19-20 prill mapo ok

Page 1

kontrapedal

Rezoluta

Politikë

Emailet mes Ballës e Halimit, ja çfarë ndodhi me konsensusin e prishur

Majko: Gjykatësit e pasur blejnë bileta mapo lunch për të parë ndeshjet mira kazhani e Bayernit Histori

Vladimir Myrtezai

Korrespondenca mes parlamentarëve hedh dritë edhe mbi atë se ç’është zhvilluar në prapaskenë të këtyre negociatave. Gazeta MAPO zotëron shkëmbimin e emaileve mes deputetëve Taulant Balla, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi në rolin e negociatorëve për projekt-deklaratën në fjalë. Faqe 6

Mazhoranca i heq kompetencat Presidentit për ILDKP, ndërsa opozita braktis komisionin. Majko: O ta bëjmë shtetin ligjor, o t’i themi ik për lesh gjithë kësaj historie! Faqe 5

Mal Berisha

single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 19-20 prill 2014

Drejtor artur Zheji- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1187 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Beteja e avionëve misteriozë Nga dyshimet për trafik droge në bazat ushtarake, tek loja politike për të fituar një tjetër betejë para publikut. Çfarë fshihet pas informacioneve “sekrete” dhe strategjia PS-PD për debatin e avionëve të drogës. Basha: Rama dhe Kodheli nuk mund t’i shpëtojnë transparencës. PS: Po bëhen qesharakë me avionët imagjinarë

Intervista e javës

editorial

intervista ide

POLITICAL MIND

Lodra të vonuara me aeroplanë

Këtu te ne sundon ideologjia e përfitimit me çdo kusht

Përse gënjehen njerëzit nga politika (II)

Artur Zheji

Faqe 3

Forum “Kosova, luftë apo paqe?!” Flasin Klosi, Zheji, Demi dhe Sulçe

Gjosha: Brukseli kërkon konsensus, jo një opozitë që vë veton Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe çfarë e rrezikon statusin në qershor? Pasojat e një “JO”-je tjetër nga Brukseli dhe, a ndikon kjo në kursin e reformave? Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për “MAPO”

Faqe 10

15 vjet pas holokaustit kosovar, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe gazetarët themelues të emisionit "Luftë apo Paqe në Kosovë" rrëfejnë detajet dhe dëshmitë e tyre, tashmë një pjesë e historisë Faqe 12-13

Kronikë

Eksploziv për herë të tretë komisariatit të Fushë-Krujës Shpërthim eksplozivi në portën e rajonit të policisë së FushëKrujës, nuk ka të lënduar. Ngjarja është i treti sulm i tillë ndaj rajonit të policisë së Fushë- Krujës në pak muaj, ndërsa përpjekjet e policisë për të zbuluar autorët e dyshuar të krimeve nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë hap të madh. Faqe 5

LULJETA LLESHANAKU Faqe 31

Ylli pango

Faqe 28

mapo libri

Mira Meksi: Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez Odiseja e përpjekjeve të përkthyeses Mira Meksi për ta takuar Marquez-in. “Ai qe nisur rrugës për në Tokio, ku së bashku me regjisorin e famshëm japonez, Kurosavën, do të punonte për xhirimin e Vjeshta e patriarkut, - thotë përkthyesja, të cilën Marquez e “pagëzoi” me emrin “lulja pirate” Faqe 17


2

EEshtunë shtunë--eediel diel19-20 13-14 prill 2014 2013 www.mapo.al

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Artur Zheji

Lodra të vonuara me aeroplanë

L

Pemë mbi beton / Foto: Lsa

javore

libri

E shtunë-diel,19-20 prill 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Gjosha: Brukseli kërkon me ngulm konsensus, por jo një opozitë që vë veton

Mira Meksi: Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez

Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe çfarë e rrezikon statusin në qershor? Pasojat e një “JO”-je... Faqe 10

4 5 5 12 20 24

Aktualitet

Naço e Nishani, përplasje për KLD dhe gjyqtarët

Politikë

Debati për ILDKP, Majko: Elitë e korruptuar në zemër të Shqipërisë

Kronikë

Eksploziv për herë të tretë komisariatit të Fushë-Krujës

FORUM

"Kosova, luftë apo paqe?"; flasin Fatos Klosi, Artur Zheji, Enkel Demi dhe Valbona Sulçe

Rraklli: Kombëtaren e femrave nuk do e lija as për Barcelonën

Intervistë

Arta Marku; Kur gazetaria kthehet në letërsi

Pyetsori

Klea Huta: Kujtimet më të hidhura?! Kur kupton se po rritesh

Kolona / ide/ debate

26

ide

14

KONTRAPEDAL

31

Mapo lunch

28

POLITICAL MIND

29

Histori

24

single & the city

LULJETA LLESHANAKU Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Mal Berisha

Mira Kazhani Iva Tiço

odrat janë tregues që diçka e bukur dhe e pastër fëminore ka mbetur e parritur apo e pamplakur në qenien tonë. Dhe kjo është vërtet e bukur, madje ngazëlluese në rrafshin psikologjik të fjalës. Mirëpo kjo lodërti, sado çlodhëse dhe argëtuese për masën e gjerë, që në të vërtetë e demitizon në mënyrë të shëndetshme politikën, duket paksa e përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë. Pandehma me aeroplanë të bardhë apo të ngjyrave të ndryshme, na u duk sikur u ngritën në ca flotilje të pareshtura patrullimi këto ditë. Ose nga aeroportet e fantazisë, ose nga aeroportet strategjike elektoraliste me qëllim mbajtjen ndezur me çdo kusht klimën e tensionit politik, ose nga aeroportet e gjysmë të vërtetave, ku të dyja palët janë ndoshta të implikuara, askush nuk e di se sa dhe se si. Një gjë është e vërtetë, në seancën plenare të së enjtes, (çdo të enjte kuvendore ka një ‘fushë-betejë’ përleshjesh verbale mos o Zot!), këtë të enjte pra, shumëkush priste të shihte një shpalosje spektakolare provash, foto apo info të tjera, të dukshme, të prekshme dhe të papërgënjeshtrueshme, të cilat do të gozhdonin Shumicën, ose së paku përgjegjësit e një trafiku droge të stilit kolumbian. U deklarua edhe për një aeroplan të bardhë, me datën dhe oraret e tij të përpikta të fluturimit. Mirëpo më parë u fol nga të tjerë, për ish-aeroportin ushtarak të ish Mig-ëve sovjetikë të Gjadrit, pastaj një sms inteligjente vinte gishtin tek aeroporti i Divjakës, dikush tjetër për një aeroport në Gjirokastër e kështu me radhë. Mbas Kuvendit, që u mbyll fatmirësisht me humor, me zukatje mushkonjash të paqena dhe aero-spërkatës të ngritur apo të pangritur në fluturim, humori i zi vijoi edhe në studion e Opinionit të Fevziut, ku dhe përsiatjet morën sërish krahë në debat dhe në kontinentin e madh dhe të shumëpopulluar të fb. Dikush foli për teknikalitete inxhinierike të aeroplanëve sportivë, dikush tjetër për skenarë pa subjekt, ndërsa të ishe mirëfilli serioz, dukej gjithsesi e pamundur. Ndërkohë që tema ishte dhe është rreptësisht serioze, sepse të gjithë e dimë dhe ‘askush nuk e provon dot’, që Shqipëria ka qenë dhe është një vend i rëndësishëm tranziti i drogave të rënda, kokainë dhe heroinë, që vijnë nga Lindja e varfër drejt Perëndimit të pasur. Dhe është fakt që përveç kanabisit të padëmshëm të prodhimit vendas, drogëra të tjera ose nuk janë kapur fare ose janë bllokuar fare pak në territorin shqiptar, pasiqë dihet, linjat e kalimit të tyre janë fare të sigurta dhe ka patur jo pak raste ku janë hedhur hipoteza se janë shoqëruar nga vetë reparte të Policisë së Shtetit. E pra, krejt të pamundura për t’u kapur, pasi ‘kapësit’ ishin në rolin shumë më fitimprurës të shoqëruesit të mallit të ndaluar. Sepse dihet, e vetmja mënyrë për t’i kapur, nëse ka realisht një vullnet të tillë, është shpërblimi ekstra, përllogaritur në përqindje mbi vlerën e sekuestruar, për ata policë apo forca të ‘inteligjencës’ që do të merrnin në sy një rrezik të tillë. Mirëpo në fund të fundit këto janë refleksione që nuk të çojnë asgjëkundi, sepse një revolucion i tillë kaq radikal antidrogë nuk duket ende në sfond, qoftë edhe në fillesat e veta. Kjo dhe është arsyeja e mirëfilltë, sepse në betejën e avionëve në Kuvend apo në studiot tv mbizotëron ose humori, ose bllofi, ose gjysmë të vërtetat. Shija që mbetet është si shija mbas një shfaqjeje filmi, kur luhet krejt vërtetësisht dhe me dramaticitet të plotë, veçse një skenar imagjinar. Megjithatë është ngushëllues fakti që duke u nisur nga debatet, nuk e dimë nëse duke u nisur edhe nga prova të paraqitura nga pala akuzuese, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi publikisht çeljen e një hetimi. Personalisht uroj që të jetë një hetim serioz, ndonëse mbetem paragjykues për rezultatet e pritshme. Dhe mund të themi, si në rrëfenja, që kaloi kështu edhe një javë tjetër e Pranverës së vitit 2014. E cila i gjeti dhe i la të pasurit, të pasur dhe të varfërit, të varfër. Njësoj si një javë më parë, gjë që premton se edhe javën tjetër kështu do të ndodhë. Ndërkohë jetojmë me frikën se këto lojërat e rrezikshme deklarative, ku pasojnë kërcënime për protesta, për trazira dhe destabilizime kombëtare, për të cilat shquhemi si një Atdhe i talentuar i rrëmujës dhe i mungesës së përhershme të ekuilibrit, mund të plasin jo thjesht ca shashka, por edhe ca kallëpe adrenaline, me shpërthime më të hidhura dhe vrastare se vetë mister tritoli. Fatmirësisht, siç dhe thashë në krye të këtij shkrimi, demitizimi i politikës është në një pikë të mirë dhe të arrirë, falë betejave parlamentare kaq të plleshme në fjalë dhe pa karrige të thyera. Deri më tash. Falë Zotit.


4

EEshtunë shtunë--eediel diel19-20 13-14 prill 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Zaganjori: Problem korrupsioni dhe mosarsyetimi i vendimeve Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, njëherësh edhe kreu i Konferencës Gjyqësore, gjatë fjalës së tij u ndal në disa probleme që sipas tij shqetësojnë Gjykatën e Lartë por edhe sistemin gjyqësor në përgjithësi. Përveç korrupsionit, gjyqësori shqiptar i lodh palët në gjykim me vendime që gjykohen e rigjykohen për vite me radhë. Kryetari i Gjykatës së Lartë u

shpreh se gjykata që ai drejton nuk duhet të punojë nën presionin e volumit të çështjeve, një refren ky i përsëritur edhe nga paraardhësja e tij, pasi ende në këtë gjykatë po shqyrtohen çështje të regjistruara në vitin 2011. Ai u shpreh se një problematikë tepër shqetësuese janë vendimet e paqarta të gjykatave, të cilat jo vetëm shtojnë punën e gjykatave më të larta, por

shpesh bëhen të pakuptueshme për palët. “Sot hasen shumë vendime të paargumentuara mirë, çka sjell ulje të besueshmërisë, cilësisë së punës, zgjatje të proceseve, kthim të vendimeve dhe ky ngërç kërkon reformë”, - tha Zaganjori. Ai kërkoi nga gjyqtarët në të gjithë vendin që të zbatojnë teknikat bashkëkohore të interpretimit të ligjit me qëllim dhënien e vendimeve cilësore.

Naço e Nishani përplasen për KLD-në dhe promovimin e gjyqtarëve Ministri i Drejtësisë akuzon KLDnë për promovime qokash, ndërsa Presidenti Nishani tha se anëtarët e Këshillit kanë treguar përgjegjshmëri dhe profesionalizëm. Tiranë Për korrupsionin në drejtësi tashmë flitet hapur dhe pa droje. E pranojnë të gjithë, edhe pse zgjidhja duket e largët. Lufta kundër korrupsionit në drejtësi dhe zgjidhja e problemeve që ka ky sistem kanë qenë në fokus të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë aktorët më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare. Në mbledhjen e gjyqtarëve nuk kanë munguar akuzat në drejtim të KLD-së për mënyrën e promovimit të gjyqtarëve, apo ndaj një pjese të njerëzve të drejtësisë për pasojat që po i sjellin vendit me vendimet e marra nën ndikimin e ryshfetit. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ishte i drejtpërdrejtë në fjalën e tij kur kërkoi nga KLD-ja të zbatohen rregulla të qarta për promovimin e gjyqtarëve dhe jo ngritja e tyre në detyrë të jetë qoka e radhës. Por Presidenti i Republikës, në cilësinë e kreut të KLD-së, tha se anëtarët e Këshillit janë profesionistë dhe të përgjegjshëm për vendimet që marrin. “Do të kërkoja nga Konferenca Gjyqësore përpunimin e rregullave të etikës në vijim të ndryshimeve në ligjin për Konferencën Gjyqësore, për shmangien e konfliktit të interesit të anëtarëve të KLD. Besoj se edhe ju e konsideroni të papranueshëm faktin që të zgjedhurit tuaj në KLD të shfrytëzojnë mandatin dhe vlerësimin duke promovuar vetveten”, - tha Naço. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë e vuri theksin tek promovomi i gjyqtarëve, që tashmë do të bëhet me një ligj të posaçëm, i cili është në fazë diskutimi. “Në përgjigje të disa qëndrimeve refraktare dhe përpjekjeve për të politizuar këtë proces, do të doja t’ju siguroja ju dhe gjithë opinionin, se ky kurs reformash nuk synon dhe nuk ka lidhje me asnjë lloj cenimi apo ndërhyrjeje

në pavarësinë e gjyqësorit, përveçse me konsolidimin dhe rritjen e performancës së tij”, -tha Naço. Duke iu drejtuar gjyqtarëve, ministri i Drejtësisë kërkoi prej tyre që nëpërmjet Konferencës Gjyqësore të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e anëtarëve të KLD-së dhe t’i ballafaqojë ata me pritshmërinë e gjyqtarëve që i kanë zgjedhur. “Dëshiroj të nënvizoj se inkurajimi i praktikave pozitive dhe vlerësimi i aftësive profesionale të gjyqtarit duhet të jenë rruga e vetme që çon në promovimin dhe karrierën e çdo gjyqtari, dhe jo qokat e radhës”, - theksoi Ministri Naço. Menjëherë pas tij fjalën e mori Presidenti i Republikës, i cili e vuri theksin në disa prej problematikave që hasen në sistemin e drejtësisë, ndërsa u ndal në mbledhjen e fundit të KLD-së, ku u morën disa masa disiplinore ndaj gjyqtarëve. “Në mbledhjen e fundit të KLD-së u morën disa masa disiplinore. Konstatoj se përgjegjshmëria dhe ndjeshmëria profesionale tek anëtarët e KLD-së mbisundoi tek ata, kjo është arritje pozitive”, - u shpreh presidenti Bujar Nishani. Kreu i shtetit kërkoi që gjyqtarët të gëzojnë një trajtim financiar më të mirë, madje më të mirë dhe se ministrat e deputetët. “Besoj se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit apo i Gjykatës së Faktit e meriton të paguhet më mirë se një ministër apo deputet. Dikush do të thotë, po a do ta pengonte ky trajtim financiar një gjyqtar të korruptohej? Jo. Nuk besoj, por do të fitonim diçka shumë më të madhe, pasi do inkurajonim dhe vlerësonim gjyqtarin e ndershëm, si dhe do të konsolidonim sjelljen e tij profesionale, mbrojtjen e kësaj sjelljeje, e këtij integriteti dhe standardi, që më pas do të fillonte të përmirësonte dhe të dominonte veprimtarinë e përditshme praktike të gjyqtarëve të Republikës”, - tha ai. Duke theksuar nevojën e përmirësimit të ambienteve në gjykata, Nishani tha se është e pajustifikueshme që 6 muaj pas fillimit të funksionimit të gjykatave administrative është bllokuar procesi i emërimit të këshilltarëve në këto gjykata.

“Dëshiroj të nënvizoj se inkurajimi i praktikave pozitive dhe vlerësimi i aftësive profesionale të gjyqtarit duhet të jenë rruga e vetme që çon në promovimin dhe karrierën e çdo gjyqtari, dhe jo qokat e radhës”, - theksoi Ministri Naço.

Tahiri letër Nishanit: Vendimet e gjykatave, si pronë private e gjyqtarëve Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, në një letër drejtuar dje Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, e ripërsëritur pas një tjetre të dërguar pak javë më parë, akuzoi përgjithësisht gjyqtarët se i konsiderojnë vendimet e gjykatave si pronë të tyre private e madje as të palëve të përfshira në çështje. “Vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e g jyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”, - i shkruan Tahiri në letrën e tij Nishanit, dërguar dje këtij të fundit në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Dre-

jtësisë. Ministri i Brendshëm, Tahiri ka renditur një listë me rreth 65 vendime të gjykatave të vendit, që sipas tij meritojnë një shqyrtim të hollësishëm nga Presidenti Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministri Tahiri kërkoi ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëvizje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës. “Këto vendime të gjykatave janë më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkuesh-

mërisë duke ricikluar kriminalit e t i n d h e p a l i g j sh m ë r i n ë ” , thuhet në letrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar kreut të shtetit, Nishani. Në listën e tij, Tahiri renditi 65 vendimet e gjykatave që kanë të bëjnë me disa arrestime të rëndësishme, të konsideruara nga ana

e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur të bëjnë me operacionet e policisë për bllokimin e lëndëve eksplozive në vend, të personave për armëmbajtje pa leje e municione kundërshtimet e punonjësve të policisë si dhe rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com


E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

5

www.mapo.al

Rama në Facebook: Sequi, një mik i sinqertë i Shqipërisë TIRANË Kryeministri Edi Rama përshëndeti punën e deritashme të ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Sipas Ramës, ambasadori Sequi është një mik i sinqertë i Shqipërisë. “Sot mbylli detyrën në Shqipëri ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, një diplomat i rafinuar dhe një mik i sinqertë

i Shqipërisë,” - është shprehur Rama në mesazhin e tij. Përpos mesazhit, kryeministri Rama ka postuar në Facebook dhe një foto, ku përcjell me përzemërsi ambasadorin Ettore Sequi. Ambasadori Ettore Sequi largohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, për të marrë një pozicion kyç në Ministrinë italiane të Punëve të Jashtme.

“Nesër do të shërbejë si Drejtori i Kabinetit të Ministres së Jashtme të Italisë, Federica Mogherini”, - shkruan Rama. Ambasadori Sequi, diplomat italian, ka pasur dhe detyra të tjera të rëndësishme, si në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe si Përfaqësues i Posaçëm i BEsë në Afganistan. Pas tri viteve të qëndrimit në Shqipëri si ambasador

i Komisionit Europian, Ettore Sequi tashmë do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme të Italisë, vend i cili do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian 6-mujorin e dytë të këtij viti. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi zhvilloi një ditë më parë takimet e lamtumirës me përfaqësues të politikës shqiptare.

Nishani pa kompetenca mbi ILDKP, PD braktis komisionin Me propozimet e reja, kryeinspektori nuk do të propozohet më nga Presidenti, por ai do të përzgjidhet nga Kuvendi nëpërmjet një procedure të hapur konkurrimi, të ngjashme me atë sesi u zgjodh Avokati i Popullit nga PS disa vite më parë TIRANË Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim vetëm me votat e opozitës dy nismat ligjore të ardhura si propozime të një grupi deputetësh dhe që sjellin ndryshime të rëndësishme në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave dhe në kontrollin e pasurive të zyrtarëve. Sipas nismëtarëve, këto dy nisma synojnë të forcojnë rolin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në luftën kundër korrupsionit, por që në fakt cenojnë rëndë një nga kompetencat e deritanishme të kreut të shtetit, pikërisht atë për propozimin e emrit të kryeinspektorit. Tashmë me propozimet në fjalë kryeinspektori nuk do të propozohet më nga Presidenti, por ai do të përzgjidhet nga Kuvendi nëpërmjet një procedure të hapur konkurrimi, të ngjashme me atë sesi u zgjodh Avokati i Popullit nga PS disa vite më parë. Pikërisht prekja e kësaj kompetence është bërë objekt debati mes të zgjedhurve të opozitës dhe mazhorancës. Të djathtët kanë theksuar se qëllimi i vërtetë i këtyre dy nismave nuk është forcimi i rolit të ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit, por pikërisht heq ja e kompetencave të Presidentit dhe duke ua kaluar ato Kryeministrit, i cili sipas saj, me anë të mazhorancës së vet mund të emërojë tashmë në këtë pozicion cilindo person që do t’i bindet. “Pra, i vetmi qëllim i këtyre ndryshimeve nuk është as rritja e luftës kundër korrupsionit, por heqja e kompetencave të Presidentit, që bëhet me qëllim të kundërt me atë që deklarohet publikisht, heqja e një pengese më tepër që kjo mazhorancë të bëjë ç’të dojë me këtë vend”, - tha kreu i grupit të demokratëve, Edi Paloka. Ndërsa sipas deputetit demokrat,

ILDKP: Të deklarohen dhe makinat e shtrenjta në përdorim Zyrtarët e lartë që kanë detyrimin për të deklaruar pasurinë vitin e ardhshëm do duhet që të deklarojnë jo vetëm pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, por edhe të gjitha makinat që kanë në përdorim. Nisur nga fakti se shumë politikanë apo zyrtarë të tjerë të lartë lëvizin zakonisht me makina që nuk i pasqyrojnë në deklaratat e tyre të pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka kërkuar dje Kuvendit që në projektligjet që po diskuton të përfshijë dhe disa ndryshime të tjera, njëri prej të cilëve të jetë ai për të detyruar çdo person që të deklarojë veç atyre pasurive që ka në pronësi, edhe ato që ka në përdorim. “Gjithashtu është evidentuar fakti që shumë zyrtarë kanë në përdorim makina të shtrenjta, ndërkohë që nuk i raportojnë. Ndaj ne kërkojmë që edhe makinat që kanë zyrtarët qoftë edhe në

përdorim, të gjejnë vend në deklaratën e pasurisë”, - tha një nga inspektorët e ILDKP-së që shoqëronte dje kryeinspektorin Shkëlqim Ganaj gjatë mbledhjes në komisionin e Ligjeve. Një tjetër ndryshim i kërkuar nga ILDKP dhe që me shumë gjasa pritet të merret në konsideratë gjatë shqyrtimit nen për nen është edhe ai për të përjashtuar nga detyrimi për të deklaruar pasurinë gjithë tatimorët vendorë. Ndërkohë që vetë Ganaj në fjalën e tij kërkoi që të bëhet detyruese që të gjithë zyrtarët që iu lind detyrimi të bëjnë deklarimin e pasurisë për herë të parë, gjithë lekët që kanë cash t’i deklarojnë më parë në bankë, në mënyrë që ato të jenë një burim i kontrollueshëm pasurie. “Por për ne është shumë e rëndësishme që të vendoset një rregull për zyrtarët që nisin për herë të parë një punë.

Kastriot Islami, ky projektligj prek një nga parimet thelbësore të demokracisë, “Check&Balance”. “Unë do përshëndesja shumicën e ndryshimeve të ardhura, por mes tyre fshihet djalli. Mos e trashni zullumin se do ju bjerrë kokës! Situata në Ballkan është gati shpërthyese për revolucion pikërisht për shkak të korrupsionit”, - tha Islami. Por sipas mazhorancës qëllimi nuk është cenimi i kompetencave të Presidentit, por krijimi i mekanizmave të duhur që ILDKP-ja të mund të kontrollojë të gjitha pasuritë e zyrtarëve që janë objekt i deklarimit të pasurive. “Nuk është thelbësore kush e zgjedh. Thelbësore është çfarë bën. Nëse ky është shqetësimi juaj i ditës dhe nuk ju shqetëson korrupsioni i lartë në këtë vend, kjo është çështje tjetër”, - tha kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që deputeti Armando Subashi, në emër të grupit të deputetëve propozues të këtyre ndryshimeve shpjegoi se Presidentit nuk i është marrë asnjë kompetencë, pasi Kushtetuta nuk ia ka dhënë atij të drejtën për të propozuar kryeinspektorin. Por kjo logjikë nuk është pranuar nga opozita, e cila ka kundërshtuar duke theksuar se Kushtetuta e vitit ‘98 nuk mund të parashikonte kompetencën e Presidentit për ILDKP-në që do të krijohej vite më vonë. Pjesë e këtij debati është

bërë edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili ka theksuar se më shumë sesa emrat apo personat që do ta zgjedhin rëndësi ka ajo se çfarë duhet të bëjë ky institucion. Ai ka sjellë në vëmendje se shumë zyrtarë, kryesisht njerëz të drejtësisë, pavarësisht se kanë rroga shtetërore, bëjnë shpenzime të pajustifikueshme pa patur frikë se do duhet të japin llogari. “Ishim duke shkuar në Mynih. Bashkë me ne udhëtonin edhe gjykatës që kishin prerë biletë për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi! Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, por a u del ju që të shkoni dhe të bëni gallatë me të ardhurat tuaja?! Të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar në zemër të Shqipërisë dhe shtetit tonë ligjor i ka mbetur vetëm ‘L’, prandaj o do e bëjmë, ose do t’i themi shko për lesh gjithë kësaj historie! Prandaj në këtë histori të flasim shqip, ta shikojmë njëri-tjetrin, jo ia hoqi Presidentit, nuk ia hoqi”, - tha Majko. “Gjyqtarët dhe politikanët që kanë nga tri shtëpi, një vilë të madhe në mes të Tiranës, një më të madhe në bregdet dhe një tjetër në mal, të jeni të bindur që iu del hesapi me pre biletën dhe të shkojnë të shohin ndeshjen në Mynih. Nuk janë vetëm gjyqtarë dhe prokurorë, janë politikanë të lartë, janë politikanë të ekzekutivit kryesisht. Marrin të gjithë certifikatën e virgjërisë tek ILDKP-ja, se deri më tani asnjë nuk ka dalë, i përflasim, i përflasim, kurrë nuk ka prova, kurrë nuk shkon njeri para drejtësisë”, - tha deputeti demokrat, Gent Strazimiri. Në fund të debatit opozita është larguar nga salla, ndërsa ka pretenduar se mazhoranca nuk kishte kuorumin e nevojshëm për t’i votuar këto nisma.

Eksploziv për herë të tretë komisariatit të Fushë-Krujës Fushë Krujë- Shpërthim eksplozivi në portën e rajonit të policisë së FushëKrujës, nuk ka të lënduar. Ngjarja është i treti sulm i tillë ndaj rajonit të policisë së Fushë- Krujës në pak muaj, ndërsa përpjekjet e policisë për të zbuluar autorët e dyshuar të krimeve nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë hap të madh. Shpërthimi për fat të mirë nuk ka shkaktuar të dëmtuar apo të plagosur në njerëz, ndërsa janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale të godinës së rajonit të policisë, disa banesave, si dhe disa lokaleve e objekteve tregtare që ndodhen aty pranë. Sulmi i fundit ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, kur persona të paidentifikuar aktivizuan një sasi lënde plasëse pranë derës së rajonit të policisë së Fushë- Krujës. Nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar, ndërsa dyshimet e policisë janë se shpërthimi i mbrëmshëm ka lidhje me rastet e mëparshme

të vendosjes së eksplozivit në ambientet e rajonit të policisë së Krujës. Ndërkaq pas ngjarjes, në vendin e krimit janë mbledhur me dhjetëra efektivë të Komisariatit të Krujës, si dhe specialistë kriminalistë të hetimit nga Drejtoria e e Policisë së Durrësit, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ekspertët kriminalistë nisën menjëherë veprimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe mekanizmin e shpërthimit. Hetimet e policisë janë orientuar në pistat që lidhen me shpërthimet e mëparshme në ambientet e policisë, atë të shpërthimit të ndodhur në godinën e Bashkisë së Krujës, atë të automjetit të

policit Dilaver Voga, si dhe të rasteve të tjera të shoqërimeve të kryera nga policia dhe të dyshimeve të tyre që lidhen me shoqërimet e policisë dhe ndalimet për rastet e gjetjes e bllokimit të eksplozivëve. Pas veprimeve të para në vendin e ngjarjes, policia mësohet se ka shoqëruar me dhjetëra persona që janë gjetur prej saj në lëvizje gjatë asaj kohe. Brenda disa muajsh, në zonën e Fushë- Krujës kanë ndodhur së paku 6 shpërthime të ndryshme, nga të cilat në tri raste objekt ka qenë rajoni i policisë, në dy raste efektivë policie dhe në një rast, personi s’ka pasur lidhje me policinë. Pritet që pas këtij rasti drejtues të policisë së Durrësit dhe të Policisë së Shtetit të nisin marrjen e masave drastike në Komisariatin e Policisë së Krujës ndaj efektivëve të policisë në bazë, kryesisht përgjegjës për mbledhjen e informacionit kriminal, për persona të ndryshëm të dyshuar me tendenca kriminale në rastin konkret, atë të eksplozivëve.


6

E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

www.mapo.al

Reforma territoriale, Basha: Do ketë destabilitet politik TIRANË Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar. Ai i referohet në këtë rast qëndrimit të fundit të mazhorancës për të vazhduar e vetme reformën administrativo-territoriale përmes një projekt-vendimi të ri të hartuar pak ditë më parë.“Ne urojmë që konsensusi, i cili u premtua dhe pastaj u kthye në një të paqenë, të kthehet dhe të jetë vlerë me të cilën i përvishemi një reforme, siç është reforma territoriale-administrative. Nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asnjëherë asgjë më shumë

seç ka qenë tradita 23-vjeçare e bashkëpunimit politik për reforma të tilla në Shqipëri, nuk kërkojmë asgjë më shumë seç kërkon Kushtetuta për respektimin e opinionit të qytetarëve në vendimmarrje të tilla”, tha ai. Refuzimi i konsensusit, sipas tij, do ta fuste vendin në një spirale destabiliteti politik. “…Nuk e kuptojmë nxitimin e mazhorancës drejt veprimeve të njëanshme për rivizatimin e kufijve, kur reforma duhet shumë më e thellë dhe përfundimi i reformës duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo partive politike dhe as hartave elektorale. Ndaj edhe një herë i bëj

thirrje kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit, Meta, si dy bashkëkryetarë të mazhorancës të bëjnë të mundur konsensusin. Asnjë paragjykim nuk ka vend, opozita do ta përdorë konsensusin në mirëbesim për të arritur një produkt në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, refuzimi i konsensusit do të ketë pasoja dramatike, do të zhvlerësojë çdo hap të njëanshëm dhe do të fusë vendin në një spirale destabiliteti politik sepse refuzimi i konsensusit për këtë reformë është në fakt refuzim i bashkëjetesës demokratike”, - tha Basha.

Dështimi për Rezolutën

Emailet mes Ballës e Halimit, ja çfarë ndodhi me konsensusin

TIRANË Mazhoranca dhe opozita kanë ‘mbër-

thyer brirët’ dje në një përplasje të re mbi miratimin e një rezolute të përbashkët që do t’i paraqitej Parlamentit Europian, si shenjë e vullnetit të politikës shqiptare për afrimin me BE. Përfaqësues të dy palëve kanë dalë dje në konferenca shtypi, duke fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e miratimit të tekstit të një projektrezolute të përbashkët. Taulant Balla i PS, bashkëkryetar i Komitetit të Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE, në një dalje para mediave ka fajësuar Berishën për mosarritjen e gjuhës së përbashkët. Fajin te pala tjetër e ka gjetur edhe Aldo Bumçi i demokratëve, i cili ka dhënë argumentet e tij. Gazeta MAPO zotëron shkëmbimin e emaileve mes deputetëve Taulant Balla, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi në rolin e negociatorëve për projektdeklaratën në fjalë. Korrespondenca mes parlamentarëve hedh dritë edhe mbi atë se ç’është zhvilluar në prapaskenë të këtyre negociatave. Në një shkëmbim emailesh të paradites së 15 prillit, deputeti Balla u pranon kolegëve të opozitës, Bumçi e Halimi se, “në respekt të amendamenteve të propozuara prej jush në takimin e Strasburgut, me dëshirën për të arritur një deklaratë të përbashkët, ne i kemi pranuar të gjitha propozimet tuaja. Nëse në të vërtetë doni që të kemi një deklaratë të përbashkët, ju lutem konfirmoni tekstin bashkangjitur, të cilin duhet t’ua dërgojmë edhe kolegëve të Parlamentit Europian për miratim”. Një përgjigje e deputetëve demokratë vetëm një orë më pas

zbulon se “kjo që keni nisur është version i vjetër i diskutimeve të mëparshme duke ndërhyrë sërish në 4 pika, në pikat: 5, 6, 7 dhe 12.” Korrespondenca vazhdon me shqetësimin se “kjo na rikthen në çështje, për të cilat ne ishim dakordësuar ditën e djeshme”. Më tej emaili sqaron se cili është teksti i rënë dakord duke bashkangjitur në reply edhe draftin mbi të cilin palët ishin pajtuar. Përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë me kërkesën që ky të jetë teksti i projekt-rezolutës dhe të mos ketë rikthim te variantet e mëparshme dhe diskutime të vjetra. Reagimeve të djeshme të deputetëve Bumçi dhe Balla nuk ka vonuar t’u shtohet edhe një deklaratë nga Strasburgu e kryetarit të delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan. Ai i tha TCH se ky dështim mund të dëmtojë Shqipërinë, pasi Komisioni do t’i raportojë Këshillit në qershor se palët nuk firmosën deklaratë të përbashkët. “Secila palë tashmë do të mundohet t’ia hedhë fajin palës tjetër. Nuk dua të them se cila palë është më tepër përgjegjëse, vetëm dua të nënvizoj se mënyra europiane është për negociata dhe për arritjen e kompromiseve. Këtë mundohemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Shqipëri, që ju lutemi flisni me njëri-tjetrin, grinduni, bëjeni sa më dramatike, por ju duhet të arrini në marrëveshje, sepse kjo është mënyra europiane për zgjidhjen e problemeve. Fakti që nuk ka marrëveshje do ta dëmtojë shumë Shqipërinë, sepse në Këshillin e qershorit do të diskutohet sërish për statusin kandidat”, - tha Kukan.

Komunistët: Të legalizohet hashashi, qeveria se ndal dot Marko Dajti, kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar kërkoi edhe një herë dje në një deklaratë për shtyp legalizimin e hashashit dhe mbjelljen e tij si një kulturë e zakonshme, në vend që të përpiqej të ndëshkonte “fshatin rebel”, të cilin sipas Dajtit, qeveria po tregohet e paaftë ta ndëshkojë. “Në kushtet kur qeveria është e paaftë të ndëshkojë ‘fshatin rebel’, e vetmja zgjidhje mbetet legalizimi i prodhimit të kanabisit, siç bëjnë shumë shtete të përparuara të Europës dhe SHBA. Kjo do të thotë punë për të gjithë, të ardhura për të gjithë, taksa më shumë për shtetin. Në fund të fundit, le të bëjë “politikë sociale” për gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për ballistët e Lazaratit”, - tha Dajti në deklaratën e tij dje në mesditë, ndërsa cilësoi se çështja e trafikimit të lëndëve narkotike duhej të përballohej me përgjegjshmëri nga opozita. “Opozita duhet të lërë mazhorancën të punojë dhe të mos njollosë vend e pavend imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. Nga ana tjetër, qeveria duhet të marrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e famshëm të Lazaratit, pasi me pasivitetin e vet po krijon dy republika dhe dy standarde sjelljeje ndaj qytetarëve të vet”,- tha Dajti. Ai shtoi se po prodhohen tonelata të tëra që përfundojnë në duart e krimit të organizuar, por në fakt të arrestuarit e të dënuarit janë vetëm për-

From: Eduard [mailto:eduardhalimi@gmail.com] Sent: Tuesday, April 15, 2014 12:50 PM To: 'Taulant Balla' Subject: RE: Last text of the Statement Taulant, Kjo qe ke nisur eshte version i vjeter i diskutimeve te meparshme duke nderhyre serish tashme ne 4 pika, ne pikat: 5, 6, 7 dhe 12. Kjo na rikthen ne ceshtje per te cilat ne ishim dakordesuar diten e djeshme. Teksti final I asaj qe ne kishim deri sot ne mengjes eshte ky qe po te rinis dhe diskutimi I mengjesit te dites se sotme permblidhet tek pika 5 per te cilen nuk morra asnje pergjigjie per cfare nuk ishe dakord, por morra nje draft te vjeter me 4 pika te ndryshuara duke rihapur nje diskutim te ri. Ndaj nese vertet deshironi te nenshkruajme kete deklarate te perbashket, ti permbahemi draftit te fundit, I cili eshte bashkengjitur, se bashku me piken 5 me versionin tone qe paraqet shqetesimet e opozites te ngritura ne Strasburg, te mos I rikthehemi versioneve dhe diskutimeve te vjetra edhe njehere nga e para, por ta nenshkruajme dhe tua cojme kolegeve te Parlamentit Europian sa me pare. Te falenderoj dhe une per mirekuptimin Eduard HALIMI Deputet/ Member of Parlament From: Taulant Balla [mailto:b.taulant@gmail.com] Sent: Tuesday, April 15, 2014 11:44 AM To: abumci@yahoo.com; Eduard Halimi Subject: Fwd: Last text of the Statement I nderuar zoti Bumci, ​I nderuar zoti Halimi, ne respekt te amendamenteve te propozuara prej jush ne takimin e Strasburgut, me deshiren per te arritur nje deklarate te perbashket, ne kemi pranuar te gjitha propozimet tuaja. Nese ne te vertete doni qe te kemi nje deklarate te perbashket, ju lutem konfirmoni tekstin bashkangjitur, te cilin duhet t'ia dergojme edhe kolegeve te Parlamentit Europian per miratim. Ju falenderoj shume per bashkepunimin dhe mirkuptimin.​ Taulant Balla MP SPA Parliamentary Group Vice Chairman Deputy Chairman of the European Integration Committee "Austria" Square Tirana, ALBANIA Tel.: +355/42 23 26 01 / Fax: +355/42 23 26 01 Mobile: +355 68 20 55 399 b.taulant@gmail.com

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi vjetor i ruajtjes dhe sigurimit të parkut të automjeteve të Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.920.000 Lekë.

Marko Dajti, kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar

doruesit apo shitësit dhe shpërndarësit e vegjël. Sipas Dajtit, për prodhuesit nuk është vërejtur asnjë ndëshkim, pasi shteti bën “politikë sociale”, ndërsa të dytët vuajnë vite të tëra burgimi të rëndë. “Po jetojmë një situatë tejet kritike, kur armët e zjarrit dhe tritoli po mbjellin kufoma dhe pasiguri në të katër anët e vendit. Por për këtë jemi të gjithë përgjegjës”, - tha kryekomunisti Dajti. Ai tha se opozita po fërkon duart sa herë krimi mbyt shtetin, ndërsa mazhoranca ende nuk e kupton se rendi nuk është çështje imazhi që mund ta rregullojnë Zhivolat e pushtetit.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 15 Maj 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


I n t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Klajda Gjosha: Brukseli kërkon me ngulm konsensus, por jo një opozitë që vë veton Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe çfarë e rrezikon statusin në qershor? Pasojat e një “JO”-je tjetër nga Brukseli dhe, a ndikon kjo në kursin e reformave? Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për “MAPO”

Faqe 10-11

Beteja për avionët misteriozë Aleksandra Bogdani

Kosova, luftë apo paqe?! FORUM / Ja si e kujtojnë tre protagonistë, Artur Zheji, Enkel Demi dhe Valbona Sulçe atë periudhë, ku të ndaje misionin gazetaresk me anën njerëzore dhe ndjesinë patriotike, bëhej gati mision i pamundur. Faqe 12- 13

Nga dyshimet për trafik droge nga bazat ushtarake, tek loja politike për të fituar një tjetër betejë para publikut. Çfarë fshihet pas informacioneve “sekrete” dhe strategjia PS-PD për debatin e avionëve të drogës

N

ga e enjtja në të enjte, temperatura politike arriti kulmin dhe shpërtheu në grotesk mes palëve në Kuvend. Kryefjalë ishte akuza e PDsë për implikimin e bazave ushtarake në trafik drogërash të forta. Sinjali i parë erdhi nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili pas padisë së pestë, dorëzuar në Prokurori nga Mimi Kodheli, zbuloi një copëz të atij që do të cilësohej një skandal i supozuar, por gjithsesi alarmant për elementët e përfshirë. Partia Demokratike pretendon se ish-baza ajrore e Gjadrit përdoret si aerodrom avionësh të vegjël, që marrin ngarkesa me drogë. Përveç Gjadrit, demokratët hedhin dyshime se avionë “renegatë” ulen edhe në Divjakë e Gjirokastër për të njëjtën arsye. Pas ish-ministrit Imami, stafetën e akuzave e mori ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili paralajmëroi se ka prova për një akuzë të tillë. Por bash atëherë kur pritej zbulimi i dokumenteve, politika shqiptare u hodh në fushën që njeh më mirë: atë të akuzave “pa doganë” nga foltorja e Kuvendit. Për opozitën, barra e provës i takon qeverisë! Heshtja që vjen nga qeveria?

Nën breshërinë e akuzave dhe pyetjeve të përditshme, qeveria vendosi të

Faqe 7

ndjekë traditën e vet të heshtjes. Ministrja e Mbrojtjes, e kërkuar që në krye të herës nga PD për një seancë dëgjimore në Kuvend i kërkoi vërtet Prokurorisë që të hetonte akuzat, por nuk i ofroi asnjë të dhënë publikut të dyzuar mbi dyshimet për trafikun e drogës me avionë. Të kapur në beft nga opozita dhe paralajmërimi për nxjerrje në shesh të provave, mazhoranca u hodh në sulm, vetëm pasi u sigurua për ç’dokumente bëhej fjalë. E ndërsa Komisioni i Sigurisë refuzoi me kartonët e mazhorancës thirrjen në seancë të Mimi Kodhelit, kjo e fundit, në një intervistë për “MAPO”-n do t’i cilësonte tullumbace pa ngjyrë akuzat e opozitës. Ministrja Kodheli nuk mohoi megjithatë ekzistencën e një informacioni për këtë çështje, kur tha se detyra e saj është të ruajë dhe trajtojë me seriozitet informacionet e klasifikuara. Megjithatë, loja qe zbuluar! Palët kishin parë “kartat” e njëri-tjetrit dhe përballja finale i takonte seancës së të enjtes në Kuvend. Ish-kryeministri Berisha, i sprovuar në të shkuarën për akuza të këtij kalibri kërkoi shpjegime nga ministrja Kodheli dhe Rama për implikimin e bazave ushtarake në trafik droge. “Lidhur me Gjadrin, dua t’u informoj me përgjegjësi të plotë se Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë dhe shërbimet e tjera ushtarake...


8

E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

www.mapo.al

Dossier Nga dyshimet për trafik droge nga bazat ushtarake, tek loja politike për të fituar një tjetër betejë para publikut. Çfarë fshihet pas informacioneve “sekrete” dhe strategjia PS-PD për debatin e avionëve të drogës

Beteja për avionët misteriozë Aleksandra Bogdani

N

Në kërleshjen mes llogoreve, politika po merr zvarrë edhe institucionet e Sigurisë. Bash atëherë, kur ato ishin në proces verifikimi të sinjaleve për ulje të dyshuar të avionëve në pistën e Gjadrit. Sepse sinjale ka, ndërsa prova ende jo!

ga e enjtja në të enjte, temperatura politike arriti kulmin dhe shpërtheu në grotesk mes palëve në Kuvend. Kryefjalë ishte akuza e PD-së për implikimin e bazave ushtarake në trafik drogërash të forta. Sinjali i parë erdhi nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili pas padisë së pestë, dorëzuar në Prokurori nga Mimi Kodheli, zbuloi një copëz të atij që do të cilësohej një skandal i supozuar, por gjithsesi alarmant për elementët e përfshirë. Partia Demokratike pretendon se ish-baza ajrore e Gjadrit përdoret si aerodrom avionësh të vegjël, që marrin ngarkesa me drogë. Përveç Gjadrit, demokratët hedhin dyshime se avionë “renegatë” ulen edhe në Divjakë e Gjirokastër për të njëjtën arsye. Pas ish-ministrit Imami, stafetën e akuzave e mori ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili paralajmëroi se ka prova për një akuzë të tillë. Por bash atëherë kur pritej zbulimi i dokumenteve, politika shqiptare u hodh në fushën që njeh më mirë: atë të akuzave “pa doganë” nga foltorja e Kuvendit. Për opozitën, barra e provës i takon qeverisë! Heshtja që vjen nga qeveria?

Nën breshërinë e akuzave dhe pyetjeve të përditshme, qeveria vendosi të ndjekë traditën e vet të heshtjes. Ministrja e Mbrojtjes, e kërkuar që në krye të herës nga PD për një seancë dëgjimore në Kuvend i kërkoi vërtet Prokurorisë që të hetonte akuzat, por nuk i ofroi asnjë të dhënë publikut të dyzuar mbi dyshimet për trafikun e drogës me avionë. Të kapur në beft nga opozita

dhe paralajmërimi për nxjerrje në shesh të provave, mazhoranca u hodh në sulm, vetëm pasi u sigurua për ç’dokumente bëhej fjalë. E ndërsa Komisioni i Sigurisë refuzoi me kartonët e mazhorancës thirrjen në seancë të Mimi Kodhelit, kjo e fundit, në një intervistë për “MAPO”-n do t’i cilësonte tullumbace pa ngjyrë akuzat e opozitës. Ministrja Kodheli nuk mohoi megjithatë ekzistencën e një informacioni për këtë çështje, kur tha se detyra e saj është të ruajë dhe trajtojë me seriozitet informacionet e klasifikuara. Megjithatë, loja qe zbuluar! Palët kishin parë “kartat” e njëri-tjetrit dhe përballja finale i takonte seancës së të enjtes në Kuvend. Ish-kryeministri Berisha, i sprovuar në të shkuarën për akuza të këtij kalibri kërkoi shpjegime nga ministrja Kodheli dhe Rama për implikimin e bazave ushtarake në trafik droge. “Lidhur me Gjadrin, dua t’u informoj me përgjegjësi të plotë se Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë dhe shërbimet e tjera ushtarake kanë informuar me kohë të përbetuarën Kodhelin mbi gënjeshtrën”,-tha Berisha, duke kërkuar sërish shpjegime dhe transparencë. Kryeministri Rama u përgjigj fund e krye me ironi. “Doktorit i shkojnë sms-të çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë. Nuk janë avionë, janë mushkonjat. Mushkonjat janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë vazhdimësisht opozitën dhe ajo përpiqet të pickojë opinionin publik”,-tha kryeministri në Kuvend. Përgjigja zyrtare e mazhorancës: Provat dërgojini në Prokurori. Për të, barrën e provës në një shtet demokratik e ka ai që akuzon!

Kryeministri nga ana e tij vazhdon ta cilësojë akuzë të fabrikuar, atë për trafik droge. “Vala e ethshme e sulmit mbi Ministren e Mbrojtjes ka vetëm një arsye: Frikë nga drejtësia”,shkruan ai në Facebook. A është trafikuar drogë nga bazat e Ushtrisë? E kush do t’ia dijë! Faktet janë të kota në epokën politike të posttë vërtetës.

Nën “mburojën” e sekreteve

Në kërleshjen mes llogoreve, politika po merr zvarrë edhe institucionet e Sigurisë. Bash atëherë, kur ato ishin në proces verifikimi të sinjaleve për ulje të dyshuar të avionëve në pistën e Gjadrit. Sepse sinjale ka, ndërsa prova ende jo! Burime të MAPO-s bënë me dije se ekziston një korrespondencë mes Policisë Ushtarake, Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe SHISH për këtë çështje. Zanafilla vjen nga informatorë, të cilët kanë pohuar në kohë të ndryshme se kanë parë avionë të vegjël në fund të pistës së Gjadrit. Informacioni i fundit i ka mbërritur Ministrisë së Mbrojtjes nga shërbimi sekret në mars dhe një grup hetuesish kanë zbarkuar në Gjadër për të krehur zonën. Banorët e Gjadrit pranuan për MAPO-n se kanë parë ushtarakë të spastronin pistën e ish-aeroportit ushtarak, por asnjë gjurmë avioni apo të dhëna shtesë nuk janë mundur të gjenden. Këtyre të dhënave i referohet Partia Demokratike, kur pyet me ngulm ministren Kodheli nëse ka informacion për trafik


E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

9

www.mapo.al

PD depozitoi një kërkesë të dytë në komisionin e Sigurisë për thirrjen në seancë dëgjimore të Kodhelit, lidhur me informacionet që ata kanë mbi mundësinë e implikimit të infrastrukturës së FA-së në trafikun e lëndëve narkotike

Trafiku i ushtrisë,

Basha: Kujt i djeg miza, nuk i bëjnë derman as mushkonjat

“Nga deklarimet e një deputeti të shumicës rezulton se Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë informacion. 8 ditë i çuan dëm, dhe dolën zbuluar në përpjekje për ta fshehur këtë fakt...”

të mundshëm me avionë. Përgjigja e ministres është: zero prova për implikimin e Forcave të Armatosura. Socialistët nga ana tjetër hedhin dyshime për Shërbimin Informativ Shtetëror, si furnizues të PD-së me dokumente sekrete. Por asnjëra palë nuk nxjerr dokumentet, me pretendimin se po ruan sekretin shtetëror. Dhe debati kalon nga akuza serioze për trafik lëndësh narkotike si dikur në Kolumbi, në një lojë të vjetër politike “e ka, kush e ka”. Qeveria përdor mungesën e provave, opozita ekzistencën e informacionit: shqetësimi kryesor i të dyja palëve është se kush do ta fitojë, edhe këtë betejë në publik. Epilogu i një skandali

E ndërsa politika po mban ndezur çështjen e avionëve të drogës, njësoj si telenovelat me shumë seri, Prokuroria ka nisur tashmë një hetim për këtë çështje. Kryeprokurori Llalla, në një deklaratë të pak ditëve më parë u bëri thirrje të gjithë protagonistëve të kësaj çështjeje që të dorëzojnë provat. “Proku-

roria do u kërkojë të gjithë deputetëve që kanë ngritur dyshime lidhur me mundësitë e trafikimit të lëndëve narkotike me mjetet e ushtrisë, të paraqesin të gjitha faktet që disponojnë”, - tha Llalla. E njëjta gjë do t’u kërkohet edhe shërbimeve sekrete. E ndërsa Prokuroria është në pritje të fakteve, kjo çështje pritet të dominojë edhe në ditët e ardhshme arenën politike shqiptare. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha dje se një tjetër kërkesë për seancë dëgjimore me Ministren Kodheli do të dorëzohet në Kuvend. “Kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes nuk mund t’i ikin transparencës para Kuvendit dhe publikut”,-tha dje Basha, teksa inkurajoi Prokurorinë të hidhte dritë mbi këtë çështje. Kryeministri nga ana e tij vazhdon ta cilësojë akuzë të fabrikuar, atë për trafik droge. “Vala e ethshme e sulmit mbi Ministren e Mbrojtjes ka vetëm një arsye: Frikë nga drejtësia”,shkruan ai në Facebook. A është trafikuar drogë nga bazat e Ushtrisë? E kush do t’ia dijë! Faktet janë të kota në epokën politike të post-të vërtetës.

Asnjëra palë nuk nxjerr dokumentet, me pretendimin se po ruan sekretin shtetëror. Dhe debati kalon nga akuza serioze për trafik lëndësh narkotike si dikur në Kolumbi, në një lojë të vjetër politike “e ka, kush e ka”. Qeveria përdor mungesën e provave, opozita ekzistencën e informacionit: shqetësimi kryesor i të dyja palëve është se kush do ta fitojë, edhe këtë betejë në publik.

TIRANË Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u shpreh dy ditë më parë se kishte kohë për opozitën vetëm të enjteve e seancave parlamentare. Por, Partia Demokratike depozitoi sërish në Kuvend kërkesën në komisionin e Sigurisë për thirrjen në seancë dëgjimore të Kodhelit, (edhe pse mazhoranca e rrëzoi herën e parë) lidhur me informacionet që ata kanë mbi mundësinë e implikimit të infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje në një konferencë për shtyp se kjo do të jetë lëvizja e dytë që opozita do të ndërmarrë, ndërsa shtoi se, pas tetë ditë debati për këtë çështje, qeveria pranoi se ka informacion përmes deputetit socialist, Erion Braçe. “…Për 8 ditë, Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes refuzuan t’i përgjigjen pyetjes së opozitës. Dje kjo pyetje më në fund mori përgjigje live në sallën plenare. Nga deklarimet e një deputeti të shumicës rezulton se Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë informacion. 8 ditë i çuan dëm, dhe dolën zbuluar në përpjekje për ta fshehur këtë fakt. Kujt i djeg miza, nuk i bëjnë derman as mushkonjat”,ironizoi Basha qëllimin e Ramës për ta kthyer këtë çështje në një debat mushkonjash. Kryetari i opozitës e cilësoi çështjen sa më sipër të një rëndësie kapitale, duke kërkuar për pasojë nga Kodheli që të mos i shmanget transparencës në komisionin e Sigurisë. “Kjo është një çështje e rëndësisë kapitale dhe nuk lë vend për shaka e lojëra kukafshehti. Kjo çështje vë në provë shtetin, republikën tonë, anëtare në NATO. Partia Demokratike dhe mbarë shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe shumë seriozë për këtë pikë. Ndaj kam udhëzuar deputetët tanë të kërkojnë sërish që ministrja e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të dëshmojë se çfarë di ajo rreth informacioneve mbi përdori- min e mundshëm të infrastrukturës së

Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët, dhe çfarë masash ka marrë. Gjithashtu i bëj thirrje kryeministrit të dalë sa më shpejt para opinionit publik dhe të sqarojë këtë çështje. Për nga rëndësia, këto pyetje dhe këto informacione që ata tashmë dihet botërisht se i kanë, ia kalojnë rutinës së përditshme dhe pa bereqet të ekzekutivit, dhe janë prioritet jo vetëm i politikës por edhe i interesit publik”, - tha ai. Duke sqaruar pozicionin e opozitës kundrejt organit të akuzës lidhur me faktet që PD-ja pretendon se ka, Basha sqaroi se ky është një proces që ecën paralelisht. “Partia Demokratike dhe opozita mbështesin tërësisht drejtësinë, Prokurorinë, në hetimin e kësaj çështjeje. Ky është proces që ecën paralel dhe në mënyrë të pavarur nga transparenca parlamentare që opozita kërkon tashmë prej më shumë se një jave. Ndaj nga kjo pikëpamje duke inkurajuar plotësisht Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, duhet të theksoj se Kryeministri, Ministrja e Mbrojtjes nuk mund t’i ikin transparencës para Kuvendit, që është një detyrim kushtetues dhe ligjor…”, - tha ai. Basha sqaroi gjithashtu se PD-ja do të bëjë detyrën e saj si opozitë duke kërkuar përgjegjësi politike për Kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. “…Pse për 8 ditë Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë fshehur faktin se kanë informacion? I kanë ikur pyetjes nëse kanë informacione. Së dyti, çfarë kanë bërë kur kanë marrë këtë informacion. Çfarë masash kanë marrë? Këtu jemi në sytë e qytetarëve dhe të opinionit publik. Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur. Ata që mesa duket kanë diçka për të fshehur, duhet ta dinë fare mirë se në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, transparencës për këtë çështje nuk mund t’i ikin kurrë…Partia Demokratike nuk bën prokurorin. Vendi ka prokuror, vendi ka gjyqtar, ka një kuadër ligjor për përgjegjësitë penale. Partia Demokratike kërkon përgjegjësinë politike të Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për këtë çështje”, - tha ai. N.Perndoj


10

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

Intervistë

www.mapo.al

“Marrja apo jo e statusit të vendit kandidat nuk ndryshon praktikisht asgjë për qytetarët shqiptarë. Shqipëria nuk do të marrë më shumë fonde nëse merr statusin e vendit kandidat. Por nga ana tjetër, vendimi për dhënien e tij do të ishte një sinjal pozitiv për 87% të qytetarëve, të cilët e duan Bashkimin Europian”

Klajda Gjosha:

Brukseli kërkon me ngulm konsensus, por jo një opozitë që vë veton Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe çfarë e rrezikon statusin në qershor? Pasojat e një “JO”-je tjetër nga Brukseli dhe, a ndikon kjo në kursin e reformave? Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për “MAPO”

M

inistrja e Integrimit, Klajda Gjosha e rendit konfliktualitetin politik tek faktorët kundër marrjes së statusit në qershor. Por për ministren më të re të kabinetit “Rama”, mazhoranca ka bërë gjithçka ka në dorë për të ofruar konsensus. Në këtë intervistë për “MAPO”-n, Gjosha rrëfen takimin me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe axhendën e qeverisë për të bindur vendet skeptike. Nga ana tjetër, ajo beson se marrja ose jo e statusit nuk ndryshon asgjë për qytetarët shqiptarë, por as në vendosmërinë e qeverisë për të vazhduar axhendën e reformave. Znj. Gjosha, ju jeni ndër ministret më të reja të kabinetit “Rama”, e në këto kohë të ethshme për rrugëtimin drejt BE-së, merrni edhe një lajm të rëndësishëm të jetës personale, që do të bëheni nënë për herë të parë. Si ndërthuren tek ju këto realitete; një ministre e re në moshë, nga e cila pritet shumë, e njëherazi një grua e re, një nënë e ardhshme? Janë të gjitha ngjarje që kanë jo pak ndikim në jetën e një personi, aq më tepër të një femre. Di të them me siguri se në kalendarin e jetës sime, ky do të jetë një vit i shënuar dhe i tejmbushur me ndjesi, përjetime, emocione të përziera dhe shumë sfida në aspektin profesional dhe personal. Megjithatë, këto dëshira të jetësuara

tashmë, i kam përjetuar bukur, mjaft pozitivisht e me këmbë në tokë. Shpeshherë edhe e surprizuar për faktin se kanë ndodhur të gjitha bashkë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndoshta me ndonjë “peng” të vogël për kohën e pamjaftueshme në disa raste për të shijuar plotësisht të gjitha detajet. Gjithsesi, jam përpjekur të gjej dhe të vendos një balancë mes këtyre realiteteve, të cilat për mua janë burim optimizmi, vendosmërie dhe në asnjë çast pengesë për të lënë gjëra pa përmbushur. Në këtë rrjedhë, a është e mundur që një grua t’i bëjë të gjitha dhe t’i bëjë mirë në një vend si Shqipëria? Si është eksperienca juaj në këtë drejtim? Mendoj se ka ardhur koha të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga mendësia tradicionale se gruaja duhet t’i përkushtohet vetëm familjes apo se nëse investohet në karrierë e punë nuk arrin të bëjë mirë detyrën e saj. Nuk jam aspak dakord me këtë rol që i është caktuar mbi bazë të gjinisë, aq më tepër kur kemi dëshmi të nënave të shkëlqyera që kanë ditur të jenë të pranishme me rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje, por edhe të rriten në aspektin profesional, të japin kontributin e tyre në shoqëri, duke treguar se: PO, një gruaje nuk i mungon asgjë për t’i bërë të gjitha dhe shumë mirë madje. Sigurisht, që kërkon një vullnet të palëkundur, këmbëngulje dhe respekt për veten. Duhet t’i kultivojmë këto karakteristika çdo ditë, pa u ndalur sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund një mentaliteti që nuk e ka ndihmuar gruan shqiptare, por e ka dëmtuar në rrjedhën e viteve. Pavarësisht se kujt gjinie i përket, secili prej nesh është në radhë të parë një individ që ka aspirata, ambicie, dëshira, gërshetimi i së cilave na mundëson një jetë më të shëndetshme. Së paku nga eksperienca ime, e kundërta do të ishte e dëmshme. Vizita në Gjermani dhe takimi me Kancelaren Angela Merkel vazhdon

të ketë jehonë në arenën politike. Si ishte për ju ky takim? Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe përtej g juhës së drunjtë diplomatike, a duhet të presin shqiptarët një Po nga Gjermania për statusin e vendit kandidat? Ishte një vizitë e shkëlqyer që reflektoi frymën më pozitive të Gjermanisë kundrejt vendit tonë. Në të gjitha takimet që delegacioni shqiptar pati, u ndje vlerësimi për punën e qeverisë, vizionin e saj për të ndryshuar vendin dhe kjo është një vlerë e shtuar aq më tepër kur të gjithë e dimë se ky shtet është pikërisht lokomotiva e qëndrueshmërisë në Bashkimit Europian. E kisha ndjerë edhe më herët këtë lloj fryme në vizitën time të mëparshme në Berlin, vetëm pak javë përpara vizitës ku isha pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i vendit, por më duhet të theksoj se takimi me zonjën Merkel ishte tregues i një dimensioni të ri marrëdhëniesh jo vetëm mes vendit tonë dhe Gjermanisë, por edhe me vetë Bashkimin Europian. Në lidhje me atë çka duhet të presin shqiptarët, unë nuk mund të mohoj se Gjermania është një nga vendet kryesore sidomos kur vijmë tek vendimmarrja për proceset integruese të vendeve të Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria. Zonja Merkel e theksoi qartë se Shqipëria ka bërë përparime dhe këto përparime deri në qershor do të jenë regjistruar nga Komisioni Evropian. Kancelarja gjithashtu ka deklaruar publikisht se Gjermania do të shohë pozitivisht këto zhvillime në Shqipëri, duke vënë theksin se perspektiva evropiane është e nevojshme për gjithë vendet e Ballkanit perëndimor ku bën pjesë edhe vendi ynë. Këto deklarata nuk kanë nevojë për interpretim, sepse reflektojnë siç e thashë më sipër frymën që ne pamë nga afër në Berlin. Për sa na takon, jemi të angazhuar ashtu sikurse ishim edhe në dhjetor, pavarësisht vendimit që u mor për statusin, që të mos ndalemi me

Takimi me Merkel

Zonja Merkel e theksoi qartë se Shqipëria ka bërë përparime dhe këto përparime deri në qershor do të jenë regjistruar nga Komisioni Europian. Kancelarja gjithashtu ka deklaruar publikisht se Gjermania do të shohë pozitivisht këto zhvillime në Shqipëri


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

reformat,me rritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve tanë, të cilët meritojnë më shumë siguri dhe progres, më shumë zhvillim dhe me shumë evropianizim brenda vetë vendit të tyre. Rruga jonë drejt BE-së, nuk përfundon me statusin, përkundrazi pas marrjes së tij na pret akoma dhe më shumë punë për të përmbushur gjithçka që kërkohet për të qenë të denjë të jemi pjesë e familjes së madhe që duan pjesa më e madhe e shqiptarëve. Kanë mbetur edhe tre muaj nga vendimi i qershorit, kohë kjo që mund të shfrytëzohet për lobim nga qeveria shqiptare. A keni ju një axhendë në këtë drejtim dhe një strateg ji efikase për të bindur vendet skeptike? Sigurisht që ka një axhendë të qartë, e cila është ndërtuar paralelisht si në funksion të përmbushjes së afateve me reformat dhe masat konkrete që po ndërmerren për zbatimin e 5 prioriteteve që na janë lënë nga Komisioni Evropian, por me fokus edhe në takimet bilaterale që po zhvillohen në shumë prej vendeve anëtare. Do të vijojnë të tilla takime qoftë nga Kryeministri i vendit, qoftë nga Ministria e Jashtme dhe Ministria që unë drejtoj. Në javët e ardhshme kam planifikuar një sërë vizitash pune që përfshijnë Austrinë, Anglinë dhe Holandën. Më lejoni të ritheksoj se puna jonë më e madhe është përqendruar mbi të gjitha në realizimin e reformave të cilat ne po i ndërmarrim për qytetarët shqiptarë në radhë të parë, të cilët meritojnë ndryshimin e sistemit, përmirësimin e jetesës në vendin ku jetojnë, çka mund të realizohet edhe më mirë me avancimin e procesit të integrimit në të gjitha etapat e tij. Zbatimi i 5 prioriteteve që na vijnë nga Brukseli është detyrë primare e qeverisë shqiptare për të arritur standardet në të gjitha fushat jetike të vendit. Ref uz i m i i st at u s i t mb etet gjithashtu një opsion me probabilitet të madh këtë qershor. Në rast se kjo ndodh, ç’pasoja do të ketë për vendin dhe qeverisjen e majtë? Cilët janë faktorët sipas jush që i kemi

11

www.mapo.al

kundër dhe një refuzim tjetër, a rrezikon të krijojë dekurajim në kursin e reformave? Statusi i vendit kandidat është vetëm një fazë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Nuk është fundi i tij, as fillimi. Çështja duhet parë në kompleksitetin dhe vijimësinë e këtij procesi i cili ka nisur prej vitesh. Jemi të gjithë në një mendje kur themi se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, pavarësisht se cila qeveri ka qenë në pushtet, pasi kontributi është i të gjitha qeverive. Parë në këtë kontekst, duhet të sqaroj se marrja apo jo e statusit të vendit kandidat nuk ndryshon praktikisht asgjë për qytetarët shqiptarë. Nuk sjell më shumë përfitime për ta. Shqipëria nuk do të marrë më shumë fonde nëse merr statusin e vendit kandidat. Por nga ana tjetër, vendimi për dhënien e tij do të ishte një sinjal pozitiv për 87% të qytetarëve të cilët e duan Bashkimin Evropian. Do të ishte gjithashtu një shtysë edhe më e fortë për qeverinë dhe gjithë shoqërinë shqiptare për të avancuar me reformat. Ky është një vendim që u takon vendeve anëtare dhe shpesh nuk ka të bëjë vetëm me teknikalitete apo përmbushjen e detyrave të shtëpisë të cilat Shqipëria tashmë i ka të ezauruara që në muajin dhjetor. Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte dëshmia më e qartë për realizimin e tyre. Më lejoni të them se vendimi nëse Shqipëria do të kalojë në qershor në një fazë tjetër të integrimit në BE, padyshim që do të na inkurajonte edhe më shumë në angazhimin që kemi marrë përsipër, për të cilin 1 milion shqiptarë kanë votuar. Ky angazhim lidhet me europianizimin brenda nesh, me këtë sfidë që e kemi në radhë të parë me veten. Por nga ana tjetër e them me bindje të plotë se qeveria shqiptare, cilido qoftë ky vendim nuk do të ketë as dekurajimin më të vogël me reformat e nisura dhe ato në vijim. Ato nuk po ndërmerren për vendet anëtare, por për popullin shqiptar. Në lidhje me faktorët kundër, mendoj se fryma e konsensusit mes palëve politike në lidhje me këtë prioritet kombëtar duhet të ishte në nivele krejt të tjera nga kjo ak-

"Një gruaje nuk i mungon asgjë për t’i bërë të gjitha dhe shumë mirë madje. Sigurisht, që kërkon një vullnet të palëkundur, këmbëngulje dhe respekt për veten. Duhet t’i kultivojmë këto karakteristika çdo ditë, pa u ndalur sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund një mentaliteti që nuk e ka ndihmuar gruan shqiptare, por e ka dëmtuar në rrjedhën e viteve"

tuale, sepse axhenda evropiane është mbi ndasitë politike. Për këtë aspekt duhet vullneti i të gjitha palëve, unifikim i qëndrimeve, konstruktivitet i vazhdueshëm dhe jo vetëm atëherë kur marrja apo jo e statusit të vendit kandidat mund të perceptohet si një çështje meritash të njërës apo tjetrës force politike. Shtatë muaj pas ngjitjes në pushtet të mazhorancës PS-LSI, klima politike në vend mbetet e acaruar dhe kjo ndikon jo pak tek perceptimi i ndërkombëtarëve për Shqipërinë. Në këtë drejtim, a nuk duhet që mazhoranca të ofrojë më shumë konsensus për opozitën? Në këndvështrimin tuaj, pse dialogu politik është një fenomen i rrallë në vend? Konsensusi i ofruar nga mazhoranca qeverisëse nuk ka qenë asnjëherë më parë në të tilla nivele si tani. Kjo është e dukshme jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe ndërkombëtarët. Dialogu politik dhe konsensusi, kërkohen me ngulm nga Brukseli, por kërkon vullnetin e dy palëve, pasi opozita është aktor i respektuar dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është aktori i vetëm dhe as aktori që vë veton. Ju e dini që qeveria i ka bërë ftesa të vazhdueshme opozitës që pas marrjes së mandatit në shtator, që të jetë pjesë e reformave dhe vendimmarrjeve. Të gjithë e kanë parë frymën e tolerancës që mbizotëron në Kuvend, ku opozitës nuk i pritet fjala, por përkundrazi ka të gjithë hapësirën e nevojshme për të diskutuar dhe për të shprehur mendimin e saj në mënyrë të dobishme. I gjithë ky qëndrim vjen në një kohë kur mazhoranca është e konsoliduar dhe ka të gjithë numrat për vendimmarrje. Synimi i kësaj maxhorance ka qenë dhe mbetet pikërisht përfshirja e opozitës dhe jo përjashtimi i saj, por siç e thashë duhet reflektim dhe largpamësi nga ana e opozitës, për të parë përtej betejës politike. E them këtë sepse qëndrimet jokonsensuale, nuk dëmtojnë mazhorancën, por dëmtojnë interesat e Shqipërisë. Integrimi në Bashkimin Europian nuk është çështje meritash, por përgjegjësi e gjithë aktorëve.

Ekziston një perceptim se qeveria është e qartë për sfidat e vendit, por e ngadaltë në nisjen e reformave të mëdha. Përveç asaj administrativeterritoriale, që mbetet pezull për shkak të mungesës së opozitës, nuk ka ende asnjë nismë për reformën në drejtësi apo atë kushtetuese. Çfarë e pengon një mazhorancë me 85 vota në Kuvend, të jetë më e vendosur dhe më e shpejtë në realizimin e objektivave? Nuk besoj se ky është perceptimi i përgjithshëm i shqiptarëve. Nuk ndaj gjithashtu të njëjtin mendim sa i përket ritmeve me të cilat po kryhen reformat. Ajo çka na intereson të gjithëve është ndërmarrja e tyre me standarde në radhë të parë dhe këtë qeveria ka treguar se di ta bëjë. Në lidhje me reformën administrative-territoriale, më duhet të them se ajo nuk ka mbetur pezull, por do të realizohet brenda afateve kushtetuese që lidhen me zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjithashtu sa i takon reformës në drejtësi e cila është shumë komplekse, nuk ka asnjë pengesë që ajo të ecë përpara dhe kështu do të ndodhë brenda një kohe të shkurtër. Paralelisht po punohet për reformën e pensioneve, reformën ekonomike dhe reforma të tjera që prekin drejtpërdrejt qytetarët. Por duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se qeveria ka marrë angazhimin për të zbatuar shumë reforma njëkohësisht të cilat kërkojnë kohën e vet, dhe sigurisht nuk mund të priten ndryshime rrënjësore që duhet të kishin ndodhur vite më parë, në harkun kohor të 8 muajve. Cilat konsideroni 3 arritjet më të rëndësishme të qeverisë suaj? Nuk do ndalesha në numra, por mund të them se progresi që ka bërë Shqipëria qoftë në luftën kundër krimit të organizuar, krijimin e një administrate publike eficiente, rikthimit të besimit te qytetarët, reformat e mëdha ekonomike dhe sociale që ajo ka nisur, kanë marrë vlerësimin nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, çka na nxit të vijojmë me të njëjtën vendosmëri në përmbushjen e detyrimeve tona.

Axhenda e lobimit

Roli i opozitës

Konflikti politik

Do të vijojnë të tilla takime qoftë nga Kryeministri i vendit, qoftë nga Ministria e Jashtme dhe Ministria që unë drejtoj. Në javët e ardhshme kam planifikuar një sërë vizitash pune që përfshijnë Austrinë, Anglinë dhe Holandën

Mendoj se fryma e konsensusit mes palëve politike në lidhje me këtë prioritet kombëtar duhet të ishte në nivele krejt të tjera nga kjo aktuale, sepse axhenda europiane është mbi ndasitë politike. Për këtë aspekt duhet vullneti i të gjitha palëve, unifikim i qëndrimeve...

Konsensusi i ofruar nga mazhoranca qeverisëse nuk ka qenë asnjëherë më parë në të tilla nivele si tani. Dialogu politik dhe konsensusi kërkohen me ngulm nga Brukseli, por kërkon vullnetin e dy palëve, pasi opozita është aktor i respektuar dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është aktori i vetëm dhe as aktori që vë veton


12

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

forum Enkel Demi: Nuk bëmë asnjë ditë pushim për 82 a 83 emisione rresht. Bënim debate mirëfilli editoriale. U bënë kaq vjet që bëj këtë punë, por momente si ato të atyre ditëve nuk janë përsëritur më.

Ishim një lloj fari që orientonte median e asaj periudhe Si u bëre pjesë e emisionit “Kosova, luftë apo paqe”? Të paktën në udhën time në gazetari, shumë ngjarje të rëndësishme kanë ardhur rastësisht. Ka qenë gazetari Dritan Shakohoxha, i cili i propozoi pronarit të televizionit që unë të bëja një program live, natën vonë me lidhje direkte, informacione, një lloj edicioni informativ pak më të veçantë se lajmet. Shakohoxha e argumentonte këtë me faktin se unë isha dalluar për transmetime të këtilla në Radio Koha. Dritan Takaj, pra i zoti i TVA-së, pranoi. Asokohe ishe gazetar në TVA? Unë punoja në TVA, drejtoja një talk show, i cili titullohej “Poker”. Nuk isha gazetari kryesor i televizionit, përkundrazi sapo kisha ardhur dhe mundohesha të dilja pakëz mbi ujë. Vija nga radio dhe duhej të bëja një gjë të re. Në njëfarë mënyre, lufta e Kosovës i dha një shtysë të pakthyeshme rrugës sime në median televizive. Më thanë që do të bëja këtë edicion special diku nga mesnata. Kuptohet isha i lumtur për mundësinë. Ndërkohë, emisionin kryesor për këtë ngjarje do ta bënte drejtori i lajmeve, Rezear Xhaxhiu. U vendos të ndërtohej njëfarë skenografie në një dhomë, së cilës ne i thoshim studio. Agim Buxheli printoi një poster, në të cilin shkroi “Luftë apo paqe në Kosovë?”. Kjo ishte dilema e tij personale, ndaj e shkroi, por meqë ishte një sfond i pashmangshëm, i dha dhe titullin programit. Më tej është grindur me të tërë për nja dy karrige plastike që donte me i vendos në studio dhe jo për titullin, i cili u mor i mirëqenë. E dije se do të bëhej emision maratonë, aq sa zgjaste edhe lufta në Kosovë? Jo. As e kisha idenë. Mendova do të ishte njëfarë edicioni i përnatshëm. Kaq. Madje, duke biseduar me Valbona Sulçen ramë dakord ta bënim bashkë këtë edicion, sepse ajo ishte gazetarja kryesore e TVA-së dhe kishte përvojë më të madhe se unë në televizion, veçanërisht në drejtimin e lajmeve. Jemi futur në studio dhe nuk na linin më të dilnim. Informacionet vinin lumë, pamë që telefoni nuk pushonte. Njerëzit e thjeshtë u kthyen në reporterë kudo që ndodheshin, gjithë televizioni nga roja deri tek pronari u vunë në funksion të këtij transmetimi. Kuptuam se lajmi ishte kali ynë i betejës. Kemi dalë nga studioja gati në të gdhirë. Të nesërmen njerëzit gati na mbanin në krah. Programi u kthye në emisionin kryesor të televizionit, ndoshta i vetmi. Gjithçka u bë e tij. Marketingu, gazetarët, teknikët, punonjësit e tjerë, punuan veç për të. U kthyem në një lloj fari që orientonte median e asaj periudhe. Tentativat për konkurrencë dështuan. Ishim padyshim njerëzit më të lumtur që bënim televizion në një studio, e cila pikonte kur binte shi dhe e kish tavanin me kallama. Them se edhe tash pas 15 vjetësh është e vështirë të arrihet ajo ndjekje nga njerëzit e thjeshtë. Si i kujton ato ditë? Ditët tona të triumfit, por edhe ditë tejet të vështira, ditë tragjike. Shpesh shkoja nga studioja në Pallatin e Sportit për t’u tokëzuar. Kishim sukses, pasi kish ndodhur një gjëmë e përmasës së jashtëzakonshme. Bona nisej në Kukës, gazetarët e tjerë shkonin në çdo kamp refugjatësh. Tur Çani ndiqte hap pas hapi aventurën e marrë të Antonio Rusos në Kosovë, Artur Zheji la Radio Radicale në Itali dhe iu bashkua stafit e studios. Takonim çdo ditë të parët e luftës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Bujar Bukoshin, Pandi Majkon, Bujar Kosumin e plot e plot të tjerë. Qëndronim në redaksi pothuaj të tërë ditën e lume, praktikisht jetonim atje. Nuk bëmë asnjë ditë pushim për 82 a 83 emisione rresht. Bënim debate mirëfilli editoriale. U bënë kaq vjet që bëj këtë punë, por momente si ato të atyre ditëve nuk janë përsëritur më. Nuk e harroj dot sa e vështirë ka qenë, kur kemi thënë që gazetari Baton Haxhiu ka vdekur. Pas do ditësh kemi raportuar historinë e tij, e vlefshme për ndonjë film action amerikan, dhe nuk përmbanim gëzimin që ish gjallë. Të mendosh që Batonin në at’botë nuk e kisha takuar kurrë. Sot jemi miq për kokë.

Kosova,

luftë apo paqe?! Kur një emision televiziv hynte në histori Ajo çka ka ngelur 15 vite më pas nga lufta e përgjakshme e Kosovës, nga eksodi gati biblik i shqiptarëve që linin shtëpitë në bërtitje të instinktit primordial për mbijetesë, nga njollat që nuk lahen të gjakut të derdhur nëpër shtëpi, depo, stalla, rrugë, masës së madhe të kurmit njerëzor të pajetë në varreza masive, të një çmendurie të një populli ndaj një tjetri, është memoria. Ajo historike, ajo kolektive, ajo individuale. Pas popullit fatkeq të Kosovës vinin përndjekjet e ushtrisë serbe, rezistenca e UÇK-së, bisedimet në tryezë të superfuqive, ndërhyrjet e NATO-s dhe raportimi i gazetarëve të terrenit, ata që ndiqnin dhe dëshmonin çdo ngjarje në frontin e parë. Heronj të një lloji tjetër, ata që e sillnin të vërtetën në sytë e çdo shqiptari dhe qytetari të botës për të parë nga afër masakrat e hordhive serbe dhe lumenjtë e gjakut që bërtisnin për shpëtim... Në thuajse në një kohë me luftën, mori jetë edhe emisioni televiziv “Kosova, luftë apo paqe” në valët e televizionit “Arbëria” – burimi thuajse i vetëm i shqiptarëve për informim nga terreni, me lidhje direkte, me korrespodentë në pikat më të nxehta të luftës dhe kampeve ku qëndronin shqiptarët e Kosovës dhe me komente e analiza të gjata në studio. Një emision maratonë që zgjati 3 muaj, deri në përfundim të luftës së Kosovës, që sillte audiencë marramendëse dhe sukses në një kohë lufte e që do të bëhej përcjellësi dhe raportuesi i një pjese të historisë. Ja si e kujtojnë tre protagonistë, Artur Zheji, Enkel Demi dhe Valbona Sulçe atë periudhë, ku të ndaje misionin gazetaresk me anën njerëzore dhe ndjesinë patriotike, bëhej gati mision i pamundur.

Fatos Klosi: Ish-kreu i SHISH në kohën e Luftës së Kosovës thotë se ceremonia e qeverisë ishte më shumë për të ardhmen sesa për të kujtuar protagonistët. Demokracia u jep mundësi të gjithëve të thonë e shkruajnë ç’të duan, si iu duket, si iu intereson etj. Historia do të jetë objektive kur ta shkruajnë drejt ata që e bëjnë për pasion apo për profesion, kohë më vonë.

Berisha s’ka asnjë kontribut për të cilin mund të përgëzohet Fatos Klosi nuk është hatërmbetur që nuk ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Kukës. “Kjo ceremoni e kapërcen kontekstin historik dhe synon të evidentojë më shumë të ardhmen që pritet”, - thotë Klosi në një intervistë për Mapo, ndërsa shton se e sheh ceremoninë si një përpjekje të qeverive të dy vendeve për të krijuar dhe evidentuar solidaritet reciprok, madje këtë e sheh edhe si arsye të përgëzimit që Rama bëri për ish-kryeministrin Sali Berisha nga Kukësi. “Edhe mirënjohja e shprehur ndaj Berishës besoj se ishte në këtë kuadër, jo aq për meritat e tij për ngjarjen apo kohën e saj, por më shumë për të kërkuar njëfarë mirëkuptimi dhe solidariteti për realizimin e planeve të bashkëpunimit midis dy shteteve shqiptarë”, - thotë Klosi. Ai shton se Berisha “nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet”, sa i përket periudhës së luftës së Kosovës. Klosi beson se është herët për të shkruar historinë e kësaj periudhe sa kohë që ajo ende ndikohet dhe sa kohë secili mund të shkruajë siç ka qejf, por shton se me kalimin e viteve do të vijë edhe koha kur historia do të shkruhet drejt. Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës përkujtuan 15-vjetorin e eksodit të kosovarëve në Kukës, ndërsa në pamje të parë u duk se shumë nga protagonistët e kohës

ishin lënë në harresë. Në analizën tuaj, si ishte kjo ceremoni? Kjo ceremoni ishte një ceremoni përkujtimore për një ngjarje të shënuar në historinë moderne të popullit shqiptar, ngjarje që evidentoi solidaritetin e natyrshëm të dy pjesëve të kombit shqiptar që për shumë vite kishin jetuar në dy shtete të ndryshme. Nga ana tjetër, kjo ceremoni kërkonte të evidentonte dhe solidaritetin reciprok që kërkohet të forcohet midis qytetarëve të dy shteteve shqiptare dhe të dy qeverive, që mesa duket kanë plane dhe programe të rëndësishme për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, kjo ceremoni e kapërcen kontekstin historik dhe synon të evidentojë më shumë të ardhmen që pritet. Kryeministri Rama i shprehu mirënjohjen Berishës dhe PD për atë që kanë bërë për Kosovën. Si e analizoni këtë gjest të Ramës? Edhe mirënjohja e shprehur ndaj Berishës besoj se ishte në këtë kuadër, jo aq për meritat e tij për ngjarjen apo kohën e saj, por më shumë për të kërkuar njëfarë mirëkuptimi dhe solidariteti për realizimin e planeve të bashkëpunimit midis dy shteteve shqiptare. Përpos kësaj ishte dhe një mesazh për zbutjen e klimës së brendshme politike. Kontributin e vërtetë të Berishës në ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës e dinë të tërë dhe besoj se nuk ka asnjë element

për të cilin mund të përgëzohet. A është treguar e drejtë historia me ata që ndihmuan UÇK-në, në atë që mund të quhet prapavija shqiptare në luftën e Kosovës? Kush ishin politikanët shqiptarë më aktivë, e që patën një rol vendimtar në ato ditë? Është herët për të folur historia, ç’ka flitet sot është akoma e kondicionuar nga shumë faktorë jo objektivë. Demokracia u jep mundësi të gjithëve të thonë e shkruajnë ç’të duan, si iu duket, si iu intereson etj. Historia do të jetë objektive kur ta shkruajnë drejt ata që e bëjnë për pasion apo për profesion, kohë më vonë. Si i kujtoni ditët kur Shqipëria hapi dyert për kosovarët e drobitur nga lufta? Një analizë tuajën mbi mënyrën se si vendi ynë, edhe pse i dobët dhe pa infrastrukturë, e përballoi këtë emergjencë? Për mua janë ditë të lavdishme, kur një popull i tërë priti një popull të tërë, u hapi dyert dhe zemrat. Por nuk duhet ta harrojmë se dhe komuniteti ndërkombëtar ka një kontribut të rëndësishëm për mbështetjen e fuqishme morale dhe ekonomike që i dha Shqipërisë për përballimin e asaj situate shumë të vështirë. Duhet ta themi që në aspektin ekonomik, në sajë të kësaj ndihme, Shqipëria më shumë fitoi sesa shpenzoi në ato ditë. Gjithsesi, ato ditë do të mbeten të paharruara në historinë e popullit shqiptar.


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

13

www.mapo.al

Valbona Sulçe:

Artur Zheji: Ndjesia që po punonim për një çështje të madhe, për një çështje jetë a vdekje për shqiptarët, krijonte një pasion. Ishte një dimension shumë vullnetar, kishte një ndjesi…Ishte thjesht kënaqësia që merrnim që ishim ndërmjetësit e shpresës dhe jo thjesht reporterët e vdekjes dhe kishim audiencë të paimagjinueshme të shqiptarëve që ndiqnin këtë emision.

Ishim ndërmjetësit e shpresës, jo thjesht reporterët e vdekjes Ju asokohe punonit në radio Radicale në Itali. Si u gjendët te ky aksion? Viti ‘99 ishte padyshim ndër vitet më të tmerrshme dhe dramatike të jetës sime, jo për diçka që më ndodhte mua si person, por për herë të parë në jetë, fillimisht virtualisht dhe në një kohë të dytë pas disa ekspeditave që bëra pas tërheqjes së trupave nga Kosova, pashë varreza masive, pashë një spastrim etnik, e pashë dhe e preka, sepse tjetër gjë është ta dëgjosh. Ishim në një klimë kur ne mendonim që vihej në diskutim ekzistenca e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e Kosovës, sepse ne e dinim që, në qoftë se nuk do të zgjidhej çështja e Kosovës, në një formë apo në një tjetër do të kishte pasoja ekzistenciale dhe për pjesën tjetër të kombit shqiptar, që ishte Shqipëria shtetërore. Në këtë tension, unë drejtoja një emision në Radion Radicale në Romë, ku ora më e dëgjuar e radios është ora 23:00-01:00, dhe unë bëja një emision të përnatshëm dhe kisha dërguar si drejtor i departamentit për Ballkanin dhe Europën Lindore në Radio Radicale si korrespondent Antonio Ruson, që u vra në Gjeorgji disa vite më vonë ngjarjeve të Kosovës dhe arritëm të kishim ekskluzivitetin e raportimeve të tij në kohën që diktatura e Millosheviçit kishte ndaluar me zjarr dhe me hekur dhe me policinë sekrete gjithë korrespondentët e mundshëm nga Kosova dhe hapëm një dritare informacioni nga Kosova e pushtuar dhe nën genocid e masakrën që ndodhte aty. Mirëpo kjo nuk më mjaftonte. Vija shpesh në Tiranë, mund të kem bërë edhe dy udhëtime në javë Romë-Tiranë dhe gjatë punës për informacionin që mblidhja e duhej për Radion Radicale, në Tiranë dhe Kukës, rashë në kontakt me Televizionin “Arbëria”, ku falë Enkel Demit dhe Valbona Sulçes, ishte konceptuar një emision “Luftë apo Paqe në Kosovë”, i cili raportonte çdo natë dinamikën e ngjarjeve në Kosovë dhe u ftova të marr pjesë. Ishte ndoshta prezantimi im i parë masiv me opinionin publik shqiptar nëpërmjet TVA-së dhe formatit të këtij emisioni. Qoftë Enkeli, qoftë Valbona u afeksionuan shumë pas meje dhe menduan që kontributi im ishte i rëndësishëm dhe konceptuan që të isha pjesë e qenësishme e emisionit për sa kohë ai të vazhdonte dhe unë e mbajta këtë premtim. Nga 100 emisione, unë mund të kem qenë në 60-70 prej tyre sepse shkoja dhe në Romë, në Shkup, në Tetovë, ku takoja kolegë të dashur si Baton Haxhiu, Bukurie Gjonbalaj dhe mjaft të tjerë. Ju ishit edhe në rolin e gazetarit të terrenit, përveçse opinionistit në studio. Gjërat për të cilat flisnit, i kishit dëshmuar me sytë tuaj apo jo? Po, sepse unë raportoja për radion italiane, madje ndihmoja dhe me info edhe kolegë të Canale5 dhe RAI2. Si i dërguar i posaçëm në terren, ishim si të thuash reporterë të vdekjes dhe të shpresës. E kishit menduar që do ishte një maratonë kur pranuat ofertën? Mendoj që njeriu nuk e di çfarë energjish të fshehura ka. Thonë që kur është në rrezik jete, ai mund të shndërrohet edhe në një ‘super njeri’, sepse lufta për të mbrojtur jetën çliron energji të tilla, që askush nuk mund ta dijë se ka brenda vetes. Sigurisht edhe mosha ishte e tillë që nuk kishim lodhje. Ndjesia që po punonim për një çështje të madhe, për një çështje jetë a vdekje për shqiptarët, mund të duket sot retorike, por krijonte një pasion të papërsëritshëm. Nuk ishte as çështje parash, as çështje kontratash, ishte një dimension pothuajse krejt vullnetar dhe kishte një ndjesi gëzimi se ndjeheshim

pjesë e diçkaje të madhe dhe të vërtetë… Edhe Enkel Demi, edhe Valbona Sulçe, edhe Rezear Xhaxhiu, Alban Dudushi, Sonja Pepa, Sokol Bregu që punonin në strukturat e TVA-së dhe për këtë emision, nuk e njihnin asokohe termin lodhje. Na shpërblente kryesisht kënaqësia që merrnim nga eteri dhe nga njerëzit, ndjeheshim që ishim ndërmjetësit e shpresës dhe jo thjesht reporterët e vdekjes. Duhet thënë se kishim audiencë të paimagjinueshme të shumicës së shqiptarëve që ndiqnin këtë emision, ndërsa dy xhipe ushtarakë të natës rrinin ditë-natë të parkuar pranë televizionit... Kishte edhe qytete apo fshatra, ku sinjali nuk shkonte cilësor, mirëpo edhe në nivelin e dukshmërisë më minimale na shikonin ose kishte raste që vetëm na dëgjonin në çdo kënd të Shqipërisë dhe pse? Sepse ishim i vetmi kanal televiziv në atë kohë i përkushtuar krejtësisht ndaj asaj tragjedie të madhe dhe të paskaj që na përkiste në çdo qelizë të qenies sonë. Luftë apo Paqe në Kosovë, ishte i vetmi emision që i përgjigjej kërkesës së audiencës për të marrë vesh ç’po ndodh ditë pas dite, plus faktit që në Shqipëri ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra emigrantë të përkohshëm që kishin ardhur nga Kosova dhe kjo shumëfishonte vëmendjen e publikut. Sa e vështirë ishte kur raportonit për ngjarje të hidhura nga fronti? Njerëzorja ishte lënë mënjanë. Praktikisht ishim edhe ne, pjesë e një depresioni kombëtar shumë të madh për sa kohë nuk e kishim të qartë në do merrej një operacion ndëshkimor ndërkombëtar, serioz dhe përfundimtar për Serbinë, që ishte shumë superiore ushtarakisht dhe ia kish arritur të motivonte dhe të indoktrinonte popullin e vet, se kish ndërmarrë një ‘luftë të drejtë’. Në momentin që hynë në luftë me vendosmëri Uashingtoni dhe Londra, sepse nga vendet e tjera europiane nuk kishim ndonjë shpresë, kur rezistenca gjeopolitike që bënte presidenti rus i asaj kohe, Boris Jelcin, dukej e zbehtë dhe nuk kushtëzonte veprimet e NATO-s, sidomos kur bombardimet u intensifikuan në shkallë të gjerë, patëm njëfarë qetësie dhe bindjen se do të shkohej deri në fund. Fituam bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do tërhiqeshin nga ky operacion humanitar dhe kjo çlironte një energji tjetër pozitive. Dhe dihet, pas depresionit vjen gjithmonë një pranverë, një gëzim shumë i madh. Si ndodh me një të sëmurë që i kanë dhënë diagnozën që vuan nga një sëmundje shumë e rëndë vdekjeprurëse dhe pastaj i thonë “jo, jo, bëmë ca analiza të tjera dhe na rezulton se je mirë me shëndet”, kështu edhe ne, kaluam nga depresioni në euforinë më të ‘shkalluar’ të mundshme. Çfarë ndjetë kur i erdhi fundi kësaj eksperience? Kësaj eksperience nuk mund t’i vinte fundi menjëherë... Ishte vetëm mbyllja e një akti dhe unë personalisht e ndoqa këtë cikël maratonë duke bërë reportazhe në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren me kamerat e Televizionit “Arbëria” për të faktuar dhe dokumentuar gjurmët e masakrës. Kurrë në jetën time nuk kam parë kaq mijëra, mijëra, mijëra shtëpi të djegura dhe të shkatërruara. Panorama e Kosovës ngjante me shkretëtirën që lë pas një bombë atomike. Nuk kisha parë kurrë me sy, nuk kisha prekur kurrë me dorë, nuk kisha shkelur kurrë me këmbë, shkretëtirën që njerëz keqdashës mund të shkaktonin ndaj njerëzve të tjerë. Pra, pashë për herë të parë sesa e pafund është urrejtja njerëzore, në këtë rast një urrejtje e çmen-

dur sadiste në kurriz të vëllezërve të një gjaku që ishin shqiptarët e Kosovës. A ndjenit një inat më të madh prej faktit që ishit shqiptar, ndryshe nga ç’do ndodhte po të raportonit nga Afganistani apo Siria, le të themi? Unë jo më kot nuk thashë urrejtje e serbëve ndaj shqiptarëve, thashë e njeriut kundër njeriut, pra në harkun e 15 viteve distancë, ndoshta jam çliruar nga kjo dhe jam munduar ta shoh si një krim i përbindshëm kundër njerëzimit, jo thjesht kundër shqiptarëve. Sepse kjo e sensibilizoi krejt Planetin. Shumëkush në botën tonë të panjohur, shumëkush me zemër të madhe, bëri të vetën atë që ishte e shqiptarëve. Dhimbjen, vdekjen, padrejtësinë, krimin. Ky është qytetërimi i madh botëror, që së fundi çliroi edhe Kosovën. Ne ishim një fragment i përgjakur i luftës së qytetërimeve. Ishim viktima, ndërsa serbët xhelati. Sigurisht ky ishte një episod shumë i thekshëm i asaj që serbët bënë ndaj shqiptarëve, por pas 15 vitesh unë e shoh në një refleksion tjetër, shpresoj më të thellë dhe më përfshirës. Ne përjetuam dëshminë se deri ku shkon çmenduria e njeriut kundër njeriut, ndonëse njeriu në ADN-në e vet, ndjehet njëfarë dhe në të njëjtin stad zhvillimi. Mendoj se serbët vetë, ndoshta nesër më shumë sesa sot, janë dhe do të jenë më shumë reflektivë, do e kuptojnë që ajo që ndodhi është një njollë turpi në historinë e kombit të tyre. Sepse, nuk ishim ne ata që i bëmë këto turpe, ishin ata. Kjo është e qartë dhe është e përcaktuar, çdo tendencë për të revizionuar historinë do të ishte një pisllëk i madh dhe një mohim i një të vërtete absolute. Në atë periudhë të errët për ne dhe për serbët, histeria kriminale dhe vrasëse hipnotizoi një popull relativisht të qytetëruar siç janë fqinjët tanë veriorë. Megjithatë kjo ka ndodhur në histori, ka pasur edhe popull më të madh, në kulturë dhe në fisnikëri si gjermanët apo japonezët për shembull, që kanë bërë të njëjtën gjë. Qenkan disa cikle turpi në historinë e disa kombeve, të cilat bëhen bazë refleksioni për të kaluar përtej. Serbët, nëse mbeten aty dhe e mohojnë, gjë që unë nuk prirem ta besoj, do të thotë se duan të ngelen në batakun e një turpi, për të cilin duhet të skuqen historikisht edhe për 100 vitet e ardhshme. A e ndjenit që po bëheshit pjesë e raportimit të një pjese të historisë? Pa dyshim. Kam në arkivat e mia qoftë të shkruara, qoftë në skutat e kujtesës. Janë shumë detaje që do t’i hedh edhe në letër. Tani po kuptoj falë kësaj interviste që po bëni ju, që paska rrjedhur shumë kohë dhe në fund të fundit kur rrjedh kaq kohë, duhen depozituar disa kujtime, jo thjesht si kujtime, por si dëshmi të një periudhe të nxirosur. Sepse dihet, janë disa dëshmi të cilat e përditshmja do t’i lërë pas krahëve. Një popull shumë i madh që ka kaluar nga kjo përvojë, hebrenjtë, kanë vendosur një traditë botërore të Kujtesës. Për shembull, kemi plot raste që në kulmin e karrierës dhe famës, artistë të mëdhenj me origjinë hebraike, siç është rasti i regjisorit të madh Spielberg, ata kanë lënë pas edhe një kryevepër më shumë, për të përjetësuar Kujtesën e Holokaustit. Për t’i kujtuar Njerëzimit që urrejtja e njeriut për njeriun shkon në dimensione çmendurie përmes një korridori arsyetimesh dhe doktrinash që shtiren si të ‘shenjta’. Dhe kjo nuk duhet harruar, sepse po u harrua rrezikon të përsëritet. Edhe Kosova, pa dashjen e saj, u bë pjesë e një refleksioni planetar, sepse aty, e keqja brenda njeriut u zgjua në trajtën më të frikshme dhe prodhoi të keqen më të madhe që çdo imagjinatë mund ta prodhonte.

Nuk mbaj mend lodhje fizike dhe mendore. Ishte adrenalina e ngjarjeve historike që po zhvilloheshin para syve tanë që ta hiqte çdolloj lodhjeje.

Ka qenë periudha më intensive e jetës sime profesionale Sot pas 15 vitesh, si e kujton atë ditë kur mësove se do të bëje emisionin “Kosova, luftë apo paqe”? Isha gazetare në TVA që prej nëntorit të vitit 1997. Mbuloja Parlamentin dhe politikën si gazetare terreni dhe drejtoja edicionet informative të mbrëmjes. “Luftë apo Paqe në Kosovë” nisi si një speciale pas edicionit të lajmeve më 24 mars 1999, ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi bazat ushtarake serbe në Kosovë me iniciativë të kryeredaktorit të lajmeve Rezear Xhaxhiu. Kolegu Enkel Demi ishte duke u futur në studio dhe ka qenë impuls i momentit, ndërsa i thashë: “Do vij dhe unë në studio”. Kaq ishte. Dhe titullin e kemi gjetur shumë më vonë. Emisioni u bë maratonë e gjatë, deri në mbarim të luftës. E dije këtë? Jo, askush nuk e dinte. Emisioni lindi si një improvizim në përgjigje të nevojës për të ndjekur hap pas hapi një konflikt kaq afër Shqipërisë dhe që përfshinte popullatën shqiptare në Kosovë. Fillimisht kishim vetëm aksin informativ, domethënë lajme nga terreni dhe nga agjencitë ndërkombëtare. Më vonë u fut elementi i analizës me këndin e Artur Zhejit, që na u bashkua nga Roma, ndërsa Artur Çani u fokusua në lajmet e orës së fundit nëpërmjet internetit. Kolegët e dhomës së lajmeve ishin në terren, sa në kampet e të dëbuarve, sa në institucionet qeveritare që menaxhonin krizën. Si ishit të organizuar brenda stafit tuaj? Paradite përgatiteshin inserte që ilustronin qëndrimin e vendeve të ndryshme ndaj krizës, shpjegime mbi llojin e armatimeve që po përdoreshin, profile politikanësh të lartë etj. Lidhjet direkte me telefon me të katër anët e botës ishin gjithashtu një element kyç i emisionit, që i jepnin dinamikën e duhur një programi që zgjaste mesatarisht 4-5 orë transmetim të drejtpërdrejtë. Më pas shtuam rubrikën e leximit të shtypit të ditës së nesërme, atij shqiptar dhe të huaj. Dhe në fund, besoj pas një muaji, vendosëm dhe siglën dhe titullin, bëmë dhe një skenografi të re, se edhe këto janë të rëndësishme. Kur e nisje dhe e mbaroje një ditë pune në ato kushte? I mbaj mend sikur të kenë ndodhur dje, sepse ka qenë periudha më intensive e jetës sime profesionale. Dita e punës niste si zakonisht në 9, me mbledhjen e mëngjesit dhe mbaronte në orën 2 pas mesnate, varej sa zhvillime kishte. Nuk do ta harroj kurrë atmosferën që u krijua në TVA ata tre muaj kur u shkrinë kufijtë mes redaksive dhe të gjithë pa përjashtim ndihmonin emisionin. Kur dilnim pas mbarimit të emisionit, në shkallët e ngushta të godinës ku ishte vendosur TVA-ja në rrugën e Kavajës ishte një varg i gjatë njerëzish, mbi 30, duke filluar nga pronari Ardian Take tek gazetarët, kameramanët, teknikët, regjisorët, logjistët, përkthyesit, që mblidheshin në një nga baret e qendrës për të shkarkuar tensionin e ditës dhe bisedonin për atë që do bënin nesër. Ishte e mrekullueshme. A raportove gjatë kësaj kohe nga fronti i luftës apo kampet e refugjatëve? Unë kam lëvizur vetëm një dyditësh në Kukës, kur erdhi vala e parë e të dëbuarve, dhe pastaj jam përqendruar në Tiranë, sepse formula e emisionit nuk lejonte shkëputjen e prezantuesve për asnjë ditë. Si e kapërceje vështirësinë dhe lodhjen fizike dhe mendore? Çfarë të shtynte të rezistoje? Nuk mbaj mend lodhje fizike dhe mendore. Ishte adrenalina e ngjarjeve historike që po zhvilloheshin para syve tanë që ta hiqte çdolloj lodhjeje. Pastaj ishim dhe shumë të rinj. Veç kësaj, vlerësimi dhe dashuria e njerëzve në rrugë ishte shpërblimi më i madh për gjithë punën tonë. Mbaj mend një episod shumë të këndshëm me aktorin Anastas Kristofori afër ‘Tajvanit’, i cili më ndaloi në rrugë dhe më tha: “A mund të të përqafoj?”. Ndërsa çifti i nderuar, Roza dhe Dhimitër Anagnosti më thanë: “Ne si familje të duam shumë”. Një nxënëse e klasës së shtatë në shkollën e lagjes sime më kishte shkruar një letër, ku më uronte për emisionin. Gazetat shkruanin për suksesin e emisionit tonë. Ishte një atmosferë elektrizuese.


MUR

14

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

Artisti në një rrëfim për pasionin e hershëm; të shkruarin dhe për nismën e tij më të fundit “paMUR”, pjesë e Festivalit të Librit dhe Artit “Pranverë 2014”, që zhvillon edicionin e tij të parë më 23-27 prill

Myrtezai:

Arti si politika, nëse të kalon pranë duhet të jesh gati për aventurën “Arti është supremaci e mendjeve të pakontrolluara nga njerëz të zakonshëm, siç dhe janë njerëzit e politikës. Nëse një shoqëri ka aftësinë të përthithë dhe të bëjë pjesë të saj territore të mundshme arti, atëherë besoj se do ishte një terapi, për të cilën ajo ka shumë nevojë”

Duhet ta kenë të qartë se imazhi publik është çështje dinjiteti te personi, që nuk blihet as me shkronja, as me karrierë e as me para. Personi është qëllim, e jo mjet, sikurse thotë Kant-i.

Zoti Myrtezai, kohët e fundit jeni duke dalë si më shpesh përballë publikut. A ka një strategji zgjimi juaj disi i papritur? Çfarë mund të na thoni për këtë? Jo. T’ju them të drejtën qe një zënkë e çastit me një gazetare, zënkë që në pamje të parë ngjan krejt e rëndomtë e pa rëndësi, por, duke e tjerrë përbrenda u bë shkak që t’i kthehem zakonit tim të hershëm. Qe një zënkë që më la një shije të hidhur, se si një pavëmendje publike mund të cenojë pak nga pak dhe të të degdisë pa mëshirë shtjellash harrese e mediokriteti. Më shumë se pavëmendje, më la shijen e një tradhtie mes dy njerëzish që ndërçmohen. Kjo më dha shkas që të tregoj se nuk mund ta shpërfillësh njeriun nëse të afrohet butë, me kujdes e ndjeshmëri. Më bëri një nder, në fakt, sepse më zgjoi një nga egot e vjetra – të shkruarit. Qe një përplasje e padukshme, që nuk bie në sy, por që nënkupton humnerat e padëshiruara të distancave të komunikimit. M’u desh të ridimensionoj një raport të hershëm me veten. Duket si një marrëzi e beftë, por unë prirem drejt marrëzive të mëdha, që në thelb ruajnë emocion. Dukeni i prekur!? Jo. Më kaloi menjëherë, pas një shkëmbimi mesazhesh, ku më betohej se qe një shkarje vëmendjeje. Edhe kjo mund të jetë, por unë çmoj njerëzit që nuk do mund të ndryshojnë, qoftë dhe në vëmendje. Kam investuar shumë që të jetoj me cilësinë e njeriut që nuk mund nëpërkëmbet dhe për finesa të padukshme në një marrëdhënie. A ka gjë për të qartësuar në raportet tuaja me median apo njerëzit që ju njohin? Jo. Nuk ka keqkuptime të kësaj natyre, por udhëtimi im, si i shumë njerëzve të kulturës, raportin më të afërt e ka pikërisht me atë që ka ndërtuar dhe beson. Në këtë pikë më duket e patolerueshme që t’i lejoj vetes një tripël të pasinqertë me atë çfarë unë jam. Se çfarë kuptimi do të kishte nëse ne do tradhtonim vetveten!? Si mund të jesh i pasinqertë në këtë pikë!? Sidomos mbas njëfarë moshe, nuk do ia lejoja vetes mungesën e sinqeritetit. Do doja të isha përherë i hapur. A ka një histori pjesa që ju shkruani? Duhet t’i kujtojmë vetes herë pas here se “njerëz jemi”, dhe si i tillë kam komplekset e mia që u zbehën disi në fazat e rritjes. Për shembull, vite më parë, në të gjitha daljet e

mia publike në media, shpeshherë, në shtypin e shkruar, dilja me pseudonim. Asokohe shkruaja në gazetën “Koha Jonë”, dhe në një gazetë kosovare në Tiranë, që e drejtonte S. Buçpapa. Pseudonimi im ishte Ana Kraja. E gjithë arsyeja se pse e bëja këtë ishte se në mënyrë instinktive besoja që emri im si artist nuk duhej të konkurrohej në shtyp nga një gazetar ose analist, apo qoftë edhe nga një studiues. Kështu e mendoja në atë kohë. Ata që më njihnin e kuptonin menjëherë nga stilistika. Qe një truk që më jepte kënaqësinë e strukjes pas fjalëve, pas teksteve. Korrenti i një natyre të dyfishtë, që më jepte një kënaqësi të veçantë për të lexuar veten, si dhe opinionet e të tjerëve nga një pozicion komod vjeljeje. Po tani, ai i flisni më gazetares që ju prishi humorin? E kam harruar si zënkë, e kam hedhur pas krahëve. Në fakt, e çmoja, prandaj më la një shije të hidhur. Ky rast qe një pretekst që më vjen si shkak zbulues i një aradhe shkrimesh dhe intervistash në dorë të gazetarëve të sotëm, që kanë mundësinë ta modelojnë dhe rrisin ndoshta më shumë se ç’duhet atë që kanë në dorë, gjë që edhe kështu dëmton dhe të tjera raste, sidomos në televizion, që ta marrin fjalinë sipas qejfit, apo siç u intereson, si pjesë e shkëputur, dhe të lënë gojëhapur, ngaqë e shkatërrojnë kontekstin nga del fjalia. Por, duke mos qenë shumë i vëmendshëm, kam besuar gjithnjë se një gazetar/e i/e mirë nuk duhet t’ia lejojë vetes këtë neglizhencë apo këtë vëmendje të pakët në formulimet e qëndrimeve. Duhet ta kenë të qartë se imazhi publik është çështje dinjiteti te personi, që nuk blihet as me shkronja, as me karrierë e as me para. Personi është qëllim, e jo mjet, sikurse thotë Kant-i. Ju pëlqen të intervistoheni? Ka raste që kam diçka për të thënë; duhet të bëj një dalje. Por, në përgjithësi, si në kundër-rrymë mbaj një profil të tërhequr, vetëmjaftohem me idenë se jam limani, dhe anija që ankorohet tek unë është me fat. (qesh) Ka një tërheqje të madhe kur të tjerët duan të të zbulojnë, krahasuar me rastin kur dikush ofrohet me ngulm për t’u zbuluar.

Çështje karakteri, nganjëherë edhe raportesh. Mendoj se ndërtimi i figurës së artistit në publik nuk do ngut, se ka një jetë përpara, për të dëshmuar me vepër dhe ide të mençura. Mënyrat e tjera pastaj janë sforcime, sipërfaqësore, që fare kollaj mund të të kthehen kundër, por janë të paktë ata që e kuptojnë këtë; edhe më të paktë janë ata që e pranojnë. Nuk duhet harruar se maratona është e gjatë dhe e vështirë. Tani që jeni angazhuar me të shkruarit, mbase pikturoni më pak? Në fakt, kjo ka të bëjë me një dilemë që më vjen nga e shkuara e largët, kur isha në Liceun Artistik të Tiranës, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, kur një mësuese letërsie pikasi se kisha aftësinë, pa u lodhur e pa mësuar, që të shkruaja gjëra që e tejkalonin pamjen e një moshatari të zakonshëm, dhe më kërkoi që të takonte babanë, gjë që më trembi, se mendoja se çoç kam bërë ndonjë gjë që nuk shkon. Më tha të qetësohesha, se donte vetëm ta takonte. Erdhi në takim dhe i tha që ky djalë duhet të shkojë për letërsi, sepse ka disa reagime të çuditshme në mënyrën se si përtërihet pa teklif në format e të menduarit dhe të gjykuarit. Në atë kohë i dhashë një jo të prerë, pa e lënë tim atë të bëhej pjesë e gjykimit, dhe ashtu mbeti – unë vazhdova pikturën, por në mendje m’u ngulit që ajo kish pikasur që unë kisha një lidhje natyrale me të shkruarit. Ky dyzim mes shkrimësisë dhe pikturës do më ndiqte gjatë, dhe nuk më lëshoi. Por, në gjykimin e sotëm, më ka ndihmuar për të shuar këta kufij, si dy raporte që formojnë të njëjtën gjë, që me kohën mund të prodhojnë realitete të ngjashme e transversale, të bashkëngjitura në terrene kulturore. Ka shumë rëndësi se në ç’pozicion e ngre harkun e bashkimit të kufijve që duken si të kundërt. Jam kredhur në një hulli në të cilin po hulumtoj, e që më shtrëngon të rri zgjuar gjatë. Antikonformist? A mund të jetë kjo një e dhënë për profilin tuaj? Është një përcaktim që shkon përtej vetëgjykimit tim; një lëndë e përzier, mes kundër-rrymës, dëshirës për të mos u rritur dhe forcës së pakontrolluar të gjykimit mbi


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

15

www.mapo.al

Në fakt, nëse nuk gaboj, ky është rasti i parë ku një numër i tillë galerish bëhen bashkë. Besojmë se kjo do jetë një nxitje e konsiderueshme jo vetëm për ata që marrin pjesë, por edhe për ngritjen e një bashkëpunimi edhe më të gjerë në të ardhmen, gjë që po e pikasim që tani, duke qenë se interesi ka ardhur në rritje. Me pak fjalë, po përpiqemi të krijojmë hapësira ku banojnë vlera artistike.

gjërat që bëj. Unë jam malësor në origjinën e largët, dhe herë-herë dukem si shumë i rafinuar; por në thelb, jam në varësi të plotë të origjinës, me të cilën luftoj dita më ditë për t’u shkëputur nëpërmjet kulturës; që të mos jem një njeri i fortë, i prerë dhe i vrazhdë. Ka kohë që bëj çmos për t’u mbushur mendjen të tjerëve, por edhe vetes njëkohësisht, që modeli i njeriut të dobët është më i ngjyrshëm e më lundërtar, sido që edhe si njollë faji. Më duket sikur ka hapësira ndjeshmërie dhe ndërvarjesh njerëzore, më shume sesa e kundërta e këtij argumenti. Porse, në këtë luftë të pandërprerë, me raste edhe dështoj me sukses, për shkaqe që s’i kam në dorë, ndoshta nga troje të largëta shtrese (një e qeshur...). Të dish të banosh në formë metafore te tjetri, për mua është si një zgjerim i mjeteve për të jetuar – më lëngshëm e me më shumë forma transpozicioni mendor e fizik. Më shumë kam në fokus humbësin se fitimtarin, fajtorin sesa njeriun pa faj, si dhe shumë nga ata të etiketuarit keqazi. Është një prirje natyrale për të banuar brenda tyre, si një kurioz i pandreqshëm. Ndoshta është prirja ime për t’u ndërtuar kështu, por fjala “antikonformist” më duket me përmbajtje të fortë, gati luftarake, gjë që nuk dua të jem. Unë jam siç mund të jem, ose qoftë edhe siç kam qejf; si një lule nën hijen e një sqolli, ku nuk rreshtin ujërat, herë të ndotur, herë rrjedhje e kulluar. Po raportet me religjionin? Është një kërshëri e madhe për mua. Kam përshtypjen se brenda meje nuk ka diç të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje konkretisht. Unë jam rritur në një mjedis me frikë e misticizëm, që nuk munda ta tejkaloj; por është gjithnjë si një vatër e paprekur, ku nuk munda të udhëtoj. Kur mërzitem ndonjëherë nga jeta, nëpër mend më vijnë murgjit me thirrje për një catharsis të madh, që mund kryhet përmes duke nisur nga shpirti që rreh të takojë Hyjninë. Gjithsesi, nuk ndjehem i sigurt në pozicionimin tim, meqë jam pjesë e një mëkati të madh, ama njerëzor, shpesh i dyzuar dhe me ngërçe të pashpjegueshme, rrjedhojë dhe çështje njohjeje.

Dashuritë? T’ia lëmë librave që po shkruaj. Do jem shpjeguar gjatë, sepse më duket që është vetëm një dashuri e vetme, ose një trajtë e saj, ku ndryshon thjesht forma dhe shtjella e dukjes, si një pretekst për të dëshmuar gjalljen prej mishi e gjaku, si dhe për t’u postuar në mijëra shumëfishime njerëzore, që herë-herë më duket si një shtresë e gjatë dhe e përsëritur, për t’u dëshmuar njerëzve dëshminë e jetës. Diçka e tillë. Si lindi nisma paMUR dhe çmimi “Danish Jukniu”? Pas shumë çastesh në gropën time, ku ndërtoj gjykimet dhe refleksionet e përditshme, në marrëdhënie me çka më rrethon, në formë shtypëse po ndjeja disa realitete artificiale dhe një rendje të marrë, që e favorizon sistemi, me daljen në pjacën e privilegjit: shumëllojshmëri emrash dhe fenomenesh që sa vinin dhe po më linin të kuptoja që ky atdheu, siç e quajmë shpesh, artit me të cilin merremi po i vishte përherë e më shumë emra e lëvizje nga më të papriturat, që në gjykimin tim po më afrohej në formë të dhunshme dhe nuk po ndihesha shumë i akomoduar me gjithë këtë vërshim. Nga ky çast m’u mbush mendja që duhet kontribuuar për një mendim të lirë e të hapur, si dhe konkurrues. Në shtresën e formimit tim kishte disa pika nga ku merrja shenja dhe i referohesha, si territore të besueshme. Për këtë dua të besoj se në ndërgjegjen e gjithkujt ka të tilla referenca. Nisa të sjell në fokus pikërisht këto pika referimi, një ndër to edhe Danish Jukniu. paMUR? Lindi ndër biseda dhe tavolina, me një grup artistësh që i ngjajnë projeksionit tim të hershëm, si kimi, në kuadër të një aktiviteti të ri për Librin dhe Artin Pamor, ku menduam të rrjedhin edhe çaste muzikore, si dhe disa ndërhyrje të tjera. E menduam si një situatë multimediale të madhe, ose si një objekt i madh, që duhet të flasë me tingull, me gjuhë trupi, me imazh e me fjalë. Menjëherë në kokë m’u përvijua imazhi i një kërpudhe të madhe, që mbin buzë një peme të mbarsur me shumëçka. Këtu filloi bashkëpunimi me Arlinda Dudën, për të bërë të mundur strukturimin e të gjithë ngjarjes që

T’ia lëmë librave që po shkruaj. Do jem shpjeguar gjatë, sepse më duket që është vetëm një dashuri e vetme, ose një trajtë e saj, ku ndryshon thjesht forma dhe shtjella e dukjes, si një pretekst për të dëshmuar gjalljen prej mishi e gjaku, si dhe për t’u postuar në mijëra shumëfishime njerëzore, që herë-herë më duket si një shtresë e gjatë dhe e përsëritur, për t’u dëshmuar njerëzve dëshminë e jetës. Diçka e tillë.

kishim në mendje. Të tjerat qenë e gjitha shtjellë e këtij theksi të madh, si e si për ta bërë realitet të prekshëm. Çfarë veçantie ka ky aktivitet artistik? Multidimensional, për një atmosferë sa më përfshirëse, për arsyen edhe të kalimit të një impakti të vonuar të politikës dypalëshe, nga ku format kulturore duhet të japin sinjale të qarta të bashkëjetesës, edhe aty ku duket e pamundur, por edhe aty ku ngërthehet përmes lojës së saj si liri e të menduarit për ta shkëputur për një çast politikën dhe qytetarin nga ngërçet negative. Arti si mision i së pamundurës, ose si realitete shëtitëse për çlirimin e ideve të ndërlikuara. Arti është supremaci e mendjeve të pakontrolluara nga njerëz të zakonshëm, siç dhe janë njerëzit e politikës. Nëse një shoqëri ka aftësinë të përthithë dhe të bëjë pjesë të saj territore të mundshme arti, atëherë besoj se do ishte një terapi, për të cilën ajo ka shumë nevojë. Cilat janë disa nga synimet e këtij aktiviteti? Skena kulturore e arteve pamore shqiptare sot ka nevojë të jetë më shumë e hapur dhe e zhveshur nga muret konvencionale ndarëse. Është momenti që sipërmarrjet kulturore të futen në një garë të hapur e konkurruese në ide, në përvijimet dhe profilet e përcaktuara të platformave të reja që propozojnë. Rritja e komunikimit dhe pulsimi për t’u afirmuar në lëvizjen globale, sikurse dhe synojmë, tenton që në një skemë të propozuar – mjedis apo hapësirë e konvertuar në ide të reja – të mund të sjellë në vëmendje gjendje dhe fillesa embrionale të frytshme, që të vendosen në atë mënyrë që bën të mundur larminë në (jo)unitet. Lëvizjet emergjente në hapësirën e artit sot duhet të gjejnë mbështetje për të rigjallëruar atmosferën e përgjithshme, që në ngjarje të grupuara të bëjnë diferencën dhe njëkohësisht rilevimin e ideve që janë si oksigjeni për një shoqëri. paMUR është një neologjizëm, që për nga ana fonetike duket si një trajtë e gabuar e fjalës “pamor-e”, por, natyrisht, ana semantike është e gjitha, dhe ajo përkapet – me pak vëmendje – që me lexim të parë: pa mure, pa kufij a konvencione që krijojnë ndasi të cilat prodhojnë vetëm ngërçe. Në fakt, ambiguiteti fonetik u bë shkak/ pretekst për të vënë në lëvizje ndërgjegjen që të marrë krahë drejt (keq)kuptimit si një gabim i lumtur (felix culpa), ose si hapësirë ndërtuese procesuale. Kjo ngjarje artistike zanafillon me shumën e njollave si forma krijimi në mediume të veçanta në shtjellat e veta, në shumë rrugë e strategji të përzgjedhura. Në rastin e propozuar do ndërhyjmë në një hapësirë të përbashkët, të diktuar në strukturë, duke hequr muret, për të komunikuar e për të ndërtuar dialogë pa to. Strategjia e këtij takimi multimedial në tërësi, mes librit, arteve pamore dhe disa ndërhyrjeve të muzikuara nga performues të ftuar krijon ngrehinën e përbashkët të një ngjarjeje kulturore në favor të kulturës. Në këtë ngjarje të re artistike jepet për herë të parë çmimi “Danish Jukniu” për artet pamore. Kush mund të jetë pjesë e këtij aktiviteti? Kësaj radhe marrin pjesë tetë galeri të ndryshme, edhe nga Kosova, nën një përzgjedhje të veçantë që merr në konsideratë kontributet e tyre. Afrimi i tyre në një mjedis të përbashkët, kaq të gjerë, detyrimisht që do bëjë relevante edhe punët më të mira vjetore që ato kanë ekspozuar; aftësitë

e tyre konkurruese si dhe vështrimet që ato afrojnë. Ndërtuam një mekanizëm përzgjedhës, që merrte në konsideratë larminë e prezencën e tyre në publik. Pjesëmarrës në këtë aktivitet do jenë: TICA, Zeta, Miza, Art Kontakt, Galeria e Vogël, FAB, Zenit dhe Stacion, kryesisht me autorë të rinj, si Edson Luli, kuruar nga Rabie Nerguti; Nusret Gjokoviq, kuruar nga Edison Çeraj; Armando Lulaj, kuruar nga Sonja Lau; Eros Dibra, kuruar nga Valentina Koça; Irgin Sena, kuruar nga Olson Lamaj; Ilir Kaso, kuruar nga Edison Çeraj; Harri Aleksi, kuruar nga Ardian Isufi; Qëndresë Deda, kuruar nga Albert Heta. Partnerë të aktivitetit janë Galeria Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Sa mund të kontribuojë kjo nismë në skenën bashkëkohore të artit në Shqipëri? Në fakt, nëse nuk gaboj, ky është rasti i parë ku një numër i tillë galerish bëhen bashkë. Besojmë se kjo do jetë një nxitje e konsiderueshme jo vetëm për ata që marrin pjesë, por edhe për ngritjen e një bashkëpunimi edhe më të gjerë në të ardhmen, gjë që po e pikasim që tani, duke qenë se interesi ka ardhur në rritje. Me pak fjalë, po përpiqemi të krijojmë hapësira ku banojnë vlera artistike. Meqë jemi në këtë pikë, cilat janë disa nga problemet me të cilat hasen në veçanti artistët e rinj? Mendoj që skenës pamore po i hapen mundësi të shumta, qoftë edhe për shkak të komunikimit të gjerë online, dhe ky është një hap drejt të kuptimit të një bote që zbut kufijtë. I rëndësishëm është zgjerimi i komunikimit dhe i aftësive organizuese, për të qenë pjesë e konkurrimit dhe e dukshmërisë. Duhen çburgosur energjitë. Unë ndjej erë në favor. Pres që akumulimet e personalizuara të bëhen pjesë e strukturave. Në ndonjë rast flegmatik i duhet dhënë dora dikujt, që në momentin e duhur t’i prijë fati. Nuhatja e artistëve është në rritje. Artisti duhet ta kuptojë që ka një moment të artë që duhet kapur. E gjitha adresohet si një komunikim i hapur në ide dhe punë serioze, për të dëgjuar mirë zërin e kohës që udhëton me artistin. Cilat janë pritshmëritë e paMUR-it në të ardhmen dhe çfarë veprimtarish të tjera mund të presë publiku nga kjo ndërmarrje? Historinë e bëjnë njerëzit, në rastin tonë artistët, të cilët duhet të luftojmë bashkë. Nganjëherë arti është në ritëm si politika, nëse të kalon pranë duhet të jesh gati t’i hipësh kalit të aventurës dhe të realizosh liritë e tua si individ dhe në grup. Këtë na e mëson historia e artit. Ne kemi nevojë të shpëtojmë nga kioskëzimi i hapësirave të ëmbla që na kanë vjedhur. Artist mund të jesh në shumë mënyra, dhe s’ka receta për këtë. Secili ruan profilin e tij në formatin që ai zgjedh të bëjë pjesë, dhe duhet ta bëjë këtë. Një vend duhet të rimëkëmbet përmes kulturës si liri themelore e njeriut, por forma e të shprehurit nuk se është recetë dhe e propozuar a priori. Vokacioni i çdokujt do gjejë shpërthimin e vet me patjetër. Nga periferia drejt qendrës, ku gjendeni? Periferive banoj, dhe do desha t’ju kënaq me një përgjigje disi sfiduese, duke ju pohuar me modesti se ndjehem në një qendër të rinisur si periferi, që synon të rikalojë si qendër në një dimensionim më të madh hapësinor dhe komunikues për artin.


8

16

ZVUK Mapo vesnik 27,5X42,8cm.pdf 1 28.3.2014 10:20:06

A keni dëgjuar ndonjëherë 6000 vjet të vjetër?

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

Maqedonia, vend ku çdo ditë jehona e së kaluarës takohet me tingujt e të sotshmes. Le të rrahë zemra jote në ritmin e daulles dhe zërin e zamares nga dasma tradicionale e Galiçnikut. Shpirti yt le të bashkohet me shpirtin e këngëve dhe valleve tradicionale folklorike.

E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

www.mapo.al


studimi

botimi

Si të kalohet nga shoqëria e kamjes në atë të mirëqenies

Një roman për antikonformistin Frederik Rreshpja

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë

“Fytyra e Simurgut”, me autor Gazmend Krasniqin, është një roman kushtuar jetës së poetit Frederik Rreshpja, natyrës antikonformiste dhe talentit të jashtëzakonshëm, raporteve ikonoklaste me klishetë e ideologjisë

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

Intervista

Arta Marku

Histori dhe personazhe realë që provokojnë letërsinë time Edi Luarasi, Margarita Kristidhi, Kel Kodheli, Maja Luarasi, Maks Velo dhe Anida Take janë kthyer pas në kohë dhe shëtisin bashkë me gazetaren Arta Marku në disa prej kthinave të kujtesës

Recensa

Tri gratë e Simone de Beauvoir Kjo “grua e thyer” është një grua e martuar, e varur, e braktisur, e hedhur dhe e gjykuar nga gjenerata pasuese. Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme

Mira Meksi:

Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez

Qëndruam të dy përballë disa çaste: ai buzagaz, unë fytyrëngrysur (ndoshta) përpara një mëdyshjeje vdekjeprurëse: ta përqafoja apo t’i jepja vetëm dorën? As njëra, as tjetra. Topitja me kriza disasekondëshe ishte sëmundja që më shoqëroi gjatë gjithë takimit. Ma dha ai dorën, duke thënë: “Esta jovencita, es mi traductora.” (Kjo çupëlina, është përkthyesja ime) Faqe 17


18

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

rrëfimi

www.mapo.al

Odiseja e përpjekjeve të përkthyeses Mira Meksi për ta takuar Marquez-in. “Ai qe nisur rrugës për në Tokio, ku së bashku me regjisorin e famshëm japonez, Kurosavën, do të punonte për xhirimin e Vjeshta e patriarkut, - thotë përkthyesja, të cilën Marquez e “pagëzoi” me emrin “lulja pirate”

Mira Meksi:

Ajo pasdite shtatori me Gabriel Garcia Marquez-in

Qëndruam të dy përballë disa çaste: ai buzagaz, unë fytyrëngrysur (ndoshta) përpara një mëdyshjeje vdekjeprurëse: ta përqafoja apo t’i jepja vetëm dorën? As njëra, as tjetra. Topitja me kriza disasekondëshe ishte sëmundja që më shoqëroi gjatë gjithë takimit. Ma dha ai dorën, duke thënë: “Esta jovencita, es mi traductora.” (Kjo çupëlina, është përkthyesja ime)

T

arazona-në Aragon-Aragoni në Spanjë. Mjeshtre në luftëra e në traktate paqeje, luftëtare mijëvjeçare kundër kartagjenasve, romakëve dhe vizigotëve, e shkatërruar dhe e rindërtuar qindra herë, vendqëndrim i mbretërve katolikë, rezonancë e veçantë politike dhe intime për Isabelën dhe Fernandon, përzierje e kulturave kristiane, hebraike dhe islamike, me një katedrale së cilës iu deshën gjashtë shekuj për t’u ndërtuar, duke filluar nga ai XII, dhe ku ndeshen të gjitha stilet: romanik, gotik, arab, plateresk, barok; qyteti i alkimisë, i legjendave, i fantazmave, i manastirit të famshëm të Veruelës, ku punoi poeti i madh romantik i Spanjës, Bekeri; qyteti i Kryqit të Zi të Bekerit dhe i koridave-Tarazona, me një diell qindravjeçar të ngërthyer mbi krye, dhe me tringëllimën e përhershme të kambanave, mikpritëse si asnjë vis tjetër i Spanjës, mbante në gjirin e saj një “Babel” gjuhësh. “Babeli” - “Shtëpia e Përkthyesit”, e vetmja në Spanjë, është krijuar para dy vjetësh me nismën e zotit Francisco Uriz, përkthyes, poet, dramaturg. Aty punova dy muaj, njoha përkthyes të tjerë, poetë, shkrimtarë, si dhe “aleatë” në adhurimin tim ndaj Gabriel Garcia Marquez-it. Zoti Uriz ishte miku i tij, ashtu siç kishte qenë miku i ngushtë i Julio Cortazar-it dhe i Pablo Neruda-s. Odiseja e përpjekjeve të mia për ta takuar Marquez-in filloi një pasdite shtatori, kur në “El Pais” lexova njoftimin se Marquez-i ndodhej në Madrid. Ai qe nisur rrugës për në Tokio, ku së bashku me regjisorin e famshëm japonez, Kurosavën, do të punonte për xhirimin e “Vjeshta e patriarkut”. Gabo-ja (siç mora vesh që e thërrisnin miqtë e tij) e kishte marrë rrugën më nge dhe, si ata shkollarët që ndalen vitrinave përpara se të mbërrijnë në shkollë, po ecte: Havanë-BogotaMadrid-Barcelonë-Paris-Moskë-Tokio. Që të takoje Marquez-in në Barcelonë (për

të: qyteti më i dashur i Spanjës), duhej të kaloje patjetër nga Carmen Balcels-i, agjentja e tij e plotfuqishme letrare, e cila qe vërtet një mur pothuaj i pakapërcyeshëm. Shumë telefonatave-ndërhyrje, që zoti Uriz i bëri Carmen-it, me të cilat kërkonte një takim disaminutësh për përkthyesen shqiptare të “Dashuria në kohërat e kolerës” me Marquezin – ajo iu përgjigj negativisht. Më në fund, mëngjesin e tetëmbëdhjetë shtatorit, zemra e artë e Carmen-it u dorëzua çuditërisht, dhe mua m’u akordua takimi i shumëdëshiruar po atë pasdreke në Barcelonë, në Selinë e Agjencisë Letrare të Carmen Balcels-it, në Rrugën Diagonal. Afër mesditës nisi udhëtimi im i çmendur drejt Barcelonës… Kur Carmen Balcels-i më futi në sallon, duke më thënë se Gabo-ja qe duke folur në telefon me Kolumbinë, unë s’e kisha marrë akoma veten nga dalldia e shkëlqimit të Barcelonës. Dalldi Barcelone plus dalldi Marquez-i. Kushedi se ç’pamje të mpirë kisha, sepse ajo nxitoi të më pyeste në doja diçka për të pirë. “Ujë, - i thashë. – Bën shumë vapë.” Vapë bënte, vërtet, por, kur pashë Carmen-in të hynte përsëri në derë me kanën e ujit në dorë dhe me “El Gabo-n” në krah, ndjeva të më bëheshin duart akull. “El Gabo - Mira”, - prezantoi ajo, që, për çudi, m’u duk shumë i plakur, shtatshkurtër (megjithëse nuk qe i tillë) dhe joreal. Gabo-ja i Madh! E kisha parë në fotografi dy javë më parë në një artikull të botuar në “El Pais” shumë më të ri e më të shëndetshëm. Truke fotografish ose aberracione vizuale, mendova vetëtimthi, ndërsa hidhja këmbët drejt tij. Qëndruam të dy përballë disa çaste: ai buzagaz, unë fytyrëngrysur (ndoshta) përpara një mëdyshjeje vdekjeprurëse: ta përqafoja apo t’i jepja vetëm dorën? As njëra, as tjetra. Topitja me kriza disasekondëshe ishte sëmundja që më shoqëroi gjatë gjithë takimit.

Kujtimet e gabo-s

- Po tani ç’keni në dorë? - e pyeta. - Tani po merrem me kujtime, - m’u përgjigj. - Por… - M’u afrua më pranë e më tha zëulët: - zakonisht tjetër them tjetër shkruaj. Unë shihja me bisht të syrit orën që rendte si e çmendur, duke e lënë disa herë pas njëçerekorëshin takim me Gabo-n që më kishte premtuar Carmen-i fuqiplotë, dhe mbaja sytë me frikë nga dera se mos shfaqej ajo - dhe biseda jonë merrte fund. Por biseda vazhdoi gjatë e paturbulluar...

Ma dha ai dorën, duke thënë: “Esta jovencita, es mi traductora.” (Kjo çupëlina, është përkthyesja ime). E tha me aq ëmbëlsi dhe dashuri, saqë unë nuk u zemërova aspak që më quajti çupëlinë, por i shkova pas me ca idera supersticioni në kokë që të ulesha pranë tij. Vura re se kishte veshur po atë këmishë me të cilën pati shkuar në ceremoninë e çmimit Nobel, tetë vjet më parë. Nuk më gënjenin sytë, ishte po ajo këmishë e bardhë kolumbiane! Zura ta sodisja me kujdes, duke bërë krahasimet me tërë ato fotografi revistash e gazetash që kisha parë në “Shtëpinë e Përkthyesit”: sy të trishtuar (madje, dhe kur qeshte, mbeteshin po ashtu), dhëmbë përsosërisht të bardhë, flokë thinjoshë dhe stilografi i zi i gjithhershëm në xhepin e këmishës së bardhë, të cilin s’mund ta ndaja dot nga tiparet e Gabo-s. Mendimin tim duhet të ketë pasur edhe karikaturisti, i cili për të ilustruar një artikull mbi Marquez-in, kishte vizatuar stilografin e tij të zi në përmasa vigane dhe, të fshehur pas stilografit, portretin vocërrak të Gabo-s. - Po ç’bën ti këtu në Spanjë, moj Mira Meksi? – më pyeti. (Emrin tim e kishte të shkruar në një pusullkë!) - Përkthej në shqip Garcia Marquez-in, - iu përgjigja. - Shumë mirë, - më tha. - Po ç’vepër të tij? Atëherë nisa t’i tregoja se si në “Shtëpinë e Përkthyesit” në Tarazona, Paco Uriz-i më kishte dhënë një broshurkë me novelën e tij “Gjurmët e gjakut tënd mbi dëborë”. E lexova me një frymë novelën-perlë dhe nisa ta përktheja. E kisha mbaruar përpara disa ditësh. Gabos i pëlqeu shumë fjala “perlë” që përdora dhe më rrëfeu se si kishte pasur ndër mend të shkruante edhe shtatë novela të tjera, ku të rrëfente aventurat e latino-amerikanëve në Evropë, e t’i përmblidhte pastaj në një libër. (Prandaj edhe kjo novelë akoma s’qe botuar si libër dhe as ishte lejuar përkthimi i saj.)


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

19

www.mapo.al

“Babeli” - “Shtëpia e Përkthyesit”, e vetmja në Spanjë, është krijuar para dy vjetësh me nismën e zotit Francisco Uriz, përkthyes, poet, dramaturg. Aty punova dy muaj, njoha përkthyes të tjerë, poetë, shkrimtarë, si dhe “aleatë” në adhurimin tim ndaj Gabriel Garcia Marquez-it...

Tri ditë zie për shkrimtarin

Presidentë dhe shkrimtarë në lamtumirën e fundit Kolumbia, vendi i lindjes së shkrimtarit të madh Marquez, do të jetë tri ditë në zi kombëtare për humbjen e tij, i cili vdiq të enjten në mbrëmje në moshën 87-vjeçare pas një lufte me kancerin limfatik, megjithëse së fundi ishte shtruar në spital për infeksion në mushkëri dhe traktin urinar. “Si qeveri dhe në kujtim të Gabriel Garcia Marques, kam vendosur që të shpall tri ditë zie kombëtare dhe kam urdhëruar të gjitha institucionet publike që të ulin flamujt në gjysmështizë”, - ka thënë presidenti i Kolumbisë, Juan Manual Santos. Mesazhe ngushëllimi vijnë dhe nga presidentë dhe artistë nga mbarë bota. Presidentë shtetesh dhe shkrimtarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën autorit kolumbian dhe nobelistit Gabriel Garcia Marquez, i cili vdiq në Meksikë në moshën 87-vjeçare. Presidenti i ShBA-së, Barack Obama tha se bota ka humbur njërin ndër shkrimtarët më vizionarë, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santes ishte më poetik në Twitter.“Njëmijë vjet vetmi dhe trishtim për vdekjen e shkrimtarit më të madh kolumbian! Viganët si ai nuk vdesin kurrë”, shkroi Santos. Ndërkaq, ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se Garcia Marquez e kishte përmbledhur dhimbjen dhe gëzimin e humanizmit tonë të përbashkët. Autori nga Peruja, Mario Vargas

- Por s’munda dot të shkruaj tjetër novelë. U harxhova i tëri në të, moj Mira. (Emrin tim e thoshte me shumë lehtësi, ndryshe nga spanjollët që, zakonisht, herën e parë e shqiptonin Mila). - Sytë e tij ishin fiksuar në një pikturë abstraksioniste në murin përballë, autorin e të cilës s’e mora dot vesh. Pastaj, duke zbritur nga qiejt e pikturës, u kujtua dhe më pyeti: Po mirë, ti e ke përkthyer dhe tani ke ndër mend ta botosh “perlën” që s’është botuar asgjëkund? - Po, - iu përgjigja unë e vendosur, pa e vrarë shumë mendjen se kjo cenonte të drejtat e autorit. - Ashtu? - tha Gabo-ja, duke qeshur. – Po ti qenke një lule pirate! E kështu, mes miqve të mi në Spanjë, më mbeti emri “Lulja pirate” ose “Lulja pirate e Gabo-s”. Më pas biseda u fut në shkurret gjembaçe të përkthimit. Gabo-ja fliste si përkthyes i regjur, pyeste, jepte këshilla. Më pyeti, për shembull, për vështirësitë që kisha hasur në përkthimin e romanit të tij “Dashuria në kohërat e kolerës”. - Po me fjalët që të duket se lexuesi nuk i kupton, si ia bën? - më tha. - Kollaj fare! - iu përgjigja. - U ngjis nga një yllëz dhe ua shpjegoj kuptimin në fund të faqes. Dukej se Gaboja këtë përgjigje kishte pritur, se s’më la ta mbaroja fjalën dhe thirri: - Kollaj, kollaj, por kujdes me ato shpjegimet… A e di se si i ka shpjeguar los higuerones (pemë fiku e Amerikës Latine) te “Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar” përkthyesi im italian? Dëgjo, unë që i vogël i kam pasur llahtari këto pemë, gjithmonë më janë dukur kobzeza dhe ëndrrat e frikshme më janë shpifur përherë me to. Te “Kronika” los higuerones mbajnë gjithë peshën e tmerrit. Mirëpo përkthyesi italian i ngjiti fjalës atë yllëzin tënd dhe i dha shpjegimin më të rëndomtë e më të shpëlarë të botës, duke ia hequr të gjithë ngjyrimin artistik: pemë fiku që rritet në Amerikën Latine, me dru të fortë, të bukur, që shërben

Llosa, me të cilin Garcia Marquez ishte përleshur njëherë në rrugë, e vlerësoi lart kundërshtarin e tij dhe tha se vepra e Marquez gjithnjë do të gjejë lexues. Edhe autorja kiliane, Izabel Alende ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e shkrimtarit. Në anën tjetër, presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto shprehu dhembjen e tij në emër të Meksikës për humbjen e “njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë”. Sipas BBC, dhimbje ndau edhe këngëtarja nga Kolumbia, Shakira, e cila tha se jeta e Gabos do të kujtohet nga të gjithë si një dhuratë e vetme dhe unike. Gabriel Garcia Marquez vdiq të enjten, pasi kishte rënë në një gjendje të brishtë shëndetësore pas një infeksioni në mushkëri dhe traktin urinar.

“Si qeveri dhe në kujtim të Gabriel Garcia Marques, kam vendosur që të shpall tri ditë zie kombëtare dhe kam urdhëruar të gjitha institucionet publike që të ulin flamujt në gjysmështizë”

për të bërë orendi dhe anije… Prandaj edhe jam kundër shpjegimeve. Marquez-i ishte entuziast për krijimin e “Shtëpisë së Përkthyesit” në Tarazona, për bashkëpunimin midis përkthyesve dhe sidomos midis autorit dhe përkthyesit. Më pyeti kush e financonte. “Unë vetë, - më tregoi, - kam ngritur një shkollë kinematografike në Amerikën Latine, ku studiojnë dy mijë stu-

dentë, për tre vjet.” Pastaj më tregoi se merrej me skenarë televizivë, se e krahasonte veten me një makinë krijuese, që shkruante, madje, edhe në avion gjatë fluturimeve të gjata, për të mos iu fikur motori. - Po tani ç’keni në dorë? - e pyeta. - Tani po merrem me kujtime, - m’u përgjigj. - Por… - M’u afrua më pranë e më tha zëulët: zakonisht tjetër them tjetër shkruaj. Unë shihja me bisht të syrit orën që rendte si e çmendur, duke e lënë disa herë pas njëçerekorëshin takim me Gabo-n që më kishte premtuar Carmen-i fuqiplotë, dhe mbaja sytë me frikë nga dera se mos shfaqej ajo - dhe biseda jonë merrte fund. Por biseda vazhdoi gjatë e paturbulluar. Folëm e folëm përsëri, për të drejtat e autorit në botë, për politikë, për miqtë politikanë të El Gabo-s, për Amerikën Latine, për Kolumbinë, “vendin më të rrezikshëm të botës”, siç e quante Marquez-i, së cilës po i fironte gjaku nga droga… Dhe takimi ynë i gjatë mori fund ashtu siç e pata parashikuar: me shfaq jen në derë të engjëllit – mbrojtës të El Gabo-s, që mbante në dorë “Gjenerali në labirintin e tij”, veprën e fundit të Marquez-it. Ai e mori librin dhe hoqi stilografin e zi nga xhepi i këmishës. Çoç do të ndodhte që stilografi i zi po ndërronte vend! Gaboja shfletoi disa faqe dhe zuri ta rrëshqiste stilografin mbi letër. Fytyra i ndriste nga një buzëqeshje fëmijërore. Zgjata kokën. Po vizatonte një lule tetëpetaleshe me bisht të gjatë, të gjatë, sa i hante fleta, dhe përbri: “Një lule pirate për Mirën. Gabriel, ’90.” Kur u nisa për t’u kthyer sërish në Tarazona, Barcelona dukej si e mbytur në një dallgë të purpurt nga një muzg tejet i përflakur. Pas mesnate, në Tarazona, u kujtova se nuk i kisha thënë El Gabo-s gjënë më kryesore: se e adhuroja atë si shkrimtar dhe veprën e tij. Atëherë nisa e i shkrova një kartolinë, ku, me dy fjalë, ia thashë të gjitha. (Tarazona 1991)

Markezi në shqip • Njëqind vjet vetmi • Vjeshta e patriarkut • Varrimi i Nënëmadhes • Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili • Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë •

Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

• Gjethurinat • Një histori me paskuintë • Dashuri në kohën e kolerës • Gjenerali në labirinthin e tij • Për dashurinë dhe demonë të tjerë • Historia e një rrëmbimi • Kujtim kurvash të trishta • Dymbëdhjetë tregime pelegrine


20

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

libri i ri Edi Luarasi, Margarita Kristidhi, Kel Kodheli, Maja Luarasi, Maks Velo dhe Anida Take janë kthyer pas në kohë dhe shëtisin bashkë me gazetaren Arta Marku në disa prej kthinave të kujtesës së tyre. Titulli i librit me tregime “Kthinat e kujtesës” me autore Arta Markun (Botimet OMBRA GVG) përfaqëson sipas autores pikërisht këto ecejake nëpër një labirint me kthesa pak të sfumuara nga koha, të protagonistëve të librit

Arta Marku Histori dhe personazhe realë që provokojnë letërsinë time Libri “Kthinat e kujtesës” i gazetares Arta Marku është pikërisht rasti kur gazetaria kthehet në letërsi. Janë gjashtë rrëfime ku zbulohen brengat, ankthet, dhimbjet e vërteta por dhe dashuritë e pamundura të gjashtë personazheve të njohur të artit dhe kulturës. Autorja ka depërtuar në kthinat e kujtesës së Edi Luarasit, Margarita Kristidhit, Kel Kodhelit, Maja Luarasit, Maks Velos dhe Anida Takes dhe u ka “rrëmbyer” historitë siç thotë ajo, e përmes tyre ka zbuluar dhe botën e tyre të brendshme. Aida Tuci

Puna juaj si gazetare, në fakt, kthehet në letërsi. Kur gazetaria bëhet letërsi? Gazetaria bëhet letërsi në çdo rast. Pse jo? Fundja gazeta mund të jetë një nga burimet ku gjendet tharmi i letërsisë. Madje, unë njoh shkrimtarë që, për disa prej librave të tyre mirëfilli letrarë, janë nxitur pikërisht prej shkrimeve apo lajme të botuara në gazeta të ndryshme, në kohë të ndryshme. E kam fjalën për nxitjet të cilat pastaj, kanë hyrë në laboratorin e shkrimtarit, janë përpunuar aty, tjetërsuar tërësisht ndonjëherë, shpeshherë apo ndoshta gjithherë. Në intervistat e mia me shkrimtarë të ndryshëm, ata vetë ma kanë pohuar një gjë të tillë. Libri “Kthinat e kujtesës” nuk është rasti sipërpërmendur, e megjithatë besoj se është rasti i kthimit të gazetarisë në letërsi. Po ju shpjegoj konkretisht çfarë ka ndodhur, cili ka qenë procesi i këtij kthimi: Nuk kanë qenë shkrimet apo leximet e shkrimeve ato që më kanë nxitur. Por kanë qenë kontaktet e drejtpërdrejta me protagonistët e këtyre historive. Sigurisht qëllimi im në krye të herës ishte një intervistë a shkrim për gazetë. Por vura re se, mesa duket, nuk mjaftonte. Pas takimit, pas shkrimit e madje edhe pas botimit, subjektet vijuan të më mbeteshin në mendje duke më ngacmuar e duke më kërkuar forma të tjera zbrazjeje. Për një kohë të gjatë madje, duke më nxitur mendimin se nuk kishte mjaftuar shkrimi që kisha bërë. Kërkonin më shumë hapësirë mbi të gjitha. Dhe këtu nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për numrin e faqeve brenda të cilave të kufizon një shkrim gazete. Më shumë se kaq, kërkonin një formë tjetër të “enës në të cilën do t’i hidhja”. Ndoshta ishte

pikërisht rasti kur, ashtu sikurse thoni ju, gazetaria kërkonte të bëhej letërsi. Ku fillon dhe mbaron e vërteta dhe ku fictioni në këto tregime? Në të vërtetë jam menduar gjatë se si do t’i quaja këto shkrime, si do t’i kategorizoja, në ç’gjini do t’i fusja. Por besoj se tashmë kufijtë janë shkrirë. S’ka pse doemos të jenë aq të ngurta mes formave të të shkruarit. Unë vetë ndjeja se isha duke shkruar tregime. Ndaj dhe i kam quajtur tregime. Si të tilla i kam parë. Por ju me të drejtë e bëni këtë pyetje sepse tregimet e mia janë histori reale, personazhet janë realë, të njohur madje. Pra historia është e tyre. Kurse mua më është dashur për përfytyroj terrenin mbi të cilin ata kanë venë këmbët, sfondin... Ndoshta ndonjëherë ka ndonjë “deformim” për hir të një qëllimi letrar kësaj here... Personalisht, në fund fare, pasi unë u isha kthyer e rikthyer kushedi se sa herë tregimeve të mia, shpesh herë në shumë hollësi nuk e dija më nëse atë hollësi konkrete e kisha dëgjuar nga personazhi apo unë vetë e kisha përfytyruar. Nëse do të kishin qenë histori njerëzish anonimë dhe po aq interesante sa janë këto histori personazhesh të njohur (dhe mund të gjesh mes njerëzve të zakonshëm jo pak histori të jashtëzakonshme) do të kish qenë e njëjta gjë. Me të vetmin ndryshim, emrat e personazheve. Gjithsesi, prania e emrave konkretë s’ka pse ta pengojë lexuesin që të lexojë atë që ndodh dhe jo atë të cilit i ndodh... E megjithatë mund të kishit përdorur emra të rremë... Padyshim, por unë nuk ia dhashë këtë të drejtë vetes duke menduar që duheshin identifikuar njerëzit të cilëve ua kam “rrëmbyer” historitë. Mes të tjerash edhe si shenjë mirënjohjeje që ata pranuan të rrëfeheshin për mua. Kur flas për rrëfimin e kam fjalën për një gjë shumë të rëndësishme në rastin e këtyre tregimeve sepse duke më rrëfyer drejtpërsëdrejti, personazhet më kanë ndihmuar mjaft me përçimin e emocioneve vetjake. Si ia keni arritur t’i shmangeni qerthullit të urrejtjes dhe dhimbjes që këta njerëz kanë pasur në jetët e tyre? Nuk ka urrejtje, ose së paku mendoj se urrejtja, një ndjenjë krejt njerëzore që ndonjë prej personazheve edhe mund ta ketë provuar për shkak të rrethanave dhe destinit të jetës së vet, apo për shkak të kohës së çmendur në të cilën ka jetuar, është diçka gjithsesi e kapërcyer nga ata. Apo diçka që ndërgjegjshëm e kanë futur në ndonjë cep të nënvetëdijes në mënyrë që ata vetë të mos i shqetësojë. Por sidoqoftë nuk më

duket se ka lidhje me tregimet. Ka dhimbje, por jo vetëm. Ka rikthim në kohë që shpesh shumëkënd e emocionon, sepse thjesht futja në një botë të largët mund të shkaktojë një lloj trazire… Por ka edhe ngjyra. Të paktën kështu besoj. Pse pikërisht Edi Luarasi, Kel Kodheli, Maja Luarasi, Margarita Kristidhi, Maks Velo dhe Anita Take? Pse jo personazhe të tjerë me rrëfime të tjera, që ju me siguri duhet t’i keni në listën e personazheve që u keni kërkuar t’ju rrëfehen? Që të arrija deri këtu duhej që historitë më parë të më emociononin mua. Duhej që, siç

thashë më lart, të më mbeteshin për një kohë të gjatë në mendje duke më nxitur formën tjetër të shprehjes, ndryshe nga ajo e një shkrimi gazete. Nuk desha t’i kërkoja subjektet. Desha të merrem me ato që më lëvrinin në kokë. Kisha edhe subjekte të tjera, por, për hir të së vërtetës, ndoshta ishin pak më në periferi. Ndoshta duhej të bëja një përpjekje për t’i afruar pak, por nuk e bëra. Gjithsesi ato 6 histori besoj se ia vlenin të rrëfeheshin. Kur i keni shkruar këto tregime? Është një punë e gjatë, disa vjeçare, gjatë të cilës edhe u poq mendimi se cila ishte “ena” në të cilën duhej t’i hidhja. Nëse do të quaja fillesë kohën e takimit me vetë personazhet mund të them se kjo histori ka filluar 14 vjet më parë. Sigurisht për një kohë të gjatë pas kësaj, subjektet kanë fjetur, por nuk më janë larguar. Pastaj në copëza të ndryshme kohe jam marrë me to. U jam kthyer e rikthyer shumë herë, i kam ndryshuar, i kam plotësuar, ndonjëherë edhe përmbysur. Disa prej tregimeve nuk arritën të shkruheshin, së paku hëpërhë... Pse “Kthinat e kujtesës”? Pse jo titulli i njërit prej tregimeve? Mendoj se një libër me tregime, apo me shkrime qoftë, ese, publicistikë, poezi… çfarëdolloj gjinie që t’i përkasë, duhet të ketë një fill lidhës. Ashtu sikurse disa kokrriza perlash, të cilat formojnë një varg vetëm nëse kanë një fill që i lidh. Filli në rastin e tregimeve është arsyeja se pse ato “copëza” janë bashkë me njëratjetrën në një libër, pavarësisht se kjo nuk ka pse të jetë absolute. Gjithsesi unë kështu preferoj. Filli që i lidh tregimet e mia është pikërisht kujtesa. Të gjithë personazhet janë kthyer pas në kohë, dhe shëtisin në disa prej kthinave të kujtesës së tyre. Rrëfejnë për të shkuarën. Titulli pra përfaqëson pikërisht këto ecejake nëpër një labirint me kthesa pak të sfumuara nga koha, të protagonistëve të librit.


E shtunĂŤ - e diel 19-20 prill 2014

www.mapo.al

21


22

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

vitrina Ekonomi, shkenca sociale Titulli: Manifest për lumturinë Autori: Stefano Bartolini Shqipëroi: Elia Botka Botimet “Përpjekja”

Si të kalohet nga shoqëria e kamjes në atë të mirëqenies

Tri gratë e Simone de Beauvoir Kjo “grua e thyer” është një grua e martuar, e varur, e braktisur, e hedhur dhe e gjykuar nga gjenerata pasuese. Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore. Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në “Monolog”, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në një zënkë bezdisëse. Këto tre pjesëza mag jepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t’i shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror. Për të gjithë lexuesit e mirë dhe që kërkojnë letërsi të kulluar. Për ato lexuese që duan të thyejnë barrierat e mendimit të përbashkët. “Ne nuk lindim gra: ne bëhemi të tilla.. Asnjë fat biolog jik, psikik, ekonomik nuk e përcakton trajtën që merr në g jirin e shoqërisë femra njerëzore;

Novela Titulli: Gruaja e thyer Autori: Simone de Beauvoir Përktheu: Amantia Kapo Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t’i shpëtojnë këto femra.

është tërësia e qytetërimit ajo që përpunon këtë produkt të ndërmjetëm midis mashkullit dhe tredhakut që ne e cilësojmë femërore.” “Barazi mund të vendoset vetëm atëherë kur të dy gjinitë do të kenë të drejta juridike të barabarta, por që të kryhet ky kapërcim duhet hyrja e g jithë g jinisë femër në industrinë publike. Gruaja mund të emancipohet vetëm atëherë kur të arrij të marr pjesë në një masë të madhe shoqërore në prodhim dhe kur të kërkohet, në një masë pothuaj parëndësishme, për punët shtëpiake”.shkruan Simone De Beauvoir simboli i erës së re, themeluesja e konceptit të gruas moderne të shek XX, e cila jetoi si e tillë dhe veproi si e tillë; e pavarur në krijimtari dhe në zgjedhjet e saj jetësore. Ajo jetoi dashurinë e saj të përjetshme me filozofin francez, Jean-Paul Sartre në mënyrë jokonvencionale. Lidhja e tyre ishte pasion, kreativitet, por pa e mohuar asnjëherë feminilitetin e saj, pa u ndalur asnjëherë në punën e vazhdueshme për të ngritur e debatuar për çështje të mëdha siç dhe e ka provuar në veprën e saj. Vetë Beauvoir nuk e konsideronte veten si filozofe por pati një ndikim të rëndësishëm mbi ekzistencializmin dhe teorinë feministe. Ajo ka shkruar novela, romane, ese, biografi, një autobiografi dhe monografi mbi filozofinë, politikën dhe çështjet sociale. Midis të tjerash, ajo është shumë e njohur për romanet e saj “E ftuara” dhe “Les Mandarins”, si edhe për veprën e saj eseistike “Seksi i dytë”. Botimi në shqip i novelës “Gruaja e thyer”, shqipëruar nga Amantia Kapo realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian.

Një roman për antikonformistin Frederik Rreshpja “Fytyra e Simurgut”, me autor Gazmend Krasniqin, është një roman kushtuar jetës së poetit Frederik Rreshpja, natyrës antikonformiste dhe talentit të jashtëzakonshëm, raporteve ikonoklaste me klishetë e ideologjisë dhe politikës, nga njëra anë, dhe jetës e krijimit, nga ana tjetër. Një trajtim i fatit të njeriut në përgjithësi dhe të poetit në veçanti. “Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë

ngadalë. Për shembull, bilbili i këndon në mënyrë të paprerë trëndafilit, por ky një ditë vjeshte thahet dhe i prishet bukuria. Gruaja nuk e pranon shtyrjen e bisedës, prandaj Atari vazhdon: Dikur Lugina e Shtatë, ose Lugina e Njësisë, arrihet dhe secili nga zogjtë që ia ka dalë të mbërrijë këtu, shikon vetveten te Simurgu. Përballë secilit është vetja e tyre: Simurgu. Zogjtë kuptojnë se, duke parë veten, shikojnë Krijuesin: Simurgu është vetëm fakti që ata shikojnë e gjejnë veten e tyre. Dhe Zoti mistik thotë: Jam pasqyrë para syve tuaj. Të gjithë që i afrohen dritës sime, shohin Vetveten, realitetin e tyre në Njësi.”- shkruan Krasniqi në romanin “Fytyra e Simurgut”.

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm. Gjatë një udhëtimi që kam bërë në Shqipëri, kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të gjendur, të sjellshëm, kureshtarë, me ndjenjë humori, të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshëm (empatikë) më shumë sesa në vende të tjera ballkanike dhe të Europës Lindore. Por kam parë edhe se cili është problemi aktual i këtij vendi. Shqiptarët nuk besojnë se aksioni kolektiv është i mundshëm, madje as se është i nevojshëm. Pasqyrimi më evident është brutaliteti i agresionit ndërtimor ndaj territorit. Pasi mbaroi komunizmi, njerëzve iu tha se, më në fund, ata do të ishin vetë përgjegjës për fatet e tyre ekonomike individuale. Por harruan t’u thoshin se duhet të ishin përgjegjës edhe për ato kolektive, për të mirën e përbashkët. Mungesa e këtij ndërgjegjësimi më është dukur veçanërisht e mprehtë në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera ish-socialiste. Stefano Bartolini jep ekonomi politike dhe sociale në Universitetin e Sienas. Libri i tij «Manifest për lumturinë» është botuar në Itali për herë të parë më 2010; ribotuar më 213 si dhe është botuar së fundi në Francë dhe në SHBA.

Titulli: Sekreti i bashkëshortit Autor: Liane Moriarty Përktheu: Oriana Tamburi Shtëpia botuese: OMSCA-1

Kur femrat shkruajnë për veten dhe të ngjashmet Sesilia Ficpatrik gjen rastësisht midis ca dokumenteve të vjetra një zarf të burrit të saj Xhon-Pol, me mbishkrimin se letra e mbajtur aty i drejtohej asaj, me kusht që ta hapte vetëm pas vdekjes së tij. Gjithsesi, ajo, pas shumë ngurrimesh, në një çast kur i shoqi ndodhej në një ambient tjetër të shtëpisë, e hap zarfin dhe gjithçka që ajo besonte, lëkundet... Vitet kanë treguar gjithnjë e më tepër - si dikur Virginia Woolf parashikoi që femrat duhet të shkruajnë qartas lidhur me atë që ndodh brenda në shtëpi, dhe kështu njerëzit do të kuptojnë çdo gjë që ndodh jashtë.

Shkenca sociale Titulli: Komunikimi në shoqërinë masive Origjinali: Komunikimi në shoqërinë masive Autori: Artan Fuga Shtëpia botuese: Papirus

Komunikimi në faqen e facebook-ut Libri «Komunikimi në shoqërinë masive» synon që për herë të parë në mendimin shqiptar të përdorë shkencat e ko m u n i k i m i t p ë r t ë shpjeguar shoqërinë në tërësinë e saj, ekonominë, shtetin, politikën, familjen, qytetin, mediat, etj. Sigurisht dhe me sinqeritet nuk do t’i uroja gjë më të bukur vetes sesa atë që ky libër të ishte në bibliotekat familjare. Të bashkëbisedonim si në facebook. Gjashtë libra në një volum. Botuar nga shtëpia Botuese «Papirus». Një pjesë e rëndësishme e punës sime dhjetvjeçare të rimarrë nën nje dritë të re, që uroj ta ndaj sidomos me lexuesin e moshave të reja, gjimnazistë dhe universitarë, pa hequr interesimin tim të madh për të gjitha grupet shoqërore.


personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Altin Rraklli

Trajneri që ndërtoi Kombëtaren e futbollit për femra

Ish-futbollisti i famshëm i Kombëtares shqiptare rrëfen eksperiencën e re dyvjeçare në drejtimin e përfaqësueses së femrave, nga krijimi i saj, te sukseset e para, humbjet, vështirësitë dhe sfidat që po has në karrierën e tij të re si trajner. Ambicia e tij më e madhe është të sprovohet në një ekip meshkujsh, aty ku futbolli ka edhe shijen e vërtetë për të, por nuk pranon ta lërë ekipin e vajzave, edhe sikur të merrte ndonjë ofertë për drejtimin e Barcelonës

H

erën e parë që pa një ndeshje futbolli mes femrave ishte në vitin 1992 në Gjermani, ku Freiburgu – ekipi ku ai luante asokohe –përfaqësohej edhe nga një formacion femrash në ligën e dytë. Paragjykimet dhe mosbesimi i fillimit iu kthyen në habi që e la gojëhapur. Vajzat kishin taktikë, teknikë, lëvizje në fushë, entuziazëm dhe vrull, finte dhe emocione, njësoj si të meshkujve dhe arrinin të ekzaltonin dhe të ngrinin në këmbë një stadium të mbushur me dhjetëra mijë tifozë që brohorisnin për to. Përpara asaj kohe as që e kishte ditur se edhe femrat mund ta luanin këtë sport në dukje tejet mashkullor... Kishin kaluar 14 vjet, kishte parë edhe disa ndeshje të Kombëtares gjermane për femra, por që një ditë, ai sulmuesi i famshëm i kombëtares kuqezi, me një karrierë të suksesshme si futbollist në Bundesligë, do të rikthehej në Shqipëri dhe do të ngrinte nga asgjëja një përfaqësuese futbolli për femra, këtë Altin Rraklli as që e kishte marrë me mend ndonjëherë. Por ja që prej një viti e gjysmë, nga shtatori i 2012-ës ai është trajneri i Ekipit Kombëtar të futbollit për femra dhe i ka udhëhequr vajzat në fazën paraeliminatore dhe eliminatore të Kupës së Botës “Kanada 2015” . Sapo janë kthyer nga një humbje e thellë me Holandën, por trajneri Rraklli nuk duket aspak pesimist. “Jemi ekipi më i ri. Ekipet që na kanë rënë në grup si Holanda, Belgjika, Norvegjia, Portugalia, Greqia kanë vite të tëra eksperience. Disa i numërojnë edhe mbi 50 vite nga themelimi. Por vajzat tona luajnë me pasion. Në Holandë u ndjeva krenar. Pavarësisht humbjes 10:1, ne luajtëm futboll dhe madje edhe shënuam. Mund të kishim shënuar edhe dy apo tre gola të tjerë sepse patëm plot raste. Madje edhe drejtorja e ekipit holandez më komplimentoi për ekipin, duke më thënë se shumë të tjerë me emër dhe histori kur luajnë kundër portokallinjve mblidhen të gjithë në portë. Ne sulmuam”, - tregon Rraklli për aventurën e pak ditëve më parë me vajzat e Kombëtares, ndërsa herë pas here shtrëngon krahun e fashuar, që e ka lënduar në një prej seancave stërvitore me vajzat –sikur t’i dhembte edhe më shumë prej egos së sportistit plot grintë dhe energji që shqiptarët mbajnë mend nga fushat e blerta. “Por tani kemi përpara ndeshjen me Portugalinë në Fier. Jemi optimistë”, - vijon ai për ta shtensionuar situatën, por edhe për të sjellë panoramën e gjerë të ekipit, punën që qëndron pas –nëse dikush do të ndalej vetëm te kritika për humbjet. Ama ka pasur raste kur edhe kanë krenuar, si në ndeshjen e luajtur kundër Greqisë në Durrës, ku vajzat tona korrën një fitore të rëndësishme –ndoshta të dytën historike pas fitores së viteve më parë të Kombëtares së meshkujve. “Kishte shumë tifozeri atë ditë që na përkrahën. Më erdhi mirë, pasi vajzat kanë nevojë për inkurajim”.

Për një ekip të sapoformuar, me vajza të reja ku mosha mesatare shkon nga 17-19 vjeç, (përjashtuar këtu kapitenen e skuadrës, e cila i ka mbushur tridhjetë vjeç, “por ka gjendjen dhe përgatitjen fizike më të mirë dhe stërvitet edhe nga dy herë në ditë, më shumë se kushdo tjetër”, - nxiton të sqarojë Altini), me një kampionat kombëtar për femra që është në zanafillat e tij dhe ku atij si trajner i duhet të sillet e vërtitet për të rekrutuar në mes të vetëm 200 futbollisteve, përfaqësuesja shqiptare e femrave nuk ka si të mos shihet vetëm me sy pozitiv. “Mendoj se gjërat po ecin për mirë. Nëse e krahasoj ekipin me ditët e para, ka ecur goxha. Arritëm të kalonim fazën paraeliminatore në Maltë kur sapo ishim krijuar si ekip”, - thotë Altini, ndërsa kujton fjalët inkurajuese të arbitres në ndeshjen e fundit. Kishte rastisur e njëjta edhe me ndeshjen në Maltë. “Ekipi yt është shumë më i mirë dhe më i fortë nga ai që pashë në Maltë”, - i ishte drejtuar ajo pas ndeshjes. Për Altinin si trajner ishte një rrahje e ngrohtë krahësh. “E shoh si eksperiencë shumë pozitive edhe për karrierën time si trajner. Është një test për mua për të ardhmen”, - vijon ai, duke sqaruar se nuk u gjend krejt rastësisht në drejtimin e ekipit të vajzave. Pas një eksperience me ekipin e futbollit për femra “Tirana AS” në kampionatin shqiptar –me të cilin fitoi kampionatin dhe kupën –mendimi i tij për themelimin e një përfaqësueseje femrash përkoi me ftesën e kreut të FSHF-së që ai të merrte në dorë frerët e ekipit për femra të futbollit, ende të pakrijuar. I njohur me gjendjen e futbollit të femrave, që në Shqipëri numëron vetëm 7 vite jetë nga krijimi i kampionatit, Altini e kishte të mprehur syrin për rekrutimin e talenteve për kombëtaren, ndërsa agjentë nga jashtë – ata që kanë detyrën të nuhasin edhe talentet mashkullore – afruan drejt Kombëtares disa vajza, një prej të cilave vjen nga Australia, portierja nga Italia dhe një futbolliste tjetër nga Gjermania. “Ndonjëherë është problem, sepse vajzat që jetojnë jashtë nuk na përgjigjen për të gjitha ndeshjet, për shkak të impenjimeve personale dhe profesionale”. Pengesa më e madhe që has Rraklli si trajner është mungesa në numër e potencialit për ekipin e Kombëtares. “Më kujtohet një episod për të qeshur në një nga seminaret e trajnerëve. Ishim mbledhur nga e gjithë bota ne trajnerët për femra dhe u vendosëm në grup diskutimi dhe më ra në grup edhe trajnerja e Gjermanisë. E nisa unë i pari diskutimin mbi problematikat që has tek ekipi. U thashë se nuk dija nga t’ia nisja, por problemi më i madh është se nuk ka shumë futbolliste femra dhe më vështirësohet shumë zgjedhja e tyre për në Kombëtare. Kur erdhi radha e Gjermanisë, ajo tha se e kishte shumë të vështirë të bënte formacionin e

“Dua që ta ruajmë këtë vend dhe në fund të kemi arritur rezultatin e 6 apo 7 pikëve. Jemi ekipi më i ri kundër ekipeve me prestigj dhe famë. Për mua, kjo është sfidë dhe më pëlqejnë sfidat”

“Gjërat për të cilat angazhohem, i çoj deri në fund, nuk i lë kurrë në mes dhe tani sikur vetë ekipi i Barcelonës të më bënte ofertë, nuk do e pranoja. Mendoj se kjo përvojë po më rrit në punën time dhe po pres momentin e duhur për të pranuar ftesën e ndonjë ekipi”

Faqe 23

Kombëtares pasi kishte shumë talente dhe duhet të zgjidhte mes mijëra futbollisteve, duke thënë se të gjitha janë të mira për në Kombëtare. I thashë: “Më jep formacionin e tretë apo të katërt dhe shihe po nuk të rraha”. Qeshëm të gjithë”. Kur bëhet fjalë për Kombëtaren shqiptare e sidomos për një ende shumë të re si ajo e femrave, vështirësitë dhjetëfishohen dhe Altin Rraklli si ish-futbollist i Kombëtares dhe si trajner i njeh mirë. “Kemi një ekip në moshë të re dhe ideja është të krijojmë një skuadër afatgjatë për të ardhmen”. Thotë se dy lojtare të Kombëtares kanë kaluar nga kampionati shqiptar drejt kampionatit hungarez për shkak të performancës së tyre të mirë. “E mira do të ishte sikur krahas kampionatit ku kemi vetëm 9 ekipe dhe 2 priten t’i shtohen kampionatit vitin tjetër, të futej që në shkolla të të gjitha cikleve, 9-vjeçar dhe të mesëm si lëndë futbolli, ku të kishim mundësi të rekrutonim që atje”. Me gjithë vështirësitë edhe në përgatitjen fizike të futbollisteve, Altini thotë se në disa ekipe po investohet shumë dhe kanë elementë të mirë. Tanimë ai është aq i vëmendshëm saqë nuk humbet thuajse asnjë nga ndeshjet e kampionatit për femra, gjithmonë me syrin për të zbuluar talente të reja e për t’i afruar në ekip. Si trajner thotë se ka famën e të qenit i rreptë, i sertë, herë-herë aspak tolerant, por shumë korrekt. “Ka raste kur as vetë nuk e kuptoj që po bërtas shumë”, - thotë ai duke qeshur dhe tregon se në fillim habitej pse nuk kuptonin ca koncepte që ai vetë kur ishte futbollist i dinte shumë mirë. “Por pastaj zbutem, e kthej në humor për të mos i dekurajuar. Janë të reja dhe kanë shumë për të mësuar. E rëndësishme që luajnë me pasion dhe me dashuri për ngjyrat e Kom-

bëtares dhe jo përkundrejt ndonjë stimuli financiar. Në profesionin e trajnerit më shumë se strategjia tekniko-taktike ke rëndësi aspekti psikologjik. Dhe unë jam bërë nga pak psikolog për secilën nga lojtaret”. Është i mirëkuptueshëm dhe u jep zemër kur kanë ankth dhe pasiguri përpara ndeshjeve të rëndësishme, ama kur vjen puna tek oraret e paraqitjes në formacionet përpara ndeshjeve nuk toleron aspak. As edhe një minutë vonesë. “Pikat e mia më 3 forta janë korrektesa dhe disiplina. Në këtë sport po nuk i pate këto të dyja, është e kotë. Pastaj kushtet i kanë. Federata na i krijon njësoj, si të përfaqësueses së meshkujve”,thotë Altini. Ekipi i femrave me humbjet e fundit kundër Belgjikës dhe Holandës, renditet në vend të parafundit dhe Altin tregohet realist se synimi që i ka vënë vetes në këtë sezon është të ruajë këtë vend. “Dua që ta ruajmë këtë vend dhe në fund të kemi arritur rezultatin e 6 apo 7 pikëve. Jemi ekipi më i ri kundër ekipeve me prestigj dhe famë. Për mua kjo është sfidë dhe më pëlqejnë sfidat”, - thotë ai, ndërsa nuk e fsheh se ambiciet e vërteta i ka nga ekipet e meshkujve. “Atje edhe futbolli është më i fortë, më i vërtetë”, - pranon ai, por kurrsesi nuk do të pranonte ndonjë ofertë në këtë moment që do ta çonte për të braktisur ekipin e vajzave. “Gjërat për të cilat angazhohem, i çoj deri në fund, nuk i lë kurrë në mes dhe tani sikur vetë ekipi i Barcelonës të më bënte ofertë, nuk do e pranoja. Mendoj se kjo përvojë po më rrit në punën time si trajner dhe po pres momentin e duhur për të pranuar ftesën e ndonjë ekipi për të qenë trajner”, - përfundon Rraklli, ndërsa sytë dhe mendimet i ka të përqendruar te ndeshja e radhës me vajzat, për të arritur synimet që i ka vënë vetes si trajner me ekipin kombëtar të vajzave.


8

24

E shtunë - e diel 19-20 prill 2014

pertej privatësisë

www.mapo.al

single and the city

Ajo jo vetëm që është një vajzë e rritur tashmë, por edhe ka pushtuar të gjitha skenat me Prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, filmin me seri “Millenium”, komedinë “Nuse në thes”, prezantim te “Netët e Klipit”...por mbi të gjitha këto, nëse do të mundej, ajo do të zgjidhte të jetonte përjetësisht në fëmijëri Iva Tiço Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Sindroma e Vajzës së Mirë

Klea Huta

Kujtimet më të hidhura?! Kur kupton se po rritesh Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjimi me idenë në kokë se kam 100 gjëra për të bërë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Në Tajlandë, nën melodinë e valëve të detit. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Nuk e pi kafenë dhe si rrjedhojë nuk kam ndonjë vend të preferuar. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Sigurisht që po. Është ajo që dua. A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Nga angazhimet e shumta që kam, me keqardhje them, po. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Kishte trafik. Por realisht ka shumë trafik, nuk gënjej. J A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Më ka kushtuar në zgjimin e mëngjesit dhe shkuarjen vonë në shkollë. Ku të zë dreka zakonisht? Në punë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Aty ku gatuajnë më mirë. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Varet. A je kursimtare? Po, por jo për shopping. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Do të doja shumë. Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Po, e kemi pasur regjim, por sigurisht si fëmijë çamarrok që isha, i bëja bisht gjithnjë. Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Dëshirën për të luajtur me top. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Fëmijëria. Po kujtimet e hidhura? Periudha që kupton se po rritesh. Çfarë ka në portofolin tënd? Karta, patentë, foto dhe money J Në mëngjes e gjen gjithmonë men-

jëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Asnjëherë. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? Pana. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Aroma e çokollatës dhe ndonjë tjetër. Çfarë CD ke në makinë? Kam Mp3. Çfarë muzike ke zile telefoni? Zilen e Iphone-it. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takohesh shpesh me ta? Sigurisht që kam dhe me ta e shpenzoj kohën e lirë. A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Duhet kohë për t’u bërë mik me mua. Ku rri zakonisht me miqtë? Ku të ndihemi më mirë. Nuk kemi ndonjë vend të përcaktuar. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Zakonisht nuk kam orar, sepse puna që bëj nuk të jep mundësi për të pasur orare fikse. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Duke qenë se secili i ka punët e ndara dhe nuk para shihemi gjatë ditës, bashkohemi në mbrëmje duke diskutuar për ngjarjet e ditës. Po idealja cila do të ishte? Nuk do të dëshiroja asgjë tjetër. Kur shkon për të fjetur? Kur të më vijë gjumi. Cila është uniforma jote e gjumit? Pizhame gjumi. Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Prindërit e mi.

"Duke qenë se secili i ka punët e ndara dhe nuk para shihemi gjatë ditës, bashkohemi në mbrëmje duke diskutuar për ngjarjet e ditës"

E

kam ditur që gjithmonë ekziston dhe i kam pasur provat aty. Më afër sa më s’bëhet. Tek shoqja e ngushtë. Ajo që të gjithë e quajnë vajza e mirë. Para së cilës unë dukem dhe më e keqe nga ç’jam. Që do më bënte të dukesha dhe unë vajzë e mirë, nëse ajo nuk do ishte shoqja ime, por e ndonjë tjetre. Nëse unë jam e ftohtë me njerëzit, ajo është e dashura. Nëse unë jam cinikja, ajo është gojëmbla. Nëse unë nuk kthej përgjigje me ditë të tëra në telefon, ajo është aty, e gjindshme, gati të përgjigjet orë e çast e të bëhet copash për të tjerët. Nëse unë mendoj se plumbi shërohet me plumb, domethënë një lidhje e re zëvendëson brenda ditës, ajo respekton me durim të gjitha fazat e zisë, derisa nis të mendojë për të njohur dikë nga e para. Derisa një ditë vendos të ndryshojë. Edhe lodhet njeriu duke qenë vajzë e mirë, vajza që do donin gjithë prindërit dhe femra ideale që do donin gjithë meshkujt (se përse, edhe pse ideale, ende nuk ka një unazë diamanti në gisht, ky jo thjesht mbetet mister, por është mbi të gjitha ngushëllim për femrat e tjera jo-ideale). Vendos të ndryshojë dhe të bëhet sportive. Domethënë të mos e vrasë mendjen, nëse ai djali i bukur (edhe nja katër vjet më i ri madje), që e takon rastësisht me një mikeshën e vet dhe i nis mesazhe flirtuese është apo jo i duhuri, por thjesht të hidhet e ta lëshojë veten. Të mos mendojë se si të krijojë një lidhje me të, por thjesht ta vrasë mendjen ku do e takojë dhe ç’do veshë në atë takim. Të mos e vrasë mendjen çfarë i thotë, përse ia thotë, nëse ai e merr apo jo në telefon, nëse i përgjigjet mesazhit menjëherë apo pas dy orësh, të mos e pyesë fare nëse ai ka ndonjë lidhje tjetër apo dy lidhje të tjera, të mos i thotë “ku po shkon lidhja jonë”, “çdo bëhet me ne”, apo “ça do bësh të shtunën në darkë”… Pra të mos bëjë asgjë. Thjesht të mos jetë më vajza e mirë. Ç’ndodh në një rast të tillë? Asgjë e padëgjuar. Ai nuk bie brenda këmbë e kokë e t’i vijë nga pas, duke iu lutur të dalin bashkë të shtunën në mbrëmje. Ndonjë të shtunë edhe dalin, por shumë të shtuna të tjera ajo del me shoqet. Jetë nate të pafajshme. Derisa një natë sheh atë, atë që e ka shëruar nga sindroma “vajzë e mirë” në pub me një bionde. Ajo nuk reagon. E pse të reagojë?! Këto ishin rregullat e lojës: pa impenjime. Dhe “pa impenjime” domethënë që ai të bëjë ç’të dojë me biondet nëpër pube. Por ja që ka ca sindroma që nuk u zhdukërkan për fare. Dhe sipas të gjithë gjasave kjo është njëra prej tyre. Sepse kur një vajzë single krijon një lidhje sportive, në fund të saj mbetet një vajzë single me shpirt sportiv. Por kur një Vajzë e Mirë i hyn një lidhjeje sportive, në fund mbetet vajzë e mirë. Nuk e kapërcen me sportivitet (që qan me shoqet e u thotë “ç’mu desh mua”, është pak të themi), atë filozofinë e plumbit që del me plumb, normal që ajo nuk e njeh. Ndaj del vetëm me miq, pi vetëm një gotë verë të kuqe ose maksimumi një Martini, nuk u afrohet të panjohurve dhe refuzon gjithë hir dhe elegancë çdo afrimitet me të njohurit. Po ç’ndodh me vajzën e mirë atë natën që ose ndihet shumë plot ose shumë bosh?! Duke mos pasur guxim të bëjë të njëjtën sjellje sportive me ndokënd, të njohur a të panjohur qoftë, ajo ka vetëm një zgjidhje: të shohë mes ish-ëve. Por si vajzë e mirë që është, nga ato që i mbyll lidhjet për fare duke respektuar rregullat e zisë deri më një e duke harruar përgjithmonë, i vetmi që mund të marrë në telefon, është ai, Sportivi. Apo t’i nisë një sms Sportivit. Të takohet me Sportivin në mes të natës, në makinën e saj poshtë shtëpisë së tij. Ta thërrasë Sportivin në shtëpinë e saj. Të shkojë në shtrat me Sportivin. Të bëjë dashuri me Sportivin. Të nisë e të qajë teksa bën dashuri me Sportivin… Vajza e Mirë nuk do shërohet kurrë nga kjo sindromë. Ka rënë në dashuri me Sportivin. Tashmë duhet të bëjë gjithçka për t’i treguar se ajo është vajzë e mirë, që nuk do lidhje sportive, që do të dalë të shtunave me të, që do të ulen e të flasin ku po shkon kjo lidhje, që kërkon që ai ta marrë në telefon dhe t’u përgjigjet menjëherë telefonave të saj, që ajo nuk do që ai të dalë me të tjera dhe se ajo nuk mendon t’i hedhë sytë asnjë djali tjetër. Dhe se mbi të gjitha ajo nuk ka lidhje me sjelljen sportive. Një vajzë me këtë sindromë nuk bëhet kurrë sportive.


Histori

POLITICAL MIND

Në gjurmët e një amerikani të dashuruar me Shqipërinë

Përse gënjehen njerëzit nga politika (II)

Mal Berisha

Ylli Pango

Personi që do të zbuloj përmes këtyre rreshtave ka

lindur në Shqipëri, pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga turqit. Ajo ka një jetë plot mistere...

Bindja në jetën e përditshme. Një faktor tjetër që

ndikon për së shumti në faktin që njerëzit gënjehen nga politika, është edhe bindja si koncept i psikologjisë...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

LULJETA LLESHANAKU Mapo Lunch / Mira Kazhani

Këtu te ne sundon ideologjia e përfitimit me çdo kusht Nga Alfred Lela

Rozana Radi

Femrat këtu nuk janë Ato, janë Ata

50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

-Ka një debat të herëpashershëm, i cili kalohet tangent në fakt, për cilësitë ose të metat e ideologjisë në Shqipëri, ose në politikën e saj më saktë. Njëfarë mospëlqimi, sidomos kur flitet për të djathtën tonë e cila, thonë kritikët, nuk është e djathtë klasike, më shumë një parti popullore, e punëtorëve, e ish-të përndjekurve, një miks që nuk i përgjigjet konservatorizmit që nënkupton shtresat e pasura dhe mbrojtjen e interesave të tyre. E njëjta edhe për të majtën shqiptare: shumë e pasur për të qenë e majtë dhe për të qenë e vërtetë. Si do e bënit ju një klasifikim të së majtës shqiptare? Sa e majtë dhe sa shqiptare është ajo? Po, nuk mund të bësh krahasime, për një arsye të thjeshtë: të dy krahët, partitë e majta dhe të

Faqe 25

djathta, e filluan aktivitetin nga pika zero, në një shoqëri shqiptare pa klasa, ashtu siç e trashëguan nga komunizmi. E djathta, si partia e parë opozitare, natyrshëm u pozicionua në mbështetje të grupeve të cilave u kishte ardhur thika në kockë prej komunizmit, punëtorët, bujqit, të persekutuarit politikë dhe një pjesë e intelektualëve. Por, kjo nismë, nënkuptonte edhe mbështetjen e interesave ekonomike të këtyre grupeve, të cilat gjithsesi, binin në kundërshtim me njëra-tjetrën. Rikthimi i pronave pronarëve të ligjshëm, që përkonte më interesat e të deklasuarve, që në të shumtën e rasteve (por jo doemos) ishin edhe të përndjekurit politikë, shkonte ndesh me interesat e bujqve aktualë që gjithashtu, për shkak të pakënaqësisë ndaj regjimit të shkuar, ishin renditur në mbështetje të së djathtës. Po kështu, procesi i privatizimit, ndërsa ngopte interesat e njërës palë,..>>


26

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

LULJETA LLESHANAKU Këtu te ne sundon ideologjia e përfitimit me çdo kusht <<...cenonte ato të palës tjetër. Por, me rikthimin e pronave, konceptimin me racionalitet dhe drejtësi të procesit privatizues, pritej të krijohej një klasë e pasur, që do të ishin ata që kishin qenë zotëruesit e ligjshëm para reformave komuniste dhe kjo nuk ndodhi për arsye numerike (votash). Reformat e para demokratike rilegjitimuan reformën komuniste në bujqësi, dhe procesi i privatizimit, e la gjithsesi jashtë këtë shtresë. Por, po të ishte bërë kjo lëvizje, do ta ndryshonte krejtësisht konfigurimin ekonomik të vendit nga ky që kemi sot, duke i hapur rrugë investimeve por edhe industrializimit të vendit. Dhe me siguri, do të kishte mbyllur shumë probleme që janë ngërçe për ekonominë tonë sot. Besoj se është akoma shumë shpejt, të kërkosh modelin klasik tek e majta dhe e djathta jonë, sepse shtresa e pasur, në çfarëdolloj mënyre që të jetë krijuar, është akoma e pamjaftueshme për të qenë një arkitra i reformave të majta, pra, si burimi më i madh i taksave të cilat rregullojnë balancat sociale. Madje, problem për cilëndo parti që do të ishte në pushtet sot, do të ishte shmangia e falimentimit për biznesin e madh dhe të mesëm, dhe jo rëndimi i barrës. Kemi një ekonomi të brishtë, një treg të vogël, që nuk të lë të “vësh dhjamë”; tregu do të ishte përfitimi më i madh për një vend si i yni, duke u anëtarësuar si vend në Bashkimin Europian. Pra, është pak e vështirë sot t’i ndash partitë në të “të pasurve” dhe “klasës së mesme dhe të ulët”. Dhe kjo është arsyeja, që partitë politike në Shqipëri, e kanë shumë të vështirë të konkurrojnë me programe politike, sepse sido që të vijnë punët, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh midis këtyre programeve. Është shumë e vështirë të realizosh një shtet social hëpërhë në Shqipëri; modeli social është instaluar në vendet e pasura, me të ardhura të larta, ku një zhvendosje e një përqindjeje të vogël në sistemin e taksave, bën një ndryshim të madh në mirëqenien e një shtrese tjetër. Por, as edhe një version të egër të kapitalizmit nuk mund të pretendosh, për të njëjtat arsye. Në disa vende të Europës Verilindore, rreth 50 % e të ardhurave, shkojnë për taksa, por, ama qytetarët kanë të garantuar një mirëqenie dhe jetë me dinjitet në çdo lloj rrethane. Kjo te jep një lloj qetësie psikologjike, gjë që nuk e kanë amerikanët fjala vjen, ku taksat janë shumë herë më të vogla (për ata që kanë të ardhura mesatare ose të pakta), pa kurrfarë sigurie, por, me mundësinë e pasurimit, të hapur. Edhe profili klasik “konservator” apo “liberal”, që e dallon të djathtën nga e majta në vende të tjera, nuk është i vlefshëm në Shqipëri. Para pak vitesh, në parlament u aprovua ligji për martesën brenda gjinive, dhe me shumicën e djathtë në parlament, që do të thotë, se në Shqipëri, ka një lloj fleksibiliteti të admirueshëm, faza të kapërcyera shpejt dhe me sukses të zhvillimeve

sociale, ose të dyja palët priren drejt liberalizmit, që unë e konsideroj shumë pozitive. Shpjegimi shkon shumë gjatë dhe nuk po ndalem këtu. -E majta shqiptare shihet dhe shfaqet herë pas here si anti-globaliste dhe anti-amerikane, kjo sidomos në rrethin e parë dhe të dytë të saj, dmth ndërmjet nostalgjikëve dhe punistëve të stazhionuar. A është ky një keqkuptim apo diçka e shëndetshme për të majtën? E majta, e djathta, e gjithë sfera politike, në thelb janë të interesuar për mbështetjen e Perëndimit, sidomos atë amerikane, duke e konsideruar atë më shumë si një mbështetje morale. Madje kjo nevojë bëhet shumë agresive në prag zgjedhjesh, duke e ditur se çfarë efekti ka tek zgjedhësi shqiptar, marrëdhënia historike me “të madhin”. “Punistët” dhe “nostalgjikët e stazhionuar”, nuk mungojnë, por nuk kanë rol në vendimmarrje. Kurse vetë politika amerikane, duket se është e interesuar ekskluzivisht për stabilitetin në Shqipëri, sidomos pas një historie shumë të trazuar njëzetvjeçare, me hapa para dhe mbrapa e me shpërthime të paparashikuara. Me sa kuptoj, politika amerikane nuk ka preference për asnjërin krah, dhe as për individë. Stabiliteti është arsyeja që ata insistojnë vazhdimisht për reformat në sistemin e drejtësisë dhe reformimin e institucioneve, sepse këto reforma krijojnë bazat e një shteti ligjor, që shmang çdo lloj destabiliteti dhe i hap rrugë zhvillimit. Përsa i përket antiglobalizmit, nëse vërtet ka një tendencë të tillë, unë e konsideroj pozitive për ekonominë shqiptare për momentin. Është pikërisht ajo që i duhet. E pyet kush veten, se pse është kaq e vështirë të gjesh produkte ‘bio” në tregun bujqësor? E vetmja mënyrë për të mbijetuar ekonomikisht, është nxitja e produktit vendas dhe sidomos ruajtja e identitetit të tij, që mund të na bëjnë të kërkuar edhe në tregun ndërkombëtar. -Ç’vend zë, ka zënë dhe duhet të zërë Enver Hoxha në kalendarin ideologjik të së majtës? A janë datat që lidhen me të, hir e me pahir, edhe data të së majtës? Politikanët e sotëm, kanë mendësi kapitaliste, që do të thotë, që nuk i ha meraku fare për Enver Hoxhën apo suvenire të tjera të së shkuarës, për më tepër që një pjesë e tyre, edhe nga e majta, kanë qenë pjesëmarrës në lëvizjen demokratike. Figura e Hoxhës, edhe kur përdoret nga krerët e së majtës, bëhet për konformizëm formal me pjesën më konservatore të elektoratit. Po, njëlloj siç përdoret nganjëherë antikomunizmi, nga e djathta. Pra, së brendshmi, besoj se janë të distancuar nga e shkuara komuniste dhe simbolet e saj dhe duhet t’i referohen një historie të re, të shkruar nga 1991 e mbrapa, që atëherë kur Dritëro Agolli mbajti atë fjalimin e famshëm në parlament për distancim nga Partia e Punës. Dhe të

vazhdosh të bësh debat mbi 28 Nëntorin a 29 Nëntorin, fjala vjen, do të ishte prapë një lloj naiviteti, sepse datat nuk kanë rëndësi. Ka rëndësi që të shkruhet historia e Shqipërisë, së pari, ajo realja, që njerëzit të zgjedhin, të kenë vetëdijen se kush janë dhe se çfarë po festojnë, se cila ishte fitorja e shqiptarëve dhe kundër kujt. Por, gjithsesi simbolet mbeten simbole, dhe në fund fare vetëm sa trazojnë median për nja dy ditë duke i bërë të shitshme gazetat. Problemi nuk është fanatizmi ndaj të shkuarës, e cila sido që të ketë qenë, është një veshje e papërshtatshme për brezin e ri, këtë brez që drejton sot. Problemi është mendësia totalitare, kontrolli absolut, qe regjimi i Hoxhës la pas. -Na jepni një konsideratë për ’97-ën. Jashtë klisheve që e shohin, ose si konspiracion ose si ‘kryengritje të vegjëlisë’. Rexhep Qosja e ka quajtur ‘revolucion të vonuar demokratik’ duke u munduar të krijojë një lidhje mes revolucionit të qershorit të Fan Nolit dhe një rikthim të (I)Legalitetit të së majtës pas humbjes gjunjëzuese në mars 1992. Më anë tjetër është përkufizuar edhe si revolucion i komunistëve për rikthim në push-

tet. A mund të përkufizohet ideologjikisht ajo që ndodhi në dimrin e ’96-ës dhe pranverën e ‘97? “Kur humbet paratë, humbet shpirtin”- thotë një shprehje. Dhe kështu nisi. Njerëzit humbën në masë në firmat piramidale, dhe kur skandali u konsiderua i pakthyeshëm, shpërthyen në protesta masive me parullat “Duam paratë tona!”. Sigurisht që protesta i drejtohej qeverisë, sepse ku do të përplasej tjetër? Tek Sudja? Raste të tilla mashtrimi kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës më parë, por, jo në përmasa të tilla, dhe qeveria ishte në dijeni, madje herë pas here në mënyra të ndryshme, e kishte reklamuar këtë aktivitet. Kështu që përgjegjësia më e madhe binte mbi të. Por, ajo që e zhvesh këtë histori nga romanca e një ‘revolucioni demokratik’ është një lloj banaliteti: ne u bëmë pjesë e këtij mashtrimi me vullnet të plotë. Askush nuk na detyroi të depozitonim në një aktivitet hapur shumë të dyshimtë. Ç’na tha mendja? Që firma e Sudes ishte inkubator parash? Apo më shumë se arsye, kishim thjesht një fantazi të zhvilluar për “pastrim parash”, që do të thotë se moralisht për ne nuk kishte rëndësi se nga vinin dhe si shumo-


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

heshin paratë. Dhe natyrisht, protestat masive për kthimin e parave, u shfrytëzuan nga opozita dhe nga elementë të tjerë të pakënaqur apo të lënduar nga autoritarizmi i qeverisjes së asaj kohe. Plus, që situata politike në vend ishte tepër delikate: në parlament mungonte opozita, e cila ishte tërhequr nga procesi zgjedhor me pretendimin se zgjedhjet u manipuluan. Pas një presioni njëvjeçar, nga brenda dhe jashtë, për përsëritjen e zgjedhjeve, pa ndonjë shenjë lëshimi, më në fund duket se u krijua momenti ideal. Dhe ndodhi ajo që ndodhi, dhe nganjëherë jo çdo e keqe ndodh për keq. Kur thyhet apo derdhet diçka në shtëpi, shërben si shkak për pastrim radikal. Por, puna është se këtë ndryshim, e paguam me një kosto të madhe dhe deri diku të shëmtuar, si popull. Hapja e depove te armëve brenda natës, vazhdon të mbetet akoma një mister shumë i madh. Mund të aludojmë gjithsesi, por nuk mund ta faktojmë. Histeria kolektive, vdekjet nga plumbat aksidentalë, armatosja në masë deri në argëtim, bandat, një lloj absurdi dhe paniku që të kujton luftërat civile në Afrikë, një imazh që nuk na

27

www.mapo.al

pëlqen ta kujtojmë, por ama nuk mund ta fshijmë nga kujtesa. Dhe si “revolucion”, ai prodhoi “robespier”-ët e vet, Zani Çaushin & Co. Siç ndodh zakonisht në protestat masive apo revolucionet, radhët e para e kanë kokën e nxehtë; radhët e dyta janë racionalë dhe dinë të përfitojnë, por radhët tjera, as që e kanë idenë se çfarë kërkojnë. Nuk e di a mund të bëhet një krahasim me revolucionin e qershorit, në të cilin, megjithëse nuk përjashtohej ambicia për pushtet (sepse në asnjë rast në politikë nuk përjashtohet), u përfshinë si drejtues një grup idealistësh, humanistësh, patriotësh, por në vendin gabuar dhe me ideologjinë e gabuar, gjë për të cilën, edhe vetë Noli vonë ka qenë i bindur. Ah, edhe një gjë: i kam akoma të freskëta skenat në Vlorë. Dhe e mendoj sa herë me vete: “pse nuk gjetën shqiptarët as një të mijtën e kurajës për të rezistuar ndaj pushtetarëve komunistë, kur panë njerëzit të pushkatoheshin krejt të pafajshëm para syve, kur panë të burgoseshin, internoheshin, diskriminoheshin pa asnjë shkak në dy-tre breza, apo kur prej torturave, disa u detyruan të deklaronin edhe mallin që nuk e kishin?!!!” Ka të bëjë me kulturën qytetare dhe demokratike, që disa popuj e kanë, dhe disa të tjerë fare pak. -Dy partitë e majta aktuale, PS dhe LSI, duken se kanë kaluar në post-ideologji. Rama e sheh revolucionin tek estetikja, ndërsa Meta është gjithmonë në pritë për shopping politik. Në fund të fundit, ata mund ta kenë kuptuar se as fushatat elektorale dhe as të qeverisurit nuk bëhet me ideologji. Ajo që Anthony Giddens quajti ‘Rrugë të tretë’ dhe e shpiku për një botë post-ideologjike, këtu te ne është marrë si një përligjje e pragmatizmit akut politik… Nuk bëhet fjalë për ‘rrugë të tretë’, mendoj, dhe as për një shpikje origjinale shqiptare. Thjesht kemi një degradim, një shthurje morale të shoqërisë dhe politikës, një degjenerim të vlerave dhe parimeve që mbajnë në këmbë një shoqëri. E vetmja ideologji sunduese, udhëheqëse, bibël shpirtërore, është suksesi, përfitimi me çdo mjet e me çdo kusht. Ne e dimë se asnjë shoqëri nuk mund të ngrihet në këmbë mbi një rrënojë morale. Gjithmonë kombet janë ngritur mbi një moral, mbi një besim, mbi një vizion. Neve na mungojnë që të tria. Ne, me sa duket, dimë ta shfryjmë inatin, zemërimin, pakënaqësinë, pa e vrarë mendjen se çka vjen më pas. Ta lëmë shpirtin në dorë, si i thonë fjalës. Themi “në djall shkoftë”, “më keq se kaq nuk ka ku të vejë”, por pastaj kthjellohemi dhe e shohim se ka edhe më keq. Fatkeqësisht, kjo botë më lehtë sundohet se ndryshohet. Dhe politikanët zgjedhin rrugën më të lehtë dhe më të leverdishme, atë të sundimit. Pragmatizmi në këtë rast, i shërben dominimit, sundimit, jo ndryshimit. Kësaj i shërben edhe pragmatizimi pa kufij etikë, moralë, përtej çdo parimi, kaq i pranishëm në politikën shqiptare. -Ka ardhur, dhe ndoshta i ka kaluar koha, një diskuri dhe aksioni që merret me politikat e zhvillimit duke nënkuptuar zhvillimin e qëndrueshëm. A mund të na përmendni disa të tilla që Shqipëria i ka të domosdoshme dhe pse? Në të vërtetë, ky është edhe testi për vizionin në politikë. Abraham Linkolni, kur propozoi ligjin kundër skllavërisë, nuk kishte me vete as njerëzit e tij. Për më tepër, që vendi ishte akoma në mes të mjerimit të Luftës Civile, dhe në plot kuptimin e fjalës, ishte një sipërmarrje e parakohshme dhe e destinuar për dështim. Por, ai i përdori të gjitha mënyrat, madje edhe duke i blerë votat (një nga rastet kur qëllimi justifikon mjetin në kontekst pozitiv), për t’ia arritur qëllimit, dhe ia arriti. Linkolni mori një rrezik të madh në sy, por ama ishte i bindur që ishte absolutisht gjëja e drejtë për t’u bërë, si humanist por edhe si pushtetar, duke e paguar edhe me jetë, dhe historia i dha të drejtë. Dhe një lider politik vizionar, duhet të marrë parasysh të humbë një mandat, apo edhe dy, për të ndërmarrë reforma që për momentin do të jenë të dhimbshme, por, përcaktojnë të ardhmen e vendit. Zogu, nuk ishte një engjëll, madje nuk u vlerësua kurrë siç duhet në kohën e vet. Por fakti që ne sot, dhe jo vetëm ne, i referohemi, tregon që diti të rrezikonte dhe të fuste vendin në shinat e progresit, me një vizion shtetformues perëndimor. Njerëzit kurrë nuk i vlerësojnë gjërat në moment; por dinë të reflektojnë më vonë. Dhe nuk mund të kënaqësh të gjitha palët sot; por, përfitimi i nesërm i përket të gjithëve. P.sh, ndërmarrja e një reforme në arsim, duke pasur parasysh në ç’gjendje është katandisur, do të shkatërronte një pjesë të infrastrukturës të ngritur vitet e fundit, dhe do të atakonte interesat e shumë palëve. Por, çfarë duhet bërë? Duhet lënë të ndodhë? Ne jemi një vend pa industri, kështu që ekonomia jonë varet nga shfrytëzimi i burimeve naty-

rore: bujqësi, blegtori e sidomos turizëm. Më dhemb Kruja, me kodrat e masakruara dhe me ajrin e ndotur. Sigurisht që qytetari mendon për sot; ai ka probleme emergjente për t’i dhënë zgjidhje dhe nuk mund të fajësohet për gropat e gëlqeres, por, është politika ajo që duhet të mendojë për nesër, duke i krijuar mundësi të tjera mbijetese dhe duke ia bërë të qartë se zgjidhja e problemeve emergjente, i shkatërroi atij qyteti burimin më të rëndësishëm të të ardhurave: turizmin. Dhe jo vetëm Krujës. Nga ana tjetër, e di shumë mirë se në malësitë e Dukagjinit dhe ndoshta edhe në pjesën tjetër të Alpeve, gështenjat, një frut shumë i shtrenjtë në të gjithë botën, kalben në tokë. Pse? Vetëm prej mungesës së rrugëve, transportit. Kullotat malore janë totalisht të pashfrytëzuara. Alpet, si mundësi turizmi, përveç detit, po të pashfrytëzuara. Dhe kryesorja: vazhdimësia e reformave. Politikanët e marrin punën e politikës si diçka personale, duke rifilluar gjithçka sa herë ndryshojnë pushtetet. Kjo ka koston e vet, e cila pa dyshim që rëndon mbi qytetarin, por, edhe riciklon të njëjtat standarde pa mundur të bëjmë përpara. Nuk ndryshon ndonjë gjë esenciale në Angli kur ndërrojnë pushtetet dhe askund tjetër në botën e zhvilluar, sepse investimi, çdo lloj investimi, i faturohet qytetarit, dhe do të ishte abuzim me kompetencat e dhëna në rast se personalizohej një sipërmarrje. Dhe mbi të gjitha: jemi një popull 3 milion vetësh. Pra, sa një lagje e Stambollit, New York-ut, Rio De Zhaneiros…Si mundet të jetë kaq e komplikuar të qeverisësh një vend kaq të vogël?!! A bën sens? A nuk duhet të ishim nga vendet e para që u anëtarësuan në Europë? -Ka njëfarë nxitimi, në qarqe kryesisht të majta, për të shpallur një fund të historisë sa i takon kapitalizmit. Nuk është g jetur megjithatë një zëvendësues ose një rend tjetër më i mirë. Komunizmi është provuar i dështuar dhe anarkia nuk është ‘zgjidhje e qëndrueshme’. A e ka prekur fundin kapitalizmi, apo ky është thjesht një prej cikleve të tij të rënies, dhe shpejt do të shohim një kurbë tjetër ngritjeje? Kapitalizmi akoma nuk ka futur as majën e hundës në Shqipëri, e jo më t’i ketë kaluar koha. Është konkurrenca e lirë në treg, tipari kryesor i kapitalizmit dhe tregu ynë është larg së qeni i tillë. Po marr disa raste me të cilat secili prej nesh është familjar: si është e mundur që ne kemi shërbimin më të shtrenjtë celular në botë? Thuhet se energjia elektrike mund të shtrenjtohet edhe më nivelet që e kanë vendet e tjera, kur, megjithë kursimin, për faturën e energjisë shkon një e katërta e një rroge mesatare, dhe një faturë më e madhe se ajo që kam paguar në SHBA gjatë një viti që jetova atje, kur paguaja për një kondo (apartament me 6 dhoma), një faturë vetëm sa 5% e rrogës? E njëjta gjë për karburantet. Dhe si është e mundur, që produktet e eksportit në tregun e produkteve ushqimore, janë më të lira se produktet e vendit? Për të mos folur pastaj për tregun e punës. Të gjitha shpjegohen me mbylljen e konkurrencës në treg. Dhe është e vërtetë, e gjithë bota është në një lloj depresioni moral. U provuan të gjitha sistemet, dhe dështuam me to. I vetmi që i rezistoi është kapitalizmi, ose “e keqja e domosdoshme”, sepse është ai sistem i cili me sa duket afrohet më tepër me natyrën njerëzore: etja për pasuri, pushtet, sfida, aventura. Dhe paraja duket një motivim i madh për progresin në ekonomi, shkencë, etj. Në kapitalizëm, mund të fitosh, ose mund t’i humbësh të gjitha brenda ditës, por, duhet të përpiqesh prapë, duke ia nisur gjithherë nga e para sepse nuk të është dhënë mundësi tjetër për të jetuar. -Pse politikanët autoritarë kanë qenë më të suksesshëm në Shqipëri në krahasim me ata liberalë? Në të gjithë botën kanë qenë dhe janë të tillë. Nuk e kam fjalën për Hitlerin, Enverin, Duçen, Frankon, Kastron...por edhe për Linkolnin në disa aspekte, Jul Qezarin, mbretin tonë Zog, Huan Peron, etj. Autoritarizmi ekziston brenda çdo personaliteti politik, por, në vende me kulturë të kufizuar politike, autoritarizmi mund të fitojë përmasa të frikshme, deri në ato të diktatorit. Pra, ka një dallim shumë të madh midis autoritarizmit si regjim, dhe natyrës autoritare të liderit. Nganjëherë, autoritarizmi bëhet i domosdoshëm kur është fjala për t’i dhënë zgjidhje problemeve të rëndësishme. Rast interesant është ai i Kemal Ataturkut. Pra, nuk është çështja se sa autoritar je, por sa e favorizojnë rrethanat, kompetencat ligjore, rregullat, këtë aspekt. Por, autoritarizmi mund të shihet edhe si tipar kulturor: ajo që një anglez e merr me argumente, për të njëjtën gjë, një gjeorgjiani, fjala vjen, i duhet të përplasë këmbën e të trashë zërin. Dhe autoritarizmi është një tipar në kulturën tonë: mënyra se si baballarët, të parët, drejtojnë në familje p.sh., thotë shumë. Them se

në Shqipëri, për momentin, është më i suksesshëm modeli populist se sa ai autoritar, që nënkupton krijimin e një karizme mistike rreth vetes, një nevojë për t’u ndjerë i pëlqyer, më shumë se për t’u imponuar me forcë. -Një gëzim i lig është shfaqur në gazeta dhe personazhe të ekstremit të majtë pas humbjes dërrmuese të së djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit. Më shumë se te humbja momentale schadenfreude skiconte edhe një skenar të shkrirjes së Partisë Demokratike, duke bërë krahasime me parti të tjera të Evropës Lindore paskomuniste. Duke harruar, ndoshta qëllimisht e ndoshta në nxitim e sipër, se ato parti të ‘zhdukura’ prej sistemit në Lindjen ish-komuniste qenë formacionet trashëgimtare të partive komuniste. Në këtë kuptim, PD-së i duhet të vijë të paktën e dyta pas PS, e cila është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës… Unë të them të drejtën, nuk është se jam shumë e vëmendshme ndaj këtyre shenjave dhe kuptoj nga politika sa gjithkush tjetër që thjesht është i interesuar të krijojë një ide mbi realitetin që jeton dhe i kërkoj ndjesë lexuesit, për ndonjë pasaktësi. Por, edhe nëse ka diçka bindëse në atë që ju sugjeroni, them se nuk do të ishte fundi i botës shkrirja e PD, ashtu siç nuk do të ishte fundi i botës as shkrirja e PS, tani apo më vonë. Të dyja partitë kanë kaluar nëpër përvoja të përafërta, në hemorragji dhe shpërbërje të pjesshme edhe më parë. Të dyja janë parti relativisht të reja; nuk janë parti dyqindvjeçare. Të dyja, siç e thamë më sipër, kanë një profil disi të brishtë, dhe shumë nga programet me të cilat kanë hyrë në lojë, sot janë jashtë aktualitetit. Dhe të dyja, do të ndeshen me një bumerang, të cilin e kanë gatuar vetë: ligjin për zgjedhjet. Dhe, ka diçka ku unë desha të ndalem pak më tepër: Në bindjen time, një nga gabimet më të mëdha që është bërë gjatë këtyre viteve është zëvendësimi i sistemit të kombinuar proporcional/mazhoritar me atë proporcional. Ishte vendi dhe koha e gabuar për një vendim të tillë. Një sistem proporcional përjetëson në pushtet një palë dhe absolutizon rolin e liderit të partive, pikërisht ajo që nuk i duhet Shqipërisë për momentin. Në të kundërtën, sistemi mazhoritar do ta fuste automatikisht klasën politike në nevojën imediate të rinovimit të brendshëm, me elementë pozitivë, premtues, të cilët, janë gjithashtu të zëvendësueshëm nga mandati në mandat. Por sigurisht, që ky sistem rregullon edhe konkurrencën dhe transparencën brenda vetë strukturave politike. Vota e drejtpërdrejtë për kandidatin, forcon edhe lidhjen me elektoratin dhe rrit masën e përgjegjësisë përballë tij. Pra, trajtoje si “sovran” zgjedhësin, duke i dhënë një mundësi reale zgjedhjeje. Dhe tjetra…besoj se një sistem i ngjashëm zgjedhjesh me atë që kanë disa vende, sipas të cilit, zgjedhjet bëhen të vlefshme nëse kapin kuotën 60% të pjesëmarrjes në votime, do të ishte një tjetër presion pozitiv për ndryshim për klasën politike, në formën e një apeli të herëpashershëm. Duket pak radikale, por, është një zgjidhje e shëndetshme. -A mendoni se politika më shumë po na merr sesa po na jep, si popull? Meqë ra fjala, më bën shumë përshtypje angazhimi i bujshëm, në masë i të rinjve, shumica njëzetvjeçarë, në organizata politike, senate, apo sido që të quhen… Nuk ka ndonjë gjë të keqe, por, një njëzetvjeçar normalisht duhet të kërkonte gjëra të tjera nga vetja: të shëtiste e të njihte botën, të provonte përvoja nga më të çuditshmet, të rebelohej për çdo gjë dhe kundër gjithkujt dhe jo të merrej me politikë, kur dihet se politika ta merr lirinë. Por, ajo që më dhemb në këtë histori është precedenti i keq që është krijuar, një lloj psikoze kolektive se mund t’i kesh ato që do, vetëm nëse hyn në politikë, kur duhet të ishte e kundërta: përvojat tjera janë ato që të çojnë drejt politikës. -Duket se tashmë e kemi një raport, të rehatshëm ose jo, me letërsinë në diktaturë. A e kemi ende një të tillë me letërsinë në Liri? A është bërë letërsi në liri? Letërsia e shkruar në liri, nuhatet një kilometër larg. Së pari, si liri estetike, që është veçanërisht e dukshme në krahasim me letërsinë e para ’90-ës, mbi të cilën u ushtrua një nga format më të rënda të censurës ideologjike. Këtë e kupton kur lexon letërsinë e Europës Lindore, që presupozohet se është shkruar në të njëjtat kushte ideologjike me tonat. Sigurisht, Mendelshtamit, një poezi kundër Stalinit i mori jetën, siç ndodhi me mjaft shkrimtarë rusë të asaj kohe, por përdorimi i aludimit përmes figuracionit, fshehja pas metaforës, simboleve, alegorive, përdorimi i teknikave moderniste, ishte krejt e mundshme në letërsinë rumune, bullgare, çeke, polake, madje deri diku edhe në letërsinë e Kosovës. Ideologjia e Hoxhës e zhveshi letërsinë dhe artin njëlloj siç veproi me pyjet në zonat kufitare: i preu, sterilizoi, i hoqi një pjesë të madhe të magjisë.


28

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

www.mapo.al

POLITICAL MIND

Përse gënjehen njerëzit nga politika (II) Prof. Dr. Ylli Pango -Vijon nga numri i shkuar Bindja në jetën e përditshme. Një faktor tjetër që ndikon për së shumti në faktin që njerëzit gënjehen nga politika, është edhe bindja si koncept i psikologjisë sociale. Bindja i shoqëron njerëzit në jetën e përditshme në çdo hap e në çdo raport social. Që nga relacionet a marrëdhëniet me ata që duan të na shesin mallin, ata që duan të na bëjnë të shohim këtë a atë film, ata që na mësojnë a mbushin mendjen e deri tek politikanët. Kështu veç prirjeve të brendshme që i analizuam më sipër, njerëzit ndikohen dhe nga këto burime të jashtme të panumërta që influencojnë në krijimin e një lloj bindshmërie të qenies njerëzore si qenie sociale në tërësi, duke e bërë bindjen kësisoj të jetë një komponent organik i jetës sonë. Teknikat e bindjes i studion gjithashtu psikologjia sociale dhe duke filluar nga vitet e hershme të shekullit 20 janë ndërtuar teori të tëra mbi bindjen. Qëllimi i bindjes është ta bëjë objektivin (njeriun që do bindim) të brendësojë dhe të adaptojë argumentin bindës, të krijojë një qëndrim a bindje të re e ta adaptojë këtë qëndrim të ri si pjesë e sistemit të tij bazë të besimeve. Ja disa teknika të bindjes. Përdorimi i shpërblimeve, ndëshkimeve, të cilat dihet krijojnë a në disa raste sforcojnë, bindje të cilat në radhë të parë i shërbejnë politikës, qoftë edhe si të tilla (të sforcuara). Ekspertiza pozitive e negative, nëpërmjet të cilave politikani shpreh aftësitë e kompetencat e veta, shpalos njohuritë, krijon besimin që ato që thotë janë të vërteta, flet e shpjegon me tonin e bindjen, sigurinë e njeriut që njeh gjithçka mirë (në disa raste kjo natyrisht edhe qëndron), çdo gjë që thotë është flori i kulluar etj. Apeli moral (që në mjaft raste nuk i përgjigjet atij që politikani duhet a mund t’i bëjë vetes) e që shpesh mbetet predikim moral i rremë kryesisht i tipit dajak për atë që gabon e tolerancë për veten në një rast të tillë, etj. Politikanët i përdorin këto metoda shpesh sidomos për stafet më të afërta, por edhe për njerëzit që duan t’i bindin e t’i kenë në shërbim në rast nevoje. Krijimi a stimulimi i nevojave. Një metodë bindjeje përfshin krijimin e stimulimin e nevojave sidomos të atyre që janë jetike për njeriun (por edhe nevojave të luksit) ose ringjalljen a nxitjen e nevojave tashmë ekzistuese, por të paplotësuara. Ky tip bindjeje mbështetet në nevoja fondamentale të njerëzve si ato për strehë, dashuri, vetëvlerësim, vetaktualizim, por dhe në nevoja ekstra të cilat në jetët njerëzore rriten në mënyrë progresive, në varësi të faktit sa janë të plotësuara nevojat bazale. Politikani që premton plotësimin e këtyre nevojave, e që herë-herë edhe i plotëson ato edhe në mënyrë minimale, siguron dhe bindjen e njerëzve. Njerëzit e nevojave minimale të paplotësuara, në vendet si i yni, arrijnë të futen në brazdën e gënjeshtrës edhe me një sasi të vogël të hollash, me ndonjë plotësim nevoje materiale minimale apo edhe me të tjera qesharake a poshtëruese për këdo tjetër në vendet a demokracitë më të zhvilluara. Në këso rastesh gënjeshtra pi ujë më lehtë e njeriu tenton të besojë a të mbështesë gënjeshtrën më me lehtësi. Apelimi i nevojave sociale. Një metodë bindjeje efektive është ajo që mbështetet te nevoja e

njeriut, sado i thjeshtë, për t’u bërë popullor, prestigjioz ose i ngjashëm me të tjerët e suksesshëm, artistët e mëdhenj, politikanët me emër, etj. Reklamat tregtare në tv janë shembulli më tipik i kësaj, me ndikimin e tyre tek njerëzit e nxitjen që ata të blejnë e përdorin ato mallra që përdorin vetëm personat e njohur, të suksesshmit, VIP-at. Në rastin e politikanit, njeriu mëson të bindet a të besojë në gënjeshtrën e politikanit edhe nga sugjestionimi prej figurës së tij të amplifikuar nga media, por edhe nga dëshira për t’i ngjarë atij. Sipas disa statistikave një njeri mesatar sheh 1500 deri 2000 orë programe televizive në vit e kjo tregon se çfarë burim i madh e i fuqishëm bindjeje është televizioni, media në përgjithësi. Për shqiptarët kjo mesatare shikueshmërie, për vetë mungesën e mjeteve të tjera rekreative a të kalimit të kohës, e ndikimi i saj, janë akoma më të larta. Kjo siç e thamë edhe për faktin se burimet e tjera të informacionit a të ngritjes së nivelit të kulturës së përgjithshme, mungojnë, nuk përdoren a përdoren rrallë. Përdorimi i fjalëve a fjalorit të ngarkuar, sugjestiv, i imazheve të gjalla sugjestive, ka gjithashtu ndikimin e vet në sugjestionimin dhe besueshmërinë më të madhe të njerëzve në gënjeshtrën politike. Njeriu i thjeshtë sidomos, bie më lehtë pre e kësaj luzme fjalësh të bukura të mashtrimit elektoral dhe nuk ka mundësi as të kuptojë e jo më të verifikojë vërtetësinë e gënjeshtrës politike. Edhe këto, të gjitha lidhen me bindjen sociale, ndikimin social, i cili nga ana e tij lidhet me politikanin, liderin, tiparet e tyre dhe superioritetin mbi inteligjencën, vullnetin, kulturën e mjaft njerëzve të thjeshtë. Përdorimi i këtyre mjeteve ekstra ka gjithashtu efekte të mëdha dhe politikanët, ashtu si reklamuesit e mallrave, e dinë mirë këtë. Që të dyja palët, duan në një aspekt, të shesin (fjalë) për të fituar, pushtet, para, privilegj. Pushteti i fjalëve pozitive, nxitëse dhe sugjestionimi a përpunimi mes tyre i psikologjisë njerëzore është i paimagjinueshëm dhe paralelizmi shkon deri në konvergjencë të plotë. Vëreni fjalët që përdoren në mjaft biznese, në tregti, kudo ku ka fitim, ku kërkohet të shitet diçka, dhe merrni përgjigjen se cila është pse-ja që mjaft reklamues përdorin fraza të tipit “E re dhe e përmirësuar”, “Origjinale” “E gjitha natyrale”. Hidhuni në politikë dhe ngjashmëria është më e madhe se ajo mes dy bizneseve në sensin e reklamimit: “Koha për ndryshim”, “Rilindje”, “E reja rrëzon të vjetrën”. Dhe këto janë vetëm një pjesë e teknikave apo e reklamave të bindjes. Në jetën e përditshme mund të gjejmë mjaft të tjera, madje me një peshë specifike të jashtëzakonshme. Ndiqni me vëmendje një program në media dhe do të vini re se vetëm në gjysmë ore transmetim televiziv përmbahen një volum i pabesueshëm për nga madhësia, teknikash bindjeje, sugjestionimi, mes tyre mjaft mashtrimi, dhe të gjitha në një kohë kaq të shkurtër. Ndiqni me vëmendje a analizoni më vonë të incizuar a të shkruar një fjalim elektoral, një fjalim gjatë një takimi të një qeveritari a politikani me popullin, një vizitë e një logo të tij atje mes atyre që viziton, e do të gjeni po atë densitet teknikash bindjeje, sugjestionimesh, mashtrimesh. Një arsye tjetër përse njerëzit gënjehen do të

ishte edhe sepse të gjithë gënjejnë në politikë por edhe kudo në fusha të tjera, e gënjeshtra mbulon gënjeshtrën duke bërë të harrohet paraardhësja. Kësisoj njerëzit pranojnë se kjo është bota, këta janë njerëzit e bashkë me të këta janë politikanët. Në një plan më të gjerë, edhe për njerëzit e thjeshtë, shpesh në nënvetëdije, zgjidhja politike, drejtimi i vendit nga politika e politikanët, janë të vetmet lojëra e rregulla loje të zbuluara deri më sot dhe pa to do të kishte kaos e anarki. Pa to nuk do të kishte asnjë zgjidhje të halleve e problemeve, sado dobët të zgjidhen këto, deri më sot. Ka mjaft fakte që e ilustrojnë a e përforcojnë këtë edhe tek ne. Njerëzit shqiptarë dilnin në rrugë në ditët e fundit të anarkisë së 1997 dhe kërkonin gati me lutje që politikanët të vinin në krye të vendit, të shkonin në zyra, të merrnin shtetin në dorë, t’u jepnin përsëri sadopak qetësi e siguri. Anarkia e krimi kishte kohë që bllokuar çdo gjë dhe njerëzit mbylleshin në shtëpia që në orën 1 të drekës. Kësisoj jeta ishte bërë kaq e padurueshme dhe e rrezikshme

saqë cilido politikan që do t’i kthente disi në normalitetin sado jo të përshtatshëm të dikurshëm, do të ishte më i mirë se anarkia që po i mbyste. Në trazirat e Los Angeles të viteve ‘90 të shekullit të shkuar, njerëzit e thjeshtë amerikanë pritën me padurim e kërkonin gjithashtu me insistim kthimin e shtetit e marrjen në dorë të situatës në dorë nga politika, pasi rrëmuja e kaosi po ju zinin frymën. Kishin mjaftuar disa ditë, ashtu si dhe në New Orleans pas cunamit Katrina, vite më vonë, që anarkia ta merrte situatën në dorë e njerëzit të kuptonin se edhe në vendin më demokratik të botës, e me shtetin më të fuqishëm, se pa rend e pa politikën që e vinte në vend atë, nuk kishte jetë normale, funksionim normal a së paku jetë sipas forcës së zakonit e mbarëvajtjes së deriatëhershme të gjërave. A është vallë e habitshme pas këtyre të kuptojmë, apo a mbetet ende pa përgjigje a një çudi pyetja: “Përse gënjehen njerëzit nga politikanët, përse sugjestionohen ata? Dhe përse politikanët vazhdojnë të gënjejnë me sukses e pa pasoja?”.

NJOFTIM PËR KONTRATË Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) fton kompanitë të marrin pjesë në procesin e parakualifikimit për “Kontratën e tij të Rrugëve të Aksesit dhe të Urave” Gjatë përgatitjes për ndërtimin e seksionit të gazjsellësin natyror që do të kalojë përmes Shqipërisë, TAP do t'i duhet të ndërtojë disa rrugë të reja dhe të rikonstruktojë disa rrugë dhe ura ekzistuese në mënyrë që ketë akses të vazhdueshëm në zonat ku do të ndërtohet gazsjellësi. TAP fton kompanitë e interesuara për të ofruar shërbime ndërtimi për “Kontratën e tij të Rrugëve të Aksesit dhe Urave” që të marrin pjesë në procesin e para-kualifikimit për kompanitë potenciale.

Detajet e kërkesave për kontratë janë të publikuara në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian - “EU Gazette”. Për më tepër detaje, ju lutemi shihni faqen e internetit: http://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:126975-2014:TEXT:EN:HTML Afati kohor për të dorëzuar Shprehjen e Interesit është 16 maj, 2014 (në oren 12.00) Për informacione të mëtejshme për proceset e prokurimit të TAP, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të TAP: www.tap-ag.com/tenders

Faqe 7


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

29

www.mapo.al

histori Mal Berisha

Pas takimit me Grejs, i biri, Don Johnson më shkruajti këto fjalë: Faleminderit për vizitën që i bëtë nënës sime të dashur Grejs. Shqipëria e kaliti Dad Erikun. Ai e nguliti Besën Shqiptare tek mama ime Grejs, ndërsa Mama Grejs e nguliti atë tek ne fëmijët. Faleminderit Shqipëri! Dhe unë iu përgjigja: Faleminderit Amerikë që i dhe Shqipërisë njerëz të tillë!

Në gjurmët e një amerikani të dashuruar me Shqipërinë P

ersoni që do të zbuloj përmes këtyre rreshtave ka lindur në Shqipëri, pikërisht atëherë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga turqit. Ajo ka një jetë plot mistere, të shkruara dhe të pashkruara, është bija e një amerikani që i kushtoi jetën Shqipërisë në ditët më të vështira të saj. Një mëngjes të ftohtë marsi takova atë, bijën e amerikanit Erickson, historia e të cilit rrëfen kaq shumë mbi historinë tonë. Pak histori të lidhjes së Grejs Johnson Erickson me Shqipërinë Si të mos emocionohet njeriu kur i kthehet historisë së asaj familjeje? Pasi kishin ardhur në Shqipëri, në fillim në Korçë e më pas në Tiranë në vitin 1908, ata ishin ballafaquar me represionin turk dhe ishin detyruar të zhvendoseshin pas një viti në Elbasan. Tre fëmijëve që sollën me vete iu shtua edhe e katërta. Edhe aty i ndoqi i njëjti fat. Në verën e viti 1911 ata u internuan nga forcat turke në Manastir. Aty, në kushte internimi, lindi Grejs. Pas disa kohësh u kthyen përsëri në Elbasan. Babai i Grejsit nuk hiqte dorë nga qëllimet për të ndihmuar në arsimimin dhe emancipimin e një kombi për të cilin askush në botë nuk ka shkruar më me dashuri e respekt se ai. Por në tetor të vitit 1912, familjen e goditi një gjëmë. Djali i madh i tyre, Irli, u lëndua duke luajtur. I ati e dërgoi në Zvicër për ta shëruar. Mjerisht, ai nuk i mbijetoi dot infeksionit që i kishte marrë plaga. Kështu, në dhjetorin e atij viti Ericksoni kthehet në Durrës pasi e kishte varrosur të birin në Zvicër. Fatkeqësisë së tij i shtohet edhe represioni serb. Shqipëria ishte shpallur e pavarur më 28 nëntor 1912, por ishte pushtuar menjëherë nga serbët. I cilësuar prej pushtuesit, armik i serbëve dhe mik i shqiptarëve, ai mezi lejohet të shkojë në Elbasan dhe të marrë familjen, falë ndërhyrjes së konsullit austriak në Durrës, Charles Halla. Kështu ai e largon familjen nga Shqipëria. Grejs Elizabeth, në atë kohë 14-muajshe, largohet nga Elbasani me prindërit, vëllain Palin dhe motrat, Lois e Kristel. Ndërsa i ati kthehet e rikthehet në Shqipëri për vite të tëra. Ai bëhet anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe komunikon drejtpërsëdrejti me Presidentin Uillson në mbrojtje të territoreve shqiptare; bëhet komisioner i Shqipërisë në Uashington, pastaj diplomat amerikan në Tiranë, hap shkollën Bujqësore të Kavajës në vitin 1926. Në vitin 1937 dekorohet nga Mbreti Zog me “Urdhrin e Skënderbeut”. Në vitin 1945 ishte delegat i VATRËS në Konferencën themeluese të Kombeve të Bashkuara dhe i shkruan Presidentit Truman për Shqipërinë. Më pas i kushton jetën Shqipërisë me shkrime në gazetat më prestigjioze të botës, New York Times, The Economist etj. Ai vdes në vitin 1966 në moshën 99-vjeçare, duke lënë të pabotuar një tekst his-

torie për Shqipërinë me 56 kapituj si trashëgiminë më të mirë të tij. Ai tekst tashmë është botuar në gjuhën shqipe. Takimi Azili ku i kalon vitet e fundit të jetës Grejs Johnson gjendet në një zonë periferike jo larg Bostonit, në një kodër të veshur me pyje të dendura, me ndërtesa të bukura dhe kushte nga më idealet që njeriu mund të mendojë për të kaluar pleqërinë. U ngjitëm me ashensor dhe përpara gjetëm një recepsioniste, së cilës i treguam se ishim vizitorët e Grejs Johnson. Mirësevini! - na tha ajo me mirësjellje. -Ju lutem shënoni emrat në librin e vizitorëve dhe futuni në atë korridor!- Ajo gjendet në dhomën e parë djathtas. Hymë në atë dhomë të arreduar më së miri, e cila ngjante me një dhomë spitali. E pastër sa më s’ka. Por Grejs nuk ndodhej aty. Një sanitare që u gjend aty na tha se ajo ka vajtur tek një dhomë tjetër. Nuk vonoi shumë dhe e sollën. Ishte në një karrocë invalidësh. Grejs u shfaq para nesh pak e habitur, me sy të mprehtë pa syze, shikim të thellë, flokë të bardha argjend, fytyrë të lëmuar dhe jo aq të rrudhur, buzëqeshje të ëmbël plot dritë e jetë. Punonjësi i azilit e solli para nesh dhe i fiksoi karrocën. Iu afrova dhe i tregova kush isha. Pastaj të njëjtën gjë bëri ime shoqe dhe djali. U ula pranë saj. Ndjeva se po takoja ndoshta njeriun më të vjetër të lindur në trojet shqiptare që ende jetonte. I fola pak se përse isha aty. I thashë se kisha ardhur ta takoja për të nderuar atë dhe kujtimin e të atit, Charles Telford Erickson për gjithçka që ai kishte bërë për Shqipërinë. Ajo më tha thjesht me zërin që i dridhej: -Jo, vërtet, e keni bërë ju këtë për mua?! -Po, i thashë, babai juaj ka bërë shumë për Shqipërinë. -Eh, po,- m’u kthye. -Babai im ka qenë një burrë i madh. Mbante mend shumë gjëra, por me të thënë. Nxora nga çanta librin që i kisha sjellë. Pastaj e pyeta: Çfarë të kujton kjo fotografi në kopertinën e këtij libri? -Oh, psherëtiu, -ky është babai im, Dad Erick. I tregova se ai libër i kushtohej jetës dhe veprës së tij në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Pastaj shpalosëm faqet e librit ku ishin fotografitë. Ajo i njohu një për një. Po,- tha ajo, -ky është babai im, kjo është nëna, kjo këtu është Alice, gruaja e dytë e babait. Ajo ka qenë shumë e mirë me ne. Na donte shumë. Eh babai im, -psherëtiu ajo përsëri, -ishte njeri i madh. Hapte shkolla atje. -A është shkolla e tij? Në atë çast ndjeva se sa me vlerë ishte fakti që në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Bujqësore e Kavajës kishte marrë em-

rin Charles Telford Erickson, themeluesit të saj, babait të Grejs. -Po, i thashë, shkolla e babait tuaj është ende e hapur dhe mban emrin e tij. Vërtet? -më tha,- sa më bëhet qejfi! Ai ishte i dhënë pas saj. Isha e vogël kur u larguam dhe babai më dërgoi në Zvicër bashkë me motrën time me të madhe. Aty na mbante një zonjë shumë e mirë, Stefania. Eh! -Po ju, a jeni ministër? - më pyeti. Në fakt kam përshtypjen se ajo dinte diçka për mua, prej të bijve, Bobit dhe Donit, të cilët duhej t’i kishin folur për funksionin që unë kisha. Dhe në kohën e saj, ata që shërbenin në këtë detyrë quheshin, ministra. Doni e pati vizituar Shqipërinë në nëntor 2012 kur u përurua libri, më pas i pata takuar Bobin dhe Donin në pranverën e vitit 2013 kur Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA bëri përurimin e librit në Nju Jork. I shpjegova dhe i thashë se ky libër është dhuratë për të. A nuk është kjo diçka shumë e bukur, më tha. Shumë falemnderit! E mori. E mbante në dorë dhe shihte me vëmendje kopertinën me fotografinë aq pozante të të atit, që në ato momente m’u duk se shëmbëllente kaq shumë me fytyrën e saj. Kisha bërë shumë punë për të nxjerrë në pah jetën dhe veprën e Ch T Ericksonit. Udhëtime në Yale University, në arkiva në Uashington e Nju Jork, Londër, nxjerrje dokumentesh, letra, përkthime, deri në botimin e librit. Por pengu im ishte të gjeja dikë nga familja e tij si dëshmi e gjallë e kontributit të kësaj familjeje jo shqiptare, por kaq pro-shqiptare. Ishte i nderuari At Arthur Liolin, i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës, pasardhës i Nolit tonë të madh, i cili pak para botimit të librit më njoftoi se kishte rënë në gjurmët e pasardhësve të tij. Kështu u lidha me djemtë e Grejs, Don dhe më vonë Bob, me nipin dhe mbesën e Telfordit, Paul dhe Mary Morris. Të gjitha këto kontakte më jepnin një emocion të bukur, pasi po gjeja degët e një peme familjare me një trung që i kishte rrënjët në Shqipëri dhe që i kishte dhënë Shqipërisë sime, Shqipërisë sonë, kaq shumë… Natyrisht që takimi me Grejs Johnson, sado i shkurtër, ishte më i veçanti, më i bukuri, më i paharruari. Një detyrim moral Kështu e takova pasardhësen e drejtpërdrejtë të heroit tim (shpresoj të të gjithë shqiptarëve) Charles Telford Erickson më datë 26 mars 2014. U largova prej atij azili me një dashuri dhe respekt të pafund, për të bijën e një njeriu që ia kishte falur Shqipërisë gjithçka deri edhe anëtarët e familjes së tij. Jo vetëm veneracioni i pafund që ndjej për veprën e tij, por edhe roli që ai ka luajtur dhe lu-

an në jetën time që kur u njoha me veprën e tij, më shtyu drejt një takimi të tillë. Edhe i vdekur atje ku është, drita e shpirtit të tij është kthyer në një dritë edukimi, pastrimi shpirtëror, ndjenje të bukur humane, dhimbje për të varfrin, të voglin, të papërkrahurin, qoftë ky individ apo edhe popull siç ishte populli shqiptar kur ai u njoh me të, në vitet e fundit të errësirës osmane që e kishte pllakosur. Dhe jo vetëm atëherë, por deri në fund të jetës së tij Shqipëria u shndërrua në qëllim, mision, detyrë. Roli i Grejs Johnson mund të duket i vogël apo i papërfillshëm, por ajo është dëshmia e sakrificës së të atit, që rezultoi në humbjen e vëllait dhe të nënës së saj të dashur për hir të dashurisë për Shqipërinë. Ajo u rrit me dado në vend të huaj pa praninë e babait dhe me nënën të paaftësuar thjesht dhe vetëm sepse babai i saj ia kushtoi jetën Shqipërisë. Asaj i mungoi luksi më i domosdoshëm që rrit dhe ushqen një fëmijë: familja, atdheu i vet, jetesa me të cilën prindërit e saj ishin rritur, por që nuk mund tua siguronin fëmijëve të tyre në Shqipërinë e varfër. Dhe ajo vetë e quan atë: “Një burrë të madh”. Pajtim më të bukur sesa ky me bëmat nganjëherë tej-njerëzore të të atit nuk mund të ketë. Prandaj e ndjeja si detyrë morale të mos e humbja rastin për të takuar njeriun që mbarte drejtpërsëdrejti gjakun e Charles Telford Erickson që rridhte në damarët e dala të së bijës 103 vjeçare, Grejs . Praktikisht takova vetë historinë e njërës nga segmentet më kuptimplote por fatkeqësisht më të panjohura të vendit tim - fillesën e ngjizjes së marrëdhënieve me mikun dhe aleatin më të madh të popullit shqiptar, SHBA. E përqafova, i putha dorën, ia përkëdhela ato flokë të argjendta. Më pa ëmbël. M’u duk se po më vështronte po me atë dashuri që i ati i kishte parë shqiptarët. Dhe më pyeti: -Kur të më pyesin miqtë e mi, se cilin takove sot, çfarë t’ju them? -I thashë: -thuaju se takova ca njerëz të një familje shqiptare që e duan babain tim të ndjerë deri në adhurim dhe veneracion. Nuk kisha një kartëvizitë me një përcaktim të tillë. Prandaj i dhashë atë të punës time. Dhe ndjeva së sa shumë e kisha nderuar atë kartëvizitë, atë ditë. Epilog Pas takimit me Grejs, i biri, Don Johnson më shkruajti këto fjalë: Faleminderit për vizitën që i bëtë nënës sime të dashur Grejs. Shqipëria e kaliti Dad Erikun. Ai e nguliti Besën Shqiptare tek mama ime Grejs, ndërsa Mama Grejs e nguliti atë tek ne fëmijët. Faleminderit Shqipëri! Dhe unë iu përgjigja: Faleminderit Amerikë që i dhe Shqipërisë njerëz të tillë!


30

E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

A ju turpërojnë prindërit në rrjetet sociale?

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

15

14 19

18 23

31

21

25

13

17

22

26

27

29

30

32

33

34

36

35 38 43

12

16

20

24 28

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

39

40

44

41

42

45

46

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

48

47

1. Prifti, regjisor i njohur. 8. Veprimtaria që kryhet gjatë një mbledhjeje. 12. Notë muzikore. 14. Xhunga, gazetare televizive. 15. Llalloshi, këngëtare kosovare. 16. Gjini tregimtare zakonisht në vargje që flet për ngjarje historike. 18. Përemër dëftor. 19. Ndarje e një pallati. 21. Morrison, këngëtar i njohur. 22. Ermira e këngës. 23. Nis nga puna një veprimtari. 25. I thonë ndryshe jargavan. 27. Eda, këngëtare. 28. Bariu që ruan bagëtitë e gjithë fshatit. 30. I hollë nga mendja e dinak. 32. Diametri i brendshëm i një gypi. 33. Zë të shuhet, nuk digjet më me forcën e mëparshme. 35. Lloj fruti ekzotik. 36. Elini, ish-futbollist i 17 Nëntorit. 37. Zonë Ekologjike. 38. Ashtu si duhet. 40. Secila nga trajtat e ndryshme që merr emri gjatë lakimit. 42. I ka çdo kuti në mes. 43. Punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. 45. Lëndë organike, që është e domosdoshme për veprimtarinë jetësore që merret nga ushqimi. 47. Edvin, ish-futbollist i Kombëtares. 48. Brinjë e trekëndëshit kënddrejtë. 49. Lloj drithi me kërcell të hollë e me gjethe si të grurit.

1. Kalë i zi. 2. Përgjërohet. 3. Çarçani, ish-kryeministër. 4. Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë. 5. Instituti Ndërtimit. 6. Njësi sa shpëjtësia e zërit. 7. Cipa më e brendshme e kokërdhokut të syrit, që është e ndjeshme ndaj dritës. 8. Korrier fshati. 9. I vetëm në llojin e vet. 10. Emri që i del dikujt për mirë ose për keq. 11. Tërësi veglash që përbëjnë një makinë. 12. Lloj pishe malore me trung të trashë e të lartë. 13. Boletini, patriot luftëtar. 17. Njëzet e katër dëshmitarë, të cilët dëshmonin me be për të nxjerrë të pafajshëm dikë që akuzohej për një krim. 20. Shtet në SHBA. 24. Mblidhem kruspull nga të ftohtët. 26. E kundërta shtrëngim. 27. Markë kamioni. 29. Tra i hollë, i sharruar e me katër faqe. 30. Purtekë që përdoret për të shkundur pemët. 31. Tognnazi i kinemasë italiane. 32. Numër rendor. 33. Mineral me ngjyrë të verdhë të hapur e me shkëlqim metalik. 34. Shuma e përgjithshme. 39. Mesi i një kane. 41. I ka në fillim çdo satelit. 42. Përemër vetor. 43. Gjysma e një vule. 44. Trupat Arabe. 45. Hyrja e një vakëfi. 46. Përemër pronor.

4

7

3 6 8

2

1 5 6

4

4

7 5

2

8

9

2

6

7

3 8

7 6 5 7

5 8 1

5

7

6

1

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni bere. Mbrëmja do jete mjaft emocionuese. Beqaret serish nuk kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër edhe pse do mundohen gjithë kohës. Nuk është as sot dita juaj. Për financat do kujdeseni me tepër se kurdoherë dhe nuk do shpenzoni shuma te mëdha.

Jeta ne çift do vazhdoje te jete rutine edhe sot. Do rini gjithë kohës ne qetësi pa folur për projekte apo gjera interesante me partnerin. Beqaret duhet ta hapin zemrën nëse duaj te ndryshojnë jetën sentimentale. Mbyllja ne vetvete do i lere me te njëjtin status. Ne planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por nuk do iu dilni plotësisht.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot dhe do iu sjelle emocione te papërshkrueshme. Pasioni gjithashtu do ndizet here pas here. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie nga persona qe ne pamje te pare nuk do ua mbushin mendjen. Mos thoni menjëherë “jo” sepse me vone do pendoheni. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi. Gjendja do jete e mire.

Kjo e sotmja do jete një nga ditët me premtuese për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do ta ndieni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Edhe beqareve me ne fund do iu konkretizohen disa ëndrra. Ne planin financiar nuk do hasni aspak vështirësi, përkundrazi do shpenzoni për çdo gjë qe do iu nevojitet apo qe do iu pëlqejë.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 1

Shumë të rinj shpesh ndjejnë një dozë pakëndshmërie për shkak të fotografive që i publikojnë prindërit e tyre nëpër rrjetet sociale, por ka edhe të tillë që krenohen me ta. Një hulumtim i ri ka treguar se afro 25 për qind e të anketuarve kanë pranuar se nuk janë ndier mirë për shkak të fotografive që prindërit e tyre i kanë publikuar në internet, e në të cilat ndodhen edhe vet ata. Është interesante se hulumtimi ka treguar se më shumë kohë në internet kalojnë nënat në raport me baballarët. Po ashtu, fëmijëve u pengojnë edhe postimet e prindërve të tyre në Facebook. P.sh. një nënë ka bërë një njoftim bizar duke treguar se djali i saj kishte urinuar në krevat deri në moshën tetëvjeçare. Kjo e ka detyruar djalin që ta fshijë profilin e tij nga ky rrjet social.

49

Horizontalisht

3

2

6 1 8

7 9

1 8 7 3

5

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Si juve ashtu edhe partnerit do iu buzëqeshin sytë gjate gjithë kohës dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë kështu qe do kënaqen edhe vetëm me ndonjë takim. Ne planin financiar yjet do ndikojnë negativisht dhe problemet do jene goxha te mëdha.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2 1 7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Do ja shpërbleni partnerit tuaj sot gjithçka qe ai ka bere për ju dhe do ia shprehni me tepër ndjenjat. Ne fakt e vërteta është qe ne këtë jete nuk keni për te gjetur dike tjetër qe t’iu dashuroje si ai. Beqaret do jene gati për te filluar histori dashurie. Me financat mos spekuloni nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi. Ruajeni gjendjen sa me te qëndrueshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 030, 154, 201, 205, 217, 230, 252, 263, 270, 301, 415, 451, 541, 689, 698, 857. Numra me 4 shifra: 0232, 1201, 1555, 2111, 2536, 2227, 3021, 5210, 5246, 5554, 7423, 8777. Numra me 5 shifra:

01590, 12054, 21020, 21616, 23015, 26354, 26895, 38011, 43052, 48515, 56311, 62245. Numra me 6 shifra: 210461, 262621, 265412, 291505, 425809, 456785, 502864, 514591, 580215, 623000, 625497, 705532, 715246, 851535.

Edhe pse dashuroni tej mase partnerin dhe keni shume kohe me te, nuk do mund t’i rezistoni dot sot joshjes se dikujt. Ai vërtet do duket sikur do iu verboje. Beqaret nuk do jene ende ne rrugën e duhur për te filluar një histori dashurie. Do iu duhet ende te prisni edhe pak kohe. Financat do jene me te mire, prandaj përfitoni për te shlyer sa me pare te gjitha borxhet.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Jeta ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit menduar sot. Nuk do mungojnë debatet dhe hatërmbetjet. Po nuk u treguar me te kuptueshëm nuk keni për te pasur një jete te qete. Beqaret do e ndiejnë mjaft vetminë sidomos pasi edhe miqtë t’i braktisin. Pa fat do jene edhe sot.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do e përkëdhelni tej mase partnerin tuaj sot dhe do e mbani atë gjate gjithë kohës pranë. marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Beqaret do marrin aq shume ftesa dhe propozime saqë do e kenë te pamundur te mos fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe sepse situata ende nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

Do merreni vesh mire me partnerin tuaj sot dhe nuk do krijoni aspak debate me te. Edhe yjet do iu mbështesin dhe do iu përkrahin. Beqaret do jene serish pa fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm edhe për disa kohe. Ne planin financiar mos i besoni intuitës sepse mund te bëni gabime edhe me te mëdha. Gjendja nuk do jete aspak e qëndrueshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni shume te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Pritet qe atmosfera te jete goxha e ngrohte dhe harmonike. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar sesa te fillojnë një dashuri pasionante, po qe mund te shuhet shume shpejt. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te mbeteni pa para.

PESHQIT (20/II-19/III) Do i hidhni poshtë te gjithë tabute qe kishit pasur ne jetën tuaj ne çift sot dhe do mendoni vetëm te ndiheni mire pranë partnerit. Do e kuptoni me ne fund se jeta është e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar s ame shume. Edhe beqaret do i pranojnë ftesat dhe do dalin neper takime.


E shtunë-diel, 19-20 prill 2014

31

www.mapo.al

Mapo lunch

Mira Kazhani

K

ur Tiranës i ikën dielli është ndoshta një nga ato momentet kur nuk ke dëshirë të dalësh nga shtëpia. Aq më tepër që një natë më parë ke dëgjuar që shkrimtari yt i zemrës ka ikur përgjithmonë dhe je zgjuar në mëngjes duke bërë fajtor Gabon, sepse prej tij je një ëndërrimtare e pandalshme. Ja, fiks si fshirëset e xhamave të makinës sime që heqin shiun rrugës për te Galeria e Arteve, aty ku do të takoj një vajzë që nuk është aspak modeli për të cilin vdesin shqiptarët. Përkundrazi, për shkak edhe të një dëlirësie, ajo ka ardhur në jetën publike me modën e vet, siç më tha gjatë bisedës në “Opium”. -Unë nuk ndjek modën e Giorgio Armanit. Unë kam jetuar modën time, kohën, etapat e moshës siç duhet një njeri normal ta bëjë jetën. Imagjino të të zënë aventurat në pleqëri, bëhesh gazi i botës. Edhe pse, në fakt tani që e mendoj, bukur është gjithmonë kur dikush sillet me jetën si do donte ai dhe jo të tjerët. Unë nuk i them askujt bëj si bëj unë, as bëj ndryshe. Unë thjesht jam krenare për çdo gjë që kam lënë pas. Po, po, ajo është krenare dhe këtu i duket që nuk gënjen. Kur i tregova editorit të “Mapo” se do shkruaja një Lunch për Rozana Radin, ai bëri një fytyrë si pikëpyetje. A thua se i dinte të gjitha për Rozanën. Dhe çfarë mund të dijë shumica për Rozanën. Di që dikur një gazetë i nxori disa foto të vjedhura me gjoksin jashtë. Që ajo e thotë me shumë humor ‘gjoksin e doktorit’. Ndonjë sherr publik tek-tuk, ndonjë histori dashurie që përfundon suplementeve. Ja kësi gjërash që i kemi të gjithë në jetët tona, në albumet tona, ndoshta edhe në ëndrrat tona. Unë nuk e di nga e si, por diçka më ka bërë gjithmonë përshtypje te Rozana. Ajo nuk është për mua vajza që ju gjeni në Google dhe shpresoj që biseda me të të vijë edhe tek ata që lexojnë dhe nuk ndalen në kërshërinë dhe morbozitetin e imazheve komerciale. Sot ajo është e veshur thjesht, me një fustan të gjerë, flokët topuz dhe pa asnjë gram tualet. Ke ndryshuar stil, i them? -Jo, nuk kam ndryshuar asgjë. Jetoj thjesht etapën e radhës, nëse e kuptova mirë pyetjen tënde. Tani e mendoj dy herë kur e vesh një fustan. Jam fanatike në thelb unë. Por njerëzit ndikohen nga një videoklip, nga një rol dhe kushedi ç’kujtojnë. Çfarë mendon se kujtojnë njerëzit për ty? -Nuk më njohin mua ata. Mua s’më njeh motra ime dhe jo më të tjerët. Në fakt të njohin në mënyrën e tyre. Të njohin si rebele? -Rebele unë? Unë nuk kam bërë kurrë asgjë që të çudisë. Por ke të drejtë, disa gjëra këtu mund të keqkuptohen, keqinterpretohen. Nuk e di pse e kanë kapur shpesh me mua. Ka patur raste kur jam lënduar dhe jam mbyllur me ditë në shtëpi nga dëshpërimi. Po unë jam mësuar që të ringrihem sa herë lëndohem. I kam mbledhur shpesh grimcat e mia dhe do ti që ato gjithmonë krijojnë një Rozana më të fuqishme! Tani po jetoj brenda një forcë që s’e shpjegoj dot. Një gjë dua ta theksoj. Nuk kam bërë kurrë diçka për famë. Unë famën e kam patur qëkur kam lindur. Kam qenë e bija e Nand Radit. Tani më vjen inat që më thërrasin Rozana. Çdo gjë që kam bërë ka qenë se unë doja, se unë dua.

ROZANA RADI

Femrat këtu nuk janë Ato, janë Ata

Unë takoj një mikeshë

dhe 1 orë kafe me të, 90 për qind e bisedës është ajo që flet për atë. Më vjen t’i shkul flokët dhe t’i them, boll fole për atë! Unë dua të të dëgjoj ty. Domethënë femrat këtu nuk janë Ato, janë Ata. Duhet të takosh partnerin e tyre për të njohur ato. Dhe kanë një huq të keq të gjitha, që unë për fat nuk e kam pasur kurrë edhe falë temperamentit tim: -Të gjitha presin. Presin të vijë vera tjetër që të kalojnë mirë me atë. Presin se një ditë ai do ndryshojë... Edhe këtë frazën e tha siç bëjnë zakonisht shkrimtarët. Kur ti mendon se Rozana do të vazhdojë një argument, ajo hidhet si një delfin në një përkufizim që i del nga ato rrugicat e saj të shumta të qytetit ku i banon zemra. Pse je mbyllur në shtëpi? Çfarë të ka trembur? Gjykimi i të tjerëve? -Ku ekzistojnë të tjerët për mua, Mira?! Më ka trembur vetëm se mos unë pa dashje lëndoj njerëzit që dua dhe kam menduar për fëmijët e mi. Një ditë do jem nënë dhe unë dua që ata të krenohen me mua. Nuk dua të lexojnë a

shohin diçka që do i tulaste në trishtim. Po si do ia bësh? -Do ua tregoj të gjitha vetë. Dhe mjerë ata fëmijët e mi, sepse e di që do jem fanatike shumë. Çfarë do doje të kishe? -Një vajzë dhe dua ta quaj Dardana. Më pëlqejnë emrat me histori, me karakter. S’i duroj dot këta emrat që iu vënë fëmijëve si me qenë pika uji. E ke gjetur babain? Apo do ndjekësh modën edhe ti? -Për mua familja është gjithçka dhe ajo është një gjë konvencionale. E mbushur me rregulla dhe dashuri. Je e lirë? -Jam unë, por s’janë ata që janë afër meje. Unë dua territorin tim, e kam të shenjtë dhe aty duhet të vijnë të jetojnë të gjitha ata që unë dua. Nuk jam e lodhur me profesionin aq sa me familjen dhe njerëzit e gjërat që unë dua. Kam patur mundësi të shkoj në Cinecita dhe s’e kam bërë. Nuk mund të lija motrën, miqtë e zemrës, shtëpinë time këtu. E beson që unë ruaj ende jastëkun që kam patur e vogël! Mbaj mend që e merrja kudo ku shkoja me vete. E ruaj se ai është i imi. Nuk do ia lija as nipit e mbesës. Jam egoiste për gjërat që dua. Dua që Andeta të më japë mua më shumë rëndësi së fëmijëve të saj. E kupton sa e çmendur jam... I them që unë kam lindur para atyre. Andeta është busulla jote? -Është, pa dyshim. Por kam edhe njerëz të tjerë që ma bëjnë jetën të lumtur. Cila është e diela jote perfekte? -Dikur kanë qenë të tilla, por tani janë normale. Unë kam fatin që kam lindur në një familje artistësh. Kur ajo nis e flet për prindërit, kujdeset të më thotë se nuk ka dëshirë të flasë shumë për ta për faktin se për të tjerët ata s’janë më, dhe kjo mund ta bëjë të duket pak viktimë. Ajo më sqaron se vetë nuk mendon që ata nuk janë dhe ndaj gjithmonë flet sikur mami dhe babi të mos kishin ikur kurrë. -Unë vazhdoj të jetoj me prindërit e mi. Dhe ti ndoshta s’e beson, por unë kam qenë një fëmijë model. Unë nuk kam asnjë tatuazh në trup, nuk kam bërë një pirsing në jetë. Nuk kam mashtruar kurrë familjen time. Ne na mësuan të ishim të vërtetë. Madje babi më ka mësu që nëse nuk bëj shumë mirë një

gjë, nuk duhet ta vazhdoj. Ai besonte se, nëse në art nuk je më i miri, më mirë të mos jesh. Unë mendoj se nuk kam dështuar kurrë. Një Zot e di sa më pëlqen që të takoj dikë që nuk ka frikë të thotë se është krenar për jetën e tij. Kohët e fundit na mbytën gjoja-modestët, të cilët ngaqë s’kanë askund sukses hiqen sikur janë modestë. Është modë dinake kjo, por jo të gjithë e veshin. Rozana as që e di që ekziston dhe po t’ia rrëfej, do kujtojë se është ndonjë stilist i famshëm. Në fakt, stile rruge janë. E pyes nëse ndonjë ‘ish’ ka mbetur shok me të, ose nëse për dikë të paktën gëzon respekt edhe pse e ka humbur. -Dale njëherë se unë s’kam humbur asnjë. Unë tani që e mendoj i kam lënë të ikin. Respekt? Respekt nuk kam unë, se nuk jetoj në Paris. Nuk di të jem ulur më një ish-in tim dhe të flasim për jetën. Je në vete ti?! –më drejtohet ajo dhe shpërthen në një gajasje që asaj i rri mirë. Po, a është edhe faji i femrave që i duan kështu pa kufij dhe ndonjëherë i japin terren djallit? -Shiko, Mira, unë takoj një mikeshë dhe 1 orë kafe me të, 90 për qind e bisedës është ajo që flet për atë. Më vjen t’i shkul flokët dhe t’i them, boll fole për atë! Unë dua të të dëgjoj ty. Domethënë femrat këtu nuk janë Ato, janë Ata. Duhet të takosh partnerin e tyre për të njohur ato. Dhe kanë një huq të keq të gjitha, që unë për fat nuk e kam pasur kurrë edhe falë temperamentit tim: -Të gjitha presin. Presin të vijë vera tjetër që të kalojnë mirë me atë. Presin se një ditë ai do ndryshojë. Sa gabim, po sa gabim! Të rri unë e të pres verën tjetër? Mund ta çosh në mendjen tënde të bukur. Kurrë! Biseda shkon tek Gabriel Garcia Marques. E pyes nëse u ligështua për vdekjen e shkrimtarit. -Dëgjo Mira, sa herë dëgjoj që vdes një artist shqiptar, i huaj, më duket sikur iku sërish babi. Unë gjithmonë kam besuar se këta aktorët e mëdhenj, shkrimtarët e mëdhenj ngjajnë me prindërit. Kur ata ikin, pjesëtohet një anëtar i familjes. Sepse edhe ata si prindërit janë pjesë e shtëpisë, krevatit, tavolinës së drekës. Janë edhe të dielave. Mezi pres që ti një ditë të më tregosh

se ke kaluar një të diel perfekte, -i them. -Jam e bindur që një ditë do të jenë të tilla. Tani për momentin kam njerëz, ndjenja perfekte, por ende jo të dielën. Më kujtove Teodor Kekon, se atë e dashuroj, dhe ai ka një varg në një këngë të Pirro Çakos: E diela ime je ti! I madh, Keko. Do ma përshkruash me tri fjali seksin? Ajo qesh, mendohet pak. Më rrëfen se me kohën mendimi rreth tij fisnikërohet dhe vetë ai dobësohet. Gjithsesi përkufizimi i saj ishte ky: Budallai i veshur mirë shndrin pa hapur gojën. Nëse e hap, e merr me mend vetë se ç’mund të thotë ai. Gjërat janë shpirtërore dhe jo fizike. E kuptojnë këtë të gjithë? -Amin që s’e kuptojnë të gjithë. Duhen edhe budallenj në këtë jetë. Të mjafton Tirana? Asnjë vend nuk më mjafton. Më ço ku të duash dhe do mërzitem. Mua më surprizon një gjë e thënë bukur, një moment i jetuar mirë. Edhe vendet i kujtoj në varësi të bisedave. Në çdo cep të Tiranës kam një aventurë. Po aventurë në kuptimin e bukur të fjalës, se shqiptarët t’i marrin ters disa shprehje. Cili është një vend që shkon? -Ah, gjithmonë shkoj dhe ulem te shkallët e universitetit. Është një kohë e bukur që më pëlqen ta rikthej në mendje si një fllad. Biseda më Rozanën ishte një e premte perfekte. Ajo më tregoi se ende ishte një befasi dashuria e madhe në fb dhe instagram për tekstet e këngëve të saj. Të gjithë çmenden për një tekst nga Rozana Radi dhe telefoni ra të paktën dy herë për ndonjë tekst të bukur kënge. I them që tani është koha të bëhet e pasur. -Unë jam e pasur, jetoj si pasanike sepse nuk kursej asgjë për nesër. Nuk e di pse në atë moment mendova që i ngjan të atit. Kam dëgjuar se ishte njeri që jetonte ditën e tij, siç thotë edhe Gabo tek letra e famshme. Tani i kuptoj aventurat e Rozanës, ndryshe nga shumë të tjerë, ajo thjesht nuk është treguar e kursyer. Ka jetuar çdo minutë edhe atëherë kur të tjerët duke pandehur se po e gjykonin, thjesht kanë çuar dëm minutat e jetës së tyre. E di që Rozi do të thoshte tani: Sa gabim, sa gabim!


32

EEshtunë shtunë- -eediel diel19-20 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.