22 23 mars mapo ok

Page 1

aktualitet

mapo libri

single & the city

Meta: S'ka sulm ndaj Nishanit, janë keqkuptuar qëndrimet e mazhorancës

Shaban Sinani: E vërteta pa mite për lidhjet shqiptaro-hebraike

Iva tiço

Libri i ri “Shqiptarët dhe hebrenjtë” i Shaban Sinanit, zbulon fakte të reja dhe analizon rolin e ambasadorit të parë amerikan, Herman Bernstein në Shqipëri në vitet ’30. Nisma e Lidhjes së Kombeve (OKB) për ta parë Shqipërinë si një atdhe të mundshëm të hebrenjve të rrezikuar Faqe 17

Kryetari i Kuvendit thotë se mazhoranca nuk ka ndërmarrë sulme ndaj institucioneve të pavarura. Ai përmendi marrëdhëniet e mira me Prokurorin, KLSH dhe Bankën e Shqipërisë. Faqe 4

kontrapedal

Vladimir Myrtezai

mapo ide

Selami xhepa

recensë

Tomi Treska

E shtunë-diel 22-23 mars 2014

Themelues henri Çili- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1164 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Certifikata që 'djeg' Visho Ajazin Mazhoranca po shkon drejt propozimit për shkarkimin e shefit të Shërbimit Sekret me “kalë beteje” certifikatën e skaduar të sigurisë. Visho Ajazi sjell dokumentet nga Kanadaja, por DSIK mban pezull certifikimin e tij. A do të bëhet mandati i Ajazit një front i ri i përplasjes mazhorancë-President? Ish-kreu i DSIK: Si ia dhamë certifikatën kreut të SHISH

Intervista e javës

editorial

mapo lunch

POLITICAL MIND

SHISH, ose dashuria e pushteteve

Carlo bollino: Jam bërë shqiptar… domethënë paranojak

Politikani përballë zgjedhësit: Rasti Basha

artur zheji

Mira kazhani

Faqe 3

Faqe 31

Basha:

Faqe 28

Reportazh

Rama të heqë dorë nga bllokimi, qytetarët do i japin përgjigje

Në 'bazën' e rekrutimit të xhihadistëve

Kryebashkiaku Basha ka shprehur keqardhjen e tij për përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit për të bllokuar punët e nisura dhe të munguara për shumë vite në Bashkinë e Tiranës. Faqe 6

Haxhinasto: Tensionet politike, jo “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma

Ekonomi ERE: Grup pune për ndryshimin e çmimeve të energjisë

Ministri i Transporteve flet për projektet e rrugëve, zgjidhjen e çështjes së furgonëve dhe reformat e tjera. Çfarë po ndodh me administratën civile, sa po i reziston qeverisja e re presionit partiak dhe cilat janë kostot elektorale përballë pritshmërisë së votuesve?

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti tha dje për mediat se të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Ahmeti u shpreh se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja

Faqe 10-11

ylli pango

Faqe 6

Xhamia e fshatit Leshnicë, në pogradec

Çfarë ndodh në dy fshatrat e etiketuar si “qendra” të xhihadistëve që shkuan drejt Sirisë dhe në familjet e personave që kanë shkuar në luftë? Historitë e të larguarve dhe arsyet që i kanë shtyrë ata drejt vendimit ekstrem. Roli i Genci Ballës te besimtarët në dy fshatrat?! Dëshmia e korrespondetit të luftës Vedat Xhymshiti në revistën Mapo dhe pse nuk jemi përjashtim në një botë më esktremiste Faqe 12-13


CMYK

2

NJOFTIM / REKLAMA

9

E EGAZETA shtunë shtunë- e-MAPO ediel diel22-23 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

SHISH, ose dashuria e pushteteve Artur zheji

Ë

Asgjesimi i kanabisit

javore

libri

E shtunë-diel,22-23 mars 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Haxhinasto: Tensionet politike, jo “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma Ministri i Transporteve flet për projektet e rrugëve, zgjidhjen e çështjes së furgonëve... Faqe 10-11

4 5 6 21 6 6

Politikë

Meta: Nuk ka sulme ndaj Nishanit, ka keqkuptuar qëndrimet e mazhorancës

Aktualitet

Nishani takon Llallën e Ajazin, pse nuk pati ftesë për kreun e Policisë

Ekonomi

ERE: Grup pune për ndryshimin e çmimeve të energjisë në qershor

Shaban Sinani: E vërteta pa mite për lidhjet shqiptaro-hebraike Siria, çfarë i çon shqiptarët në “xhihad”?

Personazh

Ardita Meni; kush është sopranoja që prezanton “Kënga ime”

Bulevardi i ri

Basha: Rama të heqë dorë nga bllokimi

Raporti

INSTAT: CEZ, administrimi nga shteti është përkeqësuar

Kolona / ide/ debate

26

intervista ide

14

KONTRAPEDAL

27

pikëpamje

28

POLITICAL MIND

22

Recensë

31

Mapo lunch

Selami Xhepa Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Tomi Treska

Giovanni Vigo Mira Kazhani

shtë tashmë e qartë se qënia e zotit Visho Ajazi, si Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, nuk mund të kapërdihet nga Mazhoranca e re qeverisëse. Përtej akuzave të ndërsjella, përtej mospasjes apo pasjes së të ashtuquajturës ‘certifikatë të sigurisë’, një gjë është tashmë e qartë: objektivisht apo subjektivisht, ndërveprimi dhe normaliteti institucional midis Qeverisë Rama dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ka një ngërç të dukshëm që sa vjen e majiset. Me tone më të forta këtë e ka artikuluar në shumë raste Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në deklaratat e tija të tensionuara për këtë temë dhe nuk ka munguar edhe artikulimi kundër dhe pa ekuivoke i kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho. Nga ana tjetër Rama, është i kujdesshëm kur flet për Visho Ajazin dhe kjo është padyshim një plus etik për Kryeministrin, por edhe një taktikë. Sepse akuzën për gjueti kokash dhe gjueti shtrigash, çdo kryeministër i mençur e druan me të drejtë, e aq më tepër në këtë rast. Porse edhe vetë zoti Ajazi, rrezaton padyshim një integritet dhe një seriozitet komunikativ krejt të përputhshëm me funksionin e tij të lartë. Sado të kenë gërmuar, kush e ka pasion, në të shkuarën dhe në të tashmen e tij, nuk ka gjetur dot lëndë për të gatuar ndonjë tipar që nuk përputhet me paraqitjen e tij korrekte. Ajo çka e rëndon marrëdhënien Rama-Ajazi, është padyshim e kaluara e tij funksionale si nëndrejtor i SHIK, në periudhën e të ndjerit Gazidede, i njohur për besnikërinë radikale ndaj ish-Presidentit Berisha. Por kjo është thjesht insinuatë tejet politike e pra, tejet e diskutueshme. Porse me sa duket, marrëdhënia e besimit të fortë dhe të ndërsjelltë BerishaAjazi, është, nga ana tjetër edhe vetë shkaku i krizës së besimit të Kryeministrit Rama. Krizë besimi ndaj ‘besnikut’ të paraardhësit të tij kryeministror, sot, antagonisti më i kuturisur dhe më gjuhë-helmuari ndaj tij. Rama e sheh pra me një dyshim të thellë, objektiv apo subjektiv qoftë ky dyshim, bashkëpunimin me drejtorin aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror. Dhe arsyet, objektive apo subjektive qofshin ato, nuk i mungojnë. Aq më tepër në klimën e një lufte politike, sot më e ndezur se kurrë. Në ndihmë të logjikës së Mazhorancës aktuale, që dukshëm synon shkarkimin e Ajazit, vjen padyshim dhe në mënyrë paradoksale precedenti i ish-Mazhorancës së drejtuar nga Sali Berisha. Që do të thotë, shkarkimi i mëparshëm, pavarësisht presioneve ndërkombëtare, i ish-Drejtorit të SHISH, zotit Bahri Shaqiri. Presidenti Nishani, në intervistën me kolegun Balla, argumentonte asokohe se pavarësisht pavarësisë, drejtori i SHISH, është simbas interpretimit konstitucional të Presidentit, ‘pjesë e ekzekutivit’ dhe që duhet ‘të punojë në kuadër të objektivave qeverisëse të Qeverisë’. Pra, ky segment strategjik i shtetit është një gjymtyrë e pushtetit ekzekutiv, por njëkohësisht edhe e pavarur. Pavarësi të cilën e garanton dekreti presidencial, një pengesë e mirëfilltë për shkarkimin aktual të zotit Ajazi. Ky është rasti tipik që mund të quhet pa teprim ngjyre, një ngërç i mirëfilltë dhe pothuajse qesharak, që dëshmon se Kushtetuta jonë, simbas interpretimeve të ndryshme, ose është shumë e mirë, ose është një kostum që po vjetërohet. Sepse, si mundet të punojë Saimir Tahiri dhe Kryeministri Rama, me një Drejtor shërbimesh sekrete, titullar i një gjymtyre të pushtetit ekzekutiv pra, të cilin nuk e do dhe nuk e beson? Kjo rrethanë i jep padyshim legjitimitet Mazhorancës të ushtrojë të gjitha presionet institucionale që ta zgjidhin këtë ‘martesë’ të padëshiruar dhe të sforcuar. Nga ana tjetër, këto emërtesa kanë me të drejtë disa cikle dhe mandate që duhen respektuar. Dhe kanë gjithashtu për këtë qëllim, disa siguresa të arsyeshme kushtetuese, garant i të cilave është dekreti i Presidentit. Duket se kësaj radhe, Presidenti Nishani do të duhet të gjejë një argument të ri, krejt të përmbysur dhe krejt të kundërt nga argumenti dhe interpretimi konstitucional që përdori në rastin e shkarkimit të sforcuar të zotit Shaqiri. Në të vërtetë, Presidenti nënvizon vetëm faktin që zoti Ajazi punon mirë dhe me mençuri nuk përhapet në arsyetime të tjera kushtetuese. Mirëpo shtrohet edhe një pyetje tjetër. Çfarë ‘krimi’ ka bërë në të vërtetë zoti Visho Ajazi? Se ka patur dhe ndoshta ka ende një marrëdhënie të mirë besueshmërie me ish-Kryeministrin Berisha? Tjetër?! Dukshëm asnjë. Madje prezenca e tij e heshtur publike dhe drejtpeshimi që demonstron, është pozitiv dhe mbresëlënës. Përveç çështjes disi mistrece të ‘certifikatës së sigurisë’, nuk rezulton të ketë asnjë provë që të flasë në dëm të aktivitetit të tij, të djeshëm apo të deritashëm. Mirëpo është provuar se në Shqipëri, ‘Dyshimi’ konsiderohet një faj i rëndë. Vërtet një faj i pakonsumuar dhe në dëm të askujt, por i mjaftueshëm për të ngritur ndoshta ngërçin e ‘certifikatës’ në përmasat e një gijotine. Sepse populli thotë se njeriu çfarë të mbjellë, do të korrë. Dyshimi ishte aktakuza që ndau me një hendek helmi ish-Kryeministrin Berisha me ish- Presidentin Bamir Topi, i cili u akuzua për një ‘puç’, që kurrë nuk u provua ta kishte bërë. Për më tepër një President, që buronte nga vetë Partia Demokratike. Po ashtu i tillë ishte edhe rasti i ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. E më pas shkarkimi i Shaqirit dhe të tjerë precedentë pjellorë të këtij lloji. Gjithsesi, kjo Mazhorancë, nëse kërkon të japë prova të prekshme publike, që është ‘Ndryshe’, duhet të provojë ndryshe dhe jo me ‘Dyshime’, përse Drejtori Ajazi duhet shkarkuar. Në të kundërt dyshimet do binin më së shumti mbi Mazhorancën dhe qëllimin për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror dhe jo thjesht për ta hequr nga kontrolli i Berishës, apo për ta bërë më mirëfunksionues. Në këtë kontekst, në një formë ose tjetër, Visho Ajazi do të shndërrohej në një viktimë. Viktimë e superbesimit personal që ish-Kryeministri Berisha kishte dhe ndoshta ka ende në personin e tij dhe kuptohet, në super mosbesimin që Kryeministri aktual Rama nuk mund të mos e fshehë. Në zgjidhjen e këtyre ekuacioneve, që vijnë në rendin e ditës së çdo qeverie, krijohet edhe diferenca përkatëse ose përsëriten të njëjtat mëkate. Por asnjë habi, gjithsesi. Kjo është buka e përditshme e luftës për pushtet. Të paktën përderisa të shndërrohet në një konkurrencë për pushtet. Por kjo do kohë. Ndoshta breza, në një vend të parritur ende, si ky ku jetojmë. Sidoqoftë, kujdesi i Ramës dhe heshtja e menduar e Metës, japin dhe pak kohë. Dhe ndoshta dhe zgjidhje. Shpresojmë më të urtën.


4

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel22-23 13-14 mars prill 2014 2013 www.mapo.al

politikë

Rama në Kosovë për tryezën e biznesit Kryeministri Edi Rama do ta kalojë këtë fundjavë në Kosovë. Ai ka programuar për sot një vizitë në Pejë, ku është i ftuar nga biznesmenë kosovarë dhe konkretisht nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe ELKOS Group. Fillimisht, Kryeministri do të ndalet për të vizituar dy sipërmarrje që kryejnë biznesin e tyre

në këtë zonë dhe më pas, “Zahaç-Elkos Group” dhe “Devolli Group”. Më tej ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët mbi bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kosovë “Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë- Shqipëri”. Ky takim pritet të nxisë edhe më tej bashkëpunimin e biznesmenëve nga të

dyja vendet për të investuar në vendet respektive në ato fusha që kanë interes. Në fakt, me ardhjen në krye të qeverisë në muajin shtator, kryeministri Rama i ka kushtuar një vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, sidomos nxitjes së investimeve reciproke dhe bashkëpunimit ekonomik.

Meta: Nuk ka sulme ndaj Nishanit, ka keqkuptuar qëndrimet e mazhorancës “Ka një keqkuptim, ndoshta edhe nga vetë Presidenti, ku si qëndrime të mazhorancës vlerëson qëndrime të deputetëve të caktuar. Sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që deputetë të caktuar mbajnë edhe qëndrime kritike ndaj Kryeministrit, ndaj kryetarit të Kuvendit” . Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në konferencën e parë për shtyp në cilësinë e kryeparlamentarit, ka mohuar që mazhoranca të ketë vënë në qendër të sulmeve kreun e shtetit, Bujar Nishani. Duke sjellë në vëmendje se portretin e tij e mban ende në zyrë, Meta ka theksuar se Nishani keqkuptohet kur qëndrimet apo deklaratat e deputetëve të caktuar të shumicës qeverisëse i konsideron si qëndrime zyrtare të saj. “Mendoj se ka një keqkuptim, ndoshta edhe nga vetë Presidenti, ku si qëndrime të mazhorancës vlerëson qëndrime të deputetëve të c a k t u a r. S e p s e n e j e m i t ë ndërgjegjshëm që deputetë të caktuar mbajnë edhe qëndrime kritike ndaj Kryeministrit, ndaj kryetarit të Kuvendit. Por unë jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive, parimore, në interes të forcimit të institucioneve të pavarura dhe për këtë ka jo pak shembuj pozitivë, ku ndër më pozitivët është bashkëpunimi për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, - tha Meta teksa i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Duke i mbetur besnik idesë se palët politike në Shqipëri mund të bashkëpunojnë për çështjet e rëndësishme që lidhen dhe me proceset integruese, ai ka përshëndetur ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me kreun e opozitës, Lulëzim Basha, për të diskutuar për çështjen e reformës territoriale, duke inkurajuar këtë të fundit

që të shkëputet nga interesat e politikës së ditës dhe të ulet në tryezën e bisedimeve. “E çmoj ftesën që kryeministri, z. Edi Rama i ka bërë kryetarit të opozitës dhe të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha për të garantuar konsensus të plotë në zhvillimin e Reformës Administrative dhe Territoriale dhe njëkohësisht shpresoj që kjo ftesë dhe ky takim, që uroj të zhvillohet sa më shpejt, të sjellin dhe të orientojnë politikën tonë drejt formësimit të bashkëpunimit dhe jo drejt rritjes së konfliktualitetit”, - tha më tej Meta. Kjo do të ishte rruga e duhur sipas tij, që vendi ynë të rriste shanset për të marrë statusin e vendit kandidat. Opozita

Duke qëndruar tek ky debat, ai nuk ka nguruar të hedhë dyshime se opozita po kërkon të tensionojë situatën politike për çështje që janë të politikës së brendshme, me qëllim bllokimin e statusit. “Më shqetëson që opozita po përpiqet të bëhet një faktor bllokimi, jo një faktor bashkëpunimi për reformat për të cilat ka nevojë vendi”, - tha kryetari i Kuvendit. Në këtë konferencë Meta është pyetur edhe për çështjen e shumëdebatuar të AMA-s, për të cilët në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë ai deklaroi se kryetarja e këtij institucioni, Endira Bushati është pa mandat anëtari. Sipas Metës, posti i kryetarit të AMA-s është vakant, pasi Bushatit i ka mbaruar mandati i anëtares. “Është

konstatuar se kryetarja e AMA-s, sipas vendimeve të Kuvendit në cilësinë e anëtares fillimisht dhe më pas të kryetares së ish-KKRT-së nuk legjitimohet në mandatin e kryetares, pasi ajo nuk është e zgjedhur më si anëtare prej shtatorit të viti 2012. Në këto kushte, aktualisht tek AMA vendi i kryetarit është vakant, pa përmendur këtu edhe tri vendet e tjera për anëtar”, - u shpreh Meta, ndërsa akuzoi opozitën për qëndrime të pastra politike në këtë debat. Ky debat, ka theksuar Meta, nuk duhet të merret si shembull për të njësuar marrëdhëniet që ka mazhoranca me institucionet e tjera të pavarura dhe ligjore. Këtu ai ka sjellë në vëmendje marrëdhëniet shumë të mira që ka sipas tij, mazhoranca me kreun e KLSH-së, Guvernatorin dhe Prokurorin e Përgjithshëm. “Opozitës nuk i intereson të përmendë marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunuese me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, me Prokurorin e Përgjithshëm e shumë e shumë raste të tjera”, - tha Meta. Sa i përket këtij të fundit, ky duket një vlerësim i njëanshëm vetëm i LSI-së, pasi sa i përket PS-së, eksponentë të lartë të saj nuk kanë nguruar që ta sulmojnë hapur kryeprokurorin për një sërë çështjesh. Meta në fjalën e tij ka pranuar në mënyrë indirekte edhe shqetësimet që ngriti opozita dy ditë më parë sa i përket marrëveshjes me FMN-në, por deklaroi se ajo ka qenë e pashmangshme.

PD: Meta, përgjegjës njësoj si Rama Menjëherë pas konferencës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka ardhur reagimi i selisë blu, e cila me anë të deputetit Arben Ristani e konsideroi kryeparlamentarin po aq përgjegjës sa edhe kryeministri Edi Rama përsa i përket cenimit të pavarësisë së institucioneve, shkarkimeve pa kriter në administratë, sulmeve ndaj opozitës etj. “Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është bashkëpërgjegjës për degradimin e demokracisë, për sulmin dhe shkatërrimin e institucioneve të pavarura, për reduktimin e hapësirës së debatit në Kuvend për opozitën, për kthimin e seancave plenare në vula noteriale, si dhe iniciatori dhe garant i sulmeve kundër institucioneve të pavarura, si ILDKP, AMA, SHISH”, tha Ristani. Gjithashtu, ai deklaroi se “Ilir Meta është drejtpërdrejt bashkëpërgjegjës me Ramën për shkeljen e konsensusit me opozitën, është përgjegjës për mijëra të larguar nga puna, për shkak të shtyrjes së ligjit të

nëpunësit civil, ndërsa nga ana tjetër drejtoi dhe dirigjoi së bashku me Edi Ramën terrorin ndaj administratës, ndaj mijëra burrave e grave, të rinjve e të rejave që u flakën në rrugë padrejtësisht”. Ristani ka theksuar se Meta është njësoj bashkëpërgjegjës me Ramën për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Europian në dhjetor. Ai i ka sugjeruar kryetarit të Kuvendit të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

replikat

Kompensimi për ish të përndjekurit, PD e PS debatojnë për shifrat TIRANË Ndryshe nga sa ka propozuar mazhoranca në drejtim të kompensimit të ish-të përndjekurve politik, Partia Demokratike pretendon se ajo çfarë është parashikuar për vitin 2014 kundrejt kësaj kategorie është vetëm sa gjysma e asaj të programuar nga ish-qeveria e PDsë për vitin 2013. “Gjatë 4 viteve të para, Partia Demokratike përgatiti dosjet dhe dokumentacionin për të gjithë ish të përndjekurit. Në mandatin e dytë miratoi 9.5 miliardë lekë dëmshpërblim për të përndjekurit, dhe trajtoi financiarisht 11 mijë e 720 prej tyre…Gjatë mandatit të dytë të qeverisë demokratike janë akorduar 2140 kuota të veçanta pranimi për shkollë të lartë për studimet me kohë të pjesshme të nivelit të parë – bachelor apo kuota të plota dhe të pjesshme të nivelit të dytë Master…”, - tha dje deputetja e PD-

së, Albana Vokshi. E kundërta, sipas saj, po ndodh me PS-në tashmë në qeveri. “Edi Rama premtoi se për vitin e parë do të shlyente në mënyrë përfundimtare ish-të përndjekurat gra mbi 70 vjeç, dhe ish të përndjekurit burra mbi 75 vjeç. Viti i parë po ikën. As nuk e ka nisur procesin dhe me fondin që ka vënë në dispozicion është vite larg dritë mbajtjes së këtij premtimi...”, - tha ajo. Deputeti i PS-së, Besnik Bare reagoi pas deklaratës së Vokshit. “…Gjatë qeverisjes së mëparshme, në vitin e parë u akorduan për të përndjekurit politikë vetëm 10 milion dollarë. Dy vjet më vonë buxheti u bë 14 milion dollarë; pas dy vitesh të tjera shkoi në 17 milion dollarë. Kurse, në vitin tonë të parë qeverisës, buxheti është 18 milionë dollarë; më i lartë se në çdo vit paraardhës”, - tha Bare.


E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

5

www.mapo.al

Basha në PPE: Statusi duhet përmbyllur në qershor TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në samitin e PPE që u mbajt në Bruksel. Pjesëmarrjen në samit, Basha e shfrytëzoi për të lobuar për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, në muajin qershor. “Nuk kam reshtur përpjekjet e mia në këtë samit, sikundër para dy javësh në Dublin gjatë kongresit me kryetarët e partive dhe

qeverive simotra, për të kërkuar mbështetjen e tyre për çështjen e statusit, duke argumentuar se puna e kryer ndër vite nga qeverisja e Partisë Demokratike meritoi një rekomandim pozitiv të Komisionit dhe se pavarësisht prej situatës së nderë që mazhoranca e re ka krijuar në raport me kriteret e Kopenhagenit, etapa e statusit duhet përmbyllur dhe duke insistuar që

etapa tjetër e rëndësishme, ajo e negociatave, duhet të hapet sa më parë”, - tha Basha pas samitit të Partisë Popullore Europiane. Basha theksoi gjithashtu se, “mazhoranca ka krijuar dhe po krijon probleme të jashtëzakonshme me konfliktualitetin e saj dhe me sulmin ndaj institucioneve kushtetuese, çka ka rritur dyshimin e ndërkombëtarëve tek qeveria”.

Arrestimet e imamëve

Nishani me Llallën e Ajazin, pse nuk u ftua kreu i Policisë

Presidenca: “Kreu i Shtetit vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri” TIRANË Informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri ishte tema kryesore e bisedës së zhvilluar dje mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Kryetarit të SHISH-it Visho Ajazi, Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi dhe këshilltarit për Sigurinë në Presidencë, Gjergji Lezhja. Presidenca përcolli dje një njoftim zyrtar mbi takimin e zhvilluar, ku ndër të tjera theksohet edhe vlerësimi i Presidentit Nishani për punën e deritashme të institucioneve përfshi këtu edhe SHISH lidhur me luftën ndaj akteve terroriste. “Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit. Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.Presidenti Nishani shprehu mbështetjen e plotë për gjithçka që ka lidhje me këtë proces, por edhe me procese të tjera që kanë të bëjnë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën

reagimi

“Shqiptarët në Siri”, Berisha: Akt armiqësor ndaj vendit tonë TIRANË Në përgjigje të një qytetari në rrjetin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur qëndrimin e vet ndaj arrestimeve të fundit për terrorizëm nga organet e zbatimit të ligjit. “Së pari, dua t’ju siguroj në ndjeshmërinë time të madhe dhe respektin e palëkundur për besimet fetare të vendit dhe krenarinë time me besimin tim mysliman. Sikundër, për mua dhe cilindo qytetar tjetër në një vend të lirë çdo i akuzuar, deri në momentin që të japë vendimin gjykata, konsiderohet i pafajshëm. Javët e fundit lajmet, kronikat dhe debatet për këtë çështje janë të nxehta dhe dominuese në mediat tona. Ajo çka unë mund të shtoj është se Shqipëria është një shtet sekularist, çka do të thotë se feja është e ndarë nga shteti dhe në asnjë rrethanë ata nuk mund t’i marrin funksione njëri - tjetrit.

Përveç shtetit, asnjë organizatë tjetër nuk mund të nisë me vullnet ose pavullnet qytetarët tanë në vatra konflikti në misione të rrezikshme luftarake për jetën e tyre”, - shkruan Berisha në Facebook. Më tej ai shton: “Së dyti, Shqipëria është një vend anëtar i OKB-së, NATO-s dhe është e detyruar të respektojë ligjet dhe vendimet e këtyre organizatave ndërkombëtare. Rreshtimi i qytetarëve shqiptarë kolektivisht apo individualisht me organizata terroriste apo palët e shpallura armike nga OKB, NATO apo koalicione shtetesh në të cilat Shqipëria bën pjesë, përbën një akt të hapur armiqësor ndaj vendit dhe kombit tonë. Së treti, çdo konfondim i veprimeve të individëve apo grupeve të caktuara me Islamin, këtë besim të madhnueshëm, e konsideroj dritëshkurtër dhe absurd”, shkruan Berisha

ndaj korrupsionit”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Në takimin e djeshëm nuk ishte ftuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Burime thanë për gazetën “Mapo” se Didi nuk ishte ftuar me argumentin se arsyeja kryesore e takimit lidhej me hetimin dhe se Policia në këtë drejtim e kishte kryer tashmë detyrën e saj. Sipas burimeve, takimi i djeshëm ishte thjesht informues nga institucionet e tjera që janë përfshirë në këtë proces. Takimi vjen në një moment kur janë arrestuar tetë persona, mes të cilëve 2 imamë të vetëshpallur të akuzuar për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” si dhe “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive,

racave dhe feve”. Ndërkohë, pak ditë më parë në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbështeti angazhimet e SHISH-it në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë kombëtare. “…Angazhimet e SHISH në luftën kundër terrorizmit janë mjaft serioze dhe vazhdojnë të kenë rezultate të rëndësishme. Pra çështje që lidhen me sigurinë kombëtare të vendit, ku është e lidhur ngushtësisht siguria e çdo familjeje, siguria e çdo individi, siguria dhe e ardhmja e sigurt e çdo fëmije të familjeve shqiptare përmes kontributit, përmes kësaj sakrifice të këtyre njerëzve, të cilët angazhohen në struktura dhe punë të tilla të vështira që kërkojnë sakrifica, madje edhe sublime herë pas here, unë besoj që më shumti dhe më së pari, meritojnë respekt”,- është shprehur Nishani. N.Perndoj

Ngërçi në Gjykatën e Lartë, rihapet gara Me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, Presidenti i Republikës fton subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë TIRANË Presidenti i Republikës Bu-

jar Nishani njoftoi dje rifillimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Në vijim të procedurave (të cilat filluan më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, Presidenti i Republikës fton subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Afati për të paraqitur

kërkesat për kandidatët e rinj fillon nga dita e hënë dhe përfundon të premten e fillim prillit. Të interesuarit, që plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si vijon: Kër ke s ë m e shkrim; Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar); Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit. Ndërkohë, dokumentacioni i kandidatëve, të cilët plotësonin kushtet lig jore në shpalljen e parë (10 tetor 2013) për këto 2 vende vakante, emrat e të cilëve janë publikuar tashmë në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit, vijon të jetë i vlefshëm

Presidenti i Republikës Bujar Nishani njoftoi dje rifillimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.


6

E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

www.mapo.al

Bulevardi i ri, Basha: Rama të heqë dorë nga bllokimi “Më vjen mirë që pas më shumë se një dekade harrese, neglizhence por pse jo edhe gënjeshtrash ndaj banorëve, më në fund Bashkia e Tiranës ka marrë përgjegjësitë e saj para këtyre qytetarëve, para këtyre taksapaguesve dhe u ka dhënë një infrastrukturë moderne dhe europiane, në çdo parametër të saj, me trotuarë, kolektorë, fibra optike, ndriçues modernë dhe me gjelbërim, mbi 150 fidanë pemësh janë mbjellë dhe besoj se herën tjetër do të jemi këtu për shijuar një kafe, në një nga lokalet e këtij mini-bulevardi, bashkë me banorët e lagjes” - u shpreh dje kryebashkiaku Basha në përurimin e “Rugës së Kokonozëve” Ai ka shprehur keqardhjen e tij për përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit për të bllokuar punët e nisura dhe të munguara për shumë vite në Bashkinë e Tiranës. “Në këto punë, për fat të keq, gjithnjë e më shumë

Bashkisë së Tiranës po i vihen “shkopinj nën rrota”. I është shpallur një luftë politike dhe po has bllokime në çdo cep, që nga varrezat tek buxheti apo siç e patë dje. Unë e ndoqa nga Brukseli, për fat të keq, ku ndodhesha në detyrën time si kryetar i PD, për të lobuar për statusin kandidat pranë partive simotra, pranë partisë së Angela Merkel dhe partive të tjera, për t’u dhënë shqiptarëve që e meritojnë statusin kandidat, ndërkohë që këtu kishte një shfaqje tërësisht jo europiane, bllokimi i bulevardit të Tiranës. Është bllokimi i fundit, në serinë e bllokimeve që Edi Rama i bën Bashkisë së Tiranës të cilën vetë e ka udhëhequr për 11 vite, si kryetar i Bashkisë.” – deklaroi B a s h a . Kryebashkiaku ka kërkuar nga Edi Rama të heqë dorë nga bllokimi, nuk i vlen askujt. Ai i ka kërkuar kryeministrit të heqë dorë sa nuk është vonë nga

bllokimi, pasi qytetarët e gjithë Shqipërisë do të dinë fare mirë t’i japin atë që meriton. “Bllokimi u vlen vetëm atyre që nuk kanë ofertë për qytetarët e Tiranës, nuk kanë ofertë për qytetarët e Shqipërisë, u vlen atyre që nuk kanë asnjë punë për të treguar dhe që xhelozohen me punët e tjera të mira që po kryhen, u vlen atyre që nuk kanë ofertë për vendin. Qytetarët kërkojnë punë, Edi Rama po shkatërron vende pune, nuk po krijon të reja. Qytetarët duan qetësi, Edi Rama krijon konflikt të përditshëm, në Parlament dhe jashtë Parlamentit. Qytetarët duan siguri, Edi Rama thotë: - “kriminelët të vrasin njeritjetrin!”. Qytetarët duan mirëqenie, Edi Rama rrit taksat dhe po bëhet gati të vendosë taksa të tjera mbi qytetarët. Kur ke këtë bilanc zero, normalisht që i vërsulesh punës së të tjerëve, sepse është “halë në syrin tënd”-shtoi Basha.

ERE: Tarifat e energjisë për qytetarët ndryshojnë në qershor Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti tha dje për mediat se të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Ahmeti u shpreh se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja Tarifat e reja të energjisë me shumë gjasë do të rriten gjatë muajit qershor. Kryetari i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti tha dje për mediat se të gjithë qytetarët shqiptarë do të paguajnë tarifa të reja për energjinë elektrike pas muajit qershor të këtij viti. Ahmeti u shpreh se është ngritur një grup pune, i cili po bën analizën për tarifat e reja. Ajo që është e sigurt, sipas Petrit Ahmetit, është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik. Dy ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku qeveria shqiptare kishte pranuar rritjen e çmimit të energjisë në qershor. Por një ditë më parë ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në emër të qeverisë tha se shtresat e varfra do të mbrohen: “FMN nuk na detyron të rrisim çmimet e energjisë dhe taksat nuk do të rriten më këtë vit” Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes me FMN-në për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se – “do të kujdesemi që xhepi i familjeve shqiptare të mos pësojë asnjë goditje”. Enti Rregullator i Energjisë thotë se akoma nuk është finalizuar vlera e re, le të nënkuptohet që tarifat e re-

ja do të favorizojnë kompaninë CEZ. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha, pra nën 300 kilovat/orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat orë më tepër paguhet me 13.5. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri paguhet me fasha, pra nën 300 kilovat/orë çmimi është 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë çdo kilovat/orë më tepër paguhet me 13.5. FMN thekson se qeveria shqiptare duhet të sjellë nivelin e çmimit afër tregut. Më parë ndërhyrjet në çmimin e energjisë i ka pohuar edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. “Ne jemi duke bërë një proces reformash të thella, ku do të shikojmë edhe mënyrën sesi është strukturuar çmimi i energjisë. Do të shikojmë të gjithë mekanizmat e nevojshëm se çfarë mundësie ka që shtresat e varfra të mos preken nga luhatjet e çmimit të energjisë, apo çdolloj reforme që lidhet me të”, – tha Gjiknuri. Ndërkohë, Enti Rregullator përgjegjës për ndryshimin e çmimit të energjisë ka nisur punën për rishikimin e çmimeve. Janë disa alternativa në diskutim. Nga ana tjetër, ministri i Energjetikës ka lënë të kuptohet për rritjen e çmimit, duke thënë se “një gjë duhet ta kemi të qartë,

b il a n c i

INSTAT: CEZ, administrimi nga shteti është përkeqësuar

Ajo që është e sigurt, sipas Petrit Ahmetit, është se energjia nuk do të paguhet më me fasha, por do të ketë një çmim unik.

që Shqipëria ka çmime më të ulëta energjie”, - ka pohuar ministri i Energjetikës. FMN ka kërkuar që paralelisht me rritjen e çmimit të ulen humbjet në rrjet dhe të rriten faturimet dhe arkëtimet e energjisë.

Prezantohet Kodi i ri, lehtësohet tregtia në dogana Shqipëria ka përfunduar harmonizimin e legjislacionit doganor me atë europian nëpërmjet Kodit të ri, e cili tashmë ka votat e mjaftueshme për të kaluar në Kuvend. Dy vite më parë administrata doganore kishte bërë ndryshimet në Kod, të cilat nuk mund të miratoheshin për mungesë votash. Ndryshimet e reja u prezantuan në doganën e Durrësit nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, ku morën pjesë edhe kryeministri Rama dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Spiropali nënvizoi se, me këtë Kod të ri, vendi do mbrohet nga tregtia e paligjshme, ndërsa bizneset do kursejnë kohë dhe para. “Kodi i ri përmirëson rregullat dhe proceset doganore, thjeshtëzon procedurat duke lehtësuar marrëdhëniet biznes-doganë”, - tha Spiropali. Ajo sqaroi se në këtë Kod janë përfshirë operatorët ekonomikë të autorizuar. “Një biznes që regjistrohet si operator ekonomik i autorizuar pastaj ka një sërë lehtësirash, sic është lëvizja e mallrave në kohën që janë në magazinim të përkohshëm”, - bëri të ditur drejtoresha. I pranishëm në ak-

tivitetin ku u prezantua Kodi i ri i Doganave, kryeministri Rama u shpreh se është njehsuar kodi i Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian. Sipas tij, doganat sot janë në një proces transformimi rrënjësor. Rama u shpreh se Doganat dhe Tatimet janë krahët me të cilët shteti iu shërben njerëzve të biznesit, ndërsa shtoi se të gjithë doganierët e tatimorët që punojnë ditën, natën do shkojnë në shkollë për të mësuar dhe në fund do japin provim. “Do bëjmë të mundur që në 1 janar të vitit të ardhëm marrëdhënia mes eksportuesve dhe importuesve do ndërtohet me këtë Kod. Shteti nuk është më padroni, dhe sipërmarrësi skllavi që takohen të dy në një pikë doganore, sipërmarrësi sot është zot në punën e tij dhe shteti shërbëtor i sipërmarrësit për të mundësuar që të ardhurat të rriten falë besimit te shteti, jo tek gjobat e bllokimet”. Kryeministri Rama ftoi sipërmarrësit të denoncojnë punonjësit e Doganave dhe Tatimeve që zvarrisin punën e tyre me qëllim marrjen e ryshfeteve. “Luftë kërkonjësve të tërbuar në xhepat tuaj, ata luftohen sot me ndërveprim”, tha Rama.

Kryeministri Rama ftoi sipërmarrësit të denoncojnë punonjësit e Doganave dhe Tatimeve që zvarrisin punën e tyre me qëllim marrjen e ryshfeteve. “Luftë kërkonjësve të tërbuar në xhepat tuaj, ata luftohen sot me ndërveprim”, tha Rama.

Performanca e kompanisë CEZ në administrim të shtetit është përkeqësuar edhe më shumë se në periudhën kur kompania drejtohej nga çekët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikës për bilancin e energjisë në tremujorin e katërt të vitit 2013, në krahasim me vitin 2012, humbjet në rrjet janë rritur 1,7 për qind, nga 3.250 Gwh në 3.306 Gwh. Ato përbëjnë 35,5 për qind të sasisë së energjisë për përdorim. Humbjet në shpërndarje përbëjnë 96,7 për qind të sasisë së energjisë së humbur në rrjet, të cilat rezultuan me rritje 3,8 për qind. Por administrimi i CEZ-it është përkeqësuar më tej edhe nga qeveria e re. INSTAT vëren se tremujorin e katërt të vitit 2014 u shënua një rritje e mëtejshme e humbjeve, pas uljes së tyre në tremujorin e tretë. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët në vitin 2013 është rritur 4,2 për qind, krahasuar me vitin 2012. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.551 Gwh nga 4.369 Gwh në 2012 dhe përbën 48,9 për qind të sasisë gjithsej të energjisë elektrike për përdorim. Konsumi final i energjisë i konsumuar nga familjet dhe konsumatorët e tjerë u rrit respektivisht 4,9 për qind dhe 3,4 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Energjia elektrike e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2013 u rrit me 16,7 për qind, krahasuar me vitin 2012. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar rezultoi 9.310 Gwh. Prodhimi total i energjisë elektrike përbën 75,1 për qind të sasisë gjithsej të energjisë, e cila u rrit me 47,2 për qind. Sasia totale e prodhuar në vitin 2013 është 6.987 Gwh nga 4.745 Gwh e prodhuar në vitin 2012. më parë.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Haxhinasto:

Tensionet politike, jo “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma "Gjykoj se në asnjë rast, temperatura e lartë e dialogut politik nuk duhet të shërbejë si “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma themelore për vendin e për qytetarët" Faqe 10-11

Certifikata që "djeg"

Visho Ajazin Aleksandra Bogdani

Siria, çfarë i çon shqiptarët në “xhihad”? Faqe 12-13

Mazhoranca po shkon drejt propozimit për shkarkimin e shefit të Shërbimit Sekret me “kalë beteje” certifikatën e skaduar të sigurisë. Visho Ajazi sjell dokumentet nga Kanadaja, por DSIK mban pezull certifikimin e tij. A do të bëhet mandati i Ajazit një front i ri i përplasjes mazhorancë-President?

S

hkarkimi në të nxehtë i Zana Xhukës i ka bërë më të përmbajtur drejtuesit e mazhorancës. Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta përdorën njëri pas tjetrit gjuhën e kadifenjtë për konfliktin tashmë të hapur me shefin e Shërbimit sekret, Visho Ajazi. Megjithatë, fati i të zgjedhurit të Berishës në krye të Shërbimit Informativ pritet të ushqejë në ditët e ardhshme debatin politik në vend, më së shumti për sjelljen e mazhorancës së re me institucionet e pavarura. A do t’i mbijetojë Visho Ajazi mosbesimit të kryeministrit? Gjasat janë që jo! Gjithë sa po luhet në prapaskenë është “paketimi” i argumenteve që do t’i dërgohen mbi tavolinë presidentit Nishani, që nga ana e tij ka shtuar daljet publike për të marrë në mbrojtje kreun e SHISH. Kleçka tashmë është gjetur: Visho Ajazi nuk ka certifikatë sigurie e njëherazi s’ka të drejtë të ketë akses mbi dokumentet sekrete. Rifreskimi i këtij dokumenti kalon nga dora e një vartësi të kryeministrit Rama. Certifikata e djegur

Mazhoranca e gjeti “kalin e betejës” në një mbledhje groteske të Komisionit të

Faqe 7

Sigurisë, ku Visho Ajazi ishte thirrur për të raportuar se pse nuk kishte dhënë informacion për atentatet e njëpasnjëshme me tritol. Raportet ishin prej fillimit të ngrira, ndërsa ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri kishte thënë me zë të lartë se “SHISH kishte dhënë zero informacion për tritolin”. Amullia e verifikimit të certifikatave zbuloi që vetë kreut të SHISH i kishte skaduar që më 26 shkurt. “Kam aplikuar për rinovimin e certifikatës”,- tha shefi i Shërbimit Sekret, fakt ky që u kap në ajër nga deputetët e mazhorancës. Asokohe u duk qesharake që kryeshefi i sekreteve të kishte certifikatë sigurie, një dokument që “noterizohej” përmes vetë Shërbimit. Aq sa ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi krejt pa kuptim.”Mua nuk më është dashur asnjëherë të pajisem me një certifikatë të tillë, pasi ata që më zgjodhën më besuan si një njeri të sigurt për ta bërë atë punë”, - tha Klosi. Në kushtet e rotacionit të pushtetit, gjithë sa i mungon Visho Ajazit është besimi i aleatëve Rama-Meta. Në procedurën tashmë të nisur për zëvendësimin e tij, si kryeministri, ashtu edhe kryetari i Kuvendit kanë ruajtur me qëllim një profil të ulët aksioni. Debati për uzurpimin e institucioneve të pavarura ka dominuar prej vitesh...


8

E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

www.mapo.al

Dossier Mazhoranca po shkon drejt propozimit për shkarkimin e shefit të Shërbimit Sekret me “kalë beteje” certifikatën e skaduar të sigurisë. Visho Ajazi sjell dokumentet nga Kanadaja, por DSIK mban pezull certifikimin e tij. A do të bëhet mandati i Ajazit një front i ri i përplasjes mazhorancë-President?

Certifikata që "djeg"

Visho Ajazin Aleksandra Bogdani

S

Në kushtet e rotacionit të pushtetit, gjithë sa i mungon Visho Ajazit është besimi i aleatëve Rama-Meta. Në procedurën tashmë të nisur për zëvendësimin e tij, si kryeministri, ashtu edhe kryetari i Kuvendit kanë ruajtur me qëllim një profil të ulët aksioni.

hkarkimi në të nxehtë i Zana Xhukës i ka bërë më të përmbajtur drejtuesit e mazhorancës. Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta përdorën njëri pas tjetrit gjuhën e kadifenjtë për konfliktin tashmë të hapur me shefin e Shërbimit sekret, Visho Ajazi. Megjithatë, fati i të zgjedhurit të Berishës në krye të Shërbimit Informativ pritet të ushqejë në ditët e ardhshme debatin politik në vend, më së shumti për sjelljen e mazhorancës së re me institucionet e pavarura. A do t’i mbijetojë Visho Ajazi mosbesimit të kryeministrit? Gjasat janë që jo! Gjithë sa po luhet në prapaskenë është “paketimi” i argumenteve që do t’i dërgohen mbi tavolinë presidentit Nishani, që nga ana e tij ka shtuar daljet publike për të marrë në mbrojtje kreun e SHISH. Kleçka tashmë është gjetur: Visho Ajazi nuk ka certifikatë sigurie e njëherazi s’ka të drejtë të ketë akses mbi dokumentet sekrete. Rifreskimi i këtij dokumenti kalon nga dora e një vartësi të kryeministrit Rama. Certifikata e djegur

Mazhoranca e gjeti “kalin e betejës” në një mbledhje groteske të Komisionit të Sigurisë, ku Visho Ajazi ishte thirrur për të raportuar se pse nuk kishte dhënë informacion për atentatet e njëpasnjëshme me tritol. Raportet ishin prej fil-

limit të ngrira, ndërsa ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri kishte thënë me zë të lartë se “SHISH kishte dhënë zero informacion për tritolin”. Amullia e verifikimit të certifikatave zbuloi që vetë kreut të SHISH i kishte skaduar që më 26 shkurt. “Kam aplikuar për rinovimin e certifikatës”,- tha shefi i Shërbimit Sekret, fakt ky që u kap në ajër nga deputetët e mazhorancës. Asokohe u duk qesharake që kryeshefi i sekreteve të kishte certifikatë sigurie, një dokument që “noterizohej” përmes vetë Shërbimit. Aq sa ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi e cilësoi krejt pa kuptim.”Mua nuk më është dashur asnjëherë të pajisem me një certifikatë të tillë, pasi ata që më zgjodhën më besuan si një njeri të sigurt për ta bërë atë punë”, - tha Klosi. Në kushtet e rotacionit të pushtetit, gjithë sa i mungon Visho Ajazit është besimi i aleatëve Rama-Meta. Në procedurën tashmë të nisur për zëvendësimin e tij, si kryeministri, ashtu edhe kryetari i Kuvendit kanë ruajtur me qëllim një profil të ulët aksioni. Debati për uzurpimin e institucioneve të pavarura ka dominuar prej vitesh arenën politike në vend e në këtë drejtim, as njëri e as tjetri nuk dëshiron të krahasohet me Berishën. Ndaj edhe flamurin e kësaj beteje e tundën të parët deputetë të dorës së dytë, të mbështetur fort edhe nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Duke e cilësuar një

Në krye të Shërbimit, por pa akses në informacionin e klasifikuar, Visho Ajazi ka vetëm një rrugë për të vazhduar mandatin: të kërkojë besimin e kryeministrit Rama. “Nëse kryeministri thotë që DSIK ka të drejtë, kreu i SHISH nuk mund të punojë më aty dhe nuk mund ta mbajë më këtë detyrë"thotë ish-kreu i DSIK

nostalgjik të kohës së Gazidedes, Braho tha se Visho Ajazi duhet shkarkuar. Gjithë sa po kërkohet për këtë çështje është një rrugë që nuk implikon direkt kryeministrin Rama dhe nuk e çon atë drejt përplasjes me presidentin Nishani. Skenari i mazhorancës

Përgjatë mandatit të tij, kryetari i SHISH-it ka marrë dy certifikata 1-vjeçare sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në kryeministrinë e Berishës. E pse nuk mund të marrë një të tretë? Deputeti Pirro Lutaj tha pak kohë më parë se ka dyshime që ky dokument i është lëshuar në kundërshtim me ligjin, pa verifikuar periudhën 12 vjeçare që Ajazi ka kaluar në Kanada. Një fakt i tillë konfirmohet për MAPO-n nga ish-kreu i DSIK, Shyqyri Dekavelli, i cili pohon se kjo procedurë nuk është kryer, pasi Shqipëria nuk ka marrëveshje me Kanadanë. Por mazhoranca e sotme nuk ka ndërmend të bëjë

Meta: SHISH, nuk dua të jem pjesë e debatit, aktorët të vetëpërmbahen I pyetur dje gjatë një konference për shtyp në lidhje me Shërbimin Informativ Shtetëror, kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij debati, por inkurajoi aktorët institucionalë të jenë sa më të përmbajtur. “Lidhur me debatin që i takon SHISH-it, unë nuk do të dëshiroja të bëhesha pjesë e këtij debati publik. Në bindjen time, protagonizmi i tepruar në këtë çështje nuk i shërben qëllimit të

përbashkët të gjithë aktorëve publikë për të rritur efikasitetin e punës së këtij Shërbimi të rëndësishëm për të rritur sigurinë e vendit, në rritjen e luftës ndaj terrorizmit. Prandaj, shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë”, - tha Meta. Por përtej këtij distancimi të kreut të Kuvendit në një kohë që deputetët e LSI-së janë ndër më

aktivët në debatin për SHISH-in, Meta shtoi se “…Për më tepër, që çdo proces do të jetë institucional dhe jam i bindur që do të jetë edhe transparent”. Fjalia e fundit është më e rëndësishmja, pasi ajo lë të hapur mundësinë e një procesi për SHISH-in, i cili sipas Metës, do të jetë institucional. Ndërkohë ai saktësoi se nuk përjashton asnjë aktor nga protagonizmi i tepruar që është shfaqur këto ditë.

"Shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë”


E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

9

www.mapo.al

"Nëse vendimi i DSIK lihet në fuqi edhe nga Kryeministri, atëherë kreu i SHISH nuk duhet të ketë akses në informacionin e klasifikuar. Mund të punojë në institucione që nuk kanë nevojë për certifikatë sigurie"

Ish-kreu i DSIK: Ajazi s’mund të drejtojë SHISH pa certifikatë Shyqyri Dekavelli pohon se DSIK nuk ka bërë verifikime në Kanada për Visho Ajazin, pasi nuk ka marrëveshje dypalëshe sigurie. “Kërkesën për rinovim certifikate duhej ta kishte bërë 3 muaj më parë” Leonard Bakillari

tolerime me Visho Ajazin. Për të zhdukur pengesat, vetë ai ka dorëzuar ditët e fundit në DSIK verifikimet nga Kanadaja, por burime nga mazhoranca bëjnë me dije se dokumentet duhet të mbërrijnë në rrugë zyrtare dhe jo private. Një procedurë kjo që zgjat, mban pezull kreun e SHISH-it dhe e bën të pamundur raportimin e tij para Komisionit të Sigurisë. Komisioni vetë ka nisur aksionin sipas proverbit: Kur s’shkon Muhameti tek mali, vjen mali tek Muhameti”. Një grup inspektimi është ngritur tashmë për të verifikuar në SHISH korrespondencën mes këtij institucioni dhe Ministrisë së Brendshme, por edhe urdhrat e dhënë për mbajtjen nën vëzhgim të zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit. Emërimet në SHISH janë një tjetër çështje në verifikim. Kryeministri Rama tha dy net më parë se do të presë konkluzionet e Komisionit të Sigurisë. “S’kam asnjë plan për ndryshimin e tij dhe nuk ndërtoj plane të tilla…E konsideroj të rëndësishëm re-

flektimin e Komisionit të Sigurisë dhe pres të shoh se cilat do të jenë konkluzionet e këtij institucioni”,-u përgjigj ai. Komisioni i drejtuar nga Braho e ka të qartë situatën, ende pa përfunduar kontrolli. Visho Ajazi konsiderohet politikisht i pabesueshëm për të pasur kontroll mbi sekretet e vendit. Raporti pritet të mbushet më tej edhe me disa emërime të bëra në SHISH, ku persona me arsim të mesëm janë vendosur shefa sektorësh. Me këto konkluzione në dorë, DSIK e drejtuar nga Arben Seferi pritet të mos e lëshojë certifikatën. Më pas, ligji e do që vetë kreu i SHISH të kërkojë miratimin e Ramës për të vazhduar mandatin. Epilogu i një konflikti

Në krye të Shërbimit, por pa akses në informacionin e klasifikuar, Visho Ajazi ka vetëm një rrugë për të vazhduar mandatin: të kërkojë besimin e kryeministrit Rama. Ish-kreu i DSIK, Dekavelli sqaron se për të kundërshtuar blloki-

min e certifikatës, Ajazi duhet t’i drejtojë një kërkesë Ramës. “Nëse kryeministri thotë që DSIK ka të drejtë, kreu i SHISH nuk mund të punojë më aty dhe nuk mund ta mbajë më këtë detyrë”,-pohon ai për MAPO-n. Në këtë pikë, hyn në lojë presidenti Nishani, i cili ka lënë të kuptohet se nuk do ta kalojë lehtë firmën për shkarkimin e Visho Ajazit. Por duke pasur fatin e keq të kalojë nëpër duar fatin e dy shefave të Shërbimit Informativ, Presidenti ka edhe një llogari me veten në këtë çështje. Pak muaj pasi ishte ngjitur në detyrë, Nishani shkarkoi Bahri Shaqirin me argumentin se “nuk është detyrë e Presidentit të pengojë kryeministrin në përmbushjen e të drejtave të tij ligjore”. Kronika politike e ditës tregon se ashtu si Berisha, edhe Rama kërkon të besuarin e vet në krye të SHISH. Kronika politike e së ardhmes së afërt do të përcaktojë nëse presidenti Nishani do të ruajë të njëjtin standard.

SHISH, përdorimi nga politika SHISH ka pasur një konflikt me politikën në Shqipëri vazhdimisht. Deri në vitin 1997, ish- SHIK, i drejtuar nga Gazidede, u perceptua si një përndjekës i opozitës. Në atë kohë, drejtuesit e opozitës kanë akuzuar Shërbimin sekret për survejime të aktivitetit politik të tyre. Pas vitit 1997, opozita sërish e akuzoi SHISH, dhe sidomos Fatos Klosin, për përndjekje të saj. Kulmi u arrit me vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjet që pasuan. Më pas Klosi ishte në konflikt dhe me kryeministrat socialistë Majko, Meta e Nano derisa e shkarkuan

në vitin 2002, pas marrëveshjes së famshme Nano-Berisha. Prej vitit 2003, në të vërtetë SHISH doli nga debati politik në Shqipëri. Emërimi i Hysenajt dhe më pas i Shaqirit në krye të SHISH-it, mbylli debatin politik rreth tij dhe për gati dhjetë vjet ka qenë institucion i paprekshëm nga politika. Prej vitit 2005, Berisha bëri disa herë përpjekje për të shkarkuar Bahri Shaqirin, por kontestimi i LSI-së dhe i mbrojtja e amerikanëve bënë që të dështonte. Në verën e 2010-ës, qeveria çoi në Parlament projektligjin për kufizimin e

mandatit të kryetarit të SHISH-it, që në fakt është nga të vetmit titullarë që s’ka afat kohor në detyrën tij. Por katër votat kundër të LSI-së dhe kundërshtimi i hapur i ambasadës së SHBA në Tiranë sprapsën mazhorancën e atëhershme ta kalonte draftin në votim. Gjithçka u vendos verën e vitit 2012, kur Bujar Nishani firmosi ndër dekretet e para ndryshimin e drejtorit të SHISH-it. Presidenti Nishani tha se kishte firmosur shkarkimin e Shaqirit, pasi ai nuk mund të pengonte Kryeministrin të ushtronte detyrën e tij.

Ish-kreu i DSIK, Shyqyri Dekavelli ka pajisur dy herë me certifikatë sigurie kreun e SHISH, Visho Ajazi. Ai pohon për MAPO-n se, institucioni që ka drejtuar deri pak muaj më parë i ka kërkuar informacion Shërbimit për Visho Ajazin dhe ata kanë sjellë përgjigje pozitive. Në këtë intervistë për MAPOn, Dekavelli pohon se nuk janë kryer verifikime në Kanada, për shkak të mungesës së marrëveshjes së sigurisë mes dy vendeve, ndërsa sqaron se pa certifikatën, Ajazi nuk mund ta kryejë më detyrën. Zoti Dekavelli, a është kryer procedura e marrjes së informacionit nga autoritetet e vendit, ku z. Ajazi ka shtetësinë e dytë? Kjo procedurë nuk është bërë asokohe, pasi ne s’kemi marrëveshje sigurie me Kanadanë. Vetë shërbimet informative komunikojnë me njëri-tjetrin dhe i zgjidhin vetë problemet që kanë me persona të caktuar. Edhe për raste të tjera, ne i kërkonim Shërbimit sekret që të komunikonte ai me shërbimet homologe, për të marrë informacione për subjekte të ndryshme. Kështu që duhet ta bënin vetë ata këtë procedurë. Në rastin konkret, ne nuk kishim marrëveshje me Kanadanë dhe për këtë arsye nuk kemi kërkuar informacion. Çfarë ndodh në rastet kur kreut të Shërbimit Informativ i përfundon afati i certifikatës së sigurisë dhe, a ka ndonjë afat kohor për sa kohë mund të ushtrojë detyrën pa këtë dokument? Vetë Shërbimi Informativ Shtetëror duhet të kishte bërë kërkesë te Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar tre muaj përpara përfundimit të afatit të certifikatës ekzistuese. Kjo kërkesë nuk është bërë tre muaj përpara. A mund të administrojë informacion sekret kreu i SHISH, gjatë kohës që afati i certifikatës së sigurisë ka përfunduar? Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Në rastin konkret ka ndodhur. Duke qenë se kreu i Shërbimit është i emëruar nga kryeministri dhe Presidenti, në vendim thuhet se në rast se institucioni, pra Shërbimi bën kërkesë ku kërkon që personi në fjalë të pajiset me certifikatë sigurie të këtij apo atij niveli dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nuk e pajis me certifikatë sigurie, ai ka të drejtë të ankohet te Kryeministri, vendimi i të cilit është i formës së prerë. Nëse vendimi i DSIK lihet në fuqi edhe nga Kryeministri, atëherë kreu i SHISH nuk duhet të ketë akses në informacionin e klasifikuar. Mund të punojë në institucione që nuk kanë nevojë për certifikatë sigurie. A mund ta ushtrojë detyrën e kreut të Shërbimit, i papajisur me certifikatë sigurie? Jo, sepse në këtë institucion të gjitha informacionet janë të klasifikuara. Nëse nuk pajiset për probleme të caktuara që mund të ketë, atëherë DSIK i dërgon një shkresë institucionit përkatës, nëpërmjet të cilës i thotë se kreu i institucionit nuk mund të pajiset me certifikatë sigurie dhe për këtë arsye, personi në fjalë nuk duhet të ketë akses në informacionin e klasifikuar. Pas kësaj përgjigjeje, kreu i SHISH-it mund t’i drejtohet kryeministrit për të kundërshtuar vendimin e DSIK dhe nëse kryeministri thotë që DSIK ka të drejtë, kreu i SHISH-it nuk mund të punojë më aty dhe nuk mund ta mbajë më këtë detyrë.


intervista

10

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

Ministri i Transporteve shprehet se sfida kryesore që ka sistemi i infrastrukturës rrugore është përfundimi i veprave të hapura prej shumë vitesh, si dhe standardizimi i tij me elementët e sigurisë dhe të sinjalistikës. Reformat? Gjykoj se në asnjë rast, temperatura e lartë e dialogut politik nuk duhet të shërbejë si “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma themelore për vendin e për qytetarët

Haxhinasto:

Tensionet politike, jo “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma

Gjykoj se në asnjë rast, temperatura e lartë e dialogut politik nuk duhet të shërbejë si “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma themelore për vendin e për qytetarët Zoti Haxhinasto, qeveria ka vendosur të bëhet një “nxënëse” e mirë e FMNsë në politikat e kursimit, por, a nuk përkthehet kjo në më pak investime për punë publike? Si do ta zgjidhni nevojën që ka Shqipëria për më shumë rrugë, kur nuk keni planifikuar ose së paku nuk është publikuar ende asnjë kantier i ri? Në fakt, marrëveshja me FMN-në u hartua mbi një përqasje ndryshe nga austeriteti, që është qasja e rritjes ekonomike nëpërmjet stimulimit të saj. Për herë të parë do të injektohen në ekonomi rreth 1,1 miliard USD, në formën e investimeve publike apo të pagesave për detyrime të papaguara. Fakt është gjithashtu se investimet në sistemet e transportit dhe infrastrukturës, së bashku me pagesën e detyrimeve ndaj kompanive, e kalojnë dukshëm buxhetin e mëparshëm duke arritur në 47.6 miliardë lekë nga 42 miliardë që ishte viti 2013. Nuk është e parëndësishme në këtë përqasje fryma e re me biznesin, i cili do të trajtohet si partner i respektuar dhe që do të realizojë me cilësi detyrimet e veta, ndërkohë që do të trajtohet me korrektësi për pagesat dhe detyrimet e tjera nga sektori publik. Përsa i përket veprave të reja, mund t’ju them se këtë vit fillojnë disa prej tyre, si rruga Qukës–Qafë Plloçë, me vlerë rreth 150 milionë euro, Anashkalimi i Vlorës, me vlerë rreth 53 milionë euro, Ujësjellësi i Durrësit, me vlerë rreth 62 milionë euro, për të përmendur disa prej tyre. A do të ishte kjo një kontradiktë ‘jo-elektorale’ në raport me qeverinë e mëparshme ‘Berisha’, e cila pati një bilanc të bollshëm sa i përket ndërtimit të rrugëve? Sot sfida kryesore që ka sistemi i infrastrukturës rrugore është në fakt përfundimi i veprave tashmë të hapura prej shumë vitesh, si dhe standardizimi i tij me elementët e sigurisë dhe të sinjalistikës, elemente që shpesh janë konsideruar si “opsionale”, ndërkohë që janë themelore

për cilësinë e shërbimit të transportit dhe veçanërisht për sigurinë në rrugë. E re tjetër e rëndësishme është ndryshimi i gjithë konceptit të mirëmbajtjes së rrugëve, pasi sot kemi një sistem joefikas, që nuk ka mundur të ulë ritmin e lartë të amortizimit të tyre, dhe nuk ka ruajtur vlerën dhe cilësinë e duhur të rrugëve si aseti kombëtar në të cilin është investuar më shumë në këto 10 vitet e fundit. Këtë do ta bëjmë së pari duke alokuar fonde më të shumta (më parë alokoheshin vetëm 15 për qind të nevojave), gjë që është reflektuar që në buxhetin e këtij viti, si dhe duke angazhuar biznesin privat në sipërmarrje koncesionare. Rruga e Elbasanit, ajo e Arbrit apo aksi Gjirokastër-Tepelenë etj., janë kthyer prej kohësh në një gangrenë për qytetarët. A ka një afat se kur do të përfundojnë këto rrugë? Këto projekte që përmendni ju janë të rëndësishme, por kanë specifikat e tyre. Rruga e Elbasanit, p.sh, ka patur probleme të administrimit të projektit dhe tashmë jemi futur në fazën e përfundimit të saj, që besoj do jetë në fund të këtij viti. Rruga e Arbrit përbën një rast tipik ku projekti nuk është filluar bazuar në një vlerësim të impaktit social-ekonomik, apo të planifikimit të plotë buxhetor duke marrë për bazë qëndrueshmërinë e investimit. Nuk ka patur buxhetim të planifikuar për pjesën më të rëndësishme të rrugës, segmentin prej 27 km, që ka një vlerë tepër të lartë prej rreth 200 milionë eurosh. Aq më pak është parë si një projekt që shkon përtej kufijve të vendit dhe si pasojë, koordinimi me Maqedoninë fqinje duhet të kishte qenë i domosdoshëm. Së fundmi ka patur një interes të shprehur nga një kompani serioze kineze për realizimin e saj, gjë që uroj të realizohet, duke hapur edhe një praktikë të re të Partneritetit Publik Privat në realizimin e veprave publike. Vendimi për të zbatuar ligjin e vitit 1998 për furgonët, ju përballi me një valë protestash. Por tanimë që tensio-

Autobusët Ndërkohë, kompanitë e licencuara për transport ndërqytetës duhet të rinovojnë flotat e tyre me autobusë jo më të vjetër se viti 2000, dhe linjat që hyjnë në Tiranë me motor ‘Euro 5’. Deri atëherë, duhen rindërtuar edhe gjithë stacionet e këtyre linjave në bashkitë nga nisen, sipas modelit të realizuar në Bashkinë e Durrësit, me njoftimet e orareve, me biletarinë, si dhe me shërbime të tjera të nevojshme.

ni është fashitur e deri diku ky ligj po zbatohet, dalin në pah problemet që ne kemi me transportin publik. Mungojnë terminalet, numri i autobusëve është i pakët dhe sistemi hekurudhor është jofunksional. A keni ju një plan për ta zgjidhur çështjen e transportit publik njëherë e mirë, dhe me ç’kosto? Në fakt, për stabilizimin e kësaj situate janë përpjekur të gjithë paraardhësit e mi në detyrën e Ministrit të Transporteve, por janë tërhequr më pas si rezultatit i presionit apo i mungesës së një plani alternativ për reformimin e sistemit të transportit. Është gjë pozitive që më në fund, të gjithë kanë arritur në konsensusin se situata me “furgonët”, që në fakt janë taksi 8+1, ishte e papranueshme, dhe se duhej një zgjidhje e qëndrueshme. Ne kemi hartuar një plan integral për këtë çështje, që konsiston së pari në një mundësi të përkohshme (deri 31 dhjetor) të këtyre automjeteve taksi 8+1 të punojnë për transportin publik ndërqytetas brenda qarqeve. Më pas, secili duhet të realizojë rigorozisht funksionin për të cilin është licencuar, dmth taksitë si taksi dhe autobusët si autobusë. Ndërkohë, kompanitë e licencuara për transport ndërqytetës duhet të rinovojnë flotat e tyre me autobusë jo më të vjetër se viti 2000, dhe linjat që hyjnë në Tiranë me motor ‘Euro 5’. Deri atëherë, duhen rindërtuar edhe gjithë stacionet e këtyre linjave në bashkitë nga nisen, sipas modelit të realizuar në Bashkinë e Durrësit, me njoftimet e orareve, me biletarinë, dhe me shërbime të tjera të nevojshme. Ndërkohë po bëjmë përpjekje që të modernizojmë shërbimin pasagjer të Hekurudhës Shqiptare. Problem përbën për Tiranën mungesa e një stacioni qendror multimodal autobusësh dhe treni, gjë që i ka vështirësuar këto shërbime për qytetarët. A nuk mendoni se duhej më parë të siguroheshin këto parametra, e më pas të ndërhyhej për bllokimin e ‘ashpër’ të furgonëve? Cila do të ishte alternativa ndaj punës së pacilësishme, por gjithsesi të dobishme të këtij lloj


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

11

www.mapo.al

Çfarë po ndodh me administratën civile, sa po i reziston qeverisja e re presionit partiak dhe cilat janë kostot elektorale përballë pritshmërisë të votuesve?

"Si zgjidhet presioni partiak për punësimet në administratë" “Administrata meritokratike nuk mund të mos jetë një objektiv madhor i çdo qeverisjeje, pasi cilësia e saj është përcaktuese në performancën e vetë qeverisë. Konsolidimi i kësaj përqasjeje është dukshëm një proces kompleks nga ana profesionale, por edhe i guximshëm politikisht, sepse duhet të përballesh me një presion e pritshmëri të fortë që vjen nga strukturat partiake.”

Foto: Armand Sallabanda

Rrugët e reja Përsa i përket veprave të reja, mund t’ju them se këtë vit fillojnë disa prej tyre, si rruga Qukës–Qafë Plloçë, me vlerë rreth 150 milionë euro, Anashkalimi i Vlorës, me vlerë rreth 53 milionë euro, Ujësjellësi i Durrësit, me vlerë rreth 62 milionë euro, për të përmendur disa prej tyre. transporti urban? Çështja e mosndërhyrjes dhe reformimit të transportit ndërqytetas ka sjellë pasoja të mëdha, në drejtim të deformimit të tregut, ku sot kemi rreth 2500 taksi 8+1 nga rreth 150 që duhet të kishim sipas ligjit; në drejtim të evazionit fiskal dhe kostove shumë më të larta për qytetarët sesa transporti me autobus, ku sot kemi mbi 450 linja ndërqytetase dhe mbi 7500 autobusë që operojnë të licencuar; por veçanërisht, pasojat kanë qenë për sigurinë e qytetarëve, pasagjerë apo përdorues të rrugës. Mendoj se nëse paraardhësit e mi do të kishin ndërhyrë në kohën e duhur, nuk do të ishte lejuar që ky shërbim i rëndësishëm për qytetarët të degradonte në gjendje të rëndë, por që fatmirësisht tashmë ka hyrë në rrugën e duhur. Qeveria ka çliruar disa borxhe për kompanitë e rrugëve dhe ka marrë një angazhim publik financiar dhe ‘strategjik’, që të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura. Disa ekspertë

thonë meg jithatë, se kjo nuk do t’i japë shumë oksigjen ekonomisë, pasi kompanitë janë të mbytura me kredi. Në analizën tuaj, sa do të përfitojë ekonomia shqiptare nga shlyerja e borxheve të vjetra? Detyrimet e prapambetura ndaj biznesit janë një domosdoshmëri, pasi vërtet këto borxhe kanë qenë një gur i rëndë mbi supet e biznesit shqiptar, që ka komplikuar jo vetëm shëndetin financiar të tij, por ka kompromentuar shumë edhe cilësinë e punimeve të veprave publike. Këto borxhe kanë shkatërruar edhe një proces qarkullimi normal e të qëndrueshëm ekonomik. Por unë e shoh problemin edhe nga këndvështrimi i klimës së biznesit, dhe veçanërisht i dëmtimit të besimit të biznesit tek qeveria, gjë që ka sjellë pasoja të rënda edhe në kreditimin nga bankat, në investimet nga vetë biznesi dhe në punësim. Ndryshimi i kësaj paradigme është një domosdoshmëri për të krijuar frymën e besimit të biznesit, por edhe të konsumit. Është një premisë për të angazhuar biznesin dhe resurset e tij në realizimin e veprave publike me modele partneriteti. Tri ditë më parë pohuat se do të reformoni sistemin e ujësjellësve, pasi gjendja është alarmante (67% janë humbjet që nuk faturohen, dhe vetëm 80 % nga 33 % që faturohet, paguajnë). A ju përplas kjo me kompetencat e pushtetit vendor dhe nga ana tjetër, heq ja e subvencionimit për to a rrezikon ta rikthejë vendin tek kriza e ujit? Kjo është një reformë e thellë që padyshim do të përfshijë edhe rivlerësimin e kompetencave të pushtetit vendor përsa i përket administrimit të këtij shërbimi jetik për qytetarët, sic është ai i furnizimit me ujë. Sektori ka një problem thelbësor në performancën e tij. Sot nga 4 litra ujë që hidhen në sistem vetëm 1 litër paguhet. Shpenzimi i energjisë për ujësjellësit është shumë i lartë, ndërkohë që përpunohen vetëm 30 % e ujërave të përdorura. Por, çka mbetet më e rëndësishmja, shër-

bimi me ujë u mungon 20 % të qytetarëve. Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë. Synimi ynë është të ecim drejt agregimit të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve, jo si qëllim në vetvete, por për të rritur performancën. Edhe performanca nuk është qëllim në vetvete, por një rrugë për të rritur mundësinë e ndërmarrjeve për investime dhe për shërbim më të mirë për qytetarët. Ndërsa përsa i përket subvencioneve, ato do të drejtohen për të mbështetur shtresat në nevojë me të ardhura të pakta, dhe jo për të mbuluar drejtimin e papërgjegjshëm dhe jo-eficent të drejtuesve të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve. Zoti Haxhinasto, ju keni qenë pjesë e kabinetit “Berisha” dhe tani drejtoni një ndër ministritë më të rëndësishme në kabinetin “Rama”. Për qeverisjen 4-vjeçare me Berishën, është thënë se LSI ishte një enklavë brenda kabinetit, por Meta është mbrojtur se LSI nuk e kishte në dorë timonin e qeverisjes. Nga njëra qeveri në tjetrën, çfarë ka ndryshuar për ju? Unë mund të flas për atë që nuk ka ndryshuar. Dhe ky është fokusi i spikatur i LSI-së për të zgjidhur problemet e mëdha që kanë qytetarët, për punësimin, për cilësinë e shërbimeve publike që u ofrohen, për përshpejtimin e ritmeve akoma të ulëta të integrimit të tyre në Evropë. Tashmë LSI perceptohet qartë si një forcë politike që zgjidh probleme. Nuk ka ndryshuar gjithashtu vizioni për të reformuar sektorët ku drejtojnë përfaqësuesit në ekzekutiv të LSI, mbi bazën e sistemit të vlerave dhe politikave të konverguara të koalicionit për Shqipërinë Europiane. Ku dallojnë Rama dhe Berisha, në metodologjinë e drejtimit të kabinetit dhe qeverisjes së vendit? Më rezervoni të drejtën që kësaj pyetjeje t’i përgjigjem në fund të kësaj legjislature. Mazhoranca PS-LSI ka 85 vota dhe nuk ka asnjë alibi së paku në numra, p ër m o skr yer j en e refo r mave themelore që janë debatuar gjerësisht edhe në fushatën e mëparshme elektorale. Nga ana tjetër, që këto reformat të jenë të suksesshme dhe afatgjata, do të duhet të keni “on board” edhe opozitën. Si do ta zgjidhni këtë kontradiktë për reformën territoriale apo në drejtësi, në kushtet kur marrëdhëniet me opozitën i keni të tensionuara? Gjykoj se në asnjë rast temperatura e lartë e dialogut politik nuk duhet të shërbejë si “casus belli” për mos t’u angazhuar në reforma themelore për vendin e për qytetarët. Para pak kohe, kur kjo opozitë ishte në mazhorancë, në mënyrë të vazhdueshme kërkonte që opozita e atëhershme të mos kushtëzonte angazhimin në reforma të rëndësishme me çështje të veçanta, për të cilat palët qëndronin në pozicione të ndara. Pra, sjellja me dy standarde duhet eliminuar nga politika. Në fund të ditës, angazhimi ose jo i opozitës do të jete testi nëse për ta “integrimi i vendit është objektiv madhor kombëtar”, apo nëse “qytetarët janë të parët”, pasi reformat për të cilat po flasim, i shërbejnë pikërisht shtetit të së drejtës, qytetarëve dhe integrimit në Europë. Heqja e sjelljes me dy standarde është

gjithashtu një shërbim i madh për vetë cilësinë demokratike dhe maturimin e saj, një kontribut themelor për vlerën ekzistenciale të demokracisë, rotacionin politik me zgjedhje të lira e të ndershme. Me modesti e them se përqasja e LSI për reformat duhet marrë si modeli më i mirë i angazhimit parimor, i përgjegjshmërisë, i aftësisë për të dalë mbi emocionin apo takticizmin politik të momentit, dhe për t’i shërbyer me maturi politike, asaj çfarë është detyra themelore e çdo politikani dhe partie politike, shërbimi ndaj qytetarëve. Dhe kjo aftësi nuk mund të krijohet vetëm nga njëri krah i politikës, por si qëllim dhe përpjekje e përbashkët e të gjithë palëve pjesëmarrëse në të. Gjashtë muaj pas ardhjes në pushtet, mazhoranca ka bërë kundërshtarët e parë në radhët e veta, veçanërisht mes atyre njerëzve që prisnin një vend pune në administratë. Në të vërtetë, LSI ka arritur ta menaxhojë më mirë “shtëpinë” e vet në këtë drejtim. A do t’i qëndroni premtimit për të ndërtuar një administratë publike me bazë meritokracie dhe sa kosto krijon kjo në elektorat? Administrata meritokratike nuk mund të mos jetë një objektiv madhor i çdo qeverisje, pasi cilësia e saj është përcaktuese në performancën e vetë qeverisë. Konsolidimi i kësaj përqasje është dukshëm një proces kompleks nga ana profesionale, por edhe i guximshëm politikisht, sepse duhet të përballesh me një presion e pritshmëri të fortë që vjen nga strukturat partiake. K ë t ë p r e s i o n e ko n s i d e r o j t ë përkohshëm, deri në momentin kur mundësi e punësimit në sektorin publik të mos jetë alternativa e preferuar përkundrejt atij privat, deri kur punësimi në sektorin publik të arrijë të jetë një angazhim konkurrues për t’i shërbyer qytetarëve, deri kur të reduktohet në maksimum mundësia për të përdorur një post publik për të krijuar përfitime ilegjitime personale. Ky do të jetë një proces katharsisi edhe për militantët, që nuk do të kushtëzojnë angazhimin e tyre si mundësi për punësim, apo përfitim direkt personal, por si mënyra për të garantuar politika e qeverisje cilësore, nga të cilat përfiton një masë e gjerë qytetarësh, përfshirë edhe ata vetë. Pra në konceptin tonë, të vendosësh punësimin si kryeprioritet programor, nuk do të thotë të pastrosh administratën nga ca militantë të një partie tjetër e të punësosh militantët e tu, por pikërisht, të krijosh mundësi të reja punësimi të qëndrueshëm, në sektorin publik e veçanërisht në atë privat. Por kjo kërkon një përqasje të unifikuar bipartizane, që sigurisht shkon përtej një legjislature, dhe është pjesë e reformave të mëdha që duhet të jenë domosdoshmërisht bipartizane, siç është gjithashtu reforma administrative territoriale, reforma e pronës, reformat e sektorit të sigurisë, prioritetet strategjike zhvillimore, etj. Pa këtë përqasje bipartizane e shoh të vështirë që të arrijmë në kohën e dëshiruar, cilësi të tilla performuese e konkurruese me ato të vendeve të tjera të BE-së, me të cilat do të negociojmë e konkurrojmë së shpejti. Intervistoi: Aleksandra Bogdani


12

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

www.mapo.al

reportazh Dylber Shuli, babai i Krenar Shulit. Djathtas, xhamia në Leshnicë në Pogradec

Çfarë ndodh në dy fshatrat e etiketuar si “qendra” të xhihadistëve që shkuan drejt Sirisë dhe në familjet e personave që kanë shkuar në luftë? Historitë e të larguarve dhe arsyet që i kanë shtyrë ata drejt vendimit ekstrem. Roli i Genci Ballës te besimtarët në dy fshatrat?! Dëshmia e korrespondetit të luftës Vedat Xhymshiti në revistën Mapo dhe pse nuk jemi përjashtim në një botë më esktremiste

Siria, çfarë i çon shqiptarët në “xhihad”? Vladimir Karaj

P

“Është dhe një pakicë që udhëhiqen nga kauza njerëzore për shkak të luftës në Kosovë në vitin 1999... Por pjesa më e madhe e shqiptarëve në Siri i janë bashkuar luftës për çështje të xhihadit, ideologjisë fetare”, tregon korrespondenti i luftës Xhymshiti për Revistën Mapo.

ak muaj mjaftojnë për të ndryshuar jetën e një burri në mënyrë të pashpjegueshme. Një bari, një furrtar, një murator dhe një mëngjes babai yt i moshuar gjen të varura në derë çelësat e shtëpisë tënde, asaj që ke ndërtuar për vite me radhë me duart e tua. Muaj më vonë ai mëson se ke lënë gjithçka dhe se ndodhesh në Siri, për xhihad kundër Assadit dhe kundër qafirave (kafirave), bashkë me gruan dhe tri vajzat. Kjo është historia e Krenar Shulit. Të atit, 72-vjeçarit Dylber Shuli, i mungonin mbesat të mërkurën, në një ditë plot diell e paqe në oborrin e shtëpive të djemve të tij të ndërtuara pranë e pranë, ku është i vetëm me të shoqen. Burrit nga Gurrasi, pak kilometra mbi Drilonin në Pogradec, i dridhet zëri kur i kujton mbesat. “Nuk e marr vesh më këtë botë”, thotë ai sa kohë nuk di të na japë përgjigje, “Feja (Islami) nuk ka qenë kështu, këto dolën tani, nuk i kuptoj dot”, thotë i moshuari vetë besimtar mysliman, që na pret duke cituar fjalë të profetit të Islamit. Në një lokal në Leshnicë, sapo ke zbritur qafë Plloçën, vëllai i Ervisit që dyshohet i zhdukur në Siri, nuk qëndron dot gjatë në një vend. Gjestet e tensionit, buza e poshtme që i dridhet sa herë i duhet të flasë për të vëllanë dhe supet e mbledhura janë përgjigjet e tij për pjesën më të madhe të pyetjeve. Herën e fundit që ka folur i vëllai mësohet se i kishte thënë se “ishte në Gjermani në kufi me Arabinë”. “A kupton ai donte të gënjente, por nuk e dinte ku ishte Gjermania dhe ku Arabia”, thotë i riu i nervozuar sepse nuk ka përgjigje. Gurrasi dhe Leshnica janë dy fshatrat me numrin më të

madh të të larguarve të dyshuar se janë në Siri. Një pjesë dihet që ndodhen atje, dy dyshohet se kanë humbur jetën, të tjerë janë larguar dhe familjet nuk e dinë saktësisht vendndodhjen por i bren dyshimi se të afërmit ndodhen në front. Secili ka ikur në kohë të ndryshme dhe lidhjet e pakta mes grupit është fakti që para se të largoheshin kanë thënë të familjarët se u “kishin dalë kartat për në Arabi” apo se punojnë në supermarket në Turqi, togfjalësha që i dëgjojmë nga të tërë ata që takuam. Thuajse në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona që e kanë pasur një kontakt me të arrestuarin Genci Balla, por askush nuk mund të thotë se cili ka qenë roli i këtij të fundit në vendimin e këtyre personave për të shkuar në Siri. Maksimumi që mësojmë në shtëpinë e Besmir C, ish-gardist, i cili këmbëngul te familja se ndodhet me studime në Arabi dhe se po u bën kartat që t’i marrë atje, është fakti që disa herë ai është shoqëruar me të arrestuarin dhe ndonjëherë e ka vizituar edhe në Tiranë. Se si janë lidhur mbetet e paqartë edhe për të ëmën e Besmirit, që na thotë: “Ai duhet të jetë në Arabi dhe më mirë se këtu, derisa thotë që do të na marrë edhe ne atje”. Arsyet e secilit prej tyre po ashtu janë të paqarta për të afërmit dhe po ashtu e pamundur për ne të gjenim një motiv të vetëm që mund t’i bashkonte këta njerëz përveç arsimit të pakët në ndonjë rast. Prej këtej vetëm mund të hamendësohet. Në disa raste bëhet fjalë për varfëri, e shoqëruar me pamundësi dhe me njëfarë persekutimi. Krenar Shuli për shembull, pasi nuk ia dilte mesa duket në Greqi, humbi në Shqipëri

edhe asistencën që merrte, me të cilën mbante f amiljen prej 5 frymësh. Dylber Shuli thotë se dikush kishte parë atë në një takim të Partisë Socialiste para zgjedhjeve dhe pak kohë pas kësaj djalit i është ndërprerë ndihma ekonomike. Komuna drejtohet nga LSI e fituar në koalicion me PD në zgjedhjet e fundit lokale. “Me para e mbaja unë”, tregon i ati, kur kërkon të ilustroj se dikush duhej të kishte paguar për udhëtimin e tij deri sa i biri nuk i kishte mundësitë. Në pak muaj ndërkohë ai ka ndryshuar gjithçka. Babai thotë se është grindur me të shpesh, se jo fe që ai fliste nuk ishte në fakt Islami. “Shiko mor djalë, Profeti Muhamed, ishte i ulur me shokët e tij dhe kur kaloi xhenazeja (kortezhi mortor) e një hebreu u ngrit në këmbë. Ata shokët e vet u habitën dhe e pyetën pse po e bënte këtë dhe profeti iu përgjigj: “Po a nuk është dhe ai njeri, a nuk është edhe ai shpirt?”. Kurse këta tani (të rinjtë) nuk pyesin për jetën e tjetrit. Nuk i ke parë t’i librat që gjeta unë”, bën me shenjë burri dhe tregon se në libra flitej kundër atyre që nuk ishin myslimanë apo për mënyrën se si bije shehid (martir, dëshmorë). “Po të të zinte murtaja, ishe shehid më i madh”, thotë Dylberi se kishte lexuar duke treguar se ato libra i kishte grisur, ndërsa shpreh haptazi mosbesimin për to. Ai tregon se si i biri filloi të mos shkonte mirë me vëllezërit se i quante ata të pafe dhe se po ashtu grindje me të. Ai thotë se ka punuar gjithë jetën e tij në minierë për t’i rritur fëmijët dhe se ishte bërë 72 vjeç por se “kështu nuk kam parë”. Korrespondenti shqiptar i luftës, Vedat Xhymshiti thotë për Revistën

Mapo se një pjesë kanë arsye ekonomike. “Ka shqiptarë që atje janë thjesht për arsye ekonomike. “Dëgjo Vudi, - më tha njëri prej tyre. -Kam luftuar për Kosovën, për Preshevën, për Maqedoninë, por familja ime akoma vuan dhe unë nuk mund t’i shkolloj fëmijët e mi. Erdha të luftoj në Siri sepse dihet që në vendet arabe, luftëtarët pas çlirimit, përfitojnë benefite”. Xhymshiti sidoqoftë ngre mjaft pikëpyetje e madje flet edhe për konspiracion e për lejim (mbyllje sysh) nga shtetet në Shqipëri e Kosovë që këta persona të shkojnë në Siri, ku u bashkohen ekstremistëve dhe sipas tij më shumë e dëmtojnë sesa e ndihmojnë Sirinë. Ndërkohë, jo të gjithë kanë qenë në ngushtësi ekonomike. Pjesa tjetër e të larguarve kanë pasur mundësinë edhe të jepnin donacione për ndërtimin e xhamisë në fshatin e tyre, një rast në Leshnicë. Ndërsa jetonin kryesisht prej emigracionit. Në fakt thuajse të gjithë, përjashto Almir Dacin e shpallur në kërkim nga policia, kanë qenë më herët emigrantë në Greqi ku kanë bërë punë të ndryshme. Taulanti, një nga besimtarët në Xhaminë e Leshnicës dhe mik e moshatar me Ervin Alinj, thotë se bashkë të dy kanë qenë në emigracion. Ai thotë se prej 8 vitesh ishin besimtarë dhe se faleshin edhe kur ishin në Greqi. Vetë thotë se nuk e ka menduar të shkojë në Siri, madje tregon se në fillim kur ikën Ervini, Bledari dhe Almiri banorët i thoshin edhe atij se pse nuk bënte “kartat që të ikte edhe ai”, ngase të gjithë mendonin se ndodheshin në Arabi. Ai thotë se vendimi i miqve të tij ka qenë personal. “Shikonin video në Youtube për padrejtësitë që bëheshin në Siri


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

13

www.mapo.al

8

Persona u arrestuan për rekrutime në luftën e Sirisë

9

Shqiptarë janë vrarë në 2 vitet e fundit në luftë

86

Shqiptarë mendohet se kanë shkuar për xhihad në Siri

diskutimi

Ekstremizmi dhe debati për islamofobi

dhe u vinte keq”, thotë ai duke shpjeguar se pse ata vendosën të shkonin në luftë. Në fakt për një kohë të gjatë, sa kohë vëmendja e luftës në Siri ishte e përqendruar tek përmbysja e Assadit dhe kur organizatat ekstremiste si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (SHIISH) nuk ishin po aq të rëndësishme sa barbaritë e ushtrisë Siriane apo përdorimi i gazit nervin për të zhdukur lagje të tëra. Kjo solli reagime të ashpra në mbarë botën dhe dukshëm unifikimin e zërave kundër Asadit. Drejtuesit politikë të Shqipërisë patën qëndrime të ngjashme duke dënuar dhunën në Siri që nuk kursente as fëmijët. Kjo situatë me të gjithë kundër Assadit mund të ketë qenë frymëzuese për një pjesë të atyre që ndodhen tani në Siri. Ndonjë do ta krahasonte situatën me atë që ndodhi në Spanjë në vitet 30’, përtej ngarkesave fetare. Kjo sepse xhiadistë në Siri vijnë pothuajse nga çdo vend i mundshëm. Në fakt e padyshimtë ashtu siç

pohohet edhe në disa komente të Almir Dacit, të shpallur në kërkim nga policia dhe që sipas prindërve ndodhet në Turqi, një pjesë janë në Siri për arsye fetare apo siç thonë ata të krijimit të një shteti islamik. “Është dhe një pakicë që udhëhiqen nga kauza njerëzore për shkak të luftës në Kosovë në vitin 1999... Por pjesa më e madhe e shqiptarëve në Siri i janë bashkuar luftës për çështje të xhihadit, ideologjisë fetare”, tregon korrespondenti i luftës Xhymshiti për Revistën Mapo. “Sociologët e fesë theksojnë se bota sot është në shumicën e rajoneve të saja më religjioze se kurrë më parë. Thënë këtë, duhet të njohim të gjitha trajtat e këtij ringjallërimi shpirtëror që në disa raste manifestohet në forma të ngurta”, thotë në një shkrim që botohet në Mapo të hënën, Elton Hatibi, i diplomuar për Kulturën dhe Religjionin në Mesdhe në Universiteti Papnor Gregorian në Romë. Hatibi, besimtar mysliman beson se edhe pse ashtu si

“Sociologët e fesë theksojnë se bota sot është në shumicën e rajoneve të saja më religjioze se kurrë më parë. Thënë këtë, duhet të njohim të gjitha trajtat e këtij ringjallërimi shpirtëror që në disa raste manifestohet në forma të ngurta”

një pjesë të mirë të botës Shqipërisë i duhet të përballet me ekstremizmin përmasa e tij në vendin tonë është e vogël. “Në rastin e Shqipërisë mund të theksojmë fort se nuk ka premisa për përplasje sektare”, thotë Hatibi, por tërheq vëmendjen se të kthyerit nga Siria duhet të mbahen nën kujdes dhe rehabilitohen dhe se vendi duhet t’i trajtojë gjakftohtësisht këto fenomene. Në Gurras i vëllai 16-vjeçar i Besmirit mban veshur një bluze ku është stampuar një katedrale e Londrës. E ëma e njërit prej atyre që mendohet se kanë shkuar në Siri, na qeras me verë, të cilën e bëjnë vetë. Edhe pse të lodhur me gazetarë që u shkojnë thuajse çdo ditë, njerëzit këtu janë miqësorë aq sa munden dhe ndonjëherë mbi atë që munden. Nuk bëhet fjalë për shenja të ekstremizmit, nëse do kërkoje të tilla. Myslimanë, jo praktikantë dhe ateistë jetojnë bashkë siç kanë bërë gjithmonë dhe ndajnë përditshmëritë e tyre, mbushur me fukarallëk por zemër të bardhë.

Atentati në Turqi, terroristët nuk janë shtetas shqiptarë Tre persona, dy me kombësi shqiptare dhe një gjermano-kinez, vranë dy pjesëtarë të xhandarmërisë turke mbrëmjen e së enjtes, gjatë shkëmbimit të zjarrit në një pikë kontrolli të ngritur nga kjo e fundit në afërsi të një zone kufitare me Sirinë, pas dyshimeve se elementë të lidhur me Al- Kaidën (Al Qaeda) furnizonin me armë trupat e forcave rebele pranë grupimit Al Nusra. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, po ashtu mbeti i vdekur edhe drejtuesi i mjetit, me të cilin udhëtonin agresorët. Ngjarja ndodhi, mbrëmjen

e të enjtes, pranë qytetit Ulukisla. Fillimisht mediat turke citonin se Ministri i Brendshëm Turk, Efkan Ala, se tre personat ishin me kombësi shqiptare, dy nga të cilët nga shteti shqiptar dhe një nga Kosova. Për kundër këtij citimi të ministrit të Brendshëm turk, zyrtarët në Tiranë mohuan një fakt të tillë. Të njëjtat burime thanë se nga komunikimet që kanë pasur me autoritetet turke, si dhe me oficerin e kontaktit në Turqi, është konfirmuar se personat që shkëmbyen zjarr me policinë, nuk janë shtetas shqiptarë.

Burimet thanë se të dyshuarit për sulmet quhen Abdurraham Qëndrim Ramadani 23 vjeç, A. S, 23 vjeç, si dhe Benjamin Xu, 19 vjeç, me shtetësi gjermane, me baba gjerman dhe nënë kineze. Sipas autoriteteve, agresorët hapën zjarr mbi forcat e policisë nga një makinë në kohën kur xhandarmëria turke provoi t’i ndalojë ata në një postbllok afër qytetit Ulukisla. Dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë humbën jetën gjatë të shtënave, ndërsa xhandarmëria, plagosi një prej agresorëve.

“Kohë më parë Sarah ishte një vajzë e ëmbël me flokë të kapur bisht, pinte bashkë me fqinjën në një lokal në Këln. Tani 16 vjeç, ajo është e martuar me një xhihadist dhe ndodhet në luftë në Siri”. Kështu shkruan Bild dhe Frangfurter Allgemeine Zeitung për historinë e një adoleshenteje t ë r r it u r n ë Gjermani që pa dijeninë e prindërve është tashmë duke luftuar në Siri. Të tjerë të huaj thuajse nga çdo vend i botës ndodhen atje për arsye nga më të ndrysh m e t , p o r k r ye s i sht t ë lidhura me ekstremizmin fetarë apo siç e quan Neki Kaloshi për e-zani. com një xhihad i pretenduar prej tyre që “nuk ka lidhje me pikëpamjet e Islamit mbi luftën dhe paqen, që nuk ka asnjë lidhje me veprimet e tyre aventureske të ngritura mbi vetëg jyqësi”. Ndërkohë përtej faktit që të përshirë në luftën e Sirisë ka individë nga e gjithë bota, myslimanët shqiptar që nuk janë dakord me veprimet e këtij grupi dhe e kanë bërë këtë publike,thonë se ndjehen të paragjykuar dhe sulmuar padrejtësisht. Në një shkrim “Zezakët” botuar tek blogu diaryoftirana.com kritikohet qëndrimi i shtetit shqiptar dhe kryeministri që nuk kanë reaguar në këtë rast për të mbrojtur prej paragjykimeve komunitetin e besimtarëve myslimanë. Ky distancim i frikshëm i qeverisë është një sinjal i qartë që kemi të bëjmë me një grup të caktuar qytetarësh që trajtohen si zezakët e shoqërisë, në çastin që qeverisë i intereson i përdor këto zezakë për të ndërtuar alibinë e dështimit të saj dhe në çastin që nuk i duhet hesht”, thuhet në shkrimin që kritikon edhe median se po nxit islamofobinë duke raportuar masivisht dhe në mënyrë jo të drejtë myslimanët. Neki Kaloshi në shkrimin e tij për e-zani shkruan po ashtu se media po i trajton pa profesionalizëm ngjarjet dhe duke përhapur panik e fobi. “...duke u futur në garë kush e kush të mbushë faqet e gazetave apo kronikat me lajme nga më shokueset, shumica prej të cilave krejtësisht të pasakta, e madje të trajtuara pa kurrfarë profesionalizmi”, shkruan Kaloshi. Ai kritikon po ashtu edhe policinë se e ka tepruar duke bërë spektakël në këtë rast.


KONTRAPEDAL

14

Sa herë gjendem në hyrje të qytetit ku kam lindur, në Shkodër, kam një ndjesi të përzier, të çuditshme. Bëhem fundekrye vëmendje! Është çasti ku për shkak të historisë sime ndjehem vagëlluar në mejtime e në deficit me mbarimin e një monologu që më qëndron thik përmbi, si një peshë e pavendosur në zgjidhje...

Liria e tjetrit, si liria ime

Vladimir Myrtezaj Sallahane gjithë vëmendja që vjen nga qendrat europiane, përveç ligjërimeve që ndërlidhen me vendet e reja drejt Europës, kishte në fokus edhe çështjen: të shihet me përparësi integrimi i romëve, si integrim i pakicave të kudondodhura në shtete të veçanta, që si e si të mbrohen të drejtat e tyre. Me dhjetëra aplikime në këtë drejtim më lanë një përshtypje si kontribute më shumë vetëpunësimi dhe marrje të ardhurash, sesa si një pikësynim real për të ndihmuar këto shtresa në nevojë. E gjithë bota e qytetëruar sot ka kthyer sytë në një të drejtë themelore: në atë të barazisë së vlerave dhe te mbrojtja e trashëgimive dhe e llojshmërisë së racave, popujve dhe pakicave në përgjithësi – si një e drejtë legjitime. Në këtë prurje të re janë pozuar plane, teknika dhe taktika nga më të ndryshmet, që si e qysh t’i vijnë në ndihmë një bote në emergjencë jete, që duhet respektuar dhe vënë në një nivel më të arsyeshëm e integrues. Dhe qartazi, përmes planifikimeve strukturore ndërtohen plane për ndërhyrje dhe strategji për t’u ardh në ndihmë këtyre shtresave. Tema mjaft tërheqëse e të lakmueshme për artistë, sociologë, psikologë dhe ekspertë sondazhesh e kështu me radhë – një ushtri monitoruese e trajnuese në aksione sociale. Si kundërsjellje, (e kundërt natyrale në sjellje të parë) si zakonisht, kjo lukuni e gatshme më detyroi të përqendrohesha në veten time se si në të kaluarën kisha të ruajtura vagullt disa shënime që merrnin shkas pikërisht nga ky argument, por disi ndryshe në llojin e qasjes. Jo për të qenë në sinkron me trendin e kohës, por nga arsye thellë krejt e pashpjegueshme. M’u desh të zbulohem para publikut në një rrëfim si të salduar në kujtesën time, si shkak i lumtur i distancuar natyrshëm, që ka arsyet e veta në marrëdhënie me këtë shtresë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe për shkak të profesionit, pasi në hartën

E

Si kundërsjellje, (e kundërt natyrale në sjellje të parë) si zakonisht, kjo lukuni e gatshme më detyroi të përqendrohesha në veten time se si në të kaluarën kisha të ruajtura vagullt disa shënime që merrnin shkas pikërisht nga ky argument, por disi ndryshe në llojin e qasjes...

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

time kulturore nomadët (krijuesit që bazohen tërësisht në kurbat e kthimit mbrapsht, një lloj kthimi në fëmijëri), në pikturë ishin një pikë e dobët dhe një vatër tepër tërheqëse. Fillova të shfletoj pikërisht në këtë gropë të harruar të shkrimeve të dikurshme, që sot do mund të bëjnë dritë në një tjetër trajtesë të përshpirtshme për këtë ngjyrim njerëzor. Gjithnjë nga pozita për të mos qenë në radhë me aplikuesit, por si rastësi a përkim njerëzor, që në të shumtën iu ndodh shpirtrave të paidentifikuar që vërdallosen thellësive. *** Sa herë gjendem në hyrje të qytetit ku kam lindur, në Shkodër, kam një ndjesi të përzier, të çuditshme. Bëhem fundekrye vëmendje! Është çasti ku për shkak të historisë sime ndjehem vagëlluar në mejtime e në deficit me mbarimin e një monologu që më qëndron thik përmbi, si një peshë e pavendosur në zgjidhje. Ky kalim, automatikisht më vetëkthen në një gjendje krize: në dilemën me se e si e kam harxhuar jetën time deri më tash. Duke u kotur e rrëkëllyer sa andej-këndej, për atë që kam zhgarravitur deri më sot dhe për atë se për çfarë ia vlen të sillet në mend njeriu në të nesërmen... Mejtohem me një keqardhje si në çdo monolog bilancesh e vetëgjyqësie të ndërgjegjes. Gjëja që më trondit është se keqardhje të tilla janë të shpeshta dhe në të shumtën e herëve më kthehen në një vetëqortim të nevojshëm e të tejzgjatur në ndërgjegje, sa dhe sot e kësaj dite bëj të njëjtin (ri)cikël të orientuar më së tepërmi instinktivisht nga ndjesitë e besimi. Në një rrugë-prerje më të gjatë të gjykimit, që i bëj vetvetes, sa vjen e jam më i bindur se në njëfarë mënyre të pashpallur unë nuk jam krejt i rritur, ose, ndryshegjykuar: përjetoj dyshimin se unë refuzoj të rritem – një konflikt që nuk mund të më shpëtojë nga fëmijëria ime. Me sa duket, në hartën e kujtesës ka njolla më të forta që tërheqin së prapthi gjithë rëndesën e dijes dhe, thellë-thellë, nuk e marr dot në mbrojtje të kundërtën e këtij argumenti e ta pranoj si një gjë njerëzore. Ka disa arsye për këtë, por kryesorja dhe në qendër të ndërtimit tim logjik qëndron lumturia e përjetshme që ka fëmija (vendi ku ushqehem me atë që dua: realitetin vezullues). Dhe si unë janë me mijëra të ngjashëm, që strehohen në fëmijërinë e tyre. Jo më për të marrë shenja, por për të vazhduar dhe këmbëngulur se fëmijëria ime ka në oborrin e vet me mijëra shenja të pambrojtura, që sa vijnë e zhduken në emër të ndryshimit, ose, e parë ndryshe, në emër të një rendi që nuk na kërkon tjetër përpos funksionit. Me dashje ose jo, strukturat e fëmijërisë në mendjen time janë kështjellat e para ku strehoheshim dhe rrugëtonim drejt asgjësë dhe pakuptimit, për arsyen se në mendjen e një fëmije konservohen rastësi fatlume dhe fatale njëherësh, që në njëfarë mënyre marrin vulën origjinale si një përcaktim de facto në kohë, gjë që zgjon imazhe,

fotot nga edvin çelo

struktura, ngjyra dhe aroma të papërsëritshme, si në asnjë rrethanë tjetër. Kjo ndërgjegje e paarrirë në një gjykim të formuar, e bën realitetin e ndaluar në kohë në një ndalesë unike e të pafaj, që e adhuron botën si të pandryshuar dhe si një pasuri e rrallë e qenies, që në mënyrë fatale mendon se është unike. Dhe e tillë është, pa dyshim. *** Në forma inercie heshtjesh, shmangiesh dhe fshehjesh në qendra vëmendjeje, si dhe bisedash në familje kisha arritur a fituar disa liri brenda vetes, dhe përherë e më shumë po filloja të zgjeroja daljen time jashtë kufijve me shkumësin e bardhë që më kishin paralajmëruar prindërit. Por, një gjë e tillë po më dukej gjithnjë e më shumë padrejtësi. Nuk se e bisedova me njeri, por ndjeja se do më duhej të isha disi më diskret dhe me motrat e mia, që shpesh e më shpesh ishin kthyer në tutorë që planifikonin lëvizjet dhe liritë e mia. Mahallalitë mblidheshin çdo darkë në hyrjet e shtëpive ose në oborret e pasme, ku rrinim të gjithë bashkë dhe planifikonim arratitë tona për ditën e nesërme. Bëmë me plan të shkonim të laheshim jo nga hyrja, por nga krahu lindor i qytetit, në lumin Kir. Morëm brekë rezervë të mbështjella në copa gazete dhe u nisëm diku nga mesdita, duke përfituar që mama dhe im atë vinin vonë nga puna. U bëmë gjithsej gjashtë vetë dhe u nisëm në këmbë, krejt të lumtur e të lirë dhe me një ndjesi të fortë që do bënim qejf. Përgjatë rrugës kaluam nëpër rrugicat e teatrit, më tej në rrugën e pjacës dhe më pas në krye të Gjuhadolit, ku morëm majtas. Shmangëm uzinën e telit, diku fabrikën e verës dhe më djathtas, në lagjen Skënderbeg, vorret katolike dhe ja ku dolëm te lumi përmes gërxhesh dhe një peizazhi të ndërprerë. Kiri ishte një lumë që zbriste nga lart veriut të vendit dhe bashkohej rishmë me një degëzim të Drinit, ndërsa në kryq bashkohej me Bunën dhe derdhej në det. Atmosfera ishte e thatë e me disa shkurre, që dukej si një gunë e stërdalë e natyrës, por në një hapje krejt të zhveshur dhe mjaft monotone. Ngaqë ishte lumë i rrëmbyeshëm, të krijonte idenë e mosbanimit të asgjëje përveç rrjedhës që e dominonte atë peizazh të thatë. Tutje larg shtoheshin disa kodrina, që për shkak të një rëndësie ushtarake dukeshin të paarritshme dhe të paprekura. Të nxehtit sa vinte e rritej dhe shkretimi i madh e bënte edhe më të pranishëm. Uji ishte gjithnjë shumë i ftohtë për shkak të rrjedhës së tij. I pari që u hodh në ujë qe Memçi, komshiu që ishte nja dy vjet sipër meje dhe me një portret disi të mefshtë, por me një agresivitet natyral, të lindur. Më pas u hodh Cici, Nusreti e mandej të tjerët. Si gjithnjë, në këto situata ka një prirje natyrale për të rënë në sy, por dhe për të treguar se sa interesant je. Shpikëm një garë me njëri-tjetrin, se kush bën kiçin sa më lart dhe hapet fort në rënie të lirë në ujë; një lloj ushtrimi rutinë i të gjithë atyre që

ishin mësuar me lumin. Thënë shqeto: unë nuk se isha ndonjë monstër model, por pasi kisha njëfarë prestigji të fituar në grup tentoja të bëja shenjë aty ku bëhej një garë. Mora turr dhe u palosa për t’u zhytur, por nuk e bëra në kohë këtë veprim dhe, për shkak të rrjedhës, desh u theva në mes dhe gërvisha ashpër pjesët e sipërme të këmbëve – por nuk e dhashë veten, gjithsesi. Herën e dytë zgjodha një stom më të lartë gurësh dhe bëra të njëjtën gjë, por sërish dështova, dhe dola me gjoks të çjerrë e i gjakosur. Rrjedha që kisha zgjedhur ishte e cekët, dhe për këtë desh hëngra turinjtë, por fati e solli që u harkova shpejt dhe ndesha me gjoks në zhavorr. Uji ishte brisk, dhe për shkak të temperaturës së lartë dhe ambientit krejt të zhveshur u marrakotëm, dhe nga një grup fitimtarësh e sfidantësh, u kthyem me bisht ndër shalë e të uritur tmerrësisht. Rrugës në kthim ishim të demoralizuar e të lodhur dhe po bluanim në mendje të gjitha arsyet për t’u justifikuar në rast se do dyshonin për arratinë tonë. Por, në fakt, ishte një gjë që nuk fshihej: ishim përcëlluar e lodhur, dhe aq më tepër ishim gjakosur e gërvishur. U futa në shtëpi pa bërë zhurmë. Ndërrova shpejt mbathjet dhe përsipër vesha një bluzë e pizhame dhe u gatita për në krevat. Jo si të gjitha herët, isha gati vullnetarisht për të mos ndenjur në kuzhinë, por ashtu me të shpejtë e në dhomën e gjumit. Për çudinë time nuk u vura re nga të shtëpisë dhe po shtiresha si indiferent ndaj të gjithëve, duke shpikur një biçim libri para syve, sikur lexoja. E vetmja që e vuri re strategjinë time ishte motra e mesme, por si rrallëherë nuk bëri thirrmë siç e kish zakon – vetëm m’u hakërrye me shenja, duke lënë të kuptoja që kishte në dorë një “as” të fshehtë kundra meje. Me grupin e lagjes takohesha çdo mbrëmje në skuta ku nuk binim në sy, dhe vazhdonim planet se si do arratiseshim sërish në gjueti të reja të lirisë së kufizuar drejt përballjes me një realitet të panjohur, që ishin vendqëndrime të të rriturve. Të nesërmen do shkonim në anën tjetër të qytetit: te sallahanja, vendi ku jetonin magjyptë, ose jevgjit. Thuhej se prejardhja e saktë e kësaj shtrese nuk dihej me saktësi. Në zhargon, në atë më të përdorurin, me ngjyrime disi denigruese e me distancë, i thërrisnin me nofka nga më të ndryshmet: herë “magjypë”, herë “gabelë” e kështu me radhë; më shumë për hir të ngjyrimit të fjalës sesa në kuptime të plota përdorimi. Më vonë kuptova nëse studimet gjenetike do t’i nxirrnin të përafërt me romët, dhe atëherë prejardhja e tyre do të ishte India. Por magjypët e kundërshtojnë këtë teori, duke këmbëngulur se janë me prejardhje nga Egjipti, dhe disa të tjerë, të quajtur ashkalij, thonë se kanë prejardhjen nga Persia. Këta të fundit qenë të shpërndarë më së shumti në Mal të Zi, përtej kufirit, dhe në viset kosovare. Për argument, egjiptianët dhe ashkalijtë,


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

15

www.mapo.al

Shoh struktura aplikimi, kujdesje, kalime fondesh, argumente herë shkencore e tepër të largëta dhe shumë burra e gra të kërpitur në përkujdesje të madhe për një dëshmi të shoqërisë që duhet animuar. Shoh dhe një ministër të ri që rend mediatikisht sa majtas djathtas, i preokupuar për këtë shtresë në një performancë të dukshme e gati të puthitur me shtresën në fjalë – nuk dua të paragjykoj, jam pro gjithsesi... inagurimi sallahane nga jakova marubi

flasin vetëm shqipen si gjuhë të tyren; kurse romët flasin gjuhën rome, ose gabelçe. Egjiptianët shkojnë me idenë se nuk kanë asnjë prejardhje të përbashkët me romët. Nuk e kisha të saktë se çfarë ishin në të vërtetë, thjesht dija biseda të shkëputura aty-këtu. Dija që pjesa përballë lumit dhe thertores në anën tjetër të urës quhej lagjja Liria, një përkim me thelbin e gjithë atij komuniteti, që vetëm lirinë e kishin me shumicë – në llojin e një jetese tipike e në grup, ku brenda hapësirës së tyre më dukej që liritë ishin të pandalura. Sallahanja ishte e vendosur në breg të lumit Buna, në aks të ndarjes së qytetit në dy pjesë, të dy lagjeve të magjypëve. Sa herë i afrohesha thertores ndjesitë ishin nga më impresionueset. Vajtja për herë të parë në ambientet e brendshme të saj më ka lënë pa mend dhe të shokuar, se si do mund të dalloje aq pranë ndarjen fatale të gjallesave të gjora nga jeta – si njeriu ishte një armik i madh. Një kufi drastik i rëndë dhe në përafri të një sadizmi që i ngjan afrisë që ka njeriu me mjetet që ndajnë jetën në sekonda, nga të qenurit prapë e aq afër në jetë. Teknikat e therjeve të bagëtive ishin nga më spektakolaret, që më mbushnin me një dëshpërim të nxituar e akut, sikur merrja një thikë a grusht të rëndë në stomak. Por, pavarësisht se çfarë ndieja, më mbushte me panik afria natyrale e agresionit të njerëzve në këta kufij. Qetësia dhe të ushtruarit e zanatit të tyre në një stihi menefregizmi dhe të ambientuarit me aktin që ndante kufirin me jetën. Kurioziteti për ta kapur këtë kufi fatal do më ndiqte gjatë, si një pasojë që s’më ndahet në të gjitha raportet në konflikt që kam parë gjatë rritjes sime. Therja e derrave ishte edhe më ngjethëse, edhe më e trishtë, pasi plandosja e tyre ishte e zhurmshme; një nga alarmet rrëqethëse shoqëruar me gulçime shumë të vrazhda, e ngjashme me filmat për Odisenë, kur ai kthehet për t’u hakmarrë ndaj princave të Itakës, që ia kishin uzurpuar kështjellën dhe donin t’i rrëmbenin Penelopën. Po aq dramatike ishte goditja e viçave dhe e lopëve. Kishte një sekret diku mes brirëve, ku i ngulnin thikën dhe plandosej pa një pa dy përdhe, pa u përpëlitur shumë. Sallahanja do ngelej në ndërgjegjen time si fëmijë një nga shfaqjet më të rënda dhe më asgjësueset në mënyrën se si do mund të jesh aq afër një fataliteti ndarës për fatin e gjallesës së gjallë. Parandjenjat për fatin e tyre të parashkruar më dukeshin si njerëz, ose në paralelen time shqëruese më dukeshin edhe më të drejtpërdrejta në një komunikim me sy fatalistë, pasi e dija që me anë të instinktit e parandienin asgjësimin. Ishte makabre, e pakrahasueshme. Sado që në kokë kisha heronj dhe luftëtarë filmash, ndjehesha i dërrmuar nga pafuqia për të ndalur qoftë dhe në mendje agresione të tilla të njeriut. Do më stampohej në sy ky raport e nuk do më shqitej asnjëherë, si një provë force e pamundur për ta ndryshuar këtë hordhi agresioni që e kish raportuar njerëzimi. Ishin ligjësitë e të ekzistuarit në këtë botë, mbi të cilat nuk mund të ngrihesha. Sallahanja ishte vendi ku tregtohej në të zezë, më shumë të brendshme bagëtish, plënca, zorrë, shpretka, mushkëri, zemra, këmbë, lëkurë dhe ko-

ka. Vëreja që shumë nga qyteti dhe përreth vinin me biçikleta dhe me strajcat e tyre, dhe fshehurazi ngarkonin dhe zhdukeshin me shpejtësi. Për nga pozicioni gjeografik, lagjja e egjiptianëve ngrihej thikë buzë rrugës, ndarë me sallahanen. Ishte si një marrëveshje e kopsitur mes kësaj popullsie të veçuar anash, si me kast, që për nga zgjedhjet e mbijetesës vendoseshin buzë lumenjve dhe pranë ndonjë objekti fatlum ushqyes si ky. Nga përballë sallahanes shtrihej Taraboshi, një mal i thatë e gëlqeror, që në stinët e ngrohta jepte një nxehtësi përvëluese. Për mua, në perceptimin tim, kjo lagje qe ndryshe dhe me shumë diferencë për nga gjendja krejt përtokë e jetesës, në kontrast me dritën e entuziazmit të tyre në format se si gëzonin me shumë pak gjë. Kish aq dritë, saqë sa herë gjendem në ndonjë ngushticë njerëzore marr për alibi këtë shtresë humane për të kuptuar se sa e shtojnë relativitetin e vuajtjes në litarin e njerëzisë që nuk rend të agravohet duke shtyrë me brryla për të kapur fundin e jetës së tyre, që nganjëherë është kaq i shkurtër, drejtvizor dhe i përcaktuar. Arratisjet tona në Bunë ishin të shpeshta, dhe veç argëtimit për t’u larë ishte dhe një pellg i athët për nga kënaqësia, se në këtë vend kish korrent njerëzor të shpeshtë dhe për shkak të shumë interesave të njerëzve që plekseshin në këtë zonë. Disa peshkonin, disa laheshin, të tjerë bënin tregti në të zezë dhe të tjerë shulleheshin në diell dhe koteshin pa arsye. Tek-tuk ndonjë polic nga zonat rurale në urë, që rregullonte qarkullimin. Të vetmit që ndjeheshin të lumtur në zgjedhjen e tyre ishin magjypët. Sapo afroheshim ndjenim dialogët e tyre të zhurmshëm e të pakontrollueshëm për shkak të gjuhës dhe diksionit. Kishin zakonet, punët dhe heronjtë e tyre; femrat e bukura, kopetë e fëmijëve të përzier. Sa vinte dhe më e rrëmujshme dukej jeta në kope, në skenografitë rastësore e kapriçioze e plot fantazi forme të bukura buzë lumit, që ushqente zejet e tyre të dorës, si kovaçë apo ndreqës rrjetash. Kuzhinat i mbanin të hapura (çfarë kuzhine qe ajo...), por gatimet i bënin shpesh përjashtë dhe rrinin pa teklif në diell, për shtatë palë qejfe. Një hare që në sytë e mi dukej pak e frikshme, se si i pozoheshin jetës, por në fshehtësi apo në pavetëdije ishte e adhurueshme. Më dukej si një shtëllungë bazike me elemente parësore të jetës së pasofistikuar, në zë të parë dhe plot me ngjyra. Kisha një takim ëndërronjës, gjithherë të projektuar brenda meje si diçka përjashtë grisë së përgjithshme, rregullave e këshillimeve, ndrojtjes dhe turpit familjar dhe jetës plot parashikime për të ardhmen. Një diskordancë mes asaj që projektohet me gjënë e konsumuar drejtpërdrejt e pa kokëçarje, si mbingarkesa historike të vogla të mëvonshme, që shpeshherë bëheshin pjesë e shumëfishuar në mendje. Mbrëmjet ishin një gjë e rrallë në këtë zonë, me perëndimet e diellit, ecejaket e tjerra në livadhet buzë lumi, tek-tuk ndonjë akt i fshehtë hunguritës në plastmaset e afërta buzë bregut dhe në të rrallë qarjet e fëmijëve të tyre për ndonjë pakënaqësi, si një thirrmë e egër mbijetese në grup. Mbledhjet e tyre në grup, ku me gjera të sajuara në forma primitive ia merrnin këngës me ato bjerrjet e zgjatjet e

zërave, që kush e di se ku e gjenin shenjën e thellësinë e origjinës. Një tablo gazmore e paimagjinueshme, pa hyrje e pa dalje, e përjashtë të gjitha rregullave të sajuara më vonë nga hierarkitë njerëzore. Shpirtrat e tyre ishin natyralë, dinakë, të kuruar si zogjtë në natyrë dhe të gjithëpranueshëm në argasjen e shpirtit të tyre. Tablo të tilla më fanepseshin gjatë gjithë formimit tim të mëvonshëm, si livadhet e mendjes, dhe më jepnin një arrati të lumtur të stampuar me gëzim a priori. Atëherë kur kthehesha te të mitë, në realitetin gri, ishte zymtë, me klasifikime dhe me shumë pjesëza ndarjesh në opinione vlerësuese dhe zhvlerësuese. Një mërzi klasike se çfarë do jesh, çfarë do bëhesh, të bëhesh i zoti vetes, të nderosh fisin, familjen, babain e me radhë. Marrëdhënia mes sallahanes dhe këtyre njerëzve ishte reciproke në marrëveshje të vogla, shpesh në këmbim të ndonjë akti seksual apo të ndonjë kacidheje nën dorë. Më kujtohet një nga ata magjypët që mbahej si mbreti i kësaj pakice, quhej Asbi, dhe kishte shumë dashnore të përfolura. Njërën e kam njohur më vonë, në shkollë, e cila më zbulonte pjesë nga jeta intime e tij. Ajo quhej Sibe. Asbiu kishte një karrocë me dy kuaj, sharabajkë, por shumë bukurosh, i bëshëm me muskuj dhe brun. Sa herë kur shihja magjype të bukura, kur shtriqesha buzë Bunës, më dukej që shumë nga fytyrat e njoma të magjypëve kishin një ngjashmëri me Asbiun; një ngjashmëri që shtohej dita më ditë dhe sa vinte e shtohej radha e bukurosheve zeshkane. Ishte koha kur modelet e meshkujve për nga moda sajoheshin nga heronjtë e filmave që shihnim në një ekran të vetëm të qytetit. Legjenda e Eneas, Herkuli, Kali Trojës e me radhë. Në mënyrën se si i mbante flokët, Asbiu ngjante me Enean. Gjëja e parë që fekste ishte të krehurit lart të flokëve dhe ngrirja e tyre me shumë vaj. Dhe mënyra se si impostonte torsin dhe pjesën e gjoksit dhe vështrimi i tij shihte në përgjithësi si pa objekt, diku larg, ku nuk dalloje dot dhe objektin që ai përcaktonte. Një shikim fluid e ëndërronjës, plot madhështi. Kishte famë dhe në shikim të parë. Ai merrte përsipër si emblemë përfaqësimin e gjithë këtij grupimi të veçantë. Sallahanja ngjitej gjithnjë e më tepër në kujtesën time, si një gropë e largët e plot pluskime ngjyrash dhe aromash njerëzore; si një realitet i pakapshëm; si një status plot kolorit spontan, që nuk do mund ta prekja dot më, ngaqë dalëngadalë, duke u rritur e duke m’u larguar. I ngjante atij gjesti që bëjnë piktorët kur duan të përgjithësojnë pamjen e objektit që kanë zgjedhur për të konturuar: e përgjithshmja, njolla, mënjanë detajet. Më largohej si një trup i butë, krejt njerëzor e enigmatik, me zhurmat, lëkurën, erën dhe shumëzimet e lira njerëzore. Po më kthehej në një realitet të ëndërruar në distancë, ku historia dhe njerëzit i kthehen në çaste palumturie, si një alibi e gjallë dhe e thjeshtë. Sa herë kthej për në qytetin tim të lindjes, gjëja e parë që e udhëheq instinktin tim për t’u miqësuar me qytetin është sallahanja: qyteza e ëndërrt e njerëzve të ndryshëm, pa plan e projekt, buzë lumit, si një trup i madh e i shumëfishuar natyralisht mes jetës dhe vdekjes, me një tingull të zjarrtë nostalgjie për du-

kuri njerëzore dhe me shumë ngjyrë. Në ndërgjegje më regëtinin copëza nga jeta e nomadëve, e egjiptianëve, jevgjve, magjypëve, romëve e ciganëve shëtitës; gangsterëve, të fortëve të padukshëm, grave me zë magjepsës, kurvave të shpallura në qytet, barcaletaxhinjve, pijetarëve dhe ashikëve të këtij qyteti. Kllapitë e mia të postuara në mendje për zona të lira qëndronin sy e veshë hapur gjithandej. *** Sa herë kaloj sot në hyrje të qytetit, vërej një shndërrim të çuditshëm e të vrazhdë. Ka shumë pak shenja nga koha e fëmijërisë sime të lumtur. Mungojnë njerëzit, biçikletat, patina e lëkurës së zeshkët dhe shikimi i njerëzve ka ndryshuar. Kanë ndryshuar edhe njerëzit njëfarësoj: janë më të ftohtë në stolitë e ditës, dhe zogjtë janë larguar gjithëpoaq. Sot, në një tjetër optikë, gjërat kanë ndryshuar, personazhet po ashtu, dhe relievi është zgjeruar disi për më keq. Edhe lumi është më i mpakur dhe i lodhur. Ura të reja janë ndërtuar dhe marrëdhëniet mes njerëzve po të reja. Sallahanja ka humbur kuptimin, por ka ngelur si njollë e braktisur nga koha: po kalon një erozion si objekt i pakuptimtë dhe i zhvleftësuar sakaq. Sallahanja e fëmijërisë sime pa shprehje tashmë, e harruar si fytyra e një gruaje, fundosur në mjerim e ngurtë e pa vegime të mundshme, si e ngulur me dorë në një itinerar të pakuptimtë. Me një dëshmitar melankolik dhe lumin e lodhur që nuk pushon së dëshmuari histori, fakte dhe njerëz, që udhëtojnë drejt fundfillimit të tyre. Edhe unë kam ndryshuar disi, dalë kujtimesh që tentojnë të ndalojnë kohën. Jam rritur, ndërgjegjësuar; jam më i informuar dhe i bredhur natyrisht. Jam më i lirë e vendimmarrës; krijoj besim te njerëzit me një rreng që nuk e fal; e ndaj me ndonjë si një fëmijë i lumtur në strehën imagjinare, të largët, tepër të largët e pa kthim. Po kërkoj të aplikoj dhe unë publikisht një ndjeshmëri që nuk ndalet për një shtresë që i duhet afruar një mendësi njerëzore, por dhe një mundësi, duke mos humbur ngjyrat me të cilat unë i shoh. A është e mundur?! Shoh struktura aplikimi, kujdesje, kalime fondesh, argumente herë shkencore e tepër të largëta dhe shumë burra e gra të kërpitur në përkujdesje të madhe për një dëshmi të shoqërisë që duhet animuar. Shoh dhe një ministër të ri që rend mediatikisht sa majtas djathtas, i preokupuar për këtë shtresë në një performancë të dukshme e gati të puthitur me shtresën në fjalë – nuk dua të paragjykoj, jam pro gjithsesi. Por, dua t’ju them se prej shekujsh në botë ka një luftë që nuk resht për shkaqe njerëzore: egosh, sistemesh, formash regjimi e vullnetesh si një sfidë që duhet fituar në emër të lirisë së tjetrit si liria jote. Kjo shtresë me patjetër duhet të jetë edhe liri e jona! Kjo sfidë nuk se është e lehtë dhe e pjesëtuar në edicione pushtetesh kalimtarë, kjo sfidë ka të bëjë me thelbin e njeriut që kërkon kulturë marrëdhënieje, shtresë e ndjeshmëri për të rafinuar kufijtë e ndarjes njerëzore. Le të qasemi për t’i ardhur në ndihmë sekush lirisë së përbashkët.


8

16

VKUS Mapo vesnik 27,5 x 42,8cm.pdf 1 12.3.2014 16:46:45

E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

shije

Çfarë ka vera Aleksandrit të Madh? C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia është një vend i gurmanëve. Ndjeni paletën e shijeve të mrekullueshme që do ta rrisin oreksin tuaj që nga kafshata e parë. Vendi i verërave të shkëlqyera që nga koha e Aleksandrit të Madh dhe traditës shekullore të specialiteteve të peshkut, siç është trofta e famshme endemike e Ohrit. Ushqime të ndryshme janë të përgatitur dhe shërbyer në periudha të ndryshme nëpër histori. Por një gjë nuk ka ndryshuar në më shumë se një mijë vjet. Vera më e mirë e shtëpisë në Ballkan bëhet në Maqedoni. Gëzuar!

www.mapo.al


aktiviteti

histori

Dita Botërore Poezi nën afshin e verës

Hulumtim provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare

Këtë ditë kishte zgjedhur dhe Ambasada Franceze për organizimin e mbrëmjes “Poezia e Verës”. Vera është më e qytetëruara gjë që ka bota, thoshte Rabelais. Kështu e fton aktorja Sesilia Plasari, organizatorja e kësaj mbrëmjeje poetike publikun në sallën e Teatrit të Komedisë

Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij, David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka ndërvarësinë.

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë www.mapo.al

në brendësi

Përndjekja poetike që nuk mbaron Arti poetik e gjen strehën e vet të përkohshme në çdokënd që e do atë si gjuhë, si komunikim, si diçka të veçantë me të cilën krijon një marrëdhënie të çuditshme e padyshim të ndërsjellë perceptuale (duke përfshirë në një; ndijimin, meditimin e përsiatjen). Në thelb, poezia ka një tingullim muzikor në kujtesën emocionale të ndijuesit të vet dhe melodinë e saj të brendshme ia jehon gjatë, madje edhe pas leximit.

Shaban Sinani:

E vërteta pa mite për lidhjet shqiptaro-hebraike Autori zbulon fakte, ofron këndvështrime të reja të pashqiptuara apo të keqshqiptuara më parë, si për shembull, për rolin e ambasadorit të parë amerikan, Herman Bernstein (me kombësi hebreje) në Shqipëri në gjysmën e parë të viteve 1930; për një përpjekje ndërkombëtare si nismë e Lidhjes së Kombeve (OKB) për ta parë Shqipërinë si një atdhe të mundshëm të hebrenjve të rrezikuar në Europë. Shumë dokumente dhe dëshmi zbulohen për publikun për herë të parë. Burimet që janë shtuar janë nga arkivat e ish-Jugosllavisë, nga arkivat italiane e gjermane, nga arkivat amerikane, nga arkivat e institucioneve të specializuara si banka të kujtesës së dokumentuar

Një puzzle, ku gjen mini-tematika për problemet e arsimit Për librin “Arsim e Pabarazi”, përmbledhje esesh/ idesh/debatesh, të autores Valbona Nathanaili

Duke thelluar kërkimet e tij, sidomos në arkiva të huaja, në shërbim të plotësimit me fakte, argumente dhe dokumente të reja rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, sjellje unike që vazhdon të çudisë botën edhe sot e kësaj dite, studiuesi Shaban Sinani sjell për lexuesin monografinë e re nën titullin “Shqiptarët dhe hebrenjtë”. Megjithëse vijim e thellim i veprës së mëparshme të botuar në vitin 2009, vepra është një prurje e re jo vetëm në kërkimet për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri para dhe gjatë Luftës, por përgjithësisht për

raportet historike e kulturore të shqiptarëve si popull e komb me hebrenjtë. Kjo ka bërë të nevojshme të ndryshohet struktura e librit të mëparshëm, të shtohen kapituj të rinj, të zgjerohet problematika e atyre kapitujve që janë ruajtur, të verifikohen dhe certifikohen të dhënat dhe pohimet e dyshimta dhe të konfirmohen të vërtetat thelbësore. Libri, në njërën anë, e lartëson dhe më qëndrimin shqiptar ndaj çështjes së hebrenjve, siç është e vërteta; në anën tjetër e çliron atë nga mitet dhe interpretimet folkloristike që po vërshojnë me shumicë prej vitesh dhe që shpërfillin historinë duke e zëvendësuar me legjendën.

Faqe 17

Ndryshe nga shpjegimet e dhëna deri vonë, të motivuara kryesisht nga pozicione romantike, që mbështeten vetëm në atë që është quajtur virtyti shqiptar [besa, nderi, ndorja, kulti i mikut etj.]; që janë shoqëruar dhe me shtrembërime prej frikës për të thënë të vërtetën për qëndrimin unik të shqiptarëve si mikpritës dhe mbrojtës të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, autori, prof. dr. Shaban Sinani ka arritur të realizojë një vepër pothuaj shteruese për këtë argument. Në këtë studim çështja kthehet nga rrëfenjë në faktologji, dhe kjo është merita kryesore për të cilën mund të çmohet. (Vijon në faqen 22)


18

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

Monografi Botimi i ri: “Shqiptarët dhe hebrenjtë”, botimet “Naimi” e sjellin në versionin shqip dhe anglisht

Studiuesi Sinani

Zbardh fatin e hebrenjve të Kosovës Në librin Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi autori ka përfshirë dhjetëra ilustrime të argumenteve me dokumente origjinale, foto e dëshmi, si dhe qindra referenca të autorëve vendës dhe të huaj që janë marrë me këtë temë. Shumica e dokumenteve dhe dëshmive zbulohen për publikun për herë të parë, ashtu siç shqiptohen për herë të parë fakte, qëndrime dhe këndvështrime krejt të reja për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve në trojet shqiptare. Burimet që janë shtuar janë nga arkivat e ishJugosllavisë, nga arkivat italiane e gjermane, nga arkivat amerikane, nga arkivat e institucioneve të specializuara si banka të kujtesës së dokumentuar. Autori zbulon fakte, ofron këndvështrime të reja të pashqiptuara apo të keqshqiptuara më parë, si, për shembull, për rolin e ambasadorit të parë amerikan Herman Bernstein [me kombësi hebreje] në Shqipëri në gjysmën e parë të viteve 1930; për një përpjekje ndërkombëtare si nismë e Lidhjes së Kombeve [OKB e sotme] për ta parë Shqipërinë si një atdhe të mundshëm të hebrenjve të rrezikuar në Europë. Dokumente për personazhe të njohur të politikës, diplomacisë dhe kulturës hebraike zbulohen në këtë libër, duke nisur nga udhëheqësi i lëvizjes mesianike Sabbatha Zevi, deri tek ambasadori amerikan H. Bernstein e fizikani nobelist A. Einstein; figura të mbretërisë, si A. Zogu, Mehmet e Faik Konica; klerikë të njohur të asaj kohe si Dom Shtjefën Kurti; protagonistë të luftës si Bedri Pejani etj.; oficerë të lartë të Rajhut; figura qendrore të albanologjisë si ajo e Norbert Joklit, deri tek letrat e poetëve të njohur shqiptarë Fan Noli, Gjergj Fishta e Lasgush Poradeci në mbrojtje të hebrenjve. Autori ka një meritë të veçantë sidomos për zbardhjen e plotë të fatit të hebrenjve të Kosovës. Për ta, deri vonë, ishte formuluar akuza se ishin dorëzuar tek nazistët nga shqiptarët e mobilizuar nga Gestapo. Në kapitujt 8 dhe 9, nën titujt përkatës “Divizioni SS Skanderbeg dhe fati i hebrenjve në Kosovë në periudhën naziste” dhe “Ku u zhdukën hebrenjtë e Kosovës” autori zbardh enigmën e sjelljes gjoja të dyfishtë të shqiptarëve ndaj hebrenjve. Duke dashur ta izolojnë meritën e mbrojtjes së hebrenjve vetëm tek shqiptarët e Shqipërisë shtetërore, edhe sot

botohen studime për një qëndrim ndryshe të shqiptarëve në Kosovë dhe për një fat ndryshe të hebrenjve atje. Sipas studiuesit Shaban Sinani, një rol vendimtar në sjelljen historike të shqiptarëve ndaj hebrenjve ka luajtur etnotipi i tyre, i shpjeguar ky jo vetëm me tolerancën e mirënjohur ndërfetare të shqiptarëve, por dhe me sjelljen e tyre mbrojtëse ndaj të huajve, sidomos në kohë rreziku. Dhe kjo shpjegon dhe qëndrimin e njësojtë të tyre ndaj hebrenjve. Qasje të gabuara

Me këtë rast, Naim Zoto, botuesi i librit të mëparshëm “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi”, Tiranë 2009, ashtu si edhe i botimit të ri thotë se e ndjen si detyrim për të bërë publike edhe një dukuri që u konstatua menjëherë pasi e vërteta e historisë së shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë e njohur prej prof. Sinanit. Për shkak të ndjeshmërisë së argumentit dhe debatit botëror që ekziston për Holokaustin, pas botimit të librit të parë një numër autorësh: studiues, gazetarë, njerëz të botës së imazhit etj., vendës e të huaj, e rimorën këtë temë duke iu referuar çudisë apo enigmës shqiptare të shpëtimit të hebrenjve. Për fat të keq, një pjesë e tyre do të shpërdoronin, më saktë do të keqkopjonin (shqip:vidhnin) apo përkthenin në gjuhë të tjera faktet, shifrat, dokumentet, argumentet, deri pjesë të tëra të librit origjinal, duke ia shitur lexuesit si zbulime të tyre. Kështu, njerëz që nuk kishin hyrë ndonjëherë në arkiva, për shkak të mosnjohjes, shkuan deri atje sa t’i paraqesin si dëshmi arkivistike edhe tabela e statistika që nuk ekzistojnë përveçse në laboratorin e punës dhe në botimin e autorit të librit. Për më tepër, duke marrë nga origjinali i publikuar shifra e fakte të shpëtimit të hebrenjve, disa autorë vazhdojnë t’i veshin e t’i shesin ato me një frymë apo me shpjegime krejt diletante apo romantike, një motivim ky në kundërshtim me të vërtetën historike dhe me standardet shkencore të librit të autorit, duke zbehur kështu besueshmërinë dhe vlerat reale të sjelljes shqiptare ndaj të huajve, në rastin konkret, ndaj hebrenjve. Ndoshta, për këtë arsye, botuesi ka risjellë në anën e pasme të kopertinës së librit vlerësimin publik që John L. Withers II, Ambasador i SHBA-së në

Hebrenjtë në Shqipëri dhe Kosovë

Shqipëri, bëri për studiuesin Shaban Sinani më 27 janar 2010: “Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të g jithë shqiptarët mund të krenohen. Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që, edhe në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare - antifashistë dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë - për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”. Monografia e re e prof. dr. Shaban Sinanit “Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi” (Albanians and Jews: the protection and salvation), botohet njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe angleze, duke futur në qarkullim ndërkombëtar një nga vlerat e pakta për të cilën shqiptarët nderohen sot në botë.

Divizioni SS Skanderbeg

Dokumente për personazhe të njohur të politikës, diplomacisë dhe kulturës hebraike zbulohen në këtë libër, duke nisur nga udhëheqësi i lëvizjes mesianike Sabbatha Zevi, deri tek ambasadori amerikan H. Bernstein e fizikani nobelist A. Einstein; figura të mbretërisë, si A. Zogu, Mehmet e Faik Konica; klerikë të njohur të asaj kohe si Dom Shtjefën Kurti; protagonistë të luftës si Bedri Pejani etj...


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

19

www.mapo.al

recensa

libra të rinj Histori Titulli: Konflikti dhe bashkëpunimi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Autori: Joseph S. Nye, David A. Welch Shtëpia Botuese: Dudaj

Hulumtim provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare

Një puzzle, ku gjen mini-tematika për problemet e arsimit Për librin “Arsim e Pabarazi”, përmbledhje esesh/idesh/debatesh, të autores Valbona Nathanaili Tomi Treska Kur merr në dorë një krijim të një autoreje si Valbona Nathanaili, natyrshëm të pushton ndjesia për t’i shkuar librit deri në fund. Ndoshta kjo ndodh sepse kushdo që e njeh Valbonën e di se ajo prej kohësh është njeri i librit, i çdo lloj libri, por veçanërisht i librit “racional” dhe “analitik”. Dhe një njeri i tillë mendohet mirë kur merr në dorë penën për të shkruar diçka të vetën. Dhe besimi se Valbona do kishte bërë diçka të pjekur e të menduar, diçka që i duhej jo thjesht tregut, por publikut dhe ekspertëve të fushës, më konfirmoi atë që prisja. Botimi “Arsim dhe pabarazi”, një përmbledhje e eseve, ideve dhe debateve që ngre Nathanaili ngërthen tematika sa interesante, aq edhe bashkëkohore, sa të dobishme, aq edhe praktike, sa të njohura po aq ende të pazgjidhura. Botimi ndahet në tre pjesë, që përbëjnë edhe tre shtyllat përmbajtësore të tij. Pjesa e parë, që i ka dhënë edhe titullin kësaj përmbledhjeje, ka të bëjë, kryesisht, me problematika të mprehta të arsimit dhe sistemit arsimor në Shqipëri. Për lexuesin është lehtësisht i rrokshëm mendimi liberal i autores, mendim që zë fill, mbështetet dhe shumëfishohet në modelet, shkrimet, studimet dhe ekspertët më të spikatur të kohës. Mendimi kritik, fryma adaptuese në kushtet e vendit tonë dhe empatia, janë disa nga mesazhet kryesore që përcillen në shkrimet e kësaj pjese. Këto mesazhe, të trajtuara në frymën e të qenit “qytetar i botës”, i shtojnë vlerat 10 shkrimeve që ndryhen në këtë pjesë. Autorja nuk qëndron indiferente në debatin tashmë të njohur mes privates dhe publikes. Qëndrimi i saj ndaj kësaj çështjeje ngrihet mbi interpretimet e zakonshme të avantazheve të njërit apo tjetrit sistem të financimit. Ajo ngre probleme që i takojnë sistemit arsimor shqiptar në tërësi, pavarësisht nëse ai financohet nga fondet publike, ose ato private. Autorja konstaton, analizon e kritikon, por jo vetëm kaq; ajo shkon përtej kësaj: rekomandon, madje deri në nivelet e politikë-bërjes për thellimin e reformimit të sistemit arsimor në Shqipëri dhe për Ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Mendimi i saj, jo thjesht si analiste, por në radhë të parë si eksperte dhe njohëse e mirë e fushës për të cilën flet, është i qartë dhe i argumentuar. Diskutimi i saj merr dimension më të gjerë kur në analizën

Valbona rrit vlerat e punimit të saj kur analizon edhe problematika që duken më periferike se ato që na shqetësojnë të gjithëve. Ajo i kushtohet edhe arsimit special në Shqipëri, apo edhe procesit të vlerësimit të shkollës si institucion jo thjesht njohuri-dhënës, por edhe edukues e formues të qytetarit të sotëm dhe atij të së ardhmes... e saj përfshin edhe shoqërinë civile dhe rolin që ajo duhet të luajë në reformimin e sistemit arsimor shqiptar. Valbona rrit vlerat e punimit të saj kur analizon edhe problematika që duken më periferike se ato që na shqetësojnë të gjithëve. Ajo i kushtohet edhe arsimit special në Shqipëri, apo edhe procesit të vlerësimit të shkollës si institucion jo thjesht njohuridhënës, por edhe edukues e formues të qytetarit të sotëm dhe atij të së ardhmes. Pjesa e dytë e botimit, pavarësisht se ndryshon në tematikë, është po aq e rëndësishme dhe atraktive sa e para. Valbona në këtë pjesë tenton kah politika dhe analiza e situatave politike në Shqipëri dhe problemeve që lidhen me sociologjinë. Realizmi dhe objektiviteti i saj spikat në shkrimin “Kuq e blu”, ose

edhe në atë vijues “Me këmbë të mbarë”. Nga një analizë politike për këto artikuj, mbresëlënës është koncepti i shndërrimit të demokracisë nga një term në funksion ose konkluzioni se asimetria e pushtetit e bën (atë, pushtetin) edhe detyrim asimetrik. Refleksioni i saj rreth librit “Pasojat e modernitetit” të sociologut të shquar Athony Giddens, ngrihet në lartësinë e vlerave të këtij libri. I të njëjtit nivel është edhe refleksioni rreth librit “Si qytetar global paqedashës. Dashuri, paqe botërore” e Reverendit Sun Myung Moon. Pjesa e tretë e kësaj përmbledhjeje, e titulluar “Sale, Zucchero e caffe!” përbëhet nga 8 shkrime. Disa nga shkrimet më të spikatura në këtë pjesë lidhen me personalitete dhe analiza të ideve dhe mesazheve që ata përcjellin në publikun e gjerë. Valbona bëhet një përcjellëse analitike e kritike e tyre, duke rritur në vetvete vlerën e mesazheve që përcjellin autorët. E fillon me Kadarenë duke analizuar tezat e tij në lidhje me Shqipërinë, Kosovën e gjuhën shqipe. E vijon analizën e saj me Spartak Ngjelën duke vënë në fokus librin e tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”. Përkufizimi i saj se Ngjela është nxënës e mësues, lider dhe pjesë e turmës, të mbetet gjatë në kujtesë. Dhe është e kujdesshme të kujtojë me nderim edhe figura të dalluara të mendimit shqiptar si ajo e Prof. Dr. Enver Faja, të cilit i kushton një “In Memoriam”, duke lartësuar punën dhe veprën e këtij urbanisti të shquar nëpërmjet promovimit të librit të tij “Urbanistika”. Gjithsesi pjesa e tretë është pak më e lirshme, për nga tematika, krahasuar me dy pjesët e para. Brenda kësaj të trete futen, si “padashje”, impresione që tejkalojnë të qenit thjesht impresione, duke marrë më së shumti pamjen e refleksionit dhe të analizave të mirëfillta. Të kësaj natyre janë shkrimi për kryqëzimin tek “21 Dhjetori”, për Jesolon turistike pranë Venecias, apo “Dita e zakonshme e një shkolle publike”, sikundër reagimi-thirrje “Faleminderit djema”. Në përfundim të kësaj parathënieje, jam i mendimit se mozaiku i menduar mirë i kësaj përmbledhjeje, krijon ndjesinë e një puzzle, brenda të cilit gjen mini-tematika, ndoshta disi të ndryshme për nga fabulat që trajtojnë, por që padyshim përcjellin një stil të veçantë shkrimi, analize dhe refleksioni, sa të unifikuar, aq edhe divers, sa të pasur në gjuhën e përdorur, po aq intrigues e të veçantë.

Ky libër është shkruar nga studiuesi i famshëm Joseph Nye dhe bashkautori i tij, David Welch. Libri mund të konsiderohet një hyrje koncize, aq edhe depërtuese në thellësinë e politikës botërore në epokën bashkëkohore që si kryefjalë të saj ka n d ë r va r ë s i n ë . Ky tekst shfrytëzon mjeshtërisht mësimet nga teoria dhe historia për të shqyrtuar konfliktin dhe bashkëpunimin midis aktorëve globalë, duke ofruar kësisoj lexuesve një analizë të qartë e të qëndrueshme. Përmes sistemit global financiar dhe atij qeverisës, lexuesi njihet me tërësinë e veprave klasike që janë bërë për luftërat e shekullit XX dhe ato të shekullit XXI, duke ofruar kështu një hulumtim të thukët e provokues mbi marrëdhëniet ndërkombëtare sot. Roman Titulli: Stina e hijeve Autori: Virion Graçi Shtëpia Botuese “Pika pa sipërfaqe”

Në botën e hijeve Shkrimtari dhe gazetari, Virion Graçi vjen me romanin e ri “Stina e hijeve”. Si shkrimtar, ai njihet me veprat “Zonja pa emër”, “Babai në shi”, “Bijtë e Zotit Majmun” etj. “Stina e hijeve” e botuar nga “Pika pa sipërfaqe”, është romani i radhës i shkrimtarit. “Sa të dalë dielli, bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme. Deri atëherë, deri në mëngjes kam orët e mia të lirisë. Si shofer i mësuar tashmë me vuajtje e sakrifica, do të hap krahun për t’u çlodhur në një zgjerim xhadeje, ose në rastin më fatlum do të gjej një cep are të shkretë, do të hap ndenjëset e veturës, do të shtrihem për gjumë deri në mëngjes.”... Roman Titulli: Trangelang Autori: Kliton Nesturi Shtëpia Botuese: OMSCA-1

Drama e luftës për pushtet “Trangelang” është një dramë ku fatet e personazheve dhe lufta për pushtet ndërthuren midis ëndrrës dhe qëllimit. Fatet e personazheve dhe situatat rrokullisen me shpejtësi, aq sa protagonistët e kanë të vështirë të kuptojnë nëse janë fitues apo humbës. Pavarësisht ambicieve, aleancave dhe intrigave, ata janë aktorë të rinj në një skenë të vjetër, në të cilën sa më tepër hyjnë, aq më të pamundur e kanë që t’u shpëtojnë rregullave dhe ligjeve të lojës. Ekzistenca e tyre është një luftë e vazhdueshme sa ndaj të tjerëve, po aq edhe ndaj vetes. Drama “Trangelang” dallohet nga një stil i qartë, si në gjuhë, ashtu edhe në karakterizimin e personazheve, të cilat vijnë të skalitura bukur.


20

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

www.mapo.al

Dita botërore e poezisë

Poezi nën afshin e verës Në Greqinë e lashtë poemat e Homerit mësoheshin përmendësh dhe interpretoheshin në publik. Poezia sot e ka humbur këtë tipar të saj, ndaj në vitin 1999, në Kongresin e UNESCO-s u vendos një ditë që do t’i dedikohej poezisë. Dita Botërore e Poezisë festohet më 15 tetor, në ditëlindjen e poetit romak, Virgjili, por në Kongresin e

30-të të UNESCO-s u vendos që 21 Marsi të ishte Dita Botërore e Poezisë, ditë ku zhvillohen takime poetike dhe mbrëmje artistike. Pikërisht këtë ditë kishte zgjedhur dhe Ambasada Franceze për organizimin e mbrëmjes “Poezia e Verës”. Vera është më e qytetëruara gjë që ka bota, thoshte Rabelais. Kështu e fton aktor-

ja Sesilia Plasari, organizatorja e kësaj mbrëmjeje poetike publikun në sallën e Teatrit të Komedisë. Për më shumë se një orë publiku shijoi verën e vërtetë franceze, afshi i së cilës përzihej me atë të poezisë, të këngës dhe të fantazisë. Degustimi i verërave franceze dhe spektakli rreth verës u shoqërua me tingujt në piano nga Robert Radoja.

Përndjekja poetike që nuk mbaron Erina Pavle Çoku

Arti poetik e gjen strehën e vet të përkohshme në çdokënd që e do atë si gjuhë, si komunikim, si diçka të veçantë me të cilën krijon një marrëdhënie të çuditshme e padyshim të ndërsjellë perceptuale (duke përfshirë në një; ndijimin, meditimin e përsiatjen). Në thelb, poezia ka një tingullim muzikor në kujtesën emocionale të ndijuesit të vet dhe melodinë e saj të brendshme ia jehon gjatë, madje edhe pas leximit. Ajo të çon në do udhë të sajat, por je ti që e merr dhe e përthyen atë ashtu si do, duke krijuar një rrugëtim të veçantë, personal e të pangjashëm. Ky është kodi i fshehtë i komunikimit poezi-lexues, i cili ndërtohet në mënyrë të përveçme (gjithsaherë krijohet ky binom i domosdoshëm) dhe ndërmjetësi i paanshëm i të cilit është poeti. Poezia e “Zomb” ka një magji të përtejme përsa i përket kësaj lidhjeje, e cila do të quhej e natyrshme në qoftë se do mbetej me aq. Por jo! Poetika e saj nuk ndalon në këtë komunikim. Ajo të ndjek. Të ndjek edhe pasi e ke lënë librin në radhë me librat e tjerë të lexuar. Të ndjek kjo frymë poetike si një hije e paqëllimtë, madje krejt rastësore, por që nuk gjen kurrkund vend më të mirë se sa diku aty afër teje. Nuk ka lidhje me ty, po (pse jo) le të rrijë me ty. Më shumë se fjalë të pëshpërit gjendje dhe të tregon për heshtjen, e cila bart jetën ndërmjet, vdekjen ndërmjet me një shije të athët e të përherë në mendje. Përfshirja në poetikën e librit ndodh më së pari prej efektit që vetë ajo jep, pasi “fabula poetike” jo domosdoshmërisht ka rëndësi, duke qenë se poeti, zëri që këndon , në të vërtetë shkon përtej saj. Avulli i dalë prej thellë kraharorit poetik me një dendësi shpirtërore të dukshme është një përhumbje artistike

prej së cilës nuk heq dorë gjer në fund, ose dhe aspak (për shkak të përndjekjes që thamë më lart). Ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht me librat poetikë, të cilët ngërthejnë përzier shumë kohë e ndjesi, te “Zomb”- i s’mund ta mohosh kënaqësinë që ndjen pasi ai është përqendruar qartësisht vetëm në një hapësirë të kufizuar historie dashurie. Libri, i gjithi i strukturuar më së miri, sillet rreth saj, fillon e mbaron me të. Kjo veçanti të fal një lloj qetësie e lirshmërie të ndërsjellë me vetë poezinë dhe të bën një perceptues më të mirë e më të kujdesshëm. Dashuria bëhet pikënisje filozofimi ekzistencial prej vetë subjektit poetik, i cili vjen si njeriu që me gjysmën tjetër të tij lidhet, zgjidhet, humbet, përhumbet, përjetësohet. Si njeriu që nuk i shpëton dualitetit të vet të përjetshëm me njeriun; me zotin; me veten; me artin, me gjithçka që ai sheh si pjesë të domosdoshme të qenies së tij. Haiku: N’brij m’therr kur ti shkon/Kur ti vjen t’urrej e t’du/Je prej meje për mu/ Sangee:/ Shohim qiellin blu/Kalojmë t’lirë çdo shteg/Dielli na buzëqesh/Neve na vjen zheg/Shohim e s’mendojmë/As mundohemi/Mes brigjeve t’blerta rrjedh jeta jonë/Shumë vonë mbas nesh/Lindi dhe kureshtja/E si krimb i uritun na e hangri kryet tonë. Tevatyr:... Shpirtrat tanë në heshtje me sa zâ kanë këlthasin... Neveria: Gjithçka vjell të djeshmen/ Gogësin/Kundërmon/Bishta cigaresh flenë në tavllë/ Tymi i fjalëve më mbështjellë/ Fytyra jote ndrron ngjyrë/Tjetër ngjyrë merr/ Gjuha sillet ‘guvën e kambanës/Dhe tinguj t’thekshëm nxjerr/Tam tam tam Bie ni kambanë/Të gjith gjithçka flasin/Ne notojmë mbi fjalë/Si barka mbi valën

E s’e kuptojmë pse askush/Heshtjes nuk ia jep fjalën. “Përfshirja poetike” dhe “jo përfshirja poetike” janë në një ekuilibër të çuditshëm, të cilin më së miri do ta përktheja si forcë artistike të matanë fjalës. Ti sheh gjurmë emocionale, por dhe nuk sheh. E ke lexuar, por nuk e ke lexuar; është po nuk është; asnjëra, por ndoshta ndonjëra. Pas leximit, mund të thuash se ke udhëtuar në një libër, me arkitekturë të punuar në mënyrë të kujdesshme, të menduar e të frymëzuar jo vetëm prej muzës, por ngushtësisht edhe prej arteve të tjera. E di, e kupton, madje edhe vetë autori ta shpjegon imtësisht në rrëfimtoren e tij të sendërtuar në faqet e fundit të librit. Por teksa fillon procesi yt i largimit nga libri, ti vëren

se ke kaluar në një ndërtesë të tillë poetike, e cila edhe pse e menduar dhe e studiuar në detaj nuk ta largon vëmendjen nga gjithçka frymon poetikisht brenda saj. Nëse do arsyetonim me parimin e kameleonit (i cili siç e dimë ndryshon ngjyrë sipas vendit ku ndodhet) mendoj se në këtë libër (sipas perceptimit tim poetik) ndodh e kundërta: të gjitha vendet e përfytyruara ku vendoset kjo poezi, marrin ngjyrën e saj, të pangjashme. Spectrum: Shi/Shi/Shi/Un po lagna n’vetmi/Shi/Si ditën kur e vramë atë që na desht’ Shi/E fjala shtrëngon dhambët e heshtë/ Shi/Shi/Shi/Tanë ditën e lume po bie shi/ Në dritaret e shpirtit tem/Bukuria jote shihet me zemër/Me zemrën që po dhemb/ Shi/Shi/Shi/…. Zomb: Ti mâ nuk je/Un jam dhe s’jam.../...Un jam Zomb Zomb Zomb/I ngujum n’mes dy botëve/Zotin dhe Om-in i njoh i shoh/Po kurrgjâ nuk më ngroh.../ ...Me të gjallët nuk m’rrihet/Prej t’vdekunve askush nuk më njeh/Mes dy botëve i ngujum/Larg Edenit/Larg teje/Ni dolli ngre/Çohu viktima eme/Fell në zemrën tande hapma ni vorr/Mos m’le me u end’ rrugëve si kufomë e gjallë. Poezia e “Zomb” ka shijen ngjethëse të një gote vere, përhumbjen e një teli kitare dhe dehjen e shpirtit që futet e del prej mishi sikur ky i fundit të qe një konvencion, një simbol i pakët e i pamjaftueshëm. Shpirtit nuk i mjafton përkohshmëria, as jeta e as vdekja. Etja dashurore, etja artistike, etja e çfarëdolloji qoftë na mban peng ndërmjet botëve në përpjekjen për të kaluar matanë asaj çka dimë e njohim; për të kaluar matanë, duke marrë me vete gjithçka poetike që na përket a i përkasim, na përndjek a e përndjekim. * Poete


fenomen

Bota vishet e gjitha me çorape me viza

Si të jashtmet

Plot çorape ishte slogani për Ditën Ndërkombëtare të sindromës Down, ku njerëz nga e gjithë bota u solidarizuan dje për më shumë ndërgjegjësim ndaj atyre që jetojnë me këtë sindromë. Ja si e kanë organizuar në Shqipëri dhe kush ishin ata që iu bashkuan nismës faqe 24

Nga Iva Tiço faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Ardita Meni

Një soprano në skenën e muzikës tradicionale U shfaq të shtunën e kaluar në krah të Pandi Laços në garën muzikore “Kënga ime” në Tv Klan dhe do të jetë në ekran për pak muaj, çdo javë dhe pothuajse askush nuk e njihte. Por Ardita Meni ka shumë për të treguar. Rolet e fituara në opera dhe koncerte, interpretimin në filmin “Honeymoon”, apo pjesëmarrjet në reklama si imazh... Por mbi të gjitha ka për të treguar për planet për ta bërë emrin e saj një emër të njohur në muzikën klasike

J

avën e kaluar, kur Pandi Laço po zbulonte vajzën që do prezantonte me të spektaklin “Kënga ime” në Tv Klan, duhet të keni hamendësuar disa emra, por vështirë të keni gjetur emrin e saj. Sepse kur vjen puna te muzika klasike, këngëtaret që njohim janë me të vërtetë shumë pak dhe, megjithëse sopranoja 27-vjeçare Ardita Meni ka një karrierë për t’u pasur zili, pak nga ne e njihnin më parë. Ajo e di edhe vetë këtë. “Muzika klasike nuk të bën kaq të dashur dhe të afërt me publikun sa të bën qoftë dhe një natë prezantim”. Por jo se ndjen ndonjë keqardhje në këtë pikë. Muzika klasike është zgjedhja e saj, si formë arti, por edhe si formë jete, nëse do e quanim të tillë dhe megjithë albumet, njohjen, shfaqjet në ekran të këngëtareve të muzikës së lehtë, disa prej tyre mikesha të saj të së njëjtës moshë, Ardita s’ka asnjë arsye për të ndjerë zili, qoftë dhe nga ajo më e fshehta. “Por më duket se nuk isha aq keq sa ç’prisja. Dola mirë, me aq sa mund të bëj unë. Ambicia ime është që dhe në prezantim të jem origjinale të paktën, të transmetoj thjeshtësi, të jem vetvetja nuk besoj që natën e parë kam qenë kopja e ndonjërit apo ndonjërës.” Rruga klasike e Arditës

“Kur mësohesh me një lloj jete dhe një lloj stili të kënduari, tërhiqesh pas tij. Unë kam zgjedhur vetë të mos jem këngëtare e muzikës së lehtë, duke iu përshtatur natyrës sime, klasike por jo e ngurtë. Këngëtarët klasikë përgjithësisht janë pak të ngurtë, statikë, ndërsa mua më pëlqen të luaj në skenë, lëviz, bëj gjeste, luaj me mimikë, komunikoj me sy… dhe kjo të bën të evidentohesh. Sigurisht jashtë Shqipërisë, je më e vlerësuar në këtë zhanër megjithatë edhe te ne ka interes, sa herë ka shfaqje, salla e Teatrit të Operës dhe Baletit është plot”. Është një ndër artistet që mund ta bëjë më mirë krahasimin, pasi karriera e saj, që kur ishte studente e Akademisë së Arteve, të cilën e përfundoi me medalje ari, është shenjuar nga shfaqje sa në Shqipëri dhe sa jashtë saj... Vijon në faqen 22

Faqe 21


22

E shtunë - e diel 22-23 mars 2014

personazh

www.mapo.al

Nga leksionet e pianos, në spotet publicitare, nga studentja e shkëlqyer e Akademisë te zysha e kantos në Liceun Artistik, nga roli në filmin serbo-shqiptar “Honeymoon, tek ato në operat e TOB, nga koncertet operistike te prezantimi në TV Klan. Njihuni me figurën më të re të ekraneve tona dhe bëhuni gati sepse ka shumë surpriza

Në spektaklin "Kënga ime" me Pandi Laçon. Djathtas, në një koncert të muzikës lirike në Itali

Një artiste e lirë e muzikës së rreptë klasike vijon nga faqja 21 “Gjatë akademisë kam bërë role kryesore si studente. Më pas u përzgjodha për të luajtur në operën “Porgy and Bess” në rolin e Kiarës, më pas në operën “La vita e un sognio” e kompozitorit David Tukiçi u zgjodha për rolin kryesor nga Genc Tukiçi. Pastaj u përzgjodha nga stafi austriak për të luajtur te “Vejusha gazmore”. Kam qenë Ana e parë shqiptare. Kisha fatin sepse në atë kohë në teatër bëheshin audicione të hapura dhe përzgjedhja bëhej nga juri të huaja. Ajo që kam vënë re është që të huajt janë të prirur për vokalin, por dhe për teknikën, të kënduarit drejt. Por edhe aparencës i kushtojnë rëndësi. Kam pasur rastin që në këto pjesë të kem qenë krahas solisteve më të mëdha të Operas dhe për mua ishte një privilegj sepse në atë kohë isha studente.” Audicionet e hapura dhe fondet e të rinjve që aplikoheshin në TKOB ishin me të vërtetë një shans, për një studente që nuk kish mbështetje tjetër veç aftësive të saj. Por ato mjaftonin për ta nxjerrë të parën. E kishte nisur që në fëmijëri duke studiuar piano, jo më pak sesa tre orë në ditë, që do të thotë që fëmijëria e saj nuk ishte si e kujtdo, më pas kish vazhduar liceun artistik për kanto dhe më pas studimet e larta në këtë degë. Pra, ishte projektuar prej vitesh për të arritur në këtë pikë dhe pse u gjend krejt rastësisht në hyrje të asaj rruge të vështirë. “Asnjë nga prindërit e mi nuk është marrë me muzikë. Mami është kimiste, ndërsa im atë ka punuar në Shërbimet e Inteligjencës. Unë kam nisur rastësisht, duhej një zë sopranoje në Festivalin e Fëmijëve të Tiranës dhe duke bërë nën zë melodinë, ulur në divan, më thanë që kisha zë sopranoje. Aty filloi. Pastaj familja ime më ka mbështetur gjithë kohës. Mami më ka qëndruar gjithë kohës mbi kokë”. Dhe asnjë mund nuk ka shkuar kot. Pas rolit të Anës, sopranoja e re do përzgjidhej në një tjetër opera, do luante rolin e Paminës te “Flauti Magjik”, këtë herë e zgjedhur nga regjisori gjerman dhe më pas fiton rolin e Maries te “Katër net”. Duket se audicionet ishin bërë që ajo të fitonte vendin e parë. Fitoi disa të tilla edhe për të marrë pjesë nëpër koncerte jashtë Shqipërisë dhe duke kujtuar suksesin e operave ku ajo

kish interpretuar në ato vite, drejtori i TKOB i asaj kohe, Maestër Zhani Ciko, e ftonte edhe nëpër koncertet e mëdha që organizonte TKOB-i. Është zgjedhur tre vjet radhazi dhe nga ambasadori i BE-së për të përfaqësuar Shqipërinë në koncertin e madh për Ditën e Evropës duke u bërë në një farë mënyre ambasadorja për artistët e Shqipërisë. Këto koncerte e kanë ngjitur sërish në skenë me emrat e njohur si Enkelejda Shkoza, Gëzim Myshketa, apo Armaldo Kllogjeri. Ka kënduar me orkestrën e Cambridge-it, të Milanos, ka marrë pjesë te opera “Don Zhuani”, ka pasur dy koncerte në Strasburg, një në Vjenë, i fundit ka qenë në Itali me dirigjent Valmir Xoxën dhe producent Agron Xoxën…Edhe këtë sezon e presin koncerte të tjera. Duket sikur kjo vajzë nuk ka kohë të marrë frymë, por për një këngëtare lirike të rregullojë punët me frymëmarrjen është një gjë fare e lehtë. Modë, muzikë, kinema. Po, mundet

Në kohën që do jetë duke prezantuar “Kënga ime” do jetë e angazhuar edhe me disa koncerte. “Do jem e fokusuar edhe me dy koncerte qeveritare të mëdha, një është për tragjedinë e Otrantos, me producent Agron Xoxa, me këngëtarë të tjerë Armando Likaj dhe Alma Strazimiri dhe shpresoj të vihet edhe jashtë Shqiëprisë.” Ndërkohë e pret edhe koncertin veror që mbahet çdo vit në Itali në natyrë, për t’i ofruar ca emocione të përziera me një sfidë të madhe profesionale. “Janë koncerte që zhvillohen çdo verë dhe janë pritur shumë mirë. Zhvillohen në natyrë dhe mua kjo më pëlqen shumë dhe pse është pak e frikshme, në kuptimin që kërkon një profesionalizëm shumë të madh”. Dhe ka edhe më, vetëm jo të gjitha projekteve ajo u zbulon emrat. “Vitin tjetër kam disa koncerte, do marr pjesë në disa produksione jashtë Shqipërisë. Synoj që emrin tim ta bëj të njohur”. Sepse dhe pse bëhet fjalë për muzikë klasike, më të suksesshmit arrijnë të bëhen të njohur për të gjithë dhe Ardita do të bëjë pjesë pikërisht te ta. Megjithatë kjo nuk do të thotë që përjashton nga fusha e saj çdo lloj forme tjetër arti, apo angazhimi. Musical-i është një zhanër për natyrën e saj për shembull, atë natyrën klasike,

Roli i jetës "Violeta te “Traviata”, por nuk e kam interpretuar më parë sepse nuk kam qenë gati. Tani jam e pjekur shpirtërisht dhe vokalisht për ta luajtur. Por edhe Marie te “Katër net” ka qenë një rol po aq i vështirë" Aria e preferuar “Zëra pranverorë” i Shtrausit, interpretuar te koncerti i BE-së në vitin e dytë."

por jo të ngurtë, gjë që e vunë re edhe vëllezërit Laço kur e ftuan për të kënduar në musical-in “Singing in the Rain” gjatë produksionit Musiklan. “Në fillim mendoja që nuk përshtatej me zërin tim, por pati impakt te publiku. Vëllezërit Laço panë lirshmërinë time në skenë dhe menduan të më ftonin pastaj për prezantimin e “Kënga ime”. Dhe mua më pëlqen të bashkëpunoj me ta, sepse i vlerësoj. Shumë mund të quhen artistë, por artistë në shpirt ka shumë pak. Te këta njerëz kam parë këtë shpirt dhe thjeshtësi dhe kjo i bën artistë jo vetëm për vlerat që kanë.” Prandaj i tha po prezantimit dhe pse ajo është nga ato artiste që u ka dhënë përgjigje refuzuese jo pak ofertave më parë. I kanë propozuar një rol në një film eksperimental dhe pas “Don Zhuanit”, një tjetër opera ku duhet të luante një rol erotik, por ajo nuk ka pranuar sepse ka vendosur me veten e saj, por edhe me të ëmën që i rri pranë, që të ruajë një profil serioz dhe mos të pranojë ofertat, ku nuk ndihet mirë, për arsye materiale. Por prezantimi ishte ndryshe, më shumë sesa një sprovë, ishte realizimi i një pasioni të vjetër prej fëmije që del para pasqyrës dhe bën si divë e televizionit. “Kisha emocione sepse është një fushë që nuk është e imja, por u ambientova. Po vë re që kam marrë oferta të tjera për ta vazhduar prezantimin dhe them pse jo?! dhe pse rruga ime mbetet muzika klasike.” Një rrugë e mbushur me ca ndalesa me të vërtetë interesante, siç ishte roli i nuses shqiptare që këndon arien e Zhuljetës, në filmin shqiptaro-serb “Honeymoon”, apo eksperienca në fushën e

modelingut, kur ajo është përzgjedhur nga agjencia “Neë Moment” për t’u bërë imazh në disa spote apo nga LeSpot Production për të marrë pjesë në reklama shumë të transmetuara. “Në audicion unë isha më e shkurtra dhe më e shëndosha dhe nuk e di as vetë si më zgjodhën. Thashë po kaloj një xhiro, jo me qëllimin që do fitoja.” Por ja që e zgjodhën dhe në fakt edhe pse ajo nuk e thotë duhet ta dijë shumë mirë pse, ashtu si e kupton kushdo që e sheh nga afër, ajo është një nga vajzat më të bukura që do ju kenë zënë sytë dhe me siguri në pamje do i jepnit më shumë për modele sesa për soprano. Por ja që muzika klasike dhe vetëm ajo, ngelet rruga kryesore për Arditën. Bashkë me pedagogjinë. “Jam zyshë kantoje në Liceun Artistik. Kam nxënësit e mi nga 16 deri në 19 vjeç në shkollë të mesme. E kam me shumë qejf këtë punë, mendoj për më lart, për pedagoge, meqë kam mbaruar me medalje të artë, por dhe këtu jam mirë, përsëris veten time nga fillimi dhe më mban në formë, jam shumë e lumtur me punën time”. Ndërsa për sa i përket skenave, ajo do mbetet një artiste e lirë. Nuk ka zgjedhur të jetë pjesë e TOB duke qenë që është tërë kohës në lëvizje. “Nuk ka qenë në interesin tim për të qenë e fiksuar në një vend. Duke qenë që lëviz shumë nuk është në dobinë time, dua të jem e lirë, dua të bëj karrierën e lirë, si në teatrot e botës ku çdo gjë vendoset me audicione, gjithmonë nga një juri e huaj, kjo është jeta e një artisti, gjithmonë në lëvizje”. Vetëm këto muaj, çdo të shtunë, kjo artiste e lirë do jetë në TV Klan te “Kënga ime” që është “sfida e saj”.


E shtunĂŤ - e diel 22-23 mars 2014

www.mapo.al

23


24

E shtunë - e- diel 22-23 E shtunë e diel 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

fenomen

single and the city

Plot çorape ishte slogani për Ditën Ndërkombëtare të sindromës Down, ku njerëz nga e gjithë bota u solidarizuan dje për më shumë ndërgjegjësim ndaj atyre që jetojnë me këtë sindromë. Ja si e kanë organizuar në Shqipëri dhe kush ishin ata që iu bashkuan nismës Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Si të jashtmet

N

Bota vishet e gjitha me çorape me viza

Ç

orape me viza, me stampa, me ngjyra, të gjata, të shkurtra, të grisura, në këmbë edhe në duar... Bota dje dukej e pushtuar nga njerëzit me çorape të çuditshme për Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down. “Plot me çorape” ishte slogani, të cilit iu bashkuan njerëz nga e gjithë bota për t’u solidarizuar e për të ngritur më shumë ndërgjegjësim ndaj të prekurve me këtë sindromë. Shumë qytete dhe komunitete nga i gjithë globi kanë marrë pjesë në këtë event. Në Shqipëri kjo nismë është hedhur nga shoqata “Down Syndrome Albania” dhe shumë njerëz i janë bashkuar duke postuar fotografi me çorapet e tyre shumë ngjyrëshe e me viza në rrjete sociale. “Këto janë çorapet që ne si familje do të veshim, jo për t’i bërë konkurrencë stilit të kryeministrit, por sepse kjo është një nga mënyrat kreative që ka menduar Down Syndrome International për të ndërgjegjësuar të gjithë për këtë ditë. Nëse do të solidarizohesh, me kauzën në këtë ditë të shënuar për ne, vish dhe ti çorape me vija me 21 Mars” –shkruante themeluesja e shoqatës DSA, Emanuela Pepkola Zaimi. Ajo më pas e shoqëruar nga i biri Arbi, një djalë dy vjeçar me këtë sindromë ka shpërndarë çorape me viza për fëmijët e kopshtit. Nismës i janë bashkuar edhe personazhe të njohur. Këngëtarja Julka Gramo kishte postuar në faqen e saj të facebook-ut fotografinë me çorapet me viza. “E lashë xhamadanin vija-vija për çorapet vija-vija. Sot është Dita Botërore e personave të prekur me Sindromën Down. Show some love people! ” –shkruante Julka. Fotografja Soela Zani e përfshirë në punën me fëmijët me Sindromë Down shkruante. Kam pasur fatin të punoj kartolinat e festave të fundvitit me 4 fëmijë te mrekullueshëm, të cilët kishin Sindromë Down. Kjo foto është për Blekisën, Arbin, Esterin, Marvin dhe të gjithë personat e tjerë të cilët kanë sindromën Down dhe për familjet e tyre, Dita Ndërkombëtare e sindromës Down” u sugjerua nga Shoqata Europiane dhe ajo Ndërkombëtare e kësaj sindrome për të treguar se njerëzit me këtë sindromë kanë nevojë për të drejta të barabarta dhe si një mënyrë për të edukuar opinionin publik. Spitali Amerikan dhe Spitali Hygeia kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Fondacionin “Down Syndrome Albania”, për të ofruar për 3 vite rresht vizitat pa pagesë, si edhe zbritje në ekzaminimet diagnostikuese për personat me sindromën Down në Shqipëri.

Në një nga kopshtet e Tiranës

Familja e themelueses së DSA, Emanuela Pepkola

Këngëtarja Julka Gramo

Një polic amerikan që i është bashkuar nismës për ditën ndërkombëtare të Sindromës Down

Fotografja Soela Zani që i është bashkuar nismës në Shqipëri

a ndodh shpesh të shohim dikë në rrugë dhe direkt të themi: “është i jashtëm”. Se ç‘ka një gjë që i dallon. Dikur ishin si më të pastër dhe spikasnin që tej. Por tashmë edhe ne lahemi çdo ditë ( jo të g jithë, por g jithsesi nuk lahemi të g jithë vetëm të shtunave), por prapë s’dukemi si të jashtëm. Ose dikur ata visheshin me rroba të jashtme. Tani ashtu vishemi edhe ne, sepse rroba vendi edhe të duam s’ka më. Por hiç: dallojmë që tej që jemi mall vendi. Ndoshta mënyra sesi ecim. Sesi rrimë. Domethënë ajo gjendja e parehatit, e të shikuarit vërdallë sikur marrim miratimin e të tjerëve nëse dukemi bukur apo jo. Pastaj ajo krekosja kur e dimë që jemi bukur. Sidomos kur jemi mbi taka. Aaaaa po. Takat. Ato na dallojnë. Në dimër e në verë. Të larta, të hekurta. Me majë. Shpeshherë platformë përpara. Shumicën e rasteve me taka që u dalin hekurat dhe kërcasin: krrap, krrap krrap. Ose njëra këmbë kërcet dhe tjetra jo, sepse do dhe ca ditë sa goma të bjerë plotësisht. Ose dhe pak të shtrembëta nga ecja me këmbën nga brenda. Një palë taka të tilla nuk të bëjnë kurrsesi të dukesh si e jashtme. Sidomos nëse janë pjesa e poshtme e një palë çizmeve të bardha. Pastaj janë xhinset: të puthitura pas këmbës. Që duken sikur janë pikturuar mbi këmbë. Shpeshherë shoqërojnë këpucët e mësipërme. Kurse sipër vishen me bluza po të ngjitura pas trupit. Me dekolte të thellë. Ose kanotiere. Pastaj vijnë aksesorët. I kemi shumë merak këta të shkretë aksesorë. Të kombinuara deri në detaj: çantë, këpucë, varëse, shall, byzylyk, vathë dhe rreth në kokë, të gjitha të kuqe për shembull. E ç‘rëndësi ka nëse janë të kuqe të ndryshme!? Ajo që i kombinon ka merak t’i ketë të gjitha të së njëjtës ngjyrë. Dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa e vendosur gjithë këtë arsenal rraqesh në trup. Uuuu po, edhe orën. Harruam orën e dorës, është gjithmonë në njërën dorë, kurse byzylyku në tjetrën. Shpeshherë të së njëjtës ngjyrë, e që kombinojnë për bukuri me ngjyrën e xhelit të thonjve… Që nga ana e vet, kombinon me të kuqin e buzëve. Dhe meqë jemi tek i kuqi i buzëve, edhe ky nuk na lë fare të dukemi si të jashtme. Jo se nuk është i jashtëm, por ja që në buzët e shqiptareve spikat, por në buzët e të jashtmeve nuk bie fare në sy… Po pse ndodh kjo? Ndoshta se ato nuk e vënë të kuq të errët ose kaf dhe me laps anash kur hipin në autobusin e unazës? (mos ia futa kot këtu, a ka jashtë shtetit autobus unaze?!). Ose ndoshta atyre nuk u bie në sy sepse nuk e vendosin pasi kanë vënë një gisht krempudër paradite, pastaj të kuq faqesh, laps të zi tek sytë, dritëhije, rimel apo dhe qerpikë falsë... Ndoshta për një të jashtme ky është tualeti që bëhet kur shkon në dasëm (në një dasëm që isha në Itali kaq nuk ishte lyer as nusja, por nejse, rrezik në atë krahinë nuk para merrnin vesh nga këto punë), por për ne kështu mund të shkosh edhe për ecje te liqeni. Sepse kur shkojmë në dasma apo në sebepe, në ndryshim nga të jashtmit, ne nuk mjaftohemi me kaq, ne transformohemi. Për shembull nëse gjithë jetën je bionde, kur bëhesh nuse flokët i lyen të kuqe karotë. Kurse nuse apo dasmore qofsh, nëse je brune bëhesh bionde. Po të jesh kaçurrelse, kur shkon nëpër sebepe flokët i drejton, pastaj i kap në majë të kokës me një model të tipit Helena e Trojës. Kurse nëse je flokëdrejtë, ca kaçurrela janë ‘must’. Sepse qëllimi është vetëm një: të ndryshosh. Të mos njihesh. Të jesh tjetër. Se ku është qejfi i gjithë kësaj, askush nuk e di. Rëndësi ka që shoqet e të njohurit të të vlerësojnë sa ke ndryshuar. Se në fund të fundit, as ato nuk janë të jashtme.


POLITICAL MIND

pikëpamje

Politikani përballë zgjedhësit: Rasti Basha

Europa që donte Dante Aligeri

Ylli Pango

Giovanni Vigo

Njerëzit janë në pjesën më të madhe të rasteve, më të mo-

tivuar të kundërveprojnë nën ndikimin e kërcënimit të një të keqeje, sesa nën shtysën e mundësisë...

Uniteti europian si projekt politik ka lindur gjatë Nëntëq-

indës, në vijim të katastrofave që shkaktuan dy Luftërat Botërore, të cilat shumë historianë i kanë konsideruar...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

mapo lunch

www.mapo.al

SELAMI XHEPA

Arbitrariteti, jo etatizmi është problemi i qeverisë së majtë Alfred Lela -A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh

Carlo Bollino

Jam bërë shqiptar… domethënë paranojak

botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Fatkeqësisht, jo! I gjithë debati akademik si dhe veprimi politik reagues ndaj krizës, kanë mbetur të fokusuar brenda një kontinum-i që luhatet midis kejnesianizmit dhe Hayek-ut. Në planin e veprimit politik, reagimi i parë, imediat i shpëtimit të sistemit ekonomik botëror, të bankave dhe të industrive, ishin paketat fiskale masive bail out të Thesarit të shtetit, të financuar me paratë e taksapaguesve. Ndoshta është rasti më i paprecedent në historinë e SHBA-së që, një qeveri republikane e Presidentit

Bush, të ndërmerrte edhe planin më të madh të shtetëzimeve të bankave që është parë në historinë e këtij vendi. Edhe në periudhën e Depresionit të Madh, Rusvelti kishte lejuar falimentimin (masiv) të bankave (mbi 3,600 të tilla), ndërsa fondet publike të shtuara me bollëk sipas recetës kejnesianiste, i kishte orientuar në vepra publike dhe krijim punësimi nëpërmjet investimeve shtetërore. Pse kemi arritur deri në këtë pikë dhe a ishte kjo e domosdoshme, ndoshta do të flas më poshtë në këtë intervistë. Stimujt fiskal u shtuan ndjeshëm si asnjëherë tjetër në historinë e ekonomisë, në gjithë vendet e zhvilluara, SHBA dhe Europë, duke rritur shqetësimin e tregut mbi aftësinë paguese të borxheve publike, dhe

Faqe 25

për rrjedhojë, nga një krizë e sistemit financiar, kriza u shndërrua në një krizë borxhesh, duke prekur më ashpërsisht disa vende të periferisë europiane që ishin më vulnerabël, si Greqi, Itali, Portugali, Spanjë, Qipro etj. Kur u kuptua se stimujt fiskalë ishin të pamjaftueshëm për të ndaluar recesionin dhe rreziqet serioze të një depresioni të madh si ai i viteve 1929-33, atëherë në vendin e shoferit u ulën bankierët qendrorë (ose, vendin e Kejnesit e zuri Hayek): ulje drastike të normave të interesave dhe programe masive të emetimit të parasë së re, të njohura tashmë si quantitive easing. Në një mënyrë të paprecedentë dhe në shkelje edhe të vetë legjislacionit që rregullon veprimtarinë e një banke... (Vijon në faqen 26)


26

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

INTERVISTA IDE 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

SELAMI XHEPA

Arbitrariteti, jo etatizmi, është problemi i qeverisë së majtë (Vijon nga faqja 25) ...qendrore, bankat qendrore, të pajisura me pushtetin monopolist “më të artë” të mundshëm, atë të së drejtës për të emetuar paranë, filluan programe të blerjes së borxheve të këqija, si të shtetit ashtu dhe të sektorit privat. Paligjshmëria e kësaj veprimtarie është se bankave qendrore ju ndalohet rreptësisht të bëjnë biznes me qeveritë, të blejnë letrat me vlerë të qeverive sepse përndryshe rreziku inflacionist do të ishte gjithnjë prezent dhe pasojat e një hiperinflacioni tashmë janë provuar se sa katastrofale janë për ekonominë dhe shoqërinë. Veprimi i njëhershëm si me stimujt fiskal kejnesianist, ashtu dhe me relaksim të tejskajshëm të ortodoksive monetariste hayekjane, mund të thuhet se parandaloi riardhjen e paralajmëruar nga Krugman të Depresionit të Madh. Sërish ka debate lidhur me eficiencën e tyre, por, konkluzioni është se e keqja më e madhe u evitua. Mendimi akademik nuk ka bërë gjë tjetër veçse është rreshtuar disa në njërën shkollë dhe të tjerët në shkollën tjetër, ndërsa në planin intelektual e filozofik debati është fokusuar në betejën midis rregullimit dhe/apo derregullimit. Debati në njohjen time është akoma kaotik dhe nuk ka prodhuar akoma një mainstream të ndryshme, një teori të re, ose ide të ideve. Në një parantezë: meqë ky muaj shënon edhe 70 vjetorin e botimit të një prej veprave më influencuese të Hayek, Road to Serfdom (Rruga drejt robërisë), vepër që u botua në marsin e vitit 1944, do doja ta konsideroja edhe këtë intervistë si një homazh ndaj kësaj vepre. Po të huazoja një shprehje të Newton-it, them se kemi qenë me fat që e kemi vështruar botën mbi supet e këtyre dy titanëve të mendimit intelektual të shekullit XX. Shekulli i ri është akoma në pritje të shfaqjes së dikujt tjetër që do të shtojë hollin e famës së mendimtarëve të njerëzimit. -A flitet sot për, dhe a ekziston një rrugë e mesme që e sheh ekonominë të zhvillohet përtej dikotomisë së ideve të Keynes dhe Hayek? Teoria e mendimit ekonomik deri më sot është e strukturuar në dy rrathë: një rreth i vogël që quhet mikroekonomi dhe që studion sjelljen e agjentëve individualë, firmave të veçanta, dhe një rreth i madh që quhet makroekonomi, dhe që përgjithëson sjelljen e individit dhe të firmës në nivel ekonomie kombëtare dhe globale. Të gjithë ekonomistët e mëdhenj, që nga Smithi, Rikardo e J.S.Mill, deri tek Marks, Kejnes e Hayek, e kanë ndërtuar ngrehinën e teorisë së tyre pikërisht në këto dy linja. Ajo që, ndoshta mund të quhet një rrugë e mesme, është studimi i asaj që

ndodh midis këtyre dy rrathëve koncentrik. Çfarë procesesh zhvillohen midis niveleve mikro dhe makro, duket se është fusha më interesante e kërkimeve të sotme, në degën që është pagëzuar si Ekonomiksi i Kompleksitetit dhe që huazon ide që nga Smithi dhe libertarët, tek marksistët, teoritë e psikologjisë dhe biologjisë, të mjedisit dhe teknologjisë. Sidoqoftë, idetë që rrethojnë këtë debat edhe të kësaj disipline të re, vazhdojnë të huazojnë risi që qëmtohen prej ekonomistëve të vdekur, forca abstraguese dhe përgjithësuese e të cilëve mbetet e pasfidueshme. Për shembull, studiuesit që përkrahin nevojën e rirregullimit të tregjeve, thjesht i adresohen pasurimit të teorisë së rregullimit të firmës, një freskimi dhe modernizimi të teorive neomarksiste, të filluara në Francë në vitet 1970, të shkollës analiste dhe institucionaliste. Në qoftë se do të vështrojmë pak në historinë e ekonomisë së shekullit të kaluar, kejnesianizmi mund të konsiderohet se e shpëtoi shoqërinë kapitaliste si formë e organizimit ekonomik, në kuptimin e instrumenteve dhe politikave ekonomike që propozoi dhe që u adoptuan. Hayek (dhe shkolla austriake në përgjithësi, me themeluesit e saj, von Mises), ishin shpëtimtarët e sistemit kapitalist dhe demokracisë si sistem politik e shoqëror. Propozimet e Keynesit për ridimensionimin e rolit të shtetit për të zëvendësuar sipërmarrësin privat në periudhat e pasigurive që shkaktojnë krizat, e çoi botën drejt niveleve gjithnjë e më të larta të borxheve publike. Por kjo ishte një alternativë e pashmangshme në rrethanat dhe kontekstin historik të asaj periudhe. Në një moment të ri të shfaqur në vitet 1970, kur kriza e naftës dhe ajo monetare e asaj periudhe, nxori në pah limitet dhe rreziqet e rritjes ekonomike bazuar mbi rritjen e borxheve publike, atëherë u kërkuan rrugë alternative të rritjes ekonomike dhe të fitimeve të investitorëve. Dhe zgjidhja erdhi duke kaluar nga huamarrja publike (Kejnesi), tek huamarrja private (Hayek). Ishte ky presion që nxiti lëvizjen derregulluese të tregjeve financiare, proces që fillon në Angli me thaçerizmin dhe në Amerikë me reganoekonomiksin dhe që u shtri më tej edhe në vendet e zhilluara. Efekti: rritje ekonomike prosperuese, por rritje e ndjeshme e borxheve private. Nëse agregohen borxhet e të gjithë agjentëve ekonomikë (përfshi borxhet publike), sot SHBA ka një borxh total që është sa 250% e PBB-së dhe në përmasa të tilla është në shumë vende të botës (Japoni e Itali madje edhe shumë më të larta se ky nivel). Edhe në Shqipëri, nëse agregohen

borxhet në total, shkojnë mbi 130% e PBB-së. Situata është e qartë: sot nuk ka rrugë tjetër përveç deleveraging, reduktimi të borxhit si nga qeveritë, firmat, dhe individët. Ky është procesi më i dhimbshëm sepse do të thotë se të gjithë duhet të konsumojnë më pak dhe të kursejnë më shumë - që do të thotë pra, rritje ekonomike stagnante. Studiuesit klasikë të ekonomisë dhe politikës i kishin shtruar këto dilema të mëdha me të cilat do të përballej shoqëria dhe politika që në shekullin 18. Vetë Smith nënvizonte se një rritje ekonomike stagnante do të ishte me rreziqe politike pasi sjell papunësi dhe rënie të të ardhurave. Por, J.S.Mill e mbështeste faktin që shoqëria është e nevojshme të ruajë një rritje ekonomike modeste, pasi çdo rritje e lartë do të vinte në kurriz të shterimit të burimeve (dhe sot, të rreziqeve mjedisore). Kjo dilemë mbetet edhe sot: a do të pranojë shoqëria jonë një rritje ekonomike të dobët, por të shëndetshme, apo do të vazhdojë sërish nën ndikimin e dy shkollave të mendimit që diskutuam, të stimulojë ekonominë përtej niveleve që mund të konsiderohen si “të qëndrueshme”. Për momentin, rruga e rikthimit të rritjes ka mbetur rritja e inflacionit, që është e rrezikshme dhe besoj e padëshirueshme. Mesa duket, do të futemi në një cikël ekonomik me një rritje jo shumë të lartë dhe të një prosperiteti më modest. Menaxhimi i bollëkut ekonomik duket se është sfidë po aq serioze sa dhe menaxhimi i kufizimeve ekonomike. Deri më sot, akoma nuk kemi një teori krejtësisht të re, inovatore që t’i kapërcejë kufizimet që na imponojnë dy mendimtarët dhe heronjtë tanë. -A nuk ju duket se pajtimi me një rrugë të tretë ekonomike apo politike, ose kombinimi i teorive apo praktikave ekonomike është në thelb streha e të pamundurve për të gjetur një ide të re në ekonomi apo politikë? Idetë e qarta e të forta, dhe jo shartimet apo hibridizimet, janë dëshmuar edhe si më të suksesshmet në ekonomi: për shembull Reagan me atë që u quajt reaganomics apo politikat ekonomike të Thatcher-it… Po të vëresh me kujdes lëvizjen e “pendulum” të politikave që ka ndjekur shoqëria jonë, shigjeta shkon nga shteti i planifikimit qendror tek homo economicus. Sistemi i planifikimit qendror, sipas organizimit të vet top-down, kishte si problemin e tij qendror mungesën e incentivave dhe për rrjedhojë nivelin mjaft të ulët të produktivitetit të ekonomisë. Kalimi dre-


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

jt sistemit homo economicus, i udhëhequr nga triumfi i neoliberalizimit ekonomik dhe politik, megjithëse një sistem që punon mbi vetrregullimin, ka gjithashtu mangësitë e tij serioze – nivelin e ulët të kooperimit midis individëve në vendimmarrjen ekonomike, e për pasojë, na çon drejt asaj që njihet si “Tragedy of the Commons” (një teori e ekonomistit/ambientalistit, Hardin) – degradim mjedisor dhe shterim të burimeve. Por, përveç këtyre pasojave, funksionimi i sistemit tonë të sotëm ekonomik të derregulluar, ka prodhuar deformime thelbësore në strukturat ekonomike e shoqërore dhe të konkurrencës. Për pasojë, janë shfaqur qenie dinosaur – banka, fonde investimesh, korporata – të cilat janë quajtur thjesht too big to fail (si dhe individë të fuqishëm që janë too big to jail). Kjo e detyroi edhe një qeveri konservatore si ajo e Xhorxh Bushit apo dhe konservatorët e tjerë europianë, të blinin dështimet e tregut, me një çmim të lartë për shoqërinë. Sistemi ynë, si asnjëherë tjetër në histori, manipulohet nga lojtarë të cilët nuk rriskojnë asgjë të tyren, por thjesht pasuritë e të tjerëve. Besoj se jemi të gjithë dakord se nuk është kjo mënyra se si funksionon një shoqëri e lirë, e konkurrencës perfekte dhe të mbushur me sipërmarrës riskmarrës. Pendulum i reformimit të sistemit është në lëvizje. Disa neomarksistë pretendojnë se sistemi është i atillë i deformuar sa nuk mund të vazhdojë të ekzistojë thjesht me disa riparime e arnime. Zgjidhjet e tyre shkojnë drejt rikthimit të shtetit. Në një studim të një profesori të Institutit Zviceran të Teknologjisë, Dirk Helbing, dallohet një tjetër lëvizje e shoqërisë sonë - nga homo economicus tek homo socialis. Në dallim nga individualizmi i sotëm si bazë e vendimmarrjes dhe ku mungon koordinimi midis individëve brenda sistemit, ky model i ri bazohet sërish tek liria e individit, por ku niveli i koordinimit është i lartë. Homo socialis është një qenie e re që kombinon lirinë individuale me përgjegjësinë sociale, duke zbutur kontradiktën themelore të sistemit tonë ekonomik, politik e social. Forcat e teknologjisë së informimit dhe pushteti i medias sociale po shfaqin qendra vendimmarrjeje përtej aktorëve tradicional, duke krijuar jo qendra të izoluara të pushtetit vendimmarrës, por një network të një morie qendrash. Pikërisht kjo risi teknologjike do të sjellë dhe harminizimin më të mirë të interesave private me përgjegjësitë sociale, duke kaluar nga një rregullim nga lart –poshtë, siç funksionon shoqëria sot, në një rregullim nga poshtë-lart. Ndoshta një rregullim i tillë i funksionimit të shoqërisë sonë do të mund të zbusë kontradiktat më shumë se politikat rishpërndarëse shtetërore, të cilat janë provuar historikisht se janë ineficiente, si nga pikëpamja e kontribuesve dhe e përfituesve. -Një konferencë e Forumit Ekonomik të Tiranës, organizuar nga FLE, theksonte drojën për një rikthim të etatizmit në Shqipëri pas ardhjes së të majtës në pushtet? Shqipëria nuk ka zhvilluar ndonjëherë politika novatore, krejt të vetat, ose “të bëra në shtëpi”. Përgjithësisht ne kemi nisur të zbatojmë modelin perëndimor, model që në disa raste funksionon dhe në shumë raste jo. Në këtë kuptim, politika jonë e brendshme do të ndjekë modelet që po kristalizohen në Europë në fushën e rregullimit të tregjeve, qoftë të bankave apo industrive të tjera. Vetëm rikthimi i taksës progresive, megjithëse është i padëshirueshëm, dhe mendoj jo vetëm për libertarët, por shumicën e tatimpaguesve (sigurisht peshorja ndryshon nëse pyeten dhe ata që nuk paguajnë asgjë), nuk mund të jetë argument i rikthimit të etatizmit. Vetë vendi kampion i liberalizmit ekonomik, SHBA, zbaton një sistem taksimi progresiv. Ajo që më duket shqetësuese nga qeverisja aktuale janë qëndrimet arbitrare ndaj ligjit, institucioneve dhe ekonomisë në tërësi. Ndërsa prej kohësh nënvizohet nevoja e forcimit të shtetit ligjor, në praktikë është krijuar një pasiguri e madhe tek biznesi dhe agjentët ekonomik. Për shembull, qëndrimi ndaj kontratave koncesionare dhe deklarimet për ndryshime rrënjësore të politikave energjetike, janë shqetësuese, dhe për disa investitorë janë edhe me kosto. Ndërsa është më se normale që politikat sektoriale të ndryshohen, vetë menaxhimi i ndryshimit është problematik. Ndryshimet duhet të respektojnë praktikat që janë në proces, duhet që procesi të jetë de-

27

www.mapo.al

mokratik duke përfshirë aktorët e interesuar, jo vetëm investitorët por dhe të tjerë aktorë e grupe interesi, në mënyrë që ndryshimi të përcillet me pozitivitet. Dhe duhet të mbajmë në konsideratë që politikat energjetike janë mbi të gjithë politikat e tjera nga rëndësia e tyre strategjike, por dhe nga kostot që do të shoqërojnë zhvillimin e tij. Po e tillë, revolucionare dhe negative ka qenë qasja ndaj administratës publike. Nuk ka dyshim se kishte dhe ka nevojë për reformë, për të përmirësuar shërbimin e saj ndaj qytetarëve dhe biznesit, por reforma nuk mund të kryhet me operacione masive zëvendësimesh. Ligji nuk duhet të jetë hipokrit. Është më mirë që ligji të specifikojë postet politike dhe ndoshta edhe të rritet numri i tyre në mënyrë që t’i krijojë mundësi partive politike të kënaqin interesat e mbështetësve të tyre, se sa një ligj që po bëhet penalizues për vetë administratën, por dhe për financat e vendit. Nga ana tjetër shkelësit e ligjit duhet të përgjigjen individualisht dhe jo faturat të shkojnë në kurriz të taksapaguesve. -Cila, sipas jush është ideja më e gabuar ekonomike? Duke qenë se idetë janë elaborime të fuqishme intelektuale me një forcë transformuese, shpeshherë revolucionare për shoqëritë njerëzore, në pjesën më të madhe të historisë roli i tyre ka qenë pozitiv dhe progresist. Në kuptimin ekonomik, ndoshta deformimi më i madh intelektual mbetet teza e pronësisë shoqërore mbi mjetet e prodhimit – ideja komuniste e zhdukjes së pronës private. Thjesht është një gjendje e panatyrshme e shoqërisë dhe si e tillë, eksperimenti më i madh njerëzor që u zbatua nga politika në gati gjysmën e njerëzimit, dështoi në një mënyrë trishtuese dhe ndëshkuese për njerëzit. Siç thuhej si barcaletë në Rusinë e periudhës komuniste, sikur të ishte eksperimentuar më parë tek minjtë, ata do të kishin ngordhur. -Cila është ideja më e gabuar ekonomike e djathtë? Që tregjet janë rregullatorë të pagabueshëm të sistemit. Rregulli nga lart-poshtë, pra i vendosur nga politika për t’u zbatuar nga industritë, sigurisht që krijon probleme të eficiencës së veprimit të ekonomisë. Por, rregullat bazë të garantimit të konkurrencës në treg duhet të ekzistojnë. Nëse shkrirjet dhe bashkimet midis bankave dhe firmave investuese krijojnë korporata me ndikime të mëdha në fatet e ekonomisë në tërësi, ku kriza e njërës prej tyre mund të shndërrohet në një krizë sistemike, atëherë disa rregulla duhen diktuar. Nëse i besojmë verbërisht modeleve të sofistikuara ekonometrike të menaxhimit të riskut, pa vendosur norma dhe standarde mbikëqyrjeje për operimin e tregjeve financiare, dëmi që i sjellim shoqërisë është i pazakontë. Pabarazia është në natyrën e sistemit, jo thjesht, ekonomik, por është një gjendje natyrore e njeriut. Por pabarazitë e sotme janë shndërruar në një rrezik serioz e kërcënues për njerëzimin. Nëse diferenca midis pagës së një nëpunësi dhe një drejtuesi në sektorin financiar para

Ajo që më duket shqetësuese nga qeverisja aktuale janë qëndrimet arbitrare ndaj ligjit, institucioneve dhe ekonomisë në tërësi. Ndërsa prej kohësh nënvizohet nevoja e forcimit të shtetit ligjor, në praktikë është krijuar një pasiguri e madhe tek biznesi dhe agjentët ekonomik. Për shembull, qëndrimi ndaj kontratave koncesionare dhe deklarimet për ndryshime rrënjësore të politikave energjetike, janë shqetësuese, dhe për disa investitorë janë edhe me kosto...

viteve 1990 ishte në rendin 1:10, sot kalon në caqet e të paimagjinueshmes. Për më keq, kjo nuk mund të shpjegohet me ligjet e kërkesë/ ofertës. Nëse deri në fund të viteve ‘70, studentët mësonin shkencat ekzakte dhe të inxhinierisë, nga vitet ‘80 të gjithë filluan të studiojnë në ekonomi dhe banka. Rritja e ofertës së specialistëve normalisht mund të kishte çuar në rënie të çmimit të tyre. Vallë është kaq i lartë produktiviteti i tyre sa të justifikojë këtë n d r ysh i m m ad h o r n ë st r u kt u r ë n e shpërblimit? Kur vetëm 1% e popullsisë elitare zotëron një pasuri të barabartë me PBB-në e një kontinenti, sistemi është në rrezik. Pikërisht këto janë deformime që në gjykimin tim kanë buruar nga keqinterpretimi i libertarizmit në ekonomi ose zbatimi në tejskajshmëri i kësaj doktrine. Greenspan, një prej libertarëve, arkitekt i sistemit të sotëm, e pohoi vetë në një intervistë në Financial Times duke deklaruar: I made a mistake. -Cila është ideja më e gabuar ekonomike e majtë? Që shteti është zgjidhja, dhe jo problemi. Njeriu i vetmuar hobsian, i pafuqishëm dhe i pashpresë, nuk mund të gjejë shpëtim tek shteti. Po të përdorja terminologjinë kantjane, nuk është shteti altari ku flijohen virtyti i in-

dividit dhe mençuria e kombit. Tashmë është provuar se si ofrues shërbimesh, shteti është krejtësisht joproduktiv dhe inefektiv. -Cila është ajo ide ekonomike, së cilës ju i qëndroni besnik dhe mendoni se do mbetet aksiomatike për zhvillimin e një vendi? Që nuk ka rrugë të shkurtër drejt prosperitetit. Zhvillimi dhe progresi i shoqërisë nuk mund të përshpejtohet as me rritje të sforcuara të borxhit publik, dhe as me krijim kredie në një mënyrë artificiale për firmat dhe konsumatorët. Ajo çfarë lexuam nga kriza e shembjes së sistemit tonë komunist ishte pikërisht ky leksion. Ne vërejtëm që në fillim të viteve ‘90, ekonomikisht ndodheshim më keq se në vitet ‘80. Të njëjtin mesazh po marrim dhe nga kriza greke – Greqia sot ndodhet në të njëjtin standard jetese si në fillim të vitit 2000. Zhvillimi dhe progresi real kalon nëpërmjet akumulimit dhe kursimit, investimit të shëndetshëm, menaxhimit të mirë të financave të vendit dhe të ekonomisë individuale. Brenda këtij parimi, gjithkush mund të gjejë se çfarë mund të përmirësojë, çfarë mund të bëjë ndryshe dhe më mirë, pra, si të jemi inovatorë dhe produktivë në punën tonë. -Cila është ajo ide ekonomike që e keni tradhtuar? I keni besuar dikur, por jo më? Të gjithë biografët e Keynesit thonë se ai ishte një personalitet që i ndryshonte shpeshherë pikëpamjet. Madje njëherë kur e pyetën atë vetë për këtë gjë, ai u përgjigj: “Nëse ndryshojnë faktet, edhe unë ndryshoj pikëpamjet. Pse, ju çfarë bëni, zotëri?”. Them se dinamikat e ndryshimeve që ka përjetuar shoqëria jonë në këto dy dekada, na kanë bërë jo pak herë të ndjehemi keq nga ndonjë mendim apo ide që mund të kemi përqafuar dikur. Mendoj se bota sot funksion në një mënyrë thelbësisht të ndryshme nga sa punonte edhe një dekadë më parë. Kemi kaluar nga një botë e Mediokristanit, tek një botë e Ekstremistanit, siç e thotë Nassim Taleb, një botë ku ndodhia e një ngjarjeje të vetme të madhe, mund të ndikojë vetë historinë. Cila është ajo ide ekonomike që do i bënte punë Shqipërisë? Historia e ekonomisë sot na ka dhënë disa leksione shumë të vyera mbi të cilat duhet të reflektojmë mençurisht, para së gjithash politika e vendit. Historiani i madh i ekonomisë, Nail Ferguson, evidenton se sekreti që ndau Lindjen nga Perëndimi, ose vendet e zhvilluara nga ato të pazhvilluarat, mund të gjendet tek raportet që kanë këto vende me demokracinë, kapitalizmin, shtetin ligjor dhe mbrojtjen e pronës dhe shoqërinë civile. Raporti që ka vendi ynë me të katër këta faktorë që janë bazat institucionale të sistemit tonë, është raport problematik. Asnjë ide ekonomike, sado racionale, nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive nëse vetë fondamentet mbi të cilën veprojnë politikat, janë problematike. Forcimi i këtyre fondamenteve, janë jo vetëm orientime politike, por dhe një recetë e forcimit të bazave institucionale të ekonomisë.


28

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

POLITICAL MIND

Në një shëtitje elektorale në vitin 2005 me S. Berishën, në zonën time të kandidimit, njerëzit e pyesnin shpesh “atë Bashën, Bashën ku e ke?” Ndonëse kandidonte në një zonë tjetër, ende pa filluar aktivitetin e tij si politikan, ca më pak në ekzekutiv, Basha ishte kthyer në një figurë karizmatike, në një ikonë të së resë në PD

Politikani përballë zgjedhësit: Rasti Basha Prof. Dr. Ylli Pango Njerëzit janë në pjesën më të madhe të rasteve, më të motivuar të kundërveprojnë nën ndikimin e kërcënimit të një të keqeje, sesa nën shtysën e mundësisë për të arritur a për të bërë diçka të mirë. Por nga studimet rezultojnë edhe fakte interesante që vënë në dukje se gjithsesi, disa nga njerëzit kanë një tendencë për t’i dashur politikanët, sidomos kur i kanë pranë. Në njëfarë mënyre njerëzit dëshirojnë t’i duan këta njerëz. Kështu ata jo rrallëherë duan t’i takojnë politikanët edhe për kënaqësi, kur takohen me ta duan t’i prekin, të dalin në fotografi me ta, të mburren me ta. Ka pra edhe një element optimizmi në mënyrën se si njerëzit i trajtojnë politikanët. E kjo ndodh me politikanët e vjetër, që zotërojnë një fuqi sugjestionuese edhe si rrjedhim i amplifikimit të personit e figurës së tyre nga media, por edhe me figurat e reja, të freskëta të politikës, që ngjallin shpresë. Kështu p.sh njerëzit e trajtojnë politikanin e ri me shpresën dhe optimizmin se ai do të jetë heroi për të cilin ata kanë shpresuar kaq gjatë, ai që do t’i shpëtojë apo do t’i japë një frymë të re politikës. Prandaj i riu në politikë, sidomos ai që ka një karizëm a bën një figurë të mirë që në fillim, ka një mundësi plus që duhet ose mund ta shfrytëzojë, për mirë ose për keq. Basha në politikën shqiptare është shfaqur tipikisht si i tillë, me karizëm e me mundësinë për t’ju dhënë njerëzve shpresë, qoftë edhe me paraqitjen e tij të re, karizmën, buzëqeshjen dhe një frymë të shprehuri të ndryshme nga ajo e politikës tashmë tradicionale të këtyre 23 vjetëve. Zgjedhësit në përgjithësi nuk mund të votojnë cilindo kandidat që iu paraqitet. Madje edhe kur dy kandidatë, në një situatë hipotetike, mund të pëlqehen pothuaj njëlloj, ka pak të ngjarë që ata të votohen vetëm për faktin se gjithsesi, me njërin apo me tjetrin, njerëzit do të fitojnë diçka. Mbetet gjithnjë e vërtetë, që për të pasur një pjesëmarrje të lartë në votime, duhet gjithmonë të kemi përpara sysh si kandidat ose një njeri shumë karizmatik, gati një shenjt, ose në krahun kundërshtar, një figurë mjaft negative. Njerëzit që të shkojnë në votime, kanë nevojë ose për ‘shenjtorë’ ose për njerëz negativë për t’i votuar kundër, pra për të votuar për kundërshtarët e tyre. Ajo që është vënë re në ShBA 50 vitet e fundit, tregon se në përgjithësi ka patur një rënie të vazhdueshme të pjesëmarrjes në zgjedhje pas vrasjes së Kennedy-t, i konsideruar ndër presidentët më karizmatikë të Amerikës. Ka patur vetëm një lloj ngjitje në vitin 1992 dhe sërish rënie në 1996. Pra, në përgjithësi mund të konsiderohet se nga viti 1970 deri në 1992 ka patur pothuaj vetëm rënie. Përse ka ndodhur kjo rënie? Sepse sipas Krosnick, amerikanët i trajtojnë politikanët siç trajtojnë njerëzit me të cilët kanë të bëjnë e sendet që përdorin. Kështu, ata kanë po atë këndvështrim që do të kishin karshi dikujt me të cilin janë në dilemë të martohen apo jo, apo karshi një ushqimi që do të preferonin ta hanin në krahasim me një tjetër. Kjo do të thotë se njerëzit tentojnë të besojnë dhe jepen kaq shumë si fillim karshi dilemës, “vlen apo nuk vlen”, saqë kur zhgënjehen, gati-gati ndjehen si të tradhtuar, dhe dëshirojnë të mos i shohin më me sy “maskarenjtë politikanë” që i kanë gënjyer. Po kështu kanë funksionuar në thelb zgjedhjet edhe tek ne në Shqipëri? Në votimet e vitit 1992 pati një pjesëmarrje shumë të madhe, sepse njerëzit të lodhur nga regjimi shtypës mezi prisnin të dilnin në liri dhe pothuaj të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike shiheshin si heronj antikomunistë. Në sytë e njerëzisë, ishte shpresa e madhe tek ata, sepse veç novitetit të figurës, ata mishëronin shpresën e së ardhmes dhe ishin krejt ndryshe qoftë edhe në thjeshtësinë e tyre, nga figurat e konsumuara të udhëheqjes së shtetit e të parlamentit kukull të komunizmit. Në anën e kundërt ishin figurat e së keqes, kundër të cilave u votua me urrejtje, deri edhe në votimin tipik kundër ish-presidentit komunist, Ramiz Alia, e dhënien e votës kundërshtarit të tij pothuaj të panjohur. I njëjti mekanizëm kontrasti për të cilin folëm më sipër. Pastaj pati një rënie të pjesëmarrjes në votime në vitin 1996, sepse njerëzit e etur për progres nuk i panë të realizuara një pjesë të madhe të shpresave për një jetë më të mirë. Dhe më pas, një ngjitje në 1997 si formë e reagimit karshi të keqes, të asaj të keqeje që koincidoi me qeverisjen e PD e që dëmtoi mjaft njerëz në formën e skemave piramidale, mishërim i të cilave u bënë politikanët ndaj të cilëve u votua kundër. Në këto zgjedhje pra u votua më tepër kundër së keqes, simbolit të saj, sesa për Partinë So-

cialiste si pasardhëse e Partisë së Punës, reminishencat e veprës së keqe të së cilës ishin ende shumë të freskëta. Në vitin 2005 pati përsëri ngjitje në pjesëmarrjen në votime e kësaj radhe u votua kundër së keqes që përfaqësohej nga parazitizmi e korrupsioni i lidershipit të Partisë Socialist në pushtet, por edhe nga risia e figurave të reja nga shoqëria civile, bota akademike e rinia që paraqiti PD. Më pas në 2013 pati votim më të madh sërish, por këtu ndikuan dy faktorë: së pari nga ana e partisë që erdhi në pushtet e sidomos nga lideri i saj, nëpërmjet shfrytëzimi të medias u arrit të bëhej i urryer kundërshtari, faktor ky i cili siç e përmendëm më sipër, ka një ndikim të madh tek elektorati i cili voton më shumë kundër së keqes, qoftë kjo edhe e supozuar apo e amplifikuar. (Shumë shpejt pas kësaj ky elektorat me pasojat që pati në kurriz, kuptoi se çfarë gabimi pati bërë duke votuar kundër një stabiliteti e niveli jo të keq jetese, të cilin e humbi pothuaj menjëherë pas ardhjes në pushtet të partisë së re). Së dyti, u luajt me mjeshtëri me interesat e nevojat e vockla të njerëzve nga partia aleate e partisë më të madhe të majtë. Në përgjithësi, nga njerëzit pra votohet sepse dalin heronj të rinj dhe sepse të vjetrit bëhen monotonë a të padurueshëm. Studiuesit mendojnë se ka edhe shumë arsye të tjera të rënies së pjesëmarrjes në votime, por ndër më kryesorët është mungesa e heronjve apo e kandidatëve që dinë të menaxhojnë ngjalljen e ngritjen lart të pasioneve të njerëzve. Kjo pastaj shpie në votimin pro për ta. Një rol të tillë morën Basha si figurë e re, ndonëse jo lider, në 2005 e Rama në 2013. Por një rol të kundërt pati, pa e kuptuar, Berisha në 2013, duke u bërë sërish ai heroi qendror. Duke mos kuptuar se ishte konsumuar sidomos mediatikisht si figurë, ai krijoi pa e kuptuar, shumë shanse për t’u votuar kundër. Gjithsesi po të mos ishin këta njerëzit, të perceptuar sipas rastit apo personit, pozitivisht apo negativisht, njerëzit do të shfaqshin të painteresuar për të votuar. Nuk duhet harruar duke njohur psikologjinë e njerëzve, mbi bazën e kësaj që thamë më sipër, që shpesh nuk janë problemet që përcaktojnë zgjedhjet, por janë personalitetet që do të votohen e sidomos liderët, figura e tyre, imazhi i krijuar për ta, që vendosin kush do të fitojë e kush do të humbasë. Shpeshherë, paradoksalisht nuk ka rëndësi as e ardhmja, as niveli i rritur ekonomik e as siguria sociale. Kandidati fitues duhet të dijë të buzëqeshë bindshëm. Të jetë karizmatik. Të ngjallë shpresa. Kundërshtari i tij sidomos kur ka qenë gjatë në pushtet, duhet të jetë bërë i mërzitshëm. Duhet të jetë superkonsumuar mediatikisht, nuk ka rëndësi nëse njerëzit nën lidershipin e partisë e qeverisë që udhëheq ai, kanë jetuar disi të qetë e jo keq ekonomikisht. Njerëzit më shumë tentojnë të pëlqejnë ose jo dikë, sesa të bien ose jo dakord me atë çka ai paraqet në programet e veta lidhur me problemet jetike që i shqetësojnë ata. Dhe me këtë lidhet më së shumti edhe pjesëmarrja në zgjedhje e fakti së për kë do të votojmë. Në orën e mësimit të edukimit qytetar në klasën e gjashtë të një shkolle fillore në SHBA fëmijët nën guidën e mësuesit, ndiqnin në ekranin e TV kandidatët për guvernatorë, mënyrën si flisnin, grimasat, llojin e fytyrës dhe komentonin. Në thelb komenti reduktohej në shprehje të tipit: “ky më pëlqen më shumë, ky tjetri më duket si më dinak, apo jo shumë i besueshëm, ai tjetri nuk di të qeshë”, etj. Vini re që qysh në moshë të vogël, pa dashur ndofta, njeriu mësohet të vlerësojë qoftë edhe si paraqitje, kandidatin më shumë se programin e tij. Në një shëtitje elektorale në vitin 2005 me S. Berishën, në zonën time të kandidimit, njerëzit e pyesnin shpesh “atë Bashën, Bashën ku e ke?” Ndonëse kandidonte në një zonë tjetër, ende pa filluar aktivitetin e tij si politikan, ca më pak në ekzekutiv, Basha ishte kthyer në një figurë karizmatike, në një ikonë të së resë në PD, për të cilën njerëzit shfaqnin interesim dhe tregonin hapur se do votonin për të. Në një tjetër studim vërehet se disa menaxherë fushatash kanë arritur të fitojnë shumë pikë me sajimin e përdorimin e reklamave negative karshi kundërshtarit. Kjo metodë vërtet funksionon, kur bëhet me mjeshtëri dhe arrin të ndikojë mjaft g jendjen shpirtërore të zgjedhësit, në disfavor të

kundërshtarit. Të arrish t’ia nxish elektoratit efektivisht e pareshtur kundërshtarin, siç bëri Rama e menaxherët e fushatës së tij me Berishën në parazg jedhjet e 2013, jo rrallë të jep fitoren. Një faktor tjetër që duhet patur parasysh është i lidhur me faktin që njerëzit janë të prirur të qëndrojnë fort tek besimet e pozicionimet e tyre politike tashmë të formuara. Pak rëndësi ka se ç’thonë faktet, analizat politike qofshin këto edhe të paanshme. Në debatet politike në media, kandidatët kundërshtarë përgatisin publikun për gënjeshtrat që tjetri po bëhet gati të thotë. Dhe ndërkohë ndonëse veç kësaj, përvoja, faktet reale e mjaft burime të tjera, vërtetojnë ekzagjerimet e falsitetin e mjaft debateve apo fjalëve që thotë qoftë njëra palë qoftë tjetra, shumica e njerëzve ende besojnë në retorikën e kandidatëve të preferuar apo të atyre që përfaqësojnë partitë e tyre të preferuara. Sado herë të jetë vërtetuar që kandidati i partisë që ju simpatizoni ka dështuar si politikan, si ekzekutiv etj., dhe me prova rezulton se vetëm gënjen bukur përpara kamerave; sërish tifozët e pozicionuar politikë do ta mbështesin atë karshi kundërshtarit dhe nuk i japin asnjë kredit këtij të fundit. Disa ministra aktualë tek ne, akuzuar për korrupsion vite më parë, u votuan masivisht nga elektorati i tyre, pa llogaritur fare sa ishin të vërteta faktet e së shkuarës apo ato që vazhdonte të paraqiste opozita…Është në natyrën njerëzore të kërkojë a të tentojë të dëgjojë, shikojë a lexojë, informacion që mbështet besimet, qëndrimet e vlerat ku beson vetë. Në Shqipëri, dy njerëz, dy miq me bindje të thella në njërin krah të politikës, lexojnë çdo ditë një gazetë që në të vërtetë më shumë sesa analizon politikisht apo me fakte, shan deri me fjalë të ulëta kundërshtarin politik e eksponentë të tij, ndonëse dihet nga të gjithë se këtë gazetë e botojnë dy njerëz me të kaluar kriminale. Në komentet e tyre në tryeza miqsh këta dy miq, citojnë këtë gazetë, vënë në dukje sa të drejtë ka në analizat e saj (e kanë fjalën për sharjet), për kundërshtarin, ndonëse as edhe një fakt real nuk paraqitet për bëma të supozuara të armikut politik, siç konsiderohet rëndom tek ne kundërshtari politik. “Kur dëgjoja presidentin tim”, thotë një menaxher amerikan i fushatës presidenciale “nuk isha i preokupuar me faktin nëse ai po thoshte të vërtetën,…ai ishte në një linjë me bindjet e mia, me atë për të cilin po luftoja,

ai ishte njeriu i politikës time. Por kur dëgjova pas pak kundërshtarin kandidat për president, instiktivisht i bërtita fort në ekran: “Kjo është gënjeshtër”… Ndërkohë që në anën tjetër, të tjerët, kundërshtarët tanë, po i bërtisnin njëlloj presidentit tim”. …Prirja jonë pë të afirmuar besimet, pozicionimet e preferencat tona politike, por edhe ato në përgjithësi, ndikon vazhdimisht në atë çka bëjmë. Është po kjo prirje, që drejton tek ne mënyrën e shpjegimit të rezultateve të një ankete, edhe kur rezultatet e anketës janë të qarta. Gjithmonë shpjegimi tenton justifikimin e besimeve e qëndrimeve tona. Nga ana tjetër jo çdo gjë është lehtësisht e kontrollueshme nga pikëpamja faktike. Por në politikë edhe kjo shfrytëzohet negativisht dhe politikanët që duhet të përgjigjen për vërtetësinë e fakteve, presupozojnë se, meqenëse jo çdo gjë mund të kontrollohet në aspektin faktik, disa të vërteta politike janë triviale, apo kanë bazë të fortë empirike e duhen marrë si të tilla. Kështu p.sh, një kandidat i një partie që flet për vendet e ardhshme të punës dhe për shtimin e tyre, ngjall shpresa të mëdha në fushatë, por kur vjen në pushtet e papunësia shtohet, e vërteta bëhet menjëherë e qartë dhe e hidhur për njerëzit. “Këtu e vërteta nuk mbetet më empirike, por bëhet fakt. E megjithatë, e vërteta është një gjë e vështirë për t’u pranuar, edhe kur buçet. Në të vërtetë, sidomos së paku në disa raste ekstremale, politika duhet ta pranojë të vërtetën, por edhe njerëzit duhet të jenë koshientë ta kërkojnë të shfaqet hapur ajo e vërtetë, sidomos kur ka të bëjë me problemet jetike të tyre. Politikanët mund të mos bien dakord për një aspekt ose një tjetër, por së paku duhet të bien dakord se cilët fakte janë të qëndrueshëm, të patundshëm e të qartë, dhe të mos debatojnë për pretendime a premtime false. Së paku duhet të ketë konsensus për atë që dihet tashmë prej kohësh që është false, e të thuhet që është false. Apo edhe kur gabohet, qoftë edhe për një respekt minimal për njerëzit të pohohet madje edhe në media që është gabuar. Por kjo nuk është e lehtë dhe rrallë pranohet nga politikanët. Korrektimet apo apologjitë në media, edhe kur bëhen, ndonëse të rralla shpesh mund të kalojnë pa u vënë re. Ato përgjithësisht kanë synim kryesor mbajtjen e miteve politike në këmbë, thjesht duke përsëritur informacionin që më shumë e mbështet politikanin se sa e dëmton atë. Edhe kur pjesa negative e pohimit thuhet hapur, (ndër të tjera) nga politikani, njerëzit shpesh ose nuk e venë re ose nuk e mbajnë mend atë. Por nga ana tjetër kur përsëri politika e përdoron median që ka në shërbim të saj, për të asgjësuar a goditur rëndë dikë, akuzat qoftë edhe false buçasin, kurse hedhja poshtë e tyre kur vërtetohet se ato janë të padrejta, belbëzon. Këto janë për fat të keq, njëherazi edhe veçori por edhe teknika të medias, sidomos asaj të lidhur me politikën. Në një aspekt tjetër, kur media jep një lajm që lidhet me politikën a me interesat politike, edhe leximi e interpretimi i tij bëhet ndryshe nga krahë të ndryshëm. Kështu, nëse jepet një lajm ku thuhet se do të ketë një rritje të rrogave dhe pastaj ky lajm, për arsye objektive ose jo, korrektohet (apo përdridhet disi), pavarësisht nga arsyet e korrektimit, ata që mbështesin qeverinë do të vazhdojnë të besojnë te lajmi i parë pa ia varur korrektimit, kurse të dytët që janë kundër, do të vënë në dukje që premtimi ishte i rremë dhe si gjithmonë kjo qeveri gënjeu. Njerëzit i vërejnë dhe iu besojnë fakteve që vijnë nga politika në varësi të asaj që ata besojnë. Përveç kësaj, kur diçka shfaqet, është shumë zor ta kthesh atë pas. Shumica e njerëzve janë të vendosur të rrinë të fiksuar te besimet e tyre, pak rëndësi ka se ç’u themi atyre. Sipas statistikave, njerëzit që besojnë në media janë më pak se 40% (Gallup). Së këtejmi del qartë se përsëri ka një pjesë njerëzish që besojnë edhe në politikë e ndikohen nga pasqyrimi mediatik i fjalës së saj. Gjithsesi, qytetaria e vërtetë demokratike duhet të provojë vërtetësinë e asaj që thuhet nga politika në disa burime. Sidomos sot, kur mundësitë e informimit janë shtuar së tepërmi. Kështu dikush që ndjek rregullisht debatet politike të së enjtes, nuk duhet të mjaftohet me to, por duhet të shohë e lexojë edhe median e shkruar të të gjithë krahëve, tv të tjera, rrjetet sociale etj.


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

29

www.mapo.al

pikëpamje

-E shkruante tek “Monarkia”, mes viteve 1310 dhe 1313. Por ideja që nevojitej një autoritet mbi kombet e veçanta është edhe më e vjetër. Por vetëm në kohën e poetit të madh iu hap rrugë dy koncepteve që ndryshonin mes tyre: “federaliste” dhe “konfederaliste”

Europa që donte Dante Aligieri Giovanni Vigo

Uniteti europian si projekt politik ka lindur gjatë Nëntëqindës, në vijim të katastrofave që shkaktuan dy Luftërat Botërore, të cilat shumë historianë i kanë konsideruar “një luftë civile europiane”. Por, ideja e Europës ka një histori shumë më të gjatë. Në një libër të titulluar jo pa domethënie, “Vingthuit siecles d’Europe”, Denis de Reugemont ka hedhur një numër mbresëlënës dëshmish, që nga Hesiodi e deri tek mesi i Nëntëqindës, për të demonstruar që “Europa është shumë më e lashtë se sa kombet që e përbëjnë, por rrezikon që të zhduket për faj të mosmarrëveshjeve të tyre si dhe iluzionit për të ruajtur sovranitetin absolut. Në të kundërt, unioni i tyre do të ruante Europën, duke shpëtuar në të njëjtën kohë, atë që mbetet vitale në diversitetin e saj të frytshëm”. Historianët kanë gjithmonë tundimin që të vihen në kërkim të pararendësve, edhe pse këta, qofshin ide apo persona, shfaqen zakonisht pas faktit të kryer. Është një fatalitet, sepse ndërkohë që historia ndodh, askush nuk e di rezultatin përfundimtar dhe vetëm koha përzgjedh atë që ka qenë e rëndësishme dhe atë që nuk ka patur peshë. Por deri kur duhet të hidhemi pas në kohë, për të gjetur fillesat e Europës? Te miti i Europës, nimfa e bukur që u josh prej Jupiterit? Te Tuqididi, që shkruan: “Kur medët ishin larguar nga Europa, të mposhtur prej grekëve në tokë dhe në det…”? Apo tek Aristoteli, i cili e klasifikon me saktësi natyrën e europianëve, sipas vendit ku jetojnë, në Veri, në Jug apo në zonën e mesit të Kontinentit të Vjetër? Në fillim ishte një ide e pasigurt. Të zgjatesh me fjalë apo copëza frazash aty-këtu nëpër tekstet e lashtë mund të jetë çorientuese, sepse nuk kuptohet me saktësi çfarë ka patur në mendje autori. Në vitin 767, duke përshkruar betejën e Poitiers, Isidori i Riu fliste për ushtrinë e Carlo Martellos si një ushtri “europianësh” (“Në mëngjes, duke dalë nga shtëpitë e tyre, europianët sulmuan çadrat e mirërreshtuara të arabëve”). Po sa ishte e gjallë mes ushtarëve dhe vetë kronistit vetëdija e të qenit “europianë”? Duket më e mundshme që

-Por, deri kur duhet të hidhemi pas në kohë, për të gjetur fillesat e Europës? Te miti i Europës, nimfa e bukur që u josh prej Jupiterit? Te Tuqididi, që shkruan: “Kur medët ishin larguar nga Europa, të mposhtur prej grekëve në tokë dhe në det…”? Apo tek Aristoteli, i cili e klasifikon me saktësi natyrën e europianëve, sipas vendit ku jetojnë, në Veri, në Jug apo në zonën e mesit të Kontinentit të Vjetër? shkrimtari iberik e ka patur fjalën për një entitet gjeografik të papërcaktuar dhe që ushtarët nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flitet për Europën. Ndoshta ekzagjeron edhe Carlo Curcio kur saktëson: “Nëse me Europë nënkuptohet një njësi kulturore apo një njësi politike, mund të fiksohet origjina e saj në epokën Karolingiane, por, nëse me Europë nënkuptojmë një shumëllojshmëri harmonike popujsh që kanë vetëdijen e tyre, një “shoqëri kombesh”, atëherë origjina është shumë më vonë, mes shekujve XIII dhe XIV, në mos më vonë. Problemi më i rëndësishëm është që të përcaktohet nëse atëherë, ata kanë patur një ide të caktuar për Europën, nëse i kanë dhënë një emër, si në rastin e Charlemagne”. Edhe pse Charlemagne ka qenë krijuesi i parë i “unionit monetar europian” me futjen e lirës, të parave dhe monedhave – një sistem monetar, i destinuar të zgjaste për më shumë se një mijë vite – ajo dritëz bashkimi që ai kish

mundur të realizonte u zhduk shumë shpejt me shpërbërjen e perandorisë. Përshtypja që krijohej, po të analizosh me saktësi shkrimet e juristëve, njerëzve të Kishës, këshilltarëve të oborreve, kronistëve që kanë jetuar në atë kohë, është që Europa ka qenë diçka e paqartë, që përgjithësisht ngatërrohej me Respublica Christiana, e cila përbënte lidhjen më të ndjerë mes njerëzve në atë kohë. Ajo nisi të përvijohet në fillimet e Treqindës, atëherë kur morën rrugë dy koncepte që sot do i quajmë “federalist” dhe “konfederalist”. Tek “Monarkia”, shkruar mes viteve 1310 dhe 1313, Dante Alighieri shpresonte për krijimin e një fuqie të fortë imperiale, në gjendje të limitonte sovranitetin e mbretërive të veçanta si dhe të nxiste bashkëpunimin e tyre paqësor. Perandoria universale përkonte me Europën dhe projekti i Dantes, ndonëse aty-këtu me tipare utopiste, kishte një identitet të qartë politik. Këtij i kundërvihej projekti, i hartuar disa vite më herët nga Pierre Dubois, një jurist i fam-

shëm francez, që parashikonte krijimin e një Lidhjeje princërish të pavarur nga Papa dhe nga perandori, që do të kishte një këshill dhe një ansamble përfaqësuese të “republikave më kristiane”. Nuk është e vështirë të dallosh në këtë lidhje – në të cilën princërit ruanin sovranitetin e tyre të plotë, një projekt jo shumë të largët nga Europa e “mëmëdheve” aq e dashur për gjeneralin De Gaulle, dhe as Bashkimin Europian të sotëm në të cilin, përtej fasadës, sovranet e vërteta janë qeveritë. Historia europiane vazhdoi përgjatë rrugës së parashikuar nga Dubois, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse nuk ekzistonin ende kushtet për bashkimin e popujve që mendonte Dante, ndërkohë që ishte më urgjente nevoja për të konsoliduar shtetin përreth një fuqie absolute, në gjendje të impononte autoritetin e saj, mbi një mijë feudet në të cilat ishin ndarë rajonet perëndimorë. Pasi u fuqizuan, Anglia, Franca, Spanja dhe Perandoria e Habsburgëve, u shndërruan në kolonat e atij që në fund të Shtatëqindës, Uilliam Robertson e quajti sistemi europian i shteteve. “Asnjë princ”, shkruante historiani anglez, “nuk ishte kaq u fuqishëm në krahasim me të tjerët, që sforcot e tij të ishin të parezistueshme, apo pushtimet të lehta. Avantazhet që kishte një shtet, kundërbilancoheshin prej rrethanave më të favorshme të të tjerëve, dhe kjo pengonte secilin prej tyre të arrinte një superioritet që do të kish rezultuar fatal për të gjithë. Kombet e Europës, atëherë ashtu si sot, ishin si një familje e madhe”. Një familje “jo e bashkuar dhe në grindje, pa dyshim”, shton Jean Baptiste Duroselle, “por një familje, gjithsesi. Po lindte një Europë e re, prej shteteve më të fuqishme dhe koherente”. Në çdo sistem, pjesët e veçanta dhe e tëra janë të dallueshme qartë. Kështu, Luigji XIV mund të mendonte për madhështinë e Francës dhe të fliste, siç bënte shpesh, për “interesa” të Europës, për “paqe europiane”. Divergjencat dhe konfliktet që kanë shenjuar historinë në ata shekuj, nuk mund ta fshihnin idenë që europianët ishin të bashkuar prej një fati të përbashkët.


30

E shtunë-diel, 22-23 mars 2014 www.mapo.al

"Homoseksual sepse të kanë pushtuar xhindet"

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

13

5

6

14

18

19

23

38

10

21 25

40 44

45

50

17

22

30 35

12

27

29

39

11

26

34

43

9 16

20

28 33

8

15

24

32

7

31

36

37

41

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

42

46

47

51

52

48

49

53

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Christian Jessen, një doktor britanik që drejton një serial të mirënjohur mjekësor në vend u bë protagonist i një dokumentari, gjatë të cilit ai teston terapi të ndryshme popullore që synojnë të "kurojnë" homoseksualitetin. Në dokumentarin e transmetuar në "Channel 4", me titull "Cure me, i'm gay", doktori shpjegon metodat e ndryshme arbitrare që ai ka arritur të zbulojë. Midis tyre, disa prej taktikave përshijnë vendosjen në qendra rehabilitimi, këshillimin psikologjik apo praktika të çyshtjes. Një pastor që Jessen vizitoi, i tha se ishte homoseksual sepse i kishin hyrë xhinde dhe se duhet të bënte një sërë seancash "shëruese", gjatë të cilës xhindet do të thirreshin të dilnin. Një tjetër mjek popullor i dha doktorit një shurup misterioz që duhet ta kthente në heteroseksual, si pasojë e këtij ilaçi misterioz, Jessen volli për disa orë me radhë.

Horoskopi i ditës

55

54

Horizontalisht

1. Putra e kafshëve të egra. 6. Lëndë e bardhë, shumë e fortë dhe e ndritshme që vesh kurorën e dhëmbit. 10. Lloj letre e tejdukshme. 13. Tiço, gazetare. 14. Lidhje e ngushtë në një të tërë të vetme. 16. Pacino, aktor dhe regjisor i kinemasë amerikane. 17. Thërret lopa. 18. Teodor, shkrimtar i njohur. 20. Hapur, sheshit. 21. Dëm, prishje. 23. Vepër e vogël letrare në prozë, në të cilën përshkruhet zakonisht në një vijë një ngjarje. 25. E ndaj diçka në pjesë të vogla. 27. Po në Rusi. 28. Veturë më e gjatë se normalja. 30. Arben i politikës. 32. Grup Kontrolli. 34. Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me çafkë në kokë. 35. Tipar pa skaje. 37. Lloj plehu kimik. 38. I thonë ndryshe cigan. 40. Del si përfundim. 43. Instrument matës. 46. Karakteristikë. 47. Sfakianakis, këngëtar grek. 50. I thonë ndryshe rriskë. 51. I pari i Kuvajtit (mbrapsht). 53. Mosha e re e popullsisë. 54. Markë e njohur autobusi. 55. Vegël e madhe që shërben për të ngjeshur dheun.

1. Lloji më i vjetër i shkrimit që bëhej me vizatime të ndryshme. 2. Zagushi. 3. I mbetet merak. 4. Masë drithi. 5. Çitjane, dimi (mbrapsht). 6. Mënyra se si shkruan dikush një vepër. 7. Tërësia e veprimeve që kryhen kur ndodh një dukuri fizike. 8. Baba. 9. Kujofsa e humorit. 10. Ndarje në një shkollë. 11. Markë cigare. 12. I thonë ndryshe guxim. 15. Gatimi që përdoret për të mbushur specat. 16. Markë elektroshtëpiake. 19. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 22. Pastaj, më vonë. 24. Pistë e Formula 1. 26. Lodhet sa nuk duron më. 27. Charles i teorisë së evolucionit. 29. Kub me faqet me numra. 31. Repart Ushtarak. 33. Njësi monetare e Bashkimit Sovjetik. 36. Kastrati, mjeshtër sporti. 39. Hari e ditarit. 41. Mula e njohur e artit. 42. Istrefi, këngëtare. 44. I ka freri në mes. 45. Vel i hollë. 48. Një nga zhurmat e orës. 49. Përdoret për të kërkuar përsëritjen e një pjese të kënduar (mbrapsht). 52. Në rregull në Amerikë.

8 1

3 2

8

2 7 6

4 7 6

8 5 2 4

1 7 9 8

1

4

5

7

2

8

8 5 6 3

4 7 3 5

1

7

4

5

9

1

6 2

7 3 1 2

6 2 2 6 3

7

1

4 5

DEMI (21/IV-20/V)

Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do futen kryesisht ata qe kane pasur debate prej kohesh. Beni kujdes! Beqaret mund te bëjnë ndonjë çmenduri vetëm e vetëm për te bere për vete atë qe ju pëlqen. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet dhe investimet.

Edhe pse kohet e fundit atmosfera ne çift ka qene problematike, sot gjerat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër ne çift. Beqaret nuk ndihen keq vetëm kështu qe nuk do kërkojnë me ngulm dike për ta pasur pranë. Me financat do tregoheni shume te kujdesshëm dhe situata nuk do ketë as problemin me te vogël.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ne përgjithësi klima ne jetën tuaj ne çift do jete goxha e mire. Do kuptoheni edhe me një shikim me atë qe keni ne krah dhe atmosfera sa vjen e do përmirësohet. Beqaret nuk do i realizojnë as sot takimet qe kane ëndërruar dhe do mërziten. Situata financiare nuk do jete e qëndrueshme. Do iu duhet te hiqni dore nga disa investime te tejskajshme.

Dite shume dinamike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje për mrekulli kështu qe shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një tjetër jete pranë tyre. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive. Do jeni disa me te qete kur te kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar

2

DASHI (20/III-20/IV)

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

5

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Komunikimi ne çift do shtohet gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha paqartësitë qe keni pasur prej kohesh. Ne mbrëmje priten edhe momente romantike. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Jo gjithmonë do ketë dite kaq me fat. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare vetëm kujdes mos e teproni me lotaritë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

4 3 2 2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dita nuk do jete shume euforike për ju te dashuruarit sot, megjithatë duhet thënë se as probleme serioze nuk do ketë. Për pjesën me te madhe çdo gjë do jete rutine. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe nuk do e kuptojnë se njeri prej personave ka kohe qe i ka studiuar. Me financat do merreni shume sot dhe do mundoheni ta përmirësoni situatën.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 210, 315, 420, 510, 515, 555, 632, 654. Numra me 4 shifra: 0557, 1459, 5256, 5585, 6325, 8178, 8541, 8545. Numra me 5 shifra: 01478, 14206, 16565, 20147, 41552, 44478, 51202, 51548, 54987, 55495,

55596, 57442, 57489, 65263, 80190, 99965. Numra me 6 shifra: 014342, 139280, 152102, 201478, 262655, 392798, 415212, 661544, 755244, 854785, 856663, 920154, 928286, 945201, 962014, 898232.

Priten shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu gjendet gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e kaltër, por me kot. Mundësitë do jene shume te pakta. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do iu beje me te kthjellet. Nukdokryeniasnjëshpenzimpaqenetesigurte për situatën qe ekziston.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do ketë momente sot gjate te cilave zemra do iu rrahe shume fort. Do ia kaloni me se miri me partnerin dhe do jeni plotësisht te sigurte se është pikërisht ai me te cilin doni te jetoni përgjithmonë. Beqaret do kenë vetëm disa flirte ose maksimumi ndonjë aventure kalimtare.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Priten vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me atë qe keni ne krah dhe mund te thoni edhe gjera te nxituara për te cilat te pendoheni. Beqaret nuk do jene aspak te fiksuar pa krijimit te një lidhjeje sepse ndihen mire edhe ashtu si janë. Financat do jene te mira për aq kohe sa ju i menaxhoni me maturi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Pasioni ne jetën tuaj ne çift do shtohet gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje. Beqaret do jene pa fat edhe sot. Asgjë nuk do ndryshoje ne jetën e tyre sentimentale. ne planin financiar do iu dalin përpara goxha vështirësi kështu qe duhet te tregoheni me te matur se kurrë.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do i shtoni dozat e fantazisë ne çift gjate kësaj dite dhe emocionet do jene me te forta. Partneri do kujdestë ne çdo moment qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me njeriun e papërshtatshëm. Ky do jete një gabim fatal. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri. Ulni shpenzimet dhe mos bëni gabim te merrni hua.

PESHQIT (20/II-19/III) Planetët ka rrezik t’ua ndërlikojnë paksa gjerat gjate kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar ne jetën tuaj ne çift, prandaj do ketë edhe momente kur do mërziteni mjaft. Beqaret duhet te maten mire para se te pranojnë ftesat sepse jo te gjithë personat janë ashtu si duken. te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë problem.


E shtunë-diel, 22-23 mars 2014

31

www.mapo.al

mapo lunch

Mira Kazhani Isha 22 vjeçe kur mikja ime e asaj kohe, Anila Jole më telefonoi në shtëpi, për të më thënë se ‘News24’ bënte prova për spikere-gazetare. Isha plot ëndrra, pa kokërr leku në xhep dhe tersit i shtohej edhe humbja e celularit. E vetmja gjë e fortë ishte pasioni për ekranin dhe gazetarinë. Më kujtohet si sot kur atë pasdite dimri, pa drita në shtëpi, zëri i sekretares së “Gazetës Shqiptare” më tha se Carlo Bollino, nga dhjetëra regjistrime, më kish zgjedhur mua. Nuk e njihja Carlo-n, por kisha dëgjuar për italianin që ishte ëndrra e të gjithëve të punonin me të. Nuk paguante shumë, madje kujtoj që e quanin edhe pak koprrac e kapitalist, por që ia vlente shkolla me një gazetar lufte dhe që i pillte mendja edhe kur flinte. Unë në atë kohë televizionin isha gati ta bëja dhe falas. Në fakt, kam qenë me fat, sepse gjatë kësaj rruge modeste kam mundur të punoj me më të mirët, ku Bollino për mua (dhe për shumë të tjerë) zë një vend të veçantë. Madje edhe “armiqtë” e duan në mënyrën e tyre. Por pak e njohin Carlo-n. Pas botimit të librit për armët kimike, e pashë të shfaqej në shumë ekrane, duke dhënë argumentet e tij me atë shqipen e mësuar mirë, dhe me ato lakimet dhe zgjedhimet e foljeve të cilat gjithmonë, edhe kur punoja për të (sidomos së fundmi në A1 Report) më jepnin një gaz të lehtë edhe në momentet më të vështira. Sot kam vendosur ta takoj jo aq për librin, pasi ç’do duam të dimë rreth tij më duket natyrale që të shkosh edhe ta lexosh. “Armët” erdhën në mendjen time si arma më e mirë për të biseduar do gjëra me Carlo-n, që ‘si dimë dhe ai s’ka dashur që t’i ndajë me botën. Ndoshta nuk është vetëm për arsye modestie, por krejt praktike. Ai është gërnjar në punë. Nuk ka kurrë kohë të flasë për veten. Sot, ndryshe nga zakonisht, është i veshur me kostum dhe kollare. Zakonisht ai vishet thjesht, ka një zyrë minimaliste, bërtet kur ndodhin gabime të rënda, gëzohet si fëmijë kur dikush bën një punë të mirë, dhe i pëlqen të rrijë gjithë ditën në redaksi, dhe nga përvoja ime personale mbaj mend që ishte Carlo ai që i fikte dritat në ndërmarrje. Pse tani një libër për armët kimike? Ta kërkoi Rama? - ia nis unë. -Jo, kurrsesi. Madje Rama nuk kish dëshirë të hapej më një debat i mbyllur. Normale do më dukej, sepse ishte një ngjarje kur Rama shënoi dështimin e parë politik të tij si kryeministër, thonë disa. -Jo, nuk jam dakord. Rama si njeri fitoi shumë pikë me qëndrimin e tij. Ai nuk mori garanci nga amerikanët për disa çështje të caktuara dhe pati kurajën t’i thotë ‘Jo’ John Kerrit, i cili i bëri një telefonatë diku nga fundi, a thua se Shqipëria ishte gati për çdo gjë. Unë mendoj që Edi Rama zgjoi krenarinë kombëtare dhe dëgjoi zërin e popullit të tij. Në fakt nuk më kujtohet që nga fjalimi i tij, Rama të kish shprehur ndonjë mungesë garancie? Hera e parë që po e dëgjoj nga ju, i them Bollino-s, i cili ka një miqësi të vjetër me Edi Ramën dhe sot nuk pres që të mos tregojë përkujdesje ndaj një miku. Dhe, meqë jemi te miqësia e pyes se sa e vështirë është të bësh gazetari kur je afër kryeministrit. E shkuara dhe e tashmja na kanë dhënë shembuj fatalë të rënies në një gazetari të rëndomtë dhe me një feedback gati neveritës në publik. -Unë nuk kam bërë kurrë gazetari militante. Ka disa gazetarë dhe media që e kanë bërë këtë në Shqipëri dhe unë nuk i respektoj gazetarët që bëjnë pyetje me qëllim të pastër politik, secili nga ne ka opinionin e tij, por media do të thotë ndërmjetës mes qytetarit dhe politikës. Pyetjet si militant të bëjnë ordiner. Ke ndonjë emër në mendje? -Sigurisht që kam. Duhet ta kesh edhe ti idenë se për kë e kam fjalën, por nuk them emra sigurisht. Mos prit, Mira. Në fakt ata gazetarët që nënkuptoni ju, publi-

Jam bërë shqiptar… domethënë paranojak ku i ndjek dhe i ka bërë të famshëm. Ndoshta nuk janë gazetarë të mirë, por kanë famën dhe sot ajo të imponohet në shtëpi si uji në rubineta. -Kjo është një gjë tjetër. Unë po flas për profesionalizëm. Pastaj, çfarë shikojnë njerëzit më shumë ka të bëjë me shumë faktorë që nuk i analizojmë dot as sot. Çfarë po ndodh me median? -Është kurban i analistëve. Nuk them, ka disa prej tyre që i vlerësoj. Por problem është se në këtë vend të gjithë duan të jenë drejtorë dhe analistë, pasi kalojnë disa vite. Në fakt, gazetaria nuk është e fëmijëve, është e eksperiencës. Habitem që pothuaj të gjithë e kanë si ofendim. Do ishte një mrakulia (mrekulli) po të mos kishin turp të ishin gazetarë drejtorët dhe analistët. Mendoj që media po bën regres, si në vitet ‘90 kur erdha unë për herë të parë dhe bëhej gazetari nga propaganda. Nuk ka investigim, ka vetëm propagandë. Është një mëkat i madh me median. Po ti ke ndonjë mëkat? -Mëkatet i rrëfehen vetëm priftit. Bëj shaka. Askush nuk është perfekt. Por një gjë e them me siguri: Unë e dua punën që bëj dhe nuk kam menduar për vijat e kuqe kur interesi ka qenë për publikun. Disa gazetarë janë bërë të pasur Carlo, ndërsa ata që ende besojnë tek teoria jote e profesionalizmit kanë mbetur në vend. Se të punosh me ty p.sh, mëson mjaft nga profesioni, por mbetesh në shtëpi me qira, më tha dikush njëherë. Me ty nuk bën prokopi, thotë populli- i them unë si me humor, por ai është pa komplekse, dhe nuk e kundërshton duke më thënë se kam të drejtë në këtë pikë. Në fakt, je koprrac? -Me paratë e mia, jo! Pyet Albën (bashkëshorten e tij, e cila është gjithashtu gazetare) me lekët e kompanisë jam shumë. Urrej kur lënë kondicionerin hapur, dritat. Pse duhet të abuzojmë, nuk e kuptoj?! Unë, para se të iki, i kontrolloj të gjitha një e nga një. Ah, tani po e kuptoj pse ikje i fundit nga zyra, - i them dhe e mbyllim si argument me pak të qeshura. Gjatë bisedës më tregon se ka besim te qeveria ‘Rama’. I pëlqen Erjon Veliaj, Saimir Tahiri, Mimi Kodheli. Po mbi të gjitha i pëlqen Rama, sepse beson tek njeriu që konturon atë si politikan. -Rama dhe të tijtë duan të bëjnë shtet. Unë e di që shumë po presin që Rama të hakmerret. Por

Rama është një frymë e re. Pse nuk jeni xheloz kur përflitet që Sandri është sërish vizitor jo i rrallë i zyrës së Kryeministrit? -E para nuk më rezulton e vërtetë, por edhe sikur të jetë, nuk është ky halli im. Rama si mik dhe si kryeministër janë dy gjëra që unë di t’i ndaj. Ndoshta sepse mes nesh nuk ka një raport me interesa. Po Ilir Meta? -Meta ka marrë profilin e politikanit që bën kompromise gjithëpërfshirëse, ndryshe nga Berisha që bënte kompromise për klane të ngushta. Në fakt, sapo e krahasuat pak me Berishën? -Jo, nuk mendoj që ngjajnë. Nuk keni frikë se do t’ju paragjykojnë si një televizion pranë qeverisë? -Do të jemi i pari që do them që kjo qeveri dështoi, nëse do të dështojë. Të garantoj. Nuk di të jem ushtar e militant. Në fakt, deri para 7 vjetësh ka qenë i tillë. Por ai tani është ushtar i diçkaje. I një vajze të vogël që quhet Karlota, që ngjan me Carlo-n jo vetëm nga emri por edhe pamja. Nëse kishte diçka që më ngjiti në kujtesë si mushkonjë, ishte rrëfimi i tij për të bijën. Çfarë të paska bërë vajza… -Ehh, tani po të më thuash shko gazetar lufte, nuk do ta bëja kurrë. Dikur nuk jam menduar dy herë. Për Karlotën bëj analizat e gjakut çdo 6 muaj, kujdesem që të jem mirë me shëndet. Më duhet të mbijetoj për të. Kemi 43 vjet diferencë unë dhe ajo, ndaj nuk mund të kem shumë kapriço. Është e habitshme sesi meshkujt lidhen pas vajzave të tyre. Është një shpikje e mrekullueshme e natyrës, ose më saktë e grave. Ngasem ta pyes për kohën e luftës. Dikur ai më ka treguar se amerikanët dhe spanjollët ishin gazetarët më të mirë. Italianët e raportojnë ndonjëherë luftën edhe nga dhoma e hotelit, më kish rrëfyer Carlo. -Kur ta kam thënë këtë gjë? Është e vërtetë. Unë gjithmonë mbaja shok amerikanët, edhe pse ndodhte që në mbrëmje të caktonim nisjen të gjithë bashkë në orën 6, p.sh, ata zgjoheshin në 5 në mënyrë që të ishin të parët për lajmin. Me pak fjalë, as Carlo Bollino nuk ka patur ndonjëherë garancitë e tij, por duhet të dini që ai e gjen gjithmonë një shteg dhe i mbërrinte rrugës për në front.

Po nuk ndiheshe keq që të linin në baltë? -Kur je gazetar lufte mjaft mos të vdesësh, çdo gjë tjetër është si limonçel. Po me Italinë ç’po ndodh? Media, ekonomia, qeveria? Si do i kthejmë makaronat dhe picat sërish në një vend më të lumtur? -Italia është kënetë. Ka nevojë të rindërtohet. Italianët duhet të pranojnë se ka ardhur koha të heqin dorë nga disa të drejta, nga disa garanci financiare, nga luksi! Shumë prej tyre nuk duan të besojnë, por vetëm kjo do e shpëtojë Italinë. Më vjen keq shumë për Italinë. Një nga arsyet që u riktheva. Nuk ka më pasion në atë vend. Edhe gazetarët nuk lodhen më. Kanë kontrata të pavdekshme dhe rrinë aty në zyrë. Unë i vlerësoj shumë prindërit dhe gjyshërit tanë. Ata ia dolën të rishpiknin Italinë. Shpresoj që të gjendet forca. Ndoshta një i ri si Renzi mund të japë një shpresë, por duhet pritur. Pse e do Shqipërinë ti Carlo? -Sepse mendoj që më vlerëson më shumë nga ç’meritoj. Në Itali, çfarëdo të bësh duket sikur nuk mjafton asnjëherë. Ndërsa këtu jam ndjerë shumë i vlerësuar dhe i dashur. Pavarësisht të gjithave, Shqipëria dhe shqiptarët janë treguar shumë të mirë me mua. Je shqiptarizuar? -Ooo, shumë fare! Më thuaj një ves që ke marrë? -Tani që po e mendoj, them se jam bërë paranojak. Shqiptarët mendojnë gjithmonë se pas çdo pasoje fshihet një skenar. Ma bëri ky, ma bëri ai?! Më herët kam qenë naiv, por tani jam shqiptar. Po nënshtetësinë e ke marrë si përfundim? -Jo, nuk e kam marrë. Bisedova dikur me një nga presidentët dhe ai më tha se mund të aplikoja. Por kishte shumë letra, një odise e gjatë. Unë i urrej aplikimet e komplikuara dhe e lashë në gjysëm. Ishte shumë e vështirë për t’u bërë shqiptar me letra. Po praktikisht...? Kollaj fare! P.S. Më ndodh shpesh që kur botoj personazhe që kolegët e mi i njohin nga afër, secili reagon në bazë të përvojës me ta. Që tani e di sesi do ndahen shkruesit dhe telefonuesit. Edhe Carlo vetë e di që nuk është perfekt dhe falë Zotit, nuk është i tillë. Në gazetari dhe në luftë, qëllimi ndonjëherë i justifikon mjetet.


32

E shtunë - e- diel 22-23 E shtunë e diel 13-14mars prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.