28 maj mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Greva e urisë dhe sa pak kanë ndryshuar gjërat Nga Vladimir Karaj / Ngjashmëria e reagimit të qeverisë ndaj grevës së urisë me qeverisjen të cilën zëvendësoi dhe mungesa e sinqeritetit e opozitës

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 28 maj 2014. Numër 1220. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Basha: Greva e të përndjekurve, tragjedi, ishte mësim për mua dhe PD Kryetari i PD, Lulzim Basha flet për betejën opozitare kundër narkotrafikut, bilancin në krye të Bashkisë dhe zgjedhjet e PD. “Nuk e kam përjashtuar asnjëherë rikandidimin, greva e të përndjekurve ishte mësim për ne” FAQE 6

E heqin nga puna, 50-vjeçari i jep fund jetës Mark Brahimi, 50 vjeç, ish-punonjës i hidrovorit të Talës i ka dhënë fund jetës 3 muaj pasi humbi vendin e punës. Drejtori: E pushova se ishte pa shkollë. Reagon PD: Vetëvrasja e tij, akuzë ndaj Edi Ramës FAQE 9

presion ndaj gjyqësorit/ çështja dajti

fotot e vajzës së gjyqtarit me kunatin e dritan dajtit

Pas kërcënimit në sallën e gjyqit, Dritan Dajti shkon deri tek vajza e gjyqtarit Mulkurti. Nxjerr në gjyq fotot e saj në një kafe me kunatin e akuzuar dhe kërkon largimin e kreut të trupit gjykues nga procesi i tij. I akuzuari për vrasjen e 4 policëve në plazhin e Durrësit mban peng prej 4 vitesh procesin gjyqësor, në fillim me avokatët, e tani edhe me trupin gjykues. Faqe 3

Grushta në Kuvend, Prenga i PS godet me rrip Strazimirin

Ergys Xhoxhi, kunati i Dritan Dajtit dhe vajza e gjyqtarit Mulkurti

Replikë /ministria kodheli

Llalla të tregojë periudhën kur kishte avionë droge në Gjadër NgërÇ

FAQE 5

Strazimirit për inspektim në KLD. Demokratët bëjnë kallëzim për Qefalinë, Pirro Lutajn dhe Armando Prengën. Basha: Sulmi u inskenua nga Edi Rama

Deputetët Xhemal Qefalia dhe Gent Strazimiri, sherr me grushta në Kryesinë e Kuvendit. Armando Prenga e godet kundërshtarin edhe me rripin e mesit. Deputetët, me hematoma në sy dhe xhaketa të shqyera. Shkaku i konfliktit, pyetja e

Konflikti i zgjatur politik ka bërë që mazhorancën dhe opozitën t’i tradhtojnë nervat dhe të kalojnë... Faqe 4-5

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

LIFTING

Rreziku i reformës së arsimit të lartë

Replikë Kajsiut për Reformën e universiteteve

mehmet elezi

BLENDI KAJSIU

Besart Kadia

Avioni i Divjakës

Arrestohet paketuesi i kanabisit, vihet në dyshim dëshmia e Bajramit Aurel Pupe nga Lushnja u arrestua si i implikuar në paketimin e kanabisit që do të ngarkohej në avionin e Riformatos. Policia po verifikon dëshminë e Bajramit, i cili deklaroi se drogën e kishte siguruar në Krujë

Faqe 5

Bollëk

Promovimi

Secilit Shqipërinë e Alfred Lelës Janë 146 profile personalitetesh, personazhesh dhe ngjarjesh që gazetari Alfred Lela i ka sjellë në librin “Secilit Shqipërinë e tij”, i cili u promovua ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Libri vjen si dokumentim i ngjarjeve që ka kaluar Shqipëria, nëpërmjet fokusit të një gazetari... Faqe 13


2

afër/larg

1

politikë / Grushta

në Kuvend, rrihet Strazimiri i PD

intervistë/ Basha: Greva e

Faqe 4

ish të përndjekurve, tragjike, mësim për mua dhe PD-në

Faqe 6

kronikë/ Një i tretë në pranga

për avionin e Divjakës, la gjurmë mbi pakot me kanabis

Faqe 7

Janë rreth 2 milionë euro detyrime vetëm ndaj të shkarkuarve nga puna në administratën tatimore

Opozita nuk mbetet pa faj në të gjithë këtë histori. Më shumë se kaq, ajo as e ndihmon grevën, madje krijon një mur jo të vogël distance mes grevistëve dhe mijëra të shkarkuarve të kohës së saj (nga mësues në drejtorë), që kanë në duar letra gjyqesh të fituara kundër qeverisë së saj dhe ende nuk janë kthyer në vendin e punës, apo as janë dëmshpërblyer për kohën e mbetur pa punë.

Greva e urisë dhe sa pak kanë ndryshuar gjërat Ngjashmëria e reagimit të qeverisë ndaj grevës së urisë me qeverisjen të cilën zëvendësoi dhe mungesa e sinqeritetit e opozitës Vladimir Karaj

N

ë fillim qeveria e re pati disa shpërthime flake që të yshtnin të besoje si diçka kishte ndryshuar për mirë. Raporti i saj me qytetarët, policet femra për të siguruar protestën apo heqja e gardhit të Kryeministrisë ishin simbolika që u lexuan si shenja të një ndryshimi të sjelljes së qeverisë me njerëzit që ajo qeveris. Në ditën e 7 të grevës së urisë të 17 të shkarkuarve nga puna (u bënë dje), qeveria ende nuk ka asgjë për të thënë, veç një kallëzimi në polici për organizuesen e grevës dhe zbardhjes për publikun të dosjeve të grevistëve. A thua qeveria nuk ka fare kohë të merret qoftë edhe pesë minuta me të ngujuarit në çadra poshtë dritareve të zyrave kryesore të saj?! Minimalisht do pritej që prej qeverisë të kishte tentativa për të biseduar, qofshin këto edhe duke besuar se të ngujuarit janë pjesë e një farse të stisur prej kundërshtarëve politikë. Një lëvizje e tillë, edhe pse grevistët mund të jenë të kurdisur apo kanë pretendime absurde dhe të padrejta, të paktën do t’i jepte qeverisë të drejtën të pretendojë se nuk po vepron njësoj si qeveria që u drejtua nga Berisha. Megjithatë, kryeministri ka heshtur gjithë ditët e grevës. Në vend të kësaj menjëherë pas fillimit të grevës, njësoj si në rastin e të përndjekurve politikë gjatë qeverisë së Berishës, mediat filluan të publikojnë dokumente që duhet të njollosin apo tregojnë se ata nuk janë gratë dhe burrat e mirë për të cilët duhet të na vijë keq.

Ngjashmëritë edhe pse nuk kanë mbërritur në ekstremin e vetësakrifikimit me djegie siç bëri i ndjeri Lirak Bejko, janë aty. Dosje të plota të të shkarkuarve nga puna, historitë e karrierës së tyre, bizneset që kanë dhe çdo pjesë tjetër jete e nevojshme për të treguar se ajo që po kërkojnë nuk është e drejtë dhe asnjë hap për të mundësuar një dialog qoftë edhe sa për të “larë gojën”. Në fakt ngjarja dhe reagimet ndaj saj duket si krimet “copycat”. Ndërkohë përtej faktit se sa e drejtë mund të jetë kauza e atyre që kanë dalë në grevë dhe përkatësisë politike të tyre, vendi ka nevojë të shohë një sjellje minimalisht më njerëzore. Me siguri një nga arsyet pse shumica e re u votua në masë ishte edhe për të mos parë skena të ngjashme si ajo e Bejkos apo të protestuesve që vriten. Ndërkohë greva e urisë ndodhet në ditën e shtatë, qeveria është duke kopjuar atë të vjetrën pa ndryshime të mëdha të paktën sa i përket administratës. Shkarkimet nga puna, pa llogaritur nëse janë më shumë apo më pak janë njësoj të pamotivuara dhe gjyqet që po fitohen prej të larguarve janë një dëshmi e kësaj. Historia që përsëritet që prej vitesh në fakt, i rëndon me borxh të pamerituar taksapaguesit, ndërsa po ashtu krijon një konflikt të hapur njerëzor mes atyre që ikin dhe atyre që vijnë. Në një nga ‘biografitë” e të shkarkuarve të larguar nga puna mund të lexosh qartë gjithë këtë histori që prek prej pastrueseve deri te drejtuesit e lartë. I shkarkuari ishte punësuar

Megjithatë kryeministri ka heshtur gjithë ditët e grevës. Në vend të kësaj menjëherë pas fillimit të grevës, njësoj si në rastin e të përndjekurve politikë gjatë qeverisë së Berishës, mediat filluan të publikojnë dokumente që duhet të njollosin apo tregojnë se ata nuk janë gratë dhe burrat e mirë për të cilët duhet të na vijë keq.

Në një nga ‘biografitë” e të shkarkuarve të larguar nga puna mund të lexosh qartë gjithë këtë histori që prek prej pastrueseve deri te drejtuesit e lartë. I shkarkuari ishte punësuar më 1992, liruar nga puna më 1997, ripunësuar më 2006 dhe shkarkuar sërish në fund të 2013. Si kjo me siguri ka histori të qindra shqiptarëve që mbajnë në duar shkresa gjykatash që i kthejnë në detyrë.

më 1992, liruar nga puna më 1997, ripunësuar më 2006 dhe shkarkuar sërish në fund të 2013. Si kjo me siguri ka histori të qindra shqiptarëve që mbajnë në duar shkresa gjykatash që i kthejnë në detyrë. Edhe pse qeveria do të gjente mbështetje të militantëve të saj për shkarkimet, mjaft prej tyre madje mendojnë se janë bërë pak dhe shumë të tjerë presin me letra në dorë të marrin vende pune që i kanë humbur në 2006 për tu zëvendësuar nga militantë të djathtë, është e vështirë që ajo të justifikojë sjelljen ndaj grevës njësoj si paraardhësit. As historia jo e mirë në vendin e punës e të ngujuarave, apo vërejtjet që ato kanë në dosje nuk justifikojnë heshtjen apo mosmarrjen në konsideratë të faktit që ka njerëz të ngujuar në grevë urie para Kryeministrisë dhe që kjo e fundit duhet të bëjë diçka për ta ndryshuar këtë. Opozita nuk mbetet pafaj në të gjithë këtë histori. Edhe pse dje në Mapo Ervin Salianji pretendonte se greva nuk ishte partiake, lidhja e PD-së me të është mjaft e qartë. Thirrjet publike të drejtuesve të lartë të PD-së dhe protestat e mëparshme shkojnë në të njëjtën linjë. Ish-shumica që është jo më pak fajtore për situatën në administratë nuk duket dhe aq e sinqertë në mbrojtje të të larguarve. Më shumë se kaq ajo as e ndihmon grevën, madje krijon një mur jo të vogël distance mes grevistëve dhe mijëra të shkarkuarve (nga mësues në drejtorë), që kanë në duar letra gjyqesh të fituara kundër qeverisë së saj dhe ende nuk janë kthyer në vendin e punës apo as janë dëmshpërblyer për kohën e mbetur pa punë. Janë rreth 2 milionë euro detyrime vetëm ndaj të shkarkuarve nga puna në administratën tatimore, dhe disa miliona të tjera për pjesë të ndryshme të administratës të flakur në rrugë pa asnjë motiv, siç ndodhi fundja edhe këtë herë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

3

Nuk dihet nëse personi i dytë në foto është vajza e gjyqtarit, por pavarësisht këtij fakti, kërkesa e Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti nga gjykimi i çështjes së tij pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar...

Dritan Dajti, 'presion' gjyqtarit me fotot e së bijës: Ik nga çështja ime Pas kërcënimit të pak ditëve më parë, Dritan Dajti paraqet në gjyq fotot e vajzës së gjyqtarit Mulkurti në një kafe me kunatin e tij, Ergys Xhoxhaj. Juristët e analizojnë këtë akt si shantazh të hapur, ndërsa heshtin institucionet e drejtësisë Leonard Bakillari Tiranë Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë dhe i mbetur pezull prej rreth katër vitesh, ka marrë dje një kthesë të papritur. Disa foto të depozituara nga Dajti pritet t’i japin procesit gjyqësor ndaj tij një rrjedhë tjetër. Pas kërcënimeve direkte një seancë më parë, ditën e djeshme Dritan Dajti kërkoi në seancë gjyqësore përjashtimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti. Si argument Dajti përdori disa foto, ku vajza e gjyqtarit shfaqet në një kafe me kunatin e tij, Erges Xhoxhaj, i pandehur në këtë proces, aktualisht i liruar nga Gjykata e Durrësit. Fotot sipas Dajtit, tregojnë se vajza e gjyqtarit ka njohje me kunatin e tij, i cili ka qenë i pandehur në këtë proces, madje i gjykuar për disa vite nga trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Mulkurti. Situata në sallën e gjyqit ka qenë mjaft e tensionuar, ndërsa Dajti paraqiti kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit. Si provë ai vuri në dispozicion të gjykatës disa foto, ku shfaqen dy persona, njëri prej të cilëve i identifikuar si shtetasi Erges Xhoxhaj.

Personi i dytë është një vajzë, për të cilën Dajti pretendon se është vajza e gjyqtarit që po e gjykon në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Nuk dihet nëse personi i dytë në foto është vajza e gjyqtarit, por pavarësisht këtij fakti, kërkesa e Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti nga gjykimi i çështjes së tij pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar. Pas kësaj kërkese i pandehuri u largua nga salla e gjyqit, ndërsa kreu i trupit gjykues vendosi të ndërpresë seancën, pasi Dajti nuk ishte i mbrojtur nga avokat. Juristët e kontaktuar nga “Mapo”, pa dashur të identifikohen thonë se një gjë e tillë, edhe nëse është e vërtetë, nuk përbën shkak për përjashtimin apo heqjen dorë të gjyqtarit nga çështja. Madje ata e shohin këtë veprim si një shantazh që i pandehuri po i bën gjyqtarit, me qëllim largimin e tij nga gjykimi i kësaj çështjeje. “Në këtë rast nuk ka asnjë nga kriteret e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për heqjen dorë apo përjashtimin e gjyqtarit nga gjykimi i një çështjeje të caktuar”, tha një prej juristëve të kontaktuar nga “Mapo”. Por, pavarësisht faktit se

juristët e shohin si shantazh këtë veprim të të pandehurit, asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar për këtë çështje. Gjyqtari, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, apo Unioni i Gjyqtarëve ende nuk kanë një qëndrim publik për fotot që i pandehuri Dritan Dajti depozitoi si provë, që sipas tij diktojnë largimin e gjyqtarit. Veprimi i djeshëm i të akuzuarit për vrasjen e katër policëve në atë që njihet si masakra e Durrësit në vitin 2009, erdhi pas një debati mes tij dhe gjyqtarit një seancë më parë. Pikërisht më 13 maj

“I ke hapur vetes belanë më të madhe, mbaje mend. S’janë asgjë mushkonjat që diskutove sot në gjyqin tjetër, nuk më bëhet vonë për asgjë, mbaje mend dhe do ta shohësh, po ta them këtë para gazetarëve. Ma thonë emrin Tan Dajti” - tha i pandehuri në seancën e 13 majit

të këtij viti, Dajti kërcënoi publikisht gjyqtarin Idriz Mulkurit, i cili më herët kishte rrëzuar disa prej kërkesave që i pandehuri kishte bërë në sallën e gjyqit. “I ke hapur vetes belanë më të madhe, mbaje mend. S’janë asgjë mushkonjat që diskutove sot në gjyqin tjetër, nuk më bëhet vonë për asgjë, mbaje mend dhe do ta shohësh, po ta them këtë para gazetarëve. Ma thonë emrin Tan Dajti”, - tha i pandehuri në seancën e 13 majit dhe më pas u largua nga salla e gjyqit. Procesi gjyqësor ndaj tij vijon prej të paktën 4 vitesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe aktualisht numëron mbi 400 seanca të shtyra. Shkak për shtyrjen e seancave është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, ndërsa asnjë prej institucioneve të drejtësisë nuk ka mundur të disiplinojë këtë proces që po sfidon hapur drejtësinë. Nga gjykimi i kësaj çështjeje deri tani janë larguar dy anëtarë të trupit gjykues, të cilët janë zëvendësuar nga kolegë të tyre. Procedura parashikon se në rast largimi edhe të një tjetër gjyqtari, atëherë procesi duhet të fillojë nga e para.

Vrasja e Tollisë rihap dosjen e konflikteve me femrat Shoqërohen 15 persona për vrasjen e të dënuarit për përdhunim. Hetim edhe denoncimit të fundit gjatë kohës që ai ishte në burg Policia e Durrësit ka shoqëruar të paktën 15 persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë në vrasjen e Arben Tollias mbrëmjen e së hënës në fshatin Xhafzotaj. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shkaku i vrasjes mendohet të jetë hakmarrja, ndërkohë që rrethi i të dyshuarve është shumë i madh, për shkak se vetë Tollia u dënua me 12 vjet burg për ngacmime dhe marrëdhënie seksuale me dhunë për 380 vajza dhe gra. Policia mendon se aktet e kryera nga viktima mund të jenë edhe arsyeja e ekzekutimit të tij. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve ajo ka dalë në përfundimin se dy janë personat që kanë marrë pjesë në vrasje, të cilët më parë kanë ndjekur lëvizjet e tij. Automjeti nga i cili dolën dy personat ishte parkuar prej disa orësh përpara apar-

tamentit të tij, ku Tollia ishte kthyer tri javë më parë dhe vetëm përshkrimi i bërë nga dëshmitarët okularë mund ta çojë policinë në ndonjë identikit të mundshëm të autorëve të krimit. Tollia dyshohet të ketë kryer krime seksuale edhe gjatë kohës që ishte në burg, duke shfrytëzuar lejet që merrte për të parë të ëmën në Xhafzotaj, me te cilën jetonte edhe pasi kishte dalë nga burgu në fillim të majit të këtij viti. Tollia u arrestua në 2006-ën dhe një vit më pas Gjykata e Krimeve të Rënda i dha dënimin me 12 vjet burg. Gjatë hetimit gjyqësor rezultoi se Tollia i kishte mashtruar femrat duke u hequr si biznesmen ndërtimi dhe se do t’u falte atyre apartamente në Tiranë. Gjatë akteve seksuale, ai u bënte atyre foto nudo dhe më pas i kërcënonte se do t’ua jepte ato

familjarëve të tyre. Tollia deklaroi edhe gjatë procesit gjyqësor se kishte shkuar edhe me gra politikanësh dhe njerëz të tjerë me pushtet, por të gjitha deklaratat e tij nuk u vërtetuan asnjëherë. Megjithatë, e shkuara e tij në historitë me femrat është pista kryesore ku po heton policia e Durrësit. Vetëm pak muaj më parë, Arben Tollia u denoncua nga një tjetër grua, e cila pretendoi se ai e kishte përdhunuar në një hotel në periferi të Tiranës. Policia vërtetoi se Tollia kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu, por u ishte kthyer sërish historive të mashtrimit me femrat. Megjithatë, pas denoncimit në polici gruaja vendosi të tërheqë kallëzimin, duke e mbyllur kësisoj këtë histori. Policia është tanimë në proces verifikimi edhe ndaj këtij rasti.

kërkesa

Prindërit e pengut: Greqia të hetojë vrasjen, se autori u bë gjeneral në Shqipëri 15 vjet pas pengmarrjes së autobusit grek nga emigranti shqiptar, Flamur Pisli, pengmarrje që përfundoi me vrasjen e Pislit dhe një qytetari grek, televizioni “Star” ka realizuar një reportazh, ku prindërit e Jorgo Kulluris ripërsërisin se kërkojnë drejtësi. Pasi kanë dëgjuar se vrasësi i djalit të tyre mund të jetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, siç u tha nga opozita shqiptare, për prindërit dhe motrën e Jorgo Kullurit zgjohet zemërimi. Babai i 28- vjeçarit të vrarë bën thirrje që vrasësi i djalit të tij të gjykohet në Greqi. “Duam që polici që vrau djalin të gjykohet në Greqi, sepse në Shqipëri në vend që të gjykohej, e bënë gjeneral”, - shprehet i ati. Prindërit dhe motra e Jorgos, me lot në sy të thonë se do të arrijnë deri në skaje nëse është e nevojshme, që të bëhet drejtësi për humbjen e padrejtë të djalit të tyre. “Na premtuan se do dënoheshin fajtorët, por me sa duket ata që na premtuan janë të implikuar indirekt në vrasjen e vëllait. Fajtorët për vrasjen e Jorgos janë emëruar në krye të policisë”, ka thënë e motra e 28- vjeçarit për televizionin “Star”. TV Star e ka realizuar këtë reportazh, pasi më 29 maj mbushen plot 15 vjet nga dita kur 25- vjeçari Flamur Pisli mori peng autobusin me pasagjerë në Selanik dhe e solli atë në Shqipëri. Për më shumë se 20 orë pasagjerët u mbajtën peng në duart e tij. Pengmarrja përfundoi tragjikisht me vrasjen e Flamur Pislit dhe qytetarit grek, Jorgos Kulluris.


4

në fokus Shkaku i konfliktit të djeshëm ka qenë një pyetje e Strazimirit për ministrin e Drejtësisë: E shikoni si zgjidhje këtë, që të shkojë në KLD, Xhemali me Pirron e të bëjnë një inspektim, pastaj të vijë një fletërrufe nga populli dhe të shkarkohet KLD-ja?

Grushta në Kuvend, rrihet Strazimiri i PD Deputetët Xhemal Qefalia dhe Gent Strazimiri sherr me grushta në Kryesinë e Kuvendit. Armando Prenga e godet edhe me rripin e mesit. Pasojat e përplasjes, hematomat në sy dhe xhaketat e shqyera Fejzi Braushi

Konflikti i zgjatur politik ka bërë që mazhorancën dhe opozitën t’i tradhtojnë nervat dhe të kalojnë nga debati në përdorimin e forcës fizike. Shfaqja e parë e këtij formati ndodhi dje në kryesinë e Kuvendit, ku deputetët Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga nga PS dhe Gent Strazimiri nga PD u përfshinë në një sherr që ka degjeneruar jo vetëm në përdorimin e grushtave dhe të shqelmave, por edhe në përdorimin e mjeteve të tjera rrethanore, siç është dhe rripi i pantallonave. Gjithçka ka nisur në komisionin e Ligjeve, ku ishte thirrur për të raportuar mbi sistemin e drejtësisë ministri Naço. E ndërsa ky i fundit ka nisur të flasë mbi problematikën që shfaq sot funksionimi i KLD-së, deputeti Strazimiri e ka pyetur atë me ironi nëse këtë çështje mazhoranca mendon ta zgjidhë me grupe kontrolli, siç bëri në rastin e ILDKP-së dhe siç po bën edhe në rastin e SHISH. “Pastaj bëhet një peticion nga masa, që të shkarkohet dhe është shkarkuar. Rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë, që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron e të bëjnë një inspektim, pastaj të vijë një fletërrufe nga populli dhe të shkarkohet KLD-ja? Është kjo një nga mundësitë, apo jo?” - ka pyetur Strazimiri, ndërkohë që dy deputetët që ai përmendi nuk ishin në sallë. Ndaj kësaj ironie ka reaguar deputeti socialist, Bashkim Fino, i cili i ka kërkuar Strazimirit që të mos flasë për njerëz që nuk ishin të pranishëm. Të informuar nga kolegët e tyre socialistë, dy deputetët

Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalia janë rikthyer në komision, ndërsa kanë nisur të komunikojnë me shenja me deputetin demokrat Gent Strazimiri, të cilit i kanë kërkuar që të dalë jashtë. Pas disa çastesh Strazimiri ka dalë vërtet jashtë në korridor për të pirë cigare dhe aty ka mbërritur deputeti Xhemal Qefalia, i cili i ka kërkuar atij që të mos ia përmendë më emrin për sa kohë as ai vetë nuk ia përmendte atij. “Nuk ta kam përmendur ndonjëherë emrin, ndaj mos ma përmend as ti mua, aq më shumë kur s’jam prezent”, - mësohet t’i jetë drejtuar Qefalia, Strazimirit, ndërsa i ka rënë dy herë me pëllëmbë lehtë në faqe. Strazimiri ia ka kthyer me një pëllëmbë po në fytyrë. I menjëhershëm ka qenë dhe kundër-reagimi i Qefalisë, i cili i ka qëlluar kësaj here Strazimirit me grusht në pjesën e poshtme të syrit të djathtë. Për t’i ndarë kanë ndërhyrë deputetët që kanë rastisur aty, Bashkim Fino dhe Eduard Shalsi, si dhe një nga punonjësit e Gardës. Por ndërsa sherri ishte duke u neutralizuar, aty ka mbërritur deputeti Armando Prenga, i cili duke ardhur nga pas ka nisur ta qëllojë me grushta e shkelma Strazimirin së bashku me Qefalinë, duke e futur atë në një nga cepat që krijon dera e një prej zyrave që ndodhet përballë komisionit të Ligjeve. Aty situata ka dalë jashtë kontrollit dhe palët në konflikt kanë qëlluar me ç’të mundin njëra-tjetrën. Situata ka arritur deri aty sa socialisti Armando Prenga ka hequr rripin e mesit dhe ka tentuar të godasë Strazimirin me togëzën e tij. Në korridore kanë mbërri-

Ankesa e Nishanit në Kushtetuese, dorëhiqet nga çështja Altina Xhoxhaj TIRANË Gjykata Kushtetuese ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares Altina Xhoxhaj nga shqyrtimi i çështjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, lidhur me emërimin e Shkëlqim Ganajt në krye të ILDKP-së. Vendimi u mor në seancën e parë të zhvilluar në këtë gjykatë, ku trupa e Kushtetueses pranoi dorëheq jen e gjyqtares. Kuvendi kërkoi dorëheq jen e Xhoxhajt nga shqyrtimi I ankesës së Presidentit të Republikës, pasi ajo ishte në konflikt interesi. Bashkëshorti i saj është Arben Idrizi dhe mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë. Megjithatë, trupa gjykuese hodhi poshtë kërkesën e dytë të Kuvendit, për largimin edhe të gjyqtarit tjetër Vladimir Kristo, pasi djali i tij Olsi Kristo aktualisht mban detyrën e këshilltarit juridik në Presidencë. Në seancën e djeshme, ku nuk ishin të pranishëm palët, u bë vetëm marrja në shqyrtim e dokumentacionit dhe u caktua data 17 qershor për seancën pasardhëse ku do të gjykohet objekti i çështjes, “Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014, i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. Kjo kërkesë ishte bërë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pas shkarkimit të kreut të ILDKP-se, Zana Xhuka dhe emërimit nga Parlamenti të kreut të ri, Shkëlqim Ganaj.

Nuk ta kam përmendur ndonjëherë emrin, ndaj mos ma përmend as ti mua, aq më shumë kur s’jam prezent”, - mësohet t’i jetë drejtuar Qefalia, Strazimirit, ndërsa i ka rënë dy herë me pëllëmbë lehtë në faqe. Strazimiri ia ka kthyer me një pëllëmbë po në fytyrë. I menjëhershëm ka qenë dhe kundër-reagimi i Qefalisë, i cili i ka qëlluar kësaj here Strazimirit me grusht në pjesën e poshtme të syrit të djathtë.

tur të tjerë deputetë, punonjës të administratës së Kuvendit, e gardistë, të cilët janë përpjekur të ndajnë deputetët që po konfrontoheshin fizikisht dhe që po shaheshin me një fjalor rruge. Deputetët Prenga, Qefalia dhe Pirro Lutaj janë marrë nga forcat e Gardës dhe disa deputetë e janë nxjerrë nga shkallët, ndërsa Strazimirin e kanë marrë disa deputetë të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit Gramoz Ruçi, të cilin e kanë futur në zyrën e grupit parlamentar të PS-së për ta qetësuar. Pas pak minutash tre deputetët socialistë të përshirë në konflikt janë rikthyer në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ndërsa deputeti Armando Prenga dukej qartë që në pjesën e poshtë të syrit të djathtë kishte një hematomë të lehtë si pasojë e një grushti që kishte marrë gjatë sherrit. Ai vazhdonte të mbante ende në xhep rripin e mesit që kishte përdorur gjatë konfrontimit fizik, ndërsa shenjat dukeshin edhe në xhaketën e shqyer në pjesën e sipërme të mëngës. Po ashtu, hematomë në pjesën e poshtme të syrit kishte edhe Gent Strazimiri.

Strazimiri: Sulm i parapërgatitur, Prenga i dënuar në Itali Ndaj këtij sherri kanë reaguar dje edhe protagonistët e tij. Në postimin e vet në rrjetin e tij në facebook, deputeti demokrat Strazimiri sqaron se ajo që ndodhi dje ishte paralajmëruar prej disa javësh, ku të njëjtët deputetë sipas tij e kanë kërcënuar për një fjalim që ai ka mbajtur në Kuvend. Kërcënim që ai thekson se e ka denoncuar në fjalimin e tij të mbajtur më pas në seancën plenare të datës 10 prill. “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen të nderuar miq të majtë e të djathtë. Ishte një situatë e cila nuk më gjeti të papërgatitur, pasi provokimin e parë e kam patur në datë 9 prill të këtij viti, nga të njëjtët individë, 4 deputetë të PS, nën drejtimin e Armando Prengës, person i pluridënuar në Itali për thyerje vilash, drogë dhe prostitucion. Për këtë arsye e kam denoncuar të nesërmen më 10 prill në fjalën time në Kuvend, duke i bërë thirrje Edi Ramës që “eksperienca e burgaxhinjve që ke futur në Kuvend, nuk të ndihmon në rrugën e integrimit” dhe se “reduktimi i Parlamentit në një vend konflikti mes

bandave rivale në një kaush burgu” nuk është zgjidhje e hallit të tij”, - shkruajti Strazimiri në facebook. Më tej ai thekson se sulme të tilla duhet të bëjnë që çdo shqiptar të bashkohet me opozitën. “Sulmi ndaj meje (për fat të mirë pa asnjë pasojë), vetëm se më shton vendosmërinë që këtë vend të mos ia lëmë narkotrafikantëve, ata nuk mund të jenë modeli “edukativ” i fëmijëve tanë! Kjo është një çështje që duhet të bashkojë çdo shqiptar të ndershëm, pavarësisht bindjeve politike”, - shkruante dje Strazimiri.

Armando Prenga:

"Nëse del që kam qenë i dënuar, lë politikën" Lidhur me këtë sherr ka reaguar edhe protagonisti tjetër, deputeti socialist Armando Prenga, i cili fillimisht duke folur për mediat ka mohuar atë që e panë të gjithë, pra konfrontimin fizik. “Sherri ndodhi mes Strazimirit dhe Xhemal Qefalisë. Unë thjesht kam debatuar, nuk jam përplasur fizikisht”, - mësohet të jetë shprehur Prenga. Mirëpo të njëjtën gjë ka bërë edhe deputeti tjetër socialist, Xhemal Qefalia, i cili i pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së djeshme të komisionit të Ligjeve ka deklaruar se nuk ka qenë pjesë e sherrit. Ndërkohë që në një reagim të mëvonshëm në facebook, deputeti Prenga i është përgjigjur edhe akuzave të tjera të opozitës për trafikant droge në Itali. “Strazimiri të vërtetojë me dokumente që unë kam qenë i dënuar. Ai duhet të publikojë vendimin e gjykatës. Nëse del që kam qenë i dënuar, unë do të lë mandatin dhe tërhiqem nga politika. Të mos më marrë si referim për të ofenduar një qytet të tërë”, u shpreh Prenga.

Pjerrin Ndreu: Opozita të rrijë urtë, sesa të hajë dru për llapën e gjatë Lidhur me atë që ndodhi dje në korridorin e Kuvendit kanë komentuar edhe deputetë të tjerë, kolegë të deputetëve “sherrxhinj”. Njëri prej tyre është dhe socialisti Pjerin Ndreu, sipas të cilit grushtet e shkëmbyera dje mes deputetëve janë pasojë e moskontrollit të gjuhës nga Strazimiri. “Të zihesh në parlament nuk është e mirë në fakt. Por ka ca provokatorë që marrin pozat e ‘kalorësit të fytyrës së vrerosur’ dhe flasin pa doganë duke e lëshuar gjuhën para mendjes...! E keqja është se nuk iu dalin dot për zot fjalëve që lëshojnë kuturu..”, - shkruajti dje Ndreu në FB. Më tej ai paralajmëron se këta lloj deputetësh më mirë të merren me procesin ligjvënës se ndryshe do të hanë dru për fjalët e thëna. “Atëherë, a nuk është më mirë të rrinë urtë e të merren me projektligjet më mirë, sesa të hanë dru për llapën e gjatë e të pakontrolluar..?!”, - shprehej Ndreu.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

5

Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, grupi parlamentar demokrat kërkon gjithashtu që organi i akuzës të bëjë verifikime shtesë ndaj deputetit Armando Prenga konflikti i interesit

Basha: Aktin banditesk e urdhëroi Rama Ka qenë i ashpër reagimi i PD-së në lidhje me konfrontimin fizik të ndodhur dje në kryesinë e Kuvendit. Në një dalje të posaçme për mediat, kreu Basha e ka quajtur atë si një sulm të urdhëruar nga kryeministri. “Edi Rama urdhëroi sot banditët dhe trafikantët e dënuar që ai ka futur në Parlament, për të sulmuar fizikisht sekretarin e grupit parlamentar demokrat, Gent Strazimiri. Prapa këtij akti banditesk qëndron Edi Rama, njeriu që organizon dhe urdhëron sulmet fizike ndaj opozitës, në përpjekjen për të mbyllur gojën e deputetëve të Partisë Demokratike”, - tha Basha. Më tej ai ka denoncuar se “në mënyrë të përsëritur, Edi Rama vetë ka kërcënuar përfaqësues të opozitës dhe ka ndërsyer kundër deputetëve të PD, njerëzit e kartelit të drogës, të cilëve Edi Rama u ka siguruar karrige në Parlament”. Në emër të Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës shqiptare, Basha është shprehur se dënon këtë akt, të cilin ai e ka konsideruar banditesk, dhe skenarin që sipas tij kreu i qeverisë kërkon të kërcënojë deputetët e opozitës dhe demokracinë në vend. “Kur sulmohet fizikisht opozita, vendi është në krizë. Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim dhe situata e rendit, gjendja ekonomike dhe sociale tashmë i kanë dalë jashtë kontrollit. Sot vetëm karteli i drogës ndihet i fuqishëm në Shqipëri me Edi Ramën dhe së bashku guxojnë të sulmojnë fizikisht opozitën. Ky është një skenar i rrezikshëm që Edi Rama po mundohet të zbatojë në vend, për ta mbajtur pushtetin me instalimin e dhunës dhe frikës me ndihmën e ushtarëve të kartelit të drogës në Parlament. Partia Demokratike do të triumfojë sërish edhe mbi regjimin aktual të narkotrafikut. Edi Rama do të përgjigjet personalisht për këtë skenar dhune”, - tha Basha.

Sherri në Kuvend, PD kallëzim penal për tre deputetët e PS “Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të PS-së, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht. Grupi parlamentar i PD-së denoncon këtë veprim kriminal, si një agresion tërësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike” TIRANË Tre deputetët e Partisë Socialiste, Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko janë kallëzuar penalisht dje nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ata akuzohen se kanë sulmuar dhe goditur deputetin e PD-së, Gent Strazimiri. “Në datën 27 maj 2014, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Gent Strazimiri, anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka qenë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi çështje brenda rendit të ditës sipas Rregullores së Kuvendit. Për një moment është larguar nga salla e mbledhjes për një pushim të shkurtër në korridorin e katit të II të Kryesisë së Kuvendit. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për

shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetas, si një agresion tërësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të heshtë”, - thuhet në padinë e PD-së. Grupi parlamentar demokrat çmon se veprime të tilla dëmtojnë rëndë autoritetin e Kuvendit. “I vendosur në tolerancën zero ndaj dhunuesve dhe agresorëve, edhe kur këta mbajnë mbi supe pëlhurën e parlamentarit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, e çmon si të domosdoshëm denoncimin pranë organeve përkatëse të ndjekjes penale për çdo subjekt, i cili në mënyrë të hapur dhe të qartë, agreson jetën dhe rendin kushtetues të vendosur për

PS: Deputeti i opozitës qëlloi i pari Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe selia rozë, e cila me anë të deputetes Olta Xhaçka ka deklaruar se deputeti demokrat, Gent Strazimiri kishte qëlluar i pari. “Opozita tashme prej javësh ka vendosur të bëjë gjithçka për të prishur imazhin e vendit, sidomos duke pasur parasysh se jemi në fazën më delikate për marrjen e statusit të vendit kandidat. Marrja e statusit është arritje për të gjithë shqiptarët dhe sjellja e opozitës shkon kundër interesave të shqiptarëve. Opozita ka adoptuar politikën e Penelopës, prish natën atë çka ka bërë ditën. Të njëjtin mesazh tentoi të përcillte sot ish-kryetari i Bashkisë, sot në krye të SHQUP-it, kur shfaqjen e turpshme në parlament nxitoi t’ia faturonte mazhorancës, ndërkohë që shfaqje të tilla thjesht dhe vetëm duhen dënuar, pasi asnjë deputet që angazhohet në konflikt nuk mund të justifikohet, as kur ndodh si sot që një deputet i mazhorancës goditet i pari nga një deputet i opozitës”, - tha Xhaçka. Gjithsesi, ajo në emër të PS-së e ka dënuar këtë akt, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës të respektojë etikën dhe rregullat parlamentare.

mbrojtjen e veprimtarisë publike dhe jetës së deputetëve të Kuvendit. Duke qenë të bindur në luftën ndaj këtyre fenomeneve, ne çmojmë se veprime të tilla si ato të deputetëve të akuzuar Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko, dëmtojnë rëndë autoritetin e Parlamentit, dhe deputetëve të tij, si dhe marrëdhëniet juridike të vendosura për mbrojtjen dhe mirëfunksionimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në padi. Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, grupi parlamentar demokrat kërkon gjithashtu që organi i akuzës të bëjë verifikime shtesë ndaj deputetit Armando Prenga. “Në fakt veprime të tilla kriminale dhe rrugaçërore, janë të pritshme nga eksponentë të caktuar të mazhorancës aktuale parlamentare, të cilët dyshohen seriozisht se kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë vendit".

Blushi- Veliajt: Bëre mirë që le mandatin, nuk ia vlen të jesh deputet Çështja e grevës së urisë që po zhvillojnë të larguarit nga puna para Kryeministrisë është bërë objekt debati dje edhe në mbledhjen e komisionit të Integrimit, ku ishte thirrur për të raportuar për zbatimin e të drejtave të njeriut ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Pas prezantimit që Veliaj bëri për punën e bërë nga ministria në përmbushje të angazhimeve të ndërmarra për të drejtat e njeriut, ai renditi disa nga politikat e ndërmarra në fusha si: masat kundër dhunës në familje dhe barazisë gjinore; mbrojtja e grupeve më vulnerabël në shoqëri, komuniteti egjiptian dhe ai rom, masat për mbrojtjen nga diskriminimi, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, rritja e

përfshirjes së aksesueshmërisë për persona me aftësi të kufizuar. Më tej, Komisioni vijoi mbledhjen me debate, ku deputetët e opozitës kërkuan sqarime nga ministri Veliaj për masat e marra nga MMRS lidhur me grevën e urisë të të larguarve nga puna, ish të përndjekurve, luftës ndaj korrupsionit etj. Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo që ka nisur t’i kërkojë Veliajt shpjegime se çfarë masash ishin marrë për grevistët e urisë, duke theksuar se ishte e pafalshme që ndërsa në atë grevë qëndrojnë nëna që kanë fëmijët jashtë, qeveria nuk denjon t’i vizitojë. “Është e pafalshme që nuk keni shkuar atje. Keni hequr nga puna të përndjekur politikë. Keni hequr nga puna nëna

fëmijësh që janë detyruar të futen në grevë urie. Unë vetë nuk do ta bëja dot atë sakrificë që ta lija fëmijën tim jashtë dhe të futesha në atë grevë urie”, - u shpreh Vokshi. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputetja Arta Dade, e cila i ka kujtuar koleges demokrate grevën e urisë të 2011, ku deputetet nëna të PS-së u ngujuan para Kryeministrisë. Duke marrë shkas nga ky debat që zgjati për disa minuta, deputeti socialist do të ironizonte gjendjen dhe nivelin e debatit parlamentar, duke i kujtuar ministrit Veliaj se kishte bërë mirë që kishte dorëzuar mandatin e deputetit. “Erion, e shikon sa mirë ke bërë që e le mandatin, se nuk ia vlen të jesh deputet”, - u shpreh Blushi.


6

ngjarje e ditës

intervista

Kryetari i PD-së Lulzim Basha komenton aksionin opozitar pse opozita kërkon largimin e Ramës si dhe zgjedhjet brenda PD-së

Basha: Greva e ish të përndjekurve, tragjike, mësim për mua dhe PD-në Intervistoi: Eni Vasili / Studio e hapur Ka pasur një konfrontim fizik mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, një padi, reagime. Ky nuk është rasti i parë i konfrontimit mes deputetëve. Çfarë ka ndryshe këtë radhë? Ngjarja e sotme është e rëndë jo për faktin se përleshjet fizike mes deputetëve janë risi, por ishte kronikë e një akti të paralajmëruar. Prej më se dy muajsh zoti Strazimiri dhe deputetë të tjerë të opozitës janë vënë në shënjestrën e Edi Ramës, jo nga pikëpamja politike, por për faktin se Edi Rama tashmë tre muaj e gjysmë pas intensifikimit të debatit parlamentar për drogën, ka angazhuar brenda dhe jashtë Parlamentit individë të përfolur për lidhje kriminale që kanë kaluar një kufi të kuq, duke përdorur kërcënimet dhe dhunën fizike me qëllimin për të mbyllur gojën. Gent Strazimiri është sulmuar fizikisht me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës jo për çështje të ditës, por sepse janë vënë nën shënjestrën e Edi Ramës. Pse me urdhër të Ramës? Sepse nuk ka asnjë element të zënkës banale, është një kronologji ngjarjesh... Paralajmërimet kanë mbërritur përmes zërash të ndryshëm të personave me lidhje kriminale. Është një akt mafioz, banditesk për t’i mbyllur gojën. Është akt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Keni informacion për deputetë të tjerë në shënjestër? Janë vënë në shënjestër vazhdimisht, janë kërcënuar në sallën e Kuvendit deputetët që kanë folur me fakte për Shqipërinë që po zhytet në narkotrafik. E përçoi protesta e së premtes mesazhin për të cilin u mblodh? Absolutisht po, përçoi disa mesazhe. Dua të them dhe konstatoj që kjo është e para protestë e këtij lloji në Shqipëri, është një kauzë trasversale që kalon linjat politike. Cili është shqetësimi; është për paligjshmërinë që kërcënon vendin, është për shfrytëzimin skllavëror të atyre që detyrohen të futen në industrinë e drogës. Është për goditjen që i jepet moralit shoqëror, është një shqetësim trasversal. Thonë që protesta kishte një pjesëmarrje më të vogël njerëzish… S’mund të them se kishte më pak. Kishte më shumë njerëz. Kjo e fut kryeministrin në një batak më të madh. Aleanca që thirri për këtë protestë është kauzë më e madhe. Kur thoni se kjo do zgjerohet, çfarë keni parasysh? Kemi dy sfida kryesore. Në rrafshin institucional dhe në hapin tjetër në aleancën kundër drogës, kemi thirrur të gjithë faktorët shoqërorë. Pasi rreziku që flasim është i një përmase më të madhe. Ka parashikuar opozita protestë tjetër? Kemi një kalendar të plotë për protesta. …A është e parakohshme kauza juaj për ta çuar kryeministrin në shtëpi, pasi kjo qeveri nuk ka shumë kohë që ka ardhur në pushtet...? Duhet të shohim faktet. Faktet për përmasat e mëdha të përfshirjes së qeverisë në trafikun e drogës. Kemi kërkuar transparencë. Kjo është pjesë e manovrës për të fshehur faktet, kërkuam transparencë, ajo u mohua. Zonja Kodheli kishte pikëpyetje për periudhën… Këto janë vetëm tymnaja. Këto kanë ndodhur në kohën e tanishme. Unë nuk flas në emër të Prokurorisë, këta po mundohen t’u mbyllin gojën mediave, opinionit publik. Dje, sot, kemi pasur personalitete të dre-

jtësisë italiane, të cilët kanë thënë se sasi të mëdha po vijnë nga Shqipëria. Dhe niveli i drogës është në përmasa të papara. Autoritetet italiane kanë thënë se është bërë Shqipëria autostradë droge. Mendoni se kjo autostradë është bërë nga qeveria e tanishme? Drogë ka pasur gjithmonë, nuk themi se trafiku nisi me Edi Ramën. U krijuan rrugë për shtigje të reja. Lufta kundër drogës në kohën e PD ka pasur progres… Nëse keni prova se qeveria është e përfshirë në trafikun drogës, pse nuk i dërgoni faktet në Prokurori? Duhet të ndajmë disa gjëra. Si opozitë e vendit, është detyra jonë të bëjmë transparencë dhe po nuk e kryem ne, s’ka kush ta bëjë. I kemi kërkuar transparencë qeverisë… Gjatë 8 viteve të qeverisjes suaj, sa herë iknin qeveritë, akuzat kanë qenë nga më të ndryshmet, por janë harruar. A nuk po bëhet pak e pabesueshme politika? A duhet të flasin institucionet? Institucionet duhet të flasin dhe të bëjnë detyrimet e tyre. Prokuroria po punon. Ne, opozita, PD mbështesim punën e institucioneve, punën e prokurorisë dhe atyre policëve të ndershëm. Opozita është në detyrën e saj. T’i thuash hesht kur vendi është i mbytur në trafikun e drogës... Narkotrafiku dhe Edi Rama janë të lidhur ngushtë me një nyje gordiane. Edi Rama duhet të largohet për të këputur nyjën gordiane. Shifrat flasin vetë, faktet flasin vetë… Ju keni qenë ministër i Brendshëm, cila është përgjegjësia juaj për Lazaratin, pse nuk keni ndërhyrë? Kemi ndërhyrë dhe me sukses të plotë. Unë me shumë realizëm dua t’ju them këtu edhe atë që u kam thënë kolegëve tuaj, droga nuk filloi dje. Përmasat e këtij problemi sot janë të pakrahasueshme. Kjo qeveri është bërë palë me symbylljen dhe syshkeljen me trafikantët. Kjo qeveri nuk ka as vullnetin politik dhe as rezultate në luftën kundër drogës. Gjatë nëntorit ka filluar të kultivohet një farë e veçante droge që në 35 ditë arrin maturimin total. U hoqën vizat se ne angazhuam komunitetin në Lazarat kundër kultivimit të drogës. Morëm masat për të parandaluar kultivimin. Ndryshimi është që gjatë qeverisjes sonë u konstatua se kultivimi i drogës në tërësi ishte në minimumin historik, për shkak të luftës kundër trafikimit. Kërkoni dorëheqjen e kryeministrit, nuk ka pasur dorëheqje në raste të rënda që kanë ndodhur gjatë qeverisjes suaj, si Gërdeci… Nuk ka krahasim. Gërdeci ishte një aksident teknologjik dhe ka pasur përgjegjësi politike dhe ligjore. Dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes. Për 21 janarin kemi kërkuar hetim, ka pasur një proces drejtësie që është marrë me çështjen e viktimave. Këtu kemi të bëjmë me vërshimin e drogës në 8 muaj. Edi Rama nuk ka reflektuar. Cili zyrtar ka mbajtur përgjegjësi për këtë situatë? Prej disa ditësh po zhvillohet greva e urisë. Flitet në media dhe analiza të ndryshme qarkullojnë se ju e mbështesni këtë grevë. Është e vërtetë që jeni një nga nxitësit e kësaj greve? Nëse është shkruajtur diçka e tillë, është cinike. Opozita ka ngritur zërin e saj ndaj kësaj padrejtësie… Greva janë bërë dhe nga PS-ja… Ka një ndryshim të madh mes këtyre grevave. E para ishte që të shkelej ligji dhe kjo e fundit është të zbatohet ligji. Greva e deputetëve që i futi Rama në grevë, ajo

grevë ishte për moszbatim të ligjit elektoral, i cili u miratua nga të dyja palët. Ajo ishte grevë ekstreme… Greva e ish të përndjekurve ishte më tragjike... Greva e ish të përndjekurve ishte tragjedi. Dhe ka padyshim elemente të dhimbshme në atë grevë. Ky ishte një mësim për mua dhe PD-në, për gjithë shoqërinë.

Nuk ka krahasim. Gërdeci ishte një aksident teknologjik dhe ka pasur përgjegjësi politike dhe ligjore. Dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes. Për 21 janarin kemi kërkuar hetim, ka pasur një proces drejtësie që është marrë me çështjen e viktimave. Këtu kemi të bëjmë me vërshimin e drogës në 8 muaj. Edi Rama nuk ka reflektuar. Cili zyrtar ka mbajtur përgjegjësi për këtë situatë?

Pyetja e fundit për grevën, do ndërmerrni ndonjë mbështetje tjetër kundrejt tyre? Suporti është i gjithanshëm, është politik, moral. Është detyra jonë të kërkojmë zbatimin e vendimit të gjykatave dhe të të drejtave të tyre. Është tregues i pashpirtësisë së kësaj qeverie që prej 7 ditësh nuk ka reaguar. Ka disa artikulime për shkarkimin e Presidentit, keni koment për këtë? Është sinqeriteti me të cilin zoti Braho u shpreh, është shprehje e hapur e mendimit të dyshes Rama- Meta. Duhet të ishte moment serioziteti, por kryeministri hesht dhe kryetari i Kuvendit bën shaka. Kjo tregon që këta që nuk e fusin brenda parcelës, e shohin si objekt për ta asgjësuar… Kryeministri Rama tha, do e bëjmë edhe reformën në drejtësi.. Nuk mund të ketë reformë në drejtësi të njëanshme, ajo është kapje e drejtësisë. Kryeministri merr në telefon gjyqtarët dhe u bën presion për çështje specifike ku qeveria është palë. Këto janë akuza në retorikë... Bëjini publike Nuk janë teorike. Ne jemi të gatshëm të përqafojmë modelet më të njohura për të kryer një reformë reale. Do doja të ndalonim te PD, te partia, tek opozita që ju po bëni. Ka diskutime të shumta. Sa e vështirë është të jeni kryetar i PD-së? PD është një parti me histori të madhe, me një rekord të pakrahasueshëm përsa i përket 24 viteve të fundit dhe me ambicie të mëdha. Do isha i pasinqertë po t’u thosha që nuk është një barrë e madhe, sfidë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Kam të gjithë energjinë dhe përkushtimin që do ia dalim në krye. A janë vendimmarrjet të konsultuara me forumet? Forumet janë pjesë e përditshme e kon-

sultimeve. Madje konsultimet janë shtrirë në anëtarësinë e gjerë të PD. Është synimi im që PD-ja të funksionojë si një parti horizontale. Protesta, gjuha e egër, kërkesa radikale. Ngjan me opozitën e ish-kryeministrit Berisha. Duket sikur e përcakton ai gjuhën e opozitës. Pse nuk kemi një shfaqje identitare të zotit Basha? E lë në vlerësimin e gjithsekujt. Unë jam kryetar i ri i PD-së, nuk kam sindromën e vitit zero, por jam i qartë sa i përket pikëpamjeve të mia, platformës dhe objektivave të mia. Platforma konsiston në hapjen e PDsë. Bashkimin e kontributeve historike. Rikthimin atyre që kanë kontribuar hapjen ndaj çdo faktori tjetër që e gjen veten te kjo parti dhe fokus tek brezi i ri. Opozita shqiptare dhe PD janë ndeshur me një dinamikë të jashtëzakonshme për shkak të transgresionit të qeverisë Rama -Meta. Stili Basha kur do identifikohet? Stili Basha është i qartë, është një opozitë e faktit dhe argumentit. Është një opozitë që nuk mbetet libreske dhe shkollare. Spektri i aktivitetit ka treguar një fizionomi të re. Opozita në këto 9 muaj ka treguar se ka qëndruar në lartësitë e sfidave të kohës… Mund t’ia kërkoni kryeministrit dorëheq jen që muajt e parë të qeverisjes? Ne nuk ia kemi kërkuar këtë që në fillim. Një kryeministër që emëron persona me precedent penalë, është për t’u larguar… Kryeministri ka premtuar se, nëse ka lidhje me drogën, do largohet... Nëse faktohet, ai nuk ikën në shtëpi, por ikën në burg. Ai ka fshehur dhe mohuar me heshtje. Sa i thjesht dhe i vështirë është Edi Rama si profil i kundërshtarit? Unë kam rekord me këtë kundërshtar, për garën e kryetarit të Bashkisë. Pres me besim të plotë për zgjedhjet e ardhme. Në zgjedhjet lokale s’do kandidoni? Ky është opsion i nxituar, se kam përjashtuar që nuk do rikandidoj. Jepni një vlerësim për lidershipin e Ramës S’më takon mua të bëj vlerësimin e tij. Ai është një kryeministër i dështuar. S’ka mbajtur premtimet. Është i dështuar moralisht, që në momentin kur i ra avioni i drogës në Divjakë.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

7

“E falënderoj Prokurorin e Përgjithshëm për përgjigjen pozitive që i ka dhënë kërkesës sonë për të investiguar. Do doja vetëm ta pyesnit Prokurorin e Përgjithshëm se për cilën periudhë bëhet fjalë”

Droga dhe FA, Kodheli: Llalla të tregojë kohën kur kishte trafik TIRANË Ministrja e Mbrojtjes, Mimi

Kodheli reagoi dje mbi deklaratën e beftë të kryeprokurorit Adriatik Llalla rreth hetimeve për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një deklarim të shkurtër për mediat, pas raportimit që ajo bëri për gradat në komisionin e Sigurisë, Kodheli i kërkoi Llallës që të bëjë të ditur se cilës periudhë i referohet ai. “Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se Prokuroria ka prova konkrete sa i përket akuzave për trafik droge në Gjadër. E falën-

deroj Prokurorin e Përgjithshëm për përg jigjen pozitive që i ka dhënë kërkesës sonë për të investiguar. Do doja vetëm ta pyesnit Prokurorin e Përgjithshëm se për cilën periudhë bëhet fjalë. Ju siguroj edhe njëherë që, bazuar në të gjithë aktivitetin, informacionet që ne kemi pasur, investigimet që kemi pasur, Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e gjithë kësaj afere për të cilën flitet”, - u shpreh Kodheli për gazetarët. Përmes kësaj deklarate, Kodheli ka lënë të kuptohet qartë se

trafiku i drogës për të cilën pretendohet se ka edhe prova është bërë shumë kohë më përpara, në periudhën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami. Dy ditë më parë, Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet lidhur me akuzat për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i Prokurorisë tha se momentalisht hetimi është në fazën paraprake.

"Investigimet që kemi pasur, Forcat e Armatosura nuk janë pjesë e gjithë kësaj afere për të cilën flitet”

Një i tretë në pranga për avionin e Divjakës, la gjurmë mbi pakot me kanabis Aurel Pupe nga Lushnja u arrestua si i implikuar në paketimin e kanabisit, që do të ngarkohej në avionin e Riformatos. Policia po verifikon dëshminë e Bajramit, i cili deklaroi se drogën e kishte siguruar në Krujë Leonard Bakillari Tiranë Trafiku i dështuar i drogës me avion nga plazhi i Divjakës ka çuar dje në pranga një tjetër person, i dyshuar për përfshirjen në këtë rrjet kriminal. I arrestuari i tretë është shtetasi Aurel Pupe nga Lushnja, i cili është vënë në pranga nga policia e këtij qyteti pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai dyshohet si një nga personat që kanë paketuar lëndën narkotike të sekuestruar në plazhin e Divjakës në tentativë për t’u transportuar me avionin e drejtuar nga piloti italian Giorgio Riformato. Vendimi i prokurorisë për të arrestuar 24-vjeçarin nga Lushnja ka ardhur pas përgjigjes së Laboratorit të Kriminalistikës, i cili ka identifikuar gjurmët e gishtave të të dyshuarit mbi ambalazhin mbështjellës së lëndës narkotike. Menjëherë pas rezultateve të dala nga krahasimi i gjurmëve, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 24-vjeçarit lushnjar, i cili është arrestuar ditën e djeshme. Ai u ndalua nga policia e Lushnjës, e cila e dërgoi në paraburgim në Tiranë, ku është marrë në pyetje për llogari të hetimeve që po zhvillohen nga Krimet e Rënda pas rrëzimit të avionit në

plazhin e Divjakës më 10 maj të këtij vit. I ndaluari ka pranuar se ka paketuar lëndën narkotike, por pa dhënë shumë detaje për këtë çështje. Ai ka mohuar njohjen apo lidhjet me shqiptarin Saimir Bajrami, i arrestuar si poseduesi i sasisë prej 300 kilogramësh lëndë narkotike. Pas arrestimit të personit të tretë që dyshohet se është përfshirë në këtë histori, hetuesit e çështjes ndodhen përpara dy pistave që do të çojnë në zbardhjen e të vërtetës. Pista e parë bazohet në një episod të rrëfimit të Bajramit në prokurori, i cili ndër të tjera thotë se gjatë kohës që priste avionin në plazhin e Divjakës ka parë edhe dy persona të tjerë që sipas tij do ngarkonin lëndë narkotike në avion. Ai thotë se të dy këta persona qëndronin në një automjet tip “Pasat” dhe janë larguar menjëherë sapo kanë parë që avionit të drejtuar nga Riformato iu shkëput njëra prej rrotave gjatë uljes në plazhin e Divjakës. “Aty e kuptova që piloti italian nuk kishte bërë marrëveshje vetëm me mua”, mësohet të ketë deklaruar Saimir Bajrami për llogari të hetimit. Por versioni i dytë i prokurorisë që mund të ndryshonte tërësisht rrjedhën e ngjarjeve për avionin e Divjakës ka të bëjë me një rrëfim jo të sinqertë të të arrestuarit. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se po hetohen edhe dyshimet e ngritura se lënda narkotike mund të mos jetë siguruar në zonën e Krujës, sikundër pretendon 35-vjeçari Saimir Bajrami, i cili mund ta ketë dhënë këtë dëshmi me qëllim për të orientuar hetimet në pistën e gabuar. Burimet thonë se prokuroria po i heton të gjitha dyshimet e ngritura nga të dhënat e deritanishme të hetimit, pasi mendon se në këtë rrjet mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë. Aktualisht, Krimet e Rënda kanë identifikuar të paktën edhe një

Menjëherë pas rezultateve të dala nga krahasimi i gjurmëve, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 24-vjeçarit lushnjar, i cili është arrestuar ditën e djeshme.

person tjetër, i cili dyshohet se ka patur rol aktiv në rrjetin e trafikut të drogës me avion. Ndërkohë që hetimet vijojnë, avokatët e dy të arrestuarve i janë drejtuar Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit italian Giorgio Riformato dhe shqiptarit Saimir Bajrami. Të dy këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë sasinë prej rreth 300 kilogramësh kanabis-sativa. Droga do të transportohejmeavionineRiformatos,porpas një defekti të pësuar gjatë uljes në plazhin e Divjakës, policia sekuestroi lëndën narkotike dhe arrestoi të dyshuarit.

Mandoi: Kriza riaktivizoi kanalet e trafiqeve në Mesdhe Zv.prokurori i Antimafias, Francesco Mandoi tha se do të çojë përpara hetimin për trafikun e drogës me avion Zëvendësprokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi, ka deklaruar se droga në Itali nuk vjen vetëm nga Shqipëria, por mes dy vendeve janë riaktivizuar kanalet e narkotrafikut. Në përfundim të një takimi me prokurorë nga Ballkani, Mandoi, i cili mban numrin dy në Prokurorinë Kombëtare të Antimafias, thotë se ka një fluks të shtuar të trafikut të drogës drejt Italisë. “Përshtypja ime është se duhet kuptuar termi ‘rifillim’, sepse rifillim do të thotë një nisje nga zero, siç ishte në fillim. Sepse nëse jemi në zero dhe shkojmë në një, ky është një fillim. Ideja ime është se ka një ripërdorim të kanaleve të drogës, por jo vetëm të drogës dhe jo vetëm në Shqipëri”, ka thënë Mandoi. Zyrtari i lartë i vendit fqinj ka vënë në dukje se trafiku i drogës është një fenomen global, që së fundmi është rritur për shkak të

krizës financiare që ka sjellë nevojën për para kesh. “Në lidhje me këto çështje duhet të jemi më të qartë, kriza ekonomike që goditi vendet ka risjellë nevojën për të fituar para në mënyrë të thjeshtë. Por ky rifillim është edhe në kontrabandën e cigareve, klandestinëve, por jo vetëm si një fenomen i lokalizuar në Shqipëri, tani fluksi nuk është vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Turqia për shembull, apo Greqia. Pra, rifillimi i takon gjithë zonës së Mesdheut”, - ka thënë Mandoi. Ai tha se për të kontrastuar fenomenin nevojitet një shkëmbim efikas informacionesh mes agjencive të zbatimit të ligjit. “Është i rëndësishëm shkëmbimi i informacioneve. Është e nevojshme që organet e drejtësisë të dy vendeve të bashkëpunojnë”, - ka theksuar Mandoi. Sa i takon avionit të rrëzuar në Divjakë, Mandoi u shpreh se nuk kishte informacion për një çështje të tillë. “Nuk kam informacion për këtë, e kam marrë vesh para dy ditësh kur erdha këtu. Gjithsesi, rasti tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë, sepse problemi është edhe në Itali”, tha numri dy i Prokurorisë së Antimafias në Itali.

shkurt

Tahiri, takim me Llallën dhe Visho Ajazin Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka patur paraditen e së martës një takim me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, si edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Takimi midis tyre është mbajtur i fshehtë për mediat dhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë të ditur asnjë detaj të kësaj mbledhjeje. Por çështjet më të ndjeshme të kohëve të fundit mendohet të kenë qenë në qendër të vëmendjes së kësaj mbledhjeje; ajo e trafikut të drogës, çështja e eksplozivëve, çështja e Lazaratit, si edhe lufta kundër krimit të organizuar. Një takim i tillë mund t’i paraprijë ndonjë aksioni të bujshëm të këtyre strukturave. Në të thuhet se ka marrë pjesë edhe numri dy i Antimafias italiane, prokurori Francesco Mandoi, i cili ndodhet në Tiranë.


28.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

36 / scripta manent

8

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

9

Aktin e rëndë Brahimaj e ka kryer në mëngjesin e së martës me një armë çifte që posedonte në shtëpi. Kunati dhe babai i viktimës rrëfejnë bisedat e fundit me viktimën disa ditë para se të vetëvritej

Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë: E pushova se ishte pa arsimin e duhur Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë, Petrit Gjoni pranon se Mark Brahimi është larguar nga puna pasi nuk ishte profesionist dhe nuk kishte arsimin e duhur. I kontaktuar në telefon nga televizioni Klan, Gjoni shpreh ngushëllimet për familjen dhe thotë se hidrovorët kërkojnë elektropompistë dhe jo njerëz të arsimuar me shkollë bujqësore, siç ishte Mark Brahimi. Sipas Gjonit, Mark Brahimi para pak ditësh ishte në ndërmarrje, ku i kishte thënë drejtorit se çështjen e kishte hedhur në gjyq dhe se nuk e kishte problem qëndrimin pa punë.

50 vjeçi nga Lezha Mark Brahimi

E heqin nga puna, 50-vjeçari nga Lezha i jep fund jetës Mark Brahimi, 50 vjeç, ish-punonjës i hidrovorit të Talës i ka dhënë fund jetës 3 muaj pasi humbi vendin e punës. Drejtori: E pushova se ishte pa shkollë. Reagon PD: Vetëvrasja e tij, akuzë ndaj Edi Ramës. Lezhë-Vetëm tre muaj pasi kishte

humbur vendin e punës dhe kishte nisur procedurat ligjore në gjykatë, Mark Brahimi 50 vjeç, nga Lezha, i ka dhënë dje fund jetës së tij. Familjarët thanë se ai u vetëvra pasi ndihej i fyer sepse ishte hequr nga puna ku punonte prej 25 vitesh. Viktima ishte nga fshati GrykëLumi i Komunës Shënkoll në Lezhë dhe baba i dy fëmijëve të rritur. Ai ishte larguar nga puna rreth 3 muaj

më parë dhe menjëherë kishte sh f aqu r g j e n dj e t ë r ë n du a r psikologjike, për të cilën ishte vizituar edhe tek mjeku. Këtë fakt e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Aktin e rëndë Brahimaj e ka kryer në mëngjesin e së martës me një armë çifte që posedonte në shtëpi. Kunati dhe babai i viktimës rrëfejnë bisedat e fundit me viktimën disa ditë para se të vetëvritej. Sipas kunatit të Gjergj Dodajt, i larguari nga puna kishte deklaruar se “nëse nuk do të kishte menduar për fëmijët, do ta kishte vrarë eprorin e tij”. Më tej duke paralajmëruar ngjarjen e rëndë, ai i kishte thënë gjithashtu se “nuk mund të jetonte më në këtë gjendje”. Ndërsa babai i tij, Pashk Brahimaj, i pikëlluar për humbjen e të birit këmbëngul se e vetmja arsye që e çoi atë drejt vetëflijimit ishte ndjenja e fyerjes që i kishte shkaktuar largimi nga puna. Ai kishte

Viktima ishte nga fshati Grykë-Lumi i Komunës Shënkoll në Lezhë dhe baba i dy fëmijëve të rritur. Ai ishte larguar nga puna rreth 3 muaj më parë dhe menjëherë kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, për të cilën ishte vizituar edhe tek mjeku. Këtë fakt e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

kaluar gjysmën e jetës së tij në atë punë dhe nuk po e përballonte dot largimin, edhe pse ishte në gjendje të mirë ekonomike. Pashk Brahimaj kishte hedhur në gjyq edhe Bordin e Kullimit në Lezhë për largimin e tij nga puna, ndërsa ditën e djeshme ka patur edhe seancën e parë gjyqësore, por përfaqësuesit e Bordit të Kullimit nuk kishin marrë pjesë. Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve ndodhet në emigracion, ndërsa gjendja e tyre ekonomike ishte e mirë. “Djali u vetëvra sepse e hoqën nga puna. Ishte i ngarkuar psikologjikisht. Djali nuk ishte në gjendje të rëndë ekonomike, ai u fye nga shkarkimi nga puna”, - deklaroi Pashk Brahimaj për mediat. Pas ngjarjes, policia bën të ditur se ka nisur hetimin dhe dyshimet paraprake janë për një vetëvrasje në kushte depresioni.

Grevistët e urisë: Marku, viktima e radhës e qeverisë

PD: Kjo vetëvrasje është një akuzë direkte ndaj Edi Ramës

Grevistët e urisë, që ndodhen prej një jave të ngujuar në çadrat përpara Kryeministrisë, kanë mbajtur sot një deklaratë pas vetëvrasjes së Mark Brahimit. Sipas tyre, ai është viktima e radhës e qeverisë. “I larguar nga puna padrejtësisht, ai i dha fund jetës”, - tha përfaqësuesja e grevës, Qafëzezi. Ajo u bëri thirrje të gjithë të larguarve nga puna që të bashkohen me kauzën e grevistëve. “Shërbimi më i mirë ndaj vetes dhe shoqërisë është bashkimi me kauzën tonë. Jemi këtu për t’i thënë qeverisë që nuk trembemi nga presioni, por kërkojmë që të dialogojë me qeverinë”, - tha ajo.

Partia Demokratike reagoi pas vetëvrasjes së 55-vjeçarit Mark Brahimaj në Lezhë, duke akuzuar kryeministrin Rama për largimin e tij nga puna në mënyrë arbitrare. Zëdhënësja Laura Vorpsi tha se vetëvrasja e kryefamiljarit në Lezhë është akuzë ndaj Edi Ramës. “Arroganca e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama mori sot dhe një jetë tjetër të pafajshme, duke shkaktuar vetëvrasjen e një punonjësi të hidrovorit të Tales në Lezhë. Mark Brahimaj, i cili punonte prej 22 vitesh në këtë hidrovor, është larguar arbitrarisht nga puna me të cilën mbante familjen e tij. Familjarët e viktimës dëshmojnë se arsyeja që e çoi Markun në vetëvrasje, është se ai u ndje i fyer dhe i pashpresë nga shefat e tij të papërgjegjshëm. Çfarë po ndodh në Shqipëri, është se stili anti-human, arrogant dhe i pashpirt i kryeministrit të vendit po përcillet si me porosi kudo në Shqipëri, në çdo sektor publik dhe kudo po hidhen njerëz në rrugë, pa motiv, duke i fyer e nëpërkëmbur sikur të ishin qytetarë të dorës së dytë. Kjo vetëvrasje është një akuzë direkte ndaj Edi Ramës, i cili me papërgjegjshmërinë dhe pandjeshmërinë e tij po i bën shqiptarët të sakrifikojnë me greva urie dhe po i nxit drejt vetësakrifikimit”, - tha ndër të tjera zëdhënësja e PD-së.

shkurt Babë e bir plagosen me thikë Berat - Një burrë dhe djali i tij janë plagosur me thikë nga dy fqinjët e tyre. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet dhe bën të ditur se dy autorët janë vëllezërit Alban dhe Arti Hasani. Të plagosurit atë e bir, Feçor dhe Stilian Kërkuta janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen, motivet e së cilës janë ende të paqarta. Policia e Beratit ka ndaluar pas ngjarjes edhe dy autorët Alban dhe Arti Hasani.

Grabitet dhe plagoset 70-vjeçarja Lezhë -Tre persona të maskuar kanë hyrë gjatë natës të hënën në banesën e një 70-vjeçareje për ta grabitur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Torovicë të Lezhës. 70-vjeçarja P.D është dhunuar dhe më pas është lidhur nga hajdutët. Tre personat e maskuar të cilët kanë hyrë në banesë i kanë grabitur 70-vjeçares bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë. Mësohet se e moshuara P.D ka mbetur e dëmtuar në disa pjesë të trupit. Policia pas 5 orësh ka arrestuar 2 prej grabitësve të dyshuar, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

18-vjeçari vetëvaret tek varri i babait Maliq - Qyteti i Maliqit është tronditur dje në mëngjes pasi ka mësuar lajmin e vdekjes së një djalit vetëm 18 vjeç, i cili është gjetur i varur në një pemë. Sipas informacioneve nga policia mësohet se në varrezat publike të qytetit të Maliqit është gjetur nga kalimtarët e rastit, i varur në pemë shtetasi Mariglen Sulejmani nga ky qytet. Siç duket ngjarjet tragjike për familjen Sulejmani nuk kanë të sosur, pasi një vit më parë babai i 18-vjeçarit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.


10 28.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

” dhe Rrënja ” dhe

ojnë pet ky rrati”, tjetrën e.

uar ,

MAKS VELO

. avrami

Nga 12 Maji në të gjitha libraritë

HËNË, 12 MAJ 2014, ORA 12:00 NË HOLLIN E UET

e përmuajshme

betura

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

11

Cilësia e automjeteve, hapet ofiçina e tahografit Mjetet e rënda të transportit por edhe furgonët e autobusët do të kenë mundësi që tani e tutje të regjistrojnë të gjithë itinerarin e përshkruar. Dje ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka inauguruar Uzinën e prodhimit të tahografit. Tahografi është një pajisje, e cila montohet në bordin e një pjese të mjeteve rrugore dhe shërben si mjet regjistrues për matjen e kohës së punës dhe shpejtësisë së lëvizjes së mjetit. Haxhinasto tha se u vendos një standard për sa i takon detyrimit europian për tahografin, që do të thotë që shërbimet tona të transportit të jenë më kompetitive dhe të përputhen plotësisht me rregullat europi-

ane të këtij shërbimi. Por ministri ka parë edhe anën tjetër të përfitueshmërisë së uzinës, e cila sipas tij ka krijuar mundësi të reja punësimi. Vlerësohet se rreth 3000 drejtues mjetesh të reja do të vijnë si rezultat i detyrimit për të zbatuar kërkesat e shërbimit të transportit vetëm si rezultat i tahografit. “Ky proces që ne kemi filluar për vendosjen e standardeve më të larta europiane në të gjitha shërbimet tona të transportit do të vazhdojë, kjo e sotmja është një ngjarje vërtet e rëndësishme por edhe të tjera do të vazhdojnë; pika të tjera do të hapen në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së shpe-

jti do të hapë pikat e saj të shërbimit në qytete të tjera të Shqipërisë”, - tha Haxhinasto. Ai shtoi se ky proces do të vijojë edhe në shërbime të tjera. “Jemi duke përpunuar paketat përkatëse ligjore për standardet për certifikimin për gjithçka që i shërben transportit, duke filluar që nga autoserviset dhe të gjitha shërbimet e tjera që i ofrohen sot transportit. Nuk duhet të jenë as më shumë e as më pak, por në cilësinë e standardeve europiane, sepse Shqipëria po shkon drejt Europës dhe shërbimi që u japim transportuesve shqiptarë duhet të jetë në standardet më të larta”, - tha ministri i Transporteve.

Bankat shqiptare kalojnë provën e rezistencës deri më 2016 Rezultatet e provës së rezistencës të ushtruara nga Banka e Shqipërisë në bankat tregtare në vend tregojnë se në përgjithësi, sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike, kryesisht për shkak të një niveli të mirë të kapitalizimit aktual. Ja skenarët e ‘stress’-it

Blerina Hoxha

Edhe nëse do të kemi kondita të vështira në ekonominë e vendit, ku leku do të zhvlerësohej, ekonomia nuk do të rritej dhe do të kishim një ngadalësim të mëtejshëm të kredisë, përsëri aktiviteti i bankave do të ngelet i shëndoshë deri në fund të vitit 2015. Lajmi bëhet i ditur nga Banka e Shqipërisë në Raportin e Stabilitetit Financiar, ku mësohet se bankat i kanë kaluar ushtrimet e provës së rezistencës. Rezultatet

Rezultatet e ushtrimit “stress-test” tregojnë se në tërësi, sektori bankar mbetet i qëndrueshëm edhe në rastin e realizimit të supozimeve ekstreme. Banka e Shqipërisë vlerëson se dhe në kushtet ekstreme raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit bie nën nivelin 12% vetëm për bankat e grupit G2 (bankat e nivelit të mesëm) në fund të 2015, kryesisht për shkak të një niveli më të ulët të këtij raporti në fund të 2013-ës në krahasim me grupet e tjera. “Rezultatet e provës së rezistencës tregojnë se në përgjithësi, sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj goditjeve makroekonomike kryesisht për shkak të një niveli të mirë të kapitalizimit aktual. Gjithsesi, banka të veçanta shfaqin nevojën e shtimit të kapitalit në skenarin bazë dhe në skenarët e rënduar”, - njof-

ton Banka e Shqipërisë në përmbledhje të analizës pas rezultatit të testit të stresit. Prova e rezistencës nuk përfaqëson një mënyrë parashikimi. Në mënyrë të qëllimshme, skenarët përmbajnë zhvillime negative dhe ekstreme, por me një probabilitet të ulët ndodhjeje, për të provuar kështu rezistencën e sektorit bankar ndaj tyre. Tre skenarët

Testi i stresit ndaj bankave u bazua në tre skenarë: Skenari bazë dhe dy skenarë të rënduar. Skenari bazë bazohet në parashikimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë, mbështetur kryesisht në ecurinë e tyre historike. Skenarët e rënduar të analizës supozojnë një situatë të “stresuar” me një probabilitet të ulët ndodhjeje, duke u mbështetur në tri goditje të mundshme në ekonominë shqiptare: a) ngadalësim i mëtejshëm i kreditimit; b) rritje e normave të interesit të tregut, dhe c) nënçmim i monedhës vendase. Në skenarin e parë të rënduar supozohet një tkurrje e kreditimit në vend, shoqëruar nga një rritje e normave të interesit. Sipas këtij skenari, rritja ekonomike gjatë 2014 dhe 2015 në 0.89% dhe 2.4% (kundrejt 1.2% dhe 2.5% në skenarin bazë). Skenari i dytë i rënduar supozon se përveç goditjeve më të thelluara në terma të kredisë dhe normës së interesit, kursi i këmbimit do të nënçmohet me 20%. Nëse ky supozim do të materializohej, ekonomia do të tkurrej me 0.6% gjatë 2014 dhe më pas do shënonte rritje me 0.83% gjatë 2015 (kundrejt 1.2% dhe 2.5% në skenarin bazë). Rezultatet tregojnë se ecuria makroekonomike në skenarin bazë evidenton një rritje të ngadalësuar të ecurisë së raportit të kredive me probleme. Në skenarin e rënduar, zhvlerësimi i kursit të këmbimit do të reflektohej në rritje me 6.5 pikë përqindjeje të raportit të kredive me probleme ndaj vlerës në skenarin bazë për vitin 2015.

Postat, turqit i ofrojnë ndihmesë Shqipërisë Posta Shqiptare dhe ajo Turke vunë dje një urë të re bashkëpunimi, të cilën e finalizuan me një marrëveshje që u firmos nga drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela dhe drejtori i Postës Turke, Osman Tural. Ky memorandum bashkëpunimi konsiston në fusha të ndryshme thelbësore për dy administratat postare si ajo e shërbimeve postare, shërbimeve financiare, shërbimet në fushën e IT-së, por edhe shërbimet në marketing dhe transport. Ky memorandum bashkëpunimi do të shërbejë për zhvillimin e një platforme bashkëpunimi për zgjerimin e shërbimeve EMS dhe rritjen e cilësisë së shërbimit e përmirësimin e standardeve të PostEuropës për arritjen e normave nga të dyja palët. Gjithashtu, ky bashkëpunim do të konsistojë dhe në lidhje me aplikimin e transfertave të parave online për transaksionet financiare, grumbullimin e faturave të të gjitha institucioneve nëpërmjet krijimit të një infrastrukture të grumbullimit dhe infrastrukturës

Rezultatet tregojnë se ecuria makroekonomike në skenarin bazë evidenton një rritje të ngadalësuar të ecurisë së raportit të kredive me probleme. Në skenarin e rënduar, zhvlerësimi i kursit të këmbimit do të reflektohej në rritje me 6.5 pikë përqindjeje të raportit të kredive me probleme ndaj vlerës në skenarin bazë për vitin 2015.

Trans Adriatic Pipeline AG

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PARAKUALIFIKIM PËR NDËRTIMIN E TUBACIONIT TRANS ADRIATIK NË SEKSIONIN TOKËSOR NË GREQI DHE SHQIPËRI Më 10.05.2014, Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) publikoi njoftimin e dytë për kontratë për një kontratë madhore Inxhinierie, Prokurimi dhe Ndërtimi në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kontrata është e disponueshme në faqen e internetit të TAP: https://www.trans-adriatic-pipeline.com/news/news/detailview/article/441/ ose mund të gjendet drejtpërdrejtë në faqen e internetit: http://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:1582712014:TEXT:EN:HTML Objekti i kësaj kontrate përfshin Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin e përafërsisht 760 km tubacion me diametër 1.2 m (48-inch) që do të përshkojë të gjithë pjesën tokësore në Greqi dhe Shqipëri.

së çeqeve postare por dhe në ofrimin e pagesave on-line të bizneseve të ndryshme turke që operojnë në Shqipëri. Një tjetër pikë e fortë e këtij memorandumi është dhe ndërveprimi në aplikimet e teknologjive moderne në automatizimin e shërbimeve postare dhe gjurmimin e objekteve postare, si dhe implementimi i platformës së e-commerce me synimin që të zhvillohet një treg i brendshëm dhe ndërkombëtar e-commerce.

Ky bashkëpunim do të konsistojë dhe në lidhje me aplikimin e transfertave të parave online për transaksionet financiare

Kompanitë e interesuara për t'u para-kualifikuar për kontratën e ndërtimit të tubacionit në pjesën tokësore, duhet t'i drejtohen TAP për të kërkuar një pyetësor jo më vonë se data 26.05.2014. Kjo kërkesë mund t'i dergohet TAP nëpërmjet emailit në adresën pqq.pipecon@tap-ag.com. Më shumë informacion jepet në njoftimin për kontratë. Vetëm një numër i përzgjedhur kompanish të cilat do të kenë kaluar procesin e para-kualifikimit do të ftohen për të pjesëmarrë në fazat e tenderimit të procesit të prokurimit të ndërtimit të tubacionit në pjesën tokësore.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

LIFTING “Për të qenë më i mirë sesa ishe, nuk është nevoja të bëhesh diçka që nuk je” - Sidney Poitier-

koment Mehmet ELEZI

1.

N

ë një tryezë me miq të huaj mund të kuptosh kombësinë e secilit, sapo të marrësh vesh si quhen. Ç’mund të jenë tjetër një Fransuá e një Hans, përveçse njëri francez dhe tjetri gjerman ose austriak? E njëjta gjë te fqinjët tanë. Për të dalluar cili është grek e cili serb, për shembull, mjafton me dëgjue kur prezantohen. Nga tingëllimi i emrit përcakton menjëherë përkatësinë kombëtare. Emri i njeriut shpreh vetvetësi (identitet) kombëtare. 2. Gjatë historisë emrat iliro-shqiptarë janë sulmuar jo më pak se kështjellat. Zhbërja e tyre ka qenë pjesë e strategjisë për të zhbërë vetvetësinë. Për të na tjetërsuar, për të na shndërruar në “shkretëtirë kra-kra”. Mbi onomastikën shqiptare kanë lënë vraga të rënda pushtimet dhe fetë. Pas Luftës së Dytë, ka lënë vraga të thella diktatura. Pikërisht ajo diktaturë që u mëshonte daulleve të nacionalizmit. Ngujimi i lodhi e i kompleksoi njerëzit. Të dëshpëruar, disa e përjetonin në një dritë veçanërisht të keqe: mos arsyeja e këtij mjerimi gjindet te vetë të qenit shqiptar? Ndërsa ajri mbushej me fluturusha të nacionalizmit butaforik zyrtar, nacionalizmi tradicional u venit e u molis. Prindi parapëlqente gjithfarë emrash që i kapte veshi duke ndjekur ekipe të huaja futbolli ose telenovela tejet mediokre, vetëm pse ata emra ishin perëndimorë. Shpirti shqiptar thjesht lëshonte një klithmë. Takohej virtualisht me Europën e mohuar. I kujtonte Perëndimit: mos na harroni, jemi europianë. Shumë emra që kishin mbijetuar nëpër qindvjeçarë u zhvlerësuan. Në artin e realizmit socialist nxitej përçmim për trevat

Sërish rasti më pati njohur para do vjetësh me një shembull disi grotesk. Një djalë përgatitej me emigrue. Ndër masat e para kish qenë ndërrimi i emrit. Ishte pajisur me pasaportë të re. Nuk ishte më Kujtim, tashmë qe bërë “europian”. Dhe jo “europian” çkado. Si kumbar i vetvetes, kish përzgjedhur emrin e ambasadorit të një kryeqyteti, anëtar i BE-se, për t’u pagëzuar me të asokohe ky ambasador ishte veçanërisht aktiv, thuajse çdo ditë shfaqej në ekranin e vogël e në titujt e gazetave të Tiranës. I fortifikuar me kujtime të fshira, ish-Kujtimi mendonte se tashti do t’i hapeshin dyert në metropolet e kontinentit. Emri do të ishte “Hapu Sezam” për të.

ku gjallonin ata. Figurat që personifikonin prapambetjen, “reaksionin”, tipizoheshin me emra të përdorur në viset me katolikë. Katolicizmi shqiptar kishte qenë përçues i vlerave kombëtare dhe europiane. Nëse një burrë quhej Llesh, ai do të ishte “malok”, “i trashë” e “i pagdhendur”. Por nëse quhej Aleks, ishte i qytetëruar. Ani pse emri Llesh nuk është tjetër veçse trajta shqiptare e Aleks (Aleksandër). Siç janë Xhorxh, Zhorzh, Xhorxhio, Horge, Gjergj e Jorgo(s) - këtu të shkruar siç shqiptohen në gjuhët përkatëse - përkatësisht trajta anglo-amerikane, franceze, italiane, spanjolle, shqiptare dhe greke të të njëjtit emër. Nëse një vajzë quhej Prendë ose Drande, do të ishte “e prapambetur”, familja e saj “konservatore” dhe “fanatike”. Nëse po kjo vajzë quhej Venera, Afërdita ose Roza, do të ishte “modern, e përparuar”. Ani pse Prenda nuk është tjetër veçse perëndesha e bukurisë te Ilirët, njësoj si Venera te romaket e Afërdita te grekët e lashtë. Dhe Drande është shkurtim i emrit Trandafil, pra ka të njëjtën domethënie si Roza. Pse Lule, Murrash, Katrinë shprehkan “prapambetje”, ndërsa Flora, Bruno ose Brunilda, Ketrin ose Keti, që janë e njëjta gjë por jo në gjuhën shqipe, shprehkan “kulturë”? U shfaqën emra të padëgjuar, pjellë e përçudnuar e politizimit dhe zvetënimit të karakterit. Sovjet, Proletar, Komuniste (ia shkurtonin Nina!), Artilier. Një etnografe, që hulumtoi për emrat e njerëzve në Tiranë, Shkodër e Korçë në vitet tetëdhjetë, mbërrini në përfundim trishtues: nëse pas njëqind vjetësh, nisur nga emrat, gjykohet për përbërjen etnike të banorëve në këto qytete, del se shqiptarët aty paskan qenë pakicë, rreth 10 për qind! Kështu nuk ndodhte në asnjë vend tjetër. Në Kosovë jo se jo. Ani pse nën pushtimin serb, emra të bukur shqiptarë tingëllonin gjithandej. Shumë më tepër se në Shqipërinë

Pse tashti ky afsh e kjo djegë për t’u tjetërsuar, duke prekur në thelb vlera që na njëjtësojnë si shqiptarë? Pse kjo ngutje symbyllur, me gjakftohtësi, drejt shfytyrimit? Sidney Poitier, i pari aktor afrikano-amerikan që ka marrë çmimin Oscar (1964) thoshte: “Për të qenë më i mirë sesa ishe, nuk është nevoja të bëhesh diçka që nuk je”. Londineze. 3. Rrethanat janë të tjera, problemi s’është kapërcyer. Madje as i zbutur nuk duket. Hapja, integrimi, globalizmi, bashkë me të mirat, bartin rreziqe. Të kërcënuara janë sidomos identitetet dhe kulturat “e vogla”, të pambrojtura. Pa përmendur sjelljet e ndonjë vendi - në botën demokratike përjashtim - ku edhe pse valëvitet flamuri i BE-së, emigrantët shqiptarë mund të qëndrojnë vetëm në marrshin emra dhe përkatësi fetare si shtetasit e atyshëm. Je tjetri, tjetërsohu. Përndryshe s’ka hapësirë për ty! Hija e tjetërsimit. Dhe e vetëtjetërsimit! Rastësisht më ra në dorë lista me emrat e fëmijëve të një klase, në një shkollë të Tiranës. Nga 26 djem e vajza, njëri kishte emër të mirëfilltë shqiptar, dy kishin emra që pranohen si ilirë. Për një të huaj, 23 emrat e tjerë mund të kallëzonin gjithçka, vetëm lidhje me Shqipërinë jo. Hutuese gara për bashkëtingëlloren xh: Xhoi, Xhoni, Xhino, Rexhin (djalë), Xhordan, Xhulian, Xheni, Xhensina, Xhensila (mungonin një Xhoja dhe një Xhesika, mund t’i gjeje në klasat e tjera). Nëse i drejtoheshe njërit, tërë xh-të kthenin kryet përnjëherësh. Sërish rasti më pati njohur para do vjetësh me një shembull disi grotesk. Një djalë përgatitej me emigrue. Ndër masat e para kish qenë ndërrimi i emrit. Ishte pajisur me pasaportë të re. Nuk

ishte më Kujtim, tashmë qe bërë “europian”. Dhe jo “europian” çkado. Si kumbar i vetvetes, kish përzgjedhur emrin e ambasadorit të një kryeqyteti, anëtar i BE-se, për t’u pagëzuar me të - asokohe ky ambasador ishte veçanërisht aktiv, thuajse çdo ditë shfaqej në ekranin e vogël e në titujt e gazetave të Tiranës. I fortifikuar me kujtime të fshira, ish-Kujtimi mendonte se tashti do t’i hapeshin dyert në metropolet e kontinentit. Emri do të ishte “Hapu Sezam” për të. Skemë fort e dyshimtë. Vështirë me u ba “qytetar i Europës” duke bërë lifting komercial, duke fshehur pikërisht fytyrën e njëmendtë, genuine europiane. Europianizmin e dëshmojmë duke trokitur në BE me ashtin dhe fytyrën që na ka dhënë Zoti. Dhe që i kemi dhënë vetes si bij të qyshkurshëm të zemrës së Europës. Pa komplekse, me dinjitet. Vlerat tona kombëtare, pra dhe gjuha e emrat shqiptarë, janë vlera europiane. Me ngjyrat që sjellin pasurojnë lulnajën e qytetërimit të kontinentit. Pse tashti ky afsh e kjo djegë për t’u tjetërsuar, duke prekur në thelb vlera që na njëjtësojnë si shqiptarë? Pse kjo ngutje symbyllur, me gjakftohtësi, drejt shfytyrimit? Sidney Poitier, i pari aktor afrikano-amerikan që ka marrë çmimin Oscar (1964) thoshte: “Për të qenë më i mirë sesa ishe, nuk është nevoja të bëhesh diçka që nuk je”.


op-ed

2

Blog / Pse rinia e sotme trajtohet si “Dele”?

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Tinguj kitare në kryeqytet, rikthim në ‘epokën e artë’

28.05.2014

Universitet / Promovimi/ Secilit Shqipërinë e Alfred Lelës

13 Ji i sjellshëm me të gjithë, por i afërt me pak dhe sprovoji mirë ata, para se t'u falësh të fshehtat e tua. - George Washington

Replikë Kajsiut për Reformën e universiteteve K

oncepti i të mirës publike është kyçi i ndërhyrjes së shtetit në ekonomi e shoqëri. Ndaj në diskutimin për Reformën e Arsimit të Lartë është e rëndësishme të biem dakord si shoqëri se çfarë nënkuptohet me termin “e mirë publike”, dhe a ka vend ajo në reformën e sugjeruar së fundmi nga Komisioni për Reformën e Arsimit të Lartë. Një shqetësim i ngritur nga z. Kajsiu në Gazetën Panorama thekson se kjo reformë neoliberale “rrezikon të justifikojë mungesën e vëmendjes dhe financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë nga ana e shtetit në të ardhmen dhe se në kushtet kur shteti nuk arrin të financojë institucionet aktuale, futja e institucioneve të tjera (private) nuk ka sens”. Përdorimi i termit “të tjerët” për universitetet private jep mesazhin se arsimi i lartë është ekskluzivisht një shërbim që duhet të ofrohet nga institucionet publike me financim publik për një shërbim publik. Ndaj në këtë këndvështrim të z. Kajsiu, që ndahet nga radhë komentuesish të tjerë në Shqipëri, duhet diskutuar nëse “të tjerët” (institucionet private të arsimit të lartë) janë me të vërtetë ndryshe në

objektiv, organizim dhe shërbim ndaj shoqërisë krahasuar me universitetet publike. Para se të analizojmë këtë, duhet theksuar që në fillim se universitetet publike, 12 në total, ofrojnë sot 80% të ofertës së arsimit të lartë krahasuar me 7 universitetet private. Kjo shifër të bën të mendosh që, edhe në rast se disa universitete private nuk kanë qenë në standardet më të larta në etikën e shërbimit të tyre, ato sërish operojnë në një treg i cili është monopol shtetëror dhe çdo dështim në arsimin e lartë e vesh shtetin me të paktën 80% të përgjegjësisë! Për të kaluar te përkufizimi i së mirës publike, ekonomistët thonë se ajo nuk duhet të jetë përjashtuese, pra që ata persona të cilët nuk mundet të paguajnë për një shërbim mundet ta marrin atë gjithsesi, dhe nuk duhet të jetë rivalë, në kuptimin që në rast se këtë shërbim e përdorin më shumë persona, atëherë nuk do të thotë që më pak mundet të përdoret nga të tjerët. Shembulli klasik që përdoret për të ilustruar këtë përkufizim është mbrojtja kombëtare. Pra, në rast se Shqipëria sulmohet nga jashtë, atëherë ushtria mbron qytetarët e saj pavarësisht nëse

kanë paguar taksa apo jo, dhe ne nuk bëhemi më pak të sigurt nëse qeveria mbron dhe dikë tjetër në shoqëri. Në këtë kuptim mundet të themi lehtësisht se arsimi i lartë nuk është një e mirë publike në formën që përkufizohet më sipër. Ne mundet të përjashtojmë studentë nga arsimimi i tyre në rast se ata nuk paguajnë tarifat vjetore. Nga ana tjetër, kufizimi fizik i ndërtesave dhe burimeve njerëzore i bën dhe rivale. Pavarësisht kësaj, arsimi i lartë mund të shihet si një e mirë publike në përfitimet (eksternalitetet) pozitive që arsimi i sjell jo vetëm individit por edhe shoqërisë. Në këtë kuptim, arsimi i lartë cilësor është një e mirë publike me përfitime për shoqërinë në ato raste kur individi është i lirë për të zgjedhur një institucion arsimor që i përshtatet aftësive dhe cilësive që ai ka. Në kohën që flasim, një student që arsimohet në një institucion me kapital privat, ose universitet privat, e mbart të gjithë koston e edukimit privatisht, ndërkohë që përfitimi nga investimi i tij është publik, ku e gjithë ekonomia jonë përfiton krah pune të kualifikuar me rendiment më të lartë; por pa paguar ose kontribuar në këtë

polemikë

Besart Kadia

proces. Për këtë pikë synimi primar i universiteteve publike dhe private është përgjigjja, përshtatja dhe paraprita e ndryshimeve në tregun e punës dhe në zhvillimin strategjik të vendit. Ndaj çdo reformë që ka si objektiv kryesor lirinë e studentit për të zgjedhur, dhe jo institucionet, ka më gjasa për t’u bërë efikase dhe për t’iu përgjigjur kësisoj sfidave të shoqërisë në 10 apo 20 vitet e ardhshme, në një kohë kur ne kemi investimet më të ulëta në Europë për kërkim shkencor dhe inovacion. Sfida e arsimit të lartë është sfida e efikasitetit dhe prioritetit të zhvillimit të ekonomisë sonë. Sipas raportit në ekonominë tonë shpenzohen afërsisht 80 milionë euro për arsimin e lartë çdo vit, si në atë privat dhe në atë publik. Po ashtu, sipas këtij raporti “buxheti i

shtetit ka në dispozicion rreth 38 milionë euro për të mbështetur mbi 126 000 studentë në universitetet shtetërore, ndërsa në “sistemin privat, nga pagesat e ekonomive shtëpiake shqiptare, këtij investimi mund t’i shtohen diku rreth 35 - 45 milionë euro (rreth 34,500 studentë me një pagesë 1000-1250 euro)”. Ndaj jam plotësisht dakord me komentin e z. Kajsiu se investimi publik për arsimin e lartë duhet të rritet në të ardhmen dhe kjo bëhet e qartë në raport, ku theksohet se “me 2.8 milionë banorë dhe një ekonomi që investon jo më shumë se 40 milionë euro ose 0.5% (0.4-0.6%) të GDP-së së saj në arsimin e lartë, kjo shifër është e paprecedent”. Por, nuk mund të jemi dakord si shoqëri që të shohim të njëjtin produkt dhe vlerë shoqërore me dy standarde. Si universiteti publik dhe ai privat ofrojnë një të mirë publike, përmirësimin e aftësive për punë dhe për të konkurruar në ekonomi globale të qytetarëve shqiptarë. Universitetet private nuk janë “të tjerët”, por ata sot janë vetëm 20% e “të mirës publike”. *Autori është Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Rreziku i reformës së arsimit të lartë

D

iskutimi që po zhvillohet mbi raportin e reformës së arsimit të lartë, është një risi pozitive për skenën tonë publike. Qeveritë e mëparshme kanë ndërmarrë një sërë reformash, që pak ose aspak i janë nënshtruar diskutimit publik. Në këtë aspekt, transparenca e deritanishme e procesit është për t’u përshëndetur. Problemi është se kemi të bëjmë me një reformë neoliberale, që ofron zgjidhje që nuk u përgjigjen problemeve themelore të arsimit të lartë shqiptar. Nga njëra anë, raporti me të drejtë vëren se problemi themelor i arsimit publik shqiptar është mungesa e financimit dhe vëmendjes nga shteti. Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet është tregu. Në këtë aspekt, reforma që propozohet, rrezikon që të justifikojë mungesën e vëmendjes dhe financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë nga ana e shtetit edhe në të ardhmen. Në fakt, i gjithë raporti i reformës ngrihet mbi premisën se shteti shqiptar nuk ka mundësi “për të financuar dhe mbështetur arsimin e lartë në nivelet që kërkojnë standardet dhe cilësia bashkëkohore” (faqe 30). Jo vetëm kaq, por raporti që në fillim deklaron se shteti shqiptar nuk mund të ofrojë standardet më minimale (1500-2000 për student) as në 10 vitet e ardhshme (faqe 14). Se ku bazohet gjithë ky pesimizëm nuk është e qartë. Autorët e raportit mjaftohen duke na thënë se “tashmë trendet dhe mundësitë reale të buxhet-

koment BLENDI KAJSIU

eve tona janë të perceptueshme dhe të kushtëzuara nga shumë faktorë të tjerë strukturorë [?]” (faqe 14). Kaq mjafton për të parashikuar në mënyrë “objektive” zhvillimin e zymtë të buxheteve shqiptare për arsimin edhe për 10 vitet e ardhshme. Nisur nga këto premisa, raporti arrin në konkluzionin se e ardhmja e arsimit të lartë shqiptar nuk duhet parë te shteti, por te tregu. Sipas raportit, megjithëse shteti duhet të jetë garantuesi kryesor i arsimit të lartë duke përcaktuar drejtimet e zhvillimit, “kjo nuk do të thotë që shteti të jetë domosdoshmërisht: a) financuesi kryesor i tij; b)prodhues i arsimit të lartë në Shqipëri” (faqe 63). I bie që financuesi dhe prodhuesi kryesor duhet të jetë tregu. E thënë shkurt: mos prisni shumë nga shteti, as sot, as në dhjetë vitet e ardhshme! Që qeveria socialiste pasi erdhi në pushtet me premtime të majta të prodhojë një reformë kaq të djathtë neoliberale, nuk na çudit. Problemi është se zgjidhja që ofrohet, nuk i përgjigjet problemit që identifikohet nga vetë raporti. Pra problemi nuk është thjesht tek ideologjia, por te logjika.

Raporti vë në dukje se shteti në Shqipëri nga njëra anë e ka masivizuar arsimin e lartë dhe, nga ana tjetër, shpenzon disa herë më pak për student (460 euro) sesa vendet më të varfra të BE-së dhe fqinjët tanë, Rumania dhe Bullgaria (2700-2900 euro për student). Edhe si përqindje Shqipëria shpenzon për arsimin e lartë një pjesë më të vogël të prodhimit të përgjithshëm bruto, PPB (0.4-0.6%), krahasuar me vendet e OECD-së (1-3 %). Në këto kushte, prioritet duhet të ishte rritja e financimit të arsimit të lartë nga ana e shtetit, si në vlerë absolute, ashtu edhe si përqindja e PPB-së. Raporti e eliminon këtë mundësi, duke deklaruar se shteti nuk ka mundësi ta rrisë financimin në këtë sektor në terma afatshkurtër; “është e pamundur që…të shohim një rritje më shumë se 50% të investimeve shtetërore. Kjo rritje është jo sinjifikative për nevojat e arsimit të lartë në vend” (faqe 30). Pas kësaj deklarate, raporti nuk jep asnjë të dhënë se sa duhet të rritet investimi i shtetit, si përqindje e PPB-së apo në vlerë absolute, për çdo vit në katër, pesë, apo dhjetë vitet e ardhshme, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e arsimit të lartë. Me sa duket, as në terma afatgjatë nuk mund të shpresojmë për ndonjë rritje serioze të financimit shtetëror. Në këtë aspekt, raporti duket se i qan hallin e qeverisë më shumë sesa arsimit të lartë. Ama si një produkt shkencor i një grupi të pavarur akademikësh raporti duhet të përcaktojë

para së gjithash sa duhet të rritet financimi i shtetit në arsimin e lartë publik në vitet në vijim, në mënyrë që të arrihen disa standarde, që janë më të larta se këto që kemi sot dhe të krahasueshme me fqinjët tanë të varfër. Sepse është tallje të pretendosh standarde europiane apo anglosaksone për një vend që sot shpenzon për arsimin e lartë pesë herë më pak se vendi më i varfër i BE-së. Pastaj, nëse qeveria aktuale mund t’i arrijë këto standarde apo jo, kjo është çështje tjetër. Duhet thënë se përballë mungesës së investimeve shtetërore raporti ofron disa zgjidhje të arsyeshme, siç është vendosja e mesatares 6 për futjen në universitet (faqe 42). Kjo do t’i vinte fre masivizimit pa kriter, duke rritur kështu investimin për kokë në arsimin e lartë publik. Problemi është se disa nga zgjidhjet e tjera “themelore”, që ofron raporti, janë kontradiktore ose pak bindëse. Kështu, përballë mungesës së rritjes serioze të financimit shtetëror, transformimi i universiteteve publike dhe private në fondacione që mund të marrin fonde nga shteti, është kontradiktor (faqe 34-35). Në kushtet kur shteti nuk arrin të financojë institucionet aktuale të arsimit të lartë, futja në financimin e shtetit të aktorëve të tjerë nuk ka sens. Po kështu, ideja se mungesa e financimit shtetëror do të kompensohet me burime alternative që do vijnë nga sektori privat, nuk të bind për dy arsye. Së pari, bizneset e mëdha shqiptare janë

aq të dobët financiarisht, saqë më shumë synojnë të përfitojnë nga shteti sesa të kontribuojnë në financimin e publikes. Së dyti, kufizimet e financimit privat reflektohen në gjendjen e vështirë financiare të sektorit privat të arsimit të lartë sot. Në fakt, vetë raporti nuk bën asnjë projeksion (apo parashikim) se sa dhe si do të rritet financimi i arsimit të lartë nga burimet private në vitet e ardhshme, sidomos duke pasur parasysh situatën tonë ekonomike. Nëse, sipas raportit, kriza ekonomike nuk e lejon shtetin të financojë sa duhet arsimin e lartë në 10 vitet e ardhshme, përse e njëjta krizë ekonomike do prodhojë një sektor privat që financon mjaftueshëm arsimin e lartë shqiptar? Në fund të fundit, shteti dhe biznesi përballen sot dhe nesër me të njëjtën krizë ekonomike. Në këto kushte, ideja se në Shqipëri do arrihen standarde europiane apo modele anglosaksone teksa shteti tërhiqet nga financimi i arsimit të lartë, është thjesht një shaka pa kripë. Njësoj si shakaja e integrimit në BE, ku shteti sa më pak shpenzon për sektorin publik në praktikë, aq më shumë rrit standardet “europiane” në letër. Nën petkun e standardeve europiane apo anglosaksone justifikohet tërheq ja e shtetit nga financimi i arsimit të lartë dhe braktisja e përgjegjësive politike të qeverisë për këtë sektor. Ky është rreziku që paraqet reforma aktuale. *Botuar fillimisht në gazetën Panorama.


14 28.05.2014 botime

Promovimi

Ismail Kadare, Nënë Tereza, Sali Berisha, Edi Rama, Spartak Ngjela, Ilir Meta, Mark Marku, Lulzim Basha, Preç Zogaj, Fatos Lubonja, Aleksandër Arvizu, Fatos Nano, Ramiz Alia, Enver Hoxha, Dritëro Agolli, Martin Camaj, Bamir Topi e shumë të tjerë vijnë të profilizuar sipas stilit dhe këndvështrimit të gazetarit

Secilit Shqipërinë e Alfred Lelës Janë 146 profile personalitetesh, personazhesh dhe ngjarjesh që gazetari Alfred Lela i ka sjellë në librin “Secilit Shqipërinë e tij”, i cili u promovua ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Libri vjen si dokumentim i ngjarjeve që ka kaluar Shqipëria, nëpërmjet fokusit të një gazetari.

E

kanë quajtur letërsi në nxitim gazetarinë. Ose, atë lloj gazetarie që e kapërcen veten dhe lajmin. Këtë është përpjekur të sjellë Alfred Lela në librin e tij “Secilit Shqipërinë e tij”, një vëllim me 146 profile personazhesh, që i kapërcen shenjat e kronikës, duke u bërë krijimtari e pastër e gazetarit, i cili megjithatë i mbetet besnik lajmit...Profilet e personazheve si Ismail Kadare, Nënë Tereza, Sali Berisha, Edi Rama, Spartak Ngjela, Ilir Meta, Mark Marku, Lulzim Basha, Preç Zogaj, Fatos Lubonja, Fatos Nano, Ramiz Alia, Enver Hoxha, Dritëro Agolli, Martin Camaj, Bamir Topi e shumë të tjerë, u prezantuan ditën e djeshme në formën e një libri, botim i UETPress, promovimi i të cilit mblodhi rreth vetes emra të njohur të medias, politikës dhe diplomacisë, ku nuk mungonin figura si ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj apo ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, profili i të cilit nuk mungon në libër. Për më se tre vjet, autori ka hedhur në faqen e parafundit të së përditshmes MAPO mbi 300 profile, për të zgjedhur ato më përfaqësueset, 146 në libër, si dokumentim i ngjarjeve që ka kaluar Shqipëria, nëpërmjet fokusit të një gazetari. Një pjesë e mirë e profileve nuk janë për personazhin sa janë për ngjarjen. Një pjesë tjetër e konsiderueshme merren me kontekstin. Janë profile ngjarjesh e fenomenesh, më shumë se individësh. Ka profile të frymëzuara nga in-

dividë që i kanë prodhuar ngjarjet duke dalë mbi to. Profilet që vijnë si bashkëbisedim, si interpretim i botës së jashtme dhe asaj të brendshme; një raport me botën dhe me veten, gazetari dhe letërsi bashkë. Autori shprehet se shkruan për të shpjeguar botën dhe veten. Për t’i shpjeguar botës veten dhe veten botës. Në ceremoninë e promovimit ai u shpreh se me këtë libër shpreson t’i shkojë lexuesit si një njeri që di të shkruajë. “Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur. Ju falënderoj pafund, sepse po më thoni se ato çka kam shkruar gjatë këtyre kohëve nuk kanë shkuar huq, e kanë gjetur pasqyrimin dhe rezonancën edhe tek ju. Jemi pjesë e një komuniteti, çka është shumë e rëndësishme, jemi pjesë e një bashkësie që nuk është vetëm e atyre që shkruajnë por edhe atyre që lexojnë dhe shpresoj të kem ardhur këtu si dikush që di të shkruajë, e shpresoj shumë këtë”, - u shpreh Lela. Artur Zheji, drejtor i “Media Mapo”, e quajti autorin si një nga stivuesit më të mirë të sintaksës së mendimit dhe një gazetar që spikat me stilin elegant të të shkruarit. “Lela është pa dyshim një nga stivuesit e sintaksës së mendimit me një strukturë, që është siklet i madh që ta kesh kundërshtar dhe kënaqësi e madhe ta kesh në krah. Për të qenë sadopak në rezonancë me këtë bisturi të hollë, fjalëpake por që ngulet thellë në indet e mendimit dhe objektit që hapet për shqyrtim – qoftë në rastin kur i

Një pjesë e mirë e profileve nuk janë për personazhin sa janë për ngjarjen. Një pjesë tjetër e konsiderueshme merren me kontekstin. Janë profile ngjarjesh e fenomenesh, më shumë se individësh. Ka profile të frymëzuara nga individë që i kanë prodhuar ngjarjet duke dalë mbi to.

bën diagnozë apo autopsi, apo kur e vret verbalisht –është një kënaqësi shumë e madhe për mua të bëj uverturën e një gjëje që nuk ka nevojë për uverturë. Libri është i pari i këtij lloji i Lelës; janë profile të spikatura, të dallueshme dhe të dhimbshme për ata që nuk u shkonte pas idesë këndvështrimi i Fredit, dhe është shumë mirë që janë përmbledhur në një libër si njëlloj ditari, ku shumëkush nga ata që përbëjnë sot jetën publike gjen një pasqyrë, pasqyrën e Alfred Lelës, ku shihet më i bukur, më i shtrembër, më me defekte...”, –u shpreh Zheji. Për pedagogen Rafaela Marteta, libra të tillë me gazetarë si Lela, sjellin gazetari më të mirë. “Sa i përket librit dhe strukturës së mendimit të Lelës, kam dëshirë të veçoj tri momente: fjala gjithmonë e kërkuar dhe kurrë rastësore, libri është një akrobaci shumë e pëlqyeshme dhe e suksesshme mes standardit, dialektit dhe gjuhës së huaj, dhe e treta; një dozë humori që në një continuum kalon në një seriozitet të rrallë, por që nuk shkon asnjëherë në skaj as te njëra as te tjetra. Besoj se me gazetarë si Lela do të kemi me siguri gazetari të mirë, që është në shërbim të gjuhës publike dhe jo në shërbim të të bërit para. Jo fabrikë prodhimi parash”, - e cilësoi Marteta. Ndërsa Agron Gjekmarkaj tha se me këtë libër e me këto profile, Lela ka realizuar një histori bashkëkohëse shqiptare. “Më ndërtimin e 146 profileve të personaliteteve dhe personazheve që e

dominojnë jetën shpirtërore, kulturore e politike të kombit, Alfred Lela ka realizuar një histori të tijën të bashkëkohësisë shqiptare; pa data, pa fakte, pa ngjarje, pa vepra të mirëfillta, ndonëse janë pikërisht ato që në të nënvetëdijshme na çojnë drejt profileve, mozaiku i të cilave rrëfen një histori shqiptare në 146 mënyra. E ka bërë këtë me disa kombinime, me forcën e kulturës e me artin e shkrimit, me forcën e profesionistit që pikas detajin dhe di kur e si ta kontekstualizojë atë me aktualen si dy anë të një sinteze”, - tha Gjekmarkaj duke shtuar se Lela sjell një frymë të re në të ndërtuarit e një profili larg traditës “jeta dhe vepra”. Edhe vetë autori shprehet se profilet e tij, shumica të paautorizuara, kullojnë subjektivizëm. “Janë profile të paautorizuara. Shumica. Por më shumë se personazhi dhe ngjarja që ka mbrujtur profilin, më ka interesuar që në të të fus një varg simbolesh që shpjegojnë e merren, më shumë se me një personazh e me një ngjarje. Jam munduar të shpjegoj jo vetëm Sali Berishën, ta zëmë, por edhe veten, Shqipërinë, madje edhe juve, apo ata lexues që janë ndaluar te aksh profil”, - shpjegon Lela. Kanë qenë ngjarjet, aktualiteti, e përditshmja e sidomos njerëzit që i kanë shërbyer si nxitës për shkrimin e këtij libri e që vazhdojnë ta frymëzojnë gazetarin në punën e tij dhe në ndërtimin e të tjerë profileve e ngjarjeve duke i sjellë lexuesit, secilit Shqipërinë e tij.

Agron Gjekmarkaj: Lela, referencial që me librin e parë “Secilit Shqipërinë e tij”, duke filluar nga titulli për t’u shkartisur në brendi, më ka lënë shijen e një libri prepotent. Prepotenca e pambështetur në forcë do të ishte një marri, konstatim që në këtë tekst nuk e nxjerr kurrsesi. Më ndërtimin e 146 profileve të personaliteteve dhe personazheve që e dominojnë jetën shpirtërore, kulturore e politike të kombit, Alfred Lela ka realizuar një histori të tijën të bashkëkohësisë shqiptare; pa data, pa fakte, pa ngjarje, pa vepra të mirëfillta, ndonëse janë pikërisht ato që në të nënvetëdijshme na çojnë drejt profileve, mozaiku i të cilave rrëfen një histori shqiptare në 146 mënyra. E ka bërë këtë me disa kombinime, me forcën e kulturës e me artin e shkrimit, me forcën e profesionistit që pikas detajin dhe di kur e si ta kontek-

stualizojë atë me aktualen si dy anë të një sinteze. Ndaj prepotenca tij është legjitime, origjinale dhe e nevojshme sepse demonton traditën monotone të modelit “jeta dhe vepra” dhe sjell modelin e subjektivizmit të tij “tjetri sipas meje”. Por pikërisht tjetri i Lelës edhe nëse nuk përputhet me tëndin pa ndoshta e pa sikur, ta vë atë në diskutim qoftë edhe kur është serioz, qoftë kur bën batuta dhe kupton se të ka ndikuar, të është imponuar, të ka modifikuar diçka në këndvështrimin tënd. Një libër është i tillë kur arrin këtë qëllim, dmth të ndikojë të menduarit e të tjerëve. Ndodh kështu, sepse Lela e njeh thellë objektin e analizës së tij; me jetë, me vepër, me veprim, paçka se nuk i referohet. Paçka se duket se aty për aty nuk i interesojnë. I mbledh

të gjitha bashkë dhe krijon karaktere dhe mbi të gjitha ide nga të cilat gjykohet e shkuara, e tashmja por më shumë shpirti i epokës, fryma e kohës që jetojmë, çmërsi dhe horizonti shqiptar në mes të të cilave rri Ismail Kadare, Nënë Tereza, Sali Berisha, Edi Rama, Spartak Ngjela, Ilir Meta, Mark Marku, Lulzim Basha, Preç Zogaj, Fatos Lubonja e deri te numri 146. Veç me librin e parë ia ka dalë të jetë referencial, mesa shoh nuk e fsheh egon për të qenë dominues. Këtë e keni në dorë ju: ndalojeni! Ka dy mungesa të mëdha në këto profile, pa të cilat bashkëkohësia është e mangët; e kam fjalën për Ibrahim Rugovën dhe At Zef Pllumin. Le t’i bëjë! Nuk është vonë. Atyre nuk u mungon profili, ndërsa Lelës i mungojnë ata. Kam konstatuar një

gjë për të cilën zor se mund të bind të tjerët; se kur bëhet fjalë për politikanët kryesorë të vendit, Lela kur i lëvdon, në fakt i kritikon dhe kur i kritikon ndonjëherë, e ka me funksion lëvdues. Mesa duket do të jetë i pangjashëm edhe në këtë marrëdhënie. Të themi, atipik. I shijon më shumë nënteksti në këtë rast sesa teksti. Më thoni ju, a do të kishit guxuar ta çonit nëpër mend që secilit t’i jepnit Shqipërinë e vet? Besoj se jo, ndërsa të gjithë bashkë sonte ne i japim autorit që na ka mbledhur këtu Shqipërinë e tij; e kemi më të lehtë sepse gjithçka ne mendojmë për Lelën dhe librin e tij bëjnë Shqipërinë e Alfred Lelës sipas nesh. Le të mos e përkufizojmë këtë Shqipëri, gjithsecili ta mbajë në kokë ashtu siç e ka. Por, ajo është.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

15

Ndjeshmëria e tingujve të kitarës ende mbetet diçka shumë personale dhe intime. Ndaj ia vlen të shkosh këto ditë në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku do ta mbahet Festivali Ndërkombëtar i Kitarës

Tinguj kitare në kryeqytet, rikthim në ‘epokën e artë’ Festivali Ndërkombëtar i Kitarës nis sot në Akademinë e Arteve me pjesëmarrjen e kitaristëve më të famshëm botërorë

D

eri në shekullin e 19-të ishte ende “epoka e artë” e kitarës. Të kënduarit me kitarë ishte forma më popullore e muzikës vokale. Por gradualisht, ajo doli në sfond. Megjithatë, ndjeshmëria e tingujve të kitarës ende mbetet diçka shumë personale dhe intime, sidomos kur bëhet fjalë për këngët e dashurisë. Ndaj ia vlen të shkosh këto ditë në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, ku do ta mbahet Festivali Ndërkombëtar i Kitarës. Artistët më të njohur dhe më të vlerësuar të cilët ua kanë kushtuar jetën tingujve mahnitës që burojnë nga telat e kitarës, për katër ditë me radhë do të jenë pjesë e mbrëmjeve magjike që organizon Fondacioni “Guitar Foundation of Albania” në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës. Ky është edicioni i tretë ku sërish do të prezantohen koncerte të kitaristëve të famshëm botërorë, masterklase për studentët, konkursi ndërkombëtar i kitaristëve, konkursi ndërkombëtar i kitaristëve të vegjël, workshop-e, ekspozita etj. Kitaristi holandez, Han Jonkers vjen për herë të parë për t’u bërë pjesë e këtij eventi që organizohet në Tiranë. Ai ka studiuar kitarën me Hans Lutz Niessel. Është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Që prej vitit 1981 ai jeton në Zvicër dhe ka interpretuar si solist në ansamble të muzikës së dhomës në të gjithë botën. Disa kompozitorë kanë shkruar vepra vetëm për kitarën e tij. Ka zhvilluar recitale në vende të ndryshme të botës, si në Zelandën e Re, në Nju Jork deri në Afrikën e Jugut. Është president i Shoqatës Europiane të Kitaristëve. Fokusi i punës artistike të kitaristit gjerman, Carsten Linck, është muzika e dhomës. Repertori i tij përfshin muzikën e hershme të Rilindjes, por dhe kompozime bashkëkohore. Në bashkëpunim me këngëtarë dhe instrumentistë si pjesë e ansambleve të ndryshme, ai ka dhënë koncerte në qendrat më të mëdha kulturore në Gjermani dhe në vende të tjera europiane. “Unë kam luajtur në kitarë që kur isha 17 vjeç. Kitarën e parë e bleva në moshën 12-vjeçare”, thotë kitaristi Dave Goodman, që vjen nga Kanadaja për t’u bërë pjesë e këtij festivali. “Unë nuk jam i pasur dhe i famshëm (edhe pse nuk është shumë vonë), por jam i pasur përtej fjalëve me atë që me të vërtetë ka rëndësi për mua”, - thotë Goodman. Koncertet e kitaristit Knuth Schoch nga Gjermania, janë pritur gjithmonë me entuziazëm nga publiku për shkak të freskisë dhe intensitetit në interpretim që demonstron vlerë dhe rigjallërim të interpretimit me kitarë, sikur të kishte jetuar në shekullin e 19-të. Schoch ka studiuar në Shkollën e Muzikës në Hamburg dhe ka punuar në klasa të ndryshme me mjeshtra të njohur të kitarës, si Jill Feldman, Ian

Artistët më të njohur dhe më të vlerësuar të cilët ua kanë kushtuar jetën tingujve mahnitës që burojnë nga telat e kitarës, për katër ditë me radhë do të jenë pjesë e mbrëmjeve magjike që organizon Fondacioni “Guitar Foundation of Albania” në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës...

Partrige, James Wanger dhe Harmut Holl. Repertori i tij mbulon një gamë të gjerë veprash të periudhës së Mesjetës, por edhe muzikë bashkëkohore. Përveç muzikës së dhomës, ai i është përkushtuar dhe operas klasike. Në fokus të punës së tij është muzika e para viteve 1800 dhe interpretimi i saj historik. Ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës që janë transmetuar në radio dhe tv të rëndë-

Shqipëria nuk është vetëm vendi organizator i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. Kitaristët Admir Doçi, Edison Misso dhe Helidon Goro janë pjesë e mbrëmjeve koncertore

sishme. Koncertet e tij janë “dokumentuar” me mbi 80 CD që mbajnë dhe logon e shtëpive diskografike më të njohura në Europë. Fituesi i konkursit të një viti më parë në Tiranë, kitaristi Neno Munitic nga Kroacia vjen tashmë si i ftuar në festival. Shqipëria nuk është vetëm vendi organizator i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës. Kitaristët Admir Doçi, Edison Misso dhe Helidon Goro janë

pjesë e mbrëmjeve koncertore që do të mbahen gjatë katër netëve të Festivalit. Pjesë e këtij eventi është dhe konkursi ndërkombëtar. Juria, e përbërë nga Admir Doçi, Han Jonkers, Knuth Schoch, Carsten Linck, Xhevdet Sahatxhija, Neno Munitic, Edison Misso dhe Helidon Goro do të gjykojnë më të mirin. Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Në fund do të shpallen dhe fituesit e tri çmimeve të para.

Petrit Çeku, kitara klasike e sjell nga skenat e botës në Tiranë Kitaristi Petrit Çeku, menjëherë pas ReMusica që përfundoi në Prishtinë, udhëton për në Tiranë, ku do të mbajë koncertin e radhës të premten në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Tingujt që lëshon nga kitara bëjnë që spektatorët gjithnjë të magjepsen, ndërsa sallat ku performon ai, sado të mëdha qofshin, duken të ngushta nga prania e publikut. Petrit Çeku mban mbi supe nëntë çmime prestigjioze në festivale ndërkombëtare kitaristike. Në koncertin e së premtes në TKOB, ai sjell dy koncertet më të njohura të kompozitorit Joaquín Rodrigo (1901-1999): Concierto de Aranjuez dhe Fantasia para un Gentilhombre, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOB. Dy koncertet e kompozitorit Joaquín Rodrigo janë piedestali i repertorit të kitarës klasike. Concierto de Aranjuez është shkruar në vitin 1939 dhe pati premierën një vit më vonë në Barcelonë, interpretuar nga kitaristi Regino Sainz de la Maza, të cilit edhe i është dedikuar vepra. Koha e dytë e këtij koncerti është ndër veprat më të njohura të shekullit XX, e aranzhuar për shumë instrumente e formacione të zhanreve të ndryshme. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Concierto de Aran-

juez, ishte e pashmangshme që një tjetër vepër të shkruhej dhe t’i dedikohej kitaristit Andrés Segovia, i cili me prezencën e tij në të gjitha skenat botërore ishte njeriu më i rëndësishëm në botën e kitarës klasike, influenca e të cilit ende vazhdon. Kështu në vitin 1954, lindi vepra” Fantasía para un Gentilhombre” (Fantazi për një

xhentëlmen), ku është evidente që xhentëlmeni në fjalë është vetë Segovia, i cili dha premierën në vitin 1958 në San Francisco të Kalifornisë. Sidoqoftë, kjo vepër përmban edhe një dedikim artistik për kompozitorin Gaspar Sanz (16401710), ngase në 4 kohët e koncertit trajtohen 6 valle të ndryshme të Sanzit. Këto dy koncerte do të interpretohen nga Petrit Çeku, i cili ka koncertuar në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore me recitale solistike, si dhe në bashkëpunim me orkestrat simfonike si Allentoen Symphony, Baltimore Symphony, Orkestra Kamertale e Filarmonisë Çeke, Orkestra Simfonike e RTSH-së, Orkestra Shtetërore e Hermitazhit të St. Petersburgut, Filarmonia e Kosovës dhe Filarmonia e Zagrebit. Ai gjithashtu ka bashkëpunime të vazhdueshme me orkestrën harkore “Solistët e Zagrebit” dhe është themelues i trios kitaristike Elogio. Në vitin 2008, Çeku lançoi kompaktdiskun e parë me etiketën e kompanisë amerikane diskografike “Naxos”. Po atë vit u shpërblye me çmimin vjetor të Filarmonisë së Zagrebit, “Muzikanti më i mirë i ri i vitit”. Petrit Çeku luan në kitarën e krijuar nga Ross Gutmeier.


16 28.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


sport

sport

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

17

Real Madrid, 65 milionë euro dhe 2 lojtarë për Pogba Talenti francez i Juventusit, Paul Pogba është objektivi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. 65 milionë euro dhe 2 lojtarë është oferta që mbretërit e Europës i kanë dorëzuar Juventusit për të siguruar shërbimet e djaloshit 21-vjeçar, i cili konsiderohet lo-

jtari më i mirë në botë për moshën që ka. Sipas francezes, “Le 10 Sport”, Los Blancos i kanë ofruar Juventusit veç një sasie të konsiderueshme parash dhe dy lojtarë që “zonja e vjetër” ka kërkuar prej kohësh, Alvaro Morata dhe Fabio Coentrao, që respektivisht kanë një vlerë

prej 15 dhe 12 milionë eurosh, pra shuma totale që Juventusi do të përfitonte nga shitja e Pogbas do të ishte 90 milionë euro. Kjo ofertë mësohet të ketë tunduar drejtuesit bardhezi, të cilët mund të gjejnë tek mesfushori i Interit, Fredy Guarin, zëvendësuesin ideal të Pogbas.

Prezantohet Duro: Dua Kampionatin dhe Kupën Tekniku i ri i Partizanit, Shpëtim Duro duket se i ka të qarta idetë për sa i takon objektivave për sezonin e ardhshëm me “Demat e Kuq”. Gjatë prezantimit të tij, Duro theksoi se ka ardhur tek Partizani për të ndërtuar një skuadër të aftë për fitoren e Kupës dhe Kampionatit. “Jam këtu për të fituar. Nuk do jem vetëm trajner, por edhe menaxheri i të kuqve dhe për këtë përgjegjësia është më e madhe”, - tha Duro. Ai shtoi se grupi aktual ka ende lojtarë që nuk u përshtaten ideve të tij. Partizani rikonfirmoi 10 futbollistë të sezonit të kaluar, ndërsa sot prezantoi edhe blerjen më të re, mesfushorin Idriz Batha, i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 10. Duro firmosi një kontratë 3-vjeçare, ku veç rolit të timonierit, 54-vjeçari do të jetë edhe menaxheri i skuadrës kryeqytetase.

Morina, “Talenti i vitit” që rrezikon largimin nga Tirana Morina u vlerësua si talenti i sezonit 2013-2014, duke bërë për vete çmimin individual, që tregon rritjen e tij në aspektin profesional. Paralajmëron edhe mundësi të tjera përveç Tiranës Arbi Fortuzi

Bomberi bardheblu, Supermario Morina, është shpallur fituesi i edicionit të 6-të të çmimit “Talenti i Vitit”, i organizuar nga shoqata “Sporti na Bashkoi”. Në votimin e gazetarëve sportivë në vend, sulmuesi i Tiranës, Morina u vlerësua si talenti i sezonit 2013-2014, duke bërë për vete çmimin individual, që tregon rritjen e tij në aspektin profesional. “Jam shumë i lumtur!! Ky vlerësim do të më bëjë të

vazhdoj punën time me të njëjtin ritëm”, - tha sulmuesi 21-vjeçar i Tiranës gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast. Morina gjithashtu garantoi besnikëri ndaj ngjyrave bardhë e blu, pasi dëshira e tij është të shohë Tiranën kampion, por në rast se ngërçi financiar që ka kapluar klubin nuk do të zgjidhet, atëherë ai do të shohë mundësi të tjera për të ardhmen e tij. Pikërisht pasiguria mbi të ardhmen e klubit kryeqytetas ka shtyrë tifozët e Tiranës të protestojnë sot para Bashkisë së kryeqytetit, të cilën e shohin si përgjegjëse kryesore për zvarritjen e zgjidhjes së ngërçit institucional që po mban peng projektin për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ardhshëm. Mbështetësit bardheblu në orën 18:00 u mblodhën përpara Bashkisë nën sloganin “Larg Politikës, Afër Tironës”. Tifozët e organizuar të skuadrës

Morina gjithashtu garantoi besnikëri ndaj ngjyrave bardhë e blu, pasi dëshira e tij është të shohë Tiranën kampion, por në rast se ngërçi financiar që ka kapluar klubin nuk do të zgjidhet, atëherë ai do të shohë mundësi të tjera.

kryeqytetase kanë bërë të ditur se protesta vjen si nevojë për të shmangur indiferencën që po tregohet karshi klubit më të titulluar në historinë e futbollit shqiptar. Kjo protestë, thanë drejtuesit e saj, nuk ka ngjyrime politike, por mbart në sfond ngjyrat bardhë e blu dhe ka si qëllim motivimin e Bashkisë së Tiranës për të ndërmarrë nismat e nevojshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin 2014-2015. Ultrasit e Tiranës paralajmëruan Bashkinë se do të përshkallëzojnë protestat për të mos lejuar përsëritjen e sezonit që sapo u mbyll, gjatë të cilit 24 herë kampionët e Shqipërisë mezi siguruan mbijetesën. Vlen për t’u theksuar se vetëm pak minuta pas grumbullimit të tifozëve bardheblu para Bashkisë, kryebashkiaku Lulëzim Basha iu bashkua grupit për të bashkëbiseduar për pak minuta me ta, duke u siguruar se po bën gjithçka

Platini jep alarmin: Shitja e ndeshjeve është realitet Shitja e ndeshjeve të futbollit është kthyer tashmë në një realitet të prekshëm për futbollin europian dhe botëror, dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i UFEA-s, Mishel Platini. Francezi, për të luftuar këtë fenomen, ka nënshkruar dje një memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Agjencisë Europiane për Zbatimin e Lig jit (EUROP OL), Rob Wainwright. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në zyrat e UEFA-s në Nyon, Platini ka pranuar se fenomeni i shitjeve të ndeshjeve është realitet që duhet luftuar. “UEFA nuk ka tagrin e duhur për ta luftuar këtë fenomen e vetme, për këtë arsye jam shumë i lumtur që EUROPOL do të zgjasë dorën për të kuruar këtë plagë që ka lënduar futbollin europian dhe atë botëror. Së bashku do të jemi më të fortë”, - mësohet të ketë thënë Platini. Nga krahu tjetër, drejtori i EUROPOL-

it e ka konsideruar memorandumin e bashkëpunimit si një sinjal të rëndësishëm që i jepet botës së krimit, që tashmë ka filluar të prekë edhe sportin e bukur të futbollit, se ky fenomen po merret seriozisht dhe lufta ndaj tij do të jetë me tolerancë zero. Qëllimi i këtij

memorandumi është ndërtimi i një projekti të përbashkët për të luftuar fenomenin e fiksimit të ndeshjeve, duke krijuar një bazë të dhënash të përbashkët dhe duke shkëmbyer informacion në kohë reale. Fillimisht mësohet se UEFA do monitorojë të gjitha ndeshjet e futbollit në 54 vende të Europës (që janë pjesë e organizatës, mes së cilave edhe Shqipëria), dhe për takimet ku do hidhen dyshime do të jenë ekspertët e EUROP OL -it që nëpërmje t a s i stencës së tyre do hetojnë dhe këshillojnë organin më të lartë futbollistik europian për të marrë masat e nevojshme. Kujtojmë që në muajin shkurt, presidenti i UEFA-s, Mishel Platini erdhi për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku kërkojë mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Prokurorisë që të bashkëpunojnë në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve.

që në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të ketë në rendin e ditës edhe çështjen e “Tiranës”. Protesta zgjati rreth 15 minuta. Protestuesit bënë të ditur se, nëse situata nuk ndryshon dhe çështja zvarritet, protestat e tifozëve bardheblu do të precipitojnë edhe në dhunë. Tirana mbijetoi në superiore falë mbështetjes së dy donatorëve Halili dhe Morina, të cilët nuk kanë ndërmend të sponsorizojnë skuadrën në të ardhmen nëse nuk u njihen kontributet apo nuk u lejohet të shfrytëzojnë asetet e klubit, siç janë të ardhurat nga stadiumi “ S e l m a n St ë r m a s i” . Sku ad r a kryeqytetase rrezikon edhe këtë vit të jetë pjesë e betejës për mbijetesë, çka nuk i ka hije, pasi bardheblutë në palmaresin e tyre mbartin 24 tituj kampion të Shqipërisë, 15 kupa dhe 10 superkupa, duke koleksionuar kështu 49 trofe kombëtare si asnjë skuadër tjetër në vendin tonë.

Firmos Bernard Berisha, Skënderbeu i frikshëm Skuadra kampione e Shqipërisë, Skënderbeu po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një skuadre të frikshme dhe të pathyeshme. Presidenti Ardian Takaj, pasi ka konfirmuar bomberin Pero Pejiç (golashënuesi më i mirë i vitit të shkuar) dhe ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Besës, Fatjon Sefën (golashënuesi i dytë më i mirë i vitit të shkuar), sot (dje) ka nënshkruar edhe me një element tjetër cilësor të futbollit shqiptar, Bernard Berishën. Lojtari 22-vjeçar, me origjinë nga Peja, në dy sezonet e fundit luajti për Besën, por rënia nga kategoria e kavajasve dhe oferta joshëse e “Ujqërve të Dëborës” bënë që lojtari të nënshkruajë me korçarët, të cilët objektiv kryesor për sezonin e ri kanë kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, çka do ishte një arritje historike për futbollin shqiptar.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

13 18

Seksi me fantazmën ishte shumë më i mirë se me një mashkull të gjallë 5

6

7

14

19

24

26

27

12 17

25 28

38 44

43 47

29

30

33

34

39

40

35

36

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

45

46

48

49

52

51

11

22

32

42

10 16

21

23

37

9

15

20

31

8

Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht:

1. Shfaqja e parë e një pjese teatrale, e një filmi, e një baleti, etj. 7. Pjesa e poshtme e një dhome. 13. Remont në mes. 14. Pjesë e një drejtëze, e kufizuar nga dy pika. 16. Vendi ku hipin fituesit. 18. Një shtet i SHBAsë. 21. Një lloj kafeje. 22. Pjesë toke e ngritur si breg i lartë me pjerrësi të butë. 23. Ajo që ka smirë. 25. Vend me ujë. 26. Simboli kimik i radiumit. 27. Zakon i keq i dikujt. 28. I sëmurë, i pamundur. 31. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ i caktuar dhe për të cilat ai është i vetëdijshëm. 32. Riza i kinemasë shqiptare. 33. Instituti Pemëtarisë. 34. John, këngëtar i njohur. 37. Jo në Itali. 38. Manzukiç, futbollist i njohur kroat. 39. Tregu Amerikan. 40. Ndërmarrje Ushqimore. 41. Zotëron. 42. Tërësia e elementeve të nevojshme për prodhimin e një të mirë materiale. 44. Sasia e punës që bën a që duhet të përballojë dikush. 47. Pemë frutore. 49. Dervish i Rilindjes Kombëtare. 51. Thirrje e stadiumeve. 52. Pemë frutore. 53. Mikroorganizëm që shkakton sëmundje.

Vertikalisht:

1. Qytet në Kosovë. 2. Lëndë për të lyer enët prej qeramike. 3. Shprehja e mospranimit a e kundërshtimit të diçkaje. 4. Emision Special. 5. Pjesa që përsëritet te kënga. 6. Sulm i armatosur i një shteti kundër një shteti tjetër. 7. Shumë të hollash, që lihet për t'u ruajtur në një institucion financiar. 8. Përemër pronor. 9. Sektori Tregtar. 10. Gjini tregimtare zakonisht në vargje. 11. Njeri që sillet me thjeshtësi. 12. Kopshti biblik. 15. Mama, shkurt. 17. Industria e Rëndë. 19. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh, ose një trup. 20. Organizatë Qeveritare. 22. Bar, pijetore. 24. Prishje e një makinerie. 25. Janë në majë të bishtit. 29. Tërësia e organeve, që kanë lidhje ndërmjet tyre dhe që së bashku kryejnë një funksion të caktuar të organizmit. 30. Frut tropikal. 32. Shtroje për të fjetur. 35. Liri, aktore e njohur. 36. Në rregull. 38. Ndërtim me tulla. 43. Gjah i kapur. 45. Pjesë e futur në bregun e detit. 46. Shtojcë e emrit të shoqërimeve të fluturimeve. 48. Sigla e Gjirokastrës. 50. Pak muhabet.

Sudoku | nivel mesatar 3 7 8

2 9 7

1 9 3

4 9

3 4 5

5 4

5

2 1

5

5 4 3 8 6 3

1

3

9 4

8

2

4

2

7 3 5 2

6

9

1 9 7

8 6

9

5 6

1 3

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 Koha e fillimit _____:____

2

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Kinky Adrien Blackwell thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një komandant të ushtrisë amerikane që ka vdekur dy shekuj e gjysmë më parë. “Kam bërë seks me një fantazmë 250-vjeçare. Ishte më mirë se me një burrë prej mishi e gjaku”, ka qenë deklarata e çuditshme e saj. “Nuk ishte aspak e frikshme, vetëm paksa e çuditshme. Më kujtohet që fillimisht ndjeva praninë e dikujt në shtrat, më pas ndjeva një përqafim të ngrohë dhe pastaj bëmë dashuri”, ka treguar ajo. Blackwell është e specializuar në ‘Sexesorcism’ (studion rastet kur fantazmat arrijnë të bëjnë seks me njerëzit). “Për shumë njerëz kjo është një përvojë e frikshme dhe unë përpiqem tua largoj këto fantazma. Kurse për mua ishte fantastike”, është shprehur Blackwell.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ka rrezik qe marrëdhënia ne çift te jete paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni debate te forta ne disa momente dhe gjerat nuk do ecin ashtu si i kishit menduar. Beqaret do kenë takimet e ëndërruara dhe shume shpejt do mund te fillojnë një histori dashurie serioze. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura, prandaj nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për planin sentimental. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni për mrekulli pranë njeri-tjetrit. Beqaret ka gjasa te realizojnë disa takime, por nuk do mund te shkojnë me tej sesa një aventure momentale. Ne planin financiar do tregoheni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Gjerat do ecin me se miri sot ne planin sentimental. Nuk do prekni ne asnjë moment temat delikate përkundrazi do preferoni vetëm te flisni për gjera pozitive dhe te dashuroheni me pasion. Beqaret ende do e kenë te vështirë te fillojnë një lidhje te qëndrueshme, megjithatë nuk duhet te refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet shtrënguar paksa rripi i shpenzimeve.

Ka shume mundësi qe te bëni çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te dashuroheni plot pasion me personin qe keni ne krah. Beqaret do afrohen mjaft me një person qe ka kohe qe i josh, por qe atyre nuk ua kishte mbushur mendjen sa duhet. Financiarisht situata do jete delikate dhe do jeni gjithë kohës ne ankth.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do jeni shume te arsyeshëm sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi ne komunikimin me partnerin. Pritet qe dita te jete e qëndrueshme. Beqaret do jene te parrezistueshëm dhe nuk do mund t’iu shpëtojnë propozimeve te veçanta. Me pas çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Financat do jene te mira dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

PESHORJA (23/IX-22/X)

1

9

4

7

3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do kërkoni te jeni gjate gjithë kohës dominues gjate kësaj dite ne jetën sentimentale dhe kjo gjë nuk do i pëlqejë aspak personit qe keni ne krah. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar do keni edhe ndonjë ulje dhe ngritje. Ne asnjë mënyrë nuk duhet te merrni para hua nga persona qe nuk ia keni besën.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 026, 214, 523, 541, 719, 732, 839, 947. Numra me 4 shifra: 2599, 4215, 4854, 5209, 5225, 5326, 6321, 8684. Numra me 5 shifra: 21548, 22646, 25246, 25297, 32152, 34441, 48295, 52152, 56958, 62029,

62599, 69999, 76114, 85391, 85487, 95242. Numra me 6 shifra: 118195, 125154, 130851, 1 45120, 202020, 220792, 254152, 263201, 435222, 514521, 644558, 647245, 711348, 751256, 874154, 924424.

Komunikimi ne çift do jete me i mire gjate kësaj dite dhe do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do mund te zgjidhni edhe ndonjë problem te vogël qe keni pasur. Beqaret do kenë takime emocionuese, por kur te njihen me mire me personat do zhgënjehen. Ne planin financiar do gjeni një mënyrë shume te mire për te rritur te ardhurat.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Nuk do mund ta duroni dot me rutinën e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe ka rrezik te bëni ndonjë gabim te pafalshëm. Mos përfitoni nga liria qe ju ka dhënë partneri. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por nuk do arrijnë dit te vendosin me ke do vazhdojnë me tej. Mos kërkoni te pasuroheni me metoda te jashtëligjshme.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite e përshtatshme për te folur gjere e gjate mbi lidhjen tuaj dhe për te marre vendime te rëndësishme kjo e sotmja. Yjet do krijojnë ambientin e duhur. Beqaret do jene gati te fillojnë histori dashurie me ata persona qe kane kohe qe ua kërkojnë këtë gjë. Financat nuk do kenë ndryshime te mëdha, megjithatë situata pritet te mos jete tejet problematike.

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse doni qe lidhja juaj te jete sa me e bukur dhe me emocionuese duhet qe here pas here te toleroni dhe te bëni ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa propozime. Nuk ka ardhur ende momenti qe ata te ndryshojnë status. Financat do jene goxha me te mira se disa dite me pare fale mbështetjes se te afërmve dhe menaxhimit tuaj te mire.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Çiftet do i japin edhe me shume rëndësi jetës intime dhe do mundohen ta surprizojnë partnerin. Gjithçka do behet me emocionuese tashme. Beqaret duan apo jo do e ndryshojnë statusin. Kjo gjë është vendosur tashme nga planetët. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni gjendjen. Kjo do krijoje mundësi për te kryer edhe ndonjë investim.

PESHQIT (20/II-19/III) Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental. Partneri do ua shprehe pa fund ndjenjat dhe ju do e lini veten te lire duke përfituar kështu nga çdo sekonde. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek dashuria duke qene se do kenë te tjera çështje me te rëndësishme. Financat do jene te stabilizuara mos u shqetësoheni.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

28.05.2014

28 maj

ditë që formësuan botën

19

Diplomat është ai burrë që kujton gjithmonë ditëlindjen e një gruaje, por s'mban mend kurrë moshën e saj. -Robert Frost

1799

Lufta e "Koalicionit të Dytë" "Koalicioni i Dytë" (1798-1802) ishte përpjekja e dytë prej monarkëve europianë, të drejtuar prej Habsburgëve të Austrisë dhe Perandorisë Ruse për të eliminuar Francën revolucionare. Ata formuan një aleancë të re dhe u përpoqën të sprapsin fitoret e mëparshme të ushtrisë së Francës. Austria dhe Rusia ngritën ushtri të freskëta për fushata në Gjermani dhe Itali në vitin 1799. Në verën e 1798, Napoleon

Bonaparti drejtoi një ekspeditë në Egjipt. Ndërkohë, gjatë mungesës së tij në Europë, shpërthimi i kryengritjeve në Zvicër e zbehu mbështetjen e Francës ndaj Konfederatës zvicerane. Kur revolucionarët përmbysën qeveritarët e kantonit në Bern, një ushtri Franceze lëvizi drejt Zvicrës, gjasme për të mbështetur republikanët zviceranë. Në veri të Italisë, gjenerali rus, Aleksandër Suvorov

korri një sërë fitoresh, duke i përzënë francezët përtej luginës së Po-së si dhe duke i detyruar ata të ktheheshin pas përmes Alpeve franceze dhe bregut të Xhenovas. Gjithsesi, ushtritë ruse në Zvicër u mundën prej komandantit francez, Andre Massena dhe Suvorov në të vërtetë u dorëzua. Së fundmi, rusët braktisën koalicionin në kohën që Britania këmbënguli në të drejtën e kontrollit të të gjitha anijeve në det.

Blitz

Flickr

+612

Ndryshimi në përqindje që nga 2004 në numrin e njerëzve që përdorin programet afatgjata shëndetësore të Medicaid.

10:1

Raporti i njerëzve me probleme mendore serioze që mbahen në burgjet shtetërore amerikane, në krahasim me ata që mbahen në spitale psikiatrike.

+84

Ndryshimi në përqindje që nga 2008 në numrin e të rriturve të moshës 26-34vjeçare që marrin mjekim për ADHD.

87

Përqindja e helmimeve nga nikotina e cigareve në shtetin e Oklahomas këtë vit, që përfshijnë fëmijë nën 6 vjeç.

*Sipas Harper’s Index qershor 2014.

Foto: Albita Vallejo / Asking for Some Help

Pse rinia e sotme trajtohet si “Dele”? Erges Eskiu Nisur nga Reforma që po bëhet në arsim, mora iniciativën të jap mendimin tim, përsa i përket zhvillimit arsimor në tërësi dhe edukimit të fëmijëve, fëmijëve të cilët nesër do të jenë burrat dhe gratë që do të çojnë shoqërinë shqiptare përpara dhe vetë “Jetën”. - Në vendin tonë, problemi i edukimit vjen si pasojë e induktimit të modelit “Marksist” (komunizmi modern) në shkolla. -Shkollat komuniste nuk synonin në zbulimin e aftësive individuale të gjithsecilit, nuk kishin fëmijën në plan të parë, por strukturimin e fëmijës si pjesë e shoqërisë dhe e rregullave, bindjen në shtetin-Zot. Fëmija shihet si mjet që duhet t’i bindet shtetit dhe jo si qenie njerëzore me gjithë potencialin individual. Marksi thoshte që, mësuesi duhet të bëjë shpjegimin e lëndës që ka tagrin për të dhënë, mësuesi ka pushtet të padiskutueshëm mbi fëmijën dhe fëmija ka detyrimin t’i bindet. Kjo është natyrisht e papranueshme. Në këtë mënyrë vazhdojmë të rrisim “robotë” dhe jo “liderë”. Në këtë mënyrë vazhdojmë të rrisim robotë të cilët do të zbatojnë urdhrat që jepen nga eprorët e tyre që, duhet thënë, jo gjithmonë janë të aftë. Pra, vazhdojmë të rrisim shërbëtorë, sepse ne nuk i mësojmë fëmijët të kenë një mendim të tyrin personal, nuk i mëso-

gazetamapo@gmail.com

jmë të krijojnë eksperiencat e tyre, nuk i mësojmë të kenë një mendim kritik ndaj diçkaje të re, por ta marrin të mirëqenë sepse kështu bëjnë të gjithë, sepse kështu thotë... “Babazoti”. Si rrjedhojë ne nuk respektojmë mendimin e atyre që janë më të vegjël në moshë apo në detyrë ! -Duhet bërë diçka e qartë, mësuesi paguhet nga prindërit e fëmijëve në mënyrë indirekte, pra nëpërmjet taksave dhe ka detyrimin t’u shërbejë fëmijëve në zbulimin dhe zhvillimin e aftësive individuale të gjithë secilit, jo t’i induktojë fëmijëve rregullat të cilat ai mendon dhe beson si të drejta, jo të tregojë pushtet absolut mbi fëmijët. - Problemi nuk është tek respekti që prindi ka ndaj fëmijës, por tek respekti që prindi i ngulit fëmijës për veten, e cila vjen si pasojë e vetë eksperiencës personale të prindit. Pra ne vazhdojmë të gabojmë ndër breza në edukimin e fëmijëve, duke u krijuar atyre idenë që janë të vegjël, që ata nuk dinë asgjë, që ata e bëjnë çdo gjë gabim dhe se më problematikja është se duhet t’u binden më të mëdhenjve, me frikën se po e lamë fëmijën të na kundërshtojë, ai do na e” pijë lëngun”, do na dalë nga “rruga e Zotit”. Absolutisht “Jo” ! - Fëmija do të ketë një qëndrim të tijin, do të krijojë eksperiencën vet, do të fitojë pjekuri

për përballje të tjera në jetë, duhet të fitojë respekt për atë çfarë është dhe çfarë do të jetë. - Unë nuk dua dhe nuk jam pesimist në këtë drejtim, sepse është diçka që ndodh brenda një brezi, dhe me dëshirën e mirë, do ishte shumë mirë nëse do hartoheshin politikat e arsimit fillor nga njerëz të aftë. Por më vjen keq kur shoh në jetën e përditshme dhe në rrjete sociale që brezi i prindërve i thërret dhe i trajton të rinjtë sot si “dele”. Ky epitet vjen si pasojë e asaj që vetë ata kanë marrë nga prindërit e tyre dje. “Kështu ma kanë bërë mua, kështu do ta bëj dhe unë ty”. Ndjej keqardhje gjithashtu kur dëgjoj të thuhet që “druri ka dalë nga xheneti”. Kjo është diçka kafshërore, këta njerëz nuk kanë mësuar asgjë gjithë këto vite që kanë kaluar, post-komuniste. Kafsha nuk ka fjalën dhe përdor dhunën me të vegjlit e saj. - Si rrjedhojë e kësaj del që dhe profetët që kanë mbajtur ligjërime për të thirrur popullin për t’iu bashkuar rreth vetes kanë qenë të paaftë, por veç oratorë. Kanë qenë të paaftë, për t’i dhënë dije popullit, për ta nxjerrë nga injoranca e thellë dhe i ka mbledhur me fjalë boshe dhe dhunë, atëherë kur ndiheshin më të fuqishëm se grupimi, të cilin kërkonin të bënin për vete. Pra, feja nuk ka

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

synuar t’i mbushë me dije njerëzit, por në sajë të njohurive të saj, ka kërkuar të jetë e pushtetshme, e plotfuqishme, universale dhe t’i bëjë njerëzit t’i binden verbërisht asaj duke marrë gjithçka të mirëqenë. Ajo çfarë ka synuar edhe Marksi. Në qoftë se në librat e shenjtë thuhet që askush nuk vret në emër të Zotit, duhet të shkruhet dhe që askush nuk rreh në emër të Zotit! Të rrahësh është njësoj si të vrasësh, sepse e rrit fëmijën me ndjenjën e frikës, persekutimit dhe inferioritetit. Nga ana tjetër, prindërit duhet të kuptojnë që fëmija nuk shkon në shkollë, nga klasa fillore deri në mbarim të universitetit për të marrë një profesion, por shkolla është mjet për të zbuluar talentet individuale të fëmijëve dhe zgjerimin e njohurive të gjithë secilit ! Unë e mirëpres reformën në arsimin e lartë, por për të patur një shoqëri më moderne duhet që reformat në arsim të vijnë paralelisht në të gjitha ciklet (parashkollor, shkollor dhe universitar). Arsimi, shëndetësia dhe rendi janë tri fushat bazë të zhvillimit të një shteti. Nëse do të përkushtoheshim pak më tepër këtu, do të hidhnim baza të vërteta për një të ardhme të ndritur për brezat e ardhshëm. *Mjek Logopedist.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 28.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.