28 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Maqedoni/ Gruevski e BDI fitojnë thellë, opozita nuk njeh zgjedhjet Vëzhguesit vendorë raportojnë parregullsi. Alsat-M: Vota u shit me një hamburger. A1 Report transmeton pamje të manipulimeve me minoritetin në Tiranë

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 28 prill 2014. Numër 1194. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Prapaskenat konspirative të tërheqjes së visho ajazit

Konflikti për 10 mijë euro borxh, që solli vrasjen e biznesmenit Aurel Zenga u thërrit për ndihmë nga miqtë e tij në konflikt për një borxh të pashlyer, por u qëllua për vdekje, pasi plagosi Agron Goxhin. RENEA arrestoi autorët në një apartament në Durrës, duke ngrënë bukë me djathë dhe sallam FAQE 6

Fondi i rajoneve

Qeveria ndan 3.5 miliardë, por Veriu merr më pak se 10 për qind Nga Fondi 3.5 miliardë i këtij viti për zhvillimin e rajoneve, Shkodra, Hasi dhe Kukësi kanë marrë më pas se 300 milionë lekë. Prioritet, projektet në bregdet FAQE 7

Kush i 'rrëzoi' Avionët e drogës Nga takimi i ambasadorit Arvizu me Presidentin Nishani, tek kontaktet e shefit të Shërbimit sekret me deputetë të mazhorancës; të gjitha lëvizjet pas publikimit në media të dokumentit “sekret” për dyshimet mbi trafikun e drogës me avionë. Arsyet që shtynë kreun e SHISH të sqarojë pozicionin e institucionit përballë dyshimeve për trafik. Faqe 5

Ristani: Mos prisni fakte nga SHISH, informacioni për avionët u pa me zë e figurë Intervista/ Deputeti i PD,

Meta me Meimerakis: Greqia, avokate e integrimit të Shqipërisë

FAQE 3

NgërÇ

informacion dhe informacioni është dërguar me datë, me numër protokolli, me firmë dhe me vulë. Do të vazhdojmë denoncimet”

Arben Ristani e cilëson korrekte deklaratën e SHISH, pasi ky institucion ka për detyrë të përcjellë informacione. “Askush nuk ka përse pret fakte nga SHISH, në kuptimin ligjor të fjalës. Nga SHISH pritet

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani e cilëson korrekte deklaratën e SHISH-it për trafikun e drogës me avionë. “Askush nuk ka përse... Faqe 4

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

gazmend leka, Mërgim në “galaktikën” njerëzore Josif Papagjoni

Kuptimi ideologjik i reformës së arsimit të lartë Klementin Mile

Altin Hazizaj:

Zhdukja e Bleonës, si Madeleine në Britani, veçse atje kërkimet vazhdojnë Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj krahason zhdukjen e Bleonës me atë të vajzës britanike, Madeleine McCain. “Policia në Britani vazhdon sot e kësaj dite që të bëjë kërkime deri në Portugali, ndërsa Policia jonë

Zhvatje

A ishte akt(ivitet) politik Festivali i Librit? Alfred Lela

lidhjet e rrjetit

nuk të jep ndjesinë se mund ta gjejë Bleonën” Është një ndër ngjarjet që si zyrë, bashkë me ALO 116-111, kemi vite që e ndjekim dhe që publikisht kemi kërkuar nëpërmjet fushatave tona, gjetjen e të gjithë fëmijëve të humbur... Faqe 8

Xhihadistët, prokuroria kërkon të dhëna në Maqedoni e Kosovë Me arrestimin e besimtarëve myslimanë të dyshuar për “terrorizëm“, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga drejtësia e Kosovës dhe Maqedonisë të dhëna për bashkëpunëtorët e 9 të arrestuarve në Shqipëri. Sipas hetuesve rezulton se imami... Faqe 6


2

afër/larg

1

politikë / Ristani: Mos prisni

fakte nga SHISH, informacioni për avionët u pa me zë e figurë

Faqe 4

politikë/ Avionët e

drogës, arsyet e “tërheqjes” së Visho Ajazit

Faqe 5

kronikë/ Konflikti për 10 mijë

euro borxh, që solli vrasjen e biznesmenit në Tiranë

Faqe 6

Shqiptarët kanë votuar në numra shumë më të vegjël se maqedonasit. Në zonat me shumicë shqiptare pjesëmarrja ka qenë deri në 47 për qind, ndërsa në pjesën maqedonase edhe mbi 60 për qind.

Nga ana e shqiptarëve, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit është ankuar për parregullsi, blerje votash dhe presion ndaj votuesve dhe kreu i saj njoftoi se do t’i njohë vetëm pjesërisht rezultatet, duke theksuar se “BDI bën mirë të mos festojë”

Maqedoni/ Gruevski e BDI fitojnë thellë, opozita nuk njeh zgjedhjet Vëzhguesit vendorë raportojnë parregullsi. Alsat-M: Vota u shit me një hamburger. A1 Report transmeton pamje të manipulimeve me minoritetin në Tiranë. Nga partitë shqiptare BDI shpall fitore historike

N

ikola Gruevski dhe VMRO duket se do të vazhdojë të qeverisin ish-republikën jugosllave të Maqedonisë dhe me gjasë edhe partneri shqiptar i tij në qeverisje mbetet BDI e Ali Ahmetit. Rezultatet paraprake të më shumë se 70 për qind të qendrave të votimit tregojnë avantazh të këtyre dy partive kundrejt LSDM-së së Zoran Zaev dhe PDSH-së së Menduh Thaçit. Por gjërat nuk duket se do jenë aq të thjeshta. Opozita, ajo e krahut maqedonas, shpalli se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve madje as raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke vënë në dukje se zgjedhjet ishin të parregullta. “Qeveria e Gruevskit tregoi se nuk është e aftë të realizojë zgjedhje demokratike. E uzurpoi të drejtën kushtetuese për votime të lira. Gjatë procesit zgjedhor qytetarët kanë qenë nën kontroll të plotë nga Qeveria, i shfrytëzuan institucionet shtetërore për interesa partiake”, deklaroi Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp të mbajtur pak pasi procesi i votimit u shpall i mbyllur. Nga ana e shqiptarëve, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit është ankuar për parregullsi, blerje votash dhe presion ndaj votuesve dhe kreu i saj njoftoi se do t’i njohë vetëm pjesërisht rezultatet duke theksuar se “BDI bën mirë të mos festojë” dhe se ai nuk ka ndërmend tu njohë fitoren. Thaçi tha se ishin 57 mijë vota të vjedhura nga ana e BDI, por ai nuk është tërhequr përfundimisht nga zgjedhjet duke theksuar se do të ketë negociata për t’u përfshirë në qeveri pasi partia e tij ka marrë 8-9 deputetë. BDI nga ana e saj ka shprehur bindjen në një fitore historike dhe ka shpallur se ka më shumë se 150 mijë vota. “BDI ka fituar mbi 150 mijë vota dhe ka korrur fitoren më të madhe që nga fillimet e saj”, theksoi shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi në hapjen e konferencës me mediat.

Ndërkohë pavarësisht faktit që opozita nuk i njeh zgjedhjet, VMRO-DPMNE shpalli fitoren duke theksuar se kjo u përkiste qytetarëve. “Në këto zg jedhje fituan qytetarët. Kanë zgjedhur presidentin e shtetit dhe deputetë legjitim dhe se u tregua vetëdije e lartë demokratike dhe pjekuri. Maqedonia tregoi se është vend evropian dhe ka standarde zg jedhore, ndërsa qytetarët treguan se janë evropian”, deklaroi anëtari i kryesisë së VMRO-DPMNE, Antonio Miloshoski. Përndryshe nga herët e tjera kur ka pasur probleme më të mëdha në zonat shqiptare të votimit duket se problemet këtë herë i ka shkaktuar pjesa maqedonase. Televizioni në gjuhën shqipe Alsat-M thotë se situata e zgjedhjeve ka qenë krejt ndryshe nga herët e tjera dhe se parregullsitë kanë qenë skandaloze. Televizioni transmeton pamje të një kutie votimi që ishte lënë në trotuar në mes të rrugës, ndërsa po ashtu ka foto dhe incizime të aktivistëve të partisë së Nikola Gruevskit (VMRO) të cilët blejnë vota në rrugë. Televizioni u referohet organizatave monitoruese të kenë raportuar votim të të miturve apo votim dy deri në tre herë të personave të ndryshëm. I përfshirë në manipulime duket edhe minoriteti maqedonas në Shqipëri. Banorët e këtij të fundit sipas monitoruesve jo vetëm kanë votuar në Tiranë për deputetin e diasporës por edhe janë transportuar me autobusë për të votuar në qendra të ndryshme votimi brenda FYROM. Sipas televizionit banorë maqedonas të Pustecit votuan të shtunën në Shqipëri dhe të dielën në Maqedoni. Ndërkohë A1 Report në Tiranë transmetoi pamje amatore dhe sipas televizionit edhe shtetas shqiptarë me apo pa kombësi maqedonase kanë votuar në ambasadën e këtij vendi në kryeqytetin tonë. Sipas televizionit, personat pajiseshin me karta identiteti të Maqedonisë në një hotel në

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve, sipas Komisionit Zgjedhor në Maqedoni pas numërimit të më shumë se 65 për qind të kutive: 1. LSDM 175.454 vota 23,99%; 2. PDSH 47.058 vota 6,44%; 4. BDI;106.394 vota 14,55%; 5. VMRO; 314.966 vota 43,07%;. Në një ndarje paraprake të 123 mandateve partitë shqiptare pritet të kenë një numër të përafërt me atë të zgjedhjeve të mëparshme.

“Qeveria e Gruevskit tregoi se nuk është e aftë të realizojë zgjedhje demokratike. E uzurpoi të drejtën kushtetuese për votime të lira. Gjatë procesit zgjedhor qytetarët kanë qenë nën kontroll të plotë nga Qeveria, i shfrytëzuan institucionet shtetërore për interesa partiake”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

kryeqytet. Alsat-M raporton se sipas vëzhguesve të organizatës Civil dhe materialeve të publikuara në rrjetet sociale votat në Maqedoni janë shitur deri edhe për një hamburger. Të gjitha këto partia qeverisëse i ka quajtur përpjekje të opozitës për të prishur zgjedhjet, ndërsa autoritetet zgjedhore i kanë shpallur ato të rregullta dhe normale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve procesin zgjedhor të së dielës për zgjedhjet presidenciale dhe ata të parakohshmet parlamentare, e ka cilësuar si të qetë dhe në frymë demokratike. KSHZ-ja ka bërë të ditur se dalja e votuesve në zgjedhje ka qenë 53.12 për qind për zgjedhjet parlamentare, dhe 45.34 për qind në zgjedhjet për president. Edhe dikasteri i policisë zgjedhjet e së dielës, më 27 prill, i ka vlerësuar kryesisht të qeta. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotekvsi, ka theksuar se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë demokratike dhe se nuk është regjistruar asnjë incident serioz që do ta dëmtonte procesin zgjedhor. “Deri tani, në Shtabet rajonale dhe në shtabin republikan i MPB-së, gjithashtu edhe te shërbimet policore, të cilat që nga mëngjesi janë shpërndarë në terren, nuk ka asnjë njoftim serioz apo kërkesë për ndërhyrje nga organet zgjedhore, partitë politike apo OJQ-të. Maqedonia votoi me dinjitet dhe në përputhje me standardet e larta evropiane”, është shprehur Kotevski. Nga pjesa shqiptare Thaçi dhe Ahmeti kanë vijuar të jenë të ashpër me njëri tjetrin në një garë për të marrë më shumë deputetë dhe krijuar një qeveri bashkë me forcën fituese maqedonase. Të dyja palët janë shprehur për rezultate pozitive. Ali Ahmeti ka refuzuar haptazi të votojë për presidentin e Maqedonisë duke mos e marrë fletën e votimit, ndërsa Menduh Thaçi pasi ka votuar ka folur për një “qeveri të re, shpresë të re dhe gjëra të mira për Maqedoninë”. BDI festoi gjatë natës së mbrëmshme në të gjitha zonat me shumicë shqiptare. Sipas përllogaritjeve ajo mund të sigurojë më shumë deputetë krahasuar me 14 që kishte në parlamentin e kaluar, ndërsa PDSH pritet të marrë një numër të ngjashëm deputetësh. Kjo do të varet edhe nga ndarja e mandateve për partitë e vogla dhe ato maqedonase. Shqiptarët kanë votuar në numra shumë më të vegjël se maqedonasit. Në zonat me shumicë shqiptare pjesëmarrja ka qenë deri në 47 për qind, ndërsa në pjesën maqedonase edhe mbi 60 për qind.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

3

Kanonizimi i papëve Doda: Mungesa e Shqipërisë, akt skandaloz TIRANË Shqipëria mungoi me përfaqësinë e saj shtetërore në ceremoninë më të rëndësishme të kanonizimit të dy papëve, Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII. Deputetja e PD-së, Mesila Doda e kritikoi këtë mungesë pjesëmarrjeje në faqen e saj në Facebook. “Keqardhje e thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në ceremoninë e kanonizimit të dy Papëve të mëdhenj, Gjon Pali II dhe Gjoni XXIII nuk mori pjesë asnjë autoritet shtetëror nga Shqipëria. Morën pjesë rreth 130 delegacione nga e gjithë bota, por Shqipëria mungoi dhe kjo përbën padyshim një akt të papërgjegjshëm dhe skandaloz. Papa Wojtyla ka një vend shumë të veçantë tek shqiptarët, jo vetëm për qëndresën e tij ndaj komunizmit, por edhe me vizitën e tij në atdheun tonë, puthjen që i dha tokës dhe vlerësimin e Nënë Terezës si bijë Shqipërie, siç e quajti ai vetë... Shqipëria sot mungoi në ceremoninë e kanonizimit të tij. Dhe njëherë ndahemi veç nga pjesa tjetër e globit...”, shkruan deputetja Doda në Facebook. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. “Vlerësoj rolin e Papa Françeskut në promovimin e vlerave të solidaritetit, si dhe në promovimin e barazisë dhe drejtësisë shoqërore”, - u shpreh Rama pas vizitës.

Meta pret Meimerakis: Greqia, avokate e integrimit Kryeparlamentari grek, Evangelos Meimarakis ka zhvilluar dje takime me Presidentin Nishani dhe homologun e tij shqiptar, Meta. Mosmarrëveshjet të zgjidhen në frymën e mirëkuptimit Një nga objektivat e Presidencës greke të Bashkimit Europian mbetet dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë brenda muajit qershor. Një fakt të tillë e ka rikonfirmuar dje kryetari i Parlamentit grek, Evangelos Meimarakis, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, në kuadër të një vizite dyditore për të marrë pjesë në punimet e Konferencës XII të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Gjatë ditës së djeshme, ai është pritur nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare, ku kryeefjala e të gjitha këtyre takimeve ka qenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, pavarësisht mosmarrëveshjeve që ekzistojnë mes tyre lidhur me një sërë çështjesh të rëndësishme, siç është edhe ajo për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar. Vizitën e parë ai e ka bërë në ambientet e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku u takua me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Pas një takimi pa praninë e medias, të dy kryeparlamentarët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë theksuar se gjatë bisedës që kishin zhvilluar kishin rënë dakord për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit

jo vetëm mes dy parlamenteve por edhe mes dy vendeve. Nisur nga fakti se kjo vizitë bëhet në një kohë kur Greqia mban presidencën e radhës së BE-së, kreu i Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, theksoi se takimi merr dhe dimension europian. Ne i kemi shprehur mirënjohjen tonë të thellë që Greqia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë mbështetjen e saj axhendës sonë europiane. Greqia si një vend i BE-së, përfaqëson edhe një avokat të rëndësishëm të perspektivës evropiane të rajonit tonë dhe vlerësojmë përkushtimin e saj për të përshpejtuar integrimin europian të rajonit përfshirë këtu edhe Kosovën, e cila gjithashtu e ka vendin në BE. Shqipëria dhe Greqia si dy anëtare të NATO-s kanë një përgjegjësi të veçantë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, - tha Meta në fjalën e vet. Ndërkohë që edhe homologu i tij grek theksoi se kjo vizitë kërkon të përcjellë një mesazh të qartë se Greqia kërkon ta shohë Shqipërinë brenda qershorit me statusin e vendit kandidat të marrë. “Brenda objektivave të Presidencës sonë, është e qartë që një ndër objektivat është që Shqipëria deri në muajin qershor të ketë një raport pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në

"Greqia si një vend i BEsë, përfaqëson edhe një avokat të rëndësishëm të perspektivës evropiane të rajonit tonë dhe vlerësojmë përkushtimin e saj për të përshpejtuar integrimin europian të rajonit përfshirë këtu edhe Kosovën, e cila gjithashtu e ka vendin në BE. Shqipëria dhe Greqia si dy anëtare të NATO-s kanë një përgjegjësi të veçantë për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit”

mënyrë të përsëritur ne kemi theksuar, por edhe me vepra e kemi treguar se i gjithë ky rajon i trazuar i Ballkanit duhet të integrohet qoftë në Bashkimin Europian, qoftë në NATO, derisa të plotësohen kushtet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ashtu si ne ndihmuam që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, me më tepër forcë dhe dëshirë do ndihmojmë, do përpiqemi të bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që brenda Presidencës greke të BE-së të kemi një përgjigje pozitive për çështjen për të cilën folëm”, - tha Meimarakis. Po ashtu, gjatë kësaj konference të dy kryetarët e kuvendeve të Greqisë dhe Shqipërisë theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në kuadër të nismave rajonale për një zhvillim të frytshëm ekonomik dhe mbrojtjes mjedisore. Kryeparlamentari grek u prit në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ku siç bën të ditur presidenca, ata ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, Presidenti Nishani tha se “Bashkimi Europian mbetet destinacioni i vetëm për Shqipërinë, një objektiv strategjik që do të arrihet falë rezultateve tona dhe ndihmës së partnerëve tanë, ndër të cilët Greq-

ia zë një vend të rëndësishëm”. Gjithashtu bëhet e ditur se Presidenti vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e turizmit, bujqësisë dhe zbatimin e Projektit TAP, mund të përbëjë jo vetëm histori suksesi, por edhe mund të shërbejë si model bashkëpunimi në rajon, ku Greqia ka mundësi të luajë gjithmonë një rol të rëndësishëm, si dhe shtoi se në këtë kuadër përshëndet edhe hapat e ndërmarrë nga Parlamenti grek dhe institucione të tjera të vendit fqinj në lidhje me qasjen ndaj Kosovës, një realitet që po shërben në stabilitetin dhe qetësimin e rajonit, veçanërisht pas fillimit të bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se çështjet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen në frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok. Në lidhje me episodet e rënda, ndodhur së fundi në burgjet greke, të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje se këto incidente sado serioze nuk duhet dhe nuk mund të cenojnë marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin e plotë në trajtimin e tyre me objektivitet nga institucionet e vendit fqinj dhe se ata do të japin drejtësi.

Takimi me kryeparlamentarin grek, Basha ngre çështjen e çamëve Kryetari Basha shprehu bindjen se drejtësia e vendit fqinj do të bëjë punën e saj për zbardhjen e ngjarjes ndaj Ilia Karelit TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me kryetarin e Parlamentit grek, Vangelis Meimarakis. Gjatë takimit, Basha vlerëso i mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen, si dhe shprehu urimin që gjatë presidencës greke të BE-së, Shqipëria të marrë statusin

e vendit kandidat. Sipas njoftimit për shtyp të PD-së, Basha ka theksuar se është bërë progres në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe zgjidhjen e shumë çështjeve që kishin mbetur pezull. Në këtë kuadër, ai bëri apel për angazhim të mëtejshëm të dy vendeve e qeverive për të zgjidhur dhe çështje të tjera, si ajo e pronave të qytetarëve çamë të shpërngulur pas Luftës së Dytë Botërore. Kryetari Basha vlerësoi vëmendjen e autoriteteve greke ndaj momenteve të veçanta, siç ishte rasti fatkeq i Ilia Karelit, dhe shprehu bindjen se drejtësia e vendit fqinj do të bëjë punën e saj për zbardhjen e ngjarjes. “Z. Basha theksoi se, ndonëse mar-

rëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, ka ende potenciale të pashfrytëzuara për të thelluar dhe konsoliduar më tej këto marrëdhënie, dhe se për këtë duhet të mbizotërojë vullneti i mirë politik dhe vendosmëria për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi edhe më të ngushtë e të frytshëm në të gjitha fushat. Duke vlerësuar përkushtimin e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Europës Juglindore, zoti Basha shprehu bindjen se njohja formale e Kosovës nga shteti helen do të shërbejë për konsolidimin e proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor”, - thuhet në njoftimin për shtyp të PD.


4

në fokus

intervista

"Për më tepër që trafiku i drogës, sidomos kohët e fundit në drejtim të vendeve fqinje, është në nivelet e çmendurisë. Vetëm në tre muajt janar-mars 2014, në Itali janë kapur 13 ton drogë që shkonte nga Shqipëria, ndërsa në Greqi janë kapur 11 ton"

Ristani: Mos prisni fakte nga SHISH, informacioni për avionët u pa me zë e figurë Deputeti i PD, Arben Ristani e cilëson korrekte deklaratën e SHISH, pasi ky institucion ka për detyrë të përcjellë informacione. “Askush nuk ka përse pret fakte nga SHISH, në kuptimin ligjor të fjalës. Nga SHISH pritet informacion dhe informacioni është dërguar me datë, me numër protokolli, me firmë dhe me vulë” Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani e cilëson korrekte deklaratën e SHISH-it për trafikun e drogës me avionë. “Askush nuk ka përse pret fakte nga SHISH, në kuptimin ligjor të fjalës. Nga SHISH pritet informacion dhe informacioni është dërguar me datë, me numër protokolli, me firmë dhe me vulë”,- pohon Ristani. Ai shton se opozita do të vazhdojë denoncimet për trafikun e drogës, që sipas tij ka arritur në kufijtë e çmendurisë. Zoti Ristani, pas një debati 3-javor për avionët e drogës, Shërbimi Informativ Shtetëror deklaroi se nuk ka asnjë fakt të vërtetuar për ekzistencën e një trafiku të tillë. Si e g jykoni këtë deklaratë të kreut të SHISH? Të gjithë shqiptarët panë qartë, ashtu si iu pëlqen të thonë rilindasit, me zë e me figurë, një dokument zyrtar me firmë dhe me vulë, të publikuar nga media, sipas të cilit njoftohej Znj. Ministre e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi dyshimet për një trafik të mundshëm droge, me avion. Sipas dokumentit, avioni ulej në fushën e Gjadrit dhe atij i afrohej një furgon “Iveko” me targa Vlore. Gjithashtu, po në mënyrë të shkruar, me datë e me numër protokolli, me firmë e me vulë, njoftohej edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila nga ana e saj njoftonte drejtoritë e Policisë në Lushnjë e Gjirokastër për trafik të mundshëm droge me avionë. Për më tepër, po nëpërmjet medias, dëshmitarë okularë konfirmuan këto të dhëna, gjithashtu me zë dhe me figurë. Sigurisht që sa më sipër janë vetëm të dhëna, informacione, të cilat për t’u shndërruar në prova, apo thënë ndryshe në fakte të vërtetuara, duhet të

ndiqen nga institucionet kompetente, sipas një procedure të caktuar ligjore. SHISH është një institucion, i cili shërben, apo ka për detyrë të përcjellë informacione, ashtu si edhe media përcjell po informacione, të cilat ligjërisht nuk janë asnjëherë prova apo fakte të vërtetuara në kuptimin e ligjit. Në funksion të pyetjes suaj, do të thosha që deklarimi i SHISH-it se nuk disponon fakte të vërtetuara për trafik droge me avion, duket të jetë korrekt. Ndërkohë, SHISH disponon në mënyrë të vërtetuar plotësisht, informacione apo të dhëna për ekzistencën e një trafiku të tillë. Zëra jozyrtarë nga opozita flasin për një presion të mazhorancës ndaj kreut të Shërbimit sekret, për t’u tërhequr nga çështja e drogës. A keni dijeni për ndonjë presion konkret apo lëvizje në prapaskenë, që solli edhe deklaratën e SHISH? Unë personalisht nuk kam një të dhënë të tillë, por po të gjykoj mbi veprimet e Kryeministrit rilindas që nga momenti që ka marrë pushtetin dhe deri sot, lidhur me sjelljen dhe veprimet e tij në raport me institucionet shtetërore, ku arroganca dhe presioni kanë qenë shumë të dukshme, nuk do të çuditesha nëse kjo do të ishte e vërtetë. A do të vazhdojë Partia Demokratike denoncimet për këtë çështje dhe, cila është strategjia që do të ndiqni në komisionin hetimor parlamentar, të ngritur për të hetuar dyshimet për trafik droge? Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka pjesë të qenësishme të ekzistencës së saj, e ka detyrim ndaj gjithë popullit shqiptar të denoncojë çdo paligjshmëri në veprimin

"Nëpërmjet medias, dëshmitarë okularë konfirmuan këto të dhëna, gjithashtu me zë dhe me figurë. Sigurisht që sa më sipër janë vetëm të dhëna, informacione, të cilat për t’u shndërruar në prova, apo thënë ndryshe në fakte të vërtetuara, duhet të ndiqen nga institucionet kompetente, sipas një procedure të caktuar ligjore"

qeverisës. Për më tepër që trafiku i drogës, sidomos kohët e fundit në drejtim të vendeve fqinje, është në nivelet e çmendurisë. Vetëm në tre muajt janar-mars 2014, në Itali janë kapur 13 ton drogë që shkonte nga Shqipëria, ndërsa në Greqi janë kapur 11 ton. Duke i shtuar kësaj situate edhe dyshimet për trafik me avion, është vërtet në kufijtë e çmendurisë, por ndërkohë që trafikantët jashtë dhe brenda qeverisë ndajnë paratë e trafikut, populli vuan dhe do të vuajë përkeqësimin e të gjithë treguesve të rendit dhe sigurisë në vend, dyfishimin e numrit të vrasjeve, shpërthimet e tritolit deri në goditjen e familjeve me predha antitank, pa kursyer as gra e as fëmijë, grabitjet me maska etj. Të gjitha këto, sepse në rastin më të mirë, qeveritarët po tregojnë neglizhencë fatale dhe lëshim skandaloz të punës dhe në rastin më të keq, po bashkëpunojnë me krimin. Përsa i përket strategjisë së komisionit hetimor, që u ngrit së fundmi, unë nuk jam pjesë e tij dhe strategjia do të diktohet, në pjesën dërrmuese të saj nga vullneti i shumicës në komision dhe nga drejtuesi i komisionit, që i përkasin pushtetarëve. Ditët e fundit, media intervistoi persona që tregojnë se kanë parë avionë të

ulen në Bedat të Lushnjes apo në Kardhiq të Gjirokastrës. Këta pritet të jenë edhe dëshmitarë në komisionin hetimor parlamentar, por si e parashikoni punën e këtij komisioni, në kushtet kur SHISH thotë se nuk ka fakte? Marr me mend, sepse siç ju thashë, nuk jam pjesë e këtij komisioni, që komisioni hetimor mund të prodhojë prova, sepse ndjek procedurë ligjore. Në një rast të tillë, dokumentet që administron apo dëshmitarët që pyet, në rast se krijojnë bindjen se përbëjnë provë, i dërgohen prokurorisë për të vazhduar ndjekjen penale. Komisioni hetimor, me siguri do të hetojë se çfarë është bërë me informacionet që SHISH i ka përcjellë Ministrisë së Mbrojtjes apo Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ç’masa kanë marrë ata për t’i ndjekur këto informacione dhe në varësi të rezultatit, mund të jemi përpara përgjegjësisë administrative apo penale të personave pushtetarë përgjegjës. E përsëris edhe njëherë, askush nuk ka përse pret fakte nga SHISH, në kuptimin ligjor të fjalës. Nga SHISH pritet informacion dhe informacioni është dërguar me datë, me numër protokolli, me firmë dhe me vulë.

Shërbimi sekret, një histori plot konflikte Nga krijimi i Shërbimit sekret shqiptar, tek historia moderne e tij. Konfliktet e Gazidedes, Klosit, Shaqirit dhe Visho Ajazit me politikën Shërbimi sekret shqiptar, një institucion kontroversal në kohë të ndryshme, i ka rrënjët që me krijimin e shtetit shqiptar. Një muaj pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 dhjetor të vitit 1912 u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret. Për organizimin e tij u ngarkuan Lef Nosi e Bajram Curri, por edhe persona të tjerë. Gjurmë të këtij shërbimi u rishfaqën me ardhjen e princit Vilhelm Vid në Shqipëri, por edhe gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj. Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili krijoi edhe Seksionin Sekret. Dre-

jtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli. Me konsolidimin e institucioneve të shtetit shqiptar, nga janari 1927, u organizua edhe Shërbimi Informativ i Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sigurimi famëkeq i Shtetit Fill pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët e ngjitur në pushtet i kushtuan rëndësi të veçantë krijimit të organeve të Sigurimit të Shtetit. Një vazhdimësi kjo e Shërbimit Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste. Pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tri drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991. Organet e Sigurimit të Shtetit janë përgjegjëse për proceset politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Hoxhës. Ai vuri në survejim gjithë sektorët e jetës së vendit, zyrtarët dhe njerëzit e thjeshtë, zbatoi praktika të padrejta dhe tejkaloi kompetencat, sidomos në kuadrin e

luftës së klasave dhe të nxitjes artificiale të saj. Viktima të Sigurimit u bënë intelektualë dhe njerëz me influencë të kohës, por edhe vetë drejtuesit e kësaj strukture famëkeqe. Shërbimi sekret pas 1991 Me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Shërbimi sekret u nda nga Ministria e Brendshme dhe në qershor të 1991, në krye të tij u emërua Irakli Koçollari. Asokohe, SHIK-u trashëgoi famën e Sigurimit të Shtetit, megjithëse strukturat ishin pothuaj inekzistente. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, në krye

të SHIK u emërua Bashkim Gazidede, roli i të cilit do të komprometohej gjatë viteve 1996-1997. Shërbimi sekret shqiptar ka pasur një rol të dorës së parë gjatë trazirave të vitit 1997, aq sa në vitin 1999 u vendos ndërrimi i emrit të institucionit nga SHIK në SHISH. Pas Gazidedes, Shërbimi sekret ka pasur edhe dy drejtues jetëshkurtër derisa në krye të tij vendoset Fatos Klosi. Por edhe Klosi nuk i shpëtoi “furtunës” që vinte nga ekzekutivi. Vetë ai, në një intervistë do të deklaronte konfliktet e vazhdueshme me Fatos Nanon, por edhe me kryeministrin tjetër të së majtës, Pandeli Majko. Unë pata probleme me Nanon, sepse ai kërkoi ndihmën time që të bëhej President. Ndërkohë, që edhe me Majkon kam pasur ca probleme të vogla, por që ishin edhe ato personale”, - do të shprehej Klosi. Edhe Bahri Shaqiri, i emëruar në vitin 2005 nga Nano, nuk i shpëtoi konfliktit politik. Kreu i SHISH-it qëndroi megjithatë në detyrë deri në vitin 2012, kohë kur në Presidencë u ngjit Bujar Nishani dhe firmosi dekretin e shkarkimit të tij. Shaqiri u pasua në detyrë nga Visho Ajazi Lika, i cili ndodhet sot në konflikt me mazhorancën aktuale.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

5

Tërheqja e SHISH-it erdhi në kulmin e debatit politik dhe menjëherë sapo mazhoranca miratoi Komisionin Hetimor për dyshimet se infrastruktura ushtarake është vënë në shërbim të narkotrafikut. Por deklarata e së shtunës erdhi pas disa lëvizjeve në prapaskenë

deb atet

Historia e akuzave për trafikun e drogës me avionë Dyshimet se bazat ushtarake janë vënë në dispozicion të narkotrafikut u artikuluan për herë të parë publikisht nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Ai pyeti publikisht ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nëse kishte informacion për një veprimtari të tillë dhe çfarë masash kishte marrë. Akuzat për përfshirjen e ushtrisë në trafik droge avancuan edhe më tej, kur gjatë një seance parlamentare Imami tha se më 19 mars, në orën 7:00 të mëngjesit, një avion i bardhë ishte ulur në pistën e Gjadrit në Lezhë. Madje ish-ministri i Mbrojtjes tha në Parlament se ka dyshime që një veprimtari e tillë është kryer në Divjakë dhe Gjirokastër. Por të gjitha këto akuza u kundërshtuan nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se për këtë çështje ka zero fakte. Deputeti socialist, Erjon Braçe pranoi se ka një korrespondencë, ku flitet për dyshime serioze për trafik drogë, por sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme që i vërteton këto dyshime. Braçe tha se praktika i përket vitit 2012, kur Policia Ushtarake i ka përcjellë Shërbimit Informativ të Ushtrisë dëshminë e një oficeri, i cili më pas ishte transferuar nga detyra që kryente. Akuzat për trafik droge nëpërmjet infrastrukturës ushtarake pritet të sqarohen nga Prokuroria, e cila u ka kërkuar të gjitha institucioneve dhe personave që kanë informacion për këtë çështje t’i dorëzojnë ato pranë organit të hetimit.

Avionët e drogës, arsyet e “tërheqjes” së Visho Ajazit

Prapaskenat e deklaratës së SHISH, pas publikimit të dokumentit “konfidencial” në media. Nga takimi i ambasadorit Arvizu me Presidentin Nishani, tek kontaktet e shefit të Shërbimit sekret me deputetë të mazhorancës, që i kërkuan të sqarojë pozicionin Leonard Bakillari Tiranë Deklarata e pazakontë e Shërbim-

it Informativ se nuk disponon fakte për trafikun e drogës nëpërmjet strukturave të Ushtrisë, është konsideruar si tërheqje e SHISH-it nga çështja më e debatuar e javëve të fundit. Si rrallëherë, SHISH publikoi në faqen e tij zyrtare një deklaratë, ku shpreh shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke cenuar punën dhe imazhin e këtij institucioni. Tërheqja e SHISH-it erdhi në kulmin e debatit politik dhe menjëherë sapo mazhoranca miratoi Komisionin Hetimor për dyshimet se infrastruktura ushtarake është vënë në shërbim të narkotrafikut. Por deklarata e së shtunës erdhi pas disa lëvizjeve në prapaskenë, që sollën edhe daljen publike të Visho Ajazit. Të premten e shkuar, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka qëndruar rreth një orë

në zyrën e Presidentit Nishani. Takimi i mbajtur në selinë e Presidencës, mësohet se është fokusuar në zhvillimet e aktualitetit, ndërsa një nga çështjet e diskutuara ka qenë dhe debati se infrastruktura e ushtrisë është përdorur për trafik narkotikësh. Ky takim besohet të jetë një nga arsyet e deklaratës së SHISH-it, ndërsa nuk mungojnë as takime institucionale që vetë kreu i SHISH-it, Visho Ajazi ka zhvilluar gjatë kësaj kohe. Javën e shkuar, por edhe më herët, Ajazi ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, ku ndër të tjera i është kërkuar institucionalisht të sqarojë të vërtetën e informacionit që vetë ai i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Burimet sqarojnë se në këto takime nuk kanë munguar negociatat për të ardhmen profesionale të kreut të Shërbimit Informativ, i cili tashmë do të përballet me një kontroll

Pavarësisht qëndrimit publik të Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjen e shumëdebatuar të trafikut të drogës, pozita e kreut të SHISH-it duket tepër delikate, sa i takon përballjes me Komisionin Hetimor

parlamentar për punën e tij, si dhe një komision hetimor parlamentar mbi dyshimet për trafik droge nëpërmjet strukturave të ushtrisë. Një tjetër arsye e besueshme për tërheq jen e SHISH-it nga çështja e trafikut të drogës është edhe praktika shkresore, e mbajtur mbi dyshimet për trafik droge me avionë. Informacioni i parë është dhënë nga Policia Ushtarake në tetor të vitit 2012, ndërsa të dhënat dhe dëshmitë i janë përcjellë Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Të dhënat tregojnë se këto informacione i janë përcjellë edhe SHISH-it, i cili në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë duhej të kryente verifikimin e të dhënave të paraqitura në formën e dëshmive. I njëjti informacion pranohet se është dhënë nga Policia Ushtarake edhe në vitin 2013, çka tregon se dyshimet për trafik droge do të rëndonin mbi të dyja

qeveritë, në rast se provoheshin, ose do të asnjanësonin deklaratat e tyre publike në rast të kundërt. Megjithatë, publikimi në media i shkresës “sekrete” të firmosur nga kreu i SHISH-it ka përshpejtuar deklaratën e Ajazit, edhe për shkak të imazhit të institucionit që ai drejton. Deklarata e së shtunës, e publikuar në faqen zyrtare të SHISH-it dënon publikimin e kësaj shkrese që cenon imazhin e Shërbimit sekret, por nga ana tjetër nuk lë pa përmendur edhe “spekulimet mediatike e politike lidhur me informacionin e klasifikuar”. Por, pavarësisht qëndrimit publik të Shërbimit Informativ Shtetëror për çështjen e shumëdebatuar të trafikut të drogës, pozita e kreut të SHISH-it duket tepër delikate, sa i takon përballjes me Komisionin Hetimor dhe kontrollin e veprimtarisë së këtij institucioni nga deputetët e mazhorancës.

Kontrolli i SHISH, Qefalia: Informacionet lënë për të dëshiruar Mblidhet sot grupi i deputetëve që do të ushtrojnë kontroll në zyrat e SHISH. Informacionet për tritolin dhe shkresa për hetimin e drejtuesve të policisë në fokus Grupi i punës që do të kontrollojë veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror pritet të mblidhet sot për të përcaktuar çështjet dhe mënyrën se si do të ushtohet ky kontroll. Opozita e ka konsideruar si të paligjshme një iniciativë të tillë, duke vendosur të mos marrë pjesë, duke “ua lehtësuar” kështu punën

tre deputetëve të mazhorancës. Sipas burimeve mësohet se kontrolli parlamentar i SHISH-it do të fokusohet në disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me mënyrën e operimit dhe profesionalizimin e këtij institucioni. Deputeti socialist, Xhemal Qefalia thotë se një nga çështjet që do të kontrollohet ka të bëjë me informacionet që SHISH i ka dhënë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme lidhur me rastet e shpërthimeve apo trafikimit të lëndëve plasëse. “Pas bërjes prezent nga ministri i Brendshëm për mungesë informacioni lidhur me problematikat e rendit në Shqipëri, ka pasur një fluks të

madh informacionesh, por informacionet nuk janë të vlefshme vetëm duke siguruar sasi. Informacionet janë të rëndësishme kur brenda tyre ka elementë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e rendit. Me dy fjalë dua të them nëse ka patur një numër të madh informacionesh, ndoshta dhe të tejkaluara, por cilësia e tyre vlen për të dëshiruar”tha deputeti Qefalia. Por kjo është vetëm një nga çështjet që tre deputetët e opozitës do të kontrollojnë sa i takon punës dhe drejtimit të SHISH. Sipas burimeve mësohet se një nga çështjet që do të marrë vëmendjen e grupit të kontrollit janë

edhe emërimet e bërë nga këtë institucion pas marrjes së drejtimit nga Visho Ajazi Lika. Sipas të dhënave të publikuara në media rezulton se përgjatë dy viteve të fundit janë emëruar në pozicione drejtuese per-

sona pa arsimin përkatës dhe në kundërshtim me ligjin. Shkresa për hetimin e drejtuesve të policisë dhe publikimi i saj në media është një tjetër çështje që pritet të bëhet objekt i kontrollit, pasi ligji për SHISH-in përcakton në mënyrë të qartë mënyrën se si mblidhet informacion qoftë edhe për zyrtarët e administratës, ndërsa arsyet e këtij urdhri sipas opozitës nuk janë ende të qarta. Por kras grupit të kontrollit, në Parlament pritet të nisë nga puna Komisioni Hetimor për dyshimet serioze se infrastruktura e ushtrisë është përdorur për trafik narkotikësh.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Xhihadistët, prokuroria kërkon të dhëna në Maqedoni e Kosovë Prokuroria dyshon se dy imamët e arrestuar kishin lidhje të ngushta me njerëz në Kosovë dhe Maqedoni për rekrutimet në luftën e Sirisë Me arrestimin e besimtarëve myslimanë të dyshuar për “terrorizëm“, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga drejtësia e Kosovës dhe Maqedonisë të dhëna për bashkëpunëtorët e 9 të arrestuarve në Shqipëri. Sipas hetuesve rezulton se imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur si imam Abdurrahim Balla, mbante kontakte të vazhdueshme me celulat e dyshuara si terroriste të ngritura në Kosovë dhe

Maqedoni. Bazuar në këto të dhëna thuhet se pak ditë para ikjes për në Siri të Lavdërim Muhaxherit nga Kaçaniku i Kosovës, ky i fundit dhe imami Balla janë takuar në xhaminë e Unazës së Re. Kjo provohet edhe nga fakti se më 20 janar të këtij viti, Kjani Muhaxheri dhe Shaban Muhaxheri, dy të afërmit e Lavdrim Muhaxherit kanë ardhur nga Kosova dhe së bashku me imamët Balla e Hysa kanë takuar Shaban Rashën, babanë e Diamant Rashës, i vrarë në Siri. Takimi është bërë në shtëpinë e tij, pikërisht ditën kur Shaban Rasha është pyetur për disa orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rastin e të birit. Akuza dyshon se në disa raste, besimtarët që dërgoheshin në luftë në Siri, përdornin edhe aeroportin “Adem Jashari” në Prishti-

në. Sipas prokurorisë, në Kosovë ata priteshin dhe përcilleshin nga të afërmit e Muhaxherit dhe shtetasit e dyshuar si financues të udhëtimeve, Bekim Fidani nga Maqedonia dhe Jeton Raka nga Kosova. Emrat e këtyre personave tashmë ndodhen në dosjen voluminoze të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila ka kërkuar të dhëna për aktivitetet e tyre në Kosovë e Maqedoni. Ata dyshohen se janë pjesë e një grupi radikal që drejtohet nga shtetasi turk Murat Gezenler, ku si zv/komandant i njësitit që lufton në Alepo të Sirisë është shtetasi shqiptar nga Elbasani, i njohur me emrin fetar Zeyd Al Albani. Ndërkohë, edhe në Shqipëri prokuroria po heton për financuesit e këtyre dy imamëve, ku figuron edhe pronari i një agjencie turistike. Marrë nga ABC News

Konflikti për 10 mijë euro borxh, që solli vrasjen e biznesmenit në Tiranë Aurel Zenga u thërrit për ndihmë nga miqtë e tij në konflikt për një borxh të pashlyer, por u qëllua për vdekje, pasi plagosi Agron Goxhin. RENEA arrestoi autorët në një apartament në Durrës, duke ngrënë bukë me djathë dhe sallam Dashamir Biçaku Tiranë Dhjetë mijë euro borxh janë bërë

shkak për konfliktin ku mbeti i vrarë Aurel Zenga dhe u plagos Agron Goxhi. Sipas policisë, ky është motivi i vrasjes së të premtes mbrëma tek “Ali Demi”, ku viktima, pronar i një lokali në Bllok ishte thirrur për ndihmë nga palët në konflikt. Hetimet kanë zbuluar se Aurel Zenga ishte thirrur nga dy miqtë e tij në konflikt me njëri-tjetrin, Edison Kajtazi dhe Agron Goxhi, por mbeti i vrarë në kulmin e sherrit. Në të vërtetë, Kajtazi i kishte 10 mijë euro borxh Agron Goxhit prej disa muajsh dhe zvarritja e shlyerjes së tyre i kishte futur në konflikt me njëritjetrin. Dy ditë pas krimit, policia tha se ka arrestuar katër persona të dyshuar si të përfshirë direkt në vrasjen e Zengës. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa u shpreh dje në një deklaratë për mediat se grupi i të dyshuarve u arrestua në Durrës, me ndihmën e forcave RENEA. Agron Goxhi, Artan Hasani, i dënuar më parë për shitje municionesh, Enton Sada, i dënuar për vrasje me paramendim dhe Alket Halitaj u arrestuan në një apartament pranë “Kalit të Trojës”, ku

fshiheshin pas krimit. Ndërsa është shpallur në kërkim Edison Kajtazi. Në momentin e ndërhyrjes së Forcave Speciale, ata janë gjetur duke ngrënë bukë me djathë dhe sallam. Menjëherë pas ndërhyrjes dhe arrestimit të personave, policia përcolli të dyshuarit në drejtim të ambienteve të policisë së kryeqytetit, ku janë marrë në pyetje për disa orë. Bashkë me ta, policia tha se kishte shoqëruar edhe dhjetë persona të tjerë, të dyshuar si persona që kishin dijeni mbi rrethanat e vrasjes së Zengës. Ndërkaq, veç tyre policia tha se kishte ndaluar me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit Andi Veshin. Ky person sipas policisë, bashkë me personat e tjerë të arrestuar dyshohet se kanë shtyrë Agron Goxhin për të vrarë Aurel Zengën menjëherë pasi ky kishte qëlluar ndaj Goxhit me armë, duke e plagosur atë. Me akuzën e moskallëzimit të krimit, policia tha se kishte arrestuar Besnik Mansakun, 37 vjeç, pasi sipas policisë është provuar se ka qenë në vendin e ngjarjes, por se nuk ka kallëzuar krimin. Edison Kajtazi, 37 vjeç, i kërkuar tashmë, është cilësuar nga policia si strumbullari i të gjithë historisë së krimit. Ky i fundit, sipas burimeve të policisë i kishte marrë një sasi prej rreth 10 mijë euro borxh Agron Goxhit, i njohur i përbashkët i Kajtazit dhe të vrarit Aurel Zenga. Të dy personat, Kajtazi dhe Goxhi, sipas burimeve të policisë kanë debatuar dy ditë para vrasjes pikërisht për borxhin, ndërsa të premten ata janë takuar sërish. Fillimisht palët kanë debatuar pranë një lokali, ndërsa më pas janë afruar tek një tunel që të nxjerr në rrugën “Zonja Çurre” dhe aty është afruar edhe Besnik Mansaku. Hetuesit thonë

Viktima Aurel Zenga

Agron Goxhaj i dyshuar si autori i vrasjes

Të arrestuar

Zenga është njoftuar për konfliktin dhe ka shkuar pranë vendit të ngjarjes, duke debatuar me Agron Goxhin dhe duke i thënë se borxhin do ta shlyente ai.

Agron Goxhaj, 36 vjeç, i dënuar më parë për plagosje, i dyshuari si autor i vrasjes Artan Hasani, 42 vjeç, i dënuar më parë krimet ndaj jetës dhe prodhim për shitje municionesh luftarake, i dyshuar si bashkëpunëtor Enton Sada (Ibrahimi), 41 vjeç, i dënuar më parë për vrasje me paramendim, i akuzuar si bashkëpunëtor Alket Elmas Halitaj, 42 vjeç Andi Veshi, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” Edison Kajtazi, i shpallur në kërkim Besnik Mansaku, i akuzuar për moskallëzim krimi

se Zenga nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por se ka qenë në lokal me disa miq duke parë ndeshjen Roma- Milan. Në këtë kohë, Zenga është njoftuar për konfliktin dhe ka shkuar pranë vendit të ngjarjes, duke debatuar me Agron Goxhin dhe duke i thënë se borxhin do ta shlyente ai. Por në vend të shuarjes së

Shqiptari në Itali

Vrau të dashurën, por dyshohet edhe për kushëririn e tij Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës se tij, Lidia Nusdorfi dhe 30-vjeçarit italian, Silvio Mannina, mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij. Mediat në Itali shkruajnë se hetuesit e çështjes dyshojnë se Demiraj mund të ketë vrarë edhe një kushëri të tij, pasi kishte zbuluar se ai kishte patur marrëdhënie intime me të dashurën e tij gjatë qëndrimit për pushime në Shqipëri Për këtë, Prokuroria e Riminit është duke përgatitur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare që do t’i adresohet veçanërisht Shqipërisë, për të vërtetuar nëse ai është gjallë ose jo. Gjatë dëshmisë Demiraj ka pran-

uar se kishte tentuar ta vriste kushëririn e tij verën e kaluar në Shqipëri. Ndërkaq, Monica Sanchi, një kameriere me të cilën Demiraj ka punuar dhe mendohet të këtë patur edhe një raport, është nën hetim, pasi dyshohet se ka ndihmuar shqiptarin g jatë krimit. Pak ditë më parë mediat it a l i a n e z b a r d h ë n r r ë f i m i n e Dritan Demirajt. 29-vjeçari ka pranuar se ka vrarë ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina. Dritan Demiraj nuk e ka pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer krimin si hakmarrje. Ai është arrestuar nga policia italiane më 3 mars 2014.

gjakrave, situata ka agravuar në fyerje dhe në plagosjen e Goxhit nga Aurel Zenga. I plagosuri ka nxjerrë edhe ai pistoletë, duke qëlluar për vdekje mbi pronarit e lokalit të njohur në Bllok. Vetë i dyshuari, Agron Goxhi u ka pohuar hetuesve autorësinë e krimit dhe motivin e tij për borxhin 10 mijë euro.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "Ndërtesë", me nr. pasurie 438/9-N1/2, vol 8, faqe 84, me sip. 90 m2, ZK 3120, "truallin nën ndërtesë", me nr. pasurie 438/13, vol 8 faqe 83, me sip. 90 m2, ZK 3120, në bashkëpronësi,"truallin pjesë përbërëse të ndërtesës", me nr. pasurie 438/12, vol 8 faqe 82, me sip. 73.75 m2, ZK 3120, pasuri të regjistruara në ZVRPP Librazhd, e ndodhur në rrugën nacionale, pranë komunës Qukës, në pronësi të shtetasit Selami Blloshmi. Ankandi zhvillohet ditën e enjte më dt. 08.05.2014, ora 15.oo, me çmimin fillestar 4,510,000 (katermilionepeseqindedhjetemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479


ngjarje e ditës

ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

7

Nga Fondi i këtij viti për zhvillimin e rajoneve 3.5 miliardë, qarqet e veriut kanë marrë më pak se 300 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në Tiranë e poshtë. Qarku i Kukësit, më i varfëri në vend, është përjashtuar tërësisht nga financimi

Ndahet fondi i rajoneve, përjashtohet Veriu Blerina Hoxha

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve që ka për kryetar Kryeministrin e vendit, Edi Rama, me një vendim të posaçëm ka ndarë 3.5 miliardë lekë nga fondi i këtij viti, duke përjashtuar gati tërësisht veriun. Sipas vendimit të shoqëruar edhe me tabelën përkatëse botuar në Fletoren Zyrtare, ndarja e fondeve prek shumë pak Lezhën dhe Shkodrën, ndërsa qarku më i varfër i vendit, Kukësi mbetet tërësisht i përjashtuar. Pjesa më e madhe e fondeve kanë shkuar për qarqet e Beratit të Elbasanit, Durrësit, Gjirokastrës, Fierit, Korçës dhe Vlorës. Ndarja

Fondi për t’u shpërndarë është në vlerën e 35 milionë dollarëve si pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve për vitin 2014. Duket se këtë herë vëmendja e qeverisë është zhvendosur në disa qarqe të Jugut. Kështu, qarku i Beratit merr gati 280 milionë lekë, që shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, kryesisht për bulevardin, anës lumit Osum. Qarku i Elbasanit do të financohet me më shumë se 400 milionë lekë nga ky fond, ndërsa qarku i Fierit, me rreth 350 milionë lekë dhe me më shumë se 300 milionë lekë financohet edhe qarku i Gjirokastrës. Rreth 160 milionë lekë shkojnë në qarkun e Lezhës, ndërsa qarku i Shkodrës është financuar modestisht me pak më shumë se 100 milionë lekë. Më shumë se 300 milionë lekë janë akorduar edhe për Bashkinë e Vlorës, ku pjesën më të madhe e zë

projekti për asfaltimin e shëtitores në Qeparo, me rreth 57 milionë lekë. Ndërsa për qarkun e Kukësit, që përfshin Kukësin, Hasin dhe Tropojën nuk është dhënë asnjë financim. Afatet

Vendimi i qeverisë i botuar në Fletoren Zyrtare, kërkon nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, projektet e të cilave janë miratuar për t’u financuar, që të paraqesin pranë sekretariatit teknik për infrastrukturën vendore në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, brenda datës 30 prill 2014, një kalendar me të gjitha afatet e prokurimit publik dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit e përdorimit të fondeve. Të gjitha njësitë e qeverisjes vendore duhet të kryejnë procedurat e prokurimit publik dhe të lidhjes së kontratës përkatëse për zbatimin e punimeve të ndërtimit deri në fillim të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014. Për fondet e projekteve të paprokur uara sipas këtij af ati, Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve ka të drejtën për të rishqyrtuar financimin dhe rialokimin e fondeve të këtij financimi për një projekt tjetër. Vlera e plotë e projektit përfaqëson vlerën që financohet nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve shtrirë në 2 vite, për 2014 dhe për 2015). Vlera e financimit për vitin 2014 tregon vlerën e financimit që vihet në dispozicion nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve për vitin 2014. Diferenca e financimit të vlerës së plotë (pas prokurimit) me vlerën e financimit për vitin 2014, do të financohet nga në vitin 2015.

Qyteti i Kukësit

Qarku i Elbasanit do të financohet me më shumë se 400 milionë lekë nga ky fond, ndërsa qarku i Fierit, me rreth 350 milionë lekë dhe me më shumë se 300 milionë lekë financohet edhe qarku i Gjirokastrës

FMN zbarkon të mërkurën në Tiranë, si po zbatohet Marrëveshja Një mision i FMN-së mbërrin të mërkurën e kësaj jave në vendin tonë për të bërë revizionimin e parë të Marrëveshjes trevjeçare me Shqipërinë. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, misioni i Fondit gjatë ditëve të qëndrimit do të informohet me zhvillimet më të fundit në ekonominë e vendit, në treguesit buxhetorë dhe në ecurinë e zbatueshmërisë së marrëveshjes. Vitin e parë, Marrëveshja trevjeçare Shqipëri– FMN do të monitorohet një herë në tre muaj nga ekspertiza e Fondit, ndërsa më pas, dy herë në vit. Marrëveshja që parashikon një sërë masash në fushën e taksave dhe reformat strukturore, hyri në fuqi në muajin shkurt pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve në Uashington dhe parashikon disbursimin

e 330 milionë eurove kredi me kushte të buta për tri vitet në vijim. Burimet nga Ministria e Financave pohojnë se ekspertët e Fondit Monetar do të njihen me ecurinë e disbursimit të borxhit të prapambetur, pasi tashmë procesi është në kulmin e tij për vetë faktin se është shlyer gati 60 për qind e shumës së programuar për këtë vit, prej 35 milionë eurosh. Ekspertët e Fondit do të analizojnë gjithashtu edhe performancën buxhetore të tre muajve të parë të vitit, për të krijuar një ide nëse rritja e taksave në fillim të vitit ka ndikuar për mirë. Misioni i FMN-së gjithashtu do të njihet me ecurinë e reformave të parashikuara në marrëveshje, sidomos mbi energjinë dhe mbi pensionet.

Financat Ok me planin, por rritja e taksave nuk ndikon Sipas të dhënave fiskale nga Ministria e Financave për tremujorin e parë të vitit mësohet se, për periudhën janar-mars të ardhurat nga akciza janë gati 2 miliardë më pak se planifikimi i periudhës. Më pak se plani ishte edhe tatim-fitimi dhe taksa progresive

Rritja e tatimeve të tilla si akciza dhe tatim-fitimi kanë dështuar lidhur me qëllimin për të cilin janë rritur. Sipas të dhënave fiskale nga Ministria e Financave për tremujorin e parë të vitit mësohet se, për periudhën janar-mars të ardhurat nga akciza janë gati 2 miliardë më pak se planifikimi i periudhës. Më pak se plani ishte edhe tatim-fitimi. Duket se këto deficite janë kompensuar nga grumbullimi më i mirë i TVSH-së. Rënia

Ministria e Financave kishte planifikuar të mblidhte të ardhura nga akciza rreth 8.1 miliardë lekë për tremujorin e parë të vitit, por ka mbledhur vetëm 6.1 miliardë lekë më

zultuar e dobët me një bilanc prej 9 milionë dollarësh minus. Një zë tjetër që ka rezultuar pozitiv janë të ardhurat nga ndihmat, të cilat kanë rezultuar 2.2 miliardë lekë më shumë se parashikimi dhe kanë mbajtur në territor pozitiv planin e buxhetit për tremujorin e parë, duke i çuar të ardhurat në tërësi në 1.2 miliardë lekë më shumë se programimi. Duke parë situatën jo shumë optimiste me të ardhurat, Ministria e Financave është treguar e racionalizuar me shpenzimet buxhetore, të cilat për janarmars rezultojnë 7 miliardë lekë më të ulëta ose 70 miliardë dollarë të kursyer. Ky kufizim në shpenzime ka mbajtur nën kontroll deficitin buxhetor, i cili për periudhën në fjalë rezulton 6.3 miliardë lekë nga 14.6 miliardë lekë që ishte programi.

pak ose 20 milionë dollarë. Madje të ardhurat nga akciza ishin rreth 10 milionë dollarë më pak se në tremujorin i vitit 2013. Në një kohë kur Ministria e Financave ka llogaritur të grumbullojë rreth 20 miliardë lekë nga rritja e taksave për këtë vit, tre muajt e parë kanë treguar krejt të kundërtën. Rënie nga programi ka pësuar edhe tatimi mbi fitimin. Nga 7 miliardë lekë të programuara janë grumbulluar vetëm 6.3 miliardë me rreth 7 milionë euro deficit, në një kohë që taksimi për bizneset u rrit në 15 për qind nga 10 për qind që ishte deri më 1 janar 2014. Më pak të ardhura janë gjeneruar në buxhet edhe nga taksa progresive, e cila zëvendësoi taksën e sheshtë në taksimin e punës. Nga 6.8 miliardë lekë që duhet të grumbulloheshin për periudhën janar-mars, janë grumbulluar 6.4 miliardë lekë. Rritja

Veç performancës negative në taksat që u rritën, vihet re një përmirësim i dukshëm i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Për tremujorin e parë janë grumbulluar më shumë se plani rreth 3 miliardë lekë, të cilat kanë ndikuar në mbajtjen e ekuilibrave në ekonomi. Performanca e të ardhurave tatimore, pavarësisht tejkalimit të planit buxhetor, ka re-

B.Hoxha

Më pak të ardhura janë gjeneruar në buxhet edhe nga taksa progresive, e cila zëvendësoi taksën e sheshtë në taksimin e punës. Nga 6.8 miliardë lekë që duhet të grumbulloheshin për periudhën janar-mars, janë grumbulluar 6.4 miliardë lekë.

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k Zhvillon ankandin e dytë për pasurinë:

Njoftim për ankand Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi fillestar: 1.532.185 (një milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë. Përfundon më datë 26.05.2014, ora 16.00, Adr : Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com


8

28.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

intervista

Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj

“Unë mendoj se Policia dhe Prokuroria kanë shumë për të mësuar në drejtim të ndjekjes së rasteve të fëmijëve të humbur. Ato pak raste që kanë ndodhur deri më tani, ne si CRCA mendojmë se nuk janë ndjekur në formën dhe mënyrën e duhur”

Bleona Mata

“Zhdukja e Bleonës, si rasti i Madeleine në Britani...veçse atje vazhdojnë kërkimet” Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj krahason zhdukjen e Bleonës me atë të vajzës britanike, Madeleine McCain. “Policia në Britani vazhdon sot e kësaj dite që të bëjë kërkime deri në Portugali, ndërsa Policia jonë nuk të jep ndjesinë se mund ta gjejë Bleonën” Intervistoi: Dashamir Biçaku

Katër vite nga zhdukja e Bleona Matës, ju si drejtues i një organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sa keni mundur ta ndiqni dhe si e vlerësoni rastin në fjalë ? Është një ndër ngjarjet që si zyrë, bashkë me ALO 116-111, kemi vite që e ndjekim dhe që publikisht kemi kërkuar nëpërmjet fushatave tona, gjetjen e të gjithë fëmijëve të humbur në Shqipëri. Vjet, në 25 maj kemi dalë një grup i gjerë organizatash të të drejtave të fëmijëve për të protestuar përpara Kryeministrisë nën moton: “Kthejini në Shtëpi!”. Vetë humbja e Bleonës është e mbushur me mister, sepse ajo në momentin e humbjes ka qenë e shoqëruar, por ndërkohë policia dhe prokuroria, pavarësisht se kanë marrë në pyetje njerëzit që shoqëronin Bleonën atë ditë, përsëri deri më sot nuk kanë bërë me dije se ku i kanë shpënë hetimet. Nëse e krahasojmë humbjen e Bleonës me atë të vajzës britanike, Madeleine McCain, policia në Britani vazhdon sot e kësaj dite që të bëjë kërkime specifike në drejtim të saj (për më tepër në Portugali), ndërsa Policia jonë nuk të jep ndjesinë që është duke udhëhequr një proces që mund të shpjerë në gjetjen e Bleonës. A mendoni se puna e drejtuesve të institucioneve si Policia, Prokuroria, apo organe të tjera përgjegjëse për garantimin e jetës së qytetarëve kanë bërë mjaftueshëm detyrën e tyre në këtë rast ? Unë mendoj se Policia dhe Prokuroria kanë shumë për të mësuar në drejtim të ndjekjes së rasteve të fëmijëve të humbur. Shqipëria, si shtet i vogël nuk ka shumë raste të humbjes së fëmijëve, por edhe ato pak raste që kanë ndodhur deri më tani, ne

si CRCA mendojmë se nuk janë ndjekur në formën dhe mënyrën e duhur. Hetimi policor është një aspekt që lë shumë për të dëshiruar dhe kjo vjen jo thjesht për arsye të mospasjes së punonjësve të policisë të specializuar për çështjen e fëmijëve, por edhe sepse ka një lloj mentaliteti në forcën e policisë, që për fëmijët duhet të merret familja së pari, para se të ndërhyjnë ata. E them këtë bazuar në dy fakte: që prej majit të këtij viti, Kodi Penal dënon këdo që shfrytëzon punën dhe lypësinë e fëmijëve dhe deri më sot asnjë ndjekje penale nuk është shpënë për gjykim; së dyti, në shumë raste të dhunës ndaj fëmijëve, pavarësisht se është vepër penale të rrahësh e godasësh fëmijën tënd, punonjësit e policisë nuk kanë reaguar për të arrestuar çdo prind që dhunon fëmijën e tij. Këto mjaftojnë të tregojnë se puna e këtyre dy institucioneve ka nevojë serioze për t’u përmirësuar në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve. Shqipëria është një vend, ku debati politik zë hapësirën më të madhe në opinionin publik. Në gjykimin tuaj, si ndikon ky polarizim për fatet e njerëzve të thjeshtë, që më së shumti lihen të vetëm në fatin e tyre? Kjo është një çështje shqetësuese, që shumë përfaqësues të shoqërisë civile vazhdojnë ta ngrenë në tryeza me politikanët. Ne vazhdojmë të jetojmë në një shoqëri shumë të polarizuar nga politika dhe vetë politikanët nuk e ndihmojnë këtë proces. Shumë politikanë nga të gjithë krahët e politikës vendosin mbrojtjen e interesave të karriges së tyre përpara atyre të qytetarëve dhe kjo krijon më pas zhgënjim, urrejtje apo apati ndaj proceseve politike, sepse të krijohet ndjesia se ato janë të korruptuara që në fillimet e tyre. Nisur nga ky deformim i procesit politik në Shqipëri, ne si CRCA po punojmë me disa politikanë seriozë që t’i tregojmë publikut se kush janë politikanët e vërtetë që kujdesen për qytetarët dhe kush janë ata që s’bëjnë asgjë për ta. Nëse secili nga ne do të pyeste se cili është politikani që ka treguar me vepra që është angazhuar publikisht dhe ka mbrojtur me jetë interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë, aty do të gjeni edhe përgjigjen. Bleona Mata ka 4 vjet e zhdukur, por ka pasur edhe raste të tjera të abuzimeve nga më të ndryshmet me

"Nëse secili nga ne do të pyeste se cili është politikani që ka treguar me vepra që është angazhuar publikisht dhe ka mbrojtur me jetë interesat e qytetarëve dhe të Shqipërisë, aty do të gjeni edhe përgjigjen"

fëmijët. Si e vlerësoni Shqipërinë, sa i përket sigurisë së fëmijëve? Situata e fëmijëve në Shqipëri është vërtet e rëndë. Një studim i UNICEF-it, i vitit të kaluar mbi varfërinë e fëmijëve, thoshte se mbi 25% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute bashkë me familjen e tyre. Pavarësisht se qeveria që iku, por edhe kjo e reja e dinë këtë fakt, ne si CRCA deri më sot nuk kemi parë e dëgjuar asnjë politikan se si e çfarë do të bëjë për të larguar nga varfëria absolute 25% të shoqërisë. Edhe në vendet e BEse ka varfëri, por askush nuk lihet që të bjerë nën nivelin e jetesës minimum, për faktin e thjeshtë se një njeri që rritet në mizerje ka shumë arsye për të bërë krime kundër shoqërisë, ndaj është interesi i të gjithëve që të ndihmojmë në mënyrë solidare ata njerëz që nuk kanë dhe t’iu japim mundësi që të nisin të punojnë për familjet e tyre. Në këtë aspekt, arsimi është një ndër zgjidhjet, e kombinuar kjo me bursa /ushqim falas për fëmijët që në lindje, çerdhe dhe kopshte, ndihmë ekonomike në ushqime për më të varfërit, arsim profesional falas për të rinjtë dhe kreditimi i bizneseve të grave të varfra dhe të rinjve. Këto janë masa sa sociale, aq edhe kundër krimit dhe pro zhvillimit të Shqipërisë si një vend, ku askush nuk mund të lihet të vdesë për një çapë bukë.

Nëna e Bleonës: Të mos mbyllet hetimi për Isën “Prokuroria nuk duhet të mbyllë hetimet. Begzim Isa ka gisht në zhdukjen e Bleonës, ai ka bashkëpunuar me Qamilen. Prokuroria ka dëshmi që flasin për përfshirjen e tij”,- është shprehur nëna e Bleonës pak ditë më parë. Ajo kontestoi mbylljen e hetimeve për Begzim Isën, për të cilin Bukurie Veizi ka dyshime të forta. Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon në akuzën e saj se ish-nxënësi i shkollës së mesme mjekësore në Prizren ka tentuar ta trafikojë një 8-vjeçar, të cilin e kishte marrë pa dëshirën e tij, duke e larguar nga familja. Policia kreu kontrolle në banesën ku mbahej fëmija dhe e gjeti atë, duke vendosur në pranga edhe Begzim Isën, i cili asnjëherë nuk e pranoi akuzën për trafikim fëmijësh. Pas arrestimit në lidhje me rrëmbimin e 8-vjeçarit, prokuroria e hetoi të riun edhe për rastin e Bleona Matës, vajzës së zhdukur pa gjurmë më 22 maj të vitit 2010 në zonën e Kukësit. Edhe pse hetimet zgjatën një vit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pohuar se nuk ka gjetur asnjë provë për implikimin e Isës në zhdukjen e vajzës së mitur katër vjet më parë.

kërkimet

Gjyshi i Bleonës: Na kanë ardhur informacione nga Stambolli Zenel Mata, gjyshi i Bleonës së zhdukur katër vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit, pohoi pak ditë më parë për MAPO se do t’i vazhdojë kërkimet derisa të ketë frymë. “Ne kemi kërkuar në Kosovë, në Maqedoni, në Greqi dhe së fundmi në Turqi. Për në Turqi, na kanë ardhur disa informacione se ajo mund të ishte parë në Stamboll, ose në Izmir. Janë informacione, të cilat unë jam munduar t’i verifikoj me disa miq të mi, por se janë të vështira për t’u vërtetuar”,- tha Mata. Ai tha se kishte së paku dy vite që nuk kishte folur me të birin, Zamirin, që sipas tij, është duke punuar në Tetovë në fushën e ndërtimit. “Kam dy vite që e kam larguar. Ai më shkatërroi të gjithë familjen, shkatërroi familjen e tij dhe veten”,tha në telefon Zenel Mata. Ndërkohë që pohoi se në kërkimet që kishte kryer vetë në Kosovë, apo në Greqi e Turqi, nuk kishte përfshirë nënën e vajzës apo të atin. “Ata kanë punët e tyre dhe shikojnë punët e tyre, unë të miat. Sekush e kërkon për hesap të tij. Unë dua ta gjej për vete”,- thotë Zenel Mata, ndërsa shton se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të gjetur mbesën, sa të ketë jetë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Mërgim në “galaktikën” njerëzore P

ashë me kënaqësi të veçantë ciklin e fundit të pikturave të Gazmend Lekës. Përfytyrimet e tij shfaqen prore mitologjike, me shartesa simbolesh e fantazmagorish, ku sendi, kafsha, njeriu dhe fenomeni bëhen tok. Miti është thelb i artit: miti i trashëguar dhe miti i krijuar së fundmi, miti si zhguall i religjionit dhe miti si trill e fantazmagori artistike. Piktori pëlqen qenie, mjedise e lëvizje sa përtej aq dhe brenda tokës, pasuar e begatuar nga imazhet ëndërrore, amalgamat onirike e përsendëzuese që truri krijon. Ka një frikë brenda tyre. Përmasa është e llahtarshme, ku japin e marrin e madhërishmja, groteskja, e përçudnuara dhe paradoksalja. Një triptik i kahut të përfytyrimeve eskatologjike si ai me titullin “Si është sipër është dhe poshtë” pranon brenda vetes gjithë përmasat që përmenda pak më sipër. Lart-poshtë është hapësira kozmike, ajo lëndorja, por ca më shumë lart-poshtë është hapësira e pafund e shpirtit, ajo e mirëfillta, platonikja, ku sendi shndërrohet në hije dhe hija bëhet send. Ndonëse njeriu nuk është i pranishëm fizikisht në bulën hapësinore të triptikut, ai paramendohet. Është aty, i fshehur, si hija e hijes. Ose ndërfutet pjesërisht, si diçka ende e paplotësuar, e nënkuptuar. Është figura mitologjike e një qenie parake ku amalgohen format e një përbindëshi ujor, ndoshta një oktapod me këmbët e pleksura, një lloj kërmilli a diçka e ndërthurur me gjymtyrë njeriu, madje edhe me një maskë kësisoj, krejt paradoksale e sfiduese në atë masë të stërmadhe mishi. Kafsha dhe njeriu, në një trajtë amorfe, të pagdhendur ende, të rëndë, paksa të squllur. Mjedisi është kozmik, mes një shtjellë yjesh e dritësimesh e një galaktike diku. Ajo që më befason dhe vetiu të çon te mendimi e përfytyrimi religjioz është një send katror i zi, që bie vrik nga sipër poshtë, përballë kësaj qenieje. Ngjan si një libër i madh, ndoshta Bibla, Fjala, Zoti në formën e pastër të shenjave e simboleve shkrimore ngujuar përbrenda. Por ngjan edhe si Guri i Shenjtë i Zi i Mekës, ku miliona besimtarë shkojnë përvit në ritualin katarsik të Haxhit. Një botë që po tronditet nga drita, energjia, shtjella e lëvizjes, ku forma përbindshore duhet t’ia lë vendin një tjetër forme, më të zhdërvjelltë, më humane, më pranë Zotit dhe Shkronjës, më pranë dritës. Një transformim kozmik po ndodh. Ndoshta një transformim i vetë qenies. Harmonia po vjen. Përçudja ikën. Një tjetër dritë po shfaqet. Demiurgu ka zbritur në tokë një mesazh të ri: ajo që është humane. Krah pikturës që vendoset në mes të triptikut janë dhe dy të tjera po të një mënyre konceptimi, me të tjera figura mitologjike, me të tjera imazhe. Majtas syri rreket të krijojë pamjen e një qenieje të stërmadhe, ndoshta një breshke a zvarraniku prehistorik që popullonte tokën tonë dikur, para se njeriu të shfaqej e të bëhej zot i saj. Djathtas është

koment Josif Papagjoni

forma e një shpendi, edhe ky i stërmadh, ndoshta një dragua flakëlëshues që zotëronte qiejt. Qenia e parë e lidhur me tokën, e rëndë, e mbledhur, e squllur, qenia e dytë e lidhur më së shumti me qiellin, flatruese, energjike, pllenues yjesh. Dhe gjithkund kozmosi si prani, si trysni, si peizazh, si metaforë e bërjes dhe zhbërjes, e pranimit dhe refuzimit, e veprimit dhe bashkëveprimit. Kozmosi si energji, si dritë, por edhe si palëvizshmëri, si terr. Kozmosi si shenjë e simbol: sfera dhe piramida, dy format bazike ku migron mendja dhe aftësia e saj për të realizuar sinteza gjeometrike pitagoriane pranë konceptit antik të Zotit apo Gjithësisë. Miti, kjo materie sa efemere aq kompakte dhe agresive, gjendet edhe në tablonë “Kopshti i Edenit”, por tashmë thjesht në rolin e pretekstit. Disa mollë, simboli i dijes së Zotit dhe i mëkatit (kur fryti i artë kafshohet nga Eva dhe Adami), kanë rënë mbi një trup që s’të shpie kund, te diçka konkrete, për shembull. Jemi sërish në përfytyrime kozmike. Por nëse mollët janë konkrete si simbolet e rrokshme të rrëfenjës biblike dhe trupi i stërmadh nuk identifikohet, përkundrazi një llambë që ndriçon sipër mos vallë është drita e Zotit, drita që na jep kënaqësinë e kuptimit? Apo është thjesht drita e një studioje piktori, ndezur netëve të gjata të kërkimit e pagjumësisë, të makthit dhe halucinimit estetik? Jam tronditur nga gjetja e jashtëzakonshme e tablosë “Engjëlli i zi më pëshpërit”, ku figura e piktorit Leka, ashtu e kërrusur, ashtu e përvuajtur, ashtu e vërtetë e reale pranëvihet me figurën e një qenieje trillane, e afërt me femrën, por me një fytyrë si maskë, e ndriçuar fort, që ia ka ngulur syrin. Edhe si një xixëllonjë duket, edhe si një robot eksplorues planetësh, edhe si fuqia e njohur që e kërkojmë dhe fuqia e panjohur që e dëbojmë dhe i trembemi. Por s’ka rëndësi fare kjo që po them. Shëmbëllimet dhe qasjet janë vetjake, sipas vizitorit dhe impulsit të perceptimit në çastin e shikimit. E rëndësishme është bukuria formale piktorike që të grish, të zgjon mendime, të rrëmben në realitete virtuale e të degdis diku që as ti vetë se di se ku pikërisht. Vegimi ëndërror edhe këtu është trallisës. Njeriu kërruset, ndjehet i pafuqishëm, i mahnitur, rob i asaj që s’e kap dot. Platitet. Përpëlitet. Po ç’janë këto qenie që flatrojnë mes territ dhe dritës, pikëlimeve të bardha që krijojnë relieve shprese dhe energjie dhe njollave të mëdha të zeza që të gëlltisin e të bëjnë sakaq një hiç? Një hapësirë e rrafshët blu diku, një reliev malor dhe befasisht, pas këtij vizio-

ni onirik ja ku gjithçka bëhet e përkorë: figura e piktorit Gazmend Leka, diku e mbështetur në murin (mbase) të studios së tij, me fytyrën si në dilemën filozofike hamletiane: Ç’të bëj? Dhe plot elegancë, në kuvendim me të, përballë, figura mitologjike e një qenieje femërore. Kush është ajo? Mos vallë frymëzimi krijues në përpëlitjen e kërkimit, në boshin mundonjës të gjetjes së idesë, formës, të artit vetë? Mos vallë drita e fortë që befas na vjen dhe na mbush mendjen, duke na bashkuar me të panjohurën e madhe, me atë që s’po e rroknim dot, me Zotin si zbulim e si dije? Mos vallë është erosi ynë, brenda vetes sonë, si energjia dhe flaka e krijimit, pa të cilën s’bëjmë dot art? Dhe sërish them: E ç’rëndësi ka? Mjaft që mendja ime provokohet. Mjaft që forma e bukur e sugjestive e imazhit të përftuar më zgjon asociacione dhe unë dua të fluturoj mes krahëve të tyre piktorike. Nga miti biblik i prerjes së kokës së Gjon Pagëzorit nga mbreti Herod dhe kërcimi sa erotik, ekstazik e makabër që bëri e mbesa, Salomeja, me kokën e shenjtit mbi tepsi, piktori krijon jo aq një gjendje ankthi, tmerri dhe marrëzie, por diçka më të qetë, si të thuash të “përjashtuar”, një postmortum, ku nga pas një tufë yjesh sikur i bëjnë “iso” këngësvalle të krimit të porsakryer. Madje, sepse mendja ime shkon te arketipi piktorik i natyrës së qetë, ku ironia është kaq e pamëshirshme dhe e pafshehur, saqë kthehet në cinizëm ndaj teprisë së egos njerëzore, ndaj aktit të krimit si të tillë. Krimi estetizohet. Krimi kundrohet si vepër arti. Salomeja e zhveshur, si një balerinë diku në kabinën e saj pas apo para shfaqjes, e shikon dhe e ndjen veprën e saj kriminale pikërisht si të ishte përballë një objekti estetik. Ka një aromë prej teatri e gjitha kjo. Vetë koka e Gjon Pagëzorit mbi tepsi, e mbuluar pjesërisht nga një vesk ngjyror gjaku të mpiksur a një maskë, ngjan si një kokë e skulpturuar, si statujë e vepër arti. Edhe Salomeja është estetizuar. Ajo ka vendosur para syve një maskë të zezë. Mund ta konotojmë shenjën si simbol i dekoduar lehtësisht: maska e vrasjes, tejqyra e së keqes. Por nuk më duket kaq e thjeshtë. Mendja sërish më shkon te teatri, te loja, te vallëzimi, te “ballua me maska”. Përmes lojës, teatrit, baletit, artit fshihet e mu aty kryhet krimi. Krimi vetë është një lloj teatri. Njeriu bën krim duke e estetizuar atë. Pikërisht edhe Salomeja e këqyr “veprën” e tmerruar të marrëzisë së saj, kokën e prerë të Gjonit, jo drejtpërdrejt por përmes maskës. Në flokë i është vendosur madje një trëndafil i kuq i madh. Është trëndafili i erosit të munguar e të dëshiruar (në gjallje jo, në vdekje po), e kuqja e gjakut dhe e epshit, e krimit dhe e tërbimit. Po faji ku është? Estetizimi i kokës së Pagëzorit, ashtu e qetë dhe e shndërruar në formë skulpturore, nuk shpreh tmerr, as vuajtjen e ekzekutimit, përkundrazi është e qetë, e paqme, pa shprehje, madje inerciale. Kurse fytyra

e Salomesë sikur shpërndan tek ne veçse dritë, bukuri, ngjyra, lumturi, ekstazë erotike. Të vrasësh do të thotë të këndellesh, të lumturohesh! Oh, çfarë tmerri?! Oh, çfarë përbindëshi i fshehur në kurmin e një gruaje?! Oh çfarë kënaqësie kriminale e njeriut që vret dhe vrasjen e kthen në argëtim, në vallëzim, në profani libidiumi. Dhe krimi bëhet relikte, bëhet skulpturë, bëhet vepër arti! A ka më nevojë të komentosh mbi gjithë këtë kundërshti tmerruese, mbi natyrën e zhbërë të njeriut të zvetënuar, mbi këtë bjerrje jo thjesht morale e dokesore, ku mes martiriumesh e flijimesh sublime do të artikuloheshin më pas ligjet e reja të humanizmit, Ligji i Ri i Perëndisë i jetësuar nga vetë Jezui dhe doktrina e tij fill pas vrasjes së Pagëzorit. Jo aq nga mendimi dhe dimensioni mitik se sa nga forma piktorike, jam shtangur e kam qëndruar gjatë në tablonë krejt të veçantë e shumë vizuale: “Krim-Krijim”... Koka e skulpturuar e piktorit Gazmend Leka është vendosur mbi një tavolinë pune. Ajo është e rrethuar tej e tej me një mori thikash, pastaj darë, pinca, dalta. Në planin e parë janë vendosur kuba, vizore, figura gjeometrike dhe një këmbë manekini. Drita rreh fort dhe e akumuluar tek portreti i piktorit, qendra e kompozimit. Ai ka një pamje heshtane, të menduar, thuajse solemne, thuajse pa shprehje a të paqme, si duke shikuar a ajgëtuar diçka që është jashtë e brenda tij. Gjithë ajo rekuizitë thikash e veglash mos ndoshta janë vuajtjet dhe martiriumet e krijimit, nganjëherë tmerri i boshit tonë kur shpirtin e kërkimit duam ta mbushim me materien e re që e kërkojmë dhe e kërkojmë me ngulm? Përballë, të tjera objekte, që matin, që distancojnë, që të shtyjnë në mendime, që llogaritin. Mos ndoshta është arsyeja e artistit, kthjelltësia e mendimit dhe domosdoja e drejtpeshimit, kur “tmerri” i procesit krijues, pasi ka “therur” lëndën e përfytyruar, pra “bishën” që ulërin shpirtit të piktorit në çastet e ekstazës dhe deliriumit, rreket të qetësohet, të rishikohet, të fitojë arsyen dhe balancën e saj, duke e futur pikërisht atë “bishë” në kafazin e ligjësive estetike? Unë kam qejf ta dekodoj kështu mendimin e Lekës. Një tjetër ka gjithë të drejtën ta dekodoj ndryshe. Se ja që arti i tillë është, na fton në një rrugëtim mes misterit dhe shumësisë së qasjeve. Në fund të fundit perceptimi është ai që e bën artin ta tejkalojë kohën e një filli, kohën

konkrete, duke sfiduar njëkuptimësinë, cakun e ngushtë të impaktit që buron e jetësohet veçse brenda një hapësire. E mrekullueshme më është dukur si gjetje tabloja “Bukë, kripë, zemër për lajmësin”. E ngopur përplot ide. Sa reale, edhe mitologjike. Sa e ftohtë e racionale aq e ngrohtë dhe emocionale. Lart është figura e një nëne, do të thosha e kohëve të fundit, sepse ka... edhe syze?! Është nëna e atij që vret dhe e atij që vritet: nëna e pikëlluar shqiptare që vuan vrasjen e birit, por dhe nëna që përligj e nxit birin për gjakmarrje. Poshtë është historia. Thelbi. Metafora. Një tors me kokën e prerë, mbi supet e tij ngrihen lart dy gjymtyrë, njëra si pulpë këmbe e tjetra si krah. Të dyja së toku na çojnë gjithë po te brirët e djallit, pra te nxitja e frymëzimi djallëzor që mëkon brezave e shekujve turbullirën mendore të shqiptarëve. Djalli që na ngatërron, prandaj ende s’po dalin nga labirinti përbindshor i Minotaurit vrasës e gjakatar. Dhe aty, mbi tavolinë, ndriçuar fort, shohim një risk buke mbi një copë letër, përbri saj një thikë. Bukë dhe thikë. Ushqim dhe krim. Jetë dhe vdekje. Është kjo dikotomi mortore që kosit mishin e butë të jetës. Një keqkuptim i madh. Një përligjje e krimit në papërligjjen e të drejtës për të jetuar. Po ç’është kështu me ne shqiptarët vallë? Ç’është kjo “gjakftohtësi” për të shtruar në sofër vdekjen (thikën), sikur t’i thoshe mikut: Bujrum, të pres me bukë kripë e zemër, se je në besë, dhe po aty të vras, sepse jam pjesë e një antropologjie gjaku, hukamë hakmarrjeje që s’njeh paqe, mëshirë dhe falje. Ah, ky qerthull i mbyllur, tmerrues e pa rrugëdalje! Një sy tjetër mund të shtojë diçka tjetër, ndoshta fare kundër meje. Ani, i tillë është arti, të tilla janë kodet e tij, e tillë është mistika që ai ngërthen përbrenda e riprodhohet në mijëra forma nga përjashta. Arti i Gazmend Lekës është pikërisht i tillë. Arti që bukurinë estetike, mitin, fantazmagorinë e pjelloron me idetë dhe filozofinë, me dijen dhe mençurinë. Prandaj mua, dhe shumë si unë afërmendsh, e duam fort këtë piktor. Ai hyn atje ku edhe ne vetë nuk dimë se si t’u vëmë emër turbullirave tona, anktheve tona, ontologjisë sonë, misterit tonë, të pathënave tona... Faleminderit Leka që mendjen ma cyt e mërgon oqeanit të galaktikave njerëzore, misterit të qenies, duke u rrekur të mësoj aty notin e meditimit, notin e sqimës, hijeshisë dhe bukurisë së artit...


op-ed

2

Blog / Më munde Enver, më munde!

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Festivali i Librit dhe Artit Pamor: 70 mijë vizitorë dhe 40 mijë tituj librash

Kuptimi ideologjik i reformës së arsimit të lartë N

jëra prej akuzave që i bëhen qeverisë në lidhje me reformën e arsimit të lartë është se po u shërben interesave private në dëm të idealit publik të universitetit. Përveç kësaj, kjo reformë lexohet ideologjikisht si e djathtë, si nxjerrje në treg e vlerave dhe dijes, ku kritikët janë të bindur se vlerat do të transformohen në antivlera dhe dija në injorancë të certifikuar me diplomë universitare. Por cili është në fakt kuptimi ideologjik i reformës së arsimit të lartë? A po vepron qeveria Rama si një qeveri e djathtë? Së pari, duhet pranuar që dualiteti konceptual privat/publik që furnizon debatin për këtë çështje nuk qëndron, pasi koncepti “privat” përshkruan llojin e pronësisë, ndërkohë që koncepti “publik” nuk lidhet me pronësinë, por me funksionin e universitetit. Madje edhe vetë kritikët e pranojnë se sot universiteti shtetëror është privatizuar, duke nënkuptuar se nuk po realizon interesin publik. Kështu, në parim interesi publik për arsim cilësor mund të realizohet me mënyra të ndryshme, pavarësisht llojit të pronësisë. Kjo hap rrugën për të kuptuar dhe gjykuar performancën e universiteteve shtetërore dhe private nga perspektiva e realizimit të interesit publik. Reforma e arsimit të lartë i jep vend qendror këtij koncep-

koment

Klementin Mile

ti dhe prandaj duhet mbështetur. Por, kritikët megjithatë insistojnë se në këtë mënyrë i nxjerrim universitetet në treg, duke realizuar pikë për pikë ideologjinë neoliberale. Si mund të iniciojë një qeveri e majtë një reformë të tillë ekstremisht të djathtë? E vërteta është se kjo reformë i nxjerr universitetet në treg dhe i detyron të konkurrojnë me njëri-tjetrin për të tërhequr studentët. Po të ishte reforma e arsimit të lartë vetëm kaq, kritikët do ishin plotësisht të justifikuar në konkluzionin se qeveria po vendos një rend neoliberal në arsim. Por kjo reformë mbështetet në tre parime: meritë, preferencë, nevojë. Paraja publike mund të shpërndahet pra në bazë të një kombinimi të meritës akademike të studentit me preferencën për degën e studimit dhe nevojën ekonomike. Këto parime nuk lejojnë që reforma e arsimit të lartë të lexohet si neoliberale, pasi mundësojnë si politika të djathta ashtu

dhe të majta. Për shembull, një qeveri e majtë do mund t’i jepte më shumë peshë parimit të nevojës, duke e alokuar buxhetin për arsimin e lartë më së shumti për studentët me gjendje ekonomike të dobët. Nga ana tjetër, një qeveri e djathtë mund të theksonte më tepër parimin e preferencës apo dhe meritës akademike. Pra frika e kritikëve se mos me këtë reformë neoliberalizmi bëhet “loja e vetme në qytet” është e pajustifikuar. Pozicionimi ideologjik majtas/ djathtas duhet të zhvendoset nga konceptet e tejkaluara të pronësisë shtetërore dhe private të universiteteve, që në analizë të fundit nuk lidhet fare me zgjidhjen e problemeve të shoqërisë sonë. Mungesa e dukshme e cilësisë në arsimin shtetëror dhe fenomenet negative që ka shfaqur arsimi privat janë dëshmi e një debati shterp nëse vazhdon të mbetet në këto terma. Përkundrazi, reforma e arsimit të lartë premton cilësi dhe kujdes për interesin publik. Prandaj edhe pozicionet ideologjike mund të ridimensionohen me anë të përzgjedhjes ndërmjet parimeve politike të kësaj reforme, duke kontribuar tashmë në gjetjen e rrugës më të mirë për realizimin e një arsimi cilësor dhe publik. *Autori është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.

“Tradhtari” Januzaj A dnan Januzaj është njeri me fat. Ose, i tillë është bërë me zgjedhjen e ditës kur e ka bërë publik një lajm që assesi të kapërdihet nga disa “patriotë” këndejpari. Këta të fundit, për fatin e supertalentit të futbollit, u ishin bashkuar patriotëve të vërtetë, duke sulmuar (në këtë rast me të drejtë!) me tërë arsenalin Qeverinë, drejtuesin e saj dhe ata që veten e konsiderojnë të zgjedhur të popullit, të cilët, pak orë më herët kishin miratuar themelimin e një Gjykate Speciale, e cila do të gjykojë do krime të luftës që dyshohet t’i ketë kryer UÇK-ja. Në këto rrethana, lajmi që mori dhenë në muzgun e 23 prillit, i zuri pak në befasi “patriotët”. Kështu, Adnan Januzaj shpëtoi lehtë nga rrebeshet e sulmeve që do t’i bëheshin sikur patriotët, me thonjëza e pa to, të mos ishin lodhur duke kritikuar parinë kosovare, e cila kishte votuar për diçka që vetë e konsideruan “padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë kosovare”. Pra, Januzaj, përveç ndonjë komenti pak të denjë në rrjetet sociale që shoqëronin lajmin se ka vendosur të mbrojë ngjyrat e Belgjikës, shpëtoi lehtë. Por, a duhet Adnan Januzaj të kritikohet ose të akuzohet për “tradhti”, një cilësor jo i rrallë i sportdashësve për secilin shqiptar me origjinë kosovare, që për një arsye a tjetër nuk ka pranuar të vishet kuqezi, pra të luajë për kombëtaren e Shqipërisë? I ati i Adnanit, Abedini, për të cilin

koment

Naser Sertolli

thuhet se njeriu më lehtë e ka ta kontaktojë mbretëreshën angleze Elizabeth II sesa atë, duket dhe duhet ta ketë peshuar fort të ardhmen e të birit. Dhe, përfundimisht, ka vendosur që ylli i Manchester Unitedit të mbrojë ngjyrat belge. Abedini nuk mund të akuzohet për mungesë patriotizmi, të cilin ka pasur dy rrugë që ta dëshmojë: duke e mbajtur peng djalin në pritje që Kosova të njihet ndërkombëtarisht; ose ta hidhte te kombëtarja e Shqipërisë. Të dyja opsionet do t’ia nxinin karrierën Adnanit. E para – kombëtarja e Kosovës, duhet ta ketë tunduar Abedin Januzajn, duke pasur parasysh faktin se ai vetë është kosovar. Por, a ia vlente të pritej njohja e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare në mënyrë që i biri i tij të tregonte talentin e tij? As edhe i marri më i madh nuk do ta bënte këtë. Kështu që ka vendosur për Belgjikën. Ndoshta me idenë (të cilën e hodhi trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki), se Adnani mund të bëhet përfaqësues kur Kosova ta fitojë të drejtën të luajë në eliminatore. E derisa të

ndodhë kjo (edhe disa vjet), pse të presë mjeshtri i futbollit, të cilin ëndërrojnë ta kenë në mesin e tyre klubet më të mëdha evropiane... Vitet kalojnë shpejt e karriera më e mirë e mundshme e futbollistëve zgjat 10-12 vjet. E sa i përket kombëtares shqiptare, Abedin Januzaj (i cili vendos në emër të të birit), e ka pasur më të lehtë të thotë: jo. Së pari, Adnani duke qenë se është lindur, është rritur e shkolluar në Bruksel, është për një shkallë më larg Shqipërisë se i ati. Pastaj, të dy mund të kenë kujtuar ndihmën e kërkuar, e që s’ia kishin dhënë Abedinit zyrtarë të futbollit shqiptar kur ai kishte vërejtur talentin e Adnanit. E, po ashtu, mund të jenë dekurajuar nga deklaratat e mëhershme të ndonjë futbollisti tjetër me origjinë kosovare, të cilit dikush nga Federata Shqiptare e Futbollit do t’i ketë kërkuar ndonjë mijëshe për t’ia dhënë “nderin” që ta veshë fanellën kuqezi. Përfundimisht, vendimi i Abedin Januzajt për të birin, për perspektivën e tij, është më i miri për të, së pari si prind e më pas si një menaxher i një pasurie kaq të madhe siç është Adnani. Përveç kësaj, me pjesëmarrjen e tij në botëror, Adnani mund të na ndreqë imazhin sikur që po bëjnë “zviceranët” Shaqiri, Xhaka, Behrami… Kurse, “patriotët”, të cilët bash s’mund të pajtohen me “tradhtinë” që ua bëri shqiptarëve Adnan Januzaj, mund ta mbajnë adrenalinën në nivel, duke dëgjuar ndonjë këngë të Zdravko Çoliçit.

28.04.2014

Universitet / TIK, zhvillim duke bashkëpunuar me aktorët e arsimit të lartë

11 E kundërta e kurajës në shoqërinë tonë nuk është burracakëria, është konformizmi. - Rollo May

A ishte një akt(ivitet) politik Festivali i Librit?

koment

Alfred Lela

Disa i kanë mveshur një gjykim politik edhe vetë emrit të aktivitetit, dmth fakti se ai është quajtur Festival duke sjellë kështu, qoftë edhe me subkoshiencë, një reminishencë ose dëshirim të para ’90-ës. Kjo ha debat.

N

ë fakt çdo akt është politik në vetvete dhe ndoshta i tillë edhe duhet të jetë. Megjithatë, shqetësimi se Festivali i Librit të fundprillit ishte posaçërisht me tone politike është përcjellë disa herë dhe nga disa zëra, qoftë publikisht, qoftë ‘off record’. Po, pse qe i tillë? Përmendet për shembull fakti se botuesja e kryeministrit Rama, zonja Arlinda Dudaj e ‘botimeve Dudaj’ ishte primadona e aktivitetit. Festivali ishte njëfarë ‘shpërblimi’ për botimin e ‘Kurbanit’, një libër që u shit konsiderueshëm, aq sa për të bërë vend edhe në formularin e deklarimit të pasurisë së, asokohe shef i opozitës, Edi Rama. Një tjetër shenjë e politikes, ose më saktë e majtizmit të Festivalit, ishte edhe çmimi ‘Ardian Klosi’, publicistit të ndjerë, një aktivist social e politik, mik i z. Rama, dhe një përçues inkandeshent i ideve të majta dhe i një opozitarizmi të artikuluar e nganjëherë të përtejcaktë kur në pushtet ishte qeveria e z. Berisha. Krijimi i një çmimi me emrin e Klosit ishte njëfarë legalizimi i trashëgimisë së majtë; të tij por edhe të pagëzuesve e sponsorizuesve të aktivitetit e të çmimit. Për të mos harruar jurinë, e cila ishte në fakt e majtë që ç’ke me të. Në panel bënin pjesë Mustafa Nano, artikulues i tezës se për të mundur Berishën duhet të krijohet qoftë edhe ‘aleanca e të gjitha qelbësirave’; Pirro Misha, botuesi i titujve pak-e-sak, por që është sak-e-plot i ideve të majta; Iris Luarasi një aktiviste sociale e pedagoge e Filologjikut gjithaq e majtë, po ku-e-ku më zëlartë në mbrojtjen e tezave. Ai që ngjan si përjashtimi nga rregulli, Ylljet Aliçka, shkrimtar dhe ambasador në kohën e Berishës, në fakt sa e përforcon rregullin e kësaj jurie ala La Rive Gauche. (Për të përdorur forcën e krahasimit, Panairi i Librit të nëntorit 2012 ka patur si pjesëtare të jurisë edhe përkthyesen Mirela Kumbaro, sot ministre e Kulturës në qeverinë e majtë, por edhe emra të tjerë dashamirës me këtë anë të spektrit politik). Ilustrues i së majtës si ngjyrë e Festivalit të Librit është edhe autori i vitit në Publicistikë, intelektuali Ardian Vehbiu. Ai e ka deklaruar veten mik të kryeministrit, gjë që shpjegon edhe statusin e redaktorit të ‘Kurbanit’, librit post-humbje dhe para-fitore të Ramës. Fakti që Vehbiu u shpall fitues i bën megjithatë atentat të gjitha dyshimeve ose të paktën i tejkalon ato. Kush e ndjek publicistikën shqiptare nuk ka se si të mos pajtohet me atë se Vehbiu dhe blogu i tij peizazhetefjales është një mushkëri prej nga merr frymë hapësira jonë e tkurrur intelektuale. Vehbiu e meriton këtë çmim si një demiurg, që edhe pse larg fizikisht prej hapësirave ku flitet shqipja krijon hapësira të shqipes. Disa i kanë mveshur një gjykim politik edhe vetë emrit të aktivitetit, dmth fakti se ai është quajtur Festival duke sjellë kështu, qoftë edhe me subkoshiencë, një reminishencë ose dëshirim të para ’90-ës. Kjo ha debat. Çfarë nuk diskutohet ama, janë disa të meta të tjera, jopolitike, të këtij prezantimi të parë të Festivalit të Librit. Meqenëse ato nuk janë argument i këtij komenti duhet përfunduar me atë se një përballje politike në rrafsh kulturor nuk është një gjë e keqe. E djathta politike apo kulturore nuk duhet të xhelozohet prej kësaj, por të guxojë me shembullin e vet. Po, Festivali i Librit ishte një koshere të majtësh. Asnjë problem me këtë. Hiq atë se, përjashto rastin e donacioneve private, duhet bërë transparenca e financave që kanë shkuar për të. Sepse lekët e buxhetit të shtetit u përkasin të gjithëve dhe nuk duhet ta njohin pabarazinë apo preferencën ndaj së majtës e së djathtës.


12 inovacion

universitet

Partnerë të të kësaj konference ishin Ministria e Arsimit, Ministria e Inovacionit, PROTIK, Universiteti Politeknik, UET, Epoka, Këshilli Britanik, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlorë, AULEDA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë etj.

Konferenca Ndërkombëtare TIK, zhvillim duke bashkëpunuar me aktorët e arsimit të lartë Konferenca “TIK në Edukim, shoqërinë e dijes dhe qeverisje të hapur” e organizuar më 26 dhe 27 Prill në mjediset e hotelit “Tirana International” ishte finalizimi i projektit “Pitagora”, i cili synon të zvogëlojë mangësitë në fushën e TIK në zonën e Adriatikut. Një projekt ky i financuar nga Komuniteti Europian në kuadër të Programit IPA Adriatik dhe kap vlerën e 2 milionë eurove. Partnerë të tjerë të kësaj konference ishin aktorë nga bota e biznesit, administrata publike, bota akademike, qeverisja qendrore e lokale Konferenca “TIK në Edukim, shoqërinë e dijes dhe qeverisje të hapur” e organizuar më 26 dhe 27 Prill në mjediset e hotelit “Tirana International” ishte finalizimi i projektit “Pitagora” -platforma për teknologjitë e informacioni, e cila synon të zvogëlojë mangësitë në fushën e TIK në zonën e Adriatikut. Një projekt ky i financuar nga Komuniteti Europian në kuadër të Programit IPA Adriatik dhe kap vlerën e 2 milionë eurove. Partnerë të tjerë të kësaj konference ishin aktorë nga bota e biznesit, administrata publike, bota akademike, qeverisja qendrore e lokale si Ministria e Arsimit, Ministria e Inovacionit, PROTIK, Universiteti Politeknik, UET, Epoka, Këshilli Britanik, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Vlorë, AULEDA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë etj. Veç këtyre, kjo konferencë kishte partnerë ente publike dhe private nga Italia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Që prej krijimit të tij, objektivat e projektit “Pitagora” ishin zhvillimi i TIK në zonën e Adriatikut, ndërtimi i infrastrukturës për TIK, zgjerimi i ofertës së shërbimeve të administratës publike, ndërtimi i kapaciteteve të TIK dhe promovimi i përdorimit të teknologjive të reja, rritja e efikasitetit dhe konkurrencës së NVM-ve (SME-ve), rritja e përqindjes së popullsisë me qasje në TIK,

zhvillimi i veprimeve konkrete dhe politikave specifike. Gjatë konferencës, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, theksoi se teknologjia e informacionit po shndërrohet në instrument të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen e transparencës, duke u ndalur te nisma e fundit e qeverisë për krijimin e partneritetit për një qeverisje të hapur, ku shoqëria civile do të luajë një rol shumë të rëndësishëm gjatë krijimit të draftit, si edhe gjatë monitorimit të planit të veprimit. I p r a n i s h ë m n ë k ë t ë ko n f e r e n c ë , zëvendësambasadori i BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold vlerësoi faktin se BE-ja ka mbështetur një projekt të tillë në fushën e teknologjive të informacionit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve të administratës publike dhe të SME-ve, pasi sipas tij, janë dy shtyllat kryesore të ofrimit të produkteve dhe të shërbimit për qytetarët. Ai shtoi se është administrata publike ajo që do të ofrojë shërbime sipas standardeve të Komunitetit Europian. Edhe Zv/ministri i Integrimit, Majlind Lazimi theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre projekteve që i shërbejnë një konteksti më të gjerë se rajoni. Gjatë konferencës u prezantuan punime nga aktorë akademikë dhe nga bota e biznesit e administrata publike rreth zhvillimeve dhe rëndësisë së teknologjive të informacionit në shoqëri. Universiteti Europian i Tiranës u përfaqësua si partner në këtë konferencë përmes Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Statistikës dhe Matematikës. Shefi i këtij departamenti, Dr. Indrit Baholli, gjatë fjalës së tij vlerësoi projektin “Pitagora”, i cili sipas tij ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e përdorimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit në Shqipëri. “UET vlerëson maksimalisht pjesëmarrjen e tij si një partner në këtë projekt. Uroj gjithashtu që dhe pas finalizimit të projektit ‘Pitagora’ të vijohet me projektin pasardhës ‘Pitagora II’, në mënyrë që suksesi i arritur nga ky projekt të vazhdojë rrugën e nisur, pasi ka ende për të bërë”, - u shpreh Baholli. Në vijim të fjalës së tij, Baholli vlerësoi përparësinë që teknologjia e informacionit ka në ditët e sotme, si dhe interesin e studentëve gjithnjë e në rritje për programe të tilla studimi. “Ne sot jetojmë në një ekonomi informacioni, ku togfjalëshi ICT është një togfjalësh

I pranishëm në këtë konferencë, zëvendësambasadori i BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold vlerësoi faktin se BE-ja ka mbështetur një projekt të tillë në fushën e teknologjive të informacionit, veçanërisht për rritjen e kapaciteteve të administratës publike dhe të SME-ve, pasi sipas tij, janë dy shtyllat kryesore të ofrimit të produkteve dhe të shërbimit për qytetarët.

mjaft domethënës, prandaj njohja, adoptimi dhe përdorimi siç duhet i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit është jetësor. Gjatë viteve të fundit, si në të gjitha universitetet tona dhe në UET është vënë re një tendencë e rritjes së interesit të studentëve për marrjen e njohurive në IT. Prandaj është e rëndësishme dhe në sferën akademike të vijohet më tej puna për përçimin sa më të mirë të njohurive në lidhje me ICT”, - theksoi Baholli. Agim Kasaj, doktorant në UET dhe specialist i TIK paraqiti punimin e tij mbi dixhitalizimin e shërbimit të noterisë në Shqipëri, duke e cilësuar se përdorimi i TIK në shërbimin e noterisë në Shqipëri do t’i kontribuojë më shumë hapjes dhe transparencës dhe në këtë mënyrë kjo mund të zvogëlojë korrupsionin. Analiza e bërë prej tij tregon se ka shumë pengesa në këtë proces si legjislacioni, skepticizmi, korrupsioni dhe rezistenca për të ndryshuar, të cilat duhet të tejkalohen. Rektori i Universitetit Politeknik, Jorgo Kaçani vuri në dukje rolin e universiteteve në përgatitjen e burimeve njerëzore në fushën e IT, duke nënvizuar se Universiteti Politeknik është në pararojë të këtyre përpjekjeve dhe

tashmë ka konsoliduar një praktikë shumë të mirë mësimdhënieje, që prodhon specialistë të aftë për të implementuar strategjitë e qeverisë shqiptare. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, Mirela Koçi u ndal tek progresi i viteve të fundit në fushën e regjistrit elektronik, gjendjes civile, në fushën e ofrimit të modeleve të shërbimeve përmes platformës online, modeli “one stop shop”, siç është regjistrimi i bizneseve, QKR dhe licencimi i tyre, QKL etj. Ndërkohë, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka theksoi se subjektet e biznesit, SME-të, nuk duhet ta përdorin TIK vetëm si element të fasadës për promovimin përmes ueb-it, por si strategji të qarta marketingu. Konferenca përfshiu 17 sesione panelesh me punimet e propozuara ne fusha te e-demokracisë, qeverisjes së hapur, edukimit dhe inovacionit si dhe tematika speciale të kërkimit shkencor ne fusha te ndryshme te njohjes. U prezantuan gjithsej 118 prezantime të cilat u përfshinë ne materialin e konferencës dhe do tw publikohen ne revistën ndërkombëtare të saj. Ne sesionin përmbyllës, u shpërndanë gjashte çmime për kategorinë e prezantimit më të mirë.

Albanian ICT Awards, Rama: Inovacioni, vlerë në komunikim “ICTS Media” organizoi edicionin e dytë të “Albanian ICT Awards”, një event që mblodhi për të dytin vit profesionistë të fushës nga të gjitha trevat shqiptare. Në konkurrim ishin në total 51 aplikantët nga Shqipëria e Kosova, të cilët paraqitën platformat e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Çmimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për vitin 2013 u ndanë në pesë kategori: “Inovacioni i vitit”, e fituar nga Todi Thanasi, “Akademiku” i vitit në ICT i shkoi Kozeta Sevranit, “Mobiliteti i vitit” e fitoi Mentor Paçarada nga Kosova, “ICT Diploma e vitit”, i shkoi një tjetër shqiptari të Kosovës, Lum Zhavelit, ndërsa “ICT Ylli në ngritje i vitit” e mori Evis Hoxha nga Shqipëria.

Gjithashtu pati edhe disa çmime mirënjohjeje për profesionistët e spikatur të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në gjithë hapësirën shqiptare. I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili i cilësoi teknologjinë dhe inovacionin si vlerë themelore e komunikimit. Rama në fjalën e tij theksoi se ky aktivitet ka një rëndësi fort të posaçme dhe puna e bërë nga “Albanian ICT Awards” përbën investim në vetvete në brendinë e këtij revolucioni për t’i folur së ardhmes me kurajë aty ku të tjerët shohin thjesht e vetëm të tashmen, për t’iu drejtuar gjithë hapësirës shqiptare, duke i rikujtuar se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se bota është vetëm një fshat global. Kryeminis-

tri kujtoi edhe inovatorin e fushës së teknologjisë mediatike dhe medias në tërësi, themeluesin e Top Media-s, Dritan Hoxha. “M’u kujtua Dritan Hoxha, i cili besoj është mishërimi më i shkëlqyer në jetën tonë kësh-

tu siç po jetojmë në hapësirën shqiptare - i asaj që tha folësi që hapi këtë ceremoni - se inovatorët e mëdhenj lindin dhe rritën nëpër garazhe, duke iu referuar Steve Jobs, por jo vetëm kaq, por Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësira shqiptare nuk janë aspak të disavantazhuara a çdo hapësirë tjetër kur vjen fjala tek inovacioni”. Rama përgëzoi organizatorët e aktivitetit, duke thënë se ata dëshmojnë që Shqipëria dhe Shqipëria matanë, referuar termit të Dritëro Agollit për Kosovën, rritet e bashkuar në rrj e t i n n d ë rko mb ë t a r t ë ç m i m eve m e teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Ai propozoi që pesë çmimeve të ICT t’u shtohet edhe ai i Kryeministrisë për “Gruan e vitit në Inovacion”.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

13

Letra

Giffoni në Shqipëri, aty ku filmi për fëmijë mungon

Festivali i Librit dhe Artit Pamor

70 mijë vizitorë dhe 40 mijë tituj librash Në ceremoninë e mbylljes dhe kryeministri Rama i cili shprehu mbështetjen e tij që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore Aida Tuci

Rreth 70 mijë vizitorë për katër ditë shijuan veprat e artistëve shumë të talentuar të artit pamor, dhe mbi 40 mijë tituj librash që 50 entet botuese pjesëmarrëse ofruan për të apasionuarit pas leximit. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave u zhvilluan më shumë se 26 promovime autorësh e librash të rinj, konferenca, ndërkohë që në serinë e aktiviteteve nuk munguan diskutimet mbi veprat e artit të paraqitura, problematika dhe tema profesionale. Këto janë statistikat që “zbulojnë” organizatorët në përfundim të asaj që është konsideruar si ngjarja më e madhe kulturore nga vetë organizatorët, por dhe nga mbështetësi kryesor, Ministria e Kulturës. Pas çmimit “Autori më i mirë i vitit në publicistikë”, që shkoi për Ardian Vehbiun dhe librin e tij “Sende që nxirrte deti”, “Çmimi në artet pamore” që u dha dje në mbyllje të këtij aktiviteti, shkoi për artistin Armando Lulaj, për video-instalacionin titulluar “Never”. Juria e përbërë nga Artan Shabani dhe artistët Mehmet Behluli dhe Sadik Spahia, me sa la të kuptohej, e ka patur të vështirë për të arritur tek emri i fituesit. “Të gjithë pjesëmarrësit ishin të denjë për çmimin e parë. Ndaj përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë për ne. Sidoqoftë, në fund të gjithë ishim dakord që fituesi të ishte Armando Lulaj”, - tha artisti kosovar, Mehmet Beluli. Video-instalacioni “Never” (galeria Tica), vinte si një autohomazh, pothuaj monumental i diktatorit Enver Hoxha si pikënisje për një ridedikim konfliktual. Kështu e shpjegon kuratorja Sonja Lau videon ku artisti Armando Lulaj rish-

kruan shkronjat e venitura Enver duke e shndërruar në Never (Kurrë). Edhe në ceremoninë e këtij çmimi që vijoi me atë të mbylljes së këtij aktiviteti, nuk mungoi prezenca e kryeministrit Edi Rama, por kësaj radhe vizita e tij ishte programuar nga organizatorët, ndryshe nga një ditë më parë, kur ai ashtu si befas erdhi në ndarjen e çmimit “Ardian Klosi”. Ishte Rama ai që i dorëzoi edhe çmimin, në mungesë të vetë artistit në ceremoni, koordinatores Alketa Kurrizo, përfaqësuese e Galerisë Tica. Mbështetja e posaçme “Ishte e qëllimshme prania ime edhe dje në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ‘Ardian Klosi’, edhe sot. Desha të dëshmoja me këtë prani interesimin e posaçëm që ne si qeveri japim për këtë aktivitet, jo në vetvete, por si aktivitet për librin dhe për artin. Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo

vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore. Libri shqip është qendra e gravitetit të festivalit dhe përmes tij vijnë për lexuesit shqiptarë autorë nga e gjithë bota. Kjo i jep festivalit mundësinë që të jetë një derë e hapur për të ftuar miq dhe për t’i njohur me lexuesit shqiptarë. Besoj se, siç dëshmoi edhe çmimi i dhënë dje për një libër shumë të veçantë publicistik të Ardian Vehbiut, ‘Sende që nxjerr deti’, edhe sot e njëjta gjë do të ndodhë për të dëshmuar që ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe konceptuarit të gjërave. Ky është një mision fisnik i festivalit. Për t’u bërë vendi i sendeve që nxjerr deti i hapur i një krijimtarie të çliruar nga kufizime të shkuara”, - u shpreh Rama. Sipas tij, ky festival e justifikoi veten dhe dëshmoi potencialin për t’u kthyer në aktivitet të përvitshëm. Reforma në institucionet kulturore; nga Rama ministër Kulture, te Rama kryeministër Dhe, meqenëse ditët e fundit po flitet shpesh për meritokraci në art e kulturë, si vlerë deri më tash e parespektuar e nga ku Ministria e Kulturës mbështet fort reformën e saj në institucionet kulturore, Rama u shpreh se këto institucione nuk mund të jenë përveçse hapësira, ku hierarkinë e vendos merita, publiku dhe asgjë e paracaktuar më parë. Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që të mbështesë sa më shumë nisma të njerëzve të lirë, shkrimtarëve, prodhuesve dhe punëtorëve të kulturës, ndaj në këtë këndvështrim duhet parë edhe plani i qeverisë për një reformë në institucionet e kulturës. Për Ramën kryeministër, kjo reformë është domosdoshmëri, po aq sa kish qenë dikur edhe për Ramën si ministër i Kulturës.

Axhenda kulturore Në Teatrin Metropol është shfaqur këtë fundjavë dhe do vijojë të shfaqet komedia “Nënat e bijat”, e dramaturgut ukrainas, Aleksandër Mardan. Kjo ishte premiera më e re në Teatrin e Metropolit, e vënë në skenë nga Rozi Kostani. Shfaqja bën fjalë për situatatkurth ku bie njeriu dhe nga të cilat nuk arrin të shpëtojë pa qenë viktimë. Është historia e dy prostitutave, të cilat e kanë nisur prostituimin për të arritur një jetë më të mirë. Nëpërmjet situatave dhe përtypjes së tyre, “Nënat dhe bijat” bëhen shumë komike në këtë shfaqje. Vepra është përkthyer nga Josif Papagjoni dhe interpretojnë aktoret Valina

Muçolli dhe Egzona Ademi. Marrëdhënia nënë-bijë, mosmarrëveshja e gjeneratave, këndi i vështrimit dhe maja e ajsbergut janë elementet kryesore, të cilat na e bëjnë këtë vepër më se konkrete dhe të perceptueshme nga vepruesit ashtu dhe shikuesit. Në Teatrin e Universitetit të Arteve në Tiranë do të shfaqet sot premiera absolute e operas “La Cartomante” (Fallxhorja) kompozuar nga Salvatore Valente dhe me libret të Federika Stefano. Është hera e parë që kjo vepër i besohet Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar. Kjo vepër vjen nën dirigjimin e Oleg Arapit, me regji dhe drejtor

artistik, Franco Bruno. Vënia në skenë e kësaj opere realizohet nga Bashkia e Supersanos (Itali) në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, sopranoja e njohur, Evis Mula do të japë në1 maj në orën 19:00, koncertin e saj recital të titulluar “Një mbrëmje lirike”. Pas eksperiencës së saj në Teatrin «La Scala» të Milanos, ndonëse e re në moshë, sopranoja paraqet koncertin e saj recital në bashkëpunim me pianisten Ardita Bufaj Qafoku. Të ftuar do të jenë violinisti Dardan Osmanaj dhe pianistja Jona Karasani.

Ai është Festivali i vetëm i Filmit për Fëmijë dhe të Rinj. Në fakt është aktiviteti i vetëm që iu dedikohet vetëm atyre e ku ata e ndjejnë veten pjesë. Bëhet fjalë për “Giffoni Shqipëria”, një nga projektet e “Giffoni World Alliance”, pjesë e Giffoni Exp e r i e n c e , Fe s t iv a l i t Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë e të Rinj. Edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë “Giffoni” nis sot për të vijuar deri më 15 maj me projektimin e filmave në katër qytete kryesore; Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Qëllimi i këtij festivali, sipas organizatorit Namil Ajazi, mbetet si gjithmonë tërheqja e të rinjve dhe fëmijëve drejt kinemasë, por përveç kësaj është bërë tashmë traditë që çdo edicion të përcillet përmes një tematike të caktuar. Këtë vit tema është “Be different”. Të jesh ndryshe dhe ta shohësh këtë si një mundësi për të ndryshuar botën rreth teje e për të çuar përpara pranimin e diferencave të shoqërive sot. Paralelisht me festivalin, gjatë pesë ditëve të para në Tiranë do të zhvillohet summit “Giffoni Voyager”, ku do të jenë të ftuar përfaqësues dhe organizatorë të festivaleve të filmit për fëmijë e të rinj nga 12 vende. Ky edicion do të jetë i rëndësishëm edhe në aspektin e prezantimeve ndërkombëtare me shfaqjen e 6 filmave. “Mike says Goodbye”, (Mike thotë lamtumirë), filmi që vjen nga Holanda flet për dëshirën universale të fëmijëve për të ndenjur me prindërit e tyre. Filmi ka fund të lumtur dhe përmban një shpresë të vazhdueshme se gjërat do të rregullohen. “Dëshira e Mike-s për të qenë pranë mamasë, gjë që gjatë filmit bëhet dhe dëshira e publikut, realizohet më në fund...Aftësia që kanë fëmijët për t’u përshtatur dhe me situatat e pazakonta”, - shprehet ndër të tjera regjisorja Maria Peters. “Pendimi” është një tjetër prodhim holandez që shfaqet në “Giffoni Shqipëria”, ku në qendër të tij është Johemi, një adoleshent viktimë e dhunës dhe poshtërimeve të shokëve të klasës. “The pieces of me” (Një pjesë e imja), i regjisores franceze Nolwenn Lemesle, që shfaqet gjatë ditëve të Festivalit, është portreti i një adoleshenteje të ditëve të sotme. Një forcë e egër jetësore, me një anë rebele dhe me njëfarë sensualiteti. Erelli është 17 vjeç. Ajo xhiron gjithçka. Gjatë gjithë kohës. Sepse nuk ka zgjidhje tjetër, pasi filmimi është i domosdoshëm për jetën e saj. Kjo është ajo që e bën ndonjëherë të paturp, rebele dhe herë të tjera të dashur dhe gazmore. Gjendet në një periudhë të jetës kur ndjenjat intensifikohen dhe kur lindin debate mes lidhjeve familjare, në përpjekje për të nxjerrë në dritë të pathënat, që të mund të rritet. Gjatë një vere ajo mbledh ‘copëzat e saj’, e drejtuar nga syri i saj i tretë, të cilit nuk i shpëton asgjë. Një vështrim mbi botën e zhveshur, me një nuancë ironie”,- shprehet regjisorja për filmin. Kinemaja italiane prezantohet me filmin “Goli i fundit”, i regjisorit Federico Di Cicilia, që flet përpjekjen e Pepinos për të realizuar ëndrrën e babait, i cili dëshiron që djali i tij të bëhet një ‘Platini” i futbollit italian. Siç e shpjegon regjisori, jo gjithçka shkon sipas planit. Nëpërmjet dashurisë, dëmtimeve, zbulimeve dhe krizave të adoleshencës, pasqyrohet një copëz e jetës së një qyteze të vogël para futjes së euros”. Filmi “Black diamonds” (Diamantet e zinj) na çon në Afrikën e largët. “Diamantet e zinj është një film mbi trafikimin e fëmijëve mes Afrikës dhe Evropës për të luajtur futboll, trafikim në të cilin Spanja dhe Portugalia kanë një rol të rëndësishëm si porta hyrëse në kontinentin e vjetër. Ky trafik është koncepti i ri për tregtinë e skllevërve. Po ashtu si vajzat e Evropës Lindore çohen në Spanjë që të bëhen prostituta, këta fëmijë afrikanë çohen për të luajtur futboll dhe nëse nuk shkëlqejnë, braktisen”, - thotë regjisori spanjoll Miguel Alcantud. “Kafazi i artë”, edhe ky prodhim spanjoll, flet për jetën e tre adoleshentëve në lagjet e varfra të Guatemalës, që përpiqen të shkojnë në Amerikë në kërkim të një jetë më të mirë. Filmi shqiptar ka qenë prezent në “Giffoni” në vitin 1985 e 1989. Prej këtij viti Shqipëria nuk prodhon asnjë film për këto grupmosha, ndaj organizimi i këtij Festivali në Shqipëri merr edhe më shumë rëndësi për të sensibilizuar producentët që të kthejnë kokën dhe nga filmi për fëmijë. Giffoni Shqipëria është zhvilluar për 9 edicione rresht, duke mundësuar gjatë këtyre viteve pjesëmarrjen dhe diskutimin me më shumë se 38 mijë fëmijë e të rinj nga e gjithë Shqipëria. Festivali i Giffoni-t është aktiviteti më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit artistik për fëmijë e të rinj, i cili në edicionin e përvitshëm të tij kombinon shfaqjen e filmave me debatet mes jurisë së të rinjve dhe përfaqësuesve të politikës, medias, aktorëve e të ftuarve të tjerë.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Nëna e nëntë fëmijëve dëshiron të sterilizohet 5

14

6

15

18

7

8

16 20

22

23 28 32

35

29

13

26

31 34 38

43

47

12

25

30

37

42

11

21

24

33

36

10

17

19

27

9

39 44

48

49

45 50

52

40

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

46 Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht

1. Qëndrimi mbi siperfaqen e ujit. 7. Lëndë Minerale. 9. Hyskja, aktor i kinemasë. 14. Njeri i nënshtruar, që pranon pa bërë zë zgjedhën e tjetrit. 15. Gjon, aktor i kinemasë. 17. Ndërhyrje kirurgjikale. 18. Punëtor i përgatitur për ta vënë në punë një mekanizëm të ndërlikuar. 20. I bie të fikët. 22. I vëngër, syshtrembër. 23. Lumë në vendin tonë. 25. Bimë barishtore shumëvjeçare me lule të mëdha e të verdha në majë të kërcellit që përdoret në mjekësi dhe për pije. 27. Shkronjë dyshe. 28. Ecën ngadalë dhe rëndë. 31. Kafshë, bimë ose ndonjëherë edhe send, që adhurohej nga fiset primitive si diçka e shenjtë. 33. Nuk përparon mirë në një mësim. 34. Meliha e njohur e këngës. 35. Mall i mbetur në magazinë. 37. Përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale. 39. Shpend i vogël shtegëtar. 42. I ka zona në mes. 43. Turpërohet. 46. Dhoma përdhese e katit të parë. 47. Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike. 49. Ndarje e vogël administrative. 52. Dërrasë për të mbuluar çatinë e shtëpisë nën tjegullat. 53. Lloj ene e hollë gjaku.

Vertikalisht

1. Prirje e përgjithshme zhvillimi, ecje përpara. 2. Copë e vogël, e shqitur nga lëkura e diçkaje. 3. Drithë ose miell i përzier. 4. Zejtar që merret me punimin e sendeve prej lëkure. 5. Inspektoriati i Kontrollit Teknik. 6. Ce Dun, ish-udhëheqësi kinez. 7. Markë cigare. 8. Nënprodukt nafte. 9. I ka në fillim çdo dolomit. 10. Ndodhi e dorës së dytë, zakonisht e shkurtër. 11. As i gjatë e as i shkurtër. 12. Grandi, këngëtare italiane. 13. Lëvizje që përsëritet me rregullsi në kohë. 16. Pajisje e thjeshtë, e cila shërben për të bërë shtamba e poçe prej balte. 19. Hileqar që përpiqet t'i shmanget punës. 21. I ka kama në mes. 24. Anëtar i një organi të lartë drejtues në disa vende. 26. Rrihet e grindet me dikë. 29. Qytet në Itali. 30. Lame, ishfutbollist i Kombëtares. 31. Cruise, aktor i kinemasë amerikane. 32. Litar, ose... 36. Jones, këngëtar i njohur britanik. 38. Filippo Neviani, këngëtar italian. 40. Markë makine. 41. Markë e dikurshme autobusi. 43. Gjysma e një kitare. 44. Një nga zhurmat e orës. 45. Lloj, ose... 48. Simboli kimik i telurit. 50. Notë muzikore. 51. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 2

6 9

9

8 3 8 4

4 6 1 4 5

5 6

1

5

7 2 5

7

7 2 6

7 1 6

1

5 4 7

3 8

9 2 5

6 5 9 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 8 9

3

Koha e fillimit _____:____

1 7 8

8

Nëna e nëntë fëmijëve, e cila është shtatzënë me dy binjake, planifikon të sterilizohet pas lindjes. Cheryl Prudham, që fëmijën më të madh e ka 14 vjeç, përfiton 46 mijë euro në vit, ndërsa me lindjen e vajzave të ardhurat e saj do të shtohen për 2.400 euro, gjë që nuk i mjaftojnë. Gruaja 32 vjeçare thekson se “të rritësh nëntë fëmijë është një punë e vështirë, që rrallëkush mund ta bëjë". "Më duhet një ndihmë më e madhe”, thotë ajo. Prudham që jeton me burrin e saj tri vite më të ri, ka thënë se do të sterilizohet në mënyrë që të mos bëjë më fëmijë, por të fokusohet në karrierën e saj.

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 0 7

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Plutoni do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do keni goxha debate dhe mosmarrëveshje me partnerin te cilat nuk do arrini dot t’i zgjidhni brenda kësaj dite. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me sjellën sepse jo vetëm qe nuk do e gjejnë personin e duhur, por do japin dhe përshtypje te gabuara. Bëni kujdes me financat.

Fatmirësisht dita e sotme do jete mjaft e bukur dhe harmonike për ju qe jeni ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani aspak te fshehta. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje, por gjithçka do iu ndodhe si me magji. Edhe ne planin financiar gjendja do jete goxha e qëndrueshme. Mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite plot shkëlqim kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Te dy do jeni te barabarte dhe nuk do bëni asnjë veprim pa qene dakord me njeri-tjetrin. Jo te gjithë beqaret do jene me fat, prandaj disa do mbeten me te njëjtin status. Gjithsesi bëjini sytë katër. Ne sektorin financiar duhet te mendoheni shume here para se te shpenzoni.

Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire ne jetën tuaj ne çift, duhet patjetër te bëni lëshime sot. Asnjëherë nuk mund te bini dakord ne çdo detaj, prandaj here pas here duhet mbyllur një sy apo një vesh. Beqaret do kenë takime romantike me persona impresionues. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Vazhdoni te kryeni shpenzime me kujdes.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Kjo do jete një nga ditët me te bukura te kësaj periudhe. Planetët do krijojnë një klime romantike dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do e mendojnë aspak dashurinë sepse te tjera gjera janë shume me te rëndësishme ne jetën e tyre. Te ardhurat do jene ne një gjendje me te mire. Përfitoni për te kryer investimet e nevojshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do keni me shume nevoje se kurrë sot për partnerin tuaj dhe do kërkoni ta keni afër ne çdo moment. Edhe pse i zënë me pune ai do e gjeje kohen për ju. Beqaret do kenë thjesht disa takime si zakonisht, asgjë me tepër sesa kaq. Me financat duhet te bëni kujdes. Gjendja nuk do jete aspak e mire, kështu qe çdo hap duhet hedhur me kujdes dhe maturi maksimale.

AKREPI (22/X-21/XII)

4 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Pas një periudhe te vështirë dhe te mbushur me debate, sot dielli do linde ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër, madje do i kuptoni edhe gabimet qe keni bere. Beqaret do miqësohen tej mase me një te afërm te miqve te tyre. Gjendja financiare nuk është ende aq e mire sa për te kryer transaksionet e dëshiruara. Do iu duhet ende te prisni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 074, 154, 215, 261, 359, 478, 521, 555, 598, 613, 692, 956. Numra me 4 shifra: 1256, 1452, 1563, 2596, 4512, 5410, 5415, 5526. Numra me 6 shifra: 102221, 116023, 135410, 142214,

148174, 152634, 288510, 315965, 410243, 415866, 478596, 535513, 578965, 581285, 615550, 626695, 630210, 857926, 896521, 955669. Numra me 7 shifra: 2550219, 4429554, 5217848, 6385965.

Do ketë disa debate te vogla me partnerin sot, por nuk ka për te ndodhur asgjë e tmerrshme. Me pak maturi dhe kujdes mund ta zgjidhni shpejt situatën. Beqaret nuk duhet te dalin me cilindo qe do i ftoje sepse mund te lëndohen me pas. Ne planin financiar ka rrezik te jeni impulsive dhe te bëni gjera për te cilat shume shpejt do pendoheni. Kujdes!

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Asgjë për t’u veçuar nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj sentimentale. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te përgjegjshëm për gjithçka qe do thoni e do bëni dhe do bashkëpunoni ne çdo moment. Beqaret do marrin ftesa, por do hezitojnë qe ti pranojnë ato. Financat do jene te mira për shkak të kursimeve që keni bërë.

Nëse e teproni me xhelozinë ndaj partnerit tuaj sot, do keni goxha probleme dhe vështirësi. Ai nuk do jete ne humor për te duruar histerinë tuaj. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori shume te bukur dashurie. Gjendja financiare do jete disi me e qëndrueshme se me pare. Ndonjë shpenzim i vogël edhe mund te lejohet, por sigurisht jo për gjera te kota.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Çdo gjë do ece siç duhet sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk pritet asnjë gjë e keqe, përkundrazi do kaloni çaste romantike ne një mjedis plot ngjyra. Beqaret, si femrat dhe meshkujt, do kenë takime te njëpasnjëshme dhe me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat do i keni ju ne dore. Po bëtë gabime do përballeni me vone me pasojat.

PESHQIT (20/II-19/III) Do keni divergjenca te mëdha me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Asnjeri prej jush nuk do hape rruge dhe lidhje nuk do ece aspak si e kishit menduar. Beqaret ende nuk do realizojnë takimet e ëndërruara, kështu qe do iu duhet te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë sfida.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.04.2014

viti

ditë që formësuan botën

15

Unë do të jem një autokrate: ky është zanati im. Dhe i madhi Zot do të më falë: ky është zanati i tij. - Catherine the Great

507 p.k

Lindja e Demokracisë Burri që krijoi strukturën e demokracisë së parë dhe më influente në botë, Klistheni kaloi një pjesë të madhe të jetës duke luftuar për të drejtat e familjes së tij të shquar, kundër fraksioneve të tjera aristokratike të Athinës, gjë që përfshiu disa dekada në mërgim të detyruar për të. Eventualisht ai mori pushtet duke u bërë me njerëzit e thjeshtë dhe duke u përpjekur të zbatonte frymën e reformave të Solonit, i cili ishte përpjekur të balanconte interesat e komuniteteve të ndryshme të qytetit. Klistheni shfuqizoi format tradicionale të organizimit politik të bazuar te familja dhe klani, duke

e zëvendësuar me atë të dhjetë “fiseve” të bazuara në fshatra ose demes, dhe organizoi një këshill ligjor “boule”, anëtarët e të cilit zgjidheshin me short ndërmjet gjithë qytetarëve me kuota përfaqësimi nga çdo deme për të përmbushur numrin prej 500 anëtarësh. Kishte rregulla të rrepta rreth asaj se kush mund të zgjidhej, dhe sa kohë mund të shërbenin në këshill. Gjykatat dhe komanda ushtarake u organizuan në të njëjtën mënyrë. Kësisoj, Klistheni siguroi që pjesëmarrja politike të zgjerohej shumë dhe do të ishte e vështirë për klikat për të dominuar shtetin dhe për të sunduar vetëm

sipas interesave të tyre. Vitet e tiranisë kishin marrë fund. Megjithëse kjo shpesh është parë si fillimi i demokracisë direkte, në të cilën të gjithë qytetarët merrnin pjesë barabar, Klistheni nuk e quajti sistemin demokraci (që do të thotë qeverisje nga populli) por isonomia, ose ‘të drejta të barabarta për të gjithë’. Kryesisht, ai e la shumicën e kulturës tradicionale të Athinës të paprekur, por reformat e tij janë parë si fillimi i Epokës së Artë të Athinës, gjatë së cilës demokracia u rrit dhe kultura lulëzoi. Pak dihet për jetën e tij pas paraqitjes së reformave.

Blitz

Flickr

666

Mijë USD shuma që kërkon grupi Skinny Puppy për përdorimin e muzikës së tyre gjatë procesit të marrjes në pyetje të të burgosurve kryer nga hetuesit e ushtrisë ameirkane.

2/5

Fëmijë në kopshtet amerikane u përkasin nënave single.

1/5

Janë shanset që një fëmijë amerikan ha pica cdo ditë.

2

Miliard dollarë kanë shpenzuar amerikanët për majonezë vitin që shkoi.

Foto: john Meckley Titulli: On the road to Berat, Albania

Më munde Enver, më munde! Amarildo Pregapuca Jam ai djali rebel i Tiranës, ai që flokët kërkonte t’i mbante të g jata, që vishte xhinse kauboj dhe dëgjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali që emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavarësisht se babën ma quanin Eqerem. Jam ai djali që ironikisht përdorte epitetin “tirons” për të gjithë ata tip sekretarësh partie që “Mirmëngjes” t’u thoshe “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin me dialekte gjithfarësh, teksa të binte rasti të ndesheshe me ta nëpër ndërmarrje apo lagje të Tiranës, në universitete apo në xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky për ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin të të kritikonin “shfaqjet e huaja”, në publik, me zë paksa të lartë, që të ishin të sigurt që edhe muret dëgjonin. Kanë qenë të neveritshëm! Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë. I lirë të blinte një makinë, i lire të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe

gazetamapo@gmail.com

të gjithë të tjerët. I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte: i lirë të shikoja me shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash. Ndaj kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona. Por u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë. E para më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën. E dyta më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem më duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet

të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime, pa marrë mjekime. E treta, më mungon siguria në rrugë: mund të bëhem pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli. Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si unë, që ka humbur punën, apo një i ri që ka mbaruar shkollën. Apo akoma më keq: një njeri që ka humb shpresën tek e ardhmja. E katërta, më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua. Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembë të deformuar betoni. Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg, larg

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

nga aty. Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politkanë, ose VIP-a. Dhe femrat gjysme të zhveshura që mbajnë mikrofonin si penis në dorë po VIP-a quhen. Dhe gazetarët- shërbëtorë besnikë të kujtdo që paguan, pavarësisht çmimit që sjellin në jete njerëzish si rrjedhojë e asaj që shkruajnë, quhen VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Ehhhh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’i kemi pasur këto organizata. Por as problemet. Më munde Enver, më munde! Dhe sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe më dhemb shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme se ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë. Dhe kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda! @albaniaplus.com

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 28.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.