19 maj mapo ok

Page 1

Faqe 2

Përmbysje pushteti në Greqi, Syriza del në majë Raundi i parë i lokaleve nuk shpall fitues, por duket një parashikim i mirë për zgjedhjet për në PE dhe ato të ardhshme. Një përmbysje historike e qeverisjes mes Demokracisë së Re dhe PASOKU-t

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 19 maj 2014. Numër 1212. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Zbulohet lista me 145 viktima të Avni Lipes "Terapia" 1.000 USD Zhdukja e Bleonës Delina Fico: Po i lamë kriminelët rehat, pasojat do i vuajmë të gjithë "Ne si shoqëri kemi dështuar deri më tash ta mbrojmë Bleonën apo për të dënuar ata që e larguan nga jeta e saj prej fëmije. Kur mendoj rastin e Bleonës, pyes veten: "Po mirë, këta policë, prokurorë, gjykatës, por edhe politikanë, a e mendojnë se në një mjedis të tillë janë në rrezik edhe fëmijët e tyre?" FAQE 8

Ademi: Rama duhet të ikë, PD do të drejtojë protestat paqësore Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi komenton arsyet se pse demokratët duhet të drejtojnë protestat deri në largimin e Ramës, si dhe jep një panoramë të situatës së brendshme të zgjedhjeve në parti

FAQE 6

Gjuetia e pacientëve të pashpresë, Mjeku i rremë: Unë shërues i kancerit 55-vjeçarit që pretendonte se shëronte kancerin. Ai u denoncua nga një grua nga Kukësi, që kishte përjetuar një muaj të tërë ankth për një sëmundje që nuk e kishte. “E kisha parë në Spitalin Ushtarak, ndaj edhe e besova në fillim”. Ilaçi i rremë i Lipes u kushtonte pacientëve deri në 1 milion lekë të vjetra, ndërsa kurimin e kishte ndarë në seanca. Faqe 7 nisma e kryepolicit

Urdhri i Didit: Zbuloni çdo parcelë të mbjellë me kanabis në vend! Importi i energjisë, FMN “bllokon” buxhetin e qeverisë

FAQE 7

NgërÇ

punonjës që nuk i përgjigjet këtij urdhri. Ambasada gjermane: Droga brenda blloqeve të betonit u kap në tetor

Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi kërkon nga vartësit vënien nën kontroll të territorit, në luftën kundër bimëve narkotike. Në shkresë nuk përmendet Lazarati, por paralajmërohet me masë çdo

Tri ditë pas rënies së avionit të drogës në Divjakë, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi kërkoi nga... Faqe 5

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Conchita – Rilindja nënkupton vdekjen paraprake

Arsimi i lartë – si e mirë publike

Ballsor Hoxha

Engjëll Pere

Alfred Lela

Sali Shehu i FRD emërohet këshilltar i Metës për sigurinë Eksponenti i lartë në partinë e ish-presidentit Topi do të mbulojë fushën e sigurisë në stafin e kryeparlamentarit. Ai ka qenë i pranishëm në prezantimin në Kuvend të projekteve të reformës territoriale. Pas emërimit të Blloshmit si kreu i Institutit të të Përndjekurve, ky është emërimi i dytë që flet për bashkëpunimin mes FRD dhe mazhorancës

Faqe 3

Kujtesë

Teoria e relativizimit e ambasadorit Hoffman dhe kompleksimi i opozitës

Antikontrabanda

Arrestohet në Durrës kapiteni i anijes ukrainase Volodomir Demakov, kapiteni i anijes "Era 1" u prangos në Durrës për kontrabandë me mallrat e akcizës. Autoritetet greke ngrenë dyshime se ngarkesa ishte e ligjshme, edhe pse 4 anije në Mesdhe dyshohet se transportojnë cigare kontrabandë Faqe 4


2

afër/larg

1

Cigaret kontrabandë, arrestohet kapiteni i anijes ukrainase kronikë /

Faqe 4

kronikë/ Urdhri i Didit:

Zbuloni çdo parcelë të mbjellë me kanabis në vend

Faqe 5

intervistë/ Ademi: Rama

duhet të ikë, PD do të drejtojë protestat paqësore

Faqe 6

Në Athinë, përfaqësuesi i Syriza-s, me kryebashkiakun në fuqi Giorgos Kaminis, do të përballen në raundin e dytë, duke lënë edhe këtu jashtë betejës politike rivalin e Demokracisë së Re.

Grekët shkuan të votonin të ndikuar nga kriza më e thellë ekonomike që ka njohur vendi. 9 milionë e 890 mijë grekë, prej orës 7 të mëngjesit të djeshëm votuan në raundin e parë të zgjedhjeve për përfaqësuesit e pushtetit lokal. Në përpjekje për të zgjedhur 325 kryetarë bashkie dhe këshilltarë janë 1441 formacione politike, ndërsa për guvernatorët e 13 qarqeve të vendit dhe këshilltarët e tyre, 105 formacione të tjera në të gjithë vendin.

Përmbysje pushteti në Greqi, Syriza del në majë Raundi i parë i lokaleve nuk shpall fitues, por duket një parashikim i mirë për zgjedhjet për në PE dhe ato të ardhshme. Një përmbysje historike e qeverisjes mes Demokracisë së Re dhe PASOKU-t

E

nde nuk ka fitues në zgjedhjet lokale greke dhe për ta duhet pritur raundi i dytë, por Greqia duket se po shkon drejt një ndryshimi radikal të pushtetit dhe partia opozitare e majtë Syriza pritet të dalë në krye të vendit, para dy partive që kanë drejtuar prej vitesh me rotacion vendin, konservatorëve të Demokracisë së Re dhe socialistëve të PASOKU-t. Edhe pse kryeson vetëm në pak prej 13 rajoneve, Syriza pritet të jetë në balotazhin e javës së ardhshme në një pjesë të mirë të tyre, ndërsa kryeson Atikën që përfshin kryeqytetin Athinë dhe që ka numrin më të madh të votuesve në të gjithë vendin. Sipas rezultateve paraprake të regjistruara në qarkun më të madh të vendit, në Atikë, ku votojnë 30% e grekëve, përfaqësuesja e Radikalëve të Majtë, Rena Dourou, në formacionin e së cilës bën pjesë edhe aktori dhe regjisori shqiptar Laert Vasili, siguron nga 27-31% të votave, e ndjekur nga kandidati që vjen nga radhët e socialistëve grekë, Janis Zgoyros me 2024 %. Ndërsa përfaqësuesi i Demokracisë së Re duket se nuk mund të jetë rival në raundin e dytë. Të njëjtën pamje japin rezultatet paraprake edhe për dy bashkitë më të mëdha të vendit, atë të Athinës dhe Bashkinë e Pireut. Në Athinë përfaqësuesi i Syriza-s, me kryebashkiakun në fuqi Giorgos Kaminis, do të përballen në raundin e dytë, duke lënë edhe

këtu jashtë betejës politike rivalin e Demokracisë së Re. Ndërsa në Pire konservatorët duket se do ta humbasin bashkinë që mbanin në katër vitet e fundit. Edhe në qarkun e Maqedonisë Qendrore kryeson përballë kandidatit të Demokracisë së Re një rival i ardhur edhe ai nga gjiri i të djathtëve, ndërsa për Bashkinë e Selanikut duke se ka një epërsi të dukshme ndaj konservatorëve, por dhe radikalëve të majtë, kryebashkiaku në detyrë, Janis Butaris që kryesonte në numërimet e orëve të vona me 35 për qind të votave. Fati i zgjedhjeve lokale do të vendoset të dielën që vjen, në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të bëhen bashkë me ato për në Parlamentin Evropian, që do të jetë edhe dëshmia e qartë nëse pushteti ka rrëshqitur dhe nëse vendi po shkon drejt një drejtimi të ri. Antonis Karakousis për “Tovima” shkruan se Greqia është duke ndryshuar pushtet, duke lajmëruar në një mënyrë apo një tjetër se ajo që pritet të ndodhë në zgjedhjet për në PE por edhe në ato të ardhshme parlamentare do të jetë përmbysja e parë e dy partive historike. Sipas “Tovima”-s, as Demokracia e Re dhe as PASOKU nuk do mund të jenë më të njëjta pas zgjedhjeve të fundit. Grekët shkuan të votonin të ndikuar nga kriza më e thellë ekonomike që ka njohur vendi. 9 milionë e 890 mijë grekë, prej orës 7 të mëngjesit të djeshëm votuan në raundin e parë të zgjedhjeve për përfaqësuesit e pushtetit lokal. Në përpjekje për të zgjedhur 325 kryetarë bashkie dhe këshilltarë janë 1441 formacione

Antonis Karakousis për “Tovima” shkruan se Greqia është duke ndryshuar pushtet, duke lajmëruar në një mënyrë apo një tjetër se ajo që pritet të ndodhë në zgjedhjet për në PE por edhe në ato të ardhshme parlamentare do të jetë përmbysja e parë e dy partive historike.

Në partinë më të madhe opozitare, Syriza, radikalët e majtë kërkojnë mesazhin për ndryshimin e politikës qeveritare dhe presin që kandidatët e tyre të shkojnë në raundin e dytë në pjesën më të madhe të qarqeve.

politike, ndërsa për guvernatorët e 13 qarqeve të vendit dhe këshilltarët e tyre, 105 formacione të tjera në të gjithë vendin. Ajo çka presin kandidatët, qeveria dhe partitë politike në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve, që konsiderohen si test për kabinetin Samaras, janë mesazhet dhe disa konkluzione që do të dalin, pasi janë shumë të pakta në numër ato bashki dhe qarqe që do të kenë fitues qysh prej këtij raundi, dhe do të duhet raundi i dytë, të dielën e ardhshme, bashkë me votën për zgjedhjet e PE. Partia në fuqi, Demokracia e Re, e cila edhe pse e priste humbjen në Atikë dhe Athinë, pretendon të fitojë në 5-7 prej 13 qarqeve të vendit, duke marrë këtë votë të grekëve si një akt mbështetjeje për politikën e saj, me masat e rrepta të kursimit dhe reformat strukturore, të cilat ishin kusht për marrjen e ndihmës nga kreditorët e huaj, dhe qëndrimin e vendit brenda eurozonës. Në partinë më të madhe opozitare, Syriza, radikalët e majtë kërkojnë mesazhin për ndryshimin e politikës qeveritare dhe presin që kandidatët e tyre të shkojnë në raundin e dytë në pjesën më të madhe të qarqeve. Ndërsa socialistët e PASOK-ut kërkojnë të riforcojnë pozitat e tyre, tashmë të humbura tej mase nga zgjedhjet e mëparshme, nën kritikat e shumta jo vetëm për bashkëqeverisjen me konservatorët, por edhe për largimin e tyre nga vija politike, që kanë pasur në të kaluarën. Në rreth 40000 kandidatë për këshillat bashkiakë dhe ato të qarqeve marrin pjesë edhe disa dhjetëra përfaqësues të minoritetit apo shqiptarë, të cilët kanë marrë nënshtetësinë greke, midis tyre edhe aktori e regjisori i njohur Laert Vasili, kandidat i partisë Syriza në qarkun e Atikës. Përshtatur nga “Tovima”


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

3

reagimi Pavarësia e ILDKP-së, OSBE dhe KiE letër Bashës TIRANË Në përgjigje të një kërkese të kryetarit të opoz-

itës, Lulzim Basha, OSBE dhe Këshilli i Europës përmes dy shkresave të veçanta kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre se ILDKP-ja është një institucion kyç në luftën ndaj korrupsionit dhe se është e rëndësishme që ai të funksionojë në mënyrë të pavarur. Madje këto dy institucione janë treguar të gatshme që të japin asistencën e tyre për ndryshimin e ligjit nëse kjo do t’u kërkohet nga Presidenti, Parlamenti ose opozita. Kjo gjë u bë publike dje nga deputeti i PDsë, Eduard Halimi. “Gjithë legjislacioni ekzistues i hartuar me ekspertizën e tyre të çmuar në këto 11 vjet, ka parashikuar pavarësinë e drejtimit të këtij institucioni, duke ia lënë Presidentit zgjedhjen e kreut të institucionit, dhe jo qeverisë. Por Edi Rama ka vendosur ndryshe. Ai kërkon ta emërojë vetë kontrollorin e pasurive të tij dhe të zyrtarëve të tij, duke e bërë këtë me ligj, me forcën e kartonëve të blerë edhe nga korrupsioni politik. Me këtë akt, Edi Rama u ka thënë ministrave dhe zyrtarëve të tij të lartë se ata duhet të shqetësohen se si ta vënë pasurinë, pasi për kontrollin e saj do të kujdeset vetë Edi Rama. Ky është momenti kur institucioni kyç në luftën ndaj korrupsionit ka rënë”, - tha Halimi.

Sali Shehu i FRD emërohet këshilltar i Metës për sigurinë Eksponenti i lartë në partinë e ish-presidentit Topi do të mbulojë fushën e sigurisë në stafin e këshilltarëve të kryeparlamentarit. Ai ka qenë i pranishëm në prezantimin në Kuvend të projekteve të reformës territoriale Fejzi Braushi

Ish-deputeti demokrat dhe një prej figurave kryesore të Partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu është emëruar këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Prej afro një muaji ai ka nisur punë në Kuvend si këshilltar për çështjet e Sigurisë për kryeparlamentarin. Shehu ditët e fundit është parë edhe publikisht në krah të Metës, ku rasti i fundit ishte ai i prezantimit të varianteve të hartës së re territoriale të vendit, teksa ishte ulur në radhën e parë të të ftuarve të komisionit parlamentar që është ngritur për këtë çështje. Duket se kemi të bëjmë me një zgjedhje të Metës, në kuadër kjo edhe të marrëveshjes së pashkruar mes Frymës së Re Demokratike dhe mazhorancës qeverisëse. Marrëveshje kjo që u konkretizua për herë të parë gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetarin e Bashkisë së Korçës, vjeshtën e shkuar, ku FRD bëri thirrje që të votohej kandidati i mazhorancës për këto zgjedhje. Madje dy ditë para këtyre zgjedhjeve një prej figurave kryesore të kësaj force,

Gazmend Oketa dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi u panë bashkë në një nga lokalet e Korçës. Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve vendore për kryetarin e Bashkisë së Korçës, qeveria do të miratonte një vendim të veçantë për emërimin e drejtorit të Departamentit të të Përndjekurve pranë Partisë Fryma e Re Demokratike, Bedri Blloshmi, në krye të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve, i cili do të zëvendësonte në këtë detyrë një tjetër të përndjekur politik, Simon Mirakën. Ndërkohë që në 22 janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama darkoi për rreth 3 orë me ish-presidentin Bamir Topi, i cili drejton FRD-në. Darkë në të cilën ishte i pranishëm edhe vetë Sali Shehu. Në përfundim të asaj darke ish-presidenti Topi la të hapur mundësinë e bashkëpunimit. “Çdo takim duhet të konsiderohet në planin qytetar. Kemi të drejtë të takohemi, pavarësisht këndvështrimit të ndryshëm politik. Mund të bashkëpunojmë shumë mirë. Shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk mund të jemi të ndarë. Kur jemi bashkë mund të realizojmë

Pas emërimit të Blloshmit si kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve, ky është emërimi i dytë që flet për bashkëpunimin mes FRD dhe mazhorancës

gjëra të mira, apo jo?” - do të shprehej Topi pas darkës, ndërsa do të ironizonte ish-kryeministrin Berisha teksa do ta quante jo pa ironi se me këtë darkë “është kompletuar faza e katërt e grushtit të shtetit”. Por duket se produkt i këtij takimi ka qenë edhe vijueshmëria e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe FRD-së, përfshi këtu dhe ndarjen e një pjese të pushtetit, pjesë e të cilit duket se është edhe emërimi i Shehut si këshilltar i kryetarit të Kuvendit. Gjatë këtyre muajve emri i Shehut është lakuar edhe për postin e zv/ministrit të Brendshëm, çka duket se mbeti në kuadrin e një thashethemi politik. Rreth dy vjet më parë, emri i Sali Shehut u propozua nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi, për postin e kreut të KLSH-së, kandidaturë që u rrëzua asokohe nga mazhoranca e Partisë Demokratike. Para zgjedhjeve të vjetshme parlamentare, ku Shehu kryesonte listën e FRD-së për Dibrën, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa do ta padiste atë në prokurori se, gjatë kohës që kishte punuar në këtë institucion kishte marrë 24 paga pa qenë asnjë ditë në punë.

Basha në Lushnjë: Një popull në këmbë, Rama të ikë në shtëpi “Po të mos ishte thyer rrota e avionit, po të mos ishte prishur freksioni i një prej makinave të drogës, edhe sot e kësaj dite do t’u thoshin shqiptarëve se opozita është e çmendur, se opozita sheh ëndrra, se këto janë mushkonja”. TIRANË Në funksion të protestës së paralajmëru-

ar ditën e premte, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi dje nga Lushnja takimet me qytetarët me sloganin “Një popull në këmbë, kundër drogës, Rama në shtëpi”. Sipas tij, çdo qytetar sot është i kërcënuar nga “karteli i drogës me mbrojtje qeveritare”. “E keq ja ka shkuar larg. Dhe e keqja nuk ka ndërmend të

ndalet. Avioni i drogës që mbeti në rërën e Divjakës është vetëm maja e ajsbergut. Narkotrafiku kërkon të kapë poste kyç siç i ka kapur, por në masë të gjerë të blejë mandate… Përgjegjësia e kryeministrit është evidente. Mbi 40 persona janë emëruar nga e ashtuquajtura rilindje me precedentë të pastër penalë në narkotrafikim apo të dënuar për narkotrafikim”, - tha Basha. Kryetari i demokratëve shtoi se përpjekja e pareshtur e Edi Ramës për të fshehur të vërtetën e trafikut të drogës me avion, tregon sipas tij se Rama jo vetëm që është i implikuar, por edhe po e mbështet atë. Basha ftoi qytetarët të premten në orën 11:00 të bashkohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për një protestë kundër trafikut të drogës. “Po të mos ishte thyer rrota e avionit, po të mos ishte prishur freksioni i një

prej makinave të drogës, edhe sot e kësaj dite do t’u thoshin shqiptarëve se opozita është e çmendur, se opozita sheh ëndrra, se këto janë mushkonja. Me qëndrimet që ka mbajtur ndaj këtyre zhvillimeve tregon se nuk është i pafuqishëm, por është i implikuar nga narkotrafiku, po e inkurajon, po e mbështet dhe po e mbulon me veprimet e tij. Dhe ky është motivi që ne sot kërkojmë që Edi Rama të mbajë përgjegjësitë e veta dhe të largohet nga qeverisja e vendit. Të bëhemi me praninë tonë pjesë e një bashkimi të madh dhe të fuqishëm që do ta detyrojë kartelin e drogës të dalë jashtë Shqipërie dhe Edi Ramën të shkojë në shtëpi. Të premten në orën 11:00, të bashkohemi në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’i thënë jo drogës, po Shqipërisë europiane, Edi Rama në shtëpi”, - tha Basha

deklarata

“Protesta”, PS: Valë tërbimi pseudo-opozitare TIRANË Partia Socialiste ironizoi

dje përmes një deklarate zyrtare thirrjen e opozitës për protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Qytetarë, dilni në proteste dhe mbështesni ata që për tetë vjet me radhë ngritën bastionin e drogës në Lazarat, linjat e drogës në tokë, det e mesa duket edhe në ajër! Dilni e protestoni bashkë me prodhuesit e drogës, të cilët sigurisht sot kanë të gjitha arsyet pse të jenë të pakënaqur nga puna e policisë dhe e shtetit, që trafikun e drogës po e ndëshkon. Dilni në protestë dhe mbështesni ata që hapën kanalet e kontrabandës së naftës dhe cigares, që sigurisht sot janë të mërzitur, pasi pagesat e majme për djalin apo vajzën e kryeministrit nuk ua hapin më dyert si gjatë tetë viteve të fundit. Dilni të premten në protestë për të mbështetur organizatorët e shpërthimit tragjik të Gërdecit dhe vrasjeve të 21 Janarit, që sot më shumë se kurrë kanë filluar t’i tremben drejtësisë, që mund të vonojë ende, se ende e kanë në dorë me veglat e tyre, por s’do harrojë në asnjë mënyrë të çlirohet e të bëjë drejtësi”,- tha dje deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau. Ajo e ka cilësuar aksionin politik të opozitës si valë tërbimi pseudo-opozitare.


4

në fokus Katër ditë më parë, “Era 1” kishte kërkuar të strehohej për shkak të motit të keq në Vlorë, por mesditën e së premtes ajo nisi lundrimin duke thyer rregullat ndërkombëtare detare

Cigaret kontrabandë, arrestohet kapiteni i anijes ukrainase Volodomir Demakov, kapiteni i anijes “Era 1” u prangos në Durrës për kontrabandë me mallrat e akcizës. Autoritetet greke ngrenë dyshime se ngarkesa ishte e ligjshme, edhe pse 4 anije në Mesdhe dyshohet se transportojnë cigare kontrabandë Një ditë pas sekuestrimit të 47 tonëve cigare kontrabandë, policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin ukrainas të anijes. Volodomir Demakov, 62 vjeç, kapiten i anijes me flamur ukrainas akuzohet për thyerjen e rregullave ndërkombëtare dhe kontrabandë me mallra akcize. Burime policore bënë të ditur se shtetasi ukrainas me banim në Krime ka pretenduar se cigaret janë me dokumente të rregullta, por ndryshe pretendon Dogana shqiptare. Ngarkesa e anijes “Era 1” u sekuestrua ditën e shtunë, nga Dogana dhe Antikontrabanda shqiptare në portin detar të Durrësit, ku anija deklaroi se kishte si destinacion portin malazez të Barit, por u detyrua të ankorohej pas largimit të palajmëruar nga porti i Vlorës. Katër ditë më parë, “Era 1” kishte kërkuar të strehohej për shkak të motit të keq në Vlorë, por mesditën e së premtes ajo nisi lundrimin duke thyer rregullat ndërkombëtare detare. Roja Bregdetare shqiptare e shoqëroi në portin e Durrësit, ku

anija dhe ngarkesa e saj iu nënshtruan kontrollit të dokumentacionit dhe atij fizik, nga ku rezultoi se cigaret e ngarkuara në Famagusto të Qipros Veriore, nuk kishin dokumentacion të rregullt shoqërues. Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi më pas se 47 tonët me vlerë 10 milionë dollarë ishin të destinuar për tregun shqiptar. Megjithatë, kjo nuk është një çështje që po investigohet vetëm nga Shqipëria. Para se të mbërrinte në Vlorë, anija ukrainase kishte ndaluar më parë në një ishull të Greqisë, prej nga kishte mundur të largohej pa asnjë problem. Autoritetet në Greqi deklarojnë se ngarkesa e anijes me 47 tonë cigare që u sekuestrua në Shqipëri ishte e ligjshme, ndaj edhe nuk u bllokua në vendin e tyre, por kishte dyshime se ngarkesa mund të shkarkohej rrugës. Sipas burimeve pranë doganës greke, anija u strehua në portin e ishullit Zaqinthos në 27 prill për shkak të motit të keq. Autoritetet e sekuestruan përkohësisht ngarkesën një ditë më

Tahiri-Cani “testojnë” bashkëpunimin në Durrës Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paralajmëruar kontrolle në pikat kufitare shqiptare për të evidentuar dhe goditur çdo fluks kriminal në to, si dhe shërbim cilësor për të ofruar kalim të shpejtë e të sigurt për qytetarët. “Parimi ynë është të kemi kufij të hapur, por të sigurt. Kjo do të thotë që kufiri të jetë një pikë shërbimi dhe jo pengesë për qytetarët. Në të njëjtën kohë të jenë ndalesë për çdo fluks kriminal”, - tha Tahiri. Në prag të sezonit turistik që shton ndjeshëm lëvizjet në kufi, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani kanë inspektuar terminalin e udhëtarëve në portin më të madh të vendit, ku janë njohur nga afër me procedurat e kontrollit teknik të automjeteve dhe udhëtarëve. “Kemi gjithmonë një bashkëpunim shumë të mirë dhe unë falenderoj ministrin për gjithë ndihmën që na ka dhënë në çdo rast. Ministria e Brendshme gjithmonë na është përgjigjur me gatishmëri të plotë”, - u shpreh Cani. Tahiri tha se pika kufitare e Durrësit, falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ka një standard të lartë sigurie.

Para se të mbërrinte në Vlorë, anija ukrainase kishte ndaluar më parë në një ishull të Greqisë, prej nga kishte mundur të largohej pa asnjë problem. Autoritetet në Greqi deklarojnë se ngarkesa e anijes me 47 tonë cigare që u sekuestrua në Shqipëri ishte e ligjshme

vonë, ndërsa anijen e lanë të lirë për shkak se verifikuan se ngarkesa ishte e ligjshme. Anija kishte defekt serioz në aparaturat e komunikimit, ndërsa u shënua në katalogun e mjeteve lundruese që monitorohen 24 orë në 24. Të njëjtat burime i thanë Top Channel-it se kishte dyshim se ngarkesa e “Era 1” do të shkarkohej gjatë ecjes në ujërat shqiptare, ndaj dhe lajmëruan autoritetet shqiptare, italiane dhe malazeze. Mësohet se anija ka qëndruar gjatë në ujërat ndërkombëtare të Jonit dhe Adriatikut, në pritje të momentit të shkarkimit në destinacionin e saj. Roja Bregdetare greke ka nën vëzhgim edhe katër anije të tjera të dyshuara si transportuese të cigareve kontrabandë. Aktualisht, dy prej tyre ndodhen në afërsi të Kretës, njëra është jashtë ujërave greke, ndërsa e katërta ndodhet në detin Jon. Kryesisht këto anije janë të tonazhit të vogël dhe ekuipazhi i tyre është ukrainas.

PD: Ramës dhe Spiropalit u mungojnë 220 ton cigare Partia Demokratike përshëndeti aksionin e punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë, por deklaroi se përgjatë këtij viti janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve. Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në vend. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni. Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale. Ku kanë shkuar 220 tonë cigare në tre muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar? Ku kanë shkuar të paktën 10 milionë dollarë që është vetëm efekti financiar i zhdoganimit ? Kjo është transparenca që Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave iu detyrohen qytetarëve shqiptarë, jo rrahja e gjoksit për një aksion që administrata e ka për detyrë ta bëjë”, - ishte deklarata e zëdhënëses së PD.

Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurisht se nuk ka rënë konsumi i cigares në vend. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni

operacioni Dy italianë në pranga për kanabisin shqiptar Zbardhet operacioni antidrogë i dy ditëve më parë në Itali, ku u bllokua 1 ton lëndë narkotike. Karabinierët italianë kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e rreth 900 kg të tjerë marijuanë në Fiumicino. Ndërkohë është bërë i mundur dhe arrestimi i dy shtetasve italianë, të cilët kishin fshehur drogën në garazh. Detajet e operacionit janë bërë publike nga e përditshmja “La Repubblica”, në të cilën u bë i mundur bllokimi i një sasie prej 1 toni marijuanë. Sipas informacioneve mësohet se droga është transportuar nga Shqipëria përmes detit, pasi është gjetur prezencë e rërës së lagur. Mësohet se vlera e drogës arrinte shifrën e 1 milion eurove. E gjithë vepra kryhej në një zonë të qetë të Fiumincinos, në një kompleks të madh ndërtesash, mes qindra garazheve nëntokësore.

Bllokohen 840 kg kafe kontrabandë Në afërsi të tunelit të Kalimashit në “Rrugën e Kombit” u sekuestruan 840 kilogramë kafe, sasi kjo e ndarë në 14 thasë me nga 60 kilogramë secili. Sasia e kafesë ishte duke u transportuar në drejtim të Tiranës, në automjetin e një 25-vjeçari me targa TR 4382 J. Pas një kontrolli të ushtruar nga policia, rezultoi se drejtuesi nuk kishte asnjë dokumentacion për sasinë e kafesë që transportonte. Menjëherë policia bëri arrestimin e të riut, ndërsa malli dyshohet se është futur kontrabandë nga Kosova për në Shqipëri pa paguar akcizën. Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe tregtim e transportim i mallrave që janë kontrabanduar”. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës. Ndërkohë po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në kontrabandimin e kafesë.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

5

Kreu i Policisë së Shtetit u kërkon vartësve që të kalojnë në skaner gjithë territorin e vendit dhe të asgjësojnë parcelat me kanabis. Urdhri nis kështu aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike në vend denoncimi

Berisha: Saimir Bajrami e ka mbiemrin Bega, lidhje me politikanë afër Ramës Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar edhe dje denoncimet për rastin e avionit të Divjakës. Përmes një statusi në Facebook, Berisha pohon se Edi Rama dhe Saimir Tahiri po mundohen më kot që të fshehin narkotrafikun e tyre të modelit kolumbian. “Së pari, piloti italian Riformato, me urdhër nga lart, ka hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Rinasit pa u regjistruar nga sistemi TIMS, gjë e cila nuk lejohet as për presidentin apo kryeministrin e vendit. Mohimi i këtij fakti nga Rama, veçse dëshmon implikimin e tij. Sajmir Bajrami është Sajmir Bega, por jo pa qëllim fsheh mbiemrin e vërtetë Bega, mbasi ka lidhje të forta me politikanë shumë afër kryeministrit, kështu që ndërrimi i mbiemrit është i vërtetë, por kjo nuk i intereson Ramës që të merret vesh”,denoncon Berisha. Ai ka përsëritur më tej se oficerë policie me integritet të lartë nga Fieri kanë parë tri herë para datës 10 maj avionë të ulur në Bedat, por që janë urdhëruar të mos merren me ta. “Rama nuk përgënjeshtron këtë fakt, por inicialet O. M. Sipas tij, në qarkun e Fierit nuk ka oficer me këto iniciale. Natyrisht, Rama kërkon emrin e vërtetë të oficerit duke e shpallur agjent të opozitës. Me këtë rast dua t’i them Ediskobarit se ne nuk do shesim kurrë tek ai dëshmitarët”,-shkruan Berisha.

Urdhri i Didit: Zbuloni çdo parcelë të mbjellë me kanabis në vend

Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi kërkon nga vartësit vënien nën kontroll të territorit, në luftën kundër bimëve narkotike. Në shkresë nuk përmendet Lazarati, por paralajmërohet me masë çdo punonjës që nuk i përgjigjet këtij urdhri Tiranë Tri ditë pas rënies së avionit të

drogës në Divjakë, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi kërkoi nga vartësit e tij identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis. Përmes një urdhri të brendshëm, Didi kërkon që të ushtrohet kontroll në të gjithë territorin e vendit, si një stad i ri në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Urdhri gjithashtu synon identifikimin e personave që kultivojnë lëndë narkotike dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis. Ky urdhër mban datën 13 maj, 3 ditë pasi në Divjakë u kap një avion sportiv, që dyshohet se do të përdorej për trafikimin e rreth 460 kg kanabis, i sekuestruar në një automjet pranë zonës ku kishte ngecur avioni. Ky akt tregon më së pari se policia po përpiqet të ketë një hartë të zonave ku kultivohet kanabis, për të bërë më pas edhe ndërhyrjet e nevo-

jshme. Qëllimi i këtij urdhri është kontrolli i plotë i territorit dhe ndarja e përgjegjësive të strukturave policore, dokumentimi i kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestimi i autorëve. “Komisariatet e policisë duhet të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë, si dhe të bëjnë klasifikimin e zonave nga ato me risk më të lartë, të mesëm dhe të ulët”,- thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, janë komisariatet ato që duhet të ngrenë një grup pune, i cili në përbërje do të ketë një shef seksioni, specialistin e krimeve të zonës, agjentin gjyqësor, ndihmës/specialistin për rendin dhe punonjës policie të komisariatit. Këto grupe kontrolli, sipas urdhrit të Drejtorisë së Policisë do kenë

Vëmendje do t’i kushtohet bashkëpunimit me pushtetin vendor për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohen raporte shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar.

detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnë. Detyra e grupit është që të identifikojë bimët e kultivuara dhe të organizojë punën për kapjen në flagrancë të autorëve, duke kryer edhe veprime të plota procedurale. Vëmendje do t’i kushtohet bashkëpunimit me pushtetin vendor për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohen raporte shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar. Mbi bazë të këtyre informacioneve mund të kërkohet dhe mbështetje shtesë. Shefat e komisariateve në bazë të këtij urdhri do të kërkojnë informacione edhe nga punonjësit e policisë, në bazë të zonave ku banojnë. Gjithashtu, do të merren masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për mbështetjen e strukturave

policore. Në përpjekje për të vënë në kontroll gjithë territorin, kreu i Policisë së Shtetit planifikon edhe masa disiplinore për të gjithë ata punonjës policie që nuk do të zbatojnë këtë urdhër. Ky është qëndrimi i parë i qartë i policisë lidhur me problemin më emergjent me të cilin po përballet vendi, atë kundër kultivimit të kanabisit. Deri më tash, kryepolici Didi ka mbajtur qëndrime evazive në publik rreth një ndërhyrjeje të mundshme në komunën e Lazaratit, zonën më problematike të kultivimit të kanabisit në vend. “Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë”, - deklaroi pak javë më parë Didi gjatë një inspektimi në doganën e Kakavijës. Megjithatë, njësoj si ministri i Brendshëm, ai nuk paralajmëroi një ndërhyrje të shpejtë në Lazarat.

Ambasada gjermane: Operacioni antidrogë, në bashkëpunim me Shqipërinë Ambasada gjermane në Tiranë sqaron operacionin në Mynih dhe identifikimin e trafikantëve shqiptarë të marijuanës Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi për mediat sqaroi operacionin antidrogë në zonën e Mynihut. Raportimet e publikuara në mediat shqiptare, thuhet në njoftim, i referohen një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut, publikuar më 16.05.2014, e cila u bë publike ndër të tjera edhe nga një artikull i “Süddeutsche Zeitung”, datë 17/18 maj. Në njoftim theksohet se “hetimet e gjera, të realizuara pas bllokimit të drogës bashkërisht nga au-

toritetet kompetente shqiptare dhe gjermane, treguan se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri, kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa marijuane në drejtim të Evropës Perëndimore”. Policia shqiptare së bashku me partnerët e saj gjermanë, thuhet në vijim të deklaratës, arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Holandës. Ambasada shton më tej se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale. Pas publikimit të kësaj deklarate nga Am-

basada gjermane reagoi edhe kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook. “Qeveria gjermane, nëpërmjet Ambasadës së saj në Tiranë, ka publikuar qëndrimin, ku lexohet qartë gjithçka lidhur me sa është folur, dëgjuar e shkruar dje e pardje, duke u nisur nga një alarm krejt fals i dhënë prej godinës së SHQUP-it për sasinë e drogës, si edhe grupin e trafikantëve shqiptarë të kapur së fundmi në Gjermani”, - shkruan Rama. Kryeministri shton më tej se rivendosja e lidhjeve të bashkëpunimit me partnerët në fushën e luftës ndërkufitare kundër krimit të organizuar e trafiqeve është një nga arsyet e kapjeve spektakolare që po bëhen edhe në luftën kundër drogës. “Dhe ky i fundit në Gjermani është vetëm njëri prej shembujve të bashkëpunimit”, thekson Rama.


6

ngjarje e ditës

intervista

Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi komenton arsyet se pse demokratët duhet të drejtojnë protestat deri në largimin e Ramës, si dhe jep një panoramë të situatës së brendshme të zgjedhjeve në parti

Ademi: Rama duhet të ikë, PD do të drejtojë protestat paqësore “Ngjarja e Divjakës, jo vetëm është e rëndë në kuadër të kërkesës së ndërkombëtarëve për të luftuar trafikun e drogës, por për shqiptarët është cenim i sigurisë kombëtare, është përfshirje e krimit në pushtet, është cenim i sigurisë së çdo individi, së çdo familjeje, të të gjithë shoqërisë” Intervistoi: Nevila Perndoj TIRANË Një prej deputeteve rishtare në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Voltana Ademi shprehet në një intervistë për gazetën “Mapo”, se vetëm pas tetë muaj qeverisjeje ekzistojnë të gjitha motivet që PD-ja të drejtojë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ademi komenton edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike, si po pritet udhëzimi në bazë, si dhe jep një koment të sajin për raportin mes figurave të reja në PD dhe atyre që kanë eksperiencë politike ndër vite. Znj, Ademi, Partia Demokratike zhvilloi të enjten një protestë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në fakt, sa të motivuar janë njerëzit për një betejë të tillë, kur kemi vetëm tetë muaj qeverisjeje dhe kur në PD nuk është mbyllur ende procesi i analizës për humbjen e zgjedhjeve të 23 qershorit? Vetëm 8 muaj në pushtet dhe kjo qeveri po tregon një arrogancë të pashoqe me qytetarët shqiptarë. Të enjten me të drejtë qytetarë të lirë u mblodhën para Kuvendit duke kërkuar një reagim nga kryeministri që të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi. Opozita ngriti shqetësimin se narkotrafikantët përdorin ajrin për trafik drogë. U tall e gjithë Shqipëria nga Edi Rama duke thënë se janë mushkonja. Por papërgjegjshmëria e kësaj qeverie vijon deri aty sa të thotë se bëri madje një superoperacion! Por të gjithë shqiptarët e panë se avionit iu thye rroga dhe makina e drogës u prish në rërë. Në mënyrë të paturpshme, kryeministri përdori Policinë e Shtetit për të fshehur të vërtetën. Drejtuesit më të lartë dezinformuan shqiptarët në përpjekjen e dukshme sfilitëse për ta fshehur këtë të vërtetë. Vetëm 8 muaj në pushtet: Mijëra nëpunës, punëtorë e specialistë të shkarkuar nga puna padrejtësisht, të larguar nga puna me dhunë, pa u respektuar asnjë e drejtë! Rendi dhe siguria në vend janë në shifra alarmante! Pasiguri për individët, familjet, bizneset! Pasiguri për një jetë normale! Shqiptarëve u shkelen të drejtat dhe liritë themelore me ligj e me Maliq! Raportohen arrestime të padrejta e në kundërshtim me ligjin të qytetarëve të ndershëm. U prishën e u shembën pronat e s’bëhet fjalë për respektim të procedurës e të ligjit! Asnjë vend i ri pune për shqiptarët! Përkundrazi, ekonomia është tkurrur, jeta është bërë më e vështirë, mbijetesa në treg për biznesin e vogël dhe të madh është një sfidë shumë herë më e rëndë! S’ka shërbim shëndetësor falas! Shërbimi shëndetësor degradon përditë! Situata në spitalet tona është katastrofë! Dhe çdo “sipërmarrje” e kësaj qeverie përkthehet në një mashtrim fillim e mbarim për shqiptarët. Janë lëshuar të mbushin xhepat. S’ka tender, s’ka konkurs, s’ka menaxhim! Ka vetëm “marrëveshje” të detyruar, dhunim e blerje të personalitetit të individit, detyrim për të paguar shifra marramendëse për çdo vend “të liruar” pune e çdo shërbim. Guxo e fol se për shqiptarin kjo për-

bën direkt një kërcënim për të e familjen tij. E, e gjitha kjo, vetëm në tetë muaj pushtet... Opozita, Partia Demokratike prej disa muajsh ka denoncuar se në Shqipëri është rritur trafiku i drogës. E faktojnë sasitë në rritje të lëndëve narkotike të kapura në vendet europiane, Itali, Greqi e Gjermani. Është denoncuar disa herë qeveria dhe mazhoranca për mosveprim e papërgjegjshmëri, për përfshirje në këtë trafik. Por asnjëherë, asnjëherë nuk ka patur një reagim serioz! Nuk mund të tallesh me një popull, nuk mund ta fyesh atë deri ku s’ka fund! Është i paimagjinueshëm trillimi për avionë mushkonjash, e paskrupullt nënqeshja, qeshja deri në tallje e kryeministrit, kryetarit të parlamentit, e ministrave dhe e deputeteve të mazhorancës në parlament! Ngjarja e Divjakës jo vetëm është e rëndë në kuadër të kërkesës së ndërkombëtarëve për të luftuar trafikun e drogës, por për shqiptarët është cenim i sigurisë kombëtare, është përfshirje e krimit në pushtet, është cenim i sigurisë së çdo individi, të çdo familjeje, të të gjithë shoqërisë! Ne do të drejtojmë shqiptarët drejt protestave paqësore për të kërkuar të drejtën, për të kërkuar përgjegjësi tek kjo qeveri e papërgjegjshme. Ky kryeministër duhet të ikë dhe ti hapë rrugën hetimit dhe një transparence të plotë. Të flasim pak për PD-në dhe zhvillimet brenda saj…Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë publik tashmë një udhëzim të dytë që u shoqërua edhe me disa pakënaqësi, kryesisht për rolin joaktiv që deputetët kanë në këtë proces… Dhe jo vetëm. Edhe në Shkodër, në mbledhjen e strukturave të partisë ka pasur kritika për disa pika të përmbajtjes së saj…Sa funksional mendoni se do të jetë ky udhëzim? Në këndvështrimin tuaj, si po shkon ky proces në Shkodër, edhe pse për zbatimin e tij është caktuar koordinator nga Tirana? Udhëzimi përcakton procedurat për analizën dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në degët e Partisë Demokratike në të gjitha rrethet. Më saktësisht, aty detajohen hapat që duhet të ndiqen, afatet kohore, si duhet të realizohet procesi i analizës dhe i zgjedhjes në seksione dhe grup-seksione të organeve drejtuese dhe delegatëve, përcaktohen kriteret për kandidatët për kryetar grup-seksioni, kryetar dege dhe anëtarët e kryesisë. Personalisht e gjej me vend të ketë një udhëzim për mënyrën e punës, vendosjen e procedurave dhe të disa standardeve për kryerjen e këtij procesi gjithashtu edhe për kandidaturat. Udhëzimi mund të ishte më eksplicit në përcaktimin e mënyrës së të bërit të analizës, të mënyrës së krahasimit të rezultateve dhe të kontributeve të drejtuesve të të gjitha niveleve drejtuese, në seksione, grup-seksione dhe kryesi të Partisë Demokratike. Për të shmangur gjithashtu vonesat e mundshme me dhe pa shkak në këtë proces, përcaktimi i afateve, kohës për zhvillimin e këtij procesi mund të ishte më i koordinuar dhe më i përcaktuar në çdo hap. Mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të PD-së me mandatin e të zgjedhurve, në këndvështrimin tim është një mundësi më e madhe për përfshirjen e më shumë anëtarëve të PD-së në drejtimin e Partisë Demokratike, është një mundësi më e madhe për të rinjtë për të kandiduar dhe për t’u përfshirë në strukturat drejtuese, krijon një hapësirë më të madhe dhe mundësi për më shumë sinergji në favor të aksionit politik të Partisë Demokratike. Në Shkodër ka nisur procesi i analizës dhe zgjedhjes në seksione. Vërej që jo të gjithë anëtarët kanë lexuar dhe njohin me saktësi udhëzimin. Çdo anëtar i Partisë Demokratike ka detyrimin ta njohë mirë dhe ta respektojë udhëzimin. Kjo do të ndihmonte për një proces

Deputetja e PD-së, Voltana Ademi

“Udhëzimi mund të ishte më eksplicit në përcaktimin e mënyrës së të bërit të analizës, të mënyrës së krahasimit të rezultateve dhe të kontributeve të drejtuesve të të gjitha niveleve drejtuese, në seksione, grup-seksione dhe kryesi të Partisë Demokratike…”.

“Procesi i analizës, tashmë mbi bazën e krahasimit të rezultateve të arritura do të krijojë premisat për ndërtimin e sistemit të meritokracisë në konkurrim, në përfaqësim dhe në drejtimin e Partisë Demokratike”

të vetëdijshëm, aktiv, gjithëpërfshirës, të rregullt e të drejtë, i domosdoshëm për të qenë i tillë në këto zgjedhje të Partisë Demokratike. Në bazë të udhëzimit koordinatorët kanë detyrën teknike të organizojnë dhe bashkërendojnë punën për gjithë procesin e analizës dhe zgjedhjeve të reja në degët e PD-së. Ata duhet të jenë aktiv, të sigurojnë zbatim me korrektësi të udhëzimit, të ndjekin procesin nga afër, të mbajnë përgjegjësi në përcaktimin e personave përgjegjës të duhur si dhe të grupeve të punës për çdo seksion e grup-seksion. Bazuar në këto përcaktime dhe detyra, mendoj që në procesin e zhvilluar deri më tani në Shkodër ka vend për kërkesë për vëmendje më të madhe dhe korrektësi. Ju jeni një nga prurjet e reja në jetën legjislative të grupit parlamentar demokrat…Si do t’i përgjigjeshit opsionit që sa vjen e formësohet në analizën politike se, në drejtim të partisë duhet të vijnë njerëz të rinj, ndërsa disa prej “të vjetërve” duhet të kalojnë në skalion të dytë, pasi e patën mundësinë e tyre dhe e bënë në njëfarë mënyre ciklin politik apo menaxherial? Mendoj që procesi i analizës është i rëndësishëm. Nuk bëhet fjalë për “të vjetër” e “të rinj”. Ky proces shpresoj të ndihmojë në njohjen dhe vlerësimin e kontributit të gjithsecilit anëtar të vjetër dhe të ri apo drejtues të Partisë Demokratike. Procesi i analizës, tashmë mbi bazën e krahasimit të rezultateve të arritura do të krijojë premisat për ndërtimin e sistemit të meritokracisë në konkurrim, në përfaqësim dhe në drejtimin e Partisë Demokratike. Referuar këtij këndvështrimi, drejtuesi i Partisë Demokratike në të gjitha nivelet, në grup-seksione dhe në drejtim të Partisë Demokratike në Shkodër duhet të jetë një figurë e ndershme, me dinjitet e integritet, përfaqësues i shpirtit intelektual të Shkodrës, i përkushtuar dhe me kontribute të njohura partiake, përfaqësues i energjisë dhe forcës

së të rinjve, përfaqësues i zgjedhur përmes bashkimit të vullneteve dhe dëshirës së të gjithë anëtarësisë për të qenë drejtues. Duke mbetur tek pyetja sa më sipër, a shihni ju në jetën e përditshme politike të PD-së ndonjë hendek (apo xhelozi) të krijuar mes deputetëve të ardhur rishtazi (ku bëni pjesë edhe ju) dhe atyre tw ashtuquajtur “të vjetër”?... Si është komunikimi mes jush? Përkundrazi, unë gjej mbështetje tek deputetët me eksperiencë. Kjo është e domosdoshme sidomos në trajtimin teknik të çështjeve në komisionet parlamentare. Kompetenca, eksperienca e vlefshme dhe karriera janë shpesh referencat e duhura për mua. … Kontestimet ndaj mënyrës se si po qeveriset janë pjesë kryesore e debatit të sotëm opozitar dhe këtë ju e shpjeguat edhe sa më sipër. Megjithatë, në këndvështrimin tuaj, a mendoni se kjo qeveri po bën ndonjë punë të mirë dhe, nëse po, ku konkretisht? Qeveria po ia “del” të vërtetojë se të gjitha premtimet e saj elektorale janë mashtrim e faktuar kjo përmes sjelljes arbitrare, vendimeve dhe akteve të ndërmarra, akteve normative të ngutshme dhe ligjeve të ndryshuar për interesa të ngushta partiake, duke kontribuar kështu në një jetë më të vështirë për shqiptarët, në mënyrë të përsëritur në cenim të të drejtave themelore të njeriut, në një situatë të rënduar përsa i përket lirisë së individit dhe biznesit, rendit dhe sigurisë publike, në papunësi të rritur, në një situatë ankthi dhe mungese qetësie tek individët dhe familjet në Shqipëri. Në skandalet e përsëritura, cilësimi i turpit si sukses, në mënyrë të përsëritur, të papërgjegjshme deri në fyeje, është skandaloze! Ka ardhur koha që ne shqiptarët ta kemi seriozisht me veten tonë! Ti thërrasim mendjes! Ku duam të shkojmë?! Përgjegjësia për familjet tona, fëmijët, për jetën në këtë vend është dhe duhet të jetë e jona!


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

7

“Nuk isha diagnostikuar ende mirë, por dyshoja se kisha kancer. Lipen ma prezantuan si mjek të zotë, që merr përsipër raste të vështira”, - ka thënë për hetuesit gruaja nga Kukësi

Mjeku i rremë “gjuante” pacientë në spitale: Ja si e shëroj kancerin Një grua nga Kukësi denoncoi në polici Avni Lipen, pasi kishte përjetuar një muaj të tërë ankth për një sëmundje që nuk e kishte. “E kisha parë në Spitalin Ushtarak, ndaj edhe besova në fillim”. Policia sekuestron bllokun me 145 pacientë, të cilët kanë paguar deri në 1 milion lekë për ilaçet Dashamir Biçaku

Një grua nga Kukësi, nënë e një djali 7-vjeçar, është një nga dhjetëra “viktimat” e Avni Lipes, 55-vjeçarit nga Bilishti, i arrestuar për mashtrime me të sëmurët nga kanceri. Gruaja, e cila kishte kaluar javë të tëra ankthi, u përplas në dyert e policisë vetëm pasi zbuloi se nuk rrezikonte vërtet jetën. “M’u prezantua si mjek popullor dhe më merrte 250-300 mijë lekë për çdo seancë. Fillova të dyshoja kur nisi të shtynte seancat e trajtimit”, - ka pohuar denoncuesja për policinë. Gruaja nga Kukësi kishte përfunduar në duart e Avni Lipes me rekomandim të një të njohurit të vet në Tiranë. Ai i kishte thënë se 55-vjeçari ishte mjek alternativ dhe kishte zbuluar një kurë për shërimin e kancerit. “Nuk isha diagnostikuar ende mirë, por dyshoja se kisha kancer. Lipen ma prezantuan si mjek të zotë, që merr përsipër raste të vështira”, - ka thënë për hetuesit gruaja nga Kukësi. “Erdha në Tiranë dhe u takova me këtë mjekun. Sapo e mora në telefon më tha që po vij në moment”, - ky mësohet se ka qenë komunikimi i gruas me mjekun Lipe. Sipas burimeve të policisë, gruaja e ka takuar disa herë mjekun, por në asnjë nga takimet ajo nuk është bindur se Lipe ishte realisht një njeri që kishte aftësi shëruese e aq më pak si mjek popullor alternativ. “Nuk u binda asnjëherë se ai mund të ishte mjek popullor, sepse nga sa e shihja nuk kishte seriozitet edhe pse mundohej ta mbante veten”, - mësohet t’iu ketë thënë gruaja hetuesve. Për disa herë ajo kishte folur me Lipen pas prezantimit dhe kishte biseduar me të. Sipas simptomave që gruaja mësohet se i kishte rrëfyer “mjekut” të akuzuar për mashtrim, ky i kishte thënë edhe se çfarë efektesh mund të kishte nëse ajo nuk vazhdonte mjekimin. Por veç kësaj mësohet se gruaja kishte kryer edhe një analizë gjaku, të cilën e kishte parë Avni Lipe dhe i kishte thënë se elementët në gjak tregonin se ajo

vuante nga sëmundja e rëndë. “Jeta jote është në rrezikon, ndaj duhet të mjekohesh patjetër me ilaçet e përgatitura nga unë”, - mësohet t’i ketë thënë ai pacientes. Kjo e ka bërë gruan që së pari të dyshojë, edhe pse vetë kishte përjetuar momente të tmerrshme ankthi. “Ti vuan nga kanceri”, - mësohet t’i ketë pohuar gruas Lipe, ndërsa më parë kishte mësuar prej saj se ajo dyshonte se mund të kishte ndonjë kist. Sipas burimeve të policisë, gruaja iu kishte pohuar se kishte kryer edhe një analizë gjaku disa ditë më parë. Nga kjo analizë Lipe kishte marrë sipas saj edhe konfirmimin e plotë se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Gruaja iu tha oficerëve të policisë se sa herë ajo kishte mbërritur në Tiranë, mjeku kishte qenë mjaft korrekt me takimet. Një element tjetër sipas gruas që ka bërë të ndihej e dyzuar ka qenë edhe fakti se ajo shpeshherë e kishte parë Lipen në ambientet e Spitalit Ushtarak në kryeqytet, ku edhe parkonte makinën. Hetuesit e policisë të cilët e kanë mbajtur nën vëzhgim, konstatuan se ai në të vërtetë, herë pas here futej në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku shikonte të gjente ndonjë pacient. Teksa gjente pacientë të pashpresë, Avni Lipe fillonte të vinte në lojë aftësitë e tij bindëse, duke marrë përsipër kurimin e sëmundjeve nga më të rënda. Gjatë arrestimit policia ka gjetur në shtëpinë e Avni Lipes një listë me 145 emra, të cilët mendohet se janë mashtruar prej tij. Nga ana tjetër, policia është në kërkim të ilaçeve që ai përdorte për kurimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Vetë Lipe ka pohuar në polici se ishte mjek alternativ, por verifikimet e kryera nga policia kanë zbuluar se ai nuk ishte regjistruar si i tillë. Pacientët paguanin tek ai deri në 1 milion lekë të vjetra për kurën e patestuar nga asnjë laborator dhe autoritet. Policia është tashmë në kërkim të pacientëve të tjerë që janë kuruar tek 55-vjeçari e që madje janë mashtruar prej tij.

Mjeku i arrestuar Avni Lipe

Pallati ku banonte Avni Lipe në Rrugën "Don Bosko"

Momenti i arrestimit të mjekut Lipe Gjatë arrestimit policia ka gjetur në shtëpinë e Avni Lipes një listë me 145 emra, të cilët mendohet se janë mashtruar prej tij. Nga ana tjetër, policia është në kërkim të ilaçeve që ai përdorte

Mesditën e së shtunës, gruaja e instruktuar nga oficerët dhe specialistët e Antikrimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës shkoi të takonte Avni Lipen. Këta të fundit dyshonin se kishin të bënin me një rast mashtrimi ose me një rast korrupsioni nga ndonjë mjek profesionist. Sipas burimeve, të shtunën në mesditë gruaja duhej të bënte pagesën e parë tek mjeku, pagesë që shkonte në masën e 150 mijë lekëve të reja dhe më pas duhej të merrte një ilaç të supozuar nga shëruesi. Më parë gruaja kishte regjistruar bisedat telefonike dhe po ashtu edhe në tavolinë, ku ajo arriti të regjistrojë bisedën me një mjet të dhënë nga policia. Sapo mori paratë, mjeku shkoi të paguante birrën dhe paratë e porosisë së tavolinës, por është bllokuar nga gruaja që pengoi të bënte pagesën me këto para, pasi ato ishin të regjistruara nga policia. Sapo ai mori paratë dhe u largua nga lokali, policia ndërhyri duke e arrestuar në flagrancë dhe duke i bllokuar paratë. Në polici, Lipe ka thënë se është mjek popullor, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë më tej me autoritetet.

Emigrantja shqiptare mbyt foshnjën e sapolindur Një nënë 21-vjeçare ka provokuar lindje të parakohshme dhe më pas e ka mbytur foshnjën e saj. Policia italiane e arreston teksa po kthehej në Shqipëri Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Italisë, ku emigrantja shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur. Gjithçka nisi si një abort spontan, por më pas u zbardh skenari i një vrasjeje, ku fajtore për të është cilësuar e ëma. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Busto Arsicios, në provincën e Varezes. Një emigrante 21-vjeçare shqiptare, më 25 prill lindi fëmijën e dytë, ndërsa ishte në muajin e shtatë të barrës. Lehona shqiptare u deklaroi karabinierëve se fëmija kishte lindur i

vdekur. Faktikisht, nga autopsia rezultoi që bebja e seksit femër kishte lindur e gjallë dhe kishte vdekur si rezultat i mbytjes në ujë dhe i plagëve në kokë. Mjekët janë të sigurt që shqiptarja ka pirë një ilaç që i ka nxitur artificialisht shtërzimet, duke provokuar lindjen e parakohshme të bebes. Pas eksper-

tizës, gjithçka u zbulua dhe fajtore e këtij krimi ishte nëna e foshnjës. Pas verifikimit të akuzave është bërë e mundur arrestimi nga policia italiane i emigrantes shqiptare, e cila ishte nisur për t’u kthyer në Shqipëri pas këtij akti. Shqiptarja aktualisht gjendet në seksionin e femrave të burgut të qytetit të Moncës. Ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i nënës shqiptare që mbyti fëmijën e saj. Policia vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shkakun që e ka detyruar emigranten shqiptare të kryejë krimin. Vetëm pak javë më parë një tjetër vajzë e re nga Librazhdi mbyti me jastëk foshnjën e vet të sapolindur. Shkak për këtë ngjarje u bënë akuzat e të shoqit emigrant për atësinë e foshnjës. Në polici gruaja kishte pranuar se e mbyti foshnjën nga presionet e familjes së bashkëshortit, por edhe faktin se babai ishte një burrë tjetër.

Shisnin eksploziv, pesë të rinj në pranga Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Devolli” ka bërë të mundur sekuestrimin e disa municioneve, si dhe arrestimin në flagrancë të 5 personave të dyshuar si trafikues të tyre. Operacioni u zhvillua paraditen e djeshme pas informacioneve operative të siguruara nga policia lokale. Në pranga kanë përfunduar Petrit Elezi, 45 vjeç, Fatmir Llapushi 17 vjeç, Grejsi Çarçia 26 vjeç, si dhe vëllezërit Realdo dhe Mikel Blogu, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç. Të arrestuarit u kapën në flagrancë në momentin që do të trafikonin me qëllim fitimi 17 kapsolla detonatore, 22 kallëpe eksplozivi, 36 granata, 1 pushkë dhe 1100 fishekë. Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia dyshon se të rinjtë e implikuar në këtë ngjarje i mbanin municionet për qëllime tregtie. Megjithatë, punonjësit e policisë së Elbasanit po verifikojnë edhe të shkuarën e tyre, nëse kanë qenë apo jo të implikuar në krime.


8

aktualitet

Rasti “Bleona”

Ne si shoqëri kemi dështuar deri më tash ta mbrojmë Bleonën apo për të dënuar ata që e larguan nga jeta e saj prej fëmije.

Delina Fico: Po i lamë kriminelët rehat, pasojat do i vuajmë të gjithë “Ne si shoqëri kemi dështuar deri më tash ta mbrojmë Bleonën apo për të dënuar ata që e larguan nga jeta e saj prej fëmije. Kur mendoj rastin e Bleonës, pyes veten: “Po mirë, këta policë, prokurorë, gjykatës, por edhe politikanë, a e mendojnë se në një mjedis të tillë janë në rrezik edhe fëmijët e tyre?” Katër vjet pas zhdukjes pa gjurmë të Bleona Matës, përfaqësues të shoqërisë civile bashkohen në një pikë: kur një fëmijë nuk mbrohet, dështojmë të gjithë si shoqëri. Ky është edhe shqetësimi i Delina Ficos, e cila në një intervistë për MAPO-n pohon se në rastin e Bleonës ka dështuar sistemi i sigurisë dhe drejtësisë. “Kur mendoj dështime të tilla të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, si ky në rastin e Bleonës, pyes veten: “Po mirë, këta policë, prokurorë, gjykatës, por edhe politikanë, a e mendojnë se, po qe se nuk kemi një mjedis të sigurt, po qe se nuk dimë si t’i kapim e dënojmë kriminelët, janë në rrezik edhe familjet e fëmijët e tyre? Krimi nuk bën dallim”, - pohon ajo, duke shtuar se me kriminelët të lirë, pasojat do t’i vuajmë të gjithë. Zonja Fico, katër vjet nga zhdukja e Bleona Matës, ende nuk ka asnjë gjurmë të saj apo përpjekje të autoriteteve për ta gjetur. Si një aktiviste për të Drejtat e Njeriut, si e cilësoni rastin në fjalë? Zhdukja e Bleona Matës është një kapitull tjetër i trishtueshëm në historinë e fëmijëve që janë keqtrajtuar apo zhdukur në Shqipëri. Është shumë rëndë kur një fëmijë bie viktimë e dhunës, sepse çdo shoqëri ka për detyrë që, në radhë të parë e mbi të gjitha, të ofrojë një jetë dhe mjedis të sigurt për ata që nuk e kanë aftësinë ta bëjnë vetë këtë gjë dhe këta janë, në radhë të parë, fëmijët. Ne si shoqëri kemi dështuar deri më tash ta mbrojmë Bleonën apo për të dënuar ata që e larguan nga jeta e saj prej fëmije. Një gjykim për punën e institucioneve ligjzbatuese…A mendoni se ata kanë bërë mjaftueshëm për g jetjen e Bleonës, por edhe për çështje të tjera që kanë qenë në fokusin e punës suaj? Nuk i njoh në detaje hetimet që janë bërë për rastin e Bleonës, por, pa dyshim, të gjithë do të donim që ato të kishin përfunduar me sukses: domethënë, që Bleona të ishte gjetur e të ishte tani në shtëpi të saj. Fatkeqësisht,

ky rast i shtohet rasteve të tjera të rënda të pazgjidhura nga organet e drejtësisë, siç janë, për shembull, rastet e disa grave të zhdukura ose të gjetura të vrara, për të cilat dyshohet se janë vrarë nga burrat e tyre. Kemi të drejtën të kërkojmë që policia, prokurorët dhe gjykatësit të punojnë më shumë dhe më profesionalisht për t’i zgjidhur këto çështje e të mos t’i trajtojnë si çështje rutinë, sepse raste të tilla të dhunës ekstreme - të humbjes së jetës-, nga njëra anë, janë shumë të rënda për viktimat e familjet e tyre, dhe, nga ana tjetër, krijojnë një ndjesi pasigurie tek të tjerët dhe nuk dërgojnë sinjalet e duhura tek kriminelët që kryejnë krime të tilla. Ka një perceptim të përg jithshëm se në Shqipëri ka një politizim të skajshëm të të g jitha problemeve, e në fund të ditës, njerëzit mbeten të vetëm në hallin e tyre. Në këtë linjë, si e gjykoni situatën e respektimit të të drejtave të njeriut në vend? Politizimi i skajshëm, pa dyshim që dëmton rritjen e shkallës së profesionalizmit të organeve të sigurisë e drejtësisë. Kur mendoj dështime të tilla të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë, si ky në rastin e Bleonës, pyes veten: “Po mirë, këta policë, prokurorë, gjykatës, por edhe politikanë, a e mendojnë se, po qe se nuk kemi një mjedis të sigurt, po qe se nuk dimë si t’i kapim e dënojmë kriminelët, janë në rrezik edhe familjet e fëmijët e tyre?” Krimi nuk bën dallim. Këtë e dimë mirë edhe nga përvoja e vendeve të tjera. Ndaj, të flirtosh me idenë e përdorimit të çështjeve të rendit e të drejtësisë për qëllime politike është një politikë krejtësisht qorre, sepse qofsh në pushtet apo në opozitë, jetojmë të gjithë në këtë vend dhe, po i lamë kriminelët të ndihen rehat, pasojat i vuajmë të gjithë e jo vetëm ata ‘të tjerët’ që nuk janë nga ana jonë politike. Çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri dhe autoritetet që kjo situatë të ndryshojë për mirë?

Në një plan të gjerë politik, kemi nevojë që seriozisht të heqim dorë nga qëndrimi sikur jemi dy palë armike që jetojmë në të njëjtin vend, dhe të veprojmë duke mbajtur parasysh se jemi një shoqëri dhe se të gjithë duam të jetojmë në një vend ku ndihemi të sigurt duke pasur një polici, prokurori e sistem drejtësie që na mbron të gjithëve njëlloj dhe me profesionalizëm. Si qytetarë, duhet të përkrahim politikanë e drejtues që ngjallin frymën e bashkëpunimit për sigurinë e përbashkët dhe të ndëshkojmë politikanë që ngjallin përçarjen mes nesh. Në një plan institucional, duhet të përkrahim punën e policisë, prokurorisë, avokatëve e gjykatave, por edhe t’i monitorojmë ato për t’u siguruar që po bëjnë më të mirën e mundshme dhe po punojnë në shërbim të interesit publik. Në nivel të individit e komunitetit, duhet të rrisim ndërgjegjësimin se çdonjëri nga ne ka detyrë e mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës së sigurisë dhe të respektimit të të drejtave të çdo qytetari.

Historia e Bleonës

Vajzës që mbeti vetëm 6 vjeç vogëlushes së saj, ndërsa nuk beson se Bleona është në Shqipëri. “Rreth e qark botës e kam kërkuar, në çdo shkollë. Në Gjermani, Francë, Frankfurt… nuk kam lënë vend pa shkelur për atë fëmijë. Kam frikë se Bleona ka mbetur viktimë e 5 vajzave. Është kohë e gjatë dhe nuk ma merr mendja se ndodhet në Shqipëri. E kam festuar ditëlindjen me moshatarët e Bleonës, pasi Bleona ka munguar në ditën më të bukur të ditëlindjes së saj”, – tha Bukurie Mata. Nga ana tjetër, gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, i cili jeton me kujtimet e mbesës, thotë se nuk i ka humbur shpresat për gjetjen e saj, teksa u bën apel organeve të Prokurorisë të zbardhin ngjarjen, për të vërtetuar se nuk kanë gisht në zhdukjen e Bleonës. “Ndihemi keq… në vend që të festojmë ditëlindjen, e përkujtojmë. Në vend që të dëgjojmë këngët dhe recitimet e Bleonës, ne e kujtojmë. Ndihemi të pikëlluar. Tani kemi mbetur unë dhe plaka. Gjithë Katër vjet pas zhdukjes së natën dhe gjithë ditën mendBleona Matës, nuk ka ende jen dhe zemrën e kemi atje. Ku shkoi, tek shkoi. Na munasnjë sinjal për fatin e saj. gon shpirti, e ardhmja dhe Tragjedia ka lënë gjurmë të shpresa për jetën”. Ai ka hedpashlyeshme tek të afërmit, hur dyshime mbi punën e ortë cilët thonë se do ta ganeve hetimore, edhe pse kërkojnë derisa të kenë jetë nuk ka pasur akuza direkte për ndokënd. “Organet e hetimit duhet të jenë më korrekparaprake, as tortura, as te në hetim”, deklaroi Zenel Mata, teksa paraburgim. Nga ana i pyetur në lidhje me akuzat që Bukurie ime nuk i ka munguar Mata ka ndaj hallës së Bleonës, ai thekasgjë Bleonës”, - tha soi se përgjegjësia e parë bie mbi nëpak javë më parë nën, pastaj te vajzat që shoqëruan Bukuria. Nëna e vogëlushen në mal. Bleona u zhduk pa Bleonës thotë se gjurmë pasditen e 22 majit të vitit 2010. nuk ka lënë vend Që prej asaj dite, edhe pse sinjalet kanë pa shkelur, me qenë të shumta, nuk dihet asgjë për faqëllim gjetjen e tin e vajzës nga Zapodi i Kukësit.

Bleona Mata u zhduk në rrethana ende të mistershme më 22 maj të vitit 2010, në fshatin Zapod të Kukësit. Bleona ishte vetëm 6 vjeçe, kur u zhduk pa lënë gjurmë në zonën e Zapodit të Kukësit. Nëna e vajzës, Bukurie Mata akuzon shtetin se nuk po bën maksimumin në gjetjen e së bijës, ndërsa vazhdon të akuzojë hallën e vogëlushes se ka gisht në zhdukje. “Dhimbje e paduruar. Tragjedi shumë e madhe. Pasi shteti nuk mori masat e duhura për gjetjen e Bleonës. Pasi dëshmitare ishin 5 vajza dhe nuk ishin minorene. Dyshimi im nuk më hiqet derisa të vdes. Ngjarja ndodhi më 22 maj të vitit 2010, ditë e shtunë. Ishte marrë nga Qamilja dhe e çoi në majën e Pikëllimës dhe nuk u kthye më. Akuzoj 5 vajzat dhe më shumë Qamilen, autoren e ngjarjes. E dinë ato çfarë kanë bërë. Ato e dinë…Por shteti nuk ka marrë asnjë masë


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

19.05.2014

9

“Qytetit i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar”

Haxhinasto: Rruga Lin-Pogradec edhe me shëtitore Rruga Lin-Pogradec shumë shpejt do të ketë një pamje e re. Nga një aks gati i pakalueshëm, ai do të jetë nga të paktat rrugë nacionale që do të ketë edhe shëtitore. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i bëri të ditura këto detaje dje gjatë një inspektimi në frontin e punimeve. Aksi rrugor Lin-Pogradec prej kohësh rezulton të jetë në gjendje tejet të degraduar. Sipas Haxhinastos, punimet në këtë aks rrugor janë duke ecur me ritme të mira, nëse kihen parasysh ndryshimet ne projektin fillestar të rrugës, kjo për shkak të borxheve të pashlyera ndaj firmave kontraktore që shkaktuan vonesa të

tejzgjatura në përfundimin e punimeve. Haxhinasto shtoi se rruga e re Lin-Pogradec do të jetë me standarde të larta, duke iu përshtatur kërkesave të turizmit. Ai bëri të ditur se në rrugën e Linit do të ketë edhe shëtitore, në harmoni të plotë me bukurinë që fal liqeni i Ohrit, më i thelli në Ballkan. “Qytetit i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar”, - tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës tek moli i trageteve buzë liqe-

nit të Pogradecit. Sipas tij, ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregu tjetër. “Por unë jam i bindur se do t’u japë një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjitha shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, - tha ai. Sipas marrëveshjes që MTI ka nënshkruar me Ministrinë Maqedonase të Transportit, gjatë periudhës kohore 15 qershor deri në 15 shtator është planifikuar vendosja e një linje trageti për sezonin turistik mes qytetit të Pogradecit dhe atij të Ohrit në Maqedoni.

Importi i energjisë, FMN “bllokon” buxhetin Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare gjatë vizitës së fundit që të shohë me më emergjencë reformën në sektorin e energjisë, për shkak të riskut të lartë që po krijon në buxhet: “Të bllokohen fondet rezervë dhe kontingjencat 4.5 mld lekë deri në shtator” Blerina Hoxha

Pas reshjeve të ditëve të fundit, kur menduam se kriza energjetike u shmang të paktën këtë verë, qeveria shqiptare është zënë ngushtë pikërisht për këtë çështje. Burimet në Ministrinë e Financave bëjnë me dije se Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka i kërkuar qeverisë shqiptare të bllokojë fondet rezervë dhe kontingjencat bashkë me të gjitha të ardhurat që grumbullohen tepër planit, si fonde të veçanta për importin e energjisë në rast se mungojnë reshjet. Rekomandimi i FMN-së

Gjatë muajit shkurt, kur niveli i ujit në kaskadën e Drinit po shkonte drejt fundit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani vuri alarmin në institucionet ndërkombëtare, FMN dhe Bankën Botërore, për gjetjen e një huaje me kushte të buta nga 100-150 milionë euro për importin e energjisë. Kjo për shkak se mungesa e prodhimit vendas duhet të zëvendësohej me import dhe paratë për sigurimin nuk ishin në buxhet. Në kulmin e negociatave për gjetjen e fondeve nisën reshjet, të cilat e kanë siguruar energjinë elektrike të paktën deri në shtator. Por Misioni i FMN-së, i cili iku vetëm pak ditë më parë, nuk “besoi” në situatën e përmirësuar. Për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë, ekspertët e Fondit i

kërkuan ministrit Cani të bllokojë fondin rezervë dhe kontigjencat, një vlerë prej 45 milionë eurosh për importin e energjisë në rast të mungesës së reshjeve. FMN ka kërkuar që fondet të qëndrojnë të bllokuara deri në shtator. Pavarësisht argumenteve për përmirësimin e situatës hidrike në vend, ministri Cani nuk ka mundur të zhbëjë alarmin e krijuar nga vetë ai tre muaj më parë në Uashington. Duke qenë se reshjet në Shqipëri kanë nisur të bëhen të paparashikueshme, dmth në vend që të bien në dimër, bien në pranverë, Misioni i FMN-së i ka kërkuar ministrit Cani që të bllokojë disa fonde në buxhet qysh në fillim të vitit për importin energjisë, si mënyra e vetme për të shmangur emergjencat që mund të vijnë nga kapriçot e motit. Mirëpo qeveria nga ana tjetër ka programuar që fondet e kontingjencës bashkë me të ardhurat e grumbulluara tepër planit t’i rialokojë në mes të vitit, ndërkohë që ministritë kanë nisur kërkesat e para. Ministri Cani aktualisht gjendet para dy zgjidhjeve të vështira; t’i thotë jo qeverisë, apo FMN-së? Të dyja kanë kosto. Reforma e energjisë, më emergjente se pensionet

Reforma në sektorin e energjisë është konsideruar më emergjente sesa reforma e pensioneve, për shkak të

Vrojtimi i BSH: Shtresa e mesme në Shqipëri po zgjerohet Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit për ekonominë e familjeve vëren se, shtresa e mesme ( ata që marrin pagë nga 17 deri në 50 mijë lekë në muaj) po zgjerohet. Më shumë se gjysma (58%) deklarojnë të ardhura mujore në nivelin “17 mijë-50 mijë lekë, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013”. Kjo peshë është rritur krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 dhe me një vit më parë. Në shpërndarjen e familjeve sipas nivelit të të ardhurave, vihet re prirje në rënie e peshës së familjeve në nivelet ekstreme të të ardhurave (të lartëm ose të poshtëm) dhe përqendrim rreth nivelit mesatar ose nën-mesatar, njofton Banka Shqipërisë. An-

ketimi për të analizuar gjendjen financiare dhe të huamarrjes së individëve, është vrojtuar një zgjedhje prej 1210 familjesh, të shpërndara në 17 rrethe të ndryshme të vendit, ku janë përgjigjur 96% e familjeve të intervistuara. Numri total i familjeve që deklarojnë se kanë një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht nga lloji, burimi apo vlera, ka rezultuar 333 familje ose 29% e të anketuarve (rreth 28% e zgjedhjes në total). Kjo përbën rritje vetëm me 12 familje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por rënie me rreth 5 pikë përqindjeje (ose 68 familje), krahasuar me mesataren e deritanishme.

borxheve që është duke krijuar në buxhetin e shtetit. Sipas Ministrisë së Energjetikës, detyrimet e akumuluara në tregun e energjisë arrijnë rreth 1 miliard dollarë. Ndërsa Ministria e Financave para pak kohësh netoi gati 35 milionë euro fatura të papaguara ndërmjet institucioneve shtetërore për llogari të CEZ-it. Ndaj edhe Misioni i radhës i FMN-së kohën më të madhe të negociatave e ka kaluar duke u marrë me opsionet e mundshme të reformës së energjisë. Nga ana tjetër, burimet në Ministrinë e Financave reformën në këtë sektor e konsiderojnë komplekse, për shkak të përfshirjes së gamës së madhe të institucioneve. Ku mbi të gjitha prevalon çështja e pazgjidhur e pronësisë së CEZ-it. Përmirësimi i humbjeve po vijon me hapa shumë të ngadaltë dhe nuk po jep garanci se çmimi i energjisë do t’i shpëtojë mosrritjes. Burimet e Ministrinë e Financave bënë me dije se, nëse të gjitha opsionet e reformës së energjisë ecin sipas parashikimeve, çmimi për konsumatorët duhet të rritet të paktën 10%.


10 19.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Thirrje për Ekspertë

(me kohë të pjesshme) “Reforma kushtetuese si garanci për shtetin e së drejtës”

Materialet që çdo aplikant duhet të paraqesë: • Curriculum Vitae: • Letërmotivim ku të parashtrohet përvoja në të drejtën kushtetuese. • Kopje elektronike të 2 punimeve më përfaqësuese të realizuara nga kandidati në të drejtën kushtetuese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes e-mailit.

Çmimi 300 Lekë

Kriteret që duhet të përmbushen nga kandidatët: • Diplomë universitare në Fakultetin e Drejtësisë, ose në Fakultetin e Shkencave Sociale- Departamenti i Shkencave Politike. Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë përfunduar kualifikimet e nivelit Master në fushën e së drejtës kushtetuese. • Minimumi 5 vjet eksperiencë profesionale. Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë kryer studime, apo botime në fushën e të drejtës kushtetuese. • Njohje shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze, të shkruar dhe të folur.

dossier

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

DY SHTETE NJË ÇATI

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë / Soros, me synim krijimin e një koalicioni me bazë të gjerë aktorësh për të zhvilluar, formësuar dhe advokuar një reformë të qenësishme kushtetuese, e cila do të nxisë ndryshime transformuese, veçanërisht në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, paraqet thirrjen për ekspertë (me kohë të pjesshme).

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të mësipërm: 22 maj 2014 Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike në adresën info@osfa.al ose të dorëzohen në adresën e mëposhtme të Fondacionit Soros në Tiranë: Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë Tel: +355-42-235856, 42- 234621

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen zyrtare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, www.soros.al

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shpallje ankandi Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te pasurise “Apartament” me sip 55 m2, me nr pasurie 6/248+1-17, ZK 8591,volumi5,faqe 7 ,e ndodhur ne lagjen Ahmet Haxhija , Rruga Mujo Ulqinaku , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 1,680,000 (Njemilion e gjashteqind e tetedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon)ditën e marte , datë, 27.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

11


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Arsimi i lartë – si e mirë publike N

ë raportin e parë për “Për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, përgatitur nga Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, theksohet që në krye se arsimi i lartë në Shqipëri konsiderohet, është dhe duhet të jetë, një shërbim dhe e mirë publike. Një përcaktim i tillë ndoshta mund të shihet me dyshim nga të gjithë ata që kanë njohuri mbi ekonomiksin e sektorit publik, (apo ndryshe financat publike), ndërsa tek të tjerët, me siguri mund të krijojë keqkuptime. Gjithsesi, këtu nuk bëhet fjalë, dhe ndoshta nuk është fare e rëndësishme të qartësojmë se çfarë kuptohet kur flasim për një të mirë publike. Ndoshta edhe në draftin e reformës, përcaktimi i arsimit si i tillë, mund të mos jetë parë aq i lidhur me vetë përmbajtjen reale të këtij koncepti. Sidoqoftë, nisur nga drafti i paraqitur, mendoj se në kontekstin e reformës, trajtimi do të ishte i dobishëm për të debatuar sa dhe si arsimi i lartë mund të jetë një e mirë publike. Më tej, si mund të “prodhohet” apo ofrohet kjo e mirë, dhe si mund të mendohet financimi i saj. Në fakt, koncepti “e mirë publike” dhe arsimi i lartë si e tillë, është teorikisht i njohur. Pra në këtë shkrim nuk dua të them diçka të re, thjesht dua të paraqes disa aspekte të njohura në këndvështrimin e reformës që propozohet. A është arsimi një e mirë publike? Në çdo tekst të financave publike është e njohur, se një e mirë (mall apo shërbim), konsiderohet si e mirë publike nëse plotëson dy karakteristika, (ose të paktën njërën nga ato): ka karakter jo-rival dhe është jo-përjashtuese. Një e mirë konsiderohet jo-rivale nëse konsumi i saj nga një individ nuk ndikon në konsumin e po kësaj të mire nga një individ tjetër, ose ndryshe, kostot shtesë që kërkohen për konsumin e kësaj të mire nga një individ tjetër janë zero; ndërsa karakteri jo-përjashtues presupozon se, nëse e mira ofrohet, shpenzimet që kërkohen për të përjashtuar një individ tjetër nga konsumi i kësaj të mire janë mjaft të mëdha, ose ndryshe individi nuk mund të detyrohet të paguajë për konsumin e saj. Arsimi, (dhe jo vetëm ai i lartë), nuk plotëson asnjë nga këto karakteristika. Ai nuk është jo-rival: çdo student, shoqërohet me një kosto të caktuar dhe në një formë apo tjetër i zë “vendin” në universitet dikujt tjetër. Gjithashtu nuk është jo-përjashtues: p.sh. është shumë e thjeshtë të mos lejosh dikë të shkojë në fakultet (për shembull nëpërmjet pagesës). Pra arsimi është realisht një e mirë private, ashtu sikurse për shumë të mira të tjera, individët duhet të paguajnë për shkollimin e tyre, për të marrë më vonë një përfitim të caktuar, pagë më të lartë, punë më të mirë, pozicion më të rëndësishëm në shoqëri, etj. Përse atëherë arsimi konsiderohet si një e mirë publike, ndërsa ai duhet të ofrohet nga

koment Engjëll Pere

tregu? Ndërhyrja e shtetit në një ekonomi tregu justifikohet në fakt vetëm në rastet kur ky mekanizëm dështon. Një rast i tillë është ai i eksternaliteteve. Arsimi konsiderohet pikërisht si një eksternalitet pozitiv, pra një e mirë nga e cila përfiton jo vetëm individi, por edhe shoqëria në tërësi. Këtu është fjala për atë se një individ i arsimuar është më i edukuar, më i civilizuar, ka një qasje më të mirë ndaj problemeve sociale etj., karakteristika të cilat konsiderohen si përfitime të shoqërisë dhe komunitetit në tërësi. Trajtimet në këtë pikë shkojnë bile deri aty, ku arsimi i lartë konsiderohet edhe si një scanner për evidentimin e individëve më të aftë, duke kontribuar kështu në një benefit të rëndësishëm shoqëror, sikurse është ai i përzgjedhjes së më të mirëve. Megjithatë, dhe argumenti se arsimi i lartë përbën një eksternalitet pozitiv, nuk e justifikon plotësisht idenë që kjo e mirë të konsiderohet si një e mirë publike. Kështu lind p.sh. pyetja: përderisa individi është vetë i interesuar për arsimin e tij, përse duhet të kontribuojë shoqëria? Është në fakt një shkak tjetër, edhe më domethënës, që e bën arsimin si një të mirë (edhe) publike. Ky shkak është fakti se shoqëria duhet të ofrojë një barazi në shkollim për të gjithë anëtarët e saj, edhe nëse disa prej tyre nuk do të kenë mundësi financiare. Në aspektin social, nuk është e drejtë të përjashtohet askush, që megjithëse është i aftë, të mos ketë mundësi për shkollim, qoftë edhe për arsimin e lartë. Kështu, në tërësi mund të pranohet se arsimi i lartë është e mirë publike vetëm në “pjesën” e eksternalitetit pozitiv që ai ofron për të gjithë shoqërinë, si dhe për domosdoshmërinë e ofrimit të tij për të gjithë, edhe për ata që nuk mund ta paguajnë financiarisht. Gjithsesi, arsimi i lartë nuk mund të konsiderohet vetëm si një e mirë e pastër publike, por si një e mirë publike dhe private njëkohësisht. A ka rëndësi ky përcaktim në kontekstin e reformës? Sigurisht që po. Arsimi i lartë vetëm pjesërisht mund të financohet nga shoqëria, vetëm për nevojat që thamë më sipër, ndërsa pjesa tjetër duhet “blerë” nga individi. Këtu duhet të nënvizojmë se, përmbajtja e arsimit të lartë, si një e mirë publike dhe private, nuk do të thotë aspak raport midis universiteteve publike dhe atyre private, por si raport midis shoqërisë në tërësi dhe individit në veçanti. Çfarë kemi ne sot realisht në arsimin e lartë? Sipas raportit të paraqitur, buxheti i shtetit shpenzon

rreth 38 milionë euro në vit për arsimin e lartë, ndërsa të ardhurat dytësore, të cilat realisht paguhen nga studentët, (individi), kapin rreth 20 milionë euro, ose ndryshe rreth 34% të shpenzimeve totale (për universitetet publike). Atëherë, a mund të quhet arsimi ynë i lartë aktualisht vetëm një e mirë private, kur ai në fakt, në një pjesë të caktuar paguhet nga individët? Dhe në të ardhmen, nëse do të kërkohet të rritet tarifa e shkollimit për studentët në tërësi, a nuk duhet të konsiderohet ai akoma më shumë si një e mirë private? Ose ndr yshe, nëse e konsiderojmë arsimin e lartë një të mirë publike, a nuk duhet rritur kontributi i buxhetit të shtetit në ofrimin e kësaj të mire? Ofrimi dhe financimi i arsimit të lartë Mënyrat e ofrimit dhe sidomos ajo e financimit të arsimit të lartë, përbëjnë një debat tjetër të rëndësishëm. Ky debat në fakt nuk lidhet fare me atë se arsimi në tërësi, dhe në veçanti arsimi i lartë, është një e mirë publike dhe private, megjithëse shpeshherë konfondohet me këtë problem. Trajtimet teorike, por edhe eksperiencat praktike mbi “prodhimin” dhe financimin e kësaj të mire janë mjaft të debatueshme dhe secila mënyrë ka argumentet e saj “pro” dhe kundër. Në aspektin e “prodhimit” apo të ofrimit të arsimit, nga sektori publik apo ai privat, teorikisht nuk ka shumë diskutime. Ashtu sikurse, mjaft të mira të tjera publike, edhe arsimi mund të ofrohet si nga institucione publike ashtu edhe ato private. Në rastin e arsimit të ciklit të parë (nëntëvjeçar) dhe ciklit të dytë, (të mesëm), moment i diskutueshëm është fakti se në këto nivele, shteti apo shoqëria, kërkon të realizojë një formim të caktuar të formimit të individëve. Nëse në këto cikle arsimi do të ofrohej nga subjektet private, mendohet se ndoshta do të kishim një formim më profesional të nxënësve, pasi shkollat ndoshta do të vlerësonin më shumë këtë curriculum, e cila realisht është më afër interesave për punësim të individëve; ndërsa shoqëria në tërësi nuk interesohet vetëm për formimin “profesional”. Ky problem nuk mund të shtrohet në rastin e arsimit të lartë, i cili duhet të përgatisë pikërisht profesionistë në fusha të caktuara. Kjo në rastin e përgjithshëm teorik, ndërsa në rastin tonë, ofrimi i arsimit edhe nga sektori privat do të duhej të shihej lidhur me një problem specifik dhe shumë të rëndësishëm. Ky problem do të kishte të bënte me cilësinë e diplomave të ofruara nga ky sektor. Shpeshherë kjo cilësi ka lënë për të dëshiruar. Dikush mund të thotë - kjo është përgjegjësi e shtetit, e kontrollit dhe monitorimit që ai duhet t’u bëjë institucioneve publike apo private. Sigurisht, por “kush është shteti”? Një koncept mjaft i gjerë, i njëjtë për shumë vende në aspektin e ligjeve apo rregullave të shkruara, por mjaft i ndryshëm në aspektin e

formimit dhe ndjeshmërisë shoqërore. Ana tjetër më e debatueshme është ajo e mënyrës së financimit të arsimit të lartë. A mund të financohet ai nga sektori publik edhe nëse ai ofrohet nga sektori privat? Megjithëse duket një përgjigje e vështirë, (sidomos në rastin e reformës sonë), përgjigja teorike këtu është e thjeshtë: po, mund të financohet. Format janë të shumta dhe eksperiencat praktike shpeshherë shoqërohen me argumente pro dhe kundër. Një formë e hershme në SHBA është p.sh., ajo e kuponave (“voucher”), një program i hartuar fillimisht për veteranët dhe ushtarakët e Luftës II Botërore. Një kupon të tillë studentizotërues mund ta “shpenzojë” në çdo universitet, i cili më pas e kthen atë në cash. Aktualisht, në SHBA sot njihen disa mënyra kryesore të financimit publik të arsimit të lartë. Një nga format e njohura është ajo e subvencionimit të drejtpërdrejtë të universiteteve publike (në kuptimin e gjerë të kësaj fjale).Një formë tjetër është ajo e kredive studentore. Kjo formë është e iniciuar fillimisht në 1957 në programin Federal Perkins Loan Program, ndërsa aktualisht sot njihen dy forma kryesore kredish, programi i kredive federale familjare (Federal Family Loan Program), nëpërmjet së cilës institucionet private iu japin hua studentëve, por ku qeveria merr përsipër riskun e moskthimit; si dhe ajo e kredive federale direkte William D. Ford, (William D. Ford Federal Direct Loan Program), nëpërmjet së cilës qeveria federale jep kredi direkte për studentët. Formë tjetër financimi është ajo e granteve, (Pell Grant), për studentët të cilët plotësojnë disa kritere të caktuara dhe kanë të ardhura të ulëta; ajo e programit të limituar “studim dhe punësim”, si dhe mënyra e reduktimit të taksave për studentët. Forma të tilla të ngjashme financimi janë të njohura edhe në vendet e tjera, si p.sh., Suedi, Angli etj., dhe janë të zbatueshme si për universitetet publike ashtu edhe ato private. Duke qenë mënyra të mbështetjes publike, secila nga këto forma mund të jetë e debatueshme. Për shembull, subvencionimi i universiteteve mund të ngrejë problemin e pabarazisë, pasi normalisht studentët me të ardhura më të larta kanë një përqindje më të lartë në ndjekjen e arsimit të lartë, pra edhe do të mund të përfitojnë më shumë nga subvencionimi. Nga ana tjetër, edhe mbështetja financiare për studentë me

të ardhura më të ulëta, mund të shihet përsëri si një mangësi në barazinë sociale, pasi studentët nga familjet me të ardhurat më të ulëta, gjatë ciklit të tyre të jetës, pas mbarimit të studimeve mund të kenë të ardhura më të larta se pjesa tjetër e popullsisë (pa pasur shumë lidhje me familjet e tyre). Po kështu, sistemi i kuponave (“voucher”) ka evidentuar dukurinë se studentët më të mirë përqendrohen në disa universitete (më të mirat), duke lënë studentët e tjerët në universitetet më të dobëta, duke krijuar kështu një shtresëzim social etj. Në këtë këndvështrim, nuk mund të kërkohet një mënyrë e vetme dhe perfekte financimi. Por thelbi i të gjitha këtyre formave është ai i gjenerimit të mundësive më të mëdha për financimin e arsimit të lartë. Nga ana tjetër, financimi publik edhe i institucioneve private, në vetvete shihet si synim për rritjen e cilësisë nëpërmjet konkurrencës që krijohet. Në këtë këndvështrim, financimi publik i arsimit të lartë, i ofruar ky nga institucionet private, (sigurisht reforma e propozuar nuk shkon kaq larg), teorikisht është i pranuar dhe megjithëse i debatueshëm, mund të gjendeshin edhe format përkatëse. Problemi në fakt nuk shtrohet thjesht te financimi, por tek ajo çështje që diskutuam fillimisht: te cilësia e ofrimit të këtij “produkti” nga të dy sektorët. Kjo çështje teorikisht duket e thjeshtë, bile edhe praktikisht nëpërmjet çeljes së universiteteve private, ne kemi ecur në këtë rrugë. Arsimi i lartë te ne, në aspektin institucional apo formal, ofrohet sot si nga sektori publik, ashtu edhe ai privat. Por çështja themelore është ajo e cilësisë dhe e standardeve të kërkuara. A do të mundet reforma, nëpërmjet mënyrës së konkurrencës që propozohet, të ndikojë në përmirësimin cilësor të arsimit tonë të lartë, apo këtë zgjedhje do të vazhdojë ta bëjë mekanizmi i tregut të lirë nëpërmjet konkurrencës që ai njeh? A do të mundet reforma të krijojë një treg konkurrencial transparent, apo pa dashur, ajo do të krijojë premisa për një konkurrencë jotransparente? Përgjigjet sigurisht këtu nuk janë të thjeshta, pasi edhe produkti i arsimit të lartë është shumë specifik për t’u vlerësuar: ai konkretizohet në dijet e fituara, të cilat shpesh dhe gabimisht, konvertohen vetëm në një diplomë të fituar. *Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.


op-ed

2

Blog / Duke pritur Godard-in

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Një Festival sazesh për Laver Bariun

Conchita – Rilindja nënkupton vdekjen paraprake Once I’m transformed (pasi të jem transformuar) Once I’m reborn (pasi të jem rilindur)

K

ëto janë dy vargjet kryesore të shkëputura nga refreni i Conchita Wurst të këngës fituese “Rise like a Phoenix” të Eurosong-ut 2014. Një ditë para triumfit të tij/saj, i flisja një shokut tim gay për nevojën e tij për të lexuar, për të hapur shtigjet e shpjegimit, dhe me këtë, rrëfimit të tij në cilëndo mënyrë që ai e preferon, qoftë duke u shtirur si heteroseksual. Dhe mu këto dy vargje të këngës së Conchita-s e shpjegojnë më së miri këtë nevojë, jo vetëm të tij. Por të fillojmë nga fillimi: grua me mjekër ishte ajo që dilte në vizurën e Eurosong-ut, apo, burrë me feminitet mbizotërues? Momentin që ndalesh për të përshkruar këtë person fillon dhe “çoroditet” gjuha. Dhe mu kjo “çorodi” në tentimin e përshkrimit të tij/saj është një prej temave të këtij shkrimi: ai/ajo ka arritur të gjejë forcën të paraqitet kështu para tërë botës, gjë që kërkon një forcë mbinjerëzore për momentin social ku gjendet njerëzimi sot, por në atë që shprehin këto dy vargje është tërë dhembja para LGBT, apo dhembja e përhershme e personave me orientim të ndryshëm nga gjinia e tyre, shkaktuar nga shpjegimi aktual dhe në histori i personave si ai. Tërë gjakimi, apo në terma lacaniane dëshira, e personave gay që kam njohur dhe njoh është transformimi dhe rilindja në njeri. Por çfarë njeriu? Njeri normal. Dhe kush është normal? Ai që e përkufizon shoqëria, varësisht nga mënyra e shpjegimit: shkencore, religjioze apo politike. Ajo që po them është se Conchita kishte kaluar tej shpjegimeve, cilavedo, të njerëzimit në momentin social ku gjendet sot (sigurisht që në hapësira sociale specifike kjo është një gjë e kaluar apo edhe e pamohuar asnjëherë, por është fjala për hapësira sociale siç është Eurosong-u), ajo kishte dalë tej asaj që arrin të shpjegojë mendja e njerëzimit - lexuesi le të kërkojë kudo qoftë, askund nuk ka një shpjegim për një person feminin me mjekër (çfarëdo përshkrimi krijon konfuzion sepse nuk e arrin gjuha e zakonshme)– por Conchita vuante gjuhësisht, apo për të qenë më i kuptueshëm mund të thoshte vetëm atë që e ka sajuar urrejtja, apo, prapë, thënë më saktësisht frika e “normalit” ndaj tij. Ai e shprehte frikën e “normalit” ndaj tij, se duhej të transformohej, se duhej rilindur. Kjo do të thotë, Conchita si shenjë e formuar nga paparashikueshmëria e “normales” siç e njohim. Është një luftë globale, është një lëvizje e stërfuqizuar në momentet aktuale sociale për shndërrimin e statusit social të personave që i takojnë LGBT. Dhe kjo frymë shpeshherë kalon edha kah ne dhe, ka momente tërësisht të rrezikshme kur njerëz në

koment Ballsor Hoxha

Kosovë përfshihen nga kjo frymë. Një prej shembujve është përpjekja e para dy viteve e disa të rinjve për të vënë ad hoc në mainstream atë që është frika më e madhe për shumicën e popullit dhe dëshmi për këtë është dëmi në krahasim me dobinë që ka shkaktuar kjo përpjekje mu tek LGBT-të në Kosovë. Sidoqoftë, vetëm vendet e Evropës Perëndimore i kanë dhënë vlerësimin më të lartë Conchit-ës, pavarësisht vlerës së këngës. Dhe në të vërtetë, do të ishte gjëja më e dhembshme të debatohej vlera e këngës për cilëndo bindje sociale para një vizure që e kemi përjetuar në Eurosong-un e 2014. ... Pasi të jem transformuar / Pasi të jem rilindur... Është e vërteta që edhe në mesin e këtij grupi social (dhe mu këtu unë prapë po e vazhdoj dhunën ndaj këtyre personave në pamundësi të të qenit i kuptueshëm ndryshe), edhe në Austri është e gjallë ende robëria ndaj logocentrizmit, pra gjuhës si robëri ndaj pushtetit të sistemit shoqëror (sipas Derridas). Në të vërtetë, së paku për grupet LGBT në Britaninë e Madhe e di sipas shembullit të një drame se ekziston një fjalor tepër i njohur dhe i përhapur në këto mese, dhe sigurisht edhe në Austri dhe vendet më liberale të tjera, por ky fjalor është si fushë e minuar dhembjeje të pandalshme të të qenit “jonormal” sipas shpjegimeve të derisotme sociale. (Shembull i kësaj është gjuha apo zhargoni Polari dhe bisedat e karaktereve artistike “Julian and Sandy” të serisë humoristike “Around the Horne” të BBC-së. Ka njerëz në Prishtinë që nuk e dinë që ka edhe biseksualë, se ka lesbike, dhe se ka transeksualë, kjo është më shkencë anijesh kozmike për ata. Ka njerëz që janë në ankth të të parit të shenjave të fundit të botës, duke pas qenë të mohuar historinë para religjionit në të cilin besojnë. Ka njerëz që nuk dinë si kanë festuar njerëzit në qytetet e mëdha otomane. Por prej Conchita-s më nuk mund të mohohet lëvizja sociale e njerëzimit, dhe këtu mendoj për njerëzit prej Afganistanit (sigurisht për ata që shfrytëzojnë internetin në këtë vend, për pak ditë kjo do të bëhet një prej pamjeve më të klikuara) e deri në Amsterdam, qytet simbol i “degjenerimit” apo të “resë”, varësisht prej bindjeve sociale, i botës. Këtu në këtë moment fillon, për disa rikthimi në parareligjion, për disa shenja e kiametit, për disa liria, për disa ardhmëria. Këtu është krijuar një

shtresë e re e ardhmërisë: me tërë konfliktet që ajo i shkakton, në mungesë shpjegimi, në mungesë arritjeje, në mungesë gjuhe. Austria, përpos perandorisë së madhe që ka qenë, ka dhënë njerëz shumë të rëndësishëm historikisht: në të njëjtën periudhë ka dhënë Hitlerin dhe pak para tij Freudin. Derisa i pari ka qenë për zhdukjen e LGBT, në mes shumë komuniteteve që ai ka dashur të zhdukë, Freud, megjithë seksizimin e paevitueshëm mu nga mungesa e përvojës së shuar të njerëzimit në raportin mashkull-femër dhe të gjitha kombinimet që mund të dalin nga ky raport, ka hapur rrugën për Conchitën në Eurosong. Dhe këta dy persona i janë imponuar njerëzimit mu në fillim të shekullit të kaluar. Në fillim të këtij shekulli, po ashtu, dy njerëz shumë interesantë (për të mos thënë të rëndësishëm) i janë imponuar njerëzimit po ashtu nga Austria: Monstra austriake që kishte dhunuar të gjitha femrat e familjes së tij për dekada me radhë dhe për tërë jetën e disave prej tyre, dhe Conchita. Nga kjo, Austria duket të jetë vend interesant (pavarësisht nëse autori i këtij shkrimi ka qenë apo jo atje) duke qenë se jep njerëz-shenja (lexo: ndërtime kulmore sociale nga shkëmbimet shoqërore të së mirës dhe së keqes) që vazhdimisht tejkalojnë kufirin e njohur të njerëzimit në kohë. Nga këtu, besoj se vuajtja që ka shkaktuar një shenjë si Njeriu Monstër, është më e madhe në Kosovë se në vendin ku ajo është ndërtuar. Apo në Afganistan, apo aktualisht në Siri. Ka vende ku vuajtja është aq e thellë, aq gjithëpërfshirëse dhe aq e pamatur saqë e mira nuk ekziston, besoj e kemi jetuar këtë në Kosovë, atëherë kur të qenit i masakruar, familje të tëra, ishin vetëm edhe një jehonë në fuqitë botërore dhe asgjë më shumë. Por ka një djallëzi, një pakthyeshmëri, një paharrim në momente të – hapjes – sociale të njeriut, sepse nuk ka kthim mbrapa, nuk mund ta mohosh më atë. Mendoj kjo është vuajtja, sindromi austriak (menduar si ironi), shkalla e vetëdijes mbytur brenda shpjegimit të tejkaluar, apo për disa të çoroditur. Të qenit i vetëdijshëm për lirinë e tjetrit edhe nëse ai është një grua me mjekër. Të qenit i vetëdijshëm për lirinë tënde. Dhe nga këtu do t’i kthehesha shokut tim gay në Prishtinë: liria jote varet nga thyerja e robërisë gjuhësore, të bindurit e tjetrit për lirinë tënde vjen pasi ta gjesh ti atë. Ndoshta aty e kupton se je normal (filloi çalimi i gjuhës, e bërë me ironi për të shfaqur robërinë tonë nga gjuha), tej asaj që gjuha shënjon me normalitet. Ndoshta aty e kupton dhe robërinë si shpëtim të religjiozit për të mos u humbur me kotësinë e materializmit global. Dhe ndoshta mu këtu e kupton se ndoshta nuk janë të gjithë gabim.

19.05.2014

Universitet / UET prezanton nismën “Ekselenca 2020” Më shumë bursa për studentët

13

Lavdia është fluturake, por anonimiteti zgjat përjetë.

- Napoleon Bonaparte (1769-1821)

Teoria e relativizimit e ambasadorit Hoffman dhe kompleksimi i opozitës koment

Alfred Lela

Opozita duhet të gjente kurajën të reagonte ndaj një qëndrimi të tillë relativizues të përfaqësuesit gjerman në Tiranë. Madje edhe shumica dhe mediat e saj që i dhanë vend trumbetues deklaratës së z. Hoffman, duhet të distancoheshin higjenikisht nga një rrezik i tillë. Sa për ambasadorin Hoffman, ai ka kohë të rigjermanizohet.

E

djathta në Shqipëri ende nuk i ka shpëtuar njëfarë kompleksimi në raport me ambasadorët e huaj në Tiranë. Ndërkohë që e majta e ka bërë me kohë këtë dekompleksim, kjo në fakt edhe për shkaqe historike e ideologjie të raporteve të saj me qeveritë apo emisarët e huaj. E majta historike ka patur një raport të vështirë me trupën diplomatike perëndimore, me fillesë që pas ardhjes në pushtet të partisë komuniste dhe partizanëve dhe përzënies së Aleatëve të luftës, amerikanëve e britanikëve. Ky raport i vështirë u tendos edhe më me rënien e komunizmit në Shqipëri. Lobimi i hapur i ambasadorit amerikan, William Rayerson në favor të opozitës së djathtë dhe kundër komunistëve të shndërruar në socialistë, la një shenjë të thellë te palët. Të majtët vetëm sa e vazhduan dhe rikonfirmuan shkëputjen me ‘anglo-amerikanët’, ndërkohë që të djathtët filluan t’i shohin ambasadorët, sidomos atë amerikanë, si më shumë se emisarë diplomatikë; si misionarë historikë. Me kalimin e kohës kjo përmasë u zbeh disi, megjithatë, për të djathtën, ambasadorët e huaj u panë vazhdimisht të paktën si arbitra. Nisur edhe nga njëfarë frustrimi historik përballë mujsharisë dhe revolucionit permanent të së majtës, kjo mbetet e përligjur në rrafsh politik e social. Ka ardhur koha që e djathta të spastrohet nga ky kompleks në raport me të huajt, tani kur kanë kaluar 23 vjet nga Falenderimet e mëdha për një dorë në rrëzimin e komunizmit. Megjithatë, ajo heziton dhe një ngurrim i tillë u pa edhe javën e shkuar pas një interviste të ambasadorit gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman. I pyetur nga ‘Diplomaticus’ në News24 rreth akuzave për narkotrafik me avionë të vegjël nga Shqipëria, z. Hoffman qartë dhe pa drojë, i hodhi së gjithës një perde të rëndë damasku relativizues, duke thënë se trafik ka patur edhe më parë. Opozita, domethënë forcat e djathta, nuk bëzajti. Kronologjikisht mund të jetë edhe kështu (nuk ka dyshime madje se trafiku i drogës në Shqipëri nuk është diçka që lindi me rilindjen socialiste), por politikisht dhe diplomatikisht, nuk mund të jetë. Është si të thuash (ndjejeni jo-ortodoksinë e krahasimit) se në Gjermani aktualisht ka grupe neonazistësh, por s’ka gjë, se ka patur shumë të tilla edhe në kohë të Hitlerit! Mesazhi që shkon poshtë në publik, sidomos kur e jep një përfaqësues i një shteti të huaj, edhe më shumë kur ky shtet është një i tillë si Gjermania, bërtet shkujdesje në raport me drogën dhe sinjalizon relativizim të një akti kundravajtës me ligjin. Nëse në raport me rrugët e drogës është i pashqetësuar një me emrin Helmut, si pritet të jetë një me emrin Mahmut?! Nëse përfaqësuesi i Republikës Federale të Gjermanisë, një vendi që njihet për precizionin, kulturën e punës, kultin e së drejtës, e ballkanizon qëndrimin ndaj antiligjit, rrethi i qëndresës ngushtohet dhe të huajt e diplomacisë nuk mund të shihen më, as si arbitra, as si misionarë, por as si zyrtarë korrektë. Të parit e tyre si pikë referimi bie në honet e thella të orientales. Opozita duhet të gjente kurajën të reagonte ndaj një qëndrimi të tillë relativizues të përfaqësuesit gjerman në Tiranë. Madje edhe shumica dhe mediat e saj që i dhanë vend trumbetues deklaratës së z. Hoffman, duhet të distancoheshin higjenikisht nga një rrezik i tillë. Sa për ambasadorin Hoffman, ai ka kohë të rigjermanizohet.


14

universitet

Strategjia

TOP 20%; Për këtë kategori, Zyra e Karrierës në UET do të mbajë lidhje shumë të afërta duke ju ofruar këshillim të dedikuar për zhvillimin e karrierës së tyre dhe duke krijuar për secilin prej tyre Dosjen e Zhvillimit të Karrierës.

Studentët përfitojnë TOP 5%; bursa studimi, mundësi pjesëmarrje në konferenca dhe aktivitetet shkencore, shkolla verore, trajnime dhe seminare brenda e jashtë vendit, pjesëmarrje në projektet e kërkimit shkencor në universitet, internshipe në organizata e kompani nga më të mëdhatë, brenda dhe jashtë vendit, ndihmesë për të ndjekur studimet në universitetet më elitare në perëndim, si në Britaninë e Madhe, SHBA etj. Studentëve më të mirë të vitit të dytë MA apo doktorantëve në UET, do tu ofrohet mundësia e konkurrimit për të qenë asistent pedagogë në universitet.

UET prezanton nismën “Ekselenca 2020” Më shumë bursa për studentët e shkëlqyerit Studentët me mesatare 10.0 përfitojnë bursën e plotë të studimeve. Ulje të tarifës akademike ka për studentë me mesataren mbi 9 (5%), mbi 9.5 (10%), mbi 9.7 (15%), mbi 9.9 (20%). Civici sqaroi se motivimi financiar i studentëve të ekselencës do të shoqërohet me një paketë me shumë shërbime ekstra nga universiteti dhe strukturat e tij.

J

anë mbi 500 të rinj ose 5 për qind e numrit total të studentëve të regjistruar gjatë viteve në UET, të cilët kanë qenë përfituesit e bursave të ekselencës, duke përfituar falas ciklin e tyre të studimeve. Dhe sipas presidentit të Universitetit Europian të Tiranës, Adrian Civici, kjo traditë e mirë do të vijojë, dhe më shumë studentë të shkëlqyer do të kenë mundësi për të përfituar bursa në tri fakultetet që UET ofron në nivelet Bachelor dhe Master. Në një takim me studentë, presidenti Civici ka prezantuar nismën “Ekselenca 2020” ; një projekt i cili përfshin një seri operacionesh dhe procesesh brenda 6 viteve të ardhshme, të cilat do të krijojnë pikërisht kushtet për arritjen e një statusi si një universitet i ekselencës. Në kuadër të kësaj iniciative që ka ndërmarrë stafi drejtues i universitetit, dy janë programet kryesore që i sheh studentët me rezultate të shkëlqyera në mësime të bëhen përfitues jo vetëm të studimeve falas, por edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit. Top 5% dhe Top 20% janë programet incentivuese që UET ka ndërmarrë dhe i ka prezantuar përpara të rinjve të interesuar. Mundësitë që këto programe ofrojnë për studentët variojnë nga facilitetete si; i pjesëmarrja në konferenca dhe aktivitetet shkencore, shkolla verore, trajnime dhe seminare brenda e jashtë vendit, ndërmjetësimi për të ndjekur studimet në universitetet më elitare në perëndim, internshipe në organizata e kompani nga më të mëdhatë, brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrje në projektet e kërkimit shkencor në universitet etj.

Studentët me mesatare 10.0 përfitojnë bursën e plotë të studimeve. Ulje të tarifës akademike ka për studentë me mesataren mbi 9 (5%), mbi 9.5 (10%), mbi 9.7 (15%), mbi 9.9 (20%). Civici sqaroi se motivimi financiar i studentëve të ekselencës do të shoqërohet me një paketë me shumë shërbime ekstra nga universiteti dhe strukturat e tij. Universiteti jo vetëm do të motivojë më shumë studentët më të mirë, por edhe do t’i ndihmojë ata që të bëhen edhe më të mirë, duke i ofruar kurse shtesë dhe kontakt më të afërt me pedagogunmentor. Dekada e parë e funksionimit të UET ka pasur në fokus kryesor plotësimin e kapaciteteve fizike apo të burimeve njerëzore dhe tashmë i universiteti ka hyrë në fazën e cilësisë dhe standardeve më të mira universitare. Që nga themelimi në vitin 2006, Universiteti Europian i Tiranës nuk ka reshtur përpjekjet për reformimin, strukturimin dhe kompletimin brenda vetes, apo procese dhe iniciativa të cilat sigurojnë diplomimin me cilësi sa më të lartë të studentëve tanë. Nga ana tjetër UET është mjaft aktiv në hapësirën shoqërore, në botën e ideve, nismave, botimeve, projekteve dhe lidhjeve me tregun e punës. “Kjo është mjaftueshëm për të plotësuar profilin e një universiteti tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit, specialistit, qytetarit, i një universiteti si qendër e forcave të gjalla të shoqërisë. Tani është koha për të kaluar në një fazë tjetër, është koha për të përgatitur dekadën e dytë të Universitetit Europian të Tiranës, si një universitet në shërbim të zhvillimit dhe të

Bursat

Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën -15 për qind e studentëve në të tre fakultetet që ofron UET kanë qenë me bursa ekselence. - 500 bursa në total janë dhënë për studentët e shkëlqyer -85 % e studentëve të shkëlqyer që janë diplomuar kanë gjetur punësim të menjëhershëm

ishull ekselence Më shumë se 10,000 studentë kanë zgjedhur të studiojnë në UET Më shumë se 2,400 studentë të diplomuar sot punojnë në kompani private, institucione publike apo organizata jo fitimprurëse

tregut të punës. Kjo metaforë dhe kjo paradigmë i bashkëngjitet objektivit tonë “ –shprehet presidenti Adrian Civici, ndërsa sqaron se strategjia “UET Ekselenca 2020”, është një plan të qëndrueshëm i mbështetur në tre pika ku e para është Ekselenca duke vijuar me Tregun e Punës dhe Kontributi në Funksion të Zhvillimit. “Të tre këto koncepte mund dhe duhet të bashkëjetojnë dhe të ndihmojnë njëri tjetrin. Në funksion të ekselencës, Universiteti Europian i Tiranës ka ndërtuar një seri programesh dhe projektesh, mes të cilave mbështetja e programit Top 5 (5% e studentëve më të mirë) dhe mbështetja e Top 25 (25% e studentëve më të mirë) të cilët do të ndërtojnë me ndihmën e UET karrierën e tyre të mëtejshme, akademike ose në tregun e punës”. UET si partner i tregut të punës përfshin një seri iniciativash që kanë filluar që me ndërtimin e bordeve të tregut të punës dhe përfshirjen e individëve të shquar nga bota e punës në proceset mësimdhënëse dhe këshilluese. Në partneritet edhe me 101 bizneset më të rëndësishme në Shqipëri, UET asiston i studentët i në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Veç kësaj UET i ndjek studentët edhe pas diplomimit, me anë të strukturës së shoqatës “UET Alumni”, ku të diplomuarit mbajnë lidhje të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe me strukturat drejtuese të universitetit dhe marrin pjesë aktive edhe pas diplomimit të tyre. Nga të dhënat statistikore të universitetit, rreth 85% të të diplomuarve në UET kanë gjetur punësim vetëm 6 muaj pas diplomimit të tyre.

Gjithashtu UET në funksion të zhvillimit të vendit ka një fokus të fortë në projektet kërkimore dhe shkencore që kontribuon për shoqërinë shqiptare dhe ndihmon zhvillimin. “Pikërisht në këtë trekëndësh mbështetet e ardhmja dhe projekti ynë për universitetin e dekadës së dytë” –pohon Civici. Vetëm vitin e kaluar akademik rreth 15 për qind e studentëve në të tre fakultetet që ofron UET kanë qenë me bursa ekselence. Në 7 vjet aktivitet akademik të Universitetit Europian të Tiranës kjo politikë e dhënies së bursave për kategorinë e studentëve të shkëlqyer ka ardhur duke u rritur, nga 7 % në vitin e parë në 15% vitin e kaluar dhe që pritet të rritet edhe më shumë për vitin tjetër akademik. “Edhe studentët e shkëlqyer kërkojnë cilësinë nga universiteti dhe kështu krijohet një simbiozë mes tyre dhe universitetit. Dhe ne do vazhdojmë ta zgjerojmë sepse duam ta bëjmë një qendër të ideve dhe talenteve, ku dhe studentët dhe pedagogët të jenë në kulmin e cilësisë akademike” –është shprehur i Civici. Universiteti Europian i Tiranës ka qenë i hapur për të gjithë maturantë të shkëlqyer që kanë aplikuar për bursa duke shqyrtuar rezultatet e tyre, si edhe ka ofruar bursa nëpërmjet konkurseve për gjimnazistë siç ishin ato në fillim të vitit akademik për esenë më të mirë “Si e dua universitetin tim” dhe për dizajnin grafik më të mirë të realizuar nga maturantët. Studentët e shkëlqyer e fitojnë të drejtën e studimeve në UET me bursë ekselence, e cila rinovohet çdo vit sipas rezultateve.

Studentët e UET, përballë gazetarëve të njohur Studentët e Shkencave të Komunikimit të cikleve Bachelor dhe Master patën mundësi t’u bëjnë pyetje dy prej emrave të njohur të gazetarisë shqiptare si Mustafa Nano dhe Arian Çani. Kjo në kuadër të ciklit të emisioneve “Takim me media” të gazetares Mirela Milori, që transmetohet në ekranin e televizionin ABC News. Gazetari Mustafa Nano ishte i ftuari i parë i këtij emisioni të gazetares

Mirela Milori. “Takim me Median” është një format televiziv shumë i njohur botëror, i sjellë në Shqipëri nga Milori. Ndërsa në puntatën e dytë, e realizuar sërish në auditorët e Universitetit Europian të Tiranës përballë pyetjeve të studentëve është vendosur drejtuesi i emisionit «Zonë e Lirë», Arian Çani. Në realizimin e cikleve prej 12 emisionesh, gazetarja Mirela Milori ka pasur qëllim

përfshirjen e të rinjve që aspirojnë në fushën e medias dhe komunikimit dhe ka gjetur si partner Universitetin Europian të Tiranës dhe studentët e degës së Komunikimit, më të cilët ka realizuar gjysmën e ciklit të saj. Gjithashtu ka përfshirë edhe studentët e gazetarisë në Universitetin Publik të Tiranës, duke iu ofruar mundësi t’u bëjnë pyetje personazheve më të njohur të medias.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

15

Trashëgimia

Një Festival sazesh për Laver Bariun Do të ekspozohen për herë të parë gërneta dhe kostumi popullor me fustanellë i mjeshtrit

Muzikologu Vaso Tole prej kohësh po punon për realizimin e të parit Festival Iso-polifonik të Sazeve “Usta Laver Bariu”, që do të mbahet në datat 25-27 maj “Tek sazet dhe tek muzika me saze gjenden rrënjët e ekzistencës dhe identitetit tonë kulturor. Për më tepër, përdorimi i veglave muzikore europiane si violina, klarineta dhe fizarmonika në muzikën iso-polifonike qytetare, krijoi një bashkim origjinal të vlerave të së shkuarës sonë me marrje, prerja dhe iso me veçoritë që sillnin këto vegla të zemrës së Europës tek ne. Prandaj muzika me saze nuk është vetëm kulturë muzikore, ajo mbi të gjitha është trashëgimi shpirtërore e banorëve të rrënjës në Shqipërinë e Jugut dhe pjesë e gëzimeve dhe halleve të tyre”. Muzikologu Vaso Tole prej kohësh po punon për realizimin e të parit Festival Iso-polifonik të Sazeve “Usta Laver Bariu”, që do të mbahet në datat 25-27 maj në Përmet, në ‘qytetin e sazeve’. Ky festival organizohet në tri net, në nderim të mjeshtrit të klarinetës, Laver Bariu, i cili u nda nga jeta në janar të këtij viti. Sipas Toles do të jetë një organizim shumë i veçantë i këtij aktiviteti me koncerte nga formacionet pjesëmarrëse të sazeve, ekspozita, konferenca, promovime etj. Koncertet e Festivalit të Sazeve do të mbahen në një skenë natyrale. “Grupet pjesëmarrëse para fillimit të koncerteve do të vendosen në krye të tri rrugëve me drejtim në sheshin e qytetit, ku

Filmat shfaqen në Kinema Millenium, Tirana Ekspres, në Pedonalen “Murat Toptani” dhe në Teatrin Kombëtar të Komedisë

ndodhet dhe shtëpia e Laver Bariut. Të gjitha grupet me tingujt e sazeve do të drejtohen drejt sheshit dhe do të bëhen bashkë pikërisht aty. Do të organizohet dhe një ekspozitë kushtuar Laver Bariut, si dhe promovimi i CD-së “Trashëgimia shpirtërore e Lavre Bariut në CD” dhe do të ekspozohen për herë të parë gërneta dhe kostumi popullor me fustanellë i Laver Bariut. Kemi mbledhur në këtë CD trashëgiminë muzikore përmetare që lidhet drejtpërsëdrejti me rolin e Usta Laver Bariut si gërnetar, si marrës i këngës iso-polifonike dhe si kthyes i saj, por edhe shoqërimet e tij me gërnetë me këngëtarët: Mentor Xhemali, Sulejman Lame, Xhelal Zeqiri, Jorgo Culli, Ilia Nasi etj. Janë 20 numra muzikorë të përzgjedhur që provojnë vlerat e jashtëzakonshme të iso-polifonisë, të sazeve dhe këngëtarëve të Përmetit. Në fund të tri netëve të Festivalit, për grupin më të mirë do të jepet dhe çmimi “Laver Bariu”. Siç shprehet Tole, sazet nuk janë qëllim në vetvete, por janë për t’u dhënë kënaqësi njerëzve e për të ruajtur traditën. Pjesë e veprimtarive të Festivalit Iso-polifonik të Sazeve “Usta Laver Bariu”, krahas koncerteve janë edhe promovimet e botimeve kushtuar kulturës së qytetit dhe personaliteteve të saj kulturore.

Edicioni II i Festivalit të Filmit Mjedisor (EFFA) po zhvillohet në Tiranë nga data 17-24 maj. Filmat e këtij festivali shfaqen në Kinema Millenium, Tirana Ekspres, në Pedonalen “Murat Toptani” si dhe në ambientet e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Festivali i Filmit mbi Mjedisin (EFFA) është një rast i shkëlqyer për të arritur një audiencë të gjerë dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet mjedisore dhe zgjidhjen e tyre. Ai gjithashtu siguron një mundësi për kineastët shqiptarë dhe shoqërinë civile për të shfaqur punën e tyre të vlefshme përmes filmave të shkurtër mbi mjedisin.

“Pa më të voglin dyshim, libri më interesant që përshkruan jetën e gjallë të sazeve dhe të pjesëtarëve të tyre në kontekstin e një jete shoqërore në Përmet, është ‘Jeta që na dhanë”, i poetit dhe shkrimtarit përmetar, Bardhyl Londo. Autori do të jetë vetë prezent në Përmet për këtë promovim edhe si anëtar i Komitetit Organizator të këtij festivali. Gjithashtu do të zhvillohet dhe një ekspozitë e veçantë fotografike e titulluar “Përmeti etnografik”, në mjediset e jashtme të Kishës së Shën e Premtes”, - tregon disa detaje rreth organizimit të Festivalit akademik Vaso Tole. Pse ky festival? “Sazet lindën dhe u zhvilluan së bashku me njerëzit, me hallet dhe gëzimet e tyre, për gati 150 vjet. Sot shohim se ka një shkëputje të rolit të tyre në shoqëri. Kërkohet një rigjallërim dhe ndërfutje e tyre në jetën e përditshme, si dhe mësimi i gërnetës dhe i veglave muzikore të sazeve nga fëmijët pranë qendrave kulturore. Festivali Iso-polifonik i Sazeve “Usta Laver Bariu” do ta promovojë gjerësisht këtë kulture muzikore tradicionale të Përmetit, Leskovikut, Kolonjës, Beratit, Vlorës, Korçës, Odries, Pogradecit etj”. Sipas akademikut Vaso Tole, kjo trashëgimi duhet tu kalojë brezave.

Festivali “Clarimpro 2014” Festivali i Klarinetës dhe Improvizimit Muzikor ka mbërritur në edicionin e tij të dytë. Ky festival do të zhvillohet në dy qytete: Tiranë dhe Përmet. Në datat 21, 22 dhe 23 maj ai do të zhvillohet në Tiranë, duke nisur me konkursin e klarinetistëve të rinj dhe më pas me klarinetë jazz dhe improvizim. Konkursi i klarinetistëve të rinj (moshat nga 16 – 24 vjeç) organizohet nga Shoqata e Klarinetistëve Shqiptarë dhe Improvizuesve Muzikorë. Në program përfshihet repertori klasik, repertori shqiptar, si dhe Jazz improvizim.

Ky festival do të zhvillohet në dy qytete: Tiranë dhe Përmet. Në program përfshihet repertori klasik, shqiptar, si dhe Jazz improvizim.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Muzetë me dyer të hapura nga Korça në Tiranë Dje dyert e muzeve në gjithë Shqipërinë u hapën falas për publikun. Ishte Dita Ndërkombëtare e Muzeve, që u promovua me ekspozita të ndryshme në disa qytete të vendit. Muzeu Mesjetar i Korçës që ka në fondin e tij koleksionin më të madh të ikonave, dje në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ekspozoi për herë të parë edhe dhjetë ikona të fondit të këtij muzeu. Ikonat mbajnë firmën e Onufrit, vëllezërve Zografi dhe Shpatarakut, si dhe të disa autorëve anonime të shekujve XIV dhe XVI. Fondi i Muzeut Mesjetar të Korçës është thuajse i panjohur për publikun. Muzeu ndodhet në krah të kishës së qytetit dhe ruhet në kushte të larta sigurie. Është ndër të rrallat muze që nuk u cenua gjatë trazirave të vitit 1997. Siç shprehet ciceroni i këtij muzeu, ishte vetë komuniteti që e mbrojti këtë pasuri të trashëgimisë kulturore. Për të hyrë në sallën kryesore ku janë të ekspozuara një pjesë e fondit, të duhet të kalosh përmes një dere (qepeni), hapja dhe mbyllja e të cilit është e lidhur me një sistem alarmi. Sapo hapet dera të shfaqet salla e ekspozitës ku janë ekspozuar vepra të autorëve anonimë të shek XIII-XIV, pasi në këtë periudhë piktorëve dhe ikonografëve nuk u lejohej që të nënshkruanin emrin dhe datën në punët e tyre, ndaj dhe ato kanë mbetur të paidentifikuara. Në radhë vijnë dhe vepra të tjera të periudhës post-bizantine prej shek XV deri në fillim të shek XX nga autorë të njohur si Onufri, Shpataraku, vëllezërit Zografi etj. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar pret çdo ditë vizitorë, ashtu si dhe dje në Ditën Ndërkombëtare të Muzeumeve, ku për herë të parë publiku pati mundësinë të shihte dhjetë ikona të panjohura për ta nga fondi i këtij muzeu. Koleksionet e rralla në Muzeun Kombëtar Tema këtë vit ishte “Koleksionet e muzeve krijojnë lidhje mes njerëzve”. Në Muzeun Historik Kombëtar, me këtë rast u çel ekspozita e koleksionistëve shqiptarë. Niko Xhara, president i Koleksionistëve të Shqipërisë, solli koleksionin e tij nga fusha e filatelisë dhe kartolina të hershme me imazhe nga kostumet kombëtare etj. Shpëtim Sala u prezantua me një koleksion të pasur nga historiku i shkollave shqipe, me tekste, dëftesa, programe, fletore shënimesh, organe të botuara nga shkollat shqipe, mjete dhe artikuj mësimore, duke filluar nga viti 1887–1944 etj. Koleksionistet Linda Spahiu, Luljeta Dano, Edlira Sulaj, me objekte të kulturës materiale kombëtare, me shtrirje gjeografike nga gjithë trevat shqiptare. Lulëzim Perati u prezantua me një koleksion furkash dhe bizhuterish e elemente të tjera nga trashëgimia jonë kulturore, ndërsa Elsa Ballauri me “Koleksionin e gjyshes”, ku për herë të parë u prezantuan objekte dhe sende të rralla që i përkasin fillimit të shekullit XX. Objektet e rralla që prezantohen në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 22 maj.


16 19.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

CMYK

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

9

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939 ISBN 978-9928-4181-9-7

13.03.2014 09.04.2014

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

Gazeta GAZETAMaPO MAPO

www.mapo.al www.mapo.al/ gazetamapo@gmail.com / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

NJOFTIME/REKLAMA NJOFTIM / REKLAMA

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


dossier

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

17

Nga viti 1945 e në vazhdim FBI e J. Edgar Hoover ndiqte Camus dhe Sartre. Hetimi, pa kaluar shumë, u kthye në një çështje filozofike

Dosjet e FBI për Camus e Sartre Andy Martin Po shfletoja disa dosje të FBI mbi filozofët francezë kur një kandidat i ri për pozicionin popullor të Grassy Knoll (1) në Dallas m’u shfaq para syve. Listës së gjatë të CIA, Mafias, KGB, Castro, Hoover dhe LBJ (2), tani mund t’i shtojmë: Jean-Paul Sartre. Raporte të viteve ‘60 të FBI dhe Departamentit të Shtetit tërhiqnin vëmendjen për anëtarësimin e Sartre në Fair Play for Cuba Committee, pjesë e të cilit ishte edhe Lee Harvey Oswald. Dhe-profetike?- Sartre i konsideronte “Shtetet e Bashkuara si nj komb pa kokë.” Natyrisht, që unë nxitova të mësoja se saktësisht ku mund të kishte qenë Sartre më 22 nëntor, 1963. A mund të kishte qenë ai Qitësi i Dytë? Papritur, copat e gjeagjëzës po shkonin në vendin e tyre. Por referencat pasuese në dosjen kryesore Oswald treguan se FBI, megjithëse përgjithësisht të trazuar nga “prirjet e majta” të Sartre, dhe lidhjet e tij me komunistët, Castro-n dhe Bertrand Russell, ishin veçanërisht të shqetësuar që ai tani— përveç protestës për përfshirjen e ShBA në Vietnam—po kërcënonte të “luante një rol aktiv në Komitetin e Francezëve që Vranë Kennedy-n” (sipas një artikulli të botuar m 14 qershor, 1964, te Washington Post). FBI ishte e lidhur fortë me teorinë e Qitësit të Vetmuar. Theksi i interesit të tyre te Sartre, atëherë, nuk ishte nëse ai kishte marrë pjesë në ndonjë konspiracion, por që ai besonte në teorinë konspirative dhe “mbështeste pozicionin që Oswald nuk ishte vrasësi i vërtetë i Presidentit Kennedy.” FBI kishte që nga 1945 që e mbante një sy nga Sartre. Shumë shpejt, ata filluan të hetonin edhe bashkëkohësin e tij, Albert Camus. Më 7 shkurt, 1946, John Edgar Hoover, drejtori i FBI, i shkruan një letër “Agjentit Special në Detyrë” në zyrën e New York-ut, duke i tërhequr vëmendjen për njëfarë ALBERT CANUS (duke hamendësuar me diplomaci që “Canus” me shumë gjasa ishte një pseudonim që ai kishte adoptuar me mjeshtëri). Ironia që del nga dosjet e FBI për Camus dhe Sartre, e shpërndarë nëpër disa dekada (dhe të cilën, pjesërisht të redaktuar, e mora falë magjisë së Aktit të Lirisë së Informacionit (3) është se GMen (4), fillimisht kaq anti-filozofikë, e gjejnë veten duke filozofuar me gjysmë zemre. Ata bëhen (në fjalët e GK Chesterton-it) policë filozofikë. Hoover-it i nevojitej të dinte nëse Ekzistencializmi dhe Absurdizmi ishin njëfarë fasade për komunizmin. Për atë çdo gjë ishte një rishkrim i kodifikuar i Manifestit Komunist. Por kjo ishte gjëja interesante rreth Manifestit- nuk ishte shpallje: më shpesh ishte, siç do të thoshte edhe Frojdi, i fshehtë. Prandaj agjentët e FBI ishin të detyruar të bëheshin psikanalistë dhe hermeneuta (5) - të tërhequr nga ajo që historiani CalroGinzburg mjeshtërisht e quajti “paradigma gjahtare” (një vëllazëri detektivësh në kërkim të informatave ku ai përfshin edhe Frojdin dhe Sherlock Holmes-in). Prandaj ne i gjejmë agjentët e inteligjencës duke studiuar vepra studimore dhe të marrin pjesë në leksione. Por, agjentët e FBI ishin “policë filozofikë“ edhe në një sens të dytë: në gjurmimin e Camus dhe Sartre (mbikëqyrja, përgjimet, çimkat, vjedhja) ata i

kishin dhënë shprehi markës së tyre të hetimeve filozofike. Në veçanti, dosjet e filozofisë së FBI tregojnë se si agjencia ishte bërë në mënyrë dogmatike kaq anti-konspirative. Sartre ishte ftuar në Shtetet e Bashkuara, andej nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e fushatës propagandistike të mbikëqyrur nga Zyra e Informacionit të Luftës (ZIL). Përballë skepticizmit të FBI nëse autori i Nause dhe Të qenit dhe asgjëja ishte në gjendje të krijonte një propagandë të përshtatshme për cilindo, Sartre kishte të paktën një mbështetës kokëfortë Archibald Macleish, Nënsekretari i Shtetit, dhe ndihmës drejtori i ZIL. Maclesh tani njihet më shumë si autori i formulimit klasik të estetikës moderniste: “Një poemë nuk duhet të nënkuptojë/por të jetë”. Ai ishte një poet në Paris në 1920, dhe u bë Bibliotekar i Kongresit dhe Profesor i Retorikës në Harvard. Por gjatë luftës ai ishte figura themeluese e “Degës së Hulumtimeve dhe Analizës” te Zyra e Shërbimeve Strategjike—pararendës i CIA-së, shërbimet e inteligjencës më ndërkombëtare (rrjedhimisht rival të FBI-së) që Hoover u mundua të abortonte dhe të minonte. Në një intervistë të publikuar te France-Amerique, në mars të 1945, Macleish i kërkoi intervistuesit të tij “të mos harronte të informonte Sartre, talentin e të cilit ai e donte shumë, që ai po gëzonte paraprakisht për vizitën e tij.” Ndërkohë, nga pikëpamja e FBI çdokush që kishte qenë pjesë e Rezistencës (qoftë aktivisht-Camus-apo më shkarazi—Sartre) ishte automatikisht i dyshuar. Sidomos gazetarët dhe filozofët. Edhe më shumë kur një tjetër shkrimtare francez, i vendosur në Shtetet e Bashkuara, Geneviève Tabouis, ishte e zënë duke i denoncuar ata si komunistë. (Sartre shkruajti një artikull ku denonconte atë si spiune për Departamentin e Shtetit, diçka që ajo fuqishëm e mohoi, edhe teksa e raportonte te Departamenti i Shtetit.) Sartre e priste që të spiunohej. Por ai kurrë nuk ishte i fshehtë. Ai e vlerësonte transparencën e plotë. Prandaj përçmimi i tij për pavetëdijen frojdiane dhe parashikimi dhe vlerësimi i tij për rolin që vizibiliteti luan në kulturën e njerëzve të famshëm. Sartre ishte një mister për FBI: e pamundur të vidhje informacion prej tij sepse ai dëshpërimisht e jepte vetë. Edhe kështu, pas një çerek shekulli shastisje pas punës së tij, duke vënë në dukje lidhjet e tij me Che, Russell, Panterat e Zeza, dhe l ë v i z j e n ku n d r a luftës në Vietnam ata duhej të arrinin në përfundimin, në përmbledhjen e punëve të tij, që, nga

një anë, ai mund të “përshkruhet si një pro-komunist” (dhe “inkurajonte rininë të besonte në asgjë shpirtërore”) ndërsa në të njëjtën kohë “përshkruhet nga disa burime si anti-komunist.” Camus, duke ndjekur në hapat e Sartre në 1946, u ndalua shkurtimisht nga emigracioni për shkak të urdhër-ndalimit të Hoover. Në kontrast me Sartre, Camus propozoi një estetikë maturie dhe privatësinë. Ndërsa Sartre ishte për një rritje të informimit, deri në një pikë të ndershme, Camus besonte se mund të kishte gjëra të tilla si informacion i tepërt. Camus, ashtu si edhe Sartre, kishte mbështetës brenda proto-CIA-s: Justin O’Brien, profesor i Frëngjishtes në Universitetin e Columbia-s, dhe përkthyes i ditarëve të Andre Gide. O’Brien gjithashtu ishte drejtor i Katedrës Franceze në Zyrën e Shërbimeve Strategjike gjatë luftës, e cila kishte për detyrë të “formonte rrjete inteligjence përtej fronteve gjermane në Francë.” Gjatë kursit të Okupimit, ai filloi të pëlqente punët e Eluard, Michaux, Vercors, “rilindjen poetike që shënoi okupimin,” dhe Louis Aragon, i cili qartazi ishte komunist. Pas mbarimit të luftës, dy shërbimet e inteligjencës, FBI dhe CIA ngecën në “një praktike dyshe reciprociteti antagonist” (siç do të thoshte Sartre). Me fjalë të tjera, FBI, sidomos Hoover, urrente në fillim Zyrën e Shërbimeve Strategjike dhe pastaj, pas 1947, pasardhësin e sa, CIA. Por dy agjencitë i ndante më shumë se sa vetëm një luftë për territore. Ka edhe një divergjencë të gjerë filozofike (dhe, duhet të shtohet, estetike). FBI e Hoover-it ishte shumë dyshuese ndaj filozofëve, sidomos atyre të huaj, gati filozofobike; por kjo nuk e ndal organizatën të formojë markën e vet të mendimit filozofik si përgjigje për Sartre dhe Camus –dosjet e FBI mbi të qenit dhe të mosqenit. FBI nuk e lexoi Sartre apo Camus në frëngjisht. Një nga agjentët, pasi kishte vjedhur disa blloqe shënimesh dhe ditarë (të marrë nga sende personale) në fillim të 1945, ankohet se ky material është i gjithi në frëngjisht dhe u thirrën përkthyes. Pastaj mund të fillonte siç duhet hetimi. Nga këto dosje FBI del si neoekzistencialiste një formë e hershme klasike Sartriane. Ata, ashtu si Arch ib a l d Macl e i sh i mëparshëm, janë të mendimit që njerëzit, jo vetëm poezia, “nuk duhet të nënkuptojnë, por të jenë.” Ata nuk e pëlqejnë kuptimin—ata janë gjurmim të tij, sidomos të kuptimeve sekrete të koduara, por nuk e kanë qejf atë. Ata sigurisht që janë të abonuar në shkollën e mendimit “ferri është njerëzit e tjerë.” Dhe Hoover-i, në veçanti, do të ishte shumë i çliruar sikur të gjithë njerëz-

it në Shtetet e Bashkuara të ishin të kapluar nga ankthi, shoqërisht të paqëndrueshëm, të mbyllur në vetvete dhe vetmitarë. Me pak fjalë, një IHuaj. Ajo të cilës ata i frikësohen dhe që e kundërshtojnë është kuptimi, dhe më në fund, fabulën—ose narrativën. Ata janë kundra-narrativistë. FBI jehon kritikën klasike moderniste të narrativës të Sartre, në novelën e tij Neveria. FBI-stat e Hoover-it janë ekzistencialistë tipikë në refuzimin e narrativës telologjike-atyre do u pëlqente të kishin pasiguri dhe kaos se sa telos (6). FBI e shihte Camus totalisht si njeriun e tyre: Camus i Absurdit dhe të Huajit, sipas të cilit individi kurrë nuk do e kuptojë botën, as nuk do të lidhet, në terma afatgjatë, me të tjerët. Ne jemi të prirur t’i mendojmë ata të FBI-së si teoricienë të konspiracioneve të mëdha. Por realiteti ka tjetër nuancë: ata nuk janë konspirativë sa duhet. Ata e kundërshtojnë teorinë. Ata nuk duan që të besojnë në fabula. Prandaj edhe sjellja e tyre parake, metafizika e tyre, kur bëhet fjalë për pyetjen, Kush e vrau Kennedy-n? A ishte vrasja e Kennedy-t një komplot? FBI nuk e pranon. Ata, në atë mënyrën e tyre tipike neo-ekzistencialiste, të fiksuar te historia, apo johistoria, e Oseald ujk-ivetmuar. Oswald, me pak fjalë, është thjesht tipi i tyre: një i vetmuar i konfliktuar, i shkëputur, shoqërisht i paqëndrueshëm. Më shumë Meursault se sa konspirator. Narrativa, filozofia dhe spiunazhi ndajnë një bërthamë të përbashkët: lindin nga mungesa e informacionit. Pritshmëritë e Sartre-së për një botë informacioni total do t’i vdiste ata në vend. Nuk do të kishte nevojë për FBI-në, novelistët, apo filozofët francezë. Ekzistencialistët dhe absurdizmi insistojnë për një asimetri ndërmjet të qenit dhe informacionit. Agjenti James M. Underhill, i cili heroikisht ndoqi të pakapshmin “Albert Canus” e përmblodhi teorinë në një frazë kumbuese: “Dosja nuk tregon gjendjen finale.” Pra, ku ishte Sartre më 22 nëntor, 1963? Në dosjet e FBI nuk thuhet që ai ka hyrë në Shtetet e Bashkuara atë vit. Me shumë gjasa ai ishte në Paris, ku po zbulonte pjesën e dytë të autobiografisë së tij te Les temps modernes. Alibia e Camus është edhe më e sigurt, duke qenë se ai vdiq në një aksident me makinë në janar të 1960. Por, a ishte një aksident i rastësishëm apo...një komplot? 1)Grassy Knoll në Dallas (orig. Grassy Knoll in Dallas) I referohet teorisë konspirative për vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy. 2)Lyndon B. Johnson. Gjatë presidencës Kennedy, Johnson ishte zv.president dhe pas vrasjes së Kennedy u bë Presidenti i 36-të i Shteteve të Bashkuara. 3)Freedom of Information Act—ligj që lejon bërjen publike, tërësisht apo pjesërisht, tëinformacioneveapodokumentaveqëmëparëishintëmbyllurapërpublikun. 4)Government Men—bëhet fjalë për agjentët e FBI. 5)Aplikues të teorisë dhe metodologjisë së interpretimit, sidomos të tekstit scriptural. 6)Qëllim (greqishtja e vjetër). *Përktheu: Ina Xhani.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Syzet inteligjente që nuk do të lejojnë t’ju kaplojë gjumi

4

5

13

6

7

8

14

18

24

37

42

31 34

38

43

39

44

48

27

30

33

36

40

45 50

49

52

17

26 29

32

12

21

25

28

11

16

20

23

35

10

15

19

22

9

46

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

41

47 Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

53

54

Horizontalisht

1. Bashkim i gjerë e i organizuar i forcave dhe i mjeteve për t'ia arritur sa më shpejt një qëllimi të caktuar. 5. Shehu i njohur i muzikës. 10. Pjesëz pyetëse. 13. Thurimë prej kallami ose prej kashte kënete, që përdoret për çati. 14. Maja më e larte e Himalajeve. 16. Një nga moskëtjerët. 18. Përhapje, transmetim. 20. Kujdestari i pasurisë së një beu. 22. Simboli kimik i nikelit. 23. Njësi bazë për të matur diçka. 26. Lloj titulli fisnikërie. 28. Sistem i ndarjes së sendeve në klasa a në kategori sipas vlerës. 31. Këngëtare e njohur kosovare. 32. Rrasë mbi të cilën në kohët e lashta u bëheshin flijime perëndive. 33. Zyhdi i letërsisë. 35. Ilir pa një nga dyshja. 37. Ai që mban fjalime e ligjërata pa letër dhe flet bukur e rrjedhshëm. 39. Lezha në makina. 40. Mendes, aktore amerikane. 42. I thonë ndryshe greminë. 44. Pjesa e dytë e stomakut të kafshëve ripërtypëse. 46. Bariu i njohur i muzikës popullore. 48. I dërguar i perëndisë, që vjen të përhapë një fe. 50. Të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre. 52. Ai që beson verbërisht në fe dhe e mbron atë me këmbëngulje. 53. Shkalla më e lartë që mund të arrijë diçka në zhvillimin e vet. 54. Vel i hollë.

1. Një e çarë si dritare e vogël në muret e kullave, që shërben për të qëlluar me armë. 2. Barazim në një lojë shahu. 3. Lidhëz që përdoret në fjali. 4. Bimë që përdoret për të bërë fshesa. 5. I ka kivi në mes. 6. Shtresë e brendshme, e fortë, e lëmuar e disa llojeve të guaskave të detit. 7. Simboli kimik i argonit. 8. E kundërta mirë. 9. Ngrohtësia e dheut, afshi i tokës. 10. Vrug, ndryshku i bimëve. 11. Aishe e njohur e humorit. 12. Enti Oriental. 14. Njeri që dërgohet diku nga një shtet me detyrë të fshehtë. 15. Soditja për kureshtje ose për t'u zbavitur. 17. Çdonjëri nga të afërmit e dhëndrit që i shpinin nuses rrobat si dhuratë para dasmës. 19. Zemërohet shumë. 21. Shkronjat e para të alfabetit. 24. Diktator. 25. Pjesë e mjeteve të transportit që shërben për të mbajtur drejtimin kur këto janë në lëvizje. 27. I ka çdo fole në mes. 28. Elementi kimik me simbol C. 29. Zgjua blete. 30. Rreth në vendin tonë. 34. Shkathtësi, zgjuarsi. 36. Fabian, këngëtare e njohur. 38. Një nga zhurmat e orës. 40. Po në Turqi. 41. Cilësia e një sendi që vepron në dallim nga një tjetër. 43. Markë kamioni. 45. Kafshë besnike. 47. Në atë masë. 48. Projekt Financiar. 49. Përemër vetor. 51. Gjysma e një riti.

8

5

1 1

9

4

2

4 8 7 3 9 1 2 7

6

4 3 2

3 5

9

7

7 1 9 6 2

8 1

8

4 3 5

1 8 2

1 5

4 8

1 2 9

6

9 6 2

5 4

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion te veçante. Beqaret do afrohen mjaft me një person shume te veçante dhe me një bote te çmuar. Ne planin financiar do keni probleme nëse nuk e shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve. Mundohuni te mendoni edhe për te ardhmen.

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire gjate kësaj dite. Do i mbani përbrenda ndjenjat dhe partneri do mendoje se ju nuk e dashuroni me. Kujdes sepse mund te vijnë edhe tradhti. Beqaret do e kenë serish te vështirë te krijojnë një lidhje edhe pse nuk do ndalen se kërkuari. Situata financiare do ketë ndryshime pozitive fale një shpërblimi qe do merrni ne pune.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do jeni shume ambicioze gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do kërkoni nga partneri gjera te pamundura. Kujdes sepse situata ne një moment mund te dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Gjendja financiare nuk do jete e shkëlqyer, por as delikate.

Dite e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire dhe do kaloni momente te këndshme pranë partnerit. Beqaret do kenë mundësi për lidhje, por ato mund t’iu sjellin telashe dhe vuajtje. Sektori i financave do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur. Yjet do ju nxitin te hiqni dore edhe nga shpenzimet e tepruara.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 6

Ju ka ndodhur t’ju flihet gjumë ndërkohë që jeni në një takim zyrtar, në kishë apo duke drejtuar makinën? Së shpejti do të vijnë një palë syze që do t’ju ndihmojnë të parashikoni kur ju jeni gati të dremitni, në mënyrë që të mos humbisni punën (ose jetën tuaj). Kjo pajisje, e quajtur Meme, do të dalë në Japoni në vitin 2015 dhe do të kushtojë 685 dollarë. Këto syze, të krijuara nga kompania japoneze Jins, mund të shikojnë sytë tuaj dhe kur shfaqni shenja lodhjeje, Meme do të dërgojë një njoftim tek telefoni juaj inteligjent nëpërmjet një aplikacioni, dhe kështu telefoni do të dridhet në xhepin tuaj. Përveç se nuk do t’ju lënë t’ju kaplojë gjumi, syzet kanë edhe veçori të tjera. Kështu syzet do të mundësojnë monitorimin e statistikave të aktivitetit fizik si për shembull, numri i kalorive të djegura, numri i hapave dhe miljeve që përdoruesi ka ecur, si dhe do të ndihmojë në reduktimin e peshës. Syzet Meme do të vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme, duke filluar nga dizajni tradicional i syzeve, si dhe në variantin e syzeve të diellit.

7

9 7 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Venusi do ju nxitë te kërkoni gjithnjë e me shume nga partneri juaj sot. Kjo mund te sjelle disa debate me te dhe mund t’iu largoje edhe me tepër nga njeri-tjetri. Beqaret do jeni ne humor dhe plot energji. Edhe me statusin qe kane do kalojnë një dite pozitive. Ne planin financiar pas një periudhe delikate do ju rikthehet fati. Kjo do iu beje te ndiheni me te qete.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Sensualitet, ndjenja dhe emocione pa fund do ketë gjate kësaj dite për çiftet. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te personin ideal i cili duket se nuk ka për te ardhur as sot. Me shpenzimet nuk do bëni aspak kujdes dhe situata mund te ndërlikohet tej mase. Kujdes!

6 7 7

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

4 3 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 142, 147, 250, 564, 566, 632, 722, 743, 745, 834, 865, 965. Numra me 4 shifra: 0266, 1025, 1425, 4520, 5563, 7485, 9652, 9658. Numra me 6 shifra: 101534, 124878, 144478, 152101,

152632, 155111, 195898, 199696, 201578, 234252, 251755, 411074, 461605, 527858, 628676, 652632, 845854, 855698, 941042, 987485. Numra me 7 shifra: 1478541, 4589404, 6210255, 6721110.

Do kujtoni gjithë problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe shpeshherë mërzia do iu kaploje. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar duke qene se edhe partneri do jete i ngarkuar me pune. Beqaret do e kenë me te lehte te flirtojnë dhe te tërheqin persona pas vetes. Ne planin financiar duhet te bëni çmos qe t’i rezistoni tundimit për shpenzime.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate kësaj dite dhe emocionet do jene akoma me te mëdha nga sa kishit menduar. Edhe ata qe do mundohen t’iu prishin pune nuk do ja arrijnë dot. Beqaret me mire mos tentojnë te krijojnë një lidhje sepse me shume do lëndohen sesa do ndihen mire.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite harmonike dhe premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duke i njohur mire pikat e dobëta te partnerit do e bëni atë te ndihet sa me i dëshiruar. Beqaret do hezitojnë te pranojnë ftesa dhe shpesh do mbyllen ne vetvete. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Yjet do ju mbrojnë sot nga zhgënjimet ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një dite me pozitive se dje. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë disa personave qe do kërkojnë t’i nxjerrin neper takime, Nuk keni arritur ende ne gjendjen qe te jene te tjerët qe te mendojnë për ju. Maturi dhe vetëm maturi ne planin financiar.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Urani do krijoje një ambient te ngrohte ne çift dhe do keni mundësi te dashuroheni ashtu si e ndjeni. Surprizat nga partneri gjithashtu nuk do mungojnë. Beqaret do afrohen me tepër me një person qe kane kohe qe e njohin por qe janë stepur te hedhin hapa me tej. Gjendja financiare do lere për te dëshiruar. Merrni masa qe situata mos përkeqësohet edhe me shume.

PESHQIT (20/II-19/III) Mos lejoni qe rutina ta pushtoje lidhjen tuaj gjate kësaj dite sepse do e keni te vështirë te dilni nga atmosfera e zymte. Shtojini dozat e fantazisë dhe provoni eksperienca te reja. Beqaret do dashurohen me një person me te vogël se vetja. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe nuk do i realizoni dot investimet e menduara.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.05.2014

19 maj

ditë që formësuan botën

19

Indinjimi moral është xhelozi me brerore. - H. G. Wells (1866-1946)

1643

Beteja që futi Francën në skenë Një ushtri pushtuese spanjolle prej 27 mijë vetësh, komanduar nga Francisco de Melo, konti i Fuentes, sulmoi Francën nga Flandra e kontrolluar prej spanjollëve, duke kaluar nëpër Ardene dhe rrethuar Rocroi-n. Duka 21-vjeçar i d’Enghien-it marshoi për t’u përballur me rrethimin me një forcë prej 23 mijë vetësh. Pasi mori vesh nga një dezertor se në rrugë e sipër ishte një forcë spanjolle prej 6 mijë vetësh, d’Enghien urdhëroi një sulm në agim përmes një ngushtice rrethuar nga pyje të

papërshkueshëm dhe moçale, duke u pozicionuar në një shpatinë që kontrollonte qytetin. Spanjollët reaguan shpejt, duke e pozicionuar ushtrinë në kuadratet tradicionale. Sulmet franceze në qendër dhe në të majtë u zmbrapsën, por, duke përdorur suksesin e kalorësisë së tij në të djathtë, d’Enghien ia arriti t’i fuste në rreth ushtarët spanjollë, duke u dalë nga mbrapa e duke i sulmuar prej aty. Kalorësia spanjolle u shua, por kuadratet e këmbësorisë rezistuan ku s’ka më nën breshërinë e ar-

mëve franceze. Një përpjekje e lexuar keq për dorëzim vetëm sa e zmadhoi masakrën. Spanjollët patën 15 mijë viktima, francezët 4 mijë. Rocroi ishte humbja e parë e madhe tokësore e ushtrisë spanjolle në një shekull. Beteja shënoi gjithashtu lindjen e Francës si fuqi madhore dhe fillimin e një karriere ushtarake vezulluese për d’Enghien-in, më vonë i njohur si Le Grand Conde. Në vitin 1659 Traktati i Pirenejve i dha fund luftës dhe njohu pozicionin e ri të Francës.

Blitz

Flickr

26

Për qind e grave amerikane thonë se i gëzohen seksit më shumë se parave.

21

Për qind e të rriturve thonë se u janë mësuar të vërtetat e jetës nga nënat.

5 1/6

Për qind e të rriturve e thonë këtë për etërit.

Shanset që një studente për master në psikologji ka bërë seks me një prej profesorëve.

Foto: Lav Lutalica / Korçë

Duke pritur Godard-in Është çelur edicioni i 67 i Festivalit të filmit në Kanë, i konsideruar edhe si ‘Kampionati Botëror i Kinematografisë’. Në mesin e 18 filmave të seleksionuar për “Palmën e Artë” bën pjesë edhe “Adieu au langage” (Lamtumirë gjuhë), filmi i fundit enkas në 3D i Jean-Luc Godard, kineastit 84-vjeçar franko-zviceran, i fundit i mohikanëve të Artit të Shtatë. Presidente e Jurisë së edicionit të këtij viti është neozelandezja janë Campion, e vetmja grua regjisore të këtë fituar “Palmën e Artë” në Kanë (me filmin “The Piano”, 1993). Duke shpresuar se ajo tashmë ka mësuar shqip (zaten sikurse edhe gjithë gjuhët e tjera të planetit, që nga momenti që ajo di të flasë kinematografikisht), po i drejtohem me këto dy radhë pikërisht në gjuhën tonë: Zonja Presidente e Jurisë: Këtë vit ju do të keni nderin, por dhe detyrën, të shihni një film nga Jean-Luc Godard. Them detyrën, sepse “Adieu au langage” është seleksionuar për “Palmën e Artë” dhe si i tillë, ju keni obligimin ta shikoni. Gjë e rrallë në ditët tona të shohësh një film të ri të Godard-it dhe kjo, jo sepse mjeshtri 84- vjeçar nuk realizon më filma të rinj, ai kurrë nuk ka reshtur, por sepse filmat e tij në këto 2030 vitet e fundit, thjesht janë shfaqur me pikatore si ‘kuriozitete’ në ndonjë kinema ‘art & essai’ dhe kaq. Në fakt, emrin e Godard-it e njohin edhe gomerët, por filmat e tij pakkush i sheh ( “Në këtë vend, lulet i hane gomerët”, - thotë pikërisht një

gazetamapo@gmail.com

replikë e famshme e një filmi shqiptar). Për shembull, përpara pak muajsh ridoli në kinema “A bout de soufle” (Breathless) i 1959-ës, filmi i tij i parë fare, kësaj radhe i dixhitalizuar. Një margaritar i vërtetë! Por jo pak filmdashës vazhdojnë të mendojnë se Godard fillon dhe mbaron me ‘Valën e re’ franceze të viteve ‘60 dhe kështu, dashur padashur janë vetë ata që ndihmojnë në fetishizimin e profilit ’sixties’ të tij, ndërkohë që janë të pakët ata që dinë se ajo periudhë nuk përbën veçse jetën e tij të parë artistike: pas saj ai ka patur edhe dy të tjera, një të dyte pas vitit 1971 (kur ra edhe fizikisht në koma pas një aksidenti automobilistik) e që inauguron kinematografinë e tij të ashtuquajtur ‘militante’ (vitet ‘70, grupi Dziga Vertov), si dhe një të tretë, duke filluar prej fillimit të viteve ‘80, moment kur Godard i rikthehet realizimit të filmave ‘normalë’. Në fillim të shekullit të ri, pra të XXI, monumenti gati 5 orësh “Histoire(s) de cinéma” i regjisorit në fjalë ishte një shuplakë kinematografike. por jo se ndryshoi ndonjë gjë në raportin e publikut me filmat e tij: tre të fundit e tij të realizuar në vitet 2000 ( “Eloge de l’amour”, “Notre musique”, “Socialisme” ), prezantuar gjithashtu në edicionet e festivaleve të filmit në Kanë, shpesh u trajtuan si ‘objekte të çuditshme’ kinematografike jashtë konkurrimit (me demek Godard s’ka ç’i do çmimet!) dhe numri i spektatorëve që i pa, vazhdoi të ishte gjithë e më i kufizuar. Për fat, komisioni përzgjedhës i këtij edicio-

ni të Festivalit të Kanës mori vendimin inteligjent të seleksionojë midis filmash të tjerë kandidatë për “Palmën e Artë” edhe filmin e tij të fundit (të realizuar në 3D): “La fin du langage” (Farewell laguage - i cili del në kinematë franceze më 21 maj, në të njëjtën kohë me festivalin). Gazetarë e kritikë kinemaje nga e gjithë bota do t’u duhet ta shohin e do të jenë (ose do të ndjehen) të detyruar të thonë diçka për të. Për mirë a për keq. Por amà, do e shohin, dhe kjo nuk është pak! E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e jurisë, duke filluar nga ju, zonja presidente, e duke vazhduar me anëtarët e tjerë të jurisë, si për shembull zonjusha Sofia Coppola (vajza e njërit) apo aktori i shkëlqyer Willem Dafoe. Të gjithëve do t’u duhet ta shohin. Dhe sigurisht që kjo është një gjë fort e mirë: një gjë e tillë do t’i ndihmojë të kuptojnë se ç’rrugëtim i është dashur regjisorit të përshkojë që prej “Breathless”-it të tij të vitit të largët 1959, për të mbërritur tek ky i fundit, në 2014. Fizikisht, është i njëjti kineast. Por jo detyrimisht i njëjti Godard. Por ju lutem: se mos bëni gafën dhe sajoni për Godard-in, siç e keni zakon në kësi rastesh, ndonjë çmim special të tipit: “Çmimi për kontributin më të mirë artistik”. Ahahaha, kështu kanë vepruar juritë debile të Kanës me ’83-in me Tarkovskin dhe Bressonin (duke ua anashkaluar “Palmën e Artë”, përmes një çmimi të sajuar me plastelinë) ose ajo më 2012-ën me Alain Resnais. Ju e dini fort mirë se, nëse bëni diçka të tillë, ju

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

pret ‘tarring and feathering‘ i internacionales kinofilike. Bjerini shkurt: ose “Palmën e Artë”, ose hiç! Do ishte mirë që Godard të shkonte (siç ka premtuar) të mërkurën më 21 maj në Kanë, në shfaqjen e filmit të tij. Do ishte kënaqësi për ata që do e dëgjonin (unë nuk njoh njeri të flasë më me pasion për kinemanë se ai!) por dhe për atë vetë: kjo është e shtata herë që ai prezanton një të tillë në edicionet e atij festivali. Herën e fundit, për filmin “Socializëm” nuk shkoi, duke bërë humor e duke thënë: “Me Festivalin e Kanës do jem deri në vdekje, por amà asnjë hap më tutje”. Fundja Godard është dora vetë ai që ka shpikur nocionin e regjisorit-star, qysh në vitin e largët 1960: përpara tij, regjisorët nuk ishin veçse disa personazhe të padukshëm, veshur në kostum gri, seriozë në kulm, që më shumë ngjallnin frikë se adhurim. Godardi provokator dhe brilant, i ndërroi faqen festivalit! Qoftë e thënë dhe shkon në Kanë. Dhe kthehet prej andej me trofe. Që ai nuk ka nevojë për një të tillë thuhet aq shpesh, sa është bërë për të thënë: PO, ai ka nevojë për një trofe të tillë. Ose më saktë, ne kemi nevojë që ai të fitojë “Palmën e Artë” për të ndihmuar që filmi i tij të s h i h e t n g a s a m ë s h u m ë p a l ë s y. Dhe e dini pse, zonja presidente e Jurisë? Sepse filmat e Godard-it ndihmojnë të jetosh. Sepse, siç thotë frëngu, “il faut bien vivre“. Ose në shqip: sepse na duhet të jetojmë. @filmjournal.net.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 19.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.