20 qershor mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Holanda dhe Gjermania thonë “PO” për statusin

Shqipëria, më afër statusit të vendit kandidat. Parlamenti holandez jep votën pro, por kryeministri Rutte garanton se trajektorja e negociatave do të jetë e gjatë Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 20 qershor 2014. Numër 1240. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Qeveria e çon në Kuvend Zbardhet ligji i ri për pensionet, ndryshon formula e llogaritjes dhe mosha Këshilli i Ministrave ka miratuar reformën e pensioneve dhe e ka çuar atë për miratim të mëtejshëm në Kuvend. Të gjitha risitë për përllogaritjen e moshës dhe pensionit social FAQE 9

Florenc Hoxha në pranga, urdhër-arrest edhe për zyhdi Dajtin

prokuroria godet me dy arrestime të bujshme në tiranë Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar me urdhër-arreste për kreun e inspektoratit të Bashkisë dhe atij të qeverisë. Florenc Hoxha përfundon në pranga për shpërdorim detyre. Zyhdi Dajti: Jam në Vlorë. nëse ka urdhër-arrest do të dorëzohem! Faqe 8

Projektligji i ri

Dorëzohet Lazarati, “grupi i zjarrit” fshihet në panik te tunelet e malit

Projektligji synon dëmshpërblim për ish të burgosurit politikë që jetojnë, i jep përparësi gjinisë, moshës, gjendjes shëndetësore dhe nevojave të fëmijëve të tyre të mitur FAQE 9

Policia merr kontrollin në të gjithë fshatin dhe nis fazën e skanimit shtëpi më shtëpi. Negociatat me banorët për të dorëzuar vetë lëndën narkotike dhe paqja e rivendosur në mbrëmje. Operacioni në Lazarat

Ish të përndjekurit, ja masa e kësteve të dëmshpërblimit NgërÇ

përfundon me një listë të gjatë personash në kërkim. Ushtria e të kërkuarve; 30 persona me probleme me ligjin nga i gjithë vendi dhe 30 të tjerë, banorë të fshatit. Sot, kontroll në tunelet pranë malit Faqe 4-5

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Media e Tiranës, harta e munguar e Shqipërisë etnike Zylyftar Bregu

Më mirë ta taksojmë sesa ta shkatërrojmë Lazaratin

Gilman Bakalli

Ruben Avxhiu

PD vendos të bojkotojë Kuvendin, pas përjashtimit të Berishës për 10 ditë Me kërkesë të PS, LSI dhe iniciative të kreut të Kuvendit, Byroja vendosi përjashtimin për 10 ditë të Berishës nga punimet e Kuvendit. Basha mbledh grupin më vonë dhe vendos zyrtarisht bojkotin ndaj Parlamentit deri në një vendim të dytë Faqe 6-7

Droga e zjarrtë

Ide të pasistemuara mbi futbollin

arsim

Themelohet Këshilli Studentor i Universiteteve të Pavarura Shpallen kërkesat për komisionin e Reformës së Arsimit të Lartë; Akreditimi dhe rankimi i menjëhershëm i të gjitha universiteteve të vendit, mbështetja financiare e shtetit edhe për ata që zgjedhin arsimin privat dhe nxitja e konkurrencës mes universiteteve, pedagogëve dhe studentëve, që do të çonte në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë FAQE 7


2

afër/larg

1

kronikë / “Grupi i zjarrit”

kronikë/ Baruti në duar

arratiset nga Lazarati, “gozhdon” Gaten, ja roli i tij në dyshime se fshihen në tunele trafikun e drogës së Lazaratit Faqe 4

Faqe 5

politikë/ Berisha përjashtohet

10 ditë nga Kuvendi, PD vendos bojkotin

Faqe 7

Parlamenti holandez e dha votën e vet pro, vetëm pasi kryeministri i vendit dha garanci se ky avancim nuk i kushton asgjë Bashkimit Europian

I njëjti mesazh erdhi edhe nga Gjermania, ku kryeministri Rama dha një konferencë për mediat me ministrin e Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier. Edhe pse vendimi do të deklarohet të martën, kreu i diplomacisë gjermane shprehu votën pro të Gjermanisë. “Zoti Rama, ju e dini që unë nuk mund t’jua them këtë vendim përpara atij takimi

Holanda dhe Gjermania thonë “PO” për statusin që nuk i kushton asgjë BE-së Shqipëria, më afër statusit të vendit kandidat. Parlamenti holandez jep votën pro, por kryeministri Rutte garanton se trajektorja e negociatave do të jetë e gjatë

S

hqipëria është më afër se kurrë statusit të vendit kandidat. Konfirmimi erdhi dje nga Holanda dhe Gjermania, dy vendet skeptike të dhjetorit të vitit të kaluar. Parlamenti holandez e dha votën e vet pro, vetëm pasi kryeministri i vendit dha garanci se ky avancim nuk i kushton asgjë Bashkimit Europian. “Trajektorja e negociatave do të jetë shumë e gjatë dhe të gjitha palët e kanë shumë të qartë”, - tha kryeministri holandez, Mark Rutte. I njëjti mesazh erdhi edhe nga Gjermania, ku kryeministri Rama dha një konferencë për mediat me ministrin e Jashtëm, FrankWalter Steinmeier. Edhe pse vendimi do të deklarohet të martën, kreu i diplomacisë gjermane shprehu votën pro të Gjermanisë. “Zoti Rama, ju e dini që unë nuk mund t’jua them këtë vendim përpara atij takimi. Ai do të merret të hënën mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, por më lejoni t’ju siguroj që ne do të japim mbështetjen tonë për këtë vendim. Ai duhet të merret në mënyrë unanime, për t’u vendosur përfundimisht më pas, në fund të muajit, në Këshillin Europian. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Europën në tërësi dhe, me siguri zoti Rama, edhe një nxitje e mëtejshme për të vijuar më tej punën tuaj”, - tha Frank-Walter Steinmeier. Kreu i diplomacisë gjermane vlerësoi me nota pozitive rrugën e re të ndryshimeve që ka ndërmarre Shqipëria, si dhe shprehu edhe një herë mbështetjen e fuqishme të qeverisë

gjermane në drejtim të realizimit të reformave të kërkuara nga BE-ja. Në takim u fol për një bashkëpunim edhe më të gjerë bilateral mes dy vendeve, duke vënë theksin në rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon. E ndërsa Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se ç’pret nga Shqipëria, kryeministri Rama ka treguar në Berlin se ç’pret Shqipëria nga BE-ja. “Ne e kemi kaluar testin dhe pse unë besoj se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat që në dhjetor dhe mosmarrja e statusit kandidat nuk i solli ndonjë gjë të mirë as Shqipërisë, as rajonit, por unë mendoj se nuk i solli ndonjë të mirë as Evropës apo procesit të përgjithshëm të përparimit europian”, - u shpreh kryeministri. Bashkimi Europiani, nënvizoi Kryeministri Rama, është jo thjesht vizion për Ballkan, por edhe domosdoshmëri për shoqëritë dhe vendet e një rajoni që, pas një të kaluare të hidhur, jeton vitin e parë pa konflikte. Kryeministri Rama foli më tej, për domosdoshmërinë që rajoni ka për BE-në. Sikundër, në pikëpamjen e Kryeministrit “në të njëjtën kohë, ne duhet të gjejmë mënyrën për të mos e lidhur vëmendjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Eu-

Bashkimi Europiani, nënvizoi Kryeministri Rama, është jo thjesht vizion për Ballkan, por edhe domosdoshmëri për shoqëritë dhe vendet e një rajoni që, pas një të kaluare të hidhur, jeton vitin e parë pa konflikte

ropian me Ballkanin, me marrëdhënien midis Unionit dhe çdo vendi. Rruga individuale e çdo vendi është një gjë dhe bashkëpunimi rajonal, tjetër gjë”. Ballkani, përfundoi Kryeministri, “nuk mund të prosperojë pa kontributin e përbashkët të të gjitha vendeve të tij dhe pa mbështetjen e familjes europiane”. Të mërkurën paradite, kryeministri Rama vijoi me axhendën e tij në kryeqytetin gjerman në një takim me investitorë gjermanë. Forumin ekonomik e organizoi Ministria gjermane për Zhvillim Ekonomik, “Deutsche Bank” së bashku me Shoqatën gjermane për Industri dhe Tregti, në Shqipëri, DIHA, si dhe në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Berlin. Rama shoqërohej edhe nga ministri për Zhvillim Ekonomik dhe Tregti, Arben Ahmetaj, deputetë dhe përfaqësues të biznesit në Shqipëri. Por sa interesante është Shqipëria për investitorët gjermanë dhe tregun gjerman? Pikërisht në këtë pyetje, kryeministri në fjalën e tij u ndal në disa nga faktorët tashmë të konsoliduar edhe në programin e qeverisë aktuale për t’ua lehtësuar ardhjen investitorëve të huaj në Shqipëri. Pyetjes se çfarë pret Shqipëria nga Gjermania, Rama iu përgjigj: “Lidershipin e një partneriteti të ri strategjik mes BE-së dhe Ballkanit”. Në këtë takim me investitorët gjermanë nuk u anashkalua edhe ngjarja e Lazaratit në Shqipëri. Pyetjes se kur do përfundojë operacioni i policisë në Lazarat, kryeministri iu përgjigj: “Kur të jetë vendosur plotësisht sundimi i ligjit”.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.06.2014

3

Bie Lazarati, banorët “bëjnë paqe” me Policinë e Shtetit

Prapavija e luftës pesë ditore/ Policia merr kontrollin në të gjithë fshatin dhe nis fazën tjetër të operacionit. Banorët: Të kënaqur që u mbyll pa viktima, por a do të kemi punë për djemtë?

Nga Lazarati

Vladimir Karaj Dashamir Biçaku

L

azarati ra, por policia thotë se në shtëpi apo lart në mal, ka ende elementë që mund të qëllojnë me armë. “Snajperi na nxiu jetën”, -thonë efektivët e RENEA-s, të dislokuar lart në fshatin Lazarat. Policët thonë se nuk po arrijnë të identifikojnë vendin se nga qëllonte snajperi, edhe pse prej orës 17 të pasdites, nuk kishte pasur më të shtëna. Dje në të perënduar nuk kishte asnjë rrugicë të fshatit që i detyroi shqiptarët të mbanin frymën për 5 ditë, që nuk ishte nën kontrollin e policisë. Çdo 200-300 metra, policë të armatosur deri në dhëmbë kontrollojnë rrugët dhe ruajnë shtëpitë e personave të kërkuar, apo ku janë gjetur armë e hashash në sasi të mëdha. Para se të fillojnë ndoshta një kontroll të të gjithë zonës inspekorë të policisë u kanë kërkuar familjeve që kishin në oborre bimë narkotike t’i shkatërronin vetë. “I hoqa dhe i hodha aty, shkoni e verifikoni”, -na thotë një 60-vjeçar. Dje fshati që deri tani ka qenë dhe është paraqitur mjaft armiqësor, nuk dukej i tillë. Banorët e paktë që arritëm të takonim, thanë se ishin mjaft të kënaqur që më në fund gjithçka ishte mbyllur pa viktima dhe pa probleme të mëdha.

“Nga varfëria, nga halli”, thonë ata, për të shpjeguar se si zona u kthye në parajsë të hashashit. “T’i mendon se ne duam që fëmijët tanë të rrezikojnë”,- na thotë një grua rreth të 50-tave. Nga ana tjetër, ajo si gjithë të tjerët me të cilët u takuam kërkojnë të dinë se si dhe çfarë do të ndodhë pas kësaj. A do të hapë shteti vende pune? “Se gjithë kjo rini e papunë, çdo bëjë tani?”, thonë ata. Pjesa më e madhe nuk pranojnë të fotografohen, një konflikt dhe mosbesim ndaj medias, për arsye se kjo e fundit shihet edhe si arsyeja pse ndodhen në qendër të vëmendjes dhe për keq. “Ju siguroj që nuk janë djemtë e Lazaratit ata që kanë qëlluar policinë”,- thotë Dule 60 vjeç, që na pret në shtëpinë e tij diku përballë xhamisë së fshtatit, njërës prej zonave ku ka pasur edhe më shumë probleme. Burri tregon se ka shenja plumbash në muret e shtëpisë së tij, të gjitha të ardhura nga krahu ku ka qenë vendosur grupi i armatosur që kundërshtonte policinë. Ai thotë se shtëpitë në krahun tjetër të rrugës kanë edhe më shumë dëmtime, përshkak se kanë qenë përballë zjarrit. Fatmirësisht, veç të plagosurve të njoftuar, nuk pati asnjë viktimë të re. Një grua 48 vjeçe që nuk dëshiron të identifikohet me emër thotë se këto pesë ditë kanë qenë mjaft të vështira. “Kam nusen shtazanë, u mbyllëm në një dhomë dhe u munduam të mbyllnim çdo

“T’i mendon se ne duam që fëmijët tanë të rrezikojnë”,- na thotë një grua rreth të 50-tave. Nga ana tjetër, ajo si gjithë të tjerët me të cilët u takuam kërkojnë të dinë se si dhe çfarë do të ndodhë pas kësaj. A do të hapë shteti vende pune? “Se gjithë kjo rini e papunë, çdo bëjë tani?”, thonë ata

gjë që të mos dëgjonim as krismat”, -tregon gruaja e veshur me një bluzë të kuqe, ndërsa na tregon se në oborrin e saj ku nuk ka asnjë rrënjë kanabis. Nusja e shtëpisë shtatzanë vjen e na sjell ujë, ne dhe një punonjësi të policisë që ka shërbim pak metra përballë derës së tyre. Në Lazarat u futëm nga Derviçani. duke kaluar njëri pas tjetrit postoblloqe policie në shumicën e të cilëve edhe pse të thonin që fshati ishte nënkontroll, nuk ishin në gjendje të të siguronin se deri ku vijonte ky kontroll. Kjo qoftë edhe për shkak se policët ishin nga grupe të ndryshme, ne detyra të ndryshme dhe pak prej tyre kishin informacion për të gjithë zonën. Si kalojmë përmes një rruge të hapur për t’i krijuar mundësi kamionëve të ngarkoheshin me gur në një gurore, mbërritëm në stanin e njërës prej familjeve të lagjes së Mahmutajve, e para që u mor nga policia. Dy vëllezërit, një grua një fëmijë dhe një çoban i moshuar që fusin në vathë tufën për të marrë qumështin na orientojnë se ku duhet të shkojmë më tej. Ata nuk duan të flasin për çfarë ka ndodhur, por thonë se ishin të parët që u kërkuan nga policia. “Na doli emri në televizor. Më mori djali nga Tirana dhe më tha që më kishte shpallur në kërkim policia. Shkuam të dy (si vëllezër) në komisariat dhe pasi u sqarua na lanë

të lirë”, -tregojnë ata. Pak më tutje është e famshmja magazinë e Gates. E paisur me trarë që shërbenin për tharjen, thasë, fuçi, bote uji. Mbi të e poshtë saj janë parcelat e hashashit me bimë të shkulura e të thara pas operacionit të policisë. Një pirg i madh me lëndë narkotike të djegur ndodhet në hyrje, ku bëjnë roje katër efektivë të FNSH-së. Ata na drejtojnë për nga parcelat që përveç bimëve të vyshkura janë mbjellë me gëzhonja, shenja e qartë e betejës që u zhvillua prej këtu me policinë. Banorët këtu janë të rrallë. Shtëpia e vjetër e Gate Mahmutaj atje ku jeton e ëma është e braktisur dhe dy punonjës të policisë që ruajnë para saj, shohin ndeshjen e Botërorit mes Kolumbisë dhe Bregut të Fildishtë me kallashë të mbështetur mbi karrige dhe parvazë të dritares. Pak a shumë është ajo që kemi menduar për një prapavijë lufte, vetëm se për shkak të mungesës së krismave dhe komentit sportiv në sfond, situata është e zhdramatizuar. Mbi një tavolinë janë pirg një tufë gazetash të viteve të ndryshme dhe kalendari i botërorit të fundit. Gazetat që prej njërës të shkruar nga Zëri i Popullit me 2004 flasin për Lazaratin dhe mjaft prej tyre për të zotin e banesës Gate Mahmutaj. Një urdhër i prokurorit është po ashtu në të njëjtën tavolinë të lënë bosh nga i zoti që ndodhet në qeli.

Triumfi i policëve pas 5 ditësh operacion Punonjësit e policisë që i takojmë gjatë rrugës deri këtu, të ndaluar në pika të ndryshme edhe pse të lodhur duken të qetë sot. Pranë tyre ka gjithmonë ose një pirg me hashash që digjet, ose një thes me prova të sekuestruara, armë, plumba gjithçka që është gjetur prej kontrolleve shtëpi më shtëpi. Ca janë të Shkodrës, të tjerë nga Kukësi, nga Tirana, Gjirokastra apo Vlora. Vetëm dialektet i bëjnë të dallueshëm prej njëri tjetrit ndërsa uniformat i kanë të njëjta edhe pse herë herë mbi to lexon edhe shkrime në Gjermanisht apo ndonjë gjuhë tjetër. Fytyrat,

sidoqoftë janë njësoj të lodhura. Një snajper është ai që ka bezdisur më shumë RENEA-n që është edhe në vijën e parë të përballjes me grupin e armatosur, por edhe FNSH-të thonë se janë goditur. “Vetëm para pak orësh na qëlluan këtu. Zoi na ka rujt”, -thotë një efekiv i policisë së Shkodrës. Një makinë që bën ndërrimin e rojeve në pikat e kontrollit na merr me vete për të na futur në thellësi të fshatit. Vetëm një apo dy makina civile kalojnë gjatë gjithë kësaj kohe, më shumë se dy orë, në rrugët njëkalimshe të mbushura me Ive-

ko dhe furgona të policisë. Në lagjen përballë xhamisë së Lazaratit, policia sapo ka zbuluar disa thasë me hashash. Një pjesë të fshehur pas dengjeve të barit për bagëtinë, një pjesë tjetër i lënë sheshit. Një funksionarë i lartë i antidrogës që po monitoron situatën prej aty ku ndodhet na fton drejt një shtëpie që duket e braktisur. Në oborr, bimët të larta deri në gju janë ende të gjelbra. Policia ende nuk ka hyrë aty për t’i shkulur. Për herë të parë shohim banorë që dalin nga shtëpitë. Një e moshuar ndërron batuta me oficerin e

policisë. “Sa vjeç është nëneja”, i thotë ajo, kur polici e ngacmon nëse ka në oborr ndonjë bimë që duhej shkulur. “Nëneja është me tension, ku kam moshë unë për këto gjëra”, -thotë ajo ndërsa pranon që oficeri ta shoqërojë për në shtëpi. Një burrë ndërkohë del nga shtëpia me një tabaka me kafe dhe raki dhe shkon drejt punonjësve të FNSH-së që ruajnë në derën përballë asaj të tijës. Një tjetër u jep ujë. Është e lehtë të të marrë etja në një zonë ku oksigjeni është zëvendësuar prej tymit të hashashit që digjet thuajse në çdo oborr.


4

në fokus

operacioni

Lazarati ishte kthyer në “tokë të sigurt” për 30-40 persona të kërkuar për krime nga më të ndryshmet, në të katërta anët e vendit. Përveç tyre, në kërkim janë shpallur edhe 30 banorë të fshatit, të cilët akuzohen se kanë ngritur armët ndaj forcave të rendit

“Grupi i zjarrit” arratiset nga Lazarati, dyshime se fshihen në tunele Operacioni në Lazarat përfundon me një listë të gjatë personash në kërkim. Ushtria e të kërkuarve; 30 persona me probleme me ligjin nga i gjithë vendi dhe 30 të tjerë, banorë të fshatit. Sot, kontroll në tunelet pranë Sopotit Dashamir Biçaku

Në pesë ditët e operacionit në Lazarat, policia ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim dhjetëra të tjerë. Përveç banorëve rebelë që kanë hapur zjarr ndaj forcave speciale, në këtë fshat jugor fshiheshin edhe një numër i madh të kërkuarish. Burime zyrtare të policisë i thanë MAPO-s se Lazarati ishte kthyer në “tokë të sigurt” për 30-40 persona të kërkuar për krime nga më të ndryshmet, në të katërta anët e vendit. Përveç tyre, në kërkim janë shpallur edhe 30 banorë të fshatit, të cilët akuzohen se kanë ngritur armët ndaj forcave të rendit. Ky grup i madh personash dyshohet se është larguar nga Lazarati në orët e para të mëngjesit të djeshëm e deri në drekë, përmes rrugëve malore që përdoreshin për trafikimin e hashashit. Burimet nga policia bënë me dije se kanë mundur të marrin në mesditë 4 pika strategjike të fshatit, prej nga qëllohej me artileri të rëndë që prej së dielës. Por banesat e mësipërme kanë qenë të boshatisura. “Kemi sekuestruar mitralozin e Gates, por edhe vendstrehimin e personave nga ku qëllohej

me snajper. Ndërsa personat e skeduar tashmë janë larguar përmes malit”, - tha një burim pranë drejtuesve të operacionit. Policia dyshon megjithatë se një pjesë e të kërkuarve fshihen në tunelet e fshatit Lazarat, që janë në afërsi të malit Sopot. Por këto terrene nuk u kontrolluan mbrëmë për shkak të errësirës. Në të vërtetë, personat që hapën zjarr mbi policinë kanë mundur të dalin nga fshati edhe përgjatë ditëve të shkuara. Njëri prej tyre, Hysen Çela, i identifikuar si personi që qëlloi me snajper, u arrestua në Gjirokastër dhe u betua se s’kishte shkelur në Lazarat prej vitesh. E megjithatë, ka prova se ai ka qenë pjesë e grupit të zjarrit. Dy të rinj të tjerë u dorëzuan në Rrogozhinë, duke përdorur këtë alibi për t’u shpëtuar prangave. Dita e pestë e operacionit, edhe pse jo më e tensionuara ka qenë tepër e vështirë për Forcat Speciale. Katër pika strategjike mbaheshin ende nga personat e armatosur dhe përmes tyre rrezikoheshin jetët e punonjësve të policisë. Problem ka qenë edhe snajperi i markës “Remington” me predhë të madhe. Për të vënë njëherë e mirë

Gjatë ditës së sotme e në vazhdim, forcat speciale do të realizojnë kontrollin e të gjitha shtëpive e në fund, një grup do të vazhdojë të qëndrojë në fshat. Tunelet rrëzë malit të Sopotit janë stacioni i fundit i Policisë së Shtetit në Lazarat, ku dyshohet se ka të kërkuar, por edhe lëndë narkotike.

kontrollin mbi fshatin, policia ka përdorur dy taktika. E para ka qenë presion psikologjik, që edhe forcat RENEA do të vinin në përdorim snajperat. E dyta, bashkëpunimi me banorët. Zyrtarë të lartë të policisë u kanë kërkuar banorëve të asgjësojnë vetë lëndën narkotike, në mënyrë që të shpëtojnë nga procedimi penal. Dhe kështu ka ndodhur. Kjo negociatë ka sjellë avancimin e policisë në brendësi të fshatit, e deri në orën 18:00, blindat e policisë kanë mbërritur në zonën e fundit jashtë kontrollit të shtetit. Por kjo nuk i ka dhënë fund operacionit për Lazaratin. Gjatë ditës së sotme e në vazhdim, forcat speciale do të realizojnë kontrollin e të gjitha shtëpive e në fund, një grup do të vazhdojë të qëndrojë në fshat. Tunelet rrëzë malit të Sopotit janë stacioni i fundit i Policisë së Shtetit në Lazarat, ku dyshohet se ka të kërkuar, por edhe lëndë narkotike.

Merret baza e “grupit të zjarrit”, shpallet në kërkim pronari Policia sekuestron tritol, granata, municione dhe 7 automatikë kallashnikovë në shtëpinë e 60-vjeçarit Lilo Brahimi Në zonën e quajtur “Depoja e ujit”, një mitraloz i rëndë qëlloi për pesë ditë rresht mbi forcat e Policisë së Shtetit. Tanimë, ai është i sekuestruar nga policia. Po dje, forcat speciale morën kontrollin e shtëpisë ku strehohej “grupi i zjarrit”, që rrezikoi shpeshherë jetën e policëve të operacionit. Zëdhënës të Policisë së Shtetit bënë me dije se kanë shpallur në kërkim pronarin e shtëpisë, Lilo Brahimi, i cili ishte larguar nga banesa. “Shtëpia e tij është përdorur si bazë për të qëlluar me armë ndaj policisë. Në të janë përdorur edhe snajpera”, tha një burim i policisë për MAPO-n. Në këtë shtëpi janë gjetur një sasi e madhe armatimi, granata, tritol dhe 7 automatikë kallashnikovë. Armët kanë qenë të përha-

pura në një pjesë të madhe të banorëve të Lazaratit, ndërsa policia ka bllokuar vetëm disa prej tyre. Në shtëpinë e 60-vjeçarit Lilo Brahimi mësohet të jenë strehuar mbi 12 vetë, të cilët dyshohet se janë larguar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Pranë tij është parë një sasi e madhe kanabisi, flitet për tonelata. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Jani Dervishi, 18 vjeç, por nuk dihet ende nëse është ai personi që ka qëlluar vazhdimisht. Një pjesë e madhe e banorëve janë larguar vetë nga fshati. Avancimi i policisë ka gjetur shumicën e shtëpive të kyçura, ndërsa lënda narkotike ndodhej ose në flakë, ose e mbjellë në oborret e shtëpisë. Fishekë, automatikë e armatime të tjera janë gjetur në banesat e braktisura. Mesditën e djeshme duket se është arritur edhe paqja mes banorëve të Lazaratit dhe policisë. Në prononcimet e tyre për mediat, banorët e zonës së shumëpërfolur kanë pohuar se nuk kanë pasur asnjë problem të shkaktuar nga policia.

Policia bën paqe me banorët: I falenderojmë për mbështetjen Pasi kanë shtrirë kontrollin në të gjithë fshatin, policia ka falenderuar edhe banorët e Lazaratit. Megjithatë, Policia e Shtetit u bëri atyre thirrje që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet procedurale të policisë. “Policia e Shtetit falënderon banorët e Lazaratit për mbështetjen që po i japin policisë gjatë këtij operacioni. Vijon përparimi i strukturave të policisë në brendësi të fshatit Lazarat”, - thuhet në njoftimin më të fundit nga Policia e Shtetit. Ndërsa ministri i Brendshëm ka komentuar në Facebook avancimin e policisë në brendësi të fshatit. “Vazhdon progresi. Policia tani gjendet në shtëpinë prej nga gjuante mitralozi i rëndë. Bravo çuna, bravo!- ka shkruar ai gjatë ditës së djeshme.

de kl a r ata

Prokurori i Antimafias italiane përgëzon policinë Prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta ka përgëzuar autoritetet shqiptare për ndërhyrjen e saj në Lazarat. “Për ne është një nismë shumë e rëndësishme, sepse identifikimi i këtyre plantacioneve të kanabisit është bërë edhe falë ndihmës së Guardia di Finanza-s. Është shumë e rëndësishme që të shkatërrohen, sepse do të ulet ndjeshëm trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria. Është një nismë shumë e rëndësishme dhe meriton suksesin, që do të ketë padyshim”, tha Cataldo Motta. Nëpërmjet policisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë institucioneve të saj, qeveria shqiptare ka këtë vendosmëri të fortë për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. “Jemi shumë të interesuar në këtë ndërhyrje të policisë. Dhe, për mua është një ngjarje shumë e rëndësishme, për të cilën shkojnë duartrokitjet e mia personale, për autoritetet shqiptare”, shtoi më tej Motta. Sipas prokurorit të Antimafias së Leçes, nëse do t’u kërkohet, autoritetet italiane do të jenë të gatshme për të ndihmuar palën shqiptare në luftën e nisur kundër kanabisit.


në fokus

12.8

Tonë kanabis janë asgjësuar gjatë 5 ditëve në Lazarat. Ndërsa një sasi e madhe kanabisi nga të mbjellat e vjetshme është djegur nga vetë banorët e fshatit, për të zhdukur gjurmët

80

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Mijë fidanë hashashi, disa në kubikë e ca të tjerë të mbjellë në oborret e fshatit janë shkatërruar gjatë ditëve të operacionit. Policia ka mundur të kontrollojë më shumë se 80 shtëpi

20.06.2014

2

5

Laboratorë të përpunimit të hashashit dhe prodhimit të vajit të hashashit janë gjetur në brendësi të fshatit. Laboratorët kanë qenë në shtëpitë e Gate Mahmutajt dhe vëllait të tij

Të arrestuar

Razip (Gate) Mahmutaj 1. Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë (nenet 79/b, 25 dhe 22 të Kodit Penal) 2. Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit (neni 278/4 i Kodit Penal) 3. Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283 i Kodit Penal) 4. Kultivimi i bimëve narkotike (neni 284 i Kodit Penal) Matias Boçi Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë (nenet 79/b, 25 dhe 22 të Kodit Penal) Emiljano Aliko Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë (nenet 79/b, 25 dhe 22 të Kodit Penal)

Baruti në duar “gozhdon” Gaten, ja roli i tij në trafikun e drogës së Lazaratit Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, emri i Gate Mahmutajt figuron si personazh periferik në trafikun e madh me kanabisin e Lazaratit. Bie alibia e lopëve, pas testit të barutit në duart e tij Leonard Bakillari Tiranë Gate Mahmutaj, personazhi më i

famshëm i 5 ditëve të “luftës” në Lazarat është vetëm një nga shumë banorët e fshatit, që furnizon me kanabis padronët e vërtetë të narkotrafikut. Ai përshkruhet si personazh periferik në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton Lazaratin që prej nëntorit të vitit të shkuar. Me ndihmën e autoriteteve italiane, prokuroria tashmë ka në dorë një superdosje, ku të dyshuar janë të paktën 50 persona, të cilët konsiderohen si bosët e vërtetë të drogës që kultivohet në Lazarat. Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë rezulton se Mahmutaj ka përgjegjësi në tregtimin e lëndëve narkotike që kultivonte në tokën e vet, por roli i tij në çështje është minor në krahasim me personat që blinin kanabisin e sekuestruar në Lazarat, të cilësuar edhe si grosistët e

drogës. Duke shfrytëzuar kultivimin e lëndës narkotike, këta persona kanë mundur që për vite me radhë të blejnë dhe shesin kanabisin e Lazaratit, duke krijuar kështu pasuri përrallore, por edhe linja të fuqishme trafiku me destinacion Italinë dhe Greqinë. Këta persona, sipas prokurorisë janë ende të lirë, por shumë shpejt pritet të lëshohen të paktën 50 urdhër-arreste për atë që konsiderohet si organizata kriminale më e madhe e hetuar ndonjëherë në Shqipëri. Dosja voluminoze po pasurohet me të dhëna nga terreni, ku prokurorët kanë verifikuar implikimin e disa prej të dyshuarve, duke dokumentuar kështu një pjesë të mirë të veprimtarisë së tyre. Pjesë e kësaj dosjeje është edhe Gate Mahmutaj, i dorëzuar në polici tri ditë më parë, pas publikimit të emrit si një nga personat që iu përgjigj me zjarr uniformave blu. Hetimet e para kanë rrëzuar alibinë e Mahmutajt se në kohën e sulmit ai

Me ndihmën e autoriteteve italiane, prokuroria tashmë ka në dorë një superdosje, ku të dyshuar janë të paktën 50 persona, të cilët konsiderohen si bosët e vërtetë të drogës që kultivohet në Lazarat.

ndodhej në mal duke ruajtur bagëtitë dhe lopët që ka në pronësi. Në gjymtyrët e të dyshuarit, ekspertët e policisë kanë gjetur mbetje baruti, çka sipas prokurorisë do të thotë se i arrestuari ka përdorur armë. Faktorët plotësues të qitjes në duart e Mahmutajt janë një nga provat kryesore të prokurorisë për t’i kërkuar gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Razip Mahmutajt, i njohur ndryshe me emrin Gate. Ndaj tij, prokuroria ka ngritur akuzat e “vrasjes e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë”, “mbajtjes së armëve dhe municioneve në sasi të mëdha”, “prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”. Sipas prokurorisë, këto akuza bazohen në provat e gjetura në banesën dhe magazinën në pronësi të Mahmutajt, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, armësh dhe gëzhojash. Të gjithë këto elemente janë të mjaftueshme që prokuro-

ria të kërkojë izolimin në qeli të Gate Mahmutajt, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i dënuar nga drejtësia me 23 vjet heqje lirie. Bashkë me të, përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda pritet të dalin sot edhe dy të arrestuarit e tjerë, Matias Boçi dhe Emiljano Aliko. Të dy këta persona akuzohen nga prokuroria se kanë qëlluar me armë punonjësit e policisë, pjesëmarrës në aksionin antikanabis në Lazarat. Sipas prokurorisë mësohet se ndaj Boçit dhe Alikos momentalisht është ngritur vetëm akuza “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, pas faktorëve plotësues të qitjes të gjetur në duart e tyre. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të dërgohet edhe djali i shtetasit Gate Mahmutaj, Vandam Mahmutaj, i arrestuar si pjesë e grupit që qëlloi me armë policët pjesëmarrës në operacionin e Lazaratit.

Arrestohet Vandami i Gate Mahmutajt dhe 3 të tjerë Shkon në 13 numri i personave të arrestuar nga policia për sulmin me armë në pesë ditët e operacionit. Shtohet sasia e kanabisit të asgjësuar Të dyshuarve për sulmin e armatosur ndaj forcave të Policisë së Shtetit iu shtohen edhe katër të arrestuar të tjerë, mes të cilëve edhe djali i Gate Mahmutajt, Vandam Mahmutaj. Policia tha se ka vënë në pranga katër persona, përfshi edhe shtetasin Hysen (Neni) Çela, i dyshuar si personi që ka qëlluar me snajper ndaj forcave të pol-

icisë. Dy të arrestuarit e tjerë janë vëllezërit Rustem dhe Teslim Mahmutaj, përkatësisht 19 dhe 22 vjeç, të cilët bashkë me të ndaluarit e tjerë akuzohen si pjesë e grupit të armatosur që sulmuan me armë policinë gjatë tentativës për t’u futur në fshatin Lazarat. “Këta shtetas akuzohen për veprat penale ‘vrasje e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim’, ‘mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘kultivimi i bimëve narkotike’. Të arrestuarit dyshohen se së bashku me persona të tjerë kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë nga forcat e

policisë në fshatin Lazarat”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë së Shtetit. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme. Nga përparimi i uniformave blu drejt fshatit Lazarat është bërë i mundur asgjësimi i rreth 80 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 12 ton e 800 kg kanabis-sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminim. Po ashtu,

gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. Policia

ka mundur të kontrollojë mbi 80 banesa dhe një numër të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e policisë kanë depërtuar në zonë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia tha se numri i të arrestuarve ka shkuar në 13 persona, por dyshohet se në sulmin me armë kundër policisë kanë marrë pjesë rreth 200 persona. Në vijim të operacionit policia mundi të vërë nën kontroll edhe banesën ku qëllohej me mitraloz, si dhe asgjësoi 287 kilogramë marijuanë të gjetur nga kontrolli i ushtruar në disa banesa.


6

ngjarje e ditës

ditari

Ish-kryeministri tha se në një darkë për nder të Tedi Papavramit, Rama ka debatuar me moderatorin Adi Krasta, por edhe ka sulmuar me fjalë të pista ministren Kumbaro dhe Ajola Xoxen

Kuvendi me pullë të kuqe

Berisha: Gjatë një darke Rama e ka quajtur gruan e Veliajt k…. “Një burrë që ia quajnë të shoqen k… dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë, vetëm ky është, vetëm ky është” Fejzi Braushi

Seanca e djeshme e Kuvendit të Shqipërisë ka marrë një drejtim krejt tjetër nga ajo që ishte përcaktuar në rendin e ditës. Natyrisht Lazarati ishte kryefjala e debatit, ku mazhoranca dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën për lidhjet e tyre me trafikun e drogës dhe me personat që i bënë rezistencë policisë në këtë komunë. Kulmin debati duket se e arriti me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjeve nga vendi të ministrit Erion Veliaj, e ka sulmuar atë me fjalë fyese ndaj gruas së vet, Ajola Xoxa. Berisha duke drejtuar gishtin nga Veliaj që gjendej i ulur në vendin e tij të ministrit, u shpreh: “Një burrë që ia quajnë të shoqen k… dhe prostitutë dhe nuk thotë asnjë fjalë, vetëm ky është, vetëm ky është”. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve të mazhorancës, të cilët e kanë gjuajtur Berishën me topa letre, ndërsa disa prej tyre i janë afruar foltores ku Berisha qëndronte i rrethuar nga garda dhe deputetët e vet. Kjo ka sjellë tensionimin e situatës, çka ka detyruar kryeparlamentarin Ilir Meta të ndërpresë seancën dhe të thërrasë Byronë për të marrë masë ndëshkuese ndaj fjalëve të përdorura nga Berisha. Por sipas Berishës, këto përpjekje të mazhorancës nuk do ta pengonin atë që të thoshte të vërtetën. Kështu më pas për mediat ai ka sqaruar se fjalët që kishte thënë në seancë nuk ishin të tijat, por të kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë të ditur dhe një herë se gjatë një darke për nder të violinistit Tedi Papavrami, Rama teksa ka debatuar me moderatorin Adi Krasta, ka sulmuar me fjalë të pista dhe gratë e dy ministrave, përfshi këtu edhe Ajola Xoxen, gruan e Erion Veliajt. Por ky incident erdhi si pasojë e debatit që palët zhvilluan për aksionin e policisë në Lazarat. Kështu opozita, me anë të deputetit Taulant Balla i ka kërkuar ish-kryeministrit të rrëfejë se cilat kanë qenë lidhjet e tij me të arrestu-

arin Gate Mahmutaj dhe se cili ka qenë roli i këtij të fundit dhe shumë personave që janë në listën e të kërkuarve të policisë në radhët e PD-së së Gjirokastrës. “A ke biseduar pak minuta para dorëzimit në telefon me Gate Mahmutajn? Si shpjegohet që në shumicën e telefonave të të arrestuarve numri kryesor ishte numri i Berishës? Të vijë urgjentisht në sallë dhe të japë llogari për lidhje me Gate Mahmutajn. Gojët e liga thonë se sapo e ka akuzuar Gaten si tradhtar të kauzës, por këtë të vijë ta shpjegojë. Cili është roli i Gates në PD-në e Gjirokastrës?” - tha Balla. Por në mungesë të Berishës, i cili nuk kishte ardhur ende në sallë, në emër të opozitës ka reaguar kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, i cili ka theksuar se trafikantët e vërtetë të drogës gjenden në Tiranë dhe jo në Lazarat. “Meqë dashka përgjigje zotëria trafikant për lidhjet që paskemi ne me trafikantët. Unë në Lazarat njoh boll njerëz, por Gaten e dëgjova nga ju. Morët një e ngritët që të thoni e kapëm këtë dhe e luftuam drogën. Nuk kanë marrë deputetët e PD parcela me qira në Lazarat. E dini shumë mirë. Listën me emra e keni nxjerrë vetë. Dhe nuk kishte emra të deputetëve të PD-së. Kapobandat janë në Bllok, janë në Tiranë. Ata i kanë marrë parcelat. Kapobandat janë këtu. Dhe aty midis jush”, - tha Paloka. Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duke iu referuar listës së të kërkuarve të policisë për ngjarjet e Lazaratit, ka deklaruar se djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, është një prej atyre që po qëllojnë policinë. “Djali i Luizës është atje dhe gjuan kundër policisë. Nëse nuk ka qenë, sille djalin për 30 minuta këtu dhe t’i kërkojmë ndjesë”, - tha Noka. Ndaj kësaj akuze ka reaguar deputetja socialiste, e cila ka mohuar që djali i saj të ketë lidhje me këto ngjarje, ndërsa e ka thirrur atë që të vijë në parlament. Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha i mbërritur gjatë këtij debati në sallë ka akuzuar kryeministrin si

Mos gënjeni, mos mashtroni, turp, na paraqisni në media 55 herë arrestimin e Gate Mahmutajt, që është përdhos në Lazarat...”, - tha Berisha ndërsa i ka bërë thirrje ministrit të heqë forcat e policisë nga Derviçani

të implikuar direkt në trafikun e drogës. “Ajo që po ndodh në Lazarat është dëshmi e implikimit duke nisur nga kreu i ekzekutivit e deri tek Saimiri. Jam me policinë, por jo me trafikantët në qeveri. Përjashtohen nga lista e kërkimit të gjithë bosët e Lazaratit, asnjë prej tyre në listën e kërkimit, se ata i përjashton Serezi i ministrisë. Mos gënjeni, mos mashtroni, turp, na paraqisni në media 55 herë arrestimin e Gate Mahmutajt, që është përdhos në Lazarat...”, - tha Berisha ndërsa i ka bërë thirrje ministrit të heqë forcat e policisë nga Derviçani dhe që forcat e rendit të godasin me precizion për të mos dëmtuar popullsinë e pafajshme.

Veliaj: Berisha, një palaço me gjuhë, që s’u bë kurrë fisnik Lidhur me ngjarjet e djeshme në parlament ka reaguar edhe ministri Erjon Veliaj, i cili duke folur për mediat është shprehur se deklaratat e Berishës janë thjesht shpifje të ndyra dhe njëkohësisht të ulëta. “Ka qenë taksirati i shqiptarëve që të dëgjojnë të tilla banalitete. Ne nuk do zhgërryhemi në këtë baltë. Është e rëndësishme të shohim dhe kujtojmë se pse degjeneroi ky debat. Unë jam deputet i Gjirokastrës dhe nuk më vjen mirë që bizneset atje të mos jenë shumë të kënaqur”. Ai shtoj më tej se akuzat e Berishës për një debat gjatë një darke të shtruar në nder të violinistit Tedi Papavrami nuk janë të vërteta. “Kemi pasur një darkë nderi në darkën kushtuar Tedi Papavramit, asgjë nuk është e vërtetë, pasi kjo gjë verifikohet lehtë. Jam krenar për Ajolën. Jam krenar dhe për nënën time. Me familjet e të tjerëve nuk merrem kurrë, as sa herë ja-

në martuar, pasurinë, dhe refuzoj të behëm pjesë e një kulture që të merrem me gratë e të tjerëve. Kultura e të futurit të tij poshtë çdo vrimë çelësi, çdo krevati, është diçka e keqe për të. Unë dhe Ajola mundohemi të jetojmë me dinjitet dhe fisnikëri. Mjerë ata që kanë në shoqëri dhe familje Sali Berishën”, - tha Veliaj. Më tej, duke marrë shkak nga gjithë debati i zhvilluar në seancë, ministri Veliaj theksoi se është shumë i kënaqur me operacionin e policisë në Lazarat, çka sipas tij ka ndikuar për keq te Berisha. “Për Salën është ditë e sikletshme, Zoti ia shtoftë jetën që të bëhet palaço të na shohë dhe ne. Nuk u bë kurrë fisnik. Dhe s’diti të bëhet kurrë njeri i civilizuar. Një palaço me gjuhë, i cili na imponohet me helm, me baltë. Jam krenar për kryeministrin, i cili ka mirësjellje ndaj bashkëshortes sime dhe ministreve”, - tha më tej Erion Veliaj.

reagimi

Ajola Xoxa: Shpifje e pacipë e Berishës Vetëm pak minuta më vonë, vetë Ajola Xoxa ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ku ka hedhur poshtë si shpifje gjithçka ka shprehur ishkryeministri jo vetëm në këtë seancë, por në gjithë këto ditë për këtë darkë. “Më ka kapur një neveri e papërshkrueshme për nivelin e shpifjes që mund të arrijë Berisha!” - shprehej Xoxa. Më tej, duke marrë shkas nga ajo darkë së cilës Berisha i referohet në deklaratat e veta, Xoxa tregon se jo vetëm aty, por në asnjë moment tjetër kryeministri Rama nuk ka përdorur ndaj saj fjalë fyese. “Meqë isha në atë darkë, dua të deklaroj publikisht se kurrë, kurrë në jetë kryeministri Rama nuk ka përdorur ndonjë fjalë fyese ndaj meje, as edhe një herë! Përkundrazi, kam patur veçse respekt prej tij. Sa turp që një burrë në moshën e tim gjyshi gënjen dhe shpif kaq pa cipë! TURP!”, - shkroi Xoxa në llogarinë e saj në Facebook. Ndërkohë që Berisha në një reagim të tijin më të vonshëm do të tregonte dhe një herë historinë e asaj darke, ku sipas tij, kryeministri Edi Rama teksa kishte mbërritur në darkën e ditëlindjes së violinistit Tedi Papavrami, ku ishin të ftuar më shumë se 20 personalitete e zyrtarë, teksa sheh të pranishëm në të dhe moderatorin Adi Krasta, ka nisur ta sulmojë atë me një fjalor të rëndë. Sipas Berishës, në momentin kur Rama agreson Krastën, ministrja Mirela Kumbaro dhe bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxe hyjnë për t’i ndarë. Këtë gjë, bën të ditur Berisha, Rama nuk e ka pranuar dot dhe ndaj ua kthen atyre duke i sharë dhe ato me një fjalor të rëndë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

20.06.2014

“Nuk kanë fakultetin politik për të duruar pikëpamjen ndryshe, pikëpamjen e kundërt, të vërtetën. E duan Kuvendin një stallë propagandistike”

Basha: I papranueshëm përjashtimi, u provokua rëndë PD-ja TIRANË “I papranueshëm përjashtimi nga Kuvendi i ish-presidentit dhe ish- kryeministrit të vendit, prof. dr. Sali Berisha. I patolerueshëm zbatimi prej dyshes Rama-Meta i kuteve që ndryshojnë si nata me ditën: kur deputetë-bashibozukë të Edi Ramës ushtrojnë dhunë kundër opozitës, justifikohen e lavdërohen prej tyre, kurse lideri historik i Partisë Demokratike, që po mban një peshë të madhe të parlamentarizmit dhe kuptimit të tij, dënohet për fjalën e lirë”, - shkruan kryetari i PD-

së, Lulzim Basha, në faqen e tij në Facebook. Basha citon ndër radhë se me përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit është provokuar rëndë PD-ja dhe qytetarët që besojnë në vlerat e parlamentarizmit. “Nuk përballojnë dot debatin. Nuk kanë fakultetin politik për të duruar pikëpamjen ndryshe, pikëpamjen e kundërt, të vërtetën. E duan Kuvendin një stallë propagandistike. E duan pa opozitën, ose me një opozitë që u mban ison. Kjo u lexohet në çdo fjalë, në çdo gjest.

Sot në një akt të frymëzuar jo nga e vërteta e debatit, por nga spekulimet dhe hakmarrja politike, kanë provokuar rëndë Partinë Demokratike dhe mbarë qytetarët shqiptarë që besojnë në vlerat e parlamentarizmit. Nuk do t’u ecë provokimi. Nuk do t’u ecë hipokrizia. Nuk do t’u ecë paligjshmëria dhe djallëzia. Nuk do t’u ecë asnjë skenar që mund të pengojë Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar në misionin e mbrojtjes dhe zhvillimit të demokracisë në Shqipëri”, - shkruan ai.

Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, PD vendos bojkotin “…Përjashtimi i Sali Berishës është një akt i dhunshëm i dyshes Rama-Meta, një përpjekje ekstremiste për të eliminuar opozitën parlamentare…Sali Berisha denoncoi degjenerimin etik dhe moral të Kryeministrit, sot në sallën e Kuvendit, dhe për këtë u dënua…” TIRANË “…Ne nuk na keni këtu”, - u tha dje kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, deputetëve socialistë në Kuvend pas vendimit të Byrosë për përjashtimin 10 ditë nga punimet të ish-kryeministrit Sali Berisha, si rezultat i një deklarate ofenduese të tij në drejtim të Ajola Xoxes, bashkëshortes së ministrit Erjon Veliaj. Sipas Berishës, fyerja nuk ishte e tij, por e Ramës drejtuar Xoxës në një darkë private që precipitoi deri në ofendime pas një incidenti mes kryeministrit dhe gazetarit Adi Krasta. “Pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që përdori deputeti Berisha, me kërkesën e kryetarëve të grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, si edhe me iniciativën time si drejtues i seancës, kërkova mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të mbajtur një qëndrim. Byroja vendosi në përputhje me nenin 65, pika 2: ‘Kur deputeti fyen deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave, ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, në seancë plenare dhe në komisionet parlamentare deri në 10 ditë”, - tha dje me

rifillimin e punimeve kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Por opozita kishte braktisur tashmë sallën, ndërsa ishkryeministri Berisha e përsëriti qëndrimin e tij në një prononcim për mediat sapo zbriti shkallët e Kuvendit. Më pas ai lajmëroi një konferencë për shtyp, të mbajtur kësaj here në selinë e PD-së, ndërsa nuk ishte pjesë e mbledhjes së mëvonshme e grupit parlamentar demokrat. Me përfundimin e konferencës, ai u largua bashkë me përfaqësuesit e medias, ndërkohë që deputetët e grupit u mblodhën për të marrë zyrtarisht vendimin. Pas mbledhjes së shkurtër, sërish në një dalje publike Edi Paloka njoftoi bojkotin ndaj Kuvendit deri në një vendim të dytë të grupit parlamentar. Paloka argumentoi edhe arsyet se pse. “…Përjashtimi i Sali Berishës është një akt i dhunshëm i dyshes Rama-Meta, një përpjekje ekstremiste për të eliminuar opozitën parlamentare… Opinioni publik shqiptar ka kohë që është i tronditur dhe nuk kapërdin dot lajmet mbi një darkë dekadente qeveritare, ku kryeministri Rama fyen jashtë çdo përfytyrimi dhe zakoni shqiptar zonjat që janë të pranishme në tryezë. Sali Berisha e denoncoi këtë degjenerim etik dhe moral të kryeministrit, sot në sallën e Kuvendit, dhe për këtë u dënua… Ky fundërrinë e politikës, siç e ka cilësuar Ilir Meta, ka quajtur publikisht një gazetare ‘prostitutë’. Edi Rama vizaton nga pas zonjat deputete kur ato janë duke folur në sallën e Kuvendit. Edi Rama është kapur mat nga televizionet duke përdorur në sallën e Kuvendit një fjalor që turpëron edhe horrat”, - tha ai. Sipas

Paloka

“Ky fundërrinë e politikës, siç e ka cilësuar Ilir Meta, ka quajtur publikisht një gazetare ‘prostitutë’. Edi Rama vizaton nga pas zonjat deputete kur ato janë duke folur në sallën e Kuvendit. Edi Rama është kapur mat nga televizionet duke përdorur në sallën e Kuvendit një fjalor që turpëron edhe horrat”

Palokës, sot dënohet lajmësi, denoncuesi dhe jo ai që ka fyer. “…Gjatë gjithë karrierës së tij, Edi Rama e ka pasur dhe e ka stil të punës së tij të shajë, fyejë, e të depersonalizojë servilët dhe gratë e burrat e servilëve që i rrinë para dhe pas. Çdo shqiptar e njeh mirë këtë anë të errët të lobit mendor të kryeministrit. Çdo shqiptar e beson se Edi Rama i ka fyer deri në pikën më të fundit zonjat në darkën qeveritare. Çdo shqiptar e dënon këtë gjuhë, këtë sjellje, këtë degradim, sidomos kur e bën kryeministri, që duhej të ishte model publik”, - tha ai. Paloka hoqi një

paralele me një tjetër rast që lidhet me dhunën fizike të paradokohshme ndaj deputetit Gent Strazimiri. “… Kjo është një sjellje e përsëritur e dyshes Rama-Meta. Edhe kur dhunohet fizikisht deputeti i Partisë Demokratike, sërish nuk dënohet dhunuesi, por i dhunuari. Rama dhe Meta duhet ta mësojnë edhe një herë sot, se nuk do t’ia dalin kurrë të mbyllin gojën e opozitës me akte të tilla të turpshme. Partia Demokratike do të jetë gjithnjë zëdhënëse e të vërtetave në interesin më të lartë të publikut dhe qytetarëve”, - tha ai. Nevila Perndoj

Berisha: Nuk i thashë unë fyerjet, citova Ramën në një darkë private TIRANË Në një konferencë të mëvonshme për shtyp, pas përjashtimit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha tha se në Kuvend kishte cituar fjalët e kryeministrit Edi Rama drejtuar bashkëshortes së Erion Veliajt. Berisha foli për herë të parë nga selia e PD-së dhe jo nga zyra e tij private, me argumentin se problemet teknike të lidhjes live nga kati i 14-të ku ai ka zyrën nuk mundësoheshin shpejt. ”…Absolutisht që unë nuk them të tilla fjalë, përveçse fjalët që ka thënë ai. Këtu është problemi. A keni dëgjuar ndonjëherë në botë që të merren masa ndaj citimit? Ky është rast unik. Autorësia është e kryeministrit. Ai nuk tha nuk e kam thënë… Kështu që nuk janë fjalët e mia ato. Më vjen keq. Këto janë fjalë të thëna nga ai në darkë. Në qoftë se dikush nuk guxon t’i citojë ato pastaj, ky nuk është Sali Berisha. Sali Beri-

sha do t’i citojë ato, do t’ia përplasë në fytyrë sa herë ai të bëjë akte të tilla. Jam i betuar dhe ia kam thënë në parlament. Mos të thotë, nuk ia them”, - tha ai. Berisha tha se akuzat e Ramës i referohen një darke private të para disa ditëve. “Unë vetëm thashë pjesën e parë, prandaj edhe vegla e tij Meta ndërpreu seancën, në një darkë ditëlindjeje me 20 e ca zyrtarë, pasi shpërthen si i çmendur, si i dizekuilibruar ndaj Adi Krastës, për të cilin unë, së pari nuk kam asnjë lloj miqësie me të, dua ta sqaroj, por kjo nuk më pengon mua kurrë të mbroj mediat, nuk më pengon t’i them atë që nuk ia thonë dot qytetarët publikisht. Pasi agreson atë dhe shkon me gojë të hapur si gorillë për ta kafshuar, dy zonja të pranishme në darkë hyjnë në mes për të qetësuar situatën. Njëra, zonja Kumbaro, tjetra, zonja Veliaj. Jua kthen,

Për herë të parë, ish-kryeministri pohoi se gjatë tetë viteve qeverisjeje të së djathtës, politika e tij ka qenë për të mos ndërhyre në Lazarat. “…Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë. Full stop…Qëndrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera, përveç ndërhyrjes me forcë”

do të më falni për shprehjet tani, ti p………, ti e tillë e ti e atillë, dhe burrat e tyre ulin kokën e nuk thonë një fjalë…”, - tha ai. Berisha foli dje edhe për ngjarjen në Lazarat, duke shtuar se operacioni duhet të ishte realizuar konform të gjitha rregullave dhe jo në kaos. Për herë të parë, ish-kryeministri pohoi se gjatë tetë viteve qeverisjeje të së djathtës, politika e tij ka qenë për të mos ndërhyre në Lazarat. “…Ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë. Full stop… Qëndrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera, përveç ndërhyrjes me forcë. Dhe nuk ka qenë një qëndrim i pabazuar. Ky qëndrim është shoqëruar me rënie drastike të mbjelljeve dhe këtu ka të dhëna për këtë”, - tha ai. Sa për ndërhyrjen e tanishme, Berisha tha se çdo qeveri bën zgjedhjen e vet. “…Ama një ndërhyrje sipas të gjitha rregullave dhe jo kaos, dhe

jo të informohen bosët, dhe jo të mos ndiqen bosët e trafikut, dhe jo të ushtrohet terror psikologjik mbi popullatën, dhe jo të bëhen bastisje që nuk duhen bërë kurrë në një vend të lirë. Çdo qeveri bën zgjedhjen e vet. Zgjedhja ime ka funksionuar”, - shtoi ai. Berisha tha gjithashtu se atij nuk i është kërkuar nga partnerë si Italia apo Greqia për të ndërhyrë në Lazarat. “Absolutisht kurrë. As njëri partner as tjetri dhe përkundrazi janë raportet e tyre dhe kur të doni jua vëmë në dispozicion me vlerësimet më të mëdha. Ka patur një moment, që më është thënë problemi i Lazaratit dhe kam bërë shpjegime të cilat nuk i bëj tani, sepse kjo qeveri ka bërë këtë zgjidhje, por shpjegime të cilat do t’i them në një moment tjetër, do t’i them në një moment kur të më lejojë situata për ta thënë”, - tha ai.


8

20.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

aktualitet

60-vjeçari denoncon policët: Më dhunuan Durrës Një shtetas 60-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar dje dy efektivë të policisë për dhunë fizike ndaj tij. Mësohet se 60-vjeçari Bashkim

Dragovoja, me profesion shofer furgoni, pretendon se dy policë e kanë dhunuar pa asnjë arsye. Momentalisht nuk bëhen të ditura

rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i efektivëve, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Florenc Hoxha në pranga, urdhër-arrest edhe për Dajtin: Do të dorëzohem Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar me urdhër-arreste për kreun e inspektoratit të Bashkisë dhe atij të qeverisë. Florenc Hoxha përfundon në pranga për shpërdorim detyre. Zyhdi Dajti: Jam në Vlorë, lajmin e pashë në TV! Leonard Bakillari

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës përfundoi dje me arrestimin e Florenc Hoxhës dhe një urdhër-arrest për Zyhdi Dajtin. Dy kryeinspektorët, i pari në krahun e Bashkisë dhe i dyti në atë të qeverisë, akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me disa ndërtime në Tiranë. Burime nga Prokuroria bënë me dije se Florenc Hoxha, kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, u arrestua rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, pas një vendimi të gjykatës që caktonte ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. I njëjti vendim gjykate kërkonte edhe arrestimin e kreut të INUK, Zyhdi Dajti, por policia ka hezituar deri në mesnatë të ekzekutonte vendimin. Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se ndaj Hoxhës ishin regjistruar të paktën katër procedime penale për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Kanë qenë banorë të qytetit të Tiranës ata që denoncuan Hoxhën

në prokurori rreth tre muaj më parë për prishjen e ndërtimeve në mënyrë selektive. Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë mësohet se janë evidentuar një sërë ndërtimesh të prishura në kundërshtim me ligjin. Sipas burimeve mësohet se tre qytetarë kanë denoncuar Hoxhën pas aksioneve të Inspektoratit që shembën pronat e tyre. Nga verifikimet e kryera rezulton se në të tria rastet, Inspektorati i drejtuar nga Florenc Hoxha kishte vepruar në mënyrë të kundraligjshme, pasi objektet e shembura ishin me leje. Por ndaj Hoxhës rëndon edhe akuza e lejimit të ndërtimeve pa leje në zona të ndryshme të kryeqytetit. Rreth tre muaj më parë Policia e Shtetit ka referuar në Prokurori një dosje të plotë, sipas së cilës, Inspektorati i Bashkisë kishte lejuar të paktën 20 ndërtime pa leje. Sipas hetimit të prokurorisë rezulton se Inspektorati Urbanistik kishte dijeni për të gjitha ndërtimet e paligjshme në territorin e qytetit të Tiranës. Në hetimet për këtë çështje prokuroria ka përfshirë edhe persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të cilët dyshohen si përgjegjës për situatën e krijuar me ndërtimet pa leje. Ende nuk ka shifër të saktë, por mësohet se me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka urdhëruar edhe arrestimin e disa personave të tjerë të përfshirë në hetimet e kësaj çështjeje. Zyhdi Dajti, kreu i INUK, që u bë veçanërisht i njohur gjatë

Dy kryeinspektorët, i pari në krahun e Bashkisë dhe i dyti në atë të qeverisë, akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me disa ndërtime në Tiranë.

prishjes së ndërtimeve me tritol, është njëri prej tyre. Dajti akuzohet se ka pezulluar punimet në objekte, për të cilat kishte një vendim gjykate që i cilësonte ato të ligjshme. Sipas prokurorisë, ky akt ka shkaktuar dëme të mëdha financiare për kompanitë e ndërtimeve. Prokuroria thotë se hetimet për këtë çështje vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të akuzave të ngritura ndaj kreut të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Tiranë.

Gjyqtari Dhimitër Pojanaku akuzohet edhe për pastrim parash Korçë Gjyqtari Dhimitër Pojanaku është përballur dje dhe me akuzën për “pastrim parash”, pasi u kap pak kohë më parë në flagrancë duke bërë korrupsion. Prokuroria e Qarkut Korçës ka bërë të ditur se ai akuzohet se, përveç “korrupsionit pasiv” e “abuzimit me detyrën”, ka kryer edhe pastrim parash. Në emër të gjyqtarit janë të regjistruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlera të konsiderueshme, ndërkohë që nga hetimet dyshohet se janë siguruar në veprimtari kriminale. Gjyqtari Dhimitër Pojanaku u arrestua në kushtet e flagrancës muaj më parë, teksa ishte duke marrë një sasi lekësh nga një qytetare për mbylljen e një çështjeje. Shtetasja me iniciale B.R. ka denoncuar g jyqtarin në Prokurorinë e Korçës. Ajo ka deklaru-

ar se Pojanaku i kishte kërkuar para për të mbyllur një çështje që ishte hapur me një padi civile. Mësohet se gjyqtari 58-vjeçar i kishte kërkuar gruas 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të mbylljes së çështjes. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Pojanaku i kishte caktuar gruas datën 13 prill për dhënien e parave. Në pamundësi për të dhënë të gjitha paratë njëherësh, gruaja i ka dorëzuar atij vetëm gjysmën e parave të kërkuara në 13 prill, duke i premtuar se brenda pak ditësh do siguronte edhe shumën tjetër. Gjyqtari dhe qytetarja janë takuar në një prej lokaleve të Pogradecit, por ndërsa gruaja i ka dhënë paratë Pojanakut, atij i janë vënë prangat. Megjithatë, gjyqtari Pojanaku i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Are”, regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 10/7/2, vol 4, faqe 132, me sip. 2125 m2, , ZK 1303, pasuri e ndodhur ne fshatin Bujqes, komuna, Shirgjan, Elbasan, në pronësi të shtetasve Ndricim e Mynevere Sulmina. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Fondi Besa. Ankandi zhvillohet ditën e martë më dt. 01.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 401,200 (katërqindenjëmijëedyqind) leke. Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@ yahoo.com. Cel 0682099479.

shkurt

INUK shemb ndërtimet pa leje, liron rrugët Berat Fadromat e Inspektoratit të Ndërtimit pranë Bashkisë së qytetit të Beratit, të ndihmuara nga inspektorët e Policisë Bashkiake kanë rrafshuar ndërtimet pa leje në rajonin numër 3. Aksioni i paralajmëruar prej ditësh u zhvillua në lagjen “Donika Kastrioti”, ku garazhet, shtesat dhe oborret kishin zënë krejtësisht hapësirat përpara pallateve dhe rrugicat mes tyre. Kjo zonë deri dje konsiderohej si një nga lagjet më problematike të qytetit, ku mjetet e ndërhyrjes së shpejtë si ambulancat dhe zjarrfikëset e kishin të pamundur të futeshin pranë banesave, si pasojë e zënies së shesheve. Aksioni për kthimin e hapësirave publike në Berat parashikohet që të vijojë shumë shpejt edhe në rajonet e tjera të kësaj bashkie.

Breshëri dëmton pemëtarinë

Njoftim për ankand Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : Pasurinë “Apartament”, regjistruar në ZVRPP Peqin, me nr. pasurie 13/37+13, vol 2, faqe 102, me sip. 61,52 m2 , ZK 2908, pasuri e ndodhur në lagjen “Xhami” Peqin, në pronësi të shtetasve Mahmud e Naxhije Dokja. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 02.07.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 1,860,365(njemilioneteteqindegjashtedhjetemijeetreqindegjashtedhjeteepese) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F.Turku” kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479.

Korçë Stuhitë me shi dhe breshër shkaktuan dëme të tjera në fshatrat e Korçës. Me dhjetëra hektarë sipërfaqe me pemëtari dhe kultura bujqësore kanë pasur të njëjtin fat si prodhimet e fermerëve në komunën Pojan në fillim të javës. Breshëri i rënë të enjten ka dëmtuar prodhimet në zonën e Devollit, në fshatrat Zëmblak, Cangojnë dhe Mançurishtë. Fermerët pohojnë se kjo është hera e dytë brenda javës që prodhimet goditen nga breshëri. Edhe pse është hera e dytë brenda pak ditëve, fermerët pohojnë se inspektorët e bujqësisë nuk kanë ardhur ende për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore, të cilat sipas tyre kanë qenë të konsiderueshme.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomia

20.06.2014

9

Për këtë grup do të përdoret 70% e fondit vjetor të dëmshpërblimit. Për ish të përndjekurit poshtë mohës 75 vjeç, masa e dëmshpërblimit nuk do të jetë më e vogël se 100 000 lekë dhe as më e madhe se 1 000 000 lekë

Projektligji për ish të përndjekurit, ja masa e kësteve të dëmshpërblimit Kuvendi ka përfshirë në axhendën e tij miratimin e projektligjit të ri “Për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë”. Projektligji synon dëmshpërblim për ish të burgosurit politikë që jetojnë, duke u dhënë përparësi gjinisë, moshës, gjendjes shëndetësore dhe nevojave të fëmijëve të tyre të mitur. Kjo kategori do të quhet grup parësor. Për këtë grup do të përdoret 70% e fondit vjetor të dëmshpërblimit. Për ish të përndjekurit poshtë mohës 75 vjeç, masa e dëmshpërblimit nuk do të jetë më e vogël se 100 000 lekë dhe as më e madhe se 1 000 000 lekë. Duke ruajtur ndarjen në këste të dëmshpërblimit, do të përfitojnë brenda të njëjtit këst, më së pari dhe me ritëm të përshpejtuar ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e kryerjes së pagesës, duke filluar me ish të dënuarat politike. Projektligji saktëson se, pas fem-

rave përfitojnë ata të moshuar mbi 75 vjeç, ata që vuajnë nga sëmundje të rënda apo fëmijët e ish të dënuarve që jetojnë ose jo e që janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve e pastaj ata ish të dënuar që janë në moshë më të re. Ndërhyrja, konkretisht, është bërë në nenin 12, ku propozohet riformulimi i paragrafit të parë të këtij neni: “Në bazë të

buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 % për të gjitha subjektet përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni, dhe 30 % për trashëgimtarët e ish të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në kategorinë parësore, me kusht që masa e dëmshpërblimit të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe jo më e madhe se 1 000 000 (një milion) lekë. Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve parësore të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë. “Me kryerjen e pagesës për të gjitha subjektet parësore brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës e kështu me radhë”.

Radha, cilët kompensohen të parët a) Ish të dënuarat politike që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; b) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji; c) Ish të dënuarit politikë të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; ç) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës së radhës së parë në moshës të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji; d) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji; dh) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç në momentin e miratimit të këtij ligji.

Reforma e pensioneve shkon për miratim në Kuvend, ja 9 risitë Qeveria e ka miratuar reformën e pensioneve dhe e ka çuar atë për miratim të mëtejshëm në Kuvend. Zbardhet i gjithë projekti final i qeverisë. Ja të gjitha risitë për përllogaritjen e moshës dhe pensionit social Blerina Hoxha

Qeveria ka miratuar pa bujë reformën e pensioneve, e cila tashmë ndodhet në Kuvend në pritje të diskutimit në komisione për miratim. Projektligji me titull për “Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” është vetë reforma e pensioneve, që pritet në muajt në vijim të plotësohet edhe me disa VKM e projektligje të tjera Përllogaritja

Sipas dispozitave aktuale, pensioni i llogaritur nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tri vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë. Praktikisht, këto dy kufizime kanë bërë që kthimi i kontributeve të paguara gjatë gjithë karrierës në formën e pensionit, për të siguruarit me paga mbi pagën mesatare është në nivele shumë të ulëta, rreth 55%, ndërsa për të siguruarit me paga minimale, kthimi i kontributeve është rreth 150%, që do të thotë që marrin 50 % më shumë sesa kanë kontribuar. Për rivendosjen e parimit kontributiv dhe forcimin e tij, në këtë projektligj parashikohet ripërcaktimi i formulës së përllogaritjes së pensionit, duke zëvendësuar pensionin bazë me pensionin social dhe duke rritur atë pjesë të pensionit që lidhet drejtpërdrejt me madhësinë dhe vitet e kontributeve të paguara. Sipas projektligjit, ky ndryshim do të rrisë peshën e pjesës së pensionit që merr për bazë pagën mbi të cilën ka kontribuar gjatë jetës, si dhe gjatësinë e periudhës së sigurimit (vitet e sigurimit). Kështu, për personat që kanë kontribuar më gjatë në skemë ose kanë kontribuar me paga të larta, masa e pjesës kontributive të pensionit do të jetë më e madhe, duke krijuar një lidhje më të drejtë midis kontributit të paguar ndër vite dhe pensionit. Ky ndryshim i mënyrës së llogaritjes do të shoqërohet edhe me eliminimin e dy kufizimeve, duke lënë si pension që do të përfitohet vetëm masën e pensionit që del nga llogaritja sipas formulës. Sipas kësaj formule, për personat që kanë kontribuar me paga mbi pagën mesatare, masa e pen-

sionit do të rritet në nivele të pranueshme ndaj pensioneve aktuale dhe bazuar në shumat më të mëdha të derdhura si kontribut. Pensionistët që do të dalin në pension nga viti 2015, për një periudhë afatmesme do të kenë një rritje të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët aktualë. Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qenësishme dhe të mbështetura mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listëpagesa dhe të indeksuara sipas rregullave të qarta dhe të qëndrueshme, të cilat do të japin një bazë të vlerësuar më të lartë dhe, për rrjedhojë, një masë më të madhe për pjesën kontributive të pensionit.

Mosha e daljes në pension, rritja nis nga 2015 Duke filluar nga viti 2015, në harkun kohor 2015-2032 mosha e pensionit për gratë do të rritet me dy muaj në vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç, ndërsa për këtë periudhë, mosha e pensionit për burrat nuk do të ketë ndryshim. Pas vitit 2032, mosha e burrave dhe grave do të rritet në përputhje me rritjen e parashikuar të jetëgjatësisë, duke u barazuar në 67 vjeç në vitin 2056. Gjithashtu, me ndryshimet e parashikuara në nenin 32, parashikohet një ripërcaktim i formulës së llogaritjes së pensionit dhe heqja e tavaneve, të cilat kufizonin marrjen e një pensioni më të lartë se dyfishi i pensionit minimal edhe për rastet kur me kontributet e paguara përllogaritej një pension më i lartë. Këto tavane krijonin padrejtësi, kishin dobësuar ndjeshëm lidhjen midis pensionit dhe kontributit dhe dekurajonin pagimin e kontributeve me paga të larta, duke u bërë shkak për evazion dhe fshehje të pagave.

Pensioni social, ja kush e përfiton

Sipas projektligjit, pensioni social parashikohet t’u akordohet qytetarëve shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, që nuk kanë të ardhura të tjera të përfituara nga pasuritë, trashëgimitë, të ardhura nga investimet etj., pra, kur vërtetohet që nuk kanë mjete të tjera alternative për jetesën. Sipas relacionit shoqërues, vendosja e kufirit moshor prej 70 vjetësh është bërë për arsye që qytetarët të inkurajohen të marrin pjesë në skemë nëpërmjet pagimit të kontributeve dhe përfitimit të një pensioni më të madh dhe më dinjitoz. Gjithashtu, në këtë dispozitë parashikohet që pensioni social mund të jetë i pjesshëm për atë kategori personash që kanë të ardhura nga burime të tjera, por niveli i tyre mujor është më i ulët se masa e pensionit social. Kriteret e përfitimit do të caktohen nga Këshilli i Ministrave. Bazuar në të dhënat nga regjistri i shtetasve dhe regjistri i pensioneve, si edhe duke vlerësuar në mënyrë eksperte numrin e përfituesve (kjo për shkak të mungesës së të dhënave për burimet e të ardhurave të të moshuarve pa pension), parashikohet që në vitet e para numri i përfituesve të jetë rreth 5000 persona me një kosto vjetore prej rreth 400 milionë lekë në vit, të cilat do të financohen nga të ardhurat e përgjithshme nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Ja 9 risitë e skemës 1 6 2 7 Saktësimi i rregullave dhe procedurave të indeksimit të masës së pensioneve.

Rritja graduale e kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane, deri në vitin 2018.

Heqja e kufizimeve tavan të pensionit.

Shfuqizimi i formulës së llogaritjes të pensioneve të zonave rurale dhe përdorimi i së njëjtës formulë si për pensionet e tjera.

3

8

4

9

Njehsimi i pagës minimale kontributive me pagën minimale në shkallë vendi dhe përcaktimi i rregullave strikte për indeksimin e pagave kontributive. Rritje graduale të moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë, me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dyja sekset, në vitin 2056.

5

Përmirësimi i mënyrës së llogaritjes së pensioneve për nënat me shumë fëmijë dhe pensioneve familjare, duke përcaktuar si moshë për përfitimin e pensionit nga bashkëshortët moshën e daljes në pension.

Inkurajimi i vazhdimit të punës pas mbushjes së moshës për pension, nëpërmjet rritjes të shtesës për shtyrje pensioni në 0.5% për muaj. Përcaktimi që të gjithë individët që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç, që kanë qenë rezidentë në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit. Masa e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive. Ky pension do të jepet duke patur si kusht verifikimin e të ardhurave dhe do të financohet nga buxheti i shtetit.


10 20.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Njoftime/reklama 5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.06.2014

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Media e Tiranës, harta e munguar e Shqipërisë etnike

K

ur komunikimi planetar është duke jetuar atë që Marshall Mc Luhan e parashikoi që në vitin e largët 1962 “fshatin global”; kur media elektronike ka eliminuar nga kriteret e relativizimit të informacionit, konceptet e “hapësirës” dhe “kohës”; kur banorët e këtij “fshati global” përballen me sfida të ngjashme, madje të përbashkëta, pas këtij trendi nuk kishte si të mbetej pas edhe media “made in Albania”. Kur flasim për media mbarëshqiptare, ideja mund të analizohet nga disa drejtime dhe në disa nivele. Së pari, nga pikëpamja e pronësisë së mediave, të cilat do të kishin burime financimi nga kapitale të përbashkëta sipërmarrjesh me pronësi shqiptare apo media si filiale kompanish me pronarë shqiptarë që veprojnë në territore jashtë atyre ku janë instaluar kompanitë-mëma, rasti KlanKosova. Së dyti, nga pikëpamja e shpërndarjes së informacionit me përmbajtje lokale në të gjitha trojet shqiptare, qoftë nëpërmjet shpërndarjes së shtypit të shkruar në letër, qoftë si transmetime audiovizive që mbulojnë territoret ndërkufitare, si RTSH, Klan, Top Channel, për shembull shihen edhe në territore jashtë Shqipërisë në një masë të caktuar, duke krijuar gradualisht audienca mbarëkombëtare. Ky problem nuk qëndron më në hapësirën e mbulimit online ku faqet web mund të frekuentohen lirshëm. Së treti, nga pikëpamja e përmbajtjes së informacionit ku edhe fokusohet shqyrtimi ynë, pra sa një media e caktuar që transmeton ose botohet në shqip, përmban një informacion, i cili mbulon një tematikë, ka një axhendë mbarëkombëtare. Më konkretisht sa një banor, ta zëmë i Tiranës, njihet nga mediat e Shqipërisë me problematikat e shqiptarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë. Po si paraqitet situata? Pavarësisht hapave në këtë drejtim, ne ende jemi larg krijimit të një hapësire të përbashkët mbarëkombëtare, informative dhe të komunikimit, qoftë kjo edhe hapësirë e përbashkët mbarëkombëtare virtuale, e cila sigurisht që ka impakt në zhvillimet e tjera, politike, sociale, ekonomike etj. Së pari, në hapësirat shqiptare në Ballkan penetron media gjeneraliste globale. Pra, këtu hyjnë lirshëm mediat e fuqishme si BBC, CNN, Al Jazzira, Reutres, AFP, e shumë të tjera. Një pjesë e tyre edhe raportojnë nga rajoni ynë, kanë korrespondentët e përhershëm ose të përkohshëm. Së dyti, në Ballkan ekzistojnë media kombëtare shtetërore, pra kemi media informative që editohen, shpërndahen brenda kufijve administrativë shtetërorë. Së treti, në këto hapësira ekziston, funksionon ajo që quhet etno-media, e cila ka audiencë të kushtëzuar nga lloji i etnisë dhe jo të përcaktuar nga territori. Problemi në hapësirat mbarëshqiptare në Ballkan është se evidentohen mangësi ose probleme të dy tipologjive mediatike; së pari, media lokale është e dobët, madje po shkon drejt shuarjes. Këto media “janë pothuajse në kushtet e

koment Zylyftar Bregu

transmetuesve të informacionit të ardhur nga kanalet e tjera televizive ose nga platformat dixhitale, janë më shumë antena ripërsëritëse sinjali”. Së dyti mungon media mbarëkombëtare, mungon dimensioni kombëtar i medias shqiptare. Në analizën e mëposhtme unë do të referohem dhe do ta shoh këtë çështje nga ana e medias që editohet, prodhohet brenda kufijve administrativë të shtetit shqiptar. Kjo për dy arsye, së pari sepse mendoj që cilësia e analizës për shkak të njohjes do të jetë e plotë dhe së dyti, për shkak të mendësisë së artikuluar, sipas së cilës Shqipëria është “shteti amë” dhe rrjedhimisht me më shumë detyrime e përgjegjësi për të qenë qendër apo lokomotivë e dimensionit mbarëkombëtar. Kjo nuk përjashton qoftë analizën, e ca më pak nismat që dimensioni mbarëkombëtar i medias “made in Albania” të lindë në Prishtinë, Tetovë, Podgoricë a kund tjetër. Vështrim empirik Kam vëzhguar të gjithë numrat e gazetës që konsiderohet më e madhja në Shqipëri, “Panorama” dhe një tjetër të përditshme, “Shqip”.Të dhënat janë shqetësuese. Në të përditshmen “Panorama” me 24 faqe (në disa raste edhe me 32 faqe), për të gjithë muajin tetor 2013 janë botuar 12 lajme nga Kosova, të cilat janë të vendosura në rubrikën “Shkurt” të faqes “Bota”. Në asnjë rast lajmet nga Kosova nuk janë vendosur si artikuj të parë të faqes. Lajmet janë marrë nga media të tjera, pavarësisht se nëpër lajmet e gjetura nuk është vendosur burimi i informacionit. Në këtë hapësirë kohore prej një muaji, nuk ka asnjë lajm nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Në të njëjtin intensitet janë botuar lajmet nga Kosova edhe në të përditshmen tjetër “Shqip”. Edhe në këtë gazetë nuk ka një faqe të dedikuar zhvillimeve kombëtare në shtetet ku jetojnë e banojnë shqiptarë. Përveç të përditshmeve në letër, kam analizuar për 7 ditët e para të muajit nëntor edicionet qendrore të lajmeve në dy kanalet televizive kombëtare. Këtu situata është pak më e mirë, në lidhje me raportimin nga hapësirat mbarëshqiptare në rajon. Saktësojmë se koha e monitoruar përfshinte brenda saj disa ngjarje të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet lokale në Kosovë në 3 nëntor, apo vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Maqedoni. Nëse redaktorët e informacionit kujdesen që në edicionet qendrore të mos mungojnë lajmet nga bota, jo çdo ditë gjen lajme nga vendet e Ballkanit ku banojnë e jetojnë shqiptarë. Kështu, në asnjë nga 7 ditët e para të nëntorit të monitoruara, nuk ka asnjë lajm nga shqiptarët e Malit të Zi. Televizioni “Top Channel” në edicionin e datës 1 nëntor,

nuk kishte asnjë lajm nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi. Në datën 2 nëntor, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ky televizion nga 18 lajme, pesë prej tyre i kishte për zhvillimet e fundit të zgjedhjeve në këtë vend. Ndërkohë që as këtë ditë nuk kishte lajm nga hapësirat e shqiptarëve në Maqedoni. Një ditë më pas, si rrallëherë, ky televizion e hap edicionin e tij qendror të orës 19:30 me ecurinë e zgjedhjeve në Kosovë. Madje, në edicionin e datës 3 nëntor, nga 33.33 minuta që ishte edicioni, 22 minuta ishin me informacione nga Kosova. Edhe në këtë ditë nuk kishte informacione nga Maqedonia e Mali i Zi. Në edicionin e datës 4 nëntor, situata paszgjedhore në Kosovë ishte vendosur si një ndër lajmet kryesore, si dhe brenda edicionit ishin dy lajme të ndryshme. Edhe në këtë ditë nuk kishte asnjë lajm nga shqiptarët e Maqedonisë e Malit të Zi. Në edicionin e datës 5 nëntor, ndryshon situata. Nuk ka asnjë lajm nga Kosova (e sigurisht asgjë nga Mali i Zi), por janë dy lajme nga Maqedonia që lidhen me vizitën e kryeministrit shqiptar në këtë vend. Një logjikë që vazhdon edhe datën 6 nëntor, pra vizita e kryeministrit shqiptar në Maqedoni përcillet me dy lajme. Por këtë ditë ka një lajm që ka ndodhur në Bruksel, por që tregon për bisedimet mes kryeministrit kosovar dhe atij serb. Dita e fundit e monitorimit të edicioneve informative në televizionin kombëtar “Top Channel” është e njëjtë me ditën e parë. Nuk ka asgjë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Edhe TV Klani nuk është shumë larg rivalit të tij, “Top Channel”, sa i përket vëmendjes për përmbajtjen mbarëkombëtare të informacionit. Edhe në sitet online informacioni nga Kosova editohet/ gjendet/vendoset në një rubrikë të veçantë me titullin “Kosova”. Në disa site kemi vetëm rubrikën “Rajoni” e në disa agjenci të tjera informative, janë të dyja edhe rubrika “Kosova” edhe rubrika “Rajoni”, ku gjenden lajme nga Greqia, Maqedonia dhe Serbia. Por jo nga Mali i Zi, edhe pse ky i fundit është ngjitur me Shqipërinë. Arsyet e mungesës Rrjetet e shpërndarjes janë defektoze. Në Shqipëri funksionojnë tri agjenci të shpërndarjes së shtypit të shkruar. Agjencia “Panorama Group”, si pjesë e grupit mediatik “Panorama”, e cila publikon gazetën “Panorama”, gazetën sportive, “Panorama Sport”, revistën “Psikologjia”. Kjo agjenci përveç botimeve të saj shpërndan gazetat e mëposhtme; MAPO, “Standard”, “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare”, “Tirana Observer”, “Zëri i Popullit”, “Integrimi”. Kompania “Spektër Sh.a”, pjesë e kompanisë së botimeve “Spektër” që shpërndan botimet e saj si gazetën “Shekulli”, gazetën “Sporti Shqiptar” dhe revistën “Spektër”. Kompania “ACS”, e cila shpërndan rreth 15 tituj, “Shqip”, “Metropol”, “Metropol Sport”, “RD”, “Tema”, “55", “Albania”, “Sot”. Gazetat Sportive dhe ato të përjavshme, “Telenovela”, “Çelë-

si”, “Intervista”. Kompania “ACS” është e vetmja (përveç postës) që shkon deri në pikat fundore (rrethet më skajore, Skrapar, Peshkopi dhe Kukës) dhe për këtë specifikë ajo bashkëpunon me dy kompanitë e tjera, duke marrë përsipër shpërndarjen edhe të tirazhit të tyre. Përveç këtyre edhe Posta Shqiptare ofron shpërndarjen e shtypit duke e çuar atë në rreth 400 njësi të postës në të gjithë Shqipërinë. Por ky sistem shpërndarjeje është i mirë kur funksionon mbi bazë abonimesh. Kompanitë e shpërndarjes e çojnë gazetën deri tek pikat kryesore të qyteteve të Shqipërisë. Secila prej këtyre pikave ka deri në dhjetë shitës ambulantë. Shpërndarja e mëtejshme e tyre për në komuna dhe fshatra realizohet në mënyrë rastësore dhe të interesit reciprok. Filozofia dhe log jistika e shpërndarjes reflektojnë një farë prapambetjeje dhe teknologji jo bashkëkohore. Mungesa e kioskave të posaçme për gazetat dhe librin si dhe mungesa e bashkëveprimit mes dy skajeve, botuesit dhe shpërndarësit ka shkaktuar probleme në menaxhimin dhe shpërndarjen në kohë. Botuesit ende nuk kanë arritur të gjejnë një formulë të përbashkët dhe konsensuale për administrimin e “kioskave” të gazetave. Ndërsa në zona më të largëta si, Sarandë, Kukës, Peshkopi etj., shtypi ka problemin e shpërndarjes në kohë (pasi nuk arrin para mesditës). Ndërkohë që media elektronike dhe burimet e tjera të informacionit kanë shpërndarë lajmin. Shpërndarja e shtypit në trojet shqiptare Për shpërndarje të shtypit në trojet shqiptare mund të flasim vetëm për periudhën pas vitit 1999, kur dhe mbulimi i ngjarjeve mbi to, zinte mbi 30 për qind të hapësirës së shtypit të Tiranës. Ndër të parët që ka tentuar të hyjë në tregun mediatik kosovar nëpërmjet gazetës ka qenë kompania “Spektër Sh.a” nëpërmjet botimeve të saj. Projekti nuk pati sukses për shkak të kostos së lartë të transportit dhe tirazhit të ulët të shitjes. Efekti i kostos së lartë të transportit mund të shmangej duke e edituar gazetën në dy kryeqendrat e shqiptarëve, Tiranë e Prishtinë (Shekull/Tirana, Shekull/Prishtina). Por edhe kjo ide nuk funksionoi. Tentativa e dytë është ndërmarrë nga kompania “Panorama Group”. Sipas administratorit të kësaj kompanie, infrastruktura e shpërndarjes nuk mundësonte transportin në kohë për shkak të distancës. Së dyti problemet e konkurrencës në tregun mediatik kosovar i ka-

në vështirësuar këto nisma. Dhe së treti problematika reciproke e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është e përbashkët. Megjithatë, kjo vështirësi është e tejkaluar nga teknologjia. Arsyeja e dytë është vështirësia në burimin e informacionit. Dy televizionet kombëtare shqiptare ende nuk e kanë mbuluar me korrespondentë, apo redaksi të tria vendet e Ballkanit ku jetojnë shqiptare. “Tv Top Channel, ka redaksinë e lajmeve të Kosovës, e cila ka studiot dhe një staf prej 10 personash, dhe redaksinë e Shkupit me një staf prej 3 personash. Jashtë kësaj harte të mbulimit mbetet Mali i Zi”. Por, edhe kjo arsye është e pamjaftueshme dhe e tejkalueshme, për shkak se informacioni nga të tria këto qendra shqiptare mund të shkarkohet në pak minuta nga sitet online. Arsyeja e tretë është trajektorja e ndryshme historike që kanë ndjekur vendet ku jetojnë e banojnë shqiptarët në Ballkan. Për, ta konkretizuar këtë po bëjmë një vështrim krahasues të fazave të historisë midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dy prej shteteve shqiptare në Ballkan. Në kohën ku Shqipëria shpalli mëvetësinë dhe pavarësinë 101 vjet më parë, trojet shqiptare jashtë territorit të saj, mbetën nën juridiksione të tjera. Rreth 30 vite më pas, kur Shqipëria u çlirua dhe nisi për të faza e totalitarizmit, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, ndoqën modelin e vetadministrimit titist. Në vitin 1990 për Shqipërinë nisi epoka e liberalizmit ndërsa në Kosovë, ishte koha e lëvizjes patriotike për liri dhe pavarësi. Pas viteve 2000, objektivi i Shqipërisë ka qenë integrimi europian, ndërsa Kosova kishte si sfidë pavarësinë dhe njohjen e saj si shtet nga partnerët ndërkombëtarë. Edhe kjo arsye e fundit, pra trajektorja e ndryshme historike, është e pamjaftueshme për këtë gjendje të medias mbarëkombëtare. Përvoja ka treguar se në momente krize, në vendet përkatëse, mediat janë më të vëmendshme dhe kriza bëhet pjesë e mbulimit mediatik. Për shembull, lufta e Kosovës në mars 1999 u mbulua maksimalisht nga mediat shqiptare. Gjatë 77 ditëve të luftës në Kosovë, 37 % e faqeve të gazetës “Albania”, 35 % e faqeve të gazetës “Koha Jonë”, 33 % e faqeve të “Gazeta Shqiptare” dhe 30 % e faqeve të gazetës “Shekulli” u pushtuan nga ngjarjet e Kosovës, duke shënuar një lloj rekordi. *Analiza është shkruar për debatin ‘Media për Median’, nismë e Institutit Shqiptar të Medias. Botuar me shkurtime-variantin e plotë e gjeni në faqen online të Institutit. Titulli është i red. MAPO.


op-ed

2

Blog / Guidë e ditës së një tifozi të Botërorit

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Për barazimin arbitrar te shqiptarët të besimit me kombësinë

13

20.06.2014

Universitet / Themelohet Këshillit Studentor i Universiteteve të Pavarura

Gratë e përdornin gjilpërën në kohën kur e kuptonin se ishte më bukur të frymëzonin Asgjë nuk paraqitet me më tepër mendjemadhësi sesa dobësia, kur është një forcë që e mbështet. Doni një provë? Shikoni gratë! - Napoleoni

Ide të pasistemuara mbi futbollin F

orca tërheqëse e futbollit konsiston në një kombinim faktorësh të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve, i vetëm, nuk mjafton për ta dekoduar atë. Sigurisht futbolli është një lojë ku ndërthuret forca dhe estetika, eleganca dhe brutaliteti. Është një lojë me shprehì atavistike, të cilat ekuilibrohen vetëm atje ku loja mbetet lojë. Pikërisht tek ruajtja e ekuilibrit midis elementeve marcialë dhe atyre estetikë qëndron sekreti i magjepsjes që ai rrezaton. Ngaqë atavizmat joshin përherë, po aq i përhershëm mbetet edhe rreziku i rrëshqitjes së estetikës sportive në sjellje agresive, brenda apo jashtë fushe. Është një lojë skuadre dhe si e tillë, e destinuar për të sinjalizuar oferta të identifikimit kolektiv. Është një lojë që luhet me top, i cili, për shkak të formës së tij, i jep prestigj të veçantë zotëruesit të tij. Forma specifike e lojës, d.m.th. gjuajtja e topit me këmbë, nënkupton heqjen dorë nga një organ, i cili, bashkë me Fjalën, mban vulën e evolucionit të njeriut: dora. Këtu qëndron për mendimin tim forca tërheqëse e lojës me këmbë krahasuar me lojërat me dorë: tek kënaqësia e sublimuar e aktit arkaik të shkeljes me këmbë. Është ajo kënaqësia që të lejon ta lëvizësh diçka me këmbë pa t’u dashur të përkulesh dhe pa qenë nevoja të përdorësh shkop si në bejsboll apo hokej. Është forma më inten-

sive poshtëruese për të manifestuar dominimin ndaj dikujt: ta zhvendosësh dikë ose diçka me shkelma, pa denjuar as ta prekësh me duar! Si lojë skuadre, futbolli është i përshtatshëm si kod simbolik identitetesh kolektive dhe si rrip simbolik transmisioni për konflikte kolektive. Skuadra njëmbëdhjetëshe është një makineri mashkullore luftarake, ritmi i së cilës buron nga tensioni midis individit dhe Tjetrit. Magjepsja e futbollit buron edhe nga tensioni midis ofertës identifikuese të Njëmbëdhjetëshes dhe idesë së kombit që ajo përfaqëson imagjinativisht. Kjo Njëmbëdhjetëshe është natyrisht më shumë se shuma e pjesëve të saj: është miti i Më Të Mirëve. Është esenca e lojës së futbollit. Në një farë mënyre ajo përputhet me atë “hordhinë luftarake” që përshkruan Elias Canetti në librin e tij “Masa dhe pushteti”: “aspekti vendimtar dhe thelbësor i hordhisë luftarake është ndarja në dy grupe, të cilat, duke qenë kundër njëra tjetrës, kanë si synim fiks të njëjtën gjë. Ndarja midis tyre është absolute.” Futbolli mbetet forma e fundit (?) e manifestimit të një arketipi, të cilin shoqëria moderne e pranon ekskluzivisht, jo si teori, por duke e ushtruar praktikisht: hordhia luftarake mashkullore. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse futbolli i femrave nuk është edhe aq i suksesshëm. Si ar-

ketip i hordhisë mashkullore, futbolli simulon një lloj lufte, bile e simulon atë në mënyrë perfekte në të gjithë strukturën e saj. Është zotërimi i trupit dhe i topit si triumf i burrit mbi vetveten dhe objektin. Janë kombinatorika dhe pasimet si inteligjenca sociale që garanton suksesin. Janë individi dhe skuadra si lufta e përjetshme midis gjeniut, heroit dhe gjithë të tjerëve. Më shumë se kudo tjetër, tek futbolli mishërohen të gjitha modelet sociale që kanë si objekt raportin midis individit dhe kolektivit: varësinë e ndërsjellë dhe përpjekjet e pareshtura për t’i ikur kësaj varësie. E ç’është tjetër ai futbollisti star, përveçse ai individi i jashtëzakonshëm, ekselent dhe heroik që ngrihet mbi të gjithë lojtarët e tjerë të skuadrës? Jo kundër tyre ama, por në bashkëpunim me ta! Skuadra mund të përshkruhet si sinonim i individit të kontrolluar nga shoqëria. Këtu qëndron ndoshta edhe rëndësia sociopedagogjike e lojës së futbollit. Futbolli është lojë, por lojë me rregulla, kundrejt të cilave, siç thotë Paul Valèry, “nuk lejohet kurrfarë skepticizmi”. Kjo e dallon futbollin nga arti, morali apo sistemet politike. Ai, që në futboll thyen rregullat, ka prishur lojën, njëlloj si ajo shishja e birrës që silurohet nga shkallët prej spektatorëve të zemëruar, njëlloj si ajo nëna që ia pret

koment Gilman Bakalli

lojën në mes djalit, duke e urdhëruar të hyjë brenda për të bërë detyrat. Duke mos lejuar skepticizëm, rregullat e lojës së futbollit nuk tolerojnë kurrfarë reflektimi filozofik apo diskutimi normativ. Por ama (jashtë fushës së ndeshjes) mund të pyesim a janë rregullat e lojës së futbollit pasqyrë e rregullave të jetës? Mendoj se jo! Sidoqoftë, çdo rregull loje, në thelb, është një lojë me rregullat e jetës. Prandaj vlefshmëria e tyre matet me idenë e lojës dhe jo të jetës. Ky raport i idesë me rregullin mund të reflektohet tek rregulli i pozicionit jashtë loje. Ky rregull vendos në qendër të lojës një qëndrim etik. Fundja, futbolli duhet të jetë një fushë e hapur beteje dhe jo pritë, nga ku lojtari pret tinëzisht topin për golin e sigurt. Por si çdo rregull, edhe rregulli i pozicionit jashtë loje ka atë marifetin e vet dredharak: kurthin e pozicionit jashtë loje. Kur mbrojtësi e nxjerr me zgjuarsi sulmuesin kundërshtar në pozicion jashtë loje, atëherë rregulli i pozicionit jashtë loje si mënyrë

për të siguruar luftën e hapur, kthehet në një instrument që e nxjerr sulmuesin zbuluar. Në këtë pikë, jemi përballë një problemi bazë të etikës, atij problemit që lind kur interpretimi gërmë për gërmë i një rregulli i kundërvihet frymës së vetë rregullit. Në momentin kur mbrojtësi e nxjerr sulmuesin në pozicion jashtë loje, triumfon taktika mbi moralin dhe idenë e lojës;në këtë moment përballet ideja me hijen e saj. Kur sulmuesi nxirret gafil në pozicion jashtë loje, jo se është nisur para kohe, por sepse mbrojtësi në momentin e duhur ka bërë hapin përpara, kjo e vesh sulmuesin me aurën e të tradhtuarit. Gjë që tregon se nuk mund të ketë asnjë rregull, respektimi i të cilit garanton moral absolut. Kurthi i pozicionit jashtë loje tregon se të veprosh mbi bazë rregullash përbën njëkohësisht edhe interpretimin e tyre. Kësisoj loja e futbollit nxjerr në pah një problem, mbi të cilin kanë reflektuar filozofë të shumtë që nga Kant-i: në fund të fundit, morali i ka rrënjët tek Vullneti për të Mirën. Aty ku ky vullnet mungon, triumfon e ligësia, qoftë edhe si mënyrë për t’i luajtur kundër njëri –tjetrit formën e ligjit me frymën e tij. Sigurisht në futboll, ku bëhet fjalë për fitore ose humbje, zor se mund ta pretendosh vullnetin për të mirën. Por në jetë ama, mund të jetë ndryshe.

Më mirë ta taksojmë sesa ta shkatërrojmë Lazaratin

P

ër Shqipërinë është shumë e nevojshme pushteti i ligjit dhe siguria e rendit publik. Po ashtu është shumë e rëndësishme edhe lufta kundër trafikut të drogës dhe çfarëdo trafiku të paligjshëm që shkon përmes vendit. Për këto arsye, operacioni policor në Lazarat ka marrë duartrokitje brenda dhe jashtë vendit. Suksesi i këtij aksioni mund edhe të ndihmojë Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat. E megjithatë, ngjarja rrezikon të nënvizojë disa keqkuptime të mëdha. E para, problemi kryesor me ligjin nuk qëndron edhe aq në punën e policisë, sesa në se çfarë ndodh pasi puna e policisë ka mbaruar. Nëse sistemi i drejtësisë e rikthen krimin në rrugë duke detyruar policinë të rizhvillojë betejat nga e para apo që të rrezikojë hakmarrjen e kriminelëve të liruar, atëherë ajo do t’i përshtatet realitetit. Besimi te gjykatat dhe pavarësia politike e prokurorisë është kyçi në betejën kundër krimit. Masat e policisë, vendosja e rendit publik dhe lufta kundër krimit janë shumë më të realizueshme dhe të drejtpërdrejta si veprime. Jo më kot, Komisioni Europian nuk do ta quajë të përfunduar punën e Lazaratit pa parë se si do të shkojë puna në gjykatë. A do të paraqesë prokuroria

koment Ruben Avxhiu

fakte të mjaftueshme që justifikojnë këtë sulm gjigant të policisë në fshat? Si do t’i gjykojë rastet gjykata? Po ashtu, çështja më shqetësuese e trafikut të drogës në Shqipëri nuk duhet të jetë kanabisi i prodhuar në vend, por tonelatat e drogave të rënda që vijnë nga jashtë e shkojnë drejt Europës. Ndoshta nuk e kanë vënë re në Tiranë, por në një pjesë të Perëndimit, përfshi edhe një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po zyrtarizohet përdorimi i lirë i kanabisit nga kushdo. Në Kolorado për shembull, ai mund të gjendet në çdo farmaci e në pika shitjeje. Po ashtu edhe në një numër vendesh europiane, anëtare themeluese të BE-së. Shqipëria, që në 25 vitet e fundit ka parë që t’i shkatërrohet sektori i bujqësisë, do të kishte fituar shumë më tepër nga legalizimi i kanabisit sesa nga lufta për shkatërrimin e tij. Nëse ka një treg ligjor në Perëndim, atëherë mund të ketë një prodhimtari të ligjshme edhe në Shqipëri.

Vetëm nga taksat Shqipëria do të fitonte miliona dollarë që do të ndihmonin gjendjen e rëndë financiare të vendit, ndërsa një pjesë e këtyre të ardhurave mund të përdoreshin në luftën e vështirë kundër trafikut ndërkombëtar. Një opinion në “Bloomberg View” llogariste se me çmimet e sotme të marijuanës në tregun e Kolorados, Lazarati mund të siguronte të ardhura vjetore deri në 7.6 miliardë dollarë! Kjo është njëmijëfish herë më shumë se ndihma që Shqipëria mund të marrë nga shteti amerikan. Pse duhet të trokasësh në derën e qeverisë për t’u lutur për ndihmë, kur mund të trefishosh GDP-në e vendit thjesht me drogën e prodhuar ligjërisht në një fshat. Sigurisht, ajo që mungon në opinionin e shërbimit amerikan të lajmeve është një krahasim konkret i cilësisë së prodhimit në Lazarat me atë që ofron, fjala vjen, prodhuesi në SHBA e Meksikë, pa problemet e kostot e transportit, tatimeve etj. SHBA është e obsesionuar me mbrojtjen e bujqësisë së saj (po aq sa ka qenë e gatshme Shqipëria në këto 25 vjet për të tradhtuar interesat e saj bujqësore për çdo ofertë tregtimi privat nga jashtë). Po edhe sikur të ardhurat të mbeteshin në kufijtë e qindra milionë dollarëve, ato do të ishin një ndihmë e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Nuk jam ndonjë mbështetës i vendosur

i legalizimit të drogës, por realiteti është që për sa i përket kanabisit, është vetëm çështje kohe përpara se të përdoret dhe të prodhohet ligjërisht e lirisht në mbarë Perëndimin e botën. Sot, ende mbetet i ndaluar pothuajse kudo, p o r nj e r ë z it p o b ë h e n m ë t ë ndërgjegjshëm për absurditetin e këtij ndalimi. Vlerat mjekësore të kësaj bime janë të njohura dhe vendosja e saj në listë me drogat e tjera që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve është një nga çuditë e epokës sonë. Një nga ato gjërat për të cilat brezat e ardhshëm do të na tallin. Shqipëria duhet të përfitojë nga ky avantazh që ka, nga prodhues tashmë tradicional në Lazarat e tjetërkund. Përvoja nuk blihet lehtë dhe klima e toka janë të pazëvendësueshme. Kur mendoj sesa vajza shqiptare dhe joshqiptare janë të detyruara të punojnë në prostitucion, jo me zgjedhjen e tyre por nën kërcënimin se pengmarrësit e tyre shqiptarë mund t’ua vrasin familjet në Shqipëri, këto sulme kundër fshatarëve që mbjellin në bahçet e tyre nuk më emocionojnë shumë. Ne jemi fundja një nga vendet në krye të listës për shitje armësh e municionesh që na mbetën nga koha e komunizmit. Këto janë mallra që vërtet vrasin njerëz. Pse është ky treg më moral se ai i një bime? Portokallet e fruta të tjera që prodhoheshin mrekullisht në Shqipëri, u shkatërruan me politikë e

jo me polici. Po aty-aty shkon puna. Le ta nxjerrin një ligj, le ta vënë nën kontroll. Le të sigurohen se prodhimet do t’u shiten vetëm vendeve ku përdorimi i kanabisit është i ligjshëm. Le të sigurohen se çdo lek, dollar e euro do të taksohet fuqishëm. Interesat e qindra milionave do të bëjnë që shkelësit t ë n d ë s h ko h e n p a m ë s h i r ë . Në fund të aksionit në Lazarat, ku miliona të pakthyeshme janë shkatërruar. Ku policia ka bërë shpenzime e grumbullime në kurriz të rendit tjetërkund, nëse të paktën nuk ndihmon në marrjen e statusit, nuk e di se për çfarë do të ketë vlejtur vërtet. Po një gjë është e sigurt, se gjykimi i kësaj çështjeje thjesht nga prizmi Rama/Berisha apo qeveri/opozitë është i gabuar. Le të fillojmë të shohim se çfarë i intereson Shqipërisë dhe të gjithë neve në çdo çështje. Ashtu si në rastin e lojërave të fatit, Shqipëria po shkrep armën pa vënë syrin në shënjestër apo në dylbi për të parë perspektivën më të mirë të zgjidhjes së problemit. Shpesh zgjidhja nuk është detyrimi i mbetjes së bizneseve, industrive e shërbimeve sa më thellë në hijen e të jashtëligjshmes, por rehabilitimi i tyre si e vetmja mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll, për t’ua korrigjuar pasojat negative e për t’i kthyer në aktivitete fitimprurëse jo vetëm për ata që i zotërojnë, por për mbarë shoqërinë.


14 20.06.2014 universitet

akti v i tete

Akreditimi dhe rankimi i menjëhershëm i të gjitha universiteteve të vendit, mbështetja financiare e shtetit edhe për ata që zgjedhin arsimin privat, nxitja e konkurrencës mes universiteteve, pedagogeve dhe studentëve, që do të çonte në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Këto kanë qenë kërkesat që ka paraqitur dje Këshilli Studentor i Universiteteve të Pavarura

Themelohet Këshilli Studentor i Universiteteve të Pavarura U themelua dje në mjediset e Hotel “Rogner” Këshilli Studentor i Universiteteve të Pavarura. Në fokus të veprimtarisë së këtij Këshilli do të jenë mbrojtja e interesave të studentëve, organizimi i përbashkët i konferencave shkencore dhe leksioneve të hapura, organizime të përbashkëta të aktiviteteve kulturore e sportive.

S

tudentë përfaqësues të disa universiteteve të njohura në vend, si Universiteti “Marin Barleti”, Universiteti “Luarasi”, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Universiteti “Polis” dhe “Tirana Business University”, shpallën zyrtarisht themelimin e Këshillit Studentor të Universiteteve të Pavarura, një strukturë e re në mbrojtje të interesave të studentëve dhe drejtuar nga vetë ata, në një takim të mbajtur në mjediset e Hotel “Rogner”. Në fokus të veprimtarisë së këtij Këshilli do të jenë mbrojtja e interesave të studentëve, organizimi i përbashkët i konferencave shkencore dhe leksioneve të hapura, organizime të përbashkëta të aktiviteteve kulturore e sportive. Në kuadër të diskutimeve publike për reformën në arsimin e lartë dhe pas takimeve me përfaqësues të komisionit që po harton këtë reformë, ky këshill parashtroi dje disa kërkesa dhe qëndrime mbi çështjen, ndërkohë që parimisht u shpreh në mbështetje të reformës. Në krye të kërkesave të këtij grupimi studentor, e parë edhe si nevojë emergjente dhe bazike, ishte akreditimi dhe rankimi i të gjitha universiteteve pa asnjë për-

jashtim, duke bërë publike cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe infrastrukturës për secilin institucion të arsimit të lartë. Për Këshillin Studentor të Universiteteve të Pavarura, një tjetër kërkesë e paraqitur edhe si shqetësim ishte përkrahja dhe mbështetja financiare e shtetit për aksesimin në arsimin e lartë edhe të të rinjve në pamundësi. “Është diçka absurde që paratë publike shpenzohen thuajse njëlloj për të g jithë, megjithëse jo të gjitha universitetet shtetërore përmbushin kushtet bazike të zhvillimit të proceseve mësimore dhe shkencore”, - janë shprehur ata, duke theksuar se vendosja e konkurrueshmërisë do t’i nxiste universitetet të rrisnin tempin e punës dhe të ndryshojnë thellësisht konceptin mbi të cilin funksionojnë. Gjithashtu ata kanë kërkuar të nxitet mjedisi konkurrues mes institucioneve të arsimit të lartë, pedagogëve dhe studentëve, pasi sipas tyre, vetëm kështu mund të arrihet cilësia, deri më tani e munguar në universitete. Ata u janë referuar draft-raportit të Reformës për Arsimin e lartë, ku nga të dhënat rezulton se aktualisht në Shqipëri, studentët që studiojnë në universitetet private përbëjnë 21.5% të numrit të përgjithshëm të studentëve. “Familjet e këtyre studentëve janë njëlloj taksapagues për shtetin shqiptar, ashtu siç janë familjet e studentëve të cilët studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë. Pikërisht këtu lind një problem sa parimor po aq edhe real. Të gjithë janë taksapagues, por jo të gjithë përfitojnë nga pjesa që u takon”, - kanë thënë ata, duke u shprehur se studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në sektorin privat janë të privuar nga fondet publike, duke bërë që praktikisht, prindërit e tyre të paguajnë dy herë për të marrë një shërbim. “Në këtë pikë kërkohet që aksesi në fondet publike të jetë i hapur për të gjithë,

Studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në sektorin privat janë të privuar nga fondet publike, duke bërë që praktikisht, prindërit e tyre të paguajnë dy herë për të marrë një shërbim.

ashtu si të gjithë kontribuojnë në zhvillimin e atij fondi”, konkludojnë kështu kërkesat e këtij Këshilli. Sipas tyre, përmbushja e këtyre kërkesave do ta bënte sistemin më transparent dhe më të drejtë. “Gjithçka e kërkuar më sipër do të realizonte pritshmëritë reale të çdo studenti, pra do t’i jepte një diplomë më cilësore, mundësi më të larta për të hyrë në tregun e punës, pjesëmarrje në punë kërkimore-shkencore dhe mbështetje dinjitoze për ata studentë ekselentë që kërkojnë të studiojnë apo të kryejnë internshipe jashtë vendit”. Këshilli Studentor i Universiteteve të Pavarura vlerëson se implementimi i këtyre kërkesave në arsimin e lartë të vendit tonë do të krijojë premisa për një cilësi të qëndrueshme në universitetet e vendit.

Shkolla e Studimeve Politike

Diplomohet brezi i ri i aktivistëve politikë Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike i dha diploma një brezi të ri të studentëve, të cilët mbaruan kursin njëvjetor të trajnimit. U diplomuan 22 studentë pas përfundimit me sukses të një periudhe njëvjeçare studimi Në një ceremoni zyrtare, Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike (ASPS) shpërndau ditën e mërkurë certifikatat e përfundimit të vitit akademik 2013-2014 për pjesëmarrësit e programit të saj. U diplomuan 22 studentë pas përfundimit me sukses të një periudhe njëvjeçare studimi. Zv/drejtoresha e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Marie Therese Karlen, shprehu kënaqësinë e vet për kontributin e dhënë nga Shkolla në sferën politike dhe atë të administrimit publik në Shqipëri. “Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një institucion unik, për shkak se është një platformë për dialog, bashkëpunim dhe tolerancë për nxitjen e një kulture të re të drejtimit dhe partneritetit përmes dhe përtej kufijve politikë”, - tha Znj. Karlen. “Është me shumë rëndësi që peizazhi politik në Shqipëri të bazohet në vlerat e tolerancës, dialogut dhe hapjes. Ky është synimi i

Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, dhe ju jeni ata që do t’i përçoni këto vlera kudo që shkoni”, - shtoi znj. Karlen ndërsa u drejtohej të sapodiplomuarve. “Ne kemi investuar tek ju, sepse besojmë se ju, secili nga ju, ka kapacitetin për të ndihmuar Shqipërinë që të shkojë përpara në shtegun drejt një demokracie të qëndrueshme, të themeluar mbi respektin për ligjin dhe të drejtat e njeriut”, tha shefi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, z. Marco Leidekker. Ai g jithashtu përgëzoi diplomantët e rinj dhe theksoi rolin e rëndësishëm të trajnimit dhe arsimimit për ud-

hëheqësit e ardhshëm politikë me qëllim zhvillimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. “Shqipëria ka nevojë për drejtues që duan të mësojnë më shumë, të shkëmbejnë idetë e tyre me të tjerë të ngjashëm, e aq më tepër të ndryshëm, ashtu siç kanë bërë të gjithë pjesëmarrësit e programit të shkollës sonë”, - tha në fjalën e tij Drejtori i Programit të Shkollës, Erjon Tase, i cili gjithashtu falënderoi Bashkëpunimin Zviceran dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen e tyre. Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me anë të një letre shprehu vlerësimin e tij për rrugën e ndjekur deri më tash nga Shkolla Politike, si dhe mbështetjen e vet dhe institucioneve të tjera shqiptare për këtë mision të rëndësishëm. “Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mundësinë që të mësojmë shumë nga njohuritë dhe eksperienca e profesorëve dhe personaliteteve të nderuara, të cilët kanë ndarë me ne njohuritë dhe eksperiencën e tyre, por edhe të mësojmë nga njohuritë dhe eksperiencat e njëri-tjetrit”, - tha Florenca Korbi, një nga të diplomuarat. Ngjarja u mbyll me akordimin e diplomave për të 22 të diplomuarit. Një nga objektivat e ASPS është nxitja e një udhëheq jeje politike, e përgjegjshme dhe etike. Që prej themelimit të saj më 2007-ën, numri i të diplomuarve në ASPS ka shkuar në 200.

Europë

Erasmus+, marrëveshja mes Shqipërisë dhe KE U nënshkrua dje në Bruksel marrëveshja ndërmjet Komisionit Europian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin Erasmus+, programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, propozuar nga Komisioni Europian. Kjo marrëveshje e bën Shqipërinë pjesë të këtij programi komunitar prej 14.7 miliardë eurosh në një periudhë 7-vjeçare, që synon të nxisë modernizimin e sistemeve arsimore, mundësi për studentë praktikantë dhe personelin akademik për të studiuar jashtë vendit, si dhe mbështetje për sportin dhe aktivitete rinore. Kjo marrëveshje u nënshkrua për Shqipërinë nga zv.ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku, kurse për Komisionin Europian, nga Drejtori i Përgjithshëm për Edukimin dhe Kulturën (DG EAC), z. Jan Truszczycski. “Erasmus+” është programi më i ri arsimor i Bashkimit Europian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, në një botë që ndryshon vazhdimisht. Ky program do të mbështesë financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020. Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ, vullnetarë, që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësimi. Programi mbështet organizata e institucione të punojnë në partneritete ndërkombëtare për të shkëmbyer praktika të reja në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë. Në fushën e sportit, programi do të mbështesë projekte kombëtare dhe ndërkufitare në luftën kundër trukimit të ndeshjeve, dopingut, dhunës dhe racizmit.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.06.2014

15

Në kuadër të “Javës së Albanologjisë” që u mbajt për tri ditë me radhë në Prishtinë, janë zhvilluar pesë sesione të veçanta në fushat e gjuhësisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe etnologjisë, ku kanë diskutuar 110 studiues nga mbi 20 institute kërkimore, shkencore e arsimore prej hapësirave mbarëshqiptare. “Shqiptarët dhe Perandoria Osmane” ishte tema bosht e sesionit të historisë në ditën e fundit të konferencës shkencore, ku u mbajtën disa kumtesa nga historianë dhe studiues të njohur. “Turq që luftojnë turq”, ishte kumtesa që mbajti historiani Pëllumb Xhufi në këtë konferencë.

Për barazimin arbitrar te shqiptarët të besimit me kombësinë

Nga Pëllumb Xhufi “Turq që luftojnë turq” është shkëputur prej një relacioni nga Himara, bërë nga mitropoliti i Durrësit, Simeon Lascari, më 12 mars 1661. Ky, mes të tjerash, flet edhe për dy fshatra, Dukat e Progonat, të cilat atë kohë ishin ngritur kundër Portës së Lartë. “Dukati,- shkruan mitropoliti, - është një fshat me një mijë banorë, të cilët janë turq kryengritës. Gjithashtu, vazhdon ai, “ndodhet aty edhe fshati Progonat, që bën gjithsej dy mijë banorë; edhe ata janë turq, që luftojnë kundër turqve”. Kjo frazë e shkëputur nga relacioni i mitropolitit të Durrësit, e meriton vërtet një analizë të kujdesshme. Përcaktimi “turk” që u bëhet aty banorëve të fshatit Dukat dhe të atij Progonat, nuk nënkupton qenien etnike të tyre, por thjesht atë fetare dhe cilësori “turk” aty vlen për “mysliman”. Në fakt, fshatrat në fjalë, ashtu si shumë fshatra të tjera në atë trevë të Labërisë, kishin ndryshuar besim e ishin bërë myslimane vetëm ndonjë dekadë më parë. Rasti ynë është, kështu, emblematik për keqkuptimin që ka shkaktuar shpesh barazimi arbitrar i besimit me kombësinë. Jo vetëm administrata osmane i është përmbajtur këtij koncepti, kur myslimanët i ka trajtuar si “turq”, pavarësisht kombësisë reale të tyre. Këtë ekuacion të rremë e kanë zbatuar për shumë kohë, deri në shek. XX, edhe zyra e kancelari perëndimore. Dokumentet venedikase, spanjolle, napoletane, franceze, vatikane e më tej, ruse, serbe, greke etj., i emërtojnë shqiptarët myslimanë pikërisht me fjalën “turk”. Për shekuj me radhë, oborret e Evropës mesjetare, por edhe qeveritë e Evropës moderne, në planet e tyre për Shqipërinë dhe për Ballkanin, thjesht i injoruan shqiptarët myslimanë, pavarësisht se këta përbënin shumicën e popullsisë në Shqipëri dhe një faktor të paneglizhueshëm në zhvillimet gjeopolitike të Ballkanit. Për ta, shqiptarët myslimanë ishin thjesht “turq”, që në rastin më të mirë duheshin injoruar, kurse në rastin më të keq duheshin trajtuar si pjesë e së keqes. Në mënyrë të ngjashme, ortodoksët shqiptarë janë cilësuar prej shumëkujt si “grekë”, meqenëse i përkasin kishës lindore, që gabimisht është quajtur shpeshherë “kishë greke”. Duhet thënë gjithsesi, se autorët tanë të shek. XVI-XVIII, bëjnë një dallim të qartë mes “turqve etnikë” dhe “turqve shqiptarë”. Në vitin 1623 Pjetër Mazreku i relatonte Romës se prej

12 000 “turqve” që jetonin atë kohë në Prizren, “thuajse të gjithë ishin shqiptarë”. Nga ana e tij, ipeshkvi i Shkodrës, Pjetër Bogdani, i quante myslimanët shqiptarë “bashkëkombës”, duke mos harruar të kujtojë edhe dashurinë që ekzistonte ndonjëherë mes tyre e të krishterëve dhe që shpesh rridhte edhe nga lidhjet familjare që ekzistonin mes njëri-tjetrit. Gjithsesi, përdorimi i pasaktë i cilësorëve “turq” e “grekë” ka prodhuar keqkuptime, të cilat nacionalizmat ballkanike janë përpjekur t’i përdorin në dëm të shqiptarëve. Së dyti, pohimi i mitropolitit Simeon Lascari jep shkas për të reflektuar për një tjetër problem të historiografisë, siç është ai i marrëdhënieve të shqiptarëve myslimanë me pushtetin osman. Këtu kemi një provë të qartë se këto, njëlloj si ato të krishtera, ngrinin kokë kundër Portës së Lartë për arsye që s’kishin fare të bënin me fenë. Në fakt, njësimi në fe me pushtuesit osmanë nuk arriti t’i njësonte myslimanët shqiptarë me pushtuesit dhe nuk i pengoi ata të ngrinin krye kundër tyre. Kryengritje të hershme, qysh në fazën e parë të islamizimit, raportohen në Bastar dhe në Kurjan të zonës së Krujës, në vitet 1565 e 1574. Një kryengritje e fuqishme shpërtheu para vitit 1586 në dervenllëkun e madh të Kaçanikut. Kryengritësit shqiptarë myslimanë kishin dëbuar me atë rast garnizonin dhe administratën osmane dhe, madje, kishin vrarë edhe kadiun osman. Vlen të theksohet se me kryengritësit ishin bashkuar edhe shumë rajà të krishterë. Paskëtaj, Porta e Lartë urdhëroi ndërtimin e një kalaje në Kaçanik, për të mbajtur nën kontroll popullsinë e atyre anëve. Akoma më masive dëshmohet kryengritja e banorëve myslimanë të krahinave të Dibrës e të Tetovës, që vazhdoi nga viti 1592 deri në 1595. Numri i kryengritësve arriti shifrën mbresëlënëse të 10 mijë personave. Më 1606, në Lopës të Kurveleshit u ngritën banorët dhe kryengritja e tyre u shtri në gjithë krahinën. U dëbua administrata osmane dhe dy sanxhakbejlerë që kishin ardhur për të shtypur kryengritjen mbetën të vrarë. Më 1638, në Elbasan plasi një kryengritje e madhe, e drejtuar nga një prej krerëve të familjes Biçakçiu, të cilin Sulltani e shpalli “tradhtar të fesë dhe të shtetit tim”. Më 1703, myslimanë nga Mati bashkë me të krishterë nga Selita dhe Macukulla ngritën krye dhe sulmuan kalanë e Stelushit. Më 1703, u ngritën kundër Portës banorët e Progonatit e të Kardhiqit. Me kryengritësit u bashkua edhe dizdari i kalasë së Tepelenës, Muço Hyso, i cili ishte imponuar në këtë post që në vitin 1698, pasi kishte udhëhequr një kryengritje të 300 banorëve të krishterë të asaj treve. Brenda vitit 1704, kryengritja përfshiu gjithë krahinën e Kurveleshit dhe për shtypjen e saj valiu i Rumelisë mobilizoi të gjithë komandantët e vilajetit, duke përfshirë edhe Hydaverdi Pashën, që atë kohë ishte mytesarif-sanxhakbe i sanxhakëve të Shkodrës, Dukagjinit e Prizrenit. Ndonjë vit më parë, ky kishte arritur të shtypte një kryengritje të fuqishme në krahinat e Kolonjës, Oparit dhe Përmetit. Krahinat e Kurveleshit, Kolonjës e Përmetit u bënë teatër kryengritjesh të mëdha edhe në vitin 1707. Por vatrën e tyre duket se këto kryengritje e kishin tek lëvizjet e banorëve myslimanë

Përdorimi i pasaktë i cilësorëve “turq” e “grekë” ka prodhuar keqkuptime, të cilat nacionalizmat ballkanike janë përpjekur t’i përdorin në dëm të shqiptarëve

të Margëlliçit e Paramithisë, në Çamëri, të cilët prej disa vitesh kishin zënë kështjellat e refuzonin të njihnin administratën osmane. Disa vite më vonë, më 1714, 1500 kryengritës nga Margëlliçi sulmuan kështjellën dhe dëbuan funksionarët osmanë. Margëlliçiotët konsideroheshin popull kryengritës e armiq të Portës. Në vitin 1756, kryengritësit nga Margëlliçi tentuan një inkursion në Xeromero, ku ata u afruan me anë të detit: në këtë rast në ndihmë të tyre erdhën 4 anije ulqinake, që siguruan transportin e trupave. Ky bashkëpunim i margëlliçjotëve me ulqinakët shqetësoi jo vetëm Portën e Lartë, e cila i kishte shtetas të vet, por edhe Republikën e Venedikut, e cila trembej se kjo aleancë e rrezikshme ushtarake mund të kthehej një ditë edhe kundër zotërimeve të veta në detin Jon). Kryengritjet e myslimanëve shqiptarë merrnin shkas, si zakonisht, nga taksat e rënda, nga zullumet dhe arbitraritetet e administratës osmane. Me gjuhën e sotme, do mund të thuhej se ato kishin karakter ekonomik. Në fakt nuk është krejt kështu. Ne e dimë që tek shqiptarët e shek. XVXVII shquhet tashmë një vetëdije e përkatësisë, që i bënte ata të ndjeheshin të ndryshëm nga të tjerët, dhe solidarë me njëri-tjetrin. Epopeja e Skënderbeut kishte luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në forcimin e kësaj vetëdijeje tek shqiptarët e besimit të krishterë, sigurisht, por edhe tek ata të besimit mysliman, siç e tregon rasti që po citojmë më poshtë. Në vitin 1607, një agjitator shqiptar i kryengritjeve anti-osmane, Pal Dukagjini, njoftonte Dogjin e Venedikut për një lëvizje kryengritëse të drejtuar nga Idar Maneshi, mysliman shqiptar nga malësia e Krujës. Ky, bashkë me tre mijë trima, kishte ngritur krye në malësitë e Dukagjinit, Kthellës e Selitës dhe kishte angazhuar në luftime një numër të madh sanxhakbejlerësh nga krahinat fqinje. Sipas relatorit, Maneshi paskej deklaruar se dëshironte të bëhej si Skënderbeu i dikurshëm. Ky njoftim është shumë interesant, dhe jo vetëm për faktin që dëshmon se nervi kryengritës kundër pushtuesve osmanë gjallonte fort edhe ndër myslimanët shqiptarë (në fakt, kryengritja e Idar Maneshit dëshmohet të ketë qenë më masivja e kapërcimit të shek. XVI-XVII). Shumë interesant është raporti i Idar Maneshit dhe i shokëve të tij të armëve me figurën e Skënderbeut. Dihet tashmë se Skënderbeu mbeti edhe në shek. XVI-XVIII një figurë referenciale për të krishterët shqiptarë, katolikë e ortodoksë: jo më kot himarjotët, në shek. XVI apo në shek. XVIII e quanin Skënderbeun “mbretin” e tyre. E po ashtu, në 1607 Mark Gjini krenohej me faktin që gjyshi i tij kishte luftuar nën urdhrat e Skënderbeut. Por është akoma më mbresëlënës fakti që figura e Skënderbeut mbetej një referencë e lavdishme historike edhe për myslimanë shqiptarë, për kryengritësit shqiptarë, siç ishte rasti i Idar Maneshit dhe trimave të tij. Dhe një gjë e tillë konsiderohej aq normale, saqë rreth 50 vjet më vonë nga kryengritja e Idar Maneshit, në vitin 1658, kleriku katolik Pjetër Bogdani shprehte shpresën e madhe se bëmat e dikurshme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, do mund t’i

përsëriste në kohën e tij ndonjë prijës mysliman, i shquar për vullnetin, ndjenjat dhe veprat e mira, i cili do u printe drejt fitores kryengritësve shqiptarë, si dikur Skënderbeu. Centralitetin e figurës së Skënderbeut, si simboli i qëndresës kundër pushtimit osman, e konfirmon në vitin 1610 edhe Arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici. Sipas tij, bëmat e Kastriotit kundër turqve tregoheshin e këndoheshin në tubimet e besimtarëve katolikë, ku shpeshherë ishin të pranishëm edhe myslimanët. Pavarësisht potencialit të madh kryengritës që shprehnin shqiptarët myslimanë, në shek. XVXVII, Papati, Mbretëria e Spanjës, ajo e Napolit apo Republika e Venedikut, treguan interes vetëm ndaj komuniteteve shqiptare të krishtera. Ato i lanë jashtë projekteve çlirimtare popullsitë myslimane. Edhe regjimi i kapitulacioneve, që fuqitë evropiane ia imponuan Portës së Lartë duke filluar nga fundi i shek. XVII, synonte, veç të tjerash, të siguronte mbrojtjen e së drejtës së ushtrimit të fesë e më tej, njohjen e autonomive lokale për popullsitë e krishtera shqiptare. Paragjykimet me sfond fetar, që përcaktuan këtë qasje të diferencuar ndaj të krishterëve e myslimanëve shqiptarë, ishin në themel edhe të projekteve të mëvonshme për organizimin e shtetit shqiptar mbi bazën e kantoneve. Akoma më shumë, ato ndikuan shpeshherë edhe për të përkeqësuar marrëdhëniet midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri. Në fakt, pasojat negative në Shqipëri të një politike të bazuar mbi paragjykimet fetare, i parandjeu ndonjë intelektual e studiues evropian, siç qe rasti i albanologut italian Antonio Baldaçi dhe i atij austriak, Theodor Ippen. Të dy këta e nënvizonin me forcë rolin vendimtar të myslimanëve në betejat për liri e pavarësi të kombit shqiptar. Në vitin 1898 Teodor Ippen, që jo rastësisht u emërua si këshilltar i Delegacionit Austro-Hungarez në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në 1912-1913, i shkruante ministrit të Jashtëm austro-hungarez: “Ne kemi gabuar vazhdimisht, sepse e kemi konsideruar Shkodrën dhe viset katolike të Veriut, sikur të ishin e gjithë Shqipëria”. Në fakt, aty nga fundi i shek. XIX, Austro-Hungaria e ndryshoi rrënjësisht politikën e saj ndaj myslimanëve shqiptarë dhe kaloi nga një qasje parciale (Kultusprotektorat), në një qasje tërësore të elementit shqiptar, duke i kushtuar kujdes të veçantë pikërisht elementit mysliman. Por akoma më të ndërgjegjshëm për këtë qasje diskriminuese e përçarëse ndaj çështjes shqiptare ishin aktivistët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Këta i refuzuan me forcë qëndrimet që ekzaltonin rolin e fesë dhe që binin ndesh me projektin e tyre për një shtet unitar, e pra laik, të ngritur sipas ideve të Jean Jacques Rousseau e të iluministëve të tjerë. Mbi këtë bazë, ishin patriotë të vijës së parë, si Vaso Pasha, Ndre Mjeda, Nikoll Ivanaj, Anselmo Lorechio, Hilë Mosi, të cilët u hodhën me forcë e me pasion për të mbrojtur, faqe Evropës, vëllezërit e tyre myslimanë. “Maometant e Shkjipëris jan më të mirët patriotë”, shkruante në 20 prill 1886 patrioti Thimi Mitko. Kjo, edhe nëse nuk ishte e vërtetë, ishte e bukur dhe qëllimmirë, sidomos e thënë nga një patriot i vijës së parë dhe i besimit të krishterë.


16 20.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 43, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

me Madame

PËLLUMB KULLA ÇILJETA XHILAGA ALTIN RRAKLLI DRINI ZEQO EVI REÇI ENDRIT MERTIRI JERIDA SAKAJ HARIS VONGLI

Nr. 43 Viti III i botimit maj 2014

Çmimi 300 Lekë

dossier E GJITHË BOTA ME NJË SELFIE

Brigel Gjoka BALET PA KONVENCIONE

fashion

Vlashent Sata

RAPSODI BOHEMËSH

ARTI I TË DHËNIT

TEDI Papavrami

Prej ndikimit të të atit. Gjyshit. Rolit ekuilibrues të grave të jetës së tij. Më vonë kanë qenë Prusti, Bahu, Frojdi…që e kanë bërë këtë që është. Jo thjesht violinistin e madh që njohim të gjithë. Por edhe Tedin me profilin e vet psikologjik, për të cilin vendos të flasë


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botërori

20.06.2014

17

Kolumbia “kapërcen” Bregun e Fildishtë Kolumbia ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të grupit “C”, duke u ngjitur kështu në kuotën e 6 pikëve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin në “Estadion Nacional” të Brazilias (63 000 shikues) dhuroi tre gola dhe të gjithë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë, të dyja skuadrat do të studionin njëra-tjetrën, sulmet do të ishin sporadike dhe do të mbanin firmën e kolum-

bianëve. Në pjesën e dytë, tigrat verdheblu morën iniciativën dhe pas një traverse të goditur nga Cuadrado, do të ishte Rodriguez që do të shënonte golin e parë të takimit në minutën e 64. Dyfishimi i rezultatit do të vinte vetëm 6 minuta më vonë dhe do të mbante firmën e Quinteros, lojtar i rritur tek Pescara në Itali, por që tashmë luan në Portugali tek Porto.

shkurt

Robben, nga lufta me kancerin, drejt majës së botës!

Uruguaj zbon luanët e Anglisë nga Brazili

P

as Spanjës e ka radhën Anglia të përgatisë valixhet e për tu kthyer në shtëpi. Ka qenë Luiz Suarez me dygolëshin e tij, që ka zbuar nga Botërori “Brazil 2014” luanët. Edhe pse Rooney u përpoq të mbante gjallë shpresat e ishullorëve duke barazuar përkohësisht rezulatin, amerikano latinët nxorrën muskujt dhe Luis Suarez mori në dorë fatet e lojës duke shënuar golin e fitores për të tijët. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Corinthias”, të Sao Paolos (68 000 vendesh) dhuroi mjtaft emocione, veçanërisht në pjesën e dytë, ku u luftua deri në minutën e fundit. Loja nisi e ngadaltë, me pak raste. Goditja e parë do të regjistrohej në minutën e 10’, kur Rooney do të lëshonte një silurë drejt portës së mbrojtur nga Muslera. E menjëhershme do të ishte përgjigja e Uruguajit. Amerikano-latinët do të zbrisnin në

sulm përmes Gonzales, duke drithëruar mbrojtjen angleze, por topi do përfundonte sipër traversës së portës së mbrojtur nga Hart. Goli i parë do të shënohej në minutën e 39’. Cavani do të shërbente Suarezin në mesin e zonës angleze, aty ku bomberi i Liverpulit godet fuqishëm me kokë duke i dhënë goditjen e parë luanëve. Pjesa e parë do të mbyllej me një travers të Rooney, i cili fitoi një dyluftim në ajër me Martin Caseres. Pjesa e dytë ishte më e gjallë. Emocione dhe raste të pafundme. Fillimisht do të ishin anglezët që do drithëronin amerikano latinët, më tej Cavani do shpërdoronte një rast i vetëm përball Hart. Për tu shënuar është shpirti i garës i paraqitur nga Perreira. Mbrotjësi uruguajan, edhe pse ra pa ndjenja g jatë një dyluftimit me Sterling, vijoi lojën, madje duke i kërkuar teknikut Tabarez të

Edhe pse Rooney u përpoq të mbante gjallë shpresat e ishullorëve duke barazuar përkohësisht rezulatin, amerikano latinët nxorrën muskujt dhe Luis Suarez mori në dorë fatet e lojës duke shënuar golin e fitores për të tijët.

mos zëvendësohej. Pas këtij rasti loja do të fliste për luanët që u hodhën të gjithë në sulm dhe në minutën e 75’ do të barazonte rezultatin, pas një gabimi të portierit Muslera. Rezultati 1-1 do të ishte një hap fals për të dyja skuadrat, prandaj ishullorët dhe luanët treguan muskujt. Loja u bë më e ashpër dhe nervat luajtën një lojë të shëmtuar për Stiven Gerard që realizoi një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit të tij. Kapiteni anglez u ndëshkua me të verdhë dhe topin e morën nën kontroll amerikano latinët. Uruguaji nga ky moment do të hidhej i tëri në sulm. Suarez dhe Cavani do bënin ligjin në zonën angleze dhe pikërisht numri 9-të do të godiste sërish luanët përmes Suarez në minutën e 79’. Bomberi i Liverpulit me dygolëshin e tij u kthye në heroin e takimit për amerikano jugorwt, ndërsa vulosi fitoren.

Italia, kualifikimi kalon nga Kosta Rika Pas fitores ndaj Anglisë me rezultatin 2-1, në rrugën e 4 herë kampionëve të botës drejt 1/16-ve shfaqet Kosta Rika, e cila surprizoi në ndeshjen e parë të fituar ndaj Uruguait me rezultatin 3-1. “Të kaltrit” në këtë sfidë paraqiten me dy mungesa kryesore, Barzagli në mbrojtje dhe Verrati në mesfushë. Kjo i vështirëson punët e teknikut Prandelli, që në ndeshjen ndaj ishullorëve besoi tek mbrojtësi juventin dhe fantazisti i PSG-së. Bonucci dhe Thiago Motta janë gati të marrin vendin e të dëmtuarve dhe të udhëheqin italianët drejt fitores. Në portë rikonfirmohet Sirigu, në sulm sërish Supermario Balloteli,

ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjtë si në sfidën ndaj Anglisë. Prandelli në deklaratën për shtyp të pragsfidës është shprehur se Balloteli është lojtari plus që Italia ka në këtë botëror. “Shpeshherë kemi thënë që është i papjekur, që ka nevojë për eksperiencë, por sot e them me bindje të plotë, Balloteli është arma jonë shtesë. Është një lojtar që bën diferencën në fushë. Ai është i aftë të depërtojë i vetëm në mbrojtjet kundërshtare”, - tha Prandelli. Supermario është komplimentuar edhe nga tekniku i Chelsea, Mbrinjo, me të cilin ka pasur edhe konflikte. “Ka këmbë magjike, është i fuqishëm,

mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, vetëm pak pjekuri më shumë i mungon”, - ka thënë Murinjo. Vetë Balloteli ka thënë se nuk i frikësohet asnjë skuadre, e rëndësishme është që ai të jetë pjesë e finales. “Të luash në kampionatin botëror të futbollit është fantastike. Sa i takon finales, rëndësi ka të jetë Italia, emri i kundërshtarit i parëndësishëm”, - është shprehur ai. Ndeshja mes Italisë dhe Kosta Rikës do të luhet sot në orën 18:00’, në stadiumin “Pernabuco” të qytetit Refice. Mes tyre rezulton vetëm një ndeshje zyrtare, për më tepër e fituar nga europianët me rezultatin 1-0.

Shpejtësia, teknika dhe vetësakrifikimi për skuadrën janë armët më të forta të Arjen Robben, holandezit që mori për dore tulipanët në Botërorin e Afrikës së Jugut deri në finalen e madhe, të cilën nuk arriti ta kurorëzonte me sukses. Ai është hero kombëtar në Holandë dhe një figurë e mirënjohur për të gjithë fansat në Europë për suksesin që ka patur, duke luajtur me skuadra si Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich. 30-vjeçari, një nga lojtarët më të mirë në botë, në karrierën e tij ka njohur ulje dhe ngritje. Robben dështoi për të shënuar në një rast kyç kundër Spanjës në finalen e Afrikës së Jugut, por ai u ringrit menjëherë dhe nuk mund të kishte bërë punë më të mirë për të shlyer gabimin e tij sesa dy golat e shënuar kundër Spanjës në çeljen e këtij Botërori. Ai u shpreh për “Daily Mirror” se kjo ngjarje do të ishte pjesë e tij për gjithë jetën, por që ai dhe skuadra e tij janë të vendosur për ta udhëhequr Holandën drejt titullit kampion në Brazil. Robben aktualisht luan për skuadrën legjendare të Bayern Munich, e cila ka fituar më shumë kampionate kombëtare se çdo skuadër tjetër në Gjermani. Holandezi ka luajtur dy sezone me Real Madridin para se të transferohej në Munich për shumën e 22 milionë eurove në vitin 2009. Veç sfidave të shumta në fushë, Robben është ndeshur edhe me një sfidë tjetër jashtë saj. Në vitin 2004, kur tulipani po ngjiste hapat e karrierës tek Chelsea në Premier Ligën angleze, doktorët diagnoztifikuan një gjëndër në testikulin e tij të majtë, që kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Kjo ishte një eksperiencë shumë e hidhur për lojtarin. Robben u shpreh kështu për Daily Mail: “Ajo periudhë e jetës sime ishte e tmerrshme. Nuk e dija se ç’do të ndodhte me mua. Bëra ndërhyrjen dhe marrja e përgjigjes pozitive ishte goxha lehtësim për familjen time. Futbolli është jeta ime, por në atë kohë gjëja më e rëndësishme ishte shëndeti im dhe i të dashurve të mi”. Ai tashmë ka kaluar gjithçka dhe ka pasuruar me suksese palmaresin e tij, ku ka fituar gjithçka. Robben është i martuar me Bernadien Eillert, të cilën e ka njohur që në periudhën e gjimnazit. Çifti ka dy djem, Luka dhe Kai, si dhe një vajzë me emrin Lynn. Arbi Fortuzi


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

13 18

Pajisje e vogël për gjetjen e gjërave të humbura 5

6

7

14

8

9

15

22 25

39

12

17

26

27

23

24

28

29

30

39

11

20

21

34

10

16

19

33

10

31 36

35 40

46

37

41

42 48

47

32

38 43

49

44

45 Koha e fillimit ____:____

50

Koha e mbarimit ____:____

52

51

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

53

Horizontalisht:

1. Ramadan i letërsisë shqipe. 7. Sigla e Poliçanit. 10. Në sasi të vogël. 13. Instituti Ekonomik. 14. Shtat i SHBA-së. 17. Pije e fortë alkoolike. 18. Ushtrimi i pushtetit në një vend, koha sa qëndron në pushtet dikush. 20. Pavel, ish-futbollist i njohur çek. 21. Element kimik që përdoret si dezinfektues. 22. Fotografi në dilekt. 24. Njeri i rëndësishëm. 25. Notë muzikore. 26. Ish-futbollist i famshëm portugez. 29. Sigla e Lezhës. 30. Shqetësim i brendshëm që e bën njeriun të vuajë, mundim, brengë. 31. Shtresa e brendshme e guackave. 34. Grupe qelizash me të njëjtin funksion. 36. Notë muzikore. 37. Zog i vogël, ë jeton në tufë zakonisht pranë qendrave të banuara. 39. Pak detyra. 40. Ishte një nga bshkëpunëtorët për vrasjen e Jul Çazarit. 42. Armë gjahu me një tytë. 44. Baba. 46. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell katërfaqësh e të degëzuar, me gjethe vezake e me push. 48. Kam njohuri. 50. Pandeli i Rilindjes Kombëtare. 51. Simoni, kompozitor i njohur. 52. Restoranti i punonjësve. 53. Universtieti Prishtinës.

Vertikalisht:

1. Odhise, skulptor i njohur. 2. Gur kufiri. 3. Shkollë fetare myslimane. 4. Gatim me mish e me qepë. 5. Shkoj, ose... 6. I ka pula në mes. 7. Sigla e Shkodrës. 8. Kushtet, ose... 9. Ajo që mban fëmijët e të tjerëve. 10. Lloj reçeli që përgatitet duke zier fruta me sheqer deri sa të bëhet lëng i trashë, i cili ngrin si një masë pak a shumë e tejdukshme. 11. Markë makine. 12. Kilometra, shkurt. 15. Njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe që bën jetë të ashpër, me vuajtje e mundime. 16. Baze, gazetar. 19. Janë në majë të ullirit. 23. Shkronjat e para të alfabetit. 27. Lug prej teneqeje, që vihet në buzë të strehës së çatisë për të mbledhur ujërat e për t'i çuar poshtë. 28. Markë makine. 29. Tmerr i madh. 31. Hygerta, prezantuese televizive. 32. Male që ndajnë Europën nga Azia, mbrapsht. 34. Copëtoj në pjesë. 35. Magazinë. 38. Zilia, ose... 40. Banka Ndërkombë-tare. 41. Personazhi që luan aktori. 42. Mendimi që na lind për të kryer një punë. 45. Lloj, ose... 46. Kilogramë, shkurt. 47. Industria Ndërtimit. 49. Pak individualist.

Sudoku | nivel mesatar 8 2

7 6

9 5 3

5

8 6 3

2

7

1

8

7 4

9

6

9 1

3 7

8

9 3

4 3

3 4

1

4

4

9

1 1

2 9

8

7 3

1

6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 5

2

3

Koha e fillimit _____:____

4

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 3

Herën tjetër kur të humbni çelësin apo çantën, do të ju nevojitet ‘TrackR Bravo’. Kjo pajisje e cila është vendosur më parë, do ju japë shenja përmes aplikacionit në telefonin celular, se ku gjendet. Me një trashësi prej vetëm 3.5 mm, kjo pajisje e lehtë, kapet për gjërat që ju nuk dëshironi ti humbisni, e që mund ti leni pas dore. Pajisja në formë rrethi që ka diametër prej tre centimetrash, ka mundësi të lëshoj sinjale me zë, për të ndihmuar në afrimin tek objekti. Sipas prodhuesve, kjo pajisje mund të qëndroj për shumë vite, me ndërrim të baterive që bëhet shumë lehtë. Në diametër pre 30 metra largësi, me këtë pajisje, më nuk do të ju humbasin gjërat e preferuara.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Vështirësitë ne jetën tuaj ne çift do jete te shumta gjate kësaj dite. Mundohuni te tregoheni paksa me te kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vije fundi. Beqaret ka mundësi te pëlqejnë ne një mënyrë tjetër një mik te vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur atij ndjenjat. Financat për pjesën me te madhe do jene te stabilizuara.

Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesante qe do iu joshin. Ne mbrëmje partneri do ju surprizoje. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do futen ne një etape te re te jetës se tyre. Vetmia do marre fund njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar shpenzoni me maturi qe te mos keni vështirësi.

Përfitoni nga cdo mundësi qe do iu jepet sot për te bërë disa ndryshime ne jetën ne cift. Do mund t’i largoni problemet e mëdha qe keni pasur dhe do ndiheni më te qetë. Beqarët do kenë sukses dhe kjo do e shtojë egon e tyre. Personi qe do takoni do zërë një vend te rëndësishëm ne lidhjen tuaj. Mos e perzieni dashurinë me financat sepse do i humbni te dyja njëherësh.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Nese jeni te lumtur ne lidhjen tuaj asgjë nuk do mund ta prishë atmosferën qe është krijuar. Pasion, entizazëm dhe mirëkuptim. Beqarët duhet te perfitojnë sa te mundin nga liria qe kanë sepse do e kerkojnë ate dhe nuk do e gjejnë më. Do kryeni transaksione shumë te mira financiare sot te cilat do iu bëjnë te ndiheni mirë.

PESHORJA (23/IX-22/X)

9

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Nese mundoheni me shpirt te rregulloni marrëdhënien me partnerin tuaj do mund te arrini atje ku dëshironi. Dita duket premtuese. Beqarët do jenë shumë selektive ne dashuri dhe askush nga ata qe do takojnë nuk do iu pëlqeje aq sa për te filluar një histori. Ne planin financiar shmangni marrjen e vendimeve te pamenduara sepse do pendoheni shumë shpejt.

AKREPI (22/X-21/XII)

5 Ka shumë mundesi qe marrëdhenia me partnerin tuaj te përmiresohet ndjeshëm sot. Shfrytezojnei sa te mundni cdo moment! Beqarët do kenë nevojë për me shumë siguri para se te fillojnë një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Financat do jenë shumë te mira dhe do mund te bëni edhe investimet qe kishit menduar prej kohësh. Ditë pozitive!

3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 285, 395, 845, 879. Numra me 4 shifra: 1500, 1569, 4114, 4151, 4191, 4415, 5415, 5412, 5559, 6521, 6581, 6719, 7147, 8541, 8587. Numra me 5 shifra: 02659, 14526, 15632, 15816, 22127,

32147, 53214, 54548, 61457, 66541, 95127, 95657, Numra me 6 shifra: 154888, 156523, 185545, 245550, 256985, 452147, 481512, 510422, 555111, 650816, 687778, 771553, 789652, 988874.

Ditë shumë problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni zënka te njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do arrini dot te vendosni qetësinë. Beqaret do jene spontane dhe kjo do i beje me tërheqës ne sytë e te tjerëve. Mundësitë per te hedhur hapat drejt një lidhjeje te qëndrueshme do jene te mëdha. Edhe financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jeta sentimentale do jetë prioritet për ata qe janë në çift. Do i lini menjanë te gjitha problemet qe keni kaluar dhe do bëni te pamundurën te riktheni harmoninë. Beqarët nuk do fillojnë histori dashurie sepse nuk do ndihen gati. Ftesat nuk do mungojnë. Është më mirë te mos nxitoheni!

Jeta juaj ne çift do ece me se miri gjate kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohe partnerit dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë as problemin me te vogël kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nuk do keni as probleme te mëdha dhe as ngjerje shumë te veçanta ne lidhjen tuaj. Pa dyshim qe do ndani momente qetësie e te kendshme. Beqarët nuk pritet te keneë histori te rëndësishme dashurie, por do kenë ndonjë aventurë kalimtare gjatë se cilës do ndihen mirë. Planetët do jenë shumë bujare dhe do iu ndihmojne mos keni asnjë problem financiar.

PESHQIT (20/II-19/III) Duhet te flisni me shumë me partnerin tuaj dhe te merrni vendime qe janë ne te mirën e te dyve. Githësesi mos u nxitoni për asgjë dhe mos kërkoni te impononi mendimet tuaja. Beqarët do kenë nje takim te cuditshëm, por që shumë shpejt do japë ua ndryshojë jetën.Mosmerrnirreziqetekotamefinancat sepse me shumë sesa te fitoni do humbni.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20 qershor

20.06.2014

19

poezi sesa të bënin poezi. Shumë e kanë zëvendësuar gjilpërën me penën. Të tjera me cigaren. - A. Kerr

1837

Victoria bëhet mbretëreshë Më 20 qershor 1837 ajo u zgjua nga puthja e së ëmës në orën gjashtë të mëngjesit, duke i thënë se arqipeshkvi i Canterbury-t dhe Lordi Chamberlain dëshironin ta takonin. Me shapka dhe fustan gjumi, ajo u fut në dhomën e saj, ku të dy burrat i thanë se Mbreti William IV, i ungji, pat vdekur ekzaktësisht 12 minuta pas orës 2 të atij mëngjesi në ‘një gjendje mendore të qetë, shumë i gëzuar…krejtësisht i përgatitur për vdekjen e vet” dhe rrjedhimisht mbretëresha bëhej ajo. Lordi Chamberlain u gjunjëzua dhe puthi dorën e 18-vjeçares Victoria. Ajo ishte e re dhe pa përvojë, shkruante me ndershmëri Victoria në dita-

rin e saj. Por nuk i mungonte vetëbesimi. Ajo kish qenë trashëgimtare e fronit që nga viti 1830 dhe e kish pritur këtë ditë me durim të studiuar. Kështu filloi mbretërimi më i gjatë në historinë britanike dhe jo vetëm kaq: dëshmitar ndryshimesh të mëdha gjithashtu. Ishte një periudhë përparimi të vrullshëm teknologjik, përmirësimi në kushtet e njerëzve të thjeshtë, i një rritjeje masive për perandorinë britanike dhe demokratizimi, teksa më shumë njerëz fituan të drejtën e votës dhe monarkia humbi pothuajse të gjitha fuqitë politike. Çfarë rëndësie kish që Victoria nuk kishte interes për makineritë apo te mirëqenia e

masave, apo se ajo ishte e vendosur të mbante e jo të lëshonte pushtet politik? Ajo gjithashtu urrente shtatzëninë dhe nuk i pëlqente fëmijët, por megjithatë pati 9 të tillë. Ajo i dha emrin e vet epokës dhe ka nga ata, sado me vanitet, që besonin se ajo edhe e mishëronte epokën. Megjithatë, në një aspekt të rëndësishëm ardhja e saj në fron ishte kyçe. Fati i monarkisë nën ‘ungjërit e saj hileqarë’ kishin prekur fundin. Ardhja në fron e një gruaje të re elegante, e cila nuk ishte as e korruptuar dhe as e pamoralshme, i dha jetë një institucioni, ditët e të cilit dukeshin të numëruara.

Blitz

Flickr

58

Lojtarë do të festojnë datëlindjet përgjatë kursit të zhvillimit të Kupës së Botës në Brazil.

43

Vjeç do të bëhet gjatë finaleve Faryd Mondragon, lojtari më i vjetër i kampionatit, i cili luan me ekipin e Kolumbisë.

27

Vjeç do të bëhet më 24 qershor Lionel Mesi, lojtari që pritet t’i japë Argjentinës Kupën e Botës.

13

Korriku, dita e finales së Kupës së Botës është datëlindja e John Mensa-s të Ganës dhe Guillermo Ochoa-s, portierit të Meksikës.

Foto: Andreas Lehner

Guidë e ditës së një tifozi të Botërorit

Në Lutfi Dervishi Anglisë i kanë mbetur edhe 4 minuta, përndryshe i duhet të presë edhe 4 vjet... Edi Oga Miq! Anglia u mund! Mes dëshpërimit dhe inatit mora një vendim extrem: Do hidhem nga BALLKANI !...po mbështes Kroacinë! Emiljano Aleksi

Kështu si po shkon ky Botëror, mesaduket në Finale do kemi Gjermani-Kosta Rika! Enkeleda Kurcani

S`ka mundësi, humbja e Spanjës dhe e Anglisë është bërë për të tërhequr vëmendjen nga dicka tjetër...dicka e madhe po ndodh... #"feelingKacMyftaraj." Alma Lama

Shtatore iu ndërtojnë, por mbi gjakun e tyre shkelin për cdo ditë..

gazetamapo@gmail.com

Anisa.S.Kushta

Do të jesh një tifoz model? Një super tifoz? Ja një guidë e shpejtë se çfarë mund të bësh e thuash në momentet kyçe të një ndeshjeje. Veshja Sigurisht një bluzë të ekipit të zemrës, sintetike dhe të para 10 viteve. Sigurisht që bëjnë shumë punë ca bluza që lexojnë ‘USA ‘94’ apo ‘Italia ‘90’. Një orë para ndeshjes - Shkon tek bari i lagjes dhe i thua kamarierit: ‘e o kamarier, ma prenoton çik këtë tavolinën për në darkë’. Ai do thotë: ‘Po ec e burrë se s’ka nevojë se ka vende plot’, por ti insisto ta prenotosh dhe duke ikur ‘…na i bëj dy tavolina bashkë, mirë, se do jemi shumë, do bëjmë namin sonte’. Skuadrat hyjnë në fushë - ec të vdeksha, do i mbysim. O kamarier, më sill një kafe…si fillim… - e po këta të Spanjës, ça legenash, asnjëri se këndon himnin!!

Fillon ndeshja - o kamarier ngrija çik zërin e burr se s’ka atmosferë fare. Ça birrash mban ti këtu? Ke kriko? 60-lekshe? Ka ndonjë që shet fara këtu rrotull? Ndeshja ka hyrë në faza të nxehta Gjyqtari jep një goditje dënimi kundër skuadrës tënde - ec o legen, o ARBITËR, po ec e mos e ndalo lojën kot me burr. Ja ky, ra si pulë, ptuuuuu…mos guxosh t’i prekësh këta italianët se qajnë direkt. (jepet replay aksioni) Shi me ej... ka qenë dhe APSAQ… Goditje dënimi në favor të skuadrës tënde - po hë e shyqyr dhe një faull, po futi e karton o i shitur! Sa lek ke marrë aman?! Shi me ça i bëri, ueee…ptu! Rast i qartë për gol, i humbur -…goo….ptu!! O i ngordhur, o legen, o të…..Po dhe unë e bëja me

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

një këmbë o langaraq, o mos bëfsh hajër! Po ik e se s’janë ekip këta!! -….ueee s’më ikën e keqja me burr, dhe gjyshja ime e kishte bërë!! - o kamarier m’bëj i birr, me kriko, 60-lekshe se s’po na mban më nervi… Penallti në favor -Penallti!! Ec aty!!! Shi me ça i bëri si ja ka kap këmbën…Ec aty, bëje. O çun, ulu re se s’shofim ne këtej… Penallti kundër - po ik e nuk shihet futboll. E me o ARBITËR do mbash lojë a ça do mbash ti o legen! Po ça penalltie e shife, SIMULIM komplet… Regjia e ndeshjes kap një tifoze të bukur - UUUUU ÇA YLLI!!!! UUUUUU….. Mbaron ndeshja -o kamarier mbaji çik këto lekët e kafes… Këto e shumë të tjera, çdo mbrëmje te lokali i lagjes. Botëror të mbarë e fitoftë më i miri.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 20.06.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.