24 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Një histori me pemë dhe plot ndotje të gjelbër Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 24 mars 2014. Numër 1165. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

letërkëmbimi

Lulzim Basha: I gatshëm të takohem me Edi Ramën

Përgjimet e ps padia e tretë penale për Imamin Ministria e Mbrojtjes padit sërish ish-ministrin Imami dhe ish-kreun e SHIU, Ylli Zyla për përgjime të paligjshme. Objekt i padisë, edhe tenderi 1.5 milionë euro për blerje të pajisjeve të posaçme që përgjojnë audio dhe video. Ky është kallëzimi i tretë që Ministria e Mbrojtjes dorëzon për Imamin, por Prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë akuzë. Kush është Ylli Zyla, i vetmi që dha informacion për protestën e 21 janarit Ministria e Mbrojtjes dorëzon kallëzimin e tretë në Prokurori për ishministrin Arben Imami dhe vartësin e tij në krye të SHIU-t, Ylli Zyla. Padia penale ka si objekt përgjimet e pretenduara të eksponentëve të PS-së gjatë kohës që ishin në opoz-

itë, si dhe një tender për blerjen e pajisjeve të përgjimit me vlerë 1.5 milionë euro. Për këtë çështje, PS ka denoncuar publikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, veçanërisht pas protestës së 21 janarit. Por burimet... Faqe 7

Malaj: Marrëveshja me FMN e vështirë, por e domosdoshme Kreu i PD shkruan se në letrën e dërguar nga kryeministri nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës, në lidhje me reformën administrative-territoriale. “Vetëm pranimi i konsensusit të kësaj reforme në sallën e Kuvendit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy më sy i letrave, që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht” Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Ftesa provokative ‘sy për sy’ e Ramës për Bashën

koment Bardh Kadilli

‘Xhihadi’ shqiptar në Siri na gjeti të papërgatitur: kë dhe pse koment Elton Hatibi

12 universitet

Ngjarja kryesore e ditëve të fundit është arrestimi i tetë shtetasve...

Për kushtet dhe nivelet në të cilat po rrezikohej ekonomia jonë, marrëveshja me FMN-në ishte e domosdoshme. Ishim në një situatë kur rritja ekonomike u tkurr 0.7 % të GDP-së. Në çdo klasifikim ndërkombëtar... Faqe 6

Ngjela: Kompromisi Rama-Berisha zgjodhi Nishanin President Avokati Spartak Ngjela komenton seancën e fundit me fyerje në Kuvend, si dhe i bën një skaner qeverisjes së deritanishme të Ramës dhe sjelljes së opozitës. “Rama duhej të kishte në qeveri Majkon e Finon, si dhe senjorinë e vjetër. Nëse Rama

Sy më sy… kjo është shprehja që jo vetëm e ka zgjedhur me kujdes, jo...

reformave të zvarritura apo reduktimin e disa politikave populiste me taksat”

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj vlerëson marrëveshjen me FMN-në si një mundësi për t’i rikthyer vendit kredibilitetin përballë institucioneve financiare dhe tregjeve ndërkombëtare. “Kushtet” e FMN-së kanë ndihmuar arritjen e miratimit të disa

nuk do të donte, Nishani nuk do ishte sot President!” Edhe nën nivelin e shqiptarëve. Nuk është ky niveli i shqiptarëve. Është fatkeqësi! Pa le më pastaj të elitës intelektuale. Shqiptarët janë njerëz të kulturuar në marrëdhënie shoqërore. Këta vazhdojnë me hullinë që kanë nisur. Kështu si drejtohet shoqëria... Faqe 4

të dyshuarit

Teatra politike

Itali, 40% e studentëve braktisin universitetin Dyzet për qind e studentëve të regjistruar në universitetet italiane, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga shtete të tjera, nuk arrijnë t’i çojnë studimet deri në diplomim, thuhet në raportin e botuar javën e shkuar nga Agjencia për vlerësimin e universitetit dhe kërkimit shkencor në Itali.

Trafiku Lindje e Mesme-BE, dy iranianë kapen në Rinas

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Ja pesë arsyet pse Basha duhet të thoshte po Kryeministri i pat dërguar një letër shefit të opozitës ku i kërkonte të uleshin e të flisnin për reformën administrative. Në fakt, duket se nuk ka shumë për të folur, por korrespondenca, që mbrëmë vonë u bë dykahëshe, ka rëndësinë e vet, qoftë edhe vetëm si e tillë. Pamja e parë e rrafshit ‘nuk ka asgjë për të folur’ sepse mazhoranca e ka prishur konsensusin, bart të vërtetën e vet. Gjithsesi nuk e shteron nevojën për të folur në politikë, për t’u marrë vesh, për të arritur një konsensus. Edhe më shumë kështu kur ky konsensus njëherë është prishur. Edhe pse pikërisht nga pala që tani duket se po e kërkon atë. Kështuqë z. Basha duhet t’i thoshte po ftesës së z. Rama. Dhe, në parim, kështu ndodhi, të paktën në dukje. Edhe pse...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Kompromisi i heshtur Rama-Berisha zgjodhi Nishanin President

Spartak Ngjela:

Faqe 4

politikë\ Vuljaniç: BE, e

interesuar për anëtarë të rinj për shkak të Ukrainës

Faqe 5

intervista/ Malaj: Marrëveshja

me FMN e vështirë, por e domosdoshme

Faqe 6

Pisha, selvi, akacie, qiparisa dhe ullinj janë mbjellë në Tiranë dhe duket se “virusi” po përhapet në të gjithë vendin. Tanini tashmë është optimist, ajo që ai thotë se e ka parë gjithmonë si rruga mes Ferrit dhe Parajsës, një rrugë mes pemësh gjigante mund të bëhet realitet.

Në fakt, për habi të Taninit dhe organizatorëve, nisma ia doli mbanë të përhapej mjaft shpejt në të gjithë vendin, edhe pse ata ishin nisur për diçka që kishte të bënte vetëm me Tiranën. Kryeqyteti sigurisht pati doza më të mëdha të asaj që me shaka po quhet “ndotja e gjelbër”, ngase sigurisht bimët janë të rralla mes betonit dhe po ashtu të rralla janë edhe nisma të tilla që mbijnë prej hiçit.

Një histori me pemë dhe plot ndotje të gjelbër Nisma “Mbill pemën tënde”, si e bëri Facebook të mundur që të kemi më shumë pemë dhe dëshira për ta shtrirë në të gjithë vendin Vladimir Karaj

D

o ishte e vështirë të shkruash historinë e një peme. Pemët përgjithësisht janë anonime, ato ose mbijnë vetë, ose mbillen dhe harrohen. Por më shumë se 1200 pemët e mbjella së fundmi në Tiranë do të kenë një emër dhe një histori. Mjaft prej tyre do të rriten bashkë me fëmijë që u bënë pjesë e lëvizjes “Mbill pemën tënde” dhe do të kenë kështu një histori të tyre. Eljan Tanini, një prej organizatorëve të lëvizjes që u përhap krejt papritur në folder-at plot foto të aktivitetit ka të veçantë atë të Arbërit, një djali të vogël që përqafon pemën me të cilën është lidhur përfundimisht. Pisha, selvi, akacie, qiparisa dhe ullinj janë mbjellë në Tiranë dhe duket se “virusi” po përhapet në të gjithë vendin. Tanini tashmë është optimist; ajo që ai thotë se e ka parë gjithmonë si rruga mes Ferrit dhe Parajsës, një rrugë mes pemësh gjigante mund të bëhet realitet. Në fillim, siç tregon Blendi Sukaj, kishin vënë shenjestër për 500 pemë, por numri i ka kaluar të 1200 dhe tani duket se grupi shpreson që viti tjetër të jetë edhe më i mbarë ndërsa duan të zgjerojnë iniciativën në të gjithë vendin. “Lura dhe parqet e djegura”, thotë Tanini, do të jenë pjesë e aksionit që duhet të përfshijë gjithë Shqipërinë. Në fakt, për habi të Taninit dhe organizatorëve, nisma ia doli mbanë të përhapej mjaft shpejt në të gjithë vendin, edhe pse ata ishin nisur për diçka që kishte të bënte vetëm me Tiranën. Kryeqyteti sigurisht pati doza më të mëdha të asaj që me shaka po quhet “ndotja e gjelbër”, ngase bimët janë të rralla mes betonit dhe po

ashtu të rralla janë edhe nisma të tilla që mbijnë prej hiçit. Madje në rastin konkret mund të thuhet se jemi në fushën e unikalitetit. Në Shqipëri sigurisht që janë mbjellë pemë. Kryebashkiakët e kanë përdorur këtë për të treguar se sa shumë e duan ambientin dhe qytetin, edhe pse numrat e pemëve nuk kanë qenë në proporcion të drejtë me ato që priteshin për të ndërtuar pallate. Nga ana tjetër, qytetarët pak duket se janë merakosur për këtë pjesë. Deri tani ne kemi njohur më shumë prerës dhe zjarrvënës, por mbjellës pemësh ka qenë pak e vështirë të dalloje. “Kur e menduam me Ina Kasimatin, Blendi Sukajn, Arbër Qytykun dhe Eralda Bushin, e kisha dhe e kishim motivin e qartë dhe e kuptoja shumë mirë përhapjen e shpejtë të ‘Mbill Pemën Tënde’. Kjo është protesta jonë e qetë, ku edhe e shkuara e ndjen fajin duke mbjellë qoftë edhe një pemë të vetme për emrin e saj”, thotë Tanini për Mapon. E shkuara fajtore është sigurisht ajo e viteve të kaluara pa asnjë kujdes mjedisor, pa asnjë ide se ku do të mund të futnim kokën në ditë të nxehta vape apo pa e vrarë mendjen se betoni po i shëmtonte qytetet tona, që nën diktaturën e “grisë” bëheshin gjithmonë e më shumë monotone. Ina Kasimati është e kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat deri tani. Përfshirja e shkollave deri dhe të verbërve e ka bërë këtë një histori suksesi. “Jehona e kësaj nisme, jo vetëm që ka gjetur mbështetje dhe gatishmëri për përfshirje në shumë qytete të vendit tonë, por edhe në Kosovë, ku një grup gjimnazistësh nga një kolegj i Prishtinës po organizohen të vijnë një fundjavë dhe të përfshihen edhe ata në aksionin e radhës”, thotë ajo duke treguar se mbështetja ka qenë përtej asaj që mendonin.

“Blendi Sukaj thotë se nisma e ka bërë të ndjehet për herë të parë si në Perëndim”, tregon Eljani. Vetë Sukaj pohon në fakt se është çuditur me atë që ndodhi dhe përmasat që mori ajo që ngritën me pak pritshmëri. Ndërkohë për pjesëtarin tjetër të nismës, Arbër Qytykun, kjo është hapja e një dritareje që tregon se njerëzit mund të bëjnë punë të mira.

Tanini thotë se pasionin e ka kujtim prej gjyshit, që i thoshte të mos merrej shumë me njerëzit por me pemët, ndërsa thotë se Shqipëria bëhet vetëm duke mos qenë dembel e kaluar kohën në kafe. Njerëzit kanë ardhur me motive të ndryshme pranë nismës. Shumica sidoqoftë kanë qenë thjesht të interesuar që të mbillen pemë, edhe pse e veçanta në këtë rast është që pemët kanë marrë emër.

Mbështetje, grupi ka gjetur nga Bashkia e Tiranës me punëtorët e saj, por edhe nga Forcat e Armatosura që kanë ndihmuar në punët që duheshin bërë për mbjelljen e pemëve. Tanini thotë se pasionin e ka kujtim prej gjyshit, i cili i thoshte të mos merrej shume me njerëzit por me pemët, ndërsa thotë se Shqipëria bëhet vetëm duke mos qenë dembel e kaluar kohën në kafe. Njerëzit kanë ardhur me motive të ndryshme pranë nismës. Shumica sidoqoftë kanë qenë thjesht të interesuar që të mbillen pemë, edhe pse e veçanta në këtë rast është që pemët kanë marrë emër. Ina Kasimati thotë se i pëlqen më shumë fakti që mund të shkojë edhe të kujdeset për ato që ka mbjellë vetë. Përmes pemëve, ajo thotë se po ruan edhe kujtimin e babait, të cilit i ka dedikuar një nga fidanët. “Blendi Sukaj thotë se nisma e ka bërë të ndjehet për herë të parë si në Perëndim”, tregon Eljani. Vetë Sukaj pohon në fakt se është çuditur me atë që ndodhi dhe përmasat që mori ajo që ngritën me pak pritshmëri. Ndërkohë për pjesëtarin tjetër të nismës, Arbër Qytykun, kjo është hapja e një dritareje që tregon se njerëzit mund të bëjnë punë të mira. Është një dritare e vogël shprese në fakt, e nisur në një bar të Tiranës (Hemingway Bar) ku nismëtarët mblidheshin për të diskutuar dhe ku u vendos një kuti druri që mblodhi donacionet. Tani ka pemë atje ku më parë kishte vetëm re të zeza tymi. Ka pemë në Sharrën që veç varreve strehon edhe landfillin që gëlltit ndotjet urbane të qytetit; ka pemë atje ku ishin rralluar, atje ku nuk ishin mbjellë më parë dhe sigurisht nismëtarët shpresojnë të ketë edhe më shumë se kaq. Tanini thotë se ka rastisur të shohë ndërsa shëtit me biçikletë sesi njerëzit janë kthyer te pemët e tyre. Dikush për t’i soditur, dikush tjetër me një shishe ujë për t’i vaditur. Është një ndryshim i vogël, një njollë e gjelbër që “ndot” në hapësirën ku thuajse çdo gjë e ngjashme shkatërrohet. Madje për ironi ose jo, edhe hera e dytë që shqiptarët u angazhuan masivisht në një nismë të reklamuar në Facebook pas asaj kundër lëndëve kimike, është sërish ambientaliste. Ndoshta vërtet e duam të gjelbrën.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Korrespondenca me Ramën

24.03.2014

3

precedentët

Takimet Basha-Rama Që prej muajit korrik të vitit 2012, ku ish-kryeministri Berisha negocioi pa rezultat me liderin e PS-së, Edi Rama, për gjetjen e një emri konsensual për postin e Presidentit, në skenën politike shqiptare janë parë pak ose aspak takime mes liderësh qoftë edhe formalisht. Në një takim me karakter jopolitik të para do kohëve, ku ishin të ftuar Rama dhe Basha, ata shtrënguan formalisht duart, qëndruan ftohtë ndaj njëri- tjetrit, ndërsa ulja e tyre në një tavolinë shërbeu thjesht për fotografët. E tillë ishte edhe pjesëmarrja e tyre për të ndarë çmimet TIFF në muajin tetor të vitit të kaluar, ku edhe pse ishte një aktivitet kulturor, si Rama ashtu edhe Basha shmangën njëri-tjetrin të ulur krejt pranë e ku u kujdesën për t’u treguar kortezialë vetëm me të ftuarit e tjerë të mbrëmjes. Ata ishin po aq afër dhe përballë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Presidencë. Sërish, prania e tyre aty nuk ndikoi në përcjelljen e një lajmi ndryshe. Ndërkohë, përpjekja e parë zyrtare dhe pa sukses ishte ajo e Ramës (po përmes një letre) për të diskutuar për shtyrjen e futjes në fuqi të ligjit “Për Nëpunësin Civil” në tetor të vitit të kaluar. Edhe letra e dytë e Kryeministrit për një çështje tjetër të rëndësishme, siç është ajo për reformën territoriale, pritet të mbetet thjesht formalitet dhe pa zgjidhje konkrete.

Përgjigja befasuese e Bashës: Jam i gatshëm të takohem “Vetëm pranimi i konsensusit të kësaj reforme në sallën e Kuvendit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy më sy i letrave, që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht” Kur të gjithë ishin duke vënë bast se kreu i PD do të refuzonte ftesën e kryeministrit për një takim mbi reformën territoriale, Basha ka befasuar. Po me anë të një letre, siç dhe Rama iu drejtua, ai dje në mbrëmje u shpreh i gatshëm për takim. “Ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE, si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrative-territoriale”. Para se të vijë te pranimi i takimit, kreu i PD-së i bën me dije kryeministrit se “Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm. Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy më sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht.

Kreu i PD shkruan se në letrën e dërguar nga kryeministri nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës në lidhje me reformën administrativeterritoriale

Letra e Bashës për ramën Z. Edi Rama Kryetar Partia Socialiste Tiranë 23 mars 2014 I nderuar zoti Rama, Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithpërfshirje të publikut. Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lenë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend. Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj

teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar. Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetë e katër deputetësh. Në vizionin tonë si opozitë, reforma administrative-territoriale para se të jetë një rivizatim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, ka qenë dhe është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standardet më të përparuara europiane. Është e trishtueshme që sjellja në rendin e ditës e kësaj reforme përkon me bllokimin e shumfishtë dhe të përsëritur të pushtetit vendor nga qeveria juaj. Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomisë vendore në Shqipërinë e sotme i kompromenton rëndë dhe i vë në dyshim tundimin dhe qëllimet e shumicës suaj për të miratuar në mënyrë të njëanshme këtë reformë. Megjithatë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarë-

sisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngre opozita, Partia Demokratike dhe unë i qëndrojmë e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend. Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE si interes suprem kombëtar. Por edhe për reformën administrative-territoriale. Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm. Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht. Sinqerisht, Lulzim Basha

Fino: Nëse PD nuk pranon, do kërkoj që të rishikohet komisioni “Nëse opozita nuk vjen, unë do paraqes në Kuvend shumë shpejt, pamundësinë për të mos bërë dot këtë komision me bashkëkryetar dhe bipartizan. Do i kërkoj Kuvendit të rishikohet komisioni, për një hartë të re territoriale” TIRANË Bashkëkryetari i komisionit

për Reformën territoriale, deputeti i PS-së, Bashkim Fino, është i pari që ka folur për afate konkrete se deri kur opozita do të pritet për të bashkëpunuar për reformën. “Fak-

tori ndërkombëtar, të gjithë ambasadorët janë totalisht pro bërjes së kësaj reforme. Zoti Çuçi ka bërë marrëveshje me ta, kanë dhënë fonde. Flasin me të njëjtën gjuhë me ne dhe opozitën. Shpresoj që fjala e tyre të dëgjohet nga opozita. Në fund të fundit ne do i dëgjojmë, por do udhëheqim siç ka deklaruar dhe vetë kryeministri Edi Rama. Ka një kufi durimi ynë, ka kaluar 1 muaj e gjysmë për komisionin bipartizan. Shpresojmë që brenda marsit ta zgjidhim këtë situatë, ose të vijnë të bashkëpunojnë, ose do e miratojmë këtë reformë të domosdoshme si

mazhorancë”, - tha Fino në një intervistë për “A1 Report”. Fino u shpreh gjithashtu se reforma nuk ka prapavijë politike. “…Kjo është një reformë teknike dhe s’ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare. S’ka të bëjë, e përsëris, me zgjedhjet dhe Kodin Zgjedhor, do jetë 0 impakt…”, - tha ai. Fino u shpreh gjithashtu se kjo reformë në bazë është mirëpritur. “…Nga takimet konsultative që ka zhvilluar edhe ministri Bledi Çuçi me kryetarë komunash e kryebashkiakë, e kanë mbështetur këtë reformë territoriale. Edhe biznesi e pranon. Është luks i madh për ne të

kemi 385 njësi vendore. Ndarja e re territoriale duhet të ketë 1 nivel të parë të bashkive të komunave, dhe duhet shoqëruar me ndryshime për ligjin organik për pushtetin vendor”, - tha ai. Fino sqaron gjithashtu edhe planin “b” që ka mazhoranca në rast se opozita nuk bëhet pjesë e komisionit parlamentar që ka mandat tre muaj. “Nëse opozita nuk vjen, unë do paraqes në Kuvend shumë shpejt, pamundësinë për të mos bërë dot këtë komision me bashkëkryetar dhe bipartizan. Do i kërkoj Kuvendit të rishikohet komisioni, për një hartë të re terri-

toriale. Dua të sqaroj se kjo hartë nuk do të bëhet dhe definohet përfundimisht nga komisioni. Pas konsultimeve me gjithë grupet e interesit, prefekturat e kryetarët e komunave e bashkive, ne do të miratojmë një draft përfundimtar. Do të hartojmë një draft që do konsultohet për 2 deri në 3 muaj siç e parashikon Kushtetuta, dhe do të pranojmë përsëri sugjerime dhe konsultime, për ta rikthyer përsëri në komision. Pasi të marrim sugjerimet e tyre, me konsulta për rreth 2 muaj, do e sjellim në Parlament për të marrë edhe votat që duhen”, - tha ai.


4

fokus

ngjarje e ditës

Të dy kryeministrat, edhe Majko, edhe Fino duhej të ishin të përfshirë. Për Finon, që kur del në skenë kuptohet që, si nivel, është mbi qeverinë. Për atë që ka folur, të paktën në sensin administrativ dhe politik. Pra, nuk bën gabim politik, sepse ka gabuar deri sa ka ardhur në këtë nivel.

Spartak Ngjela: Kompromisi i heshtur Rama-Berisha zgjodhi Nishanin President

Avokati Spartak Ngjela komenton seancën e fundit me fyerje në Kuvend, si dhe i bën një skaner qeverisjes së deritanishme të Ramës dhe sjelljes së opozitës. “Rama duhej të kishte në qeveri Majkon e Finon, si dhe senjorinë e vjetër. Nëse Rama nuk do të donte, Nishani nuk do ishte sot President!” Çim Peka/ “Fakt” Zoti Ngjela, çfarë ndjetë kur patë atë debat në seancën e fundit parlamentare mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha? Nën nivelin tim. Po krahasuar me nivelin e shqiptarëve? Edhe nën nivelin e shqiptarëve. Nuk është ky niveli i shqiptarëve. Është fatkeqësi! Pa le më pastaj të elitës intelektuale. Shqiptarët janë njerëz të kulturuar në marrëdhënie shoqërore. Këta vazhdojnë me hullinë që kanë nisur. Kështu si drejtohet shoqëria, nuk jep shpresë për të ardhmen. Kryeministri nuk ka kohë të flejë sot, jo të shajë kundërshtarët. As për gjumë nuk ka kohë, ku do ta gjejë kohën për gjumë nuk e di, për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje. Sa i përket marrëveshjes me FMN-së, unë jam me FMN-në, sepse FMN është gardiani i madh i tregut dhe nuk e ke dëm atë që thotë FMN. Edhe në rast se ka ndonjë ekses, e rregullon ajo me borxhe. Kështu që lufta për FMN-në është jashtë konceptit tim për tregun. Ose do qëndrosh jashtë FMN-së dhe do jesh një anije në oqean, që i ka varur shpresat te kapiteni i saj, por ne s’kemi pasur kurrë kapiten. Ose do jesh i monitoruar, por i futur brenda sistemit financiar botëror. Pra ke një garanci. Pa garanci, me këta njerëz që s’janë profesionistë, që nuk dinë të bëjnë dallimin mes punës dhe kapitalit, që s’dinë të bëjnë dallimin mes prodhimit dhe remitancave, gjithçka mund të na ndodhë në Shqipëri. Përsa i përket nivelit të kulturës parlamentare, ai është një vend banal. Nuk kam nevojë fare ta analizoj. E ç’të them: atë e analizon edhe një hamall, (nuk kam asgjë me hamallin, përkundrazi e respektoj) edhe një njeri i zakonshëm. Askush nuk e pranon. U shprehët se kryetari i qeverisë nuk ka kohë të flejë? Nuk ka kohë as për gjumë, aq të rëndë dhe të vështirë e ka situatën. Jo më të bëjë gjëra të tilla në parlament. Atij, në këtë gjendje që jemi sot, nuk i mbeten dot as tri orë gjumë… A është Rama në pritshmëritë tuaja për këtë 6 muaj? Lëre çfarë e njoh nëpër tavolina unë, në ekzekucion nuk e kisha njohur ndonjëherë. Është në ekzekutiv, është në vendimmarrje tani. Ka apo nuk ka thellësinë për involvimin modern të tregut shqiptar, e bën dot reformën në arsim, e bën dot reformën në sistemin financiar, e drejton dot reformën në drejtësi? Për këto pyetet kryeministri. Nuk pyetet kryeministri për hoka rrugësh, ato janë kot. Opozita është në një gjendje të mirë, të jemi realistë. Drejtimi i opozitës është analizë kulture. Analiza e qeverisë është analizë nevoje, e cila është për shoqërinë, sepse ka përgjegjësinë. Është kot të më kërkosh mua të jap një mendim për identitete. Ai është një identitet, që e dinë të gjithë. Ajo gjuhë nuk pranohet jo në parlament, por në asnjë sallë. Por ajo që do të thosha unë, është se nuk ka as kryetar parlamenti, nuk është kryetar ai. S’ka personalitet. Rri kot atje. Si duket ka shkuar për të garantuar veten nga pikëpyetjet. Nuk shoh të ketë aftësi konstitucionale të personit me autoritet. Nuk e ka, është jashtë autoritetit konstitucional të një kryetari parlamenti. Por një prej një figurave emblematike të PS-së, shkrimtari Dritëro Agolli shprehej se vetëm Pjetër Arbnori ka qenë në lartësinë e Metës përsa i përket tol-

erancës në drejtimin e Parlamentit… Ç’do të thotë tolerancë? Edhe një memec, tolerant do ishte. Se s’di të flasë memeci, do të thotë që është tolerant? Dritëro Agolli është një personalitet i kulturës shqiptare, e njeh dhe parlamentin, por parlamenti do drejtim. Gjuha e parlamentit është aftësi e kryetarit të vet, që e drejton. Kush e lë ashtu të flasë, në botë flakin kryeministrin nga parlamenti. Kryetari i parlamentit anglez ka nxjerrë jashtë mbretin në Angli. Çfarëmundt’ibëjëzotiMetazotitRama? Se çfarë do t’i bëjë zoti Meta, s’e di unë. Meta nuk di se çfarë është Parlamenti. Të lutem mos ma zgjat atë muhabet. Po kuptove mirë, po nuk kuptove, kot sa ma zgjat muhabetin. Gjuha e parlamentit është gjuha e kryetarit, ka marrë fund ajo. Meta nuk e ka personalitetin konstitucional që i ka dhënë Kushtetuta. Në gjykimin tuaj, Rama delegon kompetenca apo jo? Jo. Unë nuk besoj se i ka deleguar. Kurse për ministrat e Metës, nuk ka nevojë t’i ketë deleguar, se nuk i ka të tijtë, nuk i ndjen se i ka të tijtë. Se nuk ka ditur, nuk ka qenë në lartësinë e karrierës politike. E kishte mburrje të thoshte se nuk jam politikan, tani i ra në kokë. Kundërshtarin që ke brenda, duhet ta mundësh me politikë, nuk e mund me numra. Ju kundërvu Meta, më thanë mua, sepse Meta tani shkon te pala tjetër? Si shkon Meta te pala tjetër, se nuk je ti politikan? Metën e shqyente populli po të shkonte te pala tjetër. A, nëse ti nuk je politikan, i ke syzet e errëta, ti nuk sheh fare se ç’bluhet, ky është problem tjetër. Politika është ose shkollë, ose eksperiencë. Kryeministrin aktual e kemi pa eksperiencë politike, është parlamenti i parë që merr pjesë. Dhe sot kriza aktuale në politikë që konstatohet është mungesa e arsyes politike që ka mazhoranca aktuale. Pse? Se fluksin e politikanëve të mirë ose të këqij, aq sa janë, PS e ka jashtë pushtetit dhe në vend të tyre janë marrë njerëz që s’bëjnë politikë. Për shembull, ministri i Brendshëm kuptohet që nuk është politikan, sepse po të ishte politikan, do ta zgjidhte politikisht situatë me ngërçe që ka krijuar. Ministri i Jashtëm nuk është politikan. Jam i bindur se mund të jetë njeri shumë i mirë dhe i lexuar, por nuk jam i bindur se mund te hyjë dot në konkordancën e gjuhës politike, që luan sot Perëndimi. Për të mos e zgjatur, nuk e di nëse Ministrja e Mbrojtjes e kupton, se s’ka as ajo karrierë politike, se çfarë është NATO dhe ç’është pozicioni i Shqipërisë në NATO apo si është pozicioni i forcave dhe ç’është Ballkani… Pra, çështja është që të gjitha këto vijnë dhe konvergojnë në një pike, që krijon paqartësinë për të parë sesi ecën. Kryeministri nuk ka vizion në ato që flet, nuk ka thënë ende një gjë elokuente, ndoshta e ka ngërç të folurin në mënyrë politike. Atëherë, duhej të kishte krijuar staf . Pra, çështja është që a ka potencë PS për të drejtuar politikisht këtë vend? Këta ngatërrojnë ekspertin me politikanin. Kjo ka qenë gjithmonë gabimi i qeverive në këto 20 vjet. Eksperti administron ministritë, politika është ajo që vendos. Kjo është historia, unë nuk shoh politikanë në këtë mazhorancë, jo se nuk ka, por nuk janë në arenë. Fakti që nuk janë në arenë, do të thotë që nuk ka gladiatorë. Kështu që do fitojnë bishat. Nga njëra anë thoni s’ka politikanë, nga ana tjetër thoni që ka… Në arenë them nuk ka, se aty janë për të

Për Ramën Politika është ose shkollë, ose eksperiencë. Kryeministrin aktual e kemi pa eksperiencë politike, është parlamenti i parë që merr pjesë. Dhe sot kriza aktuale në politikë që konstatohet është mungesa e arsyes politike që ka mazhoranca aktuale. Pse? Se fluksin e politikanëve të mirë ose të këqij, aq sa janë, PS e ka jashtë pushtetit dhe në vend të tyre janë marrë njerëz që s’bëjnë politikë.

qenë. Jam i bindur për këtë. Në arenë do të thotë të jesh në qeveri, në qeveri nuk ka. Kë do zgjidhnit me njohjen tuaj nga figurat në PS, që sipas jush duhet t’i përfshinte Kryeministri në qeveri? Të dy kryeministrat, edhe Majko, edhe Fino duhej të ishin të përfshirë. Për Finon, që kur del në skenë kuptohet që, si nivel, është mbi qeverinë. Për atë që ka folur, të paktën në sensin administrativ dhe politik. Pra, nuk bën gabim politik, sepse ka gabuar deri sa ka ardhur në këtë nivel. Eksperienca është gabimi, jo suksesi. Edhe Majko, prapë e ka eksperiencën politike, sepse vihet re që nuk gabon politikisht. Pastaj është një sërë tjetër politikanësh të vjetër, që unë i them “senjoria e vjetër”. Është Blushi, që nuk mund të quhet senjori e vjetër, por ka eksperiencën politike për vetë mundësinë që iu dhanë nga kryeministri i mëparshëm Nano, nga kryeministrat e tjerë, nga lëvizjet që ka bërë, kultura që ka dhe duket sikur ka një sens andreotian të të bërit politikë. Është Arta Dade, që të paktën, unë nuk e kam njohur nga afër, por që më kanë folur ish-ministra të Jashtëm, ka patur një eksperiencë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shoh nga mënyra sesi luan, që e njeh politikën. Është Ruçi. Në politikë nuk flitet më, pasi ke marrë votat, kush ke qenë e ku ke vajtur. Këto janë broçkulla të armikut.. Ruçi flet politikisht më mirë nga të gjithë në PS. Pse? Se flet politikisht. Si e ka mësuar, ku e ka mësuar e nga e ka mësuar, nuk rëndësi fare, por eksperienca ia ka dhënë. Pra, çështja është se nuk flasin politikisht. Çështja është që të gjitha këto grumbullohen dhe ai e kishte fluksin. Zoti Meta ka ricikluar ndoshta në pozicione të ndryshme ministrat që ka patur në kabinetin “Berisha”… Është defekt i kryeministrit aktual. Nuk duhej ta kishte pranuar. Ti thua që nuk pranon dy kryeministra të PS-së, atëherë pse e pranon këtë të tretin? Pse me numra është? Numra mund të kenë dhe ata në parlament. Fakti që të trembin numrat, tregon se nuk je më politikan. Mund të kishte një ngërç, derisa del kryeministër, por pasi del kryeministër, sipas kësaj Kushtetute, kryeministri të çon në zgjedhje të reja në çdo moment. E zëmë se ky Meta i bëka presione, çfarë presione i bën? Shkon në zgjedhje të reja Meta? Meta që i ka marrë vota në mënyrë të pallogaritshme brenda koalicionit. Pra, çështja qëndron që jashtë koalicionit nuk dihet si del, del shumë keq. E di dhe ai vetë. Domethënë frika pozicionohet me frikë. Çështja është që nuk mendoj se jemi në këtë situatë. Mendoj se Rama gaboi në përzgjedhjen e ekzekutivit. Pse duhet t’ia pranonte Metës? Kjo është politika, nëse ti më server ata të tre, atëherë unë s’t’i pranoj se jam kryeministër. Nëse ti ke frikë, atëherë nuk je politikan. Por nëse ti i pranon,

sepse ashtu të duhen atëherë ke një rrugë që nuk koincidon me doktrinën tonë. Doktrina jonë ka qenë antikorruptive. Drejtësia në vend do të vendoset, do apo jo Rama dhe Meta. Por është mirë që të mos vendoset me revolucion, me kryengritje, me përplasje sociale. Shqiptarët duan drejtësi. Kam qenë këto ditë në gjithë Jugun. Të gjithë janë të terrorizuar nga mungesa e garancisë për të drejtat, për drejtësinë. Ti s’po bën asgjë. Njeri thotë s’po e lë Meta, tjetri thotë se lë kjo; këto janë broçkulla. ‘Kryeministri është kasap’, ka thënë Niksoni. Por kasap i mirë. Ka marr fund. Pra problem është se forcën ekzekutive e ka kryeministri, e merr dhe e flak. As Kryetar Kuvendi nuk e linte ai Metën, po qe se ka këtë gjuhë. Pse ta linte kryetar Kuvendi? Meta duhet të legjitimohet njëherë. Pra kështu flitet në politikë, në qoftë se më bën ti presion. Por në qoftë se nuk i bën ai presion, por ky e ka për shkak të mungesës së eksperiencës për të drejtuar ekipin, të marrë ekipin e politikanëve, të delegojë kompetencat dhe të survejojë lojën. Çështja qëndron që ka shumë gjëra e ne po flasim ndërkaq për një qeveri moderne. Për të patur një qeveri, si ato që kanë kaluar, nuk kanë më nevojë shqiptarët dhe do ndodhemi përballë një situate shumë të vështirë . Historia është përsëritur thuajse identikisht në botë, ku ka patur shoqëri në këto nivele. Megjithatë, unë nuk po dal nga shoqëria jonë. Ky kryeministër ka ardhur me shpresën, sepse e gjithë psikoza ishte kundër Berishës. Dhe në qoftë se i zhgënjen shqiptarët, si Ramizi Alia do përfundojë! Nuk do t’i ngrihen sindikatat, por një Azem Hajdar mund të ketë sërish. Problemi është që njerëzit e gjejnë vetë rrugën e daljes nga pështjellimet e tilla. Mos i zhgënjeni njerëzit që të kanë besuar me 1 milion vota, se nuk dihet çfarë ndodh. Ju flas me eksperiencë historike në këtë drejtim. Zhgënjimet e mëdha, pas përmbushjeve të mëdha, kanë sjellë përplasje të ashpra shoqërore. Kjo është në dorën tone dhe në dorë të fluksit politik të PS-së. Do ta lënë gjendjen ata në këtë amulli, që të vemi në një parlament dhe në vend të flasim për të nxjerrë gjendjen nga përmbytja, të flasim për personazhe ahistorike ose qesharake? Nuk më duket se është normale. A është normale që për situatën aktuale të akuzojmë ish-qeverinë? A është e justifikueshme? E para e punës është që të shohim nëse i kanë rënë apo jo poll-et Ramës. Unë nuk kam të dhëna, por mendoj se po. Do më thoni cili është fakti? Fakti që nuk pranon të bëjë zgjedhje në PS. E ka mbaruar afatin dhe nuk hyn në zgjedhje. Më pyetën dhe u thashë që drejtojuni gjykatës. Këta kujtojnë se statuti i partisë depozitohet në gjykatë, se s’kanë ku ta depozitojnë në vend tjetër. Ai është arbitri, që në bazë të statutit vendos me forcë. Pra, proble-


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.03.2014

5

Ata duhet të jenë të bashkuar dhe t’i zhvillojnë të gjitha betejat brenda vendit. Kanë gjithë verën për t’u ndeshur. Por Parlamenti Europian s’është vendi për beteja dhe as momenti i duhur për një gjë të tillë.

Vuljaniç: BE, e interesuar për anëtarë të rinj për shkak të Ukrainës

mi qëndron se edhe Rama e ka kuptuar se i kanë rënë poll-et. Është bursë politika, kur të bien aksionet nuk do frenosh informacionin, por do mundohesh që të ngresh aksionet, se ndryshe falimenton. Pra duhet të dijë t’i ngrejë, por si do i ngrejë? Vetëm me rikompozim të qeverisë së tij, me asgjë tjetër. Kalojmë tek opozita. Edhe këtu, si te mazhoranca, ku kemi dyshen Rama-Meta, ka dyshime se Basha po ushtron kompetencat e tij për të qenë kryetar partie dhe a është i dyzuar nga Sali Berisha? Edhe ai është i izoluar nga politikanët e partisë. Nuk i shoh të jenë aktivë. Do të thotë që diçka luan. Por nuk jam i interesuar se ç’luan, por nga jashtë shoh që e meta e Bashës është që ende nuk ka formuar autoritet. Nuk ka doktrinë, nuk ka ide. Nuk është ide, kriticizmi i qeverisë. Idetë janë kriticizmi i gjendjes, si e riparon ti këtë gjendje të rëndë shoqërore. Ndoshta është shpejt për Bashën që të arrijë këtë nivel, por për shumë arsye, edhe kjo është mangësi. Dhe duket sikur ekspertiza e partisë nuk e mbështet. Ose nuk e mbështesin ata, ose nuk i afron ky ata. Si Rama. Por nuk i afrove, nuk të mbështesin. A ka nevojë? Unë them se po. Nuk mundesh dot ti kundërvihesh një qeverie, pa verb politik. Njerëzit duan të dëgjojnë atë që duan ata të dëgjojnë, dhe jo atë që do ti. Kryetari i PD-së bezdis shqiptarët, kur merret me çështjet e Tiranës, me rrugët e Tiranës, në një kohë që e ka të tërë Shqipërinë nën survejim ndaj qeverisë. Ai tani është pas betejës së Stalingradit, i kanë rënë forcat dhe ky merret me fenomene lokale. Jo se po bën ndonjë gabim, por nuk e kupton dot që duhet të dalë jashtë suazës lokale, duhet të jetë pankombëtar. Dhe ka defektin që pati dhe Rama, që nuk është në parlament. Këtë çështje duhet ta zgjidhi urgjent. Si? Nuk e di. Ka skema. Ai që mendoi ta linte pasardhës, gaboi që e bëri kryebashkiak. Tani ajo nuk riparohet. Po të më pyesësh mua se ç’duhet të bëjë, unë them se në llozhën e parlamentit duhet të rijë, jo te zyra e bashkisë. Aq sa e bëri politikan Ramën bashkia, aq do e bëjë dhe Bashën. Ai duhet të jetë atje në llozhën e Parlamentit. Kush e ndalon? Kryetari i opozitës duhet të jetë në llozhë. Atëherë të shikojmë sesi do vejë loja. Ky është parlamentarizmi. Çdo gabim ka kosto, por kostoja duhet përballuar. Duhet të rrijë në llozhën e parlamentit. Këtë do bëja unë, këtë do bënte çdo politikan, këtë do bënte dhe Çurçilli po të mos ishte në Parlament si anëtar. Këtë opozitë duhet ta ngrejë ky. Po priti t’ia ngrejë Saliu, te mullinjtë e shekullit të 16-të do ta keni. Do bluajë, por do bluajë sa për të thënë. Saliu duhet të largohet. E kupton apo jo, Saliu ka një frikë, se mos ia rrëzojnë këtë. Politikanët që janë brenda aty të japin garancinë që nuk e rrëzojnë Bashën. Dhe ky duhet të formojë autoritetin. Autoriteti nuk fitohet

duke marrë ti Erion Velinë tënd. Autoriteti vjen nga populli, nga mbështetja popullore dhe nuk të vjen nga zyra e bashkisë. Ka një debat për SHISH-in, ku është përfshirë dhe Presidenti. Si ju duket argumenti se kryetari i SHISH duhet të marrë certifikatë sigurie? Duhet të marrë certifikatë të re, e ka të domosdoshme. Je në NATO. Ka një drejtori në kryeministri, e cila i merr ato dhe ia çon NATO-s. Pra është e NATO-s, certifikata. S’ta dhanë certifikatën e sigurisë, do ikësh patjetër, çdo bësh? Shërbimi është një nga gjërat kryesore të aleancës. Ka marrë fund ajo, do ta çosh te NATO. Ajo të jep sigurinë. Nuk e ke ti në dorë, nëse nuk ta jep këtë certifikatë NATO-ja. Nuk duhet të jesh në krye të shërbimit inteligjent. Ka dhe një ngërç këtu, se ky President, kur eliminoi shefin paraardhës të SHISH, tha se “Kushtetuta më ka dhënë të drejtën, se ai është përfaqësuesi i kryeministrit”. E hoqi dhe vuri këtë që është sot. Ka ardhur kryeministri i ri. A do thotë dhe për këtë që është kompetencë e kryeministrit? Pse nuk e thotë. Nëse nuk e thotë, nuk është President, është administrator i vendosur atje. Këtë gjë e ka Rama në dorë si kompetencë. Unë kështu i kam thënë dhe Bamir Topit, që shefi i SHISH është domen i kryeministrit. Këtë ia ka dhënë Kushtetuta, jo unë. Dhe ai që mund të emërojë Rama, duhet të ketë certifikatë. Zoti Ngjela, ju e njihni mjaft mirë sistemin e drejtësisë. Ndërkohë që janë tri vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk po zbatohen. Çfarë ndodh? Ky është ngërçi i Kushtetutës, ajo s’ka një organ për ekzekutimin e vendimeve. Të tria vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të drejta. Edhe unë ashtu do t’i zgjidhja. Defekti i qeverisë është se deri tani nuk ka suport juridik. Kam pasur takim me kryeministrin dhe i kam thënë: s’ke asnjë jurist pranë vetes. Lerë se ç’të thonë injorantët. Merr një personalitet të jurisprudencës botërore në Angli apo në Amerikë, a kudo dhe paguaje sa frëngu pulën. Por ai ama do të të thotë: këtë e ke jurist, këtë s’e ke jurist, dhe të ndërtojë të gjithë korpusin juridik, që të mos bësh gabime. Aa, nëse ti merr juristë si Berisha dhe të thonë bëhet dhe kur nuk bëhet, atëherë do të futesh gjithmonë në qorrsokak. Si e gjykoni zotin Nishani në këto dy vite president? Nuk është president, por atë kemi. Të dy e zgjodhën, dhe Rama dhe Berisha. Po të mos e donte Rama, Nishani s’mund të ishte President. Rama duhej të kishte paraqitur kandidatë të tij, kishte 60 deputetë në sallë dhe paraqiste 3 kandidatë po të donte. Fakti që s’e bëri, kuptohet se nuk e njeh politikën. Tani ka mbetur si peshku pa ujë, dhe nuk di se çfarë të bëjë. Nishani është rrjedhojë e kompromisit të heshtur Rama - Berisha.

"Unë e di që mazhoranca dhe opozita nuk e duan njëritjetrin. Është normale. Ai që është në opozitë, nuk do ata në pushtet dhe anasjelltas. Por këto nuk duhet të dominojnë kur bëhet fjalë për një qëllim të përbashkët, integrimin europian. Momenti gjeopolitik është i tillë, që Bashkimi Europian është i interesuar të ketë anëtarë të rinj, për shkak të Ukrainës, Moldavisë etj. Pra, momenti është i favorshëm"

Në një interviste për ABC News, eurodeputeti Vuljaniç këshillon klasën politike shqiptare që problemet t’i zgjidhë brenda vendit, pasi transferimi në institucionet e BE-së është shfaqje e moskompetencës së saj. Ai thotë se për shkak të situatës në Ukrainë, Unioni është i interesuar për anëtarë të rinj, por Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Zoti Vuljaniç, në takimin ndërparlamentar në Strasburg, forcat politike shqiptare treguan që janë ende larg një kompromisi për reformat e integrimit europian. A do të ishte më mirë që aktualisht të kapërcehen pengesat në emër të statusit dhe betejat e vërteta të lihen pas fitimit të statusit? Ata duhet të jenë të bashkuar dhe t’i zhvillojnë të gjitha betejat brenda vendit. Kanë gjithë verën për t’u ndeshur. Por Parlamenti Europian s’është vendi për beteja dhe as momenti i duhur për një gjë të tillë. Këto konflikte të brendshme jashtë vendit nuk krijojnë përshtypje të mirë. Përplasja me njëritjetrin duket si një jokompetencë për të zgjidhur çështjet e vërteta. Mosvënia e interesit kombëtar mbi interesin partiak në Shqipëri, është një problem për të cilin është folur edhe më parë. A ka ndodhur kështu edhe me Kroacinë? Fillimisht po, deri sa nxorrëm mësimet tona. Kur filluam negociatat e anëtarësimit, kryenegociatorja vinte nga radhët e opozitës. Ajo monitoroi gjithë procesin e negociatave. Gjithçka shkoi mirë, pasi të gjitha palët ishin të përfshira tërësisht në proces. Kjo është receta për t’ia dalë mbanë. Bashkohuni kur bëhet fjalë për interesin kombëtar dhe ejani me zgjidhje të përbashkëta në institucionet europiane. Është një moment shumë i rëndësishëm për të treguar këtë lloj bashkimi ndaj Bashkimit Europian. Unë e di që mazhoranca dhe opozita nuk e duan njëri-tjetrin. Është normale. Ai që është në opozitë, nuk do ata në pushtet dhe anasjelltas. Por këto nuk duhet të dominojnë kur bëhet fjalë për një qëllim të përbashkët, integrimin europian. Momenti gjeopolitik është i tillë, që Bashkimi Europian është i interesuar të ketë anëtarë të rinj, për shkak të Ukrainës, Moldavisë etj. Pra, momenti është i favorshëm. Por ju duhet të kryeni detyrat tuaja. Ju kam dëgjuar ju dhe Doris Pak

duke folur për problemin e administratës publike dhe çështjen e sigurisë në vend. Nëse ju kuptova qartë, është e kotë që këto çështje të transferohen këtu, nëse nuk zgjidhen në vend? Po, saktë. Ato duhet të zgjidhen brenda vendit. Në Bashkimin Europian, gjuha zyrtare është e tillë, që askush s’do t’ju thotë troç, ju duhet të bëni këtë dhe atë në këtë mënyrë. Mesazhi që jepet është që ju duhet të bëni diçka për administratën publike. Kaq. Ju takon juve pastaj ta zbërtheni dhe zgjidhni çështjen. Unë jam nga të rrallët këtu që flas troç, sepse jam deputet dhe mund ta bëj këtë. Por nga Komisioni Europian s’do jua thonë kurrë troç këtë. Do marrin shënimet e tyre, bëjnë raporte dhe monitorojnë procesin. Më vjen në mendje citati i një filmi të titulluar “Mbretëria e parajsës”. Aty thuhej: Jerusalemi është gjithçka dhe s’është asgjë. A mund të bëhet një paralelizëm me çështjen e statusit në këtë rast ? Statusi është gjithçkaja dhe s’është asgjë, sepse ajo që vlen vërtet është hapja e negociatave... Statusi i kandidatit nuk do thotë hapje negociatash. Por edhe sikur të ishte e kundërta, statusi i kandidatit s’do vlente aspak nëse ju nuk kryeni detyrimet tuaja. S’do vlejë as për BE-në, as për Shqipërinë dhe as për qytetarët shqiptarë. Gjërat duhet të bëhen me vizion, për të ndërtuar një vend me standarde. Sepse reformat s’bëhen për idealin e një Europe të bashkuar, reformat bëhen për qytetarët. Nëse qytetarët shqiptarë nuk do përfitojnë nga ky proces për veten e tyre dhe të afërmit e tyre, atëherë kjo s’ka kuptim.

PS: Visho Ajazi të qëndrojë larg dokumenteve sekrete Publikimi i dokumenteve që faktojnë se drejtues të strukturave të ndryshme janë vënë në kontroll nga Shërbimi Sekret, ka vendosur Visho Ajazin para dy mundësive, ose të pajiset me certifikatë sigurie dhe të raportojë në komisionin e Sigurisë, ose mazhoranca do të ngrejë një grup kontrolli për të shkuar në ndërtesën e SHISH e për të marrë informacionet e nevojshme. Deputeti socialist, Pirro Lutaj, i cili një javë më parë zyrtarizoi kërkesën për ngritjen e një grupi verifikimi, sqaron se ky mekanizëm do të përdoret në rast se procesi i pajisjes me certifikatë sigurie zgjat. Lutaj ka

përsëritur edhe njëherë se drejtori i Shërbimit Informative Shtetëror duhet të qëndrojë larg informacionit sekret. Ndryshe nga pretendimet e mazhorancës, Partia Demokratike deklaron se Visho Ajazi, si njeriu që drejton një institucion që punon me informacion të klasifikuar, nuk ka nevojë të pajiset me këtë dokument të panevojshëm. Kështu duket se e konsideron edhe kreu i shtetit, i cili pak ditë më parë takoi drejtorin e SHISH së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të Krimeve të Rënda, për çështjen e rekrutimit të shqiptareve në luftën e Sirisë.


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

Rama me fasonët: Shteti do mbulojë sigurimet për punonjësit Gjatë një vizite në një fabrikë të biznesit fason në Kamëz, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të hiqet taksa e punësimit të punonjësve për një periudhë kohore. “Të gjithë pjesën e sigurimeve do ta marrë përsipër shteti, në mënyrë që t’i japim një shtysë akoma më të fortë dhe të shkojmë në shifra të paarritura më parë të punësimit në këtë sektor”, - u shpreh kryeministri Rama. Në takimin me sipërmarrësit dhe punonjësit, kryeministri prezantoi disa prej masave konkrete që qeveria do të ndërmarrë për të ridimensionuar një hapësirë krejt të re të këtij sek-

tori në ekonominë e vendit. Ndër 42 masa të reja të paketës për fasonët, të cilat reflektojnë kërkesat dhe sugjerimet e këtij biznesi, Kryeministri veçoi realizimin e uljes së nivelit të riskut në doganë, duke kaluar kështu nga dy-tri ditë, në disa orë. “Ne në paketën që kemi për fasonët, pjesën e doganës do ta trajtojmë në mënyrë specifike me risk të ulët dhe kështu që nga një ditë e dy ditë, do kalojmë në pak orë”, - u shpreh ai. Kjo masë u prit me interesim të veçantë nga sipërmarrësi, i cili u shpreh se zbatimi i saj do të ndihmonte shumë. Një risi po kaq të rëndë-

sishme për sipërmarrësit paraqiti edhe fakti se kontributet e tyre përmes tatim-fitimit do të kthehen sërish tek ata, për të nxitur kështu trajnimet profesionale dhe shtimin e punonjësve të rinj. “Të ardhurat që ne do të marrim nga kontributi juaj përmes tatim-fitimit, do t’i bashkojmë me një fond tjetër të nxitjes së punësimit dhe do t’i kthejmë prapë tek ju për të nxitur trajnimet profesionale për pjesën që ka të bëjë me punët më të sofistikuara në proces, për të mbështetur marrjen e punonjësve të rinj”, -shpjegoi për ta Kryeministri.

Malaj: Marrëveshja me FMN e vështirë, por e domosdoshme Ish-ministri i Financave e ka vlerësuar marrëveshjen me FMN-në si një mundësi për t’i rikthyer vendit kredibilitetin përballë institucioneve financiare dhe tregjeve ndërkombëtare. Malaj thotë se jo në pak raste,“kushtet” e FMN-së kanë ndihmuar arritjen e miratimit të disa reformave të zvarritura apo reduktimin e disa politikave populiste me taksat dhe shpenzimet që ushqenin krizat Çfarë do të thotë për ekonominë shqiptare marrëveshja e sapozbardhur trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar? Për kushtet dhe nivelet në të cilat po rrezikohej ekonomia jonë, marrëveshja me FMN-në ishte e domosdoshme. Ishim në një situatë kur rritja ekonomike u tkurr 0.7 % të GDP-së. Në çdo klasifikim ndërkombëtar për ambientin e biznesit, funksionimin e shtetit ligjor dhe përhapjen e korrupsionit, morëm vlerësime të përkeqësuara. Vendi humbi kredibilitetin përballë institucioneve financiare dhe tregjeve ndërkombëtare. Pasiguria u bë më e madhe. Shkaqet kryesore ishin rënia e rritjes ekonomike në nivele shumë të ulëta dhe rritja e borxhit publik në nivele kritike. Konsumatorët dhe investitorët ndikohen jo pak edhe nga pritshmëritë që ofron një vend pas rotacionit politik. Investitorët dhe tregjet e kapitaleve janë shumë sensibël ndaj risqeve në rritje, ata kërkojnë prova të qarta dhe të plota për reduktimin e tyre. Edhe në eksperiencat e shumë vendeve të tjera, kur janë ndodhur në situata kritike, marrëveshjet me institucionet financiare ndërkombëtare kanë shërbyer si një mundësi për të dhënë sinjale pozitive tek konsumatorët, investitorët dhe tregjet e kapitaleve. Në jo pak raste,“kushtet” e tyre kanë ndihmuar arritjen e miratimit të disa reformave të zvarritura apo reduktimin e disa politikave populiste me taksat dhe shpenzimet që ushqenin krizat. Me këtë marrëveshje, vendi ynë nuk duhet të konsiderojë si përfitim kryesor shumën prej 331 milionë euro; ajo që ka fituar realisht dhe që duhet ta përdorë me efektivitet maksimal është koha për të bërë reformat që mbështesin një rritje më të lartë ekonomike dhe qëndrueshmëri më të mirë të financave publike. Marrëveshja është një mundësi, por jo një garanci. Kjo vërtetohet edhe në rastet e fundit me disa vende të BE-së. Mosimplementimi i suksesshëm i reformave, mosrealizimi i objektivave dhe treguesve të saj i bënë më të vështira kushtet e shtuara. A është e rreptë më shumë se sa i takonte Shqipërisë kjo marrëveshje? Nuk mund të themi kështu, të gjitha vendet që kanë përjetuar kriza të ngjashme si Turqia e Bull-

garia në vitet1996-1997 dhe aktualisht Greqia, Spanja, Portugalia, u janë drejtuar FMN-së, BB, BQE dhe Komisionit Europian për të ndalur përkeqësimin dhe rikthyer rritjet ekonomike, punësimin dhe stabilitetin e financave publike. Disa nga taksat dhe masat që prezantohen sot si “lista e faqes 29” e Marrëveshjes me FMN-në, në fakt janë opsione të diskutuara nëse pengohet rritja ekonomike dhe nuk ulet borxhi publik. Marrëveshja parashikon një sërë reformash dhe masash, të cilat nëse implementohen në mënyrë profesionale, mund ta ndihmojnë një rritje ekonomike më të lartë dhe të lehtësojnë stabilitetin e financave publike, pa imponuar rritje të shpeshta të taksave apo shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve. Reduktimi i informalitetit, i humbjeve joteknike, reduktimi i subvencioneve të hapura apo të fshehta për energjinë dhe ujin, mbledhja më mirë e detyrimeve për furnizimin me ujë dhe drita, përmirësimi i mbledhjes së taksave, tatimeve dhe i kontributeve për pensionet, në thelbin e tyre synojnë që të zvogëlojnë gropat e zeza në ekonominë tonë ku vidhen, humbasin apo keqpërdoren miliarda lekë të taksapaguesve, të cilat duhet të shkojnë për një cilësi më të mirë të arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës etj. Me të drejtë konkludohet se në kushtet kur vendi ynë mbledh në buxhet rreth 24-26% GDP, ka pak hapësirë për shkurtim të shpenzimeve, ndaj fokusi i qeverisë duhet të synojë të zgjerojë dhe të përmirësojë bazën e të ardhurave. Nëse rekomandimet e FMN nuk do të shoqëroheshin me administrim fiskal, a do të kthehej në rrezik për ekonominë marrëveshja, duke krijuar në vend të rritjes një stanjacion? Është e qartë se suksesi i reformave dhe sfidat e ekonomisë sonë janë të kushtëzuara ndjeshëm nga implementimi i suksesshëm i tyre; janë të kushtëzuara nga profesionalizmi i administratës publike, nga funksionimi i shtetit ligjor, nga reformat që përmirësojnë mirëqeverisjen e vendit. Biznesi do të rrisë investimet në ekonomi në varësi edhe nga administrimi, pikërisht nga kontakti i përditshëm. Nëse nuk arrihen parametrat e parashikuar në marrëveshje për uljen e

Disa nga taksat dhe masat që prezantohen sot si “lista e faqes 29” e Marrëveshjes me FMN-në, në fakt janë opsione të diskutuara nëse pengohet rritja e ekonomike dhe nuk ulet borxhi publik. Marrëveshja parashikon një sërë reformash dhe masash, të cilat nëse implementohen në mënyrë profesionale, mund ta ndihmojnë një rritje ekonomike më të lartë dhe të lehtësojnë stabilitetin e financave publike, pa imponuar rritje të shpeshta të taksave apo shkurtime të konsiderueshme të shpenzimeve.

deficitit dhe borxhit, FMN-ja, siç ka ndodhur edhe me Greqinë, Spanjën, Portugalinë, do të imponojë masa shtesë, të cilat nënkuptojnë shkurtime më të mëdha në shpenzimet sociale dhe rritje të disa taksave. FMN thekson se strategjia më e mirë për të ardhmen është suksesi i reformave që sigurojnë rritje ekonomike më të lartë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Ajo është shumë kritike dhe imponuese, kur konstatohet se borxhi i lartë mund t’i zërë frymën ekonomisë. Në këto momente, në programet e tyre marrin prioritet masat pro stabilitetit të financave publike, të cilat në afatshkurtër mund të jenë shtrënguese. Në vlerësimin tuaj, sa është duke iu përg jig jur qeveria reko m a n d i m eve n ë m a r rëveshje? Qeveria plotësoi parakushtin për marrëveshjen, miratimin e paketës fiskale. Marrëveshja është trevjeçare, e cila fillon zbatimin ligjor pas miratimit nga Parlamenti. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që treguesit e parashikuar për vitin

2014, si rritja ekonomike, niveli i deficitit dhe borxhit, të respektohen. Një angazhim i përditshëm me reforma pro biznes, një angazhim pro rritjes ekonomike duke reduktuar pengesat dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit në çdo nivel dhe hallkë të administratës publike, mund të sjellin efekte pozitive të qëndrueshme. Opozita e mbështeti rikthimin e bashkëpunimit me FMN dhe ky hap pozitiv duhet vlerësuar nga mazhoranca. Ndoshta nuk do të mbetet hapi i vetëm, opozita mund të luajë një rol të përgjegjshëm e pozitiv nëse e fokuson kontributin e saj më shumë tek opsionet profesionale, se sa te pritshmëritë populiste. Kjo e rrit si cilësinë e negociatave dhe bashkëpunimit të qeverisë me FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, ashtu edhe cilësinë dhe impaktin e reformave. Në shumë vende ky bashkëpunim ka ndodhur vetëm pasi kriza i ka goditur rëndë ato. Në rastin tonë, ai është i dobishëm kur parandalon krizat dhe mbështet prioritetet kombëtare. Intervistoi: Blerina Hoxha


kronikë

ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.03.2014

7

Ky është kallëzimi i tretë i dikasterit të drejtuar nga Mimi Kodheli për paraardhësin e saj në detyrë. Ish-ministri u kallëzua më parë për tenderin e reklamave për 3 spote dhe 3 dokumentarë, e më pas edhe për shitjen e një sasie tritoli në Bullgari

Ish-shefi i SHIU

Akuzat për përgjime, kush është Ylli Zyla

Përgjimi i krerëve të PS, kallëzimi i tretë për Imamin Ministria e Mbrojtjes padit sërish ish-ministrin Imami dhe vartësin e tij, Ylli Zyla. Shkak për këtë padi janë bërë dyshimet për përgjimin e eksponentëve të Partisë Socialiste nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe blerja e pajisjeve me vlerë 1.5 milionë euro Ministria e Mbrojtjes dorëzon kallëzimin e tretë në Prokurori për ishministrin Arben Imami dhe vartësin e tij në krye të SHIU-t, Ylli Zyla. Padia penale ka si objekt përgjimet e pretenduara të eksponentëve të PSsë gjatë kohës që ishin në opozitë, si dhe një tender për blerjen e pajisjeve të përgjimit me vlerë 1.5 milionë euro. Për këtë çështje, PS ka denoncuar publikisht ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, veçanërisht pas protestës së 21 janarit. Por burimet bëjnë me dije se jashtë kallëzimit nuk mbetet edhe ish-ministri Imami. Ky është kallëzimi i tretë i dikasterit të drejtuar nga Mimi Kodheli për paraardhësin e saj në detyrë. Ish-ministri u kallëzua më parë për tenderin e reklamave për 3 spote dhe 3 dokumentarë, e më pas edhe për shitjen e një sasie tritoli në Bullgari. Deri më tani, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ngritur asnjë akuzë për të. Kallëzimi i tretë është

paralajmëruar edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në një intervistë të pak kohëve më parë, Kodheli pranoi se SHIU e ka survejuar opozitën e djeshme. “Përgjimet e paligjshme janë në proces verifikimi”, - tha ajo në A1Report. Verifikimet, sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes duket se kanë mbaruar dhe kallëzimi i është drejtuar tashmë Prokurorisë së Përgjithshme. Burimet bëjnë me dije se ka dyshime që kolonel Ylli Zyla ka shkelur ligjin kur ishte në krye të SHIU-t, përmes procedurave për blerjen e pajisjeve të posaçme të përgjimit. Sipas një urdhri të lëshuar nga ish-ministri i atëhershëm, Arben Imami, SHIU-t i është kërkuar të blejë këto pajisje, mes të cilave aparatura për regjistrim video dhe audio, pajisje analoge transmetimi dhe rrip përgjimi me prokurim të drejtpërdrejtë, në një kohë që ishte caktuar edhe firma se ku do bliheshin. Burimet jozyrtare

Kallëzimi 1

Ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua për shpërdorim detyre në tenderin 1 milion eurosh për spotet televizive. Prokuroria nuk ka gjetur elementë që implikojnë direkt ish-ministrin Imami.

Kallëzimi 2

Arben Imami u denoncua sërish në Prokurori, për shkelje në shitjen e një sasie tritoli apo kalimin e klubit sportiv “Partizani”. Ish-ministri i cilësoi “flluska të radhës” këto akuza.

Kallëzimi 3

Akuzat e selisë rozë se drejtuesit e saj përgjoheshin në kundërshtim me ligjin nga SHIU, janë materializuar në një kallëzim penal. Përveç Ylli Zylës, në këtë padi është përfshirë edhe Imami.

Trafiku Lindje e Mesme-BE, dy iranianë kapen në Rinas Dy iranianë të arrestuar tri javë më parë me dokumente të falsifikuara nga policia shqiptare në Rinas, kërkuan që të mos kthehen në vendin e tyre, pasi rrezikojnë dënimin me vdekje. Autoritetet policore shqiptare thonë se udhëtimi i shtetasve nga Lindja e Mesme me pasaporta të falsifikuara, po kthehet në problem serioz në lidhje me trafikimin dhe kontrabandimin e njerëzve, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Zv/drejtori i Policisë për Departamentin e Kufirit, Pëllumb Nako tha se gjatë 2013-ës janë regjistruar së paku pesë raste të tilla, kryesisht iranianë që përdorin pasaporta izraelite, me të cilat ata udhëtojnë në linja ajrore që kanë destinacion vendet e BE-së. Sipas Nakos, të gjitha rastet e mësipërme iu janë referuar autoriteteve policore të

vendeve nga mendohet se kanë ardhur personat, apo në vendet e tyre të origjinës. Iranianët e kapur në Rinas me pasaporta të falsifikuara izraelite kanë pranuar se pasaportat e tyre ishin të falsifikuara dhe se donin të shkonin në vendet e BE-së. Javet Deris 28 vjeç, dhe Riza Sajed, 29 vjeç, të dy me shtetësi dhe kombësi iraniane, u ndaluan më 26 shkurt të këtij viti teksa udhëtonin me linjën ajrore turke “Turkish Arilines”, ndërsa pritej të niseshin në drejtim të Gjermanisë me një linjë avioni të “Austrian Airlines”, ose “Lufthansa”. Personat mësohet se ishin nisur nga Tajlanda në drejtim të Malajzisë, ku kanë qëndruar disa ditë dhe më pas kishin udhëtuar në Nepal. Aty burimet e policisë thonë se kishin mundur të blinin dy pasaporta izraelite, të cilat i kanë fal-

sifikuar dhe më pas janë nisur në drejtim të Turqisë. Burimet e policisë thanë se pas intervistimit të parë në aeroport, iranianët janë arrestuar në flagrancë me akuzat e kalimit të paligjshëm të kufirit, ndërsa janë bërë edhe verifikime rutinë për ta nëse kishin lidhje me elementë apo me grupe të mundshme terroriste. Dy ditë pas arrestimit të tyre, Gjykata e Tiranës dha për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa mësohet se janë dërguar në Qendrën e Azilkërkuesve. Dy iranianët kanë kërkuar që të mos riatdhesohen në Iran, pasi atje mund të kenë probleme me autoritetet, çka mund të rrezikojë edhe t’i ekzekutojnë ata. Deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të tyre, dy personat pritet të qëndrojnë në qendrën përkatëse, në pritje të vendimit të autoriteteve. D.Biçaku

shprehen se e gjithë kjo procedurë kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Top Channel raportoi dje se Prokuroria e Përgjithshme pranoi mbërritjen e një kallëzimi të ri nga Ministria e Mbrojtjes, pa dhënë më tej asnjë detaj rreth objektit të tij. Ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla dha dorëheqjen nga kjo detyrë, por u emërua fill kreu i Policisë Ushtarake. Ai e mbajti këtë detyrë deri në shtator të vitit të kaluar, kur në pushtet u ngjit koalicioni PS-LSI. Seria e kallëzimeve për aferat në Ministrinë e Mbrojtjes nisën në dhjetor ndaj ish-ministrit Imami, i cili bashkë me katër ish-zyrtarë të kësaj ministrie, u denoncua për shpërdorim detyre me tenderin një milion euro për spotet televizive. Një kallëzim i dytë u dorëzua në fund të janarit, pasi Ministria e Mbrojtjes pretendon se ka shkelje në shitjen e një sasie të madhe tritoli, por edhe në kalimin e klubit sportiv “Partizani” në pronësi të uzinës së Mjekësit.

Ish-shefi i SHIU-t, Ylli Zyla u vendos në fokusin e një debati politik pas protestës së 21 janarit. Asokohe u tha se Shërbimi Informativ i Ushtrisë ishte i vetmi që ofroi informacione se në protestën e paralajmëruar nga PS do të kishte dhunë. Kohë më pas, deputetë të PS ngritën akuza të njëpasnjëshme ndaj këtij shërbimi, me akuzat se përgjonte në mënyrë të kundraligjshme drejtuesit e opozitës. Media u përfshi në këtë debat me informacione se SHIU kishte blerë pajisje të reja përgjuese për këtë qëllim në një kompani amerikane. Vetë Ylli Zyla i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pranuar megjithatë se ka ofruar informacione për protestën e 21 janarit. Në një intervistë të tijën, ishshefi i SHIU-t tha se PS po e sulmonte, pasi ai sinjalizoi dhunën më 21 janar. “Paraditen e 21 janarit jam informuar verbalisht se elementë të inkriminuar që do të marrin pjesë në protestë, do të kryenin akte dhune... I kërkova takim drejtorit të SHISHit dhe i bëra të ditur informacionin që kishim. Nga ana e drejtorit të SHISH-it ky informacion nuk u mor parasysh...Ajo që ndodhi më 21 janar vërtetoi informacionin e SHIU-t. Më lejoni që të theksoj se SHIU nuk është investuar në ngjarjet e 21 janarit, informacioni ishte rastësor”, - tha Zyla. Ky i fundit dha dorëheqjen, pasi media publikoi disa dokumente për shitjen e armëve, ku rezultoi emri i bashkëshortes së Zylës. Më pas, ai u emërua në Policinë Ushtarake, detyrë të cilën e mbajti deri në shtator të këtij viti.

deklarata

Kodheli: SHIU përgjoi opozitën e djeshme Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli pohoi pak kohë më parë se SHIU ka survejuar qeverinë e sotme, dje në opozitë. Kodheli siguroi se përgjimet e paligjshme janë në fazë verifikimi dhe në momentin që do të konstatohen prova, do t’i dërgohen prokurorisë. “Është akoma në investigim kjo çështje. Në momentin më të parë që do kemi konkluzione, të jeni të sigurt që do të bëhet publike. Unë mendoj që opozita e sotme i ka tejkaluar kompetencat. Është një çështje në investigim. Kur të kemi informacione të sakta, ato do t’i bëhen prezentë Prokurorisë, e cila do të bëjë punën e saj, dhe më pas gjykatave që do të bëjnë punën e saj. Dhe kështu, do të mund të hedhim dritë mbi një situatë, ndodhi për të cilat opozita ka pretenduar se gjëra antikushtetuese në shkelje me ligjin, në abuzim të plotë me pushtetin, kanë ndodhur në atë periudhë”, u shpreh Kodheli.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .


CMYK

8 24.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

NJOFTIM PËR SHTYP për respektimin e afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) njofton të zgjedhurit dhe nëpunësit publikë, të cilët mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private pranë Inspektoratit të Lartë, ndyshimin e procedurës së dorëzimit të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”  Nuk do të pranohen deklaratat e dorëzuara personalisht pranë zyrave tona nga subjektët deklarues që mbartin detyrim për deklarim;  Nuk do të pranohen deklaratat e plotësuara me shkrim dore, por duhet të jenë të plotësuara në mënyrë elektronike (komputer) dhe më pas të nënshkruhen nga subjekti deklarues apo personat e lidhur me të;  Do të pranohen vetëm deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPKI, deri me datë 31 Mars 2014, përmes Autoritetit Përgjegjës ose strukturës përkatëse, ngritur pranë çdo institucioni publik; Inspektorati i Lartë sqaron se nisur nga numri i madh i deklaratave të interesave private që administron çdo vit, afërsisht 6000 (gjashtë mijë) deklarata, e ka të pamundur të presë subjektët deklarues që paraqiten personalisht pranë ambjenteve tona për dorëzimin e deklaratave. Për këtë qëllim, udhëzojmë subjektët deklarues, në zbatim dhe të dispozitave ligjore, të dorëzojnë deklaratat e tyre pranë Autoriteteve Përgjegjëse, ose strukturave përkatëse, të ngritura pranë çdo institucioni publik. Inspektorati i Lartë, rikujton edhe njëherë afatin e dorëzimit të deklaratave të interesave private, datën 31 Mars 2014. Dorëzimi i deklaratave, përtej afateve ligjore, dhe procedurës së caktuar, passjell sanksionet përkatëse; respektivisht gjobë 50.000 lek (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 lek (njëqind mijë), dhe kallëzim penal për mosdorëzim të deklaratës, pas aplikimit të masës administrative gjobë. Inspektorati i Lartë tërheq vëmendjen e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, në respektimin me rigorozitet të afateve ligjore. Në çdo rast, shkelësit e dispozitave ligjore, përveç aplikimit të masave administrative, do të bëhen publike në median e shkruar dhe atë vizive si dhe do të publikohen në faqen zyrtare www.hidaa.gov.al Inspektorati i Lartë, në kuadër të ndjekjes së një politikë të hapur e transparente me qytetarët, median dhe shoqërine civile, Ju fton që së bashku të parandalojmë korrupsionin; bëhuni pjesë e ILDKPKI, dhe denonconi rastet e korrupsionit të zyrtarëve të administratës publike, në unedenoncoj@hidaa.gov.al ose info@hidaa.gov.al, dhe telefononi pa pagesë në numrin 0800 99999. Denoncimi Juaj do të ndiqet me përparësi nga ana jonë. Faleminderit!


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

‘Xhihadi’ shqiptar në Siri na gjeti të papërgatitur: kë dhe pse

N

gjarja kryesore e ditëve të fundit është arrestimi i tetë shtetasve shqiptarë nën akuza që lidhen me organizimin, rekrutimin, stërvitjen dhe financimin e personave të tjerë, për t’i dërguar më pas ata në konfliktin sirian. E veçanta që e fokusoi këtë ngjarje në qendër të vëmendjes të opinionit publik është implikimi i njerëzve religjiozë që akuzohen se në ambientet e xhamive respektive predikojnë pjesëmarrjen në atë konflikt nisur nga motivime fetare. Vërtetësia e plotë ose e pjesshme apo rrëzimi i këtyre akuzave, pritet që të ndodhë në të ardhmen, sidoqoftë prania e disa dhjetëra shtetasve shqiptarë atje, si dhe rastet e të vrarëve mes tyre, shtrojnë pyetjen e arsyeve të pranisë në këtë konflikt. Shkaqet e mundshme që influencojnë në vendimin e shumë shqiptarëve që nisen për në Siri janë disa, por për të shkuar deri tek ato, kryefjala mediatike ku ia vlen të ndalemi sigurisht është ajo e “xhihadit”. Nuk është këtu mundësia për të analizuar termin “xhihad”, më të përfolurin si nxitësi i fenomenit të pjesëmarrjes së të huajve, mes tyre dhe shqiptarëve në konfliktin sirian, por shumëkush pohon se prania e tyre atje është produkt i idealizimit të këtij koncepti, i cili pak është trajtuar profesionalisht te ne, kjo edhe për shkak të konotacionit pezhorativ që ka përftuar termi dekadat e fundit. Duhet thënë se pas zërave të parë që informonin prezencën e shqiptarëve atje, shumica e teologëve dhe aktivistëve myslimanë janë pozicionuar kundër kësaj pjesëmarrjeje, duke e argumentuar kryesisht me analogjitë e trajtesave juridike klasike mbi luftën. Shfaq ja e një fenomeni të tillë, risi për shoqërinë tonë, siç duket i ka gjetur të papërgatitur maksimalisht aktorët që mund të zbutin efektet e saj. Zëri i profesionistëve duhet të jetë më i fortë dhe më bindës për të analizuar teorikisht fenomene shoqërore që implikojnë religjionin, politikën, ekonominë dhe ligjin, të cilat në të ardhmen mund të paraqiten në trajta më komplekse dhe më kërcënuese sesa rasti në fjalë. Interpretimi ad litteram i konteksteve re-

koment Elton Hatibi

ligjioze nga e kaluara historike e bashkësive të para të myslimanëve, dhe mbivendosja e tyre në realitetin sirian duket se ka motivuar mjaftueshëm për t’u përfshirë fizikisht në atë që së fundmi ka degjeneruar në një konflikt të përgjakshëm civil. Sociologët e fesë theksojnë se bota sot është në shumicën e rajoneve të saj më religjioze se kurrë më parë. Thënë këtë, duhet të njohim të gjitha trajtat e këtij rigjallërimi shpirtëror që në disa raste manifestohet në forma të ngurta. Dekadën e fundit, në disa vende myslimane konfliktet e ndryshme me karakter politik kanë marrë gjithashtu edhe ngjyresa sektare, ku idhtarë të bashkësive të ndryshme janë futur në spirale dhune të pandalshme. Këtu jemi dëshmitarë të dështimit të autoriteteve fetare, të cilëve situata u ka dalë nga kontrolli në favor të grupeve margjinale që interpretojnë fenë ngushtësisht për të maksimalizuar përfitimet politike. Pasojat e këtyre konflikteve ndërkohë kanë një impakt të gjerë në opinionin publik ndërkombëtar, saqë shpesh përtej një solidariteti me karakter humanitar që zbutin pasojat e konflikteve, implikojnë dhe përfshirjen emocionale të simpatizantëve në rreshtime militante. Në rastin e Shqipërisë, mund të theksojmë fort se nuk ka premisa për përplasje sektare, dhe se mes besimtarëve të feve të ndryshme, grupe potenciale që mund të minojnë bashkëjetesën mes feve janë të papërfillshme. Gjithsesi, në rastin e bashkësisë së myslimanëve, autoriteti fetar është ende i brishtë pas goditjes që pësuan komunitetet fetare gjatë diktaturës komuniste. Duke qenë se Islami nuk ka një autoritet ekstrakombëtar, përpjekjet vendore për ta ripërtërirë këtë autoritet kanë rezultuar të pamjaftueshme aq sa të shkërmoqin çdo in-

terpretim sektar në dëm të bashkësisë së gjerë. Energjitë e titullarëve institucionalë më së tepërmi janë kanalizuar në shëndoshjen ekonomike të administratës dhe konsolidimit të saj burokratik, sesa ngjizjes së një fizionomie spirituale me karakter origjinal. Gjithashtu, bota akademike ende ka një alergji ndaj dijeve teologjike, të cilat do të ishin kontributore në pasurimin e jetës intelektuale në shoqërinë shqiptare, pasurim i cili do të amortizonte rrëshqitjet mediokre me pasoja konfliktuale. Sakaq për ekspertët ndërkombëtarë, jo cilido luftëtar i përfshirë në konfliktin sirian është një radikal potencial, i cili me kthimin e tij në vendin e origjinës do të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Etiketimi i tyre en bloc si radikalë dhe ekstremistë nuk do ta ndihmonte zbutjen e problemit, përkundrazi, do ta thellonte atë, duke e futur në një prizëm që më tepër përfshin panikun sesa arsyen e shëndoshë. Por nuk duhet përjashtuar asesi që individë të tillë mund të kthehen me axhenda ekstremiste apo që të jenë përfshirë në rrjetin e terrorizmit ndërkombëtar, i pranishëm mjaftueshëm në Siri. Në rastin e shqiptarëve të përfshirë në konfliktin sirian, ende nuk ka evidenca që individë të tillë të jenë radikalizuar me synim minimin e bashkëjetesës në vend, por autoritetet duhet ta evidentojnë ose jo këtë dimension të fenomenit në fjalë. Autoritetet, pas masës paraprake të parandalimit të përfshirjes në konfliktin sirian të të rinjve shqiptarë, duhet të ndjekin rast pas rastit cilindo prej tyre që kthehet në vend, dhe për ata që nuk janë përfshirë në aktivitete kriminale, me ndihmën e ekspertëve, duhet t’i përfshijnë në programe rehabilitimi. Trajtimi me gjakftohtësi i një realiteti sakaq kompleks do të ishte zgjidhja më e mirë dhe çarmatosja më efikase ndaj radikalizimit potencial të elementëve që popullojnë margjinat e shoqërisë shqiptare. *Autori mban diplomën Master për Kulturën dhe Religjionin në Mesdhe nga Universiteti Papnor Gregorian në Romë.

Teatra politike

Posta e redaksisë

Keni të drejtë, por nuk ju besoj Nga Basket29

Pak a shumë jam dakord me ju në tërësinë e asaj çfarë keni shkruajtur me përjashtim të disa gjërave (edhe pse pa dashur më duhet t’ju ndaj në 2 periudha, atë gjatë qeverisjes së PD dhe atë post PD). P.sh. që ju justifikoni kapjen e djeshme të shtetit nga pushteti me argumentin që ishte një mazhorancë e dobët. E pse kjo kapje e djeshme e shtetit qenka e justifikueshme me funksionimin e demokracisë në përgjithësi? A është po njësoj e dëmshme? Deri dje nuk ju vriste veshin po i bënit fresk dhe e quanit ‘fitorja e Pirros’. Gjithsesi prapë jam dakord me ju që institucionet e pavarura duhet të jenë të pavarura, por me një kusht, që duhet të jenë të baraslarguara nga partitë politike. Si mund të jenë të pavarura institucionet kur disa individë që i kanë ‘hipur’ sipër nuk kanë integritet moral (jo të gjithë) dhe kanë qenë funksionarë të lartë të PD dhe nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, vetëm rolin e ushtarit. Mendoj që sovrani e ka dhënë zgjidhjen edhe për këtë me shumicën absolute që i ka dhënë mazhorancës. Dhe në fund do doja shumë t’ju besoja që merakoseni për forcimin e demokracisë në Shqipëri, edhe pse nuk arrij dot t’ju besoj. *koment për shkrimin Institucionet e pavarura na duhen për demokracinë, jo për mazhorancën.

Nëse Ruçi është ‘Senator’, pse Berisha është ‘plak’? Nga emigrant

Nëse “senatori” socialist ish-ministër i brendshëm i Ramiz Alisë e justifikon qëndrimin në politikë si “maratonist” i saj, përse atëherë gjithë këto ulërima kundër pranisë së Berishës në parlament ? Berisha ishte një mjek i shquar në rang shkencëtari, që hyri në politikë pikërisht për të rrëzuar një sistem diktatorial stalinist dhe krijoi e udhëhoqi partinë demokratike, e para parti opozitare ndaj partisë së punës. Kryesocialisti Rama që me tone ofenduese duke e quajtur Berishën “plak”, i kërkon atij të heqë dorë nga politika. Ndërkaq, ish-ministrin e brendshëm të diktaturës, qoftë edhe për tre muaj siç pretendon Ruçi, e ka kryetar të grupit parlamentar të partisë së tij. Nuk është mosha ajo që përcakton nivelin e aftësive. Politika nuk është basketboll. E pamë Ramën që si ish-basketbollist, në moshën rreth 50 vjeç, nga dhjetra gjuajtje në kosh mezi arriti të realizojë vetëm një. Dimë se Ruçi është një ish-mësues pa ndonjë bagazh intelektual, por po kaq bagazh intelektual ka edhe ish-basketbollisti e piktori mediokër Rama. Në politikë nuk vlerësohet mosha, po kauza e aftësitë intelektuale për ta realizuar atë. Të luftosh për kauzën e socializmit në Shqipëri, ke luftuar për një kauzë të dështuar që i solli pasoja tragjike këtij vendi. Kauza e demokracisë dhe e sistemit të tregut të lirë kapitalist, është aspirata që ngriti shqiptarët kundër punisto-socialistëve me kërkesën që Shqipëria të bëhet si Evropa. Nuk ka shans që kjo kauzë të “mplaket”. Kjo kauzë është e ardhmja e kauza socialiste është e kaluara. *Koment për shkrimin Senatorët jashtë qeverisë, Ruçi: Jemi në politikë për maratonë, jo për sprint.


op-ed

2

Blog / Në një pikëpyetje të madhe për teatrin në Shqipëri

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / E qeshura dhe harresa

Universitet / Itali, 40% e studentëve braktisin universitetin

S

koment Bardh Kadilli

Nuk ka asnjë rëndësi debati, nëse Basha duhet ta takojë “sy më sy” Ramën. Rëndësi ka që opozita për qëndrimet e saj politike, si dhe për detyrimin ndaj interesit të mbarë shoqërisë duhet të jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe e vendosur. Derisa Rama dhe shumica që ai drejton të reflektojnë dhe të vetëdijesohen se kanë shumicë vetëm për të qeverisur dhe jo për të sunduar, derisa të kuptojnë se nuk mund të shesin konfliktin dhe provokimin për bashkëpunim, deri atëherë pra, për të mbrojtur ligjshmërinë, për të mbrojtur institucionet, për të mbrojtur vlerat e krijuara, për të mbrojtur interesat e qytetarëve, opozita duhet të jetë si deri më sot, ballë për ballë. imin e një të akuzuari si prodhues ushqimesh të falsifikuara në Agjencinë që kontrollon pikërisht standardet e ushqimit. Shkurt, dikush nga pjesa e nëndheshme e fushës për të kontrolluar fushën. Kjo shumicë nuk e njeh vetëpërmbajtjen dhe shfaq padurim për institucionet që drejtohen nga të zgjedhur të opozitës. Nuk e duron Presidentin, nuk e duron drejtuesin e SHISH, nuk e duron dot, madje e shkarkon drejtuesen e ILDKP, nuk duron dot kryetaren e AMA-s, as bordin e AMFSHC, nuk duron dot deri edhe një Ambasador, vetëm e vetëm se është emërim i të djathtës. Shkurt, nuk duron dot kufizimet që i ka vënë Kushtetuta. Mandatet e kë-

tyre institucioneve nuk janë rastësisht më të gjata se ai parlamentar. Janë të tilla pikërisht për të detyruar shumicat parlamentare që të bashkëjetojnë me të zgjedhur të shumicave të mëparshme. Urtësia e atyre që hartuan Kushtetutën kishte pikërisht këtë synim. Por, Rama dhe shumica që ai drejton, nuk e pranojnë Kushtetutën për aq sa ajo u kthehet në pengesë për pushtet të pakufishëm. Sot opozita dhe shoqëria shqiptare po provojnë kërcënimin e sistemit të sotëm kushtetues nga etja e shumicës për pushtet të pakufizuar. Edhe sikur të mos i merrnim fare në konsideratë tensionet politike të këtyre çështjeve thelbësore të demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës dhe, me dëshirën e mirë të përqendrohemi tek reforma për ndarjen e re administrative, përsëri Rama është tinëzar dhe provokator. Mjafton të lexosh tekstin dhe është e qartë që Rama e fton opozitën të mbështesë arritjen e një objektivi të qeverisë, sic shprehet që në paragrafin e parë, jo në një reformë që nuk mund të bëhet pa mirëkuptim palësh. Për më tepër, nuk harron të kujtojë se shumica i ka votat e mjaftueshme për ta bërë vetë këtë reformë. Asgjë, as klima politike, as koha, as mënyra, as formalisht teksti i letrës së Ramës nuk pohojnë një ftesë. Ato vetëm sa të kujtojnë gjysmën e munguar të shprehjes “sy më sy dhe dhëmb për dhëmb”. Nuk ka asnjë rëndësi debati, nëse Basha duhet ta takojë “sy më sy” Ramën. Rëndësi ka që opozita për qëndrimet e saj politike, si dhe për detyrimin ndaj interesit të mbarë shoqërisë duhet të jetë e qartë, e drejtpërdrejtë dhe e vendosur. Derisa Rama dhe shumica që ai drejton të reflektojnë dhe të vetëdijesohen se kanë shumicë vetëm për të qeverisur dhe jo për të sunduar, derisa të kuptojnë se nuk mund të shesin konfliktin dhe provokimin për bashkëpunim, deri atëherë pra, për të mbrojtur ligjshmërinë, për të mbrojtur institucionet, për të mbrojtur vlerat e krijuara, për të mbrojtur interesat e qytetarëve, opozita duhet të jetë si deri më sot, ballë për ballë. Pak rëndësi ka nëse kjo do të ndodhë në tryezë bisedimesh, në Kuvend, në debat publik, apo edhe në rrugë; opozita do të jetë aty, siç edhe po e imponon Rama - sy për sy dhe dhëmb për dhëmb.

11

Për mua, Amerika është veç një treg tjetër. - Quentin Tarantino

Ja pesë arsyet pse Basha duhet të thoshte po

Ftesa provokative ‘sy për sy’ e Ramës për Bashën y më sy… kjo është shprehja që jo vetëm e ka zgjedhur me kujdes, jo vetëm e ka përsëritur me shkrim e me gojë, por duket se edhe e ekzalton më shumë Ramën në atë që është teksti i ftesës drejtuar Kryetarit të PD, Basha. Gjithçka, momenti i zgjedhur, mënyra e paraqitjes, përmbajtja e krejt tekstit, si dhe fraza thelbësore e tij, nuk janë asgjë më shumë se një provokim, një cytje tinëzare që vetëm për të qenë tërësisht e tillë, provokatore dhe tinëzare, emërtohet “ftesë”. Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb. Pavarësisht se Rama përdor vetëm gjysmën e parë të thënies së lashtë, pavarësisht se e quan ftesë për bashkëpunim, gjithçka, mjedisi politik, tensioni i lartë, sjellja ndaj opozitës, trysnia ndaj institucioneve të pavarura, qëndrimi ndaj administratës publike të kujtojnë edhe pjesën e dytë të thënies, atë me dhëmbë… Kjo thënie e vjetër ka shërbyer për të frymëzuar qëndresën, për të inkurajuar përplasjen (për të mos thënë luftën) dhe askush nuk e percepton, as kur shërbehet vetëm me gjysmën e saj të parë si ftesë për bashkëpunim. Nuk është aspak paragjykim, nuk është aspak paranojë dhe as mosbesim tipik prej opozitari në një vend si Shqipëria. Është pikërisht ajo që shohim të dëshmohet me këmbëngulje nga shumica në Kuvend që të detyron këtë gjykim. Përtej asaj çka nanuris cinikët, a mundet një mendje e qetë, e ftohtë dhe e largësuar nga qëndrimet politike të palëve të mendojë se në morinë e çështjeve politike, ku shumica dhe opozita po përplasen ashpër, në institucione dhe në ligjërimin publik, Rama paska zgjedhur pikërisht atë që do bënte që gjërat të prireshin nga e mbara? Jam i bindur që jo. Sot opozita dhe shoqëria shqiptare po provojnë një shumicë që po spastron administratën nga nëpunës që i gjykon si përkatësi politike e opozitës. Opozita shikon si dëbohen nëpunës të administratës që kanë bërë karrierë në periudhën e saj të qeverisjes, shoqëria shikon si shkërmoqet çdo vlerë që investohet në administratën publike vetëm nga interesi politik i shumicës. Provat e shumta na tregojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për të larguar ata që janë emëruar nga opozita e sotme. Janë të shumtë shembujt ku emërimet janë bërë qartazi me filozofinë e kapjes së shtetit. Kjo filozofi e shpjegon emër-

24.03.2014

koment

Alfred Lela

Basha duhet të thotë po edhe për t’i hequr një tullë murit të pretendimeve, dyshimeve dhe diversioneve të kampit kundërshtar zëra nga i cili, herë e pafund, pëlqejnë të thonë se ai është kryetari de jure i PD...

K

ryeministri i pat dërguar një letër shefit të opozitës ku i kërkonte të uleshin e të flisnin për reformën administrative. Në fakt, duket se nuk ka shumë për të folur, por korrespondenca, që mbrëmë vonë u bë dykahëshe, ka rëndësinë e vet, qoftë edhe vetëm si e tillë. Pamja e parë e rrafshit ‘nuk ka asgjë për të folur’ sepse mazhoranca e ka prishur konsensusin, bart të vërtetën e vet. Gjithsesi nuk e shteron nevojën për të folur në politikë, për t’u marrë vesh, për të arritur një konsensus. Edhe më shumë kështu kur ky konsensus njëherë është prishur. Edhe pse pikërisht nga pala që tani duket se po e kërkon atë. Kështuqë z. Basha duhet t’i thoshte po ftesës së z. Rama. Dhe, në parim, kështu ndodhi, të paktën në dukje. Edhe pse e ngritur mbi premisat e jo-së, z. Basha, në letrën dërguar medias, por me adresë kryeministrin, mbrëmë pak para mesnate, e linte hapur shtegun e dialogut duke ofruar edhe një kusht: marrjen e garancive se konsensusi duhet ofruar për votimin e ligjit të reformës administrative në Kuvend dhe jo vetëm për Komisionin. Nëse korrespondenca vazhdon me një tjetër letër të kryeministrit, ja edhe disa arsye se pse shefi i opozitës duhet t’i shkojë përpjetë shtegut të po-së: Basha duhet të thotë po qoftë edhe për atë se në Shqipëri thuhet gjithmonë jo. Është nevoja për të dalë nga rrethimi i përhershëm i jo-së dhe refuzimi i kundërshtarit apo të parit si armik të tij. Dëshira për të ngritur profilin e konstruktivitetit mbi rrafshnaltën e destruktivitetit. Edhe pse kryeministri dhe mazhoranca kanë prodhuar destruktivitet në 6 muajt e parë të qeverisjes, përgjigja me të njëjtën monedhë nuk prodhon as më shumë politikë dhe as më shumë ‘burrni’. Basha duhet të thotë po edhe për të kryer një lëvizje taktike që i heq atij dhe formacionit që drejton hijen e dyshimit të madh e të mbrapshtë të një flirti konstant ose të një dere që fut në kështjellë çetën e Metës, LSI-në. Përkthyer në ligësinë e vet sfiduese: e djathta pa të majtën (dmth LSI) nuk vjen dot kurrë në pushtet. Le të jetë z. Meta një eventualitet, por le të trajtohet edhe raporti me z. Rama si një eventualitet. Në politikë shumë gjëra ndodhin edhe ‘eventualisht’. Basha duhet të thotë po edhe për të qenë në koherencë me veten dhe profilin e tij politik. E ka nisur me pozitivizëm, në një kohë jo dhe aq të largët, por në fushatën për bashkinë e Tiranës kur u tha demokratëve se Rama nuk është armiku ynë. Apo se në fillim ai i kish bërë ca punë të mira për Tiranën. Një kundërshtar takohet dhe me të diskutohet për gjëra, pajtuese ose mospajtuese. E simbolit të pozitivitetit ka qenë edhe deklarata e përsëritur e Bashës pas fitores së të majtës se opozita nuk dëshiron që qeveria të dështojë. Për atë se një qeveri e suksesshme është mirë për shqiptarët, por edhe se kjo e detyron opozitën të ofrojë alternativa nëse do të vijë në pushtet. Basha duhet të thotë po edhe për t’i hequr një tullë murit të pretendimeve, dyshimeve dhe diversioneve të kampit kundërshtar zëra nga i cili, herë e pafund, pëlqejnë të thonë se ai është kryetari de jure i PD. Rama, në fakt, me këtë letër dhe ftesë e ‘legjitimon’ Bashën si counterpart-in e vet në opozitë. Të mos harrojmë se mosnjohja e kundërshtarit si dialogues apo faktor ka qenë një plagë politike, shkaktimi i së cilës është preferuar shumë në Tiranë. Nuk ka konfirmim më të sigurt se ai që të vjen nga kundërshtari më i drejtpërdrejtë dhe më i fortë. Z. Rama e di fare mirë këtë nga shpërfillja e Berishës kur ai pat ardhë në krye të Partisë Socialiste. Basha duhet të thotë po edhe për të neutralizuar një bllof të mundshëm të Kryeministrit. Le të hamendësojmë se ftesa e Ramës është diabolike dhe ai e bën për dy gjëra: për t’u thënë ndërkombëtarëve dhe opinionit publik se konsensusi përdoret nga Basha dhe të tijtë si pretekst i luftës politike dhe jo si qëllim për t’u arritur. Gjithashtu, për ta thelluar edhe më hendekun e diversionit, për ta portretizuar edhe njëherë Bashën si të pafuqishëm. Me pretendimin: refuzimi i takimit ka ardhur nën shtysën e ish-kryetarit Berisha.


12

stud imi

universitet

1 miliard euro më pak financim për universitetet që prej 2009-ës dhe një rënie me 20 % të regjistrimeve. Një kontribut publik i kërkimit më pak se tre miliardë euro nga mesatarja e vendeve të OECD-së dhe investime private modeste. Janë vetëm disa nga të dhënat e raportit mbi gjendjen e universitetit dhe kërkimit në Itali. Agjencia Anvur sjell një bilanc të parë të reformës 3+2 të sistemit universitar.

Universiteti i Bolonjës, Itali

Itali, 40% e studentëve braktisin universitetin Dyzet për qind e studentëve të regjistruar në universitetet italiane, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga shtete të tjera, nuk arrijnë t’i çojnë studimet deri në diplomim, thuhet në raportin e botuar javën e shkuar nga Agjencia për vlerësimin e universitetit dhe kërkimit shkencor në Itali.

P

ak të regjistruar dhe shumë braktisje, kështu universiteti italian shkon në krizë. Kjo del nga të dhënat e raportit të parë mbi gjendjen e sistemit universitar dhe të kërkimit, i realizuar nga Anvur. Numri i të matrikulluarve është ulur me 20 % në më pak se 10 vjet (më pak se 69 mijë regjistrime nga 2003-2004 deri në 2012-2013) dhe për shumë prej tyre, diplomimi mbetet një shteg i paarritshëm. Gati 40 për qind e studentëve që ndërmarrin një kurs trevjeçar studimi bachelor, në fakt nuk e çojnë atë deri në fund. 15 për qind e të regjistruarve e braktisin universitetin vetëm pas një viti studimi dhe për pjesën më të madhe rruga drejt diplomimit është gjithë pengesa. Vetëm një e treta e studentëve në kursin trevjeçar dhe vetëm 40 për qind e studentëve në kurset e specializimit arrijnë të diplomohen në kohën e parashikuar, që mesatarisht janë më shumë se 5 vjet për trevjeçarin. Një krizë që reflektohet edhe në bazën e përqindjes së të diplomuarve në popullsi (22.3 %). Krahasuar me vende të tjera europiane, Italia rezulton mes vendeve me përq-

indjen më të ulët të individëve me një diplomë trevjeçare, kjo edhe mes më të rinjve. Vetëm në vitin e parë, 15 % e studentëve në kurset trevjeçare e lënë fare shkollën, ndërsa e njëjta përqindje ndërrojnë kurset, thotë raporti. 10 për qind e braktisin universitetin në fazat e fundme të studimit. Agjencia qeveritare ka sjellë panoramën e vështirësive që kanë studentët në tranzicionin nga shkollat e mesme në jetën studentore. Një nga deficitet në përgatitjen e studentëve ka qenë orientimi joefektiv dhe dobësia e stafit trajnues që merret me regjistrimet. Numri i përgjithshëm i italianëve që shkojnë në universitet gjithsesi është rritur në vitet e fundit. Numri i të diplomuarve të rinj mes moshës 25 dhe 34 vjeç ka kapërcyer nga 7.1 për qind të popullsisë në vitin 1993, në 22.3 për qind në 2012-ën. Por, pavarësisht një rritjeje të rinisë së arsimuar, Anvur ka zbuluar problemet kronike në sistemin universitar italian. Universitetet italiane, jashtë 200 më të mirëve të botës

Mjerimi ekonomik e ka goditur rëndë sistemin me financimet e Ministrisë së Arsimit, të cilat kanë rënë me 1 miliard euro më pak që prej vitit 2009. Shkurtimet në buxhet përfaqësojnë rënie në 20 për qind të termave reale. Italia gjithashtu po bie në termat e shpenzimeve në kërkim në universitete me rreth 3 miliardë më pak financime publike sesa mesatarja për 34 vendet e OECD-së. Investimi i pakët ka pasur një efekt goditës në reputacionin ndërkombëtar të Italisë, duke e bërë këtë të fundit të mos përfshihet në 200 universitetet më të mira të botës. Pesëmbëdhjetë nga universitetet e ven-

dit, sidoqoftë, ishin përfshirë në 400 më të mirët e Revistës “Times Higher Education”: Universiteti i Trentos ishte i rendituri më lart, i ndjekur nga Bicocca i Milanos, ai i Triestes, i Torinos dhe i Pavias. Italia, shifrat më të ulëta të të diplomuarve në Europë

Dokumenti i parë i këtij lloji i prodhuar deri më tani, sintetizon të gjitha të dhënat e disponueshme mbi universitetet dhe kërkimin shkencor, nga burimet ekonomike të universiteteve te marrëdhëniet mes të regjistruarve dhe të diplomuarve

Dokumenti i parë i këtij lloji i prodhuar deri më tani, sintetizon të gjitha të dhënat e disponueshme mbi universitetet dhe kërkimin shkencor, nga burimet ekonomike të universiteteve te marrëdhëniet mes të regjistruarve dhe të diplomuarve, nga performanca e financimit publik dhe privat me cilësinë e prodhimit shkencor të studiuesve italianë. Për të parën herë, raporti gjurmon një bilanc të efekteve të reformës “3+2” të sistemit universitar 15 vjet pas miratimit të saj. Reforma, sipas Anvur, ka zvogëluar por nuk ka zgjidhur problemet kronike të universitetit italian, ku mbetet një normë e lartë e braktisjes së studimeve (40 për qind e të regjistruarve nuk e mbyllin ciklin Bachelor) një diferencë e thellë mes veriut dhe jugut, dhe pavarësisht rritjes nga 5.5 në 12.7 për qind të të diplomuarve në popullsi në moshë pune mes vitit 1993 dhe 2012, mbetet hendek i madh krahasuar me mesataren europiane: 22.3 të diplomuar në 100 banorë përballë 35 për qind të fashës së moshës mes 25 dhe 34 vjeç. 1 miliard euro më pak për arsimin e lartë

Në Itali, shpenzimet për udhëzimet universitare janë më pak se 30 për qind nga mesatarja e vendeve të OECD. Nga viti 2009 deri më tani, universitetet kanë humbur rreth një miliard euro fin a n c i m e p u b l i ke , n j ë p a k ë s i m

burimesh që sipas raportit është bërë i qëndrueshëm nga reduktimi i personelit dhe bllokimi i rritjes së rrogave. Megjithatë, thekson dokumenti, raporti student/docent është kthyer në vlera të larta. Që do të thotë se në 2018-ën do të shkojnë në pension rreth 9 mijë docentë, afro 17 për qind në total, dhe do të jetë e nevojshme të sigurohen zëvendësuesit (rreth 1800 docentë në vit) për të garantuar didaktikën, qeverisjen e universiteteve dhe potencialin e kërkimit në vend. Kërkimi shkencor, produktivitet i lartë, financim i dobët

Nën profilin e financimeve nuk shkon më mirë as kërkimi shkencor. Edhe këtu regjistrohet një kontribut publik më pak se tre miliardë euro, krahasuar me mesataren e vendeve të OECD-së dhe investimeve private të barabarta vetëm me një të tretën, krahasuar me mesataren e vendeve të industrializuara. Anvur denoncon më tej çekuilibrimin me kontribuuesve italianë në kërkimin europian ( 13,9 %) dhe kuotës së fondeve të marra nga BE ( 8.1 %). Praktikisht, lexohet në raport, Italia përfiton 65 qindarka për çdo euro të investuar në programin kuadër të BE-së. Pavarësisht kësaj, produktiviteti i kërkuesve italianë mbetet i lartë, me një numër artikujsh dhe citimesh për kërkues mes më të lartave në nivel ndërkombëtar. Raporti nënvizon se, duke konsideruar publikimet e gjykuar si ekselente (10 më të mirat në termat e shifrave të citimit apo faktorit të impaktit të revistës) në zonën shkencore kuota italiane mbetet ende inferiore, krahasuar me atë të vendeve kryesore europianë të marra në shqyrtim.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

24.03.2014

13

promovimi

‘Zogu i Zi’ i Ylli Pangos Ylli Pango në një rrëfim në vetë të parë për fëmijërinë dhe lagjen ku është rritur. Jeta e zogaziasve në vitet ’60-’70, ‘djaloshi i djeshëm vetëm sa e shoqëron burrin e sotëm përdore në lagjen e dikurshme’ - shkruan në parathënien e librit poeti Parid Teferiçi. Ndaj dhe libri i Pangos titullohet thjesht “Zogu i Zi”. Për të gjithë ata që duan ta kenë në duar rrëfimin e psikologut dhe politikanit Ylli Pango, promovimi është nesër në orën 18:00, në Universitetin Europian të Tiranës

Parid Teferiçi

N

uk do të lexojmë autobiografinë e autorit, as historinë e lagjes së tij të vegjëlisë, ndoshta as ndonjë libër. Do të lexojmë siç lexohen termometri, sahati i ujit, tabelat rrugore, sytë e fëmijës. Autori rrëfen fëmijërinë e tij, por nuk e sheh botën me sytë e një fëmije. Djaloshi i djeshëm vetëm sa e shoqëron burrin e sotëm përdore në lagjen e dikurshme. I del dorëzanë për të përshkuar, dhe më pas përshkruar, një periudhë të historisë sonë mes viteve ’60 dhe ’70 të shekullit që lamë pas (dhe që na la pas). “Para se ta prishnim me rusin” e deri “para se ta prishnim me kinezin”. Këtë e bën duke e njohur me bashkëkohësit e tij, moshatarë apo të rritur, zogazias apo të “botëkuptimeve” të tjera. Jetë paralele, ose të kithëta, të dhëna jo në rrëfime lineare, por me kërcimet dhe luhatjet e “pesëminutëshave” të lavdisë së secilit, përballë jo vetëm pllaneve të lavdishme pesëvjeçare, por edhe ngjarjeve më të mëdha të globit dhe të historisë. Në Termopilet e atij pallati në formë L-je, treqind spartanë zogaziaz ndalin trimërisht hordhitë e panumërta armike të imagjinatës së tyre, sidomos duke u ndeshur mes veti në ca “singullare” të paharrueshme. Këta nuk janë djemtë e rrugës Pal, janë çunat e Zogut të Zi. Trazimet e moshës së brishtë nakatosen me trazimet e një epoke të dhunshme, sherret e kalamajve me luftën e klasave, ëndërrimet fëminore përplasen përditë me një realitet të shëmtuar nga një ëndërr kolektive. Shpëtimi i vetëm nga zymtia është humori i zi dhe te “Zogu i Zi” e qeshura na shpëton vërtet. Por ky libër nuk është për të qeshur. Ky është libër për të qeshurën dhe harresën, nëse perifrazojmë një titull të Kunderës. Tek “1984” e Orwell-it, kontrolli i së

E qeshura dhe harresa

Është zbavitëse për këdo të gjendet befas i thithur nga kjo shtjellë njerëzore, me përjetimet dhe privimet e saj, me emrat dhe nofkat, me bëmat dhe të pabërat, me virtytet dhe veset e një faune të harruar e të çuditshme, e prapë kaq të ngjashme me ne. E shpesh jemi ne, me pseudonime...

kaluarës nga Partia kryhet me anë të “përditësimit të përditshëm”, përshtatjes së të kaluarës me ortodoksinë aktuale, dhe detyrë e qytetarit që i ka përjetuar është që jo vetëm të pranojë se ngjarjet kanë ndodhur ashtu, por edhe “t’i kujtojë” si të tilla. “E nëse duhet vënë rregull në kujtesë, duke e ndrequr me dokumente të shkruara, më pas është e nevojshme të harrohet se kjo u bë”. Dhe e gjitha kjo çon në njëfarë të sotmeje ku “çdo dokument është shkatërruar apo falsifikuar, çdo libër është rishkruar, çdo pikturë është retushuar, çdo statujë, çdo rrugë, çdo ndërtesë kanë ndërruar emër, çdo datë është ndryshuar.” Edhe pasi rrëzohet, diktatura ka dy bashkëpunëtorë të papritur në modifikimin e së kaluarës dhe relativizimin e tmerreve të saj: harrimin dhe nostalgjinë. Përpiqemi të hapim sa më rrallë disa sirtarë kujtese ku gjenden dhimbje, turpe, vuajtje, zhgënjime, poshtërime (tonat apo të shkaktuara prej nesh). Është njerëzore, na ndihmon të shohim përpara. Edhe më shumë njerëzore është ajo stolisje e trëndafiltë e së shkuarës kur kthejmë kokën të shikojmë jetën tonë. Në të kaluarën kemi qenë më të rinj.

Por këto gjymtime të kujtesave individuale sjellin një histori të rreme kolektive, e cila do të tingëllojë si përrallë dhe do të përgjumë ndërgjegjen dhe arsyen e brezit të nesërm, dhe ky është gjumi që pjell monstra. Për të shmangur këtë, nevojitet një përpjekje e secilit me kujtesën dhe ndërgjegjen e tij. Më tepër se për të vërtetën, kjo është përpjekje për identitet. David Hume na mëson se identiteti prodhohet kryesisht nga kujtesa. Me të arrijmë të kapim marrëdhëniet shkak-pasojë, të cilat përbëjnë unin dhe veten e secilit. Ndërsa për rrethanat dhe ngjarjet e harruara, kujtesa “nuk e prodhon, por e zbulon identitetin personal”. Prej vitesh profesor Pango, në leksionet e tij mbi psikologjinë sociale, ka zbuluar shembuj dhe raste nga përvojat e tij. Episode dhe tipa të veçantë i ngacmonin kujtesën. Në fillim ishin anekdota dhe “qyfyre” nëpër biseda, pastaj shtjella e këtyre kujtimeve nisi të bëhej më e vrullshme, asociacionet tërhiqnin në sipërfaqe copëza të harruara, gjersa mbërritëm në këtë vorbull përthithëse me qindra personazhe dhe ngjarje nga lagjja e tij e fëminisë. Dhe ndiejmë se kjo vorbull, në të vërtetë, përbën

boshtin e tij identitar. Ndiejmë, gjithashtu, të njëjtën shpoti’ që autori na bënte në librin “VIP”: “që të mos kujtosh se je dikush (ose askush), përpiqu të kujtosh”. Është zbavitëse për këdo të gjendet befas i thithur nga kjo shtjellë njerëzore, me përjetimet dhe privimet e saj, me emrat dhe nofkat, me bëmat dhe të pabërat, me virtytet dhe veset e një faune të harruar e të çuditshme, e prapë kaq të ngjashme me ne. E shpesh jemi ne, me pseudonime. Por akoma më rëndësi, te kjo prozë e rrëmbyeshme, ka ndjellja që na jep për të krijuar një vorbull të tillë tonën, e për të rithithur kujtimet që na kanë braktisur apo i kemi braktisur, për të parë sërish ato fytyra, të cilat, duke i parë dhe duke na parë dikur, na dhanë pamjen që kemi sot, thinjat, vragat, rrudhat, mënyrën si qeshim apo si dëshpërohemi, si habitemi apo neveritemi. Identiteti ynë ka nevojë për këtë, më tepër sesa për pasqyrën. Mund të shihemi si Narcisi në pellgun e kujtimeve tona, ose të kridhemi herë pas here në atë pellg e të shihemi aty siç jemi në të vërtetë, në natyrën tonë të dyfishtë si njerëz dhe si valë. *Parathënia e librit ‘Zogu i Zi’ me autor Ylli Pango


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Makina që kontrollon shoferin 4

13

5

6

7

14

18

19

8

9

15

20

29 33

37

26

44

49

50

27 31

35

39

43

23

30

34

38

12 17

22 25

28

11

16

21

24

32

10

36

40 45

46

41 47

42

48

51

53

52

54

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

55

Horizontalisht

1. Secila nga pjesët e një vepre, që botohet pjesë-pjesë në libra të vegjël. 8. Lloj shenje horoskopi. 13. Zanicchi, këngëtare italiane. 14. Mamaqi e njohur e letërsisë. 16. Gjithë njerëzia. 18. Martin i njohur i letërsisë. 21. Titulli më i ulët në hierarkinë fetare ortodokse. 23. Mik francez (mbrapsht). 24. Gërryerje që pëson sipërfaqja e tokës nga veprimi i ujërave. 25. Grup Islamik. 26.Të lumtë. 28. I kaltër, blu e mbyllur (mbrapsht). 29. Hapësirë e vogël si dritare në murin midis dy qemerëve të urës (mbrapsht). 31. Notë muzikore. 33. Baba. 34. Spiro i politikës. 35. Nënndarje e një periudhë gjeologjike. 37. I ka birra në mes. 39. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u përdorur në një degë të ekonomisë. 41. Krejt, tërësisht. 43. Notë muzikore. 44. E kundërta ngrihu. 45. Rruga dhe koha e lëvizjeve të mjeteve të rregullta të udhëtimit. 49. Agjensi Detare. 50. Krijon për momentin. 51. Martesa e një burri me shumë gra. 53. Kryeqyteti i Kubës. 54. Porosi që i japim dikujt për të na bërë patjetër një punë. 55. Vel i hollë.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

9

1. Frut i pjekur tepër, i zbutur e i s’qullët. 2. Dëmtim i një makine gjatë kohës së punës. 3. Enë e veçantë prej metali për të zier ujë. 4. Përmban. 5. Skuadër futbolli italiane. 6. Njësi monetare. 7. E çmon, e vlerëson diçka. 8. Lloj Fiat-i. 9. Poçe e madhe prej balte, që përdoret për të zier gjellën. 10. Fillimi i një rasti. 11. Lame, ish-futbollist i Kombëtares. 12. Valbona, aktore. 15. Instituti i Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar. 17. Kanal nëpër të cilin kalon e derdhet në det uji i një liqeni. 19. Që është lënë i lirë, pa fre. 20. Belushi, aktor i kinemasë amerikane. 22. Instituti Francez. 27. Pjesë e aparatit të tretjes, si gyp, që çon ushqimin nga goja në stomak. 30. Tili e këngës. 32. Brez i gjerë lëkure që shërbente për të mbajtur armët e brezit. 34. Gëzim i njohur i humorit. 36. Njësi matëse për gurët e çmuar. 38. Veli i humorit. 39. Grup shoqëror i përbërë nga njerëz të një gjaku. 40. Priret nga njëra anë. 42. Mula e artit. 44. Inicialet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 46.Tipar pa skaje. 47. Hekur i kthyer L. 48. Kult fetar. 52. Notë muzikore.

6 5 3

3

4

4 9

7

2

1

9

4

3

6

1 3

8

9 6

7

8 5

3

9

9

2 2 7 1

5

9

6

4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

Dielli do jete planeti qe do e mbroje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Qe ne pret e para te mëngjesit do mendoni ta suprimoni partnerin ne mënyrë qe ai ta ketë vëmendjen vetëm tek ju. Beqareve do iu rrahe zemra fort për një person qe për fatin e tyre te keq është ne një lidhje. Financat duhet t’i mbani ne gjendjen qe janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare gjate kësaj dite. Do bëni çfarë te mundni qe ta stabilizoni sa me pare situatën. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. financat do jene te qëndrueshme ne përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund te tronditet serish.

Dita e sotme do jete goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ta a qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqare duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft ne planin financiar. Do jeni te qarte sa shpenzime te kryeni.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 7

Motivet për t’u hutuar teksa jemi në timon nuk mungojnë. Ato mund të jenë: një telefonatë në celularin tonë, mendimet e lidhura me jetën apo thjesht lodhja. Të gjitha këto mund të çojnë në aksidente me pasoja fatale për ne apo për të tjerë, por në një të ardhme të afërt, ajo çka do të ndreqë gabimet nga hutimi ynë do të jetë vetë automjeti. Kompania “Volvo” është angazhuar në kërkimin e sensorëve në gjendje të identifikojnë sjelljen e drejtuesit dhe ideja është realizimi i një automjeti që mund t’i interpretojë lëvizjet e shoferit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur për të shmangur pasojat. Sistemi “Volvo” mund të “shohë” aty ku drejtuesi çon shikimin e tij, kur janë të hapur sytë e tij dhe cili është pozicioni i kokës. Sensori është i instaluar tek kruskoti, përballë shoferit dhe përdor Led-sa të vegjël për t’i ndriçuar fytyrën personit përmes rrezeve infra të kuqe. Këto të fundit nuk hyjnë në gjatësinë e valës që perceptohet nga syri i njeriut dhe nuk të shpërqendrojnë.

6 2 8

9 3

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

1 5

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do i zgjidhni një pjese te problemeve qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Edhe beqaret do jene me te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bere sakrifica te rrezikshme vetëm për te pasur dike ne krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.

PESHORJA (23/IX-22/X)

5 1 5 2 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ne orët e para te mëngjesit jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me shume maturi sepse situata nuk do jete aspak e favorshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 014, 144, 147, 152, 214, 215, 324, 384, 405, 420, 423, 447, 461, 463, 525, 596, 652, 721, 758, 784. Numra me 4 shifra: 0280, 1478, 4120, 4596, 6810, 8191, 8214, 8484. Numra me 5 shifra:

01024, 05298, 11526, 14158, 21325, 23903, 24382, 25963, 27632, 42491, 43811, 64007, 65628, 72565, 78596, 78965, 87845, 88845, 89652, 98845. Numra me 6 shifra: 101026, 124736, 164468, 488485, 551854, 564974, 632011, 874844.

Kujdes mos e prekni partnerin ne pikat e tij te dobëta sot sepse ai nuk do jene ne humorin duhur dhe mund te keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe here pas here do e vuajnë vetminë. Ne planin financiar duhet ti merrni gjerat me seriozisht dhe te mos prisni përkeqësimin e situatës për te marre masa.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Lidhja me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten te pazgjidhura. Beqareve do iu shfaqet papritur një person interesant ne pamje dhe qe vlen me te vërtetë shume ne çdo ane. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Asgjë e rëndësishme nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqaret do kenë një dite shume energjike dhe te mbushur me takime te njëpasnjëshme. Gjithçka mund te ndryshoje për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.

AKREPI (22/X-21/XII)

Jupiteri do sjelle fat ne jetën tuaj ne çift sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shume me afër sesa ata e mendojnë. Financat do jene goxha te stabilizuara. Përfitoni për te kryer ndonjë investim te rëndësishëm.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Mos krijoni iluzione te kota sot ne jetën tuaj ne çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë jeta e tyre mund te ndryshoje. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime. Shume shpejt gjendja do behet edhe me e favorshme.

PESHQIT (20/II-19/III) Asgjë e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni një dite te zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqaret do kenë njohje te reja me persona qe vërtet ja vlejnë për t’u pasur ne krah. Merrni kohen e duhur para se te kaloni ne një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

24.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mars

15

Arkitektura është vullneti i një epoke shndërruar në hapësirë. - Ludwig Mies van der Rohe

1804

Ligji i Napoleonit Kodi Napoleon, një përzierje sistemesh legale, hyn në fuqi në Francë Kodi i ri Civil i marsit 1804 përmbante më shumë se 2281 nene dhe përfaqësonte kodifikimin e parë të ligjeve civile të një vendi. Ishte puna e juristëve francezë, të debatuara nga Këshilli i Shtetit nën drejtimin e Napoleonit dhe në fund pagëzuar me emrin e perandorit francez. Ishte një kompromis

ndërmjet ideve të revolucionit dhe ancien regime, duke përzier racionalizmin me parimet autoritariste. Vërtetoi abolicionin e sapondodhur të feudalizmit dhe u dha tapi legale atyre që kishin prona. Gjithashtu ndoqi parimin revolucionar të ndarjes së pasurive trashëgimtarëve meshkuj në vend të variantit të djalit të madh të familjes që merrte gjithçka. Por gjithashtu u dha grave status dytësor, u lejonte prindërve të ndalonin fëmijët të mos martoheshin derikur të arrinin të njëzetat, ndalonte sindikatat, rikonfirmoi

skllavërinë në kolonitë franceze dhe ua nënshtroi punëtorët përgjimeve policore. Para revolucionit nuk kishte pasur sisteme ligjore uniforme në Francë. Ligjet zakonore ishin zotëruese në Veri, ligji romak në Jug. Revolucioni solli një masiv prej 14 400 dekretesh duke e bërë rikodifikimin diçka thelbësore. Kodi i Ri Civil do të thoshte se Franca qeverisej nga ligje të qarta. Kode të tjera tregtare e penale pasuan, por ishte Kodi Napoleon që kishte ndikimin më të madh në të gjithë Europën.

Blitz

Flickr

68 5.3

Përqindja e fëmijëve refugjatë sirianë që nuk shkojnë në shkollë.

Miliardë USD është shuma e shpenzuar nga Afganistani në programe qeveritare vitin e shkuar.

2/5

Segmenti i këtyre shpenzimeve që u financua nga arka e shtetit.

17

Mijë e 835 numri i linjave telefonike në një ‘listë rreziku’ terrorist që u monitoruan nga NSA amerikane në periudhën 2006-2009

Foto: godo godaj Titulli: Të paktën ka...

Në një pikëpyetje të madhe për teatrin në Shqipëri Kam ca që nuk po shkruaj për teatrin, por kjo ndoshta sepse tani po merrem më shumë se kurrë me të. Ca më shumë, që në mes leximeve të atyre çka kanë shkruar kokat e botës për teatrin nakatosen edhe pseudo-reformat shqiptare, që si gjithmonë u bëhet vonë për gjithçka, përveçse për teatrin vetë. “Loja e dashurisë dhe e rastësisë” me regji të Hervin Çulit, në fakt më futi ca në të thella, po natyrisht që ajo ishte paraprirë nga «Shtëpia e Bernarda Albës» me regji të Kiço Londos dhe «Djemtë gazmorë» me regji të Sulejman Rushitit dhe një sërë artikujsh e komentesh, që kam lexuar lart e poshtë nëpër internet këto ditë. Të them të drejtën, asgjë nuk më ngazëllen më shumë se sallat e teatrit plot dhe kështu ishte ajo si me Bernarda Albën, ashtu edhe me Djemtë gazmorë. E para është pa dyshim një shfaqje repertori dhe më bëri të rimendoj edhe një herë se çfarë duan të shohin njerëzit në teatër: teatërbërësit, të velur me veprat klasike shpesh tentojnë të shkojnë në forma të reja, po a do vërtet këtë publiku SHQIPTAR? Si njerëz të teatrit ne shpesh harrojmë që njerëzit nuk lexojnë dramaturgji, në fakt për një lexues të thjeshtë leximi i dramaturgjisë nuk është argëtues, madje mund të bëhet i bezdisur, kërkon impenjim, shumë imagjinatë aktive, ndaj njerëzit dramaturgjinë e kërkojnë pikërisht në teatër. Prandaj Bernarda Alba e kishte sal-

gazetamapo@gmail.com

lën plot. Kishte edhe një arsye tjetër shumë të fortë: ishte loja mjeshtërore e aktoreve, po të them të drejtën m’u dhimbsën, sepse Bernarda Alba (një nga pjesët e mia të preferuara) nuk kishte fare, po fare regji, as në drejtimin e aktoreve, as në skenografinë e saj mjerane, as në kostume ku lexohej varfëri dhe sajime. Ndaj u heq kapelen aktoreve të kësaj shfaqjeje, që me shumë dinjitet ishin lidhur me njëra-tjetrën të luanin simfoninë e fundit me violina të një Titaniku, që një Zot e di ku shkonte dhe në ndryshim me atë që dimë të gjithë, arritën ta shpëtonin nga përplasja, madje na vodhën edhe ovacione pa fund, që i meritonin plotësisht. Tek dy komeditë pashë atë që nuk ma merrte mendja: një argëtim të sinqertë të publikut, pavarësisht se të dyja pjesët kishin goxha ndryshim me njëra-tjetrën; një argëtim të përkorë e pa tepri, që lidhej me atë që njerëzit në Shqipëri e konsiderojnë “teatër të mirë”. Të them të drejtën, e përshëndes guximin e Çulit për të vënë këtë pjesë në skenë, unë për Zotin për njëmijë vjet nuk e kisha prekur me dorë: çfarë t’i bësh sot një pjese të vënë në skenë në vitin 1730? Mirëpo ja që u vika dhe njerëzit rreth meje ishin tmerrësisht entuziastë si në sallë, edhe duke dalë prej saj. Komentet e tyre sinqerisht më habitën. Mua personalisht më pëlqyen pa masë kostumet dhe rifreskimi me lojën e aktorëve të rinj. Dukeshin si teatër i vjetër, po prapë

kishin një lojë të re e të çliruar dhe mbase kjo zgjidhje e zgjuar ishte çelësi i suksesit të shfaqjes. Tani do thoni ju ç’është kjo “pikëpyetje e madhe” që ke vënë në titull dhe unë do t’ju them: është ajo pikëpyetje që duhet të shtrojë në tryezën e vet çdo specialist i fushës së kulturës, që ka marrë dhe merr përsipër të reformojë teatrin në Shqipëri, por që deri më sot nuk ka qullosur gjë. Në parimin bazë estetik të teatrit, ashtu siç e kam shkruar edhe herë tjetër, teatri ekziston falë publikut të tij: nëse ai nuk e kupton dhe nuk e përcjell, atëherë shfaqja teatrore nuk ekziston, ngelet e mbyllur në kukulen e saj si art për hir të artit dhe vdes. Të ardhur nga një etje e thellë për të futur teatrin e ri, skena shqiptare ka parë për vite me radhë shfaqje të absurdit e gjithfarëlloj eksperimentesh, që publiku nuk i ka dashur e për pasojë i është larguar teatrit, duke i lënë shfaqjet në rrafshin e diskutimeve të njerëzve të teatrit mes njëri-tjetrit. Ka pak kohë që teatri shqiptar po rikthehet në shfaqjet mirëfilli teatrore, aspak moderne, por me këmbë në tokë dhe njerëzit po i rikthehen atij. Në këtë kuadër i bie që unë po mbroj teatrin klasik dhe po përjashtoj atë eksperimental, po a është gati publiku shqiptar për një teatër të rrymave të reja? A është gati publiku shqiptar që pas absurdit të fillojmë të eksperimentojmë fjala bie me teatrin e antropologjisë, me teatrin e anarkisë apo me teatrin e varfër (pavarësisht se asnjë prej

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

tyre nuk është ndonjë shpikje e re, po nuk duhet të harrojmë që ne jemi 100 vjet mbrapa dhe 40 skiç)? Në gjykimin tim: JO. Ama jam krejtësisht kundër të turbo-teatrit për t’iu përshtatur masave, si ca shfaqje që kam kritikuar më parë dhe që falë Zotit nuk i kam parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Po çfarë duhet bërë? Unë këshilloj të presim, t’i japim kohë publikut të mbushet me frymë dhe ta prezantojmë atë pak e nga pak me më të rejat; ta lëmë të marrë veten nga gjendja e frikshme ekonomike derisa të kapë nivelet e shtresës së mesme e aq të qetë nga mendtë e kokës, sa të fillojë të vërë në dyshim nëse arti që ai konsumon do rifreskuar me elementë novatorë: kur njerëzit kanë hallin e shlyerjeve të kredive dhe të faturave, nuk vijnë në teatër të kuptojnë nëntekstin e instalacioneve skenike, vijnë të qeshin me komeditë ose të spastrohen nga tragjeditë, ashtu siç bën teatri në fazën e tij embrionale. Po, këtu jemi ende, duam apo s’duam ta pranojmë, në fazën embrionale të perceptimit të teatrit nga publiku, ndaj të paktën këtë ta bëjmë mirë, me shije dhe me specialistë (jo me emërime politike si ca të ditëve të fundit, që më ngritën qimet përpjetë). Ta bëjmë publikun shqiptar të lërë Ezelin për të parë një shfaqje teatri e pastaj shohim e bëjmë... P.S. Nuk pranohen komente: “Kishe gjë me Ezelin, ti motra?” *Marrë nga blogu:OPjeshke!

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 24.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.