Gazeta Mapo

Page 1

faqe 17

Bota e të apasionuarve me IT, supertakim në Tiranë AITA do të organizojë në Shqipëri për herë të parë Startup Weekend, me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 19 prill 2012. Numër 566. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

zbardhet Dosja

Vendimi i qeverisë

Administrata, rregullat e reja të punësimit Përfshihen në vlerësimin e ri diploma e studimeve specializuese afatgjata dhe kualifikimet post-master

FAQE 15

Reforma

Të vegjlit ftojnë Ramën dhe Berishën në një tryezë Mediu dhe Milo, iniciatorët e një tryeze të thirrur në fillim të javës, që vjen me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor FAQE 4

përgjimet e Kajollit: Mallin po ua sjell nga Çekia Ekskluzive/ Bisedat e plota telefonike mes Fatmir Kajollit dhe Sokol Genicës për trafikimin e 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, por edhe për afera të tjera në Fier, siç është furnizimi me dy kamionë me armë për një ushtar të UÇK-së. Genica: Jam si dyfek i lagur, s’kemi fare nga ajo gjëja. Kajolli: Mbase ta gjej unë që sot, nga Çekia ka ardhur. Faqe 2-3 Fatmir Kajolli dhe faksimile e vendimit të gjykatës së Milanos

Ligji 7501, miratohet shpërndarja e tapive Votimi me zarf për Presidentin, propozimi i PS-së drejt rrëzimit

FAQE 5

op-ed / 10-11

Projektligji i miratuar dje siguron pajisjen me tapi të fermerëve që kanë shfrytëzuar 20 vitet e fundit tokat bujqësore. Ja katër hapat për të marrë dokumentin

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Varret murale dhe ndjeshmëritë fetare

koment Edmond Panariti

kronikë

Shqipëri. Ekonomia më 2012 do të rritet me 1.2% Kriza në Greqi dhe Itali ka prekur rreth 60 për qind të familjeve shqiptare, të cilat kanë ulur konsumin... Faqe 8

arsim

Terrorizmi në Kosovë dhe hajmalia e Bajram Rexhepit

7

goritë përfituese të tokës bujqësore. Ligji ekzistues u ka dhënë të drejtën familjeve që e kishin marrë tokën bujqësore në përdorim, ta kalonin atë në pronësi pa shpërblim, por vetë ligji është konsideruar nga mazhoranca me paqartësi në formulimin e tij. Pra, qëllimi i shtesave në ligj është përcaktimi si përfitues i familjeve bujqësore dhe individëve që e kanë tokën bujqësore në përdorim, e shfrytëzojnë, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit. Në të njëjtën kohë, përfitojnë nga projektligji në fjalë edhe... Faqe 9

BERZH: Kriza në Eurozonë prek 60% të familjeve shqiptare BERZH publikoi raportin e Tranzicionit për 2011-n. Kriza në Greqi dhe Itali ka ulur me rreth 20% konsumin në 60 për qind të familjeve në

Reforma që Bashkia e Tiranës synon të ndërmarrë...

Më 8 prill ndodh një akt i rëndë koment terrorizmi në Nexhmedin Spahiu Kosovë...

Projektligji që siguron pajisjen me tapi të fermerëve që kanë shfrytëzuar 20 vitet e fundit tokat bujqësore, ka marrë miratimin dje në komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese me votat e mazhorancës. Projektligji ka si qëllim rregullimin ligjor për të pajisur me tapi pronësie ata individë ose familje bujqësore, të cilat që prej dy dekadash kanë në përdorim tokën, por nuk e kanë të dokumentuar që e zotërojnë. Ligji në vetvete ruan thelbin e formulimit, por ndryshimet dhe shtesat respektive përcaktojnë më qartë kate-

Kualifikimi, 3000 mësues në testim për rritjen e pagës Supervota

Kalon ilegalisht kufirin për të takuar të dashurin shqiptar, kapet 17-vjeçarja greke Aventura e adoleshentes greke në kërkim të të dashurit shqiptar ndalet në kufi nga policia shqiptare

FAQE 14

koment / 11 Artur Zheji

Shqipëria e rrethuar me vatra ‘zjarri’ Shqipëria, falë ‘shqiptarëve’ që punojnë kryesisht dhe me pasion vetëm bahçen e tyre, falë shqiptarëve që vriten mes vedi qoftë edhe për gardhin e bahçes së tyre, qoftë tokë apo qoftë parti kjo bahçe, është e rrethuar sot nga tri vatra të nxehta rajonale. Vatra e Parë, nga Veriu në Jug, është në Mitrovicë. Vatra e Dytë është në Maqedoni dhe Vatra e Tretë në Greqi. Janë këto vatra, tri unaza të ‘zjarrta’, të cilat tensionojnë dhe kushtëzojnë marrëdhëniet dhe tregjet trasversale në këtë rajon, harmoninë ndëretnike dhe sigurinë kombëtare shqiptare. Absurdi më i madh që përjetohet është se këto konjuktura ndërkombëtare...


2

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

f kus

Cilat janë provat që implikojnë Fatmir Kajollin në trafikun e heroinës dhe si u zbulua identiteti i tij nga pala italiane. Detajet e plota të dosjes italiane

Dosja italiane

Zbardhen përgjimet e Kajollit: Mallin po jua sjell nga Republika Çeke Bisedat e plota telefonike mes Fatmir Kajollit dhe Sokol Genicës për trafikimin e 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, por edhe për afera të tjera në Fier, siç është furnizimi me dy kamionë me armë për një ushtar të UÇK-së. Genica: Jam si dyfek i lagur, s’kemi fare nga ajo gjëja. Kajolli: Mbase ta gjej unë që sot, nga Çekia ka ardhur Habjon Hasani

Dy biseda të gjata telefonike me Sokol Genicën, një tjetër fierak i implikuar në trafikun e heroinës, kanë përfshirë emrin e Fatmir Kajollit në skedat e policisë italiane. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë një tjetër personazh të fortë, Fatmir Kajollin. Vendimi i Gjykatës së Milanos, që i rëndon me 16 vite burg biznesmenit Kajolli, zbardh bisedat telefonike mes tij dhe Genicës, ku i pari ndodhej në Fier dhe i dyti në Milano. E megjithatë, distanca nuk e ka penguar Fatmir Kajollin të plotësojë fare thjesht kërkesën e mikut të tij përtej Adriatikut. MAPO publikon vendimin e Gjykatës së Milanos, ku Kajolli implikohet në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë dhe 1 kg kokainë, ndërsa veç protagonistëve të përgjimit, në këtë episod kanë qenë edhe Bledar Mahmutaj, Muharrem Durra dhe italiani Michele Arcangelo. “Në datën 16 gusht 1998, Sokol Genica, nëpërmjet numrit në përgjim

TELEFONATA 1 Datë 16.8.1998, ora 09:12. Telefonatë ndërmjet Sokolit dhe Fatmirit Fatmiri: Alo? Sokoli: Po. Fatmiri: Hë mo? Sokoli: Kush je? Fatmiri: Alo, Fatmiri jam. Sokoli: Po ku je o grupi, ça po bën, si je ti? Fatmiri: Mirë vllai. Sokoli: Fëmijët, mirë i ke? Fatmiri: Mirë, mirë. Sokoli: Ore, e kupton se kush jam? Fatmiri: Ore Sokol, ti je o vlla? Sokoli: Po unë jam, Sokoli jam. Fatmiri: Po ku je o vllai im? Sokoli: Ça më thua ndonjë gjë ti? Fatmiri: Je kthyer këtej ti? Sokoli: Jo, në Itali jam. Fatmiri: O vlla, po ça më thua ndonjë gjë? Sokoli: Çdo gjë është shumë mirë. Fatmiri: Vetë si je? Sokoli: Po shtyhemi, të telefonova dhe mbrëmë unë po… Fatmiri: Sa e ndeza telefonin unë. Ça më thua ndonjë gjë ti? Sokoli: Po hiç, shtyhemi. Fatmiri: Si i ke punët andej? Sokoli: Si dyfek i lagur. Fatmiri: …qesh ….Si the? Sokoli: Akoma s’i kam në vijë punët, s’kemi fare nga ajo gjëja.. Fatmiri: Dëgjo Sokoli: Po. Fatmiri: Me…atë Lirimin…kam unë aty. Sokoli: Si the? Fatmiri: Kam unë për t’i dhënë Lirimit..e kam aty, e fitojmë të gjithë ndonjë gjë. Sokoli: Kush është Lirimi? Fatmiri: Kush e ka atë djalin?....Ti e ke? …

0347/7973562 kontakton numrin shqiptar …274. Kërkon Fatmir Kajollin. Më pas flet disa herë gjatë ditës me shtetasin Fatmir, ku të krijohet bindja se po konsumonin akuzën e ngritur”, - thuhet në dosjen italiane të Kajollit. Më tej, për të identifikuar plotësisht implikimin e Kajollit në këtë rrjet trafiku është përfshirë mareshalli Grassi, i cili i ka kërkuar departamentit të DSCA-së të zhvillojë hetime për identifikimin e personit me numrin …0726. Ky sektor ka komunikuar me policinë shqiptare, e cila ka konfirmuar se ky numër i përkiste personit Fatmir Kajolli, lindur në Fier më 29 korrik 1965. Mbi bazën e këtyre përgjimeve, Gjykata e Milanos e dënoi Kajollin me 16 vjet burg, por arrestimi i tij u realizua vetëm pak ditë më parë në qytetin e Fierit, ku njihet si një ndër investitorët kryesorë në qytetin e tij, e njëherazi edhe si aktivist politik në radhët e Partisë Republikane. Aktualisht, Fatmir Kajolli ndodhet në arrest shtëpie, në pritje të vendimit të Gjykatës për ekstradimin e tij.

Ashtu më duket…e gjen? Sokoli: Si ta gjej unë? Fatmiri: Ke ndonjë muhabet në vijë ti? Sokoli: Jo, s’kam gjë fare prandaj. Famiri: Epo mirë se mbase ta gjej unë aty. Sokoli: Për sa kohë e gjen ti? Fatmiri: Që sot. Sokoli: Po si e gjen? Fatmiri: Ta gjej që sot. Më dëgjon? Sokoli: Po. Fatmiri: Ta gjej direkt. Sokoli: Mos kërkojnë shumë ata? Fatmiri: Neve sa na leverdis? Se nuk e kam nisur që këtej unë atë….për kokë të kalamajve. Sokoli: Si the? Fatmiri: Neve si na leverdis më mirë? Sokoli: Po tani…. Fatmiri: Dëgjo! Sokoli: Po. Fatmiri: Dëgjo, të betohem që e ke aty te vendi…e ke parasysh që shkon te vendi dhe sa shkon? Sokoli: Po, por ti fol njëherë se qysh e tek.. Fatmiri: Çfarë… Sokoli: Fol njëherë vetë me të ti. Fatmiri: Po. Sokoli: Nga Republika Çeke e keni? Nga andej erdhi? Fatmiri: Po, andej ka ardhur…që andej erdhi aty te ju…aty është tani. Sokoli: Dëgjo. Fatmiri: I kanë në makinë ata. Sokoli: Kush është ai djali? Kush është ky? Avniu është ai? Fatmiri: Nuk e di, të pyes njëherë ata se kush është…Më dëgjove vllai? Se kështu… Sokoli: Epo mirë. Që mos t’i hallakatim kot dhe ata. Na vijnë lekët një për një, pastaj kur të pijmë kafen.

Sokoli: Ata nuk erdhën më ….kështu që… Fatmiri: O vlla, për kë po thua ti? Sokoli: Atë muhabetin e atij të UÇK-së…a ça dreqin ishte ai. Fatmiri: Po re, kanë ardhur ata, i mbushën rrafsh dhe makinat. Sokoli: Shyqyr! Fatmiri: Dy makina i kam nisur unë. Sokoli: Epo mirë.

Fatmiri: O vllai, dëgjo pak, di gjë me sa e kanë lënë aty? Sokoli: Hë, më thuaj. Fatmiri: Se nuk fitoj asnjë lek unë, të betohem. Sokoli: Po? Fatmiri: Me 31. Sokoli: Po vlla, ata kështu e kanë lënë. Fatmiri: Të betohem ajo që shesim ne është….vij dhe unë dhe fitojmë të dy ne… atë që…të them të vërtetën…të betohem që s’kam dërguar asnjë lek.. Sokoli: Jo re….. Fatmiri: Dëgjo…ma kanë lënë kështu, se ishin vetë ata që e çuan dhe i bënë të gjitha gjërat. Sokoli: E kanë sjellë ata? Fatmiri: Ça do ti të them unë tani?! Sokoli: Ti ça po bën vetë njëherë? Fatmiri: Mirë fare. Sokoli: Ata nuk erdhën më ….kështu që… Fatmiri: O vlla, për kë po thua ti? Sokoli: Atë muhabetin e atij të UÇK-së…a ça dreqin ishte ai. Fatmiri: Po re, kanë ardhur ata, i mbushën rrafsh dhe makinat. Sokoli: Shyqyr! Fatmiri: Dy makina i kam nisur unë. Sokoli: Epo mirë. Fatmiri: Dy tani, duhet të nis dhe nja dy të tjera. Sokoli: Ata të Vlorës nuk kanë ardhur apo jo? Fatmiri: Jo, ata s’u bënë më të gjallë. Sokoli: Epo le të shkojnë të q…. Ata erdhën te unë dhe më kanë çarë k… Fatmiri: …(qesh)…sa mirë bëre që… Sokoli: Turi ça bën ndonjë gjë? Fatmiri: Turi është yll fare, është në Republikën Çeke.

Sokoli: Ah.. po ai nuk na e bie dot këtu? Fatmiri: Ata ma dërguan dhe mua… miqtë e Turit… ata ma sollën kështu..e ke parasysh ti meqenëse s’ka pasur fare…kupton? Sokoli: Epo mirë (bie linja) TELEFONATA 2 Datë 16.8.1998, mes Sokol Genicës dhe Fatmir Kajollit Fatmiri: Alo! Sokoli: Më thuaj grupi. Fatmiri: Dëgjo. Sokoli: Po. Fatmiri: Më thuaj çik atë lokalin që doni ju për ta takuar atë personin, se vjen vetë t’u takojë ai. Sokoli: Po? Fatmiri: Hë pra? Thuaj ndonjërit aty që…se unë e ti s’i njohim mirë këto… Sokoli: Ça the? Fatmiri: Ne të dy se njohim fare vendin aty, prandaj më thuaj emrin e ndonjë lokali apo ndonjë vendi aty...që të vijë të të takojë ai personi. Sokoli: Po. Fatmiri: Do të flasë me ty ai, me asnjë tjetër. Sokoli: Po, dakord. Fatmiri: Domethënë? Sokoli: Domethënë do ta mbyllim këtë punë apo jo? Fatmiri: Po re po, më thuaj atë vendin ku do takosh personin ti. Ku je ti tani? Sokoli: Unë jam te ky hoteli “Gran Sasso” Fatmiri: Çfarë..? Cili hotel..? Sokoli: “Gran Sasso”. Alo. Fatmiri: Një sekondë vlla… Gran Sasso? Sokoli: Po te hoteli i Lamit. Fatmiri: Ku është ky Lami? Sokoli: Po…ore këtu është…po më mirë


E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Biznesmeni fierak u dënua së bashku me 11 shqiptarë të tjerë, shumica nga Berati dhe Fieri, të cilët dominonin tregun e narkotikëve në Milano

Trafiku në 5 shtete, emrat e shqiptarëve të lidhur me biznesmenin e PR Gjykata e Milanos ka dënuar me 184 vite burg dhe mbi 1 milion euro gjobë grupin e shqiptarëve që akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Leonard Bakillari Tiranë Gjykata e Milanos në Itali ka

Një vendim i Gjykatës së Milanos që shpall fajtorë të pandehurit kryesisht nga Fieri dhe Berati, hedh dritë mbi një prej grupeve më të organizuara të shqiptarëve që kanë kryer trafikun e heroinës dhe kokainës në disa vende të Europës mos ta zgjasim shumë në telefon ne… vjen ai dhe…tani vjen ai? Fatmiri: Po. Sokoli: Epo mirë. Fatmiri: Atëherë në ça vendi? Sokoli: Këtu në Milano. Fatmiri: Mirë po flas me të direkt unë… ai ty do të kërkojë kur të vijë aty? Sokoli: Po, s’ka problem fare se aty poshtë do jem unë. Fatmiri: Se mund të vonohet një çikë ai…po telefonoj njëherë ata andej unë, se e marrin ata në telefon, se unë s’kam kontakt me atë personin që është aty. Sokoli: Shumë mirë. Fatmiri: Mirë fare, hajde se të marr unë prapë. Mirupafshim vlla. Sokoli: Ty kur të të marr në telefon unë? Fatmiri: Po do bëhet direkt tani kjo punë. Sokoli: Epo mirë. Fatmiri: Nja 100-150 bëj gati për ta ti…. më kupton? Sokoli: Prit një çikë se duhet të flas njëherë me ata…menjëherë…do e flas me këta miqtë se nuk janë zgjuar akoma nga gjumi këta. Fatmiri: Epo e bëjmë kështu…fol njëherë ti me ata. Sokoli: Më lër mua se të marr andej nga dreka. Fatmiri: Epo mirë. Sokoli: Sot e mbyllim këtë punë apo jo? Fatmiri: Do bëhet, si s’do bëhet. Sokoli: Hajt mirupafshim! Fatmiri: Zëre se është bërë, mirupafshim. Sokoli: Mirupafshim!

dënuar me 184 vite burg dhe mbi 1 milion euro gjobë 11 shqiptarë, mes të cilëve edhe Fatmir Kajollin, këshilltari republikan në Bashkinë e Fierit, i arrestuar pak ditë më parë. Një vendim i Gjykatës së Milanos që shpall fajtorë të pandehurit kryesisht nga Fieri dhe Berati, hedh dritë mbi një prej grupeve më të organizuara të shqiptarëve që kanë kryer trafikun e heroinës dhe kokainës në disa vende të Europës. Prokuroria e Milanos për tri vite me radhë ka përgjuar mbi 50 persona, shumica shqiptarë, të cilët dyshoheshin se ishin përfshirë në një linjë të fuqishme trafiku, e cila niste në Turqi dhe kalonte në disa vende, kryesisht Zvicër, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Prokuroria fillimisht ka rënë në gjurmët e grupit të Sokol Genicës, një shqiptar i arrestuar katër vite më parë në Fier, për llogari të drejtësisë italiane dhe më pas ka arritur të zbardhë gjithë linjën e trafikut. Në vitin 1998 nisin hetimet për një grup shqiptarësh kryesisht nga Berati dhe Fieri, të cilët për vite me radhë dyshohet se kanë trafikuar sasi të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Itali dhe vende të tjera të Europës. Pjesë e këtij grupi kanë qenë Fatmir Kajolli dhe Sokol Genica, i njohur me pseudonimin “Druge” si dhe shqiptarë të tjerë, të cilët janë evidentuar nga prokuroria. Pas më shumë se tri vitesh hetim dhe përgjime, Prokuroria e Milanos ka mundur të dokumentojë një sërë episodesh të trafikut të heroinës dhe kokainës, ku sasia më e madhe është ajo prej 44 kilogramësh heroinë. Mes 50 personave të përgjuar dhe hetuar, në gjykatë u dërguan 17 të pandehur, një pjesë e mirë e të cilëve në gjendje të lirë, pasi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia italiane. Në përfundim të gjykimit në dhjetor të vitit 2002, u dënuan 11 prej të pandehurve me dënime nga 9

Të dënuar nga Gjykata e Milanos më 12 dhjetor 2002 Arben Berberi, i njohur si “Beni”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë Sokol Genica, i njohur si “Druge”, dënuar me 28 vjet burg Fatmir Kajolli, dënuar me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë Xhafer Dervishi, i njohur si “Meti”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë Ludvik Konçi, dënuar me 14 vjet burg dhe 120 mijë euro gjobë Pëllumb Buzi, i njohur si “Luli”, dënuar me 16 vjet burg dhe 180 mijë euro gjobë Lorenc Mato, i njohur si “Lenci”, dënuar me 13 vite burg Dhimitraq Leka, i njohur si “Taçi”, dënuar me 18 vjet burg dhe 200 mijë euro gjobë Alfred Mamurani, i njohur si “Fredi”, dënuar me 19 vjet burg dhe 220 mijë euro gjobë Krenar Muhaj, i njohur si “Arushi”, dënuar me 9 vjet burg Luna Polovina, i njohur si “Peli”, dënuar me 15 vjet burg

Të pafajshëm Fadil Bakiu, lindur në Berat më 19.03.1968 Bardhyl Haxhiu, i njohur si “Bardhi” Lorenc Mahmutaj, lindur në Berat më 18.05.1973, i njohur si “Lenci” Gazmend Polovina, i njohur si Julian Bebri, lindur më 15.06.1977 Sazan Toto, i njohur si “Zani”, lindur në Berat më 11.02.1963 Simon Markoviç, i njohur si “Marko” dhe “Mili”, ka ndërruar jetë

deri në 28 vite burg dhe me gjoba që kapnin shifrën e qindra mijëra eurove. Gjykata e Milanos dënoi me 16 vjet burg Fatmir Kajollin, për të cilin në vendim thuhet se pas disa përgjimeve nuk u fol më për të. Dënimin maksimal prej 28 vitesh burg gjykata e ka dhënë për Sokol Genicën, i cili gjithashtu arriti t’i shpëtojë policisë për t’u arrestuar 6 vite më vonë në Shqipëri. Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Genicës i janë sekuestruar disa

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

biznese në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se ato janë krijuar nga të ardhura të fituara nga trafiku i narkotikëve. Pas arrestimit, prokuroria ka nisur verifikimet mbi pasuritë e Fatmir Kajollit, i cili është dënuar me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë nga Gjykata e Milanos. Sipas vendimit rezulton se për një prej të pandehurve akuza është pushuar, pasi Simon Markoviç rezulton të ketë ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjykim.

Laboratori i ri Italian Salus Sherbimet: · Analiza Kimike / Biokimike · Analiza Hematologjike · Koagulimi i Gjakut · Analiza Sierologjike · Analiza Bakteriologjike · Markues Tumorale · Markues Virale · Analiza Hormonale · Analiza Toksikologjike / Dozim Drogerash · Dozimi i Medikamenteve · Biologji Molekulare · Matje e gazrave ne gjak

Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Laboratori i ri Italian Salus Tirane ne bashkepunim me Laboratorin Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim të shpejte · Validim - Certifikim on-line nga Mjek Italian ne Laboratorin Salus Trieste · Cilesi Diagnostikuese sipas standarteve europiane · Kalibrim I cilesise I perditshem te aparaturave · Personel I trajnuar dhe profesionalisht I azhornuar ne laboratorin e analizave te Spitalit Salus Trieste · Tarifa shume konkuruese per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al


4

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

politika

Pronat, PR pakënaqësi ndaj PD-së TIRANË Reforma zgjedhore nuk është e

vetmja pikë për të cilën republikanët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj PD-së. Në prag të një viti të ri elektoral, republikanët shprehin kontestimet e tyre në qëndrime edhe sa i përket çështjes së pronave. “Është e pafalshme për atë që është lidershipi i këtij koalicioni, Partia

Demokratike. Nuk kemi ngurruar ta themi këtë me zë të lartë se është e patolerueshme. Vija e demarkacionit që ndan të majtën nga e djathta është prona. Nuk mund që pronën ta ndash dhe t’ia japësh atij që nuk e ka të veten. Ndoshta kemi një koalicion që drejtohet nga Partia Demokratike dhe në shumicën e rasteve

nuk kemi pasur një bashkëpunim normal, pasi nuk e kemi parë njëri-tjetrin si partner, por e kemi parë si konkurrentë brenda këtij koalicioni dhe ne, këtë të gjithë e kemi përjetuar mbi kurrizin tonë”, - tha Alfred Deshati, nënkryetari i PR-së, gjatë një takimi rajonal të zhvilluar në qarkun e Dibrës.

Reforma, të vegjlit ftojnë Ramën dhe Berishën në një tryezë Fatmir Mediu dhe Paskal Milo janë iniciatorët e një tryeze të thirrur në fillim të javës, që vjen me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor TIRANË Kur mbetet edhe pak kohë në përfundimin e kohës limit (fundi i muajit) për reformën zgjedhore, partitë e vogla do të ndërmarrin përpjekjen e tyre të fundit me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, aleati i kryeministrit Berisha në qeverisje dhe kryetari i PDS-së, Paskal Milo, në aleancë me kryetarin e PS-së, Edi Rama, kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët për të mbledhur të gjitha partitë politike në nivel kryetarësh me qëllim rrahjen e mendimeve, por edhe marrjen e një përgjigjeje përfundimtare nga dy partitë PD e PS lidhur me sistemin zgjedhor, pika që të vegjlit në një zë kanë kontestuar më shumë se asgjë tjetër në përmbajtjen e reformës zgjedhore që po hartohet nga ekspertë të partive të mëdha. Mësohet se Milo dhe Mediu kanë propozuar mbajtjen e një tryeze pikërisht në fillim të javës, ditën e hënë, nga ku do të paraqesin edhe propozimet e tyre për ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor. Iniciatorët e kësaj tryeze do të tentojnë mbledhjen e opinioneve, hartimin

dhe miratimin e përbashkët të ndryshimeve që duhen përfshirë në Kodin Zgjedhor. Propozimet do të vijnë nga të gjitha partitë e ftuara në tryezë (23 të tilla). Ftesa u është drejtuar kr yetarëve të partive, në përpjekje që ditën e hënë të vegjlit të ulin në një tryezë kryeministrin Sali Berisha dhe

“Iniciatorët e kësaj tryeze do të tentojnë mbledhjen e opinioneve, hartimin dhe miratimin e përbashkët të ndryshimeve që duhen përfshirë në Kodin Zgjedhor”

kryetarin e PS-së, Edi Rama. Në m at e r i a l i n p ë r d i sku t i m (t ë shpërndarë edhe dy partive të mëdha) janë renditur tri propozime nga organizatorët. Propozimi i parë ka të bëjë me llogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve me qëllim korrektimin proporcionalisht të votave për çdo subjekt zgjedhor; propozimi i dytë lidhet me korrektimin për ndarjen e mandateve në nivel kombëtar, ndërsa propozimi i tretë lidhet me uljen e pragut elektoral në 2% partive që konkurrojnë më vete dhe 4% për koalicionet. Pak ditë më parë, në një takim elektoral kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u deklarua kundër dy partive të mëdha, PD e PS për reformën zg jedhore. Mediu u shpreh se qëllimi i dy partive të mëdha është asgjësimi i partive të vogla, veprim që sipas tij cenon barazinë elektorale. “Ka një tendencë të asgjësimit të forcave politike, që do të thotë, të vullnetit tuaj politik për t’u organizuar si individë apo si grupe. Kjo do të thotë që karriera juaj dhe e ardhmja juaj të mos përcaktohen nga meritat, por si rrjedhojë e servilizmit politik”, - deklaroi Mediu gjatë një takimi të zhvilluar me elektoratin republikan. Sipas Mediut, ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor do të sjellin fuqizimin e mëtejshëm të dy partive të mëdha në dëm të atyre të vogla. N.P

“Interkonjuksioni”, Rama: Bllokimi i projektit, kundër interesave të vendit Tiranë 24 orë pas konferencës për sht-

yp të kryeministrit Sali Berisha, ku deklaroi se pas debatit për linjën e interkonjeksionit me Kosovën qëndron mafia e dëshpëruar, ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një deklarimi për mediat. “Kryeministri foli për klithmë të mafies, duke akuzuar de fakto si zëdhënës të mafies Bankën e madhe KFW, që përfaqëson interesat e donatorit të fuqishëm dhe bujar të Shqipërisë, Gjermaninë, gazetën kosovare “Zëri”, që ka publikuar fakte të bazuara në dokumentet e korrespondencës zyrtare mes bankës gjermane dhe qeverisë shqiptare, e natyrisht dhe opozitën që ka ngritur me forcë zërin për cenim të interesit kombëtar e publik të Shqipërisë e të Kosovës, si edhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nuk e di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicionit të tij, që përmes ministrit të saj ka mbajtur qëndrim të kundërt me Kryeministrin, por kjo është një çështje që u takon ta zgjidhin me njëri-tjetrin se kush është

me mafien e kush është me interesin kombëtar e publik në këtë rast”, - tha dje Rama. Sipas tij, PS mbron pikëpamjen se bllokimi i këtij projekti është kundër interesit kombëtar dhe publik. “...Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që të besojë se banka që përfaqëson shtetin gjerman të jetë e molepsur nga interesa korruptive me sfond mafioz në qëndrimin e saj krejt transparent, ndërsa Saliu të jetë qelibari që po luftoka me korrupsionin e me mafien në përpjekjen e tij për të ndryshuar përmes badigardit të vet rezultatin e një tenderi të përfunduar e të miratuar nga donatori. Për më tepër pastaj, s’ka shqiptar të arsyeshëm që ta besojë Kryeministrin në qëndrimin e tij gjoja parimor për çmimin më të ulët, kur vetëm pak javë më parë zotëria la nam duke përcaktuar si fitues të konkursit për parlamentin fantazmë që po ndërton për 100-vjetorin e Pavarësisë, kompaninë me çmimin më të lartë, madje në kundërshtim të hapur publikisht me vetë ministrin e tij të Financave”, - tha ai.

“Kryeministri foli për klithmë të mafies, duke akuzuar de fakto si zëdhënës të mafies Bankën e madhe KFW, që përfaqëson interesat e donatorit të fuqishëm dhe bujar të Shqipërisë”

Reagon, PD: Rama, lot krokodili, qeveria ia prishi planet TIRANË Për debatin e ditës lidhur me linjën e interkonjeksionit që lidh Tiranën me Prishtinën qeveria shqiptare nuk bëri koment dje. Për këtë çështje reaguan dy ditë më parë kryeministri Berisha, Ministria e Financave dhe OST. Deklaratës së djeshme të kryetarit të PS-së, Edi Rama për çështjen në fjalë i është përgjigjur vetëm zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi. “Përsëri zoti Rama sot derdhi lot para mediave se përse OST në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë nuk shpalli fituese firmën që kërkoi 36 milionë euro për ndërtimin e saj, por shpalli tjetrën që kërkoi 27 milionë euro apo 30 % më pak se e para, duke kursyer mbi 10 milionë dollarë nga borxhi i taksapaguesve shqiptarë. Edhe një herë sqarojmë z.Rama se ligjet e vendit nuk lejojnë shpalljen fituese të një kompanie me ofertë mbi 10 milionë dollarë më të shtrenjtë se kompania tjetër. Insistimi dhe avokatia që i bën çdo

ditë këtij problemi së bashku me ‘Zërin e Popullit’ dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së”, - thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike. Edhe pse dokumentet vërtetojnë të kundërtën, Partia Demokratike i mbetet qëndrimit se fituese duhet të shpallet kompania që ka ofertën më të mirë. “Zoti Rama, të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mosndërtimin e linjës së interkonjeksionit, por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliard e dyqind milionë lekë nga borxhi i tyre, për të cilin ti bërtet çdo ditë. Duket qartë zoti Rama, se me këtë patriotizmin tënd të xhepit, ky vendim që kursen 30 % të shumës për ndërtimin e linjës, të ka prishur shumë plane ty. Ndaj del e vajton çdo ditë për to”, - thuhet në deklaratë.


E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Berisha: PS po ngrihet kundër zhvillimit të vendit TIRANË Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në mbledhjen e qeverisë se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka firmosur me sektorin privat kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve. Në këtë proces të gjatë, Berisha kundërshton vetëm qëndrimin e opozitës lidhur me anulimin e atyre kontratave që PS

pretendon se janë korruptive. “Me këto praktika, sa të rrjedhë në det uji i lumenjve, ata që ngrihen kundër zhvillimit të vendit të tyre nuk mund të vijnë ndonjëherë në pushtet. Të deklarosh se do të anuloj ndërtimin e 320 hidrocentraleve, do të thotë të mbledhësh të gjitha fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit

tënd, për të sterruar një proces jetik, në të cilin asetet, pasuritë shndërrohen në vlera”, - tha Berisha. Ndërkohë, qeveria vendosi të kalojë në sistem elektronik të gjitha procedurat për dhënien e koncesioneve. Për Kryeministrin, kjo është forma më moderne dhe më transparente që heq çdo dyshim për ndershmërinë e procesit.

PS: Deputetët do të votojnë duke futur fletën e votimit në zarf Socialistët janë të bindur se propozimi i tyre, që votimi i fshehtë me kuti të bëhet me zarf dhe jo duke firmosur dhe vulosur fletën e votimit, do mund të sjellë çlirimin e deputetit nga kontrolli politik i votës. Deputeti socialist Ditmir Bushati, pjesë e grupit të punës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, sqaron propozimin në fjalë, duke evidentuar faktin se në rast se ai pranohet, atëherë do ketë një siguri më të madhe për fshehtësinë e votës. “Çdo deputet do të votojë për kandidatin që dëshiron, duke futur fletën e votimit në një zarf dhe kjo shmang kontaktin e deputetit me stilolapsin, dhe kjo është një garanci më e madhe”, - tha Bushati. Megjithatë, sipas tij, edhe në rast se kjo do pranohej, sërish rëndësi do kishte zbatimi i saj. Pasi, siç shprehet ai, është tjetër gjë ekzis-

tenca e dispozitave në letër dhe tjetër gjë zbatimi i tyre. “Ne mund të arrijmë diçka të mirë në letër, ndonëse ende nuk ka një dritë jeshile nga ana e PD për këtë gjë, por thelbi mbetet te mënyra sesi do të zbatohet rregullorja. Rregullorja është në letër, po mbi të gjitha është frymë, - tha Bushati. Pavarësisht se mandati i grupit të punës për reformën parlamentare ka ditë që ka përfunduar, socialistët janë të gatshëm që për të zgjidhur çështjet e mbetura pa konsensus, të mblidhen sërish dhe të mund t’i japin zgjidhjet e duhura për ta miratuar gjithë paketën e ndryshimeve më pas në seancë. “Amendamentet tona janë aty, në rast se shumica parlamentare dëshiron të ecet përpara me këtë proces, kjo është një çështje që nuk do më shumë se një gjysmë dite pune”, - tha Bushati.

Ditmir Bushati

Votimi me zarf për Presidentin, propozimi i PS-së drejt rrëzimit PD-ja kërkon që socialistët ta paraqesin kërkesën e shtjelluar me tekst dhe identike siç e ka Parlamenti Europian. Fejzi Braushi

Zgjedhjet, listat do të korrigjohen nga Gjendjet Civile Demokratët dhe socialistët bënë dje një hap tjetër përpara, kur në mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore miratuan edhe paketën që rregullon hartimin, korrigjimin, publikimin dhe kontrollin e listave të zgjedhësve. Në këtë kapitull janë futur koncepte të reja duke bërë Gjendjen Civile qendrën e rëndesës, ku prodhohen listat e zgjedhësve. Këto ndryshime i japin të drejtë Gjendjes Civile që me kërkesë të qytetarit, pas afishimit të listave, të bëjë ndryshimin përkatës të emrit të votuesit. Sipas eksperteve të të dyja partive që kanë bërë ndryshimet, kjo mënyrë e re jep garanci për saktësinë e të dhënave dhe nuk lë hapësirë për abuzimin me to. Ndërkohë pushteti lokal do të luajë rolin e informimit të votuesve në banesat e tyre, siç ka bërë deri tani. Ndryshimet në listë, sipas kërkesave të qytetareve do të afishohen çdo muaj dhe sipas ekspertëve kështu garantohet transparenca. Nga ana tjetër, KQZ,

nëpërmjet emërimit të dy personave, njëri nga kryetari, tjetri nga nënkryetari do të ketë akses online të çdo ndryshimi që i bëhet listës së votuesve. Në këtë mënyrë edhe subjektet zgjedhore mund të marrin të dhëna të menjëhershme, pasi çdo veprim i operatorëve të gjendjes civile lë gjurmë në sistem. Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ishte optimist se brenda kësaj jave do të vendosen edhe rregullat e numërimit elektronik dhe votimit. “Ky kapitull në tërësinë e tij, siç është miratuar, është i lidhur me një kapitull tjetër, që besoj do ta miratojmë këtë javë, që ka të bëjë me përdorimin e sistemit elektronik të leximit të dokumenteve të identifikimit dhe qendrave të votimit”, tha Gjiknuri. Ai beson se komisioni do ta mbyllë punën brenda afatit kohor në fund të këtij muaji, duke miratuar edhe dy kapitujt e fundit, atë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ankimimet për procesin zgjedhor.

Nisma e socialistëve për të sanksionuar në Rregulloren e Parlamentit një dispozitë të veçantë, që votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet me zarf, duket se është i destinuar të dështojë. Kjo për shkak se një propozim i tillë nuk ka ngjashmëri me asnjë nga praktikat e parlamenteve të vendeve të zhvilluara dhe aq më pak me praktikën që zbaton sot Parlamenti Europian, Rregullorja e të cilit ka qenë pikë referimi në gjithë reformën parlamentare që është kryer në këta 4-5 muaj. Qëndrimi

Megjithëse dy ditë më parë kryeministri Sali Berisha la të hapur mundësinë e pranimit të kërkesës së socialistëve që të përcaktohej një rregull i ri në Rregulloren e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, ku për të rritur sigurinë e fshehtësisë së votës deputetët të mund të votojnë duke e futur fletën e votimit pa e shenjuar me stilolaps në një zarf dhe më pas ta hedhin në kuti, duket se studimi i praktikave të huaja ka pakësuar shanset që ajo të miratohet. Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur dje se kjo forcë politike pret paraqitjen e kërkesës së shtjelluar me tekst dhe identike siç e ka Parlamenti Europian. Vetëm me këtë kusht dhe formulim demokratët janë të gatshëm ta votojnë atë dhe ta përfshijnë në Rregulloren e Kuvendit. Por duke u nisur nga ky kusht dhe verifikimi i rregullores së Parlamentit Europian, kërkesa në fjalë është e destinuar të bjerë. Kjo pasi në Parlamentin Europian nuk është e njohur një mënyrë e tillë voti-

Gjatë një votimi me kuti në Kuvend

mi dhe se mënyra sesi votohet atje ngjason pak a shumë me mënyrën sesi votohet edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë në rastin e votimeve të fshehta. Megjithatë, për të thënë fjalën e fundit demokratët kanë vendosur që të presin konkretizimin e

mënyrën e kryerjes së votimit për zgjedhjen e Presidentit. Sipas këtij propozimi, synohet që në ditën kur Kuvendi do të votojë për Presidentin e ri të vendit, para sekretariatit të mos ketë më fletë votimi, por vetëm zarfe bosh të pa firmosur dhe pa vula. Ato duhet t’u “Ne e dimë mirë si funksionon kjo qeveri dhe ky shpërndahen deputetëve, të pushtet kur përpara ka një copë për të shqyer cilët më pas ose një thes për ta mbushur. Ne do donim të duhet t’i drejtohen dhomës së mësonim që kjo është një tjetër histori”. fshehtë, ku do të gjejnë fletë votipropozimit për të parë dhe ngjash- mi me emrin e secilit kandidat. Pra, në mëritë me rastin e Parlamentit Eu- rast se do jenë tre kandidatë në garë, ropian. do jenë tre lloje të ndryshme fletësh me emrin e secilit kandidat dhe deputeti do zgjedhë fletën me emrin e kanPropozimi Dy ditë më parë ishte kryeminis- didatit për të cilin kërkon të votojë tri Berisha ai që bëri të ditur nismën dhe do e fusë atë në zarfin e tërhequr më të fundit të socialistëve për të më parë dhe më pas do e hedhë atë përfshirë në Rregulloren e Kuvendit në kutinë e votimit. Një mënyrë kjo një pikë të veçantë, nëpërmjet së që përbën një risi jo vetëm për vencilës kërkohet të vendoset një din tonë, por për shumicën e vendeve mënyrë e re votimi për Presidentin të BE-së. Paraqitja e këtij propozimi e Republikës. Më konkretisht, nis- nga socialistët erdhi fill pas seancës ma në fjalë ka të bëjë me kërkesën së shkuar plenare, ku socialistët dhe për ndryshimin e Rregullores së Ku- demokratët u përplasën për votimin vendit në nenin 109, e cila përcakton e Elvis Çefës.


6

MAPO

e enjte, 19 PRILL 2012 www.mapo.al

politika

Arvizu, drekë pune me Berishën TIRANË Kryeministri Sali Berisha ftoi dje ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një drekë pune në vilën 30, përballë Kryesisë së Kuvendit. Takimi mes Arvizut dhe Berishës vjen përpara vizitës që ky i fundit do të zhvillojë në fund të muajit prill në Uashington. Ambasadori Arvizu ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,

ndërkohë që dreka zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Kryeministri Berisha do të festojë në Nju-Jork me shqiptarët e shoqatës “Vatra” 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Por ndalesa më e rëndësishme do të jetë në Uashington DC, ku axhenda e Kryeministrit pritet të përfshijë takime të niveleve të larta në Departamentin amerikan të Shtetit.

Javën e ardhshme në Uashington DC do të jetë edhe ambasadori amerikan, Arvizu. Ndërkohë, kryediplomati amerikan në Tiranë do të takohet gjatë ditës së sotme me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, ndërsa dy ditë më parë, së bashku me ambasadorët Sequi dhe Wollfarth, ai u takua me liderin e opozitës, Edi Rama.

Vizita, Hilari Klinton në Tiranë brenda vitit 2012 Haxhinasto zhvilloi një takim me Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, në Bruksel, nga e cila ka marrë premtimin se ajo do të vizitojë Tiranën në gjysmën e dytë të vitit 2012 TIRANË Sekretarja e Shtetit e ShBAsë, Hilari Klinton, pritet që të vizitojë Shqipërinë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Lajmi është përcjellë dje përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në njoftimin e shkurtër thuhet se zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, zhvilloi një takim me Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, në Bruksel, nga e cila ka marrë premtimin se ajo do të vizitojë Tiranën në gjysmën e dytë të vitit 2012. Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ndodhet për një vizitë dyditore në

Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s. Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë; si Afganistani, por edhe çështje të tjera, si paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj. Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më

Ministri Haxhinasto, ndodhet për një vizitë dyditore në Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s

20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri më 2020. Ndërkohë, nga ana e saj, Shqipëria ka premtuar se do të vazhdojë të jetë në Afganistan përkrah aleatëve të saj derisa të jetë e nevojshme për misionin e NATOs. Aktualisht, Shqipëria ka rreth 350 trupa, që janë të përfshirë në luftime dhe në detyra të tjera ushtarake, si dhe kanë filluar në misione trajnimi, apo stërvitje të trupave afgane. Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një vizitë dyditore në Afganistan, ku u takua me përfaqësues të Forcave të Armatosura që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s, ISAF. Kryeministri vizitoi Bazën e Përparuar Operacionale në Spin Buldok në Kandahar, ku është vendosur edhe kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4” si dhe pati takim edhe me efektivin e kompanisë “Eagle 4”.

Hillary Clinton dhe Edmond Haxhinasto

Rama: Modeli i qeverisë, shfrytëzimi barbar i pasurive Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në tryezën për planifikimin urban është shprehur për mungesën e një plani të qeverisë në lidhje me krizën ekonomike. Ai u shpreh se vendi ndodhet në një pozicion shumë të dobët ekonomik. “Në vitin 2011, në muajin prill FMN parashikoi një rritje 3.4 % dhe më pas, në muajin shtator e uli me 2.5% e më pas u ul në 2% si parashikim dhe ndërkohë, sot në prill të vitit 2012, FMN deklaron rritjen ekonomike 0.5%. Sot ekonomia shqiptare ka ngecur, sepse modeli i zgjedhur për ta zhvilluar atë dhe vendin është një model pa largpamësi. Është modeli i shfrytëzimit të pasurive të vendit në mënyrë barbare”, – tha Rama. Sipas kreut të opozitës, mazhoranca ende nuk ka një model zhvillimi dhe se Berisha ecën me shprehjen “Pas meje u bëftë qameti”. “Shqipëria nuk e ka një plan të përgjithshëm kombëtar. Sipas përcaktimit, parlamenti duhet ta kishte prej kohësh. Jo vetëm nuk e ka, por nuk ka asnjë ide, asnjë program për ta disponuar këtë plan përpara se vendi të tkurret edhe më shumë deri në nivelin e humbjes së potencialet më të rëndësishëm”, – tha kreu socialist. Duke premtuar një plan zhvillimi brenda dy viteve të mandatit të parë, kreu socialist shprehet se është e rëndësishme të realizohet

Gjatë tryezës së djeshme të PS

ky plan në një kohë kur Shqipëria ka ende se çfarë të ofrojë. “Domosdoshmëria për një plan të përgjithshëm kombëtar vjen nga domosdoshmëria për të ndarë në një moment, kur ka ende kohë, se çfarë Shqipërie do të kemi nesër. Sot s’ka asnjë copë Shqipëri ku ka një plan të qartë zhvillimi”, - vijoi ai duke shtuar se edhe pas 7 vitesh në pushtet, ministri i

Bujqësisë flet me ‘po mendojmë’”, – tha Rama. Një tjetër pikë e prekur nga Rama është ajo e zhvillimit të turizmit, që sipas Ramës është lënë pas dore. “Pa dyshim, bregdeti është një potencial i jashtëzakonshëm. Por është lënë në duar që bëjnë ça gjejnë përpara dhe çfarë munden. Nuk ka asnjë plan të përgjithshëm kombëtar; të thotë do zhvillohet kështu

Sipas Ramës, mazhoranca ende nuk ka një model zhvillimi dhe se Berisha ecën me shprehjen “Pas meje u bëftë qameti”

dhe do synojë këto gjëra”, – tha kreu socialist. Të pranishmit në tryezë mbështetën parimisht kryetarin s o c i a l i s t , du ke p a r a s ht r u a r shqetësimet e tyre në lidhje me thithjen e intelektit dhe kapitalit njerëzor nga kryeqyteti. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u shpreh se rëndësia që i jepet zhvillimit të turizmit në këtë qytet është relativisht e ulët. “Fatkeqësisht, ngaqë nuk kemi një plan zhvillimi, kemi pasur dy eksperienca në Bashkinë e Durrësit, ku Bashkia kishte planifikuar ndërtimin e një porti turistik, ndërsa qeveria miratoi - duke anashkaluar Bashkinë - ndërtimin e një porti peshkimi. Po prapë në zonën e Porto-Romanos, qeveria do të ndërtojë një park energjetik, të ndërtojë një central me qymyr, madje, ndërkohë kur kjo zonë përshkohet nga të dyja anët nga një potencial i madh turistik dhe mu në mes ndërton një central. Strategjia e vijës bregdetare bie në kundërshtim të plotë me atë të turizmit”, – tha Dako. Ndërsa një tjetër i pranishëm në tryezë, Sokol Klekila, duke iu referuar modelit gjerman shprehet se ndërtimet e bëra në Shqipëri në shumicën e rasteve janë pa leje. “Nuk duhet të ketë cep të Shqipërisë, si pjesë e këtij plani, që të mos jetë e masterizuar, pra e studiuar me të gjitha rregullat”, – tha Klekila.


rrethe

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Konflikti, plagoset 35-vjeçari në Kukës Një 35-vjeçar është plagosur dje me armë zjarri në Kukës, pas një sherri të momentit. Ngjarja ka ndodhur në komunën Bicaj. Sipas policisë, Flamur Bilali, 35-vjeç. është plagosur me armë zjarri nga një bashkëfshatar

i tij me mbiemër Kërxhaliu. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve, pas të cilës disa persona nga familja Bilali kanë shkuar në shtëpinë e Kërxhaliut dhe kanë goditur me mjete të forta të zotin e

shtëpisë. Një nga djemtë e tij ka marrë armën e gjahut duke qëlluar mbi 35-vjeçarin Bilali. I plagosuri është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak, kurse policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

shkurt

Elbasan, rritje e kriminalitetit për 3-mujorin e parë

Kalon ilegalisht kufirin për të takuar të dashurin shqiptar, kapet 17-vjeçarja greke Aventura e adoleshentes greke në kërkim të të dashurit shqiptar ndalet në kufi nga policia shqiptare. I ndalohet hyrja për 1 vit në Shqipëri dhe deportohet pa takuar 20-vjeçarin nga Vidohova Irena Vreto Devoll- Një histori të pazakontë ka

përjetuar një adoleshente greke, e cila është nisur ilegalisht drejt Shqipërisë për të takuar djalin që dashuronte. Vajza është kapur në kufi nga policia shqiptare, ndërsa historia e saj e dashurisë nuk i ka zbutuar ata, pasi adoleshentes iu hoq për një vit mundësia që të hynte në territorin shqiptar. Burime nga policia e Korçës pohojnë për MAPO-n se protagonist i kësaj historie ishte një 20-vjeçar nga fshati Vidohovë i Devollit, i cili punonte për vite me radhë në familjen e adoleshentes greke. Fshati kufitar shqiptar gjendet vetëm disa kilometra larg fshatit grek, nga i cili ka udhëtuar e vetme

në këmbë grekja e dashuruar. Sipas burimeve të policisë shqiptare, mësohet se shtetësja 17-vjeçare me inicialet M.I. banore e fshatit Revan në Greqi, që i përket rrethit të Kosturit, kishte disa kohë që nuk po komunikonte me mikun e saj të zemrës, 20- vjeçarin E.M. nga Vidohova. Djali, i cili prej disa vitesh kishte jetuar në banesën e grekes, pasi ishte punësuar nga prindërit e kësaj të fundit për të kryer disa punë në bujqësi, ka vendosur të mos kthehet më në vendin fqinj edhe për faktin se pagesat në Greqi ishin bërë mjaft të ulëta. Por djali, mesa duket, kishte vendosur të mos takohej më edhe të dashurën e tij, pasi kontaktet telefonike me të kanë ardhur duke u rralluar. Në këto kushte, vajza pa njoftuar familjen e saj në Greqi ka ndërmarrë një udhëtim në këmbë nga mali, në mënyrë ilegale, ashtu siç veprojnë prej shumë vitesh klandestinët shqiptarë, por në drejtim të Greqisë. Afërsia me kufirin dhe fshatin kufitar shqiptar ka detyruar adoleshenten të ndërmarrë aventurën e pazakontë, ndërsa familja e saj ka vënë alarmin në anën tjetër të kufirit. Sipas burimeve të policisë

ngjarja

Policia ka ndaluar shtetasen e huaj që ka hyrë ilegalisht në Shqipëri, duke mos pasur asnjë mjet identifikimi me vete. Megjithëse ajo u ka kërkuar ndihmë dhe u është lutur policëve ta lejonin sa të takonte të dashurin e saj

kufitare, vajza u kap jo shumë larg Kapshticës, në piramidën 48, fare pranë Vidohovës. Policia ka ndaluar shtetasen e huaj që ka hyrë ilegalisht në Shqipëri, duke mos pasur asnjë mjet identifikimi me vete. Megjithëse ajo u ka kërkuar ndihmë dhe u është lutur policëve ta lejonin sa të takonte të dashurin e saj, të cilit po i bënte një surprizë, nuk ka mundur të realizojë qëllimin për të cilin kishte

hyrë si klandestine në vendin tonë. Pasi është ndaluar nga policia shqiptare, ajo është mbajtur për disa orë në stacionin e policisë kufitare Kapshticë për t’u shoqëruar më pas në komisariatin e Devollit. Sipas burimeve zyrtare, shtetësja greke me iniciale M.I është banuese në RevanKostur. I riu të cilin ajo e dashuronte ishte i punësuar në familjen e saj në Greqi dhe vajza ka shfrytëzuar afërsinë midis dy fshatrave kufitare dhe ka hyrë në territorin shqiptar dhe konkretisht në fshatin Vidohovë, nëpërmjet kufirit në rajonin e piramidës 48. Aventura e pazakontë e dashurisë së grekes për djaloshin shqiptar nuk e ka prekur aspak policinë, e cila ka nxjerrë edhe një urdhër-largimi, duke i hequr njëkohësisht të drejtën e hyrjes në territorin shqiptar për një vit adoleshentes në fjalë. Ky është rasti i parë, bëjnë të ditura për “Mapo”-n burime të policisë juglindore, që një shtetase greke të hyjë ilegalisht në Shqipëri, pavarësisht motivit që mbarte me vete. Shtetësja e huaj u është dorëzuar autoriteteve greke në vendkalimin kufitare të Kapshticës gjatë ditës së djeshme.

Konstatohet rritje e kriminalitetit gjatë tremujorit të parë në qarkun e Elbasanit. Shifrat janë zbuluar gjatë analizës së drejtorisë së policisë së qarkut. Gjatë këtij tremujori janë evidentuar 310 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 256 e tyre, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se janë regjistruar 99 të tilla më shumë. Gjatë kësaj periudhe, policia e Elbasanit ka kapur 32 persona të shpallur në kërkim, nga të cilët tre të dyshuar për vrasje. Gjatë së njëjtës periudhë u evidentuan 27 krime kundër personit, më shumë se një vit më parë. Sa i përket rasteve të evidentuara nga sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme janë evidentuar 10 ngjarje më shumë. Ndërsa zbulueshmëria e bërë nga sektori kundër krimeve të rënda ka patur një rritje prej 15,6%. Shqetësim në këtë qark mbetet rritja e numrit të vjedhjeve, të cilat janë të përhapura jo vetëm në zonën urbane, por edhe në ato rurale. F.S.

Prefektja: Kemi probleme me plehrat Shkodër Tërheqja e mbeturinave dhe pastrimi i territorit paraqet probleme në qarkun e Shkodrës dhe pse data 20 prill është përcaktuar si ditë kur mbeturinat urbane nuk duhet të jenë të pranishme në pika të ndryshme të territorit të vendit. Me gjithë angazhimin e shkollave në qytet e fshatra për pastrimin e territorit, përsëri largimi i mbeturinave paraqitet problematik në disa njësi të qeverisjes vendore. Sipas prefektes së Shkodrës, Voltana Ademi, pavarësisht sensibilizimit të institucionit të prefekturës Shkodër ndaj njësive vendore për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane, përsëri janë hasur probleme, ku disa zona kanë përsëri mbeturina. Sipas saj, këtu kanë ndikuar dhe kushtet atmosferike, pasi reshjet e shiut nuk kanë lejuar heqjen e tyre, apo i kanë risjellë ato. Kështu, në komunën e Velipojës është bërë pastrimi i rërës së plazhit nga administrata dhe nxënësit e shkollave, por era dhe dallgët kanë sjellë të tjera mbetje. Dhe në Postribë apo Berdicë, nxënësit dhe njësitë e qeverisjes vendore i kanë larguar mbeturinat urbane, por kushtet atmosferike i kanë penguar e risjellë të tjera në këto territore. Edhe në qytet, situata paraqet probleme në zona si te shkolla Veterinare apo në Shirokë”,-tha Ademi. D.Kolaj

Mashtrimi me sigurimet, burg pa afat policit rrugor Gjykata e Durrësit e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e policit Ahmet Daci, i cili falsifikoi dokumentet duke sajuar një aksident rrugor Lihet në burg efektivi i qarkullimit rrugor, i përfshirë në skandalin e inskenimit të aksidentit të paqenë, me qëllim përfitimin e 3.2 milionë lekëve të reja. Gjykata e Durrësit ka bërë të ditur se ndaj shtetasit Ahmet Daci është dhënë masa e sigurimit

arrest me burg, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, parashikuar në nenin 186 të Kodit Penal. Në skandal ishin të përfshirë 3 persona, mes të cilëve edhe punonjësi i Policisë Rrugore. Dy prej personave janë lënë në burg, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim. Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se i dyshuari i tretë është larguar në drejtim të shtetit grek. Skandali në Policinë e Qarkullimit Rrugor në Durrës është zbuluar pas një hetimi disamujor, të zhvilluar nga SHKB-ja, Task Forca e Prokurorisë së rrethit Durrës si

dhe policia e qarkut, ndërkohë që janë në hetim edhe 10 persona të tjerë, mes të cilëve dhe punonjës të policisë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë zbardhën abuzimin e kryer nga tre personat, i cili rezultoi me arrestimin e policit Ahmet Daci dhe shtetasit Kreshnik Gjoka, 30 vjeç; si dhe me shpalljen në kërkim të një personi të tretë. Vendimi për ndalimin e shtetasve në fjalë ka ardhur pas mbledhjes së provave të mjaftueshme për implikimin e tyre në këtë skemë të mashtrimit me siguracionet e makinave. Krahas

Gjykata e Durrësit

arrestimit të dy personave si dhe shpalljen në kërkim të një të treti, policia sqaron se hetimet për falsifikimet e sigurimeve të makinave nga ana e SHKB-së dhe Task Forca vijojnë ende. Bëhet e ditur se rrjeti i bashkëpunëtorëve është i gjerë, ku pjesa më e madhe janë pikërisht përfaqësues të uniformave blu. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë në Durrës, por ndërkohë priten të tjera arrestime, pasi, siç mësohet, janë dhe 10 persona të tjerë në hetim, ku mes të hetuarve përfshihen dhe oficerë të tjerë policie të qarkullimit rrugor në Durrës.


8

MAPO

e enjte, 19 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

QKR: Emigrantët rritën hapjen e bizneseve të reja Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të biznesit në 3 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 4006 biznese të reja, një pjesë e të cilave nga emigrantë të kthyer në atdhe nga kriza ekonomike në vendet e huaja. Kulmi i regjistrimeve ka rezultuar në muajin shkurt, kur u regjistruan 1 731 biznese të reja. Drejtori i Përgjithshëm i QKR-së, Tom Kola, tregon në një intervistë për abc news se

për këtë periudhë është i kënaqshëm edhe treguesi i bizneseve që janë mbyllur, në krahasim me një vit më parë. Sipas zotit Kola, bizneset më të shumta që nisin aktivitetin e tyre janë ato të tregtisë me shumicë apo me pakicë, të regjistruar kryesisht si persona fizikë. Sistemi i ri regjistrimit i instaluar pranë QKR-së arrin të koordinojë saktë të dhënat, u jep mundësi subjekteve të

interesuar të informohen në kohë reale për statusin e aplikimit të tyre dhe bizneset e reja të regjistrohen brenda 24 orëve kundrejt një pagese vetëm 100 lekë. Krijimi i QKR-së solli përfitime të rëndësishme për bizneset vendëse dhe ato të huaja, për procese më të thjeshta, më të shpejta dhe më pak të kushtueshëm për regjistrimin e një biznesi të ri.

BERZH: Kriza në Eurozonë prek 60% të familjeve shqiptare BERZH publikoi raportin e Tranzicionit për 2011-n. Kriza në Greqi dhe Itali ka ulur me rreth 20% konsumin në 60 për qind të familjeve në Shqipëri. Ekonomia më 2012 do të rritet me 1.2%

Prioritetet e Shqipërisë këtë vit, sipas BERZH-it Borxhi

Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mbajë një borxh më të vogël se 60 për qind të PBB-së. Për këtë nevojiten shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve për të mbajtur huamarrjen në nivele të ulëta.

Blerina Hoxha

Kriza në Greqi dhe Itali ka prekur rreth 60 për qind të familjeve shqiptare, të cilat kanë ulur konsumin e ushqimeve dhe mallrave të luksit, mesatarisht me 20 për qind. Konstatimi është bërë nga Banka Europiane për rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e përvitshëm të tranzicionit që merr në analizë zhvillimet ekonomike në 29 vende të Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria. Vlerësimet e BERZH-it për këto vende janë ndikuar nga kriza që po kalon Europa, veçanërisht, Greqia dhe Italia, të cilat kanë ndikuar në thelb ekonomitë e vendeve në tranzicion, por sidomos Shqipërisë. Duke qenë se Shqipëria ndan kufijtë me këto dy vende, ka lidhje më të forta ekonomike se me vendet e tjera të rajonit, ndikimi ka qenë më i madh. Nga anketimet që BERZH ka kryer në këto vende, mësohet se në rajon kriza ka ndikuar konsumin e 40 për qind të familjeve, ndërsa në Shqipëri 60%. Në analizë të këtyre zhvillimeve, BERZH vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit do të jetë 1.2 për qind, normë kjo më e ulët se ajo e viteve të shkuara. Përveç efekteve negative që ka dhënë kriza në Eurozonë, në rritjen e ekonomike të Shqipërisë edhe borxhi i lartë publik po krijon

Integrimi në BE

Progresi drejt anëtarësimit në BE është një objektiv vital. Kjo është esenciale që klasa politike të bashkëpunojë për të çuar përpara reformat e nevojshme, specifikisht në sektorët e qeverisjes dhe gjyqësorit.

Privatizimi Kryeekonomisti i BERZH, Erik Berglof

kosto në rritjen e Shqipwrisw, cilësohet në raport. Sipas BERZH-it, ekonomia e Shqipërisë vazhdon të rritet, por me ritme të ulëta. Rritja e reale e PBB në vitin 2010 ka rezultuar 3.8%, më e larta e vendeve Europës Juglindore. Mirëpo zhvillimet në Itali dhe Greqi gjatë vitit 2011 kanë përkeqësuar shumë nga këto tregues. Kështu që për vitin 2011 BERZH konkludon me një rritje jo më shumë se 1.9 për qind. BERZH raporton në vlerësimin e tij për Shqipërinë se aktiviteti tregtar me këto vende mbetët i lartë, mirëpo prurjet e emigrantëve, një burim vital për ekonominë e vendit, kanë rënë dhe para-

BERZH parashikon që për vitin 2012 rritja e PBB në rajon do të jetë mesatarisht 4.4 %, ndërsa në Shqipëri 1.2 % shikimet janë për një dobësim të mëtejshëm. BERZH parashikon që për vitin 2012 rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Europën Lindore do të jetë mesatarisht 4.4 për qind, gjë që do të thotë se rritja e Shqipërisë do të jetë shumë më e ulët sesa pjesa tjetër e ra-

Gazsjellësi TAP hyn në fazën e studimeve inxhinierike Konsorciumi për gazsjellësin e Azerit TAP nis fazën e studimeve inxhinierike. Përzgjedhja se nga do të bëhet eksporti, që nënkupton se projekti final do të jetë Trans Adriatic Pipeline (TAP) ose NABUCO, do të jetë viti 2013. Këtë e ka bërë me dije zëdhënësi i BP, Bob Dudley. Sipas tij, konsorciumi që do të zhvillojë gazsjellësin e Shah Deniz do të nisë me pjesën inxhinierike dhe dizenjimin e sjelljes në jetë të projektit me shumën 25 miliardë dollarë amerikanë. Lajmi është bërë i ditur pas vendimit që u anoncua në një takim mes presidentit Azer Ilham Aliyev dhe shefit ekzekutiv të BP, Bob Dudley, në kryeqytetin Azeri , Baku. “Ne jemi të kënaqur që anoncojmë këtë hap të madh përpara”, tha Rashid Javanshir, presidenti i BP-së për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Turqinë. “Studimet

Harta e Gazsjellësit

inxhinierike, marrëveshjet tregtare dhe mbështetja e shtetit të Azerbajxhanit dhe qeverive të tjera i japin konsorciumit Shah Deniz besimin për të thyer akullin, duke nisur fazën praktike” . Shah Deniz, zhvillohet nga BP, Statoil dhe

SOCAR, që është Kompania shtetërore Elektroenergjetike e Azerit, që vlerësohet të ketë 1.2 trilionë metra kub gaz, me të cilat kompanitë europiane shpresojnë të mundin të furnizohen për dekada, duke prerë marrëdhënien e varësisë për këtë qëllim me Rusinë. Prodhimi është lancuar më 2006, me fazën e dytë që pritet të nisë në fund të 2017-s. Faza e dytë e projektit mendohet të prodhojë 16 bilionë metër kub gaz çdo vit. Përzgjedhja e rrugës së eksportit nga Shah Deniz II do të bëhet nga konsorciumi gjatë kësaj faze, kur të përfundojnë studimet inxhinierike, marrëveshjet tregtare do të finalizohen dhe çelësi i ndërtimit të kontratave do të gjendet, është shprehur zëdhënësi I BP. ”Konsorciumi i The Shah Deniz do të bëjë përzgjedhjen e tij përfundimtare më 2013-ën.”- tha ai.

jonit. Kanalet kryesore të dëmtimit të ekonomisë së fqinjëve të Greqisë janë prania e bankave greke në rajon dhe rritja e papunësisë mes emigrantëve që jetojnë në Greqi. Ekonomia e vetme me rritje në rajonin tonë është aktualisht Turqia, ndërsa Kroacia, Sllovenia e vendet e tjera janë ende duke u përpjekur të dalin nga vështirësitë e krijuara prej krizës botërore. BERZH, e cila është pjesë e grupit të Bankës Botërore dhe ndihmon vendet në zhvillim me kredi tregtare, në maj të këtij viti parashikonte se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2011 do të ishte 3.3 për qind.

Shitja e ndërmarrjeve shtetërore duhet përfunduar. Kompletimi i planit të privatizimit përveç të ardhurave aq të nevojshme për buxhetin e shtetit, do të orientojë tregun drejt reformave. Kjo do të jetë substanciale për tërheqjen e investimeve të huaja në të ardhmen.

Parashikimi i rritjes ekonomike, sipas BERZH-it 2008 7.5% 2009 3.6% 2010 3.8% 2011 1.9% 2012 1.2%*

vendimi

Koncesione elektronike për HEC-et Qeveria ka vendosur dje që të japë koncesionet për HEC-et në mënyrë elektronike. Pak pas marrjes së këtij vendimi, kryeministri Sali Berisha tha se “Ne ishim vendi i parë në planet që kaloi në 100% prokurime elektronike, ne do të bëhemi vendi i parë me koncesione 100% elektronike”. Sipas tij, ky vendim dhe instalimi i kësaj praktike përbën suksesin në historikun e këtij procesi, pas miratimit të ligjit të ri për koncesionet. Deri tani kemi firmosur kontrata për ndërtimin e 320 hidrocentraleve”. Kryeministri theksoi

se dhënia e ndërtimit të HEC-eve me koncesion me procedura dixhitale përbën një standard që cilëson qeverinë shqiptare si transparente. “Pra, tani bëhet hapi i dytë i madh, kalohet në procedurë dixhitale, elektronike, ku në faqen e agjencisë elektronike do mund të lexohen të gjithë fituesit dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përben gjithashtu një hap shumë të madh, në përpjekjen tonë për të konsoliduar në këtë vend, partneritetin për një qeveri të hapur”, shtoi ai.


e enjte, 19 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Pronat, regjistrimi fillestar nis në Kombinat dhe “Ali Demi” Në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme për zonën kadastrale Nr. 8230, të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e zonës kadastrale Nr. 8230, saktësisht në adresën: Rr. “Ali Kelmendi”, përballë shkollës “Lasgush Poradeci”, Kombinat, Tiranë. Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë

kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në zonën kadastrale Nr. 8230, janë të ftuara të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi është e rëndësishme të ketë një bashkëpunim të ngushtë me të gjithë personat që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në

informacionin e afishuar, atëherë pronari si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjnë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato brenda afatit të afishimit publik në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së afishimit publik. Procesi i regjistrimit fillestar është falas.

Katër hapat për marrjen e pronësisë � Hapi i parë

Ligji ngarkon kryetarët e komunave apo bashkive, që për rastet kur komisioni i ndarjes së tokës bujqësore nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi, në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, t’i plotësojnë ato për familjet bujqësore ose individët që janë subjekte ligjore të trajtimit me tokë bujqësore në pronësi, sipas ligjit Nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, dhe që faktikisht e përdorin tokën bujqësore.

� Hapi i dytë

Kryetarët e fshatrave, kryesitë e tyre, administrata e Komunës apo Bashkisë dhe kryetari i Komunës/Bashkisë, do të realizojnë procesin e evidentimit, përcaktimit e saktësimit të përdoruesve realë të tokës, vendndodhjen e saj, sasinë dhe kufitarët për çdo përdorues. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese

Tokat bujqësore, miratohet ligji për shpërndarjen e tapive Të gjitha familjet apo edhe individët që kanë në përdorim tokat bujqësore, si në zonat urbane edhe ato rurale, dhe për neglizhencë apo burokraci nuk kanë mundur t’i certifikojnë ato, do të pajisen me hipotekë brenda vitit nga hyrja në fuqi e ligjit për vlefshmërinë e titujve të pronësisë. Sabina Veizaj

Projektligji që siguron pajisjen me tapi të fermerëve që kanë shfrytëzuar 20 vitet e fundit tokat bujqësore, ka marrë miratimin dje në komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese me votat e mazhorancës. Projektligji ka si qëllim rregullimin ligjor për të pajisur me tapi pronësie ata individë ose familje bujqësore, të cilat që prej dy dekadash kanë në përdorim tokën, por nuk e kanë të dokumentuar që e zotërojnë. Ligji në vetvete ruan thelbin e formulimit, por ndryshimet dhe shtesat respektive përcaktojnë më qartë kategoritë përfituese të tokës bujqësore. Ligji ekzistues u ka dhënë të drejtën familjeve që e kishin marrë tokën bujqësore në përdorim, ta kalonin atë në pronësi pa shpërblim, por vetë ligji është konsideruar nga mazhoranca me paqartësi në formulimin e tij. Pra, qëllimi i shtesave në ligj është përcaktimi si përfitues i familjeve bujqësore dhe individëve që e kanë tokën bujqë-

sore në përdorim, e shfrytëzojnë, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit. Në të njëjtën kohë, përfitojnë nga projektligji në fjalë edhe ata që janë zhvendosur në territoret e ndërmarrjeve shtetërore. Projektligji parashikon të pajisë me tituj pronësie në të njëjtën kohë edhe familjet bujqësore apo individët që kanë përfituar tokë me ligjin 7501; ata që janë banorë të komunës ose bashkisë në rastin e hyrjes dhe në asnjë rast s’kanë ndryshuar vendbanimin që nga 1.10.1992, ose kryejnë veprime bujqësore. Projektligji u jep të drejtë krerëve të pushtetit vendor që të plotësojnë dokumentacionin që nuk e kanë plotësuar pas viteve ’90 komisionet e atëhershme të ndarjes së tokës bujqësore. Pas këtij procesi parashikohet regjistrimi i menjëhershëm i pronës në regjistrin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Irfan To-

Projektligji ka si qëllim rregullimin ligjor për të pajisur me tituj pronësie ata individë ose familje bujqësore, të cilat që prej 20 vjetësh kanë në përdorim tokën, por nuk e kanë të dokumentuar që e zotërojnë

reno theksoi se projektligji për titujt e pronësisë ka marrë parasysh duke favorizuar kategorinë e punonjësve në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe bashkëthemeluesit e tyre, të cilat përbëjnë në total 4 500 familje përfituese të titujve të pronësisë. Edhe përfaqësuesja e Komitetit Shtetëror për Vlerësimin e Titujve të Pronësisë, Melinda Bozgo qartësoi se projektligji ka mbrojtur një kategori të veçantë, që janë bashkëthemeluesit e ndërmarrjeve bujqësore dhe është përforcuar gjithashtu kategoria e ishpronarëve. Ndërsa përjashtohen ato toka që kanë kaluar në fondin fizik, me qëllim kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Opozita e ka kontestuar projektligjin, duke theksuar edhe një herë se ligjet që po hartohen ngatërrojnë njerëzit dhe ato duhet të bëhen të integruara. “Është e vështirë që projektligji të të çojë në një zgjidhje reale të problemit. Ligjet me fraksione janë teknologji e re? Çfarë zgjidh ky projektligj?”- tha deputeti socialist, Blendi Klosi, duke i cilësuar projektligjet joserioze. Kreu i komisionit, Jemin Gjana sqaroi se projektligji nuk ndan toka, por tituj pronësisë. Ai argumentoi më tej se shumë individë apo edhe familje i kanë letrat në dorë dhe për efekt të neglizhencës e burokracive nuk i kanë kthyer në certifikatë pronësie. Gjithashtu, Gjana theksoi se “ka disa fshatra në zonat verilindore që e kanë ndarë tokën, por nuk kanë certifikatë pronësie dhe pikërisht këto raste rregullojnë dy projektligjet e paraqitura”.

� Hapi i tretë Këshilli i Komunës do të jetë organi vendimmarrës, i cili shqyrton informacionin e mësipërm së bashku me pretendimet e mundshme. Vetëm pas kësaj vendimmarrjeje do të fillojë procesi i plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës në pronësi nga kryetari i Komunës, sipas një procedure të mirëpërcaktuar.

� Hapi i katërt

Dokumentacioni ligjor i pronësisë, i përgatitur nga Komuna/ Bashkia, do të jetë i gatshëm për regjistrim në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

Tokat bujqësore në zonat turistike kompensohen me truall deri në 750 m Të gjithë individët apo familjet bujqësore që kanë në përdorim toka bujqësore të ish- ndërmarrjeve bujqësore brenda vijave të verdha urbane ose edhe rurale, apo në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, do të kompensohen me truall, të cilin do ta kenë me hipotekë. Irfan Toreno, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, sqaron se rastet specifike si Ksamili, Orikumi apo edhe në zona të tjera me përparësi turizmin, nuk ndërhyhet për të dhënë tituj pronësie. Ai thekson se me amendamentet që i janë bërë ligjit Nr.8053 të vitit 2009 i është dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. Për këtë, sipas tij bëhet kompensimi me truall deri në 750 metra. Ndërsa ligji bazë përcaktonte vetëm kategoritë e tokave që nuk mund të kalonin në pronësi të përdoruesve; dekreti i ish-presidentit Berisha në

vitin ’96 caktonte masën e shpërblimit të tyre po me truall brenda zonave urbane, duke iu dhënë familjeve me mbi 6 pjesëtarë sipërfaqe trualli deri 1 500 m2, dhe për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritej me 200 m2 për çdo pjesëtar më pak. Ndërkohë që projektligji i rimarrë në diskutim i vitit 2008 parashikonte që kjo masë kompensimi të ulej në 500 metra truall në zonat urbane për familjet me mbi 6 anëtarë dhe duke zbritur me nga 100 metra për çdo frymë më pak. Ndërkohë që ndryshimet e sjella rrisin masën e kompensimit për familjet me mbi 6 banorë, me 750 metra, duke ulur atë me nga 150 metra për çdo frymë më pak, por duke vendosur në të njëjtën kohë edhe një kufi minimal prej 300 metrash.


OpEd

10

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Depresioni mund t’i afrojë njerëzit me kishën, por një gjë të tillë e bëjnë edhe funeralet.

02

Unë jam agnostik; nuk pretendoj të di atë për të cilën shumë njerëz injorantë janë të sigurt.

03

Unë kam vuajtur nga të qenit i keqkuptuar, por do të kisha vuajtur shumë më tepër po të më kishin kuptuar. Clarence Darrow, jurist amerikan

Nga Bujar Kapexhiu

Terrorizmi në Kosovë dhe hajmalia e Bajram Rexhepit M

ë 8 prill ndodh një akt i rëndë terrorizmi në Kosovë. U vra me eksploziv të hedhur në banesën e tij ku po flinte me gruan e 4 fëmijët e tij qytetari i Kosovës Selver Haradinaj. Akt brutal i terrorizmit klasik. Përkatësia etnike, fetare, politike, sociale e kulturore e viktimës nuk janë me rëndësi për momentin. Nuk është me rëndësi as përkatësia etnike e terroristit/ terroristëve. Në Kosovë ka terror dhe ai nuk dënohet

Fakti i përkatësisë së ndryshme etnike mes terroristëve dhe viktimave të tyre nuk e zbeh as nuk e rëndon fare këtë fenomen. Terrorizmi është terrorizëm dhe shoqëria duhet të zhvillojë mekanizma kundër tij. Nesër, pasnesër Kosova si aleate e vogël e ShBA-së mund të ndodhë të angazhojë forca sigurie në vatra krize. Në një situatë të tillë është pritshme që qytetet dhe qytetarët e Kosovës të jenë target i sulmeve terroriste. Nuk është e thënë që terroristët të vijnë nga fundi i botës, ata mund të rekrutohen edhe nga mesi ynë, nëse shoqëria dhe shteti nuk ndërtojnë mekanizma mbrojtës. Mekanizmat që u treguan në rastin e 8 prillit janë shumë shqetësues dhe e bëjnë Kosovën truall të përshtatshëm për terrorizëm. Reagimet e institucioneve

Institucionet e Kosovës reaguan vetëm në mënyrë deklarative. Autorët mbetën të panjohur. Më e keqja është se institucionet nuk folën me një gjuhë, gjë që tregon konfuzitetin e shoqërisë kosovare. Presidentja e konsideroi këtë si një “akt të dhunshëm”. Qeveria e konsideroi si “akt kriminal e terrorist”. Kryetari i Parlamentit e quajti “akt kriminal dhe i shëmtuar“. Për ministrin e Brendshëm ky ishe një “sulm’. Për policinë ky ishte një “sulm ku nuk përjashtohen motivet etnike”. Ja pra sesi institucionet lëshohen në vlerësime pa pasur kurrfarë koordinimi mes vete, thua se nuk janë institucione të të njëjtit shtet. Edhe partitë politike kosovare e cilësuan ndryshe-ndryshe, por të

koment Nexhmedin Spahiu

Më tha se i dhimbset në shpirt ky fatkeq i ndershëm e i përvuajtur por tha biznesmeni mitrovicas - nuk guxoj ta rrezikoj biznesin, pasi pushteti nuk po ka dëshirë me e ba t’madhe vdekjen e Selver Haradinajt. Nëse marr pjesë në varrim, ma marrin inati ma shumë se me dalë e me piskatë në kallabllak “Poshtë Qeveria”, pasi pushteti s’po do me e ba t’madhe këtë punë. Arsyeja pse pushteti u mjaftua me ngushëllime familjes e me deklarata se e dënon këtë akt duket se ka të bëjë me rrenat e Qeverisë se aksioni i 25 Korrikut 2011 “pati sukses” dhe se në kërkesat e banorëve të Veriut për stacione shtesë të policisë Bajram Rexhepi pat thënë se kush ka frikë le të shkojë te hoxha për hajmali.

paktën në rastin e partive kjo është normale. AAK e cilësoi si “sulm kriminal”. Njësoj si AAK e cilësoi edhe LDK. Vetëvendosje e cilësoi si “një sulm terrorist dhe veprimtari të organizuar të strukturave kriminale të Beogradit”. Sidoqoftë, “Vetëvendosja” ishte e vetmja që solli kurorë në varrin e Selver Haradinajt gjatë varrimit ku morën pjesë fare pak qytetarë. Këtë pjesëmarrje të vakët në varrimin e viktimës së terrorizmit në Kosovë ma sqaroi një biznesmen mitrovicas. E takova rastësisht dhe më ftoi për kafe. Jo, se po shkoj në varrimin e Selver Haradinajt, eja shkojmë bashkë i thashë. Nuk deshi. U interesova perse nuk vjen. I thash që turp është që të na sheh kush në lokal e të mungojmë në varrimin e njeriut vdekja e të cilit ka shqetësuar gjithë Kosovën. Më tha se i dhimbset në shpirt ky fatkeq i ndershëm e i përvuajtur por - tha biznesmeni mitrovicas nuk guxoj ta rrezikoj biznesin, pasi pushteti nuk po ka dëshirë me e ba t’madhe vdekjen e Selver Haradinajt. Nëse marr pjesë në varrim, ma marrin inati ma shumë se me dalë e me piskatë në kallabllak “Poshtë Qeveria”, pasi pushteti s’po do me e ba t’madhe këtë punë. Arsyeja pse pushteti u mjaftua me ngushëllime familjes e me deklarata se e dënon këtë akt duket se ka të bëjë me rrenat e Qeverisë se aksioni i 25 Korrikut 2011 “pati sukses” dhe se në kërkesat e banorëve të Veriut për stacione shtesë të policisë Bajram Rexhepi pat thënë se kush ka frikë le të shkojë te hoxha për hajmali. Tani doli në shesh se siguria në veri të Mitrovicës nuk është askund, në vend se komandanti i policisë dhe ministri i Brendshëm të japin dorëheqje apo të shkarkohen, duhet bërë e kundërta duhet të injorohet tragjedia e familjes së Selver Haradinajt, e për këtë të mos i shkohet as edhe në ceremoninë e varrimit.

Injorimi i terrorizmit nuk e lufton, por e institucionalizon atë

Edhe sikur ky akt i terrorizmit të kishte ndodhur në Prishtinë, ku terroristi do t’ishte shqiptar e viktima shqiptar, apo terroristi shqiptar e viktima serb, reagimi i

Supervota

shoqërisë duhet të jetë i ashpër. Vrasja e Selverit është vërtet akt i rëndë terrorizmi, por akte më të lehta terrorizmi në Kosovë e Shqipëri ndodhin shpesh. Akt terrorizmi është edhe kur e nget veturën 100km/h në qytet, ku lejohet vetëm 20 km/h, pavarësisht a shkakton aksident të drejtpërdrejtë apo jo. Akt terrorist është edhe kur gjuan me armë zjarri në mes të pazarit. Akte terroriste janë edhe ato në plazhin e Durrësit, kur rojat e përgjakin apo thyejnë gjymtyrët e ndonjërit duke e goditur me shkopinj druri në sytë e të gjithë plazhitëve. Edhe pse ndokush mund ta ketë merituar një dajak të tillë, pushuesit e pafajshëm nuk meritojnë të shohin skena të tilla. Por si duket, as ligjet e Kosovës as ato të Shqipërisë nuk i trajtojnë këto akte si terror, apo t’paktën prokuroret e injorojnë këtë segment në hetimet e tyre.

Ideja për protestë të madhe në Prishtinë kundër terrorizmit

I habitur që pas terrorit te “tre rrokaqiejt” askush nuk organizoi protestë, asnjë parti politike, asnjë OJQ, asnjë bashkësi fetare, mora përsipër të organizoj një protestë 1-orëshe në Prishtinë, me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT. Por menjëherë hasa në probleme dhe u akuzova se po dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u promovuar politikisht. Pikërisht ky mentalitet është vrastar për vlerat morale të shoqërisë sonë. Çka ka lidhje se kush promovohet në akte qytetare?! Qytetarët duhet ta përkrahin apo jo, varësisht prej asaj se a është ai veprim në interes të shoqërisë apo jo dhe kush e bën atë dhe a ka dëshirë të promovohet politikisht apo jo. Një protestë e tillë në Prishtinë, ku kishin me marrë pjesë 200 000 qytetarë nga e gjithë Kosova, kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën. Një protestë të tillë nuk mund ta organizojë vetëm një individ, OJQ apo parti, por shumë sish së bashku. Në të kundërtën, Kosovës nuk i mbetet gjë pos hajmalisë së Bajram Rexhepit.

I habitur që pas terrorit te “tre rrokaqiejt” askush nuk organizoi protestë, asnjë parti politike, asnjë OJQ, asnjë bashkësi fetare, mora përsipër të organizoj një protestë 1-orëshe në Prishtinë, me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT. Por menjëherë hasa në probleme dhe u akuzova se po dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u promovuar politikisht. Pikërisht ky mentalitet është vrastar për vlerat morale të shoqërisë sonë. Çka ka lidhje se kush promovohet në akte qytetare?! Qytetarët duhet ta përkrahin apo jo, varësisht prej asaj se a është ai veprim në interes të shoqërisë apo jo dhe kush e bën atë dhe a ka dëshirë të promovohet politikisht apo jo...


E enjte, 13 qershor 19 prill 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

A do ta mbrojë kush në Tiranë dinjitetin e nëpërkëmbur të zonjës Entela Prifti, Kryetare e Gjykatës së Apelit? ‘Akuzuar’ për rrezik të Rendit Kushtetues të Republikës së Greqisë? Si do të reagohet ndaj një presioni të hapur kundër sistemit tonë gjyqësor? Një presion fyes, pavarësisht se mendjelehtë, ndaj politikës së ‘shpërqendruar’ shqiptare, që përgatitet të festojë me ‘Madhështi’ 100ëvjetorin e Pavarësisë?! Pse dhe deri kur kështu? — Artur Zheji

Shqipëria e rrethuar me vatra ‘zjarri’ S

hqipëria, falë ‘shqiptarëve’ që punojnë kryesisht dhe me pasion vetëm bahçen e tyre, falë shqiptarëve që vriten mes vedi qoftë edhe për gardhin e bahçes së tyre, qoftë tokë apo qoftë parti kjo bahçe, është e rrethuar sot nga tri vatra të nxehta rajonale. Vatra e Parë, nga Veriu në Jug, është në Mitrovicë. Vatra e Dytë është në Maqedoni dhe Vatra e Tretë në Greqi. Janë këto vatra, tri unaza të ‘zjarrta’, të cilat tensionojnë dhe kushtëzojnë marrëdhëniet dhe tregjet trasversale në këtë rajon, harmoninë ndëretnike dhe sigurinë kombëtare shqiptare. Absurdi më i madh që përjetohet është se këto konjuktura ndërkombëtare rajonale përparojnë rrezikshëm, në mes të moskokëçarjes dhe indiferencës së sensibilitetetit politik. Sepse ky sensibilitet është kaq i pushtuar nga vetvetja dhe nga egoizmi i thellë për pushtet politik dhe përfitim vetjak, saqë syri dhe mendja nuk sheh dhe nuk prek, siç thamë, përtej gardhit të shtrembër ku ngrihen mullarët e pasjes dhe rritet qorrsokaku ku një ditë do të rrokullisemi. 1. Në Mitrovicë, familjet shqiptare largohen si muhaxhirë, pikërisht brenda territorit të Kosovës së ‘Pamvarur’, të persekutuar dhe të dhunuar nga pakica serbe, që është shumicë arrogante dhe avanpost i armatosur i Beogradit. Mbajtja e Mitrovicës si një minë e pashpërthyer, por kurdoherë pranë eksplodimit, është një strategji serbomadhe edhe në mungesë të Serbisë së Madhe, një strategji milosheviçiane edhe pa Milosheviçin. Mitrovica po shndërrohet në një qytet dhe rajon ‘serb’ etnikisht i pastër,

ndërkohë që në Prishtinë nuk ka apo nuk dimë të ketë një strategji për rikthimin e qindra familjeve shqiptare që janë larguar nga tmerri dhe persekutimi. Por ka edhe më shumë, bashkëjetesa me një situatë të tillë është bërë tashmë një rutinë dhe ka dalë jashtë ‘radarit’ të vëmendjes së politikës shqiptare, këndej dhe përkëtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Askush nuk ndërmerr apo ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë ‘aksion’ politik apo humanitar për Mitrovicën dhe shqiptarët e braktisur në kurthin serbomadh. Izolimi i turpshëm i shqiptarëve në Mitrovicë është në të vërtetë jo vetëm një turp serb, por ndoshta po aq edhe një turp shqiptar. 2. Në Maqedoni, situata është në vorbullën e një praglufte civile. Mbas dhunës së shpërthyer pa shkak kundër shqiptarëve, një vrasje e pesëfishtë, makabre dhe e dënueshme ndodhi aty pak ditë më parë. Dyshohet që vrasësit të jenë shqiptarë. Dyshohet që vrasja nuk është spontane, por pjesë dhe e një intrige të zymtë, që ka për qëllim shpërthimin e një përplasjeje ndëretnike, shpërthimin e një kaosi, ku, nëse shpërthen, bilanci i dëmeve dhe vdekjeve do të provokonte një katastrofë. Sepse ekzekutuesit e këtij krimi, edhe nëse janë shqiptarë, ‘honorarin’ për këtë masakër mund ta kenë tërhequr gjetkë… Nëse kjo situatë shpërthyese lejohet të degradojë, pasojat do të jenë të frikshme. Do të jetë padyshim një përgjakje ku askush nuk do të fitojë dhe të dyja palët që do të gëlltiteshin në konflikt do të dilnin humbëse. Një ‘mendje’ perverse apo një qendër okulte, padyshim konspirative, po

strukturon një luftë të re në Maqedoni, duke përdorur emocionet historike dhe reagimet shpesh primitive si barut të thatë gati për shpërthim. Politika e shqiptarëve andej dhe përkëtej kufirit, nuk se duket e aftë të jetë në lartësinë e kësaj intrige gjeopolitike të strukturuar dhe që kërkon të hedhë në erë bashkëjetesën e vështirë shqiptaro-sllave në Maqedoni. Zjarret e një ‘lufte’ të re në Fqinjin tonë Lindor, do të provokonin përveç dhimbjeve dhe tragjedive, edhe një goditje të rëndë ekonomike rajonale, me pasoja të pallogaritshme. Do vazhdojmë pra të dremisim nën hijen e fikut, në bahçet respektive të pushtetit apo në llogoren e luftës për pushtet, pikërisht kur kërkohet reagim energjik dhe në nivel të lartë?! 3. Greqia, ndonëse e ‘kamxhikuar’ nga kriza ekonomike dhe nga tronditje të thella sociale, të cilat nuk po japin ende shenja rrugëdaljeje, vijon, përvese të na trishtojë, edhe të na habisë. Ndonëse Greqia zyrtare nuk e ‘njeh fenomenin Çam’, nuk e njeh pra ekzistencën e Çështjes Çame dhe bile acarohet nëse dikush e përmend dhe lajkaton pa masë atë apo ata që e harrojnë, vijon bllokimin arbitrar në kufijtë e vet, të atyre që Greqia apo Asfalia greke konsideron Çamë. Duke shkelur Konventat e Brukselit, në kufirin shqiptaro-grek ndodhin absurde antieuropiane dhe antieuropianiste të papara. Një arrogancë qesharake dhe primitive njëkohësisht, godet dhe çnderon dhjetëra shqiptarë të pajisur me pasaporta të rregullta biometrike, të cilët trajtohen sikur të kenë dosje kriminale apo sikur të jenë të kërkuar nga Interpoli. Shumë shqiptarë e gje-

koment

Artur Zheji

Ndalohet në kufi Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës, për arsye të detyrës. Një çmenduri ballkanike e denjë për karikaturë murale me përmasa kilometrike në Grand Place në Brukselin e Evropit. Askush nuk e di nëse dikush do të mbrojë dinjitetin e shqiptarit anonim apo dinjitetin e zonjës Entela Prifti. Për të vetmen arsye se ajo zbaton ligjet shqiptare dhe, në emër të po atyre ligjeve, ajo, Zonja Entela Prifti, ka dënuar atë apo ata që shkelin ato ligje, qofshin këta minoritarë apo jo minoritarë...

jnë veten në ca lista të zeza, me nofkën surrealiste dhe të pa zyrtarizuar ‘non grata’! Dhe Kryetari i Shtetit hesht, Kryeministri hesht, Ministri i Jashtëm hesht, lideri i Opozitës hesht. Por ka edhe më në këtë teatër absurd, i cili, me sa duket, ka dhe do të ketë shumë akte dhe episode! Ndalohet në kufi Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës, për arsye të detyrës. Një çmenduri ballkanike e denjë për karikaturë murale me përmasa kilometrike në Grand Place në Brukselin e Evropit. Askush nuk e di nëse dikush do të mbrojë dinjitetin e shqiptarit anonim apo dinjitetin e zonjës Entela Prifti. Për të vetmen arsye se ajo zbaton ligjet shqiptare dhe, në emër të po atyre ligjeve, ajo, Zonja Entela Prifti, ka dënuar atë apo ata që shkelin ato ligje, qofshin këta minoritarë apo jo minoritarë. Nëse të mbrosh ligjin shqiptar, do të thotë të përfundosh në listat e zeza të Fqinjit tonë Jugor dhe të të ndalohet të qenit një subjekt normal, ky është në të vërtetë një presion i rëndë dhe me një prapavijë primitive nga e cila mund të pritet çdo fantazi. A do ta mbrojë kush në Tiranë dinjitetin e nëpërkëmbur të zonjës Entela Prifti, Kryetare e Gjykatës së Apelit? ‘Akuzuar’ për rrezik të Rendit Kushtetues të Republikës së Greqisë? Si do të reagohet ndaj një presioni të hapur kundër sistemit tonë gjyqësor? Një presion fyes, pavarësisht se mendjelehtë, ndaj politikës së ‘shpërqendruar’ shqiptare, që përgatitet të festojë me ‘Madhështi’ 100ëvjetorin e Pavarësisë?! Pse dhe deri kur kështu?

Varret murale dhe ndjeshmëritë fetare R

eforma që Bashkia e Tiranës synon të ndërmarrë, për të miradministruar procesin e varrimeve në Tiranë, udhëhiqet nga respekti i plotë i dinjitetit njerëzor dhe i ndjeshmërive fetare. Aktualisht, edhe sipas censusit më të fundit mbi popullsinë në Tiranë, në qytetin tonë banon rreth 30% e popullsisë së vendit. Tendenca është që edhe në vitet në vazhdim popullsia e Tiranës të rritet çdo vit me rreth 3%, gjë që do të thotë që për më pak se 10 vite popullsia në Tiranë t’i kapërcejë një milion banorë. Mund të imagjinohet trysnia në rritje, që ky “boom” demografik ushtron mbi hapësirat urbane, përfshirë këtu hapësirat jetësore, hapësirat e gjelbra, hapësirat ekonomike dhe social-kulturore, përfshirë këtu edhe hapësirat për varrime. Vdekja është pjesë e jetës dhe ajo meriton atë vëmendje dhe atë trajtim, sikundër edhe aktivitetet e tjera jetësore të njeriut, për të garantuar së pari dinjitet dhe respekt për ata që ndahen nga jeta, por edhe një vend të denjë për familjarët dhe për komunitetin, për të përkujtuar ata që nuk jetojnë më. E parë në këtë këndvështrim, sot në Tiranë situata nuk është e mirë. Nevojat për varrime aktualisht në qytet përballohen vetëm nga dy varreza publike, përkatësisht varreza e Sharrës, e deklaruar tashmë e mbyllur dhe varre-

koment

Edmond Panariti

za e Tufinës, e cila po ecën drejt ezaurimit të plotë të hapësirave. Çdo vit, qytetit tonë i duhet të përballojë kërkesat për rreth 3000 varrime, gjë që do të thotë se kërkimi për truall të ri, për t’i plotësuar këto nevoja të familjeve të Tiranës, presupozon gjetjen e përvitshme të mbi 15000 metrave katrorë sipërfaqe, ku përveç varrit përfshihen edhe shërbimet mbështetëse, si rrugët ndërmjetëse, pemët, gjelbërimi dekorativ etj. Bashkia nuk mund ta mbështesë plotësimin e kësaj nevoje në rritje vetëm duke kërkuar zgjerim të sipërfaqeve të reja për varre, thjesht sepse kjo është e pamundur fizikisht dhe financiarisht. Për arsyet që përmenda, të cilat janë të shtresuara dhe të akumuluara tashmë në vite, ky dinjitet është i cenuar dhe nën kërcënim. Për mungesa hapësirash, varret po prekin gjithnjë e më shumë shërbimet mbështetëse të varrezave, si rrugët ndërmjetëse etj. Qytetarëve, për të vizituar të afërmit e tyre që nuk jetojnë më, u duhet të shkelin mbi varret e të

tjerëve, gjë që nuk është pjesë as e moralit qytetar dhe as e besimit fetar. Nga presioni i papërballueshëm për hapësira, varre po hapen në vende të papërshtatshme, si vende me shkallë të lartë erozioni buzë përroit të Tufinës, në vende grumbullimi mbeturinash, si dhe në territore të cilat në planin urbanistik të qytetit nuk janë të parashikuara si vende për varrim. Përveç se cenojnë rëndë moralin qytetar dhe ligjin, këto praktika janë në shkelje të drejtpërdrejtë edhe të normave fetare. Ja seç thuhet për shembull në ligjin islam, për kriteret e varrimit: Neni 628: Nuk lejohet varrimi i një të vdekuri mysliman në një vend të papërshtatshëm, të padenjë, siç mund të jetë vend-grumbullimi i mbeturinave. Neni 629: Nuk lejohet që të kryhet varrimi në toka të uzurpuara dhe as në toka të cilat nuk janë të parashikuara për varreza. Nisur nga kjo, ne propozojmë nisjen e një reforme thelbësore dhe të qëndrueshme për të mundësuar administrimin e një procesi dinjitoz të varrimit, si pjesë e respektit ndaj qytetarëve dhe respektimit të besimit të tyre fetar. Pjesë e kësaj reforme janë ndërtimi i varrezave murale, një realitet tashmë i ko n s o l i du a r p r e j v it e sh n ë kryeqytetet e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për zhvendosje të varreve të vjetra dhe shumë të vjetra në sistem vertikal varrimi të tipit mural, mjaft më dinjitoz se gjendja tashmë e degraduar dhe e shpërfillur e këtyre varreve. Si fillim synojmë ta fillojmë me zhvendosjen e varreve mbi 40 vite të vjetra dhe pa dyshim aty ku ekziston konsensusi edhe për varre të tjera. Kështu, sipas statistikave të shërbimit funeral të Bashkisë, përllogariten përafërsisht rreth 5300 varre, të zhvendosur në Tufinë, nga ish-varreza e Bamit në vitin 1964. Po kështu rreth 11 parcela në të dyja varrezat janë varre të vjetra e shumë të vjetra me të porsalindur. Vetëm në intervalin 19641980 janë varrosur përafërsisht 15000 banorë. Shqyrtimi selektiv dhe i kujdesshëm i këtyre rasteve dhe kalimi i tyre në sistemin mural, në një mënyrë shumë dinjitoze, do të mundësonte çlirimin e sipërfaqeve të konsiderueshme nga varrezat aktuale, të cilat nga bllokimi i plotë do të mund të funksiononin edhe për 10 vitet e ardhshme. Ajo që është më thelbësore të theksohet, është se të gjithë të larguarit nga jeta do të vazhdojnë si më parë të varrosen në tokë dhe se do të respektohet në çdo rast koha shumëvjeçare e tretjes së trupit të të ndjerit, por kjo do të bëhet në hapësira dinjitoze, me të gjithë parametrat ekologjikë, sanitarë dhe infrastrukturorë të duhur. Mbas dhjetëra vitesh, sipas akteve

normative të paracaktuara dhe për të cilat bashkia është duke punuar, të ndjerët do të zhvendosen sipas të gjitha kritereve në sistem tjetër varri, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të zhvilluara, duke ruajtur dhe rifaktorizuar identitetin e të larguarit nga jeta dhe garantuar respektin ndaj tij, si dhe nderimet në çdo kohë nga familjarët. Në këndvështrimin tim, nuk ka asnjë ndalesë fetare në këtë drejtim. Në fenë kristiane nuk ka ndalesa në këtë drejtim. Në fenë islame gjithashtu nuk arrij të shoh pengesa, madje në ligjin islam kjo është e artikuluar mjaft qartë në nenin 630, mbi varrimet e në këtë ligj thuhet: “Nuk lejohet të kryhet zhvarrosja, për ta ripërdorur një varr për një varrim tjetër, nëse nuk garantohet se varri është shumë i vjetër dhe që trupi i mëparshëm është plotësisht i tretur”. Pikërisht, reforma jonë ecën mbi të njëjtat parime dhe synon që të fillojë zbatimin e sistemit të ri të varrimit me varret e vjetra dhe shumë të vjetra. Kjo do të mundësojë çlirimin e sipërfaqeve të konsiderueshme, të cilat Bashkia do t’ua vërë në dispozicion qytetarëve të Tiranës, për të njëjtin qëllim. Ne synojmë që me anë të kësaj reforme të rikthejmë dinjitetin dhe të rivendosim respektin, për këtë çështje mjaft delikate dhe sensitive për qytetarët e Tiranës. *Zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës.




14

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

sociale

Importi i mbetjeve, Berisha: Ndalohen artikujt pa kod doganor Qeveria nuk do të lejojë importimin e artikujve pa kod doganor, edhe nëse përfshihen në listën e gjelbër. Kryeministri Berisha kërkoi dje në mbledhjen e qeverisë ndalimin e importit të çdo lloj artikulli që nuk ka kod doganor, edhe në rast se ai përfshihet në listën e gjelbër të lëndëve të para që

lejohen të importohen për përpunim. Pas diskutimit të vendimit “Për autorizimin e AMA RECLYCLING për importin e mbetjeve metalike të aluminit dhe bakrit, për qëllime riciklimi”, Kryeministri theksoi se janë vërë re se një seri artikujsh kanë qenë pa kod doganor. Për këtë, Kryeministri i kërkoi ministrit të

Financave dhe ministrit të Mjedisit, që të arrihet në një memorandum për të gjitha veprimet që duhet të kryejë dogana për hyrjen e këtyre mbetjeve. “Qeveria, - theksoi kryeministri, - do ndalojë çdo lloj importi të atyre artikujve, pavarësisht përfshirjes në listën e gjelbër, që nuk kanë kod doganor”.

Punësimi në administratë, ndryshojnë rregullat e vlerësimit Përfshihen në vlerësim diploma e studimeve specializuese afatgjata dhe kualifikimet post-master. Kandidatët me gradën shkencore “Doktor” do të vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë Jonida Tashi

Ndryshojnë rregullat e vlerësimit për t’u punësuar në administratën publike. Sipas vendimit të ri, kandidatët me gradën shkencore “Doktor” që do të konkurrojnë për një vend pune në administratën publike, do të vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë. Qeveria ka bërë dje disa ndryshime në vendimin e vitit 2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, të ndryshuar, duke përfshirë në vlerësim edhe diplomën e programeve të studimeve specializuese afatgjata, specializimet apo kualifikimet post-master apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe njohjes

rast pas rasti nga Ministria e Arsimit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që pika 17 e vendimit Nr.231, datë 11.5.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon: “Pikët maksimale të mundshme janë: 70 pikë për rezultatin e testimit me shkrim; 10 pikë për përvojën në punë të kandidatit dhe kualifikimet afatshkurtra; 12 pikë për diplomën e programeve “Studime specializuese afatgjata”, specializimet apo kualifikimet post-master apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe njohjes rast pas rasti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës; 8 pikë për aftësitë e veçanta personale. Kandidatët me gradën shkencore “Doktor” vlerësohen me pikët maksimale të testimit me gojë”. Sipas vendimit “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, Komiteti “ad-hoc” përgatit një listë të kandidatëve sipas rezultateve të arritura, duke filluar nga ai me më shumë pikë. Në rastet e kandidatëve me pikë të

Pikët maksimale

70 10 12 8

pikë për rezultatin e testimit me shkrim pikë për përvojën në punë të kandidatit dhe kualifikimet afatshkurtra pikë për diplomën e studimeve specializuese afatgjata, apo kualifikimet postmaster

pikë për aftësitë e veçanta personale

barabarta renditja bëhet sipas rezultateve të hedhjes në short. Lista e renditur e kandidatëve shpallet në një vend të dukshëm, të caktuar në ndërtesën ku është zhvilluar testimi. Në vlerësimin përfundimtar, tre kandidatët me rezultatet më të mira i paraqiten eprorit direkt, i cili zgjedh një prej tyre. Për këtë qëllim, eprori direkt zhvillon një bashkëbisedim me secilin nga tre kandidatët e propozuar nga komiteti “ad-hoc”. Vendimi i eprorit direkt duhet të jetë i motivuar dhe të bazohet në parimet e barazisë, mirëbesimit dhe mosdiskriminimit. Vendimi i eprorit direkt jepet pas verifikimit të vërtetësisë së dokumenteve, në bazë të të cilave është kryer procesi i konkurrimit. Në fund të periudhës së provës bazuar në përshkrimin e punës, rezultatet e trajnimit dhe vlerësimin e rezultateve individuale në punë, eprori direkt vendos: konfirmimin si nëpunës civil; largimin nga shërbimi civil; shtyrjen e periudhës së provës deri në 6 muaj të tjerë një herë të vetme, kur është i mendimit se nëpunësi ka nevojë për një periudhë prove më të gjatë për shkak të kompleksitetit të vendit të punës.

prindërit Dhuna ndaj fëmijëve, sanksione të reja për abuzuesit Të gjithë ata prindër që do të abuzojnë me fëmijët duke i nxjerrë në rrugë për lypje, do të marrin gjobë. Kur bëhet fjalë për prindërit, ata do të gjobiten me 30-60 mijë lekë, ndërsa kur për fëmijën kujdeset një institucion, ai do të gjobitet me 60-120 mijë lekë. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, masa më ekstreme është ajo e heqjes së kujdestarisë deri dhe burgim, nëse fëmija dhunohet apo gjymtohet nga prindi. Të gjitha këto njësi duhet të raportojnë çdo muaj pranë agjencisë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve për punën e bërë. Çdo rast i identifikuar i fëmijëve në rrezik duhet të referohet jo vetëm në organet e policisë, por edhe në ato të shëndetësisë, pasi një pjesë e madhe e tyre kanë dhe nevoja shëndetësore.

Kontrollet, ikin 1500 familje nga skema e ndihmës Naço: Largimi i këtyre familjeve nga skema ka shtuar grantin e ndihmës ekonomike Hiqen nga skema e ndihmës ekonomike 1500 familje, ku bëjnë pjesë edhe invalidët, të cilët nuk mund ta përfitojnë më këtë pagesë. Shërbimi Social Shtetëror ka shkurtuar listën e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, duke e çuar atë në 97 mijë e 341 familje, nga 98.930 që ishte në fund të vitit 2011. Drejtori i këtij institucioni, Mihal Naço thotë se ky

vendim u mor pas një kontrolli në mbarë zyrat rajonale të Shërbimit Social në periudhën janar-shkurt të këtij viti. Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror pohon se largimi i këtyre familjeve nga skema ka shtuar grantin e ndihmës ekonomike, çka do të thotë sipas tij, më shumë mundësi për përdorimin e tyre nga pushteti vendor. Këtij fondi, sipas Naços, i janë shtuar dhe pagesat e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuara, të cilët, sipas vendimit të qeverisë të datës 7 shkurt, nuk e përfitojnë më atë. Një ndër prioritetet e Ministrisë së Punës për vitin 2012

është deklaruar se do të jetë reduktimi i nivelit të varfërisë. Për këtë arsye, Ministria e Punës përfitoi nga qeveria buxhetin më të madh krahasuar jo vetëm me institucionet e tjera, por dhe me buxhetin që ka pasur në vite ky dikaster. Por duket se që në fillim të këtij viti, hapi i parë që ka ndërmarrë ky institucion ka qenë largimi i përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike, që sipas tyre është justifikuar gjithmonë për përfitim abuziv të fondeve nga ana e pushtetit vendor. Kjo ka qenë dhe arsyeja që këtë vit do të nisë të aplikohet një projekt pilot, ku Ministria e Punës përmes inspektorëve

të saj do të jetë përgjegjëse e fondeve të akorduara për familjet në nevojë, të cilat, përveç ndihmës ekonomike në para do të përfitojnë dhe paketë ushqimore çdo muaj. Sipas Ministrisë së Punës, bazuar në të dhënat e ardhura nga njësitë e qeverisjes vendore, numri i familjeve që kanë nevojë të trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike rezulton të jetë 104 132, familje të cilat parashikohet të mbulohen me një fond prej 4.68 miliardësh lekë. Krahasuar me vitin 2005, kur fondi për këtë zë shkonte në 3.2 miliardë lekë, për 2012-ën ka rritje fondi në masën 46.2%.


E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Formulari A2 do të plotësohet elektronikisht Maturantët Formularin A2 do ta plotësojnë në mënyrë elektronike, ndërsa provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen njësoj si vitet e kaluara, pasi ky test nuk mund të zhvillohet elektronikisht. Brenda dy javëve të ardhshme do të

përgatitet regjistri me ID-të e maturantëve, të cilët do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Aty do të shënohen dhe lëndët me zg jedhje që ka caktuar g jithsecili. Ndërkohë, në mënyrën e korrig jimit të testeve nuk do të ketë

asnjë ndryshim, krahasuar me vitet e kaluara. Korrig jimi do të vazhdojë të bëhet nga grupe specialistësh, pasi është i pamundur menaxhimi i të g jithë materialit, nëse përdoret lexuesi optik për korrig jimin e tyre.

Largimet në arsim, Sindikata: Të mos hiqen 4500 mësuesit me pedagogjike Dobrusha: Ky kontingjent është në arsim mbi bazën e kontratës kolektive dhe nuk mund të largohen nga puna Jonida Tashi

Sindikata e Arsimit konteston disa nene në ligjin e ri “Për arsimin parauniversitar”, duke kërkuar që nëpërmjet tij të mos ligjërohet largimi nga puna për 4500 mësues me arsim profesional, që japin aktualisht mësim në disa shkolla t ë ve n d it . T ë p r a n i s h ë m n ë mbledhjen e djeshme të komisionit të Edukimit, ku po vijon diskutimi i projektligjit me grupet e interesit, Sindikata e pavarur e Arsimtarëve dhe Konfederata e Arsimit të Shqipërisë propozojnë që për këtë kategori arsimtarësh që mbetet e zbuluar nga ky ligj, të bëhen përjashtimet nga ministri i Arsimit, në mënyrë që ata të mos largohen nga puna kur ligji i ri të hyjë në fuqi. Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha, tha se nga 36 mijë mësues që japin mësim sot në shkollat e vendit, rreth 4500 e tyre janë me arsim të mesëm profesional, por që e kanë titullin mësues. “Kjo kategori mbetet e zbuluar, ndaj propozimi ynë është që përjashtimet të bëhen me udhëzim të veçantë të ministrit dhe për nevoja madhore. Ka disa zona në rrethe të ndryshme dhe të largëta të vendit që kanë probleme me mësuesit që japin lëndët profesionale, si muzikë, vizatim, fizkulturë etj. Ministri duhet të bëjë përjashtime, të mos jetë dera e hapur për të gjithë, por që këta të mbrohen. Ne propozojmë që në nenin 71 për mësuesit që janë në punë, fjala universitar të hiqet, se ndryshe 4500 veta duhet të lënë punën sapo ligji të botohet në Fletoren Zyrtare”, - u

pozitë kështu siç është, këta kërcënoheshin” , - tha Dobrusha. Po kështu, një tjetër çështje e kundërshtuar nga sindikatat në ligjin e ri “Për arsimin parauniversitar” është edhe ajo për largimin nga puna të arsimtarëve me diplomë universitare. Në nenin 60 të projektligjit “Pranimi dhe largimi nga puna i mësuesit” parashikohet që drejtori i shkollës ka të drejtë ta heqë mësuesin nga puna në rast se rezultatet e tij janë të ulëta në krahasim me kolegët e tjerë. Kjo, sipas kreut Sindikatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha, është një goditje ndaj mësuesit dhe duhet të ndryshohet, sepse lë vend për abuzime. “Duhet të formulohet që për rezultate të dobëta në punë, mu n ge s ë p r o f e s i o n a l i z m i n ë detyrën e mësimdhënies, të provuara nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar. Pse e vëmë re këtë? Sepse ka një inspektoriat që e provon cilësinë. Nëse e vëmë ne në ligj kështu siç është, ne jemi “Në arsim ka edhe rreth 4500 veta, të të shqetësuar, cilët nuk kanë as arsimin 3-vjeçar, as sepse do të thotë arsimin 3+2. Janë me shkolla të mesme që mësuesi në momente të cakprofesionale, kryesisht pedagogjike tuara mund të jetë pre e një qëndrimi gogjike të jenë pjesë e personelit subjektiv të një drejtori të caktuar, mësimdhënës, shtuar këtu faktin prish karakterin e mësuesit, se më se ata janë edhe pjesë e kontratës detyron të ngre notat kot”, - shprekolektive të punës në arsim. “Në het Dobrusha. Sindikatat e arsimit arsim ka edhe rreth 4500 veta, të kanë kërkuar gjithashtu që të jenë cilët nuk kanë as arsimin 3-vjeçar, pjesë e vendimmarrjes si partnerë as arsimin 3+2. Janë me shkolla të socialë për përcaktimin e ngarkesës mesme profesionale, kryesisht mësimore në shkolla, organizimin e pedagogjike, por edhe shkolla kul- mësuesve, për të shprehur cilësinë e ture, fizkulture, vizatimi dhe të procesit mësimor etj. Propozimet e tjera. Ky kontingjent është në ar- sindikatave të arsimit i janë paraqitur sim sot dhe, mbi bazën e kontratës komisionit kuvendor dhe në ditët e arkolektive, këta janë punësuar në dhshme pritet vendimi i tij, nëse promënyrë të përhershme, në fakt dhe jektligji do të kthehet në ministri për këta nuk mund të largohen nga ar- të përfshirë ndryshimet e kërkuara simi. Nëse do të miratohej kjo dis- nga grupet e interesit.

shpreh kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha. Për këtë çështje, deputetja e mazhorancës në komisionin e Edukimit, Adriana Gjonaj, tha se mësuesit pa arsimin përkatës nuk duhet të përfshihen në ligj, por në një dispozitë të veçantë të ministrit të Arsimit. “Në Akademinë e Arteve ka studentë që diplomohen për mësuesi. Do doja që këta të kalonin në një dispozitë të veçantë, të vendosej ndonjë kriter, për shembull koha e daljes në pension, pasi nuk duhet t’i cenojmë këta njerëz që kanë dhënë kontribute, por duhet të punësojmë edhe të rinjtë me diplomë universitare”, - tha Gjonaj. Kreu i Sindikatës së Arsimit ka reaguar duke pohuar se të diplomuarit e rinj që dalin nga Akademia e Arteve nuk pranojnë të shkojnë të japin mësim në rrethe të largëta të vendit, si për shembull në Tropojë, ndaj nevojitet që arsimtarët e “vjetër” me peda-

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha

Propozimet e sindikatave Neni 55 Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor 2.Titullari i njësisë arsimore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor publik për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tij nënligjore, shkelje të etikës e të sjelljes në institucion, si dhe për mosrealizime të institucionit. Sindikata: Duhet të shtohet edhe për shkelje të kontratës kolektive të punës Neni 60 Pranimi dhe largimi nga puna i mësuesit 2. Drejtori i institucionit publik largon mësuesin nga institucioni për: a) shkelje të dispozitave të Kodit të Punës, të këtij ligji e të akteve të tjera nënligjore; b) shkelje të etikës e të sjelljes në institucion;

c) arritje të ulëta e të përsëritura të nxënësve, krahasuar me arritjet që kanë kolegët e tjerë me këta nxënës a me nxënës të tjerë në klasa analoge. Sindikata Drejtori i institucionit publik largon mësuesin nga institucioni për: a) për arsyet që parashikohen në dispozitat e Kodit të Punës, të këtij ligji e të akteve të tjera nënligjore; c) për rezultate të dobëta në punë ta provuara nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar Neni 70 5. Personeli mësimdhënës, që është i punësuar me kontratë të përhershme dhe ka formimin përkatës universitar, ruan vendet e punës dhe u nënshtrohet trajnimeve për përditësimin e dijeve që lidhen me profesionin. Sindikata: Të hiqet fjala universitar

Shtesa në pagë, 3000 arsimtarë në testim Shtohen kërkesat nga arsimtarët, ja si do të bëhet vlerësimi për të përfituar nga 5-20% rritje në pagë sipas vjetërsisë Mbi 3 mijë mësues nga i gjithë vendi në datën 21 prill do të japin provimin e kualifikimit në Tiranë. Krahasuar me vitin e kaluar, interesi ka qenë më i lartë, duke u regjistruar 300 mësues më tepër. Dorina Rapti, përgjegjësja e sektorit të Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit, thotë se mësuesit që e përballojnë këtë testim do të kenë dhe rritje page nga 5 deri 20 për qind, sipas vjetërsisë në punë. Vlerësimi përfundimtar i mësuesve që do të kalojnë në një shkallë më të lartë të kualifikimit dhe do të përfitojnë

një rritje të pagës përllogaritet si kombinim pikësh i vlerësimit të portofolit (15%) , bonuseve (15%) , pjesa e parë e testit 43% dhe pjesa e dytë e testit 57%. Një mësues e fiton shkallën e kualifikimit dhe rritjen e pagës nëse ka grumbulluar një sasi minimale pikësh të portofolit, pjesës së parë të testit dhe pjesës së dytë të testit. Nëpërmjet këtij sistemi, i cili ka nisur në vitin 2007, diferencohet paga e mësuesve sipas meritës profesionale. Në testim do të futen mësuesit që kanë paraqitur portofolin dhe janë vlerësuar mbi një numër minimal pikësh. Mësuesit i nënshtrohen një provimi me test të hartuar nga grupe specialistësh. Testi përmban elemente të dokumentacionit shkollor, elemente të programeve lëndore, aspekte të metodologjisë

Testi përmban afërsisht 40-45 kërkesa të vlerësuara maksimalisht 70 pikë

së mësimdhënienxënies, aspekte të komunikimit e etikës, aspekte të drejtshkrimit si dhe ana shkencore e lëndës. Gjithsej zhvillohen 37 teste të ndryshme, të bazuara në profilet e mësuesve sipas cikleve të arsimit parauniversitar. Testi përmban afërsisht 40-45 kërkesa të vlerësuara maksimalisht 70 pikë, të cilat ndahen si më poshtë: pjesa e parë përmban rreth 6% dokumentacioni shkollor, rreth 9% programi lëndor, rreth 18% aspekte të pedagogjisë dhe metodologjisë, rreth 4% komunikimi dhe etika e mësuesit, rreth 6% drejtshkrimi dhe pjesa e dytë rreth 57% përmbajtja shkencore e lëndës. Kërkesat e testit janë të nivelit bazë, mesatar dhe i lartë. Testi përmban pyetje alternativë, pyetje me përgjigje të shkurtër dhe pyetje të hapura.


16

MAPO

e enjte, 19 PRILL 2012 www.mapo.al

rajoni

KFOR: Nuk flasim për operacionet në Veri KFOR-i ka refuzuar të publikojë informacione nëse ka në plan të ndërmarrë operacione në veri të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit të regjistruara në këtë zonë. “Siç e dini, KFOR-i nuk flet publikisht për çështjet operacionale”, ka deklaruar shkurt zëdhënësi Uve Nowitzki për agjencinë kosovare “Kosovapress”. Ai ka

refuzuar t’i përgjigjet edhe pyetjes nëse do të ndërmerren operacione për konfiskimin e armëve në zonën problematike të shtetit të ri. Nowitzki ka nënvizuar vetëm se KFOR-i mbetet i vendosur për të siguruar një ambient të qetë e të sigurt për të gjithë Kosovën, për të gjithë banorët e saj. Por pavarësisht

deklaratave të vazhdueshme të KFOR-it, se është i gatshëm të përballet me çdo situatë, strukturat paralele serbe vazhdojnë të kryejnë atentate dhe të intimidojnë banorët shqiptarë. Situata në veri të Mitrovicës, e banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar.

Sumi në Mitrivicë, akuza të ashpra në Kuvend Opozita akuzoi ekzekutivin e Kosovës për mungesë rezultatesh në integrimin e Veriut dhe në sigurimin e një ambienti, në të cilin qytetarëve do t’u mundësohej zhvillimi i një jete të sigurt. Kuvendi i Kosovës diskutoi dje në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në pjesën veriore të vendit. Seanca ishte thirrur për të diskutuar për hapat e mëtejmë të mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë në atë pjesë të Kosovës, ku si pasojë e një sulmi me mjet shpërthyes, më 8 prill, u vra në banesën e tij në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, Selver Haradinaj, ndërsa u plagosën disa të tjerë. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se përmes veprimeve, siç i quajti ai, joligjore, Qeveria e Serbisë është përg jeg jëse e drejtpërdrejt e përkeqësimit të situatës në veri të Kosovës. Ai tha se tensionimit të gjendjes në atë pjesë të vendit po i kontribuojnë vizitat e zyrtarëve serbë që po zhvillojnë fushatë për zgjedhjet serbe të 6 majit, ndërsa i bëri thirrje KFOR-it të mbyllë të gjitha rrugët alternative që ekzistojnë në veri. “Është obligim i KFOR-it që t’i mbyllë të gjitha rrugët alternative të vijës së gjelbër të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, për të parandaluar hyrjen e grupeve ekstremiste dhe kriminale në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi Rexhepi për të shtuar se Qeveria e Kosovës është në favor të bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë në veri të vendit, por se në rast të rrezikimit të kësaj situate nuk do të hezitojë të veprojë vetë.

Parlamenti i Kosovës

Opozita, ndërkaq, akuzoi ekzekutivin e Kosovës për mungesë rezultatesh në integrimin e Veriut dhe në sigurimin e një ambienti, në të cilin, siç thuhet, qytetarëve do t’u mundësohej zhvillimi i një jete të sigurt. Në seancën e fundit të legjislativit kosovar, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte protestuar në shenjë pakënaqësie me pjesën tjetër të përbërjes së Kuvendit që nuk u pajtua të thirret seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për gjendjen dhe zhvillimet në Mitrovicë. Disa nga deputetët e kësaj partie kishin bllokuar foltoren e Kuvendit me një pankartë ku ishin të shënuar emrat e Selver Haradinajt, dhe policit Enver Zymberi, po ashtu i vrarë në pjesën veriore gjatë aksionit policor të 25 korrikut për marrjen e pi-

kave doganore atje. Visar Ymeri, deputet nga radhët e Vetëvendosjes, e cilësoi të vonuar mbajtjen e seancës, meqë, sipas tij, ishte dashur të reagohet menjëherë pas incidenteve në veri të Mitrovicës. Duke i quajtur të vonuar të gjithë hapat që Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi ka ndërmarrë brenda viteve të fundit në veri të Kosovës, ai tha se ajo nuk është e interesuar për t’i zgjidhur problemet në atë pjesë të vendit. Ymeri kërkoi dorëheqjen e qeverisë për, siç tha ai, shpëtimin e Kosovës. “Kjo Qeveri, e cila i ndërsen deputetët e vet kundër reciprocitetit - pra, kundër barazisë me Serbinë dhe e cila kategorikisht kundërshton zbatimin e vendimit të Kuvendit që obligon reciprocitet, nuk është një Qeveri që mund t’i kundër-

Serbia, 100 fletë-arreste për ish-anëtarët e UÇK-së Serbia paralajmëron arrestime të tjera të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët, sipas Beogradit, kanë kryer “krime lufte” kundër serbëve në fund të viteve ’90. Kjo ishte deklarata e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç. Vukçeviç tha se në listën e të kërkuarve janë më shumë se 100 emra të ish-anëtarëve të UÇK-së, të cilët do të arrestohen menjëherë sapo të “bien në kontakt me autoritetet serbe”. Në listë bëjnë pjesë edhe emra që sot janë protagonistë në politikën kosovare, që rrezikojnë të prangosen nëse shkelin në shtetin serb. Menjëherë sapo të bien në kontakt me autoritetet serbe, ata do të arrestohen dhe do të gjykohen sipas ligjeve dhe provave që ne kemi kundër tyre”, deklaroi prokurori, Vukçeviç për mediat

serbe. Deklarata mbërrin pas arrestimit të Mark Kashnetit në pikën kufitare të Merdarës, më 14 prill. Kashneti akuzohet për krime lufte nga Beogradi, krime të kryera kundër civilëve serbë në Prizren në vitin 1999. Gjykatat serbe vendosën masën e arrestit me burg 30 ditë për të. Megjithatë, lista me 100 emra

shqiptarësh të kërkuar nga Serbia për krime lufte, mund të reduktohet ndjeshëm pas deklaratës së Prokurorit të Krimeve të Luftës, Vukçeviç, që paralajmëroi rishikimin e listës, pasi mendohet se vendosja e disa emrave në këtë listë është e motivuar politikisht.

Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprim konkret në kthimin e gjykatave dhe institucioneve të tjera në veri të vendit vihet Serbisë apo strukturave ilegale të saj në Kosovë. Kjo Qeveri e ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar Kosovën kjo mënyrë është dorëheqja e saj”, tha Ymeri. Ndërkaq, Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkoi veprime urgjente të Prishtinës zyrtare në veri të vendit bazuar në obligimet kush-

tetuese. “Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprim konkret në kthimin e gjykatave dhe institucioneve të tjera në veri të vendit; Qeveria e Kosovës dhe Prezenca ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë në veri të Kosovës; që të bëhet presion për lirimin e të burgosurve të arrestuar nga xhandarmëria serbe. Institucionet përgjegjëse vendore e ndërkombëtare - Policia e Kosovës e EULEX-i duhet t’i arrestojnë kriminelët e Veriut dhe t’i vënë para drejtësisë; Qeveria e Kosovës t’i ndjekë dhe t’i nxjerrë para ligjit të gjithë bashkëpunëtorët e ashtuquajtur ekonomikë dhe të tjerë që bashkëpunojnë me kriminelët e Veriut”, u shpreh Beqiri.

kosovë

Jakshiç: Prishtina s’i ndal dot zgjedhjet lokale Një nga krerët e Kuvendit paralel në veri të Kosovës, Marko Jakshiç, ka deklaruar se qeveria e Prishtinës nuk mund t’i ndalë zgjedhjet lokale serbe. Sipas “RTK”, Jakshiç është shprehur se “kërcënimet” e ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, se zgjedhjet lokale nuk do të mbahen, nuk do të realizohen. “Së pari, lokaliteti këtu është i paarritshëm për Rexhepin, kështu që ai nuk mund t’i ndalojë dot serbët të votojnë. Së dyti, materiali zgjedhor tashmë ekziston dhe Rexhepi nuk ka sesi t’i pengojë zgjedhjet. Ky është një kërcënim me pushkë të zbrazur”, ka deklaruar Jakshiç. Krerët ilegalë në Veri duket se po paraqesin një qëndrim ndryshe nga ai i Beogradit zyrtar, që disa herë ka deklaruar se do të

respektojë qëndrimin e UNMIK-ut, se nuk mund të organizohen zgjedhje lokale. Deklarata e Jakshiç-it mund të nënkuptojë se, përveç deklaratave zyrtare se heq dorë nga zgjedhjet, qeveria serbe po përgatit një plan për mbajtjen e tyre edhe në Kosovë, në enklavat e saj. Beogradit i është bërë disa herë thirrje nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian që të mos organizojë zgjedhje lokale në Kosovë, por nuk është çudi që qeveria serbe t’i shpërfillë këto apele, siç ka bërë edhe në raste të tjera. Pak ditë më parë, presidenti i dorëhequr i Serbisë, Boris Tadiç, deklaroi se vendi i tij do të respektojë të drejtën ndërkombëtare përsa i përket çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.


E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

speciale

MAPO

17

AITA do të organizojë në Shqipëri për herë të parë Startup Weekend, me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Startup Weekend do të organizohet në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës nga data 20 prill deri më 23 prill, ku do të shpallet edhe projekti fitues

Bota e të apasionuarve me IT, supertakim në Tiranë T

Të premten do të paraqiten idetë, në hapjen e aktivitetit, nga individët pjesëmarrës, të cilët në pak sekonda kohë duhet të jenë në gjendje të entuziazmojnë publikun për idenë e tyre. Të interesuarit afrohen rreth personave që sjellin ide dhe po kërkojnë për ndihmë në fusha të ndryshme: zhvillim, dizajn, marketing, financa. Grupet krijohen dhe fillojnë nga puna.

irana si qendër prodhimi programesh kompjuterike në rajonin tonë është një vizion i dëshiruar nga shumë palë: kompanitë që veprojnë në fushën e teknologjisë së informacionit, të rinjtë dhe ekspertët informaticienë, të cilët të tashmen dhe të ardhmen e tyre e shohin në Shqipëri, si edhe qeveria, e cila prej vitesh dëshmon se po e shtyn shoqërinë dhe jetën shoqërore-ekonomike të vendit drejt dixhitalizimit. Në kuadër të aktiviteteve të veta në mbështetje të vizionit për Shqipërinë superfuqi rajonale në fushën e prodhimit të programeve kompjuterike dhe vend inovacioni në fushën e teknologjisë së informacionit e më gjerë, AITA do të organizojë në Shqipëri për herë të parë Startup Weekend, me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Startup Weekend do të organizohet në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës nga data 20 prill deri më 23 prill, ku do të shpallet edhe projekti fitues. Startup Weekend

Startup Weekend është një aktivitet 54-orësh që zhvillohet gjatë një fundjave dhe shërben si platformë takimi mes programuesve, dizajnerëve, marketuesve, menaxhereve të produkteve, financierëve, investuesve potencialë dhe entuziastëve të teknologjisë në përgjithësi që mblidhen për të ndarë ide, për të formuar ekipe, për të lançuar produkte dhe kompani të reja. Avantazhet e pjesëmarrjes në aktivitete të këtij lloji janë të shumëfishta. Akti i krijimit, i cili zhvillohet gjatë fundjavës, ndihmon pjesëmarrësit të mësojnë dhe të mos dëgjojnë vetëm për teori, por të ndërtojnë e testojnë strategji. Rrjeti i pjesëmarrësve, i cili përmban një kombinim ekspertësh, të rinjsh, njerëzish me ide e investuesish potencialë, krijohet gjatë fundjavës dhe ofron mundësinë e shfrytëzimit afatgjatë për të gjetur një vend pune apo investitorë të gatshëm për të mbështetur krijimin e një ndërmarrjeje që mundet të ofrojë një model të mirë. Platforma e ofruar jep mundësi për të mësuar

një gjuhë të re programimi, për të fituar aftësi të reja. Ajo shërben edhe si pikë takimi me bashkëthemeluesit potencialë për një ndërmarrje të re dhe me vendimmarrës e personalitete me rëndësi në komunitet, të cilët janë ftuar si mentorë apo anëtarë jurie. Mbi 45 000 individë me prirje sipërmarrësi kanë marrë pjesë tashmë në aktivitete Startup Weekend kudo në botë, të gjithë me një mision: të ndryshojnë botën. Forbes në 2010, me cilësimin “Emra që ju duhet të dini për vitin 2011” dhe Techcrunch në 2012, duke i bërë një përmbledhje një viti 2011 të mbushur me aktivitete, i kushtuan vëmendje modelit Startup Weekend dhe suksesit që ai ka dëshmuar kudo në botë. Çfarë ndodh konkretisht në këtë fundjavë?

Të gjithë pjesëmarrësit do të takohen në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës pasditen e datës 20 prill, për t’u njohur më shumë me Startup Weekend dhe prezantuar me njëri-tjetrin. Të premten do të paraqiten idetë, në hapjen e aktivitetit, nga individët pjesëmarrës, të cilët në pak sekonda kohë duhet të jenë në gjendje të entuziazmojnë publikun për idenë e tyre. Të interesuarit afrohen rreth personave që sjellin ide dhe po kërkojnë për ndihmë në fusha të ndryshme: zhvillim, dizajn, marketing, financa. Grupet krijohen dhe fillojnë nga puna. Të shtunën, ekipet e krijuara do të forcojnë frymën e grupit dhe duke marrë ndihmë nga mentorët e aktivitetit zhvillojnë prototipe, të cilat duhet të jenë gati deri të shtunën pasdite. Ndërsa të dielën, ekipet do të përgatiten gradualisht për prezantimin përfundimtar, i cili do të ndodhë para jurisë së përbërë nga sponsorët kryesorë. Juria do të vendosë për idetë e përpunuara dhe të sjella në formën e prototipit para tyre dhe ndajnë çmimet. Interesi i zgjuar

Rezultatet e arritura me gjetjen e sponsorëve, sigurimin e mbështetjes dhe çmimeve speciale si dhe pranimi nga ana

Mbi 45 000 individë me prirje sipërmarrësi kanë marrë pjesë tashmë në aktivitete Startup Weekend kudo në botë, të gjithë me një mision: të ndryshojnë botën. Forbes në 2010, me cilësimin “Emra që ju duhet të dini për vitin 2011” dhe Techcrunch në 2012, duke i bërë një përmbledhje një viti 2011 të mbushur me aktivitete, i kushtuan vëmendje modelit Startup Weekend dhe suksesit që ai ka dëshmuar kudo në botë.

e shumë personaliteteve nga fusha e teknologjisë së informacionit në Shqipëri që të bëhen mentorë të aktivitetit, lë të kuptohet se idesë së modelit “Startup Weekend” i kishte ardhur koha në Shqipëri. Ndonëse sipërmarrja është një iniciativë private, individuale ose grupi, e cila jo detyrimisht duhet të kalojë përmes një modeli të tillë, eksperienca e mirë mbarëbotërore në aplikimin e këtij modeli premton që zhvillime interesante mund të priten edhe në Shqipëri. Tema si sipërmarrja, inovacioni dhe venture capital sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit dhe nën vizionin e Shqipërisë si superfuqi rajonale në prodhimin e programeve kompjuterike, janë tema të cilat është e nevojshme që jo vetëm të bëjnë pjesë në fjalorin e përditshëm të biznesmenëve, politikanëve, ekspertëve, të rinjve në sektor, por të shtyjnë drejt rezultateve që ta bëjnë Shqipërinë vërtet një qendër zhvilluese idesh dhe talentesh. Tashmë mbi 70 persona të moshave të ndryshme janë regjistruar me profilet e tyre dhe rreth 15 prej tyre janë shprehur se do të paraqesin ide inovative gjatë fundjavës, një pjesë prej tyre edhe duke e bërë me dije në pak fjalë se çfarë do të paraqesin konkretisht. Ekipi organizator dhe mbështetësit

Mbështetës kryesorë të projektit janë: Ambasada e Norvegjisë, AITA dhe IKT No r ge – S h o q at a No r ve g j e z e e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Universiteti Europian i Tiranës e përkrahu idenë e këtij projekti dhe mundësoi zhvillimin e tij në mjediset e veta, mbështetje me infrastrukturë dhe staf teknik. Gjithashtu, në Shqipëri projekti gjeti një mbështetje të gjerë nga ana e gazetës “Mapo”, e cila do të jetë partneri mediatik i projektit. Sponsorë të tjerë të rëndësishëm, si Crimson Capital, DM Consulting, USAID Rritje Albania, Pro-TIK, 1Up, Universiteti Epoka PC World Albanian dhe CIO, EasyPay, do të mundësojnë çmime për ekipet dhe individë të talentuar, pjesëmarrës në aktivitet.


18

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

Poeti irlandez Kevin Higgins, në librin e tij “Duke përmendur luftën” ka përfshirë edhe një ese për poetin shqiptar Visar Zhiti, ku duke iu referuar poezive të tij, ai bën një analizë sesi regjimi i vendosur në kohën që ka jetuar poeti, degjeneroi në tirani

libri

Poeti irlandez Kevin Higgins ka përfshirë në këtë libër dhe esenë e tij për poetin shqiptar Visar Zhiti, “The condemned apple”, (“Molla e dënuar”), ku tregon mbresat, vlerat dhe porositë që dalin nga leximi i poezive të Visar Zhitit

Në poezitë e Zhitit, Çaushesku më liberal në krahasim me Enver Hoxhën Nga Kevin Higgins “Molla e dënuar” është libri me poezi, më turbulluesi që kam lexuar ndonjëherë. Visar Zhiti u rrit në Durrës, port në bregdetin Adriatik. Poezitë e para i botoi në revistat letrare, teksa përgatiste vëllimin e parë të poezive “Rapsodi e jetës së trandafilave”. Nëse do të jetonte në Irlandë apo Angli, Visarit do t’i jepej çmimi “Forward”, apo dhe do të ftohej të paraqiste vëllimin e tij në Festivalin Ledbury apo në Cuirt. Edhe mund të ndodhte të bënin sikur ta harronin dhe, në një rast të tillë, pa dyshim kjo mund të përflitej me miqtë. E tillë është jeta e poetit. Të paktën nga ajo që dimë. Po Visar Zhiti nuk jeton në Brighton apo në Galway; ai mbijeton në një vend që ishte nën regjimin absolut të stalinistit fanatik Enver Hoxha, që e bënte Nikolau Çausheskun të dukej një liberal i mirë në krahasim me të. Enver Hoxha ishte një maniak me proporcione të hatashme. Pasi u prish me Bashkimin Sovjetik, kur Hrushovi pranoi gabimet e bëra nga Stalini, dhe më pas me kinezët, të cilët pas vdekjes së Maos ndërprenë të ashtuquajturin Revolucion Kulturor dhe nxorën në gjyq “bandën e të katërve”, ku përfshihej edhe gruaja e Maos, Hoxha dënoi Bashkimin Sovjetik, Republikën Popullore të Kinës (dhe satelitë të tjerë të tyre, që nga Kuba e deri te Koreja e Veriut) si “revizionistë borgjezë”. Nga mesi i viteve ’70 Shqipëria ndërpreu kontaktet diplomatike dhe ekonomike me pjesën tjetër të botës komuniste dhe zyrtarisht ishte “i vetmi vend socialist në botë”, por në të njëjtën kohë ishte edhe vendi më i keq në botë. Vetëm regjimi i Polpotit ia kalonte regjimit shqiptar. Pra nuk ishin rrethanat që të mund të botohej koleksioni i parë i poezive të Zhitit, megjithëse kishte paraqitur dorëshkrimin e tij të parë në Shtëpinë

Një esse për poetin në librin e shkrimtarit irlandez

Botuese “Naim Frashëri”, kur filloi “spastrimi i liberalëve” në Sesionin Plenar të Partisë Komuniste në Tiranë. “Liberalët” në fjalë ekzistonin më shumë në fantazinë e Enverit, por kjo nuk kishte rëndësi, duhej bërë një spastrim medoemos. Dhe Zhiti e vuajti si pasojë: Vepra e tij u zbulua si “nxirje e realitetit socialist”. Dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve, emrat e tyre janë dhënë vetëm me iniciale R.V. dhe P.K., përgatitën një “aktekspertizë“ mbi veprën poetike të Visar Zhitit, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të dy lakenjtë me shumë zell i dorëzuan autoriteteve më 24 tetor 1979 relacionin prej 12 faqesh të kësaj akt-ekspertize. Dy javë më pas Visar Zhiti u arrestua. U lirua nga burgu më 28 janar 1987, pasi qe flakur në gulagun shqiptar, i detyruar të punojë si skllav në ferrin e minierës së Spaçit. “Akt-ekspertiza” është ribotuar e plotë në fund të librit. Të rrëqethet mishi kur e lexon, sepse ndëshkimi më mizor i bëhet “gjuhës së errët” dhe natyrës

Këto ditë doli dhe u promovua në Irlandë libri me ese dhe kritika “Mentioning the war” (“Duke përmendur luftën”), shkruar nga poeti, studiuesi dhe botuesi irlandez, Kevin Higgins, krijimtaria e të cilit i ka kaluar kufijtë e vendit të tij duke u bërë e njohur dhe në vende të tjera, si në Angli, SHBA, Zelandë e Re, Belgjikë etj. Shqetësime të kohës, tendenca dhe kundërtendenca, ide, poezi, estetikë, politikë, dhunë, emra të njohur diktatorësh të kuq, ideologësh,

shkrimtarësh, estetikë, gjithë kjo përzierje etj, ngërthehen në këtë përmbledhje prej 217 faqesh. Poeti irlandez Kevin Higgins ka përfshirë në këtë libër dhe esenë e tij për poetin shqiptar Visar Zhiti, “The condemned apple”, (“Molla e dënuar”), ku tregon mbresat, vlerat dhe porositë që dalin nga leximi i poezive të Visar Zhitit, botuar në Los Angeles, SHBA me përkthim të albanologut të njohur kanadez, Robert Elsie.

“hermetike” të poezive të Zhitit, gjë që më kujton ato që kam dëgjuar të thuheshin nga miq socialistë, disa prej tyre tani ish-miq, për veprat e poetëve si Medbh McGuckian dhe John Ashbery. Një pjesë e mirë e kritikës letrare të majtë, sidomos, siç duket në shtypin e vogël, është e lidhur ende me qëndrimet staliniste. Tani kanë mbetur pak stalinistë dhe midis tyre padyshim, ka edhe në letërsi që flasin si Trocki “nuk ka vijë partie në art”, por veprojnë si Stalinër, gjithë ndëshkime dhe zilira të zeza, kur flitet për poezinë që i tejkalon apo nuk i shërben çështjes së tyre. Me të këqijat dhe të mirat, ne që jetojmë në botën perëndimore, jemi të paktën të lirë të shkruajmë atë që duam. Poezitë tona mund edhe të injoroheshin, kjo është çështje tjetër, po Medbh McGuckian nuk rrezikonte të denoncohej nga Ministria e Brendshme për faktin që ai nuk është Adrian Mitchell apo Linton Johnson. Por ata arritën ta përndjekin Visar Zhitin për obskurantizëm në poezi. R.V dhe P.K. të Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve, e dënojnë pse thotë atë që ata s’duan të dëgjojnë, ja p.sh: “Në poezinë “Xhulisë”, një vajzë malësore shkon në shkollë, e veshur me një xhaketë të vjetër ushtarake, që ia dhanë vëllait, kur u lirua nga ushtria. Synimet e poetit janë të qarta këtu. Në këto poezi ai kërkon të nxijë jetën tonë dhe shpif për mirëqenien ekonomike që u ka sjellë socializmi, ashtu si për gjithë popullin, edhe malësorëve tanë.” E vetmja kritikë që kam për këtë libër është se poezitë goditëse, ato të cilave u referohen R.V. dhe P.K. në akt-ekspertizën e dënimit nuk përfshihen të gjitha. Do të ishte shumë interesante të na jepej mundësia të lexoheshin. Në këtë vëllim mbizotërojnë poezi që Visar Zhiti i shkruajti gjatë viteve në burg. Kur nuk kishte të drejtën për të patur letër e penë në qeli, ai krijoi me mend dhe i nguliti në kujtesë të gjitha poezitë duke u përpjekur kështu të mos humbiste dhe mbamendjen. Përkthimi i vëllimit nga shqipja në gjuhën angleze, pa dyshim, ka humbje. E,

megjithatë, përkthimi i Robert Elsie-së është i fuqishëm dhe prekës. Nga poezitë më të bukura ndoshta është dhe “Çastet ikin”: Ikin çastet /si morrat / nëpër trupin tim. Në këtë llogore burgu/ plot baltë vuajtjesh/ rri dhe pres. Sa keq / Të jesh luftëtar /pa luftra. (1982). Në poezinë e shkëlqyer “Banjoja e të burgosurve”, e krijuar kur ai ndodhej në burgun e Qaf-Barit në korrik të vitit 1983, Zhiti tregon se si edhe në rrethanat më të tmerrshme njeriu kapet pas sensacioneve që mund të të japin edhe kënaqësi, sado vogëlane: Më lëpin me gjuhë uji i dashuruar/u lehtësova i tëri. Hija e telave me gjemba/si tatuazh skllavi/ nxin mbi lëkurën time. Po unë po lahem,/ e humba peshën si në një realitet tjetër. Në poezinë që ka marrë dhe titullin vëllimi, Zhiti kapet pas humanitetit nga fija më e brishtë: “Unë, si i marrë, ulërij në heshtje:/ Ej, ti, botë!/ Dhe në më ke harruar,/ unë jo…” Dhe në njëfarë mënyre, profetikisht, kështu ndodhi, sepse regjimi ra më 1990 dhe Visar Zhiti doli nga gulagu, pra ky është një libër, për fat, me një fund të lumtur: Poeti ruajti shëndetin e mendjes dhe mbijetoi. Në poezinë “Zyra e dikurshme e diktatorit, pranë së cilës punoj” ai arrin madje të vizitojë zyrën e torturuesit të tij dhe jehonat e Hannah Arendt - sheh se ai ishte një vend shkretimisht zymtan, jashtë imagjinatës: “As humnera dënimesh. Nga sirtarët/ s’dalin tyta armësh/ si sy dedektivësh metalikë. Rri i heshtur./ Fytyrëzbardhur. Sikur të kem dalë nga një sëmundje e gjatë.” Ky libër poezish lindi si realiteti i një makthi tejet të keq. Është një nga ata librat e rrallë që ka forcën t’i ndryshojë lexuesit vizionin mbi botën. Merreni dhe mbajeni fort. Është dhe ilustrimi më i shkëlqyer që kam parë, ku shpjegohet se si shpresat e larta, me socializmin e fillimit të shekullit 20, degjeneruan në një tirani të përditshme. Përktheu:Mira Xhiku


EEenjte, enjte, 13 qershor 19 5 prill 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

Trashëgimia

MAPO

05 19

Në Ditën ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, ku debati nuk ka munguar, nxënësit e katër shkollave kanë pasur mundësi të njihen me trashëgiminë tonë

Monumentet e Kulturës

Si një orë mësimi me nxënësit e shkollave

P

“Ky është një moment reflektimi për të gjithë ne për gjendjen e sotme të monumenteve dhe siteve arkeologjike në vend, por edhe për mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen e tyre”

UNESCO Irina Bokova lëshon alarmin: Mbroni trashëgiminë nga trafikimi Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO- s, Irina Bokova tërheq vëmendjen në ditën botërore të monumenteve dhe siteve se mbrojtja e trashëgimisë kulturore botërore është shqetësim i të gjithëve ne. “UNESCO është kujdestar i kësaj ideje dhe kësaj praktike. Ne festojmë këtë vit 40-vjetorin e Konventës së Trashëgimisë Botërore, e cila përqafon këtë vizion. Ky është një proces i brishtë që nuk mund të merret kurrë si i mirëqenë. Disa granata janë të mjaftueshme për të shkatërruar një zonë mijëvjeçare përgjithmonë. Të gjithëve na kujtohet shkatërrimi i Budës së Bamianit në Afganistan. Disa orë pelegrinazhi janë të mjaftueshme që objektet tepër të vlefshme të zhduken në trafikim ilegal. Kjo është arsyeja se pse UNESCO alarmon shtetet për përgjithësinë e tyre në mbrojtjen e pronave kulturore në rast të konfliktit dhe për të penguar trafikimin ilegal të të mirave kulturore”, - tha ajo.

roblemet e organizimit për të gjithë arkeologjinë dhe monumentet e kulturës brenda hapësirës shqiptare, zunë dje një vend të veçantë në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike. Një ditë, ku në të gjithë botën konsiderohet si moment reflektimi por dhe debati, që në Shqipëri është gjalluar vetëm këto vitet e fundit si një tregues se tashmë edhe ne, si shumë vende të tjera, jemi ndërgjegjësuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Duke u bërë pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve, dje në Tiranë u zhvilluan një sërë aktivitetesh, të cilat si qëllim kishin jo vetëm promovimin e trashëgimisë sonë, por dhe rritjen e interesit e vëmendjes në problematikën e monumenteve dhe rrezikun që u vjen atyre nga vetë njeriu. “Ky është një moment reflektimi për të gjithë ne për gjendjen e sotme të monumenteve dhe siteve arkeologjike në vend, por edhe për mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen e tyre”, - u shpreh specialisti Lorenc Bejko në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Kulturës dhe Botimeve të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas pasqyrimit që bën drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia, duket se problematika më e madhe e monumenteve dhe siteve arkeologjike mbetet jashtë vijave të verdha të kryeqytetit, edhe pse nuk përjashton rastet kur edhe brenda vijës së verdhë hasen probleme në ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Tiranë, në fakt kishte përzgjedhur një mënyrë krejt tjetër për promovimin e trashëgimisë sonë. Me synimin për të përcjellë një mesazh për brezat që të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë në ruajtjen e kësaj trashëgimie, kjo drejtori kishte menduar ta niste punën e saj nga pika kryesore, ajo e njohjes së brezit të ri me monumentet dhe sitet arkeologjike. Për të përcjellë këtë mesazh, kjo drejtori kishte zgjedhur nxënësit e katër shkollave në kryeqytet, të cilët dje ndoshta zhvilluan orët më të bukura të këtij semestri, ku specialistë të kësaj drejtorie të vënë në rolin e mësuesve, pasuruan njohuritë e tyre me prezantimin e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe vlerave të saj, të ndërgjegjshëm gjithsesi vetë që një orë nuk mjafton për të ndërgjegjësuar të

rinjtë. Një mënyrë kjo për t’u prezantuar këtyre të rinjve vlerat, rëndësinë dhe rreziqet me të cilat përballen monumentet e kulturës. Të rinj gjimnazistë patën mundësitë të njihen edhe me të dhëna mbi qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë, si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra, nëpërmjet materialeve filmike të përgatitura nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Aktiviteti u mbyll me vizitën e pjesëmarrësve në ekspozitën retrospektive “Shqipëria fantastike” e Ibrahim Kodrës, në Galerinë e Arteve, ku ndërthuren vlerat e trashëgimisë shpirtërore me ato materiale të Shqipërisë. Vizitat falas në qendra historike, muze, parqe arkeologjike etj., ishin pjesë e organizimeve në këtë ditë. Aktivitete në këtë ditë u zhvilluan edhe në Gjirokastër dhe Berat. Gjirokastra ishte shumë praktike në kujtimin e kësaj dite duke promovuar ngritjen e një laboratori, i cili do të shërbejë për restaurimin dhe konservimin e relikteve të ndryshme historike, kostumeve popullore, armëve të zbukuruara etj. Laboratori i Restaurimit është vendosur në mjediset e Qendrës së Artizanatit në Pazarin tradicional të Gjirokastrës. Projekti i çeljes së tij realizohet nga Organizata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Historike, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, Institutin e Monumenteve të Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Aktualisht, në mjediset e laboratorit një grup specialistësh vendas dhe të huaj janë duke restauruar relikte të ndryshme historike, të cilat do të ekspozohen në muzeun “Kronikë në gur”, i cili do të çelet në Gjirokastër.

Si lindi ideja e kësaj dite? Më 18 prill 1982, në Tunizi, Komiteti Ndërkombëtar i Muzeve dhe Siteve hodhi për herë të parë idenë që të kishte një ditë të shënuar për të kujtuar dhe festuar diversitetin e trashëgimisë kulturore në botë. Nga kjo ide lindi dhe “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve” që u miratua nga Komiteti Ekzekutiv, i cili paraqiti edhe sugjerime praktike sesi komitetet kombëtare të muzeve dhe siteve në gjithë botën të organizonin aktivitete me rastin e kësaj dite. Në 1983, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s e miratoi këtë koncept duke kaluar një rezolutë, ku u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e shpalljes së 18 prillit të çdo viti si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve”. Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, që përkujtohen çdo vit përgjatë muajit shtator; Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve paraqet një mundësi për të gjitha komitetet kombëtare të muzeve dhe siteve që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.


20

MAPO

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

Kupa e Botës

sport

Befason Romario: Brazili s’kalon as fazën e grupeve! Ish-futbollisti brazilian Romario ka theksuar se kombëtarja e Brazilit do të eliminohej që në fazën e grupeve në Botërorin e vitit 2014 nëse kompeticioni do të zhvillohej tani. Në një intervistë në gazetën ‘O Dia’ ylli i Seleçaos kampione bote në vitin 1994 e cilësoi shumë të dobët nivelin

e përfaqësueses së drejtuar nga Mano Menezes. Gjithashtu Romario kritikoi reformën e stadiumit Maracana të Rio de Zhaneiros ku do të luhet finalja e botërorit të vitit 2014. “Ristrukturimi kërkoi 540 milionë dollarë dhe kjo është e tepërt. Jo vetëm kaq, por edhe

reforma e stadiumit i ka zhdukur identitetin atij. Me siguri që stadiumi do të bëhet më i bukur, mbase do të jetë i mrekullueshëm, por nuk do të jetë më Maracana. Për mendimin tim duhej ruajtur struktura dhe rimodelimi duhej të ishte më i përmbajtur”, nënvizoi Romario.

Shënon dhe mbron Drogba Çelsi i afrohet Mynihut, Barçën e ndalin shtyllat Në “Stamford Bridge” fitojnë londinezët me një gol të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë. Rezultati 1-0 favorizon blutë, por në “Camp Nou” do të ketë luftë Jeton Selimi

Ka qenë ndeshja e polemikave të mëdha në vitin 2006 dhe në vitin 2009, por në të dyja rastet ka qenë Barcelona ajo që u kualifikua dhe që më pas mori trofeun prestigjioz të kupës me veshë të mëdha. Ndaj, Guardiola e di fare mirë se Çelsi është i lënduar dhe, përvç finales së madhe, kërkon edhe një hakmarrje ndaj katalanasve. Kështu që nuk ka vend për tolerime, edhe pse të shtunën është Reali. Barcelona hedh në fushë armatën e plotë. Fabregas, në dyshim, zë vend në vijën e parë të sulmit dhe, për të ndalur Drogban Pep ka spostuar Pujolin në qendër. Muskujt frenohen me muskuj. Por, thuajse të njëjtën ide ka pasur edhe Di Mateo. Nga një 4-3-2-1 i hamendësuar në fillim të sfidës, ku përpara Lampard dhe Obi Mikel do të luante trioja Kalu-Mata-Ramires në mbështetje të Drogba, trajneri italian vendos të sakrifikojë Kalun dhe hedh portugezin Meireles për të krijuar një digë me tre elementë përpara katërshes sulmuese. Dominim katalanas

Dhe ndeshja është spektakolare. Nis me raste të bukura, ku Drogba bën gjithçka mirë përpara se të kërkojë një driblim të fundit ndaj Pujolit, të cilin nuk e realizon dot. Por janë katalanasit ata që bëjnë “Stamford Bridge” të dridhet nga emocionet, kur Aleksis Sançez “djeg” qendërmbrojtësit Terri-Kahill dhe përballë Çeh lëshon një parabël të ëmbël, e cila stampohet në shtyllë. Por Barça është. Katalanasit kërkojnë të bëjnë atë që dinë më mirë, qarkullimin e topit, ndërsa Çelsi vihet në ndjekje. Mesi lëviz shkëlqyeshëm në zonë, pason tek Injesta që godet, por portieri çek grushton. Topi përfundon te këmbët e Fabregas, por ish-kapiteni i Arsenalit godet shëmtuar. Është minuta e 16-të dhe emocionet janë në

Çelsi - Barcelona 1-0 Çelsi Drogba Ramiers Mata

Mikel

Kalu

Lampard Ivanoviç Kahill

Terri Kol

Çeh

formacion 4-3-2-1

Roberto Di Mateo ka vendosur të hedhë nga minuta e parë mbrojtësin Kahill, që do të zëvendësojë portugezin e dëmtuar, David Luiz

Trajner: Roberto Di Mateo Barcelona Adriano

Valdez

Maskerano Injesta Pujol Alvesh Buskets Fabregas Mesi

Ksavi

Sançez

formacion 4-3-3

Trajner: Josep Guardiola

Guardiola ka pasur gjithnjë mëdyshjen në duhej të aktivizonte nga minuta e parë Fabregas, apo të zgjidhte një mesfushë më mbrojtëse

lojtari i ndeshjes Didie Drogba Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka bërë gjithçka mirë dje, ka marrë përsipër të mbajë mbi supe të gjithë

fazën sulmuese të bluve dhe, përveçse ka shënuar, i ka dhënë një ndihmesë kolosale skuadrës edhe në fazën mbrojtëse

maksimum. Mesi tenton reflekset e Çeh në dy raste: më parë në minutën e 25-të, kur e detyron gardianin londinez të grushtojë një të majtë të rreptë dhe më pas në të 28-ën, kur pas një goditjeje me kokë të argjentinasit, çeku e ndal sferën në këndin e poshtëm të portës. Është Barcelona që dominon, ndërsa Çelsi kërkon të përgjigjet, por e bën rrëmujshëm dhe gabon thuajse gjithnjë në pasimin e fundit, duke bërë që Drogba të zihet thuajse gjithnjë në pozicion jashtëloje. Ndeshja është e gjallë dhe Barça nuk u tutet përplasjeve fizike, ndonëse në kilogramë është Çelsi ai që e ka fituar ndeshjen. Por kur ke në skuadër Mesin, problemet janë të zgjidhshme, edhe pse Fabregas duhej të kishte finalizuar më mirë rastin e mrekullueshëm që i serviri

vigjilencën sepse prisnin vërshëllimën e kryesorit Bruç.

ylli argjentinas në të 43-ën, pasi topi nuk kishte forcën e duhur dhe i lejoi Eshli Kolit ta largojë atë pëërpara se të kalojë vijën fatale. Por nëse nuk do të shënosh, do të pësosh. Shënon Drogba

Në limitet e shtesës, një kundërsulm i shpejtë i Ramirez, që shërbehet nga Lampard pas vjedhjes së topit që i bën Mesit, finalizohet në mënyrën më të saktë nga Drogba, që bën të shpërthejë “Stamford Bridge”, 1-0 dhe skuadrat shkojnë në pushimin e ndeshjes me plane krejt të ndryshme: Pep për të synuar përmbysjen, Roberto për të shfrytëzuar në maksimum avantazhin e çmuar. Por katalanasit janë shokuar sepse janë ndëshkuar në momentin kur ata e kishin ulur disi

Barça nis presionin

Katalanasit e kalojnë gjendjen e shokut dhe kontrollojnë fushën. Pasimet janë të sakta dhe rasti për gol do të vijë kur Adriano thërret në detyrë Petr Çeh, që fluturon për të ndalur të djathtën e brazilanit që kërcënonte rrjetën e Çelsit. Barca e rrit presionin, Sançez e Mesi kërkojnë depërtimin, por Kahill dhe Terri janë të vëmendshëm. Por ajo që do të humbasë Sançez në të 56-ën është e pabesueshme. Sombrero e Mesit e nxjerr kilianin përpara Çeh dhe Sançez gjuan… jashtë. Topat që parakalojnë zonën e rreptësisë londineze janë të shumtë, por goli ende nuk po del në dritë. Mesi fillon të marrë më shumë përsipër. Ai nuk i ka shënuar kurrë Çelsit dhe mbase kjo statistikë e vë

nën presion argjentinasin, që nuk po rrezikon ende ashtu siç duhet kuadratin e mbrojtur nga Çeh, por çdo gjuajtje e tij do të devijohet, pa përfunduar misionin që kërkonte argjentinasi. Pep ndryshon, jashtë Sançez dhe brenda Pedro, për t’i dhënë më shumë freski manovrës sulmuese, ndërsa pak minuta më pas Di Mateo heq Matën dhe fut Kalun. Por gardhi i Çelsit funksionon mirë. Ndaj Barça kërkon goditjet standarte dhe kapiteni Pujol i afrohet shumë golit, por edhe njëherë është Petr Çeh që pret mrekullishit gjuajtjen me kokë të mbrojtësit katalanas. Barça kërkon të shënojë dhe godet sërish shtyllën me anë të Pedros, ndërsa Buskets, me portën e boshatisur, godet sipër traversës. Nuk ka më kohë, Çelsi i shkakton humbjen e parë Barcelonës dhe është më pranë finales së madhe të Mynihut.

Mesfushori

Trajneri

Injesta: Shënuan në rastin e vetëm që patën

Di Mateo: Finalja? Kemi vetëm 50% shanse

Andres Injesta është i qetë, pavarësisht se Çelsi mori me vete një rezultat shumë të mirë. “E denim se do të provonin në kundërsulme dhe ashtu e bënë. Ne kemi gabuar shumë përpara portës, por kemi edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi”. Për mesfushorn spanjoll, “Camp Nou” do të bëjë diferencën. “Me stadiumin tonë kemi një pikë force më shumë dhe me tifozllëkun nga ana jonë, do të tentojmë deri në fund që të shkojmë në finale”. Ndërsa të shtunën do të luhet Barcelona-Real Madrid, por Injesta nuk i ngatërron ndeshjet me njëra-tjetrën: “El Clasico është një ndeshje krejt tjetër, vlen për kampionatin dhe ne duam të japim më të mirën e mundshme”.

Trajneri i Çelsit, italiani Roberto Di Mateo, nuk zhbalancohet nga triumfi shtëpiak ndaj Barcelonës dhe kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë. Drogba shënoi golin e vetëm të takimit dhe që mund të vlejë shumë në ndeshjen e kthimit, por tekniku nuk u jep të tijve më shumë sesa 50% mundësi për të shkuar në finale. “Kundër Barcelonës ke shumë punë në mbrojtje dhe ne e dinim këtë. Ata kontrolluan topin, porn e u treguam të zotë që të shënonim. Sidoqoftë, për mua avantazhi nuk i prish balancat. Mundësitë për t’u kualifikuar janë 50-50. Unë jam i kënaqur nga loja e djemve të mi, sepse ata treguan kurajë edhe vendosmëri në fushë”.


E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

Deklarata

MAPO

21

Spanjolli Rubio: Kualifikimi, për tifozët bardheblu Ka qenë shumë i kënaqur pas ndeshjes trajneri spanjoll i 24 herë kampionëve të Shqipërisë, Hulian Rubio Sançez, që ua dedikon kualifikimin në finale tifozërisë së Tiranës. “Ky kualifikim është për tifozët, të cilët na kanë mbështetur vazhdimisht dhe që e meritojnë një finale. Në momente të vecanta mendoj se luajtëm shumë

mirë. e rëndësishme sot ishte të ruanim kontrollin e takimit, pasi nuk kam eksperienca shumë pozitive në kupë dhe këtë e bëmë me sukses,” tha pas ndeshjes spanjolli, ndërsa kundërshtari i tij, Shkëlqim Muça, njohu meritat e bardhebluve, por është shfaqur i qetë pasi me eliminimin e Kastriotit, vlonjatët kanë shumë

shanse që të jenë ata në Kupat e Europës, nëse mbrojnë deri në fund të kampionatit vendin e katërt në tabelën e renditjes. “Tirana e meritoi kualifikimin pasi në dy nedshje u shfaq më superiore. Ne tashmë jemi te fokusuar ne ndeshjen me Skënderbeun dhe për arritjen e vendit të katërt që të çon në Europa Ligë”.

Kupa e Shqipërisë

Asnjë befasi, finalja e madhe është Tirana-Skënderbeu! Edhe një tjetër përplasje gjigantës, edhe një tjetër Tirana-Skënderbeu. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë premton spektakël, pasi do të ndeshen mes tyre dy skuadrat, që së bashku me Teutën, i kanë dhënë tonin këtij sezoni futbollistik. Skuadra e drejtuar nga Hulian Rubio do të ketë kështu mundësinë ideale për t’u hakmarrë nga djemtë e Levit, që me “bërrylin” e ditës së shtunë, e kanë nxjerrë formacionin bardheblu thuajse jashtë luftës për titull. Të dyja skuadrat, si Tirana, ashtu edhe Skënderbeu, kanë barazuar në ndeshjet e kthimit, por janë kualifikuar pas fitoreve komode në ndeshjet e para, 3-0 në Vlorë e 3-1 në Korçë Barazim morali për Flamurtarin

Tirana e ka gjetur shumë shpejt golin, që në minutën e 6-të, me kavajasin Cikalleshi, duke shuar praktikisht çdolloj shprese të vlonjatëve. Flamurtari kupton shpejt se misioni për të përmbysur Tiranën është veçse një iluzion. Kuqezinjtë luajnë ngeshëm, gjithsesi, pavarësisht se kanë pësuar shpejt, ndërkohë që e hedhin vështrimin jo pak nga porta e Ilion Likës. Të gjithë topat adresohen te Pero Pejic, që është në majë të sulmit vlonjat, i cili arrin të barazojë përkohësisht shifrat, në minutën e 21-të. Por do të jetë Ferraj ai që do të rikthejë avantazhin në minutën e 29të. Rezultati 2-1 mbyll 45 minutat e para të gjysmëfinales së kthimit mes

Milan

reagimi

Triumfi ndaj Real Madridit, tifozët bavarezë në festë Ultrasit të bindur: kemi humbur Bundesligën, por jo Championsin Bajerni i Mynihut arriti një fitore të bukur, 2-1, ndaj njërës prej dy superfuqive të kontinetit, Realit të Madridit (tjetra është Barcelona) dhe kjo ka bërë që në Gjermani të gjithë të ëndërrojnë një vend në finalen e madhe që këtë vit do të zhvillohet në qytetin e madh gotik të Mynihut. Ndaj, një situatë e tillë është e gjitha për t’u festuar dhe ku mund ta shijojnë tifozët bavarezë një fitore të një ndeshjeje futbolli më mirë sesa në birrari. Kështu pra bënë ata edhe për takimin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve që Bajerni i tyre zhvilloi në “Alianz Arena” ndaj “mbretërorëve” të Realit. Atmosfera ishte e shkëlqyer, ndërsa arena e Championsit ishte një katalizator i vërtetë. Në mes të brohoritjeve dhe përqëndrimit për të mos humbur asnjë moment, ja ku vjen shpërthimi pas golit të parë shënuar nga Frank Riberi. Menjëherë pas entuziazmit erdhi trokitja e gotave duke bërë “gëzuar”. Barazimi i Ozilit, pra i një lojtari të Gjermanisë, solli jo pak zhgënjim dhe pakënaqësi, por për fat të mirë, Bajerni

mendoi deri në minutën e fundit për t’i kënaqur tifozët. E bërë këtë me golin e Mario Gomezit. Menjëherë pas ndeshjes, tifozi i quajtur Etien Hëne vlerësoi se “Bajerni luajti shumë mirë krahasuar me Bundesligën, e meritoi fitoren, ndërsa duhej të kishim pasur një penallti dhe një karton të kuq për Realin”. Një gjermanoturk, i quajtur Levent Ajdemir është i kënaqur me ekipin e tij. “Bajerni tregoi edhe një herë sesi duhet luajtur futbolli, - tha ai, - fatkeqësisht e humbëm Bundesligën, por jemi mirë në Champions”. Së fundi, tifozi i quajtur Nulrah Ëzer që shprehet se “djemtë e Mynihut kanë luajtur gjithnjë ndaj Madridit, duke luftuar me zemër deri në pikën e fundit të gjakut. Gomez ia doli”. Në Madrid nuk do të jetë e lehtë, por këta tifozë të paktën do të kenë disa ditë kohë për të festuar fitoren.

Kupa e Shqipërisë Gjysmëfinalet Kastrioti – Skënderbeu Tirana – Flamurtari Finalja Tirana – Skënderbeu

0-0 (1-3) 2-2 (3-0) 17 maj

Tiranës dhe Flmurtarit, duke e shndërruar pjesën e dytë në një formalitet. Bregdetarët e Shkëlqim Mucës gjejnë edhe golin e dytë në minutën e 73-të, me anë të kroatit Toni Pezo, duke evituar kësisoj një tjetër humbje në gjysmëfinalen e dytë të kupës, por pa shkuar dot në finale. Kastrioti lufton, por eliminohet

Pjesa e parë e ndeshjes në Krujë ka qenë një dialog i gjatë mes sulmeve të njëpasnjëshme të Kastriotit dhe mesfushës e mbrojtjes korcare, që ka përveshur mirë mëngët për t’i zmbrapsuar vendësit. Miqtë nga juglindja aplikojnë në vazhdimësi,

në 45 minutat e para, kundërsulmin e shpejtë, teksa kërkohet Plaku dhe Xhafaj. Por, ata nuk ia dalin, për faktin se janë të shkëputur nga repatet e tjera të skuadrës, ashtu sikurse mbulohen rreptësisht nga malazezët e Kastriotit, Ognjanovic dhe Vukmanovic. Rasti i parë i diksutueshëm në këtë ndeshje, që është përshkruar nga “fair-play”, ka qenë ai i minutës së 39-të, kur Alikaj fut një top drejt zonës mike, por mbrojtësi Renato Arapi shtrihet në formë sparkate, duke e larguar “sferën” paksa edhe me dorë. Krutanët pretendojnë për penallti, por kryesori Pashaj bën shenjë me dorë që loja të vazhdojë. Pjesa e parë mbyllet në barazim, ndërsa në të dytën, krutanët, me forcën e dëshpërimit, do të godasin dy herë traversën me anë të Seksenit dhe Alikajt, por do ta mbyllin me kaq aventurën e tyre më të suksesshme në Kupën e Shqipërisë.

El Clasico

Alegri: Del Piero nuk ikën nga Juvja Masimiliano Alegri, tekniku i Milanit që përjashton një të ardhme kuqezi për Alesandro Del Pieron, i përgjigjet tifozëve të Milanit në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale me këto fjalë: “Jam i bindur që Juventusi nuk dëshiron të humbasë një lojtar si Del Piero. Fitorja më e bukur për mua? Padyshim që është ajo në kampionat.” Ndërsa pyetjes nëse janë realisht kushtet e këqija të fushës së “San Siros” arsyet e dëmtimeve kaq të shpeshta për lojtarët e tij, ai i përgjigjet se nuk beson që është fusha problemi. “Dëmtimet nuk vijnë për arsye të fushës gjithsesi, besoj se ky është një sezon i veçantë për ne. Përsa i përket golit më të bukur që Milani ka realizuar, që kur unë jam ulur në stol, do të veçoja atë që Ibra shënoi ndaj Leçes vitin e shkuar, e veçoj pasi niveli i vështirësisë ishte shumë i lartë dhe kërkonte një superteknikë.” Mes Kasanos dhe Gatuzos Allegri pagëzon barezin si klounin në dhomat e zhveshjes që i sjell humorin gjithë skuadrës, ndërsa e përcakton eksperiencën e tij te Milani me tre fjalë: intensive, të suksesshme dhe entuziasmuese.

Murinjo merret me Guardiolën: Ai e di sesi ka fituar Barcelona… Edhe pse Reali i tij humbi 2-1 kundër Bajernit, Mou e priti disfatën me filozofi duke e ditur se ende nuk është thënë fjala e fundit për këtë betejë dhe duke ditur se forcat maksimale duheshin ruajtur për Klasiken e së shtunës përballë katalanasve. Gjatë një interviste për SkySport tekniku portugez e komentoi me këto fjalë takimin e së martës: “Më pyesni nëse mund ta cilësoj Bajernin si “macen e zezë” të Realit? Nuk mund ta them diçka të tillë pasi edhe rezultatin nuk mund ta quaj supernegativ, është një rezultat i hapur. Do të luajmë takimin në Madrid ku do të kemi mundësi të kthejmë gjithçka.

Përsa i përket sfidës me Barcelonën, do të thoja se rezultati i Championsit nuk ka ndikuar aspak tek ne. Gjithsesi, djemtë në total bënë një lojë të mire, edhe Koentrao.” Intervista e Murinjos në prag të supersfidës nuk mund të përfundonte edhe pa një batutë për rivalin e përjetshëm, Guardiola: “Çfarë ka thënë Pep në Londër nuk më intereson aspak. Guardiola e di shumë mirë se si ka fituar shumë prej ndeshjeve në Champions… është shumë inteligjent dhe di gjithashtu se si ka fituar shumë prej sfidave në Kampionat apo në Kupë”, ironizon Mourinho. Duket se Derbi i Spanjës tashmë ka nisur.


22

MAPO

E enjte 19 prill 2012 www.mapo.al

Votojnë për t’ia ndërruar emrin Banorët e fshatit Fucking, i cili ndodhet në Australi, do të votojnë për ndërrimin e emrit të tij. Emri i këtij fshati, që në përkthim ka kuptim vulgar, shpesh është përdorur nga të tjerët për të tallur banorët e tij. Kryeplaku i fshatit, Franz Meindl ka thënë po ashtu se shpeshherë janë vjedhur edhe shenjat që tregonin emrin e këtij fshati. Edhe në vitin 1996, banorët dolën në votime për ndërrimin e emrit, megjithatë, asokohe ata vendosën pro emrit aktual. Një nga opsionet e përfolura është që ky fshat të quhet Fugging.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

13 16

18

19

23

22 26 30

20

38

34

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Një ambient i ngrohtë dhe i qetë do mbizotërojë sot në jetën tuaj në çift. Përfitoni nga kjo për të vendosur gjithçka në vendin e duhur. Beqarët do kenë mjaft mundësi për të takuar persona interesantë, kështu që duhet të përfitojnë.

Klima në dashuri do të orientohet drejt paqëndrueshmërisë. As vetë nuk do e dini se çfarë doni në të vërtetë dhe kjo do ju shtyjë të bëni gabime të pafalshme. Sensualiteti i beqarëve do jetë i dukshëm. Do arrini të bëni për vete atë që dëshironi.

Ata që janë në çift nuk duhet t’i fshehin asnjë gjë partnerit nëse nuk duan që marrëdhënia e tyre të marrë kthese të gabuar. Beqarët do bien në dashuri, kështu që nuk duhet të ngurrojnë për asnjë moment të shprehen.

Saturni do luajë një rol shumë të rëndësishëm dhe të favorshëm në jetën një çift. Marrëdhënia juaj do të thellohet edhe më tepër dhe mund të mendoni të hidhni hapa më tej. Për beqarët vetmia do jetë më e padurueshme se kurrë.

42

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Edhe sot të gjitha çiftet do vazhdojnë të përfitojnë nga mbrojtja e Venusit. Së bashku me atë që dashuroni do kaloni momente të mrekullueshme dhe plot hare. Përgatituni! Beqarëve, Jupiteri do ju japë më tepër sensualitet dhe sharm.

Falë influencës pozitive të planetëve, ju do ndiheni mjaft mirë si fizikisht ashtu edhe moralisht. Marrëdhënia me partnerin do shkojë për mrekulli dhe bashkëpunimi do të forcohet më tepër. Beqarët do jenë më natyralë dhe spontanë në njohje të reja.

Edhe pse do keni shumë merak se gjërat mund të ndërlikohen gjatë kësaj dite në jetën në çift, nuk do ndodhë asgjë e keqe. Relaksohuni dhe merrini gjërat me qetësi. Beqarët do jenë më të privilegjuarit. Jo vetëm që do takoni persona interesantë.

Qielli i dashurisë do jetë i kontraktuar gjatë kësaj dite. Venusi do mundohet t’ju krijojë mundësinë për momente të këndshme, por nga ana tjetër Neptuni do mbjellë konfuzionin. Kujdes, mos u bëni shumë kërkues dhe toleroni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Për çiftet kjo ditë do jetë shumë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të re. Mundohuni të paktën të ruani një klimë sa më të qetë. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të krijuar një lidhje të fortë me dikë që ua ka vënë syrin prej kohësh.

Në jetën në çift secili do marrë përgjegjësitë e veta.Aiqëkeninëkrahnukdo ju kritikojë për asgjë, kështu që edhe ju nëse keni diçka për të thënë flisni me qetësi. Beqarët do zgjedhin shumë dhe asnjë nuk do jetë në lartësinë e atij që ata kanë menduar.

Ata që janë në një lidhje do kenë shumë nevojë të ndihen të dashuruar. Partneri juaj në fakt duhet të jetë shume i duruar dhe t’jua plotësojë tekat gjatë kësaj dite. Beqarët do ndihen gati për të nisur një histori dashurie.

Edhe pse pasioni është shuar pak në jetën e atyre që janë në çift, përsëri gjatë kësaj dite do ia kaloni mirë. Do zbuloni një anë tjetër të karakterit të partnerit që do t’ju pëlqejë jashtë mase. Klima në jetën e beqareve do jetë e ngrohtë dhe harmonike.

36

43

40

44

Koha e fillimit ____:____

45

Koha e mbarimit ____:____

47

48

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Jul, poet i njohur arbëresh. 8. Krahasimi i të ardhurave me shpenzimet. 13. Zë i fortë dhe i çjerrë që nxjerr dikush kur bërtet. 14. Isaku, shkrimtar. 16. Gazmend i shquar i basketbollit shqiptar. 18. Ent Tregtar. 19. Një peshk i ujërave të ëmbla me shumë hala. 21. Ushqehet, ose... 22. Dash i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 23. Gypi i ushqimit që nga fundi i gojës e deri në stomak. 25. Muaj i vitit. 26. Repart Ushtarak. 27. Emër në Itali. 28. Shpend që jeton në vende të ftohta. 29. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVII. 32. Shtet në Gjirin Persik. 33. Zog i vogël. 37. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. 39. Kolonja në makina. 40. Së bashku. 41. Besim shpirtëror. 42. Banorë me origjinë shqiptare në Greqi. 46. Zanatçi, ose... 47. Gropë e thellë në tokë. 48. Vit, ndryshe.

1. Veti a cilësi dalluese. 2. Gramoz i politikës. 3. Vladimir Lenin, ishudhëheqës i Rusisë. 4. Premtim solemn për të bërë diçka. 5. Një shtet i SHBA-së. 6. Lëndë për shtrimin e rrugëve. 7. Agjensi Martesash. 9. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri. 10. Pronar i madh tokash. 11. Filloj. 12. Cënim në kufij. 15. Trillim. 17. Bimë barishtore me lule te verdha. 19. Gradë në ushtri. 20. Një nga kontinentët. 21. Hotel i dikurshëm. 24. Sasi ushqimesh, që vihet mënjanë për ta përdorur kur të dalë nevoja. 25. Pranimi, a pëlqimi i diçkaje. 27. Firmë e njohur prodhimesh sportive. 30. Lloj plehu kimik. 31. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka që e ka dikush. 34. Pjesë e ngushtë toke. 35. Prapa. 36. Hoxhi i Rilindjes. 38. Luftar, aktor i njohur, pa të fundit. 41. Fieri në makina. 43. Radio Tirana. 44. Flori. 45. Tregu Ushqimor.

Sudoku | nivel mesatar 1

9

2

5 4

4

3

2 1

5

5

8

1

4

6 9

7

5 2 8

8 6

3 1

3 1

5 3

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

9 6

Numërkryq 4 6 0 8 5 5

Shah | nivel mesatar

2 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 185, 193, 261, 267, 302, 335, 351, 359, 452, 552, 587, 622, 848, 935. Numra me 4 shifra: 1526, 2015, 2538, 3415, 4854, 5012, 5594, 5875, 7878, 8545. Numra me 5 shifra: 15263, 19251, 23632, 36658, 41571, 52123, 63265, 95865.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

K

Gjeni 10 ndryshimet

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

5

4

6 5

4

5

9

9

9

2

3

3 1 5 2

7 1

7

4

3

9 LUANI (23/VII-22/VIII)

35

39

46

BINJAKET (21/V-20/VI)

21

28

33

41

DEMI (21/IV-20/V)

15

31

37

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

25

32

Horoskopi i ditës

11

24

27

29

10

14

17

Pilotit i duket Venera si një aeroplan Pilotit të kompanisë “Air Canada”, planeti Venera i është dukur si aeroplan tjetër që po i dilte përpara, prandaj e ke kthyer përnjëherë aeroplanin “Boeing 767300”, duke lënduar për pasojë 16 persona. Aeroplani po udhëtonte nga Toronto në drejtim të Cyrihut dhe bartte 95 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Pasi kishte bërë një sy gjumë, piloti ishte zgjuar i dezorientuar dhe bashkëpiloti e kishte informuar se në trajektoren e tyre fluturonte edhe një aeroplan amerikan mallrash. Ndërsa piloti i përgjumur e kishte parë Venerën dhe në moment e ka ulur për 120 metra “Boeing”-un, duke kujtuar se planeti që shihej ishte pikërisht aeroplani tjetër. Ai ka arritur që të reagojë dhe ta stabilizojë aeroplanin, megjithatë ka lënë të lënduar disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

9

O

N

T

I

D

U

G

J

O

U

L

L

R

R

E

G

U

S

I

S

O

R

I

S

H

M

A

K

I

K

O

N

A

I

N

M

E

V

A

S H

O

A

D

H

A

G

D R

E

F

L

E

T

J

U

R

U K E

I

O

N

I

P

O

A

D

Q E

L

I

K

O

I

P

Q

E

I

R E

E

T

P

A

I

R

P

R

F

J

O

R

D

6

3

2

0

1

2

8

3

9

8

J

U

L

I

A

4

8

5

4

1

5

2

3

6

2

5

A

B

I

1

2

4

5

6

5

2

1

0

2

3

0

2

5

6

9

5

8

7

4

5

8

L

A

G

9

5

6

5

2

4

4

5

2

1

0

E

N

A

2

6

3

2

5

1

6

9

5

7

8

K

I

4

1

0

2

2

2

3

2

1

5

6

5

2

3

2

5

4

8

9

6

5

7

4

8

5

1

4

2

5

1

2

0

3

2

2

2

6

1

9

8

6

7

4

8

5

1

4

5

2

1

0

2

6

3

5

9

5

1

2

4

6

3

7

8

9

1

R Y

R A

Numra me 6 shifra: 159652, 581726, 665554, 790223, 952162. Numra me 7 shifra: 2568212, 3812534, 8026322, 9056201. Numra me 8 shifra: 05581249, 14276053, 42291715, 80050848.

Q

T

J

R

K

K

O

I

E K

L

L

E

N S

P

I

O

R

7


retro 1770 SOT faqja e fundit profil&

E enjte, 19 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

23

19 prill

Zbulimi i Australisë nga James Cook

James Cook kishte marrë udhëzime të vulosura nga Admiralati që, pasi të vizitonte ishullin e Tahitit, ai duhej të vazhdonte udhëtimin e vet të parë eksplorues në Paqësor, për të kërkuar për gjigantin e magjishëm, kontinentin e jugut, Terra Australis. U urdhërua që çdo tokë që mund të zbulonte, ta shpallte zotërim të mbretit George III. Më 19 prill 1770 Endeavour shqoi bregun lindor të Australisë, anija e parë europiane që ia kish arritur kësaj (megjithëse bregu

perëndimor i pagëzuar Holanda e Re nga holandezët ishte zbuluar një shekull më parë). Cook e kishte lënë Tahitin më 13 korrik 1769, me kurs vozitjeje drejt jugut dhe jugperëndimit. Më 7 tetor ai mbërriti në bregun lindor të Zelandës së Re, i vizituar më parë nga detari holandez Abel Tasman në vitin 1642. Ai qëndroi në Zelandën e Re për gjashtë muaj, duke përshkruar gjithë bregun e dy ishujve për të gjetur diçka më shumë para se të nisej kah perëndimi më 31 mars 1770. Dy javë e

gjysmë më vonë Cook shqoi së pari Australinë dhe vendosi të vazhdonte përgjatë bregut drejt veriut, me qëllime eksploruese. Më 29 prill anija u fut në një gji të madh, ku Joseph Banks dhe natyralistë të tjerë morën kaq shumë pemë saqë Cook e pagëzoi Gjiri Botanik. Këtu ekuipazhi pati kontaktin e parë me një grup aborigjenësh që i refuzuan dhuratat e tyre dhe i gjuajtën me heshta. Eksploruesit u detyruan t’i ndiqnin me të shtëna pushkësh.

Jim Yong Kim

Shefi i ri i Bankës Botërore, aziatik por sërish amerikan

Në fund ShBA dhe Europa fituan përsëri. Presidenti i ri i Bankës Botërore është si gjithmonë një amerikan. Megjithatë, Jim Yong Kim është krejt ndryshe nga paraardhësit e tij. Andreas Becker, Angjelina Verbica/DW

Jim Yong Kim u lind në vitin 1959 në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Prindërit e tij emigruan në ShBA kur ai ishte pesë vjeç. Babai i tij ishte dentist, nëna e tij kishte doktoraturë në filozofi. Kim është i martuar dhe ka dy fëmijë. Presidenti i ShBA-së, Barack Obama, e emëroi papritur para tri javësh akademikun Kim për postin e shefit të Bankës Botërore. “Ka ardhur koha, që një ekspert i zhvillimit të drejtojë organizatën më të madhe të zhvillimit”, tha Obama. “Për këtë detyrë nuk është askush më i kualifikuar se dr. Jim Kim.” 52-vjeçari Kim ka një titull ‘doktori’ në mjekësi dhe një në antropologji. Ndërkohë, ai drejton universitetin elitar Dartmouth në shtetin federal amerikan New Hampshire. Por ekspert i financave Kim nuk është. Megjithatë, si shef i ardhshëm i Bankës Botërore, ai do të vendosë për kredi miliardëshe për vendet e varfra.

Përvoja e Kimit me temat shëndetësore mund të jetë një tregues i parë, për mënyrën sesi ai dëshiron ta organizojë punën e Bankës Botërore si president. Kim në të kaluarën ka kritikuar shpesh ndihmën e shteteve të zhvilluara për vendet më të varfra. Sipas mendimit të tij, ajo është në nivel të pamjaftueshëm dhe pa objektiva konkretë.

Pa qenë ekspert financash

52-vjeçari Kim ka një titull ‘doktori’ në mjekësi dhe një në antropologji. Ndërkohë, ai drejton universitetin elitar Dartmouth në shtetin federal amerikan New Hampshire. Por ekspert i financave Kim nuk është. Megjithatë, si shef i ardhshëm i Bankës Botërore, ai do të vendosë për kredi miliardëshe për vendet e varfra.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Kim kundërshton kritikën, se si mjek ai nuk ka njohuri të mjaftueshme për tema të tjera të rëndësishme të zhvillimit. Zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër varfërisë janë tema aq komplekse, saqë një disiplinë e vetme nuk mjafton. “Banka botërore ka shumë ekonomë me përvojë të madhe. Unë mezi pres të punoj me ta”, tha Kim në një intervistë me “New York Times”. Në punën për zhvillimin Kim është aktiv prej dekadash. “Unë gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të zgjidh problemet sociale në gjithë botën”, thotë Kim. Që kur ishte student i mjekësisë në Harvard, Kim themeloi me shokë në vitin 1987 organizatën humanitare “Partners in Health”. Organizata është sot aktive në 12 vende dhe angazhohet për trajtimin mjekësor të të varfërve. Kim ndihmoi në zhvillimin e programeve të trajtimit të tuberkulozit, një sëmundjeje që në vendet e varfra nuk luftohej për një kohë të gjatë, sepse kurimi ishte shumë i shtrenjtë.

Kujdesi mjekësor për të varfrit

“Partners in Health” ndoqi një metodë të

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

bazuar në komunitet, përgatiti stafin lokal dhe negocioi për uljen e çmimit të ilaçeve. Sukseset fillimisht në Haiti, në mesin e viteve 1990 edhe në Peru, impresionuan edhe organizatën botërore të shëndetësisë, OBSh. Ajo mori modelin e trajtimit, ndërkohë ka programe të ngjashme në 40 vende. Në vitin 2003 Kim e dorëzoi postin si drejtor ekzekutiv i “Partners in Health” dhe kaloi në OBSh. Atje ai ishte përgjegjës për shumë masa për luftimin e AIDS-it dhe HIV. Këtu bën pjesë edhe nisma ambicioze për të kuruar deri në fund të vitit 2005 tre milionë pacientë me AIDS. Synimi u arrit në fakt në vitin 2007, por sipas të dhënave të OBSh-së programi kontribuoi ndjeshëm në avancimin e strategjisë së kurimit të sidës në Afrikë. Deri sot kanë mundur të kurohen 12 milionë të sëmurë. Nga viti 1993 deri më 2009 Jim Yong Kim iu kthye përsëri shkencës dhe mori në universitetin e Harvardit profesurat për mjekësi, mjekësi sociale dhe të drejtat e njeriut. Më 2009 ai ishte i pari amerikan me origjinë aziatike, që u bë president i Dartmouth College, një universiteti të ashtuquajtur Ivy League, që bën pjesë ndër universitetet më prestigjioze të ShBA-së. Kritikë për vendet e industrializuara

Përvoja e Kimit me temat shëndetësore mund të jetë një tregues i parë, për mënyrën sesi ai dëshiron ta organizojë punën e Bankës Botërore si president. Kim në të kaluarën ka kritikuar shpesh ndihmën e shteteve të zhvilluara për vendet më të varfra. Sipas mendimit të tij, ajo është në nivel të pamjaftueshëm dhe pa objektiva konkretë. Në vitin 2002, në një fjalim para Senatit amerikan, ai kërkoi që të rriten shpenzimet e ShBA-së për luftën kundër Sidës. Megjithatë, pas emërimit të tij, Jim Yong Kim donte të shmangte përshtypjen se ai synon në radhë të parë zgjerimin e pagesës të ndihmave. “Rritja ekonomike është e rëndësishme, për të siguruar burimet për investime në shëndetësi, arsim dhe të mira publike”, tha ai në një turne në tetë vende, pas emërimit të tij.



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.