29 30 mars mapo ok

Page 1

ceremonia

Mapo Lunch

kontrapedal

7 vite Mapo, aventura vazhdon si donacion

Fatos Baxhaku Shqiptarët ende bëjnë seks për t’u treguar shokëve

Vladimir Myrtezai

Gazetarë, botues e analistë mblidhen në 7 vjetorin e "MAPO". Ekspozitë me botimet më të mira dhe prezantimi i drejtorit të ri, Artur Zheji. Henri Çili: Jo më pronar, tani si donator. Media Mapo, pjesë e Forumit për Liri Ekonomike Faqe 12

mapo ide

Agron gjekmarkaj

Recensë

Mira Kazhani Sot në Tiranë bie një shi i ftohtë bore. Ndërsa parkoj makinën mes disa pallatesh, pothuajse në trotuar, mendimet nuk arrij t’i organizoj si zakonisht... Faqe 31

Balil Gjini

personazh

Amos zaharia

E shtunë-diel 29-30 mars 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1170 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

D

i m i k ta n o t ësh

Fituan radikalët! Arsyet e dështimit të takimit mes Kryeministrit dhe kreut të PD. Çfarë fitonte Rama dhe pse presioni i konservatorëve ndikoi në bllokimin e negociatave. Basha: Rama ofroi vitrinën, por jo konsensusin. Arvizu: Reforma territoriale, shumë e rëndësishme për SHBA

Intervista e javës

editorial

esse

POLITICAL MIND

Veliera e MAPO-s, një anije kundër kohës?!

Kupa dorë poshtë kokës së madhe

Marrëdhëniet mes politikanëve; urrejtja në politikë

Artur Zheji

Rudolf Marku

Faqe 3

shkrimi në FB Berisha: Nacionalizmi i ngjalave Rama-Meta, shpella e mafies

Grida Duma: Nuk ka rryma në PD, eksponentë ndoshta Ish-zv/ministrja e Integrimit komenton takimin Rama-Basha dhe arsyet pse akte të tilla i mungojnë politikës shqiptare. “Rama dhe Basha, nëse takohen politikisht dhe sytë e njerëzve janë aty në pritje të rezultatit, kanë përgjegjësi politike ndaj rezultatit 0 të takimit” Faqe 10

Ish-kryeministri akuzon mazhorancën se po sulmon opozitën duke “inskenuar “flori të vjedhur” apo “vula të KQZ” në shtëpi për eksponentët e saj, “si dikur armët në kishë”nga Sigurimi i Shtetit”

Faqe 4

fundi i shqiptarit

Vrau gardianin, vdes nga torturat në burgun grek Ilia Kareli gjendet i vdekur në qelinë e tij, pas një dhune çnjerëzore me mjete të forta. 40-vjeçari vrau gardianin grek, pasi nuk i dhanë leje të takonte nënën në grahmat e fundit të jetës. Mjekët ligjorë konfirmojnë dhunën Faqe 6

Faqe 29

Ylli pango

Faqe 28

mapo libri

Teodor Laço:

Me vitin ’67 rrëfej persekutimin e elitës shqiptare

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri, titulluar “Gropas ‘67”. “Romani është fiction, por personazhet janë të qëmtuar nga realiteti i asaj kohe. Mund të quhet dramë dokumentare. Por shumë personazhe mund të gjejnë vetveten aty” Faqe 17


2

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel29-30 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014 Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

KY ËSHTË VITI IM Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi “Netët e Klipit” një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Veliera e MAPO-s, një anije kundër kohës?!

Artur Zheji drejtor

Policët duke kqyrur makinën e vjedhur dje në durrës

javore

libri

E shtunë-diel,29-30 mars 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Grida Duma: Nuk ka rryma në PD, eksponentë ndoshta Ish-zv/ministrja e Integrimit komenton takimin Rama-Basha dhe arsyet pse akte të tilla i mungojnë politikës... Faqe 10

4 5 6 22 5 24

Aktualitet

Berisha: Fajin për statusin e kanë Rama -Meta, jo islamofobët

Politikë

Rama: Kësti i parë për 500 ish të përndjekur, deri në gusht 10 mln USD

Teodor Laço: Me vitin ’67 rrëfej persekutimin e elitës shqiptare

Kronikë

Vrau gardianin, vdes nga torturat në burgun grek

Personazh

Amos Zaharia: Ambiciet në kinema, jashtë Shqipërisë

ligji i ri

Lame: Legalizimet, çmimi i tokës sipas kategorive

Mapo Libri

Dasara Malltezi; fëmija që kur të rritet, do punojë në Wall Street

Kolona / ide/ debate

7 vite mapo, aventura vazhdon si donacion

26

ide

14

KONTRAPEDAL

29

esse

28

POLITICAL MIND

24

Recensë

31

Mapo lunch

Agron Gjekmarkaj Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Balil Gjini

Rudolf Marku Mira Kazhani

Shtypi i shkruar, lajmëtarë dhe orakuj të shumtë, thonë se po vdes. Edhe karta apo letra e shtypur, po ashtu. Një kryqëzatë e nisur shumë vite më parë nga Silicon Valley. Ushtria e pamatë e silicit dhe e mikroçipeve, e mizërishme, magjike dhe joshëse, ka pushtuar tashmë të gjithë botën. Dhe e gjithë bota është online dhe lundron mbi një univers silici dhe qelqi. Dhe sakaq, gjithçka mund të shfaqet dhe shndërrohet në trajtën e vet dixhitale, ku mjafton mollëza e gishtit për të vërtitur të gjithë planetin në pëllëmbë të dorës. Pra, me sa duket, herët a vonë do të duhet të themi: ‘lamtumirë o shfletim i gazetës, mëngjeseve shpresëdhënëse, pranë avullit të kafesë!’ Nuk do të ketë më herët a vonë, thonë lajmëtarët e këtij kobi, ngjyerje me pështymë të gishtit për të ndarë fletët që ngjiten nga palosja e kartës së shkruar. Nuk do të ketë më aromë tipografie, parfumi i parapëlqyer që ka eksituar sa e sa mendje të ndritshme për qindra vite rresht. Sepse, me sa duket, nuk ka më pse dhe nuk do të ketë më lëndë. Nuk ka më prekje të drejtpërdrejtë të asaj që është shkruar. Nuk ka më vëllim dhe ashpërsi ledhatare të letrës që bart fjalën. Do të bjerë edhe proverbi latin ‘scripta manent’ e ndoshta do të bëhet shumë shpejt ‘silicon manent’. Sëpaku kështu shkruajnë e rrëfejnë lajmësit e këtij Apokalipsi, nga Parisi në Tokio, nga Moska në New York dhe nga San Paolo, Shanghai e deri në Melburn. Apokalipsi i nisur nga Silicon Valley i San Francisco-s, do të rrënojë përfundimisht një perandori shumë shekullore. Nisur 600 vite më parë, në zemër të Europës, nga Johannes Gutennberg e këtej. Perandori heroike, shkëlqimtare, verbuese dhe magjepsëse sa më s’ka. Tanimë kemi hyrë dhe s’dihet se kur do të dalin breza të tërë, në Erën e Re, të librit dixhital. Ndoshta shpejt e më shpejt edhe të dashurive seksuale dixhitale. Sepse me sa duket, perandori i madh i kësaj Epoke do të shpallet vetëm syri. Sepse do të udhëtojmë gjithmonë e më shumë me sy e me mëndje sesa me këmbë. Do të shohim gjithçka, ndonëse nuk do të prekim në të vërtetë dot asgjë. Një Diktaturë e Re Botërore, apo një Demokraci e Re Universale? Do të kemi tash e mbrapa, vetëm një botë eteri. Eter, përtej xhamit. Do të mësohemi, si edhe po ndodh ditë mbas dite, të shohim e të lexojmë dhe të mos prekim. Do të ketë tash e tutje, veçse një trokitje mollëzash mbi silic apo xham të ndjeshëm. Dhe xhami, edhe më shumë se femra më e ndjeshme, do të eksitojë pamje, lajme, befasira. Atëherë, duke e ditur këtë, përse ta rinisim sërish velierin MAPO në mesin e këtij deti të trazuar dhe jo miqësor? Një aventurë e pamenduar? Një anije kundër kohës?! Ndoshta po, dhe ndoshta jo. Ndoshta mendojmë, me ose pa të drejtë, se e veçanta jonë qëndron pikërisht në këtë raport të përmbysur me kohën. Në të drejtën për të ekzistuar edhe në letër edhe në silic. Në besimin shpresëpakët se libri dhe gazeta klasike, sidoqoftë nuk do të vdesë. Sepse një rrymë idhtarësh të asaj që ishte gazeta, një aleancë mendjesh të paqeta, që grupohen në të njëjtën ‘Agora’, ndoshta do të kenë nevojë gjithmonë të gjejnë tek ne shtëpinë e tyre të hapur. Shtëpinë ku ka gjithmonë një zjarr të ndezur dhe një laborator të disponueshëm idesh. Për të eksploruar vetveten dhe të tjerët, brenda dhe jashtë nesh. Sepse pavarësisht shtrirjeve të suksesshme horizontale të Perandorisë së Silicit, ‘homo sapiens’ ka gjithmonë nevojë për një ‘aventurë’ vertikale, në thellësi të vetes dhe në thellësi të dukurive. Ashtu si polumbarët që lexojnë përmes zhytjeve të guximshme, historinë vertikale të njerëzimit, në fundin e oqeaneve. Ndonëse në sipërfaqe lëvrijnë jahte dhe transoqeanikë të panumërt në trajektoret e tyre horizontale. Mos vallë kemi rënë në iluzionin e të qënit të pakohë? Një mendjemadhësi ekselente e paradënuar për ndëshkim? Ndoshta. Por, pasionin e sfidës dhe meritën e këtij pasioni, sëpaku askush nuk na e mohon dot. Prandaj, le të rinisemi. ‘Zotat qofshin me ne!’, thuhej në pragnisjet e rrezikshme, në kohërat e mbrame mitologjike. Në kohërat pa kohë, që ia kanë dalë mbi pllaka guri apo mbi papiruse të mbërrijnë deri në Erën tonë. Me shanse shumë më të paka se tonat sot. Sepse ata besonin, si edhe ne besojmë, se përmbajtja, gjithsesi mbijeton më gjatë se sa format e shumta të shfaqjes së saj.


4

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel29-30 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Lame: Legalizimet, çmimi i tokës sipas kategorive Projektligji i ri i legalizimeve që shumë shpejt pritet të miratohet edhe në parlament, parashikon që çmimi i tokës që do të legalizohet të jetë i ndryshëm për kategori të ndryshme, por modalitetet për secilën do të formulohen në vijim me vendime të Këshillit të Ministrave”, - tha dje për mediat Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-it, Artan Lame. Ai theksoi se legalizimi ka një skemë shumë të plotë me

shumë nënndarje në ndryshim nga ligji aktual që nuk u zbatua ndonjëherë. Përtej kësaj, sipas Lames janë parashikuar edhe nevojat, problematikat sipas kategorizimit të shoqërisë. Legalizimi mbyllet menjëherë në momentin e pagesës dhe qytetarit i njihet prona. Është parashikuar edhe pagesa me këste si dhe lehtësitë për shtresat në pamundësi financiare. Kreu i ALUIZNI-it tha se janë 67 mijë familje që

kanë ndërtuar në tokë të tyre, që nuk paguajnë absolutisht asnjë gjë sepse të gjitha procedurat i ka marrë përsipër t’i paguajë shteti, si dhe gjithë pagesat e shërbimeve. “Këto familje dalin pa asnjë lek të paguar. Janë edhe familjet e tjera që kanë ndërtuar në tokë të shtetit apo në tokën e pronarëve. Këto familje përllogaritet që truallin do ta paguajnë me gjysmën e vlerës së tregut”, tha Lame.

Berisha: Fajin për statusin e kanë Rama dhe Meta, jo albanofobët dhe islamofobët Ish-kryeministri akuzon mazhorancën se po sulmon opozitën duke “inskenuar “flori të vjedhur” apo “vula të KQZ” në shtëpi për eksponentët e saj, “si dikur armët në kishë”nga Sigurimi i Shtetit” Nga Sali Berisha* Për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, problem themelor është qëndrimi i dyshes Rama - Meta ndaj shtetit ligjor, institucioneve të pavarura, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, pra standardeve europiane të cilat, për ata, nuk ekzistojnë. Por duhet të theksojë se, jo pak problematik dhe i lidhur me të parin, është qëndrimi i papërgjegjshëm i tyre ndaj vendimit të refuzimit të statusit, dhjetorin që kaloi, nga Këshilli i Ministrave të BE. Bashkëkryetarët e aleancës qeverisëse, fill pas refuzimit të statusit nga Këshilli i Ministrave të BE, vrapuan në garë marrëzie të fajësojnë për këtë, në një traditë të vjetër e jo të qytetëruar, të tjerët. Ata “kryqëzuan” si përgjegjëse më direkte një vend mik, Mbretërinë e Holandës, por edhe 5 vendet së bashku të BE-së, që refuzuan publikisht rekomandimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Vet Edi Rama, i cili një vit më parë bllokonte, si asnjë politikan tjetër në Europë, statusin e vendit kandidat, duke refuzuar votimin e tre ligjeve që u kërkuan si kusht nga Komisioni Europian në raportin e tetorit të vitit 2012, reagoi ndaj vendimit të refuzimit me dy fjalime paranojake të stilit hoxhist dhe plot arrogancë. Rama në fjalën e tij u shpreh se po u drejtohej me “shqipen” e Naimit, por në fakt sulmoi me gjuhën e Enverit, kësaj radhe jo opozitën, por qeveritë e pesë vendeve që refuzuan statusin për Shqipërinë. Ai, në këto fjalime të vjetra e bajate në germë dhe në frymë, harroi se shqipja e bukur e Naimit mëson shqiptarët se, për ta, “dielli lind nga perëndimi”. Kurse gjuha e egër kakofonike e Enverit vërtet të jep “mundësi” të tregohesh se sa i pacipë je apo të anatemosh e të fajësosh për çdo gjë të tjerët dhe gjithnjë përgjegjësinë ta projektosh tek armiq imagjinar, mundësisht jashtë vendi, por ajo është sot gjuha më e papranueshme dhe anakronike jo vetëm për partnerët tanë por edhe për vetë shqiptarët, 95% e të cilëve besojnë në procesin e integrimit europian, si të ardhmen më të mirë të tyre dhe fëmijëve të tyre. Kurse Naim Beut në varr ajo gjuhë i shkoi si oshëtimë e klithmës rroftë baba, poshtë shkaba. Sipas Ramës, të konvertuar dy herë në dy dekada dhe i bërë synet politik verën që kaloi, dhe Ilir Metës, bektashiut pa bektashizëm, pesë vendet: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Danimarka vendosën kundër Shqipërisë jo për shkak të qëndrimeve të papranueshme të mazhorancës ndaj shtetit ligjor, korrupsionit galopant, krimit të organizuar, por për shkak të problemeve të brendshme të këtyre vendeve me ekstremet e djathta dhe për shkak se Shqipëria është një vend me mazhorancë myslimane. Qëndrimin e shprehur në dhjetorin që kaloi, Rama e rikonfirmoi edhe një herë, me dt. 6 mars 2014, në prani të Komisionerit të Zgjerimit, kur deklaroi se nuk i heq asnjë presje atyre që kishte thënë për shkakun e refuzimit të statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Nacionalizmi pozitiv është pa mëdyshje forca shtytëse më e fuqishme e kombeve drejt horizonteve të reja. Kurse ky lloj nacionalizmi i ngjalave Rama-Meta, nuk është asgjë tjetër veçse, siç thotë Niçe, strofulla e fundit e horave apo shpella e zezë e mafies kombëtare, që është sot armiku kryesor i shqiptarëve. Me akuzat e tij, Rama, në një akt të paprecedent, nxiti reagimin jo në nivel zëdhë-

nësish apo ministrash të jashtëm por direkt të tre kryeministrave të vendeve që refuzuan, atë të Kancelares Angela Merkel, kryeministrave David Kameron, dhe Mark Rutte, të cilët informuan opinionin e vendeve të tyre dhe shqiptarët se, refuzimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk kishte asnjë lidhje me ekstremin e djathtë të vendeve të tyre, as dhe me islamofobinë apo pretendimet e tjera absurde të zotit Rama. Pra, Kryeministrat e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Mbretërisë së Holandës nuk i thanë Ramës se ata ia dinë lidhjet e ngushta të tijat dhe bashkëpunëtorëve të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndonëse ia dinë shumë mirë. Ata nuk ja thanë këto, sepse shqiptarët, me votën e tyre të 23 qershorit, e amnistuan Ramën jo vetëm në Tiranë por dhe në Bruksel. Por ajo që ata i thanë me gjuhë diplomatike ishte se “ju z. Rama duhet të na faktoni që keni prerë lidhjet e vjetra dhe se je i vendosur për një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, se je i vendosur të zbatosh me paanësi dhe seriozitet ligjin”. Në diplomaci, duhet të dish të lexosh midis rreshtave. Piktori dështak këtë nuk mund ta bëjë sepse e pengojnë, mentaliteti i tij atëror, problemet serioze të shëndetit të tij mendor, si dhe lidhjet e forta të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por europarlamentarët që merren me rajonin dhe me Shqipërinë folën publikisht me Ramën, jo me gjuhën diplomatike, por troç dhe pa doreza. Ata, duke ditur kupolën e miliarderëve në krye të PS, aferat e saj të pista, si dhe morinë e vrasësve trafikantëve e delinkuentëve në të gjithë piramidën e zyrtarëve të mazhorancës. i thanë Ramës në Bruksel se prova e tij është lufta kundër korrupsionit në Partinë e tij dhe lufta kundër krimit të organizuar. Madje, së fundi, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PEsë i deklaroi tekstualisht se “tejkalimi i Kushtetutës nga Kryeministri ndodh vetëm në diktaturë”... Problemi ynë nuk është prania e ekstremizmit të djathtë në disa vende të BE-së, ndonëse ai ekziston dhe ka ndikimin e tij në jetën politike sociale dhe kulturore të këtyre vendeve. Madje në ndonjë vend është një realitet shqetësues. Por përsëri, forcat ekstremiste nuk kanë përcaktuar dhe nuk përcaktojnë dot politika zyrtare të këtyre vendeve, forcat e moderuara, shoqëritë tolerante të këtyre vendeve, janë jashtë çdo kërcënimi real për t’u sunduar nga forcat e ekstremit të djathtë apo të majtë dhe në një farë mënyre të akuzosh këto vende demokratike për ekstremizmin e djathtë nuk bën gjë tjetër vetëm se përpiqesh me klishe të vjetra t’i etiketosh ato... Pengesë kryesore në rrugën tonë të integrimit nuk është euroskepticizmi i cili është një dukuri e përhapur, dhe që pa diskutim ka ndikimin e tij të fortë dhe gjithnjë më të madh në jetën e këtyre vendeve të lira... Pengesat tona drejt BE, nuk lidhen me ndikimin e lobeve proserbe, të cilat janë një realitet i pamohueshëm dhe jo i parëndësishëm dhe në jo pak raste, me potencial toksik albanofob. Por vetëm pak vite më parë në një vendim-marrje përcaktuese këto pesë vende qëndruan në anën e shqiptarëve dhe përdorën fuqinë e tyre kundër nacionalizmit serb. Bllokimi i statusit të vendit kandidat nuk është vepër e mirëfilltë e albanofobëve jo të pakët që ekzistojnë jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel e mad-

Kryeministrat e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Mbretërisë së Holandës nuk i thanë Ramës se ata ia dinë lidhjet e ngushta të tijat dhe bashkëpunëtorëve të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndonëse ia dinë shumë mirë.

Pengesat tona drejt BE, nuk lidhen me ndikimin e lobeve proserbe, të cilat janë një realitet i pamohueshëm dhe jo i parëndësishëm dhe në jo pak raste, me potencial toksik albanofob. Por vetëm pak vite më parë në një vendimmarrje përcaktuese këto pesë vende qëndruan në anën e shqiptarëve dhe përdorën fuqinë e tyre kundër nacionalizmit serb.

je edhe në parlamente dhe kancelari të vendeve të ndryshme europiane...Ata diktojnë më shumë me ndonjë shortcut, lidhje të shkurtër, në politikën e qeveritarëve albanofobë aktualë të Tiranës.... Por Rama-Meta, sulmin e tyre anakronik mosmirënjohës dhe idiotesk ndaj vendeve që refuzuan statusin Shqipërisë, e kanë kryesisht për konsum të brendshëm. Nisur nga ky interpretim i rremë Rama – Meta, në karshillëk të hapur ndaj motiveve të refuzimit të statusit nga pesë vendet, vazhdojnë sot të përdorin votën e mazhorancës së tyre si kazëm ndaj Kushtetutës, ligjeve, vendimeve të gjykatave, rrënimin e administratës publike duke shkarkuar mbi 5000 punonjës të saj. Ata vazhdojnë betejën kundër opozitës, të cilën Rama e cilësoi si “gropë septike”, duke arrestuar dhe inskenuar “flori të vjedhur” apo “vula të KQZ” në shtëpi për eksponentët e saj “si dikur armët në kishë” nga Sigurimi i Shtetit. Sot problemet e vendit në rrugën e integrimit, para së gjithash, janë të lidhura me shkaqe pothuaj kryekëput shqiptare dhe më së pari, me qëndrimin politik të papërgjegjshëm të PS dhe LSI ndaj procesit të integrimit dhe ndaj standardeve europi-

ane. Në këtë kontekst, opozita duhet të vazhdojë mbështetjen e plotë të integrimit por dhe betejën, pa kompromise, për mbrojtjen e standardeve europiane. Ajo duhet gjithnjë të lobojë në favor, me bindjen e plotë se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Por, çdo dhunim i shtetit ligjor, është para së gjithash dhunim i opozitës dhe lirive e të drejtave të qytetarëve. Opozita që bën kompromise në qëndrimin e saj ndaj vlerave të demokracisë, është e destinuar të zhduket. Si përfundim, qershori po vjen, unë mendoj se Shqipëria meriton plotësisht dhe do të vlerësohet pozitivisht për statusin e vendit kandidat. Vendi, mbi bazën e suksesit të padiskutueshëm të reformave, ka marrë dy herë rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Ky status u pengua në vitin 2012 nga Edi Rama me mosvotimin e tri ligjeve dhe u refuzua në vitin 2013 për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj shtetit ligjor. Mendoj se është e pamerituar të ndëshkohet për të tretën herë një komb, për shkak të një personi me probleme serioze psikike dhe që ka si interes të vetëm pasurimin dhe pushtetin e tij.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .


E shtunë - e diel 29-30 mars 2014

5

www.mapo.al

Cani - Mujota, hiqet tatimi i dyfishtë me Kosovën Dy ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës, Shkëlqim Cani dhe Fehmi Mujota kanë firmosur dje në Kosovë marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë. Marrëveshja, e cila është miratuar pak ditë më parë nga qeveria shqiptare, lejon që personat që ushtrojnë aktivitet ekonomik në të dy vendet, në Kosovë dhe Shqipëri, të tatohen vetëm në njërin vend, sa i takon tatimit mbi të ardhurat e kapi-

talin. Hapi tjetër përfshin ardhjen në Tiranë të ministrit të Financave të Kosovës dhe më pas miratimin në parlamentet përkatëse. Çështjet kryesore që trajtohen në marrëveshjen “Për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal”, sipas relacionit janë tatimet e përfshira, që janë tatimet mbi të ardhurat, të cilat vihen nga ana e një

shteti kontraktues apo autoriteteve të tyre vendore, pavarësisht nga mënyra e mbledhjes së tyre. Përcaktimi i rezidencës tatimore të tatimpaguesit (neni 4) ku jepen kriteret e përcaktimit të rezidencës (“banimit për efekt fiskal”) për individët dhe për personat juridikë. Përcaktimi i konceptit të “njësisë së përhershme” të biznesit që një individ apo një sipërmarrje e njërit shtet kontraktues ka

në shtetin tjetër kontraktues (neni 5) dhe të ardhurat nga ky “filial i përhershëm” tatohen në shtetin ku ndodhet njësia e përhershme apo vendi fiks i biznesit. Si dhe përcaktimi i së drejtës së plotë tatimore të tatimit mbi të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme (qiratë, apo të ardhura të tjera) për shtetin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, pavarësisht nga rezidenca e tatimpaguesit apo pronarit.

Vizita në godinën e rikonstruktuar

Rama: Kësti i parë për 500 ish të përndjekur, deri në gusht-10 mln USD “Gjithë ky kalvar nuk mund të thuhet se është pasur parasysh në 8 vitet e fundit. Asnjë konkretizim i asnjë premtimi. Vetëm fjalë, fjalë, fjalë dhe fjalë të hedhura me shumicë, kur i është dashur qeverisë së mëparshme”

reagimi

PD: I dënuari me burg, në krye të Zyrës së Punës në Korçë Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër emërim po me precedent të mazhorancës aktuale. Konkretisht, bëhet fjalë për emërimin e Florenc Tabakut në krye të Zyrës së Punës në Korçë, i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë të reja për falsifikim dokumentesh. “Drejtori i Zyrës së Punës në Korçë, Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës, në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme. Ai është dënuar me 6 muaj burg, dhe me 250 mijë lekë gjobë nga gjykata e Korçës në vitin 2004, për falsifikim dokumentesh. Florenc Tabaku, i dënuar për falsifikim dokumentesh, është pjesë e krenarisë së Kryeministrit, sepse zyrat e punës duket se janë për momentin pasioni i tij i madh”, deklaroi Vorpsi. Sipas PD-së, “megjithëse prej ditës që Rama ka ardhur në pushtet, janë humbur 40 mijë vende pune, shumë persona me precedentë penalë kanë arritur të bëhen she-

Të përndjekurit politikë të sistemit komunist, që dje kanë një “shtëpi të përbashkët” thuajse të re. Me fondet e Buxhetit të Shtetit është bërë rikonstruksioni i godinës simbol të të përndjekurve politikë, aty ku qëndron dhe Instituti shtetëror për Integrimin e të Përndjekurve Politikë. Godina e rikonstruktuar është përuruar dje nga kryeministri Edi Rama, i cili në fakt shënon rastin e parë që një kryeministër hyn në këtë godinë, pavarësisht se përfaqëson një forcë politike që ideologjikisht nuk përfaqëson këtë shtresë, por përkundrazi njihet si pasardhëse e partisë që dhe i përndoqi e burgosi. Rama ka marrë kështu përsipër që të përballet me kërkesat dhe pakënaqësitë e këtij grupi social, që edhe pas 23 vitesh nga rrëzimi i regjimit diktatorial nuk ka mundur ende të kompensohet moralisht e materialisht, siç e konsideroi dhe vetë kryeministri në fjalën e vet. “Unë sot ndjehem posaçërisht mirë që jemi këtu, me një hap modest, por konkret, drejt zotimit madhor për të mos lejuar më që hipokrizia e 20 e ca viteve të vazhdojë të diktojë politikën dhe qeverisjen e këtij problemi”, tha Rama. Kështu për të korrigjuar sa më parë këtë “përndjekje” të dytë të shtetit shqiptar, kryeministri Rama në prani edhe të një përfaqësie të përndjekurish politikë është angazhuar se do të bëjë të punojë që t’i japë kësaj shtrese atë që i takon. “Ne kemi marrë një vendim që t’i japim fund abuzimit më shumë se 20-vjeçar me të përndjekurit politikë, me dorën në zemër dhe fjalë të sinqerta për ta mbyllur me dinjitet këtë plagë 20-vjeçare, fillimisht morale dhe hap pas hapi edhe kompensimin e tyre. Mungesa e kompensimit material bëhet më e rëndë kur mungon kompensimi moral”, - vlerësoi kryeministri Rama. Ka ardhur koha, është shprehur Rama, që kjo shtresë të marrë atë që meriton dhe të mos

bëhet më pre e dasive politike. “Ndasisë që regjimi komunist e la në dorën e atyre që e pasuan regjimin me një tjetër fytyrë dhe maskë, i futi edhe vetë të përndjekurit në një ndasi të paepur, i ndau edhe të përndjekurit në ‘tanët’ dhe ‘të atyre’, për kaq vite, bëri që edhe të përndjekurit të binin pre e kurthit të Enver Hoxhës. E kurthit ku Enver Hoxha mbajti peng Shqipërinë, për 50 vjet, duke e përçarë për ta sunduar dhe për të garantuar mendimin unik, totalitar, duke shtypur çdo mendim dhe opinion alternative”, tha Rama. Nisur pikërisht nga ky kuptim, ai nuk ka lënë pa atakuar edhe qeverinë paraardhëse se në 8 vitet e fundit nuk bëri asgjë për këtë shtresë, pavarësisht trumbetimit si forca që përfaqësonte interesat e tyre. “Gjithë ky kalvar nuk mund të thuhet se është pasur parasysh në 8 vitet e fundit. Asnjë konkretizim i asnjë premtimi. Vetëm fjalë, fjalë, fjalë dhe fjalë të hedhura me shumicë, kur i është dashur qeverisë së mëparshme, që të përdorë të shkuarën për të ndaluar të ardhmen”, - u shpreh Rama. Gjithsesi ai ka bërë të ditur se, pavarësisht problemeve të tjera që ka sot Shqipëria, qeveria do të nisë që javën e ardhshme dëmshpërblimin e tyre, por vetëm duke trajtuar këtë herë ata individë që, ose nuk ka-

në marrë asnjëherë asnjë këst, ose ata që kanë arritur moshën 85 vjeç. “Ne sot vijmë këtu me krenarinë që përsëri kemi hedhur një hap modest, por konkret, për të mbajtur zotimin tonë se hipokrizia në radhë të parë duhet të marrë fund, duke iu kthyer pikërisht këtyre 2027 dosjeve të verifikuara nga paraardhësit dhe duke u ngutur që në radhë të parë t’u japim këstin e parë të parave atyre që janë gjallë, që janë në muzgun e fundëm të jetës së tyre dhe që s’kanë prekur asnjë qindarkë me dorë. Jo se ato qindarka sot do t’ju shtojnë jetë, por se ato qindarka sot do t’ju thonë që ‘po, ju jeni gjallë, nuk keni vdekur”, - tha Rama. Duke u ndalur te statistikat, ai ka bërë të ditur se nga 12 760 dosje në total janë 2027 dosje të verifikuara, midis të cilave dosje të përndjekurish që kanë kaluar të 80-at dhe që janë në fund të jetës së tyre, që nuk janë prekur kurrë me dorë dhe mbi të cilat nuk është dhënë kurrë një qindarkë. Sipas tij në muajin prill do nisë t’u jepet kësti i parë rreth 500 personave që, ose nuk kanë marrë asnjë lek, ose janë mbi 85 vjeç. Ndërkohë që deri në muajin gusht do të jepen 10 milionë dollarë, për të arritur që në fund të vitit të shpërndahet e gjithë shuma prej 18 milionë dollarësh e vënë në dispozicion për këtë vit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE

fat e punësimit, dhe gjithashtu të kapin të tjera poste kyçe në administratë”. “Rasti që po denoncojmë sot, dhe rastet e tjera që kemi denoncuar, dëshmojnë se si funksionon në të vërtetë meritokracia e Edi Ramës, dhe tregojnë për një mekanizëm të dyshimtë, gati kriminal të kapjes së administratës nga persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda”, -tha Vorpsi.

NJOFTIM Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në mbledhjen e datës 25 mars 2014, me Vendimin nr. 38, vendosi tërheqjen e Licencës nr. 9, datë 18.01.2012 të shoqërisë “Smart Brokers” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht nga ushtrimi i kësaj veprimtarie. Vendimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbështetet në nenin 14 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07. 2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si dhe nenin 85 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”.


6

E shtunë - e diel 29-30 mars 2014

aktualitet Mjekët ligjorë grekë konfirmojnë pas ekzaminimit mjeko-ligjor të trupit të Ilia Karelit, se ai është keqtrajtuar e rrahur me sende të forta. Sipas tyre, në trupin e tij vihen re thyerje, hematoma e shenja goditjesh.

www.mapo.al

Një vit më parë, Kareli u akuzua për vrasjen e gardianit në burg Më 25 mars, Ilia Kareli sulmoi nga prapa dhe vrau me thikë gardianin 46-vjeçar me pretendimin se i ishte mohuar leja për të takuar nënën përpara se ajo të ndërronte jetë. Kur u pyet në prokurori për krimin, ai nuk tregoi pendesë dhe tha se i ishin privuar dy jetë, pasi nuk ishte lejuar të shihte nënën sa e kishte gjallë,

ndaj ishte i detyruar të kryente vrasjen. Kareli, më 21 tetor 1997 ishte akuzuar për grabitje dhe dënuar me 16 vjet e 5 muaj heqje lirie. Por në 27 maj 2006, pasi kishte vuajtur 3/5 e dënimit, ishte liruar. Më 4 mars 2007, ai u arrestua pasi u akuzua për tentativë për vrasje me paramendim dhe për grabitje. Akuza për tentativë

vrasjeje lidhej me një çift në Neo Iraklio të Athinës, në banesën e të cilëve, sipas akuzës, Kareli kishte hyrë për të grabitur bizhuteri. Fillimisht ai u dënua me 21 vjet e 6 muaj, por në shkallë të dytë dënimi iu ul në 12 vjet e 9 muaj. Veç kësaj akuze ndaj tij, gjykata greke kishte dhënë një dënim shtesë prej 8 vjetësh, për trafik droge.

Autopsia: I dënuari shqiptar vdes nga torturat në burgun grek Ilia (Ilir Kareli) 40 vjeç, ishte dënuar disa herë në Greqi për disa akuza, ndërsa dy ditë më parë ishte transferuar nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritës, ku vitin e kaluar ishte akuzuar për vrasjen e një gardiani grek në burg. Greqi- I dënuari shqiptar, Ilia Kareli vdiq si pasojë e rrahjeve. Ilia (Ilir) Kareli, shqiptari që vrau rojën në burgun grek të Malandrinos, u gjet mbrëmë para mesnate i vdekur në qelinë e burgut të Nigritas në Serres, ku ishte transferuar pasdite për izolim dhe mbrojtje nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Ndërkaq, rezultatet paraprake të autopsisë së trupit të tij, kryer nga mjekët ligjorë, kanë konfirmuar se vdekja e tij është shkaktuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Sipas mediave greke, rezultatet e autopsisë së trupit të të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli, tregojnë se vdekja e tij erdhi si pasojë e traumave nga goditjet e shumta në trup. Sipas këqyrjes së kryer nga mjekët ligjorë, raporti i autopsisë tregon se 40-vjeçari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup, në kokë e në gjymtyrë. Sipas të njëjtit akt, të firmosur nga mjekët grekë, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me sende të forta. Ndërkaq veç këtij raporti, prokuroria mësohet se ka kërkuar edhe kryerjen e një sërë ekzaminimesh të tjera dhe analizash me qëllim zbardhjen e shkakut të vdekjes së Karelit. Trupi i shqiptarit të dënuar pritet të dërgohet në Nigrita për t’u marrë nga të afërmit e familjes së tij, ndërsa ishte dërguar në Selanik për t’i kryer autopsinë që duhej të përcaktonte edhe shkaqet e vdekjes së tij. Dje mediat greke botuan dëshmi të zyrtarëve të burgut, ku ishte izoluar Kareli. Sipas

dëshmive të tyre, kur Kareli mbërriti në burg të enjten rreth orës 16:00, kishte shenja goditjeje në trup, gërvishtje dhe hematoma të shumta. Ai nuk u ankua për dhimbje dhe kur i kërkuan që ta dërgonin në ambulancë, nuk pranoi ta dërgonin por bërtiti: “Më sillni një litar!” Sipas shefit të rojeve të burgut, Kareli që nga momenti i mbërritjes në burgun e Nigritas deri në momentin kur ndërroi jetë, nuk pati kontakt me asnjë të dënuar apo zyrtar në burg. Qelia e izolimit u krijua posaçërisht për të, ishte e survejuar me kamera dhe çdo lëvizje e tij është e regjistruar. Faq ja e gazetës greke online, “Indimedia” tha dje se Ilia Kareli ishte rrahur gjatë transferimit nga burgu i Malandrinos në Nigrita. Por vdiq disa orë më vonë, pasi mbërriti nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritas në Serres, ku ishte transferuar pasdite për izolim dhe mbrojtje nga ndonjë hakmarrje e mundshme. Sipas mediave greke, rreth orës 23:30, gardiani i shërbimit vërejti se Kareli prej një kohe të gjatë nuk jepte shenja jete. U njoftua menjëherë urgjenca dhe Kareli u dërgua në spitalin e Serresit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se i dënuari dukej se nuk ka qenë i qetë në momentet përpara se të jepte frymën e fundit. Kamerat e tregojnë 40-vjeçarin që teksa shtrihet në shtrat, merr frymë thellë e me vështirësi. Ndërkaq menjëherë pas identifikimit të rastit, Ministria greke e Drejtësisë urdhëroi fillimin e hetimeve rreth ngjarjes.

Tahiri, letër Nishanit: Hetoni gjyqtarin që po liron kriminelë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilit i kërkon të marrë masa ndaj gjyqtarit të rrethit Kavajë, Osman Aliu, që sipas tij në mënyrë të përsëritur është duke liruar të gjithë të arrestuarit e policisë së Komisariatit të Kavajës. “Me besimin që ndani të njëjtin mendim për pandëshkueshmërinë, - i shkruan ministri i Brendshëm, Presidentit, - mungesën e drejtësisë në disa segmente të gjyqësorit, ju lutem shqyrtoni materialin mbi këtë gjyqtar dhe vini në lëvizje të menjëhershme Këshillin e Lartë të Drejtësisë”, - thotë Tahiri në letrën drejtuar Nishanit. Në rastet që ministri Tahiri i referon Presidentit, radhiten të dhëna në dy muajt e fundit, ku në dhjetë gjykime, gjyqtari Aliu i ka liruar të gjithë personat e arrestuar që i kanë shkuar për masë sigurie. Më të rëndat mbeten ato ku akuzat kanë qenë për përdhunim, trafik armësh, vjedhje, drejtim automjeti në gjendje të dehur e të tjera. Sipas ministrit Tahiri, vendimet më skandaloze kanë qenë në 5 shkurt, për lirimin e një shtetasi të akuzuar për kryerje të marrëd-

hënieve seksuale me dhunë me të mitura, për të cilin prokurori kishte kërkuar arrest me burg. Në 12 shkurt, Gjykata e Apelit e rikthen në qeli. Menjëherë pas letrës së Tahirit drejtuar Presidentit të Republikës, reagoi Ministria e Drejtësisë, e cila tha se ministri Nasip Naço ka urdhëruar inspektimin e vendimeve të gjyqtarit Aliu. “Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, ka urdhëruar ushtrimin e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykatën e Apelit Durrës me objekt: “Verifikimin e zbatimit të dispozitave procedurale penale dhe administrative, nga gjyqtari Osman Aliu, në gjykimin e kërkesave për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal. Inspektimi i veprimtarisë së gjyqtarit Osman Aliu do të ndërmerret mbi bazën e shqetësimeve të paraqitura nga Ministria e Brendshme dhe do të përfshijë vendimet gjyqësore të shpallura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykata e Apelit Durrës, për periudhën 01.01.2014 deri më 28.03.2014”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë.

Totozani-Bushatit: Ndiqni nga afër sqarimin e ngjarjes TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani menjëherë pas publikimit të rastit të vdekjes së të dënuarit shqiptar Ilia Kareli në burgjet greke, i kërkoi ministrit të Punëve të Jashtme që të ndjekë nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me hetimin e vdekjes së shtetasit shqiptar Ilia Kareli në burgun e Malandrionos në Greqi. Nëpërmjet një letre drejtuar Bushatit, Avokati i Popullit kërkoi një rol aktiv të Ministrisë së Punëve të Jashtme në sqarimin e rrethanave të vdekjes së shtetasit shqiptar Ilia Kareli. “Një rol aktiv do të ishte i domosdoshëm dhe domethë-

nës në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të shtetasve shqiptarë kudo që ata ndodhen.”,- thuhet në letër. “Rrethanat e kësaj ngjarjeje, e cila është paraprirë nga zhvillime të tjera që kanë rezultuar me humbjen e jetës së një prej gardianëve grekë në po të njëjtin institucion të vuajtjes së dënimit në shtetin fqinj, gjykojmë se është e nevojshme që institucioni që Ju drejtoni të ndjekë nga afër zhvillimet që kanë të bëjnë me hetimin e saj nga autoritetet kompetente vendase, duke kërkuar informacionet përkatëse për këtë qëllim.

SHOQERIA "DRINI" SH.A.

Selia : Rruga “ Abdi Toptani” Ish hotel Drini Tiranë NIPT : L01718002C

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONERËVE TË SHOQËRISË “ DRINI “ SHA. Njoftohen aksionerët e shoqërisë “Drini” sha , Tiranë, se në datën 16.04.2014, ora 11, në ambientet e selisë të shoqërisë “Drini” sha në adresën Rruga “ Abdi Toptani “ Ish hotel Drini Tiranë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë se Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë “ Drini” sha. Rendi i ditës se mbledhjes është: 1. Shqyrtimi I raportit të administratorit të shoqërisë mbi ecurinë e veprimtarisë të shoqërisë për përiudhën janar – dhjetor 2013 dhe masat që propozohen për administrimin e shoqërisë ne vazhdim. 2. Shqyrtimi I kërkesës për shtim objekti të shoqërisë praën QKR për dhënien e ambjenteve me qera. 3. Miratimi I ekspertit kontabël të rregjistruar për vitin 2013. 4. Emërimi I anëtarëve të Këshillit të Administrimit për shkak të plotësimit të mandatit. 5. Të tjera sipas propozimeve. Propozimet apo sygjerimet lidhur me ceshtjet e lartpermendura, apo propozim tjeter lidhur me ceshtje te tjera per tu paraqitur dhe diskutuar ne mbledhjen e asamblese mund te drejtoheni tek Administratori ne adresen e e-mail : daniela.riska@yahoo.com, jo me vone se tete dite para dates se mbledhjes Shoqeria “ Drini “ sha Administratore Daniela RISKA


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Grida Duma:

Nuk ka rryma në PD, eksponentë ndoshta “Rama dhe Basha mund të takohen në çdo format si bashkëqytetarë, si dy njerëz që bëjnë politikë në kampe të ndryshme, në një ndeshje futbolli apo në teatër, kështu po vlen të takohen dhe nga ato takime mund të mos presim asgjë, por nëse takohen politikisht dhe sytë e njerëzve janë aty në pritje të rezultatit, kanë përgjegjësi politike ndaj rezultatit 0 të takimit”

Faqe 10

Takimi Rama-Basha

Fituan radikalët! Aleksandra Bogdani

T 7 vite “Mapo”, aventura vazhdon si donacion Në ekspozitën me botimet më të mira të mediave “Mapo”, botuesi Henri Çili deklaroi se që nga sot e tutje do të jetë donator.. Faqe 12-13

Arsyet e dështimit të takimit mes Kryeministrit dhe kreut të PD. Çfarë fitonte Rama dhe pse presioni i konservatorëve ndikoi në bllokimin e negociatave. Një tjetër shans i humbur për akte normale në politikën e llogoreve

akimi Rama-Basha rezultoi i pamundur! Të paktën për tani. Spiralja e hedhur të premten e kaluar në llogoret e politikës, e ushqyer më pas prej shtigjesh të lëna hapur në letërkëmbimin e dy protagonistëve u shfry dje pa asnjë rezultat. “Letërkëmbimi me Ramën i shërbeu shqiptarëve për të parë teatrin politik të tij. Qeveria ofron vitrinën e konsensusit, por nuk ofron vetë konsensusin ”-tha Basha në një intervistë për “Klanin”, si fjalë të fundit për ftesën e Kryeministrit. Vetë Rama, në seancën e së enjtes në Kuvend u shpreh se nuk i kuptonte kërkesat e opozitës. Edhe pse i qëndroi ftesës për takim, ai tha se mazhoranca nuk ka asnjë mundësi që të shtyjë reformën territoriale, e as t’i japë veton opozitës, për ta bllokuar atë në Kuvend. Si para letrave, ashtu edhe pas tyre, mosbesimi prevalon në komunikimin mes palëve. Atëherë ç’dobi do të kishte një takim Rama-Basha? A ishte reforma qëllimi apo vetëm një pretekst? A kishte të humbur në shtrëngimin e duarve mes Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës dhe pse segmente të politikës dhe jetës publike dolën fort kundër tij?

Faqe 7

Politikë me reformën

Që reforma territoriale ishte thjesht preteksti për një takim rivalësh të nivelit të lartë, u kap në ajër nga analistë dhe aktorë të politikës. Megjithatë, si Rama ashtu edhe Basha ishin të interesuar për këtë takim. Kryeministri po bëhet gati për një vizitë të rëndësishme, të fiksuar në axhendë më 1 prill për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Një shtrëngim duarsh me rivalin e tij politik para kësaj vizite do të ishte një “dhuratë” për gruan e fortë të Europës, e cila ka mjaft dorë për fatin e statusit këtë qershor. Gjermania, në bllok me Francën dhe Britaninë e Madhe përbëjnë “trekëndëshin” që duhet të bindë Kryeministri, në mënyrë që vendi të mos përballet me një tjetër refuzim nga BE. Në këtë kontekst, lufta e pandalshme politike është një melodi e vjetër për veshët e faktorit ndërkombëtar. Ishte ky ndoshta motivimi në nxit i Ramës, që takimi të realizohej brenda javës që sapo u mbyll. Nga ana tjetër, një takim me Bashën, qoftë edhe bosh në përmbajtje, do të ishte një marketing i mirë për Ramën edhe brenda vendit. Por edhe një moment shtensionues për bataretë gjithnjë në sulm të politikës...


8

E shtunë - e diel 29-30 mars 2014

www.mapo.al

Dossier Arsyet e dështimit të takimit mes Kryeministrit dhe kreut të PD. Çfarë fitonte Rama dhe pse presioni i konservatorëve ndikoi në bllokimin e negociatave. Një tjetër shans i humbur për akte normale në politikën e llogoreve

Takimi Rama-Basha

Fituan radikalët! Aleksandra Bogdani

T Takimi Rama-Basha rezultoi i pamundur! Të paktën për tani. Spiralja e hedhur të premten e kaluar në llogoret e politikës, e ushqyer më pas prej shtigjesh të lëna hapur në letërkëmbimin e dy protagonistëve u shfry dje pa asnjë rezultat

akimi Rama-Basha rezultoi i pamundur! Të paktën për tani. Spiralja e hedhur të premten e kaluar në llogoret e politikës, e ushqyer më pas prej shtigjesh të lëna hapur në letërkëmbimin e dy protagonistëve u shfry dje pa asnjë rezultat. “Letërkëmbimi me Ramën i shërbeu shqiptarëve për të parë teatrin politik të tij. Qeveria ofron vitrinën e konsensusit, por nuk ofron vetë konsensusin ”-tha Basha në një intervistë për “Klanin”, si fjalë të fundit për ftesën e Kryeministrit. Vetë Rama, në seancën e së enjtes në Kuvend u shpreh se nuk i kuptonte kërkesat e opozitës. Edhe pse i qëndroi ftesës për takim, ai tha se mazhoranca nuk ka asnjë mundësi që të shtyjë reformën territoriale, e as t’i japë veton opozitës, për ta bllokuar atë në Kuvend. Si para letrave, ashtu edhe pas tyre, mosbesimi prevalon në komunikimin mes palëve. Atëherë ç’dobi do të kishte një takim Rama-Basha? A ishte reforma qëllimi apo vetëm një pretekst? A kishte të humbur në shtrëngimin e duarve mes Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës dhe pse segmente të politikës dhe jetës publike dolën fort kundër tij? Politikë me reformën

Që reforma territoriale ishte thjesht preteksti për një takim rivalësh të nivelit të lartë, u kap në ajër nga analistë dhe aktorë të politikës. Megjithatë, si Rama ashtu edhe Basha ishin të interesuar për këtë takim. Kryeministri

po bëhet gati për një vizitë të rëndësishme, të fiksuar në axhendë më 1 prill për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Një shtrëngim duarsh me rivalin e tij politik para kësaj vizite do të ishte një “dhuratë” për gruan e fortë të Europës, e cila ka mjaft dorë për fatin e statusit këtë qershor. Gjermania, në bllok me Francën dhe Britaninë e Madhe përbëjnë “trekëndëshin” që duhet të bindë Kryeministri, në mënyrë që vendi të mos përballet me një tjetër refuzim nga BE. Në këtë kontekst, lufta e pandalshme politike është një melodi e vjetër për veshët e faktorit ndërkombëtar. Ishte ky ndoshta motivimi në nxit i Ramës, që takimi të realizohej brenda javës që sapo u mbyll. Nga ana tjetër, një takim me Bashën, qoftë edhe bosh në përmbajtje, do të ishte një marketing i mirë për Ramën edhe brenda vendit. Por edhe një moment shtensionues për bataretë gjithnjë në sulm të politikës sonë të brendshme. Disa shenja tërheqjeje u dhanë, edhe pse jo përfundimtare. Drafti “ilegal” për Nëpunësin Civil u hoq nga kalendari i Kuvendit e njëherazi edhe amendamenti që sillte zëvendësimin e shpejtë të Endira Bushatit të AMA-s. U zbeh gjithashtu edhe retorika e mazhorancës për kreun e shërbimit sekret. Ngado që ta kthesh, kryeministri dilte i fituar nga ky takim, edhe nëse konsensusi do të ishte i pamundur. Ky avantazh krijoi njëfarë droje në kampin tjetër, por jo aq sa për të mjegulluar faktin se edhe Basha nuk

Ngado që ta kthesh, kryeministri dilte i fituar nga ky takim, edhe nëse konsensusi do të ishte i pamundur. Ky avantazh krijoi njëfarë droje në kampin tjetër, por jo aq sa për të mjegulluar faktin se edhe Basha nuk kishte ç’të humbiste.

kishte ç’të humbiste. Përkundrazi! Ai u ngjit në krye të PD-së me profilin e progresistit dhe buzëqeshjen tipike të njeriut që para luftës zgjedh paqen. Takimi me kundërshtarin do të ishte një shans i mirë për forcimin e këtij imazhi. Nga ana tjetër, përballja me Ramën vetëm sa do t’i rriste kreditet Bashës në opinionin publik dhe para faktorit ndërkombëtar. Si lider i së ardhmes dhe i ndryshëm nga Berisha. Kundërshtarët e dialogut

Pse nuk u realizua atëherë ky takim me përfitim të dyanshëm? Sepse shumë ishin kundër. Në politikë dhe jashtë saj. Edi Paloka u duk njëri prej tyre, kur bashkë me kumtin për të braktisur seancën e së enjtes, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për t’u ulur në tryezë. “I ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, ku i kërkon papritur pas gjithë asaj seance të famshme të javës së kaluar, takim për t’u ulur dhe për të biseduar…Për të biseduar, për çfarë? Jo more zotëri, është detyrim i gjithsecilit prej nesh, sidomos i qeverisë dhe kryetarit të Parlamentit të zbatojë ligjin


E shtunë - e diel 29-30 mars 2014

9

www.mapo.al

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu theksoi dje rëndësinë e realizimit të reformës territoriale-administrative, si dhe asaj të decentralizimit të pushtetit vendor

Arvizu: Reforma territoriale shumë e rëndësishme për SHBA “Ambasada e Shteteve të Bashkuara e sheh dialogun e hapur dhe konstruktiv si një element jetik të qeverisjes”

A

dhe Kushtetutën. Nuk kemi pse ulemi në tryeza për këto”,-tha kreu i Grupit demokrat. Mbledhja e së mërkurës në PD e reflektonte bindshëm këtë mendim. Deputetët më të vjetër të grupit parlamentar të PD-së e cilësuan paraprakisht si të panevojshme takimin mes Ramës dhe Bashës. Në bisedat informale, konservatorët demokratë thanë se një takim i tillë do të ishte vetëm në favor të kryeministrit Rama dhe se rezultatet nuk do të ishin të kënaqshme për opozitën. Që kartën e daljes në protesta e ka gjithmonë mbi tavolinë. Këta duket se kanë ndikuar jo pak në vendimin e kryetarit për të renditur edhe një tjetër herë të gjitha kushtet që ndajnë mazhorancën dhe opozitën. “Për ne, dialogu është vlerë, jo lojë për t’i hedhur hi syve të dikujt”, –tha më tej para kamerave Basha. Por edhe pse shtigjet mbetën hapur për publikun, dy negociatorët e mandatuar nuk arritën të bënin asnjë hap në prapaskenë. Kundërshtarët megjithatë nuk ishin vetëm në politikë. Një numër jo i vogël analistësh u rreshtuan kundër këtij takimi, duke lexuar më së shumti tek ft-

esa e Ramës dëshirën për show, para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve njëherazi. Një tjetër arbitër, i mësuar me sherrnajën tonë politike si ambasadori Arvizu e cilësoi jetik dialogun politik në Shqipëri. Afërmendsh, takimi nuk do ta shuante klimën e tensionit. E as do të sillte si me dorë dialogun e shumëkërkuar. Do të ofronte megjithatë një “fotografi” normaliteti në mes të “luftës” së pandalshme mes llogoreve.

Dobitë e një takimi

Në këto 23 vite tranzicion, Shqipëria ka kaluar nga njëri konflikt politik në tjetrin, duke kultivuar një kulturë të varfër dialogu. Takimi Rama-Basha, qoftë edhe për kaq do të ishte një lajm i mirë. Ndaj edhe veteranë të politikës si Servet Pëllumbi apo vetë kreu i Shtetit, Bujar Nishani e mbështetën një takim të tillë, qoftë edhe formalisht. “Të takohen qoftë edhe për një kafe”,tha Presidenti, në kërkim të një akti politik normal mes tensionit anormal që mbizotëron në Shqipëri. Një tjetër arbitër, i mësuar me sherrnajën tonë politike si ambasadori Arvizu e cilësoi jetik dialogun politik në Shqipëri. Afërmendsh, takimi nuk do ta shuante klimën e tensionit. E as do të sillte si me dorë dialogun e shumëkërkuar. Do të ofronte megjithatë një “fotografi” normaliteti në mes të “luftës” së pandalshme mes llogoreve. Ndaj edhe “MAPO” u rreshtua pro tij!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e sheh dialogun e hapur dhe konstruktiv si një element jetik të qeverisjes efikase në një shoqëri demokratike. Duhet të shohim më pak dialog jokonstruktiv dhe më tepër dialog konstruktiv. Nëse unë ngrihem këtu dhe i vendos epitete secilit prej jush dhe ofendoj familjen tuaj mund të jetë argëtuese, por nuk ndihmon që të arrihet diçka”.

mbasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu theksoi dje rëndësinë e realizimit të reformës territoriale-administrative si dhe asaj të decentralizimit të pushtetit vendor. Duke folur në një takim, i cili shënoi nisjen e procesit të hartimit të strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe qeverisjen vendore, e cila mbështetet edhe nga USAID-i, ambasadori Arvizu theksoi se kjo strategji dhe “reforma territoriale administrative aktualisht në diskutim, do të kenë një ndikim shumë domethënës në funksionimin e qeverisjes vendore dhe në cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. Reforma territoriale është më shumë sesa thjesht ndryshimi i kufijve administrativë. Ajo është e lidhur ngushtësisht me reformat e tjera funksionale”, - tha ai ndërsa theksoi edhe një herë rëndësinë e dialogut konstruktiv mes palëve. Për këtë të fundit, nën dritën e zhvillimeve të ditës ku dy kryetarët e dy partive të mëdha ishin pranë një takimi, ambasadori theksoi se “e kemi thënë këtë shumë herë: Ambasada e Shteteve të Bashkuara e sheh dialogun e hapur dhe konstruktiv si një element jetik të qeverisjes efikase në një shoqëri demokratike. Duhet të shohim më pak dialog jokonstruktiv dhe më tepër dialog konstruktiv. Nëse unë ngrihem këtu dhe i vendos epitete secilit prej jush dhe ofendoj familjen tuaj mund të jetë argëtuese, por nuk ndihmon që të arrihet diçka”. Por dialogu mes shumicës dhe opozitës për çështjen e reformës territoriale duket se ka dështuar. Pas shkëmbimit të letrave publike mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, palët mbeten në pozicionet e mëparshme. Të enjten në parlament, kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për të ecur përpara me reformën e për ta miratuar atë brenda këtij sesioni parlamentar. Duke kërkuar leje, sic tha, për të qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, ambasadori Arvizu kërkoi që reforma territoriale dhe decentralizimi të shihen si prioritet kombëtar. “Është e rëndësishme për këtë qeveri, është e rëndësishme për qeverinë e SHBA-së, më lejoni ta përsëris, është e rëndësishme për qeverinë e SHBA-së. Ju uroj një punë shumë frytëdhënëse ndërsa nisni një projekt të ri dhe dua të përmend faktin se ne do t’ju vëzhgojmë”, - tha Arvizu. Blend Çuçi

Më shumë se një vit përpara zgjedhjeve dhe në prag të ndarjes se re territoriale, pushteti vendor është thuajse inaktiv dhe sipas ministrit Blendi Çuçi, ai nuk ofron as shërbime dhe as investime. “Të dhënat tregojnë se në vitin 2013, gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat vendore në nivel kombëtar shkuan për paga dhe shpenzime personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publik”, - tha Çuçi. Sipas tij, ky është vetëm një prej treguesve se modeli aktual i pushtetit vendor ka dështuar. Aktualisht, asnjë nga bashkitë nuk ka mundur të administrojë territorin, planifikimin urban apo mjedisin. “Nga 385 komuna në vend, vetëm 0.2% arrijnë të mbahen nga taksat e të ardhurave vendore dhe pjesa më e madhe e tyre mbahen nga paratë e shtetit. 25 milionë dollarë në vit paguajnë taksapaguesit shqiptarë për rrogat e punonjësve të komunave dhe bashkive”. “Ky përkeqësim ka të bëjë, ndoshta me ezuaurimin e modelit të funksionimit në tërësi të qeverisjes vendore në Shqipëri”, - tha Çuçi. Ky konkluzion ka bërë që qeveria, paralelisht me reformën territoriale, të nisë hartimin e strategjisë së decentralizimit, 15 vjet pas strategjisë së fundit dhe të vetme që është bërë në vend.


10

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

intervista

www.mapo.al

Sipas ish-zv/ministres së Integrimit, ftesa me letër publike e Ramës, që ka rrezik më parë i është çuar redaksisë së gazetës sesa vetë marrësit, e ka të shkruar në “pullë” se është për të bërë shfaqjen e radhës

Grida Duma:

Nuk ka rryma në PD, eksponentë ndoshta “Rama dhe Basha mund të takohen në çdo format si bashkëqytetarë, si dy njerëz që bëjnë politikë në kampe të ndryshme, në një ndeshje futbolli apo në teatër, kështu po vlen të takohen dhe nga ato takime mund të mos presim asgjë, por nëse takohen politikisht dhe sytë e njerëzve janë aty në pritje të rezultatit, kanë përgjegjësi politike ndaj rezultatit 0 të takimit”

K

jo javë u dominua nga debati për një takim të mundshëm Rama-Basha, i cili duket megjithatë i vështirë për t’u realizuar. Ju vetë, a mendoni se ky takim do ishte i dobishëm dhe pse? Takimi nuk mund të ishte i dobishëm kur nuk u kërkua për dobi . Mendoj që Basha u tregua shumë perëndimor që i ktheu përgjigje me një letër të shkruar, mundej edhe ta demaskonte këtë komunikim hipokrit me letra; a thua se stafet apo komunikimet e drejtpërdrejta i mungojnë kryeministrit. Ftesa me letër publike, që ka rrezik më parë i është çuar redaksisë së gazetës sesa vetë marrësit, e ka të shkruar në “pullë” se është për të bërë shfaqjen e radhës. Nga ana tjetër nuk mendoj që vlen argumenti “mjaft të takohen” pa të tjerat edhe të mos bëhen. Takimet e një politike europiane nuk janë takimet që nuk prodhojnë asgjë, ndërsa në këmbim i vjedhin vëmendjen njerëzve deri në tallje. Mendoj totalisht të kundërtën, që nëse takohen dhe nga kjo nuk prodhohet asgjë, është veçse

përkeqësim i mendësisë politike në këtë vend, jo përmirësim. Rama dhe Basha mund të takohen në çdo format si bashkëqytetarë, si dy njerëz që bëjnë politikë në kampe të ndryshme, në një ndeshje futbolli apo në teatër, kështu po vlen të takohen dhe nga ato takime mund të mos presim asgjë, por nëse takohen politikisht dhe sytë e njerëzve janë aty në pritje të rezultatit, kanë përgjegjësi politike ndaj rezultatit 0 të takimit. Jam për çdo takim që do të jetë i dobishëm dhe për asnjë takim që është vetëm sipërfaqe, që i lodh shqiptarët me hipokrizinë e radhës. Pas kësaj ftese të Ramës, disa analistë të politikës kanë parë si arsye të vërtetë takimin e tij me kancelaren Merkel më 1 prill. A ka elementë të shoë-t kjo ftesë, apo një standard të dyfishtë që kryeministri ndjek në raport me politikën brenda vendit dhe paraqitjen e saj ndryshe në arenën ndërkombëtare? Edhe me kancelaren Merkel në 1 Prill do të takohet Rama!!! Arsyet e vërteta

"Edhe me kancelaren Merkel në 1 Prill do të takohet Rama!!! Arsyet e vërteta nëse i bëjmë një vështrim të gjithë sjelljes së Ramës deri tek letra e ftesës, nuk lidhen aspak me faktin që ai mendon që nga takimi do të dalë ndonjë produkt"

nëse i bëjmë një vështrim të gjithë sjelljes së Ramës deri tek letra e ftesës, nuk lidhen aspak me faktin që ai mendon që nga takimi do të dalë ndonjë produkt. Arsyet e Ramës mund të jenë disa; ofrimi i një shfaqjeje mediatike, heqja e vëmendjes nga thelbi i reformës dhe vendosja e vëmendjes tek “u takuan, nuk u takuan”, po aq sa përfshijnë një arsye për t’u thënë ndërkombëtarëve “unë timen e bëra”. Politikanë si kancelarja Merkel, nuk sugjestionohen nga këto orvatje sipërfaqësore. Politikanë të këtij rangu i shtrojnë çështjet në thelb. Sigurisht, ata janë të informuar për kolonat kryesore të qeverisjes së një vendi dhe e kanë tërësisht tablonë të qartë. Nuk ka politikanë të rangut të kancelares Merkel, stafi i të cilëve të mos informojë mirë kush është politikani ballkanas që kanë përballë, për rrjedhojë kërkesat për takime “sikur” mbeten tentativa naive dhe që e bëjnë qesharak por mbi të gjitha, një partner joluajal kryeministrin në sy të ndërkombëtarëve. Dhe mos habitemi, nuk ka provë më të madhe se naiviteti dhe absurdi me të cilin menaxhoi kryeministri Rama çështjen e armëve kimike përkundrejt aleatit më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara. Ndërsa kryetari i PD-së u tregua i gatshëm për dialog me kryeministrin, pati mjaft eksponentë në këtë parti që bënë njëfarë presioni kundër këtij takimi. A ka në të vërtetë dy rryma në PD; njëra “radikale” në politikën e vijës së ashpër dhe tjetra e moderuar? Eksponentët nuk janë rryma. Eksponentët janë individë që nëpërmjet opinionit ndryshe kërkojnë të identifikohen si aktorë politikë të rëndësishëm, dhe kjo është e mirë. Por që eksponentët të kthehen në rryma, kjo kërkon më shumë se thjesht opinione të ndryshme, kërkon një platformë të ndryshme mbi disa çështje themelore që tejkalojnë pozicionimet individuale. Të tillë platformë të tillë organizimi unë nuk e lexoj në PD. Nuk ka rryma, eksponentë ndoshta, por rryma jo. A do të ishte ky një shans edhe për Bashën dhe profilin e tij si politikan i së ardhmes? Profili i një politikani është vetëm konturi i aksionit apo veprimit të tij politik. Nuk zhvlerësohet veprimi politik dhe negociata politike në emër të profilit. E nëse ka nga ata që kërkojnë që në emër të profilit të tij, Basha të mos vlerësojë drejt aksionin politik, apo thënë më qartë kushtet në të cilat do të ulej në negocim; këta analistë duhet të kuptojnë që do të cenohej profili i Bashës si politikan së pari e më pas

politikanit të së ardhmes apo perëndimor. Nëse Basha në kushtet e sfidave të mëdha që përballon, për të formësuar profilin e tij të liderit të PD-së, do të vendoset në situata të një negocimi pa rezultat, ai sot humb më shumë se po ta bënte këtë në një kohë tjetër. Kultura e dialogut, takimeve dhe debatit mes rivalëve është një normalitet i politikës perëndimore. Ndërsa në Shqipëri, numërojmë dy apo tri episode të tilla përgjatë 23 viteve. Cilat janë arsyet sipas jush, që politika e shtrëngimit të duarve apo e dialogut mes rivalësh politikë bëhet kaq e pamundur? Arsyet e mëdha lidhen me kulturën e gjatë historike monopartiake. Tradita monopartiake krijon iluzionin për forcat e mëdha politike që është legjitime të asgjësosh kundërshtarin, ai është armiku, jo konkurrenti. Nga ana tjetër, jo rrallë trashëgimia përdoret edhe si kamuflim i mungesës së vullnetit, sepse pasja e të gjithë pushtetit është atraksioni më i madh, dhe heq ja dorë prej tij kërkon sakrificë që pak e kanë mirëqenien e brendshme ta përballojnë. Po sot nuk duket të jemi vetëm pre e trashëgimisë; mjafton të shohësh në evente të ndryshme sesi deputetët e PS-së, PD-së apo LSI-së, shkëmbejnë shaka me njëritjetrin, apo si përshëndeten këndshëm nëpër restorante. Apo më tej akoma, mjafton të shohësh se si i gëzohen festave të njëri-tjetrit, gjë të cilën tashmë e sheh edhe votuesi i thjeshtë shqiptar. Në fakt mendësia ka ndryshuar, ajo që duket se nuk ka ndryshuar është mënyra se si përgjithësisht klasa politike e lexon votuesin apo popullin shqiptar. Klasa politike mendon që shqiptarët nuk janë të gatshëm të pranojnë komunikimin mes tyre; klasa politike mendon që populli pret vetëm “luftë politike”. Ndërsa duhet konsideruar fakti që me këtë perceptim mbi “atë që do dhe s’do populli”, janë duke rrezikuar çdo ditë që vetë ata të shf aqen të mosbesueshëm. Nga ana tjetër, sigurisht mbaj t j a e k ë t i j ko n f l i k t i h e r ë - h e r ë shfrytëzohet pikërisht se nuk duan të krijojnë kulturën e dialogut që i detyron të ndryshojnë vendimet. Kështu, duke mos krijuar një precedent të dialogut, bëjnë sikur e duan, por janë të lirë të marrin vendime siç i vlen vetëm një pale që ka fuqinë. Kjo të çon sërish tek “vështirësia për të sakrifikuar pushtetin” pikërisht atëherë kur mundesh ta kesh të gjithë. Dhe kjo padyshim kërkon shumë më tepër se 23 vite, kërkon dekad a m i r ë q e n i e j e e ko n o m i ke d h e shpirtërore.


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

11

www.mapo.al

Kreu i PD paralajmëroi se, nëse mazhoranca do ta miratojë reformën territoriale pa opozitën, atëherë do ta gjejë opozitën në sheshe me Kushtetutë në dorë

Lulzim Basha:

Rama ofroi vitrinën, jo konsensusin “Kushti i konsensusit, i vendosur nga praktika 23-vjeçare dhe nga Kushtetuta e Shqipërisë, është refuzuar nga kryeministri Rama. Mendoj se kjo flet vetë për qëndrimin që z. Rama ka për konsensusin, në veçanti për reformën dhe natyrisht edhe për dialogun”.

K

ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për televizionin Klan deklaroi se letërkëmbimi me Ramën u shërbeu shqiptarëve për të parë teatrin politik dhe për t’i dhënë fund demagogjisë së paralajmëruar nga opozita se, Kryeministri nuk është për miratimin në mënyrë konsensuale të reformës administrative-territoriale.Basha paralajmëroi mazhorancën se, nëse do ta miratojë e vetme këtë reformë, atëherë opozita do t’u drejtohet protestave në sheshe.

*** Në përgjigje të kërkesës sime, kryeministri Rama e bëri të qartë dje në Parlament se nuk jep konsensus për reformën territoriale-administrative në Kuvend. E vërteta doli më në fund në dritë. Është ajo që ka thënë opozita dhe që kam pohuar edhe unë në letrën time. Qeveria ofron vitrinën e konsensusit, por nuk ofron vetë konsensusin. Gjithsesi, letërkëmbimi shërbeu për t’i dhënë fund demagogjisë se opozita refuzon konsensusin. Opozita nuk mund të refuzojë diçka që nuk i është dhënë dhe me sa duket, diçka që shumica nuk ka ndërmend ta japë. Pra, është z. Rama që refuzon konsensusin për reformën territoriale-administrative. Opozita e kërkon konsensusin për reformën territoriale-administrative, sepse këtë e kërkon standardi 23vjeçar i kësaj reforme dhe reformave të shoqëruara me të, siç është reforma elektorale, sepse këtë e kërkon Kushtetuta. Opozita e kërkon konsensusin me përgjegjësinë për ta përdorur atë, në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët, reformës territoriale-administrative. Me këtë rast dua t’i kujtoj opinionit publik se, Ramës në opozitë, Partia Demokratike i ka ofruar deri edhe të shkruante vetë ligjin dhe ta votonim së bashku, ndërsa z. Rama tani ofron ta shkruajmë së bashku, por ta votojë siç do ai. Ky është ndryshimi. Partia Demokratike do të këmbëngulë tek konsensusi, ne do të ngulmojmë që konsensusi për këtë reformë të jetësohet. Në pikëpamjen tonë, nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë reformë territorialeadministrative pa konsensus gjithëpërfshirës të politikës. Përndryshe, nuk do të ketë një takim mes jush dhe z. Rama? Mendoj se përgjigja e djeshme e z. Rama është vetëshpjeguese në këtë drejtim. Qëllimi i letërkëmbimit, gjykoj se ka qenë reforma territoriale-administrative. Kushti i konsensusit i vendosur nga praktika 23-vjeçare dhe nga Kushtetuta e Shqipërisë është refuzuar nga kryeministri Rama. Mendoj se kjo flet vetë për

qëndrimin që z. Rama ka për konsensusin, në veçanti për reformën dhe natyrisht edhe për dialogun. Kryeministri tha se mazhoranca do ta miratojë e vetme reformën territoriale. Në rast se kjo g jë do të konkretizohet me votat në Parlament, cilët do të jenë hapat e mëtejshëm që do të hedhë opozita? Reforma territoriale-administrative për nga vetë natyra që ka, nuk mund të kalojë pa konsensusin e palëve në Parlament. Nuk ka ndodhur kjo në 23 vite demokraci dhe nuk mund të ndodhë në vitin 2014, teksa vendi troket për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në BE, një ndër kushtet kryesore të të cilit është bashkëpunimi politik, konsensusi për çështje madhore, qëndrueshmëria e institucioneve dhe reformave. Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i standardit të konsensusit, tek respektimi i Kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe, ne do e presim me Kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë. Në fakt, janë disa vendime të gjykatave që nuk zbatohen nga mazhoranca. Çfarë do të bëjë opozita në një situatë të tillë? Moszbatimi i vendimeve të gjykatave është vetëpaditja më e madhe që kjo qeveri i bën vetes në kuadër të praktikave të saj antidemokratike. Për çdo vend demokratik është absurde, kur qeveria e vendit refuzon të zbatojë e të respektojë vendimet e gjykatave, siç janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat zbatohen e nuk vihen në diskutim, siç janë vendimet e formës së prerë të gjykatave të tjera të vendit. Ky është një ndër aspektet shqetësuese të keqqeverisjes dhe cenimit të standardeve demokratike nga shumica Rama-Meta. PD e ka denoncuar dhe vazhdon të denoncojë moszbatimin e vendimeve të gjykatave, si një këmbanë alarmi për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend. Ne kemi përdorur dhe do të vazhdojmë të përdorim të gjithë hapësirën institucionale në Parlament dhe institucionet e tjera të vendit, për të insistuar që themelet e shtetit ligjor, duke nisur nga vendimet e gjykatave të zbatohen e të respektohen pikë së pari nga mazhoranca. Por ne do të vijojmë t’u drejtohemi qytetarëve, sovranit të vërtetë në këtë vend, sa herë që të zgjedhurit me votën e tij refuzojnë t’u binden rregullave të lojës që ai ka përcaktuar e që janë Kushtetuta, shteti ligjor, vendimet e gjykatave.

Ne do të vijojmë t’u drejtohemi qytetarëve, sovranit të vërtetë në këtë vend, sa herë që të zgjedhurit me votën e tij refuzojnë t’u binden rregullave të lojës që ai ka përcaktuar e që janë Kushtetuta, shteti ligjor, vendimet e gjykatave.


12

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

www.mapo.al

Ekzpozita

5 korrik 2010

14 tetor 2006

20 nëntor 2011

3 qershor 2011

Në ekspozitën e djeshme, me botimet më të mira të mediave “Mapo”, botuesi Henri Çili deklaroi që nga sot e tutje do të jetë donator i këtyre botimeve. Më shumë sesa 7 vjet nga krijimi i logos “Mapo”, këto botime nuk do të jenë pjesë e shoqërisë tregtare “Mapo sh.p.k”, por pjesë e Fondacionit për Liri Ekonomike. Në aktivitet u prezantua edhe drejtori i ri i kësaj mediaje, Artur Zheji

7 vite “Mapo”, aventura vazhdon si donacion D

Donatori është pronari me të gjitha të drejtat dhe me moralitet të lartë, sepse botuesit, ka ardhur koha, të nderohen dhe të respektohen si kontribues të lirisë në këtë vend”, tha Henri Çili

je në hollin e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua një ekspozitë me numrat më të mirë të botimeve “Mapo”, që nga themelimi i tyre më shumë sesa shtatë vjet më parë. Ceremonia, ku ishin të pranishëm miq dhe kolegë të mediave të tjera, shërbeu edhe për të shpallur kalimin e botimeve “Mapo” nga një shoqëri tregtare, në pjesë të Fondacionit për Liri Ekonomike, si dhe për prezantimin e drejtorit të ri të botimeve “Mapo”, Artur Zhejin. Themeluesi i gazetës “Mapo” dhe aktualisht botuesi i të gjitha botimeve “Mapo”, Henri Çili nuk do të jetë më botues, por donator i këtyre botimeve. “Shtypi i shkruar në Shqipëri, sidomos në kohërat e sotme, në zhvillimet e sotme teknologjike, është pothuajse një sakrificë sublime, që kërkon vetëm energ jinë e një pasioni, siç është për mua shtyp i i sh k r u a r, p ër t a mb ajtur. Prandaj e kam parë të arsyeshme që tani e tutje, botimet ‘Mapo’ mos të jenë më pjesë e një shoqërie tregtare ‘Mapo sh.p.k’, por një projekt i Fondacionit për Liri Ekonomike dhe unë të jem nga pronar, në donator i këtyre botimeve”, - tha Çili. Logoja ‘Mapo’ është prezantuar në tregun e b o t i m eve shqiptare që më 14 tetor 2006, nëpërmjet revistës javore me kryeredaktor Skënder Minxhozin dhe emra si Lorenc Vangjeli dhe Ben Andoni, dhe botues Agim Shënedjela, e cila u ble më pas nga UET dhe Henri Çili që vendosi të ruajë logon, por e shtriu atë në një gazetë të përditshme, së cilës në vitin 2011 iu shtu-

an edhe revistat mujore “Madame Mapo” dhe “Mapo”. “Mapo”, tashmë jo më shoqëri tregtare

Karikaturisti Bujar Kapexhiu, i pranishëm në çdo numër të Mapo-s nëpërmjet karikaturave të tij, ishte ai që shpalli gjatë aktivitetit të djeshëm ndërrimin e pozicionit të Henri Çilit, nga botues i mediave “Mapo” në donator të tyre, duke mos munguar me batutën e tij që “Çili të bëhej donator dhe jo detonator i kësaj mediaje”. Nga ana e vet, Çili shpjegoi pozicionin e donatorit në media. “Donatori është pronari me të gjitha të drejtat dhe me moralitet të lartë, sepse botuesit, ka ardhur koha, të nderohen dhe të respektohen si kontribues të lirisë në këtë vend”, - tha ai duke u ndalur te figura e botuesve, një figurë e sakrifikuar dhe e paragjykuar në opinionin publik shqiptar. “Pasioni i këtyre botuesve, përkushtimi i tyre dhe shpenzimet e tyre, kanë qenë një kontribut bazë në kulturën e shuar në Shqipëri, në zhvillimin e lirisë së shtypit, të opinionit publik, demokracisë dhe debatit të ideve”, - tha Çili duke e quajtur veten pjesë të këtij procesi, si dhe pre e vesit në të cilin kthehet profesioni i parë, siç është në rastin e tij gazetaria e shkruar, e nisur që në vitin 1995 në gazetën “Koha jonë”. “Unë shpresoj, - shtoi ai, - që mbështetja e projektit Mapo të jetë jo thjesht një kënaqësi personale dhe përmbushje e vesit profesional, por një kontribut i mëtejshëm për debatin publik në Shqipëri”. Henri Çili në fund të fjalës së tij deklaroi se tani, drejtimi i botimeve “Mapo” i kalon Artur Zhejit, çka ngjall besimin e tij për një media edhe më të lirë. “Botimet Mapo tani i ribesohen një intelektuali, një gazetari, anal-

isti me peshë në jetën publike, siç është Artur Zheji. Ato do të jenë më të lira, më të pavarura, sepse është një personazh si Zheji që e mban këtë pavarësi”, - tha Çili. Gazetat, historia që do vazhdojë të shkruhet

Fokusi i fjalës së drejtorit të ri të mediave “Mapo”, Artur Zheji, ishin pikërisht arsyet pse një gazetë e shkruar duhet të vazhdojë jetën në epokën e dixhitalizimit, ku më kryesorja është pikërisht thellimi që i bëjnë shkrimet e gazetës ngjarjeve të prekura në sipërfaqe në mediat dixhitale. Zheji e krahason gazetën me një anije me vela, e cila noton kundër rrymave që ngre era e dixhitalizimit që fryn që prej Silicon Valley, ku lindën silici dhe mikroçipet e para nga të cilat u krijuan kompjuterat. “Tani rrezikojmë të humbasim shijen e nuhatjes së bojës daktilografike, të humbasim shijen e shfletimit të gazetës, të dialogut me mendimin që radhitet në gazetë dhe krijon një simbiozë mes lexuesit dhe atij që ka shkruar në celulozë. Sot jemi në erën e xhamit që ka pushtuar gjithë botën me origjinë si-

Bujar Kapexhiu “Në kuadër të ligjit të shpërndarjes së tokave 7501, pronari Çili në fushën e humorit më dha dhe mua në faqen e parë një parcelë fare të vogël, që unë çdo ditë e mbjell dhe e korr, ju siguroj me prodhime bio dhe në faqen Op-Ed, është një parcelë më e madhe.

Blendi Fevziu dhe Robert Rakipllari gjatë ekspozitës së djeshme në UET

licin. Sot gjithçka shihet përtej xhamit, por nuk preket, nuk nuhatet, nuk ka vëllim, - tha ai, - e megjithatë, ky nuk është fundi i gazetarisë së shkruar, sepse ngelet një dimension që dixhitalja nuk e ofron dot dhe është pikërisht ai vertikal”. “Në këtë dimension horizontal të mikroçipit ne zgjodhëm përsëri një anije me vela, ta çojmë sondën vertikale të mendimit në thellësitë që horizontalja nuk i arrin dot. Mund të kesh gjithë planetin në sipërfaqe, por nuk mund të kesh arin, diamantin, që fshihen në thellësi dhe kanë nevojë për një sondë. Kjo gazetë ka shpallur të mbijetojë, ky është një përqafim i madh për ata që bëjnë shtypin e shkruar, kjo është mbijetesa e një grupi eksploratorësh që përveç horizontales që gjendet edhe në shesh, kërkojnë edhe dimensionin vertikal të ekzistencës njerëzore, misteret e shumta të ngjarjeve që ndodhin, që në raportimin normal dhe të sheshtë nuk kemi mundësi t’i shohim. Nga një eksperiment që bëmë me skuadrën e gazetës Mapo këto dy javë, për dekriptimin e disa fenomeneve të ngjarjeve politike kemi parë copëza të kësaj në mediat e tjera dhe kjo na vërteton edhe një herë tezën që gazeta vlen të mbijetojë”, - tha Zheji. Pas fjalëve të Kapexhiut, Çilit dhe Zhejit, kolegë gazetarë dhe botues mundën të ndiqnin ekspozitën me botimet “Mapo” më të mira që nga koha e themelimit të kësaj logoje në vitin 2006.


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

13

www.mapo.al

SKËNDER MINXHOZI:

MAPO, pretendimi romantik për të ribërë standardin e shtypit të shkruar

Çili: Mapo, jo më biznes, donacion për shtypin e lirë

Zheji: Gazeta vlen për të parë aty ku optika horizontale nuk sheh

htypi i shkruar në Shqipëri, sidomos në kohërat e sotme, në zhvillimet e sotme teknologjike, është pothuajse një sakrificë sublime, që kërkon vetëm energjinë e një pasioni, siç është për mua shtypi i shkruar, për ta mbajtur. Prandaj e kam parë të arsyeshme që tani e tutje, botimet Mapo mos të jenë më pjesë e një shoqërie tregtare ‘Mapo sh.p.k’, por një projekt i Fondacionit për Liri Ekonomike dhe të jem nga pronar, në donator i këtyre botimeve. Donatori është pronari me të gjitha të drejtat dhe me moralitet të lartë, sepse botuesit ka ardhur koha të nderohen dhe të respektohen si kontribues të lirisë në këtë vend dhe shpresoj që mbështetja e projektit Mapo të jetë jo thjesht një kënaqësi personale, por një kontribut i mëtejshëm për debatin publik në Shqipëri. Në Shqipëri ka ardhur koha, që disa fenomene, disa procese, disa institucione t’i quajmë me emrin e vërtetë, në kuptimin e asaj që përfaqësojnë. Botuesit e shtypit të shkruar janë një kategori tejet sakrifikuese e medias shqiptare dhe nga ana tjetër tejet e paragjykuar. Sigurisht nuk e kam fjalën për ato botime, gazeta rrugaçe që nuk i kanë munguar medias shqiptare, kam parasysh të gjithë korpusin e logove të shtypit të shkruar që janë krijuar në vite në Shqipërinë postkomuniste. Pasioni i këtyre botuesve, përkushtimi i tyre dhe shpenzimet e tyre, kanë qenë një kontribut bazë në kulturën shqiptare, në zhvillimin e lirisë së shtypit, të opinionit publik, demokracisë dhe debatit të ideve. Unë besoj që bëj pak pjesë në këtë proces.

në e kam krahasuar aventurën tonë me atë të një anije me vela, në një det shumë të trazuar, ku noton një armatë shumë e madhe që vjen nga Silicon Valley, ku janë krijuar semikonduktorët e parë, nëna dhe babai i kompjuterave të sotëm, të kësaj epoke ku çdo gjë preket me mollëzat e gishtave, por nuk shijohet. Tani rrezikojmë të humbasim shijen e nuhatjes së bojës daktilografike, të humbasim shijen e shfletimit të gazetës, të dialogut me mendimin që radhitet në gazetë dhe krijon një simbiozë mes lexuesit dhe atij që ka shkruar në celulozë. Sot jemi në erën e xhamit që ka pushtuar gjithë botën me origjinë silicin. Sot gjithçka shihet përtej xhamit, por nuk preket, nuk nuhatet, nuk ka vëllim. Në këtë dimension horizontal të mikroçipit, ne zgjodhëm përsëri një anije me vela, që të çojmë sondën vertikale të mendimit në thellësitë që horizontalja nuk i arrin dot. Mund të kesh gjithë planetin në sipërfaqe, por nuk mund të kesh arin, diamantin, që fshihen në thellësi dhe kanë nevojë për një sondë. Dhe kjo gazetë ka shpallur të mbijetojë, ky është një përqafim i madh për ata që bëjnë shtypin e shkruar, është mbijetesa e një grupi eksploratorësh që përveç horizontales që gjendet edhe në shesh, kërkojnë edhe dimensionin vertikal të ekzistencës njerëzore, misteret e shumta të ngjarjeve që ndodhin, që në raportimin normal dhe të sheshtë nuk kemi mundësi t’i shohim. Ne mundohemi t’u japim sy nga syri ynë, perceptim nga perceptim nga perceptimi ynë lexuesve tanë dhe një opinioni më të gjerë publik. Gazeta vlen të mbijetojë për të gërmuar thellë, për të parë, aty ku optika horizontale dhe raportimi horizontal nuk sheh.

S

U

Në çfarë konteksti politik, social e kulturor, 8 vjet më parë vendosët të hidheshit në tregun e vështirë të shtypit të shkruar me revistën e përjavshme MAPO? Kur flasim për kontekstin e shtypit të shkruar të tetë vjetëve më parë, prekim në fakt një realitet i cili ka ndryshuar jo pak në këtë hark kohor. Është konsumuar rotacioni i dytë paqësor i pushtetit, i cili solli pasoja të lexueshme në mediat e atij momenti, është konsoliduar pushteti i internetit dhe i segmentit online të medias, ka shpërthyer moda e rrjeteve sociale, të cilat kanë ribërë në njëfarë mënyre edhe superstrukturën tradicionale të shtypit shqiptar. Teksa themelonim të përjavshmen Mapo, shumëçka nga proceset e mësipërme arrinim vetëm t’i imagjinonim. Ishte një nismë që përngjasonte shumë me plot nisma të tjera të këtij lloji në të shkuarën, përkatësisht 20 vitet e fundit, ku një grup gazetarësh e botuesish hynin në treg me pretendimin romantik për të ribërë standardin e medias së shkruar. E tepërt t’ju kujtoj se ky entuziazëm irracional zgjati pak, për t’i lënë vendin gradualisht realitetit gri të përditshmërisë së një tregu, ku lexuesit shohin çmimin në cep të faqes dhe ku reklama shkon përgjithësisht aty ku është fuqia dhe pushteti. Megjithatë, Mapo ka qenë një aventurë që të paktën stafi që i dha jetë, jam i sigurt se do ta kujtojë si njërin ndër të fundit momente të idealizmit profesional. Një revistë e krijuar me pak burime financiare, por me mjaft pasion dhe dëshirë. Asokohe MAPO e idesë suaj, ishte diçka që i mungonte tregut mediatik dhe fjalës së lirë, apo ishte më shumë një komunikim politik? Një revistë gjeneraliste është edhe sot diçka e rrallë. Besoj se edhe ju e ndani këtë ide. Tregu i sotëm i shtypit periodik është fokusuar më shume tek tematika të caktuara, si moda, sporti, rinia, gruaja etj. Mapo kërkoi të ishte një revistë, me shpirtin luftarak të një të përditshmeje. Një eksperiment që shkonte në kundër-tendencë me pjesën tjetër të revistave. Kishte brenda patjetër edhe komunikimin e saj politik, duke qenë se ndiqte një linjë që ishte e pavarur, por jo neutrale. Zgjodhëm t’i qëndrojmë përballë qeverisë së kohës, për shumë motive që i besonim dhe i besojmë parimore. Ka qenë një zgjedhje që padyshim i ka krijuar një profil të caktuar edhe vetë revistës. Pse zgjodhët emrin MAPO, i cili për ata që nuk kanë jetuar sadopak në komunizëm, do të thotë magazinë popullore dhe ishte një dyqan mallrash entitet fiks në çdo qytet të Shqipërisë? Le të themi se elementi bazë i emrit ka qenë provokacioni. Një provokacion i shëndetshëm e deri diku autoironik, përballë domethënies klasike të termit, që ju e zbërtheni në mënyrë korrekte. Besoj se ka qenë gjithashtu edhe një emër vizualisht i shkurtër e goditës, që synonte të tërhiqte vëmendjen, pra të mos e linte indiferent lexuesin shpesh të hutuar nga xhungla e siglave dhe emrave të mediave të tjera. Revista që ju me bashkëpunëtorët tuaj themeluat ka patur tri jetë deri më tani, dy prej të cilave si e përjavshme, por me formate të ndryshme dizajni, dhe një të tretë si e përmuajshme. A e konsideroni këtë paqëndrueshmëri apo përpjekje për të eksperimentuar në kërkim të një forme, kuptimi apo përmbajtjeje? Mendoj se ka një mori faktorësh, disa më parimorë e disa të tjerë më “bazikë”, që kanë sjellë këtë tranzicion formatesh dhe emërtimesh. Në parim është diçka jetike që të ndryshosh, të eksperimentosh. Uji që nuk lëviz qelbet, thonë italianët. Por nga ana tjetër, një media krijon

një marrëdhënie delikate me lexuesin, ku qëndrimi konstant, prezenca në treg dhe mosndryshimi i piketave bazë, janë një garanci për të ruajtur shitjet dhe reputacionin. Siç e dini, shpesh në tregun e medias së shkruar mbijetohet, nuk jetohet. Mapo e djeshme dhe Java e sotme e kanë pasur këtë fat. Pra kanë qenë të destinuara të avancojnë përmes sakrificës financiare dhe pasionit të gazetarëve të saj, më shumë sesa përmes investimeve masive në njerëz dhe teknologji. Kemi qenë të detyruar nga logjika e ashpër e tregut dhe konkurrencës, që të rishpikim veten sa herë që ciklet financiare na e diktonin këtë. Nuk besoj se ka qenë ana më entuziaste e historisë sonë si ekip gazetarësh të Mapos “së vjetër”. A ju kujtohen emocionet e kopertinës së parë? Kopertina e parë e Mapos, me maskën mortore të Enver Hoxhës dhe udhëtimin sekret në Tiranë të Ana Oksës me të dashurin e saj adoleshent, ndodhen në derën e zyrës time. Edhe po të doja, nuk e evitoj dot, për më tepër që në të ndodhen të gjitha firmat e stafit që krijoi numrin e parë. Kam gjetur gjithashtu, krejt rastësisht, jo vetëm kopertinën e parë, por edhe një apo dy “kopertina zero”, siç quhen në gjuhën e shtypit, me prova që janë bërë para nisjes së botimit të rregullt. Aty del i qartë evolucioni që ka pësuar projekti Mapo, para se të merrte formën e një reviste të mirëfilltë. Cilën konsideroni kopertinën më të qëlluar të revistës MAPO dhe si u mbrujt ideja për të? Është e vështirë të identifikoj një kopertinë të vetme. Ndoshta ka disa të tilla, të paktën sipas shijes sime. Kopertina e kujtimeve të Momir Bulatoviç për vizitën në Tiranë dhe bisedimet me Berishën (ku u zbulua edhe akordi për trafikun e naftës me ish-Jugosllavinë), mbetet padyshim një kopertinë e ndryshme nga të tjerat. Kujtoj se atë libër, për të cilin flitej si për një objekt të paidentifikueshëm fluturues, e blemë në një librari të Podgoricës, duke e sjellë dorazi në Tiranë. Zhurma që la pas botimi i atyre kujtimeve, vazhdon të ndihet aty-këtu edhe sot. Po kopertina më kontroversiale cila ka qenë? Po ju përgjigjem shkurt: kopertina me portretin e një studenteje të muzikës, që braktiste Mozartin, për t’iu përkushtuar Allahut. Titulli “Braktisa Mozartin për Allahun” besoj se thotë gjithçka dhe është mjaft aktual edhe në këto orë. A ruani një koleksion të kopertinave të MAPO-s? Ruaj një koleksion të plotë të revistës në shtëpi, e kjo për një arsye krejt banale. Shkujdesja ime për të mbajtur koleksione të shtypit të shkruar, është diçka që ma njohin të gjithë të afërmit e mi. Por meqë bashkëjetoj me prindërit dhe im atë e ka kaluar jetën mes gazetave e librave, ka qenë pikërisht ai që është përkujdesur me fanatizëm, që çdo numër të revistës që i dërgoja (ose që e blinte shpesh, kur unë harroja), ta vendosë mënjanë. Sot, tetë vjet më vonë, e kam falenderuar shpesh për skrupulozitetin që ka treguar.


KONTRAPEDAL

14

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

www.mapo.al

Një ndërgjegje e ngarkuar me përgjegjësinë që realitetin e merr si shkas të veprës së tij njëherësh. Një njeri që nuk kish lidhje me punën, rregullin, ligjet, hierarkitë, as me pemën e familjes; por si një formë, shtjellë e mbarsur me fotografimin e kohës, që më shumë se e mësuar është një e dhënë natyrale e stampuar de facto... Vendi ku ishte dikur bar Lux

Ambalazhet e Bar Lux

Vladimir Myrtezai

K

Bar Lux-i do mbetej në sytë e shumë prej nesh si bari më i paimagjinueshëm dhe më i rrallë në llojin e vet. Me veçantinë se si u krijua në një kohë pa kohë dhe ndërtoi një kujtesë njerëzish që hynin e dilnin në anarki, si në një adresë të saktë, në një kohë kur nuk kish më adresa zyrtare që adresonin në kuptimin tradicional.

Parë nga brenda y është një rrëfim i një njeriu që e kundroi kohën si shans në postimet dhe arratisjet e fantazisë, duke besuar se do ishte një dëshmitar me vlerë, ku herë si objekt dhe herë ndërsjelltazi do ishte brenda ngjarjes në mënyrë fatale, me besimin se po e jetonte botën si ëndërrimtar. Por, jo nga ata ëndërrues të fortë që vijnë e ndryshojnë botën në lidhje me vlerën për ta jetuar atë përmes cilësisë së ndërgjegjes. Një ndërgjegje e ngarkuar me përgjegjësinë që realitetin e merr si shkas të veprës së tij njëherësh. Një njeri që nuk kish lidhje me punën, rregullin, ligjet, hierarkitë, as me pemën e familjes; por si një formë, shtjellë e mbarsur me fotografimin e kohës, që më shumë se e mësuar është një e dhënë natyrale e stampuar de facto. Ky njeri mendon se e ka sjellë fati në atdheun e tij (zonë e frymë krijuese) si pasqyrë të kundra-kohës, për të rrëfyer e artikuluar në mos veten, shoqërinë. Për fat, në “atdheun” jo shumë të rregulluar në strukturë, po të dekontraktuar në ngërçe historie (si forma zhvillimi), që si e tillë iu afrua ta jetonte me vëmendjen më absolute që meriton një jetë njerëzore! Nëse ky personazh i rrëfyer do ishte një bimë, me patjetër që do mbinte rrëzë një sqolli ku lahen enët dhe qarkullojnë ujëra. Një njeri që kur haste në realitete arti në intuitë, i dukej sikur i kishte jetuar më parë; dhe, në të kundërt, kur hynte në soditjen e gjallë të natyrës, i shëmbëllehej vetja sikur po panoramonte një vepër ar-

ti live. Për fat, ky njeri e ndjen veten të ambalazhuar nga koha e tij, si një mundësi unike për të lëvizur brenda një lënde të fshehtë e të kodifikuar me hapje konkave për nga mbyllja dhe fshehtësia e hershme për t’u shndërruar më pas kah konicitetit, kah hapja e danguar si njollë drejt së panjohurës të nesërmes. Një shenjë ndërgjegjeje si një zonë e kulluar dhe e paprekur nga të gjallët, por e projektuar më vonë po për ta. Ky realitet i dyfishtë i ngjan dhe i puthitet çdo krijuesi që duket si i mbivendosur mes njerëzve, i panatyrshëm dhe në shumë pika pamjeje herë naiv, herë demode e jashtë kohe, e herë si përjashtim i të dyjave në një padallueshmëri në rrafsh krejt të ulët në shestim. Por, të gjitha zerohen nëse ky frymor nuk do shfaqë natyralitetin e tij, formën e hapur për t’u shprehur me zë jo të lartë, por e bardhë në të zezë, për të dëshmuar kësisoj atdheun e tij parak: artin, apo formën iluzive,(ku nuk i jepte llogari kërkujt)për të cilin u investua jo si zgjidhje e çështjes, por si zgjedhje e saj, për të shënjuar në kohë në të gjitha trajtat e shquara që i afroi fati i të qenurit i pranishëm. Ky njeri e bën këtë gjë pasi nuk ka mundësi të tjera veç këtij fakti dhe një mundësie natyrale për të vrojtuar e qenë mes jetës. Sërish me ndrojtje e në një mundësi të pamundur për të jetuar një përvojë krejt tjetër në lloj: pamundësinë si projektim i tij për të jetuar për shembull një dimension të humbur e të pafat – luftën. Gjërat e mëdha të rrisin, të voglat të shtojnë kureshtjen, ndërsa arti të zhvendos herë nga njëra e herë nga tjetra. *** Bar Lux-i do mbetej në sytë e shumë prej nesh si bari më i paimagjinueshëm dhe më i rrallë në llojin e vet. Me veçantinë se si u krijua në një kohë pa kohë dhe ndërtoi një kujtesë njerëzish që hynin e dilnin në anarki, si në një adresë të saktë, në një kohë kur nuk kish më adresa zyrtare që adresonin në kuptimin tradicional. Po çmontohej shteti komunist. Ishte një anarki e plotë, që pak a shumë kishte kapur në fyt mbarë vendin. E projektuar dukej si diçka që vinte nga një kohë e marrë, e çartur e me plot të papritura dhe lumturi shokante; një kohë që mund të përsëritej një herë në njëqind vjet, dhe jo në të njëjtën mënyrë, por gatuar nga i njëjti soj njerëzish. Bëhet fjalë për vitet e para pas revoltave masive

dhe pas nëntëdhjetës. Është fjala për eksodin apokaliptik me ngjyrime biblike, prekës në përmasë dhe në shprehi. Po ndërrohej sistemi. Një sferë kohe e ndërmjetme, e shthurur në kategori të paqarta prurjesh, fitimtarësh dhe humbësish, sepse pjesa dërrmuese, në mos të gjithë, qenë hedhur në krahun e fitimtarëve, duke bërë të pamundur dallesat që lexohen qartë e shkoqur: ata që ishin në të drejtën e përfituar, të mundshme. Ishte koha kur pas pesëdhjetë vitesh në një regjim të vijëzuar e konturuar, nën një kontroll krejtësor, shoqëria po përjetonte çaste të lumtura lirie, ku të gjithë (për shumë shkaqe) kishin kontribuuar për t’u ndjerë fitimtarë. Mizëria e njerëzve kish hyrë në një skenë të rrëmujshme, ku plekseshin të fajshëm, të dënuar pa faj, bashkëfajtorë, bashkëvuajtës ekzekutorë dhe vegla të ish-regjimit, pothuaj në të njëjtin thes. Ishte koha kur popullsia pësoi një shkundje dhe një përmbysje pozicionesh nga më të pabesueshmet në kohë paqeje, krahasuar edhe në libra, e pale në realitetin e gjallë. Kaosi ishte total, pa nënndarje e diferenca; një kaos i orientuar, i uritur në marrëdhënie me mjete të reja: me lekun, politikën dhe me njerëzit mes vedi. Qe koha kur nga një varfëri e skajshme e një shteti në rënie, shumë spekulantë krijonin idenë dhe pozonin vertikalisht, ide abuzive mbi një shoqëri ku nga i varfër mund të vërtiteshe e të ëndërroje fort, e të nesërmen gdhiheshe milioner. Me një turrë njerëzish nga pas, që të ndiqnin nën shtysën e shpresës për të qenë heroi i tyre, modeli pa model, si alternativë për përmbushje. Në një përqindje të madhe besimi qe i njëkahshëm, dhe me të drejtë. Koha kur liria u bashkëshoqërua me shenja të një muzike hard, ikona të blues-it e të jazz-it – liri në shije për këngët e ndaluara. Tanimë po qarkullonin emra si Ray Charles, B. B. King, Little Richarls, Elton John, Queen, Chris Rea, Celentano etj. Qe koha kur humbën kuptimin shërbimet publike dhe u mbushën rrugët me mjetet e munguara të pronës së njeriut, në një shans krejt të ri. Mbretëronte Kaosi. Kohë mungese përvuajtëse për komunikim: nuk kishte as edhe një celular apo mjet komunikimi modern. Njerëzit ishin akoma të pamësuar me lirinë dhe të drejtat që mund të përfitonin. Ishte kohë romancierësh, poetësh, të shmangurish, talentesh të ndryd-

hura e të brishtë, këngëtarësh demode dhe, për një panoramë shartesash të panatyrshme për në krye të shtetit. Bar Lux, ose vatra e rrëfimeve pa kusht, në të shumtë ngjante me një aneks të stacionit të trenave, ose mo ta mo me një vagon treni të dalë shinash në një rrëpirë nonsense e lumturie metafizike. Ishte zonë e lirë reminishence, në kaos. Më vonë, me kohën më është shëmbëllyer me vagonin më të lumtur në rruzull, e paradoksalisht i vendosur në një kopsht të vjetër të qytetit, në kreun e veriut të Shqipërisë, ku u pohuan e u shpërngulën shpirtërisht ndërgjegje krejtësisht të varura nga ndikimi i përmbysjes, si një gjë e rrallë ose ngjashmërisht e rrallë e krahasuar në kohë. Një hapësirë e pashoqe ku për larje enësh shërbente avllia e shtëpisë, për banak pjesa nën shkallë dhe për kafe salla, që në gjuhën e shtëpive të vjetra quhej nën ahër. Dëshira për të ndërtuar këtë fole të çuditshme nuk ishte thjesht për shkak të mungesës dhe fantazisë për të organizuar hapësirat e brendshme. Jo. Ishte forma më e thjeshtë për të fituar hapësirë numerike njerëzish, dhe mundësia për ta zgjidhë me mjete të varfra gati krejt atmosferën e bashkëngjitur në kundër-rrjedhë të ligjeve të përshtatjes. Por, ishte koha që mund të prodhonte çudira pa status e në tejkalim të fantazisë, deri në absurd. Megjithëse ishim në lagjen më liberale të qytetit, në kuptimin e pranimit të shijeve më të përparuara, kishte një koncept në perceptim disi oriental në hedhje të njollës së madhe goditëse, dhe më pas të ftonte me detaje të padukshme natyrore, që e kthente këtë kthinë në një hapësirë më të papritur, për të mos e braktisur më. Për çudi, për nga atmosfera, Bar Lux-i nuk pushonte nga njerëzit: në një farë mënyre paria e qytetit, ku bisedohej për politikë, para, për shkaqe sentimentale, afera dhe kulturë. Me një llojshmëri njerëzore nga më e çuditshmja në botë. Ambienti ngjante si vagon treni me sedilje të kuqe në radhë, dhe me disa tavolina rrethore metalike, dhe me karrige po metalike. Dukej më shumë si një copëz e shkëputur realiteti, e ngasur nga shijet e sotme postmoderne (si realitet i paqëndrueshëm), ku në një hapësirë të vogël konvergonin shenja të hapësirës me origjina krejtësisht të shkëputura dhe pa kurrfarë lidhjeje; në ngjashmëri me tekste pa krye dhe me një lla-


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

15

www.mapo.al

Ambalazhet e bar Lux

mburitje drite nga dritare si të një kohe pa kohë, diku larg nga bregoret e romantizmit, ku mund të strehoheshe brenda në kafe dhe mund të arratiseshe me mendje në katërqind vjet të shkuara, dhe biseda hapëronte live nga ligjëruesit e përhershëm të kafesë. Kjo atmosferë ndërtohej veçanërisht për shkak të njerëzve ende të pamotivuar dhe orientuar me përmbysjen e një bote të mbyllur, përdrejt të drejtës së lirë për të ëndërruar, dhe për shkak të projeksioneve të forta që rrezatonin këta njerëz. E gjitha pra te kafeja-tren më e çuditshme në botë; në ngjashmëritë e historisë këtu e dyqind vite më parë krahasuar me ëndrrën e lirive amerikane. Si pas çdo përmbysjeje të pushtetit ishte shumë interesante nga pozicioni i qetë e baritës i Bar Lux-it të vëzhgoje nguljen në jashtëkohë e në tjerrje të gjithë asaj kapërdimjeje të madhe të statusit të njerëzve, se si rishtaz, me një farë shansi që ndodh nga përmbysjet e mëdha, të fillonin të shpreheshin në monologët e tyre të fajësive apo të vrasjes së ndërgjegjes disi, jo si para gjykuesit por në një rrëfim kolektiv gjithëpërfshirës e të hapur. Të dukej sikur jetonim në një kor antik, mbas skenës, dhe ku secili nga ne sillte kujtesë dhe përvoja nga më të papriturat. Në përzierjen e madhe kishte, përveç disa personazheve tipikë e të përditshëm në orare të sakta të vaktit të kafesë, edhe personazhe të reja, të rastësishëm, që sa vinin e shtonin vargjet e preferencës për t’u strehuar. Studentë, pedagogë, shitës dollari, kontrabandistë, trafikantë, shkencëtarë, hajdutë antikuarësh, piktorë, historianë, bankierë të shokuar, policë, ish-nomenklaturë apo të afërm të tyre, sigurimsa e tek-tuk ndonjë i ardhur anonim pa histori nga qytetet e tjera, që priteshin me dashuri e trajtesë të veçantë nga vendalinjtë e atyshëm. Sigurisht që nuk mbaron me kaq: kryetarë të rinj partish të qytetit, kryetarë e eksponentë të rëndësishëm e aktivë në përmbysjen e pushtetit, arkitektë, profesorë të mëkëmbur rishtaz, ish të persekutuar e me radhë, dhe më tej gjithfarë njerëz në kërkim të parasë e pushtetit hynin e dilnin në kafe pa prá, ku gjithsecili, në një farë mënyre linte shenjën e tij, në mos si bisedë, si aromë a si njollë pamore. Në banak shfaqeshin përditë Paolo të fisit Pepaj, banakieri, një djalë rreth të tridhjetave a diç më pak dhe e motra, Nineta, edhe ajo rreth njëzetepesë vjeçe, që shërbente në banak. Në atë kubaturë shërbente herë Bepi, me një shenjë mavi poshtë buzës, dhe më vonë Gjoshoja, një djalë lozonjar e i

papërtueshëm. Kaq ngushtë ishte, saqë shpesh, në jodallesë, dukej lokali që ishte pa shërbyes, por një grumbull njerëzish në marrëveshje, që ndanin gjënë mes tyre. Kaq shumë punuan përballë nesh, saqë kur erdhi koha që ai zgëq vend të mbyllej, që të dy, vëlla e motër, kishin nga një gungë profesionale në dorë, që e shkakton mbajtja e xhezves së ekspresit, si dhe për shkakun se i gjithë biznesi ishte i përqendruar te lëngjet e ngrohta të kafesë dhe nënndarjeve të saj. Paoloja qe shumë tërheqës, se përveç hapësirës së ngushtë, ishte i detyruar ta kishte mendjen te paratë që mblidhte dhe te bisedat e afërta, që duhej të ishte i pranishëm në animimin ngasës të tyre. Kaq shumë kemi qëndruar përballë atij banaku që merrte trajtë nga ata zëra të përditshëm tanimë, saqë në një çast lokali humbi kuptimin dhe u bëmë si të shtëpisë, e në shumë raste hynim poshtë e lart e filluam të ndjeheshim si themelues e pronarë. Madje në shumë raste familjare shkonim edhe në dasmat e njerëzve të shërbimit, por dhe ndërmjet miqësive të ndërtuara pikërisht aty, në atë hapësirë ngushëlluese, në atë kafene të pabesueshme ballkanike, krejt e rrallë në sojin e saj. Shuma e personazheve me patjetër që qenë në të gjitha mënyrat kontribuues a thjeshtë vëzhgues në rrapëllimën e vrazhdë të pushtetit që ra. Dhe kush më shumë e kush më pak, e më me modesti, kishin ngritur flamujt e njerëzve të rreshtuar në anën e së drejtës. Në çdo tematikë të përfolur dhe, në rastin e të të penduarve, kur këta njerëz kishin një profil më të thjeshtë e mesatar, tregonin për të kaluarën e tyre me një zell të papërmbajtur pasioni, për rastet e denoncuara publikisht dhe për prapësinë e një regjimi që tentonte t’i linte të gjithë të barabartë, në një pamundësi për t’u realizuar. Në atë kohë ndjehesha i përfshirë në kaosin e madh, në një formë tjetër, si kundërrrymë. Ngujohesha në studio e ndërtoja fasha abstrakte, si një zell i ri përkundër pikturës së stërdalë mode, që nuk e honepsnim më. Ishte koha kur në rrafshet e fantazisë do mund të shënohej pa frikë e asnjë pengesë tashmë rreshtimi yt në formë e përmbajtje, buzë një lirie që mendohej e pakufi. Dhe ajo çfarë është e vërtetë e asaj kohe, nuk ishte nevoja për marifete reklame për t’u shfaqur, sepse ekzistonte një uri e marrë për të konsumuar ngjarje arti. Lajmësit që vinin nga Tirana qenë dhe dhuratat e ditës për të gjithë frekuentuesit e kafesë, dhe një sebep më shumë për të tjerrur edhe më, dhe për të sublimuar lajmin e ri me të cilin ushqeheshin personazhet e kafenesë. Vendndodhja e kësaj hapë-

Luksi i lëvizjes jashtë me viza i disa prej personazheve të barit, e bënte edhe më tërheqëse atmosferën aty, pasi në njëfarë mënyre ishim njerëzit e parë të privilegjuar që synonim botën të lirë dhe në lëkurën e zanatit të gjithsecilit. Por, shtysa e njerëzve të kurajës theu çdo kufi në kohë dhe e çliruan këtë liri të munguar

sire, grumbullimi në portalin e saj ka një mur guri të hershëm, gati dyqind vjeçar, trajtuar me gurë lumi dhe me një jeshillëk të jashtëzakonshëm lulesh kacavjerrëse, një dekor i bekuar nga natyra. Një mur i shpeshtë e kurrizdalë që bashkëshoqëronte uljet e rrebeshit të njerëzve: monologë të heshtur si një pengesë reale për t’u fshehur si me kast në një element jetëgjatë e të vjetër të gjithsecilit nga ne. Shumë nga personazhet, si një sëmundje njerëzore, gjenin prehje e ngushëllim në një jetë të ndarë mes njëri-tjetrit, si një formë përbashkuese, që jetonin dhe ngushëllonin veten se çdo gjë që lëviz merr bekimin nga kjo vrimë e largët, por tipike e provincës. Kishte një kimi me ajër të çuditshëm ndërvarjesh e shpirtrash binjakë, për arsyen se vendi po kalonte inercinë që të jep një përmbysje, dhe të gjitha dritaret e shpresës njerëzore e merrnin shembullin e projeksionit në një rreth të mbyllur e vicioz. Ky ëndërrim kolektiv pati jetëgjatësi deri sa pronari i tij humbi durimin për të mbledhur kacidhet tona dhe tentoi deri përjashtë kufirit në Itali a gjetkë, për të përmirësuar xhepin e tij. Ama qe një zgjedhje e gabuar e fatale! Por, dihet që çdo fillim ka edhe një mbarim, dhe në këtë gjyqësi zgjedhjeje ne nuk do mund të ndikonim. E çuditshme se si çdo përjetim ka idhuj e ithtarë të tij. Ne ishim një tufë njerëzish që, të zënë gafil në njëfarë mënyre, ishim kthyer në idhuj të një pjese tjetër më praktike e më pragmatiste, që në njëfarësoj na projektonin në ëndërrimin e llojit të vet, dhe na mbushnin me një parafazë si ushqim për egon tonë. Në këtë ndarje, si për çudi na projektonin me kujtesë të shkurtër. Patëm të gjithë shtysën për të qenë edhe paria e Bar Lux-it, në kuptimin që zor të ndaheshim në të majtë e në të djathtë, por në njerëz të dijes, që hidhnim fall të ardhmen e turmave. Ishte një ndjesi në grup, që ishte sa qesharake, po aq edhe serioze. E tillë tingëllonte në atë masë të uritur për informacion, shtigje përfitimi dhe dije për pushtetet në ardhje. Por, ishte edhe një grupim tjetër, më bazik e më rehat, që nuk se i shokoi shumë tranzicioni i ngjarjeve. Tipa me një filozofi njerëzore më të qetë, që vinin nga klasifikime shtrese që nuk humbisnin gjë nga kjo mesele dhe nuk impresionoheshin lehtë: bojaxhinj, njerëz të hetuar nga koha, që zgjidhnin mbijetesën e tyre të pakushtëzuar shumë nga fushëbetejat politike por të udhëhequr nga instinkti dhe riprodhimi i mjeteve të jetesës thjesht e me gaz në gojë. Pa dyshim që kjo kategori ishte nga më interesantet e hasura në një kohë të tillë shokuese. Të tilla formate ishin lezeti i kësaj foleje, që për ta ishte natyralitet e vazhdimësi e parimit që kemi ardhë në këtë jetë për ta sfiduar atë me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha kushtet. Luksi i lëvizjes jashtë me viza i disa prej personazheve të barit, e bënte edhe më tërheqëse atmosferën aty, pasi në njëfarë mënyre ishim njerëzit e parë të privilegjuar që synonim botën të lirë dhe në lëkurën e zanatit të gjithsecilit. Por, shtysa e njerëzve të kurajës theu çdo kufi në kohë dhe e çliruan këtë liri të munguar. Dhe shumë shpejt gjërat ndryshuan në zhvleftësimin e kësaj diference të trishtë e disi meskine. Pikërisht pjesa e pamundur më kujtonte disi Camus te romani Murtaja. Ka një ngjashmëri fatale personazhesh në epokën dhe lirinë e ëndërruar të njerëzve. Por, si çdo izolim fizik ka për aleancë forcën e projeksionit dhe ëndërrimin e të pamundurës. Këtu qëndron edhe sot e kësaj dite ndikimi i terapisë, marrë mbrapsht në kohë. *** Koha si ambalazh Më vonë u ndërtua një panoramë tjetër, krejt e pabesueshme, sipas investimit të të gjithë personazheve pjesëmarrës në këtë fabul. Rruga e kthimit në realitetin konkret qe po aq e papritur për të gjithë sa gjendeshin brenda. Ligjësitë e jetës dhanë shembuj dhe karaktere nga më të ngjyrshmit në shije dhe erë, dhe nga trajektoret më të paparashikuara të fatit të secilit syresh. Tanimë shumë nga ata nuk janë në jetë. Munguan artistë pikantë, sehirxhinj, psikopatë dhe një prift, që me guxim çeli kishën e parë në Shqipëri. Kanë ndërruar rrugë por në zgjatimet e tyre u ndeshëm sa andej-këndej me fije interesi dhe njohje, dhe vazhduam t’i sillnim në jetën e gjallë përmes tavolinash të reja në vende të ndryshme e trajta të ndryshme. Të tjerë zbuluam se ikën larg, sa më larg të ishte e mundur, me turrin për të harruar. Dikush në Itali, një tjetër në Belgjikë, të tjerë në Amerikë, Francë, Australi, Greqi, Angli, Kinë dhe vende krejt të

largëta. Disa të tjerë që ishin më të rinj e të reja i shohim në nënndarjet e pushtetit e të karrierës, në pozicione që i drejtoi jeta. E prapë të tjerë në ulje-ngritjet e tyre ngado, në një rrjedhë të fatit dhe sigurive që ndërtuan për veten e për të tjerët. Akoma të tjerë në libra e botime të shumta, ku vetërrëfehen, herë mbuluar e herë zbuluar, duke përsëritur për të disatën herë një rishikim në pamje të karaktereve të vërtetë të tyre. Prodhime që i shërben koha duke i shtrirë pa mëshirë në kularin e pashmangshëm të saj. Bar Lux, shtëpiza e ëndrrave të pastra e turbulluese hyri në jetën tonë si një vatër terapeutike e përkohshme, me koloritin dhe larminë e karaktereve që kaluan në të. Erdhi si shpëtim i përkohshëm dhe i domosdoshëm për shpirtra delikatë e të fortë njëkohësisht, ngjashmërisht me personazhet në kohën e kolerës. E gjitha pra si një shpirt njerëzor, i konservuar në kujtesën e kalimtarëve të jetës, në një fazë tërheqëse njerëzish magnetikë, ku asnjëri nuk kurseu tejkalimin shthurës të kohës pa lënë një shenjë të përcaktuar njerëzore e plot dritë naiviteti e ëndrrash në grup. Gjithsesi, nuk do mund të kaloja kaq rastësisht në një kohë jo rastësore, për të shpjeguar thyerjet e mëdha që zbulojnë gropa të tilla që duhen rrëfyer, sidoqoftë. Kafe Bar Lux afronte në retë e tymit të duhanit e duhmës së alkoolit një përqasje të lumtur e groteske të shoqërisë në trans e sipër; të njerëzve që parakalojnë kohën duke qenë në një vendnumëro gati absolut, dhe i gjithë rrëmbimi e rrebeshi i kaosit drejt përmbushjes e realizimit vetjak nga marrëveshje të rastit – të gjitha i hasje, si një thurimë e bërë me drojë e vërtetësi. Nuk më shqiten nga mendja të gjithë ata që huazuan këtë hapësirë dehëse e u bënë personazhe të saj. Nga poetë të të gjitha natyrave, që po t’i thërrasësh në rresht do bënin një radhë të madhe në supermarketin e kohës. Piktorë e ndonjë skulptor i veçuar, të shumtë e plot ëndrra, që vegjetonin shkëlqimin e harresës së studiove të tyre për të qenë syçelët me kohën e me trendin e saj. Pleq qejflinj, me të cilët do mund të mbushje radhë pafund librash nga më ekzotikët, deri në çudi. Burra të punës së zezë, që çdo herë thosha me veten se janë tamam artistë, ose autodidaktë të paarrirë të jetës në zgrip rreziqesh. Horra të bukur të arratisë së alkoolit e kënaqësive vetjake të tyre, se si e çmontonin kohën në favor të kotësisë. Akademikë të vjetër e të rinj që përkthenin pafund në njëmijë argumente shansin e fundit që Shqipëria rroku në favor të Perëndimit. Politikanë të mëvonshëm, që sapo u kish kaluar afër era e shanseve për të ndërtuar profilet e tyre të politikës si burra shteti. Femrat e bukura e disa kaluar kohe, që projektuan të ardhmen e tyre në mundësi të reja raportesh me përmbysjen e kështu me radhë, anonimë që mendonin se në kafene po rrinin me njerëz me rëndësi të së ardhmes, dhe çoç kuptonin a përfitonin gjë prej tyre. Të gjithë së bashku duke ambalazhuar kohën si mundësi, si ëndërr, si shndërrim mundësish dhe si jetë e gjallë që do transformonte tavolina pafund zgjatjesh e gjërash njerëzore në gojën e kohës që iu ra për short, si fat ose si fatalitet. Një segment njerëzor në kohë, me hallin e tyre të varur në trup si rrëfim, si trajtë kohe apo si andrra e pellgje të shthurura do memorizonin kafene e Bar Lux që në një distancë kohe humbet materien e tjetërsohet në kohë të përcaktuar si e shkuar dëm në emër të interesave, pamundësive të afrimit të dobët të natyrës njerëzore. Bar Lux-i nuk ekziston më, bile më vonë, në atë vend ra një zjarr dhe u shkrumbua në të dy katet e saj, pasi interesi njerëzor ishte zhvendosur më larg, më lart, duke na lënë në dorë trajtën e vet të ambalazhit të kujtimeve, që mënjanohet pjesshëm sa andejkëndej, në kufinj të rinj e vende të reja, si dhe me karaktere po të reja. Duke pasur qëllimin për ta shkruar atë frame të jetës, nuk pata guximin të kaloja më tek ajo rrugicë. Kam pyetur gjithnjë me dëshirën për të mos e çngjyrosur këtë përjetim, që i ngjante një dashurie të vjetër, e cila nuk duhet takuar më, që të mos humbasë aromën, shijen dhe bukurinë që falte njëherë e një kohë. Në memorien e pëërbashkët do qarkullonin gjatë si postime të fanepsura e melankolike për një kohë pa kohë dhe e paadresuar kurrkund veçse në emra si: Ndoc Tatoci, Foto Tymi, Mateo, Monet, Tefalini, Bona, Danish, Zef, Fabio, Tonc Topalli, Serafini, Filip, Daja Lekë, Nino, Bep, Gazi, Qezo, Niko, Pjero skulptori, Eva, Beta, Konrad, Dom Simoni,Vali, Angjelin, Garxhola, Çesku, Gaci e me radhë.


8

16

VKUS Mapo vesnik 27,5 x 42,8cm.pdf 1 12.3.2014 16:46:45

E shtunë - e diel 29-30 mars 2014

shije

Çfarë ka vera Aleksandrit të Madh? C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia është një vend i gurmanëve. Ndjeni paletën e shijeve të mrekullueshme që do ta rrisin oreksin tuaj që nga kafshata e parë. Vendi i verërave të shkëlqyera që nga koha e Aleksandrit të Madh dhe traditës shekullore të specialiteteve të peshkut, siç është trofta e famshme endemike e Ohrit. Ushqime të ndryshme janë të përgatitur dhe shërbyer në periudha të ndryshme nëpër histori. Por një gjë nuk ka ndryshuar në më shumë se një mijë vjet. Vera më e mirë e shtëpisë në Ballkan bëhet në Maqedoni. Gëzuar!

www.mapo.al


ESSE

E qeshura e Milan Kunderës Një ditë Rubensit i ra në dorë një album i vjetër me fotografi të presidentit Xhon Kenedi: që të gjitha foto me ngjyra, të paktën nja pesëdhjetë, dhe tek të gjitha (tek të gjitha, pa përjashtim!) presidenti qeshte. Nuk buzëqeshte, jo, qeshte! Goja ishte e hapur dhe i zbulonte dhëm-

bët. Këtu s’ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sot të tilla janë fotot, por Rubensi mbeti i habitur tek konstatoi se presidenti qeshte në të gjitha fotot, që goja e tij nuk ishte kurrë e mbyllur. Disa ditë më vonë, udhëtoi në Firence. Në këmbë, përpara Davidit të Mikelanxhe-

los, e përfytyroi këtë fytyrë mermeri po aq të gëzuar sa dhe atë të Kenedit. Davidi, ky model i bukurisë mashkullore, mori papritur pamjen e një budallai. Qysh atëherë e bëri zakon të vinte me fantazi një gojë të qeshur mbi fytyrat e tablove të famshme; ishte një...

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Libra të rinj

Anna Kim, roman për të zhdukurit e pasluftës në Kosovë Shkrimtarja koreano-gjermane, Anna Kim rrëfen në librin e saj “Kohë e ngrirë” jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro-serbe

Terenc Toçi

Rinia e trazuar e arbëreshit Në prag të humbjes tragjike, italo-shqiptari ose arbëreshi Terenc Toçi, synonte të shkruante një autobiografi që mendonte ta titullonte “Gjysmëshekulli peripecish ballkanike”. Dënimi me vdekje, i shqiptuar nga komunistët...

Teodor Laço:

viti ’67, rrëfej persekutimin e elitës shqiptare Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri, titulluar “Gropas ‘67”, që sapo ka dalë në libraritë e kryeqytetit nga Shtëpia botuese “Tirana Times” Faqe 17


18

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

www.mapo.al

intervista

Teodor Laço:

Me vitin ’67 rrëfej persekutimin e elitës shqiptare

Ndryshe nga ç’ka disa opinione sot se të gjithë shkrimtarët e realizmit socialist janë pajtuar me atë periudhë në mënyrë të ndërgjegjshme, edhe pse shumë vepra i kanë shërbyer asaj kohe, mes shkrimtarëve ndryshe nga ç’mund të jenë shprehur në veprat e tyre ka pasur një pakënaqësi, një kundërshti, nuk po them disidencë kundër sistemit se dhuna dhe diktatura ishin të dukshme...

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri, titulluar “Gropas ‘67”, që sapo ka dalë në libraritë e kryeqytetit nga Shtëpia botuese “Tirana Times” Aida Tuci

Kanë kaluar 47 vjet nga koha kur Enver Hoxha i shpalli luftë Zotit. Ishte koha e kurbaneve dhe e xhelatëve të tyre. Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar “Gropas ‘67”, që sapo ka dalë në libraritë e kryeqytetit nga Shtëpia botuese “Tirana Times”. Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve. Në këtë vend, një ultësirë si bythë kazani, rrethuar me brinjë kodrinash dhe duna që e ndanin nga deti, rastësia apo fati, i gjeti nën të njëjtën strehë edhe tre njerëz të dëbuar nga kryeqyteti; Zigur Trushin, agjentin e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Hija”, inxhinierin Vllas Vishnja dhe poetin Miron Konjari. Galeria e personazheve në romanin e Teodor Laços është e gjerë, por rreth këtyre tre njerëzve ndërthuren jetë dhe realitete shqiptare që gjallojnë si të vërtetë. A është poeti Miron Konjari vetë autori Laço? Po spiuni Zigur Trushi, kush është në të vërtetë?....Teodor Laço në intervistën e tij për Mapo-n zbulon të vërtetat në romanin e tij. Sa ngjason Miron Konjari me Teodor Laçon? A ka romani “Gropas ‘67” elementë autobiografikë? Në njëfarë mënyre, aty ka përjetime emocionale të ngjarjeve të cilat i ke dëgjuar, njohur ose ke qenë afër. Nuk mund të them se ato që përjeton personazhi i kam jetuar vetë, së pari sepse personalisht nuk kam qenë asnjëherë i internuar. Por personazhe të tillë kam njohur shumë, edhe intelektualë të letrave dhe arteve që ndëshkoheshin, dëboheshin dhe internoheshin. Ose shkonin vite të tëra

në qarkullim, siç kam qenë dhe unë. Unë kam qenë në Fier për disa vite i qarkulluar. Pse i vendosni ngjarjet në romanin tuaj në vitin 1967? Çfarë ngacmoi tek ju? Lufta e klasave që ka qenë luftëtari themelor i Partisë së Punës, që përshkonte gjithë jetën e shoqërisë. Ajo ka patur uljet e ngritjet e saj. Kishte periudha që dukej sikur pushteti komunist dhe Enver Hoxha po bënin lëshime. Shembull i kësaj ishin vitet ‘70-’72. Pas një fjalimi që Enver Hoxha mbajti në Mat, ku tha se mund të ngrihen në poste të rëndësishme kuadro që nuk janë komunistë; u duk sikur do të kishte një hapje. Menjëherë pas kësaj ndodhi Festivali i 11të, Pleniumi IV, që pasoi me goditjen e madhe në ’73 të njerëzve të artit dhe të letërsisë. Nganjëherë e mendoj se liberalizmi që u premtua ose që u duk se do të ndodhte në vitet ‘70-’72, ka qenë një kurth për të zbuluar liberalët dhe për t’i ndëshkuar ata. Me siguri kjo skemë është përdorur shpesh dhe në atë kurth kanë rënë ata që kishin dëshirë për ndryshim, por që nuk dinin sesi ta bënin atë ndryshim. Por unë mendoj se viti ‘67 ka qenë nga vitet më të errëta të historisë komuniste. Në ’67-ën nisi lufta ndaj besimit fetar. Nisi si një iniciativë e rinisë se një shkolle të Durrësit, që më pas u përhap në gjithë Shqipërinë. Kjo “çmenduri” solli shkatërrimin e kishave dhe xhamive, e veprave të artit bizantin, dënimin e klerikëve… me një fjalë erdhi ajo që u quajt me mburrje nga Enver Hoxha si shteti i parë ateist. Për mua gjithçka ndodhi ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez. Nuk mund të thuhet se revolucioni kulturor kinez ishte një nga tablotë më të zeza dhe më absurde që u zbatua pikë për pikë në

Romani është fiction, por personazhet janë të qëmtuar nga realiteti i asaj kohe. Mund të quhet dramë dokumentare. Por shumë personazhe mund të gjejnë vetveten aty. Personazhet realë atje janë Shqipëria, por disa karakteristika të tij u infektuan edhe në shoqërinë shqiptare. Nxjerrja në veprim e fletërrufesë. Ato ishin denoncime të cilat bëheshin në publik shpeshherë nisur nga motive personale, shpeshherë ishin qesharake, por shpeshherë ishin me pasoja aq të rënda sa nuk mund të parashikohej se çfarë mund të ndodhte pas tyre. Në Tiranë, në vendin ku sot është lulishtja para Bankës së Shqipërisë, ishte e vendosur një stendë super e

madhe ku publikoheshin fletërrufe. Aty mund të lexoje fletërrufe për të bërë humor sepse shkruheshin nga analfabetë, por lexoje dhe fletërrufe të cilat shkruheshin nga intelektualë kundër intelektualëve. Sot mund të duket komike, por në të vërtetë ishte me pasoja shumë dramatike. Ky vit pasoi me historinë e çifteve ruse, që në fakt kishte nisur më herët që në ’61, por që vazhdonte në format e saj. Ishte dhe një karakteristikë tjetër që ndodhte në ato vite; përfaqësues të klasës punëtore u morën dhe u emëruan në poste drejtuese në institucione të rëndësishme. Pra ishin disa karakteristika të atyre viteve që mund të jepnin lëndë, shtytje, ngacmim për të shkruar një roman. Të kthehemi pak tek roli i shkrimtarit në ato vite…Çfarë ndikimi pati ky “represion” tek krijimtaria e tyre? Ndryshe nga ç’ka disa opinione sot se të gjithë shkrimtarët e realizmit socialist janë pajtuar me atë periudhë në mënyrë të ndërgjegjshme, edhe pse shumë vepra i kanë shërbyer asaj kohe, mes shkrimtarëve ndryshe nga ç’mund të jenë shprehur në veprat e tyre ka pasur një pakënaqësi, një kundërshti, nuk po them disidencë kundër sistemit se dhuna dhe diktatura ishin të dukshme. Unë ndaj kam zgjedhur si kohë për romanin tim vitin1967, sepse mendoj se ka qenë kulmi i parë i qarkullimi të shkrimtarëve në bazë, edhe pse mendoj se ‘75 viti kur nisi fushata tjetër e qarkullimit të shkrimtarëve në bazë ka qenë dhe më i egër se ai ’67. Në ’75-ën shumë shkrimtarë dhe artistë nga Tirana u dërguan me motivacionin e qarkullimit, kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre në terren, në bazë dhe qëndruan për vite me radhe atje.

Kur lexon romanin përfshihesh nga detajet që të çojnë aty në fshatin e humbur, Gropas. Ju e risillni pas kaq vitesh jetën e asaj kohe njësoj sikur të ishte sot. Kjo sepse ju keni kujtesë të fortë, apo keni mbajtur ditar-shënime në atë periudhë? Unë kam shënime të hershme, të cilat i kam në formën e ditarit. Po të botoheshin gjithë ditarët, besoj do dilnin rreth 6 vëllime. Veç kësaj, këto janë fryt edhe i një lloj dokumentimi për ngjarje dramatike, që i ke jetuar vetë apo i ke dëgjuar nëpërmjet të tjerëve. Unë vazhdoj t’i qëndroj mendimit se edhe pse ju thoni se romani është një fiction, shumë personazhe duken realë… Romani është fiction, por personazhet janë të qëmtuar nga realiteti i asaj kohe. Mund të quhet dramë dokumentare. Por shumë personazhe mund të gjejnë vetveten aty. Personazhet realë atje janë. Personazhi i Tomë Gjëvarfi është person real. Kur e kam “skalitur” atë si personazh kam patur parasysh një njeri real që e kam takuar në ‘Turizmin’ e Fierit, ku unë isha qarkulluar. Kam pirë një kafe me të. M’u afrua vetë se ishim nga fshatra fqinj. Ishte guximtar i madh. Zbriste në qytet në të rrallë kur i jepnin leje. Ishte natyrë rebele. Historia e Tomës është historia e atij njeriu. Ndërsa tek personazhi i poetit Miron Konjari është historia e shumë shkrimtarëve, çdonjëri mund ta gjejë nga pak veten tek ai, po ashtu dhe ajo e inxhinierit Vllas Vishnja. Ngjarjet i keni vendosur në një fshat të humbur, që ju e quani Gropas. Ku është ky fshat? Ngjarjet janë vendosur në fshatin Gropas dhe ashtu siç është përshkruar, fshati ngjason me shumë fsha-


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

19

www.mapo.al

Viti ‘67 ka qenë nga vitet më të errëta të historisë komuniste. Në ’67-ën nisi lufta ndaj besimit fetar. Nisi si një iniciativë e rinisë se një shkolle të Durrësit, që më pas u përhap në gjithë Shqipërinë. Kjo “çmenduri” solli shkatërrimin e kishave dhe xhamive, e veprave të artit bizantin, dënimin e klerikëve...

Në galerinë e personazheve të romanit

Shkrimtari Teodor Laço i cili sapo ka nxjerë nga duart romanin e ri

tra të Myzeqesë ku pasur të dëbuar dhe të internuar. Në këto fshatra kam pasur rastin të njoh dhe takoj këta njerëz. Njerëzit ndëshkoheshin sipas katër kategorive: kategoria e parë ishin të qarkulluarit, pas tyre vinin të dëbuarit, të internuarit dhe të burgosurit. Kjo ishte “hierarkia” e ndëshkimit. Tek personazhet drama shkon deri në fund. Nuk i jepnin shpresë asnjërit prej tyre. As poetit, fundin e të cilit e keni zgjedhur me vetëvrasje? Mendoj se i kam qëndruar besnik realitetit të asaj kohe, të atij viti të zymtë ku shpresa ishte vrarë. Një nga krimet më të mëdha të sistemit ka qenë vrasja e shpresës. Vrasja e shpresës ishte diçka që ndodhte përditë, ishte një proces i vazhdueshëm. Keni zgjedhur periudhën më të zymtë të shoqërisë shqiptare, kur siç thoni ju, shpresa ishte vrarë, megjithatë dashuria, erotika nuk mungon në roman. A nuk është një dritë shprese? Dhuna mund të vrasë çdo gjë, me përjashtim të dashurisë. Kështu që erotizmi është i kuptueshëm. Dashuria është e pamposhtur, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë të fjalës. Dashuria është trajtuar në rrafshin e inxhinierit me gruan e tij ruse, të poetit me Anën, që braktiset nga kjo e fundit për interesa të tjera, ose më saktë për t’iu nënshtruar fatit të saj. A ke njohur në jetën tënde një Zigur? Nuk kam njohur, por e di që ka ekzistuar. Kam një episod që është shumë interesant, por që nuk lidhet me kohën e romanit. Në vitin 1992, në një fshat të Devollit, si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate po mbaja një takim. Dhe disa aty më bëjnë një pyetje: Çfarë do bëhej me 1200-shat?

1200-at ishin ata që paguheshin nga Sigurimi, ishin agjentët e fshehtë. Dhe unë u përgjigja: Mos kini merak, se do dënohen të gjithë, që nga Nexhmije Hoxha (që sapo ishte arrestuar) deri te 1200-shat. Atëherë, në mes të turmës u dëgjua një britmë. Një fshatar iu hakërrye bashkëfshatarit tjetër: ‘Më ke ndjekur o qen bir qeni 20 vjet me radhë dhe më përgjoje poshtë dritares se çfarë llafosnim në shtëpinë time’. Me pak fjalë filluan të hapeshin petët e lakrorit. Ju si shkrimtar keni patur “Hijen” tuaj që ju ndiqte? Nuk mund të them se kam njohur. Por mendoj se kjo është çështjeje e arkivave dhe kur të hapen arkivat mund të zbulohet ‘kush-kë’ dhe ‘sikë’. Nuk kam njohur dhe nuk e kam ditur. Në vitet ‘96-‘97 kur u ngrit Komisioni për Pastrimin e Figurave, një anëtar i Partisë Socialdemokrate më kërkonte me ngulm ta përfshija në listë për të marrë certifikatën e pastërtisë. Nga 100 që kishte lista jonë 10 kandidatë nuk e morën, pra kishin qenë bashkëpunëtorë. Ky që e kërkonte me patjetër nuk kishte shanse që të bëhej deputet, por më lutej për atë certifikatë. Ne kishim të dhëna gojore se ai kishte patur shoqëri me një operativ Sigurimi dhe hezitonim. Të gjithë ia kishin ngjitur damkën se kishte bashkëpunuar me Sigurimin. Në fakt ky njeri e mori certifikatën e pastërtisë, pra përveç shoqërisë me operativin në fjalë nuk e lidhte asgjë tjetër. Ai e donte certifikatën vetëm për të verifikuar figurën e tij. Nuk e di pse ai ligj u la të funksiononte deri në 2001-shin dhe pastaj u hoq. Ndoshta menduan se brenda 3-4 vjetëve do vinte natyrshëm pastrimi i politikës nga bashkëpunëtorët e Sigurimit. Në fakt nuk ndodhi.

sëndukun

e shkrimtarit Një sënduk i madh në shtëpinë e shkrimtarit është i mbushur me blloqe të tëra shënimesh. Laço aty ka hedhur skaletin e një tregimi, impresione nga takimet me njerëz, por dhe për ngjarje të ndryshme. “Aty është minerali i fshehur i shkrimtarit, i cili ndonjëherë zbulohet e ndonjëherë mbetet atje ku është. Është miniera që ti herë pas here hap galerinë dhe e nxjerr në sipërfaqe ndonjë copëz nga minerali yt”, - shprehet Laço. Aty gjen refleksione për njerëz të rastësishëm, por dhe të njohur të shkrimtarit. Në një tjetër bllok janë poezitë e tij të pabotuara. Kur janë shkruar? - e pyes. “Janë shkruar në kohë të ndryshme, që nga viti 1976 e këtej. Janë rreth 100 poezi që nuk i kam botuar asnjëherë dhe nuk e di nëse do t’i botoj”. E pyes sesi e sheh sot Teodor Laço shkrimtarin e ri kur u kthehet shfletimit të atyre shënimeve, por dhe ditarit ku ai ka hedhur gjithë jetën e tij. “Sigurisht e shoh veten me kritikë. Por zakonisht nuk kam shumë për t’u penduar. Çdo njeri ka diçka për t’u penduar. Unë mund të them se jam i kënaqur nga jeta ime”.

Miron Konjari Dora nga herët dhe ia rrëmbeva gazetën nga dora gazetashitësit të hutuar….Pse duhet të mëkohet rinia jonë me dëshpërimin e pesimizmin e individit?”. Isha si në një jerm prej të cilit s’më lejohej të harroja asgjë. Në çdo rresht kërkoja se mos binte ndonjë rreze drite dhe meqë nuk gjeja dot asgjë vetvetiu, nënvizoja si i çartur, i frikësuar, se mos më shpëtonte diçka nga ajo pretencë prokurori, prej së cilës kisha parandjenjës se do të varej fati im. Në kolonën e fundit, sikur të mos mjaftonin përcaktimet e përgjithshme vihej një “notë” nja njëzet poezive: e errët, nxirë realitetin, moralizim i zvetënimit, e pakuptueshme, hermetike, frojdizëm….Nuk d të përgjigjesha. E dija që kur të vinte ora e diskutimit për mua në mbledhjen e hapur të partisë, e hapur do të bëhej meqë unë nuk isha në parti, faja e parë që do të thuhej ishte “reflektim”. Dhe nuk u gabova. Mbledhja nuk u quajt e partisë por e organizatës profesionale, gjë që I jepte rast kujtdo të fliste si të donte… Vllas Vishnja dhe Stillo Brati Fillimi i viteve ’60 I gjeti të dy shokët në Tiranë, Stillon në një gazetë qendrore në Tiranë dhe Vllasin në Institutin e Kërkimeve Minerare. Të dy të martuar me vajza ruse, të dy ende shokë intimë. Pas “divorcit të shekullit”, siç e quante një koleg shkrimtar i Stillos, me një këmbëngulje të pandalshme, herë hapur e herë nën rrogoz u kërkua prishja e martesave me gra të huaja. Disa çifte që deri dje dukeshin si të pikuar me harmoni, u ndanë lehtësisht, siç dukej pa ndonjë dhimbje të dukshme. Për ata që bindeshin rruga e karrierës mbetej e hapur. Për të tjerët që nguronin e nuk bindeshin, duhej të shërbenin jo vetëm shembujt e shokëve të dikurshëm, pore dhe disa gjyqe të bujshme me akuza për agjitacion, kundërshtim të politikave të partisë ku viktima ishin sa burrat aq edhe gratë. Në fillim, për çiftin Vishnja, në rolin e këshilluesit u gjend ose u ofrua vetë shoku i tij i vjetër, Stillo Brati. Në 6-7 vjet pas studimeve (në Moskë) Stilloja ishte larguar nga gazetaria për të cilën nuk se kishte ndonjë prirje të dukshme, por ishte ngritur në rangun e një instruktori me peshë në sektorin ideologjik të Komitetit të Partisë... Zigur Trushi Kur e pranoi “detyrën e dytë” dhe firmosi dokumentin që i vuri përpara operativi i zonës, ai vendosi të mos i tregonte të atit. Pseudonimi i tij ishte “Hija”. Operativi ishte në një mendje. “Yt atë si më thonë ka marrë kot, - i tha ai…Ashtu me kujdes, ti duhet t’ia përcjellësh shqetësimin tonë dhe pastaj të marrësh vesh kush ia ushqen ato mendje kundër heqjes së gradave në ushtri. Atëherë ndryshon puna dhe ai kalon në anën tonë. “Do ta bëj”,- kishte thënë ai pa nguruar asnjë grimë. Zhbirimi i të atit kishte qenë misioni i tij i parë në “detyrën e dytë”… Tomë Gjëvarfi Djalë fshati, babai e vëllai i madh në kurbet, partizan, kapiten i artilerisë pas një kursi në Zagreb, pako dhe dollar nga vëllai, veshjet shik, me stof anglez, ngjyrë ulliri, ndryshe nga uniformat zyrtarë, taverna e Dajtit, heqja e veshit, mosbindja, se më dukej marrëzi që për këto gjëra të ndëshkohej hap pas hapi një si unë, me medalje e urdhër trimërie në gjoks. Në fillim më zhveshën uniformën, pastaj kujdestar në shkollën teknike. Ama nga kostumet dhe nga Dajti, aty ku mblidhej ajka e oficerëve që në ato vite ishin dashnorë e dhëndurët më të preferuar, nuk hoqa dorë. E dija që më shikonin vëngër, por mua kjo më pëlqente dhe ua bëja me sy. Pastaj demaskimi në lagje, kisha sjellje borgjeze demek, i bëja duva dollarit, por dhe nga ana morale nuk isha në rregull, se isha ndarë nga një dashnore me biografi të mirë. Ka ndonjë gjë që nuk e dije? Hm…nënqeshi ai, je libër i hapur, nuk them…


20

esse

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014 A mjafton një fushatë për të nxitur leximin?!. “Sigurisht që jo. Leximi nuk bëhet më fushata dhe as unë nuk bie dakord se nëse blejmë sot më 1 Ma

E qeshura e Milan Kunderës Eseja është shkëputur nga romani “Pavdekësia” i përkthyer nga Balil Gjini Një ditë Rubensit i ra në dorë një album i vjetër me fotografi të presidentit Xhon Kenedi: që të gjitha foto me ngjyra, të paktën nja pesëdhjetë, dhe tek të gjitha (tek të gjitha, pa përjashtim!) presidenti qeshte. Nuk buzëqeshte, jo, qeshte! Goja ishte e hapur dhe i zbulonte dhëmbët. Këtu s’ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sot të tilla janë fotot, por Rubensi mbeti i habitur tek konstatoi se presidenti qeshte në të gjitha fotot, që goja e tij nuk ishte kurrë e mbyllur. Disa ditë më vonë, udhëtoi në Firence. Në këmbë, përpara Davidit të Mikelanxhelos, e përfytyroi këtë fytyrë mermeri po aq të gëzuar sa dhe atë të Kenedit. Davidi, ky model i bukurisë mashkullore, mori papritur pamjen e një budallai. Qysh atëherë e bëri zakon të vinte me fantazi një gojë të qeshur mbi fytyrat e tablove të famshme; ishte një eksperiment interesant: grimasa e së qeshurës ishte e aftë të shkatërronte të gjitha tablotë! Imagjinoni, në vend të buzëqeshjes së mezishquajtshme të Xhokondës, një të qeshur që i zbulon dhëmbët dhe mishrat e tyre! Ndonëse i mësuar me pinakotekat, të cilave u kushtonte shumicën e kohës, Rubensit iu desh të priste fotot e Kenedit për të kuptuar këtë fakt të thjeshtë: qysh nga Antikiteti e gjer tek Rafaeli, ndoshta gjer tek Ingresi, piktorët dhe skulptorët e mëdhenj e kanë shmangur vizatimin e së qeshurës, madje edhe të buzëqeshjes. Është e vërtetë se fytyrat e statujave etruske janë të gjitha të buzëqeshura, por kjo buzëqeshje s’është një mimikë, një reaksion i sakaqtë ndaj një situate, por është gjendja e vazhdueshme e fytyrës që rrezaton bekimin e përjetshëm. Për skulptorët antikë, njëlloj si për piktorët e periudhave të mëvonshme, bukuria e fytyrës nuk mund të mendohej ndryshe veçse në palëvizshmëri. Fytyrat nuk e humbisnin palëvizshmërinë, gojët e tyre nuk hapeshin veçse kur piktori më-

tonte të kapte të keqen. Qoftë kjo dhe e keqja prej dhembjes : femrat e përkulura mbi kufomën e Jezusit; goja e hapur e një nëne tek Masakra e të pafajshmëve e Pusinit. Qoftë e keqja si ves: Adami dhe Eva e Holbejnit. Eva e ka fytyrën të fryrë dhe përmes gojës gjysmë të hapur i duken dhëmbët që porsa kanë kafshuar mollën. Adami, në anë të saj, është akoma njeriu para mëkatit : fytyrën e ka të qetë, gojën të mbyllur. Tek Alegoria e veseve, të Korrezhit, që të gjithë qeshin! Për të shprehur vesin, piktorit i është dashur të trondisë qetësinë e pafajshme të fytyrave, të zgjatë buzët, të deformojë tiparet përmes së qeshurës. Një personazh i vetëm qesh në këtë tablo : një fëmijë! Por e qeshura e tij nuk është prej lumturisë, të tillë siç e kanë vogëlushët mbi fotot e reklamave për një markë çokollate apo për pelenat. Ky fëmijë qesh sepse është i shthurur! E qeshura nuk bëhet e pafajshme veçse tek holandezët: tek Bufoni i Halsit, apo tek Bohemja, po e tij. Sepse piktorët holandezë të këtij zhanri janë fotografët e parë; fytyrat që vizatojnë janë përtej bukurisë dhe shëmtisë. Duke ndenjur më gjatë në sallën e holandezëve, Rubensi mendonte për utisten dhe thoshte me vete: utistja s’është model për Frans Halsin; utistja është model i piktorëve të mëdhenj të dikurshëm, që e kërkonin bukurinë në sipërfaqen e palëvizshme të fytyrës. Pastaj disa vizitorë e shtynë: të gjitha pinakotekat e botës ishin plot me turma njerëzish, siç ishin dikur kopshtet zoologjike; turistët e etur për gjëra tërheqëse i vështronin tablotë si të ishin bisha në kafaz. Piktura, mendoi Rubensi, nuk i përket këtij shekulli, sikurse edhe utistja; utistja i përket botës së kaluar, ku bukuria nuk qeshte. Po si shpjegohet që piktorët e mëdhenj e përjashtuan të qeshurën nga mbretëria e bukurisë? Rubensi tha me vete : fytyra është e bukur kur pasqyron praninë e një mendimi,

kurse çasti i të qeshurës është një çast kur nuk mendohet. Të jetë e vërtetë kjo? A s’është e qeshura ai ndriçim i mendimit, teksa kap komiken? Jo, tha me vete Rubensi : në çastin kur kap komiken, njeriu nuk qesh; e qeshura vjen menjëherë më pas, si një reagim fizik, si një konvulsion, ku s’ka asnjë lloj mendimi. E qeshura është një konvulsion i fytyrës dhe në konvulsion njeriu nuk e zotëron veten, sepse është i zotëruar vetë prej diçkaje, që nuk është as e vullnetshme, as e arsyeshme. Ja përse skulptori antik nuk e paraqiste të qeshurën. Njeriu që nuk zotëron veten (njeriu përtej arsyes, përtej vullnetit) nuk mund të mbahet për i bukur. Nëse epoka jonë, në kundërshtim me frymën e piktorëve të mëdhenj, e ka bërë të qeshurën shprehje të preferuar të fytyrës, kjo do të thotë se mungesa e vullnetit dhe e arsyes është bërë gjendja ideale e njeriut. Mund të kundërshtohet dhe të thuhet që në portretet fotografike konvulsioni është i shtirë, pra i vetëdijshëm dhe i kërkuar: Kenedi, duke qeshur para objektivit të një fotografi, nuk reagon aspak ndaj një situate komike, por, shumë i ndërgjegjshëm, hap gojën dhe zbulon dhëmbët. Kjo thjesht provon se konvulsioni i të qeshurës (përtej arsyes dhe vullnetit) është ngritur nga njerëzit e sotëm në imazhin ideal, mbrapa të cilit kanë vendosur të fshihen. Rubensi mendon : e qeshura, nga të gjitha shprehjet e fytyrës, është më demokratikja : palëvizshmëria e fytyrës e bën qashtërsisht të dallueshëm secilin nga tiparet që na dallojnë nga njëri-tjetri; por, në konvulsion jemi që të gjithë të njëjtë. Një bust i Jul Qezarit që gajaset së qeshuri as që mund të mendohet. Por presidentët amerikanë nisen për në përjetësi të fshehur mbrapa konvulsionit demokratik të së qeshurës.

www.mapo.al

recensa

Kërkimet e një kosovari për fatin e gruas së zhdukur në luftë Shpalosja e përmasave të kujtesës dhe humbjes së saj, e fateve të këputura në mes dhe një “kohe të ngrirë” që fotografon jetën para e pas tmerreve të pakuptimta të luftës. Që nga mbarimi i luftës në ish-Jugosllavi, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për më tepër se 30 000 njerëz të humbur. Sipas të dhënave zyrtare më të fundit, janë identifikuar afërsisht 15.000 persona. Ky është sfondi i ngjarjes që Titulli: Koha e ngrirë Anna Kim na rrëfen në li- Autori: Anna Kim brin e saj të dytë: kërki- Përktheu: Afrim Koçi met e një kosovari për fa- Shtëpia Botuese: Pegi tin e gruas së tij të zhdukur dhe depërtimi hap pas hapi i tregimtares, në vetë të parë, në bashkëlidhjet komplekse që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje traumatizuese. Ajo jo vetëm që fillon të njohë jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro-serbe, por, para sa gjithash, asaj fillojnë t’i shfaqen përmasat e mirëfillta të kujtimeve dhe të humbjes së kujtimeve, të jetëshkrimeve të këputura në mes, të “kohës së ngrirë”. “Koha e ngrirë” është çmuar me çmimin “Heinrich Treichl” të Kryqit të Kuq Austriak (2009), bursën “Elias Canetti” (2009) dhe çmimin e Bashkimit Europian për letërsinë për vitin 2012. Duke huazuar fjalët e kritikës, ky libër është “një ekzemplar i shkëlqyer letrar për të gjithë ata që janë të interesuar në një letërsi të besueshme politike.” Stili poetik dhe guximtar e bën këtë vepër tërheqëse edhe për të gjithë ata lexues të mirë, që kërkojnë një lloj letërsie të re. Kritika e ka vlerësuar si një roman dokumentar. “E habitshme se si, vazhdimisht e herë pas here, nga batica e botimeve dalin vepra që të flasin në një mënyrë aq të drejtpërdrejtë qe të tremb. (…) Janë libra sikundër i kërkonte dikur Kafka, që të shpojnë, të lëndojnë, të shkaktojnë dhimbje. Për romanin e Anna Kim-it “Koha e ngrirë” kjo mund të thuhet pa asnjë mëdyshje, duke pasur parasysh mënyrën sovrane me të cilën lidhen këtu historitë dashurore me luftën civile ne Kosovë, (…)” – shkruan Rolf Essig për Nürnberger Nachrichten. “Koha e ngrirë“ është një libër për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. (…) Për këtë libër kaq aktual dhe politik Anna Kim-i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton.” – shkruan Thomas Rothschild, Die Presse. “Në biseda me njerëz nga Kosova për vuajtjet e tyre ajo njohu atë cak ‘përtej të cilit nuk mund të pyetet më, nuk mund të flitet më’. Dhe pikërisht procesi për të kaptuar këtë cak, për të kaluar në fjalinë tjetër, kishte qenë përvoja thelbësore gjatë shkrimit”- shkruan Isabella Hager në Der Standart. Janë të shumta vlerësimet për romanin e autores Anna Kim e lindur në Korenë e Jugut, e cila u shpërngul në Gjermani në 1979. Ajo studioi Filozofi dhe Teatër në Universitetin e Vjenës. Ajo ka botuar tre romane: Anatomie einer Nacht (Anatomia e një nate, 2012), Die gefrorene Zeit (Koha e ngrirë, 2008) dhe Die Bilderspur (Gjurmë fotografish, 2004). Gjithashtu ajo ka botuar disa tregime, ese dhe poezi në gazeta, revista letrare dhe antologji, si edhe një vëllim me poezi, Das Sinken ein Bückflug. Kim është çmuar me çmime dhe bursa të ndryshme dhe jeton në Vjenë.

Rinia e trazuar e Terenc Toçit Në prag të humbjes tragjike, italo-shqiptari ose arbëreshi Terenc Toçi, synonte të shkruante një autobiografi që mendonte ta titullonte “Gjysmëshekulli peripecish ballkanike”. Dënimi me vdekje, i shqiptuar nga një Gjykatë Speciale e regjimit komunist shqiptar të sapolindur dhe ekzekutimi i tij i menjëhershëm, e penguan realizimin e një qëllimi të tillë. “Odiseja arbëreshe” e autorit Francesco Caccamo, që rrëfen jetën midis Italisë dhe Shqipërisë, është një rrugëtim në jetën e Terenc Toçit... *** Në vjeshtën e vitit 1900, Albani nisi në Romë botimin e një reviste dyjavore si organ i partisë maciniane, titulluar “La Terza Italia”. Terenc Toçi u nxitua t’i ofronte bashkëpunimin e vet. Entuziazmi që tregoi, vendosmëria e qëllimeve të tij politike, angazhimi për të ndihmuar në përhapjen dhe financimin e revistës “La Terza

Italia” në mjedisin kalabrez, ishin mbushamendës. Kështu panë dritën e botimit artikujt e parë gazetareskë të djaloshit arbëresh. Synim i shpallur i tij ishte ndërgjegjësimi i “Italisë popullore” ndaj çështjes shqiptare, në antitezë me Italinë “zyrtare”, konservatore dhe egoiste. Konkretisht, kjo do të thoshte të bindje opinionin publik italian që të braktiste simpatitë sllavofile apo grekofile, që e kishin zanafillën që nga koha e lëvizjes për bashkimin e Italisë, për një zbatim autentik të parimit të kombësisë në Gadishullin Ballkanik. Ai, Toçi, nuk dyshonte që kjo gjë do të favorizonte shqiptarët. Por ndërkaq, Toçi nuk humbi rastin për t’u futur kokë e këmbë në një polemikë të brendshme në mjediset arbëreshe. Kritikat e tij drejtoheshin kundër atyre që, të frymëzuar nga avokati Anselmo Lorecchio dhe nga revista e tij me ndikim

Titulli: Odiseja arbëreshe: Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë Autor: Francesco Caçamo Përktheu: Mariana Ymeri Shtëpia Botuese DITURIA

të gjerë “La Nazione Albanese”, mbështesnin mundësinë e një procesi çlirimi kombëtar gradual dhe të moderuar për shqiptarët, duke besuar që po në kontekstin e Perandorisë Osmane, ata do të kishin mundësi të bënin përpara në nivel ekonomik e kulturor dhe të arrinin një autonomi të konsiderueshme. Në të kundërtën, për Toçin, lipsej hequr dorë prej taktikave që ishin përdorur deri atëherë. Ambicia duhet të ishte një program që kishte për qëllim pavarësinë dhe kryengritjen, haptas fare. Në këtë kuadër, ai shpallte me forcë: “Liria nuk lypet! Kur një popull don të jetë i lirë, nuk bën politikë, por luftë, nuk e lë veten në dorë të diplomatëve, por të guximit të vet: dhe, nëse bie, ai rilind”. Të paktën në atë kohë vëmendja e Toçit nuk ngjante gjithsesi se ishte thithur tej e mbanë nga çështja shqiptare.


E shtunĂŤ - e diel 29-30 mars 2014 www.mapo.al

21


Përtej privatësisë

Po ta pyesësh për kujtimet e fëmijërisë, thotë që është ende fëmijë. Nga ata fëmijë që për gjumin e mëngjesit ka humbur edhe aeroplanin, por në drekë do shkonte të flinte vetëm po të ishte e sëmurë. Megjithatë, vajza e Argita Malltezit dhe mbesa e ish-kryeministrit Berisha, është një fëmijë me ide të qarta. Jo vetëm sepse që në vitin e parë të fakultetit ka botuar një libër, por sepse e di çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Dasara Malltezi Fëmija që kur të rritet, do punojë në Wall Street faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Amos Zaharia:

Ambiciet në kinema, jashtë Shqipërisë

I numëron dhjetë role në kinema dhe këtë vit është aktori më i lakuar me një film serial, një artistik dhe një shfaqje në teatër, ku spikat për lojën e tij origjinale, megjithatë ambiciet profesionale të Amos Zaharisë i tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë

A

udicionin e parë e ka fituar shumë herët, katërmbëdhjetë vite më parë kur ishte vetëm 12 vjeç, në filmin “Vals”, dhe tanimë i numëron plot dhjetë role kinematografikë në karrierën e tij. Një karrierë që ka ardhur shtruar, graduale, jo nga ato të llojit që të bëjnë nga mbrëmja në mëngjes të famshëm, duke mos preferuar të përdorë kredenciale që i vijnë nga emri i mamasë, aktores së njohur Yllka Mujo. Ka preferuar të rritet rol pas roli për të arritur në pikun e tij, aty ku e duan të gjithë; produksionet televizive, në kinema dhe skena e teatrit. Amos Zaharia është këto kohë padyshim aktori më i lakuar. Emrin e tij e sheh në billboard-et e kryeqytetit në premierën e filmit “Amaneti” – një produksion me regji të Namik Ajazit, ku spikat loja aktoriale e aktorit të ri –e has në ekranin e TVSH-së, ku ai luan në filmin e gjatë me pesë seri “Millenium”, të Besnik Bishës, dhe e gjen në skenën e teatrit me komedinë “Loja e dashurisë dhe e rastësisë”, nga Hervin Çuli, ku publiku pas të qeshurave dhe argëtimit ka duartrokitur zhdërvjelltësinë e tij, që ka ditur të bëjë edhe një rol dytësor të rëndësishëm dhe të dallueshëm. Duke vulosur me markën e tij –jo më i njohur thjesht si djali i aktores së madhe –por si një yll i ri i skenës me një stil krejt të veçantë interpretimi, aspak i ngurtë dhe shumë modern, edhe kur bie fjala të interpretojë role klasikë. “Nuk përpiqem të bëj asgjë ndryshe, thjesht e vë veten në situatën e caktuar dhe sillem sa më natyrshëm të jetë e mundur”, - rrëfen Amosi, duke shtuar se ka zgjedhur profesionin më të bukur; atë që e lejon të jetë krijues. Megjithë suksesin që i ka trokitur në derën e tij këtë vit, ai zbulon se janë edhe dy filma të rinj ku Amos luan, që do të shfaqen këtë vit- dëshira e tij është të ikë larg. Jo larg aktrimit, as të heqë dorë nga kinemaja për të zgjedhur teatrin e anasjelltas, por të ikë për të nisur një karrierë jashtë Shqipërisë, aty ku edhe aktorët marrin të gjithë vlerësimin e merituar... Vijon në faqen 23

Faqe 22


23

E shtunë - e diel 29-30 mars 2014 www.mapo.al

personazh

Magjinë e kinemasë e ka provuar që herët kur ishte vetëm 12 vjeç, gjë që e ka bërë ta konsiderojë si jetën e tij. Por edhe roli i fundit në teatër e ka bërë ta dashurojë skenën. Amos Zaharia zbulon jetën e tij profesionale mes sheshxhirimit dhe skenës teatrale, si dhe ambiciet e tij në të ardhmen...

Në komedinë "Loja e dashurisë dhe rastësisë"

Nga filmi me metrazh të shkurtër “Shoku i gjarprit"

Me aktoren Eva Alikaj

Me kastën e aktorëve të filmit "Amaneti"

Është një periudhë produktive dhe padyshim një ngjitje në karrierën tënde. Si i ke parë këto angazhime të tuat në teatër dhe kinema ? Sigurisht në mënyrë pozitive. Mendoj që çdo projekt për një aktor, qoftë kinematografik ose teatral, është një mundësi ku aktori e vë veten në provë. Nuk diskutohet, suksesi është gjithmonë i mirëpritur! Ke marrë ftesa nga regjisorët, apo ke qenë pjesë e audicioneve të cilat të kanë përzgjedhur për këto role të fundit ? Në kinema gjithmonë kam bërë audicione, ndërsa për shfaqjen “Loja e dashurisë dhe e rastësisë” ishte miku im Besmir Bitraku, i cili ia propozoi Hervin Çulit emrin tim. Dhe me kënaqësi e them që rezultoi një eksperiencë shumë e mirë. Një film i gjatë me pesë seri, një film artistik dhe një shfaqje në teatër. A mund të na rrëfesh pak eksperiencat e secilës? Ku je ndjerë më i përmbushur artistikisht? Secila nga këto eksperienca ka karakteristikat e veta, por ama të gjitha kanë një të përbashkët: dëshira për t’u marrë me aktrim. Me filmat tashmë jam mësuar, por eksperienca në teatër më dha një ndjesi shumë pozitive, sepse “feedbacku” është i menjëhershëm, ndryshe nga filmi, për të cilin duhet të presësh disa kohë për të parë nëse ke bërë një punë të mirë ose jo. Mund të them që aktrimi në vetvete është një profesion shumë produktiv. Dhe gjithmonë e kam thënë: Nuk ka profesion më të bukur sesa ai që të lejon të jesh krijues. Këto nuk janë rolet e tua të para, por tani ka ardhur një spikatje më e madhe e emrit tënd dhe lojës tënde aktoriale. Mendon se është një pjekuri artistike që ke arritur, apo vetëm tani mediat dhe publiku po e vënë re për shkak se je në qendër të vëmendjes këto kohë? Në fakt, mediat kanë qenë të vëmend-

shme që në fillimet e mia –flas për kohën e “Shenjtorja” –por unë i jam shmangur ekranit dhe shtypit, duke menduar që repertori im nuk ka qenë i plotë aq sa duhet për të shpërfaqur veten. Tashmë kam xhiruar rreth 10 filma dhe gjërat kanë ndryshuar pak… Ke spikatur për mënyrën tënde orig jinale të sjelljes së personazheve që interpreton, më modern, më larg shkollës së vjetër. Cili është tipari karakteristik yti që të bën të dallueshëm? Ndoshta ky është ndryshimi: nuk përpiqem të bëj asgjë ndryshe, thjesht e vë veten në situatën e caktuar dhe sillem sa më natyrshëm të jetë e mundur. Shumë aktorë kur merren me film e gjejnë veten ngushtë, sepse e ndjejnë veten të detyruar të bëjnë diçka. Këshilla ime është: mos bëj asgjë! Energjia duhet të ndjehet. I ke prekur të dyja: teatrin dhe kinemanë, por cili është më i dashuri për ty? Kinemaja është një “tabu” që e kam thyer që në moshën 12-vjeçare, dhe normalisht ndjehem më komod në kinema. Është jeta ime. Megjithatë, eksperienca e fundit që kam pasur në teatër më ka bërë ta dashuroj skenën. Nuk dua të bëj diferenca midis kinemasë dhe teatrit. Mendoj që aktrimi në vetvete është një, pavarësisht se ku ushtrohet. Krahas dhuntisë tënde aktoriale, çfarë elementesh shtesë fut në një karakter? A bën kërkimet e tua për epokën, mënyrën sesi komunikonin, si visheshin etj. P.sh, në filmin e fundit “Amanet” të vendosur në vitet ’80, ke bërë diçka të tillë? Absolutisht po! Kam bërë shumë biseda me njerëz që e kanë jetuar atë kohë, për të kuptuar më mirë se si ata janë ndjerë gjatë atij sistemi. Ke një aktor idhull, të cilit i referohesh? Mendoj që çdo aktor sjell karakter-

Me mamanë e tij Yllka Mujo, pas premierës së filmit "Amaneti"

Amos Zaharia, një karrierë në ngritje

Ajo që dëshiroj në të vërtetë është që një nga filmat ku kam marrë pjesë të spikatet në festivale, gjithashtu edhe rolet që kam interpretuar. Mendoj se në Shqipëri aktorët nuk trajtohen ashtu siç duhet dhe në rastin e parë do largohesha nga ky vend, pa e kthyer kokën prapa.

Filmi i parë ka qenë ai me metrazh të shkurtër “Vals”, nga Armando Bora, në vitin 2000. Në vitin 2007 erdhi roli në historinë e dashurisë me regji të Eno Milkanit, “Shenjtorja”, ku Amosi kishte edhe rolin e tij të parë prej protagonisti në krah të aktores së re, Jonida Vokshi. Në vitin 2010 interpretoi në filmin “Shqiptari” të regjisorit Johanes Nabber dhe në po të njëjtin vit mori pjesë në produksionin me metrazh të shkurtër “Ditëlindja”, realizuar nga Tan Kazazi. Më 2011-ën ka luajtur në filmin e shkurtër “Për ters at’ çast”, nga Gentian Rexhep Koçi dhe më 2012-ën po në një film të shkurtër, të titulluar “Family Market”. Ftesa e parë në teatër i erdhi më 2013-ën, në veprën e vënë në skenë nga Spiro Duni, “Ëndrra e Ismail Qemalit”. 2014 mund të quhet viti ku ai ka arritur pikun artistik me filmin serial “Milenium”, nga Besnik Bisha, filmi artistik me regji të Namik Ajazit “Amanet”, filmi “Bota”, nga Iris Elezi, komedia “Loja e dashurisë dhe e rastësisë” nga Hervin Çuli dhe filmi me metrazh të shkurtër “Shoku i gjarprit”, nga Odeta Çunaj.

istikat e veta në kinema dhe në teatër. Nuk kam idhuj dhe shembuj për të ndjekur, por ama vlerësoj shumë aktorë. Çdo aktor, sipas mendimit tim duhet të japë energjinë, lojën dhe individualitetin e vet në kinema ose teatër. Cilat janë projektet e tua të ardhshme? Plane konkrete për ndonjë rol të ri në teatër apo kinema? Është filmi i Iris Elezit, i cili do të shfaqet në shtator. Kam një rol episodik dhe në fakt pata disa dyshime për ta realizuar, megjithatë edhe pse rol i vogël, dhashë maksimumin tim. Fundja edhe De Niro me një batutë e ka filluar karrierën. Ambicie për të provuar një karrierë jashtë vendit? Duke qenë se këtu vështirësitë janë të mëdha, nisur nga problemet e teatrit dhe

mungesës së produksioneve kinematografike... Absolutisht! Ajo që dëshiroj në të vërtetë është që një nga filmat ku kam marrë pjesë të spikatet në festivale, gjithashtu edhe rolet që kam interpretuar. Mendoj se në Shqipëri aktorët nuk trajtohen ashtu siç duhet dhe në rastin e parë do largohesha nga ky vend, pa e kthyer kokën prapa. Profesionin e aktorit, përveç pasion, e sheh si fitimprurës? Në Shqipëri aktorët marrin një të dhjetën e asaj që meritojnë. Dhe nuk është vetëm çështje financiare, por edhe respekti. Në vendin në të cilin jetojmë, politika është fokusi kryesor, duke e anashkaluar artin si një pjese të panevojshme. Me pak fjalë, jetojmë në një shoqëri ku vlera e artit nuk merret parasysh. Ky është një fakt që më trishton.


24

E shtunë - e- diel 29-30 E shtunë e diel 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

pertej privatësisë Po ta pyesësh për kujtimet e fëmijërisë, thotë që është ende fëmijë. Nga ata fëmijë që për gjumin e mëngjesit ka humbur edhe aeroplanin, por në drekë do shkonte të flinte vetëm po të ishte e sëmurë. Megjithatë, vajza e Argita Malltezit dhe mbesa e ish-kryeministrit Berisha, është një fëmijë me ide të qarta. Jo vetëm sepse që në vitin e parë të fakultetit ka botuar një libër, por sepse e di çfarë do të bëjë në të ardhmen. Një nga mundësitë është të drejtojë biznesin e saj, kurse tjetra, të punojë në Wall Street

Dasara Malltezi

Fëmija që kur të rritet, do punojë në Wall Street Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjim shumë i mundimshëm, bëhem gati në kohë rekord duke marrë parasysh që zgjohem shumë vonë dhe me vrap në shkollë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Zgjim i natyrshëm, pra të zgjohem sepse më del gjumi, jo kur bie alarmi. Mëngjes i shijshëm, kafe e mirë dhe muzikë e mirë në sfond mundësisht ‘reggae’. Më pas ditë e ngjeshur me projekte. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Për mëngjes preferoj Çokon ose Francezin, ndërsa për kafe të mirë ekspres, nuk ka vend më të mirë se shtëpia ime. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Me shoqërinë e ngushtë ose familjen duke treguar gallata për të na dalë gjumi. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Jam studente për Financë, dhe të them të drejtën nuk e kam menduar kurrë veten financiere apo eksperte kontabël, nuk më pëlqejnë fare fare fare! Unë e parafytyroj veten duke menaxhuar biznesin tim të madh ose duke punuar në Wall Street. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Zakonisht jam vonë për shumicën e takimeve, deri dhe për shkollën dhe jam tërë kohën duke vrapuar sa nga një vend në tjetrin, por të shmang punët që kam nuk e bëj shpesh, vetëm për gjëra që kam tmerrësisht inat, deklaroj haptazi që do shmangem dhe këtë bëj, nuk i marr fare përsipër. Në çdo rast tjetër përpiqem të mbaroj punë sa më shpejt. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk devijoj detyrime, por nëse vonohem, them diçka si “Jam gati për 1 minutë” apo “Jam zgjuar shumë herët dhe jam bërë gati në kohë”. A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Dembele jo, por jam gjumashe dhe kjo më ka kushtuar në shumë raste vonesa deri humbje avioni disa herë. Ku të zë dreka zakonisht? Varet se ku jam. Ka raste në shtëpi,

në lokal ose në ndonjë aktivitet. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Ka disa, ‘Artigiano’ dhe ‘Serendipity’ më pëlqejnë shumë kur dal me miqtë. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Edhe ftoj, edhe më ftojnë, nuk e di se kush ndodh më shpesh :p. A je kursimtare? Nuk mund të them kursimtare në sensin dorështrënguar, por di të them se ia di vlerën parasë dhe di ta investoj atë. A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Jooooo. Nëse unë fle në drekë, ose jam gati për t’u sëmurur, ose jam sëmurë. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Nuk di të them për kur kam qenë shumë e vogël, por nuk mbaj mend të më kenë detyruar të fle ndonjëherë. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Unë fëmijë jam akoma, nuk e di se ç’do të kem kur të plakem. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? E tashmja. Nuk ka kuptim të shohësh pas dhe as të supozosh për të ardhmen sepse është e paparashikueshme. Ndërsa të tashmen e menaxhon vetë si të duash dhe krijon vetë kujtimet e tua. Po kujtimet e hidhura? Përgjithësisht jam person shumë i qeshur dhe i lumtur, vetëm në raste të rralla ndodh që unë të mërzitem aq shumë sa të më rrënqethet mishi sa herë ta kujtoj. Gjithsesi, kujtimi më i tmerrshëm që unë kam është kur humb Gjermania ndeshje futbolli, qoftë në Kampionatin Europian, qoftë në atë Botëror. Kanë qenë absolutisht ndjesi të tmerrshme dhe unë jam tifoze e çmendur pas Gjermanisë. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Nuk para kam shumë sekrete, por ato që kam i di vetëm unë dhe askush apo asgjë tjetër. Ditar jam përpjekur të mbaj në disa udhëtime, por nuk jam tip

"Nuk ka kuptim të shohësh pas dhe as të supozosh për të ardhmen sepse është e paparashikueshme. Ndërsa të tashmen e menaxhon vetë si të duash dhe krijon vetë kujtimet e tua"

ditarësh, përderisa i kam në kokë dhe mund t’i mbaj mend, përse të lodhem kot?! Çfarë ka në portofolin tënd? Tani nuk besoj se ka ndonjë anije kozmike. Portofoli im ka atë që kanë portofolat zakonisht..... Në mëng jes e g jen g jithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Jam goxha e rrëmujshme, por e gjej direkt sepse e mbaj mend ku i kam vënë të gjitha J Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Ka shumë ngjyra, kontrast i realizuar nga mami në arredim mes klasikes dhe modernes Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? E vetmja aromë që edhe kur unë jam e mërzitur pafund apo e stresuar, është Chanel Nr.5 ose Coco Chanel. Këto dy parfume të cilat unë i dashuroj dhe mund t’i ndjej edhe në një sallë plot me njerëz, më qetësojnë dhe më ndryshojnë humorin, më bëjnë të ndihem kaq

mirë sa nuk mund ta përshkruaj. Çfarë CD ke në makinë? Nuk kam CD, çdo këngë që dua të dëgjoj e kam në telefon. Çfarë muzike ke zile telefoni? Zilja e telefonit ndryshon sipas personit i cili merr në telefon. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Kam plot miq të vjetër. Me disa prej tyre takohem goxha shpesh, ndërsa me të tjerë jo dhe aq pasi jetojnë jashtë Shqipërie. A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Unë jam shumë e hapur dhe vdes të takoj njerëz të rinj, por kuptohet që nuk kam dëshirë të njoh njerëz të cilët që në momentin e parë të japin prova të mungesës së theksuar të kulturës, por në përgjithësi kam shumë qejf njohjet e reja, aq më tepër turistë dhe kultura të reja. Koha është thjesht një faktor që provon se sa i mirë është ai mik që unë vlerësoj. Ku rri zakonisht me miqtë? Varet se në ç’humor jemi dhe çfarë planesh kemi. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Varet deri në ç’orë do dal, për shkak të shoqërisë apo angazhimeve të ndryshme me të cilat unë merrem. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Darkë, filma apo seriale, gallata dhe shaka pafund me familjen... dhe më në fund qetësi absolute për gjumë. Po idealja, cila do të ishte? Të ishte e gjithë familja me gjithë kushërinjtë. Kur shkon për të fjetur? Kur të më flihet. Cila është uniforma jote e gjumit? Mund t’ju siguroj se nuk është kostum astronauti, normalisht pizhame vesh :p Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Nuk para them ‘gjumë të ëmbël’. Nuk ia kam idenë se me kë komunikoj në fund të ditës, sepse nuk kam ndonjë ‘rutinë’, për njerëzit me të cilët do flas gjatë ditës.


esse

POLITICAL MIND

Kupa dorë poshtë kokës së madhe

Marrëdhëniet mes politikanëve; urrejtja në politikë

Rudolf Marku

Ylli Pango

Një miku im më shkruan nga Tirana për një politikan

që ka festuar ditëlindjen. Është ndër ngjarjet e fundit që ka përjetuar kryeqyteti ynë, apo dhe Atdheu...

Dikush e ka quajtur politikën një organizim sistema-

tik të urrejtjeve. Ndofta sepse në betejën politike, pushteti nuk mund të arrihet, pa arritur ta...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

Mapo Lunch / Mira Kazhani

www.mapo.al

AGRON GJEKMARKAJ

Feja e shqiptarit të sotëm duhet të jetë liria Fatos Baxhaku

Shqiptarët ende bëjnë seks për t’u treguar shokëve

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Këto lloj datash janë kryesisht simbolike. Në këtë këndvështrim diskutimi, tashmë i tejzgjatur, është krejt i pa vlerë. I vetmi problem qëndron tek fakti që ky problem është i importuar nga marrëdhëniet që regjimi komunist ka patur me regjimet e tjera komuniste, si ai jugosllav apo sovjetik. E njëjta gjë ndodh edhe me ditën e fitores mbi fashizmin. Këtu tek ne besohet se është 9 maji. Askush nuk e ka vënë në diskutim këtë datë të preferuar nga Moska, në një kohë kur në të gjithë botën perëndimore është 8 maji data që përfaqëson ditën e fitores mbi nazifashizmin. Pra më shumë se sa data apo ora, rëndësi ka simbolika që ka një datë historike. Mund të ishte edhe 17 nëntori, mund të ishte edhe një datë tjetër. Rendja pas një vogëlsie të tillë është vetëm një tjetër tregues i cektësisë së dikursit politik e publik ndër ne.

Faqe 25

Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Çdo pushtues si rregull cenon rëndë jo vetëm territorin, por të gjithë konstitucionin e një shoqërie, a të një vendi. Sa më i gjatë pushtimi dhe sa më i ulët niveli i pushtuesit, sa më i ndryshëm në pikëpamje të civilizimit, kulturës, mentalitetit etj., aq dhe më të rënda janë pasojat e një pushtimi. Në këtë pikëpamje unë i përkas shumicës së shqiptarëve, të cilët besojnë se pushtimi i stërgjatë dhe i rëndë otoman përbën padyshim dramën më të rëndë të shqiptarëve. Ky pushtim pati arritur errësimin e identitetit të shqiptarëve në shumë plane. Ende nuk jemi shëruar prej tij. Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Shkodra, Korça, Prizreni e më vonë...


26

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

AGRON GJEKMARKAJ

Feja e shqiptarit të sotëm duhet të jetë liria 1

-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 Nëntori? Këto lloj datash janë kryesisht simbolike. Në këtë këndvështrim diskutimi, tashmë i tejzgjatur, është krejt i pa vlerë. I vetmi problem qëndron tek fakti që ky problem është i importuar nga marrëdhëniet që regjimi komunist ka patur me regjimet e tjera komuniste, si ai jugosllav apo sovjetik. E njëjta gjë ndodh edhe me ditën e fitores mbi fashizmin. Këtu tek ne besohet se është 9 maji. Askush nuk e ka vënë në diskutim këtë datë të preferuar nga Moska, në një kohë kur në të gjithë botën perëndimore është 8 maji data që përfaqëson ditën e fitores mbi nazifashizmin. Pra më shumë se sa data apo ora, rëndësi ka simbolika që ka një datë historike. Mund të ishte edhe 17 nëntori, mund të ishte edhe një datë tjetër. Rendja pas një vogëlsie të tillë është vetëm një tjetër tregues i cektësisë së dikursit politik e publik ndër ne. -Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare? Çdo pushtues si rregull cenon rëndë jo vetëm territorin, por të gjithë konstitucionin e një shoqërie, a të një vendi. Sa më i gjatë pushtimi dhe sa më i ulët niveli i pushtuesit, sa më i ndryshëm në pikëpamje të civilizimit, kulturës, mentalitetit etj., aq dhe më të rënda janë pasojat e një pushtimi. Në këtë pikëpamje unë i përkas shumicës së shqiptarëve, të cilët besojnë se pushtimi i stërgjatë dhe i rëndë otoman përbën padyshim dramën më të rëndë të shqiptarëve. Ky pushtim pati arritur errësimin e identitetit të shqiptarëve në shumë plane. Ende nuk jemi shëruar prej tij. -Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim? Shkodra, Korça, Prizreni e më vonë Tirana, nëse flasim për qytet shqiptar në kuptim të mirëfilltë. -Wikileaks, mirë apo keq? Shumë mirë, përderisa bëhet fjalë për një proces i cili hedh dritë mbi pjesët e errëta të botës sonë. Edhe sikur qëllimi i atyre që janë pas këtij procesi të jetë diçka tjetër, në njëfarë mënyre ata kanë kontribuar, ndoshta ed-

2

3

4

he pa dashje për të hedhur dritë mbi disa çështje për të cilat njerëzit nuk do të mësonin kurrë asgjë. Edhe ne kemi nevojë për një version shqiptar të tij. Na duhet në mënyrë të pashmangshme ndriçimi i pjesës së errët të historisë sonë. Na duhet hapja e dosjeve, ndriçimi i ndërgjegjes së shoqërisë. Na duhet që spiunëve, t’u hiqet alibia, na duhet që të pafajshmëve t’u jepet qetësia. Sigurimi famëkeq i Shtetit komunist duhet që të pushojë së ekzistuari. Dhe kjo do të ndodhë vetëm kur dosjet e tij të humbasin misterin dhe vlerën përmes ndriçimit publik. Pra na duhet një Wikileaks shqiptar në versionin zyrtar. -Gegnishtja apo standardi? Shqipja moderne. Shqipja si një produkt i natyrshëm i gjithë shqiptarëve. Konstrukti logjik për diskutimin e kësaj çështjeje nuk mund të jetë ose..., ose... Diskutimi për këtë mund të bëhet vetëm në trajtën edhe...., edhe.... Një trup nuk mund të jetojë pa i pasur të gjitha organet apo gjymtyrët jetike. Edhe gegnishtja edhe tosknishtja janë organe natyrale dhe jetike të shqipes. Standardi është një pikturë statike e një momenti historik dhe politik të caktuar. Në asnjë mënyrë ne nuk mund të mjaftohemi me një trajtë statike të një momenti të caktuar për të vijuar drejt të ardhmes. Gjuha shqipe do të jetojë si produkti më i lartë shpirtëror i shqiptarëve të djeshëm, të sotëm e të nesërm. Të gjithë kanë jo vetëm të drejtë, por edhe detyrë për të vijuar kontributin në përkryerjen e mëtejshme të kësaj vepre madhore e unikale. Gjuha shqipe nuk është vetëm vepër e atyre që kanë shkuar. Ajo është edhe vepër e atyre qe janë e atyre që do të vijnë. Ajo është një vepër e gjallë dhe kurrsesi nuk mund të përfshihet brenda kornizave të një standardi të caktuar, edhe sikur ai të kishte qenë më i miri. Më tej duhet të pranojmë se shqipja është pjesë e kulturës botërore. -Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton? Termat etnikë, fisnorë, tribalë, klanorë e të tjera sinonime të ngjashme nuk kanë asnjë shans mbijetese ne epokën e lirisë, informacionit, teknologjisë, globalizmit. Më shumë se-

5

6

sa fisi, vlen individi i lirë. Në shoqëritë e lira njerëzit më shumë sesa ADN-ja i bashkojnë vlerat dhe interesat e përbashkëta. Shqipëria e lirë dhe demokratike është shumë herë më tepër se sa një Shqipëri etnike. Në përgjithësi definicionet me bazë etnike janë preferenca të atyre që në pamundësi për t’u ofruar njerëzve një projekt për të ardhmen, i ftojnë ata që të jetojnë të shkuarën. -A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë? Shqipëria ka shumë rreziqe dhe shumë shanse. Nëse shqiptarët do të shohin kryesisht nga e shkuara, sigurisht që do të ketë edhe një rrezik neo-otoman për shkak se nga 600 vitet e fundit të historisë së shqiptarëve 500 janë otomane. Nëse shqiptarët do të shohin nga e ardhmja një rrezik i tillë nuk ekziston. E ardhmja më shumë se rreziqe na ofron shanse. Shansi më i madh është liria dhe prosperiteti në bashkësinë e kombeve europiane, me të cilët na lidh jo vetëm ADN-ja por dhe vlerat. -A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë? Ka pasur vetëm një shans anglo-amerikan, të cilin e kemi refuzuar si shumë shanse të tjera që historia na ka vënë përpara. -Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës? Ahmet Zogu ndërtoi një regjim që edhe pse qe autoritar solli një zhvillim të madh pozitiv në jetën e shqiptarëve dhe që hodhi bazat e shtetit shqiptar. Enver Hoxha qe thjesht më i keqi i satrapëve të mundshëm që mund ta qeverisë një vend. Sa për Berishën është herët për ta përcaktuar historikisht pasi nuk e kemi distancën e duhur për ta pozicionuar në histori. -Ballist, i/ Legalitetit, partizan apo asnjanës? Do preferoja jo asnjanësinë, por një rrugë të katërt të ndryshme nga tri të parat. -A ishte Partia Komuniste Shqiptare vepër e jugosllavëve? Po, padyshim. Partia Komuniste Shqiptare ishte njëra ndër veprat më të rëndësishme sl-

7

Termat etnikë, fisnorë, tribalë, klanorë e të tjera sinonime të ngjashme nuk kanë asnjë shans mbijetese ne epokën e lirisë, informacionit, teknologjisë, globalizmit. Më shumë sesa fisi, vlen individi i lirë. Në shoqëritë e lira njerëzit më shumë sesa ADN-ja i bashkojnë vlerat dhe interesat e përbashkëta. Shqipëria e lirë dhe demokratike është shumë herë më tepër se sa një Shqipëri etnike. Në përgjithësi definicionet me bazë etnike janë preferenca të atyre që në pamundësi për t’u ofruar njerëzve një projekt për të ardhmen, i ftojnë ata që të jetojnë të shkuarën.

8 9

10 11


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

lave në Shqipëri. Kjo parti ishte aq e lidhur me jugosllavët, sa po të mos prishej Bashkimi Sovjetik me Jugosllavinë, Shqipëria do të ishte republikë e tetë e Jugosllavisë. E pranon edhe Enver Hoxha një gjë të tillë në veprën ‘Titistët’. -Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin? Antipod i mjerë i një heroi të madh. Është bekim për një popull kur e keqja është kaq e vogël para së mirës. -Po mbretëreshën Geraldinë? Një martesë e vonuar për Shqipërinë. Sikur të tilla të kishin ndodhur për 500 vjet me radhë! -Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa? Për një njeri si unë që nuk e ndjek futbollin, të katërta janë njëlloj. -A është frymëzuese figura e Krishtit? Në se duam ta kuptojmë këtë fakt duhet të njohim mirë gjithë historinë e krishterimit. E gjitha është dëshmi e këtij frymëzimi. -Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale, por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti? Mbi bazën e doktrinës së krishterë, të lidhur ngushtë me atë helene, romake dhe hebraike është ngritur qytetërimi perëndimor. Qytetërimi arab është ngritur kryesisht mbi bazën e doktrinës islame. Pra të dy kanë pasur ndikime përcaktuese mbi pjesë të rëndësishme të botës. Kushdo i ka para syve veprat e tyre. -Besëtytnitë: i njihni, i sundoni apo ju sundojnë? I njoh, por nuk ndikojnë dhe aq tek unë. -Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin? Një dallaveraxhi ordiner i përdorur nga koniunktura të caktuara antishqiptare dhe që për këtë arsye bëhet edhe i rrezikshëm për fatin e vendit. -A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht in-

12

13

14 15

16

17 18 19

27

www.mapo.al

Asnjë alarm nuk shoh rreth kësaj. Fjala nuk mund të mos transmetohet. Shtypi është një mjet për këtë. Sigurisht që trajta fizike e shtypit, pllaka balte, pergamenë, letër, apo Ipad, është një tjetër temë. Këtu ndryshimi është normal. Mbijetesë e shtypit, ashtu si çdo mbijetesë, do të thotë përshtatje. Përshtatje do të thotë të orientohesh nga e ardhmja dhe jo të përpiqesh të mbash gjallë të shkuarën. diferencës fetare të shqiptarëve? Përkundrazi, Gjergj Kastrioti mëshiron principalitetin e skajshëm, përballë të cilit sakrifikohet pothuajse gjithçka. Pragmatizmi, sipas konceptit tonë, ishte krejt i huaj për Kastriotin. -‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë? Këtu ka shumë romantikë, por dhe njëfarë realiteti. Pavarësia e Shqipërisë dhe njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar mbajnë edhe kontributin e diasporës shqiptare të Amerikës. Por rënia e Shqipërisë nën zgjedhën komuniste pas Luftës së II Botërore, ndërkohë që Amerika u bë fuqia e parë në Botë, nuk flasin shumë për “djemtë në Amerikë”.

20

21 22

-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar? Feja e shqiptarit të sotëm duhet të jetë liria. -Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin? Në të vërtetë, për t’u bërë i besueshëm nuk ka përse të kërkojmë “ndihmën” e diellit, partisë, familjes apo Zotit. Sa herë që mundohemi që besueshmërinë ta mbështesim tek faktorë jashtë nesh, duket se nuk e kemi seriozisht. Për mua ata që bëjnë bè të mëdha kanë një problem me veten. -Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse? Prita sipas Kanunit të shqiptarëve është një lloj dueli, pasi bëhet fjalë për një akt të paralajmëruar dhe shumë të rregulluar. Prita folklorike apo kriminale së cilës ju i referoheni, nuk është pjesë e traditës burimore shqiptare, por një import oriental. -A është Kanuni libri më pak i lexuar dhe më shumë i interpretuar ndër shqiptarë? Kanuni është një produkti i lartë shpirtëror shqiptar, i cili kishte vendosur kushtet e një bashkëjetese dhe të një vetëqeverisje në kushtet e mungesës së autoritetit shtetëror ose të refuzimit total të njohjes së tij. Zbatimi i tij sot është absurd. -A keni menduar ndonjëherë se ‘ky vend nuk bëhet’? Kam menduar shpesh herë se ky vend nuk bëhet, por të kundërtën e kam menduar edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse jetoj këtu dhe pse kam vendosur të rris fëmijë po këtu. -Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni? Është shumë mirë me qenë shqiptar, ashtu sikundër është mirë me qenë amerikan, kinez, gjerman, indian, italian e kështu me radhë. Por më e mira është me qenë i lirë, i përparuar, modern. Në përgjithësi besoj se përparimi nuk vjen nga patetizmi, por nga puna. Më mirë se me qenë thjesht e vetëm shqiptar është më qenë për shembull një kampion shqiptar, nëse doni të mbetemi tek shembulli juaj.

23

24

25

26

27

-Poet Kombëtar: Fishta apo Naimi? Pse? Mendoj se Shqipëria ka vend për të dy. Dhe jo vetëm për Fishtën e Naimin, por dhe për shumë të tjerë. -Ç’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe a ekziston e djathta shqiptare? E djathta, e majta, e të tjerat janë koncepte politike tradicionale që në kontekstin shqiptar jo rrallëherë përkthehen gabim, ose për të qenë më të saktë në më të shumtën e herëve përkthehen gabim. -A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH? PPSH ka qenë një strukturë shumë komplekse politike, që ka determinuar jetën e Shqipërisë për rreth 50 vjet. Ndryshimi i butë i sistemit politik në fillimin e viteve ‘90 i dha PPSH mundësinë e rrallë që të shndërrohet dhe të infiltrohet në të gjithë spektrin politik që e pasoi atë. Vazhdimësia e PPSH shihet në të gjithë spektrin politik. -1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’? Të gjithë këto vite janë pasuar nga një periudhë e errët. Periudha më e errët ishte ajo që pasoi 1944-ën. -Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë? Asnjë alarm nuk shoh rreth kësaj. Fjala nuk mund të mos transmetohet. Shtypi është një mjet për këtë. Sigurisht që trajta fizike e shtypit, pllaka balte, pergamenë, letër, apo Ipad, është një tjetër temë. Këtu ndryshimi është normal. Mbijetesë e shtypit, ashtu si çdo mbijetesë, do të thotë përshtatje. Përshtatje do të thotë të orientohesh nga e ardhmja dhe jo të përpiqesh të mbash gjallë të shkuarën. -Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt? Nuk e kam pasur dhe ende nuk e kam një peng të tillë. -Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë? Një pyetje që më sfidon, përgjigja e së cilës nuk është e lehtë.

28

29

30 31

32

33


28

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

Në përgjithësi lufta politike për pushtetin, është një luftë që nis me betejën me bërryla e shkelma për arritjen në majë, dhe më pas me betejën për t’u mbajtur atje me thonj e me dhëmbë, me çdo kusht e me çdo mjet, duke goditur e rrëzuar përgjakshëm këdo që synon të të rrëzojë, duke u orvatur për të qëndruar atje deri në rrokullimën përfundimtare të gjasave fatkëqija a të fundit të jetës.

Marrëdhëniet mes politikanëve; urrejtja në politikë Prof. Dr. Ylli Pango

Dikush e ka quajtur politikën një organizim sistematik të urrejtjeve. Ndofta sepse në betejën politike, pushteti nuk mund të arrihet, pa arritur ta paraqesësh e po munde ta bësh sa më të urryer kundërshtarin, për njerëzit. Madje duke e filluar këtë përpjekje që ditën e parë të pushtetit të tij. Është ndofta mësimi i parë që merr politikani i ri që rishtaz bën opozitë. Le të thuhet nga njerëzit a nga mediat proqeveritare, e le të tingëllojë sado logjike se qeveria sapo ka filluar punën dhe nuk mund të gjykohet as për një ditë, as për një muaj madje as edhe për një vit. Sulmi kundër saj për opozitën fillon e duhet të fillojë që ditën e parë të uljes në kolltuqe të ministrave të partisë kundërshtare në pushtet. Mundësisht edhe me shpifje, me ndonjë sebep a lapsus sado të pafajshëm që u shpëton liderëve kundërshtarë. Një nga mënyrat a mjetet më të njohura e më rezultative, të ngjalljes e mbajtjes gjallë të kësaj urrejtje të amplifikuar, është përdorimi i mediave. Kjo natyrisht është një barrë jo e lehtë dhe politika aty ku media nuk i shërben asaj, përdor për këtë të gjitha mjetet, paranë, shantazhin, blerjen e mediave, krijimin e mediave të reja në shërbim të saj etj. Tek ne urrejtja politike dhe shprehja e saj në forma nga më të ashprat, është tashmë mënyrë tipike e formë bazë e funksionimit të politikës. Ka pothuajse 24 vjet që kjo vazhdon gjithnjë me tone të ashpra, pa asnjë tolerancë e në disa raste me forma madje nga më primitivet, sidomos në majat më të larta të saj. Faktori i parë është natyrisht mungesa e kulturës politike pluraliste, e traditës së saj, mungesa madje edhe e kulturës së dialogut, komunikimit madje edhe mes njerëzve jashtë politikës, duke mos i lënë radhë njëri-tjetrit për të folur e shprehur deri në fund mendimet a idetë. Nganjëherë pretendohet se kjo është e përgjithshme dhe sherret e grindjet deri me grushte janë të zakonshme edhe në parlamente të vendeve të tjera më të zhvilluara. Por këtu duhet bërë dallimi: kjo formë përplasje deri në konfrontime fizike mund të shfaqet vërtet disi e ngjashme në vendet e lindjes e ato të dala nga sistemi komunist, në vendet e botës së tretë, të ngjashme deri diku me ne por përsëri më të pasur në kulturë e traditë pluralizmi e demokracie se ne. Por edhe atje nuk ka atë vijimësi shumëvjeçare e urrejtje permanente deri në ekstrem mes kundërshtarëve si tek ne. Kurse sherret e debatet në parlamentet perëndimore janë ku e ku të ndryshme e natyrisht nuk ngjasojnë kërrkund me sherret e zgjatura, shpesh shumëvjeçare që ngjasojnë shumë me ato mes gjaksave, aq sa mund të flitet edhe për gjaksa e gjakmarrje në politikë a mes politikanësh. Kjo edhe për një arsye tjetër: Mund të thuhet se tek ne kjo urrejtje e zgjatur me puntata katërvjeçare, mes politikanëve e sidomos kryepolitikanëve të dy kampeve më të mëdha politike, deri në gjaksi jo vetëm figurativisht por edhe realisht, e ka edhe një bazë historike: ndarjen në pjesën e saj më të madhe të politikës shqiptare, në dy grupime të mëdha, në

një grupim antikomunist apo të deklaruar si të tillë që në fillimet e ndryshimeve demokratike e në një tjetër të konsideruar si pasardhës i Partisë Komuniste e i përbërë kryesisht nga pinjollë a pasardhës të ish-drejtuesve të qeverisjes, e sistemit ideologjik të asaj kohe. Shpesh urrejtjet kësisoj, janë të trashëguara dhe lidhen me haqe të vjetra, hakmarrje a amanete të lëna nga paraardhësit e kërleshur keqas në luftëra, sherre, ndasi, vëllavrasje a gjakderdhje të lidhura me rrëzimin e një sistemi e ardhjen në një fuqi të një tjetri që mbyti në gjak çdo tendencë për një sistem më të lirë e më demokratik. Këto urrejtje shpesh e kalojnë cakun e debatit politik dhe denigrojnë në fyerje personale e familjare që nuk lenë shkas për asnjë lloj marrëveshje e mirëkuptim mes palëve të ndërsyera në përplasje pa kompromis. Problemi më i madh që lind së këtejmi nuk është vetëm krijimi i imazhit të keq për politikën e këtij vendi dhe edukimin me modele negative të njerëzve me shumicë që i ndjekin mediatikisht këto modele, por edhe largimi për shkak të tyre nga zgjidhja e problemeve reale dhe fokusimi në sulme e denigrime personale që veç të tjerash na largojnë nga mundësia e një integrimi jo vetëm formal, por edhe real në Europën ku duam të integrohemi. Nga ana tjetër kemi dhe një faqe tjetër të medaljes që madje edhe njerëzve të thjeshtë u ka rënë në sy. Veç marrëdhënieve miqësore që disa herë lidhin edhe politikanë të kampeve kundërshtare, marrëdhënie që shkojnë deri në raportin e kafesë e bisedave rreth filxhanit të saj, ka edhe marrëdhëniet okulte mes politikanëve tyre, që lidhen me interesa korruptive a ekonomike të përbashkëta. Në këto raste ata bashkëpunojnë në heshtje mes tyre e jo rrallë janë më të avancuar në aspektin e flakjes tej të paragjykimeve për kundërshtarin, për interes të përfitimit personal e atij familjar. Një raport tjetër interesant tjetër është ai mes politikanëve të të njëjtit lloj, të së njëjtës parti a grupimi politik. Thuhet shpesh se marrëdhënia brenda llojit është ndër më të vështirat e lufta mes vedi, më të egrat. Në një aspekt lufta në ekip për të arritur fitoren ndaj ekipit kundërshtar, ashtu si në sportet kolektive, është kusht sinequanon i suksesit, i arritjes së pushtetit, i fitores në zgjedhje e i mbajtjes së pushtetit kur ai arrihet e duhet të mbahet sa më gjatë. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se meqenëse qëllimi kryesor i politikës është pushteti, dhe ky është i lakmuar nga të gjithë, rezulton për rrjedhojë se edhe lufta mes vedi, natyrshëm është gjithaq një nga llojet jo vetëm më të egra, por edhe madje më frikshëm e shpesh të fshehura të jetës politike. Sa e sa shembuj njeh a ka treguar më vonë pas vitesh, historia jo vetëm e partive komuniste e pushteteve të tyre gjakatare, por edhe të partive e sistemeve më demokratike të Europës Perëndimore etj., kur liderët madje edhe ata me famën më të papër-

lyer, liderë historikë madje, kanë asgjësuar a eliminuar (në rastin më të mirë vetëm politikisht, e në më të keqin edhe fizikisht) bashkëpunëtorë të tyre më të afërt, politikanët më të aftë e për rrjedhojë më konkurrues e më të rrezikshëm për pushtetin e tyre personal, brenda familjes së tyre politike. Duke filluar nga Mehmet Shehu e të tjerë tek ne, Lin Biao në Kinë, e duke vazhduar veç këtyre diktaturave edhe me figura si Beregovoy në Francën demokratike, vetëvrasja e të cilit mendohet se rezultoi efekt i luftës së egër politike brenda llojit, etj. Në të gjitha këto raste një vend të veçantë zë beteja mes njëshit e dyshit në udhëheqjet partiake a ekzekutive. Beteja brenda llojit zë fill që në opozitë apo që në fillimet e formimit a aktivitetit të një partie a grupimi politik, ku lufta për zënien e vendit të kreut partiak është lufta për lavdinë, suksesin e më tej për pushtetin ekzekutiv, për postin e kryeministrit, presidentit, ministrit etj. Dhe këtu lufta shfaqet ndër më të egrat. Lufta brenda llojit në pushtet, ku qeveria luftohet edhe nga të vetët, është ndër më të ashprat dhe shoqërohet me ambicie nga më të egrat, sabotime, luftëra grupimesh e në disa raste ka çuar deri në krijim grupimesh a fraksionesh që përsëri për arsye pakënaqësie në ndarjen tortës në

pushtet, shpien deri në shkëputje a deri në krijim partish të reja. Raste të tilla sidomos tek ne, ku demokracia është në stadet e saj primitive, kanë zënë fill që nga fillimet e pluralizmit demokratik para 23 vjetësh me krijimin e partisë Aleanca Demokratike e shumë të tjera pas saj, si pjesë të shkëputura nga Partia Demokratike, më pas me krijimin e shkëputjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Partia Socialiste, e deri në prishjen e aleancave mes partive të të njëjtave bindje a të të njëjtit krah politik, si ajo mes Demokristianëve e PD në fund të viteve 2000, e deri në ditët e sotme kur është bërë modë shkëputja a kërcënimi për shkëputje nga partia, a nga aleancat, me rastin më të parë të mosplotësimit të dëshirave a orekseve të tyre për poste ministrore a drejtuese të të gjitha llojeve. Maska e bindjeve të ndryshme ideologjike, idealeve, rrugëve të drejta në interes të popullit, ka pak gjasë të jetë e besueshme në cilindo prej këtyre rasteve. Konkluzioni mbi raportet mes politikanëve, del më i qartë nëse kuptohet se në thelb, ky është raporti mes njerëzve në majë, mes njerëzve që arrijnë a mund të arrijnë përmes politikës kulmin e mirëqenies, lavdisë, pushtetit, autoritetit; në një aspekt metaforik ky është raporti i perëndive në Olimp që synojnë të gremisin mes njerëzve e ca më keq poshtë tyre, nën ta në terr, njëri tjetrin, e akoma më keq edhe vetë Zeusët, kur këtyre u vjen fundi a kur u thuren komplote për t’i rrëzuar para kohe. Në ca raste të tjera përbetimet e më pas betejat e egra për rrëzimin e etërve ideologjikë a politikë partiakë nga bijtë e tyre më besnikë a kreaturat e tyre u përngjet atyre të vetë Zeusit të ri ndaj të atit Kronosit. Në përgjithësi lufta politike për pushtetin, është një luftë që nis me betejën me bërryla e shkelma për arritjen në majë, dhe më pas me betejën për t’u mbajtur atje me thonj e me dhëmbë, me çdo kusht e me çdo mjet, duke goditur e rrëzuar përgjakshëm këdo që synon të të rrëzojë, duke u orvatur për të qëndruar atje deri në rrokullimën përfundimtare të gjasave fatkëqija a të fundit të jetës. A është ky më sipër i vetmi qëllim i politikës? A ka edhe idealizëm në politikë? A ka politikanë të inspiruar për t’u bërë mirë njerëzve qoftë edhe për arritjen mes kësaj të lavdisë së tyre, mirëqenies a mirëndjerjes së tyre? Politikanë që në luftën e tyre kundër njëri-tjetrit për t’u ngjitur sa më lart, sakrifikohen për njerëzit a thjesht për lavdinë, të palidhur me interesat materiale a në rastin më të keq lidhur minimalisht me to? Dhe përse megjithatë angazhimi në politikë lakmohet, kërkohet, për të luftohet madje edhe duke u kacafytur siç e pamë deri në gjakderdhje me njëri- tjetrin, duke rrezikuar jetën, e duke e humbur edhe atë si në rastin e mjaft politikanëve e të mëdhenj si Kenedi, Linkolni, Aldo Moro etj. Përse? Çfarë është ky paradoks në dukje? Kjo është një temë më vete a nëntemë e kësaj teme që vijon më tej.


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

29

www.mapo.al

Esse rudolf marku

Vite e vite më parë, në kohën e komunizmit, përktheja poezi nga letërsia e huaj. Krahas T.S. Eliotit, E. Pound-it, Borhesit, Ungaretit, më ngjallnin kureshtjen ca tekste që tingëllonin të përngjashme me realitetin shqiptar. Autorët e këtyre poezive nuk qenë aq të njohur sa emrat që përmenda në krye, por tekstet e tyre sillnin një ngjashmëri të rrezikshme me atë që ndodhte në vendin tonë...

Kupa dorë poshtë kokës së madhe 1. Një miku im më shkruan nga Tirana për një politikan që ka festuar ditëlindjen. Është ndër ngjarjet e fundit që ka përjetuar kryeqyteti ynë, apo dhe Atdheu ynë, sa kohë që ajo që përjetohet në kryeqytet ndjehet me forcë në çdo cep të Atdheut. Falë Mass Medias dhe mjeteve të komunikimit, falë dhe vetinteresimit të madh që kanë votuesit për politikanët e zgjedhur prej tyre. Festimi i ditëlindjes është në fakt një e drejtë elementare njerëzore. Ngaqë përgjithësisht besohet se dhe politikanët janë njerëz, është një e drejtë dhe e tyre për t’ua kujtuar se një ditë edhe ata kanë ardhur në këtë jetë, si të gjithë qeniet e tjera të gjalla, përmes ca qarjesh jo aq të lavdishme për një politikan të lavdishëm të së ardhmes. Por e papritura e lajmit të festimit të ditëlindjes së këtij politikani qëndron tek të ftuarit, apo më saktë, tek numri i të ftuarve në ditëlindjen e tij. Plot 600 vetë kanë marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së politikanit shqiptar, më shkruan miku im, i cili për një koincidencë, ka patur dhe ai vetë ditëlindjen po atë ditë (në ndryshim me politikanin, miku im e ka festuar ditëlindjen me vetminë e vet të mjaftueshme për një festë të madhe si ajo e ditëlindjes. Sepse miku im është ndër ata njerëz të rrallë që u mjafton vetvetja). 600 vetë të ftuar. E përfytyroj festën me 600 vetë, në një vend ku dhe vetëm tre vetë bëjnë zhurmën e 600 vetëve. I obsesionuar nga magjia e shifrave, mendja më sillet te 600-shi. Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta e Dytë, fton në ditëlindjen e saj zakonisht 30 vetë, një të dhjetën e politikanit shqiptar. 600 të ftuar janë dyfishi i atyre njerëzve që iu deshën Leonidhës së Spartës për të mbetur përjetë në historinë botërore. Apo është dhe trefishi i shifrës 200, i dyqindëshit të famshëm që iu desh diktatorit shqiptar për të krijuar Partinë e tij jo aq të famshme (...me dyqind petrita...). Diktatori, aq shumë i adhuruar nga politikani i sotëm shqiptar që feston ditëlindjen e vet me 600 të ftuar! Ashtu si në tragjeditë greke dhe ato shakespeariane, në fakt të ftuar kanë qenë 601. Duke mos harruar dhe fantazmën e gjithëpranishme të Diktatorit. Madje në krye të tryezës, mu atje ku rrinte dhe politikani shqiptar i 601-shit. 2. Çfarë e shtyn politikanin shqiptar që të ftojë 600 vetë (të mos harrojmë, 601-shi ka ardhur pa ftesë, si njeriu më i afërt i politikanit, aq i afërt, sa ftesa formale vetëm sa do ta kishte fyer. Pastaj, fantazmat vetë nuk kanë nevojë për ftesë). Kallaballëku është njëri ndër tiparet e politikanit shqiptar. Bashkëjetesa e tij në turmë, frika dhe pasiguria ndaj vetvetes. Klani, shpura e servilëve, shpura e të ngjashmëve të vet, shumëfishimi i vetvetes. A ju kujtohet “Anti Darvin-i” i famshëm i Friedrich Nietzsche-s? Që na kujton se gënjeshtra më e madhe është ajo me të cilën përpiqet të na e mbushë mendjen Darvini,

seleksionimi natyral, sipas të cilit më i fuqishmi mbijeton, ndërsa më i dobëti zhduket, eliminohet, avullohet. Krejt e kundërta, diametralisht e kundërta me atë që na thotë Darvini, ndodh në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore, na siguron Nietzsche. Qeniet më të forta dhe që janë më fit janë dhe të parët që zhduken a rrezikohen të zhduken. Shih në natyrë: elefantët, balenat, luanët, tigrat janë specie në zhdukje e sipër. Në të kundërt, qeniet që janë në shkallaren më të ulët të evolucionit, pleshtat, morrat, insektet, barishtet e këqija, shkurret, gjembaçët janë dhe më të fuqishmet dhe më të gjithgjendshmet në natyrë, pa u shqetësuar aspak nga rreziku i zhdukjes. Ku qëndron forca e mbijetesës së qenieve të ulëta evolutive? Te kallaballëku, te shumëfishimi i tyre në mijëra e mijëra kopje, te fakti se ato jetojnë në turmë, të shumëfishuar e të shumëfishuar pafundësisht. Dhe te solidariteti i së keqes. Te mirëkuptimi harmonik që kanë qeniet e ulëta mes tyre…Tek lexon Anti Darvin-in e Nietzsche-s, nuk ke se si të mos kujtohesh për atë aftësi të mrekullueshme e të rrallë të politikanit shqiptar që të mbijetojë pikërisht ngase është në nivelin më të ulët evolutiv, falë mungesës së admirueshme të ndjeshmërisë ndaj të tjerëve, falë egocentrizmit banal, falë arrogancës dhe instinktit të shëndoshtë të zhvatjes, falë narcizizmit të sëmurë dhe injorancës mbrojtëse... 3. Festimi me pompozitet i ditëlindjes së një politikani, në një vend ku njerëzit e zakonshëm numërojnë qindarkat e fundit për të blerë bukën a për të paguar faturat e fryra, në një vend ku njerëzit flaken nga puna në mënyrën më të pambrojtur nga ligji, vetëm e vetëm për t’u bërë vend votuesve të politikanëve a miqve të tij, është njëra ndër shfaqjet e arrogancës së politikës shqiptare, është mospërfillja e hapur dhe tallëse e politikës ndaj njeriut shqiptar. Mendoni se si, po atë natë kur politikani me 601 të ftuarit e vet, feston madhërishëm faktin fatlum se ai ka ardhur në këtë botë, njeriu i zakonshëm i lagjeve dhe i mëhallave tona përpiqet të gjejë një punë të çfarëdoshme për të marrë një rrogë thjeshtë për të mbijetuar. Për të paguar faturat. Për të paguar mjekun dhe infermieren e spitalit kur të shtrohet në spital. Për të paguar ilaçet kur të sëmuret. Për të paguar gjykatësin e korruptuar dhe nëpunësin e korruptuar ... Kujtoj Tit Mukën, mikun tim të Rrugës së Durrësit, të cilit ia hoqën të shoqen nga puna, (punonte kuzhiniere në burgun e Tiranës), duke e lënë familjen e tyre prej 6 vetësh me rrogën e vetme të një elektricisti të Bashkisë, diçka rreth 20,000 lek në muaj. Kujtoj fqinjin tim, Spartakun, të cilit ia hoqën nga puna të shoqen, Yllkën, e cila punonte prej 32 vitesh në Postën Qendrore, vetëm e vetëm për t’ia dhënë vendin e saj të punës një vajze të re dhe të paeksperiencë, për arsyen e thjeshtë se ajo është mike e rrethit të politikanit që feston ditëlindjen e vet me 601 të ftuarit e madhërishëm...Dhe gjë-

ja tjetër fyese, tepër fyese, është se varfëria e njerëzve është një temë e përjashtuar, madje dhe nga gazetat a nga televizionet shqiptare. “Njerëz të varfër” -është titulli i njërit prej romaneve të Dostojevskit. “Pandjeshmëri”-është titulli i poezisë më të njohur të poetit anglez Wilfred Owen. Të dyja këto, varfëria dhe pandjeshmëria, quhen tema të padenja për Median shqiptare. Për atë Media që i shkon pas politikanëve shqiptarë dhe ambasadorëve të huaj në mënyrën më pak dinjitoze, atë Media që është shpesh herë servile, snobe, e pakulturuar, dhe sidomos e pandjeshme ndaj halleve të njeriut të përkambur brutalisht. 4. Jam i bindur se në ditëlindjen e atij politikanit 601-sh, asnjëri prej prindërve të vet nuk ka qenë i pranishëm. As dhe e ëma e tij. As dhe ata që e kanë sjellë në këtë botë. Që i kanë dhënë arsyen e thjeshtë biologjike për ta festuar këtë mbrëmje pompoze, madhështore, mbretërore, brukseliane, ceremoniale...Prindërit? Hëm. Ata duhet të mjaftohen me krenarinë që duhet të ndjejnë se i dhanë kombit politikanin e shquar. Të jenë krenarë që janë prindërit e tij. Në fakt, ai është babai i prindërve të vet. Diçka të ngjashme me këtë ka lexuar te Frojdi. Se nuk është krejt i palexuar. Madje në rininë e vet të hershme mund të ketë shkruar dhe poezi, dhe artikuj gazetash... E kanë akuzuar se ka miliona, e kanë akuzuar se ka vjedhur depot e arit të shtetit, e kanë akuzuar se ka marrë para në dorë dhe nën dorë dhe mbi dorë, e kanë akuzuar se është i paskrupullt në lakminë e vet –të gjitha këto akuza janë vetëm fjalë në erë, janë akuza të bëra nga ziliqarët, nga idealistët që nuk kanë bukë për të ngrënë, nga ata që nuk janë të zotë që të mbijetojnë në këtë kohë të tranzicionit shqiptar. Të 601 të ftuarit e ditëlindjes së tij tregojnë shkallën e jashtëzakonshme të popullaritetit të vet. Ka mes tyre dhe ambasadorë të shteteve më të fuqishme të kësaj bote, dhe politikanë të opozitës, dhe gazetarë dhe analistë dhe bankierë, dhe vrasës profesionistë, të gjithë të bashkuar në ditëlindjen e tij. Një ditë lindje që i bashkon të gjithë. Dhe i ftuari më i fuqishëm, ai, fantazmë e gjallë, i 601-ti. 5. Qeniet e shkallares më të ulët të evolucionit janë dhe qeniet që ndodhen në shkallaren më të lartë të politikës shqiptare. Nuk është paradoks. Është një ligjshmëri e natyrës së shoqërisë shqiptare. Ligjshmëria e shkeljes së njeriut më të pambrojtur. Ligjshmëria e duartrokitjes së shkeljes së ligjit nga ligjvënësit. Ligjshmëria e grabitjes në mesin e ditës. Sa më shumë të grabisësh, aq më i respektuar. Aq më i fuqishëm. Sepse ke dhënë prova se qëndron përmbi ligjin. Sepse je prova e sfidës dhe e triumfit të saj. E triumfit të banalitetit grabitës të pangopur, e triumfit të padënueshmërisë së krimit, e triumfit të trashëgimisë legale të krimit në mesin e ditës, ditën për diell...Nuk është e papritur, në një vend

ku opinioni publik i ka parë privatizimin dhe ekonominë e tregut si platforma të përfitimit dhe transfigurimit të elitës së vjetër politike në një elitë të re ekonomike. Hapësira politike është ende e mjegullt, ndërsa etiketat ideologjike më tepër i fshehin se sa i zbulojnë qëllimet e aktorëve. Vlerat politike janë akoma konfuze, programet politike të partive në më të shumtën e rasteve mbivendosen dhe korrupsioni është epidemik. Kjo ndodh dhe në vendet e tjera ish-komuniste. Por të paktën në Rumani, Kroaci, Slloveni mund të gjesh zyrtarë të lartë të shtetit, deri në rangun e ish-kryeministrave, të dënuar për korrupsion. Ndërsa këtu tek ne asnjë shtetar nuk është dënuar për korrupsion. Sikur vendi ynë të ishte Eldorado i drejtësisë dhe i ndershmërisë. E shumta, e shumta një politikan shqiptar mund të dënohet kur në ditëlindje i shkojnë 601 të ftuar, në vend të 800 a 1800 të ftuarve të mundshëm... 6. Vite e vite më parë, në kohën e komunizmit, përktheja poezi nga letërsia e huaj. Krahas T.S. Eliotit, E. Pound-it, Borhesit, Ungaretit, më ngjallnin kureshtjen ca tekste që tingëllonin të përngjashme me realitetin shqiptar. Autorët e këtyre poezive nuk qenë aq të njohur sa emrat që përmenda në krye, por tekstet e tyre sillnin një ngjashmëri të rrezikshme me atë që ndodhte në vendin tonë. Poezinë e mëposhtme e kam përkthyer dhe botuar në vitin 1986. Ironia është tek inercia e shoqërisë shqiptare. Kush e mendonte se kjo poezi mund të ngjallte kureshtje dhe pas gati 30 vitesh? (titulli është frëngjisht në origjinalin e shkruar anglisht). Au Jardin Des Plantes John Wain Gorilla shtrihej në kurriz Duke e bërë kupë dorën poshtë kokës, Si një njeri. Si një njeri i lodhur nga puna Një njeri i fortë, me forcën e shprishur Nga lodhja për të fituar bukën. Veçse gorilla nuk qe rraskapitur nga puna, Por nga mërzia; e gjithë forca e saj e tmerrshme E shkuar dëm nga përtacia shprishëse. Për 1000 ditë, e prapë 1000 ditë Bjerradita e ka shprishur forcën e saj të tmerrshme Ngaqë s’pati nevojë për të fituar bukën. Çdo gjë iu dha gati, falas Ne e mbajmë jo ngase bën gjë, Por vetëm ngase është ajo që është. Kështu, këtë të diel në mëngjes ajo shtrihej në kurriz Si një njeri, si një njeri i lodhur nga puna Duke bërë kupa me dorën poshtë kokës së madhe. Si një njeri, si një njeri Njëri prej atyre që i mbajmë jo se bëjnë gjë Por vetëm ngase janë ata që janë. Për mijëra ditë dhe prapë mijëra ditë Të gjitha gjërat gati dhe falas Për të bërë përtacisht kupën e dorës poshtë kokës së tyre të madhe.


30

E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

Bëri tatuazh një faturë të McDonald’s

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

13

8

9

14 18

23

24

28

19

20

29

30 33

42

31 35 40

44

48

36

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

45

49

17

27

39

43

12

22

34

38 4

11 16

21 26

37

10

15

25

32

46

50

47

51

52

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

54

Vertikalisht: 1. Ai që bën të ndodhë diçka. 2. Mbetet pas djegies. 3. Xhanfize, regjizore e njohur e lilmave shqiptarw pwr fwmijw. 4. Ent Ndërtimi. 5. Lagunë në rrethin e Vlorës. 6. Një shtet i SHBAsë. 7. Ndan diçka në pjesë. 8. Përemër vetor. 9. Ajër në Angli. 10. Rreshpja, poet i njohur. 11. Element kimik në përbërjen e kripës së gjellës me simbol Na. 12. Agjensi Kursimesh. 17. Vepër muzikore për orkestër. 19. Fletë e hollë dërrase. 20. Parmak anës shkallëve. 21. Stil noti. 22. Përemër vetor. 24. Mama, shkurt. 25. Ferit, ish-futbollist i Kombëtares sonë. 26. Shenjë që paralajmëron diçka të mirë. 31. Bëhet vajza ditën e dasmës. 32. Mjek në dialekt. 36. Shprehi e fituar nga përsëritja e vijueshme e një veprimi, e cila ruhet për një kohë të gjatë. 39. Gaz që përbën pjesën më të madhe të ajrit. 43. Jo çift. 45. Pajisje e vogël elektronike. 46. Shkova, ose... 48. Sigla e Torinos. 50. Sigla e kompanisë. 52. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 9

3 4

8

3 5 8 8 6 5 7

4 5

8

6

4 9 8

8

9 8 6 5 5 4 8

1 6

7 2 7

5

3 1

3 7 9

7 8 3 7

9

4 8

2 7

Se ushqimi i shpejt është bërë i pëlqyeshëm për shumë të rinj e tregon fama dhe puna e madhe e rrjetit të ‘ushqimit të shpejtë, McDonald’s. Një i ri në Norvegji nga pasioni i tij për ushqimin e shpejtë, ka vendosur që të bëjë tatuazh në krah një faturë të McDonald’s. 18-vjeçari Stian Ytterdahl u sfidua nga miqtë e tij për të bërë tatuazhin. Miqtë i thanë se e meritonte një ‘ndëshkim’ pasi ai ishte shumë i suksesshëm me femrat. Adoleshenti tani do e ketë të stampuar përgjithmonë atë faturë, por ai është i lumtur pasi alternativa tjetër ishte më e keqe: “Një kukull Barbie në të pasme”.

Horoskopi i ditës

55

Horizontalisht: 1. Sistem dijesh e njohurish të tilla për një fushë. 7. Lëndë e ngurtë, që nxirret nga përpunimi i naftës dhe përdoret për të bërë qirinj. 23. Kafshë e egër gjitare. 14. Reparti Infektiv. 15. Industria e Rëndë. 16. Vija e mesit për së gjati në një trup. 18. Vrull i fortë i erës. 21. E gjitha, komplet. 23. Pajisje tek automjetet që zbut gogitjet. 27. Vetia e dikujt për t'u treguar i matur, i përmbajtur. 28. Zotëron. 29. Sergio, futbollist i njohur spanjoll. 30. Vegël që e përdorin muratorët për të mbajtur drejtimin e qosheve të murit. 32 Ushqehet. 33. Përdoret në kuzhinë. 34. Ashtu rrinë spektatorët në teatër. 35. Pije alkoolike. 37. Veshin futbollistët, mbrapsht. 38. Shalë druri. 40. Notë muzikore. 41. Markë kamioni. 42. Kreshnik i boksit. 44. Vazo në mes. 45. Shtet në Europën Qendrore. 47. Këshilli Industrial. 48. Kohë ne Angli. 49. Një nga pjesët e Britanisë së Madhe. 51. Përemër dëftor. 53. Humoristike. 54. Armë artilerie. 55. Makinë transporti.

5 7

7 1

4 6

8

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 7

3 1 3 1 5 4

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Për financat mos u shqetësoni sepse do jene te mira.

Do e shfrytëzoni pa fund çdo moment kur te jeni pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene shume te fuqishme. Hera herës do iu duhet sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do njihen me persona nga me te ndryshmit, por ata qe do kenë një sjelle te ëmbël do iu pëlqejnë me shume. Situata financiare do konsolidohet. Do bëni një riorganizim të te ardhurave.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, për dashurinë e madhe duhet ende te presin. Për sa iu përket te ardhurave, do dini si t’i menaxhoni qe te mos keni vështirësi.

Duke pare pozicionin aspak te favorshëm te Marsit, duhet thënë se jeta juaj ne çift do kaloje një faze te vështirë sot. Lodhja ne pune do beje te veten dhe nuk do duroni dot kritikat e shumta te partnerit. Kjo do sjelle edhe debate. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo t’i bëjnë gjerat me sy mbyllur. Financat do i keni ne vëmendje dhe nuk do hidhni hapa te nxituara.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do bashkëpunoni dhe do flisni për gjithçka sot me atë qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë takime pa fund, por do hezitojnë te hedhin hapa me tej. Merrni gjithë kohen e nevojshme për te mësuar kush ehte i duhuri. Te ardhurat fatmirësisht do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

PESHORJA (23/IX-22/X) 2

2

0

Dita e sotme do jete shume e qete dhe e bukurpërataqejanënenjëlidhje,megjithatë emocionet nuk do kenë atë intensitet qe ata prisnin. Nëse jeni beqare, edhe sot ka mundësi te vazhdoni te mbeteni me te njëjtin status. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Shmangni marrjen e huave dhe mundohuni qe duke ulur shpenzimet t’ia dilni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 055, 082, 114, 120, 147, 188, 203, 220, 223, 251, 314, 412, 417, 431, 451, 458, 484, 589, 855, 893. Numra me 4 shifra: 0001, 0123, 1550, 2000, 2548, 5478, 9518, 9563. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje sot te bëni ato qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. Partner do iu gjendet pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet, por duhet te qëndrojnë sa me gjate me këmbë ne toke. Ne këtë mënyrë nuk do lëndohen. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.

AKREPI (22/X-21/XII)

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

11102, 11568, 15874, 19507, 20251, 21012, 25169, 40392, 45457, 50635, 52102, 61657, 63201, 64152, 64156, 65233, 69874, 74854, 77314, 86106. Numra me 6 shifra: 212555, 223431, 250002, 372221, 379596, 500502, 596359, 748555.

Urani do jete planeti qe do influencoje gjate gjithë ditës jetën sentimentale te çifteve. Ai do i beje ata me te hapur edhe ndaj eksperiencave te reja. Beqaret është e kote qe te mundohen shume sepse nuk do iu arrijnë dot te krijojnë një lidhje. Te ardhurat duhen pasur me shume se kurrë ne vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Klima yjore do jete e dyzuar gjate kësaj dite për çiftet. Here do jeni ne humor te mire dhe here do debatoni aspër me partnerin për gjeraelementare.Beqaretnukduhettebëjnë asgjë me inat, por t’ia lënë gjithçka kohës dhe momentit. Te ardhurat fatmirësisht do jene temira.Nukdokeniasprobleminmetevogël kështu qe mund te rrini te qete.

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe hera herës gjithçka do duket rutine. Ne fakt duhen bere disa ndryshime para se situata te marre tatëpjetën. Beqaret do e kenë te pamundur sot t’i bëjnë balle tundimit ndaj disa personave dhe do hidhen pa u menduar shume ne krahët e tyre. Ne planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Jeta sentimentale e te dashuruarve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht ne humor dhe nuk do keni aspak konflikte me partnerin. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë pa bere sakrifica apo çmenduri. Financat duhen pasur ne qendër te vëmendjes. Situata nuk do jete aspak e favorshme për te kryer investime.

PESHQIT (20/II-19/III) Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni dëshira te çmendura te cilat partneri do ua plotësojë pa u menduarshume.Beqaretmemireteqëndrojnë vetëm nëse shohin se takimet nuk janë ashtu si ata i kane menduar. Financat do jene me te mira se me pare kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.


E shtunë-diel, 29-30 mars 2014

31

www.mapo.al

Mapo lunch

Mira Kazhani

S

ot në Tiranë bie një shi i ftohtë bore. Ndërsa parkoj makinën mes disa pallatesh, pothuajse në trotuar, mendimet nuk arrij t’i organizoj si zakonisht. Jam gati e lumtur që Tosi më tha një ‘Po’ me lehtësinë e frymës që merr njeriu. Mundet të tres pak disa mendime negative, pasi nuk kam kaluar një javë të qetë, përkundrazi ka qenë e mbushur me ngjarje të cilat më kanë lënë pothuaj pa gojë. Jam e mërzitur, e zemëruar. Pak a shumë ka qenë javë e mbushur me fantazma të së kaluarës, të cilat guxojnë të urrejnë 15 vjet rresht, vetëm e vetëm pse ti nuk deshe të ishe si ato, me ato. Të urrejnë dhe pse nuk kanë për çfarë të marrin hak. Nuk ju ke marrë asgjë, por u ke marrë më shumë sesa aq, nuk ke pranuar t’ju japësh. Shpesh nuk e kuptoj këtë botë që zë fill e ngryset në shkulme zemërimi. Po siç thotë edhe populli: Puna është ilaç! Baxhakun e gjej në një tavolinë mes miqsh. Më shumë sesa i qetë më duket i ngadaltë. Afrohet për 2 minuta në tavolinën ku ulem unë ta pres. E kam takuar dy a tri herë në jetën time dhe kurrë nuk kam bërë asnjë bisedë me të. E pyes se ç’po bën këto kohë dhe më tregon se është në fazën e fundit për botimin e një libri bashkë me gazetaren Klodi Kapo. Një libër për prostitucionin në kohën e Zogut. Dhe mua që s’më mbyllet goja në mbylljen e helmit të javës i them: edhe një libër për kurvat kemi mangut! -Jo, është për prostitutat, Mira. Dhe kanë dallim me kurvat. Në fakt janë shkrirë shumë dallime dhe diferenca, por gjithsesi, Tosi jam kurioze që tani ta lexoj këtë libër. -Është interesant sepse Ahmet Zogu kur ishte ministër i Brendshëm në vitin 1922, vendimin e parë që propozoi ishte një rregullore për ‘rregullimin e Kurvnisë’. Pse ishte ky shqetësimi i parë? Sot kemi problem me tritolin dhe sigurinë, në fakt. Kaq qetë ishte jeta atëherë? -Nuk e di pse. Por Zogu vinte nga një kulturë vjeneze. Ai mendonte se shoqëria i ka bazat e rregullimit tek seksi. Po le të hapim një shtëpi publike atëherë, se mbase gjejmë edhe parkim publik, nuk vriten kaq shumë njerëzit dhe e harrojmë për disa çaste tritolin. Ndoshta i gjithë faji është i seksit dhe ne bëjmë libra për armët kimike dhe për shkrimtarët, - i them unë me humor. Ju, kujt ia dedikoni librin? -Librin ia kam dedikuar të gjithë atyre që as nuk janë shumë krenarë dhe as nuk iu vjen turp për atë që janë. Shpresoj që të hapim një debat për legalizimin e prostitucionit. Shqipëria nuk e ka bërë ende revolucionin seksual. Unë njoh çifte që jetojnë bashkë vetëm për të mos ndarë pasurinë dhe nuk e ndajnë më seksin. Kjo të çon në dramë, por edhe në një ndrydhje të shoqërisë. Meshkujt apo femrat janë më rëndë në këtë drejtim? -Mendoj që meshkujt. Femrat janë zhvilluar më shumë pas viteve ‘90. Ndërsa meshkujt ende bëjnë seks për t’iu treguar shokëve. Femrat janë më të sinqerta në këtë drejtim. E bëjnë se duan dhe jo se duan ta tregojnë. Pa problem, i them unë, se flasin ata. Por më pëlqen që një mashkull flet me kaq objektivitet për racën e tij. Meqë jemi tek seksi, (për habinë time më të madhe, sepse nuk e di pse prisja që me Tosin do niste biseda me çdo gjë, veç Shqipërisë në krevat) e pyes për familjen. Çfarë po ndodh me familjen? -Po flas për familjen e brezit tim. Unë sot jam 50 vjeç dhe jam martuar para ‘90-ës. Atëherë familja ishte një apartament, dhomë e kuzhinë. Një punë e mirë për të dy, një biçikletë, pushime në Sarandë ose në Durrës. Ishte një rit për të gjithë. Kudo ishte mashkulli që vendoste dhe merrte përsipër të ishte qendra e lumturisë dhe halleve. Sot nuk është më kjo familje. Dhe unë sot nuk jam i martuar që të mund të të flas sesi është tani. Je i lumtur? -Jam mirë. Ke ndonjë kompleks? Apo je në paqe gjithmonë me veten. Mua kështu më dukesh! -Tani që e mendoj, besoj që vuaj se çfarë po mendojnë të tjerët për mua. Vërtet? Nuk do ta besoja këtë?

Fatos Baxhaku

Shqiptarët ende bëjnë seks për t’u treguar shokëve Kush ka nerva dhe kohë për këto humbje?! Shqiptarët duhet të bëjnë seks për veten e tyre, të dëgjojnë më shumë muzikë, të përshëndesin në mëngjes tjetrin, të fikin televizorin kur ai ia fut kot. Secili ka në dorë fatin e tij. Unë i përbuz ata që bëjnë arrogantin dhe shajnë Shqipërinë. Në jemi një vend normalisht i jetueshëm, por…

-Po. Çfarë është diçka që i mungon ditës tënde? Kjo është përgjigja kur ai nuk vonon hiç dhe vrikthi më thotë: Era e familjes. Se familja ka erën e saj! Vjen era e lavatriçes, era e qepës që skuqet, e kekut të dielën. Ka një erë familja që të mbush. Unë jetoj vetëm dhe era e vetmisë është krejt gjë tjetër. Pse nuk e rindërton? - e pyes edhe pak e prekur nga vetmia që më vetmoi edhe mua aty për aty. -Tani është vonë. Por që të sqaroj. Jam vetëm, por jo i vetmuar. Ah, ke dikë domethënë? -Po kam një lidhje prej 3 vitesh, a diçka më shumë. Kur dalim tek lidhja, ai me tregon për italianen Paola, një sociologe që e ka njohur në Tiranë gjatë një projekti. Kanë jetuar dy vite bashkë dhe tani iu duhet të bëjnë vajtje-ardhje Taranton, në Itali. Nuk janë të shqetësuar as ai dhe as Paola për të skuqur qepë dhe për të vënë lavatriçen në punë. Por Tosi duket kaq mirë me të. “Ajo me nxit të punoj, më frymëzon dhe kjo është një nga gjërat

që më pëlqen më shumë tek Paola”, - më rrëfen. Por unë insistoj duke i thënë: Po, pse jo? Pse jo një martesë, familja, era…? -E ka marr era atë erë tani Mira, -thotë dhe i lëshon batutat me lehtësi dhe aspak krenar. Tosi nuk shfaqet nëpër debate dhe më tregon se nuk do ta bënte kurrë në Shqipëri. Nuk ka arsye të futet në disa shfaqje gjelash që krekosen se janë zot të së vërtetës së botës. “Nuk kam dëgjuar askënd të thotë, për mendimin tim modest, ose, unë mendoj kështu, por mundet ta kem gabim”. Të gjithë janë heronj të së vërtetës. Dhe të ishin të vetes së tyre ua bëja hallall, por janë zot të vërtetave që s’i njohin”. Ndërsa bisedojmë, porosit një Jack Daniels dhe sikur më lexon mendjen më përgjigjet: “Tani e marr një gotë gjithmonë e më pak”. Baxhaku nuk ka shokë të famshëm. Miqtë e tij janë guaska ku ai jeton, duke harruar ndonjë lëndim që vjen nga jashtë. Vëllai i madh, mësues matematike, është streha ku ai shkon sa herë bëhet fëmijë. Tosi më siguron se çdokush ndihet ndonjëherë fëmijë dhe kërkon përkujdesje. Puna është pasioni i tij më i madh. Ai vjen nga një familje mësuesish dhe mesa duket, sindroma e profesorit është gjenetike. Dy gjërat për të cilat mund të them se vuri pak pluhur krenarie ishin dy vajzat e tij. -Jam me fat që kam dy vajza. Nuk e di nëse kam qenë baba i mirë, madje mendoj që nuk kam qenë sepse divorci i lëndon fëmijët, por duke qenë se kam qenë i ri, kam mundur të jem shoku i tyre më i mirë. Po ish-gruan e keni shoqe? -Po, patjetër. Kjo është një tjetër fitore. Nuk ia vlen të jetosh me inate për disa zgjedhje që nuk i kemi në dorë. Njerëzit shpenzojnë shumë energji duke u ndarë dhe duke u urryer. Mund të falim të gjithë po të duam. Nuk di pse gjithmonë, Baxhaku më ka kujtuar pak Teodor Kekon. -Po, Dori është i ngjashmi im. Sikur ai të ishte, ky qytet do kishte më pak urrejtje. Ky është edhe problem im, Tosi. Dhe këtu i drejtohem si një nxënëse profesorit. Nuk e kuptoj pse unë nuk mbaj mëri dhe ka disa që sikur ua ke futur shpirtin në kripë. Kam kaluar një javë të pakëndshme dhe i rrëfej situatën time. Por, Tosi është befasues. Më kërkoi të tregoja respekt për këdo që shpreh urrejtje. Dashuria dhe urrejtja janë aq pranë dhe duhet të mendosh se dikush që harxhon

vite në mni (variant i mërisë, në gegnisht), ka shpenzuar jetë nga jeta e vet për ty. Është si një çlirim biseda me të. Më duket sikur e ndjej në kraharor valëvitjen e flamurit të ndërgjegjes që zbutet nga zemërimi i gjërave të kota. Gjuha nuk mund të mos shkojë tek dhëmballa që dhemb. Flasim për median, lajmet, pronarët dhe për këta të fundit më tha një përkufizim perlë. -Pronarët na japin lekët. Për këtë janë aq të mirë se na mbajnë me bukën e gojës. Lavdërim tjetër mos prit, se nuk kam asgjë më shumë sesa kaq. Duke folur për Tiranën, për Shqipërinë në përgjithësi, Tosi tha një tjetër përkufizim ‘creme della crème’. Ky vend nuk ka nevojë për heronj, për mite, për skulptura, për statuja, për buste. Heroi më i mirë është ai që do ta bëjë Shqipërinë pa u krekosur poshtë kollares. Dhe mendoj që heronj janë ata që nuk i njohim dhe nuk i shohim në media. Janë ata që nuk udhëhiqen nga kulti i armikut, si ajo mnija që folëm bashkë më parë. Kush ka nerva dhe kohë për këto humbje?! Shqiptarët duhet të bëjnë seks për veten e tyre, të dëgjojnë më shumë muzikë, të përshëndesin në mëngjes tjetrin, të fikin televizorin kur ai ia fut kot. Secili ka në dorë fatin e tij. Unë i përbuz ata që bëjnë arrogantin dhe shajnë Shqipërinë. Në jemi një vend normalisht i jetueshëm, por… Dhe ndërsa ai po kërkon një fjalë, unë me humor ndërhyj: duhet të bëjmë pak më shumë dashuri në darkë. -Pikërisht. E vazhdojmë bisedën për një palë pushime të tij në Itali tek shtëpia e një miku që ka një bahçe me portokalle dhe që është fiks shtëpia e ëndrrave të Tos Baxhakut. Meqë ra fjala, e pyes nëse ka një shtëpi të bukur këtu në Tiranë. Ai bën një fytyrë modeste dhe thotë: “Mirë e kam, nuk pretendoj shumë nga jeta. Ndonjëherë edhe më bën përshtypje kur shoh studentët e mi me 3 shtëpi, por thellë gëzohem më vonë. Unë jam shumë mirë kështu. Mjaft të mos vijë plakja. E urrej pafuqinë, rrudhat dhe kur nuk i duhesh më askujt. Uroj të mos vijë shpejt ky moment, edhe pse i pashmangshëm. E mirë, i them unë. Ka kohë deri atëherë.


32

E shtunë - e- diel 29-30 E shtunë e diel 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.