Gazeta Mapo

Page 3

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Diskutimet brenda takimit janë mbajtur sekret. Asnjë komunikim me median me gjithë interesimin e gazetarëve lokalë

Strategjia për 2013, Rama mbledh kupolën e PS në Korçë Kreu i PS me Ruçin, Blushin, Veliajn, Xhafajn, Beqen, dy ditë në Korçë për të diskutuar aksionin e këtij viti në Kuvend, organizimin e bazës për zgjedhjet dhe zgjerimin e koalicionit me faktorë të tjerë opozitarë Fejzi Braushi

Zeneli: S’ka marrëveshje për detin me Greqinë Çështja e marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë pas rrëzimit të saj prej Gjykatës sonë Kushtetuese, ngaqë po ritrajtohet në një klimë paqartësie e në mënyrë konfuze e aspak transparente, nuk po ikën nga skena e debatit publik. Së fundmi ka qenë deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme, e bërë nga ana e Gazmend Turdiut, ku thuhet mes të tjerash se “ka një vendim të Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një grupi pune për marrëveshjen detare me shtetin helen”, që ka ngacmuar. Bashkim Zeneli, ish-diplomat i ftuar në studion e “Ora News”, mendon se “në këtë deklaratë ka pasur një mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie. Së pari do thosha që nuk ka marrëveshje, marrëveshja është nul, marrëveshja është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, por edhe sikur të mos ishte hedhur poshtë, nuk është ratifikuar nga pala greke, pra nuk ka marrëveshje. Sa i përket grupit të punës që është ngritur, i duhet bërë transparent publikut”. Pyetjes se “a mund të çohet marrëveshja në Gjykatën e Arbitrazhit”, ai i përgjigjet

Starti i sezonit të ri politik pritet ta gjejë Partinë Socialiste me një strategji të mirëpërcaktuar të veprimit politik, si për sa i përket luftës opozitare parlamentare, ashtu edhe në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për të diskutuar mbi këtë çështje, kreu socialist Edi Rama ka mbledhur dje në qytetin e Korçës një pjesë të mirë të kryesisë së Partisë Socialiste, që mund të konsiderohen edhe si bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, me të cilët ka diskutuar lidhur me hapat e kësaj force politike në këtë sezon, i cili do të jetë njëkohësisht dhe një sezon i tëri elektoral. Kështu, beteja opozitare parlamentare, fushata elektorale dhe koalicioni zgjedhor janë tri shtyllat e kësaj strategjie politike që mësohet se po diskutohet mes krerëve socialistë në këtë takim dyditor në qytetin juglindor. Takimi Dhjetë ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, socialistët ndezin motorët e një veprimi politik të gjithanshëm, kjo edhe në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në shtator. Megjithëse ditë pushimesh, kanë nisur përgatitjet të paktën duke përcaktuar idetë e qarta të asaj që do të zhvillojë dhe do të arrijë në fund të këtij sezoni, që natyrisht do të mbyllet me zgjedhjet parlamentare. Ndaj kryetari i PS-së ka vendosur që krahas pushimeve edhe të punojë në këtë drejtim, duke rrahur mendime sa i përket rrugëve që duhet të ndjekë opozita në muajt në vijim. Për këtë qëllim ai ka mbledhur dje në qytetin e Korçës një sërë figurash të njohura të kësaj

Dhjetë ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, socialistët ndezin motorët e një veprimi politik të gjithanshëm force, të cilët përbëjnë dhe kupolën më të lartë drejtuese të PS, si kryetarin e grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, sekretarin e Koordinimit, Fatmir Xhafaj, sekretarin e Programit, Ilir Beqja, sekretarin e Rinisë dhe Emigracionit, Erion Veliaj apo edhe anëtarin e kryesisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të kësaj force, Ben Blushin. Në takim ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, në rolin edhe të mikpritësit. Takimi që mësohet se do zgjasë dhe sot është zhvilluar pa praninë e medias, megjithëse kamerat kanë mundur të fiksojnë disa nga protagonistët e tij duke hyrë në ambientet e lokalit. Mësohet se drejtuesit e lartë socialistë do të qëndrojnë dy net në Korçë dhe për këtë qëllim kanë prenotuar një natë në hotelin “Life Gallery” dhe për natën e dytë hotelin “Smerald”.

Kryesia e PS

Çështjet Burime zyrtare nga takimi thanë se tryeza që zhvillohet në Korçë nuk është një forum statusor si asambleja apo kryesia e PS, por është një takim pune që do të marrë në analizë të gjitha çështjet më të rëndësishme me të cilat pritet të përballet partia më e madhe opozitare që nga shtatori e deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin tjetër. Për këtë qëllim, diskutimi që ka nisur dje përfshin tri shtylla kryesore ku dhe do të bazohet veprimtaria politike e PSsë: strategjia që opozita do të ndjekë në parlament, angazhimi i të gjitha strukturave të PS nga qendra në bazë për vitin elektoral, si dhe angazhimi për të përfshirë në koalicionin e majtë çdo faktor opozitar. Mësohet gjithashtu se sekretarët socialistë kanë përgatitur nga një plan pune për këtë qëllim, të paktën për 6 muajt e parë, të cilët konsiderohen dhe si muajt parapërgatitorë që i paraprijnë fushatës elektorale. Mësohet se pikërisht këto plane pune, para se t’u paraqiten forumeve zyrtare për diskutim dhe miratim janë shqyrtuar një herë paraprakisht në tryezën e djeshme.

Veliaj: Berisha nuk beson te vota e emigrantëve

Bashkim Zeneli

me të njëjtën logjikë: “Nuk ka çfarë çohet në Gjykatën e Arbitrazhit, nuk ka marrëveshje. Është si të shkosh në Gjykatën e Tiranës apo të Durrësit dhe të thuash dua të divorcohem me gruan time, e gjyqtari do të thotë ‘më sill certifikatën e martesës’. Nuk ka martesë pra. Nuk ka marrëveshje. Marrëveshja është hedhur poshtë. Ç’punë ka gjykata?”

Në këto ditë të nxehta vere ku thuajse gjithë politika ka shkuar me pushime, dy partitë kryesore kanë gjetur kohë për t’u marrë dhe me votën e emigrantëve. Megjithëse të dyja votuan me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke mos marrë parasysh asnjë sugjerim sa i përket sigurimit të votës së emigrantëve, ato kanë akuzuar njëra-tjetrën për demagogji me këtë çështje. Shkak për këtë debat është bërë një takim që zhvilloi kryeministri Berisha dy ditë më parë me një përfaqësi emigrantësh, ku ndërmjet të tjerave u siguroi atyre mbështetje për të votuar në vendet ku jetojnë e punojnë. Pikërisht kjo deklaratë e Kryeministrit ka ngjallur reagimin e opozitës, e cila i ka kujtuar atij se ka qenë për shumë vite bllokues i garantimit të votës së emigrantëve duke ndryshuar legjislacionin. Sekretari për rininë dhe emigracio-

nin në PS, Erion Veliaj, duke marrë shkas nga ky debat i kujton Kryeministrit se ka qenë ai personalisht në 2009ën kur drejtonte G99, që i ka paraqitur zyrtarisht Kuvendit propozimet që garantonin votën e emigrantëve, çka për hir të së vërtetës nuk u morën parasysh nga asnjëra prej dy forcave të mëdha. “Ka një dallim të madh nga e thëna në të bërë. Kryeministri thotë shumë gjëra që nuk i bën, siç është vota e emigrantëve. Ne e kemi propozuar në vitin 2008 në Komisionin e Reformës Zgjedhore sistemin e votës me postë, pra emigrantët jo vetëm në Greqi apo Itali, ku ka një sistem konsullor, por edhe në vende të tjera të votonin me postë; atëherë mbaj mend që përveç Gilman Bakallit, PD-ja e hodhi poshtë atë propozim. Kurse në Komisionin e Reformës Zgjedhore të 2012-ës as nuk u fut në rendin e ditës, as nuk u

pranua për t’u diskutuar. Arsyeja përse PD-ja nuk e bën një gjë të tillë dhe Kryeministri nuk beson te vota emigrantëve është shumë e thjeshtë”, - tha Veliaj. Veliaj thotë se mazhoranca e sotme, ndryshe nga opozita, i konsideron emigrantët thjesht si një burim parash dhe nuk i pranon ata si vendimmarrës me votën e tyre. “Fakti që nuk e bën dot do të thotë që nuk e kupton fare që një pjesë e konsiderueshme e kombit jeton jashtë. Duhet të mbajmë parasysh vetëm një fat. Çdo vit në Shqipëri vijnë 1 miliard euro nga remitancat e emigrantëve që jetojnë jashtë. Nëse kjo përbën 10 për qind të ekonomisë, është i vetmi faktor që amortizon në njëfarë mënyre krizën globale. Ajo që Berisha u thotë emigrantëve është që ‘ne duam që ju të jeni aksionerë ekonomikë, por jo aksionerë politikë me të drejtë vote”, - tha Veliaj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.