18 prill mapo ok (1)

Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Shuhet El Gabo, markezi i “Realizmit Magjik” Vdes në moshën 87-vjeçare nobelisti Gabriel Garcia Markez. Ishte përfaqësues i letërsisë së Amerikës Latine dhe mbreti i letërsisë së përbotshme

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 17 prill 2014. Numër 1186. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Arvizu-shqiptarëve dhe gjyqësorit

Gjyqtari i arrestuar: Paratë m’i kishte borxh avokatja e tregtares KLD pezullon gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku dhe autorizon hetimin për të. I arrestuari mohon akuzat dhe pranon se paratë ia kishte borxh avokatja e kallëzueses. Prokuroria vazhdon hetimet

FAQE 6

KLSH: Rishikoni lejet, vetëm në Durrës 560 mijë euro dëm me legalizimet

t’ju vijë për të vjellë nga korrupsioni Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, apel pa dorashka shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit. “Hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave dhe gjykatësve. Shtrirja e informalitetit, shqetësuese në Shqipëri”. Faqe 3

Dy ish-drejtorë në Prokurori. KLSH ka konstatuar se janë dhënë 202 leje legalizimi në kundërshtim flagrant me ligjin. Dëmi 560 mijë euro FAQE 7

Beteja e avionëve në kuvend

Përballja Rama-Berisha për trafikun Akuza, replika dhe ironi në Kuvend

Hila: Opozita sheh serialet e Eskobarit, asnjë dosje për trafik me avionë

FAQE 7

NgërÇ

Akuzat e PD-së për implikimin e bazave ushtarake në trafik droge me avionë kanë dominuar debatin e djeshëm në Parlament. Opozita ka ngritur këtë shqetësim, duke ripërsëritur pyetjet drejt ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nëse ka dijeni mbi informacionet që tregojnë se baza të ushtrisë janë përdorur për trafik droge. Qeveria ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza dhe ka theksuar... FAQe 4-5

PD përsërit akuzat për trafik droge me avionë në Gjadër, Divjakë dhe Gjirokastër, por ministrja Kodheli tha se ka zero prova. Berisha: Aeroplanin gjejeni vetë, ju transportoni me të. Informacionet i kemi nga Shërbimi i Ushtrisë. Rama: Janë mushkonjat, që pickojnë si avionë të droguar opozitën

Kreu i kuvendit

Meta: Nuk merremi me shkresat imagjinare të SHISH

FAQe 5

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Zdravko Çoliç në Tiranë dhe shijet e shqiptarëve Ballsor Hoxha

Ripozicionimi kushtetues i Presidentit Roland Lami

Gruaja e "xhihadistit" të luftës në Siri: S'kam besim te drejtësia Bashkëshortja e Gerti Pashjes hedh dyshime se masa e sigurisë u krye qëllimisht, pa praninë e avokatit të zgjedhur nga familja. Nëna: Im bir nuk prek armë me dorë, nuk ka qenë në Siri Nëna dhe bashkëshortja e Gerti Pashjes, 30-vjeçarit të arrestuar pak

Skadencë

ditë më parë, i akuzuar si i përfshirë në grupin e personave që rekrutonin dhe dërgonin persona në frontin e luftës së Sirisë, u la dje në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet. Gjykata verifikoi dhe konfirmoi masën e sigurisë të dhënë nga një gjyqtar tjetër një muaj më parë, kur prokuroria kishte kërkuar arrestin në mungesë për Pashjen dhe për 9 persona... Faqe 6

Dyshimet për avionët e drogës, dhe kush e ka barrën e provës… Alfred Lela

universitet

Paul Gauci, leksion në UET për aftësitë menaxhuese Lektori me përvojë 25-vjeçare në fushën e menaxhimit të lidershipit, i ftuar nga një studente e UET-it, mban një leksion të hapur për cilësitë që diferencojnë një menaxher të suksesshëm dhe diferencën mes tij dhe liderit në një punë skuadre


2

afër/larg

1

Avionë apo mushkonja?/

Përballja Rama-Berisha për trafikun e drogës Faqe 4

kronikë/ Gjyqtari i arrestuar:

Paratë m’i kishte borxh avokatja e tregtares

Faqe 6

ekonomi/ KLSH: Të rishikohen

lejet e 202 objekteve të legalizuara në Durrës

Faqe 9

“Librat e mi nuk do mund të ishin shkruar nëse unë nuk do të isha një gazetarë, sepse gjithë materiali është marrë nga realiteti”, thoshte Markez.

“Nëse do e dija që këto do ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thoja “të dashuroj” dhe do supozoja, jo logjikisht, se e dije më parë. Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nqs bëjmë gabime, na mbetet vetëm e sotmja”.

Vdes El Gabo, markezi i “Realizmit Magjik” Vdes në moshën 87-vjeçare nobelisti Gabriel Garcia Markez. A ishte përfaqësues i letërsisë së Amerikës Latine

N

jeriu që e ka përshkruar aq mirë vetminë në botën tonë, u nda dje nga jeta duke e lënë botën njëfarësoj vetëm. “100 vjet trishtim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohërave”, shkruante Presidenti i Kolumbisë dje, menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gabriel Garcia Markez. “Shkrimtari që çliroi dhe i hapi rrugë shpërthimit të letërsisë spanjolle në mbarë botën”, shkruan The Guardian pak orë pas vdekjes së 87-vjeçarit që kishte vite që jetonte në Meksiko dhe po ashtu prej kohësh vuante nga probleme jo të vogla shëndetësore. Shkrimtari kolumbian, fitues i çmimit ‘Nobel’, Gabriel Garcia Markez ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni, ndërsa kishte kaluar më parë një kancer. I njohur si El Gabo, Garcia Markez konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i njohur më së shumti për librat “Njëqind vjet vetmi”, “Dashuri në Kohërat e Kolerës”, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruaj”, “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar”. Ai mori Nobelin në letërsi në vitin 1982 dhe mbetet figura përfaqësuese e “Realizmit Magjik” dhe një nga shkrimtarët më me ndikim në botë. Ai u bë i njohur fillimisht si gazetar, profesion nga i cili siç thotë nuk hoqi dorë asnjëherë. Reportazhi i tij i famshëm “Historia e marinarit të anijes së mbytur” është i pari në listën e gjatë të librave që i sollën famën dhe i dhuruan botës pjesë letrare të jashtëzakonshme. “Unë jam një gazetar. Unë gjithmonë kam qenë një gazetar”, i tha ai AP në një prej intervistave. “Librat e mi nuk do mund të ishin shkruar nëse unë nuk do të isha një gazetarë, sepse gjithë materiali është marrë nga realiteti”, thoshte Markez. Shkrimtari u bë flamur mbajtësi i letërsisë së Amerikës Latine, por me një jetë plot kundërshti. Ai gjeti një shteg negociatash mes guerilësve kolumbianë dhe qeverisë për të ndaluar luftën civile, vendosi miqësi me Fidel Kastron dhe nga

ana tjetër i mbajt mëri për 30 vjet shokut të letrave Mario Vargas Llosa. Në vend të obituarit më poshtë një lamtumirë nga Gabriel Garcia Markez: Miqtë e mi, lamtumirë! Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jetë, mbase nuk do thosha të gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do mendoja të gjitha ato që po them. Do u jepja rëndësi gjërave jo për vlerën e tyre, por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë. Do vazhdoja, kur të tjerët do ndalonin, do zgjohesha, kur të tjerët do flinin. Do dëgjoja, kur të tjerët do flisnin dhe sa do e shijoja një akullore me çokollate! Nëse Zoti do më jepte një copë jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha përballë diellit, duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin tim. Zoti im, nëse do mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja të dilte dielli. Do pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do recitoja një poezi të Benedetit dhe një këngë të Sheratit. Kjo do ishte serenata që do i dhuroja Hënës. Do ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrë kuqe nga fletët e tyre. Ah, Zoti im! Sikur të kisha një copë jetë, nuk do lejoja të kalonte as edhe një dite pa i thënë njerëzve që dashuroja, se i dashuroja. Do të bëja që çdo burrë dhe grua të besojnë se janë njerëzit që dua dhe do dashurohesha me dashurinë. Njerëzve do t’u tregoja se sa gabim bëjnë kur besojnë se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë së dashuruari. Fëmijës së vogël do i jepja pendë, por do e lija të mësonte vetë se si të fluturojë. Pleqve do t’u trego-

Shkrimtari u bë flamur mbajtësi i letërsisë së Amerikës Latine, por me një jetë plot kundërshti. Ai gjeti një shteg negociatash mes guerilësve kolumbianë dhe qeverisë për të ndaluar luftën civile, vendosi miqësi me Fidel Kastron dhe nga ana tjetër i mbajt mëri për 30 vjet shokut të letrave Mario Vargas Llosa.

Ai mori “Nobel” -in në letërsi në vitin 1982 dhe mbetet figura përfaqësuese e “Realizmit Magjik” dhe një nga shkrimtarët më me ndikim në botë. Ai u bë i njohur fillimisht si gazetar, profesion nga i cili, siç dhe pati thënë, nuk hoqi dorë asnjëherë.

ja se vdekjen nuk e sjell pleqëria, por harresa. Mësova kaq gjëra nga ju njerëz. Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majën e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret në “faqen e pjerrët”. Mësova se kur fëmija i porsalindur shtrëngon për herë të parë me pëllëmbën e tij të vogël gishtin e babait të tij që zgjatet, e robëron atë përgjithmonë. Mësova se njeriu ka të drejtë ta shohë tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të çohet. Janë kaq shumë gjëra që mësova prej jush, por me të vërtetë nuk do hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe, fatkeqësisht do jem i vdekur. Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon. Nëse do e dija që sot do ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të përqafoja fort, fort dhe do i lutesha Zotit që të bëhesha roja i shpirtit tënd. Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të thërrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera. Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të dëgjoja zërin tënd, do incizoja çdo fjalë tënden, që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri. Nëse do e dija që këto do ishin momentet e fundit që do të të shihja, do të të thoja “të dashuroj” dhe do supozoja, jo logjikisht, se e dije më parë. Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që t’i bëjmë gjërat siç duhet, por nqs bëjmë gabime, na mbetet vetëm e sotmja. Do doja të të thosha se sa shumë të dua dhe se kurrë s`do të të harroj. E nesërmja nuk është e sigurt për askënd si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj, mos prit më, bëje sot, sepse e nesërmja nuk vjen kurrë, sigurisht do pendohesh për ditën, kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe shumë i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre. Mbaj ata që dashuron pranë vetes, thuaji, duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroji, sillu mirë, gjeje kohën për ta, thuaji “më vjen keq”, “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë që di. Asnjeri nuk do të të mbajë mend për mendimet e tua të fshehta.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.04.2014

3

deklarata

Kryeprokurori: Do dëgjojmë qytetarët për korrupsionin Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha dje se të rinjtë kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. “Perceptimi i tyre për korrupsionin është real dhe i pandikuar. Është ai që duhet vlerësuar maksimalisht. Për prokurorinë shqiptare, qëndrimi i të rinjve është barometri kryesor për të vijuar me forcimin e luftës kundër korrupsionit”, - tha ai. Llalla shtoi më tej se në Shqipëri të gjithë janë të bindur për ekzistencën e korrupsionit, ndaj edhe duhen përvetësuar praktikat më të mira për ta luftuar atë. “Thelbi i këtij suksesi është pikërisht bashkëpunimi me qytetarët, të cilët e pësojnë nga veprimet korruptive. Për këtë arsye, Prokuroria shqiptare do vijojë të dëgjojë vetëm zërin e qytetarëve për të forcuar luftën kundër korrupsionit. Dhe qytetarët të flasin drejtpërdrejtë me institucionet. Ashtu si edhe këta të rinj sot që kanë dhënë kontributin e tyre modest bashkëpunues, pa pretenduar të marrin rolin e prokurorit, pa dhënë gjykime për punën e institucioneve. Por vetëm duke ofruar bashkëpunimin e tyre”, - tha kryeprokurori. Ai shtoi më tej se Shqipëria ka nevojë të forcojë shtetin ligjor dhe të ketë një platformë të qartë për luftën kundër korrupsionit.

Arvizu: Nuk është koha e Ali Pashës, t’ju vijë për të vjellë nga korrupsioni Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, apel pa dorashka shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit. “Hallka më e dobët në sektorin gjyqësor është vetë sistemi i gjykatave dhe gjykatësve. Shtrirja e informalitetit, shqetësues në Shqipëri” Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu iu drejtoi një apel “pa dorashka” shqiptarëve: “Duhet t’ju vijë të gjithëve për të vjellë nga historia e korrupsionit!”. I pranishëm në një ekspozitë për këtë çështje, ambasadori e cilësoi korrupsionin sfidën më të ngutshme të Shqipërisë dhe pengesën më të vështirë për integrimin në BE. “Kjo nuk është periudha e Ali Pashës, kur shkëmbimet bëheshin në këtë mënyrë nga njerëzit. Është koha për t’u futur në Bashkimin Europian; ju duhet të mendoni si vend, dhe si komb, dhe si njerëz, që po lëvizin drejt një periudhë moderne”, - tha dje Arvizu. Ai bëri më tej një analizë mes natyrës së shqiptarëve për të qenë bujarë dhe nevojës për ndryshimin e mentalitetit, jo vetëm nga politikanët, por edhe nga qytetarët e thjeshtë. “Korrupsioni shtrembëron drejtësinë, rrit kostot dhe rezulton në shpërndarje të pa-

Ceremonia Kam kaluar 8 nga 14 vitet e mia të fundit dhe ndjej keqardhje të thellë që po largohem nga Shqipëria për herë të dytë. Do vazhdoj të punoj me dhe për Shqipërinë edhe nga detyra ime në Ministrinë e Jashtme italiane. Dyert e Galerisë Kombëtare të Arteve ishin dje të hapura për të pritur miq, kolegë, politikanë, përfaqësues të trupave diplomatikë në Shqipëri, për t’i dhënë lamtumirën nga misioni i tij si Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi-t. “Kur largohesh nga një vend ku ke qenë i lumtur, ndjen dhembje. Unë po largohem për herë të dytë. Imagjinoni se ç’dhimbje ndjej”, - iu drejtua ambasadori Sequi të pranishmëve në ceremoni, duke shtuar se zgjedhja e mjediseve të Galerisë Kombëtare të Arteve nuk ishte rastësi, por dëshirë e tij për ta risjellë edhe një herë atmosferën e largimit nga Shqipëria si herën e parë, kur shërbeu për katër vite si zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës italiane në

drejtë të përfitimeve, shkurajon investimet e huaja, u ndërron drejtimin parave për qëllime publike, shkatërron besimin tek qeveria, sfidon demokracinë, vendos persona tërësisht të pakualifikuar në pozita pushteti dhe pasuron njerëzit që janë të pandershëm në kurriz të të ndershmëve dhe atyre që kanë integritet”, - tha ambasadori amerikan. Përkrah Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ambasadori vuri gishtin në plagë kur e cilësoi gjyqësorin si kryeproblemin në këtë drejtim. “Mendoj që nuk duhet të kemi iluzione. Njëri prej frenuesve themelorë në përparimin kundër korrupsionit është korrupsioni në sistemin gjyqësor. Dhe më dhemb ta them këtë, por pas tri vitesh përvojë këtu, është vlerësimi im dhe vlerësimi i Shteteve të Bashkuara, që hallka më e dobët në sektorin gjyqësor

“Kjo nuk është periudha e Ali Pashës, kur shkëmbimet bëheshin në këtë mënyrë nga njerëzit. Është koha për t’u futur në Bashkimin Europian; ju duhet të mendoni si vend, dhe si komb, dhe si njerëz, që po lëvizin drejt një periudhë moderne”

është vetë sistemi i gjykatave, gjykatësit”, - tha ambasadori amerik a n , du ke n da r ë m e g j it h at ë gjykatësit e ndershëm nga ata të korruptuar. Një tjetër problem i evidentuar nga diplomati amerikan është edhe ekonomia informale në vend. “Ajo që e gjeta me të vërtetë shqetësuese dhe mendoj që të gjithë ju duhet të shqetësoheni, është shtrirja e informalitetit që ekziston në Shqipëri, në sektorin ekonomik dhe të biznesit. Informaliteti. Dhe ndonjëherë vras mendjen: fjalët për faturë ose kupon, ose asete, a ekzistojnë ato madje në fjalorin shqiptar? Kaq shumë bëhet në mënyrë informale dhe kjo lëndon të gjithë vendin, e ky qëndrim, kjo sjellje duhet të ndryshojë. Dhe kjo nis me ju. Nuk janë vetëm politikanët, nuk janë vetëm gjykatësit e korruptuar, nuk janë vetëm policët në rrugë, jeni ju. Ju duhet të nisni të ndryshoni atë men-

talitet”, - shtoi më tej Arvizu. Ambasadori amerikan ka përgëzuar në fjalën e tij punën e qeverisë së re për të shkurajuar korrupsionin dhe shpresoi se kjo gjë do të vazhdojë. Arvizu ka ndarë me të pranishmit eksperiencën e tij 3-vjeçare në Shqipëri, ku njerëzit janë bujarë, por njëherazi të pamësuar me detyrimet e tyre. “Është një gjë të thuash ‘po e paguaj unë kafen’. Dhe është diçka tjetër të thuash: ‘E di, ju po shpenzoni shumë energji elektrike, por s’keni pse ta paguani, veçanërisht nëse votoni për partinë time” - shtoi ai. Vjedhja e energjisë elektrike, paaftësia e njerëzve përgjegjës për të mbledhur paratë për energjinë elektrike dhe kultura e mospagesës së detyrimeve, sipas Arvizusë duhet të ndryshojë. “Përse është kaq e vështirë? Nuk duhet të jetë kështu, nëse ndryshimi i mentalitetit nis me ju”,-përfundoi ambasadori.

Politika i jep lamtumirën ambasadorit Sequi Tiranë. “Doja që t’i kisha këtu miqtë e mi sot dhe për secilin prej tyre mund të tregoj nga një histori. Ju faleminderit që më keni mësuar ta njoh më mirë këtë vend dhe rëndësinë e rolit tim për shqiptarët”, - shtoi Sequi, ndërsa mes të pranishmëve ishin kryeministri Rama, ministrat Veliaj, Tahiri, Gjosha, Çuçka e Ben Blushi, por nuk mungonte edhe opozita e përfaqësuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, Majlinda Bregun, Aldo Bumçin, Tritan Shehun, Kastriot Islamin. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kryeprokurori Adriatik Llalla, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ambasadori italian Massimo Gaiani, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Cannon etj. “Një udhëtim kaq i gjatë në Shqipëri si ky që kam bërë unë, është mbi të

gjitha një udhëtim brenda vetes. Në këtë vend kam kaluar 8 nga 14 vitet e mia të fundit”, - tha Sequi, ndërsa shtoi se do ta vazhdojë punën me dhe për Shqipërinë edhe në detyrën e re si Shefi Kabineti në Ministrinë e Jashtme të

Italisë, duke e krahasuar ministren Federica Mogherini me shpirtin shqiptar: të gjallë, të ri e njëkohësisht të mençur. “Shqipëria është një vend ku të rinjtë, të gjallë e kuriozë, bëjnë gjithçka për të ecur përpara, për t’u përmirësu-

ar, sakrifikojnë për të studiuar. Jam krejt i bindur se Europa ka nevojë për një injeksion të një vitaliteti të tillë në radhët e saj”. Ambasadori e mbylli fjalën e tij të lamtumirës duke folur në gjuhën shqipe, ndërsa citoi shkrimtarin Ismail Kadare: “Europa është gjendja natyrore e shqiptarëve. E vetmja”, - përfundoi Sequi. Ettore Sequi ka shërbyer si konsull i Italisë në Teheran, ambasador i Italisë në Kabul dhe më pas si Përfaqësues Special i BE-së për Afganistanin dhe Pakistanin. Kjo ishte përvoja e dytë e tij në Shqipëri, pasi nga korriku i vitit 2000 deri në dhjetorin e vitit 2004 ka shërbyer si zëvendësshef i Misionit të Ambasadës italiane në Tiranë. Pas tri vitesh, ai e la dje zyrtarisht detyrën si Shef i Delegacionit të BE-së, për të marrë një pozicion kyç në Ministrinë e Jashtme italiane, atë të shefit të Kabinetit të kësaj ministrie.


4

në fokus Akuza, replika dhe ironi në Kuvend, por mungojnë provat dhe dokumentet për implikimin e Ushtrisë në trafik droge me avionë të vegjël

Avionë apo mushkonja? Përballja Rama-Berisha për trafikun e drogës PD përsërit akuzat për trafik droge me avionë në Gjadër, Divjakë dhe Gjirokastër, por ministrja Kodheli tha se ka zero prova se ushtria është e implikuar. Berisha: Aeroplanin gjejeni vetë, ju transportoni me të. Rama: Janë mushkonjat, që pickojnë si avionë të droguar opozitën Fejzi Braushi Akuzat e PD-së për implikimin e bazave ushtarake në trafik droge me avionë kanë dominuar debatin e djeshëm në Parlament. Opozita ka ngritur këtë shqetësim, duke ripërsëritur pyetjet drejt ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nëse ka dijeni mbi informacionet që tregojnë se baza të ushtrisë janë përdorur për trafik droge. Qeveria ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza dhe ka theksuar se nuk ka asnjë fakt që provon këtë pretendim. I pari që ka hapur këtë debat ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bëri të ditur se Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë dhe shërbimet e tjera ushtarake kanë informuar se në Gjadër kryhet trafik droge. Madje, ai nuk ka mbetur vetëm në këtë bazë, duke theksuar se avionë janë ulur edhe në Divjakë, si dhe në rrugën Tepelenë-Gjirokastër. Pretendime këto që fillimisht janë trajtuar si qesharake nga mazhoranca, ku kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke ironizuar këto akuza janë shprehur se opozita ngatërron avionët që spërkasin mushkonjat në Divjakë me avionë që transportojnë drogë. Por përtej notave të ironisë, kryeministri Rama ka theksuar se qeveria që ai drejton është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtyre akuzave. Nga ana tjetër, ministrja Kodheli ka hedhur poshtë çdo pretendim të përdorjes së infrastrukturës ushtarake për këto qëllime, ndërsa ka theksuar se opozita nuk ka asnjë provë që të vërtetojë akuzat e saj. Ndërsa paraardhësi i saj, Arben Imami ka deklaruar se ministrja Kodheli tha nuk ka prova, por nuk iu përgjigj pyetjes së opozitës nëse ka informacione që bëjnë me dije se baza ushtarake janë përdorur për trafik droge. Debatet në seancë Berisha: …Ju doni të mohoni drogën në aeroport, por nuk e mohoni dot. Fakti që ju nuk e lejoni ministren të paraqitet në komision për të ballafaquar dokumentet, tregon se krimi ka ndodhur. Është 100 për qind e sigurt se jeni autorë të këtij krimi makabër. Shqipërinë po e zhysni çdo ditë në krim dhe në trafiqe...

Meta: Zoti Berisha, të lutem çojini të gjitha sms-të në prokurori që ju vijnë, për të gjithë avionët dhe reaktivët që zbresin në Shqipëri, sepse Parlamenti nuk është zyrë prokurorie. Kodheli: …Në demokraci, barra e provës i takon atij që akuzon, jo atij që akuzohet. Ju thjesht akuzoni pa dhënë asnjë provë, pa thënë asnjë gjë më pak se FA është e përfshirë në trafikun e drogës. Ju zotërinj nuk keni asnjë provë. Nuk ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që FA janë të implikuara në veprime kriminale, për të cilat janë folur kaq shumë këtë javë. Nuk keni akuzuar vetëm FA, por gjithë këtë vend. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt… Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, ajo që dëgjoni ju nga këta qeveritarë me porosi të kryetarit të tyre, është një mashtrim i paskrupullt. Lidhur me çështjen e avionit dhe të trafikut të drogës në Gjadër, unë dua t’ju informoj ju me përgjegjësi të plotë se Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë dhe shërbimet e tjera ushtarake, sipas burimeve të pakundërshtueshme të Forcave të Armatosura, të cilët urrejnë mashtrimet dhe krimin që po i kaplon, kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush (Kodhelin) mbi gënjeshtrën. Braçe: Prova, prova… Berisha: Aaaa doni prova, aeroplanin shkoni gjejeni ju. Ju transportoni me të. Ky përbetim është i papërgjegjshëm, është përbetim i Edi Ramës, i cili ka filluar të gllabërojë pronat e ushtrisë në mënyrë të paimagjinueshme. Ju garantoj se këtu do vijnë dosjet tuaja, se këtu kemi problem tjetër, problemin e drogës që ka kaluar bazat e ushtrisë. Do ju faktojmë çfarë mohoni ju! Në qoftë se zonja është kaq e sigurt, le të pranojë të paraqitet në komision, ku asaj do t’i jepen të gjitha të dhënat dhe të provojmë se me çfarë papërgjegjshmërie i lejon vetes të mashtrojë këtu shqiptarë, le të pranojë të konfrontohet me dokumente të pakundërshtueshme dhe jo me deklaratë boshe. Meta: Zoti Braçe, se u mërzitët se ju përmendi Divjakën, por kam përshtypjen se ka ndodhur një keqkuptim shumë i madh,

Imami: Më 19 mars, në 7 të mëngjesit, një avion i bardhë që vjen e ulet shpeshherë pasi ka përshkuar aksin DivjakëTepelenë. Sepse është raportuar disa herë për fluturimin e tyre njësoj si në Kolumbi për transport droge. Po, kam informacion për këtë

sepse ka nisur një aksion i Ministrisë së Shëndetësisë prej kohësh për spërkatjen në Divjakë dhe prandaj ndoshta kanë vajtur ato sms-të, sepse spërkatja nuk bëhet në kohë me diell, por bëhet pak kështu, në kohë të errët… Rama: …Doktorit i shkojnë sms-të çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë, janë mushkonjat. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh. Dhe kështu që janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë vazhdimësisht opozitën sot dhe opozita me drogën që merr nga mushkonjat, vjen këtu e pickuar dhe përpiqet të pickojë opinionin publik. Meta: Jam i bindur Doktor që sms-të t’i dërgojnë socialistët e Divjakës, që pa dashje t’i krijojnë këto situata të paqena. Berisha: Ratë në kurth, sepse për gjëra të tilla serioze, instinkti më ka thënë dhe më thotë se duhet një superkujdesje. Mesazhi ka ardhur tre muaj përpara se ju të shqiptonit për herë të parë termin spërkatje për mushkonjat dhe tani doni të mbroheni me spërkatësit e Beqjes, kjo është qesharake dhe mesazhi është botuar, është hapur gazeta. Braçe: Ku i ke, ku janë botuar, apo në mendjen tënde? Berisha: Tre muaj përpara është hapur gazeta “Rilindja Demokratike”, ndaj dhe kësaj here kunupi nuk ju shpëton dot. Kunupi do t’ju hajë të gjithëve ju. Meta: Ky aksioni kundër mushkonjave duhet përshëndetur besoj, gjithsesi. Berisha: (i drejtohet Metës) Ai duhet të të kërkojë falje se po të mohon ato që the se spërkatja nuk ka filluar. Meta: Doktor, ne e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin përmes shakave. Imami: Më 19 mars, në 7 të mëngjesit, një avion i bardhë që vjen e ulet shpeshherë pasi ka përshkuar aksin Divjakë-Tepelenë. Sepse është raportuar disa herë për fluturimin e tyre njësoj si në Kolumbi për transport droge. Po, kam informacion për këtë Braçe: Z. Imami nxirri shkresat, një më një, rresht për rresht, fjali më fjali, t’ua lexojmë sy e faqe shqiptarëve. Divjaka nuk ka nevojë për drogë, mbjell aq shumë në bujqësi dhe ka plot fitim. Në Divjakë nuk ka asnjë fshat që të ketë një fushë ku mund të ulen avionët. Imami: Unë nuk citova një shkresë, por zoti deputet donte të thoshte që ka një shkresë. Në 19 mars në Gjadër ka shkuar policia, ka pyetur fshatarët, ushtarakët. Nuk mbulohet dielli me shoshë.

Trafiku, Kodheli: S’ka asnjë provë që FA të jenë të implikuara TIRANË Ministrja e Mbrojtjes, Mimi

Kodheli deklaroi dje në Kuvend se nuk ka asnjë provë të vetme dhe fakt që Forcat e Armatosura apo bazat e Ushtrisë shqiptare janë të implikuara në veprime kriminale. “Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt, zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si ministre e Mbrojtjes dhe si politikane, si përfaqësuese e popullit në këtë Kuvend, po jua përsëris qartë. Qysh prej gjysmës së shtatorit të vitit 2013 e deri më sot, gjatë gjithë kësaj kohe që kjo qeveri ka marrë këtë detyrë, nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të RSH-së që të ketë një të dhënë të

vetme të verifikuar, ku ka lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte dhe tymnaje, e gjithë kësaj patologjie opozitare lidhur me FA-në”, - tha Kodheli. Më tej ajo shtoi: “Nëse shqetësimi juaj buron, prej çka mund të ketë ndodhur përpara shtatorit të vitit 2013, pra në mars apo në shtator-tetor të një viti më përpara kur ju qeverisnit, kjo është një çështje tjetër, për të cilën mbase duhet të na japë përgjigje ndonjë organ hetimi, por jo unë, as Ministria e Mbrojtjes sot. Mund t’ju them gjithashtu se qysh prej shtatorit të vitit 2013 nuk ka asnjë shërbim partner që të ketë bërë me dije Ministri-

në e Mbrojtjes apo organet e specializuara të një prove të vetme, apo qoftë të një dyshimi për veprimtari ekstremisht kriminale, për të cilën ju keni një javë që drejtoni gishtin nga FA”. Kodheli theksoi se e gjithë kjo situatë e krijuar e ka një shpjegim, duke lëshuar një thumb edhe për Prokurorinë e Përgjithshme për reagimin e deritashëm. ”… Vala e ngritur me akuza gjatë javës së fundit ka lidhje me nevojën therëse që kanë qoftë paraardhësi im, qoftë paraardhësi i kryeministrit tim, për të penguar me çdo kusht dritën e ligjit mbi errësirën e paligjshmërisë shokuese të dosjeve

të shpërdorimit të detyrës sa herë që flasim për ushtrinë. Uroj shumë të mos e ketë zënë gjumi në këtë rast edhe Prokurorinë e Përgjithshme mbi këto dosje, sidomos në tri prej

tyre, që lidhen drejtpërdrejt me raportin që ka pasur dhe duhet të ketë, kur flitet për sigurinë kombëtare”,tha ajo. Kodheli kërkoi gjithashtu që kjo akuzë të hetohet në mënyrë të pavarur. “…Jo më kot e kam përsëritur me shkrim kërkesën time ndaj z. Llalla dhe dua ta përsëris edhe sot. Kjo akuzë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur, pavarësisht se s’ka asnjëlloj prove për të, sepse në këtë lloj të shpifur politike nuk mjafton të hetohet vetëm akuza, por duhet hetuar edhe pse është hapur kjo lojë, nëse të gjithë themi dhe duhet të themi që ishte një gënjeshtër…”, - shtoi ajo.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.04.2014

5

Akuzat, Meta: Politikanët t’i drejtohen Prokurorisë TIRANË Seanca e paradites së djeshme të Kuvendit u fokusua tek akuzat që opozita ka ngritur mbi mundësinë e përdorimit të infrastrukturës së Forcave të Armatosura për trafikun e lëndëve narkotike. Për këtë çështje folën jo pak deputetë të opozitës, ndërsa pati një reagim zyrtar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit deklaroi se nuk ka asnjë provë të vetme për akuzat e ngritura. Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi prej deputetëve që në rast se kanë fakte dhe pretendime, t’i drejtohen organit të akuzës. “Ne jemi vend anëtar i NATO-s. I ftoj të gjithë politikanët që të shkojnë në Prokurori për çështje të tilla”, - tha Meta. Ky i fundit reagoi edhe gjatë replikave që

Imami pati me qëndrimin që mbajti Kodheli. “Ju keni qenë ministër i Mbrojtjes katër vjet. Unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi të përgjegjshëm, të mos bëjmë zhurmë që dëmton interesat e vendit dhe kjo dëmton interesat e vendit. Mos harrojmë një fakt, që ministrja pas këtyre gjoja informacioneve i ka bërë kërkesë Prokurorisë të Përgjithshme të hetojë…Meta tha më tej se: nuk merremi me shkresat e sajuara të SHISH". Qeveria i ka bërë kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhe është detyrë e saj të hetojë dhe ne duhet të bashkëpunojmë”, - tha ai. Ndër-

sa kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se “Doktorit i shkojnë SMS-të çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh. Dhe kështu do mbarojë dhe historia e drogës dhe e bazës ushtarake dhe historia e avionëve që u bënë mushkonjë, dhe historia e pickimeve që pastaj vini këtu në Kuvend e pickoni opinionin publik”. Rama shprehu vullnetin e qeverisë për të nxitur hetimin lidhur me këtë akuzë, si dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e hetimit.

Dritan Hila:

Opozita sheh serialet e Eskobarit, asnjë dosje për trafik

“Tani e tutje do të dëgjoni gjithfarë mitomanësh për këtë histori. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në xhunglat e Kolumbisë”

Topi: Prokuroria dhe SHISH të mbajnë qëndrim TIRANË Në një takim të zhvilluar me strukturat e partisë në Fier, kryetari i FRD-së, Bamir Topi deklaroi se debatet e fundit politike që po zhvillohen në Kuvend nuk kanë asnjëlloj vlere. Në të njëjtën kohë, Topi iu referua edhe debatit të ditës që lidhet mbi pikëpyetjet e ngritura nga opozita nëse infrastruktura e Forcave të Armatosura po përdoret për transportimin e lëndëve narkotike. Në kushtet kur PD e PS vijojnë akuzat e ndërsjella, Topi ka kërkuar që SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme të mbajnë një qëndrim. “…Për ata që kanë drejtuar qeverinë dhe shtetin shqiptar, për institucionet shqiptare dhe aq më tepër që Shqipëria është një ndër 28 vendet anëtare të NATO-s, kjo është një gjëmë që po i bëjnë vendit tonë politikanët tanë, duke hedhur akuza të paprovuara…Në këtë situatë duhet të veprojnë menjëherë institucionet dhe Prokuroria. Nuk duhet të tolerohet askush para ligjit, qoftë edhe ish-pushtetarë, qe duhet të trajtohen para ligjit si qytetarë të zakonshem. Nuk arrij të kuptoj rolin e Shërbimit Informativ Shtetëror”, - tha Topi. Sipas tij, roli i SHISH-it lë shumë për të dëshiruar në këtë moment.

Zoti Hila, Partia Demokratike prej ditësh ka ngritur akuzën e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Si e cilësoni këtë denoncim dhe përse nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pati për disa ditë asnjë reagim zyrtar? Nuk është e vërtetë se Ministria e Mbrojtjes nuk reagoi për disa ditë. Është sajim. Në momentin e parë kur e lëshoi ish-ministri i Mbrojtjes, Imami në parlament, u mor si akuzë që kjo parti është mësuar t’i lëshojë pa u menduar. Ende, edhe sot, nuk ka asnjë provë, as edhe një të vetme që të vërtetojë uljen e avionëve. Lëre më që të vërtetojnë se transportonin drogë. Sepse edhe nëse një avion mund të ulet në aerodrom, duhet të vërtetohet që nëse merr drogë, e cila lloji është, nga kush e merr dhe ku e çon. Asgjë të tillë nuk kemi dëgjuar. Deputetë të PD, por edhe ish-kryeministri Berisha, pretendojnë se trafiku i drogës është bërë nga baza ajrore e Gjadrit, nga Divjaka dhe Gjirokastra. Përveç ditës së sotme që ju shkuat për inspektim në Gjadër, a ka bërë Ministria e Mbrojtjes verifikime të tjera më parë për këtë çështje dhe nëse po, cilat janë rezultatet e këtyre hetimeve? Unë kam qenë në Gjadër jo për inspektim, por për të ftuar median të njihet me pistën ku pretendohet se është bërë trafiku. Është komplet jashtë përdorimit. Pista primare është e pamirëmbajtur, e çarë dhe me gurë nëpër të, çka e bën të rrezikshme uljen e avionëve, pasi iu çahen gomat, dhe edhe nëse ulen me rrezik, e kanë të vështirë të çohen. Por është e pamundur të bëhet bazë e përhershme dhe të përdoret nga avionë që konsiderohen të distancave të gjata. Rreth e rrotull është rrethuar me kanale të mëdha, në mënyrë që të mos futen makinat për të bërë gara ilegale. Për më shumë, janë pranë qendrës së banuar. Po ashtu edhe pista sekondare, ose rezervë që quhet, është tashmë e okupuar nga shtëpi të ndërtuara së fundmi. Asnjë nga banorët e zonës nuk ka parë asgjë. Për të qenë i saktë, as Gjadri dhe asnjë bazë tjetër ajrore e ushtrisë nuk janë më operative, si për shkak të mungesës së mjeteve fluturuese, ashtu edhe të kushteve minimale, siç janë kullat e vrojtimit, radarët, ofiçinat, personelin, mirëmbajtës që kërkon një strukturë e tillë. Janë thjesht pika në të cilat janë magazinuar ish-mjetet

Zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila

e ushtrisë në pritje të shitjes së tyre për muzetë apo koleksionistët, ose të çohen për skrap. Divjaka nuk ka pistë ajrore. Është thjesht një tokë kripore që fillon nga BishtPorro e Vlorës e deri në Divjakë. Sa i takon Gjirokastrës, ish- aeroporti ndodhet pothuajse në qytet dhe është kthyer prej vitesh në djerrinë. Avionë që ulen në mes të Gjirokastrës e ngarkojnë e shkarkojnë drogë? Po aty mezi kalojnë traktorët! Ulen në mes të rrugës? Goxha fantazi kanë. Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami tha sot në Kuvend se në datën 19 mars, në orën 07:00 të mëngjesit në Gjadër, Divjakë dhe Gjirokastër ulen avionë për transport droge. A ka Ministria e Mbrojtjes dijeni për këtë apo dhe përfshirjen e ndonjë segmenti apo individi të ushtrisë në trafik droge? Imami e ka thënë këtë?! Po gjithë gjeneralët që komandojnë forcat tona, gjithë kolonelët janë emëruar me firmën e tij dhe të Nishanit. Drogaxhinj na ka lënë peshqesh? Më falni ironinë. Janë djem të shkëlqyer, si gjithë ushtarakët shqiptarë, dhe jo për meritë të Imamit. Si nuk i vjen zor që iu hedh baltë vetëm se do të shpërndajë tymnajë për të shmangur vëmendjen ndaj akuzave konkrete që ka për shpërdorim. Frikacak burrë! Por që të kthehemi tek akuza, le të jemi racionalë: Të thotë tipin e avionit, nga vinte avioni dhe ku shkonte, çfarë ngarkoi dhe nëse ishte drogë, e cilit tip. Por asgjë nga këto nuk dëgjuam. Është papërgjegjshmëri totale. Nëse do t’i dëgjonim nga një njeri i zakonshëm, do ta këshillonim të shkonte tek psikologu. Meqenëse e dëgjojmë nga një deputet, nuk do të thotë domosdoshmërisht të merret seriozisht. Mund t’i jepet deputetit e njëjta këshillë. E mbani mend personazhin e Dino Çiços së Kadaresë tek “Kronikë në Gur”? Është e njëjta situatë groteske. I ziu Dino, donte të bënte avionë! Opozita ka filluar e i sheh në qiell.

Pa kaluar kufijtë e informacioneve të klasifikuara, a ka Ministria e Mbrojtjes një dosje, një historik të ngjarjes, apo të dhënave për të cilat flet PD, por edhe deputeti i PS, Erion Braçe? Kujtoj se ish-kryeministri tha sot se informacionet e tij vijnë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë, ndërsa zoti Braçe foli për informacione të SHISH... Nuk ka një dosje të tillë. Nuk ekziston. Kodheli e sfidoi opozitën në parlament të nxirrte provat. Nga informacionet tona, ka dy dëshmitarë në kohë të ndryshme që pohojnë se kanë parë avionë të ulen në fund të pistës së Gjadrit. A janë verifikuar këto dëshmi dhe sa të besueshme janë? Ai që e tha, nuk e kishte parë vetë, por ia kishte thënë komshiu, komshiut ia kishte thënë kushëriri, ndërsa kushëririt ia kishte thënë një çoban nga Kukësi, që kishte dimëruar në bregdet dhe rrugës për në vendlindje ku do veronte, kishte fjetur një natë në fushën e Gjadrit dhe kullotur bagëtitë në barin rreth pistës. Nuk është për të qeshur. Tani e mbrapa do dëgjoni gjithfarë mitomanësh. Tash e mbrapa, gjithë zhurmat e avionëve të pasagjerëve që ulen e ngrihen në Rinas e fillojnë e humbasin kuotë që në Lezhë apo Fier, sipas origjinës nga vijnë, do të bëhen avionë droge. Përballë kësaj akuze të rëndë, keni zgjedhur rrugën institucionale, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm t’i verifikojë ato. Nga ana tjetër, Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar kërkesën e pakicës për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Mbrojtjes. A nuk ju duket se ky refuzim shton më tepër mjegullën dhe shton dyshimet se shmangia nga ballafaqimi fsheh diçka? Aspak. Komisioni i Sigurisë ka çështje më serioze për të shpenzuar paratë e taksapaguesve. Mazhoranca nuk ka pse bëhet pre e një opozite, e cila do të krijojë kauza nga hiçi. Le të përpiqemi të gjykojmë qoftë edhe me logjikën e një fëmije: Që një drogë të transportohet me avion, domethënë që vjen nga distanca të largëta, duhet të kalojë hapësirat ajrore të Turqisë, Greqisë e Bullgarisë (shtetet më të militarizuara të botës e me hapësira të superkontrolluara), të ishte ulur nuk dihet për çfarë dreq arsyesh në fushat e humbura të Gjadrit e Divjakës, dhe të kalonte hapësirën e Italisë, shtet që shpenzon 60 miliardë dollarë për mbrojtjen. Nëse opozita është elektrizuar nga serialet e Eskobarit që jepen natën vonë, Komisioni i Sigurisë e ka të qartë që është në mes të Europës dhe jo në xhunglat e Kolumbisë, që edhe në këtë rast, ka ndodhur para tridhjetë vjetësh.


6

ngjarje e ditës

Ditari

Gerti Pashja

Familja e Pashjes: Nuk prek armë me dorë, s’ka qenë në Siri Nëna dhe bashkëshortja e Gerti Pashjes, 30-vjeçarit të arrestuar pak ditë më parë, i akuzuar si i përfshirë në grupin e personave që rekrutonin dhe dërgonin persona në frontin e luftës së Sirisë, u la dje në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet. Gjykata verifikoi dhe konfirmoi masën e sigurisë të dhënë nga një gjyqtar tjetër një muaj më parë, kur prokuroria kishte kërkuar arrestin në mungesë për Pashjen dhe për 9 persona të tjerë. Gerti Pashja nuk ishte gjetur nga policia në banesë dhe menjëherë ishte shpallur në kërkim policor e më pas në kërkim ndërkombëtar. Ndërkaq, të afërmit e familjes së Gerti Pashjes thanë dje për “News 24” se përfaqësimi i Pashjes me avokat të caktuar nga shteti dhe mungesa në seancë e avokatit të zgjedhur nga familja ishin të qëllimshme. As familja dhe as avokati nuk ishin njoftuar për zhvillimin e

seancës së sotme, ku do të caktohej dhe masa e sigurisë. “Pse nuk ishte avokati që nëna e Gertit pajtoi që të ishte në procesin gjyqësor. Ne nuk donim që të kishte një avokat shtetëror, por donim që të kishim një avokat të marrë nga ana jonë. Për bashkëshortin tim nuk kanë asnjë fakt në lidhje me akuzën për rekrutime, ndërsa për drejtësinë shqiptare nuk di çfarë të them. Besim nuk kam”, - thotë gruaja e Pashjes. Ai është i dyshuar si njeriu që priste rekrutët në Siri përpara trajnimit të tyre për të hyrë në front. “Nuk mendoj kurrë që djali im ka bërë vepra të tilla. Djali im nuk e prek me dorë armën, sepse i atillë është. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë person që mund të thotë për Gertin, më ka rekrutuar, më ka çuar në Siri”,- shprehet nëna e të akuzuarit. Familjarët e Gerti Pashjes hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj tij,

ndërsa shprehen të sigurt se ai nuk ka qenë kurrë në Siri dhe nuk ka rekrutuar asnjë person për të luftuar atje. “Nëse ka një foto që Gerti është në Siri, le ta mbajnë. Edhe Avokati i Popullit ta shikojë me përparësi këtë çështje ndaj këtyre djemve”,shprehen të afërm dhe pjesëtarë të familjes së 30-vjeçarit Pashja. Gerti Pashja nga Cërriku u arrestua disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga Turqia. Në një intervistë pak javë më parë, Gerti Pashja tha se ndodhej në Turqi. Ai akuzoi policinë shqiptare për presion psikologjik, me qëllim që të pranonte se ishte pjesë e grupit që çon shqiptarë në Siri. 30-vjeçari pohoi se «në Siri ka xhihad», ashtu siç pohoi nga ana tjetër se ajo luftë nuk është fetare. Pashja tha se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e personave që janë arrestuar nga policia.

Gjyqtari i arrestuar: Paratë m’i kishte borxh avokatja e tregtares KLD autorizon hetimin e gjyqtarit të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku. I arrestuari mohon akuzat dhe pranon se paratë ia kishte borxh avokatja e kallëzueses. Prokuroria vazhdon hetimet Leonard Bakillari Tiranë Këshilli i Lartë i Drejtësisë autorizoi dje prokurorinë të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore ndaj gjyqtarit të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i arrestuar dy ditë më parë për korrupsion. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, KLD vendosi në unanimitet që prokuroria të vijojë hetimet për çështjen, çka do të thotë se brenda 24 orësh, gjyqtari i arrestuar duhet të përballet me seancën e masës së sigurisë që pritet të zhvillohet në Gjykatën e Korçës. KLD njoftoi se ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtarit të arrestuar, ndërsa pritet të nisë edhe një inspektim për punën e tij gjatë një periudhe 1-vjeçare. “Në vijim të mbledhjes së jashtëzakonshme, me unanimitet Këshilli vendosi pezullimin nga detyra të z. Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit

të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec”, - tha zyrtarisht KLD. E ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ishte mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, Prokuroria e Korçës ka marrë në pyetje gjyqtarin, i cili ka mohuar akuzën e korrupsionit. Përballë grupit hetimor, gjyqtari i arrestuar ka deklaruar se nuk ka kryer vepër penale, ndërsa marrjen e parave e ka argumentuar si një detyrim të pashlyer të avokates së kallëzueses ndaj tij. Gjyqtari Pojanaku ka sqaruar se ai dhe avokatja e shtetases B. R, kishin një marrëdhënie kontraktore për një ambient në pronësi të gjyqtarit, i cili ia kishte dhënë atë me qira avokates. Ai ka pretenduar se prej disa muajsh avokatja në fjalë nuk i kishte paguar qiranë dhe për këtë arsye i ka dërguar klienten e saj t’i jepte pagesën që vetë avokatja do të përfitonte nga përfaqësimi i çështjes së R. B në gjykatë. Por ky variant është pak i besueshëm për prokurorinë, pasi gjyqtari nuk ka vënë në dispozicion të akuzës asnjë kontratë për dhënien me qira të ambientit të pretenduar nga ana e tij. “Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që gjyqtari Dhimitër Pojanaku të ketë patur ndonjë marrëdhënie kontraktore të dokumentuar me avokaten K.SH , e cila përfaqësonte kallëzuesen në procesin gjyqësor që gjykohej nga i dyshuari”, - tha një burim i prokurorisë. Pavarësisht mungesës së kontratës, prokuroria mësohet se i ka bërë një kërkesë edhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilit i

Gjyqtari Dhimitër Pojanaku

Prokuroria tha se një pjesë të parave gjyqtari e kishte marrë disa ditë më parë, ndërsa bisedat e tij me kallëzuesen dhe avokaten janë përgjuar.

kërkon informacion nëse gjyqtari ka deklaruar si pronë të tijën ambientin e pretenduar si të dhënë me qira. Deri në pritje të përgjigjes nga ILDKP-ja, organi i akuzës do të kërkojë në gjykatë që gjyqtari 58-vjeçar Dhimitër Pojanaku të mbahet në paraburgim si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”. Ai u denoncua në fillim të këtij muaji nga shtetasja B. R, e cila pretendoi se gjyqtari i ka kërkuar shumën e 45 mijë lekëve për të hequr dorë nga gjykimi i një çështjeje

ku kallëzuesja ishte palë. Madje B. R ka deklaruar se gjyqtari i ka shkuar edhe në vendin e saj të punës, aty ku shet në tregun e Pogradecit, dhe sipas saj i ka thënë: “Të mbarova punë, silli lekët”. Gjyqtari i Gjykatës së Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u arrestua dy ditë më parë në një nga lokalet e qytetit, vetëm pak momente pasi kishte marrë shumën e 25 mijë lekëve nga kallëzuesja. Prokuroria tha se një pjesë të parave gjyqtari e kishte marrë disa ditë më parë, ndërsa bisedat e tij me kallëzuesen dhe avokaten janë përgjuar.

Pedofili Prrenjasi dënohet me 25 vjet burg Gjykata shpall fajtor Ardian Prrenjasin për historinë tronditëse të pedofilisë me 10-vjeçarin në Tiranë Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vjet burg shtetasin Ardian Prrenjasi, i akuzuar nga prokuroria si pedofil. 45-vjeçari u dënua me 25 vjet burg pa të drejtë lirimi me kusht, pasi rezultoi fajtor për ngjarjen e rëndë ku i dëmtuar është një 10-vjeçar nga kryeqyteti. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, provat tregojnë se Ardian Prrenjasi e ka kryer veprën penale me dashje, duke i rezervuar atij dënimin maksimal që parashikohet për këtë vepër penale. Ngjarja për të cilën akuzohet i pandehuri ka ndodhur në mars të vitit të shkuar në periferi të kryeqytetit, ndërsa zbulimi i tij u bë pas njoftimit të policisë nga kolegët e punës. “I pandehuri, në vitet 2012-2013 jetonte me qira në një banesë private në pronësi të shteta-

sit Lefter Muka, ndodhur në rrugën ‘Bujar Kaloshi’, ku bashkëjetonte me shtetasen Valbona Paçi. Ai ishte i punësuar si shofer pranë shoqërisë tregtare ‘Korsel’ sh.p.k, e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës për grumbullimin e mbeturinave të qytetit të Tiranës, për t’i dërguar në landfillin e Sharrës. Banesa e tij ndodhej pranë banesës së shtetasit A.C, i moshës dhjetë vjeç, me të cilin kishte njohje të mëparshme si banorë të lagjes”, thotë prokuroria. Sipas akuzës, në datën 16.03.2013, rreth orës 17:00 i dëmtuari A.C ka dalë të luajë në sheshin para banesës së tyre së bashku me shokët e tij. Në kohën që është larguar shoku i tij dhe ai ka mbetur vetëm, i pandehuri ka dalë tek porta dhe i ka kërkuar të dëmtuarit që të afrohej. Kur ai është afruar, i pandehuri ka hyrë në banesë dhe ai i ka thënë se nuk kishte para dhe të hynte brenda banesës që ta ndihmonte t’i shkruante një letër shitëses. “I dëmtuari i ka besuar dhe në kohën që ai ka

hyrë brenda në banesë, i pandehuri ka mbyllur derën me çelës. I dëmtuari ka filluar të qajë dhe të bërtasë, por i pandehuri ka fikur dritat dhe i ka thënë të pushonte, pasi do t’i fuste duart në fyt. Ai ka kryer marrëdhënie me të, pavarësisht faktit se i dëmtuari refuzonte. Fëmija i ka kërkuar gjatë natës që ta linte të shkonte tek prindërit, pasi ai i dëgjonte prindërit që e kërkonin, por ai i ka thënë se do ta vriste”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Ky fakt sipas prokurorisë është pranuar edhe nga i pandehuri, i cili ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Prokuroria thotë se 45-vjeçari është dënuar edhe më parë për këtë vepër penale, ndërsa së fundmi ishte dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “heq jes së paligjshme të lirisë ndaj një të mituri”. Ardian Prrenjasi ka qenë i dyshuar edhe për rrëmbimin e 13-vjeçarit Julian Çela, por për këtë akuzë prokuroria nuk ka mundur të sigurojë ende prova.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.04.2014

7

BQE merr nën mbikëqyrje bankat e huaja në Shqipëri Bankat e huaja dhe degët e tyre në vendin tonë do të mbikëqyrën edhe nga Banka Qendrore Europiane që nga nëntori i këtij viti, çka pritet të rrisë edhe më tej sigurinë në sistemin bankar shqiptar. Lajmi u bë i ditur dje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në kuadër të një bashkëpunimi të ri ndërmjet BSH dhe Bankës Qendrore Europiane. Ky bashkëpunim hap procesin e përafrimit me rregullat, procedurat dhe standardet e bankingut qendror në Bashkimin Europian. Projekti mbulon 13 fusha të ndryshme të bankingut qendror, të identifikuara nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore Europiane, në të cilat Banka e

Shqipërisë ka nevojë të përparojë për të arritur një nivel të krahasueshëm me atë të një banke qendrore në Bashkimin Europian. Këto fusha prekin të gjitha funksionet kryesore të Bankës së Shqipërisë, si: stabiliteti monetar dhe financiar, operacionet, infrastruktura financiare, transparenca, llogaridhënia dhe kapitali njerëzor. Për herë të parë në një projekt të tillë përfshihet edhe teknologjia e informacionit, gjë që reflekton impaktin që ka pasur evolucioni teknologjik i dekadave të fundit në sistemet operative të bankave qendrore. Projekti financohet nga Komisioni Europian, në kuadër të politikave mbështetëse ndaj

bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, Banka Qendrore Europiane ka filluar të marrë përsipër një rol të ri mbikëqyrës për rreth 130 banka sistemike në eurozonë, një pjesë e të cilave ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri apo në vendet e tjera të rajonit përmes degëve dhe filialeve. Ky rol, i cili pritet të bëhet funksional në terren prej muajit nëntor të këtij viti, do të ushtrohet në bashkëpunim me autoritetet mbikëqyrëse kombëtare dhe do të ketë implikime edhe për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, për shkak të pranisë së bankave me seli në eurozonë në sektorët tanë bankarë.

KLSH: Të rishikohen lejet e 202 objekteve të legalizuara në Durrës Pas një kontrolli në drejtorinë rajonale të ALUIZNI-t në Durrës, KLSH ka konstatuar se janë dhënë 202 leje legalizimi në kundërshtim flagrant me ligjin. Dëmi 560 mijë euro, shkojnë për ndjekje penale 5 zyrtarë Legalizimet e banesave informale dhe abuzimet me to janë shndërruar në “minierë ari” për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili në vijimësi ka denoncuar qindra objekte në të gjithë vendin, të cilat janë legalizuar në kundërshtim me ligjin. Dje KLSH-ja publikoi rezultatet e kontrollit të fundit, në të cilin u zbulua se Drejtoria Rajonale e Legalizimeve në Durrës dha lejen për 202 subjekte në zonat ku nuk lejohen ndërtime dhe ka kallëzuar penalisht 2 ish-drejtorë e 5 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t Durrës. Më parë në jug të vendit, KLSH-ja ka vërejtur edhe mbi 100 objekte të legalizuara në mënyrë të kundraligjshme në zonën e Sarandës dhe rreth saj. Lejet abuzive

Nga 202 ndërtimet informale të legalizuara në kundërshtim me ligjin, 22 ndërtime ishin bërë mbi monumentet arkeologjike në zonat arkeologjike “A” dhe “B” të Bashkisë Durrës, 157 ndërtime informale pranë vijës bregdetare në kundërshtim me Studimin Urbanistik të Zonës së Plazhit Durrës, 4 raste brenda brezit mbrojtës të hekurudhave dhe 19 objekte brenda ose pranë vijës së ndërtimit të strukturës së rrugës dhe kanaleve kullues. Pas verifikimeve, KLSH-ja ka kryer kallëzim penal në prokurorinë e Durrësit për ish-drejtorët e këtij institucioni, A.L. dhe E.J., si dhe për ishpërgjegjësit e sektorëve K.S., A.L, P.I., G.D. dhe F. Ç., për konsumim të elementëve të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” të bazuar në nenin 248 të

Kodit Penal. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit dhe abuzimit me detyrën, i kanë krijuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 72.5 milionë lekë dhe mungesë të të ardhurave për fondin e kompensimit monetar ndaj ish-pronarëve, në vlerë 6.2 milionë lekë. KLSH evidentoi shkelje, të meta e mangësi në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objektit informal (leje legalizimi), si dhe në shqyrtimin e miratimin e kërkesave për objektet informale. Të rishikohen

Pasi ka vërtetuar katrahurën me legalizimet jashtë kontrollit, KLSH-ja ka rekomanduar rishikimin e tyre. I është kërkuar Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që për objektet informale të pajisura me leje legalizimi dhe për ato që kanë lidhur kontratat, të fillojnë procedurat për rishikimin e lejeve të dhëna në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje të kontratës së punës” për dy ish-drejtuesit e ALUIZNI-t Durrës dhe pesë përgjegjësit dhe marrjen e masave të tjera disiplinore për tre nëpunës të tjerë të këtij institucioni e pesë nëpunës në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-t Tiranë.

Veliaj: Rritja e moshës së pensionit prek meshkujt në 2032 Mosha e pensionit për meshkujt nuk do të rritet deri në vitin 2032, ndërsa do të jenë femrat ato që do të preken më shpejt nga reforma. Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me studentët, gjenerata e të cilëve do të preket drejtpërsëdrejti nga skema e re. Reforma ne pensione është në proces hartimi dhe po diskutohet me grupet e interesit, ndërkohë që drafti final pritet të publikohet në fund të muajit prill. Reforma parashikon edhe heqjen e kufirit maksimal të pensioneve. Kështu, sa më shumë të kontribuosh, aq më shumë do të mund të përfitohet. Gjithashtu, është parashikuar edhe vendosja e një pensioni social për individët në nevojë që nuk kanë derdhur asnjëherë kontribute shoqërore. Megjithatë, të gjitha këto masa mbeten në letër dhe do të jenë objekt diskutimi me palët e interesit. Një nga risitë e kësaj skeme është lidhja e një pensioni social për të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën e pensionit, por gjatë viteve të punës nuk kanë paguar kontributet shoqërore. Qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta. Gjithashtu, duke parë shkallën e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë, është e rëndësishme që të krijohet një mundësi për mbështetje me anë të një pensioni social për të gjithë shtetasit që nuk kanë kontribuar fare ose për shtetasit pa të ardhura në moshën e pleqërisë. Sipas ministrit, skema e pensioneve ka nevojë të përmirësohet.

Falja e gjobave

Kuvend-Braçe: Kjo është amnistia e fundit Falja e gjobave elektorale nga Kuvendi duhet të jetë e fundit, sipas kryetarit të komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili e lëshoi këtë deklaratë dje gjatë diskutimeve në Kuvend. Braçe tha se projektligji ka trajtën e një amnistie të qartë. Por, theksoi ai, kjo duhet të jetë amnistia e fundit në terma fiskalë që mund të ndodhë. “S’mund të pranojmë të amnistojmë, veçanërisht detyrimet ligjore, për t’u paguar nga fatura apo kontratat. Nuk mund të vijojmë me fatura dyfishe e bilance dyfishe. Mungesa e kuponit tatimor grabit shtetin dhe qytetarin që paguan tatimi”, - tha Braçe. Sipas tij, secili nga qytetarët dhe sipërmarrësit duhet ta dijë se vlera e tatimeve dhe taksave të paguara nga çdo transaksion duhet të paguhet dhe nuk do të falet më. Braçe hodhi poshtë edhe akuzat e opozitës për përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend. Ai theksoi se e vetmja periudhë me rritje ekonomike negative ishte tremujori kur Berisha vendosi t’i bëjë ‘gropën’ ekonomisë së vendit, pikërisht tremujori i tretë ku nuk u arkëtuan 230 milionë dollarë të ardhura qëllimisht. “Tremujori i katërt dhe ky tremujor që u mbyll, - theksoi Braçe, - janë në një trend pozitiv”. “Treguesit janë për pozitivitet dhe çdo shqiptar apo sipërmarrës që ka tkurrur veprimtarinë e tij duke dëgjuar deklaratat e opozitës, i përcjell mesazhin se ekonomia e ka kaluar momentin e vështirë dhe është në trend rritjeje. Është momenti më i mirë për çdo qytetar dhe sipërmarrës për të shpenzuar, për të investuar dhe përfituar nga të mirat që ekonomia kombëtare dhe rritja ekonomike tashmë po e bën evidente”, - tha Braçe.


8

18.04.2014

Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

e diel E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë MAPO MADAME

30 lekë

PLUS

DY SHTETE NJË ÇATI

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

E përmuajshme

300 lekë

dossier

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.04.2014

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Zdravko Çoliç në Tiranë dhe shijet e shqiptarëve © Të drejtat autoriale a herë ndodh kjo “hapja” kozmopolite e tiranasve ndaj muzikës serbe, del në pah konflikti në mes të Tiranës dhe Prishtinës, konflikti socio-kulturor i dy vendeve që tanimë historinë moderne e kanë të ndryshme nga njëra-tjetra, po aq sa e kanë të ngjashme kosovarët me serbët dhe shqiptarët e Shqipërisë me rusët e Bashkimit Sovjetik. Në jetën e bukur të mundshme dhe përplot me kënaqësi të, le të themi viteve tetëdhjetë, në ish-Jugosllavi, ka pasur njëlloj identifikimi të shqiptarëve kosovarë me “star-ët” e këtij shteti. Ndër “star-ët” më të shkëlqyeshëm ka qenë Zdravko Çoliç, imazhi i tij artistik dhe këngët kanë qenë të lehta, të bukura dhe të pranueshme; ka pasur këngë si “Pusti, pusti modu” (Lëre, lëre modën) që injoronin tërësisht rrymat politike të këtij vendi. Në rrugë të Prishtinës së këtyre viteve ke mundur të shihje shqiptarë me flokë të rregulluara, me rroba dhe me të folur e mimikë të këtij këngëtari. Ka pasur dhe shumë “star-ë” të tjerë që prej Kroacisë e deri te Maqedonia (sot e njohur si ish-republikë e Jugosllavisë). Zdravko Çoliç ka qenë i njohur si “srcelomac” (në anglishte heartbreaker, ose në shqip zemërthyes, sigurisht i atyre të femrave). Shqiptarë të zhytur në mirëqenien jugosllave të kombeve dhe kombësive të ish-Jugosllavisë ndiqnin të gjitha bëmat e tij dhe sigurisht thyenin zemrat e vashave shqiptare (dhe serbe) në stilin e këtij “star-i”. Shpërthimi i asaj që e kemi pësuar të gjithë kosovarët që prej fundit të viteve tetëdhjetë, kishte shkëputur “marrëdhënien” shqiptaro – çoliçiane dhe shumë të rinj të formësuar përmes identifikimit me Zdravko Çoliçin kishin mbetur të mashtruar, të tradhtuar dhe të dyshimtë në universin e ri kosovar, atë të pas 1999-ës. Po ashtu shenjë identifikimi e të rinjve ka qenë dhe bendi “Bjelo Dugme”, me Goran Bregoviçin. Dhe të dy këta së voni kanë rifilluar lidhjen me shqiptarët, megjithëse këtë herë me ata në Shqipëri. Goran Bregoviç aq më shumë mban çelësin (simbolik ) të dhuruar të vetë Tiranës. Dhe sa herë ndodh kjo “hapja” kozmopolite e tiranasve ndaj muzikës serbe, del në pah konflikti në mes të Tiranës dhe Prishtinës, konflikti socio-kulturor i dy vendeve që tanimë historinë moderne e kanë të ndryshme nga njëra-tjetra, po aq sa e kanë të ngjashme kosovarët me serbët (mendo-

S

koment Ballsor Hoxha

hen këtu zhvillimet kulturore) dhe shqiptarët e Shqipërisë me rusët e Bashkimit Sovjetik. Muzika e bukur është universale, është strukturë harmonike që flet me të brendshmen tonë dhe vetëm me fjalët e shtuara ajo del në sipërfaqe me përkatësi nacionale dhe etnike. Ta marrim si shembull një këngëtar tjetër-Genën. Imazhi, mimika, muzika (pra harmonia tingullore) dhe semiotika (e brendshmja) e teksteve të tij, si dhe struktura e teksteve të tij (mënyra si e rrëfen, kryesisht, vuajtjen e tij për ndonjë të dashur) janë qind për qind greke, ndryshon nga greqishtja vetëm kuptimi sipërfaqësor gjuhësor në këngët e tij. Dhe ky këngëtar është një prej më të popullarizuarve në Kosovë. Për kosovarët kjo është njëlloj muzike tërësisht ekzotike dhe në të njëjtën kohë i flet “vuajtjes” kosovare. Por, ja një shembull tjetër paksa më i komplikuar: kënga “Të ka lali shpirt” (nëse nuk e kam gabuar titullin). Besoj se shumë kosovarëve dhe shqiptarëve në përgjithësi, në dëgjimet e para kjo këngë u ka shkaktuar problem në të kuptuarit e tekstit. Problemi duke qenë se intonacioni fonetik, mënyra si këndohet, mënyra si shprehet refreni (dhe tërë teksti) është joshqiptare, është tërësisht intonacion i tjetër gjuhe. Apo kënga: “E kuq ja” nga Ardian Gaxha dhe vogëlushi. Tërë skema, struktura dhe shprehja muzikore e këtij vogëlushi është turke. Nuk ka të bëjë asgjë me shqipen. Tërë i kënduari i tij është këngëtim turk. Dhe nuk dua të tingëlloj këtu nacionalist, ose racist. Këta shembuj të mësipërm nuk ceken si diçka për t’u urrejtur ose ndaluar, janë këtu për të trajtuar diçka tjetër. Derisa punoja me një antropolog kiliano-belg na kishte rastisur ta dëgjonim Sabri Fejzullahun, dhe ta shihnim në televizion. Dhe i njohuri im kishte bërë një pyetje krejt të çuditshme derisa e shikonim Fejzullahun: pse ky këngëtar iranian po këndonte në televizionet kosovare. I ofenduar i kisha treguar se ishte këngëtari shqiptar më modern i Kosovës. Por me njohjen e tij shkencore antropologjike dhe përvojën disavjeçare të të jetuarit në Iran, ai kishte dëshmuar se tërë imazhi i tij dhe muzi-

ka ishin kombinim i qindpërqindtë i pop muzikës, ose muzikës moderne iraniane. Ta marrim një shembull më të guximshëm: Adelina Ismaili është tërësisht identike, në simbolikën dhe veprimin e saj me, le të themi Ceca Razhnjatoviçin e Arkanit. Sigurisht, Ismaili ka të tjera bindje, shumë shpesh nacionaliste shqiptare, ka muzikë origjinale dhe skenografi gjithashtu origjinale. Por shikuar në strukturë, p.sh. duke krahasuar atë që ajo simbolizon, në një zhveshje nga trendët, dukjet sipërfaqësore, ajo ka të njëjtin status dhe simbolikë sociale dhe kulturore me këngëtaren serbe të lartcekur. Ka shumë të rinj që kanë filluar të shprehin, thonë, fjalë shqipe me theks amerikan. Apo kombinim të germëzimit shqip me atë amerikan, duke krijuar fjalë të reja. Tërë kjo duke qenë nën ndikim të Hip-Hop-it. Dhe për më shumë është huajtur tërë struktura qeniesuese (p.sh. të qenët i përvujtun nga sistemi, i ndjekur nga sistemi, konsumues i narkotikëve, të trajtuarit e femrës siç është trajtuar femra afroamerikane në shekujt e skllavërisë, të besuarit në revolen personale) e afroamerikanit si mënyrë jetese e kosovarit shqiptar (por jo vetëm këtij sigurisht, është trend global). Muzika e arrirë ka efekt shndërrimi të vetëdijes së njeriut, dëgjuesit, së paku për kohën e dëgjimit të saj. Ajo e shënjon dëgjuesin, krijon efekt, duke e transformuar atë në një person të ndryshëm prej momentit të dëgjimit të saj. Dua të them muzika nuk ka kufij fizikë, është shënjim që shkrin këta kufij. Dhe të gjithë ata që e dëgjojnë ndoshta nuk duhet marrë si “normal”. Dhe ndoshta shqiptarët e Shqipërisë nuk janë “normalë”, derisa e dëgjojnë Zdravko Çoliçin në koncert, janë të shkrirë kufijve që kryesisht krijohen nga vuajtja. Ndoshta ajo që harrojmë në konfliktin socio-kulturor me Tiranën është izolimi pesëdhjetëvjeçar i tyre, në krahasim me lirinë tonë pesëdhjetëvjeçare. Sipas Rugovës, refuzimi estetik (si arritje e lartësuar kulturore) është i mundshëm vetëm pasi të kesh provuar (pranuar se ekziston) atë që e refuzon. Është një proces i tërë, së pari vjen pranimi dhe vetëm pastaj vjen refuzimi. Dhe ndoshta problemi është te kosovarët që nuk lejojnë muzikën të shkrijë muret e krijuara nga vuajtja, ose tanimë kanë arritur të dinë të refuzojnë. Por ajo që përkryhet në të jetuarit emocional, mënyra si e trajtojmë një popull të tërë (atë të Shqipërisë), është ironia, djalli i modernizmit. @Gazetajnk.com

Skadencë

Posta e redaksisë

Historia ka mbaruar, Basha është i pari i PD Nga emigrant

M

jafton përfundimi i shkrimit të autores Qosja me verifikimin e figurës së kryetarit aktual të PD, duke u nisur nga “kostumi holandez”, për të kuptuar se ajo i përmbahet jo analizave të mirëfillta politike, por gjuhës së thashethemeve e perceptimeve subjektive. Pas rrebeshit mund të dalin shumë ‘qose’ për të dhënë mend se kush duhet të jetë i pari në PD, por tashmë kjo histori ka mbaruar dhe, në opinionin e përgjithshëm të elektoratit, jo vetëm të djathtë, por edhe të majtë, kishte vite që emri i Bashës qarkullonte si lideri i ardhshëm i PD. Sado që në zgjedhjen e liderit të ri të PD, nga nxitimi për të zgjedhur një lider të ri pas dorëheqjes së Berishës pati edhe ndonjë anomali procedurale, është e padiskutueshme që z. Basha si një politikan i ri me formim evropian (jo nga kostumi, sic e përgojon Qosja, por nga formimi intelektual e qytetar), është politikani e qeveritari më i suksesshëm i djathtë. Do të mjaftonte fakti se pas Berishës, është Basha politikani më i sulmuar nga i gjithë spektri i majtë, që nga “rilindasi” Rama e deri tek enveristët më agresivë, për ta vlerësuar këtë politikan. Dihet se një politikë e korruptuar e një partie e ardhur nga Partia e Punës, gjithë bateritë e saj të luftës propagandistike e sulmeve agresive i ka bërë kundër figurave më të afta e më të spikatura të Partisë Demokratike. Nuk kam dëgjuar në propagandat socialiste që të sulmohet ndonjë Qose apo ndonjë emër tjetër i PD, siç është sulmuar Berisha apo Basha. E kanë bërë këtë socialistët nga dashuria e madhe që kanë për këta të dy për t’i “përmirësuar” me kritikat e tyre, apo se tek ata shihnin kundërshtarët më të aftë të cilëve ua kishin “frikën”? Është e vërtetë se Partia Demokratike është vonuar në riorganizimin e saj pas humbjes zgjedhore. Por nëse dikush ka dëshirën e sinqertë për të ndihmuar që kjo parti të ringrihet e të fuqizohet, analizën ta bëjë jo me qëndrime subjektive e me tendencë përçarjen e saj. Partia Demokratike pas humbjes, po përballet me një qëndrim agresiv të qeverisë aktuale socialiste që ka kaluar në shkelje të rënda të kushtetutshmërisë dhe një sulmi frontal si gjueti shtrigash ndaj gjithë ish-mazhorancës dhe administratës shtetërore. Ishte e pamundur që në një situatë të tillë tepër të ngarkuar dhe me qëndrime të diktuara nga një mazhorancë e pamoralshme, që ristrukturimi i PD me kryetarin e ri të bëhej në një kohë të shkurtër. Në këto kushte, cilido që merr të analizojë këtë situatë në mënyrë realiste, duhet që të mbështesë politikën e liderit të ri e jo të hedhë gurë mbi të vetëm me motive egoiste të qejfmbetjeve personale apo të grupazheve. Derisa këmbora e drejtimit të PD-së i është dhënë z. Basha për ta tundur, lëreni që ta tundë deri në mandatin e ri të zgjedhjeve. Nëse ai nuk do të jetë i aftë për ta forcuar këtë parti për ta çuar në fitore në zgjedhjet e ardhshme, sigurisht që do të bëjë atë që bëri Berisha, do të japë dorëheqjen dhe mandej e djathta mund të zgjedhë një lider të ri me modelin që i pëlqen Qoses. *Koment mbi shkrimin ‘Për një PD, e cila Demokratike nuk duket të jetë më’.


op-ed

2

Kulturë / ‘Hera e parë’ e Anbeta Toromanit dhe Kledi Kadiut në Teatrin e Operas

Ripozicionimi kushtetues i Presidentit J

o pa arsye, konstitucionalistët ndajnë opinionin e përbashkët se ndërhyrjet kushtetuese duhet të jenë sa më të mirëpeshuara, të konsultuara mes ekspertëve dhe të aprovuar nëpërmjet një konsensusi sa më të gjerë politik dhe nëse është e mundur, edhe publik. Njëkohësisht, sugjerohet që çdo ndërhyrje e pjesshme duhet të shikohet në raport me aspekte të tjerë kushtetuese, pasi ka rrezik të japë krisje në pjesë të tjera të saj dhe ajo që është më e rëndësishme mund të strukturojë raporte të paqarta ndërmjet tri pushteteve, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor duke vendosur në rrezik funksionalitetin normal të republikës parlamentare. Sulmi shumëdrejtimesh që po kryet nga mazhoranca aktuale ndaj Presidentit mund të lexohet edhe si një krisje që ka pësuar Kushtetuta nga ndryshimet e pjesshme të 2008. Më konkretisht, ndryshimi i zgjedhjes së Presidentit jo më me konsensus në pesë raunde por vetëm në tri raundet e para dhe në rast se nuk sigurohet ky konsensus, në dy raundet e fundit të votohet me shumicë të thjeshtë. Për kohën, kjo formulë u legjitimua me arsyetimin që për sa kohë konsensusi nuk është kthyer në zakon, zgjedhja me shumicë të thjeshtë mënjanon zgjedhjet e parakohshme, kështu që shmanget një ngërç politik. Mirëpo, po t’i referohesh Kushtetutës së vitit 1998, konstitucionalistët jo rastësisht kanë parashikuar formulën konsensuale për zgjedhjen e Presidentit, pasi ky institucion ka një rol të rëndësishëm në garantizmin e institucioneve të pavarura. Nëpërmjet kompetencave të dhëna kreut të këtij institucioni është gjykuar që ai, qoftë në rastet e dekretimeve të krerëve të institucioneve të pavarura, apo të pëlqimit në rastin e propozimeve që vijnë nga parlamenti, të reflektojë vullnetin e shumicës që e ka zgjedhur. Pra, në njëfarë mënyre të reflektojnë vullnetin e shumicës parlamentare. Mirëpo, ndryshimi i formulës së zgjedhjes së Presidentit nga konsensuale në shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit, rriti probabilitetin që Presidenti të manifestojë vullnetin e shumicës së thjeshtë duke rritur frikën tek opozita se ky institucion nuk mund të shërbejë si garantizëm për institucionet e tjera të pavarura për sa kohë përfaqëson vullnetin e shumicës së thjeshtë. Pra, jemi përballë një paradoksi, në mungesë të kulturës së konsensusit ndryshojmë formulën e zgjedhjes së Presidentit pa ndryshuar kompetencat me justifikimin e shmangies së një ngërçi të mundshëm institucio-

koment

Roland Lami

Sigurisht, për sa kohë që nuk kemi një shqetësim të shprehur nga konstitucionalistë që e njohin shumë mirë Kushtetutën në lidhje me këto projektligje që propozon mazhoranca, dhe kur nuk kemi ende një vendim nga Gjykata Kushtetuese, shqetësimi i këtushëm mbetet thjesht një opinion. Uroj që të jetë i vërtetë ky variant dhe jo varianti tjetër që institucioni i Presidentit është vënë në rrezik dhe efektet e cenimit të këtij institucioni shtrihen si në sistemin e drejtësisë, mbrojtjen dhe pavarësinë e institucioneve të tjera të pavarura. nal, por në krahun tjetër kemi krijuar mundësitë për një President jo konsensual ndërkohë që Kushtetuta i njeh të drejtën që nëpërmjet dekretimeve dhe dhënies së pëlqimit të shërbejë si një lloj garantizmi për institucionet e pavarura. E thënë ndryshe, de jure Presidenti pavarësisht formulës sesi zgjidhet, ka hapësirën ligjore të mjaftueshme për të qëndruar mbi palët pasi nuk janë ndryshuar kompetencat, ndërsa de fakto një ish-ministër i zgjedhur nga mazhoranca e djeshme ka mjaftueshëm arsye që nëpërmjet ushtrimit të kompetencave të mos shërbejë si garantizëm i shprehjes së vullnetit të shumicës, por vetëm të pakicës, ose të paragjykohet për çdo akt vetëm nga fakti se është zgjedhur me votat e një krahu politik. Në këto kushte, mazhoranca aktuale ndodhet para dy alternativave. Njëra është të paragjykojë çdo akt apo vendim të Presidentit në çdo rast, kur gjykon se nuk i shkon përshtat politikisht, me argumentin se ai nuk është mbi palët por i njëanshëm. Një taktikë që prodhon konflikt mes ekzekutivit dhe Presidencës, bllokon në disa raste

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

procesin e emërimeve në institucione të pavarura, por të paktën nuk rrezikon që ekzekutivi të marrë kompetencat e Presidentit. Alternativa tjetër është të ndërhyhet në ligje të caktuara për t’i marrë kompetencat Presidentit dhe t’ia kalojnë ato mazhorancës. Kjo shmang konfliktin mes Presidentit dhe mazhorancës, zhbllokon situatën në rast mosdakordësie, por rrezikon pavarësinë e institucioneve dhe vë në pikëpyetje vetë republikën. Në fakt, lëvizjet e fundit të mazhorancës krijojnë idenë se prirja shkon nga varianti i dytë sesa ai i parë. Zëvendësimi i kryeinspektorit të ILDKP si fakt i kryer duke anashkaluar kompetencat e Presidentit, projektligji për autoritetet ushtarake si tentativë për ta zhvlerësuar Presidentin në rolin e komandantit të Përgjithshëm, projektligji i Ministrisë së Drejtësisë “Për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, ku Presidenti dhe ministri i Drejtësisë të mos jenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit pasi janë autoritete politike. Të tilla lëvizje faktojnë pikërisht këtë prirje. Mirëpo pyetjet që ngrihen në këtë rast janë: A është e mundur që nëpërmjet ndryshimit të një ligji të thjeshtë apo të cilësuar me 84 vota të preken kompetencat e Presidentit kur fryma e Kushtetutës i përcakton atij një rol të posaçëm, si në sistemin e drejtësisë ashtu dhe në ushtri? A ka probabilitet të lartë që të tilla ligje, nëse miratohen, të bien në kundërshtim me frymën e Kushtetutës për sa kohë fryma e saj i jep një pozicion të caktuar Presidentit të Republikës? A ka probabilitet të lartë të ndodhë ajo që duke ndryshuar disa ligje, të cilat garantojnë ushtrimin e disa kompetencave të Presidentit, të ndryshojë statusi i Presidentit në Republikën Parlamentare? Sigurisht, për sa kohë që nuk kemi një shqetësim të shprehur nga konstitucionalistë që e njohin shumë mirë Kushtetutën në lidhje me këto projektligje që propozon mazhoranca, dhe kur nuk kemi ende një vendim nga Gjykata Kushtetuese, shqetësimi i këtushëm mbetet thjesht një opinion. Uroj që të jetë i vërtetë ky variant dhe jo varianti tjetër që institucioni i Presidentit është vënë në rrezik dhe efektet e cenimit të këtij institucioni shtrihen si në sistemin e drejtësisë, mbrojtjen dhe pavarësinë e institucioneve të tjera të pavarura. Nëse është kështu, mos ndoshta ka ardhur momenti të rishohim formulën e zgjedhjes së Presidentit ose të përshtatim kompetencat e tij me profilin e ri që ka marrë në kushtet kur ai zgjidhet me shumicë të thjeshtë?

18.04.2014

Universitet / Paul Gauci, leksion për aftësitë menaxhuese në UET

11 Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s’punon. - George Carlin

Dyshimet për avionët e drogës, dhe kush e ka barrën e provës… koment

Alfred Lela

Nëse shqyrton datat kur Ben Blushi politikan vendos të bëhet Ben Blushi autor, vëren se përkojnë me muaj impasi politik të tij. Dmth ai shkruan kundër harresës. Sa herë që kryetari i partisë së tij, Rama, përpiqet ta çojë drejt saj. Edhe ‘Hëna e Shqipërisë’ një tekst i tillë është: një libër nga ekzili politik.

V

irtuoziteti nuk provon asgjë. Ai është një hamendësim, një projektim i botës apo njerëzve siç etika, morali apo fetë pëlqejnë, apo duan të mishërojnë në ne, por jo një fakt i kryer dhe i përkryer. Kaq sa për të thënë se një trafik i supozuar droge, pjesë e hallkave të të cilit janë, me gjasë, edhe segmente të ushtrisë shqiptare, absolutisht nuk mund të ndodhë, sepse nuk e lejon virtuoziteti. Për arsye se Forcat e Armatosura janë një pjesë e shëndoshë e trupit të Republikës, apo se ushtria jonë është anëtare e NATO-s. Të gjitha këto mund të jenë të vërteta, si integriteti ashtu dhe virtuoziteti, dhe sërish supozimi se trafik është bërë me mjete apo facilitete të ushtrisë shqiptare mund të bëhet e kryera e thjeshtë e diçkaje që në fakt ka ndodhur. Pretendimi për të kundërtën ngrihet mbi një paradoks: atë se dyshimi apo akuza e trafikut i faturohet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dhe indirekt njollos edhe NATOn si organizëm umbrellë. Jo. Individë që marrin pjesë në një akt, lehtësojnë shtrirjen dhe kryerjen e tij, mund të jenë pjesë e një strukture, por jo vetë dhe jo krejtësisht ajo. Pra, në parim ekziston mundësia që individë apo segmente të ushtrisë të jenë të përfshira në aferën që po denoncon opozita shqiptare në parlament. Nëse për këtë më vonë dëshmojnë provat, do të ishim përballë një luhatjeje, por jo para fundit të botës. Edhe zyra më të ‘shenjta’, ose të paktën të tilla që mbahen si mishërim i virtuozitetit, Shtëpia e Bardhë për shembull, kanë në cv-në e tyre blana kundravajtjesh serioze, që kanë çuar në dorëheq je presidentësh, ose thjesht erotike, që për pak sa nuk kanë prodhuar impeachment. Bëhet fjalë për rastet Watergate ku qe përfshirë Presidenti Nixon dhe Lewinsky scandal me Presidentin Clinton. Thënë këto nuk ke thënë asgjë, megjithatë. Pse? Sepse nevoja për barrën e provës e shtrin hijen e saj të rëndë mbi të gjithë argumentin duke kërkuar shpagimin që don e vërteta kur dyshimi e zapton terrenin. Pra, pa shkuar te prova apo mungesa e saj, mund të merremi, qoftë edhe për argëtim intelektual, (ajme!), me shenjat, apo indiciet, siç u pëlqen të vikasin parlatorëve të ekranit. Shenja e parë është investimi zyrtar i opozitës shqiptare në denoncimin e kësaj afere (të supozuar). Ish-ministri i Mbrojtjes, Imami, ish-kryeministri Berisha dhe shefi i PD, Basha nuk kanë mënuar në pozicionimin e qartë dhe të përsëritur si turbina të këtij dyshimi. Që për ta mund të jetë ndërkohë provë. Ky qëndrim i opozitës jashtë dhe brenda parlamentit ka prodhuar edhe shenjën e dytë, që është në fakt edhe më e forta e më seriozja, hedhjen poshtë nga Komisioni i Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë, pra nga shumica, të kërkesës së opozitës për interpelancë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Një mazhorancë e madhe, e sigurt në numra, nuk ka pse ndihet e pasigurt para një minorance si kjo e sotmja, aq më pak e tillë nëse nuk ka asgjë për të fshehur e nga asgjë për t’u trembur. Një lloj droje mazhorancës mund t’i lexohet dhe kuptohet pas fiaskos së fundit të seancës dëgjimore në Komisionin hetimor me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe smsgate-it që pasoi, por ndoshta ky mund të qe një rast ku me argumente të forta të fitohej një betejë e re për të harruar plagët e së vjetrës. Pavarësisht shenjave që mund të avullojnë një pjesë të dyshimeve dhe mund t’u përgjigjen disa pse-ve, prova si fakt dhe fakti si lehtësim publik duhen pritur dhe duhen dhënë. Barra e kësaj u rëndon të dyja palëve, si mazhorancës ashtu dhe opozitës. Pa një provë apo kundërprovë e gjitha do të shënohet në kalendarin e ngjarjeve si ‘më shumë zhurmë për asgjë’, apo ‘politikë shqiptare si zakonisht’.


12 leksion i hapur

universitet

Lektori me përvojë 25-vjeçare në fushën e menaxhimit të lidershipit, mban një leksion të hapur për cilësitë që diferencojnë një menaxher të suksesshëm dhe diferencën mes tij dhe liderit në një punë skuadre

Paul Gauci, leksion për aftësitë menaxhuese me studentët e UET

U

niversiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave organizuan një leksion të hapur me trajnuesin e njohur të Menaxhimit të Lidershipit, Dr. Paul Gauci. Leksioni u fokusua në mjetet dhe teknikat për menaxhimin e ekipit. Studentët pjesëmarrës mësuan se si të nxjerrin më të mirën nga individët, pjesë e ekipeve të tyre, përmes komunikimit, angazhimit dhe trajnimit. Udhëheqja e ekipit duke u dhënë drejtimin e duhur është thelbësore në menaxhim dhe siguron që ata janë të aftë të zhvillojnë dhe performojnë më të mirën e aftësive të tyre. Disa nga aftësitë thelbësore për të qenë drejtues të mirë ekipesh janë: menaxhimi i efektshëm i performancës së ekipit, duke reaguar ndaj përpjekjeve të tyre në mënyrën e duhur dhe në mënyrë konstruktive; adoptimi i stilit të lidershipit për të

arritur rezultate nga çdo pjesëtar i ekipit; si edhe komunikimi i efektshëm në çfarëdo situate. “Menaxhimi dhe lidershipi nuk janë e njëjta gjë. Diferenca mes tyre duhet kuptuar dhe aplikimi i drejtë i këtyre dy aftësive përcakton karakteristikat e udhëheqësve të suksesshëm. Për të arritur suksesin në ekip është shumë e rëndësishme të përcaktohet roli juaj si lider, si edhe pikat e forta dhe të dobëta të secilit pjesëtar. E rëndësishme është të kuptojmë se cili është stili i preferuar i lidershipit dhe mësimi i teknikave përkatëse për të adoptuar stilin në përputhje me situatat konkrete. Vendosja e një strukture eficiente dhe ndjekja e kësaj strukture në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar delegimin efektiv të detyrave është thelbësore, po aq sa edhe kuptimi i motivimit”, - thotë Dr. Gauci. “Komunikimi është kyçi i suksesit, vazhdon Dr. Gauci. - Për këtë

BIO

Dr. Paul Gauci është një lektor dhe trajnues në fushën e menaxhimit me 25 vjet eksperiencë në ofrimin e trajnimeve ndaj organizatave të ndryshme në nivel ndërkombëtar. Ai ka drejtuar Qendrën e Trajnimeve të Bankës së Valetës për 13 vjet dhe gjatë viteve 2000-2006 ka shërbyer si Drejtor i Komitetit të Trajnimeve dhe Zhvillimit të Rrjetit Mesdhetar të Bankave, duke zhvilluar aktivitetin në të gjitha vendet e Mesdheut. Që prej 1994 është lektor në Universitetin e Maltës për lëndët Sjellje Organizative, Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Lidershipi në Organizatë. Ai është edhe lektor në Maastricht School of Management në Holandë.

duhet të përdoren mjetet e duhura të komunikimit, si edhe strategjia përkatëse për çdo segment. Mes anëtarëve të ekipit duhet të ketë besim reciprok.” Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja, lektore e lëndës së Menaxhimit Total të Cilësisë, u shpreh se trajnimi ishte mjaft i dobishëm për studentët e ciklit Bachelor në UET, por edhe më shumë për ata që ndjekin studimet master. “Studentët e masterit janë ata që e pasurojnë edhe më shumë procesin e mësimdhënies në auditor, duke sjellë edhe eksperiencat e veta nga vendet e tyre të punës. Leksioni ishte interaktiv, ku u përdorën shumë elemente tërheqëse duke përfshirë edhe videon. Ky aktivitet do të ndiqet edhe nga të tjerë, që do të përfshijnë edhe më shumë studentët e ciklit master në jetën studentore”, tha Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja. Ishte një studente e Masterit

Shkencor, Junida Katroshi, e cila inicioi sjelljen e Dr. Gaucit në auditorin e UET. Junida punon në Sekretariatin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, shoqatë e cila shpesh sjell lektorë të huaj për të trajnuar personelin e sistemit bankar në Shqipëri. Duke e parë shumë të vlefshme atë që Dr. Gauci solli në trajnimet e tij, ajo shfrytëzoi mundësinë për ta ndarë eksperiencën edhe me kolegët e saj të studimeve master në UET. “Dr. Gauci solli një modul ndryshe për studentët e UET-it. Kryefjalë e trajnimit të sotëm ishte interaktiviteti dhe shfrytëzimi i lojës dhe elementeve vizuale për të marrë më të mirën e koncepteve shumë të nevojshme për një menaxher të suksesshëm”, - u shpreh zonja Katroshi, e cila shtoi se ndarja e eksperiencave personale mes studentëve të masterit në UET ishte një pjesë shumë e rëndësishme e proceseve akademike në auditorët e këtij Universiteti.

Hip-hopisti Diddy, “Honoris Causa” nga Universiteti Howard

E

ka lënë universitetin në mes për të ndjekur karrierën e tij si muzikant dhe më shumë sesa 15 vjet më vonë, ai universitet do i japë çmimin më të lartë të nderit. Raperi i njohur amerikan, Diddy do të mbajë një fjalim dhe do të marrë një “Honoris Causa” në ish-shkollën e tij, në Universitetin Howard pas afërsisht dy javësh në muajin maj. Me t’u mësuar lajmi i çmimit për një nga figurat e muzikës Hip-Hop, ai ka shprehur kënaqësinë maksimale. Të martën, University Howard deklaroi që Sean Diddy Corg do të mbajë një fjalim këtë vit në ceremoninë e diplomimit dhe do të marrë çmimin “Honoris Causa” për shkencat humane. Gjithashtu do të nderohen me këtë çmim në këtë ceremoni edhe pesë figura të tjera të njohura, përfshirë prezantuesin në CNN, Wolf Blitzer dhe drejtoreshën

e kompanisë “PepsiCo Indra”, K. Nooyi. Diddy, i cili e ka ndjekur Howard në fund të dekadës 1980 dhe më pas e ka lënë për të ndjekur karrierën në muzikë, u gëzua aq shumë nga ky fakt sa e hodhi menjëherë lajmin në Instagram. “Për herë të parë jam realisht pa fjalë”, ka shkruar ai. “Nuk kam si ta përshkruaj sesi ndihem tani që mësova lajmin që HowardU do më dhuronte një ‘Honoris Causa’ dhe do më ftonte për të mbajtur fjalimin kyç në ceremoninë e diplomimit në 10 maj. HowardU, po kthehem në strehën time! Faleminderit WFrederickMD, Bordit të Howard University dhe gjithë studentëve të Howard University”. Sigurisht, kishte kritika që dolën në sipërfaqe në Twitter dhe thoshin që këngëtari Diddy ishte i papër-

shtatshëm për një çmim të tillë, duke qenë që ai as nuk kishte marrë diplomë. Por mesa duket, këto kritika kanë qenë pak para gjithë arritjeve të Combs në pothuaj 20 vitet e fundit. “Në zgjedhjen e individëve që do marrin çmimet ‘Honoris Causa’, Howard University vazhdon traditën e identifikimit të liderëve, puna e të cilëve ka kontribuar qartë në fushat e tyre dhe në botë”, - ka deklaruar presidenti i këtyre kohëve, Howard, A.I. Frederick. “Ne jemi të nderuar që z. Combs do mbajë fjalim. Ai është ulur në ato banka ku janë ulur studentët tanë, ka ecur në kopsht dhe si për shumë studentë të tjerë, shpirti i tij sipërmarrës ka shpërthyer në Howard. Ne e dimë që ai do të frymëzojë kursin tonë që të punojë më fort dhe të përpiqet për të arritur më të mirën”.

“Nuk kam si ta përshkruaj sesi ndihem tani që mësova lajmin që HowardU do më dhuronte një ‘Honoris Causa’ dhe do më ftonte për të mbajtur fjalimin kyç në ceremoninë e diplomimit"


Kulturë

Balet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

18.04.2014

13

Spektakli, i ideuar nga Kadiu e Toromani, nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, do të bashkojë në skenë balerinët shqiptarë ndër më të famshmit në botë.

‘Hera e parë’ e Anbeta Toromanit dhe Kledi Kadiut në Teatrin e Operas Nëntë balerinë shqiptarë të njohur në skena të ndryshme të Europës, do bëhen bashkë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në një spektakël, ku neoklasikja dhe modernia gërshetohen me folklorin

Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë

Akademikët kërkojnë njohjen e Trashëgimisë së Përkujtimit Akademikët janë bërë bashkë për të përcjellë një mesazh mbështetës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore; nuk kish ndodhur më parë, por ja që ka një herë të parë edhe për ta. Sot në “Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve arkeologjike”, Akademia e Shkencave përcjell mesazhin e saj mbështetës për ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e vlerave të monumenteve të kulturës për individin, shoqërinë dhe vendin. Tema e zgjedhur prej tyre është “Trashëgimia e Përkujtimit”. “Kjo zgjedhje e temës frymëzohet pjesërisht nga qindvjeçari i përvjetorit të fillimit të Luftës I Botërore 1914-1918. “Trashëgimia e përkujtimit” merr forma të ndryshme shfaqjeje si tek: mbishkrime të skalitura, mauzoleume me arkitekturë të veçantë ose vepra të skulpturës monumentale, elemente më modeste që reflektojnë tradita specifike lokale apo peizazhe me dedikime si varreza apo kopshte memoriale. Kjo trashëgimi përfshin edhe elemente që u është dhënë vlerë përkujtimore; për shembull, rrënoja ose trashëgimi industriale e shoqëruar me pllaka dedikimi, ose sheshe publike, toponimia e të cilave përkujton një ngjarje historike ose një figurë historike. “Trashëgimia e Përkujtimit” ka një domethënie shumë të madhe për ne, pasi në vitet e Luftës I Botërore shumë monumente u dëmtuan dhe u grabitën. Në vitin 1916, ushtarakët shqiptarë Kamber Bënja, Abaz Taushani dhe Bexhet Manastirliu sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur objektet arkeologjike të Parkut të Apolonisë, duke u quajtur nga populli “Dëshmorët e Monumenteve”. Siç dihet, monumentet, vendet historike dhe mjedisi kulturor janë bartësit e kujtesës dhe të një pjese të përvojës njerëzore. Për këtë arsye, Karta e ICOMOS-sit «Për interpretimin dhe prezantimin e siteve të trashëgimisë kulturore

materiale» çmon ndër të tjera se:..elementet e trashëgimisë kulturore shpirtërore të një monumenti kulture si traditat etnografike, historitë gojore rreth tij, muzika, vallet, teatri, literatura, artet pamore, veshjet vendore dhe dijebërja e gatimeve tradicionale duhet të konsiderohen në interpretimin e vlerave të këtij monumenti ose siti!”- shkruhet në mesazhin që përcillet përmes Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun. Kështu, Akademia e Shkencave bëhet pjesë e institucioneve që e përkrahin rëndësinë e kësaj dite dhe evidentimin e kësaj trashëgimie specifike, pasi monumentet dhe sitet, përmes vërtetësisë, integritetit dhe formës së paraqitjes, kontribuojnë për përkujtimin dhe transmetimin e vlerave që përfshijnë historinë tonë. Sipas tyre, tema e këtij viti është një mundësi më shumë që edhe legjislacioni ynë i trashëgimisë kulturore të jetë më i hapur për përfshirjen në tipologjitë e monumenteve të mbrojtura nga shteti edhe të kategorive të mësipërme.

Ata të gjithë e nisën karrierën e tyre në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe u larguan nga ajo skenë në kohë të vështira për Shqipërinë, kohë kur shqetësimi kryesor ishte mbijetesa. Ishin të rinj dhe ajo që dinin me siguri ishte se nuk do mbijetonin dot pa pasionin për baletin. Anbeta Toromani, Kledi Kadiu, Gentian Doda, Erion Kruja, Brigel Gjoka, Hektor Budlla, Leart Duraku, Rezart Stafa, Dorian Grori, rikthehen në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë më 5 maj, ashtu si dikur, kur për të gjithë ishte “hera e parë”. Kështu titullohet dhe spektakli që i risjell ata në Tiranë, bashkë me miqtë e tyre Claudia Vecchi, Beatriz Uhalte Cisneros dhe Alessandro Macario. “Duam të vëmë bashkë eksperiencat tona, tregon Anbeta Toromani në dokumentarin e realizuar me këtë rast nga balerini dhe koreografi Altin Kaftira. “Vijmë nga vende të ndryshme të Europës, por njëkohësisht vijmë të gjithë nga një vend i vetëm, Shqipëria. Ndaj duam që të paktën një herë të mblidhemi të gjithë bashkë”. Ashtu si Anbeta mendon dhe balerini Kledi Kadiu, i cili bën dhe një premtim. “Balerinët shqiptarë që kanë bërë emër në skenat e botës janë më shumë se ç’jemi mbledhur sot këtu. Na vjen keq që nuk jemi të gjithë këtu, por kjo është vetëm hera e parë…”. Drejtuesi artistik i spektaklit është Gentian Doda. Ai shpjegon se çfarë do të interpretojë grupi i balerinëve shqiptarë në “Herën e parë” në Teatrin e Operas. “Nga ana artistike është e vështirë që të mbledhësh eksperiencat në rryma të ndryshme të baletit të të gjithëve ne në një spektakël të vetëm. Për t’i dhënë formën e një shfaqjeje u munduam të mos shpërndaheshim në shumë rryma të ndryshme, por të sillnim pjesët tona që shkojnë nga fusha neoklasike te më modernia, duke u mbështetur në atë që kemi të përbashkët të gjithë ne, folklorin tonë. Nuk pretendojmë të bëjmë folklor, por frymëzohemi prej tij dhe e gërshetojmë atë me kulturën europiane që kemi marrë këto vitet e fundit. Në këtë mënyrë spektakli ynë bëhet i veçantë, origjinal”. Për Hektor Budllën, kjo mbrëmje me miq e kolegë prej shumë vitesh larg njëri-tjetrit, në mes të Romës është një eksperiencë e veçantë. “Më duket si një darkë shqiptare, si një dolli që derdhet pas vitesh”. Balerini Leart Duraku ka lënë për disa kohë Trupën e Baletit në Montekarlo për t’iu bashkuar këtij projekti. “Edhe pse prej vitesh larg, kemi rrënjët të futura thellë, shumë thellë në Shqipëri”, - thotë ai. Për balerinin e “The Forsythe Company”, Brigel Gjoka, kjo është eksperienca më e bukur që mund të bënin. “Pikërisht një spektakël, ku të ndajmë me njëri-tjetrin eksperiencën e fituar vitet

e fundit kur kemi qenë larg”. Rezart Stafa dhe Dorian Grori vijnë nga kompania “Cosi Stefanescu”. “Edhe pse shkolla jonë nxjerr balerinë klasikë, ne sonte bëjmë balet krejt ndryshe, gjë që do të thotë se jemi integruar më së miri në vendet ku jetojmë. Por jemi të gjithë shqiptarë”, - thotë Stafa. “Në këtë spektakël edhe muzika ka një rëndësi të veçantë për ne. Ka edhe melodi shqiptare, gjë që na emocionon përtej baletit. Kujtojmë traditat tona dhe kjo është një gjë shumë e bukur”, - shton Grori. Anbeta e Kledi janë nismëtarët e spektaklit “Hera e parë” në Teatrin e Operës dhe Baletit. Spektakli, i ideuar nga Kadiu e Toromani, nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, do të bashkojë në skenë balerinët shqiptarë ndër më të famshmit në botë. “U bënë më se 20 vjet që balerinët e brezit tonë janë shpërndarë nëpër botë, e prej kohësh e mendonim me Kledin të mblidheshim të gjithë bashkë në një spektakël dedikuar vendit tonë, ku të gjithë ne hodhëm hapat e parë”, tregonte Anbeta Toromani për “Shqiptari i Italisë”, duke uruar për të gjithë balerinët që të ketë edhe një herë të dytë, të tretë, të katërt. “Dëshira e pasioni nuk mungojnë, e kur janë këto, gjithçka mund të arrihet”, - thotë ajo. “Hera e parë” që mbledh bashkë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë balerinët shqiptarë më të njohur në botë, mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën italiane në Shqipëri e Institutin italian të Kulturës, si edhe Delegacionin e BE-së në Tiranë.

Teatër

Kukullat e publikut të vogël “Kukullat” titullohet shfaqja më e re për publikun e vogël në Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit), premiera e së cilës do të jetë këtë të shtunë, më 19 prill. Kjo përrallë e përshtatur në balet, është një shfaqje gazmore ku interpretojnë fëmijët e vegjël të grupit “Spektër”, në të cilën me libretin, regjinë dhe koreografinë ka punuar artisti i njohur, Llaqi Nako. Përralla bën fjalë për Anën, një vajzë të vogël, e cila gjithë ditën e kalon me gjyshen e saj. Ajo i pëlqen shumë kukullat dhe gjithë ditën luan me to, ndërsa gjyshja është një plakë e shkathët dhe gazmore, e cila merret me punë e gatime. Një ditë Ana i kërkon gjyshes kukulla të vërteta që kërcejnë dhe këndojnë. Po si ia bën gjyshja?!... “Është një vepër në

të cilën kam punuar gjatë me fëmijët e vegjël të grupit ‘Spektër’. Është një përrallë e përshtatur në balet, që mendoj se spektatori i vogël do ta dojë shumë. E kush nuk i do kukullat, ndaj dhe ne vendosëm që kësaj here të sjellim në skenë kukulla të vërteta”, - shpjegon koreografi Llaqi Nako. Sipas tij, kjo vepër është mjaft e përshtatshme për fëmijët për vetë tematikën por edhe mesazhin që ajo përcjell. Krahas trajtimit të marrëdhënieve gjyshe dhe mbesë, tregohet se premtimet e dhëna duhen mbajtur. Gjithashtu dhe përshtatja dhe socializimi i fëmijëve me njëri-tjetrin. “Kukullat” është e shoqëruar me muzikë nga Minkus, Çajkovski etj. Skenografia është punuar nga Hysni Loka dhe kostumografia nga Ina Elezi.


14 18.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (Loti 1)”. Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që

shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: arë dhe truall.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 61 239 472 (gjashtëdhjetë e një milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Emer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Atesi

Banka RAIFFEISEN Banka RAIFFEISEN OSMAN I SHPRESA R SHPRESA R PETRIT H ROLAND P I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR AGIM

12 MEHDI

Mbiemer

Z.K

Nr.Pas

Nomeklatura

483/5 483/7 483/8 483/2/1 483/2 483/3 562/8

LOCKA

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

484/3 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

K-34-100-(44-A-B)

TOPCIU SHKALLA SHKALLA CAUSHI ZIU

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

32 33 35 36 37 39 40 41 42 44 45 46

GANI;HAXHI M ISMAIL A ADEM XH REFIK I KUJTIM M I PAIDENTIFIKUAR OSMAN I TEFIK A OSMAN M SHTET I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 1604 1604 1604

528/3 528/9 528/10 528/1 542/16 734/1/10 734/1/9 524/4 367/1 512/23

SHALQIZI SHALQIZI SHALQIZI TOPCIU SHIMA TOPCIU QEFALIA SHALORI

Sip.Are (m2) 86 48 325 406 2001 1091 716 2170 266 213

Sip.Truall (m2) Cmimi

407

500.3

448 448 4371 448 448 448 448 448 448 448 448 4371

Vlera

Shenime

38,528 21,504 1,778,997 145,600 181,888 896,448 488,768 320,768 972,160 119,168 95,424

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

1621 712 1959 778 1274 1458 2595 4010 99 1509 3999 1728

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

726,208 318,976 877,632 348,544 570,752 653,184 1,162,560 1,796,480 44,352 676,032 1,791,552 774,144

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar


10 I PAIDENTIFIKUAR 11 AGIM

LOCKA

2529 484/3 2529 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

12 MEHDI

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

Njoftime/reklama

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

32 33 35 36 37 39 40 1 41 2 42 3 44 4 45 5 46 6 48 7 49 8 50 9 52 10 53 11 54 55 59 12 61 62 63 13 65 14 15 19 66 20 67 22 23 24 68 26 69 27 70 28 71 29 72 31 73 74 32 75 33 76 35 77 36 78 37 79 39 80 40 81 41 82 42 83 44 84 45 85 46 86 48 87 49 88 50 89 52 90 53 91 54 92 55 93 59 94 61 95 62 96 97 63 98 65 99 100 101 66 102 67 103 104 68 105 69 70 71 72 73 74

GANI;HAXHI M SHALQIZI ISMAIL A SHALQIZI ADEM XH SHALQIZI REFIK I TOPCIU KUJTIM M SHIMA IEmer PAIDENTIFIKUAR Atesi Mbiemer OSMAN I TOPCIU Banka RAIFFEISEN TEFIK A QEFALIA Banka RAIFFEISEN OSMAN M SHALORI OSMAN I TOPCIU SHTET R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR H CAUSHI IPETRIT PAIDENTIFIKUAR ROLAND P ZIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I10 PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR AGIM LOCKA I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI MEHDI TUFA NASHO P PJETRI HASAN L BRANKA HASAN L BRANKA RAKIP SELIM BATHORJA YLLI S XHAFERI SHTET SHKELQIM D FUSHA B/PRONARE BATHORJA 10 MAJLINDA YNER LLESHI TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET SHTET ITRASHEG. PAIDENTIFIKUAR ABDULLA LUNDRA SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR O SHKALLA IDURIM PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR IBRAHIM H TOPCIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR GANI;HAXHI M SHALQIZI I PAIDENTIFIKUAR ISMAIL SHALQIZI XHEMAL A AGA ADEM XH SHALQIZI SHTET REFIK I TOPCIU SHTET KUJTIM M SHIMA DAUT AGA I PAIDENTIFIKUAR PETRIT AGA OSMAN I TOPCIU SHTET A QEFALIA ITEFIK PAIDENTIFIKUAR OSMAN SHALORI XHEVDET M XH AGA SHTET HAXHI AGA ISHTET PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR RAMAZAN M SHEHI ISHTET PAIDENTIFIKUAR IMALIQ PAIDENTIFIKUAR SH SHEHI I PAIDENTIFIKUAR 10 BASHKE PRONAR I PAIDENTIFIKUAR ISHKELQIM PAIDENTIFIKUAR D FUSHA I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI SHTET NASHO "ITT INVEST"Psh.p.k PJETRI HASAN "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA HASAN "ITT INVEST"Ssh.p.k XHAFERI YLLI "ITT INVEST" sh.p.k I PAIDENTIFIKUAR SHTET MAJLINDA YNER LLESHI MYFTAR R FUSHA SHTET VELI SH FUSHA CAJE R ALLA TRASHEG. ABDULLA LUNDRA RIZA FUSHA I PAIDENTIFIKUAR TOTALI I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

K-34-100-(44-A-B)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

266 213

448 448 500.3

4371

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

119,168 I Pakonfirmuar 95,424 Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

18.04.2014 755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

15

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

2529 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 Konfirmuar nga ZVRPP Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi 2529 528/9 K-34-100-(44-A) 712 448 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 2529 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Konfirmuar nga ZVRPP 2529 2529 2529 Z.K 2529 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604

528/1 542/16 734/1/10 Nr.Pas 734/1/9 483/5 524/4 483/7 367/1 483/8 512/23 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-B) 778 448 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-B) 1274 448 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1458 Sip.Truall (m2) Cmimi448 Vlera 653,184 IShenime Pakonfirmuar Nomeklatura Sip.Are (m2) K-34-100-(44-A) 2595 448 1,162,560 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 86 38,528 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 K-34-100-(44-A) 48 21,504 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 K-34-100-(44-A) 407 4371 1,778,997 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 Konfirmuar nga ZVRPP 325 145,600 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 448 1,791,552 Pakonfirmuar 406 181,888 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 448 774,144 Pakonfirmuar 2001 448 896,448 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1091 448 488,768 nga ZVRPP 480 215,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 716 448 320,768 I Pakonfirmuar 3017 1,351,616 K-34-100-(44-A) 2170 448 972,160 1873 839,104 I Pakonfirmuar 484/3 K-34-100-(44-A) 266 448 119,168 Pakonfirmuar 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 972,160 IKonfirmuar nga ZVRPP 482/6 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar 213 95,424 IKonfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 448 1,984,640 I Pakonfirmuar te pronesise nga ZVRPP 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar 482/9 K-34-100-(44-A) 500.3 4371 2,186,811 (ipakonfirmuar) 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 540/24 K-34-100-(44-A-B) 2753 448 1,233,344 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 Konfirmuar nga ZVRPP 482/7 K-34-100-(44-A) 1686 448 755,328 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 535/13 K-34-100-(44-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/2/13 K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-B) 1765 448 790,720 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 404/27 877 448 392,896 540/2/15 K-34-100-(44-A) 1640 448 734,720 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 448 986,944 Konfirmuar Konfirmuar nga nga ZVRPP ZVRPP 540/8 K-34-100-(44-B) 451 448 202,048 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 540/9 K-34-100-(44-B) 704 448 315,392 Konfirmuar pronesise nga ZVRPP 540/17 K-34-100-(44-A) 1135 448 508,480 Pakonfirmuar 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 I(ipakonfirmuar) 448 500,416 Konfirmuar nga ZVRPP 540/10 K-34-100-(44-B) 1117 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 540/12 K-34-100-(44-B) 415 448 185,920 Konfirmuar nga ZVRPP 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar 540/14 K-34-100-(44-B) 1149 448 514,752 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 1917 858,816 I Pakonfirmuar ZVRPP 540/15 K-34-100-(44-B) 1142 448 511,616 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 730 327,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/5 K-34-100-(44-B) 2299 448 1,029,952 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 247 110,656 I Pakonfirmuar ZVRPP K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 407 182,336 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/9 712 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 448 2,621,696 404/7 K-34-100-(44-A) 5852 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 877,632 Konfirmuar nga ZVRPP 303/5 K-34-100-(29-C) 861 448 385,728 528/1 K-34-100-(44-B) 778 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP 303/6 K-34-100-(29-C) 1985 448 889,280 542/16 K-34-100-(44-B) 1274 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP 303/18 K-34-100-(29-C) 1713 448 767,424 734/1/10 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 1458 653,184 Konfirmuar I Pakonfirmuar 303/19 228 448 102,144 nga ZVRPP 734/1/9 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 2595 1,162,560 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/19 2892 448 1,295,616 nga ZVRPP 524/4 K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 nga ZVRPP 1558 697,984 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/24 K-34-100-(44-A) 367/1 K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 Konfirmuar nga ZVRPP 679/9 K-34-100-(29-C) 401 179,648 512/23 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 232/4 K-34-100-(29-A) 457 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 1,791,552 I Pakonfirmuar 232/3 K-34-100-(29-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 774,144 Konfirmuar I Pakonfirmuar 232/2 K-34-100-(29-A) 1086 448 486,528 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar 232/1 K-34-100-(29-A) 1534 448 687,232 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 480 448 215,040 I Pakonfirmuar 243/2 K-34-100-(29-A) 390 174,720 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3017 448 1,351,616 Pakonfirmuar 243/1 K-34-100-(29-A) 681 305,088 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1873 448 839,104 I Pakonfirmuar 1088 487,424 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 448 972,160 Konfirmuar nga ZVRPP 154/8 K-34-100-(44-A) 2314 1,036,672 I Pakonfirmuar 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 I Pakonfirmuar 154/14 2360 1,057,280 Konfirmuar nga ZVRPP 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 1,984,640 1071 448 479,808 I Pakonfirmuar 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar nga ZVRPP 154/11 K-34-100-(29-A) 5222 2,339,456 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 154/14 K-34-100-(29-A) 118 52,864 Konfirmuar nga ZVRPP 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 154/1 K-34-100-(29-A) 1340 600,320 Konfirmuar nga ZVRPP 154/2 K-34-100-(29-A) 771 345,408 Konfirmuar nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 154/3 K-34-100-(29-A) 852 381,696 Konfirmuar nga ZVRPP 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 154/4 K-34-100-(29-A) 1191 448 533,568 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te K-34-100-(44-A) 3793 448 1,699,264 Ipronesise Pakonfirmuar 154/13 K-34-100-(29-A) 1720 448 770,560 nga ZVRPP (ipakonfirmuar) 404/27 K-34-100-(28-D) 877 392,896 Konfirmuar 153/4 K-34-100-(29-A) 1255 448 562,240 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 986,944 Konfirmuar nga ZVRPP 153/3 K-34-100-(29-A) 998 448 447,104 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te pronesise nga ZVRPP 153/2 K-34-100-(29-A) 3626 448 1,624,448 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 153/1 K-34-100-(29-A) 900 403,200 Konfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 61,239,472 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1917 448 858,816 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 730 448 327,040 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 247 448 110,656 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar


16 18.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.