25 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

MH370 është në fund të detit, historia mbetet mister

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 25 mars 2014. Numër 1166. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Negociata sekrete për takimin Rama-Basha

intervista

Mediu: E djathta nuk i shpëtoi etatizmit, të afrojmë mendimin ndryshe

Kryeministri cakton staf për të përgatitur axhendën dhe modalitetet e një takimi të mundshëm. Taulant Balla takohet me Majlinda Bregun për afrimin e qëndrimeve si dhe për të parë mundësinë e një tryeze PSPD. Në pritje të takimit me Bashën, Rama ngrin “Nëpunësin” dhe “AMA”-n. Porosia në mbledhjen e grupit: Nuk kemi pse nxitojmë! . faqe 3

Kryetari i republikanëve analizon humbjen e së djathtës dhe bën apel për rikthim tek të rinjtë dhe intelektualët. "Ligjet për pronën, me koncept Leninist-etatist” FAQE 4

Kriza e energjisë, qeveria: Rishikim tarifave për HEC-et private Ministri Gjiknuri lajmëroi dje ndryshimin e tarifave të energjisë edhe për prodhuesit e HEC-ve. Kundërshtojnë koncesionarët FAQE 8

Takimet në Siri me “ushtarët” e Zotit nga Shqipëria e Kosova Ditëlindja e 45-të, Meta bashkon të majtën në festë

FAQE 5

op-ed / 10-11

Reporteri i luftës, Vedat Xhymshiti rrëfen se si i ka gjetur shqiptarët që luftojnë në Siri. “Ka nga ata që kanë shkuar për arsye ekonomike, por shumica janë për xhihad. Luftojnë me formacionet ushtarake Jabhat al-Nusra (Fronti Çlirimtar) dhe SISI”

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Tirona ime dhe Liu Cakut*

koment Eda Derhemi

Flëro, flëro, flëro… XHAMIA! – unë e gabuar ngrija gabimisht gishtin pas atij të nonës, ndërkohë që xhamia...

koment Agron Haxhimali

13 Promovimi

Kosova dhe Deçani përkujtuan 16-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Komuna e Deçanit zgjodhi këtë përvjetor për t’i

dorëzuar zyrtarisht titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës, njëherësh kryetar i PD-së, Lulzim Basha. Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Bashës në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare. Disa fjalë për titullin... Faqe 3

pistat

Letërkëmbim

Rudina Xhunga mbledh kolegë dhe politikanë për “Shkrimtarët e Shekullit” Nga sot, libri me 31 intervista të shkrimtarëve të shquar në treg. Kryeministri Rama: Ndjehem i përdorur për mirë

inë, Kosovë etj. Me këtë mision u nis edhe në nëntor të vitit 2011 në Siri; dokumentimin e konfliktit midis forcave qeveritare siriane dhe forcave rebele në qytetin e trazuar verior sirian Aleppo. Historinë e tij, ditarin e 6 muajve qëndrimi në Siri, Vedat Xhymshiti e rrëfen për MAPO-n... Ju jeni kritik për çfarë po... Faqe 6

Basha, “Qytetar Nderi” i Deçanit: Absurde paralelet Kosovë-Krime Në 16-vjetorin e epopesë së UÇK-së në Dukagjin, kryebashkiakut Basha i është dorëzuar zyrtarisht titulli “Qytetar Nderi”

Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal Shqipëria, ashtu sikundër shumë shtete ish-komuniste të Europës...

Vedat Xhymshiti e dinte se raportimi nga fronti i luftës nuk ishte i lehtë. E kishte provuar për herë të parë në vitin 2008 në Palestinë, si i dërguari i New York Times. Reportazhet dhe fotografitë e tij përcollën çfarë po ndodhte realisht atje. Përvoja të tilla në territore në konflikt do të pasonin njëra-tjetrën; Gjeorgji, Maqedoni, Bosnje-Hercegov-

Konfliktet e pronësisë, atentat zyrtarit të Gjykatës së Lartë

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Besart Kadia

Për orientim drejtohuni te FMN Ka disa ditë që media në vend raporton mbi raportin e publikuar nga stafi i FMN-së mbi marrëveshjen e arritur me qeverinë shqiptare në mars të këtij viti. Në këtë raport të gjatë, mbi 130 faqe, mundet të lexosh lehtësisht disa prej çështjeve kryesore që ky institucion i sheh si parësore për t’u adresuar nga qeveria shqiptare në vitet e ardhshme. Një rëndësi të veçantë merr në këtë raport ulja e borxhit publik në 60% të PBB-së deri në vitin 2018, nga 74% që është tani. Për të arritur këtë, FMN së bashku me qeverinë tonë kanë menduar dhe rënë dakord në dhjetor të vitit të shkuar se rritja e tatim-fitimit në 15%, rritja e akcizës mbi duhanin apo alkoolin, rritja e taksës së qarkullimit, do të kenë efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2014. Por, gjithashtu FMN sugjeron se...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Fatmir Mediu: E djathta nuk i

politikë\ Basha në Deçan:

shpëtoi etatizmit, të afrojmë Paralelet mes Kosovës ata që kanë një mendim ndryshe dhe Krimesë, absurde Faqe 4

Faqe 5

kronikë/ Konfliktet e

pronësisë, atentat zyrtarit të Gjykatës së Lartë Faqe 7

Kërkimi në Azi tregoi që, pavarësisht të gjitha mundësive dhe teknologjisë që kemi, një avion i madh mund të zhduket pa lënë gjurmë. Pjesërisht mister, pjesërisht triller, zhdukja e avionit u bë pjesë e historive të konspiracionit

“Me keqardhje dhe i prekur thellë më duhet t’ju them, se avioni MH370 ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian”, tha Najib. Analiza e fundit vjen nga firma satelitore Inmarsat, e cila ka kapur sinjalet e fundit elektronike të Boeing 777 me 239 pasagjerë në bord.

MH370 është në fund të detit, historia mbetet mister Ende e paqartë si përfundoi në fund të detit avioni me 239 pasagjerë. Familjarët akuzojnë Malajzinë për paaftësi dhe reagim të ngadaltë

A

vioni i shoqërisë “Malaysia-Airlines” i zhdukur që prej më shumë se dy javësh, sipas të dhënave nga analizat e fundit është rrëzuar në Oqeanin Indian. “Sinjali i fundit i avionit është regjistruar nga një rajon në perëndim të qytetit australian Perth, një distancë kjo shumë e largët për të qenë një vend i mundshëm uljeje për avionin”, tha kryeministri malazez, Najib Razak në një konferencë shtypi në Kuala Lumpur. Rreth 2500 kilometra në jugperëndim të Perth janë parë pjesë, që mund t’i përkasin avionit në fjalë. “Me keqardhje dhe i prekur thellë më duhet t’ju them, se avioni MH370 ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian”, tha Najib. Analiza e fundit vjen nga firma satelitore Inmarsat, e cila ka kapur sinjalet e fundit elektronike të Boeing 777 me 239 pasagjerë në bord. Siç njoftoi BBC, shoqëria ajrore MalaysiaAirlines i informoi të afërmit e pasagjerëve për fatkeqësinë përmes mesazheve SMS, duke u komunikuar atyre, se nuk ka të mbijetuar. Familjet e pasagjerëve kinezë u informuan në një hotel në Pekin. Disa prej tyre reaguan pas këtij lajmi me ulërima dhe të qara të forta. Disa të afërm të viktimave pësuan shok humbën ndjenjat dhe u transportuan me autoambulancë. Gati dy të tretat e 239 pasagjerëve të avionit MH370 ishin nënshtetas kinezë. Ekuipazhi i avionit zbulues australian të hënën (24.03.2014) zbuloi pjesë të tjera, që dyshohet se i përkasin avionit të zhdukur deri më sot. Kërkimi ndaj avionit të pasagjerëve ditët e fundit u përqendrua në rajonin në jugperëndim të qytetit Perth. Boingu më 8 mars me 239 pasagjerët në bord u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin dhe pak pas ngjitjes u zhduk prej mburojës së radarëve. Më pas u konstatua, se avioni MH370 duhet të ketë fluturuar edhe më tej me

itinerar të ndryshuar. Ndërkohë, zoti Razak bëri me dije se më shumë informacione për kërkimin e avionit do të publikohen të enjten Për javë të tëra avioni u mbulua me mister. Historia e tij u bë një triller për shkak të pamundësisë për të gjetur mbetjet. Zbulimi i tyre pret edhe shpresat e fundit se dikush mund të kishte shpëtuar apo se avioni ishte ulur dhe pasagjerët mbaheshin peng. Fluturimi në fjalë u nis me një destinacion të qartë, por më pas ndërroi kurs dhe u zhduk. Shumë vende iu bashkuan kërkimit për përgjigje dhe ofruan teori kundërthënëse, për atë çfarë shkoi keq. Kërkimi në Azi tregoi që, pavarësisht të gjitha mundësive dhe teknologjisë që kemi, një avion i madh mund të zhduket pa lënë gjurmë. Pjesërisht mister, pjesërisht triller, zhdukja e avionit u bë pjesë e historive të konspiracionit. Ditë pas zhdukjes së “Boeing 777” të ‘Malaysia Airlines’, që udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 pasagjerë në bord, misteri i avionit të zhdukur mbi detin kinez mbetet ende i paqartë, edhe pse tashmë mund të thuhet se ai është gjetur dhe se një pjesë e spekulimeve do të reshtin. Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë akuzuar ashpër autoritetet e Malajzisë, të cilët fajësohen se nuk kishin përgjigjet e duhura dhe vonuan pafundësisht gjetjen. Deri në zbulimin e mbetjeve të avionit që ka ndërruar rrugë, pati një kaos të çuditshëm kontradiktash, vonesash dhe mosveprimi. Ka dy pika të këtij misteri që nuk ndryshojnë: në epokën e teknologjisë së lartë dhe skedimit global, ku çdokush është nën kontroll, gjithmonë dhe kudo, është e mundur që një “Boeing” me 239 persona në bord të re-

Për javë të tëra avioni u mbulua me mister. Historia e tij u bë një triller për shkak të pamundësisë për të gjetur mbetjet. Zbulimi i tyre pret edhe shpresat e fundit se dikush mund të kishte shpëtuar apo se avioni ishte ulur dhe pasagjerët mbaheshin peng.

Familjarët e viktimave kanë akuzuar ashpër autoritetet e Malajzisë, të cilët fajësohen se nuk kishin përgjigjet e duhura dhe vonuan pafundësisht gjetjen. Deri në zbulimin e mbetjeve të avionit që ka ndërruar rrugë, pati një kaos të çuditshëm kontradiktash, vonesash dhe mosveprimi

zultojë i pagjurmueshëm. Brenda sistemit më gjigant të kontrollit të masës, me baza të dhënash, viza, radarë, rreze X dhe kontrolle trupore në çdo aeroport, është e mundur që pasagjerë me pasaporta false të hipin të pashqetësuar në një linjë ndërkombëtare për të shkuar në drejtim të Kinës së superblinduar? Ndërkohë arsyet e rrëzimit mbeten të paqarta. Një shpjegim i mundshëm është shpërthimi në bord, për shkak të një bombe apo diçkaje të ngjashme në ngarkesën e avionit, që mund ta ketë hedhur atë në erë. Një shpjegim tjetër mund të jetë zjarri, pas të cilit pilotët që kanë ndjekur rregullin e emergjencës për pilotim, ia kalë arritur ta kthenin pajisjen në drejtimin perëndimor të Malajzisë, por kanë humbur vetëdijen para se të arrinin të dërgonin një mesazh emergjence. Rrëmbimi, po ashtu, është një nga pistat e dyshuara. Një konkluzion i shprehur nga kryeministri Najib Razak më tepër se një javë më parë, i bazuar në besimin se dikush në avion mund të ketë fikur të gjitha komunikimet. Po pse do të donte një grabitës avionësh që ta ndryshonte drejtimin e avionit për në Oqeanin Paqësor? Njëri ose të dy pilotët – kapiteni Zaharie Ahmad Shah dhe bashkëpiloti Fariq Abdul Hamid – mund të kenë fikur me qëllim komunikimet dhe mund të ketë ndryshuar drejtimin e avionit për në Paqësor. Po cili ishte qëllimi? A mund të jetë përpjekur njëri nga pilotët të vrasë veten bashkë me gjithë të tjerët që ndodheshin në bord? Analizat e personalitetit të tyre nuk e mbështesin këtë. Edhe nëse ai do ta bënte këtë, pse ta përfshinte të gjithë bordin pak pas nisjes? Pse ta mbante avionin në fluturim 7 orë derisa atij t’i mbaronte karburanti? Një tjetër teori është se kapiteni ka menduar uljen në një zonë të largët, pasi i është ofruar një sasi e konsiderueshme parash nga një grup kriminal që ka planifikuar ndryshimin e avionit e që më pas ta përdorte për një sulm terrorist. Një teori tjetër është ajo e dështimit mekanik. Gjithçka u prish, përveç autopilotit “të zgjuar” të pajisjes, që vazhdoi ta drejtonte avionin drejt perëndimit larg prej radarit të vendit, derisa i mbaroi karburanti dhe ra në Oqeanin Paqësor. Përshtatur nga DW


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

3

precedentët Takimet Basha-Rama Që prej muajit korrik të vitit 2012, ku ish-kryeministri Berisha negocioi pa rezultat me liderin e PS-së, Edi Rama, për gjetjen e një emri konsensual për postin e Presidentit, në skenën politike shqiptare janë parë pak ose aspak takime mes liderësh qoftë edhe formalisht. Në një takim me karakter jopolitik të para do kohëve, ku ishin të ftuar Rama dhe Basha, ata shtrënguan formalisht duart, qëndruan ftohtë ndaj njëritjetrit, ndërsa ulja e tyre në një tavolinë shërbeu thjesht për fotografët. E tillë ishte edhe pjesëmarrja e tyre për të ndarë çmimet TIFF në muajin tetor të vitit të kaluar, ku edhe pse ishte një aktivitet kulturor, si Rama ashtu edhe Basha shmangën njëri-tjetrin të ulur krejt pranë e ku u kujdesën për t’u treguar kortezialë vetëm me të ftuarit e tjerë të mbrëmjes. Ata ishin po aq afër dhe përballë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Presidencë. Sërish, prania e tyre aty nuk ndikoi në përcjelljen e një lajmi ndryshe. Ndërkohë, përpjekja e parë zyrtare dhe pa sukses ishte ajo e Ramës (po përmes një letre) për të diskutuar për shtyrjen e futjes në fuqi të ligjit “Për Nëpunësin Civil” në tetor të vitit të kaluar. Edhe letra e dytë e Kryeministrit për një çështje tjetër të rëndësishme, siç është ajo për reformën territoriale, pritet të mbetet thjesht formalitet dhe pa zgjidhje konkrete.

Negociata sekrete për takimin Rama-Basha

Kryeministri cakton staf për të përgatitur axhendën dhe modalitetet e tjera të takimit. Taulant Balla takohet me Majlinda Bregun për të afruar qëndrimet dhe për të parë mundësinë e një takimi PS-PD, i çfarëdo niveli qoftë ai Fejzi Braushi

Nga shkëmbimi i letrave publike, dy partitë kryesore, PD dhe PS kanë hedhur dje hapa konkretë për të mundësuar një takim të liderëve të tyre për të diskutuar për çështjen e reformës territoriale, por jo vetëm. Përgjigja që kreu demokrat, Lulëzim Basha i ktheu ftesës së kryeministrit për t’u ulur në një tryezë bisedimesh, është lexuar si jo-refuzuese nga Rama, i cili duket se është i interesuar së tepërmi në kuadër edhe të përpjekjeve për të marrë statusin e vendit kandidat në qershor, për të mundësuar një takim me kundërshtarin e tij politik me qëllim zbutjen e klimës politike në vend. Ndaj menjëherë pas kësaj përgjigjeje, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ai

ka nxitur përgatitjet për të realizuar këtë takim. Të njëjtat burime kanë konfirmuar faktin se për këtë qëllim kryeministri ka ngarkuar bashkëpunëtorë nga stafi i tij që të merren me përcaktimin e axhendës së këtij takimi. Bisedimet Balla-Bregu Në këtë funksion duket se Rama ka ngarkuar deputetin Taulant Balla për të negociuar me palën tjetër dhe për të afruar qëndrimet me demokratët për ditën e takimit dhe çështjet që do të diskutohen në të, gjithmonë në rast se do të ketë një të tillë. Burime të tjera nga PS kanë bërë të ditur se për këtë qëllim Balla, i cili mban pozicionin e nënkryetarit të komisionit të Integrimit, ka takuar kry-

Lidhur me këto tema, kreu demokrat në letrën e tij theksonte se është gati për t’u takuar për 5 prioritetet për marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si interes suprem kombëtar.

etaren demokrate të këtij komisioni, Majlinda Bregu. Nuk dihet produkti i këtij takimi, por mësohet se të dy drejtuesit e këtij komisioni kanë biseduar mbi mundësinë e një takimi mes PD dhe PS, i çdo niveli qoftë ai, ku të diskutohet jo vetëm për reformën territoriale, por siç bënte të ditur kryedemokrati Lulëzim Basha, edhe për të gjitha ato çështje që përbëjnë prioritetet për integrimin në BE. Pikërisht çështjet që do të hidhen për diskutim aty pritet të jenë objekt negociatash mes palëve, pasi demokratët janë të vendosur që të përfshijnë në temat e takimit jo vetëm reformën territoriale, por edhe 5 prioritetet e BE-së dhe ku natyrisht bëjnë pjesë edhe çështje të tilla, si respektimi

i shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura, nëpunësi civil etj. Lidhur me këto tema, kreu demokrat në letrën e tij theksonte se është gati për t’u takuar për 5 prioritetet për marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, si interes suprem kombëtar. “Ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE-në si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrativo-territoriale”, - shkruante Basha në letrën e vet, ku natyrisht theksonte edhe faktin se mazhoranca ka ngushtuar hapësirën e opozitës në Kuvend.

Në pritje të takimit me Bashën, Rama pezullon “Nëpunësin” dhe “AMA” Mazhoranca ka tërhequr nga kalendari i punimeve të Kuvendit projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil”. Vendimi ka ardhur pas shkëmbimit të letrave mes krerëve të dy partive kryesore, atij të PS-së, Edi Rama dhe kundërshtarit të tij demokrat, Lulëzim Basha, për një takim mes tyre për reformën territoriale dhe jo vetëm. Ka qenë vetë kreu socialist ai që ua ka komunikuar këtë vendim dje deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së grupit, ku u ka shpjeguar se nuk është e nevojshme në këtë moment që të shpejtohet me miratimin e këtij projektligji në mënyrë të njëanshme në parlament, ashtu siç ishte parashikuar edhe në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, të miratuar të enjten e shkuar në seancë plenare. Burime nga mbledhja kanë bërë të ditur se kryeministri Rama ka kërkuar që t’i jepet kohë opozitës të marrë pjesë në debat, kjo si një përpjekje për të mos tensionuar edhe më tej situatën politike. Ai

u ka shpjeguar atyre se edhe pse mazhoranca i ka votat, nuk duhet në këto momente që ta kalojë e vetme nismën në fjalë për miratim në seancë, pasi do ta vendoste opozitën para një fakti të kryer dhe nuk do i jepte mundësi arritjes së një konsensusi për çështjet që sot ndajnë palët. Në këtë mënyrë, Kryeministri duket se kërkon që të mos tensionojë më tej situatën, duke qenë i interesuar që të ulë në tryezën e bisedimeve kreun e opozitës për të diskutuar pse jo edhe për këtë çështje. Projektligji në fjalë megjithëse është përfshirë në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit duke u programuar që të miratohej në seancën e kësaj të enjteje, ai në mënyrë të papritur nuk u përfshi nga komisioni i Ligjeve në kalendarin e punimeve, çka në fakt ishte dhe shenja e parë e kësaj tërheqjeje të mazhorancës. Gjithsesi, pavarësisht këtij vendimi, në rendin e ditës së sotme të komisionit të Integrimit të publikuar në faqen e Kuvendit, është përfshirë

dhe diskutimi i këtij projektligji. AMA

Ndërkohë që një gjysmë tërheqjeje duket se opozita e ka bërë edhe për nismën tjetër, atë që është paraqitur nga deputeti Alfred Peza dhe që parashikon shkrirjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Për këtë çështje ka qenë Ruçi ai që mësohet se ka bërë të ditur se, pavarësisht se kjo nismë është në kalendar, ajo të shtyhet deri sa komisioni të shqyrtojë më parë çështjen sipas detyrimeve që lindin nga zbatimi i konkluzioneve që del Shërbimi

i Kontrollit të Institucioneve të Pavarura në MEMO-n e tij, e cila është firmosur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Kjo në fakt është konsideruar nga socialistët si një lëvizje taktike për të respektuar ligjin e miratuar vjet dhe për të nisur procedurën për të plotësuar vetëm 4 vende vakante të AMA-s, përfshi edhe atë të kryetarit, dhe jo 7, siç parashikon amendamenti “Peza”. Gjithsesi, socialistët nuk kanë dashur ta konsiderojnë këtë si një tërheqje nga amendamenti “Peza”, por si një zgjidhje që do të kërkojë më vonë pikërisht miratimin e këtyre amendamenteve. Duhet theksuar fakti që këto dy projektligje hyjnë tek çështjet që opozita ka ngritur me forcë gjatë këtyre muajve si nisma që cenojnë pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe çojnë në dhunim të konsensuseve të mëparshme. Por burime nga PS nuk kanë përjashtuar mundësinë që këto dy projektligje të shtyhen deri pas qershorit, kur pritet të merret dhe përgjigja e radhës për statusin e vendit kandidat.


4

fokus

ngjarje e ditës

“E djathta ka lindur nga rinia dhe intelektualët më ‘90-ën dhe duhet t’u rikthehet atyre jo duke i parë si plotësues aktivitetesh politiko-elektorale, por si përpunues të qëndrimeve të së djathtës”.

Fatmir Mediu:

E djathta nuk i shpëtoi etatizmit, të afrojmë ata që kanë një mendim ndryshe “Duke shmangur paragjykimet, mendoj se Basha duhet të jetë një drejtues i një ekipi funksional, më shumë sesa një drejtues individualisht i fortë. Mendoj se ka nevojë për një “inventar” dhe bashkëpunim të plotë njerëzor dhe analitik të historisë në PD të atyre që janë apo atyre që janë lënë në periferi dhe sidomos të atyre që kanë pasur dhe kanë një gjykim ndryshe” Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Kryetari i Partisë Republikane, Famir Mediu është i vetmi aleat i djathtë që ka bashkëqeverisur, por edhe bërë opozitë në krah të Partisë Demokratike prej më shumë se një dekade. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë që të tregohet kritik dhe i vërtetë mbi arsyet se pse e djathta humbi ndjeshëm, pse ajo i shkëputi marrëdhëniet me ish të përndjekurit dhe pronarët e ligjshëm, pse nuk ndërtoi një marrëdhënie të drejtë me biznesin, pse mandati i dytë qeverisës 2009-2013 nuk konsiderohej më si ndarje qeverisjeje, por “si krijim i domeneve të influencës dhe klientelizmit”. “Kishte shumë më tepër subjektivitet dhe ndarje ku një pjesë konsiderohej udhëheqja dhe drejtimi, ndërsa anëtarësia duhet të ishte masa e heshtur, madje edhe deputetët të cilët ishin përfaqësuesit e zgjedhur, jo rrallë nuk përfilleshin”, - shprehet ndër të tjera Mediu në një intervistë për gazetën “Mapo”. Ai vlerëson se kalimi i lidershipit nga Berisha tek Basha është proces normal, por nënvizon ndër të tjera se kryetari aktual i PD-së duhet të jetë më shumë drejtues i një ekipi funksional, sesa një drejtues individualisht i fortë. Mediu bën thirrje për afrimin e të rinjve, intelektualëve, si dhe kërkon bashkëpunimin me ata që sot janë lënë mënjanë apo kanë pasur një gjykim ndryshe në PD, sepse siç argumenton ai, kjo parti është konceptuar si “Shtëpia e Lirisë”. Ai është kritik edhe me qeverisjen gjashtëmujore të Edi Ramës, duke prekur këtu edhe çështjen delikate të pronës. Mediu nënvizon se PS dhe PD kanë pasur një qëndrim kundër pronarëve, e kuptueshme kjo për PS-në, por e papranueshme sipas tij për PD-në. Në këndvështrimin e kryetarit të PR-së, ligjet e deritashme për pronën kanë qenë me koncept tërësisht “Leninist, ETATIST” ku shteti, sipas tij, i ka njohur vetes të drejtën e pronarit, duke u marrë pronën pronarëve legjitimë dhe shpërndarë atë për interesa politiko-elektorale. Z. Mediu, ju keni thënë që e djathta ka nevojë për fizionomi dhe ide të qarta politike, që ju pretendoni se PR-ja i ka dhe se e djathta duhet t’i adaptojë ato…Në fakt, çfarë duhet të adaptojë e djathta konkretisht në formimin e saj opozitar? Së pari, mendoj që pas zgjedhjeve të qershorit, e djathta ka nevojë për një reflektim të thellë. Çfarë nuk funksionoi në idetë e saj politike? Çfarë nuk funksionoi nga organizimi elektoral? A kishte realizuar qeverisja pritshmëritë e qytetarëve në mandatin e dytë? A kishte funksionuar koalicioni pragmatist me LSI-në si një koalicion integrues, bazuar mbi moralin e qeverisjes së drejtë për shqiptarët? E shumë pyetje të tjera. Qartësisht, për shkak të mentalitetit, e djathta nuk shpëtoi prej veprimeve dhe gjykimeve ETATISTE. Ne humbëm një raport me ata që kanë qenë dhe duhet të jenë pjesë e qenësishme e jona, jo vetëm për shkak të historisë, por të sotmes, të përndjekurit politikë dhe pronarëve të ligjshëm. Me gjithë politikat shumë pozitive të qeverisë ‘Berisha’ pro biznesit, për fatin e keq, jo gjithë qeverisja ndërtoi një marrëdhënie të drejtë me të si partnere, në shumë raste raportet preferenciale qëndruan mbi të drejtën. Së dyti, pas 23 vitesh pluralizëm, mendoj se është i domosdoshëm

forcimi i demokracisë horizontale. Partitë tona funksionojnë në mënyrë vertikale. Kompeticioni, debati i lirë, funksionimi institucional në ekip i partive, mungon. Strukturat në bazë shihen thjesht si mbështetëse, jo si prodhuese idesh dhe karriere. Nëse të djathtëve u heq lirinë e debatit dhe konkurrimit, u ke hequr bazën e ekzistencës së tyre politike. Ligji elektoral e dëmtoi në themel të djathtën. Së treti, mendoj se e djathta pas 23 vitesh duhet të reflektojë në organizimin e saj, duke përfituar nga eksperienca e Partive Popullore Europiane apo nga Partia Republikane Amerikane. Së katërti, nuk mendoj se Partia Republikane ka qenë e imunizuar nga problemet e mësipërme, por është përpjekur të jetë konsekuente në parimet e saj të djathta. Partia Republikane konfirmoi me vota veten si partia e dytë e së djathtës, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të kemi një reflektim të përbashkët. Mendoj se filozofia e së djathtës duhet të bazohet në një parim të fortë, të shprehur në deklaratën e Pavarësisë së SHBA-së, i cili përcakton thelbin e të drejtave të individit, forcën e tij, limitet e qeverisë. Ajo thotë: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëshpjegueshme se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë. Ata janë veshur nga Krijuesi (Zoti) me të drejta të patjetërsueshme, ndërmjet tyre jeta, liria dhe ndërtimi i lumturisë”. Ju keni bashkëpunuar me Berishën në krye të PD-së, ndërsa prej fundit të muajit korrik ju nuk i keni ndërprerë kontaktet dhe diskutimet me kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha…Ku dallon Berisha nga Basha në mënyrën se si menaxhojnë jo vetëm marrëdhëniet me aleatët, por dhe vendimet që merren në emër të opozitës? Berisha ka qenë dhe është një vlerë dhe autoritet i së djathtës dhe politikës shqiptare. Basha besoj i ka të gjitha tiparet e një lideri të plotë të së djathtës, i cili përcjell me elokuencë qëndrimet e opozitës dhe drejton në mënyrë bashkëpunuese PD-në dhe të djathtën. Kemi një rrugë përpara, që kërkon një reflektim të thellë. Në këtë kuadër secili individ, faktor politik dhe parti politike e së djathtës, ka detyrimet e veta për të ndërtuar kohezionin e domosdoshëm, kohezionin me grupet e interesit, kohezionin me intelektualët, me rininë dhe padyshim me strukturat politiko-organizative. Në këtë pikëpamje, kemi gjetur rrugën tonë të bashkëpunimit korrekt. Me syrin e një aleati, si e shihni ju periudhën e tranzicionit që po kalon PD-ja, kalimin e lidershipit nga Berisha te Basha…? E shoh si një tranzicion normal. Respekti ndaj Berishës duhet të shoqërohet në vlerësimin e shumë figurave të PD-së, të cilat kanë qenë zëri i arsyes dhe veprimit në PD dhe qeverisje. Duke shmangur paragjykimet, mendoj se Basha duhet të jetë një drejtues i një ekipi funksional, më shumë sesa një drejtues individualisht i fortë. Mendoj se ka nevojë për një “inventar” dhe bashkëpunim të plotë njerëzor dhe analitik të historisë në PD të atyre që janë apo atyre që janë lënë në periferi dhe sidomos të atyre që kanë pasur dhe kanë një gjykim ndryshe. Partia Demokratike ka qenë frymëzuese e shoqërisë shqiptare, e intelektualëve dhe rinisë. Ajo duhet t’i kthehet këtij funksioni sa më parë, duke u hapur për t’u shndërruar vërtet në Shtëpinë e Lirisë. Ne duhet t’u japim frymë dhe organizim lëvizjeve të së djathtës. E djath-

“Ne humbëm një raport me ata që kanë qenë dhe duhet të jenë pjesë e qenësishme e jona, jo vetëm për shkak të historisë por të sotmes, të përndjekurit politikë dhe pronarët e ligjshëm. Me gjithë politikat shumë pozitive të qeverisë ‘Berisha’ pro biznesit, për fatin e keq, jo gjithë qeverisja ndërtoi një marrëdhënie të drejtë me të si partnere, në shumë raste raportet preferenciale qëndruan mbi të drejtën”

ta ka lindur nga rinia dhe intelektualët më ‘90ën dhe duhet t’u rikthehet atyre jo duke i parë si plotësues aktivitetesh politiko-elektorale, por si përpunues të qëndrimeve të së djathtës. Një organizim në qarqe të ndryshme me rininë dhe intelektualët, jashtë kontrollit politik për t’i debatuar idetë tona dhe realitetin e qeverisjes socialiste, është i domosdoshëm. Ne në këto organizime duhet të jemi dëgjues të vëmendshëm dhe bashkëpunues kur të nevojitet. Sot ka të rinj të edukuar e arsimuar jashtë dhe brenda Shqipërisë, që kanë një njohje dhe qasje të përkryer për politikën, të befasojnë me gjykimet e tyre, janë njerëz të lirë dhe kanë një aftësi të komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale, të jashtëzakonshme. Ata duhet të kthehen në forcën e drejtimit të mendimit të djathtë. Kjo mund të kthehet në makinerinë politiko-elektorale më të fuqishme. Sot ka nevojë për një lëvizje shoqërore që duhet ta shohë qeverisjen e së majtës si një uzurpatore të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Rama shfaq hapur në çdo çast që flet, pozicionin e njeriut që do të kontrollojë gjithçka dhe urren çdokënd, duke filluar nga socialistët e tij. Në një pjesë të analizës suaj për arsyet e humbjes të së djathtës në zgjedhjet parlamentare, ju jeni shprehur se kostoja më e lartë ka qenë një hendek i krijuar mes qeverisë së djeshme me strukturat dhe votuesit e djathtë… Pa dashur të përqendrohem tek PR-ja, (pasi partia juaj pati rritje në këto zgjedhje) doja t’ju pyesja në parim se çfarë duhet të bëjë opozita e sotme (me aq sa ka në dorë) që të rikuperojë të pakënaqurit e saj? Kam bindjen se mandati i dytë ka pasur një ndryshim nga i pari. Mandati i parë kishte si element kryesor idealin dhe motivin për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, gjë e cila i motivoi dhe i vendosi të gjitha institucionet në lartësinë e detyrës dhe pritshmërisë. Arritëm atë që shumë pak e besonin. Nuk ishte dhuratë, por vendosje e Shtetit ligjor dhe padyshim reforma të thella ekonomike dhe ushtarake, investime të fuqishme në infrastrukturë dhe energji. Mandati i dytë ishte një marrëdhënie pragmatiste, pavarësisht nga qëllimi. Qeveria ishte më e fraksionuar ku krijoheshin ndarjet e koalicionit. Nuk ishte më ndarje qeverisjeje, por krijim i domeneve të influencës dhe klientelizmit në shumë raste të dukshme. Vetëkënaqësia apo siguria e tepruar, krijoi shkëputje me strukturat në bazë, të cilat u shkëputën nga roli politikëbërës dhe ambienti në të cilin bëhej konkurrimi dhe përzgjedhja e individëve më të mirë. Kishte shumë më tepër subjektivitet dhe ndarje ku një pjesë konsiderohej udhëheqja dhe drejtimi, ndërsa anëtarësia duhet të ishte masa e heshtur, madje edhe deputetët të cilët ishin përfaqësuesit e zgjedhur, jo rrallë nuk përfilleshin. Strukturat vendimmarrëse u atrofizuan. Përzgjedhja e kandidatëve nuk u lidh me njerëzit në bazë. Duke mbetur tek çështja sa më sipër, si e shpjegoni faktin që në zgjedhjet e 23 qer-

shorit rreth 200 mijë votues ikën nga PDja dhe u ndanë mes LSI-së, PR-së dhe PDIU-së? Pasi ka një nonsens, nuk votojnë partinë kryesore qeverisëse, nuk shkojnë te PS-ja, por ndahen mes tri partive që kanë qeverisur për tetë vite? Nuk mendoj që votat janë pronë e ndonjë partie apo individi. Qytetarët, mendoj se dinë të orientohen, si në gjykimet politike dhe në interesat pragmatiste. Partia Republikane në zgjedhjet e 2011-ës mori më shumë vota se në qershor dhe ka një mesatare historike elektorale, pra një bazë të sajën të qëndrueshme. Nëse LSI mori vota të së djathtës, kjo e ka një shpjegim, sipas gjykimit tim. Nëse ne e trumbetuam qeverisjen dhe koalicionin me LSI-në si një koalicion për integrimin, shumë njerëz të së djathtës e panë në 4 vite si bashkëqeverisje për interesa pragmatike, ku morali dhe idetë politike u zëvendësuan me ruajtjen e pushtetit dhe në një analizë të thjeshtë, ata pragmatizmin tonë ndër vite e shndërruan në pragmatizëm të interesit të tyre personal në votime. Mosrritja e PS-së, për mendimin tim ka ardhur si rezultat i një politike kaotike dhe tejet agresive, negative të PS-së ashtu si edhe gjatë fushatës, e cila padyshim ruan votat historike, por nuk frymëzon shoqërinë dhe për pasojë, nuk krijon rritje. Po ta shihni edhe sot, qeveria dhe Rama vazhdojnë sjelljen e tyre sikur janë në opozitë, duke nxirë gjithçka dhe duke mos dhënë asnjë alternativë. Në seancën e fundit parlamentare pamë që nuk iu bashkuat Partisë Demokratike në braktisjen e punimeve të Kuvendit… Qëndrimi juaj në sallë ishte diçka e momentit që lidhej me çështjen që do të diskutohej (ish të përndjekurit), apo ju në parim nuk do të përkrahni PD-në në këtë strategji të re që po ndjek me Kuvendin? Vendimi i PD-së për të dalë nga salla ishte momental dhe i pakonsultuar. Ne kishim diskutuar që do të ngrinim çështje që lidheshin me shqetësimin tonë për respektimin e institucioneve kushtetuese, si dhe procesin e integrimit në BE apo çështje të tjera si ajo e marrëveshjes me FMN-në. Meta në papërgjegjshmëri të plotë, jo për herë të parë, shkeli në mënyrë flagrante Rregulloren e Parlamentit dhe ne duhet ta denonconim fort këtë akt. Po ashtu, ne nuk mund të mos diskutojmë për të përndjekurit politikë, duke thënë të vërtetën për atë që nuk kemi bërë dhe atë që duhet të bëjmë më mirë. Nëse ne injorojmë ata, kemi injoruar veten tonë. Janë me mijëra familje, anëtarë dhe simpatizantë të së djathtës në vite, që nuk mund të pranojnë hipokrizinë e persekutorëve që qajnë viktimat. Po ashtu nuk mund të pranojnë heshtjen dhe mosreflektimin tonë. Ne jemi përpjekur të bëjmë, por a kemi bërë sa duhet dhe atë që duhet? Mendoj që jo. Kjo ishte dhe një arsye që unë së bashku me kolegët deputetë të PR-së, ndenjëm në sallë për të reaguar karshi mashtrimit dhe sjelljes banale, të turpshme të Ramës, i cili çdo seancë përcjell në parlament fjalorin jo të Kryeministrit, por atë fjal-


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

5

Në 16-vjetorin e epopesë së UÇK-së në Dukagjin, kryebashkiakut Basha, njëherësh kryetar i PD-së, i është dorëzuar zyrtarisht titulli “Qytetar Nderi” i Deçanit, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe angazhimin diplomatik, për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës”

Basha në Deçan: Paralelet mes Kosovës dhe Krimesë, absurde “Ata që deri dje kundërshtuan me gjithë forcën e tyre pavarësinë e Kosovës, ata që u përpoqën për të parandaluar mbrojtjen e civilëve shqiptarë nga agresioni genocidal serb, nga spastrimi etnik dhe nga instrumentet e tjera të tmerrshme të barbarisë e terrorit, po e përdorin sot si alibi për të hequr paralele me veprimet e tyre që bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare”

or që edhe rruga do t’i vinte ndot ta dëgjonte. Ne do të koordinojmë qëndrimet me PD-në duke shmangur çdolloj konformizmi. Kontestimet ndaj mënyrës se si po qeveriset janë pjesë kryesore e debatit të sotëm opozitar. Në këndvështrimin tuaj, a mendoni se kjo qeveri po bën ndonjë punë të mirë dhe nëse po, ku konkretisht? Pavarësisht se 6 muaj janë pak të gjykosh një qeverisje, ka disa fakte dhe veprime që kjo qeveri flet vetë për keq. Në 6 muaj, qëndrimet kanë një gjuhë hostile konfliktuale. Ngandonjëherë të krijohet përshtypja që Rama dhe të vetët nuk po besojnë dhe nuk po ambientohen me faktin që janë në qeveri sepse sillen njësoj si në opozitë, me një frymë tërësisht nihiliste dhe negative. Nëse kjo është strategji, nuk besoj që funksionon për gjatë, por padyshim sjell pasoja, disa prej të cilave do t’i theksoj si më poshtë. Veprimet antikushtetuese të qeverisë, të mbështetura nga mazhoranca parlamentare, janë të qarta, të gjykuara si të tilla nga Gjykata Kushtetuese. Tendenca e saj për të uzurpuar institucionet është evidente. Në mënyrë krejt të paprecedentë, ka një dhunë verbale dhe kërkesë për ndërprerjen e mandateve të drejtuesve të institucioneve, duke krijuar precedentë jashtëzakonisht të rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe demokracisë. Situata ekonomike po përkeqësohet dhe shumë shpejt ne do të ndodhemi përballë vështirësish të mëdha. U fol për një model ekonomik të ri. Kush është ky model dhe çfarë ofron? Askush s’ta thotë. Pse të huajt, duhet të investojnë në Shqipëri, cilat janë avantazhet? Askush s’mund ta thotë. Biznesi zhvatet duke mos e pyetur dhe duke i rritur taksat. Në vend që të konsiderohet si shpresa e shoqërisë, e zhvillimit dhe punësimit, shihet si kundërshtar deri në armiqësi. Situata energjetike mund të rëndohet për shkak të motit me pasoja në buxhet. Reforma territoriale, që do ta konsideroja si një hap i rëndësishëm, është kthyer në një proces politik i njëanshëm dhe përjashtues. Ajo duhet patjetër të jetë konsensuale dhe të konsiderojë të gjithë elementët e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal, pavarësinë e tij dhe padyshim elementët elektoralë dhe zgjedhorë. Të drejtat e qytetarëve cenohen në mënyrë arbitrare nga qeveria, pa pyetur për ligj. Siguria publike është e kërcënuar. Vrasjet dhe shpërthimet me tritol janë kthyer në një makth të përditshëm. Trafiqet dhe krimi i organizuar janë gjallëruar duke u kthyer në shqetësim real për Shqipërinë dhe fqinjët. Kryeministri, në mënyrë të papërgjegjshme, thotë se vrasjet janë vetëm larje hesapesh nga grupe kriminale. Atëherë mbetet që rendi të vendoset kur kriminelët të vrasin njëri-tjetrin. Absurde dhe infantile!!! Integrimi europian dhe marrja e statusit të vendit kandidat, për qeverinë është shndërruar në çështje terciare. Opozita ka dhënë gjithë mbështetjen dhe angazhimin e saj, ndërsa vetë Rama është tërësisht jashtë procesit, ashtu sikurse Parlamenti është shndërruar në një vend ku nuk respektohet Kushtetu-

ta, ligji dhe procedurat, e për më pak opozita. Transparenca me median dhe opinionin publik është më e ulët se në çdo kohë. Ju jeni shprehur disa herë kritik për mënyrën se si qeverisja e kaluar adresoi çështjen e pronës…A ka vend nga ana e partisë suaj për një “mea culpa” ndaj kësaj kategorie që nuk u bë mjaftueshëm… Ju keni qenë pjesë e qeverisë së kaluar dhe aleati më besnik i PD-së ndër vite, ndërkohë që duhet thënë se në historinë politike shumëvjeçare, shkelja e së drejtës së pronës mbetet më flagrantja... Problemi i pronës private është një nga problemet më të rënda të Shqipërisë, si në respektimin e së drejtës, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ligjet kanë qenë ligje me koncept tërësisht leninist, ETATIST, ku shteti i ka njohur vetes të drejtën e pronarit, duke u marrë pronën pronarëve legjitimë dhe shpërndarë për interesa politiko-elektorale. Kemi një shtet, i cili stimulon dhe legalizon të paligjshmen dhe shkatërron pronën dhe të drejtën e pronësisë. Në fillim, së bashku me shoqatën “Pronësi me Drejtësi”, punuam për sensibilizimin e opinionit publik, vendas dhe të huaj, për këtë qëndrim antikombëtar. Detyruam si PR, nëpërmjet z. Godo, përfshirjen në Kushtetutë të nenit 41 për pronën dhe 181 e 182 për ndryshimin e legjislacionit në përputhje me të drejtën e pronës. Kam përcjellë në Kuvend mbi 9 iniciativa ligjore për zgjidhjen e problemit të pronave, së bashku me kolegët e PR-së, duke filluar nga abrogimi i ligjit 7501 edhe ai për fermat bujqësore, ligje tërësisht të padrejta dhe korruptive. Së fundmi, kam përcjellë një ligj tjetër për kthimin e pronave pronarëve në bregdet. PS dhe PD kanë pasur një qëndrim kundër pronarëve, e kuptueshme kjo për PS-në, por e papranueshme për PD-në. Bashkimi Europian e ka vendosur si kusht zgjidhjen e kësaj çështjeje, konform Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata e Strasburgut ka gjykuar deri tani 8 raste, duke detyruar qeverinë shqiptare që të paguajë 37 milionë euro. Vlera e kompensimit financiar është me miliarda euro. Kush do t’i paguajë dhe kur? Asnjë nuk jep përgjigje. Me ritmet e sotme të kompensimit financiar do duhen qindra mijëra vjet. Rama ka deklaruar se do zbatojë ligjin 7501, do pranojë dhe legjitimojë korrupsionin dhe padrejtësinë me pronat. Na del së fundi se po bën inventar dhe po i paraqet Strasburgut një plan veprimi. Një mashtrim i radhës, sepse në buxhet nuk ka planifikuar asnjë qindarkë për vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe nga ana tjetër edhe 18 mijë ha të destinuar për kompensim fizik, i ka hequr nga fondi i kompensimit për t’i shitur me 1 euro. Për qëllime klienteliste do të pengojë kthimin e tokës në bregdet, duke krijuar një kolaps total. I vetmi inventar që ka Rama në qeverisje dhe për pronat në veçanti, është ai i mashtrimit dhe demagogjisë. BE dhe Gjykata e Strasburgut e kanë përcaktuar tashmë qëndrimin e tyre, pro të drejtës së pronarëve, dhe ky është një detyrim për të gjithë.

Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Bashës në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare.

Dje, Kosova dhe Deçani përkujtuan 16-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Komuna e Deçanit zgjodhi këtë përvjetor për t’i dorëzuar zyrtarisht titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës, njëherësh kryetar i PD-së, Lulzim Basha. Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Bashës në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare. Disa fjalë për titullin e akorduar i përcolli në aktivitetin e djeshëm edhe kryebashkiaku Lulzim Basha. Ky i fundit theksoi ndër të tjera se sot nuk mund të hiqen paralele mes rastit të Kosovës dhe Krimesë. “…Qytetarët e rajonit, përfshirë edhe serbët, kanë kthyer sytë nga Europa. Ky është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, ky është mesazhi më i mirë për ata që e kundërshtuan pavarësinë dje dhe për ata që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë sot. Anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit në NATO dhe BE do i japë një fund të plotë dhe të merituar situatës konfliktuale në rajonin tonë dhe do të hapë perspektivën e një bashkëpunimi më të ngushtë, në të mirë të qyteteve dhe vendeve tona. Ata që deri dje kundërshtuan me gjithë

forcën e tyre pavarësinë e Kosovës, ata që u përpoqën për të parandaluar mbrojtjen e civilëve shqiptarë nga agresioni genocidal serb, nga spastrimi etnik dhe nga instrumentet e tjera të tmerrshme të barbarisë e terrorit po e përdorin sot si alibi për të hequr paralele me veprimet e tyre që bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare…”, - tha Basha, duke shtuar se në Krime gjendja është krejt e ndryshme me rastin e Kosovës, ndaj çdo paralele, sipas tij, është e pavend dhe një justifikim nga ana e presidentit Putin që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vizita e kryebashkiakut Basha në Deçan nisi me homazhet në nderim të heronjve të kombit në qendër të Deçanit dhe në kompleksin memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan. Një manifestim i veçantë me titull: “Epopeja e Dukagjinit” ka mbyllur kremtimin e 15 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 16 vjetorit të epopesë së UÇK-së në Dukagjin. Në këtë aktivitet përkujtimor, kryebashkiakut Basha, njëherësh kryetar i PD-së, i është dorëzuar zyrtarisht titulli “Qytetar Nderi” i Deçanit, me motivacionin: “Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe angazhimin diplomatik, për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës”.

Ditëlindja e 45-të, Meta bashkon të majtën në festë Kryetari i Kuvendit: Nuk e festova 30-vjetorin, se Majko na thirri me urgjencë për bombardimin e NATO-s në Serbi. Ndan tavolinën me Ramën e Ruçin, ja kush mori pjesë nga PD Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka festuar ditëlindjen e 45-të me një rreth të gjerë miqsh e bashkëpunëtorësh. Festa u organizua në shtëpinë e Metës te Gjiri i Lalzit, ku atmosfera është mbajtur “ngrohtë” nga muzika e Sidrit Bejlerit, Juliana Pashës dhe Olta Bokës. “30-vjetorin nuk e festova dot, sepse Majko na mblodhi me urgjencë ngaqë NATO-ja do të bombardonte serbët për Kosovën”, - e ka nisur fjalën e tij kryeparlamentari Meta. Ai nuk ka lënë pa komentuar si “bereqet” për koalicionin qeverisës, shiun e rrëmbyeshëm që ra gjatë ditës së datëlindjes. Edhe pse ka trokitur gotat me të gjithë të ftuarit, Meta e ka kaluar më së shumti mbrëmjen në shoqërinë e kryeministrit Rama, kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, Namik Dokles dhe Spartak Brahos. Një mesazh vizual ky për kohezionin e brezave në kampin e majtë. Tavolinës kryesore i është bashkuar më vonë edhe zv.kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli. Ndryshe nga ç’pritej,

në ditëlindjen e Metës kanë munguar eksponentët kryesorë të PD-së. Sepse ditëlindja e një zyrtari të nivelit të lartë si Meta, nuk mund të shihet ndarazi nga politika. Mësohet se si kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ashtu edhe ishkryeministri Berisha nuk kanë marrë një ftesë për ditëlindjen. Megjithatë, festës nuk i kanë munguar miq në të djathtë të kryeparlamentarit, si Eduart Selami, Mesila Doda, Majlinda Bregu apo Gerti Bogdani. Të pranishëm në këtë festë ishin ministrat e kabinetit “Rama” dhe pjesa më e madhe e deputetëve të LSI-së dhe PS. Madje, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte edhe ai ditëlindjen dje, por preferoi ta ndante këtë ditë të shënuar me Metën. Të ftuarit e shumtë i kanë uruar edhe atij ditëlindjen në këtë festë të madhe që mblodhi bashkë socialistët, drejtuesit e LSI-së dhe pak deputetë të së djathtës.


6

kronikë

intervistë

“Me aq sa kam arritur të bie në hulumtime, kam arritur të kuptoj se linjën e logjistikës financiare të organizimit dhe rekrutimit të të rinjve shqiptarë e mban organizata turke IHH. Por është e vështirë për ta dokumentuar...”

Takimet në Siri me “ushtarët” e Zotit nga Shqipëria e Kosova Reporteri i luftës, Vedat Xhymshiti rrëfen se si i ka gjetur shqiptarët që luftojnë në Siri. “Ka nga ata që kanë shkuar për arsye ekonomike, por shumica janë për xhihad. Luftojnë me formacionet ushtarake Jabhat al-Nusra (Fronti Çlirimtar) dhe SISI” Aida Tuci

Vedat Xhymshiti e dinte se raportimi nga fronti i luftës nuk ishte i lehtë. E kishte provuar për herë të parë në vitin 2008 në Palestinë, si i dërguari i New York Times. Reportazhet dhe fotografitë e tij përcollën çfarë po ndodhte realisht atje. Përvoja të tilla në territore në konflikt do të pasonin njëra-tjetrën; Gjeorgji, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë etj. Me këtë mision u nis edhe në nëntor të vitit 2011 në Siri; dokumentimin e konfliktit midis forcave qeveritare siriane dhe forcave rebele në qytetin e trazuar verior sirian Aleppo. Historinë e tij, ditarin e 6 muajve qëndrimi në Siri, Vedat Xhymshiti e rrëfen për MAPO-n... Ju jeni kritik për çfarë po ndodh në Siri, sidomos ndaj korporatave perëndimore që ju i bëni përgjegjëse kryesore? Sigurisht jam kritik për mënyrën sesi fuqitë perëndimore, në këtë rast nënkupto korporatat, kanë operuar dhe vepruar në konfliktin e Sirisë. Aq më shumë që kjo ka shkaktuar rrezik serioz edhe për vendet tona (Shqipërinë dhe Kosovën), për sigurinë tonë kombëtare, për shkak se dy vendet tona kanë një politikë kaq të nënshtruar ndaj Perëndimit, saqë kanë pranuar çdo kërkesë që vjen nga ky i fundit. Nuk e kuptoj nënshtrimin tonë ndaj Perëndimit përsa i përket konfliktit në Siri...? Dy vendet tona kanë pranuar që të bëhet politizimi fetar, indoktrinimi i të rinjve përmes fesë dhe rekrutimi i tyre vetëm e vetëm që të pengohet çlirimi i popullit sirian nga regjimi qeveritar, i cili është dëshmuar në këto tri vite që është vrastar. Keni takuar luftëtarë shqiptarë në Siri? Keni informacion se sa është numri i tyre? Po, kam takuar shumë prej tyre. Numri i shqiptarëve që luftojnë në Siri është rreth 100-150, jo më shumë. Sigurisht që nuk mund të konfirmoj zyrtarisht nëse ka më shumë apo më pak se kaq, por konkludoj në këto shifra në varësi të eksperiencës sime në territoret e përfshira në konflikt, informacioneve që kam duke njohur karakterin, natyrën dhe zhvillimin historik si dhe mekanizmat me të cilët operojnë korporatat në territoret e përfshira në konflikt. Nëse numri i luftëtarëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova raportohet të jetë

700-1000, përtej analizës është apo nuk është i vërtetë, mendoj se shifrat e larta në përgjithësi raportohen me qëllim për të terrorizuar popullatën civile, për ta mbajtur atë nën trysninë e një frike konstante dhe së dyti, për të larguar vëmendjen nga djallëzitë e politikës në vend duke raportuar se kthimi i kaq shumë luftëtarëve shqiptarë nga Siria përbën rrezik për dy vendet tona. Në fakt, Kosovës (meqë e njoh më mirë) nuk i vjen rreziku nga Siria, siç po flitet nga të gjitha partitë politike të Kosovës. Unë mendoj se është e kundërta që ne përbëjmë rrezik për Sirinë, sepse kemi lejuar që të bëhet rekrutimi dhe dërgimi i të rinjve shqiptarë në një luftë që nuk është lufta jonë dhe nuk na takon aspak ne. Nga bisedat me shqiptarët, keni arritur të kuptoni se cilat janë arsyet që i çojnë ata drejt Sirisë? Ka shqiptarë që atje janë thjesht për arsye ekonomike. “Dëgjo Vudi, - më tha njëri prej tyre. -Kam luftuar për Kosovën, për Preshevën, për Maqedoninë, por familja ime akoma vuan dhe unë nuk mund t’i shkolloj fëmijët e mi. Erdha të luftoj në Siri sepse dihet që në vendet arabe, luftëtarët pas çlirimit, përfitojnë benefite. Për këtë arsye kam ardhur që të ndihmoj në çlirimin e Sirisë me shpresën se pas luftës do të mund të bëhem shtetas sirian, të sjell familjen time këtu dhe të jetoj ose së paku të mund të mbijetoj me benefitet e veteranit të luftës. Është dhe një pakicë që udhëhiqen nga kauza njerëzore për shkak të luftës në Kosovë në vitin 1999, ku luftëtarë të kombeve të ndryshme iu bashkuan kauzës së popullit të Kosovës për çlirim; “Unë e bashkëndjej dhimbjen e këtij populli dhe kam ardhur t’i mbështes e t’i ndihmoj për t’u çliruar”,- më tha njëri prej tyre. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve në Siri i janë bashkuar luftës për çështje të xhihadit, ideologjisë fetare. Por ndodhi diçka... Po për të vrarët shqiptarë që raportohen në Siri, me sa di, ju keni qasje tjetër rreth raportimeve që bëhen për të vrarët tanë atje? Unë konsideroj se mediat në Kosovë (ndoshta dhe në Shqipëri) janë pjesë e planit operativ bashkë me politikën, duke konsideruar se raportimi i sa më shumë të vrarëve shqiptarë në xhihad, në Siri nxit një lloj simpatie tek të rinjtë që janë në procedurë, ose më saktë duke u përgatitur përmes indoktrinimit fetar për t’i çuar në Siri. Raportimi i sa më shumë heronjve të rënë në fushëbetejë do të nxiste padyshim simpati të madhe tek grupet e të rinjve të indoktrinuar që do të shkonin me dëshirë t’u bashkoheshin grupeve xhihadiste. Por kjo mund të ketë dhe efektin e kundërt? Jo nuk mund të mendohet kjo, sepse kemi të bëjmë me një ideologji fetare që është përtej së panjohurës. Ne Zotin e besojmë, nuk e dimë ku

Reporteri i luftës, Vedat Xhymshiti

“Unë e bashkëndjej dhimbjen e këtij populli dhe kam ardhur t’i mbështes e t’i ndihmoj për t’u çliruar”,- më tha njëri prej tyre... është, nuk e shohim dhe ideologjizimi në gjendjen tënde psikologjike për të panjohurën të çon në një rrugë vërtet të panjohur, siç po i çon të rinjtë shqiptarë drejt Sirisë. Ata po shkojnë atje në emër të xhihadit, duke besuar se formacionet ushtarake; Jabhat al-Nusra (Fronti Çlirimtar), SISI (Syrian Iraqi State of Islam) janë ushtarë të Zotit, duke mos e ditur se këto formacione ushtarake xhihadiste në fakt janë krijuar nga korporatat perëndimore që i kanë importuar në Siri pikërisht për të dobësuar çlirimtarët sirianë. Këta të fundit janë fermerë, këpucarë, mësues, furrtarë, pra janë njerëz të thjeshtë të Sirisë që luftojnë të çlirohen nga tirani e të vazhdojnë jetën e tyre normale. Ata luftojnë që pasuritë e tyre nëntokësore të jenë përfitime për popullin e Sirisë dhe jo për korporatat perëndimore. Po kush i dërgon të rinjtë shqiptarë në Siri? Me aq sa kam arritur të bie në hulumtime, kam arritur të kuptoj se linjën e logjistikës financiare të organizimit dhe rekrutimit të të rinjve shqiptarë e mban organizata turke IHH. E keni të dokumentuar apo janë thjesht hamendësime? Kjo është e vështirë për t’u dokumentuar. Ka njerëz që më thonë se kjo tezë është shumë konspirative. Por çfarë është konspirativja në fund të fundit: është e fshehta. E vërteta është ajo që fshihet. Unë kam arritur të komunikoj me dezertorë të dy grupeve xhihadiste, Jabhat al-Nusra dhe SISI. Ata kishin ardhur në Siri me idenë se do të luftonin si ushtarë të Zotit duke u bërë pjesë e këtyre formacioneve paraushtarake, por kishin arritur në heshtje të kuptojnë se për çfarë në të vërtetë po luftonin. Ata më tre-

guan (në besueshmëri sepse për të mirë apo të keq kam arritur të ndërtoj një marrëdhënie besueshmërie me ta) tani jetojnë me frikën se shërbimet sekrete të instrumentalizuara nga korporatat do t’i ekzekutojnë vetëm që e vërteta të mos dalë. Kjo është dëshmia e tyre njerëzore. Po a është e dokumentueshme? Vështirë ta dokumentosh. A është i besueshëm? Është pikëpyetje e madhe. Po pse mund ta besosh? Kur analizon dhe studion zhvillimin kronologjik të të gjitha ngjarjeve në Siri, kupton shumë të vërteta. Gjatë 6 muajve të qëndrimit tuaj në Siri, jeni rrëmbyer nga një grup xhihadist. E keni parë vdekjen me sy, në njëfarë mënyre? Në luftë të gjithë e shohin, nuk është se në Siri e humbet këtë rast. Më thatë se po shkruani një libër për Sirinë. Çfarë konkretisht po shkruani? Jam duke shkruar për të gjitha përjetimet e mia atje. Si jam nisur, si kam kaluar kufirin, përplasjet me grupet e armatosura, rrëmbimin. Pra, gjithçka që ka ndodhur në 6 muaj ku unë kam qenë dëshmitar. Përveç arkivit fotografik po mundohem të risjell ngjarjet. Në njëfarë mënyre është ditari i 6 muajve të qëndrimit tim në Siri. Cili është misioni i ardhshëm i Vudit? Projekti im i ardhshëm është kthimi në Siri, që unë e quaj: “Ju lutem, një biletë kthimi në Siri”. Unë kam qenë pjesë e një projekti të Channel 4 News ku kemi kryer një hulumtim për viktimat që kanë raportuar se po abuzohen seksualisht në kampin Zahatri të Jordanisë, në kampin e refugjatëve. Kur kemi shkuar për të realizuar reportazhin atje jemi tmerruar, sepse kemi marrë deklarata dhe raportime të refugjatëve sirianë të cilët po largoheshin nga kampi për shkaqe sigurie, sepse nuk ndjeheshin të sigurt aty. Kur i pyesnim se ku po shkonin, ata na përgjigjeshin: “Do kthehemi pas në Siri”. Pra ata po largoheshin nga kampi i refugjatëve sepse ndjeheshin më të sigurt në Siri. Këto kampe janë shndërruar në vende përdhunimi të vajzave dhe grave siriane dhe kjo është e vërteta. Ne gazetarëve të pavarur që kemi tentuar të dokumentojmë atë që po ndodh në këto kampe, na është ndaluar rreptësisht hyrja në këto kampe. Sepse ata e dinë që me ne nuk ka kompromis, se qëllimi ynë është dokumentimi dhe raportimi i së vërtetës dhe e keqja e madhe po ndodh brenda kampeve ku njerëzit po abuzohen seksualisht, po abuzohet me të drejtat themelore të njeriut. Atje duke bërë krim me njerëzimin po aq sa Assadi po bën krime me popullin e tij brenda territorit të Sirisë, po aq bëjnë krim dhe shtete të tjera që po i presin këta refugjatë duke mos përmbushur detyrimet njerëzore ndaj një qenieje njerëzore që ka statusin e refugjatit. Botuar më së pari në revistën “MAPO”


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

7

Aksidenti i ushtarakëve, plagosen 9 persona në Shkodër Të paktën 9 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur një automjet me të cilin udhëtonin 5 ushtarakë, u përplas me mjetin e drejtuar nga Sokol Ahmega, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe fëmijët. Mes të plagosurve është edhe një 15-vjeçar, djali i drejtuesit të mjetit, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Në të njëjtin spital ndodhen edhe pesë ushtarakët e plagosur, ndërsa për ngjarjen u interesua personalisht edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ministrja ka urdhëruar që ushtarakët e plagosur të dërgohen në Tiranë, në Qendrën Universitare të

Traumës për kujdes më të specializuar mjekësor. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti në aksin Mjedë-Kryebushat u shënua mëngjesin e djeshëm si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Një automjet tip “Ford” me targë SH 2098 E, që drejtohej nga shtetasi Sokol Ahmega dhe mjetit tip “Benz” me targë TR 5155 I. Në mjetin tip «Ford» që drejtohej nga shtetasi Sokol Ahmega, së bashku me të udhëtonin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët. Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti tip “Ford”. Për pasojë, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz” mbi urën e Stajkës.

Ushtarakët e plagosur Gentian Rrahmani, 25 vjeç Sevahir Metaj, 26 vjeç Genci Loka, 26 vjeç Edmond Xhupa, 34 vjeç Pashko Matjashi 53 vjeç Familja e plagosur Said Ahmega, 15 vjeç Suad Ahmega, 18 vjeç Sokol Ahmega, 47 vjeç Blerina Ahmega, 37 vjeçe

Konfliktet e pronësisë, atentat zyrtarit të Gjykatës së Lartë Alban Dokushi, këshilltar në Gjykatën e Lartë, u qëllua me armë nga një motor. Policia zbulon se familja e tij ishte në konflikt pronësie, ndërsa vetë ai kishte edhe probleme borxhesh Dashamir Biçaku

Atentati ndaj Alban Dokushit, këshilltar në Gjykatën e Lartë, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë. Ky është konkluzioni paraprak i hetuesve për atentatin e dështuar që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme. Nga ana tjetër, policia po heton edhe pistën e borxheve. Këshilltari ligjor në Gjykatën e Lartë u qëllua me armë mëngjesin e djeshëm, teksa ndodhej në makinën e tij. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte, Dokushi është qëlluar me pistoletë. Fatmirësisht, asnjë prej plumbave nuk e ka prekur atë. “Në mëngjes është qëlluar në drejtim të automjetit tip “Citroen” në pronësi të shtetasit Alban Dokushi, 35 vjeç, me detyrë ndihmës ligjor në gjykatë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku shtetasi i sipërcituar është qël-

luar një herë me armë zjarri tip pistoletë”,- tha policia në njoftimin e saj për ngjarjen. Fillimisht u dyshua për ndonjë kërcënim për shkak të detyrës, por verifikimet e tjera zbuluan problemet që kishte Dokushi. Në faqen online të gjykatës janë publikuar një sërë vendimesh për çështje të ndr yshme si mosmarrëveshje për kontrata shitblerjeje, mes babait të Alban Dokushit dhe një shoqërie private. Sipas vendimit të Gjykatës, Dokushi dhe shoqëria e mësipërme kanë pasur një kontratë shitblerjeje të një pike karburanti me sipërfaqe 680 metra katror që ndodhet në hyrje të Unazës së Re, në vendin ku ajo kryqëzohet me rrugën “Konferenca e Pezës”, pranë Shkollës Teknologjike. Vlera e kontratës sipas vendimit të gjykatës shkonte në rreth 130 milionë lekë të reja, nga të cilat 65 milionë do të jepeshin në fillim. Pak kohë pas lidhjes së kontratës sipas vendimit, paratë nuk u paguan, ndërsa shitësit kërkuan kthimin e sendit dhe zhdëmtimin e fitimit të munguar. Hetuesit janë përqendruar veç informacioneve për dy pistat e mësipërme, edhe tek mënyra e lëvizjes së personave të dyshuar të atentatit. Ngjarja ndodhi dje paradite rreth orës 10:00, kur Do-

Alban Dokushit, këshilltar në Gjykatën e Lartë

I dëmtuari paraprakisht i tha policisë se ai nuk kishte konflikte, ndërsa më vonë burimet e policisë thanë se ai kishte probleme pronësie, por edhe një sasi borxhesh.

kushi ishte në rrugën “Nikolla Tupe” pranë ish- Bllokut, zonë që frekuentohet më së shumti nga anëtarët e Gjykatës së Lartë. Dy persona iu afruan mjetit të tij, dhe qëlluan në drejtim të tij, me një armë zjarri tip pistoletë ndërsa udhëtonin me një motor të zi të fuqishëm. Po kështu drejtuesit e tij, ishin të veshur me rroba të zeza dhe skafandra. Poli-

cia pas ngjarjes, gjeti disa kamera s i g u r i e t ë c i l at i s e ku e st r o i , nëpërmjet të cilave thuhet se shquhej qartë motoçikleta, por jo targa apo detaje të tjera identifikuese. I dëmtuari paraprakisht i tha policisë se ai nuk kishte konflikte, ndërsa më vonë burimet e policisë thanë se ai kishte probleme pronësie, por edhe një sasi borxhesh.

ILDKP, tri kallëzime për fshehjen e milionave Paditen në Prokurori ambasadori i Sllovakisë dhe dy gjyqtarët Ken Dhima dhe Klorinda Çela. ILDKP pretendon se kanë fshehur pasurinë, por hetimi në dorë të Prokurorisë Tiranë Dy gjyqtarë dhe një amba-

sador janë kallëzuar penalisht në prokurori, pasi dyshohet se kanë fshehur pasuri që kapin shifrën e qindra mijëra eurove. Agim Isaku, ish-ambasador i Shqipërisë në Sllovaki dhe gjyqtarët Ken Dhima e Klorinda Çela, sipas Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, kanë fshehur pasuri apo nuk e kanë justifikuar atë me dokumentet e nevojshme. Të tre zyrtarët dyshohet se prej disa vitesh nuk kanë deklaruar pasurinë që realisht dispononin, ose nuk kanë mundur ta justifikojnë atë pas hetime-

ve të nisura nga ILDKP. Sipas deklaratës për media nga ky institucion rezulton se ish-ambasadori i Shqipërisë në Sllovaki, Agim Isaku ka fshehur burimin e të ardhurave për blerjen e apartamentit me sip. 268 m2, me vlerë 147 mijë euro. Po ashtu, Isaku akuzohet se ka fshehur shumat prej 1 milion e 900 mijë lekë dhe 2 milionë lekë në emër të tij dhe të vajzës, të cilat janë depozituar si bono thesari në Bankën e Shqipërisë. ILDKP thotë se nga korrespondenca me institucionet përkatëse rezulton se ambasadori nuk ka deklaruar depozitën bankare në shumën 60 mijë e 495 dollarë, si dhe një sërë llogarish të tjera. Pas tij, ky institucion ka kallëzuar penalisht në prokurori edhe gjyqtarin Ken Dhima, i cili ka bërë deklarim të rremë të këstit të parë për blerjen e apartamentit në vlerën 2 milionë e 770 mijë lekë, si dhe nuk ka deklaruar burimin për shumën e 1 milion e 50 mijë lekëve

të përdorur për blerjen e apartamentit. ILDKP thotë se gjyqtari Ken Dhima ka bërë deklaratë të rreme për një hua të marrë nga shtetasi A. Ç në vlerën e 2 milionë lekëve të reja, si dhe për shumën e 59 mijë e 300 eurove, të cilën e ka deklaruar si shpërblim e dhurata gjatë periudhës 2008-2011. Sipas hetimit administrativ të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive rezulton se gjyqtari Dhima nuk ka deklaruar as një kontratë porosie

ZYRA PËRMBARIMORE KURMAKU SHPALL PËR SHITJE NË ANKAND 1. Pasurinë "Apartament", regjistruar në ZVRPP Kavajë, me nr. pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK 3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë, në pronësi të shtetasve Skender e Dire Sheshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 15.oo me Çmimin fillestar 1,348,480 (njemilionetreqindedyzetetetemijeekaterqindetetedhjete) leke. 2. Pasurinë "Ndërtesë një katëshe banesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 13/65, me sip. 102.5 m2, ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen "Xhami" Peqin, në pronësi të shtetasve Bedri e Majlinda Gripshi. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e Hënë më dt. 07.04.2014, ora 16.oo me Çmimin fillestar 2,800,000 (dymilioneteteqindmije) leke. Ankandet zhvillohen pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

për ndërtimin e një dyqani në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, me sipërfaqe 124 metër katror dhe vlerë 150 mijë euro. Gjithashtu ai dyshohet se ka fshehur dhe një llogari bankare me vlerë 5 mijë euro, si dhe nuk ka paraqitur dokumentet justifikuese dhe provave të kërkuara nga ILDKP. Subjekti i tretë i kallëzuar në prokurori, gjyqtarja Klorinda Çela, dyshohet se ka fshehur gjendjen e të paktën katër llogarive bankare, si dhe ka bërë deklarim të rremë të vlerës së këstit që duhet të paguante për blerjen e një apartamenti. Sipas ILDKP-së, gjyqtarja Çela ka bërë deklarim të rremë për një hua të marrë nga shtetasi A. Ç me vlerë 2 milionë lekë. Të tre zyrtarët, sip a s I L D K P- s ë a ku z o h e n p ë r “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”. L.Bakillari


8

25.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

Në prill, gati paketa e masave lehtësuese për biznesin Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndërmarrë masa për lehtësimin e procedurave për biznesin, të cilat pritet të fillojnë nga muaji prill. Sipas burimeve nga kjo ministri, ankesat e shumta të biznesit për uljen e praktikave burokratike po shqyrtohen nga grupet e ekspertëve.

Ulja e praktikave burokratike, theksuan burimet, kërkon ndërhyrje të thella ligjore dhe kjo do të marrë më shumë kohë. Kryesisht ankesat e biznesit kanë qenë për marrëdhëniet me administratën doganore dhe tatimore, uljen e kontrolleve të shpeshta nga ana e inspektorateve të ndryshme.

Kriza e energjisë, qeveria rishikim të tarifave të HEC-ve private Tregu i energjisë është përfshirë në krizë të shumëfishtë borxhesh, që përfshin nga konsumatorët deri tek kompanitë e prodhimit dhe tregtimit të energjisë. Ministri Gjiknuri lajmëroi dje ndryshimin e tarifave të energjisë edhe për prodhuesit e rinj të saj. Kundërshtojnë koncesionarët

H

idrocentralet e dhëna me koncesion vitet e fundit kanë prodhuar gjatë 2013-ës, 548 148 MWh energji, blerja e të cilëve i ka kushtuar KESH-it rreth 40 milionë euro për shkak të çmimit të lartë që shitet kjo energji e përcaktuar në kontratat e koncesionit. Një pjesë e saj ka mbetur e pashlyer ndaj HEC-ve të reja prodhuese, duke krijuar kështu një zinxhir të ri borxhesh në energjetikë. Për shkak të kësaj situate, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka lajmëruar dje një reformë të thellë në këtë sektor, çka sinjalizon uljen e çmimit të blerjes së energjisë ndaj këtyre HEC-ve nga KESH dhe daljen e disa prej tyre në treg në mënyrë të pavarur. Qeveria aktualisht është nën presionin e dy reformave të mëdha në sektorin e energjisë. E para lidhet me ndryshimin e çmimit ndaj konsumatorëve, e cila synohet të përfundojë në qershor, dhe e dyta me uljen e çmimit të energjisë që dhjetëra HEC-e të vogla tashmë e kanë të përcaktuar me KESH-in nga 7 deri në 9.3 lekë për kwh. Prishja e tyre mund të rrezikojë hapjen e një seri gjyqesh, pasi investimet në këto HEC-e janë bërë duke marrë në konsideratë çmimin aktual. “Pjesa private ka kohë që nuk ka marrë para, shkak ndërtimi i tregut që nga prodhimi deri tek konsumatori. Ky model ka falimentuar. Likuiditeti do të jetë një problem i vazhdueshëm”, - tha ministri Gjiknuri, duke e konsideruar problemin mjaft serioz për qeverinë. Për të ndryshuar situatën, do miratohet ligji i ri për energjinë. Mirëpo paralel me uljen e çmimit, qeveria ka gjetur dy zgjidhje për prodhuesit e vegjël të energjisë. Njëra është ndërtimi i linjave të reja të interkonjeksionit, në mënyrë që prodhuesit të kenë mundësi të eksportojnë jashtë vendit, dhe tjera zgjidhje lidhet me daljen në treg të operatorëve të kualifikuar të energjisë. Këta operatorë që janë kompani të mëdha prodhuese do të mund të blejnë energji nga HEC-et e vogla, duke e përcaktuar edhe çmimet e shitblerjes. Hapat e parë kanë të bëjnë me nxjerrjen e shumë klientëve komercialë që janë të lidhur direkt në rrjet dhe që janë përgjithësisht konsumatorë industrialë. Ministri tha se kjo mundësisht pritet të ndodhë në fillimet e vitit tjetër, çka do të krijojë një potencial prej 30% ekstra të tregut që do të ketë nevojë për energji.

Kështu, një pjesë e prodhimit të energjisë nga operatorët privatë mund të shkojë direkt dhe t’i furnizojë këta konsumatorë. Nuk mund të jetë vetëm barra tek prodhuesi, furnizuesi publik me shumicë; nuk mund ta ketë KESHi vazhdimisht këtë barrë”, - tha Gjiknuri. Ai shtoi se çdo gjenerim i ri, çdo investim privat, i cili incetivohet nga shteti, patjetër duhet të reflektohet diku dhe kjo gjë nuk mund të shkojë pa limit, pasi çmimi tek konsumatori do të jetë i papërballueshëm. Prandaj po investohet në rrjetet e interkonjeksionit, pasi tregu shqiptar nuk mund të jetë perspektiva e vetme e HECve. “Është shumë e rëndësishme që e gjithë Shqipëria të interkonjektohet. Atë po bëjmë me Kosovën, mbase vitin tjetër do fillojmë ta bëjmë me Maqedoninë dhe patjetër shpresoj që edhe me bashkëpunimin e mirë të palës italiane, megjithëse shumë shanse janë humbur, të kemi mundësi të lidhemi edhe me Evropën direkt, nëpërmjet rrjetit”, - tha Gjiknuri.

Koncesionarët kundërshtojnë rishikimin e tarifave Silvio Lamonti është një investitor italian, i cili ngre shqetësimin e tij se prej një viti ai i ka shitur energjinë KESH-it, por nuk është paguar, ndaj e kundërshton rishikimin e tarifave. Për të stimuluar investimet në energji, qeveria e ka bërë me detyrim që Korporata Elektroenergjetike të blejë të gjithë energjinë që prodhojnë hidrocentralet e vogla. Kontratat koncesionare të HEC-ve janë me afat 30-vjeçar, periudhë gjatë së cilës është përcaktuar edhe çmimi i energjisë së prodhuar prej tyre. Pasi të ketë përfunduar afati i koncesionit, këto HEC-e kalojnë në pronësi të shtetit. Mirëpo çmimi me të cilin HEC-et shesin gjatë periudhës së koncesionit, do të duhet të mbulojë tërësisht investimin dhe të sigurojë fitimin për investitorët. Ndaj qeveria e mëparshme, që të nxiste investimet në këtë fushë “detyroi” KESH-in të blinte energjinë e HEC-eve me çmim disa herë më të lartë se kostoja e prodhimit. Rritja e prodhimit nga HEC-et gjatë 2013-ës me mbi 500 MW/h çoi në pamundësi nga ana KESH-it për të mbuluar të gjitha blerjet me çmim të lartë.

FMN: Pa mbështetjen e SHBA, rrezikohen reformat në vendet në zhvillim Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde deklaroi se mundësitë e saj për të shtyrë përpara reformat që kanë për qëllim mbështetjen e vendeve në zhvillim, janë të kufizuara nëse nuk do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në muajin janar, Kina u bëri thirrje vendeve anëtare të FMN-së të tregohen të vendosura për t’u dhënë vendeve në zhvillim më shumë pushtet në vendimmarrjen e huadhënësit global, pasi ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zvarrisin reformat që do t’u japin vendeve në zhvillim një rol më të madh. Akuzat e Ministrisë së Jashtme të Kinës ishin një kritikë indirekte për Shtetet e Bashkuara, që është anëtari më i madh dhe më i fuqishëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjatë këtij muaji ligjvënësit ameri-

kanë dështuan në arritjen e një marrëveshjeje mbi masat e financimit, të nevojshme për realizimin e reformave. Kongresi amerikan duhet të nënshkruajë fondet e FMN-së për të realizuar reformat që kanë filluar në vitin 2010, por që po mbahen pezull deri më tani. Me këto ndryshime, Kina do të bëhet anëtari i tretë më i madh i Fondit Monetar, ndërsa do të reduktohet dominimi i Europës. Duke folur në një universitet në Pekin, Lagarde deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet ta miratojnë me shpejtësi këtë reformë, në mënyrë që legjislacioni përkatës të hyjë në fuqi. “Kjo është një çështje që nuk mund ta realizoj e vetme”, - deklaroi Lagarde përpara studentëve dhe akademikëve në Pekin. Ajo shtoi se shpreson që vendet në zhvillim të kenë një zë më të fuqishëm brenda institucionit

Prodhimi i energjisë nga HEC-et private 2010

159.040 MW/h

2011

136.831 MW/h

2012

290.997 MW/h

2013

548.148 MW/h

Kompanitë Prodhimi Transmetimi Shpërndarja Furnizuesi publik HEC-et reja deri në 10 MË HEC-et e reja deri në 15 MW

Çmimet e energjisë 1 lekë/ Kwh 0.65 lekë/ Kwh 5 lekë/ Kwh 2.83 lekë / Kwh 7.77 lekë/ Kwh 9.37 lekë/ Kwh

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PËR SHTYP për respektimin e afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njofton të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë, të cilët mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private pranë Inspektoratit të Lartë, ndyshimin e procedurës së dorëzimit të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”  Nuk do të pranohen deklaratat e dorëzuara personalisht pranë zyrave tona nga subjektët deklarues që mbartin detyrim për deklarim;  Nuk do të pranohen deklaratat e plotësuara me shkrim dore, por duhet të jenë të plotësuara në mënyrë elektronike (komputer) dhe më pas të nënshkruhen nga subjekti deklarues apo personat e lidhur me të;  Do të pranohen vetëm deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPKI, deri me datë 31 Mars 2014, përmes Autoritetit Përgjegjës ose strukturës përkatëse, ngritur pranë çdo institucioni publik; Inspektorati i Lartë sqaron se nisur nga numri i madh i deklaratave të interesave private që administron çdo vit, afërsisht 6000 (gjashtë mijë) deklarata, e ka të pamundur të presë subjektët deklarues që paraqiten personalisht pranë ambjenteve tona për dorëzimin e deklaratave. Për këtë qëllim, udhëzojmë subjektët deklarues, në zbatim dhe të dispozitave ligjore, të dorëzojnë deklaratat e tyre pranë Autoriteteve Përgjegjëse, ose strukturave përkatëse, të ngritura pranë çdo institucioni publik. Inspektorati i Lartë, rikujton edhe njëherë afatin e dorëzimit të deklaratave të interesave private, datën 31 Mars 2014. Dorëzimi i deklaratave, përtej afateve ligjore, dhe procedurës së caktuar, passjell sanksionet përkatëse; respektivisht gjobë 50.000 lek (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 lek (njëqind mijë), dhe kallëzim penal për mosdorëzim të deklaratës, pas aplikimit të masës administrative gjobë. Inspektorati i Lartë tërheq vëmendjen e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, në respektimin me rigorozitet të afateve ligjore. Në çdo rast, shkelësit e dispozitave ligjore, përveç aplikimit të masave administrative, do të bëhen publike në median e shkruar dhe atë vizive si dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.hidaa.gov.al Inspektorati i Lartë, në kuadër të ndjekjes së një politikë të hapur e transparente me qytetarët, median dhe shoqërine civile, Ju fton që së bashku të parandalojmë korrupsionin; bëhuni pjesë e ILDKPKI, dhe denonconi rastet e korrupsionit të zyrtarëve të administratës publike, në unedenoncoj@hidaa.gov.al ose info@hidaa.gov.al, dhe telefononi pa pagesë në numrin 0800 99999. Denoncimi Juaj do të ndiqet me përparësi nga ana jonë. Faleminderit!


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Tirona ime dhe Liu Cakut* SHKURT Flëro, flëro, flëro… XHAMIA! – unë e gabuar ngrija gabimisht gishtin pas atij të nonës, ndërkohë që xhamia sugurisht nuk flërojte si flutra apo harabeli që kishin pasur radhën para xhamisë… se si flëroka xhamia? Ç’u bo xhamia qi t’flërojë, pullum a balon tabake? - dhe qeshte nona me lot. Aq herë gabohesha dhe nxehesha me atë lojën flëro, flëro, flëro kur isha e vogël, po insistoja të luaja prapë me nonën që s’ma prishte kurrë, sido që ankohej se m’hypshin kacabujt kot dhe isha hazër xhevap. Kur isha në Universitet e s’luanim më Flëro të dyja, ankohej edhe se do ngelesha pa martuar. Muzika që unë dëgjoja e kërceja meritonte: Q yqja, qyqja, goca! Torb i modh, mi non! Nigjo, nigjo: ty po të traklli porta, shpirt i nonës; ti po me kom tërmo! Frriti menjes se s’gje burr kshu, për Zotin! …Malli 24-vjeçar për erën e mimozave dhe malli disamujor për zhurmën e bubullimës, nuk përkojnë rregullisht me mallin për gjuhën e nonës së vdekur 27 vjet të shkuara. Por këtë dimër të gjatë e pa shi në Illinois, ku bora herë e bardhë e herë gri s’ka lënë tokën të shohë diell që kur s’mbahet mend, ato vijnë në grup e shkrihen natyrshëm si të ishin kripë në ujë. Nga të ftohtët apo nga sikleti e nervozizmi i ardhjes së gjatë në Shqipëri duke lënë pas familjen, tri herë brenda muajit shkurt kam pasur herpes në buzë, ose siç i referohej idiomatikisht shpërthimit të herpesit nona ime, tri herë më kanë pjerdhur ethet. Sa isha e vogël, i urreja ethet që më dilnin si përbindësha të parregullt në faqe sa herë ftohesha, e rregullisht kur shkoja ekskursion me shkollën në Dajt. Shkonim e vinim në këmbë, dhe, në mos në vajtje, në ardhje do binte shi. Unë mezi e prisja gjithë semestrin vajtjen në tufë në Dajt, por nuk qëlloi kurrë të mos ftohesha e të mos më plasnin ethet. Ethet pjerdhin rrallë tani që jam grua, dhe kryesisht në buzë. Kur këtë shkurt të plasur a m e r i k a n g j e rb c a f f è -l at t e n e mëngjesit, dhe gjuha më shkon mbi buzën e lënduar nga herpesi (minimal tashmë, jo masiv si ai i fëmijërisë, nga bobmbardimi me Acyclovir), përtyp me vete metaforën e etheve që pjerdhin materie të lëngshme që pulson nën lëkurë. Pa dyshim që metafora ka në bazë perceptimin si shpërthim ose plasje e diçkaje të paformë. Idiomatika e fjalëve “pjerdh” apo “bythë” ishin të pasura në gjuhën e nonës sime tiranase: “I sillet vërdallë si pordha nëpër brekë”, “Ulu m’byth shpirti i nonës; mos ha m’kom, se s’t’ze buka ven ashtu!”, “Vërc-vërc, s’të ze

koment Eda Derhemi

bytha ven!” “tokën ke bytha e tronafilit duhet me e punu kur del dimri”, “I shpull bythve, veç mir i bo kalamojve!” Ta analizosh si diskurs më vete inventarin e shprehjeve të nonës sime të butë dhe pa shkollë, ndoshta është mënyra më e mirë për të ndërtuar kulturën, dijen, moralin dhe eksperiencat e brezit të saj tiranas. Por në motin akëll të Illino is-it këtë dimër, analiza ideologjike është e fundit gjë që dua të bëj. Në të kundërt, më do zemra kujtime të ngrohta të largëta dhe shtyj tutje analizën. Gjuha, fjalët më vijnë me zërin e saj, me copa shikimi të saj që bien mbi fjalë prej syve larushë me pak të gjelbër; kanë edhe qime të rralla fjalët e nonës, ato që ia mbaj mend mbi buzën e sipërme, që më shponin sa herë më puthte e që nuk di si atë nuk e bezdisën kurrë; fjalë të ëmbla me mustaqe. “I kanë dalë rraqet. Do ftofet!” Rraqet janë një nga fjalët që më vjen gjithnjë me zërin e frikësuar dhe kujdesin e nonës. “Hajde te nona t’i fus rraqet se e ke barkun përjashta”. Rraqet nuk ishin detyrimisht vjetërsira, por edhe mund të ishin. Të gjitha shtresave të sipërme të veshjes që duheshin futur brenda tutave, pantallonave apo fundit, nona u referohej si rraqe; gjithashtu rraqet dilnin vetëvetiu, por futeshin vetëm në mënyrë të qëllimshme; së fundmi rraqet u dilin vetëm fëmijëve. Nona s’ia thoshte kurrë tim eti e sime mëje të fusnin rraqet. E vë re sot mamin t’ia thotë mbesave disi të ndryshuar: “Pupupu, i ka dalë barku gocës!”. Mami e hoqi qafe fjalën e vjetëruar dhe pa rrangun e duhur “rraqe”. Pra si rraqet ashtu edhe barku na u dilkan kalamajve pa pyetur kënd. Rraqet si balerina moderne, energjike e zhelane, dalin në kuptimin që ikin/ shpëtojnë nga brenda jashtë, ndërsa barku si masë e butë e pasive del në kuptimin që shfaqet ose lejon veten ta shohin. Rraqet kanë agjenci, por barku, jo. M’u deshën disa vjet pasi lashë Shqipërinë të bind veten se s’është shkruar gjëkundi që barku duhet mbuluar me kanotiere, nënbluza apo tesha të ngjashme mbrojtëse (rraqet) që duhen futur brenda pantallonash a tutash. Sidomos nëse ambienti është i ngrohtë dhe temperatura e

pandryshueshme. Unë ende bëj të qeshin miq të mi jo-shqiptarë me sensibilitetin që kam ndaj të ftohtit. Çfarë nuk më jep ende sot ajo e shkretë ftohje… Dhe pasojat nuk janë lajthitje të miat, janë pasoja reale fizike që m’i ndryshojnë ditët… dhe të gjitha shpjegohen shkëlqyeshëm nën teoritë e nonës sime kujdestare. Në fjalor fjala “rraqe” shpjegohet si fjalë bisedore e përdorur vetëm në shumës në kuptimin orendi dhe sende të tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçka shtëpie, vjetërsira, rrangulla. Pra jo në kuptimin e rrobave të trupit. Si sinonim për të jepet fjala “rrangulla” që për nonën time gjithashtu ekzistonte në variantin tiranas “rronglla”. “Sa t’nrofet içik moti, duhet me ftillu aborrin se o mush me rronglla!”. Dhe kjo më sjell tek një tjetër fjalë e nonës që s’lidhej me rraqet tekstile që futeshin, si masë kundër ftohjes djallëzore, por me rraqet si rronglla. Është fjala gomrra. Këtë s’e gjej në fjalor. Me sa duket konsiderohet jo veç bisedore, por edhe krahinore me përdorim të kufizuar. Por nona ime e përdorte shpesh. Rraqet, jo në kuptimin e rrobave të trupit, mund të ishin edhe objekte pëlhure. Rrongllat dhe gomrrat nga ana tjetër ishin objekte të forta ndërtuar nga materie solide, si dru, metal, baltë a porcelan. Rraqet mund të kishin qenë dikur, në të ritë e vet, të vlerësuara, por rrongllat e gomrrat e kishin të përhershme mungesën e vlerës dhe rëndësisë. Kish vetëm një zgjidhje— dhe kjo e vonuar—për rrangullat dhe gomrrat: heqja qafe. Nëpër gomrra njeriu pastaj mund të bubërronte. Kuptimi ishte ai i të kërkuarit pa shkak ndër një tufë me objekte të parëndësishme. Bubrroj/bubërroj nuk formohej prej një emri, me sa mbaj mend. Nuk besoj që nona të ketë përdorur kurrë fjalën bubërr dhe as atë gomrroj, por “çere bubërro nër gomrra?” nuk më duket e panatyrshme. Semantikisht gomrrat dhe bubërrimi s’janë fort afër: njeriu bubërron ndër gjëra të vogla, ndërsa gomrrat mund të jenë të të gjitha përmasave, madje gomr rat shpesh nënkuptojnë objekte kabà. Gjithashtu bubërrimi mund edhe të fshihte qëllimin nga ana e bubërruesit për të zbuluar diçka jo fort të mirë, dhe as kjo s’lidhet fort me gomrrat. MARS Kam arritur në Tiranë. Nuk është ngrohtë as këtu. Dajti është zbardhur nga bora dhe s’shoh mimoza gjëkundi, sido që është 1 mars. Pas 24 vjetësh arrij në Tiranë në prag marsi që të mund t’u mbaj erë, por ato kanë mbaruar. Më thonë që në shkurt ishte plot. Pyes

Letërkëmbim

nëpër dyqane lulesh, e më përgjigjen se mimozat s’ka pse shiten se njerëzit i këpusin direkt nga pemët. Ndiej kudo vetmi në Tiranën e zhurmshme dhe plot energji që vete dëm. Mimoza do doja t’i çoja edhe nonës sime tironce në varr. Dekadën e fundit para se të vdiste ajo paralajmëronte paqësisht vdekjen me “Hiku e shumta, ŋeli e pakëta.” Dhe kur dikush nga brezi i saj vdiste papritur, nona thoshte “Vje vdeka për mo parë! Sot ina, nesër s’ina!” gjithnjë e ëmbël e jorezistente si për ligjet e natyrës, edhe të shoqërisë; e kundërta ime në këtë pikë. Unë vazhdoj të jem si dikur: e prapë, veç s’nëkohem as kur jom e ligët, pra jam e vështirë, sido që s’ankohem as kur jam sëmurë. Na janë pleksur keq dimensionet e jetë-vdekjes ne të dyjave në këtë funddimri, dhe unë e di se kujtimi i saj i ngrohtë më ndihmon ta jetoj më mirë si acarin e Illinoisit, edhe grinë prej shiu të Tiranës. I jetoj nonës zërin përmes gjuhës apo fjalët përmes zërit? E shquaj aq mirë gjuhësisht, sa s’di në unë jetoj atë apo ajo më jeton mua. Pa nonën ky fund-dimër që më jep vetmi dhe trishtim, do ishte edhe më i sertë. Që do më ngrohnin rraqet e gomrrat a nonës sot, s’e kisha menduar. Janë si cule që vijnë nga larg, ashtu si vinte natën ajo ngadalë të më mbulonte kur më binin culet nga shtrati ne zbëlohesha. Pas një jave me shi, nuk mbeti mimozë pa u nxirë e fishkur në Tiranë, ndaj 7 e 8 marsi u festuan pa mimoza, sido që dielli doli rishtaz me gaz. Për 8 mars im atë më dhuroi një libër të Mustafa Greblleshit “Muhabet tirançe** me Liun e Cakut” nga Shtëpia Botuese Çabej, me kopertinë punuar enkas në vitet 30 për rubrikën “Liu Cakut” të gazetarit tironc Greblleshi, nga Ibrahim Kodra vetë. Por nëse ky i fundit pati fatin të rrinte në Itali e të mos përfundonte burgjeve komuniste, Greblleshi e kaloi jetën pas-burgu në Tiranë si bojaxhi, sido që në të gjitha skicat e veta ka diskurse të qarta anti-fashiste, madje edhe komuniste. Liu Cakut ishte pseudonimi nën të cilin ai shkruante një pjesë të mirë të eseve a tregimeve satirike në vitet 30-40, të gjitha me një dialekt të fortë tiranas, satirë fshikulluese për shoqërinë e korruptuar të kohës, intelektualët e shtirur, administratën qesharake, fshikullim që vinte

prej karakteresh të zgjuar e të ekuilibruar që duket se ishin të afërt realë apo të shpikur të autorit: hallë Remja, hallë Bikja, Xhemol Tapalli ene Dajë Ceni, e plot katunarë e shehërli t’qerë qi, vdekshin t’gjithë jahudi ne llahinga, për at Pekamer, se m’kon gajas keq. Im atë duket kish nuhatur këtë lidhjen time disi joracionale me nonën tironce dhe gjuhën e saj këtyre ditëve. Libri më ngjiti fort se ishte gati-gati si përvojë mistike realizimi nevojash të paartikuluara. Siç vërejnë redaktoret Kongo e Çabej, Tirana e përshkruar me gjuhën satirike të Liut Cakut duket sikur është ajo e vitit 2014. Por për mua gjuha e librit sjell edhe nonën time gjallë, si ta kem para syve, dhe më çliron nga një lloj makthi që më jep kësaj radhe Tirana… e ndoshta më zbut e më bën ta pranoj pa u çmendur. Fjalët e reja në fjalorin e nonës sime vinin gjithnjë të deformuara: vinçi ishte zvinç; elektriku ishte leterik. Lëre pastaj emrat e të huajve. Halla e Liut Cakut dhe shqiptarët rreth saj i thërrisnin ministrit t’filoncës Thaon De Rivel, Daut Taraveli, dhe ky i fundit, duke mos duruar deformimin, “i hypi tajares, ne hiku”. Hallat e mençme e vrojtuese të Liut nuk i jystërfikojshin “gocat qi tuneshin e shkuneshin si kalerat m’pazar” “ene martoheshin me taljona” se “kitojshin se ishin cirivilizu”; Liu simas hallës e dojte nusen palektuale (intelektuale) ene vërrsitare (universitare), dhe Liut gazetar halla i thoshte se “no s’kina kunrra, e ti fol për dërrvista (revista)”, se hallës “s’i pëlqejshin hiç pulamikat e gazetaxhivet.” Kishte edhe një këshillë halla Liut për artikuj-shkrues (rrtiklla-xhi) si unë dhe të tjerë, që duket sikur ma këndon në vesh vetë nona ime: “Veni menën gamorit qymyrit, a Lio, t’do halla fort; se s’vje gjo pri rrtikllash!... Qofsh lonet, a bir, po u bone rrtikllaxhi, se do t’shajsh dinjonë faj e pa faj! Jargët deri ke komët, m’u bo rrtikllaxhi!”… deri tek këmbët i kemi! Po për çfarë? *Liu Cakut, sido që jo në korsive, do shfaqet edhe herë të tjera në shkrim në formën pa nyje, siç përdoret në dialektin e Tiranës. **Emri i rubrikës në origjinal është me “a” dhe jo “o”; por, kur e përdor në tekst, Greblleshi shkruan më shpesh “o”, siç është edhe mënyra e shqiptimit në të folmen e Tiranës.


op-ed

2

Blog / Leksione për Greqinë, nga Uli Hënesi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Rama: Njehem mirë i përdorur për një kauzë të mirë

25.03.2014

Universitet / Takimi Rama-Gasparov, shahu pjesë e kurrikulave në shkolla

11

Pak burra kanë qenë në gjendje të bëjnë një dalje të hijshme në kohën e duhur. - Malcolm Muggeridge

Për orientim drejtohuni te FMN K

a disa ditë që media në vend raporton mbi raportin e publikuar nga stafi i FMN-së mbi marrëveshjen e arritur me qeverinë shqiptare në mars të këtij viti. Në këtë raport të gjatë, mbi 130 faqe, mundet të lexosh lehtësisht disa prej çështjeve kryesore që ky institucion i sheh si parësore për t’u adresuar nga qeveria shqiptare në vitet e ardhshme. Një rëndësi të veçantë merr në këtë raport ulja e borxhit publik në 60% të PBB-së deri në vitin 2018, nga 74% që është tani. Për të arritur këtë, FMN së bashku me qeverinë tonë kanë menduar dhe rënë dakord në dhjetor të vitit të shkuar se rritja e tatim-fitimit në 15%, rritja e akcizës mbi duhanin apo alkoolin, rritja e taksës së qarkullimit, do të kenë efekt pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2014. Por, gjithashtu FMN sugjeron se në mungesë të rritjes ekonomike, qeveria mundet të implementojë rritjen e disa taksave të reja mbi produktet e luksit, rritje të taksës të dividendit në 12%, vendosjen e një takse të sheshtë mbi udhëtimet jashtë etj. Këto masa FMN i sugjeron për qeverinë shqiptare t’i ndërmarrë në periudhën afatsh-

kurtër dhe afatmesme, në mënyrë që gjatë periudhës 2014-’16, të ardhurat të rriten mjaftueshëm në buxhet sa të ulin borxhin publik. Nga ana tjetër, FMN sugjeron se Shqipëria në periudhën afatgjatë duhet të ulë humbjet e energjisë në rrjet, të bëjë kujdes me pagat në sektorin publik dhe të rrisë moshën e daljes në pension në 67 vjeç për burra dhe 65 vjeç për gratë. Pra, e thënë shkurt, rrit taksat dhe ul shpenzimet qeveritare me afërsisht 1 miliard dollarë në tri vitet e ardhshme. FMN, si çdo institucion tjetër financiar, flet dhe bazohet vetëm në shifra përpara se të marrë një qëndrim publik. Ndaj sipas tij, pavarësisht se Shqipëria pati rritje ekonomike gjatë krizës europiane në vitet 2008-2013, ajo sot ka nevojë që të ndërmarrë disa reforma strukturore nëse do t’i rikthehet rritjes ekonomike afatgjatë. Dhe për të qenë të suksesshme, FMN thekson se “rreziqet e këtij programi janë domethënëse duke qenë se reformat janë mjaft komplekse dhe kërkojnë një vendosmëri të madhe politike”. Pikërisht faktori politik risjell rëndësinë që ka komunikimi transparent dhe

profesional i autoriteteve vendase me publikun. Së pari, qeveria e re kishte përmendur që para zgjedhjeve të 23 qershorit se do të rikthente në vend FMN-në në rast se do të fitonte zgjedhjet. Duke qenë se ky plan ishte i paramenduar, atëherë opozita e atëhershme e dinte shumë mirë se FMN nuk do të lejonte në asnjë mënyrë disa prej premtimeve të bëra publikisht për shëndetësi falas, për heq je të taksave për ushqimet etj., që publiku i dëg joi me vëmendje duke iu mbushur mendja se llogaritë ishin bërë nga përfaqësuesit politikë. Por në fakt, shqetësimet reale të ekonomisë sonë dhe që s’u diskutuan, mbeteshin skema e pensioneve, sigurimeve shoqërore, sistemi bankar dhe sektori energjetik. Në rast se qeveria e sotme, opozita e atëhershme, do të kishte trajtuar publikun vendas si të maturuar për të kuptuar çështjet shtetërorë siç duhet, atëherë dhe reformat e mëdha strukturore që kërkon FMN sot mundet të kishin konsensusin e pranuar të publikut vendas. Por qeveria sot duhet të bëjë dy gjëra njëkohësisht: dhe të informojë publikun për situatën e vështirë që

koment Besart Kadia

ndodhet buxheti i shtetit, edhe të përgatisë teknikisht administratën për këto reforma. E para do kohën e vet dhe qeveritë duhet të udhëheqin dhe jo të propagandojnë; koha nuk pret. Së dyti, kompleksiteti politik vështirësohet kur mendon që në dy muajt e fundit anëtarë të qeverisë kanë shkuar disa herë në vizita zyrtare në fabrika të industrisë fason për t’u premtuar atyre rishikime të paketës fiskale. Por me të dhënat e fundit, ekonomia jonë pati rritjen më të ulët në 10 vitet e fundit, ku PBB ra me 2.2%. INSTAT akoma nuk ka bërë me dije se sa ka qenë rritja reale në tremujorin e fundit të 2013, por në rast se ajo është sërish negative, atëherë ekonomia jonë ka qenë në recension dhe çdo politikë e re fiskale duhej të adresonte pikërisht këtë problem dhe jo borxhin publik. Në rast se shifrat

vërtetojnë recension, vendosmëria politike që kërkon FMN mundet të vendoset në pikëpyetje pasi sfidat dhe presionet janë mjaft të larta nga biznesi vendas për trajtim preferencial. Qeveria e re ka tashmë pothuajse shtatë muaj që ka filluar punë dhe ka informacionin e nevojshëm për të komunikuar me investitorët vendas dhe të huaj se cilat nga kërkesat e paraqitura nga FMN do të ndërmerren dhe në cilën periudhë. Një matricë e detyrave dhe institucioneve përgjegjëse implementuese do të ndihmonin orientimin e publikut dhe gjithashtu do ta bënin qeverinë përgjegjëse për mosarritje të mundshme. Nga ana tjetër, duhet hequr dorë nga interpretimet ideologjike e politike të ekonomisë dhe duhet këmbëngulur mbi diskutime profesionale. Në mungesë të një raporti zyrtar qeveritar, publikut i mbetet të informohet vetëm nga FMN. Transparenca e ofruar nga ky institucion është mjaft e lartë dhe profesionale dhe më në fund po orienton dhe bizneset vendase e të huaja se çfarë mundet të ndodhë me ekonominë tonë në dy vitet e ardhshme. *Autori është Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Reforma territoriale dhe decentralizimi fiskal

S

hqipëria, ashtu sikundër shumë shtete ish-komuniste të Europës Lindore, ka bërë hapa domethënës drejt decentralizimit, ku mund të përmendim miratimin e kushtetutës më 1998, që përfshinte dispozita të qarta në lidhje me qeverisjen vendore, apo nënshkrimi i Kartës Europiane për Vetëqeverisje Vendore. Megjithatë mbeten për t’u trajtuar një sërë sfidash për ecurinë e mëtejshme të procesit të decentralizimit, reformës territoriale, forcimin e qeverisjes vendore, si dhe decentralizimi fiskal. Ne si përfaqësues të Komunave në Shqipëri, së bashku me ekspertë të huaj dhe të mbështetur nga SIDA, kemi qenë të angazhuar dhe më parë për të analizuar taksat, tarifat dhe komisionet vendore në Shqipëri për të parashikuar sfidat e së ardhmes. Kjo indikativë ka shërbyer për t’i paraqitur publikut një studim objektiv të problematikave të financimit të njësive vendore dhe nevojës për decentralizim fiskal. Në vetvete decentralizimi garanton një formë më të mirë qeverisjeje demokratike dhe u lejon qytetarëve të jenë më pranë vendimmarrjes duke siguruar efikasitet në politikat zhvillimore. Por teksa si një koncept teorik, decentralizimi është bindës dhe i përshtatshëm në praktikë, kanë dalë vështirësi në fuqizimin e pushtetit lokal dhe në sigurimin e pjesëmarrjes aktive të njerëzve në qeverisjen e komuniteteve lokale, pasi decentralizimi

koment Agron Haxhimali

politik (demokratik) është ndjekur nga një decentralizim fiskal shumë i vonuar. Por vendimmarrja në politikat publike në nivel lokal ka patur dhe disa sfida të shtuara në vitet e fundit. Kjo pasi diferencat që vihen re mes numrit të popullatës sipas censusit të vitit 2011 dhe të dhënave të popullsisë që vijnë nga regjistri civil janë të larta. Numri i madh i njësive vendore me më pak se 5000 banorë padyshim që kërkon një zgjidhje, por synimi i qeverisë për të rritur eficencën administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët nuk mund të arrihet vetëm përmes zmadhimit të njësive qeverisëse vendore. Kjo reformë duhet të marrë parasysh medoemos dhe thellimin e decentralizimit në vend, sidomos atij fiskal. Rëndësia e kësaj të fundit është theksuar dhe nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu, i cili në konferencën për decentralizimin fiskal, të organizuar nga USAID në Tiranë, theksoi se decentralizimi fiskal do të sigurojë që qeveritë vendore të kenë burimet e nevojshme për të

përmbushur detyrimet e tyre ligjore për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Aktualisht decentralizimi fiskal ka qenë i vështirë, duke patur parasysh sistemin e fragmentuar të qeverisjes vendore, dhe për këtë arsye është ndjerë mungesa e kapaciteteve njerëzore për të ofruar shërbime publike në nivel të arsyeshëm. Gjithashtu në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria jep më pak fonde për qeverinë vendore në një bazë të krahasueshme të shpenzimeve dhe të të ardhurave. Në këtë këndvështrim, një decentralizim “ideal” fiskal do të ishte një kombinim i burimeve të të ardhurave të vetë qeverisë vendore dhe atyre të ardhura nga transfertat ndërqeveritare. Të ardhurat e qeverisë lokale (taksat lokale, tatimet), zakonisht janë prezantuar si një pagesë për një shërbim të caktuar, të siguruar nga qeveria lokale. Kështu që një qytetar ka ndjenjën se ai ose ajo merr diçka direkt nga qeveria për paratë e paguara. Me taksat e përgjithshme, nuk ndodh e njëjta gjë. Literatura e marrëdhënieve financiare ndërqeveritare identifikon dy “taksa të mira të qeverisë vendore. E para është tatimi mbi pasurinë, veçanërisht aplikimi i saj si ad valorem (mbi vlerën) ose “me çmimin e tregut”; dhe e dyta është detyrim fiskal shtesë mbi tatimin e të ardhurave personale (TAP). Tatimi mbi pasurinë si ad valorem konsiderohet si taksa më e mirë vendore, pasi baza e taksës nuk mund të lëvizë në

varësi të politikës së taksës (barrës fiskale); vlera e pasurisë tenton të rritet me ndihmën e shërbimeve të mira vendore; edhe për arsyen se nuk fitohet eficiencë e madhe administrative duke i lënë qeverisë qendrore ta administrojë këtë taksë. Për këtë arsye, përmirësimi i mbledhjes së taksës së pronës duhet të jetë një nga fusha kryesore për t’u shqyrtuar edhe më tej. Një nga kërkesat kryesore për këtë përmirësim është ndarja e informacionit midis autoriteteve qendrore dhe vendore. Ndaj deri sa të arrihet kjo, taksa e pronës nuk do të jetë një burim i rëndësishëm i të ardhurave vendore, ose nuk do të ndikojë në praktikat e zhvillimit të tokës që ka nevojë për më shumë vëmendje. Mbingarkesa shtesë mbi TAP-in konsiderohet gjithashtu si një taksë e mirë vendore. Në këtë rast qeverisjes vendore i është dhënë e drejta për të vendosur një TAP lokal (për njësinë administrative që ajo menaxhon), që është e pavarur dhe e ndarë nga norma që përdor qeveria qendrore si tatim mbi të ardhurat personale, por qeveria mbetet totalisht përgjegjëse për përcaktimin e bazës së taksës. Por sipas një studimi nga USAID mbi Decentralizimin Fiskal, përdorimi i TAP-it sipas vendbanimit duhet të shqyrtohet në dritën e përqendrimit të lartë të të ardhurave nga TAP-i për Bashkinë e Tiranës dhe i nivelit të ulët të TAP-it për të gjitha njësitë e tjera të qeverisjes vendore. Kështu, sipas

këtij studimi për vitin 2011, rreth 70% e TAP-it u mblodh në Tiranë. Ndarja e TAP-it sipas vendit të origjinës do të rrisë ndjeshëm të ardhurat në Tiranë, si dhe do të kërkojë një rritje të konsiderueshme të transfertave për njësitë e qeverisjes vendore për të kapërcyer këtë shpërndarje të pabarabartë. Gjithashtu TAP nuk mund të caktohet në bazë të origjinës, sepse drejtoritë rajonale tatimore nuk përkojnë me kufijtë e qeverisjes vendore. Duhet të bëhen ndryshime në sistemin aktual të identifikimit të taksapaguesve. Si përfundim, decentralizimi fiskal nuk është një proces i lehtë pasi dhe në shumë vende të OSBE-së, shumica e njësive vendore mbeten të varura nga transfertat dhe grantet e qeverisë qendrore, për faktin se nuk ka shumë taksa të mira vendore që mund t’i delegohen lehtësisht pushtetit vendor. Për këtë arsye, shumica e njësive vendore i mbledhin të ardhurat nga burimet e veta jo nga taksat vendore por nga tarifat administrative, komisionet, si dhe nga shitja dhe dhënia me qira e aseteve të njësisë vendore. Sido që të jetë, transfertat ndërqeveritare mbeten të larta megjithëse kanë sjellë presion mbi buxhetin e shtetit dhe kanë qenë në ulje në vitet e fundit për shkak të borxhit të lartë publik, duke ritheksuar rëndësinë që ka decentralizimi më i madh fiskal. *Autori është Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë.


12

kurrikulat

universitet

Pas referendumit në Krime, nga Rusia vijnë lajmet e hapjes së universitetit të dhjetë federal në këtë vend. Ky universitet do të bashkojë disa nga ekzistuesit, përjashto ata me profil specifik

Rusia planifikon të hapë një universitet shtetëror në Krime R

usia ka shpallur planet për të ngritur universitetin e dhjetë federal në Krime, pas një viti, bazuar në Universitetin Kombëtar Tavrida, një nga institucionet kryesore klasike akademike vendosur në territorin e Krimesë, siç ka thënë Natalya Goncharova, ministri i Arsimit, Shkencës, Politikave të Rinisë dhe Sportit e Krimesë. Ajo ka deklaruar që universiteti federal duhet të ngrihet sa më shpejt. “Mendoj që do na marrë të paktën një vit, por jo gjithçka është në dorën tonë”, ka thënë Goncharova, duke shtuar që është ngritur një grup pune që përfshin specialistë të Rusisë dhe Krimesë për t’u marrë me këtë çështje. “Krijimi i një universiteti federal është një detyrë e komplikuar, që nuk do zgjidhet në nivelin e Ministrisë së Arsimit të Krimesë apo autoritetet e Krimesë. Unë mendoj që kjo çështje është në kompetencën e Presidentit të Rusisë, i cili ka deri tani nëntë universitete federale”, vazhdon Goncharova, e cila thotë që krijimi i një universiteti të dhjetë federal meriton një vëmendje të nivelit të lartë. Sipas ministres së Arsimit të Krimesë, kjo ide nënkupton shkrirjen e disa, jo të gjitha, institucioneve të arsimit të lartë në Krime me Universitetin Kombëtar Tavrida. “Disa universitete do të mbeten institucione të veçanta. Ato përfshijnë Universitetin e Mjekësisë, të Inxhinierisë dhe Pedagogjik, i cili u krijua si një universitet për të ringjallur gjuhën dhe kulturën tartare të Krimesë, si dhe Universiteti i Agrokulturës, i cili ka një specializim shumë të ngushtë”, - ka thënë ai. Goncharova theksoi që vendimi për të krijuar një universitet federal në Krime synon unifikimin e insti-

Rusia e Bashkuar kërkon një rrjet studimesh politike Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka miratuar një program për çdo rajon të Rusisë për të krijuar një qendër studimesh politike, ku anëtarët dhe autoritetet e partisë së tij Rusia e Bashkuar do të studiojnë histori, shkenca politike, psikologji dhe drejtësi. Lektorët do të përfshijnë disa nga pedagogët më të mirë rusë dhe të huaj.

tucioneve të arsimit të lartë dhe zgjerimin e programeve të këtij arsimi. Presidenti rus, Vladimir Putin, zëdhënësi i Këshillit të Shtetit të Krimesë (Parlamentit) Vladimir Konstantinov, kryeministri Sergei Aksyonov dhe kryetari i Bashkisë së Sevastopol-it, Alexei Chalyi, nënshkruan javën e kaluar një traktat për ribashkimin e Krimesë me Rusinë, sipas të cilit pritet që Krimea të përshtatet si një pjesë përbërëse e Rusisë. Si rezultat, dy njësi të reja përbërëse janë shfaqur në hartën e Rusisë: Republika e Krimesë dhe

qyteti i Sevastopolit, i cili ka një status federal. Vladimir Malyshev, rektori i Universitetit Shtetëror të Kinematografisë në Rusi, emërtuar në nder të Sergei Gerasimov (VGIK), ka sugjeruar hapjen e një dege në Krime, duke vënë në pah që ministri rus i Kulturës, Vladimir Medinsky e ka miratuar nismën. Universiteti ka tashmë degë në Rostov-on-Don, në Rusinë Jugore; Irkutsk, në Siberi; Sergiev Posad afër Moskës dhe në rajonin më perëndimor të Rusisë, Kaliningrad. Rektori theksoi nevojën për të ngritur studio filmash në

Jaltë dhe Festivalin e Filmit të Jaltës. Instituti shtetëror i Kinematografisë së Rusisë është themeluar më 1919 dhe është shndërruar në universitet në vitin 2008. Shumë autorë rus filmash të ditëve tona janë ishstudentë të këtij universiteti, që është një nga institucionet lider botëror për trajnimin e autorëve profesionistë të filmave. Producentët e filmave, operatorët, skenaristët dhe piktorët rusë që janë diplomuar në Universitetin Shtetëror Rus të Kinematografisë punojnë në më shumë sesa 80 shtete.

Takimi Rama-Gasparov, shahu pjesë e kurrikulave në shkolla

I

sh-kampioni i botës në shah, Geri Kasparov ishte i pranishëm dje në Tiranë, duke u bërë kumbar i një nisme të qeverisë shqiptare për ta përfshirë shahun në kurrikulat e shkollave tona. Legjenda e shahut, Kasparov, i ftuar nga qeveria jonë dhe nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit e Sportit dhe asaj të Inovacionit e Administratës Publike, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të programit inovativ “Sporti në Shkolla”. Në këtë takim të zhvilluar në Kryeministri, të ftuar ishin edhe të rinj e të reja, nxënës, sportdashës të shahut, mes të cilëve edhe ish-kampionë shqiptarë të këtij sporti. Dy ministri, ajo e Inovacionit dhe e Arsimit, së shpejti do të ndërmarrin nismën për përfshirjen e sportit të shahut në kurrikulat mësimore, program i cili do të hyjë fillimisht si një projekt pilot në 10 shkolla të vendit. Kryeministri Edi Rama theksoi përkushtimin e qeverisë për të vënë në dispozicion të këtij programi inovativ gjithë kapacitetin e mundshëm

material dhe njerëzor. Kryeministri, duke vlerësuar projektin pilot si një hap më shumë drejt progresit, vlerësoi se përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejtë në rritjen e kapacitetit të kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër. Duke shprehur kënaqësinë për kontributin e një figure të mirënjohur si Kasparov në këtë program, Kryeministri theksoi se ky është një investim i domosdoshëm për dijen dhe mirëqenien. “Ne jemi shumë të interesuar që ta zhvillojmë këtë projekt. Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim në dispozicion të këtij programi të ri dhe inovativ gjithë kapacitetin tonë të mundshëm material dhe njerëzor, duke filluar me një numër modest shkollash, 10 të tilla, por me ambicien që ta zhvillojmë me shumë më tepër shpejtësi. Sepse ne besojmë që përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejtë në rritjen e kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër”. Nga ana e tij, ish- kampioni i botës në shah, Kasparov u shpreh se spor-

ti i shahut është një instrument i përsosur në përgatitjen e brezit të ri për sfidat e arsimit modern. “Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të

21. Është një instrument thuajse i përsosur për fëmijët në shkollat fillore që të gatisin mendjen e tyre për të përballuar sfidat e arsimimit modern”, u shpreh Geri Kasparov. Të ftuar në këtë takim ishin edhe ish- kampionë të sportit të

shahut në vendin tonë, mes të cilëve, Fatos Muça dhe Rozana Gjergji, të cilët gjithashtu vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së këtij sporti në shkolla. “Nëse shahu do të arrijë të bëhet pjesë e programit edukativ, ju siguroj se do të jetë një fitore për edukimin në përgjithësi, për arsimin në përgjithësi, pasi është e vërtetuar që dikush që merret me shah është më produktiv dhe më rezultativ në mësime”, - u shpreh kampionia e shahut, Rozana Gjergji “Unë mendoj se do të bëjmë një gjë shumë të madhe me një investim shumë të vogël, duke qenë se ne kemi traditën, kemi kuadro, vetëm duhet një infrastrukturë, ndoshta me pak shpenzim, mund të arrijmë gjëra shumë të mëdha”, - u shpreh nga ana tjetër kampioni i shahut, Fatos Muça. Sipas ministrive të angazhuara, kjo lëndë pritet të hyjë shumë shpejt në kurrikulat e 10 shkollave pilot, për të përfshirë më pas një numër më të madh shkollash.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

13

Libri i Xhungës U promovua dje libri “Shkrimtarët e Shekullit”, i gazetares Rudina Xhunga. Të pranishëm shumë miq, politikanë, gazetarë dhe personazhe të ekranit, mes tyre edhe Kryeministri i vendit, i cili ka shkruar parathënien e librit

Rama: Njehem mirë i përdorur për një kauzë të mirë Aida Tuci

P

romovimi i librit “Shkrimtarët e Shekullit” të Rudina Xhungës, dje mori vëmendjen e duhur nga gazetarët, politikanët (kryesisht të majtë) dhe personazhet e ekranit, aq sa hapësira që kishte zgjedhur autorja për promovimin u rrinte shumë ngushtë të ftuarve. Një mori kamerash me logo të televizioneve të ndryshme ishin rreshtuar në pritje të të ftuarit kryesor, kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkruar dhe parathënien e librit “Shkrimtarët e Shekullit”. Ai u shfaq bashkë me bashkëshorten Linda Rama për t’i dhënë gjithë vlerësimin që meriton në fakt, një libër ku rrinë tok 31 shkrimtarët më të lexuar dhe më të vlerësuar të këtij shekulli. Nuk është më çudi që edhe për një libër të tillë, ndryshe nga ç’kishte besuar autorja Rudina Xhunga, lind nevoja të paraflitet dhe të parashkruhet. Dhe kur pjesë e këtij promovimi bëhet dhe kryeministri i vendit, atëherë rruga drejt lexuesit, e beson apo jo autorja, bëhet edhe më e lehtë. Ishte e dukshme që këtë e ka kuptuar si autorja, ashtu dhe botuesja Arlinda

Dudaj, që menduan pikërisht Edi Ramën si lexuesin e parë që fton lexuesin e madh ta bëjë pjesë të dijeve të tij librin “Shkrimtarët e Shekullit”. Ka qenë e qëllimshme apo jo që kjo zgjedhje të “përkthehej” në qindra kopje të shitura, kjo mbetet për t’u parë, megjithatë Rama duket se e ka pasur të vështirë të refuzojë kërkesën e autores Xhunga dhe botueses Dudaj për të shkr uar parathënien e librit. “Kush më shikon ku ndodhem tani, e kupton pse nuk e refuzoja dot parathënien mes të kuqes (ngjyra e veshjes së Xhungës) dhe të zezës (ajo e veshjes së botueses Arlinda Dudaj). Ishte kënaqësi të jepja këtë kontribut për këtë botim”. Sipas Ramës, libri është një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me problemet e grave nëna, por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin. “Kur bëhen të dyja bashkë është kënaqësi të shohësh çfarë prodhojnë”. Se çfarë ka prodhuar pasioni i dy grave për librin, lexuesi mund të shkojë ta shohë që nga sot, në të gjitha libraritë e kryeqytetit dhe të

Autografi i parë i Rudina Xhungës është për kryeministrin Edi Rama

Unë jam pjesë e punës së tyre në aspektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, sepse po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”

ulet më pas ta shfletojë pse jo, me një gotë verë në dorë, siç vetë autorja këshillon miqtë dhe kolegët e saj të pranishëm në promovim. Disa këshilla leximi dhe vlerësime për librin jep për të ftuarit edhe lexuesi Rama. “Ky është një libër që s’të imponon ta fillosh tek faqja e parë, por sa herë ta kapësh sheh diçka që s’e ke parë më parë. Është një libër që i ngjan Rudina Xhungës. Ndodhesh në stacione krejt të ndryshme, përshkon botën por pa rend, s’ka nevojë të nisesh nga A-ja për të shkuar tek ZH-ja, sepse Rudina ka mbledhur 31 shkrimtarë në një libër të vetëm. Më vjen shumë keq që e kam bërë parathënien duke i vendosur pak në siklet dy mikeshat e mija, që të më japin qendrën e vëmendjes. Unë jam pjesë e punës së tyre në as-

pektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, sepse po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”. E kuptueshme pas kësaj, që autografi i parë i autores, është për mikun Edi Rama. Libri “Shkrimtarët e Shekullit” është puna 5-vjeçare e emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës, e ‘hedhur’ tashmë në letër. Janë 31 intervista që Xhunga i bën pjesë të bibliotekës së botës; secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar ta kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur...

Tre artistë i qasen së kaluarës përmes artit Ekspozita “Dialogu shoqëror dhe politikat kulturore në kontekstin postkomunist” kanë bërë bashkë në Galerinë Zenit publicistin Fatos Lubonja dhe artistët Dejan Atanackoviç e Ardian Isufi Ekspozita “Dialogu shoqëror dhe politikat kulturore në kontekstin postkomunist” kanë bërë bashkë publicistin Fatos Lubonja dhe artistët Dejan Atanackoviç dhe Ardian Isufi në hapësirën e Galerisë Zenit. Tre artistët i qasen së kaluarës përmes artit. Fatos Lubonja prezantohet me instalacionin “Përpjekje- Burgu i Burrelit 1988-Tiranë 1994”. Instalacioni përbëhet nga fotokopje të dorëshkrimit të librit “Ploja e mbrame”, shkruar në fletë cigareje në burgun e Burrelit, diksioneri Micro Rober ku mbahej i fshehur dorëshkrimi, një kopje e botimit “Ploja e mbrame” e botuar më 1994 dhe një lupë. “Gjithë jeta e njeriut reduktohet në një libër, është dëshira e njeriut për të mbijetuar, që dhe kur të vdesë të lërë diçka pas”, - thotë Lubonja. Instalacioni i Lubonjës tenton ta bëjë dhe publikun pjesë të këtij procesi të vështirë; të provojë vuajtjet, të ndjejë frikën, ankthin e vetë artistit që në mungesë të lirisë mbijetoi duke shkruar; një proces që nis me shkrimin në 41 fletë cigareje nga ajo që përdornin të burgosurit për “të dredhur” duhanin e hapur që u vinte nga familja. “Janë shkruar në një nga qelitë e burgut të Burrelit, me një laps plumbi tresh shumë i fortë, që nuk konsumohet shpejt. Majën e lapsit e mprehja vazhdimisht me një copë brisk të vogël, të cilin e mbaja edhe atë të fshe-

hur. Por romani “Ploja e mbrame” nuk u shkrua direkt në këto letra cigareje. Nga frika se mos kontrolli i komandës e gjente, Lubonja i bëri një kopje dhe e fshehu në një nga librat që i lejohej të mbante në burg. “I mbështolla në dy zarfe të vegjël dhe këto fletë qëndruan të fshehura në shpinën e diksionerit Micro Rober që nga viti 1988 deri në vitin 1991, kur Lubonja doli nga burgu. Në 1994 dorëshkrimi sheh dritën e botimit. Gjithë kjo përpjekje e Lubonjës materializohet në instalacionin “Përpjekje- Burgu i Burrelit 1988-Tiranë 1994”, përmes të cilit autori synon të përçojë emocionet, përpjekjet e njeriut për të mbijetuar, për ta lënë një gjurmë të ekzistencës së tij edhe në kushtet më ekstreme. “Vizualja është tjetër gjuhë, më plotëson. Kryesisht veprat e mia janë të lidhura me të kaluarën time, por dhe me historinë që kanë objektet që unë ekspozoj”, - thotë Lubonja. Ardian Isufi i rikthehet së kaluarës nëpërmjet një artefakti; atë që ishte dhe ‘Zëri i Popullit’. Artisti ka rrëmuar në arkivin e familjes të ruajtur me shumë kujdes nga i ati dhe ka gjetur një gazetë “Zëri i Popullit” të vitit 1978. “Gazeta kishte një shkrim për “mua” dhe disa të tjerë si Pionierë Shembullorë të Enverit, me autor Besnik Mustafajn.” Instalacioni i Isufajt paraqet tri kopje të prera të së njëjtës gazetë me titull “Na llogarisni edhe ne”, që është dhe lajtmotivi

kryesor i një kënge që përshkruhet në artikull. Në tërësi të tria bashkë ngjajnë si ato tabelat e emulacionit të kohës së diktatorit E. Hoxha, ku dhe autori është pjesë e ngjarjes. Në gazetën e parë autori ka rrethuar me laps disa pjesë, ku patetizmi i kohës së diktaturës është shumë i dukshëm, gjithashtu dhe emrin e tij brenda shkrimit. “Teksti është shumë patetik parë nga këndvështrimi i sotëm dhe kupton sa e deformuar ishte ajo kohë në vendin tonë”, - thotë Isufi në shpjegimin që i bën punës së tij. Në gazetën e dytë, kopje e origjinalit, ai ka vizatuar mbi të me laps disa sekuenca nga gjimnastika e mëngjesit që në kohën e Enverit ishte një ngjarje shumë

sinjifikative, sepse turma ngjante si robotë të komanduar dhe për pasojë të bindur. Pjesë e këtij instalacioni është dhe një “Hibrid” siç e quan autori, një vepër në formën e kallirit të misrit, që në pamje të parë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë në sensin estetik me kopjen e gazetës “Zëri i Popullit. “Objekti prezanton lojën me imazhin e paraqitur me zëvendësimin e kokrrave të misrit në objektin kalli me dhëmbë njerëzorë dhe vjen si një trashendencë e qëndrimit artistik mbi përmbajtjen dhe interpretimin e imazhit në veprën “Kjo është një pipë” të surrealistit Rene Magritte. Loja pamore reflekton dilemën humane të kafshimit uzurpimit dhe ironizon indi-

vidin duke tjetërsuar rolet dhe funksionet ku kalliri kthehet në një qenie hibride kanosëse”,- shpjegon Isufi. Artisti serb, Dajan Atanackoviç prezantohet në art multimedial. “Mësime gjermane” e ka titulluar ai rrëfimin e tij që vjen si një histori personale, por që në fakt është historia e represionit të gjatë të popullsisë gjermane në Jugosllavi dhe në vende të tjera të Europës Lindore nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. “Burra dhe gra u shfrytëzuan në kampet e punës ose iu braktisën sëmundjes dhe urisë. Shumë prej tyre u degdisën në gulaget e Bashkimit Sovjetik, të tjerët u çuan në kampet e punës së detyruar nëpër të gjithë Jugosllavinë. Ata që etiketoheshin si “të paaftë në punë” i degdisnin në kampet e rrënuara gjermanike rrethuar me tela gjembash. Vrasjet sistematike dhe spastrimi i gjermanëve nga Banati në Vojvodinë dhe në përgjithësi në Jugosllavinë e periudhës nga 1945-1948 janë neglizhuar tërësisht dhe kanë mbetur të panjohura për publikun e gjerë”,- shkruan autori, i cili përmes rrëfimit të historisë së familjes së tij fton publikun për të reflektuar mbi kohën dhe shoqërinë tonë, mbi frikërat e saj krejt mizerabël ndaj së shkuarës dhe identitetet që sendërtohen mbi kujtesat e ndërshtypura. Ekspozita “Dialogu shoqëror dhe politikat kulturore në kontekstin postkomunist” do të qëndrojë e hapur deri në fund të marsit, në Galerinë Zenit në Tiranë. A.Tuci


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12

13

16

15 fakte të çuditshme! 5

22

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

20

24

27

28 33

25 29

30

34

35

38

41

39

42

43

46

44

47

48

52

51

10

19

23

37 40

9 15

32

36

8

18

21

31

7

14

17

26

6

49

45 50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht

1. Një gllënjkë e një lëngu, që pihet me një të gëlltitur. 5. Lloj veshje e sipërme prej shajaku. 10. Fije që përdoret për të qepur. 12. Nënë gjirokastrite. 13. Autoriteti që ka dikush mbi dikë. 15. Gradë në ushtri. 16. Gjendje qetësie, pa shqetësime e pa kokëçarje. 18. Ngjarje që shtjellohet në një vepër. 20. Njësia jonë monetare. 21. Agjensi Transporti. 22. Kukuzeli, muzikant i njohur i Bizantit. 24. Fatos i politikës. 25. Përemër pronor. 26. Ditën që vjen më pas. 29. Gjysma e një moli. 30. Vokshi, Hero i Popullit. 31. Zbulohet se kush është. 33. Ndarje e vogël administrative brenda rrethit, e cila përfshinte zakonisht disa fshatra. 36. Energji Atomike. 37. Erseka në makina. 38. Treguesi i fuqisë, në të cilën duhet të ngrihet një numër i caktuar për të dhënë një numër tjetër. 40. Gjurmashka prej meshini që mbahen në shtëpi. 43. Përemër vetor. 44. Markë kamioni. 46. Vikena e njohur e këngës. 47. Markë cigare. 48. Ndajfolje vendi. 50. Letër bixhozi. 51. Shkova. 52. Në të vërtetë, tamam. 53. Shportë e vogël, e rrumbullakët, që vjen e ngushtohet nga gryka.

3 8

4

9

1. Pishë e lartë e vendeve malore, me lëvore ngjyrë hiri në të kuqe. 2. Përemër vetor. 3. Lëng rrushi i zier, me shije pak të thartë, që përdoret si pije. 4. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë. 5. Notë muzikore. 6. Shkuan. 7. Njeri që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta. 8. Shprehja që mbyll një lutje fetare. 9. Grua që merret me rritjen e fëmijëve. 10. Aftësia e fjalëve për të pasur më shumë se një kuptim. 11. Njeri i vetmuar, që rron larg njerëzve, duke hequr dorë nga qejfet e kënaqësitë e tjera. 14. Njohuritë që zotëron dikush. 15. Një copë e vetme dhe e madhe shkëmbi. 17. Shumë kohë më parë. 19. Antonis i politikës greke. 23. Simboli kimik i argonit. 27. Williams, teniste amerikane. 28. Njësi ushtarake. 30. Përemër dëftor. 32. Dyshek që përdoret për të fjetur. 33. Bar, bufe. 34. Përmban. 35. Vendi i Uliksit. 38. Shkollë e mesme muzikore. 39. Secila nga trajtat e ndryshme që merr emri gjatë lakimit. 41. Ndoja e kinemasë. 42. Dru i lartë që përdoret si lëndë ndërtimi. 45. E kundërta dënoj. 46. Komuniteti Islamik. 49. I ka çdo fuçi në mes.

4 2

1

8 6

6 9

5 2 6

3

3 4 2

4 1 2

8 9

1

9

5

8

2

2 7 9

9

3

5

4

3

1 5

7

8

7

8

2 9 4

4

7

6

5

2 1

8 5 4 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu si e keni ëndërruar prej kohesh. Beqaret do jene te vendosur te gjejnë një person për ta pasur ne krah dhe do ia arrijnë qëllimit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes sidomos sot qe do jete një dite e vështirë.

Jeta ne çift do ece me se miri gjate kësaj dite. Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqaret do kenë komunikimin si piken e tyre me te forte dhe do arrijnë te tërheqin pas vetes shume persona. Ne planin financiar mund te kryeni edhe ndonjë transaksion duke qene se situata do jete e qëndrueshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzoni çdo minute. Për beqaret mundësitë për takime do shtohen edhe me shume. Ka shume mundësi ta gjeni personin e duhur. Situata financiare do konsolidohet mjaft. Do jeni te kujdesshëm me çdo shpenzim apo investim.

Edhe pse nuk do jeni ne humorin e duhur, marrëdhënia ne çift do jete e qëndrueshme sot. Do kuptoheni me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni debate te forta. Beqaret do i neglizhojnë ftesat qe do iu bëhen dhe do mbeten ne te njëjtën gjendje qe ishin. Investimet e mëdha duhen shmangur patjetër. te ardhurat nuk janë ne gjendjen me te mire te mundshme.

2 7

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

1 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra: 013, 122, 704, 715. Numra me 4 shifra: 0151, 2641, 3325, 3524, 4263, 4563, 4998, 5415, 5449, 7321, 7854, 8174, 8544, 8590, 8855. Numra me 5 shifra: 01554, 02563, 10477, 29160, 38190,

Dite goxha e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar kështu qe matini mire fjalët. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do i shfrytëzojnë aq sa duhet mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar ka rrezik qe gjerat te mos ecin si duhet. Beni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

Te dashuruarit do kenë here debate dhe here do dashurohen plot pasion. Këto janë gjera normale për një lidhje, mjafton qe te mos e teprojnë. Beqaret do fillojnë një pune te re dhe ne atë mjedis do takojnë një person shume te veçante. Kujdes mos hidhni asnjë hap te nxituar. Financat do jene delikate. Përveç shpenzimeve te domosdoshme nuk duhet te kryeni asnjë tjetër.

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

LUANI (23/VII-22/VIII)

PESHORJA (23/IX-22/X)

65

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

44061, 46564, 66598, 69550, 75855, 82848, 83534. Numra me 6 shifra: 021951, 100015, 101445, 134810, 155525, 214512, 232326, 289577, 415210, 442775, 712521, 748541, 753834, 998748.

Do jeni shume te duruar me partnerin tuaj sot dhe do tregoheni te kuptueshëm kur ai te thotë edhe ndonjë gjë qe nuk duhet. Beqaret nuk do jene aspak ne humor dhe nuk do e kërkojnë personin e duhur. Gjerat do mbeten ashtu si ishin. Ne planin financiar mos bëni çmenduri nëse nuk doni qe te ardhurat te marrin tatëpjetën.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

janë kinezë. 9. Dënimi më i gjatë me burg është 384.912 vjet. Ky dënim iu shqiptua një postieri 22 vjeçar i cili nuk ka dorëzuar 42.768 letra. 10. Lartësia e Kullës së Eifelit ndryshon për 7.5 centimetra mes verës dhe dimrit. 11. Në Teksas (SHBA) mundeni ligjërisht ta vritni Bigfootin, natyrisht nëse e gjeni. 12. Sipas matematikanëve, ju mund ta lidhni kravatën në 177,147 mënyra. 13. Të gjitha pjesët që tani gjenden në një iPhone, më 1991 do të kushtonin 3.5 milionë dollarë. 14. Teknologjia e telefonave të zgjuar bazohet në 250.000 patenta. 15. Prodhimi i parë i SONY-t ishte një tenxhere elektrike për oriz.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 1

1. Loja e famshme Candy Crush, të cilën çdo ditë e luajnë 128 milionë njerëz në botë, në ditë fiton pesë milionë dollarë! 2. Për shkak të mungesës së kriminelëve, Holanda më 2013 ka mbyllur tetë burgje! 3. Vetëm për letër higjienike, çdo ditë priten 27.000 drunj. 4. Të ardhurat mesatare të punonjësve në McDonalds, për shtatë muaj, janë baras me rrogën që një drejtor i një kompanie të madhe e fiton për një orë. 5. Felix Hoffman më 1897 e shpik heroinën, por edhe aspirinën. 6. Riciklimi i një ton letre shpëton 17 drunj. 7. 85 njerëzit më të pasur në botë kanë para sa 3.5 miliardë të varfër në planet 8. Më shumë se një e treta e duhanpirësve të botës

Mos bëni asgjë me nxitim ne jetën tuaj ne çift nëse nuk doni qe me vone te pendoheni. Flisni qetësisht dhe mendohuni shume here para se te merrni ndonjë vendim. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin tyre binjak, por do presin edhe pakohe para se te fillojnë një lidhje. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Beni deklarata dashurie sot dhe do e shihni qe ambienti ne çift do përmirësohet ndjeshëm dhe do nxehet me tepër. Partneri do jete gjithë kohës ne humor dhe gati t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do lodhen me kot se kërkuari dashurinë. Nuk është koha e duhur. Perspektivat financiare janë te mira, megjithatë nuk duhen kryer aspak shpenzime te pamenduara.

AKREPI (22/X-21/XII)

Yjet do ndikoje pa mase sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do filloje te konsolidohet edhe me tepër. Do ndiheni mire dhe te qete. Beqaret duhet te mos i japin askujt fjalët edhe sikur personat qe do takojnë te jene mbresëlënës. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Nuk pritet asnjë problem aspo vështirësi ne këtë sektor.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse i merrni gjerat shtruar dhe e lini paksa pas dore partnerin tuaj, situata edhe mund te ndërlikohet. Ai do ketë me te vërtete nevoje për mbështetjen tuaj. Beqaret do ndihen mire me lirinë qe kane dhe nuk do e kërkojnë dashurinë. Ne planin financiar do jeni te detyruar te merrni masa ekstreme sepse përndryshe situata mund te dale jashtë kontrollit.

PESHQIT (20/II-19/III) Jeta ne çift nuk do jete ne periudhën me te mire te mundshme sot. Do keni here pas here edhe konflikte me atë qe keni ne krah. Beqaret ka shume mundësi qe ta gjejnë personin qe do iu përshtatet ne çdo pike dhe do ndihen te plotësuar. Do iu duhet te kryeni disa shpenzime te konsiderueshme kështu qe hiqni dore nga ndonjë shpenzim tjetër.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

25.03.2014

25 mars

15

Suksesi dhe dështimi janë njëlloj shkatërrimtarë. - Tennessee Williams

1807

Karta e lirisë Britania bën të jashtëligjshme tregtinë e skllevërve në perandorinë e saj, megjithëse skllavëria vetë mbetet legale. Ishte diçka e pritshme sepse në Britani opinioni ishte përgatitur për të. Dy vite më parë kishte kaluar një ligj në Dhomën e Komunëve, por u bllokua nga Dhoma e Lordëve. Në vitin 1807, kryeministri Lordi Grenville e quajti tregtinë e skllevërve ‘në kundërshtim me parimet e drejtësisë, humanizmit dhe politikave të duhura’-dhe ligji u kalua me dyzet e një vota pro e njëzet kundër. Shfuqizimi i Aktit të Tregtisë së Skllevërve u bë ligj më 25 mars, duke e bërë tregtinë e skllevërve

të paligjshme, por jo vetë skllavërinë në të gjithë perandorinë britanike. Një gjobë prej 100 paundësh jepej për çdo skllav që gjendej në bordin e një anijeje britanike. Një kryqëzatë morale kish marrë shpërblimin megjithëse kishte edhe motive të tjera pas kësaj lëvizjeje. Ishte rasti ideal për të dëshmuar superioritetin moral të Britanisë ndaj Napoleonit, i cili e kishte rigjallëruar tregtinë e skllevërve në Francë. Në vitin 1771 Britania e kishte bërë të jashtëligjshme skllavërinë në kufijtë e vet. Abolicionistët më pas targetuan tregtinë e skllevërve dhe reformatorët përgjatë procesit zbuluan edhe artin e lobimit politik. William Wiberforce e ngrinte

vazhdimisht çështjen në parlament deri kur mbërriti te suksesi me aktin e vitit 1807-megjithëse u ndeshën ca degëzime të paparashikuara, si për shembull katërfishimi i çmimit të një skllavi të aftë të gjinisë mashkullore në Amerikë në fillim të shekullit 19. Si rezultat, disa kapitenë anijesh britanike u tunduan për ta shkelur ligjin. Nëse anijet e tyre ishin para rrezikut të një kontrolli, ata i hidhnin skllevërit në det. Kështu, në vitin 1827 tregtia e skllevërve u shpall e barazvlefshme me piraterinë dhe rrjedhimisht e dënueshme me vdekje. Më pas, në vitin 1833 vetë skllavëria u bë ilegale në të gjithë Perandorinë Britanike.

Blitz

Flickr

2.6

Faktori me të cilin është rritur shuma e borxheve të kredive për shtëpi në Britani që nga viti 1999.

1/4

Segmenti i amerikanëve që shpenzojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave mujore për qira.

-47

Ndryshimi në përqindje që nga viti i shkuar në shumën e të ardhurave të pataksuara, të cilën amerikanët janë të lejuar për transport publik.

+2

Për parkim.

Foto: veonff gof Titulli: Waiting for prayer

Leksione për Greqinë, nga Uli Hënesi Nikos Konstandaras Pati shumë pak kënaqësi në Greqi javën që kaloi, kur një prej figurave publike më të shquara të Gjermanisë – Uli Hënesi, ish-futbollisti dhe presidenti i skuadrës më të famshme në vend – u dënua për evazion fiskal, një krim që shtypi i tabloidëve gjermanë preferojnë ta paraqesin si një tipar kombëtar i grekëve. Në vend të kënaqësisë, dënimi dhe mënyra se si Hënesi e pranoi, provokuan një ndjenjë zilie mes grekëve, një ndjesi që Gjermania është shumë më serioze për këto çështje. Uli Hënesi nuk është i pari ndër të famshmit e Gjermanisë që dënohen për evazion fiskal, por kur ai refuzoi të drejtën për apelim dhe tha se do të kryente menjëherë burgun 3 vjet e gjysmë për evazion në shumën 28.5 milionë euro taksa, përmes një llogarie në Zvicër, ky u pa si një gjest heroik. Ai dha dorëheqjen edhe si president i Bajernit të Mynihut. Kancelarja Angela Merkel komentoi: “Fakti që Uli Hënesi e ka pranuar tani verdiktin meriton respektin tim më të lartë”. Në këtë rast, ndëshkimi është purgatori që premton shpagimin. A mund të ndodhë kjo gjë në Greqi? Një numër faktorësh argumentojnë të kundërtën. Deri kohët e fundit, më shumë gjasa kishte që dikush që i shmangej taksave nuk kapej, për shkak të paaftësisë, korrupsionit, ligjeve të ndërlikuar dhe procedurave vetëmohuese që përshkojnë sistemin e taksimit. Mungesa e një marrëveshje taksash me

gazetamapo@gmail.com

Zvicrën (zviceranët e refuzuan) ka dëmtuar përpjekjet për riatdhesuar fitime të mundshëm të nxjerrë në mënyrë të paligjshme. Dhe ka shumë pak vullnet politik për ta ndryshuar këtë situatë. Kështu, nuk ka patur ndonjë stimul për çdokënd që fsheh paratë, që të aplikojë për amnisti, ashtu sic bënë Uli Hënesi dhe 55 mijë gjermanë të tjerë gjatë 4 viteve të fundit, duke paguar mbrapsht një total prej 3.5 miliardë euro taksa. Evazioni fiskal në shkallë të gjerë – nga bizneset e vegjël, të vetëpunësuarit si dhe ata që fitojnë shumë – është një prej arsyeve përse Greqisë iu desh të kërkojë një paketë shpëtimi ndërkombëtare në 2010. Është gjithashtu arsyeja përse marrëveshja e shpëtimit me FMN, Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane e bëri përmirësimin e mbledhjes së taksave, një prej shtyllave kryesore të marrëveshjes. Një barrë taksimi më e barabartë ishte thelbësore për të siguruar mbështetjen e publikut për programin e kursimit. Dhe besimi i publikut është kyç për ndryshimin në Greqi. Kur ata që munden të shmangin taksat – kryesisht të pasurit, të pushtetshmit dhe ata me lidhje të forta – e bëjnë pa u ndëshkuar, të tjerë do e përdorin si arsye për të justifikuar hiletë e tyre. Rezultati? Shërbime publikë të varfër, që i detyrojnë taksapaguesit të paguajnë për shkolla dhe spitale privatë (kur munden t’i përballojnë). Grekët kanë diku mes 30 dhe 60 miliardë Euro në banka zvicerane, sipas burimeve jozyrtarë të

përmendur nga Reuters. Dhjetëra mijëra profesionistë të vetëpunësuar deklarojnë vetëm gjysmën e të ardhurave, sipas një raporti të OECD, me një kosto vjetore për vendin prej 3.2 miliardë Euro, ose 1.75 % e GDP-së. Nëse i shtojmë kësaj faktin që 62.3 miliardë Euro janë taksa të prapambetura, dhe që çështjet duan vite të zgjidhen në gjykata, atëherë e kuptojmë madhësinë e problemit. Dështimi i sistemit të taksimit tregon që njerëzit nuk kanë patur frikë të mashtrojnë. Në fakt ata janë inkurajuar ta bëjnë. Sa kohë që Greqia merrte borxhe pa fund për të mbushur gropat në buxhet, ky dukej një krim pa viktima, pasi deficitet buxhetorë nuk sillnin më pak shërbime. Vetëm në 4 vitet e fundit është bërë e qartë se pagimi i taksave dhe ndjekja e drejtësisë sociale kanë lidhje mes tyre, dhe nuk mund t’i shkëputësh. Ishte sikur një pjesë e madhe e vendit ishte në një gjendje ndarjeje, ku secili grup kishte besime dhe ide të papajtueshme, pa u detyruar të përballeshin me realitetin. Në rastin e Hënesit, ne pamë se si një model kombëtar mund të ndante personin publik nga veprimet personalë të paligjshëm – deri kur u detyrua të përballej me të vërtetën në gjykatë. Në Greqi, politikanët dhe qytetarët mund të pretendonin të ishin patriotë, miq dhe qytetarë të mirë ndërkohë që punonin për të dëmtuar themelet e shoqërisë: besimin tek njëri-tjetri, besimin mes të qeverisurve dhe atyre që qeverisin.

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Sistemi gjerman i taksimit dhe ai ligjor shkaktojnë frikë tek ata që mashtrojnë, dhe sjell ndëshkim pavarësisht se kush është keqbërësi. Kjo funksionon si frenues por edhe si lidhje e përbashkët. Në Greqi janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim, me reforma si një zyrë e pavarur e të ardhurave publike, një forcë e re policie financiare, auditimi i taksapaguesve të mëdhenj, kontrolli elektronik i llogarive dhe një autoritet dinamik kundër pastrimit të parave që ka ngrirë 170 milionë euro në asete në 405 çështje, që i janë përcjellë prokurorisë. Ekspertë nga shumë vende të BE si dhe nga FMN kanë ofruar asistencë. Por deri në qershor të vitit që kaloi, investiguesit e FMN-së raportuan se “ka progres të pakënaqshëm”, gjë që tregon se askush nuk po i mbështet tërësisht. Reformat në Greqi kanë nisur të ndihen, me një numër të paprecedentë arrestimesh për mashtrime me taksat. Shumë biznese dhe profesionistë po dorëzojnë faturat e blerjeve. Shumë shpejt edhe familjarët do të ndihen të frikësuar të mashtrojnë me taksat. Kur edhe ata të fillojnë të kontribuojnë pjesën e tyre, kjo do të krijojë gradualisht një sens më të fortë drejtësie sociale dhe do të dekurajojë mashtrimin, duke bërë që edhe politikanët më hezitues të rendin e të pretendojnë pronësinë e reformës. Ndërkohë, ne mund të rrimë e të mendojmë për domethënien e autogolit spektakolar të Uli Hënesit. *Autori është botues dhe editorialist në të përditshmen Kathimerini.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 25.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.