26 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Masakër apo drejtësi?! 529 të dënuar me vdekje në 48 orë në Egjipt Nga Diana Hodali

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 26 mars 2014. Numër 1167. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Energjia

Në burg kush nuk paguan Drafti i ri për vjedhjen e energjisë, 3 vjet burg për familjarët dhe 5 vjet për sipërmarrësit. Nëse ndryshimet në Kodin Penal do të mundësojnë një zbatim praktik, konsumatorët e energjisë do përfshihen në një dënim kolektiv. Dhe kjo për shkak se 35 % e energjisë së hedhur në rrjet vidhet. FAQE 7

S’ka ende hetim për policinë, deputetët ngecin në debate Komisioni hetimor nuk ka nisur punën, kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i mandatit. Debatet kanë degjeneruar edhe në akuza e FAQE 6 kundërakuza

Antitank komunarit

fati i shpëton jetën

Vila e kryekomunarit prej 5 mandatesh në Farkë, Fatbardh Plaku sulmohet nga një predhë antitank, por baruti nuk shpërthen. Sistemi i sofistikuar i kamerave të sigurisë fikson momentin kur predha godet muret e shtëpisë. Plaku: Jam i tronditur. S’kam konflikte me njeri.

Berisha: Sulm terrorist

Faqe 4-5

Presioni i “radikalëve” rrezikon takimin Rama-Basha

Momenti kur predha antitank godet vilën e Fatbardh Plakut, (anash) Kryekomunari duke treguar dëmet

I dënuari shqiptar vret gardianin në emër të nënës

FAQE 5

op-ed / 10-11

Kryeministri synon që takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, të mbahet brenda kësaj jave. Opozita kërkon garanci dhe përgjigjet se tryeza mund të realizohet, vetëm

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Renditje plus Kategorizim i universiteteve

koment Kosta Barjaba

Në Aviano u "shkrua" ninulla për fëmijët e trembur të Kosovës koment Emin AZEMI

13 Promovimi

Shqipëria, ashtu sikundër shumë shtete ish-komuniste...

Kodheli: Nuk mora kompetencat e Nishanit, Gërvenit i mbaroi mandati Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenti përplasen sërish. Kësaj here jo më për strategjinë e përhapjes së Forcave të Armatosura, e cila mbetet ende në ngërç, por për shkarkimin e një ushtaraku të lartë. Bëhet fjalë për kundëradmiral Kristaq Gërveni, i njohur ndryshe dhe si ushtaraku që mori pjesë në hartimin e marrëveshjes së ujërave detare me Greqinë dhe që u rrëzua nga

Sistemi arsimor universitar në Shqipëri është mbërthyer në disa kurthe. Ato kanë mbërthyer...

Kryeministri Edi Rama kërkon që takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, të mbahet brenda kësaj jave. Në vijim të negociatave jopublike mes emisarëve të dy palëve, duket se është mazhoranca ajo që ka përcaktuar javën që jemi si kohën e tryezës së mundshme. Por opozita, ashtu si dhe tri ditë më parë në letrën e Bashës... Faqe 3

nëse Rama jep veton për votimin me konsensus në Kuvend të reformës administrative. Kundër takimit, deputetë radikalë të të dy krahëve

Gjykata Kushtetuese. Gërveni pak ditë më parë ka marrë urdhër nga Ministria e Mbrojtjes që të lërë detyrën e përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO, çka është konsideruar si një marrje kompetence e kreut të shtetit. Por në një reagim për mediat, Ministrja Kodheli ka deklaruar se ajo nuk ka marrë asnjë kompetencë, por vetëm ka zbatuar procedurën që... Faqe 6

nuk e mbështet

Prit të presim

Pango: “Zogu i Zi” s’është autobiografia ime, por e kaluara e shumë njerëzve UET Press promovon librin e Ylli Pangos me kujtime nga fëmijëria “Zogu i Zi”, me parathënie nga Parid Teferiçi. “Pas një jete me tallaze dhe ulje-ngritje, ky libër nuk është as ulje, as ngritje, është një gjë e veçantë”

Projektet, ministria e Kulturës “skualifikon” Panairin e Librit

FAQE 13

koment / 11

Faqe 16

Arjan VASJARI

Takimi Rama-Basha si pretekst dhe jo si arsye Po të kujtosh se, sa shumë kohë iu desh Fatos Nanos që të takohej me Sali Berishën dhe po ashtu këtij të fundit për t’u takuar me Edi Ramën, sigurisht të lë një shije të mirë ideja për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga fillimi i punës së kryeministrit dhe, diç më shumë nga koha e hipjes në katedrën e Partisë Demokratike e drejtuesit të saj të ri. Mirëpo, po të kujtosh arsyet madhore që nxitën Fatos Nanon, Sali Berishën dhe Edi Ramën të takoheshin me njëri-tjetrin, atëherë tema e takimit të pretenduar mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk duket më shumë se një pretekst. Shtjella epistolare e të dyve, megjithë përkujdesin stilistikor, të heq çdo dyshim rreth kësaj...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Plaku: Jam i tronditur nga sulmi me antitank

kronikë\ Sulm me antitank

kronikë:

Faqe 4

Plakut të Farkës, baruti i skaduar shmang tragjedinë Faqe 5

ekonomi/ Gjysma e

shqiptarëve rrezikojnë burgun nga vjedhja e energjisë

Faqe 7

Procesi në Minia u krye jashtëzakonisht shpejt. Dënimet u dhanë në ditën e dytë të gjyqit. Avokatët u ankuan se nuk kishin pasur mundësi që të paraqisnin argumentet e tyre. “Vendimi nuk është marrë në kushtet e një shteti ligjor”, thotë eksperti për Egjiptin Günter Meyer

“Ne jemi të vetëdijshëm për krimet që janë kryer nga ana e Vëllazërisë Myslimane. Megjithatë, ne duhet të mbrojmë shtetin e së drejtës në Egjipt dhe të sigurojmë drejtësi për të gjithë.” Protesta në rrjetet sociale është e madhe. Një përdorues i Twitterit shkruante se ushtria dhe qeveria e përkohshme “e kanë grabitur revolucionin”.

Masakër apo drejtësi?! 529 të dënuar me vdekje në 48 orë në Egjipt Numri i të dënuarave kapitalë mund të rritet, pasi 600 të tjerë presin vendimin. Vëllazëria Myslimane tani është organizatë terroriste, ndërsa pushteti i ri kërkon t’i fshijë përfundimisht përmes atij që po quhet “genocid legal”... Nga Diana Hodali

R

eagimet janë të ashpra pas dënimit me vdekje të 529 mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane, ndërkohë që 600 të tjerë presin gjykimin dhe mund të kenë të njëjtin fat. Organizatat për të drejtat e njeriut e shohin procesin si të padrejtë, ndërsa dënimi me vdekje për një numër kaq të madh personash është ndoshta ndër rastet më të rralla në histori. Ende sidoqoftë ka shanse të mos kemi një masakër të bazuar mbi një vendim gjykate të marrë në 48 orë. Mbetet të shihet nëse gjykata e Apelit do ta mbështesë vendimin e shkallës së parë. Në një proces unik në historinë e Egjiptit, 529 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane u dënuan të hënën me vdekje nga gjyqtari Said Yousef, 16 të tjerë u liruan. Vetëm 147 nga të dënuarit ishin të pranishëm në proces. Pjesa tjetër gjendet në arrati. Të dënuarit akuzohen se më 14 gusht 2013 kanë sulmuar dy stacione të policisë në Adua dhe Matay në provincën Minia, në veri të Egjiptit. Gjatë sulmit u vra zëvendësshefi i policisë Mostafa El-Attar. Katër policë të tjerë u plagosën. Përveç kësaj të dënuarit akuzohen si përgjegjës për sulmet ndaj ndërtesave qeveritare dhe plaçkitjet e kishave të të krishterëve koptë. Islamistët demonstruan në verën e vitit 2013 kundër shkarkimit të presidentit Mohammed Mursi nga ushtria. Pas shpërbërjes së kampeve të protestës në Kajro dhe Aleksandri nga forcat e rendit, me pasojë më shumë se 1000 të vdekur, pati trazira të përgjakshme në Minia, në veri të Egjiptit. Meqë nga aktakuza prekeshin mbi 1200 persona, procesi u zhvillua i ndarë për dy grupe. Për fatin e 600 të akuzuarve të tjerë do të vendoset këtë më 28 prill dhe organizatat ndërkombëtare dyshojnë se vendimi ëshët i paracaktuar.

Në mesin e tyre është edhe kreu i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Badie. Por edhe kundër presidentit të rrëzuar Mohammed Mursi dhe ish-kryeministrit të tij Hashim Kandil zhvillohen në Kajro disa procedura penale. Ata akuzohen për vrasjen e protestuesve, tradhti dhe terrorizëm. Procesi në Minia u krye jashtëzakonisht shpejt. Dënimet u dhanë në ditën e dytë të gjyqit. Avokatët u ankuan, se nuk kishin pasur mundësi që të paraqisnin argumentet e tyre. “Vendimi nuk është marrë në kushtet e një shteti ligjor”, thotë eksperti për Egjiptin Günter Meyer nga Qendra e Studimeve arabe në Mainz. Një dënim të ngjashëm masiv me vdekje nuk ka pasur në Egjipt. Prandaj ky vendim mund të shihet si një gjest kërcënimi i qeverisë së mbështetur nga ushtria. Vendimi kundër pjesëtarëve të Vëllazërisë Myslimanë nuk është ende në fuqi. Ata mund t’i drejtohen gjykatës së apelit. Vëzhgues si Tarek Fouda, kryetar i shoqatës së avokatëve në Minia, presupozojnë se kjo është e papranueshme. Është evidente se gjykimi është i paligjshëm dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e gjyqësorit të pavarur, tha Fouda pas shpalljes së vendimit. “Ne jemi të vetëdijshëm për krimet, që janë kryer nga ana e Vëllazërisë Myslimane. Megjithatë, ne duhet të mbrojmë shtetin e së drejtës në Egjipt dhe të sigurojmë drejtësi për të gjithë.” Protesta në rrjetet sociale është e madhe. Një përdorues i Twitter-it shkruante se ushtria dhe qeveria e përkohshme “e kanë grabitur revolucionin”. Një grua e cilësonte vendimin si një “gjenocid legal” dhe një tjetër shtronte pyetjen se si 529 vetë së bashku kanë mundur të vrasin një polic. Vëllazëria Myslimane është e ndaluar që nga shtatori 2013 dhe është klasifikuar edhe si organizatë terroriste. Kushdo që ka lidhje me të, mund të arrestohet dhe të dënohet.

Qeveria e përkohshme e bën përgjegjëse Vëllazërinë Myslimane për përhapjen e terrorit në Egjipt. Në fakt gati të gjitha sulmet në vend, sidomos në Sinai, i ka marrë përsipër grupi i afërt me Al-Kaidën, Ansar Beit al-Makdis: “Pritet që dhuna në vend të shtohet përtej asaj që është përjetuar deri tani nga grupet terroriste të afërta me al-Kaedën”, thotë Günter Meyer.

Aktivistët e të drejtave të njeriut, përveç rrezikut të shtimit të dhunës mendojnë se vendimi i dënimit masiv me vdekje do të ketë edhe një tjetër pasojë: “Edhe në qoftë se kjo do të ndryshohet në gjykatën e Apelit, - thotë Gamal Eid, drejtor i Rrjetit Arab për Informacionin për të Drejtat e Njeriut (ANHRI), - ky gjykim katastrofal hedh një hije mbi drejtësinë egjiptiane”.

Me këtë ndalim qeveria e tranzicionit me mbështetjen e ushtrisë shkoi një hap më tej, seç ka bërë ndonjëherë sundimtari shumëvjeçar Hosni Mubarak. Gjykimi, thotë Günter Meyer nga Qendra e Studimeve për botën arabe në Mainz, renditet ndër masat, të cilat kanë për qëllim ta eliminojnë politikisht Vëllazërinë Myslimane. Qeveria e përkohshme e bën përgjegjëse Vëllazërinë Myslimane për përhapjen e terrorit në Egjipt. Në fakt gati të gjitha sulmet në vend, sidomos në Sinai, i ka marrë përsipër grupi i afërt me Al-Kaidën, Ansar Beit al-Makdis: “Pritet që dhuna në vend të shtohet përtej asaj, që është përjetuar deri tani nga grupet terroriste të afërta me al-Kaedën”, thotë Günter Meyer. Një provë e qartë, se ekziston një lidhje mes grupit terrorist Ansar Bait al-Makdis dhe Vëllazërisë Myslimane, qeveria nuk ka dhënë deri tani. Masat kundër shtimit të dhunës, thotë Günter Meyer, janë në fakt një justifikim për të vepruar kundër Vëllazërisë Myslimane dhe salafistëve. Fondet e organizatave të ndryshme joqeveritare, për të cilat dyshohet se punojnë me Vëllazërinë Myslimane, u ngrinë disa muaj pas shkarkimit të Mursit. Qeveria do në këtë mënyrë, që të pengojë një nga pikat veçanërisht të forta të Vëllazërisë Myslimane: angazhimin në bamirësi. “Këto dënime me vdekje nënkuptojnë për Vëllazërinë Myslimane, se nuk mund të dalësh më si vëlla mysliman”, thotë egjiptologu Günter Meyer.” Shumë prej militantëve të tyre janë tani në ilegalitet. “Numri i tyre do të rritet pas dënimit.” Ka njoftime se në shkretëtirën e Libisë, pranë kufirit egjiptian, dhe në Sudan ka pesë kampe trajnimi, në të cilat vëllezërit myslimanë nga Egjipti dhe salafistët përgatiten për sulme. Përveç kësaj në shoqërinë egjiptiane ka ende një mbështetje të madhe për Vëllazërinë Myslimane, kështu që atje ekziston një potencial i lartë rekrutimi”, thotë Meyer. Aktivistët e të drejtave të njeriut, përveç rrezikut të shtimit të dhunës mendojnë se vendimi i dënimit masiv me vdekje do të ketë edhe një tjetër pasojë: “Edhe në qoftë se kjo do të ndryshohet në gjykatën e Apelit, - thotë Gamal Eid, drejtor i Rrjetit Arab për Informacionin për të Drejtat e Njeriut (ANHRI), - ky gjykim katastrofal hedh një hije mbi drejtësinë egjiptiane”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.03.2014

3

dekreti Nishani liron nga detyra ambasadorin në Mbretërinë e Holandës TIRANË Presidenti i Republikës, Bujar

Nishani dekretoi dje lirimin nga detyra të Gazmend Barbullushit. Ai është ambasador në Mbretërinë e Holandës. “… Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident.”- thuhet në dekretin e Presidentit Nishani. Siç thuhet edhe në dekretin e Presidentit, lirimi nga detyra i Barbullushit erdhi pas propozimit të kr yeministrit Rama. Ndërkohë, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë jo zyrtarisht se nuk do të pranojë dy propozimet e tjera të Ramës për Ermir Gjinishin ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Ardian Ndrecën për në Vatikan

Takimi Basha- Rama, PD kërkon garanci për konsensusin në Kuvend Kryeministri synon që takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha të mbahet brenda kësaj jave. Opozita përgjigjet se tryeza mund të mbahet, nëse publikisht Kryeministri do të pranojë që konsensusi në komision për reformën administrative të finalizohet si i tillë edhe në votimin e saj në Kuvend. Nevila Perndoj TIRANË Kryeministri Edi Rama kërkon që takimi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, të mbahet brenda kësaj jave. Në vijim të negociatave jopublike mes emisarëve të dy palëve, duket se është mazhoranca ajo që ka përcaktuar javën që jemi si kohën e tryezës së mundshme. Por opozita, ashtu si dhe tri ditë më parë në letrën e Bashës, ka kërkuar që ky takim mund të bëhet nëse Kryeministri do të pranojë që konsensusi në komision për reformën administrative të finalizohet si i tillë edhe në votimin e saj në Kuvend. Tashmë duket se topi ka kaluar sërish në fushën e Kryeministrit, të cilit i kërkohet që para takimit me Bashën të lëshojë pe për t’i dhënë opozitës në Kuvend konsensusin për reformën territorial. Ngjarjet e djeshme rreth takimit Basha-Rama duket se kanë bërë një hap pas nga një ditë më parë, ku negociatorët Balla e Bregu u takuan dhe hapën shtegun për tryezën e dy liderëve. Te ky hap pas mësohet se kanë ndikuar, elementët radikalë të dy partive kryesore, që si majtas dhe djathtas po përpiqen që takimi Rama-Basha të mos ndodhë. Basha me kryesinë e vogël Mundësia e zhvillimit të një takimi mes

Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, Basha, nuk po shihet thjesht si një impenjim mes negociatorësh të ngushtë, por edhe më gjerë. Rama nuk e fshehu qëllimin e tij serioz edhe të hënën para deputetëve socialistë për të takuar Bashën. Për këtë arsye, ai vendosi të mos nxitohet me miratimin e projektligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”, ndërsa ndau detyrat e reja edhe për fatin e përbërjes së AMA-s. Në anën tjetër edhe Lulzim Basha pritet që të sqarojë deputetët e grupit parlamentar. Por para se të ulet sot në mbledhjen e grupit, ai mblodhi dje kryesinë e grupit në selinë e PD-së. Kjo mbledhje erdhi fill pas një bisede në parim që Majlinda Bregu kishte zhvilluar me Taulant Ballën për takimin Rama-Basha. Edhe pse kryesia u mblodh për të diskutuar mbi ekonominë, çështja kryesore e opozitës në seancën e kësaj të enjteje, burime pranë kreut të PD-së saktësuan për gazetën “Mapo” se kërkesa kryesore për takimin mes dy kryetarëve është lidhur me garancitë që e majta duhet të japë, që për demokratët do të thotë: pohimi i qartë dhe publikisht nga mazhoranca se do të garantojë votimin me konsensus të reformës territoriale edhe në sallën e Kuvendit. Për PD-në, konsensusi i

Por kërkesa e opozitës për garanci konkrete lidhur me veton në Kuvend, duket se po shërben më së miri nga ana e saj për të fituar pikë në çështje të tjera që ajo ka ngritur prej kohësh, shumica e të cilave lidhen edhe me integrimin e Shqipërisë në BE.

ofruar në komisionin parlamentar për reformën (i cituar edhe nga kryeministri Rama përmes letrës publike) është i pamjaftueshëm. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që kryetari i opozitës, Lulzim Basha, që në fillim të rreshtave të tij për Ramën shpjegonte se në përmbajtjen e ftesës së Kryeministrit nuk kishte të reja. “...Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend. Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar…”,- thuhet në letrën që Basha i ka dërguar Ramës. Por kërkesa e opozitës për garanci konkrete lidhur me veton në Kuvend, duket se po shërben më së miri nga ana e saj për të fituar pikë në çështje të tjera që ajo ka ngritur prej ko-

hësh, shumica e të cilave lidhen edhe me integrimin e Shqipërisë në BE. Deri më tash, mazhoranca është tërhequr nga drafti për nëpunësin aq shumë i kontestuar nga opozita, por edhe riformatimi i AMA-s. Ndërsa debati mbetet ende i ndezur për qëndrimin e mazhorancës ndaj kreut të SHISH, Presidentit apo edhe rastit të shkarkimit të kreut të ILDKP-së. Jo më kot, kryetari i opozitës radhiste në përgjigjen e tij për Ramën se PD-ja ishte e gatshme të takohej në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE, por edhe për reformën administrativo-territoriale. Por ndryshe nga opozita që nuk e ka me ngut, nga ana e mazhorancës ka një predispozitë për t’i përshpejtuar gjërat. Dy ditë më parë, deputeti socialist Taulant Balla i ka kërkuar Majlinda Bregut që takimi Rama-Basha të bëhet brenda kësaj jave. Pas këtij takimi, kryeministri Rama do të kishte një produkt konkret për të diskutuar në takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, i parashikuar në fillim të muajit prill.

Shkrirja e AMA-s, Alfred Peza tërheq amendamentin Pas tërheqjes së amendamentit, çështja në Autoritetin e Mediave Audiovizive do të zgjidhet përmes procedurës së nisur nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve TIRANË Deputeti socialist, Alfred Peza ka zyr-

tarizuar dje tërheqjen e projektligjit të tij “Për disa ndryshime në ligjin për Mediat Audiovizive”. Një ditë pasi grupi parlamentar socialist vlerësoi se çështja në Autoritetin e Medi-

ave Audiovizive duhet të zgjidhet nëpërmjet procedurës së nisur tashmë nga Kuvendi për plotësimin e 4 vendeve vakante ashtu siç edhe përcakton MEMO-ja e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve, Peza ka dorëzuar në parlament kërkesën për tërheqjen propozimit të vet, i cili parashikonte shkrirjen e plotë të këtij Autoriteti dhe plotësimin e tij nga e para sipas procedurës që parashikon ligji i ri për mediat audiovizive. “Në mbështetje të nenit 72 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ju njoftoj tërheq jen e nismës legjislative për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, depozituar pranë Kuvendit, në datën 11. 12. 2013”, - thuhet në shkresën e dorëzuar nga Alfred

Peza. Me këtë tërheqje, Kuvendi i hap rrugë zëvendësimit ligjor të katër anëtarëve të AMA-s, si rrjedhojë edhe kryetares në detyrë Endira Bushati, mandatet e të cilëve kanë përfunduar prej më shumë se një viti e gjysmë. Kjo në fakt përbën një tërheqje të mazhorancës nga një nismë, e cila këto kohë është bërë shkak për një reagim të fortë nga ana e opozitës. Tërheqja në fjalë duket se është dhe në kuadër të përpjekjes së mazhorancës për të krijuar një klimë më të qetë në prag të një takimi të mundshëm Rama-Basha, por edhe në prag të marrjes së përgjigjes së radhës për çështjen e statusit të vendit kandidat. Veç kësaj, shumica qeverisëse është tërhequr edhe nga projektligji që synon të ndryshojë ligjin “Për nëpunësin civil”.


4

fokus

ngjarje e ditës

shpërthimi

6 janar 2014

Një sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e kryetarit të PD së Pogradecit, Luan Llupo. Tritoli ishte vendosur në pjesën e jashtme të portës së shtëpisë, ndërsa shpërthimi shkaktoi dëme materiale. Partia Demokratike e dënoi sulmin, autorët ende nuk dihen

Plaku: Jam i tronditur nga sulmi me antitank Kryekomunari rrëfen momentin e vështirë të shpërthimit dhe çfarë ka parë në kamerat e sigurisë. Përjashton atentatin për shkak të detyrës apo konflikte politike dhe i bën thirrje policisë të gjejë autorët Intervistoi: Dashamir Biçaku

Kryekomunari prej 17 vitesh i Farkës, Fatbardh Plaku përjashton konfliktet për shkak të detyrës apo ato politike, për atentatin e djeshëm. Në këtë intervistë për MAPO-n, Plaku rrëfen terrorin që ai dhe familja e tij përjetuan, por nuk di t’i vërë një emër këtij sulmi. Përmes një sistemi të avancuar survejimi, Plaku ka mundur të sigurojë pamjet e predhës, por jo autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, që për shkak të errësirës nuk duken në kamera. Z. Plaku, si ndodhi atentati dhe përjetimi juaj për të? Është një ngjarje shumë tronditëse dhe e papritur për mua personalisht dhe për familjen time po ashtu. Jemi përballë një fakti që na ka shokuar dhe na ka tronditur tej mase. Kemi mbetur të terrorizuar nga ajo që ndodhi në orët e para të mëngjesit. Nuk di t’ju them ndonjë shkak apo ndonjë arsye që ka shtyrë autorët e kësaj ngjarjeje të kryejnë një veprim të tillë. Unë u bëra 17 vite kryetar i kësaj komune dhe disa vite të tjera si sekretar i saj dhe jam përpjekur gjithmonë t’u vij në ndihmë njerëzve dhe komunitetit. Por për fat të keq, ka edhe njerëz të tillë. Shtëpia ime ruhet nga disa kamera, të cilat i kam instaluar që në kohën kur është

ndërtuar ajo. Fillimisht instalova një sistem tjetër, por për shkak se nuk arrinin të bënin identifikim të qartë, i zëvendësova. Ndodhi që kishin vjedhur disa pemë të një fqinji këtu pranë dhe i hoqa ato dhe i zëvendësova vetëm një javë më parë. E kam menduar si një kontribut edhe për komunitetin, ndërsa kam bërë një projekt për të krijuar një sistem kamerash për t’i vendosur në disa nga rrugët më kryesore dhe më të rëndësishme të të gjithë komunës, me qëllim për të rritur sigurinë e të gjithë komunitetit të zonës dhe banorëve. Si e përjetuat ju goditjen me antitank? Isha në shtëpi me gjithë pjesëtarët e familjes. Duhej të ishte ora dy e m ë n g j e s it , ku r d ë g j u a m nj ë shpërthim dhe një zhurmë të fortë. Mbetëm të shokuar për momentin dhe nuk po dija si të reagoja. Dola më pas nga shtëpia, pashë që ishte goditur pjesa jugore e shtëpisë nga një predhë që kishte hyrë në pjesë të fasadës së verandës, më pas ka goditur murin e një prej dhomave dhe aty ka mbetur. Ajo pjesë e murit përkon edhe me një kolonë betoni që ndodhet aty. Pikërisht në atë zonë ajo ka ngecur në mur. Një pjesë e predhës kishte fluturuar disa metra në oborr, ishte pranë një peme, ndërsa

Kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku

Sistem i sofistikuar kamerash për sigurinë në vilë Shtëpia ime ruhet nga disa kamera, të cilat i kam instaluar që në kohën kur është ndërtuar ajo. Fillimisht instalova një sistem tjetër, por për shkak se nuk arrinin të bënin identifikim të qartë, i zëvendësova. Ndodhi që kishin vjedhur disa pemë të një fqinji këtu pranë dhe i hoqa ato dhe i zëvendësova vetëm një javë më parë. E kam menduar si një kontribut edhe për komunitetin, ndërsa kam bërë një projekt për të krijuar një sistem kamerash për t’i vendosur në disa nga rrugët më kryesore dhe më të rëndësishme të të gjithë komunës, me qëllim për të rritur sigurinë e të gjithë komunitetit të zonës dhe banorëve.

në kolonën e betonit, kishte mbetur një copë e predhës, që sipas specialistëve ishte ende aktive. Më pas lajmërova vëllanë, ai erdhi këtu dhe më pas lajmëruam policinë. Fillimisht çaktivizuan predhën. Ne u larguam nga shtëpia, ndërsa ata e tërhoqën me litar dhe më pas e çaktivizuan plotësisht dhe na thanë që ajo pjesë e predhës që ka në të edhe lëndën shpërthyese, ishte e paplasur. Ende aktive. Çfarë kanë fiksuar kamerat dhe cilat janë dyshimet tuaja për këtë që ndodhi? Po, sigurisht që i pashë që në fillim. Dukej që personat godisnin nga muri i rrethues i xhamisë, sepse që nga aty shtëpia mund të duket më qartë. Në to duket një flakë që vjen drejt shtëpisë dhe është pikërisht predha që fluturon. Por njerëz nuk duken. Duken vetëm hije, për shkak se ka qenë natë, sigurisht në errësirë është e vështirë të dallohet mirë. Kanë qenë pa mjet, pasi rruga është e ndriçuar dhe lëvizja e një mjeti në zonë edhe pse vonë, mund të linte

përshtypje tek ndonjë person. Unë kam afërsisht tri vite që jetoj në këtë banesë, pranë kam xhaxhallarët e mi, vëllezërit e kushërinjtë. Jemi në pronat tona dhe nuk kemi asnjë problem apo konflikt. Ju thatë që nuk keni probleme, por keni një kohë të gjatë që drejtoni Komunën e Farkës, prej shumë vitesh. Mendoni se mund të lidhet me probleme që lidhen me detyrën tuaj si i zgjedhur ? Të them të drejtën, nuk është as fushatë zgjedhore dhe problemet e konfliktet për motive të tilla nuk mund të ekzistojnë. Po kështu, edhe problemet që lidhen me punën thashë që unë kam qenë korrekt dhe nuk kam pasur probleme. Po kështu, ndërtimet janë ndërprerë për shkak se ka kohë që janë pezulluar dhëniet e lejeve të ndërtimit nga njësitë e qeverisjeve vendore. Gjithsesi, organet kompetente, policia dhe prokuroria duhet të bëjnë detyrën e tyre dhe janë të ftuar të hetojnë dhe uroj të zbardhin çështjen sa më shpejt.

Plaku, tri herë i kallëzuar, por asnjëherë nën akuzë Kryetari i Komunës së Farkës është kallëzuar tri herë në Prokurori, por dosjet janë mbyllur pas verifikimeve. Akuzat, për mbivendosje pronash e shpërdorim detyre Kryetari i Komunës Farkë, i cili e mban këtë detyrë prej të paktën 17 vitesh, është kallëzuar disa herë në prokurori si i dyshuar për abuzim me detyrën. Të tria kallëzimet janë pushuar nga prokuroria, edhe pse në një rast gjykata ka detyruar organin e akuzës të vijojë hetimet, pasi vendimmarrja është konsideruar si jo e drejtë. Seria e kallëzimeve penale ndaj kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku nis në

vitin 2009, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncon në prokurori shtatë zyrtarë të dyshuar për abuzimet me detyrën. Mes të kallëzuarve ishin edhe disa kryekomunarë, përfshi edhe z. Plaku. Ai së bashku me zyrtarë të komunës u akuzua nga KLSH për mbivendosje pronash dhe shpërdorim detyre që i ka sjellë dëm ekonomik shtetit. Por pas verifikimeve të kryera nga organi i akuzës rezultoi se kryetari i Komunës Farkë nuk kishte kryer vepër penale dhe çështja u pushua. Pa u mbyllur ende çështja e parë, në prokurori mbërrin një tjetër kallëzim penal në adresë të kryetarit të Komunës Farkë, Fatbardh Plaku. Këtë radhë një qytetar e akuzonte atë dhe disa zyrtarë të komunës për shpërdorim detyre në lidhje me miratimin e një sheshi ndërtimi. Për

këtë çështje, prokuroria vendosi të mos fillojë procedim penal, pasi nuk provoi që zyrtarët e komunës të kishin shkelur ligjin. Por kallëzuesi e ankimoi vendimin e prokurorisë dhe Gjykata e Tiranës e urdhëroi akuzën të rinisë edhe një herë hetimet. Çështja u dërgua në Gjykatën e Apelit, por edhe kjo gjykatë i dha të drejtë kallëzuesit. E detyruar nga vendimet e gjykatave, prokuroria rinisi edhe një herë hetimet, por pas disa verifikimesh e pushoi sërish çështjen. E ndërkohë që çështja e dytë ishte nën hetim, në Prokurorinë e Tiranës u depozitua një tjetër kallëzim penal ndaj kryekomunarit Plaku dhe tre personave të tjerë, mes të cilëve edhe një përmbarues gjyqësor. Edhe kjo çështje u pushua nga prokuroria me argumentin se nuk ka prova.

Plaku së bashku me zyrtarë të komunës u akuzua nga KLSH për mbivendosje pronash dhe shpërdorim detyre që i ka sjellë dëm ekonomik shtetit. Por pas verifikimeve të kryera nga organi i akuzës rezultoi se kryetari i Komunës Farkë nuk kishte kryer vepër penale dhe çështja u pushua.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21 janar 2014

Kryetari i komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi përjetoi momente tmerri më 21 janar, kur makina me të cilën udhëtonte ka shpërthyer nga një sasi tritoli. Berberi u soll për kurim në Tiranë dhe tashmë është kthyer në krye të detyrës, por autorët e ngjarjes nuk janë gjetur.

26.03.2014

5

22 qershor 2013

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e kryetarit të PD së Shkodrës, Astrit Bushati. Në momentin e shpërthimit shtëpia ka qenë e boshatisur, ndërsa edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga kjo ngjarje, ende nuk ka asnjë autor

krimi

“S’më lënë të shoh nënën”; shqiptari ther gardianin grek Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm ka vrarë gardianin e burgut në Malandrinos në Greqi. Gardiani është qëlluar me thikë për vdekje. Krimi ndodhi pas drekës, kur të dënuarit ktheheshin në qelitë e tyre, ndërsa shqiptari e ka sulmuar papritur nga mbrapa rojën e burgut. Dëshmitarët treguan se autori i krimit në një gjendje amoku, duke mbajtur një thikë të improvizuar në qafën e viktimës, filloi të bërtiste dhe thoshte se po hakmerret për shkak se nuk i dhanë leje të vizitojë nënën e tij. Ai bërtiste: “Nuk më lejojnë të shoh nënën time, do të marr jetën e njërit prej jush!”. Shqiptari, që sipas mediave quhet Ilia Kareli, i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje tjetër, e goditi rojën e burgut 3 herë me thikë në qafë, duke i prerë arterien. Viktima, Jorgos Cironis, 46 vjeç, babai i dy fëmijëve, shumë shpejt është transferuar në spital, por mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë dhe ai ndërroi jetë pas pak minutash. Ngjarja e papritur shkaktoi kaos e panik dhe oficerët e tjerë të burgut nuk kanë patur kohë të shmangin tragjedinë. Mësohet se i dënuari kishte paraqitur një kërkesë për leje për ditën e djeshme, por ajo i ishte refuzuar. Në burg u futën menjëherë forcat speciale, të cilat kryen kontrolle të mëtejshme për armë të ftohta, ndërkohë që kanë filluar hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Siç dihet, kohët e fundit në burgje janë forcuar masat e sigurisë pas informacioneve për trazira të mundshme dhe shkak është projektligji i qeverisë në lidhje me krijimin e një burgu të sigurisë maksimale në Dhomoko. Ka rreth një javë që jashtë burgut të Malandrinos qëndrojnë skuadrat kundër trazirave.

Pas sulmit me antitank në vilën e Fatbardh Plakut

Sulm me antitank Plakut të Farkës, baruti i skaduar shmang tragjedinë Vila e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku, sulmohet në mëngjes nga një predhë antitank, por baruti nuk shpërthen. Kamerat e sigurisë së vilës fiksojnë pamjet e sulmit, ndërsa policia shoqëron disa të dyshuar Dashamir Biçaku

Një predhë antitank ka goditur vilën 3-katëshe të kryebashkiakut të Farkës, Fatbardh Plaku. Atentati ndodhi rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të djeshëm në komunën e Farkës, por fatmirësisht nuk shënoi viktima. Shpërthimi ishte i ngjashëm me eksplozivin, por kamerat e sigurisë së vilës së kryekomunarit të zgjedhur nga PD kanë fiksuar momentin e sulmit: një predhë antitank është përplasur me vilën dhe ka çarë përtej dy mure njëri pas tjetrit. Shpërthimi ka shkaktuar panik mes familjarëve të Plakut, i cili drejton komunën e Farkës prej 17 vitesh. Banorë të zonës thanë për MAPO-n se sulmi ndaj godinës ka shkaktuar një zhurmë të madhe, aq sa janë

habitur kur kanë parë dëmet minimale në shtëpinë e Plakut. Burimet policore bëjnë me dije se ka qenë baruti i skaduar në predhën antitank, që ka shpëtuar jetën e familjarëve të Plakut dhe ka minimizuar dëmet. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet e goditjes së predhës, e cila ka shpuar tejpërtej murin e banesës së kryekomunarit. Fatmirësisht, predha nuk shpërtheu, për shkak se një pjesë e barutit ishte e skaduar. Punonjësit e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit. Ata kanë bërë këqyrjen e dëmeve dhe kanë administruar në cilësinë e provës materiale, mbetjet e predhës. Mendohet se ajo është mbetje e armatimit të rëndë, të vjedhur nga depot e ushtrisë në vitin

"PD e konsideron këtë ngjarje, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë"

1997, por autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është ende i panjohur. Kryetari i Komunës, objekt i këtij sulmi, tha dje për mediat se nuk kishte pasur kërcënime apo konflikte me ndokënd, ndërsa e cilësoi atentatin si një formë presioni. Për ngjarjen e rëndë, policia po heton lidhur me detyrën e kreut të Komunës, ndërsa janë shoqëruar dhe disa persona në polici. Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punon në drejtim të zbardhjes dhe dokumentimit ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, përveç faktit se është cilësuar si një akt terrorist. Në muajt e fundit janë të shumtë zyrtarët vendorë, në rrethe të ndryshme të ven-

Berisha: Sulm terrorist i stampës politike Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin ndaj banesës së kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, duke e cilësuar si një akt të shëmtuar terrorist. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha i bën thirrje prokurorisë të hetojë ngjarjen. “Mbrëmë u krye një akt i shëmtuar terrorist kundër kryetarit të Komunës së Farkës, z. Fatbardh Plaku. Kriminelët kanë qëlluar me antitank në orën 2:00 të mëngjesit shtëpinë ku banonte z. Plaku dhe familja e tij. Familja Plaku shpëtoi, sepse pjesa kryesore e predhës nuk

eksplodoi. Ky është një sulm terrorist i shëmtuar, i inkurajuar nga qëndrimi armiqësor i Edi Ramës ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj. Prapa tij qëndrojnë grupet kriminale me mbështetje të fuqishme politike qeveritare, të cilat nuk e mundën dot z. Plaku me votë në zgjedhjet lokale dhe tani duan eliminimin fizik të tij me çdo çmim. Prokuroria e shtetit të hetojë me seriozitetin më të madh për të vendosur para ligjit autorët, organizatorët, ekzekutorët e zinj të këtij akti terrorist të stampës politike”, - shkruan Berisha.

dit, që kanë rënë pre e atentateve me eksploziv, kryesisht të karakterit frikësues. Por Partia Demokratike bën përgjegjëse qeverinë për këtë akt ndaj të zgjedhurit vendor të saj. “PD e konsideron këtë ngjarje, si një sulm burracak ndaj një të zgjedhuri vendor, ndaj një zyrtari demokrat të votuar nga qytetarët, që është njëkohësisht kryetar i shoqatës së komunave të Shqipërisë. Partia Demokratike është e shqetësuar se prej 7 muajsh, qysh se kjo qeveri ka ardhur në pushtet, të zgjedhurit dhe zyrtarët demokratë kanë qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të rënda që kanë kërcënuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, -u shpreh deputeti i PD-së, Keltis Kruja.

Shpërthim edhe në makinën e portierit të Tiranës Persona të paidentifikuar kanë hedhur një shashkë në makinën e portierit të dytë të Tiranës, Xhino Sejdo. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Lajmi konfirmohet nga portieri i parë i Tiranës, Ilion Lika, i cili ka bërë të ditur se në momentin e ngjarjes Sejdo ishte duke u stërvitur me skuadrën. “Nuk është tritol, flitet për një shashkë, një kapsollë si ato që hidhen nëpër festa, por ishte pak më e fuqishme. Ngjarja ka ndodhur në momentin që po bënim stërvitje në qendrën “Skënder Halili”,- deklaroi Lika. Sipas portierit Lika, Xhino Sejdo nuk është person që përfshihet në zënka apo probleme. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar autorët e vendosjes së shashkës në makinën e portierit të Tiranës. Vetë pronari i makinës ka pohuar më vonë se nuk kishte konflikte me askënd.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Meta: Shqipëria vëmendje për forcimin e stabilitetit në Rajon Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti dje Përfaqësuesin e Posaçëm të OSBE për Ballkanin Perëndimor Ambasadorin Gerard Stoudmann i cili shoqërohej nga Ambasadori i OSBE në Tiranë Florian Raunig. Kryetari Meta vlerësoi punën e OSBE në rajon dhe theksoi se Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë forcimit të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore, duke kontribuar konkretisht në funksion të thellimit të bashkëpunimit mes vendeve fqinje dhe në kuadër të perspektivës evropiane. Në këtë kuadër Meta nënvizoi rëndësinë e

përfshirjes më të madhe të Kosovës në forumet rajonale dhe ndërkombëtare, si një faktor me rëndësi strategjike për mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë rajonin. Meta vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria e mbështet avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Kuvendi i Shqipërisë është i gatshëm të kontribuojë për thellimin e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve tona. Ambasadori Stoudmann vlerësoi rolin e rëndësishëm që Shqipëria luan në rajon dhe shprehu gatishmërinë e Presidencës zvicerane të OSBE-së për të kon-

tribuuar në mënyrë konkrete në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe në mbështetje të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, Ambasadori vuri në dukje vizitën e pritshme të Kryetarit të Radhës së OSBE-së, Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter. Kryetari Meta dhe Ambasadori Stoudmann diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në rajon, duke vënë në dukje rëndësinë e rritjes së mirëqenies dhe projekteve sociale dhe ekonomike për hapësirat ku banojnë shqiptarët.

S’ka ende hetim për policinë, deputetët ngecin në debate Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i mandatit, komisioni hetimor nuk ka nisur ende punën. Debatet kanë degjeneruar edhe në akuza e kundërakuza në lidhje me çështje të tjera të nxehta, si vrasjet e 21 janarit dhe vjedhja e zgjedhjeve të shkuara Megjithëse kanë mbetur dhe afro dy javë nga përfundimi i mandatit, komisioni hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit nuk ka nisur ende nga puna për shqyrtimin e dokumentacionit dhe thirrjen e dëshmitarëve. Edhe mbledhja e djeshme, ashtu si edhe ato të parat, nuk ka dalë dot nga debatet shterpë, ku palët sërish janë përplasur ashpër lidhur me procedurën që do të ndiqet më tej. Kështu mazhoranca ka propozuar që, duke filluar që sot, mbledhjet të zhvillohen çdo ditë dhe ato të nisin me dëgjimin e dëshmitarëve. Për këtë, ajo ka propozuar edhe emrin e dëshmitarit të parë që duhet të dëgjohej në komision, që ishte ai i ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj. Propozimi është bërë nga nënkryetari Taulant Balla, i cili ka theksuar se komisioni nuk ka më kohë për të humbur. “Pjesë e rëndësishme e punës sonë janë dëgjesat me persona që kanë dijeni apo janë pjesë e objektit të hetimit”, - tha Balla. Por demokratët kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar që komisioni të vijojë fillimisht me shqyrtimin e dokumentacionit që ka mbërritur nga ana e policisë për të gjitha dosjet e të larguarve nga radhët e saj, si dhe për praktikat e emërimeve dhe lëvizjeve të tjera në polici. Sipas kryetarit të komisionit, Arben Ristani, nuk

kishte kuptim logjik që komisioni të dëgjonte në fillim dëshmitarët pa u njohur më parë me dokumentacionin. “Listën mund ta themi që sot, por se kë mund të pyesim, del nga dokumentacioni. E nisim me një listë paraprake, por shqyrtojmë dokumentacionin fillimisht”, - tha Ristani. Ndërkohë, deputetja Ermonela Felaj ka theksuar se një çështje gjyqësore nis me dëgjesën e dëshmitarëve dhe më pas kalohet në shqyrtimin e dokumentacionit. Por sipas ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, Policia e Shtetit nuk ka dorëzuar në komision praktikën dhe bazën ligjore mbi të cilën është bazuar emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë dhe drejtuesve të tjerë të rangut të dytë. “Megjithë vonesën 3-javore, kanë ardhur dosjet personale, por asnjë propozim për shkarkimet apo bazën ligjore ku janë bazuar ato. Për shembull, në rastin e drejtorit të përgjithshëm nuk kemi propozimin që ministri i Brendshëm i propozon Kryeministrit, nuk kemi kopje të urdhrave që drejtori i përgjithshëm ka bërë emërimet në nivelet më poshtë...”, - tha Noka. Debatet kanë deg jeneruar edhe në akuza e kundërakuza në lidhje me çështje të tjera të nxehta, si vrasjet e 21 janarit dhe vjedhja e zgjedhjeve të shkuara. Deputeti socialist, Paulin Sterkaj,

Atentati i Dokushit, mediat ngatërrojnë foton Një fotografi e Ermir Gjatës ka qarkulluar gabimisht në të gjitha gazetat dhe televizionet, për të shoqëruar lajmin e atentatit me armë ndaj këshilltarit të Gjykatës së Lartë, Alban Dokushi, ndodhur mëngjesin e 24 marsit në Tiranë. Të njëjtin gabim ka bërë edhe “MAPO”, e cila ka ngatërruar fotografinë e Gjatës me atë të Dokushit, në lajmin e saj. “Kjo ngatërresë së pari më ka përfshirë në një situatë absurde me pasoja sigurinë time fizike. Gjithashtu, kjo situatë është shoqëruar me shqetësime të forta brenda familjes time dhe rrethit shoqëror, si dhe ka patur pasoja në profesionin tim, i cili është i lidhur ngushtë me identitetin tim publik”shkruan në letrën e tij të ankesës, Ermir Gjata. Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë zotit Gjata për këtë gabim të saj, të datës 25 mars.

“Listën mund ta themi që sot, por se kë mund të pyesim, del nga dokumentacioni. E nisim me një listë paraprake, por shqyrtojmë dokumentacionin fillimisht”, - tha Ristani.

duke debatuar me deputetin Gent Strazimiri i ka kujtuar këtij të fundit se ndryshe nga sa pretendon tani, gjatë kohës që e djathta ishte në pushtet, e ka trajtuar komisionin hetimor për 21 janarin si një gjykatë. Ndërkohë, Strazimiri i ka kërkuar Sterkajt që të mos tallet me viktimat dhe atë që ndodhi më 21 Janar. Pavarësisht debateve të ashpra, duket se përpjekja për të krijuar një klimë më të qetë mes mazho-

rancës dhe opozitës ka detyruar socialistët që të pranojnë në fund që seancat të nisin me shqyrtimin e dokumentacionit dhe më pas të vijohet me thirrjen e dëshmitarëve. Për këtë qëllim, të dyja palët kanë emëruar dhe ekspertët e tyre që do të merren me shqyrtimin e dokumentacionit. PS ka emëruar Manol Dhamon dhe Eridian Selianin, ndërsa PD, Gazmend Bardhin. Fejzi Braushi

Kodheli: Gërvenit i mbaroi mandati, nuk i mora kompetencat Nishanit Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenti përplasen sërish. Kësaj here jo më për strategjinë e përhapjes së Forcave të Armatosura, e cila mbetet ende në ngërç, por për shkarkimin e një ushtaraku të lartë. Bëhet fjalë për kundëradmiral Kristaq Gërveni, i njohur ndryshe dhe si ushtaraku që mori pjesë në hartimin e marrëveshjes së ujërave detare me Greqinë dhe që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gërveni pak ditë më parë ka marrë urdhër nga Ministria e Mbrojtjes që të lërë detyrën e përfaqësuesit ushtarak të Shqipërisë në NATO, çka është konsideruar si një marrje kompetence e kreut të shtetit. Por në një reagim për mediat, Ministrja Kodheli ka deklaruar se ajo nuk ka marrë asnjë kompetencë, por vetëm ka zbatuar procedurën që parashikon ligji, duke thirrur të kthehet në atdhe një ushtarak, të cilit i kishte mbaruar mandati. “Kam

zbatuar vetëm procedurat dhe ligjshmërinë. Është një procedurë krejt normale, në mbarim të dekretit të Presidentit të mëparshëm, që ka mbaruar në rastin e zotërisë në fillim të janarit por që mbaron dhe fizikisht në fund të marsit dhe vetëm kam nxjerrë një urdhër administrativ, në mënyrë që t’i hapet vendi dikujt tjetër për të ardhur. Presidenti ndërkohë vlerëson situatën, është i njoftuar për mbarimin e dekretit të Presidentit të mëparshëm dhe mbarimin e kohës fizike të qëndrimit të përfaqësuesit tonë në NATO dhe besoj se do procedohet rregullisht edhe në këtë rast”, - tha ministrja. Në datën 7 mars, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka nxjerrë një urdhër “Për dorëzim detyre dhe kthim në atdhe” nga ana e kundëradmiral Kristaq Gërvenit për pozicionin që ai mban prej vitit 2011 si përfaqësuesi ushtarak në misionin tonë

Kodheli tha se nuk ka marrë asnjë kompetencë, por vetëm ka zbatuar procedurën që parashikon ligji

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND 1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

në NATO. Argumenti i ministres ka qenë shkelja e ligjit nga ana e Gërvenit, i cili ka mbajtur gradën e gabuar në uniformë në një takim të 170 shefave të Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Ndërkohë që për këtë çështje ka reaguar edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze, i cili në një deklaratë për shtyp është shprehur se “rastet e mosbindjes ose moszbatimit të urdhrit nga ushtaraku, i cili është i detyruar t’i zbatojë e respektojë ato, përbëjnë kundravajtje penale, ndërkohë që rasti në fjalë ul figurën e ushtarakut dhe përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të ushtarakëve tanë në strukturat e Aleancës”. Ai i ka kujtuar kundëradmiral Gërvenit nenin 2 të kreut të pestë të Rregullores së Jetës së Brendshme të Ushtarakut, i cili thotë se “urdhri nuk diskutohet, por zbatohet me shpejtësi dhe përpikëri”.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.03.2014

7

Detyrimet e prapambetura, qeveria shlyen 27 mln USD Qeveria ka nisur procedurën e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, që nga fillimi i këtij muaji janë shlyer mbi 2,7 miliardë lekë, ku mbi 80 % e shumës i përket faturave të prapambetura të rimbursimit të TVSH-së. Sipas burimeve, procesi i shlyerjes po ecën normalisht në bazë të verifikimeve që po i bëhen çdo fature edhe nga

grupet e specialistëve të ngritur për këtë qëllim. Borxhet e prapambetura që qeveria ka ndaj biznesit në total janë përllogaritur në vlerën e 72,6 miliardë lekëve, ndërkohë që në bazë të strategjisë së miratuar tashmë, ato do të shlyhen për 3 vjet, ku vetëm për vitin 2014 janë parashikuar të shlyhen rreth 35 miliardë lekë. Ndërmarrja e kësaj nisme e detyroi qeverinë shqiptare të merrte një

kredi në bazë të një marrëveshjeje që u arrit në fund të vitit të kaluar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vlera e kësaj kredie është 330 milionë euro dhe do të disbursohet brenda 3 viteve. Në bazë të strategjisë së qeverisë, dikasteri i Financave pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e borxheve të prapambetura ndaj biznesit, por edhe parandalimin e krijimit të borxheve të reja.

Ligji i ri

Gjysma e shqiptarëve rrezikojnë burgun nga vjedhja e energjisë Nëse ndryshimet në Kodin Penal do të mundësojnë një zbatim praktik, konsumatorët e energjisë do përfshihen në një dënim kolektiv. Dhe kjo për shkak se 35 % e energjisë së hedhur në rrjet vidhet. Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë deri tri vite burg për familjarët dhe 5 vite për biznesin Gati gjysma e konsumatorëve shqiptarë nuk e paguajnë energjinë elektrike. Kjo ka ndodhur edhe kur lekët janë mbledhur nga shteti, por edhe më keq, kur janë administruar nga privatët janë provuar të mblidhen me forcë. Është angazhuar edhe policia, por rezultatet kanë qenë të njëjta, 35 për qind e energjisë që hidhet në rrjet humbet. Ndaj qeveria ka vendosur të eksperimentojë një metodë të re. Një amendament që synon ndryshimin e Kodit Penal është tashmë në qeveri dhe parasheh rritjen e masës së dënimit me burg për ata që vjedhin energjinë. Burgu

Nëse vjedh energjinë më shumë se një herë dënohesh deri në tre vjet, por nëse vjedh energjinë për qëllime biznesi, masa e dënimit do të jetë deri në 5 vite burgim. Këto janë propozimet që Ministria e Energjetikës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë kanë çuar në qeveri. Dënimi në fakt përfshin vjedhjet në rrjetin e energjisë dhe jo mospagesën në kohë të saj. Propozimet e reja parashikojnë sanksione më të ashpra për ata që vjedhin energjinë më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe për ata që dëmtojnë qëllimisht matësin e energjisë. Burgu për këta persona do të variojë nga 1 deri në 5 vite. Aktualisht, Kodi Penal vjedhjen e energjisë e cilësonte edhe si kun-

dravajtje dhe vepër penale. Por me ndryshimet e reja, vjedhja e energjisë do të quhet vetëm vepër penale. Gjithashtu, gjobat për ata që vjedhin me ndryshimet e reja ligjore do të variojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”. Mirëpo nëse ndryshimet në Kodin Penal do të mundësojnë një zbatim të praktik, konsumatorët e energjisë do përfshihen në një dënim kolektiv. Kjo për shkak se 35 për qind e hedhur në rrjet vidhet dhe nuk faturohet. Shumica e këtij borxhi vjen nga familjarët. Performanca e kompanisë CEZ në administrim të shtetit është përkeqësuar edhe më shumë se në periudhën kur kompania drejtohej nga çekët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikës për bilancin e energjisë në tremujorin e katërt të vitit 2013, në krahasim me vitin 2012, humbjet në rrjet janë rritur 1,7 për qind, nga 3.250 Gwh në 3.306 Gwh. Ato përbëjnë 35,5 për qind të sasisë së energjisë për përdorim. Efektet

Mbledhja e faturave të energjisë është vlerësuar si një nga tri mundësitë që qeveria ka për të kthyer ekonominë e vendit nga rritja. Automatikisht, në një vit do të gjeneroheshin më shumë se 200 milionë euro likuiditet. Kjo sasi parash që mungon në të ardhurat e CEZ-it nga shitja e energjisë ka afektuar disa herë rëndë jo vetëm arkën e kompanisë, por edhe financat publike, buxhetin e shtetit. Pasi në një moment thatësire kur mungon prodhimi vendas për të furnizuar konsumatorët, kompania e shpërndarjes së energjisë nuk ka fondet e nevojshme për përballuar furnizimin me import. Në këtë moment futet në lojë qeveria, e cila për të mos lejuar më rikthimin e kufizimeve të gjata të energjisë në familjet shqiptare, subvencionon me paratë e buxhetit importin e energjisë. Mirëpo në buxhet nuk ka asnjë zë të veçantë që parashikon blerjen e energjisë. Kështu që fondet gjenden nëpërmjet rritjes së borxhit.

Shqipëria me kreditë ndër më të shtrenjtat në rajon Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor për interesat mesatare të kredive. Sipas të dhënave krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2012, interesi mesatar i kredive të dhëna nga sistemi bankar shqiptar ishte 10.9%. Interesa më të larta për kreditë paguhen vetëm në Kosovë, me 12.9% dhe në Serbi me 17.4%. Në vendet e tjera çmimi i kredisë është ndjeshëm më i ulët dhe veçanërisht në Bosnje, me 6.9% dhe në Maqedoni, me 8.5%. Sidoqoftë, diferencat në çmimin e kredive nuk reflektojnë domosdoshmërisht funksionim të ndryshëm të konkurrencës në secilin treg. Faktorë më për-

caktues janë rreziku i tregut dhe norma bazë e interesit në ekonominë përkatëse. Për shembull, nëse Serbia ka interesin më të lartë për kreditë në rajon, kjo lidhet në radhë të parë me faktin që në këtë vend norma bazë e interesit është shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera, në 9.5%. Një tregues më domethënës në përcaktimin e çmimit të kredive është ai marzhit të ndërmjetësimit, që mat diferencën mes interesit të depozitave dhe atyre të kredive. Ky tregues në Shqipëri është poshtë mesatares rajonale. Bankat në Shqipëri në vitin 2012 kishin një marzh mesatar prej 5.5%, nga 6.1% që është mesatarja e rajonit.

Varianti aktual në Kodin Penal Neni 137 - Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike 1. Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet. 2. Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me burgim gjer në tre vjet. Propozimi i ri për nenin 137 të Kodit Penal Neni 137 - Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësve me qëllim përfitimi të paligjshëm, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”.

Mbledhja e faturave të energjisë është vlerësuar si një nga tri mundësitë që qeveria ka për të kthyer ekonominë e vendit nga rritja. Automatikisht, në një vit do të gjeneroheshin më shumë se 200 milionë euro likuiditet

Për shkak të këtij mekanizimi, pjesa e qytetarëve që janë korrektë me taksat e paguajnë dy herë energjinë elektrike. Një herë duke e paguar direkt faturën që konsumojnë dhe një herë tjetër nëpërmjet taksave, të cilat nuk shkojnë për rrugë, shkolla dhe të mira publike, por shkojnë për të siguruar energji për ata që nuk e paguajnë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që t’i jepet fund kësaj praktike që po çon në krizë financat publike, duke sugjeruar forcimin e masave për mbledhjen e faturave të energjisë.

Shiten 13.2 miliardë lekë bono, ulen interesat e borxhit të qeverisë Banka e Shqipërisë ka shitur në ankandin e fundit 13.2 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12 dhe tremujor. Kërkesa nga investitorët ka qenë e lartë, çka ka bërë që yield-i, interesi të shënojë ulje të mëtejshme, duke lehtësuar më tej koston e borxhit të qeverisë. Për bonot me afat maturimi 12-mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 10 miliardë lekë, nga e cila 1.3 miliardë lekë i takonte Bankës së Shqipërisë. Kërkesa e investitorëve ishte 14 miliardë lekë, ndërsa ajo e pranuar gati 10 miliardë lekë. Yieldi- zbriti në 3.64%. Në ankandin e fundit me të njëjtin afat maturimi, yield-i (interesi mesatar i ponderuar) ishte 3.68%. Për bonot me afat maturimi 3-mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 3.2 miliardë lekë, nga e cila rreth 1.3 miliardë lekë i takonte Bankës së Shqipërisë. Kërkesa e investitorëve ishte 3.8 miliardë lekë, ndërsa yield-i zbriti në 3.14%. Në ankandin e fundit me të njëjtin afat maturimi, yield-i (interesi mesatar i ponderuar) ishte 3.24%.

strategjia

Masa të reja kundër mospagimit të faturave të energjisë Mospagesa e faturave të energjisë elektrike do të çojë në mohimin e ofrimit të shërbimeve publike, si regjistrimi i automjeteve, transferimi i pasurive të paluajtshme, rinovimi i licencave e deri edhe në lëvrimin e fondeve buxhetore, të cilat ndërpriten në rast se nuk paguhen detyrimet e energjisë. Kjo është ajo çfarë parashikon strategjia e re e qeverisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin energjetik dhe për të parandaluar krijimin e detyrimeve të reja në të ardhmen. Kohët e fundit, kjo strategji ka nisur të aplikohet edhe kundrejt qytetarëve, që para se të përfitojnë disa shërbime publike, duhet të dëshmojnë se kanë paguar faturat e energjisë elektrike. Strategjia synon evidentimin dhe shlyerjen e detyrimeve të vitit 2013 nga institucionet publike deri në fillim të muajit të ardhshëm. Ky borxh kap shifrën e 10 miliardë lekëve. Ndërsa më pas, kjo strategji përcakton hapat që duhen ndjekur për të parandaluar krijimin e tyre, duke detajuar edhe masa ndëshkimore për rastet e shkeljeve. Masat për të forcuar disiplinën financiare përfshijnë: ndërprerjen e alokimeve buxhetore, shlyerjen e detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit të pasurisë së paluajtshme dhe të ripërtëritjes vjetore të licencave të automjeteve, si dhe ndërprerjen e energjisë për institucionet publike, përjashtuar disa shërbime jetike që kryhen nga këto institucione (si p.sh: spitalet, konviktet, burgjet etj.)


8

26.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

e diel

NJOFTIM PËR SHTYP për respektimin e afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njofton të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë, të cilët mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private pranë Inspektoratit të Lartë, ndyshimin e procedurës së dorëzimit të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

 Nuk do të pranohen deklaratat e dorëzuara personalisht pranë zyrave tona nga subjektët deklarues që mbartin detyrim për deklarim;  Nuk do të pranohen deklaratat e plotësuara me shkrim dore, por duhet të jenë të plotësuara në mënyrë elektronike (komputer) dhe më pas të nënshkruhen nga subjekti deklarues apo personat e lidhur me të;  Do të pranohen vetëm deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPKI, deri me datë 31 Mars 2014, përmes Autoritetit Përgjegjës ose strukturës përkatëse, ngritur pranë çdo institucioni publik; Inspektorati i Lartë sqaron se nisur nga numri i madh i deklaratave të interesave private që administron çdo vit, afërsisht 6000 (gjashtë mijë) deklarata, e ka të pamundur të presë subjektët deklarues që paraqiten personalisht pranë ambjenteve tona për dorëzimin e deklaratave. Për këtë qëllim, udhëzojmë subjektët deklarues, në zbatim dhe të dispozitave ligjore, të dorëzojnë deklaratat e tyre pranë Autoriteteve Përgjegjëse, ose strukturave përkatëse, të ngritura pranë çdo institucioni publik.

PLUS

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Inspektorati i Lartë, rikujton edhe njëherë afatin e dorëzimit të deklaratave të interesave private, datën 31 Mars 2014. Dorëzimi i deklaratave, përtej afateve ligjore, dhe procedurës së caktuar, passjell sanksionet përkatëse; respektivisht gjobë 50.000 lek (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 lek (njëqind mijë), dhe kallëzim penal për mosdorëzim të deklaratës, pas aplikimit të masës administrative gjobë. Inspektorati i Lartë tërheq vëmendjen e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, në respektimin me rigorozitet të afateve ligjore. Në çdo rast, shkelësit e dispozitave ligjore, përveç aplikimit të masave administrative, do të bëhen publike në median e shkruar dhe atë vizive si dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.hidaa.gov.al Inspektorati i Lartë, në kuadër të ndjekjes së një politikë të hapur e transparente me qytetarët, median dhe shoqërine civile, Ju fton që së bashku të parandalojmë korrupsionin; bëhuni pjesë e ILDKPKI, dhe denonconi rastet e korrupsionit të zyrtarëve të administratës publike, në unedenoncoj@hidaa.gov.al ose info@hidaa.gov.al, dhe telefononi pa pagesë në numrin 0800 99999. Denoncimi Juaj do të ndiqet me përparësi nga ana jonë. Faleminderit!

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Renditje plus Kategorizim i universiteteve Kurthet e universiteteve publike

S

istemi arsimor universitar në Shqipëri është mbërthyer në disa kurthe. Ato kanë mbërthyer të tria zonat e sistemit: universitetet publike, universitetet private si edhe pikëtakimet midis tyre. Sistemi i universiteteve publike vuan paradoksin midis prestigjit të trashëguar dhe burimeve modeste financiare. Por prestigji i dhuruar i universiteteve publike tashmë nuk i hyn më në punë njeriu. Studentët dhe shoqëria kërkojnë prej tyre diploma me fuqi tregu, por në fakt fuqia e diplomës vjen duke u zvogëluar. Ndërkohë, burimet e pakta të financimit i kanë katandisur ato me një infrastrukture e logjistikë të varfër. Një tjetër kurth është niveli i ulët i kualifikimit të personelit akademik. Kjo i ka venë disa universitete publike, sidomos ato që ndodhet në periferitë e vendit dhe rrethinat e sistemit universitar, në një raport dyshues me dijen. Një pjesë e madhe universitetesh, sidomos ato rishtare, të krijuara jo nga nevoja për dije, por për vota, transmetojnë dije të vjetruara, të kufizuara ose të shtrembëruara. Po të shtojmë këtu edhe problemin e teksteve, më duket se pamja bëhet më e plotë, por më e varfër. Një pjesë e madhe pedagogësh e teprojnë me përdorimin e teksteve të tyre, jo gjithmonë me njohuri të reja ose të përditësuara. Për shkak të kësaj manie, në tregun e botimeve universitare mungojnë përkthime të teksteve me vlera të padiskutueshme nga universitetet prestigjioze, të cilat përdoren globalisht. Kurthet e universiteteve jopublike

Nëse hyjmë në zonën e universiteteve jopublike, në mjaft prej tyre gjendja është alarmante. Këto universitete vuajnë kontradiktën midis burimeve financiare të bollshme e infrastrukturës moderne dhe prestigjit të ulët ose në rritje tepër të ngadaltë. Por duhet të pranojmë se ato universitete që kanë arritur ta ndërtojnë këtë proces, po shkojnë drejt një prestigji jo të dhuruar, por

koment Kosta Barjaba

Midis dy pjesëve të sistemit ka vetëm një të ashtuquajtur “konkurrencë”. Por ajo, në vend që të rriste cilësinë akademike, e ka ulur atë. Krahas liberalizimit të arsimit universitar jopublik, ndodhi pa u kuptuar një liberalizim i sistemit publik, me pasoja katastrofike në cilësinë e mësimdhënies universitare. Sistemi publik kopjoi sistemin jopublik, por pa burimet e nevojshme financiare dhe infrastrukturore. Të dy sistemet hynë në një “luftë të ftohtë”, viktimë e së cilës u bë cilësia e ulët e dijes universitare dhe kërcënimi i të Vërtetës (shkencore) prej Gabimit. Nëpërmjet kësaj konkurrence të deformuar, sistemet më shumë i imponuan njëri-tjetrit hilet e tyre sesa vlerat...

Prit të presim

të qëndrueshëm, të krijuar me cilësinë dhe standardet që ofrojnë. Por shumica e universiteteve jopublike nuk kanë hyrë ende në rrugën e krijimit të prestigjit. Ky proces është kompromentuar për shkak të shpërdorimit të lirisë universitare, masakrimit të cilësisë, dhe monitorimit të dobët e klientelist. Ndërkohë, universitetet jopublike kanë një zhvillim dhe dinamikë më të diversifikuar në raport me njeri-tjetrin. Nëse në garën e cilësisë universitetet publike, me pak përjashtime, janë në vend numëro, disa universitete jopublike ecin më shpejt dhe po konkurrojnë denjësisht universitetet e Tiranës. Cilësia në disa universitete jopublike, si UET dhe ndonjë tjetër, rritet më shpejt sesa në shumicën e atyre publike. Megjithatë, shumica e universiteteve jopublike ndodhen ende para një kurthi të rrezikshëm: fuqia e dobët e tregut e diplomave. Por fuqia e tregut e diplomave universitare ende nuk është produkt i “dorës së padukshme”, por i imazhit të tyre, pra prestigjit të dhuruar (të universiteteve publike) dhe prestigjit të fituar ose në proces konsolidimi (të universiteteve jopublike).

A ka konkurrencë reale midis universiteteve publike dhe jopublike?

Midis dy pjesëve të sistemit ka vetëm një të ashtuquajtur “konkurrencë”. Por ajo, në vend që të rriste cilësinë akademike, e ka ulur atë. Krahas liberalizimit të arsimit universitar jopublik, ndodhi pa u kuptuar një liberalizim i sistemit publik, me pasoja katastrofike në cilësinë e mësimdhënies universitare. Sistemi publik kopjoi sistemin jopublik, por pa burimet e nevojshme financiare dhe infrastrukturore. Të dy sistemet hynë në një “luftë të ftohtë”, viktimë e së cilës u bë cilësia e ulët e dijes universitare dhe kërcënimi i të Vërtetës (shkencore) prej Gabimit. Nëpërmjet kësaj konkurrence të deformuar, sistemet më shumë i imponuan njëri-tjetrit hilet e tyre sesa vlerat. Për shembull, universitetet

Është vetë qeverisja që ka ushqyer këtë ambicie, nëpërmjet politikave nepotike, klienteliste e korruptive të punësimit të funksionarëve publikë. Për shkak të së cilave, yjet shqiptarë të diplomuar në universitetet e famshme të botës, ndodh që mënjanohen nga diplomat e blera. publike e ulin vazhdimisht ”stekën” e pranimeve, duke hapur dyert jashtë mundësive të tyre financiare dhe mësimdhënëse. Kjo sjellje e pandershme i detyron universitetet jopublike të pranojnë studentë të rinj nga një rezervuar aplikantësh më pak cilësor. Vetëm pak universitete jopublike kanë mundur ta kapërcejnë këtë kurth nëpërmjet paketave financiare të bazuara në meritën, nëpërmjet të cilave tërheqin studentë cilësorë.

Si mund t’u përgjigjen universitetet nevojave të tregut?

Ka një shqetësim publik legjitim për shkallën e punësimit të të diplomuarve në universitetet shqiptare. Por ajo që duhet të na shqetësojë nuk është shkalla e punësimit, por fuqia në treg e diplomës. Kur një i diplomuar nuk gjen punë se nuk ka punë në treg, kjo është gjysma e të keqes. Në këtë raste problemi nuk është te universitetet, por te modeli ekonomik. Por si t’ia bëjmë kur nuk gjen punë se diplomës së tij nuk ia hedh njeri sytë, edhe pse mund të ketë nevojë për fuqi punëtore, madje edhe për specialistë? Kjo ndodh se sipërmarrjet ua njohin vlerën diplomave të universiteteve tona. Shqetësimi i shoqërisë nuk duhet të jetë pse të gjithë të diplomuarit nuk gjejnë punë në profesionet e tyre. Edhe numri i atyre që gjejnë një punë pasi formohen profesionalisht (nga sistemi publik ose privat) në Shqipëri është i ulët: jo më shumë se 17 për qind. Shqetësimi pra, duhet të jetë cilësia e diplomës. E përsëris, një diplomë me fuqi tregu e gjen vetë rrugën drejt tregut. Renditje plus kategorizim i universiteteve

Aktualisht në Shqipëri kapacitetet mësimdhënëse, por të

pacertifikuara, pra oferta për pranime, është më e madhe se kërkesa e studentëve për t’u pranuar në universitete. Kjo e kompromenton cilësinë. Por për të mos i mbyllur rrugën të drejtës natyrore e njerëzore për t’u arsimuar, unë do të sugjeroja jo thjesht renditje, por kategorizim të universiteteve shqiptare, që në momentin e licencimit të tyre. Studenti duhet ta dijë që në fillim kategorinë ose nivelin e universitetit ku meriton të pranohet, në bazë të rezultateve që ka arritur në shkollën e mesme dhe gjatë procesit të testimit. Pas diplomimit, secili do ta ketë të qartë fuqinë dhe shanset e tij në treg. Nuk ka dyshim se universitetet amerikane janë aktualisht më prestigjiozet në botë. Nga 100 universitetet më të mira, vlerësuar së fundi nga Times Higher Education, rreth gjysma janë amerikane. Por në ShBA licencimi i universiteteve bëhet nga nivele të ndryshme: qeveria federale, grup shtetesh, shtete, madje edhe bashki qytetesh. Asnjë prej këtyre të fundit nuk pretendon të jetë Harvard ose Stanford. Niveli i licencimit përcakton edhe kategorinë dhe standardet e universitetit. Por edhe qeverisja në Shqipëri duhet të ndërtojë një sistem selektiv dhe meritokratik punësimi. Shumica e aplikantëve dëshirojnë të studiojnë drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare sepse ëndërrojnë të punësohen në administratën shtetërore. Është vetë qeverisja që ka ushqyer këtë ambicie, nëpërmjet politikave nepotike, klienteliste e korruptive të punësimit të funksionarëve publikë. Për shkak të së cilave, yjet shqiptarë të diplomuar në universitetet e famshme të botës, ndodh që mënjanohen nga diplomat e blera.


op-ed

2

Blog / Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka…

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ministria e Kulturës “skualifikon” Panairin e Librit 2014

26.03.2014

Universitet / Pango: “Zogu i Zi”, jo autobiografi, por e kaluara e shumë njerëzve

11 Gazetat me tirazhe në rënie mund të ankohen sa të duan rreth lexuesve të tyre, dhe madje mund të thonë se ata nuk kanë shije. Por, do të falimentojnë me kalimin e kohës. Një gazetë nuk është një trust publik-ka një model biznesi që, ose funksionon, ose jo. -Marc Andreessen

Takimi Rama-Basha si pretekst dhe jo si arsye P

o të kujtosh se, sa shumë kohë iu desh Fatos Nanos që të takohej me Sali Berishën dhe po ashtu këtij të fundit për t’u takuar me Edi Ramën, sigurisht të lë një shije të mirë ideja për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga fillimi i punës së kryeministrit dhe, diç më shumë nga koha e hipjes në katedrën e Partisë Demokratike e drejtuesit të saj të ri. Mirëpo, po të kujtosh arsyet madhore që nxitën Fatos Nanon, Sali Berishën dhe Edi Ramën të takoheshin me njëritjetrin, atëherë tema e takimit të pretenduar mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk duket më shumë se një pretekst. Shtjella epistolare e të dyve, megjithë përkujdesin stilistikor, të heq çdo dyshim rreth kësaj. Re f o r m a ad m i n i st r at ive, përveçse nuk përbën realisht shqetësim të mirëfilltë politik për asnjërin prej tyre, nuk mund të konsiderohet si një arsye e qenësishme për t’u takuar. Megjithë spekulimet lidhur me “rëndësinë strategjike për të ardhmen”, në natyrën e saj ajo ngelet një reformë, substancialisht apolitike, e cila meriton një angazhim në nivel teknicienësh dhe një votim formal në parlament. Asgjë

më shumë. Kaq e vërtetë është rëndësia relative e saj sa, edhe vetë opozita, jo vetëm ka refuzuar të përfshihet në komisionin parlamentar, për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me reformën, por nuk ka manifestuar ndonjë kritikë të besueshme mbi projektidetë e anëtarëve socialistë të komisionit për reformën në fjalë. Brenda frazës anonime të Lulzim Bashës në përgjigjen ndaj Edi Ramës “reformë e fuqizimit të demokracisë dhe pushtetit vendor” zbulohet gjithë forma e “shqetësimit” të opozitës. Në të gjitha variantet, ndarja territoriale nuk arrin të cenojë, thuajse fare, targetin elektoral të opozitës. Madje, edhe arbitrariteti hipotetik në hartimin e saj nuk mund të jetë përveçse racional pra, brenda disa limiteve logjike të cilët edhe njëanshmëria e mazhorancës nuk mund t’i shkelë dot. Për të mos e zgjatur, reforma territoriale është e natyrës neutrale dhe kësisoj nuk kualifikohet dot si kryearsye politike për të bërë bashkë Kryeministrin e vendit dhe kryetarin e opozitës në një tryezë. Në çdo vend, demokratikisht normal, ajo konceptohet dhe përvijohet si një operacion teknik i një apo disa ministrive për objektiva të

ndryshme por, asnjëherë politike. Në këtë kuptim, tematika e përzgjedhur për të simuluar një takim RamaBasha është vetëm një pretekst, përgjithësisht banal dhe i pasinqertë, në funksion të arsyeve politike të ndryshme (dhe legjitime) të secilit. Është mjaft e thjeshtë dhe e qartë se, Edi Rama e ka të nevojshme të takojë Lulzim Bashën, por reforma administrative përbën pretekstin për ta takuar dhe jo arsyen. Arsyeja reale është kushti i prerë i vendosur nga Brukseli për kooperim politik, në mënyrë që të mbahet gjallë shpresa për statusin në qershor. Pas disa sjelljeve arrogante antikushtetuese të shumicës që nga rrëzimi i ligjit për nëpunësin civil e deri tek përpjekja për kolonizimin e të gjitha institucioneve, skepticizmi i europianëve mund të zbutet vetëm përmes një klime të qartë bashkëpunimi me opozitën. E çfarë më shumë se një tryezë politike me d r e j t u e s i n e o p oz it ë s do t a ekspozonte në sytë e europianëve këtë bashkëpunim të kryeministrit Rama? Lulzim Basha nga ana e tij, nuk ka ndonjë nevojë politike imediate të takohet me Edi Ramën, aq më pak reforma administrative me rëndësi-

koment

Arjan VASJARI

në e saj relative mund të jetë një arsye për kreun e PD-së. Letra e tij e sqaronte përfundimisht këtë mungesë interesi primar ndaj reformës, që kur e trajtonte atë si një ndajshtesë kuptimore të tipit “...takohemi edhe për reformën administrative”. Praktikisht, me pranimin e ftesës, Lulzim Basha nuk pranoi reformën territoriale si arsye për t’u takuar, por shfrytëzimin e saj si një pretekst për të përplasur në tryezë arsyet e mospërfshirjes së opozitës në këtë reformë. Arsye që, lehtësisht kuptohet, nuk kanë të bëjnë me pretendimin për ta shtrirë konsensusin nga komisioni në parlament siç pretendon drejtuesi i opozitës, por me çështjet e nxehta të nëpunësve të larguar, AMA-s, bllokimit të punimeve për bulevardin e Tiranës etj. Sepse, nëse komisioni do të prodhojë një projekt-reformë konsensuale, si mund të ndodhë që mazhoranca në

parlament të mos e votonte? Po çfarë do të votonte atëherë? Pas kësaj është logjike të ngrihet pyetja: “A duhet të takohet Rama me Bashën?”. Personalisht besoj se nuk ka ndonjë kontekst politik të atillë që provokon nevojën e një takimi mes tyre. Megjithë problemet serioze që ballafaqohemi, megjithë arrogancën e shumicës, prapëseprapë as ndonjë krizë i endet Republikës mbi kokë dhe as ndonjë reformë të madhe jemi duke përgatitur. Jemi në kufijtë e papërcaktueshëm mes normalitetit dhe anormalitetit demokratik, por kjo nuk përbën ndonjë “risi” për ne. Thjesht po kalojmë në një fazë të re ambientimi të çrregullimeve tona. Aq më pak do të përligjte një takim Rama-Basha preteksti i reformës administrative. Jo vetëm për shkak të natyrës kryesisht teknike të kësaj lloj reforme, por mbi të gjitha, për shkak të mungesës së sinqeritetit rreth arsyeve reale përse duhet të takohen. Kjo do ta bënte takimin mes tyre një fasadë demokratike vezulluese, por jo një moment pjekurie demokratike. Do kenë kohë dhe rast për ta provuar këtë. Vetëm pak durim. Ndërkaq, le të takohen. Dëm nuk bën. Por, arsye nuk kanë!

Renditje plus Kategorizim i universiteteve

A

ksioni i NATO-s para 15 vjetëve e shndërroi letargjinë e mosveprimit kolektiv në kauzë sublime humane. Kosova kishte vite që po vuante përmasat shqetësuese të politikës genocidale të Beogradit dhe për pasojë rezultoi në një rezistencë të armatosur të shqiptarëve. Por, ajo që atëherë konsiderohej e pamundur, sot mësohet si histori. Për herë të parë në histori u takuan në një pikë solidariteti ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA dhe disa shtete europiane, me aspiratën liridashëse të një populli. Më 24 mars 1999, Avianoja ishte bërë baza më e përfolur ushtarake e NATO-s, prej ku u nis karvani i gjatë i shpëtimit. Strategët ushtarakë kishin përpilu planin për ta shpëtu gjumin e prishur të fëmijëve të Kosovës nga ulërima e bishave me fytyrë njeriu. Nga ajri vinin ninullat për fëmijët, kurse nga toka vinte marshi i pandërprerë i moralit diplomatik dhe solidaritetit ushtarak. UÇK dhe populli martir i Kosovës po e përjetonin mrekullinë e një kthese që po e fuste kohën në parametra të pakrahasueshëm me historitë e vuajtjeve dhe golgotave individuale e kolektive. Por në krejt këtë rrëfim ishte një

koment Emin AZEMI

protagonist që i dha kujtesës sonë konturet e pashlyera të mbamendjes. Ai ishte Presidenti amerikan, Bill Klinton, fryma dhe fjala e të cilit ato ditë marsi kombinoheshin për të shqiptuar zëshëm apelin e njeriut që e kupton thirrjen e tjetrit kur e ka më së keqi. “Është një rrugë në të cilën duhet të shkojë bota në shekullin 21. Mësimi është i njëjtë, fuqia e shembullit tuaj mbetet e njëjtë. Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit se e keni bërë punën shumë më mirë se sa kanë menduar të tjerët. Keni konsoliduar institucionet demokratike, keni nxitur shtypin e lirë dhe shoqërinë civile. Edhe shumë vende të tjera do pasojnë pavarësinë tuaj, jeni pjesë e FMN-së dhe shumë shpejt do jeni edhe pjesë e NATO-s e BE-së. E keni kërkuar sigurinë tuaj në vendin tuaj dhe keni

ndërmarrë hapat e duhur”. Këto fjalë i tha në Prishtinë Presidenti Clinton, me rastin e inaugurimit të një bulevardi me emrin e tij para disa viteve, i cili me të drejtë është quajtur “Hero i Kosovës”. Ai ishte centrifuga e të gjitha magneteve diplomatike e ushtarake të botës në fund të viteve nëntëdhjetë, kur me një urdhër heroi të lavdishëm dhe të guximshëm ftoi gjithë botën demokratike e paqedashëse të ndërhyjë në Kosovë për ta shpëtuar një popull nga shfarosja. Ishte Bill Klintoni ai që s’do të harrohet kurrë nga fëmijët e Kosovës, sepse vetëm ata e ndiejnë mungesën e prindit të vrarë në luftë për liri, ai që s’do të harrohet nga nënat kosovare, sepse vetëm ato e dijnë se çka don të thotë të të dhunohet para sysh vajza dhe mos të kesh forcë për t’i dalë në ndihmë, ai që s’do të harrohet nga heronjtë e vërtetë të Kosovës, të cilët e dijnë më së miri se çka don të thotë ndihma në sosjen e fishekut të fundit. Bill Klintoni erdhi sërish në Prishtinë për t’u përcjellur mesazhin shqiptarëve të Kosovës se Amerika vazhdon të jetë pranë tyre, kurse shtatorja e ngritur për nder të tij, do të jetë një simbol që ua përkujton shqiptarëve njeriun që e ndryshoi

rrjedhën e historisë. Nderi që i bëhet tani Klintonit, është mirënjohje për mikun që kthehet të vizitojë të afërmit e tij që në një kohë të vështirë kishin patur nevojë për dorën e tij shpëtimtare. Kosova dhe gjithë shqiptarët kanë arsye të jenë përkushtues ndaj Amerikës dhe nuk është vetëm rasti i fundit kur ky shtet i fuqishëm udhëhoqi aleancën perëndimore për të shpëtuar një popull të tërë nga shfarosja dhe genocidi. Përkushtimi shqiptar kundrejt Amerikës është shndërruar tashmë në një doktrinë shpirtërore disadekëshe dhe “ëndrra amerikane” për shqiptarët është modeli më i kapshëm i luftës për liri e pavarësi. Mbase, jo rastësisht edhe Rilindasi ynë, Mjeda, në poemthin e tij “Liria” me mjeshtri dhe vizion kishte ditur ta skicojë tablon amerikane si një fushë ku të gjithë popujt e robëruar mund të gjejnë frymëzim për përpjekjet e tyre liridashëse. Klintoni në Kosovë erdhi pas disa viteve udhëtimi të këtij vendi të lirë dhe të pacenuar nga okupimi serb. Shumëkush prej nesh mund të jetë më kërkues dhe më kritikues ndaj elitave politike dhe shoqërore të Kosovës për ritmin e ecjes në këto vite lirie, por askush nuk ka të drejtë ta mohojë një fakt: kjo liri nuk kishte

mundur t’u vijë shqiptarëve pa kontributin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të SHBA. Prandaj, të gjithë ata që flasin për heronjtë e Kosovës, nuk duhet t’i harrojnë edhe heronjtë e përtej Atlantikut, sidomos kryeheroin Bill Klinton. Ne duhet të jemi krenarë që po jetojmë në epokën e Bill Klintonit, aq më tepër kur ishim edhe dëshmitarë të gjallë të një kohe, e cila me siguri do të ishte ndryshe, po të mos ishte Presidenti Klinton. Roli dhe konteksti i veprimit të kësaj figure të fuqishme politike ndërkombëtare, duhet të shërbejë si udhërrëfyes për moralin e politikanëve të cilët në momente të caktuara duhet të nxjerrin vendime largpamëse. Largpamësia e Bill Klintonit pati dy efekte në politikën ndërkombëtare: e tregoi në dritë të vërtetë drejtësinë e politikës së jashtme amerikane dhe e arsyetoi në praktikë besueshmërinë e një populli kundrejt një shteti, i cili në kontinuitet i mban premtimet dhe fjalën e dhënë nuk e shkel me asnjë çmim. Burrat që e krijuan Amerikën, dijnë si ta bëjnë atë edhe joshëse për të tjerët. Bill Clinton është një nga ata që Amerikën na e sjell më afër zemrave tona. Ai është heroi që na bën të turpërohemi nga vetëbegenisja.


12

botime

promovimi

UET Press promovon librin e Ylli Pangos me kujtime nga fëmijëria “Zogu i Zi”, me parathënie nga Parid Teferiçi. “Pas një jete me tallaze dhe ulje-ngritje, ky libër nuk është as ulje, as ngritje, është një gjë e veçantë”, do e quante Pango librin e tij gjatë promovimit të djeshëm në UET.

Pango: “Zogu i Zi” jo një autobiografi, por e kaluara e shumë njerëzve B

otimi i UET Press, “Zogu i Zi” i Ylli Pangos mblodhi në të martën e promovimeve të UET, figura të njohura, por dhe miq të Pangos, disa prej të cilëve personazhe të këtij libri të titulluar sipas lagjes së fëmijërisë së autorit. “Nuk dua asesi që ky libër të quhet biografia ime. Ç’biografi mund të ketë një fëmijë 2-3 vjeçar, kur nis librin deri në moshën 12-13-vjeçare, kur e mbyll atë? Unë jam vetëm një vëzhgues i jetës së të tjerëve, çfarë bëhej në atë kohë në ‘Zogun e Zi’, lagje tipike e Tiranës, që kam dashur ta jap duke e zgjeruar me personazhe të të gjithë Tiranës, dhe pse pretendim i madh ky, personazhe që kanë dalë nga ‘Zogu i Zi’, të cilët sot i mungojnë asaj, personazhe komike, serioze, apo edhe personazhe tipike për atë kohë; uroj të mos shikohet si autobiografi, por si autodemografi”, - tha Pango gjatë promovimit të librit. Një rrëfim sui generis në letërsinë shqiptare

Sipas autorit të parathënies dhe ideatorit të kopertinës së këtij libri, Parid Teferiçi, ky botim është shkrimtari e mirëfilltë dhe unike në llojin e saj. Duke pasur si shtysë kryesore humorin dhe empatinë njerëzore me këta njerëz që e kanë shoqëruar gjatë jetës, ai ka arritur të ndërtojë këtë rrëfim sui generis”, tha Teferiçi “Përshtypja që më la, - vijoi ai, - është ajo e një vorbulle me shumë personazhe të fëmijërisë së tij. Nuk është një autobiografi, është historia e një lagjeje të fëmijërisë dhe leximi duhet të jetë i ndryshëm, duhet të jetë si të lexosh termometrin ose si të lexosh sytë e fëmijës”. Në libër zbulohet me sytë e një fëmije Tirana e viteve ’60, jo ajo e vitrinave, por e një lagjeje tipike e mbushur me episode për të cilat rrallë flitet nga seksi, te homoseksualizmi, dashuriçkat, e aventura të tjera si këto. Teferiçi theksoi raportin e veçantë që autori ka krijuar mes humorit dhe kujtesës. “Në shqip duket sikur kemi një ngjashmëri me eksplozivin për të qeshurën dhe vajin, me shprehjet ‘shpërtheva në lot’, apo ‘shpërtheva në gajasje’, ndërsa kur flasim për kujtesën dhe inteligjencën themi

‘u krodha në mendime’, ‘ u zhyta në kujtime’. Ky raport i ndryshëm eksploziv për të qeshurën dhe imploziv për kujtesën nuk ishte menduar asnjëherë dhe ky lloj rrëfimi më la imazhin e një vorbulle personazhesh, ku humori është një mjet për t’u zhytur në kujtesë dhe për të qartësuar të shkuarën tonë”. Libri “Zogu i Zi”, diçka e mirë pas shumë tallazeve

Pango gjatë fjalës së tij shprehu falenderimin për Teferiçin jo vetëm si autor parathënieje, por edhe si ideator i kopertinës “Kopertina e mrekullueshme, labirinti i kujtesës është gjetje e Paridit, që më shumë sesa çdo parathënie flet për atë çka do libri të jetë dhe libri do të jetë një zhytje në labirintin e kujtesës sepse duke u kthyer pas shikon jo thjesht të kaluarën, por veten, është vetja e shumë njerëzve këtu, sepse ne në thelb jemi ata që kemi qenë”, tha Pango që shprehu edhe mirënjohjen për shtëpinë botuese UET Press për promovimin dhe publicitetin e këtij libri. “Për herë të parë në UET Press po i bëhet një publicitet dhe promovim i mrekullueshëm librit tim”, - tha ai, ndërkohë që botuesi Henri Çili e quajti autorin një lektor të klasit të parë, administrator publik me përvojë dhe dashamir të letrave dhe shtypit. “Një vëzhgues, kontestator, thumbues i fortë i gjithçkaje që në jetën tonë publike është hipokrizi, është ves, është kompleks dhe në këndvështrimin tim është një nga emancipuesit e jetës shqiptare me publicistikën e tij”, - u shpreh Çili. Vetë autori duke iu referuar të pranishmëve ish-zogazias, tha që ky rrëfim mund të përmirësohet gjithmonë duke bashkuar edhe kujtimet e të tjerëve të cilët kanë një kontribut të madh. “Jeta ime ka pasur shumë tallaze, ulje-ngritje, këtë do e quaja një gjë të veçantë, ndihem ngrohtë mes kaq miqve”, mbylli fjalën e tij ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango. Ai nuk nguroi të theksojë porosinë kryesore për lexuesit e librit, të cilët nuk duhet ta marrin si një autobiografi, por një risjellje të personazheve dhe kohërave të humbura të Tiranës dhe “Zogut të Zi”.

Pse Zogu i Zi?

Parid Teferiçi për librin Përshtypja është ajo e një vorbulle me shumë personazhe të fëmijërisë së tij. Nuk është një autobiografi, është historia e një lagjeje të fëmijërisë dhe leximi duhet të jetë i ndryshëm, duhet të jetë si të lexosh termometrin ose si të lexosh sytë e fëmijës.

K

ështu kur telat u hoqën, karakolli ra e në pallat filluan të vinin njerëz, Zogu i Zi filloi të rritej ca nga ca, hapi krahët e u bë i famshëm në gjithë Tiranën e më tej. A ia dha emrin restoranti me bëmat e tij, apo këtë emër ai vend e mori para se të ndërtohej pallati ynë? As atëherë e as sot nuk e di me siguri. Njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe. Ne fëmijët kur na pyesnin ku e ke shtëpinë, përgjigjeshim “ke Zogu i Zi” dhe për rrjedhojë dhe veten e quanim zogazias. Në variantin më të hershëm, thuhej se kohë më parë, ndoshta që në kohë të Zogut, jo atij të ziut, por mbretit, diku aty rrotull, s’dihej saktë se ku, jepeshin shfaqje lakuriq dhe zogu i zi “ishte ajo vegla” në zhargonin e Zogut të Zi, apo më saktë të banorëve autoktonë të asaj lagjeje mu në hyrje të Tiranës, që ende edhe kur erdhëm ne, banonin në shtëpitë e tyre përdhese rreth Zogut të Zi. Disa thoshin se lagjja jonë u quajt kështu shumë më vonë, pasi u ndërtua pallati ynë i famshëm, i Zogut të Zi, së bashku me kafe-restorantin poshtë, atë ku jepeshin ato shfaqjet ku thuhej se shihej “ajo vegla”. (së paku lidhur me kuptimin e emrit “Zogu i zi” në të dyja variantet, apo dhe në debatet mes zogaziasve të rinj e të vjetër, është rënë gjithnjë dakord). Pjesë nga libri

Henri Çili për Pangon Një vëzhgues, kontestator, thumbues i fortë i gjithçkaje që në jetën tonë publike është hipokrizi, është ves, është kompleks, dhe në këndvështrimin tim është një nga emancipuesit e jetës shqiptare me publicistikën e tij


kulturë

Libri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.03.2014

13

Mes Panairin të Librit “Tirana 2014” dhe Festivalit të Librit dhe Artit “Pranverë 2014” që organizon këtë vit edicionin e tij të parë, Ministria e Kulturës ka zgjedhur të mbështesë këtë të fundit

Ministria e Kulturës “skualifikon” Panairin e Librit Tirana 2014 Është shpallur lista e 68 projekteve kulturore që do të organizohen këtë vit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Aktiviteti më i rëndësishëm i librit nuk është përzgjedhur nga kolegjiumi Aida Tuci Ministria e Kulturës nuk do ta mbështesë Panairin e Librit “Tirana 2014”, që zhvillohet prej 17 vitesh. Shoqata e Botuesve Shqiptarë, organizatore e këtij panairi, është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Kulturës se projekti i organizimit të Panairit të Librit Tirana 2014 nuk është përzgjedhur fitues. Një kolegjium i ngritur nga Ministria e Kulturës ka shqyrtuar 247 projekt- propozimet e paraqitura pas thirrjes së shpallur në janar të këtij viti. Pas një procesi selektimi kolegjiumi ka përzgjedhur 68 projekte, të cilat janë vlerësuar në bazë të disa kritereve si: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri beson se ky është një vendim i marrë në nxit dhe e sheh si qëndrim të gabuar për vërejtjet që Shoqata e Botuesve ka patur së fundmi në adresë të Ministrisë së Kulturës. “Nuk besoj se është një mendim i menduar dhe kolegjial i Ministrisë së Kulturës, por duhet të jetë një mendim sektorial i gabuar. Kështu do më pëlqente ta quaja unë, se ndryshe nuk ka si shpjegohet që të mos mbështetet aktiviteti më i rëndësishëm i librit në vend”, - shprehet Ymeri. Sipas tij, sistemi i aplikimeve për projektet në fushën e artit dhe kulturës çalon që në start. “Ministria e Kulturës nuk mund të kushtëzojë individët apo shoqatat që të aplikojnë vetëm për një projekt. Shoqata e Botuesve në 22 vjet ekzistencë ka organizuar më shumë se 120 aktivitete, pra rreth 5-6 aktivitete në vit dhe mes tyre padyshim më i rëndësishmi është Panairi i Librit të Tiranës. Megjithatë, ne si shoqatë duke e vlerësuar këtë aktivitet si më të rëndësishmin në kalendarin tonë, aplikuam në thirrjen publike të Ministrisë së Kulturës pikërisht me Panairin e Librit Tirana 2014. Por në vend që të mbështetet një organizatë serioze

Projektet fituese në fushën e librit • Mimoza Hysa (Çuliqi), Oda e Hapur • Shtëpia botuese “Naimi”, përkthimi dhe botimi i veprës së Nilo Borgia-s “I monaci basiliani d’Italia in Albania 1-2 • Luljeta Lleshanaku, “Guidë për shkrimtarët e rinj”: seri workshopesh në prozë dhe poezi, mbi mjeshtërinë e shkrimit • Azem Qazimi, Revista Letrare “Helicon” • Shoqata Poeteka, Projekti “Poeteka” • Shaban Sinani, Kodikët kronografikë të Shqipërisë: botim shkencor i ilustruar, shqip/greqisht • Shoqëria e Librit Shqip, Festivali i Librit dhe Artit – Pranverë 2014 si Shoqata e Botuesve Shqiptarë, kolegjiumi përzgjedh Festivalin e parë të Librit dhe ArtitPranverë 2014, që organizohet nga një shoqatë që sapo e ka filluar jetën. Sigurisht që dhe ajo ka gjithë të drejtën të aplikojë, por një shoqatë duhet të japë garanci nëse di apo jo të organizojë aktivitete. Unë do të gëzohesha nëse Ministria do të mbështeste sa më shumë projekte librore”. Për kryetarin Ymeri, Ministria e Kulturës po tregon mungesë transparence dhe korrektësie përsa i përket procesit të përzgjedhjes së projekteve fituese, madje ai akuzon për parregullsi në proces. “Së pari, Ministria e Kulturës shpall publikisht listën e 68 fituesve pa bërë të ditur shumën që përfiton çdo projekt dhe arsyet se përse janë përzgjedhur, ose arsyen se përse jemi refuzuar ne të tjerët. Gjithashtu në publikimin online thuhet se aktivitetet do të mbështeten pjesërisht ose plotësisht. Është

joligjore që një projekt të mbështetet 100% nga Ministria, se pastaj ai do të quhej aktivitet i Ministrisë dhe jo i subjektit që merr përsipër ta organizojë. Maksimumi një projekt mbështetet në masën 30%. Ministria e Kulturës nuk mund të mbështesë individë që kanë pushtet ekzekutiv, ashtu siç vërej se në listën e fituesve ka subjekte që kanë përfituar 2 herë por me emra të ndryshëm. Pra ka një mungesë transparence dhe korrektësie në gjithë këtë proces”, - shprehet Ymeri. Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Kulturës refuzon të mbështesë Panairin e Librit të Tiranës. Shoqata e Botuesve Shqiptarë është ndodhur ndër vite kushedi sa herë në situata të tilla. Z. Ymeri është i vendosur që me, ose pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Panairi i Librit Tirana 2014 do të mbahet si çdo vit, në muajin nëntor. “Ky nuk është fundi i botës. Nuk është hera e parë që Ministria nuk e mbështet Panairin e Librit. Ajo që ne kemi bërë në raste të tilla e që do ta bëjmë edhe në Panairin e këtij viti, me gjithë keqardhjen tonë, është që në të gjitha materialet tona figurative; që nga ftesat, posterat, baneri i madh etj., do shkruajmë: “Panairi i Librit bëhet pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”. Është e drejta e Ministrisë të vendosë nëse do ta mbështesë apo jo këtë aktivitet, por nga ana tjetër janë të detyruar të japin një arsyetim pse aktiviteti më i rëndësishëm libror që organizohet në Tiranë nuk merr mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”, - thotë Ymeri. E kontaktuar me telefon për të marrë “psenë” e këtij vendimi të kolegjiumit, këshilltarja për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Kulturës, Milena Selimi u shpreh se, të gjitha subjektet që nuk kanë fituar kanë marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës. Megjithatë, ajo mbetet e hapur që në ditët në vazhdim të japë një sqarim më të zgjeruar për të gjitha subjektet e interesuara për këtë çështje.

për herë të parë

Festivali i Librit dhe Artit, dhe një çmim me emrin e Ardian Klosit Mes Panairin të Librit “Tirana 2014” dhe Festivalit të Librit dhe Artit “Pranverë 2014” që organizon këtë vit edicionin e tij të parë, Ministria e Kulturës ka zgjedhur të mbështesë këtë të fundit. Festivali organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip, ku botuesja Arlinda Dudaj, përfaqësuese e kësaj shoqate thekson se nuk bëhet fjalë për panair libri, por për një festival alternativ që promovon artin dhe librin.”Nuk mund të krahasohet Panairi me këtë Festival, sepse janë organizime krejt të ndryshme. Sigurisht që pjesë e këtij Festivali është dhe Panairi i Librit, ku janë ftuar të bëhen pjesë të gjithë botuesit shqiptarë me stendat e tyre dhe botimet e reja. Gjithashtu do të organizohen edhe ekspozita të veprave të artit dhe do të ndahen dy çmime shumë të rëndësishme: çmimi “Ardian Klosi” në fushën e letrave, dhe çmimi “Danish Jukniu” në fushën e artit. Pra është një Festival i Artit dhe Librit dhe ndoshta për këtë arsye ministria ka vendosur ta mbështesë”, - shprehet Dudaj.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Ukrainë, femrat vënë embargo: “Mos ia jep rusit” 4

5

12 15

13

16

6

34

18

20

28

30

31

32 36

41 45

46

11

24

27

40

50

10

19

35

44

10

23

26 29

9

14

22

25

8

13

17

21

33

7

47

37

42

38

49

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

52

Vertikalisht: 1. Lëndë që prodhon organizmi për t'u qëndruar sëmundjeve. 2. Lumë i madh në Itali. 3.Tonin, kompozitor. 4. Copë dheu. 5. Shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin. 6. Industria e Rëndë. 7. Dhembje e thellë shpirtërore. 8. Hidi ishportier i Tiranës. 9. Asambleja Olimpike. 10. Njeri a zyrë që jep një lajm. 11. Gur i çmuar, mbrapsht. 14. Fëmijë. 16. Aliu, kritik i njohur letrar. 17. Mjek i specializuar për sëmundjet nervore. 19. Soditja për kureshtje ose për t'u zbavitur. 20. Përemër vetor. 23. Instituti Bujqësor. 26. Moslejim. 30. E kundërta, ngre. 31. Lloj kërcimi. 32. Grumbull gjërash të vëna me radhë njëra mbi tjetrën. 34. Ishte gruaja e Zeusit sipas mitologjisë. 35. Qendrim i kalit me dy këmbë. 37. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të nyjëzuar e zvarritës. 38. Në mes të vlerës. 39. Pantallona prej shajaku për burra. 42. Lojë me 32 gurë. 46. Besim shpirtëror. 49. Ent Ndërtimi.

Sudoku | nivel mesatar 9

6

3

8

1

5 4 1 7

9 3

2 9

7 3 4

6 2 3 9

1 8

9 4

1

1

4 4

7 1 2 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 2 6

8 9 5

7

8

7

2 5

6 5 3

2 8

5 2

7 1 2

4

Rusët rrezikojnë të përballen me sanksione të shumëllojshme nga Kievi, pas aneksimit të rajonit të Krimesë. Ndërkaq, së fundmi ka ardhur një sanksion shumë interesant – femrat ukrainase kanë vendosur “embargon seksuale” ndaj burrave të vendit agresor. “Ne dai Russkomu” (“Mos ia jep rusit”) është slogani i fushatës së femrave nga Ukraina. Fushata e këtyre grave po përhapet me shpejtësi nëpër blogët ruse e ukrainase.

39

43

48

Horizontalisht: 1. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë a të një populli. 10. Djalë, ose... 12. Targa e makinave të Kolonjës. 13. Lëndë veshtullore për të lyer makineritë. 14. Kukësi në makina. 15. Është pajisje shtëpiake. 18. Shkronjë dyshe. 19. Koprrac në dialekt. 21. Sëmundja e tokës. 22. Gjithkush, çdonjëri. 24. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e shoqërisë. 25. Sundimtar i vetëm e me pushtet absolut. 27. Plori i vogël i parmendës. 28. Organizatë e njohur palestineze. 29. Shpëtim, trajner futbolli. 31. Gjokutaj, shkrimtar i letërsisë për fëmijë. 33. Ushtria Hungareze. 35. Shkoj nga një vend në një tjetër. 36. Mjet transporti. 40. Ka edhe një kod të tillë. 41. Bushati, gazetar i njohur. 43. Qendroj, ose... 44. Metal me ngjyrë të verdhë e me vlerë të madhe. 45. Gyp i lakuar me dy krahë. 48. Enë e ushtarit për të ngrënë. 50. Pjesëz mohuese. 51. Mendjemadh, ose... 52. Njeri që të do të mirën.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite përgjithësisht e qete dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ruani një komunikim te mire me atë qe keni ne krah dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë mundësi me shumice për aventura kalimtare, por jo për lidhje serioze. ne planin financiar do keni goxha vështirësi megjithatë nuk do e humbni ne asnjë moment shpresën.

Nëse bëni kujdes me xhelozinë ne jetën tuaj ne çift gjithçka do shkoje mire sot. Po e tepruar situata mund te ndërlikohet dhe do mërziteni vërtet shume. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe ta lënë veten te lire. Vetëm ne këtë mënyrë mund ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Financat do ndikohen negativisht nga Plutoni. Po nuk bëtë kujdes do keni probleme te mëdha.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite përgjithësisht e këndshme dhe pa probleme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire pranë atij qe doni dhe do ndiheni te plotësuar. Beqaret nga ana tjetër do kenë njohje te reja, por jo me persona qe iu përshtaten me se miri. Kujdes mos fiksoheni pas personave qe kane probleme ne jete. Ne planin financiar mund te keni disa tronditje te vogla. Mos u shqetësoni.

Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te matur dhe te respektoni lirinë e mendimet e tjetrit. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do ece me se miri. Beqaret nuk do jene ne ditën me te përshtatshme për te kërkuar dashurinë. Prisni edhe pak kohe. Financat do kenë probleme nëse nuk bëni aspak kujdes me shpenzimet. Situata edhe mund te dale jashtë kontrollit.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite shume e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe kane kohe qe janë ne një l i d h j e . D o ka l o n i m o m e n t e t e papërshkrueshme ne krahët e partnerit dhe hera herës do iu duket sikur jeni ne ëndërr. Beqareve do iu jepen shume mundësi për ta gjetur princin e kaltër. Me financat duhet t’i bëni mire llogarite para se te kryeni shpenzime.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5 7 8 9 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ka rrezik qe disa prej atyre qe janë ne një lidhje te tentojnë aventura kalimtare me persona te tjerë dhe kjo mund te sjelle debate te zjarrta. Pranojini gabimet dhe mos i mohoni ato qe keni bere. Beqaret do fillojnë ta pëlqejnë jashtë mase një person qe e kane njohur qe ne fëmijëri. Ne planin financiar nuk duhen marre vendime te nxituara sepse situata nuk do jete e qëndrueshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 052, 102, 263, 603, 668, 789, 854, 885. Numra me 4 shifra: 1257, 1452, 1526, 2520, 3352, 4851, 6264, 6588. Numra me 5 shifra: 01152, 12591, 15896, 22030, 22575,

25685, 35201, 35965, 36334, 39592, 55228, 55618, 58596, 72026, 80651, 99875. Numra me 6 shifra: 040968, 046526, 118163, 152635, 153411, 170250, 245967, 254282, 321010, 325140, 514526, 521456, 527647, 848486, 854152, 951475.

Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj sot dhe çdo gjë do e bëni se bashku. Do ndiheni mire pranë tij dhe mbrëmja do jete emocionuese. Beqaret gjithashtu do kenë takime vendimtare qe do ua ndryshojnë te ardhmen. ne planin financiar duhet t’i rregulloni sa me pare problemet pa arritur qe gjendja te behet e pandreqshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do kuptoheni mjaft mire sot me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te linde asnjë mosmarrëveshje. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat dhe te njihen me sa me shume persona. Ne këtë mënyrë do kenë me shume gjasa te krijojnë një lidhje. te ardhurat do kenë përmirësime.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Shume nga dëshirat me te mëdha te çifteve do plotësohen gjate kësaj dite. Yjet do krijojnë mjedisin e duhur për t’u dashuruar dhe për t’u ndiere me se miri. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë personin e duhur, por pa shume fat. Ne planin financiar nuk duhen bere çmenduri edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire. Po gabuar sot do vuani për shume kohe.

AKREPI (22/X-21/XII)

Edhe pse jeni ne një lidhje do ndiheni mjaft te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do jete mjaft e ngarkuar me pune dhe angazhime te tjera dhe nuk do mund te gjeje shume kohe për ju. Mos e akuzoni me pa te drejte. Beqaret do kenë një dite goxha te animuar, por serish nuk do e krijojnë një lidhje. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara. Nuk priten vështirësi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Pas një periudhe te mbushur me debate dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do pajtoheni me atë qe keni ne krah dhe do i shihni gjerat me pozitivizëm. Beqaret do vazhdojnë te kenë një dite normale dhe pa asgjë te veçante. fati nuk do jete ne anën e tyre sot. Financat do jene te mira. Kujdes mos tundoheni nga ndonjë objekt dhe bëni çmenduri me shpenzimet.

PESHQIT (20/II-19/III) Do keni një dite goxha te tensionuar sot juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do dini dakord për shume gjera me partnerin dhe kjo mund te sjelle konflikte. Beqaret do pëlqejnë një person qe ka tashme një lidhje. Mos u fiksoni pas tij sepse do vuani tej mase. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

viti

590

26.03.2014

15

Gazeta ofron diçka shumë të ndryshme nga agregatët e Google; ofron një sistem vlerash, një ide të asaj se çka vlen në botë. Gazetat duhet të fillojnë ta artikulojnë këtë vlerë. - Evgeny Morozov

Gregory bëhet Papë Kur papa Pelagius II vdiq pas shpërthimit të murtajës në vitin 590, sekretari i tij Gregory u zgjodh për t’i zënë vendin-i pari murg që bëhej papë. Gregory I (540-604) ishte një roman i lindur në një familje fisnike. Ka gjasa që ai të ketë studiuar për ligj para se të shërbente si kryemagjistrat civil i Romës. I pakënaqur me jetën publike, ai u bë murg në vitin 574, në manastirin që kish ngritur në pallatin e familjes në kodrat Kaeliane. Nga viti 579 deri në vitin 585 ai ishte agjent i papës Pelagius II në Kostandinopojë dhe më vonë sekretari i tij.

Këto ishin kohë të vështira për Romën dhe papatin nën kërcënimin e sulmeve nga lombardët që kishin pushtuar Italinë veriore në vitin 568. Gregory dha prova të një lideri dhe administratori të aftë duke planifikuar strategji, udhëhequr diplomacinë, duke riparuar ujëmbledhësit e qytetit, siguruar bazën ushqimore dhe eventualisht duke negociuar një pakt me mbretërit lombardë. Ai riorganizoi pronat dhe financat e kishës, rivendosi kontaktet me njerëzit e kishës në Afrikë, Spanjë dhe Gali, të cilëve u shkroi me qindra letra pastorale dhe

mbrojti papatin duke protestuar se patriarku i Kostandinopojës përdorte titullin “patriarku ekumenik (universal)”. Gregory e quante veten “shërbëtor i shërbëtorëve të Zotit”, Papa i parë që e bënte këtë. Shkrimet e Gregory-t, posaçërisht Liber regulae pastoralis (Libri i Kujdesit Pastoral) mbi detyrat e ipeshkvijve dhe priftërinjve, u studiuan gjerësisht gjatë gjithë Mesjetës dhe kur ai u kanonizua u quajt “I madhi”. Ndër trashëgimitë e tij ishte sistematizimi i këngëve solo që ende njihet sot si psalm gregorian.

Blitz

Flickr

100

Rritja në përqindje në numrin e krimeve me shtysë urrejtjen anti-myslimane në UK vitin e shkuar.

52.25

Dollarë amerikanë është çmimi i një posteri Occupy Wall Street në shitje në Walmart.

7

Numri i fituesve të Academy Awards në 20 vitet e shkuara që falenderuan Zotin në fjalimet e pranimit.

30

Numri i fituesve që falenderuan Harvey Weinstein, regjisor dhe themelues i studios Miramax Films.

Foto nga: Roberto Berna Dicitura: Një shkumë e çuditshme e bardhë derdhet në det nga një stacion drenazhimi në Porto Romano.

Pastaj mbërriti Maggie dhe ndryshoi gjithçka… Scruton shpjegon kulturën angleze para revolucionit thaçerian Giulio Meotti

“Kur hyra në bibliotekën e universitetit tim, në vitet ‘70, konservatorizmi ishte fiksimi i vetëm ndonjë të çmenduri të izoluar. Gjeta libra të Marksit, Leninit, Maos, por asnjë të Leo Straussit, Eric Voegelinit, Friedrich von Hayekut, apo Milton Friedmanit. Kishte çdo lloj reviste socialiste, por asnjë që të ishte konservatore. Pastaj erdhi Margaret Thatcher dhe ndryshoi gjithçka.” Roger Scruton ka qenë themeluesi i Salisbury Review, revista më prestigjioze e konservatorizmit anglez dhe në 1980 ka shkruar “The Meaning of Conservatism”, mëpastaj e përkufizuar “Bibla e revolucionit thaçerian”. Scruton vjen edhe nga Peterhouse Right, lëvizja e famshme intelektuale e lidhur me ish-kryeministren angleze. “Përpara Thatcher-it në Angli ishte bindja se konservatorizmi ishte për aristokratët apo fëmijët e familjeve të favorizuara”, i thotë Foglio-s filozofi dhe eseisti anglez. “Të ishe konservator ishte si me

gazetamapo@gmail.com

pasë një pengesë gjuhësore. Margaret Thatcher ndryshoi politikën në Oksident, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Deri në ardhjen e saj në pushtet socializmi kishte akoma ndonjë shans iluzioni, të vërtetë apo të pretenduar. Thatcher-i e shkatërroi përgjithnjë.” Rasti i Zonjës së Hekurt është prej manuali për të kuptuar fyerjen në demokraci, thotë Scruton. “Kur athinasit dërguan Themistokliun në ekzil në 470-ën, harruan gjithçka kishte bërë për ta. Demokracitë kanë këtë tendencë natyrore për t’u kthyer kundër shpëtimtarëve të vet. I ndodhi Churchill-it, De Gaulle-it dhe Margaret Thatcher-it. Kur ajo mori pushtetin në 1979-ën, Britania e Madhe ishte në një gjendje terminale. Sindikatat, që kishin fuqinë të rrëzonin qeveritë e zgjedhura, ishin të zëna duke mbledhur privilegje. Mandarinë socialistë mbretëronin në shërbimin civil dhe gjysma e produktit të brendshëm bruto thithej nga shpenzimet publike. Industria ishte e paralizuar nga grevat dhe sektorë të tërë të ekonomisë ishin të mbrojtur nga kompeticioni dhe shkonin në falimentim. Mbi komunizmin, liderët tanë

mbajtën një heshtje të turpshme. Shkurt, Anglia ishte dorëzuar, duke kapitulluar në një lloj ndjesie faji kolektive dhe varësie nga kultura e welfare-it. Thatcher-i ndryshoi të gjithë këtë. I detyroi britanikët të kuptonin se përgjegjësia individuale nuk mund t’i delegohet askujt tjetër. E liroi talentin nga dhjetëvjeçarë egalitarizmi. Shkatërroi sindikatën, duke treguar persona si Arthur Scargill-i për ç’ka ishin: stalinistë. Restauroi krenarinë nacionale, nga Falkland-ët tek mposhtja e eurokratëve.” Por sukseset e saj nuk mund të kalonin pa kundërsulme, dhe filloi një fushatë denigrimi ideologjik. “Mjaft të mendohet se Universiteti i Oxfordit dhe fakultete të tjera britanike i kanë dhënë titull nderi Bill Cinton-it, por jo laureates së vet më të famshme, Margaret Thatcher, apo Robert Mugabes dhe gruas së Ceausescu-t. ‘Chattering classes’ u revoltuan kundër Thatcher-it, duke pranuar në atë mënyrë se suksesi i saj ishte shkatërrimi i tyre. Së bashku me mediat, me shërbimet sociale, me nëpunësit publikë, kolegët e mi të universitetit krijuan mitin e Thatcher-it si një grua e akullt, e armatosur me vlera

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

viktoriane dhe me një kuletë. Në të vërtetë, Thatcher-i kishte kërcënuar vetëm parazitët.” Sipas Scruton-it, ish kryeministrja ishte autorja e vërtetë e pax irlandese. “Thatcher bëri të mundur paqen në Irlandën e Veriut, u tregua e ashpër me terrorizmin e Ira-s, përdori forcën kundër forcës, dhe nëse sot ka qetësi në Ulster është vetëm falë saj, sepse çarmatosi terroristët.” Thatcher-i u akuzuar për “kulturë lakmie”. “Për armiqtë e saj e ardhmja e njerëzimit ishte e thjeshtë: rrëzimi i rendit ekzistues dhe lënia e lulëzimit të së ardhmes. Por siç e dimë, e ardhmja nuk do të shfaqet. Këto filozofitë e ‘botës së re’ janë gënjeshtra dhe iluzione, produkte të një sentimentalizmi që ka fshehur faktet e natyrës njerëzore. Thatcher-i ishte e kundërta e gjithë kësaj. Në fraza si ‘kriza e kapitalizmit’, ‘shfrytëzimi kapitalist’, ‘ideologjia kapitaliste’, termi shërbente si formulë magjike. Në teorinë ekonomike ishte i barasvlefshmi i frazës së bërtitur nga Hrushovi, nga tribuna e Kombeve të Bashkuara: ‘Do t’ju groposim!’.” *Marrë nga FOGLIO QUOTIDIANO. Përkthimi: Robert Haku.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

Gazeta MAPO Njoftime/reklama 16 26.03.2014NJOFTIM GAZETA MAPO 19.03.2014 / REKLAMA www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.