimin. Qeveria do të shërbejë si rregullator: do të akreditojë, rankojë, të sigurojë cilësi, standardet, të caktojë numrin maksimal të studentëve për universitet. Që universitetet të përfitojnë nga skema e re e financimit duhet të kthehen në fondacione dhe jofitimprurëse. Privatët janë të lirë të qëndrojnë si të tillë, por nuk do të përfitojnë nga skema.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Të jetosh me zjarrin 4

5

12 16

13

17

18

13

7

8

9

10

14 21

23 26

29

31

32

34

37

38

43

42

39

48

35

40

44

47

46

25

28 33

36 41

24

27 30

11

15

20

19

22

6

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

45

49

Koha e fillimit ____:____

50

51

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Pakësimi i masës së diçkaje. 6. Gatime brumi. 12. Universiteti Kosovës. 13. Përpiqet të bëj diçka sa më shpejt. 15. Përemër pronor. 16. Rishfaqje e rasteve të dyshimta të një ndeshjeje sportive në televizor. 20. Sistem malor në gadishullin e Ballkanit. 22. Sistemi diskriminues që ishte deri në vitet '90 në Afrikën e Jugut. 24. Kafshë gjitare. 26. Sigla e Krujës. 27. Zbukurime, ose... 29. Përemër vetor. 30. Përemër vetor. 33. Pjesë midis brinjëve. 34. Janë në fillim të stomakut. 36. Parada e modës. 38. Kosova në makina. 40. Vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër. 41. Perëndi. 43. Përdoren për të lëvizur tek anijet pa motor. 44. Shumë kohë më parë, në kohërat e kaluara. 46. Vangjush i pikturës shqiptare. 47. Mjete që përdoren në kuzhinë. 48. Demi, gazetar i televizionit. 50. Lumë në Shkodër, mbrapsht. 51. Pa para, gratis. 52. Prokop i famshëm i skenës shqiptare.

1. Drejtim letrar, artistik e ideor i fillimit të shekullit XIX, që iu kundërvu klasicizmit e synoi të paraqiste në radhë të parë botën shpirtërore e interesat e njeriut, veçoritë e historisë kombëtare, etj. 2. Vello e nuses. 3. Vend i përgatitur me kashtë ose me bar, ku shpendët shtëpiakë bëjnë vezët, mbrapsht. 4. Mish pa kocka. 5. Zemëratë. 6. Diçka e krijuar nga një artist. 7. Organizatë terroriste. 8. Tokë që s’mban lagështi. 9. Buti pa majë. 10. Bëj me bojë. 11. Baba. 14. Janë në majë të gishtit. 17. Organizatë Popullore. 18. Plot në fund. 19. Përemër vetor. 21. Shefi i policisë në një qytet italian. 23. Haxhiraj, aktore. 25. Përmbledhje faktesh historike të renditura njëra pas tjetrës. 28. Agjensi Ekonomike. 31. Shkalla e zhvillimit cilësor. 32. Kadare, shkrimtare. 35. Taksë që i paguhet shtetit.36. Pëlhurë e trashë. 37. Fatos, aktor, mbrapsht. 39. Gojë e shpendëve. 40. Sektori Monetar. 42. Organizatë Industriale. 45. Sigla e Elbasanit. 49. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 1

8 3

2

5 6 8 4 9 8

5 2 8 6

6 9 4

7

4 5

7

4 2

5 9

1 2

3 8

3

3

3 5 1 8 5

5 1

6 9

5

9 4 8 5

7 3 4

7 6

1

3

4

8

6

5 7 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6 3

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 8

7

4

Në mënyrë që të ketë më të nxehtë, ai djegë gjithçka që gjen, duke u bërë edhe vet shkrumb i zi. Ludvik Dolezal është i pastrehë me të meta mendore, ndërsa vesi tij është që të djegë gjithçka, përfshirë rrobat, këpucët e madje edhe dyshekun ku flinte. Burri 58 vjeç që jeton në një ahur i vetëm, thotë se ndihmohet nga njerëzit që i sjellin dru, gjësende të tjera që digjen, e po ashtu edhe goma të vjetra të cilat ai i preferon për djegie. “Unë djeg gjatë tërë ditës, ndërsa kur fillon të errësohet, mbulohem me hi dhe flejë” shpjegon Dolezal, i cili jeton në qytetin Novi Bydzov, të Republikës Çeke. Autoritet i japin atij 100 kruna në muaj, por kujdesen që mos ti japin të gjitha njëherësh, pasi frikësohen se mund ti djeg edhe paratë.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse keni pasur probleme ne jetën tuaj ne çift, duhet me patjetër te gjeni një zgjidhje urgjente sot sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do kenë njohje shume interesante te cilat mund te shndërrohet shpejt ne një lidhje te qëndrueshme. Situata financiare do ketë goxha zhvillime pozitive. Gjendja do jete me e mire se ditët e fundit.

Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe emocionet dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret edhe pse nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, do kenë surpriza te këndshme qe do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Ekuilibri financiar nuk do ketë aspak tronditje. Kryeni shpenzimet me te nevojshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do ketë takime eksplozive gjate kësaj dite për beqaret dhe gjithçka do jete shume me ndryshe për ta. Te dashuruarit nga ana tjetër do vazhdojnë te ruajnë një komunikim te ngrohte dhe do bashkëpunojnë për çdo gjë. Ne planin financiar do ketë goxha përmirësime dhe do mund te kryeni te gjitha investimet qe keni menduar.

Priten goxha furtuna gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do debatoni ashpër me partnerin dhe here pas here do mbylleni ne vetvete dhe do vuani ne qetësi. Beqaret do afrohen edhe me shume me një mik te vjetër. Deri ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë surprize. Ne planin financiar mire do jete te mos kryeni shpenzime marramendëse nëse nuk doni vështirësi.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ne orët e para te mëngjesit do jeni pak konfuze për jetën ne çift. Mundohuni qe për çdo brenge te flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe ta shpëtoni lidhjen. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat nëse duan te fillojnë sa me shpejt një histori dashurie. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe nuk do keni asnjë lloj vështirësie.

PESHORJA (23/IX-22/X)

8

Merrini gjerat me pozitivitet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e shihni qe lidhja juaj do jete edhe me e bukur. Partneri ne mesdite mund t’iu beje dhe një surprize mjaft te këndshme. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse ne te kundërt ka rrezik te zhgënjehen pa mase. ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes!

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 014, 101, 259, 262, 324, 415, 455, 458, 514, 517, 524, 666, 782, 851, 874, 965. Numra me 4 shifra: 0256, 1215, 1478, 2458, 4777, 5217, 5415, 5444, 5655, 6523, 8596, 9874. Numra me 5 shifra:

05918, 10222, 23256, 24358, 24525, 36598, 51124, 65852, 89472, 95421, 98547, 98586. Numra me 6 shifra: 076864, 086431, 146554, 186735, 478541, 494554, 541201, 627611, 654179, 722093, 750162, 791454, 785415, 896521.

Sot do jeni te vendosur për ta ndryshuar rrjedhën e jetës suaj ne çift dhe do ia dilni mbanë. Do e mbani gjithë kohës pranë partnerin dhe do e mrekulloni atë. Edhe vete do ndiheni ne paqe. Beqareve do iu duhet te bëjnë zgjedhje te vështira. Do jene midis fillimit te një lidhjeje pasionante dhe një lidhjeje te qete, por afatgjate. Te ardhurat do kenë përmirësime te vogla.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Edhe nëse jeta juaj ne çift nuk ka ecur ashtu si duhet kohet e fundit, me sjelljen tuaj sot do mund ta ndryshoni për mire situatën. Mundohuni te bëni edhe ndonjë surprize. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për te filluar një lidhje sepse do i vuajnë tej mase pasojat. Sektori i financave nuk do jete aspak ne gjendjen e dëshiruar. Kujdes!

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite shume elektrizuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar madje mund te arrini te mendoni edhe ndarjen. Beqaret do takojnë persona te shumte me te cilët do ja vleje te fillohet edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet t’i merrni parasysh këshillat qe do iu japin sepse ato mund t’iu ndihmojnë vërtet.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos luani me ndjenjat e partnerit gjate kësaj dite sepse ne këtë mënyrë do i bëni dem edhe vetes suaj. Nuk mund te shkohet gjate me një lidhje gjithë debate dhe pa tolerance. Beqaret nuk do e gjejnë as sot personin për te cilin kane ëndërruar aq shume. Kjo do i mërzitë pa fund. Për financat duhet te përkujdeseni edhe me tepër qe te mos keni vështirësi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Shprehini sa te mundni dëshirat sot ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar pjesën me te madhe. Dita do jete goxha emocionuese. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te veçante. Duhet ende pak durim për dashurinë e madhe. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm. Saturni do iu shtyje drejt gabimeve.

PESHQIT (20/II-19/III) Do ja kaloni pe mrekulli me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do afrohen mjaft me një person qe e kane pëlqyer prej kohesh, por qe nuk kishin guxim t’i shprehnin simpatinë. Te ardhurat mund te kenë tronditje nëse nuk merrni masa te menjëhershme. Beni kujdes!


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

29.04.2014

29 prill

ditë që formësuan botën

15

Dhe cili është numri më i madh? Numri Një. - David Hume

1909

Buxheti i popullit Anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik prisnin diçka të pagjasë nga buxheti i kancelarit David Lloyd George për vitin 1909. Në fakt, kishte kaq shumë çështje për të diskutuar, saqë fjalimi i tij zgjati mbi katër orë. Ai filloi me nevojën për të rritur të ardhurat: luftanije të tjera duheshin ndërtuar; pensionet për të moshuarit që kishin filluar një vit më parë po kushtonin më shumë nga sa pritej; dhe duheshin shtesa të tjera për të ndihmuar të sëmurët e të papunët. Si rezultat, duheshin

rritur taksat. Do të rritej taksa mbi të ardhurat dhe do të ligjërohej ‘një super-taksë’ për ata me të ardhura të larta. Do kishte masa të tjera që do rrisnin shpenzimet, përfshirë taksën e tokës. Ishte buxheti më radikal në historinë e Britanisë. Partia Liberale kishte shumicën në Commons, por Konservatorët kontrollonin Dhomën e Lordëve, e cila mund të refuzonte të gjitha projektligjet përveç buxhetit. Emocionet ishin në qiell, sepse pronarët e tokave e konsideronin

buxhetin sulm mbi ta. Lordët e refuzuan buxhetin-për t’u penduar më vonë, sepse Lloyd George kaloi ligje që ua hiqnin fuqinë e votës për buxhetet dhe ua kufizonin veton ndaj projektligjeve në dy vjet. U deshën dy palë zgjedhje të përgjithshme në vitin 1910 dhe një kërcënim nga Mbreti, por Lordët eventualisht e kaluan buxhetin dhe Aktin e Parlamentit. Buxheti i popullit dëshmoi se ishte një gurthemel në rritjen e shtetit social dhe në evoluimin e Kushtetutës britanike.

Blitz

Flickr

3/4

E elefantëve në kopshtetet zoologjike të Amerikës së veriut janë mbipeshë.

–30

Ndryshimi në përqindje që nga viti 2004 në anëtarësimin total në Shoqatën e Kllounëve Botërorë.

41,847

USD shuma që një cokollatier italian shpenzoi për të ndërtuar një skulpturë në cokollatë në përmasat njerëzore të Papës Francesk.

+100

Ndryshimi në përqindje në dekadën e shkuar në numrin e filmave dhe Tv shows amerikane që paraqisnin një skenar që lidhej me abortin.

Foto: Kaveman Titulli: Just chillin

Ç’shenjtërimi i shenjtërimit? Gilman Bakalli

T

ë dielën, para qindra mijëra besimtarëve katolikë, Papa Françesku dhe Papa Benedikti XIV, shpallën Shenjtërimin e Papa Gjonit XXIII dhe Papa Gjon Palit II. Papa në detyrë deklaroi se Anxhelo Xhuzepe Ronkali dhe Karola Vojtila ishin “dy burra të guximshëm”, të cilët i kanë dhënë “kishës dhe botës dëshminë e mirësisë së Zotit, të mëshirës së Tij”. A e kanë dhënë një dëshmi të tillë në fakt dy Papët në fjalë? Sigurisht që e kanë dhënë, dhe me bollëk. Si një ndër meritat kryesore të Papa Gjonit të XXIII konsiderohet thirrja e Konsilit të Dytë të Vatikanit para gjysmë shekulli, në vitin 1962, me qëllim që ta forconte Kishën nga “stuhitë” e kohërave moderne. Përmbushja e këtij misioni mund të jetë e diskutueshme, por, në fund të fundit, Papa Gjoni XXIII bëri atë që ishte në dorën e tij si Papë dhe atë që i është dukur e nevojshme për t’u bërë. Dhe me këtë që bëri, hyri në histori dhe në kujtesën e njerëzve me emrin “Papa i Mirë”. Papa Gjoni II, sigurisht që ishte një

gazetamapo@gmail.com

burrë kurajoz, i cili, me armën e fjalës dhe imazhin e kishës luftoi si kundër komunizmit ashtu edhe kundër abortit dhe turbokapitalizmit. Ashtu siç edhe ka heshtur në lidhje me skandalet e korrupsionit dhe akuzave për pedofilì ndaj disa kardinalëve. Sigurisht që 14 qarkoret (enciklikat) e tij janë apele të zgjuara dhe pasionante ndaj njerëzimit, siç janë të tilla edhe përpjekjet e tij për të mbajtur gjallë dialogun ndërfetar në botë. Por, a mund të bëhesh i shenjtë thjesht për mënyrën e duhur të drejtimit të Selisë së Shenjtë dhe të apeleve humane e tolerante që i drejtohen njerëzimit? A ekziston sistemi i meritokracisë edhe në Vatikan? Cili është sistemi i vlerave që një Papë e bën Shenjtor, ndërsa tjetrin e lë në harresë? Një martir, që jep jetën për besimin në Krisht, mund të deklarohet me të drejtë “i shenjtë”. Përndry-

she kam të drejtë të pyes se cilat janë arsyet se pse nuk janë kanonizuar edhe Papë të tjerë, si Papa Piu XI, Benedikti XV apo të tjerë, para dhe pas tyre? Ishin më pak të virtytshëm, më pak të guximshëm apo më pak të zellshëm për t’i dhënë botës dëshminë e mirësisë së Zotit? Me gjithë respektin dhe adhurimin për Papët, mendoj se shenjtërimi i tyre mbi bazën e ushtrimit individual të detyrës e ç’shenjtëron procedurën e kanonizimit të tyre. Harrohet profili autentik dhe i pakrahasueshëm që mbart “profesioni” i një Pape përballë profesioneve të tjera shekullare. A nuk është pjesë organike e këtij “profesioni”edhe ruajtja e dialogut ndërfetar, edhe apelimi për më shumë humanizëm, edhe apeli për paqe në një botë të trazuar si kjo e jona? Sigurisht që është! Kush nuk arrin ta p ë r mb u sh ë nj ë mision të tillë të virtytshëm e vetë-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

sakrifikues, harrohet shumë shpejt. Kush arrin të shquhet mbi të tjerët, le të kujtohet përjetësisht nga mirënjohja dhe adhurimi i pasardhësve, siç është rasti i Papa Vojtilës. Çmimet inkurajuese, fletëlavdërimet e të tjera si këto, janë gjëra tejet profane të kësaj bote. Në këtë rast shenjtëria papnore nuk më duket se ndryshon shumë nga ajo shenjtëria që përdorin vend e pavend politikanët tanë kur flasin për kushtetutën, fjala bie. PS: Para do kohësh, Floribeth Maria Diaz dëshmoi për mrekullinë e shërimit të sëmundjes së saj nga zëri që vinte nga fotoja e Papa Gjon Palit II, varur në dhomën e saj të gjumit (“Ngrihu, mos ki frikë”!), dëshmi, e cila shërbeu edhe për argumentimin e kanonizimit të shenjtë të Papa Vojtilës. Tri ditë para Shenjtërimit të këtij të fundit, një djalosh 19-vjeçar në Itali, sipas agjencive të lajmeve italiane, u godit për vdekje nga një kryq 30 m i lartë, i ngritur në afërsi të Breshias (Italia e Veriut) në kujtim të vizitës së Papa Gjon Palit II. Për besimtarin e ri fatkeq mrekullia nuk ndodhi.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 29.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.