Gazeta Mapo

Page 1

Faqe 4

Basha-Arvizu, 3 orë me qytetarët mbi eksperiencën e “dyerve të hapura” Rreth 57 mijë qytetarë kanë trokitur në derën e Bashkisë së Tiranës për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 22 qershor 2012. Numër 608. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rezarta Shkurta merr pafajësinë: Do ta hedh në gjyq Rozanën

Nishani: Vendimet e mia për Bahri Shaqirin e Ina Ramën Presidenti i zgjedhur flet për dy sfidat e para të mandatit, kryeprokuroren dhe drejtorin e SHISH-it: Prokurorin e ri do e zgjedh me konsulta, kreu i SHISH, korrekt. Rrëfimi për presionet para votimit: Pati tentativa për të treguar se po vjen një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që nuk dihet se a do të mbajë postin. Nuk i kam identifikuar nga kanë ardhur. Fakti ka qenë që u janë adresuar deputetëve të mazhorancës për t’i dekurajuar gjatë votimit, dhe Trupit Diplomatik përfshirë dhe ShBA-në. Në mënyrë njerëzore kam marrë një mesazh edhe nga ambasadori amerikan. Pas përfundimit të mandatit do të dal në “pension” FAQE 5

Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për ta dënuar këngëtaren Shkurta me 82 orë punë të detyrueshme në komunitet. Reagon Rozana Radi: Do ta ndjek deri në fund këtë çështje

FAQE 8

Thirrja e Arvizu: Veproni tani për të drejtat, Kadare: Mos lejoni greminat morale

Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

‘Vepro tani’, formula për të bërë sadopak Shqipërinë amerikane koment Arjan VASJARI

Arbër Zaimi, psikoanalisti i Vetëvendosjes

koment Berat Buzhala

Incident në FRESSH, Spiropali braktis Asamblenë

Procesi i zgjedhjeve në Forumin Rinor Eurosocialist ka përfunduar me një in-

cident mes kryetares së sapozgjedhur të këtij forumi, Erisa Spiropali, dhe drejtuesve të tjerë të kësaj organizate, i cili dje duhet të zgjidhte dhe kreun e saj, si dhe nënkryetarët. Kryetarja e sapozgjedhur e këtij forumi, Elisa Spiropali, ka kundërshtuar listën e paraqitur në asamble të anëtarëve të zgjedhur sipas formulës së miratuar... Faqe 5

reagimi

vendimi

Fino: Keqardhje për planin e Nanos, PS do ta bashkojë vetë të majtën

Vlora i jep titullin “Qytetar Nderi” Fatmir Limajt

Shkak për braktisjen e sallës nga kryetarja e FRESSH dhe disa mbështetësve të saj është bërë lista e anëtarëve të asamblesë

Sikur të përpiqeshim për një lloj...

Paramendojeni po të ishte ndryshe. Paramendojeni sikur...

më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha... Faqe 9

Shqipëria lë pas vetëm Bosnjën për të ardhurat për frymë dhe zë vendin e fundit në Europë për konsumin. Ja harta e mirëqenies dhe varfërisë në Europë

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u bën thirrje shqiptarëve të veprojnë kundër padrejtësive. Nisma përshëndetet edhe nga shkrimtari Kadare FAQE 2-3

op-ed / 10-11

Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum

Kërkesë nga koalicioni

Ligji i ri për arsimin miratohet me konsensus PD-

FAQE 6

FAQE 14

esse / 10 artur zheji

Dielli i fikur… Dielli është një mrekulli e zjarrtë që ushqen çdo çast jetën dhe të përditshmen tonë, këtu mbi planetin Tokë. Është verbues, i nxehtë, i zjarrtë. Është materia kozmogonike që mban ngrohtë Gjallësinë dhe krejt zinxhiri i jetës, zë fill nga kjo Fillesë energjie. Teorikisht e pashtershme. Në këtë mrekulli që fal jetë dhe shpresa prej miliona vitesh, në disa kënde të realitetit shqiptar, nuk ka Diell. Ose më saktë, Diell ka, por Dielli është i fikur. Këto kënde shqiptare janë të mbiquajtura: territoret zymtake ku mbizotëron Gjakmarrja, kjo Zanë e Zezë, e vdekur e pakallur. Gjakmarrja është një traditë shumë e lashtë. Jo vetëm shqiptare. Thelbi i filozofisë historike të lindjes së Gjakmarrjes, është i koncentruar në emërtesën Gjak-Marrje. Thelbi është Gjaku. Jeta. ‘Gjaku nuk hupë kurrë!’, nuk humbet pra kurrë, thuhet në Veri. Gjaku, në këto...


2

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

politika

Moisiu: Fati i Shqipërisë jo në dorë të politikës TIRANË Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin në mbrojtje të vendit dhe të jetës së tyre. “Duhet të jemi më aktivë. Të vrasim frikën. Media të bëhet promotore e lëvizjes qytetare.

Është një shprehje popullore “Gomarin nga balta e nxjerr i zoti”. Të bëhemi zot të vetes tonë. Politikanët nuk denjojnë të njihen me konkluzionet e shoqërisë civile. Ju flisni e ne veprojmë ashtu siç na intereson. Nuk mund të pranojmë që

fati i Shqipërisë të mbetet në dorën e politikës. Kjo praktikë, gjykoj se duhet të marrë fund. Ka ardhur koha që të tregojmë zërin tonë. Të mos protestojmë kur të na mbledhin partitë, por kur të na shkelen të drejtat tona”, - tha Moisiu.

Arvizu-shqiptarëve: Veproni tani për të drejtat tuaja “Jam i bindur që shumëkush nga ju në këtë sallë thotë me vete, i shkreti z Arvizu, ndoshta e ka për mirë, por kjo është Shqipëria, gjërat janë ndryshe këtu, nuk është ShBA. Por unë nuk mendoj se duhet të jetë kështu” TIRANË- “Vepro tani!”, kjo është ftesa që u ka bërë shqiptarëve ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, përmes një fushate që u shpall dje në Tiranë, në prani të aktorëve të shoqërisë civile.“… Disa prej jush mund të kujtojnë që pak kohë më parë u takuan me një vizitor nga Washingtoni. Unë dhe ai u goditëm nga një shprehje e njërit prej jush, i cili tha se vitet e fundit hapësira ku vepron shoqëria civile është zvogëluar ndjeshëm dhe kjo na goditi të dyve. Sepse përgjigjja nuk është në krijimin e një zyre qeveritare që mbikëqyr dhe drejton shoqërinë civile. Përgjigjja është te dhënia e më shu m ë h ap ë s i r e, j o ve t ë m e shoqërisë civile, por edhe individëve, në mënyrë që t’u përgjigjemi sa më shumë shqetësimeve të qytetarëve. Të dëgjojmë atë që kanë për të thënë”,- tha Arvizu. Përmes një fjalimi të ndjerë, ambasadori amerikan ka renditur disa nga çështjet që rëndojnë sot mbi shqiptarët dhe për të cilat qytetarët shqiptarë nuk duhet të h e sht i n . “ Ja m i b i n du r q ë shumëkush nga ju në këtë sallë thotë me vete, i shkreti z. Arvizu, ndoshta e ka për mirë, por kjo është Shqipëria, gjërat janë ndryshe këtu, nuk është ShBA. Por unë nuk mendoj se duhet të jetë kështu!”, u shpreh dje ambasadori amerikan. Në këto kushte, duke folur pikërisht për zërin e qytetarit dhe të drejtat që ai ka, ambasadori amerikan kujto i edhe pengimin e realizimit të referendumit për plehrat nga KQZ-ja. “… Përse KQZ-ja, e cila duhet të veprojë brenda një afati kohor të përcaktuar, nuk ka dhënë një përgjigje, edhe pse kërkesa është firmosur nga më shumë se 50 mijë qytetarë? Le te ndalemi pak te kjo nismë, që është ‘Vepro tani!’ Kjo është për çdo qytetar të Shqipërisë dhe është për ndryshimin që ne duam, për atë që gjendet në çdo cep të këtij vendi të bekuar, që gjendet në pikëllimin e studentëve dhe pedagogëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, ku një autobus i mbushur me studentë ra në një luginë, nga një qafë e rrezikshme pranë Himarës; gjendet në hidhërimin e një familjeje në Dukagjin, ku një vajze 17-vjeçare u bë pre e një

Nisma përqendrohet në 4 tema kryesore: • “Për qeverisjen: Bëj të dëgjohet zëri yt! Merr pjesë në mbledhjet e bashkisë dhe përcilli shqetësimet e tua përfaqësuesve bashkiakë. Voto! Ushtro të drejtën tënde të votës për të zgjedhur ata që të përfaqësojnë dhe që do të të japin llogari ty dhe komunitetit tënd. Përfshihu! Kandido për në këshillin Bashkiak, ose në një parti politike”. • Për Mjedisin: “Riciklo! Veço materialet e përdorura, si plastikë, letër, pajisje elektronike dhe kërko nga Bashkia zbatimin e një programi për menaxhimin e mbetjeve të ngurta. Ndihmo të mbash pastër Shqipërinë! Organizohu dhe vepro për të ruajtur, zbukuruar mjedisin në Shqipëri. Thuaj “Jo” paketimeve plastike. Përdor çanta pëlhure për të mbajtur ushqimet”. • Për Arsimin: Kemi shumë për të rregulluar dhe në fushën e dijes, që duket sikur i kemi dhënë prioritet me liberalizimin, por në të vërtetë kemi krijuar një xhungël plot korrupsion, pa rregulla e cilësi në treg. • Për Shëndetësinë: “Paguaj sigurimin tënd shëndetësor! Mos u jep para nën dorë mjekëve dhe infermierëve dhe denonco korrupsionin në spitale dhe klinika. E pastaj një apel për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të brishtët e shoqërisë shqiptare: Ofro gatishmërinë tënde për t’u kujdesur, një pasdite në muaj, për fëmijët jetimë në Maternitetin e Tiranës. Dhuro gjak! Çdo ditë nevojiten më shumë se 13.5 mililitra gjak për të rriturit dhe fëmijët talasemikë në Shqipëri”.

dhune të pakuptimtë, e cila s’duhet të ketë vend në Shqipërinë e shekullit të 21-të; gjendet te banorët e Sarandës, të cilët kanë parë sesi qyteti i tyre ka humbur nga hijeshia e është kthyer në një kanion të betonuar; gjendet në Gjirokastër, ku qytetarët shohin sesi bien shtëpitë historike; gjendet në Tiranë, ku nga drejtimi i makinave lëvizja është e rrezikshme për këmbësorë, por edhe ngarësit e makinave, ndaj ‘Vepro tani!’, - tha Arvizu, duke shprehur mbështetjen për të gjithë ata që kërkojnë të drejtën e tyre: “…Mendoni për një çast për një çështje që është e rëndësishme për fëmijën tuaj, vendin, familjen, punën tuaj. Ju takon juve të jeni agjentët tuaj të ndryshimit. Ne do t’ju ndihmojmë. Ne në ambasadë duam të dëgjojmë mbi veprimet që doni të ndërmerrni. Kemi krijuar një hapësirë në facebook për idetë tuaja si do veproni të ndryshoni gjërat. Na thoni historitë tuaja, sukseset tuaja, jetën në komunitetin tuaj, në mënyrë që këto histori të frymëzojnë dhe të tjerët dhe ne do përhapim lajmin”. Më pas ambasadori amerikan i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka vizituar një panair të organizatave të shoqërisë civile.

Përse KQZ-ja, e cila duhet të veprojë brenda një afati kohor të përcaktuar, nuk ka dhënë një përgjigje, edhe pse kërkesa është firmosur nga më shumë se 50 mijë qytetarë? Le të ndalemi pak te kjo nismë, që është ‘Vepro tani!”

PD fton PS-në: Gati për heqjen e imuniteteve TIRANË Partia Demokratike fton kryetarin e

opozitës, Edi Rama, që në axhendën parlamentare të ditëve që kanë mbetur të vendoset me përparësi heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë. “Kryeministri Berisha fton z. Rama që krahas punës së komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë të rregullores së Parlamentit, le t’ju kërkojmë anëtarëve të byrosë parlamentare të vendosin me përparësi në rendin e ditës heqjen e imuniteteve për zyrtarët tanë. Ky do të ishte mesazhi më i shkëlqyer që forcat tona politike do t’ju dërgonin zgjedhësve të tyre dhe mbarë qytetarëve shqiptarë dhe miqve e partnerëve tanë kudo që janë, që presin me të drejtë dhe padurim këtë vendim tejet, tejet të rëndësishëm për të ardhmen e tyre europiane. Partia Demokratike është e vendosur të pranojë në Parlament cilindo variant që të zgjedhë opozita për heqjen e imuniteteve, pra heqjen e imuniteteve me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që ajo preferon”, tha dje zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi. Duke iu referuar edhe një tjetër çështjeje që

lidhet me zgjatjen e afatit për reformën zgjedhore, zëdhënësja e selisë blu shtoi se PD është e vendosur të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të mbetura. “Partia Demokratike uron që edhe pala tjetër ta realizojë, sepse konsensus do të thotë lëshim dhe jo bllokim, dhe se nuk do të përdorë afatin shtesë, për bllokim shtesë...”, tha Bardhi.


E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Ambasadorja e Çekisë: Jemi optimistë për reformën zgjedhore TIRANË Ambasadorja e Republikës së

Çekisë, Bronislava Tomasova, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se zgjedhja e Presidentit të Republikës ishte kushtetuese. “Ne kemi ndjekur procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe e konsiderojmë një proces normal, mund të ishte bërë

dhe më mirë. Gjatë procesit pati dialog. E rëndësishme është fakti që Presidenti u zgjodh në përputhje më Kushtetutën”, deklaroi Tomasova. Përsa i përket reformës zgjedhore, diplomatja u shpreh se duhet të kishte përfunduar me kohë. Sipas saj, dialogu duhet të vazhdojë, pasi vetëm

kështu mund të arrihet marrja e statusit të BE-së. “Shqipëria duhet të zbatojë 12 pikat e raportit të BE-së. Presim hapa të suksesshëm, veçanërisht të reformës zgjedhore. Ka një vonesë, megjithatë jemi optimistë se do të realizohet reforma zgjedhore”, shtoi ajo.

Kukan: Na kanë ardhur në majë të hundës akuzat e politikanëve TIRANË Kryetari i Delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan, është lodhur nga akuzat drejtuar njëri- tjetrit nga liderët kryesorë në Shqipëri. Andaj Kukan ka kërkuar pak fjalë dhe shumë rezultate, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. “…Tani do ta them troç: neve këtu na ka ardhur në majë të hundës, duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit, apo të këtij të fundit kundër të parit. Nuk mund të vazhdojë kështu, nëse Shqipëria do që të arrijë një farë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg. Po ku janë rezultatet? Unë e di se ka pasur disa lëvizje, pasi kam lexuar me vëmendje sa prej 12 prior-

iteteve janë përmbushur, sa nuk janë përmbushur, sa janë përmbushur pjesërisht apo janë ende rrugës. Ato 12 prioritete janë mbi tavolinë për një kohë shumë të gjatë dhe unë do të prisja më shumë, më shumë rezultate kur nuk ka mbetur më shumë kohë para raportit të progresit”, - tha Kukan, duke drejtuar pyetjen: “A do të ketë status kandidat apo jo? Unë nuk po i shmangem pyetjes suaj, por ne kemi përsëritur dhe unë e përsëris gjithë kohën se duhet dialog politik, në mënyrë që të gjendet kompromisi që do ta shtynte vendin përpara. Dhe ne kemi nevojë për dëshmi, për rezultate, kemi nevojë për dhënie rezultatesh”, -shtoi ai në një interviste për “TCH”.

Eduard Kukan

Thirrja e Kadaresë: Të zgjohet nisma qytetare “Ka probleme në dekulturimin e vendit, prishje të sistemit arsimor. Ka 1 milion njerëz, fati i të cilëve varet nga kjo gjë. Dhe njerëzit duhet të japin mendimin e tyre, energjinë e tyre” TIRANË Nisma “Vepro tani” e inicuar

“Një tjetër greminë morale sot është humbja e besimit te drejtësia. Nuk duhet lejuar kurrsesi. Është katastrofë e vërtetë. Këto duken probleme të ndryshme, por kanë lidhje kauzale mes tyre”

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

nga Ambasada amerikane në Tiranë, u përshëndet dje përmes një video-konference edhe nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Ai iu përgjigj pozitivisht ftesës së ambasadorit amerikan për t’u angazhuar me këtë nismë, për dy arsye kryesore. Sipas tij, nisma jo vetëm vjen nga një shtet i madh aleat, por zgjon edhe energjitë qytetare. “Para ca ditësh, zoti Arvizu më kërkoi, më shfaqi mendimin e tij për një nismë, aksion, strategji të tij për të angazhuar opinionin qytetar shqiptar për zgjidhjen e punëve. Me kënaqësi pranova

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji Urologji -- Check-Up

Ismail Kadare

ta mbështesja. Për dy arsye kryesore: Kjo vjen nga një shtet i madh aleat dhe për mua është prekëse që ai vazhdimisht i ndjek punët në mënyrë të hapur, të gjerë, të gjithanshme. Kjo nismë bën pjesë në këtë përkushtim të aleatit tonë të madh. Është fjala për të zgjuar një energji qytetare, që ndihmon në mënyrën e vet, se në fund të fundit, qytetërimi njerëzor, europian, botëror, ka lindur atë ditë kur qytetarët

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike (mbi 40 vjec) - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

-Pediatri -Gjinekologji

- Check-Up

Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

patën idenë të grumbullohen diku, në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në punët e vendit. Ishte kaq e fortë kjo në fillim, saqë donin të merrnin pjesë në gjëra të mëdha, si shpallja e luftës apo vënia e paqes. Pati luftë të madhe njerëzimi për ta kryer, përpunuar këtë ide. Pati luftë të madhe mos fitonte, por ajo fitoi më në fund”,- tha Kadare, duke shtuar se për arsyet sa më sipër e quan idenë të vlefshme. “…E quaj shumë të vlefshme, të lumtur një ide të tillë. Për probleme që na duken se mund të zgjidhen. Por nuk zgjidhen lehtë. Veshët na janë mësuar me fjalë: luftë për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve. Kanë ekzistuar edhe më parë: “duajini lepujt”, “mbroni kafshët”, “duajeni natyrën”, por njerëzimi ka ecur në kah të kundërt. Kjo luftë, që dukej e vogël, tani ka marrë peshë dramatike, tragjike, përmasa botërore. Një bregdet, peizazh i shkatërruar është si pas një lufte, bombardimi. Ka probleme në dekulturimin e vendit, prishje të sistemit arsimor. Ka 1 milion njerëz, fati i të cilëve varet nga kjo gjë. Dhe njerëzit duhet të japin mendimin e tyre, energjinë e tyre. Një tjetër greminë morale sot është humbja e besimit te drejtësia. Nuk duhet lejuar kurrsesi. Është katastrofë e vërtetë. Këto duken probleme të ndryshme, por kanë lidhje kauzale mes tyre. I uroj ambasadorit që ta zhvillojë këtë nismë, siç duhet! Të përfshijë sa më shumë qytetarë, njerëz, ide!” .


4

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

panairi

I ftuar nga ambasadori Aleksandër Arvizu, Basha ka marrë pjesë në panairin e organizuar nga Ambasada amerikane “Bëj të dëgjohet zëri yt”

Basha rrëfen eksperiencën e “dyerve të hapura” për qytetarët

Ambasadori Arvizu dhe Basha, dje në panairin “Bëj të dëgjohet zëri yt”

Kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ambasadori Arvizu kanë qëndruar për 3 orë me qytetarët. Rreth 57 mijë qytetarë kanë trokitur në derën e Bashkisë së Tiranës për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre Jonida Tashi Tiranë Drejtuesit e Ambasadës

amerikane në Tiranë kanë lënë për pak orë selinë diplomatike në rrugën e Elbasanit, duke u treguar qytetarëve në qendër të kryeqytetit se çfarë duhet të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Me këtë rast ata nuk kanë nguruar të sjellin nga afër edhe një eksperiencë konkrete, duke ftuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në panairin “Bëj të dëgjohet zëri yt”. Në këtë aktivitet, i cili ka zgjatur për 3 orë në rrugën pedonale, para Galerisë Kombëtare të Arteve, Basha ka dhënë eksperiencën e tij për punën që ka bërë me qytetarët, që nga dita e marrjes së postit të kreut të Bashkisë së Tiranës e deri më sot. Veç bashkëbisedimit me qytetarët e pranishëm në panair, të cilëve u ka mbajtur shënim shqetësimet e shprehura, Basha i ka treguar ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, çdo mjet që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion për të bërë të mundur që zëri i qytetarëve të dëgjohet. Gjatë zhvillimit të panairit, punonjës të Bashkisë së Tiranës kanë prezantuar nëpërmjet një lap-topi faqen e re të Bashkisë në internet, ndërsa kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e denoncimit të shqetësimeve të tyre, duke filluar që nga një rrugë e prishur lagjeje. Po kështu, në panair janë ndarë edhe fletëpalosje të ndryshme me informacione nga Bashkia e Tiranës, siç janë ato për mbrojtjen e konsumatorit, planifik-

imin e buxhetit etj. Në mbyllje të panairit, Bashkia e Tiranës ka bërë një bilanc të punës së bërë nga Basha në 10 muaj për problemet e qytetarëve, duke bërë të ditur se deri tani 75% e kërkesave të tyre kanë marrë zgjidhje. “Dëgjimi i zërit të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje është vendosmëri e administratës së Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga zoti Basha. Bashkia e Tiranës beson fuqimisht se në këtë mënyrë projektet dhe vendimet e saj do të jenë ato të duhurat për qytetarët dhe do të mundësojnë arritjen e objektivit për përmirësimin e cilësisë së jetës së bashkëqytetarëve tanë”, - thanë zyrtarët e Bashkisë. Nga data 5 gusht 2011 deri më 15 qershor 2012, vetëm kryetari i Bashkisë ka takuar në zyrë 786 qytetarë, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. “Nisur nga vlerësimi i kërkesave për takim rezulton se qytetarët kanë trajtuar kryesisht çështje të cilat kanë lidhje me punësimin, strehimin, ndërtimet pa leje, çështje pronësie, shqetësime komunitare (si: shtim të hapësirave të gjelbra, përmirësim i shërbimit në transportin urban, sistemim rrugësh, sistemim rrjeti kanalizimesh, shtim i qendrave të përkujdesit social sipas kategorive të interesuara ose në nevojë), si dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura të Bashkisë së Tiranës”, - thuhet në deklaratën e Bashkisë. Në të sqarohet se të gjitha çështjet e diskutuara gjatë këtyre takimeve janë përcjellë në drejtoritë përgjegjëse, sipas rekomandimeve përkatëse të kryetarit të Bashkisë. Sipas të dhënave nga Bashkia, deri tani rezulton se 591 kërkesa (75%) kanë marrë përgjigje nga strukturat përkatëse, ndërsa 195 kërkesa (25%) janë në trajtim. Po kështu, Bashkia e Tiranës bën të ditur se veç takimeve me kryebashkiakun edhe drejtorët e Bashkisë iu kushtojnë qytetarëve 2 orë në javë, duke qenë në dispozicion të tyre për të diskutuar për shqetësimet që ata

Të dhëna • 56.959 qytetarë/subjekte

është numri total i qytetarëve që i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës për të marrë informacione, kryer aplikime etj;

• 49,173 qytetarë/subjekte

kanë vizituar sportelet e Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit;

• 4,691 qytetarë kanë telefonuar në numrin e gjelbër 0800 0888;

• 1,645 qytetarë/subjekte kanë dërguar kërkesat/ ankesat e tyre nëpërmjet shërbimit postar;

• 695 qytetarë kanë hedhur

ankesën/kërkesën e tyre në kutinë postare të kryetarit;

• 755 qytetarë kanë dërguar

e-mail në adresat elektronike info@tirana.gov.al; posta@ tirana.gov.al;

• 17,924 qytetarë/subjekte

kanë bërë aplikime me shkrim (gusht 2011-prill 2012);

Basha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në panair

Bulevardi i ri, 3 mijë qytetarë panë maketet Bashkia tha dje se për rreth 1 muaj, 3000 qytetarë kanë vizituar maketet për Bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, të cilët kanë dhënë me shkrim opinionet, pyetjet dhe sugjerimet e tyre për projektin. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me Planin Urbanistik të Tiranës, për të cilin, Bashkia njofton se në muajin korrik nisin konsultimet me qytetarët dhe

grupet e interesit. Bashkia e Tiranës ka vendosur që këto konsultime të zgjasin deri në muajin shtator, në mënyrë që çdo qytetar të këtë mundësi të japë mendimin e tij. Një rubrikë funksionon në faqen zyrtare të Bashkisë, “Rregulloj qytetin tim”, ku çdo qytetar i Tiranës mund të shprehë shqetësimin për problemin që has në rrugën apo në lagjen e tij.

kanë. Nga ana tjetër, sipas Bashkisë, edhe komunikimi përmes facebookut, letrave dhe e-mail drejtuar kryetarit, janë një mundësi e mirë për të dëgjuar zërin e qytetarit dhe adresuar drejt projektet në funksion të zgjidhjes së shqetësimeve të tyre. Bashkia thotë se një shembull i mirë është konsultimi i buxhetit me qytetarët, para se ai të miratohej nga Këshilli Bashkiak. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës

konsultoi buxhetin me banorë të 11 njësive vendore, ku u morën prej tyre mendime dhe sugjerime shumë të vlefshme, të cilat u bënë pjesë e financimeve nga buxheti i Bashkisë”, - shpjegon Bashkia. Duke i qëndruar zotimit të kreut të saj për “dyert e hapura” në Bashkinë e Tiranës, drejtues të këtij institucioni deklarojnë se qytetarët do të jenë pjesë e vendimmarrjes.

• 16,192 qytetarë/subjekte

kanë marrë përgjigje për aplikimet me shkrim (gusht 2011-prill 2012);

• 3000 qytetarë kanë vizituar për rreth një muaj, maketet për Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës dhe dhanë me shkrim opinionet, pyetjet dhe sugjerimet e tyre për projektin


02

e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

politika

MAPO

5

Shkak për braktisjen e sallës nga kryetarja e FRESSH dhe disa mbështetësve të saj është bërë lista e anëtarëve të asamblesë

Incident në FRESSH, Spiropali braktis Asamblenë Procesi i zgjedhjeve në Forumin Rinor Eurosocialist ka përfunduar me një incident mes kryetares së sapozgjedhur të këtij forumi, Erisa Spiropali, dhe drejtuesve të tjerë të kësaj organizate, i cili dje duhet të zgjidhte dhe kreun e saj, si dhe nënkryetarët. Kryetarja e sapozgjedhur e këtij forumi, Elisa Spiropali, ka kundërshtuar listën e paraqitur në asamble të anëtarëve të zgjedhur sipas formulës së miratuar nga Kongresi, duke pretenduar se këtë gjë duhet ta bënte ajo në cilësinë e kryetares, duke kërkuar në njëjtën kohë që ajo të verifikohej si dhe të shtoheshin disa anëtarë të tjerë, duke e ç00uar numrin e këtij forumi nga 90 në 150. Duke hasur në kundërshtimin e pjesës tjetër të drejtuesve të këtij forumi, Spiropali është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja e djeshme e Asamblesë, së bashku me disa nga mbështetësit e saj. Asambleja FRESSH pasi mbylli me sukses kongresin e tij, ku zgjodhi dhe drejtuesit e rinj, ka zhvil-

luar dje mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e saj. Por ndërsa mbledhja nuk kishte nisur ende, anëtarët e kësaj asambleje janë përfshirë në një konflikt të hapur mes njeri-tjetrit. Kjo për shkak të listës së anëtarëve të Asamblesë, e cila nuk është miratuar nga kryetarja e sapozgjedhur e FRESSH, Erisa Spiropali. Kështu mësohet se Spiropali ka patur pretendime mbi anëtarët e Asamblesë, duke ngritur shqetësimin se lista nuk ishte korrekte. Por drejtues të tjerë të këtij forumi kanë argumentuar se lista është krijuar sipas formulës së miratuar nga Kongresi, ku anëtarë të Asamblesë do të ishin kryetarët dhe nënkryetarët e FRESSH në rrethe, kryetarët e FRESSH në bashki si dhe 12 anëtarë të propozuar 2 nga secili prej 6 superdelegatëve të kongresit, ose secili prej kandidatëve për kryetar të FRESSH. Por veç kësaj mësohet se Spiropali ka kërkuar që në tagrin e kryetares së këtij forumi kishte të drejtë që të propozonte apo kooptonte dhe anëtarë

FRESSH pasi mbylli me sukses kongresin e tij, ku zgjodhi dhe drejtuesit e rinj, ka zhvilluar dje mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e saj

shtesë në Asamble për ta çuar numrin nga 90 në 150. edhe kjo kërkesë është kundërshtuar nga pjesa tjetër e drejtuesve të FRESSH, të cilët kanë argumentuar se kryetari mund të kooptoj një numër të vogël anëtarësh, por jo 30 apo më shumë të tillë. Gjithashtu ata kanë kundërshtuar faktin se Spiropali ka kërkuar të bëjë pjesë të Asamblesë edhe nënkryetarë nga forumet e atyre qyteteve apo rretheve ku nuk janë bërë ende zgjedhje. Ndaj, për shkak se nuk është gjetur mirëkuptimi, Spiropali në prani edhe të medieve së bashku edhe me disa nga mbështetësit e saj është larguar nga salla dhe s’ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë. Situatën është përpjekur ta qetësojë kryesocialisti Edi Rama, i cili i ka bërë thirrje Spiropalit që të kthehet në mbledhje, por pa patur ndonjë rezultat konkret. Më pas Rama ka zhvilluar dhe një takim tjetër me Spiropalin, por kësaj here në ambientet e PS-së, ku është përpjekur të sqarojë situatën. Fejzi Braushi

Elisa Spiropali

Nishani: Ç’do bëj me Ina Ramën dhe Bahri Shaqirin “Vetë kam pasur një bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me SHISH, kemi realizuar operacione shumë të mira në goditjen e trafiqeve të ndryshme dhe grupeve kriminale. Kam pasur marrëdhënie korrekte me z.Shaqiri.” Intervistoi: Sokol Balla / Top Story Ekziston një zë, që zgjedhja juaj është e parakohshme dhe në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të 2013-s, që mund të çojë në dorëheqjen tuaj. Si e shikoni këtë? Ka pasur mjaft hamendësime në këto ditë pas zgjedhjes sime. Jam zgjedhur si President për një mandat 5-vjeçar, siç parashikon Kushtetuta. Kam treguar se unë ndeshem me sfidat dhe do ta realizoj me ndershmëri deri ditën e fundit të mandatit dhe nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 2013-s, dhe gjykoj që qytetarët të zgjedhin atë mazhorancë që e besojnë atë. Do të qëndroj në mënyrë dinjitoze deri në fund të mandatit. Mund ta përdorë kush? Mund ta përdorë, por unë nuk kam asnjë kompleks. A ka një rast kur presidenti mund të japë dorëheqjen? Në çdo rast që do të jem në shkelje të Kushtetutës, natyrisht që do të jap dorëheqjen, por unë nuk kam asnjë pritshmëri që ta kem këtë. Vetëm i plotfuqishmi vendos për ne, por unë do ta çoj deri në fund mandatin tim. Është thënë se ju keni ndryshuar mbiemrin nga Mehmeti në Nishani. Cila është e vërteta? Historia e mbiemrit të familjes sime daton pas Luftës së Dytë Botërore. Familja ime nga babai është me origjinë nga Libohova, kanë qenë me aktivitet tregtar në Gjirokastër. Janë larguar pas luftës nga Libohova dhe janë vendosur në Durrës.

E kanë ndërruar mbiemrin nga Mehmeti në Nishani. Ka pasur një insistim të disa afërm të mi, që vendosën të mbajnë mbiemrin Mehmeti. Ndërsa ne vendosëm të marrim mbiemrin Nishani, për shkak se stërgjyshi im kishte një shenjë të veçantë. Në fakt mbiemri im ka qenë përherë Nishani në gjendjen civile. Këshilli i lagjes kishte listat e banorëve të zonës, jepnin të drejta studimi, ndërsa në gjendje civile ishte mbiemri Nishani. Në letërnjoftim e kisha Nishani, ndërsa në shkollë mbiemrin Mehmeti dhe ma kërkuan që ta ndryshoja mbiemrin. Në shtyp ka pasur shumë përfolje në lidhje me pasjen e një presidenti me kufizime fizike, duke pasur parasysh edhe rolin e kreut të shtetit, që na përfaqëson të gjithëve. Megjithatë, është përfolur shumë që ditën e zgjedhjes suaj si President, ka pasur komunikim me mesazhe mes Arvizusë dhe liderit të mazhorancës e më pas ka pasur edhe një tjetër mesazh, që ju jepte mbështetje para se të zgjidheshit… Në fakt, unë do të desha të shtoj se në aspektin e asaj që kuptohet me kufizim fizik, unë s’kam pasur asnjë të tillë në ushtrimin e detyrës. Kam një ngadalësim në lëvizje, por besoj se është e rëndësishme

të thuhet që në një vend normal demokratik, është e drejta e opinionit të mësojë se cila është gjendja shëndetësore e kreut të shtetit, në mënyrë që vendimet e tij të jenë të përgjegjshme dhe të marra në një gjendje të kthjellët mendore. Për këtë arsye, rikonfirmoj se nuk kam asnjë pengesë fizike, që të komprometojë ushtrimin e detyrës si President. Përsa i takon mesazheve, natyrisht që ato mbeten pjesë e komunikimit individual, por gjithsesi nuk besoj se ka ndonjë sekret të madh. E vërteta është që pasi zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar të PD, zoti Patozi, u bë e ditur tërheqja e ish-kandidatit Artan Hoxha dhe kandidatura e mazhorancës do të isha unë, pati një fluks apo tentativa për të treguar se po vjen një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që nuk dihet se do të mbajë postin. Nuk i kam identifikuar dhe s’kam pasur asnjë interes të zbuloj se nga vinin këto spekulime, por ato besoj se iu drejtuan deputetëve për të dekurajuar votën e tyre dhe iu adresuan edhe Trupit Diplomatik. Ambasadori Arvizu, si përfaqësues i një vendi aleat dhe partner me Shqipërinë, i SHBA-së, u përfshi në një bisedë të shkurtër dhe mora prej tij një mesazh tepër njerëzor që më ofronte fat të mbarë. Një “Good Luck” i zakonshëm dhe tejet njerëzor.

Këto mesazhe u erdhën edhe deputetëve të mazhorancës? Nuk i kam identifikuar nga kanë ardhur. Fakti ka qenë që u janë adresuar deputetëve të mazhorancës për t’i dekurajuar gjatë votimit, dhe Trupit Diplomatik, përfshirë dhe ShBA-në. Në mënyrë njerëzore kam marrë një mesazh edhe nga ambasadori amerikan. Do t’ia lini në dorë partive politike zgjedhjen e prokurorit, apo do ta zgjidhni ju? Është shpejt për të folur, për sa kohë është në detyrë presidenti i vendit. Megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm është kompetencë e kreut të ri të shtetit. Konsultimet janë pjesë e procesit. Presidenti e propozon, por e miraton Parlamenti dhe palët do të përfshihen në zgjedhjen e tij. Në mënyrë që të arrijmë në emrin më të përshtatshëm të tij. Prokuroria e shtetit ka nevojë për të përmirësuar punën e saj. Nëse do kishit qenë ju President i Republikës, çfarë do të kishit bërë ndryshe nga presidenti aktual për ngjarjen e 21 Janarit? Së pari, ka dy momente. E para, e drejta e tubimit dhe protestës është një e drejtë fondamentale e çdokujt, dhe duhet garantuar dhe respektuar. E dyta, sulmi

ndaj institucioneve është i papranueshëm dhe i ndaluar. Një President që është jashtë palëve, duhet të japë mesazhe qetësuese, pasi çdo veprimtari që shkon në dëm të shtetit, vendit, është një dëm i madh për vetë shqiptarët. Shqipëria ka nevojë për qetësi. Institucionet janë pjesë e imazhit të qytetarëve. Ndaj ne duhet të jemi të respektueshëm ndaj institucioneve. Z.Berisha e ka quajtur një “puç shteti” 21 janarin, ndryshe nga z.Arvizu. Ku qëndron presidenti Nishani në këtë rast? Vazhdoj ta quaj të papranueshëm sulmin e dhunshëm ndaj institucionit, pasi besoj tek institucionet e vendit tim. Ato janë imazh i të sotmes dhe të ardhmes së vendit tim. Për mua është e papranueshme dhuna mbi institucionet. Cili do të jetë fati i kreut të SHISH, z.Bahri Shaqiri? Fati profesional do të varet tek aspekti profesional. Z.Shaqiri është në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm dhe ne duhet të kemi kujdes kur flasim për Shërbimin Inteligjent. Vetë kam pasur një bashkëpunim korrekt dhe shumë të mirë me SHISH-in, kemi realizuar operacione shumë të mira në goditjen e trafiqeve të ndryshme dhe grupeve kriminale. Kam pasur marrëdhënie korrekte me z.Shaqiri. Cilat do të jenë ambiciet tuaja pas 2017-ës, kur të mbyllet mandati presidencial? E kam parë dhe e shoh pozicionin e Presidentit si shumë të rëndësishëm. Nuk kam menduar asnjëherë, nuk kam evidentuar ambicie politike përtej Presidentit, natyrisht mund të kontribuosh në shoqëri, në rrethet akademike. Do t’i drejtoni pensionit të parakohshëm? Në postin e Presidentit është konkludimi i një karriere shumë të gjatë, por nuk shikoj një vijimësi apo angazhim të drejtpërdrejtë apo në një formë tjetër, pasi të konkludosh detyrën e Presidentit të Republikës.


6

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

politika

Meta: Aleanca e LSI vendoset më 2013 Kreu i LSI-së, Ilir Meta tha dje në “Bugajski Hour” se e ardhmja e koalicionit të kësaj force do të jetë me ato parti që do të punojnë më shumë për integrimin e vendit. “Për zgjedhjet e vitit 2013, unë e kam theksuar dhe ne si LSI e kemi nënvizuar vazhdimisht se, do t’i qëndrojmë marrëveshjeve me PD-në deri në fund të këtij mandati. Ndërsa lidhur me atë se ç’do të bëjë LSI në zgjedhjet e vitit 2013, se si ajo do të paraqitet, akoma më tepër se çfarë do të bëjë LSI pas vitit 2013, natyrisht që kjo është një përgjigje e cila nuk mund të jepet sot kurrsesi, sepse nuk mund të jetë një përgjigje personale, dhe e imja si kryetar i kësaj force politike. Do të jetë

rezultat i një analize në kohën e duhur, pranverën e vitit të ardhshëm, por në çdo rast LSI do të punojë më ngushtë me ato forca politike që do të punojnë më shumë për integrimin europian të Shqipërisë”. Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit, Meta pranoi se procesi nisi me vonesë dhe se ai ishte i paragjykuar nga partitë që duhet të arrinin konsensusin. “U zhvillua një proces, i cili për fat të keq nisi vonë, por i cili sidoqoftë ishte një proces i vërtetë, ishte një proces gjithëpërfshirës, ishte një proces ku u përfshinë të gjithë aktorët, ishte një proces ku u diskutua dhe ku u evidentuan kandidatura të mundshme, të cilat mund të fitonin konsensusin e përgjithshëm, pra të dy palëve. Por

natyrisht theksoj që fakti që ky proces nisi me vonesë dhe vetë afatet kushtetuese por dhe mosçlirimi ende nga disa paragjykime, të cilat janë shumë të karakterit psikologjik dhe mosbesues sesa thelbësore, solli disa zhvillime të paparashikuara, apo të papritura, sikurse ishte tërheqja e disa kandidatëve dhe natyrisht dhe emergjenca e respektimit të afateve kushtetuese për shkak dhe të evidimit të zgjedhjeve të parakohshme, sepse nëse kishte diçka për të cilën Shqipëria nuk kishte nevojë, mendoj se ishin zgjedhjet e parakohshme, aq më tepër kur ende ne nuk kemi përfunduar dhe reformën zgjedhore dhe kur dihet se në të kaluarën ka patur kontestime ndaj proceseve zgjedhore”.

Fino: Keqardhje për planin e Nanos Tre deputetë të PS, Fino, Felaj dhe Ligori shprehen kundër rikthimit të ish-kryetarit në PS dhe kritikave të tij për Edi Ramën Ish-kryeministri Fatos Nano do ta ketë të vështirë të përmbushë misionin që i ka vënë vetes, shërimin e Partisë Socialiste nga Edi Rama. Kjo pasi terreni në të cilin ai kërkon të veprojë duket jo miqësor me të. Kështu, disa nga deputetët e kësaj force, ish-bashkëpunëtorë ose jo të Fatos Nanos, jo vetëm që s’e kanë mirëpritur lëvizjen e tij, por kanë shprehur edhe keqardhje për deklaratat që ai bëri dy ditë më parë në emisionin “Opinion” lidhur me PS-në dhe Edi Ramën. Njëri prej tyre është dhe Bashkim Fino, i cili duke reaguar dje për mediat, ka shprehur në mënyrë të hapur pakënaqësinë e tij për atë çka shprehu ish-shefi i tij, ndërsa ka bërë të ditur se ndjehet edhe i mërzitur. “Ndjeva një keqardhje dhe trishtim, natyrisht jam edhe i mërzitur me ato që dëgjova dje”, - tha Fino. Nga ana tjetër është treguar jo mikpritës edhe sa i përket nismës së Nanos për t’u rikthyer në PS dhe për ta shpëtuar atë, apo shëruar siç shprehet vetë Nano, nga Edi Rama. Sipas tij, Partia Socialiste do ta gjejë vetë mundësinë për të bashkuar të ma-

jtën dhe për të fituar sfidën e ardh- PS-së, anëtar i Asamblesë Komshme elektorale. “Mendoj se social- bëtare dhe detyra e vetme e të istët do të gjejnë forcë për të bash- gjithë anëtarëve të PS-së është që kuar vetë të majtën dhe për të fituar të gjithë bashkë të rrëzojnë Bernë 2013”, - tha deputeti socialist ishën”, - tha Ligori. Menjëherë pas Bashkim Fino. Ndërkohë që më e përfundimit të sfidës presidenciadrejtpërdrejtë në reagimin e saj ka qe- le, lideri historik i së majtës, Fatos në deputetja tjetër socialiste, Ermone- N a n o , i p a k ë n a q u r n g a la Felaj, e cila është shprehur se nuk mosmbështetja e kandidaturës së tij ka asnjë arsye për të mbështetur një nga partia që ai drejtoi për vite me nismë të tillë. “Po s’ka ndonjë arsye që radhë, shpalli nismën e tij për fitoren e socialistëve. ne ta mbështesim, abNdërkohë që duke solutisht”, - u shpreh folur në media ditët e Felaj. Më e kujdesshme Bashkim Fino: fundit, ai nuk nguroi në qëndrimin e saj ka Ndjeva një keqardhje qenë deputetja She- dhe trishtim, natyrisht të atakojë kreun e PSgushe Ligori, e cila ka jam edhe i mërzitur me së, Edi Rama, si njeriun që nuk mund të luajtur me fjalët duke ato që dëgjova dje. fitojë zgjedhjet dhe që deklaruar se Nano nuk ka nevojë të rik- “Mendoj se socialistët ka përçarë të majtën. Ndaj ai bëri të ditur se thehet, sepse ai është do të gjejnë forcë për po punon që të ndrypjesë e strukturave të të bashkuar vetë të shojë këtë situatë dhe partisë, siç është edhe majtën dhe për të ta bëjë PS-në dhe të Asambleja Kom- fituar në 2013” majtën fituese, me ose bëtare. Megjithatë, pa Edi Ramën. Ai edhe ajo shprehet gjithashtu kërcënoi se kundër një nisme të në rast se PS nuk do të reagojë tillë shpëtimi apo shërimit pozitivisht ndaj kësaj nisme, të PS-së, pasi sipas saj, ajo atëherë ai nuk përjashtonte për të cilën duhet të punojmundësinë për t’u në socialistët është paraqitur në zgjedhrrëzimi i Berjet e ardhshme me ishës. “Në fund një listë kanditë fundit, unë datësh alternad i q ë Fat o s tivë për depuNa n o ë sht ë tetë. një anëtar i

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino

Reforma zgjedhore vijon deri më 12 korrik Miratohet me 117 vota shtyrja e afatit të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Abstenon vetëm Ervin Koçi i PS Mbyllja e debatit për zgjedhjen e Presidentit ka risjellë në plan të parë çështjen e reformës parlamentare. Pas presionit të ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita kanë rigjetur konsensusin dhe i kanë dhënë jetë sërish komisionit të posaçëm të reformës elektorale. Me konsensus të plotë të të dyja palëve, Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe abstenimin e deputetit Ervin Koçi, rimandatimin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore për një periudhë kohore deri në 12 korrik. Ky mund të konsiderohet një komision i ri, pavarësisht se me të njëjtën përbërje, dhe kjo pasi komisioni i ngritur në muajin nëntor të vitit të shkuar dështoi pas tri shtyrjesh që të mbyllë re-

formën me miratimin në Kuvend të amendamenteve në Kodin Zgjedhor. Vendimi

Pavarësisht se kemi të bëjmë me një rimandatim të komisionit ekzistues, vetë institucioni i Kuvendit nuk do ta konsiderojë punën e komisionit të mëparshëm të dështuar, teksa e quan vendimin e djeshëm të seancës plenare si shtyrje të afatit të këtij komisionit, pavarësisht se nga ana juridike, një gjë e tillë nuk mund të ndodhte për sa kohë mandati tij i mëparshëm ishte ndërprerë që më 15 maj. “Me propozim të kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, Kuvendi miratoi shtyrjen e afatit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore deri më 12 korrik 2012”, thuhet në njoftimin që bën Kuvendi lidhur me këtë vendim. Vendimi në fjalë mori plot 117 vota nga deputetët e të gjitha partive të pranishme në Kuvend, ndërkohë që nuk mungoi dhe një votë abstenim e deputetit socialist,

Komisioni i Reformës Zgjedhore

Kuvendi ka miratuar me 117 vota pro dhe abstenimin e deputetit Ervin Koçi, rimandatimin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore për një periudhë kohore deri në 12 korrik

Ervin Koçi. Sipas vendimit të mësipërm, ky komision do të ketë kohë afro tri javë për të përmbyllur tri çështjet që kanë mbetur pezull dhe që kërkojnë zgjidhje. Çështjet

Bëhet fjalë për ato pika, për të cilat gjatë muajve të shkuara palët mbajtën qëndrime të prera mospajtuese me njëra-tjetrën. Më konkretisht, çështja më e nxehtë mbetet formatimi i KQZsë. Socialistët dhe demokratët u nda-

në lidhur me këtë çështje, pasi të majtët kërkuan që KQZ të riformatohej sipas një formule të re, ku veç 6 anëtarëve që do zgjidhen në mënyrë të barabartë nga pozita dhe opozita, kryetari ose anëtari i shtatë të zgjidhej mes kandidaturave alternative të ardhura nga institucionet e pavarura. Ndërkohë që kërkohej që KQZ-ja e re të krijohej brenda muajit korrik. Demokratët u shprehën kundër këtij propozimi, ndërsa vetë nuk dhanë asnjë propozim shtesë. Por ditët e mëpasshme PS do të paraqiste publikisht një propozim të ri për të krijuar një KQZ, ku anëtarët e saj të ndryshoheshin me rotacion. Një çështje tjetër që ka ndarë palët është dhe ajo e hetimit administrativ dhe më konkretisht kërkesa e socialistëve për të sanksionuar në mënyrë të qartë në Kod se kutitë e votimit hapen sa herë e kërkojnë dyanëtarëtëKQZ-së.Çështjaetretëështë ajo e numërimit dhe kontrollit elektronik të mjeteve të identifikimit, megjithëse për këtëpalëtjanëpranëkonsensusit,pasisocialistët u tërhoqën nga aplikimi i tyre në të gjithë vendin.


e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

7

Buxheti, të ardhurat 6 % poshtë planit për 5-mujorin Të dhënat nga Ministria e Financave për pesë muajt e parë të vitit tregojnë se mbledhja e të ardhurave është 6.2% më e ulët krahasuar me planin, duke faktuar akoma më shumë efektet serioze të krizës në ekonomi, por edhe qasjen jorealiste të ndjekur nga qeveria në hartimin e buxhetit. Krahasuar me të njëjtën

periudhë të vitit të kaluar, rritja e të ardhurave në vlerë nominale është vetëm 2%, çka do të thotë se në terma realë të ardhurat nuk janë rritur. Të gjitha tatimet kryesore janë mbledhur më vlerë më të ulët se plani, ku diferencën më të thellë e ka tatimi mbi fitimin me mbi 27%, akcizat me 9.6% dhe tatimi mbi vlerën e shtuar me 6.6%. Sikur

të mos mjaftonte mosrealizimi i të ardhurave, qeveria në pesë muajt e parë nuk ka respektuar as planin e shpenzimeve, duke i rritur ato me 3.2% në raport me parashikimet. Tejkalimi është shtrirë si në shpenzimet korrente, me 2.4%, ashtu edhe në shpenzimet kapitale, me afro 14%. Nëse krahasojmë të dhënat me një vit më parë,

megjithatë është e qartë se shkurtimi i buxhetit ka rënduar kryesisht tek investimet, që kanë rënë me 14%, ndërsa shpenzimet korrente janë rritur me 2.6%. Kjo ecuri e të ardhurave dhe shpenzimeve natyrshëm ka sjellë një thellim të deficitit, që për pesëmujorin arriti në 19.1 miliardë lekë, pra mbi tri herë më shumë se plani.

INTRALOT: Vetëm austriakët plotësojnë kushtet

Ministri i Financave, Ridvan Bode

Lotaria Kombëtare, Bode: Ja pse nuk zgjodhëm çmimin Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar dje pas akuzave për tenderin e lotarisë: Prestigji i kompanisë, më i rëndësishëm se çmimi Procesi i akordimit të licencës për Lotarinë Kombëtare është transparent dhe operatorët aplikues duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga shoqëria ndërkombëtare konsulente. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, ky është një biznes specifik dhe kompleks dhe çmimi nuk mund të jetë kriter bazë përcaktues për zgjedhjen e fituesit. Në një reagim për akuzat që janë bërë për kushtet që i ka vënë qeveria garës, Bode tha se operatori që do të fitojë licencën për Lotarinë Kombëtare duhet të jetë certifikuar më parë për lojë të përgjegjshme, të sigurt dhe transparente. Ministri Bode më shumë se një licencë, këtë proces e quajti koncesion me afat, pasi operatori fitues përveç çmimit fillestar dhe taksave, do të paguajë edhe 10 për qind të xhiros vjetore përgjatë periudhës së ushtrimit të aktivitetit. Fituesi i licencës për Lotarinë Kombëtare, sipas ministrit të Financave do të zgjidhet mes dy firmave kryesore pjesëmarrëse në garë, kompanisë austriake “Lotari ostër rajsh” dhe konsorciumi LTO, i përbërë nga

kompania çeke “Synot”, italiania “Lottomatica” dhe kompania nga Qipro, “GTECH”. Bode i cilësoi këto dy operatorë të besueshëm dhe të sprovuar në këtë treg, duke vënë theksin në faktin se ky biznes është mjaft i ndjeshëm ndaj fenomeneve negative, si pastrimi i parave, krimi dhe trafiqet ilegale. Gara parakualifikuese për dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare ka përfunduar dje me aplikimin e vetëm dy kompanive. Oferta e parë ishte ajo e Lotarisë Kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, lotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech”, dhe çekja “Synot”. Tri kompanitë e konsorciumit që kanë bërë ofertën e dytë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Qipriotja “GTech” është pjesë e grupit

Bode tha se operatori që do të fitojë licencën për Lotarinë Kombëtare duhet të jetë certifikuar më parë për lojë të përgjegjshme, të sigurt dhe transparente

ndërkombëtar “GTech Holding”, i cili zotërohet në pjesën më të madhe prej 75 për qind të tij nga italiania “Lottomatica”. Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre dhe më pas do të dalë në rezultatin final. Procesi i tenderimit për licencën e lotarisë kombëtare është kompromentuar rëndë nga akuzat publike të një prej konkurrentëve të tërhequr, kompanisë greke “Intralot”, e cila denoncoi qeverinë se po ndjek procedura përjashtuese që çojnë në fitues të paracaktuar. Ndërsa dje, të njëjtin denoncim e ka bërë kompania turke “Inteltek”. Mosvënia e çmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka surprizuar jo pak ekspertë në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare, për shkak se të ardhurat në buxhet janë më pak se planifikimet. Kjo është gara e parë në një tender publik ku qeveria përjashton çmimin e ofertës si kriter për vlerësimin e fituesit. Qeveria ka vendosur vlerë fikse për licencën, e cila në dokumentet e tenderit përcaktohet 500 milionë lekë. Kjo vlerë, në fakt është mjaft e vogël po të kemi parasysh se qeveria ka shitur një licencë 3G me një vlerë 31 milionë euro dhe po një tjetër leje 3G, me vlerë 15 milionë euro. Ndërkohë që ka planifikuar të shesë edhe dy leje të tjera 3G, rreth vlerës që pritet të jepet leja e Lotarisë Kombëtare.

Një ditë pas hapjes së procedurave greke. Madje, përfaqësuesit e kompër tenderin, kompania “INTRA- panisë greke shkojnë më tej duke LOT” ngre dyshime të forta rreth fir- deklaruar se ka konflikt interesi mes mave pjesëmarrëse. Sipas “INTRA- drejtuesve të dy kompanive, duke LOT”, 2 prej 3 firmave që përbëjnë hedhur kështu dyshime ndaj orgakonsorciumin LTO nuk i përm- nizatorëve të tenderit se kjo është bushin kërkesat e tenderit. “Vetëm bërë e qëllimshme për të favorizuar firma italiane Lottomatica i përm- kompaninë austriake, drejtori i së bush kriteret, ndërsa 2 firmat e tjera, cilës sipas “Intralot” është dhe preskompania çeke ‘SYNOT’ dhe kom- identi i “European Lotery”. Nga ana pania nga Qipro ‘GTECH’ nuk i tjetër dhe vetë drejtori i përgjithpërmbushin kriteret, pasi e kanë shëm i kompanisë italiane “Lotomarrë certifikimin e sigurisë vetëm matica, pjesë e konsorciumit, është anëtar i Komitetit 3 vjet më parë”,Kompania jep fakte të forEkzekutiv të Eurobën të ditur “INta për të vërtetuar preten- pean Lotery. Ndër TRALOT”. të tjera kompania Kompania jep dimet e saj se pjesëmarrja “Intralot” thekson fakte të forta për në tender e konsorciumit se dy kriteret të vërtetuar pre- LTO është bërë vetëm për skualifikuese, njëri tendimet e saj se të shmangur kritikat për sigurinë dhe pjesëmarrja në tender e konsorciumit LTO është njëri për lojë të përgjegjshme, kombërë vetëm për të shmangur kritikat pania “Austria Lottary” i ka vetëm që do të vinin nga paraqitja e vetëm për vendin e saj. “Këto dy certifikanjë kompanie në tender, asaj austri- ta nuk mund të jenë kriter skualifiake “Austria Lottary”, që duket se kues për tenderin, për arsye se po të është e vetmja që i plotëson të gjitha hyni në siten e ‘World Lotary’, thuhet kriteret e kërkuara. Sipas “INTRA- qartë që këto dy certifikata nxirren paLOT”, ekziston mundësia që “Lot- si kompania fiton tenderin e një vendi tomatica” të ketë marrë pjesë në ten- të caktuar; është si detyrë për marrjen der, duke pranuar paraprakisht se e certifikatave nëse legjislacioni e fituesi do të jetë kompania austriake. kërkon. Pra nëse qeveria shqiptare “Nëse kompania ‘Austria Lottary’ donte këto dy certifikata, duhet të fiton tenderin, ashtu siç pritet, ky ishin vënë kriter jo skualifikues, por dyshim do të ketë baza të arsye- kriter që cila nga kompanitë fiton tens h m e ” , - t h e k s o n ko m p a n i a derin, duhet t’i nxjerrë.

Bota në vitin 2030, Kina mbi të gjithë Parashikimet janë të vështira, sidomos kur ato kanë të bëjnë me të ardhmen. Fakti që vende të mëdha apo edhe kontinente të tëra gjenden para një udhëkryqi, nuk i bëjnë gjërat më të lehta. Bota aktualisht është plot me zhvillime, rezultati i të cilave është plotësisht i hapur. Megjithatë, shkencëtarët përpiqen ta parashikojnë të ardhmen e afërt sa më saktë që të jetë e mundur. Eksperti gjerman i ekonomisë, Bert Rürup dhe kryeekonomisti i gazetës që trajton tema ekonomike dhe tregtare, Handelsblatt Dirk Heilmann, ofrojnë në librin e tyre “Vitet e dhjamura - Pse Gjermania ka një të ardhme të ndritur”, por edhe një skenar rreth “Ekonomisë Botërore 2030”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pas gati 20

vjetësh do të vazhdojnë që me 21.2 miliardë dollarë të kenë produktin e brendshëm bruto më të lartë në botë, por distanca prej kinezëve, që pritet të renditen të dytët me 19.4 miliardë dollarë, nuk do të jetë e madhe. Edhe për vendin e tretë dhe të katërt pretendentë janë aziatikët, gjithsesi Japonia pritet të jetë në avantazh të dukshëm ndaj Indisë. Gjermania aktualisht ekonomia e katërt më e madhe në botë - do të rrëshqasë në vendin e gjashtë, direkt pas Brazilit. “Nëse do të formohej një grup i ri G-7, në të do të jenë vetëm tre prej G7-ës së vjetër, - shkruajnë dy ekonomistët, - dhe Gjermania do të ishte i vetmi vend europian ndër fuqitë e mëdha ekonomike të klubit”.


8

MAPO

e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Rezarta: Rozanë, do të hedh në gjyq për prishje imazhi Qesh mirë kush qesh i fundit. Me këto fjalë e ka komentuar Rezarta Shkurta vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i dha pafajësinë pas sherrit me Rozana Radin. Në faqen e saj në Facebook këngëtarja shkuan se do ta hedhë në gjyq Rozanën, duke kërkuar tashmë dëmshpërblim prej saj. “Lajmin po jua jap

unë më të freskët seç mund t’jua japin gazetat nesër. Jam e lumtur t’ju njoftoj se për sa i përket akuzave të bëra ndaj meje nga zonjushë Rozana Radi, gjykata sapo dha vendimin e saj, ku më shpall mua të pafajshme. Ndihmesë shumë e madhe për të nxjerrë të vërtetën ka qenë dëshmia e dy policëve në

vendngjarje, që kanë deklaruar se Rozana ka qenë e dhunshme dhe në gjendje të droguar. E dashur Rozanë, po ta them publikisht, do të të hedh në gjyq për faktin që u mundove të hedhësh baltë në imazhin tim. Uroj të jesh në gjendje të më paguash dëmshpërblimin”, - shkruan Rezarta Shkurta në Facebook. Rezarta Shkurta

Gjykata shpall të pafajshme Rezarta Shkurtën, Rozana: Beteja vazhdon në Apel Gjykata e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për ta dënuar këngëtaren Shkurta me 82 orë punë të detyrueshme në komunitet. Reagon Rozana Radi: Do ta ndjek deri në fund këtë çështje Leonard Bakillari

Tiranë Shoqet e dikurshme, rivale të “përjetshme”. Kjo do ishte shprehja e duhur për reagimet e ashpra të këngëtareve, menjëherë sapo Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshme këngëtaren Rezarta Shkurta, e akuzuar nga prokuroria për plagosje të lehtë me dashje. Mesditën e djeshme, gjykatësi Gerd Hoxha liroi nga akuza këngëtaren Shkurta, duke e shpallur atë të pafajshme për akuzën e ngritur nga prokuroria. I menjëhershëm ishte reagimi i të dëmtuarës, këngëtares së njohur Rozana Radi, e cila për “Mapo”-n tha se çështja nuk është mbyllur përfundimisht. Në f akt, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte fundi i përkohshëm i një beteje gati një vit e gjysmë mes Rezarta Shkurtës dhe drejtësisë. Pafajësia e paralajmëruar nga këngëtarja pritet të hapë një tjetër betejë tashmë, atë të gjykimit në Apel. Në fakt, me këtë vendim nuk ka qenë dakord e dëmtuara, e cila u shpreh se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje. Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe organi i akuzës, i cili në pretencën përfundimtare një seancë më parë kërkoi dënimin e Rezarta Shkurtës me 82 orë punë të detyrueshme në shërbim të komunitetit. Dënimi i pazakontë nuk u miratua nga gjykata, e cila u shpreh me vendim se Shkurta është e pafajshme për akuzën e ngritur nga prokuroria. Por prokurori argumentoi një seancë

Rozana Radi pas sherrit me Shkurtën

më parë se nga hetimet rezulton e provuar se Shkurta ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet. Për këtë arsye, prokurori kërkoi dënimin e saj me 82 orë punë në shërbim të komunitetit, çka është e barazvlefshme me dy muaj burg. Në mbështetje të akuzës prokurori renditi një sërë provash, përfshi edhe ekspertimin mjekoligjor të së dëmtuarës, Rozana Radi. Po ashtu në cilësinë e provës u paraqit edhe dëshmia e saj, ku pasi tregonte sherrin me Rezartën dhe bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, nipin e Enver Hoxhës, shprehej se në një moment ka mbrojtur gjoksin e sapobërë, duke lënë zbuluar fytyrën, ku ka pësuar dëmtime të shumta. Por këto prova u rrëzuan nga gjykata, e ci-

la pritet të publikojë edhe argumentet përse vendosi të shpallë të pafajshme këngëtaren Rezarta Shkurta. Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, ka ndodhur më datë 6 dhjetor të 2010, pranë digës së Liqenit Artificial, ku vajzat kishin lënë takim pas disa konflikteve të mëparshme. “Më datë 06.12.2010, rreth orës 03:00, e pandehura Rezarta Shkurta është konfliktuar me shtetasen Rozana Radi duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës”, pohonte prokuroria. Po sipas saj, duke iu referuar provave dhe aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se Rozana Radi është dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe Rezarta Shkurta vetë nuk ka pasur asnjë dëmtim. “Më datë 06.02.2010,

Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte fundi i përkohshëm i një beteje gati një vit e gjysmë mes Rezarta Shkurtës dhe drejtësisë. Pafajësia e paralajmëruar nga këngëtarja pritet të hapë një tjetër betejë tashmë

rreth orës 03:00, e pandehura Rezarta Shkurta është konfliktuar me shtetasen Rozana Radi, duke e goditur atë me grushte në pjesën e fytyrës. Duke iu referuar provave dhe aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se Rozana Radi është dëmtuar në pjesën e fytyrës dhe Rezarta Shkurta vetë nuk ka pasur asnjë dëmtim”. Konflikti mes tyre ka nisur në një program televiziv të zhvilluar në Kosovë me emrin “Vip Shpia”, ku dy këngëtaret kanë qenë protagoniste të show-t. Kur vajzat menduan se ky konflikt ishte duke u qetësuar, fill pas një emisioni televiziv Rozana Radi denoncoi mesazhe kërcënuese të mbërritura në adresën e saj në Facebook nga kolegia dhe shoqja e dikurshme, Rezarta Shkurta.

Prokuroria çon në gjyq djalin e Hysni Milloshit Renato Milloshi akuzohet se ka plagosur me thikë një të ri. Dëshmia e tij: Nuk plagosa askënd, u erdha në ndihmë dy vajzave Tiranë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj Renato Milloshit, djali i të ndjerit Hysni Milloshi, ish-kreu i Partisë Komuniste, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje. Dosja penale në ngarkim të 32-vjeçarit Milloshi tashmë i është përcjellë për gjykim Gjykatës së Tiranës. Çështja është regjistruar në gjykatë më datë 19 qershor, ndërsa

shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Alkelina Gazidede për gjykimin e kësaj çështjeje. Renato Milloshi akuzohet nga prokuroria për plagosje të lehtë me dashje të 24-vjeçarit Albi Saliasi, pas një konflikti për motive banale të ndodhur mes tyre. Ngjarja për të cilën akuzohet 32-vjeçari ka ndodhur në mars të këtij viti në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kur Milloshi ka plagosur lehtë me thikë 24-vjeçarin. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku pas mjekimit është kthyer në banesën e tij. Policia shoqëroi të dyshuarin, i cili pasi u pyet rreth ngjarjes, u hetua në gjendje të lirë. Por i akuzuari

nuk e ka pranuar akuzën, pasi menjëherë pas ngjarjes ai ka deklaruar publikisht se nuk ka qëlluar asnjë person me thikë. Sipas tij, ai ka tentuar të ndihmojë dy vajza, të cilat i kanë kërkuar ndihmë pasi po shqetësoheshin nga disa të rinj. Sipas tij, duke qenë se i njihte vajzat, ai është munduar të largojë personat që po i shqetësonin, të cilët ishin pesë të rinj. Në debat e sipër 32-vjeçari është konfliktuar me njërin prej tyre, i cili pas sherrit ka mbetur i plagosur lehtë me thikë. Kjo është edhe akuza që prokuroria ka ngritur ndaj Renato Milloshit, i cili tashmë është në pritje të nisjes së gjykimit ndaj tij. L.Bakillari

Ngjarja për të cilën akuzohet 32-vjeçari ka ndodhur në mars të këtij viti në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kur Milloshi ka plagosur lehtë me thikë Albi Saliasi

Gjykata e Tiranës


02

e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

9

MAPO

Berisha-BERZH: Investoni në energjetikë Anëtarë të Bordit të Drejtuesve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH), të cilët ndodhen për një vizitë në vendin tonë, u takuan dje me kryeministrin Berisha për të parë mundësi të reja të bashkëpunimit në të ardhmen. Duke e vlerësuar dhe konsideruar një bashkëpunim të suksesshëm në shumë projekte të realizuara në Shqipëri, përfaqësuesit e BERZH-it shprehën angazhimin e tyre për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi me qeverinë shqiptare edhe

në të ardhmen. Nga ana e tij, kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e lartë të BERZH-it për mbështetjen financiare të projekteve në sektorë kyç për vendin, si në infrastrukturë, energji, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e kësaj banke në sektorin energjetik. Më tej Kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me ecurinë pozitive të projekteve ekzistuese, të cilat janë aktualisht në zhvillim, duke shprehur vlerësimin për punën e përfaqësuesve të tyre në vendin

tonë, si dhe për mbështetjen që ata kanë ofruar jo vetëm në projekte të cilat po realizohen, por edhe për të ndihmuar në mundësinë e tërheqjes dhe nxitjes së investimeve, kryesisht në fushën e energjisë. Më tej në takim kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në Shqipëri, duke u fokusuar në treguesit pozitivë të ekonomisë shqiptare, të cilët dëshmojnë çdo ditë e më shumë rritjen ekonomike të vendit dhe më pas Mali i Zi dhe Maqedonia.

Eurostat: Shqiptarët, më të varfrit e Europës, të fundit në konsum Vendet

Të papunë

Sipas një publikimi të Eurostat, Shqipëria është vendi i parafundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe i fundit për nivelin e konsumit për person. Ja harta e mirëqenies dhe varfërisë në Europë Blerina Hoxha

Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha vendet që kanë nivel mbi këtë mesatare dhe ato nën këtë mesatare. Kështu në raport me mesataren e mirëqenies në Europë, vendi më i pasur për këtë vit renditet Luksemburgu, i cili ka të ardhura për frymë sa 270 për qind e mesatares së Europës. Ndërsa më të varfrat janë Shqipëria dhe Bosnja, me të ardhura për frymë sa 31 dhe 29 për qind e mesatares së Europës. Por Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostatit pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas

këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës. Madje edhe Bosnja, pavarësisht se në treguesit e të ardhurave është pas Shqipërisë, qytetarët e saj konsumojnë 1 për qind më shumë se shqiptarët. Në vend të tretë për nga varfëria këtë vit radhiten edhe serbët, të cilët kanë të ardhura për frymë sa 35 për qind e mesatares së Europës. Harta e mirëqenies ka rezultuar ekstreme edhe për vetë vendet anëtare të Eurozonës, ku diferencat janë 45 për qind deri në 270 për qind e mesatares së Europës. Luksemburgu kryeson me një diferencë shumë të lartë, gati dy herë nga mesatarja,

Rritja e shpejtë e PBB është shoqëruar nga një ulje po aq mbresëlënëse në nivelin e varfërisë. Thuajse gjysma e të varfërve shqiptarë kanë dalë nga kjo gjendje midis viteve 2002 dhe 2008. Numri i të varfërve është ulur nga 25.4 për qind në 2002, në 12.4 për qind në 2008-ën

raporton Eurostat. Ndërsa vende të tjera të Europës si Holanda, Danimarka, Suedia, Irlanda, Austria, kanë të ardhura për frymë 20-30 për qind më të larta se mesatarja e Europës. Por institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë rritjen e Shqipërisë në dy dekadat e fundit si një histori suksesi, ku Banka Botërore në një raport zyrtar të saj ka vlerësuar se Shqipëria ka patur rritje të shpejtë ekonomike dhe ndryshime madhore sociale gjatë dekadës së fundit. “E konsideruar dikur si vendi më i varfër i kontinentit, Shqipëria është kthyer në një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, duke gëzuar një rritje ekonomike reale vjetore prej rreth 6 për qind gjatë dekadës së fundit”, - vlerëson Banka Botërore. Aktualisht, me një PBB 4 mijë USD për kokë, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme-të vogla, dhe është pranuar për huatë e IDA-s në mesin e vitit 2008. Sipas Bankës, rritja e shpejtë e PBB është shoqëruar nga një ulje po aq mbresëlënëse në nivelin e varfërisë. Thuajse gjysma e të varfërve shqiptarë kanë dalë nga kjo gjendje midis viteve 2002 dhe 2008. Numri i të varfërve është ulur nga 25.4 për qind në 2002, në 12.4 për qind në 2008-ën, ndërkohë që varfëria ekstreme është shumë e ulët, poshtë nivelit 2 %. Përveç rritjes së shpejtë ekonomike, rritjet domethënëse në nivelin e pagave publike dhe private dhe në atë të p e n s i o n eve k a n ë q e n ë ko ntribuuese në zvogëlimin e varfërisë.

Të ardh­urat Shpen­zimet për frymë për frymë

• Mesatarja • Luksemburgu • Holanda • Austria • Irlanda • Suedia • Danimarka • Gjermania • Belgjika • Finlanda • Brit. e Madhe • Franca • Italia • Spanja • Qipro • Sllovenia • Malta • Greqia • Çekia • Portugalia • Sllovakia • Estonia • Hungaria • Polonia • Lituania • Letonia • Rumania • Bullgaria • Norvegjia • Zvicra • Islanda • Kroacia • Turqia • Mali i Zi • Maqedonia • Serbia • Albania • Bosnja

100 274 131 129 127 126 125 120 118 116 108 107 101 99 92 84 83 82 80 77 73 67 66 65 62 58 49 45 189 151 110 61 52 43 36 35 31 29

100 150 113 117 100 115 113 119 111 112 118 112 102 94 95 81 83 94 70 82 70 57 61 70 66 56 47 44 138 125 107 56 58 53 41 44 34 35

*Niveli i mirëqenies në Evropë (në%). Shifrat mbi 100% me mirëqenie më të lartë. Nën 100% mirëqënia vjen duke u zbehur


OpEd

10

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01 02

03

Të gjithë zotat janë të sajuar dhe jemi ne që i tërheqim fijet dhe kështu u japim atyre fuqinë të tërheqin tonat.

Bujar Kapexhiu Nga

Europa është kaq e mirëmbajtur, sa i ngjan një vepre arti, një teorie shkencore, një sistemi metafizik preciz. Njeriu ka rikrijuar Europën në imazhin e tij. Kujtesa e çdo njeriu është letërsia e tij private. Aldous Huxley

Dielli i fikur… D

ielli është një mrekulli e zjarrtë që ushqen çdo çast jetën dhe të përditshmen tonë, këtu mbi planetin Tokë. Është verbues, i nxehtë, i zjarrtë. Është materia kozmogonike që mban ngrohtë Gjallësinë dhe krejt zinxhiri i jetës, zë fill nga kjo Fillesë energjie. Teorikisht e pashtershme. Në këtë mrekulli që fal jetë dhe shpresa prej miliona vitesh, në disa kënde të realitetit shqiptar, nuk ka Diell. Ose më saktë, Diell ka, por Dielli është i fikur. Këto kënde shqiptare janë të mbiquajtura: territoret zymtake ku mbizotëron Gjakmarrja, kjo Zanë e Zezë, e vdekur e pakallur. Gjakmarrja është një traditë shumë e lashtë. Jo vetëm shqiptare. Thelbi i filozofisë historike të lindjes së Gjakmarrjes, është i koncentruar në emërtesën Gjak-Marrje. Thelbi është Gjaku. Jeta. ‘Gjaku nuk hupë kurrë!’, nuk humbet pra kurrë, thuhet në Veri. Gjaku, në këto ndjesi të vjetra sa koha, është diçka e njëjtë me shpirtin. Gjaku është shpirt dhe ka shpirt në këto zakone të lashta. Gjaku pra, ka kështu një jetë të vetën përtej vdekjes. Ka pra një identitet të pashlyeshëm ndër breza. Marrja e parë e jetës, ose vrasja e parë, ka ndodhur simbas Shkrimeve të Shenjta, që në brezin e dytë të jetës përmbi Tokë. Atëherë kur djemtë e Adamit, Kaini dhe Abeli u zunë. Xhelozia e shtyu Kainin të vriste vëllain e tij Abelin dhe për këtë, Kaini, e së bashku me të fillesa e Njerëzimit, u përzu nga Kopshti i Edenit, drejt një rropatjeje të vështirë ekzistenciale. Të përjetshme dhe të vdekshme. Ne, simbas Shkrimeve të Shenjta të Dhjatës së Vjetër pra, i bie të jemi pasardhës të Kainit, vëllavrasësit, të mallkuarit dhe të degdisurit të përjetshëm. Kësisoj, Vrasja e Parë e Njerëzimit u ndëshkua nga Zoti jo me vdekje, por me mërgim të përjetshëm nga Parajsa Tokësore që mishëronin Kopshtet e Edenit, ndërtuar nga vetë Perëndia për gëzimin e krijesave të tij tokësore. Shqiptarët vendosën në lashtësi një Kod të rreptë në mbrojtje të Jetës. Kush vret, vritet! Ky Kod, është parakristian dhe mbështetet te vlera e pashkatërrueshme universale e Gjakut. Gjaku si një njësi kozmogonike, si një tullë themeltare e Universit pra, endet në kohëra dhe kërkon Gjak tjetër, Gjakun që rrjedh ndër dejet e familjarëve të vrasësit, për t’u shpëlarë. Për t’u paqësuar përmes shpagimit. Kësisoj, sistemi i jetës vendoset në ekuilibër dhe jeta vazhdon, ashtu si jeta, me dritëhijet e saj. Në Kanunin e Lekës, Lekë Dukagjinit, ka rregulla të forta dhe të

esse Artur Zheji

Një vajzë 17-vjeçare u vra disa ditë më parë së bashku me gjyshin. Kundër Kanunit dhe në emër të Kanunit. Sot, dhjetëra fëmijë janë të ngujuar dhe vriten në prita si mëshqerra, nga disa individë me mallkim në tru. Disa individë që flasin për Kanunin, por nuk njohin Kanunin dhe sigurisht mbi të gjitha nuk njohin Shtetin dhe frikën e Shtetit, shkrehin vdekje dhe fikin jetë. Por edhe Shteti nuk i njeh ata. Shteti i sotshëm shqiptar, në një formë ose tjetër, i ka braktisur de facto këta të sëmurë dhe ç’është më e keqja, ka braktisur edhe viktimat e tyre të shumta...

saktësuara në maksimum për mënyrën se si ‘merret Gjaku’. Fëmijët, gratë dhe pleqtë e thyer në moshë, përjashtohen rreptësisht nga Kanuni. Gjaku i tyre nuk i vlen qëllimit. Kanuni ishte një Legjislacion Fisnor (tribal), që kishte një prirje pozitive historike. Kanuni ishte një lidhje, një pengesë dhe një shtrëngesë. Një ndëshkim kolektiv i Pleqësisë së Krahinës, që u vinte fre vrasjeve dhe sidomos Mosndëshkueshmërisë së vrastarëve. Kanuni i vuri një Peshë dhe një Peshore Ligjore vrasjeve, konstituoi ndëshkimin e parashikuar rast pas rasti. Vendosi Ligjësinë rregullatore, ndërmjet më të Fortëve vrasës dhe më të Dobtëve viktima. Vendosi Ligjin e Maleve. Kur viktima nuk kishte mundësi të merrte Gjakun, ishte fshati dhe Pleqësia, që simbas rregullave, simbas Kanunit pra, i dilte zot të drejtës së Gjakut dhe zbatonte atë që sot, në legjislacionin modern, e quajmë ‘dënimin me vdekje të fajtorit’. Nëse dikush shkelte Kanunin dhe vriste çmendurisht gra apo fëmijë për Gjak, atëherë ndëshkohej me farë e me fis nga i gjithë fshati, Komuniteti dhe shpesh pjesa e mbetur e pasardhësve, përzihej nga Krahina si e mallkuar dhe si e damkosur. Sot në disa Zona Shqiptare me Diell të Fikur, në mënyrë kafshërore dhe ndyracake, Gjakmarrja vepron dhe vret akoma pleq e fëmijë e gra. Ndërkohë dhe në jetën e saj paralele, Shoqëria Shqiptare, hesht e mpirë dhe e pafuqishme. Një vajzë 17-vjeçare u vra disa ditë më parë së bashku me gjyshin. Kundër Kanunit dhe në emër të Kanunit. Sot, dhjetëra fëmijë janë të ngujuar dhe vriten në prita si mëshqerra, nga disa individë me mallkim në tru. Disa individë që flasin për Kanunin, por nuk njohin Kanunin dhe sigurisht mbi të gjitha nuk njohin Shtetin dhe frikën e Shtetit, shkrehin vdekje dhe fikin jetë. Por edhe Shteti nuk i njeh ata. Shteti i sotshëm shqiptar, në një formë ose tjetër, i ka braktisur de facto këta të sëmurë dhe ç’është më e keqja, ka braktisur edhe viktimat e tyre të shumta. Vajza e djem të bukur si Yje, që këputen si meteorë, nga disa plumba absurdë, që flakërojnë nga ca pushkë absurde, ndër ca duar të sëmura psiqikisht dhe me errësirë të zymtë në tru. Ky realitet i përbindshëm, konsumohet në periferi. Në periferi gjeografike dhe në periferi të vëmendjes së përgjithshme. Viktimat ngrenë hera-herës krye në ndonjë reportazh

Kërkesë nga koalicioni

Tv, por më së shumti në kornizat e zeza, të kronikave të zeza. Me sy dhe vështrim të hutuar, të pashpresë por sërish jo krejtësisht shpresëhumbur, në pritje të Diçkaje që nuk vjen, të një vështrimi dhe të një vëmendjeje që vonon pafundësisht. Ka një Teori së cilës unë i besoj. Kjo Teori thotë se Pjesa dhe e Tëra, janë në një marrëdhënie të vazhdueshme komunikative dhe ndërvarësie. E Tëra, nuk mund të jetë e ‘shëndetshme’, në qoftë se një Pjesë, apo qoftë edhe një Pjesëz, është e ‘sëmurë’. Ashtu si në organizmin njerëzor, që është vetëm një qelizë e organizmit të së Tërës, nëse një pjesë sëmuret apo lëngon nga diçka, dhimbja dhe mbi të gjitha çrregullimi, krijon pasoja dhe efekte anësore, në të gjithë pjesën tjetër. Por jo vetëm, moskurimi i të keqes së Pjesës, krijon herët a vonë një rezonancë negative dhe priret të sëmurë të gjithë sistemin, krejt organizmin. Pra Pjesa, sëmur dhe kalb, herët a vonë të Tërën. Rrjedhimisht, pavarësisht se një vajzë 17 vjeçe vritet në mënyrë të qëllimshme dhe kriminale, në emër të deformimit të një Kanuni, që Kanun s’mund të jetë në kohërat që jetojmë, nëse një fidan 17- vjeçar sharrohet nga një vrasje e paramenduar, diku në ‘Askund’, në një periferi me emër lehtësisht të harrueshëm, pasojat shpërndahen dhe rrezatojnë kudo. Jeta kërcënohet kudo, sepse ky antistandard, në lidhje me çmimin dhe përçmimin e ulët të jetës në Shqipëri, rrezaton kudo, në spitale, në aksidente, në shoferë vrasës, në standarde të dyshimta rrugësh, në ndjeshmërinë e përgjithshme kombëtare për Vlerën e Jetës. Jeta e Njerëzve, Jeta e Pyjeve, Jeta e Ujërave, Jeta e Tokës dhe Jeta e Nëntokës. A nuk është pak a shumë kështu në Shqipëri, në të gjitha dimensionet? A nuk ndjehet e kërcënuar gjallësia, nga mosvëmendja dhe shkujdesja fatale kulturore që kemi ndaj Jetës, ndaj unicitetit të saj? Ndaj papërsëritshmërisë së saj? Vrasja e Maries 17-vjeçare ca pak ditë më parë, prish ekuilibrin e brishtë të së Tërës. Prish ekuilibrin e një shoqërie normale shqiptare. Dhe një shoqëri normale shqiptare duhet të reagojë. Që organizmi të kurohet. Me shpresë shërimin. Një ditë. Me shpresë, në një ditë jo të largët. Por kurimi duhet të fillojë sa më parë.

Ka një Teori së cilës unë i besoj. Kjo Teori thotë se Pjesa dhe e Tëra, janë në një marrëdhënie të vazhdueshme komunikative dhe ndërvarësie. E Tëra, nuk mund të jetë e ‘shëndetshme’, në qoftë se një Pjesë, apo qoftë edhe një Pjesëz, është e ‘sëmurë’. Ashtu si në organizmin njerëzor, që është vetëm një qelizë e organizmit të së Tërës, nëse një pjesë sëmuret apo lëngon nga diçka, dhimbja dhe mbi të gjitha çrregullimi, krijon pasoja dhe efekte anësore, në të gjithë pjesën tjetër. Por jo vetëm, moskurimi i të keqes së Pjesës, krijon herët a vonë një rezonancë negative dhe priret të sëmurë të gjithë sistemin, krejt organizmin...


shtunë,22 16 qershor EEpremte, qershor 2012 2012 www.mapo.al www.mapo.al

MAPO

11

Është shumë e thjeshtë të thuash se, asgjë të re nuk ka në këtë epikrizë. Është po aq e thjeshtë të thuash se, pothuajse të gjithë kjo simptomatologji është evidentuar apo stigmatizuar nga segmente të shoqërisë civile. Por, është po aq e pamundur të kontestohet se “Vepro tani” ngjizet si projekt sepse kanë dështuar të gjithë të mëparshmit. Kanë dështuar jo për shkak të shqetësimit që kanë mbartur si projekte por, për shkak të mbartësve të atyre projekteve — Arjan Vasjari

‘Vepro tani’, formula për të bërë sadopak Shqipërinë amerikane

Arbër Zaimi, psikoanalisti i Vetëvendosjes Arbër Zaimi, pasi e ndërtoi mirë e mirë demokracinë në shtetin e tij, Republikën e Shqipërisë, erdhi edhe në Kosovë që t’i hedhë tullat e para mbi themelet e demokracisë sonë të brishtë. Sigurisht modeli ynë e trishton atë

P

aramendojeni po të ishte ndryshe. Paramendojeni sikur 16-përqindëshi i Arbër Zaimit të Vetëvendosjes të ishte 53-përqindëshi i Partisë Demokratike të Kosovës. Paramendojeni, vetëm për një moment e jo më gjatë, sikur ky subjekt politik ta kishte shumicën në këtë vend, atëherë çka do të thoshte e si do të sillej psikoanalisti i kësaj lëvizjeje, Arbër Zaimi, i cili, si duket, pasi e ndërtoi dhe e forcoi demokracinë mirë e mirë në shtetin e tij politik, Republikën e Shqipërisë, ka ardhur që të njëjtën punë ta bëjë edhe në Republikën e Kosovës. Që ngjashëm, si atje, edhe këtu ta mbjellë farën e shëndoshë të urrejtjeve ndërpartiake, e sidomos farën e shëndoshë të armiqësive të përhershme politike. Pra, që kurrë e përjetë asnjë subjekt politik të mos arrijë të bëjë kompromise politike. Sigurisht, sipas tij, kjo që PDK dhe LDK kishin bërë me zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga është blasfemia më e madhe politike që mund të ndodhë. Prandaj, ai është nisur me ide të qarta që fillimisht t’i qërojë hesapet me xhabirët dhe xhabirologët e Partisë Demokratike të Kosovës. Para dy ditësh unë shkrova në gazetën Express për fenomenin e xhabirëve, të cilën gjë gjatë gjithë fushatës zgjedhore e kishte përdorur lideri i VV, Albin Kurti. Pra, sipas tij, PDK nuk është asgjë tjetër pos parti e xhabirëve. Unë nuk e mora në mbrojtje individin Xhabir Zharku, por thashë se si kaçanikasit shumë më përpara votojnë për xhabirët, siç edhe u pa qartazi, për të cilët flet Kurti, se sa për Kim Jon Il-ët, Mao Zedong-ët, Hugo Chavezit, e tash sot po ia shtoj edhe Ahmedinexhadet, e sojit të Kurtit, e që më gjasë prapa të cilit me tërë kapacitetin e tij intelektual qëndron Arbër Zaimi. Zaimi, në shkrimin e tij, kurthohet në argumentet e tij. Ai, për shembull, akuzon PDK-në dhe lidershipin e kësaj partie se po e çon vendin drejt diktaturës dhe akuzon qytetarët e vendit se në njëfarë forme po e shesin votën e tyre. Kjo nënkuptohet në tekstin ku Zaimi flet për numrin e anëtarëve të “partisë ultrademokratike” që, sipas tij, përkon me numrin e atyre që punojnë në administratën publike, ose në numrin e bizneseve të afërta me këtë parti. Këtu Zaimi, por edhe e gjithë Lëviz-

koment Berat Buzhala

Zaimi, në shkrimin e tij, kurthohet në argumentet e tij. Ai, për shembull, akuzon PDK-në dhe lidershipin e kësaj partie se po e çon vendin drejt diktaturës dhe akuzon qytetarët e vendit se në njëfarë forme po e shesin votën e tyre. Kjo nënkuptohet në tekstin ku Zaimi flet për numrin e anëtarëve të “partisë ultra-demokratike” që, sipas tij, përkon me numrin e atyre që punojnë në administratën publike, ose në numrin e bizneseve të afërta me këtë parti. Këtu Zaimi, por edhe e gjithë Lëvizja VV, përpiqen ta arsyetojnë humbjen, duke shpikur arsyet e saj. Ai thotë se “xhabiropatia ka shkuar aq larg sa e ka shushatur dhe shastisur popullin”. Si po mendon saktësisht ky përfaqësues i VV? Ku saktësisht ka hasur ai persona të shastisur nga pushteti? Çfarë i thoshin ata, këtij përfaqësuesi të VV? Që nuk po guxojnë prej pushtetit të dalin as deri në kutitë e votimit?

ja VV, përpiqen ta arsyetojnë humbjen, duke shpikur arsyet e saj. Ai thotë se “xhabiropatia ka shkuar aq larg sa e ka shushatur dhe shastisur popullin”. Si po mendon saktësisht ky përfaqësues i VV? Ku saktësisht ka hasur ai persona të shastisur nga pushteti? Çfarë i thoshin ata, këtij përfaqësuesi të VV? Që nuk po

guxojnë prej pushtetit të dalin as deri në kutitë e votimit? Për ta bindur në të kundërtën, po i them Shokut Zaim, se si subjekt jemi shumë të interesuar që ta fitojmë edhe komunën e Prishtinës. Deri sot nuk e kemi arritur këtë gjë, fatkeqësisht. Si u bë, pra, që në disa komuna po arrijmë t’i shastisim qytetarët, e në disa të tjera jo. Apo ndoshta në disa komuna qytetarët janë më rezistentë ndaj frikës e në disa të tjera jo. Debat i gjerë, por pres që Shoku Kurti të më iluminojë më tepër në këtë drejtim. Mirëpo, pjesa më pikante e reagimit të tij është kur ai fillon t’i numërojë diktatorët dhe zgjedhjet që ata kanë realizuar dhe fituar. Këtu duhet ta pranoj se Zaimit i rrinin bukur, më bukur sesa mua, në shkrimin e tij kur lakonte emrat e diktatorëve të sojit të Enver Hoxha me kompani. Ai vetëm harron të tregojë se për dallim prej shteteve diktatoriale, ku vërtet zgjedhjet fitohen prej diktatorëve me nga 99 për qind, këtu te ne ka monitorues, ka vëzhgues prej anekënd botës. Ai harron të tregojë se në Kaçanik, sikurse edhe në Ferizaj, po vëzhgonin i madh e i vogël. Pra, unë e pyes Shokun Zaim, se për humbjen e tyre të zgjedhjeve, tash, a i ka fajet mungesa e demokracisë, votuesi i korruptuar apo të dyja së bashku? Apo ndonjë arsye tjetër më madhore, që ai ende nuk na e ka shpalosur? Dhe kur flet për parametrat e demokracisë, pse Shoku Zaim nuk na tregon ne se me cilat prej këtyre demokracive, që ne sot i njohim si më të avancuara, Lëvizja ku ai aderon dhe ku ai këshillon, qëndron më mirë në raporte? Apo ndoshta Shoku Zaim niset prej standardeve të dyfishta, trefishta dhe katërfishta. Ndoshta, sipas tij, Perëndimi ka tjetër kut për demokracinë në vendet e tyre, e tjetër për vendin tonë. Ndoshta atyre, pra përfaqësuesve të këtyre vendeve në vendin tonë, u vjen keq të na thonë se dikush vodhi vota në Kaçanik? A është kjo ajo çka po pretendon të na tregojë ky përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje. Nëse kjo nuk është kështu, atëherë qe edhe një pyetje krejt për fund. Pse aq shumë shtetet më demokratike botërore, ku ne pretendojmë të bëhemi pjesë, ia kanë aq shumë mërinë Lëvizjes VV? Pse lideri i kësaj lëvizje po has në dyer të hekurta në secilën prej adresave më kredibile botërore? Pse pasaporta e tij, si kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, po vuan për mungesa të vizave? Pse, Shoku Zaim, nuk e këshilloni shokun Kurti që të jetë më i pranueshëm për të gjithë ata miq dhe shtete mike që e ndihmuan popullin tonë? Ka edhe shumë Pse për shokët e kësaj Lëvizjeje. *Marrë nga gazeta e përditshme kosovare Express.

koment

Arjan VASJARI

“Vepro tani” është krejt e kundërta e të gjitha këtyre. Duke qenë një projekt qytetar i hapur dhe aspak një konspiracion politik banal, “Vepro tani” ka të gjitha shanset që të bëhet frymëzimi më i madh shoqëror që pas ndryshimeve politike të viteve ’90

S

ikur të përpiqeshim për një lloj përkufizimi kulturor të vetvetes, fraza mund të ishte: “Të flasësh, është më shumë shqiptare se të veprosh”. Sikur të njëjtën gjë ta bënim për amerikanët, fraza do të ristrukturohej kështu: “Të veprosh, është më shumë amerikane se të flasësh”. Saktësisht këtë duhet të ketë pasur parasysh ambasada amerikane përmes organizimit të panairit për qytetarët, nën moton frymëzuese “Vepro tani”. Duke qenë një miks idesh civilo-politike, iniciativa përbën ndoshta, tronditjen më serioze që i është dhënë ndonjëherë letargjisë së rrezikshme që ka pushtuar ndërgjegjen qytetare në Shqipërinë e këtyre 20 viteve liri. Jashtë klisheve bajate apo stigmave të vjetruara të politikës së ditës, “Vepro tani” është një manifest programatik që tejkalon jo thjeshtë politikën por, mbi të gjitha, konceptin tonë rreth të bërit politikë. Koncept i cili, ka ngelur peng ose i militantizmit pa përmbajtje, ose i partitokracisë fjalëboshe, ose i ideologjive përçarëse. “Vepro tani” është krejt e kundërta sepse pretendon dhe projektohet për një qytetarì moderne e cila, për të qenë e efektshme duhet të jetë më shumë pragmatiste dhe më pak militante, më shumë civike dhe më pak partiake, më pak peng i ideologjive që ndajnë dhe më shumë aleate e interesave që bashkojnë. Me pak fjalë, “Vepro tani” është një mesazh që kërkon të mbërrijë në hemisferën e arsyes së shoqërisë sonë. Shumë e sinqertë në filozofinë e saj, “Vepro tani”, i adresohet qytetarit shqiptar jo vetëm si subjekt lirish dhe të drejtash por, edhe si bartës detyrimesh. I adresohet jo vetëm qytetarit në përmasën e tij individualistike por, edhe në atë neokomunitariste. I adresohet shqisës së tij të pazhvilluar ekologjike; solidaritetit të tij, të cilin duhet ta braktisë si keqardhje për ta shndërruar në vetëdije; akulturimit shqetësues që ka mbërthyer një pjesë të rinisë dhe nevojës urgjente për të respektuar dijen dhe shkollimin; i adresohet kurajës së qytetarit për të braktisur kulturën orientale të bakshishit dhe parasë nën dorë. Është shumë e thjeshtë të thuash se, asgjë të re nuk ka në këtë epikrizë. Është po aq e thjeshtë të thuash se, pothuajse të gjithë kjo simptomatologji është evidentuar apo stigmatizuar nga segmente të shoqërisë civile. Por, është po aq e pamundur të kontestohet se “Vepro tani” ngjizet si projekt sepse kanë dështuar të gjithë të mëparshmit. Kanë dështuar jo për shkak të shqetësimit që kanë mbartur si projekte por, për shkak të mbartësve të atyre projekteve. Të gjitha, kush më shumë e kush më pak, kanë qenë të infektuara politikisht, të përdorura politikisht dhe për pasojë të deklasuara politikisht. Ose, në rastin më të mirë, politikisht impotente. Mjafton shembulli i “ekologjistëve me kohë të pjesshme” për të shpjeguar në mënyrë sintetike komprometimin e kësaj tipologjie nismash. Ka së paku mbi një dekadë që spekulohet me iniciativa mjedisore por, asgjë nuk ndryshon përveçse emrave të iniciatorëve që, çuditërisht pushojnë së qeni të tillë sapo ndryshojnë pushtetet. Dhe Shqipëria bëhet përherë e më shumë një kufomë betoni. Apo “të shqetësuarit” për financimin e arsimit dhe standardin e dijes që zbuten si kone shtëpie sapo pushteti i radhës u hedh kockën. Dhe Shqipëria shndërrohet në një dyqan gjigant ku shiten diploma universitetesh dhe blihen licenca për të bërë universitete. Apo, “legalistët” e shoqërisë civile që korrupsionin e shohin si një kancer vetëm kur gjendet në trupin e pushtetit që e konsiderojnë politikisht kundërshtar. Dhe Shqipëria lëngon në ilegalitet. “Vepro tani” është krejt e kundërta e të gjitha këtyre. Duke qenë një projekt qytetar i hapur dhe aspak një konspiracion politik banal, “Vepro tani” ka të gjitha shanset që të bëhet frymëzimi më i madh shoqëror që pas ndryshimeve politike të viteve ’90. Serioziteti për ta kapilarizuar atë si një dimension nacional, përtej gjeografisë së ngushtë të kryeqytetit, mundet që jo vetëm të riaktivizojë ndërgjegjen civile të shoqërisë por, të përbëjë opozicionin më të kualifikuar ndaj politikës shqiptare për zgjedhjet e 2013. Është një projekt i sendërtuar në momentin më të përshtatshëm, me logjikën më të përshtatshme dhe më autorësinë më të përshtatshme. Por mbi të gjitha, “Vepro tani”, është formula që ka ambicien për të ndërtuar, në mënyrën më të përshtatshme, mentalitetin e Shqipërisë amerikane.


12

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

arsim

Ministri Tafaj: Ky është ligji i arsimit shqiptar europian, PS: Do të përdoret nga qeveria për zgjedhjet e 2013-ës

Niveli i parë

Niveli i dytë

Niveli i tretë

është arsimi fillor klasa e 1-6, mosha e nxënësve 6-12 vjeç

Arsimi i mesëm i ulët, klasa e 7-9, mosha e nxënësve 13-15 vjeç

Arsimi i mesëm i lartë, klasa 10-12, mosha e nxënësve 16-18 vjeç

Miratohet me konsensus ligji i ri për arsimin Debatet në Kuvend, Topalli përplaset me Ballën për notat. Gjatë votimit të draftit të miratuar me konsensus veç votës kundër të Bashkim Finos, mazhoranca për herë të parë është ndarë në votim Jonida Tashi Miratohet me konsensusin e opozitës projektligji “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku parashikohen një sërë ndryshimesh të rëndësishme për arsimin nga klasa e parë deri tek e 12-ta. Por megjithëse kanë votuar pro, deputetët e opozitës gjatë diskutimit të këtij projektligji kanë akuzuar ashpër qeverinë për politizimin e sistemit arsimor, largimin e mësuesve nga puna dhe emërimet. Ndërsa e kanë shprehur vlerësimin e tyre për ligjin e ri të arsimit parauniversitar, deputetët e opozitës kanë deklaruar se frika më e madhe është përdorimi i tij nga qeveria për fushatën e zgjedhjeve të 2013-ës. Gjatë votimit të draftit për arsimin parauniversitar, miratuar me konsensus veç votës kundër të Bashkim Finos, mazhoranca për herë të parë është ndarë në votim. Shkak u bë një amendament i deputetit Fatos Beja në nenin 48 për tekstet, çka solli që një pjesë e mazhorancës të votonte për variantin e Parlamentit dhe jo të qeverisë. Beja ka kundërshtuar ndryshimin e bërë në Komisionin e Arsimit, për shitjen e librave me licencë dhe brenda shkollave, po kështu edhe moskufizimin e alternativave të teksteve në klasë. Për këtë arsye është hedhur në votim varianti i Komisionit të Arsimit, i cili ka marrë 87 vota pro, 16 kundër nga PD dhe 8 abstenim, ndërsa në tërësi ligji është miratuar me 116 vota pro. Ndryshimet e projektligjit Para fjalëve të deputetëve në seancë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, duke shpjeguar disa nga detajet më të rëndësishme të projektligjit, ka deklaruar se ai konsolidon reformat e nisura dhe ato që do të ndërmerren. Tafaj tha se ligji i ri do të jetë baza e zhvillimit të sistemit tonë arsimor drejt standardeve europiane, duke u shprehur se “ky është ligji i arsimit shqiptar të standardeve europiane”. Duke u ndalur tek ndryshimet që parashikohen në projektligj, ministri tha se një vëmendje e veçantë i kushtohet zgjerimit të shpejtë të arsimit parashkollor. “Projektligji, nëpërmjet një neni të posaçëm pohon se fëmijëve të moshës 5 vjeç u mundësohet ndjekja e klasës përgatitore edhe pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin më të mirë në arsimin e detyruar. Në dy vitet e fundit janë hapur 400 klasa të tilla në të gjithë vendin”, - pohoi kreu i Arsimit. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm i projektligjit, sipas tij, është mësimi i dy gjuhëve të huaja në arsimin e detyruar, si dhe futja e tyre si provim i detyruar në Lirim dhe Maturë. “Në klasën e 3-të do të fillojë mësimi i gjuhës angleze, ndërsa në klasën e 7-të do të fillojë mësimi i gjuhës së huaj të dytë. Çdo nxënës në përfundim të shkollës së mesme ka mundësi të zotërojë dy gjuhë të huaja. Në vitin 2015, nxënësit në përfundim të arsimit bazë do të zhvillojnë edhe një provim të tretë, që është provimi i gjuhës së huaj, ndërsa në vitin 2014 maturantët do të japin provim të detyruar gjuhën e huaj të parë. Këtë vit, rreth 50 për qind e maturantëve kanë zgjedhur gjuhën e huaj si provim me zgjedhje në Maturë, dhe prej tyre rreth 12 500 maturantë kanë zgjedhur gjuhën angleze.”, - u shpreh ministri i Arsimit.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, dje në Kuvend

Më tej, gjatë fjalës së tij ministri tha se projektligji parashikon kalimin gradual të arsimit fillor nga 5 vjet në 6 vjet, me një kurrikul shumë më të përshtatshme për këtë moshë. Lidhur me procedurat e reja të emërimeve në arsim, ministri Tafaj deklaroi se projektligji institucionalizon tërësisht statusin e mësuesit dhe të drejtorit të shkollës dhe vendos standarde që janë

plotësisht të krahasueshme me ato në vendet e BE. “Për herë të parë Shqipëria institucionalizon një pjesëmarrje direkte të të gjitha grupeve të interesit, prind, pushteti lokal, mësuesit dhe drejtoria arsimore në emërimin e mësuesit dhe të drejtorit të shkollës”, - pohoi ministri. Ndërkaq, ai bëri të ditur se brenda 9 muajve do të jetë gati paketa e plotë nënligjore e zbatimit të këtij

Topalli-Balla, replika për mesataren e notave të shkollës Deputeti socialist, Taulant Balla ka vënë bast dje me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se kush e ka mesataren më të lartë të shkollës së mesme dhe universitetit. Madje Balla është shprehur i gatshëm që të dorëzojë edhe mandatin e tij të deputetit, në rast se rezulton se kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të ketë mesataren më të lartë për këto dy nivele arsimimi. Debati është zhvilluar dje gjatë seancës plenare të Kuvendit, ku janë diskutuar ndryshimet në ligjin “Për arsimin parauniversitar”. Kështu, konsensusi i shprehur parimisht mes palëve për ligjin e ri të arsimit nuk ka mundur të evitojë debatet mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në sallën e Kuvendit. Shkak janë bërë disa botime shkollore që Balla ka paraqitur në seancë, të cilat sipas tij kanë parregullsi të mëdha. Nisur nga ky fakt, Topalli duke ndërhyrë nga vendi i saj, si drejtuese e seancës, i ka thënë Ballës se më mirë do ishte që të kishte sjellë me vete librin “Kurbani” të kryetarit Rama. Kaq ka mjaftuar që deputeti socialist në replikën e vet të hedhë hije dyshimi mbi temën e doktoraturës që Topalli zotëron. Më poshtë jepen replikat e plota mes Topallit dhe Ballës.

Balla: Kam sjellë këtu disa libra. Topalli: Na sill më mirë edhe librin e Edi Ramës. Balla: Ti ke hall doktorature, por doktoratura jote është djegur me kohë. Ndryshe do e kishe sjellë edhe atë këtu. Topalli: Të gjithë deputetët të sjellin mesataren e shkollës së mesme dhe të lartë në zyrën e Burimeve Njerëzore. Balla: Sa për diplomat e shkollës së mesme dhe asaj të lartë, të siguroj se në rast se ti i ke me nota më të larta, unë dorëzoj mandatin. Topalli: Pse nuk e sillni mesataren, pse? Veç nja dy -tre vetave këtu, të tjerët e dinë vetë pse nuk e sjellin. Balla: Përgjigju sfidës... Topalli: Ku e ke mbaru shkollën ti, ku, në ça shkolle? Balla: Unë të paktën s’e kam mbaruar në “institutin e orizit”, por e kam mbaruar jashtë shtetit. Për këtë të siguroj, dhe e kam mbaruar me dhjeta.

ligji, i cili do të fillojë të zbatohet duke filluar që nga viti i ri shkollor. Opozita Pas fjalës së ministrit të Arsimit, deputetët e opozitës kanë sulmuar atë dhe qeverinë për largimin e mësuesve nga puna, emërimet që bëhen në arsim, shitjen e teksteve shkollore etj. Deputetët e opozitës thanë se sot, për një vend pune në arsim duhet të paguash

3-4 mijë euro. Ata ngritën si shqetësim faktin se shumë arsimtarë po largohen nga puna për arsye politike dhe se drejtorët e arsimit në rrethe janë porositur për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Po kështu, deputetët e PS-së deklaruan se nxënësit dhe mësuesit po përdoren për të mbushur sheshet në fushata dhe inaugurime, ndërsa librat shkollorë po shiten sipas interesave klienteliste. Për këtë të fundit, deputetit socialist Taulant Balla, duke iu drejtuar publikisht Kryeministrit, akuzoi drejtpërsëdrejti këshilltarin e tij, Bardhyl Musai se po pasurohet me shitjen e librave shkollorë. Ndërsa deputetja e PS-së,Valentina Leskaj, që është edhe kryetarja e komisionit të Arsimit, duke folur në emër të grupit socialist, tha se ligji i arsimit që miratohet sot, do zbatohet nga PS-ja në qeverisje. “Padyshim që ligji është baza e pikënisja për një arsim cilësor, po vetëm ligji nuk mjafton, problemi mbetet te zbatimi. Në fakt, rekordet e qeverisë me zbatimin e ligjeve e vënë në dyshim zbatimin e tij edhe për arsye se e sollët pa faturë financiare dhe natyrisht që ky ligj e ka një kosto. Shpresa është që ju po ikni dhe PS do ta zbatojë me siguri këtë ligj, që fëmijët shqiptarë të kenë të drejta e mundësi të barabarta, jo vetëm në letër me moshatarët e tyre në BE, po edhe në realitet”, - u shpreh Leskaj. Edhe gjatë seancës së djeshme opozita ka përsëritur kërkesën për interpelancë me Kryeministrin.


E enjte, 13qershor qershor 5 prill 2012 2010 E premte, 22 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al www.mapo.al

rajon

MAPO

05 13

Agimi i Artë, kanë shkuar në shtëpinë e të

Familja e vajzës që jetonte prej 20 vitesh në Greqi ka mësuar për dhunimin vetëm pasi 15-vjeçarja mbeti shtatzënë

miturës dhe kanë kërcënuar atë dhe familjen e saj që të tërheqë denoncimin ose të lehtësojë padinë ndaj 45-vjeçarit

Neonazisti dhunon të miturën shqiptare, familja kërcënohet të mos denoncojë Sipas gazetës ‘Tovima’, një grup anëtarësh të partisë neonaziste Agimi i Artë e kanë kërcënuar familjen shqiptare se, nëse nuk tërhiqet nga padia, do të përballet me zemërimin e partisë së tyre Skena të ngjashme me ato të qyteteve amerikane që mbretëroheshin në vitet ‘60 nga Ku Klus Klan, duket se po përsëriten në Athinën fqinje, ku pasi një neonazist 45-vjeçar akuzohet se ka dhunuar një të mitur 15 vjeç dhe ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me të, policia ka vendosur ta lërë të lirë me kusht, ndërsa anëtarët e partisë së tij i bëjnë presion familjes shqiptare që të heqë dorë nga denoncimi. 45-vjeçari baba i tre fëmijëve, ka deklaruar dhe ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me vajzën, por se ajo kishte qenë dakord me këtë, madje, sipas tij, ai e kishte kryer këtë “me gjithë bindjet e tij antiemigrante”. Burri, që njëkohësisht është zyrtar komunal, ishte ngarkuar me një projekt social në shkollën ku studionte

minoreneje dhe prej aty i ka propozuar asaj një vend pune. Pikërisht këtu në një zyrë ku ndodheshin vetëm dyshohet se ai e ka dhunuar të miturën dhe më pas i ka ofruar asaj 100 euro për të heshtur, ndërsa gjithashtu i ka kërkuar që të takoheshin sërish bashkë. Ngjarja ka ndodhur në shkurt dhe duket se burri ka pasur edhe kontakte të tjera me të miturën, me anë të

Anëtarë të Agimit të Artë, parti e pestë parlamentare pas zgjedhjeve të fundit në Greqi, kanë shkuar në shtëpinë e të miturës dhe kanë kërcënuar atë dhe familjen e saj që të tërheqë denoncimin

presionit, derisa familja e saj zbuloi pak javë më parë se ajo ishte shtatzënë. “Vajza e mitur ka mbetur shtatzënë dhe është detyruar më pas të strehohet në një klinikë private për të fshehur këtë dhe të bëjë abort”, shkruan gazeta Tovima (Hapi). Të afërmit e saj, pasi kanë mësuar shtatzëninë i kanë kërkuar llogari 45-vjeçarit, tek i

cili e dinin se punonte, dhe ai fillimisht ka thënë se kjo mund të ketë ndodhur me një nga djemtë e tij. Familjarët e vajzës e kanë denoncuar, duke mos e besuar këtë version dhe pas deklarimeve të vetë të dhunuarës dhe provave të mbledhura, policia ka arrestuar burrin katër ditë më parë, por ai është liruar, pasi ka paguar një garanci prej 30 mijë eurosh. Pikërisht pas këtij momenti anëtarë të Agimit të Artë, parti e pestë parlamentare pas zgjedhjeve të fundit në Greqi, kanë shkuar në shtëpinë e të miturës dhe kanë kërcënuar atë dhe familjen e saj që të tërheqë denoncimin ose të lehtësojë padinë ndaj 45-vjeçarit. Gazeta Tovima (Hapi) thotë se ka kontaktuar me familjen e të dhunuarës dhe ka mësuar se ata po kërcënohen dhe se madje janë paralajmëruar se do të sulmohen edhe në gjykatë. Sipas Tovima-s, një grup burrash mes të cilëve edhe dhunuesi, kanë kërcënuar familjen e vajzës duke i thënë se “Nëse shqiptarët nuk e mbyllin çështjen, atëherë ata do të përballen me zemërimin e Agimit të Artë”. Ndërkohë Ekathimerini raporton një shtim të ndjeshëm të numrit të sulmeve ndaj emigrantëve në zonat e ndryshme të Greqisë.

NJOFTIM “OPEN PORT – Edicioni i Tretë” 22, 23 dhe 24 qershor 2012 Një Festë e madhe që zgjat 72 orë – vetëm në mjediset e Portit të Durrësit!

T

ri ditë radhazi, nga e premtja deri të dielën, Porti më i madh i vendit do të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin veprimtari kulturore, artistike dhe sportive pa fund. Koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore; talentet e vegjël dhe të rinj, që i keni ndjekur vetëm përmes ekranit; ekspozita fotografike dhe pikture; ndeshje minifutbolli dhe gara noti; Deejay dhe Karaoke; animatorë dhe kostume popullore, gjithçka që dëshironi të shikoni brenda së njejtës mbrëmje në një mjedis ku nuk mungojnë as ndeshjet çerekfinale të “Kampionatit Evropian të Futbollit Poloni-Ukrainë 2012”. Vizitat në institucionet portuale, Panairin e agjencive dhe mekanizmave si dhe në anijet tregtare dhe ushtarake do të jenë pjesë e Edicionit të Tretë të Megafestës “Open Port 2012”

22 qershor 19.00 Koncert i shkollës së muzikës “Robert Radoja” 20.00 X – Factor Koncert i Talenteve të produksionit TV Klan 21.00 Maratona e Këngës popullore e qytetare – Edicioni i 7-të 23.30 Deejay Moss 23 qershor 19.00 Koncert i fëmijëve të Tiranës me pjesëmarrjen e Talenteve të spektaklit “Gjeniu i vogël” 20.00 Koncert i Orkestrës frymore të Durrësit 20.30 Shfaqje e artistëve të Cirkut të Tiranës 21.00 Koncert me yjet e muzikës së lehtë shqiptare 23.30 Deejay 24 qershor 19.00 Spektakli i Qendrës Kulturore të Fëmijëve – Durrës 19.30 Koncert i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” 20.00 Teatër për fëmijë dhe animacion për publikun 21.00 Megaparty “Open Port” – Deejay dhe Karaoke

“Le ta njohim njëri-tjetrin, duke festuar së bashku”. Autoriteti Portual Durres, Adresa: L. 1, Rr.”Tregtare”, Durres, ALBANIA NIPT: J61811536L Tel / Fax (+355) 52 22 3115 e-mail:info@apdurres.com.al www.apdurres.com.al


14

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

rrethe

Shpallet në kërkim 17-vjeçari, theu tre postblloqe policie Një 17-vjeçar nga Laçi është shpallur në kërkim prej policisë. Kjo e fundit bën me dije se një ditë më parë 17-vjeçari I.R., duke udhëtuar me makinën e tij tip “AUDI 80”, ngjyrë e zezë, me targë KR 5884 A, së bashku me një person tjetër, nuk u ka ndaluar shërbimeve të policisë në

Tepelenë, Ballsh, Patos dhe kur ka mbërritur në “Kryqëzimin e Parkut” në lagjen “1 Maj”, Fier, në çastin që ka vënë re një tjetër postbllok me forca të shumta policie, 17-vjeçari së bashku më shokun e tij, ende të paidentifikuar, e braktisën mjetin në një rrugë të

pashtruar në tokat e fshatit Mbyet Fier dhe u larguan. Nga këqyrja e mjetit të braktisur është bërë edhe identifikimi i pronarit të mjetit, shtetasi I.R., 17 vjeç, banues në Laç Kurbin, si dhe u gjetën në mjetin e tij 3 (tre) fishekë model 56, kalibri 7.62 mm.

shkurt

Vlora i jep titullin “Qytetar Nderi” Fatmir Limajt Vlorë- Këshilli bashkiak i Vlorës nderoi dje me titullin “Qytetar Nderi” personalitetin e njohur të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës, Fatmir Limaj, një nga emrat e spikatur në luftën për çlirimin e saj. Ky vendim, i marrë me konsensus nga anëtarët e këshillit, me propozim të kryetarit të Bashkisë, Shpëtim Gjika, iu dha Limajt me motivacionin: “si figurë - simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike, për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj”. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të ditës së djeshme, që i parapriu procesit të votimit, kryebashkiaku Gjika vlerësoi figurën e Fatmir Limajt, si një nga personalitetet kryesore të jetës politike e shoqërore të Kosovës, aktivist i shquar në luftën e popullit kosovar për çlirimin e vendit dhe politikan shumë aktiv në përpjekjet diplomatike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si edhe një mik i mirë i qytetarëve vlonjatë. Dhënia e titullit për figurën e Limajt, për kryebashkiakun e qytetit bregdetar lidhet me12 qershorin, një ditë e shënuar për popullin e Kosovës, çka përbën veç të tjerash një vlerësim për luftën dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. 12 qershori i vitit 1999 njihet si Dita e Lirisë së Kosovës, ose Dita e Paqes, e lidhur me hyrjen e trupave të NATO-s që i dhanë fund konfliktit në Kosovë dhe dëbimit masiv të kosovarëve nga trojet e tyre. Kjo ditë kujtohet nga mbarë shqiptarët si një ngjarje e shënuar.

Burg për fshatarët e Zharrës, sulmuan depozitat e naftës Qindra banorë rreth gjykatës kërkuan lirimin e tyre. Prindërit e të pandehurve: Shteti po mbron vrasësit dhe po sulmon të vrarët. Kastriot Beluli dhe Gentjan Asllani akuzohen për dëmtim prone dhe tubime të paligjshme

Tenton të shpëtojë të dashurin që piu fostoksinë, përfundojnë të dy spital Problemet e një lidhjeje mes dy të rinjve në Durrës, për pak sa nuk janë mbyllur tragjikisht. Një 24-vjeçare teksa tentoi t’i shpëtojë jetën të dashurit të saj, i cili ishte vetëhelmuar me fostoksinë, mbeti e dëmtuar gjatë kohës që ishte duke i bërë frymëmarrje artificiale. Dy të rinjtë ishin të martuar dhe duket kishin një lidhje jashtëmartesore, problemet e së cilësi i kanë shtyrë drejt veprimeve ekstreme. Ngjarja e pazakontë, e cila për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi, është regjistruar rreth orës 15:00 të së enjtes, në lagjen numër 14, Durrës, pikërisht në një banesë të braktisur. Mësohet se shtetasi më iniciale G.N, 21 vjeç, ka tentuar t’i japë fund jetës së tij në kushtet e depresionit, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme lënde helmuese e llojit fostoksinë, ngjarje e cila fillimisht është konstatuar nga e dashura e tij, 24-vjeçarja me iniciale D.B., banore e lagjes numër 4. Sipas informacioneve të para të policisë, nisur edhe nga dëshmia e vetë 24-vjeçares, mësohet se kjo e fundit kishte dyshuar mbi atë çfarë mund t’i ndodhte të riut, për shkak të konflikteve dhe marrëdhënies së ndërlikuar dashurore që dy të rinjtë kishin pasur së fundmi. E shqetësuar në lidhje me bisedën e fundit që kishin bërë në telefon, teksa i riu e udhëzonte mbi vendin në të cilin ndodhej, si dhe për aktin që do të kryente, 24-vjeçarja është ndjerë e shqetësuar, duke u nisur pikërisht në destinacionin ku dhe i riu i kishte thënë se ndodhej. Me të mbërritur në destinacion, ajo ka parë të riun pa ndjenja në tokë, ndërsa për t’i ardhur në ndihmë, 24-vjeçarja ka menduar t’i bëjë frymëmarrje artificiale. Por, ky veprim ka qenë i rrezikshëm edhe për shëndetin e saj, pasi vetëm brenda pak minutave ajo ka rënë pa ndjenja në tokë. Dy të rinjtë janë gjetur pak minuta më vonë, nga të tjerë banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë e Durrësit, e cila fillimisht ka bërë të mundur transportimin e të rinjve për në spitalin rajonal, ku dhe i është dhënë ndihma e parë. Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se G.N., 21 vjeç dhe D. B., 24 vjeçe, kanë mbërritur në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi kishin konsumuar një sasi pluhuri fostoksinë. Sipas mjekëve, pas ndërhyrjes së parë mjekësore, vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, për shkak se sasia e helmimit ishte e vogël, duke mos vënë në rrezik jetën e saj, ndërsa më e rënduar paraqitej gjendja e djalit 21-vjeçar, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dy banorët e fshatit Zharrës në Fier, të ndaluar nga policia pasi dyshohen si personat që sulmuan depozitat naftës dhe hapën saraçineskat në një protestë kundër shpërthimeve, sipas tyre, të bëra nga Bankers Petrolium, të cilat u kanë dëmtuar shtëpitë, janë lënë me masë siguri burg nga gjykata e Fierit. Kastriot Beluli 45 vjeç dhe Gentjan Asllani 38 vjeç u përballën dje me akuzën e prokurorisë në ambientet e gjykatës Fier. Ata u paraqitën veç nga njëri-tjetri në mesditë përballë gjyqtares Adelina Zarka, ndërsa mediat dhe të afërmit e tyre nuk u lejuan në sallën e gjyqit. Madje hyrjet dhe daljet e tyre u shoqëruan nga forca policore, të cilat nuk lejuan askënd veç togave të zeza, palën mbrojtëse, atë të akuzës dhe të akuzuarit të futeshin në sallën ku u zhvillua seanca gjyqësore.

Prokurori i çështjes, Artjan Bejo, i kërkoi gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestit të tyre, ndërsa si masë vlerësimi atë të arrestit me burg. Ndërsa pala mbrojtëse, avokat Vladimir Cjapi, kundërshtoi arrestin. Ai i kërkoi gjykatës që ta cilësonte të paligjshëm, ndërsa hodhi poshtë dhe akuzat. “Nuk mund të ketë arrest me burg për persona pa rrezikshmëri shoqërore, në një rast kur nuk është provuar dhe vërtetuar fakti se janë këta shtetas që kanë shkatërruar pronën e kompanisë Bankers, në një kohë kur ata kanë qenë në një protestë mes qindra banorëve të fshatit Zharrës”, tha avokati. Ai përmendi kushtet e vështira ekonomike të të arrestuarve, ndërsa i kërkoi gjykatës të vendosë një masë të lehtë sigurie atë të detyrimit për paraqitje. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga gjykata. Gjatë seancës së vlerësimit dhjetëra banorë kanë qenë të pranishëm përreth godinës së gjykatës, ndërsa prindërit e Kastriotit, Rrapo dhe Dashuri Beluli kërkuan drejtësi nga shteti. Sipas tyre, ata jetojnë prej vitesh në banesat që tashmë u janë shkatërruar dhe shteti në një kohë që duhet të ruajë jetët e tyre është duke zhvilluar një gjyq ndaj personave që u ngritën për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe pasurinë e tyre të rrezikuar. “Shteti nuk lufton ata që na vrasin, por lufton të

Një nga të pandehurit gjatë masës së arrestit

vrarin”- pohuan prindërit e tij. Ngjarja për të cilën dy banorët e Zharrëzës akuzohen ka ndodhur ditën e diel, kur tri lëkundje toke u ndien në qytetin Fier, Roskovec si dhe në zonën e Dukasit Patos në orët e para pas mesnate duke u gdhirë kjo ditë. Këto lëkundje kanë tmerruar banorët e kësaj zone e sidomos ata të fshatit Zharrës. Banorët të trembur dhe irrituar e kanë lidhur fenomenin e lëkundjes me shpërthimet e shkaktuara në thellësi të tokës, në puse të ndryshme nafte gjatë procesit të punës nga ana e kompanisë së naftës Bankers Petrolium. Një grup banorësh të irrituar rreth orës 05 00 kanë dalë nga shtëpitë dhe pasi janë grumbulluar në rrugën nacionale Fier-Berat, kanë sulmuar depozitat e dekantimit të naftës bruto, depozita që ndodhen anës kësaj rruge, duke hapur saraçineskat e depozitave. Si pasojë, një sasi nafte që llogaritet rreth një mijë ton është derdhur në ambient duke shkaktuar veç dëmit edhe një ndotje të madhe ekologjike. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Bankers Petrolium, Leonidha Çobo, i kontaktuar me telefon, ka deklaruar se këto lëkundje, sipas tij, kanë qenë tre tërmete dhe jo lëkundje të shkaktuara nga shpërthimet e kryera nga kompania.

Kapet i katërti i vjedhjes me dhunë

@

mapo.al/

rrethe

Në pranga autori i katërt i vjedhjes me dhunë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Seksioni kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë në drejtorinë e policisë së qarkut të Elbasanit ndaloi Ermir Hasanllarin, 26 vjeç, me banim në fshatin Katund i Ri, pasi akuzohet se në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, të arrestuar më parë nga policia, kanë vjedhur

materiale të ndryshme në uzinën 12 të Kombinatit Metalurgjik. Vjedhja është realizuar duke ushtruar dhunë ndaj rojes dhe nën kërcënimin e një arme tip pistoletë. Ndaj autorit është ngritur akuza e vjedhjes me armë me dhunë e kryer në bashkëpunim. Për këtë shtetas Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë së arrestit me burg. F.S.


e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

15

Studenti shqiptar arrestohet me 6 kg heroinë Një student shqiptar dhe miku i tij u arrestuan në Padova, pasi u kapën me 6 kilogramë heroinë. Dy shqiptarët, njëri punëtor në Savona dhe tjetri student u akuzuan për tregti droge. Studenti shqiptar mbahej prej kohësh nën vëzhgim nga agjentët e

antidrogës, pasi kishte ngjallur dyshime me jetën e tij të luksit. Policia italiane i ka ndjekur dy shqiptarët dhe në momentin që ata ishin duke biseduar me njëri-tjetrin, ka ndërhyrë. Agjentët e antidrogës kanë ndjekur dy shqiptarët, e ndërsa

punëtori është arrestuar në motorin e tij, studenti ka tentuar të fshehë çantën, duke e hedhur poshtë një makine. Gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se në të ndodheshin 6 kilogramë heroinë, e cila në tregun e narkotikëve vlen 300 mijë euro.

fier

“Patentat”, arrest në burg edhe për 4 të arrestuar të tjerë

Policia gjatë një kontrolli në Rinas

Mungon marrëveshja e ekstradimit, i kërkuari nga Greqia lirohet në Rinas Policia e Rinasit ka ndaluar 27-vjeçarin Gjin Marku, i cili rezulton në kërkim për plagosjen e një greku, por pak orë më vonë është detyruar ta lirojë atë. Zyrtarët: Mungesa e marrëveshjes e bën nul arrestimin Tiranë Një person i kërkuar për

akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të një greku në vitin 2005, në Korinthë të vendit fqinj, u ndalua dje në mesditë vetëm për pak orë në aeroportin e Rinasit. Gjin Marku, 27-vjeçari nga Puka, sapo ishte kthyer nga Anglia, përmes linjës LondërTiranë, kur u ndalua nga policia e Rinasit, me pretendimin se emri i tij ndodhej në listën e të kërkuarve të drejtësisë greke. Lajmi u bë i ditur për gazetën “Mapo” nga burime të Policisë së Rinasit, të cilët thanë se Marku sapo mbërriti në terminalin e pritjes së pasagjerëve nga policia kufitare, u paraqit me emrin e tij ofi-

cerëve të Policisë Kufitare. Ndërkaq, mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi të shtetasve shqiptarë nga Shqipëria në Greqi, bëri që blutë në aeroport, pas marrjes së tij në pyetje dhe verifikimeve konkrete ta linin të lirë. Po kështu, edhe mungesa e një dënimi penal në Shqipëri, për krimin për të cilin ishte akuzuar në Greqi, detyroi autoritetet policore të kryenin si procedurë vetëm shoqërimin e Gjin Markut, pyetjen dhe verifikimin rutinë e më pas lënien e tij në gjendje të lirë. Sa i përket akuzës së ngritur nga autoritetet greke mbi plagosjen e ndodhur në vitin 2005, gjithçka pritet të sqarohet në ditët në vazhdim, nëse homologët grekë do të sjellin materiale hetimore për Markun. Gjithçka nisi kur ai u paraqit në sportelin e kontrollorit kufitar. Pas deklarimit të të dhënave të tij personale nga Gjin Marku, oficeri i policisë i futi ato në sistemin online, për t’i verifikuar nëse personi përballë tij ishte në listën e të kërkuarve të policisë shqiptare apo edhe në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë të Interpolit. Sapo

emri i Markut është futur në sistemin Interpolit, është vënë re se personi ishte i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë greke për akuzën e plagosjes me armë dhe atë të armëmbajtjes pa leje. Menjëherë pas këtij momenti, Markut i është kërkuar që verifikimet të kryheshin më të detajuara në Komisariatin e Policisë së aeroportit të Rinasit. Pukjani, pa hezitim, i është drejtuar zyrave të policisë së Rinasit i shoqëruar nga blutë. Gjatë pyetjes së tij, i kërkuari

Marku sapo mbërriti në terminalin e pritjes së pasagjerëve nga policia kufitare, u paraqit me emrin e tij oficerëve të Policisë Kufitare

ka pranuar se ka pasur probleme me ligjin në Greqi, por se tashmë i kishte mbyllur ato dhe se ishte qytetar i lirë si gjithë të tjerët. Një pretendim i tillë nuk iu duk i besueshëm specialistëve të hetimit të krimeve të Policisë së Rinasit, si dhe oficerëve të Policisë Kufitare. Për këtë shkak u kërkua ndihma e autoriteteve të larta të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zyrtarët e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Polici u sqaruan efektivëve në Rinas se arrestimi nuk mund të kishte vlerë dhe mund të ishte nul, pikërisht për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit me Greqinë dhe mungesës së një vendimi penal në Shqipëri për këtë çështje. Po kështu, nuk kishte as edhe një vendim Gjykate që të njihte ndonjë vendim të drejtësisë greke për veprat e dyshuara të Markut. Në këto rrethana, “i kërkuari” është lënë i lirë të kthehet në banesën e tij, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë në ditët në vazhdim, statusin e tij për policinë greke.

Janë njohur dje me masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, katër të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Patentat e dyshimta”. Tre prej të arrestuarve, Emiljano Bushi, 28 vjeç, anëtar i komisionit për pajisjen me leje drejtimi për mjete; Xhevair Caushi, 57 vjeç, punonjës i pranimit të dokumenteve për pajisjen me leje drejtimi për mjete në DRSHTRF; dhe Paskal Bello, 48 vjeç, anëtar i komisionit për pajisjen me leje drejtimi; u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim. Ndërsa i arrestuari tjetër që u njoh me masën e sigurisë, Vladimir Nebiaj, 57 vjeç, instruktor pranë autoshkollës “Gërveni-Tahiri’’, dyshohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkaq, për dy të ndaluarit Redian Çuko, 29 vjeç, ish-punonjës i DRSHTRF; dhe Agron Saliko, 42-vjeç, i punësuar si shofer dhe furnitor pranë këtij institucioni; do të vendoset sot masa e sigurisë. Gjatë operacionit “Patentat e dyshuara” u vunë në pranga edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Ata janë Emiljano Mone, 30 vjeç; Dilaver Shyti, 43 vjeç; dhe Bujar Tahiri, 58 vjeç, pronar i autoshkollës ‘’Gërveni-Tahiri’’.

Tregtia e hashashit, vritet në postbllok 26-vjeçari shqiptar Policia italiane ka vrarë aksidentalisht një shqiptar, ndërsa ky i fundit tentoi të thyente postbllokun. Në makinë gjenden 10 kg marijuanë Itali Një 26-vjeçar shqiptar vritet në postbllok nga policia italiane, pasi tentoi t’u shpëtonte prangave për transport marijuane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së

mërkurës në rrugën që lidh Grosseton me Sienën, ndërsa policia italiane tha se njëri prej agjentëve vrau aksidentalisht shqiptarin. Mediat e vendit fqinj raportuan se rreth orës 23:00 të 20 qershorit, gjatë një kontrolli policie antidrogë, mes shumë automjetesh të tjera , u ndalua edhe automjeti ku udhëtonin dy shqiptarë. Fillimisht, shqiptarët kishin respektuar sinjalin e ndalimit të dhënë nga dy agjentët, por më pas kishin dalë nga radha

e makinave të ndaluara dhe ishin larguar me shpejtësi të madhe, duke aksidentuar dy policët. Sipas policisë, njëri prej agjentëve, kur ka rënë në tokë, ka shtënë aksidentalisht një plumb që ka kapur krahun e majtë të makinës ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptarë. Për pasojë drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i plagosur rëndë, me një plumb në kraharor. Ai humbi jetën gjatë natës në spitalin e Grossetos. Sipas të dhënave

zyrtare të policisë, në makinën e të rinjve shqiptarë u gjet një valixhe me 10 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë. Mediat italiane raportojnë se makina ku ndodhej 26-vjeçari që mbeti i vrarë ishte një Volkswagen Golf, brenda së cilës u gjet e fshehur marijuana. Policia italiane ka nisur hetimet lidhur me përgjegjësitë mbi këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj shqiptarit tjetër ka nisur procedimi për transport të lëndëve narkotike.



e premte, 22 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

17

MAPO

FT: Ministri i Financave, një zgjedhje surprizë Financial Times e konsideron "surprizë" zgjedhjen e Vasilis Rapanos, në postin e ministrit të financave. Gazeta prestigjoze e karakterizon atë si një punonjës publik karriere, me një të kaluar radikale. "Udhëheqësi i qendrës së djathtë, Antonis Samaras bëri një zgjedhje surprizë në postin e ministrit të financave, duke vënë

një punonjës të administratës publike, me njohuri të financave, por të majtë dhe me të kaluar radikale gjatë kohës së diktaturës, gjë që i shkaktoi 4 vjet burgosje në burgjet famëkeqe në Selanik ",-thotë artikulli. "Ishte një eksperiencë pozitive. Kam lexuar shumë libra dhe kam mësuar se si të mbijetoj në kushte të tilla",

thotë vetë ministri i ri për gazetën. U lirua nga burgu në vitin 1973, përfundoi studimet dhe u nis për studime pasuniversitare në Kanada, ku kreu doktoraturën. "Pas 30 vjetësh karrierë në financat publike, unë i njoh mirë ato", është shprehur ministri i ri i financave, Rapanos në Financial Times.

Vasilis Rapanos

Kryeministri grek shpall qeverinë, betohet para Presidentit Qeveria e Antonis Samaras, me 17 ministra dhe 22 zv. ministra. PASOK dhe DIMAR mbështesin qeverinë, por nuk përfaqësohen në të me figura të larta politike Antonis Samaras ka shpallur dje qeverinë e re, e cila ka bërë betimin tek presidenti grek. Kabineti “Samaras” ka 39 anëtarë, nga të cilët janë 17 ministra. Në përbërje të kabinetit qeveritar ka vetëm dy gra. 29 janë deputetë të Demokracisë së Re dhe pjesa tjetër janë persona joparlamentarë. “Kjo është qeveri uniteti dhe qëllimi i saj është të rivendosë sigurinë për qytetarët grekë”, -i tha medias së huaj Antonis Samaras. Ministri i Financave është Vasilis Rapanos, ministër i Brendshëm Stilianidis Euripidis, i Punëve të Jashtme Dimitris Avramopulos (nëkryetari i ND), ndërsa Ministria e Mbrojtjes Qytetare do drejtohet nga Nikos Dendias. Për emrat e anëtarëve të kabinetit, ranë dakord kryeministri Samaras, kryetari i PASOK Evangelos Venizelos dhe i së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis gjatë takimit që mbajtën sot për disa orë. PASOK dhe DIMAR mbështesin qeverinë, pa u përfshirë direkt në të me figura politike. Tre partitë e koalicionit së bashku kanë 179 deputetë, që konsiderohet një shumicë e mirë në një parlament me 300 vende, por sipas analistëve, mospjesëmarrja e PASOK dhe DIMAR me figura politike, rrezikon efektshmërinë e qeverisë. Këto dy forca tashmë në pushtet, kërkojnë të qendrojnë në dukje, larg masave shtrënguese që do të marrë qeveria e re, ndërsa dihet publikisht se bashkë me Demokracinë e Re kanë nënshkruar një marrëveshje për të mbështetur plotësisht koalicionin.”Qeveria greke synon të adresojë krizën, të hapë rrugën e zhvillimit dhe të rishikojë kushtet e marrëveshjes së kredisë, pa rrezikuar kursin evropian

Qeveria greke duke bërë betimin

Kabineti Samaras E planifikuar në fillim për 28 poste, por e përfunduar me 38 të tilla, qeveria e re ka edhe një përbërje tërësisht burrërore të vendit apo qëndrimin në euro”, thuhej në deklaratën që shoqëronte shpalljen e kabinetit të ri. E planifikuar në fillim për 28 poste, por e përfunduar me 38 ministra e zëvendësministra, qeveria e re ka edhe një përbërje tërësisht burrërore, pasi ka vetëm një grua ministre dhe një zëvendësministre. Shumica e anëtarëve të qeverisë janë betuar në pasditen e së enjtes para presidentit Papulias dhe kryepeshkopit të Greqisë dhe një orë më pas janë mbledhur në takimin e parë të kabinetit. Kry-

» Kryeministër, Antonis Samaras » Ministria e Financave, Vasilis Rapanos » Ministria e Brendshme, Euripidis Stilianidis » Ministria e Jashtme, Dimitris Avramopulos » Departamenti i reformave administrative, Antonis Manitakis » Ministria e Maqedoni-Thrakës, Theodoros Karaoglou » Ministria e Mbrojtjes, Panos Panajotopulos » Ministria e Zhvillimit dhe Infrastrukturës, Kostis Haxhidakis » Departamenti Detar dhe Ishujve, Kostis Mousouroulis » Ministria e Energjisë Mjedisit, Evangelos Livieriatos » Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Konstantinos Arvanitopoulos » Ministria e Punës dhe Sigurise Sociale, John Vroutsis » Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Dendias » Ministria e Shëndetësisë, Andreas Lykourentzos » Ministria e Zhvillimit Rural, Athanasios Tsaftaris » Ministria e Drejtësisë, Antonis Roupakiotis » Ministria e Turizmit, Olga Kefalogiani » Ministri i Shtetit, Dimitris Stamatis » Zëdhënësi, Simos Kedikoglou

eministri grek ka rikrijuar tre ministri të reja, atë të Marinës Tregtare dhe të Turizmit, si dy sektorë kyç për rimëkëmbjen e ekonomisë, por edhe atë të Maqedonisë dhe Trakës, që shpjegohet si rikthim në pozicionimet e ashpra të konservatorëve dhe të vetë Samaras në çështjen e panegociueshme për ta, të emrit të Maqedonisë. Si test për qeverinë e re konsiderohet samiti i Ministrave të Financave të Eurozonës në Luksemburg, ku Greqia do të kërkojë lehtësimin e disa prej kushteve të marrëveshjes si dhe zgjatjen e periudhës së pagesës së borxhit. Nga ana tjetër partnerët europianë, nuk duken të gatshëm të bëjnë ndonjë lëshim nga programet e nënshkruara prej Athinës dhe kjo do të ishte një goditje e parë për qeverinë e sapokrijuar. Gjithsesi, presidenti i KE, Manuel Baroso ka shprehur kënaqësinë e tij për formimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Samaras ka marrë telefonata urimi nga Merkel, Putin, Erdogan, Kameron, Rahoi dhe udhëheqës të tjerë europianë.

E pret burgu, ish-kryeministri rumun tenton vetëvrasjen Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase ka tentuar t’i japë fund jetës me një plumb në qafë. Incidenti ndodhi kur policia mbërriti në banesën e ish-kreut të ekzekutivit për ta dërguar në burg. Vetëm disa orë përpara ngjarjes, gjykata më e lartë e Rumanisë mbështeti dënimin dy-vjeçar kundër tij në bazë të akuzave për korrupsion. Nastase i cili mbajti postin e kryeministrit në periudhën e viteve 200-2004, u dënua për mbledhjen e paligjshme të 1,5 milionë eurove për fushatën e

tij zgjedhore në 2004-tën. Ai nuk i ka pranuar kurrë akuzat e ngritura, ndaj gjithmonë ka insistuar se ato janë të motivuara politikisht. Shefi aktual i qeverisë, Viktor Ponta, një aleat i vjetër i Nastasës, e vizitoi në spital pas incidentit. “Gjendja e politikanit është e stabilizuar dhe nën kontroll”, tha Ponta për “Associated Press”. Pasi ka përdorur në mbrojtje të tij çdo mjet ligjor që kishte në dispozicion në Rumani, Nastase, siç lanë të kuptohet avokatet e tij, mund të apelojë në Gjykatën Europiane të

të drejtave të njeriut në Strasburg. Adrian Nastase është figura më e lartë politike, e dënuar nga një gjykatë në Rumani që prej rënies së komunizmit në 1989. Për eksperten e anti-korrupsionit, Laura Stefan, vendimi kundër tij çel një epokë të re për drejtësine rumune, në të cilën gjykatësit nuk i druhen më njerëzve të pushtetshëm. Këto vitet e fundit, Bashkimi Europian e ka vënë Rumaninë nën presion të vazhdueshëm për të luftuar korrupsionin në radhët e zyrtarëve publikë.

Adrian Nastase

Vendimi kundër Nastases çel një epokë të re për dre­jtë­sine rumune, në të cilën gjykatësit nuk i druhen më njerëzve të pushtetshem



E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Xhejlane Tërbunja sjell në Teatrin Kombëtar historinë e gruas që nuk arrin të gjejë lumturinë. Dy premiera në fundjavë, “Sonte jam vetëm” dhe “Killing me softly”

Një grua vritet për dashurinë E

va, një grua që i ka kaluar të 30at, nuk merr më lumturi nga jeta me të shoqin, Marion. E kërkon dashurinë te Bruno, të cilin e takon rastësisht një ditë në bregdet. Një aksident me makinë prish qetësinë në raportin e ri dhe gruaja fajëson të dashurin. Marrëdhëniet marrin rrokopujën. Për të ulur dënimin, Bruno kalon kohë në një spital psikiatrik dhe më tej e pret një ballafaqim i ashpër me Marion. Në gjithë këtë histori Eva nuk luan nga e saja, kërkon me ngulm dashurinë e burrit që ka hyrë rishtazi në jetën e saj. Si vijon historia? A arrin gruaja të gjejë lumturinë e synuar? Një përgjigje spektatori i Teatrit Kombëtar e merr nesër, ora 20:00 në komedinë “Killing me softly”, shkruar nga Aldo Nikolaj, me reg ji të Admir Glamočak, premierë e Teatrit Dodona të Prishtinës. Kjo fundjavë në Teatrin Kombëtar i është rezervuar dy shfaqjeve që vijnë nga Kosova, “Sonte jam vetëm”, me regji të Enver Petrovcit, shfaqje e Teatrit të Babës, e njohur nga publiku i kryeqytetit, ndërkohë që nesër publiku ka mundësi të shohë “Killing me softly” të Glamočak. Aktorët e të dyja shfaqjeve, Xhejlane Tërbunja, Niada Saliasi, Ilir Tafa, Veton

Xhejlane Tërbunja

Osmani, ishin të pranishëm dje në takimin me median në Teatrin Kombëtar. Me aktoren Xhejlane Tërbunja u ndalëm më gjatë për të zbuluar pak nga karakteri kompleks i Evës. Aktorja ka hyrë vonë në produksionin e Teatrit të Dodonës, pasi mbylli kontratën aktorja Egzona Ademi, prezente në premierën e shfaqjes. “Killing me softly” është një komedi që shfaqet qysh prej vitit 1986 në Teatrin e Dodonës. Për aktoren Tërbunja, publiku sheh në këtë komedi “ata që nuk sheh në jetën reale”, për këtë arsye ajo rri gjatë në repertor. Në intervistën e mëposhtme aktorja tregon rreth rolit dhe për angazhimet. Tërbunja i ka përfunduar studimet 4 vite më parë në Fakultetin e Artit Dramatik në Universitetin e Prishtinës, në klasën e Luan Jahës. Ndër shfaq jet ku ka marrë pjesë, i pëlqen të përmendë “Natën e mirë nënë!”, të autores Marsha Norman, me regji të Drita Begollit, dhe “Monserat”in, me regji të Roland Roshit, që e interpretoi në shkurt të këtij viti në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Nga rolet në kinema me rëndësi është “Shqiptari” i Johanes Naber-it. J.Pasku

Teatri Kombëtar, salla “Kadri Roshi” ora 20:00 dt. 22 qershor “Sonte jam vetëm” Teksti: Andre Pol Antoan Regjia: Enver Petrovci Luajnë: Ilir Tafa & Niada Saliasi Dt. 23 qershor “Killing me softly” Teksti: Aldo Nikolaj Regjia: Admir Glamočak Skenografe & kostumografe: Lejla Hodzic Luajnë: Ilir Tafa, Xhejlane Tërbunja dhe Veton Osmani

Kush është Eva? Është një grua 30 e ca vjeçe. Jeta në çift ka filluar t’i bëhet monotone, nga i shoqi nuk merr më dashuri. Ai e refuzon. Ditën që mendon vetëvrasjen, njeh një burrë që ajo e bind të dashurohet me të. Ajo është një grua që mendon se gjithçka që i ndodh është normale. Arrin deri aty sa i kërkon të dashurit të vrasë të shoqin. Çfarë kërkoi Glamočak nga ky rol? Ai kërkoi që në skenë të shihet një grua energjike. Për këtë rol nevojitej shumë punë. Ka ndërrime skenash, ngjarjet ndodhin shpejt. Personazhi nuk i sheh pengesat që i dalin përpara. Ajo kërkon vetëm të realizojë qëllimin e saj. Je ndër aktorët e përhershëm të Teatrit Dodona? Nuk jam e punësuar askund, unë punoj me projekte. Ndonjëherë mund të refuzoj një projekt që nuk më përshtatet. Para një jave kisha një premierë në Dodonë, “Këngëtarja tullace” e Ionescos. Për mua ishte një sfidë sepse nuk kam luajtur asnjëherë në një shfaqje absurdi dhe nuk e di nëse ishte ajo loja që duhet të realizonim.

A të ofrohen shpesh kontratat? Në Prishtinë ka njerëz që duan të punojnë me mua. Kam vazhdimisht shfaqje, angazhohem si në film, ashtu edhe në teatër. Kam filluar të punoj që në kohën e shkollës. Në kohën që isha duke punuar diplomën, punoja me një shfaqje në Teatrin e Prizrenit. Sa të ka ndihmuar kjo gjë? Në këtë profesion përvoja të ndihmon më shumë se shkolla. Ndihesh e aktivizuar sa duhet? Përveçse punoj me regjisorë profesionistë, ndodh që të jem e angazhuar dhe me punët e studentëve në filmat e shkurtër. Me studentët punoj kur më intrigon skenari ose ideja e regjisorit. Ka publik Dodona? Ka. Drama dhe tragjedia mund të mos kenë publik, nuk u pëlqen, vijnë, por jo në masë të madhe. Kur ka komedi, salla është plot. Te ne, kohët e fundit janë vënë shumë vepra bashkëkohore dhe në Teatrin Kombëtar kanë filluar të vihen edhe veprat kombëtare.

Le Fi Fi në koncert me RTSH-në Dirigjenti nga Hanoi, Le Fi Fi, është i ftuari i koncertit të së premtes të fundit të qershorit së Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar. Më 29 qershor, ora 20.00, në hollin “Gjon Simoni” të Radio-Tiranës interpretojnë: Dorela Ujkani “Koncert për flaut e orkestrër, D Minor” të Aram Ilyich Khachaturian dhe Olsi Ujkani

interpreton “Koncert për Piano e Orkestër, D minor, Op 30. Nr. 3” të Sergei Rachmaninoff. E vetme orkestra luan skicën simfonike “Paysage” të Haig Zacharian. Dirigjenti Le FI Fi u lind dhe u formua në Hanoi, por që prej vitit 2000 është dirigjent i përhershëm i Filarmonisë së Maqedonisë dhe drejtues i korit të Operës.

Interpretojnë: Dorela Ujkani “Koncert për flaut e orkestrër, D Minor” të Aram Ilyich Khachaturian dhe Olsi Ujkani interpreton “Koncert për Piano e Orkestër, D minor, Op 30. Nr. 3” të Sergei Rachmaninoff.


20

MAPO

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

Replika

sport

Mou: Kush është Zeman? Do e kërkoj në google! Kur dikush e kritikon apo sulmon sikur të jetë edhe në një kontinent tjetër, Zhoze Murinjo nuk do të vonojë t’i përgjigjet. Kështu ka ndodhur me Zdenek Zeman, trajnerin e ri të Romës që pasi e cilësoi Murinjon si një trajner mediokër pak ditë më parë merr një përgjigje të fortë nga “Special One”. “Unë jam një teknik

mediokër? Ok, e respektoj opinionin e Zeman edhe pse nuk e njoh. Ku luan ky? Ah, është trajner, nuk e dija....Tani që jam me pushime do futem në google ta kërkoj për të mësuar se çfarë ka bërë, çfarë ka fituar. Merkato e Real Madridit? Për momentin do të blej vetëm syze dielli.” Përgjigjja ndaj “sulmeve” e kritikave të tilla

është specialitet i Zhoze Murinjos, që duket se nuk është vetëm manjak në përgatitjen e sfidave dhe studimin e kundërshtarit por edhe në reagimin ndaj “armiqve”. Në fund Murinjo kishte një mesazh edhe për Milanin, Interin, e Juven: Shihemi në SHBA për ndeshjet përgatitore të kampionatit.

Portugalia, shumë e madhe për Çekinë, Ronaldo “hajmalia” Luzitanët dominojnë dhe arrijnë kualifikimin për në gjysmëfinale falë golit të realizuar nga ylli i Real Madridit, ku do tëp resin fituesin e çiftit Spanjë-Francë

Çeki - Portugali 0-1 Çekia

Darida Pilar

Jeton Selimi Çekia dhe Portugalia do të ishin dy skuadrat e para që do të zbrisnin në fushën e lojës për t’i dhënë jetë kështu fazës së çerekfinaleve të Euro 2012. Skuadra e drejtuar nga Mikal Bilek do të zbriste në fushën e lojës thuajse me të njëjtin formacion sin ë ndeshjet e mëparshme, por ndryshimi i vetëm do të jetë zëvendësimi i Tomas Roziçkit me Daridan, kjo lëvizje sepse fantazisti i Arsenalit nuk arriti të rikuperonte në kohë dëmtimin dhe u ul në stol. Nga ana tjetër, Paulo Bento e kishte ekipin e plotë ndërsa do të shpresonte në shpërthimet vdekjeprurëse të këmbëshpejtit Ronaldo, i cili pas dygolëshit kualifikues ndaj Holandës, duket se rigjeti atë frymë që po i mungonte. Sfida nis ashtu siç pritej me dy skuadra që nuk guxonin të ndërmerrnin inciativa të shumta në fazën sulmuese, duke e ditur mjaft mirë se mund të rrezikonin shumë në prapavijë nëse do të zhbalanconin mbrojtjet. Minutat e para kalojnë pa raste, ndërsa në fushë është prezent një nervozisëm i madh, sidomos te portugezët, që do të ndëshkohen me dy kartonë të verdhë pas ndërhyrjeve të ashpra të Nanit dhe Velozos. Çekia do të kërkojnë të befasojë kundërshtarin me zbritjet e Selasi dhe Jiraçek, ndërsa Pilar nga krahu i tij nuk e ka shkëlqimin e dy të parëve. Megjithatë, nuk do të ketë goditje në drejtim të portës së Rui Patrisios, ndonëse drejt zonës do të hidhen disa topa të mirë. Portugalia nis të bëhet më e rrezikshme në 15 minutat e fundit të pjesës së parë, teksa do të kërkojë të befasojë mbrojtjen çeke me kombinime të shpejta, që do të kulmojnë me një depërtim të shkëlqyer të Kristiano Ronaldos, që pasi driblon mrekullisht Kadlec dhe Limberskin, do të godasë fluturimthi me të djathtën, por

Jiraçek

Barrosh

Hubshman Selasi Sivok

Plasil

Kadlec

Çeh

Limberski

formacion 4-2-3-1

Trajner: Mikal Bilek

Tomas Roziçki ka qenë në dyshim deri në çastet e fundit të përballjes me skuadrën portugeze, ndërsa Bilek nuk ka bërë ndryshime

Portugalia Koentrao

Patrisio

Pepe Alvesh

Pereira

Mutinjo

Veloso

Ronaldo

Postiga

Meirelesh Nani

formacion 4-3-3

Trajner: Paulo Bento Çerekfinalet

21 qershor Çeki – Portugali 22 qershor Gjermani – Greqi 23 qershor Spanjë – Francë 24 qershor Angli – Itali

1-0 20:45 20:45 20:45

topi do të gjejë shtyllën e plotë. Ueb do të fërshëllejë tre herë dhe do t’i çojë ekipet në pushim me rezultatin e bardhë. Por në pjesën e dytë, Portugalia do ta nisë ndeshjen me më shumë vetëbesim. Luzitanët do të rrezikojnë disa herë, sidomos me anë të Kristiano Ronaldos, që është më i miri në fushën e lojës. Lojtari i Real Madridit do të godasë një tjetër shtyllë në minutën e 49-të, kur nga goditja e dënimit do të bëjë të tundet porta e Petr Çeh për herë të dytë. Paulo Bento i udhëzon të tijtë që të bëjnë presion lart, në mbrojtjen e çekëve, që nga ana e tyre nuk po arrijnë që

Bento nuk heq dorë nga skema e tij 4-33, ku shpejtësia e Nanit dhe e Ronaldos pritet të jenë armët kryesore ndaj Republikës Çeke

të dalin nga mesfusha, e jo më të rrezikojnë kuadratin e Rui Patrisios, që duhet thënë se ka kaluar një mbrëmje të qetë dhe nuk e ka marrë mundimin që të hidhet qoftë njëherë të vetme. Por ndryshe për kolegun e tij, Petr Çeh, që detyrohet të frenojë Nanin dy herë, ndërsa Velozo e Meirelesh kërkojnë të shenjëstrojëngadistanca.Sidoqoftë,këmbënguljaeportugezëve do të shpërblehet në minutën e 79-të, kur Kristiano Ronaldo do të shfrytëzojë në maksimum harkimin e Mutinjos dhe hezitimineSelasis,teksamekokëdotëmposhtë Çeh dhe do të çojë në ekstazë pakicën e tifozëvetëpranishëmnëstadiuminkombëtar tëVarshavës.Pjesaembeturesfidësdhuron një tjetër rast për shënim nga ana portugezëve, por Çeh do të presë goditjen e bukur të Perreiras. Ndonëse ka kohë për reagim, Çekia nuk ka forcë ta bëjë diçka të tillë dhe Portugalia bëhet kështu skuadra e parë gjysmëfinaliste e Euro 2012.

De Rosi: Krenar që do luaj kundër idhullit tim, Stiven Xherrard Lojtari i të kaltërve beson në një kualifikim të mundshëm ndaj Anglisë, teksa edhe statistikat favorizojnë skuadrën e Prandelit Të kaltrit nuk kanë një Françesko Toti, por një copë Romë është gjithnjë aty. Fiton apo nuk fiton, kryeqyteti mbetet i respektuar dhe hijerëndë. A mund të gjejë kush një të dytë të De Rosit te përfaqësuesja e drejtuar nga Çezare Prandeli? Vështirë. Pasi u kalua faza e grupeve, italianët kanë përballë anglezët në çerekfinalen e së dielës dhe De Rosi e vlerëson shumë kundërshtarin. “Nuk është e nevojshme ta vëzhgojmë Anglinë, pasi dihet që ka lojtarë

të mëdhenj. Për mua, Xherrard është një mesfushor që ka qenë gjithnjë, absolutisht, një idhull për mua. Ai ka qenë në majë për të paktën 10 vjet. Ndaj, ne thjesht mund ta admirojmë atë, por Anglia ka shumë të fortë edhe lojtarët e rinj të krahëve”, thotë de Rosi. Anglia mund të thyhet, kjo është normale, por

duhet forma më e mirë fizike. “Ne duhet të jemi absolutisht në formën më të mirë fizike dhe gjatë këtij Europiani, për fat të mirë, unë jam ndjerë shumë mirë. Është një përballje tepër interesante. Duke u kthyer tek Xherrardi, ai është një lojtar që e gjen kudo, në mbrojtje për të ndalur kundërshtarët, në mesfushë, kroson nga krahët dhe gjithnjë di të dalë në sulm. Unë dua që një ditë të kompletohem si lojtar duke u bazuar te ky lloj shembulli”-shprehet de Rosi. Në 40 vjet, Italia ka rikuperuar vazhdimisht ndaj shpikësve të futbollit, aq sa sot ka bilanc pak më të mirë. Por, kur mendon për lojtarë si Xherrard, atëherë me të drejtë mund të biesh dakord me De Rosin: Nuk do të jetë e lehtë.

Spanja

Kasijas: Rekordet janë bërë për t’u thyer Kapiteni i përfaqësuese spanjolle, Iker Kasijas parashikon një përballje të vështirë mes skuadrës së tij dhe asaj franceze ditën e shtunë në cerekfinalen e Euro 2012. Portieri i Realit të Madridit i pyetur nga gazetarët edhe për faktin se iberikët asnjëherë nuk kanë fituar ndaj gjelave në finalet e një kompeticioni madhor si Europiani apo Botërori, u përgjigj shkurt dhe prerë. “Statistikat janë bërë për t’u thyer. Franca është një kombëtare shumë e mirë që ka një trajner të madh

dhe lojtarë mjaft cilësorë.” Kasijas beson se Franca nuk do të vijë me moral të rënë për shkak të humbjës 2-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Gjithashtu, 31-vjeçari foli dhe për shkokun e tij të skuadrës tek Reali, Karim Benzema. “Askush nuk duhet të mendojë se kjo sfidë do të jetë një shëtitje. Përkundrazi do të na duhet të vuajmë shumë. Për Benzema mund të them që është një lojtar i madh por shpresoj që atë ditë të mos jetë në formën e tij më të mirë.”

Franca

Blank merr frymë, Riberi e Nasri janë gati Blank mund të marrë frymë lirisht, pas konfirmimit se ka të gatshëm Frank Riberi e Samir Nasri. Gjendja fizike e dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të Francës kishte krijuar shqetësim si pasojë e problemeve që patën pas sfidës së të martës, ku u mposhtën nga Suedia. Ndihmësi io Loro Blank, Alen Bogosian siguroi se të dy futbollistët janë mirë. Nasri dje nuk u stërvit si pasojë e dhimbjes që ndiente në gju,, ndërsa Riberi e ndërpreu para kohe seancën stërvitore. Të dy futbollistët u kthyen dje në stërvitje me grupin dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit për

ndeshjen e të shtunës kundër Spanjës, në Donbas Arena të Donetskut. Por humbja 2-0 e Francës ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit në grup, ka shkaktuar një reagim të ashpër të futbollistëve në dhomat e zhveshjes, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Një ngjarje të cilën nuk ka mundur të fshehë trajneri Laurent Blank. “Po, është e vërtetë, situata doli paksa jashtë kontrollit, por të gjithë më pas bënë një dush të fothtë. Gjendja pas humbjes me Suedinë ishte elektrizuese, por shpresoj që e tillë të jetë edhe para sfidës me Spanjën.”


Tragjedia

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Harron gjumin për Europianin, vdes tifozi kinez Një i ri 26-vjeçar nga qyteti Çangsha vdiq pasi u mundua të shihte të gjitha ndeshjet e EURO 2012, të cilat në Kinë transmetohen në orët e para të mëngjesit. Sipas portalit informativ “Sina.com”, Jiang Xiaoshan, tifoz me Anglinë dhe Francën, vdiq më 19 qershor pasi pa me disa miq ndeshjen Irlandë-Itali. Pas përfundimit të takimit, Jiang u kthye në shtëpi, bëri dush, ra të flinte në orën 5 të mëngjesit dhe nuk u zgjua më. I

riu ishte i shëndetshëm e madje kishte luajtur vetë futboll me skuadrën e universitetit, por mungesa e gjumit dhe konsumimi i alkoolit i kanë dobësuar sistemin imunitar sipas informacioneve nga “Sina. com”. Edhe në Kupën e Botës 2006 dhe atë 2010 janë publikuar lajme të rinjsh që kanë vdekur në vendin aziatik duke ndjekur skuadrat e tyre të preferuara si Brazili, Gjermania dhe Italia.

trajneri

Gjermania ka llogaritur dhe penalltitë, Shvajnshtaiger në listën e Joakim Lëv Lojtari i Bajernit të Mynihut gaboi përpara Petr Çeh në finalen e Champions kundër Çelsit, por trajneri shpreson te vetëbesimi i bavarezit Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv ka bërë planet e tij për një short të mundshëm penalltish në prag të çerekfinales të sotme dhe shpreson se skuadra e tij duhet të fitojë në një klimë të tillë. Lëv thotë se trajneri ka një detyrë të vështirë për të zgjedhur 5 lojtarët që do të futen në serinë e penalltive, por shpreson se Bastian Shvajnshtaiger të jetë në gjendje që të marrë përsipër një goditje të tillë, edhe pse e humbi mundësinë e fundit, kur gaboi në finalen e Champions Lerague kundër Çelsit. “Shvajshtaiger ka vetëbesim të mjaftueshëm”, thotë Lëv në një intervistë për një netuorket gjermane që janë të vendosura në Gdansk. Ai deklaron se do të përdorë disa kritere që janë të domosdoshme në përzgjedhjen e pesë lojtarëve që do të godasin nga pika e bardhë në përfundim të 120 minutave. “Trajneri duhet të vendosë pas 120 minutash… Cili është ende në fushë? Cili mund ta bëjë këtë? Cili ka pasur momente të mira gjatë lojës? – thotë Lëv, që më pas këmbëngul: Ne duhet ta mbyllim ndeshjen më parë. Kemi një mundësi të mirë për të fituar nëse tregojmë cilësitë tona”. Megjithatë, Gjermania nuk i nënvlerëson kampionët e vitit 2004 duke i cilësuar si “mjeshtrat e mbijetesës në Europë”.

Merkato Kaka drejt SHBA-së? Ka blerë vilë në Nju-Jork

Sedorf: Lamtumirë Milan! E pret firma me Botafogon

“E ardhmja e Rikardo Kakas mund të jetë në SHBA”. Këto janë fjalët e menaxherit të lojtarit të Realit të Madridit, Diodo Kotço, i cili pohoi dëshirën e klientit të tij për të luajtur në Major Laegue Soçer. “Ndoshta jo këtë vit, por në të ardhmen po. Nuk po flas për tratativa, por mund të them që për Kaka do të ishte një ëndërr të jetonte dhe të luante në kampionatin amerikan.” Sulmuesi brazilian mësohet të ketë blerë dhe një shtëpi në Nju Jork dhe mund të zgjedhë si destinacion të tij Red Bulls aty ku aktivizohet dhe Henri. Megjithatë 29-vjeçari pëlqehet dhe nga shumë klube të mëdha europiane ku në krye të listës qëndron Paris SG.

Pas 10 vjet karrierë si kuqezi, Klarens Sedorf i thotë lamtumirë Milanit. Holandezi 36-vjeçar, i cili ka fituar 4 Champions me tri skuadra të ndryshme, Ajaksin, Realin dhe Milanin, përshëndeti për herë të fundit nëpërmjet një konference për shtyp tifozët kuqezi, duke premtuar se do të mbetet pjesë e futbollit të luajtur, por pa e zbuluar të ardhmen e tij. Sedorf pohoi se ka patur shumë oferta, por do t’i duhen edhe disa ditë për të vendosur. Klarens Sedorf zbuloi se fanellën me numrin 10 që e kishte trashëguar nga Rui Kosta, dëshiron që ta veshë Zlatan Ibrahimoviç, pasi suedezi e meriton këtë vlerësim.

Liverpuli, 10 milionë euro për Fabio Borinin

Van Persi në Mançester: E pret Siti apo Junajtid?

Liverpuli është i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Çelsit, Fabio Borini. Gazzetta dello Sport shkruan se Redsat do ta sigurojnë Borinin për rreth 10 milionë euro sapo të zgjidhet çështja e pronësisë së tij. Roma dhe Parma kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për shumën rreth sulmuesit dhe pritet ta zgjidhin çështjen nesër përmes një ankandi të fshehtë.

Asi i Arsenalit, Robin Van Persi, është parë në Mançester, duke ngritur spekulime se ai mund të jetë në bisedime me Mançester Sitin ose Mançester Junajtidin. Sulmuesi holandez është parë duke drekuar në Mançester, dhe të gjitha mediat në ishull kanë filluar të flasin për një kalim të tij në këtë qytet. Sidoqoftë, dilema mbetet me kë është duke biseduar ai.

Lojtari i Bajernit të Mynihut ka folur për dëshirën e ekipit të tij kombëtar për të dalë me asgjë më pak se një fitore në çerekfinalen kundër Greqisë, pavarësisht mbrojtjes së fortë të kundërshtarit. Gjermanët e dominuan grupin B, duke fituar të tria ndeshjet kundër Holandës, Danimarkës dhe Portugalisë, ndërsa Greqia u kualifikua në Grupin A duke fituar vetëm një herë. Dhe Myler kupton se skuadra e drejtuar nga Fernando Santos do të testojë durimin e Gjermanisë, duke u mbrojtur fort dhe në mënyrë të përforcuar. “Greqia do të mbrohet, kjo dihet. Edhe për shkak se kemi reputacionin e të qenit një nga favoritët e këtij Europiani, ekipet kundërshtare kanë tendencë për të luajtur me një stil mbrojtës kundër nesh. E dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të jemi të durueshëm, por gjithashtu të pu-

nojmë fort për suksesin, – u tha ai gazetarëve. – Ne kemi më shumë se 11 lojtarë të aftë për të luajtur në këto finale, grupi është OK në të gjitha aspektet. Kundër Danimarkës nuk ishim shumë të kënaqur me veten, sepse kemi pranuar një gol, por duke parë dy ndeshjet e tjera them se ishin të mira, sipas mendimit tim. Fakt determinant është se ne nuk mendojmë rreth humbjes, duam vetëm të fitojmë. Shpresoj se jemi mjaftueshmërisht të mirë sa për të mundur Greqinë. Kemi pasur ndeshje të vështira deri më tani, sidomos ndaj Danimarkës, që është një ekip shumë i fortë. Nivel është shumë i lartë në Europian, edhe më i lartë se në Kupën e Botës, por ne kemi treguar më të mirën që në fazën e grupeve. Tani, vetëm sa do të rritemi më shumë, pasi i kemi marrë xhirot e duhura”.

Deputeti Romario punëson në stafin e tij seksi-gazetaren

Shikoni se çfarë bën Baloteli me flamurin e këndit! Që Baloteli ka probleme me vetëkontrollin, tani e di e tërë bota. Pak ditë pasi bërë një komb të tërë të hamendësojë për fjalët që këputi duke sharë në anglisht, Balo shfaqet i çtendosur dhe i çlodhur në stërvitje, teksa luan me flamurin e këndit mes këmbëve, duke bërë të shpërthejnë në të qeshura shokët e skuadrës.

Ish-ylli i futbollit, që prej vitit 2010 i zgjedhur si deputet në Parlamentin brazilian, ka një bashkëpunëtore të re. Quhet Marcia Magalhaes, dhe përveçse ka qenë miss Atletico Paranaense, është edhe gazetare sportive. Tashmë, do të jetë pjesë e stafit të Romarios dhe duket se deputeti në këtë formë, mban lidhjen me futbollin…


22

MAPO

E premte 22 qershor 2012 www.mapo.al

Të lahesh pa përdorur ujë Duke marrë shkas nga një shok që s’kishte fort qejf të lahej, me disa muaj kërkime në internet, studenti afrikano-jugor Ludwick Marishane shpiku një mënyrë për t’u larë pa përdorur ujë. 22-vjeçari, student në Universitetin e Cape Town, ka shpikur një produkt të quajtur “Dry Bath” (Banjë e thatë), një xhel që përdoret në lëkurë dhe bën punën e ujit dhe sapunit. Shpikja, që e shpërbleu Marishane-n me çmimin e studentit më të mirë sipërmarrës global, ka përdorim të gjerë në Afrikë dhe në vende të tjera në zhvillim, ku higjiena bazike është në nivele të ulëta dhe miliona njerëz vuajnë mungesën e ujit. Ky produkt ndryshon nga ata që përdoren për pastrimin e duarve, pasi nuk e ka aromën e alkoolit. Ai formon një shtresë të hollë e të lagësht që pastron lëkurën dhe nuk ka erë.

Në Baltik zbulohet objekt jashtëtokësor? Ekspedita suedeze hulumtuese ‘Ocean X’ ka hasur në fund të detit Baltik një objekt, për të cilin mendohet se ka të bëjë me jashtëtokësorët! Para një viti shkencëtarët suedezë, duke hulumtuar mbeturina nga Lufta e Dytë Botërore, në fund të detit Baltik, kanë gjetur një objekt të një perimetri rreth 18 metra. Menjëherë kanë filluar spekulimet e ndryshme, duke konsideruar se objekti ka ngjashmëri me anijen e Milenium Falkon të serialit “Lufta e yjeve”, por hulumtuesit ende nuk e kanë sigurinë ta thonë se për çfarë është fjala. Siç transmeton Kosovapress, edhe pse ky objekt është zbuluar para një viti, për mungesë të mjeteve materiale, ekipi i zhytësve tash vonë ka pasur mundësinë t’i ofrohet objektit, kurse fillimisht ka vlerësuar se fjala është për ndonjë copëz të shkëputur shkëmbi. Një nga zhytësit ka thënë se objekti ishte i mbështjellë me një cipë bloze, që tani në vend të përgjigjes sjell vargun e dilemave dhe pyetjeve të ndryshme.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

15

14 19

18

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Venusi do jetë shumë i favorshëm për ju sot. Marrëdhënia që keni krijuar do jetëmëeqartëdhedokuptoheni mjaft mirë me njëritjetrin. Të gjitha këto do ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend personin ideal.

Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do mërziteni dhe do bini në pesimizëm, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi.

Do keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri do ua plotësojë qejfin, por tregohuni të vëmendshëm sepse ai mund t’i hedhë sytë edhe diku tjetër. Mund të lindin edhe skena xhelozie. Beqarët nuk do dëshirojnë të krijojnë një lidhje.

Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jetë e qëndrueshme. Komunikimi do të zbehet dhe herë pas here do e vini në dyshim të ardhmen së bashku. Tregohuni më ta hapur dhe shprehni gjithmonë atë që mendoni për dikë.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshës dhe partneri nuk do rezistojë t’ju qëndrojë larg për asnjë moment. Beqarët është më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse në dashuri nuk do kenë fat

Bënikujdesgjatëkësajdite mos bini në rrjetën e dikujt tjetër.Personidojetëmjaft simpatikdhetërheqësdhe mund t’ua prishë mendjen. Mosharronisekenidikënë krahicilijudashuron.Beqarët do kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione.

Marrëdhëniamepartnerin dojetëemirë.Doikushtoni shumë rëndësi atij dhe do iaplotësonitëgjithadëshirat. Beqarët do joshin pa pushimdhedoarrijnëtabëjnë për vete atë që dëshirojnë. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe emocionetdojenëtëmëdha.

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do keni aq shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjërat mund të ndryshojnë nëse ndryshoni sjellje.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Kjo ditë nuk do jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do jetë i vështirë dhe mërzitja do të shtohet. Venusi do i ndihmojë beqarët të joshin dhe të krijojnë një lidhje me një person inteligjent dhe që do i bëjë të ndihen mirë.

Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënienmepartnerin tuaj. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asgjënëmënyrëqëmoszhgënjeheni nga dashuria.

Nëse keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Do gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do rregullohet. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve.

Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit tuaj, kjo ditë do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Mundohuni sa të mundni! Ambienti yjor do e shtojë dëshirën e beqarëve për të rimuar dashurinë me përjetësinë.

12

20

29

30

27 32

36

40

41

45

46

22

25

31

35

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

13

21

26

37

28

33

34

38

39 42

47

43

44

48

Koha e fillimit ____:____

49 51

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht:

Vertiikalisht:

1. Që bëhet në mënyrë të natyrshme e vetvetiu. 8. Melpomeni, aktore e njohur humori. 14. Gaz i plogët, shumë i lehtë. 15. Mekanizëm i vogël në predhat e artilerisë ose në bombat, që shkakton plasjen në një kohë të caktuar. 17. Simboli kimik i arit. 18. Pjesë midis brinjëve. 19. Pazar i tipit lindor i mbuluar. 21. Hapësirë a sipërfaqe ku është një njeri, një send etj. 23. Pjesëz treguese. 24. Qofte në dialekt. 25. Jahjaga, presidente e Kosovës. 26. Kovaçi i njohur i këngës. 27. Kristaq i skulpturës. 29. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes. 32. Pika kur uji arrin në 100 gradë celcius. 34. Institut Teologjik. 35. Betim. 37. Universiteti Juridik. 38. Stil i vjetër në arkitekturë. 39. Umberto, shkrimtar i famshëm italian. 40. Kryeqyteti i Havait. 42. Gjë që është bërë njëlloj me diçka tjetër. 45. Organizatë Norvegjeze. 46. Lëndinë e vogël. 47. Banorët autoktonë të Alaskës. 50. Shtet në Amerikën Latine. 51. Një nga zhurmat e orës. 52. Zakon fetar.

1. Qytet i vendit tonë. 2. Qytet në Kosovë. 3. Thirrje e stadiumeve. 4. Ndërmarrje Italiane. 5. Sëmundje e rëndë e mushkërive. 6. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore. 7. Hero legjendar grek, mbreti i Tebës. 8. Anton i pajtimit të gjaqeve në Kosovë. 9. Shtet në Afrikë, mbrapsht. 10. Hapja e kanaleve ujitëse për tokat bujqësore. 11. Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës. 12. Ndjenjë përbuzjeje të thellë për dikë a për diçka. 13. Spencer i njohur i kinemasë. 16. Juria Studentore. 17. Njeri që ka mungesë të rruazave të kuqe të gjakut. 20. Lloj ngjitësi. 22. Organizatë terroriste. 28. Grimcë elementare e lëndës. 30. Pajtim në një mjet udhëtimi. 31. E metë trupore e dikujt. 32. Me të shpejtë. 33. Kufiri që është caktuar ose pranuar për diçka, masë e lejueshme, normë. 37. Një nga anët e horizontit. 38. Dyluftim. 39. Ka çdo njeri. 40. Vrull. 41. Njësi vlerësimi për shahistët, mbrapsht. 43. Jo çift. 44. Institut Rehabilitimi. 48. Ndajfolje sasie. 49. Përemër vetor.

Sudoku | nivel mesatar 2

7

3

1

8

4 LUANI (23/VII-22/VIII)

11

17

50

Horoskopi i ditës

10

16

24

23

9

6

9

5

6 2

2 3

8 9 2

2

4

1 8

6

3

6

1

4

8 7

7

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

5 8

7

4 3 1

9

6

8

5

5

4 7

2

4 3

5

3

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

9

Numërkryq

Shah | nivel mesatar 7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2 2 7 1 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

P

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 152, 271, 285, 355, 436, 485, 523, 524, 542, 578, 621, 951. Numra me 4 shifra: 2163, 3026, 3321, 4111, 4747, 5487, 5565, 6023. Numra me 6 shifra: 091241, 156424, 212158, 214157, 221268, 232659, 265320,

R

R U

G

R

E

J

A

E T

S

O

G

R

A

M

I

R

O

S

K

O

V

A

R

U

D

R

E

S

N

O

U Y

R

J

A

E

L

T

E

L B

T

E

E

E

T

R

E

K E

C

I

C

I

C

I

K

O

N

E

D

U

K

M

L

O

M

A

I

N

O

R

E

M

R

E

Z

R

P

I

E

A

O

N

A

T

R

A

R

L

I

S

O

N

I

R S

F

E

R

A

T

A

N

G A I

B

A

K

A

T

S

T

O

G

351652, 443684, 524856, 542712, 554379, 582352, 596320, 641521, 676857, 683532, 848412, 928332, 965231. Numra me 7 shifra: 1041870, 2563251, 6521326, 8259661

T

I

L Z

R

A

J

K

E

U

T A

N

E

5

2

6

3

2

0

1

2

4

6

3

2

1

0

2

6

5

9

8

5

7

4

8

5

4

1

5

2

1

7

0

0

2

0

3

2

7

6

9

6

3

2

5

9

6

3

2

5

1

5

4

7

7

7

7

8

8

4

8

5

1

5

9

6

5

3

2

2

2

2

1

5

6

2

4

5

2

0

0

0

1

2

0

3

0

2

6

6

6

6

5

2

1

2

0

0

1

4

4

4

4

8

5

9

6

5

2

1

4

1

5

7

8

9

5

4

8

5

4

1

2

5

6

2

5

1

2

0

1

5

2

6

6

5

9

9

3

9

2

8

5

7

4

8

6

1

1

1

1

1

1

1

1

1

5

9

5

9

5

6

6

2

1

4

2

0

1

5

2

6

3

5

9

2

8

0

4

1

5

6

5

8

5

2

1

4

5

8

7

9

3

5

4

8

9

5

7

8

4

5

8

1

5

2

4

6

5

9

8

4

1

5

4

7

8

2

5

1

4

7

4

1

2

1


retro 1941 faqja e fundit profil&

22 qershor

SOT

E premte, 22 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Operacioni Barbarossa

Operacioni Barbarossa ishte emri i koduar për pushtimin e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, që filloi më 22 qershor 1941. Mbi 4.5 milionë trupa të Boshtit pushtuan Bashkimin Sovjetik përgjatë një fronti që zgjatej me 2 900 km. Përveç numrit të madh të trupave, në luftë u përfshinë edhe 600 mijë mjete motorike dhe 750 mijë kuaj. Ushtria e Kuqe i bëri ballë goditjes më të fortë të Wehrmacht-it dhe Adolf Hitleri nuk e arriti fitoren e pritshme, por situ-

ata në Bashkimin Sovjetik mbeti e rëndë. Taktikisht, gjermanët arritën disa fitore të shkëlqyera dhe pushtuan disa nga zonat më të rëndësishme ekonomike të vendit, kryesisht në Ukrainë. Pavarësisht këtyre sukseseve, gjermanët u zmbrapsën nga Moska dhe nuk mundën të kryejnë një sulm të dytë të njëkohshëm përgjatë frontit strategjik sovjeto-gjerman. Dështimi Operacionit Barbarossa çoi në kërkesa të Hitlerit për operacione të tjera brenda Bash-

kimit Sovjetik, të cilat dështuan të gjitha, të tilla si vazhdimi i Rrethimit të Leningradit, Operacioni Nordlicht dhe Beteja e Stalingradit. Operacioni Barbarossa ishte operacioni më i madh ushtarak në historinë e njerëzimit, në fuqi njerëzore dhe dëme. Dështimi i tij ishte një pikë kthese në fatet e Rajhut të Tretë. Për më shumë, operacioni hapi Frontin e Lindjes, i cili thithi shumicën e forcave krahasuar me çdo teatër lufte në historinë botërore.

Antonis Samaras Greqia anarkiste shkon djathtas Patrick Jackson/BBC

Në moshën 26-vjeçare Samaras hyn për herë të parë në Parlamentin grek si deputet i Demokracisë së Re. Kryeministri i atëhershëm Kostantinos Mitsotakis e bën pjesë të kabinetit të vet, në fillim më 1989 si ministër Finance dhe një vit më vonë e cakton në krye të diplomacisë greke...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Kryeministri i ri i Greqisë, Antonis Samaras, udhëheqësi i partisë konservatore Demokracia e Re, shihet nga mbështetësit e tij si dikush që e mban fjalën. Kritikët preferojnë ta etiketojnë si një oportunist ambicioz. I arsimuar në fushën e ekonomisë, ai bëri emër në vitet ‘90 si ministër i Jashtëm, kur fushata e tij për të ndaluar shtetin e ri të Maqedonisë të përdorte të njëjtin emër që kishte edhe një rajon në Greqi, arriti në një pikë të atillë sa atij i kushtoi postin dhe vendin në parti. Më 2010, i rikthyer te Demokracia e Re dhe kryetari i saj në opozitë, ai refuzoi të mbështeste kryeministrin socialist George Papandreu për këstin e parë të ndihmës nga BE-FMN. Shoi shpresat për një konsensus kombëtar kur kundërshtoi masat e rrepta që shoqëronin huanë prej 110 miliard Euro. Për median gjermane, udhëheqësi konservator i papajtueshëm është si ‘ajo miza që rri mbi plagë, miza e kalit që... vendosi ambicien personale përpara interesit kombëtar’. Megjithatë, vitin e kaluar, ndërsa gjasat për një falimentim kombëtar rriteshin, ai mbështeti marrjen e këstit të dytë prej 130 miliardë Eurosh. Dredhia për këstet e ndihmës ka qenë edhe më poshtëruese për partnerët e Greqisë, sepse partia e tij është akuzuar në masë si shkaktarja kryesore e krizës së borxheve në vend. Në zgjedhjet e qershorit Demokracia e Re arriti të siguronte një fitore të zorshme, dhe Samaras thotë se përfaqësonte një votë që vendi ‘të qëndronte në rrugën e vet europiane dhe Eurozonë’. Me një prejardhje nga një familje tregtarësh grekë nga Aleksandria, Samaras ka lindur më 23 maj 1951, në Athinë, ku ndoqi shkollën elitare Athens College, bashkë me Papandreun. Paraardhësit e tij themeluan Beneki Museum, një nga institucionet më të mëdha të kulturës në Greqi, ndërsa stërgjyshja e tij Penelope Delta ka qenë një nga novelistet më të dashura të vendit. Ai u rrit mes familjeve më të njohura, dhe të pasura, të kryeqytetit, duke luajtur tenis dhe duke shkuar në mbrëmje të organizuara nga klube private. 17-vjeç fitoi kampionatin grek te tenisit për adoleshentë. Studimet i ka kryer në ShBA, në fillim për ekonomi në Amherst, pastaj Harvard Business School. Në Amherst ka qenë shok konvikti me atë që më vonë do të bëhej kundërshtari i tij politik. Shokët e shkollës kujtojnë se dy djelmoshat e rinj i bashkonte kundërshtimi për juntën ushtarake që qeveriste Greqinë në atë kohë. Të dy lanë mjekra kur junta ushtarake i ndaloi ato. Philip Tsiaras, artist i bazuar në New York, i kujton me temperamente krejtësisht të ndryshëm: Papandreou më shumë si një Labrador dhe Samaras si një qen-ujk, por që disi arrinin të plotësonin njëri-tjetrin. Ekzistenca e lidhjeve kaq të afërta midis udhëheqësve kryesorë të politikës greke pjesërisht shpjegon pse, në zgjedhjet e majit 2012, votuesit u lëkundën nga ana e radikalëve të majtë dhe të djathtë. Në moshën 26-vjeçare Samaras hyn për herë të parë në Parlamentin grek si deputet i Demokracisë së Re. Kryeministri i atëhershëm Kostantinos Mit-

sotakis e bën pjesë të kabinetit të vet, në fillim më 1989 si ministër Finance dhe një vit më vonë e cakton në krye të diplomacisë greke. Por më 1992, ashpërsia e tij për situatën me Maqedoninë solli ndarjen e tij me Demokracinë e Re, dhe e shtyu Samaras të formojë partinë e vet, Pranvera Politike, e cila shkakton një dëm të rëndësishëm politik për Mitsitakos. Hatërmbetjet me ish-kryetarin e tij politik e mbajtën Samaras-in jashtë Demokracisë së re për gati 10-vjet, deri më 2004. Më 2009, në garën për kryetarin e ri të Demokracia e Re, Samaras mund të bijën e Mistotakis, Dora Bakojannis, e cila menjëherë lë partinë, për t’u rikthyer më 2012, pas zgjedhjeve të majit. Në zgjedhjet e majit të 2012-s Demokracia e Re përdori platformën tradicionale antisocialiste. Megjithëse doli si partia më e madhe, sistemi politik ishte kaq i ndarë, saqë asnjë parti nuk mund të formonte e vetme qeverinë, dhe Samaras është akuzuar se nuk arriti të mbërthente shqetësimet, gjithmonë në ndryshim, të votuesve. Për disa, pajtimi, në dukje, me Bakojiannis është provë e strategjisë së tij të hollë për të zgjeruar bazën e fuqisë së tij. Samaras tani ofron një program konservativ dashamirës, përfshi ndihmë për biznesin, duke ulur taksat dhe premtimin për të përdorur fonde europiane për projekte ndërtimi që do të rigjallërojnë ekonominë. Ai gjithashtu do të kthejë mbrapsht shkurtimet për pensionet e atyre në nevojë, të mbrojë rrogat në sektorin privat dhe të largojë në kohë reformat e kursimit. Por në krye të programit të tij janë mbrojtja e vendeve aktuale të punës dhe krijimi i vendeve të reja. Daljen nga zona e Euros nuk e sheh fare si mundësi. “Në këto momente dhrahmi do të thotë vdekje”, tha gjatë një interviste me një televizion grek. E ka prezantuar veten si personi që do të negociojë me kreditorët e Greqisë nxjerrjen e vendit nga kriza dhe rikthimin në një anëtar të përgjegjshëm të EU. Megjithatë, pyetja ngelet: pas 35 viteve në politikë, a është Antonis Samaras personi i duhur për ringjalljen e Greqisë?

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.