25 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Rama me Papën: një emocion shumë i fortë Papa Françesku bekon fëmijën e çiftit kryeministror. Rama: Një emocion shumë i fortë. Ftesë Atit të Shenjtë për të vizituar Shqipërinë

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 25 prill 2014. Numër 1192. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

befasia e maratonës në kuvend

Bashkia: Lame gënjen. Sulm politik për legalizimet në Tiranë Nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi tha se objektet pa leje brenda vijës së verdhë mbështeten në studimin urbanistik të 2006. “Lame gënjeu kur tha se na ka kërkuar bashkëpunim, s’na ka ardhur asnjë shkresë nga ALUIZN” FAQE 9

Berisha i thotë 'po!' komisionit hetimor për drogën PD nuk voton Komisionin Hetimor, por do të marrë pjesë në verifikimin e dyshimeve të trafikut të drogës. Ruçi-Berishës: Mos ngatërro Kuvendin me mejhanen. Për shkak të luftës politike i kemi nxjerr sytë atdheut tonë

Gjoni: Njerëz me pushtet duan të gllabërojnë biznesin e gruas sime

Zbardhet shkresa e SHISH për drogën "News 24" publikon dokumentin e firmosur nga Visho Ajazi për transportin e drogës me avionë: "Një avion u ul në Gjadër më 19 mars" Faqe 5

Prokuroria nis verifikimet për kallëzimin e ILDKP-së për gjyqtarin Gjoni, ndërsa ai paralajmëron padi për kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj FAQE 6

Ish i përndjekuri tenton vetëdjegien: Nuk blej dot as ilaçet për vajzën Ndarja e re territoriale, Komisioni miratohet pa opozitën NgërÇ

FAQE 3

Një ish i përndjekur politik tentoi t’i vinte zjarrin vetes, si protestë për dëmshpërblimet e munguara. Kujtim Kaziu ishte së bashku me një grup ish të përndjekurish dje para Parlamentit kur u lye me benzinë. Ish i burgosuri politik nga Fushë- Kruja, me banim në Shkozet të Durrësit, nisi të lyhej me benzinë pasi nxori një shishe... Faqe 7

Ish të përndjekurit i rikthehen protestës para Parlamentit. Kujtim Kaziu nga Fushë-Kruja lyhet me benzinë para kamerave, por bllokohet në kohë nga punonjësit e policisë. “Nuk jetohet më kështu”

Kujtim Kaziu duke i hedhur benzinë vetes

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Rikthimi i neokonservatorëve Luca Tolu

Strategjia e mazhorancës për të radikalizuar situatën politike Roland Lami

Sulmi ndaj plakut

Liqeni "zbulon" kundratankun e atentatit të Farkës Gjendet në liqenin e Farkës kundratanku që u përdor për sulmin ndaj shtëpisë së Fatbardh Plakut. Lajmi u bë i ditur dje nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, që tha se një banor i zonës kishte vënë re objektin e hedhur pranë bregut të liqenit të Farkës. Menjëherë pas gjetjes së armës, banori ka njoftu-

Shqipëria, nuk është vend për të sëmurët

ar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet. Një grup ekspertësh dhe hetuesish të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, duke marrë deklarimet e personit që kishte konstatuar objektin luftarak. Sipas burimeve të... Faqe 7

Alfred Lela

Panairi i librit

Letërsia e angazhuar, shpikje apo koncept Në Festivalin e Librit dhe Arteve Pamore që po zhvillohet në Muzeun Historik, u zhvillua dje konferenca me temë “Letërsia e angazhuar dhe gruaja”

Teatër

Dialog deputetësh

Një “Incident” i shkëlqyer në qytetin e Fierit

Faqe 13


2

afër/larg

1

politikë / Berisha: Shqipëria

noton në drogë. Kuvendi ngre komisionin hetimor

Faqe 4

politikë/ Zbardhet shkresa e

SHISH për drogën: Një avion u ul në Gjadër më 19 mars

Faqe 5

kronikë/ Ish i përndjekuri

tenton vetëdjegien: Nuk blej dot as ilaçet për vajzën

Faqe 7

Kryeministri ndërkohë ka pranuar se para audiencës nuk ka qenë fort i qetë. “Biseda ishte jashtëzakonisht më e lehtë sesa unë e mendoja për shkak të emocioneve”, tha Rama menjëherë pas takimit.

Rama rrëfehet se është prekur veçanërisht në momentin kur Ati i Shenjtë i Kishës Katolike ka bekuar fëmijën që ai pret nga bashkëshortja. “Pata emocion shumë të fortë kur Papa bekoi edhe fëmijën në barkun e gruas sime”, tha kryeministri për Radio Vatikan, duke treguar detaje të takimit të tij me Papa Françeskun.

Rama takon Papën: Njeriun në formën e vet më mbresëlënëse Papa Françesku bekon fëmijën e çiftit kryeministror. Rama: Një emocion shumë i fortë. Ftesë Atit të Shenjtë për të vizituar Shqipërinë Vladimir Karaj

N

uk i ka kursyer superlativat kryeministri Edi Rama pas daljes nga audienca me Papa Françeskun. “Një qenie që e mishëron njeriun në formën e vet më mbresëlënës”, tha ai për Radio Vatikanin në Gjuhën Shqipe. Kryeministri thotë se i ka bërë një ftesë për të vizituar Shqipërinë Papës dhe bashkë kanë biseduar e ndarë mendime në lidhje me vendin tonë dhe Ballkanin në tërësi. Rama thotë se kanë folur për një Ballkan, që për herë të parë pas shumë vitesh ndodhet në një situatë paqeje dhe se shpreson që kjo të vazhdojë edhe më tej e të zgjerohet me bashkëpunimin mes vendeve. Kryeministri ndërkohë ka pranuar se para audiencës nuk ka qenë fort i qetë. “Biseda ishte jashtëzakonisht më e lehtë sesa unë e mendoja për shkak të emocioneve”, tha Rama menjëherë pas takimit. Në faqen e tij në Facebook, Kryeministri veç fotove publikoi edhe një mesazh të gjatë, ku fliste për takimin me kreun e Kishës Katolike. “Sot në Vatikan me Atin e Shenjtë për audiencën private që u rezervohet krerëve të qeverive dhe takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli, ku u fol për Shqipërinë, plagët e së shkuarës dhe sfidat e të sotmes, për paqen e arritur në rajon në këtë 100-vjetor të Luftës së Parë Botërore që shpërtheu pikërisht në Ballkan, për nevojën

e madhe të rajonit tonë për Europën e Bashkuar po edhe të Europës së Bashkuar për rajonin tonë, e padyshim për Kosovën në rrugën e integrimit europian”, shkroi Rama. Ai tregoi se në bisedë me Papën është folur gjatë për atë që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës komuniste, që Rama e quajti “periudhën e zezë të zhdukjes së qindra tempujve, qindra mijëra veprave të artit e librash fetarë në zjarrin dhe hekurin e regjimit komunist”. Po ashtu biseda ka përfshirë edhe klerin katolik të persekutuar dhe martirizuar gjatë diktaturës. Siç njofton zyra e shtypit në Këshillin e Ministrave, Kryeministri shprehu vlerësimin e lartë për rolin e Papa Françeskut në drejtimin e Selisë së Shenjtë dhe përkushtimin e tij të veçantë në promovimin e vlerave të solidaritetit, përfshirjes, mundësive të barabarta dhe drejtësisë shoqërore. “Gjatë takimit, kryeministri Rama e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën Ati i Shenjtë e mirëpriti”, njofton Kryeministria. Kryeministri Rama zhvilloi edhe një tjetër takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli, ku u diskutua për frymën e tolerancës fetare që mbizotëron në Shqipëri, rolin që Selia e Shenjtë luan në pro-

“Sot në Vatikan me Atin e Shenjtë për audiencën private që u rezervohet krerëve të qeverive dhe takimin me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli, ku u fol për Shqipërinë, plagët e së shkuarës dhe sfidat e të sotmes, për paqen e arritur në rajon në këtë 100-vjetor të Luftës së Parë Botërore që shpërtheu pikërisht në Ballkan, për nevojën e madhe të rajonit tonë për Europën e Bashkuar, por edhe të Europës së Bashkuar për rajonin tonë, e padyshim për Kosovën në rrugën e integrimit europian”, shkroi Rama.

Duket se Rama i ka mëshuar veçanërisht njohjes së Kosovës gjatë vizitës në Vatikan, pasi e ka përmendur këtë edhe në intervistën për Radio Vatikan. Nuk bëhet e ditur nëse ka pasur ndonjë angazhim nga Selia e Shenjtë për një njohje të shpejtë të shtetit. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën, për shkak të ndjeshmërive të Kishës Serbe ndaj këtij fakti.

movimin e dialogut ndërfetar dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, pas shembjes së regjimit komunist. Kryeministri i shprehu kardinalit Paroli domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit, në përputhje me realitetet e reja në rajon. Duket se Rama i ka mëshuar veçanërisht njohjes së Kosovës gjatë vizitës në Vatikan, pasi e ka përmendur këtë edhe në intervistën për Radio Vatikanin. Nuk bëhet e ditur nëse ka pasur ndonjë angazhim nga Selia e Shenjtë për një njohje të shpejtë të shtetit. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën për shkak të ndjeshmërive të Kishës Serbe ndaj këtij fakti. Gjatë vizitës në Vatikan, zoti Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Duket se audienca ka pasur edhe anën e saj personale. Rama rrëfehet se është prekur veçanërisht në momentin kur Ati i Shenjtë i Kishës Katolike ka bekuar fëmijën që ai pret nga bashkëshortja. “Pata emocion shumë të fortë kur Papa bekoi edhe fëmijën në barkun e gruas sime”, tha Kryeministri për Radio Vatikan, duke treguar detaje të takimit të tij me Papa Françeskun. Audienca me Papën është një nga takimet e para që bëjnë krerët e shteteve në Europë dhe ato në vende me shumicë katolike apo ku kjo fe përfaqëson një pjesë të popullsisë. Bëhet fjalë për një rit të lashtë, që fillon me kohën kur mbretërit bekoheshin në Vatikan, në mënyrë që kurorëzimi i tyre të kishte vlerë dhe të ishte i pranuar. Sot ai mbetet një nga takimet më të rëndësishme, kjo edhe për shkak të pushtetit që ka Vatikani në botën e krishterë, por edhe si ceremonial dhe protokoll.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.04.2014

3

Topalli, paralajmërim për destabilitet në vend Ish-kryeministri Berisha dhe deputetja Jozefina Topalli paralajmëruan destabilitet në vend, për shkak të nismave antiligjore të qeverisë. Gjatë debatit të djeshëm në Kuvend, Berisha tha se opozitës po i mbyllet çdo mundësi. "Ju po i mbyllni çdo mundësi opozitës në Kuvend, pasi opozita përveç fjalës ka detyrën e kontrollit ndaj qeverisë. Por ju nuk po na lini të ushtrojmë këtë detyrë, ju jeni të verbuar nga pasuria dhe në këto 8 muaj po vini nën kontroll gjithçka. Ne ju kërkojmë ministren e Mbrojtjes në komisionin e Sigurisë, ju vini sot me një kërkesë për komision hetimor. Ju po na mbyllni çdo hapësirë, ju mund të vijoni në këtë rrugë, por edhe ne nuk do të rrimë. Ndaj, ftoj çdo qytetar dhe qytetare për t'u ngritur fuqishëm, bashkë me ne, kundër kësaj që po ndodh në këto 8 muaj. Mos kujtoni ju se Janukoviç në Ukrainë bëri më shumë se ju" - tha Berisha. Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e krahasoi pushtetin aktual me atë të Enver Hoxhës. “Enveri i mori të gjitha pushtetet brenda dy vjetëve, ndërsa ju po i merrni brenda 8 muajsh. Qeveria të mos marrë kompetenca jashtë Kushtetutës, pasi revolucioni nuk do të kursejë asnjë”, - tha Topalli. Në replikë me ishkryeministrin Majko, Jozefina Topalli u shpreh se kjo qeveri po tenton të uzurpojë institucionet e pavarura. “Ku shkon ky vend? Çfarë po ndodh? A jeni në vete? Kjo nuk zgjidhet, zoti kryeministër, duke marrë institucionet e pavarura, nuk zgjidhet nëse në dorën e kryeministrit duhet edhe policia, edhe gjeneralët, edhe SHISH, edhe ILDKP-ja. Çfarë është oligarkia më shumë se kaq?” - tha Topalli. Ajo shtoi më tej se korrupsioni është sistematik në Shqipëri, por si asnjëherë në këto 24 vite demokraci, miliarderët kanë hyrë në Parlament.

Ndarja e re territoriale,

Komisioni miratohet pa opozitën Të majtët kanë miratuar me votat e veta vendimin që iu jep atyre shumicën në Komisionin e Reformës territoriale. Meta: Reforma, jo për qëllime elektorale. Turku: Jeni të pabesueshëm, jepni konsensus për të gjitha reformat Fejzi Braushi

Mazhoranca ka vendosur mbrëmë në mënyrë të njëanshme që të vazhdojë e vetme reformën administrative-territoriale. Pas 12 orë debatesh, Kuvendi ka konkluduar me miratimin me 74 vota pro dhe 14 kundër të vendimit të propozuar nga kryetari i grupit parlamentar të PSsë, Ruçi, me anë të të cilit mazhoranca merr shumicën në Komisionin parlamentar të Reformës territoriale, duke krijuar mundësinë që puna e tij të zhbllokohet, pavarësisht nëse opozita do të bëhet pjesë ose jo e tij. Por para se të kalonin në proces votimi, shumica dhe opozita kanë shkëmbyer edhe një herë opinionet e tyre rreth kësaj çështjeje. Kështu mazhoranca ka ftuar edhe një herë opozitën që të bëhet pjesë e punës në komision, duke i garantuar asaj se kjo reformë nuk ka qëllime elektorale, ndërkohë që opozita duke shprehur mosbesim ndaj kësaj shumice ka kërkuar që reforma të miratohet me konsensus edhe në seancë. Në mbyllje të debateve nga deputetët e të dy krahëve, kryetari i Kuvendit, Meta, duke folur në emër të grupit parlamentar të LSI-së ka kërkuar të garantojë

opozitën se reforma nuk bëhet për përfitime elektorale. “Nuk ka asnjë prapavijë elektorale dhe nuk ka asnjë qëllim për të prekur Kodin Zgjedhor pa konsensusin e opozitës. Pavarësisht se nuk na vjen mirë që e ndërmarrim këtë vendim, e bëjmë për të çuar përpara një reformë që ka nevojë vendi. Opozita, pavarësisht se i mungon besimi, besoj se hap pas hapi ajo do jetë e interesuar të marrë pjesë dhe askush nuk e pengon opozitën që të bashkohet në këtë reformë”, - tha Meta. Ai gjithsesi ka bërë dhe një përpjekje të fundit që në minutat e mbetura para votimit palët të reflektonin dhe të gjenin konsensusin e nevojshëm për të zhbllokuar situatën e ngërçit dhe komisioni të mund të funksiononte siç parashikohej në vendimin e mëparshëm. Ndërkohë që në emër të PS-së ka folur bashkëkryetari i këtij komisioni, Bashkim Fino, i cili ndërsa ka theksuar nevojën dhe arsyet që çuan mazhorancën në ndërmarrjen e kësaj nisme të re, ka deklaruar se në thelb ky vendim sjell vetëm shtyrjen e mandatit. Kjo pasi sipas tij, pavarësisht se mazhoranca merr një anëtar më shumë, opozitës i lihet mundë-

“Nuk ka asnjë prapavijë elektorale dhe nuk ka asnjë qëllim për të prekur Kodin Zgjedhor pa konsensusin e opozitës. Pavarësisht se nuk na vjen mirë që e ndërmarrim këtë vendim, e bëjmë për të çuar përpara një reformë që ka nevojë vendi. Opozita, pavarësisht se i mungon besimi, besoj se hap pas hapi ajo do jetë e interesuar të marrë pjesë dhe askush nuk e pengon opozitën që të bashkohet në këtë reformë”, - tha Meta

sia që në momentin e parë që do të ndryshojë qëndrim, mund të kërkojë ndryshimin e raporteve të përfaqësimit në komision. “Ne sot shtyjmë vetëm afatin, sepse në projektvendim e kemi lënë që vendimet e komisionit miratohen me shumicën e votave të komisionit, por mbi bazën e konsensusit të mëparshëm pozitë-opozitë. Pra, konsensusi ekziston sërish. Nuk ka më kohë për të pritur më. Opozita të japë kontributin e saj në këtë reformë. Konsensusi është i garantuar. Ju mirëpresim në komision”, - tha Fino. Në emër të opozitës, qëndrimin përfundimtar e ka shprehur deputeti Ardian Turku, i cili që në nisje të fjalës së tij ka theksuar se para politikës shqiptare shtroheshin dy alternativa: ajo e një konsensusi të gjerë për të gjitha reformat dhe jo vetëm atë administrative, ose rruga e zigzageve, siç e ka cilësuar ai, atë të veprimeve të mazhorancës qeverisëse dhe që kanë të bëjnë me nismat e saj për marrje kompetencash apo zaptim të institucioneve të pavarura. “Ne mendojmë se ka dy alternativa: ajo e arritjes së konsensusit të madh në parim. Një konsensus që do t’u shër-

bente të gjitha reformave dhe jo vetëm reformës territoriale. Alternativa e dytë është ajo e zigzageve, duke hedhur propozime të ndryshme”, - tha Turku. Ai ka deklaruar se mazhoranca për opozitën është e pabesueshme, pasi ka treguar në vazhdimësi se nuk i respekton marrëveshjet. “Që në fillim propozuat një reformë administrative-territoriale dhe për këtë kërkuat konsensus, ndërkohë që nga ana tjetër shkatërruat konsensusin për Nëpunësit Civil. Kjo është hipokrizi. Problemi qëndron te mazhoranca, sepse ajo dhe ligjet që i ka miratuar vetë, i shkel. Ju propozuat reformën territoriale me konsensus, ndërkohë që nga ana tjetër nisët sulmet ndaj Presidentit. Kjo është hipokrizi dhe ju largon nga konsensusi. Ju të mazhorancës nuk jeni të besueshëm për ne. Lidershipi juaj nuk mund të realizojë reforma të qëndrueshme”, - tha Turku. Ndërkohë që përfaqësues të tjerë të opozitës, gjatë fjalës së tyre të mbajtur në këtë seancë kanë paralajmëruar se, në rast se mazhoranca do vijonte reformën në mënyrë të njëanshme, atëherë ajo do të përballej me protesta.

Haxhinasto: Infrastruktura rrugore sipas standardeve, jo sipas ngjyrave politike Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi dje në Kuvend se nuk e ka mohuar asnjë njeri volumin e investimeve që janë bërë në infrastrukturën e Shqipërisë, përkundrazi ka pohuar se ka shprehur vlerësim për investimet që janë bërë dhe më parë. Gjatë diskutimeve në seancën plenare lidhur me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan – Qukës – Qafë e Plloçës”, Haxhinasto tha se “nuk kemi thënë që duhet të flasim se këtë e bëri kjo parti apo ajo parti, dhe nuk kemi ndërmend të mburremi për investimet që do të bëjmë në të ardhmen, sepse kemi bërë një detyrë ndaj qytetarëve për të realizuar projektin për t’u dhënë shërbime më të mira”. “Ajo që kemi kërkuar dhe do vazhdojmë të kërkojmë edhe në të ardhmen është një standard më

i lartë në infrastrukturën shqiptare. Standard më të lartë do të thotë që ne të planifikojmë më mirë veprat tona të infrastrukturës, t’u japim prioritet atyre rrugëve që vërtet janë prioritare dhe jo të motivohemi nga ngjyra politike e rajonit apo nga përfaqësues politikë që mund të përfitojnë nga tenderat”, - theksoi ministri. Më tej, ai tha se “ajo që kërkojmë ne është standard më i mirë, që planifikimi të jetë më i mirë edhe përsa i takon buxhetit, që të mos shtrihet vepra në dhjetëra vite, por të planifikohet që në fillim buxheti për t’i realizuar. Të gjitha veprat rrugore t’i kenë elementët e vetë të sigurisë, që në rrugët e Shqipërisë të mos vdesin 370 persona në vit, të jetë sinjalistika rrugore. Pse të kemi ne një standard më të ulët të sigurisë se ai europian, kur çmimet e tenderave janë pikërisht si ato që kanë vendet e rajonit dhe Europa”. “Më thoni ju vetëm një rrugë që e ka standardin europian, - u shpreh Haxhinasto duke iu drejtuar opoz-

itës, - këtë kërkojmë ne, jo duke mohuar të kaluarën”. Haxhinasto shtoi se nuk flasim vetëm për infrastrukturën por edhe për shërbimin që ofron infrastruktura, flasim për një reformë të thellë që duhet të ketë shërbimi i transportit në Shqipëri, sepse ky shërbim është shumë larg standardit që duhet të ofrohet, qoftë për transportin e pasagjerëve apo të mallrave”. Sipas tij, nuk është standardi ku në Shqipëri janë 465 linja autobusësh, shpenzim i tmerrshëm i aseteve të qytetarëve shqiptare vetëm sepse ka munguar përgjegjshmëria për të orientuar investimet e qytetarëve shqiptarë aty ku duhet. Përsa i takon prokurimeve, ministri Haxhinasto deklaroi se “ky tender ka ndjekur të gjithë afatet e duhura siç e parashikon marrëveshja me Fondin Saudit, asnjë afat nuk është tejkaluar dhe një aludim i tillë është një pasaktësi. Ne do vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe kjo është një ndër ato veprat që do të fillojmë këtë vit”.


4

në fokus Opozita ka pranuar të bëhet pjesë e komisionit hetimor për drogën, pavarësisht se nuk ka pranuar ta votojë atë.

Berisha: Shqipëria noton në drogë. Kuvendi ngre komisionin hetimor “Zonja ministre, merr informacionin nga SHISH. Zonja ministre, merr informacion dhe çfarë thotë informacioni... Informacioni thotë se - kur më informuan për këtë, së bashku me policinë shkuam dhe na konfirmuan se është ngritur avioni në orën 7:00 të mëngjesit. Çfarë kujtoni ju? Se ne jemi opozitë për të heshtur. Jo morë zotërinj, ne nuk jemi opozitë për të heshtur” TIRANË Pas 13 orë debati, Kuvendi miratoi mbrëmë pas mesnate me 73 vota pro ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, i cili do të hetojë mbi vërtetësinë e akuzave që ka ngritur opozita gjatë këtyre ditëve lidhur me përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafikun e drogës. Edhe opozita ka pranuar të bëhet pjesë e këtij komisioni, pavarësisht se nuk ka pranuar ta votojë atë. Para se të kalonte në votim, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka deklaroi se për shkak se mazhoranca nuk kishte pranuar të integronte në objektin e hetimit të këtij komisioni propozimet e saj, opozita nuk do ta votonte ngritjen, por do të merrte pjesë në hetimin e tij. Komisioni do të përbëhet nga nëntë anëtarë, pesë nga mazhoranca dhe katër nga opozita. Berisha

Aty rreth orës 23:00 të mbrëmjes, në seancën maratonë të Kuvendit, teksa pika e fundit ishte diskutimi për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për drogën, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt qeverinë se po bën trafik me drogën. “Nuk akuzojmë Forcat e Armatosura, por qeverinë që bën trafikun e drogës e akuzojmë”, - tha mbrëmë Berisha. Fillimisht, ish-kryeministri u fokusua tek kërcënimet që i janë bërë gazetarit të gazetës së RD-së, Telnis Kuqi mbi disa artikuj të tij për drogën, duke lexuar edhe një letër të hapur publike që vetë gazetari i kishte bërë kryeministrit

Rama. Më tej Berisha u fokusua tek akuzat e opozitës për mundësinë e përdorimit të infrastrukturës së Forcave të Armatosura për transportin e lëndëve narkotike. Berisha tha se Shqipëria noton në drogë dhe se Drejtoria e Policisë së Vlorës transporton drejt Italisë skafe me ngarkesë kundrejt vlerës prej 40 mijë eurosh. “Ç’po ndodh? Zyrtarë tuaj thonë se me 40 mijë euro, Drejtoria e Policisë Vlorë nis drogën për Itali. Kaloni dy ditë në Vlorë, që t’jua thonë të gjitha këto. Se ata që na i thonë neve, jua thonë edhe juve. Zonja ministre, merr informacionin nga SHISH. Zonja ministre, merr informacion dhe çfarë thotë informacioni... Informacioni thotë se, - kur më informuan për këtë, së bashku me policinë shkuam dhe na konfirmuan se është ngritur avioni në orën 7:00 të mëngjesit. Çfarë kujtoni ju? Se ne jemi opozitë për të heshtur. Jo morë zotërinj, ne nuk jemi opozitë për të heshtur. Zonja ministre vetë pohon nga informacione të tjera, se ka pasur informacion nga Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë. Zonja ministre vetë pohon se ka pasur informacione nga policia ushtarake. Zonja ministre kishte shkruar se në tetor 2013 është informuar. Informacioni përfundon që të pyeten dëshmitarët. Informacioni tjetër vjen nga Kardhiqi. Ç’punë ka opozita që t’i sajojë këto? Opozita ka një gjë, se ju po talleni dhe qeshni, sepse ju pasi e shndërruat në një lloj Siçilie vendin, sepse ju pasi çuar dërgesat drejt Italisë…”, - tha ai. Më tej Berisha shtoi:

“Nuk akuzojmë Forcat e Armatosura, por qeverinë që bën trafikun e drogës e akuzojmë”, - tha mbrëmë Berisha. Fillimisht, ish-kryeministri u fokusua tek kërcënimet që i janë bërë gazetarit të gazetës së RDsë, Telnis Kuqi mbi disa artikuj të tij për drogën, duke lexuar edhe një letër të hapur publike që vetë gazetari i kishte bërë kryeministrit Rama.

“Këto muaj, në të katër anët Shqipëria noton në drogë. Historiku i aeroplanëve është shumë i thjeshtë. Më datë 20 shkurt, një informacion që dërgohet në fshatin Karavasta e Re, në orën 8:00 të mëngjesit ulet avioni në mes të rrugës. Unë këtë ua dërgoj mediave. Banorët të konfirmojë orën, avionin dhe kohën e uljes. Z. Majko, të jesh i sigurt se nuk akuzojmë asnjëherë Forcat e Armatosura, akuzojmë direkt qeverinë që bën drogën. Jo ushtarakët dhe oficeret tanë”. Berisha u shpreh se opozita është e gatshme që të bëhet pjesë e komisionit hetimor parlamentar, ku objekti i saj të zgjerohet për t’u shtrirë në të gjitha drejtimet. “Plotësisht dakord, po komisioni hetimor nuk do të krijohet vetëm për Gjadrin, komisioni hetimor do të krijohet për drogën në tërësi në Shqipëri. Të dalë në konkluzione, të nxjerrim të gjithë problematikën e madhe. Përndryshe çfarë flasin fqinjët. Romanca e vjetër e krimit midis Pulias dhe Shqipërisë po zhvillohet. Çfarë thonë fqinjët, autostrada e Otrantos po hapet. Çfarë ndodh me të tjetra, ju i dini vetë, pro një gjë është e sigurt, zhvillime kaq dramatike në një kohë kaq të shkurtër nuk ka pasur kurrë”, - tha ai. I vetmi kusht, sipas Berishës, ishte që pjesë e komisionit të mos ishte asnjë deputet i akuzuar për drogë.

Ruçi: Në Karavasta s’kalon dot mushka, jo më të ulet avioni Mazhoranca dhe opozita miratojnë me konsensus komisionin parlamentar për akuzat e trafikut të drogës Partia Socialiste hodhi poshtë akuzat e opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura në trafik droge dhe kërkoi që debatet për këtë çështje të bëhen pas ngritjes së komisionit hetimor parlamentar. Pas fjalës së Berishës për këtë çështje, Ruçi tha se mazhoranca është e angazhuar për zbardhjen e dyshimeve. “Ju thoni që kanë ndalur avionë në Karavasta. Në Karavasta ka vetëm një rrugë që të çon në Bedat, e ku nuk shkon dot as mushka, jo më të ulet avion! Nëse ju vini këtu dhe lexoni letrën e gazetës tënde apo time, edhe ju, edhe unë jemi të pabesueshëm; folët edhe për kokën e dhisë, që as nuk ka lidhje me Forcat e Armatosura”, - ishte replika e Ruçit me Berishën. “Nuk mund të flitet kështu, prandaj zotëri i dashur, të mos ngatër-

rojmë gjuhën që duhet përdorur në Kuvend, me gjuhën dhe zhargonin që përdoret në mejhane. Nuk është Shqipëria, as kultivuese, as konsumatore e drogës. Nëse është në një vend të caktuar, nuk është Shqipëria. Ta mbyllim, derisa nuk kemi debat për vendimin dhe debatin ta fillojmë deri sa të vijë rezultati i raportit”, - propozoi kreu

i grupit të PS, Gramoz Ruçi. Edhe përtej këtij propozimi, deputetët e PD-së vazhduan diskutimet e tyre për çështjen. Ndërsa deputeti Erion Braçe akuzoi opozitën se ka thënë shumë të pavërteta prej tri javësh për çështjen e drogës. “Dua të them këtu se shkresa e SHIU-t është e tetorit 2013, ndërsa informacioni është i tetorit të vitit 2012 dhe në vazhdim. Madje ka akuza të drejtpërdrejta për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo gënjeshtër e juaja do të provohet, do apo nuk do Berisha”, - tha Braçe në fjalën e tij. Ai shtoi më tej se deputetët e PD-së duhet t’u kërkojnë falje Forcave të Armatosura, sepse prej 3 javësh ka deklarata të regjistruara të tyre. Debati ka vazhduar deri pas mesnate për trafikun e drogës, kohë kur u miratua me konsensus vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e akuzave të PD-së. Mazhoranca hedh poshtë prej javësh akuzat se bazat e ushtrisë janë implikuar në trafikun e drogës me avionë.

deputeti i PD

Patozi: Komisioni, taktikë për të shpëtuar Edi Ramën TIRANË Deputeti i Partisë Demokra-

tike, Astrit Patozi deklaroi mbrëmë se ngritja e komisionit hetimor parlamentar për drogën është një taktikë e zgjedhur nga mazhoranca për të shpëtuar kryeministrin Edi Rama nga kjo situatë. “…Ky është komision, që ngrihet për të shpëtuar faqen ty (Rama), por ky komision është prova indirekte që ju keni diçka për të fshehur ndryshe ju nuk do të kishit zgjedhur që të heshtnit, për sa kohë ju fshiheni dhe nuk flisni…”, tha Patozi. Më tej ish-kryetari i deputetëve demokratë mohoi që në këtë debat për drogën të jetë përfshirë ndonjë rrjedhje informacioni nga SHISH, siç po pretendohet nga mazhoranca. “SHISH nuk ka se çfarë i duhet PD-së për të zbuluar skandalet tuaja… Këtu janë 30 deputetë gati për ta pjekur në hell Saimir Tahirin… Nuk ka se çfarë na duhet SHISH, sa kohë që ju kemi ju…”, tha Patozi. Ai shtoi se komisioni hetimor parlamentar i kërkuar nga mazhoranca është qesharak, porse arsyeja është serioze. “…Arsyeja është serioze, sepse kryeministri Rama do që të fshihet nga përgjegjësitë e tij më minimale, që është transparenca. Me pak fjalë, ky komision është një jorgan për të mbuluar Ramën që të mos ftohet…”, - tha ai.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.04.2014

5

Përveç ish-aerodromit ushtarak, SHISH informon Ministren e Mbrojtjes se një metodë e tillë është përdorur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Në fund të shkresës së tij, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi pohon se “vijojmë punë operative për këto raste ish-kryeministri

Berisha në FB: Të gjithë në protestë! TIRANË “Protestë, protestë, të gjithë në protestë!!!”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook. Gjatë punimeve maratonë të seancës së djeshme parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi një foto të tij në Facebook, foto që i përkiste seancës, duke komentuar: “Sot (dje) në Parlament, duke iu bërë thirrje qytetarëve për protesta të përgjithshme kundër klikës së oligarkëve Rama-Meta dhe suitës së tyre që vjedhin pasuritë e qytetarëve edhe duke fjetur. Por tani e tutje ata do vjedhin dhe në gjumë, nën mbrojtjen e kreut të tyre të ILDKP, të cilin do ta emërojnë vetë pasi i hoqën kompetencën Presidentit për të dekretuar atë”. Të njëjtën thirrje në fakt Berisha përcolli edhe g jatë seancës plenare. “Çdo qytetar dhe qytetare për t’u ngritur fuqishëm, bashkë me ne, kundër kësaj që po ndodh në këto 8 muaj. Mos kujtoni ju se Janukoviç në Ukrainë bëri më shumë se ju”, - është shprehur ai.

Zbardhet shkresa e SHISH për drogën: Një avion u ul në Gjadër më 19 mars Emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit publikon dokumentin e firmosur nga Visho Ajazi për transportin e drogës me avionë. “Pas uljes së avionit, shumë afër tij u afrua një furgon “Veko” me targë të Vlorës. Kjo mënyrë po përdoret edhe në Lushnje e Gjirokastër” Javën e kaluar, debati politik u dominua nga akuzat e Partisë Demokratike për implikimin e infrastrukturës së ushtrisë në trafik droge. Të dyja palët pretenduan se ka dokumente për këtë dyshim, por nuk i publikuan ato. Emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit publikoi mbrëmë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të titulluar “Dyshime serioze për shfrytëzimin e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë, në funksion të transportit dhe trafikut të drogës”. Shkresa mban numrin e protokollit 770, është firmosur nga kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe informon për uljen e një avioni ‘Charter’ mëngjesin e 19 marsit në pistën e Gjadrit. Sipas kësaj shkrese, pranë avionit është afruar një furgon i bardhë me targa të Vlorës. Shkresa shpjegon më tej se një orë pas uljes së avionit, drejt Gjadrit kanë shkuar punonjës të SHISH-it dhe të Policisë së Lezhës, të cilët kanë kryer verifikime në terren. Sipas kreut të Shërbimit sekret, ushtarakët e kanë mohuar një fakt të tillë, ndërsa banorët e zonës kanë konfirmuar uljen e avionit ‘Charter’ në

pistën e Gjadrit. Përveç ish-aerodromit ushtarak, SHISH informon Ministren e Mbrojtjes se një metodë e tillë është përdorur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Në fund të shkresës së tij, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi pohon se “vijojmë punë operative për këto raste dhe për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë”. Shkresa e plotë e SHISH Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip ‘Charter’, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpeshherë në aerodromin e Gjadrit. Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj date, në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë

Sipas kësaj shkrese, pranë avionit është afruar një furgon i bardhë me targa të Vlorës. Shkresa shpjegon më tej se një orë pas uljes së avionit, drejt Gjadrit kanë shkuar punonjës të SHISH-it dhe të Policisë së Lezhës, të cilët kanë kryer verifikime në terren.

së Policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore të Gjadrit ishte ulur një avion. Të dyja strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH-it dhe ato të Policisë së Shtetit bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarakë të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë, se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avionë në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë, si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014. Për sa më sipër SHISH, nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indor i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avionë të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.

Gjithashtu, nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjera që lidhen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, me lëndë: Dyshime mbi përdorimin e avionëve privatë, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. Deri tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion iu është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre. Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tona, në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit. Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.

Amnistia, PD: Manipuluat draftin tek Ligjet. Subashi: E kemi votuar bashkë TIRANË Ligji “Për dhënien e amnistisë” përfshiu dje në debat dy partitë kryesore në vend. Në fillim të seancës parlamentare, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se ka amnistuar të akuzuarit për blerje të votave në Korçë, duke manipuluar sipas saj, draftin në komisionin e Ligjeve. “Dua të denoncoj një skandal në parlament. Manipuluat në komisionin e Ligjeve draftin e amnistisë dhe amnistuat ata që blenë votat e Korçës duke paguar 20 mijë lekë. Por nuk do ta lëmë me kaq, do ta çojmë deri në fund. E tha Sokol Olldashi në parlament një fjalë të fundit. Në këtë parlament nuk mund të

ketë vend edhe për deputetë, edhe për blerës votash”, - tha dje deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit socialist, Armando Subashi. “Ose nuk i shihni mirë, ose nuk e di, ky është problemi juaj. Po, është shtuar propozimi ynë në draft, por drafti aty ka qenë mbi tavolinë, e kemi votuar bashkërisht. Po të doni, sekretaria të sjellë draftin ta shihni”. Në fakt, bëhet fjalë për nenin 5 të ligjit, ku në paragrafin e parë të këtij neni thuhet se amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat, të cilët deri në datën 31dhjetor 2013 kanë kryer vepra

penale, të cilat parashikojnë një dënim në maksimum deri në dy vjet burgim ose çdolloj dënimi tjetër më të lehtë. Më konkretisht, vepra penale për të cilën po hetoheshin nga Prokuroria e Korçës disa persona për blerje votash në zgjedhjet lokale në Korçë, parashikohet në nenin 328 të Kodit Penal, sipas të cilit: ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundër-

vajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Personat nën hetim për kryerjen e kësaj vepre kanë përfituar në bazë të nenit 5 sa më sipër, çka bëri që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë të vendoste edhe pushimin e procedimit penal për personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Për përmbajtjen e këtij neni të shumëdiskutuar në seancën e djeshme, procesverbali që i referohet mbledhjes së komisionit të Ligjeve të datës 6 mars (kur është miratuar ligji “Për amnistinë”) paraqet një situatë krejt tjetër. Gjatë kësaj mbledhjeje, sipas proces-

verbalit rezulton se deputetët demokratë kanë rënë dakord me përmbajtjen e saj. Por kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, pjesë e këtij komisioni, tha dje në Kuvend se deputetët e opozitës nuk kanë votuar asnjë ligj të tillë. “Nuk është e vërtetë, ne nuk kemi marrë pjesë në projektligjin e amnistisë dhe as në projektligjet tuaja. Draftin e modifikuat ju në komisionin e Ligjeve. Ne nuk e kemi votuar aspak këtë ligj në parlament... Tjetër projekt ka ardhur dhe pikërisht amnistimi i atyre që janë në hetim për blerjen e votave është shtuar në komision”, - tha ai.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Prokuroria nis verifikimet për kallëzimin e ILDKP-së për gjyqtarin Gjoni, ndërsa ai paralajmëron padi për kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj

Gjoni: Njerëz me pushtet duan të gllabërojnë biznesin e gruas sime Tiranë- Gjyqtari Gjin Gjoni dhe bash-

këshortja e tij Elona Caushi kanë akuzuar qarqe të caktuara me pushtet, që nëpërmjet ILDKP-së po tentojnë të marrin biznesin e znj. Caushi. Në një deklaratë të përbashkët për mediat, gjyqtari Gjoni dhe bashkëshortja e tij thonë se një nga arsyet e kallëzimit penal të depozituar ndaj tyre është edhe tentativa për të gllabëruar biznesin e suksesshëm që bashkëshortja e gjyqtarit zotëron që prej vitit 1997. “Një arsye tjetër që autorët e vërtetë të hartimit të këtij pseudo-kallëzimi ka të bëjë me përpjekjet e vazhdueshme të qarqeve të caktuara, të lidhura me njerëz të pushtetit, për gllabërimin e një biznesi të suksesshëm që bashkëshortja ime ka krijuar që nga viti 1997”, thuhet në deklaratën e përbashkët për mediat. Gjyqtari i akuzuar për fshehje pasurie rendit një sërë

arsyesh për kallëzimin penal të ILDKP-së, të cilin e quan si farsë dhe të motivuar politikisht. “E konsiderojmë një fushatë denigruese me qëllime politike, organizuar nga formate të caktuara të saj, që me pa të drejtë kanë bërë objekt familjen tonë, për fat të keq duke vëne në lëvizje institucionet më të rëndësishme të shtetit, si ILDKP”, thuhet në deklaratë. Gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij i konsiderojnë këto të montuara në dhomat e errëta të një pjese të politikës dhe grupeve të interesit, që sipas tyre qëndrojnë pas kësaj çështjeje. “Këtë e vërteton edhe fakti që deri në momentin e realizimit të kësaj deklarate, nga ILDKP-ja nuk është depozituar asnjë kallëzim penal, as në Prokurorinë e Tiranës dhe as në Prokurorinë e Përgjithshme”, citohet në deklaratë. Bashkëshortët thonë se do të depozitojnë një kallëzim penal ndaj kreut

të ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj, të cilin e akuzojnë për shpërdorim detyre. Vetëm pak kohë përpara shpërndarjes së deklaratës, burime të Prokurorisë së Përgjithshme thanë se kishin marrë në dorëzim kallëzimin penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij Elona Caushi dhe dy notereve të dyshuara për falsifikim dokumentesh. Sipas të njëjtave burime mësohet se përpara nisjes së hetimeve, Prokuroria e Përgjithshme do të kryejë një proces verifikimi për të gjitha akuzat e ngritura nga ILDKP-ja në kallëzimin penal. Për këtë arsye, dosja prej rreth 100 faqesh aktualisht po i nënshtrohet procesit të verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa brenda pak ditësh prokurorët pritet të shprehen nëse ka vend ose jo për regjistrimin e procedimit penal. L.Bakillari

replikat në kuvend

Berisha: Ke kështjellë në Qeparo, Kokëdhima: Koha jote ka mbaruar Ish-kryeministri Berisha dhe deputeti Koço Kokëdhima replikojnë në Kuvend për akuzat mbi pallatet në Himarë, naftën e Albpetrolit dhe një godinë në Qeparo. Kokëdhima: Përballë së majtës së bashkuar do të jesh gjithnjë një hiç! Pas vitesh të tëra debati në distancë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist, Koço Kokëdhima janë përballur dje në mënyrë direkte njëri me tjetrin në sallën e Parlamentit. Ka qenë Berisha ai që në vazhdën e akuzave të tij ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, ka akuzuar dje sërish Kokëdhimën se në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama po zaptojnë pasuritë e shqiptarëve, duke filluar që nga bregdeti e nafta. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Kokëdhima, i cili teksa ka mohuar akuzat e Berishës, e ka konsideruar atë një shpifës. Berisha në fjalën e vet ka akuzuar kryeministrin Rama se nëpërmjet një mashtrimi, duke fshehur pasurinë e tij ka blerë një truall në periferi të Tiranës, ndërsa po ndërton në të vilën e tij. Berisha: A e dini ju se ai para dy netësh ka patur një takim prej 150 minutash me kreun aktual të ILDKP-së? A e dini ju axhendën e këtij takimi?! Axhenda e këtij takimi ka qenë, së pari ndryshimi i të gjitha deklaratave të Edi Ramës. Po ja ku jam këtu, ti them se një gërmë po lëvize, do shkosh në prokurori si falsifikator, sepse ne kemi çdo të dhënë për të. A e dini ju që Edi Rama bën përpjekje për tokën që ka blerë, që ka thënë se e bleva tek vjehrri i Bushatit, nuk e di i ministrit apo Ervinit, se e bleva me 1.3 euro metrin? Tani përpiqet ta nxjerrë në gazeta se e ka blerë me 40 dollarë tek një Isuf që nuk ekziston fare. A e dini ju që ai po bën gjithçka për të falsifikuar origjinën e pasurive të tij? A e dini ju se ai dha një listë të tërë, në të cilën përfshihen gjykatësit e Gjykatës së Lartë, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e Gjykatës Administrative, anëtarët e KLD-së dhe një seri gjykatësish të tjerë? A e dini se i dha një listë me politikanë në dy orë e gjysmë debat zotit Ganaj, në mënyrë që ai të fillojë gjuetinë e shtrigave? Ju zotërinj që dolët dhe cituat këtu pasuritë e deklaruara të një familjeje para 2005, e cila është e vërtetë që nuk ka marrë një rrogë në Shqipëri, por është e vërtetë nga ana tjetër se ka qenë shqiptari më i paguar në hi-

erarkinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe e shoqja e tij ka qenë fort mirë e paguar në misione të përbashkëta në NDI në Holandë dhe organizata të tjera amerikane. Ai i fshehu të gjitha pasuritë me Koçon. 11 vjet ministër dhe kryetar bashkie, 80% të lejeve ua dha Eftimit, shefit të tij për të ndarë pasuritë. Koço Kokëdhima kërkon fjalën për replikë. (Dule që drejtonte seancën refuzon t’ia japë, duke i treguar Rregulloren, e cila sipas tij nuk lejon replikë mbi replikën. Deputetët socialistë reagojnë ashpër ndaj Dules) Kokëdhima: Më vjen shumë keq që duhet të flas për herë të parë në këtë foltore pikërisht sot, pas shpifjeve të radhës të këtij zotërisë që ka manifestuar aktet më të qarta të shthurjes së vet mendore dhe morale. E boton zotëria një ndërtim në bregdet dhe shkruan: “Kjo është kështjella e Koços”. E boton pastaj tek RD-ja e tij dhe del këtu dhe na i lexon po shpifjen që sajoi vetë në mëngjes dhe na e nxjerr sikur është një burim jashtë vetes. Vite me radhë, zotëria e ka përdorur këtë foltore për të hedhur baltë mbi të gjithë ata njerëz që ka pasur përballë. Sa qindra fjalime ka bërë ky zotëria për mua? Por unë nuk e kam harxhuar kohën time. Qindra shpifje dhe qindra përgojime ka bërë ky zotëria 70-vjeçar këtu për mua, për punën time, për punën e kompanive të mia dhe për çështjet që nuk kanë qenë fare objekt i detyrës së tij. Edhe sot përmend gjëra me të cilat unë nuk kam asnjë lidhje. Në bregdet jetojnë njerëzit e mi, kushërinjtë, vëllezërit, njerëzit e mbiemrit tim, ashtu si të tjerët. Nuk them as që më dëgjojnë, as që nuk më dëgjojnë, por ata bëjnë jetën e tyre ashtu siç është ajo jetë dhe kanë bërë punët e tyre në këtë botë. Unë mund të deklaroj qartësisht se kurrë nuk kam këshilluar jo njerëzit e mi, por askënd tjetër të rrezikojë që të ekspozohet në shkelje të ligjit me biznesin e vet. Këtë gjë e dinë shumë njerëz, edhe në radhët tuaja që kanë pasur në jetën e tyre periudha që kanë punuar me mua. Deri në qershor t’u them të drejtën, kjo histori më shqetësonte, më shqetësonte vetë për një arsye, se nëna ime është në moshë të thyer, tani ajo është 76 vjeçe dhe sa herë shihte televizorin, trembej nga Saliu, se ajo kishte idenë se Saliu ishte si Enveri dhe të bën gjëmën. Nuk e dinte se çfarë ishin fjalimet e zotërisë këtu. Mirëpo dhe sot besoj më ndjek nëna ime dhe dua t’i them të njëjtën gjë që i kam thënë gjithmonë, mos u shqetëso nga shpifjet e Saliut, jeto ditët e tua e qetë se populli është çliruar nga ky rrezik. Nuk bie asgjë

Zotëria këtu i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe asnjë të ardhur nuk përfitoi buxheti i shtetit dhe populli shqiptar nga pasuritë e veta nëntokësore. Ia dha zotëria të gjithë atyre me të cilët ndante interesat. Mua mos më trego gishtin, se nga urtia mos më merr për frikacak. Mos më drejto gishtin mua dhe mos më bëj shantazhe!

nga hetimi i korrupsionit të administratës dhe i gjykatësve. Ju zotëri përfituat gjithë këto vite nga përçarja e së majtës, po nga kjo përfitove, por nuk do të përfitosh më, ka ikur njëherë e përgjithmonë koha jote, ka perënduar koha jote; do ta shikosh se përballë së majtës së bashkuar do të jesh gjithmonë një hiç dhe të ngelet vetëm të shpifësh këtu. Berisha: Gjatë 9 muajve, parafolësi ka folur vetëm një herë dhe kësaj here për kështjellën e tij dhe të Edi Ramës që po ndërtojnë në Qeparo. Tani kjo kështjellë, ose është e Ramës dhe e atij, ose është e Gramozit dhe e Cacit, por nuk kam asnjë fakt t’i akuzoj këta të dy. Është e Ramës dhe e Kokëdhimës. Shkresë në doganë ka çuar vetëm Kokëdhima, i cili është i çmenduar pas naftës. Pasi shtriu kthetrat me Endri Pukën, tani do të shtrihet në det, se atje luhet kontrabanda. Shkoni e shikoni kullat binjake që ka ngritur himarjoti në Himarë, që nuk e lidh asgjë me atë zonë. Shkoni në Hi-

marë dhe shikoni si ia ka lidhur sytë me shami Himarës, me dy kulla ka bllokuar zonën. Ky zhvillimori i madh! E di si këndojnë ata? “Himarës kush ia lidhi sytë, ia lidhi Koçoja”. Çdo prishje ne breg ka vetëm inate primitive të Edvin Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Ju doni të kapni bregun. Një qime floku po i preke kujt, ti dhe Rama do mbani përgjegjësi. Ja ku po ta them në këtë sallë. Kokëdhima: Zotëria këtu i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe asnjë të ardhur nuk përfitoi buxheti i shtetit dhe populli shqiptar nga pasuritë e veta nëntokësore. Ia dha zotëria të gjithë atyre me të cilët ndante interesat. Mua mos më trego gishtin, se nga urtia mos më merr për frikacak. Mos më drejto gishtin mua dhe mos më bëj shantazhe! Berisha: Do të përgjigjesh për gjithçka. Kokëdhima: Ti do përgjigjesh, ti ke luajtur me pasuritë e shqiptarëve, ti je përgjegjës për gjithë këto krime këtu.

NJOFTIM PËR ANKAND Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.04.2014

7

Gjendet kundratanku i sulmit ndaj kryekomunarit Plaku Tiranë - Gjendet në liqenin e Farkës kundratanku që u përdor për sulmin ndaj shtëpisë së Fatbardh Plakut. Lajmi u bë i ditur dje nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, që tha se një banor i zonës kishte vënë re objektin e hedhur pranë bregut të liqenit të Farkës. Menjëherë pas gjetjes së armës, banori ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer verifikimet. Një grup ekspertësh dhe hetuesish të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, duke marrë deklarimet e personit që kishte konstatuar objektin luftarak. Sipas burimeve të policisë, arma është gjetur gjatë pasdites së të mërkurës, kur personi kishte qenë në bahçen e tij dhe sytë i kishin zënë objektin që ishte anës liqenit, në një distancë prej katër-pesë metrash nga bregu. Objekti mësohet se kishte dalë në sipërfaqe për shkak të uljes së nivelit të liqenit të kryer

nga komuna Farkë, për të shmangur kështu ndonjë rrezik përmbytjeje nisur nga situata e shirave të ditëve të fundit në vend. Më pas, kundërtanku u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për të kryer ekzaminimet e mëtejshme. Policia tha se është e pamundur për të kryer ekzaminime për gjetjen e gjurmëve, pasi ajo është lagur dhe po ashtu nuk mund të mbeten gjurmë gishtërinjsh apo gjurmë të tjera si kampione biologjike. Policia tha se gjetja e armës shërben për të konfirmuar faktin se me këtë armë është qëlluar në drejtim të banesës së kryetarit të Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku. Ky i fundit dje konfirmoi gjetjen e armës, duke pohuar se dyshimet e policisë ishin se me atë armë ishte kryer qitja në drejtim të banesës së tij, nisur nga madhësia e kalibrit të saj, lloji i predhës që u përdor. Plaku pohoi më tej se ende nuk di autorët e atentatit, pasi nuk ka pasur asnjë sinjal tjetër pas sulmit.

Ish i përndjekuri tenton vetëdjegien: Nuk blej dot as ilaçet për vajzën Ish të përndjekurit i rikthehen protestës para Parlamentit. Kujtim Kaziu nga Fushë-Kruja lyhet me benzinë para kamerave, por bllokohet në kohë nga punonjësit e policisë. “Nuk jetohet më kështu” Dashamir Biçaku Tiranë Një ish i përndjekur politik tentoi

t’i vinte zjarrin vetes, si protestë për dëmshpërblimet e munguara. Kujtim Kaziu ishte së bashku me një grup ish të përndjekurish dje para Parlamentit kur u lye me benzinë. Ish i burgosuri politik nga Fushë- Kruja, me banim në Shkozet të Durrësit, nisi të lyhej me benzinë pasi nxori një shishe të mbushur përplot nga xhepi. Më pas ai nxori një çakmak, me qëllim për të ndezur lëndën djegëse që kishte derdhur në rroba dhe në trup. Pikërisht në këtë moment, me dhjetëra efektivë të Komisariatit të Policisë nr.1, mbërthyen ish të përndjekurin Kujtim Kaziu, duke e kapur nga duart dhe duke i bllokuar atij mundësinë për t’u vetëndezur në flakë. Pas këtij akti, Kaziu dhe ish të përndjekurit e tjerë që shoqëronin atë u dërguan në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1. Për më tepër se një orë ai u mbajt në ambientet e policisë me qëllim për ta qetësuar, si dhe për t’i marrë një deklarim mbi aktin, që përsërit vetëdjegiet para kamerave të Lirak Bejkos dhe Gjergj Ndrecës. “Jam pa punë. Kam fëmijë të sëmurë. Nuk blej dot as ilaçe për vajzën e sëmurë në spital. Kam marrë benzinë me vete dhe nuk ka seç më duhet jeta. Nuk jetohet kështu”, - tha Kaziu ndërsa derdhte benzinën mbi trup. Ndërkaq pas lënies të lirë të tij, ish të përndjekurit politikë thanë se ata do të vazhdojnë protestën e tyre deri në realizimin e dëmsh-

përblimit. “Duke u nisur nga Vlora, Kavaja, Tirana e gjithë Shqipëria. Të mos nxjerrin më nëpër gazeta shkrime të paqena me të burgosur që nuk ekzistojnë”, - shprehet një ish i burgosur tjetër. Skënder Tufa tha dje se kishte besim tek qeveria dhe tek institucionet, por se ajo duhet të ishte më e shpejtë dhe të reagonte më shpejt për gjendjen tyre, për shkak se sipas tij, situata po vjen dhe po rëndohet gjithnjë e më shumë. “Kam qëndruar 12 vjet në burg. Çdo gjë tani ka marrë fund, bëra një gjest të rëndë. Avokati i Popullit dhe policia më pritën shumë mirë. Jam nga Fushë-Kruja, banoj në Shkozet, jam me qira, pa shtëpi, kam 3 fëmijë dhe nuk mund të përballoj jetesën. Nga qeveria kërkoj të vërë dorën në zemër për gjendjen e keqe ekonomike”, - tha ai. Përpara se ai të lirohej nga Komisariati i Policisë nr.1, Kadiu u vizitua edhe nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili tha se do të kërkonte që ky grup të trajtohej me prioritet. “Ky grup kërkon një kujdes të veçantë, duke filluar që nga dëmshpërblimet, integrimi moral dhe social. Duhet vendosur afat tavan për dëmshpërblimin e tyre, duhet të ruajmë dinjitetin e tyre. Unë do këmbëngul që të mos arrijnë në greva urie, sepse ekzistojnë të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje që të sigurojë riintegrimin moral dhe financiar të këtyre njerëzve. Unë do këmbëngul”, tha Totozani.

Kujtim Kaziu pas daljes nga komisariati

Kujtim Kaziu gjatë tentativës së vetëdjegies

Nis ekspertiza e zemrës së Ilia Karelit Tiranë- Një ditë pas mbërritjes në

Shqipëri të zemrës dhe indeve të shtetasit Ilia Kareli, i vrarë në burgun e Nigritas në Greqi, ekspertët mjeko-ligjorë kanë nisur ekspertizën për shkakun e vdekjes se 42-vjeçarit. Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore shqiptare do t’i dërgohen prokurorisë së Fierit, e cila ka hapur hetim për vdekjen nga dhuna e të dënuarit shqiptar Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli. Sipas burimeve mësohet se ekspertiza nuk ka përfunduar ende, ndërsa ekspertët do të marrin disa ditë kohë deri në përfundimin e plotë të autopsisë. Bashkë me zemrën dhe indet në pjesën e duarve, eksperti mjeko-ligjor dhe ptrokurori shqiptar kanë marrë nga homologët e tyre

grekë edhe rezultatet e autopsisë së kryer nga mjekët grekë. Pas testeve histologjike të kryera me indet e zemrës dhe trupit të shqiptarit Ilia Kareli, mjekësia ligjore greke doli në përfundimin se, 42-vjeçari ka pasur një ngushtim të hershëm në një nga

enët koronare të zemrës, problem që në kombinim me thyerjen e disa brinjëve në kafazin e kraharorit, ka shkaktuar vdekjen e tij. Gjithashtu, nga testet laboratorike ekspertët grekë vërtetuan se mbi të dënuarin nuk është ushtruar dhunë me ndonjë elektroshok dhe se plaga në dorën e tij ishte shumë më e vjetër. Rezultatet e këtij ekzaminimi histologjik i ka në dispozicion prokuroria e Serresit në Greqi dhe janë përfshirë në aktakuzën ndaj rojeve të burgut të Nigritas, ku gjeti vdekjen shqiptari Ilia Kareli. Por, pavarësisht rezultateve të ekspertëve grekë, mjekësia ligjore në Shqipëri pritet të kryejë një ekspertim të pavarur për të zbardhur shkakun real të vdekjes së 42-vjeçarit.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "Ndërtesë", me nr. pasurie 438/9-N1/2, vol 8, faqe 84, me sip. 90 m2, ZK 3120, "truallin nën ndërtesë", me nr. pasurie 438/13, vol 8 faqe 83, me sip. 90 m2, ZK 3120, në bashkëpronësi,"truallin pjesë përbërëse të ndërtesës", me nr. pasurie 438/12, vol 8 faqe 82, me sip. 73.75 m2, ZK 3120, pasuri të regjistruara në ZVRPP Librazhd, e ndodhur në rrugën nacionale, pranë komunës Qukës, në pronësi të shtetasit Selami Blloshmi. Ankandi zhvillohet ditën e enjte më dt. 08.05.2014, ora 15.oo, me çmimin fillestar 4,510,000 (katermilionepeseqindedhjetemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479


8

25.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

25.04.2014

9

Xhindi: Lame, sulm politik Bashkisë së Tiranës për legalizimet Bashkia e Tiranës reagoi dje duke deklaruar se po sulmohet politikisht nga Agjencia e Legalizimeve e drejtuar nga Artan Lame. “Artan Lame mashtroi dje opinionin publik, për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij dhe të shefit të tij. Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” është miratuar në vitin 2006, kohë në të cilën kryetar bashkie ishte Edi Rama. Dhe në këtë ligj përcaktohej se: “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private

brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero”, mes të cilëve ndodhet edhe pallati i Artan Lames”, - tha dje për mediat nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi. Ajo sqaroi se kualifikimi i subjekteve bëhet që në momentin e deklarimit prej tyre të ndërtimit pa leje dhe mbështetur mbi studimet urbanistike para vitit 2006. Plani i përgjithshëm vendor të cilit i referohet zoti Lame është i vitit 2013, pra plot 7 vjet pas miratimit të ligjit “Për legalizimet”.

Sipas Xhindit, kjo ishte gënjeshtra e parë e zotit Lame. “Gjithashtu, Lame gënjeu se i ka kërkuar bashkëpunim Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë çështje, pasi në Bashkinë e Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga ALUIZNI. Ne po i kërkojmë publikisht z. Lame që në ndryshimet që po i bën ligjit ‘Për legalizimet’ të përfshijë edhe rregullimin ligjor të kësaj çështjeje, e cila është injoruar nga ana e tij, si dhe të heqë dorë nga retorika boshe, gënjeshtrat dhe konflikti politik”, - sqaroi më tej Xhindi.

Konkurrenca: Tregjet abuzuan, rriten çmimet për të gjitha mallrat e akcizës Autoriteti i Konkurrencës vëren se çmimet e mallrave të akcizës, pijeve alkoolike dhe kafesë janë rritur pa përjashtim edhe për ata artikuj që nuk ka patur rritje të taksimit në fillim të janarit. Në hetim tregjet e karburantit dhe të duhanit Blerina Hoxha

Pas rritjes së akcizës për disa artikuj të konsumit gjatë janarit të këtij viti, tregjet kanë reaguar në masë me rritjen e çmimeve, që kanë përfshirë edhe artikuj për të cilët taksat nuk kishin ndryshuar. Konkluzionin e ka nxjerrë Autoriteti i Konkurrencës në një vëzhgim që ka bërë në pikat e shitjes me pakicë të këtyre mallrave. Si u abuzua me çmimet?

Gjatë muajit janar dhe shkurt 2014, Autoriteti i Konkurrencës bëri një monitorim në terren, që përfshiu supermarketet dhe njësi të vogla tregtare për të verifikuar çmimet me pakicë të këtyre produkteve. Autoriteti vëren se për të gjitha produktet ka patur rritje të çmimeve, e cila ka filluar në muajin shkurt 2014. Edhe produktet për të cilat nuk ka ndryshuar akciza, të tilla si vera, kanë patur rritje të çmimeve, por kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit të karburanteve”, thuhet në konkluzionet e ekspertëve. Nga të dhënat e grumbulluara u konstatua se pikat e shitjes me pakicë furnizohen si nga rrjeti i shpërndarjes, ashtu edhe nga pikat e shitjes me shumicë. Në pikat e shitjes me pakicë tregtohen disa marka të pijeve energjike apo të birrës, me çmime të ndryshme, të cilat kanë reflektuar përqindje të ndryshme të rritjes së çmimit pas janarit 2014. Autoriteti thotë se në lidhje me përcaktimin e çmimit fundor nga ana e distributoreve, u konstat-

ua se në më pak se 40% të rasteve çmimi i pakicës përcaktohet nga furnitori, tregues ky i ndryshëm për marka të ndryshme. Ekspertët e konkurrencës nuk vunë re sjellje diskriminuese ndaj konkurrenteve të tjerë brenda të njëjtit produkt apo kushte detyruese nga ana e furnitorëve në lidhje me kërkesën për furnizim. Sipas tyre, të gjitha produktet e monitoruara kanë patur rritje të çmimeve, rritje e cila ka filluar në fillim të muajit shkurt 2014 dhe është në nivele të ndryshme. Edhe produktet për të cilat nuk ka ndryshuar akciza, si vera dhe birra, është vënë re një rritje e çmimeve. Karburantet dhe cigaret, hetim veçmas

Ndërkohë që për pijet alkoolike dhe kafen është bërë një hetim i përbashkët, tregu i mallrave më të konsumuara të akcizës, cigareve dhe karburanteve po hetohet veçmas. Autoriteti i Konkurrencës çmon se për vlerësimin e pasojave të ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të karburanteve, si dhe reflektimin në treg nga ndërmarrjet i efekteve të paketës së re fiskale të vitit 2014, duhet zgjatur periudha hetimore, për të siguruar një vendimmarrje objektive. Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës ka vërejtur një shqetësim publik mbi rritjen e çmimit të duhanit dhe cigareve të paketuara në një masë më të madhe sesa akcizat e rritura (24 lekë bashkë me TVSH) me miratimin e paketës fiskale që hyri në fuqi më datë 1 janar 2014. Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2013, në Shqipëri u importuan rreth 246 tonë cigare më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky produkt fillimisht depozitohet nëpër magazina dhe pas njëfarë periudhe ai del në treg, dhe ky është momenti kur për këtë mall paguhet akciza. Akciza e duhanit është rritur me 20 lekë në fillim të këtij viti, ndërsa ende po tregtohen produktet e importit që në vend kanë hyrë gjatë vitit 2013.

Gjiknuri: Kërkimi i naftës do të jepet me tender Qeveria po përgatitet që lejet për burimet e reja të naftës dhe për fushat e tjera të pazbuluara të jepen nëpërmjet proceseve të ankandeve me konkurrencë dhe jo si deri më tani nëpërmjet koncesioneve pa garë”, - tha dje ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, në forumin me temë “Promovimi i nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse dhe përfitimi i komuniteteve”. Ai pohoi se edhe interesi i investitorëve është rritur pas gjetjes së burimeve të naftës nga kompania ‘Shell’. “Shqipëria, - tha ai, - është e interesuar për të ftuar investitorë seriozë për të investuar në këtë fushë”. Sa i takon pasurive minerare, ministri Gjiknuri dënoi fragmentarizimin e të drejtës së shfrytëzimit të tyre, që sipas tij ka shkaktuar kaos. Për

ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, mostransparenca dhe politikat e gabuara kanë shoqëruar për 24 vitet e fundit mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri paralajmëroi transparencë për të gjitha lejet dhe koncesionet e dhëna nga qeveritë për shfrytëzimin e burimeve natyrore, që siç u shpreh ai, shpeshherë kanë qenë pre e tregtimit. “U janë dhënë leje dhe koncesione njerëzve të papërgjegjshëm që nuk kanë patur ndërmend të investojnë, por kanë synuar të tregtojnë lejet dhe licencat për shfrytëzimin e burimeve natyrore, duke krijuar një barrierë natyrale për investime serioze”, - deklaroi ministri Gjiknuri.

Autoriteti vëren se “për të gjitha produktet ka patur rritje të çmimeve, e cila ka filluar në muajin shkurt 2014. Edhe produktet për të cilat nuk ka ndryshuar akciza, të tilla si vera, kanë pësuar rritje të çmimeve, por kjo vjen si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit të karburanteve”, thuhet në konkluzionet e ekspertëve


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Rikthimi i neokonservatorëve K ëto javë, në Shtetet e Bashkuara, nën influencën e ndjesive të ngjallura nga lirimi i Ukrainës dhe nga aneksimi rus i Krimesë, u zhvillua një debat i pasur rreth vizionit më të gjerë të politikës së jashtme. Një diskutim i përmbledhshëm përreth pyetjes së shtruar nga Henry Kissinger: “A e dimë ku po shkojmë?”. Në editorialin e vet të gjatë tek Washington Post-i, ish-Sekretari i Shtetit ftoi Shtëpinë e Bardhë të mos e përballojë me kokë të ulur ariun rus, duke deklaruar kundërshtinë e vet ndaj hyrjes së Kievit në Aleancën Atlantike. Të përjetshmit Kissinger i bëri jehonë pozicioni i shumëdiskutuar i libertarianëve i përmbledhshëm rreth pozicioneve të senatorit Ron Paul, që ftoi administratën Obama të kthehej nga ana tjetër, duke ua lënë rusëve drejtimin e një çështjeje që nuk u përket amerikanëve. Në pak fjalë, “të çinteresohesh” apo “të heqësh dorë” nga vlerat morale në ushtrimin e politikës së jashtme. Pra izolacionizëm apo realizëm, dy doktrina rrallëherë në harmoni mes tyre, por që përmbledhin, së bashku, atë që më shumë veçohet nga një konjicion i tretë, edhe ky i brendshëm ndaj Partisë Republikane: ai i neokonservatorizmit. Në fund të viteve gjashtëdhjetë, në mes të Luftës së Ftohtë, ishte pikërisht një reaksion moral ndaj Realpolitik-ës së çlodhjes kissingeriane që konsolidoi zhvillimin e lëvizjes neokonservatore, e lindur nga ana e saj nga intelektualë të larguar nga rryma pacifiste që kishte goditur Demokratët. Neocon-ët nuk donin të lëshonin fill ndaj armiqve të vlerave amerikane: tiranitë, Bashkimi Sovjetik, “e keqja” duheshin mposhtur. Ishte pikërisht neokonservatorizmi, fortësisht amerikanist, interventist dhe oksidentalist, që risolli në sukses Partinë Republikane pas presidencës së Nixon-it, duke i dhënë ngutje politike dhe shtysë intelektuale fitores së jashtëzakonshme të Ronald Reagan-it, dhe duke marrë rolin e think tank-ut të përhershëm për të gjitha presidencat dhe nomination-et e mëpasshme republikane. Sot, neocon-ët nuk janë më në majat e Partisë Republikane, dhe me shumë gjasa as ekzistojnë si lëvizje e vërtetë apo rrymë mendimi e organizuar; megjithatë, teoritë e tyre lulëzojnë në revista si Commentary dhe The Weekly Standard, në think tank-e si American Enterprise Institute dhe Projekti për një Shekull të Ri Amerikan, dhe në betejat e disa personaliteteve të rëndësishme politike. Pra, neocon-ët vazhdojnë të ndikojnë një pjesë të gjerë të Partisë Republikane në zgjedhjet dhe në pozicionet që duhen adoptuar në politikën e jashtme.

koment

Luca Tolu

Një shembull qe kandidatura e Mitt Romney-t, që kishte si këshilltar në politikën e jashtme pikërisht neoconin Robert Kagan, dhe që gjatë fushatës për presidencialet e 2012-ës pohonte se Rusia ishte “armiku gjeopolitik numër një i Shteteve të Bashkuara”. Një pozicion i përqeshur nga Barack Obama, që e heshti konkurrentin [duke thënë] se kishte mbetur i palëvizur nga vitet tetëdhjetë, duke dhënë përshtypjen e një dialektike tipike mes pozicioneve republikane neocon dhe demokratike internacionaliste. Sot, përballë ekspansionizmit të ri rus, përballë një Vladimir Putin-i që deklaron se fundi i Bashkimit Sovjetik qe fatkeqësia më e madhe e Nëntëqindës, përballë aneksimit të Krimesë së shqyer nga Ukraina, neocon-ët mund të marrin një hakmarrje të parë të rëndësishme intelektuale. Ata kthehen kështu në dritën e vëmendjes, dhe projektohen në debatin publik me kërkesën për një ndërhyrje më të madhe në opozicion të dobësisë së presidencës Obama dhe të izolacionizmit të Ron Paul-it, i vetmi përjashtim jo solidar ndaj ukrainasve mes Republikanëve. Duke analizuar daljet e fundit të mendimit neokonservator, tejduket shqetësimi i fortë për një Amerikë që rrezikon të mos luajë më rolin e aktorit më të rëndësishëm protagonist në shekullin e ri. Obama, në fillim në krizën në Siri dhe tani në krizën ukrainase, ka bërë disa hapa të rrezikshëm fals, shenja të një dobësie që rrezikon të vendosë në rrezik rolin e Shteteve të Bashkuara në botë. Max Boot shkruan në mënyrë eksplicite për një “precedenti Krime” që do të mund të shfrytëzohet edhe nga Kina në diatribat ndërkufitare mbi ishujt Senkaku. Në një artikull të mëpasshëm, Boot e vazhdon arsyetimin duke pohuar se “nuk mund t’i lejohet një Vendi A të mësyjë një rajon të një Vendi B dhe, nën tytat e ushtrisë së vet, të thërrasë zgjedhje të parakohshme mbi njëjtësimin me Vendin A. Nëse kjo do të lejohej, çdo aparencë e Shtetit të së drejtës do të zëvendësohej nga ligji i xhunglës. Kjo do të na rikthente më 1930-ën, kur predatorët qeverisnin sistemin ndërkombëtar». Kështu Oksidentio qenka duke kryer një gabim të rëndë duke mos sanksionuar Rusinë në mënyrën më të ashpër të mund-

shme – një simptomë dobësie që mund të interpretohet nga Putin-i si një «semafor jeshil për agresionet e ardhshme». Opinionistët neokonservatorë kryesorë shkojnë përtej analizës së gjendjes gjeopolitike, duke propozuar zgjidhje imediate të përkthyeshme në realitet për ta përmbysur gjendjen. Tek Washington Post-i, Charles Krauthammer ekspozon alternativa të ndryshme për t’u futur rusëve shkopinjtë ndër rrota. Propozimet janë tepër të qarta dhe shkojnë nga ftesa e kreut të shtetit madhor amerikan në Vendet NATO të zonës për të organizuar manovra ushtarake të përbashkëta, për të rinisur marrëveshjet e mbrojtjes raketore origjinale të përmbyllura me Poloninë dhe me Republikën Çeke, për të deklaruar që çdo inkursion i mëtejshëm ushtarak rus përtej Krimesë do të shpjerë në një përgjigje të shpejtë të NATO-s, deri tek pranimi pozitivisht i çdonjë kërkese për mbështetje dhe furnizime nga Kiev-i. Në mungesë të aksioneve të këtij lloji, Obama do të konfirmohej si pjesë e problemit – siguracioni që rusët kërkojnë për të manovruar të pashqetësuar. Nëse Krauthammer, pa gjysmë-terma, flet për “përgjigje patetike” të Obama-s ndaj Putin-it, në faqet e Weekly Standard-it William Kristol shkon madje më tej, me një editorial nga titulli emblematik: “Një superfuqi njëherë jetonte këtu”. Analiza e një prej firmave më të njohura të mendimit neokonservator është e pamëshirshme. Për Kristol-in, “Obama qartësisht nuk po dërgon mesazhin që Amerika e Colin Powell-it, pas luftës së ftohtë, kishte dërguar: “Këtu është e pranishme një superfuqi”. Mesazhi i Obama-s, në të kundërt, është: «Një superfuqi njëherë jetonte këtu». [...] Putin e kupton këtë mesazh të Obama-s. Ai e di se fitoi Krimenë. Çështja është nëse do të jetë ai që do të fitojë Ukrainën. Ai mendon se po. Ka të bëjë me administratën Obama, tek e fundit». Duke dalë nga qarkulli i intelektualëve, në këto javë edhe personalitetet më të njohura politike të zonës neocon kanë shprehur opinionet e tyre. Mes këtyre, meriton një vend nderi ish Sekretari i Shtetit Condoleeza Rice, që – në një artikulli në Washington Post – përvetësoi paralelizmin mes Rusisë së sotshme dhe Rusisë së kohëve të luftës së ftohtë, duke pohuar se “shqetësimi imediat [i Shteteve të Bashkuara] duhet të jetë ai që t’i demonstrojë Rusisë që lëvizje të tjera të mëtejshme nuk do të lejohen”. Rice e përmbyll arsyetimin duke lënë një këshillë kundër “idesë se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë një hap pas, të ulin zërit e vet

përkundrejt demokracisë dhe të drejtave njerëzore”, duke u lënë të tjera Shteteve autoritare mundësinë që të mbushin këtë boshllëk gjeopolitik. Kush më shumë nga të gjithë u mobilizua për të rizgjuar Amerikën përballë ekspansionizmit të ri lindor ishte ishkandidati për Shtëpinë e Bardhë, John McCain. “Mavericku” nuk u kufizua vetëm në përhapjen e pozicioneve të veta antiruse, por madje shkoi në mision në Kiev për të mbështetur në vetë të parë popullin e sheshit të Pavarësisë. Përballë treqind mijë personave, dy muaj përpara mosbesimit të Parlamentit ukrainas në raport të presidentit filorus Viktor Janukovy", i akuzuar për masakër, senatori amerikanë e nxiti sheshin të mos hiqte dorë, duke deklaruar afërsinë e Amerikës në betejën e tyre. Më pastaj, në një artikull në New York Times, ish piloti i luftës mori një qëndrim më pak kritik përkundrejt Shtëpisë së Bardhë, sidosi duke konfirmuar linjën e përgjithshme të mendimit neocon mbi dështimin e politikës së Hillary Clinton-it të “reset-it” me Moskën, duke e ftuar Obama-n të rifillonte zgjerimin e NATO-s, të mos shkurtonte shpenzimet ushtarake dhe të merrte një qëndrim më të vendosur mbi dossier-ët strategjikë si ai sirian. Për McCain-in, pavendosmëria e Obama-s është për autokratin rus “pavendosmëria që fton për agresion”, dhe “ajo që është më shqetësuese rreth agresivitetit të Putin-it në Krime është se ajo reflekton një urrejtje në rritje për besueshmërinë e Amerikës në botë». Në sintezë, nga mendimtarët dhe liderët kryesorë të zonën neocon dalin pesë zgjidhje imediate për të nisur sërish politikën e jashtme amerikane: -të riniset propozimi për mburojën raketore në zonën e Vendeve NATO të Europës lindore; -të hapen menjëherë portat e Aleancës Atlantike për Gjeorgjinë; -të organizohen ushtrime ushtarake në Detin e Zi; -siç u propozua nga ish-zëvendëspresidenti Dick Cheney, t’i jepet asistencë ushtarake Ukrainës; -të ketë përpjekje në nxitjen e një revolte anti-Putin në Rusi. Pozicione të ngjashme janë përvetësuar nga shumë eksponentë të Republikanëve, duke konfirmuar se sa disa aspekte të mendimit neocon janë thithur tashmë nga një fetë e mirë e partisë. Marco Rubio, Mike Rogers,

Kelly Ayotte dhe Tom Cole janë disa nga të shumtë parlamentarë republikanë të favorshëm për reaksione më të ashpra përkundrejt «kacagjelit» Putin, ndërsa në Kongres ka lindur një aks i vërtetë republikan në favor të armatimit të Ukrainës. Nga njëfarë pikë shikimi, vetë administrata Obama është e tërhequr nga teoritë e neokonservatorëve. Qe’ e famshme fotografia e Obama-s i prirur për të blerë esenë e Karl Rove-s, ndërsa në disa ambiente ka shkaktuar zhurmë, përtej të ushqyerit teori të shumta të konspiracionit, dhënia e detyrës së Zëvendës/Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Victoria Nulandit, bashkëshortja e analistit neocon, Robert Kagan, përbërës historik i Council on Foreign Relations. Mbi bazën e çfarë u tha, përshtypja është se rikthimi i neokonservatorëve është më shumë një afirmim konjicionesh asfare të shuara dhe tashmë të asimiluara në mendimin politik amerikan. Tek e fundit, çdonjëherë që del në pah nevoja për Shtetet e Bashkuara të «tregojnë muskujt», është pikërisht nga mendimi neocon që përftohen strategji dhe zgjidhje për të rinisur rolin e leadership-it amerikan. Dialektika për së brendshmi në «Grand Old Party» (GOP) me lëvizjen libertare që referohet tek Ron Paul, nga kjo pikë vështrimi, është thjeshtë një ushtrim doktrinal interesant, edhe pse elitar: pjesa më e madhe e liderëve politikë republikanë vazhdojnë të këshillojnë presidencën Obama mbi bazën e një forma mentis-i thelbësisht neokonservatore. Ka qenë pra një gabim të dekretuarit e fundit të neokonservatorëve: derisa sistemi ndërkombëtar nuk to zë zhduki të gjitha sfumaturat e veta prej “gjendje të natyrës” hobbesiane, gjithnjë do të ketë sukses konjicioni që pozicionohet si avantgardë e interventizmit dhe si mbështetëse e lirisë kundër tiraninëve dhe e demokracisë kundër autokracisë. Në pak fjalë, lufta reaganiane për të “mirën” kundër së “keqes”, që do të përzgjasë derisa nuk do të mbërrihet në atë ekuilibër mes Shtetesh të lira i prognoztikuar nga Immanuel Kant-i dhe i përkufizuar nga Francis Fukuyama si «fundi i historisë». *Përktheu: Robert Haku. Marrë nga theFielder.net


op-ed

2

Blog / “Nymphomaniac”, rikthimi gjithmonë skandaloz i Lars Von Trierit

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Letërsia e angazhuar, shpikje apo koncept

Strategjia e mazhorancës për të radikalizuar situatën politike

L

ëvizjet politike shpesh konceptohen si raporte ofertëkërkesë, ku aktori politik zgjedh me ndërgjegje të veprojë në një mënyrë të caktuar me pretendimin e maksimizimit të përfitimit politik. Nga kjo perspektivë, vlen të hamendësohet mbi përllogaritjet e mundshme të kosto-përfitimit që qëndrojnë pas pozicioneve të subjekteve kryesore politike në lidhje me reformën territoriale. Siç dihet tashmë, pavarësisht sugjerimit të vazhdueshëm të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë për një reformë territoriale sa më konsensuale dhe gjithëpërfshirëse, mazhoranca mendon se formula e ofruar ndaj opozitës është e mjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen e saj. Kështu që, qeveria propozon ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale edhe pa pjesëmarrjen e PD, por lë të hapur variantin e parë ku PD të bëhet pjesë e komisionit me numër të njëjtë anëtarësh si mazhoranca, po ashtu me të drejtë vetoje në procesin vendimmarrës të komisionit. Ndërkohë, opozita nuk ndryshon qëndrim, duke kërkuar të drejtë vetoje jo vetëm në komision por dhe në seancën e votimit në parlament. Ajo çfarë të bie në sy në këtë pozicion të palëve është fakti që, pavarësisht se subjektet politike bien dakord në parim për të ndërmarrë një reformë territoriale, kur vjen momenti tek mënyra sesi do ta realizojnë atë, kanë qëndrime të ndryshme. Kështu që, në kushtet e një krize besimi dhe mundësie votimi për shkak të numrave nga ana e mazhorancës, opozita mendon si variantin më të besueshëm, atë të dhënies së të drejtës së votës bllokuese si në komision ashtu dhe në parlament. Pra, palët bien dakord për nevojën e një reforme territoriale konsensuale, bien dakord për miratimin e një drafti në komision me konsensus, bien dakord që në parlament të kalohet vetëm drafti që është miratuar me konsensus në komision, por ndahen kur vjen puna tek dhënia e të drejtës së votës bllokuese të opozitës në parlament nëse nuk paraqitet për votim drafti i miratuar me konsensus në komision. Sipas mazhorancës, një gjë e tillë është e panevojshme, pasi është bërë e qartë që nuk mund të kalojë në seancën e votimit asnjë draft që nuk ka marrë votat e opozitës në komision, ndërsa opoz-

koment Roland Lami

ita mbron pikëpamjen se në kushtet kur mazhoranca i ka 84 vota, nuk ka pengesë ligjore që të votojë një draft tjetër nga ai i rënë dakord në komision. Pra, ajo që lihet të kuptohet nga qëndrimi i opozitës është marrja e garancisë për të mos patur një votim të njëanshëm të mazhorancës. Pra, palët ndahen vetëm tek votimi në parlament, ndërsa për pikat e tjera nuk kanë kundërshtim. Mirëpo pyetja që lind në një situatë të tillë është: pse mazhoranca nuk ia jep edhe këtë koncesion opozitës për sa kohë që mazhoranca deklaron se e ka vullnetin dhe synimin për ta miratuar me votat e opozitës reformën territoriale? Pasi, nga një qasje e tillë mund të fitojë politikisht. Pasi, nëse opozita devijon nga drafti i miratuar me konsensus në komision parlamentar në momentin e votimit në parlament, përgjegjësinë politike e mban opozita, për arsye se dëshmon para publikut dhe faktorit ndërkombëtar që nuk e ka pasur seriozisht nismën për një reformë të thellë territoriale, por thjesht ka kërkuar pretekst që të radikalizojë situatën politike në ditët në vazhdim dhe të mbajë ndarjen ekzistuese territoriale. Ndërkohë, mazhoranca duke shkuar tek varianti që pretendon opozita, fakton tek faktori ndërkombëtar dhe opinion publik që e ka seriozisht miratimin e një reforme konsensuale, pavarësisht se i ka numrat për ta kaluar e vetme në parlament. Edhe në rastin kur anëtarët e komisionit kanë rënë dakord për shumicën e pikave dhe ndahen në qëndrime në pika të veçanta për arsye politike, mazhoranca ka më shumë arsye sesa pa përfshirjen e PD në komision, ta trajtojë draftin e votuar në mënyrë të njëanshme në parlament si konsensual, pasi anëtarët e komisionit kanë rënë dakord në pjesën dërrmuese të draftit dhe ta trajtojë qëndrimin e opozitës si refraktare apo shprehje e mentalitetit që pakica duhet të miratojë ligjet. Nga kjo perspektivë, del më e fituar mazhoranca sesa opozita. Atëherë, nëse është kështu, pse

mazhoranca nuk e bën këtë lojë? Nuk është e aftë të përllogarisë përfitimet, apo fshihet një skenar tjetër me llogari më të mira politike? Për sa kohë mazhoranca heq dorë nga skenari i parë dhe përgatit një skenar tjetër, atë të miratimit të reformës pa pjesëmarrjen e opozitës në komision, logjika ta thotë që mazhoranca po provokon opozitën që të radikalizojë qëndrimet, pasi një sjellje e tillë i siguron më shumë kapital politik sesa varianti i shprehur pak më sipër. Supozimet e mundshme të këtij përfitimi mund të jenë: Së pari, situata e paqartë brenda PD përsa kohë nuk kanë përfunduar zgjedhjet në nivelet drejtuese të saj, si dhe pakënaqësitë që kanë lindur ndërmjet mbështetësve të Bashës dhe kritikëve të tij, e bëjnë të vështirë mobilizimin e militantëve të PD në ato përmasa sa të vërë në rrezik qeverisjen. Përkundrazi, mund të dëshmojë nga pikëpamja e shkallës së mbështetjes para opinionit publik dobësi dhe pafuqi për t’u ringritur si forcë politike. Së dyti, eksperienca dyvjeçare e Ramës me aplikimin e strategjisë radikale gjatë viteve 2009 – 2011 i tregoi atij dhe PS se radikalizmi i sjelljes politike i shërben vetëm lidershipit për të legjitimuar veten brenda partisë, por nuk arrin të bëjë për vete votuesin e lëkundur apo të zhgënjyer nga partia në pushtet, mjafton t’i referohemi rezultatit të zgjedhjeve lokale të 2011-ës për ta kuptuar këtë gjë. Kështu që një taktikë e tillë nuk sjell vota në zgjedhjet lokale. Së treti, radikalizimi i qëndrimeve të opozitës i jep mundësi qeverisë që ta faturojë përgjegjësinë për situatën makroekonomike tek opozita dhe jo shumë tek performanca e saj. Pra, largon vëmendjen nga performanca e dobët e saj në muajt në vazhdim. Së katërti, rrezikimi i statusit në qershor (siç duken gjasat të ndodhë) justifikohet jo më me votën kundra të partive radikale europiane, por me sjelljen radikale të opozitës karshi reformave dhe klimës së përgjithshme politike në vend. Dhe e fundit, një radikalizim i klimës politike deri në zgjedhjet lokale, është e vërtetë që mund të largojë votuesin e lëkundur (gjë që nuk i intereson opozitës, por vetëm qeverisë) por mban të lidhur votuesin besnik, duke rritur kështu mundësinë që të përsëritet një diferencë e majtë/ e djathtë, jo në rezultat, suksesi i zgjedhjeve të përgjithshme 2013.

11

25.04.2014

Universitet / Yunus dhe UNDP, ndihmë për të rinjtë sipërmarrës

Telashi me të qenët i varfër është se të merr të gjithë kohën që ke. - Willem de Kooning

Shqipëria, nuk është vend për të sëmurët koment

Alfred Lela

Pacienti shërohet ose beson te shërimi i tij edhe kur ndeshet me një mjedis hospitalor (mikpritës e empatik). Siç nuk është rasti i një spitali të madh privat në dalje të Tiranës, i cili e fillon kontaktin e parë me vizitorët me një kundravajtje: hyrja dhe dalja e tij të nxjerrin e të shpien direkt në një rrethrrotullim...

N

jë i huaj i ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i mirë për të jetuar deri kur sëmuresh. Atëherë bëhet anormal, i pajetueshëm, një territor i Botës së tretë. Shumëkush që ka patur të bëjë me sistemin shëndetësor shqiptar, (klinikat, spitalet shtetërore dhe private apo qoftë edhe farmacitë), me siguri që mund të thotë: po, kjo e shpjegon edhe ndjesinë time. Pse Shqipëria nuk është një vend për të sëmurët? Dramatikja e përgjigjes, që jo rrallë është edhe tragjike, ka të bëjë me atë se në Shqipëri nuk ka të sëmurë, nuk ka pacientë; ka vetëm klientë. Këtë e shpjegon edhe një numër shpërpjestimisht i madh, në raport si me metrat katrorë por dhe me numrin e banorëve, i klinikave dhe spitaleve private. Si kudo tjetër, edhe në sistemin shëndetësor ka triumfuar imitimi. Shqiptari është gati dhe e ka për borxh të imitojë çdo gjë. Për asnjë motiv më shumë sesa për atë se imitimi e përjashton kreativitetin. Sindroma e imitimit bashkangjitur asaj të pasurimit të shpejtë, mundësisht të menjëhershëm, i shpjegon kërpudhat e helmëta të ndërtesave që pretendojnë shërbim shëndetësor. Spitali, në radhë të parë duhet të jetë një gjë, ngrehinë apo dhe ide, që të imponon respekt. Përjashto rastet e fushimeve në sheshbeteja, spitali është një institucion që ka hijen e kishës, edhe për atë se kishat qenë ndoshta të parat që i hapën dhe sponsorizuan këto strehë shelbimi. Në trininë apo fazat e njeriut: jeta, shelbimi (trupor) dhe vdekja, spitali është aty si ndërmjetës dhe si garantues. Që do të thotë, apartamente dy-dhoma-një kuzhinë nuk mund të jenë spitale ku mund të pretendosh shërimin. Skuta ku mund të hidhet fall, po, por kaq. As përpjekja për t’i veneruar me emrat bombastikë nuk është plotësim i idesë së spitalit: në të kundërt shpjegon një nevojë të jashtme për të përligjur diçka të brendshme të munguar. Siç nuk është përmbushës as ai rasti tjetër kur mjediset janë të bollshme, katet të shumta, prezenca imponuese, por mungon qëllimi i parë i mjekësisë: kujdesi shëndetësor, dhembshuria për njeriun, të besuarit te betimi i Hipokratit, dhe jo te llogaria bankare e pacientit. Pacienti shërohet ose beson te shërimi i tij edhe kur ndeshet me një mjedis hospitalor (mikpritës e empatik). Siç nuk është rasti i një spitali të madh privat në dalje të Tiranës, i cili e fillon kontaktin e parë me vizitorët me një kundravajtje: hyrja dhe dalja e tij të nxjerrin e të shpien direkt në një rrethrrotullim. Në çdo vend të botës do të zhvendosej o spitali o rrethrrotullimi: më të paktën do vendosej një tabelë paralajmërimi të fortë. Kjo befasi e keqe të shoqëron edhe në mjediset hyrëse të brendshme, kur në kontakt të parë të krijohet përshtypja se ke ardhur aty për të bërë biznes dhe jo për një problem shëndetësor. Ka më shumë kostume blu sesa bluza të bardha; më shumë radio dore sesa stetoskopë; më shumë recepsionistë se mjekë apo infermierë; më shumë prani bankash e mjedisesh ku lëvrohen para, sesa këshillimore mjekësore. Të duket sikur je në një dhomë tregtie ose panair mallrash. Por ndoshta dikush ka menduar, biznesi në fillim e mjekimi më pas. Ndoshta duke mos i trajtuar njerëzit si pacientë, por si klientë i heq ekuacionit një hipokrizi të panevojshme. Por, hipokrizitë nuk kanë fund. Një e tillë është rasti i mjekëve shtegtarë që i sheh të të mbijnë para syve sa në një spital në tjetrin; sa nga publiku te privati. Për të perifrazuar një titull filmi amerikan No country for old men edhe Shqipëria është No country for sick men.


12

Universitet

Aktiviteti

Në fazën finale të konkursit ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, e cila tha se të rinjtë me idetë e tyre do t’i sjellin zhvillim biznesit dhe shoqërisë në tërësi. “Ata kanë potencialin e duhur për të kontribuar me idetë dhe energji të reja në biznes”, - u shpreh Sula.

Yunus dhe UNDP, ndihmë për të rinjtë sipërmarrës Nga fushata “Hapide” e nisur prej disa muajsh nga Yunus Social Albania dhe UNDP në Shqipëri, u përzgjodhën 10 idetë më të mira të biznesit me fokus social. Fituesit u vlerësuan me çmime që varionin nga 400 deri në 1000 euro dhe idetë më të mira do të mbështeten edhe më vonë financiarisht në implementimin e tyre.

Programe për të nxitur sipërmarrjen në 53 shkolla të vendit Janë 53 shkollat e mesme shqiptare që po përfitojnë nga implementimi i 4 programeve mësimore të organizatës “Junior Achievement”, organizata më e madhe në botë që edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjes, biznesit dhe ekonomisë për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe e mbështetur nga Fondacioni Amerikano-Shqiptar për Zhvillim, dega e hapur më 2012-ën për Shqipërinë e kësaj organizate nisi programin pilot për 53 shkolla të mesme të përgjithshme, profesionale dhe private në mbarë vendin, me 4 programe për vitin akademik 2012 - 2013, përkatësisht në klasat e 11-ta dhe të 12-ta të shkollave të mesme. Një program ky që pritet të zgjerohet në 95 shkolla. Programet janë hartuar për të ndihmuar nxënësit që të vlerësojnë aftësitë, interesat dhe vlerat e tyre personale, të kuptojnë përfitimet ekonomike të edukimit, të shqyrtojnë mundësitë e karrierës; të mësojnë aftësitë e punëkërkimit dhe të praktikojnë menaxhimin financiar personal dhe familjar. Qëllimi i JA është të përgatisë brezin e ri që nga bankat e shkollave fillore dhe në ciklet e mëtejshme me disa baza rreth sipërmarrjes. Kjo shoqatë ka organizuar një sërë konferencash në rang lokal dhe kombëtar, trajnime, seminare dhe workshop-e mbi edukimin e të rinjve mbi sipërmarrjen dhe biznesin. JA ka pasur ndikim në më shumë se mbi 105 milionë të rinj në mbarë botën. Synimi i kësaj organizate në Shqipëri duket implementimi i programeve të saj në sistemin arsimor shqiptar, me qëllim fuqizimin e të rinjve shqiptarë për të marrë në dorë suksesin e tyre.

Nga faza finale e konkursit "Hapide"

Muzeu Historik Kombëtar

AUTORËT E PRANISHËM NË STENDËN E UET PRESS Datë 23.04.14 E MËRKURË

Ora 11.00-12.00

Datë 26.04.14 E SHTUNË

Datë 27.04.14 E DIEL

Sami Nezaj

12.00-13.00

Nebi Bardhoshi

13.00-14.00 17.00-18.00

Agim Nesho

Luljeta Progni

Ylli Pango

Spartak Ngjela

Belina Budini

Arben Vata

Daut Gumeni

Mustafa Nano

Dasara Malltezi

Fatos Tarifa

18.00-19.00

19.00-20.00 Datë 23.04.14 18.00-19.00

Ben Blushi

Alfred Lela

Valbona Nathanaili

Kosta Barjaba

Behar Gjoka

Ylli Pango

Tomi Treska

Tonin Gjuraj

Bujar Kapexhiu

Sokol Balla

Adrian Civici

Alfred Peza

Grida Duma

Maks Velo

Datë 23.04.14 18.00-19.00

Datë 23.04.14 19.00-20.00

DATË 24.04.14 12.00-13.00

DATË 24.04.14 17.00-18.00

DATË 24.04.14 18.00-19.00

Ben Blushi

Behar Gjoka

Bujar Kapexhiu

Nebi Bardhoshi

Agim Nesho

Alfred Lela

DATË 24.04.14 18.00-19.00

DATË 24.04.14 19.00-20.00

DATË 25.04.14 12.00-13.00

DATË 25.04.14 13.00-14.00

DATË 25.04.14 17.00-18.00

DATË 25.04.14 17.00-18.00

Ylli Pango

Sokol Balla

Luljeta Progni

Belina Budini

Mustafa Nano

Fatos Tarifa

DATË 25.04.14 18.00-19.00

DATË 25.04.14 18.00-19.00

DATË 25.04.14 19.00-20.00

DATË 25.04.14 19.00-20.00

DATË 26.04.14 11.00-12.00

DATË 26.04.14 13.00-14.00

v

Libra të tjerë

info@uet.edu.al

www.uet.edu.al

Çmimi 900 L

Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t’i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t’i binden ata? ISBN 978-9928-4181-6-6

9 789928 418166

19 esse / ide & debate

Për fituesit e kësaj gare më shumë se nj mujore, organizatorët ndanë çmime, ku i pari prej 1000 eurosh iu dha idesë “Laboratori portativ për analizën e ujërave”; i dyti me vlerën e 600 eurove “Të mos diskriminojmë të burgosurit” dhe çmimi i tretë prej 400 eurosh, idesë për ndërtimin e një strehe për miqtë me katër këmbë “Shtëpia e kafshëve”.

Datë 25.04.14 E PREMTE

HËNA E SHQIPËRISË

ar nga “Yunus Social Business”. Ky program vjen për herë të parë në Shqipëri si format dhe ka si qëllim trajnimin intensiv të sipërmarrësit në fushat kyçe të biznesit. Në fund të këtij programi 3-mujor, sipërmarrësi do ketë arritur të përfundojë planin e biznesit së bashku me një analizë të mirë fizibiliteti të idesë dhe me mundësinë për të përfituar financim nga YSBA. Gjatë periudhës shkurt–mars kur edhe u prezantua ky konkurs, i organizuar nga “Yunus Social Bussines” dhe UNDP Albania, janë hedhur 213 ide. Ato më të votuarat nga publiku- i cili ishte i lirë të votonte online- më pas kanë kaluar në ‘sitën’ e ekspertëve. Sipas “Yunus Social Bussiness”, qëllimi i kësaj platforme është përfshirja, motivimi, zhvillimi dhe edukimi i të rinjve shqiptarë në fushën e biznesit social, sipërmarrjes dhe shkëmbimit të ideve. Një qëllim që duket se e ka edhe politika, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në premtimet e tij e ka pasur si prioritet mbështetjen e sipërmarrjes tek të rinjtë. Vitin e kaluar në bashkëpunim me Bankën Botërore, rreth 300 të rinj veç kurseve profesionale kanë pasur mundësi të krijojnë vetëpunësim, si rrobaqepës, elektricistë, pastiçierë, këpucarë etj. Edhe qeveria ‘Rama’ e ka parë si shqetësim papunësinë tek të rinjtë dhe ndër reformat e saj parësore ka qenë punësimi i kësaj kategorie nëpërmjet nxitjes së arsimit profesional dhe krijimit të zyrave të punës jo vetëm në kryeqytet, por edhe në rrethet më të mëdha të vendit.

Datë 24.04.14 E ENJTE

Ben BLUSHI

Mjafton të kesh një ide, të bësh një aplikim në një faqe online dhe nesër mund ta gjesh veten në krye të një biznesi të vogël. Kjo është filozofia e iniciativës “Hapide”, e financuar nga Yunus Social Albania dhe UNDP në Shqipëri, një platformë që ofron mbështetje financiare për të rinjtë me ide biznesi. Fushata e nisur prej disa muajsh ku të rinjtë nga e gjithë Shqipëria aplikonin me anë të internetit me idetë e tyre, u kurorëzua dy ditë më parë në mjediset e “Hotel Tirana International”, ku edhe u përzgjodhën 20 idetë më të mira të biznesit, që varionin nga hapja e qendrave rekreative e deri te kultivimi i kërmillit. Art me vajzat e Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, CityRaiv, Grandparents Day Care; hapja e një kompleksi sportiv në Lushnjë, kultivimi i kërmillit, hapja e një laboratori portativ për ujërat, mbështetje e artizanatit shqiptar, rrobaqepësi për gratë e dhunuara, qendra kujdesi për fëmijët me nevoja speciale si autikë, disleksi, etj., të gjitha ide-biznesi me fokus social dhe në shërbim të komuniteteve. Në fazën finale të konkursit ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, e cila tha se të rinjtë me idetë e tyre do t’i sjellin zhvillim biznesit dhe shoqërisë në tërësi. “Ata kanë potencialin e duhur për të kontribuar me idetë dhe energji të reja në biznes”, - është shprehur Sula. Organizatorët thonë se HAPiDE është platforma e parë e inovacionit social, si konkurs dhe shkëmbim idesh online, e ndërtuar me qëllim krijimin dhe nxitjen e mundësive dhe oportuniteteve për të rinjtë sipërmarrës dhe për bizneset sociale në Shqipëri. “Misioni ynë është nxitja e rritjes ekonomike dhe social-ekonomike përmes sipërmarrjes, krijuar për t’i ndihmuar të rinjtë në zhvillimin e ideve dhe mbështetjes së sipërmarrjes nga kjo grupmoshë”, - thonë organizatorët. Për sipërmarrësit e rinj, “Yunus Social Business” ka ofruar asistencë, trajnime, këshillim për çështjet financiare dhe ligjore, hapësirë për zyrë dhe infrastrukturë e mbështetur nga UNDP, e cila prej vitit 1966 bashkëpunon me njerëz nga të gjitha nivelet e shoqërisë për t’i ndihmuar në ndërtimin e vendeve të afta për të përballuar krizat, si dhe udhëheq e mbështet rritjen, e cila përmirëson cilësinë e jetës për të gjithë. Për fituesit e kësaj gare më shumë se njëmujore, organizatorët ndanë çmime, ku i pari prej 1000 eurosh iu dha idesë “Laboratori portativ për analizën e ujërave”, i dyti me vlerën e 600 eurove “Të mos diskriminojmë të burgosurit” dhe çmimi i tretë prej 400 eurosh, idesë për ndërtimin e një strehe për miqtë me katër këmbë “Shtëpia e kafshëve”. Këta tre fitues bashkë me shtatë idetë e tjera të shpallura më të mira nga një juri me ekspertë nga fusha e biznesit dhe bota akademike, do të përfitojnë një program përshpejtimi–zhvillimi personal mbi biznesin dhe sipërmarrjen, mbështetje për ndërtimin e planit të biznesit, si dhe mundësi për financim dhe vënie në jetë të projekteve të tyre, ofru-

Junior Achievement Albania

BEN BLUSHI

HËNA E SHQIPËRISË

ISBN 978-9928-4211-0-4

9 789928 421104 Çmimi: 1400 lekë

Valbona Nathanaili

Tomi Treska

Adrian Civici

Grida Duma

Sami Nezaj

Arben Vata

DATË 26.04.14 17.00-18.00

DATË 26.04.14 18.00-19.00

DATË 26.04.14 18.00-19.00

DATË 26.04.14 19.00-20.00

DATË 26.04.14 19.00-20.00

DATË 27.04.14 12.00-13.00

Dasara Malltezi

Kosta Barjaba

Tonin Gjuraj

Alfred Peza

Maks Velo

Spartak Ngjela alejgN katrapS 6991-1991/ 3 imuloV tireyjnëg ët ehd tirubmert ët ,arthsejnëg ehd akirF :AJTJ ABMRËP AGN ËSEJP !hsehobaG .ëmuhs od ëm iA .aum rëp tetrëb op illupoP/ ëtlover ën ruhdeh nihsi ët od A/ ëmuhs ëm ehde rutitrëb hsik ët od ,rurav ët ethihs ët ët op ,espes tillupop sidim itkiflnok dnuf ën ëm uehtrëphS/ ?eratpiqhs ainarit edne etnojiv / ?ratpiqhs ëtjerd ët teths ëjn tetrëv ethsik ët od A/ irëpiqhS ën titeths ehd e isëtfa ëthsë mihsyd ap ,sëhok ës sëmyrf atnaçev e tetenlluv ënjëb i ëq ajpaK ët od ërafÇ/ irëpiqhS ën ”hdam e nimihtrëphs“ ëllejs ethsik ahoK/ evëdividni / ?irëpiqhS ën timzinumok ët timizërr ët rusits e ëtjnoreh nitethsup em ninëb ëjn iollfi irëpiqhS ëN/ lanosrep retkarak ëjn rëpet ëm e ëtidrëp etrrem op itethS itrap ëjn jehomrof ët jehuD/ ekitarkomeD ënitraP uaç e alic e hsasalk er e ëtful e tëratmirilç ënaj atëK/ tiseudnus ët rëtejv e nipitekra etnorrëtakhs ët ëq er e / etsilupop nëmyrf em ënomhtijg ënjozuba ëq ,eryt ët tillupop ët raunijgami ëmjëb ët ëq ajoven ëneq ap tatjerd ët ëmjotfi i’t ehd çrëgn ëtëk ëmjecrëpak aT ?seutjerd ëneq ët rëp ruhdejgzrëp ak u hsuk evuj oP / nirtejt-irëjn em ëtful


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.04.2014

13

reagimi

Letërsia e angazhuar, shpikje apo koncept Në Festivalin e Librit dhe Arteve Pamore që po zhvillohet në Muzeun Historik, u zhvillua dje konferenca me temë “Letërsia e angazhuar dhe gruaja” Aida Tuci Shumë mendojnë se është “shpikje” e kohëve moderne, që lindi më së shumti si nevojë për të kataloguar librat në vitrinat e librarive dhe bibliotekave, ose më keq akoma, për ta kthyer librin në një mall konsumi që i vihet “etiketë”. Për kritikët e kësaj “shpikjeje”, letërsia është letërsi dhe çdo libër mund të përcjellë mesazhe. Organizatorët e Festivalit të Librit dhe Arteve Pamore që po zhvillohet në Muzeun Historik, megjithatë tentuan të japin një shpjegim me konferencën “Letërsia e angazhuar dhe gruaja”, ku dhanë e rrahën mendime ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gazetarja Rudina Xhunga, shkrimtarja italiane, Daria Bignardi, studiuesit dhe publicistët Eda Derhemi dhe Ardian Vehbiu. Për Kumbaron, koncepti i letërsisë së angazhuar nuk duhet të jetë vetëm i femrave. “Unë nuk jam shkrimtare, por nëse kam zgjedhur të angazhohem, e kam bërë me përkthimin. Duke e quajtur përkthimin krijim, ky më është dukur angazhim sepse mendoj se kam folur me publikun nëpërmjet autorëve, përzgjedhja e të cilëve është gjithashtu akt angazhimi”. Studiuesja dhe publicistja Eda Derhemi mendon se për letërsinë e angazhuar nuk flitet, nuk diskutohet, nuk njihet. Dhe për këtë ka të drejtë. Kjo konferencë ishte e para me këtë temë. Ndaj, Derhemi doemos do jepte një shpjegim se çfarë duhet kuptuar me letërsi të angazhuar. Sipas saj, tipari i parë dallues i kësaj letërsie është që ka për objekt një grup të shtypur shoqëror. “Por është e rëndësishme që një letërsi e angazhuar të jetë mbi të gjitha mirëfilli letërsi. Dhe që të jetë letërsi, duhet të kënaqë. Ky ka qenë problemi, sepse shpesh kjo

Teatër

lloj letërsie nuk kënaqte, por binte në dekadencë ideologjike. Është një letërsi me synimin për të ndryshuar gjërat. Por, a mund të kemi letërsi të angazhuar në një shoqëri si kjo e jona, që nuk e ka kulturën e angazhimit?!”, – është pyetja që ngre Derhemi. Ardian Vehbiu, i vetmi burrë në panelin ku flitej për letërsinë e angazhuar dhe gratë, përgjigjen për pyetjen që ngre Derhemi e gjen te tradita e letërsisë shqiptare që, e lidhur me realizimin socialist, ishte detyrimisht e angazhuar me çka në fakt diktonte regjimi. “Letërsia e kësaj periudhe duhej të ishte detyrimisht e angazhuar dhe kjo u perceptua nga publiku si diçka që vinte nga lart. Për pasojë, sot shkrimtarët i largohen angazhimit sepse e lidhin atë me pushtetin. Si pasojë e kësaj tradite ndihet një lloj indiference e autorëve sot, sepse ka tendencë për ta parë angazhimin si politik, ose si kah politik”, - tha Vehbiu. Një model sipas tij i letërsisë së angazhuar për femra është shkrimtarja Elvira Dones me romanin e saj “Lufta e vogël e përkorë”. Shkrimtarja Daria Bignardi, e ftuar në këtë Festival të Librit për të prezantuar romanin e saj “Akustikë e përkryer”, u shpreh se ky koncept është i panjohur edhe në Itali, aq më shumë kur bëhet fjalë për një kategori të letërsisë së angazhuar për femra. “Për këtë lloj letërsie flitet pak e njihet pak edhe në vende si Italia. Nuk e di a është mirë apo keq, por kategoritë nuk kanë seks. Megjithatë është mirë të flitet, të inkurajohet, sepse gruaja nënkupton kujdes, dhe kjo e bën të bukur”,- tha Bignardi. Një konferencë e shtrirë në më pak se një orë, vështirë se mund të qartësojë se çfarë në të vërtetë është “Letërsia e angazhuar”.

Promovime

Autori Kirmen Uribe: Gjuha baske, e hershme si shqipja Romani “Bilbao, Nju Jork, Bilbao”, shqipëruar nga Bashkim Shehu dhe botuar nga “Toena” solli në Tiranë, në Festivalin e Librit dhe Arteve Pamore, autorin spanjoll Kirmen Uribe. Shkrimtari që shkruan në gjuhën baske, Kirmen Uribe, me ardhjen në Shqipëri zbuloi një vend model që duhet ndjekur. “Unë shkruaj në një nga katër gjuhët që ekzistojnë në Spanjë, në gjuhën baske, të cilën e flasin pak njerëz, rreth 1 milion. Gjuha baske është një gjuhë pak a shumë si shqipja, që ka një të kaluar shumë të gjatë. Kur erdhën romanët flitej kjo gjuhë, pra është një gjuhë shumë e hershme dhe gjëja më e bukur është se ka vazhduar të ekzistojë dhe pas mijëra vjetësh deri në ditët e sotme. Prandaj për mua është një gjë shumë e bukur dhe e veçantë të vij në Shqipëri, sepse edhe ju e keni dashur dhe keni luftuar për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën tuaj. Dhe për mua jeni një model për t’u ndjekur”. Kjo si parantezë para se Uribe të vinte tek romani që e kishte sjellë në Shqipëri, falë dhe mbështetjes së Ambasadës spanjolle në Tiranë. Për këtë roman Kirmen Uribe u vlerësua me Çmimin e Letërsisë Spanjolle, ndërsa në vitin 2008, për të njëjtën vepër ai u vlerësua me Çmimin e Kritikës. Romani “Bilbao-Nju Jork-Bilbao” është përkthyer në 14 gjuhë të botës.

“Fytyra e Simurgut”, i Gazmend Krasniqit Shtëpia botuese “Saras” ka çelur promovimet me prezantimin e librit “Fytyra e Simurgut”, të autorit Gazmend Krasniqi. “Letërsia në një vend është në sistem dhe ky sistem krijohet nga autorët vendas me vlerë letrare të gjuhës së tyre dhe plotësohet herë pas here me autorë të letërsisë botërore, të cilët vijnë e flasin përmes kësaj gjuhe, pra përmes gjuhës shqipe”, - tha ndër të tjera në promovimin e romanit të tij, autori Gazmend Krasniqi. “Fytyra e Simurgut” është një roman për antikonformistin e letërsisë shqipe, Frederik Reshpja.

Një “Incident” i shkëlqyer në qytetin e Fierit

Të qeshura terapeutike dhe duartrokitje të gjata në skenën e Teatrit Bylis, me një trupë kompakte aktorësh që sjellin në skenë, me regji të Mehmet Xhelilit, një emër tashmë i shquar në regjisurën e teatrit tonë, një komedi të rrallë për nga subjekti, situatat, personazhet, të shkruar nga komediografi i njohur italian, Luixhi Lunari. Në një moment historik, në të cilin për të tërhequr vëmendjen e publikut shpesh biem në vulgaritete të humorit për humor, të cilat bien ndesh tërësisht me shijet e shëndosha edukative dhe të kulturës qytetare, shfaqja “Incidenti” e trupës

së teatrit të Fierit na sjell një shembull të argëtimit të pastër, me humor, që mbështetet tek situatat, tek aftësitë e interpretuesve, tek dora e sigurt drejtuese e regjisorit, tek teksti i shkëlqyer që na fton të jemi pjesë e problemeve mjaft të mprehta dhe aktuale. Komedia zbavitëse e Luixhi Lunarit, një përshtatje e komedisë “Të mbathurat”, të komediografit gjerman Karl Shternhaim, vërtitet rreth një episodi të rastësishëm, në të cilin gruas së bukur dhe tërheqëse të një nëpunësi të vogël banke, gjatë përurimit të një dege të re i këputet pa dashje llastiku dhe i bien të

brendshmet. Është e qartë se pas kësaj pasojnë shpifje, thashetheme, “ëndrra të ndaluara” të atyre që arrijnë ta shohin “skandalin”. Pas kësaj krijohen një seri keqkuptimesh dhe momentesh të shkëlqyera komike që shkaktojnë një shpërthim të vërtetë të qeshurash te publiku. Interpretojnë: Myzafer Ziflaj, Astrit Hasani, Klajdi Marku, Miola Sitaj, Fatmir Xhelili, Doriana Caushi, Brikena Sinanaj, Hateme Ruzhdia, si dhe dy aktorët e rinj Eglantina Cenomeri dhe Roland Saro. Skenografinë e ka konceptuar skenografi i njohur, profesor në Universitetin e Arteve, Ilir Martini.

Kumbaro: Edhe artistët duhet ta meritojnë vendin e punës Riorganizimi i institucioneve kulturore, për Ministrinë e Kulturës nis së pari me vënien në zbatim të kontratave sezonale për artistët. Protesta e artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) për kontratat 3-mujore, nuk duket se do ta ndalë ministrinë për të vijuar me procesin e reformës në këtë institucion. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shprehet se kjo është një reformë e propozuar, diskutuar dhe e prezantuar që në fillim të ardhjes së saj si ministre, e që vijoi pas shumë kontakteve me artistë të punësuar në institucionet e artit por edhe me komunitetin e artistëve jashtë këtyre institucioneve, të cilët punojnë tashmë me kontrata të përkohshme. Në gjithë këto vite, sa herë që flitej e stërflitej, diskutohej e stërdiskutohej nevoja për reformë në institucionet kulturore, propozimi i parë që bëhej ishte ngritja e skemës së kontratave sezonale me artistët. Një hap që me sa duket po e ndërmerr realisht ministrja Kumbaro, që siç konfirmoi dje, ky proces ka filluar prej disa muajsh nga institucionet kulturore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Financave. “Kanë qenë vetë artistët që kërkojnë prej kohësh një reformë institucionale të teatrove, me qëllim që t’u japim prioritet meritokracisë dhe sistemit të audicionit, qarkullimit të të gjithë artistëve brenda institucioneve të artit”, - tha Kumbaro. Pretendimit të artistëve të TKOB-së që në protestën e dy ditëve më parë kërkonin kthim mbrapsht të kontratave 3-mujore të propozuara nga MK, për arsye se ndiheshin të rrezikuar për vendet e tyre të punës, ministrja Kumbaro i përgjigjet kështu: “Nuk është folur për kontrata 3-mujore; drejtori ka folur për një kontratë të parë 6-mujore, e cila ka si synim kryesor dy gjëra: legjitimin dhe vënien në baza ligjore për secilin në TKOB si një periudhë e mjaftueshme, (këtë të fundit do e vlerësojnë autoritetet) për të vendosur sistemin e meritokracisë, konkurrencës së pastër, ku secili të ketë të drejtën të jetë në kategorinë e duhur sipas profesionit. Nuk bëhet fjalë për heqje nga puna, nuk bëhet fjalë për suprimim e zvogëlim të vendeve të punës, pasi janë vetë artistët që janë ankuar, por për mungesë disipline dhe kontratash”, - u shpreh Kumbaro. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për një tjetër institucion në varësi të MK, siç është Teatri Kombëtar. Drejtori Hervin Çuli që ditën e parë të emërimit në këtë post riformuloi qëndrimin e tij, të kahershëm në fakt, se për aktorët e Teatrit Kombëtar nuk do të ketë më rroga të përjetshme, veçse kontrata sezonale.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

4

5

6

7

8

9

11 15

16

12

18

17

21 23 28 3 37

36 41

42

14

22

24

32

13

19

20

27

10

25

26

26

29

33

30

31

34

35

38

39

43

44

45

40

46

47

51

50

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

48

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

1. Grykë mali me maja të thepisura. 4. Punimi i thellë me plug ose me kazmë, që i bëhet një toke të re ose një are për të shtuar pjellorinë. 11. Shaban i njohur i skulpturës shqiptare. 12. Ai që ndreq dhe bën sende të përdorimit të përditshëm. 15. Si urdhëron. 18. Një nga motrat teniste Williams. 19. Qendër e vogël banimi. 20. Piktor ikonograf i famshëm shqiptar. 21. Vozë e vogël druri, pa të fundit. 22. Dëftesë ku është shënuar sasia e një malli që shitet dhe çmimi i tij. 23. Përemër vetor. 24. Dyqan për veshje. 26. Thikë e mprehur nga të dyja anët, që mbahet në këllëf si armë brezi. 27. Ent Kulturor. 29. Papuçiu i stadiumit të Fierit. 30. Rrugë e trenit. 32. Lindja në Angli. 33. Brandon i famshëm i kinemasë, mbrapsht. 35. Institut Zviceran. 36. Vlora në makina. 37. Tallje që bëhet në mënyrë të hollë e të mbuluar. 39. Shko! 41. Baba, shkurt. 43. Instituti Bujqësor. 44. Tutull fisnikërie. 48. Një e hapur e njërës këmbë para kur ecim. 50. Njësi për vlerësimin e gurëve të çmuar. 51. Ca, ose... 52. Qytet i vendit tonë.

Vertikalisht:

1. Kanë shumë ushqimet e yndyrshme. 2. Ai që bën punë zyre. 3. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 4. Shitja e blerja e prodhimeve dhe e mallrave. 5. Ai që ka hedhur mendimin i pari për një projekt. 6. Shesh i vogël, i veshur me bar. 7. Organizatë terroriste. 8. Zonë Industriale. 9. Lloj salce që përdoret zakonisht tek ushqimet e shpejta. 10. Autobuzi i dikurshëm. 11. Simboli kimik i heliumit.13. Ajo që del nga mbledhja e të dhënave. 14. Një nga pseudonimet e Enver Hoxhës. 16. Ent Ndërtimi. 17. Veprimi e ndikimi i diçkaje. 18. Notë muzikore. 19. Ngjarje a veprim që ka ndodhur në të vërtetë. 25. Ka edhe një pleh të tillë. 28. Njeri që bën veprime të çuditshme. 31. Fabulist i famshëm i letërsisë antike greke. 32. Një lumë i madh në Europën Perëndimore. 34. Organizatë Neutrale. 38. Tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur nga tradita. 40. Breg shkëmbor që zgjatet në det. 42. Flori. 45. Pjesëz mohuese. 46. U rrëzua. 47. Zonë Ekologjike. 48. Mbetet pas djegies. 49. Asamblaja Ndërkombëtare.

Sudoku | nivel mesatar 7 3 4 6 1

3 5

5

6 8

8

2

9

1 6

2

2

8 2 1 6

2 3 4

4 2

2 7

6

7 9

1

8

8

5 6

8 9

7 2 4 3 8

4 6 5 1

3 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9 5 6 3 Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Elefantët e dehur Nëse keni menduar se vetëm njerëzit e teprojnë me pije apo me substanca narkotike, gaboheni pasi edhe elefantët e kanë tepruar me disa frute që janë dehëse. Të njohura për shijen e ëmbël në të hidhët, frutat marula janë shumë të dashura për kafshët, pasi japin edhe një efekt freskimi, por jo në doza të tepërta. Një grup elefantësh, duket se kanë pasur festë, pasi e kanë tepruar me marula, e kjo ka dhënë efektet pas pak kohësh, kur kafshët gjigante, mezi kanë qëndruar në këmbë. Zyrtarët e derivatit të kafshëve në Afrikë, kanë thënë se kjo ka ndodhur edhe më herët, andaj i kanë lënë kafshët të qetë, derisa janë këndellur nga ‘ahengu’ me frutet me efekte dehëse marula.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Marrëdhënia ne çift do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe dialogu thuajse do shterroje. Beqaret do kenë disa takime vendimtare te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat do kalojnë një periudhe te trazuar dhe delikate. Mire do jete te mos shpenzoni pa u menduar.

Nëse i besoni verbërisht partnerit tuaj gjate kësaj dite, ka mundësi qe te merrni edhe zhgënjime me vone. Ruajeni gjithmonë një hije dyshimi. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asnjë te veçante. Yjet nuk do iu ndihmojnë aspak. Financat do filloni t’i stabilizoni duke ndjekur një strategji strikte. Çdo gjë do vendoset ne vendin e vet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite goxha e qëndrueshme dhe e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase dhe ndjesitë qe do përjetoni do jene te mrekullueshme. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai i shumëprituri. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire kështu qe kujdes me shpenzimet.

Do bashkëpunoni tej mase me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do ketë goxha përmirësime. Venusi madje do iu nxite te provoni edhe eksperienca te reja. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale. Mundësitë për te pasur takime do jene goxha te mira. ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse mund te digjeni keq.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta juaj ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj dhe nuk do mbani mëri për gjera elementare. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse te cilat duhet t’i marrin shume seriozisht. Nesër nuk i dihet nëse vijnë me apo jo këto mundësi. Ne planin financiar duhet maturi dhe sa me shume maturi.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat 9 2 9 1 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 243, 263, 291, 314, 425, 485, 547, 564, 685, 699, 715, 926. Numra me 4 shifra: 0154, 1526, 2011, 3022, 5210, 6958, 8241, 8547. Numra me 6 shifra: 056805, 115240, 172709, 217050,

228695, 263599, 350837, 401808, 446128, 478485, 522435, 541825, 563259, 587951, 652632, 666561, 7 89021, 795652, 874845, 952121. Numra me 7 shifra: 1541526, 2090605, 5131852, 6320150.

Venusi do jete i pozicionuar shume keq sot ne jetën tuaj ne çift. Do refuzoni te bashkëpunoni me partnerin dhe nuk do toleroni asnjë detaj sado te vogël. Beqaret do kenë takime te zakonshme, por shume shpejt njëra prej tyre do shndërrohet ne diçka serioze. Ne planin financiar duhet me patjetër te bëni kursime sepse ndryshe nuk keni për t’ia dale dot.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Nëse partneri juaj është autoritar dhe nuk i pëlqen aspak qe ju te merrni vendime pa e pyetur, sot ka rrezik qe te keni probleme. Nuk do i mendoni aspak pasojat e veprimeve tuaja. Beqaret me mire te mos tentojnë te joshin cilindo qe do iu dale përpara sepse do kenë probleme me pas. me shpenzimet tregohuni te moderuar dhe nuk do keni vështirësi.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për te dashuruarit. Tregohuni ne çdo moment te gatshëm për te qëndruar pranë partnerit. Beqaret nuk do kenë asnjë ndryshim ne jetën sentimentale. Do iu duhet ende te prisni edhe pak kohe. Financat do jene te ekuilibruara për pjesën me te madhe.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite mjaft pasionante dhe e mbushur me kënaqësi kjo për te dashuruarit. As vete nuk do iu besohet se jeni ju qe do i përjetoni ato emocione. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës sepse po u nxituan mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat mos u bëni ambicioze. Mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime dhe te humbni shume.

AKREPI (22/X-21/XII)

Çështjet e zemrës do shkojnë me se miri gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate e vështirësi do kalojnë çaste me te këndshme. Beqaret nuk duhet te shpresojnë kot sepse mundësitë për takime nuk do ekzistojnë sot. Financat nuk do jene ne gjendje te keqe, por situata mund te dale jashtë kontrollit po shpenzuat pa mase. Tregohuni te matur.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Mos u tregoni shume kapricoze sot me partnerin tuaj sepse ai nuk do jete ne humor dhe mund te keni probleme serioze. Beqaret do e kenë shume pranë personin e përshtatshëm, por fatkeqësisht nuk do e vene re. Mund te humbin mundësi te mira për një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do keni goxha përmirësime.

PESHQIT (20/II-19/III) Do i kushtoni me shume rëndësi se kurrë sot jetës suaj ne çift. Do lindi çdo gjë tjetër pas dore vetëm qe te riktheni emocionet dhe pasionin. Beqaret nga ana tjetër do kenë shume kërkesa për princin e kaltër dhe nuk do mund te fillojnë as sot një lidhje. Gjendja financiare do jete e mire gjatë ditës së sotme.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.04.2014

25 prill

ditë që formësuan botën

15

Dashuria është si çdo luks tjetër. Nuk ke të drejtë ta kesh derikur të jesh në gjendje për të. - Anthony Trollope

1682

Kushtetuta e William Penn Në vitin 1681, Mbreti Charles II i Anglisë i dha një hapësirë të gjerë toke-pothuajse po aq të madhe sa Anglia-kuakerit William Penn, në këmbim të një borxhi që i kish të atit të tij, Admiralit Sir William Penn. I riu e pagëzoi në emër të të atit dhe themeloi koloninë e Pennsylvania-s për pasuesit e tij kuakerë dhe të tjerë disidentë fetarë që persekutoheshin në Angli asokohe. Ngulimi kryesor do të ishte në Philadelphia, të cilën ai e skicoi me rrugë e ndërtesa që formonin një rrjetë, planimetri që do të bëhej e njohur në shumë qytete të Amerikës së Veriut. Një vit më vonë, një flotë prej rreth 2 mijë emi-

grantësh arriti nga Anglia, ndjekur nga grupe nga Gjermania, Franca e të tjerë. Për t’u siguruar që kolonia zhvillohej sipas parimeve principale të kuakersave, Penn hartoi ‘Kornizat e qeverisjes së Pennsylvania-s”. Ky dokument përkufizoi të drejtat e pronarëve të tokës dhe qytetarëve të tjerë, konfirmoi sundimin e ligjit, ngriti një këshill të zgjedhur me votë dhe përcaktoi rolin e tij dhe atë të vetes si guvernator. Gjithashtu themeloi- për herë të parë në botën perëndimore-parimin e lirisë së ndërgjegjes për të gjithë ata që besonin në një Zot suprem, cilado qoftë for-

ma e besimit apo praktika. Dënimi me vdekje ishte rezervuar vetëm për vrasësit dhe tradhtarët. Firmosja e “Kornizës së Qeverisjes” u bë më 25 prill 1682. Si Kushtetuta e parë në botë që jepte mundësinë e ndryshimit të paqtë përmes amendamentevesiç edhe ndodhi në të vërtetë disa herë gjatë viteve në vazhdim- u shtua edhe me një “Karta e Privilegjeve të Banorëve’ në vitin 1701, e cila e pakësonte autoritetin e guvernatorit. Me kalimin e kohës demonstroi benefitet e një kushtetute të shkruar dhe u bë modeli për Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara një shekull më vonë.

Blitz

Flickr

9

Për qind e grave në ushtrinë amerikane thonë se ‘janë shumë të interesuara’ të kenë pozicione luftimi.

2/3

E katolikëve amerikanë besojnë se Kisha duhet të dekretojë gratë si priftëresha.

73

Për qind e burrave të martuar amerikanë që thonë se bashkëshortet e tyre votojnë në të njëjtën mënyrë si ata.

49

Për qind e grave të martuara amerikane thonë të njëjtën gjë për bashkëshortët e tyre.

Foto: qingbo sun Titulli: Teknologjia

“Nymphomaniac”, rikthimi gjithmonë skandaloz i Lars Von Trierit Sapo ka nisur shfaqjen në kinematë e të gjithë botës “Nymphomaniac Volume I”, filmi më i ri i Lars Von Trierit. Versioni integral i “Nymphomaniac”, një film shumë kontrovers për shkak të përmbajtjes erotike dhe eksplicite, është prezantuar tashmë në Festivalin e Sundance dhe atë të Berlinit. FILMI Një beqar në moshë të madhe, Seligman, gjen në një rrugicë një grua të re, të plagosur. Ajo quhet Joe. Sligman e merr në apartamentin e tij, ku Joe i rrëfen se është një nimfomane dhe i rrëfen jetën e saj, e dominuar nga obsesioni për seksin. Në filmin “Nymphomaniac” luajnë aktorë si Charlotte Gainsbourg, Uma Thurman, Stellan Skarsgård, Shia LaBeouf dhe Jamie Bell. Filmi është xhiruar mes gushtit dhe nëntorit 2012 në Këln, Hiden dhe në Fjandra, në Belgjikë. Për të xhiruar skenat më eksplicite të seksit, von Trier ka përdorur aktorë pornografikë. Filmi i von Trier është i ndarë në dy vëllime dhe tetë kapituj. Vëllimi I ndjek historinë e Joe në moshë të re, interpretuar prej Stacy Martin. Vëllimi II rrëfen bëmat

gazetamapo@gmail.com

e Joe tashmë e rritur, dhe ka si protagoniste Charlotte Gainsbourg. Duke filluar nga 25 dhjetori 2013, “Nymphomaniac” vëllimi I dhe II nisi të dalë në të gjithë botën. Versioni i modifikuar konsiston në prerjen e disa pjesëve ku shfaqen organet gjenitalë në mënyrë më eksplicite. Prerjet janë bërë nga vetë von Trier bashkë me montazherët dhe financuesit e filmit: rezultati është dy filma nga dy orë secili. KRITIKA “Nymphomaniac” ka patur një pritje të mirë nga shtypi i huaj gjatë muajve të fundit. Peter Debruge, i revistës Variety shkruan: “Me këtë vepër eksplicite seksualisht, l’enfant terrible i kinemasë botërore, Lars Von Trier rikthehet në rolin e “të pistit”. E bën me një film të gjatë, të studiuar për të provokuar, tronditur dhe iluminuar një publik që ai e konsideron shumë modest. Përtej temës, “Nymphomaniac” ofron një vështrim ironik por serioz të temës së vetëçlirimit seksual, duke iu referuar shpesh botës së artit, muzikës, fesë dhe letërsisë, edhe pse shkon përtej limiteve me disa skena të pastra pornografike”. Pozitiv edhe gjykimi i The Guardian, që

i ka dhënë një vlerësim prej katër, nga pesë yje. “Si ka qenë për ty? Si ka qenë për mua? “Nymphomaniac”-ut nuk i intereson. Shkon në rrugën e vet, në shërbim të kënaqësisë së vet, duke e “keqtrajtuar” publikun nga njëra skenë seksuale tek tjetra. Më zemëron, ma shpif, por mendoj që mund ta dua. Është si një marrëdhënie e dhunshme. Kam nevojë ta shoh përsëri”, shkruan kritiku Xan Brooks. Bob Mondell shkruan tek NPR: “Lars Von Trier është argëtuar gjithmonë duke provokuar spektatorët në të gjithë mënyrat e mundshme. Kështu që ishte e arsyeshme të prisnim diçka skandaloze nga një film që titullohet “Nymphomaniac”. Çuditërisht, gjëja më shqetësuese e filmit është që të bën shumë për të qeshur”. Shumë negativ ka qenë komenti i të përditshmes franceze, Liberation, që i ka dhënë një nga pesë yje. “Ky film nuk është as brilant, as seksi, dhe as veçanërisht i thellë… Von Trier u duk më i frymëzuar kur përshkruante fundin e botës tek Melankolia, por jo në këtë rast. I përjashtuar nga Festivali i Kanës për shkak të frazave të tij mbi Adolf Hitlerin, me nxitim

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

të madh dhe në një fazë degjenerimi nisi krijimin e këtij filmi. Kjo përmbledhje ankthi dhe seksi që tenton të godasë botën me një kryevepër të re, që shitet si një “porno” që nuk është, është pikërisht ai lloj eksperience që do të bënim mirë t’ia kursenim vetvetes”. Aspekti erotik i filmit është më pak dominues, në krahasim me pritshmëritë, siç vëren “Time Out”: “Kaotik dhe jo veçanërisht i bukur nga pikëpamja estetike, filmi ka më shumë frymë punk dhe radikale si tek “Idiotët” apo “Dogville”, se sa tone dramatikë si “Melankolia” dhe “Antikrishti”… Ka shumë skena nudo (pjesa më e madhe të xhiruara me aktorë pornografikë profesionistë), por filmi nuk është pothuajse asnjëherë erotik apo pornografik”. IndieWire përqendrohet tek performanca e aktorëve: “Ka edhe disa aktrime shumë të mirë. Përveç Gainsbourg, Skarsgård, Slater dhe Martin, të përmendur tashmë shpesh herë, në rolin e hidhur të bashkëshortes dhe nënës së refuzuar është një Uma Thurman më e mirë se kurrë. Ndërsa Shia LeBoeuf është më pak bindëse”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 25.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.