21 prill mapo

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Kënga për vrasjen e Ilia Karelit, 45 mijë klikime në Youtube Nga Vladimir Karaj

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 21 prill 2014. Numër 1188. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Amnistia pushon dosjen e “blerjes” së votave në Korçë Prokuroria hedh “në kosh” 110 dëshmitë për zbardhjen e dyshimeve për blerje votash në zgjedhjet lokale të Korçës. Hetimet për FRESSH-in mbyllen, pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë FAQE 4

Draft i ri për karburantet, centralizohen licencat Ministria e Energjetikës ka bërë gati një projektligj të ri për hidrokarburet. Ndryshon mënyra e licencimit dhe penaliteteve. Si ndryshojnë kriteret për tregtimin e karburanteve FAQE 13

Zbulohet një “Jet” në Gjadër

Ushtria më bastisi hangarin ku strehoj avionin

Rrëfimi i bujkut që mban aeroplanin në hangar/ Historia e një avioni 2-vendësh, që qëndron prej 4 vitesh në zonën e Gjadrit. Prej dy vitesh e gjysmë, avioni nuk është ngritur në fluturim. Paulini: Forcat e Policisë dhe Ushtrisë kanë bërë kontrolle të shumta. Por aeroplani nuk ka as bateri, jo më të jetë në gjendje për fluturim. Faqe 5

Intervista e ministres/ reforma radikale në arsim

Avioni në hangarin e Paulinit në Gjadër/ Foto: D.Biçaku

Masivizimi elektoral ka ulur cilësinë e diplomave Grabitje spektakolare natën e Pashkëve, zhduken 11 armë të Mesjetës FAQE 4

Poli&Tika

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla rrëfen sfidat për rritjen e cilësisë në arsim, ndryshimin e kurrikulës dhe produktin e parë të komisionit “Gjonça” për arsimin e lartë. “Reforma e arsimit të lartë do të lidhë dijen me tregun. Pa bërë

këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve”

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Një miksim ndjesish. Një emocion i patreguar përballë një sfide të re që do e përmblidhja në krenari dhe përgjegjësi. Arsimi për mua, siç dhe... Faqe 6-7

op ed / 10-11 Gjak shqiptar Edison ypi

Sejfi Protopapa, 91-vjeçari që nuk u plak kurrë Ruben Avxhiu

Reforma territoriale pa opozitën? Edhe 4 ditë afat për konsensusin Projekt-vendimi i ri; Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e përfaqësisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të pozitës (7 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues

Arsimi, koha për reforma të qëndrueshme Henri Çili

hetimi

të opozitës. Vendimi i ri duhet të kalojë në Konferencën e Kryetarëve Të enjten, më datë 24 prill përfundon afati i komisionit parlamentar për reformën territorialo-administrative. Por për shkak se ai nuk arriti të konstituohej asnjëherë për shkak... Faqe 3

Komisionit për Policinë i skadon afati, nuk miratohet shtyrja Pavarësisht se arriti të kryejë pjesën më të madhe të punës, komisioni hetimor për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për procesin e lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, për periudhën 15 shtator 2013 - 31 janar 2014, ka... Faqe 3


2

afër/larg

1

Kronikë / Amnistia mbyll dosjen e “blerjes” së votave në Korçë për 2 mijë lekë

Faqe 4

Speciale/ Rrëfimi nga Gjadri: Si ma bastisi Ushtria hangarin ku strehoj avionin

Faqe 5

intervista/ Lindita Nikolli: Masivizimi elektoral ka ulur cilësinë e diplomave

Faqe 6

Një këngë si reagimi i shoqërisë pas aktit makabër dhe si u pa nga Tirana dhe Athina ngjarja e rëndë që përfshiu sistemin e burgimit në Greqi

Kënga për Ilia Karelin, me 45 mijë klikime në Youtube Vladimir Karaj

Orët e ferrit të Ilia Karelit (Alias Kudret Kumes) duket se kanë shërbyer për të shkundur ndjeshëm shoqëritë në Greqi dhe me shpresë edhe në Shqipëri. Ajo që ndodhi si dhunë e policisë greke ndaj një shqiptari ndoshta si në pak raste të tjera më herët, ku janë përfshirë edhe shqiptarë të padënuar e të pafajshëm, solli revoltë dhe neveri në Athinë, ku media dhe një pjesë e madhe e shoqërisë jo vetëm dënuan aktin, por edhe u përfshinë në zbardhjen e tij. Gati 20 ditë pas ngjarjes së rëndë, tashmë vetëm 6 persona ndodhen në qeli të akuzuar për vrasjen makabre, ndërsa pjesa tjetër ndiqen në arrest shtëpie ose gjendje të lirë, por nga ana tjetër një pjesë e madhe e shoqërisë në Greqi ka reaguar ashpër duke dënuar aktin. Agathonas Iakovidis, këngëtari popullor që përfaqësoi Greqinë në Eurovizionin e vitit 2013, i kushtoi një këngë vrasjes së Karelit. Këngëtari që njihet për muzikën me tematikë të ngjashme (kryesisht kundër korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut) përshtati tekstin e një tjetër këngëtari të njohur për qëndrime të majta, duke dënuar vrasjen e Karelit. “Me pranga mbërthyer që të mos u kundërvihesh, 15 veta shpirtin ta nxorën”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës përkthyer nga njohës të greqishtes në internet. Kjo e fundit duket se ka pasur jehonë më të madhe në Shqipëri, pasi në mediat greke nuk gjen referenca për këngën, e cila sipas Youtube ka pasur rreth 45 mijë shikime. Vargjet dhe kënga merren kryesisht më dënimin e aktit të dhunës, ndërsa shkojnë më shumë se kaq, duke “fajësuar” Greqinë se ka një sistem burgjesh ku ka gjithmonë dhunë. Media greke nga ana tjetër, përfshi tituj prestigjiozë si “Ekathimerini” dhe “To Vima”, kanë qenë denoncueset kryesore të skandalit, ndërsa ndihmuan në zbardhjen e tij deri edhe në publikimin e pamjeve që tregonin makabritetin. Në Shqipëri ngjarja është shfrytëzuar kryesisht për të shfryrë dufe nacionaliste ndaj Greqisë. Protestat që u pohuan se ishin kundër dhunës patën për simbol djegien e flamurit të Greqisë apo thirrje nacionaliste. Protesta sidoqoftë ishte e vogël, por solli një reagim po ashtu të dhunshëm të Policisë së Shtetit që rezul-

toi me pezullimin e disa oficerëve. E thënë e gjithë kjo, mjaft njerëz në Tiranë e shohin rastin vetëm si përmbledhje të asaj që u ndodh apo u ka ndodhur emigrantëve nga Shqipëria në burgjet apo edhe në rrugët e Greqisë. Komentet në virtualitet janë kryesisht të dhunshme, madje konspirative edhe në rastin e këngës në greqisht kundër dhunës. Një pjesë e komentuesve thonë se ajo është bërë për t’u hedhur hi syve, ndërsa akuzojnë grekët për racizëm, edhe pse nuk duken se janë më pak racistë. Shkrime që thërrasin arsyen ka pasur vetëm pak. Përgjithësisht duke iu referuar faktit se krimi në këtë rast po dënohej nga shoqëria greke dhe po ashtu nga shteti atje. Mosbesimi nga ana tjetër mbetet i madh, nisur edhe nga një frymë dyshimi në lidhur me qëndrimet me dy standarde të drejtësisë greke ndaj shqiptarëve, një pjesë e të cilëve pretendojnë se janë dënuar vetëm si të tillë apo se kanë marrë dënime më të rënda për shkak të nacionalitetit. Në Greqi ndërkohë, lexuesit e “To Vima” duket se janë të ndarë më dysh për rastin. Një pjesë e mirë dhe në shumicë dënojnë aktin dhe dhunën dhe të tjerë shkojnë në të njëjtat linja nacionaliste duke shfajësuar apo marrë në mbrojtje gardianët. Argumentet në rastin e atyre që justifikojnë dhunën apo bëjnë thirrje për të tillë, duken të ngjashme. Në një krah, komentues grekë pretendojnë se dhuna në këtë rast do të shmangej nëse do të kishin dënimin me vdekje apo nëse vendi dëbonte shqiptarët përgjegjës sipas tyre për krimet dhe dhunën. Kundërshtarët shohin përtej kësaj duke iu referuar rastit si çnjerëzor. Ka prej atyre madje që ia vënë fajin gjithë shoqërisë greke, që është sipas tyre mjaft larg të qenit qytetërim. Nga ana tjetër, kënga është një tjetër histori në Greqinë, ku “Agimi i Artë” ka gjetur gjithmonë e më shumë hapësirë dhe radikalizuar vendin.

Agathonas Iakovidis, këngëtari popullor që përfaqësoi Greqinë në Eurovizionin e vitit 2013, i kushtoi një këngë vrasjes së Karelit. Këngëtari që njihet për muzikën me tematikë të ngjashme (kryesisht kundër korrupsionit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut) përshtati tekstin e një tjetër këngëtari të njohur për qëndrime të majta, duke dënuar vrasjen e Karelit.

Në Greqi ndërkohë, lexuesit e “To Vima” duket se janë të ndarë më dysh për rastin. Një pjesë e mirë dhe në shumicë dënojnë aktin dhe dhunën dhe të tjerë shkojnë në të njëjtat linja nacionaliste duke shfajësuar apo marrë në mbrojtje gardianët...

Burgu* U transportua në një tjetër burg për siguri por gardianët ishin të etur për gjakun e tij, 2-3 orë u gjuajt nga të vjetër dhe të rinj dhe më pas gjysmë të vdekur e zvarritën në qeli. Rolin e tyre, ngatërruan gardianët kujtuan se u bënë gjykatës dhe prokurorë dhe vendosën që me të rrahura në botën pa kthim ta dërgojnë. Me pranga mbërthyer që të mos u kundërvihesh 15 veta shpirtin ta nxorën Asnjë prej tyre fajin se pranoi, por si krimba thellë në tokë u fshehën Me kompleksin e tyre gardianët, si mbretër ndihen brenda në burg. Dhe inatet e tyre në jetë Ua nxjerrin të burgosurve darkë dhe mëngjes Gardianët ngatërruan rolin e tyre, kujtuan se u bënë gjykatës Dhe inatet e tyre në jetë U nxjerrin të burgosurve darkë dhe mëngjes *Vargjet e këngës përkthyer nga greqishtja prej përdoruesve të Youtube Disa nga shënimet që shoqërojnë videon:

“Atje ku brutaliteti sundon, ligji nuk ekziston” – filozofi Menandros, shekulli 4 para Krishtit. “Burgimi i rregullt nuk ekziston në Greqi. Sundon vetëm tregtia e drogës, torturat dhe përdhunimet”, – Hrisula Jatagana “Një i burgosur emigrant detyrohet të veprojë për rivendosjen e dinjitetit njerëzor.. Dhe kur nuk i morën dinjitetin, ata (rojet e burgut) shqyen trupin e tij.” - Eva Avgjerinu “Grup kriminelesh drejtojnë burgjet tona”, – Jani Panusis


kryesore

Ndarja territoriale

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.04.2014

3

LSI ka qenë e rezervuar për të miratuar vendimin e ri që zhbllokon komisionin, sepse më parë duhet të kalojë në Konferencën e Kryetarëve dhe së dyti, për t’i dhënë dhe një javë kohë vetes dhe opozitës për një zgjidhje konsensuale për reformën territoriale

Reforma pa opozitën, edhe 4 ditë afat për konsensusin Projekt-vendimi i ri; Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e përfaqësisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të pozitës (7 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU) Të enjten, më datë 24 prill përfundon afati i komisionit parlamentar për reformën territorialo-administrative. Por për shkak se ai nuk arriti të konstituohej asnjëherë për shkak se opozita nuk pranoi që të bëhej pjesë e tij pa siguruar të drejtën e vetos edhe gjatë miratimit në seancë, këtë të enjte ky afat pritet të shtohet edhe me dy muaj të tjerë. Kështu parashikon projektvendimi i paraqitur në Kuvend nga PS, ku veç të tjerash propozohet gjithashtu edhe ndryshimi i përbërjes dhe i vendimmarrjes së këtij komisioni, si një përpjekje për të zhbllokuar punën e tij nga mospjesëmarrja e opozitës në të. Ky vendim siç mësohet, u propozua të mërkurën e shkuar nga kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili kërkoi që të miratohej që të enjten e shkuar. Por duket se jo e gjithë mazhoranca ishte e gatshme për ta miratuar këtë projektvendim siç edhe është paraqitur, kjo pasi një pjesë e saj kërkon me ngulm gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale me opozitën. Burime nga shumica qeverisëse kanë bërë të ditur se përfaqësues të LSI-së kanë qenë të rezervuar për ta miratuar këtë vendim të enjten e shkuar dhe kjo për dy arsye: së pari për shkak të nevojës për të respektuar procedurën parlamentare, ku një propozim i tillë më parë duhet të kalojë në Konferencën e Kryetarëve dhe

së dyti, që duket se është edhe më e rëndësishmja, për t’i dhënë dhe një javë kohë vetes dhe opozitës për të mundësuar një zgjidhje konsensuale për këtë çështje. Ndaj 4 ditët që kanë mbetur deri të enjten konsiderohen nga mazhoranca si ditët e përpjekjes së fundit për të arritur konsensusin me të djathtët, të cilët nga ana e tyre janë të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesa për të patur të drejtën e vetos edhe në seancë plenare për këtë reformë. Shansi i fundit Dhe një rast i mirë për të tentuar këtë konsensus konsiderohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve që ka thirrur Meta dhe që pritet të zhvillohet në ditët e para të javës. Në këtë mbledhje pritet që Meta të luajë rolin e ndërmjetësit të palëve për t’i afruar ato drejt një marrëveshjeje. Në të kundërt, pra në rast të dështimit edhe të këtyre përpjekjeve, të enjten Parlamenti pritet të votojë projekt-vendimin e paraqitur nga Ruçi, ku parashikohet se “Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e përfaqësisë pozitëopozitë. Në përbërje të tij do të ketë 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të pozitës (7 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU)”. Një tjetër ndryshim lidhet edhe me shtyrjen e afatit të punës të këtij komisioni. Më tej në këtë pro-

hetimi i policisë

Anikimi i PD-së

Komisionit për Policinë i mbaron afati, nuk miratohet shtyrja Pavarësisht se arriti të kryejë pjesën më të madhe të punës, komisioni hetimor për kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi për procesin e lëvizjeve të burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit, për periudhën 15 shtator 2013 - 31 janar 2014, ka dështuar të miratojë një raport përfundimtar mbi rezultatet e nxjerra prej tij. Kjo pasi Kuvendi nuk e zgjati afatin e veprimtarisë së tij, edhe pse dy palët kishin arritur marrëveshje më parë për ta shtyrë atë edhe me dy javë. Kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani, i kontaktuar dje ka bërë të ditur se në mënyrë të pashpjegueshme mazhoranca nuk miratoi të enjten e shkuar në seancë plenare shtyrjen e afatit të këtij komisioni, për të bërë të mundur mbylljen e seancave dëgjimore edhe me pjesën e mbetur të dëshmitarëve dhe për të hartuar raportin që do t’i paraqitej Kuvendit për miratim. Ai ka bërë të ditur se personalisht kishte kërkuar në Kuvend dy javë më parë shtyrjen e këtij afati edhe me një muaj, por përfaqësuesit e mazhorancës pranuan që ta shtyjnë atë vetëm me dy javë. Por pavarësisht këtij mirëkuptimi mes përfaqësuesve në komision, ai ka bërë të ditur se mazhoranca nuk e miratoi këtë shtyrje në seancë. Ligjërisht, kjo do të thotë se tashmë komisioni ka pushuar së ekzistuari, pasi afati i tij në bazë të vendimit të Kuvendit të miratuar me konsensusin e të dyja palëve përfundonte më 6 prill, pavarësisht se ato njohën si datë të mbarimit të këtij afati ditën e miratimit të përbërjes së tij dhe jo të ngritjes, pra datën 13 prill. Nuk dihet sesi do të veprohet më tej, por ligjërisht Kuvendi nuk ka më afat për të shtyrë kohëzg-

pozim theksohet se, pavarësisht këtij ndryshimi të numrit të anëtarësisë, “opozita ruan të drejtën për të kërkuar ndryshimin e këtij përfaqësimi në çdo moment nëse vendos të bëhet pjesë e reformës”. Një tjetër ndryshim në vendimin e janarit të Kuvendit është edhe ai që përcakton se “Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij” dhe se “Vendimet merren me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit”. Gjithsesi, për të lënë të hapur mundësinë që kjo reformë të miratohet me konsensus, PS në këtë projektvendim ka parashikuar edhe një pikë, ku shprehet se “vendimmarrja e komisionit në rastin e një raporti të ri pozitë-opozitë do të synojë të arrijë konsensusin për të gjitha propozimet dhe vendimet quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të komisionit, bazuar mbi konsensusin e arritur mes pozitës dhe opozitës”. Por në rast të mosgjetjes së konsensusit dhe miratimit të këtij projektvendimi nga mazhoranca me forcën e kartonëve, atëherë pritet që situata politike në vend të përshkallëzohet akoma më shumë. Kjo pasi opozita në një rast të tillë ka paralajmëruar destabilizim të situatës politike në vend, por jo vetëm.

Ligjërisht, kjo do të thotë se tashmë komisioni ka pushuar së ekzistuari, pasi afati i tij në bazë të vendimit të Kuvendit të miratuar me konsensusin e të dyja palëve përfundonte më 6 prill... jatjen e veprimtarisë së këtij komisioni. Kjo pasi që nga data 13 prill ky komision ka pushuar së vepruari. Duket se në këtë neglizhencë të mazhorancës për të miratuar shtyrjen e këtij afati ka ndikuar pikërisht seanca e fundit e punës së këtij komisioni, ku përfaqësuesit e opozitës publikuan një sms, që sipas tyre, kryeministri Rama i dërgonte ministrit Tahiri dhe ku e kritikonte atë për gjendjen e rendit dhe të kriminalitetit në vend. Ekzistenca e këtij mesazhi u pranua nga ministri Tahiri, jo si i Kryeministrit, por si i nisur prej tij drejt vartësve.

Kushtetuesja, pritet vendimi për shkarkimin e Zana Xhukës Gjykata Kushtetuese pritet që në ditët në vi- lustracionit, anëtarët e gjykatës vendosën të jim të vendosë për fatin e dy kërkesave që ka- mos e njohin veten në konflikt interesi me në paraqitur kryetari i Shtetit, Bujar Nishani çështjen, dhe në një rast tjetër, në një nga dhe një grup deputetësh të PD-së, me objekt çështjet që kishin të bënin me ligjin e pronave, shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së, një nga gjyqtarët nuk pranoi të gjykojë, duke Zana Xhuka dhe emërimin në vend të saj të e shpallur veten në konflikt interesi, pasi bashShkëlqim Ganajt. Megjithëse ende nuk është këshortja e tij ishte pronare toke që mund të vendosur shqyrtimi i këtyre dy kërkesave në përfitonte nga ligji që shqyrtohej. Në rast se seancë plenare nga ana e Gjykatës Kush- këta dy anëtarë do të tërhiqeshin nga shqyrtetuese, gjykimi i tyre nuk do mund të bëhet timi i kësaj çështjeje, atëherë mazhoranca që dot nga trupa e plotë e gjyqtarëve. Kjo për si autore e vendimmarrjeve objekt-padie, do shkak se dy nga 9 anëtarët e kësaj gjykate ja- të ishte e favorizuar. në në konflikt të pastër interesi, të cilët nuk mund të shqyrtojnë dot një çështje që vjen nga institucioni i Presidentit. Bëhet fjalë për ishkryetarin e kësaj gjykate, Vladimir Kristo dhe anëtaren e kësaj gjykate, Altina Xhoxhaj. Të dy këta anëtarë gjenden në konflikt interesi, pasi familjarë të tyre janë të punësuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vladimir Kristo ka të punësuar djalin e tij si këshilltar të Presidentit, ndërsa Altina Xhoxhaj ka të punësuar burrin e saj si sekretar të Përgjithshëm të Presidentit. Por që të njihet ky konflikt interesi ekzistojnë dy rrugë: ose që vetë këta dy anëtarë të vlerësojnë pamundësinë e tyre për të gjykuar një çështje të tillë për shkak të lidhjeve familjare me zyrtarë të lartë që puBëhet fjalë për ish-kryetarin e kësaj nojnë pranë Presidentit, ose që njëra nga palët e interesuara, në rastin konkret Kuvendi apo gjykate, Vladimir Kristo dhe anëtaren qeveria mund të kërkonin përjashtimin e Kris- e kësaj gjykate, Altina Xhoxhaj. Të dy tos dhe Xhoxhajt nga gjykimi i kësaj çështjeje. këta anëtarë gjenden në konflikt Në fakt, praktika e mëparshme e kësaj gjykate interesi, pasi familjarë të tyre janë të në rastet e konflikteve të interesit është konpunësuar nga Presidenti Nishani fuze, pasi në një rast, atë të gjykimit të ligjit të


4

në fokus

Hetimet e nisura në nëntor të vitit të shkuar janë pushuar tashmë nga prokuroria me argumentin se kjo vepër penale parashikohet si e amnistuar në ligji. Sipas burimeve mësohet se Prokuroria e Korçës tashmë ka vendosur pushimin e procedimit penal të nisur pas publikimit të pamjeve filmike...

pushon hetimi

Amnistia mbyll dosjen e “blerjes” së votave në Korçë për 2 mijë lekë

Prokuroria hedh në kosh 110 dëshmitë për zbardhjen e dyshimeve për blerje votash në zgjedhjet lokale të Korçës. Hetimet për FRESSH-in mbyllen, pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë Leonard Bakillari Tiranë Dyshimet për blerje votash në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Korçës nuk do të provohen asnjëherë zyrtarisht, pasi ligji “Për amnistinë” e mbyll përfundimisht çështjen. Hetimet e nisura në nëntor të vitit të shkuar janë pushuar tashmë nga prokuroria me argumentin se kjo vepër penale parashikohet si e amnistuar në ligji. Sipas burimeve mësohet se Prokuroria e Korçës tashmë ka vendosur pushimin e procedimit penal të nisur pas publikimit të pamjeve filmike, ku disa të rinj pas votimit merrnin shuma të caktuara parash në zyrën elektorale të Partisë Socialiste Korçë. “Prokuroria e Korçës ka vendosur pushimin e procedimit penal për disa persona, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal “Dhënia e shpërblimeve apo e premtimeve”, pasi vepra e dyshuar si e kryer është përfshirë në ligjin “Për amnistinë”, thanë burime të prokurorisë. Pavarësisht hetimeve voluminoze për çështjen, prokuroria thotë se është e detyruar ta ndërpresë këtu hetimin, sepse vepra penale për të cilën dyshohen personat e përfshirë, tashmë është amnistuar. Prokuroria ka pyetur mbi 100 dëshmitarë, por kishte ende nevojë për kryerjen e hetimeve dhe për këtë arsye do të zgjaste hetimet e çështjes. “Deri në këtë fazë të hetimit kur u vendos pushimi i procedimit,

nga ana e Prokurorisë Korçë ishin duke u shqyrtuar deklarimet e një numri shumë të madh personash që mund të ndihmonin hetimin, totali i të cilëve ka arritur deri në rreth 110 persona, çka ka bërë të nevojshme zgjatjen e afatit të hetimeve”, - thotë prokuroria, e cila tashmë është e detyruar ta ndërpresë këtu hetimin e kësaj çështjeje. Duke argumentuar arsyet e vendimit të pushimit, burime të Prokurorisë së Korçës thonë se vepra penale që po hetohej nga kjo prokurori është: “Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”. Sipas nenit 5 të ligjit “Për amnistinë”, i cili ka hyrë në fuqi më datë 10 prill, parashikohet se “amnistohen nga ndjekja penale të gjithë personat, të cilët deri në datën 31dhjetor 2013 kanë kryer vepra penale, të cilat parashikojnë një dënim në maksimum deri në dy vjet burgim ose çdolloj dënimi tjetër më të lehtë, me

Video e "Fiks Fare " që denoncoi pagesat për studentët

përjashtim të veprave të parashikuara në pikën 2 të nenit 6 të këtij ligji. Ndërsa nën nenin 6 të ligjit “Për amnistinë”, ku jepen kriteret ndaluese, ndër të tjera thuhet se, nuk përfitojnë nga ky ligj personat e dënuar për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve. Në rastin konkret, çështja është në fazë hetimit dhe si e tillë duhet pushuar, pasi organi i akuzës nuk mund të vazhdojë hetimet për sa kohë kjo kundravajtje penale parashikohet si e amnistu-

ar. Hetimet për dyshimet mbi blerjen e votave në Korçë nisën pasi emisioni “Fiks Fare” publikoi pamje, ku disa të rinj pasi kryenin procesin e votimit merrnin 2 mijë lekë në zyrën elektorale të Partisë Socialiste në Korçë. Të rinjtë kishin votuar për kandidatin e Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, i cili kandidoi në zgjedhjet për kryebashkiak të Korçës pas emërimit të Niko Peleshit në detyrën e zv.kryeministrit. Kjo çështje prodhoi debate të forta në radhët e politikës, pasi Partia Demokratike për

Gjyqtari kërkon ballafaqim, kolegët e lënë në burg Gjykata e Korçës vendosi të lërë në qeli deri në fund të hetimeve gjyqtarin e pezulluar, Dhimitër Pojanaku. “S’ka prova kundër meje, kërkoj ballafaqim me kallëzuesen” Gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i arrestuar për korrupsion, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Ky ka qenë vendimi i një prej kolegëve të gjyqtarit të arrestuar në Gjykatën e Korçës, pas kërkesës së prokurorit dhe mbrojtjes së të arrestuarit. Gjyqtari 57-vjeçar e ka kundërshtuar akuzën duke mos pranuar në asnjë moment që ka kryer vepër penale, ndërsa pranoi marrjen e parave për shkak të një marrëdhënieje civile që kishte me kallëzuesen dhe avokaten e saj mbrojtës. “Në fjalën e prokurorit nuk dëgjova asnjë provë që qëndron kundër meje. Unë kam hequr dorë prej atij gjykimi dhe me avokaten dhe denoncuesen kisha marrëdhënie civile. E pabazë kërkesa për arrest me burg ndaj meje, jam i gatshëm të ballafaqohem me kallëzuesit”, - tha gjyqtari Pojanaku. Ai sqaroi përpara gjykatës se avokatja e kallëzueses B. R. kishte marrë prej tij një ambient me qira dhe për këtë arsye i detyrohej shumën e parave prej 45 mijë lekësh. Ndërsa mbrojtja e

gjyqtarit Pojanaku kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se gjyqtari nuk mund të izolohej në burg, ku ndodhen shumë persona të dënuar prej tij. Më tej mbrojtja i tha gjykatës se veprimet e policisë janë kryer përpara se prokuroria të jepte autorizimin. Sipas avokatëve të Pojanakut, policia dhe kallëzuesja kanë bërë gati paratë një ditë përpara arrestimit, edhe pse prokuroria nuk e kishte autorizuar zyrtarisht një veprim të tillë. Por përfaqësuesi i akuzës tha se nga hetimi disponohen prova që tregojnë se gjyqtari Dhimitër Pojanaku ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas prokurorit, gjyqtari i arrestuar

i ka kërkuar avokates së kallëzueses shumën e 45 mijë lekëve për të hequr dorë nga gjykimi i një çështjeje civile. Për këtë, prokuroria tha se disponon prova audio dhe video të realizuara nga vetë kallëzuesja. Përfaqësuesi i akuzës i tha gjykatës se gjyqtari Dhimitër Pojanaku u arrestua në flagrancë, duke marrë shumën prej 25 mijë lekësh nga kallëzuesja për çështjen nga e cila ishte dorëhequr. Kjo akuzë nuk është pranuar asnjëherë nga i arrestuari, i cili pretendon se paratë i ka marrë për shkak të detyrimit civil që avokatja e kallëzueses kishte ndaj tij. Por nga hetimet e deritanishme të prokurorisë nuk rezulton që gjyqtari dhe avokatja të kenë lidhur mes tyre kontratë qiraje për ambientet e pretenduara nga gjyqtari Pojanaku. Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u arrestua më 15 prill pas denoncimit të një qytetareje se i kishte kërkuar ryshfet. Menjëherë pas arrestimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e pezulloi nga detyra, ndërsa autorizoi Prokurorinë të vijojë me hetimet ndaj gjyqtarit të dyshuar për korrupsion. Pojanaku është gjyqtari i dytë që arrestohet nën akuzën e korrupsionit. Pak muaj më parë policia vuri në pranga kryetarin e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, i cili aktualisht është në proces gjyqësor si i dyshuar për korrupsion pasiv.

javë me radhë akuzoi qeverinë se kishte blerë votat në zgjedhjet vendore. Forumi Rinor i Partisë Demokratike stampoi kartëmonedha 2-mijëlekëshe me fytyrën e kryeministrit Rama dhe shumë prej tyre u shpërndanë nga deputetët e opozitës në një prej seancave parlamentare. Tashmë kur kanë kaluar 6 muaj nga këto zgjedhje, askush nuk ka një përgjigje përfundimtare për blerjen ose jo të votave në Korçë, pasi çështja u mbyll me ligjin “Për amnistinë”.

muzeu i gjirokastrës

Grabitje natën e Pashkëve, zhduken 11 armë të Mesjetës Muzeu i ri në Gjirokastër ka rënë pre e hajdutëve natën e Pashkëve. Të paktën 11 armë, disa prej të cilave i përkasin periudhës së Mesjetës, raportohen të zhdukura nga muzeu. Edhe pse ndodhet në ambientet e brendshme të kalasë, ky fakt nuk i ka penguar hajdutët që të futen në brendësi të muzeut dhe të marrin objektet me vlerë. Vjedhja është konstatuar mëngjesin e djeshëm nga një prej punonjësve të muzeut, por nuk dihet nëse ky objekt ka qenë i ruajtur gjatë natës. Policia tha se nga ambientet e Muzeut të ri që ndodhet në kalanë e Gjirokastrës janë vjedhur 11 armë të periudhës mesjetare. Bëhet fjalë për të paktën katër pushkë, katër pistoleta dhe 3 shpata. Pas konstatimit të vjedhjes në ambientet e muzeut kanë shkuar ekspertët e policisë, të cilët kanë bërë këqyrjen me qëllim fiksimin e provave apo gjurmët e mundshme të autorëve. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia nuk kishte asnjë të dyshuar si autor të vjedhjes. Sulmi ndaj objekteve të kultit apo muzeumeve konsiderohet si diçka e zakonshme në Shqipëri, pasi thuajse në çdo kohë raportohen vjedhje të tilla. Edhe pse numri i vjedhjeve të tilla është i konsiderueshëm, vetëm në pak raste policia ka mundur të identifikojë apo arrestojë autorët. Mbrojtësit e trashëgimisë kulturore kanë dhënë disa herë alarmin për raste të tilla, por ende nuk ka nisma të qarta ligjore që do t’i japin fund këtij fenomeni.


1

në fokus

10 Prill

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi në seancën e së enjtes në Kuvend se kishte informacion që infrastruktura e Ushtrisë përdorej për trafik droge. Kjo deklaratë u përforcua edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së përgjatë kësaj jave

2

Gazeta MAPO

3

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14 Prill

Pas një kërkese publike, Ministria e Mbrojtjes i dërgon një letër Prokurorit të Përgjithshëm, që të nisë hetimet për akuzat e PD. Kodheli tha se po hidhet baltë mbi Forcat e Armatosura dhe kërkoi verifikimin e akuzave

21.04.2014

Një 41-vjeçar i dehur tenton të hyjë në Kryeministri Arjan Goga, 41 vjeç, u ndalua fillimisht nga Garda dhe më pas u shoqërua në komisariatin nr.2, ku u mor në pyetje...

Punonjësit e Gardës janë alarmuar dje, pasi një person tentoi të futej në Kryeministri. Arjan Goga, 41 vjeç, u ndalua fillimisht nga Garda dhe më pas u shoqërua në komisariatin nr.2, ku u mor në pyetje. 41-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar të hyjë në godinën e Kryeministrisë, por është ndaluar nga efektivët e Gardës së Republikës. Më pas personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 të Tiranës. Burime të policisë i thanë MAPO-s se Goga ka qenë i dehur në momentin kur tentoi të futej në Kryeministri. Ai nuk ka mundur të thotë ndonjë arsye konkrete për këtë akt të tijin. Pas kontrollit dhe marrjes në pyetje, 41-vjeçari është lënë i lirë. Megjithatë, forcat e policisë së komisariatit nr. 2 po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij episodi.

5

15 Prill

Komisioni i Sigurisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të dëgjuar në seancë ministren Kodheli. Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi këtë vendim në kundërshtim me ligjin dhe përsëriti thirrjen për transparencë

kërkesa

PS-LSI, komision hetimor për akuzën e avionëve Komision hetimor për përfshirjen e strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ushtrisë në trafikun e drogës. Kjo ka qenë kërkesa e depozituar nga grupi parlamentar i PS dhe LSI në Kuvend. “Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimin e plotë të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së Ushtrisë për veprimtari kriminale: “transport i lëndëve narkotike”, - ka thënë Balla. Gjithashtu ai ka shtuar se zbardhja e plotë të motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimin e fakteve dhe provave, mbi të cilat janë mbështetur këto akuza, kanë një rëndësi të veçantë për imazhin e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATO-s. Objekti i punës së këtij komisioni hetimor është verifikimi i akuzave të artikuluara publikisht na përfaqësues të lartë politikë ndaj Forcave të Armatosura për përfshirjen e këtyre të fundit dhe infrastrukturës që ky institucion ka në veprimtari kriminale si ai i transportit të lëndëve narkotike. Akuzat për këtë përfshirje janë bërë nga opozita dhe sipas përfaqësuesve të grupit parlamentar të PS dhe LSI-së, akuza të tilla duhet të mbështeten në prova dhe fakte, në të kundërt ato dëmtojnë rëndë imazhin e FA-së jo vetëm brenda vendit, por edhe imazhin tek ndërkombëtarët.

Avioni i mbyllur në një hangar në Gjadër

Rrëfimi nga Gjadri: Si ma bastisi Ushtria hangarin ku strehoj avionin Një avion 2-vendësh qëndron prej 4 vitesh në hangarin e një bujku të zonës së Gjadrit. Prej dy vitesh e gjysmë, avioni nuk është ngritur më në fluturim. Paulini: Forcat e Policisë dhe Ushtrisë kanë bërë kontrolle të shumta. U bindën që nuk është në gjendje pune Nga Gjadri/ Dashamir Biçaku

Historia me avionët e supozuar të drogës që ulen në Gjadër i ka prishur terezinë Paulinit, një bujk me shtëpinë pranë pistës rezervë të aerodromit. Një avion 2-vendësh me ngjyrë metalike “fle” në hangarin e tij prej vitesh, por kohët e fundit kontrollet e Ushtrisë dhe policisë kanë qenë të shumta. Paulini është i zoti i truallit ku është ndërtuar hangari për avionin e vogël. Pronar i mjetit fluturues është R.D, një burrë nga Skrapari, që jeton në Tiranë. “Ta kisha ditur më përpara këtë histori, se një e dy do më vinin në shtëpi Policia e Ushtria, nuk do kisha pranuar”, - thotë Paulini, i cili duket i mërzitur nga pyetjet e vazhdueshme të zyrtarëve të Ushtrisë dhe policisë. Burri nga Gjadri merr megjithatë një qira modeste për strehimin e avionit, para këto që përmirësojnë disi jetesën e tij. Një grup hetimor ka zbarkuar aty pak muaj më parë, ku kanë kontrolluar hangarin dhe mjetin fluturues. Edhe këto ditë të ethshme debatesh për këtë çështje, vizitat nuk kanë munguar në shtëpinë e Paulinit. Burri rreth të 50-ve tregon se avioni është sjellë në Gjadër më shumë se 4 vite të shkuara. Prej më shumë se dy vitesh, ai nuk është ngritur asnjëherë në fluturim.

Hangari i përshtatshëm për avionin e vogël është bërë strehë merimangash, çka tregon se asgjë nuk lëviz prej kohësh aty. “Aty është gjithë merimanga. Erdhën i panë edhe ata të Ushtrisë dhe të Policisë. Më pyetën dhe iu dhashë përgjigje ato që dija. Iu tregova ato dokumente që ishin aty dhe më pas i telefonova pronarit të aeroplanit. Ai erdhi e iu dha letrat avionit që kishte, që nga koha kur e kishte sjellë në Shqipëri”, - tregon më tej bujku nga Gjadri. Edhe pse i bezdisur që duhet të shpjegojë shumë herë të njëjtën histori, Paulini duket i qetë. “Mund t’ju them se ai aeroplan ka fluturuar për herë të fundit këtu e dy vite të shkuara. Më shumë se dy vite e gjysmë”,- tregon burri i thinjur, shqetësimi i vetëm i të cilit duket humbja e qirasë. Por si ka përfunduar ky avion në hangarin e Paulinit? Katër vite të shkuara, i zoti i avionit e kishte dërguar atë në Gjadër dhe e kishte montuar aty. Inxhinier me profesion dhe i apasionuar pas fluturimeve, ai kishte marrë edhe dokumente për fluturim, të cilat tashmë kanë skaduar. I zoti i shtëpisë tregon më tej se prej dy vitesh aeroplani qëndron i palëvizur në hangar. “Disa muaj më parë erdhi këtu policia. Ikën pasi morën dëshminë time dhe ushtruan

“Aty është gjithë merimanga. Erdhën i panë edhe ata të Ushtrisë dhe të Policisë. Më pyetën dhe iu dhashë përgjigje ato që dija. Iu tregova ato dokumente që ishin aty dhe më pas i telefonova pronarit të aeroplanit"

kontroll. Edhe tani që doli kjo histori, erdhën dhe më pyetën. E panë edhe vetë ata se ky aeroplan nuk ishte në kushte për të fluturuar, sepse nuk ka as bateri”, - shton më tej ai. Paulini përsërit vazhdimisht se avioni nuk e ka parë dritën e diellit prej më shumë se dy vitesh. “Jam shumë i qetë në këtë drejtim dhe nuk kam aspak frikë, sepse s’jam ngatërruar asnjëherë me probleme. Ky avion ka dy vite e gjysmë që nuk fluturon më, që kur i kanë mbaruar letrat e fluturimit. Nuk e di se si mund të funksionojë, por ai nuk ka bateri fare. Unë thjesht e kam mbajt aty në garazh”, - shton më tej ai. Paulini ka dëgjuar shumë këto ditë për historinë e avionëve që ulen në Gjadër. Por përveç mjetit të vogël që mban në hangarin e tij, nuk ka parë e dëgjuar për avionë të tjerë. “Se nga i kanë marrë këto lloj informacionesh, unë nuk e di, se që të ngrihet avioni nga Gjadri, merret vesh shpejt. Ata erdhën e verifikuan që ishte në grazhd aty, që nuk ishte në gjendje pune”,- përfundon më tej Paulini, si të hiqte një tjetër bezdi nga shpatullat. MAPO tentoi të kontaktojë më tej me pronarin e avionit të vogël, i cili preferoi të mos përgjigjej.


6

Aktualitet

Intervistë

Lindita Nikolla Masivizimi elektoral ka ulur cilësinë e diplomave

Ministrja e Arsimit rrëfen sfidat për rritjen e cilësinë në arsim, ndryshimin e kurrikulës dhe produktin e parë të komisionit “Gjonça” për arsimin e lartë. “Modeli aktual i arsimit parauniversitar dhe atij të lartë nuk është më i përshtatshëm. Do të rrisim cilësinë, pa ulur sasinë”

A

rsimi është sektori më i ndjeshëm i shoqërisë, janë të lidhur që nga fëmijët e kopshteve deri në universitet apo kërkimin shkencor, në njëfarë mënyre ju jeni Ministrja e të gjithë shoqërisë. Fillimisht një pyetje e parë: Kur e morët këtë detyrë, çfarë ndjetë dhe 6-7 muaj më vonë, çfarë mendoni se prisnit dhe çfarë gjetët në këtë ministri apo në këtë detyrë? Një miksim ndjesish. Një emocion i patreguar përballë një sfide të re që do e përmblidhja në krenari dhe përgjegjësi. Arsimi për mua, siç dhe mund ta dini, ka qenë fokusi i një jete. Dhe atëherë kur fillova të merresha me politikë, në kuptimin e mirëfilltë, arsimi ka mbetur dashuria profesionale. Nuk u ndava nga shkolla dhe matematika edhe kur menaxhova kontribute qytetare në administrimin e Njësisë Bashkiake Nr.1. Kisha fituar tre gara elektorale me një mbështetje që kalonte kufijtë e forcës time politike, edhe për shkak të kësaj lidhje të fortë me arsimin. Krenari, sepse si ish mësuese e drejtuese në arsim, kjo detyrë përfaqëson një vlerësim maksimal të përpjekjeve të një jete në arsim. Përgjegjësi në realizimin e programit politik dhe qeverisës për reformë të thellë në arsim, sport e shkencë. Kjo e lidhur ngushtë edhe me modelin ‘Rama’ të punës dhe kërkesës për rezultate konkrete, model që pata fatin ta njoh nga afër në administrimin vendor. Të merresh me arsimin në Shqipëri, në këtë moment kaq të rëndësishëm të zhvillimeve social-ekonomike të vendit, është një përgjegjësi e madhe. Sfida e arsimit është një sfidë që e hedh vështrimin drejt jo të nesërmes imediate, por drejt të ardhmes, në kuptimin e çka do të jemi të aftë të ndërtojmë ne si shoqëri për brezat që do të vijnë. Që në hapat e parë në krye të detyrës ndjeva domosdoshmërinë e mundësimit të një komunikimi të ri jo vetëm në tejçimin e informacionit në opinionin publik por edhe më gjerë. Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja duhet të angazhohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Të gjithë aktorët, mësuesit, prindërit, nxënësit e studentët, shtypi dhe opinioni publik, të gjithë i ndjeva si aleatë të domosdoshëm, si bashkudhëtarë në një rrugëtim siç është ai i reformimit të sistemit arsimor. Reformë që prek të gjithë, bashkëkohës dhe pasardhës dhe si e tillë kërkon që zëri i çdokujt të dëgjohet. Pas shtatë muajsh në këtë detyrë sfidat dhe problemet e arsimit janë më të mëdha dhe më komplekse seç mund të mendohet, sfida që i tejkalojnë kufijtë e një shkolle apo të një rajoni, sepse përkojnë me transformime rrënjësore të vetë shoqërisë. Pas shtatë muajsh jam dhe më e bindur që hapat e ndërmarrë deri më tani janë ata të duhurit dhe që rruga e reformave duhet të shkojë deri në fund. Rezultatet e reformave arsimore nuk janë të matshme në kohë të shkurtra pikërisht sepse mbartin në thelbin e tyre këto ndryshime dhe transformime. Kjo e fundit nuk kushtëzon aspak vendosmërinë, përkundrazi më mbush plot arsye mendje e zemër për të vijuar në rrugën e punës së

palodhur, e të përkushtimit për të jetësuar reformat e thella në sistemin tonë arsimor. Kam zgjedhur ta bëj detyrën jo thjesht si një e dashuruar me vizionin që reforma mëton të sjellë, por duke e komunikuar me plot pasion e dashuri. Duke ndarë përgjegjësi dhe po aq duke dëgjuar e bashkuar vullnete. Le ta fillojmë me arsimin parauniversitar, reforma kurrikulare, cikli 6+3, arsimi profesional, alterteksti dhe të gjitha temat e hapura, në çfarë gjendjeje e kemi sistemin parauniversitar në Shqipëri në raport me një standard normal europian; me çfarë note do ta vlerësonit ju dhe cilat janë ndërhyrjet “Nikolla” në këtë sistem? Procesi i reformimit të sistemit arsimor sigurisht që nuk mund të reduktohet në një vizion të vetëm. E konsiderojmë atë kompleks dhe me shtrirje të gjerë, që kërkon një reformë të përditësuar që të integrojë thellë qëllimet arsimore me qasjen e re kurrikulare, me pedagogjinë, me vlerësimin, me shprehitë dhe vlerat e mësuesve, me burimet e nevojshme dhe me komunitetet. Analiza që realizoi ekipi i specialistëve tanë për gjendjen dhe perspektivën e zhvillimit të arsimit parauniversitar, rikonfirmoi gjithë sa kishim pohuar më parë. Thelbësore, kurrikula tradicionale, pengesa kryesore për të siguruar arsim cilësor për të gjithë nxënësit. Si zemra e sistemit, kjo kurrikul ka gjeneruar një mori të metash dhe dobësi. Mbingarkesa, metoda të vjetruara të nxënies, mjete anakronike mësimore etj., kanë bërë që institucionet tona të mos jenë qendra miqësore për nxënësit, prindërit dhe komunitetet. Kurrikula e re që po përgatitet, e krahasueshme tërësisht me sistemet bashkëkohore europiane e më gjerë, do të harmonizojë, ndërkaq, sistemin tonë me sistemin arsimor të Kosovës. Ajo bazohet në Kornizën e re kurrikulare, drafti i të cilës sapo ka përfunduar dhe do t’u jepet këto ditë shkollave, mësuesve, specialistëve të arsimit dhe opinionit të gjerë për ta njohur, diskutuar, pse jo, për ta përmirësuar. Korniza e re, si dokumenti kyç i sistemit, pas miratimit të saj, në muajin maj, do të orientojë hartimin e paketës së re kurrikulare dhe procesin e pilotimit të saj; reformimin tërësor të kurrikulave të Fakulteteve të Arsimit; përmasat e sistemeve të kualifikimit dhe të zhvillimit profesional të mësuesve në detyrë; të sistemeve të vlerësimit të nxënësve dhe të shkollave etj. E konsideroj këtë reformë si një nga shtyllat e reja që do të fuqizojë më shumë edhe rolin dhe ndikimin e mësuesve dhe të drejtuesve tanë. Kurrikula aktuale fetishizon përmbajtjen lëndore, gjë që ka bërë që nxënësve t’u mësohen dije për t’i zbatuar në situata standarde ose të përafërta, por jo t’i përdorin këto dije për t’iu përgjigjur nevojave dhe pyetjeve që shtrojnë situatat jetësore. Ky model nuk është më i përshtatshëm. Shoqëria jonë ka nevojë që të rejat dhe të rinjtë, më shumë së veçse një elitë e vogël, të jenë të aftë të ndërveprojnë aktivisht dhe t’i përdorin praktikisht dijet dhe njohuritë e fituara. Ndaj, ndërtimi dhe përdorimi nga

nxënësit i njohurive të reja dhe kompetencave për jetën dhe punën, në çdo nivel të arsimit, përbën sfidën kyç të reformës tonë kurrikulare. Sapo përfunduam kornizën kurrikulare, dokumentin kyç për organizimin e sistemit arsimor. I jemi referuar kornizës kurrikulare të Kosovës, e cila ka harmonizuar nevojat e shoqërisë kosovare, me referencat arsimore europiane e më gjerë si dhe kemi njehsuar nivelet arsimore të sistemit tonë (6+3+3) me të sistemit kosovar (5+4+3). Specialistët tanë, nisur nga sfidat dhe vështirësitë që formulon kurrikula e re për mësuesit, për drejtuesit dhe trajnuesit, për vlerësuesit dhe për hartuesit e teksteve shkollore, po mundësojnë përgatitjen e programit mësimor. Cilësia e mësuesve...të gjithë e dimë që cilësia e mësuesve, për 101 arsye ka rënë gjatë këtyre dy dekadave të fundit dhe, megjithëse profesioni është rivlerësuar nga pikëpamja e pagave, ai ende nuk na ka dhënë një cilësi të duhur, madje-madje mund të thuhet se herë pas here rritja e pagave ka shërbyer për rritjen e korrupsionit në sistemin arsimor. Profesioni i mësuesit; cilat janë dy-tri ndërhyrjet tuaja për ta rikthyer në vendin që i takon shoqërisë, në figurë morale, shpërblim financiar dhe si karrierë? Unë e kuptoj mirë që qeveritë nuk kanë qenë

Pas shtatë muajsh jam dhe më e bindur që hapat e ndërmarrë deri më tani janë ata të duhurit dhe që rruga e reformave duhet të shkojë deri në fund. Rezultatet e reformave arsimore nuk janë të matshme në kohë të shkurtra pikërisht sepse mbartin në thelbin e tyre këto ndryshime dhe transformime...

mbështetës të mësuesve aq sa ata meritojnë. E di që shumëçka ju është dashur për të përmbushur misionin ju ka munguar. Jam e ndërgjegjshme që shpeshherë madje të veshurit me pushtet kanë qenë promotor të nëpërkëmbjes së rolit të mësuesit në vend që të ishin frymëzues të lartësimit të modelit të njerëzve të dijes. Kjo e ka bërë mësuesin të pasigurt në misionin e tij dhe profesionin e mësuesit gjithnjë e më pak të preferuar nga maturantët më të mirë. Dhe kjo sigurisht nuk lidhet thjesht dhe vetëm me pagën…. Është e vërtetë që paga zë vend të rëndësishëm në statusin e mësuesit dhe në arritjet e tij. Nëse u referohem vlerësimeve të kërkimeve evropiane, paga renditet e treta në morinë e nxitësve për arritje cilësore. Po përmend për ilustrim, rastin e mësuesve të Finlandës, tej të suksesshëm në punën me nxënësit e tyre, por me paga që luhaten rreth mesatares së pagave në nivel evropian. Ndërkaq, nuk ka të dhëna që të konfirmojnë pohimin se rritja e pagës së mësuesve tanë ka zgjeruar përmasat e dukurive korruptive në arsimin parauniversitar. Prania e këtyre dukurive, në masë shumë më të vogël se në sektorët e tjerë të jetës, lidhet me faktorë të tjerë. Ata janë identifikuar tashmë (p.sh., Projekti PACA, mbështetur nga BE-ja) dhe publiku po sheh dita ditës reflektimin në jetën e shkollës. Po ju përmend disa syresh: Korruptimin në rekrutimet në arsim po e godasim fort përmes institucionalizimit të emërimeve përmes konkursit. Tani, pranohet nga të gjithë që, konkursi jo vetëm ka hequr monopolin e drejtuesve të nivelit të mesëm (nënkuptoni, vendimmarrjet bazuar tek mita), por po sjell në postet drejtuese specialiste/ specialistë të kualifikuar dhe të përkushtuar. Shembulli i dytë është fuqizimi i rolit të mësuesit në vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Si fillim, po minimizojmë kurset private. Hodhëm hapat me diskutimin e hapur të Kodit të Etikës së mësuesit, vijuam me nxjerrjen e akteve juridike të MAS, lancuam përmes teknologjisë linjën e denoncimit si dhe reaguam për cdo rast të denoncuar. Ndërkaq, rritëm peshën e pikëve të shkollës së mesme nga 20 në 26 për qind dhe të tjera masa do të marrin jetë përmes reformës arsimore të sistemit. Mësuesit po dëgjohen. U ftuan të jepnin mendimet mbi tekstet shkollore duke kontribuar drejtpërdrejtë për përmirësimin e teksteve që janë në sistem. U ftuan të shprehin mendimin e tyre përmes votës së fshehtë për drejtorët e DAR/ZA, besoj një risi kjo për arsimin. Unë jam zëri i tyre dhe nuk do të resht së punuari që mësuesi të rifitojë vendit e takuar në shoqëri. Nuk jam vetëm, jemi një skuadër qeverisëse. Në lidhje me universitetet, ju flisni sot për


Aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.04.2014

7

Pra, studenti ynë, pasi diplomohet nga shkollat e larta, nuk arrin të kualifikohet si profesionist që të ushtrojë profesionin e tij, edhe pse është i detyruar të shpenzojë rreth 5000 orë nëpër leksione e seminare dhe, më pas, ditët e një viti për t’u praktikuar. Për institucionet arsimore, ky është dështim dramatik në detyrën e tyre themelore

“Shqipëria harxhon 600 euro për student, duhet 4-fishi për t’u barazuar me Bullgarinë” Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla shpjegon reformën e arsimit të lartë dhe objektivat e qeverisë. “Reforma e arsimit të lartë do të lidhë dijen me tregun. Pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve”

një reformë të madhe të arsimit të lartë, është ngritur dhe një komision, komisioni “Gjonça”, çfarë prisni ju nga kjo reformë në parim në lidhje me sistemin universitar? Filozofia jonë, vizioni ynë është i qartë: arsimi në përgjithësi dhe ai i lartë në veçanti, është një shërbim publik që i ofrohet qytetarëve si përmbushje e një detyrimi kushtetues, përmbushje e një të drejtë të pamohueshme e çdo njërit prej nesh, bashkëkohës dhe pasardhës. Ne të gjithë jemi aktorë dhe përfitues të këtij shërbimi kaq shumë të rëndësishëm. Në mjediset tona, bisedat dhe tryezat e përbashkëta shprehemi se arsimi i lartë përballet me një moment vuajtjeje të pashembullt. Shpesh, lëvizjet kaotike apo të ashtuquajturat reforma të kryera nuk kanë mundësuar që sistemi i arsimit të lartë të jetë i qëndrueshëm dhe me standarde cilësore. Arsimi i lartë ka një papërputhshmëri në raport me zhvillimin e arsimit profesional, zhvillimi i profesioneve të ndryshme, apo mbipopullimi i disa profileve sigurisht është problematike etj. Për rëndësinë që ka arsimi i lartë, ne zgjodhëm një rrugë të re. Jo duke diktuar idetë tona, por duke ftuar komisionin që njihet si komisioni Gjonça” të mundësojë ekspertizën tejet profesionale, të pavarur, gjithëpërfshirëse për reformën e arsimit të lartë. Gjej rastin të falenderoj gatishmërinë dhe përkushtimin e të gjithë anëtarëve të nderuar të këtij komisioni. E ndjej veten me fat për cdo minutë që bashkëbisedoj dhe njihem nga afër me idetë e tyre. Ky komision vendos gjithashtu një standard të ri në politikëbërje. Atë të vendosjes së një vije të qartë mes reformës së domosdoshme dhe aspak partizane, për të cilën ka nevojë sistemi, dhe llogoreve të partizanërisë politike. Reforma e arsimit të lartë do të jetë pjesë e një procesi i cili do të lidhë dijen me tregun, sepse është e qartë që pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave, që sot karakterizon arsimin e lartë, nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave. Produkti i këtij komisioni, pra mundësimi i një baze ligjore të diskutuar dhe të pranuar sa më gjerësisht, do të sigurojë një mënyrë të re konceptimi dhe funksionimi të arsimit të lartë shqiptar, për ta kthyer atë në motorin e zhvillimit afatgjatë ekonomik dhe social të vendit. Zonja ministre, Kryeministri ka folur gjatë gjithë fushatës elektorale pa dallim për universitetin shtetëror dhe privat si fabrikë diplomash. A është ky një përcaktim i ekzagjeruar nga ana e Kryeministrit dhe cila është sot përballja juaj me realitetin? Ashtu siç e ka përmendur edhe Kryeministri,

ky është realiteti ku ndodhemi. Po ju duket si e ekzagjeruar? Le t’u referohemi statistikave të kalueshmërisë në shkollat 9-vjeçare, në ato të mesme dhe në shkollat e larta. Një raport i Bankës Botërore, bazuar në arritjet e nxënësve tanë në vlerësimin ndërkombëtar PISA, konstatoi se 57% e nxënësve 15-vjeçar në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, pra, dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar, ndërsa kalueshmëria në provimet e lirimit, pas përfundimit të klasës së IX, në vitin 2013, u raportua 99.99%. Le t’u referohemi, tani, rezultateve të konfirmuara nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, në mbyllje të Maturës Shtetërore. Pas dy sesioneve të provimit kalueshmëria e nxënësve ishte 99.17%. Ndërsa, në provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara, vitin e shkuar, nga 2049 kandidatë të regjistruar në të dy sesionet, kaluan vetëm 820 prej tyre, ose 40% e kontingjentit. Pra, studenti ynë, pasi diplomohet nga shkollat e larta, nuk arrin të kualifikohet si profesionist që të ushtrojë profesionin e tij, edhe pse është i detyruar të shpenzojë rreth 5000 orë nëpër leksione e seminare dhe, më pas, ditët e një viti për t’u praktikuar. Për institucionet arsimore, ky është dështim dramatik në detyrën e tyre themelore. Për familjen, dëmi, më e pakta disa miliona lekë, vetëm për arsimimin e një fëmije në sektorin universitar. Shoqëria, më në fund, po kupton se sistemi, për të cilin investon jo pak çdo vit, po shkërmoqet, përkundër gjithë sa thanë politikanët, sipërmarrësit dhe administratorët e arsimit në vitet e shkuara. Dy nga sfidat (krahas të tjerave) me të cilën po ndeshen aktualisht të diplomuarit me shanse të përgjysmuara për të marrë lejet e ushtrimit të profesionit dhe studentët që kanë dyfishuar kohën e qëndrimit në universitete, janë stresi dhe kostot e shtuara në buxhetet e familjeve të tyre dhe shoqërisë në tërësi. Në këto kushte kërkohet një konceptim dhe ndryshim i rëndësishëm strukturor në mënyrën e organizimit dhe financimit të arsimit të lartë drejt një sistemi ku arsimi i lartë konsiderohet si shërbim publik dhe financohet në mënyrë të përbashkët nga shteti, pushteti lokal, biznesi, studentët etj. Shqipëria harxhon sot rreth 500-600 euro/student, ndërkohë që i duhen të paktën 3-4 herë më shumë për t’u barazuar me Rumaninë, Bullgarinë etj. A mos është pjesë e natyrshmërisë masivizimi i cilësisë, dhe pjesë e masivizimit që po ndodh në të gjithë botën zhvillimi kaq i shpejtë i sektorit dhe vërtet keni pak ose aspak se çfarë t’i bëni këtij fenomeni në kushtet kur jeni sot? Mënyra se si u realizua masivizimi i aksesit dhe i universiteteve në AL ndodhi jo duke nisur nga pikëvështrimi i mirëfilltë i një politike publike, por si pasojë më së shumti prej etheve politike dhe elektorale. Thënë kjo, Shqipëria nuk mund e nuk duhet të ndalojë me aspiratat e të rinjve shqiptare për t’u arsimuar, por zgjerimi i sektorit duhet bërë i shoqëruar me rregullimin përkatës të kuadrit ligjor, zhvillimin e nevojshëm institucional dhe sigurimin e mjeteve financiare. Ky lloj masivizimi ka ulur ndjeshëm cilësinë e diplomave. Është një kërkesë globale tashmë ajo që njihet si parimi i mobilitetit social, në kuptimin e mundësive që sistemi duhet t’u krijojë të gjithë njerëzve për të përmirësuar statusin e tyre social dhe ekonomik. 30 vitet e fundit në të gjithë botën kanë ndryshuar rrënjësisht shtresat sociale. Tanimë ashtu si në të gjithë Evropën, djali i një minatori nuk ka pse të jetë detyrimisht minator, ai mund të jetë një inxhinier. Vajza e një rrobaqepëseje nuk ka pse të jetë rrobaqepëse, ajo mund të jetë një kirurge. Shteti duhet të luajë rolin e promotorit të këtij mobiliteti social dhe jo bllokuesin e këtij sistemi, dhe në konkluzion, ndaj dhe ne gjykojmë që duhet të bëjmë diçka për këtë çështje, por jo në sensin

Si zemra e sistemit, kjo kurrikul ka gjeneruar një mori të metash dhe dobësi. Mbingarkesa, metoda të vjetruara të nxënies, mjete anakronike mësimore etj., kanë bërë që institucionet tona të mos jenë qendra miqësore për nxënësit, prindërit dhe komunitetet. Kurrikula e re që po përgatitet, e krahasueshme tërësisht me sistemet bashkëkohore europiane e më gjerë, do të harmonizojë, ndërkaq, sistemin tonë me sistemin arsimor të Kosovës...

shkurtues apo ngushtues, por në sigurimin e cilësisë. Jemi të vendosur ta transformojmë këtë realitet përmes një reforme të thellë e të plotë që po e bëjmë së bashku me ekspertët e fushës në një mënyrë krejt të re. Këto ditë publiku, universitetet dhe çdo grup interesi, do të kenë mundësi të debatojnë e kontribuojnë në përmirësimin e raportit të parë të përgatitur nga komisioni “Gjonça”. Ka kaluar një dekadë e parë e liberalizimit të arsimit të lartë dhe nga 14 mijë studentë që kishte Shqipëria në vitin 1990, sot ka gati 170 mijë, pra është gati një 15-fishim i numrit të studentëve. Si mendoni të përballoni njëkohësisht sfidën e masivizimit e të cilësisë dhe të cilësisë e të masivizimit? Duket një rreth që nuk futet në katror apo anasjelltas, duket një ekuacion i pamundur... Po të kishte qenë një detyrë e thjeshtë, dikush tjetër do ta kishte bërë më parë reformën në arsimin e lartë që do na sjellë një model të ri cilësie, financimi, autonomie, mbështetjeje ndaj studentëve me pamundësi ekonomike, por në meritë si dhe studenteve të talentuar, politika të reja për degët me interes kombëtar, për degët pa treg, por të domosdoshme, universitetet e rretheve në kuadrin e specializimit profesional e rajonal të tyre etj. Arsyeja pse qytetarët shqiptarë na kanë votëbesuar është që të zgjidhim sfida të vështira. Në rastin konkret ne na duhet të arrijmë në të njëjtën kohë garantimin e cilësisë, pa cenuar sasinë. Është një sfidë e vështirë, por jo e pamundur dhe ne jemi besimplotë që do t’ia dalim. Zonja ministre, arsimi është një nga kriteret thelbësore të zhvillimit apo premisat thelbësore të zhvillimit; a mos duhet menduar dhe cili është vizioni juaj që zhvillimi i Shqipërisë, modeli i ri ekonomik për të cilin flet Kryeministri Rama, kërkon një sistem tjetër arsimor më modest, më pak të shtrenjtë, më cilësor dhe më të orientuar drejt edukimit, arsimit profesional? Është e vërtetë se vizioni ynë për të ringjallur (Rilindur) Shqipërinë, lidhet me një sistem arsi-

mor në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit. Por ekonomia (biznesi) jonë, ende, nuk e sheh arsimin, veçanërisht arsimin dhe formimin profesional (AFP), si agjent kyç të suksesit të saj. Ekonomia mbizotërohet nga biznesi i vogël dhe ai shumë i vogël apo familjar, që vijon të ketë një peshë të madhe specifike në punësim. Edhe pse ndikimi i AFP-së në punësim përfaqëson një pjesë mjaft të rëndësishme të punësimit në total, shkollat dhe qendrat e formimit profesional janë ende periferike në strukturën e sistemit arsimor. Kështu, edhe pse arsimin e mesëm e vijojnë mbi 85% e kontingjentit që përfundon arsimin e detyruar, vetëm 20% e këtij kontingjenti vijojnë shkollat profesionale, në një kohë që treguesi mesatar evropian gjegjës është mbi 50%. Mund të them se sistemi arsimor parauniversitar nuk është konceptuar të funksionojë si sistem, me elemente dhe karakteristika të shtjelluara qartë. Veçoj këtu elementin kyç, kurrikulën, pasi cilësia e çdo plan-zhvillimi strategjik apo operues, sot përcaktohet nga mënyra si kuptohet, planifikohet, zbatohet e vlerësohet përmirësimi kurrikular. Strategjia 2014-2020, që po ndërtojmë, dallon nga prirjet moderne për një sistem arsimor tërheqës dhe cilësor që ofron mundësi më të mëdha shkollimi, punësimi dhe kalimi në nivelet e tjera më të larta (p.sh. terciar) për të interesuarit; për një sistem të ndjeshëm ndaj zhvillimeve dhe nevojave të tregut të punës në nivel rajonal/kombëtar dhe, sidomos, në nivel lokal; eficient dhe të mbështetur në një model partneriteti që angazhon në veprimtaritë e tij qeverinë, partnerët socialë, komunitetin, etj; një sistem arsimi dhe formimi bashkëkohor që mundëson akumulimin, transferimin dhe njohjen e krediteve të fituara dhe që do të përshtatet gradualisht me nivelet e kualifikimit të pranuara nga BE-ja. Shkurt dhe në vend të mbylljes, a ka sot Shqipëria arsimin që i duhet për zhvillimin dhe nëse jo, cilat do të ishin premisat për të vajtur drejt saj? Të jemi të qartë. Reformat e ndërmarra nga ana jonë vijnë si përgjigje ndaj problematikave dhe disfunksionimeve që kanë lënduar sistemin arsimor shqiptar në tërësinë e tij përgjatë këtyre viteve. Këtu nuk flitet për përmirësim të sistemit, por për rikthimin e tij në shinat e domosdoshme për mundësimin e realizimit të strategjive për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë, përmes një modeli të ri organizimi strukturor, financiar dhe administrimi. Ne nuk do të kemi përmirësime këtu e atje, por një reformë të plotë në të gjithë sistemin tonë arsimor duke filluar që nga parashkollori, integrale dhe të orientuar nga cilësia e lidhja me tregun e punës. Reforma në sistemin parauniversitar nuk shihet e shkëputur nga ajo në arsimin e lartë. Reforma e maturës shtetërore apo e altertekstit po ashtu nuk vijnë si plotësime ligjore, por të lidhura ngushtë me qëllimet dhe objektivat si të reformës kurrikulare, ashtu dhe me mënyrën e re të pranimit në universitet. Një projekt i madh do të marrë jetë duke çelur epoke të re. Projekti ynë i dixhitalizimit të sistemit parauniversitar krijon mundësinë që sistemi ynë arsimor të zhvillohet sipas kërkesave të shekullit XXI, një shoqëri e bazuar në njohuri, informacion dhe teknologji. Jemi të vetëdijshëm, siç e thashë dhe më sipër, që rezultatet e këtyre reformave nuk do të mund të maten as në muaj e as në vitet që vijojnë. Por, pavarësisht kësaj, ne jemi të vendosur t’i çojmë ato deri në fund. Cilësia është kryefjala për të kuptuar filozofinë e kësaj sipërmarrjeje. Siguri, inovacion dhe progres. Siguri për një arsim cilësor kudo dhe për këdo, pavarësisht mundësive ekonomike. Premisat janë të gjitha; vizioni, strategji afatgjatë dhe vullnet politik.


8

21.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.04.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Arsimi, koha për reforma të qëndrueshme Edi Rama ka shansin t’i japë sistemit universitar një zgjidhje të plotë, dhe mbi të gjitha të qëndrueshme. Modeli anglo-sakson, e vetmja zgjidhje për sistemin shqiptar të edukimit.

koment Henri Çili

S

i përherë përgjatë dekadave të fundit, që kur ka filluar të bëhet klasifikimi ndërkombëtar i universiteteve Times Higher Education Ranking, klasifikimi më prestigjioz botëror i universiteteve, del në pah një e vërtetë e qëndrueshme. Universitetet e hapësirës ose traditës anglo-saksone, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe ose të Commonwealth-it, të cilat ndërtohen pak a shumë mbi të njëjtin parim funksionimi, përbëjnë lion’s share në vendet e para të renditjes. Në listën e 100 universiteteve më të mira, rreth 90% e tyre i përkasin universiteteve të këtij lloji, pavarësisht nëse në emërtim kanë termin publik apo jo; pra që i përkasin universiteteve të qeverisura sipas modelit anglo-sakson të ndërtimit të arsimit të lartë. Po cili është modeli anglo-sakson i arsimit të lartë? Me dy fjalë, modeli anglo-sakson i arsimit të lartë është ky: pavarësi legale e institucioneve të arsimit të lartë, rol rregullator dhe i paanshëm i shtetit, si dhe një parim tjetër, ndoshta më kryesori dhe më i rëndësishmi që i bëri këto universitete kaq të rëndësishme, kaq “më të mira”, sigurisht krahas anglishtes, dhe i bën të ruajnë lidershipin në përgatitjen e specialistëve në kërkimin shkencor në çmimin NOBEL. Sistemi universitar anglo-sakson funksionon si industri, pra është në treg, por fitimet i riinveston përsëri në të njëjtin treg. Për ta thënë ndryshe, imagjinoni një ndërmarrje e cila funksionon me parimet e ekonomisë së tregut, pra me parimet e rentabilitetit, por fitimin që nxjerr në fund të vitit nuk ua shpërndan aksionerëve dhe nuk ia jep shtetit, por e shndërron në donacion për vitin tjetër. Duke studiuar dhe duke parë sis-

teme të ndryshme universitare gjatë debatit për reformën e edukimit në Shqipëri, kjo më ka rezultuar e vërteta më e thjeshtë, shpjegimi më i thjeshtë dhe më bindës, për PSE-në e suksesit të edukimit anglo-sakson dhe sistemit anglo-sakson, si dhe dështimin e plotë të çdolloj sistemi tjetër, sistemit etatist apo sistemit privat në kuptimin e organizimit të shoqërive tregtare me fitim. Kjo e vërtetë e thjeshtë jo vetëm është një fakt i konsoliduar, por është kuptuar më së miri edhe nga elita shqiptare. Kaloi faza e studimeve në Itali, studimeve në Francë apo Gjermani dhe të gjithë ata që e kanë një mundësi, duan t’i shkollojnë fëmijët në shkollat angleze, amerikane apo të traditës anglo-saksone në përgjithësi. Me intuitë, publiku shqiptar ashtu si ai botëror, pasi kjo është një tendencë botërore, ka shkuar tek kjo e vërtetë. Një sistem edukimi që vlen është një sistem i ngritur mbi këto parime. Por cila është PSE-ja, cila është enigma e kësaj ose baza filozofike e këtij parimi? Baza filozofike e këtij parimi mbështetet kryesisht mbi etikën protestante të punës dhe, në qoftë se do të kujtonim veprën e famshme të Max

Weber “Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit” ngjason me atë sesi etika protestante themeloi kapitalizmin e avancuar. Në lidhje me edukimin, etika protestante themeloi pikërisht këtë parim, edukimi duhet të funksionojë si industri, por duhet të jetë non profit, pa qëllim fitimin, ose bamirës në shpërndarjen e rezultatit. Konkurrenca, funksionimi, menaxhimi janë të gjitha si të një ndërmarrjeje private, veçse fitimi i përket përsëri sektorit. Pra, ai është dhe mbetet pronë e sektorit. Kjo është arsyeja se përse universitetet angleze funksionojnë më mirë, megjithë defektet relative që kanë. Ato japin më shumë bursa se çdokush tjetër, kanë buxhetet më të mëdha, kanë rezultatet më të larta se kushdo tjetër dhe diplomat e këtyre universiteteve janë më të preferuarat në tregun e punës mbarëbotëror. Pse dominojnë dhe pse të gjitha rrymat filozofike, të mendimit, kundërteoritë që gjenden kudo, se gjeneraliteti njerëzor nuk njeh kufij dhe kufizim financiar, ndërtohen kryesisht si kontestim apo si pohim, zhvillim dhe reagim i kësaj tradite? Në qendër të gjithë kësaj, përveç të tjerave, me siguri gjendet një sistem universitar i fuqishëm që tashmë vazhdon prej shekujsh dhe që jep këtë rezultat, evidencat e të cilit nuk kanë tashmë asnjë diskutim. Një element tjetër në lidhje me këtë sistem është fakti që ai mbështetet mbi një prakticitet dhe mbi një bazë shu m ë t ë f o r t ë l o g j i ke d h e metodologji, çka i jep studentit mekanizmin e aftësive të transferueshme, cilido qoftë vendi, cilido qoftë konteksti, ndërmarrja, firma apo institucioni. Është pak a shumë si përsëritja e gjeneralitetit politik anglez, i cili ishte i vetmi kolonizim që u mboll dhe u transportua si i tillë edhe në hapësirën jo angleze, edhe për kombe e etni jo angleze. Shihni vendet e kolonizimit anglez në Afrikë, shihni Australinë, Zelandën e Re, e shumë e shumë shtete të vogëlza të mbretërisë së saj dhe mbi të gjitha shihni Indinë, demokracinë më të madhe të botës, edhe pse i përket një etnie tjetër. Në të njëjtën mënyrë, edukimi an-

glez i ndihmuar nga ky sistem i fuqishëm ka mundur të jetë i tillë, pra i avantazhuar edhe për shkak të kësaj mënyre organizimi, sepse siç e thamë mbështetet mbi pavarësinë e plotë nga shteti, pavarësinë legale, mbi parimet e ekonomisë së tregut në vetëqeverisje dhe në mbajtjen brenda sektorit të fitimit, rezultatit ekonomik të krijuar. Në Shqipëri jemi në kulmin e një debati mbi edukimin e lartë. Kryeministri Rama, drejtuesi i të majtës shqiptare, i një force ose i një vëllimi politik që ka qenë shpeshherë regresiv për historinë e Shqipërisë, mesa duket ka bërë një zgjedhje tjetër. I majtë po, por të paktën Laburist, duke qenë më i ngjashëm me formatin Laburist anglez. Ky frymëzim duket se e ka çuar kryeministrin Rama të shkojë drejt këtij lloj socializmi, të socializmit anglez të Rrugës së Tretë. Pikëtakimet e kryeministrit aktual me këtë socializëm, ala Blair, janë më të hershme sesa momenti kur ai kontraktoi ish-kryeministrin anglez si këshilltar të qeverisë së vet. Janë që prej vitit 2009 kur programi i tij ishte “përtej të majtës dhe të djathtës”, janë që në momentin që ai u ndikua nga formulat e komunikimit të Obamës, apo mori si këshilltar për komunikimin spin doctor-in e famshëm, Alaister Campbell, që nga kontratat me anglezët e Crown Agents, për doganat shqiptare, e deri tek adoptimi, çka sigurisht nuk është ideja më e mirë e tij, e idesë së sistemit shëndetësor anglez, sistem falas, pa siguracione, që financohet nga taksimi i përgjithshëm. Ideja më e fundit e Edi Ramës, që ka përqafuar në parim, për të cilën është ngritur një komision i cili vazhdon punën, është transformimi i sistemit universitar drejt modelit anglo-sakson, modelit non profit, ku universitetet shtetërore qeveria i çon drejt një modeli të tretë dhe universitetet private ftohen, edhe pse nuk detyrohen, të gjitha të shkojnë drejt modelit non profit, duke liberalizuar sistemin, duke vendosur një marrëdhënie të re të universitetit me shtetin dhe përgatitjen e specialistëve të lartë të kërkimit shkencor në raport me shoqërinë. Dhe për këtë, Rama vendosi në krye të komisionit për reformën e sistemit të arsimit të lartë një shqiptar dhe

anglez njëkohësisht, pedagogun e mirënjohur Arjan Gjonça, një mik i vjetër i tij dhe konsulent për shumë prej ideve, përfshirë edhe atë të shëndetësisë. A mund të krijohet një ishull anglez në Europën Kontinentale, aq më tepër në Ballkan, aq më tepër në pjesën më të prapambetur të Ballkanit perëndimor? Kjo është çështja. Këtë çështje duhet ta zgjidhë guximi reformues i Edi Ramës, duke krijuar një pararojë për të gjithë rajonin, dhe jo thjesht për veten. Dhe ja ku kemi provat që mund ta ndihmojnë. Padyshim universitetet më të mira në Europën Qendrore dhe Juglindore, janë universiteti i njohur si i SOROS-it, Central European University në Pragë dhe në Budapest, Universiteti Amerikan i Bullgarisë, pra të këtij modeli. Po ashtu, Holanda është bërë pothuajse integralisht një kopjuese, apo një pasqyrë e sistemit anglez të edukimit. Po kështu vendet baltike, Lituania, Estonia dhe Letonia kanë kopjuar dukshëm esencën e këtij modeli në mënyrën e financimit në raport me shtetin dhe universitetet. A do ta bëjë Edi Rama këtë? Risku, guximi, por dhe përfitimi, hapi reformues i rëndësishëm i takon pikërisht atij. Berisha dhe qeverisja Berisha e konceptuan, e premtuan, por nuk e realizuan dot, duke mos guxuar dot ta çojnë më tej. Ministrat e Arsimit, Pollo dhe Taf aj ngritën komisione të pjesshme apo të plota për të shkuar drejt atij modeli, por nuk e patën asnjëherë guximin politik dhe kontekstin për ta çuar më tej këtë reformë. Edi Rama ka shansin t’i japë sistemit universitar një zgjidhje të plotë dhe mbi të gjitha të qëndrueshme. Ideja e modelit anglo-sakson është jo vetëm progresive për nga konteksti rajonal, por është ndoshta e vetmja zgjidhje ku pak më vonë ose pak më herët po shkojnë pjesërisht ose plotësisht të gjitha vendet europiane. Është zgjidhja që tundon dhe pjesë të tjera të botës së re. Të presim. *Administrator i Universitetit Europian të Tiranës. Shkrimi është botuar fillimisht në edicionin e përvitshëm ‘Bota në vitin 2014’ (World in 2014) të revistës The Economist, e cila ka licencuar për botimin shqip gazetën ‘Shekulli’.


op-ed

2

Blog / Probl

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Universitet / Problemet e komunitetit shkencor, financim i dobët dhe humbje e etikës

21.04.2014

Ekonomi / Ndryshon dhënia e licensave të karburanteve, tani i jep qeveria

11 ...të thëna në ekran, budalliqet ngjizin opinionin publik: i thotë dikush që s’ia ka idenë ç’ndodh, dhe më pas dëgjon ta përsërisin të njëjtën gjë mijëra të tjerë... -G. Sartori

Gjak shqiptar K

am qënë edhe unë para ca vitesh nja pes’ a gjasht’ muaj në Athinë. Shkoja ndonjëherë pasditeve në sheshin Omonia ku dëgjoja vakira rrënqethëse shqiptarësh të sapo çliruar nga zinxhirët e diktaturës. Dy lezhjanë, për shembull, pa kokërr leku në xhep, kishin ardhur në Athinë më këmbë. Një shqiptar leshverdh’ sykaltër me baba matjan dhe nënë elbasanllie kishte bindjen e patundur se ishte gjerman, pra i lindur për të jetuar në Gjermani, ku patjetër duhej të shkonte sa më shpejt, dhe patjetër do kishte sukses të madh, derisa një ditë e kapi fshesa e hodhi në Kakavijë. Nje tjetër shqiptar nja 20 vjeç, u ankua një mbrëmje me lot’ në sy se një gay hollandez prej te cilit sapo ishte ndarë nuk i kishte dhënë asnjë Dhrahmi. Një tjetër shqiptar gjysëm i çmendur qante vazhdimisht duke bërtitur; Atje më shanin “grekofon”, këtu më përbuzin “arvanos”. Sheshi Omonia. Muzg i ngrohtë fundshtatori. Pranë meje katër durrsakë, dy a tri ditë që kishin mbërritur, pa asnjë lek në xhep, dukshëm të uritur. Mes durrsakve një grek jepte e merrte tu bënte të ditur durrsakëve diçka që durrsakët nuk arrinin ta kuptonin. Njeri nga durrsakët më bën shenjë te afrohem. Çfar’ thotë ky, tha ? E pyeta anglisht grekun. Greku tha; Po qe’ se njëri nga këta boys do pranojë të më japë një gjysëm litër gjak për xhaxhanë e sëmurë, do ta marr me taksi, do t’i jap një darkë si ta dojë, një infermier do t’i marri gjakun,

do t’i jap 25 mijë Dhrahmi, dhe do ta kthej me taksi këtu. Ua thashë durrsakëve të uritur propozimin e grekut. Durrsakët; -Unë jam Çam. Gjaku im në trup të grekut ?! Kurrë ! -Unë nuk jam çam. Mund t’ja jap unë grekut gjakun. Madje edhe po të isha çam, që me anë të gjakut tim ta bëja grekun sadopak shqiptar. Por greku i poshtër s’do gjak. Greku do të më theri mua copa-copa tua hedhi mishin tim qënve ta hanë dhe gjakun tim maceve ta lëpijnë. -Edhe unë mund t’ja jap pa problem gjakun grekut. Por nuk ja jap. Sepse greku është hileqar. Greku nuk do gjakun tim. As veshkën, as mushkrinë, as stomakun tim bosh.. Greku do zemrën time, ta zëvendësojë zemrën e vetë të kalbur, me zemrën time gjigande si pompë hidrovori. -Qytet antik Athina, qytet antik Durrësi, jemi popuj miq, jemi popuj vëllezër, do iki unë t’i jap grekut gjak shqiptari nga gjaku im. Se na duhen dhe pare për të blerë ndonjë gjë për të ngrënë, nuk jetohet barkbosh. E mori greku shqiptarin e gatshëm për të marrë pare në këmbim të gjakut në emër të vllazërimit të popujve dhe kombinimit të Historisë me urinë, e futi në një taksi, dhe u zhdukën. Kaluan disa javë. Episodi me durrsak, grek, gjak, më intrigoi nja dy ditë, pastaj, të tjera tmerre shqiptareske që dëgjoja tek Omonia, ma nxorrën nga mendja. Kur nje dite tjetër i pashë përsëri katër durrsakët. E kishin marrë disi

veten. Pyeta atë që shiti gjakun; -Si vazhdoi ajo meseleja me ate grekun që ta bleu gjakun ? -Më çoi në një shtëpi andej nga Pireu, tha durrsaku duke qeshur, më dha një drekë madhështore, prita të vinte ndonjë doktor të ma thithte gjakun, por hiç. Pas pak erdhi përsëri ai greku që më mori te Omonia, më dha 25 mije Dhrahmi, dhe më solli me taksi përsëri ketu, blemë ca gjëra që i hëngrëm me kursim për nja dy ditë, tani jemi përsëri barkzbrazur. -Si ka mundësi që të dha paret pa ta thithur gjakun ?! -Nuk e di. Nuk kam spjegim. -Nuk ke ti por kam unë një spjegim, u hodh miku i tij. Ty ta kam thënë kaq herë, le ta dëgjojë edhe ky (për mua). Grekët janë shumë të poshtër. Grekët janë për tua shtypur kokën. Ndonjë grek i pasur që ka dashur të tallet, ka parë nga pas dritares së shtëpisë duke fërkuar duart nga qefi se si një shqiptar është i gatshëm t’i shpëtojë jetën një greku duke i dhënë grekut gjak shqiptar me çmim qesharak. S’është çudi që grekët antishqiptarë në këtë rast të kenë qënë dy, ndoshta dhe tre ose katër, që kanë vënë bast me njëri-tjetrin për gadishmërinë ose jo të një shqiptari për t’ja shitur aq lirë gjakun e vet një greku. -Përkundrazi, tha durrsaku tjetër. Greku pas dritares mund ketë qënë një grek i pasur, por jo i keq. E ka bërë këtë lojë të pazararshme për të provuar miqësinë shekullore mes popujve ballkanikë, të cilët për njeri-tjetrin japin edhe gjakun, madje fare lirë, përmes shembullit madhështor të një shqiptari

Sipas meje Edison ypi

të uritur i cili e shet gjakun sa për të mbushur një herë barkun, çka do të thotë se po të ishte i ngopur, gjakun shqiptar grekut do ja falte. -E pamundur, tha durrsaku që foli i fundit. Po të ishte e vërtetë çfarë sapo tha miku ynë mendjelehtë paqedashës, pra po të ishte e vërtetë se një shqiptar ja shet aq lirë gjakun një greku, do ishte e vërtetë edhe e kundërta, që po aq lirë një grek ja shet gjakun e vet një shqiptari. Çka jo nuk ka ndodhur, por as është parë e dëgjuar. Kaluan edhe nja dy a tre javë të tjera. Tashmë atë ngjarje nuk mund ta harroja. Mu bë obsesion. Më shprishi gjumin. Më dilte në ëndërr. Një tjetër mbasdite, në një tjetër qoshe të Omonias, pashë përsëri grekun e gjakut. E pyeta me ngut çfarë ndodhi atë ditë me gjakun e shqiptarit. -Dëgjo, tha greku, unë jam një trafikant gjaku. Gjaku është biznesi im. Unë jetoj me gjakra. I njoh gjakrat. Jam ekspert gjakrash. Gjaku i grekut, gjaku i rusit, i turkut, arabit, italianit, gjermanit, francezit, anglezit, madje edhe gjakrat e lindorëve, kinezit, koreanit, indianit vietnamezit, filipinit, mongolit, tailandezit, kamboxianit, janë llumra, janë baltra, janë gjirize, janë bërllogje,

para gjakut të shqiptarit, që është më i miri i të gjitha gjakrave të botës. Gjaku i shqiptarit, si përbërje, si viskozitet, ngjyrë, dhe të gjitha cilësitë e tjera, është më i pastri dhe më i nxehti gjak i të gjitha gjakrave. Ti habitesh se pse unë trafikanti ilegal i gjakut po të hapem kaq tepër. E kam një arësye. Dua të më ndihmosh në këtë biznes si më ndihmove herën e parë të gjej gjak shqiptar. Atë gjakun për të cilin po më pyet nuk e donte xhaxhai im. Xhaxhait tim, si grek që është, po t’i duhet gjak, ja jep falas spitali. Atë gjak në atë rast e donte një i arratisur nga burgu që thoshte se në burg e kishin trajtuar në mënyrë shtazarake. Kishte humbur shumë gjak gjatë arratisjes nga një plumb që e kishte marrë në kofshë. Disa miq të vet e kishin fshehur në një shtëpi në Pire. I kërkova, dhe ramë dakord të më jepte 1 milionë Dhrahmi për t’i gjetur gjak. Dhe ja gjeta gjakun. Mirpo ç’ndodhi ?! Me të marrë vesh se gjakdhënësi ishte shqiptar, ky i arratisuri buzëvarri tha diçka që na la pa mënt mua dhe miqtë e m’i; Më mirë vdes që këtë çast se të fus në trupin tim gjak shqiptar, tha, dhe pas pak vdiq. Pa futur gjak shqiptar në trup të vet, që është më i miri i gjakrave dhe kushton më lirë sa gjaku më i keq që dihet se është gjaku i turkut. Aq i poshtër dhe aq budalla ishte ai i arratisur sa kërkonte patjetër vetëm gjak si gjaku im, gjak grek, që kushton shumë dhe s’ka ndonjë cilësi kushedi se çfarë. -Po thuaje se më plase, thuaje kush ishte i arratisuri i keqtrajtuar nga burgu që edhepse po vdiste nuk donte gjak shqiptar por vetëm gjak grek. -Ishte shqiptar.

Sejfi Protopapa, 91-vjeçari që nuk u plak kurrë

N

uk besoj që ekziston dikush që ta ketë takuar Sejfi Protopapën dhe pastaj ta ketë harruar. Mund ta pëlqeje ose jo, të ishe ose jo dakord me të, ta doje apo ta urreje, po ishte e pamundur të mos të të bënte përshtypje e ta harroje si njeri. Nuk pretendoj të hyj ndopak ndër ata që e njihnin shumë mirë, po çdo bisedë, takim apo shkëmbim me të ka qenë një përvojë më vete. Sidomos dekadat e fundit, kur të habiste me rininë e gjallërinë e tij. Njeriu kishte ardhur në këtë botë gati gjysmëshekulli para meje, po ishte më i hedhur e më dinamik se unë. Njëherë në mesin e dhjetëvjeçarit të kaluar më tregoi se kishte ruajtur çdo kopje të gazetës “Illyria” që nga numri i parë. Na pyeti nëse na nevojitej arkivi i plotë. Në fakt, një pjesë e arkivit ishte dëmtuar në selinë e mëparshme të gazetës dhe botuesi Vehbi Bajrami ofroi të paguante për transportin e arkivit që mbante Sejfi Protopapa deri nëManhattan. Tërësisht në natyrën e tij, Sejfiu jo vetëm kundërshtoi, po i dha vetë makinës deri në New York dhe mbajti vetë një pjesë të peshës për transportimin e stivave me numrat e gazetës në vitet e para të saj. Gati dy dekada histori të shtypit shqiptaroamerikan, të ruajtura me kujdes e merak.

koment Ruben Avxhiu

Sejfiu ishte vetë autor i shumë shkrimeve të botuara të “Illyria”. Opinionist i flaktë e me pikëpamje të qarta e të prera, të cilat nuk druhej kurrë që t’i artikulonte, ai kishte fituar shpesh admirimin e disa dhe inatin e disa të tjerëve. Protopapa ishte një antikomunist i vendosur, që pasi kishte mbaruar me sukses studimet në Itali ishte kthyer në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën nacional-çlirimtare. Aty u bashkua me Ballin Kombëtar dhe ruante vetëm zhgënjimet dhe pakënaqësi për atë që e shihte si tradhti të partizanëve komunistë ndaj atdheut. Një personazh i Dritëro Agollit me emrin Sali Protopapa i bërë famëkeq më shumë nga interpretimi pasionant në filmin e realizuar sesa nga pena e shkrimtarit, i parapriu si hije figurës së Sejfi Protopapës në Shqipërinë e paskomunizmit. Rrallë gjen ndonjë shqiptaro-amerikan që është paragjykuar aq shumë sa ai në vendin që e donte as shumë.

Por, Sejfi Protopapa dhe Sali Protopapa nuk janë i njëjti person, as nuk ngjajnë për këdo që e ka njohur Sejfiun dhe ka parë filmin. Sejfiu nuk ia fali asnjëherë Dritëroit personazhin që krijoi, jo sepse njerëzit e lidhnin me të, po sipas tij, për mungesën e ndjeshmërisë për fëmijët e fisit Protopapa që për shkak të mbiemrit të personazhit në Shqipëri kishin kaluar një fëmijëri të mbushur me tallje e fyerje, ndërsa familjet e tyre ishin shenjuar më shumë se shumë të tjera si figura përfaqësuese të kundërshtarëve të regjimit. Në fakt, roli i Sejfi Protopapës në luftë nuk ka qenë kyç, mirëpo pavarësisht nga kjo, ai kishte qenë mjaft aktiv e vokal sa nuk është vështirë të merret me mend se çfarë do të kishte ngjarë nëse nuk do të ishte larguar nga Shqipëria më 1944. Protopapa tregonte se ishte i pari ballist që i kishte rënë në dorë një kopje e urdhrit të Enver Hoxhës për të luftuar me armë Ballin Kombëtar. Me nënshkrimin Shpati, diktatori i ardhshëm kishte sanksionuar fillimin praktikisht të luftës civile në Shqipëri. Sejfiu u vendos në SHBA dhe ishte deri në fund shumë pasionant kundër komunizmit si pakkush edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan. Në vitin 1991, mes një grupi të

angazhuar shumë në politikën e opozitës së parë shqiptare, vizitën e parë kur mbërritëm në Washington e patëm pikërisht nga Sejfi Protopapa, në hotelin ku ishim vendosur. Megjithë pasionin e tij kundër diktaturës prej së cilës ishte detyruar të linte Shqipërinë, Protopapa kishte një version mjaft esëll të ngjarjeve në Shqipëri në kohën e luftës. Pikëpamjet e tij në këtë drejtim ishin ndikuar edhe nga bashkëjetesa paqësore e komunistëve, nazistëve dhe ballistëve në Berat, qytetin e tij të lindjes, ku ngurrimi i të gjitha palëve për të sulmuar tjetrën dëshmuan periudhën e përkohshme dhe kalimtare që po jetonte Shqipëria në pritje për të filluar kapitullin e ri të historisë së saj. Pas rënies së komunizmit, ai u dashurua pas një tjetër kauze kombëtare, atë të pavarësisë së Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Protopapa kishte jetuar në Massachusetts dhe ruante mbresa të jashtëzakonshme nga Fan Noli. Ai e shihte si detyrim ndaj shqiptaroamerikanit të madh që të siguronte që në krye të Kishës shqiptare të ishte një shqiptar. I angazhuar në ripërtëritjen e Kishës së Shën Gjergjit në Boston, Protopapa iu bashkua një grupi shqiptaro-amerikanësh që në vitin 1992 udhëtuan për në Shqipëri që të

kundërshtonin vendosjen e Kryepeshkopit Anastasios në krye të Kishës së rihapur Ortodokse të Shqipërisë. Përpjekja e tyre nuk pati sukses, por askush prej tyre nuk e mori aq personalisht këtë kauzë sa Sejfi Protopapa. Për gati dhjetë vjet me radhë ai shpenzoi pasurinë personale për të financuar Kishën Shqiptare në Elbasan të At Nikolla Markut, edhe kur u pa qartë se nisma nuk do të mbështetej as nga Patrikana e as nga shteti shqiptar. Kauza e tretë që iu përkushtua pa lodhje e pa kursyer ishte ajo e pavarësisë së Kosovës. Në një rast pagoi 1500 dollarë për të marrë me qira autobusë që shqiptarët nga Massachusetts të protestonin me bashkatdhetarët e tjerë përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në New York. Sejfi Protopapa e kishte vizituar Kosovën në vitin 1972 dhe më pas, ndonëse mbi 80 vjeç, nuk i rezistoi dot tundimit të udhëtimit për ta vizituar të lirë. Sejfi Protopapa punoi si inxhinier në SHBA në kompani shumë të njohura, përfshi edhe NASA-n. Artikujt e tij shkencorë në fushën e aero-hapësirës, të teknologjisë së transportit etj., gjenden në shumë katalogë dhe botime serioze amerikane. @illyriapress.com


12

Universitet

Ndahet nga jeta poeti dhe pedagogu, Koçi Petriti Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare studiuesi dhe pedagogu i njohur, Koçi Petriti. Autori i disa vëllimeve me poezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, sëmundje që edhe i mori jetën në moshën 73-vjeçare, poetit, pedagogut dhe studiuesit të njohur, Koçi Petriti. Bashkëkohës i Lasgush Poradecit, Dritëro Agollit, Agim Shehut, Jorgo Bllacit e Arben

Dukës, do të mbahet mend për lirikat e ndjera ku dashuria nuk njihte censurë, si “ Lirikat e majit”, “Përsëri në udhë”, “ Poezia shqipe”, “Në poetikën e Martin Camajt”, “Albumi i lirikave”, “Prush në shekull”, “Të dashurova ty”, kolana “Poezia shqipe” etj. Koçi Petriti ishte i njohur edhe për tekstet e këngëve në festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar. Ai është cilësuar nga kritikët si një nga baladistët më të suksesshëm të poezisë së sotme shqipe. Z. Petriti lindi në vitin 1941 në Sovjan të Korçës, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për Gjuhë-letërsi. Pas

përfundimit të studimeve, ai u emërua arsimtar në qytetin e Librazhdit. Më 1990-ën emërohet në Departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa në vitin 1992 u bë Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993-shin u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku punoi më pas edhe si pedagog i jashtëm. Në Prishtinë është botuar përmbledhja poetike “Lulëkuqet”. Vjershat e Koçi Petritit janë botuar në antologjitë shkollore dhe me librin “Prush në shekull”, ai ka fituar çmimin “Libri më i mirë i vitit”.

Një pengesë e madhe ndaj progresit shkencor është skarciteti i financimit të kërkimit –një trend që është përkeqësuar nga kriza globale ekonomike. Por, besueshmëria e fushës po minohet nga brenda, nga mbizotërimi i sjelljes së keqe shkencore dhe një forcë pune e paekuilibruar që përballet me incentiva të mbrapshta. Megjithëse pjesa më e madhe e shkencëtarëve u përmbahen standardeve më të larta të integritetit, efektet gërryese të kërkimit të pandershëm dhe joproduktiv në besueshmërinë e shkencës nuk mund të injorohen. Nga Arturo Casadavall dhe Ferric C. Fang Shkenca mund të jetë suksesi më i madh i njerëzimit. Për më tepër shkenca është shpresa më e madhe e njerëzimit për të adresuar rreziqe ekzistenciale. Por sipërmarrja shkencore është në rrezik nga forca të jashtme e të brendshme. Tani, komuniteti shkencor duhet të përdorë kapacitetin e vet për vetëkorrektim –bazuar tek informacionet e reja, zbulimet, përvojat dhe idetë. Një pengesë e madhe ndaj progresit shkencor është skarciteti i financimit të kërkimit –një trend që është përkeqësuar nga kriza globale ekonomike. Perspektiva e pasigurt e financimeve jo vetëm që i ka dekurajuar shkencëtarët nga angazhimi i linjave të rrezikshme apo indirekte të kërkimit, që mund të çonin në zbulime thelbësore, por e bëjnë edhe më të vështirë për të rekrutuar më të mirën dhe më të shkëlqyerën për karrierat shkencore, sidomos duke marrë parasysh trajnimin dhe specializimin e zgjatur që kërkojnë këto lloj karrierash. Për më tepër, liderët nga i gjithë spektri politik po vënë në pikëpyetje parime të vendosura shkencërisht, si ndryshimi klimaterik antropogjenik, evolucioni dhe përfitimet e vaksinimit, pa baza shkencore. Në skenarin më të mirë, deklarata të tilla shërbejnë si një shpërqendrim nga çështje të rëndësishme; në më të keqin, ato shtrembërojnë politikat publike. Megjithëse rreziqe të tilla janë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të shkencëtarëve, komunikimi i përmirësuar me liderët politikë dhe me publikun mund të ndihmojë në pakësimin e keqinformimit dhe të përkrahë besimin në shkencë. Por besueshmëria e fushës po minohet nga brenda, nga mbizotërimi i sjelljes së keqe shkencore, i reflektuar kohëve të fundit nga një vërshim anulimesh të botimeve shkencore dhe një forcë pune e paekuilibruar që përballet me incentivat mbrapshta. Megjithëse pjesa më e madhe e shkencëtarëve u përmbahen

Problemet e komunitetit shkencor, financim i dobët dhe humbje e etikës standardeve më të larta të integritetit, efektet gërryese të kërkimit të pandershëm dhe joproduktiv në besueshmërinë e shkencës nuk mund të injorohen. Problemet i kanë rrënjët në strukturën nxitëse të fushës –një sistem ku “fituesi i merr të gjitha” dhe ku fondet, çmimet dhe shpërblimet e tjera i shkojnë atij që i publikon i pari. Megjithëse ky mentalitet konkurrues nuk është i ri në shkencë –matematikani i shekullit 17, Isak Njuton dhe Gotfrid Lajbnic shpenzuan më shumë se një dekadë duke luftuar ashpër për kredite mbi zbulimin e “njehsimit’ – është intensifikuar në pikën që po pengo n p r o g r e s i n . N ë t ë v ë r t e t ë , shkencëtarët sot janë angazhuar në një garë superkonkurruese për financime dhe botime prestigjioze, që i ka shkëputur nga qëllimet e tyre në shërbim të publikut. Vitin e kaluar për shembull, kur C. Glenn Begley dhe Lee Ellis u përpoqën të riprodhonin 53 studimet referuese paraklinike të kancerit, zbuluan se afro 90% e zbulimeve nuk mund të riprodhoheshin. Ndërsa kërkuesit që i kishin botuar në fillim këto studime mund të kishin përfituar nga financimet dhe njohja publike, pacientët që kanë nevojë për trajtime të reja ndaj kancerit nuk fitojnë asgjë. Për më tepër, ky sistem ku “fituesi i merr të gjitha” dështon në llogari për faktin se puna shkencore bëhet përgjithësisht

Si rezultat, forca e punës shkencore po fillon t’i përngjajë një skeme piramidale: e padrejtë, joefikase dhe e paqëndrueshme. Incentivat e shoqëruara me sistemin “fituesi i merr të gjitha” inkurajon mashtrimin... nga ekipe kërkimore dhe jo nga individë. Si rezultat, forca e punës shkencore po fillon t’i përngjajë një skeme piramidale: e padrejtë, joefikase dhe e paqëndrueshme. Incentivat e shoqëruara me sistemin “fituesi i merr të gjitha” inkurajon mashtrimin –që varion nga praktikat e diskutueshme dhe gabimet etike drejt sjelljes së keqe. Kjo rrezikon të krijojë rrethe vicioze, në të cilat sjellja e keqe dhe kërkimi sipërfaqësor vlerësohen, duke minuar si procesin shkencor, ashtu edhe besueshmërinë e tij. Problemet janë të qarta. Por për t’i

adresuar ato kërkohet një strategji e kujdesshme që llogaritet për brishtësinë strukturore të sipërmarrjes shkencore, në të cilën shkencëtarët duhet të plotësojnë trajnim të zgjatur, normat mund të dëmtojnë lehtë kreativitetin dhe kufizimet në financime mund të vonojnë në mënyrë të qëndrueshme progresin. Për shkak të kësaj brishtësie, pak vende kanë qenë të afta të vendosin një sipërmarrje shkencore me produktivitet të lartë, megjithëse inovacioni shkencor dhe teknologjik janë kryesorë për produktivitetin e vendit, rritjen ekonomike dhe ndikimin. Për shkak të sfidave të përfshira në vendosjen dhe mbajtjen e një sektori të fortë shkencor, përpjekjet reformuese duhet të ndërmerren me shumë kujdes. Në të njëjtën kohë, reformat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke adresuar çështje metodologjike, kulturore dhe strukturore. Reformat metodologjike duhet të përfshijnë kërkesa të rishikuara trajnimesh që lejojnë më pak specializim, bashkë me trajnim të improvizuar në probabilitet dhe statistika. Kultura shkencore duhet të reformohet për të braktisur praktikat e deritanishme dhe reformat strukturore të synojnë në balancimin e forcës së punës shkencore dhe stabilizimin e financimeve. Disa reforma duhet të jenë shumë më të thjeshta për t’u implementuar. Për shembull, nuk

duhet të jetë e vështirë për të fituar mbështetje për përmirësimin e arsimit në aspektet etike të kërkimit shkencor. Por krijimi i alternativave për sistemin nxitës të “fituesi merr gjithçka” do të paraqesë sfida të mëdha. Një strategji efektive reformash duhet të përdorë mjetet e shkencës- veçanërisht mbledhjen e të dhënave dhe analizat. Më shumë të dhëna nevojiten për të kuptuar pabarazitë në forcën e punës, sistemin “peer review” (vlerësimi nga kolegët) dhe sesi sipërmarrjet ekonomike dhe shkencore ndikojnë në sjelljen e shkencëtarëve. Shkenca është studiuar nga sociologë, historianë dhe filozofë, por rrallë nga vetë shkencëtarët. Tani, me incentivat e mbrapshta që minojnë besueshmërinë e tyre dhe frenojnë kërkimin, shkencëtarët duhet ta marrin çështjen në duart e tyre. Duke aplikuar metodat shkencore ndaj problemeve të shkencës, mund të jetë shpresa më e mirë për të fituar besimin e publikut dhe të rigjallërojnë çështjen për zbulime transformuese. *Arturo Casadevall është Profesor dhe drejtues i Departamentit të Mikrobiolog jisë dhe Imunolog jisë në Koleg jin e Mjekësisë “Albert Ajnshtajn” në Nju Jork. Ferric C. Fang është profesor në Mjekësi laboratorike, mikrobiologji, mjekësi dhe Patobiolog ji në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Uashington, në Siatell.


Ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.04.2014

13

Urimi i politikanëve për Pashkët: Më shumë tolerancë Politikanët nuk i janë shmangur traditës edhe dje, duke i uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë në kremtimet e ringjalljes së Krishtit. Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë besimtarët nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në faqen e Presidencës. "Dita e Ringjalljes na ndihmoftë të gjithëve për të besuar edhe më shumë tek e mira, për të qenë të prirur ndaj bashkëjetesës së harmonishme! Sivjet ne kemi sfidën e madhe për t'iu afruar edhe më shumë familjes europiane". Ndërsa kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i ka uruar besimtarët pas

daljes nga Kisha Ortodokse. “Sikurse Zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën dhe shembullin e tij, edhe ne duhet ta duam njëritjetrin dhe të bëjmë që edhe të tjerët të na duan ne”, - uroi kreu i Kuvendit. Kryeministri Rama ka zgjedhur Korçën bashkë me bashkëshorten Linda. Kremtimin e ringjalljes së Krishtit, kreu i qeverisë e ka ndjekur nga Katedralja "Ringjallja e Krishtit", ku në mesnatë ka marrë pjesë në mbajtjen e meshës nga mitropoliti i Korçës mes qindra besimtarëve korçarë, duke ecur krah tyre përgjatë bulevardit "Republika". Urime për besimtarët

katolikë dhe ortodoksë dha edhe kreu i opozitës, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në Facebook. "Të dashur besimtarë, gëzuar Pashkët, këtë kremtim të ringjalljes të mbushur me shpresën dhe besimin se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Në këtë festë të mrekullisë hyjnore, ju uroj nga zemra mbarësi dhe mirësi për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja. Nga mot Gëzuar!" - uroi Basha. Në këtë ditë nuk kanë munguar as urimet e ministreve të kabinetit ‘Rama’, Kumbaro dhe Nikolla dhe Kodheli.

Ndryshon dhënia e licensave të karburanteve, tani i jep qeveria Ministria e Energjetikës ka bërë gati një projektligj të ri për hidrokarburet. Ndryshon mënyra e licencimit dhe penaliteteve. Ja risitë Me ndryshimet që po i bëhen ligjit të hidrokarbureve, licencat për tregtimin me pakicë do të lëshohen direkt nga Këshilli i Ministrave dhe jo më nga pushteti lokal siç ka ndodhur deri më tani. Burimet nga Ministria e Energjetikës bëjnë me dije se kjo masë u mor nga situata kaotike që ekziston aktualisht në treg, për shkak të abuzimit me dhënien e këtyre lejeve. Gjithashtu, ndryshimet ligjore forcojnë masat e gjobave ndaj kompanive që abuzojnë me cilësinë dhe agravojnë penalitetet deri me heqjen e licencës. Projekti Sipas relacionit shoqërues, projektlig ji i ri synon përcaktimin e rregullave të qarta në pjesën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të nënprodukteve të naftës me synim që kompanitë që operojnë në këtë fushë të trajtohen në mënyrë të drejtë e jo diskriminuese. Ndryshe nga sa është parashikuar me lejet e tregtimit me pakicë, projektligji i ri shfuqizon parashikimin aktual mbi miratimin nga Këshilli i Ministrave të lejes së posaçme për ndërtimin e rafinerive. Gjithashtu, rafineritë e naftës kanë të drejtë t’i shesin prodhimet e tyre në vend tek shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe impiantet e përpunimit, si

dhe t’i eksportojnë, ndryshe nga sa parashikohet në lig jin aktual. Gjithashtu, duke marrë në konsideratë se ka subjekte që funksionojnë si impiante përpunimi, është parashikuar edhe një dispozitë tranzitore për këto impiante. Impiantet e përpunimit kanë të drejtë të tregtojnë prodhimet e tyre vetëm tek shoqëritë e tregtimit me shumicë, shoqëritë e tregtimit me pakicë dhe konsumatorët e mëdhenj. Leja e tyre jepet nga ministri përgjegjës për hidrokarbu-

Me ndryshimet ligjore Inspektoratit i jepet e drejta të bëjë propozimin pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës përkatëse

ret për 15 vjet, me të drejtë rinovimi, sipas kushteve dhe procedurave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa shoqëritë e tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës përgjigjen për kryerjen e kontrollit teknik dhe mbushjen e bombulave me GLN. Përpara përdorimit, bombulat duhet të kenë të evidentuar markën tregtare të shoqërisë, peshën neto, peshën bruto, vitin e prodhimit, datën e kontrollit teknik si dhe udhëzimin

për përdorimin e sigurt të tyre. Penalitet Projektligji përfshin një rast të ri të kundërvajtjeve administrative, siç është ai i falsifikimit. Për kryerjen e veprimtarive falsifikuese duke filluar nga rafineritë e deri tek stacionet e shitjes me pakicë, masa e gjobës është shumëfishuar. Projektligji reflekton ndryshimin e masave të gjobave, me qëllim që masat e reja t’u përshtaten kushteve aktuale, por njëkohësisht dhe të ashpërsohen. Kështu, në rast se konstatohet mosmarrja e masave për përmirësimin e shkeljes apo përsëritje e shkeljes, masa e gjobës rritet me 50 % dhe nëse subjekti gjobitet për herë të tretë, masa e gjobës dyfishohet. Inspektorati Shtetëror përgjegjës ka të drejtë që paralelisht me aplikimin e gjobës të vendosë edhe bllokimin e përkohshëm të veprimtarisë, por jo më shumë se 90 ditë. Gjithashtu, me ndryshimet ligjore Inspektoratit i jepet e drejta të bëjë propozimin pranë ministrisë përgjegjëse të hidrokarbureve për fillimin e procedurave të heqjes së licencës përkatëse. Ky dënim plotësues merret në rast se subjekti nuk respekton kushtin e bllokimit të përkohshëm të veprimtarisë, ose përsërit shkeljen apo kryen një shkelje tjetër.

Shkurt

Model i ri për të vlerësuar ekonominë Shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndryshojnë mënyrën e vlerësimit të ekonomisë, që mund të ketë një ndikim pozitiv ndaj politikave ekonomike. Modeli i ri quhet “Gross Output” ose Prodhimi Bruto (GO) dhe do të publikohet nga Zyra e Analizave Ekonomike, që gjithashtu bën publike shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Profesori i ekonomisë, Steve Forbes beson se kjo metodë do të ketë një rëndësi shumë të madhe, për shkak se e vlerëson ekonominë në një mënyrë shumë më të plotë dhe të saktë. Prodhimi i Brendshëm Bruto përfaqëson vlerën e produkteve dhe shërbimeve finale

dhe injoron të gjithë hapat që nevojiten në realizimin e tyre. Forbes arsyeton se është njësoj sikur të shikosh kutinë e kartonit të qumështit dhe të mos llogarisësh asnjë që shkon për krijimin e atij qumështi. PBB, në këtë mënyrë jep një pasqyrë të shtrembëruar të ekonomisë. Por edhe ky model i ri ka defekte dhe për këtë arsye nevojiten përmirësime. Prodhimi Bruto nuk përfshin disa nivele shitjesh me shumicë dhe pakicë, për arsye që vetëm disa teologë të caktuar mund t’i duan. Gjithsesi, shumë ekonomistë mendojnë se Prodhimi Bruto është një hap i madh përpara në botë.

Tregu i këmbimit, leku mbyll javën më rritje Monedha vendase ka mundur të mbyllë një javë pozitive në favor të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e ka nisur javën në kuotën e 140.14 lekëve dhe e ka mbyllur të premten në 140.01 lekë. Monedha e përbashkët ka rregjistruar një dobësim të lehtë gjatë kësaj jave, por duke mbetur mbi nivelin 140 lekë. Dollari gjithashtu ka rregjistruar një zhvlerësim të lehtë. Monedha e gjelbër e ka nisur javën në kuotën e 101.35 lekë dhe e ka mbyllur në 101.29 lekë. Kursi i këmbimi në dy vitete fundit është stabilzuar në një këmbim me euron në vlerat e 140 lekëve. Një kapërcimin e këtyre vlerave nënkupton një situ-

atë jo të favorshme sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë. Vlerësimi i lekut, sidomos ndaj euros, ndikon në frenimin e eksporteve. Për shkak se, me një lek më të fortë eksportuesit do të blinin më pak euro e për rrjedhoje me pak mallra.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi vjetor i ruajtjes dhe sigurimit të parkut të automjeteve të Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.920.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 15 Maj 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


Në Facebook Irena Shabani

Uuuu u përmbyt prapë Shkodra? Mjaftoi një shi për t’i mbuluar me baltë gjithë premtimet elektorale dhe ato pas elektorale ku do dënoheshin përgjegjësit? Epo për këtë nuk ia hedhim dot fajin motit, se ai për t’i mbajtur me hatër shqiptarët pati qenë pranverë deri dje. Ahh sa të vetkënaqur kam takuar këto kohe, aq sa kam filluar të besoj që buzëqeshjet e kësaj kategorie shiten me shumicë tek tregu çam! Uran Krasniqi

S’ka si të mos pajtohet njeriu me shkrimtarin Kim Mehmeti kur po thotë: “mjaft doktoruam, le të mësojmë pak”. Alma Cupi

Vaksinat që u bëhen fëmijëve në moshën 14 vjeç në Shqipëri, të destinuara për Indinë. Efekti anësor nuk dihet. Albert Veizi

Pse gjithmonë kur bëhet fjalë për video ka gjithmonë të paktën një anëtar të LSI që është i pranishëm???


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21 prill

21.04.2014

15

Kur i zë vendin të vërtetës, heshtja është gënjeshtër. - Jevgeni Jevtushenko

1918

Vrasja e Baronit të kuq Freiherr Manfred von Richthofen, i pagëzuar nga armiqtë si Baroni i kuq, për shkak të ngjyrës gjak të kuqe të aeroplanëve të skuadronëve të tij, ishte një vrasës. Kur u qëllua dhe u vra më 21 prill 1918, armiqtë e tij, britanikët, e varrosën me të gjitha nderet ushtarake, kaq shumë e respektonin. Richthofen ishte një gjuetar entuziast dhe e transferoi mjeshtërinë e tij qitëse në qiej kur filloi Lufta e Madhe. Ai ishte shënjestari më i mirë i Gjermanisë. Një udhëheqës plot ngjyra e karizmatik, ai shpesh e merrte

qenin e tij danez Mortiz në kabinën e aeroplanit. Para se të nisej për në fluturimin final, ai kishte dalë disa herë huq-një prej tyre në korrik 1917, kur u rrëzua dhe u plagos rëndë në kokë. E rimori kryesimin e skuadriljes së tij të famshme "Cirku fluturues" në gusht të vitit 1917 dhe vazhdoi serinë e vrasjeve. Megjithatë, vdekja e tij iu la gabimeve në gjykim, sa edhe mjeshtërisë së atyre që e rrëzuan. Një pilot britanik me përvojë, togeri Wilfred May, u largua nga një dyluftim me Richthofen-in kur armët e

aeroplanit të tij Sopwith Camel ngecën. Ricthofen-i iu vu pas May-t duke e ndjekur pothuajse rrafsh me tokën. Aviatori kanadez kapiten Roy Brown filloi ta ndiqte me Camel-in e tij: "Iu sula një avioni trehelikësh të kuq, i cili po qëllonte mbi togerin May. E qëllova me një breshëri të gjatë dhe ai ra vertikalisht duke u përplasur në tokë". Për vdekjen e Richthofen-it u kreditua edhe një njësi australiane, e cila qëlloi mbi avionin e kuq që nga toka. Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Flickr

1/2

Pjesa e atyre që marrin pagë-minimum në Amerikë që janë mbi 25 vjeç.

2,629

Numri i të burgosurve në kontenë e Chicago-s, të përfshirë në Medicaid nën provizionet e Obamacare.

43

Për qind e të gjitha të dhënave të falsifikuara të raportuara në Amerikë që ndodhën në institucione të kujdesit shëndetësor.

5,921

Emailet që një kompani e specializuar në spiunimin e partnerëve jobesnikë ‘theu’ para se të mbyllej nga FBI vjet.

Foto: LEs haines Titulli: Durrës

Qentë e rrugëve: diamant i zi në ekran të bardhë Fitues i Çmimit të Madh të Jurisë në festivalin e vjetshëm (2013) të Filmit në Venecia, me të gjitha gjasat ky duket se do të jetë dhe filmi i fundit i regjisorit (Tsai, njëri prej 5 kineastëve të mi aktualë të preferuar, ka deklaruar se nuk dëshiron të realizojë të tjerë pas këtij). Kush nuk ngeli pa ia shitur shpirtin djallit, cili regjisor nuk toleroi artistikisht e materialisht, kush nuk bëri ndonjë reklamë për ADIDAS apo NIKE apo ndonjë videoklip për Lady Gaga. Vetëm Tsai jo. Besnik i artit të tij deri në minutën e fundit (dmth deri në filmin e fundit të tij), pikërisht është vetë “Stray dogs” dëshmitari më i mirë i kësaj që them: një nga filmat më antikonsensualë që mund të ekzistojë e që nuk bën as përpjekjen më të vogël të llastohet për t’u pëlqyer syve të publikut. Historia është ajo e një babai që punon si ‘human billboard’ (foto majtas) nëpër rr ugët e Taipeit, kryeqytetit tajvanez, dhe dy fëmijëve të tij: një familje e vogël e pastrehë,

gazetamapo@gmail.com

që strehohet në mbrëmje në qoshet e fshehta të qytetit. Si qenër endacakë. “Qentë e rrugëve” merr përsipër të organizojë hapësirën e komunikimit midis asaj mendore dhe fizike, midis ëndrrës dhe realitetit, midis të gjallëve dhe të vdekurve në formën e një hipnoze kinematografike të shtyrë në limitet e perceptimit shqisor, gjithmonë e përbërë nga lëndë bruto, nga lëndë radikale dhe e radikalizuar: trupa fizikë, dritë, dritëhije, hije. Diamant i zi në cohën e bardhë të bezes së kinemasë, ky film! “Qentë e rrugëve” merr përsipër të organizojë hapësirën e komunikimit midis asaj mendore dhe fizike, midis ëndrrës dhe realitetit, midis të gjallëve dhe të vdekurve në formën e një hipnoze kinematografike të shtyrë në limitet e perceptimit shqisor, gjithmonë e përbërë nga lëndë bruto, nga lëndë radikale dhe e radikalizuar: trupa fizikë, dritë, dritëhije, hije.

Regjisori duket më melankolik se kurrë, por njëkohësisht edhe i motivuar nga një egërsi (prej qeni të tërbuar) më shume se kurrë njëherë në ndonjë film të tij të mëparshëm. Bile më shumë se për mizerje afektive apo seksuale (tema tashmë të trajtuara në filmat e tij të mëparshëm), kësaj radhe duket se bëhet fjalë kryesisht për mizerjen shoqërore. Por vetë filmi nuk është asnjë sekondë të vetme mizerabilist! Fuqia plastike e imazheve të tij qëndron te heshtja: në vend të dialogjeve psikologjizues, Tsai zgjedh gjithmonë momentet e heshtjes së personazheve të tij, dhe pikërisht ato momente shfaq në filmin e tij: heshtje që flasin sa për mijëra fjalë, një mijë herë më lirike se fjalët. Emocioni që lind nga heshtjet e që është po aq bruto dhe sa vetë ato. Në fund, po mendoja se nga një film i Tsai Ming-liang mund të dalësh nga salla e kinemasë i mrekulluar. Ose i irrituar. Por kurrsesi indiferent! @filmjournal.net

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 21.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.