19 mars mapo ok

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Rusia anekson Krimenë, vritet ushtari i parë ukrainas

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 19 mars 2014. Numër 1161. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

instruktimet Telefonike nga Siria

dhamë votat, tani duam punë! Historitë e militantëve që vijnë çdo ditë në Tiranë për të takuar deputetët dhe ministrat për një vend pune. Përballja me vendimin e qeverisë se nuk do të ketë më emërime në shtet deri në korrik dhe si sillen deputetët që në fushatë kanë premtuar punësime FAQE 7

Tahiri: Presidenti të mos bëhet palë Nishani: Evito konfliktet Saimir Tahiri, takim me Presidentin për mosfunksionimin e SHISH. Edhe pas takimit të tensionuar, nuk ka një përgjigje konkrete për të vërtetën

FAQE 3

Na sillni djem të fortë për luftë! Zbardhen komunikimet telefonike mes Almir Dacit dhe Bujar Hysës. Imami në luftë kërkon vazhdimisht para për të blerë armë dhe djem të rinj nga Shqipëria. Historia e Diamant Rashës, picierit nga Tirana që mbeti i vrarë në luftën e Sirisë. Flet babai: Na tha se do të ikte për një vepër të mirë, nëse vritej, do të bëhej martir! Faqe 4-5

“Shpërthen” Sterkaj: Ja si i fshehin paratë e vjedhura politikanët

Genci Balla, i akuzuar si kreu i rrjetit

Berisha: FMN në të vërtetë nuk beson te Rama

FAQE 3

op-ed / 10-11

Deputetët nuk besojnë në nismën për gjykimin e korrupsionit të politikanëve. Sterkaj: E dimë që korrupsioni në Shqipëri fillon tek më i madhi, por kanë ata ndërmjetësit e vet

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Rruga e gabuar e Erdoganit

koment Fethullah Gylen

Besimi dhe stabiliteti janë dy përbërës thelbësorë për zhvillimin e një kombi, si dhe në mënyrën se si...

Për krizën Bernard-Henry Levy ukrainase dhe grabitjen...

2016, tarifat në Shqipëri barazohen me mesataren e vendeve të BE-së Nga 1 prilli shqiptarët do të paguajnë deri në 42 për qind më pak për thirrjet ndërmjet operatorëve celularë. Nga 4.5 lekë për minutë që kushton një thirrje nga AMC-ja, tek kompania... Faqe 7

aplikimet për akademinë

koment

12

Telefonatat, sa do të ulet çmimi i celularëve nga 1 prilli Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka marrë vendimin për uljen e tarifave të terminimit ndërmjet operatorëve celularë deri në 42 për qind. Ulja do të bëhet për tri vitet në vijim. Ja si ndryshojnë çmimet. Në vitin

JO! projektit imperialist putinian për t'i vënë zjarrin shtëpisë sonë Europë

Pavarësisht se lufta kundër korrupsionit vijon të mbetet një slogan i çdo qeverie, ajo ka patur pak ose aspak rezultat në realitet. Në rrjetën e kësaj beteje kanë rënë vetëm disa “peshq të vegjël” dhe asnjë drejtues apo zyrtar i lartë. Këtë e deklarojnë vetë të zgjedhurit tanë në Parlament, të cilët jo vetëm që janë të bindur se... Faqe 3

që nuk kanë as vëllezër, as kushërinj, as djem axhe, asnjë lidhje familjare, veçse lidhje ku kanë deleguar pasurinë e vet. Rakipi i PDIU: Kapen vetëm “peshqit e vegjël”

Në administratën e re

Universiteti Mesdhetar feston 5-vjetorin, i pari i themeluar si OJF Personalitete nga bota akademike dhe politike mblidhen

universitet për eventin. Themeluesi, Anastas Angjeli: Ky universitet

është ngritur mbi vizionin e një organizate jofitimprurëse

Pasioni i pazakontë i 10 mijë të rinjve: Duam të vishemi policë!

FAQE 8

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Dje në Pallatin e Kongreseve: pamje nga fushata e 23 qershorit Kryeministri Rama u ka kthyer dje veshëve dhe syve të atyre që ‘kanë veshë për të dëgjuar e sy për të parë’, fushatën elektorale të 23 qershorit 2013. Ngjyrat, dekoracioni, daullet e luftës, në sallën e madhe të Pallatit të Koncerteve dhe Panaireve (Kongreseve), kanë qenë një déjà vu e fushatës së ethshme të 8 muajve më parë ku u pat premtuar Rilindja dhe nëpër të rendi që do vendosej në 300 ditë. Spin doctor-i i Kryeministrit, me siguri e ka menduar spektaklin e djeshëm si një rast ekselent për të mbuluar me shpresën e së resë pesimizmin që tashmë po bëhet një gjë e vjetër nën këtë qeveri rishtare që ka marrë frenat nja 6 muaj më parë. Por, ajo që dilte dje mbi...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Telefonatat nga Siria: Na sillni djem të fortë për luftë! kronikë/

Faqe 4

kronikë \ Lufta e Diamantit:

Po iki për një vepër të mirë, nëse vdes bëhem shehid Faqe 5

politikë /

Kanë dhënë votat, tani duan punë

Faqe 7

“Rusia ka dhënë një sërë argumentesh, përfshirë ato të sotmet, për të justifikuar atë që nuk është gjë tjetër, veçse një grabitje territori”. Bota, tha më tej nënpresidenti amerikan, “nuk i ka pranuar argumentet ruse dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se sanksionet ndaj Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë janë “të papranueshme” dhe “nuk do kalojnë pa pasoja”. Zoti Lavrov foli dje në telefon me zotin Kerry, disa orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi traktatin që e bashkon gadishullin e Krimesë me Rusinë, në kundërshtim me dëshirën e Kievit dhe të Perëndimit.

Rusia anekson Krimenë, vritet ushtari i parë ukrainas Putin sërish e ka krahasuar Krimenë me Kosovën, duke thënë se Perëndimi e njohu atë. Ai ka folur dje edhe për miqësi me Ukrainën, ndërsa Kievi foli për “shpallje lufte”

K

rimea është pjesë e “pandashme” e Rusisë. Kjo ishte pak a shumë deklarata e Presidentit rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij para dumës ruse për referendumin e Krimesë. Pak orë më vonë një ushtar ukrainas mbeti i vrarë, ndërsa një oficer u plagos rëndë në të parën përplasje me armë në gadishull. Ukraina e quajti këtë si “akt lufte” dhe forcat e saj u urdhëruan tani më të përdorin armët nëse jeta e tyre vihej në rrezik. Ndërkohë, Putin dje theksoi se referendumi u zhvillua në respektim të rregullave demokratike dhe e cilësoi atë si “të bindshëm” dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Pak para fjalimit, Presidenti rus kishte miratuar pranimin e gadishullit të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe njohjen e saj si shtet të pavarur. Presidenti rus mbrojti mënyrën e veprimit të Rusisë ndaj Krimesë dhe sulmoi Perëndimin. “Nuk ka një pushtet legjitim në Ukrainë”, tha ai. “Ndryshimi i pushtetit së fundmi ishte një grusht shteti, që u zhvillua paralelisht me vrasje dhe terrorizëm. Në mesin e forcave të reja ndodhen fashistë, armiq të Rusisë dhe antisemitistë. Si masë të parë qeveria atje mori diskriminimin e pakicave në Ukrainë”, tha Putin sipas agjencisë gjermane dpa. Presidenti rus kritikoi edhe qëndrimin e Perëndimit në Ukrainë. Ai e akuzoi këtë të fundit për shkelje të vijës së kuqe dhe se ka veprua r j o p r o f e s i o n a l i sht e n ë m ë ny r ë t ë papërgjegjshme. Presidenti rus mbajti qëndrim edhe ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Rusia i shikon përpjekjet e Perëndimit për ta frikësuar

atë me sanksione si agresion dhe ai do të marrë përgjigjen e duhur. Putin falënderoi Kinën për mbështetjen e dhënë. Në fjalimin e tij Putini përmendi edhe Kosovën. “Perëndimi e ka njohur pavarësinë e ish-provincës serbe, Kosovës, - tha ai, - dhe tani u mohon banorëve të Krimesë këtë të drejtë. Nuk mund t’i shohësh gjërat sot të zeza dhe nesër t’i quash ato të bardha”, - tha Putin. Në mënyrë bizare në fjalimin e tij, Putin foli për marrëdhënie të ngushta mes Ukrainës, popullit ukrainas dhe Rusisë. “Ato janë të rëndësishme dhe do të mbeten të tilla. Mos u besoni atyre që duan t’u shkaktojnë frikë dhe bërtasin se pas Krimesë do të vijnë rajone të tjera. Ne nuk e duan ndarjen e Ukrainës, ne nuk kemi nevojë për këtë”, - tha Putin. Ndërkohë, si reagim të bashkësisë ndërkombëtare për procedimin e Rusisë në Krime, ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka anuluar pjesëmarrjen e Rusisë në bashkësinë e tetë vendeve të industrializuara të botës (G8). Për televizionin Europe1, Fabius tha se “kemi vendosur që të anulojmë pjesëmarrjen e Rusisë. Shtatë vendet e industrializuara do të takohen edhe pa Rusinë”, tha Fabius edhe përmes Twitter-it. Po dje Presidenti Barak Obama ftoi udhëheqësit e vendeve aleate për një takim të ngutshëm në Evropë javën e ardhshme, për të diskutuar mbi veprime të mëtejshme si kundërpërgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ndërkohë, Barak Obama ka urdhëruar ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve për 11 zyrtarë - ndërsa BE ka vendosur sanksione për

Në fjalimin e tij Putini përmendi edhe Kosovën. “Perëndimi e ka njohur pavarësinë e ish-provincës serbe, Kosovës, dhe tani u mohon banorëve të Krimesë këtë të drejtë. Nuk mund t’i shohësh gjërat sot të zeza dhe nesër t’i quash ato të bardha”, - tha Putin.

Ndërkohë, Barak Obama ka urdhëruar ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve për 11 zyrtarë - ndërsa BE-ja ka vendosur sanksione për 21 individë. SHBA-ja dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione për zyrtarët rusë dhe ukrainas në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë, të cilat kulmuan të dielën në votimet e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë.

21 individë. SHBA-ja dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione për zyrtarët rusë dhe ukrainas në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë, të cilat kulmuan të dielën në votimet e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë. Por Uashingtoni gjithashtu duket sikur po lan hesapet e vjetra, ndërkohë që disa zyrtarë ndaj të cilëve janë vendosur sanksionet, nuk kanë pasur të bëjnë shumë me politikën e Rusisë në Ukrainë, ndërsa disa prej “skifterëve” kryesorë ukrainas nuk ishin në listë. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se urdhri ekzekutiv nga Presidenti Barak Obama për të vënë ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve të 11 zyrtarëve kishte për qëllim ta ndëshkonte Rusinë për “veprime që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë veprimet që mbështesin referendumin e paligjshëm për ndarjen e Krimesë”. Reagimi rus për listën ishte ironik. Blogeri me ndikim Rustem Adagamov i quajti sanksionet “një shaka” në një status në Twitter, dhe zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin i cili është në listë, po në Twitter shkruajti se “dekretin e Presidentit të SHBA-së e ka shkruajtur ndonjë shakaxhi”. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se sanksionet ndaj Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë janë “të papranueshme” dhe “nuk do kalojnë pa pasoja”. Zoti Lavrov foli dje në telefon me zotin Kerry, disa orë pasi Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi traktatin që e bashkon gadishullin e Krimesë me Rusinë, në kundërshtim me dëshirën e Kievit dhe të Perëndimit. Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ajo që ka bërë Rusia është rrëmbim territori i një vendi tjetër. “Rusia ka dhënë një sërë argumentesh, përfshirë ato të sotmet, për të justifikuar atë që nuk është gjë tjetër, veçse një grabitje territori”. Bota, tha më tej nënpresidenti amerikan, “nuk i ka pranuar argumentet ruse dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme”.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014

3

komisioni i sigurisë

Debati për hetimin e korrupsionit të politikanëve

Paulin Sterkaj: Ja si i fshehin paratë e vjedhura politikanët “E dimë që korrupsioni në Shqipëri fillon tek më i madhi, por kanë ata ndërmjetësit e vet që nuk kanë as vëllezër, as kushërinj, as djem axhe, asnjë lidhje familjare, veçse lidhje ku kanë deleguar pasurinë e vet. Unë mendoj se ligji duhet të jetë më i thellë një fije për të hetuar edhe lidhjet e politikanëve shqiptarë” Fejzi Braushi Pavarësisht se lufta kundër korrupsionit vijon të mbetet një slogan i çdo qeverie, ajo ka patur pak ose aspak rezultat në realitet. Në rrjetën e kësaj beteje kanë rënë vetëm disa “peshq të vegjël” dhe asnjë drejtues apo zyrtar i lartë. Këtë e deklarojnë vetë të zgjedhurit tanë në Parlament, të cilët jo vetëm që janë të bindur se ligjet bëhen për njerëzit e thjeshtë dhe jo për “të fuqishmit”, por tregojnë edhe mënyrat sesi politikanët fshehin pasuritë e tyre në mënyrë që mos të kapen. Një debat i tillë është zhvilluar dje në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku dhe u diskutua një nismë tjetër e qeverisë, e cila parashikon ta çojë korrupsionin e funksionarëve të lartë si një vepër që hetohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Duke marrë shkas pikërisht nga kjo nismë, palët megjithëse janë ndarë tek qëllimet, janë bashkuar kur bëhet fjalë për efektet që ajo ka tek politikanët e drejtuesit e lartë shtetërorë. Deputeti i PDIU-së për Elbasanin, Aq-

takimi TIRANË Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se në takimet që kishte zhvilluar me drejtorin e SHISH-it, ai kishte gjetur një praktikë korrekte dhe frekuente të informacionit nga ana e Visho Ajazit për Ministrinë e Brendshme. Por ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pretendon të kundërtën. Për këtë arsye, Tahiri zhvilloi dje një takim tetë a tetë me Presidentin e Republikës.“…Informacionin e plotë ia dhashë Presidentit të Republikës, informacion shkresor, një dosje të plotë, të cilën unë besoj, në rast se ka vullnet dhe nuk kam arsye ta dyshoj, Presidenti i Republikës do ta shohë që e vërteta shkresore, komunikimi institucional është larg nga deklaratat që Presidenti ka bërë”, - tha ai. Këtë informacion, Tahiri e ka çuar edhe në komisionin e Sigurisë. “Kam informuar komisionin parlamentar të Sigurisë lidhur me të vërtetën, sepse unë besoj që përkushtimi ynë ndaj të vërtetës, edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin institucional, aq më tepër pastaj në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit, na vë ne të gjithë në pozita për të pasur më shumë sukses përballë qytetarëve”, - tha Tahiri. Edhe pas

if Rakipi ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka deklaruar se bëhen ligje vetëm për njerëzit e thjeshtë dhe se asnjëherë institucionet shtetërore nuk janë marrë me shtetarët e lartë. “Atë që dëgjova që tha ministri për zonjën Klinton në Parlament, kuptohet që është ajo që tha dhe Flamuri, por ajo ka folur për kupolën e shtetit. Ne nuk shohim ndonjëherë deri më sot këtu që të jetë marrë njeri me shtetin. Nuk e kam vetëm me këta që janë sot, por dhe me ata që kanë qenë dje, kur ka qenë Flamuri dhe ministri. Nuk kemi parë ndonjëherë ne këtu të ndëshkohet asnjë, veç njerëzve të thjeshtë. Atë që ka thënë, ajo e ka thënë tamam se korrupsioni është vetë shteti. Ai që flet për korrupsion, ai është vetë korrupsioni këtu te ne”, - tha Rakipi. Shpërthimi i Sterkajt Thuajse në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti socialist, Paulin Sterkaj, i cili në fjalën e tij nuk ka ngurruar të kritikojë edhe ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço për fjalën e tij, ku për-

mendte deklaratat e ish-sekretares Hilari Klinton për nevojën e forcimit të luftës kundër korrupsionit. “Këtu po vijnë shumë herë politikanë të çuditshëm, dhe herë marrin fjalën e zonjës Klinton, një herë një tjetër, e herë një tjetër. T’i lëmë këto e të punojmë me forcat tona dhe të zgjidhim problemin e korrupsionit. S’ka pse të shqetësohet asnjëri që ka bërë korrupsion edhe po u përgjigj te drejtësia. Nuk ka pse të shqetësohet se ia ka gjet fijet për me dalë”, - u shpreh Sterkaj. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke zbuluar edhe skemën sesi politikanët dhe pushtetarët i shpëtojnë ligjit duke e fshehur pasurinë. “E dimë që korrupsioni në Shqipëri fillon tek më i madhi, por kanë ata ndërmjetësit e vet që nuk kanë as vëllezër, as kushërinj, as djem axhe, asnjë lidhje familjare, veçse lidhje ku kanë deleguar pasurinë e vet. Unë mendoj se ligji duhet të jetë më i thellë një fije për të hetuar edhe lidhjet e politikanëve shqiptarë. Me kë i kanë lidhjet, ku i kanë deleguar

mundësitë për të përfituar e për të vjedhë këtë vend”, - u shpreh deputeti socialist. Debati me Naçon Ndërkohë që debat është zhvilluar edhe mes përfaqësuesve demokratë në këtë komision dhe ministrit Naço lidhur me korrupsionin. Ministri Naço duke mbrojtur nismën i është referuar përfundimeve të raportit të DAP-it për situatën e korrupsionit në Shqipëri gjatë vitit të shkuar. Ndërsa nënkryetari demokrat i komisionit, Flamur Noka e ka pyetur atë nëse raporti flet edhe për kohën kur Naço ishte ministër i mazhorancës së shkuar. Pyetje së cilës ky i fundit i është përgjigjur se, është e vërtetë që raporti flet edhe për atë periudhë, por se ai ndryshe nga bashkëqeverisësit e djeshëm, ishte i gatshëm që ta votonte këtë ligj në mënyrë që të hetohej. Por Noka ka deklaruar se nisma që po diskutohej, krijonte kushtet për sulm ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por përjashtonte nga hetimi për korrupsionin deputetët e ministrat.

Sinjalizimet e SHISH, Tahiri përplaset sërish me Nishanin Tahiri: Presidenti të mos bëhet palë Nishani: Evito konfliktet verbale takimit të zhvilluar prej më shumë se një ore, Tahiri i mbetet mendimit se Presidenti i Republikës duhet të qëndrojë mbi palët. “…Do të ishte e udhës që Presidenti i Republikës të rrinte mbi palët dhe të nxiste bashkëpunimin institucional, gjykoj që në të gjitha rastet do ishte më e shëndoshë që Presidenti i Republikës të moderonte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, sesa duke neglizhuar të vërtetën të mbante një palë, cilado qoftë kjo”, - tha ai. Por këshillës së Tahirit, Presidenti i Republikës i është përgjigjur po me një të tillë. “Presidenti i Republikës, pasi e vlerësoi si me rëndësi prioritare bashkëpunimin dhe besimin ndërinstitucional, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, e këshilloi Ministrin e Brendshëm të evitojë konfliktin verbal me institucionet, veçanërisht në kontekstin e angazhimeve ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Edhe Presidenca prek në njoftimin zyrtar arsyet

e vizitës së Tahirit, duke theksuar se “ministri i Brendshëm paraqiti disa pretendime në lidhje me bashkëpunimin institucional në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar”. Por, a ka informuar ose jo SHISH-i Ministrinë e Brendshme për rastet e shpërthimeve të tritolit apo edhe aktet terroriste? Edhe pas këtij takimi nuk ka një përgjigje të saktë. Ajo që dihet nga takimi i djeshëm është se (referuar njoftimit për shtyp), Presidenti i Republikës i ka sugjeruar Tahirit që angazhimet dhe kontributet e rëndësishme të institucioneve kushtetuese të vendit në fushën e sigurisë (këtu përfshihet edhe SHISH) të vlerësohen dhe shfrytëzohen maksimalisht nga ana e Policisë së Shtetit, në interes të objektivit të përbashkët në luftën ndaj krimit dhe trafiqeve. Ndërkohë, mazhoranca ka ngritur një grup pune me deputetë të komisionit të Sigurisë, për të inspektuar zyrat e SHISH-it lidhur me zbatueshmërinë e ligjit prej këtij të fundit. N.Perndoj

Nasip Naço: Sot kemi sjellë këtë paketë që të gjithë të hetohen, të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, mos jetë vetëm slogan. Ky ligj do të zbatohet për bashkëshortët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit... Aqif Rakipi: Nuk latë njeri jashtë, këtu i përmendët me farë e fis... Naço: E mirëkuptoj opozitën, ka qenë 8 vjet në pushtet, ka firmosur me dhjetëra leje dhe sot... Flamur Noka: Ti ku ke qenë atëherë? Naço: Zoti Noka, të dy bashkë, dhe unë kam qenë pjesë e mazhorancës së djeshme, e kemi miratuar këtë ligj, por DASH thotë nuk duhen slogane, por mjete e vullnet për ta bërë. E kuptoj ndonjërin që hesht sot, dyshon për veten e vet për punën që ka bërë. Ky është guri i provës mes mazhorancës dhe opozitës. Midis gjithë atyre zyrtarëve që duan të kalojnë provën. I bëj thirrje opozitës të rishikojë vendimin e saj, sepse opozita është sot në atë vend se nuk luftoi korrupsionin. Sigurisht bëri vepra të ndryshme, por nuk luftoi korrupsionin. Nëse kanë frikë, i mirëkuptoj dhe nuk do u lutem më që ta votojnë. Noka: Më vjen mirë që nxjerr disa shprehje nga raporti i Departamentit të Shtetit, ai mund të jetë raport nga ndonjë departament pranë Kryeministrit. Ky raport a flet për kohën që ju keni qenë ministër? Naço: Patjetër, por unë nuk kam frikë, do ta votoj. Noka: Na e gjej në cilin nen të ligjit është përfshirë kryeministri dhe ministrat... Spartak Braho: E merrni vesh që ju vini pa lexuar dispozitat fare këtu. E ke nenin 260... Naço: Nëse keni merak, duke filluar që nga Presidenti, ministrat, deputetët, janë këtu zoti Noka. Nuk përjashtohet askush. Kemi përjashtuar ata, për të cilët morëm vërejtjet e ndërkombëtarëve. Noka: Është një shkresë që ju ka dërguar OPDAT, ku thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë se ky projektligj rrit shanset për të vënë në kontroll politik hetimin. Braho: Ju bëj edhe një herë thirrje seriozisht, miqësisht, korrigjoni mendimin se është për kauzën tuaj, për kauzën tonë, për kauzën që na sugjerojnë institucionet ndërkombëtare. Aqif Rakipi: Atë që dëgjova që tha ministri për zonjën Klinton në Parlament, kuptohet që është ajo që tha dhe Flamuri, ajo ka folur për kupolën e shtetit. Ne nuk shohim ndonjëherë deri më sot këtu që të jetë marrë njeri me shtetin. Nuk e kam vetëm me këta që janë sot, por dhe me ata që kanë qenë dje, kur ka qenë Flamuri dhe ministri. Nuk kemi parë ndonjëherë ne, këtu ndëshkohen vetëm njerëzit e thjeshtë. Atë që ka thënë ajo, e ka thënë tamam se korrupsioni është vetë shteti. Ai që flet për korrupsion, ai është vetë korrupsioni këtu te ne. Paulin Sterkaj: Me thënë të drejtën po shqetësohem, po shqetësohem për faktin se kur kaloi ligjin në 2009 ‘Antimafia’, pozita e djeshme dhe opozita e sotme ishte shumë e flakët. Fakti që mori ligjin në dorë dhe nuk zbatoi asnjë nen të atij ligji. Sot doli nevoja për të bëra ca ndryshime për të luftuar korrupsionin. Këtu po vijnë shumë herë politikanë të çuditshëm dhe herë marrin fjalën e zonjës Klinton, një herë një tjetër, e herë një tjetër. T’i lëmë këto e të punojmë me forcat tona dhe të zgjidhim problemin e korrupsionit. S’ka pse të shqetësohet asnjëri, kush ka bërë korrupsion, edhe po u përgjigj te drejtësia s’ka pse të shqetësohet se ia ka gjetur fijet për të dalë. Se e dimë që korrupsioni në Shqipëri fillon tek më i madhi, por kanë ata ndërmjetësit e vet që s’i kanë as vëllezër, as kushërinj, as djem axhe, asnjë lidhje familjare, veçse lidhje ku kanë deleguar pasurinë e vet. Unë mendoj se ligji duhet të jetë më i thellë një fije për të hetuar edhe lidhjet e politikanëve shqiptarë, me kë i kanë lidhjet, ku i kanë deleguar mundësitë për përfitua e për të vjedhur këtë vend. S’ka pse të shqetësohet opozita.


4

fokus

ngjarje e ditës

Një javë pas arrestimit të tetë të dyshuarve për veprimtari “terroriste”, prokuroria zbardh të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit që rekrutonte shqiptarë për luftën e Sirisë

Telefonatat nga Siria

Na sillni djem të fortë për luftë! Zbardhen komunikimet telefonike mes Almir Dacit dhe Bujar Hysës. Imami në luftë kërkon vazhdimisht para për të blerë armë dhe djem të rinj nga Shqipëria. “Duhen djem të rinj dhe të fortë për të luftuar këtu. Të kenë edhe para me vete, se është bërë keq” Leonard Bakillari Tiranë Komandantët e luftës në Siri

kërkonin para dhe forca të reja nga Tirana. Hetimet kanë zbuluar se ata kërkonin vazhdimisht të holla nga Shqipëria për të blerë armë, ndërsa thuajse në çdo bisedë që kishin me drejtuesit e rrjetit në Shqipëri, kërkonin djem të rinj e të fortë për frontin e luftës. Një javë pas arrestimit të tetë të dyshuarve për veprimtari “terroriste”, prokuroria zbardh të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit që rekrutonte shqiptarë për luftën e Sirisë. Dëshmitë e familjarëve të vrarë, por edhe përgjimet telefonike tregojnë se “të besuarit” në Siri ndihmoheshin me para nga Shqipëria. Burime të prokurorisë thonë se personi i kontaktit për “komandantët” shqiptarë në Siri ishte Bujar Hysa, i cili merrte porositë për nevojat që luftëtarët shqiptarë kishin për para apo armë. Në një nga bisedat e zhvilluara mes tij dhe një prej shqiptarëve që lufton në Siri, ky i fundit i kërkon para për të blerë një armë të re.

Almir Daci, aktualisht në Siri

Biseda është regjistruar në fund të vitit të shkuar, kur Bujar Hysa, imam i vetëshpallur i xhamisë së Mëzezit, merr një telefonatë nga Shkëlzen Dumani, një prej shqiptarëve që besohet se është ende në frontin e luftës në Siri. “Më duhen para për të blerë një armë të re”,- ka qenë kërkesa e Dumanit për Bujar Hysën, i cili sipas prokurorisë, ishte personi që kryente koordinimin mes shqiptarëve në Siri dhe Genci Ballës. Sipas hetimit rezulton se asnjë prej shqiptarëve që ndodhej në Siri nuk komunikonte drejtpërdrejt me Ballën, i cili sipas prokurorisë, konsiderohet kreu i këtij rrjeti. Por nga ana tjetër, jo të gjithë shqiptarët që ndodhen në Siri kishin “luksin” të komunikonin me Bujar Hysën, i cili klasifikohet nga prokuroria si numri dy i këtij grupimi. Të drejtën për të komunikuar me të e kishin Almir Daci, komandant i formacionit luftarak të shqiptarëve në Siri, si dhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, që ende nuk janë arrestuar pasi ndodhen në Siri. Në një prej bisedave

Ndërsa në janar të këtij viti, shërbimet inteligjente kanë regjistruar një tjetër bisedë mes tyre, ku këtë radhë Daci kërkon nga Hysa që “të rinjtë” që do shkojnë në Siri të kenë edhe para me vete. “Ata që do vijnë duhet të kenë edhe para, sepse këtu është bërë keq”

të regjistruara rezulton se Almir Daci i kërkon Bujar Hysës të dërgojë në Siri djem të rinj dhe të fortë. “Duhen djem të rinj dhe të fortë për të luftuar këtu”, - mësohet të jetë thënë në një bisedë telefonike mes Dacit dhe Hysës në fund të vitit të shkuar. Ndërsa në janar të këtij viti, shërbimet inteligjente kanë regjistruar një tjetër bisedë mes tyre, ku këtë radhë Daci kërkon nga Hysa që “të rinjtë” që do shkojnë në Siri të kenë edhe para me vete. “Ata që do vijnë duhet të kenë edhe para, sepse këtu është bërë keq”, - mësohet të jetë përmbajtja e kësaj bisede. Almir Daci ndodhet prej më shumë se një viti në Siri, ku drejton një grup luftarak ku militojnë më së shumti shqiptarët. Prokuroria e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Genci Balla dhe Bujar Hysa ndodhen tashmë në pranga me tri akuza në shpinë. Të arrestuarit e tjerë konsiderohen nga Prokuroria si ndihmës dhe financues të rrjetit që rekrutonte besimtarë, të cilët besojnë se në Siri ka xhihad për themelimin e një shteti panislamik.

Fati i gruas së “Vëllait të Madh” në Siri Genci Balla është denoncuar se ka dërguar në Siri gruan e dytë dhe djalin e saj 7-vjeçar. Biseda e Dacit me Bujar Hysën: Familja e vëllait të madh është mirë” “Familja e vëllait të madh është mirë”. Kjo është përmbajtja e një telefonate në fund të vitit të shkuar mes Almir Dacit, i cilësuar si komandant i shqiptarëve që luftojnë në Siri me Bujar Hysën, tashmë i arrestuar si një nga organizatorët kryesorë të këtij grupi. Kjo bisedë e deshifruar tashmë nga prokuroria i referohet familjes së Genci Ballës, e cila ishte dërguar në Siri. Bëhet fjalë për bashkëshorten e dytë të tij dhe djalin e saj nga martesa e parë, të cilët prej rreth një viti ndodhen në Siri. Për të raportuar mbi gjendjen e tyre, Daci mbante kontakte të vazhdueshme me Bujar Hysën, i cili më pas i përcillte informacionit nga Siria te Genci Balla, që nga besimtarët thirret “vëlla i madh”. Sipas hetimit të prokurorisë rezulton se ndodhet aktualisht në Siri bashkëshortja e dytë e Genci Ballës dhe djali i saj 7-vjeçar, të cilët u denoncuan

pak ditë më parë si të zhdukur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Përpara denoncimit të babait të 7-vjeçarit, prokuroria kishte mundur të mësonte se ish-bashkëshortja e Zamir Manit nga Shkodra dhe djali i tij 7 vjeç ndodheshin në Siri. Ata ishin dërguar aty me miratimin e Genci Ballës, i cili kishte lidhur martesë me gruan nga Shkodra pak kohë pas divorcit të saj nga martesa e parë. Ish-bashkëshorti i saj u tha prokurorëve se fillimisht ajo ishte punësuar në një organizatë islamike në Shkodër dhe më pas ishte ndarë prej tij. Sipas denoncuesit, ish-bashkëshortja e tij kishte ardhur në Tiranë ku ishte martuar me shtetasin Genci Balla, ndërsa kishte marrë dhe djalin e tij vetëm 7 vjeç. Pak kohë pas martesës, ajo dhe i biri, sipas denoncimit ishin dërguar në Siri, ndërsa një vit pas kësaj ngjarjeje babai nuk ka asnjë informacion për fatin e të birit. Edhe prokuroria nuk ka informacion mbi vendndodhjen aktuale të gruas dhe djalit të saj 7-vjeçar, pasi informacioni i fundit është dhënë rreth tre muaj më parë nga Almir Daci nëpërmjet një bisede telefonike me imamin e xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa. L.Bakillari

të dhënat

Bilanci i luftës; 9 të vrarë dhe 12 të plagosur në Siri Tiranë Lufta në Siri i ka kushtuar Shq-

ipërisë 9 të vrarë dhe 12 të plagosur. Nga ana tjetër, gra e fëmijë ndodhen aktualisht në kampet e zonës së luftës, për fatin e të cilëve pak të dhëna dihen. Ky është bilanci i bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po kontakton të gjitha familjet e viktimave për të mbledhur më shumë prova kundër të akuzuarve për rekrutimin e tyre. Megjithatë, kur vjen puna për shqiptarët e përfshirë në këtë konflikt, është e pamundur të flasësh për saktësi shifrash. Familjarët, në të shumtën e rasteve, nuk janë në dijeni se fëmijët e tyre ndodhen në një luftë të largët. Ndërsa informacionet e SHISH-it dhe strukturave të tjera janë të pjesshme. Sipas një raporti që Shërbimi Informativ i ka dorëzuar Prokurorisë, në Siri kanë vdekur nga luftimet gjashtë shqiptarë, ndërsa 12 persona të tjerë janë plagosur. Viktimat e kësaj lufte konsiderohen shumë më tepër, duke marrë parasysh se gjatë ditëve të fundit familjarët e tyre kanë denoncuar publikisht vrasjen e fëmijëve apo vajtjen e tyre në Siri për të luftuar përkrah rebelëve. Emrat e të vrarëve konfirmohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas një liste të dorëzuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërkohë që në të njëjtën databazë të hetuesve ndodhen edhe emrat e tre personave, që zyrtarisht nuk dihet asgjë për fatin e tyre.


Faq

AFër / lArg

urrejTja online, dhe dëshTimi i medias për T’i vënë Fre gjuhës së dhunshme

Gazeta MAPO

Nga Vladimir Karaj

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014

5

redaKTor Arion Sulo - E mërkurë, 19 mars 2014. numër 1161. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: gAzetAmApo@gmAil.com. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

rruga e xhihadisTëve shqipëri-siri Shifrat

Unaza e re Mëzez-tiranë

KampeT në Turqi Shqiptarët udhëtojnë në drejtim të Turqisë me avion. Në Turqi mendohet se priten nga gerti Pashaj. Pas stërvitjes në kampe, shqiptarët kalojnë kufirin tokësor, për t'iu bashkuar skuadrave të luftës.

DhEliT

rë e jT

ën e parë televizive. kojnë ar drejt omisionit jet me FAQe 3

r i qeverisë ës it të hmërisë FAQe 6

k ë ga

pogradec

pjeSë e grupit twerwer wrwrwer

genci Balla imami i xhamisë së Unazës së re njihet me emrin Abdurrahim. i shkolluar në Arabinë Saudite, ai njihet si teologu më i rëndësishëm i rrymës së ashpër “tekfiriste”. Ai akuzohet se është frymëzuesi kryesor i rekrutimit të besimtarëve për Xhihad në Siri dhe thirret nga myslimanët si Vëllai i madh. Ai konsiderohet nga Prokuroria si organizator i rrjetit

FronTi i xhihadiT luftëtarët shqiptarë janë shpërndarë në qytetet veriore të Sirisë, front i cili kontrollohet nga “Al-Nusra”. Ata luftojnë njëkohësisht kundër forcave të Assadit dhe “Vëllazërisë myslimane”

3

pjeSë e grupit twerwer wrwrwer

Bujar hysa

almir daÇi

imami i xhamisë së mëzezit është krahu i djathtë i genci Ballës dhe mësues fetar për fëmijët e strehuar në shkollën e Xhamisë së re. Ai akuzohet se është organizator i rekrutimeve në Siri, ndërsa Prokuroria beson se ka një rol të rëndësishëm në p r e d i ki m i n e X h i h a d i t d h e ngritjes së një shteti islamik me bazë Sheriatin.

6

imami i xhamisë së leshnicës në Pogradec është “krahu i armatosur” i grupit të besimtarëve. Aktualisht, Daci ndodhet në vijën e parë të luftës siriane, ndërsa komandon grupin ku luftojnë shqiptarët dhe kosovarët e përfshirë në luftën e Sirisë. Daci është ndërlidhësi mbi gjithçka ndodh në front dhe rekrutimeve në Shqipëri.

Viktimat e luftës së Sirisë janë nga rrethinat e Tiranës. Anri maliqaj, Diamand rasha, hasan Korvafaj, hamit myslia dhe Denis jangulli ishin besimtarë praktikantë, që faleshin përgjithësisht në xhamitë e drejtuara nga gurra dhe hysa. Viktima Ermal Xhelo jetonte mes Sirisë dhe Shqipërisë Viktimat e tjera, të cilat nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet, dyshohet se janë rekrutuar në xhaminë e leshnicës në Pogradec. Familjarët e Ervis Alianjit dhe Bledar hamzës janë njoftuar për vdekjen e të afërmve të tyre në front, ndërsa të tjerë banorë të kësaj zone kërkojnë kthimin e fëmijëve të tyre nga Siria.

80

Shqiptarë mendohet se janë përfshirë deri më tani në konfliktin sirian. luftëtarët e Xhihadit janë nga Tirana, Pogradeci, librazhdi e Vlora dhe besojnë se në Siri duhet të vendoset një shtet pan-islamik me bazë Sheriatin. Ka edhe nga ata luftëtarë që kanë shkuar nga 2-3 herë në front.

Lufta e Diamantit: Po iki për një vepër të mirë, nëse vdes bëhem shehid Në shtëpinë e Diamant Rashës, besimtarit mysliman që mbeti i vdekur në Siri. Flet babai: Im bir u nis bashkë me familjen, pasi shiti motorin dhe shleu borxhin 200 mijë lekësh. Iku me djersën e tij, askush nuk e pagoi. Në Shqipëri nuk i ka bërë askujt keq” Dashamir Biçaku

thotë Rasha, edhe vetë besimtar i devotshëm mysliman. Është i shqetësuar hetimi bait të njërit prej 9 viktimave të luftës ndaj gjithçkaje që është thënë ditët e së Sirisë ndodhet fare pranë nënsta- fundit, por më shumë për dyshimet e FAQe 13 cionit elektrik, në rrugën “Siri Kodra”. hedhura se luftëtarët kanë ikur përmes Një dyqan i vogël brenda rrethimit të financimeve në Siri. “Im bir iku me Faqe 16 murit të shtëpisë dallon së largu; është djersën e tij, me gjakun e tij, me shpatulKomenT / 11 nga Bujar Kapexhiu i vetmi mjet jetese për prindërit e Dia- lat e tij. Nuk i ra askujt në qafë dhe nuk mant Rashës. I zoti i shtëpisë të për- i kërkoi askujt ndihmë. Në Shqipëri e gabuar shëndet me hezitimin në duhet apo jo nuk kishte bërë asnjë krim, e askujt AlFredPor në morinë e komunikimeve ganit t’i besojë gazetarit që ka përballë. Dia- nuk i ka bërë keq. Imagjinoni pak, sa LELa mes të dyshuarve nuk mungojmanti ishte djali i vetëm i Shaban dhe herë që unë doja të debatoja me ndonnë as njoftimet për vrasjen e të dhe Xhemile Rashës, të cilët kanë edhe pesë jë që bënte zhurmë, ai vinte dhe më paktën tre shqiptarëve. Gjatë Qysh dje dhanë një shembull ndryshe. Tri grupe methoshte: inspektorë ti janë dy dhe më ‘Babë, të vajza të tjera. Vitin e kaluar, ai bashkë hiqte mënjanë kohës që rrjeti i dyshuar si terMe uniforma dalluese, me makina të s Allahun për çdo gjë”,nisën - kujtondje “Crown Agents” me të shoqen dhe dy fëmijët lanë Shq- ki frikë rorist ishte nën hetim nga shenjuara dhe një plan pune në dorë, orë për i Diamantit, duke shtuar se pas ipërinë për të udhëtuar drejt Sirisë. Në babai punën prokuroria, në Siri janë vrarë në terren në doganat ekspertët e kompanisë britanike fund të dhjetorit, mbeti i vrarë gjatë fjalëve të të birit harronte ç’kishte të paktën tre shtetas shqiptarë. min e një shqiptare. Në fund tënuk javës Pas do vdekjes “Crown Agents” do të monitorojnë ndodhur. Ai këmbëngul se i biri përleshjeve në frontin e luftës. Njëri prej tyre është vrarë në së Diamant Rashës,që bashkëshortja e tij dhe fëmijët si dhe në doganat shqiptare dy vjet, e nisën për para në luftë dhe dësh- Cani Pasi heziton pak, Shaban Rasha ulet ka shkuar fund të muajit dhjetor të vitit kanë mbetur në Siri. Por prindërit epër tij duken të qetë për fatin e të raportojnë te ministri n se si... punën terren. I ka përcjellë kryemkëtë ka shtëpinë modeste ku dhe nis të tregojë se nuk ka ndonjë gjë mi përdhe të shkuar, ndërsa një tjetër në saj. Ata tregojnë senë kanë folur me bashkëshorten e të birit, dhe në fund të 6-mujorit kanë të madhe për të ndarë me gazetarët. jeton bashkë me të shoqen. “Ja ku fund të muajit janar. Për të dyajo me një inistri mesazh uRama, ka rrëfyer se është mirëobjektiv dhe se fëmijët por me një të i grumbullojnë jektit shtëpia ime,të kam 15 vite që jetoj 120 “Çdo gjë që kam pasur, ia kam thënë është objektiv ja këto ngjarje ka qenë ka mirë. Më tej, prindërit e Diamantit tregojnëduhet një episod fortë. Në fund të 6-mujorit t’i të alist shiko, një shtëpi thjeshtë, se vjet prokurores Elisabeta Ymeraj. Shkova këtu dhe 31-vjeçari të birit, duke shpëtuar njerëz të sulmuar me armë kimike. milionë USD mëe shumë Kryeministri Ramanga u kaPogradeci, kthyer dje sjellin buxhetit të shtetit të... FAQe 8 an për atje pasi më dërgoi fletë-thirrje. Nden- e ndërtuar me djersë dhe mund”, Daci ai që kaqë njoftuar Diamanti kishte hyrë 7 herë rresht për të shpëtuar gra, fëmijëveshëveAlmir dhe syve të atyre ‘kanë ja jo pak, por katër orë duke i dhënë thotë 65-vjeçari Rasha, një ish-mëimamin e vetëshpallur të e të moshuar. “Hyri herën e parë, herën e dytë e deri të shtatën. ë zjarrin veshë për të dëgjuar e sy për të parë’, sqarime asaj”, - thotë 65- vjeçari Rasha, sues, tashmë në pension prej disa xhamisë së Mëzezit. Më pas ka Kur hyri herën e tetë nuk mundi të rezistonte më dhe u rrëzua. së sonë fushatën elektorale të 23 qershorit vitesh. Nëna e Diamantit, Xhemilja, i një burrë me flokë të rënë e mustaqe të qenë Hysa ai që ka vënë në diRa dhe e nisën në spital. Për fatin e tij të mirë, ai shpëtoi dhe ë dekoracioni, daullet zeza, të cilin dhimbja për humbjen e lutet të shoqit të tregojë kujdes e të jeni Genci Ballën, i njohur mes arriti t’i ndihmonte këta njerëz. A mundet të më thotë kush se2013. Ngjyrat, e luftës, në sallën e madhe të Pallatit birit të vetëm nuk e ka mundur ende. mos e përmendë të birin apo faktin se besimtarëve edhe me emrin ky veprim është një akt terrorist, apo është një akt humanitar zën të Koncerteve dhe Panaireve Tregon se para nisjes në Siri, i biri ka ai është vrarë në luftën e Sirisë. Furia Abdurrahim, ndërsa ky(Koni funnjerëzor” ,- thotë babai i Diamant Rashës për MAPO-n. ase dhe greseve), kanë qenë një déjà vukoe e lajmeve të ditëve të fundit duket se i paguar një borxh prej 200 mijë lekësh dit merrte vendimin për të n... nëMedresesë, administratën eka re bërë më tepër mosbesues. “Ai shkoi të vjetra në një piceri pranë osetë jo8me familjarët fushatësmunikuar së ethshme muajve më FAQe 5 atje me dëshirën e tij. Na tha: A nuk ku edhe punonte. viktimave. PorRilindja nga hetimet pica njerëzve? Me këto fjalë dhe bekiparë ku ue pat premtuar dhe “Shiti motorin dhe i “Shiti motorin dhe i ktheu borxhin duhen shpëtuar ata njerëz të pafajshëm rezulton se në disanë raste, min e prindërve, Diamant Rasha iku në nëpër të rendi që do vendosej 300 ktheu borxhin atij peratij personit që i kishte paratë, sepse që po vriten në Siri nga Bashar al As- sonit që i kishte paratë, Almir Dacii ka komunikuar një luftë për të cilën besonte se është e Spin ditë. doctor-i Kryeministrit, kur nisesh për rrugën e Allahut, nuk sadi ? Unë po iki sepse e di që është një sepse kur nisesh për drejtpërdrejt me familjarët e drejtë. Iku për të mos u kthyer më. me siguri e ka menduar spektaklin duhet të kesh borxhe. Neve na tha që vepër e mirë, dhe edhe nëse do të rrugën e Allahut, nuk viktimave, sikundër është ras“Trupi i tim biri nuk do të vijë më në e djeshëm si një rast ekselent për të do të na marrë në xhehnet ( parajsë). vritem, do të mbetem një shehid. A mos duhet të kesh borxhe. ti i vrasjes së Ervis Alianjit nga Shqipëri. Kjo luftë e do që ai të mbetet Neve na tha që do të na mbuluar me shpresën e sëRashës resë Shpresojmë që Allahu ta ketë pranuar ke dëshirë që unë të vritem me motor marrë në xhehnet Pogradeci apo Diamant atje ku ka rënë dëshmor, ku ka rënë pesimizmin që tashmë po bëhet një si shehid, që ka rënë për hir të tij”, - rrugëve të Tiranës, duke u shpërndarë ( parajsë). me banim në Tiranë. shehid”, -përfundon i ati. gjë e vjetër nën këtë qeveri rishtare ologu flet mbi probleme të komunikimit në realitetin që ka marrë frenat nja 6 muaj më r. libri “Antropologji e komunikimit”, një punë parë. Por, ajo që dilte dje mbi... are kërkimore, promovohet sot në mjediset e UET Tiranë- Shtëpia e Shaban Rashës, ba-

ngërÇ

ksandër dhima: media eqë dorë nga strukturat etra të komunikimit

Britanikët, misioni i vështirë për 120 mln usd më shumë të ardhura “Im bir shpëtoi njerëz. Akt terrorist është ky?”

hera e katërt

Shpërthim eksplozivi në derën e Bashkisë së Fushë-Krujës

Të vrarët e fundit, ja komunikimet nga Siria

Dje në Pallatin e Kongreseve: pamje nga fushata e 23 qershorit


6

fokus

ngjarje e ditës

ditari

AKEP pret që në janar 2016 tarifat e të katër operatorëve celularë barazohen me tarifën mesatare në vendet e BE-së dhe rajonit. Tarifat e reja të terminimit pritet të kenë efekt pozitiv në treg dhe zgjedhja e përdoruesve e këtyre paketave do të zvogëlojë stimujt për paketat me tarifa shumë të ulëta brenda grupeve

Celularët, nga 1 prilli përgjysmohen çmimet ndërmjet operatorëve Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka marrë vendimin për uljen e tarifave të terminimit ndërmjet operatorëve celularë deri në 42 për qind duke nisur nga 1 prilli. Ulja do të bëhet për tri vitet në vijim. Ja si ndryshojnë çmimet Nga 1 prilli shqiptarët do të paguajnë deri në 42 për qind më pak për thirrjet ndërmjet operatorëve celularë. Nga 4.5 lekë për minutë që kushton një thirrje nga AMC-ja, tek kompania Vodafone aktualisht, kjo tarifë do të jetë pas një prillit 2.6 lekë për minutë. Vendimin për tarifat e reja të terminimit e ka marrë Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike, pas një konsultimi publik dhe me kompanitë për këtë çështje. Sipas vendimit, tarifa më të larta të terminimit do të mbajnë operatorët Eagle Mobile dhe Plus, për shkak se janë më të rinj në treg. Tre fazat e uljes

Reduktimi i tarifave të terminimit do të shtrihet në tre faza deri në 2016. Reduktimi në fazën e parë që nis nga data 1 prill e këtij viti varion nga 12 deri në 42%. Më 1 prill 2015, reduktimet do të jenë janë 4255% krahasuar me nivelin aktual dhe më 1janar të vitit 2016, reduktimi është 6883% në raport me nivelet përkatëse aktuale të tarifave të terminimit. AKEP vëren se tregu celular në Shqipëri ka pasur zhvillime pozitive në vitet e fundit në drejtim të rritjes së konkurrencës dhe përfitimeve të përdoruesve, në terma të tarifave më të ulëta dhe rritje të ndjeshme

të përdorimit mesatar. Megjithatë, nga monitorimi i tregut dhe ankesat e operatorëve, AKEP ka vënë re se konkurrenca dhe përfitimet e përdoruesve kanë qenë të fokusuara në drejtim të thirrjeve brenda rrjeteve, tarifat e të cilave në shumë raste kanë skonto të mëdha për thirrjet brenda grupeve të mbyllura. Kjo praktikë vihet re se aplikohet nga të katër operatorët dhe në programet tarifore me parapagim dhe me kontratë. Efektet e këtyre politikave tarifore kanë çuar në rritje të madhe të proporcionit që zënë thirrjet brenda rrjetit në totalin e thirrjeve dalëse celulare (mesatarisht 95%). Efektet

AKEP pret që nivelet e propozuara të tarifave të terminimit në seksionin e mëparshëm, janë përcaktuar me objektivin e rritjes së konkurrencës në tregun celular, duke pasur parasysh rritjen e aftësisë konkurruese të operatorëve më të vegjël dhe reduktimin e stimujve për diferenca të pajustifikuara midis tarifave brenda rrjetit dhe jashtë tij. Tarifat e terminimit celular në Shqipëri kanë qenë afër nivelit mesatar të BE në 2012, dhe më pas për shkak të reduktimeve të mëdha në vendet e BE dhe rajonit, në 2013 ato qëndrojnë shumë më lart se niveli mesa-

Tre fazat e uljes së tarifave të terminimit Aktualisht 1.04.2014 1.04.2015 Vodafone dhe AMC 4.57 2.66 2.04 1.48 Albtelekom (EM) 4.57 4.00 2.66 1.48 Plus 8.85 6.52 4.00 1.48

Sipas vendimit, tarifa më të larta të terminimit do të mbajnë operatorët Eagle Mobile dhe Plus, për shkak se janë më të rinj në treg.

tar i këtyre vendeve. Në prill 2014 dhe prill 2015, tarifat e terminimit të Vodafone dhe AMC barazohen me tarifat mesatare në 34 vendet europiane. AKEP pret që në janar 2016, tarifat e të katër operatorëve celularë barazohen me tarifën mesatare në vendet e BE dhe rajonit. AKEP vlerëson se tarifat e reja të terminimit pritet të kenë efekt pozitiv në treg

1.01.2016

dhe zgjedhja e përdoruesve e këtyre paketave do të zvogëlojë stimujt për paketat me tarifa shumë të ulëta brenda grupeve. Kjo mund të çojë edhe në reduktim të kartave SIM aktive në treg, pasi një pjesë e madhe e përdoruesve celularë kanë më shumë se një kartë SIM për të shfrytëzuar oferta me tarifa shumë të ulëta brenda grupeve.

Kriza energjetike në prag, Gjiknuri: Në skemë ndryshimi i çmimit Niveli i ujit në basenin e Fierzës ka rënë në nivelin e 270 metrave, duke dhënë kështu alarmin se shumë shpejt vendi do të varet vetëm nga importet e energjisë. Mungesa e prodhimit vendas të energjisë pritet të afektojë ekonominë e vendit më shumë sesa kriza ekonomike. Por ndërkohë, qeveria ka filluar të marrë masat e para. Në projekt është edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka pohuar dje për mediat se situata në basen nuk është e mirë. “Nuk ka pasur reshje. Ky nuk është vit i mirë hidrologjik, përkundrazi, është nga vitet më të thata. Por qeveria e ka prioritet që energjia të mos mungojë”, - tha Gjiknuri. Sipas tij, njëra nga zgjidhjet është importi i energjisë me fonde të buxhetit. Mirëpo në buxhetin e shtetit nuk ka një zë të veçantë shpenzimesh për blerje energjie, kështu që nisur nga praktikat e mëparshme, paratë për këtë qëllim do të merren borxh. Por ministri i Energjetikës ka informuar se është duke u marrë në konsideratë edhe

ndryshimi i çmimeve të energjisë. “Ne jemi duke bërë një proces reformash të thella, ku do të shikojmë edhe mënyrën sesi është strukturuar çmimi i energjisë. Do të shikojmë të gjithë mekanizmat e nevojshëm se çfarë mundësie ka që shtresat e varfra të mos preken nga luhatjet e çmimit të energjisë, apo çdolloj reforme që lidhet me të”, - tha Gjiknuri. Ndërkohë, Enti Rregullator përgjegjës për ndryshimin e çmimit të energjisë ka nisur punën për rishikimin e çmimeve. Janë disa alternativa në diskutim. Nga ana tjetër, ministri i Energjetikës ka lënë të kuptohet për rritjen e çmimit, duke thënë se “një gjë duhet ta kemi të qartë, që Shqipëria ka çmime më të ulëta energjie”. Gjiknuri theksoi se ka një kosto shumë të lartë përsa i përket transmetimit të elementëve teknikë që ndikon në çmim. “Në qoftë se në vendet e tjera, pjesa e shpërndarjes apo transmetimit, pra ato që quhen humbje joteknike zënë një vend shumë të vogël, në Shqipëri përfshirë edhe humbjet e mëdha, që janë vjedhje edhe këto, zënë një vend

shumë të madh. Kuptohet, kjo nuk do të thotë se duhet të shkarkohet barra tek konsumatori, prandaj ne duhet të luftojmë abuzimet, - u shpreh ministri. - Ndryshimi i çmimit të energjisë është një vendimmarrje e ERE-s, sepse është ai që shikon balancat energjetike dhe shikon sesa realisht çmimi përputhet me çmimin real të energjisë të prodhuar apo shtuar dhe importet”, tha Gjiknuri. “Ne jemi në një konsultim të vazhdueshëm për t’i bërë ato masa të nevojshme, por që dua ta theksoj, nuk do të prekin popullatën në nevojë të Shqipërisë”, - sqaroi ai.

"Do të shikojmë të gjithë mekanizmat e nevojshëm se çfarë mundësie ka që shtresat e varfra të mos preken nga luhatjet e çmimit të energjisë, apo çdolloj reforme që lidhet me të”, - tha Gjiknuri.

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014

7

Vendimi i qeverisë për të pezulluar të gjitha procedurat e rekrutimit të punonjësve në administratën civile deri në muajin korrik, nuk ka patur ndonjë kuptim për dhjetëra militantë e mbështetës të Partisë Socialiste

Kanë dhënë votat, tani duan punë Historitë e militantëve që vijnë çdo ditë në Tiranë për të takuar deputetët dhe ministrat për një vend pune. Përballja me vendimin e qeverisë se nuk do të ketë më emërime në shtet deri në korrik dhe si sillen deputetët që në fushatë kanë premtuar punësime Vendimi i qeverisë për të pezulluar të gjitha procedurat e rekrutimit të punonjësve në administratën civile deri në muajin korrik, nuk ka patur ndonjë kuptim për dhjetëra militantë e mbështetës të Partisë Socialiste, të cilët edhe dje kanë pritur para dyerve të Kryesisë së Kuvendit për të takuar deputetin apo deputeten e zonës së tyre me shpresën e rregullimit të një vendi pune. Prej orëve të para të ditës ata qëndrojnë para godinës së kryesisë, e janë po aty deri në orët e vona të pasdrekës, kur edhe mbaron orari i punës dhe ikin edhe zyrtarët e fundit. Të lodhur nga pritja e gjatë, ata nuk duan ta humbasin shpresën se deputetët e tyre do t’i mbajnë premtimet e dhëna gjatë fushatës se në këmbim të votës do të gjenin një vend pune në administratë. Në bisedë me disa prej tyre të bie në sy gjeografia e gjerë e vendeve prej nga vijnë, si dhe fakti që të gjithë janë socialistë që i kanë dhënë jo pak vota kësaj force. “U bënë gati tre muaj që më mbajnë me premtime dhe nuk më japin asnjë zgjidhje”, - shprehet një qytetar nga Librazhdi, i cili pret të takojë deputetin e zonës së vet, Taulant Balla. “E takova Taulantin kur hyri në mëngjes dhe më tha ta pres që ta takoj sërish kur të dalë”, - thotë një tjetër që priste prej më shumë se katër orësh në derën e kryesisë së Kuvendit. “I kemi dhënë PS-së afro 50 vota dhe vetë Taulanti na ka premtuar se do të na gjente një vend pune. Kam një vit e gjysmë pa punuar një ditë, ndërsa në shtëpi kam 4 fëmijë për të ushqyer”, - tregon më tej ky qytetar. Nga ana tjetër, ai tashmë e ka kuptuar se ka zgjedhur partinë e gabuar kur ka votuar, pasi siç shprehet ai, do kishte qenë më mirë

të ishte marrë me LSI-në, pasi “ajo të zgjidh punë”. “Ku e dinim ne që do ishte kështu, nga 2-3 veta në ditë merr LSI-ja në punë në lagjen time. Por nëse këta s’më bëjnë punë, do vete të rri te shtëpia e Ilirit (Metës) deri sa ta takoj e t’i them si e kam hallin. Koha ikën kollaj dhe këta (socialistët) do e shikojnë se po u sollën kështu njerëzit, do t’u ikin”, - vijon ai ndërsa ngre supet kur e pyet se si do ia bëjë tani që konkurset janë bllokuar. “Unë zgjidhjen e pres nga deputetët, jo nga konkurset”. Ndërkohë dy qytetarë të tjerë që paradite kishin mundur të takonin për pak çaste deputetin Blendi Klosi për të njëjtin “hall”, rrinim më kot për një ritakim. Ai tashmë kishte zgjedhur një dalje dytësore (nga ana e Gjykatës Kushtetuese) për të mos u përballur prapë me ta dhe qytetarë të tjerë që të dëshpëruar presin çdo ditë që të gjejnë një zgjidhje nga deputetët e tyre. Teksa i pyesim për hallin që kanë, ata rrëfejnë se edhe historia e tyre është thuajse e ngjashme me të gjithë ata të tjerë që çdo ditë zënë trungjet e pemëve apo trotuaret përballë kryesisë së Kuvendit për t’i qarë hallin dikujt me pushtet që del nga dera kryesore. “Kam shkuar e kam takuar ministrin e Brendshëm tri herë dhe asnjëherë nuk më ka zgjidhur punë. Më thotë që do ta zgjidhim këtë punë, por po ikin 3-4 muaj dhe nuk po shoh asnjë zgjidhje”, - thotë ky qytetar që për mik te ministri kishte futur një deputet. “Kam 4 vite pa punë dhe kam familje për të mbajtur. Kam punuar për PS-në dhe i kam dhënë bashkë me fisin e miqtë 400 vota”, thekson më tej ai. Ndërsa qytetari tjetër që priste me të, ishte një burrë i moshuar nga

Militantë në selinë e PS-së në pritje për t'u takuar me deputetët dhe ministrat

“Kam 4 vite pa punë dhe kam familje për të mbajtur. Kam punuar për PS-në dhe i kam dhënë bashkë me fisin e miqtë 400 vota”, thekson më tej ai

Tropoja dhe që halli i vajzës që kishte pa punë e kishte bërë që të vinte e të qëndronte edhe për orë të tëra për të takuar Blendi Klosin. I bindur se ishte i paragjykuar si demokrat për shkak të prejardhjes tropojane, ai këmbëngulte se ishte socialist dhe se kishte punuar për PS-në në fushatë. Ai tregon se vajzën ia kishin hequr prej disa muajsh nga puna socialistët, me pretendimin se ajo ishte futur në administratë nga demokratët. “Keq me atë që kishim nga anët tona dhe keq me këtë të riun”, - shprehet ai. E ndërsa e vëmë në dijeni se konkurset për

punësime ishin pezulluar deri në korrik, ai irritohet dhe shprehet se atëherë edhe kryeministri dhe ministrat e tij të mos marrin pagën për këto muaj. “Po nëse kanë ndaluar konkurset dhe punësimet deri në korrik, atëherë edhe Kryeministri dhe ministrat të mos e marrin rrogën deri në korrik. Të rrinë dhe ata pa ngrënë deri atëherë, ashtu si dhe ne”. Këto janë disa nga historitë e qytetarëve të shumtë që prej muajsh rraskapiten më kot dyerve të institucioneve dhe selisë rozë në qendër dhe në bazë, në kërkim të një vendi pune.

Largimet nga puna, Kaso: Mbi 2700 ankesa në portalin denoncues të PD-së TIRANË Eksperti ligjor pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaron në një intervistë për gazetën “Mapo” se numri i të larguarve nga administrata që kanë shfrytëzuar sistemin on-line të denoncimit që ka ngritur PD-ja është mbi 2700 deri më sot. Kaso shpjegon ndër radhë se si rezultat i kësaj problematike, dëmi që i llogaritet buxhetit të shtetit shkon në miliona euro. Zoti Kaso, PD ka hapur një portal on line, ku depozitohen ankesat nga punonjës të administratës që pretendojnë se janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë. Sa është numri i deritashëm i këtyre punonjësve? Të larguarit pa motiv apo referencë ligjore që kanë shfrytëzuar sistemin tonë të denoncimit, online apo pranë zyrave të Partisë Demokratike, është mbi 2700 deri më sot që flasim. Ndërsa sipas të dhënave që kemi nga burimet dhe komunikimet tona të përditshme, numri i të shkarkuarve nga puna është mbi 7 mijë. Vijnë orë e çast informacione për largime të 200 punonjësve nga ky institucion këtu, 300 të tjerëve atje e kështu me radhë… Në sa raste po asiston PD-ja me asistencë lig jore në paditë civile të ngritura në Gjykatën Administrative? Ne aktualisht kemi në trajtim qindra raste që po i asistojmë falas. Duhet të keni parasysh se numri i të shkarkuarve është aq i madh, dhe këto shkarkime vijojnë çdo ditë, dhe të jeni e sigurt që edhe teksa bëjmë këtë intervistë, në shumë institucione po firmosen largime nga puna, aq sa do të ishte e pamundur asistenca për të gjitha rastet. Ne shohim me përparësi ata që vijnë në zyrat to-

na, dhe që nuk i gëzojnë kushtet për të ndjekur vetë procesin gjyqësor. A dispononi një data-base të dhënash se sa prej tyre kanë fituar gjyqin deri më sot? Nuk disponojmë ende të dhëna të plota të kësaj natyre, pasi dhjetëra çështje kanë përfunduar me vendimmarrje në favor të punonjësve të larguar padrejtësisht nga detyra, dhe shumë të tjera janë në zhvillim, por qeveria është treguar aq arbitrare me të larguarit dhe krejtësisht shpërfillëse ndaj ligjit, sa kjo në fund të ditës është shndërruar, përtej fatkeqësisë dhe dramës që ka shkaktuar tek të larguarit, në një rrethanë në favor të tyre para gjykatës. Çfarë ndihme konkrete sjell zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ata që janë shkarkuar nga puna në mënyrë të kundraligjshme? Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu mund të them se kjo mbase është e vetmja qeveri në Europë e më gjerë që e vuri në diskutim dhe pati përpjekje për ta interpretuar, krijon një rrethanë të re, krijon kushte të reja për të larguarit për ta kërkuar të drejtën e tyre. Me pak fjalë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese hoqi të gjitha pengesat që iu krijuan zbatimit që prej datës 1 Tetor 2013, të ligjit “Për Nëpunësin Civil”, ligj i miratuar me konsensus historik dhe i asis-

tuar nga ekspertiza europiane. Vetë ligji ofron garanci dhe standarde në favor të sigurisë juridike të nëpunësve të administratës. Lidhur me problematikën në fjalë, a ka PD-ja një shifër të përafërt se sa është dëmi financiar që i shkaktohet buxhetit të shtetit? Dëmi llogaritet në miliona euro. Shumë kjo që i kushton jo pak vendit në rrethanat që po kalon ekonomia jonë, dhe për më tepër, kur kjo bëhet vetëm e vetëm për ambiciet partiake të një qeverie që shkarkon profesionistët dhe i zëvendëson me përkrahësit dhe militantët e saj. Në këtë aspekt, dëmi është edhe më i madh, pasi janë hedhur në rrugë kapacitete të mirëtrajnuara që i duheshin vendit dhe reformave që kërkon ecja përpara dhe integrimi europian. Së fundmi, qeveria ka nxjerrë edhe aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të Nëpunësit Civil, të miratuar me konsensus në Kuvend. Por paralelisht, ajo ka përgatitur edhe një tjetër draft që rrëzon përmbajtjen e ligjit sa më sipër…A keni ndonjë koment për këtë lëvizje të dyfishtë të qeverisë? Nenet e propozuara nga qeveria janë një kthim mbrapa në standardet e administratës publike. Janë një përkeqësim i

paarsyeshëm i standardeve dhe nivelit aktual të garancive që ofron ligji në fuqi, si dhe një cenim i rëndë i sigurisë që duhet të gëzojë nëpunësi, me qëllim ushtrimin me profesionalizëm dhe paanësi të detyrave të veta në shërbim jo të njërës ose tjetrës forcë politike, por të shtetit shqiptar. Ndryshimet e propozuara godasin vetë thelbin e ligjit të miratuar me konsensus, pasi zhbëjnë dy nocione thelbësore të tij. Ato godasin pikërisht ato nene, të cilat synojnë garantimin e një administrate publike të qëndrueshme dhe mbi të gjitha të depolitizuar. Ndryshimet synojnë ta rikthejnë nëpunësin publik nën një presion të vazhdueshëm nga titullari politik i institucionit, i cili përsëri mund të vendosë, pa kritere të përcaktuara qartë, nëse nëpunësit qëndrojnë në vendet e tyre të punës ose jo. Në mënyrë paradoksale, nëse miratohen ndryshimet e propozuara, jo vetëm nuk përmirësohet niveli i garancive dhe statusi i nëpunësve civile, por përkundrazi ata vihen në një situatë edhe më të disfavorshme dhe gëzojnë edhe më pak garanci sesa ato që ofron Kodi i Punës dhe i gëzojnë kolegët e tyre, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen nga ky Kod. Përsa i përket hartimit të akteve nënligjore, është një detyrim i shprehur në ligj që, qeveria duhet të miratojë aktet nënligjore brenda një periudhe të caktuar nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit. Për fat të keq, vërejmë se edhe në përmbushjen e këtij detyrimi ligjor qeveria është e vonuar, pasi numri i akteve nënligjore të miratuara është shumë i vogël në raport me numrin e përgjithshëm të akteve nënligjore që akoma duhet të miratohen. Intervistoi: Nevila Perndoj


8

fokus

ngjarje e ditës

aktualitet

10 035

Të rinj kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Akademisë së Rendit. Ata konkurronin për 500 vende, por pas deklaratës së Ramës, pranimet këtë vit do të rriten në 1000.

1558

Vajza kanë aplikuar për të ndjekur Akademinë e Rendit. Prej disa vitesh, vajzat kanë treguar interes për Policinë, por kohët e fundit, ato janë vendosur në linjën e parë për disa aktivitete.

Të rinjtë e etur për punësim, 10 mijë aplikantë: Duam të bëhemi policë! Rama dyfishon kuotat e pranimit dhe premton se 500 fitues do të jenë vajza. “Nuk kemi kohë për të humbur në betejën për më shumë siguri’. Udhëzimi: Testimi me shkrim do të bëhet në datat 18-21 mars. Kriteret për të kaluar tek testi fizik Akademia e Rendit ka grumbulluar një numër rekord aplikimesh: mbi 10 mijë të rinj duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Aplikantët mbushën dje përplot Pallatin e Kongreseve, ndërsa kryeministri Rama, i entuziazmuar nga ky interes i pazakontë, dyfishoi numrin e pranimeve nga 500 në 1 mijë. Gjatë fjalës së tij, në takimin informues me konkurrentët, Rama theksoi se Policia e Shtetit nuk mund të jetë vendi i atyre që presin të dalin në pension, por i vajzave dhe djemve më kurajozë, të vendosur dhe patriotë. “Ta dyfishojmë numrin e pranimeve, ta bëjmë 1000, jo sepse u bë deti kos, por se nuk kemi kohë për të humbur në betejën për më shumë siguri, për më shumë inovacion, për më shumë progres”, - tha kryeministri, duke shpallur edhe një tjetër herë synimin për të “rinuar” në moshë Policinë e Shtetit. “Me gjithë respektin për më të moshuarit, policia nuk mund të jetë vendi i atyre që presin të dalin në pension”, - shtoi më tej ai, duke iu referuar moshën mesatare aktuale në polici. Vajzat aplikante në shumicë ishin një tjetër element që shkon në të njëjtën linjë me politikën e Ramës, ndaj ai u premtoi atyre 50 % të kuotave. “Do fitojë merita, jo kushëriri”,- tha Rama në fund të fjalës së tij, duke marrë si

shembuj të meritokracisë ministrin Tahiri dhe kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Fjala e tij u prit me entuziazëm mes aplikantëve, veçanërisht për rritjen e pranimeve. Nga ana e tij, ministri Tahiri e lexoi numrin e lartë të aplikimeve me rritjen e besimit tek Policia. “Numri i konkurrentëve është më i lartë se numri i efektivëve të policisë që ndodhen aktualisht në punë. Shënon ndoshta një nga faqet më të bukura të Policisë së Shtetit me 10 000 konkurrentë, ku 1400 janë vajza”,-tha Tahiri. Sipas ministrit, vëmendja kohët e fundit është përqendruar te policia, për shkak të rezultateve që janë arritur si dhe debateve që po ngjall reforma e ndërmarrë. “Ju jeni prova më e fortë e padiskutueshme e besimit. Një gjeneratë e re e Policisë së Shtetit po lind sot”, - shtoi Tahiri. Sipas tij, policia u gjet në ditët më të vështira dhe tashmë ka nisur modernizimi i saj. “E gjetëm policinë ndoshta në ditët më të vështira. Në dy dekadat e fundit, Policia e Shtetit u braktis. Ne po ndërtojmë policinë moderne me mjete të sofistikuara dhe teknologji të lartë. Sapo kemi hedhur një hap të sigurt për të ndërtuar një Shqipëri të sigurt”,- tha ministri i Brendshëm. Në të vërtetë, takimi kishte si qëllim informimin e aplikantëve për hapat që duhet të ndjekin. 10 035 personat u njohën me procedurat e provimit të pranimit dhe testit fizik që duhet të kryejnë. Burimet sqaruan se testimi me shkrim do të zhvillohet në datat 1821 mars 2014, ku do të marrin pjesë të gjithë aplikantët. Më pas, fituesit e këtij provimi do t’i nënshtrohen edhe testimit fizik për të fituar të drejtën e vazhdimit të Shkollës Bazë të Policisë së Shtetit. Numri i madh i aplikimeve përkon me kërkesën gjithnjë e në rritje të të rinjve për punësim të sigurt. Policia e Shtetit është një front i tillë, që garanton një punë pas përfundimit të Shkollës bazë.

Ristani: Rama e Tahiri po kthejnë policinë partiake Deputeti i PD-së, Arben Ristani tha dje se Rama dhe Tahiri po rikthejnë policinë partiake. Sipas Ristanit, nuk mund të flitet për inovacion në konkurrim, pasi kjo procedurë ndiqet prej vitit 2006. “Inovacion, siguri dhe progres deklaroi Rama bashkë me Tahirin sot, duke u rënë daulleve të festës në veprimtarinë që po bënin në lidhje me konkurset që do hapeshin për aplikantët në Policinë e Shtetit. Por nuk flitet më për progres, nuk flitet më për inovacion, nuk flitet më për siguri. Nuk mund të flitet më për inovacion në një kohë kur të tilla konkurse janë bërë procedurë standarde në Policinë e Shtetit që nga viti 2006 dhe ndërkohë që flasim janë mbi 170 persona të cilët i kanë fituar këto konkurse, kanë marrë certifikimet për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, dhe ndërkohë janë zhbërë, ashtu siç Rama dhe Tahiri kanë zhbërë të gjithë Policinë e Shtetit “,- u shpreh Ristani. Ai shtoi më tej se nuk mund të flitet për siguri, kur tritoli dhe droga kanë marrë përhapje masive. “Vetëm në këto 18 ditë të marsit kemi 10 vrasje, ndërkohë që marsi i 2013-ës ka pasur vetëm 5 të tilla. Nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri”, - tha deputeti i PD-së.

Berisha: Në të vërtetë, FMN nuk beson te Rama Ish-kryeministri tha dje në “Agon Channel” se së shpejti do të rritet çmimi i energjisë elektrike, si një kusht i vënë nga FMN për të dhënë kredinë prej 300 milionë eurosh. TIRANË Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në të njëjtën linjë me qëndrimet e tij të përditshme sa i përket opinionit që ai ndan për punën e qeverisë aktuale dhe vetë kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Watching” në Agon Channel, Berisha deklaroi se kryeministri Rama është një person bipolar me kartelë mjekësore. “I është botuar kartela e tij prej njeriut më të afërt që sot është pranë tij, dhe ai asnjëherë nuk e ka përgënjeshtruar”, - tha Berisha,

duke e krahasuar Ramën me Hitlerin apo dhe me Enver Hoxhën. Berisha deklaroi gjithashtu se ai nuk do ta pranonte kurrë kushtin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ngrirë rritjen e rrogave për tre vjet, ndërsa Rama e pranoi. Berisha komentoi edhe këstin e akorduar nga FMN-ja për Shqipërinë, duke shtuar se ajo ndihmë financiare është e shoqëruar me kushte të cilat, ai nëse do të ishte në krye të qeverisë, nuk do t’i pranonte. “I ka të gjitha me kushte. Unë nuk do i pranoja kurrë këto kushte, i pranon vetëm Rama”, - tha Berisha duke specifikuar se disa prej kushteve ishte rritja e energjisë, rritja e taksës së tokës bujqësore etj. Ish-kryeministri u pyet edhe për deklaratën e fortë drejtuar komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, vetëm pak ditë para se ky i fundit të vizitonte Tiranën. Në një shkrim të botuar nga Berisha në

faqen e tij personale në Facebook, ish-kryeministri e etiketonte Fylen ‘një serbofil’, deklaratë të cilën ai vazhdon që të mos e ndryshojë pavarësisht qejfmbetjes që tregoi vetë Fyle kur u pyet në Tiranë për çështjen në fjalë. “Kurrë, faktet me

deklarata nuk rrëzohen”, - tha Berisha, duke shtuar se ai kishte bërë një shqyrtim gjakftohtë për rastin në fjalë. “…Ai gjeti një të papërgjegjshëm si Edi Rama… Por çfarë po bën tani Rama. Çdo ditë po rrënon standardet europiane”, - tha ai.

vizita

Rama dhe Ponta kundër Putin: Krimea nuk ngjan me Kosovën Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Rumanisë u shprehën dje kundër deklaratës së Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që theksonte se rasti i Krimesë është i ngjashëm me Kosovën. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Viktor Ponta dhe Edi Rama u shprehën se patën si temë diskutimi dhe Kosovën. Të pyetur nga mediat rreth deklaratës së Putinit që hoqi paralelizma mes çështjes së ndezur të Krimesë në Ukrainë dhe shtetit të Kosovës në Ballkan, kryeministrat thanë se nuk e mbështesin aspak këtë paralelizëm. Ponta u shpreh: “Jo. Nuk e mbështes paralelizmin, ka diferenca në bazë, dhe besoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet e Bashkimit Europian të kenë një pozicion shumë të qartë për atë që përfaqëson një krizë të padiskutueshme për gjithë Europën dhe për atë që quhet si lufta e ftohtë. Situatat nuk ngjajnë midis tyre dhe nga pikëpamja jonë, besoj se duhet mbështetur Ukraina ashtu si Gjeorgjia dhe Moldavia në rrugën drejt integrimit europian, ashtu sikundër Rumania beson se kjo zonë e Ballkanit Perëndimor do jetë e sigurt vetëm në momentin kur të gjitha vendet do jenë anëtare të BE-së”. Kurse kryeministri shqiptar Rama u shpreh: “Nuk lë vend për asnjë ekuivok. Paralelizmi është tërësisht i pavend, sikundër dhe ndërhyrja ruse shkon në sensin e kundërt të historisë”. Kryeministri Rama bëri me dije se ka marrë mbështetjen e homologut rumun se shumë shpejt vendi i tij do të njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës.


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Rruga e gabuar e Erdoganit B esimi dhe stabiliteti janë dy përbërës thelbësorë për zhvillimin e një kombi, si dhe në mënyrën se si bota e percepton atë. Dhe besimi i ndërsjellë mund të gjendet në një qeverisje demokratike dhe të përgjegjshme vetëm kur ajo respekton ligjin e së drejtës. Turqia nisi ta mëkëmbte këtë besueshmëri në dekadën e fundit, qoftë edhe me vështirësi të konsiderueshme, aq sa deri para fare pak kohësh qe kthyer në shembull të një shteti që zhvillohej përgjatë ecurisë së një qeverie demokratike të përbërë prej liderësh myslimanë. Megjithatë jo më. Një grup i vogël brenda ekzekutivit po përpiqet që ta mbajë të frenuar progresin e shtetit. Mbështetja e një shtrese të gjerë të publikut turk tashmë po shpërdorohet, e bashkë me të edhe mundësia për t’iu bashkuar BE-së. Mjaft veprime të kohëve të fundit të ndërmarra prej qeverisë së Turqisë kanë ngjallur një kritikë të fortë nga ana e BE-së dhe mjaft vendeve të tjera perëndimore, ndër to edhe një ligj që i jep forcë ministrit të Drejtësisë që të emërojë ose ndëshkojë gjyqtarët apo prokurorët; një kërkesë për të kufizuar liritë e përdorimit të internetit; një draft-ligj që do t’i japë të drejta Agjencisë së Inteligjencës në Turqi të ngjashme me ato që mbështesin regjimet diktatoriale. Pas disa dekadash grushtesh shteti dhe mosfunksionimi politik, përpjekja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, që tashmë është në qeverisje për t’i dhënë fund ndërhyrjes së ushtrisë në politikat e brendshme qe më se e domosdoshme. Këto reforma demokratizuese qenë mbështetur dhe përgëzuar gjerësisht nga BE dhe përkrahur nga pjesa më e madhe e popullit turk, siç edhe u vu re në referendumin kushtetues gjatë vitit 2010. Mirëpo mbizotërimi i ushtrisë njëherë e njëkohë në politikë, tashmë shfaqet të zëvendësohet nga njëfarë hegjemonie e pushtetit

koment

Fethullah Gylen

Këndvështrimi i paplotë i kërkimit të fuqisë politike në emër të religjionit bie ndesh me shpirtin e Islamit. Kur ndodh që feja dhe politika të përziehen me njëra-tjetrën, atëherë ato vuajnë të dyja, sidomos feja. Çdo segment i shoqërisë turke ka të drejtën e saj për t’u përfaqësuar në qeverisje. Mirëpo shteti turk për një kohë të gjatë i ka diskriminuar një pjesë prej tyre, sidomos nëpunësit publikë, pikërisht për arsye të bindjeve a botëkuptimit të tyre. Përfshirja në demokraci do t’i inkurajonte njerëzit që t’i shfaqnin besimet e tyre personale pa pasur frikën e ndofarë persekutimi.

ekzekutiv. Mbi të gjitha zhvillimet e kësaj dekade të fundit po hidhet një perde e zezë - portretizimi si tinëzar i disa grupeve të caktuara mes shtetasve turq, për shkak të bindjeve të tyre, apo pezullimi i vazhdueshëm i sa e sa nëpunësve civilë për interesa të pastra politike, si dhe një ndërhyrje e paprecedentë në lirinë e medias, gjyqësorit dhe shoqërisë civile. Rruga e vetme për qeverinë turke që ajo të mund ta rimëkëmbë besueshmërinë brenda Turqisë dhe të rifitojë mirëkuptimin ndërkombëtar mund të jetë ajo e rinovimit të përpjekjeve të saj kah të drejtat universale të njeriut, ligjit të së drejtës dhe një qeverisjeje më të përgjegjshme. E këto përpjekje duhet të përfshijnë një kushtetutë demokratike të re, të përgatitur prej vetë zërit të qytetarëve. Demokracia nuk përplaset me asnjë prej parimeve islame të qeverisjes. Ç’është e drejta, synimet etike të Islamit, siç janë mbrojtja e jetës apo lirisë së besimit, shërbehen më së miri në një demokraci ku vetë qytetarët marrin pjesë në qeverisjen e vendit. Ne duhet gjithashtu të përqafojmë disa vlera të caktuara, që i japin formë lindjes së një kombi në lulëzim e sipër. E një vlerë e tillë është mirëkuptimi ndaj diversiteteve të të gjitha llojeve - qofshin ato religjioze, kulturore, shoqërore apo politike. Kjo nuk do të thotë aspak të bëjmë kompromis mbi besimet tona. Përkundrazi, të pranosh çdo njeri, pavarësisht ngjyrës së tij, si një krijesë me dinjitetin e saj të të qenit e Zotit demonstron respekt dhe mirëkuptim ndaj vullnetit të lirë që Zoti u ka dhënë të gjithë njerëzve. Liria e mendimit dhe shprehjes janë përbërësit më të qenësishëm të demokracisë. Shfaqja e Turqisë në pozicionet më të dobëta të transparencës përsa i përket lirisë së medias është për të ardhur keq. Njerëzit e edukuar e mirëpresin kritikën, e cila nëse e është e vërtetë, na ndihmon neve që të

Në administratën e re

Lus Zotin që Turqia t’i lexojë shqetësimet me të cilat po përballet këtyre ditëve si një mundësi për të përparuar në demokraci, liri dhe në ligjin e së drejtës. Gjithashtu besoj se duke rinovuar përpjekjet tona drejt parimeve fondamentale të demokracisë, ne mund të ringjallim besueshmërinë dhe stabilitetin duke i dhënë jetë edhe njëherë shembullit turk, i cili qe kthyer në një frymëzim për rajonin, por edhe për mbarë botën. përparojmë më tej. Prandaj edhe ne duhet t’i kritikojmë idetë e keqorientuara, po ashtu veprimet, në vend të vetë individëve, në mënyrë që ta shmangim lindjen e tensioneve të panevojshme. Këndvështrimi i paplotë i kërkimit të fuqisë politike në emër të religjionit bie ndesh me shpirtin e Islamit. Kur ndodh që feja dhe politika të përziehen me njëra-tjetrën, atëherë ato vuajnë të dyja, sidomos feja. Çdo segment i shoqërisë turke ka të drejtën e saj për t’u përfaqësuar në qeverisje. Mirëpo shteti turk për një kohë të gjatë i ka diskriminuar një pjesë prej tyre, sidomos nëpunësit publikë, pikërisht për arsye të bindjeve a botëkuptimit të tyre. Përfshirja në demokraci do t’i inkurajonte njerëzit që t’i shfaqnin besimet e tyre personale pa pasur frikën e ndofarë persekutimi. Që prej viteve 1970, aktivistët e Lëvizjes Hizmet, të cilët vijnë nga udhë të ndryshme të jetës, kanë punuar për të arritur mundësi të barabarta për të gjithë, përmes institucioneve arsimore, organizatave të ndihmës së ndërsjelltë dhe shumë e shumë projekteve të tjera të shoqërisë civile. Motivimet e tyre parësore kanë qenë për brenda, derisa ato janë në kërkim të lumturisë në lumturinë e të tjerëve. Aktivistët e Hizmetit - e unë konsideroj edhe veten time si një të tillë - nuk janë aktorë politikë dhe nuk kanë kurrfarë interesi në privilegjet e fuqisë. Kjo është e dukshme nga ndërmarrjet e tyre individuale apo shoqërore përsa i

përket ndihmave humanitare, në edukim apo dialog, dhe në mungesën e tyre në karriget kryesore të politikës. Shumë larg prej inkurajimit të bashkëqytetarëve për të votuar, unë nuk kam mbështetur e as nuk kam kundërshtuar ndonjë kandidat apo parti politike, e po njësoj do ta ruaj veten time për të mos e bërë diçka të këtillë as në të ardhmen. Unë besoj në mençurinë e popullit turk dhe besoj se ata do t’i dalin krah demokracisë për të ruajtur interesat e kombit përmbi çdo interes politik partizan. Unë kam kaluar 15 vjet në një jetë të tërhequr shpirtërore, të palidhur fare me përditshmërinë e Turqisë, e po kështu mendoj të vazhdoj. Lus Zotin që Turqia t’i lexojë shqetësimet me të cilat po përballet këtyre ditëve si një mundësi për të përparuar në demokraci, liri dhe në ligjin e së drejtës. Gjithashtu besoj se duke rinovuar përpjekjet tona drejt parimeve fondamentale të demokracisë, ne mund të ringjallim besueshmërinë dhe stabilitetin duke i dhënë jetë edhe njëherë shembullit turk, i cili qe kthyer në një frymëzim për rajonin, por edhe për mbarë botën. *Botuar së pari në Financial Times. Fetullah Gulen është një teolog mysliman i moderuar që jeton në Amerikë. Themelues i lëvizjes Hizmet që ka shumë ndikim në Turqi. Titulli është i red. MAPO. Titulli në origjinal Turqisë i duhet një kushtetutë e re për të shpëtuar demokracinë.


op-ed

2

Blog / Në 8 marsin e një gruaje

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Dy akademitë: Në vend të ai hipën /ai hip dhe në vend të teatro/ teatra

JO! projektit imperialist putinian për t'i vënë zjarrin shtëpisë sonë Europë

P

ër krizën ukrainase dhe grabitjen e Krimesë, për referendumin grotesk që po imponon Putini dhe që Europa po rri dhe e vështron pa thënë asnjë fjalë, dëgjohen dy argumente që duhet të çmontohen me urgjencë. 1. Përse banorët e Krimesë nuk duhet të kenë të drejtën që të vendosin për fatin e tyre? Dhe nëse për nga gjuha ata ndihen “vëllezër” të popullit rus, nëse ndiejnë që kanë më shumë afërsi me vendin e Putinit se sa atë të Robert Schumann-it dhe Vaclav Havel-it, në emër të kujt gjëje duhet t’u kundërvihemi? 2. Bosnja… Kosova… A nuk janë dy raste të vetëvendosjes, të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar? Dhe të njëjtët persona, përfshi mua, që njëzetë vite më parë mbështetën të drejtën e boshnjakëve dhe kosovarëve që të marrin në duar fatin e tyre, si mund t’ia mohojnë sot Krimesë? Argumentit të parë mund t’i kundërvihesh duke thënë se të pushtosh territorin të cilit i kërkon njëkohësisht të shprehet për të ardhmen e vet, të dërgosh 30 mijë ushtarë, të rrethosh kazermat e tij dhe të terrorizosh popullsinë, është një mënyrë shumë e çuditshme për të përgatitur vetëvendosjen. Mund të kundërshtosh edhe duke thënë që të organizosh një referendum është nj ë o p e r ac i o n ko mp l e ks , q ë nënkupton një logjistikë, vendvotime, lista elektorale të denja për këtë emër, vëzhgues dhe, sidoqoftë, një fushatë elektorale. Dhe të pretendosh të përgatisësh gjithçka brenda tetë ditëve, nën autoritetin e një qeverie kukull dhe me dhunë, tingëllon në rastin më të mirë një farsë, dhe në rastin më të keq, një akt force. Në fund mund të kundërshtohet që, edhe pa akte force, edhe pa trupa pushtues, edhe po të ishte gjetur koha për të organizuar një fushatë elektorale dhe një debat, një referendum i ngjashëm, nëse Europa do ta miratonte do të kishte pasoja apokaliptike: si do të përgjigjemi nëse, me këtë precedent, baskët spanjollë dhe francezë do të shpallnin bashkimin e tyre? Nëse hungarezët e Transilvanisë, shqiptarët e Maqedonisë, turqit e Bullgarisë, rusofonët e vendeve baltike, flamandët e Belgjikës do të shfrytëzonin një shembull të tillë, për të kërkuar edhe ata një ndryshim të vendit të cilit i përkasin?

koment Bernard-Henry Levy

Për ne, europianët e Europës së lirë, elementi diskriminues është i qartë. Është normale të mos hidhesh në favor të një nacionalizmi kundër një nacionalizmi konkurrues por, sërish, është thjesht në favor të së drejtës së popujve që të mos masakrohen dhe kundër asaj të despotëve që të masakrojnë popullin e tyre. Njëra nga të dyja. Ose rreziku ekziston. Ç’të thuhet? Masakra ka nisur tashmë. Po, ka nisur si në Kosovë, duke sakatuar, u prerë kokën apo ekzekutuar me një plumb pas qafe banorët e fshatrave të tërë. Atëherë po, kemi arsye të forta të ndërhyjmë për t’i dhënë fund kasaphanës. Rrimë e vështrojmë, edhe pse janë të gjitha tema me një rëndësi jo të vogël. Në fakt, nacionalizmi gjuhësor është më tinëzari nga të gjithë. Është një nacionalizëm joqytetar, i bazuar mbi demonët e këqij të diferencializmit. Dhe pa pasur nevojë të përmendim sudetët, të ribashkuar me Gjermaninë në bazë të po këtij nacionalizmi gjuhësor pak përpara se Hitleri të pushtonte Çekosllovakinë, është e qartë që nëse bëjmë lëshim ndaj Putinit në lidhje me Krimenë do të thotë të provokojmë një valë goditjesh: asnjë kufi në Europë, nuk do të ishte më as i sigurt, as i pranuar dhe do të dëmtonte, pak nga pak, ekuilibrin e kontinentit. Sa për argumentin e dytë, ai është edhe më absurd. Dhe në gojën e vëzhguesve dhe komentatorëve me mend, edhe i papranueshëm. Të harrojmë rastin e Bosnjës, që nuk kuptoj se si mund të përmendet duke qenë se, pasi kaloi bing bangu që ishte rënia e komunizmit, në Jugosllavi dhe në gjithë Europën, sfida

ishte dhe është edhe sot, të pengohet ajo që na kërkojnë ta miratojmë në Krime: shkëputja e serbëve të Republika Srpska dhe ribashkimi i tyre me “vëllanë e madh” aneksionist serb. Në Kosovë, është e vërtetë që, ata që thonë se janë sot kundër aktit të forcës të Rusisë dhe në favor të integritetit të Ukrainës, janë po të njëjtët që pranuan, apo edhe nxitën, vullnetin për pavarësi të Prishtinës: po si mund të guxohet të bëhet një krahasim mes dy situatave? Si mund të injorohet fakti që komuniteti ndërkombëtar iu bashkua kauzës për pavarësi të kosovarëve vetëm pas një dekade spastrim etnik, masakra civile në shkallë të gjerë dhe pas dëbimit të më shumë se 800 mijë grave dhe burrave, krimi i vetëm i të cilëve ishte se kishin lindur myslimanë? Me fjalë të tjera, çfarë lidhjeje ekziston mes një Millosheviçi që, në momentin e vdekjes së tij, po gjykohej në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, dhe drejtuesve të një Ukraine të re ushtarët e të cilës, në pamje që kanë bërë xhiron e botës, sfidojnë duarbosh, në mënyrë paqësore, ushtarët rusë, të armatosur deri në dhëmbë që zbarkonin në Sevastopol? Për ne, europianët e Europës së lirë, elementi diskriminues është i qartë. Është normale të mos hidhesh në favor të një nacionalizmi kundër një nacionalizmi konkurrues por, sërish, është thjesht në favor të së drejtës së popujve që të mos masakrohen dhe kundër asaj të despotëve që të masakrojnë popullin e tyre. Njëra nga të dyja. Ose rreziku ekziston. Ç’të thuhet? Masakra ka nisur tashmë. Po, ka nisur si në Kosovë, duke sakatuar, u prerë kokën apo ekzekutuar me një plumb pas qafe banorët e fshatrave të tërë. Atëherë po, kemi arsye të forta të ndërhyjmë për t’i dhënë fund kasaphanës. Ose rreziku nuk ekziston. Përkatësia e flamandëve në Belgjikë apo popullit të Krimesë në Ukrainë nuk kërcënon aspak integritetin e tyre fizik dhe lirinë. Detyra jonë, dhe në të njëjtën kohë interesi ynë, do të ishte të bënim çdo gjë për t’u kujdesur për respektin e kufijve që do të garantonin, të drejtën e popujve. I duhet thënë po mbrojtjes së popujve. I duhet thënë jo projektit imperialist putinian për t’i vënë zjarrin shtëpisë sonë Europë.

19.03.2014

Universitet / Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë feston 5-vjetorin, i pari i themeluar si OJF

11

Askush nuk i fiton dot 1 milion dollarë ndershmërisht. - William Jennings Bryan

Dje në Pallatin e Kongreseve: pamje nga fushata e 23 qershorit koment

Alfred Lela

Pavarësisht ekzagjerimit me shifra e mizanskena, çka ndodhi dje në Pallatin e Koncerteve dhe të Panaireve, ka qenë ndër të tjera një dorë e fundit që kryeministri i zgjaste ministrit të tij të Brendshëm

K

ryeministri Rama u ka kthyer dje veshëve dhe syve të atyre që ‘kanë veshë për të dëgjuar e sy për të parë’, fushatën elektorale të 23 qershorit 2013. Ngjyrat, dekoracioni, daullet e luftës, në sallën e madhe të Pallatit të Koncerteve dhe Panaireve (Kongreseve), kanë qenë një déjà vu e fushatës së ethshme të 8 muajve më parë ku u pat premtuar Rilindja dhe nëpër të rendi që do vendosej në 300 ditë. Spin doctori i Kryeministrit, me siguri e ka menduar spektaklin e djeshëm si një rast ekselent për të mbuluar me shpresën e së resë pesimizmin që tashmë po bëhet një gjë e vjetër nën këtë qeveri rishtare që ka marrë frenat nja 6 muaj më parë. Por, ajo që dilte dje mbi skenarin e marketingut politik, sfidues si një boomerang, siç janë të gjitha përpjekjet që kthehen në të kundërt të synimit, ishte shija dhe përshtypja se kryeministri i ish kthyer fushatës. Sikur ai e kish urdhëruar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që as opozita zyrtare nuk e ka gjetur ende nevojën e një artikulimi të tillë, madje as nuk është gati për një sfidë të tillë, nënvetëdija e kryeministrit dhe stafit të tij me sa duket e ka gati. Aktiviteti i djeshëm, jo vetëm me skenografinë por edhe me gjuhën, e sidomos numrat i ngjante më shumë meeting-ut të një partie që po synon pushtetin sesa një force që e ka atë dhe kërkon ta shpërndajë. (Partitë, prandaj kërkojnë të vijnë në pushtet për ta shpërndarë atë: nga kjo ndarje dalin më pas politikat.) Për t’u marrë pak me numrat e propozuar dje, duhet thënë që në krye se ata ngjanin fushatorë më shumë se propozues politikash; në këtë rast të rendit dhe sigurisë. Numri i parë 10,035 mbulonte të gjithë ata që kishin bërë një kërkesë për t’u pranuar në shkollën e policisë. Numri i dytë ishte 500 dhe përfaqësonte ata që priteshin të pranoheshin me anë të konkursit në Akademi. Dy numrat e tjerë përfaqësonin ndarjen gjinore të konkurrentëve, por jo vetëm aq: edhe profilin e policit si profesion apo prirje: 1.558 vajza dhe 8.477 djem. Mbi këto fakte të paraqitura me anë numrash, kryeministri me temp opozitari u ka ‘propozuar’ vartësve të tij ministrit Tahiri dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, që pranimet të dyfishohen duke u bërë 1000 dhe kjo shifër të ndahet barabar mes djemve e vajzave. Të gjitha këto ndërhyrje janë shumë mekanike dhe nuk merren fare me dinamikën e konkursit, konkuruesve, profilit gjinor të konkurrentëve dhe policisë si institucion. Veç kësaj feminizimi i policisë, duke i ndarë vendet e fituesve 50 me 50, hedh në erë atë që një konkurs mishëron: garën që nxjerr më të mirin pavarësisht gjinisë, racës, fesë, krahinës e të tjera. Arbitrariteti i gjinisë së zgjedhur nga kryeministri e prish frymën dhe idenë e garës. Pavarësisht ekzagjerimit me shifra e mizanskena, çka ndodhi dje në Pallatin e Koncerteve dhe të Panaireve, ka qenë ndër të tjera një dorë e fundit që kryeministri i zgjaste ministrit të tij të Brendshëm. Ministrat e brendshëm kanë gjithmonë fatin e mirë dhe të keq të jenë lokomotiva e trenit të punëve të qeverisë: sipërfaqja dhe thelbi i asaj se si shkojnë punët me kabinetin. Shtyrë nga psikoza e krijuar në opinion për atë se si shkojnë punët e brendshme, kryeministri i është kthyer stilit të fushatës elektorale. Nuk janë zgjedhje të parakohshme, edhe pse shqiptarët ndoshta kanë filluar të mendojnë se ndonjë zgjedhje të parakohshme edhe mund ta kenë bërë.


12

a ktivitete

universitet

Ditën e djeshme Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka festuar 5-vjetorin e themelimit të tij, ku morën pjesë edhe shumë personalitete nga bota akademike e politika. Themeluesi i tij, Anastas Angjeli tha se ky universitet është ngritur mbi vizionin e një organizate jofitimprurëse

leksion

UMSH feston 5-vjetorin, i pari i themeluar si jofitimprurës Angjeli: Në një kohë kur arsimi konsiderohej më së shumti si produkt, hapi ynë ishte një tregues i besimit tonë se arsimi i lartë mbi të gjitha është një e mirë dhe një kontribut për komunitetin, si dhe një përgjegjësi e madhe sepse lidhet direkt me të ardhmen dhe progresin e një shoqërie

D

itën e djeshme Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka festuar 5-vjetorin e themelimit të tij. Me rastin e këtij përvjetori, në ambientet e universitetit u organizuan një sërë veprimtarish si leksione të hapura, prezantime të botimeve shkencore etj., ku të ftuar përveç studentëve dhe të diplomuarve të UMSH-së ishin edhe pjesëtarë të botës akademike, përfaqësues të politikës dhe medias. UMSH është i pari universitet që u krijua qysh në fillim si një fondacion jo itimprurës, filozofi që drejtuesit e saj duan ta çojnë përpara. Në ceremoninë festive që u organizua në hollin e universitetit morën pjesë personalitete nga bota akademike dhe politika, si rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli etj. Në fjalën e tij përshëndetëse themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli tha se vizioni i tij dhe stafit ishte si një kontribut për komunitetin. “Kur përpara pesë vitesh morëm vendimin për të themeluar Universitetin Mesdhetar të

Shqipërisë, vizioni ynë për të themeluar një universitet që do të funksiononte si Organizatë Jofitimprurëse dikujt mund t’i jetë dukur si një iniciativë shumë e guximshme dhe pse jo edhe utopike. Por në një kohë kur arsimi konsiderohej më së shumti si produkt, hapi ynë ishte një tregues i besimit tonë se arsimi i lartë mbi të gjitha është një e mirë dhe një kontribut për komunitetin, si dhe një përgjegjësi e madhe sepse lidhet direkt me të ardhmen dhe progresin e një shoqërie”, - tha ai duke shtuar se zhvillimet e fundit në reformën e arsimit të lartë i kanë dhënë të drejtë. Reforma që po ndërmerret dhe pritet të vihet në zbatim nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë mendohet të ndihmojë në kapërcimin e ngërçit të krijuar ndër vite në perceptimin e arsimit të lartë jopublik si deficitar, duke nxjerrë në pah vlerat e shtuara që këto institucione i ofrojnë shoqërisë. “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë prej pesë vitesh është një aktor i rëndësishëm në zbatimin e kësaj politike të domosdoshme dhe do të kontribuojë me gjithë kapacitetet e veta intelektuale në zbat-

Ne nuk kemi synuar të japim receta empirike, por ishim të vendosur për t’i rivlerësuar dhe rigjetur balancën e munguar në mes institucioneve ligjvënëse dhe vendimmarrëse dhe institucioneve shkencore.

imin me sukses të kësaj reforme, e cila në thelbin e vet parashtron një projekt afatgjatë për konsolidimin e arsimit të lartë shqiptar nga njëra anë, standardizimin dhe përafrimin me vlerat bashkëkohore globale nga ana tjetër”, - shtoi Angjeli. Në këtë kuadër, UMSH ka organizuar disa konferenca ndërkombëtare, të cilat synonin të ishin jo vetëm kontribute teorike, por edhe modele të gatshme praktike për zhvillim. Ne nuk kemi synuar të japim receta empirike, por ishim të vendosur për t’i rivlerësuar dhe rigjetur balancën e munguar në mes institucioneve ligjvënëse dhe vendimmarrëse dhe institucioneve shkencore. Duke u ndjerë krenar për institucionin që kam themeluar dhe që vazhdoj ta ndjek nga afër pavarësisht angazhimit në legjislativin shqiptar, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe që e kane vlerësuar UMSH-në jo si një institucion, por si një mundësi reale për të krijuar vlera në shërbim të të gjithëve. Pas ceremonisë u zhvillua edhe një leksion i hapur në amfiteatrin “Adam Smith”, ku ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli diskutoi me studentët e pranishëm mbi temën e “Financave të Mbrojtjes si një e mirë publike”. Në fund të leksionit studentët patën mundësinë të diskutonin nga afër me ministren, jo vetëm për temën e leksionit, por edhe për çështje që lidheshin me fushat e tyre të studimit.

UET, Aleksandër Dhima boton antropologjinë e parë të komunikimit me qasje shqiptare Dje në Universitetin Europian të Tiranës u promovua libri “Antropologjia e komunikimit”, me autor Prof. dr. Aleksandër Dhimën. Pjesa më e vlerësuar në këtë botim që e bën atë të parin në llojin e vet është qasja ndaj realitetit shqiptar. “Libri është fryt i një pune sistematike, këmbënguljes për vite të tëra të Dhimës. Ai na ka dhënë një produkt të vyer, që do jetë një piketë e rëndësishme në fushën e studimeve antropologjike, por edhe një pikë mbështetjeje e rëndësishme për të çuar përpara studimet në këtë fushë”, - tha gjatë prezantimit Prof. dr .Ferid Duka, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në UET. Libri si tekst universitar dhe studimor Gilman Bakalli, ekspert dhe pedagog i Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës, e vlerësoi librin e Dhimës, sipas kritereve të Oscar Wild, “të bukur dhe origjinal”, duke theksuar që nëntitulli “Qasje në realitetin shqiptar” është më i rëndësishëm sesa vetë titulli dhe është ai që e bën origjinal. “Origjinaliteti konsiston në faktin që ky libër është i strukturuar në mënyrë të tillë që pas çdo ka-

pitulli inkorporohen esetë e studentëve të UET, një origjinalitet që mishërohet në faktin që aktualizohet ideja zanafillore e universitetit si bashkësi mes studiuesve dhe studentëve, që nuk ndodh në botime të tjera të këtij lloji”, - u shpreh Bakalli . Tëkomunikoshmepakfjalëdheshumëgjeste Dhima u ndal në karakteristikat socialkulturore të antropologjisë së komunikimit të shqiptarëve, të zbuluara gjatë vrojtimeve të tij. “Ne e dimë të gjithë që mbështetemi te kodet e kufizuara, jo ato të përgjithësuara. Ne pyesim “ç’kemi?” dhe përgjigjemi “hiç”. Ne jemi të mbrujtur me disa struktura farefisnore familjare të tilla që nuk kemi nevojë për fjalë të tepërta, me përjashtim të disa politikanëve. Disave nga ata u nis fjalia në fillim të faqes dhe u mbaron në mes. Nuk është më e nevojshme që t’imbushimmendjenaudiencësmeshumëfjalë. Ka ardhur një kohë që ne duhet të flasim shqip”, - tha Dhima. Megjithatë, për sa i përket komunikimit tipik joverbal të shqiptarëve, Dhima shprehu mendimin që ne duhet ta përshtatim atë me standardet europiane. Së fundi Dhima

u ndal edhe në raportet e medias me politikën. “Këto janë raporte shumë problematike, - tha ai, - kanë të bëjë me kulturën politike. A e kemi ne këtë kulturë politike në shkallën që na duhet për të komunikuar në mënyrë adekuate me tjetrin? Asnjëri nga elektorati i madh shpesh nuk kupton fjalimet e politikanëve. Duhet që ata ta përcjellin kumtin politik në bazë të mjedisit, nuk mundet që politikanët të flasin njëlloj në akademi dhe në fshatra. Të gjithë janë të prirur të marrin informacion, por duhet të jetë i përshtatur”, - tha profesor Dhima.

“Antropologjia e Komunikimit”, ofron një manual orientimi për studentët dhe studiuesit në mes të zërave të shkollave të ndryshme perëndimore të komunikimit

Drejtori i British Council në UET: Krenar për punën tonë në Shqipëri “Është kënaqësi të jem këtu me ju. Nuk është hera e parë që ndodhem në Shqipëri. British Council ka rreth dy dekada në Shqipëri dhe natyrisht më është dashur edhe më parë të vija këtu”, - u shpreh Bird në nisje të fjalës së tij para studentëve. Më pasi ai bëri një historik të shkurtër të British Council, ku edhe punon prej shumë vitesh, që nga koha kur ishte student. Po kështu tregoi edhe eksperiencat e tij të shumta në disa vende si Rusia, Gjermania, Uzbekistani, Ukraina etj. Duke u ndalur disi tek Ukraina, ai shprehu keqardhje për situatën e krijuar atje. “Besoj se marrëdhëniet kulturore kanë më shumë impakt në shekullin e 21 sesa marrëdhëniet diplomatike. Marrëdhëniet kulturore nuk janë propagandë. Shpeshherë ato bëjnë atë qe politika nuk e bën dot. Motoja e British Council në të gjitha vendet ku jemi prezentë ka qenë ‘Ne kemi kaq shumë për të mësuar, ne kemi kaq shumë për të ndarë’. Puna jonë mbështetet te besimi”,- u shpreh Bird. Duke vijuar tej, Michale Bird ndau me studentët përvojën e British Council në vendin tonë. “Jam krenar që British Council është në Shqipëri prej 20 vjetësh dhe ka një reputacion të fortë. Ne kemi ofruar ekspertizë dhe kemi ndarë me ju përvojën tonë në fushën e kulturës dhe edukimit. Jam krenar gjithashtu për numrin e madh të atyre që mësojnë anglisht online nëpërmjet British Council dhe për ata që nëpërmjet nesh kanë mundur të studiojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe”, - theksoi Bird. Ndërsa iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të studentëve, Bird solli në vëmendje oportunitetet që ofrojnë universitetet në Britani, duke inkurajuar të rinjtë të përfitojnë nga programet dhe lehtësitë që krijon British Council. Takimi u mbyll teksa Bird ndau me auditorin edhe një impresion të tij nga vizita e fundit në vendin tonë. Pikërisht numrin e ministrave dhe drejtuesve të rinj në Shqipëri. “Njerëzit e rinj në qeveri bëjnë gjithnjë gjëra interesante”, - u shpreh Bird. British Council para një jave festoi 80- vjetorin e themelimit si organizatë, me një shtrirje në shumë vende të botës dhe një kontribut të madh në fushën e edukimit dhe kulturës. Universiteti Europian i Tiranës bashkëpunon me British Council Albania që prej vitit 2012. UET është një nga qendrat e testimit të gjuhës angleze nëpërmjet testit të njohur ndërkombëtarisht, IELTS.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

propozimet

19.03.2014

13

Këshilli Ndërakademik i Gjuhës ka zhvilluar këtë fundjavë në Prishtinë mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për ndryshimet e reja në normat e standardit

Dy akademitë:

Në vend të ai hipën do themi ai hip dhe në vend të teatro do themi teatra Ndryshimet që propozojnë akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës konsistojnë në tri drejtime: në përdorimin e shkronjës së madhe, në drejtshkrim dhe në morfologji

Aida Tuci

Të tjera ndryshime në standard propozojnë gjuhëtarët e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që u mblodh këtë fundjavë në Prishtinë. Pavarësisht debatit publik se këto vendime synojnë të shkatërrojnë standardin, ky Këshill që ka bërë bashkë përfaqësues të dy akademive, asaj të Shqipërisë dhe Akademisë së Kosovë, vjen me propozime të reja, që sipas tyre lidhen me zhvillimin, përsosjen dhe përdorimin e shqipes standarde. Çështjet e propozuara për diskutim nga grupet e punës së dy akademive u shqyrtuan një nga një dhe, pas konsultimit të mendimit të secilit anëtar të pranishëm, u vendos unanimisht që të propozohen dhe ndryshimet e reja që konsistojnë në tri drejtime: në përdorimin e shkronjës së madhe, në drejtshkrim dhe në fushën e morfologjisë. Ajo që bië në sy është se dy akademitë kanë vendosur që gjuha shqipe të hapet dhe ndaj formave dialektore duke pranuar dy variantet në përdorimin e gjuhës; normën standarde dhe formën dialektore. Përdorimi i shkronjës së madhe

Kështu, lidhur me përdorimin e shkronjës së madhe dhe drejtshkrimin e emrave të vendeve, Këshilli Ndërakademik propozon që: Emërtimet e institucioneve e të titullarëve të institucioneve, kur paraqesin nomenklaturë zyrtare, të shkruhen me shkronjë të madhe, p.sh të shkruhet Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Gjithashtu, në shkrimin e toponimeve vendëse të respektohet forma e emërtimit vendës, si dhe të shmangen variacionet fonetike nëndialektore, p.sh. Lushnje dhe emrat e vendeve në harta dhe në shenja rrugore të shënohen në trajtën e shquar. Tek emrat gjeografikë me dy a më shumë gjymtyrë, p.sh Liqeni i Shkodrës të shkruhet me të madhe secila nga fjalët.

Në fushën e drejtshkrimit

Tek emrat me fundjen një e nje të mbeten në përdorim të lirë të dy variantet; foshnje dhe foshnjë, vishnje dhe vishnjë etj. Etnikët me prejardhje nga gjuha shqipe të shkruhen me prapashtesën jan: p.sh matjan, lezhjan etj, ndërsa etnikët me prejardhje të huaj, që në temë kanë i, të vijojnë të shkruhen me ian: p.sh bolivian ,algjerian, brazilian etj. Fjalët me prejardhje të huaj, që i takojnë terminologjisë tekniko-shkencore, të ruajnë shkrimin me i­e: p.sh materie. Gjithashtu fjalët e tipit tramvaj, hokej, koktej etj. të shkruhen me j. Fjalët angjin dhe gjips të shkruhen me g: ang­inë dhe gi­ps. Në fushën e morfologjisë

Këshilli Ndërakademik në mbledhjen e radhës u ndal në diskutimin e disa rasteve të veçanta. Kështu u propozua që shumësi i emrave të tipit teatër, kabllo, kuadër, të bëhet teatra, kablla, kuadra, njësoj si pus- pusa. Por ata propozojnë që të mbeten variante të lira për përdorimin e gjuhës shqipe edhe dy trajtat e shumësit; p.sh: pus- puse, stof - stofra, grusht - grushta ose grushte, çengelçengelë ose çengela, gisht- gishta ose gishtërinj, autobus-autobusë ose autobusa, ftiziatër- ftiziatër ose ftiziatra, drapër-drapra ose draprinj, barbun barbunj ose barbunë. Shumësi antigaz të jetë antigaze ose antigazra, fishekzjarr – fishekzjarre etj. Gjithashtu u vendos që trajta e mbiemrit i shkurtër dhe i shkurtë të mbeten variante të lira në të dy format. Një propozim tjetër vjen dhe për foljet e tipit ik, ec, hip. Këshilli Ndërakademik propozon që në vetën e dytë e të tretë të njëjësit të hiqet mbaresa ën, pra të mos përdoret më trajta ti ikën apo ai ikën, ose ti ecën apo ai ecën por të për-

doret ti ik apo ai ik dhe ti ec apo ai ec. U propozua dhe përdorim i lirë i dy trajtave të ndajfoljet barkas ose barkazi, haptas ose haptazi etj. Duhet theksuar se Këshilli Ndërakademik, nuk e ka tagër ligjor për të ndryshuar normat e shqipes standarde, por ai thjesht propozon.

raporti

Pjesëmarrësit

Takimi u zhvilluar në Qendrën leksikografike-enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nën drej­ti­min e akad. Rexhep Ismajlit dhe akad. Jani Thomait (bashkëkryetarë), me pjesëmarrjen e akad. Besim Bokshit, akad. Ethem Likajt, akad. Kolec Topallit, akad. Gjo­valin Shkurtajt, prof. dr. Shezai Rrokajt, prof. dr. Mehmet Çelikut, prof. dr. Seit Mansakut, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Imri Badallajt, prof. dr. Shefkije Islamajt, ligjërues Isa Bajçincës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Rrahman Paçarrizit dhe prof. dr. Abdullah Zymberit.

Mbledhja e ardhshme për çështje të sintaksës

Në mbledhjen e radhës anëtarët e Këshillit Ndërakademik do të marrin në shqyrtim çështje të sintaksës dhe për çështje të gjuhës në shkollë. Për çdo çështje që hidhet për diskutim ngrihen grupe pune nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe nga Akademia e Shkëncave dhe Arteve të Kosovës. Çdo grup ka si detyrë të mbledhë materialet e nevojshme për çështje që hidhen për diskutim në mbledhjet e Këshillit. Diskutimi i djeshëm ku u fol për çështje të drejshkrimit dhe morfologjisë u zhvilluan në tri seanca të ndara sipas materialeve të parapërgatitura nga grupet e punës për çështje të drejtshkrimit dhe të morfologjisë nga Tirana, të diskutuara me shënime të veçanta edhe nga grupet përkatëse nga Prishtina.

Ndryshimet që propozohen Të shkruhen të dyja variantet; foshnje dhe foshnjë, vishnje dhe vishnjë Të shkruhet matjan, lezhjan etj dhe jo matian, lezhian. Ky rregull nuk vlen për bolivian, algjerian, brazilian etj... Të shkruhet tramvaj, hokej, koktej etj dhe jo tramvai, hokei, koktejl etj Të shkruhet ang­inë, gi­ps dhe jo angjin dhe gjips Shumësi për teatër, kabllo, kuadër, spektakël, të shkruhet teatra, kablla, kuadra, spektakla etj Të përdoren dy trajtat e shumësit; puse-pusa, grushta-grushte, antigaze ose antigazra etj Zgjedhimi i foljeve Ti ikën/ai ikën të bëhet ti ik/ai ik ose ti ecën/ai ecën të bëhet ti ec/ai ec


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

L.A., Policia me Lamborghini

5

6 16

15

7

8

9

11

16

19 21

10

23

25

33

32 35 41

36

42 48 52

38

49

46 51

54

6 6

6

4

8 7 3 5 9

2 8 6 2

Koha e mbarimit ____:____

8 9 9

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo ide apo mendim. Pasioni here pas here mund te ndizet. Beqaret do kenë njohje te reja, por nuk do mund te fillojnë sot një histori dashurie te qëndrueshme. Nuk është ende koha. Me financat bëni shume kujdes.

Marrëdhënia ne çift do jete shume e ngatërruar gjate kësaj dite. Do keni here pas here debate te forta me partnerin dhe situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit. Beqaret do japin shume nga vetja dhe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Për stabilizimin e financave mos u mbështetni aspak tek ndihma e miqve sepse do zhgënjeheni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do i kushtoni me shume se kurrë vëmendje njeri-tjetrit sot dhe marrëdhënia ne çift do marre një drejtim akoma me pozitiv. Priten edhe momente entuziazmuese. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për te krijuar s ame shpejt një lidhje. Mundësitë do ekzistojnë. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhen dhënë aspak para hua.

Mos kërkoni nga partneri juaj sot qe t’ua plotësojë te gjitha ëndrrat e dashurisë sepse kjo nuk do jete e mundur. Me mire tregohuni realiste. Beqaret do vazhdojnë te kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat nuk do kenë as problemin me te vogël. Gjithsesi përfitoni nga kjo situate për te hequr disa para mënjane.

Vertikalisht:

1. Karabolli, ish-kampione e Europës në qitje. 2. Zotëron. 3. Dëm, ose... 4. Liqen i madh në Amerikën e Veriut. 5. Vargmal në Europën Qendrore. 6. David, këngëtar i njohur. 7. Prona të patundshme. 8. Notë muzikore. 9. Përemër pronor. 11. Lëndë që prodhon organizmi për t'u qëndruar sëmundjeve, për t'u mbrojtur nga disa baktere e nga helmet e tyre. 12. Lumë në Shkodër. 13. Kontinent. 14. Hark prej guri, prej tulle a prej betoni që bëhet sipër dyerve, dritareve etj. 18. Numër rendor. 20. Çuli e letërsisë shqipe. 22. Majë e mprehtë e shiringës. 24. Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë, që shërben për t'u lidhur me fqinjët. 28. Ngjarje, ndodhi. 29. Hajde! 30. Radio Tirana. 32. Dëmtim i një makinerie. 34. Ndërmarrje e madhe industriale e mekanizuar. 36. Dërgoj, ose... 39. Luma, këngëtare. 41. Përemër vetor. 42. Grumbuj avujsh në qiell. 43. Bakër në dialekt. 46. Ha delja, mbrapsht. 49. Kafshë e vogël brejtëse. 50. Vend i cekët për të kaluar lumin. 51. Industria Lehtë.

2

4 2 9 2 8

Koha e fillimit ____:____

55

4 39 8

6

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

39

50

53

Sudoku | nivel mesatar 7

5

30

45

1. Mënyra se si luhet a interpretohet një vepër muzikore. 12. Mjaft, jo më shumë. 15. Pausini, këngëtare e njohur italiane. 16. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen. 17. Vëri flakën. 19. Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, e përjetimet e tjera të poetit. 20. Zotim që marrim ndaj dikujt, zakonisht sipas një marrëveshjeje. 21. Pije e ngrohtë. 23. Shtet në Europë. 25. Zbardhja e ditës. 26. Ushtar në kohën e Turqisë. 27. Frikë e madhe që ndiejmë përpara një rreziku. 31. Vepra trimërie të dikujt. 33. Përballë. 35. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët. 37. Shkallë e veçantë në zhvillimin e diçkaje. 38. SHBA në origjinal. 40. Gatim me kos e tranguj. 44. Gjysëm pike. 45. Parlamenti Europian. 46. Notë muzikore. 47. Pa të s'ka jetë. 48. Gjana i politikës. 50. Fshat në Tiranë ku ndodhej një nga minierat më të mëdha të qymyrgurit. 52. Përemër pronor. 53. Notë muzikore. 54. Fusha bujqësore. 55. Lumë i madh në Europën Perëndimore.

3 9

29

38

44

Horizontalisht:

4

28

34

37 43

47

8

27

14

24

26

40

18

13

20

22

31

17

12

Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) i është shtuar në inventar një Lamborghini i vitit 2014 që kushton 182.000 dollarë. Me një veturë të tillë do të ishte e pamundur për keqbërësit të arratiseshin, por nuk do të jetë kështu pasi ky Lamborghini nuk do të përdoret për punën e përditshme.Sipas oficeres Sally Madera, automjeti i është dhuruar departamentit për t’u përdorur në evente bamirësie. Lamborghini Gallardo do të ketë për qëllim promovimin e LAPD-së dhe tërheqjen e sa më shumë rekrutëve të rinj. Departamenti saktësoi se për këtë automjet që arrin shpejtësinë 320 km/h nuk është shpenzuar asnjë dollar nga taksat e amerikanëve.

1 6 9 8

5 1

3

1

5 2

5

4

4

7

3 4

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7 5

7

Koha e fillimit _____:____

2 3

9 6

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dite mjaft e qëndrueshme dhe e bukur kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit programuar kështu qe do ndiheni me se miri. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mundësitë do jene qe historia e dashurisë te jete afatgjate. Financat nuk do jene te këqija, por dëshira juaj e madhe për shpenzime do sjelle tronditje.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

6

3

2

Lëreni veten sa me te lire sot ju qe jeni ne një lidhje dhe bëni atë qe ndjeni me partnerin. Mos u kushtëzoni nga asgjë dhe nga askush. Edhe ata qe kane pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Beqaret do jene ne kërkim te princit te kaltër, por mundësitë për ta gjetur atë nuk do jene te mëdha. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje te qëndrueshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 059, 152, 243, 485, 582, 632, 748, 935. Numra me 4 shifra: 1104, 1542, 1662, 2025, 4151, 5145, 9252, 9725. Numra me 6 shifra: 01596, 06551, 11147, 22593, 25632, 41057, 41271, 45215, 55435, 56555,

57896, 59084, 66175, 84018, 96521, 97484. Numra me 6 shifra: 021563, 140125, 225125, 254941, 325984, 415200, 425724, 457589, 532014, 534225, 545915, 569587, 648510, 653316, 896526, 965321.

Gjate gjithë ditës do përkujdeseni për partnerin tuaj dhe do e bëni atë te ndihet me se miri. Marrëdhënia me te sa vjen e do përmirësohet. Për beqaret nuk priten ndryshime te mëdha, megjithatë e rëndësishme është qe nuk do e vuajnë vetminë. Miqtë do iu gjenden gjithmonë pranë. Financat do kërkojnë me shume se kurrë vëmendjen tuaj.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Jeta sentimentale e çifteve nuk do shkoje aspak ashtu si ata e kishin menduar. Mund te keni probleme te njëpasnjëshme me partnerin edhe për gjera elementare. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie, por nuk duhet te nxitohen për te krijuar një lidhje. Financat do jene goxha delikate.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift. Do e mbani afër partnerin dhe do jeni te gatshëm te bëni edhe sakrifica për te. Beqaret nuk duhet te druhen te bëjnë deklarata dashurie sepse koja ikën dhe nuk do iu jepet gjithmonë kjo mundësi. Ne planin financiar do jete një dite e zakonshme dhe aspak problematike.

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta juaj ne çift do ketë ulje dhe ngritje gjate kësaj dite. Here do dashuroheni plot pasion dhe here do keni debate te zjarrta me partnerin. Kujdes! Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do futen ne një etape te re te jetës sentimentale. Edhe perspektivat financiare do jene goxha te mira. Do kryeni edhe shpenzime dhe situata nuk do ketë probleme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ara qe janë ne një lidhje do kenë një dite me pak stresuese se me pare, megjithatë ende pasioni nuk do rikthehet ashtu si e presin. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime, por jo me personat qe kane ëndërruar. Duhet ende te prisni edhe pak kohe për dashurinë e madhe. Ne planin financiar nuk do keni fat dhe ne ndonjë moment situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

PESHQIT (20/II-19/III) Beni atë qe ndjeni sot ne jetën tuaj ne çift dhe dashurohuni pa dorashka me partnerin tuaj. Do e shihni se gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten serish vetëm. Nuk ka ardhur ende koha qe ata te ndryshojnë status. Financat fatmirësisht do mbrohen gjithë kohës nga yjet.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

15

19.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19 mars

Liria, jo komunizmi, është forca më ngjitëse në botë.

1314

-Earl Warren

I fundit Mjeshtër i Madh Mbreti Filip IV i Francës u jep fund Kalorësve Templarë. Ekzekutimi brutal për herezi i Jacques de Molay, Grand Masteri i njëzetetretë dhe i fundit i Kalorësve Templarë para Katedrales së Notre Dame-it në Paris më 19 mars 1314 ishte i padrejtë, por politikisht i volitshëm. Kalorësit Templarë të përbetuar se do mbronin Tempullin e Jerusalemit, ishin një prej urdhrave më të fuqishëm religjiozo-ushtarakë të themeluar pas Kryqëzatës së Parë. Urdhri kishte prona të mëdha dhe drejtohej si biznes eficent dhe organizatë huad-

hënëse. Kur pas rënies së Acre-së në vitin 1291 u përzu nga Siria dhe e humbi motivin si pjesë e kryqëzatave, pakënaqësia ndaj pasurisë së tyre doli në sipërfaqe dhe filluan të qarkullonin zhurma për korrupsion dhe më shumë brenda klanit. Filipi IV i Francës, i futur në borxhe të shumta ndaj Templarëve, pa në këto histori një mënyrë për të dalë nga vështirësitë financiare. Më 12 tetor 1307, ai urdhëroi arrestimin e të gjithë Templarëve në Francë duke i akuzuar për akte blasfemie, si për shembull, pështymje apo shkelje të Kryqit gjatë riteve të tyre sekrete të pranimit. Shumë kalorës, përfshirë

Jacques de Molay, u rrëfyen nën tortura duke i pranuar krimet dhe megjithëse më vonë ata u tërhoqën, Filipi dogji shumë prej tyre në turrën e druve në vitin 1310. Mbreti ushtroi trysni të madhe mbi Papë Klementin V për ta shpërndarë urdhrin dhe ai, me hezitime, e bëri në vitin 1312. Akti përfundimtar ishte djegia e Jacques de Molay dhe Geoffrey de Charney, preceptor i Normandisë. Të dy vdiqën duke shpallur pafajësinë e tyre dhe thuhet se de Molay thirri mes flakëve se Papa dhe mbreti do të takoheshin me të para Zotit. Klementi V vdiq brenda muajit, ndërsa Filipi IV, aty nga fundi i vitit.

Blitz

Flickr

2.3

Faktori me të cilin numri vjetor global i vdekjeve nga përdorimi i drogës është rritur në dy dekadat e fundit.

63

Për qind është rritja e parashikuar në tregun legal të marijuanës në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

250

Milionë USD vlera e marijuanës së hedhur në tregun e zi nga aksionet e forcave federale të rendit në tri vitet e fundit.

9.2

Miliardë USD është shuma që amerikanët harxhojnë çdo vit në vitamina.

Foto: Klodiana alia Titulli: among men in prizren

Në 8 marsin e një gruaje Irena Shabani

Unë nuk i preferoj festat dhe kam filluar të dyshoj se mos kjo ftohtësia ime është sëmundje e lindur. Disa prej tyre madje më bezdisin sepse më zënë frymën. Marr urime që nuk kam qejf t’iu përgjigjem sepse më duken naive dhe si të mbetura në vend. Ja p.sh, sot në supermarket dëgjoja tri shitëse që diskutonin a ishte apo jo 8 Marsi festa e nënës apo e gruas. Njëra prej tyre që kishte jetuar në Greqi këmbëngulte se kjo ishte feste e gjithë femrave, dy të tjerat i thoshin që gjithë jetën e kishin festuar si festën e nënës. Nuk ia vlen të themi a është kjo një festë apo jo, as të rikthejmë mendjen në rrobaqepësinë e hershme të Chicago-s nga e mori zanafillën gjithçka. Për ca të drejta më shume që i bëri gratë të marshonin rrugëve, u ngelën shenja shkopinjsh mbi lëkurë, dhe e çuditshme, ato shenja vazhdojnë të jenë edhe sot mbi histori… Prandaj nuk më pëlqen kjo lukuni grash që mbushin rrugët, më bezdis madje edhe një reklame e një firme karburanti që thotë se do u dhurojë grave dhjetë litra më shumë, sepse në vend të përjetosh një ditë normale duket sikur përjeton një ditë harbimi. Ditë

gazetamapo@gmail.com

nga ato ku dyqanet e ëmbëlsirave rritin nga pak çmimet, nga ato kur gratë kanë harxhuar gjithë llakun e parukerisë, të kuqin e buzëve të përflakur, tualetin e rëndë dhe tufa me lule që i mbajnë si trofe në duar. S’ka asgjë të keqe në fakt në gjithë këtë gëzim koti e të pakuptimtë, përveç ca gjërave. P.sh, mua më vjen në mend një grua rreth të 50-ve, burri i së cilës vdiq disa vite më parë dhe ajo mbeti vetëm me vajzën e saj. Sot vajza është martuar dhe jeton disa mijëra kilometra larg Tiranës. Dashuria mes saj dhe të ëmës ka mbetur po njësoj e madhe dhe e bukur, thjesht se tani shpaloset nëpërmjet Skype, një herë në javë! Disa javë para se të mbërrinte ky 8 Mars, një burrë rreth të 60-ve i mbetur gjithashtu i ve, i kërkoi takim kësaj zonje. Ai nuk e njihte personalisht dhe zonja gjithashtu nuk e njihte atë. Burri si një zotëri i vërtetë, i ofroi gruas një jetë të re së bashku. (një shok i përbashkët i të dyve e kishte sugjeruar këtë histori) Ai i shpjegoi se tashmë që fëmijët e tij, djali dhe vajza, ishin martuar, ai kalonte shumë net të vetmuara dhe kishte filluar të ndihej plak, por ai nuk donte të ishte një njeri i motshëm. Nëse zonja do të dëshi-

ronte, ai do t’i ofronte asaj një familje të re, një shok dhe një shoqërues nëpër pritjet ku secili prej tyre mbërthen për mënge miq të afërt që ta shoqërojnë (kjo në rastet fatlume se kur edhe miqtë kanë angazhime, ata nuk shkojnë fare në festa të tilla). Zonja u mendua disa minuta për propozimin, burri kishte një të qeshur të bukur dhe një emër të mirë nëpër qytet, por asaj i vinte turp se çfarë do thoshte e bija, motra, vëllai, një tufë me komshinj dhe të tjerët që si emrin e saj, si emrin e dikujt tjetër do ta kishin vetëm një objekt diskutimi në kafene gjatë orës së lirë. Dhe ajo tha: Jo, unë e kam mbyllur! Burri i buzëqeshi qetësisht dhe e pyeti se mos ndoshta për një vendim të tillë do t’i duheshin pak më shumë se disa minuta duke i shpjeguar se ata të dy mund të ishin miq të mirë. Zonja u ngrit nga tavolina me zemër të thyer (asaj iu thye zemra që kur mendoi se do t’i përgjigjej negativisht edhe ftesës së tij të parë që të dilnin e të frekuentoheshin para se ajo të merrte një vendim)!! Ajo do donte t’i thoshte “Po” burrit të ulur përballë saj, por nuk e bëri. Sot ajo është duke festuar 8 Marsin me një grup shoqesh, të cilat në

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

mbrëmje do të kthehen të gjitha tek burrat e tyre…. Para disa vitesh kam pyetur një nënë të motshme, e cila ankohej se vajza e saj e kaloi gjithë jetën në vrer, pranë një burri psikopat dhe pijanec; i thashë, nëse ajo si nënë përgjatë 30 viteve që e bija dhunohej prej të shoqit kishte bërë diçka për të bijën, nëse qoftë edhe në një rast të vetëm ajo i kishte thënë vajzës së saj që mund të ndahej prej tij dhe të jetonte diku tjetër bashkë me fëmijët. Jo, më tha e moshuara, kjo është turp, ai qe fati i saj. E pyeta nëse ajo si nënë kishte planifikuar që kur e bija të vdiste e palumtur pas kushedi sa vitesh, ajo do t’i dhuronte një jetë tjetër për ta filluar nga e para dhe e moshuara mblodhi supet. Rrudhi buzët dhe sytë iu mbushën me hidhërim. Ca të vërteta të përplasen në fytyrë, pavarësisht se kush t’i përcjell ato… E kam thënë dikur dhe po e them përsëri: Kur një burrë vë duart në fytin e një femre, shenjat e gishtërinjve mbeten mbi qafën e secilës nga ne. Prandaj për mua, festa të tilla të pakuptimta bëhen nervagricëse. Në fillim femrat duhet të jenë të lumtura, të jenë të zonjat e vetes dhe me shumë gjasa do ta zgjedhin vetë ditën se kur duan të festojnë.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 19.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA

FOREIGN POLICY / Rikthimi i kaRl maRx-it dhe aRSyet

Nr. 25 (270), Viti iX botimit shkurt 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

FOTO ESSE Concresco, afresco me bunkerë Shqipërie rEpOrTEri i luFTëS Ju lutem, një biletë kthimi për në Siri BlENDi SAlAJ kanuni nuk vret, njerëzit vrasin pOp pOliTiCS debatikasit e rinj

e përmuajshme

RRëfimi i VaSO SamSURit

Kadare në Kohën e Kolerës Një profesor letërsie tregon një Kadare ‘intim’. lidhjet e Mjeshtrit të shqipes me qytetin e pogradecit dhe me poetin e tij, lasgushin. Fotografitë e pabotuara dhe të pathënat e një autori që, megjithëse është një personazh i famshëm që në vitet ’60, vazhdon të mbetet ‘misterioz’ për një pjesë të mirë të publikut. Kush janë ‘anëtarët e poezisë’, një ‘klubi’ të llojit Dead poets Society të pagëzuar nga lasgushi...


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.