Gazeta Mapo

Page 1

Faqe 3

Islami: Rama ka uzurpuar elitën e PS, politikisht mediokër Deputeti Kastriot Islami kritikon lidershipin e PS-së për qëndrimin e mbajtur mbi heqjen e imuniteteve

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 27 gusht 2012. Numër 669. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rama-Meta, kundër referendumit të Berishës: Konsensus në Kuvend

Zbardhet misteri Vrasja makabre e bariut, autori: E mbështolla me qese dhe i vura flakën Historia e vërtetë e Haki Manajt, bariut që për 24 orë rezultoi i vdekur aksidentalisht nga zjarri. Autopsia zbulon plagët e një çifteje gjahu në trupin e tij, ndërsa policia arreston të dyshuarin për krimin dhe shpall si motiv grindjen për kullotat. Dëshmia e autorit: E vrava me çifte dhe e dogja për të mbuluar gjurmët Vdekja e një të riu që fillimisht u mendua se kishte humbur jetën në tentativë për të shuar një zjarr dhe ishte mbytur nga tymi, rezultoi pas ekzaminimeve të ishte një vrasje dhe zjarrvënia ishte bërë me qëllim për ta mbuluar atë. Burime nga policia tha-

Kryetari i PS, Edi Rama dhe lideri i LSI, Ilir Meta kanë bashkuar qëndrimet për heqjen e imunitetit duke e parë zgjidhjen në Kuvend. Rama: Referendumi nuk është i nevojshëm. Meta: Konsensusi parlamentar, rruga më e mirë. Mëhilli: Rama i tmerruar nga referendumi, imunitetin do ta heqë populli

Faqe 2-3

Prokurorët e rretheve shtojnë pasuritë dhe apartamentet Zbardhen pasuritë e prokurorëve në rrethe, të cilët gjatë vitit 2011 kanë kursyer para, por edhe kanë blerë apartamente e makina. Vëllai i Presidentit deklaron një apartament të ri prej 146 m2, trashëguar nga bashkëshortja FAQe 4-5

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

koment Fatos Tarifa

Pak ditë më parë, kryeministri Berisha propozoi që gjuha angleze të bëhet gjuha e leksioneve...

sipas meje Edison Ypi

kronikë

Suplement

recensa e zogajt

Për magjinë dhe vuajtjet e dashurisë… nga Japonia

Ke kaq vite që i ke rënë Shqipërisë kryqetërthor për punë, ose thjesht për qef, për turizëm. Ke takuar njerëz ...

“Pylli norvegjez”, roman nga shkrimtari japonez Haruki Murakami, botuar nga “Skenderbeg book’s”

Informacion politik

7

Anëtarët e një bande që realizuan 9 grabitje me armë dhe hapën zjarr mbi policinë, përfundojnë në pranga. Publikohet lista e grabitjeve të tyre, më së shumti karburante, ku autorët vepronin në grup dhe të armatosur

Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në zbrazëtinë e librarive? Përse lexuesi vjen dhe troket përditë e më pak në librari?

Zhakull

Vrasja e tregtarit, policia kalon në ‘sitë’ 150 të dyshuar Edhe pas publikimit të pamjeve të vrasësit dhe qindra telefonatave, mbetet pa autor vrasja e tregtarit Petrit Kurti. Policia pritet të bëjë ballafaqime mes gruas së viktimës dhe të dyshuarve

Vendi ku u gjet trupi i 20-vjeçarit Haki Manaj

Videoja e terrorit të grabitësve, shkatërrohet banda në Vlorë

Libri në krizë! “Nuk shitet se është i shtrenjtë”

Gjuha angleze në universitet

në se mëngjesin e djeshëm kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e së shtunës, kur humbi jetën bariu 20-vjeçar në rrethin e Gjirokastrës. Por në ndryshim nga varianti i parë kur policia deklaroi se Haki Manaj humbi jetën për shkak të asfiksisë ... FAQe 6

Momente nga grabitja e kazinosë

Një bandë prej 9 vetash, e cila i kishte shpallur luftë policisë duke e qëlluar atë me armë e shkëmbyer zjarr dhe që ka grabitur të paktën 9 dyqane, ndërkohë që mbahet përgjegjëse për një sërë grabitjesh të rënda, është shkatërruar dje në Vlorë. Policia ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë të një prej dyqaneve që tregojnë anëtarët e bandës në veprim, ndërsa ka sqaruar se janë arrestuar 6... FAQe 7

koment/ 19 Artur Zheji

Nuk jemi të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente Në Fshatin tonë të madh shqiptar, shpesh e më shpesh, lufta për pushtet ngjan sikur zhvillohet ndërmjet të pavdekshmëve. Duket pra, në mënyrë të rreme, sikur kjo betejë dhe këta ‘trima’, kush Bajloz e kush Gjergj Elez Ali, kush i nxirë në diell e kush bardhosh, do të ndeshen papushim edhe për ca qindra vite të tjera. Ashtu me shpata të rënda dhe topuzë, buzë detit në të ngrysur apo në mejdan të gjelbër, rrethuar nga ankthi dhe zemërdridhja e turmës. Në të vërtetë, derisa vdiq Enver Hoxha, në psikologjinë e thellë dhe të pashprehur të shumicës ai, ‘Komandanti’, ngjante si i pavdekshëm...


2

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

politika

PS: S’do ta njohim marrëveshjen e ujërave me Greqinë Partia Socialiste shprehet se nuk do të njohë asnjë marrëveshje të përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, për sa kohë ajo nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryesocialisti Edi Rama ka qenë tepër i ashpër në këtë drejtim, duke akuzuar jo vetëm qeverinë shqiptare për negociata të errëta, por ka qenë kritik edhe ndaj qeverisë greke se nuk po respekton parimin e fqinjësisë së mirë. Rama ka

bërë të ditur se PS është pro një marrëveshjeje për kufirin ujor, por vetëm nëse zbatohet parimi i reciprocitetit. “Ne nuk do të njohim asnjë lloj forme marrëveshjeje me Greqinë për kufirin detar që nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fqinjësinë e mirë me Greqinë ne do ta forcojmë vetëm përmes reciprocitetit, e në asnjë mënyrë jo përmes koncesioneve të papranueshme ndaj qeverisë

greke - që nga koncesionet e heshtjes siç ishte marrëveshja e turpshme e detit, që për ne kishte dhe ka vetëm një emër: Tradhti kombëtare e kësaj qeverie! Kur qeveria greke shkel çdo normë të fqinjësisë së mirë, madje edhe vetë normën europiane të lëvizjes së lirë për çdo qytetar shqiptar, heshtja e qeverisë shqiptare është një bashkëfajësi e patolerueshme”, - tha Rama.

Rama kundër referendumit: Zgjidhja në Parlament Kreu socialist Edi Rama ka deklaruar se referendumi nuk është i nevojshëm dhe se çështja e imunitetit mund të zgjidhet në Kuvend, bashkë me paketën e ndryshimeve të tjera kushtetuese Fejzi Braushi

Partia Socialiste pozicionohet kundër mbajtjes së një referendumi popullor për kufizimin e imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Pas një heshtjeje të gjatë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë të ditur se forca që ai drejton e konsideron të panevojshëm mbajtjen e një referendumi të tillë, pasi, sipas tij, çështja në fjalë mund të zgjidhet në Parlament brenda shtatorit, por me kusht që bashkë me imunitetin të kalojë dhe paketa e paraqitur prej socialistëve për disa ndryshime të tjera në ligjin themeltar të shtetit. Në daljen e djeshme për mediat, lideri i opozitës ka bërë të qartë se PS-ja nuk do të njohë asnjë marrëveshje të re me Greqinë për ujërat, ndërsa ka kritikuar këtë të fundit për mosrespektim të të drejtave të qytetarëve shqiptarë për lëvizjen e lirë, duke iu referuar kështu rastit të gazetarit Marin Mema. Imuniteti

Duke e konsideruar një lojë të Kryeministrit për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga

problemet reale që shqetësojnë sot shqiptarët, kreu i opozitës Edi Rama në një dalje për mediat ka bërë të ditur dje se forca që ai drejton nuk do ta ndjekë mazhorancën pas në këtë debat. Sipas tij, brenda shtatorit imuniteti mund të hiqet, por jo me referendum, por në Kuvend. Dhe kjo, sipas tij, vetëm nëse mazhoranca ka vullnetin që bashkë me imunitetin të shqyrtojë dhe të votojë në Kuvend paketën e propozimeve të PS-së për disa ndryshime të tjera kushtetuese, të cilat kjo forcë i ka quajtur si paketa e sigurisë për një drejtësi të pavarur. “Duhet të bëhet menjëherë, brenda shtatorit, edhe diskutimi për të gjitha ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar. Vetëm kështu i hapet rrugë votimit në Parlament edhe për kufizimin e imunitetit brenda muajit shtator. Ne e kemi thënë e rithënë qartë dhe unë sot vetëm po e përsëris: Jemi pro kufizimit të imunitetit. Dhe kjo e referendumit është një lojë pa top, është njësoj si ai noti me këmbë në tokë që bën Saliu çdo verë duke thyer rekorde. Është lojë pa top për të hutuar publikun me referendumin për imunitetin sikur medemek Kryeministrit dhe ministrave po u digjet shpirti për të luftuar korrupsioni”, - u shpreh Rama në fjalën e tij. Më tej duke iu referuar pikërisht nismës së shpallur të mazhorancës për mbajtjen e referendumit, shefi i opozitës ka deklaruar se vendit nuk ka çfarë i duhet një gjë e tillë. “Nuk ka ç’duhet hiç një referendum për një çështje ku palët janë dakord dhe

ku s’ka asnjë palë që kundërshton. Për më tepër në kushtet kur flasim për heq jen e imunitetit edhe në funksion të statusit që jepet ose refuzohet duke nisur nga tetori, ndërkohë që deri në tetor s’bëhet dot asnjë lloj referendumi”, - tha Rama. Koncesionet

Gjithashtu objekt i deklaratës së djeshme të kryesocialistit kanë qenë dhe akuzat e Kryeministrit për opozitën, se kjo e fundit me qëndrimet që mban lidhur me koncesionet apo marrëveshjet e tjera me biznesin, po tremb investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri. Lidhur me këtë debat, Edi Rama edhe një herë u shpreh i bindur në angazhimin e tij për të riparë çdo marrëveshje të lidhur nga qeveria shqiptare dhe që është në dëm të interesave të shqiptarëve. “Jo, ne s’jemi absolutisht kundër privatizimeve dhe do të jemi aleatët më të mëdhenj të të gjithë sipërmarrësve që pasurohen në rrugën e ligjshme të konkurrencës. Por ne do të rishikojmë çdo ligj, çdo vendim qeverie, çdo kontratë koncesionare a marrëveshje që është hartuar e nënshkruar në dëm të interesit publik. Kush ka marrë favore të pamerituara përmes lidhjeve klienteliste e korruptive me Saliun apo ministrat e tij, duhet ta ketë të qartë se do t’i kthejë publikut përmes arkës së shtetit atë që nuk i takon”, - tha Rama. Më tej ai ka prekur edhe çështjen e 21 janarit, duke i kujtuar kryeministrit Berisha se do të japë llogari për atë ngjarje sapo drejtësia, sipas tij, të çlirohet nga kthetrat e pushtetit.

Edi Rama në konferencën e djeshme

Majko: Duhet audit ndërkombëtar për financat Deputeti socialist Pandeli Majko shprehet se të dhënat e shkëputura nga realiteti shqiptar paralajmërojnë një përkeqësim të situatës Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko “shikon re të zeza” në jetën politike shqiptare për muajt në vijim. Në një analizë që ai i bën situatës në vend, jo vetëm në aspektin politik, deputeti socialist paralajmëron pritshmëri negative. Këtë bindje ai e mbështet te një sërë indikatorësh siç janë rendi, ekonomia apo edhe vetë politika dhe mosbesimi që kanë krijuar njerëzit tek ajo. Duke e filluar pikërisht me zgjedhjet e ardhshme, ai i thekson se “ato do të jenë zgjedhjet më të paskrupullta që pritet të kenë parë sytë e publikut shqiptar pas viteve ‘90-të”. Sipas tij, “konteksti i tyre ka filluar në një shoqëri e cila ndjen peshën e krimit dhe vrasjes së çdo lloji në Shqipëri”. Por ndryshe nga sa është realiteti, Majko bën të ditur se popullit i duhet që të përballet me një situatë tjetër nga ajo e deklaru-

ar nga qeveria. “Si të mos mjaftonte kjo, publikut i duhet të përjetojë jetën e dyfishtë mes virtualitetit qeveritar, i cili sheh vetëm suksese dhe rrënimit social që ka prekur “protokollet” bazë të funksionimit shoqëror”, - shprehet Majko në komentin e vet të botuar në faqen e tij në rrjetin social facebook. Më tej ai ndalet edhe tek ekonomia, e cila sipas tij për shkak të keqinoformimit nga ekzekutivi po zhytet çdo ditë e më thellë në krizë. Për këtë qëllim ai sugjeron që për të të bëhet një audit ndërkombëtarë për të kuptuar situatën reale të saj. “Ekonomia ka marrë të tatëpjetën dhe ka nevojë urgjente për një audit ndërkombëtar. Falsifikimet për ekonominë janë të nivelit të “piramidave” të viteve ‘96-‘97 dhe niveli i borxhit ka fshehje të qartë zyrtare”, - shprehet më tej Majko. E sikur të mos mjaftonin zjarret, krimi në rritje, ekonomia në krizë, ish-kryeministri thekson se situata bëhet edhe më e zymtë po të shohësh akuzat dhe kërcënimet që, sipas tij, i bën Kryeministri mazhorancës. Këtu ai sjell në vëmendje rastin e 21 Janarit, për të

cilin Kryeministri akuzon opozitën si shkaktare apo edhe çështjen e imuniteteve ku sërish mazhoranca akuzon të majtën se po kërkon të mbrojë korrupsionin. “Politika e unilateralizmit të mazhorancës ka krijuar vakum në formësimin e opinionit publik. Shoqëria shqiptare nuk ka tema diskutimi që të nxiten nga një vizion për të nesërmen. Temat “e hidhura” në media shkojnë në drejtim të paditur. Historia e “Nazmijes” sfidoi atë të një ish-doganieri denoncues ndaj korrupsionit, e cila po kalon në heshtje sfilitëse. Një histori me humor të hidhur ka risjellë diskutimin e lodhur për imunitetin…! Më 6 gusht, u

“lodhëm” duke dëgjuar pse duhet votuar me nxitim dhe jo në shtator. Arsyeja ishte integrimi europian. Tani, del që shtatori është herët, koha nuk është problemi dhe referendumi është zgjidhja…Imuniteti i politikanëve ka arritur nivelin e batutës. Po të besosh konferencat e shtypit të mazhorancës duket sikur ajo që ndodh shkon sipas parullës komike “PD qeveris - PS korrupton”!…Ky avaz sazesh politike efektin nuk do ta ketë sot! Jo!”, - thotë Majko. E gjithë kjo tablo, sipas tij, i përngjan as më shumë e as më pak por dramës së Bertolt Breht “Arturo Ui”, ku jo vetëm aktorët politikë, por edhe ngjarjet e ndodhura në Shqipëri i përngjajnë personazheve dhe zhvillimeve që zhvillohen në të. “Megjithëse patetike në dukje, mendoj se pubPandeli Majko liku

shqiptar ka nevojë të rishikojë dramën “Arturo Ui”!... Kjo që po ndodh është një parathënie e njohur. Akuzat pa fund për konspiracion janë në nivelin e batutës për nga ngjashmëria. Rideklarimet e Kryeministrit për “grushtin e shtetit” të 21 janarit janë të paimagjinueshme për t’i konsideruar serioze. Ato po marrin pamjen e “djegies se Rajhshtagut”. Të akuzuar janë të gjithë kundërshtarët politikë të qeverisë. Dhe historia nuk ka për të mbaruar me kaq. Këto sinjale po marrin ngadalë pamjen e një kohe të vështirë e cila po troket jo vetëm për ata që bëjnë opozitë në Shqipëri. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-tën në fund) është shansi që antipolitika pret që të rindodhë si më 1996. Dikush pas kësaj, mos u çudisni ta shikoni duke lexuar “testamentin” e falsifikuar të plakut Dok Zboru. “Mirë se erdhët në agoninë tuaj!”- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim!”, - shprehet Majko, që gjithsesi kërkon që të jetë i gabuar në këtë parashikim.


e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Islami: Rama ka uzurpuar elitën e PS, politikisht mediokër Kastriot Islami akuzon kryesocialistin Edi Rama se në mënyrë të qëllimshme shkatërroi elitën e Partisë Socialiste, për ta zëvendësuar atë me një elitë të re, të projektuar nga ai vetë. Këtu ai sjell në vëmendje largimin apo eliminimin politik të shumë figurave që kanë bërë historinë e PS-së, duke filluar nga ish-kryetari Fatos

Nano, ish-kryeministri Ilir Meta apo dhe shumë emra të tjerë, që sipas tij janë marxhinalizuar dhe nuk luajnë më rolin që duhet të kishin si figura qendrore në këtë forcë. Këtu ai sjell shembullin e ishpresidentit Rexhep Meidani, ish-kryeministrit Ylli Bufi, apo edhe ish-kryeministrit tjetër, Pandeli Majko. “Në PS, themeluesi i saj

Fatos Nano nuk është më. Ish-kryeministri dhe drejtuesi i FRESSH-it, Ilir Meta nuk është më, Rexhep Meidani është një njeri i marxhinalizuar, Ylli Bufi është një njeri i marxhinalizuar. Pandeli Majko herë del e jo. Por është i marxhinalizuar, nuk është një figurë qendrore”, - tha Islami duke folur në ‘ABC News’, ndërsa ka deklaruar se Rama ka

uzurpuar elitën e forcës që ai drejton. Gjithashtu, ai ka deklaruar se Rama bën politikë mediokre, e cila më së shumti u vu re në rastin e zgjedhjes së Presidentit apo edhe tani për çështjen e imunitetit. “Linja e zotit Rama, për mua është një linjë politikisht mediokre, e kam thënë jointeligjente, por po them dhe mediokre”, - shtoi Islami.

Meta: Imuniteti të hiqet përmes konsensusit në Kuvend Kreu i LSI, ndryshe nga demokratët, ka preferuar si rrugën më të mirë për kufizimin e imunitetit konsensusin parlamentar. “Politika të mos shpërdorojë statusin për interesa të ngushta politike”

AK: Porti i Durrësit është shndërruar në kazermë mallrash kontrabandë Aleanca KuqeZi, nga qyteti bregdetar i Durrësit, ka denoncuar atë që e quan skandalin e radhës të qeverisë së Sali Berishës. Sipas AK, Porti i Durrësit, i cili duhej të ishte porta e kombit, nga një urë drejt Europës është shndërruar në kazermë mallrash kontrabandë dhe minierë e kontrabandistëve. Në këtë port nuk janë të rralla rastet - tha Arben Kryeziu, sekretar për Çështjet e Sigurisë në AK, - kur trau i doganës ngrihet gjatë natës për kontenierët e drogës apo dhe për bizneset e ministrave bixhozxhinj të Sali Berishës. “Aleanca KuqeZi deklaron se porti i Durrësit duhej të ishte porta kryesore e lidhjes së Ballkanit me vendet e Bashkimit Europian, por për fat të keq ky port është lënë në mëshirë të fatit, duke u rikonstruktuar fasada e tij dhe jo strategjia e menaxhimit, e cila duhej të buronte të ardhura për arkën e buxhetit të shtetit. Ky port është kthyer nga sekserët e qeverisë së Sali Berishës në nyjën kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore, sepse administrata e tij është tejmbushur me

Kundër idesë për të mbajtur një referendum popullor për të hequr imunitetin nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës, është pozicionuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ka qenë vetë kreu i kësaj force, Ilir Meta, ai që duke folur nga Jala ka theksuar se rruga më e mirë për të kufizuar apo hequr imunitetin është ajo parlamentare. “Ne kemi qenë prej vitesh për heqjen e imunitetit për politikanët dhe për të gjithë zyrtaret e lartë, që ata atë barazohen më të gjithë qytetarët e tjerë. Ndaj ne e gjejmë rastin përsëri të theksojmë se kjo është e domosdoshme, kjo është një kërkesë jo vetëm e partnereve ndërkombëtarë por edhe qytetarëve shqiptarë, për të cilën ata mund të shprehen edhe me referendum, por është rruga më e mirë, më e shpejtë, më efikase që të realizohet përmes një konsensusi parlamentar gjatë 2-3 javëve të ardhshme”, - tha Meta. Duke folur për debatin për heqjen e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, kreu i LSI-së ka shprehur dhe njëherë vullnetin e forcës që ai drejton për zgjidhjen në mënyrë përfundimtare të kësaj çështjeje. Më tej, duke vlerësuar kontributin që ka dhënë LSI-ja, si në kuadër të liberalizimit të vizave dhe ruajtjes të stabilitetit politik, Meta ka theksuar se do të bëjë gjithçka për të nxitur refor-

Ilir Meta gjatë takimit dje në Jalë

mat dhe konsensusin mes palëve në të mirë të procesit integrues. “Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë”, - tha Meta. Ndaj ai ka gjetur rastin që nga Jala t’i bëjë dhe një herë apel klasës politike që të mos shpërdorojë këtë moment për interesat e ngushta politike, por të punojë dhe veprojë në të mirë të interesave të vendit. “Ne gjejmë rastin përsëri t’i ftojmë aktorët politikë, të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë, në javët që po vinë për t’i dhënë Shqipërisë statusin për 100- vjetorin e pavarësisë, dhe të krijimit të shtetit tonë. Ne të gjithë së bashku do të japim një kontribut të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për progresin e Shqipërisë. Ne kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin e vendit, kemi dhënë një kontribut tepër të çmuar dhe konkret për liberalizimin e vizave, kjo ka qenë një nga premtimet tona kryesore në vitin 2009”, - theksoi Meta. Gjatë fjalës së tij të mbajtur para të rinjve të LRI-

së, kreu i LSI-së, Ilir Meta, është ndalur edhe te çështjet organizative të brendshme të kësaj force tek ka shprehur bindjen se me zgjedhjet që do të kulmojnë me Konventën Kombëtare që do mbahet në shtator, të rinjtë do shndërrohen në motorin e suksesit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Në zgjedhjet e vitit 2013, ne të gjithë së bashku me mbështetjen tuaj të paçmuar, do të nënshkruajmë një faqe të re, e cila do të jetë në interes të integrimit europian të Shqipërisë, të reformave, të ndryshimeve që krijojnë një perspektivë te re më të sigurt, më të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë për të rinjtë. Njëkohësisht përpara nesh është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, ku LRI-ja, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. LRI është një forcë shumë e madhe jo vetëm përfaqësuese por edhe drejtuese në LSI. Ndaj unë jam i bindur se këtë do ta konfirmojë akoma më shumë dhe në mënyrë konkrete Konventa e ardhshme zgjedhore e LSI ku LRI do të ketë delegatët e saj, përfaqësuesit e saj në forumet më të larta të LSI”, - përfundoi Meta.

Mehilli: Rama, i tmerruar nga referendumi popullor Arben Kryeziu militantët e mafies bardhë e blu. Aleanca KuqeZi i garanton shqiptarët që minimalisht ne do ta kthejmë portin si shekuj më parë kur ilirët e kthyen Dyrrahun në portën dhe udhëkryqin e të gjithë tregtisë europiane”, - u shpreh Kryeziu. Në vijim të deklaratës, Kryeziu u shpreh se “ky është porti i durrsakëve dhe kombit shqiptar, të cilin nuk mund ta marrë askush me asnjë çmim. Ky duhet të ishte porta kyçe në Mesdhe, por në fakt sot është porti i pushtetarëve pa atdhe”.

Pavarësisht qëndrimit kundërshtues të opozitës, Partia Demokratike është e vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës së saj për ta votuar në popull heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe deputetëve. Në një reagim për deklaratën e djeshme të kryesocialistit Edi Rama, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, ka theksuar edhe një herë se tashmë për të hequr imunitetin ka mbetur vetëm një rrugë, ajo e referendumit popullor. Ndaj ashtu si Kryeministri dy ditë më parë, edhe ajo ka ftuar kryesocialistin Edi Rama që të lejojë deputetët e tij që të firmosin nismën për referendum. “Pasi bllokoi më 6 gusht heqjen e imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, i tmerruar nga referendumi

popullor për heqjen e imunitetit, Edi Rama sot bëri përpjekjen e radhës për të mashtruar shqiptarët mbi pasojat e aktit të tij të papërgjegjshëm. Lidhur me këto deklarata, dua të theksoj se kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës, është ëndrra e tij e keqe që s’do realizohet kurrë ndonjëherë. Për një votim konsensual për heqjen e imunitetit zotit Rama iu bënë të gjitha lëshimet dhe fatkeqësisht më datë 6 gusht ai bllokoi votimin e draftit të PS, ndaj dhe sot zgjidhja e vetme është referendumi popullor. Në rast se zoti Rama është penduar për bllokimin që i bëri më 6 gusht votimit të heqjes së imunitetit dhe statusit të vendit kandidat, le të mos

i pengojë deputetët e tij për të firmosur kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit”, - tha Mëhilli. Zëdhënësja e Kryeministrit ka folur edhe për çështjen e 21 Janarit, duke i premtuar kryesocialistit Edi Rama se për të do bëhet drejtësi. “I tronditur nga vendosmëria për hetimin e 21 janarit, zoti Rama mori përsipër të bëjë Ramën tjetër. Me këtë rast i rikujtojmë se shamia e përplasur në fytyrën e tij nga familjarët e njërit prej viktimave do ta ndjekë atë si dëshmi dhe akt akuzë në tërë jetën e tij. Hetimi i 21 janarit në të tëra aspektet e tij është detyrë e dorës së parë e institucioneve të shtetit ligjor, duan apo s’duan Rama apo “topi” që i ka mbetur në portën e tij”, - tha Mëhilli.


4

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

f kus

Drejtuesit e Prokurorive të rretheve dhe vartësit e tyre kanë vazhduar të shtojnë pasuritë gjatë vitit 2011. Mbizotërojnë shtëpitë e reja

Deklaratat e ILDKP Prokurorët e rretheve, si ka ndryshuar pasuria më 2011 Zbardhen pasuritë e drejtuesve të prokurorive, zëvendësve të tyre dhe prokurorëve në rrethet Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë etj. Leonard Bakillari

Tiranë Drejtuesit e Prokurorive të rretheve, zëvendësit e tyre dhe një pjesë e prokurorëve, me të ardhurat nga paga ia kanë dalë të kursejnë sadopak të holla për vitin 2011. Në deklaratat e pasurisë së drejtuesve të prokurorive më të mëdha në vend, e përbashkëta e tyre janë kursimet dhe kreditë për shtëpi. Shumat e kursyera variojnë nga 20 mijë deri në 50 mijë euro në vit, të ardhura këto që në të shumtën e rasteve kanë si burim pagën e tyre dhe bashkëshortëve. Të gjitha të ardhurat e deklaruara si kursime, sipas deklaratave personale të pasurisë, në të shumtën e rasteve mbahen në gjendje cash në banesë nga prokurorët, të cilët nuk preferojnë t’i depozitojnë në bankë. Fenomeni i kursimeve me të ardhurat nga paga pasohet nga një tjetër element gati i përbashkët në radhët e drejtuesve të prokurorisë. Depozitat bankare të hapura më parë prej tyre shtojnë të ardhurat në formën e interesave, të

cilat gjithashtu deklarohen si burim fitimi nga prokurorët. Sipas deklaratës së pasurisë, rezulton se drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Petrit Çano, ka kursyer në një vit shumën prej 55 mijë eurove, nga të cilat 50 mijë euro janë depozituar në bankë, ndërsa pjesë tjetër është në gjendje cash në shtëpi. Si burim të ardhurash për shumën e parave të kursyera prokurori Çano deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, si dhe

Shumat e kursyera variojnë nga 20 mijë deri në 50 mijë euro në vit, të ardhura këto që në të shumtën e rasteve kanë si burim pagën e tyre dhe bashkëshortëve

Pasuritë e prokurorëve në rrethe Durrës Altin Binaj Shtesë të ardhurash 2.5 milionë lekë Paga 1 milion e 871 mijë e 934 lekë Të ardhura nga bashkëshortja si avokate 1 milion lekë Të ardhura nga bashkëshortja si jurist 390 mijë lekë Të ardhura nga bashkëshortja si konsulente ligjore 1 milion lekë Të ardhura nga pensioni i nënës 217 mijë lekë Zyrë avokatie në Vlorë 15 mijë euro Detyrime për shkollimin e djalit 1 mijë e 290 euro Flora Reka 400 mijë lekë kursime Shlyer 70 mijë euro për apartamentin 146.5 m2 blerë më 2004 Të ardhura nga paga 1 milion 469 mijë e 122 lekë Paga e bashkëshortit 1 milion 42 mijë e 385 lekë Fitime nga qiraja e apartamentit 360 mijë lekë Paga e vajzës 50 mijë e 400 lekë Shlyer 3 mijë e 900 e 70 euro kredi Detyrim për kredinë 9 mijë e 531 euro Arian Ndoja Kursime 235 mijë e 256 lekë Të ardhura nga shitja e automjetit 30 mijë euro Ndarje e llogarisë bankare në shumën 785 mijë lekë në dy pjesë të barabarta Paga e bashkëshortes si jurist 211 mijë e 833 lekë Sokol Nishani Apartament 146 m2, trashëguar nga bashkëshortja Të ardhura nga paga 910 mijë e 581 lekë Paga e bashkëshortes 670 mijë e 700 lekë Ornela Rrumbullaku (e komanduar)

shpërblimet nga orët jashtë orarit, apo dhe mësimdhënien. I dyti në radhën e prokurorëve që ka mundur të kursejë më shumë për vitin e shkuar është drejtuesi i Prokurorisë së Durrësit, Altin Binaj, i cili në deklaratën e pasurisë thotë se ka një shtesë të ardhurash në shumën prej 2.5 milionë lekësh të reja. Këto të ardhura, sipas tij, kanë si burim kursimet nga puna e tij dhe aktiviteti privat i bashkëshortes. Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Besnik Cani, është një tjetër prokuror që deklaron kursime për vitin e shkuar. Në deklaratën e tij të pasurisë, Cani thotë se ka kursyer 1 milion e 402 mijë lekë, të cilat kanë si burim interesat bankare në pesë llogari të ndryshme, pagën e tij dhe të bashkëshortes si dhe qiranë e banesës në Paskuqan. Në radhët e prokurorëve që deklarojnë kursime nuk janë vetëm drejtuesit e prokurorive të rretheve, por dhe zëvendësit e tyre, apo prokurorë të thjeshtë që deklarojnë nga 200 mijë deri në 1 milion lekë të reja kursime në vit.

Apartament me sipërfaqe 85 m2 në shumën 77 mijë e 350 euro Të ardhura nga paga 817 mijë e 596 lekë Kredi konsumatore 118 mijë e 425 lekë Kredi hipotekore 46 mijë euro

Lushnjë Petrit Çano Apartament banimi 102.6 m2 ne vlerën e 7.5 milionë lekëve të marra hua Shtuar likuiditeti me 50 mijë euro të depozituara në bankë 5 mijë euro Cash Të ardhura nga paga 1 milion 699 mijë e 311 lekë Të ardhura nga mësimdhënia 250 mijë lekë Paga e bashkëshortes 228 mijë e 520 lekë Rovena Zoto Llogaria e pagës 651 mijë e 445 lekë Të ardhura nga leja e lindjes 318 mijë e 518 lekë Overdraft 202 mijë e 242 lekë Autoveturë me vlerë 700 e 50 mijë lekë Të ardhurat e bashkëshortit 2 milion 632 mijë e 518 lekë Arben Dyla Blerë autoveturë 8 mijë euro Pakësim i gjendjes Cash 700 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 40 mijë e 198 lekë Paga e bashkëshortes 460 mijë e 354 lekë

Fier Besnik Cani Kursime 1 milion 402 mijë e 56 lekë Të ardhura nga paga 2 milion 44 mijë e 762 lekë Të ardhura si pedagog 305 mijë lekë Paga e bashkëshortes 691 mijë e 356 lekë Të ardhura nga Këshilli i Prokurorisë 31 mijë e 500 lekë Të ardhura nga qiraja e banesës 220 mijë lekë

Kreu i ILDKP, Adriatik Llalla

Gjendja në llogari 29 mijë e 252 lekë Gjendja në llogari kursimi 558 mijë e 675 lekë Gjendje në llogari 305 mijë lekë Gjendje në llogari 9 mijë e 129 lekë Cash në banesë 500 mijë lekë Shlyer nga kredia për banesë 3 mijë e 126 euro Detyrime nga kredia 24 mijë e 694 euro Kredi konsumatore 2 mijë e 200 euro Overdraft 51 mijë lekë Shlyerje e detyrimeve private 200 mijë lekë Enklid Gjini Shtuar depozita me 300 mijë lekë Shtuar depozita me 500 mijë lekë Llogari në emër të fëmijëve 113 mijë lekë Depozitë me afat 3-mujor shtuar 400 mijë lekë Të ardhura nga paga 919 mijë e 472 lekë Paga e bashkëshortes 1 milion 257 mijë e 425 lekë Pjesëmarrje e bashkëshortit në kryesin e fisit trashëgimtarët e Dr.Simonidhit 460 euro Të ardhura nga shitja e pasurive të trashëguara 5 mijë euro Të ardhura nga interesat e depozitave 66 mijë e 636 lekë Shlyer 2 mijë e 556 euro nga kredia e marrë në vitin 2007 Detyrime për kredinë 15 mijë e 23 euro Alketa Zifla Të ardhura nga paga 1 milion 453 mijë e 446 lekë Paga e bashkëshortit 484 mijë e 300 lekë Honorar bashkëshorti si pjesëtar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit 250 mijë lekë Honorar i bashkëshortit si aktor 100 mijë lekë Shlyer 51 mijë e 600 lekë nga kredia për apartament Detyrime për kredinë 151 mijë e 28 lekë Mariola Mërtiri Apartament me sipërfaqe 95 m2 në vlerën 4 milion e 500 mijë lekë Likuiduar kësti i parë në shumën 2 milion e 260 mijë lekë

Duruar nga vjehrri për shlyerjen e apartamentit 1 milion e 260 mijë lekë Dhuruar bashkëshortit nga i vëllai 1 milion lekë Kësti i dytë në shumën 2 milion e 240 mijë lekë është likuiduar me kredi Të ardhura nga paga 1 milion 55 mijë e 27 lekë Paga e bashkëshortit 380 mijë e 512 lekë Honorar nga prokuroria e Gjirokastër 58 mijë e 93 lekë Honorar nga trajnimi në Durrës 19 mijë e 682 lekë Shpërblime nga Prokuroria e Përgjithshme 90 mijë lekë Kredi konsumatore në shumën 350 mijë lekë Kredi për apartament banimi 2 milion e 240 mijë lekë

Vlorë Erion Çelaj Blerë automjet “Benz” 980 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 186 mijë e 35 lekë Paga e bashkëshortes 450 mijë lekë Vojsava Çifiçi Të ardhura nga paga 1 milion 322 mijë e 825 lekë Të ardhura nga bashkëshorti (aktivitet privat) 955 mijë lekë Shlyer tërësisht kredia e deklaruar më parë Kredi e deklaruar më parë 1 milion e 244 mijë lekë Detyrimi ndaj firmës “Keni” pa ndryshim nga deklarimi i mëparshëm Maksim Sota Hapur llogari bankare 600 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 509 mijë e 653 lekë Të ardhura nga mësimdhënia 40 mijë lekë Paga e bashkëshortes 136 mijë e 600 lekë Alfred Saliu Kursime nga paga 300 mijë lekë Depozitë në emër të fëmijëve 60 mijë lekë Depozitë kursimi 1 milion e 200 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 624 mijë e 65 lekë Kredi në shumën 400 mijë lekë


e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Automjetet janë një tjetër fenomen që vërehen në deklaratat e pasurisë së drejtuesve të prokurorisë, pasi në shumicën e tyre deklarohen blerje makinash të reja

Vëllai prokuror i Presidentit trashëgon një apartament nga bashkëshortja Në deklaratën e tij të pasurisë, prokurori Sokol Nishani pohon se ka trashëguar nga bashkëshortja një apartament 146 m2. Shtëpi të reja me kredi dhe hua kanë blerë edhe disa prokurorë të tjerë Leonard Bakillari

Tiranë Apartamentet e reja të

banimit dhe automjetet janë një tjetër e përbashkët mes shefave të prokurorisë, që dallohet lehtësisht në deklaratat e tyre të pasurisë. Kush me kredi e kush me hua nga miqtë dhe të afërmit, ia kanë dalë që të sigurojnë shtëpi banimi dhe në disa raste më shumë se një apartament. Prokurori i rrethit të Elbasanit, Elvin Goga, pasi deklaron një shtëpi të dhuruar në fillim të deklaratës së pasurisë, më tej thotë se ka shlyer një këst nga kredia prej 30 mijë euro që ka marrë për një tjetër apartament banimi. Po ashtu, kolegë të tij deklarojnë se disponojnë më shumë se një apartament, pasi në disa raste të ardhurat e kursyera në harkun kohor të një viti vijnë, përveç pagës dhe shpërblimeve, edhe nga qiratë e apartamenteve. Me

Shlyer 121 mijë e 888.44 lekë Detyrime 172 mijë e 675.29 lekë

Elbasan Elvin Gokaj Depozitë nga kursimet 1 milion e 1 mijë lekë Depozitë nga kursimet 11 mijë euro Dhuratë shtëpi banimi me sipërfaqe 57 m2 Shlyer kësti i parë për blerje apartamenti me sipërfaqe 84.5 m2 Të ardhura nga paga 2 milion 54 mijë e 749 lekë Paga e bashkëshortes 740 mijë e 93 lekë Të ardhura nga mësimdhënia 110 mijë e 426 lekë Shlyer kësti i kredisë prej 30 mijë euro Depozitë në shumën prej 500 mijë lekësh Erida Lamka Shtesë në depozitë 81 mijë lekë Kursime nga paga 300 mijë lekë Kursime nga dhuratat martesore 300 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 52 mijë e 160 lekë Overdraft në shumën 150 mijë lekë (nuk është bërë asnjë tërheqje) Kredi në shumën 450 mijë lekë Bashkëshorti Blerje automjeti 2 milionë lekë Apartament në shumën 63 mijë e 800 euro Apartament 77.7 m2 në shumën 54 mijë e 390 euro Dyqan, garazh dhe shtëpi banimi me vlerë 82 mijë euro Tokë arë me sipërfaqe 2 mijë e 812 m2 Tokë arë me sipërfaqe 78 m2 Pemëtore me sipërfaqe 625 m2 Pemëtore me sipërfaqe 1200 m2 Tokë arë më sipërfaqe 2154 m2 Tokë arë me sipërfaqe 2316 m2 Tokë arë 440 m2 Tokë arë 446.7 m2 Kursime cash në shtëpi 1 milion lekë Alfred Shehu

Të ardhura nga paga 1 milion 523 mijë e 82 lekë Paga e bashkëshortes 632 mijë e 450 lekë Pensioni i pleqërisë së nënës 220 mijë e 236 lekë Bledar Mustafaraj Interesa nga depozita 45 mijë e 88.8 lekë Të ardhura nga paga 1 milion 121 mijë e 976 lekë Të ardhura nga mësimdhënia 35 mijë e 640 lekë Kredi në shumën 700 e 50 mijë lekë Milan Laskaj Apartament me sipërfaqe 91 m2 në shumën 38 mijë euro Paguar 30 mijë euro 800 mijë lekë kredi për apartamentin 200 mijë lekë overdraft për apartamentin 10 mijë euro hua pa interes për apartamentin Të ardhura nga paga 1 milion 304 mijë e 591 lekë

Korçë Përparim Vukaj Të ardhura nga paga 1 milion 634 mijë e 576 lekë Paga e bashkëshortes 350 mijë lekë Ollga Visi Depozitë bankare 1 milion e 50 mijë lekë Depozitë bankare 771 mijë e 197 lekë Depozitë 46 dollarë Depozitë 818 euro Të ardhura nga paga 1 milion 363 mijë e 239 lekë

Berat Xhemal Saliaj Të ardhura nga paga 1 milion 271 mijë e 116 lekë Kompensim nafte 420 mijë lekë Paga e bashkëshortes 1 milion 174 mijë e 927 lekë 17 mijë euro hua pa interes në vitin 2009 Shlyer 6 mijë euro nga deklarimi i mëparshëm Detyrim 5 mijë euro Arens Çela

një apartament të ri 146 m2 është shtuar edhe vëllai prokuror i Presidentit, Sokol Nishani. Në deklaratën e tij të pasurisë, ai pohon se ky apartament është trashëguar nga bashkëshortja. Prokurori i Fierit, Besnik Cani, thotë se ka dhënë me qira gjysmën e banesës së tij, ndërsa zv.drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit deklaron të ardhura n g a q i r a j a e b a n i m it . N ë deklaratën e saj, Flora Reka thotë se për vitin e shkuar ka fituar 360 mijë lekë të reja nga qiraja e apartamentit në Durrës. Apartament banimi me sipërfaqe 102.6 m2 në vlerën e 7.5 milionë lekëve ka marrë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Petrit Çano, i cili deklaron se këtë shumë parash e ka marrë hua. Përveç disa prokurorëve që deklarojnë vetëm pagën e tyre apo dhe të bashkëshorteve në deklaratat e pasurisë, pjesa tjetër

Kush me kredi e kush me hua nga miqtë dhe të afërmit, ia kanë dalë që të sigurojnë shtëpi banimi dhe në disa raste më shumë se një apartament

Pakësim llogarie në shumën 400 mijë lekë Apartament në proces regjistrimi në ZVRPP Hapur llogari në shumën 144 mijë lekë Të ardhura nga paga 906 mijë e 726 lekë Dieta nga udhëtimet jashtë vendit 420 euro Shlyer 3 mijë euro nënës së bashkëshortes Shlyer kredia në vlerën e 3 milionë lekëve Hua nga babai për shlyerjen e kredisë 1 milion e 430 mijë lekë Tasim Puci Të ardhura nga paga 1 milion 422 mijë e 539 lekë

Lezhë Arben Agovi Blerë autoveturë 5 mijë e 700 euro Të ardhura nga paga 1 milion e 102 mijë e 87 lekë Pensioni i pleqërisë së nënës 156 mijë lekë Ervin Beqiri Depozitë bankare 1 milion e 200 mijë lekë Depozitë bankare 1 milion e 6 mijë e 600 e 30 lekë Depozitë në emër të bashkëshortes 1 milion 42 mijë e 867 mijë lekë Depozitë në emër të bashkëshortes 460 mijë lekë Cash në shtëpi 1 milion e 600 mijë lekë Të ardhura nga paga 936 mijë e 300 lekë Paga e bashkëshortes 230 mijë lekë Paga e bashkëshortes në kompani private 3 mijë e 352 euro Interesa bankare 102 mijë e 600 lekë Fituar 675 mijë lekë në një emision televiziv

Shkodër Përparim Kulluri Të ardhura nga paga 1 milion 694 mijë e 345 lekë Honorare Këshilli i Prokurorisë 40 mijë e 500 lekë Paga e bashkëshortes 780 mijë e 926 lekë Kredi për apartament 5 milionë lekë me interes 3%

e prokurorëve rezultojnë “të zhytur” në kredi apo hua nga të afërmit e tyre për blerje shtëpie. Disa prej tyre kanë nisur të shlyejnë kreditë apo huatë e marra, ku disa raste kanë marrë hua të tjera për të shlyer ato të mëparshmet, ndërsa pjesa tjetër tashmë sapo ka nisur shlyerjen e mundimshme të kredive që variojnë nga 30 mijë deri në 50 mijë euro. Automjetet janë një tjetër fenomen që vërehen në deklaratat e pasurisë së drejtuesve të prokurorisë, pasi në shumicën e tyre deklarohen blerje makinash të reja, nga kursimet e familjes ose nga kredi të marra nga bankat e nivelit të dytë. Megjithatë, në morinë e deklaratave, ka prokurorë që kanë deklaruar vetëm pagën e tyre ose të bashkëshortëve, pa asnjë shtesë apo pakësim në pasuritë e tyre të deklaruara më parë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Kredi për blerje automjeti 11 mijë e 700 euro Arta Marku Kursyer 200 mijë lekë 100 mijë lekë shlyer huaja e marrë në vitin 2007 Të ardhura nga paga 1 milion 322 mijë e 836 lekë Paga e bashkëshortit 721 mijë e 223 lekë Dieta nga udhëtimi 125 mijë lekë dhe 152.54 dollarë Të ardhura nga mësimdhënia 10 mijë e 152 lekë Kredi në shumën 3.5 milionë lekë Kredi konsumatore 700 mijë lekë Florian Bonjaku, Krujë Tërhequr nga depozita 2 mijë e 500 euro Shitur banesa 69.4 m2 në shumën 9 milion e 500 mijë lekë Blerje banese 112.4 m2 në shumën 8 milion e 948 ijë lekë Tërhequr nga depozita 2 mijë e 420 euro Shlyerje e kredisë së banesës 12 mijë e 548 euro Të ardhura nga paga 1 milion 124 mijë e 718 lekë Pagesa për transportin 420 mijë lekë Paga e bashkëshortes 638 mijë e 481 lekë Kredi konsumatore 1 milion e 20 mijë lekë Besim Hajdarmata, Kurbin Shtesë Cash në banesë 700 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 431 mijë e 790 lekë Hysni Vata, Dibër Cash në banesë 1 milion lekë Të ardhura nga paga 1 milion 916 mijë e 595 lekë Paga e bashkëshortes 1 milion 123 mijë e 246 lekë Kredi konsumatore 300 mijë lekë Arben Pasho, Gjirokastër Shtesë në tarracën e apartamentit 500 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 329 mijë e 62 lekë Paga e bashkëshortes 784 mijë lekë Alfred Agolli, Sarandë Të ardhura cash 250 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion 345 mijë e 147 lekë Paga e bashkëshortes 674 mijë e 933 lekë Vazhdon shlyerja e kredisë prej 2 milion e 850 mijë lekë


6

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

rrethe

Mbytet 18-vjeçari, polumbarë për të nxjerrë trupin Kolonjë- Një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen

gjatë së dielës në rrethin e Kolonjës. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë lokale, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kagjinas të Ersekës, ku 18-vjeçari Syrja Hambi po lahej në një rezervuar së bashku me shokët e vet, ndërsa është mbytur aksidentalisht. I riu kishte shkuar të freskohej për shkak të

temperaturave tejet të larta, ndërsa ka gjetur si mundësi argëtimi dhe freskie pikërisht rezervuarin e fshatit, i cili do t’i merrte dhe jetën në mënyrë tragjike. Shokët e tij nuk kanë mundur ta ndihmojnë në kohë për shkak të thellësisë së madhe të rezervuarit, por edhe kohës së shpejtë që ka ndodhur tragjedia. Ata të alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë

së Ersekës, por dhe të banorëve të zonës. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 18-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe shokët e tij për hetimet e plota të ngjarjes. Ndërkaq janë kërkuar polumbarë, të cilët do të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit në sipërfaqe.

shkurt

Në flakë edhe Krasta në Elbasan, policia arreston një piroman në Gramsh Flakët e zjarrit janë përhapur gjatë ditës së djeshme në një sipërfaqe të madhe në KodërKrastë të Elbasanit. Zjarri shpërtheu një ditë më parë, por ishte e pamundur që të administrohej nga zjarrfikëset dhe punonjësit e pyjores. Gjatë natës, i ndihmuar nga thatësira, era dhe përbërja e pyllit, zjarri ka përparuar duke dëmtuar qindra rrënjë me pisha dhe duke i shkaktuar

Vendi ku u gjet trupi i Xhevat Dudumit

E vranë për kullotën dhe i vunë flakën, zbardhet vdekja e 20-vjeçarit Një bari 19 vjeç është arrestuar pasi vrau një tjetër bari në afërsi të Drinos dhe tentoi ta zhdukte trupin duke i vënë zjarrin. Policia tha se dy barinjtë ishin grindur për kullotën e bagëtive Vdekja e një të riu që fillimisht u mendua se kishte humbur jetën në tentativë për të shuar një zjarr dhe ishte mbytur nga tymi, rezultoi pas ekzaminimeve të ishte një vrasje dhe zjarrvënia ishte bërë me qëllim për ta mbuluar atë. Burime nga policia thanë se mëngjesin e djeshëm kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e së shtunës, kur humbi jetën bariu 20-vjeçar në rrethin e Gjirokastrës. Arrestimi

Por në ndryshim nga varianti i parë kur policia deklaroi se Haki Manaj humbi jetën për shkak të asfiksisë gjatë një zjarri, ditën e diel policia lokale pohoi se bariu ishte vrarë me çifte gjahu. Në përfundim të hetimeve policia e Gjirokastrës

ka ndaluar edhe personin e dyshuar si autor të kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, specialistët kundër Krimeve të Rënda ndaluan 19-vjeçarin Xhevat Dudumi, lindur dhe banues në Gjirokastër, për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Dyshohet se i ndaluari e ka qëlluar për vdekje me çifte gjahu bariun pasi janë grindur për kullotën. Sipas skemës së ngritur nga policia në lidhje me këtë ngjarje, gjithçka ka nisur ndërsa bariu Haki Manaj, i cili prej 1 viti punonte si çoban bagëtish në Gjirokastër, po kulloste tufën e deleve anës shtratit të lumit Drino, në afërsi të Parkut Natyror të Viroit. Ka qenë një telefonatë, e cila ka informuar policinë e Gjirokastrës për vdekjen e tij pasditen e së shtunës. Pas hetimeve paraprake policia deklaroi se shkaku i vdekjes së tij ishte asfiksia nga tymi, pasi i kishte vënë zjarrin disa shkurreve. Sidoqoftë, trupi i pajetë i është dorëzuar ekspertëve mjekoligjorë që kanë ekzaminuar atë dhe zbuluar shenjat e plagës me armë zjarri.

Hetimet

Në vijim të hetimeve eksperti mjekoligjor ka konstatuar se viktima në krahun e majtë, në pjesën e brinjëve kishte saçme çifteje. “Në përfundim të hetimeve ne zbuluam se bariu 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vrasjes me armë gjahu dhe jo nga asfiksia”, - deklaruan burime në grupin hetimor. Në kuadër të këtyre hetimeve policia shoqëroi mbi 15 persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje dhe më pas ndaloi Xhevat Dudumin. Sipas burimeve policore, rreth orës 18:00 të së shtunës ai ka debatuar me bariun për kullotën dhe më pas ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, për të humbur gjurmët, ai e ka mbështjellë viktimën me plastmas dhe i ka vënë zjarrin barit e ferrave me qëllim humbjen e gjurmëve, duke menduar se viktima do digjej nga zjarri. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e krimit, ndërsa janë zbardhur edhe motivet e ngjarjes së rëndë. Bledar Shehu

dëme të pallogaritshme “mushkërisë” së Elbasanit. Për shuarjen e flakëve janë aktivizuar edhe forca të ushtrisë, pasi ngjitja e automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur. Ndërkohë, Komisariati i Policisë në Gramsh ka arrestuar Vasil Zenelin 32 vjeç, me banim në Skënderbegas, pasi një natë më parë i ka vënë zjarrin një pylli duke djegur 5 hektarë pisha e shkurre.

F.Salliu

Ishte zhdukur prej 1 jave, gjendet i vetëvarur 56-vjeçari Përmet-Një person në rrethin e Përmetit, i cili figuronte i zhdukur prej një jave, është gjetur i vetëvarur. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, 56-vjeçari A.Dhima, nga fshati Fushë-Rodenjë, prej një jave ishte larguar nga shtëpia dhe të afërmit e tij nuk kishin asnjë informacion për të. Të shqetësuar, ata kanë kërkuar ndihmën e policisë lokale, duke nisur kërkimet për të

afërmin e tyre. Pas disa ditë kërkimesh nga ana e policisë dhe familjarëve, mesditën e së dielës trupi i tij i pajetë është gjetur i vetëvarur me një kabëll elektrik në një pemë, në përroin e fshatit Fushë-Rodenjë. Sipas policisë, shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë gjendja e rënduar psikologjike që po kalonte muajt e fundit 54-vjeçari. Ai prej disa kohësh ishte divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë.

I vuri flakën kullotës, djeg 3 hektarë lisa, pranga bariut Gjirokastër -Djegia e

kullotave nga ana e barinjve vazhdon të shkaktojë zjarre problematike në Qarkun e Gjirokastrës. Së fundi, djegia e një sipërfaqeje kullosore nga një banor i fshatit Fushëbardhë të Gjirokastrës ka shkaktuar djegien e 3 ha pyll me lisa. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, specialistët antikrim në Komisariatin e Gjirokastrës, në bashkëpunim me kolegët e tyre të Drejtorisë

së Policisë kanë ndaluar 30-vjeçarin Rebani Shehu për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”. Ndërsa i ndaluari i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje kullosore në periferi të fshatit Fushëbardhë, ku edhe mbante bagëtitë, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit, çka ka bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe të gjerë dhe të vijojë për disa orë rresht të djegë sipërfaqe pyjore dhe kullosore në këtë zonë.

Ekzekutohet peshkatari, mister motivet dhe autori Policia në kërkim të një 25-vjeçari, që u pa për herë të fundit duke u grindur me viktimën Sokol Veizi Një peshkatar nga Orikumi është ekzekutuar dje në mëngjes pas një sherri me një person rreth 25 vjeç, që sipas policisë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Sokol Veizi 45 vjeç, me banim në Orikum, është qëlluar me dy plumba pistolete në kokë dhe trup nga një person rreth moshës 25 vjeç, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëher-

shme. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa deri vonë në mbrëmje nuk ishte bërë i mundur identifikimi i tij. Burime nga policia thanë se motivet e grindjes që solli vrasjen janë ende të paqarta. Sipas hetimeve të kryera, 45-vjeçari Veizi ka pirë kafe në një prej lokaleve të bregdetit të Orikumit me një person rreth moshës 25 vjeç, dhe pas disa minutash mes tyre ka filluar debati me zë të lartë. Pas 15 minutash grindjeje, autori ka nxjerrë armën tip pistoletë që e mbante me vete, është ngritur në këmbë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 45-vjeçarit

në distancë të afërt, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit autori është larguar më këmbë nga lokali dhe më pas me një automjet, të cilin nuk e ka parë askush për shkak të errësirës. Policia e mbërritur në vendngjarje ka kryer ekspertizat e nevojshme, duke marrë kampione në gotën që ka përdorur autori, si dhe shenja të lëna në karrige e tavolinë. Në cilësinë e provës materiale janë marrë dhe dy gëzhojat e gjetura në vendngjarje, me anë të të cilave pritet të zbardhen edhe detajet rreth krimit. Trupi i pajetë i

Vendi i vrasjes së Sokol Veizit

45-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit, ku dhe i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, e cila ka konfirmuar se shkaku i vdekjes së Veizit ka qenë humbja e sasisë së gjakut dhe dëmtimi i rëndë në kokë nga plumbi. Policia ndërkohë ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, por sipas saj, ai nuk ka dhënë informacione që mund të ndihmonin në zbardhjen e rastit në fjalë. Familjarë të viktimës thanë se nuk kishin pasur dijeni për konflikte të 45-vjeçarit.


e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Mrekulli në Pukë, foshnja bie nga kati i tretë, pritet nga një roje Pukë-Një fëmijë tre vjeç shpëtoi

mrekullisht në qytetin e Pukës, pasi ra nga kati i tretë i një pallati. Fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe pasi hipi në dritare ra disa metra poshtë, ku është pritur, për fatin e tij të mirë, nga roja e filialit të një banke. Fëmija tre vjeç,

Aldomir Ballshi ka qenë me nënën e tij në shtëpi dhe ka dalë tek dritarja e banesës në katin e tretë të një pallati trekatësh. Personi që i ka shpëtuar jetën fëmijës, Aleksandër Laçi tregon momentin kur e ka pritur në duar të miturin: “Nga pallati ra fillimisht një objekt plastik dhe pashë

sipër që një fëmijë po kacavirrej dhe i rrëshqitën duart. Menjëherë u afrova për ta pritur”. Fëmija, megjithatë është dëmtuar lehtë gjatë rënies, pasi është goditur nga disa tabela. Ai është dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkatërrohet banda e grabitjeve, terrorizoi Vlorën Pamjet e rralla të sulmit të grabitësve mbi një kazino në maj. Policia: Hapën zjarr edhe kundër nesh. Dy vëllezër dhe 4 të tjerë u arrestuan, shpallen tre persona në kërkim Një bandë prej 9 vetash, e cila i kishte shpallur luftë policisë duke e qëlluar atë me armë e shkëmbyer zjarr dhe që ka grabitur të paktën 9 dyqane, ndërkohë që mbahet përgjegjëse për një sërë grabitjesh të rënda, është shkatërruar dje në Vlorë. Policia ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë të një prej dyqaneve që tregojnë anëtarët e bandës në veprim, ndërsa ka sqaruar se janë arrestuar 6 nga anëtarët e grupit dhe shpallur tre në kërkim. Arrestimet

Burime nga policia thanë se kishin arrestuar Nardi Idrizin, i identifikuar si kreu i bandës dhe si personi që vetëm para pesë ditësh kishte qëlluar mbi policinë, ndërsa ka vënë në pranga edhe pesë anëtarë të tjerë të grupit, vëllain e kapobandës Joni Idrizi, Mario Metaj, Armando Likaj, Elton Veliko dhe Rexhino Aliun, të akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasjeje. Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, të cilët janë identifikuar vetëm me iniciale si E. H.,M. V., dhe A. D., të tre banues në Vlorë. Sipas policisë banda është përgjegjës për 9 grabitje me armë që kanë ndodhur në qytetin e Vlorës kohët e fundit, dhe para 5 ditësh gjatë një grabitjeje ka shkëmbyer zjarr me forcat e policisë. Përplasje me policinë

Grupi i mësipërm drejtohej nga Nardi Idrizi, i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22 gusht 2012, në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së një karburanti. Burime nga policia thanë se Idrizit i ishte kërkuar të ndalonte ndërsa ishte zbu-

Grabitësit pas hyrjes në kazino

Grabitjet • Kanë vjedhur me armë karburantin “FLABENS”, i ndodhur në rrugën transballkanike; • Kanë vjedhur 2 herë me armë në kohë të ndryshme karburantin “EIDA”, që ndodhet në lagjen “Isa Boletini”. • Nën kërcënimin e armës kanë vjedhur kazino “FLAMINGO”, që ndodhet në lagjen “Pavarësia”. • Kanë vjedhur nën kërcënimin e armës pikën e karburantit që ndodhet në lagjen “1 Maji”, me

pronar shtetasin V. N; • Kanë vjedhur pikën e karburantit “KASTRATI”, e cila ndodhet në lagjen “Partizani”; • Kanë vjedhur me armë pikën e karburantit “ALPET”, që ndodhet në rrugën transballkanike. Në këtë rast, shtetasit e mësipërm kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës së përgjithshme. Pas kryerjes së krimit, një nga autorët, nën kërcënimin e armës i ka vjedhur edhe mjetin dhe sendet shtetasit V.Gj.

luar në momentin e sulmit mbi një karburant, por në vend të kësaj ai ka përdorur armën kundër patrullës së policisë duke mbuluar edhe largimin e tij dhe personave të tjerë të bandës nga vendi i krimit. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit që është përdorur nga autorët në të gjitha ngjarjet e mësipërme, e cila është një automatik ‘mod 56’ (kallashnikov). Pas ar-

restimit nga policia dhe përballë provave të pakundërshtueshme autorët kanë mbajtur qëndrime pohuese dhe kanë dhënë edhe detaje për krimet e kryera. Dhuna

Sipas policisë, autorët e këtij grupi kriminal kanë qenë tepër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në

Autorët e këtij grupi kriminal kanë qenë tepër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur nga ana e policisë në kuadër të operacionit “SFIDA 1” . Arrestimi i këtyre shtetasve u krye për veprat penale “vjedhje me armë, e kryer në kushtet e bashkëpunimit” dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë”. Policia ndërkohë ka publikuar edhe një video të marrë në një prej grabitjeve të grupit, ku shfaqen anëtarët e tij duke rrahur dhe kërcënuar punonjësit e klientët e një dyqani. Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së kazino ‘Flamingos’ më 25 maj në lagjen ‘Pavarësia’, është edhe një nga elementët që ka ndihmuar policinë në zbardhjen e këtij rasti.

Grabitësit duke terrorizuar punonjësit e kazinosë

Vrasja e tregtarit, policia kalon në ‘sitë’ 150 të dyshuar Edhe pas publikimit të pamjeve të vrasësit dhe qindra telefonatave, mbetet pa autor vrasja e tregtarit Petrit Kurti. Policia pritet të bëjë ballafaqime mes gruas së viktimës dhe të dyshuarve Tiranë Katër ditë pas vrasjes së treg-

tarit Petrit Kurti në Yzberisht, policia e kryeqytetit ka kaluar në ‘sitë’ më tepër se 150 persona të dyshuar. Vetëm ditën e djeshme zyra e hetimit të grabitjeve me armë në kryeqytet ka

shoqëruar 12 persona, pa gjetur ende autorin e vrasjes. Burimet e policisë thanë se me personat e shoqëruar po punohet nëpërmjet marrjes së tyre në pyetje dhe kryerjes së hetimeve të tjera, si kontrolle në banesa, pyetje e të afërmve apo mbledhjes së informacioneve operative. Këto fakte u bënë të ditura për gazetën “Mapo” nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se shoqërimet do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Personat e shoqëruar nga policia që në momentet e para të ngjarjes, janë kryesisht banorë të komunës së Kasharit apo të Yzberishtit. Policia

nuk ka bërë të ditur emrat e personave të shoqëruar gjatë ditës së djeshme, por burimet e kësaj të fundit thanë se ata njihen për tendencat e tyre kriminale, si dhe për aktivitetin e tyre keqbërës në drejtim të pronës. Një pjesë e personave të shoqëruar nga policia mësohet se i përkasin grupit të personave, për të cilët qytetarë të ndryshëm kanë dhënë informacione nëpërmjet linjës telefonike, apo nëpërmjet rrugëve të tjera të informacionit, në kërkim të shpërblimit prej 10 mijë eurosh të vëna nga policia për njeriun që do të jepte informacionin e saktë në lidhje me au-

Petrit Kurti

torin e mundshëm të vrasjes së tregtarit Petrit Kurti. Në lidhje me këtë fakt, burime të policisë thanë dje për

gazetën “Mapo” se kanë mbërritur në sallën operative të policisë me qindra telefonata, por asnjë prej tyre nuk e ka çuar policinë tek autori i krimit. “Ndër personat e shoqëruar, një pjesë e mirë e tyre janë njerëz që mund të kenë luajtur rolin e informatorit dhe orientuesit për agresorin e tregtarit Petrit Kurti”, - thanë burimet e policisë, të cilat vazhdojnë hetimet. Policia pritet të marrë edhe dëshminë e gruas së Petrit Kurtit për të kryer edhe një ballafaqim për njohje me personat e dyshuar, të shoqëruar nga blutë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.


8

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

SERIA E BOTIMEVE TË JURIDIKUT

SË SHPEJTI

Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1,Tiranë E-mail: uetpress@uet.edu.al Cel: 068 4011144 / 0682055 440


UET Press

fenomen

Shtëpia botuese ku gjen gjithçka

Marrëdhënia e vështirë e shkrimtarit me lexuesin

Autorët më në zë klasikë e bashkëkohorë, botime universitare, një kolanë e rëndësishme e autorëve shqiptarë, si edhe revista shkencore... qindra tituj librash cilësorë, të cilat paraqiten për lexuesin nën logon “UET Press”.

Për shkrimtarin Moikom Zeqo, letërsia e tij duhet parë si çështje ekzistenciale.

Dosier fenomen Vitrina e librit recensë Uet Press

Recensa e Zogajt

Për magjinë dhe vuajtjet e dashurisë… nga Japonia “Pylli norvegjez”, roman nga shkrimtari japonez Haruki Murakami, botuar nga “Skenderbeg book’s”

www.mapo.al

Libri në krizë! Libraret: nuk shitet se është i shtrenjtë Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në zbrazëtinë e librarive të kryeqytetit?! Përse lexuesi vjen dhe troket përditë e më pak në librari?! Dy librare, Tatjana Vani e librarisë "Albania" dhe Florita Bardhi e "Librit Universitar" na rrëfejnë përballjen e përditshme me lexuesin dhe problemet e tregut të librit Faqe 9

L

ibri është në krizë. Faktorët që kanë ndikuar në zbrazëtinë e librarive të kryeqytetit janë shumë. Disa prej librashitësve (që më së shumti janë femra) thonë se kjo vjen për shkak të nivelit ekonomik. Një tjetër faktor sipas tyre është interneti, që ka larguar gjithnjë e më shumë lexuesin nga libri, politikat e shtetit për librin, gjithashtu, por sidomos në rënien e tregut të librit ka ndikuar shkatërrimi i bibliotekave dhe librarive pas viteve ’90. Vitet e fundit, në

fakt biznesi duket se e ka kthyer vëmendjen edhe tek libri. Janë hapur disa librari luksoze me botime gjithashtu gjithnjë e më luks, shitëse të veshura uniform, kryesisht femra të reja e të bukura, që të shoqërojnë në çdo stendë me sy dhe buzëqeshje. Por pavarësisht imazhit, shumica e lexuesve-klientë të librarive, shohin, shfletojnë, admirojnë buzëqeshjen dhe bukurinë e shitëseve dhe dalin pa blerë asnjë titull. Arsyeja: Libri është shumë i shtrenjtë.


MAPO

10

Libri

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

dosier Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në zbrazëtinë e librarive të kryeqytetit?! Përse lexuesi vjen dhe troket përditë e më pak në librari?! Dy librare që refuzojnë të quhen shitëse, na tregojnë disa nga arsyet

Libri...

i shtrenjtë për xhepat e lexuesve Aida Tuci

L

ibri është në krizë. Faktorët që kanë ndikuar në zbrazëtinë e librarive të kryeqytetit janë shumë. Disa prej librashitësve (që më së shumti janë femra) thonë se kjo vjen për shkak të nivelit ekonomik. Një tjetër faktor sipas tyre është interneti, që ka larguar gjithnjë e më shumë lexuesin nga libri, politikat e shtetit për librin, gjithashtu, por sidomos në rënien e tregut të librit ka ndikuar shkatërrimi i bibliotekave dhe librarive pas viteve ’90. Vitet e fundit, në fakt biznesi duket se e ka kthyer vëmendjen edhe tek libri. Janë hapur disa librari luksoze me botime gjithashtu gjithnjë e më luks, shitëse të veshura uniform, kryesisht femra të reja e të bukura, që të shoqërojnë në çdo stendë me sy dhe buzëqeshje. Por pavarësisht imazhit, shumica e lexuesveklientë të librarive, shohin, shfletojnë, admirojnë buzëqeshjen dhe bukurinë e shitëseve dhe dalin pa blerë asnjë titull. Arsyeja: Libri është shumë i shtrenjtë. Florita Bardhi ka 43 vjet që si profesion ka shitjen e librit. Qoshja e saj që njihet si Libraria e Librit Universitar vizitohet çdo ditë e më pak. “Tregu i librit është shumë i pakët, sepse libri është shumë i shtrenjtë për nivelin ekonomik që ka lexuesi. Libri, për shumë lexues është luks i tepërt. Një libër kushton mesatarisht nga 800-2.000 lekë, dhe nuk është pak”, - thotë Florita. Ky është shkaku kryesor sipas Floritës që libraria e saj, dhe jo vetëm, vizitohet pak nga lexuesit.

Përjashtim nga rregulli bëjnë shumë pak tituj, që edhe pse të shtrenjtë shkojnë tek lexuesi pak si dhunshëm prej “bombardimit” mediatik. “Disa shtëpi botuese por dhe vetë autorët e parapërgatisin tregun para se libri të vijë në librari, duke shfrytëzuar mediume të ndryshme. Kjo sigurisht që ndihmon në shitjen e librit”, - vëren Florita. Libraria e saj në fakt ka mbetur si dikur. Lexuesit pak mundësi i ofrohet për ta prekur librin. Ai që hyn në atë librari duhet ta dijë se çfarë kërkon. Krejt ndryshe ndodh te libraria “Albania”, e ngritur vitet e fundit, me hapësira të konsiderueshme ku librat janë renditur sipas autorëve dhe zhanreve dhe ku lexuesit i krijohet mundësi që të jetë sa më pranë librit. Por dhe në këtë librari moderne vizitorët janë shumë të paktë. “Nuk mund të thuash që libri është biznes fitimprurës sidomos në Shqipëri, sepse libri është i shtrenjtë për xhepat e njerëzve, por pavarësisht kësaj, dikush që e do librin nuk kursen për të”. Tatjana Vani, librare tek “Albania”, sapo ka përcjellë dy lexuesklientë që dolën pa blerë asnjë titull. Madje, një djalë solli te banaku një nga librat për ta blerë, por sapo pa çmimin dhe kuletën e tij, ktheu mendje. Shumica e njerëzve që frekuentojnë libraritë janë studentë dhe pensionistë, të cilët nuk kanë kuleta të fryra. Ka dhe një kategori lexuesish që librin e kanë jo vetëm pjesë të jetës së tyre, por kanë edhe mundësi ta blejnë atë. Falë kësaj kategorie, edhe pse e pakët në numër, mbijetojnë dhe ato pak librari në kryeqytet.

Shumë libra... Pak librari D

Çdolloj libri; autor i madh apo anonim, i përkthyer mirë apo keq, botim cilësor ose jo, me ISBN ose pa, gjen një qoshe vend në librari. “Çdo libër që botohet, hyn në librari. Ka apo s’ka vlerë libri, nuk mund ta paragjykojmë

ikur librat që botoheshin ishin të zgjedhur. Përktheheshin kryesish kryeveprat botërore dhe libri shkonte në çdo qoshe të vendit. Florita Bardhi ka 43 vjet që merret me shitjen e librit. Dikur libraria e saj (që njihet si Libraria e Librit Universitar) shiste vetëm libra shkollorë dhe saktësisht librat universitarë, sot e detyruar nga tregu, në librarinë e saj (ndër të vetmet e mbetura si relikte e librarive të vjetra) mbizotëron libri artistik. “Është e vetmja librari në qendër të Tiranës dhe që i ka mbijetuar dy periudhave; asaj para ’90-ës, dhe pas ’90-ës, sigurisht me disa ndryshime”, - thotë Florita. Raftet modeste janë tejmbushur nga botimet dhe pjesa më e madhe e titujve janë vendosur në tokë. “Ka shumë botime, nuk po flas për cilësinë e tyre, por dikur kishte një lloj përzgjedhjeje të librave që botoheshin. Botoheshin


MAPO

11

Libri

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

“Libraritë” e bordurave Z or se i gjen në libraritë e mëdha dhe luksoze kryeveprat e letërsisë botërore, të përkthyera në shqipen e mrekullueshme të Nolit, Shvarcit, Pashko Gjeçit, apo të Petro Zhejit. Por ama, botimet e para të kryeveprave “Komedia Hyjnore”, “Odisea”, “Tre shokët”, “Don Kishoti”, “Romeo e Zhuljeta”, “Lufta dhe Paq ja” etj., etj., i gjen në bordura, trotuare, kryqëzime rrugësh, në mes të një bulevardi, të mbuluara nga pluhuri, me një çmim shumë më të lirë sesa në librari. Botimet e para të autorëve të mëdhenj, si të huaj ashtu edhe shqiptarë, nuk shiten më shumë se 200-300 lekë të reja. Shumica e librave që këta nevojtarë shesin nuk janë ribotuar më. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë pjesë e bibliotekave të vjetra, të ngritura me mundim ndër vite. “Me shumë dhimbje i shesim sepse janë pasuri për ne, por e bëjmë

kryesisht vepra të zgjedhura. Gjithashtu, përkthyesit dhe redaktorët ishin shumë më profesionistë se sot. Kishte një përkushtim ndaj librit dhe vëmendje më të madhe, ndërsa tani libri merret, përkthehet dhe nxirret në shitje. Prandaj ka shumë vërejtje për librin sot, gjë që padyshim ndikon dhe në shitjen e tij”. Çdolloj libri; autor i madh apo anonim, i përkthyer mirë apo keq, botim cilësor ose jo, me ISBN ose pa, gjen një qoshe vend në librari. “Çdo libër që botohet, hyn në librari. Ka apo s’ka vlerë libri, nuk mund ta paragjykojmë. Por sidoqoftë, një libër gjithmonë ka vlera, pavarësisht se jam e vetëdijshme se shumë prej tyre lënë për të dëshiruar për sa i përket përkthimit dhe redaktimit. Ka shtëpi botuese serioze që botojnë libra cilësorë, por bashkë me këto në librarinë tonë gjen çdolloj libri, madje dhe libra që nuk përfaqësojnë ndonjë shtëpi botuese, por i sjellin vetë autorët që i kanë botuar në rrugë private. Nuk mund të vëmë kritere për librat që hyjnë në librari”,- thotë Tatjana Vani, librare në librarinë “Albania”, një ndër më të mëdhatë që është hapur në kryeqytet. Por ajo thotë se lexuesi zakonisht drejtohet tek ata libra që vijnë nga shtëpi botuese që kanë jetëgjatësi, çka kanë treguar serioz-

itet në treg dhe njihen nga lexuesit. *** Shpërndarja e mangët nënkupton që librat nuk arrijnë tek të gjithë lexuesit potencialë. Libraritë që kanë qenë dikur, nuk ekzistojnë më. Ato që janë ngritur të reja, janë përqendruar vetëm në qendër. Florita, si më e vjetra në këtë “zanat” thotë se dikur libraritë ishin shumë më shumë, por sidomos i kushtohej vëmendje shpërndarjes gjeografike “Vetëm për librin universitar ishin disa librari të ndara sipas niveleve. Po ashtu, për librin artistik librari kishte çdo qytet, me një shpërndarje

gjeografike në mënyrë që libri të shkonte tek çdo lexues. Tani libraritë janë përqendruar vetëm në qendër të Tiranës. Dikur kishte librari edhe në Babrru, Laprakë e Kombinat. Shumë prej këtyre librarive të vjetra nuk ekzistojnë më. Libraria më e madhe që ka qenë përballë Bankës së Shqipërisë nuk është më, te Materniteti i vjetër gjithashtu ka qenë një librari që tani është kthyer në kafe, te shkolla ‘Petro Nini’, në dyqan veshjesh, te ‘Pazari i Ri’, te rruga e Durrësit...etj., etj. Asnjëra prej tyre nuk është më. E vetmja librari e vjetër që ka mbijetuar me shumë vështirësi është kjo e Librit Universitar”. Tatjana e “Albania”-s ka tjetër mendim për këtë. Ajo thotë se libraritë e vjetra apo libraria te qoshja e lagjes kufizohen në titujt e librave që mbajnë. “Libraritë e vjetra furnizohen në bazë të kërkesave kushtëzuar dhe nga hapësira që kanë, ndryshe nga libraritë e mëdha ku lexuesi gjen çdo gjë”. Por ajo vëren diçka, në libraritë e vjetra që i kanë mbijetuar kohës, lexuesi mund të gjejë botime të vjetra që nuk i gjen në libraritë e mëdha dhe të hapura pas viteve ’90. Librare dhe shitëse, një hendek në mes

“Një lexues kur hyn në librari ka nevojë për një orientim. E kur ky orientim është i duhuri,

për të mbijetuar. Vetëm pensioni 10 000 lekë në muaj nuk na del”, - thotë njëri prej tyre, të cilin gjithmonë e gjen tek “Parku Rinia”. Kjo është mënyra e vetme që i ka mbetur për të çuar një lek më shumë në shtëpi. Në “libraritë” e bordurave gjen botime të zgjedhura nga koha që nga letërsia antike, fjalorë, vepra të zgjedhura të autorëve të njohur shqiptarë e botërorë, deri dhe studime, libra shkollorë e revista të vjetra. “Këta libra i gjen vetëm në rrugë, sepse libraritë nuk i pranojnë këto botime. Furnizuesit tanë janë shtëpitë botuese dhe jo bibliotekat private të njerëzve të ndryshëm”, - thotë Florita, edhe pse nuk e mohon se disa prej librave që shiten ashtu rrugëve mund të kenë shumë më shumë vlerë se një pjesë e madhe e librave që qëndrojnë të vendosur bukur dhe me kopertina luksoze në raftet e librarive.

ai do të kthehet sërish aty. Por fatkeqësisht, sot nëpër librari ka më shumë shitëse sesa librare”. Tatjana Vani sheh një hendek të madh mes librares dhe shitëses. Për të, pjesa më e madhe e librarive nuk i kushtojnë rëndësi këtij elementi shumë të rëndësishëm në shitjen e librit. “Në libraritë e mëdha gjen më shumë shitëse të bukura, të veshura hijshëm, sesa librare. Të parat nuk e orientojnë dot lexuesin tek libri, sepse iu mungojnë njohuritë rreth librit, nuk lexojnë dhe nuk e njohin pjesën më të madhe të autorëve, ndërsa librari duhet të jetë një lexues i mirë, që ka njohuritë dhe kulturën e duhur për t’i sugjeruar lexuesit letërsinë e mirë.” Florita Bardhi, sot rreth të 60-tave, thotë se dikur libraritë njiheshin më shumë me emrin e librarit sesa me emrin e tyre. “Kishte librari që e kishin humbur emrin e tyre në kujtesën kolektive dhe njiheshin, ose më saktë evidentoheshin thjesht nga emri i atij që rrinte pas banakut. Jo çdo njeri mund të punonte në librari në atë kohë. Ai që i hynte këtij zanati duhej të ishte patjetër një lexues i mirë”. E në këtë kontekst, librarët ndryshe nga shitëset arrijnë të krijojnë dhe rrethin e tyre lexues-klient. “Secila nga ne, –thotë Tatjana, - ka klientët e vet dhe arsyeja është se ne u kemi sugjeruar librat që duhen dhe ata nuk janë zhgënjyer”.


CMYK

12

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

DEPOZITA

MIQTË

Kush sjell një mik përfiton një thesar Përmes Depozitës Miqtë, JU përfitoni rritje të normës së interesit. Nëse sillni një mik të ri që të çelë një depozitë, JU dhe miku juaj do të keni një rritje të normës së interesit. Për të përfituar nga kjo ofertë, JU duhet patjetër të keni ose të çelni një depozitë me afat si dhe të sillni një mik të ri për të çelur një të tillë. Bonusi që ju përfitoni është 0.5% më shumë se normat e publikuara por në çdo rast norma e depozitës nuk mund të jetë më e lartë se 7% në monedhën lek, 4% në euro dhe 3% në dollarë. Depozita Miqtë ofrohet në afatet 6 mujore dhe 12 mujore. Depozita Miqtë është e vlefshme deri më datë 15 Shtator 2012


MAPO

13 19

Libri

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

fenomen

Për shkrimtarin Moikom Zeqo, letërsia e tij duhet parë si çështje ekzistenciale. Që do të thotë se, ai shkruan për të shprehur vizionin e tij mbi botën, por në disa parametra të një bashkësie mendore, që është letërsia më e mirë botërore. Ndoshta dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e librave të tij lidhen me atë konceptualitet që lidhet me “shkatërrimin“ e kufijve të zhanreve letrare. Për këtë është kritikuar, madje është i vetëdijshëm që ndoshta nga moskuptimi vjen dhe ajo marrëdhënia e tij e vështirë me lexuesin. Por si shkrimtar, çuditërisht kjo nuk e shqetëson, sepse sipas tij, shkrimtari duhet të drejtojë lexuesin dhe jo anasjelltas.

Marrëdhënia e vështirë e shkrimtarit me lexuesin Sapo keni botuar librin me proza të shkurtra, titulluar “Vetullat hyjnore”. Përgjithësisht, titujt e librave që ju shkruani e duan një shpjegim për lexuesin. A mund të na shpjegoni përse “Vetullat hyjnore”? “Vetullat hyjnore” është një titull që lidhet me një tregim dhe një personazh, i cili konsiderohet si më i humburi dhe më i parëndësishmi në këtë botë. Dhe befas tek ky personazh ndodh një fenomen mistik. Atij i dalin vetullat në formën e brirthëve të artë. Shkon në një spital në Tiranë për t’u operuar te një nga mjekët më të njohur dhe aty shtrohet çështja se çfarë përfaqëson ky njeri? Është një mutacion biologjik apo diçka e veçantë që lidhet me mitet e Biblës? Tek Libri i Danielit në Bibël flitet për një brirth, i cili kishte ”sy dhe gojë njerëzore”. Dhe bëhet një profeci për një qenie, e cila mund t’i përkasë së ardhmes dhe ka karakter të ndryshëm, të tjetërllojtë. Duke u kthyer te personazhi ynë, gjithë ideja është se ndoshta ky njeri i parëndësishëm mbart një mistike, një profeci. Ashtu siç erdhi vetë Jezu Krishti, që dha një shenjë mistike në malin Tabor, ku sipas ungjijve, iu shfaq dishepujve të vet në formën e një figure prej zjarri (quhet Skena e Shpërfytyrimit), ndoshta donte të tregonte se ata njerëz që shihen si të parëndësishëm mund të jenë më të rëndësishmit e njerëzimit. Nisur nga kjo, vura dhe titullin “Vetullat hyjnore”.Një grishje e thekshme për të menduar seriozisht. Çfarë konkretisht të ka ngacmuar në këtë subjekt? Subjekti vjen në formën e një fabule. Mua më ka ngacmuar thjesht ideja se sot, një pjesë e madhe e njerëzve (e njerëzimit) janë krejt anonimë. E kjo më shqetëson. Nuk mund të ketë vetëm një grup të vogël njerëzish të dukshëm, të cilët janë të pranishëm në media e kanë pasuri dhe pjesa më e madhe e njerëzve (e njerëzimit) të jenë të padukshëm. Nuk mund të ndahet njerëzimi në ”mbinjerëz” dhe në “nënnjerëz”. Ky është një nga thelbet më të mëdha paradoksale të karakterit tragjik ekzistencial të botës. Ky është një ankth, më saktë një problematikë, që njerëzimi në mënyrë groteske dhe ru-

tinore, jo vetëm nuk e ka zgjidhur, por edhe e ka acaruar më shumë. Libri im mund të ndahet në disa kategori prozash. Janë disa proza në formën fabuleske të tregimeve ose parabolave. Ka gjithashtu një numër të madh esesh, të cilat paraqiten të letrarizuara me subjekte të caktuara, duke zhdukur dhe zhbërë kufijtë e zhanreve klasike. Ka një letërkëmbim, (“Letërkëmbimi me Makabe Zaharinë”) që është një prozë e alternuar, që ngjall traditën e harruar epistolare, si edhe skica kulturologjike dhe meditime që lidhen me filozofinë, ku në mënyrë të veçantë ka përsiatje me filozofinë e lindjes si dhe post-modernizmin e sotëm, për të treguar që në fund të fundit, e g jitha kultura e nj er ëz imit është e përgjithshme, pra ekumenike, dhe nuk mund të jetë kaq e ndarë midis kulturave dhe popujve të ndryshëm, përtej çdo konvencionaliteti formal. Ekumenizmi i letërsisë ftillëzohet që në gjenezë. Përherë ka qenë global, d.m.th, universal. Tekstili i mijëvjeçarëve, i qëndisur dhimbshëm. A është ky libër një lloj kritike e ashpër ndaj shoqërisë? Natyrisht! Letërsia është një nga format më inteligjente të kriticizmit dhe të lirisë (nuk ka vetëdije pa kriticizëm dhe nuk ka kriticizëm ka liri), një sublimim i intelektit njerëzor të pandërprerë në shekuj. Ka një ndryshim midis shkencës dhe letërsisë. Shkenca merret me numrat që nuk kanë elemente dhe emocione njerëzore, por janë të përcaktuara, kauzale, ligje të universit, formula. Me problemet e ekzistencës merren letërsia dhe artet. Nga kjo pikëpamje, letërsia ka përparësi sepse mund të trajtojë dilemat njerëzore, sidomos ato të ekzistencës. Pse ekzistojmë? Kush është thelbi i njeriut? Kush është vetë njeriu? Janë këto dilemat

më të mëdha, më përvëluese, më këlthitëse të njerëzimit, që mund t’i trajtojë hollësisht, ekskluzivisht, mrekullisht letërsia. Përballë Sokratit të vuajtur migjenian rrinë derrat e vetëkënaqur të makutërisë, kotësisë, krimit, së keqes. Në këtë rast letërsia është vetë Sokrati i pavdekshëm, që lartësohet mbi koncertet e derrave.

Letërsia është një nga format më inteligjente të kriticizmit dhe të lirisë (nuk ka vetëdije pa kriticizëm dhe nuk ka kriticizëm ka liri), një sublimim i intelektit njerëzor të pandërprerë në shekuj

Si i keni sjellë këto proza nga kalendari i imazheve, siç dhe shkruani në kopertinën e librit? Ky libër është blu i dytë (që do të thotë vëllimi i dytë) i librit “Refuzimi i Shkrimit”. Këta dy libra hapin dhe mbyllin një kolanë. Prozat e librit të parë quheshin proza nga kaosi për të treguar se nuk ka vetëm një rregull të gjërave, por ka dhe ligje të kaosit, dhe teoria e ligjeve të kaosit është ajo që mbizotëron sot. Në librin e dytë “Vetullat hyjnore” janë proza të një kalendari të imazheve, sepse të gjitha ngjarjet ashtu si vetë njeriu, lindin e vdesin midis imazhesh, madje dhe vetë njeriu është një lloj imazhi. Në këtë libër ku ngatërrohen (kaleidoskopohen) qytetërimet, kohërat subjektet, personazhet, imagjinata dhe realja prodhojnë “një realitet të tretë”. Dhe unë mendoj se kjo është letërsia. Në këtë mënyrë unë bëj dhe plotësimin e prozës së shkurtër, për të cilën kam mendimin se është sprova më e madhe e shkrimtarit. Nuk është aspak e tillë proza e gjatë, e cila për mua ka një spekulim sipas parimit joestetik “shto ujë, shto miell”, ka një pafundësi detajesh dhe kjo e sfumon subjektin të sfilitur nga tepritë. Ndërsa në prozën e shkurtër stili është më lakonik dhe je i detyruar që në këta parametra të bësh një ekonomi të stilit. Proza e shkurtër mund të përmbajë një strukturë, një botë të tërë, simbolike, emblematike, shpesh më shumë sesa një roman nganjëherë i bujshëm. Proza e shkurtër, në këtë formë që vjen në libër mund të përbëjë risi, ose mund të krijojë një letërsi të tjetër lloji në kuptimin e lakonizmit dhe vizionit apo të konceptualitetit. Cili është stili juaj, sepse ju dilni shpesh nga rregulli i drejtë i shkrimit të një proze? Stili për mua nuk është renditje e

fjalëve dhe gjetja e metaforave. Stili është konceptualitet. Konceptualitet, pavarësisht se për ta shprehur mund të përdorësh të njëjtat fjalë, si unë ashtu dhe një shkrimtar tjetër. Ndryshimi është i madh. Prirja konceptuale që mund të kem unë nga një shkrimtar tjetër (ose ndërsjelltas) është krejt e papërputhshme, e dallueshme, aspak jotautologjike. Një numër i madh i librave të mi lidhen me atë konceptualitet që ka të bëjë me “shkatërrimin“ e kufijve të zhanreve letrare. Por nuk është, më besoni, ndonjë blasfemi! Është inteligjencë. Për këtë dhe ju kritikojnë? Është një kritikë që lidhet shpesh edhe me moskuptimin, dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë çështje. Por nuk më tremb moskuptimi i lexuesit, sepse nuk mendoj se lexuesi është më i rëndësishëm në marrëdhënien shkrimtar-lexues. Mendoj se në këtë marrëdhënie është shkrimtari ai që udhëheq lexuesin dhe jo lexuesi që udhëheq shkrimtarin. Nivelet e lexuesve janë të pafundme, por shkrimtari duhet të arrijë gjithmonë atë që quhet sublimi mendor, sublimin e intelektit. Shkrimtarët e vërtetë janë gjithmonë të ndërlikuar. Nuk janë aspak të thjeshtë. Homeri, po të mos dish paraprakisht mekanizmin e mitologjisë, pagane, antike etj., është krejtësisht i pakuptueshëm. Po kështu, Dantja, sidomos Shekspiri, Swifti...deri tek Borgesi i kohëve tona. Ndryshe do të kishim atë që do të quhej kiç-kulturë, që është kultura masive, atë që në fakt e kemi sot e që nuk e lë njeriun të mendojë seriozisht për ekzistencën e tij. Nuk ju shqetëson marrëdhënia e vështirë e juaja si shkrimtar me lexuesin? S’ka pse. Nuk më shqetëson. Përkundrazi. Unë nuk shkruaj për “lexuesin masiv”, nuk më intereson fare ky “lexues”. Unë shkruaj për të shprehur vizionin tim mbi botën, por në disa parametra të një bashkësie mendore, që është letërsia më e mirë botërore. Këto janë koordinatat e mia. Aida Tuci


Libra të rinj

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive.

Poezi

Histori, arkeologji

Titulli: Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit Autori: Elida Buçpapaj Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Titulli: Epoka e Gurit dhe Shqipëria Origjinali: Epoka e Gurit dhe Shqipëria Autori: Ilir Gjipali Shtëpia botuese: “Botart”

Poezitë e një fëmije që u rrit në komunizëm

Origjina e njeriut

Autorja e “Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit”, siç pohon dhe vetë, i takon asaj gjenerate ku fatbërës i jetës së saj ishte një regjim totalitarist mynxyrësjellës, në antitezë të plotë me poezinë, për fajin e vetëm se ishte e bija e një poeti, të cilin regjimi e kishte futur në listat e njerëzve të padëshiruar. Dhe ky ritual pritej të përsëritej brez pas brezi, nga poeti, te vajza e poetit, nipat e stërnipat e poetit, në vijimësi. Si bijë arti, ajo u lind me poezinë, ishte objekti poetik i t’atit dhe u rrit e rrethuar nga tik-taket e makinës së shkrimit, nga bota poetike e fantazisë. Por ndërsa babait të saj iu ndalua e drejta e shkrimit në moshë madhore, së bijës iu ndalua që fëmijë, nga regjimi, për të vazhduar pasionin e saj pas viteve ’90-të.

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Arkeologjia prehistorike është e vetmja midis disiplinave që na jep kronikën e ndryshimeve biologjike dhe kulturore për periudha të gjata kohore. Brenda dy dekadave të fundit janë bërë një numër zbulimesh vërtet të rëndësishme të lidhura me evolucionin e njeriut dhe paraardhësve të tij. Zbulimi i mbetjeve humane veçanërisht të Pleistocenit të Afrikës, Europës dhe Australisë, kanë përforcuar e rivlerësuar pikëpamjet për origjinën e njeriut dhe për të shkuarën e sjelljes njerëzore. Autori Ilir Gjipali është arkeolog në fushën e Prehistorisë.

Roman Titulli: Oskari dhe zonja rozë Autori: Eric Emmanuel Schimtt Përktheu: Sesilia Plasari Lloji: Roman Shtëpia Botuese: “Toena”

Titulli: Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie Autori: Mitsi Valaka Shqipëroi: Kleo Lati Shtëpia botuese: “Neraida”

I dashur Zot!

Për dashurinë dhe jo vetëm

Janë letra të cilat një fëmijë 10-vjeçar ia shkruan Zotit! Ai nis t’i shkruajë letra Zotit kur një kujdestare me përparëse rozë, e djaloshit që i ka mbetur vetëm pak kohë për të jetuar, e këshillon t’i shkruajë letra Zotit. Kështu nis që në faqet e para libri që mban firmën e dramaturgut dhe shkrimtarit francez Erik Emanuel Shmit. I përkthyer në shqip nga Sesilia Plasari, aktorja e cila ka bashkëpunuar në Francë me shkrimtarin, “Oskari dhe zonja rozë” është një rrëfim dramatik i vogëlushit, të cilit i kanë mbetur vetëm 12 ditë jetë. Siç tregon Plasari, Shmit e krijoi veprën për teatër, posaçërisht për një aktore të njohur. Paçka se, si shumë nga veprat e tij, “Oskari dhe zonja rozë” u kthye edhe në film gjatë vitit 2009. Një nga autorët bashkëkohorë më të shquar francez, Eric Emmanuel Schimtt sjell në këtë libër zërin e fëmijës krijuar për Oskar, që i ka mbetur vetëm pak për të jetuar. Ky autor është konsideruar fenomen botëror dhe, sipas përkthyeses Plasari, të hysh në kontakt me këtë lloj letërsie është një fat shumë i madh. I tillë ka qenë dhe për Sesilia Plasarin, që ajo ka pasur fatin ta njohë personalisht.

Autori Mitsi Valaka është lindur në Athinë dhe studioi për filologji klasike në Universitetin e Athinës. Studimet pasuniversitare i ka kryer për filozofi. Prej shumë vitesh jeton në Bruksel dhe ka dhënë mësim për gjuhën greke dhe për letërsinë në Universitetin e Brukselit (ULB). Tani punon si specialiste e çështjeve kombëtare në Komisionin Europian në Bruksel. Romani është një rrëfenjë e bukur për dashurinë dhe jo vetëm. “U gjenda sërish në një hotel me katër yje, me një burrë që premtonte me garanci një dashuri me katër yje për një javë të tërë. Jorgo dinte të merrte atë që dëshironte. Simonia e dinte se duhej t’i bënte lajka dhe unë kisha mbartur një ëndërr me shkëlqim dhe po vrapoja si e çmendur drejt askundit. Një kurth i rrezikshëm. Por, në fund të fundit, as ajo dhe as unë nuk kishim rezistencën e duhur të mos binim në dashuri me të. Madje, që të jem më e sinqertë, përmes saj dhe për shkak të saj unë e dashurova atë burrë.”

Përkthime Titulli: Pesëdhjetë hijet e Greit Autori: E. L. James Përktheu: Manushaqe Bako Botoi: “Dritan”

Titulli: Shpirtra të bukur Autori: Laura Shaine Cunningham Përktheu: Mimoza Backa Botoi: “Max”

Një histori dashurie e kohëve moderne

Një roman si leksion Gjashtë shoqe rreth të 30-ave që jetojnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të historive, të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara. Leximi i këtij romani të bind të kesh vlerësim për veten, miqtë më të mirë, meshkujt, të dashurit e një nate dhe, pa diskutim, për dashurinë dhe partnerin e jetës.

Pak ditë pasi ka ardhur në stendën e titujve të rinj, libri “Pesëdhjetë hijet e Greit” ka tërhequr menjëherë interesin e lexuesve. Autorja e trilogjisë së famshme erotike “Pesëdhjetë hijet”, britanikja E.L. James, ka mbërritur në gjuhën shqipe me romanin e saj bestseller. Historia romantike dhe çlodhëse nis me një marrëdhënie në dukje të pamundur mes një studenteje të re dhe një biznesmeni të famshëm, ku ajo zbulon dëshirat e saj, por edhe të fshehtat e shumta të tij. Anastasia Still shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues.

Faqe 14


16

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

DAY & NIGHT

UET ALUMNI 2 1 QERSHOR 2012, TAKIMI I DYTË I TË DIPLOMUARVE NË UNIVERSITETIN EUROPIAN TË TIRANËS

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Ish-studentët e diplomuar në UET, që morën pjesë në zgjedhjet e drejtuesve të shoqatës së të diplomuarve në UET, “ALUMNI UET”

1386 770 të diplomuar, anëtarë të shoqatës UET Alumni

të diplomuar në nivelin bachelor

uet.edu.al info@uet.edu.al 0682016616

616

master në vitet 2009-2012

Na gjeni edhe në:

38 %

indeksi i diplomimit në kohëzgjatjen normale të ciklit të studimeve


MAPO

15

Libri

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

recensë Emrin e shkrimtarit bashkëkohor japonez Haruki Murakami do ta gjesh në të gjitha listat me autorë apo vepra që duhen lexuar para se të vdesim, të përgatitura nga shtëpitë më të famshme të librit në botë. Prej disa vitesh Murakami është një pretendent shumë serioz për fitimin e çmimit “Nobel” në letërsi. Këtë vit, sipas njoftimeve që publikojnë mediat më të njohura të Europës dhe ShBA-së, ai kryeson për momentin listën e shkurtuar të autorëve në garë për këtë çmim. Nëse Murakami fiton, dikush në Shqipëri do të fitojë sërish një bast me parashikimin dhe kjo është shtëpia botuese “Skenderbeg book’s”, e cila e ka sjellë për herë të parë në shqip shkrimtarin japonez me romanin “Pylli norvegjez”, që konsiderohet një nga kryeveprat e tij. Nuk do të jetë hera e parë që “Skenderbeg book’s” i “del përpara ‘Nobelit’”. Orhan Pamuk apo Vargas Lllosa, për shembull, ishin përkthyer e botuar në shqip nga kjo shtëpi botuese para se të kurorëzoheshin nobelistë. Nesër mund të ndodhë me Murakamin apo Fhilip Roth. Nuk është pak, po të mbajmë parasysh se nganjëherë edhe vende të mëdha si Italia kapen në befasi nga shpallja e nobelistit të vitit, kur konstatojnë se nuk kanë botuar ende asgjë prej tij para promovimit në katedrën e Stokhomit.

Për magjinë dhe vuajtjet e dashurisë… nga Japonia “Pylli norvegjez”, roman nga shkrimtari japonez Haruki Murakami, botuar nga “Skenderbeg book’s” Preç Zogaj

“Pylli norvegjez” është një roman elegjiak për dashurinë dhe tragjizmin e humbjes së saj; është varianti japonez i magjisë dhe vuajtjeve që shkakton dashuria; një vepër origjinale dhe universale, prekëse jo vetën me ngjarjet e dhimbshme dhe tragjike të subjektit, por mbi të gjitha me kombinimin si në një simfoni, herë lirike, herë funebre, të zërave, ngjyrave, përjetimeve dhe ndjesive njerëzore nga një vend i largët e shumë i veçantë, si Japonia. Letërsia e Japonisë është konsideruar gjithnjë si pasarela e elegancës dhe finesës. Kultura e saj është konsideruar gjithnjë si simbioza më autentike e traditës dhe modernes, vendores dhe botërores. Vështirë të gjendet një vend tjetër ku tradita të konservohet me aq shumë respekt në kushtet e një hapjeje të çiltër e të respektueshme. E gjithë kjo ekzigjencë dhe kjo frymë e kulturës japoneze gjendet e përhapur mrekullisht në romanin e Murakamit. Megjithëse është fokusuar në përballjet e një studenti të ri me dramat dhe sprovat e dashurisë, shkrimtari i përcjell lexuesit një tablo të gjerë të Japonisë së vjetër dhe moderne. Lexuesi ndien tinguj, aromat dhe valëzimet e relievit të atij vendi, ndien pulsin e jetës së përditshme të Tokios dhe rrethinave, komunikon me vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë, pleqtë dhe plakat, njeh zakonet e tyre, mënyrën e tyre të të menduarit, sfidën që kjo mënyrë e hapur të menduari i ka bërë të ashtuquajturit mentalitet ishullor të vendit. Nga kjo pikëpamje romani i Murakamit ofrohet si një “udhëtim falas dhe pa lëvizur nga vendi” në Japoni. Por, siç e cekëm në krye, ky roman është mbi të gjitha një udhëtim në një histori dashurie që përfundon keq. Kjo është historia e studentit Uatanabe me një vajzë të re, që quhet Naoko. Uatanabe, që thirret ndryshe Toru, ka qenë një shok i ngushtë i të dashurit të parë të Naokos, i Kizukit, i cili ka humbur jetën në një aksident, duke hapur një plagë të pashlyeshme në zemrën e të dashurës së tij, por edhe te shoku i tij. Uatanabe dhe Naoko afrohen akoma më shumë dhe shtrëngojnë me njëri-tjetrin një lidhje të fortë zie dhe solidariteti për humbjen e Kizukit. Fantazma e këtij të fundit në udhëtimet e tyre të gjata me këmbë në qytetin e Tokios plotëson treshen e përhershme. Por miqësia e dy të gjallëve fillon e troket me delikatesën e artit në zonën e dashurisë. Me thirrjen e fuqishme të dëshirës dhe në vërbërinë e kërkuar të kujtesës ata konsumojnë në një natë magjike kontaktin e parë dhe të fundit seksual në jetën e tyre, një ngjarje që

do të shdërrohet në një lloj misteri dhe pendese gërryese për Naokon dhe njëkohësisht edhe në një përvojë të papërsëritshme dhe të pakalueshme për ëndrrat e saj në këtë jetë. E mbërthyer mes remordit për të dashurin e vdekur dhe tërheqjes pas të dashurit të ri, Naoko zhduket pa lënë asnjë adresë. Uatanabe mbetet vetëm me dëshpërimin e tij të pakufi. Më vonë Uatanabe e gjen Naokon në një lloj spitali të shpirtit, në një zonë të thellë të Japonisë, ku ajo ka shkuar për të kuruar veremin dhe depresionin e saj. E viziton dy herë, shkëmben letra me të, letra miqësie dhe dashurie, letra që ndezin gjithnjë shkëndijën e jetës në zemrën e një perëndeshe të bukurisë, siç është Naokoja, por nuk e shkëpusin dot përfundimisht nga kriza e saj. Në njërën prej vizitave ata provojnë me arsye të përsërisin aktin e parë seksual, por Naokoja, edhe pse e ka likuiduar mendërisht ndjenjën e mëkatit për Kizukin e vdekur, nuk rikthehet më në gjendjen e femrës që mund të japë e të pësojë magjinë e marrëdhënies. Magjia ka ndodhur vetëm një herë dhe nuk mund të ndodhë më. Në udhëkryqin e fundit të jetës, Naokoja merr drejtimin e vetmisë përfundimtare. Kurba e rënies së saj apo më saktë udhëtimi i saj i pakthyeshëm drejt vetmisë është dhënë me vërtetësi shkencore dhe artistike, me një ligjërim të shtruar por plot nerv të brendshëm, në të cilin dijet frojdiane ndërthuren me koncepsionet japoneze për dashurinë dhe vdekjen, ku vdekja nuk është e kundërta e

jetës, por pjesë e lindur e saj. Historia e Naokos gërshetohet me linja dhe personazhe të tjerë që hyjnë në jetën e Eutanabës. Një vend të rëndësishëm zë në roman lidhja e tij e re e dashurisë me Midorin, në kontekstin e largësisë me Naokon dhe zvetënimit të shpresës se kjo e fundit do t’ia dalë të rivendosë komunikimin me botën e gjallë. Lidhje të tjera që ndizen dhe shuhen, lindin dhe vdesin, pasurojnë galerinë e personazheve dhe zgjerojnë rrezen jetësore të romanit. Janë histori të rinjsh, mbushur me lirizëm dhe dramacitet, me hare dhe lëndim, me mbyllje të lumtura apo tragjike. Vetë romani është ndërtuar në formën e një evokimi, pas tridhjetë vjetësh nga Eutanabe, të historisë së tij me Naokon, teksa është duke zbritur nga avioni në një qytet europian dhe dëgjon diku tingujt e një muzike të kahershme, të njohur. Është kënga e Bitëllsave “Pylli norvegjez”. Kjo ka qenë një nga këngët e dashura të Naokos. Këtë këngë ia vinte shpesh për ta dëgjuar kujdestarja dhe mikja e saj e ngushtë e spitalit, Reiko, e cila zë gjithashtu një vend të veçantë në roman. Është kënga që zgjon në shpirtin e ish-studentit kujtimin e mikes së dikurshme dhe njëherësh gjithë një rrëfim për rininë e tij dhe rininë japoneze të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Romantizmi i një djali të dashuruar kalon i paprekur në labirintet e modës dhe zakoneve që ka krijuar revolucioni seksual, duke provuar epërsinë dhe sovranitetin e pandryshueshëm të dashurisë në piedestalin e ndjenjave njerëzore. Ky është një mesazh qendror, që përcillet përmes një guide të tërë të qasjes japoneze të kohës për seksin, për dashurinë, për martesën, për familjen, për hapjen, për traditën, për globalizmin e tjerë. Refleksionet mbi episodet apo mbi drejtimet që marrin ngjarjet harmonizohen natyrshëm me rrëfimin, duke i dhënë peshë dhe brendi të thellë intelektuale subjektit. Por duhet thënë se një prej sekreteve të këtij libri ka të bëjë me mjeshtërinë e portretizimit të personazheve, sidomos të femrave të bukura deri në kult, që vinë kurdoherë në imazhin e nimfave dhe krillave të gjalla; apo me mjeshtërinë e përshkrimit të situatave subtile, që janë tipike për letërsinë japoneze. Nuk ka dyshim se lexuesi do të zbulojë sekrete të tjera në këtë roman të bukur, që u botua për herë të parë në Japoni në vitin 1988, dukë shënuar shkëputjen e madhe të autorit drejt popullaritetit dhe njohjes ndërkombëtare.

UET Press, shtëpia botuese ku gjen gjithçka Autorët më në zë klasikë e bashkëkohorë, botime universitare, një kolanë e rëndësishme e autorëve shqiptarë, si edhe revista shkencore... qindra tituj librash cilësorë, të cilat paraqiten për lexuesin nën logon “UET Press”. Shtëpia botuese universitare “UET Press” ka në bibliotekën e saj një gamë të gjerë literature, nga botimet shkencore, tek esetë, librat studimorë, libra kërkimorë, libra publicistikë, libra promovues e deri te revistat shkencore. Me një ambicie për t’u shndërruar në një prej logove më të rëndësishme të tregut të letrave, që prej themelimit të saj, shtëpia “UET Press” ia ka dalë të shndërrohet e tillë dhe të evidentohet mjaft pozitivisht. Numri i botimeve që i kalon tashmë qindra tituj, emrat e autorëve bashkëkohorë të përkthyer në shqip, por edhe emra të njohur të letërsisë shqipe, flasin tashmë për një shtëpi prestigjioze botimi, që në esencë të saj ka prurjen e një rryme cilësore në mendimin intelektual. “UET Press”-si shtëpia botuese e Universitetit Europian të Tiranës- pati dhe vazhdon të ketë qëllim primar kujdesin për të sjellë në shqip tekstet më të mira që garantojnë cilësi të procesit të mësimdhënës, pajisin studentët me njohuritë e nevojshme për të kuptuar sa më mirë lëndën, për të hyrë në debate shkencore e akademike, si dhe i japin frymëmarrje ndërveprimit në auditor. Ndaj një pjesë të madhe të kolanës së botimeve ”UET Press” e zënë përkthimet e librave universitarë. Zgjidhen titujt më të njohur dhe të përdorur në botën universitare perëndimore, me synimin që në auditorët e UET-it të qarkullojnë dije të përditësuara dhe arritjet më të mira universitare botërore. Këto botime i vijnë në ndihmë kujtdo, nga studentët e rinj tek ata me synime edhe më akademike në nivele master apo doktorature, pedagogëve dhe studiuesve. Një tjetër kolanë e rëndësishme janë botimet e autorëve shqiptarë, pedagogë dhe specialistë të fushave përkatëse, që përdoren si tekste bazë dhe si literaturë plotësuese. Gjithçka e botuar i përgjigjet në mënyrë rigoroze origjinalitetit dhe kritereve të rrepta akademike mbarëbotërore për botimin e veprimtarisë kërkimore. Krahas botimit të librave, “UET Press” sjell dy herë në vit edhe katër revista shkencore, organe të fakulteteve dhe qendrave të kërkimit shkencor në UET. “Jus&Justicia”, “Economicus”, “Polis”, dhe “Sociologycal Analysis” pasurojnë debatin akademik dhe ofrojnë prurje cilësore të autorëve shqiptarë dhe të huaj në lëmin e shkencave politike, ekonomisë, financave, drejtësisë, antropologjisë, komunikimit etj. Megjithëse shtëpi botuese universitare, “UET Press” nuk mbetet e izoluar vetëm brenda mjedisit akademik, por i kushton një hapësirë dhe rëndësi të veçantë botimeve shqiptare që kontribuojnë në debatin e madh publik. Duke e konceptuar universitetin si një mjedis të gjallë intelektual, kjo shtëpi botuese ka afruar mjaft pena të njohura të publicistikës shqiptare që janë pritur me interes nga publiku. Mjaft të përmendim emra si Preç Zogaj, Sabri Hamiti, Spartak Ngjela, Baton Haxhiu apo Blendi Fevziu e Sokol Balla, që ia besuan librat e tyre shtëpisë botuese “UET Press”. Vlejnë për t’u përmendur edhe botimet me piktura apo fotografi. Këto botime dëshmojnë për diversitetin e kësaj shtëpie botuese, e cila synon të përmbushë kërkesat e lexuesve me vepra dinjitoze edhe të fushës së artit, estetikës, historisë, që kanë në qendër të tyre pikturën e fotografinë. Kjo duke bashkëpunuar me krijuesit më të mirë në këto fusha, siç kanë qenë deri tani piktorët e njohur Rakip Shabani, Fate Velaj, Arben Theodhosi, apo publicisti dhe koleksionisti i dëgjuar Artan Lame.


7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

bota

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

17

MAPO

Neil Armstrong hyri në histori në momentin kur hodhi hapin e parë jashtë anijen Apollo 11, duke u bërë njeriu i parë që shkelte mbi Hënë

rreth e rrotull

Propozimi i Merkel: Gjykatë për buxhetet në BE Kancelarja gjermane po shkon drejt një propozimi që nxit zemërimin e vendeve anëtarë të BE: krijimin e një gjykate për mbikqyrjen e buxheteve Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nxit një traktat të ri për Bashkimin Evropian dhe po përpiqet për të siguruar mbështetjen e vendeve anëtare dhe partnerëve. Sipas revistës gjermane Der Spiegel, një prej propozimeve është Gjykata për mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e buxheteve. Gjykata Evropiane do të ketë të drejtën për të mbikëqyrur buxhetet e shteteve anëtare dhe për të ndëshkuar ata që krijojnë deficite. Sipas Der Spiegel, “këshilltari i kancelarit për çështje evropiane ka pasur diskutime në lidhje me këtë projekt, në Bruksel”. “Data për një takim të tillë do të vendoset gjatë një takimi në samitin e planifikuar për në dhjetor”, thotë revista. Revista, shkruan se “propozimi ka shkaktuar zemërim në shumicën e shteteve anëtare.”Gjatë një takimi jozyrtar të 10 Ministrave të Jashtëm, shumica e hodhi poshtë idenë e një takimi të tillë nxitur nga Ministri gjerman Guido Ëesterëelle”, shkruan Spiegel. Angela Merkel këmbëngul në nevojën që Evropa të ketë aftësi t’iu përgjigjet sfidave që vijnë nga kriza e euros. “Ka edhe shumë hapa të integrimit që do të kërkojnë ndryshime në Traktatin (BE). Nuk kemi arritur atje, por kjo nuk duhet të jetë tabu”, tha në në fund të majit në takimin e vendeve baltike

Neil Armstrong

Bota kujton Neil Armstrongun, njeriun e kureshtjes për hapësirën Historia e Neil Armstrong, njeriut që mori patentën si pilot në moshën 16 vjeçare, para se të dinte t’i jepte makinës. Presidenti Obama: Një prej heronjve të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohërave

Angela Merkel

Turqia mësyn drejt ishujve grekë Mediat greke raportojnë mbi interesin në rritje të biznesmenëve turq për të blerë ishujt e pashfrytëzuar të Greqisë Turqia po shfaq interes të madh për të blerë portet dhe molet në Greqi, me qëllim privatizimi. Sipas një raporti në gazetën greke “Tipu tis kiriakis”, gazeta turke “Vatan” flet në artikullin e saj për “sulmin” e biznesmenëve turq, në ishujt grekë, duke e titulluar shkrimin: “Sipërmarrësit turq fillojnë sulmin drejt ishujve grekë”. E njëjta gazetë raporton se biznesmenët turq do të marrin pjesë në konkursin e shitjes së 23 porteve dhe moleve në Greqi. Anëtari i bordit të kompanisë turke për investime, Global Yatirim thekson se kjo kompani gjatë procesit të privatizimit, mund të ketë me vete në mënyrë simbolike edhe një partner grek. Ai shprehet se “kjo kompani, e cila është e specializuar në ndërtimin dhe funksionimin e porteve, me kapital prej 350 milionë nuk ka nevojë për injeksion të kapitalit nga ndonjë bankë për të kryer investimin”. Edhe grupi turk Dogus Holding AS njoftoi planet e tij për të blerë katër porte në Greqi. Objektivat e Dogus Holding AS, thuhet se janë porti i Korfuzit, Lefkadës, dhe Athinës dhe Peloponezit. Gjithë ky interes po shprehet hapur ndërkohë që në vend ka shkaktuar “furtunë” një intervistë e kryeministrit Samaras për revistën franceze Le Monde, ku bëhet referim për “shitjen” 562 ishujve greke. Edhe pse qeveria greke e mohoi zyrtarisht, duket se Fondi i Zhvillimit të Pronës shtetërore, është duke zhvilluar procedurat, që këto ishuj t’iu jepen privatëve për 100 vjet, për “shfrytëzim komercial”, domethënë për akuakulturë, ferma diellore, turbina ere, turizëm etj. Shteti grek zotëron 562 ishuj të pashfrytëzuar, me një sipërfaqe totale prej 240 000 000 metra katrorë.

@ mapo.al/

bota

Bota kujtoi dje veprën e astronautit legjendar, Neil Armstrong. Pas vdekjes së njeriut të parë që shkeli mbi sipërfaqen e hënës, presidenti Obama bëri një deklaratë, duke e quajtur Armstrongun “një prej heronjve më të mëdhenj amerikanë, jo vetëm për kohën e tij, por për të gjitha kohërat”. 82-vjeçari Armstrong vdiq në banesën e tij në Sinsinati të Ohajos pas një ndërhyrjeje kardiovaskulare disa javë më parë. Ai mbetet simbol i kureshtjes dhe ambicjes së njerëzimit për të eksploruar horizontin jashtë-tokësor: Neil Armstrong hyri në histori në momentin kur hodhi hapin e parë jashtë anijen Apollo 11, duke u bërë njeriu i parë që shkelte mbi Hënë.”Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap g jigand për njerëzimin,” ishin fjalët e tij pas daljes nga kapsula hapësinore. Ai e filloi jetën në një fermë në Ohio, por interesat e tij ishin shumë larg bujqësisë. Guximi dhe ambicja e dalluan shpejt si një djalë me të ardhme. Armstrong mori patentën e pilotit të avionëve që në moshën 16 vjeç, ende pa marrë patentën e makinës. Sapo mbaroi shkollën e mesme, hyri në Universitetin Purdue për të studiuar inxhinieri aeronautike, por u detyrua t’i ndërpresë studimet pasi e thirrën për shërbimin ushtarak. Ai kreu 78

fluturime ushtarake gjatë luftës në Kore. Pas shërbimit ushtarak, ai iu kthye studimeve duke përfunduar universitetin dhe më pas edhe një gradë shkencore në inxhinieri të aeronautikës nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Ai filloi punë si pilot provash për agjencinë që i parapriu krijimit të NASA-s. Menjëherë pas krijimit të agjencisë NASA, Neil Armstrong u pranua si astronaut i klasit të dytë në vitin 1962 dhe u ngarkua me detyrën e drejtimit të misionit Gemini 8 në vitin 1966. Në këtë moment ai ishte shndërruar në një nga shpresat e eksplorimit të hapësirës për Shtetet e Bashkuara. Ai u ngarkua me misionin e nënkomandantit të misionit historik Apollo 8 në fund të vitit 1968. Gjatë këtij misioni ai dhe 3 astronautë të tjerë iu rrotulluan Hënës 10 herë duke hapur rrugën për zbritjen historike shtatë muaj më pas. Zbritja e anijes

Megjithë karrierën e ndritshme si pilot i Marinës Amerikane, dhe astronaut i NASA-s, Armstrongu nuk u dha kurrë pas famës dhe bujës që shoqëronte misionet e tij. Ai mbeti deri në fund, një eksplorues dhe inxhinier i apasionuar

Apollo 8 në Hënë ishte një akt shumë më i madh se thjesht një arritje shkencore. Zbritja e amerikanëve në Hënë realizohej në një kohë kur Shtetet e Bashkuara ishin mbërthyer në një garë intensive me Bashkimin Sovjetik për eksplorimin e hapësirës. Armstrongu vetë u ndal për një moment emocional, siç e quajti, në kujtim të astronautëve amerikanë dhe kozmonautëve sovjetikë që kishin vdekur gjatë misioneve hapësinore. Megjithë karrierën e ndritshme si pilot i Marinës Amerikane, dhe astronaut i NASA-s, ai nuk u dha kurrë pas famës dhe bujës që shoqëronte misionet e tij. Ai mbeti deri në fund, një eksplorues dhe inxhinier i apasionuar. Ai mori për një periudhë të shkurtër detyrën e zëvendës administratorit për aeronautikën në NASA, por u largua për t’u bërë profesor i inxhinierisë aeronautike në Universitetin e Sinsinatit. Megjithëse larg jetës publike, ai mbeti simbol i kureshtjes njerëzore për hapësirën dhe i ambicjes për të eksploruar horizontet jashtëtokësore. Në vitin 2009, Presidenti Obama ftoi ekuipazhin e anijes Apollo 11 në Shtëpinë e Bardhë: “Shumë rrallë kam një kënaqësi kaq të jashtëzakonshme si sot, që kam ftuar këto figura, këta tre heronj të vërtetë amerikanë, Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin. Është diçka e mrekullueshme”. Neil Armstrong u nda nga jeta dje në moshën 82-vjeçare. Familja e tij e përshkruan si një njeri të përkushtuar ndaj familjes dhe po i nxit adhuruesit e tij që kur t’u qëllojë të dalin natën nën një qiell të kthjellët dhe të ngrenë sytë nga hëna, të mendojnë për Armstrongun dhe t’i dërgojnë një përshëndetje. Marrë nga VOA


OpEd

18

MAPO

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Vetë ideja e patriotizmit të njëmendtë është zhdukur dhe termi është prostituuar nga më i keqi i synimeve. Një patriot, zotni! Pse, patriotët mbijnë ngado si kërpudhat?! Robert Walpole

02

Kurrë nuk thashë se ishte e mundur. Thashë vetëm se ishte e vërtetë. Charles Richet

03

Përkufizimi i saktë i snobit është: ‘dikush që dëshiron gjëra që i ndajnë njerëzit dhe jo gjëra që i bashkojnë ata’. John Buchan

Bujar Kapexhiu Nga

Gjuha angleze në universitet Një propozim i drejtë dhe fobia e një akademiku

P

ak ditë më parë, kryeministri Berisha propozoi që gjuha angleze të bëhet gjuha e leksioneve në të gjitha shkollat e larta të vendit, “në mënyrë që studentët [shqiptarë] të mos lexojnë konspektet dhe leksionet e pedagogëve, por të studiojnë me tekstet më të mira të kohës, të cilat, pa diskutim, janë në gjuhën angleze”. Menjëherë pas këtij propozimi, gazeta “Shqiptarja.com” reagoi duke botuar shqetësimet e z. Jorgo Bulo (gjuhëtar, anëtar i Akademisë së Shkencave) dhe z. Ilirjan Manollari, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT. Për Jorgo Bulon, ideja e z.Berisha i ngjan një “deklarate emocionale” dhe shpreh një “kompleks provincial” që nuk i shkon për shtat Kryeministrit të një vendi, populli i të cilit flet një ndër gjuhët më të veçanta, e cila është e aftë të jetë “edhe gjuhë e komunikimit të përditshëm, por edhe gjuhë e komunikimit shkencor”. Për z.Manollari, arsimi bazë në universitete duhet të jetë në gjuhën shqipe, pra, “baza e universiteteve të jenë tekstet e hartuara nga autorë shqiptarë, të cilët marrin parasysh shumë faktorë që karakterizojnë studentët shqiptarë”(!!). Sipas tij, për shkak se studentët shqiptarë (të shkencave natyrore ose inxhinierike) nuk kanë marrë të njëjtat njohuri si studentët e huaj dhe nuk i njohin disa “softuere kompjuterike bazë”, ata duhet të instruktohen në gjuhën e tyre dhe ta përdorin literaturën e huaj vetëm si një “aksesor plotësues”. Si studiues dhe pedagog me një eksperiencë afro 30-vjeçare në disa universitete shqiptare, amerikane dhe europiane, e mbështes hapur propozimin e Kryeministrit, të cilin e gjej tërësisht të motivuar dhe racional, ndërkohë që argumentet e z.Bulo dhe ato të z.Manollari më duken pa bazë, krejtësisht anakronike dhe joakademike. ë pari, të kërkosh që gjuha angleze, e cila, do apo s’do z.Bulo, është bërë sot lingua franca e shkencës dhe e arsimit të lartë thuajse në mbarë globin, të jetë gjuha e leksioneve në universitete, nuk është provincializëm. Kjo kërkesë, përkundrazi, shpreh një frymë kozmopolitanizmi dhe realizmi, si edhe një qëndrim vizionar. Provincializëm do të ishte nëse vazhdojmë të mbetemi, si deri më sot, të mbërthyer në një traditë arkaike në sistemin e arsimit tonë të lartë, ku brezat e rinj të studentëve vazhdojmë t’i përgatitim me të njëjtat dispenca e tekste të prodhuara nga autorë shqiptarë, me të njëjtat metodologji të mësuara nga dispenca e tekste gjithashtu të prodhuara nga autorë shqiptarë, me të njëjtat

S

koment Fatos Tarifa

Së pari, të kërkosh që gjuha angleze, e cila, do apo s’do z.Bulo, është bërë sot lingua franca e shkencës dhe e arsimit të lartë thuajse në mbarë globin, të jetë gjuha e leksioneve në universitete, nuk është provincializëm. Kjo kërkesë, përkundrazi, shpreh një frymë kozmopolitanizmi dhe realizmi, si edhe një qëndrim vizionar. Provincializëm do të ishte nëse vazhdojmë të mbetemi, si deri më sot mendësi tipike shqiptare, nga të njëjtët pedagogë, një pjesë e të cilëve, pavarësisht gradave dhe titujve akademikë, shpesh herë të fituara pa meritë, vazhdojnë edhe pas 30 apo 40 vjetësh të vegjetojnë në departamentet e universiteteve tona, shumë prej tyre pa mësuar kurrë një fjalë anglisht, pa u vënë kurrë në provë për njohuritë dhe aftësitë e tyre nga askush dhe pa lejuar të kontestohen kurrë nga më të rinjtë. Provincializëm, për mua, do të thotë kur sistemi lejon që në universitet të punësohen pedagogë që jo vetëm nuk dinë anglisht (ose e flasin këtë më keq edhe se një kamerier), por edhe nuk dinë më shumë sesa leksionet apo tekstet që kanë përgatitur ata vetë, kur sistemi toleron që studentët të detyrohen të blejnë tekstet e pedagogëve të tyre dhe kur atyre, në auditor, nuk u thuhet asgjë më shumë nga sa përmbajnë tekstet e pedagogëve të tyre. ë dyti, gjuha shqipe është vërtet një ndër më të lashtat (e dyta gjuhë e folur europiane më e lashtë, pas asaj që flasin baskët), dhe kjo gjuhë e bukur dhe kaq e veçantë që kemi, është vërtet e aftë të shërbejë “edhe si gjuhë e komunikimit të përditshëm, edhe si gjuhë e komunikimit shkencor”. Por, këtë aftësi e kanë të g jitha gjuhët, jo vetëm shqipja. Edhe holandezët, edhe suedezët, edhe danezët komunikojnë, kryejnë studime dhe përhapin dije dhe arsim në gjuhët e tyre, por si Holanda, ashtu edhe Sue-

S

dia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe vende të tjera me një popullsi relativisht të vogël, ose të krahasueshme me tonën, kanë kohë që e kanë bërë anglishten gjuhën e universiteteve të tyre, ose po kaq një gjuhë universitare, sa edhe gjuhët e tyre kombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Singaporin, për një pjesë të programeve universitare në shumë vende të tjera, madje edhe në Francë. Këto vende janë shumë më të zhvilluara se Shqipëria dhe janë, gjithashtu, ndër vendet më të globalizuara, por a do të thoshte z.Bulo, se fakti që anglishtja është bërë gjuha e universiteteve në këto vende dëshmon “komplekset provinciale” të tyre? Provincial në mentalitet duket se është vetë z.Bulo. ë treti, gjuha shqipe është vërtet e aftë të shërbejë si gjuhë për prodhimin e dijes shkencore dhe për komunikimin shkencor. Por, në kohën tonë, kur shkenca nuk njeh më barriera nacionale e gjuhësore, por është e integruar, prodhohet dhe diseminohet në hapësirën globale brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, duke i dyfishuar thuajse në çdo dy vjet njohuritë tona shkencore, nuk mund të mendohet që komunikimi shkencor, qoftë edhe në Shqipëri, të mund të realizohet vetëm në gjuhën kombëtare. Në gjuhën shqipe mund të lexohen disa kumtesa (në konferenca që i quajnë “shkencore”, madje edhe “ndërkombëtare”, por që s’janë aspak të tilla), ose mund të botohen disa artikuj (në revista që s’kanë asgjë akademike), të cilët shumë herë, ose përgjithësisht, nuk thonë ndonjë gjë të re përpos atyre që janë thënë nga të njëjtët autorë, ose nga autorë të tjerë. Për më tepër, një arritje shkencore, një pikëpamje, një teori, një teoremë, rezultati i një eksperimenti, një shpikje apo një zbulim shkencor, do të mbeteshin të pakomunikuara, pra edhe të panjohura dhe shkencërisht e shoqërisht të padobishme, nëse për to do të informohej vetëm publiku i interesuar shqiptar. Shkenca nuk ka atdhe dhe, si e tillë, nuk njeh një gjuhë kombëtare. Nëse anglishtja, pasi i zuri vendin frëngjishtes si lingua franca e diplomacisë, e kulturës dhe e artit, është bërë sot një gjuhë thuajse universale e shkencës, teknologjisë, tregtisë, artit ushtarak dhe e Internetit, kjo shpreh një tendencë objektive të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor të njerëzimit, të cilin nuk mund ta pengojnë dot fobitë e ndonjë akademiku shqiptar. Dhe jo, z.Bulo, nuk bëhet fjalë për t’u dhënë studentëve shqiptarë leksione në “ndonjë nga gjuhët e mëdha”. Mjaft me këtë argument absurd. Shumë gjuhë “të mëdha” sot janë

S

Informacion politik bërë “të vogla”. Në universitetet e Holandës dhe të Suedisë, në shumë universitete polake, hungareze, greke, turke etj., studentëve u flitet në auditor jo në spanjisht, as në frëngjisht, në gjermanisht, në rusisht apo në ndonjë gjuhë tjetër “të madhe”, por në të vetmen gjuhë që është bërë thuajse universalisht gjuha e arsimit të lartë dhe e shkencës, në anglisht. ë katërti, shqetësimi i z.Manollari është, gjithashtu, krejt i pajustifikuar. Shumë nga ju, lexues të nderuar, ashtu si edhe unë, njohim ose kemi pasur rast të dëgjojmë për qindra e qindra studentë shqiptarë, të cilët, pas përfundimit te shkollës së mesme në Shqipëri, kanë shkuar të studiojnë në universitete perëndimore dhe kanë shkëlqyer. Shumë të tjerë kanë kryer studimet universitare në Shqipëri dhe ato pasuniversitare në Perëndim. Në Shqipëri, arsimin e mesëm dhe/ose atë të lartë ata e kanë kryer tërësisht në shqip, por kjo nuk i ka penguar aspak që të përfundojnë studimet universitare, ose ato doktorale në vende anglishtfolëse, ose në universitete që gjuhë instruksioni kanë anglishten, edhe nëse kanë studiuar për shkenca ekzakte. Është absurde të mendosh, siç bën z.Manollari se, meqenëse studentët shqiptarë “nuk i kanë bërë disa funksione eliotike të metodës matematike”, ose meqenëse shkolla jonë e lartë nuk u mëson studentëve përdorimin e disa “softuereve bazë”, këta studentë duhet të mjaftohen gjithnjë me leksionet dhe me dispencat në shqip të pedagogëve të tyre. Sepse, n.q.s. njohuritë për këto “funksione eliotike” vetë pedagogët e tyre i kanë marrë fillimisht nga tekste të huaja, jo në gjuhën e tyre të nënës, përse nuk mund ta bëjnë këtë edhe studentët e tyre sot?! Po kështu, një softuer s’është gjë tjetër veçse një tërësi programesh, procedurash, alogaritmesh dhe të dhënash, të cilat përmes një gjuhe programimi që s’është as shqip, as mongolisht, as greqisht, as bullgarisht, mundësojnë përdorimin e një kompjuteri për qëllimet tona. Mungesa e njohurive rreth disa softuereve bazë nuk ka pse të bëhet pengesë që njohuritë për to studentët shqiptarë në Shqipëri t’i marrin nga tekste të shkruara në anglisht dhe nga pedagogë që dinë t’ua shpjegojnë ato në anglisht (ashtu sikurse ndodh me të gjithë ata studentë shqiptarë që zgjedhin të studiojnë në Perëndim). Unë nuk jam dakord me shumë nisma të qeverisë, apo të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës lidhur me atë që e quajnë reformë të arsimit të lartë në

S

Shqipëri, por propozimin e fundit të Kryeministrit e gjej të dobishëm dhe në kohën e duhur, edhe pse një propozim i tillë nuk ka pse të bëhej nga vetë kreu i qeverisë, kur mund të vinte nga ministri i tij i Arsimit dhe Shkencës. Unë mendoj se adoptimi i gjuhës angleze në shkollat e larta të vendit duhet bërë gradualisht, për një periudhë dhjetëvjeçare. Një reformë e tillë është plotësisht e mundur të realizohet brenda një afati kohor të tillë. Ajo duhet të fillojë në degë dhe për lëndë të veçanta dhe të bëhet e detyrueshme fillimisht për programet doktorale, pastaj për programet Master dhe, në fund të dhjetëvjeçarit, për programet Bachelor në të gjitha universitetet private dhe në të tre universitetet shtetërore më të mëdha (Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor). Përjashtim mund të bëhet për kurset e gjuhës shqipe dhe për disa kurse specifike mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. Brenda një periudhe të tillë mund të rekrutohen pedagogë që janë të aftë të mbajnë kurse të plota leksionesh në anglisht (dhe jo t’u jepet, si deri më sot, titulli “profesor” shumë pedagogëve mediokër që thonë se kanë dhënë leksione jashtë vendit, në Prishtinë, në Strugë apo në Tetovë), të gjenden tekstet më të mira, ose më të përshtatshme në anglisht, të reformohen dhe të modernizohen kurrikulat universitare, të zgjerohet edhe më tej shkalla e lirisë akademike, si edhe të transformohen rrënjësisht mënyrat dhe metodat e mësimit të gjuhës angleze në ciklet e ulëta të shkollës dhe, sidomos, në shkollën e mesme. Në universitet nuk mund t’u japësh leksione në anglisht studentëve që nuk lexojnë në këtë gjuhë dhe nuk e kuptojnë atë, dhe as mund të presësh që të japin leksione në anglisht pedagogë që nuk e dinë vetë këtë gjuhë globale të arsimit të lartë dhe të shkencës. Prandaj, kjo reformë e rëndësishme duhet të nisë dhe të vijojë njëherësh në dy fronte: (1) mësimi cilësor i anglishtes në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe (2) përzgjedhja e pedagogëve të shkollave të larta mbi bazën edhe të një kriteri të tillë të domosdoshëm, siç është zotërimi në nivel akademik i gjuhës angleze. Këto dy kërkesa janë pjesë integrale e reformës së arsimit të lartë në Shqipëri, suksesi i të së cilës do të varet jo vetëm nga mënyra sesi prodhohen dija dhe njerëzit e arsimuar, por, sidomos, nga mënyra sesi “prodhohen” prodhuesit e dijes dhe të njerëzve të arsimuar, pra profesorati shqiptar.


E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Ndoshta ky tekst është ca i vështirë, për nivelin e dystë mendor dhe kultural, të shumicës së politikëbërësve shqipfolës; por, dreqi e mori, ca gjëra nuk shkruhen dot më thjesht. Nuk jemi dot të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente; dhe këtu nuk dua thjesht të shpalos ndonjë dilemë të vonuar ekzistenciale. — Artur Zheji

Nuk jemi të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente N

ë Fshatin tonë të madh shqiptar, shpesh e më shpesh, lufta për pushtet ngjan sikur zhvillohet ndërmjet të pavdekshmëve. Duket pra, në mënyrë të rreme, sikur kjo betejë dhe këta ‘trima’, kush Bajloz e kush Gjergj Elez Ali, kush i nxirë në diell e kush bardhosh, do të ndeshen papushim edhe për ca qindra vite të tjera. Ashtu me shpata të rënda dhe topuzë, buzë detit në të ngrysur apo në mejdan të gjelbër, rrethuar nga ankthi dhe zemërdridhja e turmës. Në të vërtetë, derisa vdiq Enver Hoxha, në psikologjinë e thellë dhe të pashprehur të shumicës ai, ‘Komandanti’, ngjante si i pavdekshëm dhe i pacenueshëm. Ndryshe nga shorti i vdekatarëve, dukej sikur vdekja ishte shpikur për një kategori sekondare njerëzore, për banorët e periferisë dhe për populluesit e Asgjësë dhe të Askundit. Me vdekjen e shumëpritur të Hoxhës, asokohe, ne, banorët e Asgjësë dhe Askundit, fare qartazi morëm edhe njëherë provën e pagabueshme historike që na mungonte: Vdekja është e Ndershme. Kanë kaluar shumë vite që atëherë, kur së bashku me Ramën e gjatë, qeshnim fshehurazi dhe na vinte njëkohësisht edhe jo mirë, që lumturoheshim në mënyrë jo shumë të hijshme, në fund të fundit për një vdekje. Qoftë kjo edhe vdekja e tiranit.

Vitet e kaluara depozitojnë eksperiencë dhe dije të shumta perceptive te disa pak njerëz që kanë kujtesë të mirë dhe kuptohet, edhe depozita të mira e të shëndetshme mendore. Ajo që tashmë i përket së kaluarës, shndërrohet në një çelës, që hap portat e së ardhmes, edhe pa ardhur vetë e Ardhmja. Dhe shihet përmes kësaj Tejqyre që sheh të Ardhmen, edhe pa ardhur, që të Pavdekshmit nuk ekzistojnë dhe që vdekja është akoma dhe sot e pagabueshme dhe e Ndershme përsëri. Po a e dinë këtë qeveritarët tanë? A kanë ata, një koncept filozofik, që ndan të Mirën nga e Keqja, kur marrin vendime apo mpleksin pazare? Ndajnë dot së paku të Dobishmen nga e Dëmshmja? Në botën e sotshme nuk ka sekrete. Edhe ato, sekretet më të thella të Politikës shqiptare, çalamane dhe egoiste sa më s’ka, dihen apo pëshpëriten lart e poshtë. Në fund të fundit, nuk është edhe aq e rëndësishme në ka sot prova apo jo, apo nëse do të ketë vetëm nesër dhe nesër është vonë, për krimet e kryera, në jetën e tyre private apo politike. Ato sërish dihen. Dihet gjithashtu që Ata nuk do të përgjigjen për to, në këtë Vend ku Pandëshkueshmëria e më të Fortëve, është ligji themeltar i xhunglës shqiptare. Personalisht besoj shumë pak në një

drejtësi të Drejtë e të mundshme, as në Shqipëri dhe as Përtej, në botën perfekte të Rregullave perfekte. William Shekspiri, te ‘Hamleti’, me gojën e princit fatkeq dhe atvrarë, kur e pyesin për botën e nëndetit, e paeksploruar asokohe, thotë: ...‘nuk kam qenë asnjëherë aty poshtë, por edhe nën det, peshku i madh e ha të voglin…’ Ashtu si dhe mbi Tokë, i madhi e ha të voglin. Dhe populli shqiptar thotë: ‘më mirë mut se i vogël!’ dhe prandaj shqiptarët, që e dinë këtë, duan të rriten me ngut e të bëhen të mëdhenj me çdo kusht; se, si i vogël, në Shqipëri, jeta është e padurueshme. Por në shqip, bashkësinë e të vegjëlve, shqiptarët e përmbledhin me termin ‘vegjëlia’, që do të thotë ‘e shumta’, që do të thotë ‘populli’. Pra, të jetosh si i vogël, të jetosh si popull, në Shqipëri, është ende e padurueshme. Për të dalë nga kjo botë e vogël, shumëkush është gati të vjedhë, të vrasë apo të shitet trupërisht. Sepse një impuls i egër kumbon ndër veshë të Vegjëlisë, të zhbëhet si i vogël, sepse si i vogël nuk jetohet! Koncepti i nderit dhe i moralit janë idhuj të rënë nga dynjallëku, se dynjallëku dhe Dynjaja sakaq kanë ndryshuar. Kurva është dhe thirret sot Zonjë apo Star. Kurvari, topmodel apo burrë familjar. Hajduti, menaxher apo biznesmen i talentuar. Vrasësi, djalë

trim dhe me syrin pishë. Gënjeshtari, pidhsome e king burrë. Mashtruesi, predikator dhe zemërpushtonjës. Tinzari, moralist apo negociator. Spiuni, informator, xhentëlmen dhe, më së shpeshti, politikan me karrierë të pandalshme… Por edhe këtu nuk ka asgjë që lind për së pari; edhe këtu, në këtë metamorfozë, pra, nuk ka asgjë të pavdekshme. Janë thjesht e bukur ca teknika të reja, po aq sa edhe të vjetra, për të bërë tënden atë që s’është e jotja.

e qashtër, e butë, e dashur, e ëmbël, një aromë e ndryshme, një muzikë e pangatërrueshme, e një Qielli tjetër, që natyrisht s’u përket të gjithëve, por vetëm të zgjedhurve. Këtë shërbim të paçmuar për tua sjellë në tokë atë Qiell, kremës së Shqipërisë dhe shqiptarëve, po ua bën vetëm Zhaku dhe askush tjetër. Është një ide mjaft e përhapur sipas së cilës në Shqipërinë e sotme, për shkak të dinamikës frenetike të jetës, nuk ka spektakël skene, por vetëm spektakël plateje. Është deridiku e vërtetë që, nga një skenë pa plate që ishte në kohën e kurvit, sot Shqipëria është shndrruar pothuaj e tëra në një plate pa skenë. Po. Por ekziston dikush që bën sa mundet për t’i rezistuar këtij çbalancimi kolosal, Zhaku. E cila, në gjithë këta vite, me mish e me shpirt, me thonj e me dhëmbë, nuk ka rreshtur asnjë çast pa bërë sa ka mundur prej Arti të vërtetë, prej skene madhështore. Ndoshta ke rënë në një dëshpërim aq të thellë sa asnjë prej argumenteve të mësipërm s’ta mbush mendjen e cila të rrotullohet sa të rrotullohet dhe vjen përsëri në pikën e nisjes, domethënë tek pesimizmi ndaj fatit të Shqipërisë. E ke gabim. Ja edhe një provë tjetër. E pamundur të mos e kesh vënë re se si të gjithë njerëzit e spektaklit në Shqipërinë e sotme s’bëjnë absolut-

isht asgjë tjetër përveçse përsërisin vetveten ose tjetrin. Në po të njëjtin mulli “spektakolar”. Ku rrotullohen të njëjtat mokrra. Që vihen në lëvizje nga uji i të njëjtit përrua. Ku për gjithçka kujdeset i njëjti mullixhi. I cili mullixhi furnizohet vazhdimisht me të dashura proverbiale që i vijnë “për inat të vjehrrës” etj. Që, shkurt, do të thotë se njerëzit e spektaklit, këta eunukë idesh, përveç harqeve të zbuluara të formave të femrave, s’nxjerrin dot asgjë diskrete, asnjë produkt artistik. Të gjitha këto janë të vërteta, por nuk janë arësye dëshpërimi përderisa ekziston Mbretëresha e Ideve, Zhaku. E cila ka qartësinë, talentin, shkollimin, ndërgjegjen, aftësinë, energjinë, për të nxjerrë produkt. Mund të hynte edhe Zhaku në spiralen e lojës së trafikut të interesave të mullinjve të erës që rrotullohen me flladin e pordhës pa bythë së punës pa punë të produktit pa produkt. Por Zhaku nuk bën kurrën e kurrës dy herë rresht të njëjtën gjë, ta vrasësh. Më 30 gusht Zhaku do bëjë tek piramida një super spektakël. Pas të cilit, në partneritet me Bashkinë e Tiranës, aprovuar tashmë nga Kryetari i asaj Bashkie, do promuovojë edhe një nismë të re. Një punë dhe Art së bashku, një “Artpunë”, apo një “Punëart”. Iniciativa lavdiplotë do jetë për diçka që s’ka si

editorial

Artur Zheji

Kurva është dhe thirret sot Zonjë apo Star. Kurvari, topmodel apo burrë familjar. Hajduti, menaxher apo biznesmen i talentuar. Vrasësi, djalë trim dhe me syrin pishë. Gënjeshtari, pidhsome e king burrë.

Është moda e re, ‘the new fashion’ e pra, fasada e re, që fsheh, apo përpiqet të fshehë, të njëjtin skelet të vjetër, Padrejtësinë Njerëzore. Ndoshta ky tekst është ca i vështirë, për nivelin e dystë mendor dhe kultural, të shumicës së politikëbërësve shqipfolës; por, dreqi e mori, ca gjëra nuk shkruhen dot më thjesht. Nuk jemi dot të pavdekshëm, edhe pse do të na pëlqente; dhe këtu nuk dua thjesht të shpalos ndonjë dilemë të vonuar ekzistenciale. Shpesh apelet për t’u bërë substancialisht më njerëzorë dhe për të qenë më pranë hallit të të Vegjëlve, bëhen në emër të jetës. Por sot, 26 gusht, tek po shkruaj dhe kam, si i thonë, edhe datëlindjen time, hedh në eter një ftesë për refleksion, qoftë edhe në emër të Pavdekshmërisë së Pamundur. Sepse askush nuk është dot Zoti, edhe pse do të donte. Duke qenë mirëfilli njerëzorë, nuk ka asgjë për t’u turpëruar të bëheni ju, Miqtë apo Armiqtë e ‘mëdhenj’, më njerëzorë. Më njerëzorë me njerëzit. Më të prekshëm. Më të vërtetë. Më pranë tyre. Se, në fund të fundit, kujtimi që lëmë pas, qoftë edhe për njerëzit që biologjikisht lëmë pas, ka një vlerë. Pavarësisht se në Shqipëri mungon Bursa apo Banka ku depozitohen vlera të tilla. Abstrakte, por njëkohësisht me peshë.

Zhakull K

e kaq vite që i ke rënë Shqipërisë kryqetërthor për punë, ose thjesht për qef, për turizëm. Ke takuar njerëz nga më të ndryshmit. Ke parë vende nga më të çuditshmit që ka rrokullia. Megjithatë, prej gjithë ktyre, të ka mbetur një shije e pakëndëshme uniformiteti, ngjajshmërie, shija e një dasëm të pafundme që konsumohet brenda të njëjtit restorant gjigand ku hahet mish e pilaf e pihet raki, uluritet e bërtitet në kup’ të qiellit, ku bien të njëjtat daulle shurdhuese nën goditjet e së cilës hidhet e njëjta valle e palezetshme, ku dëgjohet e njëjta muzikë e zvargur, të njëjtat avaze, nga të njëjtat saze, të cilave u bien të njëjtët sazexhinj. Dhe prej të gjitha këtyre të ka kapur një mërzi. Të duket sikur s’je në Shqipëri por në “Sadland”, ku nuk e vlen të jetosh dhe duhet urgjent të ikësh ku të mundesh nga sytë këmbët. Është përshtypje iluzore. Shqipëria nuk është aq monotone. Në Shqipëri nuk bëhet vetëm dasëm, nuk dëgjohen vetëm saze, nuk hahet vetëm mish, nuk pihet vetëm raki. Në Shqipëri nuk jetohet vetëm për të ngrënë. Në Shqipëri është dikush që punon seriozisht, për më mirë, për më tepër, për më mendueshëm, për më bukur. Në Shqipëri, për këtë, jeton e lufton Inida Gjata, Zhaku. Duke ta kujtuar Zhakun dhe lodhjet

sipas meje Edison Ypi

e Saj, përderisa sytë në ballë i ke, me gjasa, bindesh për Shqipërinë në përgjithësi. Por s’bindesh për shqiptarët, të cilët edhe ata sesi të duken, ndryshe nga frymorët e botës së qytetëruar; tejet të materializuar, tepër të dhënë pas parasë, me shpirtin që po u thahet ditë-ditës, që po harrojnë të lexojnë libra, që s’para po u vete mendja të dëgjojnë muzikë të mirë por vetëm ekskremente kakofonike furgonash që u pëlqejnë vetëm barkderrave të nginjur në shoqëri me dashnore të dhjamura. Edhe për këtë gabohesh, madje rëndë. Është dikush që e shpërfill materilitetin, që kujdeset tu kujtojë shqiptarëve se leximi i librave të mirë është një nga kënaqësitë themelore të jetës, dëgjimi i muzikës së zgjedhur gjithashtu, se muzika pleh dhe konsumatorët e saj kanë vendin e tyre të paevitueshëm, por pak më lart këtyre dhe të tjera aestetizmave, qëndron diçka tjetër, një e mirë e madhe shpirtërore, e pastër,

bëhet më humane; Kurse profesionale për t’i mësuar të verbërit të bëhen produktorë audio. Shurdhmemecat, video dhe foto reporterë. Gratë invalide, rrobaqepëse, kuzhiniere. E gjitha kjo, për fatkeqët, që të mësojnë si punohet, të prodhojnë, dhe prodhimet t’i tregëtojnë për të mirën e tyre. S’di pse Zhaku këtë spektakët e ka quajtur “Shakull”. Që s’ësht keq. Por jo aq i lartë sa “Zhakull”. Megjithatë s’’ka problem, Zhaku di ç’bën. E rëndësishme është që më 30 gusht tek piramida, Zhaku, kjo “Kleopatra” e Tiranës, do buçasë dhe do çudisë dynjanë. Me energjinë dhe talentin dhe zotësinë që e ka paisur Zoti, dhe që ia kanë induktuar prindërit si “Figlia d’Arte” që Zhaku është. E forta do jetë në fund. Kur Zhaku do ta ndezi turmën dhe do ta bëjë të duartrokasi në kupë të qiellit. Kjo do ndodhi kur Zhaku do kritikojë qeverinë, së cilës kusur nuk do t’i lërë që po e vonon kaq tepër prishjen e piramidës, zhdukjen nga qëndra e Kryeqytetit të kësaj njolle turpi kombëtar të cilën klyshat e kurvit kanë paturpësinë ta quajnë vepër arti, dëshmi të historisë, por në fakt nuk e duan për gjë tjetër veçse për të mbledhur votat e nostalgjikëve. Por kot e kanë. Zhaku nostalgjikët i shkel me këmbë. Zhaku, për rolin që do luaj në zhdukjen e varrit të kurvit nga faqja e dheut, do hyjë në Histori.


20

MAPO

Legjionarët

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

sport

Kapllani, dy gola për FSV Frankfurtin Edmond Kapllani, kontigjent i kombëtares kuqezi, ka shpërthyer me një dopietë të dielën në ndeshjen e Bundesliga 2, Ingolstadt-Frankfurt 0-2, duket dëshmuar se po u rikthehet kohëve të tij më të mira. Golat e durrsakut janë realizuar respektivisht në minutat e 42-të dhe të 78-të. Sa i

takon shqiptarit tjetër të Frankfurtit, i cili la Këlnin për t’u huazuar në skuadrën e Bundesligës 2, Odise Roshi, është aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes, pasi edhe në sfidën e parë ndaj Herthës së Berlinit nuk shkëlqeu. Ndërsa loja e Kapllanit edhe në ndeshjen e parë të

sezonit ka qenë e shkëlqyer. Pavarësisht se durrsaku ish-lojtar i Partizanit nuk arriti të shënojë, ai kontribuoi ndjeshëm në përmbysjen 3-1 të rezultatit me një penallti të fituar, që solli golin e barazimit dhe me një asist të dhënë për mesfushorin që zëvendësoi pikërisht Odise Roshin.

Teuta fiton, Bylisi ndal Flamurtarin Në sfidën e tyre të parë historike në Superligë, Kukësi barazon 0-0 me Luftëtarin Kukësi ndalet në barazim të bardhë në ndeshjen e parë të tij në Superiore, duke e zbehur kësisoji disi festën e këtij moment historik, por edhe të inagurimit të stadiumit të ri. Meritë e bluzinjve gjirokastritë, që nuk kanë lëshuar aspak pe, por u janë kundërpërgjigjur me qetësi e qartësi taktike velrilindorëve, duke i mbajtur ata larg portës së Selimajt. Pa shënuar dot në të, pavarësisht dëshirës së madhe të kuksianëve, e cila nuk mjafton. Befasohet në start Flamurtari i Shkëlqim Mucës, që nuk shkon më larg se barazimi 1-1 në Berat, në fushën asnjanëse, ku u ballafaqua me Bylisin. Goli i Memellit në pjesën e parë është barazpeshuar nga AdigunAdebaye në pjesën e dytë, duke përmbyllur kësisoji një lojë kërkuese e luftarake për të dyja skuadrat. Maksimumin e mundshëm ka arritur të marrë Teuta në Peqin, në një stadium të zbrazët, pa praninë e spektatorëve. Goli i Nikës, realizuar që në fillimin e pjesës së parë, mund të ishte dyfishuar nga ana e Daniel Xhafajt, sulmuesit të mbërritur këtë verë te durrsakët. Por ka qenë portieri Kotorri, ai që e ka zmbrapsur vlonjatin e Teutës nga pika e bardhë e penalltisë. Mbyllet kësisoji java e parë e Superiores, e cila proshoi në total 12 gola, nga të cilët 2 nga penalltia (Vucaj i Lacit dhe K.Duro i Tiranës), ndërsa u regjistruan tri fitore

Superliga Java I Të premten Vllaznia – Skënderbeu 1-3 Të shtunën Tomori – Tirana 0-1 Laçi – Besa 1-1 Apolonia – Kastrioti 1-1 Të dielën Shkumbini – Teuta 0-1 Kukësi – Luftëtari 0-0 Bylis – Flamurtari 1-1

dhe tri barazime. Vlen të theksohet fakti se të tria fitoret u arritën në t r a n s f e r t ë , ko n r e kt i sht n g a Skënderbeu në Shkodër, nga Tirana në Berat dhe nga Teuta në Peqin. Skuadrat vendëse nuk shkuan dot më tej se barazimi, ndërkohë që këtë gjë nuk e arritën dot vetëm beratasit në shtëpi. Startin më bindës e bëri skuadra kampione, që shkëlqeu në “Loro Borici”, të premten, ditën kur ngriti siparin e vet edhe kampionati i 74-t kombëtar i futbollit. Vec kësaj, te Skenderbeu spikati edhe kroati Pero Pejic, me tripletën e tij, duke bërë të “shfryhet” Vllaznia e përforcimeve të shumta, me trajner të ri, Shpëtim Duron. Të njëjtin fat pësoi deri diku edhe Flamurtari, një tjetër pretendent për titull, vetëm se zhgënjimi vlonjat nuk e tejkaloi barazimin, të paktën. Tirana ia doli në Berat falë traditës, peshës së fanellës dhe shpirtit të garës, që e karakterizon, por kjo s’mund ta mbajë atë në korsinë e duhur nëse nuk zgjidh në mënyrë të shpejtë prob-

Shkumbini - Teuta 0-1

lemin e kontratës me trajnerin Rubio dhe afron elementë të duhur në ditët e pakta që kanë mbetur deri në mbylljen e merkatos. Të tjerët duken pak a shumë brenda pritshmërive, sepse në letër janë skuadra që do ta zhvillojnë betejën e tyre në këtë kampionat për në “katin e poshtëm” të renditjes.

Çiklizëm

Armstrong: Askush të mos qajë për mua! U rikthye mbi biçikleta, një mountain-bike për të pedaluar larg akuzave dhe mendimeve të këqija. Lance Armstrong nuk do të ndikohet nga to, siç e demonstron duke iu kërkuar mbështetësve të tij të shumtë të mos qajnë për të pas vendimit të Usada-s, (agjencisë amerikane të anti-dopingut) për t’i hequr të 7 titujt e Tour De France dhe për ta përjashtuar përgjithmonë nga kompeticionet zyrtare. Në shfaqjen e tij të parë publike pas refuzimit për t’u mbrojtur kundër akuzave, Armstrong mori pjesë në garën e 36 mijeleve me mountainbike në Aspen të Kolorados para se të rrethohej nga fansat dhe gazetarët. “Asnjë nuk ka pse të qajë për mua do vazhdoj të jem i madh. Kam pesë fëmijë dhe një grua të mrekullueshme në jetën. Fondacioni im në luftën kundër kancerit nuk influencohet nga

Lance Armstrong

gjithë zhurmat që po bëhen. Mendoj se njerëzit e kuptojnë se kemi shumë gjëra për të bërë për të ardhmen”. Edhe pse hoqi dorë nga beteja ligjore kundër akuzave Armstrong theksoi edhe një herë se është i pafajshëm, duke e përkufizuar procesin ndaj tij një gjueti të padrejtë shtrigash, gjithsesi për garat çiklistike nuk duket më i interesuar. Tani preokupimi im është të ruaj formën. Jam këtu për të shijuar një nga këndet më të bukura në botë, në një ditë të bukur” Në lidhje me dënimin e Lens Armstrong foli dhe tenisti Novak Djokovic, serbi deklaroi se u shokua dhe u ndje i zhgënjyer kur u njoh me faktet e nxjerra në dritë mbi mënyrat e përdorura për të fituar nga australiani, duke shprehur kënaqësinë e tij që në sportin e tenisit rastet e dopingut janë shumë të rralla.

Merkato Lishteiner: Anjë kontakt me PSG Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stefan Lishteiner ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Paris Saint-Germain para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Lojtari zviceran është përmendur si objektiv i klubit ambicioz francez, që ka dominuar tregun e futbollistëve këtë verë duke përforcuar radhët e veta me yje si Zlatan Ibrahimoviç, Thiago Silva e Ezekiel Laveci. Por, Lishteiner ka theksuar se nuk është në rrugë për në “Parc des Princes”. “Unë në Paris? Ançeloti ka thënë se nuk është i interesuar. Nuk kemi zhvilluar asnjë kontakt”, deklaroi ai.

Milani nuk heq dorë nga Mbiva Ofertës së Milanit nuk i thuhet dot jo dhe këtë më mirë se kushdo tjetër e di kapiteni i Monpelie, Jangua-Mbiva. Futbollisti i lindur në Bangui, në Afrikën Qendrore, është kthyer në çështje e merkatos së verës për kampionët e rinj të Francës, por 23-vjeçari ka besim se diçka do të ndodhë deri në ditën e fundit të merkatos. “Milanit nuk mund t’i thuash lehtë jo. Deri tani nuk ka patur asnjë marrëveshje mes klubeve, kështu që unë i përkas Monpelie. Megjithatë, kurrë nuk i dihet se çfarë

mund të ndodhë në ditët e fundit të merkatos. Mbiva dëshiron të jetë i fokusuar në stërvitje me skuadrën e tij, më dëshirën e madhe që diçka do të ndodhë, por edhe nëse përgjigjja përfundimtare e Monpelie do të jetë negative, ai është i sigurt që pas një viti do të mund ta veshë fanellën kuqezi. Duhet të jem i fokusuar në stërvitje dhe të kem besim te vetja dhe se gjithçka do të ecë në rrugën e duhur. Nëse transferimi nuk do të ndodhë tani, me siguri do të realizohet vitin e ardhshëm. Milani ofroi fillimisht 6 milionë euro për Mbiva, shifër kjo e konsideruar qesharake nga drejtuesit e Montpelies, ndërkohë që sipas mediave britanike Arsen Venger mund ta kthejë situatën në favorin e Arsenalit, pasi po përgatit një ofertë prej 7 milionë stërlinash.

Gallatasaraji heq dorë nga Kaka Presidenti i Gallatasarajit, Unal Ajsal, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Real Madridit, Leite Kaka. “Çfarë do të bënte Kaka në këtë ekip? A vërtet kemi nevojë për të? Ne do të punojmë në koordinim me trajnerin Fatih Terim që të sjellim lojtarët e nevojshëm. Nëse ka nevojë, do të bëhen përforcime shtesë. Ne po kërkojmë për alternativa në krahun e majtë”, ka deklaruar Ajsal.


sport

Superkupa

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al

La Liga

Ksavi: E dimë që në “Bernabeu” na pret ferri Fantazisti spanjoll, Ksavi Hernandez e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash në stadiumin legjendar “Santiago Bernabeu”, ku do të zhvillojnë këtë javë edhe ndeshjen e kthimit të Superkupës. Gjatë konferencës për shtyp ylli spanjoll u ka thurur elozhe kolegëve, si dhe ka kërcënuar Realin. “Ndaj

madrilenëve treguam karakter të fortë dhe shpirt të lartë luftarak, aq sa reaguam shumë shpejt dhe e fituam ndeshjen. Fitoret ndaj Realit kanë një emocion ndryshe, ndaj dhe bëhemi gjithnjë ‘bisha’. Jam shumë i lumtur që e fituam ndeshjen e parë, pasi e di mirë se çfarë do të thotë të luash në ‘Bernabeu’.

21

MAPO

Java II

Por, nëse paraqitemi njësoj edhe në Madrid, jam i sigurt që e fitojmë Superkupën. Lojtarët tanë gjithnjë kanë bërë diferencën ndaj madrilenëve. Të gjithë jemi të motivuar, bashkë me Mesin, për të fituar gjithçka”, – tha Ksavi, i cili sqaron se do vazhdojë me përfaqësuesen spanjolle.

Të shtunën Sociedad – Selta Vigo Espanjol – Saragoza Betis – Valekano Malaga – Majorka Të dielën Osasuna – Barcelona Getafe – Real Madrid Të hënën Valadolid – Levante Atletiko Madrid – Bilbao

2-1 1-2 1-2 1-1 1-2 2-1 20:00 22:00

Milani “mbytet” në të parën, Interi dhe Napoli janë super! 34

Galiani largohet 15 minuta përpara përfundimit të ndeshjes së humbur nga Sampdoria. Roma barazon me Katanian, ndërsa Zeman nuk e nis ashtu siç do të kishte dashur Jeton Selimi

Milani e nis me humbje në shtëpi kampionatin e ri, teksa mundet 1-0 nga Sampdoria. Pjesa e parë ishte më e zbehtë për të dyja skuadrat, ndërsa e dyta filloi mirë për Sampdorian, që kaloi në avantazh me golin e Kostas, me kokë. Pas pësimit të golit reagoi Milani, i cili kishte raste të shumta, sic ishte ai i Jepes me kokë, por edhe shtylla e goditur nga Prince Boateng. Megjithatë, nuk konkludoi dot dhe u mund 1-0 në fushën e vet. Kontestimet e tifozëe kanë qenë të pranishme që në momentin e shënimit të golit nga ana e Kostas, por që u intesifikuan me kalimin e minutave dhe që e detyruan Adriano Galianin që të largohet nga “San Siro” 15 minuta përpara përfundimit të takimit. Ndërsa Alegri do të shprehej për mediat se është pro afrimit të Kakas, por se do të dëshironte edhe një tjetër përforcim në mesfushë dhe bëhet fjalë për një tjetër madrilen, Lass Diarra. “Duhen edhe pak ditë dhe do të shqyrtojmë diçka me shoqërinë. Duhen përforcime. Kaka është një kampion, sikundër edhe Lasana Diarra,” ka deklaruar trajneri kuqezi. Interi fiton në Peskara

Ka qenë një provë e lehtë ajo e Interit, duke qenë se ndeshjej me Peskarën, skuadër që sapo është ngjitur

Interi feston

në Serie A. Pavarësisht se luhej në fushën e kësaj të fundit, largimi i trajnerit Zeman dhe i Verratit, Imobiles dhe Insinjes, padyshim që është ndjerë, ndonëse skuadra kadete kërkonte që të ndeshej si e barabartë me zikaltërit. Pas një fillimi të vrullshëm të vendësve, Interi nis të kontrollojë fushën dhe do të shënojë dy gola të shpejtë me anë të Shnajderit dhe Militos, që i mbyllin hesapet brenda dy minutave (17’, 19’) dhe më pas të kontrollojnë sfidën me qetësi. Rezultatinn do ta vulosë në minutën e 81-të Kutinjo, që zëvendësoi Kasanon.

Seria A Java I Të shtunën Fiorentina – Udineze Juventus – Parma Të dielën Milan – Sampdoria Roma – Katania Atalanta – Lacio Kievo – Bolonja Xhenoa – Kaljiari Palermo – Napoli Peskara – Inter Siena – Torino

2-1 2-0 0-1 2-2 0-1 2-0 2-0 0-3 0-3 0-0

Bogdani, Cana, Ujkani

Erjon Bogdani e ka nisur si titullar ndeshjen e Sienës ndaj Torinos,

por është aktivizuar vetëm në 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë është zëvendësuar nga Valiani, pasi nuk ka mundur dot të krijojë asgjë në ndeshjen e mbaruar 0-0. Samir Ujkani ka mbrojtur portën e Palermos ndaj Napolit, por është ndëshkuar nga një goditje e rreptë e Hamshik në shtyllën e tij ndërsa kronometri po shënonte fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Maxho ka shënuar golin e dytë për Napolin, por portieri i kombëtares ka qenë pa faj. Por edhe Kavani ka lënë gjurmën e tij në këtë ndeshje, duke e bërë të hidhur rikthimin e

Ujkanit te rozazinjtë. Ndërsa Cana e nis nga stoli sfidën e Lacios në Atalanta, teksa aktivizohet vetëm në gjashtë minutat e fundit. Të tjerat

Kievo e Xhenoa kanë arritur nga një fitore të pastër me të njëjtin rezultat, 2-0, duke mposhtur Bolonjan dhe Kajliarin. Ka dalë “xhap” Zeman në sfidën e tij të parë zyrtare me Romën që pas rikthimit, teksa ka barazuar në “Olimpico” 2-2 me Katanian. Kanë qenë ishullorët ata që kanë kaluar dy henë në avantazh për t’u barazuar dy herë nga verdhekuqtë.

Bundesliga

Liverpuli ndaj Sitin në barazim, Klop: Më shijoi fitorja me vuajtje Arsenali nuk di të fitojë! Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, është mahnitur nga shpirti luftarak i lojtarëve të tij në ndeshjen e parë të sezonit. Paraqitja e kampionëve është përgëzuar edhe nga ikona bavareze, Franc Bekenbauer, i cili vazhdon të jetë një fans i çmendur i Marko Rojsit. Gjatë një interviste për saitin e Dortmundit, Klop ka nënvizuar se është tepër emocionuese të fitosh në minutat e fundit, si dhe i ka thurur elozhe Rojsit. “U befasova kur pësuam golin e barazimit, për të mos thënë u trondita. Por, armët tek ne nuk mbarojnë kurrë. U lumturova kur zgjedhja ime na nxori nga situata. Mario Gëce di ta bëjë diferencën shumë shpejt. Jam krenar për të. Është mjaft tërheqëse të fitosh në këtë mënyrë, duke i mbajtur të gjithë në ankth. Ndërsa për sa i përket Rojsit, për mua ai është si një kompas, i cili rrotullohet dhe kthen gjithçka rreth vetes, – tha Klop, duke shtuar mbi Verderin: – Verderi më surprizoi, sepse nuk e prisja të luante me atë sistem”.

Është mbyllur me rezultat të barabartë, 2-2, ndeshja kryesore e kësaj jave në Premier Ligën, në mes të Liverpulit dhe Manccester Sitit, që u zhvillua të dielën në “Anfield”.

Bundesliga Java I Të premten Dortmund – Verder Bremen Të shtunën Augsburg – Duseldorf Fraiburg – Mainc Greuther Furth – Bajern Mynih Hamburg – Nurenberg Munshengladbah – Hofenheim Frankfurt – Leverkusen Shtutgart – Volfsburg Të dielën Hanover – Shalke 04

2-1 0-2 1-1 0-3 0-1 2-1 2-1 0-1 2-2

‘Të Kuqtë’ ishin skuadra më e mirë në gjysmën e parë dhe me meritë arritën deri te goli i avantazhit. Një krosim nga këndi i Stiven Xherrard e priti me kokë Martin Skrtel, i cili çoi në këmbë tifozët vendas (34’). Në fraksionin e dytë të lojës, Karlos Tevez dërgoi një harkim në zonë, të cilin nuk e pastruan si duhet Reina dhe Kelli, ndërsa aty ishte Jaja Ture për t’i barazuar shifrat (63’). Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi aty ishte Luis Suarez, i cili nga goditja e dënimit ndëshkoi portierin Hart (68’). Mirëpo, dhjetë minuta pa përfun-

duar takimi, një gabim të Skrtel e shfrytëzoi Karlos Tevez, për të barazuar shifrat me golin e tij të 100-të në liga (80’). Pas dy javësh, kampioni Manccester Siti numëron katër pikë nga një fitore dhe një barazim, ndërsa kjo ishte pika e parë e Liverpulit. Arsenali nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola 0-0 nga udhëtimi te Stoke Sitit në kuadër të javës së dytë në Premierligë. Ekipi i Arsen Vengerit vazhdon të jetë pa fitore në edicionin e ri të kampionatit pas barazimit pa gola në duelin e javës së kaluar kundër Sandërlendit. Gjiganti londinez ishte larg nga loja e tij e zakonshme dhe rastin më të mirë e pati në minutën e 88-të kur përforcimi i ri Olivie Zhiru u mundua të kalojë me një lob portierin kundërshtar, por topi përfundoi mbi portë. Me këtë barazim Arsenali ka grumbulluar dy pikë nga dy javët e para njësoj sikurse Stoke Siti.

Liverpul-Man. Siti 2-2 Premier Liga Java II Të shtunën Suonsi – Uest Ham 3-0 Aston Vila – Everton 1-3 Man UTD – Fulham 3-2 Noruiç – QPR 1-1 Sauthempton – Uigan 0-2 Sandërlend – Riding shtyrë Totenham – Uest Bromuiç 1-1 Çelsi – Njukastëll 2-0 Të dielën Stoke Siti – Arsenal 0-0 Liverpul – Man Siti 2-2


t

22

MAPO

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

‘Robinson Crusoe në jetën reale’ Një 60-vjeçar, i cili prej dy dekadash jeton i vetëm në një ishull të braktisur në Australi, do të përballet me një betejë të rrallë ligjore që ka fituar një vëmendje botërore. ‘Robinson Crusoe i kohëve moderne” – australiani i quajtur David Glasheen – është zhvendosur në ishullin e Restauration, pranë brigjeve të Kuinslendit, që prej vitit 1993. Siç transmeton TopChannel, Glasheen, një ish-biznesmen nga Sydney, zgjodhi këtë stil të vetmuar jetese pasi humbi pothuajse dhjetë milionë dollarë në bursë në vitin 1987. Pasi shkoi disa herë pranë vetëvrasjes, kuptoi se kishte dëshirë të shkëputej nga njerëzimi dhe të jetonte vetëm për disa kohë. Megjithatë, jetesa në ishullin e braktisur shumë shpejt u shndërrua në një ëndërr të bërë realitet për të, ndërsa të vetmit që i bëjnë shoqëri janë qeni i tij besnik dhe disa manekinë që zëvendësojnë njerëzit. Por, 20 vjet më vonë, autoritetet kanë nisur një proces ndaj tij, lidhur me disa klauzola nëpërmjet të cilave ai fitoi të drejtën të zhvendosej në ishull. Ish-biznesmeni, i cili ushqehet me arra kokosi dhe peshq të kapur vetë, mori me një qira të papërfillshme ishullin, me kusht që të zhvillonte në të kapacitete turistike, por e vetmja ndërtesë turistike është kasollja e improvizuar në të cilën ai jeton. Nëpërmjet pranimit të vizitave në ishull dhe publikimit të fotografive të jetës së tij të qetë e paqësore, Glasheen bëri një thirrje publike ndaj autoriteteve që ta lënë të jetojë edhe për pjesën e mbetur të jetës në vendin e ëndrrave të tij.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Gratë e Togos në grevë seksuale

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Anëtaret e grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Ta shpëtojmë Togon”, kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë seksuale për një javë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Faure Gnassingbe. Ato kanë vendosur që një javë, duke filluar nga e hëna, burrave të tyre do t’ua ndalojnë seksin. Kryesuesja e këtij grupi, Isabelle Ameganvi, e cila me profesion është avokate, ka thënë se organizata e saj ndjek shembullin e grave të Libisë, të cilat në vitin 2003 hynë në grevë seksuale – transmeton AP. Gnassingbe u bë shef i vendit në vitin 2005 pas vdekjes së babait të tij, i cili e udhëhoqi Togon për 38 vjet.

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

MeUranindheJupiterinqë do ndikojnë te sektori i dashurisë, do kaloni një ditë jo shumë të mirë në çift. Debatet dhe mosmarrëveshjet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. As beqarët nuk do kenë fat të takojnë atë që kanë ëndërruar. Bëni durim!

DEMI (21/IV-20/V)

Pas problemeve që keni pasurnëçiftsotdofillojënjëpërmirësim i ndjeshëm. Saturni dojundihmojëmjaftdhekomunikimi me partnerin do jetë edhe më i mirë. Beqarët dopërjetojnëshumëemocione sepsedotakojnë dikë interesant.Disamundtëkenëedhe dashurimeshikimtëparë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Lumturia në çift do të vazhdojë edhe sot. Jeta juaj do të influencohetngaJupiteri,icili dojusjellëfatdhengaVenusi, perëndeshaedashurisë.Për beqarëtpritenndryshimenë jetën sentimentale. Do josheni mjaft nga të panjohurat! Mosushqetësoni,çdogjëdo shkojëmësëmiri.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Marrëdhënia juaj me partnerin do të bazohet te sinqeriteti. Edhe pse në përgjithësi nuk i shprehni shumëemocionet,sotdotë arrinitathoniatëqëmendoni.Rezultatidojetëimrekullueshëm! Beqarëve nuk do ju interesojë një lidhje e fortë, por as aventurat.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Bëni një rishikim të marrëdhënies suaj me partnerin gjatë kësaj dite. Edhe pse do ju duhet të mundoheni pak për të arritur atje ku doni ju mund t’ia dilni mbanë. Beqarët do jenë më ëndërrimtarë se zakonisht dhe do mendojnë për princin e kaltër.

Do e shijoni deri në maksimum qetësinë në çift sot. Nga ana tjetër bashkëpunimidhekomunikimimenjëritjetrindojetëmëimadh.Përfitoni!Jubeqarëduhett’ibëni sytë katër sepse nga momenti në moment mund të shfaqet personi që aq shumëkenikërkuar.

Nëjetënnëçiftgjëratdoshkojnë edhe më mirë se kohët e fundit.Saturnidojubëjëmëtë vendosur dhe më këmbëngulëspërtëarrituratëqëdoni, vetëm e vetëm për ta bërë partnerin të ndihet mirë. Beqarëtdojenëplotenergjidhe pasion.Dojupëlqejnëçmenduritëdhedotentonipërto.

Ndikimi i planetëve në jetën sentimentale të çifteve do jetëikontraktuar.Jupiteridhe Uranidosjellindebateezënkatëpapritura,ndërsaVenusi nga ana tjetër do i mbrojë ndjenjat.Beqarëtdobëjnënjë takimmjaftpremtuespornë njëmomenttëpapriturdhenë njëvendshumëtëveçantë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Më në fund jeta juaj në çift nuk do jetë rutinë dhe do i shtoni dozat e fantazisë. Do bëni gjithçka që të mbani zgjuar ndjenjat dhe emocionet. Gjithë mundi nuk do ikë dëm! Nëse jeni vetëm do ju jepetnjëmundësiemirëpër t’u njohur me dikë. Mos e humbnikëtëmundësi!

Ndryshimet e shpeshta të humorit nuk do të favorizojnë aspak harmoninë e jetës nëçift.Herëpasherepartneri do ndihet i hutuar dhe nuk dojukuptojë.Beqarëtduhet të përgatiten për një ndryshim të jetës sentimentale. FalëmbështetjessëVenusit dokeninjëtakimvendimtar!

Ata që janë në çift do tregohen të sinqerte dhe transparentë me atë që kanë në krah. Lidhja juaj do fillojë të bëhet më e fortë dhe do merrniedhemjaftkënaqësi. Ditae sotme do jetë mjafte mirëedhepërbeqarët.Tregohuni më të hapur dhe do gjenidikeinteresant.

Doketëskenaxheloziesotnë jetënnëçift.Ataqëkanëpasur problemeedhemëparëmund të ndahen. Dëshira për më tepërpavarësidojetëproblemi kryesor. Beqarët nuk do joshen aspak nga aventurat pa të ardhme sepse do ju interesojëmetepërnjëlidhjee qëndrueshme.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Sjellja e njeriut që nuk është i çiltër me të tjerët, që shtiret. 6. Prokop, aktor

1. Kafshë ngarkese. 2. Lëkurë kafshësh që përdorej dikur për të shkruar. 3. Grup

i njohur. 11. Kuintalë, shkurt. 12. Letërsia Orientale. 13. Kanë ushqimet. 14. Xhu-

njerëzish të lidhur nga interesa vetjake të njëjta.. 4. Denis i konstruktor në For-

liana, autore e teksteve të këngëve. 18. Moshë e re e jetës. 19. Saranda në maki-

mula 1. 5. Lekë, bashkëluftëtari i Skënderbeut. 6. Theçer, ish-kryeministre

na. 20. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm. 21. Ushqehet. 22.

e Anglisë. 7. Bezhani, aktor i njohur i skenës. 8. Që del, që bëhet a që

Familje gjuhësh, në të cilën hyjnë hungarishtja, finlandishtja etj. 23. I ka maja

përsëritet në të njëjtën trajtë, në të njëjtën mënyrë etj., që s'ka larmi; i mërz-

në mes. 24. Pjesa e sipërme e një druri, që përbëhet nga degët, gjethet e lulet.

itshëm. 9. Vladi, këngëtar popullor. 11. Fuçi e madhe prej druri, që shërben

26. Pacino i kinemasë amerikane. 27. Falja e myslimanëve. 29. Lloj sporti. 31.

për të mbajtur vaj, bulmet, turshi etj. 15. Organizatë Islamike. 16. Shkrihet

Një ditë më parë. 32. Studim i gjatë me karakter kritik. 33. Notë muzikore. 34.

së qeshuri. 17. Veshje e kostumit popullor. 19. Qitës shumë i zoti. 22. Metal

Gaz që mbush llampat e ndriçimit. 35. Universiteti Prishtinës. 36. Listë ga-

shumë radioaktiv. 25. Ishin në hyrje të Olimpiadës. 28. Organ i trupit. 30.

timesh në një restorant, mbrapsht. 37. Periudhë kohe. 38. Lumë në Kosovë. 40.

Notë muzikore. 31. Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. 36. Rrushi

Pjesa me xham e një ndërtese. 43. Vjedhje, hajdutëri. 43. Merre! 44. Një metal

në Itali. 38. Boletini i historisë shqiptare. 39. Zakon fetar. 41. Agjensi

shumë i përdorshëm. 45. Përemër vetor.

Lajmesh. 42. Komuniteti Ndërkombëtar.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Numra me 4 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

029, 102, 113, 159, 201, 213, 256, 281, 342, 462, 532, 541, 580, 584, 596, 693, 823, 874, 881, 885. 0146, 1665, 5263, 5415, 5716, 5982, 8114, 8754.

Numra me 5 shifra:

01545, 02111, 10425, 15263, 15540, 23228, 25271, 27201, 31225, 23018, 23941, 35124, 41521, 46792, 48777, 52619, 73791, 91118, 95407, 99653.

Numra me 6 shifra:

111596, 154586, 202043, 230225, 265272, 291533, 524166, 673355.


retro 1770 SOT faqja e fundit profil&

E hënë, 27 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

23

27 gusht

U lind Hegeli, filozofi i mendjes dhe shpirtit Georg Wilhelm Friedrich Hegel, filozof gjerman, një prej themeluesve të idealizmit gjerman, u lind më 27 gusht të vitit 1770. Këndvështrimi i tij historicist dhe idealist i realitetit në tërësi revolucionarizoi të gjithë filozofinë europiane dhe ishte paraardhës i rëndësishëm i filozofisë kontinentale dhe marksizmit. Hegeli zhvilloi kornizën filozofike bashkëkohore ose “sistemin”

për të përmbledhur një mënyrë të integruar të marrëdhënieve mes mendjes dhe natyrës, subjektit dhe objektit të dijes dhe psikologjisë, shtetit, historisë, artit, fesë dhe filozofisë. Në veçanti ai zhvilloi konceptin e shpirtit dhe mendjes, që u manifestua në një varg kontradiktash dhe kundërshtish, që në fund të fundit integroheshin dhe bashkoheshin pa

eliminuar asnjërin prej poleve, apo pa ulur njërin para tjetrit. Shembuj të kontradiktave të tilla përfshijnë atë mes natyrës dhe lirisë dhe ndërmjet imannencës dhe transhendencës. Hegeli ndikoi mbi shumë shkrimtarë, përfshirë Bauer, Feuerbach, Green, Marx, Bradley, Sartre, Schelling, Kierkegard, Sshopenahuer, Nietzchse, Popper, Heidegger etj.

Gertrud Höhler Një bestseller kundër Angela Merkel DW

N

Qëllimi i luftës: Idealizmi i jetës Branko Merxhani

Shqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po krejt krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantazinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipër bonjakë të Pellazgëve mitologjikë, as gërmadhat e Ilirianëve: Jemi Shqiptarë - Një Kombësi e re. Përralla pellazgjike është një hipotezë xhaba. Një absurditet, këtë sofizmë duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë turk i ditur që të ëndërrojë përrallat turanike. Asnjë grek, me mendje të shëndoshë, sot nuk mburret se është stërnipi i Periklidit. Edhe Romanët e sotëm e kanë harruar prej shumë kohe origjinën e tyre: Jeta e popujve nuk është veçse Mrekullia e Zhvillimit, që rregullon valët e mëdha të shekujve. Po! Jemi Shqiptarë dhe përbëjmë një Kombësi të re. Mëma e Nacionalizmës, mallëngjimi kombëtar i shek-

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

ullit XX, nxori në dritë një pjellë të re. Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-grekët e sotëm, si turqit e sotëm të Azisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellë një natë magjike vere, dinamizmi krijonjës i freskët dhe përjetësisht i ri i natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së Krijesave. Jemi akoma djem. Ndërgjegja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit. Sytë tanë nuk janë mësuar akoma të shohin me simpati Diellin e Intelektit. Ku janë kujtimet tona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën tonë, farën tonë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë? Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Faltoren e saj… “Neo-Shqiptarizma”, 1, 1930

Grua Shqiptare në ishullin Ellis Nju Jork 1905 Foto: Lewis Hine

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

drikulla” është një libër që ndoshta nuk do ta lexojë kancelarja gjermane. Sidoqoftë thuhet se Angela Merkel sapo ka lexuar rreshtat e parë ka hedhur me zemërim mënjanë një fragment të publikuar tashmë në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung. Megjithatë, libri me 300 faqe “Anti-Merkel”, i shkruar nga publicistja 71-vjeçare dhe ishbashkëpunëtorja besnike e Helmut Kohlit, Gertrud Höhler, ka gjasa të mira që të bëhet një bestseller në skenën politike të Berlinit. Në prezantimin e parë të librit, të enjten e shkuar, morën pjesë mbi 80 gazetarë dhe gjashtë ekipe televizive. Në librin e Höhlers mund të gjinden më shumë sesa akuzat tashmë të njohura se Merkeli mënjanon nga rruga të gjithë konkurrentët meshkuj; kancelarja nuk ka përvetësuar vlera dhe ajo merr vendime vetëm atëherë kur e di sesi do të duket rezultati përfundimtar. Merkel, e cila në skenën politike të Berlinit ka kohë që ndryshe quhet edhe me pseudonimin “Nëna”, në librin e Höhlers bëhet “Ndrikull”, e cila “zhvillon një variant të heshtur të pushtetit autoritar, të panjohur për Gjermaninë deri tani”. Vjedhje idesh nga konkurrentët politikë, nivelim në rritje të sistemit partiak me sistemin gjithëpartiak, trajtim i pakujdesshëm i normave ligjore, standarde etike me Parlamentin dhe Kushtetutën - së fundi qortuar shpesh nga Gjykata Federale Kushtetuese - me pak fjalë, nga perspektiva e autores, një rënie e moralit politik shkon në llogarinë e “Sistemit M”. Kjo mund të ketë lidhje, sugjeron autorja, me 35 vitet që Angela Merkel ka kaluar nën regjimin diktatorial në Gjermaninë Lindore. Sepse askush nuk e di saktësisht se çfarë e nxit Angela Merkelin, e cila ka mësuar në RDGJ, të lexojë midis rreshtave, të paraqitet shumë në heshtje, mos të flasë kurrë shumë dhe të jetë mosbesuese, sqaroi autorja gjatë prezantimit të librit. “Si e rimodelon Angela Merkel Gjermaninë”, quhet nëntitulli i librit “Ndrikulla”. Por shqetësime nga etja e Merkelit për pushtet, sipas pikëpamjeve të Höhler, duhet të kenë edhe europianët e tjerë, pasi kancelarja është duke i ofruar Europës “një kostum të prerë sipas masës gjermane”. Faktet që ka përmbledhur autorja për humbjen e demokracisë që po përvidhet në Gjermani dhe në Europë nuk janë të reja. Në shikim të parë i ri është vetëm roli në dukje i ekzagjeruar që i atribuohet Merkel-it në këtë proces. Kjo tregon sesa disa konservatorë në Unionin Kristian Demokratik (CDU) e ndiejnë veten të sfiduar dhe të shtyrë në qoshe nga pretendimet e Merkel-it për pushtet, thotë Höhler. Ndryshimi i papritur në politikën bërthamore, të cilin Merkel praktikisht arriti ta realizojë në mënyrë arbitrare brenda natës, heqja e shërbimit të detyruar ushtarak, hedhja poshtë e planeve për zvogëlimin e taksave dhe heqja dorë gjithnjë e më shumë nga imazhi i familjes tradicionale (kohët e fundit në CDU po diskutohet mbi mundësinë për barazinë tatimore për martesat homoseksuale), të gjitha këto kanë shkaktuar pasiguri në parti, nga udhëheqja deri në bazë. Autorja e librit “Ndrikulla”, Gertrud Höhler, vetë ka një kohë të gjatë që ka librezën e partisë CDU dhe ka shërbyer, ndër të tjera, edhe si këshilltare e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.


CMYK

24

MAPO

e HëNë, 27 GUSHT 2012 www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.