24 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Kosova miraton nën presion Gjykatën Speciale Thuajse gjitha partitë parlamentare shqiptare ishin kundër gjykatës, që siç tha Thaçi: Është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë kosovare

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 24 prill 2014. Numër 1191. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

ja kush rrezikon Përgjaket Vlora, vritet 48-vjeçari për 1.7 mln lekë Agim Sereli është masakruar për vdekje në shtëpinë e tij, ndërsa bashkëshortja ka marrë plagë thike në trup. Një tjetër person u vra në Shkodër, 17 vjet pasi i vëllai i kishte marrë jetën një bashkëfshatari

FAQE 6

Ndarja territoriale OSBE: S’është mirë që një pjesë e politikës të ngelet jashtë reformës Çuçi: I sigurova ambasadorët se reforma është udhëhequr nga kritere thellësisht teknike dhe profesionale dhe aspak politike”

bllokim legalizimesh në tiranë, 80 mijë ndërtime jashtë procesit Kreu i ALUIZNI-t tha dje se Plani Rregullues i Tiranës pezullon dhe bllokon procesin e legalizimit për më tepër se 80 mijë ndërtesa brenda vijës së verdhë. “I kemi kërkuar Bashkisë të gjejmë një zgjidhje, por nuk kemi asnjë përgjigje. Shteti duhet të luajë rolin e negociatorit mes pronarëve të truallit dhe subjekteve të legalizimit në këto raste”. Faqe 3

FAQE 5

Padia e ILDKP: Gjykatësi Gjoni, 2 mln € pasuri të pajustifikuara 317 informacione nga SHISH?

Ndreu: Janë pa vlerë, asnjë i arrestuar prej tyre

FAQE 4

NgërÇ

Gjoni: E vërteta e pasurisë sime, kreu i ILDKP, marionetë politike

një vilë 700 mijë euro në Farkë, ka shitur 300 mijë euro aksione, apartamente në vlera 176 mijë euro dhe 180 mijë dollarë si dhe makinën 64 mijë euro. Gjyqtari i akuzuar: Bashkëshortja ime ka biznes që në vitin 1997, po sulmohem politikisht Faqe 3

ILDKP kallëzon penalisht anëtarin e KLD-së dhe bashkëshorten e tij, me pretendimin se kanë fshehur pasurinë e rrjedhur nga burime të dyshimta. Çifti ka

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Një sfidë brenda opozitës në Kosovë Armand Shkullaku

ILDKP filloi të veprojë. Për momentin, jopolitikisht Arjan VASJARI

Kryeprokurori: Nuk kemi para, pajisjet e përgjimit i marrim me qira Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi mbështetje financiare për të luftuar krimin dhe korrupsionin. “Na duhen më shumë prokurorë për të përballuar volumin e punës”. Replikat Fino-Halimi për dosjet e korrupsionit

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla apeloi për më shumë mbështetje dhe ndihmë nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi institucioni i akuzës është duke përballuar volum të lartë pune me të njëjtin numër prokurorësh si vitet e shkuara. Gjatë raportimit në Kuvend, Llalla tha se për shkak të mungesës së buxhetit, organi i akuzës ka hasur vështirësi në sigurimin... Faqe 4

Nxënësi im i mirë Dhimitër Pojanaku Meri Lalaj

uet-press zbarkon në panair

“Alarm” në Muzeun Kombëtar: Hap siparin Festivali i Librit Valbona Nathanaili: "Stenda e UET Press, një zgjidhje perfekte në kohë perfekte"

Eposi i kreshnikëve

Një sirenë shurdhuese lajmëronte se diçka e madhe po ndodhte në qendër të kryeqytetit. Përmes sirenave të alarmit që dikur lajmëronin... Faqe 12-13


2

afër/larg

1

politikë / Llalla në Kuvend:

S’kemi para, pajisjet e përgjimit i kemi me qira

Faqe 4

politikë/ Ngrihet grupi i

kontrollit në SHISH, opozita braktis Komisionin

Faqe 5

intervista/ Gjykatësi

Gjoni kallëzohet për 2 mln euro pasuri

Faqe 7

Pjesa më e madhe e punës së saj do të kryhet jashtë Kosovës, në një vend të Bashkimit Europian. Prokurorët dhe gjykatësit e kësaj gjykate do të jenë të gjithë ndërkombëtarë.

“Kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për të themeluar një Gjykatë Speciale, që do të trajtojë ndonjë akuzë të mundshme, e cila do të mund të rezultojë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese, e themeluar nga Bashkimi Europian, për të adresuar pretendimet e dala nga Raporti i Dick Martit, është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë kosovare”, është shprehur Thaçi.

Kosova miraton nën presion Gjykatën Speciale Thuajse gjitha partitë parlamentare shqiptare ishin kundër gjykatës, që siç tha Thaçi: Është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë kosovare

K

uvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës dhe ka vendosur t’i vazhdojë mandatin misionit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera. Vendimi është marrë me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime përmes miratimit të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian”. Gjatë fjalimit të tij para Kuvendit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës për krime lufte është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që i bëhet Kosovës. Sidoqoftë, Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij të shprehur këto ditët e fundit se, pavarësisht kësaj padrejtësie, siç po e quan ai, institucionet e Kosovës duhet të themelojnë këtë gjykatë. “Kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për të themeluar një gjykatë speciale, që do të trajtojë ndonjë akuzë të mundshme, e cila do të mund të rezultojë nga hetimet e TaskForcës Speciale Hetuese, e themeluar nga Bashkimi Europian për të adresuar pretendimet e dala nga Raporti i Dick Martit, është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës dhe shoqërisë kosovare”, - është shprehur Thaçi. Në vazhdim, Kryeministri i Kosovës ka thënë po ashtu se UÇK-ja, pjesëtarët e së cilës mund të jenë objekti kryesor i ndjekjes nga kjo gjykatë, ka bërë luftë të drejtë dhe ka respektuar normat ndërkombëtare. “Pikërisht për këtë shkak Kosova u ndihmua nga aleatët ndërkombëtarë dhe e fitoi luftën çlirim-

tare”, - ka deklaruar Thaçi. Ai theksoi ndërkohë se kjo gjykatë po themelohet si pasojë e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Europës mbi supozimet e ngritura për trafik organesh në rastin e njohur si “shtëpia e verdhë”. Mirëpo, pavarësisht se sërish e ka quajtur të padrejtë, Thaçi ka thënë se Kuvendi duhet të themelojë këtë gjykatë, pasi në të kundërtën, vendimin për themelimin e saj do ta merrte Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. “Kemi vetëm një opsion dhe ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Europian, NATO-n dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës, dhe një seli do ta ketë në Kosovë dhe një tjetër jashtë saj, ku do të zhvillohen procedura të ndjeshme që ndërlidhën me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur”, - ka theksuar Thaçi. Gjatë prezantimit të pozicioneve të tyre, partitë e koalicionit qeverisës, PDK, AKR dhe partitë e pakicave, si dhe dy parti opozitare, LDK dhe AAK e kanë mbështetur themelimin e gjykatës për krimet e luftës. Ndërkaq, kundër saj është pozicionuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kuvendi nuk do të duhej të miratonte themelimin e kësaj gjykate, duke u shprehur i bindur se as Këshilli i Sigurimit nuk do ta themelonte atë. “Unë nuk jam fare i bindur që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mund ta merrte këtë çështje duke formuar tribunal për

“Kemi vetëm një opsion dhe ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Europian, NATO-n dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës, dhe një seli do ta ketë në Kosovë dhe një tjetër jashtë Kosovës, ku do të zhvillohen procedura të ndjeshme që ndërlidhën me dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur”, ka theksuar Thaçi.

“Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen për katër lloje të krimeve; krimet e genocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e agresionit. Nuk ka tribunale ndërkombëtare as për trafikim të organeve e madje as për terrorizëm”, është shprehur Kurti.

Kosovën. Shpeshherë më duket se një pretendim i tillë është më shumë një shantazh, në mënyrë që Kosova vullnetarisht ta pranojë një gjykatë të veçantë, sesa që realisht një gjë e tillë do të mund të ndodhte”. “Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen për katër lloje të krimeve; krimet e genocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e agresionit. Nuk ka tribunale ndërkombëtare as për trafikim të organeve e madje as për terrorizëm”, është shprehur Kurti. Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës doli edhe me propozimin që Kuvendi të marrë vendim për themelimin e një fondi, përmes të cilit Qeveria e Kosovës me buxhetin e shtetit t’i mbulonte të gjitha shpenzimet e pjesëtarëve të UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore që do të ngrihen ndaj tyre nga gjykata e veçantë. Detajet dhe veprimet e Gjykatës Speciale akoma nuk janë të qarta. Ajo që është thënë deri tani, është që Gjykata Speciale do të veprojë në kuadër të ligjeve të Kosovës, mirëpo pjesa më e madhe e punës së saj do të kryhet jashtë Kosovës, në një vend të Bashkimit Europian. Prokurorët dhe gjykatësit e kësaj gjykate do të jenë të gjithë ndërkombëtarë. Pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marti, të miratuara në një raport të Këshillit të Europës në vitin 2010, janë dyshimet për trafikimin e organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbi këto pretendime u themelua edhe Gjykata Speciale. Themelimi i kësaj gjykate nuk është parë me sy të mirë nga asnjë forcë politike në Kosovë, ndërsa ajo kundërshtohet haptas nga lëvizja Vetëvendosje. Megjithatë, votimi në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, shmangu mundësinë që kjo gjykatë të themelohet nga KSit i OKB-së. Gjithashtu, me procedura të shpejtuara Kuvendi miratoi edhe ndryshimet e nevojshme ligjore për marrjen e disa përgjegjësive nga misioni i EULEX-it, i cili gjatë mandatit të ardhshëm do të ketë më pak kompetenca. Marrë nga Evropa e Lirë


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

3

shifrat

Në një muaj, 6600 aplikime të reja në ALUIZN Nga 1 marsi deri më 15 prill, pranë zyrave të ALUIZNI-t janë bërë afro 6600 aplikime të reja për legalizim objektesh. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i këtij institucioni, Artan Lame, i cili gjithashtu theksoi faktin se të gjithë aplikantët nuk pranojnë të bëjnë pagesat sipas ligjit të vjetër, pasi kanë besim se qeveria do ta zhvillojë këtë proces falas. Por ai, ashtu si dhe ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, kanë bërë të qartë edhe dje në komisionin e Ligjeve se falas do të jetë vetëm procedura, por jo trualli mbi të cilin është ngritur një banesë e caktuar. Sa i përket procedurave, Lame ka bërë të ditur se faturat variojnë nga 20 deri në 40 mijë lekë të reja, të cilat sipas tij, qytetarët në bazë të këtyre ndryshimeve të reja nuk do t’i paguajnë. “Vlera e sotme juridikisht e një dosjeje varion për banesa nga 20 mijë lekë të reja deri në 40 mijë lekë të reja. Sepse për njësitë ekonomike shkon deri 3 milionë”, - tha Lame. Ndërkohë që sa i përket vlerës së truallit, ai ka bërë të ditur se ajo do të përllogaritet duke filluar me 50 për qind të vlerës së tregut dhe deri 1500 lekë maksimumi. “Me formatin që do të përdoret për pagesën e truallit, fillimi i përllogaritjes së vlerës së truallit është 50 për qind e vlerës tregut, por jo më shumë se 1500 lekë për metër katror. Kjo është dyshemeja nga fillon llogaritja e çmimit të vlerës së truallit për banesat. Sa i përket vlerës që do të përftohet nga pagesa e truallit, kjo shumë nuk do shkojë më 100 për qind në fondin special të ish-pronarëve, por do të ndahet 70 për qind për këtë fond dhe 30 për qind për nevojat e ALUIZNI-t. Kjo gjë ka shkaktuar reagimin e opozitës së djathtë, e cila ka akuzuar qeverinë se po bën falas procedurat e legalizimit në kurriz të pronarëve të truallit.

Lame: 80 mijë ndërtime pa leje në Tiranë, jashtë hartës së legalizimit Kreu i ALUZNI-t tha dje se Plani Rregullues i Tiranës pezullon dhe bllokon procesin e legalizimit për mbi 80 mijë ndërtesa brenda vijës së verdhë. “I kemi kërkuar Bashkisë të gjejmë një zgjidhje, por nuk kemi asnjë përgjigje” Fejzi Braushi

Afro 80 mijë ndërtime pa leje, që ndodhen në zonën brenda vijës së verdhë të bashkisë Tiranë rrezikojnë të mos legalizohen. Kjo pasi ndryshimet ligjore që ka paraqitur qeveria në Kuvend, në ligjin “Për legalizimin”, parashikojnë që ky proces nuk do të realizohet për të gjitha ato zona ku ka një studim apo plan urbanistik, e që parashikon zhvillimin vetëm të ndërtesave mbi 5 kate. E në rastin e Tiranës ekziston tashmë një plan urbanistik i miratuar një vit më parë, ku përcaktohen ndërtesa mbi 5 kate. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame para komisionit të Ligjeve, ku ndërmjet të tjerave ka theksuar se ky përbën një problem tepër shqetësues. “Për objektet ku ka zona studimi, ju përmendët Durrësin, për një zonë me 1 mijë objekte dhe unë ju përmend Planin Rregullues të Tiranës. Dhe këtë e bëj me përgjegjësi të plotë. Plani Rregullues i Tiranës, i miratuar nga Bashkia në vitin 2013, pezullon

dhe bllokon ndërtimin dhe legalizimin e të gjitha objekteve. Janë mbi 80 mijë ndërtime që përfshijnë qytetin e Tiranës. Çka do të thotë që Plani Rregullues i Tiranës parashikon ndërtime mbi 5 kate dhe u thotë qytetarëve që nuk legalizohet asgjë”, - tha Artan Lame. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se qeveria nuk ka dashur që këtë çështje ta bëjë politike, ndaj ka kërkuar nga Bashkia që të dyja së bashku të gjejnë një zgjidhje. “Nuk e kemi përdorur për konsum politik, sepse kemi kërkuar që të gjejmë një zgjidhje me Bashkinë e Tiranës se çfarë do bëjmë me këto ndërtime. Deri tani nuk kemi asnjë sinjal nga Bashkia e Tiranës se ç’do bëhet. Kemi hyrë në kontakt me bashkinë dhe i themi që çfarë do bëjmë me studimet në këto zona dhe nuk kemi një feedback”, - bëri të ditur Lame. Gjithsesi, ai ka theksuar se zgjidhja e vetme për momentin, jo vetëm për banorët e Tiranës, por për banorët e të gjitha atyre zonave ku ka një plan të tillë rregullues, mbetet ajo që ata të hyjnë në negociata

“Kjo ka sjellë paralizë në gjithë këtë fashë ndërtimi. Pronari i truallit nuk ndërton dot se e ka të zënë, ndërtuesi nuk legalizon dot, sepse ia ndalon ligji, gati-gati i kemi çuar në përballje fizike, gjë që ka ndodhur dhe në disa raste. Ne ndërhymë në këtë logjikë duke thënë që të gjejmë rrugë të mesme, shteti të bëhet ndërmjetës.

me pronarët e truallit. Sipas tij, këta banorë që kanë ndërtuar shtëpi në këto zona, duhet të bien dakord me pronarin e truallit që ato të prishen, por me kusht që pronari i truallit të garantojë që në pallatin që do të ndërtojë, t’u japë banorëve të këtyre shtëpive një banesë në sipërfaqen banimi të njëjtë me atë që ishte shtëpia. Sipas Lames, në këtë rast shteti duhet të marrë rolin e ndërmjetësit të këtyre marrëveshjeve. “Kjo ka sjellë paralizë në gjithë këtë fashë ndërtimi. Pronari i truallit nuk ndërton dot se e ka të zënë, ndërtuesi nuk legalizon dot, sepse ia ndalon ligji, gati-gati i kemi çuar në përballje fizike, gjë që ka ndodhur dhe në disa raste. Ne ndërhymë në këtë logjikë duke thënë që të gjejmë rrugë të mesme, shteti të bëhet ndërmjetës. Kjo nuk bëhet duke u hequr të drejtën pronarëve të truallit, as duke u thënë pronarëve të truallit. Por bëhet duke u bërë presion të dyja palëve, duke i bërë presion pronarit të truallit që të gjejë një mënyrë me ndërtuesit për t’u dhënë

AKIP kundër rishikimit të ligjit për importin e mbetjeve: Rinisim betejën! Aleanca Kundër Importit të Plehrave, përmes një deklarate për mediat, shpreh shqetësim për një qëndrim të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, lidhur me rishikimin e ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve. “Aleanca Kundër Importit të Plehrave mësoi së fundmi për deklaratën e ministrit të Mjedisit, z. Lefter Koka, i cili sugjeroi mundësinë e rishikimit të ligjit për ndalimin e importit të mbetjeve të rrezikshme apo të parrezikshme në territorin e Republikës së Shqipërisë me argumentimin se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë procesin për të shmangur dëmet në mjedis”, thuhet në deklaratë. “Çdo disku-

tim mbi anulimin e ligjit që ndalon importin e plehrave vetëm pak muaj pasi ai ka hyrë në fuqi, është i pavend dhe bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, shprehur përmes mbledhjes së mbi 60 mijë firmave për referendum dhe votimit më 23 qershor 2013 të partisë që premtoi mbi njëqind herë nda-

limin e importit të plehrave. Çdo tentativë nga qeveria shqiptare apo nga çdo anëtar i kabinetit qeverisës për të lejuar importin e plehrave do të kundërshtohet prerazi nga AKIP dhe nga të gjithë shqiptarët që mendojnë si ne. AKIP është e gatshme të rinisë betejën për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri në çdo rast kur kuadri ligjor aktual që e ndalon, do të vihet në diskutim për anulim. AKIP kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë plotësimin e kuadrit ligjor me aktet normative të nevojshme për zbatimin e ligjit që ndalon importin e plehrave dhe distancimin e menjëhershëm nga deklaratat e z. Koka”.

sipërfaqe banimi atyre që kanë ndërtuar aty dhe duke u bërë presion atyre që kanë ndërtuar aty, me marrëveshje noteriale e me radhë, që gjeni një marrëveshje me ndërtuesit se ndryshe do mbeteni pa legalizuar”, - tha Lame. Një tjetër çështje që ka shkaktuar debate gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit ka qenë edhe ajo se çfarë do të bëhet me ndërtimet pa leje të ndërtuara pas vitit 2009 në truallin shtet dhe në atë të të tretëve. Lame nga njëra anë ka deklaruar se këto banesa nuk i trajton ky ligj, por nga ana tjetër ka theksuar se ato nuk do të prishen menjëherë, por vetëm atëherë kur në këto zona do të ketë një projekt zhvillimi. “Në ligj thuhet që do prishen sipas dispozitave të ligjit të ndërtimit etj, pikërisht në këtë logjikë që asnjë ndërtim i bërë pa leje pas vitit 2009 në truall shtet dhe në truall me pronar nuk do prishet, pa patur një projekt real në atë zonë, projekt që mund të jetë sot, mund të jetë pas 5 vjetësh, mund të jetë pas 10 vjetësh”, - tha Lame.

NJOFTIM PËR ANKAND Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479


4

në fokus Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi dje nga deputetët mbështetje financiare për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Llalla në Kuvend:

S’kemi para, pajisjet e përgjimit i kemi me qira “Na duhen më shumë prokurorë për të përballuar volumin e punës”. Replikat Fino-Halimi për dosjet e korrupsionit Leonard Bakillari

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla apelo i për më shumë mbështetje dhe ndihmë nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi institucioni i akuzës është duke përballuar volum të lartë pune me të njëjtin numër prokurorësh si vitet e shkuara. Gjatë raportimit në Kuvend, Llalla tha se për shkak të mungesës së buxhetit, organi i akuzës ka hasur vështirësi në sigurimin e mjeteve për gjetjen dhe kërkimin e provës, si dhe në transportin e prokurorëve, kryesisht drejtuesve të prokurorive në rrethe. “Institucioni ka nevojë për mbështetje financiare nga Kuvendi dhe për shtimin e numrit të prokurorëve. Aktualisht prokuroria mban me qira pajisje për kërkimin e provave apo dhe pajisje përgjimi”, - tha Llalla duke iu përgjigjur pyetjes së kreut të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, për marrëdhëniet e Prokurorisë me institucionet e tjera. Pas fjalës së tij përpara deputetëve, Llalla u pyet nga një pjesë e mirë e të pranishmëve, ndërsa nuk munguan as replikat. Pyetja e deputetit Bashkim Fino për gjendjen në të cilën janë kallëzimet e bëra përgjatë vitit 2013 për disa zyrtarë të lartë, u kundërshtua nga deputeti Eduard Halimi, i cili tha se Prokurori i Përgjith-

shëm nuk mund të flasë për çështje konkrete. “Janë çështje të veçanta këto”, tha Halimi, ndërsa e menjëhershme ishte edhe përgjigja e deputetit socialist, Bashkim Fino. “Pse të djeg ty...”, - u shpreh Fino, ndërsa iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm duke thënë “e mora përgjigjen”. Më tej, kreu i akuzës u pyet disa herë për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, duke u nisur nga situata e shpërthimeve të vazhdueshme me tritol. “Kemi p a r a n d a lu a r shu m ë r a st e t ë shpërthimeve me tritol, falë bashkëpunimit me institucionet”, - tha Llalla, duke përsëritur se marrëdhëniet me këto dy institucione janë korrekte dhe institucionale. Kryeprokurori u shpreh kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore, të cilat sipas tij nuk sjellin rezultatet e pritshme. Duke iu përgjigjur deputetit demokrat, Ardian Turku, për rezultatet që kanë patur rritja e masave të dënimit apo ndryshimet e shpeshta ligjore, Llalla tha se ashpërsimi i dënimeve nuk është mënyra më e mirë për uljen e kriminalitetit. Gjatë raportimit të punës vjetore, Llalla u përball me mbi 20 pyetje, por vetëm në një rast Prokurori i Përgjithshëm u pyet për luftën kundër korrupsionit. Edhe kjo pyetje u foku-

Për tritolin

“Kemi parandaluar shumë raste të shpërthimeve me tritol, falë bashkëpunimit me institucionet”, - tha Llalla, duke përsëritur se marrëdhëniet me këto dy institucione janë korrekte dhe institucionale.

sua në luftën ndaj fenomenit të korrupsionit në radhët e prokurorisë, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm tha se një prokuror është hetuar për korrupsion dhe tashmë ndodhet në gjykatë, ndërsa janë marrë masa disiplinore për të paktën pesë prokurorë në bazë të ankesave të qytetarëve. Prokurori i Përgjithshëm tha se për vitin 2013, institucioni i tij ka përballuar një volum të konsiderueshëm pune krahasuar me vitin 2012, ndërsa numri i prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore ka qenë i njëjtë. Për këtë arsye, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi nga Kuvendi shtimin e numrit të prokurorëve dhe më tepër fonde për shpenzimet e prokurorisë, me qëllim përballimin e ngarkesës së punës që rritet vit pas viti.

Tryeza për ekonominë, Basha: Të derdhemi në sheshe e në rrugë “Ne jemi gati, jemi të vendosur dhe të përgatitur që të shpalosim bashkë me ju një aksion të gjerë politik, do të jemi në ballë të një aksioni të gjerë politik, në mënyrë që kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe arrogante t’i tregojmë se nuk mundet më të ecë përpara si deri më sot; t’i tregojmë se durimi ka një kufi” TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në tryezën “Ku po shkon Shqipëria, ekonomia në krizë, mirëqenie e kërcënuar, jeta e pasigurt” të organizuar nga bashkimi i sindikatave të pavarura, organizatat e nëpunësve të larguar nga puna dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile. Gjatë kësaj tryeze, të ftuarit folën edhe për mundësinë e fillimit të protestave, si rezultat i situatës së krijuar nga qeverisja aktuale. “…Jam i detyruar ti transmetoj kësaj tavoline dhe arsyen kryesore se përse jemi këtu sot që

deri tani ka një heshtje totale nga ekzekutivi “Rama”. BSPSH përballë kësaj heshtje do të fillojë protestat në lidhje me heshtjen e qeverisë dhe në lidhje me rendimin social-ekonomik që po i bënë shit-pazareve shqiptare. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare ka marrë një informacion se është shkarkuar nga puna, se është pushuar nga puna i gjithë lidershipi i sindikatës së pavarur të energjetikës së Shqipërisë dhe të gjithë kryetarët e sindikatave të hidrocentraleve dhe të pjesës veriore të Shqipërisë të cilët kanë lidhur kontrata të nivelit të dytë dhe janë larguar nga puna, plus informacionin që kemi që, që të gjithë anëtarët e bashkimit të sindikatës të pavarur shqiptare që kanë të bëjnë me administratën, që kanë të bëjnë me shëndetësinë, që kanë të bëjnë me arsimin janë të pushuar nga puna për shkak të pakënaqësive të shprehura”, - tha Presidenti i bashkimit të sindikatave të pavarura, Gëzim Kalaja. Nga ana e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se opozita do të jetë mbështetëse e çdo hapi që do të ndërmerret në funksion të lloga-

ridhënies së kësaj qeverie. “…Ne jemi gati, jemi të vendosur dhe të përgatitur që të shpalosim bashkë me ju një aksion të gjerë politik, do të jemi në ballë të një aksioni të gjerë politik, në mënyrë që kësaj qeverie të papërgjegjshme dhe arrogante t’i tregojmë se nuk mundet më të ecë përpara si deri më sot; t’i tregojmë se durimi ka një kufi, se shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë të kthehet pas ora e lirisë, ora e të drejtave të tyre themelore dhe bashkë me të, të kthehet pas mirëqenia e tyre, siguria e tyre, siguria e jetës së tyre dhe e fëmi-

jëve të tyre. Në momentin që pala tjetër ka hedhur në erë çdo mundësi komunikimi normal, në momentin që pala tjetër ka zgjedhur injorimin apo akoma më keq shantazhin dhe ndëshkimin, penalizimin e zërit përballë, s’na mbetet gjë tjetër veçse të derdhemi në sheshe e në rrugë dhe ta bëjmë shurdhërinë dhe verbërinë e kësaj qeverie zero, me zërin e bashkuar të qytetarëve shqiptarë në protestë, në revoltë, në mbrojtje të të drejtave të tyre themelore”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në tryezën e djeshme pakënaqësi ndaj kësaj qeverie përcollën edhe përfaqësues të biznesit. “Në lidhje me mungesën e likuiditetit, qeveria ka një vit që trumbeton shlyerjen e borxheve dhe deri tani nuk ka bërë asgjë në lidhje me shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, ka mungesë të theksuar të transparencës në lidhje me të. Ajo ka ndërprerë shlyerjen e borxheve që kur ka ardhur në pushtet, dhe ka nisur ankandet e sekserëve, kush jep 20%, kush jep 30% dhe kush jep më shumë do të marrë lekët e veta”,- u shpreh kryetari i shoqatës së biznesit të vogël.

anëtarësimet në Tiranë

Kreu i PD: Rinia do t’i thotë Jo oligarkisë Rama-Meta TIRANË Përmes një takimi me të rinjtë demokratë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpalli dje nisjen e fushatës së anëtarësimeve në Tiranë.”… Që nga dita e parë e lindjes, Partia Demokratike është mbështetur fort në një trinom elementesh që i kanë dhënë asaj fuqinë, suksesin, fitoren dhe ringritjen në kurbën 23-vjeçare të shoqërisë së konkurrencës së lirë politike. Këto tre elemente janë; të qenit rinore, të qenit popullore, të qenit intelektuale që nga minuta e parë dhe pa reshtur. Kjo është e vërteta. Përtëritja ka qenë dhe mbetet jetike për Partinë Demokratike gjatë gjithë historisë së saj…”, - u tha Basha të rinjve demokratë. Sipas tij, përtëritja e partisë po ndodh sërish. “…Lajmi më i bukur që kam pasur privilegjin dhe nderin të jap si kryetari i ri i Partisë Demokratike në këto muaj, ka qenë lajmi i konfirmimit masiv në Partinë Demokratike të anëtarësisë të saj, të mijëra e mijëra të rinjve e të rejave të anëtarësuar ndër vite në Partinë Demokratike; ka qenë lajmi i ardhjes së qindra e mijërave, vërshimit në kuptimin më të plotë të fjalës i mijëra e mijëra të rinjve për herë të parë në Partinë Demokratike”, - tha ai. Por opozita për Bashën e ka një mision tashmë. “… Kishim dashur të përballeshim me ta si një opozitë e djathtë me një qeverisje të majtë, por këta nuk janë të majtë, këta janë oligarkë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Ndaj sot, ato që ushtojnë nuk janë thjesht shqetësime mbarëpopullore, por ushtojnë trumbetat që i kanosen së ardhmes. Ndaj sot, vetëm 8 muaj në opozitë, rinia po vërshon e do të vërshojë tek Partia Demokratike, sepse është e vendosur që së bashku me Partinë Demokratike t’i thotë Jo kësaj të keqeje dhe do ta ndalojmë me instrumentin më të fuqishëm dhe më të pathyeshëm, që është gjithëpërfshirja popullore në betejën për moszhbërjen e demokracisë, në betejën kundër oligarkisë Rama-Meta”, - tha ai.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

5

Mazhoranca cakton Pirro Lutajn, Pjerin Ndreun dhe Xhemal Qefalinë për të ushtruar kontroll në Shërbimin Informativ për urdhrat e përgjimit të policisë. Noka: Ky është si komisionet punëtoro-fshatarë të kohës së komunizmit OSBE për Reformën territoriale

S’është mirë që një pjesë të ngelet jashtë TIRANË Një ditë pas paralajmërimit të opozitës për protesta si pasojë e miratimit të projekt-vendimit të ri që mundëson mazhorancën të miratojë e vetme reformën administrativo-territoriale, Prezenca e OSBE-së organizoi dje një takim, ku ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi informoi ambasadorët e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare në Tiranë. Pas takimit të zhvilluar, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig deklaroi për mediat se është e rëndësishme që në këtë reformë të marrin pjesë të gjithë. “…Është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një reformë për të cilën flitet për shumë kohë. Prandaj është koha për të filluar me reformën dhe është koha që të gjithë faktorët dhe të gjithë sektorët e prekur nga reforma të marrin pjesë në procesin e reformës”, - tha ambasadori Raunig. Pas këmbënguljes së gazetarëve, ai theksoi sërish se të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në një reformë të tillë. “Nuk është mirë që një pjesë të ngelë jashtë”, - shtoi ai. I pyetur se a mund të shihet e ndarë reforma territoriale nga ajo zgjedhore, ambasadori i OSBE-së u përgjigj: “Reforma territoriale është reforma territoriale. Të gjitha çështjet që po preken, si reforma zgjedhore, duhet të analizohen. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime për reformën zgjedhore. Mund të ketë, por prandaj palët duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën”. Por ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi siguroi nga ana e tij se mazhoranca nuk do të bëjë asgjë që përmes kësaj reforme të prekë edhe atë zgjedhore. “Mazhoranca parlamentare nuk do të bëjë asgjë, që të prekë sistemin elektoral, apo çështje që kanë të bëjnë me çështjet elektorale. Reforma administrativo -territoriale do të jetë një reformë që do të fokusohet vetëm në riorganizimin e territorit”, - tha ministri Çuçi.

Ngrihet grupi i kontrollit në SHISH, opozita braktis Komisionin

Debatet në komisionin e Sigurisë për kontrollin e SHISH. Opozita: Kontrolli është i paligjshëm, bëjeni me mekanizma ligjorë. Braho-Nokës: Duhet të mbash përgjegjësi për nxjerrjen e sekretit në raportimin e Visho Ajazit Mazhoranca ka ngritur me forcën e kartonëve Grupin e kontrollit që do të shkojë në ambientet e Shërbimit Informativ Shtetëror, për të hetuar lidhur me shkresën që u ka shkuar drejtorive rajonale të këtij Shërbimi dhe ku jepeshin udhëzime për mbledhjen e informacioneve për shefat e rinj të Policisë së Shtetit. Ka qenë komisioni i Sigurisë ai që ka miratuar dje kërkesën e deputetëve socialistë, duke përcaktuar në përbërje të tij emrat e Pirro Lutajt, Pjerin Ndreut dhe Xhemal Qefalisë, ndërkohë që dy vende i janë lënë opozitës. Ashtu siç edhe pritej, opozita e ka kundërshtuar fort këtë grup kontrolli, duke e cilësuar atë si të ngjashëm me komisionet punëtoro-fshatare të kohës së komunizmit. “Ekzekutivi sjell përfaqësuesit për të kontrolluar Parlamentin dhe kjo dje ndodhi dhe prapë sot ju sjell për t’ju kontrolluar dhe për

t’ju urdhëruar se çfarë të bëni. I thoni ekzekutivit, i thoni qeverisë se ka mekanizma ligjorë shumë normalë për të bërë kontroll dhe nuk ka nevojë për të krijuar komisionet punëtoro-fshatare”, - tha Noka, i cili ka theksuar se ky kontroll është i paligjshëm. Por një nga firmëtarët e kërkesës për ngritjen e këtij Grupi kontrolli, Pirro Lutaj ka nxjerrë në komision një shkresë që mbante firmën e ishkryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe nëpërmjet së cilës autorizohej një grup deputetësh të mazhorancës së atëhershme për të kryer hetim në ambientet e SHISH-it, kur ky i fundit drejtohej nga Bahri Shaqiri. Por përfaqësuesit e opozitës kanë këmbëngulur se, në rast se Kuvendi dëshiron vërtet të hetojë shërbimet sekrete, duhet të miratojë projektligjin që bën të mundur përcaktimin e rregullave për hetimin parlamentar ndaj

Opozita ka këmbëngulur dhe një herë se përpara se Kuvendi të shkojë të hetojë SHISH-in, më parë duhet të thërrasë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të dhënë shpjegime mbi akuzat për përdorjen e bazave ushtarake për trafik droge.

tyre. Por sipas deputetit socialist, Pirro Lutaj, ai projektligj është antikushtetues dhe nuk mund të miratohej në atë mënyrë. Ndërkohë që nga ana tjetër opozita ka këmbëngulur dhe një herë se përpara se Kuvendi të shkojë të hetojë SHISH-in, më parë duhet të thërrasë ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të dhënë shpjegime mbi akuzat për përdorjen e bazave ushtarake për trafik droge. “Nuk dua të paragjykoj as faktet apo arsyet pse ministrja fshihet dhe nuk vjen, por po ju them se nuk mund të zhvillohen mbledhje të tjera për histori përrallash, si kjo e sotmja, pa u zhvilluar seanca dëgjimore me ministren e Mbrojtjes për këtë çështje kaq të rëndësishme”, - tha Noka. Por kreu i komisionit, Spartak Braho tha se kjo seancë me ministren për këtë çështje nuk mund të zhvillohet, pasi Konferenca e Kry-

etarëve ka vendosur që të ngrejë një komision hetimor parlamentar për këtë çështje. “Nuk është shmangur ministrja e Mbrojtjes nga raportimi në Kuvend dhe në komision. Ministrja e Mbrojtjes është njoftuar në momentin që do të diskutohej në mbledhje të posaçme të komisionit, në qoftë se do të thirrej apo jo, dhe ju keni qenë prezentë, zotërinjtë u larguan dhe nuk paraqitën asnjë lloj shkrese”, - tha Braho. Pas kësaj opozita është larguar nga komisioni, duke mos pranuar të bëhet pjesë e votimit të vendimit për ngritjen e këtij grupi pune që do shkojë të hetojë në SHISH. Ndërkohë që sipas Brahos, Noka duhet të mbajë përgjegjësi ligjore edhe për nxjerrjen e informacionit sekret që është bërë i ditur në mbledhjen e dy ditëve më parë të këtij komisioni, ku raportoi kreu i SHISH-it, Visho Ajazi.

317 informacione nga SHISH? Ndreu: Janë pa vlerë, asnjë i arrestuar prej tyre Pjerin Ndreu, anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe i grupit të kontrollit në SHISH pohon se loja me shifrat është diletante dhe pa sens. “Asnjë nga ngjarjet e zbuluara nuk ka rrjedhur nga informacionet e SHISH” Zoti Ndreu, kreu i SHISH-it raportoi dje në komision se i kishte dërguar Policisë së Shtetit 317 informacione dhe se vetëm në 2 shkresa kishte të dhëna për 15 persona të implikuar në trafik tritoli. Ministri i Brendshëm ka thënë ndërkohë se ka pasur vetëm 1 informacion nga SHISH lidhur me shpërthimet me tritol. Si qëndron e vërteta? Kush

gënjen për këtë çështje, kreu i SHISH-it apo ministri Tahiri? Së pari dua të theksoj se nuk jam në dijeni të numrit të informacioneve, por ajo që duhet të vlerësohet është cilësia e tyre. Nëse shërbimi i SHISH-it ka dërguar shumë informacione, por ato nuk kanë vlerë, do të thotë se nuk kanë dërguar asgjë. Mendoj se loja me shifra informacionesh të dërguara është diletante dhe nuk ka sens. Asnjë nga informacionet e dërguara nuk bën fjalë për autorë të veprave penale të eksplozivëve, të cilat kanë qenë shqetësim kohët e fundit. Për pasojë, asnjë nga ngjarjet e zbuluara nuk kanë rrjedhur nga këto informacione. Në këtë pikë, mendoj se ministri Tahiri ka pasur të drejtë. Përveç çështjes së tritolit, në seancën e së martës ka pasur disku-

time edhe për çështje të tjera të sigurisë kombëtare, si trafiku i drogës dhe mbështetja e tij nga strukturat shtetërore. Si e vlerësoni rolin e Shërbimit Informativ mbi këto çështje dhe vetë raportimin e Visho Ajazit në komision? Shërbimi i SHISH-it ka strukturat e veta dhe raportimi preku dhe këto çështje. Nuk është e udhës që të komentohen këto në publik, pasi konspiracioni është një tjetër element që i mungon në disa raste Shërbimit, çka ka sjellë dhe rrjedhje të informacioneve në publik. Edhe pas raportimit të Visho Ajazit, Komisioni i Sigurisë vendosi të ngrejë një grup kontrolli për SHISH-in. Çfarë synoni të zbuloni në SHISH përmes kontrollit? A do të synojë mazhoranca, që përmes

kësaj nisme të përgatisë terrenin për një zëvendësim të mundshëm të Visho Ajazit? Ka të bëjë me një shkresë të Drejto-

risë së Kundërzbulimit të SHISH, e cila kërkon të dhëna për pothuaj të gjithë strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit. Gjë që është komplet në kundërshtim me ligjin. E para, nuk është objekt i kësaj drejtorie. E dyta, është e paligjshme që të ngresh alibi e paragjykime në grup për të gjithë strukturën. Kjo është një metodë e shëmtuar, e aplikuar nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe ish-SHIK-u i Gazidedes. Shkurt, është një turp! Një tjetër çështje interesante ka qenë Himara dhe tendenca për lëvizje separatiste nën shembullin e Krimesë, me ndarjen e re admini st rat ive. S i e g j yko n i k ë t ë shqetësim të kreut të SHISH-it mbi këtë çështje? Nuk m’u duk se tha gjë me rëndësi në këtë pikë.


6

Aktualitet

Ditari

Policia ka arrestuar Mario Bejdollarin si autor të këtij krimi të rëndë. Shkak për këtë ngjarje është bërë një borxh prej 1.7 milionë lekësh të vjetra, të cilat Bejdollari ia kishte marrë kohë më parë viktimës së tij, Agim Sereli

reagimi

Hila: Padi në gjykatë për ILDKP, abuzoi me emrin tim

Masakër në Vlorë për 1.7 mln lekë, vritet 48-vjeçari, plagoset e shoqja Agim Sereli është masakruar për vdekje në shtëpinë e tij, ndërsa bashkëshortja ka marrë plagë thike në trup. Policia arreston Mario Bejdollarin si autor të krimit. I arrestuari kishte pasur një histori me vajzën e viktimës dhe i kishte mbetur atij 1.7 milionë lekë borxh Një 48-vjeçar është masakruar për vdekje me thikë, ndërsa bashkëshortja e tij ka përfunduar në spital, pasi janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Vlorë. Policia ka arrestuar Mario Bejdollarin si autor të këtij krimi të rëndë. Shkak për këtë ngjarje është bërë një borxh prej 1.7 milionë lekësh të vjetra, të cilat Bejdollari ia kishte marrë kohë më parë viktimës së tij, Agim Sereli. Bashkëshortët Sereli dhe Mario Bejdollari njiheshin mirë me njëri-tjetrin, pasi autori i krimit ka pasur një histori me vajzën e tyre. Dy familjet ishin shpërngulur vite më parë nga Gramshi në Vlorë, ndërsa miqësia e tyre është kthyer në konflikt, kur Bejdollari është ndarë nga vajza e Agim Serelit. Më pas konflikti është fokusuar tek një borxh i mbetur pa

shlyer. Burime nga policia e Vlorës i bënë me dije MAPO-s se Agim Sereli ishte konfliktuar disa herë me Mario Bejdollarin për borxhin 1.7 milionë lekë. Ky i fundit kishte një biznes punimesh mermeri, por nuk e kishte vënë ujin në zjarr për të shlyer paratë e marra borxh. Pas konfliktit të fundit, ai ka vendosur të trembë Agim Serelin duke e sulmuar në shtëpi, por e gjitha është kthyer në një tragjedi. Sipas hetimeve të kryera rezulton se Mario Bejdollari ka hyrë në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e Serelit, duke përdorur dritaren e njërës prej dhomave. Mbetet ende e paqartë se ç’ka ndodhur më pas brenda në shtëpi, por burimet tregojnë se 48-vjeçari, baba i dy vajzave është goditur disa herë me thikë. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bash-

Mbetet ende e paqartë se ç’ka ndodhur më pas brenda në shtëpi, por burimet tregojnë se 48-vjeçari, baba i dy vajzave është goditur disa herë me thikë. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja 43-vjeçare ka marrë plagë thike në trup...

Vritet pas 17 vitesh në gjak një bujk nga Shkodra Kol Drini është qëlluar për vdekje teksa punonte në arë së bashku me të shoqen. I vëllai kishte vrarë një bashkëfshatar 17 vite më parë Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në fshatin Vukatanë të Shkodrës. Policia deklaroi se krimi kishte si motiv gjakmarrjen. Viktima quhet Kol Drini, 55 vjeç dhe në momentin e vrasjes ka qenë duke punuar tokën së bashku me bashkëshorten. Dëshmitarë në vendngjarje

treguan se pranë tyre është afruar një automjet me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar me dy plumba në drejtim të viktimës. Sipas policisë, dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Si pasojë e plagëve të marra, 55-vjeçari Kolë Drini ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Fillimisht, policia ka marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës. Këta të fundit kanë pranuar se familja Drini ishte në gjak me një tjetër fis në Shkodër, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë bashkëf-

shatarin e tij 17 vite më parë. Aktualisht, vëllai i Kol Drinit është emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por barra e larjes së gjakut ka rënë mbi të vëllanë. Policia e Shkodrës, e cila po heton këtë vrasje bëri me dije se gjakmarrja është dyshimi i vetëm që ata kanë. Gjatë ditës së djeshme janë marrë në pyetje 8 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni mbi shkaqet e këtij krimi, por ende nuk është zbuluar autori i vërtetë. Policia është vënë ndërkohë në ndjekje të makinës së krimit, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk janë gjetur gjurmë të saj.

dëshmia

Mark Frroku: Dritan Lamaj ishte në konflikt me 200 biznese Deputeti Mark Frroku pranoi të ketë patur njohje me ish-shefin e policisë, Dritan Lamaj, por e ka cilësuar të pabazë akuzën e ngritur mbi vëllanë e tij. I pranishëm në gjyqin kundër Arben Frrokut, deputeti demokristian pohoi para gjykatës se komisari Dritan Lamaj kishte probleme me 200 biznese në zonën e Kombinatit. “Ditën e vrasjes, unë dhe Arbeni kemi qenë në Laç për të ndjekur një ndeshje futbolli”, - tha Mark Frroku në seancën e djeshme gjyqësore ndaj të akuzuarit, vëllait të tij Arben Fr-

roku. Frroku tha se ka qenë shefi i policisë së Kombinatit që ka shoqëruar vëllain e tij Arbenin pa asnjë arsye, dhe nisi konfliktin me ta. Ai hodhi akuza dhe mbi blutë e Tiranës, ku sipas tij, kontrolli në banesë i është bërë pa mandat duke ushtruar terror mbi të dhe familjarët, paçka se i vëllai i tij nuk ndodhej në banesë, por ishte nisur për në Greqi. Ndër familjarët e tjerë që do dëshmojnë para turpit gjykues janë dhe djali i biznesmenit Arben Frroku, Grand Frroku, kushëriri i tij, Jak Jaku dhe Edmond Vlashaj.

këshortja 43-vjeçare ka marrë plagë thike në trup. Gruaja ndodhet aktualisht në mjediset e reanimacionit të Vlorës, në gjendje ende të rëndë. Hetuesit e policisë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në banesën e çiftit Sereli dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e masakrës. Brenda pak orësh është arritur të zbulohet dhe arrestohet autori, i vetmi që ishte në konflikt me familjen e dëmtuar. Hetimet e para u përqendruan tek marrëdhënia e prishur mes Mario Bejdollarit dhe vajzës së çiftit Sereli, por pista e borxhit dominoi hetimet gjatë pasdites së djeshme. Nga dëshmitë e mbledhura u arrit në përfundimin se borxhi prej 1.7 milionë lekësh ishte motivi i këtij krimi të rëndë, që tronditi Vlorën mëngjesin e djeshëm.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka paralajmëruar një përballje në gjykatë me ILDKP-në për cenim nderi. Ky reagim vjen pas publikimit të emrit të tij nga ILDKP-ja si zyrtar që ka vonuar deklarimin e pasurisë. “Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së. Saktësoj se, bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur. Megjithatë, sqaroj se si zëvendësministër, e pranoj pagesën e gjobës për mosdijen time dhe shkeljen e afateve”,- sqaron Hila. “Ndërkohë, ILDKP-ja shkel ligjin duke publikuar emrin tim. Këtë hap mund ta ndërmarrë vetëm nëse do të refuzoja deklarimin e pasurisë edhe pas njoftimit zyrtar të vënies së gjobës. Do të ishte mirë të kuptonin se posti i tyre nuk është vendi nga ku jepen spektakle për orën e mbrëmjes”, - ka deklaruar zëvendësministri. Më tej, Hila sqaron se për cenimin e nderit dhe publikimin e emrit do të përballet me ILDKP-në në gjykatë. “Emri im nuk mund të bëhet as çamçakëz dhe as trampolinë për karrierën e kujt ka frikë të merret me abuzimet reale. Nuk mund ta lejoj, pasi është kapitali më i çmuar që kam, pavarësisht se nuk shkruhet në asnjë deklaratë pasurish. Ndaj për cenimin e nderit tim, ILDKP-ja do të përballet me mua në dyert e gjykatës”, - përfundon reagimin e tij zv.ministri Hila.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

7

ILDKP ka dorëzuar kallëzim penal për gjyqtarin e Apelit dhe bashkëshorten e tij, me pretendimin se kanë fshehur pasurinë dhe se burimet janë të dyshimta. Çifti ka një vilë 700 mijë euro në Farkë, ka shitur 300 mijë euro aksione, si dhe ka kryer 236 udhëtime jashtë shtetit

Gjykatësi Gjoni kallëzohet për 2 mln euro pasuri Tiranë Inspektorati i Deklarimit të Pasurive ka depozituar një kallëzim penal ndaj gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, të cilët i akuzon për fshehjen apo mosjustifikimin e rreth 2 milionë eurove pasuri. ILDKP thotë se ka depozituar kallëzim penal edhe ndaj dy notereve, të cilat dyshohet se kanë falsifikuar disa kontrata për llogari të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni. Kallëzimi për gjyqtarin Gjoni, sipas ILDKP-së ka ardhur pas kontrollit të plotë të pasurisë së tij dhe bashkëshortes, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh. Në kallëzim thuhet se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij nuk kanë deklaruar shpenzimet për 109 dhe 127 hyrje-dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, kostoja e të cilave sipas ILDKPsë kap shifrën e 250 mijë eurove. Por sipas kallëzimit, rezulton se kjo është vetëm një nga shkeljet, pasi nga hetimi rezulton se vetëm 70 për qind të aksioneve të një kompanie të shitura nga bashkëshortja e z.Gjoni, kapin shifrën e 300 mijë eurove, ndërsa sipas ILDKPsë, rezulton se për këtë transaksion janë bërë dy kontrata. Njëra prej tyre është me vlerë 70 mijë lekë, ndërsa kontrata e dytë tregon se këto aksione janë shitur me vlerën e 300 mijë eu-

rove. Gjithashtu, ILDKP thotë se gjyqtari ka bërë deklarim të rremë në lidhje me burimin e shumës prej 300 mijë eurosh të deklaruar prej tij, ndërsa ka paraqitur dokumente të falsifikuara dhe burim jo të ligjshëm. Blerja e një vile me vlerë 700 mijë euro, sipas ILDKP-së është gjithashtu deklarim i rremë nga ana e gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij. “Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes datë 24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip në shumën 700.000 Euro. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.1 7.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013)”, thotë ILDKP. Më tej, kallëzimi penal i publikuar në faqen zyrtare të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive thotë se subjekti ka bërë deklarim të rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300 000 euro, paraqitja e dokumenteve të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm. Bëhet fjalë për një hua që i është dhënë një shtetasi të huaj, e cila sipas ILDKP-së, ka probleme të shumta, qoftë në kontratën e huasë,

Pasuria e Gjin Gjonit dhe bashkëshortes • • • • • • • • • •

Shitja aksionesh nga bashkëshortja 300 mijë euro Kontrata huaje 160 mijë euro dhe 138.888 mijë euro Hua dhënë një shtetasi të huaj në vlerën 298. 888 mijë euro Vilë rezidenciale në Farkë me vlerë 700 mijë euro Shitje automjeti 14 mijë euro Shitje automjeti 62 mijë euro Apartament në Tiranë me vlerë 53 200.000 lekë Apartamente me vlerë 176 mijë euro, shitur për 140 mijë euro Apartament me vlerë 180 mijë USD, i cili rezulton i shitur 109 dhe 127 udhëtime jashtë shtetit, me vlerë 250 mijë euro

ashtu edhe në kthimin e parave nga huamarrësi. “Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro). Falsifikim të deklaratave të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Werner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data”, thuhet në njoftimin e ILDKP-së. Nga hetimi rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit Gjoni nuk ka deklaruar të paktën katër aktivitete tregtare, ku ajo ka aksione, ndërsa thuhet se bashkëshortët e kallëzuar kanë deklaruar në mënyrë të rreme dy shuma parash për shitje dhe blerje automjetesh, respektivisht 14 mijë dhe 62 mijë euro. “Për këto arsye, ILDKP ka paraqitur kallëzim penal duke kërkuar fillimin e procedimit penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, bashkëshortes së tij dhe notereve Margena Çela dhe Gentiana Shkodra”, -thuhet në deklaratën e ILDKP-së.

Gjin Gjoni: E vërteta e pasurisë sime, kreu i ILDKP është marionetë politike Gjyqtari i akuzuar për fshehje pasurie pohon se paratë rrjedhin nga biznesi që prej vitit 1997 i bashkëshortes. Komenton edhe akuzat e rënda të kreut të Gjykatës së Apelit. “Është rasti i parë që ILDKP nuk kërkoi shpjegime nga unë dhe bashkëshortja. Sulmi ndaj Gjin Gjonit është sulm ndaj KLD” Intervistoi: Leonard Bakillari

Z. Gjoni, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka depozituar ndaj jush dhe bashkëshortes suaj një kallëzim penal, ku ju akuzon për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh, madje dhe për korrupsion. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje? Për këtë kallëzim unë jam vënë në dijeni nga mediat, pasi nuk pata asnjë komunikim nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive. Isha nisur për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku kisha një takim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën e Lartë të Kosovës, si dhe me drejtues të tjerë të institucioneve kryesore atje. Jam detyruar të kthehem nga Prizreni për arsye të këtij kallëzimi, me qëllim që të jem prezent. Kallëzimi penal ndaj meje është një farsë. Është farsë sa publike aq dhe politike, për shumë arsye. E para, deklarimet e pasurive kanë një periudhë kohore të gjatë që deklarohen dhe kanë kaluar në një proces verifikimi për një periudhë të gjatë kohore, duke filluar nga periudha kur ILDKP-ja drejtohej nga zonja Fatmira Laska, z. Adriatik Llalla dhe znj. Zana Xhuka. Janë bërë hetime dhe investigime dhe ne kemi qenë prezentë kur jemi pyetur. Dua të deklaroj se në disa raste, z. Shkëlqim Ganaj, që tashmë mban detyrën e kryeinspektorit të ILDKP-së, ka qenë edhe konsulent dhe pjesëmarrës në përpilimin e deklaratave të mia. Nuk e kuptoj se si ka mundësi që ky zotëri, i cili ka qenë edhe në disa raste kontrollues i deklaratave të mia të pasurisë, nuk i ka bërë këto deklarime në kohën që ka qenë inspektor i thjeshtë. Unë them që ky zotëri është një marionetë politike, që po përdoret në duart e personave të caktuar dhe për mënyrën se si mori mandatin në krye të ILDKP-së dhe njëkohësisht mënyrën se si kërkon të marrë një mandat tjetër, për shkak të

ndryshimit të ligjit për Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj meje, unë jam shumë i qetë, jam shumë i hapur dhe transparent. Është e vërtetë që bashkëshortja ime ka një shoqëri, të cilën e ka patur 7-8 vjet përpara se të njihej me mua dhe ka patur një aktivitet tregtar që ka filluar që prej vitit 1997. Këtë aktivitet e ka 15-16 vjet përpara se të martohej me mua. Unë nuk e kuptoj se si ka mundësi që Inspektorati i Deklarimit të Pasurive ka bashkuar në mënyrë mekanike dy deklarata pasurie; një deklaratë e realizuar nga ana ime për një periudhë kohore dhe një deklaratë e realizuar në veçanti nga ana e bashkëshortes sime, e cila është detyruar të deklarojë pasurinë në vitin 2009-2010 për shkak të babait të saj, i cili ka qenë në funksionin e ambasadorit. Deklarimi i përbashkët ka filluar në vitin 2011. Aspekti i dytë në lidhje me shumat, që edhe sikur të jenë të vërteta, janë parashkruar edhe juridikisht. Supozojmë për një moment që deklarimi është i rremë. Dua të sqaroj se ka kaluar një periudhë e gjatë kohe, çka do të thotë se është parashkruar dhe ka kaluar në procesin e amnistisë. Ky është një nga ato denoncimet që bëheshin në regjimin e Enver Hoxhës për të demaskuar njerëzit dhe për të ulur reputacionin tim si anëtar i KLDsë, si gjyqtar. E gjitha kjo bëhet për një qëllim të caktuar. Njeriun, i cili ka një peshë të caktuar në KLD kërkojnë ta intimidojnë. Duke sulmuar Gjin Gjonin, sulmojnë KLD-në. Duke sulmuar KLD-në, sulmojnë Presidentin e Republikës dhe kërkojnë që të justifikojnë të ashtuquajturën reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. ILDKP publikon shifra konkrete, që sipas këtij institucioni janë fshehur apo nuk janë justifikuar nga burime të lig jshme nga ana juaj. Bëhet fjalë për një vilë me vlerë 700 mijë euro, një hua me vlerë 300 mijë

Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni

"Dua të deklaroj se në disa raste, z. Shkëlqim Ganaj, që tashmë mban detyrën e kryeinspektorit të ILDKP-së, ka qenë edhe konsulent dhe pjesëmarrës në përpilimin e deklaratave të mia"

euro, si dhe shifra të tjera të publikuara nga ILDKP. Si është e vërteta e këtyre shifrave? Unë nuk jam njohur ende zyrtarisht me pretendimet e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Në momentin që do njihem me përmbajtjen e kallëzimit penal dhe shifrat e pretenduara nga ILDKP-ja si të fshehura apo të pajustifikuara nga ana ime dhe e bashkëshortes sime, unë do kem një qëndrim për të gjitha çështjet e ngritura. Dua të shpjegoj edhe diçka. Unë do të depozitoj një kallëzim penal ndaj z.Gani për shpërdorim

detyre, një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe për publikimin e të dhënave personale, të cilat janë publikuar në kundërshtim me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Aspekti tjetër që është shumë i rëndësishëm ka të bëjë me faktin se nga informacionet që unë mora për raste analoge, rezulton se është rasti i parë në historinë e ILDKP-së që unë dhe bashkëshortja ime nuk jemi thirrur nga ky institucion, përpara depozitimit të kallëzimit penal. Është bërë një hetim në vitin 2011 dhe deklaratat e mia të pasurisë kanë rezultuar në rregull. Disponoj edhe një procesverbal në lidhje me këtë çështje dhe nuk e kuptoj që zotëria në fjalë i futet përsëri të njëjtit hetim, i cili është mbyllur një herë dhe ka rezultuar pa asnjë problem. Kohët e fundit, emri juaj është përfshirë në një debat dhe akuza të rënda publike me kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku ju ushtroni funksionin e gjyqtarit. Në analizën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ju keni ngritur disa akuza ndaj kryetarit të kësaj gjykate, ndërsa ndaj jush është dërguar një ankesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. A keni një qëndrim për këtë çështje? Unë me cilësinë e anëtarit të KLD-së kam ngritur disa shqetësime që kanë të bëjnë me mënyrën se si po drejtohet Gjykata e Apelit Tiranë, por akuzat që z. Malaj ka drejtuar në adresën time, janë të gjitha akuza personale. Përveç rastit të një shtetasi turk, të përmendur nga z.Malaj, të gjitha akuzat e tjera janë personale. Për çështjen e shtetasit turk, e cila është përfolur, rezulton se vendimi i trupës gjyqësore të Gjykatës së Apelit, pjesë e së cilës kam qenë dhe unë, është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë. Të gjitha çështjet e tjera, të ngritura në letrën drejtuar KLD-së janë çështje të karakterit personal.


8

24.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

Qeveria miraton koncesionin për Durrës-Kukës Kalimi i rrugës nga Miloti në Morinë së shpejti do të bëhet me pagesë. Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar në parim të amendamentit nr.1 të marrëveshjes financiare të shërbimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për zbatimin dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në autostradën MilotMorinë. Për këtë projekt kishte kohë

që po punohej, por bërja funksionale e tij ishte shtyrë disa herë. Sipas projektit, segmenti rrugor Milot-Rrëshen-Kalimash-Morinë, pjesë e ‘Rrugës së Kombit’, do të mirëmbahet nga sektori privat. Ky projekt asistohet nga IFC-ja (Korporata Financiare Ndërkombëtare), e cila është në rolin e këshilltares ligjore të Ministrisë së Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit. Ende nuk

dihet me saktësi, por mendohet se tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do të jetë në kufirin e 5 eurove, ndërsa për ato me tonazh më të madh në rreth 10 euro. Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, do të duhen të paktën gjashtë muaj që kjo tarifë të vendoset që nga koha kur do të shpallet kompania fituese e koncesionit të mirëmbajtjes.

Fullani: Filloni me reformat, mjetet e tjera për rritjen janë konsumuar Guvernatori Fullani lajmëroi dje në komisionin e Ekonomisë se kanë shteruar mjetet tradicionale të rritjes ekonomike: Qeveria të përshpejtojë me reformat dhe të marrë në konsideratë një model të ri ekonomik me bazë nxitjen e prodhimit Blerina Hoxha

Qeveria duhet të shpejtojë me reformat strukturore, pasi politika monetare dhe ajo fiskale pothuajse i kanë konsumuar mjetet e tyre në shërbim të rritjes ekonomike”, rekomandoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani gjatë raportimit të zhvillimeve të vitit 2013, dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ai tha se Banka e Shqipërisë vitet e fundit e ka ulur normën bazë të interesit në minimum, kështu që hapësirat për ulje të mëtejshme janë shumë të pakta. Nga ana tjetër qeveria ka ndryshuar në fillim të vitit shumicën e taksave dhe tatimeve, ndaj rrugët e vetme për rritje mbeten reformat të tilla si ajo e energjisë, pensioneve dhe administrimit fiskal. Në këtë kuadër, Guvernatori Fullani kërkoi edhe reforma për rritjen e konkurrueshmërisë së sektorëve prodhues të ekonomisë, përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e investimeve në teknologji të reja dhe në arsim. Ai pranoi se politika monetare dhe masat e tjera për nxitjen e kreditimit kanë dhënë rezultate të pjesshme, për shkak të dobësisë së ekonomisë reale dhe pasigurisë së lartë mes konsumatorëve, bizneseve dhe bankave. Zgjedhjet

Ekonomia gjatë vitit 2013, ndër të tjera është goditur dukshëm nga efektet negative që krijuan zgjedhjet tek vendimet e konsumatorëve dhe bizneseve, të cilët përjetuan shkallën më

të lartë të pesimizmit. Në muajin qershor u kryen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend. Sikurse ka ndodhur në raste të tilla, periudha paszgjedhore u shoqërua nga një rritje e pasigurisë së perceptuar në ekonomi, duke ndikuar në stepjen e konsumit dhe të investimeve private. Kjo situatë u reflektua në një rritje të ulët dhe nën potencial të ekonomisë shqiptare, e shoqëruar me një rritje të ngadaltë të punësimit dhe të pagave, si dhe gjeneroi më tej inflacion të ulët. Më tej u krijuan vështirësi në gjendjen financiare të bizneseve shqiptare dhe në përkeqësimin e kredive me probleme në bilancet e sistemit bankar. Gjithashtu, ngadalësimi ekonomik preku edhe financat publike, të cilat u karakterizuan nga rritja e shpejtë e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik. Dobësitë

Ekonomia shqiptare vijoi të rritet nën potencial gjatë vitit 2013, duke shënuar ritme më të ulëta nga viti i kaluar. Për herë të parë, rritja e stokut të kredisë shënoi vlera negative. Në aspektin sektorial, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik pasqyroi tkurrjen e sektorit të shërbimeve, ndërsa sektori prodhues shënoi rritje. Niveli i ulët i aktivitetit ekonomik u pasqyrua edhe në tregun e punës, i cili rezultoi i plogësht. Punësimi në ekonomi u rrit me vetëm 0.5% gjatë vitit, në krahasim me rritjet 5.7% dhe 2.1%, përkatësisht në vitet 2011 dhe 2012. Borxhi publik në rritje mbetet një rrezik për stabilitetin makroekonomik të vendit. Guvernatori kërkoi dje nga qeveria që të vendosë një rregull të qartë fiskal dhe të garantojë ruajtjen e niveleve të pranueshme të borxhit në të ardhmen. “Modeli aktual i zhvillimit të ekonomisë i mbështetur te konsumi i mallrave të importit dhe shërbimet, nuk garanton një rritje të qëndrueshme në të ardhmen, ndaj reformat duhet të synojnë zhvillimin e sektorëve prodhues dhe rritjen e eksporteve”, - sugjeroi Guvernatori.

Financat, tregu i sigurimeve së shpejti me një ligj të ri

Shoqata e ndërtuesve: Ligji i legalizimeve të zgjidhë hipotekimin e 300 pallateve

Pas 10 vjetësh Shqipëria do të ketë një ligj të ri për sigurimet. Zëvendësministri i Financave, Ervin Mete tha në komisionin kuvendor të Ekonomisë se ligji i ri do të forcojë mbrojtjen konsumatore në marrëdhënie me industrinë e sigurimeve. Kjo çështje do të trajtohet me një kapitull të veçantë në ligj, ku përcaktohen në mënyrë më të hollësishme informacioni kontraktor dhe parakontraktor, trajtimi i ankesave dhe informimi transparent i publikut. Një risi tjetër e projektligjit është qasja e re e mbikëqyrjes mbi bazë rreziku. Sipas ligjit të mëparshëm, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërhynte vetëm kur konstatoheshin shkelje ose rënie të parametrave nën kufijtë rregullatorë, ndërsa tani mbikëqyrja do të mbështete te kontrolli i vazhdueshëm për të parandaluar përkeqësimin e treguesve financiarë të kompanive.

Përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve, duke folur përpara komisionit të Veprimtarive Prodhuese kërkuan që ligji i ri të legalizimeve të adresojë edhe problemin e hipotekimit të 300 pallateve në mbarë vendin. Ata propozuan përcaktimin në ligj të detyrimit të njësive të pushtetit vendor për të përcjellë dosjet e aplikimeve drejt Agjencisë së Legalizimeve dhe Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi tha se janë parashikuar të zhvillohen një sërë dëgjesash gjatë ditëve në vijim. Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit është parashikuar që projektligji në fjalë të kalojë në seancë plenare javën e ardhshme, prandaj Shalsi ftoi kolegët që të paraqesin me shkrim amendamente. Kryetari i komunës së Velipojës, Pashk Ujka, pasi u shpreh në mbështetje të ndryshimeve të propozuara në projektligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, kërkoi mospërjashtimin nga procesi i legalizimeve për ata që kanë ndërtuar në këtë zonë turistike duke respektuar masterplanin e vitit 2003, por që ende nuk janë legalizuar.

NJOFTIM PËR KONTRATË Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) fton kompanitë të marrin pjesë në procesin e parakualifikimit për “Kontratën e tij të Rrugëve të Aksesit dhe të Urave” Gjatë përgatitjes për ndërtimin e seksionit të gazjsellësin natyror që do të kalojë përmes Shqipërisë, TAP do t'i duhet të ndërtojë disa rrugë të reja dhe të rikonstruktojë disa rrugë dhe ura ekzistuese në mënyrë që ketë akses të vazhdueshëm në zonat ku do të ndërtohet gazsjellësi. TAP fton kompanitë e interesuara për të ofruar shërbime ndërtimi për “Kontratën e tij të Rrugëve të Aksesit dhe Urave” që të marrin pjesë në procesin e para-kualifikimit për kompanitë potenciale.

Detajet e kërkesave për kontratë janë të publikuara në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian - “EU Gazette”. Për më tepër detaje, ju lutemi shihni faqen e internetit: http://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:126975-2014:TEXT:EN:HTML Afati kohor për të dorëzuar Shprehjen e Interesit është 16 maj, 2014 (në oren 12.00) Për informacione të mëtejshme për proceset e prokurimit të TAP, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të TAP: www.tap-ag.com/tenders


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Privat apo shtetëror? Më mirë publik N

ë kuadrin e hartimit të reformës së arsimit të lartë, gjithnjë e më shumë shoqëria priret të jetë më e ndjeshme ndaj këtij problemi. Studentët e sotëm janë ata të cilët kanë provuar e kanë qenë pjesë integrale në shumë ndryshime të sistemit tonë arsimor, duke filluar që me kalimin nga sistemi i arsimit bazë 8-vjeçar në atë 9-vjeçar, ndryshime të kurrikulave, të formave të vlerësimit, ndryshime të njëpasnjëshme në Maturën shtetërore dhe së fundmi, vala e ndryshimeve po bëhet gati t’i prekë edhe në auditorët e universiteteve. Ajo eksperiencë që kam mbi supe si nxënës e student, më bën të besoj se suksesi i një reforme varet në mënyrë të padiskutueshme nga konsultimet që bëhen me ‘bazën’ dhe marrja në konsideratë e problemeve dhe propozimeve që vijnë nga grupet e interesit, pra nga studentë, pedagogë, dekanë, rektorë etj. Çdo ndryshim tjetër që vjen si pasojë e direktivave politike jo profesionale, i ka themelet e dobëta e priret që herët a vonë të rrëzohet, ashtu siç rëndom ka ndodhur këto vite. Për fat të keq, janë gjithmonë studentët dhe më pas në afat të gjatë e gjithë shoqëria që vuan pasojat e këtyre “risive”, që ashtu siç vijnë edhe ikin, duke lënë pas ndoshta edhe më shumë kaos se para implementimit. Universitetet sot në Shqipëri ndahen në dy kategori: shtetërore dhe private. Për të parat flitet pak, sikur ka një lloj frike të nxjerrësh problematikat e sektorit që mbulon rreth 90% të tregut, ndërsa për të dytat, ka një diskutim shumë të gjerë dhe shihen, në formë paragjykuese, si delja e zezë e arsimit të lartë shqiptar. Universitetet shtetërore që mbahen në këmbë nga paratë e taksapaguesve, kanë një varësi të madhe nga shteti. Çdo politikë që ndiqet sot në këto universitete vjen sipas kërkesave të Ministrisë së Arsimit, duke iu dhënë bordeve drejtuese të universiteteve një autonomi të vogël, kryesisht në çështje të dorës së dytë. Çdo vit e më shumë universiteti shtetëror përballet me problematika të reja, të cilat mesa duket shteti nuk është në gjendje t’i zgjidhë. Që nga elementët bazikë të infrastrukturës, si pastërtia, kabinetet, gjendja e mjerueshme e auditorëve, ku në jo pak raste duhet të ulen dy studentë në një karrige, e deri te cilësia e kurrikulave dhe teksteve, që për hir të së vërtetës më shumë e largojnë studentin nga problematikat aktuale sesa i japin atij çelësin për të qenë një profesionist në fushën ku po përgatitet. Megjithëse shteti i kontrollon këto universitete, përsëri nuk kemi një rregullim të kuotave të studimit, duke bërë që të vazhdojmë të kemi mbipopullim të disa degëve dhe braktisje të shumë degëve të tjera, të cilat ndoshta aktualisht nuk kanë një treg të gjerë pune, por shumë shpejt shoqëria do të vuajë mungesën e profesionistëve në këta sektorë. Për të mos folur më pas

koment Erjon Uka

për kërkimet/punët shkencore, revistat, qeveritë funksionale studentore apo zyrat e këshillimit të karrierës, të cilat duken më shumë si luks sesa domosdoshmëri. Nëse do ta ilustrojmë me një shembull, sot ekziston një ligj për detyrimin që kanë universitetet që të kenë qeveri studentore të zgjedhur me votë nga studentët. Ajo që ndodh është se, ose ekzistojnë qeveri studentore formale të zgjedhura jo nga studentët, ose nuk ka fare qeveri studentore. Është një shembull shumë i thjeshtë që tregon se si shteti është i paaftë të zbatojë ligjet e tij në institucione që i financon, drejton dhe kontrollon. Nga ana tjetër kemi universitetet private, të cilat janë krijuar shumë më vonë se ato shtetërore, por po tregojnë se arrijnë të jenë më shumë funksionale në përgatitjen e kontingjenteve të reja. Natyrisht që ka edhe institucione private të edukimit të cilat kanë abuzuar, por gjithsesi përgjegjësia kryesore iu bie instancave shtetërore, të cilat paguhen nga paratë e taksapaguesve për të ushtruar kontrolle dhe akreditime të bazuara në meritokraci, por ndërkohë kanë lejuar krijimin e një klime të tillë abuzimi. Sot në Shqipëri universitete si UET, UNYT, Epoka, Polis etj, mund të quhen fare mirë asete të arsimit shqiptar, pasi operojnë me seriozitet prej disa vitesh, duke shkolluar një numër të madh studentësh, prej të cilëve një pjesë e mirë janë ekselentë. Infrastruktura në këto universitete është shumë herë më e mirë se ajo në universitetet shtetërore, duke ofruar kabinete, auditorë me standarde bashkëkohore, zbatimin e të rejave teknologjike në procesin mësimor, salla interneti e biblioteka me fonde të mëdha librash. Universiteti privat ka një autonomi shumë herë më të madhe, duke bërë që të jetë më i hapur drejt ofrimit të programeve të diferencuara dhe të përqafojë në një kohë më të shkurtër metodikat perëndimore. Marrëdhënia pedagog-student konceptohet gjithmonë në stadet e bashkëpunimit, ku studenti në shumë raste punon me pedagogët për projekte e kërkime shkencore. Punësimi i pedagogëve bëhet mbi baza të meritokracisë dhe shmangen rastet e punësimit mbi baza të lidhjeve partiake apo ryshfeteve. Një fakt shumë i rëndësishëm është se në këto universitete private është zhdukur korrupsioni për notën, ashtu si shumë herë janë shfaqur raste ‘me zë e figurë’ në fakultetet shtetërore. Gjithashtu, studenti që del nga këto universitete nuk është vetëm i përgatitur në rrafshin teorik, por edhe në atë praktik sepse gjatë viteve të shkollës i ofrohen shumë

mundësi intershipi, takime me drejtues të bordit të punës, praktika në biznese, apo konsultime me zyrën e karrierës që e ka në dispozicion në çdo orë të ditës brenda universitetit. Por atëherë, cila është e meta e sistemit privat? Ajo që nga të gjithë shenjohet me gisht si një problem, është se universitetet private janë fitimprurëse, duke shkaktuar bindjen se ato funksionojnë si biznese që rendin pas sasisë dhe jo pas cilësisë. Atëherë, një propozim i drejtë për të hequr këtë “damkë” do të ishte që këto universitete, por edhe ato shtetërore, të ktheheshin në publike, sipas nocionit që ky term ka në sistemin anglosakson, dhe të jenë institucione non-profit. Aktualisht, mbi 90% e universiteteve më të mira të botës (ndër të cilat Harvard apo Oxford që janë shumë të njohura nga shqiptarët) funksionojnë si universitete publike, ku studenti paguan për studimet e tij, por menaxhimi i parave kryhet nga një bord drejtues, i cili në fund të vitit të gjithë sasinë e mbetur të parave e riinveston në universitet. Këto universitete nuk janë të një pronari, por janë të të gjithë shoqërisë, të pedagogëve dhe të studentëve, dhe trajtohen si shërbime publike. Në këtë mënyrë i hapet rrugë financimit të arsimit të lartë si nga buxheti i shtetit dhe nga vetë studenti, por edhe nga pushteti lokal, biznese, projekte zhvillimi etj. Ky model, i pranuar nga të gjithë si më eficenti, rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë e universiteteve për të financuar punë kërkimore-shkencore, për të investuar në infrastrukturë, për të subvencionuar shpenzimet që studentë të ekselencës kanë për intershipet jashtë shtetit dhe në mënyrë direkte rrit pavarësinë e tyre. Ap r i o r i , m e n a x h i m i p r iv a t i institucioneve është shumë herë më i mirë se ai shtetëror, ndërsa fakti na tregon qartë se sa më pak ndikim të ketë shteti në arsim, aq më në nivele të larta e kemi këtë shërbim. Në këto 23 vjet, shteti ka mbajtur peng institucionet e edukimit, pasi edukim nuk është vetëm arsimi. Sektorë të tjerë si sporti (përveç futbollit që në një farë mënyre ka arritur të gjejë rrugën e privatizimit) dhe kultura që kanë ngelur nën tutelën e shtetit, sot janë në një kolaps të thellë, pasi as nuk u hapet rrugë drejt privatizimeve por as nuk u sigurohen fonde të mjaftueshme. Prandaj zgjidhja më e mirë që shteti mund të bënte, do të ishte që t’i hapte rrugë kthimit të universiteteve në institucione të shërbimit publik, dhe vetë të luante rolin e rregullatorit dhe kontrolluesit, por jo të vendimmarrësit ashtu si ka bërë deri më sot. Shqipëria e mbetur prapa nuk ka më kohë për eksperimente të tjera. Nëse edhe shtete të tjera të Evropës po përpiqen të braktisin sistemet e tyre arsimore dhe të shkojnë drejt sistemit anglosakson, nuk ka arsye që ne mos të hedhim hapat e parë në këtë rrugë që me këtë reformë. *Anëtar i Qeverisë Studentore-UET.

Nxënësi im i mirë Dhimitër Pojanaku Meri Lalaj

L

e të duartrokasim dhe të brohorasim pasi drejtësia në Shqipëri u vu në vend. Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mblodh me shumë ngut për të dënuar veprimin e gjyqtarit Dhimitër Pojanaku. Larg Tiranës, në Pogradec, gjyqtar province ku ka më lehtë për ta dënuar. Dhe njerëzit qeshën nën buzë duke pëshpëritur: “E kapën gurneckën se peshqit e mëdhenj e çajnë rrjetën!” Kështu pra, siç ka shkruar Majakovski: “U mblodhën në Golgotha të gjithë shenjtorët duke ulëritur ‘Kryqëzojeni, kryqëzojeni Bardin!’ Ditë e përditë dëgjojmë për korrupsion të gjyqtarëve, të cilëve nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë. Duhej të përgatitej një skenar i posaçëm me një grua rome (sinqerisht nuk kam asgjë kundër romëve, kam pasur nxënës të mirë nga kjo shtresë e shoqërisë dhe admiroj vajzat e djemtë që vazhdojnë arsimin e lartë, por gruaja rome, që u përdor për Dhimitrin është thjesht një analfabete e paguar.) Vaj medet, për drejtësinë tonë! Komedia vazhdoi duke u rënë daulleve me bujë, nuk mbeti gazetë dhe nuk mbeti kanal televiziv tek ne pa përmendur Dhimitër Pojanakun. Ata, gjyqtarët e korruptuar, ata të vërtetit, që jetojnë duke zhvatur nga klientët miliona euro, shtëpi në det apo në mal, truall e të tjera, fërkuan duart të kënaqur: “O ç’mirë ia bënë!” Unë nuk kuptoj nga ligjet juridike, por mendoj se nuk mund të flasim pa u bërë gjyqi dhe pa u vërtetuar faji. Pojanaku është Qytetar Nderi i Pogradecit dhe duke ia vënë prangat gjyqtar Dhimitrit nuk është njollosur vetëm ai si person, por mendoj se i është vënë dhe një njollë qytetit tim, vendlindjes sime. Në të gjithë këtë histori të bujshme, ajo që më ka prekur më fort ishin fjalët: ”…gjyqtari është edhe poet!” Të krijohej përshtypja se duke i mëshuar këtij epiteti gjyqtari dënohej edhe më fort për fajin se ishte poet. Në vend që të shkruaj në ndonjë organ letrar për poezinë e Pojanakut detyrohem të shkruaj për këtë që ndodhi. Dhimitrin e kam pasur nxënës që nga klasa e pestë, ka qenë i shkëlqyer në mësime. Edhe Fakultetin Juridik e ka mbaruar me nota shumë të mira. Kam ndjekur krijimtarinë e tij nëpër vite. Në fillimet e tij letrare, kur më sillte vargjet e shkruara jemi grindur ia kam hedhur përtokë poezitë, vargjet kur nuk tingëllonin bukur në gjuhën tonë shqipe. Mendoj se kam dhënë një lloj ndihmese duke i përkthyer disa poezi të tijat në anglisht me të cilat Dhimitri ka fituar çmime ndërkombëtare. Dhe unë si mësuesja e tij jam ndier krenare sepse detyra e mësuesit është njësoj si e prindit: nxënësi duhet t’ia kalojë. Dhimitrin e futën në burg ia vranë poezinë, por kur të lirohet këto ditë, ai me siguri do të shkruajë në prozë për gjithë këtë përvojë të hidhur, do të shkruajë për fyerjet e policëve, për sjelljet e gjyqtarëve, për njerëzit e ngeshëm që merren me thashetheme e të tjera. Po kujtoj disa vargje nga Bertold Breht të përkthyera nga i madhi Robert Shvarc: “Nga tigrat munda të shpëtoj / me gjakun tim ushqeva çimkat / po për të më ngrënë / më hëngër mediokrit.” Po shkruaj për Dhimitër Pojanakun “si anëtare e poezisë” dhe mendoj se mbi të duhet të hedhin baltë sipas Biblës, të papërlyerit në mitmarrje. Së pari, duhet të mendojmë për njeriun, për gjyqtarin, për poetin. Një shoku im ka shkruar një poezi për Dhimitrin me titull: “Lirojeni poetin!” Tani kam para syve një kartolinë, në të cilën lartohet monumenti i Fridrih Shilerit në qytetin Kaliningrad, që gjatë luftërave një herë e merrnin gjermanët, një herë tjetër rusët. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore tek mbështetësja e monumentit një ushtar shkroi: “Mos qëlloni, është poet!” Europa e kulturuar mbron edhe monumentet e poetëve, ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë poetët e gjallë.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Alisë Munro: portretizuesja e shpirtit shqiptar

24.04.2014

Kulturë / 'Alarm' në Muzeun Historik Kombëtar

11

Problemi i botës është se budallenjtë janë fortësisht të sigurt dhe inteligjentët cit me dyshime. -Bertrand Russell

ILDKP filloi të veprojë. Për momentin, jopolitikisht B

ilanci i parë i punës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është se ka krijuar atmosferën për ta lënë mënjanë,së paku hëpërhë, debatin mbi antikushtetutshmërinë e qëndrimit të shumicës ndaj institucionit. Qoftë anomalia logjiko-juridike e parlamentit në zgjedhjen e kreut të institucionit, qoftë beteja politike e shumicës kundër kompetencave të Presidentit lidhur me institucionin, janë zhvendosur në linjën e dytë të rëndësisë publike. Shpjegimi është i thjeshtë dhe evident: ILDKP ka filluar të veprojë. Një seri funksionarësh,të mazhorancës dhe jo vetëm,janë kallëzuar penalisht ose ndëshkuar administrativisht, për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për origjinën dhe deklarimin e pasurive. Nuk duket që të ketë ndonjë operacion selektiv dhe kjo i rrit sigurisht reputacionin procesit. Mirëpo, lista është sidoqoftë modeste si shifër dhe shumë më m o d e s t e s i h i e r a rk i . Ë s ht ë e kuptueshme se, të pretendosh pas kaq pak kohe për më shumë, do të qe e pandershme ndaj institucionit. Kjo në fakt, pra padurimi i shoqërisë për të parë zg-

jatjen e listës, është një nga sfidat që ILDKP duhet të përballojë. Por nuk është kjo sfida kryesore. Shoqërisë më shumë se numrat i interesojnë emrat. Kjo është beteja me emrat. Dy-tre burokratë periferikë apo një gjykatës i lartë janë shumë-shumë pak për të ilustruar fenomenin kriminal të pasurimit arrogant të individit publik në këtë vend. Këta janë emra që ose nuk thonë gjë, ose thonë shumë pak për të shpjeguar metastazat e kësaj të keqeje. Ajo për çfarë vlen realisht denoncimi i këtyre emrave, nuk ka të bëjë më shumë me pasuritë e tyre sesa për të kuptuar se çfarë pasurie mund të kenë ata që i kanë mandatuar apo emëruar këta emra. Në të gjitha rastet këta emra përfaqësojnë fragmente të influencës dhe jo të autoritetit. Autoriteti është pushteti, pushteti është politika. Pra,shoqërisë i interesojnë emrat e politikës. Shkëlqim Ganaj, kreu i sapozgjedhur i ILDKP-së, nuk ka ndonjë curricul të lakmueshme, por së paku, e ka moralisht të padyshimtë. Ai ka një shans të madh: ka rastin që të legjitimohet përmes rezultateve duke zhvlerësuar kësisoj ilegjitimitetin e proce-

durës përmes së cilës u zgjodh. Por, sot për sot ai ka edhe një problem të madh:është një investiturë e pastër politike, njëanshmërisht politike. Ky handicap-i tij është penalizues jo vetëm në raportet e tij me opozitën por edhe me mazhorancën. Me opozitën, për shkak të paragjykimit të saj, me mazhorancën, për shkak të rrezikut prej keqpërdorimit prej saj. Që të mund të rehabilitohet ka vetëm një mundësi: të legjitimohet prej opinionit publik. Ky legjitimim, në kushtet kur është i pamundur të burojë prej një pranimi plebishitar, pra nga gjithë shoqëria në totalitetin e saj, mund të arrihet duke përmbushur simetrikisht pretendimet që populli i majtë dhe i djathtë kanë ndaj institucionit. Nuk ka asgjë të padrejtë të thuhet se, nëse populli i majtë kërkon që institucioni të investigojë, mbi të gjitha, pasuritë e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, populli i djathtë kërkon të dijë pasuritë e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Formula e shortit që hidhej deri dje për të përzgjedhur individët që do investigoheshin, mund të ishte demokratike si procedurë, por ishte e padrejtë si përmbajtje. Nuk i intereson askujt pasuria e “zëvendësdre-

koment Arjan VASJARI

jtorit të drejtorisë së planifikimit të gjuetisë së shpendëve në Ministrinë e Mjedisit” (nëse ekziston). Kur flitet për pasuri të paligjshme brenda një sistemi korruptiv si ky yni, dihet se përgjithësisht, kjo lloj pasurie përvijohet në rend proporcional me pushtetin. Sa më shumë pushtet, aq më shumë gjasë ka akumulimi i pasurisë. Pra, për ta thjeshtuar deri në ekstrem arsyetimin përmes një shembulli, populli i majtë kërkon që ILDKP të investigojë se, a ka pasuri të tjera, veç apartamentit të deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, dhe populli i djathtë kërkon që ILDKP të investigojë se me ç’të ardhura po e ndërton vilën në Dajt ish-kryebashkiaku Edi Rama. Ose fjala vjen, populli i djathtë i kërkon ILDKP-së të investigojë mbi vilat dhe festat e Kryetarit të Parlamentit dhe po-

pulli i majtë i kërkon ILDKP-së të investigojë mbi pallatin e rrëzuar në Vlorë që njihet si “pallati i Lulit”. Mundet që pas këtyre investigimeve të mos dalë gjë, e kjo për faktin se të gjithë mund të jenë të paimplikuar dhe ne do jemi populli (i majtë e i djathtë) më i lumtur i botës paskëtaj. Por ama, këta janë emrat me të cilët Shkëlqim Ganaj duhet të përballet për t’u legjitimuar, për t’i dhënë një sens qenies së tij në krye të ILDKP-së. Pastaj le të investigojë edhe pasuritë e ministrave, gjykatësve, doganierëve, taksidarëve, drejtorëve etj. Por fillimisht këta, fillimisht koka e politikës, e gjithë politikës. Sepse këta kanë qenë apo janë simbolika e autoritetit. Beteja sublime për transparencën dhe legalitetin fillon me këta. Kjo lloj qasjeje, veç të tjerash, do ta imunizojë nga çdo insinuatë apo sulm për njëanshmëri apo prapavijë politike në ushtrimin e funksionit. Agresiviteti institucional kundër krerëve të politikës do të ishte qartësisht qëndrim jopolitik. Në kaq pak kohë ka dhënë shenja, ndonëse mikroskopike, se po vepron jopolitikisht. Ngelet për t’u parë nëse shenjat do të shndërrohen në model.

Një sfidë brenda opozitës në Kosovë

N

jë anketë e para disa ditëve e gazetës Express në Kosovë, se cili do të ishte politikani më i preferuar i lexuesve për kryeministër, rendiste të dytin pas Hashim Thaçit, jo Isa Mustafën, kryetarin e partisë më të madhe opozitare LDK, por Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht forca e tretë politike në vend. Express, dikur e njohur për afërsinë me kryeministrin e Kosovës, ka qenë mjaft kritike, madje e ashpër, në raport me Vetëvendosjen, kështu që rezultati i votimit online bëhet edhe më befasues. Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kjo anketë që padyshim nuk është një studim profesional, paralajmëron megjithatë se ndryshime të rëndësishme politike mund të ndodhin në Kosovë. Ajo është një reflektim i perceptimeve të votuesve veçanërisht muajt e fundit. Pa dyshim që LDK mbetet sot për sot partia më e madhe opozitare, por aksioni i saj politik

koment Armand Shkullaku

lë shumë për të dëshiruar. Nëse një sy i huaj do të ndiqte aktivitetin politik sot në Kosovë, do t’i krijohej përshtypja se Hashim Thaçi e PDK janë në opozitë e synojnë pushtetin, ndërsa Mustafa e LDK janë zyrtarët që kërkojnë të ruajnë karriget e tyre. Për krahasimin mes fushatës së Thaçit e asaj të Mustafës është folur shumë së fundi, ndërkohë që kontrasti mes vetë opozitës është edhe më i fortë. Vetëvendosje, ndonëse në numra më e vogël se LDK, nuk po lodhet së shfaquri ambicie dhe vullnet për t’u shndërruar në forcë kryesore. Kjo energji e VV e evidenton edhe më shumë impasin ku ka rënë LDK. Fitorja spektakolare në Prishtinë, i ka dhënë një motiv të madh për të hyrë plot besim në

fushatë. “Ashtu siç e kemi mundur Isa Mustafën në Prishtinë, Albin Kurti do ta mundë Hashim Thaçin në nivel Kosove”, deklaroi Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, në një tubim në Klinë. Kjo eufori apo entuziazëm i ligjshëm pas një fitoreje si ajo në kryeqytet padyshim që ndikon tek zgjedhësit që tashmë nuk e shohin VV thjesht si një nga partitë e vogla vota për të cilën mund të shkojë dëm, por si një alternativë të mundshme për të zëvendësuar klasën e konsumuar politike. Prandaj nuk është çudi që Kurti të renditet si mundësi e parë për të mundur Thaçin. Nga ana tjetër, pavarësisht qëndrimit dinjitoz në opozitë të Isa Mustafës që mori një LDK të kompromentuar nga bashkëqeverisja me PDK, ai nuk arriti ta reformojë këtë parti. Ai i ktheu asaj fytyrën, por nuk mundi t’ia zhdukë rrudhat. Në LDK nuk ndihet freskia dhe energjia e rinisë, që janë aq të nevojshme për të sjellë përmbysje të mëdha. Vetëvendosje i ka të dyja, edhe moralin opozitar edhe vrullin që e kërkon

ndryshimi. Kjo diferencë e rëndësishme është e dallueshme edhe në sytë e votuesve që janë të lodhur nga drejtimi politik i 15 viteve të fundit. Veçanërisht tek rinia, e cila përbën një nga pjesët më të rëndësishme të trupës votuese në Kosovë. Rasti i Prishtinës është një shenjë e qartë në këtë drejtim. E ndërsa LDK ka nevojë imediate për gjak të ri, është VV që po hapet gjithnjë e më shumë drejt emrave të njohur e me reputacion pozitiv në opinionin publik. Nëse edhe Ilir Deda (ish- themelues i FER) i shtohet radhëve të VV, ky do të jetë një avantazh tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Albin Kurti, i njohur për qëndrimet e tij radikale, po shkon pak nga pak drejt moderimit, duke e kërcënuar seriozisht Isa Mustafën në një nga pikat e tij më të forta. Fryma e LDK që ka bërë për vete mijëra votues, në kontrast me PDK, ka qenë pikërisht moderacioni dhe qytetaria në politikë. Por ky aset i lënë trashëgimi nga Rugova, ka mbetur i pazhvilluar, më shumë si

një relike muzeale sesa një vlerë që duhet shndërruar në vota. Me Shpend Ahmetin në Prishtinë dhe prurjet e reja në këtë linjë, Vetëvendosje tenton t’i bëjë të ndihen mirë edhe ata votues që nuk e pëlqejnë politikën radikale. Albin Kurti po sheh gjithnjë e më shumë përtej gardhit të tij elektoral, e me lëvizjet e fundit LDK ka arsye të ndihet e kërcënuar. Ose të paktën të zgjohet nga ëndrra se mund ta fitojë Kosovën “me duart në xhepa”. Enigma e zgjedhjeve të afërta në Kosovë këtë herë është e madhe. Askush nuk e parashikon dot lehtë fituesin dhe aq më pak koalicionet e mundshme paszgjedhore. Por për Isa Mustafën ka vetëm një mundësi dhe ai duket se ende nuk e ka kuptuar siç duhet këtë. Ai duhet të fitojë numrat për të qeverisur Kosovën. Humbja ose edhe një koalicion “në emër të stabilitetit” me PDK, do të shënonin fundin e tij dhe ndoshta të vetë LDK. Atëherë Express nuk do të ketë nevojë të bëjë anketa. Koha do të jetë për Albin Kurtin.


12

Speciale

Kulturë

Festivali

LIBRIT dhe artit pamor "Merita" e Veliajt Si përfaqësues i qeverisë ishte edhe ministri Erion Veliaj, i cili si "meritë" të vetme të bashkëpunimit për këtë festival ishte “të pengonte shiun të binte”, kërkesë kjo nga ministrja Kumbaro.

Festival multimedial Libra, muzikë, ekspozita nga artistë bashkëkohorë do të jenë pjesë e aktiviteteve të Festivalit të Librit dhe Artit Pamor. Madje në një cep mund të gjeni dhe çokollata për t’u ëmbëlsuar.

sh e nj ë n ë j e t ë n ku l t u r o r e t ë kryeqytetit. Çmimet e Festivalit Festivali do gjenerojë në fund edhe dy çmime për dy fusha të rëndësishme, siç është libri dhe artet pamore. Autori më i mirë i vitit do të vlerësohet nga një juri, që mbahet sekret deri në ditën e shpalljes së fituesit, me çmimin “Ardian Klosi”, për shkak se ky festival është deri diku dhe një amanet i publicistit dhe përkthyesit të ndarë nga jeta tragjikisht. Për punën më të mirë në artet pamore, do të jepet sërish nga një juri e specializuar, emrat e të cilëve nuk bëhen publike, çmimi “Danish Jukniu”. Këto çmime mbështeten nga rrjeti “Traduki” dhe nga Galeria Kombëtare e Arteve. Kafenetë letrare të kryeqytetit Në stendën e Ministrisë së Kulturës po ngjiteshin posterat e fundit vetëm pak minuta para fillimit të ceremonisë

së hapjes së Festivalit të Librit dhe Artit, ku ky dikaster ka tashmë stendën e vet. Në anë të stendës, një djalosh servirte kafe për të gjithë vizitorët. Këtë mënyrë ka zgjedhur Ministria e Kulturës për të shpallur nismën më të re “Një kafe & një libër”,që ka synim krijimin e hartës së kafeve letrare në kryeqytet. Siç dhe është promovuar më parë, synimi i vërtetë është nxitja e të rinjve drejt një kohe të lirë aktive e sidomos të angazhuar me kulturën e librit, ku përfshihen promovime autorësh, përkthyesish, botuesish, editorësh, lexime publike me aktorë apo me vetë protagonistët e letërsisë. Kjo do të rriste potencialisht edhe rolin e kafeve të tilla si streha lexuesish dhe shkrimtarësh të rinj premtues, që mund të nxiten, sikundër e ka treguar përvoja europiane dhe botërore e letërsisë, nga një klimë e tillë pozitive ndaj artit dhe letërsisë. A. Tuci

Një sinjal alarmi paralajmëroi hapjen e Festivalit të Librit dhe Arteve Pamore për të pasionuarit pas leximit, artit dhe muzikës

'Alarm' në Muzeun Historik Kombëtar N Festivali do gjenerojë në fund edhe dy çmime për dy fusha të rëndësishme, siç është libri dhe artet pamore. Çmimet autori më i mirë i vitit dhe për punën më të mirë në artet pamore...

jë sirenë shurdhuese lajmëronte se diçka e madhe po ndodhte në qendër të kryeqytetit. Përmes sirenave të alarmit që dikur lajmëronin se “armiku ishte te dera” për turmat e frikësuara që u drejtoheshin me vrap bunkerëve dhe bodrumeve, artisti Vladimir Myrtezai provokonte njerëzit që të kishin ngasjen të hynin e të shihnin ç’bëhej brenda Muzeut Historik Kombëtar. Sinjali në fakt ishte thirrje për indiferentët që kalonin në rrugën kryesore pa e prishur terezinë se për çfarë ishin mbledhur në shkallët e Muzeut Historik gjithë ata njerëz. Zëri i Rudina Xhungës vinte i largët për ta, teksa lexonte pjesë nga romani “100 vjet vetmi”, për të kujtuar në këtë ditë të librit shkrimtarin Gabriel Garcia Marquez, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ceremoniali vijoi me përshëndetjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, “kumbarja” e kësaj ngjarjeje të paralajmëruar, ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kryetares së Shoqërisë së Librit Shqip, Arlinda Dudaj etj, për t’u lënë vend njerëzve të shumtë që prisMirela Kumbaro: Edukim përmes kulturës E bukura e këtij festivali është se fjala bashkohet me vështrimin. paMUR është skena e dytë e këtij festivali që unë do t’ju lë ta zbuloni vetë. Njollat artistike do të gëzojnë gjithë shqisat tona, duke i shërbyer kështu asaj që është prioritet i kësaj qeverie: Edukimin përmes Kulturës. Përgëzime Shoqërisë së Librit që hap sot këtu e në vazhdim skenën për ‘fëmijët nga mosha 5 deri në 95 vjeç’, me imazhin, fjalën dhe portretet e njerëzve të shquar të letrave e artit, duke filluar me shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare. E gjitha kjo festë zhvillohet në një institucion shumë të rëndësishëm të kulturës sonë, Muzeun Historik

nin disi të paduruar për të vizituar ngjarjen e madhe që prej ditësh reklamohej në kryeqytet. Një ceremonial që nuk u mbyll siç ndodh zakonisht me prerje shiritash të kuq. Në vend të shiritit dhe gërshërëve, simbolika e Myrtezait funksionoi. Shumë prej indiferentëve të detyruar disi dhunshëm nga ai sinjal i fortë alarmi, kthyen kokën drejt posterave të mëdhenj që ishin vendosur në hyrje të Muzeut, të cilët paralajmëronin hapjen e Festivalit të Librit dhe Artit 2014 (23-27 prill). Në atë hapësirë që në fakt i rrinte ngushtë këtij eventi, organizatorët kishin shfrytëzuar çdo cep të mundshëm për të promovuar kulturë. Stendat e 45 shtëpive botuese, institucione, universitete, shoqëri, kompani etj., kishin zënë gjithë hapësirën e oborrit të pasmë të Muzeut Historik dhe të sallës së vogël në hyrjen dytësore të tij. Salla kryesore shërbente si skenë e dytë e festivalit dedikuar vetëm arteve pamore. Është ende herët të flasësh për vizitorë apo për shitje në ditën e parë të këtij festivali, megjithatë, njerëzit e shumë që hynin e dilnin premtonin se ky festival do të lërë

Kombëtar. Nuk është një rastësi kjo, por një mesazh për të gjithë publikun që të kthejë vëmendjen drejt një qendre jo me hapësira pasive, por me skena të gjalla, jo vetëm me dëshmi të së shkuarës, por edhe me jetën e sotme. Vladimir Myrtezai: Një erë e re po fryn në favor të kulturës Edicioni i parë i Festivalit të Librit dhe Artit Pamor, si dhe disa domeneve të tjera, si akt kulturor i një lloji të ri, parashikon një lëvizje në bazë të shtresës kulturore shqiptare, përmes shkrimësisë dhe formave të tjera të zbulimit të ndërgjegjes krijuese në vend. Një prezantim korentesh dhe hapësirash arti, ku përkundër një atmosfere të ndezur do na lejojë të këqyrim në kthi-

nat e ndërgjegjes me një formë të hapur e të lirë komunikimi me publikun. Një stacion lëvizës në kohë e në hapësirë për tërheqjen e mendjeve të kulturuara nëpërmjet gjeofizikës si kushti i parë i hapësirës, që tregon se edhe në Shqipëri po rinis një erë në favor, krahasuar kjo me lëvizjet globale kulturore. Kjo lëvizje e re, që krijon praninë fizike në këtë objekt muzeor të kryeqytetit, është sinjali i parë i lëvizjes së periferive të mendimit krijues të postuar në qendër; një qendër që e konsideroj si periferi të lëvizjes drejt qendrave të reja të shfaqjes, në një komunikim më të gjerë e më kompetitiv në hapësirat e mendimit global mbi kulturën, ku në rastin tonë e nisur si një lëvizje rajonale, me mundësinë për t’iu bashkuar lëvizjeve dhe ko-

renteve tej kufijve, drejt një komunikimi pa mure. Arlinda Dudaj: Shqipëria lexon...ky është mesazhi “Shqipëria lexon... ky ishte titulli që më erdhi në mendje sapo nisa të shkruaj këto rreshta që do të duhet të shpjegojnë se çfarë është kjo ngjarje që po përurojmë në këtë 23 prill, në zemër të një pranvere të re të një vendi që po ndryshon. “Festivali i Librit dhe Artit quhet ngjarja e madhe kulturore që hap siparin e saj në datën kuptimplotë të Ditës Ndërkombëtarë të Librit, në mjediset e Muzeut Kombëtar. Ky festival shpresojmë që të afrojë sa më shumë vizitorë nga qytetet dhe trevat shqiptare dhe jo vetëm”.


Speciale

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

13

Agron Gjekmarkaj është shprehur se Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka patentën origjinale të organizimit të Panairit për Ditën Botërore të Librit. “Është mirë të këtë shumësi aktivitetesh në këtë ditë, por në vend që të dublojnë njëri-tjetrin dhe të organizohen në një ditë, do të ishte mirë të shtriheshin gjatë gjithë vitit”

Dita Botërore e Librit, te Filologjiku

Gjekmarkaj: Patentën e organizimit të Panairit më 23 prill e ka Fakulteti Panairi te filologjiku

Nga Festivali i Librit dhe Artit Pamor

Një zgjidhje perfekte në një kohë perfekte mi di të ngjallë kurreshtje me ato që shkruan, jo vetëm sepse zgjedh tematika të palëvruara, por edhe sepse di të "gërmojë" aty ku të tjerët thonë që nuk ka ose "i dimë". Nuk i shpëtoj dot ngasjes për të treguar edhe për një botim të ri të UET Press, që pritet të dalë në ditët e para të majit: “Fugë për violinë”, një histori prekëse e rrugëtimit nga Tirana në Paris e të riut që u bë një nga violinistët më të mirë në botë, Tedi Papavrami.

Valbona Nathanaili

S

htëpia Botuese Universitare UET Press është pjesë e Festivalit të Librit dhe Artit 2014 që hapi siparin dje në Muzeun Historik Kombëtar. Stenda UET Press (sa hyn, në të majtë) do ketë gjallërinë e zakonshme që na karakterizon jo vetëm gjatë promovimeve të librave këtu, në UET, por në çdo panair. Nga panairi i librit të Nëntorit të vitit që kaloi deri në këtë panair të dytë, lista e botimeve tona është pasuruar me shumë tituj të rinj nga fusha e publicistikës, shkencave sociale e ekonomisë, historisë e politikës. Pothuaj çdo të martë, sipas traditës së krijuar gjatë këtij viti, kemi pasur një titull të ri. Në këtë takim të dytë kombëtar me lexuesin kemi plot për të ofruar: ide të reja e të vjetra, debat e hezitim, letërsi e politikë. Profesorë e profesionistë, me dhe pa përvojë, kanë kërkuar të jenë pjesë e botimeve tona, kanë trokitur te ne, kanë parashtruar platformat e tyre dhe, së fundmi, kanë arritur të jenë pjesë e “markës” tonë. Panairi, e bashkë me të lexuesit e vizitorët e tij, janë një mundësi shumë e mirë për të marrë investimin e bërë, pasi ofrojnë gjithë mbështetjen për të cilën autorët kanë aq shumë nevojë. Ditën e parë të panairit ishte në stendë autori Ben Blushi për librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, për të dhënë autografe e për të qenë më pranë lexuesit të librit të tij, për cilin është shkruar e diskutuar shumë. Blushi është politikani i parë shqiptar që na shpalos vizionin e tij për Shqipërinë e së ardhmes. Libri i Blushit është një mundësi shumë e mirë për të reflektuar dhe, pse jo, edhe për të mos u pajtuar me të, me të tërën ose pjesë të veçanta të teorisë së tij. Gjatë ditëve të panairit jemi kujdesur që autorët që kanë botuar gjatë vitit 2013 me UET Press të jenë të pra-

nishëm në stendë, një mundësi shumë e mirë e lexuesve për të bashkëbiseduar me ta, për të shkëmbyer ide e mendime. Adrian Civici, Mustafa Nano, Sokol Balla, Spartak Ngjela, Agim Nesho, Grida Duma, Bujar Kapexhiu, Nebi Bardhoshi, Ylli Pango, Kosta Barjaba, Alfred Lela, Dasara Malltezi, Maks Velo, Tomi Treska, Tonin Gjuraj, Behar Gjoka do jenë pjesë e stendës UET Press, një ndërthurje moshash, arritjesh, profesionesh, perceptimesh e qëndrimesh. UET Press, së bashku me MAPO periodikë, kanë qenë gjithmonë pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për pasurim kulturor e shpirtëror, një mision i mundur dhe i realizuar me sukses. Nuk arrin dot të jetë në panair autori dhe gazetari i mirënjohur i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, por librin e tij i ri “Pushtimi”, ose rrëfimet e ministrit amerikan në Tiranë, Hugh Grant, për 7 prillin shqiptar do keni mundësi ta gjeni në stendën tonë. Për Ikonomin ky është libri i tretë, pas dy të parëve shumë të suksesshëm: "Faik Konica: Jeta në Uashington" dhe "Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit". Sikundër edhe me librat e tjerë, edhe këtë radhë Ikono-

> Kontratat tip

Artistët në protestë Reforma nuk do të jetë e lehtë për institucionet kulturore, aq më shumë kur bëhet fjalë për “modelim” të kontratave të punës së artistëve me institucionet. Këtë trego i dhe protesta e djeshme e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilët protestuan të gjithë bashkë për kontratat tip, të ideuara nga Ministria e Kulturës, që u janë shpërndarë të gjitha institucioneve kulturore në varësi. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Sindikata e Artistëve, sipas së cilës, propozimi është shkelje e kontratës ligjore. “Në asnjë vend, teatri nuk funksionon kështu. Kjo do të sjellë fundin e teatrit”, kështu shprehet Sindikata e Artistëve. Nga ana tjetër, lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe vetë drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Sipas tij, e gjithë kjo situatë e krijuar është vetëm një keqkuptim. “Artistët kanë mbështetjen time, asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna”, - kështu është shprehur Kerni.

Megjithëse vëmendjen ditën e djeshme e mori Festivali i Librit dhe Arteve Pamore i organizuar në Muzeun Kombëtar, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vijuar si çdo vit me aktivitetet në kuadër të Ditës Botërore të Librit. Ky fakultet ka patentën ekskluzive për organizimin e Panairit të Librit çdo 23 Prill dhe dje ishte viti i shtatë që u organizua panairi dhe një sërë aktivitetesh me kryefjalë librin dhe problematikat e letërsisë shqipe. Agron Gjekmarkaj n g a Ka t e d ra e Letërsisë është shprehur se Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka patentën origjinale të organizimit të Panairit për Ditën Botërore të Librit. “Është mirë të këtë shumësi aktivitetesh në këtë ditë, - tha ai- por në vend që të dublojnë njëri-tjetrin dhe të organizohen në një ditë, do të ishte mirë të shtriheshin gjatë gjithë vitit”. Aktivitetet kanë nisur në orën 9 të mëngjesit dhe kanë vijuar deri pasdite vonë. Gjatë panairit janë prezantuar disa tituj të rinj librash, si “Utopia” e studiuesit Sabri Hamiti, vepra e Arshin Pipës nga Katedra e Gazetarisë, e cila pasi është botuar në disa gjuhë të huaja, vjen e botuar në shqip nga kjo katedër, si edhe libri i polakut Zagajevski, përkthyer nga Bardhyl Londo. I pranishëm në aktivitete ka qenë edhe ambasadori i Polonisë në Shqipëri, ku midis të tjerash u diskutua edhe mbi letërsinë polake dhe përkthimet në shqip. Në tryezën e rrumbullakët e organizuar në auditorët e fakultetit me kritikë dhe përkthyes mbi problematikat e librit, u vu theksi te librat anonimë që shihen si një shqetësim i madh i botimeve të sotme. Viti 2013, sipas Dhurata Shehrit, ka qenë viti ku ka mbizotëruar letërsia shqip me 527 tituj nga 819 botime gjithsej. Mes përkthimeve për vitin 2013 kanë dominuar kryesisht ato të letërsisë amerikane, ndërsa shkrimi kritik ka prodhuar 40 tituj të rinj. Ndërsa shtëpitë botuese me botimet më të mëdha kanë qenë “Ada” me 84 tituj, e ndjekur nga Toena me 42, “Geer” me 32 dhe “Pegi” me 31 tituj. Shtëpia botuese “Dudaj” renditet e gjashta me 25 tituj, ndërsa “Onufri” përgjatë këtij viti ka botuar 17 tituj të rinj. Sipas Shehrit, në Kosovë botimet janë më të ulëta, ku në vitin 2013 janë botuar 191 vepra. Përkthyesja Saverina Pasho u shpreh se letërsia jonë është në fazë foshnjore. “Një e metë e punës së shtëpive botuese, -u shpreh ajo, - është se ende nuk kanë ndjerë nevojën e tregut dhe të bëjnë përzgjedhje e politika editoriale të mençura”. Në kuadër të festimeve për këtë ditë, studentët e Dramës në Departamentin e Letërsisë kanë vënë në skenë dramën “Këngët e Milosaos”, duke e shfaqur për studentet, pedagogët dhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Kumbaro tha se ky vit i kushtohet De Radës dhe ka një axhendë kushtuar shkrimtarit, e cila shtrohet përgjatë gjithë vitit. S.Balliu


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

11 15

16

6

7

8

9

12

17

10

13 19

18

20

14

21

23

22 24

25

26

29

28 34

35

36

30

27

31

32

33

37 41

42

43

44

45

Koha e fillimit ____:____

46

48

47

Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht:

1. Largimi nga atdheu për arsye politike, a ekonomike. 5. Secila nga dy periudhat e vitit kur Dielli ndodhet në pikën më të largët nga Ekuatori. 11. Falchi e kinemasë italiane. 12. Mangut në dialekt. 13. Mërfi, aktor i njohur humorist. 15. Qendrim i dikujt që i bën lajka eprorëve. 19. Ankimi kundër një vendimi gjyqësor, në bazë të së drejtës së të dënuarit për të kërkuar rishikimin e vendimit nga një gjykatë me e lartë. 22. Qytet në Itali. 23. I metë nga mendja, torollak, teveqel. 24. Gaz që përbën pjesën më të madhe të ajrit. 25. Bujtinë. 20. Instituti Zoologjisë. 28. Këshilli Europës. 30. Është pjesë e një aeroporti. 34. Përemër vetor. 36. Romano, ish-kryeministër i Italisë. 38. Agjensi Kulturore. 39. Kandrra të vogla parazitare. 40. Njeri i mbyllur në vetvete e i zymtë, të cilit i pëlqen të rrojë i vetmuar, larg njerëzve. 44. Dobi, përfitim. 45. Francesko, aktor i njohur italian. 47. Vegël e posaçme për të matur a për të kontrolluar me përpikëri të madhe përmasat e një detali. 48. Sëmundje e syve. 49. Banor i Çamërisë.

Vertikalisht:

1. Lloj krapi me trup të kuqërremtë, me nofullën e sipërme të dalë, me katër qime si mustaqe, që rron nëpër lumenj me shtrat prej guri. 2. Enë alumini me të cilën hanin ushtarët. 3.Tepsi e madhe dhe e cekët, mbrapsht. 4. Shtet në Europë. 5. Thjeshtësim i tepruar i gjërave e i dukurive. 6. Perandoria që mbajti Ballkanin të pushtuar për 500 vjet. 7. Pak litra. 8. Shpjegime më të hollësishme për një punë, një ngjarje etj. 9. Qeliza, ndryshe. 10. Jetë pa trazime, jetë e qetë dhe e lumtur. 12. I ka veza në mes. 14. Përemër pronor. 16. Lumë i vendit tonë. 17. De Janiero i Brazilit. 18. Industria Energjitikës. 20. Lloj perimeje. 21. Lehu në mes. 27. Diçka që të ngulitet në mendje. 29. Poet i famshëm i letërsisë antgike greke. 31. Hajrie, aktore e njohur shqiptare. 32. Gaz që mbush llampat e ndriçimit. 33. Notë muzikore. 35. Zola i letërsisë franceze. 36. Pjesëz mohuese. 37. Njeri me trup të madh. 39. Urdhërpagesë për të tërhequr para nga banka. 41. Kafshë gjitare. 42. Lloj, ose... 43. Grusht shteti. 44. Lezha në makina. 46. Transporti Ajror.

Sudoku | nivel mesatar 6

8

4

7 2 3 8

4

8

5 6 9 8

7

2 1

2

2 5 4 6

3

1 2 7 5

3 7

7 1 9 8

7 3 4

6

8

1 5 2 6

9

1

2 9

Januzaj zgjedh kombëtaren e Belgjikës Lojtari i ”Manchester United”, shqiptari Adnan Januzaj zgjodhi të jetë në dispozicion të rkipit kombëtar belg të futbollit, njoftoi sot në Twitter, Marc Wilmots, trajner i ”Djajve të kuq”. ”Mora konfirmimin zyrtar të Adnan Januzajt për t’u vënë në dispozicion të ekipit kombëtar belg”, deklaroi Wilmots. “Ky është një lajm i mirë që marr nga një lojtar i talentuar”, shtoi ai. Dy muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, Adnan Januzaj, 19 vjeç, kishte mundësinë të zgjidhte ndërmjet Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Kosovës dhe të Anglisë. ATSH

38

40

39

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

6 1 2 7

6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9 7

3 1 2

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Partneri do iu mbeshtesë ne gjithcka gjatë kësaj dite dhe do iu japë këshilla te vyera. Marrëdhënia me te do jetë edhe me e mirë sesa ju vetë e kishit menduar. Beqarët duhet te zgjidhin njëherë konfloktet qe kanë me disa persona para se te mendojnë për një histori dashurie. Me paratë nuk do i keni aspak mirë punët.

Ka rrezik që nje krizë ta tronditë jetën tuaj ne cift gjatë kësaj dite.Do kërkoni ne çdo moment te dalë e juaja dhe kjo mund te sjellë debate të njepasnjëshme. Beqarëve do iu ndryshojë menjëherë jeta pas nje takimi impresionues që do kryejnë. Ne planin financiar mos bëni sakrifica për ta përmirësuar situatën, por mundoheni me sa të mundeni të ruani ekuilibrn.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Gjatë kësaj dite pritet te ndodhin ngjarje të mëdha ne jeten tuaj ne cift. Do ndiheni aq mirë saqë herë pas here do iu duket vetja sikur jeni ne një ëndër. Shfrytëzoni cdo sekondë. Beqarët duhet te presin edhe disa dite nese duan te gjejnë personin që iu përshtatet më shumë. Gjendja fianciare do jetë aq e mirë saqë do arriini të shpenzoni dhe te hiqni edhe disa para mënjanë.

Klima yjore do jetë mjaft e përshtatshme gjatë kësaj dite për te dashuruarit kështu që mund të merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi. Do i mendoni shumë mirë gjërat para se te hidhni cdo hap. Beqarë do njihen me një person mjaft serioz i cili d i mahnisë që me shikim te parë. Financat do kenë ndërlikime të vogla, por me pak mundim do mund ta ruani te stabilizuar gjendjen.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Sot, ju që jeni ne një lidhje do kaloni një etapë goxha delikate, por që nëse ja dilni gjërat do ecin edhe më mirë. Mendohuni para se të hidhni cdo lloj hapi. Beqarët do kene pa fund mundësi për takime dhe aventura afatshkurtra, asgjë më shumë sesa aq. Për te përmirësuar te ardhurat nuk duhet ne asnjë mënyrë t’iu besoni lojërave te fatit sepse mund te humbni më tepër.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Pritet qe dita e sotme të jetë me shumë fat për të dashuruarit. Secili do tolerojë edhe me shumë se më pare dhe atmosfera do bëhet më e kendshme. Beqarët nuk duhet t’iu besojne verbërisht personave që do i joshin sepse disa mund te kenë një sjellje te mirë vetëm sa për te rënë në sy. Ne planin finaciar duhet te merrni masa strikte nëse nuk doni që gjendja te përkeqësohet.

2 5 6 1 Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 047, 156, 457, 459, 561, 748, 951, 965. Numra me 4 shifra: 1824, 5230, 5415, 5421, 5874, 6172, 8625, 9874. Numra me 5 shifra: 01526, 10256, 14785, 14508, 20152,

25965, 45222, 45269, 50854, 51889, 51900, 52101, 68754, 72497, 78596, 85415. Numra me 6 shifra: 102365, 131568, 144478, 191258, 222220, 254614, 365985, 415210, 442785, 487485, 540846, 555359, 580532, 642150, 748541, 968748.

Do e mbroni nga gjithçka jetën tuaj ne cift gjatë kësaj dite dhe nuk do lejoni ne asnjë moment qe persona te tretë t’ua prishin harmonine dhe bashkepunimin. Beqarët do kene vetëm tërheqje fizike, asgjë me shumë sesa aq. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini shume shpejt ta përmirësoni gjendjen. Do i shlyeni edhe borxhet që keni pasur.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Bëni atë qe do iu thotë zemra sot nëse doni te ndiheni sa me mirë. Nga ana tjetër mos uavini aspak veshin atyre që do iu thonë njerëzit rreth e rrotull. Beqarët do jenë të qartë për atë qe duan dhe do e gjejnë mënyrën për t’ia arritur qëllimit. Ne planin financiar do jeni shumë te zotët dhe do e ruani gjendje te qëndrueshme.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ditë goxha pasionante kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do jeni gati te bëni gjithcka vetëm që marrëdhenia në cift te jetë sa me e ngrohtë dhe harmonia te mbizotërojë. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë personat që do mundohen t’i joshin prandaj do preferojne më mirë te qëndrojnë edhe sot vetëm.Te ardhurat do kene një përmirësim te vogël.

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse jeni ndër ata që kanë vuajtur kohët e fundit nga vetmia apo marrëdhenia ne cift nuk ka qënë si duhet, sot do kalojnë një ditë goxha më te mirë. Beqarët do vazhdojnë ta kërkojnë ne cdo cep dashurinë, por sërish nuk do e gjejnë dot atë. Klima nuk do jetë aq e favorshme sa duhet për financat. Refektoni shumë herë para se te kryeni cdo lloj shpenzimi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) E jetën tuaj në çift çcdo gjë do ecë për mrekulli. Madje ne disa momente do përjetoni ndjesi dhe emocione aq te forta saqë di iu duket sikur jeni ne një ëndër. Edhe per beqarët klima do jetë e favorshme për takime. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë, por për shkak te faturave të shumta qe keni për të paguar nuk do mund te hiqni para mënjanë.

PESHQIT (20/II-19/III) Nuk do ju pëlqejë aspak sjellja e partnerit sot dhe për këtë arsye shpesh do keni debate të forta me të. E mira do ishte të flisnit te paktën për njëherë të vetme hapur dhe të saqronit cdo gjë. Beqarët duhet te tregohen te matur sepse jo te gjithë personat mund te jenë ashtu si duken.Ne planin financiar duhet te bëni kujdes.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.04.2014

Rreth viti

15

Fëmijëria nganjëherë mund t’i bëjë vizitë njeriut, por rinia kurrë. - Anna Jameson

960

Danimarka bëhet e krishterë Mbreti Harald i Danimarkës sfidoi Poppo-n, një misionar nga Gjermania, që t’i provonte se feja e krishterë ishte e vërtetë. Pasi Poppo mori në dorë një hekur të nxehtë, por nuk u dogj nga metali përvëlues, Mbreti shpalli se ai tani besonte në fuqinë e Zotit të krishterë dhe menjëherë kërkoi konvertimin e të gjithë danezëve. Kjo është historia e treguar nga Widukind-i i Corvey-t, një murg gjerman që e shkroi rreth vitit 967. Ai shton se Poppo tani është bërë ipeshkv. Dimë nga burime të tjera se një prift me emrin Poppo u bë ipeshkvi i Wurzburg-ut në Gjermani në vitin 961,

gjë që sugjeron se konvertimi i Harald-it ndoshta ndodhi pak para kësaj date. Poppo nuk ishte misionari i parë që shkoi në Danimarkë, por të gjitha përpjekjet e para për të bindur danezët që të braktisnin zotat e tyre paganë kishin dështuar. Ka gjasa që misioni i Poppo-s ishte sponsorizuar nga Otto I, Mbreti i Gjermanëve dhe më vonë Perandori i Shenjtë Romak dhe ka shumë mundësi që konvertimi i Harald-it të jetë bërë për arsye politike - ai ishte një sundimtar ambicioz që ndërtoi rrugë, ura dhe kështjella, për të krijuar një strukturë pushteti të centralizuar dhe të

mbronte Danimarkën jugore nga inkursionet e gjermanëve. Krishterimi do të siguronte mjete më të forta për të konsoliduar autoritetin e tij mbi njerëzit dhe për të bashkuar vendin. Gjatë mbretërimit të tij, Harald-i ngriti një gur të madh, të gdhendur në një vend që quhej Jelling. Ishte vendosur pranë varrit të të atit, Gorm-it, i cili ishte pagan. Njëra anë e gurit jepte kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe tjetra imazhin e një kafshe të egër pagane me brirë ndërlidhur me një gjarpër. E treta përmbante një tekst të gjatë ku shpallet konvertimi i Harald-it.

Blitz

Flickr

1.15

Milion shuma që duhet investuar në Maltë, në mënyrë që një i huaj të blejë qytetarinë në BE në një ligj të ri maltez.

12 400

Numri i mjeteve motorike minë-rezistuese, që Ushtria amerikane planifikon t’ua dhurojë forcave të rendit në Amerikë apo shteteve të huaja.

9 +800

Në 10 raste një i ri afgan nuk ka dëgjuar kurrë për 11 shtatorin.

Rritja në përqindje në numrin e grupeve aktive anti-qeveri federale gjatë mandatit të parë të Obamës.

Foto: qingbo sun Titulli: albania 2014

Alisë Munro: portretizuesja e shpirtit shqiptar Adem Ferizaj Si fëmijë, Alisë Munro lexonte përrallën e Hans Kristian Andersenit “Sirena e vogël” – përrallë “pikëllimesh të përzgjatura”, kështu e kujtoi shkrimtarja kanadeze atë në një xhirim që u shfaq me rastin e ceremonisë së çmimit “Nobel” në vitin 2013. Fundi tragjik i “Sirenës së vogël”, në të cilin personazhja kryesore s’mund të martohet me princin që e dashuron, i kishte çliruar skajshmërisht imagjinatën e Munrosë dhe ajo mori e rishkroi përrallën, me përfundim të lumtur. Ky ishte fillimi i aktivitetit letrar të saj, siç tha lauretja e çmimit “Nobel” për 2013 në të njëjtën intervistë. Kjo fuqi imagjinate i mundësoi Munrosë që fenomenin e burrneshave shqiptare ta përfshijë në përrallë me titull “Virgjëresha shqiptare” dhe të cilën e publikoi në përmbledhjen e tregimeve të shkurtra me titull “Fshehtësi të hapura” në vitin 1994. Një udhëtare e huaj, një vajzë me emrin Lotar, eksploron rajonet e Malësisë së Madhe të Shqipërisë veriore. I vetmi kontakt i saj aty, prifti i fshatit, përpiqet ta mbrojë atë që të mos futet në një martesë të detyruar dhe e detyron atë të heqë dorë nga identiteti i saj femër dhe të bëhet anëtar i shoqërisë, burrë nderi. Një ditë, prifti vendos të ikë nga shoqëria patriarkale me Lotarin, duke synuar të vendoset si peshkop në Shkodër. Gjatë ngjarjeve, marrëdhënia e tyre bëhet e zymtë – mbase për shkak të iden-

gazetamapo@gmail.com

titetit të saj mashkullor në shoqëri. Aventura e Lotar zhvillohet në fillim të shekullit 20 dhe paraqet vetëm një prej cikleve narrative në “Virgjëreshat shqiptare”. Kller, personazhja tjetër kryesore, viziton rregullisht në spital Sharlotën – gruan kanadeze të martuar me shqiptar. Gjatë vizitave nga Kller, Sharlota është ajo që bën aventura me Lotar. Kller tashmë është e ndarë mes dy personave: burrit të saj dhe fqinjes. Në fund, ajo ndërmerr një “ndryshim dëshpërimi dhe përkundër keqardhjes që [ajo] vuan çdo ditë, [ajo] ndjehej krenare”. Dy gra që jetojnë në rrethana krejtësisht të ndryshme, por që kanë njëfarë paralele që formohet nga marrëdhëniet e tyre me mashkull, dhe konflikti kryesor është ndjekja e të njëjtit njëfarë objektivi të autonomisë që përshkruhet nga “Virgjëresha shqiptare”. Kufijtë mes trillimit dhe realitetit janë të mjegullt Që nga fjalia e parë, Munro pakushtimisht e bën lexuesin të futet në këtë konflikt. Ajo e ndërlidh tregimin pa kronologji dhe pa e pajisur lexuesin fare me ndonjë informatë paraprake. Lexuesi kërcen nga Kanadaja bashkëkohore e deri në Shqipërinë e hershme të shekullit 20, pa ditur se cilat elemente janë të historisë e cilat janë krejtësisht trillim. Komenti i Kllerës në këtë tregim të shkurtër është një lloj përqafimi i fatit të të dy personazheve: “ Ke m i q e n ë s h u m ë t ë l u mt u r a .

Shpesh jam ndjerë krejtësisht e vetmuar. Gjithmonë n’këtë jetë ka diçka për të zbuluar. Ditët e vitet kanë shkuar si me njëfarë mjegullie. Në tërësi, jam e kënaqur.” 82-vjeçarja Alisë Munro kurrë nuk ka qenë në Shqipëri. Ajo mësoi rreth jetës në shekullin e 20-të në Shqipëri, përmes studimit antropologjik të vitit 1909 të Edith Durham, “Shqipëria e lartë”. Durham kishte udhëtuar nëpër malet shqiptare në kohët kur ajo nuk kishte as të drejtë për të votuar, dhe në sajë të përshkrimeve të saja të përpikta, Munro kishte marrë një pasqyrë solide të zakoneve dhe veçantive shqiptare. Ndoshta, po që se Munro nuk do ta njihte punën e aventurieres nga Britania kurrë nuk do të kishte shkruar “Virgjëreshën shqiptare”; është perspektiva e Durhamit mbi shoqërinë shqiptare ajo që i bën të mundshme temat “munroviane”: marrja parasysh e marrëdhënieve ndërpersonale shqiptare nga një pikëvështrim femëror. Për më tepër, Lotar shfaq – rastësisht apo jo rastësisht – disa ngjashmëri me Edith Durham. Gratë shqiptare dhe qëndrimet e tyre stoike për jetën Në tregimin e saj të shkurtër, Munro nuk i viktimizon gratë shqiptare. E as që i dënon rrethanat patriarkale të shoqërisë shqiptare. Në vend të kësaj, autorja kanadeze thekson forcën e grave, shkëlqimin e tyre dhe lumturinë jetësore. Munro sheh një stoicizëm tek fem-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

rat shqiptare: Edhe pse ato jetojnë në pabarazi, askush nuk mund t’ua ngacmojë gëzimin. Megjithatë, ajo në mënyrë të përsëritur tregon se si kjo shoqëri patriarkale është kufizuese për gratë, dhe i lejon ato që të jenë në disponim vetëm kur ato janë mes grash. Kur Lotar takon për herë të parë një virgjëreshë të betuar, ajo i drejtohet një gruaje tjetër afër saj, por ajo “tund kokën, sepse nuk dëshiron të flet ku burrat mund t’i dëgjojnë”. Nuk është rastësi që Munro perifrazon fjalën “shqiptar” disa herë me “gjuhën e gegëve”, duke vënë mënjanë kombësinë. Qëllimi i saj nuk është të lartësojë kombin shqiptar; ajo në fakt filtron aspektet universale të veçantive shqiptare dhe nga kjo gjë nxjerr letërsi. Munro “i hyn mu në zemër asaj që është njerëzore”, siç e formuloi drejtori i BBC Arts, Uill Gompertz, kur foli mbi opusin letrar të kanadezes. Mishërimi i këtij koncepti të “të qenit njerëzor” është padyshim i painteresuari dhe i nënshtrueshmi admirues i librit, Giurdi, burri i Sharlotës. Ky njeri transmeton njëfarë fatkeqësie të bukur. Nëpërmjet Giurdit, arrijmë të kuptojmë vlerësimin e shkrimtarit amerikan dhe admiruesit të Munrosë, Jonathan Franzen-it, i cili deklaroi se “më shumë se çdo shkrimtar tjetër që nga Çehovi, Munro përpiqet dhe arrin [...] njëfarë geshtalti-gjithëplotësie në përfaqësimin e një jete të caktuar”. @Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 24.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.