23 prill mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Panairi i Librit dhe Artit, si “amanet” i Ardian Klosit UET-Press përfaqësohet në Festivalin që çelet sot në Muzeun Historik me autorin e muajit “Prill”, Ben Blushi. Autori, i pranishëm në ditën e parë për autografe të librit me rekord shitjesh

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 23 prill 2014. Numër 1190. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

tension në komisionin e sigurisë me dyer të mbyllura “misioni” në Greqi

zemra e Ilia Karelit do të kthehet në atdhe

Një prokuror shqiptar dhe një mjek ligjor janë nisur drejt Athinës për të marrë pjesët e munguara të shqiptarit të vdekur nga dhuna në burg. Bashkë me zemrën, grupi hetimor pritet të njihet me autopsinë e plotë FAQE 7

Nishani refuzon këshilltarin e Kodhelit si përfaqësues në NATO Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca vazhdojnë konfliktin për gjeneralët. Pas shkarkimit të Gërvenit, Presidenti Nishani refuzon kandidaturën e Arjan Zaimit si përfaqësues i Shqipërisë në NATO

Një agjent i fshehtë rus në politikën shqiptare Fillon maratona për zbulimin e identitetit

Kreu i Shërbimit sekret raporton për katër orë para deputetëve të Komisionit të Sigurisë për rastet e tritolit, emërimet e punonjësve të ‘97-ës dhe trafikun e drogës. Ajazi: Ka tendenca për të imituar rastin e Krimesë në Himarë, me ndarjen e re. Në dy muaj kemi informuar për 15 persona të përfshirë në trafik tritoli. Drejtuesve të rinj të Policisë iu desh kohë të marrin detyrën, shkresat me informacion të SHISH qëndruan në sirtarë. Faqe 3

FAQE 6

Gjyshi i Bleonës: Gjurmët e mbesës së zhdukur më çojnë në Turqi Reforma pa opozitën

Paralajmërimi i Bashës: Protesta! Protesta! Protesta! FAQE 5

NgërÇ

Zenel Mata vazhdon të ndjekë gjurmët e mbesës së zhdukur 4 vite më parë, deri në Stamboll e Izmir. “Dyshimet e mia ia kam thënë prokurorisë dhe policisë, por ende asnjë rezultat. Tim bir e dëbova nga shtëpia, se më shkatërroi familjen”

Zenel Mata, gjyshi i Bleonës

Zenel Mata, gjyshi i Bleonës së zhdukur katër vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit, tha dje se tragjedia në familjen e tyre erdhi për shkak të marrëdhënieve mes të birit, emigrant në Maqedoni dhe bashkëshortes. Sa i përket mbylljes së hetimit për Begzim Isën, ai duket se nuk është i surprizuar nga rënia e dyshimeve të... Faqe 7

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Legalizimet; procesi me moralin e piramidave Gentian Kaprata

“Hëna e Shqipërisë” – E ardhmja tek porta

Lobimi si shpresë për një demokraci funksionale Besart Kadia

Gilman Bakalli

Albana Vokshi: Drejtuesit e rinj, nga Kritika anëtarësia e PD, jo nga “qokaxhinjtë” Intervistë/ Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për debatin e përfolur në media lidhur me udhëzimin për zgjedhjet në parti. “Duhet të bëhet analizë e shëndoshë për fenomenet dhe jo goditje apo intriga që mund të çojnë në përçarje" Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetarja e Lidhjes De-

mokratike të Gruas, Albana Vokshi flet për procesin e zgjedhjeve në parti dhe rëndësinë që ajo merr në këtë fazë të dytë, ku përfshihet analiza dhe zgjedhjet në degë. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Vokshi thekson se në këtë proces zgjedhjesh nuk është vendosur asnjë postbllok për deputetët, ndërsa nënvizon se “mirënjohja për kontributet është procesi... Faqe 4

Petrit Ymeri për Xhungën: Përgëzime për një libër të nxituar... Botuesi Petrit Ymeri, në një kritikë për “Shkrimtarët e Shekullit”. A janë vërtet Shkrimtarët e Shekullit 29 autorët e Xhungës? Pse nuk është Kadareja në këtë vëllim? Po Umberto Eco apo Rowlingu, Kundera e të tjerë, që i njeh e i do lexuesi ynë? Një emision dhe një libër me preferenca dhe paragjykime...

Tegel politik

Faqe 13


2

afër/larg

1

Albana Vokshi: / Drejtuesit e

rinj duhen nga anëtarësia reale e PD dhe jo “qokaxhinjtë"

Faqe 4

politikë/ Reforma territoriale,

miratohet vendimi. Basha: Fjalën e ka sovrani

Faqe 5

politikë/ Nishani refuzon

këshilltarin e Kodhelit si përfaqësues në NATO

Faqe 6

“Ditën e parë të Panairit kemi në stendë autorin Ben Blushi dhe librin e tij ‘Hëna e Shqipërisë’, për të cilin është shkruar e diskutuar shumë”.

Kryeredaktorja e UET-Press, Valbona Nathanaili bën me dije se UET-Pres do të jetë pjesë e panairit me një sërë botimesh të reja. “Nga Panairi i Librit të nëntorit të vitit që kaloi deri në këtë panair të dytë, lista e botimeve tona është pasuruar me shumë tituj të rinj nga fusha e publicistikës, shkencave sociale e ekonomisë, historisë e politikës.

Panairi i Librit në Pranverë, si “amanet” i Ardian Klosit UET-Press e fillon Festivalin e Librit dhe Artit që çelet sot në Muzeun Historik me autorin e muajit “prill”, Ben Blushi, me librin “Hëna e Shqipërisë”. Autori, i pranishëm në ditën e parë për autografe të librit me rekord shitjesh

D

iskutohej shpesh mungesa e një panairi alternativ dedikuar librit. Kur Ardian Klosi tre vjet më parë kumtoi se Shoqëria e Librit Shqip, e krijuar prej tij, do të organizonte një panair të pranverës, që parashikohej të mbahej në Ditën Ndërkombëtare të Librit, shumë menduan se kishte ardhur koha që Tirana të kishte dhe një panair të dytë të ndërgjegjshëm, se një i vetëm nuk mjaftonte për të mbajtur gjallë kontaktet e lexuesit me librin. Ajo që Klosi kish dëshiruar qysh tre vjet më parë vjen si një dëshirë e realizuar nga miqtë e tij me Festivalin e Librit dhe Artit “Pranverë 2014”, që çelet sot në Muzeun Historik nga Shoqëria e Librit Shqip, shoqëri që nisi të ekzistojë, nën drejtimin e Ardian Klosit, si dhe pjesëmarrjen e disa prej botuesve më seriozë shqiptarë, ku mund të përmendim disa: Shtëpia Botuese Toena, Instituti i dialogut dhe Komunikimit, Skanderbeg Books, Omsca, Kuteli, Botimet Dudaj, Botart. Kështu Tirana ndahet në dy panaire; i Pranverës dhe Panairi i Tiranës që zhvillohet prej 16 vitesh në vjeshtë. Për kryetaren e SHLSH-së, Arlinda Dudaj, Festivali i Librit dhe Artit lindi si një projekt alternativ dhe shumë i nevojshëm, ndaj duhet parë si një ngjarje e madhe kulturore që përfshin dy fusha të rëndësishme të kulturës; artet pamore dhe botimet shqiptare, që gjejnë vend në një hapësirë të përbashkët. Dudaj shpreson që ky festival ta pasurojë jetën kulturore të kryeqytetit dhe të afrojë sa më shumë vizitorë. “Qëllimi kryesor është t’i

japim sa më shumë jehonë duke ftuar të gjithë njerëzit, të të gjitha moshave e gjinive, të madh e të vogël, fëmijë e shkollarë, të vijnë të na vizitojnë në këtë Festival, për herë të parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili pritet të jetë i mbushur me aktivitete të shumëllojshme, që nga ato të artit pamor, animime muzikore e deri te forumet për letërsinë, promovime librash, lexime nga aktorë që presim të mbushin auditorët me fëmijë e të rinj. Pra, në këtë festival do të ketë dhe shumë evente të tjera kulturore, ku vizitorët do të kenë shumë alternativa për të kaluar një ditë të bukur. Është pikërisht kjo, mendoj unë, që e dallon këtë festival nga një panair i zakonshëm libri, ku lexuesi pasi ka shëtitur nëpër stenda ka blerë një libër dhe kaq. Ne synojmë që për katër ditë, Muzeu Kombëtar të kthehet në një strehë kulturore, ku secili mund të gjejë veten”, - thotë Dudaj. Edhe pse zhvillon edicionin e parë, një organizim i tillë është pritur me entuziazëm nga shumë shtëpi botuese. “Janë ftuar të gjithë botuesit shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonisë dhe më shumë se 45 botues që do të paraqiten me librat e tyre”, - konfirmon Dudaj. Sipas saj, ky festival do të jetë Panairi i Librit dhe Autorit dhe jo panair i tregut të librit. Dhe si çdo panair, edhe ky i Pranverës do të ndajë çmime. Në fushën e librit do të jepet dhe çmimi “Ardian Klosi”, që i shkon autorit më të mirë të vitit. Ky çmim mbështetet nga rrejti “Traduki”. “Organizatorët e Festivalit kanë pasur idenë e shkëlqyer për të krijuar një çmim të ri, pagëzuar me emrin ‘Ardian Klosi’, për botime nga fusha e publicistikës. Zgjedhja e titujve për të konkurruar për këtë çmim ishte vërtet një sfidë më vete, pasi është një nga kolanat më

“Qëllimi kryesor është t’i japim sa më shumë jehonë duke ftuar të gjithë njerëzit, të të gjitha moshave e gjinive, të madh e të vogël, fëmijë e shkollarë, të vijnë të na vizitojnë në këtë festival, për herë të parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili pritet të jetë i mbushur me aktivitete të shumëllojshme, që nga ato të artit pamor, animime muzikore e deri te forumet për letërsinë, promovime librash, lexime nga aktorë që presim të mbushin auditorët me fëmijë e të rinj”.

Festivali përfshin dy fusha të rëndësishme të kulturës; botimet shqiptare dhe artet pamore. Pjesa e arteve pamore, e pagëzuar me emrin paMur,do të kurohet nga Vladimir Myrtezai. Tema që ai ka zgjedhur është “Një galeri, një autor”, që do të thotë se galeritë alternative në Shqipëri dhe Kosovë do të prezantohen në këtë festival me autorin e tyre.

të pasura që kemi”, - thotë kryeredaktorja e UET-Press, Valbona Nathanaili. Ajo bën me dije se UET-Pres do të jetë pjesë e panairit me një sërë botimesh të reja. “Nga Panairi i Librit të nëntorit të vitit që kaloi deri në këtë panair të dytë, lista e botimeve tona është pasuruar me shumë tituj të rinj nga fusha e publicistikës, shkencave sociale e ekonomisë, historisë e politikës. Pothuaj çdo të martë, sipas traditës së krijuar gjatë këtij viti kemi pasur një titull të ri”, thotë Nathanaili. Ajo njofton gjithashtu praninë e autorëve të librave të UET-Press në stendat e panairit, përfshi edhe Ben Blushin, i cili sapo ka botuar “Hëna e Shqipërisë”. “Ditën e parë të panairit kemi në stendë autorin Ben Blushi dhe librin e tij ‘Hëna e Shqipërisë’, për të cilin është shkruar e diskutuar shumë. Blushi është politikani i parë shqiptar që na shpalos vizionin e tij për Shqipërinë e së ardhmes”, - shton Nathanaili. Festivali përfshin dy fusha të rëndësishme të kulturës; botimet shqiptare dhe artet pamore. Pjesa e arteve pamore, e pagëzuar me emrin paMur, do të kurohet nga Vladimir Myrtezai. Tema që ai ka zgjedhur është “Një galeri, një autor”, që do të thotë se galeritë alternative në Shqipëri dhe Kosovë do të prezantohen në këtë festival me autorin e tyre. Janë shumë galeri që i janë bashkuar idesë së kuratorit Myrtezai për të qenë më të hapur dhe të zhveshur nga muret konvencionale ndarëse. “Është momenti që sipërmarrjet kulturore të futen në një garë të hapur e konkurruese në ide, në përvijimet dhe profilet e përcaktuara të platformave të reja që propozojnë. PaMur është një neologjizëm, që për nga ana fonetike duket si një trajtë e gabuar e fjalës “pamor-e”, por natyrisht, ana semantike është e gjitha, dhe ajo përkapet, me pak vëmendje, që me lexim të parë: pa mure, pa kufij a konvencione që krijojnë ndasi të cilat prodhojnë vetëm ngërçe…Strategjia e këtij takimi multimedial në tërësi, mes librit, arteve pamore dhe disa ndërhyrjeve të muzikuara nga performues të ftuar krijon ngrehinën e përbashkët të një ngjarjeje kulturore në favor të kulturës”, - thotë kuratori Vladimir Myrtezai. Për punën më të mirë në artet pamore do të jepet çmimi “Danish Jukniu”.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2014

3

Përgjimet e policisë, sot deputetët “kontrollojnë” SHISH Pavarësisht se kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika ka certifikatën e duhur të sigurisë për të administruar informacion të klasifikuar sekret, mazhoranca ka preferuar që në lidhje me çështjen e përgjimeve të krerëve të policisë në rrethe të mos e pyesë atë dje në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi me të në komisionin e Sigurisë. Kjo pasi ajo nuk ka dashur ta ezaurojë këtë çështje, pasi ka planifikuar që të shkojë vetë në ambientet e këtij Shërbimi për të marrë informacionin e kërkuar. Kështu, komisioni i Sigurisë nuk e kishte përfshirë këtë çështje në rendin e ditës së djeshme të komisionit, duke përcaktuar që për këtë të diskutojë në mbledhjen e sotme. Këtë gjë e ka konfirmuar dje edhe kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili ka theksuar se kjo çështje, e cila është dhe objekt i kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, të diskutohet sot. “Dua të konfirmoj se nesër komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH-it nga një grup deputetësh që do të caktojë komisioni”, - tha dje Braho në një reagim për mediat. Ndërkohë që burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ata janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund nismës së tyre për të bërë një kontroll parlamentar në SHISH, me qëllim verifikimin e vërtetësisë së një shkrese të publikuar në media, ku drejtorët e SHISH-it në rrethe udhëzoheshin që të mblidhnin informacion për drejtuesit e rinj të policisë. Sipas të majtëve, ky është një udhëzim i paligjshëm, pasi SHISH sipas tyre, nuk është ngritur që të përgjojë punonjësit e policisë. Madje ata shpesh gjatë këtyre muajve kanë theksuar se situata bëhet më e rëndë kur këto informacione të SHISH-it përdoren për qëllime politike nga opozita.

Visho Ajazi: Himara si Krimea me ndarjen e re, një agjent rus në politikë “Vetëm dy nga informacionet dhjetor-janar përmbajnë të dhëna për 15 persona të përfshirë në trafik lëndësh eksplozive dhe armësh”. Drejtuesve të rinj të Policisë iu desh kohë të marrin detyrën, shkresat me informacion të SHISH qëndruan në tavolinat e tyre pa i parë. Ne informojmë drejtorin e Policisë dhe jo ministrin.” Fejzi Braushi Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose joekstremiste greke, të mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukrainë. Këtë e ka pohuar dje kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika para komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku për më shumë se 4 orë ka raportuar në lidhje me raportin vjetor të këtij Shërbimi, si dhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë qenë në qendër të debatit politik gjatë këtyre muajve, siç janë ato për bashkëpunimin me policinë për shpërthimet me tritol apo emërimet në radhët e Shërbimit të elementëve të SHIK-ut të ’97-ës. Burime nga ky komision kanë bërë të ditur se ka qenë deputetja demokrate Mesil Doda ajo që e ka pyetur kreun e SHISHit nëse kishte dijeni se, “nëse me reformën e re administrative Himara shpallet zonë më vete, a ekziston mundësia edhe në informacionet tuaja dhe në logjikën që ju ndiqni, që ata të ndjekin eksperiencën e Krimesë?”. Pyetje e cila mësohet se ka sjellë reagimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë kërkuar që ajo të shmangej, pasi nuk ishte objekt i rendit të ditës. Por pavarësisht kësaj ndërhyrjeje, kreu i SHISH-

it i është përgjigjur pyetjes së Dodës, duke pohuar se “nga informacionet tona, ka edhe tendenca për të shfrytëzuar precedentin e Krimesë, nëse ndodh…”. Një deklaratë tjetër e fortë, e thënë nga Ajazi në këtë mbledhje, ka qenë edhe ajo që ka të bëjë me përfshirjen e politikanëve të ndryshëm në rrjetet e shërbimeve të huaja. Kështu, pyetjes së një prej deputetëve të komisionit, nëse kishte informacion se “a ka politikanë që punojnë për shërbimet e huaja”, Ajazi i është përgjigjur se “ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse”. Ndërsa për politikanët aktualë, ai është shprehur se “nuk kam informacion”. Gjatë këtij raportimi, Ajazi është pyetur nga deputetët edhe për çështjet e tjera të nxehta, siç janë ato që kanë të bëjnë me akuzat e ministrit të Brendshëm se SHISH nuk bashkëpunon me Policinë e Shtetit për dhënien e informacioneve në parandalimin e veprave të ndryshme kriminale dhe veçanërisht të shpërthimeve me tritol. Burime nga kjo mbledhje kanë informuar se “vetëm dy nga informacionet dhjetor-janar përmbajnë të dhëna për 15 persona të përfshirë në trafik lëndësh eksplozive dhe armësh”. Gjithashtu, kreu i SHISH-it ka bërë të ditur para deputetëve se “informacione të shumta i janë dhënë policisë dhe Ministrisë së Brend-

Pyetjes së një prej deputetëve të komisionit, nëse kishte informacion se “a ka politikanë që punojnë për shërbimet e huaja”, Ajazi i është përgjigjur se “ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse”. Ndërsa për politikanët aktualë, ai është shprehur se “nuk kam informacion”.

shme për trafik minash dhe lëndësh eksplozive në vjeshtën e vitit të kaluar, plot 15 të tilla”. Ndërkohë që burime të tjera pranë së majtës kanë informuar se Ajazi ka pranuar se SHISH u gjend i papërgatitur fillimisht nga vala e vrasjeve me tritol, por për muajt e parë të këtij viti kishte dhënë informacione për këtë fenomen. Po ashtu mësohet se Ajazi ia ka lënë përgjegjësinë policisë lidhur me situatën e kriminalitetit në vend dhe sidomos të asaj që ka të bëjë me vrasjet me tritol, duke ironizuar reformën në radhët e forcave blu. Kështu mësohet se Ajazi është shprehur se “drejtuesve të rinj të Policisë iu desh kohë të marrin detyrën praktikisht dhe shkresat me informacion të SHISH-it qëndruan në tavolinat e tyre pa i parë”. Ndërkohë që në lidhje me akuzat e drejtpërdrejta të ministrit Tahiri se SHISH nuk ka dhënë informacion, mësohet se Ajazi është shprehur se “Ne informojmë drejtorin e Policisë dhe jo ministrin”. Ndërkohë që në lidhje me informacionet e përgjithshme që SHISH i ofron policisë, ai ka deklaruar se vetëm për periudhën janarprill janë dhënë 317 informacione, ndërsa ka pohuar se “është rritur me 53 % rrjeti i informacionit dhe 40 % burimet e informacionit”. Ai është pyetur edhe për aksionet e policisë lidhur me arrestimin e disa personave që rekrutonin shtetas shqiptarë për të

luftuar në Siri, duke bërë të ditur se të gjithë këtë informacion e ka dhënë SHISH. “SHISH dha 100 % të informacionit për ata që shkojnë në luftë në Siri dhe u kapën falë këtij informacioni të SHISH”, - mësohet të jetë shprehur Ajazi. Trafiku i drogës Në këtë mbledhje nuk kanë munguar edhe pyetjet lidhur me trafikun e drogës, ku siç mësohet, kreu i SHISH-it ka deklaruar se “nuk ka trafik të madh droge pa mbështetjen e strukturave shtetërore”, ndërsa ka theksuar se “e kemi parashikuar që heqja e moratoriumit të skafeve do shtonte trafikun”. Sipas tij, “droga nuk rri në Lazarat, por shpërndahet në Vlorë, Fier, Berat etj”. Pjesë e kësaj seance dëgjimore ka qenë dhe çështja që përfshinte pika 3 e rendit të ditës dhe që kishte të bënte pikërisht me informacionet e pasqyruara në media se në SHISH janë emëruar punonjës me një të shkuar të dyshimtë dhe që kanë punuar më parë në këtë shërbim gjatë periudhës ’92-‘97. Mësohet se për këtë çështje, Ajazi ka pranuar se këto emërime kanë ndodhur, por se këtë të drejtë atij ia jep ligji dhe çdo lëvizje është bërë në përputhje me kuadrin ligjor. Në këtë pikë, Ajazi ka debatuar me deputetët e mazhorancës, të cilët kanë theksuar se ai ka punësuar persona në kundërshtim me ligjin, pa arsimin e duhur dhe me një të shkuar të errët.

Noka dhe Braho, versione të ndryshme për raportimin e Ajazit Në mënyra të ndryshme e kanë parë palët politike raportimin e Visho Ajazi Likës në komisionin e Sigurisë. Mazhoranca me anë të deputetit Pirro Lutaj, ka evidentuar se gjatë këtij raportimi dolën në pah të dhëna që tregojnë se sa i përket funksionimit të këtij institucioni, jo të gjitha gjërat shkojnë mirë. “Gjatë raportimit të tij dhe debateve në komision dolën edhe problemet që ne vazhdojmë t’i qëndrojmë mendimit se në Shërbim jo gjithçka shkon mirë”, - deklaroi Pirro Luto, Sekretar i komisionit të Sigurisë. Por për nënkryetarin demokrat, Flamur Noka, ky raportim vërtetoi të palarat e deklaratave

dhe pretendimeve të ministrit të Brendshëm se SHISH nuk bashkëpunon me policinë. “Ky raportim sot në mënyrë të detajuar dhe me shifra nxori të palarat dhe gënjeshtrat e ministrit të Brendshëm. Ajo që është më e rëndësishmja është që sot ministri i Brendshëm doli gënjeshtar në lidhje me akuzat që ka hedhur ndaj Shërbimit, që Shërbimi sipas tij, nuk e paska informuar. Informacionet për tritolin dhe për gjithçka i ka dhënë të bollshme. Janë 317 informacione të dhëna vetëm për këtë periudhë 4- mujore, rreth 30 e ca për periudhën e mëparshme, të detajuara për grupet që merren me trafikun e tri-

tolit, për grupe kriminale që merren me trafikun e minave”, - tha nënkryetari i komisionit, Flamur Noka gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes. Por kjo deklaratë e Nokës dhe dhënia prej tij e informacioneve të një mbledhjeje me dyer të mbyllura, ku u trajtua informacion i klasifikuar sekret, për kreun e këtij komisioni janë shkelje e rëndë e ligjit dhe për të cilën ai ka theksuar se deputeti demokrat do të mbajë përgjegjësi ligjore. “Lidhur me raportimin e drejtorit të SHISH-it, dua të nënvizoj faktin që ishte një raportim i domosdoshëm dhe i planifikuar nga kòmisioni i Sigurisë Kombëtare,

që preku tërë aktivitetin dhe problematikën e këtij organi që lidhet me sigurinë kombëtare, ndaj dhe për vetë rëndësinë dhe karakterin sekret dhe detyrimit ligjor të këtij raportimi u vendos që ky të jetë me dyer të mbyllura dhe pa informacion për çështjet e diskutuara. Prononcimi spekulativ dhe shpifës i z. Flamur Noka në media jo vetëm nuk është etik dhe serioz, por dhe në shkelje të ligjit për sekretin shtetëror dhe të vendimit të komisionit, dhe për këtë shkelje të rëndë ai do të mbajë përgjegjësi në organet ligjzbatuese menjëherë”, - tha Braho në një reagim për mediat.


4

në fokus Deputetja e PD-së, Albana Vokshi flet për debatin e përfolur në media lidhur me udhëzimin e dytë për zgjedhjet në parti. Ajo komenton gjithashtu rolin që duhet të marrë gruaja demokrate në strukturat e ardhshme drejtuese të partisë

Albana Vokshi:

Drejtuesit e rinj duhen nga anëtarësia reale e PD dhe jo “qokaxhinjtë" “...Dua të rikonfirmoj qëndrimin e pohuar edhe në forumet e PD-së, se duhet të bëhet analizë e shëndoshë për fenomenet dhe jo goditje apo intriga që mund të çojnë në përçarje, duke penguar bashkimin e domosdoshëm për partinë tonë. Analiza duhet të evidentojë më së shumti vlerat dhe kontributet…” Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Deputetja e Partisë Demokra-

tike dhe njëherazi kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi flet për procesin e zgjedhjeve në parti dhe rëndësinë që ajo merr në këtë fazë të dytë, ku përfshihet analiza dhe zgjedhjet në degë. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Vokshi thekson se në këtë proces zgjedhjesh nuk është vendosur asnjë postbllok për deputetët, ndërsa nënvizon se “mirënjohja për kontributet është procesi më i vërtetë, që garanton se drejtuesit e rinj zgjidhen nga anëtarësia reale e PD-së dhe jo nga ‘qokaxhinjtë”. Sipas saj, analiza nuk duhet orientuar drejt luftës servile, por drejt triumfit të vlerave dhe kontributeve. Vokshi thekson se ky proces nuk duhet të sjellë intriga që mund të çojnë në përçarje. Ajo flet edhe për rëndësinë e përfshirjes së gruas demokrate në strukturat drejtuese të partisë. Znj. Vokshi, prej më shumë se një jave, Partia Demokratike ka hyrë në fazën e dytë të zgjedhjeve brenda saj, proces ky që do të shoqërohet edhe me analizën e 23 qershorit. Për procesin në fjalë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha bëri publike një udhëzim të dytë, për përmbajtjen e të cilit në media është folur për një debat në mbledhjen e Kryesisë së Grupit, që kryesisht fokusohej tek përjashtimi i deputetëve aktualë nga procesi, por edhe tek disa pika të përmbajtjes së saj…Ju çfarë opinioni ndani për këtë udhëzim? Një gjë ju siguroj, se “çimka” nuk ka patur në atë takim, pasi në mediat që raportuan “thashethemet” për mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar, mua më kishin cituar me fjalë krejt të tjera. Po ashtu kishin vepruar edhe me kolegët e mi, e në pjesën më të madhe, bërthama e diskutimeve ishte krejt tjetërsuar. Por besoj, sidomos ju gazetarët e politikës, e kuptoni më mirë se kushdo tjetër, se në forume, shkëmbimi i pikëpamjeve sjell veçse konstruktivitet. Bazuar në Statutin e Partisë Demokratike, një udhëzim mund të dalë nga Kryesia e Partisë Demokratike ose

Kryetari. Në rastin konkret bëhet fjalë për një udhëzim të nxjerrë nga kryetari i PD-së, z. Basha. Në opinionin tim, udhëzimi, është në tërësi i detajuar, me procese dhe kritere vlerësuese që janë gjykuar të përshtatshme për këtë fazë të procesit të ristrukturimit të Partisë Demokratike. Sa kanë qenë përfshirës në këtë dokument deputetët aktualë, apo edhe struktura të tjera, si Lidhja Demokratike e Gruas, që ju drejtoni? Është gjykuar, që në kushtet e një opozite, kur vendi ka emergjencë kthimin e parimeve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të Drejtave Themelore të Njeriut, “punët” në parti të jenë të ndara. Shumë prej nesh mund të ndanin qëndrime të ndryshme, lidhur me këtë format aksioni brenda vetë PD-së. Dhe mbase g jithsecili mu n d t ë k i sht e t ë d r e j t ë n ë mbështetjen, apo jo të këtij vendimi. Gjithsesi, personalisht, s’kam asnjë mëdyshje në këtë proces, për aq kohë sa respektohen kriteret, demokracia e brendshme dhe transparenca si dhe respektohet kuota gjinore. Jam siguruar që dokumenti udhëzues të respektojë përfaqësimin e grave dhe vajzave në procesin e zgjedhjeve brenda PDsë. Në fakt, sa normale ju duket që procesi i zgjedhjeve në parti të ndiqet nga një grup koordinatorësh pa kompetencë statutore, ndërkohë që deputetët lihen akoma më larg nga ky proces? A mendoni se kjo është një taktikë pozitive për zgjedhjet në PD? Pa e parë me mikroskop, hapja e një partie, është gjithnjë shenjë shumë pozitive, sidomos kur partia ndodhet në llogoren e opozitës. Por “tek punët e ndara”, Grupi Kuvendor ka një betejë të fortë në Parlament, për t’u përballur me përpjekjet diktatoriale të mazhorancës për ta kthyer Shqipërinë, 23 vite pas, në kaos, në pushtetin e krimit, ekonominë e rrënuar dhe në “sarajet e neobllokmenëve”. Në këtë këndvështrim, do të ishte gati e pamundur që një deputet të ndiqte fulltime procesin e anëtarësimeve, analizës apo zgjedhjeve në parti. Nëse e kundërta do të ndihmonte

“Do të ishte gati e pamundur që një deputet të ndiqte full-time procesin e anëtarësimeve, analizës apo zgjedhjeve në parti. Nëse e kundërta do të ndihmonte koordinatorët, dhe nëse kjo ishte zgjedhja e duhur, kjo ngelet për t’u parë. Por, sigurisht në PD nuk është vënë asnjë postbllok për deputetët. Përkundrazi, ka qenë porosi e kryetarit të Partisë që deputetët të ndjekin nga afër të gjithë procesin e analizës apo të zgjedhjeve në të gjitha nivelet e strukturave të PD-së”

“Vendosja e kritereve vlerësuese, që në pamje të parë, mund të duken “përjashtuese” apo “diskriminuese”, qartëson pikërisht se kush mund të jenë “hatërlinjtë”. Vendosja e kuotave, kritereve përjashtuese etj., gjithnjë has në kundërshti dhe kritika. Shpeshherë s’janë të këndshme, por pothuajse gjithnjë janë efektive”.

koordinatorët, dhe nëse kjo ishte zgjedhja e duhur, kjo ngelet për t’u parë. Por, sigurisht në PD nuk është vënë asnjë postbllok për deputetët. Përkundrazi, ka qenë porosi e Kryetarit të Partisë që Deputetët, të ndjekin nga afër të gjithë procesin e analizës apo të zgjedhjeve në të gjitha nivelet e strukturave të PD-së. Ne jemi të zgjedhur me votën e qytetarëve dhe jemi përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj është konsideruar shumë e rëndësishme që në këtë fazë të dytë, deputetët të jenë më shumë të pranishëm në zonat ë tyre zgjedhore. Sa funksional mendoni se do të jetë ky udhëzim dhe, a mendoni se qejfmbetjet që do të lindin nga zbatimi i tij do të sjellin edhe grupime të pakënaqurish me vijën zyrtare në PD? Në çdo ngjarje, dhe jo më në politikë, por edhe në një dasëm, ka gjithnjë qejfmbetje.... Ndaj askush nuk e mendon që edhe në këtë proces kaq të rëndësishëm në ristrukturimin e një partie, s’do të ketë pakënaqësi dhe hatërmbetje. E kundërta s’do të ishte normale, por shumë hipokrite. Parë në zhvillimet politike brenda PD-së, ky proces nuk do të besoja kurrsesi që mund të krijonte fraksione, sidomos kur mendoj, cilët mund të jenë të pakënaqurit. Vendosja e kritereve vlerësuese, që në pamje të parë, mund të duken “përjashtuese” apo “diskriminuese”, qartëson, pikërisht se kush mund të jenë “hatërlinjtë”. Vendosja e kuotave, kritereve përjashtuese, etj gjithnjë has në kundërshti dhe kritika. Shpesh herë s’janë të këndshme, por pothuajse gjithnjë janë efektive. Mund t’ju jap shembullin e vendosjes së kuotave të barazisë gjinore në ligj. Jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës ka ngjallur shumë diskutime nëse ato janë të nevojshme apo jo, kanë hasur rezistencë të vazhdueshme nga burrat, janë përfolur . . . por tashmë është dëshmuar që sidomos në vendet në zhvillim, kuotave kanë qenë e vetmja mënyrë për të mundësuar rritjen e numrit të zonjave në Parlament.

Dua të rikonfirmoj qëndrimin e pohuar edhe në forumet e PD-së, se duhet të bëhet analizë e shëndoshë për fenomenet dhe jo goditje, apo intriga që mund të çojnë në përçarje, duke penguar bashkimin e domosdoshëm për Partinë tonë. Analiza duhet të evidentojë më së shumti vlerat dhe kontributet. Mirënjohja për kontributet është procesi më i vërtetë që garanton se drejtuesit e rinj zgjidhen nga anëtarësia reale e PD-së dhe jo nga “qokaxhinjtë”. Për të shuar edhe kureshtjen e njerëzve që më kanë pyetur këto ditë, pikërisht ky ka qenë edhe thelbi i asaj që unë kam thënë në mbledhje të Kryesisë. Në mendimin tim, përtej garës së numrave, anëtarësia duhet të jetë reale dhe jo fiktive dhe analiza nuk duhet orientuar drejt “luftës servile”, por drejt triumfit të vlerave dhe kontributeve. Së fundmi, ju drejtoni një strukturë të rëndësishme në PD, si Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë (LDGSH). Si e shikoni raportin e PD-së me këtë strukturë, me saktë ç’vend zë ajo në procesin e ripërtëritjes së PD-së? LDGSH, për herë të parë do të përfshihet në procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike me të drejtë vote. Nga informacionet e para që kam, numri i zonjave të LDGSHsë, të anëtarësuara rishtazi edhe në PD, është rritur ndjeshëm. Ajo për të cilën do të loboj me forumet e Partisë, është që aktivistet e LDGSH-së, jo vetëm të jenë pjesë aktive në procesin e analizës, por të garojnë për t’u zgjedhur drejtuese në strukturat e PD-së. Sa më shumë zonja të zgjedhura, aq më shumë do të dëgjohet zëri i tyre në forumet e Partisë dhe një pozicionim i tillë do të bënte thuajse të pakapërcyeshëm ”murin gjinor”, duke i detyruar burrat në PD, të plotësojnë kuotën 30 % të përfaqësimit të grave si në strukturat e partisë, ashtu edhe në listat për kandidate për Njësitë e Qeverisjes Vendore, në zgjedhjet e pritshme lokale 2015.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

23.04.2014

Konferenca e Kryetarëve vendos kalimin për miratim në seancën e nesërme të projekt-vendimit të ri për reformën administrativo-territoriale. Reagon opozita qëndrimi

Komisioni për Ushtrinë, Paloka: Duam zgjerimin e objektit të hetimit TIRANË Ashtu siç ishte paralajmëruar dy ditë më parë në mbledhjen e grupit demokrat, kryetari i deputetëve të PDsë, Edi Paloka bëri publike dje kërkesën e opozitës për zgjerimin e objektit të hetimit të komisionit parlamentar, për trafikun e Ushtrisë. “…Ne do të kërkojmë zgjerimin e objektit të hetimit. Po ju lexoj konkretisht propozimin tonë. Në pikë 1 të kërkesës, ne kërkojmë këtë ndryshim; ngritjen e komisionit hetimor me kërkesë të një grupi deputetësh për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Pika dy; objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor është verifikimi i të dhënave për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Roli i funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse. Si dhe pika 3, që ka të bëjë me administrimin dhe me ngritjen e komisionit...”, tha Paloka, duke shtuar se PD-ja do të marrë pjesë me çdo kusht në komisionin hetimor parlamentar të propozuar nga mazhoranca.

Reforma territoriale, miratohet vendimi. Basha: Fjalën e ka sovrani “…Ne do t’i kthehemi sovranit dhe bashkë me sovranin do të bëjmë të mundur mbrojtjen e themeleve të demokracisë dhe të shtetit ligjor, mbrojtjen e demokracisë parlamentare shqiptare dhe vënien poshtë të planeve ogurzeza Rama-Meta. Me çdo kusht dhe me çdo çmim” TIRANË Nuk ka më kthim pas. Konferenca e Kryetarëve vendosi dje miratimin e projekt-vendimit të ri të propozuar nga mazhoranca për zhbllokimin e punës së komisionit për reformën administrativo-territoriale, e cila pas ditës së enjte do të fillojë të funksionojë dhe pa praninë e opozitës. Me gjithë kundërshtimin e opozitës, përfaqësues të mazhorancës vendosën dje në Konferencën e Kryetarëve që projekt-vendimi i ri të kalojë për miratim në seancën e nesërme parlamentare. Gjatë kësaj mbledhjeje, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi sqaroi se propozimi ishte i imponuar. “Ne kërkojmë që kjo reformë të mos bëhet në mënyrë të njëanshme, por të bëhet me pjesëmarrjen, kontributin dhe votat e opozitës. Si rezultat i mo-

sprezencës së opozitës, kërkojmë të zhbllokohet puna. Në çdo rast, në çdo kohë, në qoftë se opozita ndryshon qëndrimin e saj, absolutisht ky ndryshim bëhet nul dhe rikthehet vendimi siç ishte”, - tha dje Ruçi. Por opozita nga ana e saj këmbëngul që për këtë reformë të garantohet konsensusi edhe në Kuvend. Pas përfundimit të konferencës, kryetari i deputetëve demokratë, Edi Paloka tha se reforma e njëanshme do të sillte pasoja politike. Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi përmes një konference për shtyp se për qëndrimet që po mban mazhoranca, jo vetëm ndaj kësaj reforme por edhe ndaj institucioneve të pavarura, përgjigja do të merret nga qytetarët. “…Ne do t’i kthehemi sovranit dhe bashkë me sovranin do të

"Hiqni dorë nga agresioni kundër votës së lirë dhe të barabartë! Zgjedhësit tuaj ju kanë votuar për premtimet që keni dhënë"

bëjmë të mundur mbrojtjen e themeleve të demokracisë dhe të shtetit ligjor, mbrojtjen e demokracisë parlamentare shqiptare dhe vënien poshtë të planeve ogurzeza Rama-Meta. Me çdo kusht dhe me çdo çmim”, - tha Basha. Për pasojë, kryetari i opozitës iu drejtua sërish mazhorancës: “… Jam këtu për t’i paralajmëruar në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës shqiptare, në emër të gjithë shqiptarëve që kanë në zemër e në mendje idealet e lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, Shqipërisë europiane, paqes dhe mirëqenies në vend: Hiqni dorë! Hiqni dorë nga kapja e shtetit! Hiqni dorë nga zhbërja e demokracisë parlamentare! Hiqni dorë nga agresioni kundër votës së lirë dhe të barabartë! Zgjedhësit tuaj ju kanë votuar për

premtimet që keni dhënë. Nuk ju kanë votuar për të zhbërë demokracinë, për të uzurpuar institucionet e pavarura, për t’i shpallur luftë opozitës, për të lënë Shqipërinë prapa kohe e jashtë Europës. Partia Demokratike, opozita, populli shqiptar nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim projektin tuaj ogurzi të oligarkisë”. Ndryshimet e reja në ligjin për nëpunësin civil, ndryshimet në ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ai në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, për opozitën janë përpjekje të mazhorancës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura, përfshirë këtu edhe atë që PD-ja e quan marrje e kompetencave të Presidentit të Republikës. N.Perndoj

Reagon Xhaçka: Mazhoranca po merr vendime me impakt tek qytetarët “Mazhoranca këtë javë do të vazhdojë me procesin e legalizimeve, duke bërë realitet legalizimin falas, atë për të cilin qeveria e mëparshme dështoi 8 vjet me radhë”. TIRANË Përkundër qëndrimit të

mbajtur nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, Partia Socialiste shprehet se qeveria aktuale po vijon të mbajë premtimet, duke sjellë sipas saj një impakt të drejtpër-

drejtë tek qytetarët shqiptarë. Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka reagoi dje menjëherë pas konferencës për shtyp të kryetarit demokrat, Basha. “…Zoti Basha, në deklaratën e tij harroi pa listuar edhe një sërë vendimesh të mazhorancës, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë mbi qytetarët shqiptarë. Mazhoranca këtë javë prezantoi paketën e re për fasonët, që synon ta rrisë numrin e të punësuarve të deklaruar në 100 mijë vetë dhe të nxisë prodhimin fason vendas. Mazhoranca këtë javë prezantoi skemën e re të finan-

cimit në bujqësi, që jep më shumë siguri ushqimore, më shume iniciativa për fermerët vendas dhe formalizon prodhimin bujqësor e blegtoral. Mazhoranca këtë javë do të vazhdojë me procesin e legalizimeve, duke bërë realitet legalizimin falas, atë për të cilin qeveria e mëparshme dështoi për 8 vjet me radhë. Këto janë nismat e mazhorancës, të cilat kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi qytetarët shqiptare, që fatkeqësisht zoti Basha nuk guxoi t’i përmendte në deklaratën e tij të sotme”, - tha dje Xhaçka.

Këto janë nismat e mazhorancës, të cilat kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi qytetarët shqiptare, që fatkeqësisht zoti Basha nuk guxoi t’i përmendte në deklaratën e tij të sotme”, - tha dje Xhaçka.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Një tjetër arsye për këtë refuzim të Presidentit është përdorimi i gradave në kundërshtim me ligjin nga Arjan Zaimi. Burimet sqarojnë se këshilltari aktual i ministres Kodheli, një gjeneral në pension ka përdorur uniformën ushtarake në dy ceremoni publike.

Nishani refuzon këshilltarin e Kodhelit si përfaqësues në NATO Ministria e Mbrojtjes dhe Presidenca vazhdojnë konfliktin për gjeneralët. Pas shkarkimit të Gërvenit, Presidenti Nishani refuzon kandidaturën e Arjan Zaimit si përfaqësues i Shqipërisë në NATO: Ka keqpërdorur gradat në ceremoni zyrtare

Vazhdon “Lufta e Ftohtë” mes Presidencës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për përfaqësuesin ushtarak në NATO. Pas largimit të Kristaq Gërvenit, ministrja Kodheli ka propozuar këshilltarin e saj, Arjan Zaimi për këtë pozicion. Por burime nga zyra e Presidencës bënë me dije se kjo kandidaturë është refuzuar nga Nishani. Kreu i shtetit nuk e ka gjetur kandidaturën e Zaimit në përputhje me standardet që ai kërkon për shefin e Zyrës së Përfaqësimit të Shqipërisë në NATO. Një tjetër arsye për këtë refuzim të Presidentit është përdorimi i gradave në kundërshtim me ligjin nga Arjan Zaimi. Burimet sqarojnë se këshilltari aktual i ministres Kodheli, një gjeneral në pension ka përdorur uniformën ushtarake në dy ceremoni publike. Rasti i fundit ka qenë ceremonia e 5-vjetorit të Shqipërisë në NATO, ku ai është paraqitur me uniformën e gjeneralit. Arjan Zaimi ka shërbyer për gati 10 vite si përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Gjatë kohës që ishte në mision, në vitin 2007, emri i tij u lakua si kandidat i mundshëm për President të Republikës. Mungesa e

konsensusit mes PS dhe PD e skualifikoi atë si kandidat në këtë proces që nxori president Bamir Topin. Më pas, me propozim të ish-ministrit Arben Imami dhe dekret të Presidentit Topi, Arjan Zaimi u nxor në lirim. Ai u rikthye në Ministrinë e Mbrojtjes pak kohë pas ngjitjes në këtë detyrë të ministres Kodheli, si këshilltar ushtarak i saj. Prej dhjetorit 2001 deri në vjeshtën e 2013, Arjan Zaimi ka qenë në lirim, por sipas Presidencës, ai ka veshur uniformën e gjeneralit në ceremoni zyrtare, në kundërshtim me ligjin e gradave. Për të njëjtën arsye nisi edhe konflikti i ministrisë së Mbrojtjes me Kristaq Gërvenin, i cili u akuzua se kishte përdorur një gradë më lart në një ceremoni zyrtare. Për këtë arsye, por edhe për shkak se mandati i tij në NATO ishte në përfundim, ministrja Kodheli kërkoi kthimin e Gërvenit në atdhe, akt ky që u cilësua si i kundraligjshëm nga presidenti Nishani. Por përfaqësuesi i Shqipërisë në NATO nuk është konflikti i vetëm mes Presidentit dhe ministres së Mbrojtjes. Nishani ka kundërshtuar zyrtarisht një draft të Kodhelit për Forcat e Armatosura, me pretendimin se uzurpon kompetencat e kreut të Shtetit mbi Ushtrinë. Nga ana e saj, Kodheli ka pohuar se ky draft ka lidhje me detyrimet karshi NATO-s, e sipas saj, Presidenti e kishte përgëzuar në një takim me të dhe shefin e Shtabit të Ushtrisë. Pas refuzimit të kandidaturës së Arjan Zaimit, nuk dihet hapi i radhës së ministres Kodheli për të plotësuar vendin e mbetur bosh në NATO. Ajo që duket qartazi është se konflikti Presidencë-Ministri e Mbrojtjes është ende larg fundit.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli (në rreth) Arjan Zaimi

ILDKP: Zyrtarët e rinj deklarojnë deri 300 mijë euro “cash Miratohet me votat e mazhorancës projektligji për deklarimin e pasurive. Kreu i ILDKP: Është anormale që 400 milionë të mbahen poshtë jastëkut. Zyrtarët e rinj duhet t’i depozitojnë në bankë. Kundërshton LSI Mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj ligjin e ri “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive”, pasi opozita braktisi mbledhjen e komisionit të Ligjeve pas akuzave se ky ligj po i heq kompetencat Presidentit të Republikës. Pavarësisht miratimit të ligjit, një nga pikat e tij u kundërshtua nga deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke sjellë debate në mbledhjen e komisionit. Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili dhe kolegët e tij në komision kundërshtuan nenin sipas të cilit, zyrtarët që deklarojnë për herë të parë pasuri, duhet t’i depozitojnë në bankë paratë e deklaruara më herët. “Zyrtarë të sapoemëruar deklarojnë ‘cash’ në vlera 200-300 mijë euro, për t’i bërë pastaj në një kohë të dytë, sikur kanë patur ose kanë ‘cash’ dhe për t’i plotësuar në proces. Për ta parandaluar këtë fenomen shumë negativ, atëherë vumë detyrimin që kur deklarojnë për herë të parë, duhet t’i depozitojnë në një bankë”, -tha kreu i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ndërsa kreu

i ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj tha se një masë e tillë është e domosdoshme, pasi shumë prej zyrtarëve deklarojnë para që nuk i kanë me shpresën se do i fitojnë ato gjatë ushtrimit të detyrës nëpërmjet formave të paligjshme. “Nga një studim paraprak që kemi ne, mendohet që janë 50-60 milionë euro zyrtarësh, që deklarojnë për herë të parë gjendje ‘cash’. Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Nëse ju njihni dikë që mund të mbajë 400 milionë në shtëpi, në Shqipëri, për mua është anormale. Është ndihmë e madhe për ne që ta ndërpresim njëherë e mirë këtë fenomen”, tha kryeinspektori i ILDKP-së, Shkëlq-

im Ganaj. Pas kësaj deklarate reagoi edhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh kundër këtij studimi. “Më rezulton se ky studim nuk është depozituar në komision dhe unë e konsideroj të paqenë. Nëse shkojmë nga premisa që ne po administrojmë një administratë korruptive dhe e dimë që të gjithë këta zyrtarë të lartë po i ruajmë se këta vërtet do të vjedhin dhe do të pasurohen, ne kemi gabuar principin e ndërtimit të administratës dhe në princip jemi vendosur që të gjithë gabim”, tha Vasili. Por pavarësisht kundërshtimit të kësaj pike të ligjit, deputetët e LSIsë i bashkuan votat me kolegët e tyre të PS-së, për të miratuar ligjin e ri “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive”. Më herët ky ligj u kundërshtua nga deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili akuzoi qeverinë se nëpërmjet këtij ligji po i heq kompetencat Presidentit të Republikës. “Jo vetëm heq një kompetencë tjetër të Presidentit, por zhbën pavarësinë e këtij institucioni dhe për rrjedhojë çdo kompetencë tjetër është baras me zero. Duhet të kishte konsultim me institucionet n d ë rko mb ë t a r e, j u k ë rko j m ë t a shtyjmë, t’i kërkojmë opinion atyre, siç kemi bërë herë të tjera”, - tha deputeti Oerd Bylykbashi. Pas kësaj deklarate opozita braktisi mbledhjen e komisionit, ndërsa shumica miratoi e vetme ligjin e ri të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Vonesa e deklaratës, gjobiten Dritan Hila e Rakip Suli Tiranë Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur me nga 50 mijë lekë zv.ministrin e Mbrojtjes, Dritan Hila dhe deputetin e Partisë Socialiste, Rakip Suli. Shkak për gjobën ndaj deputetit dhe zyrtarit të qeverisë Rama, sipas ILDKP-së është bërë vonesa e tyre në dorëzimin e deklaratës së pasurisë pranë këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat, ILDKP thotë se inspektori i Përgjithshëm në dy vendimet e para të marra për këtë muaj ka vendosur të aplikojë masën administrative gjobë ndaj dy subjekteve deklaruese, Dritan Hila dhe Rakip Suli. “Në kundërshtim me kërkesat ligjore, subjektet deklarues, përkatësisht Dritan Hila dhe Rakip Suli, nuk kanë dorëzuar në ILDKPKI dhe pranë strukturës përgjegjëse në institucionin e tyre deklaratat e interesave private, respektivisht “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Periodike/Vjetore 2013”. Këto veprime parashikohen si kundravajtje administrative”, thuhet në deklaratën e ILDKP-së. Për moszbatimin e këtij detyrimi, ligji parashikon masën administrative nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë gjobë, ndërsa kreu i ILDKP-së ka zgjedhur shumën minimale për ndëshkimin e zv.ministrit Hila dhe deputetit Suli. “Në funksion të ndjekjes së një politike ndëshkuese ndaj të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë, Inspektori i Përgjithshëm vendosi aplikimin e masës administrative me gjobë në shumën prej 50.000 lekë për Z. Dritan Hila dhe Z. Rakip Suli, si dhe në zbatim të dispozitave ligjore vuri në dijeni institucionet eprore”, thuhet në deklaratë.


Aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2014

7

Gjyshi i Bleonës: Po ndjek gjurmët e mbesës deri në Turqi Zenel Mata vazhdon të ndjekë gjurmët e mbesës së zhdukur 4 vite më parë, deri në Turqi. “Dyshimet e mia ia kam thënë Prokurorisë dhe policisë, por ende asnjë rezultat. Tim bir e dëbova nga shtëpia, se më shkatërroi familjen” Dashamir Biçaku Tiranë- Zenel Mata, gjyshi i Bleonës

së zhdukur katër vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit, tha dje se tragjedia në familjen e tyre erdhi për shkak të marrëdhënieve mes të birit, emigrant në Maqedoni dhe bashkëshortes. Sa i përket mbylljes së hetimit për Begzim Isën, ai duket se nuk është i surprizuar nga rënia e dyshimeve të prokurorisë dhe policisë. “Nuk jam në dijeni të faktit se prokuroria ka mbyllur hetimet për Begzim Isën, por nuk di çfarë të them. Unë personalisht nuk është se kam ndonjë njohje të afërt me të. Ai është kushëri me Qamilen, vajzën e vëllait tim, por nuk di se ç’mund t’ju them më tepër. Unë kam dyshimet e mia, në shumë pista të cilat ia kam thënë prokurorisë dhe policisë, por nuk mundem të them shumë gjëra në telefon”,- thotë Zenel Mata. Ai refuzon të japë komente të drejtpër-

drejta, nëse ka dyshime konkrete mbi Begzim Isën, apo për faktin se mbesa e tij është përfshirë në apo jo në rrëmbimin e Bleonës. “Gjatë gjithë kësaj kohe ne jemi marrë me kërkimet për të gjetur vajzën. Ne dyshimet tona ia kemi paraqitur policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku janë bërë afërsisht 3 mijë faqe materiale. Unë kam pasur dyshimet e mia, të cilat ua kam thënë atyre. Nuk e di nëse ata i kanë marrë parasysh, apo jo. Unë nga ana ime kam vijuar kërkimet për vajzën. Sa i përket akuzave të Bukuries, unë mund të them që ajo ka të drejtë të akuzojë, të denoncojë, të shajë, të bëjë çfarë të dojë. Unë nuk ia marr për ters asgjë asaj, sepse ajo ka hallet e veta, unë kam të miat”, - tha nëpërmjet linjës telefonike Zenel Mata, gjyshi i Bleona Matës. Ai e dha këtë deklarim, i pyetur nëse kishte ndonjë reagim për faktin se ish-nusja e djalit të tij, Bu-

kurie Veizi ka hedhur dyshime për mbesën e Zenel Matës, Qamile Matën, si e përfshirë në rrëmbimin e Bleonës dhe se në këtë veprim ka gisht edhe Begzim Isa. Më tej, Zenel

Mata tha se ai gjatë kësaj kohe kishte vazhduar kërkimet për të gjetur mbesën e tij me çdo kusht. “Ne kemi kërkuar në Kosovë, në Maqedoni, në Greqi dhe së fundmi në Turqi. Për në

hetimi

Turqi, na kanë ardhur disa informacione se ajo mund të ishte parë në Stamboll, ose në Izmir. Janë informacione, të cilat unë jam munduar t’i verifikoj me disa miq të mi, por se janë të vështira për t’u vërtetuar”,- tha Mata. Ai tha se kishte së paku dy vite që nuk kishte folur me të birin, Zamirin, që sipas tij, është duke punuar në Tetovë në fushën e ndërtimit. “Kam dy vite që e kam larguar. Ai më shkatërroi të g jithë f amiljen, shkatërroi familjen e tij dhe veten”,tha në telefon Zenel Mata. Ndërkohë që pohoi se në kërkimet që kishte kryer vetë në Kosovë, apo në Greqi e Turqi, nuk kishte përfshirë nënën e vajzës apo të atin. “Ata kanë punët e tyre dhe shikojnë punët e tyre, unë të miat. Sekush e kërkon për hesap të tij. Unë dua ta gjej për vete”,- thotë Zenel Mata, ndërsa shton se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të gjetur mbesën, sa të ketë jetë.

Përplasja

Një prokuror, me mision në Greqi për zemrën e Ilia Karelit

Makina e shefit të policisë aksidenton dy vetë

Një prokuror shqiptar dhe një mjek ligjor janë nisur drejt Athinës për të marrë pjesët e munguara të shqiptarit të vdekur nga dhuna në burg. Bashkë me zemrën, grupi hetimor pritet të njihet me autopsinë e plotë Leonard Bakillari Tiranë Autoritetet shqiptare thonë se do t’i shkojnë deri në fund hetimit për vdekjen e shtetasit Ilia Kareli në burgun e Nigritas në Greqi, ku besohet se është masakruar nga të paktën 12 gardianë grekë. Një prokuror shqiptar dhe një ekspert mjeko-ligjor janë nisur dje në Athinë për të marrë zemrën dhe dy pjesë që mungojnë në trupin e 42-vjeçarit Kudret Kume. Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë, të cilat thanë se prokurori i çështjes së bashku me një nga ekspertët e Mjekësisë Ligjore që kreu autopsinë mbi vdekjen e shqiptarit, kanë udhëtuar drejt Athinës për të marrë një informacion më të plotë mbi vdekjen e shqiptarit që u masakrua në qeli. “Prokurori i çështjes dhe eksperti mjeko-ligjor do të tërheqin nga autoritetet greke provat materiale që kanë të bëjnë me vdekjen e shtetasit shqiptar Kudret Kume”, thanë burime të prokurorisë. Sipas tyre mësohet se eksperti dhe prokurori do

të marrin nga pala greke zemrën e të ndjerit dhe dy pjesë lëkure që viktimës i janë hequr gjatë kryerjes së ekspertizës. Mbetet ende e paqartë arsyeja përse mjekët grekë kanë hequr zemrën e 42-vjeçarit gjatë kryerjes së autopsisë, ndërsa mediat njoftuan se shtetasi shqiptar vuante nga probleme kardiake. Duke iu referuar konkluzioneve të mjekëve, mediat thanë se shqiptari mund të jetë torturuar me rrymë elektrike dhe për këtë arsye i janë hequr dy pjesë lëkure në të dy gjymtyrët e sipërm. Si pasojë e përdorimit të elektroshokut në këto dy pjesë, atij mund t’i jenë shkaktuar dëmtime në zemër, ndërsa vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marra në të gjithë trupin. Këto detaje pritet të sqarohen nga eksperti shqiptar që tashmë gjendet në Athinë dhe do të shoqërohet në institucionet greke nga oficeri shqiptar i kontaktit, i cili ka pritur grupin hetimor në ambasadën shqiptare në Athinë. Ekzaminimi i zemrës së të ndjerit ka qenë një kërkesë

SHPALLJE ANKANDI Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

e vazhdueshme e mjekësisë ligjore në Tiranë, e cila pasi përfundoi autopsinë, konstatoi dëmtime të shumta thuajse në gjithë trupin e 42-vjeçarit. Pas hartimit të raportit mbi shkaqet e vdekjes, mjeko-ligjorët kërkuan nga Prokuroria e Fierit që nëpërmjet letërporosisë t’u kërkojë autoriteteve greke të dorëzojnë zemrën e shtetasit Ilia Kareli, e cila është hequr për arsye ende të paqarta. Fillimisht prokuroria tentoi ta kërkojë zemrën e të ndjerit me anë të një letërporosie, por pas analizës që i është bërë rastit është vendosur që prokurori dhe një ekspert të shkojnë personalisht në Athinë. Aktualisht autoritetet greke kanë vënë në dispozicion të familjarëve vetëm skedën e vdekjes së 42-vjeçarit, pasi autopsia e plotë sipas tyre donte të paktën tri javë kohë. “Në çdo pjesë të trupit ka dëmtime të mëdha. Zemra i mungon. I janë hequr me prerje dy copa mishi në pëllëmbën e dorës së djathtë dhe mbi bërrylin e majtë, për të cilat ekspertët dyshojnë se është torturuar

me energji elektrike në këto dy pika që dëmtojnë direkt zemrën”, konkluduan ekspertët shqiptarë, duke kërkuar me i n s i st i m m a r r j e n e z e m r ë s s ë 42-vjeçarit. Grupi shqiptar i hetimit pritet të kthehet nga Athina brenda kësaj jave, ndërsa prokuroria greke vijon hetimet ndaj gardianëve që dyshohet se kanë torturuar për vdekje shtetasin Kudret Kume. Katër prej gardianëve të burgut të Nigritës po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa dëshmitë e tyre treguan torturat që grupi i gardianëve kishte shkaktuar ndaj 42-vjeçarit shqiptar, i cili kishte vrarë me thikë një gardian në burgun e Malandrinos. Kudret Kume u gjet i vdekur në qelinë e tij më 27 mars të këtij viti, ndërsa fillimisht autoritetet e burgut tentuan ta servirnin ngjarjen si vdekje natyrale. Pas hetimeve të nisura për rastin u zbulua se shqiptari ishte dhunuar në mënyrë barbare prej të paktën 12 gardianë, fakt i pohuar nga vetë ata, si dhe nga kamerat e sigurisë së burgut.

NJOFTIM PËR ANKAND Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Makina e drejtorit të policisë së Lezhës, Niko Brahimaj ka përplasur aksidentalisht një motor në të cilin po udhëtonin dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në Thumanë, kur Brahimaj po udhëtonte me një automjet të policisë. Ministria e Brendshme sqaroi ngjarjen përmes një njoftimi për mediat, ku tha se nga aksidenti mbetën të plagosur Ndue Marku dhe Dritan Dobrozi. Dy të aksidentuarit janë dërguar në mjediset e Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ekspertë të policisë kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministria e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga shoferi i drejtorit të policisë së Lezhës. Sipas ministrisë, mjeti që ka shkaktuar aksidentin është i drejtorit Brahimaj, por nuk ka qenë ky i fundit që e drejtonte, por shoferi i tij. Sipas Ministrisë së Brendshme, drejtori Brahimaj ka qenë pasagjer në vendin e parë në momentin e ngjarjes. Policia nuk bëri me dije shkaqet e këtij aksidenti, me argumentin se grupi hetimor po vazhdon verifikimet.

Ministria e Drejtësisë

Gjyqtari i Kavajës, shkelje të rënda të ligjit Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kanë konstatuar shkelje të vendimeve nga ana e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, në përfundim të kontrolleve ndaj çështjeve të gjykuara prej tij. Ky përfundim vjen gati një muaj pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu drejtua me një letër Presidentit Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por në referim të legjislacionit, kontrollet i ka ushtruar Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, ndërkohë që ministri i Drejtësisë i ka kërkuar KLD-së pas këtyre rezultateve procedimin disiplinor për gjyqtarin e Kavajës, Aliu. Zyra e Shtypit e Ministrisë së Drejtësisë pohon se inspektorët kanë konstatuar shkelje të rënda të ligjit, por nuk jepen detaje nga raporti. Thuhet gjithashtu se në përfundim të procedurave do t’i kërkohet KLD-së nga ana e ministrit procedim disiplinor për gjyqtarin e Kavajës. Në fund të marsit, ministri i Brendshëm tha në një letër publike drejtuar Presidentit, se personat që i arrestonte policia, i lironte gjyqtari i Kavajës përgjatë masave të sigurimit personal.


8

23.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

Qeveria emeton borxh 10-vjeçar në tregun e brendshëm Qeveria tenton të marrë borxh 10-vjeçar në tregun e brendshëm, me qëllim që të lehtësojë rifinancimin e tij. Ministria e Financave njoftoi dje se do të zhvillohet ankandi i obligacioneve 10-vjeçare në Bankën e Shqipërisë. Në total, qeveria do të kërkojë të huazojë në tregun e brendshëm 3 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. Me synimin për të përqendruar në

borxhin afatgjatë, qeveria po emeton obligacione me afat 10-vjeçar që ofrohen në dy variante, me interes fiks dhe të ndryshueshëm. Shuma e përgjithshme për interesa të pandryshueshme është 2 miliardë lekë. Interesi i ofruar nga Ministria e Financave do të jetë 9.15% dhe do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 25 tetor dhe 25 prill.

Ndërkohë, ankandi 10-vjeçar me kupon të ndryshueshëm kërkon një shumë të përgjithshme prej 1 miliard lekësh. Kuponi do të paguhet çdo 6 muaj, përkatësisht në datat 25 tetor dhe 25 prill. Gjatë dy viteve të fundit financat po ndjekin strategjinë e rritjes së maturitetit të borxhit të brendshëm, me synimin për të ulur rrezikun e ripagimit të tij.

Lame: Legalizimet nuk mbyllen gjatë këtij mandati Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame tha dje se procesi i legalizimeve nuk do të mund të përfundojë tërësisht brenda vitit 2017. Sipas tij, rreth 100 mijë deklarime për objektet nuk janë verifikuar në terren. Ndërsa për 33 mijë objekte të ndërtuara pas 1999-ës duhet një amnisti dhe konsensus politik Blerina Hoxha

Kalvari i legalizimeve të ndërtimeve pa leje duket se do të mbetet një plagë e hapur edhe për shumë vite të tjera. Vështirësinë më të madhe të formalizimit duket se do ta kenë banesat jashtë zonave informale të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë diskutimit të projektligjit të ri të legalizimeve dje në komisionin e Veprimtarive Prodhuese tha se procesi nuk mbyllet as këtë mandat që përkon me vitin 2017, por së paku synohet që të legalizohen objektet brenda blloqeve informale. 100 mijë objekte nuk janë verifikuar në terren

Kreu i legalizimeve tha se mbi 100 mijë deklarime për objektet informale nuk janë verifikuar asnjëherë në terren. Nga 270 mijë ndërtime pa leje, vetëm 21 mijë kanë marrë lejen e legalizimit, ndërsa akoma më pak, ndoshta rreth 18 mijë janë pajisur me certifikatë pronësie. Lame përsëriti se ligji përjashton nga legalizimet ndërtimet pa leje të kryera pas vitit 2009, kur kjo u klasifikua si vepër penale. Ai tha se bëhet fjalë për një shifër të përafërt në rreth 33 mijë objekte të tilla. “Përfshirja e këtyre ndërtimeve në proces mund të bëhet vetëm përmes një amnistie dhe një konsensusi të gjerë politik”, - tha

Lame. Drejtori i ALUIZNI-t nuk pati përgjigje shteruese ndaj pyetjeve të deputetëve që kishin të bënin me përmirësimin e koordinimit mes institucioneve që përfshihen në këtë proces, afatin brenda të cilit parashikohet të përfundojë, mënyrën sesi do të veprohet për legalizimin e objekteve pa leje në zonat bregdetare etj. "Në rrjedhën e shumë viteve është deformuar qëllimi i ligjit. Edhe ato rreth 20 000 legalizime do të ishte mirë të mos ishin bërë, pasi Shqipëria do të ishte më e bukur”, tha ndër të tjera Lame, duke shtuar se në masë të madhe këto objekte të legalizuara janë në zona turistike, në parqe arkeologjike etj. Gjatë periudhës 1 mars-15 prill 2014, numri i dosjeve që janë bërë nga e para arrin në 6600. "Siguria në dokumentacion është baza e projektligjit. Ne jemi aq të kujdesshëm për këtë gjë, sa një ndër objektet e para që është futur në proces legalizimi nga ana jonë është ndërtesa e ALUIZNI-t, e cila është ndërtuar pa leje", - tha Lame. Miratohen ndryshimet

Pas diskutimeve dhe komenteve të deputetëve, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese e miratoi në parim projektligjin në fjalë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu tha se ndryshimet e propozuara nuk adresojnë një sërë problemesh dhe nëpërmjet tyre qeveria thjesht po përpiqet të fitojë kohë. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, Eduard Shalsi duke shprehur keqardhjen për votën kundër të opozitës, kërkoi nga drejtori i ALUIZNI-t që të paraqiten objektet e ndërtuara para vitit 2009 dhe që kanë kryer pagesën do të legalizohen sipas ligjit aktual, pa ndryshim tarifash. Pjesa tjetër që nuk ka paguar deri në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, do të paguajnë me tarifat e reja. Tarifat e re-

“Përfshirja e këtyre ndërtimeve në proces mund të bëhet vetëm përmes një amnistie dhe një konsensusi të gjerë politik”

ja janë objekt i një vendimi të ri të qeverisë. Ndërkohë që ligji i ri parashikon ulje dhe lehtësira për familjet me ndihmë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara. Kush paguan menjëherë tarifën, e bën 50 për qind me bono privatizimi. Ndërkohë që përfiton 20 për qind ulje për pagesën e menjëhershme dhe 10 për qind e shumës që mbetet, i kthehet mbrapsht për të paguar energjinë.

AKEP: Kompanitë celulare, regjistrim individual deri në 15 maj Të gjithë numrat celularë duhet të kenë përfunduar regjistrimin individual. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP), në kuadër të procesit për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, iu ka dërguar të katër operatorëve celularë një njoftim, nëpërmjet të cilit iu kujton atyre se brenda datës 15 maj 2014 duhet të përfundojë riregjistrimi dhe verifikimi i çdo numri celular për të garantuar regjistrimin individual të pajtimtarëve. Nga verifikimet e bëra nga inspektorët e AKEP-së rezulton se janë marrë masa për riregjistrimin e pajtimtarëve dhe kryesisht ata me parapagesë. Gjithashtu, nga data 1 prill 2014 ka filluar regjistrimi individual i pajtimtarëve sipas formularit të miratuar nga AKEP. Vëmendja duhet të

përqendrohet më shumë tek pajtimtarët me kontratë dhe kryesisht referuar listave të institucioneve publike, ku ka edhe më shumë shfaqje të këtij fenomeni. Me qëllim garantimin e fazës së përmbylljes së këtij procesi, deri më 15 maj 2014, në njoftimin e dërguar operatorëve, AKEP kërkon që duke filluar nga data 23 prill 2014 dhe deri në mbylljen e tij të transmetohet një mesazh "sms", ku përveç të tjerash të theksohet se pas këtij afati do t'iu ndërpritet shërbimi. Do të jetë përgjegjësi ligjore e operatorëve celularë në rast të evidentimit të fenomenit të listave shumë emërore pas këtij afati. AKEP u kërkon të katër operatorëve celularë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar përmbylljen në afat dhe me sukses të këtij procesi.

kompesimi

Subvencioni për bujqësinë, ndryshon skema Qeveria ka ndryshuar skemën e subvencionimit të fermerëve, sipas së cilës, paratë do të merren pasi të dorëzohen produktet në pikat e gr umbullimit. Sipas llojit të produktit, është përcaktuar edhe masa e kompensimit. Për këtë është parashikuar 71% më shumë buxhet krahasuar me vitin e kaluar, pjesa më e madhe e të cilit do të përqendrohet në ngritjen e pikave të grumbullimit dhe dhomave frigoriferike. Skemat e reja parashikojnë gjithashtu subvencionim 70% të normës së interesit për 7 vite për bizneset bujqësore që marrin kredi, ndërkohë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Nga ana e tyre, fermerët kanë kërkuar nga qeveria orientim më të saktë se çfarë duhet të kultivojnë dhe cila është kërkesa europiane në mënyrë që prodhimet të mos mbeten stok. Ndërkohë që shqetësim për eksportuesit mbetet edhe mungesa e certifikatave të prodhimit.


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Cili është Gruevski i vërtetë jashtë spotit publicitar? K

undërshtarët politikë të BDIsë nuk e përmbajtën qejfledisjen pas shfaqjes së Gruevskit në një spot kontrovers publicitar. ‘Pikë për pikë, Gruevski i shprehi ato që edhe ne mendojmë’, thanë kundërshtarët. Në anën tjetër, vetë BDI sikur u zu ‘gafil’ nga kjo arrogancë reklamuese e (ish)partnerit të tyre, dhe tani nuk po dinë si të veprojnë: të reagojnë kundër tij me kontraspot publicitar, apo të bëhen (siç kanë vepru deri më tani), sikur asgjë s’ka ndodhur. ‘Hallall i koft Gruevskit, ia qiti partallat BDI-së’, po dëgjoj aty-këtu komente, mirëpo ende nuk arrita ta kuptoj se pse ne shqiptarët nuk dimë të bëjmë opozitë të mirëfilltë, në mënyrë që edhe Gruevskit dhe BDI-së t’ia marrim nga dora flamurin e triumfalizmit fals. Po, për pak harrova: ata që duhet të bëjnë opozitën, aktualisht janë të zënë me operacionet konspirative për ta dëbuar BDI-në nga prehri i Gruevskit. Veç, ende nuk po e dimë se në cilën pjesë të trupit të Gruevskit ata do të vendosen, në shokë e teposhtë a përpjetë. Fundja, çka është kjo me rëndësi, kur Gruevski edhe lart, edhe poshtë nuk të lë pa të lagur. Gruevski shqiptarët i trajton si ‘dele’ që kanë ngelur pa ‘barinj’ Tek i dëgjon këto ekzaltime provmro-iste, ne sikur po vetëmjaftohemi nga kritika e një politikani maqedonas, i cili aq sa deshti t’i poshtërojë BDI dhe PDSH për pasivitet dhe mungesë kreativiteti sa ishin në pushtet, po aq zbuloi edhe makiavelizmin e tij politik. Mirëpo, ai harroi se ka njerëz që ia analizojnë edhe pikat e presjet dhe nuk janë të gjithë dele që blegërojnë pas çdo broçkulle të tij. Gruevski deshi të na bindë tash në prag të 27 prillit, se shqiptarët nuk duhet ta votojnë Pendarovskin. Sipas tij, LSDM bashkë me partitë shqiptare nuk kanë bë asgjë për shqiptarët. I vetmi opsion që i shpëton shqiptarët qenka politika e drejtë dhe vizionare e VMRO-DPMNE-së. Për pak sa s’e përmendi lidhjen e kësaj partie me oxhakun e Kastriotëve në Mesjetë, që transferi i kauzave pastaj të bëhet më i lehtë. Gruevski, si një mësues katundi, iu drejtua shqiptarëve (‘nxënësve’) me një këshillë miqësore, duke i udhëzuar ata që mos të gabojnë rastësisht ta kthejnë kryet kah ujku (LSDM). Si ‘dele’ që kanë ngelë pa barinj (pa parti politike), shqiptarët tash e tutje kanë ku t’i adresojnë nevojat e tyre imediate për hapjen e ndonjë koteci a të ndonjë berberhane në katund. Pasi që politikanët shqiptarë u treguan të pashpirt me popullin e tyre, është VMRODPMNE ajo që s’i lë pa angazhim shqiptarët. Do të ketë mjaft punë për

koment Emin AZEMI

kashagitës kuajsh që kanë mbushur sheshin e Shkupit dhe po aq të nevojshëm do të jenë edhe pastruesit e glasave, që paturpësisht po pikojnë mbi kokat e heronjve antikë. Ne që kemi raportu dhe komentu sa herë që janë formu kabinetet qeveritare në Shkup, jemi bërë të bajtashëm duke ia përkujtuar kryeministrit maqedonas të radhës se pa inkorporimin edhe të platformave partiake të partnerëve shqiptarë, funksionimi i qeverisë do të jetë gati i pamundur. Mirëpo çka kemi marrë si kundërpërgjigje? “Nuk ka nevojë për platforma të partnerëve të koalicionit, sepse të gjitha projektet dhe politikat zhvillimore janë të përfshira në programin qeverisës të kryeministrit”. Dhe çka ndodhi pastaj? Me këto rrena nuk u pajtuan mediat shqiptare në Maqedoni, por fort e mirë u pajtuan partitë shqiptare. Këto, madje, kush më shumë e kush më pak, bënin turr të delegojnë në kabinetin qeveritar emra të njerëzve anonimus për t’ua ndryshu biografinë, sepse ata vinin zakonisht ose nga ndonjë shkollë e papërfunduar ose nga ndonjë shtëpi e nisur e që duhej të bitisej disi me pare të ‘dërzhavës’. Pse Gruevski nuk ka të drejtë morale t’i kritikojë ministrat shqiptarë? Ata që vetekzaltimi ua ka verbu mendjen, po harrojnë(dhe nuk po dinë) të kalkulojnë pak më ndryshe strategjinë e marketingut politik të Gruevskit. Ky i fundit po mendon se me një spot publicitar e ka bë namin duke ua qajt hallin shqiptarëve, duke ua treguar atyre me gisht fajtorin pse ata janë në këtë gjendje të mjerueshme. Por, të gjithë ata që i kanë dy kokrra mend dhe marrin vesh pak nga punët e guvernës, e dinë se çdo kabinet qeveritar e ka politikën e vet, e cila në mandatin vijues operacionalizon kahet e zhvillimit, dinamikën e reformave, performancën e administratës, raportet me institucionet e pavarura (Presidenti, gjykatat dhe prokuroritë, institucionet e sigurisë dhe të zbulimit, Avokati i Popullit, Bashkësitë Fetare etj), me politikën monetare të Bankës Qendrore, me Parlamentin, Shoqërinë Civile etj. Nëse një kryeministër me këmbëngulje refuzon të inkorporojë në platformën e tij qeverisëse edhe pjesë nga programet partiake të partnerëve të koalicionit (siç ka ndodhur deri më tani me BDI, me PDSH, dhe para disa vjetësh edhe me PPD),

atëherë me çfarë të drejte ai i akuzon partitë shqiptare se nuk paskan bë asgjë për zhvillimin e viseve të banuara me shqiptarë. Si meritë për përparimin e shumë segmenteve jetësore të shqiptarëve, përfshi sallat e sportit, shkollat, asfaltimi i ndonjë rrugice, subvencionimi i bujqve etj. Gruevski ia atribuoi ekskluzivisht partisë së tij dhe kjo për të painformuarit tingëllon shumë bindëse, paçka se ai nuk tregoi se nga erdhën ato para. Pse Gruevski në atë spot publicitar nuk tregoi se cili është kontributi i shqiptarëve në mbushjen e arkës së shtetit me taksa dhe të hyra të ndryshme dhe sa u kthehen ato mjete si kundërshpërblim për financimin e projekteve që lidhen kryesisht me zhvillimin e sferave të ndryshme të ekonomisë, kulturës, sportit, agrobiznesit, infrastrukturës etj. Kur Gruevski recitonte porosinë e tij publicitare dhe kur lavdërohej se sa u ka ndihmu bujqve e fermerëve shqiptarë dhe sa shkolla ka ndërtu e ka rikonstruktuar, fitohej përshtypja se ato para ai i ka nxjerrë nga arka private e partisë së tij dhe sikur ne të ishim totalisht të painformuar do të besonim se krejt mirëqenia ekonomike e sociale e shqiptarëve qenka në duart e tij. Por, ajo që ngeli pa u sqaruar deri në fund në atë spot publicitar, për të cilën opinioni publik ka nevojë të dijë, madje edhe ata që flasin maqedonisht, është pikërisht padrejtësia që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë në shpërndarjen joproporcionale të buxhetit, në njërën anë, dhe në moskanalizimin e mjeteve që krijohen në formë taksash nga pagesat e shqiptarëve të këtushëm dhe remitancat e shqiptarëve të diasporës. A e din Gruevski se sa për qind e BPV arkëtohet nga paratë e shqiptarëve? Ekspertët ekonomikë me vite kanë sinjalizuar se për çdo vit në Maqedoni hyjnë me miliarda dollarë nga remitancat e mërgimtarëve, kryesisht shqiptarë, ndërkohë që Qeveria e Maqedonisë në kuadër të rebalancit të buxhetit pothuajse për çdo vit parasheh mbulimin e një pjese të dobësive të buxhetit nga paratë e dërguara nga jashtë apo të ashtuquajturat remitanca. Pse Gruevski e fsheh faktin se pikërisht mërgimtarët shqiptarë janë shpëtimtarë për ekonominë e lodhur të Maqedonisë, sepse vetëm ardhja e tyre në tre muajt e verës ka ndikim shumë të madh në fuqinë blerëse por edhe në rritjen e të hyrave të buxhetit të shtetit. Gruevski harroi të përmend në spotin e tij publicitar se shpenzimet që bëjnë shqiptarët në sektorin e ndërtimit, në shërbime, turizëm, në manifestime dhe ahengje familjare janë para të freskëta, mjete këto që jo vetëm që janë shpëtim për të hyrat në buxhet por me ato për çdo vit financohet deficiti buxhetor i

Maqedonisë. Ai gjithashtu harroi të flet për një kategori shumë të goditur sociale të shqiptarëve. Nëse i referohemi statistikave, shumica e shqiptarëve janë të papunë (gati 160.000 familje në Maqedoni jetojnë nga paratë e mërgimtarëve), por që kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së. Sipas të dhënave të publikuara në shtypin e këtyre viteve të fundit, rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga kurbetçinjtë, kurse 90 për qind prej tyre janë shqiptarë. Po ti referohemi këtyre të dhënave do të shohim se vetëm një tregues ekonomik, ai të transfertave neto në bilancin e pagesave për vitin 2011, ka arritur shumën rekorde prej 2.073 miliardë dollarëve. Sipas ekspertëve të financave, ky zë i bilancit të pagesave kryesisht përbëhet nga transfertet private, ose nga dërgesat që i realizojnë mërgimtarët. A e din Gruevski dhe ekipi i tij që ia ka përgatitur atë “hartimin shkollor” në formë të spotit publicitar se në 12-13 vitet e fundit këto transferte kanë shënuar vazhdimisht rritje, ndërsa në 6-7 vitet e fundit mesatarisht çdo vit ato arrijnë mbi 1 miliardë dollarë. A e din Gruevski se transfertat private paraqesin 20 % të bruto prodhimit vendor të Maqedonisë. Por, ajo çka ngeli pa u thënë në atë spot publicitar, është efekti kthyes i kësaj potence financiare të shqiptarëve, sepse jeta e tyre nuk u përmirësua në saje të kujdesit institucionalshtetëror, por në saje të menaxhimit privat të parasë për nevoja jetike jetësore, përfshi edhe shumë projekte të cilat shteti është i obliguar t’i financojë. Po të kishin ngelur në mëshirën e ‘strajcës’ së shkyer të partisë së Gruevskit, shqiptarët që moti do të kishin vdekur urie dhe kjo e vërtetë ka ngelur jashtë spoteve publicitare parazgjedhore, kurse partitë shqiptare për momentin janë të zëna në luftën e gjelave për t’ia nxjerrë syrin njëratjetrës, dhe ende nuk dolën me një strategji efikase për t’iu kundërvënë ofendimit publik të Gruevskit. Ato më lehtë e kanë të merren me njëra tjetrën, se sa ti prishin punët me Gruevskin. Politikanët e dobët, pa kredibilitet etik e elektoral më lehtë e kanë të bëhen hafije kundër shqiptarëve për të siguru një copë strehë te Gruevski, se sa të marrin mundin të hartojnë platforma të njëmendta ekonomike, sociale e zhvillimore për të demantu gjithë ato

shpifje e ndërskamsa të Gruevskit në spotin e tij publicitar. Kompetencat e maqedonasve, mbi pushtetin e shqiptarëve Gjatë 3 vjetëve të drejtimit të qeverisë, Gruevski u tregua shumë indiferent sa i përket performancës së ministrave shqiptarë, mirëpo ai u bë shumë i zëshëm kur ata nderonin përmendoret dhe varrezat e dëshmorëve të UÇK-së. Dikasteret që partia e tij drejtonte (Financat, Kultura, MPB, Arsimi) ishin në shënjestër të opinionit publik për dallime drastike në shpërndarjen e mjeteve buxhetore, si në sferën e zhvillimit rural e urban të mjediseve shqiptare, ashtu edhe në nxitjen dhe stimulimin e projekteve me karakter krijues e kulturor të shqiptarëve. Pastaj, MPB disa herë ka qenë objekt kritikash të mediave dhe të prindërve shqiptarë për qasjen selektive në kapjen e keqbërësve dhe huliganëve nëpër rrugët dhe autobusët e Shkupit, ku viktimë në 90% të rasteve ishin adoleshentët shqiptarë. Prandaj, mëkati më i madh i ministrave shqiptarë nuk qëndron në atë çka thotë tash lideri i VMRO-DPMNEsë, por në pasivitetin dhe neglizhencën e tyre për të mos demaskuar këtë politikë joparimore të kryeministrit Gruevski. Ministrat shqiptarë, jo se nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, jo se nuk kanë patur rastin nganjëherë “t’i mëshojnë tavolinës”, por si aparatçikë të zellshëm, janë treguar tepër luajal kundrejt frymës integruese e kohezive të politikave që kanë komponu koalicionin qeveritar. Një marrëveshje e munguar në mes të Gruevskit, në njërën anë dhe Ahmetit e Thaçit, në anën tjetër, i ka zhveshur nga autoriteti i kompetencës jo rrallë zyrtarët shqiptarë nëpër dikastere të ndryshme, brenda këtyre 12 vjetëve. Për pasojë ka ndodhur absurdi: shefi shqiptar të mos mund të vendos (në disa raste) pa zëvendësin e tij maqedonas. Partneriteti i padefinuar dhe i pamenaxhuar drejt në mes të partive shqiptare dhe kryeministrave maqedonas, ka prodhuar inferioritet tek nivelet më të ulëta të administratës shtetërore dhe publike. Atje, fryma maqedonase e komandimit ka mbisundu, madje edhe në rastet kur në krye të ministrisë të jetë ndonjë shqiptar (rasti me Inspektoratin e Pushtetit Vendor kur iu suprimua mirënjohja Ramush Haradinajt, ose kontestimi i emërtimit të disa shkollave shqipe me emrat e patriotëve shqiptarë).


op-ed

2

Blog / “Hëna e Shqipërisë” – E ardhmja tek porta

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Shkrimtarët e xhungës. Përgëzime për një libër të nxituar...

23.04.2014

Universitet / Angli, studentët myslimanë kundër kredive me interesa

11

Ai që do të besojë vetëm atë që mundet të kuptojë plotësisht, duhet të ketë një kohë shumë të gjatë ose një kredo shumë të shkurtër. - Pierre Teilhard de Chardin

Lobimi si shpresë për një demokraci funksionale P

ara dy ditësh Kryeministri i vendit, i rrethuar nga sipërmarrës të industrisë fason, bëri me dije publikisht se ishte befasuar nga sugjerimet e drejtpërdrejta dhe efikase që përfaqësues të biznesit fason kishin ofruar përsa i përket paketës së re të masave lehtësuese për këtë industri. Këto vlerësime ishin në kurriz të punonjësve të ministrive të linjës, të cilët nuk mundën të prodhojnë në kohë një alternativë më të mirë se ajo e shoqatave fason. Këta të fundit i propozuan 46 pika qeverisë, prej të cilave vetëm disa u panë të arsyeshme nga qeveria për t’u pranuar. Për rëndësinë e paketës së re dhe të ardhmes së industrisë fason kërkohet një shkrim më vete, por së pari duhet theksuar rëndësia dhe vlera e lobimit në një shoqëri si një shpresë dhe vlerë e procesit të demokratizimit të vendit. Së pari, zgjedhjet parlamentare mundësojnë normalisht procesin e transferimit të pushtetit politik në Shqipëri. Por gjatë qeverisjes individët zakonisht janë më pak të përfaqësuar e zëri i tyre vjen vetëm nga përfaqësimi dhe organizimi në par-

ti politike. Ndërkohë që sipërmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë leva të tjera më të shpeshta për të influencuar politikëbërësit në vend për të ndryshuar legjislacionin që mundet t’u vijë në ndihmë atyre, siç ishte dhe rasti i fundit i industrisë fason. Lobimi i tyre vjen në forma të ndryshme, por vlerësimi për tregun dhe sipërmarrjen private po artikulohet publikisht dhe nga Kryeministri Rama, i cili gjithashtu po vlerëson se vendet e punës i hap tregu, dhe shteti vetëm lehtëson këtë proces, (shih zyrat e reja të punës). Ndërkohë që Kryeministri u shpreh se ky është një kapitull i ri për industrinë fason, duhet shtruar pyetja: përse shoqëria, media apo aktorë të tjerë të shoqërisë civile nuk kundërshtuan faktin se këto masa u ndërmorën falë lobimit dhe studimeve efikase e kritike të ofruara nga ekspertë të industrisë fason? A do të mund ta pranonte kaq lehtësisht shoqëria jonë faktin se Kryeministri do të implementonte ndryshim të legjislacionit në varësi të pretendimeve të shoqatave të tjera të biznesit në vend? Çfarë e bën këtë industri

më të favorizuar se spitalet, mediat apo universitetet private? A është legjitime dhe për to për të ofruar një alternativë të re të funksionimit të tregut në vend dhe për të dhënë një alternativë për rolin e shtetit në këtë proces? Lobimi është një proces i zakonshëm dhe i shëndetshëm për shoqëritë demokratike. Në Amerikë, gjatë reformës së sistemit financiar bankat u takuan me mbikëqyrësit federalë 14 herë më shumë sesa përfaqësues të grupeve të konsumatorëve. Ndërkohë, në Britani gjatë tri viteve të shkuara kompanitë prodhuese të pijeve janë takuar 130 herë me qeverinë mbi një plan të kësaj të fundit për të ndryshuar çmimet e alkoolit në treg, ku si përfundim qeveria u tërhoq. Intensiteti i lobimit ka përfitime për ato kompani që lobojnë. Në Amerikë, për shembull, prej 100 kompanive kryesore në vend, ato që lobonin kishin taksa efektive 17% , ndërkohë që firmat që nuk lobonin paguanin efektivisht 26%. Dihet që edhe shembujt dhe të dhënat mbi lobimin vijnë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto dy

koment Besart Kadia

Por, a lejon kjo me të vërtetë të arrijmë në përfundimin se politikanët nuk do sillen më si të zotë dhe zot të problemeve therëse të ekonomisë sonë? Kjo mbetet për t’u vërtetuar, sidomos kur sjellim në vëmendje sesi sillet shteti me ato industri që varen direkt prej saj; siç janë prodhuesit e energjisë elektrike.

shtete e kanë më të pranuar këtë praktikë të përfaqësimit, krahasuar me shumë shtete të tjera. Por ajo ndodh në të njëjtin intensitet dhe rëndësi në çdo shoqëri që ka interesa për të mbrojtur. Kështu, në Bruksel ka sot të regjistruar 30 mijë lobistë profesionistë që përfaqësojnë shtete dhe industri të ndryshme europiane. Ndaj ajo që pamë me biznesin fason nuk ishte detyrimisht përfitimi ekonomik i paketës së re, sesa pranimi nga ana e qeverisë se lobimi dhe organizimi profesional do të mund të kenë rezultat në të ardhmen dhe se ndoshta pjesa tjetër e shoqërisë do të reagojë pozitivisht kur grupet e interesit do influencojnë në ndryshimin e ligjeve. Por, a lejon kjo me të vërtetë të arrijmë në përfundimin se politikanët nuk do sillen më si të zotë dhe zot të problemeve therëse të ekonomisë sonë? Kjo mbetet për t’u vërtetuar, sidomos kur sjellim në vëmendje sesi sillet shteti me ato industri që varen direkt prej saj; siç janë prodhuesit e energjisë elektrike. *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.

Legalizimet; procesi me moralin e piramidave

S

htatëmbëdhjetë vjet më parë shqiptarët morën një leksion mbi ekonominë dhe moralin. Ata u përballën me faktin se nga qielli nuk mund të bien para. Shembja e piramidave financiare i bëri ata të kuptojnë se pasurimi i shoqërisë nuk vjen dot nga asgjëja. Se pasurimi vjen vetëm nga puna dhe jo nga qarkullimi i parave nga xhepi i një shqiptari te xhepi i një shqiptari tjetër. Kjo sepse, kështu funksiononin piramidat financiare të dy dekadave më parë. Me paratë e valës së parë të kreditorëve blinin hapësira mediatike për t’u shfaqur të gjithëpushtetshëm dhe bamirës. Me paratë e valës së dytë likuidonin kreditorët e valës së parë dhe kështu procesi vazhdonte më tej, përsa kohë çdo valë ishte më e madhe se pararendëset. Vazhdonte kështu derisa vala e radhës ishte e tillë që nuk mundësonte likuidimin e kreditimeve të mëparshme. Në këtë rast, kur vala e hyrjeve ishte më e vogël se vala dalëse, cikli

koment Gentian Kaprata

fillonte nga e para në një nivel më të lartë ofrimesh. Shtoheshin premtimet mbi fitimet që do të realizonin njerëzit, nëse do t’i linin paratë për një kohë më të gjatë në firmë apo do sillnin të tjera. Ndërkohë që paratë ishin të njëjtat dhe asnjë mekanizëm ekonomik nuk i rriste ato. E thënë me një fjalë, çdo shqiptar merrte paratë e një shqiptari tjetër. Thjesht paratë ndryshonin xhep. Ndërsa një grup njerëzish kapardiseshin se po bënin punë të mëdha për kombin dhe po ndihmonin që familjet shqiptare të pasuroheshin. Duket se procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje është trajtuar nga autoritetet në të njëjtën mënyrë. Që nga viti 2002,

sa herë bëhen zgjedhje lokale dhe veçanërisht politike, klientët e legalizimeve merrnin nga një premtim më të mirë se paraardhësi. Merrnin nga një discount (ulje çmimi) për faturën që duhet të paguanin për të legalizuar banesat dhe ndërtesat e tyre të ndërtuara pa lejen e autoriteteve. Së pari, nisën socialistët me konceptin e ‘urbanizimit dhe më tej legalizimin’. Këta vendosën edhe nivelin e parë të kostove financiare të praktikës individuale të legalizimit. Më tej erdhën demokratët dhe koncepti ndryshoi në ‘legalizime, më pas urbanizim dhe integrim’. Në konkurrencë me të parët, këta ulën më shumë kostot financiare. Dhe vazhduan ta bëjnë për tetë vite në vazhdim. Sa herë procesi nuk shkonte mirë apo afroheshin zgjedhjet, demokratët ose ulin kostot, ose shkurtonin procesin. Kjo e dyta në teori (ligj), sepse praktika na dëshmon të kundërtën. Mirëpo vitet do të kalonin dhe në zgjedhjet e fundit, socialistët në opozitë të zgjatur do të ndryshonin konceptin e vet për

të përqafuar dhe elaboruar më tej konceptin e demokratëve ‘legalizime për katër vjet dhe më pas të tjerat’. Bile duke premtuar, gjithashtu, kosto zero për familjet përfituese. Apo sikurse në terminologjinë fushatiste, ‘legalizime falas’. Më tej, pasi u instaluan në qeverisje koncepti mbeti i njëjtë, por kostot iu larguan zeros. Mirëpo, dimensioni i daljes në një nivel tjetër premtimesh populiste dhe demagogjike, sa herë procesi haste ngadalësim apo afroheshin zgjedhjet e radhës, nuk është e vetmja ngjashmëri midis këtyre dy “aktiviteteve shoqërore”. Ajo që i bën shumë të ngjashme dhe ia kuoton nivelin e moralit në të njëjtën piacë, është se megjithëse propagandohet e kundërta, ato në vetvete (pas faktit të kryer) nuk prodhojnë asgjë. Sikurse në rastin e piramidave, ca shqiptarë me fat tërhiqnin si vlerë të shtuar principalin e ca shqiptarëve të tjerë fatkeq, po kështu edhe në rastin e legalizimeve, ca shqiptarë me fat marrin në

pronësi trojet e ca shqiptarëve të tjerë pa fat. Bile është akoma më e pamoralshme se kaq sepse në çështjen e parë pamoralin e shfaqnin disa individë që më tej, shoqëria shqiptare i dënoi me izolim/burgim, ndërsa në çështjen e dytë, pamoralin po e shfaq politika dhe po e kthen në ligj për shoqërinë. Dhe ajo që është më e rënda për nga mungesa e moralit, është fakti se, nëse në ngjarjen e parë fatura financiare i shkoi një pjese të shoqërisë që me dëshirën e tyre të lirë ishin të përfshirë në një aktivitet të tillë, ndërsa në ngjarjen e dytë fatura financiare po i shkon gjithë shoqërisë shqiptare që kontribuon në buxhet. Sepse nuk ka gjë falas në këtë botë. Dhe as gjëra më të lira se kostoja. Problemi është se kush do t’i përballojë këto diferenca. Ndërsa shoqëria shqiptare, politikisht e çoroditur, voton më shumë ata që ngrejnë nivelin e pamoralit dhe kostot në xhepat e tyre për diçka që nuk iu përket dhe që nuk prodhon asgjë të mirë për ta.


12 tarifa studentore

universitet

A do të mundet sistemi i ri i kredive t’u japë të gjithë studentëve shanse të barabarta për të përfituar arsim universitar?

Angli, studentët myslimanë kundër kredive me interesa, për shkak të Sheriatit Studentët myslimanë janë ndarë rreth lëvizjeve të qeverisë për të prezantuar kreditë studentore që pajtohen me ligjet e Sheriatit. Ndërsa disa kanë mirëpritur lajmërimin e fundit të ministrit të Universitetit, David Willetts, për një bisedim të hapur mbi çështjen, të tjerët ndihen indiferentë ose e kundërshtojnë. Grupet myslimane kanë ushtruar presion të fortë për reforma, për shkak të rritjes së tarifave studentore në 2012-ën që sollën pritshmërinë se studentët do të merrnin kredi dhe do i shlyenin me interes, kur të punësoheshin në punë të mirëpaguara. Departamenti për Biznes, Novacion dhe Aftësi, që po merret me bisedimet, thotë: “E dimë se disa studentë, besimi festar i të cilëve i ndalon për të marrë kredi që përfshijnë interesa, mund të mos jenë të aftë për të përfituar nga kreditë studentore për shkak të këtij ndryshimi. Kjo mund t’ua vështirësojë futjen në arsimin e lartë. Po eksplorojmë mundësinë për të nxjerrë një alternativë në skenën e financave të studentëve, e disponueshme bashkë me kreditë tradicionale. Ky financim do të jetë i përputhshëm me ligjin e Sheriatit dhe do të rishikohet nga një komitet këshillues i Sheriatit”. Humarrah Sheikh, 19 vjeç, që po stu-

dion në kolegjin “George Monoux” në Londër, thotë se është kundër futjes së një sistemi i tëri kredish. “Nuk ka qenë çështje e madhe për mua dhe personalisht mendoj se feja duhet mbajtur jashtë kësaj zone”, - thotë ajo. Sheikh, e cila shpreson të studiojë Gjeologji në Universitetin “St Andrews”, thotë se shumë nga kolegët e saj janë njësoj të palëkundur nga kjo çështje me interes. “Shumica e myslimanëve që njoh kanë aplikuar për kredi dhe kanë për qëllim të shkojnë në universitet. Më shumë se çdo gjë është tarifa që i shqetëson, si çdo student tjetër”, - shton ajo. Semah Ahmed, 17 vjeç, ka pak interes nëse kreditë kanë përputhshmëri me ligjin e Sheriatit apo jo. “Nuk di asgjë për këto kredi dhe as sesi funksionojnë dhe çështja nuk më takon fare”. Një kredi miqësore me islamin do të ketë pak ndikim në qëllimin e saj për të shkuar në universitet. Por shumë myslimanë të tjerë do ta mirëpresin këtë lëvizje, sepse do të heqë një pengesë nga aspiratat e tyre arsimore. Organizata myslimane si Fosis ( Federata e shoqërive të studentëve islamikë) thonë se njohin shumë studentë myslimanë që kanë vendosur të mos ndjekin universitetin për shkak të sistemit të ri të pagesave të kredisë. Annesa Maryam nga Mançesteri, është mes 40 rasteve studimore të mbledhura në vitin e kaluar nga organizatat islamike. Ajo po shpresonte të studionte Farmaci në Universitetin e Mançesterit, por u detyrua të braktiste ëndrrën e saj. Ajo thotë: “Feja ime duhet të jetë më

Departamenti për Biznes, Novacion dhe Aftësi, që po merret me bisedimet, thotë:“E dimë se disa studentë, besimi fetar i të cilëve i ndalon për të marrë kredi që përfshijnë interesa, mund të mos jenë të aftë për të përfitojnë nga kreditë studentore për shkak të këtij ndryshimi.

shumë prioritet për mua sesa arsimimi im. Është vërtet turp, sepse vetëm pak vite më parë kur tarifat ishin më të ulëta, mund ta përballoja të shkoja në universitet pa kredi. Nuk ka sesi të mund të paguaj shumën që kërkohet tani, duke ardhur nga një familje me të ardhura të ulëta”. Maryam shton se për shkak të këtij sistemi të ri të kredive, edhe katër vëllezërit e saj më të vegjël nuk do të jenë në gjendje të ndjekin universitetin. Nën modelin e propozuar nga qeveria, një komitet i veçantë këshillues i Sheriatit do të rishohë fondin që do të ushqehet nga studentët që do të paguajnë kur të jenë në punë të mirëpaguara. Pagesa do të vendoset kundrejt një norme bazë, të barabartë me atë të një kredie konvencionale studentore. Ideja është që një sistem i tillë do të lejojë nxënësit të shmangin pagesën e interesit, dhe rezervati i fondeve të krijuara nga pagesat do të përdoret që të përfitojnë studentët në të ardhmen. Qeveria ka insistuar se, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga disa komentatorë, studentët myslimanë

nuk do të jetë më mirë se bashkëkohësit e tyre nën ndonjë skemë të re dhe pagesat e tyre do të jenë në një linjë me ato të studentëve që marrin kredi tradicionale. Disa ekspertë e kanë mbështetur futjen e një sistemi që është i përputhshëm me Sheriatin. Kamrul Islami, 16 vjeç, është në grupmoshën që ka më shumë gjasa të preket nga çdo model i ri i kredisë .“Unë jam i shqetësuar për sistemin aktual të kredive studentore dhe interesat që do të duhet të paguajmë për të”, - thotë ai. Islami, i cili jeton në Birmingam dhe është duke planifikuar një karrierë në Informatikë, pranon se sistemi aktual ushtron presion mbi studentët myslimanë dhe i detyron për të bërë zgjedhje të vështira. “Unë do të mirëprisja një model në përputhje të Sheriatit”, - thotë ai. Por sido që të ndodhë, ai është i vendosur mbi arsimin e lartë. “Nëse nuk ndodh, atëherë unë do të shkoj ndoshta në universitet me sistemin aktual të kredive. Edhe pse kjo është një luftë, kjo është për të ardhmen time”.

Banka Botërore, lajme të mira për studentët e varfër Grupi i Bankës Botërore dhe krahu i huadhënies në sektorin privat, Korporata ndërkombëtare e Financave ( IFC) po përpiqen të mbështesin sistemet kombëtare të arsimit. Një nismë e hedhur së fundmi, e quajtur “Qasja e sistemeve për rezultate më të mira në arsim (SABER)” mbledh dhe ndan të dhëna krahasuese në politikat arsimore dhe institucionet nga shtete nga e gjithë bota Shteteve u nevojiten njerëz të aftë e të talentuar për të krijuar novacion që sjell rritje ekonomike afatgjatë. Kjo është e vërtetë si për shtetet e zhvilluara, ashtu edhe në ekonomitë në zhvillim. Por nuk do të ndodhë pa investim në arsim dhe trajnim. Nëse duam t’i japim fund varfërisë, të ulim papunësinë dhe të ndalim pabarazitë ekonomike, duhet të gjejmë mënyra të reja, më të mira dhe më të lira për mësimdhënie dhe në një shkallë të gjerë. Ky synim duket se shkon përtej kapaciteteve edhe të vendeve më të pasura: por mbledhja inteligjente e të dhënave , analizat dhe përdorimi i të dhënave arsimore mund të bëjë një ndryshim të madh. Fatmirësisht jetojmë në një epokë në të cilën teknologjia e informacionit na jep mjetet e

duhura për një akses më të gjerë ndaj arsimit cilësor dhe të përballueshëm. Të dhënat komplekse, që bizneset përdorin për të analizuar dhe përshkruar sjelljen konsumatore, mund t’u sigurojnë mësimdhënësve dhe kompanive sasi të paprecedenta informacioni rreth modeleve të të mësuarit të studentëve, duke i ndihmuar shkollat të personalizojnë udhëzime në mënyrë të sofistikuar. Grupi i Bankës Botërore dhe krahu i tij i huadhënies në sektorin privat, Korporata ndërkombëtare e Financave ( IFC) po përpiqen të shfrytëzojnë këtë potencial për të mbështetur sistemet kombëtare të arsimit. Një nismë e hedhur së fundmi, e quajtur “Qasja e sistemeve për rezultate më të mira në arsim (SABER)”mbledh dhe ndan të dhëna krahasuese në politikat arsimore dhe institucionet nga shtete nga e gjithë bota. Në sektorin privat, aftësia për të grumbulluar informacion rreth ndërveprimit pedagog-student dhe ndërveprimi mes studentëve dhe sistemeve të të mësuarit, mund të kenë një ndikim të thellë. Në Kenia, për shembull, “Bridge International Academies” po përdor të mësuarit adaptiv në shkallë të gjerë. Klient i IFC-së, i themeluar nga tre sipërmarrës amerikanë, Bridge drejton 259 kopshte dhe shkolla fillore, me një tarifë mujore që shkon mesatarisht në 6 dollarë. Është një laborator i të mësuarit masiv për studentët dhe edukuesit. Bridge teston qasje të ndryshme për aftësitë e mësimdhënies standarde dhe koncepteve duke

shpërndarë dy versione të një leksioni në të njëjtën kohën në një numër të madh klasash. Mësimet zhvilloheshin nga mësues të planeve standarde të shkruara, përmes tablet-eve që gjithashtu gjurmonin sesa kohë mësuesit shpenzonin për çdo leksion. Përfundimet e provimeve regjistroheshin në tablet-in e mësuesit, me më shumë se 250mijë pikë të grumbulluara çdo 21 ditë. Nga këto të dhëna, ekipet vlerësuese të Bridge përcaktonin se cili leksion ishte më efektiv dhe shpërndanin atë leksion nëpër të gjithë pjesën tjetër të rrjetit të Akademisë. Një tjetër rast është SABIS, një platformë për arsimin në SHBA, Europë, Azi, Lindje e Mesme dhe Afrikë e Veriut. SABIS nxjerr të dhëna të mëdha për të siguruar standarde të larta dhe performancë të theksuar akademike për më shumë

se 63 mijë studentë. Gjurmimi i vazhdueshëm i performancës akademike të studentëve prodhon më shumë se 14 milion pikë të dhënash që përdoren për të formësuar udhëzime, për të arritur objektivat e të mësuarit dhe siguron qëndrueshmërinë përmes rrjeteve të kompanive për shkolla në 15 shtete. Knewton, një platformë e të mësuarit adaptiv që personalizon kurse digjitale është një tjetër kompani në front të parë të revolucionit të të dhënave. Me përmbajtje të posaçme për çdo klasë, siguron mësim individual. Si rezultat, mësuesit e kalojnë kohën e tyre në mënyrën më efektive të mundshme –duke zgjidhur probleme me studentë, në vend që të zhvillojnë leksione jo të diferencuara. Ndërfaqja në mes të të dhënave dhe arsimit mban premtimin e produkteve të reja arsimore për mësimin e përmirësuar, me përfitime të mëdha potenciale, sidomos për të varfrit. Për të realizuar këto përfitime - dhe për ta bërë këtë me përgjegjësi –ne duhet të sigurojmë që mbledhja e të dhënave nuk është as e tepërt dhe as e papërshtatshme dhe se ajo mbështet të mësuarit. Sektori privat, qeveritë dhe institucionet siç janë Grupi i Bankës Botërore, duhet të formulojnë rregulla për mënyrën sesi mblidhen, ndahen dhe përdoren informacionet kritike për performancën e studentëve. *Jin-Yong Cai është Zv/President Ekzekutiv i IFC-së dhe anëtar i Grupit të Bankës Botërore.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2014

13

kritikë Petrit Ymeri

P

ërgëzimi im për këtë libër të botuar e trumbetuar këto javët e fundit nuk është i pasinqertë. Është i vërtetë. Sepse e kuptoj fort mirë ç’do të thotë për një autor të shohë të botuar një vepër të vetën. E kuptoj punën, kohën e shpenzuar mbi dorëshkrimin, punim apo ripunim, heq je e ndreqje etj. Është një pjesë e Autorit që jeton me veprën e tij deri sa e sheh të lindë e të bëjë rrugën e tij, si një fëmijë ndofta. Pra e vlerësoj shumë punën e bërë, sidomos kur libri ka një vlerë për kulturën, për shoqërinë, është i dobishëm apo shumë i dobishëm. Edhe puna e mundi i Rudina Xhungës për këtë përmbledhje kanë të gjithë respektin tim, pa asnjë mëdyshje. Por kjo nuk do të thotë që patjetër duhet të kem të njëjtin mendim me autoren apo me botuesin, apo me të tjerë duartrokitës të vëllimit! Sipas meje është një libër i nxituar. Kur them këtë, mendoj që me pak më shumë durim e punë, me më shumë bashkëpunim e këshillime, me siguri libri do të ishte më i mirë, ndofta shumë më i mirë. E them këtë duke e konsideruar botimin e një libri si një akt të rëndësishëm, rezultat i një pune serioze e me qëllimin që të jetë i dobishëm për lexuesit. Mendoj se me më shumë seriozitet (më shumë se ç’duhet për një emision të radhës që harrohet sapo fillon rubrika tjetër), libri duhet të ishte siç e meriton lexuesi që pret më shumë nga znj. Xhunga, gazetare mjaft e njohur, jo prej pak vitesh. Duke lënë mënjanë zhurmën e poftën që shoqëroi daljen e paralajmëruar të librit «Shkrimtarët e shekullit», mendimi i parë që të vjen kur librin e ke në dorë, është: cilat kanë qenë kriteret për të intervistuar këta dhe jo të tjerë shkrimtarë? Të rastësishme? Të diktuara nga përkthimi dhe botimi i tyre në shqip? Të mbështetura në opinione specialistësh? Po atëherë a e ka autorja përgatitjen e duhur dhe të drejtën që të rendisë dhe t’i paraqesë lexuesit një libër Shkrimtarët e Shekullit? Sipas meje, nuk e ka. Jo thjesht dhe vetëm për titullin pretencioz e komercial: «Shkrimtarët e shekullit. Intervista në bibliotekën e botës»(?!). Kjo përmbledhje dëshmon që Autorja nuk e ka përgatitjen teorike dhe informacionin e duhur për të bërë të tilla klasifikime. Zakonisht klasifikimet e mëdha, klasifikimet e rëndësishme i bëjnë institucionet e specializuara, personalitete të spikatura të fushave të caktuara. Institute, gazeta apo revista të njohura letrare apo shkencore, apo sportive, organizojnë juri profesionale, të cilat me shumë kujdes bëjnë anketime dhe marrin edhe opinione të specialistëve seriozë. Dhe sigurisht që kjo është rruga më e mirë. Është një befasi jo fort e këndshme kur shikon që nën një titull kaq bombastik mblidhen bashkë pa asnjë lloj kriteri (duke mos folur për marketingun), fare pak autorë të mëdhenj, disa autorë mesatarë dhe të tjerë fare të parëndësishëm e pothuajse të panjohur. Dhe ç’është më e rëndësishmja, një pjesë e tyre nuk janë fare shkrimtarë, gjë që e rrëzon titullin, nuk janë as shkrimtarë dhe jo më Shkrimtarë të shekullit! Pa folur për një anë teknike: të cilit shekull, të atij që lamë pas apo të këtij ku kemi hyrë? Këto i them duke menduar të flasim me seriozitet për një libër serioz, por në qoftë se pastaj do të flasim për një libër të radhës, atëherë të kalojmë tutje. Një libër që ka shumë të

Shkrimtarët e xhungës Përgëzime për një libër të nxituar... A janë vërtet Shkrimtarët e Shekullit 29 autorët e Xhungës? Midis së vërtetës dhe së pavërtetës në këtë libër. Pse nuk është Kadareja në këtë vëllim? Po Umberto Eco apo Rowlingu, Kundera e të tjerë që i njeh e i do lexuesi ynë? Një emision dhe një libër me preferenca dhe paragjykime! vërteta dhe shumë të pavërteta. Problemi është që zhurma, sidomos ajo mediatike, krijon ndonjëherë efekte të rrema mbi vlerat. Para disa ditësh, një gazetar i ri, fliste në emisionin mëngjesor për këtë libër, për «peshën» e autorëve të Xhungës në letërsinë botërore! Entuziasti (që nuk la pa përmendur qejfin e festës dhe verën që do pinin në ceremoninë e darkës, dashurinë e madhe që kishte për autoren e botuesen(?!), nuk e dinte që mjaft prej atyre autorëve nuk kanë peshë, jo në letërsinë botërore, por as në letërsinë e vendeve të tyre. Sigurisht janë në këtë libër disa emra të shquar që mund të përfshihen në shumë lloj klasifikimesh e vlerash, si A. Oz, D. Grossman, Pamuk, Lesing, S. Rushdie apo dhe ndonjë tjetër, por edhe ka shumë që e rrëzojnë krejtësisht titullin «Shkrimtarët e shekullit». Ka mjaft shkrimtarë mesatarë, ashtu sikurse të tjerë të diskutueshëm për vlerat letrare. Por kur mbërrin tek autorë fare minorë, krejt të parëndësishëm për lexuesin dhe për letërsinë e vendeve të tyre, si A. Signorili, apo qofshin edhe autorë premtues si N. Amaniti apo si P. Xhordano, që para pak kohësh botoi librin e tij të dytë, mendon që autorja dhe ndofta dhe botuesja, duhet ta dinin që janë të tjerë ata që konsiderohen në këto vende «Shkrimtarët e shekullit». Jam

i sigurt që edhe Daria Bignardit, ndofta do t’i përkëdhelet sedra, por si gazetare e mprehtë që është, do të befasohet kur t’i thonë që Xhunga e ka nominuar Shkrimtare e Shekullit!? Për t’u kthyer tek libri me 29 autorët e Xhungës, po i quaj autorë se shumë prej tyre nuk janë shkrimtarë, ka prej tyre gazetarë, historianë, sociologë etj, por jo shkrimtarë, dua të them që besoj vërtet, madje jam i sigurt, që Xhunga di ta bëjë dallimin midis një shkrimtari dhe një gazetari, midis një shkrimtari

dhe një historiani apo sociologu! Por nga nxitimi apo entuziazmi apo vrulli i marketingut, ajo i përzien të gjithë në një zë. Gabim që e komprometon librin, por që mund të korrigjohet duke ndërruar kopertinën bashkë me titullin. Gjëra që ndodhin. Autorja do të kishte të gjithë të drejtën e botës të zgjidhte autorët që do, të mos pyeste dhe as këshillohej me njohës të mirë të librit apo të letërsisë që janë të shumtë dhe Xhunga i njeh, nëse nuk do t’i përcillte lexuesit informacione të dyshimta me klasifikimet e veta. Por e keqja e kësaj liste nuk qëndron thjesht tek libri në fjalë. E keqja e kësaj liste fillon tek emisioni. Nëse emisionin e trajton siç u shpreh Xhunga «si shtëpinë e vet», bukuri, kur e bën këtë për të treguar dashurinë dhe përkujdesjen, përkushtimin e të tjera! Por kjo shtëpi nuk është jotja, është e një televizioni kombëtar, ku të gjithë kanë të drejtë të dëgjojnë për vlera të vërteta! Dhe unë mendoj: pse nuk është në listën e emisioneve apo të librit në fjalë Ismail Kadareja? (nuk është ftuar apo mos ndofta ai nuk ka pranuar të përfshihet në këtë radhë autorësh?!) A meriton Kadareja të quhet shkrimtar i shekullit, madje i dy shekujve që pasojnë njëri-tjetrin? Pse nuk është i madhi Umberto Eco që ka të paktën 9 libra në

gjuhën shqipe; pse nuk është M. Kundera, aq shumë i pëlqyer nga lexuesit shqiptarë; pse nuk është C. R. Zafon, romancieri i mrekullueshëm spanjoll? Përgjigja është fare e thjeshtë: motivi kryesor janë preferencat personale, paragjykimet. Kush i ka botuar dhe kush i ka përkthyer, janë, me sa shihet dhe fatkeqësisht për lexuesit, motive përzgjedhëse të Xhungës. Mungesa e pavarësisë dhe paracaktimi, qëllim i ngushtë për të marketuar produkte të paracaktuara, kjo pa dyshim e dëmton shumë emisionin televiziv, kjo e dëmton edhe librin që i propozohet lexuesit. Dhe Autorja më çudit me mllefin e saj provincial, ruajtur prej gati 2 vitesh, aq sa në intervistën e saj në TV sajon edhe fjalë të paqena dhe opinione të pavërteta. Për një autor mesatar holandez, pjesë të emisionit të vet, ajo më citon sikur unë qenkam shprehur: «Kjo gazetare që interviston autorë homoseksualë». Nga unë nuk ka dalë as kjo frazë, as ndonjë e ngjashme me të. Jo se jam ndonjë luftëtar i paepur i lirisë së orientimit seksual, por ato shprehje që thotë Xhunga nuk bëjnë pjesë në sintaksën time. Në një shkrim të nëntorit 2012 të titulluar «Padija, Qoka dhe Marketingu» shtrova disa probleme të raporteve të medias me librin, dhe ndër të tjera e citova (për delikatesë, pa e përmendur zonjën R. Xhunga, por edhe për respekt të TV të njohur) si një shembull marketingu të hapur, por jo të vlerave letrare. Dhe për rekomandimin qesharak që kishte bërë Xhunga në emisionin e saj për autorin Arthur Japin duke e quajtur si shkrimtarin më të madh holandez, unë vetëm shkrova që ky shkrimtar nuk listohet as në 30 autorët më të njohur në letërsinë holandeze. Dhe bëja pyetjen: “Pse gazetarja na e rekomandon me kaq ngulm këtë autor? Nga padija? Po vallë nga padija gazetarja na i rekomandon lexuesit autorë mesatarë apo jo mesatarë? ... A dëmtohet lexuesi? Patjetër që po, kur orientohet në rrugën e gabuar që vjen nga Padija, apo kur atë duan ta gënjejnë në emër të Qokës. Madje atë e gënjejnë edhe në emër të një TV të njohur.” Këto kam shkruar dhe siç thashë, pa e përmendur fare emrin e Xhungës, që ajo e ka pasur të lehtë ta gjejë, sepse këto janë disa tipare të punës së saj në propagandimin e librit. Mendoj se media serioze ku punon znj. Xhunga, një TV kombëtar me shumë kontribute pozitive, duhet të jetë i hapur për të gjithë, jo vetëm për miqtë. Në intervistën e para pak ditëve Xhunga u ankua që prej njerëzve të librave nuk ka marrë asnjëherë urime. Mos vallë duhet ta gjejë arsyen tek vetja për këtë fakt? Mos vallë është e përciptë në punën e saj me librin? Dhe pyetjes së gazetares se si shpjegohet kjo, nuk i jep përgjigje. Sigurisht që unë s’kam qenë në ceremoninë e këtij libri, sepse s’kisha pse të isha, ashtu si shumë kolegë të tjerë të mi, e para sepse nuk kemi qenë të ftuar në sfilatën promovuese. Ndofta një titull tjetër mund ta kishte shpëtuar përgjysmë librin, e ndofta edhe unë nuk do i hidhja këto radhë, për të cilat kam qenë në dyzim. Dhe duke e mbyllur këtë përsiatje mendoj për këtë zeje të vështirë (në Shqipërinë tonë të gjorë) që mund ta quajmë shqip botimtari (?). Çfarë nuk u japim lexuesve tanë, të njoma e të thata. Jemi të gjithë përgjegjës. Por a duhet vazhdimisht të pranojmë që lexuesit të bien viktimë e tallavasë dhe e borive?!


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Minjtë që nuk bien në kurth 5

6

7

8

9

14 17

10

11

15

12

16

19

18

20

21

22 24

23 27 30

26 29

32

37

25

28

31

33

38 40

13

34

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

36

39

41

42 45

44

Koha e fillimit ____:____

43

Koha e mbarimit ____:____

46

Horizontalisht:

1. Tiparet e vetitë që e dallojnë dikë a diçka nga të tjerët, tërësia e veçorive dhe e cilësive të tij. 9. Guevara, revolucionari i përjetshëm. 11. Lokal nate. 14. Gjyqtar, ndryshe. 15. Repart i shkrirjes së metaleve. 17. Masë gjatësie që përdoret në disa vende. 19. Lloj peshku i ujërave të kripura. 20. Artist që me zotësinë dhe artin e tij bën t’i duken spektatorit si të vërteta gjëra të paqena. 23. Një fshat i njohur i Kavajës. 24. Rishfaqje e disa tipareve dhe vetive të paraardhësve të largët te njerëzit, atavizëm. 27. Hewlett Packard. 28. Njeri anglez. 29. Pjesëz mohuese. 30. Muhamed i famshëm i boksit. 32. Zakon i keq i një njeriu, ves. 33. Rend i gjitarëve të detit. 37. Përemër vetor. 38. Makinë italiane. 39. Kafshë gjitare mishngrënëse. 40. Përdoret për të vendosur librat. 42. Shkak i jashtëm që paraqitet si i tillë sa për sy e faqe, për të mbuluar ose për të fshehur arsyet e vërteta të një ngjarjeje, a të një veprimi. 44. Shumëllojshmëri. 45. Një kërcim i famshëm. 46. Shko!

Vertikalisht:

1. Punim argjendarie, në trajtën e një dantelle të thurur me fije të holla e të dredhura ari, argjendi, bakri etj. 2.Vapë mbytëse. 3.Tregu, mbrapsht. 4. Organizatë Botërore. 5. Nikolla, shkrimtar humorist. 6. Plot në fund. 7. Me vështirësi. 8. Institut republikan. 9. Gjendje hutimi përpara diçkaje të papritur. 10. Fund në Angli. 11. Ëmbëlsirë si qull i trashë. 12. Pleh kimik. 13. I ka Korabi në fund. 15. Notë muzikore. 16. Dega Ekonomike. 18. Njësi vlerësimi për shahistët. 19. Shpend me trup të madh. 21. Ndryshimet e vogla mes ngjyrave. 22. Përmbledhje parimesh, e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë e vet një organizatë. 25. Sokoli, luftëtar patriot. 26. Ndërmarrje Prodhimi. 28. Ka edhe nga ata që shesin ashtu. 31. Vegël bujqësore. 32. Shkëlqim, ministër. 34. Një monedhë e rëndësishme. 35. Vendim nënligjor me vlerë shtetërore. 36. Mariana, stiliste e njohur. 38. Vend ku shihet gruri. 41. Sigla eTiranës. 42. Sigla e Pogradecit. 43. Sigla e Skraparit.

Sudoku | nivel mesatar 5

4 9

1

8 6 5 2

7 4 8 5

4 9

1

7 5

2 7

2 1 5 8 7

2 6

2

1 4 3 8

6 8

1 6 7 1

4

4 5

2 8

7

9

1 6

7

4 5

3 3 5 7

9

6

5 6 2 5

3

1

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Në qytetin Luton të Britanisë së Madhe ka një invazion të minjve, të cilët kanë vërshuar vendin, ndërsa veçori e tyre është se janë shumë inteligjent. Fotografi Tony Mergiocchi ka realizuar fotografi shumë interesante kur këta minj kanë marrë ushqimin nga kurthet, pa u zënë në të. ‘Superminjtë’, të cilët kanë gjatësi deri në 45 centimetra, janë shtuar shumë kohëve të fundit, jo vetëm në Luton, por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët kanë thënë se dimri i butë ka bërë që kushtet për shumimin e tyre të jenë më të favorshme, porse rreziku i përhapjes së sëmundjeve nga këta minj është shumë i madh.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me tepër. Beqarët me shume gjasë do fillojnë histori dashurie sekrete me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten sa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vonë.

Ne parim dita e sotme do jete e mire dhe pa probleme te mëdha. Planetët do iu krijojnë kushtet për t’i sqaruar te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur prej kohesh. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi takimesh por do hezitojnë ndërmjet dy personash. Mendohuni mire para se te vendosni. Sektori i financave nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do ketë disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse jetoni bashke mund te ngatërroheni për çështje parash, ndërsa nëse jeni ende me vete do keni mosmarrëveshje për shkak te xhelozisë. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite tërësisht ndryshe nga te tjerët dhe do iu duket vetja si ne ëndërr. Edhe ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Pritet te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni një mënyrë interesante për te kërkuar falje. Beqaret do mundohen gjate gjithë ditës te gjejnë personin e duhur, por edhe sot do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ndikimi shume pozitiv i yjeve d e beje jetën ne çift edhe me te bukur sot. Tensioni do te shuhet dhe gjerat do marrin një tjetër rrjedhe. Beqaret duhet t’i mendojnë mire gjerat pozitive dhe negative te një lidhjeje para se te hedhin çdo lloj hapi. Mundësitë për takime do jene te mira sot. Financat do jene delikate, megjithatë me pak maturi mund te arrini ta stabilizoni situatën.

PESHORJA (23/IX-22/X) 1

1

0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

11344, 14101, 14232, 18627, 21435, 25124, 32512, 32541, 41524, 45101, 48119, 48367, 50478, 55632, 55598, 62216, 64477, 69874, 69745, 86683. Numra me 6 shifra: 115590, 156320, 231418, 506175, 589659, 845492, 965241, 971486.

Sot partneri juaj do iu japë prova shume ta qarta për dashurinë e tij te cilat do iu bëjnë te ndiheni me krenare. Gjeni edhe ju mënyrën e duhur për t’ia shprehur atij me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime, por nuk do jene te bindur plotësisht se ata janë personat me te përshtatshëm për te krijuar një lidhje. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

Duhet te bëni çmos gjate kësaj dite për t’u pajtuar me partnerin dhe për te krijuar një klime sa me harmonike. Me patjetër duhet larguar rutina. Beqaret nuk do jene ende te bindur për te krijuar një lidhje dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni te zotet dhe do e menaxhoni me shume maturi situatën. Gjithçka do shkoje me se miri.

AKREPI (22/X-21/XII)

1

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do jeni sharmante dhe seksuale me partnerin dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret ende nuk do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh dhe kjo do i mërzitë pa mase. Nëse doni qe financat te jene te mira, duhet me patjetër te shpenzoni me pak dhe për gjera te domosdoshme.

Numra me 3 shifra: 042, 110, 111, 117, 224, 251, 315, 380, 421, 424, 447, 456, 513, 541, 542, 544, 555, 577, 637, 958. Numra me 4 shifra: 1808, 2951, 3215, 3216, 4101, 6587, 7256, 8874. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Mos u tregoni shume posesive ne jetën tuaj ne çift sepse mund te krijoni probleme te kota me partnerin. Merrini gjerat shtruar dhe shfrytëzoni momentin. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten serish vetëm. Është e kote te bëni edhe sakrifica te mëdha. Financat nuk do jene aspak ne gjendje te mire.

Te dashuruarit do kenë një dite edhe me pasiononte dhe me te gëzuar. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Do ndiheni te plotësuar. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te ngatërrojnë dashurinë me punën sepse mund te kenë probleme ne te ardhmen. Për financat do jete një dite me fat. Përfitoni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite jo shume e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh siç duhet me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle vështirësi. Beqaret do jene me te gatshëm për te filluar një lidhje me këdo qe do iu dale para pa menduar se edhe mund te lëndohen një dite. Për te përmirësuar buxhetin mos dëgjoni shokët, por flisni sa me pare me specialistet.

PESHQIT (20/II-19/III) Qielli i dashurisë do jete pa asnjë re gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do ua prishe dot harmoninë dhe bashkëpunimin qe ka ekzistuar prej kohesh. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, por ne mbrëmje do ndodhe diçka qe as ata vete nuk e kishin menduar. Përfitoni! Për financat do jete një dite e qete dhe pa probleme serioze.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

23.04.2014

23 prill

ditë që formësuan botën

15

Ideologjia, politika dhe gazetaria të cilat i gëzohen dështimit, janë të pafuqishme në kohë gëzimi e shprese. - P. J. O’Rourke

1500

Cabral zbulon Portugalinë Pedro Alvares Cabral e la Lisbonën në mars të vitit 1500, me 13 anije dhe 1200 njerëz, por u shmang nga kursi në jugperëndim të Oqeanit Atlantik dhe mbërriti në brigjet e Brazilit, afër asaj që sot njihet si Porto Seguro, më 23 prill. Është dyshuar prej kohësh se ka patur më shumë përllogaritje në këtë shmangie sesa pranojnë portugezët, por nuk ka fakte të kësaj. Christopher Columbus e kishte zbuluar kontinentin amerikano-jugor në vitin 1498 dhe një ekspeditë spanjolle lundroi drejt eksplorimit të asaj që sot njihet si Venezuela, në vitin 1499. Në të njëjtin vit

Vasco de Gama u kthye në Portugali nga udhëtimi i tij epokal në Indi. Një ekspeditë pasuese nën kryesimin e Cabralit u përgatit në vitin 1500. Pas mbërritjes në Brazil, Cabral mendoi se kishte prekur në një ishull, të cilin e quajti Vera Cruz (Kryqi i Vërtetë). Me përkushtim organizoi një shërbesë fetare, ngriti një kryq dhe dërgoi një anije të shpejtë në Portugali për ta raportuar zbulimin e tij. Pas një qëndrimi 10-ditor, ai la në breg një grup kriminelësh të dënuar (paraardhësit e popullsisë mestizo të Brazilit) dhe u kthye nëpër Atlantik, duke i rënë rreth Kepit të Shpresë së

Mirë dhe vazhdoi ekspeditën drejt Indisë. Amerigo Vespuçi mëtonte se kishte lundruar drejt Amerikës së Jugut në vitin 1497, para Columbus-it, duke zbuluar Brazilin. Ai shkoi në Brazil si pjesë e një ekspedite portugeze, por jo deri në vitin 1501. Qeveria portugeze ishte disi e ngadaltë për ta marketuar zbulimin, pasi për një shekull eksporti kryesor ishte lënda drusore. Pas plantacioneve të kallamsheqerit në shekullin e 17-të, ekonomia braziliane u rrit dhe me të erdhi edhe importimi i skllevërve nga Afrika, pas së cilës Brazili u bë një zotërim i çmuar në Botën e Re.

Blitz

Foto lajm

1/2

Fraksioni i studentëve universitarë me simptoma të depresionit klinik që nuk marrin shërbime të shëndetit mendor.

+225

Ndryshimi në përqindje i aktivitetit në facebook të një personi të saposhndërruar në single në ditën që ai ose ajo është lënë.

2.5

Faktori me të cilin një person në botën e zhvilluar ka më shumë gjasa të jetë diabetik nëse ka një televizor, kompjuter dhe makinë.

20

Mijë numri i përafërt i njerëzve të pastrehë në Greqi.

Foto: Dashamir Biçaku Titulli: Makina "fluturon" drejt e në fast food, mbrëmë nëtiranë

“Hëna e Shqipërisë” – E ardhmja tek porta Gilman Bakalli Ka një tendencë të përgjithshme për ta etiketuar librin “Hëna e Shqipërisë” të Ben Blushit si një profeci, si një parashikim që autori i bën Shqipërisë së 2214-ës. Kjo tendencë ose buron nga një lexim sipërfaqësor i librit ose është diabolike, sepse siç dihet, profecitë mund t’i rrëzosh kollaj me argumentin e pamundësisë njerëzore për të parashikuar të ardhmen. Gjithë atyre që nuk e kanë lexuar akoma librin e Blushit, gjithë atyre që ngurrojnë ta lexojnë atë për shkak të kritikës përgjithësisht negative që ka shkaktuar botimi i tij, gjithë atyre që librin refuzojnë ta lexojnë, sepse kanë zemër tejet të brishtë për t’u përballur me “profecitë” e Blushit, u rekomandoj të mos tremben nga imazhi futurist i Shqipërisë që pikturon Ben Blushi në esenë e tij! Nuk është e ardhmja e Shqipërisë ajo! Jo! Nuk është e ardhmja e Shqipërisë, nëse me të ardhme nënkuptojmë atë interval kohor që ndodh pas së tashmes! Jo! E ardhmja që Blushi vizaton në 150 faqet e esesë së tij është e ardhmja që ka ndodhur tashmë ose/dhe po ndodh tani. Është ajo “e-ardhmja-zëre-se -ka-ardhur”.

gazetamapo@gmail.com

E ardhmja që troket tek porta e së tashmes. Mos u sugjestioni pas premtimit që Ben Blushi bën që në rreshtin e parë të librit, atij premtimit se do të na tregojë një histori që nuk ka ndodhur, sepse ajo që do të lexoni në faqet në vijim është historia e një Shqipërie që e njohim fort mirë, një histori që ndodh çdo ditë, një e ardhme që e shohim kthjellët, me të njëjtën kthjelltësi me të cilën shohim të tashmen. Mos iu dorëzoni fjalisë së parë të librit, sepse Ben Blushi është artist dhe, si i tillë, kërkon ta provokojë lexuesin, sidomos atë tipin e lexuesit që vdes për të lexuar histori që ende nuk kanë ndodhur. Vazhdoni të lexoni përtej faqeve të para, të dashur lexues, sepse do të konstatoni se gjithçka brenda librit sillet rreth së tashmes, të cilën Blushi e vesh stilistikisht me petkun e së ardhmes. A nuk është gjermano-

centrizmi një fenomen tipik i së tashmes, a nuk është Gjermania vendi që vendos se cilat janë prioritetet e Europës? Sigurisht që është! Natyrisht që të thuash se entuziazmi për Europën ka ardhur në rënie dhe se euroskepticizmi zëre se ka ardhur edhe në Shqipëri, kjo s’të bën profet. A nuk janë izolatrikët, më shumë se një tipologji e së ardhmes, një fenomen i së tashmes, të cilin Blushi e vesh me kostumin e nënprefektit shqiptar, të nginjur deri në fyt me autoritetin e pasurisë dhe forcës së ligjit. Mos ma paraqisni si profeci, ju lutem, pohimin e Blushit se “klasa politike do të jetë edhe më e varur tek elita financiare”! Varësia është tek porta. Po ndodh. Dhe fort bile! Mos u prekni nga toni dramatik futurist tek fjalia “ata (të pasurit) do ta financojnë izolimin, sepse afrimi

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

me Europën i varfëron”. Të pasurit shqiptarë, dmth politikanët shqiptarë, ka kohë që, në mënyrë tejet të rafinuar, me veprime e mosveprime, e shtyjnë afrimin me Europën, sepse e kanë kuptuar se, më shumë se statusi vend kandidat, u intereson statusi i zvarritjes dhe i pezullsisë. Ndërsa sa i takon shqetësimit që Blushi shpreh në lidhje me ekspansionin e feve në Shqipëri, edhe këtu ai nuk e meriton të konsiderohet si “profet”, sepse thjesht përshkruan një fenomen aktual, i cili mund të kthehet në një koktej shpërthyes, nëse i shtohen përbërës nga lënda e politikës. Cili prej jush mund ta kundërshtojë flirtimin midis autoriteteve fetare dhe politike në Shqipëri, sidomos në pragfushatash elektorale? Edhe tek pjesa e panoramës së pabarazisë, pohimet e Blushit janë thjesht deduksione të matura e të kujdesshme që rrjedhin me një logjikë detyruese nga një fotografi e momentit. Thuhet se detyra e profetit është një detyrë shumë e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen. Ben Blushi e di këtë, prandaj vetëm se na e kujton se e ardhmja është tek porta.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 23.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.