27 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Misioni shqiptar i Tony Blair nuk arrin të fillojë Nga Besar Likmeta

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 27 mars 2014. Numër 1168. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Basha më afër takimit me ramën:

në brendësi

Atentati me antitank, hapen dosjet e pronave në Farkë Grupi hetimor verifikon një konflikt të vëllait të kryekomunarit, por dyshimi kryesor bie mbi konfliktet për çështje pronësie. Shoqërohen në polici pesë persona, që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen FAQE 8

Gjenerali i NATOs

Presidenca kundër Shtabit të Ushtrisë Presidenti: Shtabi i Ushtrisë prodhoi propagandë. Zbulohet emaili; Gjenerali Gërveni ka aplikuar prej 28 shkurtit për një pozicion civil. Berisha: Qeveria gangstere po sulmon Presidentin.

FAQE 6

Pres përgjigje për letrën!

Kreu i PD: Vlera e dialogut u mbivendoset pengesave që e vështirësojnë, qëndron mbi to

Kreu i PD-së tha dje se mes dy kampeve nuk ka komunikim për takimin e mundshëm me Kryeministrin, por kërkesa e tij për konsensus të reformës territoriale në Kuvend, pret përgjigje.

Pëllumbi: Takimi, i domosdoshëm për politikën

Ligj i ri për legalizimet

10% më pak kush paguan energjinë Ashpërsohet ligji

Dënime 15-20 vjet burg për shitësit e tritolit

FAQE 7

NgërÇ

Qeveria miraton një ligj të ri për legalizimet, ku kostoja e tokës ulet me 10 % për ata që paguajnë në mënyrë të rregullt energjinë. Atyre që nuk e paguajnë, do t’u mbahet si borxh në Hipotekë për 2 vite, në këmbim të faturave të dritave. Ja të gjitha risitë

Ndryshimet e fundit në ligjin e legalizimeve janë si të vrasësh me një gur shumë zogj. Me pak fjalë, tapitë e tokave do të merren edhe nga ata që nuk kanë me se të paguajnë tarifën e legalizimit, por projektligji parasheh disa favore në këmbim të pagesës së energjisë elektrike. Për të qartësuar skemën e re të legalizimit të banesave, kry-

Debati

NGA bujar kapexhiu

eministri Rama zbriti dje në zonën e Paskuqanit në Tiranë, një nga zonat informale më të mëdha në vend. Për t’i dhënë një shtysë pagesës së faturave të energjisë elektrike, tarifa e legalizimit të tokës do të kushtojë 10 për qind më pak. Për ata që paguajnë rregullisht energjinë elektrike, çmimi i legalizimit të tokës zbritet menjëherë... Faqe 3

Zheji /VS/ Shkullaku

Rama dhe Basha duhet të takohen

editorial Artur Zheji

Lexova me çudinë dhe kundërshtinë që më rritej rresht pas rreshti, shkrimet e djeshme të kolegut Fevziu dhe Vasjari, në lidhje me takimin e përfolur Rama-Basha, respektivisht në të përditshmet e rëndësishme Panorama dhe Mapo. I perceptova këto qëndrime të...

Letër më ke çu... Që kur ajo gruaja socialiste e Beratit ishte e gatshme të rrinte pa bukë vetëm t’i shihte bashkë Nanon me Metën, madje më tutje akoma, që para 20 vitesh kur Gili këndonte “le të puthen socialistë e demokratë”, patetizmat, mallëngjimet apo edhe koment Armand Shkullaku predikimet për takime pajtuese që do të na shpëtojnë të gjithëve nuk kanë reshtur. Ato janë shndërruar...

FAQE 10

FAQE 11

Intervista

Borxhet, Cani: Do paguajmë 350 mln USD për tre muaj

FAQE 3

Parapërgatitje

kulturë

‘Arredimi’, arsyeja pse nuk u mbështet Panairi i Librit Panairi i Librit “Tirana 2014” nuk u përzgjodh fitues në thirrjen e parë për këtë vit, pasi nuk plotëson kushtet kryesore të dokumentacionit të kërkuar. Kjo ka qenë përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Kulturës për të mos mbështetur Panairin e Librit të këtij viti. Sipas Ministrisë së Kulturës... Faqe 13


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë / Fitojnë "radikalët",

takimi Rama-Basha drejt dështimit

Faqe 4

kronikë\ Presidenca kritika

Shtabit, Gërveni: Mandati më mbaron në pranverë

Faqe 6

kronikë/ Pistat e hetimit

për atentatin me antitank kundër Plakut

Faqe 8

Orientimi i Shqipërisë drejt Europës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe personalisht dëshiroj ta shoh këtë vend në familjet e Bashkimit Europian”, shtoi Blair.

Endri Fuga, këshilltar për median pranë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se marrëdhëniet e Blair-it ende nuk janë “institucionalizuar”. “Ne respektojmë arritjet e z. Blair si kryeministër dhe mbi të gjitha rolin pozitiv që luajti në rajon. Kryeministri Rama ka vijuar kontaktin me Blair-in dhe nëse do të ketë bashkëpunim, ne do ta bëjmë atë publik”, u shpreh Fuga

Misioni shqiptar i Tony Blair nuk arrin të fillojë Edhe pse është reklamuar si vullnetare puna e Tony Blair për të ndihmuar qeverinë shqiptare, nuk ka filluar ndonëse palët janë në kontakt. Besar Likmeta

G

ati gjashtë muaj pasi ish-kryeministri i Britanisë u shpall si këshilltar i qeverisë së Shqipërisë, ai nuk ka filluar ende punën për të ndihmuar Tiranën të integrohet në Bashkimin Europian. “Ne mbetemi në kontakt [me qeverinë e Shqipërisë] dhe z. Blair do të jetë natyrisht i lumtur të ndihmojë, pasi si Shqipëria, ashtu edhe rajoni, kanë shumë rëndësi për të, por nuk ka kontratë”, thotë zëdhënësi i Blair, Cirian Ward për ‘Balkan Insight’. “Çdo ndihmë do të jepet pa kosto për qeverinë e Shqipërisë”, shton Ward. Endri Fuga, këshilltar për median pranë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi se marrëdhëniet e Blair-it ende nuk janë “institucionalizuar”. “Ne respektojmë arritjet e z. Blair si kryeministër dhe mbi të gjitha rolin pozitiv që luajti në rajon.... Kryeministri Rama ka vijuar kontaktin me Blair dhe, nëse do të ketë bashkëpunim, ne do ta bëjmë atë publik”, shprehet Fuga. Megjithëse popullariteti i Blairit në Britani ka ardhur në rënie të lirë që nga angazhimi i Britanisë së Madhe në luftën e Irakut, ai sërish lavdërohet nga shumë shqiptarë për rolin e tij pararojë në Kosovë. Së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ai udhëhoqi luftën 78-ditore ajrore të NATO-s më 1999, kundër forcave të Sllobodan Millosheviçit. Fushata i dha fund

sundimit serb mbi Kosovën ku popullata është në mazhorancë shqiptare. Në 4 tetor 2013, Blair erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në një takim të qeverisë me Ramën, i cili e prezantoi udhëheqësin britanik si këshilltarin e tij më të ri. Rama tha se Blair ka ardhur në Tiranë për të ndihmuar në ndërtimin e një “njësie shpërndarjeje” me ndihmën e Bankës Botërore. “Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht, por tërësisht vullnetarisht”, ka thënë Rama. “Ne kemi diskutuar me kryeministrin Blair dhe Bankën Botërore për të përcaktuar prioritetet tona afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, shtoi ai. Nga ana tjetër, Blair tha se ai do të punojë së bashku me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të fuqizuar përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe për të promovuar synimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Unë jam këtu sepse besoj në këtë vend, në popullin e këtij vendi dhe vizionin për progres që është paraqitur. Orientimi i Shqipërisë drejt Europës është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe personalisht dëshiroj ta shoh këtë vend në familjet e Bashkimit Europian”, shtoi Blair. Pasi u largua nga zyra më 2007, Blair ndërtoi kompaninë Government Advisory Practice, GAP dhe siguroi kontrata joshëse

Blair pritet të krijojë një grup këshilltarësh në secilin prej këtyre vendeve për të përmirësuar shpërndarjen e shërbimeve publike, duke filluar nga arsimi te normat e vaksinimit të fëmijëve, si dhe ndërtimin e urave. Gjithsesi, njësia supozohej të ndërtohej në Shqipëri me asistencën e Bankës Botërore, por kjo nuk ka ndodhur ende.

“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht, por tërësisht vullnetarisht...Ne kemi diskutuar me kryeministrin Blair dhe Bankën Botërore për të përcaktuar prioritetet tona afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, tha Rama. Ndërkohë që Blair shpjegoi se ai do të punojë së bashku me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të fuqizuar përpjekjet e Shqipërisë

me qeveritë në Kazakistan, Kuvajt, Brazil dhe Kolumbi. Kontrata e GAP në Kazakistanin e pasur me naftë, thuhet se është me vlerë 16 milionë paund, raportoi më 19 majin e kaluar gazeta britanike Sunday Telegraph. Sipas të njëjtit raport, kontrata e GAP për të këshilluar qeverinë e Sao Paulos, zemra ekonomike e Brazilit, thuhet se është 4 milionë paund në vit. Puna e Blair-it në Shqipëri supozohej të vinte në kuadër të iniciativës Global Network of Delivery Leaders, për të cilën shtatorin e kaluar u ra dakord në një takim mes Blair-it, presidentit të Bankës Botërore, Jing Yong Kim dhe udhëheqësve të Shqipërisë, Etiopisë, Ganës, Haitit, Malauit dhe Senegalit. Sipas Bankës Botërore, rrjeti siguron një platformë për udhëheqësit politikë për të ndarë eksperiencat dhe shkëmbyer ide që të sigurohen që qeveritë i përkthejnë politikat e tyre në rezultate konkrete në terren. Si mikpritës, Banka Botërore ndihmon mbledhjen e Rrjetit dhe ofron mbështetje kur ka nevojë. Blair pritet të krijojë një grup këshilltarësh në secilin prej këtyre vendeve për të përmirësuar shpërndarjen e shërbimeve publike, duke filluar nga arsimi te normat e vaksinimit të fëmijëve, si dhe ndërtimi i urave. Gjithsesi, njësia supozohej të ndërtohej në Shqipëri me asistencën e Bankës Botërore, por kjo nuk ka ndodhur ende. “Nga të gjashta vendet në Rrjet, ne po ofrojmë ndihmë teknike në Shqipëri dhe Senegal, ku kemi lehtësuar identifikimin e prioriteteve kyçe për zhvillimin e këtyre vendeve”, thotë David Theis, zëdhënës i Bankës Botërore. “Banka Botërore nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Tony Blair-in në asnjë prej këtyre vendeve”, shtoi Theis. Marrë nga balkaninsight.com


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.03.2014

3

Risitë në projektligjin e legalizimeve • Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, objekti do të legalizohet, regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor, me një detyrim që e kufizon pronën, i cili mbartet edhe nëse prona shitet nga blerësi. • Nëse kalon një vit dhe nuk paguan dot, nuk përfiton legalizim me letra me vlerë. • Ato që duan të legalizojnë tokën në zonat informale deri në trefishin e banesës, çmimi i tokës do të jetë favorizues. • Mbi trefishin e tokës që zë banesa paguajnë me çmim tregu. • Objektet me qëllim fitimi do legalizohen duke e paguar vlerën e truallit siç është deri më sot. • Banesa e dytë, kush ka deklaruar dy banesa, do legalizohen përsëri me vlerën e truallit, siç kanë qenë deri tani. • Qytetarët që paguajnë menjëherë për tokën, në rast se nuk e kanë ndërtuar shtëpinë në tokën e tyre, përfitojnë 20% ulje të vlerës dhe 10 % ulje i përfitojnë nëse kanë paguar energjinë elektrike.

Legalizimi i tokës, 10% më lirë për ata që paguajnë energjinë Sipas projektligjit të ri të legalizimeve, për ata që paguajnë rregullisht energjinë elektrike, çmimi i legalizimit të tokës zbritet 10 % qind. Atyre që nuk e paguajnë, do t’u mbahet si borxh në Hipotekë për 2 vite, në këmbim të faturave të dritave. Ja të gjitha risitë Ndryshimet e fundit në ligjin e legalizimeve janë si të vrasësh me një gur shumë zogj. Me pak fjalë, tapitë e tokave do të merren edhe nga ata që nuk kanë me se të paguajnë tarifën e legalizimit, por projektligji parasheh disa favore në këmbim të pagesës së energjisë elektrike. Për të qartësuar skemën e re të legalizimit të banesave, kryeministri Rama zbriti dje në zonën e Paskuqanit në Tiranë, një nga zonat informale më të mëdha në vend. Energjia dhe legalizimi

Për t’i dhënë një shtysë pagesës së faturave të energjisë elektrike, tarifa e legalizimit të tokës do të kushtojë 10 për qind më pak. Për ata që paguajnë rregullisht energjinë elektrike, çmimi i legalizimit të tokës zbritet menjëherë 10 për qind në momentin që bëhet pagesa. Ndërsa për të nxitur pagesën për ata që nuk paguajnë, ka një skemë tjetër. 10 për qind e vlerës së çmimit të tokës do të jetë një borxh në Hipotekë, i cili ze-

rohet në krye të dy viteve, nëse paraqiten faturat e shlyera të energjisë elektrike. “Ne do të vendosim për çdo tapi një barrë hipotekore. Nëse ju do paguani 400 mijë lekë për legalizimin kur toka nuk është e jotja, atëherë do t’ju marrim 360 mijë lekë dhe 40 mijë lekëshin do ta lëmë barrë hipotekore, që ju do ta hiqni pas dy vjetësh kur të tregoni faturat e energjisë. Në shumën e legalizimit do t’ju marrim 40 mijë lekë më pak, do t’jua lëmë të paguani energjinë elektrike. E rëndësishme është të paguani të gjithë energjinë, të futeni në sistem”, - u shpreh kryeministri Rama në takim me banorët e Paskuqanit. Sipas të dhënave të CEZ-it, zonat informale janë edhe debitorët më të mëdhenj të energjisë elektrike ndër konsumatorët familjarë. Në një takim me qytetarët në zonën e Paskuqanit në Tiranë, kryeministri Rama theksoi se ky vendim i qeverisë, që pritet të miratohet në Kuvend, do të hapë një epokë të re për

mbi 200 mijë familje që presin prej vitesh legalizimin e shtëpive të tyre. Tapi për ata që nuk paguajnë

Ndryshimet në ligjin e ri synojnë se të pajisen me tapi edhe ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, se nuk ka mundësi, objekti do të legalizohet, do regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor.

Ndryshimet në ligjin e ri synojnë se të pajisen me tapi edhe ata që nuk kanë mundësi të paguajnë. Nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, se nuk ka mundësi, objekti do të legalizohet, do regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor. Kryeministri Rama tha se detyrimi mbetet në Hipotekë që edhe nëse shitet prona, kufizimi hipotekor i kalon atij që e blen. “Nëse nuk paguan dot menjëherë, do që ta fusësh me kufizim hipotekor, nuk do të përfitosh nga 20% i uljes që paguan, kur paguan menjëherë, plus letrat me vlerë. Nëse edhe pas një viti nuk e ke paguar sërish, nuk do përfitosh më as nga letrat me vlerë. Përsëri e theksoj, shtëpia është e jotja, në këto kushte lirisht shitet, blihet, jepet me qira, çohet dhe në bankë merret dhe kredi, por

kufizimi nuk është pozitiv në afatgjatë”, - u shpreh Kryeministri. Do të falen të gjitha penalitetet që kanë rrjedhur nga procesi deri më tani. Ndryshimet e reja në ligjin e legalizimeve nuk kuptojnë legalizime falas. Në këtë kuptim falen vetëm tarifat e dokumentacionit, por jo vlera e tokës.”Kush ka ndërtuar në tokë të tjetrit, nuk mund ta bënim kurrë që të falim një pasuri që nuk është e jona, por është e të gjithë shqiptarëve dhe e pronarëve në mënyrë të veçantë. Për të gjitha objektet që janë në këtë lloj parcele, deri në trefishin e banesës, çmimi do të jetë çmim favorizues. Mbi trefishin pastaj kalojmë në një çmim tregu”,tha Rama. Të gjitha dosjet që nuk kanë marrë tapinë e legalizimit do të verifikohen edhe një herë në terren nga ekspertët e ALUIZNI-it, të cilët janë të pajisur më një kartë të posaçme. Pas verifikimit do procedohet me dosjet dhe ato që janë të rregullta dhe kanë bërë pagesë, do të marrin tapitë.

Borxhi i prapambetur, Cani: Do paguajmë 350 mln USD për tre muaj Qeveria shqiptare do të paguajë 350 milionë euro detyrime të prapambetura, pothuajse gjysmën e borxhit ndaj biznesit gjatë tre muajve në vijim, duke shpresuar që të nxisë rritjen ekonomike”, - tha ministri Cani për agjencinë Reuters. Borxhi total është 720 milionë dollarë, që i ka fillesat që nga viti 2005 dhe kjo shumë është e barabartë me 5.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Cani tha se do të paguhen 35 milionë dollarë çdo javë, duke filluar nga muaji prill. Pjesa e mbetur prej 370 milionë dollarësh do të paguhet në vitet në vijim. Qeveria pritet të miratojë mar-

rëveshjen 331 milionë euro me FMN-në dhe Cani tha se kjo hua do të ndiqet nga një financim prej 200 milionë dollarësh nga Banka Botërore në maj, si dhe Shqipëria po negocion një hua prej 50 milionë eurosh me Komisionin Europian. “Ky injeksion në ekonomi – i gjithë likuiditeti, pagesat e detyrimeve, investimet prej 1 miliard dollarësh, përfshirë borxhet – do të ketë në mënyrë të natyrshme efektet e veta në ekonomi”,- tha Cani, një ish-bankier qendror. “Efekti do të fillojë muaj pas muaji, në prill, maj dhe qershor dhe veçanërisht në gjysmën e dytë të ekonomisë ne

do të shohim një lulëzim; unë nënkuptoj një rritje për të gjithë vitin prej 2.1%”, - tha ai. Ekonomia shqiptare vlerësohet të jetë rritur me vetëm 0.7% vitin e kaluar, më e ulëta në një dekadë. Cani tha se Shqipëria kishte rënë dakord për një formulë fleksibile me FMN në varësi të ecurisë së ekonomisë. “Dokumentet e FMN-së janë një pjesë e programit të qeverisë shqiptare. Unë po ju them me sinqeritet se ne jemi edhe më agresivë në disa fusha. Asg jë nuk mund të arrihet pa reforma dhe ne jemi të vendosur për t’i ndjekur ato”, shtoi Cani.


4

fokus

ngjarje e ditës

intervista

Kreu i PD-së tha dje se mes dy kampeve nuk ka komunikim për takimin e mundshëm me Kryeministrin, por kërkesa e tij për konsensus të reformës territoriale në Kuvend, pret përgjigje

Basha: Pres përgjigje për letrën “Nuk mund të ndërmerret një reformë e tillë pa konsensus politik. Ka një paragjykim dhe ajo që unë kam kërkuar në letrën e dytë dhe që pret përgjigje është që, a është zoti Rama për konsensus apo nuk është për konsensus?” Ka negociata për këtë takim apo jo? Kemi shkëmbyer letrat që sapo lexuat dhe besoj se të dyja letrat janë të qarta. Por nuk ka në këtë moment asnjë negociatë mes palëve. Ka një negociatë deri tani të pasuksesshme për rezolutën e pamiratuar të Komunitetit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg. A ka bisedime mes stafit tuaj dhe stafit të zotit Rama? Jo, nuk ka. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar midis PD-së dhe PS-së, midis meje dhe zotit Rama, përveç kësaj që sapo lexuat. Por jo zyrtar? Po imagjinoj që qytetarë jemi dhe në një qytet jemi dhe siç flasim këtu, kjo çështje flitet edhe në ambiente të tjera. Por në kuptimin e diçkaje që orientohet, nuk ka patur asnjë zhvillim tjetër, përveç zhvillimit të fundit, që ishte letra e dërguar nga unë dhe fjala e mbajtur nga unë sot në grupin parlamentar. A ndjeni një presion ju vetë nga ana radikale e PD-së dhe, a do shkonit në takim pa kushte veç vetos për reformën territoriale në seancë? Për mua, dialogu është normalitet dhe normaliteti është dialog. Ky është botëkuptimi im, kjo është përpjekja ime dhe në këtë qëndrim në PD nuk më ka ndikuar asnjë luhatje apo tension mes një pale që e do dialogun dhe një pale që s’e do dialogun. PD në 23 vite ka qenë një parti që i ka qëndruar dialogut. Unë si kryetar i PD-së, që në ditën e parë në krye të PD-së i kam bërë të qarta raportet e mia me qeverinë. Në një demokraci normale që ne e dëshirojmë dhe për të cilën luftojmë, detyrat natyrisht janë të ndara. Kemi thënë dhe vazhdojmë t’i mbetemi kësaj, që detyra e opozitës është e qartë, një opozitë e fortë, propozuese dhe alternative, një analizë e bazuar në fakte, argumente dhe arsye. Ne jemi një opozitë ekzistenciale për çështje që nuk kanë të bëjnë vetëm me qeverinë dhe opozitën, çështje të Kushtetutës, të ligjit, të institucioneve dhe të vendimeve të gjykatës, pra me dy fjalë: çështje të demokracisë dhe të shtetit ligjor. Megjithatë, në letrën time unë kam qenë shumë i qartë dhe nuk ka asnjë hezitim sa i përket dialogut si vlerë. Dialogu pa takim… Unë jam i gatshëm të takohem jo vetëm në nivelet që thatë ju. Reforma territoriale, nuk është se kemi vënë ne kushte për të. Jo, s’kemi vënë asnjë kusht. Praktika e demokracisë në 23 vite e përcakton që minimumi është konsensusi politik dhe maksimalja, konsensusi dhe gjithëpërfshirja e qytetarëve shqiptarë. Zakonisht konsensusi politik ngërthen një konsensus të gjerë shoqëror. Pra nuk jam unë, nuk është një tekë e imja. Është një standard. Nuk mund të ndërmerret një reformë e tillë pa konsensus politik. Ka një paragjykim dhe ajo që unë kam kërkuar në letrën e dytë dhe që pret përgjigje është që, a është zoti Rama për konsensus, apo nuk është për konsensus? Në qoftë se ato që keni parashtruar në letër për konsensusin në parlament dhe jo vetëm në komision, a ka një pengesë tjetër që e pengon takimin? Kjo reformë ka nevojë për konsensus. Nuk mund t’i iket konsensusit për këtë reformë, së cilës i është vënë një emër, për hir të së vërtetës, jo përfaqësues. Është reforma e decentralizimit me një element të fortë të reformës elektorale. Dhe një nga produktet e kësaj reforme është dhe rindarja administrative e Shqipërisë. Por nuk është thjesht reforma territoriale administrative. Nëse kundërshtarët tanë kanë ardhur te ky përfundim, atëherë kjo është një çështje e

zgjidhur. Nëse konsensusi është i vërtetë dhe jo fasada dhe pranohet, kjo është një çështje e zgjidhur. Pra, do ketë takim? Dialogu për mua është kulturë, është mendësi. Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme, nga e cila patjetër duhet të ruajmë një fotografi. Nuk paragjykoj asnjë takim me kryetarin e qeverisë dhe asnjë takim të çdo niveli tjetër, as për këtë dhe as për çështje të tjera që kanë të bëjnë me prioritetet e shqiptarëve, me integrimin e vendit në BE. Substanca është: kjo reformë, a bëhet dot pa konsensus? A është kjo një tekë e opozitës, apo një qëndrim racional? Nëse është kështu, çështja është në rrugë të mbarë, drejt zgjidhjes. Në këtë kuptim, nuk kam patur dhe nuk kam asnjë pengesë, asnjë rezervim për të kryer takime të çdolloj niveli për hir të përmbushjes së një interesi publik. Nëse e shikon këtë në një suazë më të gjerë, ftesa e zotit Rama për takim sigurisht ka ardhur për reformën dhe e ka marrë përgjigjen, por ka ardhur në një kontekst ku siç ju thashë, ato çështje për të cilat ne nuk duhet të debatonim, por i respekton si qeveria dhe opozita që janë Kushtetuta, ligji, vendimet e gjykatave dhe institucionet e pavarura, janë kthyer më fuqishëm se kurrë më parë në tavolinën e problemeve të Shqipërisë. Çfarë teatri shikoni ju? Nuk kemi ndonjë frikë ne. Edhe ajo mundësia reale që ekziston që mazhoranca ta keqpërdorë një fotografi, nuk i hedh dot hi askujt. As qytetarëve dhe as komunitetit ndërkombëtar. Nuk bëhet fjalë për nuanca, por bëhet fjalë për probleme të thella që janë akumuluar në këto 6 muaj. Ne mund të pretendojmë se jemi ulur në një tavolinë me njëri-tjetrin dhe po biem dakord për reformën territorialo-administrative, por kjo nuk heq fare nga vëmendja e publikut dhe institucioneve ndërkombëtare deficitin e madh që është krijuar në këto 6 muaj në vend si pasojë e qeverisjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk do të thotë që ne t’i ikim dialogut. Jo, ne jemi të vendosur për dialog, për dialogun si vlerë dhe si instrument. Por fakti është se këto çështje për të cilat sot shqetësimet janë ngritur, janë probleme shumë të thella. Nuk mund të dialogojmë ne të respektojmë apo jo Kushtetutën, nuk mund të diskutojmë ne nëse do respektojmë apo jo vendimet e gjykatave. Nuk mund të dialogojmë ne pavarësinë e institucioneve të pavarura. Këtu nuk ka vend për dialog. Këto janë çështje që respektohen pa mëdyshje. Lidhur me reformën administrative, kushtëzohet vetëm nga vetoja apo konsensusi në seancë? Pra, nëse nesër mazhoranca thotë e keni që nesër, apo doni një paketë konsensuale? I kërkuam kryeministrit kur shpalli çështjen e reformës territoriale si opozitë të rivendosë instrumentin e konsensusit. A nuk ishit ju, që së bashku me ne bëmë konsensusin e 30 majit, a nuk ishit po ju që e shkelët atë konsensus në 30 shtator? Rivendos konsensusin. Përndryshe, çfarë kuptimi ka? Ne bëjmë konsensus bashkë, ti e shkel. E ke bërë një herë, turp për ty, por ta bësh për herë të dytë, është turp për mua. Pra i vumë një kërkesë shumë legjitime, rivendos konsensusin. Ka patur një zhvillim që atëherë ka dalë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë qëndrimit të opozitës dhe këtu mazhoranca e ka fare të thjeshtë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Nuk kemi ndonjë frikë ne. Edhe ajo mundësia reale që ekziston që mazhoranca ta keqpërdorë një fotografi, nuk i hedh dot hi askujt. As qytetarëve dhe as komunitetit ndërkombëtar. Nuk bëhet fjalë për nuanca, por bëhet fjalë për probleme të thella që janë akumuluar në këto 6 muaj"

"I kërkuam kryeministrit kur shpalli çështjen e reformës territoriale si opozitë të rivendosë instrumentin e konsensusit. A nuk ishit ju, që së bashku me ne bëmë konsensusin e 30 majit, a nuk ishit po ju që e shkelët atë konsensus në 30 shtator? Rivendos konsensusin. Përndryshe, çfarë kuptimi ka?"

Doni vetëm një gjë apo kërkoni një paketë, kjo ishte pyetja? Për reformën territoriale jemi shprehur fare qartë. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht. Nuk kemi kërkuar asnjë benefit. Ne kemi kërkuar që standardi i vendosur në këto 23 vjet të mos ndryshojë, pra të rivendoset konsensusi në parlament, i cili finalizohet në Kuvend. Nëse ua japin këtë konsensus në parlament, kushtëzohet edhe nga plotësimi i këtyre pikave të tjera. Apo shkohet drejt votimit të kësaj dhe pikat e tjera diskutohen? Në parlamentin shqiptar në këtë moment ka dy çështje të ndryshme: njëra është e madhe dhe shumë e rëndësishme, prioritet kombëtar, integrimi i vendit që përbëhet nga 5 prioritete, administrata, çështje të drejtësisë dhe të shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit, krimi, të drejtat e njeriut, me të cilat politika nuk po merret. Mazhoranca ka sjellë në rendin e ditës një çështje tjetër aspak të parëndësishme, reforma territoriale, ndonëse nuk ka të bëjë me asnjë nga këto 5 prioritete. Qëndrimi ynë me reformën territoriale është i qartë, por qëndrimi ynë për reformën territoriale në çfarë do që të evoluojë nga këto dhe shpresojmë që të evoluojë ashtu siç duhet dhe siç është tradita parlamentare, nuk mundet për asnjë moment që të tërheqë vëmendjen nga këto 5 fusha që sapo përmenda. Qëndrimi, cili do jetë? Nëse ju thotë, për reformën territoriale keni konsensus edhe në Parlament, do e kushtëzoni dhe me këto të tjerat, apo do e votoni? Prej 4 javësh opozita ndodhet në një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Që rrjedh nga shkelja e hapur e Kushtetutës kur u uzurpuan kompetencat e Presidentit për të krijuar atë situatë… Pra nuk e votoni po nuk ju dhanë dhe këto? Jo, jo nuk është ashtu. Kemi 4 javë që ne i kërkojmë parlamentit të rikthejë ligjshmërinë, të rikthejë kushtetutshmërinë. Të prapësojë marrjen e kompetencave të Presidentit. Në qoftë se kjo mazhorancë mendon se mund të ngrejë varenë dhe t’i bjerë Kushtetutës, t’u bjerë institucioneve të pavarura, mund të deklarojë vendimet e gjykatave të pavlefshme dhe këtej thotë, hajde e bëjmë reformën territoriale… Shumë e qartë, ju nuk votoni asgjë… Jo. Nuk është ashtu. …e ke gabim. Është shumë e thjeshtë për ne sa i përket reformës territoriale administrative. Konsensusi është normal. Dhe kaq është për reformën territoriale. Nëse Rama thotë të votohet, kalohet? Nëse mazhoranca vjen tek ky pozicion, mirë se të vijë. Kjo çështje e mbyll dilemën për reformën territorialo-administrative. Dhe pastaj duhet të nisë puna, të nisim me përgatitjen e kritereve, hartimin e reformës,

të konsultimit të gjerë me publikun dhe pastaj të çuarjes në parlament. Nuk do shkojmë nesër me reformën në parlament. Kjo kohë do të jetë më se e bollshme për mazhorancën të reflektojë për problematikën tjetër. Të zbatojë vendimet e gjykatave. Dhe tërheqja nga revanshi antikushtetues. Do e jepni votën për reformën nëse mazhoranca ju jep konsensusin në seancë, apo e lidhni me këto çështjet e tjera? Rikthimi i konsensusit është e vetmja gjë për të cilën kemi insistuar. Nuk po vendosim ne kushte për hir të kushteve. Është një standard që nuk mund t’i iket. Pra, e lidhni votën për reformën me çështjet e tjera? Jo, për diçka që themi ne që duhet ta bëjë kështu mazhoranca e s’dua ta bëjë ashtu. Ka një gjykatë që ka marrë vendimet e saj. Ka marrë vendimin për Nëpunësin civil, ka marrë vendimin për INUK-un… Nëse qeveria thotë se reforma territoriale bëhet me konsensus edhe në seancë, ju dërgoni deputetët në komision dhe ata fillojnë punën? Reforma e ashtuquajtur territorialo-administrative ka një dhe vetëm një kriter, konsensusin. Për t’u ulur në tryezë dhe për të ecur përpara. Puna do kërkojë kohën e saj. Por, nëse në momentin që ne mbarojmë së diskutuari reformën, mazhoranca ka vendosur të anulojë institucionin e Presidentit dhe të shkrijë SHISH-in me komisariatin e Shijakut, duhet të shkojmë ne në parlament që të votojmë reformën. Jemi në një situatë anormaliteti sa i përket kolonave të demokracisë. Nëse kjo situatë persiston, a duhet të ulemi ne dhe të miratojmë me konsensus të plotë reformën? Opozita ka kushtin që gjërat të funksionojnë normalisht. Nëse opozita ka konsensus edhe në seancë për reformën, ju dërgoni deputetët në komision dhe ata fillojnë punën me kolegët e tyre të majtë... Menjëherë sapo konsensusi politik për të votuar reformën territoriale në Kuvend të marrë një përgjigje pozitive, ne jemi gati të marrim dhe të ekzekutojmë përgjegjësitë tona për këtë reformë. Por të pretendojmë se ky është realiteti në Shqipëri dhe s’ka probleme të tjera, kjo është e gabuar. Ka një akumulim problemesh, të cilat mund të rrezikojnë thjesht reformën territoriale, por rrezikojnë stabilitetin dhe po rrezikojnë stabilitetin ekonomik dhe shoqëror. Pra, nëse premton konsensus, ju do futeni në lojën e përgatitjes? Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil duhet respektuar. Çdo hap prapa nga kjo mazhorancë në raport me konsensusin e 30 majit, natyrisht do të reflektohet në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, duke përfshirë dhe reformën territorialo-administrative. Marrë nga emisioni “Fakt” në UTV


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.03.2014

5

Vetëm pas dy ditësh ‘armëpushim’ rikthehet tensioni dhe dy partitë e mëdha rimarrin pozicionet e tyre të kundërta Takimi Rama-Basha

Servet Pëllumbi: Është i domosdoshëm Profesori i së majtës, Servet Pëllumbi mendon se skenës politike shqiptare i mungojnë takimet mes kundërshtarëve politikë. Në kulmin e debatit që ngjalli letërkëmbimi publik mes kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, Servet Pëllumbi pozicionohet pro takimeve të këtij niveli. “Është i domosdoshëm. Politikës shqiptare i ka munguar një takim i tillë”, - thotë ai për MAPO-n, edhe pse skeptik për mundësitë e realizimit të tij. Përtej gatishmërisë së shprehur në letrën e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi dje nga Kryeministri që të zbatohen vendimet e gjykatave si dhe të jepen garanci shtesë për pjesëmarrjen e opozitës në reformën administrative-territoriale. Ish-kryetari i Kuvendit, Pëllumbi shton megjithatë se beteja e opozitës nuk duhet të përjashtojë edhe dialogun e këtij niveli, për të mirën e vendit. “Kushtet dhe presioni që bëhet në kuadrin e mjeteve demokratike nuk prish punë, por nuk duhet të përjashtojnë takimet dhe as dialogun e këtij niveli”, - shton ai. Ideja e një takimi me kryetarin e opozitës u hodh më së pari nga kryeministri Rama, përmes një letre publike. “Preteksti” është reforma territoriale e mbetur pezull, për shkak se opozita nuk ka plotësuar vendet e saj në komisionin e ngritur për këtë çështje. Partia Demokratike nga ana e saj kërkon që mazhoranca të japë garanci që nuk do të vendosë me forcën e kartonëve, ndarjen e re administrative të vendit. Por edhe një sprapsje të mazhorancës në nismat e saj për të ndryshuar kryetaren e AMA-s, apo ligjin “Për nëpunësin civil”.

Grupi i PD

Radikalët kundër takimit Basha-Rama

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar është diskutuar për strategjinë e seancës së sotme e cila do të jetë një fotokopje e herëve të fundit; kushtëzim i marrëdhënieve me parlamentin TIRANË Parashtrimi i kushteve të kryetarit të PD-së në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar parathotë se takimi i shumëpërfolur këto kohë mes tij dhe kryeministrit Rama ka hasur në vështirësi nga pjesa radikale e partisë. Ndryshe nga letra e përgjigjes, ku Basha fokusohej tek reforma dhe më pas tek pesë prioritetet për integrimin, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, ai ka shkuar përtej tyre duke futur në axhendën e bisedimeve edhe konfliktin për ILDKP-në, AMA-n dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për INUK-un. Qëndrimi i Bashës u konsiderua disi i papritur për disa prej deputetëve të grupit, ndërsa nuk solli habi tek kryesia e vogël e saj apo tek ajo pjesë e deputetëve, që deri më tash i kanë mëshuar qëndrimit për lëvizje radikale ndaj veprimeve që po ndërmerr qeverisja aktuale. Deputetë më të vjetër të grupit parlamentar të PD-së e cilësuan paraprakisht si të panevojshme takimin mes Ramës dhe Bashës. Në bisedat informale, në pritje të nisjes së mbledhjes, ata thanë se një takim i tillë do të ishte vetëm në favor të

kryeministrit Rama dhe se rezultatet nuk do të ishin të pritshme për opozitën. Vetë kryetari i demokratëve, me sa duket e kishte të qartë qëndrimin e tyre sa kohë që për këtë çështje ai kishte zhvilluar një ditë më parë një mbledhje të gjatë në selinë e PD-së. Gjithsesi ai dje nuk e tha fjalën e fundit për këtë takim. Mbledhja e grupit parlamentar të PD nisi pas një takimi disaminutësh të zhvilluar mes Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili mbërriti në seli 20 minuta me vonesë nga orari zyrtar i fillimit të mbledhjes. Më pas, ai qëndroi për rreth 15 minuta në zyrën e Bashës, duke bërë që mbledhja e grupit të fillonte vetëm pak minuta para orës 14:00. Kërkesat e PD “Për ne dialogu është vlerë, jo lojë për t’i hedhur hi syve të dikujt”, - ishte fillimi i fjalës së kryetarit demokrat, që me sa duket i referohej takimit të pritshëm të Ramës me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Prej disa ditësh, PS ka këmbëngulur në shpejtësinë e zhvillimit të një takimi mes Ramës dhe Bashës me qëllim që vetë kryeministri të kishte një produkt konkret në takimin që

Deputetë më të vjetër të grupit parlamentar të PD-së e cilësuan paraprakisht si të panevojshme takimin mes Ramës dhe Bashës. Në bisedat informale, në pritje të nisjes së mbledhjes, ata thanë se një takim i tillë do të ishte vetëm në favor të kryeministrit Rama

do të zhvillonte në Gjermani pas dy javësh. Por basha nga ana tjetër shtoi se “Vlera e dialogut në parim u mbivendoset pengesave që e vështirësojnë atë, qëndron mbi to”, gjë që tregon se ende nuk ka një vedim final për takimin me Ramën. Sa i përket reformës territoriale, Basha nënvizoi sërish domosdoshmërinë e konsensusit në Kuvend dhe gjithëpërfshirjes së publikut. Për të mos e konsideruar takimin një shoë politik, Basha citoi të nevojshme garancinë për disa prej çështjeve që sot shqetësojnë opozitën. “…Të zbatojnë menjëherë, pa asnjë hezitim dhe ekuivok vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil dhe INUK-un. Të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit për kthimin në vendin e tyre të punës të të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave të administratës publike të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme… Mazhoranca duhet të tërheqë fare nga axhenda e Kuvendit, dhe jo t’i shtyjë, projektet e tyre arbitrare për Nëpunësin Civil dhe AMA-n… Mazhoranca duhet të heqë dorë në mënyrë të qartë e përfundimtare nga sulmet kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe

institucioneve të pavarura, të tërhiqen nga marrja arbitrare e kompetencave të Presidentit, si në rastin e shkarkimit të kreut të ILDKP-së…Të ndalin revanshin e tyre ndaj institucioneve të pavarura dhe kushtetuese, me qëllim për t’i vënë nën thundrën politike ose përmes ndërprerjes antikushtetuese të mandateve të tyre ose përmes intimidimit”, - tha Basha. Vendimi i grupit Situata politike mes PD-së dhe PS-së në Kuvend kthehet sërish tek pika e fillimit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat nuk është prekur takimi i përfolur mes Ramës dhe Bashës. Deputetët me sa duket, kanë qenë të qartë me fjalën e Bashës ndërsa kanë ripërsëritur qëndrimin se ata do të vijojnë të mbajnë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, me qëllim diskutimin në këtë organ të vetëm një çështjeje që lidhet me kthimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Sipas këtij vendimi, seanca e sotme do të jetë një fotokopje e seancave të fundit, ku debati do të ketë në fokus mosmarrëveshjet e palëve për çështjet e kaluara dhe jo diskutimin e ligjeve.

Merr fund “armëpushimi”, opozita braktis komisionet TIRANË Reduktimi i shanseve për një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulëzim Basha, ka dhënë efekte të menjëhershme në jetën parlamentare. Opozita ka braktisur dje mbledhjet e dy komisioneve, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po cenon hapësirën e saj parlamentare. Rasti i parë është shënuar në komisionin e Ligjeve, ku që në nisje të tij deputetët e djathtë kanë kundërshtuar ndryshimin e rendit të ditës, duke hequr prej tij ndryshimet në Kodin Penal dhe duke përfshirë dëgjesën me

kandidaturat për komisionerë të Avokatit të Popullit. Në emër të deputetëve të opozitës, deputeti Oerd Bylykbashi e ka konsideruar këtë një veprim në shkelje të hapur të rregullores dhe cenim i hapësirës së të drejtave të opozitës në parlament. Ndërkohë që në emër të mazhorancës, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj ka theksuar se akuzat dhe pretendimet e ngritura nuk qëndrojnë, për shkak se kandidaturat për komisionerë të Avokatit të Popullit kishin javë që ishin shpërndarë për deputetët. Kjo s’ka

bindur të djathtët që në shenjë demonstrative të lënë sallën. I njëjti skenar është përsëritur edhe në komisionin hetimor për shkarkimet dhe lëvizjet në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se sot ishte programuar që komisioni të njihej me gjetjet e ekspertëve nga kontrolli i dokumentacionit të vënë në dispozicion nga policia, edhe në këtë mbledhje nuk është hedhur asnjë hap në drejtim të përmbushjes së planit të hetimit. Kjo pasi palët janë përfshirë në një debat të ashpër, ku nuk kanë munguar as ofendimet personale

ndërmjet deputetëve. Kështu kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani ka hedhur hije dyshimi se përfundimet e ekspertit të PS-së, Eridian Saliani ishin të parapërgatitura nga Ministria e Brendshme, pasi sipas tij, asnjë përfaqësues socialist nuk kishte preferuar të njihej me dokumentacionin. Ndërkohë që socialistët e kanë konsideruar atë si një mashtrues të njohur që nga koha kur drejtonte KQZ-në. Kjo ka sjellë acarimin e situatës, çka ka sjellë dhe largimin e opozitës.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Berisha: Qeveria gangstere po sulmon Presidentin TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në “Facebook” se dyshja Rama-Meta po sulmon Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. “Në revanshin e papërmbajtur për pushtet personal, dyshja Rama - Meta, pas dekapitimit të një seri institucioneve të pavarura janë vërsulur me tërbim kundër Presidentit të Republikës, mar-

rjen me votim në Parlament apo me urdhër të thjeshtë ministri të kompetencave të Presidentit. Kështu, dy javë më parë ata zgjodhën kreun e ILDKP-së pa dekret të Presidentit të Republikës siç e kërkon ligji, kurse këtë javë Edi Rama urdhëroi nëpërmjet konfidentes Kodheli, në thyerje të Kushtetutës, kthimin në Shqipëri të admiralit Gërveni nga misioni i NATOs, detyrë në të cilën është emëruar me

dekret të Presidentit të Republikës dhe nga e cila mund të largohet vetëm po me dekret të Presidentit të Republikës”, shkruan Berisha. Sipas tij, kjo qeveri nuk njeh ligj. “Qytetarë dhe qytetare, ne duhet të ngrihemi kundër kësaj klike gangsterësh neobllokmenë, që për pushtetin e tyre personal shkelmojnë çdo ditë Kushtetutë, ligje, shtet dhe institucione”, - shkruan Berisha.

E-MAILI Përshëndetje Zoti Arian, Siç mund të jeni në dijeni nga një e-mail që keni marrë nga Agencia NSPA, unë në datën 28 Shkurt kam bërë një aplikim për një vend civil (në nivel Drejtori) që hapet në 1 Shtator 2014. Për këtë është në dijeni vetëm Ambasadori jonë në NATO, Zoti Leonard Demi. Unë e mbyll këtë pranvere mandatin tim këtu, si Përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në NATO. Do të kisha shumë dëshirë që të vazhdoj në një punë tjetër si ushtarak, por nisur nga kushtet konkrete, përgatitem që të mbyll ndoshta edhe karrierën time ushtarake. Do të ndjek procedurën e largimit nga Forcat e Armatosura, duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat ne fuqi. Duke parë aftësitë e mija, kualifikimet dhe eksperiencën, kam dëshirë të provoj të punësohem në strukturën e NATO-s.Në qoftë se e gjykoni se kandidatura ime është e përshtatshme për t’u përfaqësuar në agjensinë e Mbështetjes së NATO-s, kërkoj mbështetjen tuaj. Në qoftë se gjykoni ndryshe, ju lutem më bëni me dije që të tërheq aplikimin. Me respekt, Kristaq Gerveni

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm me Gërvenin

Presidenca kritika Shtabit, Gërveni: Mandati më mbaron në pranverë Zbulohet emaili i kundëradmiralit Gërveni, i cili ka aplikuar prej 28 shkurtit për një pozicion civil në NATO. Presidenti: Të shqetësuar për përfshirjen e njerëzve me uniformë në debatin politik. Shtabi i Ushtrisë prodhoi propagandë Mandati i përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO vazhdon të përplasë Ministrinë e Mbrojtjes me Presidencën. Pas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm që Kristaq Gërveni të kthehej në atdhe, Presidenca kritikoi Shtabin e Ushtrisë, si të varur politikisht. Këshilltarja e Nishanit tha dje se Presidenti është “i shqetësuar për përfshirjen e njerëzve me uniformë në debatin politik të ditës”. Sipas saj, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë “ka bërë një akt që nuk është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat. Është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore si dhe ka prodhuar propagandë, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të një vendi pluralist, për më tepër anëtar i NATO-s”. Por është shkarkuar kundëradmirali Gërveni,

fuqi. Duke parë aftësitë e mia, kualifikimet dhe eksperiencën, kam dëshirë të provoj të punësohem në strukturën e NATO-s.”- shkruan ai, duke kërkuar mbështetje nga Ministria e Mbrojtjes për këtë aplikim.

apo i ka mbaruar mandati? Letra e Gërvenit

Përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në NATO, Kristaq Gërveni, përmes një letre që i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, konfirmon përfundimin e mandatit në pranverë. Ndaj edhe ai, më 28 shkurt të këtij viti kishte aplikuar për një pozicion civil në nivel drejtori, në agjencinë NSPA të NATO-s. Për këtë aplikim ishte vënë në dijeni edhe ambasadori ynë në NATO, Leonard Demi. “Unë e mbyll këtë pranverë mandatin tim këtu, si përfaqësues Ushtarak i Shqipërisë në NATO. Do të kisha shumë dëshirë që të vazhdoj në një punë tjetër si ushtarak, por nisur nga kushtet konkrete, përgatitem që të mbyll ndoshta edhe karrierën time ushtarake. Do të ndjek procedurën e largimit nga Forcat e Armatosura, duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat në

Konflikti për çështjen Gërveni është i disati në harkun e muajve të fundit mes Presidentit dhe qeverisë. Por ky tension ka qenë më i hapur në marrëdhëniet mes ministres së Mbrojtjes dhe kreut të Shtetit.

Përplasja Kodheli-Nishani

Konflikti për çështjen Gërveni është i disati në harkun e muajve të fundit mes Presidentit dhe qeverisë. Por ky tension ka qenë më i hapur në marrëdhëniet mes ministres së Mbrojtjes dhe kreut të Shtetit. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqaroi se nuk ka marrë kompetencat e Presidentit në kërkesën e saj për kthimin në atdhe të Gërvenit. “Kam nxjerrë një urdhër administrativ në mënyrë që gjërat më pas të rrjedhin normalisht e t’i hapet rruga dikujt tjetër”,-tha ajo. Edhe më herët, ministrja e Mbrojtjes ka shprehur pakënaqësi për kreun e shtetit, veçanërisht për çështjet që kanë lidhje me Forcat e Armatosura.

Shkarkimi i Xhukës, PD ankohet në Kushtetuese Partia Demokratike ndërsa nuk u bë pjesë e votimit për shkarkimin e ish-kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, duke e konsideruar atë si një shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës, ka vendosur që rivendosjen e drejtësisë ta kërkojë në Gjykatë Kushtetuese. Për këtë qëllim ajo ka ankimuar dje në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga posti i kryetares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kombëtar të Pasurive të Zana Xhukës, e cila u shkarkua nga

Kuvendi më 22 shkurt të këtij viti. Sipas padisë, Partia Demokratike kërkon të shpallë të pavlefshme procedurat e Parlamentit, me pretendimin se në shkarkimin e Xhukës është shkelur parimi i ligjshmërisë dhe procedurat parlamentare. Ndërkohë që edhe ish-kryetarja e ILDKP-së, Zana Xhuka pas shkarkimit ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vënë drejtësi. Sipas Xhukës, ajo është kryeinspektorja e ligjshme, ndaj

ish-presidenti

dhe ka besim tek drejtësia. Xhuka pretendon se është zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga Kuvendi në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive. Lidhur me të njëjtën çështje, por jo me shkarkimin por me emërimin e Shkëlqim Ganajt në vend të Xhukës, në Gjykatën Kushtetuese ka paraqitur ankimim edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani, i cili pretendon se me këtë zgjedhje Kuvendi i ka marrë atij kompetencat e veta.

Meidani: Pezullimi i Gërvenit, shkelje kushtetuese Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani e quan antikushtetues urdhrin administrativ të Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për shkarkimin e përfaqësuesit të Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gërvenit. Përmes një postimi në Facebook, Meidani shkruan se një kundëradmiral nuk mund të pezullohet pa dalë paraprakisht dekreti i Presidentit të Republikës. “Një moskuptim apo shkelje kushtetuese nga Ministria e Mbrojtjes, për rastin e pezullimit të një kundëradmirali, pa dalë paraprakisht dekreti i Presidentit.”-shkruan Meidani.


kronikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

27.03.2014

7

Në seancën e dytë gjyqësore, tre përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda lexuan para gjykatës provat që sipas tyre implikojnë të dyshuarin në vrasjen e 24 shkurtit të vitit 2013 në Tiranë

Arben Frroku “Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Prokuroria ka sajuar provat kundër meje. Shqipëria është një fshat i vogël, ku të gjithë e dinë se cili i përket botës së biznesit dhe cili është pjesë e botës së krimit”

Vrasja e komisarit, 70 dëshmitarë dhe 80 pamje filmike kundër Arben Frrokut Prokuroria lexon akt-akuzën kundër biznesmenit të arrestuar për vrasjen e Dritan Lamajt. Arben Frroku para gjykatës: Ju e dini kush e ka bërë vrasjen, Prokuroria ka manipuluar provat kundër meje Leonard Bakillari Tiranë 70 dëshmitarë, pamjet filmike të 80 bizneseve dhe një konflikt i hershëm, sipas prokurorisë janë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzën që është ngritur ndaj biznesmenit Arben Frrokut, i dyshuar për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj. Në seancën e dytë gjyqësore, tre përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda lexuan para gjykatës provat që sipas tyre implikojnë të dyshuarin në vrasjen e 24 shkurtit të vitit 2013 në Tiranë. Ndër provat e renditura nga prokuroria është edhe dëshmia e një personi tashmë me identitet të ndryshuar dhe të përfshirë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Dëshmia e tij, sipas akuzës është prova më e fortë, pasi dëshmitari ka deklaruar se menjëherë pas krimit ka parë shtetasin Arben Frroku të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “BMW”, që u gjend po atë ditë në zonën e Domjes, në periferi

të Tiranës. Por menjëherë pas akuzës së prokurorisë reagoi Frroku, i cili tha se institucionet e dinë se kush e ka kryer vrasjen. “Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Prokuroria ka sajuar provat kundër meje. Shqipëria është një fshat i vogël, ku të gjithë e dinë se cili i përket botës së biznesit dhe cili është pjesë e botës së krimit”, - tha nga kafazi i hekurt biznesmeni Arben Frroku. Avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë rrugës Tiranë-Korçë. Kjo është edhe pika e fortë e mbrojtjes së Frrokut, e cila pretendon se në kohën e krimit, i dyshuari ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Greqisë, fakt ky i provuar edhe nga procedurat e kryera në doganën e Kapshticës. Por prokuroria insiston që ka prova të cilat tregojnë se autori i krimit të rëndë është shtetasi Arben Frroku. Në akt-akuzën e ngritur ndaj të dysh-

krimi

Makina e vrasjes, e vjedhur në Durrës Pas vrasjes së Dritan Lamajt, një makinë u gjet pjesërisht e djegur, ndërsa nga verifikimet e kryera rezulton se ajo ishte vjedhur pak ditë përpara vrasjes në qytetin e Durrësit. Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë ka pretenduar se ka parë automjetin tip “BMW” dhe personin që ndodhej brenda saj, të cilin e ka identifikuar si shtetasin Arben Frroku, tashmë i arrestuar dhe i akuzuar për veprën penale “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim. Seanca e radhës në ngarkim të Frrokut do të zhvillohet në datën 2 prill në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

uarit, organi i akuzës thotë se një nga funksionet e viktimës në Policinë e Shtetit ka qenë edhe ai i shefit të komisariatit nr. 6, aty ku ka patur edhe një konflikt serioz me të pandehurin. “Nga hetimet ka rezultuar se viktima ka pasur një konflikt serioz me të pandehurin Arben Frroku, i cili ka një biznes në zonën që mbulon ky Komisariat. Konflikti ka filluar në muajin mars të vitit 2012. Ky konflikt është acaruar më shumë në muajin shtator, kur shtetasi Arben Frroku është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe ka mbetur ende i pazgjidhur”, -thotë prokuroria lidhur me motivin e krimit. Sipas hetimeve të kryera pas ngjarjes rezulton se Arben Frroku, menjëherë pas krimit ka udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Korçës dhe rreth orës 21:27 minuta të datës 24 shkurt 2013 ka kaluar pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe ka hyrë në territorin grek. “Nga hetimet rezultoi se i pandehuri

Arben Frroku është treguar entuziast, duke krijuar përshtypjen se kishte përfunduar ndonjë “punë” dhe duhej të festonte. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se persona të afërt me shtetasin nën hetim janë treguar të frikësuar për Arbenin, lidhur me faktin se tashme policia ka prova për ngatërrimin e tij në këtë ngjarje”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Aty gjithashtu sqarohet se të afërmit nuk kishin dijeni mbi udhëtimin e papritur të Frrokut drejt Greqisë, ndërsa dëshmitë e tjera kanë hedhur dritë mbi konfliktin që i pandehuri ka patur me komisarin e policisë Dritan Lamaj. Komisari Lamaj u qëllua për vdekje me breshëri automatiku më datë 24.02.2013 rreth orës 18:30, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, pak metra larg banesës së tij në Tiranë. Autori i vrasjes sipas prokurorisë udhëtonte me një automjet tip “BMW”, i cili ka ndjekur makinën me të cilën lëvizte komisari i policisë.

Ashpërsohet ligji, dënime deri në 20 vjet për tritolin Qeveria miraton dënime të ashpra për ata që kapen me armatim luftarak dhe për vjedhësit e energjisë Situata kriminale në vend dhe ndërhyrjet e shumta në rrjetin energjetik kanë detyruar ministritë respektive t’i kërkojnë qeverisë ndryshime në Kodin Penal dhe ashpërsimin e masave të dënimit. Propozimet e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Energjetikës janë miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, e cila ka vendosur t’i propozojë Kuvendit ndryshime në Kodin Penal me qëllim rritjen e masës së dënimit për personat që ndërhyjnë në rrjetin energjetik, ata që kapen me lëndë plasëse, si dhe personat që shesin në mënyrë të paautorizuar karta celulari. “Nëpërmjet këtyre masave në Kodin Penal, të ndikojmë fort në parandali-

min e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për të gjithë shkelësit”, - tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për mediat nga selia e qeverisë. Sipas ndryshimeve të miratuara, Kodi Penal tashmë do ta klasifikojë si krim vjedhjen apo mospagimi i energjisë elektrike, ndërsa propozohen dënime më te rrepta për bizneset apo sipërmarrësit që kapen duke kryer një krim të tillë. Ndryshimet parashikojnë 3 vjet burg për familjarët dhe 5 vjet burg për sipërmarrësit që vjedhin apo nuk paguajnë energjinë elektrike. Një tjetër ndryshim në Kodin Penal pritet të rrisë masën e dënimit për personat që kapen me armatim luftarak që do të përdoret për qëllime kriminale. Për këtë kategori personash ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënimin nga 5 në 8 vjet burg, ndërsa në rrethana cilësuese ky dënim shkon nga 15 deri në 20 vjet burg. “Siç

në në mënyrë të paautorizuar kartat SIM që përdoren në telefonat celularë. Lidhur me këtë veprimtari, Kodi Penal parashikon dënimin nga 10 në 30 ditë burg për çdo person që kapet duke shitur karta të paregjistruara. Në daljen publike për të sqaruar vendimet e qeverisë, ministri i Brendshëm tha se qeveria nuk do të riaktivizojë më moratoriumin e skafeve, por ka marrë ven-

dim për disiplinimin e tyre për qëllime turistike, ku çdo mjet do të jetë i regjistruar dhe i pajisur me GPS. Ministri i Brendshëm bëri me dije se një vendim i qeverise ka prekur edhe afatin e pasaportave të fëmijëve. Nga 2009 deri në 2010 janë dhënë një sasi e madhe pasaportash, 150 mijë të tilla. Ndërsa ligji parashikon që pasaportat e fëmijëve të kenë afat 5-vjeçar. L.Bakillari

SHPALLJE ANKANDI ju e dini, është përfshirë po ashtu në paketën e sigurisë lidhur me një sërë ngjarjesh kohën e fundit, por edhe gjatë këtyre viteve ka shqetësuar opinionin publik dhe janë bërë më pas ndihmës për ngjarje kriminale akoma më të rënda”, tha Tahiri, duke sqaruar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal. Këto ndryshime pritet të prekin edhe një tjetër kategori, ata që tregtoj-

Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .


8

27.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ditari

Njoftime/reklama

Për llogari të hetimit, agjentët kanë marrë në duar edhe kallëzimet që janë bërë në të shkuarën ndaj Plakut. Të tria kallëzimet janë pushuar nga prokuroria, por ato mund të jenë të vlefshme për hetimin e atentatit.

Pistat e hetimit për atentatin me antitank kundër Plakut Grupi hetimor verifikon një konflikt të vëllait të kryekomunarit, por dyshimi kryesor bie mbi konfliktet për çështje pronësie. Shoqërohen në polici pesë persona, që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen Dashamir Biçaku Tiranë Një ditë pas sulmit me antitank ndaj shtëpisë së kryekomunarit Fatbardh Plakut, policia po heton në disa pista. Burimet pranë grupit hetimor bënë me dije për MAPO-n se janë në proces verifikimi të një konflikt të ndodhur me vëllanë e Plakut, pak ditë para zgjedhjeve të qershorit. Megjithatë, çështja e pronave në komunën Farkë është dyshimi kryesor për këtë ngjarje. Persona të ndryshëm kishin bërë kallëzime ndaj Plakut në prokurori për mbivendosje të pronave të tyre, çka kishte sjellë edhe konflikte mes palëve. Së paku pesë persona janë shoqëruar nga drejtoria e Policisë së Tiranës në lidhje atentatin e dy ditëve më parë në shtëpinë e kreut të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Goditja nuk shkaktoi dëmtime serioze në banesë, përveç panikut, pasi predha e antitankut u bllokua në një kolonë betoni në një prej mureve ballore të banesës së kryekomunarit të Farkës. Shoqërimi i personave u bë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët thanë se shoqërimi i personave është kryer në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e hetimit. Burimet e policisë thanë për “MAPO”-n se verifikimet e specialistëve të hetimit të Krimeve të Rënda janë orientuar në disa pistat deri më tani, por që ende nuk janë plotësisht zyrtare apo të konfirmuara. Hetuesit thanë se nuk kanë marrë asnjë indicie apo orientim për hetim nga kryekomunari Plaku, pasi

ai nuk ka pasur ndonjë version mbi motivet apo shkaqet e mundshme të ngjarjes. Kjo ka bërë që specialistët e hetimit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Tiranës të rifreskojnë informacionet e vjetra që policia ka pasur në lidhje me Plakun, më herët për konflikte të ndryshme apo probleme që lidheshin qoftë me detyrën, qoftë me problemet e tij personale. Për llogari të hetimit, agjentët kanë marrë në duar edhe kallëzimet që janë bërë në të shkuarën ndaj Plakut. Të tria kallëzimet janë pushuar nga prokuroria, por ato mund të jenë të vlefshme për hetimin e atentatit. Vetë kryekomunari Fatbardh Plaku tha për MAPO-n se nuk kishte asnjë konflikt me ndokënd, që mund të sillte një ngjarje të tillë. Ai vetë përjashtoi motivet për shkak të detyrës, por edhe një sulm me prapavijë politike kundër tij. “Policia dhe Prokuroria të zbardhin ngjarjen”, - apeloi ai. Megjithatë, seria e kallëzimeve penale ndaj kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku nis në vitin 2009, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon në prokurori shtatë zyrtarë, të dyshuar për abuzimet me detyrën. Mes të kallëzuarve ishin edhe disa kryekomunarë, përfshi edhe z. Plaku. Ai së bashku me zyrtarë të komunës u akuzua nga KLSH për mbivendosje pronash dhe shpërdorim detyre, që i ka sjellë dëm ekonomik shtetit. Por pas verifikimeve të kryera nga organi i akuzës rezultoi se kryetari i Komunës Farkë nuk kishte kryer vepër penale dhe çështja u pushua.

Hetuesit thanë se nuk kanë marrë asnjë indicie apo orientim për hetim nga kryekomunari Plaku, pasi ai nuk ka pasur ndonjë version mbi motivet apo shkaqet e mundshme të ngjarjes

Eksploziv makinës së një polici në Fushë-Krujë Makina e një efektivi të policisë është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në periferi të Fushë-Krujës. Shënjestër e sulmit është bërë punonjësi i policisë, Dilaver Boga. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Halim, ndërsa automjeti i tij tip “Benz” ishte i parkuar pranë banesës. Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Burime policore thanë se lënda plasëse ka qenë e konsiderueshme. Nga hetimet para-

prake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Kjo është edhe pista e vetme në të cilën po heton policia. Shpërthimi i mëngjesit të djeshëm është sulmi i 4-t ndaj punonjësve të Komisariatit të FushëKrujës vetëm në pak kohë, ndërsa në dy raste është hedhur lëndë plasëse në oborrin e postës së policisë. Megjithëse është deklaruar se po punohet në mënyrë intensive për zbardhjen e këtyre akteve, ende nuk ka ndonjë autor të dyshuar për këto vepra.

Bllokohen 101 kallëpe tritoli në Korçë Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozivi dhe armësh janë zbuluar gjatë një aksioni të policisë së Korçës, i cili është zhvilluar në disa fshatra. Operacioni i kryer nga forcat operacionale i koduar «Lozhani» ka bërë të mundur zbulimin dhe kapjen e 101 kallëpeve tritoli me peshë, e cila varionte nga 250 gramë deri në 3 kilogramë, dhjetëra kapsollave, një arme automatike dhe disa karikatorë e krehra me fishekë. Sipas të dhënave, operacioni ka qenë i përqendruar në fshatrat Bulgarec dhe Lozhan. Në pranga kanë përfunduar 3 persona, të cilët mbanin të fshehura municionet. Policia tha se në pranga janë vënë Vasiljan Plasari nga fshati Bulgarec, Sergei Cenolli nga fshati Vashtmi dhe Halil Agolli nga fshati Lozhan. Policia bëri me dije se personat e arrestuar ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një mjet tip BMW dhe u kapën ne afërsi të fshatit Lozhan duke transportuar lëndën eksplozive.

Makina përplaset në shkëmb, plagoset familja Tre persona janë plagosur rëndë pasditen e djeshme në Fushë-Bulqizë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosurit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, por identiteti i tyre nuk dihet ende. Mësohet se automjeti tip “Benz” drejtohej nga një vajzë, dhe bashkë me të udhëtonin edhe dy prindërit e saj. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa drejtuesja e makinës ndodhet në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë, ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PËR SHTYP për respektimin e afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njofton të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë, të cilët mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private pranë Inspektoratit të Lartë, ndyshimin e procedurës së dorëzimit të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”  Nuk do të pranohen deklaratat e dorëzuara personalisht pranë zyrave tona nga subjektët deklarues që mbartin detyrim për deklarim;  Nuk do të pranohen deklaratat e plotësuara me shkrim dore, por duhet të jenë të plotësuara në mënyrë elektronike (komputer) dhe më pas të nënshkruhen nga subjekti deklarues apo personat e lidhur me të;  Do të pranohen vetëm deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPKI, deri me datë 31 Mars 2014, përmes Autoritetit Përgjegjës ose strukturës përkatëse, ngritur pranë çdo institucioni publik; Inspektorati i Lartë sqaron se nisur nga numri i madh i deklaratave të interesave private që administron çdo vit, afërsisht 6000 (gjashtë mijë) deklarata, e ka të pamundur të presë subjektët deklarues që paraqiten personalisht pranë ambjenteve tona për dorëzimin e deklaratave. Për këtë qëllim, udhëzojmë subjektët deklarues, në zbatim dhe të dispozitave ligjore, të dorëzojnë deklaratat e tyre pranë Autoriteteve Përgjegjëse, ose strukturave përkatëse, të ngritura pranë çdo institucioni publik. Inspektorati i Lartë, rikujton edhe njëherë afatin e dorëzimit të deklaratave të interesave private, datën 31 Mars 2014. Dorëzimi i deklaratave, përtej afateve ligjore, dhe procedurës së caktuar, passjell sanksionet përkatëse; respektivisht gjobë 50.000 lek (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 lek (njëqind mijë), dhe kallëzim penal për mosdorëzim të deklaratës, pas aplikimit të masës administrative gjobë. Inspektorati i Lartë tërheq vëmendjen e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, në respektimin me rigorozitet të afateve ligjore. Në çdo rast, shkelësit e dispozitave ligjore, përveç aplikimit të masave administrative, do të bëhen publike në median e shkruar dhe atë vizive si dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.hidaa.gov.al Inspektorati i Lartë, në kuadër të ndjekjes së një politikë të hapur e transparente me qytetarët, median dhe shoqërine civile, Ju fton që së bashku të parandalojmë korrupsionin; bëhuni pjesë e ILDKPKI, dhe denonconi rastet e korrupsionit të zyrtarëve të administratës publike, në unedenoncoj@hidaa.gov.al ose info@hidaa.gov.al, dhe telefononi pa pagesë në numrin 0800 99999. Denoncimi Juaj do të ndiqet me përparësi nga ana jonë. Faleminderit!


CMYK

Njoftime/reklama NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.03.2014 19.03.2014

99


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Rama dhe Basha duhet të takohen L

exova me çudinë dhe kundërshtinë që më rritej rresht pas rreshti, shkrimet e djeshme të kolegut Fevziu dhe Vasjari, në lidhje me takimin e përfolur Rama-Basha, respektivisht në të përditshmet e rëndësishme Panorama dhe Mapo. I perceptova këto qëndrime të ndryshme dhe të ngjashme njëherësh, pavarësisht njëri-tjetrit. Në këto shkrime, simbas asaj që kuptova, sendërtohej pa të drejtë, një skepticizëm dhe një parashikim depresiv në lidhje me kotësinë e këtij takimi. Madje, Fevziu ‘votonte’ i bindur për mostakimin e tyre, i cili, nisur nga precedentët që ai rreshtonte, kanë sjellë më shumë ‘të këqija’ sesa të mira në këto 20 vitet e fundit, në analizën e parashtruar. Këta dy kolegë të mençur dhe të moderuar, në këto kohë tritolesh, predhash antitank dhe konfliktesh parlamentare të thekshme, rrudhin buzët me cinizëm në lidhje me këtë opsion të mundshëm takimi, i cili me sa duket tanimë duket krejt i kërcënuar. Do t’i bashkohesha fët e fët kësaj rrudhjeje të buzëve, madje do t’i shtoja edhe një rrudhje të thellë balli, pasiqë skepticizmi ka rrënjë të thella edhe tek unë, porse, edhe kundrejt ‘dështimit’ shumë të mundshëm, do të doja të votoja publikisht ‘pro!’ këtij ‘Takimi’ dhe ‘pro!’ këtij ‘Dialogu’ që herët a vonë duhet të fillojë në interes të të gjithëve. Madje shpreh habit të thellë, se si moderacioni i kolegëve ka rënë në ‘kurthin’ e një dëshpërimi të pafshehur mirë, mbi sterilitetin e barqeve idhnake të politikës shqiptare, të cilat më shumë dështojnë se sa pjellin krijesa të gëzueshme. Sepse shpesh nga cepat e buzëve të tyre del më shumë pështymë e nerv, se sa idera që na çojnë përpara. Ka më shumë tritol në verbin e politikës dhe aspak vullnet për të ndërtuar ura lidhëse, që bashkojnë ishujt blu apo rozë, ku me sa di unë, banohen gjithsesi nga shqiptarë. Shqiptarë të një kategorie dhe me një ADN të njëjtë. Ndryshe nga ata, mendoj se ‘Takimi’ i liderit të Shumicës dhe liderit të Pakicës, brenda dhe jashtë kon-

koment Artur Zheji

Kjo vëngërsia trapçarëse dhe mllefi konfliktual, ngjan si dy pika uji me mbledhjet e Pleniumeve të KQ të Partisë së Punës, kur dënoheshin ‘armiqtë e kllasës në gjirin e partisë’. Dhe kjo që shohim në Kuvend, falë Zotit, në një Kuvend demokratik qoftë edhe kur e drejtonte me ashpërsi zonja Topalli, është shpesh e më shpesh një sallë Pleniumi, ku ‘armiqtë’ duken të dënuar të rrinë bashkë dhe të shahen e të rrihen mes vetes deri në pikë të fundit. Falë Zotit, në kohën tonë, pa ndërhyrjen e Sigurimit të Shtetit apo të Policisë Popullore, që dikur u vinte hekurat ‘armiqve’, pikërisht në sallën e mbledhjeve të Komitetit Qendror.

tekstit të reformës territoriale, të cilën me një ‘lapsus’ frojdian Fevziu e mbiquan ‘reformë elektorale’, sepse në të vërtetë edhe e tillë është mbasi hyn në fuqi, ky ‘Takim’ pra, dhe takime të këtij lloji dhe niveli, janë vetëm një e mirë publike. Një e mirë publike që duhet inkurajuar. E me këtë rast e në radhë të parë, këto hapa duhen inkurajuar nga partia e pashpallur e të moderuarve të opinionit publik, ku unë mendoj se bëjnë pjesë edhe Fevziu edhe Vasjari. Sepse edhe nëse ky takim nuk pjell beben e dëshiruar konsensuale, së paku shkrin akujt dhe zbyth qëndrimet e vëngërta dhe luftarake të palëve të ndërsyera. Dhe, le ta themi një herë të vetme krejt pa takt edhe shqeto fare, që ky konfliktualitet mbi baza krejt egoiste, është shndërruar në një çarje ‘trapi’ rraskapitëse që vazhdon me dhjetëvjeçarë. Madje është një vijueshmëri e qëndrimit urrejtës të kundërshtarit, që vjen drejtpërdrejt nga hoxhizmi, të cilin Fevziu e njeh shumë mirë, edhe si individ edhe si biograf i talentuar i diktatorit. Kjo vëngërsia trapçarëse dhe mllefi konfliktual, ngjan si dy pika uji me mbledhjet e Pleniumeve të KQ të Partisë së Punës, kur dënoheshin ‘armiqtë e kllasës në gjirin e partisë’. Dhe kjo që shohim në Kuvend, falë Zotit, në një Kuvend demokratik qoftë edhe kur e drejtonte me ashpërsi zonja Topalli, është shpesh e më shpesh një sallë Pleniumi, ku ‘armiqtë’ duken të dënuar të rrinë bashkë dhe të shahen e të rrihen mes vetes deri në pikë të fundit. Falë Zotit, në kohën tonë, pa ndërhyrjen e Sigurimit të Shtetit apo të Policisë Popullore, që dikur u vinte hekurat ‘armiqve’, pikërisht në sallën e mbledhjeve të Komitetit Qendror. Nëse personalisht nuk kam patur rezerva në mbështetjen publike të Lulzim Bashës, në vitin 2011, ka qenë pikërisht bindja apo iluzioni, se ai vinte nga një shkollë tjetër. Krejt pa lidhje me Pleniumet dhe larg erës së rëndë të kuzhinave pikante të urrejtjes ‘kllasore’. Nëse në vitin 2007, mbështeta rikonfirmimin e Ramës në krye të

Parapërgatitje

Kolegët me të cilët po replikoj, nuk mbërrijnë deri këtu. Ndërsa kolegët e Bashës dhe Ramës, e kanë tejkaluar me të tepërt këtë cak. Dhe ky nuk është një lajm i mirë. Bashkisë së Tiranës, për të frenuar sadopak ekspansionin berishian të mbas vitit 2005, edhe kjo lidhej me domosdoshmërinë e forcimit të frymës së re, që Rama po sillte në Partinë Socialiste, sidoqoftë moderne, gjithsesi edhe përpara ‘zbarkimit’ të tij. Por përveç përfitimit në ‘frymë pozitive’, që një takim i tillë do të kishte për Interesin e braktisur Publik, qoftë Rama dhe qoftë Basha, do të bënin hapin e duhur, jo thjesht kundrejt partive, e pra, kundrejt grupeve të interesit të pjesës që ata përfaqësojnë, por do të shkaktonin demoralizimin e duhur dhe në kohën e duhur ndaj radikalizmit sherrdashës të të dy krahëve. Një radikalizëm që fshihet pas sloganeve ‘morale’, madje të ‘moralit të lartë’. Por që në të vërtetë, fsheh lakuriqësinë jo dhe aq morale të ca interesave të vogla dhe krejt egoiste politike. Sepse mendoj që sot, ashtu si edhe dje, opinioni publik shqiptar ka nevojë të demilitarizohet. Por këtë duhet ta bëjnë së pari liderët e këtyre dy partive antagoniste. Në dobi të të gjithëve, por edhe në dobi të tyre. Sondazhet, përkundrejt shitblerjeve të tyre të herëpashershme, dëshmojnë se shqiptarët, dje më 23 qershor 2013, sot dhe sigurisht edhe nesër, vlerësojnë dhe ‘shpërblejnë’ me votë moderacionin politik që u mishërua në mënyrë bindëse nga LSI dhe Ilir Meta. Kjo parti, tanimë një Pol i Tretë, falë këtij qëndrimi dhe kësaj platforme, u katërfishua në 2013 duke marrë vota dhe konsensuse të bollshme centriste nga krahët PD dhe PS. Nëse Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, nëse duan pa vetëdije, një zmadhim të mëtejshëm dhe një gjigantizim të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë deri më tash në rrugë të mbarë. Mirëpo në mënyrë paradoksale,

Meta është direkt ose indirekt një inkurajues i këtij takimi, në përputhje me trendin e platformës së tij. Por përtej kësaj, kam bindjen se ky takim dhe ky trend nuk rrit më shumë Bashën apo Ramën përpara opinionit të brendshëm apo të huaj, porse rrit klasën politike në tërësinë e saj. Përtej bunkerizimeve dhe frëngjive, nga ku shtihet për të vrarë politikisht dhe jo për të konkuruar. Sigurisht, pikëpyetjet më të mëdha shtrohen për Lulëzim Bashën, ndaj të cilit presionet e radikalëve janë shumë të mëdha, nga brenda dhe jashtë partisë së tij. Personalisht mendoj se Basha ka dy rrugë: Ose të ngujohet në qëndrimet e përgjithësuara mohuese, që kanë gjithmonë e më shumë fjalën ‘JO!’ si kryefjalë, duke rrezikuar mpakjen dhe fishkjen e forcës politike që drejton, Ose, të tejkalojë këtë ngërç, me hapin e gjatë të një ‘kampioni’ të moderacionit modern, koha e të cilit ka ardhur tashmë dhe t’u tregojë publikisht të gjithëve se Luli, është bashkëthemelues i një shkolle të re politike që ka si Yll Polar reformizmin, konsensusin dhe dialogun. Dhe kjo është e mundur. Prandaj dhe mendoj se është në interes edhe të atyre, me të cilët po replikoj sot, që përtej skepticizmit, të jenë sidoqoftë më inkurajues të Pozitivitetit. Këto qëndrime, edhe kur impostohen në emër të ‘dashurisë’ për Bashën, apo në emër të ‘dashurisë’ për Ramën, në pozicionimin ekstremist dhe radikal kundër takimit, janë veçse dëmtuese dhe mëtuese të një shkolle tashmë të tejkaluar politike. Kolegët me të cilët po replikoj, nuk mbërrijnë deri këtu. Ndërsa kolegët e Bashës dhe Ramës, e kanë tejkaluar me të tepërt këtë cak. Dhe ky nuk është një lajm i mirë.


op-ed

2

Blog / Burrat e asgjësë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / ‘Arredimi’, arsyeja pse nuk u mbështet Panairi

27.03.2014

Universitet / Sigurimi i cilësisë, propozime të reja nga zona europiane

11

Në këto kohë ne luftojmë për idetë, dhe gazetat janë kështjella jonë. - Heinrich Heine

Letër më ke çu... Q

ë kur ajo gruaja socialiste e Beratit ishte e gatshme të rrinte pa bukë vetëm t’i shihte bashkë Nanon me Metën, madje më tutje akoma, që para 20 vitesh kur Gili këndonte “le të puthen socialistë e demokratë”, patetizmat, mallëngjimet apo edhe predikimet për takime pajtuese që do të na shpëtojnë të gjithëve nuk kanë reshtur. Ato janë shndërruar në episode folklorike që në momente të caktuara zëvendësojnë ligjin, Kushtetutën, madje edhe frymën e votës së sovranit. Fjala e burrave del më e fortë se të gjithë mekanizmat e demokracisë së re. Deri në njëfarë kohe, sepse pastaj zbulohet se njëri ia kishte me hile tjetrit, marrëveshja prishet, nisin mallkimet, grevat, bojkotet... e vjen përsëri nevoja për një tjetër takim në odën e burrave. Ky cikël replikohet periodikisht. Këtë herë, meqenëse kryeministër është Edi Rama, koha thirri në skenë letrat e hapura, një pasion i vjetër i tij. Kryetari socialist i kërkon kryetarit demokrat që të bëjnë kuvend bashkë, të shihen sy më sy, të buzëqeshin dhe t’i japin zgjidhje ata të dy hallit të madh që ka Shqipëria. Të bëjnë me konsensus refor-

mën territoriale (për të cilën i madh e i vogël nuk po vë gjumë në sy nga shqetësimi) dhe t’i hapin rrugë kështu një epoke të re bashkëpunimi. Në këtë sfond të dalë boje të tranzicionit shqiptar, edhe kryetari i opozitës i ktheu një letër kryeministrit, ku sigurisht ishte i gatshëm për takim (nuk refuzohet dot lehtë një parje sy më sy) por nëse ky i fundit plotësonte disa kushte, një prej të cilave edhe e drejta e vetos në Kuvend për reformën territoriale. Mbi këtë temë, ashtu siç pritej, pati vëmendje të madhe dhe diskutime ku një pjesë ishin pro takimit e një pjesë jo. Një pjesë i rekomandonin Bashës të shkonte, e një pjesë të refuzonte. Disa vlerësonin tolerancën e Ramës (që ndonëse i ka votat tregohet zemërgjerë me opozitën), ca të tjerë mundësinë që po i jepte vetë kryeministri kundërshtarit të tij për t’u ndjerë partner i barabartë me të dhe për rrjedhojë edhe kryetar i vërtetë i PD. Përgjigja e Bashës, që në thelb nuk guxonte t’i thoshte një jo të prerë letrës demagogjike të Ramës, është dëshmi e ndikimit të fortë që ka fryma e lartpërmendur. Duket si herezi nëse një lider refuzon një ft-

esë për takim, qoftë edhe kur ky është pa kuptim. Lulzim Basha duhet t’i kishte thënë jo ftesës së Edi Ramës pikërisht për të shembur një traditë të keqe ku takimi i dy njerëzve është kthyer në mit, në formulë magjike që gjen zgjidhje për çdo gjë, ndërkohë që në fakt është një lojë plot hile që mban në jetë një mentalitet primitiv se e mira do të vijë nga lart, nga ata, nga liderët dhe jo nga zbatimi i ligjit dhe respektimi i rregullave demokratike. Basha duhej të refuzonte të bëhej aktor në një teatër hipokrizie që luhet prej më shumë se 20 vjetësh e që vetëm bashkëpunim politik nuk ka sjellë. Shprehje të tilla si takimi i dy dinozaurëve të politikës, elefantëve, krokodilëve apo rinocerontëve, kanë përbërë skenografinë e kësaj pjese absurde që zhvillohet në emër të pajtimit por në fakt ka konfliktin si akt të fundit. Bashën nuk e bën lider letërkëmbimi me Edi Ramën, por e kundërta, ndërprerja e kësaj praktike provinciale. Kryetari i ri i PD do të bënte diferencën me pjesën tjetër të politikës duke dalë nga ky zakon demode i tranzicionit shqiptar. Kështu ai do të veçohej, do të sillte një ndryshim

koment Armand Shkullaku

cilësor dhe do të hidhte një hap drejt politikës moderne, ku fatet e qytetarëve nuk varen në një shtrëngim duarsh. Duke i thënë një jo të fortë një takimi që po serviret si zgjidhje e problemeve mes pozitës dhe opozitës, Basha do të shënonte një pikë kthese dhe do të merrte tiparet e një lideri modern. Që nuk refuzon dialogun, por nuk e koncepton atë në kuadrin folkloristik të tranzicionit shqiptar, që nuk orientohet nga letrat e stilit kalorësiak por nga akte konkrete e transparente për sytë e publikut. Që mund të pijë kafe, të takohet në opera, stadium apo kudo që të qëllojë me kundërshtarin politik, por të refuzojë të shkojë në një takim të cilit i jepet peshë mbi institucionet e vendit e bëhet sa për sy e faqe. Kryetari i opozitës ka qenë i qartë se këtë takim Edi Rama e kërkon edhe si një lloj alibie për vendimin e BE në qer-

shor. Se mungesa e bashkëpunimit dhe e konsensusit politik është pika më e dobët që mund ta penalizojë përsëri Shqipërinë. Se jo më kot kryeministri u shfaq në Top Story më i butë me Presidentin e Republikës, kryetarin e SHISH, apo e ka ulur disi ritmin në aksionin e kapjes së institucioneve të pavarura. E një shtrëngim duarsh me liderin e opozitës do të ishte si një qershi mbi tortën butaforike të dëshirës për konsensus. Basha e di që një takim i tillë nuk e zgjidh konfliktin e krijuar këto gjashtë muaj mes qeverisë dhe opozitës dhe nuk mund të jetë provë reale për Brukselin. Ai nuk i mbulon dot Aktin normativ, përplasjet me INUK, presionin ndaj drejtësisë, Presidentit e Shërbimit sekret dhe plot sjellje abuzive e arbitrare. Prandaj takimi do të ishte një fasadë për të mallëngjyer ca e për të gënjyer ca të tjerë. Siç ka ndodhur rëndom në këto dy dekada. Lulzim Basha nuk duhej të kishte hezituar asnjë çast për t’i thënë jo ftesës bajate, duke i dhënë fund kështu një hipokrizie të shpifur dhe një praktike të dëmshme që ka zëvendësuar mekanizmat normalë të një republike parlamentare.

Një kuptim anakronik mbi të drejtat private të pronësisë mbi truallin

I

shte shokuese të dëgjoje një zyrtar të lartë të qeverisjes qendrore, për çështjet e zhvillimeve në territor, të deklaronte se planifikimi urban bëhet vetëm nga qeveria dhe sa më larg dhe fshehtas qytetarëve të interesuar. E thënë në një debat, në një televizion kombëtar, shprehja ishte e një niveli të tillë bombastik nga ato që të vënë të mendohesh mbi botëkuptimet bazike të shoqërisë. A mundet një qeverisje në një organizim demokratik të shoqërisë të përjashtojë nga vendimmarrja individët dhe komunitetet e interesuara dhe të prekura?! Mirëpo, zyrtari këmbëngulte të argumentonte se planifikimi urban duhet të bëhej larg njerëzve, prona e të cilave prekeshin nga zhvillimi i planifikuar, në mënyrë që planifikuesit/zyrtarët të mos shtrëngoheshin nga interesat private të tyre! Zyrtari insistonte se kjo ishte

koment Gentian Kaprata

rruga e vetme. Por jo shqiptarët, të cilët në marrëveshjen themelore mes tyre (kushtetutë) kanë sanksionuar se sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronësinë private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Ata kanë dakordësuar gjithashtu, se në Republikën e tyre e drejta e pronës private është e garantuar. Kushtetuta thotë kështu. Për të mos renditur një set të tërë ligjor dhe nënligjor apo vendime gjykatash kombëtare apo ndërkombëtare që përcaktojnë se të drejtat e pronësisë janë të pacenueshme. Janë të drejta që

lindin me pronën dhe kalohen/ transferohen bashkë me të. Ato mund të ndahen dhe të negociohen në treg, por në çdo rast me vullnet të lirë të zotëruesit të tyre dhe larg shtrëngimit nga shteti. E thënë thjeshtë e qartë, çdo individ që posedon një pronë gëzon të gjitha të drejtat që lindin prej saj. Ai ka të drejtë (kontekstualizuar), në pronën e tij të ndërtojë gradaçelën më të lartë që teknologjitë ndërtimore mund t’i lejojnë. Apo të hapi gropën më të thellë të mundshme. Mundësisht deri në qendrën e sferës tokë. Kush mund ta pengojë? Askush, nëse biem dakord që të gjithë individët lindin dhe janë të barabartë ndërmjet tyre? Sepse askush, në një shoqëri të individëve të barabartë, nuk ka të drejtën të kufizojë të drejtat e një individi tjetër. Ndryshon puna për shoqërinë, si një e tërë. Ajo mund t’i kufizojë të drejtat e individit.

Por edhe ajo vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve (individë)’, sikurse thotë Kushtetuta e Republikës. Në një vend demokratik, ‘liritë e një individi mbarojnë atje ku fillojnë liritë e një individi tjetër’. Dhe në një shoqëri të tillë për të siguruar barazi, individët mblidhen dhe vendosin për kushtëzimet që do t’i vendosin vetes. Këto kushtëzime i quajnë ligje dhe pasi i kanë vendosur me vullnet të lirë, i respektojnë të gjithë. Kështu duhet të ndodhë edhe me ligjin e zhvillimeve në territor, që e quajmë plan. Individët u vendosin kufizime të drejtave të zhvillimit të pronësive të tyre, me synimin e ndërtimit të një tërësie (qyteti) funksionale, sa më mirë jetueshëm dhe të gjithë proporcionalisht të barabartë në përfitim. Ky është plani. Një ‘marrëveshje’ mes qytetarësh në liri. Kjo mund të arrihet në forma dhe procedura

të ndryshme, por në asnjë rast nuk mund të përjashtohen qytetarët. Kuptimi i gabuar i zyrtarit, që duhet thënë se nuk është i vetmuar, trashëgohet nga një kohë që ne shpresonim ta kishim lënë pas. Por që duket se na ndjek akoma dhe është bazamenti nga ku origjinalizojnë kuptimet tona të sotme mbi shumë çështje. Veçanërisht ato të lidhura me pronat, të drejtat e zhvillimit të tyre dhe planet urbane. Nga një kohë kur mbretëronte paradigma se ‘shteti duhet të kontrollojë çdo aspekt të jetës dhe zyrtarët ishin “kalorësit” e vetëm të së mirës publike të komunitetit, ndërsa e mira dhe interesi privat nuk ekzistonte. Në këto mënyra të të menduari, ishte e kuptueshme që ‘planin urban’ e bënte vetëm shteti dhe “kalorësit” e tij, por jo në kohët moderne që po jetojmë. Në to, kuptime të tilla janë veçse anakronike dhe të trashëguara nga një kohë pa kthim.


12

ud hëzimi

universitet

Në kuadër të sigurimit të cilësisë edhe Shqipëria është e përfshirë në një projekt “Tempus” mbi forcimin e sistemit shqiptar të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, si një përgjigje ndaj nevojave dhe kërkesave për të adaptuar strategjitë në kuadër të Procesit të Bolonjës dhe integrimit europian

Sigurimi i cilësisë, propozime të reja nga zona europiane e arsimit të lartë Grupi E4 i shoqatave drejtuese të arsimit të lartë europian ka botuar një propozim të përbashkët për rishikimin e standardeve dhe udhëzimeve mbi sigurimin e cilësisë në zonën europiane të arsimit të lartë, me synimin për të qartësuar konfuzionin dhe për të bërë lidhje më direkte me procesin e të mësuarit dhe mësimdhënies.

D

okumenti “Rishikimi i standardeve dhe udhëzimeve mbi sigurimin e cilësisë në zonën europiane të arsimit të lartë”, i përgatitur nga grupit E4, është i fokusuar në sigurimin e jashtëm dhe të brendshëm të cilësisë, si edhe tek agjencitë e sigurimit të cilësisë. Ky dokument sugjeron që institucionet të implementojnë politika që duhen bërë publike, si dhe ta bëjnë pjesë të menaxhimit strategjik sigurimin e cilësisë. Flitej gjithashtu edhe për standardet e mësimdhënies: institucionet duhet të sigurojnë veten me lektorë kompetentë dhe të kenë një proces të drejtë dhe transparent për rekrutimin dhe zhvillimin e tyre. Grupi E4 përfshin Shoqatën Europiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Unionin Studentor Europian, Shoqatën e Universiteteve Europiane dhe Shoqatën Europiane të Instituteve në Arsimin e Lartë. Propozimet e tyre të prodhuara së bashku me Arsimin ndërkombëtar, BusinessEurope dhe Regjistrin Europian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë do të diskutohen në takimin e ardhshëm të grupit në muajin prill, në Bolonjë. Ato priten të adoptohen në takimin në rang ministrash të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, në Armeni vitin e ardhshëm. Nevoja për ndryshim thelbësor

Dokumenti thotë se për t’iu përgjigjur diversitetit dhe pritshmërisë në rritje për arsimin e lartë kërkohet një ndryshim

thelbësor në dispozitat e tij. Shumë ndryshime janë bërë që prej vendosjes së standardeve europiane dhe udhëzimeve për sigurimin e cilësisë në zonën europiane të arsimit të lartë që u adoptua më 2005-ën. Tani ka më shumë një qasje me në qendër studentin për të mësuarit dhe mësimdhënien, duke përqafuar shtigje më fleksibile të të mësuarit dhe njohjes së kompetencave të fituara jashtë kurrikulës formale. Madje edhe vetë institucionet po bëhen më të ndryshme në misionet e tyre dhe mënyrat e dispozitave arsimore dhe bashkëpunimin, duke përfshirë edhe ndërkombëtarizimin që po fiton terren dita-ditës, të mësuarit dixhital dhe shumë forma të tjera shpërndarjeje. Politikat dhe proceset janë shtylla kryesore të një sistemi koherent institucional të sigurimit të cilësisë dhe si të tillë, ato mbështetin departamentet e tyre, njësitë organizative, stafin dhe studentët. Ato gjithashtu mbështesin integritetin akademik e lirinë dhe janë kundër intolerancës dhe diskriminimit ndaj studentëve e stafit. Sigurimi i cilësisë është çështje e rëndësishme në axhendën e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë dhe në këtë kuadër po zhvillohen një sërë projektesh. Një i tillë është projekti “Tempus” me fokus Shqipërinë, “Forcimi i sistemit shqiptar të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, si një përgjigje ndaj nevojave dhe kërkesave për të adaptuar strategjitë e Shqipërisë në kuadër të Procesit të Bolonjës dhe integrimit europian. Për Shqipërinë, një sistem i tillë i ngjashëm me sistemin e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (EHEA) ka qenë prej kohësh synim i qeverive dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ky projekt udhëhiqet nga një universitet gjerman në bashkëpunim me gjashtë universitete shqiptare publike dhe jopublike, ku bëjnë pjesë Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Amerikan i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Korçës, Durrësit dhe “Pavarësia” Vlorë, Agjencia Publike e Akreditimit

të Arsimit të Lartë (APAAL), si dhe disa partnerë europianë nga Holanda, Franca, Republika Çeke dhe Italia. Rekomandimet

Dokumenti thotë se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet t’u nënshtrohen një rishikimi të jashtëm të sigurimit të cilësisë, në linjë të ESG-së mbi një bazë ciklike.

Për të hartuar dhe miratuar programe që të jenë bërthama e misionit të mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë, proceset duhet të përfshijnë angazhimin e studentëve dhe grupeve të tjera të interesit dhe duhet të jenë subjekt i miratimit formal institucional. Një tjetër konsideratë ishte respektimi i diversitetit dhe nevojave të studentëve, si dhe inkurajimi i një sensi autonomie te nxënësi, ndërsa siguron udhëheqje të përshtatshme dhe mbështetje nga mësuesit. Të tjera udhëzime kishin të bënin me stafin akademik, rëndësinë e inkurajimit të inovacionit në metodat e mësimdhënies, si edhe përdorimin e teknologjive të reja. Sipas dokumentit, duhet të ofrohen mundësi të reja për të promovuar zhvillimin e tyre, si dhe inkurajimin e aktiviteteve shkollore për të forcuar lidhjen mes arsimit dhe kërkimit. Institucionet duhet të sigurojnë burime për të asistuar të mësuarit e studentit siç janë bibliotekat, facilitetet e studimit dhe infrastruktura, por dhe mbështetje njerëzore si këshilltarë, tutorë dhe këshillues të tjerë. Dokumenti thotë se nevojat e popullsive të ndryshme të studentëve duhet të merren në konsideratë si studentë në moshë të mad-

he, ata me kohë të pjesshme, të punësuar apo studentë ndërkombëtarë, si edhe ata me paaftësi për të mësuar dhe ky lloj diversiteti duhet të merret në konsideratë kur caktohen, planifikohen dhe sigurohen resurset dhe mbështetja e personelit. Monitorimi i vazhdueshëm dhe rishikimet periodike të programeve janë pjesë kritike për të siguruar nëse po arrihen objektivat dhe është e nevojshme të përditësohen dhe rishikohen pas analizimit. Rishikimet e jashtme

Dokumenti thotë se është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet t’u nënshtrohen një rishikimi të jashtëm të sigurimit të cilësisë, në linjë të ESG-së mbi një bazë ciklike. “Sigurimi i cilësisë është një proces i vazhdueshëm që nuk mbaron me feedback të jashtëm apo me një raport”, - shkruhet në dokument. Theksohet se kjo duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të vazhdueshme dhe transparente. Çdo rezultat apo gjykim i bërë duhet të bazohet në kritere eksplicite dhe të botuara dhe duhet të jenë të aksesueshme për komunitetin akademik, partnerët e jashtëm dhe individë të tjerë të interesuar. Agjencitë që zhvillojnë aktivitet të sigurimit të jashtëm të cilësisë duhet të kenë një bazë të caktuar ligjore dhe të njihen formalisht si të tilla nga autoritetet publike kompetente. Ato gjithashtu duhet të publikojnë raporte të rregullta, duke përshkruar dhe analizuar gjetjet e tyre dhe të jenë plotësisht të kuptueshme për grupet e interesit. Grupi E4 u shpreh se rishikimet dhe udhëzimet e standardeve të 2005-ës kanë përfshirë një sërë konsultimesh duke angazhuar grupe kyçe interesi, organizata dhe ministri. Ky propozim i bërë nga grupi E4 pasqyron një konsensus mes të gjitha organizatave të përfshira sesi të çohet përpara sigurimi i cilësisë në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë dhe si e tillë të sigurojë nj bazë të fortë për implementim të suksesshëm.


kulturë

Libri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

27.03.2014

Nëse Shoqata e Botuesve do kishte kërkuar si një vit më parë mbështetje financiare për konferencat, debatet, promovimet, çmimet, jurinë etj, dhe jo për “Arredimin e panairit”, ndoshta projekti do të ishte në listën e fituesve

‘Arredimi’, arsyeja pse nuk u mbështet Panairi

Ministria e Kulturës shprehet se Panairi nuk u mbështet, sepse nuk plotësoi kushtet e dokumentacionit. Shoqata e Botuesve e quan në kundërshtim me Ligjin për Librin, refuzimin e Ministrisë për të mos e mbështetur Aida Tuci

P

anairi i Librit “Tirana 2014” nuk u përzgjodh fitues në thirrjen e parë për këtë vit, pasi nuk plotëson kushtet kryesore të dokumentacionit të kërkuar. Kjo ka qenë përgjigjja zyrtare e Ministrisë së Kulturës për të mos mbështetur Panairin e Librit të këtij viti. Sipas Ministrisë së Kulturës, Shoqata e Botuesve nuk ka plotësuar një nga kushtet kryesore; justifikimin e buxhetit me zëra dhe kosto të përcaktuara qartë për shumën, e kërkuar për financim nga MK. “Zëri i kërkuar nga Shoqata e Botuesve për financim nga MK “Arredim panairi” me shifrën total dhe të padetajuar 2 milionë lekë të reja, nuk e përmbush këtë kërkesë të domosdoshme për miradministrim të projekteve kulturore dhe artistike me fonde publike”, - shkr uhet në përgjigjen zyrtare drejtuar Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, duke i kujtuar jo pa qëllim kësaj të fundit se Ministria e re e Kulturës (dmth ministrja Kumbaro) nuk ka munguar së shprehuri mbështetjen e saj për aktivitetet në fushën e librit, siç ishte mbështetja e Panarit të Librit “Tirana 2013”, me shumën 1.4 milionë lekë të reja, si dhe financimin e kërkesës së Shoqatës së Botuesve për pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë dhe organizimin e stendës shqiptare me përfaqësuesit e Shoqatës në Panairin e Librit në Leipzig 2014, me shumën 10 000 euro. Shoqata e Botuesve: Ministria po shkel Ligjin për Librin Rogreta Shahini, koordinatore e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, e cila është marrë dhe me hartimin e projektit të Panairit, shprehet se nuk është e

Ekspozita

Të 60 afishet e ekspozuara në GKA janë prodhuar që nga periudha e republikës së III- të franceze e deri në vitin 1968

Shoqata Botuesve është organizatore që prej vitit 1998 e Panairit Kombëtar të Librit në Tiranë. Merr pjesë që prej vitit 1993, në panairet ndërkombëtare të librit, si Panairi i Lajpcigut, Frankfurtit, Prishtinës, Shkupit, Ulqinit, Torinos etj.

vërtetë që projekti i paraqitur në MK ka patur probleme në dokumentacion. Ajo sqaron se: “Shoqata e Botuesve Shqiptarë i është drejtuar Ministrisë së Kulturës me projektin “Arredim panairi”, që është vetëm një zë dhe nuk ka nevojë për detajime. Kësaj i bashkëngjitet vetëm një faturë që shkon afërsisht 3 milionë lekë dhe Shoqata e Botuesve ka kërkuar mbështetje për 2 milionë lekë. Mendoj se kjo është shumë e qartë dhe nuk lë vend për interpretime të tjera”, - shprehet Shahini. Duke iu referuar Ligjit nr. 9616 të vitit 2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”, zëri zyrtar i Shoqatës së Botuesve, koordinatorja Shahini shton se vendimi i ministrisë për të mos mbështetur Panairin e Librit “Tirana 2014”, bie në kundërshtim me Nenin 15, pika 4 e Ligjit. “Ligji për librin është shumë i qartë kur bëhet fjalë për aktivitete kulturore në nivel kombëtar. Aty thuhet se “shteti nxit ndërgjegjësimin për librat dhe për shprehitë e leximit nëpërmjet ekspozitave dhe panaireve të librit në përputhje me vendimin e KM nr. 43 dt 07.01.1998 «Për organizimin e panaireve kombëtare dhe të ekspozitave”. Rrjedhimisht, Ministria e Kulturës nuk e ka fakultative ta mbështesë apo jo Panairin, ajo e ka detyrim ligjor”, - sqaron Shahini.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e themeluar në vitin 1992, përbëhet nga më shumë se 30 anëtarë, shtëpi botuese në vend. Ajo është organizatore që prej vitit 1998 e Panairit Kombëtar të Librit në Tiranë dhe e mjaft aktiviteteve të tjera kombëtare dhe rajonale. Merr pjesë rregullisht që prej vitit 1993, në panairet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare të librit, si Panairi i Lajpcigut, Frankfurtit, Prishtinës, Shkupit, Ulqinit, Torinos etj., si dhe në panairet universitare dhe rajonale etj. Gjithashtu, Shoqata e Botuesve Shqiptarë për disa vite me radhë, organizon më 23 prill manifestime për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës Autoriale. Për gjithë kontributin e Shoqatës në këto vite, kryetari i saj, Petrit Ymeri mendon se ky “incident” do të zgjidhet me dashamirësinë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, “sepse është jonormale që të mos mbështetet Panairi i vetëm kombëtar që zhvillohet për librin”- shton ai. Por për Kumbaron, prioritet është lexuesi dhe jo arredimi Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit (KKLNL), organ Këshillimor i Ministrisë së Kulturës, ministrja Kumbaro ishte shumë e qartë se cilat do të ishin prioritetet e saj në fushën e librit. “Në

politikën që duam të zhvillojmë, duam të krijojmë më shumë hapësira për të mbështetur krijuesit, ku pa më të voglin dyshim përfshijmë autorët njësoj si dhe përkthyesit. Krijuesit mbështeten duke krijuar terrene që ata të nxiten, të konkurrojnë, të promovohen dhe sidomos të lexohen. Rritja dhe zgjerimi i audiencave të sotme dhe sidomos zhvillimi i politikave për të siguruar audiencat e nesërme është prioriteti ynë. Kjo ka qenë arsyeja pse ministria ka këmbëngulur që edhe në panairet e librit të mbështesë financiarisht autorët, debatet, promovimin e librit. Kam parasysh këtu: mbështetjen financiare të Ministrisë në Panairin e nëntorit (viti 2013) ku ministria financoi çmimet, punën e jurisë, konferencat, debatet dhe promovimet. Po kështu Ministria mbështet financiarisht stendën shqiptare në Panairin e Leipzigut dhe do të mbështesim çdo iniciativë dinjitoze që do të ndërmerret në këtë drejtim”. Pra, nëse Shoqata e Botuesve në projektin e saj “Panairi i Librit Tirana 2014” do kishte kërkuar si një vit më parë mbështetje financiare për konferencat, debatet, promovimet, çmimet, jurinë etj, dhe jo për “Arredimin e panairit”, ndoshta projekti do të ishte në listën e 68 fituesve të shpallur pak ditë më parë nga Ministria e Kulturës.

2

milionë lekë të reja, të kërkuar për financim nga MK

Ligji

Nenin 15, pika 4 e Ligjit. “Ligji për librin thotë “shteti nxit ndërgjegjësimin për librat dhe për shprehitë e leximit nëpërmjet ekspozitave dhe panaireve të librit

1.4

milionë lekë është mbështetja që MK i ka dhënë Panairit një vit më parë

Historia e Francës në afishet e reklamave Ekspozita “Historia e Francës e treguar përmes publicitetit”, e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve, prezanton 60 dokumente publicitare (afishe, reklama të publikuara në shtypin e shkruar, etiketa të pijeve ose djathërave etj.) të zgjedhur në koleksionin e pasur të bibliotekës Forney/Hôtel de Sens. Kjo ekspozitë risjell historinë e Francës përmes një galerie humoristike të heronjve francezë. Ajo është prezantuar edhe në Paris, ku u vizitua nga më shumë se 15 000 vizitorë. Organizatorët e kësaj ekspozite, përfaqësues nga Ambasada Franceze në Shqipëri,

Aleanca Franceze në Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Arteve bënë prezantimin në një konferencë për shtyp. Drejtori i GKA-së, Artan Shabani u shpreh kjo se ekspozitë është një rast i mirë për të njohur në një formë tepër interesante një vend të mrekullueshëm si Franca. “Një vend ku kam pasur privilegjin të jetoj e punoj si artist; një vend i cili është referencë për të gjitha fushat e artit”. Për Drejtorin e Aleancës Franceze në Tiranë, Dritan Xhelili, përmes kësaj ekspozite publiku do të ketë mundësinë të shohë jo vetëm historinë e Francës, por

edhe historinë e publicitetit, i cili ka lindur shumë herët. “Do të jetë një këndvështrim interesant për të gjithë, veçanërisht studentët dhe nxënësit”, - tha ai. Të 60 afishet e ekspozuara në GKA reflektojnë realitetin e një periudhe të caktuar në historinë e Francës. Yvan Léger, Atashe kulturor i Ambasadës Franceze në Shqipëri, tregon se këto afishe janë prodhuar që nga periudha e republikës së III- të franceze e deri në vitin 1968. “Të gjitha personazhet që do të shihni prezantojnë historinë e Francës dhe ngjarje të caktuara të këtij kombi”, - tha ai.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

SHBA: Google dominon internetin, Yahoo e dyta

5

6

7

14

8

9

10

11

12

15

18 22

23

29

30 36

40

24

26 33 38

42

46

27

32

37

41

43

47 51

48 52

17

20

25

31

13

16

19

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

21 28

34

35

39 44

45

49

50

53

54

55

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

57

56

Horizontalisht

1. Këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e gjatë dhe e dyta e shkurtër. 6. Mall, pasuri. 12. Shko. 14. Xhunga, gazetar. 15. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguan më shumë. 16. I thonë ndryshe rërë. 18. Lloj drithi. 19. Diletant. 21. Përemër vetor. 22. Gjysma në një hoje. 23. Sende të mbështjella në trajtën e një kutie (mbrapsht). 26. Roman i njohur i Gorkit. 27. I ka në fillim çdo amator. 29. Përemër vetor. 31. Shtet në SHBA. 33. Vegël muzikore popullore me një tel. 36. Fëlliq a përlyej shumë diçka. 39. Që preket lehtë nga sëmundjet. 40. Që nuk është i varur nga feja. 42. Ushqehem. 43. Krijim i shkurtër në vargje me temë dashurie. 45. Lloj pije alkoolike. 46. Skela i njohur i futbollit. 48. Gjokutaj i letërsisë. 50. Diçka që ndjek një pjesë tjetër dhe bashkë me këtë përbën një të tërë. 51. I lindur nga prindër që u përkasin dy racave të ndryshme, mulat. 53. Tregim i gjatë, që përshkruan një ngjarje nga jeta. 55. Përemër pronor (mbrapsht). 56. Gjatësia e një rrethi. 57. Fidan që rritet nga farat në lehe të veçanta për ta mbjellë pastaj në arë.

1. Tokë në buzë të lumit e gërryer nga uji. 2. I heq lëvozhgën. 3. Vjershë lirike që i kushtohet ngjarjeve historike. 4. Gligorov i politikës së Maqedonisë. 5. I ka çdo venë në mes. 7. Shtet që laget nga detit Arabik. 8. Brejtës i vogël pylli. 9. Gaz me tre atome oksigjen. 10. Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës që caktojne gjerësinë gjeografike. 11. Instituti Teologjisë. 12. Shko. 13. Pjesa e krahut nga bërryli deri te gishtërinjtë. 17. Dhënia e pëlqimit për diçka. 19. Tërësia e institucioneve në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi. 20. Sajmir i politikës. 24. Më i gjati nga të dy shkopinjtë në lojën cingëlthi. 25. Lloj pushke e vjetër, me katër vjaska(mbrapsht). 28. Kujdes e interesim për diçka. 30. Kahn, ish-portier i Kombëtares Gjermane. 32. Mbetet kur fiket zjarri. 34. Simboli kimik i aluminit. 35. Mbledhje me disa a më shumë pjesëmarrës, që bëhet për të shkëmbyer përvojën. 37. Hero i mitologjisë greke. 38. Gjitar. 39. Stinë e vitit. 41. Mjet që përdoret për të luftuar. 44. Njeri me trup të madh e të fuqishëm. 47. Mallkoj. 49. Nënë gjirokastrite. 50. Huq i keq. 52. Zonë Ekologjike. 54. Notë muzikore.

1 3

5

6

7

5 4

9 5 1 8 5 7 4

2 6 9 3 7 8 7 9

1

9 6 8 1

6

4 9 3 8

6

7 9

4

7

3

2

7 6 9

4 2

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu rikthehen jo vetëm emocionet, por edhe pasioni. Beqaret ka shume mundësi te pëlqejnë një shtetas te huaj i cili ne fakt ka një karakter shume ndryshe nga ata. Për te përmirësuar financat nuk duhet absolutisht te fiksoheni pas lojërave te fatit.

Do jeni shume te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe do flisni hapur me partnerin. Me ne fund edhe ju do i vendosni pikat mbi “i”. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta sentimentale do iu ndryshoje menjëherë. Financat do jene ne një gjendje goxha te mire, por do iu duhet te kryeni disa shpenzime te papritura.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ne planin sentimental nuk do keni për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nga ana tjetër do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa shume fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe te bini ne melankoli. Ne planin financiar duhet me shume se kurrë te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Venusi dhe disa planetë te tjerë do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Nuk do keni as me te voglin debat me partnerin tuaj dhe do ndiheni te qete. Beqaret do e pëlqejnë jetën qe bëjnë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Te ardhurat nuk do jene te këqija, megjithatë ju nuk do kënaqeni me aq dhe do bëni çfarë te mundeni qe te pasuroheni.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 2

Kompania e njohur e hulumtimeve comScore sot e ka publikuar listën e Top 50 faqeve më të vizituara në internet në SHBA, për muajin shkurt 2014. Edhe pse Yahoo e kishte dominuar rivalin Google për shtatë muaj rresht, dy motorët e kërkimit përsëri i kanë ndërruar vendet e tyre në këtë radhitje. Sikurse edhe në vitet e kaluara, Google e ka zënë vendin e parë, mirëpo e përcjell nga afër prej rivalit Yahoo, i cili gjithashtu ka arritur që ta ruajë popullaritetin e saj në mesin e përdoruesve amerikan të internetit. Yahoo ishtë në maje të listës së comScore për shtatë muajt e kaluar, duke filluar nga muaji korrik 2013. Para kësaj, Yahoo e kishte zënë vendin e parë në maj të vitit 2011. Mirëpo, në këtë radhitje nuk është përfshirë trafiku i Tumblr, e cila tani është në pronë të Yahoo-së, dhe radhitjen në pozitën e 37.

9 8

5

8

7

9

3 7 1 6

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

3 8 4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Te gjithë ata qe kane kaluar një dite te vështirë ne jetën e tyre ne çift sot do ndihen disi me mire dhe me te qete. Do flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse edhe ashti si janë ndihen mjaft mire. Për te ardhurat duhet te kujdeseni me shume se kurrë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

0

1

5

6

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

8

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do e ruani komunikimin dhe ambienti do jete mjaft e ngrohte. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Edhe ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë investim apo transaksion me tepër.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 044, 178, 255, 642. Numra me 4 shifra: 1235, 1526, 1652, 2452, 2456, 2521, 2927, 5090, 5126, 5320, 5658, 5741, 5987, 6352, 8286. Numra me 5 shifra: 01232, 05437, 16507, 18515, 21524,

23118, 35224, 38255, 52638, 52648, 62012, 65201. Numra me 6 shifra: 023026, 084523, 171641, 202026, 254152, 263201, 295555, 469695, 457795, 458798, 558352, 695147, 727216, 784795.

Ata qe janë ne një lidhje do e rigjejne entuziazmin dhe harmoninë e para disa kohëve dhe do ndihen me se miri. Emocionet do shtohen aq shume saqë nuk do kenë çfarë te kërkojnë tjetër. Beqaret do kenë një dite normale dhe do vazhdojnë te kërkojnë dashurinë. Ne planin financiar do jene yjet ata qe do iu drejtojnë ne rrugën e duhur. Nuk priten probleme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Për te dashuruarit do jete një dite goxha e qete. Çdo gjë do shkoje ashtu si e keni menduar kështu qe nuk do keni për çfarë te ankoheni. Beqaret do kenë një dite akoma me pozitive dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Do iu duket sikur keni rilindur. Financat do ua lini yjeve ne dore.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Tregohuni te vëmendshëm edhe me detajet me te vogla sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do fiksohen keq pas një personi i cili nuk bën për ta. Po hodhët ndonjë hap keni për t’u penduar me vone. Financat duhet t’i menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi sepse situata nuk do jete e qete.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos u mundoni sot ta sfidoni partnerin dhe te kërkoni te jeni mbi te sepse do keni debate te shumta dhe do mërziteni pa mase nga ndonjë fjale qe ai do iu thotë. Beqaret nuk do vuajnë nga vetmia sepse jo vetëm qe miqtë do iu gjenden pranë, por as takimet nuk do mungojnë për asnjë çast. Financat fatmirësisht nuk do jene problematike. Do ndiheni mire.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite shume paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni si duhet dhe kjo mund te sjelle ndonjëherë edhe konflikte te ashpra. Beqaret do kenë një dite goxha te animuar dhe mund ta gjejnë edhe personin e duhur. Me financat tregohuni vigjilente. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte dhe do i vuani pasojat për një kohe te gjate.

PESHQIT (20/II-19/III) Nuk do jeni ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe nuk do i jepni partnerit rëndësinë e merituar. Me mire flisni hapur me te dhe shpjegojani situatën sepse ne këtë mënyrë ai edhe mund t’iu kuptoje. Beqaret do kenë mundësi te shumta për takime dhe mund te bëjnë zgjedhjen e duhur.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27 mars

1939

27.03.2014

15

Katër gazeta agresive duhen patur më shumë frikë se një mijë bajoneta. - Napoleon Bonaparte

Franko merr Madridin Ndërsa forcat nacionaliste të gjeneralit Franko u futën në Madrid, lufta civile e cila e kish ndarë kombin për afërsisht tre vjet mori fund. Më 1 prill, Franko, pasi administrata e tij ish njohur si qeveri e ligjshme nga Gjermania, Italia, Franca dhe Britania e Madhe, mbajti fjalimin e triumfit. Agresionet më në fund pushuan. Madridi kish qenë i rrethuar që në vitin 1936. Gjenerali Mola, komandanti i nacionalistëve mburrej se katër kolonat e tij të ndihmuara nga ‘kolona e pestë’ e

mbështetësve nga brenda do ta merrte qytetin. Megjithatë, luftëtarët republikanë, shumica të pastërvitur, por të ndihmuar nga komandantë që vinin nga Rusia sovjetike dhe njësi nga Brigadat Internacionale i zmbrapsën ushtarët e rregullt të ushtrisë sulmuese. Megjithëse qyteti nuk ishte i tëri i rrethuar, kushtet dhe furnizimi me ushqime, naftë dhe armatime u përkeqësuan. Madridi u bombardua rregullisht nga forca ajrore nacionaliste. Dhuna kundrejt simpatizantëve

të nacionalistëve çoi në ekzekutimin e më shumë se 10 mijë vetëve. Në vitin 1939, rrethimi i qytetit nga Franko u shtrëngua. Në mars, pavarësisht luftimeve të republikanëve, kryeministri republikan dhe këshilltarët sovjetikë ikën duke e lënë komandantin lokal, Gjeneralin Kasado që të negocionte dorëzimin. Kjo u refuzua nga Franko, i cili këmbëngulte që dorëzimi duhej të ishte pa kushte. Përgjatë katër viteve të ardhshme shumë prej mbrojtësve republikanë të Madridit u burgosën dhe ekzekutuan.

Blitz

Flickr

13

Përqindja e amerikanëve zezakë në Jug që janë të ndaluar të votojnë për shkak se kanë qenë të dënuar për krime.

97

Përqindja e të gjithë të akuzuarve për krime në Shtetet e Bashkuara që anashkalojnë gjyqin duke pranuar fajin.

17

Përqindja e të dënuarve amerikanë të shpallur të pafajshëm vitin e shkuar, që më parë kishin pranuar fajin pa një proces gjyqësor.

72

Përqindja minimale e të burgosurve në Florida që kërkojnë ushqime ‘kosher’ edhe pse nuk janë hebrenj.

Foto nga: Soban Land Dicitura: stil i ri suvenirësh në krujë

Burrat e asgjësë Irena Shabani

Para disa javësh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë histori duke sjellë si kontribut të tyre asgjënë. Asgjëja është më e vlefshme se “Rrobat e reja të mbretit”, sepse ajo të përshtatet herë si fustan, herë si kostum, herë si shtëpi dhe jo rrallëherë si aeroplan me të cilin mund të nisësh mendjen me pushime. Kur takoj burra të tillë (të shtetit) vë re me trishtim që ata nuk dëgjojnë, sepse ne “të zakonshmit” ju shërbejmë si pasqyrë ku ata të përdridhen sikur kanë dalë në një semafor të palicencuar, nuk dëgjojnë ndoshta edhe se janë të zënë me veten dhe me admirimin që kanë për batutat e tyre, nuk të dëgjojnë sepse janë gjithmonë duke nxituar për diku ku do japin shfaqjen e vetes dhe të mençurisë së tyre. Kanë pothuajse të gjithë atë stilin e të krehurit të flokëve në një model alla soj sikur të ishin 20-vjeçarë, thjesht fakti që nuk kanë atë stilin e krifës së stërzgjatur siç e mban Endri apo Ledio, jo se nuk e ëndërrojnë, po ato dreq flokësh së pari janë rralluar shumë, së dyti janë thinjur goxha e thjeshtë do iu shtonin plakjen prej së cilës

gazetamapo@gmail.com

ikin me vrap. Epo burra të tillë unë shtrëngohem shumë që t’i vlerësoj, por nuk e bëj dot. Nuk dal dot sipër vetes e të bëj sikur harroj sesa gomar më duket X apo Y-ni. E pra, burrat e tillë thonë që do ta bëjnë Shqipërinë. Edhe unë mund t’i besoj po të dua, kaq shumë sa e fryjnë këta veten, duket sikur kanë ngrënë maja buke 24 orë. Sa më shumë shoh rrotull, aq më shumë dalloj urinë që kanë për pushtet, para dhe favore. Dreqi e mori, si nuk na u hoq ky zakoni i favoreve! Një miku im nga këta që duket sikur është ushqyer vetëm me bajame të hidhura, aq zeher i ka fjalitë, nuk më lë pa shpotitur për pikëpamjen time mbi botën e asgjësë. Sepse unë nuk kam një kornizë për t’u përshtatur me gjithë gomerët me zile me të cilët më bie për pjesë të punoj, ndaj gjëra, diskutoj, jap ide (vetëm për këto të dëgjojnë) se vijnë t’i shesin në të ardhmen si të tyret. Një burrë i tillë (tjetër ky) më shihte fitimtar nga tavolina tjetër duke përkëdhelur shpinën e vartëses së tij, e cila i buzëqeshte, ndoshta edhe nga zori. Ishte ai lloj vështrimi që të thotë unë mund t’i kem të gjitha. Ah, pika!- thashë

Një miku im nga këta që duket sikur është ushqyer vetëm me bajame të hidhura, aq zeher i ka fjalitë, nuk më lë pa shpotitur për pikëpamjen time mbi botën e asgjësë. Sepse unë nuk kam një kornizë për t’u përshtatur me gjithë gomerët me zile me të cilët më bie për pjesë të punoj, ndaj gjëra, diskutoj, jap ide (vetëm për këto të dëgjojnë) se vijnë t’i shesin në të ardhmen si të tyret...

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

me veten time, kur e pashë. Pastaj mendova për faqet e tij të kuqe, frymëmarrjen e zorshme dhe barkun që kërcente si një top plazhi mbi rripin e tij të pantallonave. Po të isha si ai do ta hiqja rripin fare, e do varja tiranda, ndoshta kjo do ta shpëtonte nga ai lloj shtrëngimi që më linte të fantazoja që ai sapo kishte gëlltitur zemrën e tij dhe i kishte mbetur në gurmaz, ndryshe si ta shpjegoja gjithë atë majmërinë e tij të beftë që dukej sikur do shpërndahej nëpër dysheme. E keqja ime është se fantazia më tërheq pas vetes më fort sesa realiteti mund të më mbajë me këmbët në tokë. Me siguri dikush pyet veten me kë e kam gjithë këtë gjë, po çfarë rëndësie ka se kujt ia kushtoj unë këtë, secili mund të gjejë vetë perëndinë (perënditë) e tij të asgjësë e t’ia hedhë tek këmbët këtë qilim. Mua më pëlqejnë njerëzit e mençur dhe kur i gjej ata nuk i humbas, këta burrat e asgjësë që më dalin nëpër jetë janë thjeshtë dekor, dekor i rëndomtë, jo për fajin tim. Kur nuk ke mundësi do ta arredosh shtëpinë me ç’të gjendet dhe unë e arredoj edhe me shkarpa!!! @www.irenashabani.com

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 27.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.