28 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Peshëngritja, 24 orë e përjashtuar Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 28 mars 2014. Numër 1169. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Guvernatori i bsh

Fullani: Të ardhurat janë rritur, në sistem po injektohen para Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, rritja ekonomike është e dobët, por perspektiva e muajve të ardhshëm nuk është e zymtë

FAQE 6

Dervishi ikën pas 5 muajsh nga Vlora: Rama më besoi një post tjetër Besnik Dervishi lirohet nga detyra për të marrë një post tjetër. Zëvendësohet nga një pedagoge letërsie. Prefekt i Kukësit emërohet presidenti i Klubit të Futbollit FAQE 5

Nishani mbështet takimin Rama-basha "Rama dhe Basha të takohen, qoftë edhe për një kafe"

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani komenton debatin për takimin Rama-Basha, por edhe marrëdhëniet me mazhorancën dhe përplasjet për gjeneralin e NATO-s. “Një takim Rama-Basha mund të sillte shtensionim të situatës. Nuk ka pasur përplasje, por atak ndaj Presidentit"

Zbardhet ligji i ri, ja çfarë ndryshon me legalizimet Rama: Takohemi për gjithçka, por jo veto në Kuvend

FAQE 3

ndërtimit, me qëllim kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien, paguajnë penalitete për efekt të legalizimit për llogari të ALUIZNI-t. Gjoba shkon në 4 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe banimi; 5 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që shfrytëzohet për veprimtari social-ekonomike... Faqe 7

op-ed

NGA bujar kapexhiu

koment Roland Lami

Elektorat i majtë ose i djathtë si pasojë e taksës

Takimi Rama-Basha, i duhur edhe si episod komunikimi

Kriza ekonomike përtej efekteve negative që shkakton në disa sektorë të ekonomisë apo shtresave të caktuara sociale, nxit subjektet politike të mendojnë për zgjidhjet e mundshme karshi situatës. Pikërisht, instrumentet...

Një takim ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës si veprimtari politike rutinë është ende i paimagjinueshëm në kontekstin e jetës politike në Shqipëri. Takimi i pritshëm Rama-Basha për çështjen e reformës administrative territori...

koment Belina Budini

FAQE 11

Botimet mapo 2006-2014

DITARI I FUSHATËS / 6 MAJ 2011

Pse Lulzim Basha duhet votuar ditën e diel NGA HENRI ÇILI

G A Z E TA

aktualiteti në kopertina dhe një vizion

DREJTOR HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E SHTUNË, 7 MAJ 2011. NUMËR 256. VITI I BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM

EDICION SPECIAL FAQE 2-15

RADHA E TIJ! MBYLLET FUSHATA E 8 MAJIT. Lulzim Basha në “Nënë Tereza” dhe në Town-Hall në Tv Klan tregon avantazhet ndaj Ramës. “Ai nuk është armiku ynë, thjesht nuk duhet të jetë më Kryetari i Bashkisë“. Edi Rama, mitingu i mbylljes në “Asllan Rusi” dhe intervistë në “Top Story”. “Zbuluam vendin ku prodhohen karta false, nuk do i bojkotojmë zgjedhjet”

Topi jashTë parlameNTiT, Frd i heq dy maNdaTe Të djaThTës

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E EnjtE, 27 qErshor 2013. numër 945. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: gAzetAmApo@gmAil.com. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

eRdhi dhe iku si

Trafiku i makinave

Drejtor i Mapo Henri Çili Kryeredaktor Arion Sulo E hënë, 5 korrik 2010. Numër 1. Viti i I botimit. Çmimi 20 lekë. www.mapo.al

demokRat! GAZETA Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së 72 orë pas zgjedhjeve, duke marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes. Do të rrijë në detyrën e Kryeministrit deri në shtator, sipas Kushtetutës dhe në krye të PD, për të organizuar zgjedhjen e lidershipit të ri. Drejtuesit e PD-së dhe dhjetëra qytetarë shpërthejnë në lot para selisë blu. Berisha takim me lidershipin, topalli del e përlotur nga PD. shBA dhe BE vlerësojnë qeverisjen e Berishës. Faqe 2-3

Skema e re e gjurmimit nga policia faqe 7

Lulzim Basha dje gjatë mitingut të maxhorancës në sheshin "Nënë Tereza"

OP-ED / 10-11

NGËRÇ

AMBASADORI I RI

NGA BUJAR KAPEXHIU

KQZ, vendim për të ndaluar listat paralele të zgjedhësve

SHBA, NDRYSHIM KURSI NE21 TIRANE Zgjedhjet mbyllen 84-56 për të majtën, Kjo bandë e ndyrë që ka kapur PS-në

KOMENT ARJAN ÇANI

Projekt�akti: Gjatë procesit të votimit, anëtarët e QV�ve, në asnjë rast nuk mund të përdorin materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, lista të zgjedhësve, etj

Një person pa shtyllë kurrizore dhe me inteligjencë të mangët, që...

Po sikur të mos ketë humbës?

Humbje apo fitore, fitore apo humbje... duket sikur kjo është dilema e KOMENT politikës... GRAMOZ DUDUSHI

si ka ndryshuar vota nga viti 2009

Protesta e radhës

Berisha “dhuratë” Ramës gazsjellësin TAP, ja përfitimet e Shqipërisë

FAQe 9

op-ed / 10-11

Procesi i numërimit në të gjithë vendin fillon dhe mbaron me 84 mandate për të majtën dhe 56 për të djathtën. Rritja e PS në vota prodhoi vetëm një mandat më shumë se në vitin 2009. E djathta lëshon terren për aleatët e saj

NgërÇ

Nga bujar Kapexhiu

lidhe qenin, zotni rrok mirdita!

repliKë ndriÇim kullA

Për herë të parë ndoshta në historinë 22-vjeçare të demokracisë shqiptare, zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar së bashku me procesin e numërimit të votave brenda 3 ditëve. Ora 22 e ditës së djeshme ka shënuar fundin e procesit të numërimit në të gjitha ZAZ-të, ndërsa shqiptarët kanë patur mundësi që të njohin fituesin dhe

Kuq e blu Nëse duam të kuptojmë si funksionon bota ku jetojmë, shprehet Giddings në KomeNT VAlbonA nAtHAnAili librin e tij “Elementët...

Mamurrasi ka qenë ‘kalaja’ që e majta nuk mori dot në qarkun e Lezhës, ndërsa numërimi këtu e vuri seriozisht në rrezik mandatin e katërt të fituesve të zgjedhjeve. Kur sipas KQZ-së kishin mbaruar edhe dy qendrat e fundit të këtij qarku, ajo 09101 në Mamurras, ku PD ka marrë një shumicë të padiskutueshme votash prej 61... FAQe 6

RapoRti i unesco

përshëndetje elektorale

PRODUKTE DHE SHËRBIME

Me Ulje

Duke filluar nga 40% I gjeni vetëm tek www.tag.al

RRËFIMI

Zgjedhjet e nesërme nuk do të jenë vetëm një përballje alternativash poli� tike mes dy kampeve politike, por edhe një betejë mes KQZ dhe Partisë Social� iste, lidhur me skemat bllokuese dhe zhbllokuese të procesit të votimit. Pas ndërmarrjes së hapit për... FAQE 3

Gjirokastër vs Berat, dueli i ndërtimeve pa leje

FAQe 13

ediTorial / 11 Henri Çili

EDITORIAL / 11 ARJAN VASJARI

Më 8 Maj demokracia ka nevojë për humbësin

Përzgjedhja më e fundit e Obamës ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në dy kampet politike. Alexander A. Arvizu, ekspert për Çështjet e Azisë, pritet të jetë larg shfaqjes së preferencave politike. faqe 2-3

FOTO MALTON DIBRA

Financat kanë gati disa skenarë për ndryshimet në buxhet dhe rritjen e pagave, të cilat do të konsultohen me ekspertët e FMN

Faqe 16

Blerina Hoxha

tiranë �ritja e pagave për administra� tën publike, arsimin dhe shëndetësinë dhe, gjithashtu, ndryshimet në buxhet që kanë të bëjnë me shkurtimin e sh� penzimeve, rreth 30 miliardë lekë, janë

Berisha, demokrat i madh, reformator i madh

në pritje të konsultës me FMN�në. Bu� rimet në Ministrinë e Financave kanë njoftuar se, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Gerëin Bell, do të vijë në mesjavë, ndërkohë që dikasteri i Bodes ka gati disa skenarë për ndryshimet në buxhet dhe rritjen e pagave, të cilat do të konsultohen me ekspertët e Fondit Monetar Ndërkom� bëtar, para se të marrin miratimin e qe� verisë. Sipas të njëjtave burime, skena� ri numër një që do të diskutohet me FMN�në është ai i rritjes së pagave si�

KARIKATURA

Një politikan i madh, një lider i madh, një demokrat i madh dhe sigurisht një reformator i madh. Njeriu që u gjend në pikën e nisjes së tranzicionit shqiptar dhe me këtë akt të sotëm pas procesit elektoral, me këtë fjalim të pranimit të rezultatit dhe urimin e kundërshtarit, pranimit të përgjegjësisë së tij personale për rezultatin e padëshiruar të Partisë Demokratike, Berisha e mbyll po ai vetë tranzicionin politik në Shqipëri. Duke vendosur disa gurë shumë të rëndë kilometrikë të palëvizshëm, nga ata që tashmë do të ruhen më tej në historinë politike të Shqipërisë, e cila përgjithësisht ka qenë fatkeqe, ka qenë fare pak demokratike si kohëzgjatje dhe kur ka qenë demokratike, ka pasur anomalitë e veta. Pikësëpari...

MOTI TIRANË

17 | 30 °C SHKODËR

18 | 28 °C VLORË

21 | 25 °C MIN | MAX

KURSI

136.7

Shefi i FMN, Bell

pas parashikimeve fillestare në bux� het. Sipas këtij skenari, rritja mesatare e pagave do të jetë 5.6 për qind. �ritja më e madhe është programuar që të përfitojnë punonjësit e arsimit me rreth 6.5 për qind, ata të shëndetësisë me 10 deri në 12 për qind dhe punonjë� sit e shërbimit civil me 4.7 për qind. Por, në raport me skenarin e shpenzi� meve, dikasteri i financave do të shtro� jë për diskutim me FMN�në një skenar që parashikon rritje të pagave pak më shumë se inflacioni, i cili... faqe 4-5

“Mapo”, redaksia e një dite më parë tiranë Në redaksinë e re të “MAPO”� s puna për t’iu bashkuar këtij emri, tashmë të njohur përmes revistës, edhe si një gazetë e përditshme, ka rreth një muaj që ka filluar. Të gjithë ata që i janë bashkuar këtij projekti kanë inteli� gjencën dhe kompetencat, por mbi të gjitha shumë dëshirë për të bërë diçka që vlen. Edhe pse asnjë prej gazetarëve nuk është aty rastësisht, por vjen nga një eksperiencë e gjatë në shtypin e shkruar dhe medie të tjera vendase, të gjithë janë të emocionuar, pa përjash�

tuar këtu as drejtorin Henri Çili, të cilin do të ishte e kotë ta pyesje se “si i lindi ideja e bërjes së një gazete”. Ka shumë mundësi që ai të ketë... faqe 8-9

ADRIAN CIVICI

Përse Hayek-u po rikthehet përsëri në skenë?

Darka e kompromisit. | nga BUJAR KAPEXHIU

KULTURË

Në kërkim të fotove të 2 korrikut

Kalvari për gjetjen e fytyrave të të ikurve

7 vite aktualitet 7 vite drejt e në thelb 7 vite që nuk bëjmë fresk me fjalët Eventi në Hollin e UET, ora 18:00

EDITORIALI 11 HENRI ÇILI

Pse “MAPO”, pse edhe gazetë, pse tani? Nga sot, e hënë, 5 korrik 2010, do të takohemi përditë me lexuesin shqiptar nëpërmjet një gazete, gazetës “MAPO”, e cila, sikurse e shihni edhe në logon e saj apo nëpërmjet reklamës, është një zgjatim i përditshëm si gazetë i një titulli tashmë ekzistues prej katër vjetësh në treg: revistës “MAPO”. Me këtë fjalë të parë kemi dhënë ndërkaq esencën e lajmit: “MAPO” tashmë edhe gazetë e përditshme. Mbetet në vijim të komunikojmë me lexuesit, miqtë dhe partnerët tanë lidhur me këto çështje: Pse “MAPO”? Pse “MAPO” edhe gazetë? Pse tani? T’i marrim me radhë. Duke bashkuar fuqitë financiare dhe profesionale me pronësinë dhe ekipin e revistës aktuale “MAPO”, ne besojmë se japim një mesazh në një treg tejet problematik të shtypit të shkruar shqiptar: marrim dhe zhvillojmë në partneritet me ekipin dhe pronësinë aktuale të revistës “MAPO” të njëjtin titull...

KOMENTE 11

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

18

Ekspozita 'Nga Mapo te Mapo'

Sikur arsyeja e qetë të na lejonte të depërtonim në hipofizën e krizës që 8 Maji lusim të na e zgjidhë, atëherë do të zbulonim se shkaku është një dhe vetëm një: sot Shqipërisë plu� raliste i mungon institucioni i hum� bësit. Nga pikëpamja e burokracisë politike, ajo ka një opozitë, por nuk ka një humbës. Nuk ka fare rëndësi argumenti (edhe pse i vërtetë)...

Neda: Premtimi sekret që i kam bërë Ogrenit

Pagat dhe buxheti, plani i Bodes pret FMN

lezha në fotofinish, por e majta ruan 4 mandatet Qarku i vetëm ku nuk ka pasur një mazhorancë të dukshme dhe ku për shkak të votave në kutitë e Mamurrasit PD shpresoi të përmbyste rezultatin

Sinqerisht që e kam patur të papritur e të pabesuar këtë përgjigje, jo si përgjigje në...

humbësin shumë orë më parë. Ka qenë zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, ajo që në fakt ka lajmëruar fundin e procesit, ndërsa theksoi se vijonte numërimi i kutive të fundit në njësinë 9 në Tiranë, proces i cili mbaroi pak minuta më vonë. “Ky proces 99% ka përfunduar tashmë, pasi pothuaj të gjitha ZAZ-të e kanë përfunduar... FAQe 4-5

Edhe një hap

FAQE 11

Sot në Universitetin Europian të Tiranës

Mapo Faqe 9

NgërÇ

gjithë vendin, do të ketë një verifikim të ri në terren dhe harta të reja, për të vijuar më pas legalizimin e tyre rast pas rasti. Gjithashtu, ligji i ri përmban penalitete mbi shtesat që janë bërë në objektet në proces legalizimi. Ndryshimet ligjore përcaktojnë se subjektet, shoqëri ndërtuese, që kanë kryer shtesa anësore apo në lartësi të lejes së

KOMENT 10

Përgjigja për bashën

Projektligji i ri për legalizimet ka sjellë ndryshime që përfshijnë nga pagesa për të marrë tapinë deri tek një seleksionim i qartë i objekteve që përfitojnë dhe nuk përfitojnë nga procesi. Projektligji parashikon një proces veçmas për ndërtimet pa leje që janë ndërtuar para vitit 2009. Mësohet se për këto banesa që janë më shumë se 100 mijë në të

Hotel me dhoma luksoze për çifte dhe familje me fëmijë

Kriza globale ekonomiko-financiare e viteve 2007-2009 u bë shkak edhe për një ringjallje të luftës së vjetër ideologjike ndërmjet ekonomistëve “mbi origjinën dhe shkaqet e recesionit ekonomik...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

intervista / Presidenti:

Rama dhe Basha të takohen, qoftë edhe për një kafe

Faqe 4

politikë\ Dervishi ikën pas

5 muajsh nga Vlora: Rama më besoi një post tjetër

Faqe 5

ekonomi/ Zbardhet

projektligji për legalizimet, ja çfarë ndryshon

Faqe 7

Ndërkohë veç kësaj përjashtimi prej 24 orësh edhe pse mjaft i shkurtër tregon sa pak vëmendje merr sporti më i sukseshëm i shqiptarëve dhe sa shpejt mund të marrë fund edhe ëndra për ndonjë medalje në Lojëra Olimpike të cilës i jemi afruar vetëm përmes këtij sporti.

Përtej kësaj, peshëngritja, thuajse i vetmi sport në vend që u ka dhuruar shqiptarëve kënaqësinë e ndonjë medaljeje, ka qenë e lënë mënjanë dhe me vëmendje minimale. Rasti i fundit i gjobës së lënë pa paguar tregon se situata për këtë sport nuk ka qenë pozitive, megjithëse reagimi këtë herë qe i shpejtë dhe se biznesmenët donatorë pjesë e drejtimit të sportit kanë qenë bujarë dhe ndihmues në pagimin e borxhit

Peshëngritja, 24 orë e përjashtuar, mungesë e përhershme vëmendjeje Kreu i Federatës, Elez Gjozaj thotë se gjoba u shlye në kohë rekord dhe se ishte lënë e papaguar nga drejtuesit e mëparshëm të institucionit Vladimir Karaj

B

renda 24 orësh Shqipëria ka shlyer detyrimet ndaj Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe ka rifituar të drejtat e anëtarësisë, përfshi edhe pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet në Tel Aviv, Izrael, nga data 4 deri më 12 prill. Elez Gjozaj, president i Federatës tha për Mapon se pagesa ishte kryer dje rreth orës 15:00 dhe se ishte marrë konfirmimi nga Federata Ndërkombëtare për heqjen e përjashtimit. “6 federatat të tjera kishin të njëjtin problem, Shqipëria e zgjodhi menjëherë”, tha Gjozaj duke theksuar se problemet ishin të trashëguara. Kjo nuk është herë e parë që Federata e Peshëngritjes ka probleme të ngjashme financiare. Më shumë se një herë peshëngritësit kanë protestuar për mungesë financimi apo mospërkrahje në përpjekjet e tyre për të përparuar në sport. Kushte të këqija trajnimi, harresë dhe mungesë të kujdesit, që më pas kanë sjellë edhe probleme të tjera jo të vogla për ta. Gjoba që duhej të paguante Shqipëria kishte të bënte me rastet e dopingut. Të paktën 8 sportistë shqiptarë janë kapur pasi kanë përdorur ilaçe të ndaluara dhe janë dënuar për këtë. Dy prej tyre ende nuk e kanë shlyer dënimin. Gjozaj pranon se edhe tani sportistët që po përgatiten për në Tel Aviv po e bëjnë këtë me paratë e tyre, pasi ende nuk është lëvruar granti për këtë sport. Përtej kësaj, peshëngritja, thuajse i vetmi sport në vend që u ka dhuruar shqiptarëve

kënaqësinë e ndonjë medaljeje, ka qenë e lënë mënjanë dhe me vëmendje minimale. Rasti i fundit i gjobës së lënë pa paguar tregon se situata për këtë sport nuk ka qenë pozitive dhe megjithëse reagimi këtë herë qe i shpejtë dhe se biznesmenët donatorë, pjesë e drejtimit të sportit kanë qenë bujarë dhe ndihmues në pagimin e borxhit, fakt mbetet që peshëngritja nuk ka vëmendjen e duhur. Kjo është ndoshta arsyeja se pse ky është sporti më i goditur deri tani prej “dopingut”. 8 raste në pak vite kanë dëmtuar rëndë karrierat e atletëve më të mirë të Shqipërisë dhe atyre më shumë shpresëdhënës. E ndërsa disa prej tyre kanë shpresa të ringrihen sërish për të garuar në nivele të lart, mjaft të tjerë nuk do ta kenë këtë mundësi. Gjozaj tha për Mapon se Tel Avivi pritet të ketë rezultate të mira për Shqipërinë. Atletët siç tha ai, janë në formë të mirë dhe pritshmëritë janë pozitive. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse Federata Shqiptare e Peshëngritjes reagoi menjëherë me pagesën e detyrimit, gjë që do të kishte penguar pjesëmarrjen në garë të Shqipërisë. Përjashtimi ka ardhur pikërisht për shkak të gjobës së papaguar për dopingun dhe neglizhuar deri së fundmi. Gjozaj thotë se Federata më herët kishte shlyer një pjesë të detyrimit gjatë kohës së organizimit në vendin tonë të një kampionati të peshëngritjes dhe sasia prej 25

Peshëngritja mbetet sporti më i suksesshëm në vend, edhe pse jo më i ndjekuri dhe ndoshta edhe jo më i pëlqyeri. Fakti është që edhe pse kemi mjaftueshëm talente, lista e kampionëve nuk është aq e gjatë. Më të suksesshmit kanë qenë shqiptarë që janë federuar e më pas kanë garuar për vende të tjera. Pirro Dhima, më i famshmi ndër ta, është tani deputet në Greqi.

Përjashtimi ka ardhur pikërisht për shkak të gjobës së papaguar për dopingun dhe neglizhuar deri së fundmi. Gjozaj thotë se Federata më herët kishte shlyer një pjesë të detyrimit gjatë kohës së organizimit në vendin tonë të një kampionati të peshëngritjes dhe sasia prej 25 mijë eurosh ishte ajo çka kishte mbetur prej 55 mijë eurove detyrime.

mijë eurosh ishte ajo çka kishte mbetur prej 55 mijë eurove detyrime. Nga ana tjetër, ai flet për një angazhim dhe biznesmenë që janë të gatshëm ta mbështesin këtë sport, çka sipas tij ishte edhe arsyeja që u bë e mundur të shpëtohej pjesëmarrja për në Europian. Edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj konfirmon se pjesëmarrja në evropian nuk do të rrezikohet. Qerimaj do të garojë në Tel Aviv dhe thotë se nisja e ekipit do të bëhet në datën 4 prill. Shqipëria mund të ketë sërish shansin të garojë për një vend nderi dhe madje të pretendojë për medalje në garë edhe pas goditjeve nga disa raste të dopingut, që më shumë kanë qenë raste të mosnjohjes dhe mospasjes së një kujdesi të posaçëm për këta sportistë. 8 rastet që kanë përfshirë në pak vite atletët më të mirë shqiptarë në fakt janë tregues i një rreziku në rritje dhe vijimi do të sillte nga ana tjetër deri edhe përjashtimin e vendit nga garat ndërkombëtare. Peshëngritja mbetet sporti më i suksesshëm në vend, edhe pse jo më i ndjekuri dhe ndoshta edhe jo më i pëlqyeri. Fakti është që edhe pse kemi mjaftueshëm talente, lista e kampionëve nuk është aq e gjatë. Më të suksesshmit kanë qenë shqiptarë që janë federuar e më pas kanë garuar për vende të tjera. Pirro Dhima më i famshmi ndër ta është tani deputet në Greqi. Në një intervistë të pak kohëve më parë Erkand Qerimaj shpreson që peshëngritja të fitojë në Shqipëri një lloj statusi të veçantë dhe sportistët të kenë mundësinë e një jete normale. Ndërkohë veç kësaj, përjashtimi prej 24 orësh edhe pse mjaft i shkurtër, tregon sa pak vëmendje merr sporti më i suksesshëm i shqiptarëve dhe sa shpejt mund të marrë fund edhe ëndrra për ndonjë medalje në Lojëra Olimpike, së cilës i jemi afruar vetëm përmes këtij sporti.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.03.2014

3

Berisha-Harito, nxjerrin listat e nepotizmit në administratë Ministrja Milena Harito ka deklaruar se opozita është e shqetësuar për nipërit dhe kunatat e deputetëve të PD-së që janë ende të punësuar në administratën shtetërore, dhe jo për qytetarët e thjeshtë. “Jeni të shqetësuar për ata 7000 vetë që deklaroni ju, apo jeni të shqetësuar për listat e farefisit tuaj? Jeni të shqetësuar për gruan e z. Kosova që punon në Ministrinë e Jashtme, për gruan e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, për Gjergj Lezhjën që ka gruan në DAP dhe kunatën në Ministrinë e Mbrojtjes. Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun që ka gruan apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes, për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit, për znj.Rusmajli në Ministrinë e Financave, apo që ka kunatën në Kryeministri, apo për motrën e z.Patozi në Ministrinë e Brendshme, për mbesën e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, për kunatën e Genc Rulit në Ministrinë e Transportit, për znj.Mediu në Ministrinë e Energjisë apo për gruan e Kuliqit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, se ky donte ta mbante gruan pranë? Apo për vëllain e Gerti Bogdanit në Ministrinë e Jashtme? Nuk di dhe një gjë. Pse keni një numër kaq të madh kunatash???”, - tha Harito. Por kjo ka sjellë një reagim të ashpër të opozitës, e cila nëpërmjet ish-kryeministrit Berisha ndërsa ka deklaruar se të gjithë emrat e përmendur nga ministrja janë emërime të meritës, ka sjellë një sërë rastesh të tjera emërimesh nepotike nga ana e qeveritarëve të rinj. “Qytetarët janë të shqetësuar, kushërirë, kur shohin ty ministre, kur shohin Blendi Çuçin, burrin e gruas tënde, ministër pa asnjë meritë mbi tokë. Janë të shqetësuar kur shohin Xhillarin, burrin e Linda Bashës, kryetar bordi, janë të shqetësuar kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO-s. Ja, zonja kushërirë se si të mblidhen të gjitha ty. Si petalet e një kuaterfili. Ju përbëni gjysmën e qeverisë si familje. Si ka mundësi që i lejon vetes të dalësh aty? Kurse ti meritën e vetme që ke se je kushërirë Koleka”, - tha Berisha. Ndërkohë që në fjalën e tij, kryeministri Rama, ndryshe nga sa ka deklaruar publikisht ministrja Harito, e cila ka pranuar lidhjet farefisnore me kreun e ekzekutivit, ka mohuar që në qeverinë e tij të ketë kushërinj ashtu siç kundërpretendon Berisha.

Rama: Përgjigja ime për letrën e Bashës “Çfarë kërkon opozita, unë nuk arrij dot ta kuptoj. Kërkon të kushtëzojë Parlamentin, jo thjesht Komisionin?! Që do të thotë se, kërkon t’i japë vetes të drejtën që ta bllokojë Komisionin dhe duke e bllokuar Komisionin, të mos lejojë reformën të bëhet” Fejzi Braushi Opozita i mbetet besnike qëndrimit të saj se pjesëmarrja në reformën territoriale duhet të shoqërohet me një sërë veprimesh të tjera nga ana e qeverisë, si garanci se ajo është e gatshme që të respektojë parimet e shtetit ligjor. Nëpërmjet Edi Palokës, PD ka bërë të qartë dje në seancën plenare se qeveria nuk mund të kërkojë konsensusin e opozitës, përsa kohë nuk zbaton vendimet e gjykatave dhe respekton pavarësinë e institucioneve kushtetuese dhe ligjore. Por në reagim të kësaj përgjigjeje, kreu i qeverisë ndërsa ka pranuar ekzistencën e negociatave me palën tjetër veç letrave të shkëmbyera publikisht, ka deklaruar se mazhoranca garanton konsensusin në komision, por duke mos i dhënë përgjigje kërkesës për konsensus në seancë. Kjo pasi, siç la të kuptohet ai, mazhoranca nuk mund të qëndrojë peng i kushteve të opozitës dhe se ajo është e vendosur ta realizojë këtë reformë brenda këtij sesioni parlamentar. Paloka Kreu i grupit parlamentar, Paloka ka refuzuar ftesën e kryetarit të Kuvendit, Meta, për një takim me gjithë krerët e grupeve parlamentare për të folur mbi mundësitë e zbutjes së klimës konfliktuale në parlament, ndërsa ka preferuar që qëndrimin e forcës që ai përfaqëson ta shprehë publikisht në foltoren e Kuvendit. Duke marrë

fjalën pas pushimit të kërkuar nga kryetari Meta, Paloka nuk ka munguar të sqarojë dhe njëherë pozicionin e demokratëve karshi ftesës së kryeministrit për t’u ulur në një tryezë dhe për të rënë dakord për reformën territoriale. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit që, nëse vërtet do që të realizojë reformën territoriale, të japë prova se pozita është e gatshme që të zbatojë ligjet dhe vendimet e gjykatave. “I ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, ku i kërkon papritur pas gjithë asaj seance të famshme të javës së kaluar, takim për t’u ulur dhe për të biseduar…Për të biseduar, për çfarë? Të ulemi në tryezë dhe të bisedojmë se si duhet zbatuar ligji? Kemi një mazhorancë që shkel rregullisht Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren e Parlamentit dhe për t’i vënë këto në vijë, u dashka për t’u ulur në tryezë. Jo more zotëri, është detyrim i gjithsecilit prej nesh, sidomos i qeverisë dhe kryetarit të Parlamentit t’i zbatojë të gjitha këto. Nuk kemi pse ulemi në tryeza për këto”, - tha Paloka. Më tej, ai në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar mazhorancës që të zhbëjë një sërë aktesh të saja dhe të rikthejë normalitetin në parlament, para se të kërkojë konsensusin e opozitës. “Nuk ulemi në tryezë ne të diskutojmë me ju, na falni 2 shkelje, na falni këtë të AMA-s dhe atë tjetrën dhe vazhdoni të bëni këto të tjerat. Tërhiquni nga të gjitha shkeljet, tërhiquni nga çdo hap i pamatur,

tërhiquni nga sulmet ndaj Presidentit, tërhiquni nga marrja e kompetencave të Presidentit, tërhiquni nga sulmet ndaj SHISH, tërhiquni nga sulmet ndaj çdo institucioni kushtetues dhe atëherë ta kthejmë këtë Parlament në normalitet dhe të merremi me hallet e njerëzve”, - tha Paloka.

Edi Paloka në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar mazhorancës që të zhbëjë një sërë aktesh të saja dhe të rikthejë normalitetin në parlament, para se të kërkojë konsensusin e opozitës. “Nuk ulemi në tryezë ne të diskutojmë me ju, na falni 2 shkelje, na falni këtë të AMA-s dhe atë tjetrën dhe vazhdoni të bëni këto të tjerat.

Rama Në përgjigje të kësaj deklarate, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili në fakt ka rrëfyer edhe një pjesë të atyre përpjekjeve që u bënë gjatë këtyre ditëve për të realizuar një takim me kryetarin e opozitës, Lulëzim Basha. Rama ka sqaruar se kishte ngarkuar deputetin Taulant Balla që të negocionte me palën tjetër, duke i dhënë porosi atij që në këto takime të bënte të ditur se mazhoranca ishte e hapur që të diskutonte jo vetëm për reformën territoriale, por edhe për çështje të tjera që opozita i kishte merak. “Dua të them këtu diçka, që mbase nuk është e njohur për publikun. Pas përgjigjes së marrë, unë kam takuar deputetin Taulant Balla, si drejtues i pjesës sonë në grupin e deputetëve që na përfaqëson në Delegacionin e Përbashkët pranë Parlamentit Europian, që të komunikojë me palën tjetër dhe të bëjë prezent faktin që ne vërtet jemi shumë të interesuar të ulemi për reformën administrative-territoriale, por nuk e kushtëzojmë dialogun ashtu siç na është kushtëzuar neve sa herë që kemi

kërkuar si opozitë të ulemi me qeverinë, vetëm me këtë çështje. Kemi nënvizuar që jemi të hapur të diskutojmë për çfarëdo çështje që opozita dëshiron të diskutojë me ne, nëse dëshiron të diskutojë me ne”, - tha Rama në fjalën e vet. Pavarësisht kësaj gatishmërie për të diskutuar edhe për çështje të tjera, Rama ka sqaruar se mazhoranca është e gatshme t’i ofrojë veton e plotë opozitës për reformën territoriale vetëm në komision, por jo në seancë. “Duam që këtë reformë ta bëjmë së bashku, i kemi dhënë palës tjetër barazi të plotë; i kemi dhënë barazi numrash; i kemi dhënë barazi drejtimi të komisionit; i kemi dhënë barazi vetoje në Komision, që do të thotë se duam një produkt konsensual për ta votuar konsensualisht në Parlament. Çfarë kërkon opozita, unë nuk arrij dot ta kuptoj. Kërkon të kushtëzojë Parlamentin, jo thjesht Komisionin?! Që do të thotë se, kërkon t’i japë vetes të drejtën që ta bllokojë Komisionin dhe duke e bllokuar Komisionin, të mos lejojë reformën të bëhet. Por ne nuk kemi mundësi ta shtyjmë më këtë reformë. Ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë”, - tha Rama ndërsa bëri të ditur se kjo reformë duhet të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar. Ai i ka kujtuar opozitës se mazhoranca ka votat që ta miratojë këtë reformë e vetme, por kërkon që ajo të ketë dhe ekspertizën dhe konsensusin e saj.

Rama: U kërkoj ndjesë qytetarëve për fjalorin në Kuvend Ish-kryeministri Berisha nuk ka nguruar t’u rikthehet dhe një herë akuzave të tij se në qeverinë e tanishme gjenden 4 ministra nga familja e Ramës, dhe nipër e mbesa të Spiro Kolekës. “Kryekreu juaj, ose gjuan nga mbrapa, ose flet nga mbrapa, ose përdor maska të shëmtuara sa shëmtira. Kryekreu juaj shërbehet me individë, të cilët janë të dënuar në mënyrë të përsëritur për shpifje nga gjykatat e vendit; kryekreu juaj shërbehet nga individë, të cilët largohen si minj nga proceset gjyqësore sepse njëri pas tjet r it j a n ë d ë nu a r s i shp i f ë s k l a s i k ë . Kryekreu juaj shërbehet nga individë, të cilët janë të denoncuar për përdhunim, dhe unë do sjell dosjen në Parlament dhe

mundësisht zoti ministër i Drejtësisë paraqite dosjen në Parlament, nga një vajzë e sëmurë me AIDS.”, - tha Berisha. Duke marrë fjalën për t’u kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur në seancën e shkuar, pavarësisht se këtë e kishte bërë pa mikrofon, Rama pranoi se në atë seancë ai e kishte shkelur etikën dhe se për këtë iu detyrohej një ndjesë të gjithë qytetarëve që e dëgjuan. “Ju keni shumë të drejtë kur thoni që në seancën e kaluar edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë. Është e vërtetë edhe pse me një dallim shumë të madh. Thjesht ndava me kolegët e mi një moment emocional, që, megjithatë, ju keni të drejtë kur thoni që “pikërisht pse

ne jemi ndryshe nga ju, ne nuk duhet të bëjmë si ju”. Thënë të gjitha këto, dua t’i kërkoj ndjesë jo juve, se nuk kam asnjë ndjesë për t’ju kërkuar juve, por të gjithë atyre që janë ndjerë të bezdisur nga transkriptimet e ekranit tuaj. Transkriptime shumë hileqare, por që megjithatë nuk justifikojnë Kryeministrin, pavarësisht nëse u thanë me zë, apo thjesht u mërmëritën pa zë”, - tha Rama ndërsa u betua se kjo nuk do ndodhë më, ndërsa ka ftuar opozitën që të bëjë marrëveshje fjale për të mos shpërdoruar më etikën. Por po gjatë të njëjtit fjalim, ai megjithëse foli për dy kultura të ndryshme që përfaqësojnë të majtët dhe të djathtët në vend, nuk nguroi ta quante Berishën si kry-

eplak dhe deputetët e tjerë të djathtë si fundërrina të komunizmit. “Fatkeqësisht, ka ndodhur në të shkuarën që nganjëherë edhe ne të bëhemi pjesë e kësaj. Por ndryshimi mes nesh dhe ju është se, jo se ne jemi nga natyra më të mirë, se të gjithë shqiptarë jemi, por kemi një kulturë tjetër dhe shumë më të mirë se e juaja. Tuajën shikojeni në radhë të parë ta dezinfektoni nga mikrobet e komunizmit, që i keni në majë të kokës”, tha Rama. Kjo solli reagimin e ashpër të deputetëve të opozitës, të cilët që nga ai moment u ngritën dhe ndenjën në këmbë duke fishkëllyer fjalën e Ramës dhe duke u rënë tavolinave me mauset e kompjuterave që kanë mbi tryeza.


4

fokus

ngjarje e ditës

“Nuk do ketë përplasje mes presidentit dhe asnjë institucioni. Asnjëherë nuk ka pasur përplasje, ka qenë gjithmonë një atak ndaj presidentit”

Presidenti:

Rama dhe Basha të takohen, qoftë edhe për një kafe Kreu i Shtetit, Bujar Nishani komenton debatin për takimin Rama-Basha, por edhe marrëdhëniet me mazhorancën dhe përplasjet për gjeneralin e NATO-s. “Një takim Rama-Basha mund të sillte çtensionim të situatës. Në kontekstin e situatës ata mund të takoheshin qoftë edhe për një kafe” Sokol Balla/ Top Story

Do ta filloj me dekretin tuaj për amnistinë. Ç’mund të na thoni? Si i komentoni qëndrimet e mazhorancës? Amnistia është një dekret që miratohet nga Parlamenti dhe pastaj kalon tek presidenti. Presidenti e ka dekretuar dhe besoj se është një akt për t’u vlerësuar. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë një informacion më të detajuar për të informuar të interesuarit, por gjithsesi mund të them se amnistia përfshin një gamë të gjerë: ata që janë dënuar deri në 3 vjet, ata që kanë pasur moshën 18-vjeçare në momentin e dënimi, për burrat e moshës 60-vjeçare dhe gratë 50-vjeçare, sipas kritereve të lejuara, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale. Me këtë rast, për shkak të interesit që kjo çështje ka, besoj se do të ishte me vend që Ministria e Drejtësisë të ishte më transparente. E majta thotë se ka shkelje të ligjit pasi përfshihen persona për vepra penale të rënda. Pastaj ka edhe vepra penale të të rinjve që janë dënuar për vepra të rënda. Gjithashtu është edhe hashashi, mendoni që amnistia duhet të bëhet pas rishikimit të legjislacionit për këto vepra? Pyetja është interesante. Vërtet që ka standarde jo të drejta të përcaktimit të masës së sigurisë, ndërkohë që edhe në gjetjen dhe mbledhjen e provave ka defekte. Por qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë. Është një çështje që meriton vëmendje. Si e vlerësoni situatën e rendit publik? Është evidente që situata e rendit vazhdon të mbetet problematike. E rëndësishme është mënyra se si sillet shteti ndaj individëve apo grupeve kriminale. Sa serioz është shteti ndaj tyre, sa seriozisht e kanë institucionet e zbatimit të ligjit përballjen me grupet kriminale, sa mirë e koordinuar është puna e institucioneve. Kjo karakterizohet nga dinjiteti i njerëzve që drejtojnë këto institucione. A ka një angazhim serioz të institucioneve? Besoj se isha i qartë, por për mendimin tim ka mungesë vullneti. Nuk është sa duhet. A u diskutua kjo në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Mbledhja kishte të bënte me miratimin e procesit për rishikimin e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe atij të Strategjisë së Mbrojtjes. Nuk kishte të bënte me çështje të tjera. Prania e zotit Basha ishte e nevojshme apo provokuese? Prezenca e kreut të opozitës në një

mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk kishte të bënte me qasjen ndaj qeverisë, por me përfaqësimin e një pjese të shtetit. Pa harruar këtu që presidentit i lejohet të thërrasë personazhe të tjera. Besoj se kam bërë shumë mirë që e kam ftuar zotin Basha. Kreu i opozitës përfaqëson një alternativë se si qeveriset vendi. Pse nuk e keni ndërmarrë këtë iniciativë kur qeveria aktuale ishte opozitë? Do ta kisha marrë po të kishte qenë e nevojshme. Pati një komunikim Rama-Basha, por pastaj një tërheqje të këtij të fundit. A duhet të mbahej ky takim? Takimet sjellin gjithmonë shtensionim të situatave. Por, gjithsesi, bëhen për çështje që në këtë rast kanë të bëjnë me zotin Rama dhe zotin Basha. Unë nuk mund t’i gjykoj, por në kontekstin e situatës ata mund të takoheshin qoftë edhe për një kafe. Në media u komentua për ndërhyrje radikale për të sabotuar takimin... Është në të drejtën e medias që të bëjë komente. Unë e respektoj tërësisht. Sa i takon rolit të secilit, ato janë çështje të sovranitetit të forcave politike dhe unë besoj se vendimmarrja, ecuria e lidershipi nuk janë çështje të momenteve, prandaj ata janë të lirë të vendosin brenda skenës politike ku bëjnë pjesë. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare erdhi edhe një reagim nga ministrja Kodheli, që mund të quhet sulmi i parë direkt... Unë jam ndjerë i befasuar, por jo i lënduar nga përgjigjja e zonjës Kodheli, me akuza ndaj presidentit. Dëshiroj të sqaroj se bëhet fjalë për një dokument (dokumenti i Strategjisë së Mbrojtjes) që nuk është firmosur nga presidenti më parë. Ç’kuptim do të kishte që presidenti të ftonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë dokument? Kjo është ofenduese. Së dyti, ka pasur një praktikë të qartë nga presidenti për Ministrinë e Mbrojtjes, në rastin kur kërkohet që vetëm presidenti të bëjë disa lëvizje. E para kishte të bënte me sqarimin e bazës ligjore dhe e dyta, duke qenë se numri i Forcave të Armatosura reduktohej në masë jo të papërfillshme dhe numri i tyre përcaktohet nga Parlamenti, kisha kërkuar që ajo të mos kthehej në çështje teknike, siç e donte ministrja. Kërkoja që të përfshihej Parlamenti në një vendim të rëndësishëm. E treta, duke qenë se një numër i konsiderueshëm ushtarakësh do të largoheshin nga FA, kemi edhe një problem social dhe është detyrim për presidentin që të kërkojë

Sa i takon rolit të secilit, ato janë çështje të sovranitetit të forcave politike dhe unë besoj se vendimmarrja, ecuria e lidershipi nuk janë çështje të momenteve, prandaj ata janë të lirë të vendosin brenda skenës politike ku bëjnë pjesë.

sqarim se cili do të jetë trajtimi social i këtyre njerëzve, pasi i kanë shërbyer vendit për vite të tëra. Këto kanë qenë kërkesat që janë adresuar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Ka qenë edhe e papritur dhe e pajustifikuar shfaqja e saj ditën që u mblodh KSK dhe nuk ka pasur një reflektim pozitiv prej saj. Ndoshta nuk ka pasur një reflektim as për rastin e gjeneralit Gërveni. Ai u njoftua në Bruksel se i kishte mbaruar mandati dhe duhet të kthehej në atdhe. A kemi të bëjmë me një përplasje? Nuk do ketë përplasje mes presidentit dhe asnjë institucioni. Kam konstatuar në mënyrë të seleksionuar opinione që mundohen të paraqesin një lloj përplasjeje. Asnjëherë nuk ka pasur përplasje, ka qenë gjithmonë një atak ndaj presidentit. Si president kam përgjegjësinë të reagoj institucionalisht dhe të informoj qytetarët për çështje për të cilat vepron presidenti. Së fundmi keni pasur një takim me Kryeministrin. A e pyetët përse e mori një vendim të tillë? Jo, sepse unë nuk e konsideroj çështje personale. Çështja e fotos është institucionale dhe shtetërore. Presidenti është kryetar shtetit dhe protokolli që për-

Pas Deçanit, Basha “Qytetar Nderi” i Mitrovicës Vetëm pak ditë pasi kreu i PD-së dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit, është Mitrovica ajo që e nderon me të njëjtin titull. Me vendim unanim, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur që kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të shpallet “Qytetar Nderi” i Mitrovicës. Anëtarët e Kuvendit Komunal nga të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë folur për rolin dhe kontributin që Lulzim Basha ka dhënë për shqiptarët e Kosovës që nga periudha e Luftës së UÇK-së, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e stafit të Misionit të Administrimit të OKB-së në Kosovë, përfshirë edhe kontributin që ka dhënë qyteti i Tiranës në rindërtimin dhe kthimin në pjesën matanë Ibrit, duke akorduar 100 mijë dollarë për aksionin “Ndihmo edhe Ti”. Ndërkohë, në një ceremoni të veçantë që përkonte edhe me një datë të shënuar në historinë e Kosovës, 16-vjetori i epopesë së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin, Komuna e Deçanit i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” Bashës, për kontributin e dhënë në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

cakton figurën e përfaqësimit njeh kryetarin e shtetit. Kjo çështje lidhet me prezantimin dhe përfaqësimin e shtetit shqiptar. Kemi një sulm politik ndaj presidentit. E nisa me çështjen e fotos, ndërkohë që ka pasur deklarata politike të deputetëve jo pa eksperiencë të PS, në Parlament dhe jashtë tij, kundër dinjitetit dhe figurës së presidentit. Për shembull, dekretet për Gjykatën e Lartë rrëzohen dhe nga mazhoranca argumentohet se: s’kemi asnjë ankesë ndaj kandidaturave, të cilat plotësojnë kriteret, por presidenti nuk është konsultuar me ne. Duhet të citojmë drejtë vendimet e gjykatës. Kushtetuesja thotë se presidenti duhet të konsultohet me grupet parlamentare për kriteret shtesë. Pra, rrëzimi i tyre është një mesazh i qartë politik kundër presidentit. Në rastin tjetër, ministri i Brendshëm kërkon takim me presidentin, bëhet takimi dhe papritur ai organizon një konferencë shtypi pranë Presidencës duke akuzuar presidentin. Po ashtu bën edhe ministrja e Mbrojtjes, që sulmon pa argument presidentin. Po për rastin e gjeneralit Gërveni? Ligji thotë se në momentin e krijimit të një vakance, presidenti vendos mes kandidaturave. Akti i fundit i ministres së Mbrojtjes (vendosi shkarkimin e gjeneralit Kristaq Gërveni kur kjo i takonte presidentit), që kundërshton pushtetin e presidentit, është një marrje kompetence. Është mesazh i qartë politik. Në rastin Gërveni jeni përplasur edhe me Shtabin e Përgjithshëm, me shefin e tij, që e keni patur ishkëshilltar dhe e keni dekretuar në krye të ushtrisë... Po, dhe nuk kam bërë gabim që e kam dekretuar. Sot doli gjykata që konfirmoi se asnjë urdhër nuk mund të jepet për shkarkimin e gjeneral Gërvenit. Pavarësisht se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka qenë i deleguar nga unë, gjë për të cilën nuk jam penduar, ai duhet të sillet në rrugë institucionale e kushtetuese. Po thoni që ai ka shkelur Kushtetutën? Gjithçka është e qartë. Ju do ta adresoni çështjen e Gërvenit? Do ta cilësoni të mbaruar punën e tij në NATO dhe, a ka ardhur tek ju propozimi i ministres? Do të veproj sipas ligjit dhe Kushtetutës. Sa për kërkesën, ajo ka ardhur.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.03.2014

5

Prefekti Dervishi i parapriu lajmit me një deklaratë për media, ku thotë se ka pranuar ofertën e Kryeministrit për një tjetër detyrë të rëndësishme. Dervishi do të zëvendësohet nga Etjona Hoxha, e cila aktualisht është pedagoge Letërsie në Universitetin e Vlorës.

emërimi

Kush është prefektja e re Etjona Hoxha, e emëruar dy ditë më parë si prefekte e Qarkut të Vlorës, mbante postin e kryetares së Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar. Ajo u zgjodh në këtë detyrë që prej vitit 2011, ndërkohë që jepte edhe mësim në Universitetin e Vlorës si pedagoge. Ajo është e specializuar për studime në fushën e Letërsisë shqipe, posaçërisht me Letërsin ë sh q ip e p a s Luftës së Dytë Botërore, e njohur si letërsi e formatit stilistik e ideologjik të Realizmit Socialist. “Punën e saj e karakterizon orientimi metodologjik modern, përpjekja për t’i parë lëvizjet e brendshme e cilësitë e jashtme të veprave si modele organike gjatë ’45 - ‘90, një nga formatet më pak të studiuara në mënyrë koherente nga shkenca letrare shqiptare”, thuhet në faqen zyrtare të Universitetit të Vlorës. Etjona Hoxha është aktiviste e hershme e Partisë Socialiste dhe anëtare e Forumit të Gruas Socialiste.

Dervishi ikën pas 5 muajsh nga Vlora: Rama më besoi një post tjetër Pesë muaj pas emërimit si prefekt, Besnik Dervishi lirohet për të marrë një post tjetër. “Ishte një largim me marrëveshje nga kjo detyrë, pas propozimit për një detyrë tjetër nga Kryeministri”. Prefekt i Kukësit emërohet presidenti i Klubit të Futbollit Leonard Bakillari Tiranë Kryeministri Edi Rama ka liruar

nga detyra e prefektit të qarkut Vlorë, Besnik Dervishin, vetëm pesë muaj pas emërimit të tij në këtë post. Vendimi i qeverisë është marrë dy ditë më parë, ndërsa dje u bë publik. Prefekti Dervishi i parapriu lajmit me një deklaratë për media, ku thotë se ka pranuar ofertën e Kryeministrit për një tjetër detyrë të rëndësishme. Dervishi do të zëvendësohet nga Etjona Hoxha, e cila aktualisht është pedagoge Letërsie në Universitetin e Vlorës. Lirimi nga detyra komentohet nga Dervishi si një marrëveshje mes tij dhe Kryeministrit, i cili i ka propozuar një tjetër detyrë. Ish-prefekti nuk jep detaje për detyrën e re, por thotë se do të jetë pjesë e një institucioni të rëndë-

sishëm. “Ishte një largim me marrëveshje nga kjo detyrë, pas propozimit për një detyrë tjetër nga Kryeministri”,- tha për “Mapon” prefekti tashmë i shkarkuar nga detyra. Ndërsa në deklaratën e shpërndarë për mediat, ai thotë se ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për të marrë një detyrë tjetër të rëndësishme. “Dëshiroj në radhë të parë të falenderoj të gjithë qytetarët e Vlorës për mbështetjen e vazhdueshme dhe Kryeministrin e Shqipërisë, për besimin e palëkundur që ka treguar gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga ana ime, besim të cilin unë dëshiroj ta përmbush edhe përmes detyrës së re që do të më besohet”, - thotë ai. Vendimi i qeverisë për lirimin e tij nga detyra vjen pikërisht në një moment të

Lirimi i Dervishit nuk ishte lëvizja e vetme në radhët e prefektëve. Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra edhe prefektin e Qarkut Kukës. Në vendin e tij, kryeministri Rama emëroi z.Safet Gjici, presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit

qetë sa i takon marrëdhënieve mes prefektit të Qarkut dhe kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Më herët, dy njerëzit më të rëndësishëm në qytetin e Vlorës, njëri i zgjedhur vendor e tjetri përfaqësues i qeverisë, patën shkëmbyer akuza dhe replika në distancë. Konflikti publik mes kryebashkiakut Gjika dhe prefektit Dervishi pasoi arrestimin e një grupi të dyshuar për një sërë atentatesh, përfshi edhe bombën në automjetin e prefektit të Vlorës. Pas një deklarate publike të z. Dervishi, kryebashkiaku Gjika reagoi në media duke thënë se klani i vetëm që ai i përket janë qytetarët e Vlorës. Pas kësaj deklarate nuk pati më asnjë reagim publik nga ana e prefektit, i cili thotë se tashmë po përgatitet për të marrë një

tjetër detyrë të rëndësishme. Por lirimi i Dervishit nuk ishte lëvizja e vetme në radhët e prefektëve. Kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra edhe prefektin e Qarkut Kukës, Ram Hoxha, gjithashtu i emëruar në këtë detyrë pas ardhjes së socialistëve në pushtet. Në vendin e tij, kryeministri Rama emëroi z.Safet Gjici, presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit, i cili vjen në këtë detyrë nga bota e biznesit. Ende nuk dihen arsyet e ndryshimit të prefektit të Kukësit, i cili g jithashtu ishte emëruar në këtë detyrë rreth pesë muaj më parë. Burime të besueshme thonë se në këtë qark ka patur mosmarrëveshje mes përfaqësuesit të qeverisë dhe strukturave lokale të Partisë Socialiste.

Gjenerali i NATO-s, gjykata “ngrin” urdhrin e Kodhelit Pas përplasjes mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Presidencës, vendos Gjykata Administrative: Pezullohet urdhri për kthimin e tij në atdhe Tiranë Gjykata Administrative e Tiranës pezulloi dje urdhrin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për shkarkimin nga detyra të përfaqësuesit të Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gerveni. Sipas vendimit të gjykatës mësohet se pezullimi i urdhrit është i nevojshëm, pasi gjykimi i çështjes nuk mund të përfundojë brenda datës 31

mars, ditë kur Kodheli kishte vendosur për kthimin e Gërvenit në atdhe dhe zëvendësimin e tij. “Në rastin konkret ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në shkresa, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë, të pakthyeshëm për paditës i n” , t hu h e t n ë ve n d i m i n e gjykatëses. Sipas saj, gjykata konstaton se me këtë pezullim apo sigurim padie, nuk cenohet interesi publik, përderisa nuk krijohet vakancë në ushtrimin e detyrës së paditësit si ushtaraku më i lartë shqiptar në NATO. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Administrative e bën të pazbatueshëm urdhrin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deri në përfundim të procesit gjyqësor që

pritet të nisë në të njëjtën gjykatë. Kundëradmiral Gërveni, i cili përfaqëson Shqipërinë në NATO, është i detyruar që brenda 15 ditësh nga shpallja e vendimit t’i drejtohet Gjykatës Administrative me një padi, ku të kërkojë shfuqizimin e urdhrit që e largon atë nga detyra që mban. Për sa kohë kjo çështje do të jetë në shqyrtim gjyqësor, Gërveni do të vijojë të mbajë detyrën si përfaqësues i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Kundëradmiral Gërveni ka paditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe Avokaturën e Shtetit, ndërsa si palë e interesuar në këtë proces është institucioni i Presidentit të Republikës. Lufta mes Presidentit, Ministrisë së

Mbrojtjes dhe kundëradmiral Gërvenit u bë më publike kur kreu i shtetit, Bujar Nishani, me anë të zëdhënëses së tij, e cilësoi urdhrin e Kodhelit si marrje të kompetencave. “I vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të

Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës”, thuhet në reagimin zyrtar të Presidentit të Republikës. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se ka zbatuar vetëm ligjin për largimin nga detyra të kundëradmiralit Kristaq Gërveni, si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, pasi mandati i tij kishte përfunduar. “Kam zbatuar vetëm procedurat dhe ligjshmërinë. Është një procedurë krejt normale, në mbarim të dekretit të Presidentit të mëparshëm, që ka mbaruar në rastin e zotërisë në fillim të janarit, por që mbaron dhe fizikisht në fund të marsit dhe vetëm kam nxjerrë një urdhër administrativ, në mënyrë që t’i hapet vendi dikujt tjetër për të ardhur”, tha Kodheli.


6

Ditari

Kronikë Shkurt

Kapen 46 kg hashash në kufi me Greqinë

Fullani: Rritja ekonomike e dobët, por të ardhurat u rritën në buxhet Rritja ekonomike është e dobët, por perspektiva e muajve të ardhshëm nuk është e zymtë. “Rritja e të ardhurave buxhetore dhe mbajtja në nivele të ulëta e deficitit buxhetor, bashkë me pagesën e detyrimeve të prapambetura, zhvillime pozitive për të garantuar rritjen” Rritja ekonomike edhe për dy muajt e parë të vitit mbetet e dobët, por ka sinjale për zhvillime pozitive. Arka e shtetit ka performuar mirë me të ardhurat dhe deficitin buxhetor gjatë muajve janar-shkurt, ndërkohë që një sasi likuiditeti po injektohet në ekonomi nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Me këto konkluzione ka dalë në mbledhjen e djeshme Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, të cilat më pas u paraqitën për mediat nga Guvernatori Ardian Fullani. Informacionin e ri për dy muajt e parë të vitit tregon për një rritje të ulët ekonomike në këtë periudhë, për shkak se konsumi dhe investimet private kanë mbetur të dobët, si pasojë e besimit të ulët të agjentëve ekonomikë. Por Banka e Shqipërisë ka vërejtur zhvillime poz-

itive në arkën e shtetit. “Treguesit fiskalë janë karakterizuar nga rritja e të ardhurave dhe reduktimi i shpenzimeve gjatë dy muajve të parë të vitit”, - tha Fullani. Deri në muajin shkurt, të ardhurat buxhetore shënuan një rritje vjetore prej 4.9%, ndërsa shpenzimet dhe deficiti buxhetor u reduktuan respektivisht me 9% dhe 82%. Reduktimi i shpenzimeve i detyrohet kryesisht reduktimit të shpenzimeve kapitale, ndërkohë që rritja e të ardhurave është mbështetur nga rritja e të ardhurave tatimore. Kjo situatë ka gjeneruar suficit në buxhet dhe ka ndikuar në frenimin e borxhit publik. Banka e Shqipërisë pohon se këto zhvillime kanë përcaktuar një kah konsolidues të politikës fiskale. Duke përjashtuar efektin e pagimit të detyrimeve të prapambetura, kahu

konsolidues i politikës buxhetore të qeverisë parashikohet të ruhet edhe në periudhën e afatmesme. Nga ana tjetër, sistemi financiar në vend ndjehet më i lehtësuar nga politika e Bankës së Shqipërisë me uljen e normës bazë të interesit për lekun. Ulja e fundit e normës bazë në muajin shkurt është reflektuar tek normat afatshkurtra të interesit në tregun e parasë. Në të njëjtën kohë, rënie kanë shënuar edhe interesat e borxhit të qeverisë dhe interesat e depozitave në lekë, ndërkohë që interesi i kredisë në lekë vazhdon të lëvizë sipas një trendi rënës afatmesëm. Guvernatori tha se sistemi bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe me parametra të shëndoshë financiarë. Megjithatë, aktiviteti kreditues i sistemit bankar vijon të pasqyrojë kërkesë të dobët

për financim nga sektori privat, si pasojë e rënies së kërkesës për kredi dhe e kujdesit të shtuar të bankave në kredidhënie. Këshilli i mbikëqyrjes ka dalë me konkluzionin se të dhënat e reja të disponuara mbështesin vlerësimin për një rritje graduale të ekonomisë në tremujorët në vazhdim. Përcjellja e stimulit monetar, pagimi i detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe përmirësimi i klimës së besimit, pritet të nxisin konsumin dhe investimet në vend. Fullani tha se Banka e Shqipërisë pret një reagim më të mirë të sistemit bankar në drejtim të kreditimit. Ky reagim, sipas tij duhet të faktorizojë, ndër të tjera, perspektivën pozitive të zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe politikat stimuluese të ndjekura nga Banka e Shqipërisë.

Një sasi prej 46 kg lëndë narkotike marijuanë u sekuestrua nga policia greke dje në mesditë në kufirin me Shqipërinë. Mendohet se lënda narkotike kishte destinacion Selanikun. Sipas policisë, lënda narkotike iu bllokua një personi me shtetësi greke, i cili e transportonte me mjetin e tij, në afërsi të Kosturit. Nga kontrolli i kryer, policia tha se kishte gjetur dhe bllokuar lëndën narkotike të ndarë në 45 pako secila, ndërsa hetimet e saj konfirmuan se ajo ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë. 45-vjeçari grek, identiteti i të cilit nuk jepet nga autoritetet, u arrestua në flagrancë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim, ndërsa ende nuk dihet se sa persona të tjerë janë përfshirë në këtë linjë trafikimi të lëndëve narkotike.

Arrestohen grabitësit e natës Vjedhjet janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët dhe bizneset e vogla të Durrësit, të cilët sulmohen kryesisht gjatë orëve të natës. Me rritjen e numrit të tyre është rritur edhe forca zbuluese e dokumentuese ndaj këtij krimi. Së fundmi, shërbimet e policisë së Durrësit kanë ndaluar edhe 2 të rinj, banorë të zonës së ishKënetës, që ishin kthyer në tmerr për pronarët e dyqaneve dhe familjet në lagjet periferike të qytetit. Për të paktën 7 raste vjedhjesh të realizuara gjatë periudhës janar-mars të këtij viti deklarohet se është bërë dhe dokumentimi i aktivitetit të paligjshëm. Edmond Pjetri 18 vjeç dhe Erjon Ferra 19 vjeç, akuzohen për vjedhjen me thyerje në bashkëpunim të dyqaneve, magazinave, por dhe banesave kryesisht në lagjet 14, 16 dhe 17 të qytetit bregdetar, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa sende të vjedhura mes të cilave një motoçikletë, televizor plazma, veshje, si dhe pajisje të përdorura nga dy të rinjtë për hapjen e qepenave dhe banesave.

Bllokohet furgoni me 24 kg tritol, Babasi: Kemi licencë Policia ndaloi një furgon që transportonte lëndë shpërthyese për arsye biznesi, me pretendimin se i është hequr licenca e tregtimit të eksplozivëve Një furgon me lëndë plasëse u ndalua mbrëmjen e së mërkurës nga policia e Shkodrës. Mjeti i firmës “Oskeola sh.p.k” transportonte 24 kg lëndë plasëse dhe rreth 100 detonatorë. Eksplozivi ishte marrë në magazinat e firmës “Babasi” në Fushë-Krujë, së cilës, sipas policisë i është hequr licenca e tregtimit të lëndëve shpërthyese. Por ndryshe pretendon Ndriçim Babasi. “Kompania është e vëllait tim, por në rregull me dokumentacionin dhe zotëron në bazë të ligjit dhe vendimit 209 të Këshillit të Ministrave,

datë 26 janar 2011, licencë për magazinim dhe tregtim të lëndëve plasëse për përdorim civil”,- tha ai për TCH. Megjithatë, policia e Durrësit arrestoi administratorin dhe magazinierin e firmës “Babasi sh.p.k”, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedimin, ndërsa në Shkodër arrestoi shoferin e furgonit që transportonte lëndën eksplozive, Martin Marvataj. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të transportit të lëndëve plasëse. Sipas policisë, eksplozivi, i cili ishte porositur nga një firmë që punonte në sektorin e minierave në Pukë, ishte duke u transportuar jashtë çdo kushti teknik që parashikon ligji, si pajisje e mjeteve fikëse në rast zjarri, apo shoqërimi nga kompani të sigurisë fizike me roje të armatosura për të garantuar sigurinë gjatë transportit. Firma “Babasi” ushtron aktivitet në zonën e Fushë-Krujës për shpërndarjen e

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

eksplozivit për hapje të akseve të reja rrugore. Policia thotë se ka nisur procedimi penal për drejtuesit e firmës për aktivitet të paligjshëm. Sipas policisë, edhe pse ishte bërë pezullimi i licencës për shitjen e lëndëve eksplozive, kompania “Babasi” ka vazhduar shitjen e tritolit për kompani të tjera me aktivitet civil. Por zoti Babasi sqaroi se këto lëndë janë përdorur dhe do përdoren gjithmonë në disa sektorë të ekonomisë si ndërtimi, në miniera dhe në ve-

pra të tjera. “Lënda plasëse është blerë brenda vendit për përdorim civil, me një kontratë të rregullt në uzinën e Mjekësit dhe i është shitur po brenda rregullave një kompanie që operon në fushën e minierave dhe të licencuar nga Ministria e Energjetikës dhe Industrisë dhe sërish për përdorim civil”,- tha Babasi. “Shpresoj që ky aksion të mos ketë prapavijë politike, pasi vëllai im nuk e ka lidhur asnjëherë biznesin e tij me politikën”, përfundoi ai.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE

NJOFTIM Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në mbledhjen e datës 25 mars 2014, me Vendimin nr. 38, vendosi tërheqjen e Licencës nr. 9, datë 18.01.2012 të shoqërisë “Smart Brokers” sh.a. për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime, si rezultat i heqjes dorë vullnetarisht nga ushtrimi i kësaj veprimtarie. Vendimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbështetet në nenin 14 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07. 2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si dhe nenin 85 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.03.2014

7

Zbardhet projektligji për legalizimet, ja çfarë ndryshon Projektligji i ri për legalizimet ka sjellë ndryshime që përfshijnë nga pagesa për të marrë tapinë deri tek një seleksionim i qartë i objekteve që përfitojnë dhe nuk përfitojnë nga procesi. Projektligji parashikon një proces veçmas për ndërtimet pa leje që janë ndërtuar para vitit 2009. Mësohet se për këto banesa që janë më shumë se 100 mijë në të gjithë vendin, do të ketë një verifikim të ri në terren dhe harta të reja, për të vijuar më pas legalizimin e tyre rast pas rasti. Gjithashtu, ligji i ri përmban penalitete mbi shtesat që janë bërë në objektet në proces legalizimi. Ndryshimet ligjore përcaktojnë se subjektet, shoqëri ndërtuese, që kanë kryer shtesa anësore apo në lartësi të lejes së ndërtimit, me qël-

lim kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien, paguajnë penalitete për efekt të legalizimit për llogari të ALUIZNI-t. Gjoba shkon në 4 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe banimi; 5 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që shfrytëzohet për veprimtari social-ekonomike dhe 10 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që është bërë ndryshim destinacioni. Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private të të tretëve, kur planet e përgjithshme vendore/planet e detajuara vendore parashikojnë ndërtime mbi 5 (pesë) kate nga niveli zero. Për ndërtimet pa leje

me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore, për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit dhe rregullat e hollësishme për mënyrën, llogaritjen e afateve të pagimit e reduktimin e vlerës së parcelës ndërtimore përcaktohen me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.

Projektligji i plotë i legalizimeve Neni 1 Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon: Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për objektet e ndërtuara pa leje deri më 15.1.2009, pavarësisht nëse ato kanë funksion banimi, veprimtarie ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore, të ndërtuara dhe që disponohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar. Këtu përfshihen dhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer procedurën e vetëdeklarimit për legalizim, sipas afateve të përcaktuara në këtë ligj. 2. Fusha e zbatimit të këtij ligji shtrihet edhe për ndërtimet pa leje të ngritura pas datës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, me kushtin që ato të jenë të ngritura në truall në pronësi të personit posedues të ndërtimit pa leje, si dhe procedura e legalizimit të mos kërkojë kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin. 3. Objektet ndihmëse në shërbim të ndërtimeve pa leje legalizohen vetëm në qoftë se janë ngritur brenda sipërfaqes së parcelës ndërtimore. 4. Fusha e zbatimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private të të tretëve, kur planet e përgjithshme vendore/planet e detajuara vendore parashikojnë ndërtime mbi 5 (pesë) kate nga niveli zero. 5. Të gjitha ndërtimet e tjera pa leje, të cilat nuk u përgjigjen kushteve të përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, prishen sipas ligjit nr.9780, datë 6.7.2007, “Për inspektimin e ndërtimit.”. Neni 2 Shkronja “a”, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon: “ a) “Ndërtim pa leje” është objekti për të cilin është përfunduar karabinaja, i destinuar për banim, veprimtari ekonomike dhe/ose funksione të tjera, si, për shembull, social-kulturor, arsim, shëndetësi e të tjera të këtij lloji, për të cilin nuk janë respektuar procedurat e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi, për planifikimin e territorit.”. Neni 3 Neni 15 shfuqizohet. Neni 4 Neni 15/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 15/1 Kompensimi i pronarëve mbi sipërfaqet takuese pronë private, që preken nga ndërtimet pa leje 1. Kur parcela ndërtimore e objektit pa leje, është e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në emër të subjekteve pronarë joposedues të ndërtimit, Këshilli i Ministrave miraton me vendim kompensimin mbi sipërfaqet takuese, pronë private, që preken nga objekti. 2. Në rastet kur parcela ndërtimore objekt kompensimi rezulton në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, transferuar sipas përcaktimeve të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, ALUIZNI, përpara se të kryejë procedurat e kalimit të pronësisë dhe kompensimit, kërkon miratimin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse. 3. Për efekt të përllogaritjes së masës së shpërblimit, sipërfaqja trajtohet si truall, sipas çmimit të përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Shpërndarja e fondit të shpërblimit kryhet në përputhje me ligjin nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar.”. Neni 5 Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 17 Kalimi i së drejtës së pronësisë dhe mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore 1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, si rregull, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit pa leje. Sipërfaqet mbi masën e përcaktuar në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Këshilli i Ministrave miraton listën e poseduesve të objekteve pa leje dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore, për të cilat ngarkon ALUIZNI-n të lidhë kon-

tratën e kalimit të së drejtës së pronësisë. 2. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion social - ekonomik është ai i përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. 3. Funksioni ndërtimit pa leje përcaktohet sipas evidentimit në terren nga institucioni që kryen këto procedura. 4. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. 5. Vlera e parcelës ndërtimore që i shitet poseduesit të ndërtimit pa leje paguhet menjëherë në momentin e njoftimit me shkrim nga ALUIZNI, duke përfituar reduktim të vlerës. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, kur subjekti është në kushtet e paaftësisë paguese, Këshilli i Ministrave, në varësi të rasteve të deklaruara, përcakton mënyrat alternative dhe procedurat për shlyerjen e vlerës së parcelës. 6. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore, për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social - ekonomik dhe banimi), kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit dhe rregullat e hollësishme për mënyrën, llogaritjen e afateve të pagimit e reduktimin e vlerës së parcelës ndërtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 6 Nenet 17/1, 18,19, 20, 21 dhe 22 shfuqizohen. Neni 7 Neni 23 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 23 Taksa e ndikimit në infrastrukturë Taksa vendore e ndikimit në infrastrukturë llogaritet dhe arkëtohet nga njësitë e qeverisje vendore, në përputhje me pikën 2/1, të nenit 27, të ligjit nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.”. Neni 8 Neni 25 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 25 Rastet kur subjekti posedon më shumë se një ndërtim pa leje . Kur një subjekt posedon më shumë se një ndërtim pa leje, atëherë ai do të përfitojë kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore dhe legalizimin sipas çmimit, taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe tarifës së shërbimit të legalizimit, për ndërtimin me sipërfaqe më të vogël. Për ndërtimet e tjera zbatohet çmimi i përcaktuar në bazë të hartës së vlerës së tokës, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, taksa e ndikimit në infrastrukturë sipas masës në fuqi dhe tarifa e shërbimit, pavarësisht nga kategorizimi i funksionit të objekteve apo sipërfaqja e parcelës ndërtimore.”. Neni 9 Në nenin 27 bëhen këto ndryshime: 1. Në shkronjën “a” fjalët “… të lëshuar nga njësia e qeverisjes vendore …” shfuqizohet. 2. Në fund të shkronjës “d” shtohet fjalia: “Për shtesat e realizuara në ndërtime para vitit 1993, vërtetimin ose certifikatën e pronësisë, për ndërtimin kryesor, apartamenti/njësia e shërbimit; 3. Shkronjat “e” dhe “f” shfuqizohen. 4. Paragrafi i fundit i nenit 27 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Poseduesi i ndërtimit pa leje, për dokumentacionin e mësipërm, paguan tarifën e shërbimit. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për ndërtimet me funksion banimi, për të cilat vlera e tarifës së shërbimit përballohet nga buxheti i shtetit.”. Neni 10 Në nenin 28 fjalët “... paraqitja e kërkesës ...” zëvendësohen me “... nga përfundimi i procedurave administrative ...”. Neni 11 Neni 29 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 29 Dokumentacioni për regjistrimin e objektit në ZRPP

Leja e legalizimit dhe dokumentacioni shoqërues përcillen nga ALUIZNI për regjistrim sipas përcaktimeve të nenit 49, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.”. Neni 12 Në nenin 30 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme: 1. Pika 2/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2/1. Përcaktimet e këtij neni zbatohen edhe në rastin kur subjekti apo njëri prej subjekteve që disponojnë ndërtimin me funksion banimi nuk shlyejnë detyrimet financiare të parashikuara në ligj për vlerën e parcelës ndërtimore/objektit pa leje. Në këtë rast, për pasurinë/pjesën takuese të subjektit debitor, regjistrimi bëhet sipas shkronjës “a”, të nenit 54, “Regjistrimi i hipotekës ligjore”, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.”. 2. Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Rregullat e hollësishme, kufizimet dhe procedurat që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 13 Neni 32 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 32 Ndarja e të ardhurave të arkëtuara nga legalizimi i ndërtimeve pa leje 1. Të ardhurat e arkëtuara nga kalimi i të drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore ndahen: a) 70 për qind në fondin e kompensimit të pronave, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10239 datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, të ndryshuar; b) 30 për qind në buxhetin e shtetit, për përballimin e shpenzimeve të tarifës së shërbimit, për evidentimin në terren dhe përgatitjen e dokumentacionit për legalizimin e ndërtimeve pa leje me funksion banimi. 2. Të ardhurat e arkëtuara nga pagesa e tarifës së shërbimit për ndërtimet pa leje me funksion social ekonomik, si dhe çdo penalitet tjetër, i cili shoqëron procesin e legalizimit përdoren nga ALUIZNI në përputhje me legjislacionin në fuqi. 3. Mënyra e mbledhjes së këtyre të ardhurave, vlera e tarifës së shërbimit dhe administrimi i saj përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 14 Neni 33 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 33 Dispozitë detyruese Mosplotësimi nga subjekti i dokumentacionit respektiv, sipas përcaktimeve të këtij ligji, sjell përjashtimin nga procesi i legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve informale.”. Neni 15 Në nenin 34 emërtesa “Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” zëvendësohet me “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”. Neni 16 Në fjalinë e parë të nenit 35, fjalët “... në pikën 4 ...” zëvendësohen me “... në pikën 3 ...”. Neni 17 Pas nenit 36 shtohet neni 36/1, me këtë përmbajtje: “Neni 36/1 Rregullim i veçantë për shtesat anësore /shtesa kati dhe plotësimi i bazës së të dhënave Në rastin e objekteve me leje ndërtimi, apo të ngritura përpara vitit 1993, tek të cilat janë kryer shtesa anësore/ shtesa kati, përfshirja në procesin e legalizimit të subjekteve posedues të tyre, bëhet me kërkesë, me kushtin që njëri nga subjektet posedues të ketë aplikuar për legalizim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj.”. Neni 18 Neni 38/1, ndryshohet si më poshtë vijon: “Neni 38/1 Legalizimi i ndërtimeve pa leje të ngritura brenda vijës turistike të miratuar. Ndërtimet pa leje të ngritura brenda kufirit të vijës turistike u nënshtrohen procedurave të parashikuara në këtë ligj, sipas kritereve të përcaktuara në instrumentet e planifikimit, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për planifikimin e territorit.”. Neni 19 Neni 39 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 39 Përjashtimi nga legalizimi

Ndërtimet pa leje dhe shtesat anësore/në lartësi në ndërtimet me leje, që cenojnë veprat kryesore të infrastrukturës publike, akset rrugore kombëtare, sipas distancave të përcaktuara në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore, territorin e institucioneve publike, integritetin e monumenteve të kulturës, nuk legalizohen. Këshilli i Ministrave përcakton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore/në lartësi në ndërtimet me leje, që legalizohen ose jo.”. Neni 20 Neni 41 shfuqizohet. Neni 21 Neni 43 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 43 Penalitetet për legalizimin e shtesave të subjektit ndërtues 1. Subjektet, shoqëri ndërtuese/investitorë, që kanë kryer shtesa anësore apo në lartësi tej lejes së ndërtimit, me qëllim kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënien, paguajnë për efekt të legalizimit për llogari të ALUIZNI-t, këto penalitete: a) 4 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe banimi; b) 5 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që shfrytëzohet për veprimtari social-ekonomike; c) 10 për qind të çmimit minimal fiskal, për çdo m² sipërfaqe që është bërë ndryshim destinacioni. 2. Çmimi minimal fiskal dhe vlera e tregut, në kuptim vetëm të pikës 1, të këtij neni, janë parashikuar në tabelat e marrëveshjes, ndërmjet Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nr.2116, datë 25.5.2004, dhe udhëzimit të Tatim-Taksave nr.2116/3, datë 14.12.2004.”. Neni 22 Pas nenit 43 shtohet neni 43/1, me këtë përmbajtje: “Neni 43/1 1. Për rastin e parashikuar në pikën 1, të nenit 43, kur procedura e aplikimit për legalizim është kryer nga ana e blerësit të shtesës anësore apo në lartësi, legalizimi kryhet në favor të këtij të fundit. 2. Kur subjektet ndërtues janë në kushtet e shkronjës “c”, të nenit 99, të ligjit nr.9901 datë 14.4.2008, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, procedurat për dhënien e lejes së legalizimit vijojnë me poseduesit e shtesës anësore apo në lartësi.”. Neni 23 Neni 45/1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 45/1 Dispozita kalimtare 1. Për ndërtimet pa leje të ngritura sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të nenit 2, të këtij ligji, ALUIZNI kryen evidentimin faktik të situatës ndërtimore në terren. Në funksion të kësaj procedure përdoret harta vektor dhe ortofoto e përftuar nga imazhi satelitor, që disponohet nga autoriteti shtetëror përgjegjës. Rregullat e hollësishme sipas pikës 1 të këtij neni, si dhe përcaktimi i periudhës kohore brenda së cilës janë ndërtuar objekte pa leje, bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. 2. Vetëdeklarimet për legalizim, të bëra pranë njësive të qeverisjes vendore, sipas nenit 7, të këtij ligji, përfshirë dhe ato që kanë mangësi në elementet e formës, si dhe kërkesat për legalizim të depozituara sipas ligjit nr.141/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, konsiderohen të mirëqena.”. Neni 24 Pika 1, e nenit 46, ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në përputhje me nenet 4, 15/1, 17, pika 6, 28, 30, 32, 34, 39, 45 dhe 45/1”. Neni 25 Kudo në ligj, shkurtesa e emërtesës “KRTRRSH” zëvendësohet me “KKT”, fjalët “... vijë e verdhë ...” zëvendësohen me “... brenda territorit administrativ të njësisë së qeverisjes vendore ...”, si dhe shkurtimi i emërtesës “KRRT” zëvendësohet me fjalët “... autoriteti vendor i planifikimit ...”. Neni 26 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


8

28.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHOQERIA "DRINI" SH.A.

Selia : Rruga “ Abdi Toptani” Ish hotel Drini Tiranë NIPT : L01718002C

NJOFTIM

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PËR SHTYP për respektimin e afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private

Për Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë “ Drini “ sha. Njoftohen aksionerët e shoqërisë “Drini” sha , Tiranë, se në datën 16.04.2014, ora 11, në ambientet e selisë të shoqërisë “Drini” sha në adresën Rruga “ Abdi Toptani “ Ish hotel Drini Tiranë, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë se Përgjithshme të Aksionerëve të Shoqërisë “ Drini” sha. Rendi i ditës se mbledhjes është: 1. Shqyrtimi I raportit të administratorit të shoqërisë mbi ecurinë e veprimtarisë të shoqërisë për përiudhën janar – dhjetor 2013 dhe masat që propozohen për administrimin e shoqërisë ne vazhdim. 2. Shqyrtimi I kërkesës për shtim objekti të shoqërisë praën QKR për dhënien e ambjenteve me qera. 3. Miratimi I ekspertit kontabël të rregjistruar për vitin 2013. 4. Emërimi I anëtarëve të Këshillit të Administrimit për shkak të plotësimit të mandatit. 5. Të tjera sipas propozimeve. Propozimet apo sygjerimet lidhur me ceshtjet e lartpermendura, apo propozim tjeter lidhur me ceshtje te tjera per tu paraqitur dhe diskutuar ne mbledhjen e asamblese mund te drejtoheni tek Administratori ne adresen e e-mail : daniela.riska@yahoo.com, jo me vone se tete dite para dates se mbledhjes Shoqeria “ Drini “ sha Administratore Daniela RISKA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njofton të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë, të cilët mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private pranë Inspektoratit të Lartë, ndyshimin e procedurës së dorëzimit të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”  Nuk do të pranohen deklaratat e dorëzuara personalisht pranë zyrave tona nga subjektët deklarues që mbartin detyrim për deklarim;  Nuk do të pranohen deklaratat e plotësuara me shkrim dore, por duhet të jenë të plotësuara në mënyrë elektronike (komputer) dhe më pas të nënshkruhen nga subjekti deklarues apo personat e lidhur me të;  Do të pranohen vetëm deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPKI, deri me datë 31 Mars 2014, përmes Autoritetit Përgjegjës ose strukturës përkatëse, ngritur pranë çdo institucioni publik; Inspektorati i Lartë sqaron se nisur nga numri i madh i deklaratave të interesave private që administron çdo vit, afërsisht 6000 (gjashtë mijë) deklarata, e ka të pamundur të presë subjektët deklarues që paraqiten personalisht pranë ambjenteve tona për dorëzimin e deklaratave. Për këtë qëllim, udhëzojmë subjektët deklarues, në zbatim dhe të dispozitave ligjore, të dorëzojnë deklaratat e tyre pranë Autoriteteve Përgjegjëse, ose strukturave përkatëse, të ngritura pranë çdo institucioni publik. Inspektorati i Lartë, rikujton edhe njëherë afatin e dorëzimit të deklaratave të interesave private, datën 31 Mars 2014. Dorëzimi i deklaratave, përtej afateve ligjore, dhe procedurës së caktuar, passjell sanksionet përkatëse; respektivisht gjobë 50.000 lek (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 lek (njëqind mijë), dhe kallëzim penal për mosdorëzim të deklaratës, pas aplikimit të masës administrative gjobë. Inspektorati i Lartë tërheq vëmendjen e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, në respektimin me rigorozitet të afateve ligjore. Në çdo rast, shkelësit e dispozitave ligjore, përveç aplikimit të masave administrative, do të bëhen publike në median e shkruar dhe atë vizive si dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.hidaa.gov.al Inspektorati i Lartë, në kuadër të ndjekjes së një politikë të hapur e transparente me qytetarët, median dhe shoqërine civile, Ju fton që së bashku të parandalojmë korrupsionin; bëhuni pjesë e ILDKPKI, dhe denonconi rastet e korrupsionit të zyrtarëve të administratës publike, në unedenoncoj@hidaa.gov.al ose info@hidaa.gov.al, dhe telefononi pa pagesë në numrin 0800 99999. Denoncimi Juaj do të ndiqet me përparësi nga ana jonë. Faleminderit!


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

9

28.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Mapo DITARI I FUSHATËS / 6 MAJ 2011

KOMENT 10

Botimet mapo 2006-2014

Pse Lulzim Basha duhet votuar ditën e diel NGA HENRI ÇILI

G A Z E TA

aktualiteti në kopertina dhe një vizion

DREJTOR HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E SHTUNË, 7 MAJ 2011. NUMËR 256. VITI I BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKË. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: GAZETAMAPO@GMAIL.COM

EDICION SPECIAL FAQE 2-15

RADHA E TIJ! Faqe 9

MBYLLET FUSHATA E 8 MAJIT. Lulzim Basha në “Nënë Tereza” dhe në Town-Hall në Tv Klan tregon avantazhet ndaj Ramës. “Ai nuk është armiku ynë, thjesht nuk duhet të jetë më Kryetari i Bashkisë“. Edi Rama, mitingu i mbylljes në “Asllan Rusi” dhe intervistë në “Top Story”. “Zbuluam vendin ku prodhohen karta false, nuk do i bojkotojmë zgjedhjet”

Topi jashTë parlameNTiT, Frd i heq dy maNdaTe Të djaThTës

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E EnjtE, 27 qErshor 2013. numër 945. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: gAzetAmApo@gmAil.com. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

eRdhi dhe iku si

demokRat! Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së 72 orë pas zgjedhjeve, duke marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes. Do të rrijë në detyrën e Kryeministrit deri në shtator, sipas Kushtetutës dhe në krye të PD, për të organizuar zgjedhjen e lidershipit të ri. Drejtuesit e PD-së dhe dhjetëra qytetarë shpërthejnë në lot para selisë blu. Berisha takim me lidershipin, topalli del e përlotur nga PD. shBA dhe BE vlerësojnë qeverisjen e Berishës. Faqe 2-3

Trafiku i makinave

Drejtor i Mapo Henri Çili Kryeredaktor Arion Sulo E hënë, 5 korrik 2010. Numër 1. Viti i I botimit. Çmimi 20 lekë. www.mapo.al

Skema e re e gjurmimit nga policia faqe 7

GAZETA

Lulzim Basha dje gjatë mitingut të maxhorancës në sheshin "Nënë Tereza"

OP-ED / 10-11

NGËRÇ

AMBASADORI I RI

NGA BUJAR KAPEXHIU

KQZ, vendim për të ndaluar listat paralele të zgjedhësve

SHBA, NDRYSHIM 21 KURSI NE TIRANE Zgjedhjet mbyllen 84-56 për të majtën, Kjo bandë e ndyrë që ka kapur PS-në

KOMENT ARJAN ÇANI

Projekt-akti: Gjatë procesit të votimit, anëtarët e QV-ve, në asnjë rast nuk mund të përdorin materiale si fletë votimi, procesverbale votimi, lista të zgjedhësve, etj

Një person pa shtyllë kurrizore dhe me inteligjencë të mangët, që...

Po sikur të mos ketë humbës?

KOMENT GRAMOZ DUDUSHI

si ka ndryshuar vota nga viti 2009 Berisha “dhuratë” Ramës gazsjellësin TAP, ja përfitimet e Shqipërisë

FAQe 9

op-ed / 10-11

Procesi i numërimit në të gjithë vendin fillon dhe mbaron me 84 mandate për të majtën dhe 56 për të djathtën. Rritja e PS në vota prodhoi vetëm një mandat më shumë se në vitin 2009. E djathta lëshon terren për aleatët e saj

NgërÇ

Nga bujar Kapexhiu

lidhe qenin, zotni rrok mirdita!

repliKë ndriÇim kullA

humbësin shumë orë më parë. Ka qenë zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, ajo që në fakt ka lajmëruar fundin e procesit, ndërsa theksoi se vijonte numërimi i kutive të fundit në njësinë 9 në Tiranë, proces i cili mbaroi pak minuta më vonë. “Ky proces 99% ka përfunduar tashmë, pasi pothuaj të gjitha ZAZ-të e kanë përfunduar... FAQe 4-5

RRËFIMI

Edhe një hap

ediTorial / 11

Neda: Premtimi sekret që i kam bërë Ogrenit

Më 8 Maj demokracia ka nevojë për humbësin

Përzgjedhja më e fundit e Obamës ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në dy kampet politike. Alexander A. Arvizu, ekspert për Çështjet e Azisë, pritet të jetë larg shfaqjes së preferencave politike. faqe 2-3

FOTO MALTON DIBRA

Financat kanë gati disa skenarë për ndryshimet në Faqe 16 buxhet dhe rritjen e pagave, të cilat do të konsultohen me ekspertët e FMN

në pritje të konsultës me FMN�në. Bu� rimet në Ministrinë e Financave kanë njoftuar se, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Gerëin Bell, do të vijë në mesjavë, ndërkohë që dikasteri i Bodes ka gati disa skenarë për ndryshimet në buxhet dhe rritjen e pagave, të cilat do të konsultohen me ekspertët e Fondit Monetar Ndërkom� bëtar, para se të marrin miratimin e qe� verisë. Sipas të njëjtave burime, skena� ri numër një që do të diskutohet me FMN�në është ai i rritjes së pagave si� Shefi i FMN, Bell

lezha në fotofinish, por e majta ruan mandatet Sot në4 Universitetin Europian të tiranës Qarku i vetëm ku nuk ka pasur një mazhorancë të dukshme dhe ku për shkak të votave në kutitë e Mamurrasit PD shpresoi të përmbyste rezultatin

ARJAN VASJARI

Sikur arsyeja e qetë të na lejonte të depërtonim në hipofizën e krizës që 8 Maji lusim të na e zgjidhë, atëherë do të zbulonim se shkaku është një dhe vetëm një: sot Shqipërisë pluraliste i mungon institucioni i humbësit. Nga pikëpamja e burokracisë politike, ajo ka një opozitë, por nuk ka një humbës. Nuk ka fare rëndësi argumenti (edhe pse i vërtetë)...

Pagat dhe buxheti, plani i Bodes pret FMN

Henri Çili

Sinqerisht që e kam patur të papritur e të pabesuar këtë përgjigje, jo si përgjigje në...

Kuq e blu

Për herë të parë ndoshta në historinë 22-vjeçare të demokracisë shqiptare, zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar së bashku me procesin e numërimit të votave brenda 3 ditëve. Ora 22 e ditës së djeshme ka shënuar fundin e procesit të numërimit në të gjitha ZAZ-të, ndërsa shqiptarët kanë patur mundësi që të njohin fituesin dhe

Humbje apo fitore, fitore apo humbje... duket sikur kjo është dilema e politikës...

Zgjedhjet e nesërme nuk do të jenë vetëm një përballje alternativash politike mes dy kampeve politike, por edhe një betejë mes KQZ dhe Partisë Socialiste, lidhur me skemat bllokuese dhe zhbllokuese të procesit të votimit. Pas ndërmarrjes së hapit për... FAQE 3

EDITORIAL / 11

Blerina Hoxha

tiranë �ritja e pagave për administra�

publike, arsimin dhe shëndetësinë Berisha, demokrat tën dhe, gjithashtu, ndryshimet në buxhet i madh, reformatorqë kanë të bëjnë me shkurtimin e sh� penzimeve, rreth 30 miliardë lekë, janë i madh

pas parashikimeve fillestare në bux� het. Sipas këtij skenari, rritja mesatare e pagave do të jetë 5.6 për qind. �ritja më e madhe është programuar që të përfitojnë punonjësit e arsimit me rreth 6.5 për qind, ata të shëndetësisë me 10 deri në 12 për qind dhe punonjë� sit e shërbimit civil me 4.7 për qind. Por, në raport me skenarin e shpenzi� meve, dikasteri i financave do të shtro� jë për diskutim me FMN�në një skenar që parashikon rritje të pagave pak më shumë se inflacioni, i cili... faqe 4-5

EDITORIALI 11 HENRI ÇILI

Pse “MAPO”, pse edhe gazetë, pse tani? Nga sot, e hënë, 5 korrik 2010, do të takohemi përditë me lexuesin shqiptar nëpërmjet një gazete, gazetës “MAPO”, e cila, sikurse e shihni edhe në logon e saj apo nëpërmjet reklamës, është një zgjatim i përditshëm si gazetë i një titulli tashmë ekzistues prej katër vjetësh në treg: revistës “MAPO”. Me këtë fjalë të parë kemi dhënë ndërkaq esencën e lajmit: “MAPO” tashmë edhe gazetë e përditshme. Mbetet në vijim të komunikojmë me lexuesit, miqtë dhe partnerët tanë lidhur me këto çështje: Pse “MAPO”? Pse “MAPO” edhe gazetë? Pse tani? T’i marrim me radhë. Duke bashkuar fuqitë financiare dhe profesionale me pronësinë dhe ekipin e revistës aktuale “MAPO”, ne besojmë se japim një mesazh në një treg tejet problematik të shtypit të shkruar shqiptar: marrim dhe zhvillojmë në partneritet me ekipin dhe pronësinë aktuale të revistës “MAPO” të njëjtin titull...

ekspozita, "nga Mapo te Mapo", 7 vite aktualitet “Mapo”, redaksia e një dite më parë

Nëse duam të kuptojmë si funksionon bota ku jetojmë, shprehet Giddings në KomeNT VAlbonA nAtHAnAili librin e tij “Elementët...

RapoRti i unesco

përshëndetje elektorale

PRODUKTE DHE SHËRBIME

Me Ulje

Mamurrasi ka qenë ‘kalaja’ që e majta nuk mori dot në qarkun e Lezhës, ndërsa numërimi këtu e vuri seriozisht në rrezik mandatin e katërt të fituesve të zgjedhjeve. Kur sipas KQZ-së kishin mbaruar edhe dy qendrat e fundit të këtij qarku, ajo 09101 në Mamurras, ku PD ka marrë një shumicë të padiskutueshme votash prej 61... FAQe 6

KARIKATURA

Një politikan i madh, një lider i madh, një demokrat i madh dhe sigurisht një reformator i madh. Njeriu që u gjend në pikën e nisjes së tranzicionit shqiptar dhe me këtë akt të sotëm pas procesit elektoral, me këtë fjalim të pranimit të rezultatit dhe urimin e kundërshtarit, pranimit të përgjegjësisë së tij personale për rezultatin e padëshiruar të Partisë Demokratike, Berisha e mbyll po ai vetë tranzicionin politik në Shqipëri. Duke vendosur disa gurë shumë të rëndë kilometrikë të palëvizshëm, nga ata që tashmë do të ruhen më tej në historinë politike të Shqipërisë, e cila përgjithësisht

MOTI

Eventi në Hollin e UET, ora 18:00

Gjirokastër vs Berat, dueli i ndërtimeve pa leje

FAQe 13

TIRANË

17 | 30 °C SHKODËR

18 | 28 °C VLORË

21 | 25 °C MIN | MAX

KURSI

136.7 është vlera e

tiranë Në redaksinë e re të “MAPO”� s puna për t’iu bashkuar këtij emri, tashmë të njohur përmes revistës, edhe si një gazetë e përditshme, ka rreth një muaj që ka filluar. Të gjithë ata që i janë bashkuar këtij projekti kanë inteli� gjencën dhe kompetencat, por mbi të gjitha shumë dëshirë për të bërë diçka që vlen. Edhe pse asnjë prej gazetarëve nuk është aty rastësisht, por vjen nga një eksperiencë e gjatë në shtypin e shkruar dhe medie të tjera vendase, të gjithë janë të emocionuar, pa përjash�

tuar këtu as drejtorin Henri Çili, të cilin do të ishte e kotë ta pyesje se “si i lindi ideja e bërjes së një gazete”. Ka shumë mundësi që ai të ketë... faqe 8-9

KOMENTE 11


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Putini i Madh N

jë ditë, në qytetet ruse mund të ngrihen monumente për Vl ad i m ir Pu t i n i n , me mbishkrimin: “Njeriu që i ktheu Krimenë Nënës Rusi”. Por ndoshta do të ngrihen monumente për të edhe në shumë sheshe europiane, ku presidenti rus mund të konsiderohet si “Babai i Europës së Bashkuar”. Në të vërtetë, lëvizja e beftë e Putinit për të aneksuar Krimenë ka bërë më shumë për harmonizimin e qëndrimeve të qeverive europiane në lidhje me Rusinë, sesa dhjetëra takime dypalëshe apo shumëpalëshe. Në Berlin javën që kaloi, dëgjova elitat franceze dhe gjermane që flisnin me një zë, teksa diskutonin se si të përgjigjeshin ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sigurisht, fjalët nuk janë vepra. Megjithatë, falë Putinit, Bashkimi Europian mund të ketë gjetur një narrativë dhe vrull të ri, të cilët po i kërkonte qysh nga koha e rënies së Murit të Berlinit. Europës i duhej shumë ky vrull. E gjendur përballë dëshirës së një Rusie neo-imperiale për të rishikuar rendin e pas-Luftës së Ftohtë në Europë, BE duhet të flasë me një zë të vetëm nëse dëshiron të shfaqet e fortë dhe e besueshme. Dhe duhet të flasë në një zë me SHBA, ashtu siç ka bërë gjatë Luftës së Ftohtë. Nga ana e vet, edhe SHBA duket shumë e galvanizuar prej krizës në Ukrainë. Duket sikur njohja që amerikanët kanë me armikun e tyre të ri/të vjetër – një kundërshtar që ata e kuptojnë në një mënyrë që nuk u ndodh me afganët, arabët apo persët – ka ofruar një sens të ri qëllimi. Aleanca e demokracive është rikthyer, dhe ajo loja e thjeshtë e fjalëve, që Amerika vjen nga Marsi dhe Europa vjen nga Venusi, nuk ka më kuptim. Të gjendura përballë një Rusie e cila vjen vërtet nga Marsi dhe që duket se kupton dhe respekton vetëm forcën, vendosmëria e demokracive të botës duhet të mbizotërojë, e mbështetur mbi një unitet të bazuar mbi qëllimin, i cili ishte humbur në rastin e Irakut dhe Afganistanit. Teksa ngjarjet kanë marrë rrugën e tyre në Ukrainë, analogjitë histor-

koment Dominique Moisi

ike janë shumëfishuar. Sipas disave, ne jemi në vitin 1914, në prag të një lufte botërore që pak e duan, por që askush nuk mund ta parandalojë. Ose jemi në vitin 1938, pas aneksimit të Sudetenlandit nga nazistët gjermanë, të gjendur përballë një agresori që nuk zbutet. Ose jemi në vitin 1945, në pragun e një lufte të ftohtë disadekadëshe. Mund të jemi edhe në vitin 1991, në mesin e shpërthimit të Jugosllavisë, duke parë një shoqëri shumetnike që ndahet në kampe ndërluftues. Ose mund të jemi në gushtin e 2008-ës, në Gjeorgji, kur Rusia e Putinit ribëri hartën me forcë, për herë të parë. Të gjithë këto analogji përmbajnë një element të së vërtetës, ndonëse asnjëra nuk gjen zbatim perfekt. Por për të kuptuar sjelljen aktuale të Putinit, një tjetër analogji është ndoshta më e rëndësishme. Lufta e Krimesë e 1853-‘56, ku gjetën vdekjen më shumë se 800 mijë trupa, përfshirë 250 mijë rusë. Preteksti për luftën, e cila vuri përballë rusët e udhëhequr nga Car Nikolla I dhe britanikët, francezët e otomanët, ishte përgjegjësia e vetëshpallur e Rusisë për të mbrojtur vendet e shenjta të Jerusalemit. Mbretërimi i Nikollës kombinonte ambiciet imperiale me prirjet fetare (të drejtuara kundër perandorisë otomane dhe Kishës Katolike), dhe humbja e Rusisë ishte e lavdishme. Gjatë rrethimit të gjatë të Sevastopulit, më shumë se 120 mijë ushtarë rusë humbën jetën. Lev Tolstoi, që mori pjesë në luftë, e pati si burim frymëzimi për romanin “Lufta dhe Paqja”. Putini dikur vetëprezantohej si trashëgimtari politik i Pjetrit të Madh. Por ai mund të mbahet mend si një Nikollë I i dytë (portretin e të cilit e mban varur në zyrë): një car ultrakonservator i cili qëndroi shumë gjatë në pushtet dhe humbi

Protesta e radhës

kontaktin me realitetin. Me një kombinim të nacionalizmit, ortodoksisë dhe zakoneve mendore të epokës së KGB-së, Putini përbën një përzierje shpërthyese që duhet menaxhuar me kujdes, por mbi të gjitha me vendosmëri. Kjo nënkupton nevojën për të mbështetur Ukrainën politikisht dhe ekonomikisht. Zgjedhjet e përgjithshme në 25 maj nuk duhet të ndodhin siç është në plan, por nën kushtet më të mira të mundshme, edhe pse Putini do bëjë të pamundurën për t’i dëmtuar. Shmangia e këtij rezultati kërkon një frenim të partive të ekstremit të djathtë në Ukrainë, shovinizmi antirus i të cilave, i bën ato aleatët më të ngushtë të Putinit në acarimin e konfliktit. Sanksionet kundër Rusisë, si për shembull përjashtimi i saj nga G8, apo kundër aleatëve më të ngushtë të Putinit, nuk do të mjaftojnë. Qëllimi duhet të jetë që të bindet Putini, se Europa (përfshirë Italinë dhe Gjermaninë) ka alternativa ndaj gazit dhe naftës së Rusisë: Nigeria dhe Brazili, për shembull, për të mos përmendur mundësinë e energjisë së importuar nga SHBA. Në të vërtetë, Putini mund t’i ketë dhënë Europës një shans të papritur për të krijuar një politikë të përbashkët energjetike, një politikë që në terma afatgjatë do të jetë më racionale dhe me më pak kosto. Sigurisht, rivlerësimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërkombëtare që i duhet tani Europës do të ketë një kosto. Do të duhet të bëhen sakrifica. Por në këtë lojë fërkimi, Rusia despotike ka më shumë për të humbur sesa Europa demokratike. Një gjë është e sigurt: Putini nuk u ndal me Gjeorgjinë dhe ai nuk do të ndalet me Krimenë. Nëse nuk u vihen kufij ambicieve të tij tani, analogjitë më të frikshme historike do të jenë edhe ato më të saktat. (Project Syndicate) *@bota.al. Dominique Moisi është Këshilltar në Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Profesor në L’Institut d’études politiques de Paris (Sciences Po). Ai është autor i librit: “Gjeopolitika e emocioneve: Si po e ribëjnë botën kulturat, frika, poshtërimi dhe shpresa.

Rektorët e zgjedhur, problemet dhe dilemat e tyre Edi Puka Situata e deritanishme e funksionimit administrativ të universiteteve publike ka nxjerrë në pah jo rrallëherë problematika të theksuara lidhur me aftësitë reale të përfaqësuesve më të lartë të universiteteve publike të vendit tonë, siç është figura e rektorit. Sigurisht, në këtë kontekst nuk mund t’u referohemi vetëm aftësive menaxheriale të tyre por, mbi të gjitha duhet t’i referohemi analizës së problematikave të lindura përgjatë këtyre viteve të fundit si pasojë e mënyrës së përzgjedhjes së titullarëve të institucioneve të larta arsimore. Për vite me radhë mënyra e përzgjedhjes së titullarit të universitetit ka qenë dhe mbetet ajo e votimit nga “populli”, domethënë nga personeli akademik, administrativ dhe studentët, e cila ka rezultuar jo pak problematike dhe në njëfarë mënyre fiktive dhe larg realitetit. Kjo ka rezultuar e tillë për disa arsye: së pari, është vënë re ndarja në grupe e stafit akademik dhe administrativ gjatë dhe pas fushatës elektorale si rrjedhojë e atashimit me njërin prej kandidatëve potencialë për rektor. Së dyti, përzgjedhja e kandidatit nuk është bërë mbi bazën e aftësive profesionale dhe kualifikimeve të të përzgjedhurit, por mbi baza klienteliste dhe interesi të drejtpërdrejtë kundrejt kandidatit të radhës. Në këto kushte është vënë re që kandidati i përzgjedhur ka qenë shumë larg prezantimit real të shumicës në nivel institucional. Gjithashtu, problematika e marrjes së votës e ka kthyer titullarin në një individ të marrë peng nga ana e personelit, i cili në shkëmbim të votës duhet të bëjë edhe lëshimet e rastit dhe sigurisht në aspektin më të rëndësishëm, atë të kthimit të favorit. Por cila mund të jetë zgjidhja e një problematike të tillë? Si mund të bëhet e mundur pavarësia institucionale e rektorit? Një zgjidhje e mundshme është ajo e emërimit të titullarit dhe jo ajo me votë. Në këtë mënyrë mund të kemi një garanci më të madhe autonomie institucionale dhe vendimmarrëse, pasi titullari nuk do të jetë më nën presionin e vazhdueshëm të marrjes së votës apo të qejfmbetjeve të personelit, por do të jetë më i prirur të marrë vendimet e nevojshme larg influencës së votëdhënësve. Roli kryesor i institucionit të rektorit është ai i menaxhimit të burimeve financiare dhe njerëzore, e si i tillë nuk mund dhe nuk duhet të jetë i përjashtuar nga vendimmarrja e qeverisë, pasi në thelb të detyrës së tij qëndron mirëmenaxhimi i buxhetit të shtetit dhe sigurisht implementimi i strategjive arsimore kombëtare. Rektori nuk mund të konsiderohet si pronar i institucioneve të arsimit të lartë, por si përfaqësues i qeverisë, roli kryesor i të cilit është implementimi dhe zhvillimi i politikave arsimore shtetërore. Nuk mund të vazhdohet më me mendësi populiste ku është masa ajo që vendos për vendimet apo strategjitë që duhet të ndërmerren, pasi së pari, linja e politikave dhe strategjive arsimore për produktivitet dhe cilësi më të lartë duhet të jetë e njëjtë me atë të politikave shtetërore. Së dyti, procesi i përzgjedhjes me votë të titullarit paraqet një konflikt të hapur interesi ndërmjet dëshirës për një përfitim personal të mundshëm dhe vendimmarrjes mbi baza klienteliste. Si rrjedhojë, në këto kushte, asnjë titullar nuk do të mund të jetë i paanshëm në marrjen dhe zbatimin e vendimeve, pasi në vetvete e ka të pamundur që të jetë realist dhe i bazuar në meritokraci kur është i detyruar t’i bindet vullnetit “popullor”. Ky sistem, siç ka treguar edhe historia e viteve të fundit, është i destinuar të dështojë. Në këtë situatë emergjence duhet ndërhyrë sa më parë për të ndryshuar mentalitetin e deritanishëm të ankandit të votës duke shpëtuar njëherë e përgjithmonë figurën e rektorit, si figura më e rëndësishme e universitetit, nga një presion i vazhdueshëm dhe denigrues, duke i rikthyer dinjitetin e nevojshëm që prej shumë vitesh i ka munguar. *Prof. As. Dr. Edi Puka është pedagog në UET.


op-ed

2

Blog / Burr

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / ‘Realitete shqiptare në objektivin e Shkullakut

28.03.2014

Universitet / Rritet bashkëpunimi i universiteteve në fushën e teknologjisë

11

Ne nuk mund të ndërtojmë një marrëdhënie nëse vetëm diktojmë apo kërcënojmë dhe dënojmë ata që nuk pajtohen me ne. - Zbigniew Brzezinski

Takimi Rama-Basha, i duhur edhe si episod komunikimi N

jë takim ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës si veprimtari politike rutinë është ende i paimagjinueshëm në kontekstin e jetës politike në Shqipëri. Takimi i pritshëm Rama-Basha për çështjen e reformës administrative territoriale duhej të binte normalisht në zonën e rutinës proceduriale ndërmjet palëve politike. Madje mund të mos lindte fare nevoja për takim mes tyre sikur teknikalitetet të mjaftonin. Vetëm se këtë lloj funksionaliteti politik vështirë ta përfytyrosh me kontekstin shqiptar në sfond! Është pikërisht ky raport i përmbysur që e shndërron në episod publicitar dhe lajm të bujshëm një takim normal ndërmjet kryeministrit të vendit dhe kryetarit të opozitës, aq sa nuk është fare çudi që gazetarët të rendisin me vlera më të larta si lajm takimin Rama-Basha përkundrejt Rama-Obama! Kriteri i të pazakonshmes e bën lajm në vetvete këtë takim, për të mos thënë që edhe mundësia e një takimi ndërmjet tyre përbën gjithashtu lajm. Pasi, me gjithë debatin e ndezur publik, deri tani jemi thjesht tek ideja e mundësisë për t’u takuar si lajm. Basha është në gjendje t’i japë Ramës lajmin e parë dhe vice-versa. Një lajm si gatim i dalë nga duar “Master-shefash” shqiptarë të komunikimit politik dhe PR-it. Që, sikundër druhen të gjithë ata të cilët kanë dalë kundër kësaj mundësie për takim, mund të fillojë dhe të mbarojë si një operacion i thjeshtë imazhi dhe publiciteti për Ramën ashtu si edhe për Bashën. Llogaritë analitike në përpjekje për të

matur efektet e takimit (të hamendësuar) numërojnë pikët ose kreditet që ky takim mund të shtojë në kontot individuale të dy protagonistëve. Sipas llogarive, Rama del me fitim si krye m i n i st ë r d i a l o g u e s p ë r p a r a ndërkombëtarëve, as Basha nuk del keq si lider opozitar me qasje perëndimore. Një takim kaq i shpejtë dhe pa ndonjë shkas madhor ndërmjet tyre (çështja e reformës territoriale lexohet si pretekst) tingëllon për ne vrojtuesit periodikë të politikës jo vetëm i parakohshëm, por edhe i kotë dhe i padobishëm si një zhgënjim i paralajmëruar nga shfaqja politike e radhës në Shqipëri. Rezistenca ndaj shout dhe PR-it politik në arenën publike ka arritur nivele kaq të larta saqë asnjë episod i thjeshtë apo formalitet politik nuk kalon pa u dyshuar, relativizuar, kontestuar. Me dhe pa të drejtë! Vetë diskutimi në lidhje me këtë çështje (nëse duhet apo nuk duhet të takohen Rama dhe Basha) është një devijancë e diktuar nga rrethanat shqiptare, që duke rënë dakord me kolegët e tjerë që kanë shkruar përpara meje për këtë çështje, tregojnë mospërmbushjen e pritshmërive të larta publike nga këto takime në të shkuarën. As ky takim, me gjasë, nuk ka për t’i përmbushur. Mund të biem dakord për këtë, por kjo nuk e ndryshon faktin që e arsyetoj jo vetëm me vlerë lajmi, por edhe si episod të domosdoshëm të komunikimit politik një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Ashtu si edhe çdo përballje të mundshme me-

diatike dhe publike ndërmjet tyre. Pa frikën se na vendosin në pozita naive dhe si spektatorë përballë spektaklit të tyre të radhës, edhe në qoftë ky objektivi i tyre kryesor në listën e përfitimeve nga takimi. Si fillim, kërkimi i një sebepi ose rrethane të jashtëzakonshme për një takim pozitë-opozitë ilustron anormalitetin shqiptar në këtë drejtim dhe jo arsyetim logjik për të kundërshtuar në parim çdo takim të mundshëm, edhe këtë takim. Mirë se të vijnë në Shqipëri takime të tilla “të kota” publike, pa arsye madhore, ndërmjet palëve kundërshtare politike! Këtu ka disa lajme të mira: 1. Që po takohen! 2. Që po takohen pa shkak madhor! 3. Që po takohen më shpejt se të tjerët në të shkuarën! Nëse një episod i tillë “i kotë” shoqërohet nga të tjera episode në të ardhmen deri në zhvlerësimin e lajmit të parë, atëherë do të mund të nxirrnim edhe një lajm tjetër të mirë: që takimi Rama-Basha nuk përbën më ndonjë lajm kushedi se çfarë! Nuk ka pse t’i druhemi këtij normaliteti komunikues, edhe pse mund të prodhojë monotoni të nesërmen në vend të spektaklit dhe shout që prodhon në të sotmen. Në vazhdim, sa e sa episode të kota publiciteti politik vendosin në axhendën publike dhe mediatike politikanët shqiptarë çdo ditë, pa hasur kurrfarë pengese apo rezistence nga ana e mediave apo e opinionit publik? Seriali mediatik i përurimit të zyrave të punësimit si kërpudha nëpër qytetet shqiptare plot me të papunë rrugëve, është një episod bufonadë PR-i politik, sa për të dhënë një shem-

koment Dr. Belina Budini

Vetë diskutimi në lidhje me këtë çështje (nëse duhet apo nuk duhet të takohen Rama dhe Basha) është një devijancë e diktuar nga rrethanat shqiptare, duke qenë se në të shkuarën takime të tilla nuk është se i kanë përmbushur misionet dhe pritshmëritë e larta publike ndaj tyre. As ky takim, me gjasë, nuk ka për t’i përmbushur, por kjo nuk e ndryshon faktin që një takim i tillë, anipse “pa shkas real” dhe “i parakohshëm” përbën një episod të domosdoshëm të komunikimit politik bash në këto rrethana dhe kushte aspak të mira “atmosferike”! bull! Po kështu edhe dhjetëra “mundësitë për foto” a shtrëngime duarsh (“photo opportunity”) që rendin të bëjnë politikanët shqiptarë në korridoret politike perëndimore me homologë dhe politikanë të vendeve të zhvilluara, për të asociuar veten me ta në vlera dhe simbolika pushteti. Si

formalitete zyrtare por edhe politike, mos duhet t’i skualifikonim edhe takime të tilla zyrtare meqenëse shërbejnë si publicitet dhe PR që del me përfitim për politikanët shqiptarë?! Nga ana tjetër, është e qartë që nga një episod i vetëm takimi ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit të opozitës në Shqipëri nuk mund të presim as transformim, as normalizim të jetës apo të klimës politike në tërësi. Do të duhen shumë e shumë episode të tilla, anipse “të kota”, që të mund të flitet për komunikim dhe dialog të mirëfilltë ndërmjet palëve politike në Shqipëri. Kësisoj, zor se një episod i veçuar si ky të mund të shërbejë për të prodhuar automatikisht solidaritet politik dhe publik, nëse biem dakord që ndihet nevoja për një faktor të tillë zhvillimi dhe pjekurie në kushtet e një atmosfere rezistente që ka krijuar politika zhurmëmadhe e konfliktualitet dhe mosmarrëveshjes ndër të gjithë ne. Mirëpo, duhet pranuar se, në fund të fundit, një mostakim nuk do të ishte ndonjë gjë për t’u shënuar! Si lajm, jo e jo, duke qenë se nuk ka gjë më të zakonshme sesa të mos takohen dy protagonistët kryesorë të politikës në Shqipëri, por as ndonjë dobi shoqërore, politike dhe kombëtare nuk besoj të mund të dalë nga një mostakim Rama-Basha. Përkundrazi, një episod takimi shënon diçka jo vetëm si lajm, por edhe si akt komunikimi, që sa më frekuent të jetë, aq më mirë për atmosferën tonë politike dhe publike, që vazhdon të mbetet nën shi dhe temperatura të ulëta, duke e mbajtur ende larg pranverën.

Elektorat i majtë ose i djathtë si pasojë e taksës

K

riza ekonomike përtej efekteve negative që shkakton në disa sektorë të ekonomisë apo shtresave të caktuara sociale, nxit subjektet politike të mendojnë për zgjidhjet e mundshme karshi situatës. Pikërisht, instrumentet që ofrojnë subjektet politike për zgjidhje, mundësojnë diferencat doktrinare dhe ajo që është më e rëndësishme, sensibilizojnë kategoritë sociale që favorizohen nga implementimi i tyre. Kjo gjë ka ndodhur në njëfarë mënyre në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ku Partia Socialiste nisur nga situata makroekonomike gjykoi se disa masa me natyrë socialdemokrate mund t’i japin zgjidhje më të shpejtë dhe të efektshme situatës që po kalon vendi. Dhe jo vetëm kaq, por shkoi aq larg në pozicionim nga pikëpamja doktrinare saqë disa skeptikë e konsideruan si jo realist madje problematik zbatimin e saj. Në

koment Roland Lami

këtë shkrim nuk do të merrem me mundësitë ose jo të zbatimit të programit të PS, as me përllogaritjet e efekteve negative dhe pozitive që mund të sjellë zbatimi i tij, por me një aspekt tjetër, që e konsideroj shumë pozitiv. Orientimi i ligjërimit politik drejt doktrinave të majta dhe të djathta, si dhe nxitja e elektoratit për të menduar racionalisht mbi identitetin politik të cilit duhet t’i përkasë. Sigurisht, që edhe në zgjedhje të tjera politikat ekonomike dhe paketat fiskale në veçanti kanë qenë pjesë e programeve dhe diskutimeve gjatë fushatave

elektorale, por në këto zgjedhje, ndoshta për shkak të situatës ekonomike, vëmendja ishte më e madhe se herë të tjera. Kështu që është PS-ja, e cila prezanton programin e saj, qartësisht të majtë duke detyruar në njëfarë mënyre edhe PD-në që të pozicionohet qartësisht djathtas. Pikërisht, pozicionimi i qartë i tyre nga pikëpamja doktrinare me prapavijë përfitimi elektoral orientoi disa kategori sociale që, nisur nga masa e përfitimit në rast zbatimi të këtyre politikave të përcaktojë votën e tij/saj. Njëkohësisht, vendosi piketat se ku do të orientohet debati në ditët në vazhdim. PS nuk u mjaftua me kaq, por në mars të këtij viti nënshkroi me FMN një marrëveshje, ku adresoheshin disa nga çështjet që qeveria duhet të ketë në konsideratë për të ulur borxhin publik në 60% deri në vitin 2018, nga 74% që është aktualisht. Dhe

për ta mundësuar këtë gjë, i kërkohet që brenda një periudhe afatshkurtër dhe afatmesme të shikojë mundësinë e implementimit të disa taksave të reja mbi produktet e luksit, rritje të taksës së dividendit në 12%, vendosjen e taksës së sheshtë mbi udhëtimet jashtë etj. Duke e orientuar akoma më qartë drejt një qeverisjeje socialdemokrate dhe, ajo që është më e rëndësishme, duke nxjerrë në pah cilat kategori sociale do të përfitojnë akoma më shumë nga këto masa dhe kush do të penalizohet financiarisht. Kjo qasje e Partisë Socialiste karshi votuesit, përforcon akoma më shumë mundësitë e modelimit të një tipologjie votuesish racionalë, ku si bazë orientimi vote tashmë ka shkallën e përfitimit nga një sistem fiskal i caktuar. Sot, edhe ato kategori sociale që kanë votuar qeverinë nisur nga disa premisa që nuk

kanë të bëjnë me aspektin ekonomik, në ditët në vazhdim ka probabilitet të lartë të bëhen më të vetëdijshme sa u kushton financiarisht mbështetja e një qeverisjeje të majtë apo të djathtë nesër. Ndoshta pas 23 viteve të pluralizmit politik është bërë e mundur që të kemi një strukturim më të qartë të shtresave sociale dhe kategorive sociale dhe ku është më i mundur kalkulimi i kostove politike që mund të shkaktojë një sistem fiskal duke iu referuar një modeli të majtë apo të djathtë. Dhe ajo që është më e rëndësishme, përfituesit ose të dëmtuarit nga të tilla politika fiskale kanë më shumë arsye të pozicionohen në favor të njërës apo tjetrës doktrinë, nisur nga sasia e parave që u mbeten në xhep në fund të muajit. Mesa duket, po futemi në një periudhë të re të raporteve parti politike – votues, dhe anasjelltas.


12

sipërmarrj e

novacion

Universiteti i Tiranës, i Prishtinës, ai Juglindor i Maqedonisë dhe Gjovik University College i Norvegjisë, bashkë në një takim për të nxitur bashkëpunimin në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit mes tyre dhe biznesit. Ministrja Nikolla fton studentët e këtyre degëve të bëhen pjesë e projekteve të dixhitalizimit të sistemit arsimor parauniversitar

Universitetet, më shumë bashkëpunim në teknologjitë e informacionit D

je në ambientet e hotel “Tirana International” u zhvillua një takim mes përfaqësueseve të disa universiteteve publike të rajonit tonë dhe Norvegjisë me qëllim rritjen e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit. Aktiviteti me temë “Shkëmbimi Akademik për Progres” i organizuar nga ambasada e Norvegjisë në Tiranë u financua nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Europës Jug-Lindore në Maqedoni dhe Gjovik University College në Norvegji dhe kishte të pranishëm ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla si dhe drejtues të bizneseve të fushës së teknologjisë, informacionit dhe komunikimit, të ftuar për t’u bërë pjesë e kësaj nisme duke mundësuar praktikën e studentëve të këtyre degëve pranë aktiviteteve të tyre. Qëllimi i kësaj nisme është pikërisht mundësimi i shkëmbimeve të përvojave dhe programeve në këto fusha ndërmjet studentëve të këtyre vendeve. “Ndryshimet e shpeshta kërkojnë që kurrikulat e TIK të përditësohen me risitë e njëpasnjëshme që prodhon industria dixhitale. Kjo duhet të bëhet duke ndjekur vazhdimisht rrymat e ndryshimeve në TIK dhe duke i integruar ato në mësimdhënie e kërkim shkencor, në mënyrë që brezi ynë i ri të arsimohet me dijet më të fundit të fushës.” –u shpreh ministrja Nikolla. Ajo theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e projekteve të dixhitalizimit të sistemit arsimor në Shqipëri duke ftuar studentët e këtyre de-

gëve të bëhen pjesë e praktikave ku do të pilotohen këto projekte. Qeveria Shqiptare synon, nëpërmjet projektit të dixhitalizimit tërësor të arsimit, ngushtimin maksimal të hendekut dixhital. Ndaj, ju ftoj juve studentët e degëve të teknologjisë së informacionit që praktikën tuaj ta bëni pikërisht në këto shkolla që kanë nevojë, duke dhënë kështu jo vetëm kontribut për nxënësit, por dhe duke përvetësuar eksperiencën reale të tregut të punës. Gjithashtu, do të kemi nevojë për mësues të lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe për këtë, ju, studentët e këtyre degëve, do të keni prioritet.” –u shpreh Nikolla. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit preku edhe rëndësinë e sigurisë së informacionit në internet si dhe të fushave si teknologjia, informacioni dhe komunikimi në nxitjen e progresit në të gjitha fushat e tjera duke theksuar rëndësinë e nxitjes së shkëmbimit të eksperiencave me biznesin. “Të dhënat personale sidomos kur ato janë sensitive kanë si domosdoshmëri të ruhen dhe përpunohen në mënyrë të sigurt. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar disa bashkëpunime me aktorë të ndryshëm në këtë fushë me qëllim edhe rritjen e ndërgjegjësimit për një internet më të sigurt që në arsimin fillor. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit mbështesin inovacionin dhe nxisin progresin në të gjithë sektorët. Por për të arritur progres është e nevojshme përhapja e dijes dhe shkëmbimi i informacionit. Bashkëpunimi i ngushtë nëpërmjet institucioneve akademike dhe sektorit

Ministrja Nikolla ftoi studentët e degëve të Teknologjisë së Informacionit dhe komunikimit të bëhen pjesë e projekteve të dixhitalizimit të shkollave dhe të angazhohen si mësues të këtyre lëndëve në to.

privat, shkëmbimet e praktikave më t ë m i r a , p r e mt o j n ë p ë r f it i m e t ë ndërsjella për të dyja palët. Gjithashtu, përmirësimi i aftësive të pedagogëve dhe të studentëve në këtë drejtim, të ndërthurura me përvojën e industrisë së TIK, rrisin ndjeshëm efikasitetin dhe konkurrueshmërinë e tyre në të ardhmen në tregun e punës. Në këndvështrim largpamës këto ndihmojnë në zhvillimin social dhe rritjen ekonomike të vendeve tona. Për këto arsye, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të marrë pjesë në programet e reja të Bashkimit Evropian

2014-2020. Në programin “Horizon 2 0 2 0 ” p ë r t ’ u k r ij u a r m u n d ë s i mbështetjeje komuniteteve të kërkimit shkencor, si dhe në “Erasmus Plus” për të nxitur bashkëpunimet e universiteteve dhe shkëmbimet e vetë studentëve.”-tha ministrja e Arsimit. Vetëm pak ditë më parë, ministrja Nikolla shprehu të njëjtin angazhim në kuadër të konkursit të tretë kombëtar studentor “Imagine Club Albania” i cili në thelb të tij ka pikërisht nxitjen e bashkëpunimit mes sektorit universitar dhe atij sipërmarrës privat në fushën e teknologjisë së informacionit.

BE mbështet studentët sipërmarrës Në konferencën mbi universitetin sipërmarrës të mbajtur javën e shkuar në Stokholm, Jan Truszczyeski, kreu i drejtorisë së BE-së për arsim dhe kulturë, është shprehur për angazhimin e Komisionit për të mbështetur studentët sipërmarrës dhe aleancat e dijes mes universiteteve dhe bizneseve përmes Erasmus+ dhe Horizon 2020. Konferenca “Partneritetet për novacion dhe impakti socio-ekonomik: Universiteti Sipërmarrës”, i organizuar nga Komisioni Europian në partneritet me Institutin Mbretëror KTH, që u organizua javën e shkuar në Stokholm të Suedisë ishte një shfaqje e shkëlqyer e modernizimit të universiteteve nordike dhe europiane. Të pranishëm ishin ekspertë të njohur të arsimit nga Europa dhe ShBA, drejtorë kërkimesh, rektorë, shërbyer civilë, menaxherë, etj. Universitetet europiane të angazhuar në arsimin sipërmarrës si Universitetit i Aaltos , KTH Stokholm, TU Munih, dhe ai i Aalborg-ut , dërguan ambasadorët e tyre për t’u takuar me përfaqësues të kompanive si Ericsson, Nokia, Scania, Philips, BMW, Outotec, etj. Palët e përfshira si; Bashkimi Euro-

pian, shoqata kombëtare, qytete dhe rajone, universitete dhe akademikë, kompani dhe korporata theksuan ndërveprimin kompleks mes arsimit, kërkimit dhe industrisë. Jan Truszczyeski, kreu i drejtorisë së BE-së për arsim dhe kulturë, iu referua 2 milionë vendeve bosh në sektorin e ICT-ve dhe angazhimin e Komisionit për të mbështetur studentët sipërmarrës dhe aleancat e dijes mes universiteteve dhe bizneseve përmes Erasmus+ dhe Horizon 2020.Peter Honeth, sekretar i shtetit në ministrinë e arsimit në Suedi, advokoi pavarësinë e universiteteve, misioni i tretë i të cilëve –përveç arsimit dhe kërkimit –sipas tij është ta bëjnë dijen të dobishme. Ky mision, tha ai, duhet të jetë edhe më i gjerë

Duket qartë se universitetet europiane janë duke operuar tashmë në frontin e parë të një procesi të madh transformimi të shoqërisë.

sesa sipërmarrja dhe të ndiqet me një perspektivë afatgjatë nëse universitetet nuk duan të humbasin rëndësinë e tyre. Gjatë konferencës ishte e vazhdueshme thirrja për zhvillim, novacion, e imponuar nga konkurrenca globale, po ashtu edhe tematika për ekosisteme të qëndrueshme novacioni si një zgjidhje moderne për të pajtuar zhvillimin rajonal dhe rritjen ekonomike. Konferenca theksoi rolin e rëndësishëm të universiteteve në këtë proces, jo vetëm si edukues poliedrikë që përballen me kërkesat brezit të ri dhe sfidat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, as vetëm si modernizues të të mësuarit dhe mjedisit kërkimor që çon në novacion, por gjithashtu si ndërmjetësues shumë funk-

sionesh në një rrjet të gjerë strukturash dhe interesash konfliktuale. Folës të ndryshëm sollën çështje qendrore të universiteteve të sotme si; ndryshimi i mënyrave për përçimin e informacionit, rritja e mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve, shkurtimi i financimeve publike dhe orientimi drejt aftësive dhe ndërdisiplinore. Bashkëthemeluesi i “Skype”, Linnar Viik dhe kapitalisti sipërmarrës Axel Polack u zgjeruan në horizonte më të mëdha, përtej perspektivës universitet- industri. Ai ofroi një pamje kritike të modelit trekëndësh të dijes mes universiteteve, qendrave të kërkimit dhe bizneseve. Sipas tij, ky trekëndësh nuk pasqyron rolin e kompanive në botën e vërtetë, veçanërisht startup-et novative, kundrejt universiteteve dhe organizatave të kërkimit. “Universiteti sipërmarrës” ishte nëntitulli i kësaj konference në forumit e 6 universitet-biznes i themeluar nga BE-ja. U vu në dukje sesi kanë ndryshuar tashmë universitetet dhe se mentaliteti sipërmarrës e ka tejkaluar prej kohësh konotacionin e tij neoliberal. Si? Duke krijuar mjedise të reja të të mësuarit, duke hedhur projekte ndërdisiplinore, duke bashkëpunuar përtej kufijve ku burimet e tyre janë të pamjaftueshme, duke ofruar shërbime dhe konsulencë për kompani dhe sektorin publik. Duket qartë se universitetet europiane janë duke operuar tashmë në frontin e parë të një procesi të madh transformimi të shoqërisë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekspozita

28.03.2014

13

Dita Botërore e Teatrit Teatri na ka bërë të jemi më afër me njëri-tjetrin. Ky është mesazhi që përcolli dje Instituti Ndërkombëtar i Teatrit, ITI, i cili çdo vit përzgjedh një personalitet botëror për të përcjellë urimin për mbarë botën. Një vit më parë ishte Dario FO, që përcolli mesazhin e tij në këtë ditë. Këtë vit urimi vjen përmes mesazhit të një prej personaliteteve botërore të teatrit nga Afrika e Jugut, Brett Bailey. Ai është dramaturg, regjisor dhe artist vizual.

Të fshijmë kufijtë që na ndajnë nën frymën e Teatrit Alfredi 17 vjeçari në burgun e minoreneve dënuar për vrasje për gjakmarrje

Protesta e 21 Janarit

Realitete shqiptare në objektivin e Shkullakut

Plazhi i Himarës

Amarildo Gjonluli 13 vjeç i ngujuar

Beni 19 vjeç gjatë punës me kanabisin

Shqipëria e 4 viteve të fundit, në fokusin e aparatit të Gent Shkullakut, fotografit shqiptar të Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP, u ekspozua në kuadër të “Pranverës së frankofonisë” Aida Tuci Pas çdo fotoje të Gent Shkullakut ka një histori, por ai ka përzgjedhur vetëm disa prej tyre për ekspozitën me temë “Realitetet shqiptare në objektivin e AFP-së”, që u çel dje në kuadër të “Pranverës së frankofonisë”, në mjediset e Universitetit Beder në Tiranë. Fotot e Shkullakut janë si një dritare, përmes së cilës publiku sheh Shqipërinë. Ndonjëherë ai shfaq anën e bukur; malet me borë dhe plazheve të virgjëra e ndonjëherë provokon me pamjet dramatike të fëmijëve të ngujuar apo të qytetarit që dergjet në tokë nga plagët e marra në protestë. Këto janë vetëm disa copëza realitetesh në fokusin e gjerë të Shkullakut. Kjo është Shqipëria? Ky është realiteti shqiptar në objektivin e AFP-së. Prandaj dhe ekspozita mban këtë titull. Në këtë ekspoze janë prezantuar 30 foto që u përkasin 4 viteve të fundit, të cilat janë publikuar për Agjencinë Franceze të Lajmeve AFP, sepse aktiviteti organizohet në kuadër të “Pranverës frankofone” nga Ambasada e Francës në Shqipëri. Objektivi im në përgjithësi kanë qenë fenomenet sociale, por dhe natyra shqiptare. Mendoj se kjo është Shqipëria me vende e peizazhe të bukura dhe me ngjarjet që kanë shënjuar jetën tonë në këto 4 vjet. Po politika? Politika në përgjithësi është shmangur në këtë ekspozitë për të mos e politizuar shumë. Në këto 30 foto paraqiten dy realitete të ndryshme. Shqipëria me natyrën e saj të bukur dhe ana tjetër ng jarjet dhe fenomenet sociale që janë plagë e shoqërisë sonë. Pse ky kontrast? Këto janë foto që janë realizuar për një agjenci ndërkombëtare lajmesh dhe unë jam fokusuar kryesisht tek ato fenomene që kanë dhe interes për ta, siç është gjakmarrja, apo kultivimi i hashashit në Lazarat. Kam shkuar në familjet e ngujuara bashkë me gazetaren Briseda Mema për të realizuar reportazhe mbi këtë temë dhe pjesë e rrëfimit është dhe fotoja e 13-vjeçarit Amarildo Gjonluli, që sheh botën jashtë përmes dritares së shtëpisë së tij në fshatin Mazrek të Shkodrës. Prej disa vitesh, ai dhe vëllai i tij 9-vjeçar nuk dilnin

nga shtëpia për shkak të kërcënimit prej gjakmarrjes. Kemi shkuar në burgun e minorenëve në Kavajë dhe kemi fotografuar Alfredin 17-vjeçar, i cili dy vjet më parë kishte vrarë në emër të gjakmarrjes. Por dhe tek fotot e fokusuara te natyra e bukur, pas disave prej tyre fshihet një realitet tjetër. P.sh tek peizazhi i një dite dimri e vërteta është se ajo foto është shkrepur në vitin 2012, koha kur reshjet e mëdha të dëborës izoluan zona të tëra në Malësinë e Madhe. Për sytë e publikut ajo është një foto e bukur, por për ata njerëz që u izoluan, ishte dramë. Mes fotove është dhe ajo e një djali të vogël, që me një biçak në dorë po pastron bohçen e lules së hashashit. Si mundët të hynit në Lazarat? E vërteta është se ne kishim shkuar atje për të bërë një reportazh, por nuk arritëm të hynim brenda në fshat. Kjo është e vetmja foto që realizuam nga kultivimi i hashashit, por që nuk u bë brenda në fshat. Djaloshi është një nga punëtorët e shumtë që na shpjegoi procesin e punës së tij të përditshme në Lazarat si zgjidheshin bohçet, si priteshin me atë thikën e vogël etj. U munduam të bënim foto nga brenda fshatit duke u ngjitur në majën e një kodre, por… Secila fotografi e ka historinë e vet... Por a e ke ndjerë veten të rrezikuar në ndonjë rast? Më shumë jam gjendur në vështirësi, se i rrezikuar për jetën. Ne nuk ishim të përgatitur për protestat e 21 janarit. Kolegët tanë që erdhën nga Kosova ishin më të përgatitur se ne. Ne nuk e dinim për shembull se kur hidhej gazi lotsjellës duhej mbajtur një gjysmë qepe në fytyrë për t’u mbrojtur. Këtë na e mësuan kolegët nga Kosova. Vitet më të vështira në punën time si fotograf kanë qenë vitet ’97, ’98, ’99. Në protestat antiqeveritare të ’98-ës njerëzit mbanin bomba (dore) nëpër xhepa dhe u binin nga xhepat. Më kujtohet se një fëmijë m’u drejtua: ‘Xhaxhi, ty të ka rënë nga xhepi kjo bomba?!’ Shihje bomba kudo në tokë. Por dhe ’97-ta në Lushnjë, Tepelenë e më vonë në Tiranë ka qenë periudhë vërtet e vështirë. Në vitin 1999 m’u desh të shoqëroja një gazetar zviceran për në Kosovë. Udhëtuam nga Tropoja dhe ajo që në fillim na u duk si

udhëtim turistik u kthye në ankth. Kur po kalonim kufirin për në Kosovë, serbët bombarduan dhe instinkti i parë ishte të vrapoja. Gazetari zviceran që kishte eksperiencë më këshilloi që në raste të tilla duhej të shtrihesha, se kur bien predhat, ato ngrihen lart dhe pastaj hapen. I shtirë përdhe ishe më i sigurt. Unë isha gjendur mes plumbave, por mes predhave ishte hera e parë. Ju ka ndodhur t’ua marrin aparatin nga duart? Po, më ka ndodhur dy herë. Ne fotografët, në përgjithësi, kur njerëzit janë të prekur apo të përfshirë në një ngjarje, përpiqemi të mos i acarojmë. Aparatin ma kanë marrë dy herë në vitin 1996, kur ishte Berisha president. Herën e parë kur isha dërguar nga gazeta “Koha jonë” bashkë me gazetarin Altin Azizi për të ndjekur dëbimin e disa njerëzve nga shtëpitë e tyre. Pushteti i asaj kohe e kishte halë në sy gazetën “Koha jonë”. Unë u afrova të fotografoja dëbimin e familjeve dhe sesi ua hidhnin plaçkat nga kati i tretë. Në fillim menduan se isha i policisë dhe më lejuan të afrohem, por kur më pyetën dhe u thashë që jam nga “Koha jonë”, mua më morën aparatin, kurse gazetarin e mbajtën në burg për një javë. Aparatin s’e pashë më me sy, u zhduk. Hera e dytë ka qenë në një miting të presidentit Berisha. U afrova të fotografoja vertikalisht dhe në atë moment m’u afrua një komandant i Gardës dhe më mori aparatin. Pse po ma merr? - i thashë. “Sepse e di unë që ti do ta marrësh shtrembër presidentin”. Për disa ditë në gazetën ‘Koha jonë’ linim një vend bosh të fotos dhe shkruhej: ‘Këtu duhej të ishte fotografia e….’. I bëmë presion komandantit të Gardës dhe na e kthyen aparatin. Një nga rregullat e këtij profesioni, sidomos e një fotografi të aktualitetit është që të mos përfshihet emocionalisht. Pra, të qëndrojë i ftohtë pas objektivit. Është e vështirë për ju? Është shumë e vështirë të mos përfshihesh, sidomos kur ndodhin ngjarje të rënda. Në një protestë qytetare ti mund të rrish pas aparatit dhe të jesh gjakftohtë, por kur shkon në shtëpitë e njerëzve që janë në gjak dhe sheh ata fëmijë të ngujuar është shumë e vështirë të mos përfshihesh emocionalisht.

Nga Brett Bailey

Kudo që është shoqëria njerëzore, manifestohet fryma e papërmbajtshme e Teatrit. Nën pemë e në grupe të vogla dhe në skenat e teknologjisë së lartë të metropoleve botërore; në mjediset e shkollave, në fusha dhe në tempuj, në lagjet e varfra, në sheshet urbane, qendra të komunitetit dhe në bodrume të brendshme të qytetit, njerëzit mblidhen për të ndarë së bashku në atë pak kohë të botës teatrore që krijojmë, për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, diversitetin tonë, dobësinë tonë, në trup, frymë e zë. Ne mblidhemi për të qarë dhe për të kujtuar, për të qeshur dhe menduar, për të mësuar dhe për të afirmuar e për të imagjinuar. Për t’u mrekulluar në aftësitë e teknologjisë e nga ana tjetër, për të mishëruar perënditë. Për të frymuar së bashku në kapacitetin tonë mbi të bukurën, të shëmtuarën dhe dhembshurinë. Mblidhemi të japim energji dhe të forcohemi. Të kremtojmë pasurinë e traditave tona të ndryshme dhe për të fshirë kufijtë që ne na ndajnë. Kudo që është shoqëria njerëzore, manifestohet fryma e papërmbajtshme e Teatrit. E lindur nga komuniteti, ajo vesh maskat dhe kostumet e traditave tona kaq të larmishme. Mbron dhe forcon gjuhët tona, ritmet, gjestet dhe zë vend midis nesh. Dhe ne artistët që punojmë me shpirtin e antikitetit, e ndjejmë për detyrë ta transmetojmë atë nëpërmjet zemrës sonë, ideve tona, trupave tanë për ta shpërfaqur këtë realitet me të gjithë mondanitetin, shkëlqimin dhe misterin që e karakterizon. Por në këtë epokë, ku miliona njerëz luftojnë për të mbijetuar, vuajnë nën regjime shtypëse, në kapitalizmin grabitqar ku villet konflikt dhe mizori, në këtë epoke ku jeta private dhunohet nga shërbimet sekrete dhe fjalët tona censurohen, ku pyjet asgjësohen, speciet shfarosen dhe oqeanet helmohen: çfarë duhet të ndjejmë për detyrë se duhet të shpërfaqim? Në këtë botë të pushtetit të padrejtë, në të cilën urdhra të ndryshëm egjemonikë kërkojnë të na mbushin mendjen se një komb, një racë, një preferencë seksuale, një fe, një ideologji apo një kontekst kulturor është më superior se tjetri, si mundet të jemi të mbrojtur kur pretendohet që artet duhet të fshihen nga axhendat sociale? A jemi ne, artistët e skenave dhe arenave duke u përshtatur me kërkesat aspak shpirtërore e emocionale të tregut të sotëm, apo jemi duke mbajtur fort fuqinë që kemi: për të krijuar një hapësirë në zemrën dhe mendjen e shoqërisë, për t’i mbledhur njerëzit përreth vetes, për t’i inspiruar, mrekulluar dhe informuar dhe për të krijuar një botë plot me shpresë dhe me një bashkëpunim të sinqertë?


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

13

10

14

17 22

9

18

21

25

26

37

34

38

36 40

42 47

46

35

31

39

41 45

27

30

33

32

16

20

28

28

12

15

19

24

23

11

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

43

48

44

49

50

Koha e fillimit ____:____

51

Horizontalisht:

1. Tërësia e çështjeve, e problemeve dhe e ngjarjeve në jetën shoqërore e shtetërore. 8. Kësulë e bardhë. 13. Mënyrë e hijshme në veshje, në sjellje etj. 15. Shtëpi në Angli. 17. Këshilli Informativ. 18. I ka puçi në mes. 19. Vera, shkrimtare. 21. Periudhë kohe. 22. Humorist i famshëm italian. 24. Sëmundje që shfaqet me dhembje të herëpashershme e të forta të kokës. 27. Sektori Ekonomik. 28. I shpreh një dëshirë të mirë dikujt. 29. Morricone i muzikës së filmave. 30. Qengj i urtë që shkon pas të zotit. 32. Riçard i kinemasë amerikane. 33. Visi, këngëtare e njohur greke. 34. Humanitar. 37. Ambasada Zvicerane. 38. Rrësheni në makina. 39. Sëmundje e fëmijëve, që shfaqet me shtrembërimin e eshtrave. 41. Tërësi veprimesh që bëhen me lëvizje të ndryshme, të cilat kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit dhe të bëjnë çudira. 42. Dallga, ose... mbrapsht. 43. Teodor i letërsisë. 45. Shko! 46. U rrëzua. 49. Kopshti biblik. 50. Ndihmës i një regjizori. 51. Lëndë ngjitëse. 52. Umberto i letërsisë italiane.

Koha e mbarimit ____:____

52

1. Shtet në Europë. 2. Ai që mban një ligjëratë përpara një grupi dëgjuesish. 3. Lika, portier në futbollin shqiptar. 4. Pak tepër. 5. Kryetar i një manastiri të murgjve ortodoksë. 6. Alfred i njohur i muzikës. 7. Agjensi Ndërtimesh. 8. Lloj ambalazhi. 9. Hasan, trajner i njohur futbolli. 10. Sigla e Shkodrës. 11. Vrull. 12. Ai që dërgohet diku me një mision fetar. 14. Peshq të vegjël të liqenit të Pogradecit. 16. Lëndë anestezike. 20. Pyetja e shumë njerëzve për të mbledhur të dhëna ose mendime për një çështje. 23. Bimë barishtore që përdoret si ushqim. 25. Garnizon Italian. 26. Kafshë gjitare e shpejtë barngrënëse që jeton në Azi e Afrikë. 30. I vogli i kalit. 31. Njerëz që nuk kanë një vendbanim të caktuar. 33. Punëtor më mëditje në bujqësi. 35. Veshje pa mëngë. 36. Ai që ka cilësi dhe merita të njëjta a të krahasueshme me një tjetër. 38. Muaj i vitit. 40. Ka edhe të tilla privatizimi. 44. Urdhërpagesë me të cilën mund të tërheqësh para nga banka. 46. Kosova në makina. 48. Markë pistolete.

5

8 5

5

4

2 5

6 1

9

7 3

8

7 3

9

5 3

5

3

3

2

6

6

9

2 5 3

1 3

9

2

8

8

7

9 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

2

3

9 5

6

4 2

4

Psikologët nga Universiteti Northeastern, Chicago, kanë konstatuar që ndjenja e fuqishme e dashurisë të bën aq euforik sa që gjendjen tonë është e mundshme ta krahasojmë me konsumimin e parë të drogës, përkatësisht me momentet kur personi ndihet “high”. Kur njerëzit vërtet janë të dashuruar, e vetmja gjë për të cilin mendojnë është partneri. Nëse personi i dashuruar nuk është në afërsi, ndjenja e mallit është identike si te narkomani, i cili me çdo çmim kërkon ta sigurojë dozën e vet. Duke kaluar koha, ndjenjat fillojnë t zbehen, mu sikur zhvillimi i tolerancës ndaj drogës, transmeton Telegrafi. Nga ana tjetër, ndërprerja e lidhjes shkakton “krizë, e cila shfaqet te narkomanët kur nuk kanë mundësi të sigurojnë narkotikë. Përgjegjëse për këtë fenomen të dashurisë është substanca kimike e quajtur dopaminë, ndërkaq pjesa e trurit e cila aktivizohet quhet sistemi mezolimbik i dopaminës. Truri shfrytëzon këtë neurotransmetues për të rregulluar funksionet psikike dhe për të komunikuar me trupin. Në këtë mënyrë ndikon në mirëqenien psikike dhe fizike, përkatësisht stimulon metabolizmin, përkrah sistemin e qarkullimit të gjakut, eliminon depresionin dhe përmirëson qarkullimin e informacioneve në tru.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret do hezitojnë t hedhin çdo lloj hapi për te filluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat fatmirësisht do jene te mira. Gjithsesi rekomandohet qe çdo lloj shpenzimi te kryhet me maturi.

Pasioni do shtohet mjaft ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë serish vështirësi për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe here pas here mund te bien ne melankoli. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm dhe mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Gjerat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift dhe mërzitja do e pushtoje gjithë këtë dite. Nuk do përjetoni aspak emocionet qe keni ëndërruar. Beqaret nuk duhet te vrapojnë me sy mbyllur drejt dashurisë sepse mund te pengohen dhe te lëndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nëse doni qe situata te filloje te përmirësohet.

Dite e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret do kenë mundësi te mira për te gjetur një person qe do iu përshtatet ne çdo sektor. Ne planin financiar do përballeni me sfida te vështira te cilat nuk mund te kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialisteve.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 7 3

Është konstatuar: Dashuria është drogë!

2 9 4

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Yjet do iu bekojnë sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat shtruar sepse nuk keni çfarë te bëni tjetër. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

PESHORJA (23/IX-22/X)

0 4 6 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8

Pozicioni i Hënës ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv tel lidhja qe keni. Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin. Beqaret do tërhiqen tej mase nga një person i cili nuk do i beje aspak te lumtur madje mund t’iu krijoje edhe ankth. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 102, 263, 309, 461, 465, 608, 700, 865. Numra me 4 shifra: 1008, 1652, 2229, 2275, 2330, 2333, 2632, 7488. Numra me 5 shifra: 03391, 12352, 21111, 21327, 23320,

28740, 32008, 41526, 51513, 52102, 69253, 72015, 81029, 85749, 96583, 99658. Numra me 6 shifra: 115478, 126320, 147232, 147859, 157326, 285405, 301526, 320215, 445435, 563214, 665535, 734697, 795623, 838851, 886536, 896320.

Ambienti do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni me te thjeshte për te folur hapur. Beqaret mund te zbulojnë me ne fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ta duke filluar qe sot. Financat do jete aq te mira sa mund te përfitoni për te hequr edhe disa para mënjanë.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka qe ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni ne vetvete. Ne këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te gjetur një person, por serish do jene pa fat. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju te tregoheni te organizuar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Priten ndryshime shume te mëdha sot ne jetën tuaj sentimentale. Partneri do jete i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizoje pa mase. Beqaret do ëndërrojnë me kot për princin e kaltër sepse mundësitë gjate kësaj dite nuk do jene aspak te mira. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme. Duhet shume maturi dhe kujdes për t’ia dale mbanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e tendosur sot dhe here pas here mund te keni edhe debate te forta. Te dy do kërkoni te dale e juaja dhe nuk do hapni rruge aspak. Beqaret me ne fund do kenë takime te rëndësishme dhe mund te fillojnë lidhje serioze. Ne planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm qe nuk do keni vështirësi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë qe keni ne krah. Ka disa persona qe iu vrojtojnë nga larg dhe mund te përfitojnë për t’ua rrëmbyer. Beqaret vetëm ne mbrëmje mund te realizojnë ndonjë takim interesant. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe tregohuni te kujdesshëm.

PESHQIT (20/II-19/III) Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar dhe serish emocionet nuk do ekzistojnë. Beqaret do jene ende pa fat dhe nuk do e gjejnë ende personin e tyre te ëndrrave. Me financat nuk duhet te bëni çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do jete e vështirë te rivendoset ekuilibri.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.03.2014

28 mars

15

Mos i lër mëkatet e tua të kthehen në zakone të këqija. - Saint Teresa of Avila

1979

Panik në Three Mile Island Askush nuk duket se e ka zbuluar se pse, por saktësisht në orën 4:00 të mëngjesit pompat e turbinës kryesore në Sektorin 2 të reaktorit në uzinën e Three Miles Island, pranë Middletown-it në shtetin e Pennsylvania-s, u fikën. Pompat e emergjencës gjithashtu nuk funksionuan, dhe furnizimi me ujë që e transferonte nxehtësinë nëpërmjet ujit që qarkullonte në bërthamën e reaktorit u ndërpre. Bërthama u mbyll automatikisht, por një keqfunksionim i njëpasnjëshëm i instrumenteve dhe gabimeve njerëzore shkaktoi një humbje thelbësore të ujit që ftohte bërthamën. Vetë bërthama filloi të

shkrihej dhe të lëshonte gazra radioaktive. Çuditërisht, vetëm pak radioaktivitet u çlirua në atmosferë dhe aksidenti nuk shkaktoi efekte të menjëhershme. Asnjë prej punëtorëve të kompleksit bërthamor, dhe as 25 mijë banorët që jetonin brenda 8 km nuk pësuan ndonjë dëm dhe planet e evakuimit u panë si të panevojshme. Aksidenti ishte i frikshëm gjithsesi dhe shtatë reaktorë të ngjashëm bërthamorë u mbyllën përkohësisht. Presidenti Carter urdhëroi hapjen e hetimeve, siç bëri edhe Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Pennsylvania-s. Autorizimi për reak-

torë të tjerë bërthamorë u ndal për njëfarë kohe dhe incidenti shpërndau një re të zezë mbi industrinë bërthamore amerikane për vite me radhë. Sektori 1 i reaktorit në Three Mile Island, i cili nuk u prek nga incidenti, nuk u rivu në punë deri në vitin 1985 dhe përpjekjet për të riparuar Sektorin 2 morën fund në vitin 1990, sepse ishte ende e rrezikshme të futeshe në të. Pashmangshëm, incidenti e rriti frikën rreth energjisë bërthamore në Shtetet e Bashkuara dhe tjetërkund. Stimuloi kundërshtimin e publikut dhe forcoi kauzën e protestuesve antibërthamorë.

Blitz

Flickr

28

Për qind e etërve të bardhë që jetojnë në shtëpi ndihmojnë fëmijët çdo ditë për detyrat e shtëpisë.

41

Për qind e etërve afro-amerikanë bëjnë të njëjtën gjë.

85

Për qind e adoleshentëve meshkuj zezakë që nuk kanë një punë.

28

Për qind e kohës së ‘punëtorëve të dijes’ që kalohet duke lexuar dhe shkruar emaile.

Foto nga: ondayalive Dicitura: Drejt shtëpisë

E mora vizën Nensi Jasharaj Arritjet jetësore kanë kuptime të ndryshme varësisht se prej nga vini gjeografikisht, në çfarë sistemi politik keni pasë fatin (apo fatkeqësinë) të lindeni, si dhe – nëse rastësisht jetoni në kontinentin e vjetër të botës - rol të madh luan edhe ajo se si qëndroni sa i përket proceseve të ndryshme kufitare. Për banorët e shtetit në tranzicion, të marrësh vizë turistike do të thotë të arrish cak jetësor, të tretin për nga rëndësia pas lindjes së fëmijës dhe hyrjes në punë. Liria e lëvizjes, është parim universal i botës së lirë e demokratike, por për vendet në tranzicion ka kuptim të kufizuar. Në këto vende, lëvizja paraqet më tepër njëfarë fenomeni të brendshëm; njerëzit mund të vizitojnë fshatra, qyteza, shpella të braktisura, qendra dikur të njohura skijimi, liqene, lumenj, e rrugë të vogla e të pluhurosura të shtetit tranzicional. Për të shijuar të mirën e lirisë së lëvizjes, ke mundësi të përdorësh çizmet e tua për shëtitje malore, makinën, furgonin, autobusin, trotinetin. Në fakt, varësisht prej vijës kufitare më të afërt dhe asaj se sa urgjente është, mund të vizitosh ndonjë prej fqinjëve “zemërgjerë”. Këta fqinj kanë për të të siguruar patjetër se çfarëdo lirie të lëvizjes që ti e zgjat tek ta, ata kanë për të ta ngarkuar me pagesë dhe gjithmonë do të ta kujtojnë faktin se ata mund të të kthejnë përsëri në atë “lirinë e brendshme dhe të vetme” po nuk u solle mirë. Përkundër kësaj perspektive mjaft të zymtë,

gazetamapo@gmail.com

ka një mënyrë se si vërtetë të lëvizni lirisht – një lloj lëvizjeje e lirë në të cilën nuk lëviz ti, por diçka të lëviz ty, e krejt çka duhet të bësh është të rrish në vend, qoftë ulur qoftë në këmbë. Kjo është një lloj magjie, një lloj përvoje hyjnore që të heq nga rruga e pluhurosur e shtetit tënd tranzicional tek një rrafsh i vërtetë i njerëzve të lirë. Kjo natyrisht është: “arritja jetësore përmes vizës”. Për të marrë vizën duhen aftësi mbinjerëzore të bindjes, plus edhe dokumente me të cilat deklaron se “unë me të vërtetë do të kthehem në shtëpi menjëherë pasi që të kem vizituar të gjithë xhaxhallarët, hallat, tezet, nipat e mbesat, dhe menjëherë pasi që të bëj vizitën e detyrueshme në Zara dhe H&M.” Kur vendos të aplikosh për vizë, pajtohesh me heqjen dorë nga privatësia jote – sidomos kur janë në pyetje financat. Ata që ndodhen në anën tjetër të portës (zakonisht pas një porte metali të ndryshkur, dhe zakonisht me shikime mjaft armiqësore) do të duan të jenë të informuar për të gjitha hyrjet dhe daljet e llogarisë tënde modeste bankare. Kjo është shumë e turpshme, posaçërisht nëse nuk je person që menaxhon mirë me buxhetin; në atë rast skuqesh nga mendimi se dikush – dhe atë, jo vetëm nëpunësi i betuar i bankës – të shikon gjendjen e bilancit dhe çdo faturë që nga shpenzimet e grimit e deri te butiqet ku ke blerë fustanin e ngrohtë që ta ngroh zemrën e depresionuar.

Ata të kontrollojnë çdo detaj të anës tënde të paarsyeshme, çdo element të mënyrës se si ke shpenzuar paratë e bankës dhe faktin se ke qenë tërë kohës në kredi overdrafti. Dhe sa herë që vjen në këtë pikë mjerimi, ti merr vendim të ri: kam nevojë të mbyll overdraftin, nuk do të blej asgjë tjetër përveç bukë dhe qumësht. E normal që ti kurrë nuk e bën këtë, e edhe nëse e bën, shpejt merr lajmin për vizën, gjë e cila përsëri të zhyt përgjithmonë nën zero. Pasi të kesh tubuar të gjitha argumentet tua bindëse, si me shkrim ashtu edhe ato të verifikuara nga autoritetet e ndryshme nënshkruese të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, i palos ato mirë e bukur ashtu që t’i lësh përshtypje djalit prapa sportelit të derës së ndryshkur metalike. Pastaj edhe njëherë e kontrollon secilin dokument dhe i vendos ato diku në vend të sigurt dhe të mbrojtur... sepse prej asaj varet liria jote e lëvizjes! Kur të vijë ‘dita e bekuar’, mundohesh të dukesh elegant dhe pastër dhe (mbi të gjitha) bindës. Kjo qasje njihet si qasja me emrin “përshtypja e parë sa krejt”. Disa mundohen të duken sa më të perëndimizuar, me këpucë të mira dhe xhaketa të shtrenjta, ndërsa të tjerët veshin ndonjë setër tipike të shteteve tranzicionale si dhe take të larta. Çfarëdo këpucësh që ti zgjedh për ta bërë ecjen në shtegun tënd drejt lirisë, sigurohesh që ato të jenë të pastra dhe të lustruara – edhe njëherë, më e rëndësishmja nga të gjithat është përshtypja e parë andaj ti nuk bën t’ia lësh

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

asgjë në dorë fatit. Në fund të fundit, këpucët e ndyra mund të jenë tregues i qartë se nuk je njeri serioz sa i përket të qenit turist i Perëndimit. Pasi të bësh një shikim përfundimtar në pasqyrë, i merr “argumentet tua bindëse” dhe futesh në rreshtin për viza. Këta rreshta dijnë të jenë shumë të gjatë dhe kaotikë, gati njëjtë sikurse ato të vendeve të tranzicionit para tranzicionit. Hapësira e pritjes në radhë për vizë është po aq armiqësore sa ajo e para-tranzicionit, pa WC, pa karrige apo ulëse në të cilat mund ta pushosh pakëz shpirtin. Rreshtat për viza shpeshherë ndodhen edhe jashtë, kështu që edhe po qe se të bjen të pritësh në shi, borë, apo në diell përcëllues, nuk ka shumë rëndësi – qëllimi arsyeton mjetet. Kujt ia ndien për trajtimin çnjerëzor, kur të bie në mend se sa e ëmbël do të jetë arritja jetësore kur ta thuash fjalinë “Emora vizën!” – arritje e cila është plotësisht në duart e djalit prapa portës së ndryshkur metalike. Për shkak se vendimi është plotësisht në duart e tij, atëherë natyrisht, ti shpreson që jeta e tij kohëve të fundit ka qenë e qetë dhe pozitive; pastaj shpreson që ai të mos ketë pasë, për shembull, natë të keqe seksuale mbrëmë që ta ketë bërë atë të ndjehet sot i pasigurt dhe lehtësisht i irrituar. Ti përkundrazi shpreson që ky djali andej portës të ketë qenë si një bishë e vërtetë seksuale mbrëmë, meqë kjo t’i rrit shanset e tua për lëvizje të lirë. @Kosovo 2.0

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 28.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.